Revista Përtej Fjalës Nr. 26

Page 1

Pertej fjales Revista Social - Edukative `Përtej Fjalës`

Nr.26

Korrik 2016

POST RAMAZAN

Kur është kjo natë? E përmalluar për ty Islami është Dashuri



PËRMBAJTJA Editorial-Përpjekja për t`u ngritur .............................................................................................4 Këndvështrim - Morali dhe sjellja e lartë e ka bazën në Islam.................................................6 Shenja në rrugë- Arsyet pse agjëruam ....................................................................................10 Simfonitë e Shpirtit- E përmalluar për ty................................................................................14 (Entela Hidri) Ora e zgjimit-Pyetje mbi çështje në dhe pas muajit të Ramazanit........................................15 (Abdullah Nabolli) Argument-Kur është kjo natë?....................................................................................................16 Vetëm për zemrat -Si komentohet surja “Kadr” ......................................................................19 Në Dritë-Morali i shëndoshë, dëshmi e besimit të vërtetë .....................................................22 Së bashku-Përqasjet e lirisë.........................................................................................................26 Këndvështrim -Islami është Dashuri........................................................................................28 Këndvështrim- Post - Ramazan Gjashtë ditët e Shevalit, shpërblimet dhe si agjërohen......................................................................................................32 Dua-Lamtumirë ...........................................................................................................................33 (Muhedin Ahmedi) FALJA E NAMAZIT - FITER BAJRAMI 2016 SHQIPERI --IMAMI I MEKES SE NDRITUR SALIH EL TALIB....................................................................................................36 Editorial Anglisht.......................................................................................................................44 Editorial Arabisht.........................................................................................................................46


Editorial

Përpjekja për t`u ngritur

Pas dekadash lirie dhe ndryshimi, pas kalimit nga një stad në tjetrin, nuk jemi më ata që kemi qenë. Vitet që na moshërojnë nuk janë gjë tjetër veçse stade të shumta jete të mbledhura së bashku e që vijnë të tilla për të na bërë më të mirë. Kur dikush kërkon ndryshimin, secili prej nesh pritshmëritë i ka tek ndryshimet madhore, tek ata që bëjnë bujë e për të cilat ia vlen të shkruash. Mirëpo në shoqërinë tonë në përpjekje, disa cilësi janë fshehur thellë, ndërkohë që shumë prej veseve të rëndomta janë shfaqur hatashëm. Po të flitej per realitetin e nisjeve të tilla pa krye, nga fillimvitet e demokracisë, të shoqërisë në liri siç qenë ndryshime në të sjellurit, në mënyrën e të jetuarit, të menduarit e të besuarit, edhe do të përbënte kuptim, por në vitet tona ku janë plot 24 vite që kërkojmë të ngrihemi dhe sërish gjendemi rrëzë errnajës e buzë greminave, vendtakime këto të një shoqërie në rrokullisje. Është për të ardhur keq, kur ulesh dhe klikon me qëllim për të dëgjuar lajmet, për të parë parashikimet meterologjike, për të qenë më i gëzuar për agimin e së nesërmes, tek do të mësosh a do të ketë diell e qiell pa

re, mëson sesa jetë shuhen brenda një ditë-nate nga aksidentet rrugore, nga gjaqet dhe çështjet e pazgjidhura që nuk i zgjidhi dot shteti, për të cilin votojmë me nxitje çdo fushatë, shikojmë çuditë e kryetarëve të bashkisë që ofrojnë favore seksuale në këmbim të një vendi pune, çmenduritë e administratorëve të kopshtit me sjellje e rrahje çnjerëzore ndaj të miturve, nëna e të cilit ia ka lënë amanet si sytë e ballit. Shikojmë deri lart tek kupola e turpit shtetëror tek kërkon të realizojë reforma në drejtësi nën këtë qëllim. Përmes një kamuflazhi kobzi kërkon të ndërfusë ndër të tjera të drejtën e disa komuniteteve të papërfillshme për martesë brenda së njëjtës gjini. Ky popull dhe ky vend ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë të drejtat e tij akoma edhe më legjitime që kanë të bëjnë me shpirtin, jetën, kockën dhe ashtin dhe ky shtet gërrhet sa s'mundet më e nuk zgjidh, ndërkohë që për këtë çështje ku edhe gjykatat e larta ndërkombëtare kanë dalë njëzëri duke e mbiquajtur këtë kauzë idiotësie si "jo e drejtë humane" në listën e të drejtave njerëzore të njohura ndërkombëtarisht, bazuar mbi kartën e të drejtave të njeriut shteti ynë zotohet se do e miratojë.

4


Një gjë që Zoti i Lartë, Krijuesi i Gjithësisë, i Dituri, i Pagabueshmi, më i Miri Krijues e ka dënuar shekuj më parë këtë sjellje që në epokën e LUTIT as, dhe e dënon akoma si të tillë, nuk ka pse të paktën muslimanët ta pranojnë që në kushtetutën e tyre t`u vuloset edhe kjo damkë turpi, ku dihet se në githë botën, vetëm tre vende shumë të vogla demografikisht e kanë këtë pikë mbi martesën brenda llojit në kushtetutën e tyre. Atëherë përse po na imponohet ne kjo gjë? Arsyet dihen shumë mirë. Duke qenë seShqipëria njeh pak milionë, por tek këta milionë ka pjesën dërrmuese muslimanë, mos ndoshta është goditje ndaj frikës së këtij numri të madh që rritet në fakt dita-ditës? Ndaj edhe na ndodh që sa herë që vendosim të ngrihemi, sërish zhytemi dhe kemi frikë se mos nuk është larg dita e fundosjes së madhe, atëherë kur nuk të bën dobi asgjë përveç një zemre të pastër dhe një besimi të patundur në gjërat që lejoi vetëm Ai që nuk gabon kurrë.

5


KËNDVËSHTRIM

Morali dhe sjellja e lartë e ka bazën në Islam

Sjellja morale është vlerësuar dhe vlerësohet nga çdo shoqëri, mjedis social dhe kulturor,në çdo kohë dhe periudhë.Të gjithë ne ndjehemi mire,kur përballë kemi një shoqërues apo bashkëbisedues të thjesht, të këndshëm, të sjellshëm dhe të qetë.Me një person të tillë ke dëshirë të qëndrosh dhe të bisedosh, madje edhe të ndash hallet dhe shqetësimet.Sa mirë ndjehet një person i tillë, kur në shoqërinë e tij ka siguri dhe komoditet.Pranë një personi mosbesues, të pasinqertë dhe të ashpër, të gjithë stepen dhe ndjehen të pasigurt.Një nga pritshmëritë që çdo individ përpiqet që të fitojë dhe të sigurojë, është që të ketë një personalitet tërheqës.Kjo, me siguri është një qëllim fisnik që nuk mund të arrihet nga të gjithë me përjashtim të atyre që janë të virtytshëm dhe të atyre që karakterizohen nga njohuritë, bujaria, guximi dhe virtytet e mira. Mbi këtë bazë, sjellja morale është thelbi dhe strumbullari i virtyteve të larta morale. Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Më të mirët prej jush janë më të sjellshmit dhe bujarët që shkojnë mirë me njerëzit dhe njerëzit shkojnë mirë me ta dhe banesat e tyre janë shpesh të vizituara nga mysafirët.” Në mësimet morale të Islamit, çështjet më të rëndësishme janë dashuria, mëshira, mbështetja e ndërsjelltë, vetëflijimi, toleranca dhe falja.Në një shoqëri, ku morali jetohet siç duhet, është e pamundur të gjenden baza për dhunë dhe konflikt. Muslimani duhet të jetë një njeri që pajtohet me urdhëresat e Zotit dhe përpiqet me shumë kujdes për të jetuar sipas moralit kuranor, paqes dhe harmonisë.Një musliman i rritur me moralin e treguar në Kur`an, sillet ndaj të gjithë njerëzve me dashurinë e kërkuar nga Islami, me respekt për të gjitha idetë, përpiqet

gjithmonë që të sjellë harmoni aty ku ka mosmarrëveshje, të ulë tensionet, të përqafojë të gjitha palët dhe të tregojë sjellje të moderuar. Në Kur`an thuhet: “...Punoni punë të mira... mos kërkoni të shkaktoni mizori në tokë! Zoti nuk i do mizorët.” Shfaqjet më të qarta të moralit janë mëshira, dhembshuria, drejtësia, ndershmëria, falja, përkushtimi, sakrifica dhe durimi.Besimtarit i takon të sillet mirë ndaj njerëzve, të përpiqet të kryejë vepra të mira dhe të rrezatojë mirësi. Në vargjet e tij kuranore, Zoti thotë:”Tregohuni të mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të mjerëve, ndaj fqinjëve tuaj të afërm e të largët, ndaj miqve, ndaj udhëtarëve dhe ndaj skllevërve tuaj! Zoti nuk e do atë që mburret e që është mendjemadh.” Sjellja morale është ajo sjellje që i ngre humorin të tjerëve, duke u treguar sjellje të mirë, fytyrë të lumtur, fjalë të bukura.

6


Kur u pyet në lidhje me kufijtë e sjelljes morale, profeti Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të),iu përgjigj: “Të jesh modest, të flasësh ndershmërisht dhe tako vëllanë tënd me një fytyrë të qeshur.” “Ai që ka një natyrë të mirë, do të ketë shpërblimin e atyre që agjërojnë vullnetarisht apo që luten dhe zgjohen natën.” “Ju nuk mund t’i trajtoni njerëzit duke u bazuar në pasurinë tuaj, ju duhet t’i trajtoni ata me anë të sjelljes tuaj.” “Besimtarët më të përsosur përsa i përket besimit, janë më të sjellshmit.” “Sjellja e mirë shkrin mëkatet si dielli që shkrin borën.” “Devotshmëria dhe sjellja morale ndërtojnë shtete dhe shtyjnë plakjen.” “Nëse ju doni të jeni të respektuar, ju duhet të jeni të butë dhe në qoftë se ju nuk doni që të respektoheni, ju mund të jeni të ashpër.”

Zoti nuk dërgoi asnjë të dërguar tek njerëzit para se t`i stoliste ato me moral të mirë që është simbol i virtyteve të profetëve dhe veçoria e personaliteteve të tyre. Profeti Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ishte shembulli ideal i sjelljes së mirë si dhe i standarteve të tjera të larta morale. Me anë të etikës ideale, ai hyri në zemrat e njerëzve dhe meritoi denjësisht lavdërimin e Zotit: “Vërtet, ti ke shkallën më të lartë të moralit.”(68:4) Imam Aliu (Zoti qoftë i kënaqur prej tij), kur përshkroi profetin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Ai ishte më bujari, trimi, më i sinqerti dhe më besniku, i butë në shoqërim, më i nderuari. Çdo njeri që e shihte atëpër herë të parë,

7

mbushej me frikë dhe çdo njeri që shoqërohej me të, e donte atë. Unë kurrë nuk kam parë njeri të tillë më parë dhe pas tij. “ Përsa i përket portretizimit moral të Profetit, është e mjaftueshme që t`i referohemi historisë me njerëzit e Kurejshëve,të cilët bënë aleancë kundër tij dhe u sollën shumë keq me të, derisa e detyruan tëlargohej nga qyteti.KurZoti i dha fitore kundër tyre, ata ishin mjaft të sigurt se ai do të hakmerrej kundër atyre. Ai nuk u tha asgjë atyre vetëm se i pyeti, “Çfarë mendoni se unë do të bëj me ju?”, - “Vetëm të mirë, sepse ti je një vëlla fisnik dhe biri i vëllait fisnik, - u përgjigjën ata. Ai tha: “Unë do të përsëris të njëjtat fjalë si vëllai im profeti Jusuf: “Sot, nuk jeni të dënuar. Shkoni, jeni të lirë.”


Enesi (Zoti qoftë i kënaqur me të), ka transmetuar: ”Isha me Profetin, i cili kishte veshur një rrobë të ashpër, kur një beduin e tërhoqi atë në mënyrë të dhunshme saqë prej shtrëngimit të rrobës la shenja në qafën e tij.”Muhammed”, tha beduini,Ngarko dy devetë e mia me pasurinë që Zoti ty të ka dhënë, sepse ajo (pasuria) nuk është as e jotja dhe as e babait tënd.” Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), heshti pak dhe pastaj tha: “Pasuria është e Zotit dhe unë jam shërbetori i Tij.” Ai shtoi: “O beduin, nuk ke frikë se do të hakmerrem për atë gjë që bëre?” “Jo, ti nuk e bën”, - u përgjigj beduini. “Pse?”,- e pyeti Profeti. Beduini tha: - “Për shkak se ti nuk e kompeson të keqen me të keqe.” Profeti qeshi dhe urdhëroi që të ngarkonin në shpinë të devesë së beduinit, elb dhe grurë.

mbi të), i tha një çifuti shumë të pasur që i kishte borxh pak dinarë se ai nuk kishte para për t’ia kthyer borxhin.Çifuti nuk e la të Dërguarin të largohej derisa ai ta paguante. Profeti u ul me të dhe nuk tentoi të largohej. Në të njëjtin vend, ai falë Drekën, Ikindinë, Akshamin, Jacinë si edhe Sabahun. Ai vuri re se shokët po kërcënonin çifutin. Profeti,(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), i shikoi dhe tha: “Çfarë po bëni? ‘’-“I Dërguar i Zotit, ai po të mban peng ty?” Profeti u përgjigj: “Zoti nuk më ka dërguar që t`i bëj dëm asnjë personi, përfshirë edhe ndjekësit e feve të tjera.” Sapo dita u thye, hebreu deklaroi: “Unë deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Unë do të jap gjysmën e pasurisë time në rrugën e Zotit. Betohem për Zotin, unë veprova kështu, kur vura re konformitetin e përshkrimit tuaj me atë të përmendur në Teurat. Unë kam parë karakteristikat tuaja në Teurat: Muhamed biri i Abdullahut, i Amiri, udhëheqësi i besimtarëve (Zoti qoftë i lindur në Mekë, do të emigrojë në Tabi. Ai nuk kënaqur prej tij), ka treguar: është as i pasjellshëm, as i trashë, as abuziv. Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin

8


Unë deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç Allllahut dhe ju jeni me siguri i Dërguari i Zotit. Kjo është pasuria ime, unë ta ofroj atë që të zbatoni rregullat që Zoti të ka shpallur “. Po kështu ishin Imamët e ndershëm përsa i përket përsosmërisë në etikë dhe moral: Amiri udhëheqësi i besimtarëve (Zoti qoftë i kënaqur me të), një herë priti aq ngrohtësishtdy burra besnikë që e vizituan atë, i nderoi ata dhe u kërkoi atyre që të ulen në krye të kuvendit. Ata ishin babë e bir.Pasi kishin përfunduar së ngrëni, Imami u shërbeu atyre.Kanbari, shërbetori i tij i solli një legen, një shtambë druri dhe një shami.Amiri, udhëheqësi i besimtarëve, mori shtambën që të lanin duart e të ftuarit të tij.Burri refuzoi kategorisht, por Amiri këmbënguli që t`i derdhte vetë ujë. Historia gjithnjë vazhdon të dëshmojë se Profeti ynë i dashur, ia arriti qëllimit të tij drejt përsosjes së moralit njerëzor. Shokët e tij dhe të gjithë besimtarët vazhdojnë të përfitojnë nga ai stil jetese aq i veçantë dhe kuptimplotë. Padyshim që çdo besimtar ka nevojë për atë bukuri e hijeshi që të fal morali i mirë. Ai me

9

anë të tij e zbukuron veten e tij.Atij i ka hije turpi, heshtja, fjala aty ku nuk është e tepërt, modestia dhe serioziteti.Por a ka sot njerëz me moral tëlartë dhe sjellje të mirë? Sigurisht që njerëz të devotshëm, me moral të mirë, të sjellshëm dhe me vlera të larta morale, sociale dhe kulturore ka shumë në të gjithë shoqëritë. Normal që nuk ka njerëz të përsosur, por njerëz që punojnë mesinqeritet, që luftojnë çdo ditë për një jetë të bukur,ka plot. Na takon ne, mua, ty, ju të gjithë që të përsosim shoqërinë, në të cilën jetojmë dhe të punojmë ndershmërisht me një moral të pastër e të lartë që në botë të ketë sa më pak uri, varfëri, dhunë dhe mashtrime.Të gjithë ne si besimtarë duhet të tregojmë se kemi vlera të larta morali, që nuk përgojojmë,nuk mashtrojmë dhe nuk vjedhim.Ne, me sjelljen tonë, seriozitetin e kryerjes sëçdo pune që na ngarkohet, me thjeshtësinë dhe sinqeritetin duhet të përpiqemi që të jemi ndjekës së rrugës së ndershme dhe pjesë e tiparit të thjeshtësisë që karakterizonte profetin tonë të nderuar Muhamed dhe shokët e tij.


ARSYET

PSE

AGJËRUAM

A

gjërimi në Ramazan zhvillon tek një person frymën e vërtetë të përkatësisë dhe barazisë sociale, të unitetit, vëllazërisë dhe të barazisë para Zotit.Kjo frymë është produkt i natyrshëm i faktit se kur njerëzit agjërojnë, ata ndjejnë se ata janë të bashkuar në të gjithë shoqërinë muslimane (që përbën më shumë se një të pestën e popullsisë së botës), duke kryer të njëjtën detyrë, në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën kohë, për të njëjtat motive dhe për të njëjtin objektiv. Asnjë sociolog apo historian nuk mund të thotëse ka pasur në ndonjë periudhë të historisë diçka të krahasueshme me këtë institucion të fuqishëm të Islamit: Agjërimi në muajin e Ramazanit arrin të bashkojë zemrat e njerëzve, kënaqësinë e tyre shpirtërore dhe nënshtrimin ndaj vullnetit të Zotit. Njerëzit gjatë gjithë periudhave janë ankuar dhe kanë luftuar: për bashkim, për vëllazëri, për barazi, por zërat e tyre kanë qenë të padëgjueshëm, të pafuqishëm dhe shumë pak sukses është arritur.

Shenja në rrugë Në këtë muaj të shenjtë arrihet të realizohet ëndrra e njerëzve ndër vite për liri, barazi dhe vëllazërim. Çfarë është agjërimi? Si ndryshon agjërimi i muslimanëve në Ramazan nga agjërimi i feve të tjera?Pse duhet njeriu ta “torturojë” veten?Çfarë fitohet nga agjërimi në fund? Këto janë disa pyetje që bëjnë shpesh një numër i konsiderueshëm kolegësh apo shokësh jo-muslimanë, zakonisht të magjepsur me këtë praktikë të besimit islam që të ngre shpirtërisht dhe ndërkohë ndjejnë keqardhje dhe simpati për ne duke menduar, pse duhet që të vuajnë nga uria dhe etja muslimanët? Unë nuk do të çuditesha, nëse shumica e njerëzve që nuk kanë njohuri,ndajnë të njëjtin perceptim negativ të agjërimit. Është e rëndësishme që të theksohet se Agjërim në arabisht quhet “Saum”, e cila fjalë për fjalë do të thotë “të jesh në pushim”. Agjërimi në muajin e Ramazanit (muaji i 9-të i kalendarit hënor islamik) është një nga pesë shtyllat, mbi të cilat “shtëpia/themeli” i Islamit është ndërtuar.Gjatë këtij muaji, çdo musliman i aftë, është i detyruar të agjërojë, çdo ditë nga agimi deri në muzg.

10


1. Agjërimi është një institucion për përmirësimin e karakterit moral dhe shpirtëror të njeriut.

dhe për të ndarë vuajtjet me ta. Kjo është këshillë prej profetit, një njeri që ishte i njohur për cilësitë e tij fisnike humanitare, për drejtësinë sociale Qëllimi i agjërimit është që të ndihmojë zhvillimin dhe ishte i pari që i përgjigjej nevojave të tjetrit, e vetëpërmbajtjes, vetëpastrimit, vetëdijes për pavarësisht nga fakti se ai vetë ka jetuar një jetë Zotin, dhembshurinë, frymën e kujdesit dhe shumë të thjeshtë dhe të përulur. dhënies së sadakasë, dashurinë e njerëzimit dhe mbi të gjitha dashurinë e Zotit. Agjërimi është 4. Agjërimi në Ramazan na për të zotëruar një zakon universal dhe është i mbrojtur nga të mundëson gjitha fetë e botës, me më shumë kufizime në disa artin e përshtatshmërisë dhe se sa në të tjerat. Agjërimi islam, në krahasim me menaxhimin e kohës. thjesht urinë apo vetë-mohimin, është një akt i Ne lehtësisht mund të kuptojmë se agjërimi i bën adhurimit dhe bindjes ndaj Zotit, falenderim, njerëzit të ndryshojnë gjithë rrjedhën e jetës së tyre të përditshme. Kur ata bëjnë ndryshimin, falje, trajnim shpirtëror dhe vetëekzaminim. ata natyrisht përshtaten me një sistem të ri 2. Ramazani na jep një mundësi dhe orar, për të përmbushur rregullat. Kjo, në të rrallë për të menduar për një afat të gjatë, zhvillon në to një ndjenjë të veten tonë, të ardhmen tonë dhe mençur të përshtatshmërisë dhe fuqisë për të kapërcyer vështirësitë e paparashikueshme të familjet tona. Gjatë këtij muaji të madhërueshëm ne kemi jetës! Një person, i cili vlerëson përshtatshmërinë mundësi t`i japim vetes sonë një lloj pushimi konstruktive, menaxhon kohën dhe guxon, do të mendor duke harruar përkohësisht qindra vlerësonte gjithashtu edhendikimin e agjërimit shqetësime dhe strese, me të cilat ne bombardojmë në këtë drejtim. vazhdimisht vetveten. Në kohët plot tension, Agjërimi kultivon tek të tilla si në vendin tonë dhe në vende të tjera, 5. kjo kohë e çmuar për të menduar për jetën tonë, agjëruesit parimin e sinqertë të në baza individuale, është një luks dhe është dashurisë, sepse ne Agjërimin mjaft e nevojshme! Ky është një muaj i veçantë e bëjmë vetëm nga dashuria e i vetëanalizës dhe ndërmarrjes së veprimeve të thellë për Zotin. “akteve dhe detyrimeve” morale dhe shpirtërore. Një person që e do Zotin, me të vërtetë është një person, i cili e di se çfarë është dashuria për Të 3. Agjërimi na ndihmon në dhe veprat që të çojne tek Ai

durim, bujari dhe mirënjohje.

Kur ne agjërojmë, ne ndjejmë dhimbjet e privimit nga uria dhe mësojmë se si të kemi durim.Kuptimi i kësaj përvoje të fuqishme në një kontekst social dhe humanitar është se ne jemi shumë më afër se kushdo tjetër për t`i mbështetur dhe treguar të varfërve të gjithë botës se ne i kuptojmë dhe përpiqemi që t’i përgjigjemi nevojave të tyre. “Ky është muaji për të vizituar të varfërit, të sëmurët

11


Shenja në rrugë 6. Agjërimi lartëson shpirtin e njeriut dhe rrit vetëdijen tonë ndaj Zotit.

Ai forcon vetë fuqinë tonë si ne ngrihemi dhe mposhtim dëshirat tona më të ulëta. Institucioni i agjërimit është unik por edhe një përvojë e përbashkët në historinë njerëzore. Që nga fillimi i botës, njerëzit janë përpjekur për të zotëruar vetveten e tyre fizikisht dhe psikologjikisht: në trupat e tyre dhe në emocionet e tyre. Uria është një nga nevojat më të fuqishme që njerëzit përjetojnë. Shumë, për shkak të mbingrënies, ose të kequshqyerjes apo konsumit të ushqimeve jo të shëndetshme, abuzojnë me këtë nevojë. Një person që agjëron jo vetëm që boshatis barkun e tij nga të gjitha gjërat materiale, por ai gjithashtu mbush shpirtin e tij me paqe dhe bekime, mbush zemrën e tij me dashuri dhe simpati, mbush shpirtin e tij me devotshmëri dhe besim, mbush mendjen e tij me urtësi dhe zgjidhje.

7. Me qartësinë e mendjes dhe mungesën e tërheqjes së vëmendjes nga mjedisi që e shoqëron përreth, vjen edhe një përqëndrim më i madh. Studentëve, periudha e agjërimit, sidomos herët gjatë ditës, i shërben si një mjet për të përqëndruar mendjen në arritjet akademike.Në muajin e Ramazanit, shumë muslimanë përpiqen që të

shmangin televizorin, nuk dëgjojnë muzikë dhe nuk bëjnë disa aktivitete të tjera gjatë kohës së lirë. Kjo gjë u kursen atyre më shumë kohë dhe energji për të shpenzuar në aktivitete më produktive, si: studim intensiv i Islamit, namaz vullnetar, për të kryer aktivitete sociale dhe humanitare, si dhe kalimin e një kohe më cilësore me familjen. Kjo është një kujtesë e detyrës sonë ndaj Zotit, për të arritur qëllimin tonë dhe vlerat më të larta në jetë, ashtu si Zoti përshkruan qëllimin e agjërimit si më poshtë: “O ju që besoni! Agjërimi iu është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe për ata që ishin para jush, kështu që të njihni Zotin tuaj.” (Kur’an 2:183).

8. Agjërimi ka të mira të shumta të provuara shkencërisht, përfitime për shëndetin tonë fizik dhe mendor apo për mirëqenien tonë.

Koha, gjatësia dhe karakteristikat e Agjërimit, kontribuojnë dhe kanë ndikimin e tyre të përgjithshëm pozitiv.Një nga përfitimet mjekësore është përfitimi i nevojshëm për sistemin e tretjes.Futja e reduktuar e ushqimit gjatë ditës i lejon trupit tonë që të përqëndrohet në largimin e toksinave të dëmshme të akumuluara, si nënprodukte natyrore të tretjes së ushqimit gjatë gjithë vitit. Kohëzgjatja e Agjërimit islam në vetvete (rreth 12-14 orë) është në sinkronizim të plotë me “kohën tranzit“ që i duhet të kalojë ushqimit nga goja në dy pika të zorrëve të mëdha, duke siguruar që asnjë stimul të mos arrijë në stomak apo në sistemin e tretjes. Prandaj, për shumicën e individëve të shëndetshëm agjërimi nuk përbën rrezik shëndetësor, por përkundrazi në fakt ofron shumë përfitime shëndetësore, të tilla si: rritje

12


të magneziumit, përforcon shëndetin kardiovaskular dhe parandalon komplikimet e zemrës, përmirësim në cilësinë dhe thellësinë e gjumit, përmirësim të kujtesës dhe ngadalësim të plakjen së lëkurës me kalimin e kohës, rritje e prodhimit të hormonit të rritjes, etj. me gojë dhe tekstualisht në formën e një libri, të 9. Muaji i Ramazanit na ofron quajtur Kur`an. Prandaj, muslimanët përpiqen me një lloj të “përmirësimit të që të bëjnë një studim të thellë të Kur’anit në sjelljes”. këtë muaj në veçanti dhe të vlerësojnë jetën e Ky është një muaj i trajnimit intensiv moral. tyre në përputhje me standardet dhe udhëzimet Tashmë e dimë se agjërimi është një detyrë e e përfshira në të. veçantë e përcaktuar nga Zoti dhe se kemi mundësi të largohemi nga çdo mëkat.Shumë njerëz që 12. Pasi muaji i Ramazanit përjetojnë agjërimin në këtë muaj, ndjejnë ka mbaruar, muslimanët ndikimin që ky trajnim intensiv ka në zakonet e festojnë një nga dy festat më të tyre dhe kupton fuqinë e këtij mjeti transformues, rëndësishme në vitin islam: i projektuar për të na bërë më të mirë si qenie EID-ul-Fitr, apo FITËR njerëzore që ka si qëllim përfundimtar ushtrimin BAJRAMIN. dhe trajnimin shpirtëror. E gjithë atmosfera e Kjo është dita për të falënderuar Zotin për Ramazanit na jep forcë lëvizëse për këtë ndryshim bekimin dhe mirësitë që Ai na ofroi të gjithëve në pozitiv. muajin e Ramazanit. Në pak fjalë, edhe pse qëllimi i vërtetë i 10. Gjatë këtij muaji ne kuptojmë institucionit dinamik të agjërimit është për të më së miri realitetin e jetës dhe disiplinuar shpirtin tonë dhe sjelljen morale vdekjes. dhe për të ndihmuar të varfërit, kjo shkon më Agjërimi na bën të kuptojmë se sa të varur jemi tej, shkon drejt një dimensioni multi-funksional ne nga ushqim dhe uji. Kjo na bën të mendojmë dhe khehet në një mjet të plotë ndryshimi në për varësinë tonë tek Zoti dhe është mëshira e sfera të ndryshme në jetën tonë, duke përfshirë: Zotit që na furnizon me ushqim dhe durim. sferën sociale dhe ekonomike, intelektuale dhe humanitare, shpirtërore dhe fizike, private 11. Ramazani është një muaj i dhe publike, personale dhe të përbashkëta, të bekuar për një arsye të veçantë: brendshme dhe të jashtme, të gjitha në një.

është në të vërtetë muaji, në të cilin Zoti shpalli mesazhin e Tij të fundit dhe dërgoi udhëzim për njerëzimin, të dashurin tonë,Profetin Muhamed.

Ky mesazh është ruajtur në mënyrë të përkryer

13

Përmblodhi: Mimoza Çota


Simfonitë e Shpirtit

E përmalluar për ty

Balli im kurrë s`e puthi sexhden tënde o Meke, E loti im rreket të të arrijë ty. Dua në portat e tua të bëj lutjet krahëlehta, E në duart e Zotit të dorëzoj çdo dëshirë a zemërdhembje. Ky muaj begatishumë e përplot me dhurata, Na sjell në duar duatë e çdo trokitjeje. Në namaze të zgjatura, adhurime të ëmbla, Një lutje drejtoj kah qiejt drejt të madhit Zot. Lejomë të shkoj njëherë në caqet e shtëpisë tënde të Shenjtë. E gjumë syri s’ka,por vetëm lot përuljeje. Buza ka etje, gjuha ruhet, e çdo gjymtyrë nënshtrohet në adhurim. Shkroi: Entela Hidri

14


PYETJE MBI ÇËSHTJE në dhe ORA E pas muajit të RAMAZANIT ZGJIMIT Shkroi: Abdullah Nabolli 1. Cila është mirësia e faljes së namazit të teravive? Kush fal taravitë me imam derisa të mbarojë, i llogaritet natë e plotë edhe nëse nuk është falur gjatë gjithë natës. Ebu Dherri (Zoti qoftë i kënaqur prej tij) tregon: “Kemi agjëruar Ramazanin me profetin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe është falur me ne gjatë muajit, derisa mbetën shtatë ditë dhe ai u fal me ne, derisa kaloi një e treta e natës. Kur mbetën gjashtë netë, nuk u fal fare me ne. Kur mbetën pesë netë u fal me ne, derisa kaloi gjysma e natës dhe i thashë: O i dërguari i Allahut, sikur të na e plotësoje këtë natë? Ai më tha: “Një njeri që falet me imamin, derisa të mbarojë, i llogaritet natë e plotë.” Kur mbetën katër netë, nuk u fal fare me ne. Kur mbetën tre netë ai bashkoi familjen, gratë dhe njerëzit dhe u fal me ne, derisa u frikësuam se mos na ikte syfyri. Pastaj nuk është falur me ne, deri në fund të muajit”.Transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson sheh Albani.

2. Në Ramazan ka disa iftare që shtrohen për shpirt të dikujt që ka vdekur. A duhet të marr pjesë në iftare të tilla?

Këto iftare që shtrohen për shpirt të dikujt, janë gjëra të lejueshme, sepse futen te porta e sadakasë për të vdekurin dhe sadakaja për të vdekurin është punë e lejueshme dhe e pranueshme gjithashtu. Ibn Abasi tregon se Sad Bin Ubades (Zoti qoftë i kënaqur me të) i vdiq nëna ndërkohë që nuk ishte i pranishëm, prandaj e pyeti profetin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): o i dërguari i Allahut, nëna më vdiq dhe unë nuk isha i pranishëm. A i bën dobi gjë, nëse jap sadaka për të? Ai i tha: “Po.” Atëherë ai (Sadi) tha: Unë dëshmoj para teje se kopshti im, Mihrafi (emri i kopshtit), është sadaka për të. Transmeton Buhariu. Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë), thotë: “Prijësit e fesë kanë rënë dakord se sadakaja arrin te i vdekuri (i arrin sevapi i saj dhe i llogaritetpunë e mirë) dhe po ashtu edhe adhurimet që kanë lidhje me pasurinë si: lirimi i robërve, por janë në kundërshtim në lidhje me adhurimet që kryhen me trup si: namazi, agjërimi dhe leximi i Kur`anit”. Mexhmual Fetaua: 24/309

3. Si fitohet bereqeti i Ramazanit?

15

Kërkoje Natën e Kadrit në dhjetëditëshin e fundit të tij! Bereqeti më i madh i Ramazanit, pas detyrës së agjërimit, fshihet pas Natës së Kadrit, ku vlera e saj ka ardhur nga katër gjëra: 1- Zbritja e Kur`anit siç thotë Allahu i Madhëruar: “Ne e kemi zbritur atë (Kur`anin) Natën e Kadrit”. (El-Kadr:1). 2- Punët e mira në këtë natë shumëfishohen sa e bëjnë atë më të mirë se një mijë muaj siç thotë Allahu në Kur`an: “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.” (El-Kadr:3.) 3- Zbresin engjëjt dhe Xhibrili me caktimet e vitit, siç thotë Allahu në Kur`an: “Në të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) me caktimin e çdo gjëje.” (El-Kadr.4.) Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Engjëjt atë natë janë më shumë se numri i guralecëve.” Transmeton Tajalisiu, Ahmedi, Ibn Huzejme dhe e saktëson sheh Albani. 4- Kush e kalon atë natë me namaz, i falen të gjitha gjynahet e kaluara, siç thotë profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Kush e kalon në namaz Natën e Kadrit, duke besuar në shpërblimin e Allahut dhe duke e llogaritur atë, i falen gjynahet e kaluara.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.


Kur është kjo natë? Një gjë dihet e sigurt që Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit, siç thotë Ebu Said El-Hudri se profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “O ju njerëz, më është qartësuar Nata e Kadrit dhe unë kur dola t’ju njoftoj më erdhën dy burra duke u zënë me njëri-tjetrin dhe me ta ishte shejtani, kështu e harrova atë. Prandaj kërkojeni atë në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit.” Transmeton Muslimi. Aishja (Zoti qoftë i kënaqur me të)tregon se profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në netët tek të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit.”Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Kjo thënie është thënie sahabiu, e cila edhe pse ka peshën e saj, nuk ka sigurinë e fjalës profetike. Atëherë bazuar në këtë sqarim themi se më e mira gjë në lidhje me Natën e Kadrit, është kërkimi i saj në të gjithë 10 netët e fundit të Ramazanit se vetëm kështu ka siguri të plotë dhe prandaj profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), e ka ndërruar ngujimin e tij në Ramazan nga dhjetëditëshi i mesit të tij, në dhjetëditëshin e fundit. Çfarë duhet të bëjë muslimani për të arritur bereqetin e natës së Kadrit? Ai duhet: 1- Të shtojë Namazin e Natës, sepse profeti(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Kush e kalon në namaz Natën e Kadrit, duke besuar në shpërblimin e Allahut dhe duke e llogaritur atë, i falen gjynahet e kaluara.”Transmeton Buhariu dhe Muslimi. 2-Të shtojë duatë në përgjithësi dhe duanë që i ka mësuar profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), Aishes në veçanti: “Allahumme inneke afuun tuhibbul-afue feafu anij!“(O Allah, Ti je që i fal gjynahet dhe e do faljen prandaj më fal mua). Transmeton Ahmedi, Ibn Maxhe Tirmidhiu

ARGUMENT

Caktimi i këtyre netëve teke ka ardhur në dy mënyra: 1- Duke iu referuar netëve që kanë kaluar dhe i bie të jetë njëra nga këto netë: 21, 23, 25, 27, 29. 2- Duke iureferuar netëve që kanë mbetur. Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, kur të kenë mbetur nëntë ditë apo shtatë ditë apo pesë ditë.” Transmeton Buhariu. Kjo mënyrë llogaritje ka qenë zakon tek arabët, sepse ata, kur i afroheshin fundit të muajit, llogarisnin ditët e mbetura dhe nëse muaji është me 30 ditë, atëherë nëntë netë mbesin, kur kalojnë 21 netë dhe nata e 22 është nata teke dhe po ashtu pesë netë mbesin, kur kalojnë 25 netë dhe nata e 26 është nata teke e kështu me radhë, deri në fund të muajit. Pra, çdo natë çifte, sipas mënyrës së parë, kthehet në natë teke, sipas mënyrës së dytë, mirëpo nëse muaji është me 29 ditë, atëherë netët teke sipas mënyrës së pare, barazohen me netët teke, sipas mënyrës së dytë. Njëri prej sahabëve, i cili është Ubej Bin Kab (Zoti qoftë i kënaqur prej tij), e ka përcaktuar me ditë të veçantë dhe është betuar se është nata e 27 e Ramazanit. Transmeton Muslimi.

16


Një gjë dihet e sigurt që Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit, siç thotë Ebu Said El-Hudri se profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “O ju njerëz, më është qartësuar Nata e Kadrit dhe unë kur dola t’ju njoftoj më erdhën dy burra duke u zënë me njëri-tjetrin dhe me ta ishte shejtani, kështu e harrova atë. Prandaj kërkojeni atë në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit.” Transmeton Muslimi. Aishja (Zoti qoftë i kënaqur me të)tregon se profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në netët tek të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit.”Transmeton Buhariu dhe Muslimi. Caktimi i këtyre netëve teke ka ardhur në dy mënyra: 1- Duke iu referuar netëve që kanë kaluar dhe i bie të jetë njëra nga këto netë: 21, 23, 25, 27, 29. 2- Duke iureferuar netëve që kanë mbetur. Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, kur të kenë mbetur nëntë ditë apo shtatë ditë apo pesë ditë.” Transmeton Buhariu. Kjo mënyrë llogaritje ka qenë zakon tek arabët, sepse ata, kur i afroheshin fundit të muajit, llogarisnin ditët e mbetura dhe nëse muaji është me 30 ditë, atëherë nëntë netë mbesin, kur kalojnë 21 netë dhe nata e 22 është nata teke dhe po ashtu pesë netë mbesin, kur kalojnë 25 netë dhe nata e 26 është nata teke e kështu me radhë, deri në fund të muajit. Pra, çdo natë çifte, sipas mënyrës së parë, kthehet në natë teke, sipas mënyrës së dytë, mirëpo nëse muaji është me 29 ditë, atëherë netët teke sipas mënyrës së pare, barazohen me netët teke, sipas mënyrës së dytë. Njëri prej sahabëve, i cili është Ubej Bin Kab (Zoti qoftë i kënaqur prej tij), e ka përcaktuar me ditë të veçantë dhe është betuar se është nata e 27 e Ramazanit. Transmeton Muslimi. Kjo thënie është thënie sahabiu, e cila edhe pse ka peshën e saj, nuk ka sigurinë e fjalës profetike. Atëherë bazuar në këtë sqarim themi se më e mira gjë në lidhje me Natën e Kadrit, është kërkimi i saj në të gjithë 10 netët e fundit të Ramazanit se vetëm kështu ka siguri të plotë dhe prandaj profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), e ka ndërruar ngujimin e tij në Ramazan nga dhjetëditëshi i mesit të tij, në dhjetëditëshin e fundit. Çfarë duhet të bëjë muslimani për të arritur bereqetin e natës së Kadrit? Ai duhet: 1- Të shtojë Namazin e Natës, sepse profeti(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Kush e kalon në namaz Natën e Kadrit, duke besuar në shpërblimin e Allahut dhe duke e llogaritur atë, i falen gjynahet e kaluara.”Transmeton Buhariu dhe Muslimi. 2-Të shtojë duatë në përgjithësi dhe duanë që i ka mësuar profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), Aishes në veçanti: “Allahumme inneke afuun tuhibbul-afue feafu anij!“(O Allah, Ti je që i fal gjynahet dhe e do faljen prandaj më fal mua). Transmeton Ahmedi, Ibn Maxhe Tirmidhiu dhe e saktëson sheh Albani. Disa shenja të Natës së Kadrit. 1- Ajo është natë e qetë as e nxehtë dhe as e ftohtë. Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Unë e kam ditur Natën e Kadrit, por e kam harruar. Ajo është në dhjetë netët e fundit dhe është e qetë, e ndritshme, as e nxehtë dhe as e ftohtë.”Transmeton Ibn Huzejme dhe e saktëson sheh Albani. 2- Kur të dalë dielli pas saj i bardhë, pa rreze. Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të),na ka njoftuar: “Dielli del ditën pas saj, pa rreze.” Transmeton Muslimi. Pas muajit të Ramazanit Festo festën e Fitër Bajramit dhe gëzohu për suksesin që të ka dhënë Allahu i Madhëruar, dhe falënderoje atë për të! Allahu i Madhëruar në Kur`an, në fund të urdhrit për agjërimin e Ramazanit thotë: “Ta plotësoni kohën e agjërimit, pastaj ta madhëroni Allahun për suksesin e dhënë, në mënyrë që ta falenderoni.” (ElBakare:185.)

17


Nga ky ajet është bazuar tekbiri i festës së Fitrit, falenderohet Allahu për suksesin e dhënë në Ramazan. Profeti i ynë(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) na ka treguar se si festohet në këtë ditë, duke na nxitur për disa punë të mira: 1- Të pastrohemi dhe të veshim rrobën më të bukur që kemi. Kjo ditë është festë dhe për festa duhet të zbukurohemi siç zbukurohej profeti ynë (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Ibn Abasi (Zoti qoftë i kënaqur me të), tregon: “Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) vishte ditën e festës një xhybe të kuqe.” Transmeton Taberani dhe e saktëson sheh Albani. 2- Të dalim të gjithë burra, gra dhe fëmijë për në vendin e faljes. Festa e Bajramit është shenjë dalluese e Islamit, sikurse është edhe vetë Ramazani, prandaj që të gjithë duhet të mblidhen atë ditë, deri edhe gratë me cikël, të cilave nuk u lejohet të falen siç thotë Ummu Atije (Zoti qoftë i kënaqur prej saj) “Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), na ka urdhëruar të nxjerrim në ditën e Çeljes dhe ditën e Kurbanit: vajzat e reja që rrinë pas perdeve (ato që nuk e kanë zakon të dalin) dhe gratë me cikël.” Përsa i përket grave me perioda, të shkojnë në këtë mirësi dhe në thirrjet e muslimanëve (tekbiret e festës) dhe të veçohen në vendin e faljes (sepse nuk u lejohet të falen). Ummu Atije thotë se i ka thënë profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “O i dërguari i Allahut, ndonjëra prej nesh ndoshta nuk ka mbulesë? Atëherë profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), i thotë: “Ta marrë hua nga motra e saj.”Transmeton Buhariu dhe Muslimi. 3- Ta madhërojmë Allahun gjatë rrugës për në vendin e faljes, derisa të fillojë namazi i festës. Allahu i madhëruar ka urdhëruar në ajetin e lartpërmendur ta madhërojmë atë në ditën e festës me tekbire. Ibn Mesudi në ditët festave bënte këto tekbire: “Allahu Ekber, Allahu Ekber! La ilahe ilallah. Allahu Ekber, Allahu Ekber ue lilahil-hamd.” Transmeton Ibn Ebi Shejbe me zinxhir të saktë. 4- Të falim Namazin e Bajramit me bashkësinë e muslimanëve. Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), kështu e fillonte festën, duke kujtuar Allahun, sepse festat tona janë prej Allahut dhe për Të. 5- Të dëgjojmë këshillën e imamit. Festa është rast ku grumbulloheshin muslimanët dhe në mënyrë që fjala dhe porositë e Allahut të mbërrijnë te të gjithë njerëzit, profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), i shfrytëzonte këto momente me këshilla për njerëzit që të ruanin besën me Allahun dhe qëndrueshmërinë në rrugën e Tij të drejtë, nga ku varet shpëtimi i robit në dynja dhe në ahiret. 6- Të urojmë njëri-tjetrin për pranimin e punëve të mira. Nuk e dimë nëse Allahu i Madhëruar i ka pranuar ato, prandaj dhe prej cilësive të njerëzve të mirë të Allahut është t`i frikësohen kësaj gjëje, siç i ka përmendur Allahu në Kur`an: “Ata të cilët japin atë që japin dhe zemrat e tyre janë të frikësuara.” (El-Muminun: 60.) Aishja (Zoti qoftë i kënaqur prej saj) thotë: “E kam pyetur profetin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) për këtë ajet, a janë ata që bëjnë zina, pijnë alkool dhe vjedhin? Ai i ka thënë: “Jo, o bija e Es-Sidikut (Ebu Bekrit), janë ata që agjërojnë, falen, japin sadaka dhe kanë frikë se mos nuk u pranohen.”Transmeton Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe dhe e saktëson sheh Albani. Pra, siç e filluam këtë muaj me dua që Allahu të na japë bereqet, e përfundojmë atë përsëri me dua, duke iu lutur Allahut të na pranojë atë që kemi bërë, prandaj mos e harro këtë dua se edhe kjo është prej bereqetit! Xhubeir bin Nufeir (prej tabiinëve të mëdhenj, i vdekur në vitin 80 të hixhretit) tregon: “Shokët e profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) kur takoheshin me njëri-tjetrin në ditën e festës i thonin njëri-tjetrit: Tekabel-lallahu minna ue minke! (Na e pranoftë Allahu ne dhe ju).”Transmeton Muhamiliu dhe e saktëson sheh Albani. Kjo dua na kujton duanë e Ibrahimit dhe të birit të tij Ismailit (paqja qoftë mbi ta), kur ndërtuan shtëpinë e Allahut në Meke, iu drejtuan Allahut me këtë dua: “Kur Ibrahimi ngrinte themelet e shtëpisë bashkë me Ismailin, thonin: O Zoti ynë, pranoje prej nesh se ti je Dëgjuesi dhe i Dituri.” (El-Bekara:127.)

18


VETEM PER ZEMRAT

Si komentohet surja “Kadr”

Ajeti i parë i sures që përmend zbritjen e Kur`anit në Natën e Kadrit krijon përshtypjen se pika e rëndesës së kësaj sureje është zbritja e Kuranit.Zhvillimi i mëtejshëm i sures shpërfaq se boshti i saj është vetë nata e kadr-it. Për shkak të vlerave të kësaj nate, Allahu e ka përzgjedhur që të zbresë Kur`anin në të. Ajeti 1: Ne e zbritëm atë në Natën e Kadrit Përemri dëftor në këtë ajet i referohet shpalljes së Kur`anit si i tërë.Kjo është faza e parë e zbritjes së tij “në tërësi nga Pllaka e Ruajtur (el-Leuh el-Mahfudh) drejt qiellit më të ulët, atij të kësaj bote.”(Es-Sujuti). Më saktësisht, “Kurani ka zbritur si një i tërë në Shtëpinë e Madhështisë (Bejt el-’Izzah) në qiellin e kësaj bote, për t’u shpallur më pas pjesë-pjesë sipas ngjarjeve dhe ndodhive përgjatë 23 viteve të misionit profetik.” (Ibën Kethir). Ajeti 2: Nga mund ta dish, çfarë është Nata e Kadrit? Ekzistojnë shumë mendime rreth kuptimit të fjalës “kadr” dhe asaj çfarë nënkuptohet me Natën e Kadrit. “Disa dijetarë janë të mendimit se ajo është quajtur me këtë emër, sepse Allahu i Lartësuar dekreton (jukaddir) në të çdo gjë që do të ndodhë në vitin e ardhshëm. Disa të tjerë janë

19

të mendimit se është quajtur me këtë emër, për shkak të prestigjit dhe gradës së saj të lartë.Një person konsiderohet të ketë “kadr”, kur ai zotëron pozitë dhe fisnikëri.Të tjerë kanë thënë se emri ka lidhje me vlerën e shumëfishuar dhe shpërblimin e pamasë të adhurimeve dhe veprave të mira, të kryera në këtë natë. Pyetja retorike e këtij ajeti është një mjet në funksion të theksimit dhe shenjtërisë së kësaj nate, dija e e vërtetë, për të cilën i tejkalon kufinjtë e kuptimit njerëzor dhe i përket vetëm Zotit” (EshSheukani). “Dija e njeriut nuk mund të arrijë atje ku shtrihet epërsia e saj mbi netët e tjera dhe ku mbaron lartësia e pozitës së saj” (Ez-Zamakhshari). Dekretimi i çështjeve të krijesave në Natën e Kadrit përmendet në mënyrë specifike në suren Duhan: “Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar. Ne jemi Paralajmërues.Në të bëhet e dallueshme çdo çështje me përpikmëri” (Ed-Duhan 44, 3-4). Ibën Kethiri thotë se në Natën e Kadrit shkëputen prej Pllakës së Ruajtur drejt engjëjve shkrues ngjarjet e vitit në vazhdim, se cili do të vdesë dhe cili do të lindë, cili do rritet në pozitë e cili do të poshtërohet, si dhe gjithë çështjet e tjera.(Et-Tabari). Ajeti 3: Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj “Shumë prej komentuesve kanë thënë se veprat e kryera gjatë Natës së Kadrit


VETEM PER ZEMRAT

Ai e ka fshehur pranimin e pendimit, në mënyrë që njerëzit t’i kryejnë gjithë hapat për të patur një pendim të pranuar. Po ashtu Ai e ka fshehur prej robit të tij ditën se kur ai do të vdesë, në mënyrë që njeriu t’i druhet Zotit se mos fundi i tij ka mbërritur. Në mënyrë të ngjashme, Zoti ka vendosur të fshehë edhe Natën e Kadrit, në mënyrë që besimtarët të përpiqen me adhurime gjatë gjithë Ramazanit” (Fakhr ed-Din er-Razi). Ajeti 4: Engjëjt dhe Shpirti zbresin në të, me lejen e Zotit të tyre, me çdo çështje

janë më të vlefshme se veprat e kryera në një mijë muaj, në të cilët nuk përfshihet Nata e Kadrit.Thuhet që shprehja “një mijë muaj” nuk nënkupton nga ana gjuhësore një mijë muaj, por gjithë vitin, sepse arabët e përmendin shifrën një mijë në shumë raste për të zmadhuar objektin që diskutohet.”(Esh-Sheukani). “Dijetarët kanë pasur më shumë se dyzet mendime për përcaktimin e natës, e cila përkon me Natën e Kadrit” (EshSheukani). “Shumica e dijetarëve janë të mendimit se ajo është nata e 27-të e muajit Ramazan.Ebu Hurejra dhe të tjerë kanë thënë se ajo është në Ramazan, ndërsa Ebu Hanife ka qenë i mendimit se ajo mund të jetë në çdo natë të vitit. Mendimi më i saktë dhe më i njohur është se Nata e Kadrit ndodhet në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.Ky është opinioni i Malikut, Shafi’iut, Euza’it dhe Ahmedit.” (El-Kurtubi). Urtësia e fshehjes së Natës së Kadrit qëndron në faktin se “Zoti i Lartësuar e ka fshehur atë njësoj siç ka fshehur pranimin e veprave të adhurimit, në mënyrë që njerëzit të kryejnë sa më shumë prej tyre. Ai e ka fshehur zemërimin e Tij ndaj mëkateve, në mënyrë që njerëzit t’u shmangen të gjithave. Ai e ka fshehur pranimin e lutjeve në mënyrë që njerëzit të përpiqen të kryejnë sa më shumë.

“Zbritja e engjëjve nënkupton uljen e tyre prej qiejve, ku gjenden drejt tokës, ku luten për pranimin e lutjeve të njerëzve, deri në momentin e agimit. Shpirti, për të cilin bëhet fjalë në ajet, është engjëlli Xhibril.Ka një mendim se Shpirti i referohet një grupi engjëjsh që janë kujdestarë për engjëjt e tjerë.Ashtu sikurse është thënë se Shpirti përfaqëson një grup prej ushtarëve të bindur të Zotit që nuk janë engjëj, apo që Shpirti nënkupton mëshirën e Allahut, me të cilën Xhibrili dhe engjëjt zbresin për ata që e kanë merituar” (El-Kurtubi). “Çështjet e përmendura në ajet i referohen gjithë ngjarjeve që Allahu ka dekretuar se do të ndodhin në vitin në vazhdim” (El-Kurtubi). Nata e Kadrit nuk është nata e përcaktimit të çështjeve dhe ngjarjeve, sepse ato janë shkruar në Pllakën e Ruajtur si rezultat i dijes paraprake të Allahut rreth asaj që do të ndodhë: “Nuk ka gjë që ju godet, në tokë apo në vetet tuaja, që të mos gjendet e shkruar në Libër, përpara se ta sjellim atë në jetë. Kjo për Allahun është e lehtë. Që ju të mos dëshpëroheni për atë që ju ka ikur dhe as të mos ngazëlleheni për atë që ju ka dhënë. Allahu nuk do asnjë fodull mburravec” (El-Hadid 57, 22-23).

20


Ashtu siç u përmend më herët, në Natën e Kadrit çështjet e vitit në vazhdim vetëm se shkëputen nga Pllaka e Ruajtur, dekretohen dhe transferohen drejt engjëjve shkrues në qiellin e kësaj bote. Ajeti 5: Selam është ajo, deri në shfaqjen e agimit. Kuptimi i fjalës “selam”, e përkthyer pothuaj përherë si paqe, është më i gjerë se sa fjala paqe. Paqja është ajo që rezulton nga të pasurit “selam”, sepse “selam” nuk nënkupton paqe në mënyrë të drejtpërdrejtë. “Selam do të thotë siguri, mbrojtje, ruajtje, ose çlirim prej fajeve, të metave, defekteve, ceneve, ose veseve. Shprehja “selam alejkum”, është një njoftim për vazhdimësinë e mbrojtjes nga gjërat e papëlqyeshme dhe kështu mund të përkthehet si “unë nuk do të të shkaktoj dhe as nuk do të të përmend asgjë të papëlqyeshme apo të ligë”. Ajo mund të përkthehet edhe si “qoftë me ty mbrojtja prej çdo të keqeje”, si një formë lutjeje për “selam” mbi atë qëi drejtohet. Es-Selam është gjithashtu një prej emrave të Allahut, për shkak të të qenurit të Tij i Dëlirë nga të metat, papërsosshmëritë dhe ndërprerja e ekzistencës.”(W. E. Lane).

21

“Kjo natë bëhet me “selam”, për shkak të lutjeve të shumta për “selam” të engjëjve, të cilët nuk kalojnë pranë ndonjë besimtari ose besimtareje, pa e përshëndetur me lutjen për “selam”. (Es-Sujuti). “Leja e Zotit e përmendur në ajetin e mëparshëm, me anë të së cilës engjëjt zbresin në tokë, tregon se ata kanë kërkuar leje fillimisht, e cila ju është dhënë. Ajo aludon për dëshirën e tyre të madhe për të takuar besimtarët dhe dashurinë ndaj tyre, aq sa prisnin vetëm lejen për të ardhur. Transmetohet nga Aliu të ketë thënë: Engjëjt zbresin që të luten për selam dhe të ndërmjetësojnë për ne. Ai që do të përshëndetet prej tyre, atij do t’i falen mëkatet.” (Fakhr ed-Din er-Razi). Ajeti po ashtu tregon se “çdo gjë që Allahu dekreton gjatë asaj nate për vitin në vazhdim, është e mveshur me selam”. (El-Alusi). Drita e agimit në fund të sures është në harmoni të përsosur me dritën e Kur`anit dhe përfundim logjik i ndriçimit të zemrës së besimtarit me “selamin” që mbart “kaderi”. Marrë nga: “Në brendësi të Kuranit”


NE DRITE

Morali i shëndoshë, dëshmi e besimit të vërtetë

Ç’vend zë morali në fenë islame? n profetike, ë it d a tr ë n dhe të Në Kur`an m, sepse ësh ë ç a s o p të d it, ven morali zë një mponentët bazë të Islam t. o r k transaksione e h d t një nga katë e im r u oralit, simin, adh simit dhe m e b bashkë me be s e m të të ngush umbur edhe h je h a d k li , jë in n m a si K r be ëtimi ë ka humbu qja dhe shp ë prandaj ai q sjelltas. Pejgamberi (pa e morali jan h a d n i a m e si h e d B , “ ënë: r bie moralin mbi të), ka th i, ngrihet edhe tjetri, ku i që in h fs o q t u të a t njër i Allah ë të plotë ësh he në , kur ngrihe m it n tr a e tj im ir e jë m n i krahas “Besimtar përblyeri ed : o sh p i a ë , i” m tr të i e tj sh e ë t qofshin mb u h njëri, bie edh mirë”. Po ashtu, ky moral a ll A i i m ire.”, ë të e shpëti sa morali i m e s ka moralin m otë i Dërguari (paqja dh ë m u sh e dhe on m siç th Gjykimit pesh enet, është devotshmëria botën tjetër, e n ë it D ë n Xh gjë që t njerëzit në fu të): “Nuk ka i ë q ti m u ë”. ë sh imeve morali i mir si dhe: “Më s eve dhe agjër z a m a n ë s s lam, yerje përparësi kr rtësuar, në Is a in L p i ja u i h a a ll is d A e tek dhe Edhe ps ëm për afrim gative, çmohet sjellja iz n a k e m si , li ob aqja nafile adhurimeve ejgamberi (p s P a e p h d t, e sh li të a o re “Besimtari tarit, siç th ): m të si e i b b i m li in a ofsh mor i i Allahut q jëruesit vullnetar dhe m ti ë p sh e h d gradën e ag moral të do të arrijë ullnetar (nafile) me një v namazfalësit mirë”.

Morali, qëllim i ardhjes së Muhamedit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).

Vetë ardhja e tij, kishte si mision këtë gjë:”Vërtet jam dërguar që t’i plotësoj vlerat e moralit”, ndonëse edhe para mesazhit të tij në mesin e njerëzve ekzistonin morale që ose respektoheshin nga tradita e pejgamberëve paraprakë, ose ishin formuar si të tilla nga nevojat njerëzore.Por, ato ishin të devijuara dhe cunguara që duhej përsosur dhe vënë në binar të shëndoshë.Kurse, përditshmëria në jetën e Muhamedit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), plotësisht është e mbushur me shembuj të moralit të përsosur që buron nga edukimi hyjnor. Kur e pyetën Aishen (Zoti qoftë e kënaqur prej saj), për sjelljen e Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ajo tha: “Morali i tij është Kur`ani”. I Dërguari ynë në Kur`an nuk u lavdërua për namazin e tij të gjatë e as për agjërimin e shpeshtë, por mbi të gjitha për moralin e tij: “Vërtet ti je në një shkallë të lartë të moralit!” (El Kalem, 4). Ai shpesh edhe lutej: “O Allah, më oriento drejt moralit të mirë, në të cilin nuk orienton askush veç Teje, dhe largoje prej meje moralin e keq, nga i cili nuk largon kush veç Teje”. Po ashtu, kur shikohej në pasqyrë, lutej: “O Zoti im, ashtu si me ke zbukuruar pamjen time të jashtme, ma zbukuro edhe moralin tim!”

22


Ibadeti në shërbim të moralit

Rreziku i mospërputhjes mes adhurimit dhe moralit

Pa moral ibadeti mbetet vetëm si ritual dhe si lëvizje, në të cilën nuk ka kurrfarë vlere e as dobie? Në fenë islame nuk ka mospërputhje mes adhurimeve dhe sjelljeve.Ato janë të lidhura shumë ngushtë mes tyre, prandaj vërejmë se ibadetet obligative në Islam marrin peshën e vet, kur vihen në funksion të përsosjes së moralit të besimtarit. Farzet, me të cilat Islami i obligoi pasuesit e tij, janë “ushtrime” sistematike për ta adoptuar njeriun në jetësimin e moralit të vërtetë, dhe të vazhdojë t’i qëndrojë këtij morali, pa marrë parasysh ndryshimet e rrethanave para tij. Allahu i Madhërishëm për namazin thotë:”...fale namazin, se vërtet namazi ndalon nga të shëmtuarat dhe të irrituarat” (El Ankebut, 45). Po ashtu, zekati është një prej formave më të mira të pastrimit të shpirtit nga egoizmi dhe dorështrëngimi: “Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat)!” (Et Teube, 103). Agjërimi nuk është thjesht një ritual i abstenimit nga ushqimi e pija. Ai synon që njeriu ta ngrejë në nivelin e koshiencës mbi veprimet e tij në skajshmëri: “Nëse dikush prej jush është agjërueshëm, mos të flasë fjalë të këqija. Nëse dikush të fyen apo të lufton thuaj: Unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm.” Edhe haxhi, një nga obligimet madhore islame, që kryhet në një mjedis të dendur me besimtarë nga katër anët e botës, kulturash e nivelesh shoqërore të ndryshme, sfidon individin në ballafaqim me situata të paimagjinueshme në jetën e tij të përditshme, andaj edhe me kohë i është bërë vërejtje që, krahas respektimit të dispozitave të adhurimit, të ketë kujdes sjelljet e tij me njerëzit.

Sa njerëz veten e konsiderojnë religjiozë, madje dhe predikojnë religjionin, kurse për nga sjellja e morali janë materialistë të përbetuar.(3) Ka prej besimtarëve që në të kuptuarit dhe zbatuarit e normave islame, sa i përket adhurimit dhe moralit, kanë një veprim të kundërt. Ndodh që të jetë shumë i përpiktë në namazin e tij në xhami, por jashtë saj është tërësisht tjetër.Ky ndryshim nuk është produkt i të kuptuarit të drejtë të Islamit, e me të as që përfaqësohet personaliteti i muslimanit.

23

Njerëzit në këtë çështje ndahen në dy grupe: 1. Adhurues, por me moral të dobët 2. Me moral të mirë, por jo adhurues. Që të dy tipat janë të papranueshëm. Muhamedi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Pasha Allahun, nuk ka besuar, pasha Allahun, nuk ka besuar, pasha Allahun, nuk ka besuar!” I thanë: ”Kush, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Ai, prej të këqijave të të cilit nuk është i sigurt fqinji i tij.” Erdhën disa njerëz te i Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), dhe i thanë: “Filanja përmendet për namazin, agjërimin dhe sadakanë e shumtë, përkundrazi që ajo i bën keq fqinjëve të saj.” Ai tha: “Ajo është në zjarr.”Pastaj e përmendën tjetrën, të njohur me pak namaz, agjërim e sadaka, por që nuk u bënte keq fqinjëve të saj. Ai tha: “Ajo është në Xhenet.” Gjithashtu, i Dërguari ka thënë: “Njeriu me pozitën më të keqe në Ditën e Gjykimit është ai, prej të cilit njerëzit largohen duke iu ruajtur sherrit të tij.” Me një rast iu tha të pranishmëve: “E dini ju kush është i falimentuari?”, I thanë: “Ai që nuk ka dirhem e asgjësend.” Tha: “I falimentuar është ai që në Ditën e Gjykimit vjen me namaz, agjërim e zekat, por që ka ofenduar këtë, e ka rrahur atë, ka derdhur gjakun e këtij, ka ngrënë pasurinë e atij. Ky ia merr të mirat e tij, derisa t’i përfundojnë ato, pastaj u merren të këqijat e tyre, i hedhen atij dhe hidhet në zjarr bashkë me to”. Shëmbëlltyra me moral, ftesa më e mirë për në Islam Sa më shumë që shfaqen shembujt e muslimanit të vërtetë, aq me shumë mbesin nën hije dhe pa ndikim shembujt e muslimanit jokorrekt, të tillëve siç i përmendëm më lart (adhurues, por me moral të keq). Sjellja dhe virtytet e larta janë një mekanizëm mjaft efikas në plasimin e Islamit te masat, ashtu siç ishte edhe shembulli i Pejgamberit tonë, i cili aq sa ftonte njerëzit në besim me fjalët e tij, po aq e shtrinte ndikimin tek ata me karakterin e lakmueshëm për miqtë dhe armiqtë sa nuk ngurronin të tregonin gjendjen e tyre para se ta takonin të Dërguarin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), që e mendonin si njeriun më të keq në tokë. Mirëpo, pas takimit me të ai u duk njeriu më i pranuar dhe më i dashur për ta. Disa madje shpreheshin: “E kemi parë Islamin në fytyrën e tij, para se të dëgjonim me fjalë nga goja e tij.” Nga thirrësi islam kërkohet që ai, në radhë të parë, të llogarisë veten e tij, para se t’i llogarisë të tjerët, të edukojë veten e tij, para se të vihet në veprim për edukimin e të tjerëve.(4)


Sjelljet jokorrekte të pjesëtarëve të kësaj feje, të cilat u kundërvihen parimeve bazë të saj, kanë bërë që opinioni joislam të ketë një bindje të gabuar ndaj vetë Islamit. Madje, disa vetëm me të dëgjuar fjalën ”Islam”, u vjen ndërmend: dhuna ndaj femrës dhe kufizimi i lirive të saj; vrasjet dhe terrori; prapambetja, e kështu me radhë. Kjo si pasojë e propagandës mediatike të fokusuar në grupe të caktuara nga mesi i muslimanëve, të cilët edhe pse thirren në emër të Islamit janë shumë larg nga ai. Si mund ta përsosim moralin? Meqë morali është një gjë që te njeriu ndryshon varësisht nga fuqia e besimit, pjekuria e tij intelektuale, edukata familjare dhe rrethi ku jeton, me ndryshimin e këtyre faktorëve edhe mund të vijmë te një standard i dëshiruar i moralit. Për këtë qëllim Allahu i Madhëruar, dërgoi pejgamberët e shumtë dhe atë në çdo popull, që të ndryshojnë dhe avancojnë për të mirë sjelljet e njerëzve. Rol të madh në këtë drejtim luan edhe këshilla, ligjërimi fetar, hytbet dhe tubimet edukative.Në shërbim të kësaj janë vendosur edhe ligjet shtetërore, sanksionet e ndëshkimet për sjelljet

devijante, e po ashtu edhe institucionet korrektuese, në mënyrë që të arrihet te korrigjimi apo edhe izolimi i së keqes. Nuk ka dyshim se ligji është më se i domosdoshëm për të rregulluar marrëdhëniet në shoqëri, vetëm se ai nuk mjafton për të formuar sjelljet e njeriut. Kjo ngaqë pushteti i tij është mbi të dukshmen, jo mbi të padukshmen, ndërsa efekti i tij ndihet në marrëdhëniet shoqërore e jo në interesat personale.(5) Mbi të gjitha, duhet vullnet dhe dëshirë që njeriu të ndryshojë veten e tij drejt një morali fisnik, siç ka thënë edhe Muhamedi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Kush kërkon dëlirësinë, Allahu ia jep dëlirësinë. Kush kërkon pasurimin, Allahu ia jep pasurinë dhe kush kërkon durimin, Allahu ia jep durimin.” Për korrigjimin dhe ngritjen e moralit individual, do të ishin mjaft të rëndësishme edhe këto këshilla: 1. Njohja me parimet islame dhe rëndësinë që ka morali në besim. Leximi i Kur`anit dhe komentimit të tij, me qëllim që të kuptohen sa më thellë kërkesat kur`anore

për një moral që kërkohet nga muslimani; 2. Njohja me normat e moralit të kërkuar, siç është: drejtësia, sinqeriteti, besnikëria, mbajtja e fjalës së dhënë, mëshira, bujaria, ndihma dhe solidariteti, trimëria dhe guximi, vendosmëria, modestia, mbajtja e zemërimit, falja, etj.; 3. Njohja e rrezikut nga morali i keq dhe largimi prej këtyre veprave si: padrejtësia, mendjemadhësia, gënjeshtra, shpifja, tradhëtia, mashtrimi, frika, arroganca, kopracia, nënçmimi, përgojimi, përtacia, etj.; 4. Njohja me jetën e të Dërguarit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), me anën praktike dhe me sjelljen e tij në situata të ndryshme dhe me njerëz të ndryshëm, duke u munduar që ato sjellje të përvetësohen për aq sa ka mundësi. 5, Leximi i jetës së sahabëve që ishin ndjekësit më besnikë të Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe shembujt më të mirë pas tij; 6. Dëgjimi i ligjëratave dhe i këshillave që trajtojnë vlerën e sjelljes së mirë dhe rrezikun nga devijimet morale;

24


7. Krijimi i atmosferës familjare, ku përkrahet dhe stimulohet morali i mirë, kurse gjykohet dhe sanksionohet rreptë e keqja; 8. Shoqërimi me njerëz që janë të stolisur me moral të lartë, për të përfituar nga praktika e tyre e përditshme dhe e natyrshme; 9. Vetëllogaria e kohëpaskohshme e sjelljes personale në raport me të tjerët, shpejtimi në ndryshimin e veprave të gabuara dhe avancimi i atyre që janë të mira; 10, Lutjet e vazhdueshme që Allahu të na stolisë me moral dhe edukatë të mirë dhe të na mbrojë nga veset e liga që çojnë në uljen e karakterit. Shkroi: Majlinda Qoshja

25


SE BASHKU

Përqasjet e LIRISË

Trokas në dyert e mëshirës së Zotit, duke shpresuar se do të jem e mirëpritur. Çdo krijesë në këtë botë mëshirohet nga Krijuesi ityre, Allahu.Shumë nga këto krijesa e dinë që mëshirohen, e shumë të tjera nuk e dinë. Ka dhe nga ato që nuk duan ta pranojnë se mëshirohen.Këto të fundit janë kategoria e mohuesve.Njeriu, një ndër krijesat e kësaj bote, është i pajisur me cilësi dhe të meta. Kryeneçësia dhe mendjemadhësia janë prezente tek shumë njerëz, të cilët e dinë mirë që nuk iu takon atyre të mbajnë qëndrime të tilla. Pse vallë e bëjnë këtë?Anuk e dinë ata që janë krijesa prej dheu? Bindshmëria dhe falenderimi ndaj Krijuesit është më e mirë se mendjemadhësia dhe kryeneçësia. Zoti, me përsosmërinë e Tij, e ka ditur shumë mirë çfarë është e përshtatshme dhe më e mirë për ta plotësuar çdo krijesë, qoftë nga ana fizike apo morale. Shumë,nuk pëlqejnë të jenë ashtu siç janë, por duan ndryshime, duke bërë zhurmë e potere për hiçgjë.Më interesantja është se jo vetëm ndjekësit, por edhe mbështetësit e zhurmuesve, bëjnë akoma më shumë zhurmë se zhurmuesit. Dhe… çfarë e gjithë kjo?Zhurmuesit duan ”të drejtën e tyre ” për të qenë të lirë të pranohen dhe të shfaqen në

shoqëri me ”bëmat e tyre groteske”. Të kamufluar nën petkun e gënjeshtërt të “orientimit”, i cili është i lindur sipas tyre, duan të shembin muret e forta të familjes që janë ndërtuar me aq përkushtim e dashuri në përputhje me natyrshmërinë e njeriut, e dhënë nga Zoti. As që mund të mendohet një gjë e tillë! Çdokush që bën gracka për të zhvlerësuar dhe tjetërsuar familjen e vërtetë, s’ka për të arritur të triumfojë.Është i pazëvendësueshëm roli dhe

26


vendi i mashkullit dhe i femrës si partnerë, si bashkëshortë, si prindër.Kush mund ta realizojë tjetër, veç femrës,rolin e nënës?Që në vogëli, në lojrat e para që bën një vajzë, është sikur ajo është nënë dhe kukulla e saj është bebja që e ka lindur. E lan me kujdes, e ushqen me kujdes, e vë në gjumë, i këndon ninulla, e këshillon me ëmbëlsi,si të ishte kukulla bebe e vërtetë.Të gjitha këto,vogëlushja i bën a thua të ishte e trajnuar prej kohësh.Në fakt,është instikti i të qenurit nënë tek çdo femër që Zoti ia ka përshtatur më së miri e jo ndonjë trajnim i veçantë. Marrëdhënia e ngushtë prindfëmijë fillon që në momentin e ngjizjes.Dëshira e prindërve për të pasur një fëmijë, lajmi se do të bëhen me një fëmijë, apo ndjenja që përjetojnë kur e përqafojnë pas periudhës së pritjes gjatë shtatzanisë, është emocion, mrekulli më vete.

Dashuria e nënës për fëmijën shtohet shumë, kur ajo merr fëmijën në krahë pas dhimbjeve dhe vështirësive të shtatzanisë apo procesit të lindjes. Edhe fëmija ndihet komod dhe i sigurt në praninë e nënës së tij.Filmi nuk mbaron këtu. Etapat e rritjes dhe edukimit të fëmijës janë shumë dhe secila mbart mund, sakrificë, mërzitje, dëshpërim, kënaqësi, lodhje, surpriza. Në fund të fundit, kjo është jeta, me hiret dhe pahiret e saj!Por, kjo jetë nuk shijohet nga mosvënia në vendin e duhur, e personazheve të saj. Një film bëhet interesant për t`u parë, kur në të trajtohet një temë, një ngjarje reale, sesa një ngjarje fiktive.Nëse jetën do ta konsideronim një film, atëherë temën reale do të merrnim mbi familjen dhe personazhet realë do të ishin prindërit, fëmijët, e me rradhë. Vërtet do të ishte një film shumë i bukur, ashtu siç ka qenë që kur është krijuar njeriu i parë: burri, gruaja, pastaj u shtua njerëzimi me shumë pasardhës,deri në ditët e sotme. Përballja me të tjerët, me problematikën e tyre, nuk të bën të rëndësishëm, nëse nuk ke gjetur zgjidhjen e duhur. Të njohësh problematikën dhe të mbrosh të drejtën, të vërtetën, kjo po, të jep rëndësinë e duhur.Një pikë në çati, prish një shtëpi.E pra, secili prej nesh nuk duhet të lejojë të prishet shtëpia jonë e rehatshme, nga një pikë e papërfillshme. Shkroi: HibaAgolli (Gjyzeli)

27


KENDVESHTRIM

Islami është Dashuri

A është dashuria, çelësi i suksesit në gjithçka apo gjithçka mund ta shohim si dashuri të suksesshme?! -Dashuria është emocion, ndenja më e rëndësishme që mund të ndiejmë, por në të njëjtën kohë padyshim emocioni më i pakuptueshëm, se si vjen ndonjëherë dhe se si venitet. Ajo është pjesë e natyrshmërisë së botës së gjallë, është energjia më e shtrenjtë që posedon njeriu, e cila i jep mundësi të rregullojë atë që ka prishur me shpirtëroren dhe fizikun e tij. -Njeriu për nga natyra e tij është si një “warless” për t’u lidhur me të tjerët (shembulli i qartë i foshnjes me nënën). Foshnja e përjeton vetminë dhe refuzimin si një kërcënim të dhimbshëm për mbijetesën e tij po ashtu edhe një i rritur. -Dashuria nuk është domosdoshmërisht një emocion i pandryshueshëm, por është fakt se aftësia për të dashur është brendësuar tek ne. Ajo është gatishmëria për të hapur zemrat tona për të tjerët. Është e gatshme foshnja qësapo vjen në jetë, të dojë nënën e saj, janë të gatshëm prindërit të duan fosh-

njen e tyre, sapo vjen në jetë, gjyshërit për nipin apo mbesën, pra, të gjithë jemi të gatshëm të hyjmë në vorbullën e dashurisë për njëri tjetrin. Por çfarë është në të vërtetë dashuria?! Dhjetë shpjegime shkencore mund të na ndihmojnë ta kuptojmë më qartë atë: 1-Dashuria është e pavarur nga Pasioni. 2-Dashuria është një gjendje relativisht e qëndrueshme.(Kujdesi i vazhdueshëm për mirëqënien e tjetrit në të mirë dhe në të keq). 3-Ndërton modele ideale.(Ndërton një gjykim pozitiv edhe kur nuk është i tillë ose është i mangët). 4-Mund të rrisim kapacitetin tonë për të dashuruar.(Mund ta komandojmë trurin ose mund ta mësojmë trurin tonë të dashurojë më shumë). 5-Dashuria nuk është vetëm në kokë(në tru), njeriu dashuron me tërë qenien e tij. 6-Dashuria kultivohet. (Të gjithë duam të na duan, të na vlerësojnë dhe të kujdesen për ne. Shprehja e dashurisë me fjalë apo veprime krijon emocione

pozitive si te dhënësi ashtu edhe te marrësi. Mund ta ngjallësh dashurinë duke u kujdesur për të). 7-Dashuria rritet brenda nesh (është një aftësi që rritet brenda nesh me përqëndrim mendor dhe përfshirje emocionale). 8-Dashuria nuk është e pakushtëzuar, ajo ka kushtet e saj: ndjenjën e sigurisë; ndjenjën e besimit; ndjenjën e sinqeritetit; e pastër nga çdo dyshim etj. Persona që kanë kaluar trauma në fëmijërinë e tyre, kanë nevojë për shumë kohë për t’i aktivizuar mekanizmat e mësipërm. 9-Dashuria është ngjitëse.(Ajo mund të frymëzojë dashuri te të tjerët). 10-Dashuria nuk është e pandryshueshme (Në jetë gjithçka ndryshon, ashtu siç nuk jemi të njëjtë ndër vite ashtu edhe dashuria transformohet, maturohet ose venitet. Ajo është një parametër që ngrihet dhe bie shpejt). Pak njohuri nga shkenca se si e përjeton njeriu ndjenjën e dashurisë sidomos tek të dashuruarit. -Sipas hulumtimeve nga shkencëtarët e Torontos në Kanada dhe të Sorbonës

28


në Paris dhe në bashkëpunim me universitetet e tjera, kanë rënë dakordse ndjenja e dashurisë është një biokimi e pastër. -Është vërtetuar se “xixën” e dashurisë e ndez adrenalina, hormoni i gjendrës mbiveshkore. Tajimi i shtuar i adrenalinës rezulton në të rrahurat e zemrës; zgjerimin e bebëzave të syrit, kjo është shenja e parë e pëlqimit të të dy partnerëve. Pra, adrenalina e kryen punës e saj dhe fillon ndjenja e atraktivitetit . -Për forcimin e marrëdhënieve mes të dashuruarve, meritat i ka Oxytocina. Ky hormonprodhohet në sasi të mëdha, kur ndodhemi pranë personit që e dashurojmë edhe kjo është arsyeja pse ndihen të lumtur të dashuruarit, kur janë pranë njëri tjetrit. -Trupi ynë sekreton hormonin Oxytocin, i cili i mundëson njeriut të ndiejë dashuri, t’i afrohet njeriut dhe të mishërohet me të. Kur ne i afrohemi një trupi dhe e duam atë, truri ynë jep sinjale ndriçuese, i cili rezulton me aktivitet, përqëndrim, gjallëri, forcë dhe seriozitet. -Shumë shkrimtarë dhe poetë i kanë shkruar Dashurisë, kësaj ndjenje rrezedhënëse dhe rrezethithëse, plot vepra janë ngritur mbi qëllimin apo synimin e dashurisë por fatkeqësisht po jetojmë në kohën, kur dashurisë i ka humbur koncepti i saj, ia kanë ‘‘përdhosur“ vlerën e saj. Ajo është drejtuar drejt humnerave dhe greminave, e zhveshur nga çdo kuptim pozitiv dhe bukuria e saj është për t’u përkufizuar në diçka vetëm epsharake, madje ajo po shitet dhe blihet me para. -Dashuria në Islam është vlerë, është identitet. Mbi fjalën dashuri ndërtohet kjo fe, dashuria ndaj Krijuesit, dashuria ndaj të Dërguarit të Tij (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), dashuria ndaj fesë, dashuria bashkëshortore, dashuria familjare, dashuria farefisnore, dashura ndaj vendit, ndaj popullit dhe dashuria ndaj njerëzve në përgjithësi. - Islami erdhi për të promovuar dashurinë për hir të Zotit. Aty ku ka dashuri, ka edhe iman, besim. Feja e

29

Zotit, Islami, na dha një Profet (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), që e shenjtëronte dashurinë dhe zemra e tij ishte e mbushur me dashuri ndaj të gjithë atyre që qëndronin afër apo larg tij. I dashuri ynë, paqja dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të, na mësoi se nuk do të hyjmë në Xhenet nëse nuk duhemi. Ai gjithashtu na përgëzoi se dashuria mes nesh sjell dashurinë e Zotit për ne. -Falenderimi i takon Allahut, i Cili e bëri dashurinë mjet për bindjen dhe nënshtrimin ndaj Tij, i bëri bindjen dhe nënshtrimin tregues të sinqertë ndaj tij, falenderimi i takon përsëri Allahut, i Cili e ka bërë dashurinë mjet për

të fituar zemrën e të dashurit apo të dashurës. -Nëpërmjet dashurisë Allahu i ka nxitur shpirtrat që të ecin drejt përsosmërisë dhe duke i bërë të jenë vazhdimisht në kërkim të saj (thamë më sipër dashuria kultivohet). Zoti i Lartësuar me fuqinë e Tij, i kthen zemrat drejt dashurisë kur dhe siç dëshiron Ai Vetë, e ka ndarë dashurinë mes krijesave të Veta dhe e ka bërë atë të llojeve të ndryshme. -Dashuria e kategorizuar sipas dijetarëve muslimanë,të cilët e ndanë në tre grupe: • Dashuria madhore • Dashuria e mesme • Dashuria e poshtme

ahut të ia ndaj All j profetit r u h s a d t e nsideroh ë pas nda HORE” ko aj Mëshiruesit dhe m dhe pejgamberëve D A M I R 1-“DASHU daj Krijuesit tonë, nd hut qofshin mbi të) daj përpjekjes në n ,n lla Madhëruar qja dhe shpëtimi i A numërohet dashuria tuar kënaqësinë dhe a ie fi r (p u të d h e s ira, për Muham si.Në këtë lloj da prave të m ijuesi ynë. ë e v th ji uhet ë s g r s ë p je r ë n ojnë (apo d tin d oti, Kr dhe bë e Z s t k o u p h te e a ll a in s A m respek uar, ndër shpërbli rrugë të më e vlerës huri manifestohet në e plotë, e h d e h d a s m ërkushtimin rët. Kjo da i është më e Kjo dashur ë) të gjithë besimta alesave të Allahut, p tetjen tek Allahu, ta posedojn daj urdhrave dhe nd të botëve, në mbësh tu manifestohet njerëzor n ë Krijuesin e Vetëm hut etj. Ajo gjithash edit (paqja besimin n ë me caktimin e Alla it të Allahut, Muham aditës, kënaqësin rinë ndaj të Dërguar in mbi të), sunetit(tr në në dashu timi i Allahut qofsh aktikimin e sunetit dhe shpë së tij fisnike dhe pr iç ka urdhëruar htu s rrugës) ditshme, as mi. jetën e për hu i Lartëmadhërish Alla

2-“DASHURIA E M njerëzore, respektim ESME” – manifeston afërsinë e nd in e të tjerëve dhe ci jenjave lë njeriu ndaj atyre që i ka në lidhje bashkë sive fisnike, të cilat i posedon Të gjithë këto lidhj e në esencë i pranon shortore, familjare, shoqërore etj. (natyrës), me të ci Islami, meqë janë pj lën es mesme për shkak të e krijoi Allahu. Dijetarët e konsider ë e “fitrës” ojnë dashuri të pozitës së saj, pas da Në këtë dashuri qënd shurisë ndaj Allahu t, Pejgamberit. ro ajo paraqet themel n një numër i madh idesh, rregullash, ligjesh, meqë në ndërtimin e pers onalite Mungesa e kësaj da shurie, do të rezulto tit individual dhe shoqëror. nte m njerëzore! Për këtë ajo konsiderohet da e mungesën e shoqërisë shur në përmasa më të vo gla apo më të mëdha i e nevojshme, meqë e po njerëzit.Në shumë aj ete dhe hadithe kjo da sedojnë të gjithë shur lëvdohet apo urdhër ohet, për shkak të i preferohet, rëndës saj. Normalisht që kjo dashuri tek besim isë së tarët assesi nuk guxon të jetë e verbër dhe e pakushtëzuar.


KENDVESHTRIM

-Kësisoj, mes njerëzve, dikush do Allahun e Gjithëmëshirshëm; dikush tjetër do idhujt; dikush adhuron zjarrin apo kryqin; dikush do atdheun e dikush vëllezërit; dikush do gratë e dikush fëmijët; dikush do muzikën e dikush Kur’anin; dikush do paratë e pushtetin e dikush do fenë islame. Allahu i Lartësuar i zgjodhi të dashuruarit me Atë Vetë, më Librin e Tij dhe me Profetin e Tij mbi të gjithë të dashuruarit e tjerë që ka njohur historia njerëzore. Me dashuri dhe për dashurinë u krijuan toka dhe qiejt; dashuria është natyra, në të cilën u krijuan krijesat, përmes saj:1- shpirtrat realizojnë kërkesat e tyre; 2- plotësojnë dëshirat e tyre; 3-shpëtojnë nga shkatërrimi dhe 4-gjejnë në paqe rrugën drejt Zotit të tyre. - Një nga emrat e Allahut është El-Ueduud, që do të thotë Ai që i do shumë robërit e Vet. Emri Ueduud në Kur’an është përmendur pas emrit Gafuur ‘‘Ue huel Gafuur-ul Ueduud“Ai është Falësi i Madh që i do robërit e Vet(El-Buruxh, 14); dhe përsëri Ueduud është përmendur pas emrit të Allahut Rrahim‘‘Inne Rrabij Rrahimun Ueduud“ Padyshim se Zoti im është Mëshirues që i do robërit e Vet“. Me dashuri, besimtarët ndiejnë shijen e besimit, kur kënaqen me Allahun si Zot të tyre, me Islamin si fe të tyre dhe me Muhamedin si Profet të tyre. -Dashuria tek besimtarët ka një kuptim të madh, një vlerë më të çmueshme, sepse e dinë që dashuria e hedhur në zemrat e tyre buron nga El-Ueduud, nga Zoti që i do robërit e Tij.Sahabët u gëzuan shumë për frytet e dashurisë, atë ditë kur erdhi një njeri te Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut

3-“DASHURIA E nënlloje e në seci POSHTME” – përbëhet nga disa lë ekzagjerimi, verbër n prej tyre vjen në theks të veçant ë ia apo ul vlerën njer dhe pasioni. Kjo dashuri shkatërron ëzore! Kjo është da sh hyjnive imagjinar e në formë njer uri ndaj të gjithë ëzore, idhujve ap ngjashëm. Në këtë o llo kundrejt padrejtësi j dashurie është edhe dashuria së dhe tiranisë, da shuria ndaj kundërshtarëve të Al dashuri ndaj pa lahut etj. Kjo është sionit të shfrenua r, lakmisë ndaj pasurisë apo verbëria me diçka etj. qofshin mbi të) dhe e pyeti se kur do të

ndodhë Kijameti? I Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i tha: “Çfarë ke përgatitur për të?” Tha: Nuk kam përgatitur shumë nga namazi vullnetar, agjërimi, lëmosha, por e “DUA” Allahun dhe të Dërguarin e Tij. I Dërguari i Allahut(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i tha: “Ti do të jesh me atë që e do”. Enesi (Zoti qoftë i kënaqur prej tij) tha: ”Nuk kemi pasur ndonjëherë ndonjë gëzim më të madh sesa gëzimi i asaj dite kur dëgjuam Pejgamberin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), duke i thënë këto fjalë. A kemi ne nevojë për dashuri, për dashurinë e Zotit, për dashurinë e veprave të mira, për dashurinë ndaj të Dërguarit të Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), për dashurinë e njerëzve tonë të afërt !?PO, kemi nevojë, por si e kërkojmë së pari, me lutje me këmbëngulje, me përpjekje dhe punë të pandalshme.I Dërguari i Allahut i lutej Allahut me këtë lutje: “O Zot kërkoj dashurinë Tënde dhe dashurinë e atyre që të duan Ty. Kërkoj dashurinë e asaj vepre, e cila më afron te dashuria Jote”. Elementet kryesore që ndërtojnë një shoqëri të shëndetshme është: familja, jeta bashkëshortore është dashuri dhe mëshirë e ndërsjellët. Këto dy elemente në jetën bashkëshortore muslimane nuk kanë datë të caktuar, muaj të caktuar, nuk janë false, nuk janë të mbushura me gënjeshtra dhe tradhti. Ato janë të përhershme tek besimtarët, në jetën e tyre bashkëshortore. Këto dy elemente nuk burojnë nga pasioni i epshit, por burojnë nga zemra dhe shpirti i tyre dhe nga obligimet e Allahut ndaj tyre. Allahu thotë: “Dhe një prej shenjave

të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë”(Rrum 21). I Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)është pyetur se kush është njeriu më i dashur tek ai? Ai iu përgjigj: “Aishja(gruaja e tij)”. Pastaj e pyetën, po prej burrave?Tha: “Babai i saj (Ebu Bekri)”.Kjo dashuri nuk ishte vetëm fjalë, por një dashuri, e cila buronte nga një zemër e pastër. Aishja thotë: “Kurrë, asnjëherë nuk ka ndodhur që i Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) t`i bie me shuplakë ndonjë gruaje, fëmije apo ndonjë shërbëtori”, dhe: “Nuk kam xhelozuar ndaj ndonjë gruaje më shumë sesa ndaj Hatixhes (gruas së Pejgamberit). Ajo kishte vdekur tre vite para se të martohej Pejgamberi me mua, por vazhdimisht e përmendte. Kur Pejgamberi therte ndonjë dele ia dërgonte dhuratë shoqeve të Hatixhes. Këtë, Pejgamberi e bënte nga respekti që kishte ndaj tyre, sepse ato ishin shoqet e gruas së tij, Hatixhes.” Kjo është dashuri e vërtetë, e cila tregon sinqeritet, përkushtim, respekt dhe nderim edhe pse gruaja e tij, Hatixhja, kishte ndërruar jetë. Dashuria për hir të Allahut… Të duash për hir të Allahut do të thotë ta duash dikë, jo për interes të kësaj bote, por sepse ai/ajo është në shërbim

30


të muslimanëve dhe Islamit… Profeti, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Allahu do të pyesë në Ditën e Gjykimit: ku janë ata që janë dashur për hir të Madhërisë Sime? Sot, kur nuk ka hije tjetër, do t’i strehoj ata në hijen Time.” (Muslimi) Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: “S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër…” (49: 10) Profeti Muhamed, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Janë tre gjëra që secili që i arrin ato, do ta gjejë ëmbëlsinë e besimit: Nëse Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të dashur për të se çdokush tjetër, nëse ai e do dikë vetëm për hir të Allahut dhe nëse ai e urren kthimin në mosbesim (kufër), pasi Allahu e shpëtoi atë prej

31

tij, aq sa do ta urrente hedhjen e tij në zjarr.” Të kesh dashuri për besimtarët dhe robërit e mirë është rezultat i njeriut që e do Allahun, kështu që ai fiton shpërblime dhe merita si ata që i do. Profeti, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Nuk duhet të ketë prishje të lidhjes, as të largoheni njëri prej tjetrit, as ta urreni njëri-tjetrin. Bëhuni vëllezër, siç ju ka urdhëruar Allahu.” (Muslimi) Gjithashtu, Profeti ,(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), i këshilloi muslimanët që t’ia shfaqin njëri-tjetrit dashurinë duke thënë: “Nëse njeriu e do vëllanë e tij në besim, atëherë le t’i tregojë atij se e do.” (Ebu Davudi)

Transmetohen shumë hadithe, në të cilat tregohet se ta duash dikë për hir të Allahut është vepër fisnike, e cila ia mundëson dikujt të bëjë vepra të mira në këtë botë dhe të jetë në shoqërinë e lartë në botën tjetër. Prandaj, t’i duam vëllezërit apo motrat tona për hir të Allahut, me qëllim që ta bëjmë veten të mirë dhe ta fitojmë kënaqësinë e Allahut dhe të jemi prej atyre njerëzve që personat e tjerë mos të mërziten nga fjalët tona, por të ngelin të kënaqur nga ne! Ti je ai që përfiton më së shumti, nëse u dhuron dashuri njerëzve para se të përfitojnë ata. Nëse vërtet e do veten, mësoje që t’i duash edhe të tjerët për hir të Zotit.Thuaju atyre: Të dua për hir të Zotit!

Shkroi: Miranda Qoshja


Post - Ramazan KENDVESHTRIM

Gjashtë ditët e SHEVALIT, shpërblimet dhe si agjërohen

Në një hadith që citohet në librin “Nejlul Eutar”, thuhet se Ebu Ejub Ensari e ka dëgjuar Profetin a.s të thotë:”Kush agjëron Ramazanin dhe e pason me gjashtë ditë agjërim nga muaji Sheval, është njëlloj sikur ka agjëruar gjithë jetën.” Imam Ahmedi transmeton një hadith të ngjashëm, ku Theuban tregon se e ka dëgjuar Profetin a.s të thotë:”Kush agjëron Ramazanin dhe e pason me gjashtë ditë pas fitër bajramit, është njëlloj sikur ka agjëruar gjithë vitin. Një e mirë shpërblehet me dhjetë syresh.” Meqë agjërimi i muajit të Ramazanit, është sikur ke agjëruar dhjetë muaj edhe agjërimi i gjashtë ditëve nga Shevali, shpërblehet sa për gjashtëdhjetë të tilla. Kështu, plotësohet një vit. Nëse besimtari agjëron çdo vit Ramazanin dhe gjashtë ditët e Shevalit, është njëlloj sikur agjëron gjithë jetën. Të dy hadithet e mësipërme flasin mbi rëndësinë e agjërimit të gjashtë ditëve nga muaji Sheval, pas ditës së fitër bajramit. Ngrënia ditën e fitër bajramit është e detyrueshme, pasi është ditë feste. Ajo që kuptohet nga dy hadithet, është se agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit është mirë të bëhet pa shkëputje, përveç ditës së fitër bajramit. Megjithatë, është e lejueshme që agjërimi i këtyre gjashtë ditëve të bëhet veç e veç. Kush i agjëron pa shkëputje, direkt pas ditës së fitër bajramit, ka bërë më të mirën e mundshme dhe kush i agjëron të shkëputura, por brenda muajit Sheval, ka vepruar sipas sunetit të Profetit a.s.

Dijetarët që e gjykojnë si të vepër të pëlqyeshme agjërimin e gjashtë ditëve nga Shevali, janë ata të medh-hebit shafi, imam Ahmedi dhe Dhahirit. Në librin “El-mexhmu’u” të imam Neveviut, gjykohet si vepër e pëlqyeshme agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit, bazuar në hadithin e transmetuar nga imam Muslimi, Ebu Daudi se Profeti a.s ka thënë:”Agjërimi i gjashtë ditëve nga Shevali, është ekuivalent me agjërimin e gjithë jetës.” Agjërimi i këtyre ditëve pëlqehet të bëhet pa shkëputje, që nga dita e parë e Shevalit, pas ditës së fitër bajramit, ditë në të cilën nuk lejohet agjërimi. Nëse dikush i agjëron këto ditë të shkëputura nga njëra-tjetra, ose i vonon gjer në fund të muajit, lejohet dhe konsiderohet konform sunetit të Profetit a.s. Në librin me titull “El-mugni” të autorit Ibnu Kudama, citohet se agjërimi i gjashtë ditëve nga Shevali është një vepër e pëlqyeshme nga shumë dijetarë, të mbështetur tek hadithi i mësipërm i Theuban-it.

32


DUA

Lamtumirë

Lamtumirë o muslimanë, lamtumirë o besimtarë të All-llahut. Unë nesër do të takohem me Zotin tim dhe to të dëshmojë për ju, do të dëshmoj në llogari tuaj. Do të tregoj për ata të cilët që nga dita e parë m‘i hapen dyert e shtëpive dhe të zemrave të tyre dhe me priten siç pritet mysafiri i Zotit. O muslimanë, o agjërues, o ju që sakrifikuat dëshirat dhe tekat tuaja, me vetëdije mbizotëruat instinktet më të fuqishme të ushqimit, pijes dhe marrëdhënieve seksuale, ju që i kaluat ditët në uri, e ushqimet e shijshme para vetes, ju që i kaluat ditët të etur, e pijet e lejuara dhe të këndshme shkëlqenin para syve tuaj, më thoni, për kë e betë këtë sakrificë dhe vetëmohim të jashtëzakonshëm. E di se të gjithë do të thoni: „Këtë e bëmë për Atë që është në agjërim të përjetshëm. Nëpërmjet agjërimit tonë të përkohshëm deshëm t’i afrohemi agjërimit të përjetshëm të Zotit dhe Krijuesit absolut. Dëshira jonë ishte që të frymëzoheshim nga uria (agjërimi) e Qendrës universale të fuqisë, me qëllim që të dëshmojmë dashurinë ndaj Tij dhe të përjetojmë urinë e detyrueshme të krijesave të Tij.“ E pra, ja ku po ju them se për këtë sakrificë madhështore do të dëshmoj tek Ai për të cilin ju e bëtë atë. O All-llahu im i dashur vetëm për hir Tëndin ata i bënë kurban ushqimet e trupit, për t’ia dhënë hedie shpirtit. Kam shkuar shpesh në shtëpitë e tyre në mbrëmje, ata nuk i kam parë aty, por i kam gjetur në shtëpinë Tënde ja rabbi, në xhami të mbledhur me vëllezërit tjerë duke rënë në sexhde vetëm për Ty o dashuri Perëndi. O All-llah të lutem m’i falë mua këta njerëz, sepse këta kanë qenë shumë afër me mua gjatë gjithë kohës sa kam qenë prezentë në dynja. Këta e kanë dashur më shumë ahiretin se dynjanë, fali këta ja rabbi. O Zot im këta njerëz nuk u dorëzuan asnjëherë, unë dëshmoj për ta dhe për qëndrueshmërinë e tyre në këto ditë ta gjata e të zjarrta të verës. Ata e ekspozuan shpirtin dhe e dogjën fytyrën e tyre në këtë ditë të zjarrtë të dynjasë për ta shpëtuar atë për 70 vjet nga zjarri i ditës së ahiretit. Ju thanë buzët, ju dobësua trupi, ju zbehen fytyrat, por ata e vazhduan agjërimin. Ata këtë bënë për ty o i madhi Perëndi. Jo, ajo nuk është zbehje e fytyrave dhe as dobësim i trupit, por është nuri, drita e Jote që ka depërtuar në çdo qelizë të trupit të tyre, e fytyra vetëm reflekton atë që është në shpirt. O muslimanë – agjërues unë po shkoj tek Zoti im dhe do të dëshmoj për triumfin e shpirtit tuaj dhe fatin e lumtur ne dynja e ne ahiret. Ju më pritetët dhe po më përcillni me krenari e dinjitet. Unë do te raportoj për ju me krenari para Zoti tim.

33


Ndërsa, për ata që më braktisen do të dëshmoj kundër tyre te Zoti im. Unë nuk kam asgjë të përbashkët me ta, me ata të cilët gjatë prezencës sime këtu më shumë e deshën dynjanë se ahiretin, ata të cilët i mposhti epshi, indiferentizmi dhe të cilët mbeten pa krenari, pa dinjitet, pa karakter dhe personalitet. Megjithatë unë do t’i lutem Zotit për ata që t’i udhëzojë për të qenë të gatshëm dhe të përgatitur për vitin e ardhshëm, nëse do të kenë jetë deri atëherë. O Musliman unë po ndahem prej jush dhe po ngjitem te Zoti im, por po ju lë juve amanet që pasi të shkoj dhe të heq fijen e fundit nga kjo dynja, po ua lë juve amanet mos u ndani nga Zoti juaj, mos u ndani nga xhamia, nga namazi, nga feja. Unë erdha t’ju dëftoj për Zotin tim dhe Zotin tuaj. All-llahu është Zoti juaj edhe pas shkuarjes sime nga kjo dynja. Lamtumirë o muslimanë. Shkroi: Muhedin Ahmedi

34


DUA Po largohet edhe miku i madh Ramazani. U bëfshin copa -copa zemrat që lidhen me mikun me shumë se me Zotin e mikut. Ti je Zoti i Ramazanit, Zoti i Korrikut, Zoti i Vjeshtës. Ti je Zoti i Dimrit dhe Zoti i Pranverës. Nuk mbetet kurrë vetëm, ai/ajo që të ka në çdo frymëmarrje Ty. Na mbaj gjallë ta presim serish mikun vitin tjetër e nëse caktimi Yt i drejte ka vendosur që të mos jetojme më, bëhu Mikpritësi ynë Ti. Miqve që vijnë të dërguar nga Ti, nuk dimë si t’ia japim hakun. Zot pranoje Ti sakrificën. Miku ynë i madh nuk ka për t’u ankuar kurrë tek Ti për mangësitë tona, e dimë. Miqtë besnikë nuk flasin kurrë për të metat e miqve të tyre. Miku i mirë nuk flet kurrë për mangësitë e mikut të tij. Zot pranoje pafuqinë dhe dobësinë tonë. E gjithë përulja, nënshtrimi dhe dorëzimi të takojnë vetëm Ty!

Natë Kadri do të thotë Natë Caktimi.

Zot!

Ti e cakton jetën, Ti e cakton vdekjen. Ti e cakton sëmundjen, ti e cakton shëndetin. Ti cakton pasurinë, Ti e cakton varfërinë. Ti e cakton krenarinë, Ti e cakton poshtërimin. Ti e cakton pushtetin, Ti e shkul atë kur do vetë. Ti i luan qiejt, Ti e luan Tokën. Ti mëson zemrën të rrahë e të dojë, gjakun të rrjedhë në damarë, mendjen të kuptojë, shpirtin të adhurojë. Zot! Mos na poshtëro, mos na turpëro të kërkojmë prej njerëzve atë që e ke në dorë vetëm Ti!

35


FALJA E NAMAZIT - FITER BAJRAMI 2016 SHQIPERI --IMAMI I MEKES SE NDRITUR SALIH EL TALIB

36


t i m a r j a B i i m i t s e F ! ë t o B r ë p ë n

Sudan 37


Indonezi

38


Pakistan

39


Tanzania

Bosnia 40


Palestina

Turqi

41


Angli

42


Emiratet a r a u k h s a B e 43


Editorial

Trying to get up

After many decades of freedom and change, after passing from one stage to another, we aren't anymore those who were. The years that make us more aged are the multiple stages of life gathered together to come such to make us more good. When someone wants to change, each of us has expectations to major changes, to those who make headlines for which it is worth writing. But in our society on trying some qualities are deep hidden, while many of the common vices are displayed formidable. It is regrettable and unfortunate, when you sit and click in order to listen to the news, to see forecasts meteorological, to be more excited about the tomorrow, to will know whether there will be sun and cloudless sky, we hear than within a day-night so many breaking news from road accidents, by blood feuds and unresolved issues that did not solve the state, for which we vote with stirring every campaign. We heard that the wonders mayors to provide sexual favors in exchange for a job , crazy administrators of the garden with the beating inhumane behavior against the kindergarten, whose mother has trust on them like her eyes.

We look up to the dome of the state to shame seeks to attain justice reform under this order. Through a dire wants to pack additional camouflage among other things the right of some communities negligible for same-sex marriage. This people and this land has sought and continues to seek its rights even more legitimate dealing with soul, life, bone and bone and this state can't resolve anything, while the issue where the highest international courts have unanimously come to the cause idiotic nicknamed as "not human rights" in the list of internationally recognized human rights, based on the charter of human rights of our state pledges and approve this amendament about the same-sex marriage. One thing that the High God, The Creator of the Universe, the Knowledge, the infallible, the Best Creator sentenced centuries ago this behavior in the era of Lot as, and condemns still as such, does not have the least Muslims accept that their constitution stamped mark of shame, where it is known that in the whole world, only three demographically small countries

44


have this type points on marriage within their constitution. Then, why are imposed in this thing? The reasons are well known. Albania is a small country in a few million, but in these million the majority is Muslim people, is probably the fear that this huge number actually increases day by day? And it happens that whenever we decide to get up or to rise again we fear that is not far away the day of the great sinking, when no avail, nothing is accepted except a pure heart and a faith firm in things that the only one God has allowed who never errs.

45


‫اﻟﺟﮭود اﻟﻣﺑذوﻟﺔ ﻟﺗرﺗﻔﻊ ﻋﺎﻟﯾﺎ‬

‫ﺣﻠﺔ إﻟﻰ أﺧرى ﻟﺳﻧﺎ اﻟذﯾن ﻛﻧﺎ ‪.‬‬

‫اﻟﺗﺣرﯾر‬

‫ﻣوﯾﺎ‬ ‫اﻟﺳﻧوات اﻟﺑﻧﺎ‬ ‫ﻛﺗب‪:‬‬ ‫اﻟﻣﺟﺗﻣ‬

‫اﻟﺗﺣرﯾر‬

‫اﻟذﯾناﻟﻣﺑذوﻟﺔ‬ ‫اﻟﺟﮭود‬ ‫ﻟﺗرﺗﻔاﻟ‬ ‫ﯾﺗﺧذون‬ ‫ﺗوﻗﻌﺎت ﻟﺗﻐﯾﯾرات ﻛﺑﯾرة‪ ،‬ﻷوﻟﺋك‬ ‫ﻛﺗب‪ :‬اﻟﺑﻧﺎ ﻣوﯾﺎ‬

‫اﻟﺟﮭود اﻟﻣﺑذوﻟﺔ ﻟﺗرﺗﻔﻊ ﻋﺎﻟﯾﺎ‬

‫ﺣرﯾﺔ واﻟﺗﻐﯾﯾر‪ ،‬ﺑﻌد ﻣرور ﻣن ﻣرﺣﻠﺔ إﻟﻰ أﺧرى ﻟﺳﻧﺎ اﻟذﯾن ﻛ‬ ‫ﺣﯾن أن اﻟﻌدﯾد ﻣن اﻟرذاﺋل ﻣﺷﺗرﻛﺔ ﯾﺗم ﻋ‬ ‫ﻓﻲ‬ ‫‪،‬‬ ‫دا‬ ‫ﯾﺟﻌﻠﻧﺎ أﻓﺿل‪.‬‬ ‫ﺑﻌد ﻋﻘود ﻣن اﻟﺣرﯾﺔ واﻟﺗﻐﯾﯾر‪ ،‬ﺑﻌد ﻣرور ﻣن ﻣرﺣﻠﺔ إﻟﻰ أﺧرى ﻟﺳﻧﺎ اﻟذﯾن ﻛﻧﺎ ‪ .‬اﻟﺳﻧوات اﻟﻣﺟﺗﻣﻌﺔ ﻟﯾﺳت ﺳوى ﺗﺟﻣﻊ ﻋدة ﻣراﺣل اﻟﺣﯾﺎة‬ ‫ﻣﻌﺎ ‪ ,‬اﻟﮭدف أن ﯾﺟﻌﻠﻧﺎ أﻓﺿل‪.‬‬ ‫ﻋﻧدﻣﺎ ﯾرﯾد ﺷﺧص ﻣﺎ اﻟﺗﻐﯾﯾر‪ ،‬ﻛل واﺣد ﻣﻧﺎ ﻟدﯾﮫ ﺗوﻗﻌﺎت ﻟﺗﻐﯾﯾرات ﻛﺑﯾرة‪ ،‬ﻷوﻟﺋك اﻟذﯾن ﯾﺗﺧذون اﻟﻌﻧﺎوﯾن اﻟﺗﻲ ﯾﺟدر اﻟﻛﺗﺎﺑﺔ‪.‬‬ ‫وﻟﻛن ﻓﻲ ﻣﺟﺗﻣﻌﻧﺎ ﺑﻌض اﻟﺻﻔﺎت اﻟﺧﻔﯾﺔ ﻋﻣﯾﻘﺔ ﺟدا ‪ ،‬ﻓﻲ ﺣﯾن أن اﻟﻌدﯾد ﻣن اﻟرذاﺋل ﻣﺷﺗرﻛﺔ ﯾﺗم ﻋرﺿﮭﺎ ھﺎﺋﻠﺔ‪.‬‬

‫ﻛﺑﯾرة‪ ،‬ﻷو‬ ‫ﻟﺗﻐﯾﯾرات‬ ‫ﻣﺑﻛر‪ ،‬ﺗوﻗﻌﺎت‬ ‫واﺣد ﻣﻧﺎ ﻟدﯾﮫ‬ ‫ص ﻣﺎ ا‬ ‫وﻛذﻟك‬ ‫ﻛﻛل‪،‬‬ ‫واﻟﻣﺟﺗﻣﻊ‬ ‫ﻟﺗﻐﯾﯾر‪،‬ﻓﻲﻛلوﻗت‬ ‫دﯾﻣﻘراطﯾﺔ‬ ‫اﻟﺻﻔﺎت ﺣﯾث‬ ‫ﺑﻌضاﻷﺧﯾرة‬ ‫ﻧوات‬ ‫ﺳﻌﻰﻣنإﻟا‬ ‫اﻟﺗﻲ ﻧاﻟﻌدﯾد‬ ‫ﻋﺎﻣﺎﺣﯾن أن‬ ‫‪ ،24‬ﻓﻲ‬ ‫ﻣﻠﯾﺋﺔ ﺟدا‬ ‫اﻟﺧﻔﯾﺔ ﻋﻣﯾﻘﺔ‬ ‫ﻌﻧﺎ‬ ‫ﻣﺳﺗﻘرة‪.‬‬ ‫إذا أﻧﺎ أﺗﺣدث ﻋن واﻗﻊ ﺑداﯾﺎت ھذا اﻟﻣﺄزق‪ ،‬ﻣن اﻟدﯾﻣﻘراطﯾﺔ ﻓﻲ وﻗت ﻣﺑﻛر‪ ،‬واﻟﻣﺟﺗﻣﻊ ﻛﻛل‪ ،‬وﻛذﻟك اﻟﺗﻐﯾرات ﻓﻲ اﻟﺳﻠوك‪ ،‬ﻓﻲ ﺳﺑﯾل اﻟﻌﯾش‬ ‫واﻟﺗﻔﻛﯾر واﻻﻋﺗﻘﺎد‪ ،‬وﯾﺷﻛل اﻟﻣﻌﻧﻰ‪ ،‬وﻟﻛن ﻓﻲ اﻟﺳﻧوات اﻷﺧﯾرة ﺣﯾث ﻣﻠﯾﺋﺔ ‪ 24‬ﻋﺎﻣﺎ اﻟﺗﻲ ﻧﺳﻌﻰ إﻟﻰ اﻻرﺗﻔﺎع‪ ,‬ﻣرة أﺧرى ﻧﺟد أﻧﻔﺳﻧﺎ ﻓﻲ‬ ‫ﺣﺎﻓﺔ اﻟظﻼم اﻟﮭﺎوﯾﺔ ھذا ھو اﻟﺗﻘﺎء اﻟﻣﺟﺗﻣﻊ ﻏﯾر ﻣﺳﺗﻘرة‪.‬‬ ‫ﻣن اﻟﻣؤﺳف‪ ،‬ﻋﻧدﻣﺎ ﻛﻧت أﺟﻠس واﻧﻘر ﻣن أﺟل اﻻﺳﺗﻣﺎع إﻟﻰ اﻷﺧﺑﺎر ﻟﻣﻌرﻓﺔ ﺗوﻗﻌﺎت اﻷرﺻﺎد اﻟﺟوﯾﺔ‪ ،‬ﻷﻛون أﻛﺛر ﺣﻣﺎﺳﺎ ﻓﺟر اﻟﻐد‪،‬‬ ‫ﻟﺳوف أﻋرف ﻣﺎ إذا ﻛﺎن ھﻧﺎك اﻟﺷﻣس واﻟﺳﻣﺎء ﺻﺎﻓﯾﺔ‪ ،‬وﯾﻌﻠم ﻣن ﺗﻧﻘرض ﻓﻲ ﻏﺿون ﻓﺗرة اﻟﻠﯾل واﻟﻧﮭﺎر ﻣن ﺣوادث اﻟطرق اﻟﺗﻲ اﻟﺛﺄر‬ ‫واﻟﻘﺿﺎﯾﺎ اﻟﻌﺎﻟﻘﺔ اﻟﺗﻲ ﻟم ﺗﺣل اﻟﻣﻧﺗﺷرة ﻓﻲ اﻟدوﻟﺔ‪ ،‬واﻟﺗﻲ ﻧﺻوت ﻣﻊ اﻟﺗﺣرﯾك ﻛل ﺣﻣﻠﺔ‪ ،‬أن ﻧﻧظر ﻋﺟﺎﺋب رؤﺳﺎء اﻟﺑﻠدﯾﺎت ﻟﺗﻘدﯾم ﺧدﻣﺎت‬ ‫ﺟﻧﺳﯾﺔ ﻣﻘﺎﺑل وظﯾﻔﺔ ‪ ,‬ﺟﻧون اﻹدارﯾﯾن ﻓﻲ اﻟروﺿﺔ ﺣﯾث ﺿرب اﻟﺻﻐﺎر ﺻرﺑﺎ ﻣﺑرﺣﺎ ھذا اﻟﺳﻠوك و اﻷﺣداث ﺿد اﻟﻼإﻧﺳﺎﻧﻲ ﻛﯾف و‬ ‫أن اﻷم ﺗرﻛت اﻹﺑن ﺑﻛل اﻟﺛﻘﺔ و اﻷﻣﺎﻧﺔ ﻓﻲ ھذا اﻟﻣﻛﺎن ‪ .‬ﻟﻠﺑﺣث ﻋن ﻟﻘﺑﺔ اﻟدوﻟﺔ ﻟﻠﻌﺎراﻟﻠذي ﯾﺳﻌﻰ إﻟﻰ ﺗﺣﻘﯾﻖ إﺻﻼح اﻟﻌداﻟﺔ ﻓﻲ ظل ھذا‬ ‫اﻟﻧظﺎم‪ .‬ﻣن ﺧﻼل ﺧﯾﻣﺔ ﯾﺣب أن ﺣزﻣﺔ اﻟﺗﻣوﯾﮫ إﺿﺎﻓﻲ ﻣن ﺑﯾن أﻣور أﺧرى ﺑﺣﻖ ﺑﻌض اﻟﻣﺟﺗﻣﻌﺎت ﺿﺋﯾﻠﺔ ﻟﻠزواج ﻣن ﻧﻔس اﻟﺟﻧس‪ .‬ھذا‬ ‫اﻟﺷﻌب وھذه اﻷرض ﺳﻌت وﻻ ﺗزال ﺗﺳﻌﻰ إﻟﻰ اﻟﺣﺻول ﻋﻠﻰ ﺣﻘوﻗﮫ ﺣﺗﻰ أﻛﺛر ﺷرﻋﯾﺔ ﻟﺗﻌﺎﻣل ﻣﻊ اﻟﻧﻔس واﻟﺣﯾﺎة واﻟﻌظﺎم و ﻣﺎ زال ﺣﺎﻟﺔ‬ ‫اﻟﻧوم اﻟﻌﻣﯾﻖ ﻓﻲ اﻷﻣﺔ و ﻻ ﺗﺳﺗﻔﯾﻖ ﻟﺗﺣل ﺗﻠك اﻟﻘﺿﯾﺔ ﻓﻲ ﺣﯾن ﻟﺣﺎﻟﺔ ﻣن أﯾن ﺟﺎءت اﻟﻣﺣﺎﻛم اﻟﻌﻠﯾﺎ اﻟدوﻟﯾﺔ ﺧﺎرج ﺑﺎﻹﺟﻣﺎع اﻟﻠﻘب ﻛﺎن ﺳﺑﺑﺎ‬ ‫ﻓﻲ ھراء ب "ﻟﯾس ﻣن اﻟﺣﻘوق اﻹﻧﺳﺎن" ﻓﻲ ﻗﺎﺋﻣﺔ ﺣﻘوق اﻹﻧﺳﺎن اﻟﻣﻌﺗرف ﺑﮭﺎ دوﻟﯾﺎ‪ ،‬ﻋﻠﻰ أﺳﺎس ﻣﯾﺛﺎق اﻷﻣم اﻟﻣﺗﺣدة ﻟﺣﻘوق اﻹﻧﺳﺎن ﻟدﯾﻧﺎ‬ ‫ﺗﻌﮭدات ﻋﻠﻰ اﻟﻣواﻓﻘﺔ!‬

‫ﻋن واﻗﻊ ﺑداﯾﺎت ھذا اﻟﻣﺄزق‪ ،‬ﻣن اﻟدﯾﻣﻘراطﯾﺔ ﻓﻲ وﻗت ﻣﺑﻛر‪ ،‬و‬ ‫ﻘﺎد‪ ،‬وﯾﺷﻛل اﻟﻣﻌﻧﻰ‪ ،‬وﻟﻛن ﻓﻲ اﻟﺳﻧوات اﻷﺧﯾرة ﺣﯾث ﻣﻠﯾﺋﺔ ‪4‬‬ ‫ﻻﺳﺗﻣﺎع إﻟﻰ اﻷﺧﺑﺎر ﻟﻣﻌرﻓﺔ ﺗوﻗﻌﺎت اﻷرﺻﺎد اﻟﺟ‬ ‫ﺎوﯾﺔ ھذا ھو اﻟﺗﻘﺎء اﻟﻣﺟﺗﻣﻊ ﻏﯾر ﻣﺳﺗﻘرة‪.‬‬ ‫ﺷﻲء واﺣد أن ﷲ اﻟﻌﻠﻲ‪ ،‬ﺧﺎﻟﻖ اﻟﻛون‪ ،‬و ھو ﻋﻠﯾم ﺧﺑﯾر ﺣﻛم ﻣﻧذ ﻗرون ھذا اﻟﺳﻠوك ﻓﻲ ﻋﮭد ﻟوط ﻋﻠﯾﮫ ﺳﻼم ﻛﻣﺎ وﯾدﯾن ﻻ ﯾزال ﻋﻠﻰ ھذا‬ ‫اﻟﻧﺣو‪ ،‬ﻻ ﯾﻣﻛن ﻧﺣن اﻟﻣﺳﻠﻣﯾن ﻧﻘﺑل ﺑﺄن دﺳﺗورﻧﺎ ﺗﻛون ﻣﺧﺗوﻣﺔ وﺻﻣﺔ ﻋﺎر‪ ،‬ﺣﯾث أﻧﮫ ﻣن اﻟﻣﻌروف أن ﻓﻲ اﻟﻌﺎﻟم ﻛﻠﮫ‪ ،‬ﺳوى ﺛﻼث دول‬ ‫ﺻﻐﯾرة دﯾﻣوﻏراﻓﯾﺎ ﻟدﯾﮭﺎ ھذا اﻟﻧوع ﻧﻘﺎط ﺣول اﻟزواج داﺧل دﺳﺗورھم‪.‬‬

‫ﺻﺎﻓﯾﺔ‪ ،‬وﯾﻌﻠم ﻣن ﺗﻧﻘرض ﻓﻲ ﻏﺿون ﻓﺗرة اﻟﻠﯾل‬ ‫اﻻﺳﺗﻣﺎع إﻟﻰ‬ ‫ﻣﻊ ﻣن أﺟل‬ ‫ﻧﺻوتواﻧﻘر‬ ‫ﻛﻧت أﺟﻠس‬ ‫ﻋﻧدﻣﺎ‬ ‫ﻟﻣﻌرﻓﺔﻋ‬ ‫اﻷﺧﺑﺎرﻧﻧظر‬ ‫ﺣﻣﻠﺔ‪ ،‬أن‬ ‫اﻟﺗﺣرﯾك ﻛل‬ ‫واﻟﺗﻲ‬ ‫‪46‬‬ ‫ﺛم ﻟﻣﺎذا ﺗﻔرض ﻋﻠﯾﻧﺎ ھذا اﻟﺷﻲء؟ اﻷﺳﺑﺎب ﻣﻌروﻓﺔ ﺟﯾدا‪ .‬وﺑﺎﻟﻧظر إﻟﻰ أن أﻟﺑﺎﻧﯾﺎ ﺑﺿﻌﺔ ﻣﻼﯾﯾن‪ ،‬وﻟﻛن ﻓﻲ ھذه ﻣﻠﯾون اﻟﻣﺳﻠﻣون اﻟﻐﺎﻟﺑﯾﺔ‪ ،‬ﻗد‬ ‫ﻻ ﯾﻛون ﺿرﺑﺔ اﻟﻰ اﻟﺧوف ﻣن ان ھذا اﻟﻌدد اﻟﮭﺎﺋل اﻟواﻗﻊ ﯾزﯾد ﯾوﻣﺎ ﺑﻌد ﯾوم؟‬

‫وﺑﺎﻟﺗﺎﻟﻲ ﻓﺈﻧﮫ ﯾﺣدث أﻧﮫ ﻛﻠﻣﺎ ﻧﻘرر أن ﯾرﺗﻔﻊ ﻣرة أﺧرى ﺗﻐرق وﻧﺧﺷﻰ أن ﻟﯾس ﺑﻌﯾدا اﻟﯾوم اﻟذي ﺳﯾﻛون اﻟﻐرق اﻟﻌظﯾم‪ ،‬ﻋﻧد ذﻟك ﻻ ﯾﻧﻔﻊ‬ ‫ﻣﺎل و ﻻ ﺑﻧون إﻻ ﻣن أﺗﻲ ﷲ ﻗﻠب ﺳﻠﯾم و ﻧﻘﻲ وﺷرﻛﮫ اﻹﯾﻣﺎن ﻓﻲ اﻟﻌﻣل اﻟﻠذي أﻣره ﻣن ﻻ ﯾﺧطﺊ أﺑدا‪.‬‬

‫ﻣﺎ إذا ﻛﺎن ھﻧﺎك اﻟﺷﻣس واﻟﺳﻣﺎء ﺻﺎﻓﯾﺔ‪ ،‬وﯾﻌﻠم ﻣن ﺗﻧﻘرض ﻓﻲ‬


‫اﻟﺗﺣرﯾر‬ ‫ﻛﺗب‪ :‬اﻟﺑﻧﺎ ﻣوﯾﺎ‬

‫اﻟﺟﮭود اﻟﻣﺑذوﻟﺔ ﻟﺗرﺗﻔﻊ ﻋﺎﻟﯾﺎ‬ ‫ﺑﻌد ﻋﻘود ﻣن اﻟﺣرﯾﺔ واﻟﺗﻐﯾﯾر‪ ،‬ﺑﻌد ﻣرور ﻣن ﻣرﺣﻠﺔ إﻟﻰ أﺧرى ﻟﺳﻧﺎ اﻟذﯾن ﻛﻧﺎ ‪ .‬اﻟﺳﻧوات اﻟﻣﺟﺗﻣﻌﺔ ﻟﯾﺳت ﺳوى ﺗﺟﻣﻊ ﻋدة ﻣراﺣل اﻟﺣﯾﺎة‬ ‫ﻣﻌﺎ ‪ ,‬اﻟﮭدف أن ﯾﺟﻌﻠﻧﺎ أﻓﺿل‪.‬‬ ‫ﻋﻧدﻣﺎ ﯾرﯾد ﺷﺧص ﻣﺎ اﻟﺗﻐﯾﯾر‪ ،‬ﻛل واﺣد ﻣﻧﺎ ﻟدﯾﮫ ﺗوﻗﻌﺎت ﻟﺗﻐﯾﯾرات ﻛﺑﯾرة‪ ،‬ﻷوﻟﺋك اﻟذﯾن ﯾﺗﺧذون اﻟﻌﻧﺎوﯾن اﻟﺗﻲ ﯾﺟدر اﻟﻛﺗﺎﺑﺔ‪.‬‬ ‫وﻟﻛن ﻓﻲ ﻣﺟﺗﻣﻌﻧﺎ ﺑﻌض اﻟﺻﻔﺎت اﻟﺧﻔﯾﺔ ﻋﻣﯾﻘﺔ ﺟدا ‪ ،‬ﻓﻲ ﺣﯾن أن اﻟﻌدﯾد ﻣن اﻟرذاﺋل ﻣﺷﺗرﻛﺔ ﯾﺗم ﻋرﺿﮭﺎ ھﺎﺋﻠﺔ‪.‬‬ ‫إذا أﻧﺎ أﺗﺣدث ﻋن واﻗﻊ ﺑداﯾﺎت ھذا اﻟﻣﺄزق‪ ،‬ﻣن اﻟدﯾﻣﻘراطﯾﺔ ﻓﻲ وﻗت ﻣﺑﻛر‪ ،‬واﻟﻣﺟﺗﻣﻊ ﻛﻛل‪ ،‬وﻛذﻟك اﻟﺗﻐﯾرات ﻓﻲ اﻟﺳﻠوك‪ ،‬ﻓﻲ ﺳﺑﯾل اﻟﻌﯾش‬ ‫واﻟﺗﻔﻛﯾر واﻻﻋﺗﻘﺎد‪ ،‬وﯾﺷﻛل اﻟﻣﻌﻧﻰ‪ ،‬وﻟﻛن ﻓﻲ اﻟﺳﻧوات اﻷﺧﯾرة ﺣﯾث ﻣﻠﯾﺋﺔ ‪ 24‬ﻋﺎﻣﺎ اﻟﺗﻲ ﻧﺳﻌﻰ إﻟﻰ اﻻرﺗﻔﺎع‪ ,‬ﻣرة أﺧرى ﻧﺟد أﻧﻔﺳﻧﺎ ﻓﻲ‬ ‫ﺣﺎﻓﺔ اﻟظﻼم اﻟﮭﺎوﯾﺔ ھذا ھو اﻟﺗﻘﺎء اﻟﻣﺟﺗﻣﻊ ﻏﯾر ﻣﺳﺗﻘرة‪.‬‬ ‫ﻣن اﻟﻣؤﺳف‪ ،‬ﻋﻧدﻣﺎ ﻛﻧت أﺟﻠس واﻧﻘر ﻣن أﺟل اﻻﺳﺗﻣﺎع إﻟﻰ اﻷﺧﺑﺎر ﻟﻣﻌرﻓﺔ ﺗوﻗﻌﺎت اﻷرﺻﺎد اﻟﺟوﯾﺔ‪ ،‬ﻷﻛون أﻛﺛر ﺣﻣﺎﺳﺎ ﻓﺟر اﻟﻐد‪،‬‬ ‫ﻟﺳوف أﻋرف ﻣﺎ إذا ﻛﺎن ھﻧﺎك اﻟﺷﻣس واﻟﺳﻣﺎء ﺻﺎﻓﯾﺔ‪ ،‬وﯾﻌﻠم ﻣن ﺗﻧﻘرض ﻓﻲ ﻏﺿون ﻓﺗرة اﻟﻠﯾل واﻟﻧﮭﺎر ﻣن ﺣوادث اﻟطرق اﻟﺗﻲ اﻟﺛﺄر‬ ‫واﻟﻘﺿﺎﯾﺎ اﻟﻌﺎﻟﻘﺔ اﻟﺗﻲ ﻟم ﺗﺣل اﻟﻣﻧﺗﺷرة ﻓﻲ اﻟدوﻟﺔ‪ ،‬واﻟﺗﻲ ﻧﺻوت ﻣﻊ اﻟﺗﺣرﯾك ﻛل ﺣﻣﻠﺔ‪ ،‬أن ﻧﻧظر ﻋﺟﺎﺋب رؤﺳﺎء اﻟﺑﻠدﯾﺎت ﻟﺗﻘدﯾم ﺧدﻣﺎت‬ ‫ﺟﻧﺳﯾﺔ ﻣﻘﺎﺑل وظﯾﻔﺔ ‪ ,‬ﺟﻧون اﻹدارﯾﯾن ﻓﻲ اﻟروﺿﺔ ﺣﯾث ﺿرب اﻟﺻﻐﺎر ﺻرﺑﺎ ﻣﺑرﺣﺎ ھذا اﻟﺳﻠوك و اﻷﺣداث ﺿد اﻟﻼإﻧﺳﺎﻧﻲ ﻛﯾف و‬ ‫أن اﻷم ﺗرﻛت اﻹﺑن ﺑﻛل اﻟﺛﻘﺔ و اﻷﻣﺎﻧﺔ ﻓﻲ ھذا اﻟﻣﻛﺎن ‪ .‬ﻟﻠﺑﺣث ﻋن ﻟﻘﺑﺔ اﻟدوﻟﺔ ﻟﻠﻌﺎراﻟﻠذي ﯾﺳﻌﻰ إﻟﻰ ﺗﺣﻘﯾﻖ إﺻﻼح اﻟﻌداﻟﺔ ﻓﻲ ظل ھذا‬ ‫اﻟﻧظﺎم‪ .‬ﻣن ﺧﻼل ﺧﯾﻣﺔ ﯾﺣب أن ﺣزﻣﺔ اﻟﺗﻣوﯾﮫ إﺿﺎﻓﻲ ﻣن ﺑﯾن أﻣور أﺧرى ﺑﺣﻖ ﺑﻌض اﻟﻣﺟﺗﻣﻌﺎت ﺿﺋﯾﻠﺔ ﻟﻠزواج ﻣن ﻧﻔس اﻟﺟﻧس‪ .‬ھذا‬ ‫اﻟﺷﻌب وھذه اﻷرض ﺳﻌت وﻻ ﺗزال ﺗﺳﻌﻰ إﻟﻰ اﻟﺣﺻول ﻋﻠﻰ ﺣﻘوﻗﮫ ﺣﺗﻰ أﻛﺛر ﺷرﻋﯾﺔ ﻟﺗﻌﺎﻣل ﻣﻊ اﻟﻧﻔس واﻟﺣﯾﺎة واﻟﻌظﺎم و ﻣﺎ زال ﺣﺎﻟﺔ‬ ‫اﻟﻧوم اﻟﻌﻣﯾﻖ ﻓﻲ اﻷﻣﺔ و ﻻ ﺗﺳﺗﻔﯾﻖ ﻟﺗﺣل ﺗﻠك اﻟﻘﺿﯾﺔ ﻓﻲ ﺣﯾن ﻟﺣﺎﻟﺔ ﻣن أﯾن ﺟﺎءت اﻟﻣﺣﺎﻛم اﻟﻌﻠﯾﺎ اﻟدوﻟﯾﺔ ﺧﺎرج ﺑﺎﻹﺟﻣﺎع اﻟﻠﻘب ﻛﺎن ﺳﺑﺑﺎ‬ ‫ﻓﻲ ھراء ب "ﻟﯾس ﻣن اﻟﺣﻘوق اﻹﻧﺳﺎن" ﻓﻲ ﻗﺎﺋﻣﺔ ﺣﻘوق اﻹﻧﺳﺎن اﻟﻣﻌﺗرف ﺑﮭﺎ دوﻟﯾﺎ‪ ،‬ﻋﻠﻰ أﺳﺎس ﻣﯾﺛﺎق اﻷﻣم اﻟﻣﺗﺣدة ﻟﺣﻘوق اﻹﻧﺳﺎن ﻟدﯾﻧﺎ‬ ‫ﺗﻌﮭدات ﻋﻠﻰ اﻟﻣواﻓﻘﺔ!‬ ‫ﺷﻲء واﺣد أن ﷲ اﻟﻌﻠﻲ‪ ،‬ﺧﺎﻟﻖ اﻟﻛون‪ ،‬و ھو ﻋﻠﯾم ﺧﺑﯾر ﺣﻛم ﻣﻧذ ﻗرون ھذا اﻟﺳﻠوك ﻓﻲ ﻋﮭد ﻟوط ﻋﻠﯾﮫ ﺳﻼم ﻛﻣﺎ وﯾدﯾن ﻻ ﯾزال ﻋﻠﻰ ھذا‬ ‫اﻟﻧﺣو‪ ،‬ﻻ ﯾﻣﻛن ﻧﺣن اﻟﻣﺳﻠﻣﯾن ﻧﻘﺑل ﺑﺄن دﺳﺗورﻧﺎ ﺗﻛون ﻣﺧﺗوﻣﺔ وﺻﻣﺔ ﻋﺎر‪ ،‬ﺣﯾث أﻧﮫ ﻣن اﻟﻣﻌروف أن ﻓﻲ اﻟﻌﺎﻟم ﻛﻠﮫ‪ ،‬ﺳوى ﺛﻼث دول‬ ‫ﺻﻐﯾرة دﯾﻣوﻏراﻓﯾﺎ ﻟدﯾﮭﺎ ھذا اﻟﻧوع ﻧﻘﺎط ﺣول اﻟزواج داﺧل دﺳﺗورھم‪.‬‬ ‫ﺛم ﻟﻣﺎذا ﺗﻔرض ﻋﻠﯾﻧﺎ ھذا اﻟﺷﻲء؟ اﻷﺳﺑﺎب ﻣﻌروﻓﺔ ﺟﯾدا‪ .‬وﺑﺎﻟﻧظر إﻟﻰ أن أﻟﺑﺎﻧﯾﺎ ﺑﺿﻌﺔ ﻣﻼﯾﯾن‪ ،‬وﻟﻛن ﻓﻲ ھذه ﻣﻠﯾون اﻟﻣﺳﻠﻣون اﻟﻐﺎﻟﺑﯾﺔ‪ ،‬ﻗد‬ ‫ﻻ ﯾﻛون ﺿرﺑﺔ اﻟﻰ اﻟﺧوف ﻣن ان ھذا اﻟﻌدد اﻟﮭﺎﺋل اﻟواﻗﻊ ﯾزﯾد ﯾوﻣﺎ ﺑﻌد ﯾوم؟‬ ‫وﺑﺎﻟﺗﺎﻟﻲ ﻓﺈﻧﮫ ﯾﺣدث أﻧﮫ ﻛﻠﻣﺎ ﻧﻘرر أن ﯾرﺗﻔﻊ ﻣرة أﺧرى ﺗﻐرق وﻧﺧﺷﻰ أن ﻟﯾس ﺑﻌﯾدا اﻟﯾوم اﻟذي ﺳﯾﻛون اﻟﻐرق اﻟﻌظﯾم‪ ،‬ﻋﻧد ذﻟك ﻻ ﯾﻧﻔﻊ‬ ‫ﻣﺎل و ﻻ ﺑﻧون إﻻ ﻣن أﺗﻲ ﷲ ﻗﻠب ﺳﻠﯾم و ﻧﻘﻲ وﺷرﻛﮫ اﻹﯾﻣﺎن ﻓﻲ اﻟﻌﻣل اﻟﻠذي أﻣره ﻣن ﻻ ﯾﺧطﺊ أﺑدا‪.‬‬

‫اﻟﺗﺣرﯾر‬

‫ﻛﺗب‪ :‬اﻟﺑﻧﺎ ﻣوﯾﺎ‬

‫ﻟﺟﮭود اﻟﻣﺑذوﻟﺔ ﻟﺗرﺗﻔﻊ ﻋﺎﻟﯾﺎ‬

‫‪47‬‬


Të gjithë materialet janë të rezervuara për botuesin e Përtej Fjalës . Nuk lejohet përdorimi, prodhimi apo publikimi i tyre pa lejen e botuesit. Dërgoni sugjerimet tuaja pranë adresës sonë: përtejfjalës@yahoo.com Pikëpamjet e paraqitura në revistë nuk shprehin domosdosshmërisht pikëpamjet e revistës. Organ i Qendrës Social- Kulturore :” Femra Investim i Familjes “- RRUGA H.HIDI 20/1 TIRANE-ALBANIA

48


MundĂŤson:


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.