Revista Përtej Fjalës Nr. 38

Page 1

Përtej Fjalës

Revistë Social-Edukative

Mujore nr. 38

Gusht 2017

Pushimet Verore - si përtëritje e trupit dhe mendjes

Krijesa tek krijuesi Çfarë është shembulli i keq ?


PËRTEJ FJALËS NR 38

PËRMBAJTJA 04

PUSHIMET VERORE - SI

PËRTËRITJE E TRUPIT DHE MENDJES

06

KRIJESA TEK KRIJUESI

07

ÇFARË ËSHTË SHEMBULLI I

KEQ…?

09

KUSHTET E PËRFITIMIT PREJ

KURANIT

10

SHPREHJA “NUK KA DHUNË NË

FE” DHE PËRDORIMI I GABUAR I SAJ

19

NJË PERSPEKTIVË E KRISHTERË MBI XHIHADIN

22

NJË NGA SHENJAT E DASHURISË SË PROFETIT PËR NE

23 26

HËNA NË STUDIMET SHKENCORE DHE AJETET E KURANIT

14

MBI THASHETHEMIN

30

15

QËNDRESA NDAJ PUSHTETIT

32

FARAONIK

18

SI E VLERËSONTE MUHAMEDI A.S PUNËN

PROFETI MUHAMED NË KALIGRAFI

NDJEKJA E KËNDIMIT TË IMAMIT ME KURAN NË DORË AGJITACION E PROPAGANDË NGA “INTELEKTUALËT” SHQIPTARË

36

MODELI YNE...

38

SI FATIMA....

34

NJË PJESË E BURRAVE TË SOTËM PA IDENTITET


STAFI Kryeredaktore Albana Muja ( CIKU) anabla2004@yahoo.fr

Redaktore letrare A. Muja

Këshilli i redaksisë Shpresa Basha - drejtore e FEMRA INVESIM I FAMILJES M. Cota Albana Baholli T. Xeka Aurela Basha K. Ndreu Elfa Kodra Sh. Koçi Miranda Qoshja

Art Grafika Ervin Laci

ORGAN I QENDRES SOCIALE-KULTURORE “FEMRA INVESTIM I FAMILJES” 2008- 2017


Pushimet verore - si përtëritje e trupit dhe mendjes

4

Përtej Fjalës


Muaj pas muaji rendim me vrap për të realizuar secili nga ne në mënyrën dhe stilin e vet të të jetuarit dhe të menduarit atë çfarë kemi në mendje ose atë që kemi projektuar prej kohësh për veten dhe të dashurit tanë. Koha në të ciliën jetojmë është koha ku fryn erë e egër, bën vapë e çuditshme , bie shi dhe nuk freskohemi, ku pimë dhe nuk ngopemi, ushqehemi dhe nuk mjaftohemi. Jemi pikërisht tek këndet e errëta të kësaj shoqërie ku kthetrat janë mënyra e dalë në modë për të arritur gjërat, për të hedhur hapat e deri edhe për të marë frymë. Koha ecën e nuk lodhet , ndërkohë që njerëzit mes vështirësish Edhe nëse nuk ecin fort - lodhen mjaft. Kështu jemi krijuar, këto janë prej mangësive tona,të cilat duhet të na bëjnë të vetëdijshëm se duhen gjetur ca minuta pushimi për një trup që nuk ka ditur të pushojë dhe për mendjen që të reflektojë. Këto dy asete i marrim nëse mendojmë të ikim diku larg , larg monotonisë, zhurmës, smogut dhe t’i krijojmë vetes tendën tonë të dashurisë ku qetësohet më se shumti zemra. Të ushqejmë zemrat - kjo na ka munguar. Shpesh paguajme dhe investojme që të na pushojnë këmbët, të na lehtësohet dhimbja e muskujve, gjymtyrëve, por në fakt ajo që nuk flet shpesh, por

kur flet na trondit shumë është zemra- kjo kërkon pushim për ripërtëRitje, edhe trupi ku ajo rri dhe struket. Gushti vjen me ditë pushimi, është koha ku njihemi me tepër me fëmijët; nuk ka më pyetje të tilla: mami a ke sot punë, mami kur i mer pushimet, po babi do shkojë në punë.? Janë të arta ato kohë ku gjejmë çaste pushimi mes familjes. Por të pakta janë ditët, kur rrjedhin dhe ikin menjëherë. Gjithsesi Zoti i lartë i ka bërë ditët plot ngarkesë që të përfitojmë, por edhe ditët e lira që të përfitojmë prej tyre. Profeti i dashur thotë : përtërijeni veten tuaj me adhurime, me ndryshimin ciklik të tyre, përtërijeni veten tuaj me pushim e çlodhje.” Vërtet çdonjëri prej nesh ka nevojë të pushojë, pa harruar të pushuarit përftitues në reflektim, përmendje të mirësive të Zotit, përmirësimin e atyre gjërave që kohë më parë i kemi lënë mënjanë. Prezenca e zgjatur pranë shtëpive tona shton harenë e fëmijëve, gëzimin e të rriturve dhe bashkon zemrat si në asnjë sezon tjetër, ndaj lusim Zotin të përfitojmë nga koha e lirë, dielli veror dhe nga koha mes përqafimeve të fëmijëve.

KRYEREDAKTORJA

Përtej Fjalës

5


KRIJESA TEK KRIJUESI Një person hyri tek vendtakimi i hoxhës me nxënësit e tij dhe e gjeti atë duke shpjeguar librin e haditheve profetike të Imam Buhariut. I tha hoxhës:- “ Perëndimorët kanë ikur në hënë dhe ti akoma këtu?” Ia kthen hoxha: - “Çfarë ka për tu çuditur këtu? Krijesa ka shkuar tek një krijesë tjetër! Ajo që ne duam është që të shkojmë tek Krijuesi. Por, nëse do ta dish, humbësi i vetëm në këtë histori je ti, sepse as nuk shkove dot në hënë me ato dhe as nuk lexove dot Buhariun me ne. A e dini se pas sures “El- Lejl” (nata) ka zbrit sureja “El-Fexhr” (agimi, mëngjesi). Qëndro i sigurt i nderuar besimtar, se pas çdo sfide, errësire, pikëllimi apo dështimi, me siguri do të vije suksesi, drita dhe lumturia. Nga Libri: Pesë keqardhjet para vdekjes. Me autore; Bronnie WARE me profesion infermiere ajo përmbledhën si eksperiencë të saj unike në 5 keqardhjet e të sëmurëve me kancer në spitalin ku ajo shërbente. 1- Do doja që të kisha kurajon që të jetoja një jetë të vërtetë timen, jo jetën që të tjerët prisnin prej meje. 2- Do të doja të mos kisha punuar aq fort. 3- Do doja të kisha pasur kurajon që të shprehja emocionet e mia. 4- Do dëshiroja të kisha qëndruar në kontakt me miqtë dhe shokët e mi. 5- Do doja ta kisha lënë veten të isha më i lumtur.

6

Përtej Fjalës


Çfarë është

shembulli i keq ? Në rrugën e jetës do të hasësh dhe një armik, e ai ishte shembulli i keq. Shembujt e këqinj janë parazitë në formën e njeriut, të cilët vazhdimisht mundohen t’u pengojnë, t’u mbyllin sytë njerëzve që kanë arritur pozitë, që kanë famë ose pasuri. Në realitet këta shembuj nuk i kemi vetëm sot, ata kanë ekzistuar në të gjitha epokat. Në çdo kohë, ekzistonin njerëz të cilët duke shfrytëzuar qëllimin e mirë dhe zemërgjerësinë e të tjerëve, kanë mbushur qeset e veta. Por, sot ata disi janë shtuar më tepër. Sytë e tu pa përvojë, në çdo kënd shohin vetëm këto njerëz. Fatëkeqësisht, jetës tënde të përkryer, të stolisur me punë të palodhur dhe durim te madh, shijen ja humbin këto parazitë. Si çdo e keqe edhe shembujt e këqinj kanë filozofinë e vet, e cila, shkakton vetëm të liga. Epiqendra e kësaj filozofie është “egocentrizmi’’, vendosja e vetes në qendër të të gjitha gjallesave dhe të menduarit vetëm për veten. Ndërsa, parimi i suksesit është të arrihet qëllimi (pa marrë parasysh në çfarë mënyre). Në të vërtetë, këta janë parazitët

më të ligë të botës njerëzore. Dobësitë morale të cilat i theksova më lartë, si egocentrizmi, këta njerëz i konsiderojnë si fytyrë të intelektit dhe në mënyre jo të ndershme tallen me to, Ndërkohë, arritjen e suksesit nëpërmjet mashtrimit e konsiderojnë sukses më të madh. Ki kujdes! Këta

Përtej Fjalës

7


njerëz, kurrë mos i merr për udhrrëfyes të jetës. Mos lakmo jetën luksoze e të pavlerë të sharllatanllëkut dhe parazitllëkut, e asesi mos dysho rezultatin e sigurt të punës së ndershme. Mos e shkatërro fuqinë shpirtërore dhe mos ja lësho të ardhmen tënde tekave të një rastësie të errët.

Sikur të mos ishte kështu, atëhere vjedhësve, vrasësve, shtypësve të cilët nuk arrin t’i kapë policia, do t’u thuhej se janë njerëzit më të suksesshëm. Armiqtë kryesorë dhe tejet të rrezikshëm të cilët do t’i hasësh në rrugën e ngritjes dhe suksesit, janë të sipërpërmendurit.

Mos lakmo sarajet prej fallciteti të intelektit plot intriga dhe dredhi. Gjithsesi, dije që njeriut që është Në të vërtetë, ndoshta ka nevojë të jap disa këshilla vërtet njeri, i ka hije rruga e ndershmërisë dhe dre- edhe në lidhje me librat e dëmshëm dhe profesorët jtësisë. e rrezikshëm. Por këtu nuk është hapsira për këtë diskutim. Ndershmëria do të thotë, që njeriu kur të gjendet kokë më kokë me ndërgiegjen e vet, të mos ketë Siç thashë dhe më parë, ti ke dy armë të forta me llogari turpëruese për ti dhënë asaj. Të jesh i sigurt të cilat mund ti luftosh këta armiq: punën dhe vullse ky është kushti parësor i të qenit i lumtur dhe netin. Por, me rëndësi është që të edukosh vullnei qetë. Nëse dëshiron të jetosh si një njeri i qetë, tin dhe të njohësh mënyrën frytëdhënëse të punës. atëhere këtë qetësi do ta arrish vetëm me drejtësi. Sipas meje, dituria më e nevojshme për ty në këtë Mos harro se, thelbi i suksesit është arritja jote në moment, është kjo. raport me të drejtën dhe ndershmërinë, e asesi nuk do të thotë arritje në pasuri, famë ose pozitë me Përgatiti : Vladimir Kera çfarëdo mjetesh apo në çfarëdo mënyre.

8

Përtej Fjalës


Kushtet e përfitimit prej Kuranit “Vërtet këtu ka kujtesë për atë që ka zemër, ose vë veshin me vëmendje” (Kaf 50, 37). Arritja e rezultatit të kërkuar nga një veprim varet nga aftësia ndikuese e objektit, subjekti mbi të cilin vepron, plotësimi i kushteve të nevojshme dhe mosekzistenca e pengesave që frenojnë ndikimin. Ajeti i mësipërm i ka artikuluar gjithë këto elemente me fjalët më të përpikta dhe më të qarta. Fjalët e Allahut “Vërtet këtu ka kujtesë” aludojnë për shenjat që janë parashtruar nga fillimi i sures deri në këtë ajet, të cilat luajnë rolin e objektit ndikues. Fjalët e Tij ”për atë që ka zemër” i referohen subjektit mbi të cilin ushtrohet veprimi. Ai është zemra e gjallë, e cila arsyeton fjalët e Allahut, ashtu siç është thënë në Kuran: “Ai nuk është vetëm se një përkujtues dhe Kuran i qartë, për të paralajmëruar atë që është i gjallë” (Ja Sin 36, 69-70). Epiteti “i gjallë” në këtë ajet lë të kuptohet se bëhet fjalë për zemrën e gjallë. Fraza “ia vë veshin” nënkupton drejtimin e shqisës së dëgjimit për te fjalët që i thuhen. Ky është kushti

i ndikimit prej fjalëve. Fraza “me vëmendje” do të thotë që dëgjuesi është i pranishëm me zemrën e tij, pa qenë i shpërqendruar me çështje të kësaj bote. Ibën Kutejbe ka thënë: “Ajeti përshkruan dëgjimin prej Librit të Allahut, ndërkohë që zemra është e pranishme dhe medituese, e vëmendshme dhe e vetëdijshme. Kur zemra nuk tregohet e vëmendshme, si dhe i mungon përsiatja dhe kuptimi për atë që thuhet, atëherë ekziston një pengesë mes saj dhe ndikimit prej Kuranit.” Nëse gjindet ndikuesi – Kurani –, subjekti ku ai vepron – zemra e gjallë –, si dhe plotësohet kushti për arritjen e ndikimit – dëgjimi i vëmendshëm –, ndërkohë që nuk ekziston pengesa – shpërqendrimi i zemrës nga mesazhi i ajeteve dhe largimi i saj drejt objekteve të tjera –, atëherë realizohet ndikimi, i cili konsiston në përftimin e dobisë dhe përkujtimit prej Kuranit. (vijon në nr. tjetër) (Shkëputur prej librit “El-Feuaid” nga Ibën Kajim elXheuzije)

Përtej Fjalës

9


Shprehja “Nuk ka dhunë në fe” dhe përdorimi i gabuar i saj. Shprehja “Nuk ka dhunë në fe” e cila në origjinë është ajet kurani, është një shprehje e cila na nderon para të tjerëve dhe na bën të krenohemi me të për dy arsye: E para: Kjo shprehje i jep të drejtë njerëzve për të zgjedhur atë besim që pëlqejnë edhe pse besimet sipas Kuranit janë tri llojesh: besim i drejtë, besim i devijuar dhe besim i trilluar ndërkohë që i vetmi i pranuar te Allahu është ai i pari ndërsa të tjerat janë të kota dhe të refuzuara. Kjo, sepse Allahu i madhëruar ka caktuar një ditë llogarie për robtë e tij dhe në mënyrë qe llogaria të ketë kuptim atëherë njeriu duhet të jetë i lirë.

t’ju kryqëzoj në trungjet e hurmave! Kështu do ta mësoni se kush prej nesh ka dënimin më të ashpër dhe do të jetë më i qëndrueshëm! * Ata i thanë: nuk do të japim përparësi ty ndaj asaj që na ka ardhur prej argumenteve të qarta dhe as ndaj Atij që na ka krijuar prandaj bëje atë që ke vendosur të bësh se ti vetëm jetën e kësaj bote do të ndërpresësh” suretu Taha:71-72. E dyta: Kjo shprehje ka ardhur në një ajet të qartë kurani i cili është pika më e lartë e referimit në Islam duke e kthyer kështu këtë shprehje në një rregull të pandryshueshëm për pasuesit e kësaj feje ndaj besimeve të tjera. Tani, ajo që na shqetëson në këto kohë është se shpesh herë shohim përdorime jo të sakta të kësaj shprehjeje si një rast i këtyre ditëve të fundit për të mohuar futjen e fëmijëve në praktikën e riteve fetare apo edhe marrjen e masave ndëshkuese kur shohin prej tyre shkelje të rregullave të fesë duke u argumentuar me këtë ajet për shkak të presioneve të jashtme dhe duke lënë mënjanë në këtë mënyrë udhëzimet fetare.

Përgjatë historisë, kjo e drejtë njerëzve shpesh herë u është mohuar dhe në veçanti e kanë bërë pasuesit e besimeve të kota ndaj besimit të drejtë siç konkretizohet në shembullin e vjetër të historisë së njerëzimit kur faraoni i drejtohej magjistarëve të tij kur mohuan idhujtarinë -besimin e tyre të mëparshëm- dhe besuan në Allahun; Zotin e botëve: “Ai (Faraoni) u tha atyre (magjistarëve): A ndoqët atë (Musanë) para se t’ju lejoja unë?! Ai është i madhi i juaj që ua mësoi magjinë! Do t’ju Për të qartësuar këtë gabim le të ndalemi si fillim pres duart dhe këmbët në anë të kundërta dhe do tek ajeti i kuranit prej të cilit është marrë kjo shpre-

10

Përtej Fjalës


hje! Ajeti i plotë: “Nuk ka detyrim në fe! Është qartësuar e vërteta nga e kota. Kush mohon idhujtarinë dhe beson në Allah është kapur pas një nyje të fortë e cila nuk zgjidhet dhe Allahu është dëgjuesi dhe i dijshëm për çdo gjë” suretu El-Bekara: 256. Duke parë në librat e komentimit të kuranit në lidhje me këtë ajet gjejmë si më poshtë: Ibn Abasi -radiallahu anhu- komentuesi më i madh i të gjitha kohërave dhe më i hershmi sepse i përket brezit të sahabëve në lidhje me ajetin e sipërpërmendur thotë: “Kur gruas në atë kohë (në kohën e injorancës) nuk i rronin fëmijët bënte nijet që nëse do ti rronte fëmija do ta fuste në hebraizëm. Kështu kur u dëbuan Benu En-Nadr (fis hebrenjsh) dhe mes tyre kishte prej bijve të Ensarve (myslimanët arabë të Medinës), ata thanë: Nuk do t’i lëmë bijtë tanë (në hebraizëm). Atëherë Allahu i madhëruar zbriti ajetin: [Nuk ka detyrim në fe, është qartësuar e vërteta nga e kota] suretu El-Bekara: 256” e transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson sheikh Albani. Fjala e tij [nëse do ti rronte fëmija do ta fuste në hebraizëm] sepse arabët në atë kohë të injorancës e dinin se feja e hebrenjve ishte më e mire se idhujtaria e tyre.

se shkaku i zbritjes së këtij ajeti ka të bëjë me disa ensarë edhe pse gjykimi i saj është i përgjithshëm”. Pra, siç shihet nga fjalët e komentuesve të kuranit, ajeti nuk bën fjalë për të ndaluar detyrimin e myslimanëve për praktikimin e fesë së tyre të cilën e kanë përqafuar me dëshirën e tyre të plotë por për të ndaluar detyrimin e jomyslimanëve për të pranuar islamin. Për këtë dëshmon qartë edhe vazhdimësia e ajetit kur thuhet: [Është qartësuar e vërteta nga e kota. Kush mohon idhujtarinë dhe beson në Allah është kapur pas një nyje të fortë]. Tani lind pyetja: A bën që ky ajet të përdoret edhe për të ndaluar detyrimin e myslimanëve për të praktikuar fenë e tyre duke qenë se detyrimi është kundër vullnetit të njeriut? Përgjigja: S’ka dyshim që mësimi dhe këshillimi të cilat nuk përbëjnë detyrim por nxitje janë baza e edukimit të fëmijëve në fenë e Allahut dhe e para gjë me të cilën ngarkohet prindi për të çuar në vend porosinë e Allahut në kuran kur thotë: “O ju që keni besuar! Mbroni vetet dhe familjet tuaja

Fjala e tij [Nuk do t’i lëmë bijtë tanë (në hebraizëm)] sepse pas ardhjes së islamit, ky i fundit ishte feja e drejtë pa devijime dhe për pasojë qëndronte më lart se feja e hebrenjve. Ibn Kethiri komentues i mëvonshëm i kuranit i viteve 774H thotë: “Ajeti do të thotë: mos detyroni askënd për të hyrë në fenë islame sepse treguesit dhe argumentet e tij janë të qarta dhe nuk është e nevojshme të detyrohet ndokush për të hyrë në të por atë që e udhëzon Allahu për në islam, ia hap kraharorin dhe ia ndriçon mendjen, ai hyn në të i vetëdijshëm kurse atij të cilit Allahu ia ka verbuar zemrën dhe vulosur dëgjimin dhe shikimin , atij nuk i bën dobi hyrja në fe i detyruar me forcë. Komentuesit kanë përmendur

Përtej Fjalës

11


nga zjarri!” suretu Et-Tahrim: 6.

lodra prej leshi që kur të qante ndonjëri prej tyre për ushqim tua jepnim për ti hutuar me to derisa të Allahu i madhëruar na ka sjellë një shembull real arrijnë iftarin” E transmeton Muslimi. në kuran të një burri të mirë që quhet Llukmani i Madje në islam jemi urdhëruar edhe për masa Urtë dhe ja si e mësonte dhe e këshillonte ai birin ndëshkuese për ata fëmijë të cilët kur i afrohen e tij: moshës së pjekurisë, neglizhojnë ritet fetare siç ka ardhur në fjalët profetike: “Kujto, kur Llukmani duke e këshilluar birin e tij, i Abdullah bin Amr bin El-As -radiallahu anhutha: O djali im! Mos i shoqëro shok Allahut, sepse tregon se Profeti -alejhi selam- ka thënë: “Mësojani idhujtaria është padrejtësia më e madhe!..... * O namazin fëmijëve në moshën shtat vjeç dhe godisdjali im, nëse vepra jote e gabuar të peshojë sa fara ni ata kur të mbushin dhjetë vjeç” e transmeton e sinapit (gjë shumë e vogël) dhe të jetë e fshehur Ebu Daudi dhe e saktëson sheikh Albani. në një shkëmb apo të jetë në qiej apo në tokë, Allahu do ta sjellë atë se Allahu i di mirë të imtat dhe Këto veprime, disa njerëz (jo praktikues dhe jo patë fshehtat. * O djali im, fale namazin, urdhëro për sues të islamit) mund ti quajnë detyrim për fëmijët punë të mira, ndalo nga të këqijat dhe bëj durim apo shkelje të së drejtës së tyre por që faktikisht ato ndaj çdo fatkeqësie se vërtet këto janë prej punëve aspak nuk janë ashtu sepse ato janë mënyra eduqë i ka bërë detyrë Allahu * Mos ua shtrembëro kimi. Nuk do të thotë kjo se çdo fëmijë duhet të fytyrën tënde njerëzve dhe mos ec nëpër tokë kry- futet në agjërim edhe nëse është shëndetlig dhe e elartë se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që ka të pamundur agjërimin dhe kjo për dy arsye: shumë lavdërohet. * Ji i matur në ecje dhe ule zërin tënd sepse zëri më i urryer është zëri i gomarit” E para: Fëmijët në këtë moshë nuk e kanë detyrë suretu Llukman: 13-19. agjërimin dhe futja e tyre në agjërim në këtë moshë bëhet për ti mësuar ata me agjërim. Në këto ajete shohim edukimin e fëmijëve me këshilla e porosi siç gjejmë gjithashtu edhe mënyrën E dyta: Allahu i madhëruar në kuran ua ka hequr e përcjelljes së tyre me fjalët e buta dhe të ëmbla. të mëdhenjve detyrën e agjërimit kur e kanë të paKëtyre mënyrave u shtohet gjithashtu edhe modeli mundur kryerjen e tij atëherë aq më tepër kur janë praktik që i ofrojnë prindërit dhe shoqëria e tyre të vegjël dhe nuk e kanë fare detyrë agjërimin. islame ku jetojnë, gjë e cila ka ndikim te madh të Po ashtu edhe goditja e tyre kur i afrohen moshës fëmijët sepse ata në këtë moshë kanë prirje të imi- madhore nuk do të thotë të rrihen brutalisht për tojnë të tjerët sidomos prindërit e tyre. Kjo e fundit namaz dhe kjo gjithashtu për dy arsye: edhe pse nuk është përmendur në ajet nënkuptohet sepse Llukmani i Urtë nuk e ka marrë këtë cilësi E para: Fëmijët në këtë moshë nuk e kanë detyrë duke kundërshtuar ato që thotë. namazin sepse Profeti -alejhi selam- ka njoftuar: Pra, edukimi me mësime, këshilla dhe ofrimin e “Është ngritur lapsi për të voglin derisa të rritet (të modelit të mirë përbën bazën e edukimit në islam arrijë moshën e pjekurisë)” që do të thotë se gosepse njeriu që nuk di se çfarë detyrash ka, as nuk ditja e tyre në këtë moshë është thjesht për edukim. i di sesi kryhen ato dhe as nuk ka parë dikë ti kryej E dyta: Goditja si masë ndëshkuese në kuran dhe ato nuk ka se çfarë të veprojë. Mirëpo edukimi i në fjalët profetike është e kushtëzuar me kushtin fëmijëve në islam nuk përfundon këtu pa i futur që të mos jetë e fortë që të lejë shenja, as të jetë në ata konkretisht në punë dhe ja një shembull praktik vende delikate që të shkaktojë dëme dhe as të jetë në islam se si i mësonin sahabët fëmijët e tyre me në fytyrë që ti prishë pamjen. agjërim! Duke qenë se jemi te edukimi me masa Rabia bint Muauidh -radiallahu anha- në lidhje me ndëshkuese nuk mund të lemë pa përagjërimin e Ashurasë tregon: “Ne (kur vinte Ashu- mendur se asnjëherë në lidra) i fusnim fëmijët në agjërim. Ne u bënim atyre hje me to nuk kalohet te

12

Përtej Fjalës


më e rënda nëse qëllimi mund të arrihet me masa më të lehta dhe ja çfarë thotë dijetari El-Iz bin Abdus-Selam në librin e tij të famshëm “Rregullat e Gjykimeve në lidhje me Rregullimin e Njerëzve”: “Nëse edukimi arrihet me fjalë dhe vepra më të lehta nuk kalohet te më të ashprat sepse janë dëme të panevojshme përderisa qëllimi arrihet me ato që janë me të lehta”. Kjo që thamë këtu në lidhje me agjërimin dhe namazin vlen për çdo detyrë tjetër fetare qofshin ato ibadete (adhurime), morale, apo norma e rregulla të veshjes dhe paraqitjes etj. Si përfundim themi: Këto janë disa mënyra edukative në fenë tonë të cilat kanë ardhur nëpërmjet profeti tonë Muhamedit -alejhi selam- të përcaktuara qartë se kur, për kë dhe si duhen kryer. Ato nuk futen te dhuna e ndaluar në ajetin “Nuk ka dhunë në fe” dhe as përbëjnë në vetvete dhunë sepse siç thamë më lart janë mënyra edukative apo masa disiplinore prandaj çdo ligjërues islam duhet të ketë kujdes kur ligjëron që të mos i ngatërrojë çështjet e të bjerë viktimë e presioneve të jashtme nga ata njerëz që nuk janë as pasues dhe as praktikues të kësaj feje dhe për pasojë ti mohojnë ato. Është e çuditshme se këtyre kritikuesve të jashtëm kur u përmend ndonjë vepër negative të pranueshme si e tillë nga ana e tyre si psh: përdorimi i drogës nga fëmijët, janë të gatshëm ti

pranojnë masat ndëshkuese për fëmijët ndërsa për shkeljen e rregullave fetare thonë: masat ndëshkuese janë dhunë e papranuar. Ne u themi se kjo gjë është të ecësh me dy standarde e megjithatë nuk përbën ndonjë çudi të madhe sepse ju duke qenë se jeni materialistë nuk konsideroni dëme veçse dëmet materiale të dukshme ndërsa dëmet e besimit për ju nuk kanë aspak peshë mirëpo për ne janë parësore. E në qoftë se ata kur na akuzojnë ne për ushtrim dhune ndaj fëmijëve u referohen disa akteve të qarta dhune siç pretendojnë se i kanë parë në disa prej vende myslimane në kundërshtim me atë që u sqarua më lart dhe bazuar në to paragjykojnë të gjithë myslimanët, atëherë u themi: Nëse ato janë vërtetë ashtu siç thoni atëherë s’ka dyshim se janë veprime jo të sakta dhe të dënueshme në të cilat nuk bien veçse njerëzit e paditur dhe kështu le të shërbejë ky shkrim si sqarim për të dyja palët.

Shkroi: Dr. Abdullah Nabolli

Përtej Fjalës

13


MBI THASHETHEMIN Një grua përhapi një herë një thashethem mbi një grua tjetër. Pasi doli se ajo që kishte thënë nuk ishte e vërtetë, ajo u pendua dhe shkoi tek një dijetar e i tha: “Kam folur keq për dikë dhe jam penduar. Më këshillo si ta shlyej.” Dijetari i tha: “Shko merr një pulë, rrjepe, pastaj hip majë filan kodre dhe hidhi të gjitha pendët e saj.” Gruaja bëri siç i tha dhe të nesërmen shkon te dijetari dhe i thotë: “Bëra siç më the. Po tani?” “Tani shko e mblidhi të gjitha pendët” - i tha dijetari. “Por kjo është e pamundur! - i tha ajo. “Kështu është edhe me thashethemin. Me të dalë nga goja, nuk e kthen dot mbrapsht e përhapet si pendët në erë” - ia ktheu dijetari.

14

Përtej Fjalës


Qendresa ndaj pushtetit faraonik Përballja e Musait me magjistarët dhe pranimi i mesazhit profetik prej këtyre të fundit la shenjë te dëshmuesit e kësaj ngjarjeje. Prej izraelitëve, pas shpalljes së besimit nga ana e magjistarëve, “600,000 mijë vetë u shndërruan në ndjekës të Musait” (Ibën Xherir et-Tabari). Edhe pse Faraoni i vrau magjistarët duke ua copëtuar fillimisht gjymtyrët dhe duke i kryqëzuar më pas, ai e la të lirë Musain nga frika e efektit që do të kishte te njerëzit persekutimi apo vrasja e tij. Megjithatë, ai vazhdoi persekutimin e izraelitëve me shpresën se terrorizimi i tyre do ta dobësonte në mënyrë të tërthortë Musain. Këtë strategji Faraoni vendosi ta ndjekë pas konsultimit me rrethin e tij të afërt, i cili i shprehu fillimisht shqetësimin për lirinë e Musait: “Elita e popullit të Faraonit tha: A po e lë të lirë

Musain dhe popullin e tij që të shkaktojnë korruptim në tokë dhe të të braktisin, ty dhe hyjnizimin tënd?!” (El-A’araf 7, 127). Korruptimi të cilit i druhej elita ishte përhapja e mesazhit profetik tek egjiptasit dhe “ndryshimi i fesë së tyre, sepse duke ua korruptuar fenë popullit të Faraonit, izraelitët do të arrinin të merrnin pushtetin” (Fakhr ed-Din er-Razi). Sa i takon hyjnizimit të Faraonit, Ibën Abbasi ka thënë se “Faraoni ishte një njeri që adhurohej dhe nuk adhuronte kënd” (Ibën Xherir et-Tabari).Përgjigja e Faraonit ndaj shqetësimeve të elitës përreth tij ishte: “Do t’ua masakrojmë fëmijët dhe do t’ua lëmë gjallë gratë e tyre. Pa dyshim ne jemi përmbi ta gjunjëzues” (ElA’araf 7, 127). Cilësia e përkthyer si ‘gjunjëzues’, me të cilën Fara-

Përtej Fjalës

15


oni vlerësoi veten dhe rrethin e tij të afërt, në arabisht është shumësi i fjalës “kahir” që mbart kuptimet e “mposhtjes, mbizotërimit, dhe nënshtrimit” të dikujt (William E. Lane). “El-Kahir” – Gjunjëzuesi – është një nga cilësitë e Zotit: “Ai është Gjunjëzuesi, përmbi robërit e Tij” (El-En’am 6, 61). Fakti që Faraoni shprehet për veten e tij me një epitet të përdorur në Kuran për të përshkruar Zotin është tregues i pretendimit të tij për t’u hyjnizuar. Këtë ai e shprehu kur e kërcënoi Musain: “Nëse do të konsiderosh si hyjni dikë tjetër përveç meje do të të bëj prej të burgosurve!” (Esh-Shu’ara 26, 29), dhe kur iu drejtua rrethit të tij të afërt me fjalët: “O ju të elitës, nuk di të keni hyjni tjetër përveç meje” (El-Kasas 28, 38). Zoti e cilëson Faraonin dhe pushtetin e tij, e për rrjedhojë çdo pushtetar dhe pushtet që shfaq tiparet e tij, si korruptues. Në ajetin e katërt të sures Kasas, Ai e përshkruan kështu sundimin e Faraonit përpara shfaqjes së Musait me mesazhin profetik: “Faraoni e lartësoi veten e tij në tokë dhe banorët e saj i përçau në grupe. Njërin prej tyre e shtypi duke ua therur bijtë dhe duke u lënë gjallë gratë. Ai ishte vërtet prej korruptuesve”. Musai u kërkoi izraelitëve të bënin durim ndaj persekutimit dhe masakrave qe kryente Faraoni nëpërmjet ushtarëve të tij: “Kërkoni ndihmë prej Allahut dhe bëni durim! Nuk ka dyshim se toka është e Allahut, ia lë trashëgim atë kujt të dojë prej robërve të tij. E përfundimi i lëvdueshëm i takon të vetëdijshmëve për Zotin” (ElA’araf 7, 128). Izraelitët shfaqën një lloj padurimi me persekutimin kur ai nuk u ndal, jo vetëm pas përqafimit të mesazhit të Musait, por edhe

16

Përtej Fjalës

pas mposhtjes në mënyrë publike të magjistarëve: “Ishim të persekutuar përpara se të vije e u persekutuam edhe pas ardhjes tënde. Ai u përgjigj: Ka mundësi që Zoti juaj ta asgjësojë armikun tuaj dhe t’ju bëjë trashëgimtarë në tokë, që të shohë si do të veproni“ (El-A’araf 7, 129). Nxjerrja në pah e kësaj ndjesie të brendshme është një ligjësi hyjnore që përsëritet në mënyrë të rregullt në mesin e besimtarëve, të cilët presin të shohin ngadhënjimin e besimit. Sipas perceptimit njerëzor, ndihma dhe shenjat e Zotit duket sikur vonojnë, kurse ato shfaqen në momentin që përmbushen të gjitha kushtet e ciklit të ligjësisë hyjnore, të cilat përcaktojnë ardhjen e ndihmës së Zotit: “A mos menduat se do të hyni në parajsë pa kaluar sprova të ngjashme me ata që kanë qenë përpara jush?! Ata u goditën me vështirësi e vuajtje dhe u tronditën aq sa, Profeti dhe ata që besuan bashkë me të, të thonë: Kur po vjen ndihma e Allahut?! Por ja, ndihma e Allahut është vërtet afër!” (ElBekarah 2, 214). Në ajetin 137 të sures A’araf, Zoti tregon shpërblimin e izraelitëve për durimin e treguar, në përmbushje të premtimit të Tij të mëparshëm: “Ne i trashëguam popullit që konsiderohej si i dobët tokat e bekuara në lindje dhe në perëndim. Premtimi sublim i Zotit tënd për bijtë e Izraelit u bë realitet sepse ata qëndruan me durim, ndërsa Ne rrafshuam ndërtesat që Faraoni dhe populli i tij ngrinin dhe lartësonin”. Në situata të tjera nga ajo e izraelitëve, besimtarët mund të përballen me forma të ndryshme të ushtrimit të dhunës nga pushteti me tipare faraonike. Nëse persekutimi policor është një formë e hapur agresioni, dhuna e dimensioneve të tjera të pushtetit faraonik, atij politik, ekonomik dhe mediatik,


shfaqet në forma më të buta, por njësoj denatyruese dhe shpërfytyruese. Qëllimi i tyre është i njëjti: korruptimi i shpirtit njerëzor. Nëse korruptimi politik shfaqet me dhënien e një posti, dhe ai ekonomik me përfitimin e të mirave materiale, korruptimi i propagandës mediatike synon shtrembërimin e të vërtetës për qëllimin dhe kuptimin e jetës, e cila është e ngulitur në thelb të shpirtit. Mbrojtja e preferuar e pushtetit korruptues është akuzimi i kumtuesit të mesazhit profetik për korruptimin e njerëzve nëpërmjet ideve që mbartin fjalët e shpalljes hyjnore. Kështu, rrethi i ngushtë i Faraonit e nxiti atë të shtypte që në zanafillë përhapjen e mesazhit të Musait, duke i sugjeruar edhe justifikimin për këtë veprim: “A po e lë të lirë Musain dhe popullin e tij që të shkaktojnë korruptim në tokë dhe të të braktisin, ty dhe hyjnizimin tënd?!” (El-A’araf 7, 127). Këtë sugjerim të elitës Faraoni e përvetësoi dhe e përçoi në popull, teksa e paralajmëroi për rrezikun që po i vinte prej Musait dhe i kërkoi miratimin për ta vrarë atë: “Lejomëni ta vras Musain dhe le t’i lutet Zotit të tij! Unë kam frikë se mos jua ndërron fenë, ose shkakton korruptim në tokë”. (Ghafir 40, 26). Propaganda mediatike nuk mbeti mbrapa në shpërndarjen e ideve korruptuese, të gatuara në korridoret e majës së pushtetit politik, në bashkëpunim me rrethin e ngushtë. Por, sado i fuqishëm efekti korruptues i magjisë mediatike, e vënë në funksion të pushtetit politik dhe elitës së korruptuar, Zoti e prish megjepsjen e shkaktuar prej saj me vërtetësinë e mesazhit profetik: “E kur erdhën magjistarët, Musai u tha: Vërvitni çfarë keni për të vërvitur! Kur magjistarët vërvitën, Musai tha: Ajo që sollët është magji, Allahu ka për ta zhvleftësuar atë! Pa dyshim, Allahu nuk i jep vlerë veprës së kor-

ruptuesve!” (Junus 10, 80-82) Zoti u premtoi izraelitëve, dhe nëpërmjet shembullit të tyre çdo bashkësie që ndjek rrugën të cilën ata përvijuan, se durimi dhe besimi i sigurt te shenjat e Zotit shpërblehet me shndërrimin e të palëkundurve në udhëheqës. Udhëheqës jo të korruptuesve dhe të të korruptuarve, por të atyre që janë të vetëdijshëm për Zotin, duke i bërë mëkëmbës të çështjes së Zotit në tokë. Ajeti 24 i sures Sexhde e përshkruan kështu rrugëtimin e udhëheqësve në mesin e izraelitëve: “Ne përgatitëm nga mesi i tyre udhëheqës, të cilët udhëhoqën sipas urdhrit Tonë, sepse ata treguan durim dhe bindje të sigurt në shenjat Tona”. Musai e mbyll fjalën e tij inkurajuese për izraelitët duke u premtuar se përfundimi i lëvdueshëm u takon atyre që janë të vetëdijshëm për Zotin. Edhe nëse ndodh që të mos arrijnë të mbizotërojnë në tokë, shpërblimi i tyre në botën tjetër është i sigurt: “Ajo është bota e përtejme, të cilën e kemi përgatitur për ata që nuk synojnë arrogancën, dhe as korruptimin, në tokë. E përfundimi i lëvdueshëm i takon atyre që janë të vetëdijshëm për Zotin” (ElKasas 28, 83). Sa i takon fundit të korruptuesve, të cilët korruptojnë shpirtrat e njerëzve dhe tokën, historia e ka dëshmuar vazhdimisht se si përfundojnë. Për ata që lexojnë, meditojnë dhe kuptojnë, përkujtimi i Zotit mjafton: “Faraoni dhe populli i tij i mohuan shenjat e Zotit – ndërkohë që ishin të sigurt në vetvete për vërtetësinë e tyre – me padrejtësi dhe arrogancë. Prandaj, shih si ishte përfundimi i korruptuesve!” (Ibrahim 27, 14).

Përgatiti: G. Demneri

Përtej Fjalës

17


Si e vlerësonte Muhamedi a.s punën Muhamedi a.s një ditë kur e takoi njërin nga as-habet (shokët e Pejgamberit a.s), i cili quheshte Muaz, i tha: – “O Muaz, të qenkan ashpërsuar duart e të qenkan bërë me kallo (baltë)”. Po Resulull-llah kam kazëm në dorë dhe po punoj tokën, kështu arrij të siguroj jetesën e fëmijëve. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem e përqafoi hazreti Muazin dhe i tha: – “Këtë dorë nuk e djeg Xhehenemi”. Përseri një ditë, një njeri i ri i cili ishte shumë i zhvilluar dhe i fuqishëm po shkonte duke vrapuar shumë herët për në punë. Disa nga as-habet (shokët e Pejgamberit a.s) që ndodheshin aty, nuk e panë me vënd këtë veprim dhe thanë sikur të vraponte kështu për rrugë të Zotit. Pejgamberi a.s që ndodhej aty, tha: “Mos thoni ashtu! Në qoftë se po shkon në punë për të mos i’u bërë nevojtar të tjerëve, për të mos e lejuar nënën, babanë, fëmijët dhe pjestarët e tjerë të familjes që t’i bëhen të tjerëve nevojtarë, nëse ka dalur të punojë që mos ti turperojë ata është në rrugë të Zotit, nëse ka dalur për një punë të hajrit është në rrugë të Zotit, çdo hap që ai hedh është ibadet (adhurim).” Siç kuptohet, puna me një qëllim të mirë në Islam është idadet (adhurim ndaj Zotit). Por puna atyre që bëjnë harame dhe që hanë hakun e të tjerëve nuk

18

Përtej Fjalës

quhet ibadet. Të thuash “Çfarë nevojë ka të falësh Namazin kur puna na qenka ibadet” është një gjë shumë e gabuar. Pra puna dhe njerëzit që punojnë në Islam vlersohen dhe shpërblehen shumë, kështu që nëse punohet me qëllim të mirë e të pastër atëherë tek Zoti puna që po bëjmë llogaritet si adhurim ndaj Atij, por asesi nuk duhet anashkaluar gjërat tjera që na ka obliguar Zoti në Kur’an për përditshmërinë dhe çështjet ekzistenciale. Ai që dëshiron të ushqehet me hallall duhet t’i kushtojë rëndësi këtyre 5 gjërave: 1. Për të vrapuar pas riskut, nuk duhet të lihen pas dore ibadetet tjera që na ka obliguar All-llahu. 2. Nuk duhet t’i bëjmë dëm ose ti hyjmë në hak ndonjë njeriu, duke u munduar të fitojmë. 3. Duke punuar duhet të kemi për qëllim që të mbrojmë pjesëtarët e tjerë të familjes. 4. Gjatë punës nuk duhet të stërmundojmë veten. 5. Duhet ta kemi të qartë se puna është vetëm një arsye për riskun. Por risku nuk fitohet me anë të punës, por na e jep Zoti i Madhëruar.

REDAKSIA


Një perspektivë e krishterë mbi xhihadin

Nga: Craig Considine Politikanët dhe aktivistët antimuslimanë shpesh shfrytëzojnë audiencën dhe portalet në internet për të kritikuar termin “xhihad” si një formë të supremacisë islame, të shtypjes dhe dhunës. Ekstremistët muslimanë, nga ana tjetër, thonë se “xhihadi” nënkupton “luftën e shenjtë” kundër jomsulimanëve. Nëse e konsiderojmë termin “xhihad” vetëm përmes këtyre lenteve, do të thotë se po

luajmë lojën e ekstremistëve që anashkalojnë qëllimisht elementët e tjerë thelbësorë që përfshin koncepti i “xhihad”-it. Në islam, “xhihadi” ka disa komponentë të ndryshëm, që përfshijnë përpjekjet personale, të tilla si lufta kundër varësive; betejat sociale, të tilla si përpjekjet për të qenë tolerant ndaj të tjerëve; dhe më rrallë, ky term nënkupton betejat ushtarake kur kryerja e tyre është e nevojshme për vetëmbrojtje.

Përtej Fjalës

19


Kur u pyet, “Cili është xhihadi i madh?”, Muhamedi u përgjigj: “Xhihadi i vetes (lufta kundër egos dhe individualizmit, kundër veseve dhe eshpeve).” Në kundërshtim me retorikën dhe keqinformimim mbi “xhihadin” të përhapur nga rrjetet kundër muslimanëve, Muhamedi nuk tha se luftrat e dhunshmë janë forma më e rëndësishme e “xhihad”-it. Keqkuptimet që ziejnë në Amerikë dhe përtej saj mbi “xhihadin”, më kanë nxitur ta analizoj atë nga perspektiva e një të krishteri. Në këtë artikull do të përpiqem të bëj dy gjëra – të eksploroj sesi format e “xhihadit” janë prezente edhe në krishtërim dhe të evidentoj mënyra të qasjes ndaj “xhihadit” në tekstet islame dhe të krishtera. Kështu mund të zbulojmë karakteristika të përbashkëta “të xhihadit” në mënyrë që të krishterët dhe muslimanët të ndërtojnë ura mirëkuptimi dhe tolerance mes tyre. Edhe pse termi “xhihad” nuk përdoret literalisht në tekset e shenjta të krishtera, ideja e përpjekjes (luftës) është në zemër të krishtërimit. Ka disa pasazhe në Testamentin e Ri të cilat ofrojnë udhëzim për të krishterët që ndeshen apo luftojnë me probleme dhe dilema të ndryshme në jetët e tyre. Një nga aspektet e “xhihadit” të krishterë është mosushtrimi i dhunës. Kur ushtarët romakë arrestuan Jezusin dhe e dërguan tek Pons Pilati, njeriut që ndihmoi në kryqëzimi e tij, Jezusi i tha: “Mbretëria ime nuk i përket kesaj bote. Po të mos ishte kështu, dishepujt e mi do të luftonin për të ndaluar arrestimin tim nga hebrenjtë. Por tashmë mbretëria ime është nga një vend tjetër.” (Gjoni 18:35-36) Siç shikojmë, dhuna është në antitezë me mësimet e Jezusit. Ai nuk u kërkoi pasuesve të tij të rrëmbenin armët për të shfaqur përkushtimin ndaj mësimeve të tij. Në të vërtetë, ai bëri krejt të kundërtën. Tek Mateu (26:53), Jezusi i tha pasuesve të tij “…të gjitha ata që ngrenë shpatat, do të zhduken prej shpatave.” Jezusi, siç mund të shikoni, inkurajoi dishepujt e tij të luftonin kundër dëshirës për të përdorur forcë kur ndiheshin të frustruar apo të dhunuar. Ngjashëm, edhe shkrimet e shenjta islame i inkurajojnë muslimanët të përpiqen kundër përdorimit të dhunës. Kur’ani (5:32), për shembull, shprehet “… Nëse dikush vret një person me pa të drejtë është njësoj si të ketë vrarë të gjithë njerëzimin: dhe nëse dikush shpëton një jetë është njësoj si të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin.” Në një tjetër pasazh

20

Përtej Fjalës

kur’anor (2:190), muslimanëve u thuhet: “Luftoni në emër të Zotit ata që ju luftojnë të parët, por mos i tejkaloni kufijtë (ose të filloni ju sulmin); sepse Zoti nuk i do ata që i tejkalojnë kufijtë.” Është e qartë se këto dy pasazhe reflektojnë parimet e “xhihadit” të krishterë në emër të të qenit kundër dhunës. Një tjetër element i “xhihadit” të krishterë është shfaqja e dashurisë për ata që të rrethojnë. Jezusi do që të krishterët të duan fqinjët e tyre, madje përtej kësaj, të duan armiqtë e tyre, një mësim që shfaqet tek Luka (6:27). Tek Mateu (5:9), shkruhet se ata që vendosin paqe janë të bekuar, “sepse ata do të quhen bij të Zotit”. Testamenti i Ri kërkon që të luftojmë për arritjen e paqes, edhe nëse kjo do të thotë të falësh armiqtë e tu më të egër që duan të të lëndojnë. Kur’ani gjithashtu u kërkon muslimanëve të zbulojnë rrugët që sigurojnë paqe në vend të luftës. Muslimanët janë të detyruar të flasin mirë për të tjerët edhe nëse ata nuk besojnë në islam. Në Kur’an (17:53-54), shkruhet se muslimanët duhet të flasin “në mënyrë më të bukur dhe më të mirë me ata që nuk ndajnë të njëjtin besim”. Është e pamundur që një musliman të detyrojë dikë tjetër të besojë në islam, siç Kur’ani (2:256) thotë, “nuk ka imponim (dhunë) në fe”. Në këtë kontekst, “xhihadi” është përpjekje për të trajtuar jomuslimanët me respekt dhe dinjitet. “Xhihadi” i krishterë u kërkon të krishterëve të mos “hakmerren ndaj të keqes me të keqe”. Tek Romakët (12:17), të krishterëve u kërkohet të jetojnë në paqe me të gjithë. Njerëzit që e quajnë veten të krishterë, në vend të thirrjeve për bojkotimin e islamit dhe nxitjes së urrejtjes ndaj muslimanëve, duhet t’i përmbahen kërkesës së këtij vargu dhe të kërkojnë mënyra për të ndërtuar ura paqeje dhe jo të ndezin flakët e urrejtjes dhe fanatizmit. Në mënyrë të ngjashme, muslimanët që thërrasin për “xhihad” duhet të kujtojnë se Kur’ani (4:9) u kërkon muslimanëve t’i lënë të tjerët të qetë nëse ata nuk u kundërvihen: “…mos i luftoni nëse ata ju


ofrojnë paqe, sepse Zoti nuk ju jep asnjë justifikim të luftoni kundër tyre.” “Xhihadi” i krishterë mund të eksplorohet më tej në urtësinë e lënë nga dishepujt e Jezusit. Pjetri, për shembull, konsiderohet si “gurthemeli” i kishës së Jezusit sepse foli mbi luftën e ruajtjes së besimit të krishterë me çdo kusht. Tek Pjetri (3:14), ai deklaron “…bëni çdo përpjekje për të qenë pa njolla dhe pa faje, në paqe me Jezusin.” Në këtë varg, Pjetri

është duke theksuar një nga qëllimet themelore të krishtërimit – shmangi veprat e këqija dhe mëkatet. Një i krishterë i vërtetë, si Pjetri, kujdesej më shumë për të frenuar veten nga teprimet dhe shkeljet e të drejtave të të tjerëve dhe nuk i sulmonte të tjerët për mëkatet që kryenin. Ai i inkurajonte të krishterët të luftonin për të tejkaluar dilemat e tyre personale përpara se të ankoheshin dhe të kundërshtonin gabimet e të tjerëve. Në thelb, ai besonte se progresi i ka rrënjët tek aftësia individuale për të

ndryshuar qëndrim dhe sjellje në përpjekje (luftë) për t’ju përmbajtur mësimeve të Jezusit. Theksimi i të mirës dhe kërkimit të dijes nga ana e Pjetrit, i ngjason vëmendjes që Kur’ani i kushton vazhdimisht “ilm”-it, termit arab për dijen. Vërtet, asnjë religjion në botë nuk i kushton aq shumë rëndësi dijes sa Islami. Në Kur’an, dija përmendet më shumë se 700 herë. Në Kur’an (58:11), Zoti lartëson “…ata që janë të dijshëm”. Muhamedi thekson rëndësinë e dijes edhe në një hadith, apo thënie të tij, në të cilët shprehet “Kërkimi i dijes është detyrë e çdo muslimani dhe muslimaneje, nga djepi deri në varr, në çdo cep të botës qoftë ajo.” Në një tjetër hadith Muhamedi thotë: “Boja e kalemit të dijetarit është më e shenjtë se gjaku i martirit.” Jezusi, njësoj si Muhamedi, u mësoi pasuesve dhe besimtarëve të ardhshëm se lufta, përpjekjet apo “xhihadi” është një element themelor i besimit të krishterë. Ai u mësoi dishepujve të tij “ të luftojnë për t’u futur në portën e ngushtë…” që pasqyron nocionin popullor mes muslimanëve të qëndrimit “në rrugën e drejtë” dhe praktikimit të islamit në mënyrën më të mirë. Si përfundim, të krishterët dhe muslimanët udhëzohen nga shkrimet e tyre të shenjta që të ngulmojnë në përpjekjet dhe betejat e tyre. Ata inkurajohen të luftojnë në këtë botë, të ruajnë besimin në Zot, në shkëmbim të një shpërblimi më të madh kur të mbërrijë fundi i pashmangshëm i kësaj bote. Në esencë, muslimanët dhe të krishterët ndajnë një “xhihad” të përbashkët. Ky nuk është një “xhihad” i dhunës, por i dashurisë për njëri-tjetrin, i perfeksionimit të shpirtrave dhe i kërkimit të dijes.

Burimi:huffingtonpost.com

Përtej Fjalës

21


Një nga shenjat e dashurisë së Profetit për ne

Allahu i ka dhënë çdo profeti, një kërkesë – një lutje që është e garantuar se do të pranohet. Profetët e shkuar e kanë shfrytëzuar këtë mundësi për të kërkuar diçka që donin ta shikonin të realizuar. Disa profetë e kanë përdorur këtë lutje kundër njerëzve të tyre sepse ata i luftuan pamëshirshëm. Për shembull, Nuhu, pasi bëri thirrje për 900 vjet, u irritua me njerëzit e tij që e kundërshtuan mesazhin që u përcolli dhe bëri këtë lutje: “O Allah, nuk dua të lësh asnjë shtëpi mosbesimtarësh në këtë tokë!” Si rrjedhim, Allahu e shkatërroi qytetin e tij, që përbënte të gjithë njerëzimin për kohën që flasim. Ngjashëm, Profeti Ibrahim bëri një lutje drejtuar Allahut për Profetin Muhamed, duke i kërkuar Atij që i dërguari i fundit të vinte nga pasardhësit e tij. Kjo është arsyeja pse Profeti Muhamed tha: “Unë jam lutja e babait tim, Ibrahimit.” Moisiu u lut kundër Faraonit: “O Allah, mos e udhëzo këtë person!”, dhe pikërisht kjo ndodhi. Faraoni vdiq si mosbesimtar. Sulejmani iu lut Allahut: “Më jep pushtet që nuk e ka pasur asnjë njeri para meje.” Për këtë arsye Allahu i dha atij pushtet të madh e të fuqishëm që askush përpara tij nuk e kishte gëzuar. Profeti Muhamed zotëronte lutjen më të madhe, por për çfarë e përdori ai atë? Profeti a.s thotë: “Allahu i ka dhënë një lutje çdo profeti dhe të dërguari, duke e garantuar se do t’ia pranojë atë. Të g jithë profetët e kanë përdorur këtë lutje për veten e tyre, në këtë botë, me përjashtimin tim. Unë e kam ruajtur atë dhe nuk do ta përdor në këtë botë. E kam ruajtur për umetin tim dhe do ta përdor për ta në Ditën e Kijametit. Lutja ime do të jetë: O Allah, fale të g jithë umetin tim!”. Kjo është lutja e Profetit a.s, “këdo që besoi në mua, o Allah fale atë.” Allahu do ta pranojë këtë lutje. Profeti e ruajti këtë dua për ne, ndërsa mund ta kishte përdorur për veten e tij. Ai vendosi të sakrifikojë për umetin (pasuesit) e tij. Kjo tregon dashurinë e pamatë që ai kishte për ne.

Burimi: lifeoprophet.com

22

Përtej Fjalës


Profeti Muhamed në Kaligrafi Përtej Fjalës

23


Në periudhë para-Islame, shkrimi arab nuk ishte shumë i zhvilluar. Kjo pasi nuk përdorej gjerësisht sepse arabët zakonisht i memorizonin gjërat. Për këtë arsye, zhvillimi i shkrimit arab filloi me ardhjen e Islamit, kur filloi të shpallej Kur’ani, pasi Profeti a.s u kërkoi skribëve (shkruesve) të regjistronin gjithçka që dëgjonin prej tij. Si rrjedhim, shkrimi arab evoloi dhe u përmirësua me kalimin e kohës, duke çuar në krijimin e artit më origjinal islam, kaligrafisë islame. Për shekuj me radhë, muslimanët kanë zbukuruar xhamitë dhe vende të tjera me kaligrafi të mrekullueshme që përshkruajnë personalitetin e Profetit Muhamed a.s, ose qw pwrmbajnw këshilla të vlefshme mbi tema të ndryshme. Fillimisht, Profeti Muhamed u shfaq në kaligrafi tek librat e haditheve (thënieve të Profetit) që ishin në formë dorëshkrimesh; në fazat e hershme të zhvillimit të kaligrafisë islame, këto punime shqyrtonin traditën e tij. Pastaj u pasuan nga dorëshkrime, të njohura si shamail, që përshkruanin karakteristikat fizike dhe personalitetin e tij. Për më tepër, kaligrafët prodhuan shumë koleksione të 40 haditheve; këto koleksione u hartuan duke u bazuar në hadithin e famshëm që premton shpërblim nw Ditën e Gjykimit për ata që memorizojnë 40 hadithe nga Profeti a.s. Përveç kësaj, kishte broshura kaligrafike që përmbanin lutje dhe bekime për Profetin Muhamed. Një tjetër kategori të veprave klasike kaligrafike përbënin dorëshkrimet e biografisë së tij; cilësia e kaligrafisë, po ashtu prarimi dhe lidhja e këtyre dorëshkrimeve vazhdojnë të jenë edhe sot e kësaj dite shembuj të shkëlqyer të artit të kaligrafisë, dhe shumë prej tyre gjenden në muzeume dhe librari në të gjithë botën. Përveç librave, ekzistojnë edhe disa albume që përmbajnë hadithe të Profetit a.s dhe që janë shkruar individualisht ose në grup, në stile të ndryshme kaligrafike, në faqe të veçanta të njohura si kit’as. Për më tepër, thënie që përmbajnë këshillat e Profetit Muhamed a.s mbi çështje të ndryshme, të shkruara në pllaka ose pllakata, dhe ato që përmbajnë përshkrimin e karakterstikave fizike dhe të personale të tij, të njohura si hilja, kanë qenë pjesë e kaligrafisë islame, veçanërisht që nga shekulli i XVIII-të. Ngjashëm me këto pllakata, emrat dhe thëniet e tij mund të gjenden të gdhendura edhe

24

Përtej Fjalës

në muret e xhamive në forma kaligrafike. Hadithet dhe librat Shamail Lënda e pllakave shamail është tradita dhe thëniet e Profetit Muhamed. Edhe pse shumica e tyre nuk janë kaligrafi ose vepra arti, ka shumë të tjera që janë punuar nga kaligrafë ekspertë, dhe si të tilla mbartin vlera artistike. Për shembull, këto punime mes të tjerash përfshijnë, tetë vëllimët e Sahihut të Buhariut, të shkruar nga kaligrafi Hasan Riza Efendi. Nga ana tjetër, hadithi i famshëm që premton shpërblim në Ditën e Gjykimit për ata që memorizojnë 40 hadithe nga Profeti Muhamed, ka nxitur, që nga fillimi i Islamit, në hartimin e koleksioneve me 40 hadithe, në formë prozaike dhe në vargje. Mes tyre mund të përmendin Kitabu Nefahati’l-abiri’s-sari dhe Mevahibu’l-azizije, të dy të shkruar nga Hasan Uskudari, kaligraf mbretëror dhe një nga artistët më të mirë të kohës së tij. Një lloj tjetër veprash kaligrafike që kanë ngjallur vëmendje të madhe të muslimanët, janë librat shamail, objekti i të cilëve është stili i jetesës së Profetit Muhamed dhe sjellja e tij; këto janë pranuar si shembulli më i mirë për muslimanët. Prej këtyre librave mund të përmendim Sehr-i Semail-i Tirmidhi dhe vargjet çifte të zgjedhura nga Hilje-i Hakani, të shkruar në stilin talik, të cilët janë mbledhur si albume, nga figura themelore të traditës kaligrafike turke, ndër të cilët Mehmed Esad Jesari, Jesdarizade Mustafa Izeti, Omer Vasfi dhe Aziz Efendi. Zbukurime Kaligrafike në Xhami Mes muslimanëve është traditë të zbukurojnë dhe stolisin muret e xhamive me dekorime kaligrafike që përfshijnë emrat e Allahut, të Muhamedit, dhe të katër kalifëve të drejtë. Ato shkruhen me shkronja të mëdha në muret e xhamive ose në pllakat e gjen-


dura në pjesën e sipërme të mureve, ku mund të shikohen nga personat që shkojnë të falen. Edhe pse në disa xhami historike, veçanërisht në Azinë qëndrore, këto emra janë shkruar në kompozime të ndryshme sipas stilit kufi, në shumicën e xhamive janë shkruar me sti-

lin jali sulus ose jali talik. Emri i Profetit Muhamed a.s, në xhami, zakonisht shkruhet (pikturohet) ose mbi mihrab ose në pikën ku plani katror i xhamisë ndërpritet me kupolën. Zakonisht është i kompozuar në formën e një ylli pentagonal që ngjan gjithashtu me një trëndafil të hapur. Për shekuj me radhë, emri i tij ka qenë një objekt i përkryer për veprat e artit, duke u kompozuar dhe dekoruar nga mjeshtrit e kaligrafisë otomane, që shfaqnin gjithë talentin dhe shijet e tyre artistike. Kriteri i vërtetë estetik për fjalën “Muhamed” u ngurtësua plotësisht përmes një stili të ri të gjetur në veprën e Mustafa Rakimit, dhe shembujt më të mirë u ofruan nga mjeshtrit e kaligrafisë si Kazasker Mustafa Izet, Mehmed Sefi dhe Sami Efendi. Përveç mureve dhe pllakatave, emri i Muhamedit a.s, është shkruar, bashkë me atë “Allah”, në zbukurimet e xhamave me ngjyra, zakonisht mbi mihrab, ku luan rolin e një dekorimi shumëngjyrësh. Dekorime të tilla, ndër më të famshmet, mund të gjenden në xhaminë Sulejmanije, në Stamboll.

Nga: Hilal Kazan, PhD

Përtej Fjalës

25


Hëna në studimet shkencore dhe ajetet e

Kuranit

26

Përtej Fjalës


Shumë njerëz dhe shkencëtar të cilët e quajnë veten si natyralist thonë pa argumentuar fare se libri i shenjtë Kurani është libër i shkruar nga Muhamedi a.s. kjo shpifje e këtyre natyralisteve nuk është e vërtet dhe nuk mund as që ta argumentojnë këtë shpifje. Këtyre natyralistëve ju themi se si është e mundur që këtë libër ta këtë shkruar Muhamedi a.s, kur nuk ka pasur as një ditë shkollë? Këtë e argumentojnë shumë hadithe si dhe ajeti kuranor: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi. Krijoi njeriun prej g jakut të ng jizur Lexo për Zotin tënd Bujar! Është Ai që ua mësoi pendën. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte. (Alek 1 – 5)”, përveç kësaj Kurani ka shumë fakte shkencore, jo vetëm të shkencës së gjeografisë, por edhe shkencave të tjera si : Biologjisë, Mjekësisë, Astronomisë, Fizikës etj., të cilat janë zbuluar vetëm në shekullin e kaluar e në kohen e Muhamedit a.s, as që ishin menduar, si dhe nuk kishin mundësi të zbulohen më tekniken e asaj kohe. Nga zbulimet që janë bërë vetëm në shekullin e kaluar, e që i tregon Zoti .xh.sh në Kuran, janë faktet e zbuluara për Hënën që ne do i japim më poshtë. Hëna në studimet shkencore dhe ajetet e Kuranit Hëna është trup më i afërt me Tokën, paraqet satelit natyror të saj dhe është i vetmi trup jashtëtokësorë në të cilin disa herë shkeli këmba e njeriut (së pari Amstrong dhe Oldrin, më 21.VII.1969). Është e larguar nga Toka mesatarisht për 384.400 km, por nga rrotullimi i Tokës kjo gjatësi ndërron mesatarisht nga 365.400 deri 400.700 km. Nga përmasat Hëna është pothuajse 4 herë më e vogël se Toka. Diametri i Hënës është 3.475 km, sipërfaqja rreth 13 herë më e vogël se e Tokës (rreth 38 milion km2), vëllimi 50 herë më i vogël, dendësia 3.3 g.cm3, që bën 0.6 të dendësisë se Tokës. Masa e saj është sa 1/82 e masës së Tokës. Kështu që forca tërheqëse në Hënë është 6 hereë më e vogël se sa në Tokë.

Rrotullimi i Hënës Lëvizja e dukshme e Hënës. Përveç lëvizjes ditore së bashku më sferën qiellore, Hëna ka edhe lëvizje vetjake, të cilën shumë lehtë mund ta diktojmë. Nëse i përcjellim pozitat e saj ndaj ndonjë ylli të ndritshëm edhe gjatë një nate do të shohim se brenda një ore do të zhvendoset kah lindja përafërsisht për madhësinë e diametrit të vet, ashtu që gjatë një dite do të zhvendoset për afër 130 ndaj atij ylli. Një rrotullim të plotë Hëna e kryen për 27, 32 ditë, ashtu që pas kalimit të kësaj kohe prapë do të gjendet në të njëjtën pozitë ndaj atij ylli. Ky interval kohor, pasi të cilit Hëna prapë kthehet në të njëjtën pozitë ë ndaj yllit, quhet muaj yjor (siderik). Intervali kohor ndërmjet fazës së njëjtë të një pasnjëshme të Hënës quhet muaj sinodik. Muaji sinodik ka 29,5 ditë. Lëvizja e vërtetët e Hënës. Hëna rrotullohet rreth Tokës sipas njëjtëve ligje me të cilat shpjegohet lëvizja e planetëve rreth Diellit. Rruga e Hënës është elipsë, njërën vatër të së cilës gjendet Toka. Elipsa sipas të cilës lëviz Hëna dallon mjaft nga elipsa e rrugës së Tokës, sepse është më e shtypur. Rruga e Hënës e ndërron vazhdimisht nga tërheqja e Diellit. Prandaj elipsa përshkruan Hëna herë është më pak e herë më tepër e zgjeruar. Natyrisht se i ndërron edhe shpejtësia në vartës prej largësisë nga Toka. Sa më afër Tokës aq më shpejt lëviz. Vlera mesatare e kësaj shpejtësie është afër 1 km/s. Gjithashtu ndërron edhe gjatësia e muajve: muaji sinodik, zgjatja mesatare e të cilit është 29d12h 44m, mund të jetë deri në 6 orë më i gjatë a më i shkurtër. Boshti i rrotullimit të Hënës nuk qëndron normal ndaj rrafshit të rrugës së saj. Rrafshi i ekuatorit të saj më rrafshin e rrugës së vet mbyll këndin 60 38‘ Sipas literaturës gjeografike – astronomike shihet se Hëna bën tri lëvizje kryesore:

Përtej Fjalës

27


1. Rreth boshtit të vet të paramenduar. 2. Rreth Tokës. 3. Dhe së bashku me Tokën rreth Diellit. Zoti xh.sh. për lëvizjen e Hënës në ajetet e më poshtme kuranore thotë: Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë. (Rrahman 5)” “As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditen po secili noton në një galaktikë. (Ja Sin 40)” “Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë. (Enbija 33)” “…Ai i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të perëndojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar… (Lukman 29)” “…Ai nënshtroi diellin dhe hënën, që secili lëviz deri në një afat të caktuar… (Zumer 5)” Fazat e Hënës Fazat e Hënës formohen si shkak i lëvizjes së Hënës rreth Tokës. Fazat e Hënës paraqesin formën, fazën dhe pozitën e hënës e cila ndryshon brenda 29 ditëve, 12 orëve e 44 minutave. Ekzistojnë 4 faza kryesore: Hëna e Re, Katërshja e parë, Hëna e plotë dhe Katërshja e fundit. Një ose dy ditë pas perëndimit të Diellit në qiell vërehet një hark i ndritshëm në formë të draprit. Kjo pozitë quhet Hëna e re. Drapri i Hënës së re vazhdimisht rritet dhe pas 7 ditëve, 9 orëve e 11 minutave në qiell paraqitet gjysmë rrethi i ndritshëm. Kjo pozitë e Hënës quhet Katërshja e parë. Kur Toka gjendet midis Hënës dhe Diellit atëherë Hëna shihet e plotë ku formohet faza Hëna e plotë. Kjo fazë del natën në mbrëmje, ndriçon tërë natën dhe perëndon në mëngjes. Pas Hënës së plotë fillon të zvogëlohet dhe pas 7 ditëve, 9 orëve e 11 minutave paraqitet forma e gjysmërrethit që quhet Katërshja e fundit. Zoti xh.sh. për fazat e Hënës në Kuran thotë: “Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rrem i hurmës së tharë) (Jasin 39)” Ky ajet vërteton të vërtetën, e ky është që shkaku i ndërrimit të pamjes së Hënës për çdo muaj, më të vërtetë është, ndërrimi i pozitave të caktuara të saj, që përsëri të kthehet si Hëna e re, për të cilën ajeti thotë: . “Si thupra e pallmës së lakuar” Shkëlqimi i Hënës Edhe pse Hëna në Tokë rrezaton dritë, dhe duket e njëjtë si Dielli, ajo në fakt është një trup i erret dhe i ftohtë, shumë më i vogël se Diell i cili rrotullohet rreth Tokës e bashkë më Tokën rrotullohet rreth Diellit. Rrezatimi i dritës së Hënës nuk rrjedh nga vetë hëna,

28

Përtej Fjalës


por është rrezatim i reflektuar i Diellit, dhe pjesërisht rrezatim i errët i sipërfaqes së ngrohur të tij. Shkëlqimin e Hënës, Zoti xh.sh. e përshkruan përmes ajeteve kuranore në të cilat thotë: “Ai e bëri Diellin shndritës, e Hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk e krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton. (Junus 5)” I lartësuari ka thënë: “Dhe në ta Hënën e bëri dritë, Diellin e bëri ndriçues. (Nuh 16)” Nga ajetet e mëparshme e vërejmë dallimin në mes të dritës së Diellit dhe dritës së Hënës. Të gjitha ajetet Kuranore, Diellin e përshkruajnë si dritën flakëruese dhe ndriçuese, kurse Hënën nuk e përshkruajnë si kandil ndriçues, por si dritë, e cila jep dritë. Çfarë është dallimi mbi të cilin flasin ajetet? A ekziston në Kuran sqarimi i këtij dallimi? Përparimi shkencor ka vërtetuar që drita e Diellit vetvetiu është dritë – kandil, e që Hëna nuk ndriçon vetvetiu, por që është e ndriçuar me dritën e Diellit (andaj reflekton dritë).

Msc. Artan S. Mehmeti

( marrë nga Lidhja e Hoxhallarëve te Shqipërisë) Referenca 1. Prof. Dr. RASIM BEJTULLAHU, ASTRONOMIA për klasën e IV të shkollave të mesme, BOTIMI I TRETË, ENTI I TEKSTEVE DHE MJETEVE MËSIMORE I KOSOVËS, Prishtinë 1994, faq. 45, 2. KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA E PËRGJITHSHME, Shtëpia Botuese LIBRI UNIVERSITAR, Tiranë 1996, faq. 12, 3. Prof. Dr. RASIM BEJTULLAHU, ASTRONOMIA……….. faq. 45, 4. Po aty, faq. 45, 5. Po aty, faq. 45, 6. h t t p : // w w w . s o k o l 5 8 . c o m /A s t r o n o m i a / H%C3%ABna/H%C3%ABna%C2%A0dhe%20fazat%20 e%20saj.html, 7. Dr. ABDUL – MEXHID EZ ZINDANI, NJËSHMËRIA Dr. ABDUL – MEXHID EZ ZINDANI, NJËSHMËRIA E KRIJUSIT, Botoi shtypshkronja: PHOENIX, Prishtinë 2000, faq. 429, 8. http://nineplanets.org/luna.html, 9. Dr. Marko Milosavleviq, METEROLOGJIA, BOTIMI I TRETË, ENTI I TEKSTEVE DHE MJETEVE MËSIMORE I KRAHINËS SOCIALISTE AUTONOME TË KOSOVËS, PRISHTINË, 1986, faq. 20, 1. Dr. ABDUL – MEXHID EZ ZINDANI, NJËSHMËRIA,………..f. 457.

Përtej Fjalës

29


Ndjekja e këndimit të im Pyetje: A lejohet që në namazin e teravive ose në namazin e natës, kur imami këndon gjatë, të mbajmë një mus’haf në dorë për të ndjekur këndimin e tij? Nëse po, a lejohet ta ndjekim edhe me Kuranin arabisht që është instaluar në celular? Po për ata që nuk dinë arabisht, a lejohet të ndjekin përkthimin e kuptimeve të tij në gjuhën shqipe? Përgjigje: Në namazet vullnetare, siç është namazi i teravive ose namazi i natës, lejohet që Kurani të këndohet duke e lexuar atë nga Mus’hafi. Dhekuani, një nga shërbyesit e nënës së besimtarëve, Aishes (radijallahu anha), kur bëhej imam në faljen e natës e këndonte Kuranin duke e lexuar atë nga Mus’hafi. (Transmeton Buhariu, Ibn Ebi Shejbe

30

Përtej Fjalës

etj.) Ky veprim është dhe argumenti kryesor i shumicës së dijetarëve që e lejojnë leximin e Kuranit nga Mus’hafi në namaz, përveç imam Ebu Hanifes, i cili mendon se namazi në këtë mënyrë është i pasaktë. Nisur nga kjo ne mbështesim mendimin e shumicës se: lejohet që dikush nga xhemati ta ndjekë këndimin e imamit në namazin e teravive ose në namazin e natës nga Mus’hafi. Kjo vlen edhe për ndjekjen e këndimit të Kuranit nga celulari, ku ai ndodhet i instaluar në të, por me kusht që personi të mos merret me veprime të tjera përveç ndjekjes së këndimit. Por, këtu theksojmë se ndjekja e këndimit nga Mus’hafi ose celulari nuk duhet të bëhet


mamit me Kuran në dorë shkak shpërqendrimi në namaz, dhe as objekt shqetësimi për besimtarët e tjerë që falen ngjitur me të. Gjithsesi, praktika më e mirë është që çdo njeri ta ndjekë këndimin e imamit vetëm nëpërmjet dëgjimit, sepse kjo është tradita e selefëve, të cilët e përcillnin këndimin e imamit në namaz me dëgjim dhe përqendroheshin në atë që dëgjonin.

siç është shpallur, është adhurim më vete, ndërsa leximi i përkthimit dhe komenteve është një formë studimi dhe namazi është vend adhurimi dhe jo studimi. Dhe veç kësaj e detyron lexuesin që duke shfletuar dhe lexuar të bëjë lëvizje të tepërta dhe të panevojshme në namaz. Nëse dikush dëshiron të ndjekë kuptimet e sureve apo ajeteve që imami këndon në namaz, atëherë ai mund të shfletojë përkthimin e kuptimeve të KuraNdërsa, për sa i përket ndjekjes së imamit duket lex- nit në gjuhën shqipe para ose pa namazit, pa qenë uar përkthimin e kuptimeve të Kuranit në gjuhën nevoja që këtë ta bëjë në namaz. shqipe, theksojmë se ky veprim nuk duhet të bëhet, sepse përkthimi nuk është vetë Kurani, por më së Allahu e di më së miri. shumti një tefsir apo komentar i kuptimeve të tij. Ndërkohë këndimi i Kuranit dhe dëgjimi i tij, ashtu Komisioni Pyetje & Përg jig jeve pranë LHSH

Përtej Fjalës

31


Agjitacion e propagandë nga “intelektualët” shqiptarë

32

Përtej Fjalës


këtij debati, ndërkohë që ky debat ka 25 Vajzat e mbuluara, këto femra të dënuara për vite që hapet, mbyllet, rihapet nga ngjarje ndërgjegje dhe agjitacion e propagandë nga “intele- “limonatë”, si ajo që na ka sjellë Kikia. ktualët” shqiptarë: Kam lexuar këto ditë një sipar shkrimesh që fillon Nuk e di nëse Çuli është ulur dhe ka bisedme shkrimin “veror” të Kikisë dhe vijohet nga “re- uar një herë të vetme në jetë me një vajzë të censa” që i bën shkrimit të Kikisë dhe ngjarjes, Di- mbuluar për të marrë mendimin e saj rreth ana Çuli. Shumë më shkurt se Kikia dhe Çuli, Iva arsyeve se pse ajo ka vendosur të mbulohet dhe se sa ndikon ajo në lumturinë dhe Tico iu kishte kthyer një përgjigje gati shteruese. Në të gjithë këtë ngjarje (një vajzë e mbuluar në ushtrimin e të drejtave të saj në pranverë, plazh qëndron pranë një çadre “ushtarake”, të cilën verë, vjeshtë dhe dimër. Po ta bënte, jam i e përdor për të mos u shfaqur për rreze dielli dhe bindur që do të çohej nga tavolina me një burri i saj që lahej në det), ajo që të shqetëson është mendim tjetër për diskriminimin që hase sa thellë paragjykimi kripto-marksist vazhdon sin këto zonja, të cilat edhe pse kanë zgjedhur të të orientojë te ne pikëpamjen e disa intelektualëve mbulohen për shkak të besimit të tyre fetar, diskriminohen në forma të hapura dhe të fshehta, si mbi jetën në përgjithësi dhe të drejtën në veçanti. në çështjet e arsimit, por dhe të punësimit. Thjesht, duke u nisur nga një pamje nga larg, Kikia Nëse mbulesa është një e drejtë fetare dhe dikush e dhe Çuli e konsideruan vajzën e mbuluar një të zgjedh atë lirisht që ta kryejë, ti nuk mund ta quash “burgosur” të ndërgjegjes nga burri i saj, dhe pse të prapambetur dhe mesjetare. Që një femër sot në çifti kishte dalë për qejfin e vet për pushime. Fakti Perëndim dhe në shoqëri të kompleksuara si kjo që burri lahej në det dhe gruaja në shezllon shi- e jona, ka vendosur të mbulohet, e ka shumë të jonte diellin e mbuluar, kishin çuar në përfundim vështirë dhe asaj i duhet të mendohet jo pak kohë si Kikinë dhe Çulin, se burri po e torturonte gruan përpara se ta marrë atë hap, pikërisht prej paragjydhe se kjo duhet konsideruar nga shoqëria si diçka kimeve që vijnë nga intelektualë që ndajnë pikëpamje të ngjashme me Çulin. problematike dhe duhet dënuar. Kam pasur fatin që në dy universitete ku kam Me një analizë juridike, dhe pse Çuli është poete, shpenzuar mjaftueshëm kohë, si Georgetown dhe ajo na bën prognozën e të drejtave të njeriut, ku Harvard, të njihesha me studente të cilat ishin të përplas të drejtën e besimit me barazinë gjinore. mbuluara. Në një nga klasat e Project Finance, Në analizën e saj, ajo bën lapsuse në lidhje me ndër më të vështirat, një vajzë e mbuluar ishte ndër barazinë duke keqkuptuar se meqë burrat nuk studentet më të shkëlqyera. Ndërsa në Harvard, mbulohen dhe gratë po, ky është diskriminim. Çuli studentet e mbuluara protestonin për të mbrojtur merr përsipër në analizën e saj të përfaqësojë të të drejtat e punonjësve të shërbimit në universitet. gjitha gratë, dhe me guximin kalorsiak flet në emër Nuk gjeja tek ato shenja dhune dhe meraku për betë tyre. Është habi se si Çuli, edhe pas një pjekurie simin që ndiqnin në kohë jo fort të mira për to, si në marrëdhëniet me publikun (ka qenë deputete, në dimrin e ftohtë, por as në verën e nxehtë. drejton emisione televizive etj), ofendon çdo femër Zonja Çuli psh., nuk di nëse është e informuar se të mbuluar (dhe jo vetëm muslimane), duke e kon- vetëm vitin që kaloi, një nxënëseje iu desh të kalonsideruar vendosjen e shamisë në plazh dhe gjatë te një kalvar nëpër gjykata, pasi drejtori i shkollës së verës si një krim në përmasat e akteve terroriste, mesme nuk e lejonte të vazhdonte arsimin sepse ajo pra si kërcënim për sigurinë kombëtare etj, etj. Dhe kishte kryer një “krim”, ishte e mbuluar. Zonja Çuli Çuli harron që me këtë që thotë sapo ka shkelur një nuk e di që shumë femra të mbuluara dhe shumë ligj që është në funksion të mbrojtjes ndaj diskri- të arsimuara bëjnë përpjekje të admirueshme për minimit. Dhe me këtë që thotë ajo është rreshtuar luftën kundër terrorizmit dhe çështjeve të tjera sondër ato gra që diskriminojnë gratë. Çuli madje na ciale në komunitetin e tyre, paçka se nuk përfitojnë fton dhe e konsideron si të shëndetshme hapjen e fondet e dhjamosura që jepen për këto probleme.... etj...etj.

Nga Fabian Zhilla

Përtej Fjalës

33


Në të gjithë këtë ngjarje të rithënë këto 25 vite, gati çdo vit, ajo që më habit është zëri i mekur i shoqatave të grave, apo i ndonjë “kampioneje” të mbrojtjes së të drejtave të gruas, që bën femrën perëndimore vetëm në rastet e dhunës në familje. Nëse ky lloj paragjykimi që u bëhet atyre që me lirinë e tyre kanë zgjedhur të mbulohen dhe të durojnë vapën dhe çdo lloj ofendimi që u vjen nga kjo shoqëri, nuk quhet dhunë, atëherë “amazonat” e të drejtave të gruas sapo kanë treguar se përdorin disa standarte në kauzën e tyre. Nuk e di se pse vargjet e Vilson Blloshmit në poezinë “Saharaja”, më vijnë në mend tek shkruaj këtë status, të cilat po i ndaj me miqtë e mi: “... Saharaja s’di të ëndërrojë. Ajo bluan gurë me mend’ e saj… Saharaja s’ka këngë të këndojë, Saharaja s’ka as lot të qajë. ....Saharaja nuk ka miq e shokë, Saharaja nuk ka bijë, as bir. Saharaja është një copë tokë, Thonë se dhe me natën s’shkon mirë...”

34

Përtej Fjalës

Kisha vendosur të mos flisja më për temën e para disa ditëve sinqerisht, por është e pamundur! Është e pamundur të qëndroj në heshtje kur shoh se si të gjithë tërësinë time si personalitet, të gjithë qenien time dhe të gjithë identitetin tim kompleks prej muslimaneje ma kanë reduktuar e vazhdojnë të ma reduktojnë qëllimshëm në një copë pëlhure që mbaj mbi kokë. Sot jam vërtet e zemëruar sepse më ka ardhur në majë të hundës diskutimi i të njëjtës çështje, prapë e prapë.Ata që e konsiderojnë mbulesën tonë si privim të lirisë, si mungesë të saj, si burgosje, janë po të njëjtët që nuk denjojnë kurrsesi të na pyesin vetë ne protagonisteve përpara se të flasin në emrin tonë. Janë ata që në vend që të ngrejnë ura komunikimi me ne, që jemi pjesë e pandashme e komunitetit të tyre, autoktone e jo të ardhura, shqiptare e jo arabe, dalin në deduksione mbi realitetin tonë duke u mbështetur në autorë kontraversë dhe në libra që flasin për të tjera realitete, që s’kanë aspak lidhje


me tonin. Njerëz të tillë refuzojnë në mënyrë të vazhdueshme që të na shohin ne, gratë e mbuluara, si qenie të afta për të patur kontroll mbi veshjen, zgjedhjen dhe mbi mënyrën se si e praktikojmë fenë që kemi zgjedhur. Këta e kanë të pamundur ta pranojnë se gratë muslimane mund të jenë vetë zot i jetës së tyre, e në veçanti i veshjes së tyre. E gjithë kjo mungesë e theksuar e dëshirës për të na pranuar si qenie të barabarta në shoqëri, na detyron në mënyrë krejt të panevojshme që të justifikojmë në vazhdimësi zgjedhjet tona të lira. Qëndrimi i një pjese të shoqërisë shqiptare ndaj mbulesës dhe mbajtëseve të saj, është fiks sikurse ai i kolonizatorëve francezë ndaj grave të mbuluara algjeriane. Ky qëndrim përshkruhet më së miri në komentet e psikiatrit Frantz Fanon, ku thuhet: “...I vënë përballë gruas algjeriane, evropiani bëhet agresiv, deri diku i dhunshëm.

Për të, t’i heqësh mbulesën kësaj gruaje, do të thotë t’ia zbulosh asaj bukurinë, sekretin, t’ia thyesh rezistencën. Do të thotë ta bësh atë të disponueshme për aventurë. Kështu, evropiani e përjeton marrëdhënien e tij me gruan algjeriane në një nivel tepër të ndërlikuar. Brenda tij ndizet dëshira për ta bërë atë të kapshme, për ta bërë një objekt të mundshëm zotërimi. Kjo grua që sheh pa u parë, e irriton kolonizatorin. Nuk ka reciprocitet. Ajo nuk e tregon, nuk e lëshon dhe as nuk e ofron veten’’.* E mbyll duke ju thënë të gjithë atyre që sjellin e risjellin në fokus të njëjtën temë: Gratë muslimane janë qenie të lira. Gratë muslimane bëjnë zgjedhjet e tyre. Ato janë shumë më tepër sesa copa e pëlhurës tek e cila ju doni medoemos t’i reduktoni! * Paragrafi është shkëputur nga libri i autores amerikane Joan Wallach Scott, që kam përkthyer vite më parë, botim i Jehona Study Center, me titull: ‘Politika e ferexhesë’ (The politics of the veil).

Përtej Fjalës

35


MODELI Jeta e Profetit a.s është një model i mënyrës se si ne si besimtarë duhet të veprojmë a s’duhet të veprojmë ndaj ngacmimeve, sulmeve verbale apo fizike, krejtësisht të paarsyeshme, që mund të na adresohen gjatë praktikimit të besimit tonë. Në të shumtën e rasteve, ne e kemi parasysh teorikisht modelin e Profetit tonë, por praktikisht nuk arrijmë të kemi mprehtësinë e duhur për të kuptuar se kur, si dhe ndaj kujt duhet reaguar.

e quante Profetin a.s “Mudhamem” (I shari), që është e kundërta e kuptimit të emrit “Muhamed” (I lavdëruari). Me ta dëgjuar një gjë të tillë, shokët e Profetit shkuan e i thanë se ai duhej t’i përgjigjej asaj gruaje. Por Profeti a.s, me urtësinë që e karakterizonte, ua ktheu: “Ç’lidhje kanë fjalët e saj me mua? Ajo flet për një burrë që e ka emrin “Mudhamem”, ndërsa unë e kam emrin Muhamed”. Pra, pse duhej t’i përgjigjej ai asaj?! Në një rast tjetër, Profeti a.s po qëndronte ulur me Përgjatë leximeve të mia më kanë bërë përshtypje gruan e tij, Aishen r.a, dhe para tyre kaloi një grup dy episode të jetës së Muhamedit a.s, ku shihet njerëzish, të cilët iu drejtuan atij me fjalët: “Saam qartë mënyra se si ai e menaxhonte presionin e Alejkum” (Vdekja qoftë me ju!). Profeti a.s thjesht jashtëm. u hodhi një vështrim dhe ua ktheu: “Ue alejkum!” (Edhe me ju!). Aisha r.a u mërzit shumë, por ProNë kohën e tij, një grua thuri një poezi, në të feti i bëri me shenjë të qetësohej dhe i tha: “Allahu cilën ajo e bëri atë subjekt të ngacmimit, duke e e do butësinë në çdo punë”. etiketuar me lloj-lloj epitetesh. Në atë poezi, ajo Ky është shembulli se si ne duhet të përgjigjemi.

36

Përtej Fjalës


YNE... Mos t’i lëmë të tjerët të na pikëllojnë, të na lëndojnë a të na prishin qetësinë e brendshme. Fatkeqësisht, sot ne biem lehtazi pre debatesh, polemikash e replikash të pakuptimta, që duke i shtuar edhe ftohtësinë e gurtë të virtualitetit, shpeshherë personalizohen e degradojnë deri në konflikte. Njerëzit që artikulojnë mesazhe ku nuk na përmendin konkretisht, njerëzit që urrejtjen e kanë në gjak, thjesht duhen injoruar. Në të kundërt, nëse zgjedhim t’u përgjigjemi ngacmimeve, atëherë duhet ta bëjmë këtë me mënyrën më të mirë. Profeti a.s kishte armiqtë më të këqinj që mund të kenë ekzistuar ndonjëherë, por pjesa më e madhe e tyre e pranuan Islamin, pavarësisht gjithçkaje që kishin bërë më parë kundër kësaj feje dhe kundër vetë Profetit a.s. Ne nuk mund ta dimë kurrë se ç’rrugë mund të zgjedhë nesër njeriu që na sulmon aq fort sot. Mbase është shkruar që nesër ai ta pranojë Zotin në jetën e tij. Lus Zotin të na japë mprehtësinë e duhur për të kuptuar se kur ia vlen të përgjigjemi dhe kur ia vlen të heshtim. Amin!

Nga: Klodi Smajlaj

37

Përtej Fjalës


Si

Fatima....

Të zënë duke folur për modelet e rreme të kohës, të dashuruar deri në marrëzi me vetveten, ne kemi ndalur së foluri për njerëzit e Parajsës, për ata që dikur kanë qenë pishtarë mbi tokë.

Profeti Muhamed. a.s, kishte një dashuri të papërshkrueshme për të. Ai nuk e donte thjesht sepse ishte e bija, por edhe për karakterin e lartë që kishte si njeri. E puthte atë në ballë kur ajo hynte në shtëpi dhe ia lironte vendin e tij për t’u ulur, duke lënë Kështu, në këto ditë kur flitet veç për Kim Kar- kështu një shembull të përkryer prindërimi, për dashian e Ariana Grande, për Pamelë e Joanna dashurinë dhe nderimin që u duhet bërë vajzave. Krupë, unë dua të sjell pak aromë Parajse, aromën që mban veç një emër, një emër unik në llojin e vet: Fatimja r.a. u rrit prej të atit, prej babait më të mirë FATIME. mbi këtë tokë. Ajo i ngjante atij në pamje, në karaMbase disa prej jush nuk dinë shumë për të, kush kter, madje edhe në ecje. Duke folur pikërisht për ishte, çfarë bënte, çfarë statusi kishte etj etj. Pran- këtë gjë, Aishja r.a, thoshte: “S’kam parë kurrë dikë daj do të doja që në këtë ditë të begatë, të ndaj me që t’i ngjajë Profetit a.s - në sjelljen me njerëzit, në ju disa gjëra, që qoftë duke i shkruar, qoftë duke i karakter, në ecje, në modesti dhe në besueshmëri lexuar, mua më frymëzojnë e m’i japin jetë zemrës. më shumë sesa Fatimja!”Ndërsa vetë ai, i dashuri Shpresoj që kjo të ndodhë edhe me ju. ynë, thoshte për të bijën: “Fatimja është pjesë e Fatimja (r.a) është vajza e Profetit Muhamed a.s. shpirtit tim. Kush e mërzit atë, më ka mërzitur Për të, i ati thoshte: “Fatimja është zonja e grave të mua”. Parajsës, pas Merjemes”. Ajo është frymëzim e udhëheqje për ne në këtë Fatimja është model i kulluar i njeriut të Parajsës. botë, e do të jetë e tillë edhe në botën tjetër. I ati, Ajo ishte modeste, me karakter të fortë, e devot-

38

Përtej Fjalës


shme e shpirtlirë. Ishte frymëzim për komunitetin e saj. U kujdes për të sëmurët e njerëzit në kohë lufte e varfërie. U gatoi ushqim dhe ua dha me duart e veta. Ajo ishte nëna e të mrekullueshmëve Hasan dhe Husejn. Ishte nëna e një vajze unike si Zejnebi, e cila u shndërrua në një model për të gjitha gratë e tjera. Fatimja r.a ishte vetëm 29 vjeç kur vdiq. Vdiq vetëm 6 muaj pas të atit. Megjithatë, asaj i mjaftuan aq vite

për të plotësuar krejt misionin që kishte mbi tokë. Ajo njihet si për episodet kur i doli në krah Profetit a.s si mbështetje e pakushtëzueshme, por edhe për ndjeshmërinë, përshpirtjen dhe përkushtimin e saj ndaj adhurimeve. Të dy këta elementë ishin të harmonizuar në mënyrë të përsosur tek ky njeri. Emri i saj rrjedh nga fjala “ fitam”, që nënkupton njeriun që rri larg të keqes dhe shpërfaqjes së karakterit e sjelljeve të këqija.

Përtej Fjalës

39


Një pjesë e burrave të sotëm pa identitet. Të gjendur tashmë ndërmjet një tradite shekullore patriarkale, genet e së cilës i kanë ende në trup, dhe një mezorevolte të gjinisë së kundërt për të rimarrë atë që i ka takuar që në nisje, burrat e sotëm enden kuturu, duke u përpjekur të kapen fort edhe pas të fundmëve elementë që ata mendojnë se ua përcaktojnë burrërinë.

da u rri përherë në duar e prej ku japin urdhër pas urdhëri, ata përpiqen dëshpërimisht të shuajnë çdo lloj rebelimi apo orvatje të gjinisë së kundërt për rimarrje të të drejtave. Përdorin çdo mjet të mundshëm, që nga dhuna verbale e deri tek ajo fizike, vetëm e vetëm për të ruajtur një supermaci që ata mendojnë se u takon me të drejtë. Por e gjitha është një përpjekje e dështuar. Janë grahmat e një padreTë frikësuar deri në asht se mos në familje e hum- jtësie që grave u është bërë prej shekujsh e që vazhbasin pozicionin komod të divanit, ku telekoman- don t’u bëhet.

40

Përtej Fjalës


Burrat e kanë humbur prej kohësh pozitën e tyre, si në familje, ashtu edhe në shoqëri. Ata e kanë humbur virtuozitetin e mëkëmbësit të Zotit në tokë qëkurse pushuan së qenuri furnizues të familjes, qëkur të pazotë për të përballuar shpenzimet e nevojshme familjare, nisën të presin nga gratë dhe të ardhurat e tyre. Burrat e kanë humbur pozitën e mëkëmbësit të Zotit në tokë qëkurse i pronësuan gratë, duke dështuar në këtë mënyrë që t’i trajtonin ato si partneret e tyre, si qenie të lira. Burrat vazhdojnë edhe sot ta humbasin vrullshëm edhe atë pak pozitë që u ka mbetur, kur nëpërmjet skllavërisë moderne, diku të mendjes e diku të trupit, ata përpiqen me çdo kusht të mbajnë nën zgjedhë edhe ato pak gra që kuptojnë e që duan të ngrejnë krye. Për ta, qëllimi justifikon mjetet. Nëse burrat do të kishin respektuar që në fillim atë çka Zoti zbriti, edhe në lidhje me gratë, sot nuk do të ishin duke akuzuar këdo e gjithçka tjetër për prishje të rendit në tokë. Kthejuni grave atë çka Zoti u dha, atë që jua keni grabitur përdhunshëm, as më shumë e as më pak, dhe s’do të jetë më e nevojshme që të ngreni tymnaja mediokre për prishje të ekuilibrave që nuk ekzistojnë askund. Trajtojini me respekt e dashuri bijat tuaja, edukoni njerëz të lirë e të vetëmjaftueshëm, e mos shtoni numrin e skllevërve dhe të nënshtruarve. Nëse nuk arrini ta bëni këtë ndryshim për hir të nënave e bashkëshorteve tuaja, së paku bëjeni për bijat tuaja. Jepjuni kurajë, kultivoni vetëbesim, nderojini, ashtu siç nderonte Profeti ynë i dashur, dritën e syve të tij, Fatimen.

Klodi Smajlaj

Përtej Fjalës

41


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.