Pertej fjales Revista Social - Kulturore `Përtej Fjalës`
Nr.20
Janar 2016
Muhamedi a.s si prijës politik Shoqëria bashkëkohore dhe kontrolli social Të jesh/Të bëhesh i lumtur Televizioni dhe të rinjtë
Përmbajtja Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ishte shumë i ndjeshëm në shkatërrimin e barrierave mes atyre që qeverisnin dhe të qeverisurve. Ai(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ndaj këtyre çështjeve, thotë:“Kushdo që ndërmerr një detyrë në shërbim të njerëzve dhe krijon barriera (pengesa) mes vetes dhe të dobtëve, Allahu do ta përballë me pengesa.”
3 5 9 15
Editorial- Epoka iluzionare e lumturisë së ardhme tokësore Përqasje krahasimore mbi dijen. (e lindur apo e fituar) - A.Baholli Thesare të udhëzimit - Muhammedi a.s si prijës politik. - Dr.Ahmet Ozel KëndvështrimHakmarrja në Islam - Sh.Koçi
17 19 23 25 29 35 39 41
Dritare - Televizioni dhe të rinjtë -M.Gega Ora e Zgjimit - Organizimi i shoqërisë mbi bazat e drejtësisë dhe dashurisë. Afër dhe larg - Shoqëria bashkëkohore dhe kontrolli social - R.Shehu Për zemrat - Ilustrime praktike, Dashuria ndaj të dërguarit - M. Cota Plus - Të jesh/ Të behesh i lumtur - Aid el-Karni Vargje për ju - A.Muja E dua Vendin Tim . Editorial - English - The illusionary Epoch of Future Earthly Happiness
Kryredaktore : Albana Muja ( Ciku) Redaktore gjuhësore : Hiba Agolli ( Gjyzeli) Redaktor fetar: A. Kalaja Këshilli i redaksisë: M.Cota, T. Xeka, K. Ndreu, Sh.Koçi,A.Baholli, E. Muça, A. Basha ,E.Kodra, M. Qoshja Qendra Social- Kulturore "Femra Investim i Familjes" Drejtore ekzekutive Shpresa Basha Mob: 0672572305 / 06824 17 430 Email: fif.culturalcenter@gmail.com Email:revistapertejfjales@gmail.com Web: www.pertejfjales.com/fcb pertejfjales Adresa: Rr. Hajdar Hidi, 20/1 Tiranë- Shqipëri
Art Grafika: Eralda Mazreku Mishova- E&R Art Design
Editorial
Epoka iluzionare e lumturisë së ardhme tokësore
3
Ideja imagjinare, me të cilën jetojnë shumë njerëz në botë se jeta do të bëhet më e mirë dhe më e lumtur në realitetin e kësaj bote e se do të sundojë paqja, mirëqenia dhe bollëku, nuk është doktrinë që e ka fillimin e saj tek progresi industrial dhe epoka moderne, përkundrazi, ajo është një doktrinë fetare mjaft e hershme. Parajsa tokësore është premtuar nga besimet e ndryshme fetare, para se të premtohej nga "profetët" e epokës moderne.Mësime të tilla i gjen për shembull, tek të krishterët dhe muslimanët, edhe pse historikisht si doktrinë, kjo ide është zhvilluar më shumë tek të krishterët e mesjetës europiane. Ata besonin tek ardhja dhe sundimi tokësor njëmijëvjeçar i Krishtit, ku ujku do bashkëjetojë me delen dhe e keqja do të burgosej për njëmijë vjet. Me disa ndryshime mjaft thelbësore, si nga përmasa, por edhe nga përmbajtja e këtij besimi, për një periudhë relative lumturie, flitet edhe tek muslimanët. Por, një dallim i rëndësishëm këtu që ia vlen të përmendet, ka të bëjë me planin ideologjik. Ky besim, te pjesa më e madhe e muslimanëve, nuk u kthye kurrë në një doktrinë bazë që të pushtojë shpirtin dhe mendësinë e praktikës së tyre. Kjo botë për ta, do të ngelej e papërsosur deri në fundin e saj, ndaj nuk ka nevojë të punohet për përshpejtimin e ardhjes së kësaj epoke lumturie relative, edhe pse kësaj bote, nuk duhet t’i kthejmë shpinën për ta bërë më të mirë sa është e mundur. Mbi të gjitha, njeriu duhet të jetojë në përputhje me ligjin e Zotit dhe të përgatitet për botën tjetër, sepse kjo është në fakt, ajo që e bën botën më të mirë, brenda kufijve të saj të mundshëm. Natyrisht, një besim të tillë, shumë të ndryshëm, por me disa ngjashmëri, e gjen edhe te të krishterët, por në Europën e krishterimit ndodhi ajo që nuk ndodhi te muslimanët, një forcë e re jofetare lindi që duke shkelur mbi parimet e këtij besimi dhe duke huazuar njëkohësisht prej tij, krijoi ideologjinë dhe fenë e re laike të përparimit të vazhdueshëm, fe që do t'i shpiente njerëzit drejt lumturisë progresive dhe parajsës. Dallimi thelbësor qëndron në faktin se kjo epokë lumturie nuk do të vinte nga Zoti, por nga progresi njerëzor i pandalshëm e që praktikisht, do ta kthente njeriun në “perëndi” të fateve të veta dhe në parajsën e tij nuk kishte vend për Zotin. “Profetët” e kësaj feje të re, u bënë filozofët dhe mendimtarët e shekujve të shkuar, ndërsa zbatuesit e saj, shkencëtarët dhe teknicienët e ndryshëm, këta “klerikë” të epokës moderne. Krizat e shumta që ka pësuar dhe po pëson në vazhdimësi moderniteti, duke dështuar të sjellë parajsën në tokë, i kanë vënë në punë mendimtarët dhe filozofët, para të tjerëve, për të pranuar dhe rifilozofuar se epoka e lumturisë së ardhme tokësore qe një iluzion i keqhuazuar nga feja dhe se "feja e progresit material", nuk të shpie në parajsën tokësore. Por, gjithsesi kjo ideologji vazhdon të ngelet një utopi e realizueshme për "klerikët" e epokës moderne, të cilët janë të vetmit që më shumë se kushdo tjetër, me përpjekjet e tyre mbajnë akoma gjallë këtë besim, këtë ëndërr të vonshme mesjetare.Besimi i vërtetë që Zoti iu dhuroi njerëzve, i mëson njerëzit se lumturia më e madhe e kësaj bote është kënaqësia e shpirtit, ku trupi merr nga materia, aq sa ka nevojë të jetojë normalisht, pa e cënuar atë dhe ku dashuria, morali, etika, bamirësia, bindja ndaj normave të besimit, droja dhe adhurimi i vetëm e i pashoq i Zotit, janë fushat më të rëndësishme dhe të vazhdueshme të progresit human. Feja e pa Zot e epokës moderne ka dështuar e bashkë me të, edhe utopia e parajsës tokësore, edhe pse ajo, natyrisht, do të vazhdojë të mbahet fort, deri në rënien dhe grahmat e fundit të saj. Kjo, jo domosdoshmërisht do të thotë se besimi i vërtetë do të zërë tërësisht vendin e saj, njeriu ka treguar se gjithmonë krijon iluzione të reja dhe bëhet pre e besimeve idhujtare dhe përshpirtjeve të vjetra absurde. Kështu që, neve na duhet të jetojmë në këtë botë dhe epokë ndryshimesh radikale, ashtu siç na mëson besimi ynë, në modestinë, devotshmërinë dhe qetësinë e besimtarit, pa zellin e tepruar që krijojnë iluzionet, utopitë dhe revolucionet e epokës bashkëkohore.
4
Madhështi
PËRQASJE KRAHASIMORE MBI DIJEN (e lindur apo e fituar) Thotë dijetari Ibën Kajim, (Allahu e mëshiroftë):-“I thanë një burri: - “Kush të ka mësuar gjithë këtë?Këtë e dinë vetëm ata që kanë përvojë dhe përpiqen.” Tha: - “Më ka mësuar Zoti im.” “Kush e mësoi pëllumbin ta rrotullojë vezën e tij që t'i japë të dyja krahëve ngrohtësinë e saj,nga frika e temperaturës së tokës për vezën, nëse vazhdon të qëndrojë vetëm në një anë?”
-
I thanë një dijetari tjetër: -“Kush të ka mësuar të dalësh për nevojat e tua herët në fillimin e ditës?” Ai u përgjigj: - “Kush e mësoi shpendin që shkon i uritur në çdo mëngjes për të kërkuar ushqimin e tij?” Allahu i ka bërë kafshët me grupe të çuditshme.Ka prej kafshëve që ndryshojnë në ecjen e tyre edhe pse kanë të përbashkëta në ushqim, ndryshojnë në gjymtyrët e tyre, forcën, formën, veprat, ushqimet e tyre, vend-strehimet e tyre. Prej tyre ka që janë njësoj në pendët dhe krahët, me ndryshime të caktuara.Ka prej tyre që janë njësoj në kthetra, dhëmbë apo brirë. Speciet e detit që notojnë, qëndrojnë në të, formohen dhe rriten në të. Egërsirat kanë të përbashkët largësinë nga njerëzit dhe ecjen me katër këmbë. Zoti i Lartësuar thotë: "Allahu ka krijuar çdo lloj kafshe prej ujit. Disa nga ato ecin me barkun e tyre, një pjesë ecin me dy këmbë e disa prej tyre me katër këmbë. Allahu krijon çfarë të dojë.Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë."
5
6
Kush i mësoi kafshët të jetojnë në tufa, ku i madhi kujdeset për të voglin?! Kush i mësoi kafshët e egra që t`i vërsulen gjahut të tyre, të frikësohen prej të tjerëve?! Kush e mësoi luanin e egër që të ngjitet në kodër për të gjuajtur një sorkadhe?! Kush ia mësoi ujkut këtë kujdes që të flejë me njërin sy dhe të mbrohet nga rreziqet me syrin tjetër?! Kush i mësoi peshqit në det që të ndyshojnë ngjyrën për t'u maskuar?! Kush i mësoi peshqit të jetojnë në tufa, që të udhëtojnë për të kërkuar furnizimin e tyre që të emigrojnë nga një vend në një tjetër në një kohë të caktuar? Shikoje peshkun e vogël në krijimin e tij.Ka mrekulli që të bën të meditosh.Bota harxhon 100 milion ton peshk deti përafërsisht për çdo vit dhe ata nuk mbarohen.Njeriu merr nga deti mijëra peshq dhe ata nuk mbarojnë. Larg nga të metat është Allahu!Mendo në krijimin e këtyre peshqve! "Ezeanif" konsiderohet si mjet për t`u mbrojtur, për t`u orientuar për ekulibrin. Tek peshqit ka një aparat që mat trysninë e ujit dhe ato e dinë se sa thellë janë. Kush e mësoi shpendin të ndërrojë ngjyrën dhe puplat?!Kush e mësoi atë të ndërtojë folenë me përpikmëri,të mbledhë lëndën e ndërtimit prej fijeve dhe rrënjëve, të zgjedhë vendin për shtëpinë e tij? Kush ia mësoi bletëve këtë ndërtesë të përsosur për shtëpinë e tyre?!Këtë të veçantë të sistemuar në punët e tyre?! Kush e mësoi pinguinin që të ketë një sistem të përpiktë në jetën e tij?!Një përsosmëri të veçantë në punën e tij? Kush e mësoi milingonën të ndërtojë folenë në tokë?! Kush e mësoi bletën të ndërtojë shtëpinë prej jargëve të saj?! Kush e mësoi zogun të ndërtojë folenë në kopshte?! Ai është Allahu që ka krijuar krijesat në mënyrë të pashembullt. I mësoi njeriut atë që nuk dinte. Ai e bëri universin me urtësinë dhe dijen e Tij.I Lartësuar është Allahu, Sunduesi, Bujari.I Dlirë është Allahu që i dha krijesave çdo gjë dhe i udhëzoi ato.Ai është Rregulluesi i qiellit dhe i tokës.Në dorën e Tij është furnizimi dhe ndërprerja, lartësimi dhe ulja. Falenderimet i takojnë Allahut për të mirat dhe begatitë e Tij. Përgatiti: A. Baholli
7
8
Thesare të udhëzimit
Dr. Ahmed Ozel
Muhamedi a.s si prijës politik Burimi: lastprophet.info
Misioni profetik i Muhamedit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të),ofron udhëzim për një balancë të përkryer të jetës shpirtërore dhe sociale me atë materiale. Në përputhje me kërkesat e besimit të tyre, muslimanët pranuan udhëzimin e profetit Muhamed në të dyja fushat, por ishin më të interesuar për udhëzimin në jetën shpirtërore dhe individuale sesa në aktivitetet e tij si themelues i një rendi të ri social. Si rrjedhim, literatura mbi jetën e tij u pasurua brenda kufijve të këtyre zhvillimeve. Në të vërtetë, organizimi i jetës sociale mbi rregullat e specifikuara në Kur’an dhe traditën e profetit, rezultuan efektive gjatë gjithë historisë së shoqërive muslimane, duke u konsideruar si një qëllim që duhej arritur për të siguruar jetë sociale të paqtë dhe të rregullt, si dhe të virtytshme në planin individual. Sipas botëkuptimit të zakonshëm të ndarjes së materiales nga aspekti shpirtëror, konsiderimi i profetësisë nga bota perëndimore si thjesht dhe vetëm udhëzim individual për jetën shpirtërore, është një nga problemet kryesore që ndeshet në kuptimin e misionit social dhe rolit historik të profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).Si rrjedhim, mësimet e tij janë konsideruar si shumë të rënduar me çështje politike dhe sociale. Për më tepër, shoqëritë perëndimore vazhdojnë të ushqejnë paragjykime dhe mendime negative ndaj profetit Muhamed(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), të formësuara gjatë periudhës së mesjetës, pasi ai themeloi një civilizim rival, të cilin ata e luftuan për shekuj të tërë. Suksesi i jashtëzakonshëm i profetit si prijësi i një lëvizje që pati ndikim mbarëbotëror, mund të shpjegohet nga dy aspekte, njëri shpirtëror dhe tjetri material. Aspekti i parë, përgjithësisht i pranuar nga dijetarët islam dhe muslimanët, parashtron se Muhamedi ishte zgjedhur si profet nga Allahu, prandaj
9
burimi i suksesit të tij ishte hyjnor. I dyti, i përqafuar nga historianët dhe studiuesit perëndimorë, mbështet idenë se suksesi i tij ishte rrjedhojë e motiveve historike dhe rrethanave, përfshi aftësitë e tij të dalluara si prijës dhe personalitetin karizmatik. Këto aspekte të profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), si personaliteti ideal dhe ai historik, në islam konsiderohen si modele që duhen ndjekur. Ato nuk kundërshtojnë njëri-tjetrin dhe secili kërkon ekzaminim të ndarë sipas metodave kërkimore dhe analitike. Ndihma dhe mbështetja e Allahut për profetin është e padiskutushme, por nënvlerësimi i aftësive madhështore të Muhamedit, kur shpjegojmë suksesin e tij si profet, rrezikon ta zvetënojë madhështinë e tij duke e ulur në nivelin e një personi që shërbeu thjesht si instrument i parëndësishëm në përçimin e një mesazhi hyjnor.Duhet theksuar se falë aftësive dhe virtyteve të tij të mrekullueshme individuale, profeti jetoi në mënyrë tejet të thjeshtë, çka u dëshmua edhe nga njerëz të tjerë. Përndryshe, jeta e tij nuk do të konsiderohej si model i përkryer në Kur’anin famëlartë. Përderisa ishte dërguar si udhërrëfyes për të gjithë njerëzit që kanë karakteristika të ndryshme morale, emocionale dhe nevoja shpirtërore, atij i ishte dhuruar maturia shpirtërore dhe mendore që mbulonte këto nevoja individuale dhe sociale, si dhe problemet që ata kishin. Politikat e tij përmbanin të tillë urtësi dhe thellësi, sa mund të aplikoheshin ndaj të gjithë individëve dhe shoqërive, madje me ndjeshmëri të lartë ndaj natyrave të larmishme të qenieve njerëzore. Në historinë e njerëzimit, profeti Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ishte i pari prijës që arriti të vinte në jetë me sukses politikat e tij në domenin politik, ligjor, ekonomik dhe social. Implementimi i udhëzimit dhe misionit të tij si prijës, është dëshmues i cilësive sublime të profetit. Misioni i profetit nuk përqëndrohej thjesht në përçimin e shpalljes nga Allahu. Afrimi i njerëzve në fenë e tij, shpjegimi i parimeve të fesë, praktikimi personal i tyre (Bekare 2:151, Ali Imran 3:164, El Xhumua 62:2), drejtimi dhe menaxhimi i shoqërisë, tek e cila u dërgua dhe themelimi i një modeli të ri shoqëror, ishin aspekte të rëndësishme të misionit të tij. Fak-
10
-tikisht, misioni i profetësisë nuk është thjesht të përçojë disa parime tek njerëzit e tjerë, por gjithashtu të mundësojë transformimin social dhe individual. Me fjalë të tjera, ai duhet të udhëhiqte përmes shembullit. Profetit Muhamed iu desh ta praktikonte personalisht fenë dhe t’iu tregonte njerëzve si duhet ta praktikonin (Bekare 2:143, El Nahl 16:89, Haxh 22:8). Besimtarët kishin detyrimin t’i bindeshin atij, urdhrave dhe kufizimeve të tij. Ata u urdhëruan t’i nënshtroheshin sjelljes së tij dhe të ofronin shembullin më të mirë (Ali Imran 3:31, El Araf 7:157) duke e konsideruar atë si modelin që duhej ndjekur (El Ahzab 33:21). Edhe pse profeti Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ishte njeri dhe adhurues i Allahut, misioni që iu caktua dhe personaliteti moral që kërkohej për këtë mision, e bëri atë të veçantë mes të tjerëve. Kur’ani përmend natyrën humane të profetit, por qartësisht evidenton statusin e tij të veçantë dhe autoritetin mes njerëzve. Fakti që Allahu i urdhëron njerëzit t’i binden Atij dhe profetit, t’i drejtohen Atij dhe profetit për zgjidhjen e konflikteve (En Nisa 4:59), tregon se pranimi i autoritetit të profetit Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), në fushën politike dhe ligjore është kusht për besimin e bindjen dhe mbeten të lidhura ngushtësisht mes tyre. Për profetin, formimi i një shoqërie islame që do të shërbente si model, ishte i mundur vetëm falë këtij autoriteti. Sikurse përmendëm më lart, autoriteti i tij mbi muslimanët si prijësi i umetit (komunitetit të muslimanëve) përshkruhet në Kur’an (En Nisa 4:60) si urtësi (hukm), përfshi terma të ngjashme. Këto ajete shprehin kërkesën për bindje ndaj profetit, së bashku me pranimin e vendimeve të tij pa debatuar mbi to, duke e konsideruar atë si gjykatës mes njerëzve. Ndërsa bindja ndaj Allahut është themeli i bindjes ndaj profetit, bindja ndaj profetit Muhamed është prova e vetme e prekshme e bindjes ndaj Allahut: “Kush i bindet të dërguarit, i është bindur Allahut” (En Nisa 4:80). Bindja ndaj profetit Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të),nuk kufizohet vetëm në sferën fetare, por përfshin edhe sferën shoqërore, pasi misioni i tij profetik nuk është i kufizuar tek këshillat shpirtërore dhe intelektuale. Ai përfshinte edhe veprimtarinë politike, sociale dhe ushtarake, të domosdoshme për të themeluar një shoqëri islame. Korniza e imazhit tradicional negativ është mbushur me atribuime të pavërteta dhe të pahijshme mbi personalitetin e profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Kjo vazhdon edhe sot duke përfshirë disa paragjykime të reja. Megjithatë, ato konsiderohen si të pabaza, të pavërteta dhe madje qesharake nga shumë perëndimorë. Sipas këtyre pretendimeve, profeti ishte tolerant dhe i butë gjatë periudhës në Mekë, por u shndër-
11
shndërrua në një figurë politike nga pushteti që akumuloi gjatë periudhës në Medinë. Për më tepër, ai u nxit drejt dhunës dhe qëllimet e tij të vërteta ishin politike. Këto pretendime janë rrjedhojë e keqkonceptimit të misionit të profetit Muhamed(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), që përfshin edhe themelimin e një rendi të ri social, ndryshe nga misioni i Jezusit. Ato gjithashtu burojnë nga mungesa e vlerësimit objektiv të rrethanave politike dhe historike të epokës në fjalë. Një nga studiuesit perëndimorë që i konsideron ato të pabaza, Rudi Paret, thotë se historianët nuk duhet ta vlerësojnë profetin Muhamed nga këndvështrimi i krishterë dhe nga modeli i përfaqësuar nga Jezusi që tha se sundimi i tij nuk i përket kësaj bote. Sipas Paretit, profeti kurrë nuk përdori forcën gjatë procesit të formimit të umetit arabo-islam në Medinë. Përkundrazi, ai pranoi përplot modesti se suksesi i tij politik dhe ushtarak ishin arritur me ndihmën e Allahut. Në sjelljen e tij nuk ndodhi asnjë ndryshim dhe koncepti i misionit të tij mbeti i njëjtë. Autorë si R.Bosuorth Smith dhe Edit Holland deklarojnë se kushtet dhe nevoja gjatë periudhës medinase e detyruan Profetin të përdorte forcë. Në një libër të shkruar në vitin 1914, gjatë kohës kur vendi i tij po luftonte me gjermanët, anglezi E.Holland e përshkruan profetin Muhamed dhe shokët e tij si model që duhet ndjekur dhe shprehet se anglezët duhet të dëshirojnë patriotizmin e muslimanëve të parë që ishin të gatshëm të jepnin jetët dhe pasuritë e tyre për hir të besimit. Eduard Gibon, ndërsa thekson se çdo njeri ka të drejtë të mbrojë veten dhe pasurinë e tij, duke u kundërpërgjigjur ndaj
12
ndaj sulmeve armike, thotë se profeti ishte viktimë e dëbimit të padrejtë dhe e grabitjeve të kryera nga populli i tij, ndërsa përpiqej të kryente një mision paqësor dhe të dobishëm. Zgjedhja e tij për një shoqëri të pavarur i ngriti emigrantët e Mekës në statusin e sunduesve, duke i mundësuar autoritet të plotë për të formuar aleanca dhe për të zhvilluar luftra mbrojtëse. Shumë autorë perëndimorë pohojnë se aspekti shpirtëror i profetit Muhamed që lidhet me profetësinë e tij, gjithmonë dominoi mbi aktivitetet tokësore; statusi i tij si udhëheqës politik kishte rëndësi dytësore dhe u formësua nga aspekti i tij shpirtëror. Pikëpamja që e konsideron atë si një shtetar të suksesshëm, ose që pretendon se ai prezantoi dy personalitete të ndryshme gjatë periudhës mekase dhe medinase, është e gabuar. Më tej akoma, kjo përqasje është në kundërshtim me të vërtetën historike dhe keqpërfaqëson jo vetëm profetin Muhamed, por gjithashtu edhe Islamin.
SUNDIMI
Gjatë hixhretit, ndryshe nga situata në Mekë, statusi udhëheqës që profeti pati në organizimin e shtetit të sapoformuar, spikat më shumë. Udhëheqësia e tij politike, orientimi fetar dhe rregullimi i marrëdhënieve mes shoqërisë së sapoformuar muslimane me grupet e tjera shoqërore, mori më shumë rëndësi. Pas hixhretit, profeti nuk u bë sunduesi i drejtpërdrejtë i qytetit, por fitoi kontrollin e qytetit pasi mposhti armiqtë e tij në Mekë dhe në vende të tjera, ndërsa njerëzit që pranuan Islamin erdhën në Medinë, që t’i bashkoheshin shoqërisë së formuar prej tij. Lidershipi politik i profetit u bë i padiskushteshëm gjatë zhvillimeve të mëvonshme, kur shumica e fiseve në Arabi pranuan Islamin, disa vite përpara ndarjes së tij nga jeta. Si rrjedhim, nën sundimin e tij u krijua një unitet i gjerë polik. M. Watt thekson se edhe pse rrethanat në shumë raste ishin në anën e tij, suksesi i Muhamedit s’mund të ndahet nga aftësitë e tij personale, urtësia e tij e thellë, aftësia shtetndërtuese, diplomacia, zotësia e tij taktike dhe mirëkuptimi në raport me të tjerët. Ai gjithashtu thekson se së bashku me joshjen e Islamit dhe faktin që i përgjigjej nevojave të arabëve si sistem religjioz dhe social, sjellja e tij modeste dhe aftësitë politike luajtën rol të rëndësishëm në arritjen e këtij suksesi. Struktura politike e gadishullit arabik ndryshoi brenda një çerek shekulli, si rrjedhojë e zhvillimeve të ndodhura nën udhëheqjen e Profetit Muhamed. Arabët, shumica e të cilëve kishin jetuar të shpërndarë në fise nomade, për herë të parë u bashkuan dhe formuan një komb. E gjithë kjo, falë profetit Muhamed. Profeti që kishte luftuar ashpër kundër religjionit mbizotërues, koncepteve sociale dhe institucioneve ekzistuese, u përpoq të formonte një rend të ri moral dhe social, në një shoqëri thuajse të kalbëzuar. Ai eleminoi armiqësitë fisnore, padrejtësitë sociale dhe pabarazitë, duke i dhënë fund kon-
13
konceptit të superioritetit që besoj se fitohej që në lindje. Ai hoqi pengesat artificiale që ndanin individët e një shoqërie. Ai themeloi një shoqëri të bazuar tek barazia, dashuria dhe bashkëpunimi. Ai ndaloi vrasjen e foshnjave femra dhe dhunimin e grave. Ai ngriti lart statusin e grave që jetonin nën sundimin shtypës të burrave, në nivelin që fituan të drejta dhe pëgjegjësi reciproke. Gratë mund të ushtronin profesione të ndryshme, të blinin pronat e tyre dhe t’i shpenzonin paratë si të dëshironin. Ai zhvleftësoi parashikimet ligjore mbi të drejtën familjare (martesa, divorci dhe trashëgimia) dhe eleminoi konceptimet e vjetra që nuk i konsideronin gratë si individë të pavarur. Ai ndërmori hapa për dekurajimin dhe zhdukjen graduale të skllavërisë. Faktikisht, pas një kohe të shkutër, skllevërit e liruar filluan të shfaqnin mjeshtërinë e tyre në shkencë, arte dhe fusha të tjera. Ndërsa e gjithë Arabia u vendos nën sundimin e Islamit në vitin e 10-të të Hixhretit dhe rajonet përreth Medinës u shndërruan në provinca të shtetit islam. Ai nuk caktonte kurrë në një detyrë, një person, për të cilin besonte se ishte i mirë-informuar dhe i aftë në çështje të tjera, por që nuk mund ta përmbushte atë. Gjithësecilit iu krijuan mundësi të barabarta për t’u rritur dhe zhvilluar në përputhje me kapacitetin e tyre personal. Profeti Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), caktoi në detyra të rëndësishme vetëm besimtarë të aftë dhe kompetentë. Një nga veprimet e domosdoshme që ai ndërmori në administrimin e shtetit, ishte konsultimi. Ai konsultohej me besimtarët dhe merrte mendimet e tyre mbi çështje të rëndësishme. Ai i miratonte vendimet e arritura përmes konsultimit, edhe kur opinioni i tij personal ishte i kundërt. Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ishte shumë i ndjeshëm në shkatërrimin e barrierave mes atyre që qeverisnin dhe të qeverisurve. Thënia profetike në vijim tregon qëndrimin e tij ndaj këtyre çështjeve:“Kushdo që ndërmerr një detyrë në shërbim të njerëzve, dhe krijon barriera (pengesa) mes vetes dhe të dobtëve, Allahu do ta përballë me pengesa.” (Ahmed bin Hanbeli, El-Musned, p.239). “Kushdo që ndërmerr një detyrë në shërbim të muslimanëve dhe u mbyll derën të dobtëve, nevojtarëve dhe atyre që u është bërë padrejtësi, Allahu do të mbyllë dyert e mëshirës ndaj nevojave të tij.” dhe “Përcillni tek unë nevojat e atyre që nuk mund t’i përcjellin dot vetë. Kushdo që përcjell tek një qeveritar nevojat e atyre që nuk janë në gjendje ta bëjnë vetë këtë, Allahu do t’i mundësojë të qëndrojë i palëkundur në Ditën e Gjykimit.” (Bejhakiu, Shuabul-Iman, p156). Në përputhje me këto mësime, ai gjendej mes njerëzve, ecte në tregje, dëgjonte ankesat dhe merrte masa ndaj tyre. Personat e emëruar prej tij i këshillonte “përgëzoni dhe mos nxitni urrejtje, lehtësojini punët dhe mos i vështirësoni.” (Muslimi, Xhihad, 6). Ai kundërshtonte ashpër përfitimet materiale të personave që ishin emëruar prej tij dhe i kontrollonte vazhdimisht ata. (Buhariu, Ahkam, 24, 41; Muslimi, Imare, 7).
14
Këndvështrim
Hakmarrja në islam Përgatiti: Shpresa Koçi
Zoti i Lartësuar i ka bërë faljen apo amnistinë prej moraleve fisnike dhe për to ka dhënë shpërblim madhështor. Feja jonë dinjitoze na ka urdhëruar që t’i japim atij që na privon, ta falim atë që na bën padrejtësi, t’i buzëqeshim atij që na ngërdheshet në fytyrë. Kjo gjë nuk mbjell tek muslimani dobësi, përçmim, poshtërim dhe mpirje. Përkundrazi, kjo e orienton vështrimin tonë drejt faktit se dashuria është një armë që e përthith urrejtjen nga zemrat e atyre që na bëjnë keq dhe se donacioni është ilaçi më i mirë, përmes të cilit mund ta kurojmë kopracinë e atij që i përgjigjet me zili raporteve tona të mira. Juristi, Hamid el Atari, thotë: “Feja jonë islame kërkon prej nesh, që kur të japim apo privojmë, këtë ta bëjmë vetëm për hatër të Allahut. Kur ne i japim atij që sillet keq me ne, ose nderojmë atë që na urren, s’ka dyshim se në këtë rast ne e bëjmë diçka të tillë për të përfituar shpërblimin e Allahut të Lartësuar dhe jo për të kënaqur fatet tona.” Mirësjellja me atë që është sjellë mirë me ne, është një detyrim i yni ndaj tij, ndaj mirësisë së tij ndaj nesh, s’është mirësi që po i bëjmë atij, ndërsa mirësjellja me atë që sillet keq me ne, përbën lidhjen apo raportin që ka urdhëruar Allahu i Lartësuar.Gjithsesi, Islami e di se gjenden edhe muslimanë, të cilët uni i tyre i privon nga mirësia e këtij lloji dhe që janë të predispozuar të hakmerren dhe ta shuajnë mllefin e tyre, duke lënë në harresë mirësinë e premtuar nga Allahu i Lartësuar për muslimanin që fal. Prej këtu vjen edhe legjitimimi që Islami i bën kundërpërgjigjes ndaj padrejtësisë, në lidhje me të cilën Allahu i Lartësuar ka thënë: “Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë, me të cilën jeni ndëshkuar e nëse duroni (përkundrejt hakmarrjes), pa dyshim se ai (durimi) është më i mirë për durimtarët” [Nahl: 126].
15
Në këtë thënie kuranore, Allahu i Lartësuar e lejoi njeriun që është dhunuar që të hakmerret në masën dhe mënyrën, me të cilën është ndëshkuar. Dijetarët kanë thënë se kjo thënie kuranore, edhe pse konstituon hakmarrjen, orienton drejt faktit që falja është më mirë. Kjo gjë kuptohet ngase thënia kushtëzon për lejimin e hakmarrjes që ajo të jetë ekuivalente me ndëshkimin që ka pësuar i dhunuari, kurse nëse teprohet, kjo konsiderohet agresion dhe e fut personin në borxh, pasi i kishin borxh. Por kush është ai person, i cili është i aftë të ndëshkojë në po atë vlerë, me të cilën është ndëshkuar?! Çështja pra kërkon një masë të detajuar, me qëllim që i dhunuari të mos shndërrohet në dhunues, prandaj dhe shpëtimi nga kjo situatë qëndron tek falja e ndëshkimit apo lënia e hakmarrjes. Kjo nuk përgjithëson të gjitha padrejtësitë, pasi për disa prej padrejtësive, njeriut i lejohet të marrë hak personalisht, kurse disa të tjera duhet të marrin zgjidhje medoemos përmes gjykatës. Imam Kurtubiu, duke komentuar fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek Allahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët” [Shuuraa: 40]: “Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë”, shprehet kështu: “Dijetarët kanë thënë: Allahu i ka klasifikuar muslimanët në dy grupe: një grup janë ata që e falin atë që u ka bërë padrejtësi, grup të cilin Ai e përmend në fillin e thënies së Tij: “dhe kur hidhërohen, ata falin” [Shuuraa: 37]. Grupi tjetër janë ata muslimanë që hakmerren ndaj atij që u ka bërë padrejtësi. Paskëtaj, Allahu i Lartësuar e sqaroi kufirin e hakmarrjes me thënien e Tij: “Ndëshkimi i së keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë”, pra hakmerresh ndaj dhunuesit pa e kaluar kufirin. Mukatili dhe Hisham ibn Huxhejri kanë thënë: “Këtu është fjala për të plagosurin, i cili hakmerret ndaj atij që e ka plagosur përmes kisas-it (fajtori ndëshkohet në po të njëjtën masë me dëmin që ka shkaktuar). Kjo thënie kuranore nuk bën fjalë për rastin, kur padrejtësia e bërë është sharje ose fyerje. Njësoj me këtë, janë shprehur edhe Shafi’iu, Ebu Hanifja dhe Sufjani. Sufjani thotë: “Ibn Shubreme thoshte: Në Mekë nuk ka sikurse Hishami.” Shafi’iu e ka interpretuar këtë thënie kuranore se njeriu ka të drejtë të marrë prej pasurisë së atij që e ka mashtruar aq sa ky i fundit e ka mashtruar, edhe pa e ditur ky mashtrues. Për këtë Shafi’iu është argumentuar me thënien që profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), i tha Hindit, gruas së Ebu Sufjanit (kur kjo e fundit iu ankua se Ebu Sufjani ishte dorështrënguar dhe nuk i jepte asaj mjaftueshëm për nevojat e saj dhe të fëmijëve): “Merr nga pasuria e tij, sa t’ju mjaftojë ty dhe fëmijëve të tu!” (duke i lejuar asaj të marrë nga pasuria e të shoqit, pa lejen e tij) Ibn Ebu Naxhihu ka thënë: “Thënia kuranore në fjalë, kuptohet në kornizën e të anasjellës, në lidhje me plagosjen. Dhe nëse thotë: “Allahu e poshtëroftë”, ose “Allahu e mallkoftë”, të thotë të njëjtën gjë. Por nuk duhet t’i kthehet shpifjes me shpifje dhe as gënjeshtrës me gënjeshtër.” Lidhur me këtë, një dijetar ka thënë: “Allahu e ka lavdëuar personin që hakmerret ndaj atij që i ka bërë padrejtësi, pa e kapërcyer masën e padrejtësisë që i është bërë, domethënë ashtu siç vepronin arabët. Në këtë rast e keqja quhet “shpërblim”, sepse ajo është në këmbim të së keqes, pasi i pari i bëri keq këtij, në pasuri apo trup”.
16
Dritare
Televizioni dhe të rinjtë
Si reagojnë të rinjtë shqiptarë ndaj programeve televizive me episode dhune dhe sa përfitohet realisht nga ky burim informacioni ? Reagimet janë të ndryshme nga persona të ndryshëm. Ata që reagojnë në mënyrë të papërshtatshme, janë të rinjtë që janë në formim e sipër. Reagimet e tyre nuk janë të thelluara në logjikë, sepse vetë logjika e tyre nuk është e konsoliduar. Shpesh ata i marrin si heronj personazhet e filmave të ndryshëm, për shkak të zbukurimeve regjizoriale dhe efekteve televizive. Këto personazhe dhe efekte të ekzagjëruara mund të lënë ndikim të thellë tek persona të veçantë, të cilët mundohen të venë në jetë këto ndikime, duke dashur t'iu përngjajnë të ashtuquajturve heronj të tyre. Ndodh tëndeshinskena dhune psikologjike, por jo rrallë edhe fizike në jetën e përditshme. Televizioni, si një mjet komunikimi masiv, ka një rol mjaft të madh në ndikimin apo zbutjen, e pse jo edhe në minimizimin e dhunës. Kjo, duke i kushtuar më tepër kohë reklamimit të së mirës dhe duke mos u ndikuar nga interesa komerciale e të harrojë që ka në dorë një pjesë të mirë të vëmendjes popullore. Ai duhet t'i përqëndrojë edhe më tepër energjitë që kjo vëmendje të drejtohet nga e mira dhe e dobishmja, e cila ka më shumëvlera dhe jetëgjatësi, sesa e përkohshmja, e cila mund t'i sjellë më shumë lekë, por që në thelb nuk ka asnjë vlerë njerëzore cilësore. Duhet pasur një ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe vetëdije për atë që themi dhe për atë që veprojmë si dhe për pasojat që ajo do të sjellë më vonë tek një individ i caktuar apo në shoqëri. Etja për famë apo pasuri të menjëhershme dhe me çdo kusht, nuk justifikohet me mbushjen e kohës televizive me programe, filma etj., të cilat prishin apo shtyjnë në prishjen e moralit të shëndoshë, sidomos tek të rinjtë e parritur në moshë e në dije. Kësaj kohe të zhvilluar i duhet një brez dhe një
17 15
bashkësi po aq e zhvilluar, por jo drejt degradimit të vlerave morale e shpirtërore, por të përgatitur dhe të aftë t'ju bëjnë ballë sfidave që koha sjell. Rinia është forca e një kombi dhe në qoftë se doni ta shihni të lulëzuar e të fortë një vend, kujdesuni për rininë e tij. Nëse e shihni të rrënuar një vend, atëherë është shkatërruar rinia e tij, forca e tij, bukuria e tij. Në këtë tranzicion idesh, shijesh e mendimesh, rinisë sonë i duhet të gjejë rrugën e së drejtës dhe përparimit të vërtetë dhe për këtë i duhet të zgjedhë me kujdes atë çfarë duhet të studiojë, të shohë e të veprojë në këtë grumbull programesh, librash e informacionesh që i serviren, shpesh pa përmbajtje e kuptim, me shumë mëndjemprehtësi dhe arsyetim. E përsëri këtu del roli në tërësi i medias së shkruar dhe asaj vizive në veçanti, si një mjet komunikimi masiv dhe me ndikim të padiskutueshëm. Ajo shërben si një guidë drej së mirës apo të keqes nëpërmjet forcës së zërit që ka. Rini! Sa herë na takon të jemi të rinj në këtë jetë të shkurtër? Vetëm një herë. E pra, një arsye kjo që çdo hap të hidhet i matur e çdo punë të kryhet siç duhet. Eh, nuk mjafton vetëm të jesh 20 vjeç dhe të kalosh vitet më energjike të jetës nën tymin e cigareve dhe bisedave kalimtare duke mos bërë asgjë me vlerë për veten apo për vendin tënd, për të thënë që jam i ri, ndërkohë që të pish kafe a cigare kohë e pa kohë, vend e pa vend e bëjnë shumë mirë edhe pensionistët, ata që deri dje kanë punuar aq shumë dhe sot kanë të drejtë le të themi, të pushojnë paksa. Janë braktisur bibliotekat dhe janë zëvendësuar me kafenetë. Për të ardhur keq! Klube plot me të rinj dhe jo vetëm në kohë pushimi! Kjo duhet të ndryshojë. Studimi duhet të zërë më
shumë kohë në preokupimet e moshës së re. Duhet theksuar se dhuna gjen zbatim më së shumti nga njerëzit jo të ditur, nga ata të cilët nuk e zotërojnë fjalën dhe që rrugën më të lehtë për zbatimin e qëllimeve të tyre, zgjedhin dhunën psikologjike apo qoftë edhe atë fizike. Duhet treguar më tepër kujdes nga ana e prindërve, mësuesve dhe sidomos të atyre që kanë në dorë atë që quhet dhe pushteti i katërt, për edukimin, përgatitjen dhe paraqitjen e vlerave njerëzore dhe morale të pashtrembëruara, sepse ajo që është e drejtë sot është e drejtë për sa të jetë jeta e kuptohet për aq kohë sa njerëzit të mendojnë po aq drejtë sa edhe vetë kjo fjalë tek ky brez i ri, i cili do të marrë sëshpejti drejtimin e jetës në vend. E po këta të rinj, të edukuar në këtë mënyrë, janëata që do të drejtojnë institucione të ndryshme të vendit, në të cilin ti do të jesh i varur nga sjellja dhe drejtimi i tyre. Në këtë kohë ku çdo gjëje i është vendosur një çmim, ku çdo gjë shitet e blihet, nuk mund t'i vihet çmim edhe ndjenjës e as të drejtës. Moralin dhe shpiritn nuk mund ta gjesh në treg e as ta shesësh për asgjë në jetë, për aq kohë sa i thua vetes njeri! Nuk mund ta blesh me pasurinë e gjithë botës atë që në një moment nënvlerësimi ke “dhuruar”! Njerëz tëtë gjtha fushave! Gjithësecili prej nesh duhet të japë ndikimin e tij pozitiv në përparimin e jetës. Jetojmë në komunitet,
, sidoqoftë, nuk mund të jemi mospërfillës e të ngushtë në zemër, e të mjaftohemi duke edukuar dhe kontribuar në rregullimin e familjes tonë, ndërkohë që shoqëria vuan nga plagë e të vuash për vlera morale e edukative, është vërtet problem, të cilat më lehtë parandalohen se kurohen. Më tepër vend dhe kohë në median e shkruar dhe vizive për vlerat njerëzore. Me pak punë kemi në dorë të gjithë sëbashku, të bëjmë shumë!
Përgatiti : Mercedez Gega
18 16
Ora e Zgjimit
Organizimi i shoqërisë mbi bazat e drejtësisë dhe dashurisë
Prej gjërave që synon Islami,ështëndërtimi i shoqërisë mbi themelet e bamirësisë, dashurisë, drejtësisë dhe bashkëpunimit. Shoqëria islame obligohet të ndëshkojë mizorin dhe ta ndihmojë atë që i është bërë padrejtësi. Prandaj në shoqërinë islame dënohet çdo keqbërës, kurse atij që i është bërë padrejtësi i kompensohet ajo që ka humbur dhe i kthehet e drejta e tij. Në Islam nuk ka pasanik që jeton në bollëk, që mëshiron qenin e tij dhe harxhon për të, ndërkohë që fqinji i tij vdes nga uria. Në Islam nuk ka të varfër, të cilin e shtyn varfëria në krime dhe vjedhje, gjë që destabilizon vendin, prish rendin dhe kërcënon paqen e shoqërisë. Përkundrazi i varfëri ka të drejtën e vet në pasurinë e të pasurit, një sasi të caktuar(zekati), të cilën i pasuri duhet t`ia japë për hir të Zotit, pa dashur për këtë shpërblime e falënderime prej njerëzve. Shoqëria e ndihmon njeriun në nevojë dhe i siguron atij mjetet e domosdoshme për jetesë, që ai të jetojë me nder e të vdesë me nder. Kjo është shoqëria që dëshiron Islami. Shoqëri, në të cilën bashkëpunohet në mirësi e devotshmëri, jo në mëkate e armiqësi. Padyshim mirësia më e mirë është bindja ndaj Allahut, bindja në çdo gjë që ka urdhëruar e obliguar dhe largimi nga çdo gjë që Ai ka ndaluar.Islami ka obliguar që gjykatësi të mbajë drejtësi ndërmjet njerëzve, edhe nëse gjykimi prek interesat e njërit apo tjetrit prej palëve. I dërguari, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), duke shprehur indinjatën e vet ndaj asaj që bënin njerëzit e mëparshëm thotë: “Ata që ishin para jush (bënin padrejtësi). Kur në mesin e tyre vidhte ndonjë fisnik, atë e linin (pa e dënuar) dhe kur në mesin e tyre vidhte ndonjë i dobët, e ndëshkonin. Pastaj i dërguari, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), betohet sikur bija e tij, njeriu më i dashur tek ai, të vidhte, ai
19 15
Në shoqërinë islame të gjithë janë të barabartë, nuk ka dallim ndërmjet fëmijës tënd dhe fëmijës së tjetrit në të drejta dhe obligime. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë ndaj të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon që të merrni mësim”. Islami ka obliguar që udhëheqësi të zgjidhet prej njerëzve më të mirë e të devotshëm, në mënyrë që ai të punojë për të mirën e vendit dhe t’i japë përparësi interesit të shoqërisë ndaj interesit personal. Islami ka rregulluar punët administrative dhe institucionale të shoqërisë, ka vendosur kushte e kritere për atë që merr përsipër përgjegjësitë për të drejtuar punët e njerëzve në përgjithësi, por edhe drejtimin e familjes në veçanti. I dërguari, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të), thotë: “Secili prej jush është kujdestar dhe secili prej jush është përgjegjës për atë që ka në kujdestarinë e tij”. Madje Allahu i Lartësuar ia ka ndaluar Xhenetin atij që ka mashtruar ata, të cilët i kishte në kujdestarinë e vet, si: fëmijët, nëpunësit etj. I dërguari, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), thotë: “Ai rob, të cilit Allahu i lë në kujdes diçka dhe ditën kur vdes, vdes duke e mashtruar atë që ka në kujdestari, Allahu ia ndalon atij Xhenetin”.
Përhapja e paqes në botë Prej gjërave të rëndësishme që synon Islami, është përhapja e paqes në botë nëpërmjet vëllazërisë islame. Muslimanët janë vëllezër, urdhërojnë në vepra të mira, ndalojnë nga veprat e këqija, bashkohen si të kishin një zemër të vetme edhe pse jetojnë në vendet e ndryshme të botës. Ndërmjet tyre ka dashuri të sinqertë, e cila i zhduk të gjitha dallimet e ngritura mbi baza racore, kombëtare, fisnore, mbi baza të fuqisë materiale (pasurisë) apo numerike(ku shumica sundon pakicën). Islami është fe e mëshirës, begatisë, bamirësisë, i nxit ithtarët e vet në dobi të njeriut, përhap vëllazërinë e vërtetë, solidaritetin dhe ndihmën e ndërsjelltë si dhe bashëkpunimin reciprok, në mënyrë që të gjithë të jetojnë si një familje. I dërguari, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të), thotë: “Shembulli i besimtarëve në dashurinë, mëshirën dhe solidaritenin mes tyre, është si trupi, nga i cili kur ankohet një organ, atëherë bashkë me të vuan i gjithë trupi nga temperatura dhe pagjumësia”. Po ashtu thotë: “Besimtari për besimtarin është si ndërtesa e fortifikuar dhe i gërshetoi gishtat e tij”. Dallimet klasore dhe fanatizmi fisnor e izolojnë njeriun dhe ia marrin frymën. Ai u tërhoqi vërejtjen që të bëjnë kujdes nga nënçmimi dhe përbuzja e të dobtëve dhe të varfërve. Gjëja më e dukshme, në të cilën shfaqet ky vëllazërim madhështor që lë gjurmë në përhapjen e paqes në mesin e popujve, është kongresi madhështor i haxhit, i cili mundëson njohjen dhe afrimitetin mes njerëzve dhe synon bashkimin tyre. Në haxh mblidhen miliona njerëz prej kombësive të ndryshme, i pasuri dhe i varfëri, i vogli dhe i madhi, mashkulli dhe femra, në një vend, në të njëjtën kohë, adhurojnë vetëm një Zot, nuk ka dallim mes tyre. Pozita, pasuria, ngjyra e lëkurës, kombësia, të gjitha këto nuk janë kritere që dallojnë njërin nga tjetri. Përkundrazi, vetëm devotshmëria, bindja e nënshtrimi ndaj Allahut bën diferencimin e tyre. Gjithashtu Islami ka vendosur norma të përpikta që u rregullojnë marrëdhëniet njerëzve me shtetin dhe me njëri-tjetrin. Këto raporte bazohen në sinqeritet. Njerëzit i shprehin lirshëm dhe hapur opinionet e tyre, ua duan të mirën të tjerëve dhe kujdesen për respektimin e të drejtave e tyre. Në Islam nuk ka gënjeshra, mashtrime dhe mizori.
20 16
Muslimanët arritën ta realizojnë këtë në praktikë në kohën e të dërguarit, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe pas tij në kohën e sahabëve, (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Në atë kohë të artë, në mesin e muslimaneve jetonin komunitete jomuslimane si në Medinë, Sham (Siri, Palestinë, Jordani,Liban), Egjipt dhe në vende të tjera. Në mesin e tyre mbizotëronte fqinjësia e mirë dhe sjellja e mirë. Ata e vizitonin njëri-tjetrin, bashkëpunonin në shitblerje, e këshillonin njëri-tjetrin si dhe shoqëria islame garantonte të gjitha të drejtat e tyre. Ruajtja e rendit në Tokë dhe përmirësimi i jetës në të, nëpërmjet zbatimit të ligjeve të Zotit Prej gjërave që synon Islami, është ruajtja e rendit dhe përmirësimi i jetës në të, nëpërmjet zbatimit të ligjeve të Zotit. Allahu i Lartësuar ka caktuar që njerëzit të jenë mëkëmbës në Tokë dhe u ka dhënë atyre gjithçka që kanë nevojë në jetën e kësaj bote. Allahu i Lartësuar thotë: “(Përkujto o Muhamed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një mëkëmbës”! Do të thotë Ademin dhe pasardhësit e tij. Pasi i bëri robërit e Tij mëkëmbës (në tokë), duke shprehur bamirësi ndaj tyre thotë: “Dhe për ju nënshtroi gjithë çfarë ka në qiej dhe ç’ka në tokë”. Po ashtu thotë: “Ai që juve tokën ua bëri të përshtatshme, prandaj, ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, vetëm te Ai është e ardhmja”. Kuptimi i “khalifes”që Allahu i ka caktuar njerëzit mëkëmbës në tokë, realizohet duke e ruajtur rendin në tokë nëpërmjet zbatimit të ligjeve të Zotit dhe ndërtuar jetën sipas urdhëresave të Allahut të Lartësuar. Kjo e afron njeriun për tek kënaqësia e Zotit të tij. Kur ai i përmbahet mësimeve të Allahut në tokë sundon drejtësia. Për të realizuar këtë, kërkohet vazhdimisht nënshtrim i plotë ndaj Allahut të Lartësuar. Përmiresimi i jetës në tokë me lejen dhe vullnetin e Allahut, kërkon nga njerëzit shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve dhe begative të saj. Allahu i Lartësuar i ka lejuar njerëzit të shfrytëzojnë të mirat e tokës, që ata të merren me bujqësi e blegtori, mbjellje të pemëve, nxjerrje të mineraleve dhe vajrave, investim në miniera dhe gurore, ndërtim të banesave, shkollave, spitaleve, fabrikave, fshatrave, qyteteve dhe gjëra të tjera, për të cilat kanë nevojë në jetën e tyre, në mënyrë që nga të gjitha këto të njihet madhëria dhe fuqia e Allahut, për arsye se është Ai, i Cili u ka dhuruar jetë të gjithë krijesave. Islami i ka nxitur njerëzit që të shkathtësohen dhe t’i kryejnë këto punë në mënyrë të përsosur. I dërguari, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), thotë: “Vërtet Allahu ka udhëruar që arrihet përsosmëria (e mundshme) në çdo gjë (çdo punë)”.Nuk ka kontraditë ndërmjet përmirësimit të jetës në tokë dhe qëllimit të lartë të krijimit të njerëzve që është adhurimi i Allahut, sepse përmirësimi i tokës sipas mënyrës, të cilën e ka përcaktuar Allahu, bën pjesë në adhurimin e Allahut të Lartësuar. I Dërguari, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), thotë: “Kur të bëhet Kijameti dhe në dorën e ndonjërit prej jush gjendet një fidan, po qe se ka mundësi, le t`a mbjellë atë”. Nëpërmjet këtij injkurajimi i dërguari, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), nxit në mbjelljen e pemëve dhe hapjen (gërmimin) e lumenjve, në mënyrë që kjo botë të banohet e të përmirësohet jeta në të deri në fund të afatit të saj, gjë të cilën e di dhe e ka pëcaktuar Krijuesi i saj.
21 15
Nxitja në kërkimin e diturisë Prej gjërave që synon Islami, është stimulimi i njerëzve në kërkimin e diturisë, qoftë kjo dituri fetare apo e ndonjë shkence si: mjekësi, inxhinieri, astronomi etj, apo dhe në shkencat humane. Islami ka nxitur në kërkimin e diturisë, madje e ka obliguar atë dhe gjëja e parë që zbriti nga Kur’ani fisnik, është urdhri për “lexim” në fjalët e Allahut të Lartësuar: “Lexo, me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë)”. Dijetarëve u ka dhënë një pozitë të lartë për shkak të diturisë që posedojnë. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?”Po ashtu thotë: “Allahu lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata, qëiu është dhënë dituri. Allahu është i njohur mirë me atë që punoni”. Muslimanët e mëparshëm dhanë një kontribut të madh në vendosjen e bazave të shumë shkencave si: mjekësi, inxhinieri, astronomi, matematikë, kimi dhe shkenca të tjera. Qytetërimi i tyre u përhap nga lindja në perëndim (në Spanjë). Europianët përfituan shumë nga qyteterimi islam. Ata dërgonin studentë për të mësuar në shkollat e Spanjës. Muslimanët nuk u ndalën nga prurjet e dobishme dhe kontributi ndaj shkencave, vetëm atëherë kur vendet e tyre u kolonizuan nga të tjerët. Kolonizimi synoi rrënimin e këtyre vendeve dhe grabitjen e pasurive të tyre. Ndërkohë, gjurmët e tij vazhdojnë të jenë të dukshme edhe në këtë kohë.
22 16
Afer dhe Larg
Shoqeria bashkëkohore dhe Kontrolli social
Ajo që të mban gjallë kur shikon se si vdekja po të vjen nga etja, është mirazhi i një burimi me ujë të pastër e të kristaltë, i cili e përfshin perceptimin e agonisë duke gjeneruar shpresë dhe mbijetesë.Ky status i shpresës në agoni, përbën një gjendje jo të rrallë, në të cilën është ndodhur qenia njerëzore. Nëse shpresa e daljes nga agonia të një njeriu të vetëm apo e individëve të ndryshëm, është më e madhe, shpresa në agoni e një shoqërie të tërë, është një mundësi në agoni e sipër. Kjo, për sa kohë që përparësia e një grupimi të kësaj shoqërie të ngelet personalizimi i qëllimit social. Çdo shoqëri e ngritur mbi bazat e ndërkomunikimit shtresor të saj, ka një qëllim social, i cili kulmon me plotpërputhshmërinë e qëllimeve të përbërësve të ndryshëm të kësaj shoqërie, në një objektiv që synon shpërndarjen e mirëqenies materiale dhe shpirtërore të saj, në proporcion të drejtë. Kompromentimi i këtij qëllimi social përmes personalizimit të tij, duke e mbivendosur atë set interesash të ngushta individuale mbi qëllimin e përbashkët social, e çon shoqërinë drejt një kolapsi dhe agonie të pashpresë. Shoqëria jonë është e tejmbushur me një oqean interesash personale dhe kjo është normale për çdo shoqëri, e cila në fakt është një bashkësi interesash personale.Por, problemi i shoqërisë sonë, të cilin e prekim dhe e ndjejmë çdo ditë, është se konvergimi i këtyre interesave bëhet në një format të deformuar.Nën retorikën e të mirës së përgjithshme, interesi personal i atij që ka mundësinë të ketë kontrollin apo dominimin mbi seksione të ndryshme sociale, ushtron trysni në formë të vazhdueshme, duke personalizuar qëllimin social të një bashkësie njerëzish.Kjo trysni, e cila shpërndahet në nivele të ndryshme të jetës sociale, fillon të formësojë një fenomen që quhet “kontrolli social”. Me arritjen e këtij objektivi, një shoqëri është vendosur nën “kontrollin social” të një grupimi të caktuar individësh, të cilët, pasi kanë grumbulluar rreth vetes një kapacitet tejnormal finaciar, ndërtojnë një psikozë sociale të modeluar sipas konceptit të tyre dhe këtë e servirin, duke u mbivendosur mbi qëllimin e përbashkët.
23 15
Për të arritur nga personalizimi i qëllimit social deri tek “kontrolli social”, ngrihet një sistem i parapërcaktuar masash dhe mënyrash veprimi, duke përfshirë në këtë sipërmarrje të gjithë zinxhirët socialë, të cilët ndodhen nën kontrollin e kësaj kategorie njerëzish. Ajo fillon me sulmin ndaj burimeve nga ku shfaqet e vërteta në perceptimin e individëve, duke sajuar përmes mekanizmash mediatike shumë “të vërteta” relative që pështjellojnë perceptimin e masës mbi kriterin e të vërtetës absolute. Pastaj e sulmojnë burimin fillestar nga ku shfaqet e vërteta me anë të historive konfuze dhe fakteve të rreme. Më tej procedohet me kontrollin dhe futjen në ullukun e tyre të lajmit apo lajmeve, duke e personalizuar perceptimin publik mbi sinkronin real dhe servirjen në formë “të zbërthyer” të tij shpesh e më shpesh, derisa ngjarje apo lajme të rreme e të fabrikuara, të bëhen të vërteta nga telashi i të qenurit të përsëritura pafundësisht. Fantazimi deri në fiksim për drejtësinë dhe sistemin e së drejtës që do të duhet të qëndrojë në nivel abstrakt në mendjet e njerëzve dhe deformimi i sistemit të drejtësisë në praktikë, duke evokuar gjithmonë një gjoja luftë për përmirësimin e tij për të arritur objektivin, i cili vazhdon të ngelet abstrakt gjithmonë e më tepër. Krijimi i perceptimit se praktika e deformuar e drejtësisë dhe ideali i drejtësisë janë dy gjërat, të cilat nuk përputhen dhe nuk duhet të përputhen. Ushtrimi i dominimit mbi sistemin e edukimit në të gjitha hallkat e tij, që nga ai parashkollor e deri tek ai pasuniversitar, servirja e një kallëpi kurikulash, referencash, materialesh didaktike, goditja si një çekan që vjen nga trysnia e një historie të paçmitizuar, plot me dogma, përralla dhe fabrikime, servirja e sistemit të korporatave si parajsa financiare e shoqërisë dhe shtypja deri në pore e mendimit dhe botëkuptimit alternativ e të ndryshëm, angazhimi i shtresave sociale të shoqërisë në sa më pak kohë për gjëra që pasurojnë ndjenjat, duke i kthejnë individët e shoqërisë në makineri pune. Investimi i pamasë në industrinë e qejfit dhe shkapërderdhjes, të dhunës dhe automatizimit të mendimit, jashtë parametrave normale njerëzore, kotësojnë idealin shoqëror.Kthimi i anëtarit të shoqërisë në një qenie që përthith dhe nuk reflekton, deformohet dhe nuk përmirëson.Kështu, aftësia reaguese e masës shoqërore zbehet ndaj çdo deformimi apo edhe tiranie dhe pasiviteti social shoqëron përditshmërinë e secilit. Kriteri i së moralshmes pothuajse tretet e nuk ka cak dhe e vërteta nga absolute kthehet në të vërtetë të ndryshueshme në botëkuptimin e masave.Kështu, individë të tillë janë tashmë konsumatorë të verbër, të cilët në mënyrë të përsosur kontribuojnë në personalizimin e qëllimit social sipas shijes së një grupimi të caktuar që mbi këtë kontroll social e mban të mpirë shoqërinë, duke realizuar qëllimet dhe objektivat e veta.
Shkroi: Redi Shehu 24 16
Për Zemrat
Ilustrime praktike (dashuria ndaj të dërguarit) Përgatiti: Mimoza Çota
Kur`ani ndahet në 3 pjesë: një pjesë ka të bëjë me besimin, një pjesë ka të bëjë me ligjet dhe një pjesë e veçantë e Kur`anit ka të bëjë pikërisht me ngjarjet dhe historitë. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne kështu o Muhamed të tregojmë ngjarjet që kanë ndodhur më herët, që të jesh më i qëndrueshëm.”,ose“Në ngjarjet dhe historitëe tyre ka pasur mësim për të zotët e mendjes.” Ashtu si Allahu që i tregonteprofetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) shembuj praktik që ai të përforcohej, edhe profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) u tregonte shembuj dhe histori shokëve që ata të përforcoheshin. Kjo është një formë edukimi për brezat.Edhe ne duke ndjekur këtë shembull, do të përmendim disa shembuj praktik mbi dashurinë për Allahun dhe të dërguarin e Tij Muhamedin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Ebu Bekri (Allahuqoftë i kënaqur me të), po emigronte me profetin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), për në Medinë dhe herë pas here e gjeje që qëndronte para tij, pas tij, herë në të majtë, herë në të djathtën e tij. Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të),e pyeti: - “O Ebu Bekër pse herë del përpara, herë del prapa, herë djathtas, herë majtas?” Ai u përgjigj: - “OPejgamber, kur mendoj se armiqtë mund të jenë para, dal para, nëse armiqtë mendoj se mund të jenë prapa, dal prapa, nëse mendoj se mund të jenë djathtas, dal djathtas e nëse mendoj se mund të dalin majtas dal majtas.” Në Medinë ndërkohë që njerëzit po ktheheshin nga lufta, një bashkëkohëseje e profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), i thonë: -“Zoti të dhëntë durim, por djali yt ka ndërruar jetë në luftë.” Ajo thotë: - “Pejgamberi si është?” I thonë: - “Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), mirë është. Zoti të dhëntë durim, por dhe bashkëshorti yt ka ndërruar jetë.” Ajo tha: -“Pejgamberi si është?” I thanë: - “ Mirë është, por edhe vëllai yt ka ndërruar jetë, Zoti të dhëntë durim!” Ajo po priste dhe kur e pa profetin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), tha: - “Çdo fatkeqësi që mund t`i ndodhë njeriut nuk ka ndonjë peshë të rëndë, kur profeti është mirë.” A ka këtë pozitë dhe këtë vend Muhamedi (paqja dhe shpëtimi i
25 15
26 16
27 15
Allahut qofshin mbi të) tek ne? Sikur profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), të vinte për vizitë në shtëpinë tënde, çfarë do të bëje më parë? Do të largoje alkolin nga shtëpia, do të fikësh televizorin,apo do të visheshe ti që je e pambuluar akoma, motër e nderuar, apo, apo ... Në Medinë, ishte një djalosh që quhej Xhelabib dhe nuk ishte aq i pashëm, mirëpo profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), e donte shumë këtë djalosh. Xhelabibi i ankohet profetit se nuk po i jepnin nuse. I thotë profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) të shkonte te shtëpia e një sahabiu dhe t`i kërkonte vajzën për nuse. Kur shkon tek shtëpia e sahabiut, thotë:- “ Kam ardhur se më ka dërguar profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), për të kërkuar dorën e vajzës suaj.” -“Lum si unë tha babai, profeti kërkon dorën e vajzës time!” - “Jo, jo po e kërkoj për vete.” I ati i vajzës nuk pranoi për të. Ndërkohë, vajza po dëgjonte pas perdes dialogun dhe i tha të atit: - “ Mos e kthe përderisa e ka çuar i dërguari i Allahut. Ai është më i mëshirshëm për ne se ne për vetet tona.” Me të vërtetë ajo martesë qe e bekuar. Një djalodh i shërbente profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të),vazhdimisht dhe pjesë e këtij shërbimi ishte edhe që i sillte ujin për të marrë abdes. Një ditë profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), i thotë: - “O djalosh, nëse ke ndonjë dëshirë, thuaje se do të plotësohet me shpresë të Allahut.” Ai thotë: - “ O i Dërguari i Allahut unë dua që të jem bashkë me ty në të njëjtën gradë në Xhenet!” Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), u habit dhe i tha të kërkonte ndonjë gjë tjetër, por ai këmbënguli tek dëshira e parë.Atëherë profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), i tha ta ndihmonte duke bërë sa më shumë sexhde. Ebu Ejubi El Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të), e priti profetin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) në Medinë. Ai e kishte shtëpinë e tij dy katëshe dhe kur shkoi profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), të banojë në shtëpinë e Ebu Ejubit i tha që e kishte më mirë të banonte në katine parë, se vinin njerëzit, delegacionet. Kështu Ebu Ejubi fleti lart në katin e dytë, por fleti si në gjemba, sepse po mendonte se ishte sipër profetit.Të nesërmen i thotë profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) se nuk mund të ecte mbi profetin e tij. Ndihej shumë keq nga kjo gjë. Po të analizojmë historitë e mësipërme, vëmë re një thjeshtësi të njerëzve, por nga ana tjetër një respekt dhe nderim shumë të madh ndaj të dërguarit të Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Vërtet njerëzit nuk duhet t`i dallojë ngjyra e lëkurës, kombësia apo pasuria, por devotshmëria.
28 16
PLUS
TË JESH / TË BËHESH i lumtur
Për dhuntitë bëhu falendurues ndaj Allahut! Mendohu dhe përmendi dhuntitë që vetëm Zoti di t`i japë. Thotë Allahu në Kur’an: “Edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të mund të arrini t`i përkufizoni...(në numër)” (Ibrahim, 34) “dhe plotësoni ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e të fshehta...” (Llukman,20) Mos u kthe mbi të kaluarën! “Ai ishte një pupull që kaloi.”(El Bekare, 134) Përkushtoju ditës së sotme! “Merre atë që ta dhashë dhe bëhu mirënjohës!” (El Araf,144) 29 15
30 16
Mos e nxito të ardhmen! “Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e Allahu ju garanton falje(mëkatesh) e begati, Allahu është Dhurues i madh, i Dijshëm.” (El-Bekare, 268) Bëhu i gatshëm për armiqësinë e njerëzve! Mos prit falenderim nga njerëzit! “Ata nuk urrejnë për tjetër vetëm se Allahu nga mirësitë e Tij dhe i dërguari i Tij i begatoi ata.” (EtTeube). Bëju bamirësi njerëzve! Shfrytëzoje kohën e lirë!
31 15
Beso fortësisht në caktim. “Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj e që të mos jetë në shënime (libër, Leuhin Mahfudh), para se të ndodhë ajo.” (El Hadid) Dije që me mundim vjen gezimi! Çdo gjë ktheje në dobinë tënde! Dije që Allahu u përgjigjet nevojtarëve! Mbaju shtëpisë tënde! Dije që Allahu ofron zëvendësim! Dije që vetëm besimtari është i lumtur! Përvetësoji njerëzit! 32 16
lahun!
Përmende Al-
Mos e xhelozo askënd! Pranoje jetën ashtu si është ajo! Ngushëllohu duke menduar mbi fatkeqët! 33 15
Kryeje namazin rregullisht! Mbështetu tek Allahu! Udhëto nëpër tokë! Bëhu i durueshëm! Mos lejo të të shqetësojë cdo gjë që dëgjon! Mos i kushto rëndësi problemeve të parëndësishme! Kënaqu me atë që ke! Mendo shpesh mbi Xhenetin! Bëhu i përmbajtur!
SHKROI: Aid el-karni
34 16
Shiu që ra mbremë ……………..më la të mendoj gjatë më kujtoi se duhet folur shkurt më trokiti nën qepallë që te fle më ngriti nga dremitja që të mos kotem. ………më lagu vetëm pak për të kujtuar të shumtët që lagen e s’thahen me kujtoi imazhin tënd, hirin e syve të ty më shtoi pëshpëritjen e lutjeve me zgjoi sot të jem ...... të jem shiu që ra mbrëmë ra në kohën e vet unë s’qeshë në kohen time sot ështe zgjim kush nuk dëshiron të zgjohet me aq melankoli tek e lut Zotin të zgjohet e zgjohet përsëri 37
38
"E DUA VENDIN TIM" --- FIF AWARD 2015 CEREMONIA E NDARJES SE CMIMEVE PER KONTRUBUTIN E FEMRES SHQIPTARE përgjatë dy dekadave të fundit NE FUSHA TE NDRYSHME TE JETES
Emocione nga Fitueset: Nje falenderim i perzemert Qendres Kulturore "Femra Investim i Familjes" per vleresimin e mrekullueshem qe me kane bere. Me mirenjohje dhe respekt-Egesta Lopci Na mrekulluat dhe na surprizuat pa mase” J u falenderojmë nga zemra- Anjeza Xaferraj Ishte mirënjohje nga ana juaj dhe përkushtim akoma me I madh nga ana jonë -A. Pelingu- ShKG Ndër të paktët që kanë ngritur në piedestal kërkeusit e dijes, surprizë dhe realizim I përkryer- I. Maci Vlerësim që do të ngelet I paharruar.-E. Tota Nuk e prisja , aktivitet tepër I veçantë I gjetur për kohën dhe për mundin e secilit prej nesh që kërkon t’i dhurojë shoqërisë atë që mund. A. Proda Nje aktivitet dobiprures, ndikues dhe I vecante ne llojin e tij- A. Hoxha Mbështetje dhe vlerësim, përkujdesje dhe konceptim I mrekullueshëm I një aktiviteti të veçantë . L. Senja
39
40
Editorial English
The Illusionary Epoch of Future Earthly Happiness
41
The imaginary idea, which many people in this world live with, that life in this world will be better and happier, in the reality of this world, where peace, wellbeing and bounty will reign, is not a doctrine whose roots remain in industrial revolution and modern epoch, on the contrary, this is a religious one, and even very ancient. The earthly paradise has been promised by different religious beliefs, before promised by modern epoch “prophets”, because such beliefs are found for example at Christians and Muslims, even though historically speaking, this idea is more developed at Medieval European Christians, who believed in the future earth millennial reign of Jesus Christ, when wolf would live together with the lamb and the evil would be imprisoned for a thousand years. With some very essential differences, as far as the form is concerned, as well as the content of this belief, for a relative period of happiness, is noticed even in Muslims. But a very important difference worth mentioned has to do with the ideological platform, where this belief on the majority part of the Muslims was not transformed in a basic tenet that would encompass their spirit and viewpoint of their practical aspect. To them, this world would remain imperfect until its end, so it is not necessary to work towards speeding the oncoming of this epoch of relative happiness, even though, to this world we should not abstain from, to perfect as much as possible, but above all, the man must live in compatibility with God’s laws and prepare for the Hereafter, because this is, in fact makes the world better, within its possible limits. . Naturally, this belief, very different is found even Christians, but with some similarities, but in the Europe of Christianity happened that which did not happen in Muslims. A new secular power was given birth to, which, stepping on religious tenets and borrowing simultaneously something from it, created the ideology and new secular religion, that of constant success and development, which would bring people towards progressive happiness and paradise. The essential difference here remains in the fact that this golden epoch would not come from God, but from the unstoppable human progress, which practically would transform the man into a god of his own fate and, in that kind of paradise there was no place for the real God. “Prophets” of this new religion became the philosophers and the thinkers of the past centuries, while its implementers were the scientists and technicians, these “clergy” of the modern age.
42
Një falenderim i sinqertë për motrat tona kuvajtjane që mundesuan haxhin tone 2015
43
44