Revista Përtej Fjalës Nr. 37

Page 1

Përtej Fjalës

Revistë Social-Edukative

Mujore nr. 37

Korrik 2017

Dhe vjen fundi i Ramazanit Të mësohemi ta duam rehatinë në shtëpinë tonë

Muajt që rrjedhin


PËRTEJ FJALËS NR 37

PËRMBAJTJA 04 MUAJT QË RRJEDHIN 06 TË MËSOHEMI TA DUAM

REHATINË NË SHTËPINË TONË

07 09

DHE VJEN FUNDI I RAMAZANIT

CILAT DUHET TË AGJËROHEN PËRPARA, DITËT E SHEVALIT APO ATO KAZA TË RAMAZANIT DHE SI DUHET T’I KRYEJMË ATO?

10

PJESËMARRJA E MUSLIMANIT ME

JOMUSLIMANËT NË VOTIME

11 14

DIMENSIONET E PUSHTETIT FARAONIK

MBI MUHAMEDIN ALEJHI SELAM DHE AJSHEN, ZOTI QOFTË I KENAQUR ME TË

16

E MIRA GJENDET KËTU, NË KRAHAROR – HADITH

17

FRAGMENTE GUXIMI NGA JETA E PROFETIT MUHAMED A.S

20

KUR URIA GJATË RAMAZANIT NUK KA VLERË

22

PROFETI A.S DHE FUQIZIMI I TË RINJVE

24

SI T’UA MËSONI FËMIJËVE JETËN E PROFETIT A.S

27

SI RRITET FËMIJA I PARË NË KRAHËSIM ME TË DYTIN?

28

MARRËDHËNJET FAMILJARE NDIKOJNË SHËNDETIN MENDOR TË FËMIJËS

29

SI DHE KUR T’I KËRKONI FALJE FËMIJËS

30 31 32 34 35

E DASHUR... KUR STUDIOJA NË EGJIPT DEDIKUAR ADOLESHENTIT TIM PER TE REFLEKTUAR

MENDJET E NDRIÇUARA DHE ZEMRAT E MËDHA JANE MJESHTRE TË MORALIT TË ZEMËRGJERËSISË

39 40 42 44

KOHA MATET VEÇ ME FRYMË ” NJE LUTJE LARG” PREJ ZEMRE... KENDI I AKTIVITETEVE


STAFI Kryeredaktore Albana Muja ( CIKU) anabla2004@yahoo.fr

Redaktore letrare A. Muja

Këshilli i redaksisë Shpresa Basha - drejtore e FEMRA INVESIM I FAMILJES M. Cota Albana Baholli T. Xeka Aurela Basha K. Ndreu Elfa Kodra Sh. Koçi Miranda Qoshja

Art Grafika Ervin Laci

ORGAN I QENDRES SOCIALE-KULTURORE “FEMRA INVESTIM I FAMILJES” 2008- 2017


Muajt që rrjedhin Se çdo sekondë që rrjedh na paralajmeron se nuk do të mbetet më prej saj për një kohë të shkurtër ndoshta. Koha iken , ditët rrokullisen shpejt, java i përmbledh të shtatë ditët në një, muaji të 30 ditët po ashtu. Sfida e te gjithëve pothujase është të gjeturit e kohës, përfitimit prej saj, për ta ndarë atë në shumë copëza që na duhen për t’i dhënë hakun çdokujt prej atyre me të cilet na lidh gjaku, dëshira, besimi,

4

Përtej Fjalës

profesioni,vetë jeta. Pas ramazanit, muaj ku me se shumti mundohemi të fitojmë në kohë rrjedhin muaj të tjerë, përkujtues në Zotin aq sa të mos na lënë në shkujdesje, por gjithsesi kalimi si uji nën urë e çdo dite na bën të vuajmë këtë mungesë të madhe. Duam t’i gëzojmë të gjithë. I duam fëmijët- të dalim me ta-bashkëshortët - të njihemi akoma me ta kur bisedojmë për të ardhmen e fëmijëve


tanë, - prindërit kur rrallë i vizitojmë , u përkedhelim kokat- për dhimbjet e tyre, tensionin dhe ilacet -te afërmit,kur profeti i Zotit thotë se lidhja me ta dhe farefisin zgjat dy të dashurat tona- zgjat jetën dhe shton mirësitë. -miqtë e shokët - sepse ata na kujtojnë se jemi akoma të rinj, - me kolegët sepse dëshirojmë të ndjehemi l a r g syrit të vëzhguesit Sa gjëra nuk e llogarie

duam!- Asnjërën nga këto arrijmë dot lehtë, jo se kërkohet të kihet një numër në bankë, jo një cv e mirë,

jo një pamje prej diveje , por vetëm një shpirt kërkues. Ështe ai shpirti që çdo momenti di t’i japë ngjyrë, dhe ndjenjë të vecantë. Kjo gjetje e momentit, e minutit vlen sa një jetë, se bëhet momenti yt në kërkim të asaj çfarë dëshiron.Të dish të gjesh kohën, ta sektorizosh në copëza prej puzzle-i të këndshëm ajo vjen dhe bëhet jo kohë që ikën por ritëm përkëdhelës dhe çlirim nga prangat me të cilat mbërthehemi, kur nuk dimë t’i japim frymë kohës që të jetojë me ne e të mos ikë larg....

Kryeredaktorja

Përtej Fjalës

5


Të mësohemi ta duam rehatinë në shtëpinë tonë

"Shtëpia është një vend ku u tregojmë fëmijëve se ne komunikojmë, mësojmë dhe ia dalim së bashku" - Farshad Asl

"Shumicën e gjërave që të rriturit kanë zgjedhur ta anashkalojnë, fëmijët e kuptojnë thelbësisht." -R. A. Delmonico

Prandaj përtej të mësuarit kafeneve dhe vetëm parqeve, le të jetë shtëpia këndi yt më i bukur i lojërave dhe kendi i kafesë me më të dashurit e tu.

6

Përtej Fjalës


Dhe vjen fundi i Ramazanit Maratonës së Ramazanit po i vjen fundi. Melekët e Zotit zbritën natën e Kadrit dhe u gëzuan me panoramën që ofronin besimtarët dhe të përmalluarit me Zotin. Xheneti i hapi dyert e tij dhe u zbukurua për banorët e vet. E hapur ishte dhe porta Rejan, për të pritur ata që i rezistuan rrugëtimit të gjatë. Hasan Basrij, e përshkruante Ramazanin si pistë garash. Ai thoshte:”Zoti e ka bërë Ramazanin si një pistë garash për njerëzit, ku ata garojnë për vepra të mira me të cilat fitojnë kënaqësinë e Krijuesit të tyre. Një pjesë e njerëzve e arrijnë finishin, ndërkohë që të tjerë mbeten prapa. Për tu çuditur është me dikë që qesh, ndërkohë që të tjerët marrin çmimin e fitores, ndërkohë që ai vetë ka humbur bashkë me shumë të tjerë.” Hazreti Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, dilte çdo natë të fundit të Ramazanit dhe i motivonte “garuesit” duke u thirrur me zë të lartë: Do të doja ta njoh të pranuarin tek Zoti dhe ta uroj, por edhe të privuarin që ta ngushëlloj.”

Kurse interpretuesi i Kuranit, Ibnu Mesudi, Zoti qoftë i kënaqur me të, i cili radhitej në krye të garuesve gjatë maratonës së Ramazanit, thoshte: Kush është i pranuari që ta uroj? Kush është i privuari që ta ngushëlloj? O i pranuar, hallall të qoftë! O i privuar, Zoti të kompensoftë!” Garues të dashur! Le të përpiqemi me mish e me shpirt që të radhitemi tek të pranuarit dhe fituesit! Le ti bashkangjitemi karvanit të njerëzve të mirë dhe të dashur tek Zoti! Nuk kanë mbetur veçse disa ditë dhe tek Zoti ka vlerë mënyra si e mbyllim. Istigfari, vula e garës ( të kërkuarit falje ) Këtë gjë e kishte kapur kalifi i pestë, Omer ibnu Abdul Aziz, Zoti qoftë i kënaqur me të. Ai u shkruante një letër të gjithë vilajeteve t ë kalifatit islam, n ë të cilën i

Përtej Fjalës

7


këshillonte të bëjnë sa më shumë istigfar ditët e fundit të Ramazanit, duke u thënë: “Në këto ditë, thoni siç thoshte babai i juaj Ademi:”Zoti ynë, ne i bëmë padrejtësi vetes tonë, e nëse nuk na fal dhe mëshiron, do të jemi të humbur” Thoni siç thoshte Nuhu a.s:”Nëse nuk më fal dhe më mëshiron, do të jem nga të humburit.” Thoni siç thoshte profeti Ibrahim a.s:”është Ai nga i cili pres të më falë gjynahet ditën e Gjyqit të madh” Thoni siç thoshte Musai a.s:”Zoti im unë i kam bërë padrejtësi vetes, prandaj më fal! E Zoti e fali, Ai është Falës dhe i Gjithëmëshirshëm” Thoni siç thoshte Junusi a.s:”Nuk ka zot tjetër përveç Teje, unë bëra padrejtësi.” Hasan Basrij thoshte:”E shtoni istigfarin, pasi ju nuk e dini kur zbret rahmeti.” Kurse Lukmani e këshillonte birin e tij me fjalët:”O biri im! Mësoja gjuhën tënde me istigfar, pasi Zoti ka disa çaste në të cilat nuk e kthen mbrapsht lutjen!” Prandaj, le ta shpeshtojmë, sidomos këto ditë, deklaratën se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, Falësit dhe të Gjithëmëshirshmit, si dhe të kërkojmë falje dhe të pendohemi tek Ai për të metat tona. Garues të nderuar! Garës së Ramazanit po i vjen fundi. Nga ditët e tij kanë mbetur shumë pak. Prandaj, kushdo që ka bërë punë të mira gjatë këtij muaji, le ti vazhdojë deri në fund. Bëni diçka të mirë në këto ditë të mbetura! Le ta mbyllim me të mira muajin e bekuar. I dhuroni punë të mira këtij muaji, të cilat do të ndërmjetësojnë për ju tek Zoti. Në çastet e ndarjes me këtë muaj, i thoni fjalët më të bukura të

8

Përtej Fjalës

përcjelljes dhe lamtumirës! Ditët e fundit, ditë reflektimi E kush prej nesh nuk i dhemb ndarja me një të dashur? Kë nuk e prekin momentet e vetmisë që pasojnë ndarjen? Me lot gëzimi të pritëm o Ramazan dhe me lot malli dhe pendimi po të përcjellim. Vëllezër garues! Teksa jemi në fund të kësaj gare, ne na vijnë ndërmend ditët e para të Ramazanit, i cili tashmë ka marrë rrugën e largimit, duke i mbyllur regjistrat dhe llogaritë e tij. Çdo garues prej nesh, le të qëndrojë pak me veten dhe ti kërkojë llogari e të reflektojë: Si e priti këtë mik? A ushqeu ndonjë komshi, mik apo vëlla me të cilin e ka bashkuar Zoti? A vizitoi ndonjë të sëmurë? A ftoi për iftar ndonjë agjërues? A iu gjet pranë dikujt që kishte nevojë dhe e ndihmoi në kapërcimin e vështirësive? A përkëdheli ndonjë kokë jetimi? A u orvat të drejtojë ndonjë të humbur dhe ta çojë në rrugë të drejtë? A ia zgjidhi hallin dikujt, e ngushëlloi dhe i ktheu buzëqeshjen? A i qëndroi pranë një të privuari? A pajtoi dy persona në mëri? A i respektoi prindërit, të afërmit, mësuesit dhe vëllezërit? O Zot na shpëto nga zjarri i xhehenemit, na mëshiro, na fal dhe na merr në kujdesin Tënd! O Zot na e prano agjërimin e këtij muaji dhe bëje atë ndërmjetësim bashkë me ndërmjetësimin e profetit Muhamed a.s! -Burimi: shkupi24.com


Cilat duhet të agjërohen përpara, ditët e shevalit apo ato kaza të Ramazanit dhe si duhet t’i kryejmë ato? Pyetje: A duhet të filloj të agjëroj ditët kaza të Ramazanit menjëherë pas Bajramit apo mund të agjëroj ditët e Shevalit si fillim? Ditët kaza të Ramazanit duhet të agjërohen pa ndërprerje apo mund të agjërohen ditë të caktuara dhe të ndara? Përgjigje: Ditët kaza të Ramazanit kanë kohë deri në Ramazanin që vjen dhe siç transmetohet te Buhariu (nr. 1849) Aishja tregon se ajo i ka agjëruar ditët kaza në muajin Sha’ban, dmth një muaj para Ramazanit të ardhshëm. Ndërkohë theksojmë se nëse është e mundur që të agjërohen ditët kaza dhe gjashtë ditët e Shevvalit brenda këtij muaji, kjo është më e mira, por nëse kjo është ngarkesë dhe lodhje për agjëruesin, i cili sapo ka dalë nga agjërimi i Ramazanit, atëherë mund t’i shtyjë ditët kaza të Ramazanit më pas dhe të agjërojë vetëm gjashtë ditët e muajit Sheval.

Ndërsa për sa i përket ditëve kaza të Ramazanit ato mund të agjërohen bashkë ose të ndara. Nëse agjërohen bashkë është më mirë, por nëse agjërohen të ndara është e lejuar, dhe të këtij mendimi janë të katër shkollat juridike (medh’hebet) të njohura islame. Për këtë imam Buhariu (3/45) përcjell në Sahihun e tij thënien e Abdullah ibn Abbasit i cili thotë: “Nuk ka gjë të keqe të agjërohen (ditët kaza të Ramazanit) të ndara, sepse Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas” (elBekare: 184) Pra Zoti e ka lënë këtë çështje të papërcaktuar, duke mos caktuar se shlyerja e agjërimit duhet të bëhet e bashkuar ose veç e veç, por kjo ngelet në zgjedhjen e çdo kujt, sipas mundësisë dhe dëshirës.

Përtej Fjalës

9


Pjesëmarrja e muslimanit me jomuslimanët në votime 1. Pjesëmarrja e myslimanit me jomyslimanët në votime, në vendet joislame, është një çështje që i përket fushës së politikës sheriatike (sijasetu sherije), gjykimi për të cilën nxirret nën dritën e peshimit ndërmjet dobive dhe dëmeve, fetvaja për të ndryshon sipas kohës, vendit dhe situatës. 2. Lejohet për atë mysliman, që gëzon të drejtën e shtetësisë në një vend jomysliman, të marrë pjesë në votimet parlamentare dhe të ngjashme me to, sepse më së shumti pjesëmarrja e tij në to ka dobi më të mëdha, si p.sh.: paraqitja e një panorame të saktë për Islamin, mbrojtja e çështjeve që kanë të bëjnë me myslimanët në këtë vend, arritja e përfitimeve fetare dhe materiale për pakicat, forcimi i rolit të myslimanëve në qendrat e influencës, si dhe bashkëpunimi me njerëzit e drejtë dhe objektiv për përmbushjen e bashkëpunimit që është ngritur mbi bazën e së vërtetës dhe drejtësisë; dhe gjitha kjo duke respektuar kriteret e mëposhtme:

të ketë si qëllim: dhënien e kontributit personal për myslimanët, për përfitimin e dobive dhe largimin e dëmeve prej tyre.

Së pari: Muslimani që merr pjesë në votime duhet

Burimi: http://www.themwl.org/Fatwa/

10

Përtej Fjalës

Së dyti: Muslimani që merr pjesë në votime duhet të ketë mbërritur në konkluzionin se, pjesëmarrja e tij sjell efekte pozitive dhe dobi për myslimanët në këtë vend, siç është: forcimi i pozitës së tyre, mbërritja e kërkesave të tyre në duart e vendimmarrjes dhe drejtuesve të qeverisë dhe mbrojtja e interesave fetare e materiale. Së treti: Pjesëmarrja në këto votime duhet të mos jetë shkak që myslimani të lërë pas dore diçka prej fesë së tij. Allahu është Ai që jep ndihmën dhe suksesin. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për Profetin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.


Dimensionet e pushtetit faraonik ( NA MUNGON MUSAI .....) Emri i Profetit Musa është më i përmenduri në Kuran mes Profetëve, ashtu sikurse historia e përballjes së tij me Faraonin e Egjiptit është prej historive që haset shpesh pjesë-pjesë gjatë leximit të tij. Kjo sepse sundimi i Faraonit është përfaqësuesi par excellence i sistemit despotik, i cili përpiqet t’i kontrollojë dhe robërojë njerëzit, t’i mbajë ata të zënë në grackë nëpërmjet formave të kontrollit që ushtron, në mënyrë

që përfytyrimi i tyre për jetën dhe botën të shfytyrohet. Ky sistem është në antitezë të plotë me modelin profetik, të përfaqësuar nga Profeti Musa, i cili synon t’i çlirojë njerëzit nga format e kontrollit totalitar që i shtyp ata. Gjatë shpjegimit të librit të William Chittick “Vision of Islam”, shejh Hamza Yusuf ndalet dhe shtjellon elementët përbërës të sistemit që ngriti faraoni i Egjiptit. Simboli i sistemit faraonik është piramida, e cila me majën e saj përfaqëson

Përtej Fjalës

11


Faraonin dhe rrethin e tij të afërt, ndërkohë që pjesa tjetër e shoqërisë e mbështet dhe është në funksion të tij. Në këtë sistem, njerëzit shihen si shërbyes të atyre që janë në pushtet. Bazuar në ajetet kuranore, shejh Hamza Yusuf thotë që sistemi i Faraonit përbëhej nga katër dimensione: • Dimensioni politik: i përfaqësuar nga Faraoni • Dimensioni ekonomik: i përfaqësuar nga Hamani • Dimensioni policor: i përfaqësuar nga ushtria, e cila mbështeste dy të parët • Dimensioni propagandistik: i përfaqësuar nga magjistarët, të cilët manipulonin dhe magjepsnin njerëzit. Pushteti i Faraonit i druhet bartësve të mesazhit profetik në shoqëri, të cilët kanë aftësinë të nxjerrin në pah gënjeshtrat e kulturës faraonike. Zoti premton se dërgimi i Musait me mision profetik ka si qëllim “t’i tregojë Faraonit, Hamanit dhe ushtarëve të tyre atë gjë, së cilës ata i trembeshin” (El-Kasas 28, 6). Veçoritë kryesore të karakterit të Faraonit janë arroganca dhe vetëpëlqimi. Zoti e përshkruan atë si “kryelartë në vendin e tij, i cili tejkalonte gjithë kufijtë” (Junus 10, 83). Deliri i tij i madhështisë e bëri të thërriste me të madhe: “O populli im, a nuk më takon mua sundimi i Egjiptit, edhe këto lumenj që rrjedhin poshtë meje?! A nuk po e shquani?!” (Ez-Zukhruf 43, 51). Arroganca e tij arriti kulmin kur e mblodhi dhe i deklaroi popullit të tij: “Unë jam zoti juaj, më i larti!” (En-Nazi’at 79, 24) dhe kur i kërkoi Hamanit t’i ndërtonte një kullë: “O Haman, më ndërto një kullë, se ndoshta gjej rrugët e qiellit për të mbërritur te Hyu i Musait, sepse unë mendoj me të vërtetë që ai është një gënjeshtar” (Ghafir 40, 36-37). Sa i takon Hamanit, “shumë dijetarë muslimanë që kanë shqyrtuar nga afër të dhënat historike për figurën e Hamanit, kanë arritur në përfundimin se ky emër i referohet titullit të një funksioni

12

Përtej Fjalës

shtetëror, ashtu sikurse titulli Faraon, dhe jo emrit të një individi. Ai kishte funksione të rëndësishme qeverisëse, si administrimi i punëve publike dhe ndërtimeve, dhe ishte i dyti në rëndësi pas Faraonit” (S. Hossein Nasr). Roli i propagandës në funksion të ruajtjes së pushtetit faraonik shfaqet në përballjen e Musait me magjistarët. Përpara ballafaqimit me Musain, të vetëdijshëm për rrezikun që i kanosej rendit faraonik nga mesazhi profetik, magjistarët ju drejtuan njerëzve të mbledhur me fjalët: “Pa dyshim, këta të dy (Musai dhe Haruni) janë dy magjistarë që dëshirojnë t’ju nxjerrin nga vendi juaj me magjinë e tyre dhe t’ju largojnë nga stili juaj shembullor i jetës” (Ta Ha 20, 63). Nëse më parë Faraoni deklaronte me mburrje prej tirani se Egjipti dhe çfarë kishte i takonin atij, në momentin që ndjen se pushteti po fillon t’i rrëshkasë, makineria propagandistike i bën thirrje patriotizmit të njerëzve dhe frikës nga ndryshimi dhe e panjohura. Magjistarët e quajnë Egjiptin ‘vendi juaj’ dhe jo më ‘vendi i Faraonit’ teksa i drejtohen turmës, për ta bërë atë të ndjehet bashkëpjesëtare e pushtetit dhe përfituese e të mirave të tij. Ata synonin t’i bënin njerëzit të besonin se tanimë vendi nuk i takonte më vetëm tiranit, por gjithë popullit. Pushteti nuk ishte më diktatorial dhe arrogant, por demokratik. Magjia e ekzekutuar prej magjistarëve ishte magjepsëse dhe madhështore. Zoti e përshkruan atë me fjalët: “Kur vërvitën litarët, i magjepsën sytë e njerëzve dhe i frikësuan ata, se magjia që sollën ishte madhështore” (El-A’araf 7, 116). Edhe “Musai ndjeu frikë në shpirtin e tij” (Ta Ha 20, 67) nga shfaqja që dëshmoi. Pasi magjistarët i


magjepsën sytë e njerëzve, duke bërë që litarët t’u dukeshin si gjarpërinj që lëviznin, “Musai u frikësua se mos magjia do t’i pengonte njerëzit të shquanin shenjat dhe argumentet e tij. Kështu njerëzit do të dyshonin dhe nuk do ta ndiqnin, ndërsa ata që e kishin ndjekur do të fillonin të dyshonin” (Ebu Mansur el-Maturidi). Vetëm fjalët e Zotit e qetësojnë Musain dhe i japin udhëzimin e duhur për të vazhduar: “I thamë: Mos u frikëso, ti je pa dyshim më i larti! Vërvite atë që ke në dorën e djathtë, sepse ka për të përpirë efektin që prodhuan. Ai që paraqitën është vetëm një iluzion magjistari, e magjistari nuk lulëzon, kudo që të jetë” (Ta Ha 20, 68-69). Qëndresa e besimit e mposhti efektin e magjisë, dhe bëri që magjistarët ta kuptojnë të vërtetën dhe t’i nënshtrohen asaj. Me konvertimin e magjistarëve, rendit faraonik i humbi elementi propagandistik që magjepste njerëzit, dhe pushteti u shfaq zbuluar në formën e tij të vërtetë, brutale dhe të dhunshme. Faraoni ju drejtohet me këto fjalë magjistarëve: “A i besuat atij përpara s e

pasues të Profetit Muhammed ‫ ﷺ‬do të hasin sprova të ngjashme me të izraelitëve. Sukseset dhe dështimet e izraelitëve janë një eksperiencë e vyer për muslimanët, për të kuptuar çelësin e sukseseve dhe për të shmangur shkaqet e dështimeve. Muslimanët do të përballen patjetër me sisteme politike dhe pushtetarë që do t’i përngjasojnë atij të Faraonit me të cilin u përball Musai. Në suren Dukhan, Zoti e identifikon vetë personin e Faraonit me ndëshkimin që vinte prej tij: “Ne i shpëtuam fëmijët e Izraelit prej ndëshkimit poshtërues: prej Faraonit” (EdDukhan 44, 31-32). Ky ajet mund të kuptohet sikur “ai me vetë personin e tij ishte një ndëshkim përçmues, për shkak të tejkalimit në ndëshkimin dhe poshtërimin e njerëzve” (Fakhr ed-Din er-Razi). Obligimi fetar dhe atdhetar i çdo muslimani është të përpiqet, me mjetet në dispozicion, që të bëjë rezistencë dhe të kundërshtojë ata pushtetarë që ndjekin rrugën e Faraonit në përdorimin e pushtetit politik, ekonomisë, policisë dhe medias për të shfrytëzuar, nënshtruar dhe poshtëruar njerëzit.

Përgatiti: G. Demneri

t’ju jepja leje?! Ai nuk është vetëm se përgjegjësi juaj, ai që ju ka mësuar magjinë. Do t’jua copëtoj duart edhe këmbët, do t’ju kryqëzoj në trungjet e palmave dhe keni për ta marrë vesh cili prej nesh jep dënimin më të rëndë dhe më të gjatë” (Ta Ha 20, 71). Historitë e izraelitëve pasues të Musait përmenden shpesh në Kuran, sepse muslimanët

Përtej Fjalës

13


Mbi Muhamedin alejhi selam dhe Ajshen, Zoti qoftë i kenaqur me të. Duke shkruar mbi Muhamedin, profetin e Islamit, orientalisti W Montgomery Watt shprehet: “Nga të gjithë burrat e mëdhenj të historisë, askush nuk është demonizuar aq sa Muhamedi”. Thënia e tij tingëllon akoma më aktuale në sfondin e filmit islamofob “Pafajësia e Muslimanëve”, që shkaktoi protesta nga Jemeni në Libi, dhe që mes të tjerave e përshkruan Muhamedin si pedofil. Ky është një refren i përsëritur mes kritikëve të Islamit, prandaj nevojitet një analizë e kujdesshme. Kritikët pretendojnë se Aishja ishte vetëm 6 vjeç kur u fejua me Muhamedin, që në atë kohë ishte 50 vjeç, dhe 9 vjeç kur u konsumua martesa. Ata e bazojnë këtë pretendim në një thënie të Aishes (Sahihu i Buhariut, volume 5, libri 58, numri 234) dhe debati mbi këtë çështje është ndërlikuar më tej nga fakti se disa muslimanë besojnë se ky është një detaj i saktë historik. Edhe pse shumica e muslimanëve s’do të pranonin të martonin vajzat e tyre 9-vjeçare, ata që e pranojnë këtë thënie, argumentojnë se përderisa Kur’ani shpall se martesa mund të lidhet vetëm me pëlqimin e dy të rriturve, Aishja duhet ta ketë arritur herët pjekurinë seksuale. Në Arabinë e shekullit të VII-të, një person konsiderohej i rritur kur arrinte pjekurinë seksuale. (Kjo është më se e vërtetë dhe vlente edhe për Evropën. 5 shekuj pas martesës së Muhamedit me Aishen, mbreti Xhon i Anglisë, 33 vjeç, u martua me Izabelën e Angoulemës që ishte 12 vjeç.) Çuditërisht, asnjë nga kritikët e Muhamedit nuk u fokusua tek mosha e Aishes, sa ai ishte gjallë,. Sipas këtij këndvështrimi, Aishja mund të ketë qenë

14

Përtej Fjalës

e re, por nuk ishte më e re nga ç‘e kërkonte tradita e kohës. Muslimanë të tjerë vënë në dyshim faktin nëse Aishja ka qenë vërtet 6 vjeç në kohën e fejesës, duke u bazuar tek disa historianë që kanë vënë në pikëpyetje besueshmërinë e moshës së Aishes siç përmendet në hadith. Në një shoqëri pa regjistër lindjesh dhe ku njerëzit nuk i festonin ditëlindjet, shumica e njerëzve hamendësonin mbi moshën e tyre dhe të tjerëve. Aishja s’mund të përbënte ndryshim! Për më tepër, Aishja kishte qenë e fejuar me dikë tjetër para se të martohej me Muhamedin. Kjo sugjeron se sipas standardeve të shoqërisë ku jetonte, ajo ishte mjaftueshëm e rritur për t’u martuar. Është e vështirë që ky fakt të mbështesë pretendimet se ajo ishte vetëm 6 vjeç. Disa dijetarë islamë modernë kanë hedhur dyshime mbi vërtetësinë e thënies, ose hadithit që pohon moshën e re të Aishes. Në Islam, literatura e hadithit (thëniet e Profetit) kanë vlerë dytësore, pas Kur’anit. Ndërsa Kur’ani konsiderohet fjala e drejtpërdrejtë e Zotit, hadithet janë përçuar me kalimin e kohës sipas një metodologjie të kujdesshme, por jo të pagabueshme. Duke marrë për bazë të gjitha të dhënat që zotërojmë mbi moshën e Aishes në kohën e martesës, vlerësimet mbi moshën e saj luhaten nga 9 në 19 vjeç. Për arsyet e sipërpërmendura është e pamundur të dimë me saktësi sa vjeç ishte Aishja. Ajo që dimë me siguri është pohimi i Kur’anit mbi martesën, sipas të cilit ajo është e vlefshme kur lidhet me vullnetin e dy të rriturve, dhe se gruaja ka të drejtë të zgjedhë bashkëshortin e saj. Si mishërim i Islamit, veprimet


e Muhamedit reflektojnë mësimet e Kur’anit mbi martesën, edhe pse kjo nuk vlen për veprimet e disa muslimanëve. Fatkeqësisht, në shumë vende, arsyet që motivojnë martesën e vajzave në moshë të re janë kryesisht ekonomike. Në vende të tjera janë politike. Fakti që Irani dhe Arabia Saudite janë përpjekur ta përdorin thënien e Aishes si argument për të justifikuar uljen e moshës ligjore për t’u martuar, tregon për natyrën shtypëse dhe patriakale të këtyre regjimeve, por asgjë për Muhamedin, ose natyrën e Islamit. Çirrjet e atyre që bazohen në interpretime literaliste duke paraqitur vizionin e tyre të ngushtë mbi Islamin ,nuk i ndihmojnë ata muslimanë që përpiqen të kundërshtojnë këto shpifje. Përshkrimi islamofobik i martesës së Muhamedit me Aishen si e motivuar nga deviacionet seksuale, përputhet me përshkrimin orientalist të Muhamedit si flirtues. Kjo ide daton nga periudha e kryqëzatave. Sipas një akademiku, Kecia Ali: “Akuzat si njeri epshor dhe flirtues janë pjesë e zakonshme e sulmeve mesjetare ndaj karakterit të Profetit, dhe më gjerë, ndaj vërtetësisë së Islamit.” Qëkurse të krishterët lëvduan Krishtin si model të virtytit të murgjërisë, Muhamedi, i cili ishte martuar disa herë, ishte i destinuar të udhëhiqej nga epshi. Ky portretizim injoron faktin se përpara martesës me Aishen, Muhamedi kishte qenë i martuar me Hatixhen, një biznesmene e fuqishme që ishte 15 vjet më e madhe se ai, për plot 25 vite. Vdekja e saj i shkaktoi vuajtje të thellë dhe miqtë e nxitën që të martohej sërish. Një e afërmja e tij i sugjeroi Aishen që ishte e zgjuar dhe e shkathët. Martesa me Aishen do të betononte miqësinë e kahershme të Muhamedit me babanë e saj, Ebu Bekrin. Në traditën arabe (madje dhe në disa vend të botës sot), martesa kishte funksione politike dhe shoqërore. Ishte mënyrë për të bashkuar fiset, për të zgjidhur mosmarrëveshjet, për t’u kujdesur për vejushat dhe jetimët, dhe përgjithësisht për të forcuar lidhjet në një mjedis politik dinamik dhe të paqëndrueshëm. Shumica e bashkëshorteve të Muhamedit ishin vejusha. Të shqyrtosh martesat e Profetit

jashtë këtij konteksti është diletantizëm historik. Dëshmitë historike tregojnë qartë se Muhamedi dhe Aishja kishin marrëdhënie dashurie dhe barazie, çka vendosi standardin për reciprocitet, butësi dhe respekt sipas frymëzimit kur’anor. Dëshmitë mbi marrëdhënien e tyre, fakti që pinin në të njëjtën gotë ose garonin me njëri-tjetrin, tregojnë për thellësinë e lidhjes së tyre dhe rrëzojnë çdo keqinterpretim. Portretizim i Aishes si viktimë, nuk përputhet aspak me personalitetin e saj. Ajo nuk ishte femër e mënjanuar. Gjatë një beteje në historinë islame, ajo mori rolin e udhëheqëses së ushtrisë. Ajo shquhej për vendosmërinë dhe sensin e humorit, ndërsa pasojat e shakave të saj shpesh i “vuante” Muhamedi. Sa ishte gjallë, ai lartësoi autoritetin e saj duke u thënë muslimanëve që të konsultoheshin me të në mungesë të tij, dhe pas vdekjes së tij ajo u bë një nga dijetaret më të shquara të kohës. Shtetare, dijetare, udhëheqëse dhe gjykatëse, Aishja kombinoi spirtualizmin, aktivizmin dhe dijet duke u shndërruar në model për gratë muslimane sot. Humnera mes trashëgimisë së saj të vërtetë dhe përshkrimeve islamofobe është jo vetëm historikisht e rreme, por përbën fyerje për kujtesën e një gruaje udhëçelëse. Ata që manipulojnë historinë e saj për të justifikuar abuzimet me vajza të reja, dhe ata që e manipulojnë për ta paraqitur Islamin si fe që i legjitimon këto abuzime, kanë shumë më tepër të përbashkëta nga ç‘mendojnë. Të dy grupet injorojnë të vërtetat historike të kohës në të cilën Muhamedi jetoi, dhe faktin se jeta e saj ishte ilustrim i autonomisë femërore.

Burimi: theguardian. com

Përtej Fjalës

15


E

mira g jendet

këtu, në kraharor – Hadith

Një nga shokët e Profetit a.s, Wasibe, tregon:”Një ditë ndodhesha në xhami dhe u nisa drejt të dërguarit të Zotit a.s që ta pyes mbi të mirën dhe të ligën. Unë fillova të kapërcej rreshtat e njerëzve drejt Profetit a.s dhe disa më thonin:”Largohu nga i dërguari i Zotit o Vasibe!” Unë ua ktheja:”Më lini rehat! Nuk ka njeri që zemra ime e do më fort se ai.” Kur më pa Profeti a.s, ma bëri me shenjë dhe më tha:”Afrohu o Vasibe!” Unë u ula dhe gjunjët e mi prekën ato të Profetit a.s. I dërguari i Allahut më tha:”O Vasibe! A të tregoj

16

Përtej Fjalës

se përse ke ardhur?” Unë iu përgjigja:”Po o i dërguar i Allahut!” Ai tha:”Ke ardhur të pyesësh mbi të mirën dhe të ligën.” Unë i thashë:”Ashtu është o i dërguar i Allahut.” Mandej, Profeti a.s i bashkoi tre gishtat dhe duke më cytur në kraharor drejt zemrës, më tha: ”O Wasibe! E mira është ajo me të cilën ndihet e paqtë vetja dhe qetësohet zemra. Kurse e liga është gjithçka që të ngushton kraharorin dhe nuk e lë ndërgjegjen të qetë. O Vasibe! E mira gjendet këtu – në kraharor – sado mendime të ndryshme të japin njerëzit.”

Redaksia


Fragmente guximi nga jeta e Profetit Muhamed a.s

Përtej Fjalës

17


dhe kurajën e Profetit a.s, kur një nga luftëtarët më të paepur në rrugën e Allahut, thotë se strehohej dhe mbrohej pas shpinës së Profetit a.s, pikërisht kur luftimi egërsohej dhe ashpërsohej. Në një tjetër transmetim, nga një tjetër hero mes shokëve të Profetit a.s, i quajtur Bara ibn Azib, lexojmë: “Pasha Allahun, sa herë që beteja ashpërsohej në kërkonim mbrojtje dhe strehim tek Profeti a.s. Askush nuk ishte aq i guximshëm sa Ai, sa të qëndronte në të njëjtën vijë me të.” (Musnedi i Ahmedit, Xhihad, 79) Është e rëndësishme të vërejmë që Profeti a.s nuk synonte të dëshmonte apo vërtetonte se ishte i guximshëm dhe kurajoz; përkundrazi, qëllimi i tij ishte të lartësonte fjalën e Allahut dhe ta bënte fenë e tij të pranueshme, prandaj ai ishte gjithmonë në vijën e parë të betejës, pavarësisht sa e ashpër dhe e dhunshme ishte ajo. Gjatë betejës së Hunejnit, pavarësisht konfuzionit fillestar dhe çorganizimit të ushtrisë muslimane, vendosmëria e tij nuk u luhat, ndërsa nxitonte drejt radhëve të armikut. Duke vepruar kështu, ai ngriti moralin dhe inkurajoi shokët e tij, derisa në fund fitorja u arrit me ndihmën dhe mbështetjen e Allahut. Nga Ebu Hurejre transmetohet se Profeti a.s ka thënë: Kjo është garancia e Allahut për këdo që niset për xhihad në rrugën e Tij: ‘Nëse niset me motiv të vetëm besimin tek Unë dhe I Dërguari im, Unë do ta kthej pas me shpërblim dhe fitore, ose do ta pranoj në parajsën Time.’ (në rast se vdes) Sikur lufta të mos ishte diçka e vështirë për ndjekësit e mi, atëherë nuk do t’i bashkëngjitesha çdo ekspedite ushtarake që lufton në rrugë të Allahut.

Thuhet se në kohë të sunduara nga frika dhe trishtimi, njeriu shpërfaq karakterin e tij të vërtetë, anën e tij të brendshme që e fsheh në kraharor; dhe kjo është një e vërtetë e dëshmuar nga shumë incidente të ndodhura me njerëz të ndryshëm përgjatë historisë. Kjo mund të na ndodhë të gjithëve ne. Askush s’mund ta mohojë këtë. Megjithatë, në rastin e Profetit Muhamed a.s, historia dëshmon se ai kurrë nuk sillej në mënyrë të pahijshme, siç mund të bëjë shumica prej nesh nën ndikimin e frikës, irritimit apo trishtimit. Imagjinoni që, kur politeistët e Mekës vendosën ta vrisnin, natën që do të emigronte për në Medinë, ai eci me guxim dhe kurajë mes radhëve të atyre që po prisnin jashtë derës së shtëpisë së tij për ta ekzekutuar, ndërsa recitonte dy ajetet vijues të sures Jasin që të përkthyera janë si vijon: “Allahu ka vendosur një perde përpara tyre dhe pas tyre, duke i mbuluar që të mos shikojnë dot.” (Jasin 36:9) Edhe gjatë betejave dhe luftimeve, Profeti a.s shfaqte kurajë dhe vendosmëri të pashoqe. Ali ibn Ebu Talib, kushëriri i tij, citohet të ketë thënë: “Ndërsa beteja e Bedrit zhvillohej me gjithë furinë e saj, ne u strehuam në shpatullat e Të Dërguarit të Allahut. Ai ishte më i guximshmi ndër ne dhe pozicionohej gjithmonë në radhët më të afërta me armikun.” (Musnedi i Ahmedit Vëll.1, Fq.86) Imagjinoni që këtë e thotë vetë një nga muslimanët dhe shokët më të guximshëm dhe kurajozë të Vërtet, do të uroja të martirizohesha në rrugën e Profetit a.s. Si mund ta imagjinojmë sot, guximin Allahut dhe pastaj të ngjallesha, të martirizohesha

18

Përtej Fjalës


sërish dhe të ngjallesha sërish për të luftuar në rrugën e Tij.” (Buhariu, Vëll.1, Hadithi 35) Kjo ishte dëshira e Profetit a.s. T’i qëndronte përkrah forcave luftues të muslimanëve dhe të martirizohej, të ngjallej sërish dhe të martirizohej sërish, pafundësisht, në rrugën e Allahut. E gjithë kjo për të ngritur lart flamurin e Islamit, ashtu siç Allahu dëshiron, dhe për të dobësuar grushtin e tiranëve që u ndalojnë njerëzve të tyre edhe dëgjimin e fjalës së Allahut, që iu përcoll njerëzimit përmes Profetit a.s, çka do t’i mundësonte këtyre njerëzve të drejtën për të zgjedhur për veten e tyre duke mos mbetur ndjekës të verbër të mbretërve apo sunduesve të tyre despotë. Kjo është esenca e luftës dhe xhihadit në Islam, që urren terrorin, luftën dhe shkatërrimin, por lejon përdorimin e forcës në masën e nevojshme për t’u garantuar njerëzve të shtypur lirinë dhe vullnetin e lirë për të zgjedhur të ndjekin të vërtetën. Një tjetër element që vlen të cilësohet është se kuraja e Profetit Muhamed nuk ishte ngutje apo mendjelehtësi; përkundrazi, ajo ishte e arsyeshme, e matur dhe e urtë. T’i hedhim një sy rrethimit të fortesës së Taifit që zgjati për më shumë se dyzet ditë gjatë të cilave Ai a.s, e dinte mirë se furnizimet dhe mallrat brenda fortesës do t’i mjaftonin banorëve që gjendeshin në të për të paktën një vit. Në këtë situatë, Ai a.s, prijësi i guximshëm, analizoi avantazhet dhe disavantazhet e rrethimit dhe rezultoi se vijimësia e rrethimit do të dëmtonte shtetin islam, pasi ushtria e muslimanëve nuk është thjesht ushtri, por përfaqëson umetin islam në tërësi dhe mbron interesat e tij. Vetëm pak burra kishin mbetur pas në Medinë për të mbrojtur dhe ruajtur gratë, fëmijët dhe pasurinë dhe kjo i ekspozonte ata ndaj një sulmi të paprit ur n g a

politeistët dhe hebrenjtë. Për këtë arsye, ai vendosi të hiqte rrethimin, të ndalte operacionin dhe të kthehej në Medinë. Trimëria e Tij ishte e gërshetuar me mëshirën dhe dhembshurinë. Ai e përdori kurajën e tij vetëm në beteja për të lartësuar fjalën e Allahut. Historia nuk ka regjistruar qoftë edhe një incident në të cilin Profeti a.s të jetë hakmarrë për ndonjë arsye. Ai kurrë nuk përdori forcë, përveçse për të lartësuar dhe përcjellë fjalën e Allahut kur armiqtë e fesë islame donin ta ndalonin me dhunë këtë. Aishja tregon: “I Dërguari i Allahut nuk goditi kurrë ndokënd me dorën e tij, qoftë grua apo shërbëtor. Ai përdori forcë vetëm gjatë luftimeve në rrugën e Allahut. Nuk u hakmorr kurrë për ndonjë arsye personale, përveçse kur dhunoheshin gjërat e shpallura të shenjta dhe të mbrojtura nga Allahu; edhe në këto raste ai u hakmorr në emër të Allahut, Të Lartit, Të Lavdishmit.” (Muslimi, 5756) Guximi i Profetit a.s bazohej në siguri, në vendosmëri, në parime dhe etikë. Kështu ai u shndërrua në shembull për t’u ndjekur nga të gjithë ne, deri në Ditën e Gjykimit. Ç’kurajë e pashembullt!

-Dr.Ali Al-halauani

Përtej Fjalës

19


Kur uria gjatë Ramazanit nuk ka vlerë Uria mund të shpalosë më të keqen tonë. Në një nga skenat e mrekullueshme të veprës “Si të duash!” të Shekspirit, Orlando, i uritur dhe i dëshpëruar ndeshet në pyll me Dukën Senior dhe oborrtarët e tij në mërgim, të cilët po bëhen gati të hanë darkën. Duke supozuar se në Arden mbizotëron ligji i xhunglës, Orlando vringëllon shpatën dhe kërkon ushqim për shkak se është duke vdekur. Duka Senior i kundërvihet për shkak të mungesës së qytetarisë, dhe me zgjuarsi i thotë: “Fisnikëria jote do ta imponojë bujarinë tonë më shumë se shpata jote.” Orlando i përgjigjet: “Thuajse jam duke vdekur për të ngrënë, prandaj më lejoni të ha. I vetëpërmbajtur, duka i thotë: “Ulu dhe ushqehu! Mirë se erdhe në tavolinën tonë!” Orlando ndihet i turpëruar nga trimëria dhe bujaria e Dukës dhe shpjegon se uria e ka shndërruar në njëri të dhunshëm. Të gjithë e kemi të qartë natyrën e urisë; kemi përjetuar irritimin që shkakton mosngrënia e

20

Përtej Fjalës

mëngjesit ose mospirja e filxhanit me kafe apo çaj. Hiperbolikisht themi “se po vdesim” kur afrohet koha për të ngrënë vaktin e radhës. Vendtakimet tona me ushqimin janë të shpeshta gjatë çdo dite dhe psikologët i quajnë “kontakte të vazhdueshme me ushqimin” ndërsa fermerët kullotje. Me një të përplasur të qëpallave ne zhytemi në qumësht dhe biskota. Shumica e njerëzve nuk hanë tre vakte në ditë, por “kullosin” gjatë gjithë ditës, me shitoret e Starbucks të kudogjendura për të garantuar që askush të mos vuajë nga uria apo vuajtjet që shkakton mungesa e kafeinës. Në tokën e bollëkut, në perëndim, priremi të harrojmë që begatia nuk ka qenë gjithëmonë e tillë dhe lehtësia e sigurimit të ushqimit nuk ka qenë kaq e madhe. Dhe në fakt, edhe sot e kësaj dite sigurimi i ushqimit në shumë vende mbetet tejet i vështirë. Pak nga ne që kanë luksin e leximit t ë gazetës së ditës me një filxhan kafe


dhe një fetë bukë të thekur me gjalp dhe marmalatë pranë vetes, kanë përjetuar ndonjëherë qëllimisht urinë, përveçse nëse i jemi nënshtruar ndonjë diete qesharake për të rënë nga pesha. Megjithatë, në perëndim ishte një kohë kur Kreshma, e cila përkujton agjërimin 40-ditor të Krishtit në shkretëtirë, nënkuptonte agjërimin gjatë gjithë ditës dhe ngrënien e vetëm një vakti gjatë natës. Me kalimin e kohës, kjo traditë u shndërruar në një gjysmë-agjërim ndërsa sot nënkupton thjesht të hequrit dorë nga ndonjë ushqim që të pëlqen vërtet, si për shembull çokollatën. Edhe racionet tona të ushqimit dhe të pijes janë shumë më të mëdha se ato të gjyshërve tanë. Në mes të kësaj harlisjeje konsumi, miliona muslimanë heqin dorë nga ushqimi, pijet dhe seksi gjatë ditëve të muajit të Ramazanit. Ata shikojnë kolegët e tyre që hanë dhe pinë gjatë ditës, dhe herë pas herë u duhet të kërkojnë falje që nuk u bashkohen për shkak se zbatojnë ritualet e besimit të tyre. Agjërimi i bën ata të ndërgjegjshëm mbi urinë, si një ndjesi e prekshme fizike, jo një fenomen i largët për të cilin kanë lexuar në gazetë. Kur OKB -ja na thotë se pothuajse një miliard njerë z vuajnë nga uria dhe kequshqyerja, ndërsa 25.000 njerëz në ditë vdesin nga uria, këto mbeten thjesht statistika të

largëta që duket sikur i përkasin një bote tjetër, pa lidhje me tonën. Por agjërimi nuk është thjesht abstenimi nga ushqimi dhe pijet. Është përpjekje për të nxjerrë në pah anët më të mira të natyrës tonë. Profeti Muhamed a.s ka thënë: “Nëse dikush nuk heq dorë nga sjellja e keqe gjatë muajit të Ramazanit, Allahu nuk ka nevojë që ai të heqë dorë nga pija dhe ushqimi.” Gjatë kësaj kohe muslimanët inkurajohen të jenë njerëz më të mirë, t’i trajtojnë të tjerët me përkushtim. Nëse kërkojnë ta përfshijnë në zënka apo polemika, agjëruesi duhet të përgjigjet: “Unë jam agjërues”. Ka shumë mënyrë për të qenë i uritur. Dikush mund të jetë i uritur për dashuri, për famë ose edhe për drejtësi sociale, por uria për ushqim duket sikur i tejkalon të gjitha dëshirat. Duke qenë të ndërgjegjshëm për urinë e të tjerëve ne kontribuojmë për një botë më empatike. Ndoshta, nëse i përgjigjemi Orlandove të dëshpëruar që enden pyjeve për ushqim, siç u përgjigj Duka Senior, me mirësi dhe mikpritje, mund t’i ndihmojmë ata të qytetërohen. Sigurisht që uria mund të nxjerrë në pah anën tonë më të keqe, ashtu siç mund të nxjerrë edhe më të mirën.

Hamza Yusuf

Përtej Fjalës

21


Profeti a.s dhe fuqizimi i të rinjve -Muhamed Fat’hi Imagjinoni sikur një djalosh i ri të shkojë tek imami i xhamisë tuaj me një kërkesë absurde: “A mund të më japësh një fetva që më lejon të bëj zina?” Çfarë përgjigjeje do të merrte?! Me shumë mundësi përgjigja e imamit do të shprehte irritim dhe zemërim. Me siguri do ta dëgjonit duke bërtitur kështu: “Turp të kesh! Si guxon të përmendësh gjëra kaq të ulëta në xhami dhe më keq akoma të kërkosh t’i kryesh ato?!”. Epo le të lexojmë historinë e mëposhtme dhe të shohim si e menaxhoi situatën Profeti a.s një situatë të ngjashme. Ebu Umama El Behili r.a ka treguar se tek

22

Përtej Fjalës

Profeti a.s erdhi një djalosh i ri dhe i tha: “O Profet i Zotit, më jep leje të kryej imoralitet(zina).” Sahabët u kthyen drejt tij dhe nisën ta shikonin shtrembër. Profeti a.s i tha “Eja më afër”. Kur djaloshi u afrua tek profeti a.s dhe u ul pranë tij, profeti a.s i tha: “Do të doje që kjo gjë t’i ndodhte nënës tënde?” Djaloshi iu përgjigj: “Jo pasha Zotin! Zoti më ruajtë nga kjo gjë!” Më pas profeti a.s tha: “Edhe të tjerët nuk duan që kjo t’iu ndodhë nënave të tyre.” Më pas profeti a.s shtoi: “Do të doje t’i ndodhte vajzës tënde?” Përsëri djaloshi u përgjigj negativisht. Atëherë profeti a.s i tha: “Edhe të tjerët nuk duan t’iu ndodhë vajzave të tyre”. Më tej profeti a.s e pyeti: “Do të doje t’i ndodhte motrës tënde?” Profeti a.s mori të njëjtën përgjigje dhe të njëjtin koment. Profeti a.s e pyeti djaloshin për hallat dhe tezet e tij. Përgjigja ishte e njëjtë, ndaj profeti a.s përsëriti të njëjtën përgjigje: “Edhe të tjerët nuk do të donin që kjo gjë t’iu ndodhte hallave ose tezeve të tyre.” Profeti a.s e vuri dorën mbi djaloshin dhe u lut për të. “O Allah falja mëkatet, pastroja zemrën dhe ruaja moralin!”. Ebu Umame, transmetuesi i hadithit ka thënë se djaloshi nuk ra kurrë pre e asnjë tundimi në vazhdim. Me këtë qasje të sjellshme, mirëkuptuese dhe të arsyeshme, profeti a.s synoi ta forconte këtë djalosh dhe jo t’ia shkatërronte vetbesimin. Ai kishte si qëllim ta fortifikonte dhe t’i krijonte barriera mbrojtëse në betejën kundër t undime ve


në vend që ta poshtëronte apo ta largonte atë. Duke ndjekur shembullin profetik është shumë e rëndësishme të kemi parasysh përqasjen toën kur kemi të bëjmë me të rinj dhe nuk ka rëndësi thjesht nëse i riu do të kryjë imoralitet apo jo, por ajo që është më e rëndësishme është nëse do të kthehen përsëri në xhami për të marrë përgjigje për problemet në vijim. Duke i dëgjuar të rinjtë, duke kuptuar problemet e tyre, duke i trajtuar me përzemërsi dhe përkujdesje, pavarësisht problemeve që mund të kenë, ne mund t’i fuqizojmë të rinjtë, njësoj siç bëri Profeti a.s në këtë rast. Në hadithin e mësipërm kuptojmë që as sahabët nuk po e kontrollonin dot tronditjen e tyre. Ndoshta ky do të ishte reagimi i natyrshëm i imamëve dhe liderëve të komunitetit tonë nëse do të përballeshin me një pyetje të tillë. Profeti a.s e trajtoi këtë çështje si një edukator gjenial. Ai e afroi pranë vetes të riun, e diskutoi problemin me racionalitet dhe arriti një sukses të tillë sa që transmetuesi i hadithit tregon se djaloshi nuk ra kurrë më pre e tundimeve në vijimësi. Për më tepër, Profeti nuk e la të kalonte ky episod pa dhënë një përjetim shpirtëror. Vendosja e dorës së tij mbi kraharorin e të riun dhe lutja për të, duhet të ketë lënë një efekt të paharrueshëm. Në të tilla situata nuk ka dobi kriticizmi. Ai thjesht do ta largonte të riun dhe do ta bënte të mendohej dy herë para se të kërkonte sërish zgjidhje për

problemet e tij në xhami. Nëse nuk tregohemi mjaftueshëm miqësor duke u përpjekur të kuptojmë problemet e tyre, të rinjtë do të kërkojnë vende të tjera ku do të kanalizojnë shqetësimet dhe nevojat e tyre. Djaloshi guxoi t’ia drejtonte Profetit a.s këtë pyetje absurde. A ndihen aq të mirëpritur dhe komod të rinjtë tanë t’i drejtohen xhamive dhe imamëve për të diskutuar lirshëm për gjërat që i shqetësojnë? Fatkeqësisht, diferenca mes sjelljes së Profetit a.s dhe shumë prej nesh është po aq e madhe sa diferenca mes ndërtimit dhe shkatërrimit, forcimit dhe poshtërimit të individit. Burimi: Aboutislam.com profetimuhamed.info

Përtej Fjalës

23


Si t’ua mësoni fëmijëve jetën e Profetit a.s Diskutimi mbi jetën e Profetit a.s dhe ndjekja e hapave të tij duhet të jetë praktikë e përditshme për familjet muslimane. Ne e duam, e respektojmë dhe i bindemi Profetit a.s si qenia që u zgjodh nga Allahu për të përkryer fenë islame. Këto janë 10 hapa që mund t’i aplikoni vazhdimisht në mënyrë që fëmijët tuaj të mësojnë mbi Profetin a.s dhe ta duan atë. Për ata fëmijë që kanë nisur shkollën, këto hapa mund të ndihmojnë në plotësimin dhe pasurimin e edukimit të tyre, duke e ushqyer familjen dhe e shndërruar atë në një njësi kohezive që dashuron dhe urren për hir të Allahut.

24

Përtej Fjalës


1. Një punë të mirë në ditë Iniciativa “një punë të mirë në ditë” është mënyrë e mirë për të imituar Profetin a.s, përderisa ai i nxiste besimtarët të kryenin punë të mira, edhe nëse ishin të vogla, si për shembull buzëqeshja ndaj vëllait apo motrës së tyre. Të menduarit e ndërgjegjshëm për një punë të mirë çdo ditë forcon vetëdijen dhe dashurinë për jetën e Profetit a.s, përderisa edhe në Kur’an përsëritet vazhdimisht se ne duhet të ndjekim rrugën dhe sjelljen e Muhamedit a.s. Duke i nxitur fëmijët të mendojnë çdo ditë për një punë të mirë ndikojmë që dashuria e tyre për Të Dërguarin e Allahut të shtohet, ndërkohë që i përmbahen mësimeve të bazuara në traditën profetike. Sigurisht, duhet pak krijimtari për të menduar punë të mira të ndryshme, si për shembull ndihma e ofruar një fqinji të moshuar për të pastruar kopshtin e tij. Nëse një punë në ditë shndërrohet në sipërmarrje të lehtë dhe të natyrshme, ekziston mundësia e përmirësimit duke kaluar në “dy punë të mira në ditë”, dhe kështu në vijim. 2. Historitë nga jeta e Profetit përpara gjumit Historitë e treguara përpara gjumit janë ligj në familjet e shëndosha. Në vend se të lexoni përralla apo legjenda, zëvendësojini historitë përpara gjumit me histori nga jeta e Profetit a.s. Leximi i historive të Profetit a.s përpara gjumit, i mundëson fëmijëve të përthithin mesazhin e Profetit a.s, pas një dite të ngarkuar dhe të lodhshme. 3. Udhëtoni dhe njihni botën Profeti a.s ka folur gjerësisht mbi diversitetin e jashtëzakonshëm të kësaj bote, dhe sesi duhet ta kërkojmë dijen, qoftë ajo edhe në Kinë. Sigurisht që atje tej gjendet një botë e madhe dhe e larmishme, me plot gjëra për të mësuar. Krijoni itinerarin tuaj dhe vendosni ku doni të shkoni, ndoshta duke planifikuar një udhëtim për çdo muaj. Me ndihmën e një globi, atlasi, enciklopedive dhe internetit, bëni kërkime mbi komunitetet që do të vizitoni, mbi kulturën dhe traditat e tyre.

Mësoni mbi përbërjen e tyre etnike, gjuhët dhe folklorin e tyre. Mësoni mbi gjeografinë dhe zhvillimin e tyre ekonomik. Mësoni mbi xhamitë

e tyre nëse janë muslimanë, ose mbi besimet dhe ceremonitë e tyre nëse nuk janë të tillë. Të kuptuarit se bota përbëhet nga raca të ndryshme njerëzore ushqen ndjenjën e modestisë dhe vlerësimit për të tjerët, por po ashtu edhe për veten. 4. Jini avokatë të së gjelbrës Profeti Muhamed a.s e donte tokën, derisa e përshkruante si xhaminë më të madhe nga ku mund të adhurojmë Allahun. Ai inkurajonte mbjelljen e pemëve dhe butësinë ndaj kafshëve. Atij i pëlqente sporti dhe të kalonte kohë në natyrë, duke kundruar dhe medituar mbi bukurinë e krijimit të Allahut në këtë vendqëndrim të përkohshëm. Prandaj, nxirrini fëmijët tuaj në natyrë që të harmonizohen me natyrën. Lërini të kundrojnë lulet dhe insektet. Krijoni një kopsht organik. Ushtroni aktivitete sportive me familjen. Nëse fëmijët tuaj janë mjaftueshëm të rritur, angazhojini në rrjetet e aktivistëve të gjelbër që të ndihen pjesë e diçkaje më të madhe. Nxitini të marrim pjesë në iniciativat e pastrimit të lagjes, apo të tjera iniciativa të ngjashme. Gjithçka që mund të bëjnë do t’i afrojë më shumë me Profetin a.s, që do ta kishte mbështetur çdo ditë “Ditën e Tokës”.

Përtej Fjalës

25


5. Shërbeni në jetimore Lidhja me një jetimore për të ndihmuar në rritjen dhe edukimin e jetimëve është një mënyrë madhështore për të ndjekur Profetin a.s, që ishte vetë jetim. Profeti Muhamed ka shpallur dashurinë dhe miqësinë e tij me një njeri që përkëdhel kokën e një jetimi. Përfshirja në programet e miqësimit me jetimët i mëson fëmijëve tanë të jenë mirënjohës dhe modestë. Kjo na ndihmon të edukojmë fëmijë të dhembshur që japin për bamirësi dhe vlerësojnë gjithçka që kanë. Fëmijët më të mëdhenj në moshë mund të organizojnë fushata për mbledhje fondesh ose të japin mësime dhe trajnime në klasat e jetimëve. Më të vegjlit mund të mbledhin donacione ose të marrin pjesë në udhëtime edukative të organizuara nga prindërit e tyre në bashkëpunim me kujdestarët e jetimores.

Ka një listë të detajuar me lutje që muslimani mund t’i bëjë gjatë çdo dite të jetës së tij. Sidoqoftë, duatë apo lutjet, nuk janë të kufizuara në këtë listë. Muslimanët, njësoj si Profeti a.s mund t’i drejtohen Allahut në çdo kohë. Me vullnetin e Allahut, lutjet na drejtojnë në udhën e drejtë dhe na mbrojnë nga e keqja.

9. Njihuni dhe takohuni me miqtë në xhami Dërgojini fëmijët tuaj në xhami që të njihen me miqtë dhe vëllezërit muslimanë. Në kohën e Profetit, xhamia ishte vendtakim dhe qendër sociale, prandaj është e rëndësishme që vizita e xhamisë të shndërrohet në një normë sociale. Përveç faljes dhe ndjekjes së mësimeve islame, nxitini fëmijët tuaj të marrim në xhami librat apo projektet e tyre shkollore. Sa më shumë që fëmijët të shijojnë qëndrimin në xhami, aq më shumë do të lidhen me të, si një 6. Shkruajini një letër një personi të vend ku kthehen për të gjetur prehje dhe qetësi, dashur për të ushqyer dashurinë e tyre për një jetë të Ruajtja e lidhjeve dhe komunikimit me farefisin shëndetshme sociale, njësoj si në epokën kur jetoi dhe të njohurit është pjesë e traditës së Profetit Profeti a.s. a.s. Profeti Muhamed inkurajonte ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve me miqtë dhe familjarët në çdo 10. Shijoni ëmbëlsinë e hurmave arabe kohë, me synimin për të ndërtuar një komunitet të Së fundmi, një nga mënyrat për të forcuar dashurinë shëndetshëm. ndaj Profetit a.s është të ushqehemi me hurma. Ndihmojini fëmijët të shkruajnë letra apo kartolina Dobitë shëndetësore të përdorimit të hurmave janë për njerëzit e dashur që gjenden larg. Përveç të të shumta. Fëmijët që ushqehen me hurma janë tjerash, kjo i ndihmon ata të shprehen përmes më të qetë dhe të dashur. Për ta bërë këtë sa më shkrimit. interesante, bëni ëmbëlsira të bazuara në receta që përfshijnë edhe hurmat.Gjithashtu, mos harroni 7. Lexoni një sure dhe studioni tefsirin të dërgoni vazhdimisht lutje dhe përshëndetje (komentin e Kur’anit) (salavate) mbi Profetin a.s, duke iu lutur Allahut Mënyra më e mirë dhe më e qartë për të përkujtuar që vendbanimi juaj në Xhenet (parajsë) të jetë sa jetën e Profetit a.s është leximi i Kur’anit. Leximi më pranë tij. i Kur’ani shoqërohet me shumë mirësi dhe Burimi: profetimuhamed.info shpërblime, të cilat shtohen akoma më shumë nëse kuptohet mesazhi që gjendet në çdo sure, përmes komentit (interpretimit) të tyre. Mësojuni fëmijëve tuaj një sure të re dhe studioni tefsirin. Kjo sigurisht që do t’i afrojë fëmijët tanë më shumë me mëshirën dhe dhembshurinë e Profetit a.s dhe dashurinë ndaj Allahut. 8. Bëni vazhdimisht lutje Profeti a.s bënte dua për çdo gjë dhe në çdo situatë.

26

Përtej Fjalës


Si rritet fëmija i parë në krahësim me të dytin? Ushqimi Fëmija i parë: Çdo gjë e përgatitur në shtëpi me procesorë për ushqime fëmijësh. Supa, perime të zgjedhura! Fëmija i dytë: Biskota Krevati Fëmija i parë: Krevat i montuar me kujdes nga babai ndërkohë që mami i bërtiste Fëmija i dytë: Krevati i mamit ndërkohë që babi fle diku përtokë Veshje Fëmija i parë: 100% pambuk. Fëmija i dytë: Ato të vëllait apo motrës më të madhe Festa Fëmija i parë: Në parqe me pemë e dekorime Fëmija i dytë: Pica përtokë Larja Fëmija i parë: Çdo natë në një vaskë specifike në masën e duhur. Duart i lahen me një sfungjer të butë. Fëmija i dytë: Dy herë në javë dhe pishina quhet larje Rutina e gjumit Fëmija i parë: Mbështjellë në një batanije të ngrohtë, përkëdhelur me ninulla. Në gjumë në orën 7:30. Fëmija i dytë: E ze gjumi në kuzhinë me gojën te gjiri i mamit në 10:30 Shokët Fëmija i parë: Grupe loje, të dy prindërit luajnë

me të në park Fëmija i dytë: Shokët e vëllait Lodrat Fëmija i parë: Të gjitha prej druri, mundësisht Suedeze. Fëmija i dytë: Kutitë e lodrave të vëllait Rregullat për televizorin Fëmija i parë: Vetëm programe edukative, maksimumi dy programe në ditë Fëmija i dytë: Ka televizor më vete Këpucët: Fëmija i parë: Europiane me markë të dukshme Fëmija i dytë: Këpucë që mezi u duket marka dhe pa shollë të brendshme Trajnimi për tualet Fëmija i parë: Bebelina, pastaj disa mbathje për trajnim, pastaj mbathje Fëmija i dytë: Mund të rrijë me bebelina deri në universitet Dadot Fëmija i parë: Një grua e mrekullueshme të cilën e do shumë dhe do ta respektojë gjithë jetën Fëmija i dytë: Nuk ka ndonjë dado

Përgatiti: Elona Çeço Referenca: http://www.parents.com/…/raising-firstchild-versus-secon…/…

Përtej Fjalës

27


Marrëdhënjet familjare ndikojnë shëndetin mendor të fëmijës Lindja e një fëmije është një ngjarje shumë e rëndësishme për prindërit, por marrja e statusit prind sjell me vete dhe një modifikim të marrëdhënjes në çift dhe shumë pyetje lidhur me prindërimin. Një studim finlandez studioni 710 familje lidhur me ndikimin që ushtronin marrëdhënjet e hershme familjare në zhvillimin socio-emocional dhe në zhvillimin e mekanizmave psikologjikë mbrojtës të fëmijës. Në këtë studim u kategorizuan 6 tipe familjesh; kohezive (35%), autoritare (14%), mikse (11%), të tensionuara (4%), të paangazhuara (5%) dhe kundërshtuese (15%). Familjet problematike u vunë re se ndikonin në rritjen e simptomave depresive tek fëmijët duke treguar kështu se vështirësitë që hasin të rriturit për të menaxhuar emocionet e tyre

28

Përtej Fjalës

negative përbëjnë një rrezik në shëndetin mendor të fëmijës. Po ashtu, fëmijët e rritur në familje problematike mbështeteshin më shumë në mekanizma psikologjikë mbrojtës (psh. Mohonin ndjesitë e tyre negative ose fajësonin të tjerët). Rezultatet e këtij studimi tregojnë se fëmijët përshtatin menaxhimin e emocioneve të tyre në mënyrë të tillë që t’i përputhen ambjentit familjar. Familja në tërësi është shumë e rëndësishme në zhvillimin e shëndetshëm emocional të fëmijës.


Si dhe kur t’i kërkoni falje fëmijës 1.Kërkoni falje lehtësisht dhe shpesh Çdo herë që veproni në atë mënyrë që nuk do dëshironit që fëmija juaj të vepronte, kërkoni falje. 2. Nëse fëmija juaj mendon se është diçka e rëndësishme, vlerësojeni, edhe nëse për ju është një gjë e papërfillshme. 3. Përshkruani atë që ndodhi Përshkruani si ndodhi që bëtë një sjellje të papëlqyeshme kundrejt fëmijës dhe kërkoni falje për atë çka i keni shkaktuar. 4. Rezistojini vrullit për të vënë gishtin mbi fajtorin Mos kërkoni falje dhe pastaj vendosni fajin

mbi fëmijën apo situatën. Të rriturit janë prindërit dhe ata janë modeli. 5. Është normale të japësh shpjegime, por mos e prishni kërkimin e faljes duke justifikuar sjelljen tuaj. 6. Jepni modelin e sigurisë duke marrë përgjegjësi për çdo gjë që keni mundësi në një situatë të dhënë. 7. Jepini vetes një shans për ta rregulluar situatën nëse është e mundur 8. Ndërtoni një plan për të rregulluar situatën 9. Diskutoni si mund ta zgjidhni në mënyrë më të mirë herën tjetër. 10. Pyeteni fëmijën nëse është i gatshëm të pranojë faljen tuaj. Disa prindër rezistojnë ta bëjnë këtë hap sepse mendojnë se po i japin shumë pushtet fëmijës, por ju duhet të jeni në dijeni të ndjenjave të fëmijës suaj që ta ndihmoni të zgjidhë konfliktet e brendshme.

Përgatiti: Çeço

Elona

Përtej Fjalës

29


E dashur... A ta kanë thënë ndonjëherë se njollat që ke në fytyrë ta shtojnë bukurinë? Po, po! Po të them të vërtetën… Ti je krijesa më e bukur dhe më e fortë që më kanë zënë sytë… Lodhesh, strapacohesh, përpiqesh, rrëzohesh e ngrihesh… Secila prej atyre njollave janë shenja, shenja të çdo përpjekjeje që ti bën. Lëkura e tërhequr që të ka mbetur pas lindjes së bebit tënd të shtrenjtë, është dëshmi e nderimit të asaj jete që kishe brenda teje. Është shenjë që të kujton çdo moment të atyre dhimbjeve që durove… Shenjat e gërricjeve që mund të kesh në trup janë provë e forcës, këmbënguljes dhe e vendosmërisë tënde për të luftuar për veten, edhe atëherë kur zëri yt i brendshëm mund të ketë thënë të kundërtën. Rrudhat, të fryrat poshtë syve, njollat e lëkurës, celuliti, variçet … të gjitha këto janë shenjë e urtësisë dhe e fisnikërisë tënde. Ti nuk duhet t’i urresh a të jetosh me fiksimin për t’i hequr. Ato tregojnë se ti je një e vërtetë e prekshme e kësaj bote. Janë shenjë e përvojave të tua, e jetës tënde. Thuamë, sa nga ata që u larguan të rinj nga kjo botë, do të kishin dashur t’i jetonin këto shenja kaq të çmuara të kohës? Frika që askush s’e sheh veç teje, ajo frikë e fshehur thellë në zemrën tënde, është një provë që tregon se ti mbase ke dashuruar, e ke humbur dashurinë, por frymon ende, pavarësisht vuajtjes. Mbase ti ende nuk e pranon bukurinë tënde… Mund të jesh pikërisht ti, ajo që sheh vetëm shëmti tek vetja. Por fytyra jote, trupi yt e kanë një histori. Dhe ajo është historia e mbijetesës, pavarësisht dhimbjes, pavarësisht vuajtjeve. Po e dashur, ti je e bukur. Dhe bukuria jote nuk e ka burimin te përsosmëria. Jo, jo. Ti je e bukur sepse çdo papërsosmëri e jotja ka historinë e vet të përpjekjes, humbjes, shpresës, fitores, dhimbjes, gëzimit e këmbënguljes. Prandaj, ti s’ke pse i refuzon fjalët e mira që mund të të thuhen për bukurinë a për forcën e karakterit. Mos e bëj… Pranoji dhe falënderoje Zotin. Fundja, ato komplimente të vërtetën thonë… ti je e bukur sepse lufton ditë pas dite për të qenë vetvetja…

30

Përtej Fjalës


Kur studioja në Egjipt Kur studioja në Egjipt, mami dhe babi erdhën të më vizitonin. Gjatë kohës që ndenjën, desha t’u tregoja shumë vende, kështu që vendosëm të marrim një taksi për ta pasur në dispozicion. Me të hyrë në taksi, mami nisi të kollitej prej tymit të cigares së taksistit që i vinte drejt e në fytyrë. I kërkova atij që ta fikte cigaren. Ai bëri siç i thashë me njëfarë hezitimi, por sigurisht që nga fytyra u duk se nuk i erdhi aspak mirë për kërkesën. Pas pak minutash, im atë i kërkoi taksistit nëse mund të vendoste pak Kuran gjatë udhëtimit, në vend të muzikës me lloj-lloj tekstesh të papërshtatshme që dëgjohej në sfond. Taksisti e fiku për pak çaste radion, por më pas e rindezi dhe e çoi në një stacion nga ku mund të dëgjohej Kuran. Brenda pak minutash, makina u gjallërua nga zëri i Afasit që këndonte fjalët e Zotit tonë. Po ashtu, brenda pak minutave, makina u gjallërua edhe me një zë tjetër, atë të taksistit, i cili ndiqte shkronjë pas shkronje e ajet pas ajeti recitimin melodioz të Afasit. Ishte një ndjesi ripërtëritjeje që reflektohej në çdo fjalë të tij. Recitimi i Kuranit me atë lloj perfeksioni nuk mund të bëhej nga kushdo. Një recitim i tillë mund të buronte vetëm nga një njeri që e kishte praktikuar atë, e që kishte pasur kontakte me Librin e Zotit. Ndërkohë që po i afroheshim vendit ku do të zbrisnim, ai e uli shpejtësinë dhe nisi të ngadalësonte. E falënderuam si për udhëtimin, ashtu edhe për plotësimin e kërkesave tona dhe nxorrëm të hollat për ta paguar. Ai na vështroi me sytë që i ndriçonin, dhe tha: “S’mund t’jua marr të hollat! Jam unë, ai që duhet t’ju falënderoj për këtë udhëtim të bekuar!” Ne këmbëngulëm që t’i mbante të hollat, po ai nuk pranoi. Me një buzëqeshje të përunjur e me një butësi që i rrëzëllente në fytyrë, ai u largua me makinën e tij që oshëtinte nga Kurani.

që kam bërë edhe unë në të shkuarën: se njerëzit e Kuranit kanë një pamje të caktuar, sillen në një mënyrë të caktuar dhe nuk bëjnë kurrë gabime. Unë gjithmonë harroja se këta njerëz nuk janë monolite. Ata kanë ulje-ngritjet e tyre. Dhe sigurisht, unë s’e di se ç’histori mund të ketë pasur ai njeri që bënte taksistin. S’mundem kurrsesi që nga ajo eksperiencë aq e shkurtër udhëtimi në makinën e dikujt që po dëgjonte muzikë harbimi apo që po pinte cigare, të them se ai njeri ishte larg Kuranit. Të gjithë ne kemi ato ditët tona kur luftojmë fort me veten për të ndenjur në shinat e duhura. Ato ditë janë pjesë e jetës, janë uljet dhe ngritjet e besimit tonë. Por ajo çka ndodhi me atë njeri sapo e dëgjoi Kuranin... ai transformim rrënjësor në fytyrën e tij, ishte një çlirim i vërtetë. Ishte një përtëritje. Ishte kthim tek Zoti i tij. S’është e thënë të jemi medoemos në një gjendje shpirtërore të caktuar për t’u afruar me Kuranin. Si vajzës së re që konsumon alkool lokaleve të natës, ashtu edhe djalit të ri që nuk falet, mund t’u vijnë befazi çaste kur zemrat e tyre preken dhe kërkojnë ethshëm që të kthehen drejt Zotit të tyre. Ai moment s’duhet hedhur tutje. S’duhet mbytur. Në këto orë të fundit të mbetura prej Ramazanit, harro se çfarë nuk ke përmbushur! Hiqi nga mendja!

Në këto orë që kanë mbetur, por edhe në të gjitha orët që do të vijnë më pas, mos harro asnjëherë se ti...ti, në çfarëdolloj gjendjeje që të ndodhesh, je i/e denjë për Kuranin! Hape, lexo qoftë dhe vetëm një faqe në ditë në gjuhën që e kupton. Brendësoje mesazhin e tij dhe lejoje zemrën të shkojë drejt Krijuesit të saj... * Teksti i mësipërm është një histori e vërtetë. Më la mbresa të veçanta dhe ndjesi pozitive dhe e S’do të doja që t’ju vinin në mendje supozimet solla në shqip për ta ndarë me ju.

Përtej Fjalës

31


Dedikuar adoleshentit tim Dedikuar adoleshentit tim, që i duket se po “vuan” nën “diktaturën” e mamit... .I them se nesër “privimet” e mamit s’do t’i duken më të tilla... Dedikuar secilit prej nesh që ka mall për kohën që s’do të kthehet kurrë më... Ndryshe nga çdo ditë tjetër, sot më zgjoi aroma e kafes së ngrohtë. Hapa sytë dhe te komodina afër meje pashë një filxhan kafeje të sapobërë dhe disa biskota të lëna mënjanë saj. Ajo pamje, ajo aromë, zgjoi brenda meje një ndjesi të harruar, por të njohur... Më zgjoi mallin që e kisha heshtur brenda meje: mallin për shtëpinë... Më kujtoi kohën e shkollës, të provimeve, kur mami më zgjonte përherë me një kafe të ngrohtë... Aroma, shija e saj, çdo kujtim që lidhej me të, m’u vërshuan vrulltazi në mendje... Mendova me vete: “Po unë isha në gjumë... Kush ma paska bërë këtë kafe? Mos jam në ëndërr?” Pickova veten si për ta kuptuar se s’po ëndërroja. Dola nga dhoma me kafe në dorë, në kërkim të shoqes me të cilën ndaja qeranë e shtëpisë. E pyeta nëse ma kishte bërë ajo atë kafe aq të shijshme. Ajo tundi kokën në shenjë pohimi. U qetësova disi, por s’e di se pse me zemër doja që përgjigjja e saj të ishte negative. Doja të më thoshte “Jo.”, sepse brenda meje doja të besoja se atë kafe ma kishte bërë mami im, e shtrenjta ime... E gjithë skena që përjetova, më bëri të lotoja. M’u kujtua mami dhe ndjeva shumë mall për të. Rrugës për në punë, solla në mendje kohën kur ajo më gatuante ushqim në çdo vakt me duart e

32

Përtej Fjalës

saj. Ajo bënte çmos që të m’i plotësonte tekat për gjithçka që i kërkoja...S’mbaj mend asnjë ditë të vetme që të kem fjetur e pangrënë. Më vjen edhe të qesh kur i kujtoj ato kohë. Mami m’i kishte ndaluar të gjitha ushqimet që ajo i quante “të pashëndetshme”, por që unë i “shijoja” në maksimum. Patatinat, haribot, fast food’et... Isha rebele ndaj saj. Bëja festë sa herë që s’ishte ajo në shtëpi. Shkoja në supermarket dhe blija ç’të më dilte përpara, a thua se kisha javë pa ngrënë. Por tani... Tani s’më ndodh t’i shijoj më. I ha vërtet, por jo sepse i dua ato ushqime. I ha sepse ndonjëherë i kam të vetmet alternativa... Me këto mendime në kokë, duart më shkuan direkt tek telefoni për ta marrë mamin e për t’ia dëgjuar zërin. Sapo e hapi telefonin, me një ton të shqetësuar, më pyeti: “Zemra e mamit, a je mirë? Të ka ndodhur gjë?” Mbeta pa fjalë. Për disa sekonda nuk munda t’i them dot asgjë, pasi kuptova se sa shumë kishin ndryshuar gjërat... Kur jetoja me të, e merrja në telefon çdo 1 orë sa herë që dilja me shoqet. Asokohe, ajo s’me pyeste asnjëherë nëse më kishte ndodhur ndonjë gjë, sepse e dinte se e kisha zakon që ta telefonoja shpesh. Por tani...telefonata ime në këtë orë të ditës e bënte atë të mendonte se ndonjë e keqe mund të kishte ndodhur me mua...


Mami vazhdonte të ishte aty, e njëjta, e gatshme për të më dëgjuar për gjithçka... s’kishte ndryshuar aspak. Ajo që kishte ndryshuar isha unë. Pas pak çastesh, si nën zë iu përgjigja se gjithçka ishte në rregull e se e kisha marrë vetëm për ta ditur se si ishte... Ajo nisi të më fliste për veten e kështu u përhumbëm në bisedë. Pastaj papritmas, një pyetje e saj më kujtoi se duhej ta mbyllja telefonatën. Më tha: “Bijë, a je pushim sot?” Shtanga nga ato fjalë dhe i thashë: “Po pse po ma bën këtë pyetje, o ma?” “Sepse kemi një gjysëm ore që flasim, zemër”, u dëgjua zëri i saj si në buzëqeshje nga ana tjetër. E mbylla vrap e vrap telefonatën, me justifikimin se do të hyja në një mbledhje. E gënjeva dhe thellë brenda meje unë jam e sigurtë se ajo e di që e gënjeva....Por nuk mund të bëja ndryshe... Koha kur bëja biseda të stërgjata me të e kur kalonim netë pa gjumë duke bërë gallata e thashetheme, kishte kaluar tashmë...Tani isha aq e zënë me jetën time, saqë kisha harruar të kaloja disa orë me të. U ktheva pas në kohë dhe solla ndërmend të gjitha ato ditë që s’i kisha kushtuar kohë nga koha ime. Kuptova se s’kishte pasur as edhe një ditë të vetme që të kisha qenë aq e zënë sa të mos flisja me të. Thjesht e kisha neglizhuar....Asaj që ma kishte kushtuar gjithë jetën, nuk i kisha dhënë as disa çaste nga dita ime. Më kujtohet se si kur kthehesha nga shkolla, ia zbrazja të gjitha gjërat që kisha bërë dhe të gjitha

sikletet që më shqetësonin, duke mos u kujtuar asnjëherë ta pyesja se si kishte qenë dita e saj... Shpërtheva në lot. Më mungonte ajo dhe gjithçka e saj. U ndjeva e turpëruar. E turpëruar sa më s’ka, sepse ishte thjesht e vetëm një filxhan kafeje që më bëri të kujtohesha për vlerën e saj... Shumë prej nesh jemi larg nënave. Mund të jetojmë me familjet tona të reja, apo me miqtë... E kalojmë drekën me ta duke bërë thashetheme e duke komentuar ngjarje. Kalojmë me ta fundjava e festa... U kushtojmë atyre kohë pafund nga jeta jonë... por kur marrim në telefon mamin, mezi presim që ta mbyllim telefonatën, me pretekstin se jemi “të zënë” me punë. Por, a jemi vërtet aq të zënë?! Ajo grua që kemi lënë pas në shtëpinë ku jemi rritur, ka ende mall që ta shohë birin/bijën e saj në tavolinën e bukës, ndonëse shumica prej nesh e shijojmë më shumë ushqimin me të tjerë njerëz. Ajo ende pret gjithë ditën për t’ia dëgjuar zërin fëmijës së saj, por ne... ne jemi shumë “të zënë” duke folur me miqtë e “s’kemi” kohë ta marrim atë në telefon. A ndodh kjo sepse s’kemi vërtet kohë, apo sepse jemi dhënë së tepërmi pas jetës tonë e jemi bërë egoistë? O ma, falmë të lutem! Me zemër të them: Më fal!

Shkroi: Klodiana Smajlaj

Përtej Fjalës

33


PER TE REFLEKTUAR “O ju që keni besuar, kujdesuni për vetet tuaja, ata që kanë devijuar nuk kanë për t’ju dëmtuar nëse i përkushtoheni udhezimit” 105, El Maideh. Tirmidhiu transmeton këtë hadith ku Profeti u drejtohet sahabëve me fjalët:”Urdhëroni njëri- tjetrin për tek e mira dhe frenoni njeritjetrin nga e keqja, derisa kur të shihni që muslimanët i binden lakmisë, ndjekin kapricot, i japin përparësi kësaj jete dhe çdokush që ka një opinion i pëlqen opinioni i tij, atëherë kthehu dhe kujdesu për veten. Nuk ka dyshim se pas jush do te vijnë ditë, ku ai që bën durim është sikur të ketë në dorë një thëngjill të ndezur.Kush do të bejë vepra të mira në ato ditë do të ketë 50 fishin e shpërblimit të të njëjtës punë të kryer prej jush..

Nga : Esmere Kola

34

Përtej Fjalës


Mendjet e ndriçuara dhe zemrat e mëdha jane mjeshtre të moralit të zemërgjerësisë (anashkalimi i gabimeve të të tjerëve)

Shejhu i nderuar Saud Esh-Shurejm ditën e xhuma ka mbajtur ligjëraten me titull: “Morali i Zemërgjerësisë”. Në ligjeratë ai foli gjerësisht për këtë vyrtyt që në kohën tonë është shumë i rrallë. Ai foli për zemërgjerësinë duke bërë të qartë ndryshimin mes saj dhe pakujdesisë e marrëzizë. Për të argumentuar rëndësinë e praktikimit të këtij morali përmendim argumente nga Kurani, suneti dhe nga tradita Islame.

Përtej Fjalës

35


I mençur është ai që vazhdimisht sjell ndër mend se kjo botë në të cilën jetojmë nuk është e përsosur. Po ashtu edhe njerëzit nuk janë të përsosur. Mangësia është pjesë e pandashme e kësaj jete, dhe njerëzve. Nëse ka diçka që të gëzon në këtë botë ka gjëra të tjera që të hidhërojnë saktësia dhe gabimi pasojnë njëra-tjetrën. Kush i ka gjitha cilësitë të mira?! Kush është ai që s’ka gabuar ndonjëherë?!

mençur nuk dyshon se zemërgjerësia është moral i bukur që e bën njeriun në mënyrë të qëllimtë të bëjë rolin e të shkujdesurit dhe budallait, duke qënë i vetëdijshëm se nëpërmjet kësaj shkujdesjeje ka interesa madhore, ruhet nga të këqiat dhe fiton mirësi të.

Morali i zemërgjerësisë

Zemërgjerësia është prej moralit profetik. Hasen El-Basriu ka thënë: “Asnjë profet nuk ka gjurmuar kurrë”. Kur disa nga gratë e Profetit (paqja e Zotit qofte mbi të) gabuan Allahu i Lartësuar shpalli këtë ajet në suren Et-Tehrim: “Kur i Dërguari i tregoi një sekret njërës prej grave të tij, ajo e përhapi këtë fjalë. Allahu ia zbuloi këtë të Derguarit, i cili një pjesë të këtij zbulimi ia tha (gruas që ia përhapi sekretin), kurse pjesën tjetër jo.”Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) na mëson të mos gjurmojmë gabimet e të tjerëve dhe të mendojmë për ta. Ai e ka urryer që t’i transmetohej diçka nga veprat e pahijshme të njerëzve. Në Hadithin e transmetuar nga Ahmedi, EbuDaudi dhe Termidhiu transmetohet se i Dërguari i Allahut (paqja e Zotit qoftë mbi të) ka thënë: “Asnjëri prej jush të mos tentojë të përcjellë tëk unë diçka të pahishme për shokët e mi. Unë dua të dal para jush me zemër të qetë.”

Çdo njeri ka natyrën e vet që e dallon nga të tjerët. Prandaj rrjedhimisht ndërmjet njerëzve ka dallime përsa i përket; nivelit të stabilitetit, të qetësisë, të maturisë dhe pastërtisë shpirtërore. Po ashtu është e ndryshme përballimi i tundimeve, të cilat i çojnë njerëzit e dobët në nxitim dhe marrëzi. Këto tundime bëjnë dallimin ndërmjet vetëbesimit të njeriut dhe maturisë dhe durimit të tij, si dhe ndërmjet maturisë dhe durimit të njeriut me të tjeret, në mënyrë të atillë që është krejt e panjohur për shumë njerëz. Njerëzit e mençur e gëzojnë plotesisht vyrtytin e zemërgjerësisë. Duke qenë të vetëdijshëm për mangësitë që ekzistojnë në jetën njerëzore dijnë të sillen me njerëzit në përgjithësi dhe me ata që kanë raporte të veçanta, në shoqëri dhe në familje. Zemërgjerësia është fuqi Po, zemërgjerësia është forcë e jo dobësi, vetëpërmbajtje e jo paaftësi, durim dhe jo plogështi. Përpjekja për të dëgjuar çdo gjë që flitet dhe për të parë çdo gjë që ndodh është më se e mjaftueshme për të ta trazuar qetësinë shpirtërore, për përçarjen e shoqërisë, për të ngritur në zemër tendën e paragjykimit në atmosferën e furtunës së dyshimeve, të hasedit, të armiqësisë dhe të urrejtjes. Domosdoshmërisht ngadonjëherë njeriu duhet të tregohet i shkujdesur ndaj gabimeve të të tjerëve në mënyrë që karvani i shoqërisë të ecë i sigurt. Sepse jemi duke ecur drejt një destinacioni dhe nuk duhet të vonohemi gjatë rrugës duke u kthyer sa majtas djathtas në udhëtimin tonë. Padyshim kthesat e shumta janë barrierë në rrugën drejt destinacionit. Kush i merr në llogari të tjerët për çdo mangësi nuk do të ketë në këtë botë as bashkëshorte, as vëlla, as mik, as komshi. Sigurisht që asnjë njëri i

36

Përtej Fjalës

Mos gjurmo!

Zemërgjeri është i zgjuar. O robërit e Allahut, njeri i mirë është ai që nuk gjurmon gabimet e njerëzve – ky është i zgjuar dhe i mençur; dhe jo ai që është krejt i shkujdesur ndaj gjendjes së tyre –ky është i trashë dhe i marrë. Një shprehje e lashtë thotë: “Nuk është i marri zotëria i njerëzve por më fisniku i tyre është zemërgjeri” Në poemën e Ibnu Uerdit ka një urtësi të famshme: “Tregohu i shkujdesur ndaj disa gjërave sepse mirësitë nuk i shijon vetëm se zemërgjeri.” Në fakt, shkujdesje e lavdëruar është ajo që mbart në vetvete vlerat e faljes, të tolerancës dhe të butësisë. Siç thotë populli:


“një sy qorr, e një vesh shurdh”. Nese këto cilësi i mungojnë shkujdesjes, atëherë ajo bëhet pjesë e problemeve e jo zgjidhje. Mendimi i keq për njerëzit dhe gjurmimi i të metave të tyre është sekreti i shumë armiqësive, urrejtjeve dhe i sulmeve ndaj tyre. Nuk është prej zgjuarsisë Nuk është prej zgjuarsisë gjurmimi i të metave të të tjerëve, as gëzimi me zbulimin e gabimeve të tyre, as gërmimi në nijetet e tyre dhe as interpretimi i tyre jo në kontekstin e vet. Aq më keq kur ua mbyll njerëzve dyert e arsyetimit dhe të justifikimit dhe i interpreton gabimet dhe gjynahet duke u bazuar në paragjykime dhe duke depërtuar në nijetet e tyre, sikur ua ke hapur zemrat. Qetësia shpirtërore -Allahu ju ruajtë- nuk arrihet me këto sjellje, përkundrazi ato e sëmurin njeriun. Dikush i tha imam Ahmedit: “Qetësia shpirtërore është dhjetë pjesë, në nëntë prej tyre gjendet zemërgjerësia.” Ndërsa ai tha: “ Qetësia shpirtërore është dhjetë pjesë. Në të gjitha ato gjendet zemërgjerësia.” Ebu Muhamed ibnu Hazm ka thënë: “Kujdesu të kesh shpirt të pastër, largohu nga intrigat. Tërheqja e njerëzve për tu ruajtur nga sherri yt është në dëmin tënd, ndoshta kjo edhe mund të të vrasë.” Ndërsa Eamashi ka thënë: “Zemërgjërësia shuan shumë të këqija.” Pakësimi i armiqve Me zemërgjërësi –o robër të Allahut- njeriu e godet armikun me gurë dhe i shton atij dhimbje të njëpasnjëshme. Kur njeriu i mirë kalon pranë një njëriu më karakter të poshtër dhe ky i fundit e shan dhe e ofendon, ai bën sikur nuk e dëgjon. Me gjendjen e tij sikur thotë: “Ndoshta ka pasur përqëllim ndonjë tjetër!”. Kaloi pranë meje një njeri i keq dhe më fyeu E vazhdova rrugën dhe thashë me vete; kjo nuk më intereson. Pra, nëpërmjet zemërgjerësisë njeriu pakëson armiqtë, e lartëson shpirtin dhe i

37

Përtej Fjalës

anashkalon gjërat e parëndësishme. Njeriu që nuk është zemërgjërë, qortimin e ka në majë të gjuhës; prej tij largohet familja dhe komshinjtë, shokët dhe miqtë. Sa bukur ka thënë poeti: Nëse je qortues në çdo gjë Nuk do të gjesh shok për ta qortuar Jeto i vetëm, ose jeto me vëllanë Nese kërkon të pish shpesh ujë të kulluar Do të mbetesh i etur gjithmonë Cili prej njerëzve pi vetëm ujë të kulluar?! Mos gjurmo të metat dhe mos i merr njerëzit në llogari. Flladi nuk e përkëdhel gjithmonë të sëmurin. Erërat ndryshojnë drejtim në mënyrë të vashdueshme. Herë të shtyjnë përpara, dhe herë tjetër mbrohesh prej tyre. Kështu është edhe jeta me të tjerët. Ajo nuk është gjithmonë e kulluar. Nëse merresh me gjurmimin e të metave të njerëzve, me gjykimin dhe hakmarrje ndaj tyre, ndërkohë e nënvlerëson në shumë raste moralin e zemërgjerësisë, dije se një ditë do ta ndjesh veten të vetëm, duke u ruajtur nga shumica e njerëzve. Për më tepër ke humbur kohë, ke prishur zemrën dhe je privuar nga dobi të mëdha të cilat do ti përfitoje sikur të veproje të kundërtën. Është absolutisht e pamundur të kthehet ajo që ka kaluar: dobitë janë larguar dhe kanë mbetur vulgaritetet e kotësitë. Dihet se kush përpiqet të vrasë akrepat që dalin në mes rrugës, do të shtypet nga karvani. Kush e gjurmon gjahun, do të hutohet. Sa fjalë të bukur ka thënë Shejhul Islam Ibnu Tejmije: “Kush e bën zakon hakmarrjen dhe nuk duron, patjetër do të bjerë pre e padrejtësisë.” Harmonia me veten dhe me njerëzit O robër të Allahut, frikësojuni Zotit tuaj dhe dijeni se zemërgjerësia ka vend për të gjithë. Nuk është e veçantë për disa, duke përjashtuar të tjerët. Përkundrazi, ky virtyt është normë morale për të gjithë: për fisnikun dhe për njeriun e thjeshtë, për udhëheqësin dhe për popullin, për mësuesin dhe për nxënësin, për babin dhe për femijën, për burrin dhe për gruan. Kush dëshiron të jetojë në këtë botë në harmoni me veten dhe me njerëzit nuk mund t’i shmanget këtij virtyti. Nuk ka jetë të qetë pa zemërgjerësi. Nuk ka unitet dhe as bashkim pa zemërgjerësi, nuk ka altruizëm pa zemërgjerësi.


Zemërgjerësia është zgjuarsi dhe art gjenial që i bën zemrat për vete, e shuan armiqësinë, e lartëson moralin, i ngre gradat dhe e përsos sjelljen. Mos e bej qimen tra Mjeshtra të zemërgjerësisë janë mendjet e ndritshme dhe zemrat e mëdha. Ndërsa të tjerët janë shumë larg moralit të zemërgjerësisë. Sa të mjera janë zemrat e tyre e sa të mjera janë mendjet e tyre! Sa të ulët janë ata që mezi presin që njerëzit të gabojnë, për t’ua renditur gabimet një nga një, “ta bëjnë qimen tra”dhe baltës t’i shtojnë lagështi. Zemrat u janë ngushtuar dhe mendjet u janë errësuar, prandaj me zemërim të dëshpëruar shpërthejnë në fyerje dhe ofendime ndaj të tjerëve. I mençur është ai që mediton rreth fjalës së Allahut kur flet për Jusufin (paqja e Zotit qofte mbi të). “(Bijtë e Jakubit) thanë: “Nëse ka vjedhur , me parë ka vjedhur edhe vellai i tij! Jusufi heshti për këtë dhe nuk u shfaqi asgjë....” Jusuf: 77. Dallimi ndërmjet zemërgjerësisë

shkujdesjes

Përtej Fjalës

Shkujdesja mashtron, ndërsa zemërgjerësia mbulon (të metat)

Buhariu në librin “El-Adabu El-Mufredu” ka transmetuar saktësisht fjalën e Ebu Selemes, i cili ka thënë: “Shokët e Profetit nuk ishin të devijuar, as apatikë. Ata recitonin poezi në kuvendimet e tyre dhe kujtonin kohën e injorancës. Mirëpo, kur atyre u përmendej diçka nga feja e Allahut i çelnin sytë menjëherë.” Pastaj, mos harrojmë se zemërgjerësia nuk bie ndesh me sprovën dhe autokritikën, sepse nëse njeriu është i shkujdesur ndaj gabimeve të veta bëhet subjekt i vetëkënaqsisë dhe mashtrimit. Vetja e tij dhe shejtani mund ta mashtrojnë për të njejtën dhe çeshtje shumë herë. Prandaj themi se shkujdesja mashtron, ndërsa zemërgjerësia mbulon të metat.

Dijeni, o ju robër të Allahut, se besimtari është i urtë dhe i zgjuar, këshillues largpamës. Ai bën dallimin ndërmjet shkujdesjes dhe zemërgjerësisë.

38

Zemërgjerësia është virtyr, ndërsa shkujdesja është ves. Shumë njerëz kanë rënë në gabim duke i keqpërdorur këto dy koncepte. Ata tregohen të shkujdësur ndaj vlerave e virtyteve dhe zemërgjërë ndaj veseve e poshtërsive duke i përmbysur standartet nëpërmjet filozofive tinzare, e ndërrojnë atë që është më e mirë me atë që është më e dobët.

Shkroi: Kastriot Bardhi


Koha matet veç me frymë Allahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë: “Pasha kohën”! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm”. Sa shumë që vrapon koha. Të paktë janë ata që arrijnë ta kapin, sepse ajo nuk ndalet, nuk lodhet, s’ka nevojë për pushim, nxiton e nxiton e çdo ditë mijëra njerëzve u thotë: “Të munda! Koha jote mbaroi”. Sa do donim që disa ditë të mos mbaronin; sa do donim që disa momente t’i kthenim e t’i përjetonim pambarim; sa do donim që shumë gjëra të së kaluarës t’i ndryshonim; sa do donim që disa kujtime t’i ç’rrënjosnim nga kujtesa përgjithmonë, por, për fat të keq, nuk jemi në gjendje për të bërë asgjë nga këto, pavarësisht dëshirave tona. Koha eshte e çmuar. Nëse dëshiron të dish vlerën e një viti, pyete studentin i cili e ka humbur vitin shkollor. Nëse dëshiron të dish vlerën e një muaji, pyete atë nënë e cila e ka lindur fëmijën e saj një muaj para kohe. Nëse dëshiron të dish vlerën e një minute, pyete personin të cilit i ka ikur avioni vetëm për një minutë. Nëse dëshiron të dish vlerën e një sekonde, pyete atë që ka shpëtuar nga një aksident tragjik vetëm për një sekondë. Nëse dëshiron të dish vlerën e të qindës së sekondës, pyete sportistin e garave olimpike, i cili ka humbur medaljen e artë për një të qindën e sekondës. Në mëngjesin e çdo dite, kur grisim apo palosim fletë të kalendarit: A e ndjejmë sikur çjerrim një pjesë të vetes sonë?! Në mëngjesin e çdo dite: A jemi të vetëdijshëm se ajo ditë, ose do të jetë dëshmitare

për ne ose kundër nesh? Në mbrëmjen e çdo nate: A e kuptojmë se perëndoi edhe një ditë nga jeta jonë? Le të shikojmë kohën e muslimanëve të parë kur nuk ka pasur asgjë nga arritjet e çuditshme të kohës së sotme. Në mënyrë individuale, ata më shumë kanë kaluar kohë në adhurim se sa që bëjmë ne sot. Ata kanë dëgjuar nga Pejgamberi s.a.v.s. kur thoshte: “Ekzistojnë dy begati që shumica e njerëzve i anashkalojnë: shëndetin dhe kohën”. (Buhariu) Ata kanë kuptuar seriozisht këtë këshillë të tij: “Çmoni pesë gjëra para pesë tjerave: rininë para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para varfërisë, kohën e lirë para se me qenë të zënë dhe jetën para vdekjes”.Çdo ditë që kalon na bën një ditë më të vjetër. Një ditë koha jonë do të kalojë, dhe do ta lëshojmë këtë botë përgjithmonë. Çfarë do të ndodhë do të varet nga mënyra se si e kemi shfrytëzuar çdo moment që kemi pasur në dispozicion. Pra, koha është jetë. Andaj nuk duhet të humbim atë që është më e vlefshme, sepse një ditë do të pendohemi, por edhe do të japim llogari për çdo moment të jetës se si e kemi kaluar. “Koha është pasuria e vetme, për të cilën mund të tregohemi kopracë pa u turpëruar”

Punoi: ERSIANA HOXHA

Përtej Fjalës

39


“ NJE LUT Allahu, i Gjithfuqishmi, i Mëshirshmi dhe Mëshiruesi, shpalli ne Kur’an se Ai është pranë njeriut dhe do ju përgjigjet njerzëve kur ata i luten Atij. Allahu ka dijeni dhe fuqi të pakufi. Ai është Zotëruesi i çdo gjëje në tërë gjithësinë. Çdo gjallesë, çdo gjë, prej sa duket njerëzve më të fuqishëm deri të ata më të dobët, prej njerëzve më të varfër deri te njerëzit më të pasur, prej trupave madheshtor qiellor e deri te streha e shtazes më të imët në tokë, të gjitha i takojnë Allahut dhe të gjitha janë nën kontrollin dhe dëshirën e Tij. Lutja, ndonëse është formë e adhurimit të Allahut, është gjithashtu edhe një dhuratë shumë e çmuar për njerëzinë. Përmes saj, Allahu ia mundëson njëriut të arrijë çdo gjë që Allahu mendon se është e mirë dhe që është fitimprurese për të. Lutjet janë kohët kur njeriu është më së afërmi me Allahun ndihet sinqerisht, është koha kur njëriu e kupton afërsinë e Allahut dhe veten si rob i Allahut, ai është në nevoje për Allahun. Allahu ju jep bekim në këtë botë atyre që e deshirojnë, por në jetën e ardhshme ata do të vuajnë një humbje të rëndë.. Besimtarët, në anën tjetër, luten për të dy botërat, për këtë dhe për ahiret, pasi që ata besojnë se jeta në botën e ardhshme është e vërtetë dhe është afër sikur kjo jetë. Besimtarët, gjithashtu, luten për shëndet, pasuri, dituri dhe lumturi. Sidoqoftë, lutjet e tyre bartin synimin që ta kënaqin Allahun dhe kanë diçka që ka të bëjë me fenë. Ata luten për pasuri, më qëllim që ta përdorin në rrugën e Allahut. Vetë profeti Muhamed a.s thotë në këtë kontekst:

40

Përtej Fjalës


TJE LARG” “Kujt i hapen duart për t’u lutur, i është hapur një nga dyert e mëshirës.” Kështu, El-Muxhibu, është Ai që i frymëzon robët e Tij që ta lusin dhe ua pranon atyre lutjet. Është Ai që i frymëzon dhe është po Ai, që ua pranon këto lutje. Një e veçantë në pranimin e lutjeve nga ana e El Muxhib, është se Ai nuk ka caktuar një kohë të caktuar për pranimin e lutjeve, por e ka lënë të hapur. Vetë Zoti në një hadith kudsij thotë: “Kurdo që të më kërkosh, do të më gjesh...” A e imagjinoni dot sesa e vështirë do të ishte nëse pranimi i lutjeve të ishte p.sh vetëm në orën 2.30 deri 3.30 natën?! A e imagjinoni sa e vështirë do të ishte nëse lutjet do të ishin me radhë?! Këto i them me qëllim që përkujtimi se çështjen e lutjeve, Zoti e ka lehtësuar. Edhe nëse lutjen e bën me zemër, pa ngritur duart dhe pa lëvizur gjuhën, El-Muxhibu e dëgjon atë dhe ta pranon. ElMuxhibu është me ty dhe e dëgjon dhe pranon lutjen tënde në çdo kohë dhe vend. Një i ditur thotë: “Unë kam më shumë frikë nga privimi i lutjes sesa nga privimi i pranimit të lutjeve.” Nëse El-Muxhibu ta lehtëson të lutesh, dije se pranimi i lutjeve është i garantuar. Zoti im ma lehtëso të të lutem ashtu siç i takon Madhështisë Tënde dhe pranoji lutjet e mia o ZOT!!!

Punoi: Ilda Hoxha

Përtej Fjalës

41


PREJ E di ti se çfarë je...? O trokitës i heshtur! Shigjetar i ëmbël! Shtegëtar i pritur! Ti je copëzshpirti e unë shpirti i copëtuar për ty. Ti je rreze shprese, e unë ruajtës i amanetit tënd. A e di ti se çfarë je. As edhe një mijë përse, s’mund tëtë thonë ty atë që je nëbrendësinë e pakorruptuar të shpirtit tim. Je mijëra copëza të bëra një të tërë. Je lutje, etje, përmirësim, falje, mallëngjim, por më së shumti je takimi im me Atë, kur venat lagen e duaja prin çdo gjë. A e di ti ç’janë për mua duart që zgjaten? Janë halle që ngjiten, e mijëra rrëkeza shpërblimi, që ngjizen në një të vetmen natë. A e di ti pse mbledhur e përlotur jemi, o Ramazani ishpirtit tim? Sepse Ai është Falës, e ne e duam dëshpërimisht deri në këputje faljen eTij. Ti je mëshirë e dhënë për gabimtarë. Je shpërblim i dhënë për vepërmirë.

42

Përtej Fjalës

T i je shumëçka, tepër asaj që mendja kap dhe mendon. Ti je Ramazani i shpirtit tim, e unë jam ajo që lypjes s’i turpërohem. Koka në sexhde brengëzgjaturat loton. E loti është gjuhë shpirti, e kur s’ka fjalë, gjuha e shpirtit mbetet mes perdeshme Të. Unë kam 22 si ti që vetëm kërkoj, por i Madhnueshmi s’e kursen të pakursyeshmen mëshirë, e më lejon o dashuri e shpirtit tim, të të takoj përsëri me mirësi. Ti tash palosur e stivosur në valixhe ke ëndrra e dëshira, e mua fryma më braktis e ndihet e vogël përpara teje. Po si të mos qaj për ty,kur ti je për mua aureolë shpërblimi,sexhde mirësie, ruku shpëtimi,namaz faljeje, dua haxhi, mirësi foshnjore, ehhh mor mik me shumë të mira. Sa korrupsione në 11 muaj mbi vetët tona ne i bëmë, e më e brengosshmja ishte


ZEMRE... korruptimi me veten. Më duhet tashmë të fshi lotët, ti ke vendosur të ikësh dhe është e kotë të të zvarris pas shpirtit plagë-dynjabrengosur. Palosi mirë duatë, lutjet, shpërblimin dhe Kadrin tonë, mos lër të iki asnjë shpresë-shpërblim. Madje ne i lidhëm edhe gjuhët që të vetmet pëshpëritje të ishin shpresat. As venat s’u lagën, as trupi s’u ushqye, por shpirti ka qenë plotësuar mirësish me dashuri-Falësin. Tendosja e ashtit dhe e shpirtit u bë një, loçka e zemrës më të madhe dashuri veç Atij nuk njohu, e për

t ë nderuarin Zotëri në përshëndetje paqe pakursyer në anijëza shpëtimi nisëm. Se ti o Zot në këtë Ramazan je Falës, na do falës, andaj shpërble, mëshiro e fal siç vetëm Ti Mëshirëshumë di. Pranuar qoftë!

Shkroi: Entela Hidri

Përtej Fjalës

43


KENDI I AK Qendra Femra Investim i Familjes nisur nga tradita që po krijohet tashmë vit pas viti, përgjatë Muajit Korrik- muaj ky kur nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe ato të mesme kanë pushime verore, organizoi kampin dyjavor me dt 3- 13 korrik 2017 për vajza. Jo vetëm dëshira për të qënë pranë kësaj kategorie femijësh që kërkojnë prej nesh se çfarë ju ofrojmë, por jemi nxitur edhe nga qëllimi ynë për të qenë të vlefshëm e orientues të fëmijëve dhe të të rriturve drejt gjërave që iu interesojnë dhe kanë vlerë për vetë moshën dhe kohën që ata kanë në dispozicion. Tu ofrosh fëmijëve çaste të bukura argëtimi gërshetuar me çaste ku ata edukohen dhe nxënë prej gjërave të rëndësishme që ndoshta edhe nuk i kanë përvetësuar gjatë procesit mësimor- edukativ

44

Përtej Fjalës

përgjatë vitit shkollor është përveçse gjest human dhe tregues besimi, është po ashtu ndihmë edhe për vetë prindërit e tyre që u besojnë programeve tona. Me një pjesëmarrje të gjerë dhe me dëshirë për të përfituar në këto ditë të nxehta, nxënëset dhanë ide dhe mendime krijuese, krijuan dhe zhvilluan aktivitete gjallëruese duke shënuar kështu në ditarin e tyre ditët e veçanta të kaluara në kampin veror 2017. Dije, informacion, lojë dhe argëtim por jo vetëm kaq. Kampet mundësojnë dhe lehtësojnë krijimin dhe forcimin e lidhjeve sociale mes vajzave, nga ku dhe rrjedh një prej qëllimeve tona: të jemi prej atyre që i ndihmojmë të atashohen dhe prej atyre që dinë të bashkojnë dhe jo të ndajnë mes tyre.

Përgatiti: Albana Muja


KTIVITETEVE

Përtej Fjalës

45


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.