?
Pertej fjales
Nr. 19
Me dhe Pa Festa
A ka më për terrorizmin?
Frymëmarrjet e Fundit
A është Shqipëria islamofobike? Pa çelës
Nuk ka murgëri në Islam
Përmbajtja Sot, një vit më parë, jeta na ndau duart.Mundohem të jem e lumtur, por mungesa e ngrohtësisë tënde më trishton ҫdo moment.Kërkoj fytyrën tënde se e dua,se e ndjej ta kem pranë, por shoh vetëm imazhin e vuajtjes, lotëve të thara në jastëkun e heshtjes dhe humbjes.Urrej veten që u rrita, por jo që linda se fëmijë-engjëll dua të jem. Të më përkëdhelësh ngrohtësisht, të më tundësh në djep, të më puthësh butësisht në ballë, të prehem e llastuar si dikur në prehrin tënd dua të jem.Te koka jote isha sot.Mijëra fjalë të bukura dhe të përlotshme t`i thashë.Të bëra pyetje pa fund.Të solla lule me aromë fëmije.Bekimin tënd nuk desha të ikja pa e marrë.Madje dhe shpatullave të tua të prehura ua hoqa pakëz dhe. Në fund, e zhgenjyer si një qyqe vajtonjëse, u largova nga varri yt. M`u dhimbsën gjithë ditë-netët pa ty. E pafuqishme për të bërë diҫka, në albumet e dikurshme fillova të rrëmoj... Aty u përhumba gjatë, aq gjatë, saqë të kthehesha në realitet, fillova të harroj... Diana Curri
3 5 7
Editorial- Me dhe pa Festa A ka më për terrorizmin? - Shkroi: Amy Zelman
11
Ora e Zgjimit - Frymëmarrjet e Fundit Përgatiti: Aurela Basha Madhështi - A. El Suejdijj- Pergatiti: A. Baholli
13
Dritare - Pengmarrje
15
Afër dhe Larg - A është Shqipëria islamofobike? Shkroi: Redi Shehu
17
Thesare të udhëzimit - Biografia e Imam Ebu Hanife është marrë nga web page “Beautiful Islam”. Përktheu dhe përshtati: G.Gj Një poet...për zemrat SHKROI : Marjeta Çurumi ( Poezi nga libri i saj i dytë: "Përtej realitetit gri") Plus - Nuk ka murgëri në Islam Përgatiti : Miranda Qoshja
19 21
Albina Ferko Nanaj
25
Pa çelës
28
Dy fjalë për festat
31
Falenderime
-
-
Art Grafika: Eralda Mazreku Mishova- E&R Art Design
Editorial
ME DHE PA FESTA PARA PAK VITESH u cilësuam si të bijtë e tortës kuq e zi që u dhunua nga një babëzitje kolektive, e parë veҫse në filma. Në kohët që flasim nuk dimë ҫfarë të reje do të sjellë fundviti 2015. Në fakt, festat vijnë për t`u bashkuar dhe parë më shumë nga tjetri që nuk ka se pse e me ҫfarë të festojë. Tek shoqëria jonë plot paradokse, mos më thoni se nuk ndodh e kundërta. Të trashëguara, shekuj pas shekujsh vijnë sot para nesh vlera e cilësi për t`u admiruar, mirëpo tek ky varg i gjatë vlerash e sistemesh jete, bërballemi me veten tonë, atë origjinalen, herë-herë kapur në befasi dhe gatigati në flagranacë, sidomos kur bëhet fjalë për kremtimin e festave. Si ҫdo popull që ka festat e veta, edhe ne, shqiptarët kremtojmë festa, por si për ҫudi, ky gur i veҫantë në mozaikun e gurëve ballkanas, kremton festa thuajse po aq sa ditët e një viti.Të ngrohtë, të zjarrtë, impulsivë, krenarë e madje orgojozë deri në maksimum, shqiptarët janë të lidhur ngushtë me festat apo thënë ndryshe në gjuhën e kaptalizmit të punës, apo dhe të tregut, kundrejt pushimeve.Viti mbaron dhjetorin, por në fakt fillon me janarin. Kështu, që në fillim të këtij viti përballemi me festat siҫ quhen tashmë festat e fundvitit, ku fillojmë me Kurban Bajramin, ecim ditë më tej dhe të krishterët, festojnë festat e tyre, për të ardhur në fund të këtij muaji, dhjetorit, i cili quhet tashmë edhe ai muaji i lodhur, i plakur e i rraskapitur, pasi pushuam ne, por ditët e tij u lodhën me problemet e vështirësitë tona pa fund, me jetët tona nëpër këmbë. Festojmë festa kombëtare, festa ngjarjesh e ndodhish historike që kanë lënë shenjë e që formojnë stereotipe e mite, me të cilat dallojmë nga të tjerët. Kremtojmë përvjetore e përurime të ndryshme, funksionimi dhe organizimi të jetëve tona. Janë ndërtuar edhe pushimet e fundjavës, që do të thotë se mbushemi vërtet pas shumë lodhjesh me ditë pushimi. Vallë a janë vërtet festa pushimi dhe argëtimi këto festa, për të cilat flasim shumë e mezi priten? Konceptuar në mënyrë jo të menҫur, dita e festës vjen tek ne si një ditë e ngarkuar ku i takon të ngarkohet dhe madje sfilitet trupi, stomaku e madje shpirti, ndërsa xhepi i kryefamiljarit zbrazet pamëshirshëm tregjeve që tërbohen e ҫmimet fluturojnë hapësirave të marrëzisë së jetës materialiste. Na pëlqen të festojmë, por festat tek ne kushtojnë shtrenjtë, kushtojnë dhe kushtojnë e jo vetëm kaq. Janë , për të cilat pas pak minutash argëtimi, të bëjnë të mëndosh sa mizorisht ndërtohet jeta kapitaliste ku ndahen si në të bardhë e të zinj, pasanikë e të varfër. Çdo festë, por sidomos ato të fundvitit, çdoherë karakterizohet nga gjeli i detit, nga tavolina e tejmbushur e rrjedhimisht nga stomaku i tejngopur. Harxhohen pa fund të ardhura për fruta, perime, lloje të ndryshme gostish e ëmbëlsirash, kokteile e shumë, e shumë asortimente të tjera. E gjitha kjo për të festuar në këtë fundvit e për t’iu lutur Zotit për një vit më të mirë, më të mbarë, më me shumë mirësi, begati e para. Po, po, para, kështu dëgjon të thuhet në shumicën e rasteve, kur njerëzit urojnë njëri-tjetrin. Dhe kjo, pa harruar se ishin vetë ata që punuan gjithë vitin, sikur të punonin vetëm për një ditë, një ditë feste. Ndaj edhe në këtë pasazh, doja të shtroja pyetjen: vallë përse kaq shumë shpenzime? Jemi po ata, të njëjtët që para pak ditësh, usheqeheshim mirë e thjeshtë, lehtë e pa ngarkuar tej mase tryezën. A është shumë e hershme kjo prirje e njerëzve në ditë festimesh? Festat sipas një mendimtari të shquar, duhet të jenë ato ditë që shënojnë data të veçanta, kur më së shumti të takon të përjetosh më shumë nga ajo ҫfarë ata evokojnë, por jo të defrehesh jonjerëzisht me to. Evokimi të bën mirë për memorien, gjenerimin e ideve, opinioneve e mendimeve të reja për atë çfarë ka ikur dhe çfarë ata shënojnë. E kjo, na mungon të gjithëve. Njerëzit janë të dhënë pas gëzimit, haresë, këngës apo thënë shkoqur, pushimeve. Por, le të jetë ҫdo pushim për ta një rilindje shpirti dhe ndjenje, e jo një rënkim më shumë që do i bashkangjitet vitit që vjen, me një mbingopje materiale e ku nuk ka ngelur aspak vend për botën e shpirtit dhe arsyes.
3
E arsyeja patjetër që duhet të të ҫojë tek ata që po jetojnë me ty, por nuk festojnë si ti, nuk munden, nuk kanë dhe nuk… Ka plot gjëra që i pengojnë të tjerët të harxhojnë si ti, ndaj edhe ti… tejngopjen tënde, mos e justifiko se ndodh një herë në vit, por në listën e ushqimeve të tua, kujto edhe ushqimet që i mungojnë komshiut tënd apo të sëmurëve, të vobektëve, nevojtarëve apo të moshuarve.
Islami dhe festat Profeti i fundit, Muhamedi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), e ka shprehur qartë në një nga thëniet e tij, realitetin e festave: “Çdo popull ka festat e tij e festat në islam janë dy: Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami”, për të vazhduar më tej mundësia e festave në islam ku besimtarët presin një ditë në javë si festë javore, një orë para muzgut si orë festive, kremtime rezultatesh të mira etj. Kjo fjalë e tij plot urtësi është xhevahir i artë për ҫdo besimtar dhe besimtare. Ai i ka përgëzuar njerëzit besimatrë duke i`u thënë se ju keni festat tuaja: jeni popull që do të festoni dhe jo vetëm. Janë festa që për nga ngjarja apo ndodhitë qe mbërthejnë janë unike e të papërsëristshme nga domethënia e tyre sa hyjnore aq edhe njerëzore. Janë festa që vijnë pas një pune të kryer e që kurorëzojnë përpjekje njerëzish domethenëse, të cilat ngjallin vërtet gëzim e hare që zgjat.
4
A ka më për terrorizmin?
Shkroi: Amy Zelman
Të gjithë terroristët janë të motivuar nga dy gjëra: Padrejtësitë shoqërore dhe politike: njerëzit zgjedhin terrorizmin kur mundohen të arrijnë një të drejtë, të cilën ata e përceptojnë si një gabim historik, politik ose shoqëror. Kur janë zhveshur nga toka dhe u janë mohuar të drejtat e tyre. Të besuarit se dhuna apo kërcënimi janë të efektshme dhe shoqërohen me ndryshime. një mënyrë tjetër për ta thënë këtë është: “besimi se mjetet e dhunshme justifikojnë qëllimin”. Shumë terroristë përgjatë historisë kanë deklaruar me sinqeritet se e kanë zgjedhur rrugën e dhunës vetëm pas një reflektimi të gjatë, pasi e ndienin se nuk kishin zgjidhje tjetër. Ky shpjegim i shkaqeve të terrorizmit mund të jetë i vështirë për t’u kapërdirë nga disa njerëz. Tingëllon shumë i thjeshtë, shumë teorik. Megjithatë, nëse shikoni tek secili grup që njihet kryesisht si grup terrorist, do të shikoni se këto dy elemente janë bazë e historisë së tyre. Zionistët që sulmuan objektivat britanike në vitet 1930 në Palestinë, mendonin se duhet ta bënin këtë në mënyrë që të krijonin një shtet hebre. IRA (Ushtria Republikane Irlandeze) bombardoi objektivat angleze në vitet 1980, për të treguar se toka e tyre ishte kolonizuar nga imperialistët britanikë. Në vitet 1960 dhe 1970, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës mendonte se sulmet e armatosura kundër Izraelit ishin një përgjigje e justifikuar ndaj pushtimit të tokave të tyre. Deklarata e Osama bin Ladenit për luftë ndaj interesave amerikane në vitet 1990 vinte nga besimi i tij se trupat amerikane të vendosura në Arabinë Saudite përbënin një kërcënim për shtetin islamik, për të cilin besonte se duhej të ekzistonte në gadishullin arabik. Në disa raste, njerëzit zgjedhin taktikat terroriste duke u bazuar në një kauzë, drejtësia e të cilët sipas tyre i kalon të gjitha të tjerat. Vënësit e bombave në klinikat e abortit dhe grupe të tilla si Fronti për Lirimin e Kafshëve besojnë me zell në kauzën e tyre. Gjithashtu, njerëzit që zgjedhin taktika terroriste janë të bindur se dhuna ose kërcënimi me dhunë, është i efektshëm. Ka disa pyetje rreth asaj se kush e “zgjedh” në të vërtetë terrorizmin. Mund të jetë e padrejtë të mendojmë se disa rekrutë të rinj, si puna e kamikazëve sot, të cilët janë të joshur nga metodat e indoktrinimit, janë krejtësisht fajtorë për zgjedhjet e tyre. Në fakt, pyetja “çfarë e shkakton terrorizmin?”, nuk është tamam pyetja e duhur për t’u bërë, pasi kurrë nuk do të jemi në gjendje t’i përgjigjemi. Nuk mund të themi se prania e një faktori e shkakton terrorizmin, ashtu siç themi me me bindje shkencore se disa toksina shkaktojnë sëmundje.Nëse dëgjoni më 5 vëmendje shpjegimin që jepet zakonisht
3
për pyetjen se “çfarë është terrorizmi?”, do të shihni se ata në fakt i përgjigjen pyetjes: “cilat janë kushtet, në të cilat terrorizmi ka më shumë gjasa të ndodhë?” Ndonjëherë, këto kushte kanë të bëjnë me njerëzit që bëhen terroristë (ata përshkruhen me tipare të caktuara patologjike si “zemërimi narcist”), ndërsa disa kushte kanë të bëjnë me rrethanat, në të cilat jetojnë (një shoqëri e varfër, apo një shoqëri e ish-kolonizuar). Pavarësisht se sot shumë njerëz besojnë se fanatizmi fetar është “shkaktari” i terrorizmit, kjo nuk është e vërtetë. Mund të jetë e vërtetë se fanatizmi fetar krijon kushtet që e favorizojnë terrorizmin, por e dimë shumë mirë se zelli fetar nuk “shkakton” terrorizëm, pasi ka shumë fanatikë fetarë, të cilët nuk zgjedhin terrorizmin apo ndonjë formë tjetër dhune. Kështu që duhet të ketë patjetër kushte të tjera, të cilat, të ndërthurura sëbashku, nxisin njerëzit që ta shohin terrorizmin si një mënyrë të efektshme për të sjellë ndryshime në botën e tyre. Ekzistojnë edhe dy arsye të tjera pse pyetja “çfarë kushtesh krijojnë një klimë të përshtatshme për terrorizmin?”, është më e mirë se të pyesësh për shkaqet. E para, është e lehtë të kujtohet se ka gjithmonë të paktën disa kushte. Terrorizmi është një fenomen kompleks, është një lloj dhune politike specifike e kryer nga njerëz, të cilët nuk kanë një ushtri legjitime në dispozicion. Arsyeja e dytë, të cilën e shoh si me vlerë kur pyes rreth terrorizmit, është se të menduarit rreth “kushteve”, më ndihmon të kujtoj se njerëzit kanë gjithmonë një zgjidhje nëse duan të përdorin dhunën. Nuk ka asgjë brenda dikujt apo tek rrethanat e tyre që i shtyn ata në mënyrë direkte drejt terrorizmit. Por, ka disa kushte të caktuara, disa prej të cilave bëjnë që dhuna ndaj civilëve të duket e arsyeshme, madje e domosdoshme. Pavarësisht kësaj dhe disa nga rrethanat thellësisht të pafalshme që nxisin terrorizmin, njerëzit kanë gjithmonë vullnetin e lirë për të kërkuar një rrjedhë tjetër veprimi.
64
Ora e Zgjimit
FRUMËMARRJET E FUNDIT Përgatiti: Aurela Basha
Ti je ai, i cili udhëton në çdo moment… Kërkon atë, të cilën të tjerët e kanë provuar dhe shikon në gjurmët e të parëve…Udhëto me ne pesë minuta apo diçka më tepër, që të shohësh atë që do të kalojë tek ti. Vërtet kjo është një ndodhi, me të cilën është ndeshur besimtari dhe jobesimtari, i vogli dhe i madhi, i miri dhe i keqi. Edhe profetët dhe të dërguarit janë përballur me këtë ndodhi të frikshme dhe vendimtare. Është një ndodhi, e cila po vjen drejt teje, ndaj eja që të shohësh, të dëgjosh e të jetosh disa çaste me ata, të cilët e kanë përjetuar këtë ndodhi përpara nesh. Ata lajmëruan për të, e njohën, e shijuan dhe pinë prej gotës së saj. Meqë ti je mendjemprehtë dhe ecën nëpër sytë e të tjerëve për të parë atë që ata kanë provuar dhe shfleton librat për të parë se si është historia e popujve, eja që të shohësh përfundimin e ditëve të tyre dhe frymëmarrjet e fundit të tyre! Vërtet ai është udhëtimi që ka filluar dhe që patjetër do të mbarojë, ndaj shiko nëpër rreshta, në mënyrë që të shohësh përfundimin tënd. Zgjidh atë që dëshiron për veten tënde. Mos të të shqetësojë frika, sepse nuk bën dobi ajo për largimin e vdekjes e as për pengimin e saj, por shiko me vëmendje momentet e fundit të tyre dhe shikoje veten se ku je ti në krahasim me ta, sepse për çdo të gjallë ka një përfundim… Dhe ndodh që ti mund të marrësh në to përvojë, sepse ti do të vdesësh nesër dhe do të jesh nga pjesëtarët e varrezave. Eja dhe të kapemi dorë për dore në udhëtimin tonë dhe të argëtohemi me njëri tjetrin dhe të takohen zemrat tona… Dhe ne, vërtet jemi shokë të një udhe… Do të udhëtojmë me profetët dhe të mirët. Do të shohim gjendjen e tyre dhe atë që u ka zbritur prej vështirësisë dhe ashpërsisë gjatë vdekjes. Dalja e shpirtërave ka dhimbje e vështirësi. Ai shkëputet nga trupi dhe tërheq me vete venat dhe fuqitë. A nuk e ke parë atë që po vdes i ndërpritet zëri dhe rënkimet nga ashpërsia e dhimbjeve!! Ky moment është gjurmëlënës dhe gjendje, e cila nuk përsëritet. Kur arrin shpirti në gropën e fytit dhe ngrihet nga çdo pjesë e trupit, gjoksi është bërë gati dhe sytë kanë rrjedhur lotë… Në këtë ҫast ai sigurohet se do të ndahet… Kjo vërtetohet akoma dhe më tepër kur puthiten këmbët e ngrihen nga kjo botë. Sikur ti i jep lamtumirën jetës së shpejtë dhe përpjekjes në këtë botë për në vendin e llogarisë dhe shpërblimit…Thotë I Lartësuari në më të mirin përshkrim të këtij momenti: “Dhe kur të puthiten këmbët me njëra-tjetrën". (Kijame, 29) Këtu fillon udhëtimi për në ahiret… Udhëtimi i llogarisë dhe shpërblimit. "E për tek Zoti yt është drejtimi atë ditë". (Kijame, 30) Kjo është gjendja e atyre, të cilët janë nën hijen e zemërimit, të keqardhjes dhe mendon për përfundimin dhe të ardhmen e tij. Vdekja është realitet i frikshëm e i rëndë, e cila i drejtohet çdo të gjalli. Njeriu nuk mund ta largojë atë e nuk mundet dikush nga të pranishmit ta pengojë atë. Ajo përsëritet në çdo moment dhe godet me lëvizjen e kohës. E përjetojnë atë të gjithë: të vegjlit dhe të mëdhenjtë, të pasurit dhe të varfrit, të fuqishmit dhe të dobëtit, të sëmurët dhe të shëndetshmit. Thotë Allahu I L,artësuar: "Thuaju (atyre): Sigurqë vdekja prej së cilës ju ikni, pa dyshim që kjo do t'ju zërë, pastaj do të ktheheni përsëri tek 7 isht (Allahu) I Gjithëdituri i së fshehtës dhe i së dukshmes. Dhe Ai do t'ju tregojë juve çfarë keni punuar."
Përfundmi i jetës është një i vetëm dhe të gjithë do të vdesim. "Çdo individ do ta shijojë vdekjen." Vetëm se përfundimi pas kësaj ndryshon. "Një pjesë do të jetë në kopshtet e Xhenetit e një pjesë në Zjarrin flakërues." (Shura,7) Dhe Allahu I Lartësuar e ka krijuar vdekjen dhe jetën për një çështje të madhe.Thotë Allahu I Lartësuar: "I cili ka krijuar vdekjen dhe jetën, me qëllim që të provojë se kush nga ju është më i miri në vepra." (Mulk, 2) Allahu I Lartësuar e ka përshkruar ashpërsinë e vdekjes në katër ajete: E para: Fjala e Allahut Të Lartësuar: "Shtangia (dhimbja) e vdekjes do të vijë me të vërtetën." (Kaf, 19) E dyta: Fjala e Të Lartësuarit: "Dhe sikur të shihje keqbërësit kur janë duke dhënë shpirt." (En-am, 93) E treta: Fjala e Allahut Të Lartësuar: "E pse nuk ndërhyni kur shpirti i atij që vdes arrin tek fyti?" (Uakia, 93) E katërta: Fjala e Allahut Të Madhëruar: "Por kur shpirti vjen tek fyti (tek gryka në dalje e sipër)." (Kijame, 26) Dhe Allahu flet duke treguar pamjen e vdekjes me një shtjellim të habitshëm e një përshkrim të vazhdueshëm të kësaj ndodhie kaq të madhe. ''Por, kur shpirti vjen te gryka në dalje e sipër. Dhe kur të thuhet: Kush mund ta shërojë e ta shpëtojë atë nga vdekja?! Dhe ai (që jep shpirt) do të kuptojë më në fund se po ndahet. Dhe këmbët do të bashkohen me njëra-tjetrën. Dhe atë ditë drejtimi do të jetë për tek Zoti yt." (Kijame, 26-30) Po ashtu thotë I Lartësuari në më të drejtin përshkrim e më të mirin tregim: "Shtangia (dhimbja) e vdekjes do të vijë me të vërtetën. Kjo është ajo prej së cilës ti doje të shpëtoje! Dhe do t'i fryhet surit e ajo është dita e premtuar (për dënim)." (Kaf 19,20) E ku e di ti, o vëllai im se ç'është ardhja e shtangies (agonisë) së vdekjes? Ajo është ardhja prej së cilës nuk ka rrugëdalje e që nuk mund t'i largohesh. Nuk bën dobi me të (vdekjen) hilja dhe nuk të bën dobi kur vjen ajo (vdekja), miqësia.Vërtet ajo është fillimi i largimit tënd nga kjo botë dhe ndërprerjeve të lidhjeve të tua me të. Është drejtim për në ahiret (botën tjetër) e hyrje për në rrugën e saj, është lënie e pasurisë,e shtëpisë, e të afërmve dhe e miqve…Pasha Allahun, vërtet vdekja është moment i frikshëm, e cila ka dhimbje të madhe dhe pas saj nuk ka tjetër veçse përgëzim apo ndëshkim. Nëse do të mendosh për ardhjen e saj kur ti je në mirësi e qetësi, do të urreje jetën dhe do të lehtësohej për ty kjo botë, do të zvogëlohej në sytë e tu madhështia e saj ku do të kthehej gëzimi yt në hidhërim e kënaqësia në ankth. E si të mos jetë kështu vallë, kur ti pas kësaj do të ndahesh nga pasuria, fëmijët, të dashurit dhe miqtë e tu për në vendin e llogarisë e të shpërblimit. Tmerre në të cilat frika është diçka e lehtë ( )ﻝﺍﻭﻩﺃ ﺍﻩﺩﻥﻉ ﻥﻭﻩﺕ ﻝﺍﻭﻩﺃderisa të mbarojë me një udhëtim të gjatë e të vështirë për tek një nga dy grupet "Një grup për në Xhenet ( e bukuritë e tij) dhe tjetri për në Xhehenem (zjarr)." (Shura, 7) I ka thënë Hakim bin Nuh disa vëllezërve të tij: "U shtri Malik Ibën Dinar një natë që në orët e para të saj dhe deri në fund e nuk bëri sexhde në të e as ruku (nuk u fal gjatë asaj nate) dhe ne ndërkohë po udhëtonim me të në det. Kur agoi unë i thashë atij: - “O Malik, vërtet ka qenë e gjatë për ty kjo natë ndërkohë që nuk u fale e as nuk u lute në të.” Ai filloi të qajë e pastaj shtoi: - “Nëse do ta dinin krijesat se çfarë do t`iu ndodhë atyre nesër, nuk do të mund të kënaqeshin asnjëherë me jetën.” Pasha Allahun, vërtet unë kur pashë natën, tmerrin dhe errësirën e madhe të saj, kujtova me të qëndrimin dhe madhështinë e çështjes atje (ditës së gjykimit ) ku në këtë ditë çdo njeriu do t'i interesojë çështja e vet e nuk do t`i bëjë dobi prindi fëmijës së tij e as fëmija prindit të tij dhe më pas 8
pas (Maliku) lëshoi një britmë, nga e cila u trondit deri sa dëshiroi Allahu, më pas i mori Aliu shokët tanë në varkë e ata thanë: -“Ti e di që ai nuk mundet të përmbahet nga përmendja e ahiretit, përse e shqetëson atë?” Ajo është përmendje dhe frikë e vazhdueshme që në momentin e përgatitjes dhe më pas bërja gati për të me vepra të mira e përfundim të sinqertë. Kjo është përgatitja e të zgjedhurve e shpejtimi i të mirëve. Ndërsa ne e shpenzojmë kohën tonë në ato gjëra, prej të cilave nuk kemi dobi e as përfitim dhe më e keqja është se ne jemi të kënaqur e të gëzuar me to… A nuk e ke vënë re se si humb dita jote e se si e shpenzon jetën (moshën) tënde? Ndërsa Haseni, kur kaloi pranë një burri, i cili po qeshte e pyeti: - “O djali i vëllait tim! A mos e kalove gjë urën e siratit? Tha : - Jo. A mos të kanë treguar se ku do të shkosh në Zjarr, apo në Xhenet? Tha: - Jo. Atëherë përse gjithë kjo e qeshur?! Allahu të faltë! Vërtet kjo çështje është shumë e vështirë.”
9
10
Madhështi
A. El Suejdijj- Pergatiti: A. Baholli Me emrin e Allahut, Mëshiruesit Mëshirëbërësit Falenderimi i takon Allahut, mirësia e Tij është e vazhdueshme.Ai që dhuron të mira pa masë.Ai që i ka krijuar krijesat me urtësi dhe e ka përsosur krijimin.Falenderimet i takojnë Allahut për bujarinë e Tij.Paqja dhe shpëtimi i Allahut është për më të mirin e profetëve, profetin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe të gjithë shokët.
Pamja e tyre është e mahnitshme, lartësia e tyre është e frikshme, forma e tyre është e çuditshme.Malet janë pjesë prej tokës të ngritura përmbi shtresën e saj.I ka përmendur Allahu në vende të ndryshme në librin e Tij fisnik: "Ne vendosëm nëpër tokë male të patundura, që ajo të mos lëkundet bashkë me njerëzit dhe bëmë lugina dhe rrugë për të udhëtuar në to."Këto male sigurojnë tokën, e mbajnë të qëndrueshme dhe në ekulibër. Janështylla për të.A janë këto male si shtylla për token, o ju shkencëtarë?Çfarë keni hulumtuar?Shkencëtarët kanë vërtetuar se malet i ngjajnë majave, kush i shikon ato nuk shikon diçka që i përngjan kunjit, por i shikon ato pjesë të ngritura sipër tokës.Nuk mundet të dinte njeriu formën e saj si kunj derisa doli teoria e Xhorxh Semour në vitin 1855.Kush e lajmëroi Muhamedin(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) për këtë të vërtetë të fshehtë nën tokë, në thellësira të largëta që arrin deri në dhjetëra mijëra kilometra.Kush e ka lajmëruar Muhamedin se roli i tyre është për të mbajtur stabilitetin e tokës?Ajo është e vërteta shkencore që dëshmon për të vërtetën e kësaj shpalljeje.Thuaj, e ka zbritur atë Ai që di të fshehtën e qiejve dhe të tokës. Me të vërtetë Ai është Falës, Mëshirues. E vërteta është se ne, nëse e supozojmë tokën pa male, 11 do të ishte e pamundur që t'i mbante pjesët e saj.
Nuk do të ishin të ngjitura pjesët e saj në vazhdimësi.Malet ia shtojnë forcën tokës dhe sigurinë e saj. Larg nga të metat është Allahu që i vendosi malet në tokë, që i krijoi ato, që i bëri në këtë formë. Malet janë me forma e ngjyra të ndryshme.Ato ndryshojnë sipas natyrës, vendit dhe tokës që janë.Ka male që janë të bardha e disa të tjera me gurë të kuq.Ndërtimi i tyre është sipas ndërtimit të shkëmbinjve të tyre dhe gurët e tyre janë në lloje të ndryshme.Ka prej tyre që janë të zinj të errët. Allahu i Lartësuar ka thënë: "Vallë, a nuk e sheh ti se si Allahu e lëshon ujin prej qiellit dhe nëpërmjet tij krijon fruta të ndryshme në lloje e ngjyra?!Nëpër male gjenden shtigje të bardha dhe të kuqe, me ngjyra të ndryshme dhe krejtësisht të zeza.” Njerëzit, kafshët janë prej llojeve të ndryshme gjithashtu.Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët që e dinë se Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe Falës. Disa prej maleve janë në fusha të gjelbërta dhe mali është i mbuluar me gjelbërim që ta merr mendjen dhe shikimin, në të ka jetë të bukur. Në to ka shpendë, kafshë, ujë. Disa male janë të thata të zeza nuk ka jetë në to, të bëjnë të ndihesh i frikësuar.Disa male janë të akullta, të bardha, janë formuar prej dëbore ose janë të mbuluara me dëborë.Disa male janë rrugë-kalim për ujin, pa ndaluar rrjedhin ujëvarat e vazhueshme, e hapin rrugën e tyre në të, me rrjedhjen e tyre.Disa male janë në dete të ngritura lart.E ndajnë ujin nga uji ose janë si ndarës që ndau Allahu mes dy deteve dhe i ndau me vargun e maleve, të cilat nuk lejojnë që të përzihen dy ujra me njëri-tjetrin. Disa male janë shkëmbinj dhe prej tyre nxjerrim gurë të çmuar të dobishëm.Nëse ti shikon malin që është i lartë dhe arrin lartësinë e reve, pyete: Kush të ka bërë të lartë? Ai është i Gjithëdituri, i Urti.Ai është Krijuesi, Madhështori.Me të vërtetë Ai është Sunduesi, Bujari, Mëshirëbërësi.Larg nga të metat është, Ai është i lartësuar. Ai ndihmon atë që është i përkushtuar ndaj Tij. Poshtëron atë që e kundërshton Atë. Larg nga të metat është Ai, nuk ka të adhuruar përveç Tij, nuk ka sundues përveç Tij.
12
Dritare
Pengmarrje
Po jetojmë një epokë dhimbjesh, aq sa duke perifrazuar një thënie profetike, na duhet të themi se ato që ikën, nuk janë asgjë para këtyre të sotmeve, e ndoshta nuk do të jenë asgjë, para atyre që do të mund të përjetojmë nesër. Kështu pra, na u desh që gjumin e natës ta bëjmë përsëri të trazuar dhe qetësia të na merret peng nga krimi monstruoz i terrorizmit që s’ka as fe e as moral. Këta kriminelë po na marrin peng jetën, besimin, qetësinë dhe gjithçka të mirë, për të cilën ne kemi nevojë nga kjo botë. Ata po tentojnë të na marrin peng besimin duke folur në emër të tij, me interpretimet e tyre vrastare tekfiriste. Ata po tentojnë të na marrin peng të drejtën islame duke përligjur monstruozitetin e vrasjeve të tyre të padrejta. Ata po tentojnë të na marrin peng luftën duke e shpërfytyruar emrin e saj, në simbolikë të krimit dhe terrorit. Ata po tentojnë të marrin peng traditën, kulturën dhe trashëgiminë e një qytetërimi të tërë islam, duke i veshur atij dhunshëm petkun e monstruozitetit. Ata po tentojnë të marrin peng vetë Islamin dhe mesazhin e tij hyjnor e të mëshirshëm për botën. Po kush janë këta kriminelë, këta hauarixhë të kohëve moderne që kërkojnë të marrin peng vetë historinë dhe të ardhmen e muslimanëve dhe njerëzimit?! A nuk e shohin këta çunakë mendjelehtëse me çmendurinë e tyre absurde, kanë marrë peng politikën rajonale dhe atë globale duke u bërë katalizatorë të shtimit të vuajtjeve të muslimanëve?! A nuk e shohin këta kriminelë se me veprat e tyre po përligjin vuajtjet, dëbimet, emigrimin, vrasjet, përdhunimet, grabitjet, diktaturat, indiferencën dhe papërgjegjshmërinë e botës karshi çdo gjëje që ka emrin islam e musliman? A nuk e shohin këta njerëz të çekuilibruar se po i hedhin benzinë zjarrit të islamofobisë dhe ksenofobisë anti-muslimane kudo në botë?! A nuk e shohin këta delirantë se po provokojnë fantazmat e kryqëzatave, epokën e luftës së ftohtë dhe ideologjitë e përplasjeve mes qytetërimeve?! Por, pse duhet vallë që çdo herë të shfajësojmë vetveten duke distancuar veten dhe fenë tonë prej këtyre kriminelëve të pafytyrë?! Pse vallë na duhet përherë të deklarohemi për çfarë nuk jemi dhe jo se çfarë jemi?! Përse vallë, sa herë që njerëz të marrë bëjnë marrëzira, ne si muslimanë na duhet të dënojmë marrëzinë e tyre, sikur ajo të ishte pjesë e jona?! Pse vallë na duhet të ulim kokën dhe të na vijë turp për këtë fe që kemi, ndërkohë që Zoti na e dhuroi atë për ta mbajtur kokën lart?! Kush janë pra këta pengmarrës që guxojnë të na marrin peng identitetin dhe dinjitetin tonë islam?! Këtë kancer që kërkon të marrë peng gjymtyrët tona, duhet ta mjekojmë vetë së pari, në njërën anë duke de-legjitimuar teologjikisht dhe moralisht ideologjinë e tyre vrastare tekfiriste, nëpërmjet debatit dhe ligjërimit të brendshëm dhe atij publik dhe në anën tjetër, duke çuar në vend porosinë e profetit tonë karshi tyre, për t’iu shkurtuar këmbët, aty ku nuk bën punë as këshilla dhe as debati, gjithsecili sipas pozitës dhe mundësisë që i ka dhënë Zoti në këtë botë. Pengmarrjes, nga ky grusht injorantësh dhe kauzave të drejta e të padrejta që ai shfrytëzon, i duhet dhënë fund drejtësisht dhe për këtë si vendet muslimane, ashtu edhe pjesa e tjetër e botës, duhet të ndajnë si gabimet, ashtu edhe përgjegjësitë për ndryshimin e situatës.
13
?
14
Afër dhe Larg
A është Shqipëria islamofobike?
Para se t’i përgjigjemi një pyetjeje të tillë, do të duhet të saktësojmë se çfarë kuptojmë me termin “Shqipëri”, sepse termi është shumë i gjerë dhe Shqipëria është aq shumë e përbërë me shtresa e mbishtresa sociale, sa do të ishte e pamundur të mbërrinim në një përgjigje gjeneraliste. Nëse do të kuptonim shqiptarët si përbërësi kryesori termit në fjalë, do të thonim me një klikim të shpejtë të mendjes, se, edhe pse të ardhur nga një kulturë sterile fetare si pasojë e të shkuarës së afërt komuniste, fobia ndaj Islamit në nivelin e popullatës nuk arriti kurrë të ngrihej në atë masë sa të projektonte frikën ndaj një përbërësi kulturor, i cili vinte trashëgueshmërisht natyrshëm në gjenetikën shpirtërore të vet. . Edhe pse sendërtimi i njeriut të ri komunist kishte marrë kohën dhe energjitë e veta, përsëri ai nuk arriti të projektonte përfundimisht në psikologjinë e shqiptarëve Islamin, në vetvete të fortë sociologjikisht si armikun ndaj të cilit duhej të justifikohej frika. Kështu që, është pak e vështirë të thuhet se shqiptari si prototip apo shqiptarët si masë në vetvete janë islamofobë, për arsye se do të na duhej të justifikonim arsyet se përse janë të tillë. Mirëpo arsyet historike dhe kulturore flasin për Islamin si identitet shpirtëror të shqiptarëve për të paktën gjysmë mijëvjeçari, që do ta kthente në non-sens praninë e islamofobisë, e cila do të përkthehej në frikë nga vetvetja apo frikë nga gjuha e shpirtit të vet. Islamofobia është një fenomen i njohur në raportet e identiteteve të tjera kulturore të ndryshme me Islamin. Është i njohur si fenomen që më së shumti është nxitur nga mosnjohja e të qenurit qenurit ndryshe kulturalisht, nga injoranca e theksuar ndaj kulturës dhe religjionit islam si dhe ndaj tjetrit si bartës i kulturës islame. Është fenomen relativisht jo i ri, të cilit përpos mosnjohjes, i është bashkëngjitur edhe keqdashja ndeshur përgjatë kryqëzimeve historike, por që dekadat e fundit është instrumentalizuar në atë që quhet ndërtimin e “industrisë së frikës”. Në logjikën e ndërtuesve dhe bartësve të kësaj teorie, frika ndaj tjetrit kulturalisht është mekanizmi më i mirë për homogjenizimin, mpiksjen dhe ruajtjen e kulturës religjioze vendase.Për këtë arsye, një industri e mirëfilltë në funksion të prodhimit të frikës është shpërfaqur në të gjitha infrastrukturat që i shërbejnë shoqërive respektive duke arritur edhe të përdoren politikisht kundra kulturave të tjera
15
migratore, të cilat shtrihen deri në kufizim të të drejtave të njeriut karshi emigrantëve si bartës të këtyre kulturave. Por, duke i`u kthyer pyetjes lidhur me realitetin shqiptar, duhet theksuar se pavarësisht sa thamë më sipër, prezenca e islamofobisë në Shqipëri ka qenë një telash i hershëm, i cili ka progresuar në raport me ndërgjegjësimin ose jo fetar të popullatës shqiptare. Prezenca e islamofobisë në Shqipëri është konstatuar në disa pjestarë të elitave kulturore, të cilat projektoheshin mediatikisht më së shumti pas rënies së komunizmit dhe në vazhdim të tranzicionit shqiptar.Në ndryshim nga islamofobia që hasej në Perëndim, produkti shqiptar i islamofobisë përqendrohej në identifikimin e pothuaj të gjithë problematikës shqiptare tek thelbi i kulturëës islame të shqiptarit, çka përbënte një rast të veçantë ku tjetri kulturalisht ishte po i njëjti. Pra islamofobia shqiptare nuk përbën mekanizmin e luftës së kulturave migratore siç ndodhi në vendet e tjera, por përbën mekanizmin e luftës brenda llojit. Për këtë arsye “industria e frikës” që u përdor në vendet e tjera, u përdor mediatikisht edhe në Shqipëri, por tashmë me një tipar të veçantë, atë të një frike nga vetvetja. Kjo lloj islamofobie u përfaqësua kryesisht me teza, të cilat kërkonin rikthimin e identiteteve të shkuara religjioze përmes mekanizmash të injektimit të sforcuar mediatik. Pra, islamofobia tek ne nuk ka si mision pëjashtimin e kulturës tjetër nga territori vendas, por shndërrimin në të njëjtin territor të kulturës aktuale fetare me një kulturë tjetër po fetare, përmes inversionit historik. Nëse do të duam t’i përgjigjemi pyetjes së parë, mund të themi se në Shqipëri ka islamofobi dhe kjo kryesisht në disa individë të qarqeve kulturore. Sfida e këtyre individëve në përpjekjet e tyre islamofobike ka qenë dhe vazhdon të jetë masivizimi i përpjekjeve të tyre. Qasje islamofobike janë vërtetur edhe në nivele të qeverisjes, ku shndërrimi kulturor është kërkuar të bëhej përmes keqinterpretimit të laicizmit duke i dhënë atributet e një “religion civil” më vete, gjë që u pasua me shkeljen e të drejtave bazë të individit përfshirë edhe të drejtën për arsim. Rritja e informacionit mbi Islamin, thelbin e e tij, masivizimi i praktikave fetare në Shqipëri, sollën për pasojë edhe uljen e intensitetit islamofobik në qarqet kulturore shqiptare, ose thënë ndryshe të painformuarit u rehabilituan dhe ngelen vetëm keqdashësit dhe histerikët. Kjo kategori në çdo civilizim do të ekzistojë dhe do të përpiqet të prodhojë kulturën e frikës.
SHKROI: REDI SHEHU
16
Thesare të udhëzimit
Biografia e Imam Ebu Hanife është marrë nga web page “Beautiful Islam”. Përktheu dhe përshtati: G.Gj
Nu'man Bin Thabit Ibn Zauti, i njohur ndryshe në historinë islame me emrin, Imam Ebu Hanife dhe Imam Azem, ishte biri i një tregëtari nga Persia.Ai është lindur nëKufe, Irak, në vitin 80 (pas hixhrit). Babai i tij, Thabit, ka takuar Aliun (Zoti qoftë i kënaqur me të), i cili në atë kohë e kishte bërë Kufen, kryeqytetin e shtetit islam të asaj kohe.Kufe u formua si qytet në vitin 17 (pas hixhrit) nga kalifi i dytë i shtetit islam, Umer Ibn Hatab (Zoti qoftë i kënaqur me të).Kufeu kthye në qendrën e 3-të më të rëndësishme të mësimit, përgjatë kalifatit tëUmerit (Zoti qoftë i kënaqur me të).Një numër i madh sahabesh (Zoti qoftë i kënaqur me ta), u dërguan për të jetuar në këtë qytetnga Umeri (Zoti qoftë i kënaqur me të).Ndër ta ishin dhe Abdullah Ibn Mes`ud, Sa'd ibn Ebi Uekas, Amari, Hudheife, Ebu Musa, etj.Tëdhënat flasin për prezencën e një numri të madh sahabësh në Kufe, nga të cilët 24 ishin nga pjesëmarrësit e luftës së Bedrit. Në moshën 20 vjeҫare, Imam Ebu Hanife e përqendroi vëmëndjen e tij në avancimin e dijeve të tij rreth Islamit.Ndër të parët dhe më i rëndësishmi nga mësuesit e tij ishte Imam Hamed (vdiq, në viin120 pas hixhrit),zinxhiri i dijes tësë cilit është i lidhur me Abdullah Ibn Mesud (Zoti qoftë i kënaqur me të).Për Imam Ebu Hanifen thuhet se ishte gjithashtu një tabiin.Imam Ebu Hanife ka përfituar dijet fetare nga një numër i madh dijetarësh.Në atë kohë, sezoni i haxhit ishte mënyra më e mirë për përhapjen dhe përfitimin e dijeve islame, pasi besimtarë muslimanë nga ҫdo vend i botës islame, mblidheshin në Mekë.Përgjatë jetës së tij, thuhet se Imam Ebu Hanife e ka kryer haxhin 50 herë. Imam Ebu Hanife (Zoti qoftë i kënaqur me të), i`u bashkua babait të tij në tregti, ku ai shfaqi një ndershmëri dhe drejtësi të madhe.Përmendet se një herë, një punëtor i tij i shiti disa blerësvenjë ngarkesë me rroba mëndafshi, por harroi t`i tregojë atyre një defekt të lehtë të atij produkti. Kur Ebu Hanife e mori vesh këtëgjë, ai u mërzit shumë, pasi nuk kishte mundësi si ti rimbursonte blerësit, kështu që menjëherë urdhëroi që të gjithë të ardhurat nga kjo shitje (30,000 Dirhem) të jepen sadaka. Imami ishte gjithashtu thellësisht i interesuar në fushën e edukimit dhe arsimit.Ai ngritit në Kufe një shkollë, e cila më vonë u bë një shkollë e famshme e Shkencave Islame. Ai në të jepte leksione mbi legjislacionin Islam.Fikhu apo Sheriati mësoheshin në mënyrë sistematike nga studentët, nën kujdesin e tij. Një numër i madh i studentëve të tij të zellshëm e tejet inteligjentë, punuan nën kujdesin e tij për 30 vjet dhe është puna e tyre qëna dha shkollën e mendimit hanefi (medhhebin). Imam Ebu Hanife (Zoti qoftë i kënaqur me të), është i pari, i cili mbrojti përdorimin e “arsyes“ në trajtimin e ҫështjeve fetare, duke u bazuar në Kur`an dhe Sunet.Puna e tij më e rëndësishme ështëKitab-ul-Asar, i cili u mblodh dhe u përpilua nga nxënësit e tij, Imam Ebu Jusuf dhe Imam Muhamed. Në vitin (164 pas hixhrit), (763 era e re) El Mensur, kalife i Beni Abas në shtetin Islam në Bagdad, kryeqytet i të cilit ishte Bagdadi, i ofroi Imam Ebu Hanifes pozicionin e Kadiut të shtetit, por Imami refuzoi të merrte këtë post, duke dashur të jetë i pavarur. Në përgjigjen e tij për El Mensur, Imami e justifikoi veten duke thënë se ai nuk e shihte veten tëpërshtatshëm për atë pozicion. El Mensur, i cili kishte arsyet e tij për afrimin e këtij pozicioni Imamit, u inatos dhe e akuzoi Imamin se po gënjente. -"Nëse po gënjej - tha Imami, -atëherë deklarata ime është dyfish e saktë.Si mund të vendosësh një gënjeshtar në pozicionin e lartë të Kadiut të Shtetit?"I zemëruar nga kjo përgjigje, El Mensur e akuzoi Imamin për mospërfillje dhe e arrestoi atë duke e mbyllur në burg.Edhe në burg Imami vazhdoi t`i jepte mësim atyre që lejoheshin për ta vizituar. Imami vdiq në vitin 150 (pas hixhrit) dhe vdiq duke qenë ҫastet e fundit të jetës së tij në sexhde.Lajmi për vdekjen e tij u përhap në gjithëBagdadin dhe i gjithë qyteti erdhi për t`i bërë respektin e fundit Imamit të nderuar.Njerëzit vazhdonin të vinin dhe përpara se xhenazja të merrej përfundimisht për t`u varrosur, për shkak të pranisë së madhe të njerëzve, namazi i xhenazes u krye 6 herë gjithsej.Ndër katër Imamët e Medhhebëve, Ebu Hanife ka numrin më të madh të ndjekësve.
17 15
18 16
Një poet... për zemrat
SHKROI : Marjeta Çurumi ( Poezi nga libri i saj i dytë: "Përtej realitetit gri")
Kam nevojë për ty, për ty që më sheh si një i largët spektator, për ty që në dramën e jetës ke zgjedhur të mos jesh aktor për ty që ditët të ikin pa të lënë asnjë shenjë në zemër dhe keqardhja të është zhdukur, brenda teje njeri pa emër. Për ty që s’di se ç’je dhe kënga e botës s’të përlot e kompozuar nën një qiell me britma të një foshnjeje që s’mundet të flejë dot. Kam nevojë për ty, jo për të më nxjerrë nga belatë, se ato kanë afat, nga vetë Zoti i Lartë. Kam nevojë për ty, për të ndjerë që nuk jam vetëm për të ditur se lotët e mi nuk përmbyten në humnerat e jetës. Kam nevojë të di që është edhe një zë si unë trokitës në dyert e qiellit, që njerëzorja të mos marrë fund. Këngë e botës! Hakërryer flamujve t’lirisë,shqyer
Shkarravitur nën një qiell gjithnjë e më të zhubravitur Topitur keqmediatikisht. Goditur gozhdues, gjymtyrëfëmijëcoptues E firmosur nga paratë,përçarja,sundimi kompozuar me pranga, hakmarrjeje verbimi E shkruar me urrejtje,që s’njeh kufi mbi botën e fëmijëve, Copëtuar, shkrumbuar,shndërruar në hi, kompozuar me gjak, art mashtrues, keqshkruar në flakë, humbur nën rrënojat e një paqeje ”të rrallë”.
E dashura botë, një mesazh kam për ty! Prej dhimbjes që më fale,gjeta forcën time në një të rrëzuar, mijëra përqafime e shtruar me gjemba,gastare,gur më gur, më mësove të eci,mbi shpresëzën, urë e ftohtë dhe e ashpër,kështjellën e interesit më ndihmove të gjej, dyert e suksesit ndryshe nga ç’mendoja te pasja dhe grumbullimi, me velin e sinqeritetit,arrihej gëzimi. Dhe mbi të gjitha,moj botë e rrumbulluar më ndihmove të gjej,atë që më kishte munguar, një derë, një strehëz që zemrën më mbush plot, një çelës lumturie,mbështetjen veç në Zot. Kaq të hidhur,faleminderit Zot,që botën ke krijuar me pandryshueshmërinë e saj,mua më ke ndryshuar! Faleminderit botë që më mësove të të mund, të ngre prej teje mure,fortesa dashurie pafund! Buzëqesh, përderisa je gjallë dhe ende s’ke vdekur, se pasi të mbulohesh me dhe, kurrë s'ke për të qeshur! E mbi të gjitha, buzëqesh! Kur Zoti e krijoi dhimbjen, i dha njeriut edhe një derë për të parë se si largohet trishtimi, sesi lehtësohet pesha kur ndahet me të tjerë. I tregoi njeriut se mund të jetohet edhe pa diell në ditët e gjata me shi, mjafton të gjesh një strehë të ngrohtë që të fal shumë dashuri, atje ku ka zhurmë. E mësoi i qetë të jetojë, nën tingujt e luftës së pamëshirshme me paqe brenda shpirtit të triumfojë. I mësoi shumë,por më shumë i dhuroi kur e mësoi të buzëqeshë, dhimbjen me të,të sfidojë. Ndaj,ashtu si tha i dituri dhe unë, sinqerisht po të këshilloj: buzëqesh, përderisa je gjallë dhe ende s’ke vdekur, se,pasi të mbulohesh me dhe, kurrë s'ke për të qeshur! E çfarë është njeriu në të vërtetë? Një qenie e shoqërueshme,që vetmia e vret, Një dobësi zemre që s’mundet të urrejë një i gjallë, flijim i universit te paqtë që dëshiron të ngrejë. Gjuhë e mangësisë dhe gabimit në një botë me të thera që e rrethon alfabeti i faljes dhe i pendimit me kthimin te Zoti,përkryeshmërisht rimon. Njeriu është ndjenjë që pulson me dhembje, është filozofia e pazbërthyeshme e një ëndrre. Është pulsi që ndizet në fundin e tunelit ndërmjet dy botëve:Dritës dhe Territ. Ai është ngjizja më e bukur e dashurisë, është aroma që i jep vlerë bukurisë, është kristali që dëshmon krijimin, vizatimi që përkryhet me ngjyrën e falenderimit.
19 15
20 16
( vazhdim nga numri i kaluar i materialit me titull:"Morali Islam")
PLUS PLUS
PËRGATITI : Miranda Qoshja
Nuk ka murgëri në Islam Islami nuk e lejon praktikën e murgërisë dhe është kritike për këtë mënyrë të jetuari. Ligjërimi i martesës në Islam nënkupton urdhërimin dhe nxitjen e saj, prandaj besimtarit apo besimtares i ndalohet asketizmi ose abstenimi nga marrëdhëniet seksuale, pra të rrijë i pamartuar me qëllim që t’i kushtojë rëndësi adhurimit dhe afrimit tek Zoti. Në Islam martesa dhe seksi nuk bien ndesh me dashurinë dhe adhurimin ndaj Zotit, nuk konsiderohet aspak një pengesë ndaj përsosmërisë shpirtërore. Disa shokë të profetit Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ishin betuar të qëndronin larg marrëdhënieve seksuale me gratë e tyre. Ai i këshilloi të mos largoheshin prej grave të tyre, sepse kjo nuk ishte në traditën e tij profetike. Zoti ka thënë në Kur`an:”O ju që besuat ! Mos ia ndaloni vetes gjërat e mira që Zoti jua ka lejuar dhe mos i kaloni kufijtë, sepse Zoti nuk i do ata që e kalojnë kufirin” .Qortimi dhe kritika ndaj murgërisë nuk është e kufizuar vetëm për burrat, por edhe gratë janë këshilluar të mos qëndrojnë të pamartuara.Në këtë përfundim ka dalë një studim nga Dr.Nick Drydakis, një lektor në Universitetin “Anglia Ruskin”. Sipas Drydakis, mungesa e seksit çon në vetmi, ankth dhe depresion. Ai shprehet: “Njerëzit kanë nevojë të dashurojnë dhe të dashurohen (seksualisht dhe jo seksualisht) nga të tjerët. Mungesa e këtyre elementeve të rëndësishme, çon në depresion dhe ankth, dy elemente këto që ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në jetën profesionale të secilit prej nesh.” Si rrjedhojë, kur njerëzit abstenojnë nga marrëdhëniet seksuale ose i shfryejnë ato në rrugë joligjore, ata janë të rrezikuar nga disa pasoja individuale dhe shoqërore : Risku trupor dhe shëndetësor: tek disa njerëz që kanë abstenuar nga marrëdhëniet seksuale për një periudhë të përkohshme, është vërejtuar që energjia seksuale e tyre zvogëlohet, kanë dobësi të organeve të tyre, nuk kanë dëshirë për asgjë dhe ndihen të Risku moralo-shpirtëror: si pasojë e mosmartesës, paraqiten devijime të rënda morale dhe shpirtërore si: prostitucioni,pedofilia, etj. Risku shoqëror: kërcënohet familja, e ardhmja e fëmijëve, ndërprerja e lidhjeve familjare. Risku ekonomik: njerëzit e dhënë pas epsheve shkaktojnë dëme ekonomike të shoqërisë, pasi kanë kosto të lartë të monitorimit dhe përkujdesjes për këto persona si p.sh me HIV/AIDS. Risku fetar: ai person që kryen akte seksuale jashtë institucionit të martesës, largohet nga besimi dhe i dyfishohet dënimi nga Zoti.
21 15
2216
Këndvështrim islam mbi marrëdhëniet seksuale Jeta seksuale është një moment i rëndësishëm për çdo njeri dhe i pazëvendësueshëm, jo vetëm për riprodhimin, por edhe për cilësinë e jetës.Gjatë një raporti seksual, është mjaft e mundur që të rritet ndjeshmëria dhe bashkëpunimi në çift, e cila e rrit “masën” e kënaqësisë seksuale. Nga njohuritë më të thjeshta nga biologjia, theksohet se fizionomia e burrit dhe e gruas është krijuar në atë mënyrë që të “përputhen”me njëra–tjetrën. Aparati mashkullor gjen përgjigjen morfologjike e funksionale në aparatin femëror (Ferdinando da Napoli, 1998).Kënaqësia seksuale është me rëndësi për jetën martesore, sepse nëse mungon, me siguri,martesa ose nuk funksionon ose është e kërcënuar.Martesa është një “ambient” që të favorizon, sepse sfera erotike e martesës është e gjerë dhe e pafund (G.Tushi, 2012). Shkencëtari amerikan Martin Hunt thekson: “Personat që janë të kënaqur nga ana seksuale, gëzojnë lumturinë bashkëshortore.”
3. Përmendja e emrit të Zotit në lutje para marrëdhënieve: bashkëshortët, në momentin e fillimit të aktit seksual, thonë të dy me bindje të plotë një lutje, me të cilën kujtojnë qëllimin e rëndësishëm që ka marrëdhënia e tyre dhe shpërblimin që shpresojnë nga Zoti. 4.Larja e gjithë trupit pas marrëdhënieve seksuale: pas kryerjes së aktit seksual, bashkëshortët duhet që të lahen tërësisht. Zoti këtë e thotë në Kur`an: “Nëse jeni të papastër(si pasojë e marrëdhënieve seksuale apo derdhjes së spermës), pastrohuni(duke u larë krejtësisht).”
Çfarë thotë feja islame mbi aktivitetin seksual te njeriu?! Aktivitetit seksual tek bashkëshortët është një lloj adhurimi siç janë adhurimet e tjera në Islam. Ka thënë profeti Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Edhe për marrëdhëniet intime (që keni me gratë tuaja), keni shpërblim. “ Për më tepër, akti i bashkimit dhe i plotësimit seksual midis bashkëshortëve është shenjë e madhërisë dhe mëshirës së Zotit ndaj të gjitha qënieve njerëzore. Një dijetar musliman ka thënë: “Marrëdhënia seksuale sjell kënaqësi dhe energji. Ajo ripërtërin shpirtin, largon mërzinë, zemërimin dhe mendimet e këqija si dhe pengon shumë sëmundje .” Ajo që është zbuluar dekadat e fundit mbi rëndësinë e marrëdhënieve seksuale në jetën e njeriut,është thënë qartazi nga Zoti në Kur`an para 1400 vitesh si dhe është transmetuar nga profeti Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), të cilën shkencëtarët këto çështje i kanë vërtetuar me studimet e tyre shkencore .
Etika e intimitetit midis bashkëshortëve 1. Privatësia : marrëdhënia seksuale është një lidhje shumë e veçantë mes bashkëshortëve dhe si e tillë duhet të ketë intimitetin që meriton. Me këtë kuptojmë që bashkëshortët e kanë të ndaluar të flasin me njerëz të tjerë (shokë/shoqe/të afërm) rreth marrëdhënieve intime të tyre, përveçse kur është e domosdoshme për ndonjë problem shëndetësor p.sh me mjekun/ gjinekologun.Zoti thotë në Kur`an:“Besimtarët janë ata që u shmangen bisedave të padobishme.” 2. Zbukurimi i bashkëshortëve : ata duhet të jenë të pastër dhe të larë,që të sigurohen që nga trupi i tyre të mos ketë erëra të pakëndëshme.Gjithashtu ata duhet të zbukurohen dhe parfumosen për të kënaqur njëri-tjetrin. Një prej të afërmve të profetit Muhamed(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), Ibën Abas ka thënë:“Kam dëshirë të zbukurohem për gruan time aq sa ka dëshirë ajo të zbukurohet për mua.“
23 15
2416
PA ÇELËS. ...këndshëm del nga një derë zbret shkallët shoqëron hapat trotuareve të lagur vjeshtakë lexon grafizmat e psherëtimave murale ...që ngrenë barriera. Ti, në përpjekje për të ngritur ura që bashkojnë në shumë syresh, je më veçmas se kurrë ... dhe në derën tënde hyn me çelës, ...madje duhet ta kërkosh thellë pa çelës është një portë e madhe jo për humbësit e çelësave, për humbësit e shpresave ...
Albina Ferko - NANAJ Këshilltare pranë BASHKISË SË TIRANËS
25
26
27
Në këto rreshta do të trajtojmë temën e festave, një këndvështrim në lidhje me mënyrën e festimit, me atë që ofrojmë ne, si qytetarë dhe atë që na ofron pushteti qëndror e lokal. Është një temë që merr shumë kuptim duke qenë se jemi në atmosferën e Ditës së Flamurit, Ditës së Pavarësisë ose Ditës së Krijimit të Shtetit Shqiptar, quajeni si të doni. Festat dhe mënyra e të festuarit kanë lidhje të ngushtë me identitetin dhe trashëgiminë kulturore e shpirtërore të një komuniteti. Sipas rëndësisë së tyre dhe pushteti qëndror e lokal i jep vëmendje organizimit të ceremonive dhe të dekorimeve. Aktualisht në Republikën e Shqipërisë, festat klasifikohen në zyrtare dhe publike. Një ngjarje mund të klasifikohet si festë në nivel personal, familjar ose shoqëror. Mund të ketë karakter laik, fetar ose kombëtar.Për festat zyrtare, kombëtare ose lokale autoritetet qëndrore e lokale ndjekin protokollin që rregullon ceremonialin zyrtar. Këtu bëhet fjalë për organizime formale të ceremonive, si në rastin e Festës së Pavarësisë, Festës së Çlirimit, Ditës së Dëshmorëve, etj. Përfshihet sipas rastit vendosja e kurorave me lule pranë memorialeve përkatëse, këndimi i himnit dhe prezenca e flamurit kombëtar. Në rastin e festave kombëtare, të cilat janë simboli i unitetit dhe i bashkimit, organizimet janë mjaft formale dhe në ceremoni përfshihen figurat më të larta shtetërore dhe përfaqësitë diplomatike. Prania e simboleve të shtetit si himni, flamuri dhe stema e republikës e bën eventin edhe më solemn. Kjo për të rritur krenarinë dhe patriotizmin e qytetarëve. Nuk duhet të lëmë pa përmendur faktin që këto festa nuk i`u përkasin vetëm qytetarëve që ndodhen brenda Republikës së Shqipërisë, por të gjitha trevave shqiptare jashtë kufirit dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Për këtë arsye, organizohen ceremoni edhe në përfaqësitë tona diplomatike në të gjithë botën. Gjithashtu edhe diaspora, duke e ndier më shumë mallin për atdheun, bën organizime madhështore për festat kombëtare. Sa u përket festave fetare, autoritetet lokale organizojnë vizita pranë zyrave të komuniteteve përkatëse, vendosin dekore zbukuruese nëpër qytet, mesazhe urimi, rezervojnë sheshet ku festohet. Nga fondi i tyre akordojnë ndihma për njerëzit në nevojë, organizojnë iftare, shfaqje artistike etj. Padyshim që vitet e fundit vihet re prirja e autoriteteve lokale për t’i pasur në qendër të vëmendjes festat fetare. Kjo, sepse kanë kuptuar influencën e komunitetit të besimtarëve si qytetarë dhe taksapagues që gëzojnë të drejtën për të pasur festime dinjitoze. Kuptohet që është i nevojshëm edhe kontributi ynë si besimtarë, për krijimin e atmosferës së festës. Nga ana jonë na lind detyra për t’i festuar festat tona në mënyrën më të denjë, modestisht dhe me shije. Etika, hijeshia, harmonia, qasja drejt së bukurës, shfaqja e identitetit islam dhe përqasja me traditën e folklorin do t’i bëjnë festat tona më të këndshme dhe të lakmueshme për vet ne dhe të tjerët. Mënyrë e mirë për të përfshirë komunitetin e besimtarëve, por edhe të qytetarëve të thjeshtë, është organizimi i shfaqjeve artistike, ekspozitave, panaireve etj. Le t’i rikthehemi asaj që na këshillon profeti ynë i dashur, Muhamedi, (paqja qoftë mbi të). Rrobat më të mira, ushqimet më të zgjedhura, vizitat tek të afërmit, shkëmbimi i dhuratave, përhapja e gëzimit të festës, padyshim që do t’i bëjë të dashura festat tona për secilin. Muslimani feston modestisht, por me dinjitet. Rikthimi tek tradita na bën të ndihemi mirë me veten, pasi rrënjët janë shumë të rëndësishme edhe për brezin e ri. Ata kanë nevojë të identifikohen me kulturën, traditat dhe trashëgiminë e të parëve dhe në rastin kur ndihen krenar, frymëzohen për të qenë njerëz më të mirë dhe më të dobishëm. 28
Festat e besimit islam janë evente që promovojnë paqe, vëllazëri e harmoni. Emocionet pozitive që gjenerohen nga falja e Bajrameve apo nga lutjet e iftareve të përbashkët janë rastet më të mira për të përcjellë gëzimin e festës tek njëri-tjetri, pa dallim. Sa i përket festave laike do të përmend disa raste duke treguar mbi kuptimin dhe mënyrën e festimit. Festa e nënës, festa e gruas në kulturën botërore janë dy festa të ndryshme në data të ndryshme. E para ka të bëjë me nderimin e nënës si figurë qëndrore në familje dhe e dyta është dita ndërkombëtare e gruas, që ka të bëjë me festimin e të qenit grua dhe sensibilizimi për të drejtat e grave. Në Shqipëri secila nga festat ka devijuar qëllimin dhe formën. Sipas meje, festa e nderimit të nënës është një festë që festohet për inerci bashkë me 7 marsin, festën e mësuesit. Janë dy figurat edukuese kryesore në jetën e një individi dhe deri në momentin që nuk kemi përfshirje të religjionit në to, respektimi i këtyre festave është pozitiv për fëmijën. Sa i përket 8 marsit, si Dita Ndërkombëtare e Gruas, nuk flasim më për festë, por ditë kushtuar të drejtave të gruas, ne si muslimanë duhet të hulumtojmë jetën e paraardhëseve tona dhe rolin që kanë pasur në shoqëri, të drejtat, detyrat, privilegjet. Të vëmë në pah rolin që ka gruaja muslimane në ndërtimin e shoqërisë, në edukimin e brezave, por mbi të gjitha në realizimin e saj individual. Më pas të hedhim sytë përreth, për të konstatuar gjendjen e grave, pozitën ekonomike, sa respektohen të drejtat e tyre, sa aktivizohen në vendimmarrje ose në jetën sociale. E gjithë kjo për të dhënë kontribut për forcimin e gruas (jo duke e krahasuar me burrin), në mënyrë që të kemi një shoqëri më të shëndetshme. Festat e maturës ose të diplomimit janë mundësi e mirë për të vënë në pah rëndësinë që i japim dijes dhe vlerave tona. Shembuj të mirë janë medresetë në Bosnje ose Turqi, me veshjet uniforme dhe paradat modeste në qytet. Kështu, të rinjtë i vendosim në qendër të vëmendjes për arritjet e tyre akademike dhe i frymëzojmë për të ardhmen në vend, që të mos u kushtojmë rëndësinë e duhur ose të pasojnë verbërisht normat e reja shoqërore. Edhe si komunitet prindërish duhet të kërkojmë që edhe në shkolla publike të bëhen ceremoni të denja diplomimi që promovojnë vlerat dhe jo antivlerat. Meqë jemi tek antivlerat, përsëri si komunitet prindërish duhet të insistojmë në kundërshtimin e përfshirjes së Hallouinit si festë për fëmijët tanë. E para, sepse nuk ka bazë në traditën tonë dhe e dyta, sepse mesazhi i përcjellë nuk është pozitiv. Kjo festë mund të zëvendësohet shumë mirë me një panair ushqimesh, lojëra zbavitëse dhe kostume popullore. Përmenda disa festat me karakter të ndryshëm që festohen aktualisht për të ilustruar mënyrën si festojmë ose përkujtojmë data të veçanta për simbolikën që mbartin.
29
30
31
32
Një falenderim i sinqertë për motrat tona kuvajtjane që mundesuan haxhin tone 2015
33
34
Një falenderim i sinqertë për motrat tona kuvajtjane që mundesuan haxhin tone 2015
35
36