Përtej Fjalës
Revistë Social-Edukative
Mujore nr. 39
Shtator 2017
DITE PAS DITE PO HUMBASIM KRENARINË
Dy fjalë rreth Kurbaneve Histori të bukura të treguara nga profeti -alejhi selam
PËRTEJ FJALËS NR 39
PËRMBAJTJA 04
DITE PAS DITE PO HUMBASIM KRENARINË ....
06
HISTORI TË BUKURA TË TREGUARA NGA PROFETI -ALEJHI SELAM
10
DY FJALË RRETH KURBANEVE
14
NDARJA E MISHIT TË KURBANIT
16
TË LINDËSH EDHE NJË HERË
18 22
FYERJA E IDHUJVE
PASOJA E ROBËRIMIT PREJ PUSHTETIT FARAONIK
26
REAGIM, PËR SHKAK TË REAGIMEVE ABSURDE
28
FEMINIZMI OSE GABIMI MBI GRUAN
38
SI KUJDESEJ PROFETI A.S PËR TË MOSHUARIT
44
NJE BOTE ME FEMIJE
46
ËSHTË E THJESHTË POR DUHET TA PËRSËRISIM
47
MOS AMAN!
STAFI Kryeredaktore A. Muja ( CIKU) anabla2004@yahoo.fr
Redaktore letrare A. Muja
Këshilli i redaksisë Sh. Basha - drejtore e FEMRA INVESIM I FAMILJES M. Cota A. Baholli T. Xeka A. Basha K. Ndreu E. Kodra Sh. Koçi M. Qoshja
Art Grafika E. Laci
ORGAN I QENDRES SOCIALE-KULTURORE “FEMRA INVESTIM I FAMILJES” 2008- 2017
DITE PAS DITE PO HUMBASIM KRENARINË .... Dikur një fjalë e urtë thuhej :” njerëzit leri të shfaqen siç janë ose në ditët e gëzimeve ose në ato të hidhërimeve se vërtet janë situata prej të cilave rrjedh beftazi prej njeriut e brendshmja e tij, e cila padyshim në të shumtën e rasteve është shokuese. Ndoshta kishte shume kohë që akumulohej dhe duke hamendësuar shkujdesjen e besimtarëve në pritje e përcjellje të miqve, ata harruan se besimtari e ka kuptuar, sepse herët ka filluar të thuhet “qindra shqiptarë” u falën në shesh, ndërkohë që sheshi buçet nga “mijëra e mijëra vetë”, “miliona e miliona” shkojnë çdo vit në haxh sërish lajmet kënaqin kur thonë qindra-mijëra besimtarë muslimanë mbërrijnë në Mekë etj etj.I gjithë ky format ligjërimi të lë të kuptosh se numri i madh apo thënë ndryshe muskujt e mëdhenj e frikësojnë shumë ndoshta atë që ndjehet në vetvete thatim. Kështu ndodhi edhe me të gjithë besimtarët muslimanë shqiptarë në ditën e tyre të fetsës, në ditën e tyre që për dallim nga ditët festive të feve tjera, ajo ditë bajrami shpërndahet, kuptohet e lehtësisht mirësia e saj,begatia e asaj dite. Përtej kushteve infrastrukturore që nuk mudëso-
4
Përtej Fjalës
jnë as edhe një foni më të mirë për ata që falin namazin. Përmes miqve që presim e përcjellim atë ditë, pasi janë hapur dyert e KMSH për t’i uruar të gjithë politikanët e të mëdhenjte e “lagjes”, zgjohen nga lodhja analistë e politikanë duke harruar se çfarë thanë deri pak më parë në dyer të besimtarëve: po gëzuar për shumë vjet, vitin tjetër më mirë, me reforma e punë për të rinjtë, etj etj, detyrojnë me patjeter ngritjen e një emisioni në televizoret shqiptare që u bënë vite që vuajnë nga mugesa e kreativitetit dhe gjetjeve ne programe e gjithçka lidhet me punën e tyre, organizojnë emisione mbi farsën që u duk qartë e tillë që në disa portale të ndryshme mbi mbulimin e heroit. U kuptua qartë se as heroi nuk u mbulua dhe askush tjetër nuk u ndie më keq se sa farsa e stisur dhe sedra e tyre, e cila pse ndjehet ndoshta minoritare në praktikën e fesë që i përket, acarohet nga numri i mash e i madh që rritet çdo ditë i praktikantëve të fesë islame. E gjithë bota e njeh këtë vend si vendi me harmoni fetare, dialog e tolerancë për kauza edhe më të mëdha, ndërsa kur vjen puna për 3 minuta falje në
shesh, nuk tolerohet dhimbja e kokës, duke menduar se përse këta po rriten kaq shumë e ndoshta ne po tkurremi- se kjo s’kishte kuptim tjetër- ky është një cep i këndvështrimit tim. Mirëpo, fare lehtë mund edhe t’ju thuhet praktikanteve të tjerë që të hapin dyert e kishave e të dalin po qe se duan edhe ata të mbulojnë sheshin nëse vërtet janë aq sa nuk i zë kisha, por me të gjitha gjasat kisha e stërmadhe dhe e mirëinvestuar i ka të paktë praktikantët mbrënda. Pas mbulimit të heroit farsa dredhoi duke u shtirur në idenë e analisteve që sheshi të ndalohet për manifeste kaq të mëdha, që të mund të mbretërojë pa u mbuluar legjendari ynë. Harrohet shumë shpejt se legjendari mu ne shesh u mbulua me qindra herë para bajramit nga instalacione çmendurie, turpi e zhurmnaje koncertesh të ndryshme e promocionesh birrash e shfaqjesh të tjera banaliteti dhe skamërie intelektuale. Nuk vonuan ditët dhe përmes teknologjisë së lartë që i sjell fjalët shpejt në vesh, por jo punën shpejt në shtëpi dhe dijen në tru, pseudokreatura që të nxisin t’i kthehesh serish krijimit njerëzor, për të parë deri kur mund të lodhet ai për të vegjetuar më pas në shtazëri dhe injoranca infantile shkruesish në rrjetet sociale - pasi nuk janë as shkrimtarë, as analistë përveçse nevojtarë patologjikë për shtrim që
vjellin, helmohen dhe helmojnë, gjuajnë me gurë e çfarë të kenë, po prapë besimtarët muslimanë. Nuk vonojnë ditët. Mbyllet për efekt sigurie edhe xhamia e Et’hem Beut, krenaria e të gjitha xhamive të Tiranës e të Shqipërisë, krenaria e të gjithë besimtarëve, pjesë e shpallur e mbrojtur nga Unesco si monument Kulture, e para xhami dhe pikë turistike për tek e cila vërshojnë vizitorët, i madh e i vogël, i bardhë i zi , musliman e i krishterë, ortodoks apo çfarëdoqoftë. Çfarë mund të jetë kjo? A ka njeri që nuk e di se po kërkohet një tymnajë?- Ky është mjerim intelektual që e kapërdin vetëm vëndi ynë, që vazhdon reprezaljet që se pse ngjajnë me ato te dikurshmet ndaj fesë dhe praktikantëve. Çfarë është shkruar deri më tani për këtë? Po kishat, teqete u mbyllën të gjitha, se sigurinë e duam për të gjithë: të paktën kështu thotë karta ajo e të drejtave të njeriut. Ose pse vetëm të shkruhet, çfarë u organizua, ku janë emisionet, shkrimet, portalet, daljet publike, apo gazetarët e mëdhenj që festojnë përvjetore emisionesh nuk kanë “emisione” për këta praktikantë të veg jël.
ALBANA MUJA
Përtej Fjalës
5
Histori të bukura të treguara nga profeti -alejhi selam
6
Përtej Fjalës
Historia e njëmbëdhjetë. Ebu Hurejra -radiallahu anhu- tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Një burrë shiste verë në anijen e tij dhe me vete mbante një majmun. Ai e përziente verën me ujë dhe majmuni ia merr qesen e parave dhe hipën në majë të direkut të anijes, e hap qesen dhe fillon duke hedhur një dinar në anije dhe një dinar në det derisa ia ndau paratë në dy pjesë të barabarta” e transmeton Ahmedi, Taberanij, Bejhakiu dhe e saktëson sheikh Albani. Dobitë e përfituara nga kjo histori: 1- Mashtrimi i njerëzve është punë e shëmtuar dhe për këtë kanë rënë dakord të gjitha sheriatet: islami dhe ato që kanë qenë më përpara sepse me të prishet jetesa e tyre. Ebu Hurejra -radiallahu anhu- tregon: “Profeti -alejhi selam- kaloi pranë një traste me ushqim (grurë) dhe futi dorën brenda saj dhe atij iu lagën gishtërinjtë dhe tha: Ç’është kjo, o pronari i ushqimit? Ai i tha: E ka lagur shiu, o i dërguari i Allahut. Profeti -alejhi selam- i tha: Pse, nuk e ke nxjerrë sipër që ta shohin njerëzit?! Ai i cili na mashtron neve nuk është prej nesh” e transmeton Muslimi, Timidhiu dhe Ibn Maxhe. Fjala e tij [Ai i cili na mashtron neve nuk është prej nesh] dmth: nuk është prej atyre që ndjekin rrugën, dhe praktikën tonë sepse mashtrimi nuk është morali ynë. 2- Vera është pije dehëse që merret nga lëngu i rrushit dhe në sheriatin tonë islam është e ndaluar sepse Allahu i madhëruar thotë: [O ju që keni besuar! Vera, kumari, idhujt dhe falli janë punë të pista prej shejtanit, prandaj largojuni prej tyre që të shpëtoni] suratu ElMaide: 90. Ndërsa në lidhje me sheriatet para islamit ekzistojnë tre mendime mes dijetarëve:
Mendimi i parë: Vera ka qenë ndaluar edhe në Teurat dhe këtë e pohon sahabiu i nderuar Abdullah bin Amr bin El-As -radiallahu anhui cili njihet për njohuritë e tij rreth librave të mëparshëm. Abdullah bin Amr bin El-As -radiallahu anhuthotë: “Ky ajet Kurani: [O ju që keni besuar! Vera, kumari, idhujt dhe falli janë punë të pista prej shejtanit, prandaj largojuni prej tyre që të shpëtoni] në Teurat është kështu: [Allahu e ka zbritur të vërteten për të larguar dhe për të shfuqizuar: dëfrimet shkujdesëse, fyejt, mandolinat, dajret, këngët dhe verën për çdokënd që e pi. Allahu është betuar në begatinë dhe krenarinë e tij se ai që e pi atë (verën) pasi është ndaluar kam për ta bërë të etur ditën e kiametit dhe atij që e le atë pasi është ndaluar kam për tia dhënë në xhenet]” e transmeton Ibn Ebij Hatim dhe e saktëson Ibn Kethir. Mendimi i dytë: Vera ka qenë e lejuar në sheriatet e mëparshme nëse pihet në atë sasi që nuk deh. Këtë mendim e ka dhënë Ebu Hamid ElGazali -Allahu e mëshiroftë- i cili thotë: Për sa i përket verës në sasi të pakta, sheriatet nuk janë në pajtueshmëri në lidhje me të (dmth: islami e ndalon kurse sheriatet e tjera e lejojnë). Ndërsa dehjen asnjë sheriat nuk e ka lejuar sepse dehja pengon kryerjen e detyrave dhe të adhurimeve. Mendimi i tretë: Vera në sheriatet e mëparshme lejohej të pihej pa kushtëzim dehjen. Ky mendim është mendimi i Sheukanit -Allahu e mëshiroftë- i cili thotë: E kam vrojtuar me kujdes Teuratin dhe Inxhilin dhe nuk kam gjetur në to veçse lejimin e verës pa e kushtëzuar me masën dehëse. Mendimi më i saktë i dhënë për këtë çështje është mendimi i parë sepse ai përveç dëshmisë së sahabiut Abdullah bin Amr bin El-As përkrahet edhe nga thënia profetike [Alkooli është nëna e ndyrësive (apo: e të këqijave)] e treguar nga Ibn Abasi dhe nga vet Abdullah
Përtej Fjalës
7
bin Amr bin El-As: Ibn Abasi -radiallahu anhu- tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Alkooli është nëna e ndyrësive dhe më e madhja e të mëdhajave. Ai që e pi atë shkon me nënën, tezen dhe hallën e tij” e transmeton Taberanij dhe e saktëson sheikh Albani. Abdullah bin Amr bin El-As -radiallahu anhu- tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Alkooli është nëna e të këqijave. Atij që e pi atë nuk i pranohet namazi dyzet ditë dhe nëse vdes duke e pasur në bark vdes si në kohen e injorancës” e transmeton Taberanij, Darakutnij dhe e saktëson sheikh Albani. Fakti që profeti -alejhi selam- e përshkruan alkoolin si nëna e të gjitha punëve të këqija është e pamundur të mos merret në konsideratë në sheriatet e mëparshme sepse ai në këtë mënyrë bëhet shkak për të rënë në gjëra të tjera
8
Përtej Fjalës
të ndaluara si vrajsa e tjetrit, prishja e nderit etj dhe ja çfarë tregon Uthmani -radiallahu anhu-: “Largojuni alkoolit se ai është nëna e të gjitha të këqijave. Një burrë prej atyre që kanë qenë para jush veçohej nga njerëzit dhe adhuronte Allahun. Një gruaje imorale iu lidh zemra pas tij dhe ajo i dërgoi shërbëtoren e saj për ti thënë: të kërkojmë për dëshmitar. Ai niset me shërbëtoren e saj dhe ajo sa herë që ai kalonte ndonjë portë e mbyllte nga pas derisa përfundoi te një grua e bukur e cila pranë saj kishte: një shërbëtor dhe një enë me alkool. Ajo i thotë: nuk të kam thirrur për dëshmitar por: ose për të bërë kontakt me mua, ose të pish këtë alkool në kupë, ose të vrasësh këtë shërbëtor. Ai i tha: më jep këtë alkool. Ajo ia dha dhe ai i tha: më shtoni! Ai vazhdoi kështu derisa bëri zina dhe e vrau dhe shërbëtorin” e transmeton Nesai dhe e saktëson sheikh Albani. Pra, alkooli duhet të ketë qenë i ndaluar edhe
në sheriatet e mëparshme dhe se fakti që nuk e gjejmë sot në Teurat është për shkak se aty ka vënë dorë njeriu dhe nëse qëndron ky përfundim atëherë nga hadithi përfitohet se: Mashtrimi është i nënçmuar edhe nëse bëhet ndaj një malli haram. Në lidhje me një çështje të ngjashme imam Ahmedi -Allahu e mëshiroftë- thotë: “Derri i ngordhur është dy herë haram, e nëse e vjedh nga një i krishterë bëhet tre herë haram” shih librin: El-Furusije të Ibn El-Kajimit. Kjo do të thotë se fakti se malli në vetvete është haram nuk e pengon që harami ta prekë edhe nga anë të tjera si në rastin tonë kur ka mashtrim. Ndërsa, nëse qëndron mendimi tjetër se ata e kanë pasur të lejuar alkoolin atëherë mashtrimi është bërë në një gjë të lejuar dhe nuk përmban më paqartësi.
me këtë majmun. Raste të këtilla ka pasur edhe më përpara dhe ndoshta nga më të hershmet është frymëzimi i korbit për të varrosur shokun e tij që ti mësoj birit të Ademit varrosjen e të vëllait. Raste të tilla ka pasur edhe në kohen e profetit tonë Muhamed -alejhi selam- si rasti i ujkut që njoftoi daljen e profetit -alejhi selamapo majmunët që gurëzuan majmunen që bëri zina etj.
4- Nuk ka bereqet në mashtrim sepse hadithi tregon se çmimi i ujit përfundoi në det dhe nuk mbeti tjetër veçse çmimi i verës. Hakim bin Huzam -radiallahu anhu- tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Shitësi dhe blerësi kanë të drejtë të zgjedhin (prishjen e aktit) përderisa nuk janë ndarë nga njëri-tjetri. Ata nëse kanë thënë të vërtetën dhe kanë bërë të qartë mallin atëherë u begatohet shitblerja e nëse i fshehin të 3- Allahu i madhëruar shpesh herë i frymëzon metat e mallit dhe gënjejnë u fshihet begatia e kafshët për t’iu dhënë mësim njerëzve siç bëri saj” e transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Përtej Fjalës
9
Dy fjalë rreth Kurbaneve
Të therësh kurban për hir të Allahut është një formë prej formave të adhurimit të Allahut të madhëruar. Pra, siç e adhurojmë Allahun me: namaz, agjërim, sadaka, dhikr, lutje etj e adhurojmë gjithashtu dhe me therje kurbanesh për hir të tij. Këtë lloj adhurimi Allahu i madhëruar në disa vende në kuran e ka renditur pas namazit. Allahu thotë: “Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për hir të Allahut zotit të botëve * Nuk ka ortak Ai. Për këtë jam urdhëruar dhe
10
Përtej Fjalës
unë jam i pari që i dorëzohem këtij vullneti” suretu El-En’am: 162-163. Apo ajeti: “Ne të kemi dhënë ty lumin e Keutherit * Prandaj ti falu për hir të Allahut dhe ther kurban për të!” suretu El-Keuther: 2-3. Kurbanet janë adhurim i hershëm që i janë bërë Allahut të madhëruar prandaj dhe i gjejmë që në kohën e Ademit -alejhi selam-. Allahu i madhëruar në kuran thotë:
“Lexoju njerëzve, o Muhamed, lajmin e vërtetë të dy bijve të Ademit kur bënë kurbanet e tyre. Njërit iu pranua kurse tjetrit jo” suretu El-Maide: 27.
Ibn Abasi -radiallahu anhu- në komentimin e ajetit thotë: “Njëri prej tyre ishte bari bagëtish të imta dhe bëri kurban një dash të madh, me brirë të mëdhenj dhe i bardhë. Kurse tjetri ishte bujk dhe ofroi për kurban një grumbull me drith. Allahu i madhëruar e pranoi dashin dhe refuzoi drithin”. E transmeton Ibn Ebij Hatim me zinxhir të saktë
Lloji i parë: Dhuratat e Qabes.
Këto kurbane i bëjnë vizituesit e Qabes qoftë për haxh apo për umre për shkak të ihramit të tyre siç thotë Allahu i madhëruar në kuran: “Kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut dhe nëse pengoheni, atëherë bëni dhuratë ç’mund t’ju lehtësohet prej kurbaneve. Mos i rruani kokat tuaja derisa kurbani i dhuruar Për shkakun i refuzimit të drithit thuhet se bu- të arrijë vendin e caktuar kurse ai që është i jku nuk ofroi atë më të mirin siç bëri bariu dhe sëmurë prej jush apo ka mundim koke ta komAllahu e di më së miri. pensojë atë ose me agjërim, ose me sadaka, ose me kurban. E kur të jeni të sigurt, ai që bën umren para haxhit të bëjë dhuratë ç’të mundet prej kurbaneve, e nëse nuk mundet të agjërojë tri ditë gjatë haxhit e shtatë ditë kur të ktheheni. Këto janë dhjetë ditë të plota dhe ky është rregull për ata që nuk e kanë familjen pranë xhamisë së shenjtë. Druhuni Allahut dhe dijeni se Allahu është ndëshkues i rreptë” suretu ElBakara: 196.
Llojet e kurbaneve në Islam. Kurbanet në Islam janë katër llojesh:
Apo ajeti tjetër: “O ju që keni besuar, mos gjuani kafshë (gjueti) kur të jeni në ihram! Ai që e bën këtë gjë qëllimisht ta shpaguaj atë duke dhuruar për Qaben bagëti të ngjashme me to sipas gjykimit të dy vetave të drejtë prej jush, ose të ushqejë disa të varfër, ose të agjërojë që ta ndjejë gabimin e tij” suratu El-Maide: 95.
Përtej Fjalës
11
Lloji i dytë: Kurbanet e festës së Ba- fëmijë është peng i kurbanit të tij” e transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe e jramit. saktëson sheikh Albani.
Këto kurbane bëhen si ndjekje e besimit të pastër të Ibrahimit -alejhi selam- për të cilin jemi urdhëruar në kuran: “Pastaj Ne të kemi zbritur shpalljen ty që të ndjekësh fenë e drejtë të Ibrahimit i cili nuk ishte prej atyre që i shoqërojnë shok zotit” suretu En-Nahl: 123. si simbol i nënshtrimit të plotë ndaj Allahut. Profeti -alejhi selam- thotë: “O ju njerëz, për çdo familje në çdo vit duhet një kurban për bajram dhe një në muajin Rexhep” e transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe e saktëson sheikh Albani. Imam Ebu Daudi thotë: Përsa i përket asaj të muajit Rexhep i është kurban i anuluar. Gjithashtu profeti -alejhi selam- thotë: “Kush ka mundësi dhe nuk bën kurban të mos i afrohet vendit tonë të faljes” e transmeton Ibn Maxhe dhe e saktëson sheikh Albani.
Lloji i katert: Kurbanet nedhr ose ndryshe kurbanet e zotimit. Këto kurbane janë kur dikush zotohet për të bërë një kurban për hir të Allahut qoftë ai me kusht apo pa kusht. Me kusht është kur zotuesi thotë psh: Nëse më shërohet fëmija do të bëj kurban për hir të Allahut. Pa kusht është kur zotuesi thotë: Qoftë detyrë për mua të bëjë një kurban për hir të Allahut! dhe nuk përmend kusht.
Allahu në kuran e përmend mbajtjen e zotimit si cilësi e robve të tij të mirë dhe thotë: “Të mirët do të pinë lëng në kupa të përzër me Kafur * Ai është burim prej të cilit pinë robtë e Allahut dhe e çojnë kudo në xhenet * Sepse ata e mbanin zotimin dhe kishin frikë atë dite të cilët e keqja e saj përhapet shpejt” suretu ElInsan: 5-7. Lloji i tretë: Kurbanet e fëmijëve. Të gjitha këto lloje kurbanesh janë detyrë. Për Ky kurban therët për të liruar fëmijët nga sa i përket dhuratave të Qabes nga vizitorët e pengu sepse profeti -alejhi selam- thotë: “Çdo saj dhe kurbaneve të zotimit nuk ka kundërsh-
12
Përtej Fjalës
tim mes dijetarëve se ato janë detyrë ndërsa në lidhje me kurbanet e Bajramit dhe kurbaneve të fëmijëve mendimi më i saktë i dijetarëve është se edhe ato janë detyrë sepse edhe hadithet vijnë në formën urdhërore. Kurbanet në islam konsumohen nga njerëzit. Të gjitha këtë këto lloje kurbanesh në islam pasi theren për hir të Allahut konsumohen nga njerëzit qofshin ata vetë bërësit e tyre apo dhe të tjerë duke ua shpërndarë të varfërve. Kjo gjë është prej fesë së lehtë me të cilën është dërguar profeti ynë Muhamed i cili thoshte: “Jam dërguar me fenë e drejtë dhe të lehtë”. Ndërsa te popujt e mëparshëm është njohur
djegia e kurbaneve gjë të cilën e ka vënë në dukje edhe kurani kur thotë: “Ata të cilët thonë: Allahu na ka marrë besën që të mos besojmë ndonjë profet derisa të na sjellë kurban që ta djegë zjarri” suretu Ali Imran: 183. Ibn Abasi në lidhje me komentimin e ajetit thotë: “Burri në atë kohë jepte sadaka dhe nëse pranohej prej tij, zbriste një zjarr nga qielli dhe e digjte” e transmeton Taberiu. Në islam është njohur edhe ndarja e kurbaneve në tre pjesë sepse profeti -alejhi selam- thoshte: “Hani, japni sadaka dhe ruani (për më vonë)!” e transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Përtej Fjalës
13
Ndarja e mishit te Kurbanit
Pyetje: Kemi dëgjuar se kurbani duhet të ndahet patjetër në tre pjesë; një pjesë për vete, një pjesë për farefisin dhe një pjesë për komshitë. Por kemi dëgjuar edhe për të varfërit njëkohësisht dhe kështu na del kurbani në katër pjesë. Sa e vërtetë është kjo dhe a duhet që pjesët e ndara të jenë të barabarta? Përgjigje: Për ndarjen e mishit të kurbanit na tregon vetë Allahu në Kuran ku thotë: “Hani prej (mishit të) tyre dhe ushqeni edhe atë që lyp, edhe atë që nuk lyp…” Surja el-Haxh 36. Ajeti Kuranor na tregon se një pjesë e ndan për vete, një pjesë ua jep njerëzve në nevojë të cilët lypin dhe pjesën tjetër atyre njerëzve të cilët nuk lypin. Ka plot njerëz që janë në nevojë por nuk e shtrinë dorën dhe e kanë të vështirë të lypin, andaj nëse arrin të njohësh njerëz të tillë mund tu japësh dhe atyre një pjesë nga mishi i kurbanit. Gjithashtu te kategoria e tretë e
14
Përtej Fjalës
përmendur në ajetin kuranor futen dhe njerëz të farefisit edhe fqinjët, pa marrë parasysh se kanë nevojë ose jo. Ndërkohë në një hadith profetik thuhet: “Hani (prej mishit të kurbanit), ruani (depozitoni) prej tij për më vonë dhe jepni sadaka!” Transmetoi Muslimi. Sipas këtij hadithi, besimtari mund të hajë prej mishit të kurbanit gjatë atyre ditëve,por edhe mund të ruaj një pjesë të mishit për më vonë dhe pjesën tjetër e jep sadaka. Pra siç shikojmë në ajetin kuranor dhe hadithin profetik nuk përcaktohen në formë të detajuar kategoritë, por mund ta ndajë mishin sipas asaj që ai e shikon të arsyeshme. Në të njëtën kohë kur shikojmë se ndarja e kategorive ku mund të ndahet mishi nuk ëhstë fikse, atëherë dhe sasia gjithashtu nuk është diçka fikse. Pra lejohet që pjesët e ndara tëjenë të barabarta ose jo.
Pyetje: A është e lejuar që pjesë nga mishi i mirë dhe respektit reciprok me jo muslimanët kurbanit t’u jepet edhe fqinjëve të krishterë? duke përfshirë dhe shkëmbimin e dhuratave. Për këtë transmetohet se Abdullah ibn Amri, Përgjigje: Zakonisht pjesët e mishit të kurban- me rastin e therjes së një kurbani, i kish pyetur it ndahen për muslimanët e varfër, për farefisin familjarët e tij: “A i keni dhënë pjesë të mishit ose për fqinjët. Por është e lejuar tu jepet edhe fqinjit tonë hebre? Sepse unë e kam dëgjuar të fqinjëve të krishterë nëse ata kanë nevojë, ose Dërguarin e Allahut duke thënë: “Gjithnjë më shpreson t’u fitosh zemrat. Allahu i Lartësuar porosiste Xhibrili të sillem mirë me fqinjët denë Kuran thotë: “Allahu nuk ju ndalon të sil- risa mendova se ai do meritonte trashëgiminë leni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që pas meje.” Transmetuan Tirmidhiu dhe Benuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë jhekiu ne “Essunen uel Athar”. Në një version dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. tjetër të Bejhekiut përmendet se kjo ndodhi ka Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.” Surja ndodhur me Abdullah ibn Umerin dhe jo me el-Mumtehine 8. Ajeti është i përgjithshëm Abdullah ibn Amrin. dhe përfshin llojet e ndryshme të sjelljes së
Përtej Fjalës
15
TË LINDËSH EDHE NJË HERË Njeriu eshte nje krijese e persosur e Allahut te Madhëruar dhe persosmëria e tij qëndron në faktin se ai eshte krijuar në një cikel dhe formë perfekte nga Krijuesi I Gjithdishëm. Në Kur`an thuhet: “ Ne e krijuam njeriun në ciklin dhe formën më të përsosur”. Suretu Tinë 3. Edhe përse njeriu është një krijesë e bukur e Zotit, ai nuk është perfekt në vetveten e tij në lidhje me veprimet dhe aktivitetin e tij të perditshem. Kur njeriu vjen në këtë botë është shumë i paditur dhe shumë i pavetëdijshëm për procesin që po ndodh, po ashtu dhe për botën në të cilën ai ka ardhur. Edhe pse kështu, ai është paisur me shqisa dhe gjymtyrë të cilat do tia mundësonin ambientimin e tij në këtë botë dhe të jetuarit një jete normale. Allahu I madheruar thote per te ne Kuran: “Është Allahu Ai që ju nxjerr ju nga barqet e nënave tuaja dhe ju nuk dini asgjë (nga dituria) e ju paisi me dëgjimin, shikimin dhe ndjenjat e tuaja me qëllim që ju te jeni falenderues (për këto mirësi). Suretu El Nehl-78 Pavarësisht nga ky fakt njriu është në një transformim të vazhdueshëm deri kur arrin në momentin që edhe për të fillon e shkruhen e I quhen mekatet. Kjo gjë tregon se njeriu ne fakt është një krijesë me natyrë mëkatare dhe ai nuk ka për të qënë perfekt asnjëherë në këtë drejtim. Ajo që kërkohet nga njeriu ëhtë të ndjekë udhëzimin hyjnor me të cilin u dërgua profeti Muhamed (a.s) dhe të zbatojë sa të jetë e mundur urdhëresat dhe porositë Kuranore dhe ato profetike, dhe nga ana tjetër të shmanget nga cdo gjë e ndaluar (haram) që sjell zemërimin dhe dënimin e krijuesit tonë mbi ne. E megjithate njeriu mbetet gabimtar ose
16
Përtej Fjalës
mëkatar dhe atë që nuk e ka shmangur dot prej mëkateve do të ketë mundësine për ta shlyer me forma të tjera të ligjëruara në këtë fe madhështore e cila ka bërë për cdo ngushtim rrugëdalje. Një nga menyrat e shlyerjes apo fshirjes së mëkateve është kërkimi I faljes nga Allahu pas cdo mëkati duke u penduar sinqerisht dhe totalisht. Thotë Profeti Muhamed (a.s) “ Cdo bir i Ademit është mëkatar, por mëkatarët më të mirë janë ata që pendohen”. Një menyrë tjetër për shlyerjen e gabimit është dhe pasimi I mëkatit me një vepër të mirë sepse vepra e mirë e fshin atë të keqen para saj. Në një porosi të profetit drejtuar një djaloshi në kohën e tij Ai thotë: “ Pas një të keqjeje menjëhërë bëj një të mirë, ngase e mira e fshin të keqen …..”. Në të njëjtën mënyrë veprojnë edhe ibadetet kryesore si falja e namazit dhënia e zekatit, agjërimi dhe kryerja e haxhit. Faljen e namazit Profeti ynë e ka krahasuar me një lumë në të cilin besimtari musliman lahet në të pesë herë në ditë dhe kështu që ai do të jetë shumë I pastër dhe larg papastërtisë. Pasi profeti Muhamed bëri këtë krahasim tha: kështu janë pesë namazet, Allahu me to fal mëkatet. Sa I përket sadakasë dhe zekatit ato janë shpëtim dhe ruajtje nga zjarri I xhehenemit. I dërguari I Allahut thotë: Ruhu nga z jarri duke dhënë sadaka qoftë një g jysëm hurme”. Në të njëjtën mënyrë vëpron edhe agjërimi nëpërmjet të cilit besimtari musliman shlyen dhe fshin gabimet e tij. “ Kush Ag jëron Ramazanin me bindje tek Allahu dhe besim të plotë (për shpërblimin e tij), do ti falen atij mëkatet e shkuara” hadith. Sa I përket obligimit të Haxhit ai ka një specifike disi më të vecantë ndoshta kjo për vetë natyrën dhe rëndësinë e tij. duke qenë se Haxhi është një obligim që behët një herë në jetë dhe njëko-
hesisht jo I lehtë për të gjithë Allahu I madhëruar I Ka dhënë atij një specifikë të vecantë. Nëpërmjet Kryerjes së haxhit në menyrë perfekte besimtari arrin të fitojë ende më shumë. Shpërblimi I një haxhi të mirë nuk është me dicka tjetër, por vecse me xhennet. Dobitë e haxhit janë të shumta ato janë të gërshetuara midis shpirtërores dhe materiales. I dërguari i Allahut Muhamedi (a.s.) na tregon në një hadith se haxhi nuk është vetëm fshirës i mëkateve por dhe i varferisë ashtu sic transmetohet në një hadith te saktë. Kurse në lidhje më faljen e mëkateve një haxh i kryer në mënyrën e duhur është falje totale e mëkateve. Nëse dikush mendon se gjatë jetës së tij ka shumë mëkate dhe se ato nuk mund të falen apo të shlyhen me dicka e ka gabim. Gjithmonë ka një rrugëdalje, dhe Allahu i madhëruar ka hapur shumë dyer nëpërmjet të cilavë mundësohet falja e mëkateve. ato qëndrojnë të hapura gati deri në fund të jetës. Është mëse e vertëtë që në këtë botë ne nuk na jepet mundësia e kthimit prapa në kohë
për të regulluar disa nga gabimet tona, por neve shpirtërisht na është dhënë një mundësi e tillë për ti bërë ato korigjime. Ështe obligimi i haxhit që nesë kryhet në formen e duhur ai udhëton me ne shpirtërisht drejt një riformatimi mëkatesh, në stacionin fillestar ku zbritëm për herë të parë, dita në të cilën lindëm. Është shumë e habitshme por kjo është natyra e obligimeve islame që Allahu solli për ne dhe vecanërisht obligimi I haxhit përtë cilin Profeti (a.s.) thotë: Ai që kryen Haxhin dhe g jatë tij nuk bën mëkate e as zënka, do të kthehet prej tij si në ditën që e ka lindur nëna e tij. Kështu që haxhi neve na e mundëson të lindim edhe një herë, të rilindim me shlyerjen dhe fshirjen e mëkateve për ta nisur nga e para rrugën e mbetur drejt kënaqësisë së Allahut të Madhëruar, drejt xheneteve të begata të cilat janë bërë enkas për besimtarët e devotshëm. Marrë nga: Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë
Përtej Fjalës
17
Fyerja e idhujve 18
Përtej Fjalës
Islami është fé e themeluar mbi parimin e pakompromis të teuhidit – unitetit të papërlyer të Zotit dhe hyjnishmërisë së Tij ekskluzive. Ky parim, i shprehur në formulën e dëshmisë, me të cilën njeriu bëhet musliman, veçon robërimin si një gjendje njerëzore që i dedikohet plotësisht vetëm Zotit dhe përjashton nga hyjnizimi çdo qenie apo send tjetër. Kurani, Shkrimi i Shenjtë i Islamit, bën një kritikë të fortë ndaj idhujtarisë përmes rrugëve racionale dhe debatit të mbështetur mbi argumentat, duke refuzuar sakaq çdo shteg diskutimi që mund të përmbajë fyerje apo ofendim të idhujve. Përmes kësaj metode, Zoti bën një dallim të prerë ndërmjet nxjerrjes në pah të rrejshmërisë së idhujve përmes argumentimit e diskutimit intelektual dhe fyerjes apo sharjes së hyjnive pagane si mënyra të qortimit të idhujtarisë. Ashtu si-
kundër ka theksuar parimin e pacenueshëm të teuhidit, Zoti ka ndaluar me po të njejtën fuqi të Fjalës së Shpallur fyerjen dhe përdhosjen e perëndive të ithtarëve të feve të tjera. Është ajeti 108 i sures El-En’am që e shpreh këtë ndalesë hyjnore me fjalët: “Mos i shani ata, të cilëve u luten përveç Allahut, që të mos shajnë Allahun nga armiqësia dhe padija”. Ibën ‘Ashur thotë se “ky ajet i drejtohet muslimanëve, jo të Dërguarit, sepse ai nuk përdorte as fjalë të ndyta dhe as sharje. Karakteri i tij i lartë ishte mburojë nga rënia në të tilla sjellje, ndërsa muslimanët, nga xhelozia për Islamin, ndoshta e tejkaluan kufirin duke sharë putat e idhujtarëve”. Arsyeja e ndalimit të sharjes së idhujve është se, “sharja nuk sjell asnjë dobi fetare, sepse qëllimi i ftesës për te Zoti është argumentimi i rrejsh-
Përtej Fjalës
19
mërisë së idhujtarisë dhe pamundësisë për idhujt që të zënë vendin e Zotit të Lartësuar. Argumentimi bën dallimin mes atij që është me të vërtetën dhe atij që është me të pavërtetën, ndërsa sharjen ka mundësi ta kryejë si ai që ka argumentin e vërtetë, edhe ai që nuk e ka, e në këtë mënyrë shfaqen të dy si të barabartë. Madje, ai që nuk është me të vërtetën ka mundësi që, nëpërmjet paturpësisë dhe vulgaritetit të tij, të bëjë atë që nuk bën dot ai që është në të vërtetën, e kështu të duket sikur e ka mundur atë”. (Et-Tahir Ibën ‘Ashur). Dijetarët muslimanë kanë nxjerrë një parim të artë juridik nga ky ajet, atë të bllokimit të udhëve që çojnë në mëkat, edhe pse udhët mund të mos përmbajnë mëkat në vetvete. ‘Abd erRrahman es-Sa’adi shkruan: “Ky ajet fisnik përmban argumentin e parimit sheriatik, i cili thotë se mënyrat e përdorura peshohen sipas pasojave që ato shkaktojnë. Prandaj, mënyrat që shpien në situata të ndaluara janë të ndaluara, edhe nëse ato janë të lejuara në vetvete, në momentin që ato çojnë për tek e keqja”. Kurtubiju ka dalë në këtë përfundim: “Në këtë ajet ka argument për obligueshmërinë e të vepruarit sipas dispozitës së bllokimit të udhëve (që shpien për në mëkat)”, ndërsa juristi i shkollës malikite Ibën el-‘Arabi ka thënë: “Zoti ka ndaluar në Librin e Tij këdo që të kryejë një veprim të lejuar, nëpërmjet të cilit arrihet në një pasojë të ndaluar” (Et-Tahir Ibën ‘Ashur). Parimi i bllokimit të udhëve që çojnë në mëkat është së pari i zbatueshëm në subjektin që trajton vetë ajeti. Nëse arsyeja e ndalimit të sharjes së idhujve është pasoja e shkaktuar prej saj, dmth sharja e Zotit nga ana e idhujtarëve, atëhere çdo lloj ofendimi dhe fyerjeje e idhujve, qoftë me fjalë ose veprime, është njësoj i nda-
20
Përtej Fjalës
luar. Është e natyrshme dhe logjike që urinimi mbi një idhull të jetë po aq i ndaluar sa edhe sharja e tij, sepse nuk ka dyshim që urinimi mbi idhull nga besimtarët do të shkaktonte një sharje edhe më të madhe të Zotit nga ana e idhujtarëve se sa thjesht sharja e idhullit. Nisur nga parimi juridik i përftuar prej ajetit, Kurtubiju e ka zgjeruar sferën e veprimeve që ju ndalohen besimtarëve karshi idhujve, duke mos e kufizuar vetëm te sharjet, por duke e shtrirë te çdo veprim që bëhet shkak për cënimin e shenjtërive të Islamit nga ana e idhujtarëve. Ai shkruan: “Dijetarët kanë thënë që vlefshmëria e dispozitës së këtij ajeti për bashkësinë muslimane është e pandryshueshme, në çdo situatë. Nëse jobesimtarët janë të pushtetshëm dhe ekziston droja se mund të shajnë Islamin, Profetin, ose Allahun e Lartësuar, atëhere muslimani e ka të palejueshme që të shajë kryqet, fenë, apo kishat e tyre,
ose të kryejë veprime që mund të çojnë në atë pasojë, sepse këto veprime do të konsideroheshin si nxitëse për në mëkat.” Nuk është e thënë që cënimi i shenjtërisë së Zotit nga ana e idhujtarëve, i përmendur në ajet si arsyeja e frenimit të besimtarëve nga të sharit e idhujve, të kufizohet vetëm në sharjen e Tij. Fakhr ed-Din er-Razi thotë se “idhujtarët mekas e pohonin ekzistencë e Zotit, e prandaj është e pamundur që ata të shanin Zotin. Është e mundur që, pasi shokët e Profetit shanin idhujt, idhujtarët shanin Profetin dhe Zoti i Lartësuar e konsideroi sharjen e të Dërguarit si sharjen e Zotit të Lartësuar, në mënyrë të ngjashme me ajetin: “Ata të cilët të japin besën ty, në të vërtetë i japin besën Allahut” (El-Fet’h 48, 10)”. Për këtë arsye, çdo fyerje e idhujve, e cila bëhet shkak për cënimin e një shenjtërie fetare nga ana e idhujtarëve, përfshihet në veprimet e nda-
luara prej ajetit. Sigurisht, ndalimi që përmend Kutubiju nuk përfshin përpjekjet për nxjerrjen në pah të realitetit të idhujve, të realizuara nëpërmjet argumenteve, kritikës dhe qortimit të hyjnizimit të tyre nga ana e njerëzve, dhe debatit me ta. Kurani është dëshmi e argumentimeve të Profetit Muhamed dhe Profetëve të tjerë me popujt ku u dërguan dhe ai është kriteri për të vendosur nëse fjalë apo veprime të caktuara përbëjne fyerje për idhujt – e prandaj muslimanët duhet t’i shmangin që idhujtarët të mos fyejnë shenjtëritë e Islamit – apo ato janë mjete legjitime të argumentimit rreth pavërtetësisë së idhujve. Feja Islame është një fé që përputhet me mendjen e shëndoshë dhe natyrshmërinë e padevijuar njerëzore. Nëse Kurani përmban një qëndrim të pakompromis kundër robërimit ndaj çdo idhulli përveç Zotit të Vërtetë, po ashtu besimtarët urdhërohen në Kuran që të mos i fyejnë idhujt e njerëzve nëse shenjtëritë e Islamit cënohen prej idhujtarëve si rezultat i kësaj fyerjeje. Besimtarët janë të urdhëruar në Kuran që të debatojnë në mënyrën më të mirë me jobesimtarët, të nxjerrin në pah në mënyrë të arsyetuar pavërtetësinë e idhujve të cilëve ata i robërohen dhe të kritikojnë bestytnitë e idhujtarëve dhe padobinë e praktikave të tyre idhujtare. Çdo kohë dhe çdo popull ka idhujt dhe mitet e tij. Është detyrë e muslimanëve të ditur shqiptarë të identifikojnë idhujt dhe mitet e popullit të tyre, t’i dekonstruktojnë dhe rrëzojnë ato në mënyrën më të hijshme, duke u argumentuar, jo duke ofenduar.
Përgatiti: G. Demneri
Përtej Fjalës
21
t i m i r ë b o r e a j o s a P prej pushtetit faraonik
Njerëzimi njohu në shekullin e njëzetë sisteme politike autoritare që e ushtruan pushtetin e tyre në një shkallë të gjerë të pahasur më parë. Diktaturat fashiste, naziste dhe komuniste u shndërruan në regjime totalitare, të cilat u karakterizuan prej mbështetjes në një botëvështrim të vetëm dhe prej kontrollit të çdo sfere, shoqërore dhe individuale. Gjithçka në shtetin totalitar ishte në përputhje me ideologjinë shtetërore, duhet të realizohej brenda koncepteve të saj dhe duhet t’i shërbente asaj. Totalitarizmi bën pjesë në kategorinë e tiranisë ekstreme, thelbi i së cilës është robërimi i shpirtit njerëzor. Hannah Arendt është një nga
22
Përtej Fjalës
studiueset më të shquara të totalitarizmit dhe të pasojave të tij dehumanizuese mbi shoqërinë dhe individin. Ajo ishte e mendimit se sundimi totalitar i dominon qeniet njerëzore nga brenda duke shkatërruar aftësinë individuale për veprim. Të udhëhequr nga ideologjia dhe të nxitur nga terrori, qeniet njerëzore humbasin aftësinë e lindur për spontanitet dhe veprim, si dhe aftësinë e dallueshme humane për të menduar në mënyrë krijuese dhe të pandrydhur. Hannah Arendt është e mendimit se shoqëritë totalitare i dehumanizojnë individët nëpërmjet një procesi që kalon në tri faza. Faza e parë është shkatërrimi në mënyrë të organizuar i
njeriut si person me të drejta juridike, ndërsa e dyta konsiston në krijimin e kushteve që kanë për qëllim të shkatërrojnë aftësinë e individit për të formuar gjykime morale. Dehumanizimi i plotë i viktimave arrihet në fazën e tretë. Shndërrimi i tyre në “kufoma që jetojnë” kërkon jo vetëm individë të zhveshur nga të drejtat dhe ndërgjegja, por edhe shtypjen e individualitetit me të cilin fati, natyra dhe vullneti kanë formësuar individin. Sipas Hannah Arendt, pushteti totalitar përdor terrorin për të shkatërruar një nga kushtet thelbësore të lirisë që është pikërisht aftësia për të lëvizur, e cila nuk mund të ekzistojë nëse nuk ka hapësirë. Edhe hapësira e kufizuar e marrëdhënieve individuale reduktohet, derisa izolimi të shndërrohet në vetmi dhe njeriu të humbasë besimin te vetja dhe atë siguri elementare te bota që është e nevojshme për të përftuar përvojë. Vetja dhe bota, aftësia për të menduar dhe përftuar përvojë, humbasin në të njëjtën kohë. Totalitarizmi është unik në dimensionin e tij psikologjik, duke qenë se ai e thyen shpirtin e njerëzve që sundon, mbjell mosbesim të ndërsjelltë dhe i bën ata të pazotë për të vepruar. Megjithatë, kjo psikologji nuk është veçori vetëm e totalitarizmit modern,
sepse të njëjtat pasoja Aristoteli i ka përmendur si qëllime që synohet të arrihen prej tiranëve. Arendt e konsideron vrasjen në masë dhe skllavërimin si dy “institucione” të totalitarizmit që kanë origjinë pre-totalitare, të cilat lënë të njëjtat pasoja në shpirtin njerëzor si regjimet totalitare moderne. Të dy këto institucione u përdorën nga Faraoni, pushteti i të cilit ishte pa dyshim një sundim totalitar. Ai u mbështet në skllavërimin dhe vrasjen në masë të një grupi shoqëror si izraelitët, shpirtrat e të cilëve u thyen derisa humbën ndjenjën e përkatësisë në bashkësi dhe aftësinë për të vepruar. Humbja e këtyre cilësive ishte arsyeja që izraelitët, megjithëse dëshmuan hapjen e detit dhe mrekulli të tjera prej Zotit, nuk mundën dot të dilnin mbi vetet e tyre kur Musai u kërkoi të luftonin për të marrë tokën e shenjtë, Jeruzalemin. Ajetet 21–22 dhe 24 të sures Maide përshkruajnë dialogun e zhvilluar mes Musait dhe izraelitëve me këtë rast: “O populli im, hyni në Tokën e Shenjtë që Allahu ka urdhëruar për ju dhe mos u ktheni mbrapsht, sepse do të ktheheni në humbës. Ata u përgjigjën: “O Musa, ajo është e banuar nga njerëz të paepur dhe ne nuk kemi për të hyrë deri sa të dalin prej saj. Nëse ata dalin prej saj,
Përtej Fjalës
23
ne do të hyjmë me siguri. O Musa, ne nuk do të hyjmë kurrë atje për sa kohë ata të jenë atje. Prandaj, shko ti dhe Zoti yt dhe luftoni ju të dy, sepse ne po rrimë ulur këtu ku jemi!” Këto fjalë e dëshpëruan Musain, i cili u lut me këto fjalë: “Zoti im, unë nuk kam pushtet vetëm se mbi veten dhe vëllanë tim, prandaj bëj dallim mes nesh dhe popullit të pacipë! (El-Maideh 5, 25).” Përgjigja e Zotit nuk vonoi të vinte: “Atëherë ajo do të jetë e ndaluar për ta, 40 vjet, kanë për t’u endur të hutuar nëpër tokë. Prandaj, mos u brengos për popullin e pacipë! (ElMaideh 5, 26).” Fakhr ed-Din er-Razi thotë se kur Musai u lut kundër popullit të tij “bëj dallim mes nesh dhe popullit të pacipë!”, nuk kishte për qëllim zbritjen e një dënimi si endja në shkretëtirë, por një më të lehti. Kur Zoti e lajmëroi për dënimin dhe Musai u pikëllua, duke menduar se ishte bërë ai shkaktar me lutjen e tij, Zoti e ngushëlloi duke i thënë të mos brengosej për popullin e pacipë. “Transmetohet se izraelitët udhëtonin me zell natën, por në të gdhirë e gjenin veten në të njëjtin vend nga ishin nisur, e po kështu kur udhëtonin ditën, derisa u shuan të gjithë, përveç atyre që ishin nën 20 vjeç në momentin e fillimit të endjes” (Xhelal ed-Din esSujuti).
24
Përtej Fjalës
Ibën Khaldun e shpjegon urtësinë e endjes së izraelitëve në shkretëtirë dhe thotë se ajo qëndron “në shuarjen e brezave që sapo ishin çliruar nga shtrëngimi i nënshtrimit dhe shtypjes, i cili ju kishte shkatërruar ndjenjën e përkatësisë dhe kohezionit. Gjatë endjes do të lindte një brez i ri, i cili nuk do të kishte kontakt as me ndonjë qytetërim dhe as me njerëz të tjerë, që do të rritej krenar, pa e njohur shtypjen dhe poshtërimin. Nga kjo histori del i qartë përfundimi se periudha më e shkurtër për t’u shuar një brez dhe për t’u rritur një brez tjetër është 40 vite”. Duke marrë shkas nga historia e izraelitëve, Rashid Rida e komenton më tej procesin e dehumanizimit të një populli që jeton nën tirani. Ai shkruan: “Kur popujt gjenden në shtratin e despotizmit, të shtypjes dhe autokracisë, karakteri i tyre degradon dhe shpirti poshtërohet. Nëse koha e kaluar nën dhunë është e gjatë, karakteri i përftuar gjatë saj trashëgohet brez pas brezi derisa të bëhet si një instinkt i pavetëdijshëm, prej të cilit populli nuk shkëputet edhe kur çlirohet prej prangave të robërimit. Shtypja e ushtruar prej Faronit në Egjipt e korruptoi karakterin e izraelitëve, duke lënë në të gjurmën e nënshtrimit dhe të poshtërimit. Zoti i Lartësuar ju shfaqi shenjat e fuqisë së Tij dhe vërtetësisë së të Dërguarit të Tij, si dhe jua qartësoi se ikja prej Egjiptit kishte për qëllim
çlirimin dhe shpëtimin e tyre nga poshtërimi. Megjithatë, shpirtrat e tyre të nënshtruara refuzuan të përballen në betejë për të marrë tokën e shenjtë dhe u dënuan me endje në shkretëtirë, derisa u shua brezi i formuar në idhujtari dhe robërim. Shembulli i kësaj historie shërben për të kuptuar se reformimi i kombeve të deformuara nga shtypja dhe autokracia nuk vjen vetëm se nëpërmjet formimit të një brezi të ri, i cili do të ndërthurë lirinë, pavarësinë dhe krenarinë që dhuron jeta larg njerëzve (lit. “jeta e endjes në shkretëtirë”), me njohjen e ligjit të Zotit, virtyteve dhe zbatimit të tij”. Pas 40 vitesh endjeje, kombi izraelit u shfaq përsëri në dyert e Jeruzalemit. I udhëhequr nga nxënësi i Musait, Profeti Joshua bin Nun, brezi i ri i izraelitëve arriti të ngadhnjejë mbi Amelikët dhe të marrë nën zotërim tokën e shenjtë. Të çliruar nga pasojat e dhunës totalitare të pushtetit të Faraonit dhe të udhëhequr nga mësimet profetike, izraelitët ndërtuan civilizimin më të begatë dhe të përparuar të kohës, i cili arriti kulmin e lulëzimit nën udhëheqjen e Profetëve Daud dhe Sulejman, sundimi i të cilëve mishëroi për njerëzimin zbatimin e përsosur të udhëzimit profetik në ngritjen e pushtetit të drejtë. Totalitarizmi, pra, ka vepruar mbi individin dhe komunitetet sipas të njëjtit mekanizëm robëri-
mi dhe shfytyrimi psikologjik e shpirtëror. Pasojat e tij nuk kufizohen vetëm brenda kufinjve kohorë të sundimit të saj, kohë gjatë të cilës ai u shtyp liritë, u konfiskon pasurinë, si dhe u shkel nderin dhe jetën komuniteteve të robëruara, por edhe përtej momentit kur pushon së sunduari zyrtarisht. Shpeshherë njerëzit dhe komunitetet e robëruara prej tij për një kohë të gjatë humbasin përgjithmonë aftësinë për vepruar përtej vetëruajtjes së momentit. Guximi për të ndërtuar një kohezion dhe për t’u përpjekur në të mirë të një perspektive të denjë dhe të lirë dërrmohet nga arsyetimi egoist i mbijetesës dhe frikës prej një ndëshkimi edhe më brutal. Trajtimi intensiv i kësaj teme në Kuran përmes historisë së popullit hebre dhe Profetit Musa është një shenjë e tejtheksuar se jo vetëm njerëzimi është gjithëherë i kërcënuar nga një fat i ngjashëm, por, për më tepër, totalitarizmi pengon dhe devijon rrugën shpirtërore të një komuniteti, deri në humbjen përfundimtare të besimit.
Përgatiti: G. Demneri
Përtej Fjalës
25
Reagim, për shkak të reagimeve absurde Shpeshherë them: a ia vlen të reagosh pas çdo ngjarjeje të paqenë, vetëm pse ajo bëhet e qenë dhe merr përmasa të frikshme nga një botë virtuale, që më shumë i ngjan një amfiteatri gladiatorësh play station, “luftëtarët” e të cilit pasi kanë shqyer sytë gjithë natën para ekranit të smart phonit a PC-së, duke kullotur kah munden nëpër web, gjejnë pak adrenalinë duke shkrydhur muskujt e përgjumur të trurit dhe të gishtave në betejat virtuale të rrjeteve sociale? A duhet të reagohet për çdo idiotësi që prodhon kjo botë virtuale?
së turmës, me gjithë ata që i janë bashkuar asaj, nuk të lë vend të dëgjohesh nga shumica, sepse ashtu siç në këtë zhurmë të fundit qenë shkaktarë njerëz vip të rrjetit, ashtu edhe në rastin e një reagimi të mençur që vjen nga një x, pak i njohur ose i panjohur, do të mbytet dhe nuk do t’ia vërë veshin, shumëkush nga turma vipndjekëse. Problemi tjetër është se njerëzve të sotëm, të shpëlarë nga trutë, që iu duket se dinë gjithçka, sepse shohin TV dhe përdorin gjithë ditën internetin, iu pëlqejnë sensacionet dhe gjëmat, iu pëlqen të ketë patjetër diçka, dhe kur nuk ka, Problemi dhe halli që na ka zënë, është se kjo ajo duhet të bëhet me zor që të jetë, përndryshe botë virtuale po bëhet gjithmonë e më e reale, nuk ka adrenalinë, nuk ka jetë virtuale-reale, e aq sa njerëzit aty po ndjehen më të realizuar, pa këtë “palo” jetë, ky “soj” njeriu i tillë, mbarsesa në botën fizike! on së qeni “surrogato”. Kjo situatë të sjell ndërmend distopinë “Surrogates”, ku jeta e bedelëve robotë vlerësohej më reale sesa ajo fizike, nga ata që vegjetonin me shumicë në atë botë, në shtratin e shtëpisë. E një problem tjetër akoma më i madh, është turmëzimi i mediave dhe i rrjeteve sociale, ku edhe intelektuali shpesh bie viktimë e kësaj dehjeje kolektive, e që të kujton ‘97 famëkeqe, ku edhe profesori i ekonomisë fuste paratë me fajde në firmat piramidale! Edhe nëse flet me mend, kakofonia e zhurmës
26
Përtej Fjalës
Çfarë të bësh? Të heshtësh apo të flasësh? Njëlloj si dilema e Hamletit “to be or not to be”. Kështu që dilema është e madhe, ndaj dhe i mirëkuptoj, si ata që heshtin, si ata që flasin urtisht. Tani, për t’i thënë dy fjalë edhe unë, jo shumë i rëndësishmi, pasi kam zgjedhur më shumë të hesht: E gjithë situata e krijuar nga skenografia e faljes së Bajramit në sheshin Skënderbej, është kokë e këmbë një situatë absurde, që buron nga
njëra anë nga një interpretim tendencioz dhe dashakeqës, nga ata që rrinë gjithë kohën me lupë në dorë, për të parë se çfarë bëjnë e nuk bëjnë muslimanët, si falen, si vishen, si ulen e si ngrihen, si krihen e si rruhen… dhe nga ana tjetër, nga një tufë naivësh, me shkollë e pashkollë, për fat të keq edhe intelektualë disa, që bien pre e këtij budallallëku, duke ngjeshur armët e nacionalizmit dhe duke vënë kushtrimin për luftë ndaj cenimit të nderit kombëtar! Tashti se çfarë ka ndodhur, nuk ia vlen ta rithemi, sepse fotot dhe filmimet janë aty, për të gjithë ata që nuk ishin vetë aty, ku ndodhi dhe nuk ndodhi asgjëja. Gjithë muhabeti qëndron tek interpretimi dhe subjektivizmi se me cilin krah do të jesh, apo do t’i kritikosh të dy. Por, a jam unë subjektiv në qëndrimin tim? Padyshim, që askush nuk i shpëton dot subjektivizmit, ama di të them me shumë objektivitet, se sikur ca tipa, që dihen e s’dihen për mllefin e tyre ndaj muslimanëve praktikantë, të mos kishin bërë zhurmë për këtë gjë, askujt nuk do t’i kishte bërë përshtypje dhe nuk do ta merrte për të madh faktin se, para shtatores së Skënderbeut në drejtim të veriut ishin vënë dy ekrane në një distancë disa metra larg dhe që pengonin pamjen e tij, vetëm për një pjesë të atyre që faleshin përballë tij. Për të mos folur për fjalën “mbulim” që u lakua kaq shumë, sa do t’i detyronte hartuesit e fjalorit të shqipes, që këtë zënien e pjesshme të shikimit nga një pjesë, ta shtonin në kuptim të dymbëdhjetë, nga njëmbëdhjetë që kanë përmendur për të në fjalor. Lerë pastaj ferexhenë e ndonjërit, që s’do
mend e kalem të thuhet se pse e bën. Dhe për mua këtu nis e bitis gjithë çështja, pastaj reagimet pro, kundra, asnjanës, heshtje, injorim, tallje, kërcënim, ngrefosje … etj, dihen dhe priten. O njerëz, mos iu jepni kaq shumë rëndësi ca tipave dhe broçkullave që ata thonë dhe nuk e kuptojnë, se ata ose keqpërdoren, në rastin më të mirë nga nxitimi i tyre, ose janë vetë pjesë e orkestrimit të kësaj katrahure, që kërkon të penalizojë me çdo kusht muslimanët praktikantë të këtij vendi, si jopatriotë e të huaj, si turq e arabë, si lindorë e aziatikë, si kështu e ashtu…, e që kërkon me çdo kusht të pakësojë atë numër të madh njerëzish besimtarë, që mbushin sheshet e qyteteve çdo Bajram. Ndërkohë, që pa i hyrë shpjegimeve fetare, që një pjesë as nuk i kuptojnë dhe për më tepër nuk i vlerësojnë në këto momente histerie kolektive, e ca bëjnë edhe hoxhën, duke të dhënë kundër “argument” dhe duke marrë për të mirëqenë akuzën, di të them se ishim shumë mirë duke u falur aty në bulevard ku ishim, as i prishnim terezinë të prishurve mendsh, që shohin vetëm skiç, ose drejt si kali, e as na prishnin terezinë tonë të festës dhe as se çfarë shtatore kemi para në momentin e faljes. Kështu që këtej e tutje, bashkia dhe organizatorët ta marrin parasysh këtë gjë, e të na dëgjojnë edhe ne të parëndësishmëve, që s’na e vunë veshin herën e parë, në mënyrë që t’i kthejmë qetësinë dhe harenë e festës kësaj dite.
Nga: Justinian Topulli
Përtej Fjalës
27
Feminizmi ose gabimi mbi gruan
“…Kjo nuk do të thotë se gruaja nuk punon, sepse burri e urdhëron atë kështu dhe ajo bindet. Në të kundërt, një grua punon, sepse ajo e ka urdhëruar burrin e saj të punojë dhe ai nuk i është bindur”.
I – Votë-kërkueset jo-ushtarake Mirë atëherë, për t’ia dalë këtij trajtimi të ndershëm, por të pakëndshëm, objeksioni mbi votëkërkueset nuk është se ato janë votë-kërkuese ushtarake. Në të kundërtën; është se ato nuk janë mjaftueshëm ushtarake. Një revolucion është një çështje ushtarake; ai ka të gjitha vitytet ushtarake; një nga të cilat është se ai mbërrin në një fund. Të dyja palët luftojnë me armë vdekjeprurëse, por nën disa rregulla të caktuara të një nderi arbitrar; pala që fiton kthehet në palën qeverisëse dhe vazhdon të qeverisë. Qëllimi i luftës civile, sikundër qëllimi i të gjithë luftërave civile, është paqja. Votë-kërkueset nuk mund të çojnë përpara një luftë civile në këtë sens ushtarak dhe vendimtar; pikësëpari sepse ato janë gra dhe së dyti sepse ato janë shumë pak gra. Por ato mund të çojnë përpara diçka tjetër; që është tërësisht një diçka tjetër. Ato nuk mund të krijojnë revolucion; ajo që ato mund të krijojnë është anarkia[1]; dhe ndryshimi midis këtyre të dyjave nuk është një çështje dhune, por një çështje frytshmërie dhe finaliteti. Revolucioni, në vetë natyrën e tij, prodhon qeverisjen; anarkia prodhon veçse më shumë anarki. Njerëzit mund të kenë opinionet që kanë
28
Përtej Fjalës
qejf mbi prerjen e kokave nga mbreti Charles ose Louis, por ata nuk mund të mohojnë se Bradshaw dhe Cromwell sunduan, se Carnot dhe Napoleoni qeverisën. Dikush u mposht, diçka ndodhi. Shkatërrimi merr fund një ditë, obstruksioni[2] nuk merr fund kurrë: sapo rebelimi merr thjesht formën e një çrregullimi (në vend të një përpjekje për të përforcuar një rend të ri) për të nuk ka më fund logjik; ai mund vetëm të ushqejë veten dhe të rinovojë sërish veten, përjetësisht. Nëse Napoleoni nuk do të kishte dashur të bëhej një konsull, por do të kishte dashur të ishte vetëm një shqetësim, ai mbase do të kishte penguar çdo qeveri, që suksesshëm të rridhte nga Revolucioni. Është pikërisht kjo cilësi jo-ushtarake tek votekërkueset që përbën problemin e tyre sipërfaqësor. Problemi është se aksioni i tyre nuk i ka avantazhet e dhunës ultimative; ai nuk është në gjendje të përballojë një provë. Lufta është diçka e tmerrshme; por ajo provon therazi dy pika: numrin e përkrahësve dhe një guxim jo të natyrshëm. Njeriu mund të zbulojë dy çështje vendimtare: sa rebelë janë gjallë dhe sa janë gati të japin edhe jetën. Por një pjesë shumë e vogël prej tyre do të mund ta jetonin çrregullimin
përjetësisht. Gjithashtu këto gra karakterizohen edhe nga paaftësia e tyre për të dhunuar, e cila është pjesë e seksit femëror. Nuk është e vërtetë të deklarojmë se bëhet fjalë thjesht për një çështje brutale force. Nëse janë muskujt ata që i japin një burri votën, atëherë kali i tij duhet të ketë dy vota dhe elefanti i tij pesë. E vërteta është më e hollë se sa kjo. E vërteta është se shpërthimi i zemërimit është një armë instiktive e burrit, sikundër thundrat janë për kalin apo çatajtë janë për elefantin. Çdo trazirë është kërcënim për luftë, por gruaja është duke vringëllirë një armë që nuk mund ta përdorë kurrë, ndërkohë që ka plot armë që ajo mund dhe që realisht i përdor. Por sërish duhet të kujtojmë se për këtë, pikësëpari, është e nevojshme t’i sjellësh të gjitha gratë në një mendje. Dhe kjo na sjell në fund të sipërfaqes politike të çështjes. Objeksioni që funksionon më mirë ndaj filozofisë së votë-kërkueseve, është thjesht se masa mposhtëse e miliona grave nuk është dakort me të. Jam i vetëdijshëm se disa prej grave mbrojnë idenë se gratë duhet të kenë vota, kurse maxhoranca e tyre nuk e vret mendjen nëse i do ato ose jo; ndërkohë ky fakt sigurisht që mbetet një çështje e çuditshme dhe fëminore e ndërtimit të demokracisë formale ndaj shkatërrimit të demokracisë reale. Çfarë do të ishin në gjendje gratë të vendosnin kur ato nuk munden të vendosin vendin e tyre të përgjithshëm në shtet? Këta njerëz praktikisht thonë se femrat mund të votojnë për çdo gjë; nuk mund të votojnë veçse për votën e tyre. Por duke e pastruar sërish koshiencën time nga
opinioni im thjesht politik dhe mbase aspak popullor, do të tërhiqem sërish mbrapsh dhe do të përpiqem ta trajtoj çështjen në një mënyrë më të ngadaltë dhe më shumë simpatike; do të përpiqem që të shënoj rrënjët e pozicionit të gruas në perëndim dhe shkaqet e ekzistencës së traditave ose paragjykimeve mbi çështjen në fjalë. Dhe për këtë arsye sërish është e nevojshme të udhëtosh larg nga çështjet moderne dhe vote-kërkueset sipërfaqësore të së sotmes dhe të kthehesh pas tek tema të cilat, ndonëse më të vjetra janë, mendoj, shumë më të freskëta. II – Mjeti universal Hidhini sytë rreth e qark dhomës në të cilën jeni ulur dhe përzgjidhni tre ose katër sende, të cilat kanë shoqëruar burrin që nga fillimet e kohërave. Lejomëni të supozoj se ju shihni një thikë mbi tryezë, një shkop në cep të dhomës, ose një zjarr në oxhak. Për secilën prej këtyre ju njihni nga një karakteristikë: se asnjëra prej tyre nuk është thjesht për një nevojë të veçantë. Secili nga këto mjete familjare është një mjet universal, i bërë për të plotësuar nevoja të ndryshme dhe ndërsa pedantët, të cilëve u merren këmbët, nuhasin të gjejnë shkakun dhe origjinën e disa zakoneve të vjetra, e vërteta është se ato zakone kanë pasur pesëdhjetë shkaqe ose qindra origjina. Thika ishte për të prerë drurin, për të prerë djathin, lapsat, fytet. Shkopi ishte pjesërisht për të mbajtur një njeri në këmbë, pjesërisht për të hedhur një njeri në tokë, pjesërisht për të shënjuar, pjesërisht për të ekuilib-
Përtej Fjalës
29
ruar, pjesërisht për vrarë; ishte një patericë dhe një kopaç; një gisht i tejshtrirë ose një këmbë më shumë. Sigurisht, bëhet fjalë për të njëjtën gjë me zjarrin; për të cilin janë ngritur këndvështrimet më të çuditshme moderne. Duket se janë të ditës një dyzinë parafytyrimesh se zjarri ekziston për të ngrohur njerëzit. Ekziston për të ngrohur njerëzit, për të ndriçuar errësirën e tyre, për të ngritur shpirtrat e tyre, për të pjekur kuleçët e tyre, për të parfumosur dhomat, për të prushitur gështenjat e tyre, për t’u treguar histori fëmijëve, për të kontrolluar hijet në mur, për të vluar ibrikët, për të qënë zemra e flaktë e shtëpisë së një burri, për të qënë ajo vatra për të cilën çdo burrë ishte gati të vdiste. Tashmë shenja e madhe e modernizimit tonë është se njerëzit gjithmonë e më shumë janë duke propozuar zëvendësues për këto gjëra të vjetra; dhe këto zëvendësues të rinj gjithmonë i përgjigjen një qëllimi të vetëm, ndërsa e vjetra i përgjigjej dhjetë qëllimeve njëkohësisht. Burri modern sot do të valëzojë nëpër duar një cigare në vend të një shkopi; ai do të presë lapsin e tij me një prerëse të vockël lapsash në vend të një thike, deri edhe do t’i ofrohet zemërgjerësisht të ngrohet nga tubat me ujë të ngrohtë në vend të një zjarri. Unë kam dyshimet e mia për prerëset e lapsave, qoftë edhe për të prerë lapsa; apo për tubat me ujë të ngrohtë, qoftë
30
Përtej Fjalës
edhe për të ngrohur. Por kur mendojmë për gjithë ato kërkesa të tjera të cilave iu përgjigjën këto institucione të sipërpërmendura, hapet përpara nesh palaçollëku i civilizimit tonë. Ne shohin si në një vision një botë ku një burrë përpiqet që fytin e tij ta presë me një prerëselapsash; ku një burrë duhet të mësojë të mbahet jo mbi një shkop, por mbi një cigare; ku një burrë duhet të përpiqet të gatuajë simite në një llampë elektrike dhe ne shohim kështjellat e kuqe dhe të florinjta të ngrihen në sipërfaqen e tubave me ujë të ngrohtë. Parimi për të cilin unë flas, shihet në të gjitha krahasimet midis të lashtës e universales dhe modernes e të veçantës. Qëllimi i një theodoliti[3] është të shtrihet në një nivel, qëllimi i një shkopi është të tundet i lëvizshëm në çdo lloj këndi; të vijë vërdallë si timoni i vërtetë i lirisë. Qëllimi i një bisturie është të shpojë; nëse përdoret për të copëtuar fërtele-fërtele, për të plagosur thellë e më thellë, për të shqyer, për të krasitur koka dhe degë peme, është një instrument zhgënjyes. Qëllimi i një drite elektrike është thjesht të ndriçojë –një modesti që ta shpif- dhe qëllimi i një sobe asbestos[4]… habitem, cili është qëllimi i një sobe asbestos? Nëse njeriu do të gjente një litar të bërë nyje në shkretëtirë, ai do të mendonte të paktën për të gjithë gjërat që mund të bëheshin me një copë litari dhe disa prej tyre do të ishin edhe praktike. Krejt e kundërta ndodh me udhëtarin e pafat që do të gjente një telefon në shkretëtirë. Mund të telefonohet me një telefon; nuk mund të bëhet asgjë tjetër me të. Dhe ndonëse ky është
një nga gëzimet më të egra të jetës, rrëzohet nga deliriumi i tij i plotë në çastin kur askush nuk gjendet në anën tjetër për të t’u përgjigjur. Shkurtimisht, ajo që nuk shkon në këtë mes, është se duhet të shkulen qindra rrënjë, dhe jo vetëm një, përpara se të çrrënjosësh këta dobiprurës të moçëm dhe të thjeshtë. Një shkenctar sociolog modern do të mund të pohonte veçse me vështirësi të mëdha, se ndonjëra nga metodat e vjetra ka vetëm një këmbë për të qëndruar. Sepse pothuajse të gjithë metodat, institucionet e vjetra, kanë katër apo pesë këmbë mbi të cilat mbahen. Merr në konsideratë mjetet, të vjetra dhe të reja, dhe do të shohësh se si vepron një tendencë e përgjithshme. Çdokund ku deri dje ishte një gjë e vetme që shërbente për gjashtë qëllime, tani gjenden gjashtë gjëra të vogla; ose më mirë (dhe këtu qëndron problemi) gjenden vetëm pesë e gjysëm. Gjithsesi, nuk do të themi se kjo ndarje dhe ky specializim është tërësisht i padobishëm dhe i patolerueshëm. Shpesh unë e kam falenderuar Zotin për telefonin dhe nuk ka asnjë nga këto shpikje brilante dhe të ngushta, që nuk të bëhen të nevojshme dhe të dashura qoftë për një moment të vetëm. Por edhe mbrojtësi më i vazhdë i specializimit, nuk mendoj se do të mohonte faktin se në këto institucione të shumë-anëshme ka një element uniteti dhe universaliteti që mund të ruhet drejt në propocionin dhe vendin e tij tipik. Të paktën shpirtërisht duhet të pohojmë se një balancë e gjithanshme është e nevojshme për të barazuar ekstravagancën e ekpertëve. Nuk do të ishte e vështirë që parabolën e thikës dhe të shkopit ta ngrinim në nivele më të larta. Feja – e paprekura, e pavdekshmja. Shtrirja e gjerë e praktikimit të fesë është copëtuar sot në specialitete më të vogla, sikundër përdorimi i botës është copëtuar në tuba me ujë të ngrohtë apo poça elektrikë. Romanca e simboleve rituale dhe të shumë-ngjyrëshme, është shkulur vendit nga zanati më i ngushtë i të gjithë zanateve, arti modern – ajo gjë që quhet art vetëm se për hir
të artit. Dhe njeriu gjendet brenda zakoneve moderne atëherë kur informohet se mund t’i përdorë të gjitha simbolet, përderisa ato nuk kanë asnjë kuptim për të. Romanca e vetëdijes është tharë në shkencën e etikës, që shumë mirë do të quhej mirësjellje për hir të mirësjelljes, mirësjellja që mbeti shterpë nga lulëzimi artistik. Kjo botë nuk është veçse një gjykatë e egër divorcimi. Ekuilibri dhe universalja kanë qënë vizioni i shumë grupeve të njerëzve në të gjitha kohërat. Ishte edukimi liberal i Aristotelit; njeriu i të gjitha zanateve i Leonardo da Vinçit dhe miqve të tij. Por pjesa më e madhe e njerëzve kanë qënë të paaftë të arrinin këtë universalitet literal, për shkak të natyrës së punës së tyre në këtë botë. Dhe jo për shkak, le të theksojmë këtu, të ekzistencës së punës së tyre. Jo për faktin se Leonardo da Vinçi duhet të ketë punuar jashtëzakonisht shumë, ndërsa zyrtarë të zyrave qeveritare, policë të fshatrave apo hidraulikë “të papërcaktuar” mund të mos bëjnë (sipas asaj që i shfaqet njeriut) punë fare dhe për këtë arsye të mos tregojnë shenja të universalizmit Aristotelian. Ajo që e bën të vështirë për njeriun e zakonshëm të jetë një universalist është se njeriut të zakonshëm i duhet të jetë një specialist. Atij nuk i duhet vetëm të mësojë një zanat, por ta mësojë atë aq mirë sa ky profesion ta ushqejë atë në një shoqëri, shumë apo pak, të pamëshirshme. Kjo është e vërtetë për të gjithë burrat, që nga gjahtari i parë deri tek inxhinieri më i fundit elektrik. Secilit nuk i duhet thjesht të veprojë, por i duhet të jetë më i miri. Inxhieri elektrik duhet të jetë një inxhinier i vërtetë elektrik ose ndryshe ai parakalohet nga inxhinierë akoma më shumë elektrikë. Pikërisht ato mrekulli të mendjes njerëzore mbi të cilat bota moderne krenohet me veten dhe në më shumtën e rasteve ka të drejtë të krenohet, do të ishte e pamundur pa një lloj përqendrimi që ndërpret vijueshmërinë e arsyes. Kështu shihet se eksplozionet më të mëdha dhe më të egra të
Përtej Fjalës
31
botës sonë nuk janë tjetër veçse në një drejtim dhe me një trajektore të përcaktuar: pistolieri nuk mund të tejkalojë këmbëzën e armës së tij dhe kjo shkrepje shpesh shkon bosh; astronomi nuk mund të shkojë përtej teleskopit të tij dhe teleskopi i tij sheh një rrugë kaq të shkurtër. Të gjithë këta janë si ata burra të cilët kanë qëndruar në pikën më të lartë të një mali dhe kanë parë horizontin si një unazë të vetme dhe pastaj kanë zbritur duke marrë rrugë të ndryshme, drejt qyteteve të ndryshme, duke udhëtuar shpejt apo ngadalë. Është e drejtë: duhet të ketë njerëz të cilët udhëtojnë në qytete të ndryshme; duhet të ketë specialistë; por a nuk duhet të ketë nga ata që shikojnë horizontin? A duhet të jenë të gjithë njerëzit kirurgë specialistë ose hidraulikë të jashtëzakonshëm; a duhet i gjithë njerëzimi të jetë monomaniak? Tradita ka vendosur se vetëm gjysma e këtij njerëzimi duhet të jenë monomaniake. Ka vendosur se në çdo shtëpi duhet të ketë një njeri të zanatit dhe një tjetër të të gjithë zanateve. Por ka vendosur gjithashtu, ndër të tjera, se ky njeri i të gjithë zanateve duhet të jetë një grua e të gjitha zejeve. Ka vendosur, mirë ose keq, se ky specializim dhe ky universalizim duhet të ndahet midis dy sekseve. Zgjuarësia duhet t’i lihet burrit dhe urtësia gruas. E kur zgjuarësia e vret urtësinë, kjo është një nga gjërat më të trishtueshme dhe të pamohueshme. Megjithatë tek gruaja ky ideal i kapacitetit të gjithanshëm, duhet të jetë venitur me kohë. Duhet të jetë shkrirë në furrnaltat e frikshme të ambicjes dhe teknikalitetit të parezistueshëm. Burri duhet të jetë pjesërisht burri i një ideje, sepse ai është burri i një arme të vetme – dhe ai është flakur i zhveshur në betejë. Kërkesat e jetës së kësaj bote vijnë direkt tek ai; tek gruaja e tij indirekt. Shkurtimisht; sikundër thonë edhe librat e suksesit, burrit i duhet të japë “më të mirën” e tij, dhe sa pjesë e vogël e tij është kjo “më e mirë” tek burri. Nëse ai është violina e parë, atij i duhet të fishkëllejë gjithë jetën; ai nuk duhet të kuj-
32
Përtej Fjalës
tojë se është gajdja e katërt, se është një stekë bilardoje e dorës së pesëmbëdhjetë, një shpatë skerme, një penë burimi, një pushkë deri edhe një imazh Hyjnie. III – Emancipimi i domesticitetit Duhet theksuar se kjo forcë e burrit për të zhvilluar një aftësi të vetme nuk ka të bëjë thjesht me atë që zakonisht quhet sistemi ynë kompet it iv, por ajo do të
ekzistonte reale në çdo lloj kolektivizmi të arsyeshëm. Ka qënë si pasojë e qënies së burrit deri në njëfarë shkalle specialist që ne sot kemi një teleskop: duhet të ketë deri në një farë shkalle specialistë ashtu që zbulimet të vazhdojnë. Por ka vetëm një rrugë për të ruajtur në botë lehtësimin dhe prehjen që përmbushin vizionin e vjetër të universales. Kjo do të thotë të duhet të lejohet të ekzistojë një gjysëm pjesërisht e mbrojtur e njerëzimit, një gjysëm të cilën kërkesat shqetësuese industriale e shqetësojnë, por e shqetësojnë vetëm se indirekt. Me fjalë të tjera, në çdo qendër të njerëzimit duhet të jetë një qënie njerëzore të cilës i duhet të qëndrojë në një plan më të lartë, e cila nuk jep “më të mirën prej vetes” së saj, por që jep “gjithçka prej vetes” së saj. Analogjia jonë e vjetër mbi zjarrin vazhdon të jetë më funksionalja. Zjarri nuk ka nevojë të bëjë dritë sikundër elektriciteti, as të vlojë
sikundër uji vlues; pika e tij e fortë qëndron në atë se ai shkëlqen më shumë se sa uji dhe ngroh më shumë se sa drita elektrike. Gruaja është sikundër zjarri, ose për ta thënë më mirë, zjarri është sikundër gruaja. Sikundër zjarri nga gruaja pritet që ajo të gatuajë; jo të shkëlqejë në gatim, por të gatuajë; të gatuajë më mirë se sa burri i saj, i cili është duke e fituar bukën duke dhënë leksione mbi botanikën ose duke thyer gurë. Si-
kundër zjarri nga gruaja pritet që ajo t’u tregojë histori fëmijëve të saj; jo histori origjinale dhe artistike, por histori – histori më të bukura se sa ato që do të tregoheshin nga një kuzhinier i klasit të parë. Sikundër zjarri nga gruaja pritet që ajo të ndriçojë dhe të ajrosë; jo përmes deklaratave më tronditëse apo përmes erërave më të egra të mendimit, por që të mund ta bëjë këtë më mirë se sa një burrë pasi ka thyer gurë apo pasi ka dhënë mësim. Por nga ajo nuk mund të pritet që pasi të durojë direkt mbi shpatullat e saj mizorinë dhe konkurencën e punës burokratike, të mbajë në krahë edhe barrën e kësaj detyre universale. Gruaja duhet të jetë një kuzhiniere, por jo një kuzhiniere konkuruese; një mësuese shkolle, por jo një mësuese shkolle konkuruese; një dekoruese e shtëpisë por jo një dekoruese konkuruese; një rrobaqepëse, por jo një rrobaqepëse konkuruese. Ajo nuk duhet të
ketë një zanat, por njëzet preferenca; ndryshe nga burri ajo duhet të zhvillojë gjithë të mirat e saj dytësore. Ky ka qënë që nga fillimet qëllimi i të asaj që trumpetohet si “mbyllje” ose “shtypje” e gruas. Gratë kanë qëndruar në shtëpi jo që të bëheshin mendje-ngushta, por në të kundërtën, që të zgjeronin horizontin e tyre. Bota jashtë shtëpisë është një masë ngushtësish, një labirinth rrugësh të përmpleksura, një çmendinë monomaniakësh. Vetëm përmes kufizimit dhe mbrojtjes së pjesshme të gruas, ajo e ka të mundur të luajë pesë ose gjashtë profesione tërësisht të vërteta dhe tmerrësisht dobisjellëse. Kjo është substanca e argumentit që ofroj unë për pozicionin historik të gruas. Nuk mohoj se gratë janë persekutuar deri edhe torturuar; por dyshoj se ka pasur ndonjë torturë më të madhe për gruan se sa kjo torurë tani, nga përpjekja absurde moderne për t’i bërë ato perandoresha shtëpiake dhe zyrtare konkurente në të njëjtën kohë. Nuk mohoj se edhe nën traditën e vjetër gratë kanë kaluar kohë shumë më të vështira se sa burrat; dhe kjo është arsyeja përse ne e heqim kapelen përpara një gruaje. Nuk mohoj se gjithë këto funksione të shumëllojshme të gruas kanë qënë frustruese; por them se kishte një kuptim dhe një qëllim të madh në to. Nuk pushoj deri edhe të pohoj se gruaja ishte një shërbyese: por të paktën ajo ishte një shërbyese me kapacitete të gjithanshme. Rruga më e shkurtër për ta përmbledhur pozicionin e gruas është të themi se gruaja është simbol i idesë së pjekurisë: ajo shtëpi intelektuale, tek e cila mendja nuk reziston të kthehet pas çdo arratisje në ekstravagancë. Mendja që e gjen rrugën e saj në vise të ashpra është mendja e poetit; por mendja që kurrë nuk e gjen rrugën e saj të kthimit është veçse mendja e lunatikut. Në çdo makineri duhet të ketë një pjesë të lëvizshme dhe një pjesë që qëndron e patundur. Në çdo gjë që ndryshon duhet të ketë një pjesë të pandryshueshme. Dhe shumë nga fenomenet që modernistët i dënojnë pa mendu-
Përtej Fjalës
33
ar thellë, janë me të vërtetë pjesë të pozicioneve të gruas si qendër dhe si shtyllë e patundur e mirëqënies. Pjesa më e madhe e asaj që quhet voliltshmëria e gruas apo lakueshmëria e saj, është thjesht volitshmëria dhe lakueshmëria e një zgjidhje universale; ajo ndryshon sikundër edhe ilaçet ndryshojnë me sëmundjen. Asaj i duhet të jetë optimiste për burrin e saj të zymtë apo i duhet të jetë një pesimiste konstruktive kur burri i saj që merr për kot. Mbreti i Francës ka shkruar Toujours femme varie Bien fol qui s’y fie E vërteta është se gruaja ndryshon gjithmonë dhe pikërisht kjo është arsyeja përse ne kemi besim tek ajo. Për të korrigjuar çdo aventurë dhe ekstravagancë me antidodën e saj nuk është e thënë të jesh në pozicionin e spiunit apo të skllavit. Do të thotë të jesh në pozicionin e Aristotelit ose të paktën në atë të Herbert Spencer; të jesh një moral universal, një sistem i tërë mendimi. Skllavi lajkaton; moralisti i vërtetë qorton ashpër. Shkurtimisht do të thotë të jesh një ekuilibrues në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale fisnike, e cila për disa arsye përdoret gjithmonë në kuptimin e kundërt me të sajin. Duket se jemi të detyruar të mendojmë se një ekuilibrues është një njeri frikacak që gjithmonë pason palën më të fortë. Në të vërtetë ajo ka kuptimin e një qëndrimi kalorësiak që gjithmonë është në anën e palës më të dobët, sikundër ai që e ekuilibron barkën duke u ulur atje ku ka më pak njerëz. Gruaja është një ekuilibruese; dhe ky është një zanat bamirës, i rrezikshëm dhe romantik. Fakti i fundit që e zgjidh këtë çështje, është një fakt mjaftueshëm i plotë. Supozojmë se pranohet se njerëzimi ka vepruar të paktën jo në mënyrë të natyrshme në ndarjen e vetes në dy gjysma, respektivisht duke tipizuar idealet e talentit të veçantë dhe të urtësisë së gjithanshme (përderisa sinqerisht është shumë e vështirë që t’i kombinosh ato në një mendje të vetme). Përsëri nuk është e vështirë të argumentosh pse femra u bë emblema e universales ndërsa
34
Përtej Fjalës
burri emblema e të veçantës dhe e arritjes. Dy fakte gjigande të natyrës e vendosën kështu: së pari, se një grua që literalisht i përmbushte funksionet e saj, nuk do të mund të shquhej dukshëm në eksperiment dhe në aventurë; dhe së dyti, sepse po i njëjti veprim i natyrshëm e rrethoi atë me foshnje të vogla, që nuk kërkojnë t’u mësohet diçka, aq sa kërkojnë t’u mësohet gjithçka. Foshnjet nuk kanë nevojë t’u mësohet një zanat, por të njihen me botën. Për ta përmbledhur çështjen, gruaja, në më të shumtën, qëndron në shtëpi me një qënie njerëzore, në kohën kur kjo qënie pyet për gjithçka, kur ka dhe kur nuk ka pyetje. Do të ishte e paarsyeshme që ajo të zotëronte ngushtësinë e një specialisti. Unë mund ta kuptoj se ka qënë tejet dobisjellëse që kjo barrë iu la mbi shpatulla gruas, në mënyrë që të ruhej gjithanshmëria në botë. Por unë dorëzohem atëherë kur dikush thotë se kjo detyrë e ndriçimit të gjithanshëm (kur çlirohet nga rregullat moderne dhe ushtrohet më spontanisht nga një njeri më i mbrojtur) është në vetvete shumë përcaktuese dhe shtypëse; kur për këtë detyrë shtëpiake, fillohet të flitet jo si e vështirë, por si e parëndësishme dhe budallepsëse. Sepse nuk mundem, sado të përpiqem me të gjithë energjitë e mia, të kuptoj fijen e mendimit të tyre. Kur punët e shtëpisë, për shembull, quhen punë e rëndë, e gjithë vështirësia ngrihet nga një kuptim i dyfishtë i fjalës. Nëse punë e rëndë do të thotë vetëm se punë tmerrësisht e rëndë, unë pranoj se gruaja lë eshtrat në punët e shtëpisë, sikundër edhe burri i lë eshtrat në punët jashtë saj. Por kur i jepet kuptimi se kjo punë e rëndë bëhet më e rëndë nga mungesa e domethënies, mungesa e ngjyrave dhe nga roli i papërfillshëm në shpirtin e njeriut, sikundër e thashë, unë dorëzohem, sepse, sinqerisht, nuk e kap dot kuptimin e fjalëve. Të jesh Mbretëresha Elisabetë në një fushë të përcaktuar, të vendosësh shit-blerjet, të rregullosh banketet, kohët e punës dhe pushimeve; të jesh Whiteley në një fushë të caktuar, duke prodhuar lodra, papuçe, ëmbëlsira, libra;
të jesh Aristotel në një fushë të caktuar, duke e treshit përbëka një karrierë të madhe, ndërsa mësuar vlerat morale, rregullat e mirësjelljes, t’i mësosh fëmijët e tu mbi universin na qenka fenë, higjenën; unë mundem të kuptoj se sa kjo karrierë e vogël? Si na qenka “gjerësi” të jesh po e njëjta gjë për të gjithë, dhe “ngushtësi” të jesh gjithçka për dikë? Jo, puna e gruas është punë e vështirë, por sepse puna e saj është një punë gjigande. Megjithatë ndonëse detyra esenciale e gruas është universaliteti, kjo sigurisht nuk e pengon atë të ketë një ose dy njëanshmëri. Më duhet të theksoj në paranteza se pjesa më e madhe e shqetësimeve zyrtare mbi gruan janë ngritur nga fakti se gratë transferojnë tek puna e tyre atë kokëfortësi që mund të quhet mirësjellje vetëm në konteksin e përparësive që gruas i është dashur t’i mbrojë historikisht: fëmijët e
saj, kurorën e saj, që do të duhej të ishin çëshje parimore, ose po t’i quajmë kështu, një çështje njëanshmërie. Gruaja moderne e mbron zyrën e saj me të gjithë ambicjen e një shtëpiakeje. Ajo lufton pa lëshuar pe për kolltukun dhe makinën e shkrimit, sikundër një grua lufton për vatrën dhe shtëpinë e saj dhe nuk bën tjetër veçse ngre një tip roli gruaje-ulkonjë në mbështetje të kreut të padukshëm të firmës së saj. Kjo është arsyeja përse gruaja është aq e suksesshme në punën e zyrës; dhe po kjo është arsyeja përse ajo nuk duhet ta bëjë këtë punë. IV – Romanca e kursimit Pjesës më e madhe të grave, gjithsesi, u është e lodh mendjen për vdekje, por nuk e kap dot dashur të luftojnë për gjëra më intoksikuese për se si mund ta ngushtojë atë. Me ç’llogjikë na syrin se sa tryeza e zyrës apo makina e shkrimdilka se t’i mësosh fëmijëve të botës rregullën it; dhe nuk mund të mohohet se duke mbrojtur
35
Përtej Fjalës
këto, gratë kanë zhvilluar cilësinë e ashtuquajtur njëanshmëri në një shkallë shumë të fuqishme, deri edhe kërcënuese. Por këto njëanshmëri do të ngrihen gjithmonë për të fortifikuar pozicionin kryesor të gruas, se ajo do të mbetet një grua e gjithanshme, një autokrate, brenda një rrethi të vogël, por në të gjitha drejtimet. Në një apo dy pika ku ajo e keqkupton pozicionin e burrit e bën këtë vetëm për të ruajtur të sajin. Dy pikat mbi të cilat gruaja është kokëshkëmb, mund të përmblidhen pak a shumë si ideali i kursimit dhe ideali i dinjitetit. Nëse duam të trajtojmë ndershmërisht çështjen e gjinive, atëherë të gjithë meshkujt duhet të bëjnë një përpjekje imagjinative për të hyrë në qëndrimin që kanë të gjithë gratë e mira ndaj këtyre dy prirjeve. Vështirësia qëndron se ne, burrat, e kemi inkurajuar njëri-tjetrin, psh, për të flakur paratë poshtë e lart, deri edhe për t’i dhënë një sens poetik këtij shpenzimi të parasë. Por, gjithsesi, çështja qëndron kështu: kursimi është diçka vërtetë romantike: ekonomisja, e kuptuar drejt, është shumë më poetike sesa ekstravaganca. Kursimi është poetik, sepse është kreativ; shpenzimi është jo-poetik, sepse është shpenzim. Është prozaike të hedhësh kot paranë, sepse është prozaike që çdo gjë ta hedhësh tej; është negative; është një deklaratë e indiferencës, që do të thotë se është një deklaratë e dështimit. Gjëja më prozaike në një shtëpi është koshi i plerave dhe një nga objeksionet e mëdha të jetës së sotme shtëpiake është se nën këtë lloj menaxhimi moral, koshi i plerave duhet të ketë përmasa më të mëdha se sa vetë shtëpia. Nëse një njeri do të arrinte të fuste në përdorim të gjithë gjërat që ndodhen në një kosh plerash, atëherë ai do të ishte një gjeni edhe më i madh se Shekspiri. Kur shkeca filloi të vërë në përdorim produktet dytësore; kur gjeti se ngjyrat mund të bëheshin edhe nga thëngjilli, ajo bëri hapin më të madh dhe mbase përpjekjen e saj të vetme drejt shpirtit të njeriut. Tani qëllimi i një gruaje të mirë është të vërë në përdorim produktet e
36
Përtej Fjalës
dorës së dytë, me fjalë të tjera, “të rrëmojë në koshin e plehrave”. Puna përcaktuese e përditshme e burrit përgjithësisht kalon me kollajlliket e ngurta të shkencës moderne, saqë kursimi, mbledhja e ndihmave potenciale këtu apo atje, pothuajse nuk ka kuptim për të. Kjo është parodia e kursimit për burrin. Por një grua e vërtetë, që mban mbi shpatulla shtëpinë, që vë në përdorim çdo ditë mbetjet e djathit dhe të mëndafshit e bën këtë jo sepse ajo është e ulët dhe koprrace, por sepse ajo është zemërgjerë; sepse vë në përdorim energjinë e saj kreative për të kryer punët e saj. Bota moderne është ndërtuar ashtu që ne kuptojmë se një këndvështrim mund të jetë i gjerë, universal, liberal dhe sërish të bjerë në kontradiktë me një këndvështrim tjetër, që është po ashtu i gjerë, liberal dhe universal. Përplasja e vetme e mundshme është përplasja e një kozmosi me një tjetër. Kështu duhet të qartësojmë pikësëpari se ky ideal ekonomik femëror është pjesë e asaj larmie të këndvështrimit dhe artit që përfshin gjithë sferat e jetës: kursimi nuk është diçka e vogël, ose naive, ose provinciale; ai është pjesë e idesë së madhe të gruas që sheh vigjilente nga të gjitha cepat, përmes të gjitha dritareve të shpirtit dhe që është përgjegjëse për gjithçka. Sepse në përgjithësi shtëpia e njeriut është një pore nga e cila hyn paraja dhe njëqind pore nga të cilat del; puna e burrit ka të bëjë me një pore, e gruas me njëqind. Dhe për shkak se “koprracia” e gruas është pjesë e shpirtit të saj, ajo e sjell atë në konflikt me burrin e saj; sepse ajo është simbol i vigjilencës universale, ndërsa tjetri simbol i një imputi të pafundëm. Pjesërisht për shkak të natyrës së tij të dobët morale dhe pjesërisht për shkak të natyrës së tij të fuqishme fizike, burri është gjithmonë i prirur t’i shpenzojë gjërat pafundësisht. Ai gjithmonë mendon për një darkë festive sikur ajo do të zgjasë gjithë natën dhe ai mendon për një natë të vetme se ajo do të zgjasë gjithë jetën. Kur gratë vinin në dyert e shtëpive publike dhe përpiqeshin të kthenin burrat e tyre në shtëpi, ato gra nuk
ishin të xhindosura vetëm për sasinë e parave që shpenzoheshin në birrë; ato xhindoseshin edhe për sasinë e parave që shpenzoheshin në fjalë boshe. Sipas tyre ajo që e ulte një burrë nuk ishte ajo që ai shtinte në gojë më shumë se sa ishte ajo që ai nxirrte nga goja. Dhe njëanshmëria e gruas në këtë pikë nuk është pa baza; e vërteta është se pjesa më e madhe e kënaqësive të burrit kanë veti kalimtare. Ka një element pafrytshmërie në kënaqësitë e burrit; pija derdhet në një qyp pa fund; mendimi vërshon tejeposhtë një humnere që s’dihet. Kjo është ajo që e bëri gruan të ngrihet kundër shtëpive publike – e pse jo edhe kundër parlamentit. Sepse ajo është këtu për të parandaluar humbjen dhe pub-et dhe parlamenti janë pallatet e vërteta të shpërdorimit. Ata shpërdorojnë energjitë që do të duhej të përdoreshin në shtëpitë private. Sikundër qëndon çështja për kursimin femëror, ashtu qëndron edhe për dinjitetin femëror, vendosur ky përballë çrregullsisë së burrit. Nëse një grua nuk tregon kujdes për mirësjelljen, askush tjetër nuk ka për të treguar kujdes. Foshnjet nuk janë të fuqishme për të mbrojtur dinjitetin dhe për burrat e rritur as që mund të flasësh fare. Është e vërtetë se ka shumë burra të sjellshëm, por kurrë nuk kam dëgjuar që këto sjellje t’i kenë bërë burra, të cilët në ato momente nuk kanë qënë duke joshur apo duke iu bindur një gruaje. Por në të vërtetë ideali i dinjitetit të gruas, sikundër edhe ideali i kursimit, shtrihet më thellë dhe mund të keqkuptohet shpejt.
Ai ngrihet mbi një ide të fuqishme të izolimit shpirtëror: po ai izolim që i bëri gratë religjioze. Ato nuk duan të shkrihen; ato i urrejnë dhe i evitojnë grumbullimet e njerëzve, anonimati i të cilëve do të ishte tërësisht i papërshtatshëm për natyrën e gruas. Fjala “gra” është një fjalë hazdisëse; unë e kam përdorur atë shpesh e më shpesh në këtë kapitull, por ajo gjithsesi ka një tingull fyes. Sepse çdo grua e vetme është një mbretëreshë hije-rëndë. Por çdo grumbullim grash është veçse një harem i shfrenuar. Nuk jam duke shprehur këndvështrimet e mia këtu, por të çdo gruaje që unë kam njohur. Është pothuajse e pandershme të thuash se një grua e urren një grua tjetër si individ, por ajo e urren atë vetëm si një grumbull konfuz. Dhe jo për arsyen se ajo ka neveri nga seksi i saj, por sepse ajo e respekton atë dhe respekton veçanërisht atë shenjtëri dhe veçim që i duhet secilës grua për t’u prezantuar në sjellje nga idea e dinjitetit dhe në moral nga idea e dlirësisë. Gilbert K. Chesterton, marre nga erasmus.com Gilbert K. Chesterton është novelist anglez, eseist, poet, biografist dhe shkrimtar katolik. Pjesa e mëposhtme është shkëputur nga libri i tij “Ç’është e padrejtë në botë”. [1] Gjendje pa struktura qeverisëse dhe pa ligje. [2] Pengim i qëllimtë i planeve, ligjeve etj. [3] Instrument për të matur këndet. [4] Material i butë, gri, që përdoret veçanërisht për të ngritur një mbrojtje ndaj zjarrit ose për të penguar ikjen dëm të nxehtësisë.
Përtej Fjalës
37
Si kujdesej Profeti a.s për të moshuarit Profeti a.s ishte udhëçelës dhe misionar në theksimin e rëndësisë së kujdesit ndaj të moshuarve, pavarësisht gjinisë, ngjyrës apo fesë. Vetë ai ofroi një shembull madhështor në praktikimin e parimeve që predikoi. Ky artikull evidenton mësimet islame mbi trajtimin e të moshuarve si dhe ofron disa fragmente sesi Profeti a.s i vuri në jetë ato, sa kohë ishte mes njerëzve. Obligim për të rinjtë Enes ibn Malik r.a tregon se Profeti a.s ka thënë: “Nëse një i ri nderon dhe respekton një të moshuar, për shkak të moshës së tij, Allahu do të caktojë dikë që ta respektojë atë kur të jetë vetë i moshuar.” (Tirmidhiu; i konfirmuar si “hadith i mirë” nga Albani) Profeti a.s këshillon të rinjtë e shoqërisë islame, që nesër do të jenë vetë të moshuar, të respektojnë dhe nderojnë të moshuarit. Zbatimi i kësaj këshille profetike ndihmon në ndërtimin e urave që lidhin hapësirën mes brezave, si dhe krijon një
38
Përtej Fjalës
atmosferë dashurie, respekti dhe mirëkuptimi mes të rinjve dhe të moshuarve. Shikoni karakterin e përgjithshëm të fjalëve të Profetit a.s: “Nëse një i ri nderon një të moshuar…”. Hadithi nënkupton nderimin e të moshuarve pavarësisht ngjyrës apo fesë së tyre. Në një hadith (thënie profetike) tjetër, muslimanëve u kërkohet të jenë të mëshirshëm me të gjithë njerëzit, muslimanë dhe jomsulimanë. Enes ibn Malik r.a, përcjell se Profeti a.s ka thënë: “Pasha atë në duart e të cilit është shpirti im, Allahu nuk e zbret mëshirën e tij vetëm se mbi të mëshirshmit.” Shokët e Profetit a.s thanë: “Të g jithë ne jemi të mëshirshëm.” dhe Profeti a.s u përgjigj: “Jo thjesht mëshirë mbi njëritjetrin, por mëshirë mbi të g jithë njerëzit.” (Ebu Jala; konfirmuar nga Albani)
Shenjë nderimi për Allahun xh.sh Ebu Musa El-eshariu r.a, përcjell se Profeti a.s ka thënë: “Respektimi i personit të thinjur (të moshuar) është shenjë nderimi ndaj Allahut.” (Ebu Daudi; i konfirmuar si “hadith i mirë” nga Albani) Në këtë hadith, Profeti a.s e konsideron respektin ndaj të moshuarve si shenjë nderimi dhe përuljeje ndaj Allahut xh.sh. Ai lidhi nderimin ndaj Krijuesit me respektimin dhe mirësinë ndaj të dobtëve dhe të moshuarve. Hadithi përfshin të gjitha llojet e kujdesit dhe respektit ndaj të moshuarve: kujdesin shëndetësor, psikologjik, social, ekonomik, luftën ndaj
analfabetizmit, ofrimin e edukimit dhe të gjitha llojet e tjera të kujdesit që komuniteti ndërkombëtar i konsideron si çështje parësore në ditët e sotme. Në një hadith, Profeti a.s distancohet nga ata që nuk respektojnë të moshuarit dhe i konsideron ata si të huaj për shoqërinë muslimane. “Nuk është prej nesh ai që nuk mëshiron të vegjlit dhe nuk respekton të moshuarit.” (Tirmidhiu dhe Ahmedi; konfirmuar nga Albani)
Shkroi: Muhamed Mus’ad Jakut/ Burimi: aboutislam.net
Përtej Fjalës
39
40
Përtej Fjalës
Përtej Fjalës
41
42
Përtej Fjalës
Marrë nga: Udha e besimtarëve
Përtej Fjalës
43
NJE BOTE ME FEMIJE Prindërit ndikojnë në formimin e ekuilibrit Nga ana tjetër femrat e rritura në ambjente të punë- familje tilla raportojnë se ndjehen të konfuzionuara dhe të ndara në dy copa. “Femrat që janë rritur Mënyra si balancojmë punën dhe familjen nga nëna shtëpiake punojnë si baballarët e tyre, mund të jetë rrënjosur që në fëmijërinë tonë por duan të prindërojnë si nënat e tyre.” thotë nga eksperiencat me prindërit tanë, tregon Dr Lupu. studimi anglez me udhëheqës Dr Ioana Lupu. Studimi tregon rolin e rëndësishëm të historisë Dr Lupu thotë se studimi ndërgjegjëson sonë personale dhe ato që mësojmë në nivel të për ndryshimin mes pritshmërive të panpandërgjegjshëm nga prindërit. dërgjegjshme dhe ambicieve të ndërgjegjshme rreth prindërimit dhe karierës. “ Që individët Në këtë studim u intervistuan 148 te punë- të arrijnë potencialin e tyre të plotë, ata duhet suar, meshkuj dhe femra. Rezultatet treguan të jenë të vetëdijshëm se si personi i cili ata se meshkujt që ishin rritur në familje ku babai janë tani është formuar nga struktura sociale ishte shtylla ekonomike dhe nëna menaxhuese të mëparshme dhe vendimet mbi punën apo e shtëpisë, nuk ndjeheshin në faj lidhur me bal- familjen riprodhojnë vazhdimisht skemat e këancimin e punës dhe familjes. tyre strukturave” thotë Dr Lupu.
44
Përtej Fjalës
10 gabime në disiplinim 1. Kritikim në publik
“Fëmijët nuk nxjerrin mësime kur u bërtitet. Ata ose nuk ta venë fare veshin, ose qëndrojnë “Shmangni disiplinimin e fëmijës para syve të zemëruar si kundërpërgjigje” thotë Dr. Niec. të njerëzve. Në këto raste, ai është më shumë i 7. Perceptim personal i situatës prirur të mendojë kush po ju dëgjon sesa çfarë gabimi nuk duhet të bëjë” thotë Erica Reischer, “Fëmijët sillen keq për shumë arsye; kanë Ph.D. vështirësi me vetëmenaxhimin, duan të pro2. Udhëzime të paqarta vojnë deri ku i kanë kufijtë, kanë nëvojë për vëmendjen tuaj, por mos e merrni personale “Bëjini kërkesat sa më të specifikuara dhe të sepse është e sigurt që nuk sillen ashtu se nuk ju qarta” këshillon Larissa Niec, Ph.D. pëlqejnë apo nuk ju duan” thotë Dr. Reischer. 3. Korruptim për arritje të menjëhershme 8. Krahasim i fëmijës me të tjerët “Ju mund të tentoni të pushoni të qarat e fëmijës me një ëmbëlsirë dhe kjo mund të funksionojë për momentin, por afatgjatë i mëson fëmijës se kur ka nevojë për diçka, mund ta plotësojë menjëherë nëse qan. Korruptimi shpërblen sjelljen e keqe të fëmijës” thotë Jeffrey Gardere, Ph.D. 4. Neglizhim i urisë
“Disiplinimi duhet të fokusohet tek ato që bën fëmija juaj, jo çfarë bëjnë të tjerët që s’e bën fëmija juaj” thotë Dr. Reischer 9. Nxjerrje inati
Është e lehtë të reagojmë keq kur nervozohemi nga fëmija, por që disiplinimi të funksionojë, reagimi jonë duhet të jetë në proporcion të drejtë me sjelljen e fëmijës, jo me sasinë e nerNjë fëmijë nuk mund të sillet mirë nëse e ka vozizimit tonë” thotë Dr. Reischer. barkun bosh. “ Nëse fëmija është i lodhur apo 10. Neglizhenca i urritur, ka më shumë gjasa të jetë i paduruar dhe i pasjellshëm” thotë Dr. Reischer says. Vendosja e rregullave me raste i mëson fëmijës 5. Moral pa fund se nuk ka ndonjë problem nëse i thyen sepse nuk vjen ndonjë pasojë nga mosrespektimi Shpjegoni vetëm një herë çfarë ndodhi dhe i tyre. Të qënurit josistematik në vendosjen e ku ishte gabimi. Mos vazhdoni me të njëjtën rregullave u përçon fëmijëve mesazhin se ju bisedë pa fund. nuk keni gjë në dorë” thotë Dr. Gardere. 6. Reagime të forta
Përgatiti: Elona Çeço
Përtej Fjalës
45
ËSHTË E THJESHTË POR DUHET TA PËRSËRISIM Burrat kanë nevojë për gratë dhe gratë kanë nevojë për burrat. Kushdo që ju thotë të kundërtën, po ju degdis në një shteg të errët gënjeshtrash. Ne, jo vetëm që jemi plotësues të njëri-tjetrit, por JEMI krijuar për të funksionuar si një njësi e vetme, në çift, për të dashur, frymëzuar, mbështetur e mbrojtur njëri-tjetrin, për të ëndërruar me njëri-tjetrin e për ta nderuar njëri-tjetrin. Ne S’JEMI krijuar për të urryer, përbuzur apo turpëruar njëri-tjetrin. S’JEMI krijuar për të nxjerrë më të keqen nga njëri-tjetri, as për të konsideruar njëri-tjetrin rival, as për të mbivlerësuar e as për të nënvlerësuar njëri-tjetrin... as për të bërë gara me njëri-tjetrin.
46
Përtej Fjalës
Feminizmi që promovon dominimin e vlerës së grave mbi atë të burrave është fatkeqësi për shoqërinë. Po ashtu, edhe patriarkalizmi që promovon dominimin e vlerës së burrave mbi atë të grave, është njëlloj fatkeqësi për shoqërinë. Zoti është I VETMI që i përcakton vlerat e krijesave të Tij dhe gjykimi i Tij është ai që vlen mbi gjithçka tjetër. Për të shpëtuar nga çmenduritë që po na çojnë në greminë dalëngadalë, ne, burrat dhe gratë, duhet të mos harrojmë asnjëherë se pavarësisht dallimeve, ne jemi NJË shpirt i ndarë në mënyrë të përsosur në dy gjysma të mrekullueshme! Shkroi: Klodiana Smajlaj
Mos aman! Mos më flisni për dashuritë që mbarojnë me ndarje Mos më flisni për ndarjet që s’kthehen në festë Mos më flisni për festën që mbaron me një urim Mos më flisni për largësitë që maten me shikim Mos! Se zemra ime është është çarë dhe prej saj vjen drita rrëmbyeshëm Vetëm kur guxon të thyhesh do të bëhesh i pathyeshëm Kur je i vërtetë, s’të duhet të jesh i arsyeshëm Mos më pyesni për gjërat që s’ua dini përjetimet Emrat i kanë të njëjtë por jo edhe kuptimet Nëse do t’ju flisja, fjalët do të më mbeteshin pa vlerë Se zemrat s’mund t’i kuptojnë gjërat që nuk i kanë ndjerë Se ndarjet e mia janë lindje e takimet vdekje Nuk i bën punë goditja atij që nuk zgjohet me prekje Fati i çdo zemre është i dashuruar në përpjekje. Prandaj mos më flisni për ato ndarje që mbeten veç ngjarje As për ato gabime që mbeten veç pendime As për ato lutje që mbeten veç fjalë Se në zemrën e vdekur s’rritet Dashuria e Gjallë.
Fatmir Muja
Përtej Fjalës
47