Revista Përtej Fjalës Nr. 24

Page 1

Pertej fjales Revista Social - Edukative `Përtej Fjalës`

Nr.24

Maj 2016

Madhështia e Ujit në pak rreshta, me shumë falenderime

Të mësuarit nga cilësitë e feve

Një këmbanë për ata që mund dhe duan ta dëgjojnë!


Përtej fjalës Përtej fjalës me të cilën njerëzit ndërtojnë fasada, të ndalesh e t’i vështrosh, të mahnitesh nga bukuria e elokuencës dehëse …vetëm kaq?!... Dhe fjalët kondesohen e bëhen lot që i gëlltit në heshtje… Përtej fjalës, shkëlqimi i saj gënjeshtar nuk të bën dritë në rrugëtimin drejt zemrës; Përtej fjalës, pëshpëritja e një shpirti të çilter përputhet me veprat… Shkroi: Irida Abazi


PËRMBAJTJA Editorial-Mbi ditëlindjen e Profetit Muhamed..........................................................................4 A e vlerësojmë sa duhet ditën e premte- takimin javor të besimtarëve...................................6 (Kryeredaktorja) Ora e zgjimit- Njohuri themelore rreth Kur’anit.......................................................................8 Shenja në rrugë- Parimet e retorikës semite dhe zbatimi i saj mbi suren 114,“Njerëzit”.....................................................................................................................10 Madhështi- Madhështia e Ujit në pak rreshta, me shumë falenderime................................12 (Dr. M. Abdullah Dirazi) Argument-Përfundim i mirë.......................................................................................................14 Me...veten-Çfarë obligimesh kemi kundrejt shokëve të pejgamberit.....................................18 (Ibn Nasir es Sa’di) Vetëm për zemrat-Porositë e etërve për bijtë.............................................................................20 (Shejh Muhammed Shaakir) Thesare të udhëzimit-Imam Ahmed Ibn Muhamed Hambel..................................................23 Përtej Fjalës-Të mësuarit nga cilësitë e feve...............................................................................24 (Redi Shehu) Pa Skaletë-“Një këmbanë për ata që mund dhe duan ta dëgjojnë!”.......................................28 (Prof.dr Aleksandër Kocani) Dritare- Ndikimi i kulturës në forma tëndryshme të komunikimit......................................32 (Elfa Kodra) Këndvështrim-Koncepte që na njohin me ekonominë.............................................................36 (Daniela Fagu) Editorial Anglisht.......................................................................................................................38 Editorial Arabisht.........................................................................................................................40


Editorial

Mbi ditëlindjen e

Çdo musliman gëzohet për lindjen e profetit Muhamed (paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), mirëpo në të vërtetë muaji Rabiul Euel nuk na kujton vetëm lindjen e tij, por dhe jetën profetike të mbushur me ngjarje e histori që na bëjnë të mësojmë e të marrim shembull nga jeta e profetit tonë. Shumë njerëz mendojnë se ky është muaji i kremtimit të ditëlindjes së profetit të dashur dhe thurja e lëvdatave, duke menduar se kështu shprehet dashuria ndaj të Dërguarit të Allahut. Mirëpo, historia islame na tregon se pikërisht ky muaj është ndër muajt më të ngjeshur në jetën e Muhamedit (paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Pikërisht në këtë muaj lindi profeti Muhamed, në këtë muaj u përmbush hixhreti, në këtë muaj ndodhën 13 luftëra dhe ekspedita ushtarake dhe në të njëjtin muaj vdiq. Pra, po të studiojmë historinë profetike me vëmendje, ky muaj na bën më të vetëdijshëm që të ndërgjegjësohemi më shumë rreth përgjegjësive që na takojnë dhe sfidave të kohës. Ky është muaji që na kujton se profeti Muhamed (paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), lindi për të kryer një mision të shenjtë dhe pjesa kryesore e këtij misioni është zhvilluar pikërisht në këtë muaj. Muaji Rabiul Euel na mëson se profeti Muhamed (paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) mbërriti në Medinë ku dhe filloi menjëherë formimin e shtetit të parë islam. Hixhreti më vete është ngjarja më e shfaqur dhe më me ndikim në jetën e sahabëve qoftë për muhaxhirët që u shpërngulën nga Meka në Medinë, qoftë për ensarët (banorët vendas të Medinës), të cilët i pritën. Të parët, lanë shtëpitë, trojet, punët, bizneset, pasuritë e tyre për hir të Allahut, kurse të dytët morën përsipër strehimin e tyre në Medinë dhe ndihmesën ndaj tyre. Po ashtu vëllazërimi mes sahabëve dhe formimi i shtetit islam që filloi po në këtë muaj bashkë me përfundimin e hixhretit, tregojnë për ngjarjet më të rëndësishme për reformimin rrënjësor që synonte dhe arriti ta realizonte më vonë profeti(paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Historia islame na mëson se pejgamberi (paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) lindi më 12 të muajit Rabiul Euel, në të njëjtën datë mbërriti në Medinë (përfundoi hixhretin) dhe po në këtë datë vdiq. A mos vallë kjo është diçka e rastësishme? A është e rastësishme po ashtu që përveç datës së njëjtë, kur lindi dhe vdiq profeti(paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), të dyja këto të ndodhnin ditën e hënë. Ky është një mesazh i qartë që në muajin, ditën dhe datën kur lindi profeti (paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), pasi të gëzohemi për lindjen e tij, duhet të ndjejmë hidhërim për vdekjen e tij ashtu siç u mërzitën dhe u hidhëruan sahabët e nderuar, kur mësuan për vdekjen e njeriut më të dashur të tyre. Ashtu sikur nuk është e hijshme që datën e vdekjes së profetit të dashur ta kthejmë në ditë vaji, ku të vajtojmë me britma dhe ulërima, po ashtu nuk është e hijshme që të njëjtën datë ta kthejmë në kremtime dhe festime, në lavde e poezi, kur e dimë fare mirë se të parët tanë në tre shekujt fatlumë, sahabët, tabiinët dhe tabitabiinët, përfshi dhe katër imamët e njohur të shkollave juridike islame, nuk kanë bërë as njërën dhe as tjetrën. Ata nuk kanë festuar dhe as vajtuar në këto forma, sepse e kishin kuptuar fare mirë urtësinë e Zotit të Gjithëdijshëm, i Cili nëpërmjet këtyre datave të njëjta na tregon se ashtu si profeti Muhamed(paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) që lindi, jetoi dhe vdiq për t’u përmbushur një mision hyjnor, atëherë dhe muslimanët pas tij duhet të ndjekin të njëjtën rrugë dhe metodë. Këtë e shohim të qartë në tre gjeneratat e para islame, në shekujt fatlumë, të cilët jetuan dhe vdiqën për të njëjtin mision. Ky mesazh i qartë na bën të kuptojmë pse gjeneratat e mevonshme islame ndryshojnë shumë nga tre gjeneratat e para në jetën e tyre dhe në praktikimin

4


profetit Muhamed dhe zbatimin e jetës profetike me përpikmëri dhe në të njëjtën kohë kuptojmë se ky ishte sekreti i suksesit të tyre. Në një këndvështrim tjetër shohim se Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që ta duam shumë profetin tonë, mirëpo dashuria ndaj tij nuk tregohet duke festuar dhe kremtuar ditëlindjen e tij dhe duke thurur për të vargje dhe lavde, por duke zbatuar me përpikmëri jetën e tij. Dashuria ndaj profetit Muhamed (paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), manifestohet në dy aspekte kryesore: Ndjekja e rrugës së tij dhe ringjallja e traditës profetike. Allahu i Madhëruar në Kur`an thotë: “Thuaj (o Muhamed): Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua dhe Ai do t’ju dojë e do t’jua falë gjynahet. Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” (Surja Ali Imran 31.) Ndërsa imam Buhariu thotë: “Muslimani më i mirë dhe më i vlefshëm është ai që ringjall një sunet nga sunetet (tradita profetike) pasi është zhdukur.” Kurse sahabiu i njohur Abdullah Ibn Abasi, ka thënë: “Çdo vit që kalon vdes një sunet dhe shfaqet një risi (bidat).” E pra, sot jetojmë në kohën kur shumë sunete nga tradita profetike, janë të panjohura dhe vendin e tyre e kanë zënë risitë (bidate) nga më të ndryshmet. Duke mos u mjaftuar me këto, gjendja që përjetojnë sot muslimanët, të cilët nuk janë të bashkuar, por të përçarë, amullia në të gjitha sferat e jetës, sprovat e mëdha dhe mosmarrëveshjet e shumta, bën të krijohet një atmosferë aspak e këndshme për të kënduar dhe festuar, por duhet të përvishen mëngët ku çdo musliman të japë mundin e tij për të dalë nga kaosi dhe prapambetja ku kanë rënë. Rizgjimi i muslimanëve nuk arrihet me kremtime dhe festime, por duke ringjallur sunetin e pastër (traditën profetike) dhe duke e ndjekur atë. Një i urtë ka thënë: “Një kështjellë e fortifikuar, nuk çlirohet me këngë dhe poezi, por me mund dhe vendosmëri.” Gjithashtu, profeti (paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), e ka paralajmëruar gjendjen e sotme të umetit dhe në të njëjtën kohë në hadithet e tij të shumta na ka treguar se dalja nga kjo gjendje dhe shpëtimi nga risitë e shumta, do të arrihet me zbatimin e sunetit të tij duke identifikuar dhe u larguar nga risitë (bidatet) e shumta. Sahabiu i nderuar Abudllah Ibn Umeri ka thënë: “Çdo bidat është humbje (dalalet) edhe sikur njerëzve t’u duket e mirë.” Kurse sahabiu tjetër Hudhejfe Ibn Jeman thotë: “Çdo adhurim, të cilin nuk e kanë praktikuar shokët e pejgamberit (paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), mos e praktikoni as ju, sepse të parët s’kanë lënë për të mëvonshmit gjë për të thënë (shtuar).” Ndërsa Imam Maliku në shpjegim të versetit kur`anor ku Allahu thotë: “Sot e plotësova fenë Time për ju…” shprehet: “Ajo që s’ka qenë pjesë e fesë në atë kohë, s’mund të jetë as sot pjesë e fesë.” Po ashtu Imam Euzai thotë: “Qëndro aty, ku kanë qëndruar të parët tanë, sepse ata me dituri kanë qëndruar aty.” Nëse duam vërtet të dalim nga gjendja e rëndë ku ka rënë sot umeti islam dhe muslimanëve t’u kthehet autoriteti dhe prestigji që gëzonin dikur, të mos e kthjemë këtë fe fisnike në festime të panevojshme dhe kremtime ku shpenzohet pa kriter, por duhet të gëzojmë duke ndjekur rrugën e të parëve tanë në kryerjen e urdhërave kur`anore, porosive profetike, dhe në ndjekjen e kësaj tradite të pastër që na kanë lënë dijetarët dhe ulematë e shquar të këtij umeti. Për këtë Imam Maliku ka thënë: “Fundi i këtij umeti nuk do të rregullohet vetëm se duke njekur rrugën dhe metodën që i bëri të parët tanë të kenë sukses.”

5

Shkroi: Mustafa Tërniqi


Praktika Islame

A E VLERESOJMË SA DUHET DITËN E PREMTE - takimin javor të besimtarëve

Prej mirësive të Zotit është se i ka caktuar çdo krijesë një kohë dhe shumë hapësira që ai të lundrojë dhe kundrojë në çdo vënd, hapësirë, kontinent det a oqean, shkretëtirë, pyll apo xhungël por vetëm brenda një kohe të caktuar. Këtë kohë e ka fragmentarizuar në sekonda e minuta që vrapojnë, orë dhe ditë që rendin, javë dhe muaj që ikin pa u ndjerë vite që na pleqërojnë e shekuj e sa e sa mijëvjeçarë që na bëjnë gjyshër e stërgjyshër, kujtime të heshtura të stërnipërve. Kjo kohë që i është dhënë çdokujt është pasuria më e drejtë, është mirësia e më e përbashkët, është dhurata më e njëjta për të gjithë. Na ndodh shpesh që kur miklohemi, na jepen e dhurohen dhurata të gjithëve sa jemi në një komunitet, në një klasë apo shkollë, grup apo ekip:-dhurata që në momentin kur i shikojmë se dikush tjetër gëzon një dhuratë ndryshe nga ti, jo nisur nga vlera monetare as ajo voluminoze, por qoftë edhe nga pamja e jashtme ndjehemi të vlerësuar, por nga ana tjetër të diferencuar,- mendojmë se dikush tjetër mund të këtë dhuratë më të mirë se ne- sepse ashtu i ra “ fati”. Ndërkohë ashtu siç edhe kuptohet lehtë është ndryshe me dhuratat që jep Dhuruesi më i Drejtë- Zoti ynë i të gjithëve. Vërtet Ai i jep kujt të dojë, nga mirësitë e Tij. Por e keni vënë re se kohën na e ka dhuruar të gjithëve njësoj ajrin e gjera të tjera po ashtu. Le të qëndrojmë tek koha. Ka aq rëndësi sa ai i Larti ka dërguar një sure më vete mbi kohën. Do doja ta theksoja sërish- ka aq shumë rëndësi , flitet aq shumë për të, saqë edhe pse na u dha pa matje sërish ajo ngelet sprova jonë, sfida jonë e pakapërcyeshme.

6


Gjëja që na mungon më së tepërmi. Fjalët që thuajse çdo bisede i kap veshi shumë lehtësisht janë: s’kam kohë - të kisha kohë, nuk pati kohë etj. Mirëpo përtej angazhimeve me një jetë sociale, me probleme ekonomike, me shqetësime shëndetësore dhe strese mendore, muslimani dhe jo vetëm ai, duhet t’ia dijë vlerën ditëve që përcjell. Në fakt përtej çdo pesimizmi retorik, besimtari musliman e sektorizon kohën e dhënë shumë mirë duke ia ditur vlerën ditës me 5 ndalesa- takime me Zotin e tij, me pas afër fundjavës , para asaj fundjave kur të shumtë janë ata që mendojnë gjithë javës së si do ta “harxhojnë”, muslimanët kanë takimin javor me Zotin e tyre, por kësaj herë jo vetëm - por së bashku më miq dhe shokë, kolegë dhe dashamirës - besimtarë të gjithë në Zotin Një. Kjo e premte vjen para fundjavës , jo njëlloj me vënd e të tjera, por në kontekstin shqiptar është dita e afrimit me Krijuesin e afrimit me xhematin, miqtë dhe shokët. Gjatë impenjimeve të shumta çdokush prej nesh një takim ose bisedë me ekipin e tij të zemrës do ta përshkruante ndryshe. Kështu ndodh me besimtarët. Të premten lënë impenjimet e tyre ditore për pak kohë për tu bashkuar faljes, por para faljes për t’iu bashkuar meditimit rreth kësaj dite, përshëndetjeve dërguar profetit që shumohen e shumohen deri në muzg, për t’i bashkuar leximit të Sures Kehf dhe për t’iu bashkuar namazit vetëm dyrekatësh, por shumësafësh e përgëzues. Janë të shumtë safet- rrjeshtat, që mbajnë plot stoicitet këmbët dhe zemrat e besimtarëve të bashkuara bashkë. Janë të shumta safet sa kapërcejnë pragjet e xhamive, oborret e trotuaret sikur për tu thënë çdokujt - ejani me ne. Është madhështor ky namaz, është festë kjo ditë - është e veçantë kjo dua - është përgëzuese fjala e mirë - është rrënqethëse fjala e hatibit - është përvëlues loti i besimtarit që pason hatibin - është mallëngjyese ndarja prej atij pragu ku shkel vetëm për të qënë i falur. Falja e namazit të xhumasë është obligim për meshkujt dhe jo për gratë,por ka gra që rendin pas kësaj dite për të përfituar mirësi pa fund. Dhe unë vdes të jem pjesë e atyre safeve, dëgjuese e atyre fjalëve, falëse e atyre rekatëve dhe vdes të jem “ e falur ‘ një ditë. Po a ia japim hakun kësaj dite? A jemi aq të vëmendshëm ndaj çdo minuti në të, kur e dimë se në këtë ditë është një orë në të cilën pranohet çdo lutje. A dimë detajet e vogla që duhen kryer e që në fakt kanë shpërblime të mëdha?. Ja disa prej “veprave” të mira në këtë ditë 1. Bërja e shumë salavate për profetin alejhi selam. 2.Urdhëri i pastrimit atë ditë është vaxhib. 3.Eshtë mirë që në ditën e xhumasë të përdoret mizvaku dhe të parfumosemi. 4.Parapëlqehet që atë ditë të kryhen sa më shume namaze, të bëhet dhikër dhe të lexohet Kur’an deri me ngjitjen e imamit në minber. Me daljen e imamit ndalohet kryerja e namazit, ndërsa me fillimin e hutbes ndalohet çdo bisedë. 5.Eshte obligim që të heshtet në kohën e hutbes dhe kush bisedon gjatë kohes ai rrezikon të humbë vlerën e namazit të xhumasë. 6.Preferohet leximi i sures El-Kehf ditën e xhumasë. 7.Në ditën e xhuma preferohet të vishen rrobat më të mira. Përcillet nga Ebi Ejjubi të ketë thënë:” E kam dëgjuar Pejgamberin( alejhi selam) të ketë thënë:” Kush pastrohet në ditën e xhumasë, parfumoset nëse ka parfum, vesh rrobat më të mira dhe del me qetësi derisa të arrijë te xhamia, e pastaj falet nëse do, pa e shqetesuar asnjërin, e pastaj kur imami të ngjitet në minber do të heshtë derisa të mos fillojë namazi, do t’i falen mëkatet midis dy xhumave.”( Ahmedi) 8.Atij që është i obligueshëm ta falë namazin e xhumasë nuk i lejohet të marrë rrugë në kohën e fillimit të namazit të xhumasë, por është i obligueshëm të shkojë në namazin e xhumasë e pastaj të niset për rrugë.

7

KRYEREDAKTORJA


Ora e zgjimit

NJOHURI THEMELORE

Fjala e Allahut, Kur`ani, është e përbërë nga 114 kapituj, të cilat quhen sure. Çdo sure përbëhet nga një numër i caktuar versetesh, që quhen ndryshe ajete. Kur`ani ka gjithsej 6236 ajete. Të gjitha suret janë të ndara në 30 pjesë. Çdo pjesë quhet xhuz’un.Secili xhuz përbëhet nga 20 faqe. Kur`ani fillon me suren El-Fatiha dhe mbaron me suren En-Nas. Surja më e gjatë e Kur`anit është surja El-Bekare, e cila ka 286 ajete, kurse surja më e shkurtër e Kur`anit është surja El-Keuther, e cila ka tre ajete. 86 sure janë zbritur në Mekë, të cilat quhen sure mekase. Ndërkohë, 28 sure kanë zbritur në Medinë, të cilat quhen sure medinase. Veçori e sureve mekase është se ajetet e tyre janë të shkurtra dhe përmbajnë kryesisht bazat e besimit, thirrjen në teuhid dhe largimin nga shirku. Gjithashtu ato përmbajnë tregime rreth profetëve, të argumentuarit nëpërmjet arsyes, vetvetes dhe krijimit të gjithësisë. Ndërsa veçori e sureve medinase është se ajetet e tyre janë të gjata dhe përmbajnë kryesisht legjislacionin e fesë dhe dispozitat e Sheriatit, duke filluar nga rregullat rreth namazit, zekatit, agjërimit, haxhit e deri te rregullat e shitblerjes, martesës, divorcit, gjidhënies, trashëgimisë, dënimeve penale, etj. Gjithashtu ato përmbajnë thirrjen e çifutëve dhe kristianëve në Islam si dhe cilësitë e munafikëve (hipokritëve). Leximi dhe këndimi i Kur`anit është ibadet (adhurim). Rregullat e posaçme për leximin e rregullt të Kur`anit quhen Texhuid. Për çdo gërmë, lexuesi meriton dhjetë sevape (shpërblime). Është e pëlqyeshme që Kur`ani të këndohet me zë të bukur dhe melodik.

8


RRETH

KUR`ANIT

9


Shenja në rrugë

Parimet e retorikës SEMITE dhe zbatimi i saj mbi

suren 114,“Njerëzit”.

Teksti i hartuar sipas retorikës semite ndërtohet mbi bazën e një sërë simetrish komplekse, të ndërthurura në nivele të ndryshme tekstuale. “Analiza retorike” është teknika, e cila bën të mundur nxjerrjen në pah të mënyrës së thurjes së teksteve sipas parimeve të kësaj retorike. Ajo vërteton koherencën e teksteve, të cilët në vështrim të parë, duken të çrregullt. Në retorikën semite, simetritë mund të marrin tri forma, apo “figura kompozimi”: “paralelizmi”, kur njësitë tekstuale që kanë lidhje me njëra-tjetrën rishfaqen në të njëjtën renditje (ABC//A’B’C’); “kompozimi pasqyrues” (ose paralelizmi i përmbysur), kur njësitë e lidhura rishfaqen me renditje të përmbysur (ABC//C’B’A’); “kompozimi bashkëqendror” (ose “kompozimi unazor”), kur një qendër bashkon anët e kundërta të një paralelizmi të përmbysur (ABC/X/C’B’A’). Ajo që e bën retorikën semite veçanërisht të hollë dhe të komplikuar është se nisur nga fakti që këto figura kompozimi ekzistojnë në nivele të ndryshme të tekstit, studiuesi duhet të jetë i vëmendshëm të dallojë gjatë analizës: 1) “gjymtyrën”, e cila është njësia më e vogël retorike; ajo korrespondon përgjithësisht me një frazë të shkurtër ose një pohim; 2) “segmentin”, i cili përmban një, dy ose tre gjymtyrë të lidhura së bashku;

3) “pjesën”, e cila përmban një, dy ose tre segmente; 4) “fragmentin”, i cili përmban një, dy ose tre pjesë. Në të njëjtën mënyrë funksionojnë edhe katër nivelet “superiore” të tekstit: “pasazhi”, “sekuenca”, “seksioni” dhe në fund “libri”, ku secili përmban një ose disa njësi të nivelit të mëparshëm. Për shembull, një tekst mund të përbëhet nga paralelizma në nivel segmentesh dhe pjesësh, pastaj të ketë një kompozim pasqyrues në nivelin e fragmentit, një kompozim bashkëqendror në nivelin e pasazhit e kështu me radhë.Kombinime të shumta janë të mundshme dhe i jep kësaj retorike mjaft fleksibilitet. Kompozimi i sures 114 të Kur`anit “Njerëzit”, ilustron shembullin e paralelizmit.Kjo sure përfaqëson një lutje që besimtari është i ftuar ta thotë për të kërkuar strehim te Zoti nga cytjet (pëshpërimat) që mund t’i vijnë nga shejtani, xhinët apo njerëzit. Thuaj: 1. Strehohem te Zoti i njerëzve 2. Sunduesi i njerëzve 3. Hyji i njerëzve 4. nga ligësia e pëshpëritësit që largohet vjedhurazi 5. i cili pëshpërit në kraharoret e njerëzve 6. qoftë ai prej xhinëve apo njerëzve.

10


Pas urdhërit fillestar me fjalën “Thuaj”, surja konsiston në një fjali të vetme komplekse. Ajo përbëhet nga dy segmente tri-gjymtyrëshe që qëndrojnë përballë njëra-tjetrës, të udhëhequra nga dy parafjalë të kundërta: “te” (“bi” në arabisht) dhe “nga” (“min” në arabisht”). Tri gjymtyrët e segmentit të parë (ajetet 1-3) janë sinonime, me tre emra që i referohen Allahut (Zot, Sundues, Hyjni) dhe përsëritjen e trefishtë të fjalës “njerëzve” në fund. Tri gjymtyrët e segmentit të dytë (ajetet 4-6) janë plotësuese: gjymtyrët 5 dhe 6 shpjegojnë gjymtyrën 4 (5 – çfarë bën pëshpëritësi? 6 – cili është ai?). Ka mjaft shenja kompozimi që i lidhin së bashku tri gjymtyrët e këtij segmenti. Skajet e gjymtyrëve 4 dhe 6 fillojnë me të njëjtën parafjalë “min” në arabisht. Dy gjymtyrët e para 4 dhe 5 lidhen nëpërmjet fjalëve që kanë të njëjtën rrënjë: “pëshpëritës” dhe “pëshpërin”. Së fundmi, dy gjymtyrët e fundit 5 dhe 6 janë të lidhura përmes fjalës përmbyllëse “njerëzve”. Përktheu: Gerti Demneri ”The Semitic rhetoric in the Koran” Michel Cuypers.

11


Madhështia e Ujit Madhështi në pak rreshta, me shumë falenderime Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit. Falenderimi i takon Allahut, Sunduesit të gjithë botëve, i Gjithëfuqishmi, më i Urti i të urtëve. Ai e posedon krijimin dhe të gjitha çështjet! Ai e ka në dorë dëmin dhe dobinë.Shpikësi i pashembullt i çdo gjëje. Falësi i mëkateve, i Gjithëdijshmi për të fshehtat.Ai që shikon brendësitë dhe qëllimet. Ka përfshirë gjithçka me diturinë e Tij, me mëshirë dhe butësi. Nuk qetësohen shpirtrat vetëm se me dashurinë e Tij. Nuk rehatohen zemrat vetëm se me përmendjen e Tij. Nuk pastrohen mendjet vetëm se me njohjen e Tij. Nuk arrihet suksesi vetëm se me ndihmën e Tij. Nuk gjallërohen zemrat vetëm se me aromën e afrimit tek Ai.Nuk ndodh gjë vetëm se me lejen e Tij. Uji, emër i dashur, fjalë e lehtë. Krijimi i tij është i çuditshëm. Zoti i ka dhënë formë, por pa ngjyrë. E ka krijuar pa shije. E ka zbritur pa erë.Kur i ftohti e prek ujin, e ngrin atë dhe bëhet shkëmb i fortë. Kështu ngrijnë ujrat në dy polet dhe bëhen si tokë e fortë. Nëse atë e prek nxehtësia, e bën si zjarr të nxehtë dhe përvëlues. Uji i pastër është kultivuesi i jetës, ndërsa uji i ndenjur dhe jo i pastër është helmi i jetës.Uji është baza e jetës për të gjitha krijesat.

Po nëse zbret shiu, ku shkon uji? Një pjesë e ujit avullon përsëri dhe kthehet në ajër, një pjesë e thithin bimët dhe kështu thahet toka, pastaj ajo gjallërohet dhe shfaqet jeta. Siç thotë Allahu i Lartësuar: “ Është Ai që lëshon nga qielli ujë, nëpërmjet të cilit Ai nxjerr sythat e çdo bime. Prej kësaj Ne nxjerrim gjelbërim, kokrra gruri në kallinj.” Një pjesë e shirave bie në përrenj, në lumenj, dete dhe oqeane.Kjo në një pamje të pashembullt në një formë të mrekullueshme që të merr mendjen. Ai është që bëri të vërshojë uji në luginë, si do të ishte gjendja nëse do të zbriste male prej akulli? Ai e ka zbritur të copëtuar dhe të ndarë, mëshirë dhe butësi për ne dhe një pjesë e bëri lumenj. Një mirësi tjetër e madhe është se ky ujë është i pijshëm.Ndryshe do të ndërpritej jeta nëse do të ishte i kripur. Allahu i lartësuar thotë: “A e shihni ujin që pini?Vallë, ju e zbrisni atë prej reve, apo Ne e zbresim?Nëse duam, Ne e bëjmë atë të njelmët, pra përse nuk jeni mirënjohës?!” A nuk është detyrë për ne që të falenderojmë Allahun, Zotin tonë për mirësitë e Tij, të cilat nuk numërohen? Nëse e shikon një shkëmb që prej tij shpërthen uji, thuaji se kush e bëri që të

12


çahet dhe të dalë uji. Nëse shikon lumin që rrjedh me ujë të kaltër, pyete se kush e bëri të rrjedhshëm. Nëse shikon që deti është i mbushur me ujë të kripur, pyete se kush e bëri të kripur. Larg nga të metat është Allahu, Madhështori. Ky ujë, që ka mbuluar sipërfaqen më të madhe të tokës, ka të veçantat e tij që nëse ndryshojnë, do ta godiste globin një ndytësirë e papërshkrueshme. Ai ka një temperaturë të përcaktuar, sikur të shtohej do të ndodhnin në tokë trazira. E veçanta më e madhe e ujit është e veçanta e avullimit. Rrezet e diellit bien në sipërfaqe të mëdhaja të deteve dhe avullon uji. Era e mban avullin, nëse era që mban avullin prek majat e maleve që janë të ftohta, e lëshojnë ujin e tepërt dhe zbresin shirat. Kush e ka vendosur këtë rregull? Kush ia ka dhënë ujit këtë të veçantë? Kush e ka bërë që për çdo gradë temperature, të ketë një sasi uji të kufizuar? Nuk shtohet dhe nuk pakësohet, e mban era me vete. Ai është i Urti, i Gjithëdituri, larg nga të metat është Ai. Prej gjërave madhështore, është se uji nëse ftohet deri në - 4 gradë, shtohet sasia e tij. Dhe kjo e veçantë është e rëndësishme shumë, sepse nëse uji do të ngrinte do të bëhej i pakët dhe do tërritej pesha e tij

13

dhe do të humbte në thellësitë e deteve. Uji, është diçka madhështore. Atë e pijnë krijesat në kullota, edhe shpendët në ajër, edhe bimët në tokë.Nuk mund të jetë i panevojshëm ndaj asnjë krijes të gjallë. Ai është jeta, Allahu e zbret atë si furnizim për robërit e Tij. Çahen prej tij shkëmbinjtë në male dhe burimet nga toka. Uji është një argument për ata që shikojnë. Larg nga të metat është Allahu, Madhështori. Me ujë jetojnë krijesat dhe gjallërohet jeta.Mendo në një tokë që në të nuk ka ujë dhe në një bimë që nuk vaditet me ujë.Si është gjendja e njeriut kur nuk gjen ujë? Si jeton shpendi nëse nuk gjen ujë? Si bëhet jeta pa ujë? Falenderimet i takojnë Allahut që është Bujar me dhuratat e Tij. Falenderimi i takon Allahut që është Madhështor për begatitë e Tij. Falenderimi i takon Allahut që ka hapur detet dhe bëri që të ecin lumenjtë. Falenderimi i takon Allahut që na begatoi ne me ujin dhe na nderoi me dritën. Falenderimi i takon Allahut, falenderime të shumta të pastërta, siç i pëlqen Allahu, Zoti ynë dhe e kënaqin Atë. Marrë nga libri i: S. Al Bedeuij


ARGUMENT

Përfundim i mirë

Përfundim i mirë është: kur robi para vdekjes së tij largohet prej çdo vepre, e cila e hidhëron Allahun e Lartësuar, pendohet për mëkatet e bëra, i bindet Allahut dhe bën vepra të mira. Pas kësaj, nëse ai vdes në këtë gjendje, ka një përfundim të mirë. Si argument për këtë, është hadithi, të cilin e transmeton Enes Bin Malik se i dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të) ka thënë: “Kur Allahu ia do të mirën një robi, e nxit të punojë për Të.” Thanë (sahabët): “Po si e nxit?” Tha: “Ia bën të mundur të punojë punë të mira para vdekjes.” (Transmeton, Ahmedi dhe Tirmidhiu). Përfundimi i mirë ka shenja, të cilat i shikon vet personi, i cili është në agoninë e vdekjes e disa prej tyre i shikojnë edhe njerëzit e tjerë. Shenjat e përfundimit të mirë, të cilat shfaqen te robi, janë përgëzim për të në momentet e vdekjes se Allahu i Lartësuar është i kënaqur me këtë njeri. Këto janë si meritë ose si dhunti prej Allahut, siç ka thënë i Lartësuari: “E, s’ka dyshim se ata që thanë: “Allahu është Zoti ynë dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): Mos u frikësoni, mos u pikëlloni, keni myzhde Xhenetin që u premtohej.” (Fussilet: 30) Këto përgëzime Allahu ia jep robit besimtar në momentet e vdekjes, në varrin e tij dhe kur të dalë prej tij (ringjallet). Si argument kemi transmetimin e Buhariut dhe të Muslimit (në dy sahihet e tyre) nga nëna e besimtarëve Aishja, (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i dërguari i Allahut, (paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të), ka thënë: “Ai i cili e dëshiron takimin me Allahun

edhe Allahu e dëshiron takimin me të e ai i cili e urren takimin me Allahun edhe Allahu e urren takimin me të.” I thashë: “A është fjala për urrejtje ndaj vdekjes? Ne të gjithë e urrejmë atë.” I dërguari i Allahut tha: “Jo, nuk është për qëllim kjo, por kur besimtari përgëzohet nga ana e Allahut me mëshirën, kënaqësinë, Xhenetin e Tij, e dëshiron takimin me Allahun, ndërsa mohuesi (jobesimtari), kur përgëzohet me dënimin e Allahut dhe hidhërimin e Tij, e urren takimin me Të.” Imam Ebu Ubejd El Kasim lidhur me kuptimin e këtij hadithi ka thënë: “Unë mendoj se nuk është për qëllim të urryerit e vdekjes dhe vështirësitë e saj, sepse kësaj nuk mund t’i ikë askush, por këtu është për qëllim të ndikuarit dhe të anuarit nga kjo botë dhe urrejtja e kalimit te Allahu dhe bota tjetër.” Gjithashtu, ai ka thënë: “Ajo e cila e vërteton këtë, është se Allahu i ka kritikuar ata, të cilët e duan këtë botë.” Allahu thotë: “Ata që nuk presin takimin Tonë, që janë të kënaqur me jetën e dynjasë dhe kanë gjetur prehje në të dhe ata që janë indiferentë ndaj argumenteve Tona.” (Junus: 7) Hattabi ka thënë: “Kuptimi i dashurisë së robit për ta takuar Allahun është kur i jep përparësi ahiretit (botës tjetër) para kësaj bote dhe nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë në të, por përgatitet për shpërngulje prej kësaj bote, ndërsa urrejtja është e kundërta e saj.” Ndërsa, Imam Neueuiu ka thënë: “Kuptimi i hadithit se dashuria dhe urrejtja e cila konsiderohet në fe është ajo, e cila

14


ndodh në momentin e daljes së shpirtit, në momentin në të cilin nuk pranohet pendimi, gjë që zbulon gjendjen e atij që është në agoni të vdekjes dhe i bëhet e qartë ajo që po ndodh.” I dërguari i Allahut, (paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të), ka paralajmëruar për përgëzimet, të cilat argumentojnë përfundimin e mirë. Nëse njeriu vdes me njërën prej tyre, kjo është një shenjë dhe përgëzim i mirë për të. Prej tyre janë: • Shqiptimi i fjalës së teuhidit (shehadetit) në momentet e vdekjes. Si argument për këtë është ajo çfarë transmeton El Hakimi dhe të tjerët se i dërguari i Allahut, (paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të), ka thënë: “Fjala e fundit e të cilit është LA I LAHE IL LALL LLAH, do të hyjë në Xhenet.” • Të vdekurit natën ose ditën e xhuma. I dërguari i Allahut, (paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të), ka thënë: “Çdo musliman i cili vdes të xhumanë ose natën e xhumasë, Allahu do ta mbrojë atë nga sprova e varrit.” (Ahmedi, Tirmidhiu dhe Albani thotë se është sahih). • Të vdekurit (shehid) në fushëbetejë për hir të Allahut ose ai që vdes si luftëtar në rrugë të Allahut, vdekja nga murtaja, vdekja nga sëmundja e barkut, i mbyturi në ujë. Si argument për këtë, është thënia e të dërguarit të Allahut, (paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të): “Kë e konsideroni ju shehid?” Thanë: “O i dërguar i Allahut, po ai i cili vdes në luftë për hir të Allahut, ai është shehid.” Tha: “Pra, sipas kësaj shehidët në umetin tim qenkan të paktë.” Thanë: “Po kush janë, o i dërguar i Allahut?” Tha: “Ai që vritet në rrugë të Allahut është shehid, ai i cili vdes në rrugë të Allahut është shehid, ai që vdes nga murtaja është shehid, ai që vdes nga dhimbjet e barkut është shehid dhe i mbyturi në ujë është shehid.” • Të vdekurit e femrës lehonë. Prej shenjave të përfundimit të mirë që është e veçantë për gra është, kur gruaja vdes në kohën e lehonisë. Argument për këtë është hadithi, të cilin e transmeton Imam Ahmedi dhe të tjerët me zinxhir të vërtetë nga Ubade Bin Samit se i dërguari i Allahut, (paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të), kur i përmendi llojet e shehidëve prej tyre përmendi edhe: “Gruaja e cila vdes e si shkak është lindja e këtë do ta tërheqë fëmija me kërthizën e tij për në Xhenet.”

15


16


• Personi që digjet. • Personi, i cili vdes nga tuberkulozi. • Të vdekurit duke mbrojtur pasurinë (kur dikush don t’ia marrë atë me forcë). I dërguari i Allahut, (paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të), ka thënë: “Kujt i merret pasuria me pa të drejtë e ky lufton, por vritet, është shehid.” (Buhariu) • Të vdekurit duke vepruar vepër të mirë. I dërguari i Allahut ka thënë: “Kush thotë LA ILAHE IL LALL LLAH, duke shpresuar fytyrën e Allahut e përfundon me këtë, hyn në Xhenet; kush agjëron një ditë për hir të Allahut e përfundon me këtë, hyn në Xhenet; kush jep sadaka për hir të Allahut e përfundon me këtë, hyn në Xhenet.” (Ahmedi dhe të tjerët). Motër dhe vëlla i nderuar, nëse shfaqet njëra nga këto shenja tek i vdekuri, nuk duhet të sigurohemi se ky është prej banorëve të Xhenetit, por këto praqesin një përgëzim për të. Dhe, nëse nuk ndodh njëra prej këtyre shenjave te i vdekuri, nuk duhet të gjykojmë se ai nuk është njeri i mirë, sepse këto janë gjëra të fshehta (gajb) për ne. Ndër shkaqet kryesore që njeriu të ketë përfundim të mirë janë: - Që njeriu t’i bindet dhe t’i frikësohet Allahut të Lartësuar. Koka dhe themeli i gjithë kësaj është njësimi i Allahut të Lartësuar dhe largimi nga veprimi i ndalesave si dhe të shpejtuarit e pendimit ndaj asaj, me të cilën është njollosur njeriu (mëkateve), ku më e madhja pre tyre është shirku i vogël dhe shirku i madh. - Të bëjë sa më shumë dua që të vdesë me iman (besim) dhe duke iu frikësuar Allahut të Lartësuar.

17

- Të përpiqet njeriu me gjithë mundin e tij që ta përmirësojë të brendshmen dhe të jashtmen e tij dhe qëllimi i tij të jetë që kjo të realizohet. - Paluhatshmëria. Allahu i Lartësuar thotë: “E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë” dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): mos u frikësoni, mos u pikëlloni, keni myzhde Xhenetin që u premtohej”. (Fussilet: 30). - Mendimi i mirë për Allahun e Lartësuar. Transmetohet nga Ebu Hurejra, (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i dërguari i Allahut, (paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të) ka treguar se Allahu i Lartësuar thotë: “Unë jam me robin tim sipas mendimit të tij të mirë që ka ai për mua.” (Buhariu dhe Muslimi) - Takua (frika ndaj Allahut). Allahu i lartësuar thotë: “E kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia lehtëson punën.” (Et Talak: 4) - Sidku (sinqeriteti). Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat! Ta keni në kujdes Allahun dhe të jeni me ata të drejtit.” (Et Teube: 119) - Teubja (pendimi). Allahu i Lartësuar thotë: “Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (En Nur: 31) - Vazhdimësia në ibadet. - Përkujtimi i vdekjes dhe shkurtimi i shpresave. - Frika nga shkaqet e përfundimit të keq.


Me...veten

ÇFARË OBLIGIMESH KEMI KUNDREJT

SHOKËVE TË PEJGAMBERIT (PAQJA DHE LAVDËRIMI I ALLAHUT QOFSHIN MBI TË)

18


Ndër kushtet për përmbushjen e besimit tek i dërguari i Allahut (paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të) dhe dashurisë ndaj tij,janë: – Të duam shokët e tij, sipas gradave që ata kanë në mirësi dhe sipas hershmërisë së tyre në Islam. – T’i njohim vlerat që kanë, me anë të së cilave ata u dalluan nga i gjithë umeti. – Dashurinë për ta, lavdërimin e tyre dhe përhapjen e mirësive të tyre, t`i konsiderojmë bindje dhe adhurim për Allahun. – Prej edukatës dhe respektit ndaj tyre është që të tregohemi të matur dhe të rezervuar, në lidhje me mosmarrëveshjet që kanë ndodhur mes tyre. – Të besojmë se ata janë njerëzit më të nderuar dhe më të lavdëruar të këtij umeti. –Ata ishin të parët në kryerjen e veprave të mira dhe më të distancuarit nga çdo e keqe. – Të besojmë se të gjithë ata ishin njerëz të drejtë, me integritet të lartë moral dhe se Allahu është i kënaqur me ta. Ibn Nasir es Sa’di

19


POROSITË E ETËRVE PËR BIJTË

Vetëm për zemrat

O biri im! Allahu të dhëntë dije dhe sukses për punën e mirë! Ti për mua je në gradën e birit tek babai i tij.Mua më gëzon fakti të të shoh me shëndet të mirë dhe të kesh dhunti për kuptimin e gjërave.Të jesh me zemër të pastër, me moral të përkryer, duke ruajtur virtytet. Të jesh larg fjalës së ndyrë dhe të kesh sjellje të mirë.Të jesh i dashur tek vëllezërit e tu, të përkrahësh të varfërit, të mëshirosh të dobëtit, të falësh gabimet e të tjerëve dhe të tolerosh të tjerët.Të mos jesh i shkujdesur me namazin tënd dhe të mos lësh gjë mangët në adhurimin e Zotit tënd. O biri im! Nëse e pranon këshillën e këshilluesit, atëherë unë jam më parësori që duhet t’ia pranosh këshillën. Unë jam mësuesi yt dhe edukuesi i shpirtit tënd. Ti nuk do të gjesh ndonjë më të përpiktë se unë për dobinë tënde dhe rregullimin tënd. O biri im! Unë jam këshillues besnik për ty, prandaj, pranoje atë që do të ta them prej këshillave. Puno me to në praninë time, puno me to me vellëzërit e tu dhe me veten tënde! O biri im! Nëse nuk do të punosh me këshillën time në vetminë tënde, atëherë do të punosh rrallë me të me vëllezërit e tu. O biri im! Nëse nuk më merr mua si shembull, atëherë kë do të pranosh?! Për çfarë do të tregosh zell në uljen para meje?! O biri im! Mësuesi do prej nxënësve të tij, vetëm se atë, të mirin e edukuar. A do të ishe i lumtur sikur mësuesi dhe edukatori yt të jetë i pakënaqur ndaj teje, edhe sikur të mos përpiqej për përparimin tënd? O biri im! Unë të dua të mirën, prandaj, më ndihmo të përcjell tek ti mirësinë duke u bindur dhe duke zbatuar atë që të këshilloj prej moralit të mirë! O biri im! Morali i mirë është stolia e njeriut në vetvete, tek shokët dhe farefisi i tij. Kështu që vishu me moralin e mirë, që të të respektojnë njerëzit dhe të të duan! O biri im! Nëse nuk e zbukuron diturinë tënde me moralin e lartë, atëherë dituria jote do të jetë më e dëmshme për ty se padituria jote, sepse i padituri është i justifikuar me injorancën e tij, ndërsa për dijetarin nuk ka asnjë arsye tek njerëzit, nëse nuk zbukurohet me virtytet e larta. O biri im! Mos iu mbështet mbikqyrjes që të bëj unë, sepse vërtet mbikqyrja jote ndaj vetvetes është më e mirë dhe më e dobishme se mbikqyrja ime ndaj teje.

20


Porosia për devotshmëri ndaj Allahut të Lartmadhëruar O biri im! Vërtet Zoti yt e di atë që fsheh në zemrën tënde, atë që e shfaq me gjuhën tënde dhe është Vëshguesi i të gjitha punëve të tua. Prandaj, kije frikë Allahun, o biri im dhe bëj kujdes, mos të të shohë në një gjendje që nuk e kënaq Atë. Bëj kujdes, që Zoti yt të mos inatoset me ty, i Cili të krijoi, të furnizoi dhe të dhuroi mendjen, me të cilën drejton çështjet e tua. Si dotëndihesh ti, nëse babai yt të shikon kur je duke bërë një punë, të cilën ai ta ka ndaluar? A nuk ke frikë se mos të ndëshkon me ashpërsi?Po ashtu të jetë edhe gjendja jote me Allahun, sepse Ai të sheh ty, edhe pse ti nuk e sheh Atë.Prandaj, mos shpërfill asgjë, për të cilën të urdhëroi ta zbatosh dhe mos e shtri dorën tënde tek ajo që Ai ta ka ndaluar. O biri im! Vërtet Zoti yt ka dënim të ashpër, prandaj bëj kujdes dhe frikësoju mërzitjes së Tij, inatosjes së Tij dhe mos të të mashtrojë butësia e Tij se“Vërtet Allahu i jep mundësi të padrejtit, derisa kur e merr atë nuk e shpëton.”(Transmeton Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxheh nga Ebu Musa El-Esh’arij, nga pejgamberi, (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). O biri im! Bindja ndaj Allahut ka një shije dhe prehje të mrekullueshme që nuk e njeh veçse ai që ka përvojë në të.Prandaj, përdore bindjen ndaj Mbrojtësit tend, duke patur përvojë për të me ditë të tëra, për të arritur këtë shije të veçantë, për të ndier këtë prehje dhe për të mësuar sinqeritetin e këshillës sime që po ta drejtoj. O biri im! Ti ke për të hasur vështirësi në bindjen ndaj Allahut, kur sapo e ke filluar atë, prandaj, duroje këtë vështirësi derisa të shndërrohet kjo bindje në gjërat e zakonta, të cilat janë normale për ty.

21


O biri im! Mendoje veten tënde kur ishe në bankën e shkollës, në kohën kur mësoje shkrimin dhe leximin, kur urdhëroheshe që ta mësoje Kur’anin përmendësh, a nuk i urreje asokohe bankën dhe mësuesin dhe doje të ishe gjithnjë pushim? Por ja, ti sot arrite atë gradë që e kuptove dobinë e durimit gjatë kohës së mësimit në bankën e shkollës. Gjithashtu e kuptove se mësuesi yt përpiqej për të mirën tënde. O biri im! Dëgjoje këshillën time dhe duro gjatë bindjes ndaj Zotit, ashtu sikurse durove gjatë mësimeve në bankën e shkollës dhe ke për ta parë dobinë e kësaj këshille, nëse të ndihmon kujdesi i Allahut, që të punosh me porosinë e mësuesit tënd. O biri im! Bëj kujdes e mos mendo se devotshmëria ndaj Allahut është vetëm namazi, agjërimi dhe adhurimet e tjera. Devotshmëria ndaj Allahut duhet shfaqur kudo, prandaj, trego kujdes në adhurimin e Mbrojtësit tënd dhe mos e shpërfill atë. Trego kujdes të madh në lidhje me vëllezërit e tu dhe mos dëmto asnjë prej tyre. Kije frikë Allahun për sa i përket vendit tënd, mos e tradhëto atë dhe mos e ndihmo armikun që ta sundojë dhe uzurpojë atë. Kujdesu për veten tënde, mos e lë pas dore shëndetin tënd dhe mos u sill me moral tjetër përveç moralit të mirë. O biri im! I dërguari i Allahut (paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: «Kije frikë Allahun kudo që të jesh, pasoje të keqen me të mirë, se ajo (e mira) e fshin atë (të keqen) dhe sillu me njerëzit me sjellje të mirë.»(E transmeton Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Darimi, Hakimi, etj.)

Autor: Shejh Muhammed Shaakir (marrë nga Udha e besimtarëve)

22


IMAM AHMED IBN MUHAMED HAMBEL Ebu Abdullah Ahmed ibn Muhamed ibn Hambel Shaibani El-Maruzi është lindur në Bagdad, në muajin Rebiul-euel, në vitin 164 (hixhër).Atij i vdiq i ati, kur ai ishte në moshën tre vjeç.Bagdadi si një kryeqytet i shtetit islam të asaj kohe, ishte një qendëre rëndësishme e mësimdhënies, përgjatë sundimit të dinastisë së Beni Abbas. Imam Ahmedi e përfundoi në një moshë të vogël mësimin përmendësh të Kur’anit Fisnik.Kur ishte në moshën 16 vjeçare ai vazhdoi të mësojë dijen e Hadithit duke mësuar me Imam Ebu Jusuf (nga nxënësit më të njohur të Imam Ebu Hanifes).Ai qëndroi me të për tre vjet, përgjatë të cilave mësoi aq shume dije, sa mund të krahasohej me volumin e tre rafteve me libra. Më vonë ai mori pjesëedhe në mësimet e Imam Muhamedit (një tjetër nxënës i njohur i Imam Ebu Hanifes).Pas përvetësimit të shumë dijeve nga dijetarë të ndryshëm në Bagdad, ndërmori më tej udhëtime për në Kufe, Basra, Mekë, Medine, Jemen, Siri, me qëllim të rrisë njohuritë në dijen e Hadithit.Pas takimit me shumë dijetarë, përcillet se ai grumbulloi një numër të madh hadithesh. Në vitin 187 (hixhër), ai takon në Mekë për herë të parë Imam Shafiun.Më vonë imam Shafiu shkon në Bagdad, dhe këtu imam Hambeli i bashkohet atij përgjatë qëndrimit të tij aty dhe mëson e përmirëson nga ai dijen në Fikh.Nga ana tjetër dhe Imam Shafiu gjithashtu përfitoi shumë prej tij, nga njohuritë rreth dijes së Hadithit dhe traditës profetike, të cilat kishte përvetësuar Imam Hambeli.Imam Hambeli filloi të japë mësime rreth dijes islame në vitin 204 (hixhër), vetëm pasi kishte arritur moshën dyzet vjeçare. Duke qenë një personalitet i njohur, mësimet e tij tërhoqën shumë studentë, ndërmjet të cilëve 500 syresh ishin të përditshëm.Ndërmjet nxënësve të tij më të njohur, mund të përmendim, Imam Buhariun, Imam Muslimin dhe Imam Tirmidhiun. Debati i stisur prej Mu’tezilitëve në lidhje me

23

THESARE TE UDHEZIMIT

Kur’anin, u bë shkak për shumë vështirësi në jetën e Imamit për një periudhë të përafërt prej 15 vjetësh. Dy prej udhëheqësve të dinastisë Beni Abbas, El-Mamun dhe El-Mu’tasim, të cilët ishin të influencuar nga Mu’tezilitët u përpoqën të detyronin dijetarët e kohës që të pranonin idetë e Mu’tezilitëve.Duke qenë një përkrahës i fortë i traditës profetike dhe një kundërshtar i risive në fe, ai iu vu me përkushtim kundër ideve të Mu’tezilitëve.Udhëheqësi El-Mutasim për këtë qëndrim të Imamit, e fshikulloi këtë dijetar të umetit, dhe më tej e burgosi për disa muaj. Imam Hambeli zgjodhi më mirë të duronte këto vuajtje sesa të devijonte nga rruga e ndritshme e profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).Vuajtjet dhe vështirësitë e Imam Hambelit në lidhje me këtë çështje përfunduan, kur erdhi në pushtet një udhëheqës tjetër nga dinastia e Beni Abbas, i cili riktheu mësimet bazë të Islamit dhe i dha këtij dijetari vendin e merituar. Ndërmjet punëve të Imam Hambelit është përmbledhja me hadithe e quajtur “Musned”, e përpiluar nga djali i tij, Abdullah Ibn Hambeli, i cili u bazua në ligjëratat e tëatit.Punë të tjera të rëndësishme të këtij dijetari të njohur, përfshijnë një përmbledhje të fetuave të tij, të cilat janë në 20 volume.Këto fetua (rregulla islame në çështjet fetare) përbëjnë dhe bazën e medh-hebit të Imam Hambelit. Imam Hambeli vdiq në Bagdad pas një sëmundjeje, mbrëmjen e ditës së premte në vitin 241(hixhër), në moshën 77 vjeçare dhe në xhenazen e tij thuhet se morën pjesë rreth 1 milion besimtarë. Përshtati nga anglishja G.Gjyzeli -Marrë nga “Beautiful Islam”


TË MËSUARIT NGA CILËSITË E FEVE

PËRTEJ FJALËS

jaftoi një deklaratë e Kryeministrit Rama lidhur me projektin pilot të futjes së disa moduleve mbi njohuritë fetare në disa shkolla tonapublike, dhe një debat i fortë pasoi. Në fakt, në thelb, debati më shumë se qëndrime mbi pranimin ose mospranimin e një nisme të tillë, është një debat konceptual mbi mënyrën se si konsiderohet hapësira publike dhe religjioni në Shqipëri.

ne kanë r e d o m shoqëritë e s hme në s ë y n r e d q n e të Duk ëdhënie r r a eligjionit, r m e r h a d u t r it ndë ekularizm s vend , s e ë m n t i e d t n r e o v rap hon nga lidhur s y le r d a b n lo g a il e iv e c perspekt sepse jë n ë i ir t i h m s li ë u v i for m het më ë b , yshme n r d je n t h ë s t ë ç je me a e ka q as v e im s e b varet ng ë q e mësimi i m h e ë ndrys t e ult ifetare d n m e o p a në v e e onofetar m istorike ia h s ë t a it d a përka tr e nga h d e iv r shoqë ndeve. e v e r y t ë k

Në Shqipëri ky diskurs bëhet akoma më i vështirë, jo për shkak se ne jemi një vend që i përket kategorisë multifetare, por për shkak se ndryshe nga vendet e tjera, kryesisht perëndimore, ne kemi përjetuar një boshllëk kuptimor e ndjesor në lidhje me ekzistencën e besimit të shkaktuar nga terrori ateist, i cili përgjatë një mase kritike kohore, “dezinfektoi” institucionalisht dhe shpirtërisht fenë tek disa breza shqiptarësh. Në këtë gjëndje, tek ne, qëndrimi lidhur me këtë nismë qeveritare duhet të kalojë së pari përmes dy fazash diskutimi, i cili përmblidhet në dy pyetje. Së pari, “a duhet futur mësimi i njohurive fetare në shkollat tona?”, dhe së dyti, “si duhet bërë ky proçes në kontekstin shqiptar?”. Nuk mund të merremi me pyetjen e dytë, me proçesin pra, pa rënë dakort me të parën, sepse ndryshe nuk do kishte kuptim. Prandaj niveli i pranueshmërisë së dilemës së parë do na çonte tek zgjidhja e pyetjes së dytë.

24


Kundërshtarët absolutë të futjes së njohurive fetare në kurikulat shkollore në qëndrimet e tyre besoj se nisen nga një i kuptuar ekskluzivist jo i laikes por i Laicite’si trashëgimi jakobine mbi jetën sociale dhe intelektuale bashkëkohore shqiptare.Kjo e fundit, shpesh është parë si përjashtuese në raport me religjionin duke e dëbuar dhunshëm atë në këndet me ekstreme të privates, dhe jo si një metodë aparatusi që realizon ndarjen pragmatike të religjioneve nga autoriteti politik për të siguruar parimin kushtetues “shteti është asnjanës në çështjet e besimit dhe ndërgjegjes…”, me synimin e vendosjes së një barazie për qytetarët në qasjen që ata duhet të kenë në hapësirën publike pa dëmtuar besimin që mbartin. Nëse laikja konceptohet si laicite’ si një religjion më vete që shërben për të ikur nga religjioni, atëherë funksioni i saj kushtetues bie dhe kthehet pastaj në ideologji imponuese e cila merret me përcaktimin e thelbit dhe formës së religjioneve duke hyrë në terrene që nuk i takojnë. Teza tjetër që pason kundërshtimin, niset nga premisa se të menduarit kritik është fenomen jashtë besimor. Por ama është vështirë të gjesh besimtar që nuk ka përdorur mendimin kritik për të analizuar, vlerësuar, diferencuar dhe pastaj besuar fenë që do. Religjioni ka në thelb meditimin, i cili po ashtu ka nevojë për të menduarin kritik. Religjoni ka në thelb të dhënit një kuptim jetës dhe për këtë ka nevojë për të menduarin kritik. Ndryshimi me atë se çfarë kuptohet me mendimin kritik jofetar,është se ky i fundit kufizohet brënda qelisë së arsyes dhe nuk shkon më tej. Racionaliteti shkencor është argument tjetër, i cili përdoret për të treguar papajtueshmërinë mes tij dhe religjionit si dy kategori përjashtuese ndaj njëra-tjetrës. Qëndrimet e religjoneve ndaj shkencës kanë qenë të ndryshme, por mund të flas për sa i përket faktit se nuk gjej mospërputhje ndërmjet racionalitetit shkencor dhe besimit tek muslimanët në shekujt e artë kur shkencat ekzakte, zbulimet e rëndësishme shkencore si dhe ato astronomike janë bërë nga shkenctarë muslimanë që në të njëjtën kohë kanë qenë prijës fetarë, lista e të cilëve është shumë e gjatë. Një tjetër qasje kundërshtuese bazohet në premisën se religjionet janë tashmë të vjetëruara dhe nuk na duhen më, nuk përbëjnë më fenomen modern, janë të mykura në këndet e historisë dhe të shoqërisë. Moderniteti tashmë nuk përputhet me ta dhe si të tilla, ata nuk mund të konsiderohen më si fenomene moderne paçka mijëra vjeçarëve që mbartin me vete. Por ama, sekularizmi dhe laicizmi mund të konsiderohen fenomene moderne.

25


Pyetja që shtrohet është, a kanë kuptim sekularizmi dhe laicizmi nëse religjionet nuk do ekzistonin? Sigurisht që jo? Atëhere, përsa kohë këta të fundit marrin kuptim nga ekzistenca e religjioneve, edhe religjionet konsiderohen se nuk e kanë humbur të qënurit modern. Ky tipar modern i religjioneve sot, konsiston në aktualizimin dhe kontekstualizmin e mësimeve të veta në realitetin bashkëkohor. Sepse religjioni është thelb autonom në vetvete dhe ka shtrirje mbikohore dhe trasnkulturore e nuk ka nevojë për sekularizmin që të ekzistojë. Duke qenë kështu, atëherë njohuritë për këto religjione janë të domosdoshme për brezat e rinj për të kuptuar thelbin historik dhe modern të tyre shtuar edhe faktin se ato kanë qenë përbërësi kryesor që ka furnizuar qytetërimet në, kulturë, art, shkencë etj. Nëse ekziston frika se religjionet nuk duhen të futen në kurikulat shkollore, sepse dhuna dhe konflikti shtrihet në bazamentin e tyre ideologjik dhe për këtë arsye do ta mbajmë të pastër shoqërinë nga trazirat, kjo është një qasje problematike sepse as dhuna as konflikti nuk janë thelbe të religjioneve. Nëse ka pasur dhe ka shfaqje të tilla, këto janë manifestime të dhunshme që vijnë nga devijime, ashtu siç ka manifestime shumë të dhunshme që kanë ardhur nga devijimet e shoqërive moderne jofetare, të cilat kanë shkaktuar edhe luftra botërore. Pikërisht, njohuritë për to do të bënin që nxënësit të dallonin mes religjionit dhe devijimit duke kontribuar në stabilitetin e vërtetë. Pasi rreshtuam disa arsye pse duhet futur mësimi i njohurive fetare në shkollat tona, atëhere, pyetja e natyrshme që del është se si do bëhet ky proçes. Në shoqëritë monofetare siç është rasti i Greqisë, ku përkatësia e ortodokseështë në maxhorancë dhe është fe zyrtare, edhe mësimi i fesë në shkolla është i njëjtë me këtë status. Ndërkohë, në vende multifetare si Anglia, ku deri para Luftës së Dytë Botëtore mësoheshin në shkolla vetëm dy variante të Kristianizmit,

26


pas kësaj periudhe, me shtimin e popullsive emigrante, sot në Angli jepen mësime për fetë në shkolla për 6 religjione të mëdha. Në Gjermani para ardhjes masive të emigrantëve, në shkolla mësoheshin vetëm për Katolicizmin dhe Protestanizmin, më vonë kurikulat u zgjeruan me mësime për besimet e tjera prezente. Michael Grimmitt është ai, i cili ne vitin 1975 ka ndarë proçesin e njohurive fetare në shkolla në tri kategori dhe që kjo ndarje është më e pranuara sot. E para thotë ai është “të mësosh fenë” e cila është karakteristikë e vendeve ku ka vetëm një traditë religjioze dhe mësimi jepet me qasje të brëndëshme në thellësi. E dyta thotë Grimmitt është “të mësosh rreth fesë” ku librat e fesë mësohen me qasje përshkruese dhe historike, si rasti i Anglisë dhe Ëellsit, ku mësimi bëhet në një klasë me pjesmarrjen e të gjithë nxënësve të besimeve të ndryshme. E treta është “ të mësosh nga feja”. Kjo e fundit përshkruhet nga Grimmitt si process i humanizimit të nxënësit drejt një zhvillimi shpirtëror. Në rastin tonë, besoj se më e mira e mundshme do të ishte një proçes që përqëndrohet në të mësuarit nga cilësitë e feve, të cilat janë edhe themeli i virtyteve që shoqëritë tona mundohen të realizojnë. Aq më tepër që cilësitë e besimeve janë ato që ne kemi më shumë nevojë në këtë shoqëri të degraduar në të gjitha parametrat moralë e socialë. Ky, mendoj se duhet të jetë boshti qëndror i mësimit të këtyre moduleve, që natyrisht mund të plotësohet me informacione kryesore rreth tyre. Gjithë këtë proçes ne duhet ta shohim si kontribut që ndihmon në liritë fetare në Shqipëri si një vend që vjen nga një trashëgimi e egër ateiste. Nëse nuk kuptohet drejt “Tjetri” dhe “e ndryshmja” ndaj nesh përplasjet gjithmonë kanë për të ardhur si pasojë e injorancës dhe mosnjohjes. Shkroi: Redi Shehu

27


“Një KËMBANË për ata që mund

PA SKALETE

dhe duan ta dëgjojnë!” Shoqëria shqiptare vazhdon edhe sot e kësaj dite të mbetet një shoqëri e “trazuar”, me shumë probleme, e cila nuk po gjen stabilizim dhe orientim të qartë. Ndoshta për këtë arsye pohojnë se vendi ynë ende është në një proces të stërzgjatur të një tranzicioni ose post tranzicioni. Mjaft studjues vënë theksin jo pa të drejtë në probleme të tilla madhore si korrupsioni, kriminalizimi i politikës, mungesa e eficensës së gjyqësorit në dhënien e drejtësisë dhe mosbesimi i theksuar i shoqërisë shqiptare ndaj gjyqësorit, papunësia relativisht e lartë, varfëria në rritje e shtresave të gjera të

popullsisë shqiptare, humbja e besimit te një pjesë e madhe e popullatës për mundësinë e një të ardhme në këtë vend etj. Sigurisht që këto probleme të ditës janë sa reale, aq edhe shqetësuese dhe angazhimi për të debatuar lidhur me rrugët e zgjidhjes së tyre është më se legjitim. Vetëm se jo rallë harrohet që këto probleme kanë disa rrënjë të thella që nuk para dalin në dukje dhe se pa u angazhuar në “shkuljen” e tyre, zor se mund të kihet sukses në zgjidhjen e problemeve në fjalë. Në këtë kuptim, mund të thuhet se ato përbëjnë, si të thuash, një farë “shkume të përditshmërisë”, e cila të përfshin në tërësinë e saj dhe sikur të “zë pamjen” dhe nuk të lë të shikosh pikërisht “rrënjët e thella” të tyre, rrënjë që i mbajnë dhe i “ushqejnë” ato. Le të marrim, për shëmbull, problemin e shumëpërfolur të korrupsionit. Mjaft është folur për të. Midis sugjerimeve për ta luftuar, ka edhe nga ato që janë racionale dhe të dobishme. Madje ndonjë, si për shëmbull, “qeverisja elektronike” (e-government), ka nisur edhe të zbatohet jo pa sukses. Por, me të drejtë ekziston një farë pesimizmi lidhur me perspektivën e çrrënjosjes së korrupsionit me metoda të tilla të pjesëshme. Me sa duket është kryesisht intuita që nxit qëndrime të tilla skepticiste.

28


Përtej kësaj intuite, analiza që pretendon të shkojë te rrënjët e kësaj dukurie negative, nxjerr në pah se ajo lind nga profilet vlerore të tipit “materialist” të aktorëve të ndryshëm socialë. Janë pikërisht të ashtuquajturat “vlera materialiste” (ose, ndryshe, “të mbijetesës”) ato që e orientojnë individin apo grupin shoqëror që të zgjedhë atë që dëshiron, që të vendosë për qëndrimet dhe veprimet e veta duke u dhënë përparësi atyre që lidhen me interesin vehtiak, qoftë edhe në kundërshtim me interesin publik. Në se do të ishte e mundur që të ndërhyhej në botën shpirtërore të këtyre aktorëve socialë për të zëvendësuar sistemin e vlerave “materialiste” me atë “post-materialiste” (ndryshe, “të vetëafirmimit”), atëherë kjo do të ishte një rrugë e thjeshtë dhe e shpejtë si për “t’i shkulur rrënjët” dukurisë së korrupsionit, aq edhe për të dhënë zgjidhje të qëndrueshme për problemet e tjera madhore të vendit. Mirëpo na del se nuk është e mundur që të ndiqet kjo rrugë. Këtë përfundim e kemi nxjerrë mbas një studimi afro 10 vjecar që synonte të hetonte mundësinë e ndikimit eksperimental në vlerat që përfshihen në

29

botën shpirtërore të aktorëve social - politikë të qytetit të Tiranës. Fjala është për mbi 10 eksperimente që synonin drejtpërdrejtë të hetonin nëse aktori social-politik i këtij qyteti karakterizohej nga një profil vleror unitar, apo nuk kishte një profil të tillë. Këtij synimi i shërbenin anketimet për të testuar suksesin e mundshëm të përpjekjeve për ndikim maksimal në korpusin e vlerave të botës shpirtërore të votuesve të kampionuar nga qyteti i Tiranës. Rezultati i këtyre eksperimenteve dëshmonte bindshëm se të gjitha tentativat tona dështuan në përpjekjet e tyre për të ndikuar subjektivisht (me bindje) në ndryshimin e vlerave, qofshin ato që i përkasin, sipas studjuesit Ronald Inglehart, dimensionit “materialist vs post-materialist”, apo ato të dimensionit “tradicional vs racionalshekullar”. Nga ana tjetër, matjet sociometrike të profilit vleror të elektoratit të qytetit të Tiranës nga viti 1998 deri në vitin 2015, tregojnë se ka një tendencë në rritje të forcimit të profilit vleror “materialist”, që përbën një lajm


shumë të keq për shoqërinë aktuale shqiptare. Në konsideratë janë marrë të dhënat që japin vlerat për 20 indikatorë të sistemit vleror materialist vs. post-materialist të dy brezave që në vitin 1998 u takonin përkatësisht grup moshave 18-25 vjeç dhe 26-35 vjeç dhe janë krahasuar ato për të njëjtat breza, por mbasi kanë kaluar 10 vite (në total - 40 tregues). Me një fjalë, janë krahasuar këto indikatorë për grup moshën 18-25 vjeç të vitit 1998 me ato të grup moshës 26-35 vjeç të vitit 2008. Dhe indikatorët e grup moshës 26-35 vjeç të vitit 1998 me ato të grup moshës 36-45 vjeç të vitit 2008. Del se për këto dy breza gjatë një 10 vjecari (1998 - 2008), vlerat e indikatorëve që tregojnë profil materialist janë rritur 1.5 herë më shumë se ato që tregojnë profil post-materialist. Pra, gjatë periudhës 1998 - 2008 është forcuar profili vleror materialist. Nga ana tjetër, vlerat e këtyre indikatorëve për të njëjtat breza (grup mosha) kur kalohet nga anketimi i vitit 2004 në atë të 2014, pësojnë një rritje prej 2,33 herë në kahen e vlerave të sistemit materialist. Kështu që del se në dallim nga 10 vjeçari 1998-2008, në 10 vjeçarin 2004-2014

kemi një rritje më të madhe të tendencës drejt vlerave materialiste. Më konkretisht në vitin 2014 kjo tendencë është 1.55 herë më e fortë se sa në vitin 2008. Në vitin 2015, anketimet u zhvilluan në drejtim të matjes së dinamikës së sjelljes votuese të elektoratit të qytetit të Tiranës. Kështu që në to kishte shumë pak pyetje që lidheshin me vlerat në dimensionin materialist vs. post-materialist. Ishin vetëm 3 pyetje të tilla: 1) Lidhur me kënaqësinë që ndjenin nga jeta që bënin tani; 2) Sa mund t’i besohet “Tjetrit” (të panjohur); 3) Shkalla e lumturisë që ndjenin respondentët. Nëse krahasojmë përgjigjet e pyetjes së parë të anketimit të 2015 me ato të vitit 2014, shohim se ka një rritje të pakënaqësisë nga jeta që bëjnë me 4.56 herë, që do të thotë forcim të tendencës drejt vlerave materialiste. Krahasimi i njëjtë për përgjigjet ndaj pyetjes së dytë sjell një rritje të mosbesimit ndaj tjetrit me 3.13 herë, që do të thotë forcim i profilit vleror materialist kur kalohet nga 2014 në 2015. Ndërsa krahasimi i

30


përgjigjeve ndaj pyetjes së tretë tregon se kur kalohet nga 2014 në 2015 shkalla e lumturisë që ndjejnë respondentët (personat që janë anketuar) ka rënë në mbi 2 herë, që do të thotë se prapë kemi një tregues të forcimit të profilit vleror materialist. Kështu që kur kalohet nga viti 2008 në vitin 2014 kemi një forcim prej 1.55 herë të treguesve të profilit vleror materialist. Kurse kalohet nga viti 2014 në atë 2015, forcimi i këtyre treguesve është (mesatarisht) në mbi 3 herë (3.24 herë). Mjafton edhe kaq për të pohuar se ka dëshmi të mjaftueshme raportesh që tregojnë se tendenca drejt vlerave të sistemit (profilit) materialist sa vjen e po forcohet. Dhe kjo dukuri është tepër negative për të tashmen, por sidomos për të ardhmen e vendit tonë. Më lart treguam se eksperimentet mbi 10 vjeçare dëshmojnë pamundësinë për të ndikuar relativisht shpejt në mënyrë subjektive (me bindje, me propogandë, me edukim) për frenimin e kësaj tendence negative. Atëherë mbeten vetëm rrugët e ndikimit të mundshëm me anë të faktorëve ekonomikë, politikë etj. domethënë, objektivë. Në këtë

kuadër kam propozuar disa muaj më parë në një artikull të botuar te gazeta Panorama, që të debatohet mbi rrugët që duhen ndjekur për të frenuar këtë tendencë shumë të rrezikshme të shoqërisë së sotme shqiptare drejt forcimit të profilit të saj vleror materialist. Propozimi im ka qene dhe mbetet (pa i mbyllur rrugën asnjë propozimit tjetër!) që të debatohet lidhur me ndjekjen e rrugës për të synuar një rritje ekonomike të shpejtuar, meqë studiues si Inglehart dhe Baker theksojnë, mbi bazën e analizës së një numri relativisht të madh anketimesh për sistemin vleror të kryera në shumë vende të botës, se zhvillimet ekonomike ndikojnë ndjeshëm në ndryshimet kulturore (ku hyjnë edhe vlerat). Me sa duket e ribëj thirrjen time për këtë debat në motivimin që latinët e cilësonin “thuaje dhe shpëto shpirtin tënd”, sepse personalisht nuk kam më shpresë që të ketë reagim nga qarqet akademike për të nisur një debat të tillë, ndonëse kam dhënë aq informacion teknik që ta bëjë të besueshëm shqetësimin që unë ngre.

Prof.dr Aleksandër Kocani Tiranë më, 17.04.2016

31


Ndikimi i kulturës në forma të ndryshme të komunikimit

Dritare

Kultura dhe komunikimi janë dy koncepte që shoqërohen, por edhe ndërvaren nga njëra tjetra. Pavarësisht ndryshimeve në konceptim, të dimensionit të shoqërisë njerëzore si pasojë e globalizimit,të flasësh për ndikimin e kulturës në komunikim mbetet një temë tejet aktuale.Në botë ekzistojnë 6 miliard identitete si dhe një gamë e madhe kulturash e subkulturash. Rrjedhimisht, nevoja për të elaboruar teori e tema mbi këto koncepte është tërësisht e paevitueshme. Sot, më shumë se kurrë, njerëzit janë shumë më të hapur se më parë për të folur dhe diskutuar dhe për ta bërë tjetrin pjesë të këtij akti. Por këtë të fundit, nuk mund ta kryejnë duke shkëputur kulturën nga komunikimi. Të gjithë individët në mbarë botën janë të ndikuar nga realiteti i përcaktuar kulturalisht. Pikërisht, kjo kulturë i jep formë mënyrës, sipas së cilës ne e shohim realitetin. Shpeshherë ne nuk jemi të vëmendshëm ndaj ndikimit kulturor, derisa biem në kontakt me një kulturë të ndryshme nga e jona. Por mënyra sesi një individ e percepton dhe i qaset këtij procesi, sjell edhe rezulate të ndryshme në komunikim. Ai individ, i cili mat në mënyrë racionale faktorët pjesëmarrës në komunikim dhe i paraprin mendërisht dhe emocionalisht, kryen një proces të kënaqshëm dhe efektiv. Në këtë rast individët kanë kryer jo vetëm një proces komunikim dhe shkëmbimi informacionesh, por mbi të gjitha kanë komunikuar kulturalisht.

Ç’është kultura dhe komunikimi në terma të thjeshtë. Kultura: Sistemi i besimeve të përbashkëta, i vlerave, zakoneve, sjelljeve, si dhe objekte, të cilat anëtarët e shoqërisë i përdorin për të përballuar botën e tyre me njëri-tjetrin dhe që janë transmetuar nga brezi në brez nëpërmjet të mësuarit. Komunikimi: “Çdo akt, nëpërmjet të cilit një person jep ose merr informacione nga një tjetër person në lidhje me nevojat e tij, dëshirat, perceptimet, njohuritë, apo emocionet. Komunikimi mund të jetë i qëllimshëm ose jo. Ai mund të përfshijë sinjale konvencionale apo të pazakonta, mund të marrë formë verbale apo joverbale dhe mund të ndodhë përmes mënyrave të folura apo të tjera të të folurit” . Këto dy koncepte të ndërthurura mund të ilustrohen më së miri përmes një analogjie të udhëtimit në një vend ndryshe nga vendlindja personale. Atje tej, flitet një gjuhë tjetër, të cilën mund ta përballosh me sukses. Në një sipërmarrje të tillë, pikë së pari duhet të informohesh mbi gjuhën dhe kulturën e atij populli, mbi zakonet dhe praktikat e tyre, që të mos përjetosh “shok kulturor”. Hapi i parë është të kuptosh që njerëzit e kulturës përkatëse i bëjnë gjërat ndryshe nga ti, por i vlerësojnë ato njësoj si ti. Është e rëndësishme të arrish të kuptosh se nëse do të punosh apo komunikosh me njerëz të kulturave të ndryshme, informimi është çelësi, i cili të mundëson një të kuptuar përtej asaj që shihet fillimisht. Në këtë mënyrë, mund të kuptosh nëse dikush është veshur me të zeza, për shkak se po mban zi, si shprehje e modës, si një ngjyrë, e cila nuk e tregon papastërtinë, apo si shenjë e sërës së lartë... Është e nevojshme që në një kulturë të ndryshme, njëri nga komunikuesit duhet të flasë patjetër gjuhën përkatëse, që të thyhen barrierat, por edhe të komunikohet verbalisht. A mjafton vetëm kjo midis dy individëve?

32


Barrierat kulturore përballë atyre gjuhësore Barrierat kulturore janë më të mëdha se barrierat gjuhësore, edhe pse në mënyrë të vazhdueshme prodhojnë emocione dhe reagime pozitive.Ajo çfarë konsiderohet e sjellshme në një vend, diku tjetër mund të konsiderohet e pavend. Një element, i cili mund të jetë i ndjeshëm dhe delikat në një kulturë, në një tjetër mund të mos përbëjë pasoja. Megjithatë, ne ndiejmë me të vërtetë se duhet të mësojmë të flasim “kulturën”(Novinger,2008). Kur dy individë flasin të njëtën gjuhë, por nuk i përkasin së njëjtës kulturë, ndryshojnë në mënyrën sesi i perceptojnë gjërat, por edhe në mënyrën sesi i përgjigjen pyetjeve apo vlerësimit të tjetrit. Një ilustrim mund të jetë ai i kulturës greke. Nëse je mysafir në shtëpinë e një mikëpritësi grek, mos e lavdëro shumë një objekt, sepse i zoti i shtëpisë mund të detyrohet të ta japë si dhuratë më vonë (Martin,N,J.,Nakayama,K,Th.2010). Në Papua, në Guinenë e Re, heshtja e të riut në prezencë të të vjetrit, është shenjë respekti (e.g. Francis 1992). Ajo çfarë kuptohet në mënyrë indirekte, është fakti se në vazhdimësi duke folur për kulturën dhe komunikimin, jemi duke përfshirë në mënyrë të padiskutueshme masat (popullore). Kultura nuk iu takon vetëm elitave, por edhe masave, të cilat janë tullat e shoqërisë. Për këtë arsye, të komunikosh, do të thotë të hysh në një problematikë të tjetrit dhe të kontribuosh drejtpërsëdrejti në infrastrukturën mendore të shoqërisë. E parë në këtë prizëm, thelbi i komunikimit është çështja e tjetrit dhe lidhjes që duhet të vendosim me të. Atëherë komunikimi nuk ka sesi të mos jetë çështje e gjithsecilit prej nesh. Kësisoj, kultura dhe civilizimi vijnë të servirura me binomin e pandashëm Kulturë-Komunikim. Që prej shekullit të tetëmbëdhjetë ka ekzistuar kultura e informacionit dhe ende nuk ekziston një kulturë e komunikimit. Në këtë mënyrë, shoqëria njerëzore e këtij shekulli, thërret me zë të mekur mbi nevojën e saj për identitete relacionale dhe jo për identitete strehë . Si t’i qasemi “kulturës tjetër”dhe etika përkatëse në këtë komunikim Shanset e keqkuptimeve në komunikim rriten, kur ne harrojmë lidhjen mes dy variablave kulturë dhe komunikim. E para i jep rëndësi dhe status të veçantë folësit, ndërsa e dyta e shikon komunikimin si bashkëpunim mes komunikuesve, gjë që i jep aktit kuptim. Në thelb, flitet për të njëjtën gjë, por është kultura ajo, e cila përbën ndryshimet në perceptimin dhe qasjen ndaj fenomenit përkatës. Duke patur parasysh këta faktorë, mendja të shkon tek shembulli i martesave ku çiftet e martuara i përkasin kulturave të ndryshme. Nëse ky vendim tejet i rëndësishëm për jetën është marrë pa u peshuar mirë, veprimet, konfliktet mund të jetë të pariparueshme. Këto martesa për shkak të prirjes kulturore, mund të mos jenë dakord mbi mënyrën e rritjes së fëmijëve, me vendqëndrimin, me rezistencën për të mos u martuar, me

33


kohën, vlerat, zakonet e të ushqyerit etj. Atëherë mund të ndodhë një nga këto katër forma të menaxhimit të martesës: nënshtrim, fshirje, kompromis, konsensus. Dy të parat kanë të bëjnë me individë, të cilët nuk i kanë marrë parasysh ndryshimet kulturore mes njëri tjetrit dhe nuk kanë bërë përpjekje për të njohur dhe për të përvetësuar nga kultura respektive. Ndërsa kompromisi,nënkupton negocim/ marrëveshje; konsensusipërfshin angazhimin e çiftit në njohjen e kulturës së partnerit.Respektivisht shkojmë në familjen përkatëse të partnerit(-es) dhe mësojmë mbi ritet, gatimin,martesën,vdekjen,rritjen e fëmijëve,nënshtetësinë e tyre dhe të tjera çështje ligjore.Kjo e ndihmon çiftin të konsolidohet dhe të mos flasë vetëm gjuhën e dashurisë,”gjuhën e gjuhës”, por edhe atë të kulturës . Pra, me fjalë të tjera, kur jemi në kontakt me një kulturë, flasim të njëjtën gjuhë dhe fjalët janë të kuptueshme, përsëri nuk arrihet një lloj kompaktësie mendimi dhe një emërues i përbashkët. Pse ndodh kjo? Sepse fjalët kuptohen, por mendimet jo dhe ky është efekti i ndryshimit të kulturave. Shpeshherë, ne jemi mbivlerësues për kulturën tonë dhe mendojmë se çdo gjë në të. është në vendin e duhur, ndërsa për një kulturë tjetër që ndryshon nga e jona mund ta mendojmë si më pak të evoluar, të papërshtatëshme madje herëherë dhe të çuditshme. Për këtë arsye, si zgjidhje eventuale mund të vendosim të mos komunikojmë, por ky vendim është tërësisht i pandërgjegjshëm, sepse komunikimi nuk ndalet kur ne stopojmë verbalizimin. Madje, përgjatë rutinës tonë ditore, ne komunikojmë me të tjerët nëpërmjet një shkëmbimi joverbal, i cili rrjedh nga shikimi, postura, lëvizjet etj. Gjithsesi është e rëndësishme të kuptojmë që ne jemi në mënyrë të pandërprerë në komunikim. Duke vazhduar linjën e mendimit, shpeshherë keni pohuar me zë dhe pa zë për “lirinë”, e cila qeveris mendimet dhe veprimet tona. Por tani pas këtyre arsyetimeve kuptojmë që shpeshherë nuk është ajo që qeveris. Këtu hyn në fuqi kultura, e cila është mbikqyrësja jonë e ashpër. Rregullat e saj ndikojnë që në momentin që lindim. Na mësohet si duhet të flasim, si të respektojmë tjetrin, si të jemi konform shoqërisë përkatëse, si të hamë një vakt me miq në një restorant, si të kryejmë praktikat mortore, dasmat etj. Ne e dimë në kulturën respektive se si, kur dhe për sa kohë duhet ta shikojmë

34


tjetrin në sy, tonalitetin e zërit dhe paraqitjen e pranueshme në përputhje me aktivitetin dhe kohën. Për pasojë, kjo sjellje komunikuese është mësuar kaq mirë sa në nivel komunikues ne i përgjigjemi situatave në mënyrë automatike, sepse është kultura ajo që ka brendësuar tek e nënndërgjegjshmja komunikimin tonë. Por, jo gjithmonë është e lehtë ta kryesh këtë proces shumë komponentësh. Ajo që është thelbësore, është se komunikuesit duhet të kenë të brendësuar etikën, e cila t’i adresojë respekt njerëzve të kulturave të tjera njësoj siç do të dëshironin për vetet e tyre. Një individ, i cili bart etikë komunikuese brenda tij, e inkurajon tjetrin (me kulurë të ndryshme) ta shprehë veten e tij nëpërmjet unikalitetit të tij, e mirëkupton atë dhe i krijon një klimë të ngrohtë, e cila shkrin barrierat e krijuara artificialisht. Të flasësh për shoqërinë njerëzore dhe të mos përmendësh kulturën dhe komunikimin, është njësoj si të flasësh për jetën dhe të eleminosh ujin dhe ajrin.Shpeshherë jemi ne që me anë të gjuhës bipolare hedhim konceptin e tjetrit. Tjetërsia nënkupton atë që është jashtë grupit, pra atë që gjendet në binarin e kundërt me tëndin. Pra është gjuha që ne kemi përdorur ,ajo, e cila i ka dhënë një tjetër nuancë komunikimit me tjetrin (me kulturë të ndryshme nga e jona) . Megjithatë, pavarësisht pengesave dhe ndryshimeve në kulturë, nëse individi udhëhiqet nga etika dhe informacioni mbi komunikuesin dhe kulturën e tij, procesi mund të jetë shumë frytdhënës, i dobishëm dhe i kuptueshëm. Të jesh ndryshe, nuk do të thotë të kesh më pak vlera ose ato të jenë negative. Nëse ne vlerësojmë një proces të tillë si negativ, kjo vjen si rezultat se ne kemi trajnuar vetet tona me feedback negativ. Në fund të fundit, kur jemi në një komunikim me kultura të ndryshme, në një situatë të çuditshme, duhet të ndalemi dhe të marrim frymë. Kjo na ndihmon të pozicionohemi më mirë dhe të parandalojmë irritimet e të kuptojmë se çfarë përpiqet të na përçojë tjetri. Ky trajtim ngre peshë faktin se ne duhet ta shikojmë veten të identifikuar me njerëzit e kulturave të tjera dhe mbi të gjitha të fokusohemi tek të përbashkëtat në vlera dhe besime kulturore sesa në dallimet mes tyre.

35

Shkroi: Elfa Kodra


Këndvështrim

Koncepte që na njohin me EKONOMINË

Ekonomia përcjell dhe studion ecuritë e ofertës dhe të kërkesës së individëve, të firmave dhe të ekonomisë në nivel të vendit. Ekonomia po ashtu trajton lëvizjet e çmimeve, të prodhimit, të punësimit dhe të papunësisë, të qarkullimit të brendshëm dhe të jashtëm të mallrave. Ekonomia trajton mjetet financiare, bankat, kapitalin dhe pasurinë. Këto fushëveprimtari të ekonomisë mund të përmblidhen në një definicion të përbashkët: Ekonomia është disiplinë shkencore, e cila studion dukuritë se si shoqëria i shfrytëzon dhe i shpërndan burimet e veta të kufizuara me qëllim prodhimin e produkteve dhe shpërndarjen e tyre ndërmjet konsumatorëve të ndryshëm. Ekonomia merret me mënyrën e përdorimit të burimeve materiale për të plotësuar nevojat e njerëzve. Ndryshe, ekonomia njihet si shkencë, e cila studion të gjitha marrëdhëniet që zhvillohen gjatë një procesi ekonomik, qofshin ato mes qenieve njerëzore, qenieve njerëzore dhe mjeteve të prodhimit apo qenieve njerëzore dhe politikave të prodhimit. Më poshtë do të japim përkufizimet e disa prej termave më të ndeshura ekonomike,qoftë në komunikimin tonë të përditshëm, në marrëdhënie pune apo që i dëgjojmë më së shumti në emisionet televizive. Ekonomia e tregut është ekonomia e pronësisë private mbi resurset (burimet) dhe është karakteristikë në vendet e zhvilluara ekonomikisht. Karakteristikat e ekonomisë së tregut janë: pjesa më e madhe e të mirave ekonomike gjenden nën pronësi private, liria e plotë ekonomike, decentralizimi i pushtetit ekonomik, autonomia e plotë e subjekteve ekonomike. Eksporti në ekonomi nënkupton transportimin e të mirave ose materialeve nga një vend në një tjetër në mënyrë legjitime, sipas rregullave dhe standardeve të vendeve pjesëmarrëse. Eksportimi i mallrave bëhet drejt konsumatorëve të huaj në një shtet tjetër nga shteti ku prodhohen këto mallra.

36


Importi është dukuria e kundërt e eksportit ku mallrat e huaja transportohen në vendin tonë në mënyrë legjitime dhe sipas rregullave të vendosura. Inflacioni është një term që tregon rritjen e përgjithshme të ofertës monetare (parasë) në një ekonomi të caktuar, në një periudhë të caktuar. Një nga efektet që mund të shoqërojë inflacionin (dhe që shpesh ngatërrohet me të) është edhe rritja e çmimeve e të mirave dhe shërbimeve. Një normë e lartë inflacioni bën që produktet e një vendi të jenë të shtrenjta, duke çuar kështu në uljen e eksporteve dhe në rritjen e importeve. Prodhimi i Brendshëm Bruto (shkurt: PBB) është një tregues ekonomik që paraqet vlerën me çmimet e tregut e të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara brenda një shteti, në një periudhë të caktuar (zakonisht një vit).

37

Bilanci kontabël

Bilanci është një nga pasqyrat financiare që tregon pozicionin financiar (aktivet, pasivet dhe kapitalin) e një njësie ekonomike raportuese në një datë të caktuar. Pra, ai paraqet të drejtat dhe detyrimet që një subjekt, qoftë biznes i madh apo i vogël, ka në një datë të caktuar. Bilanci kontabël dorëzohet pranë Drejtorisë Tatimore brenda tre-mujorit të parë të vitit pasues. Bashkangjitur këtij bilanci është Pasqyra e të Ardhurave dhe Shpenzimeve, e cila është një nga pasqyrat financiare që tregon performancën ekonomike (të ardhurat, shpenzimet dhe fitimin/humbjen) të një njësie ekonomike raportuese gjatë një periudhe kontabël.


Editorial

The birthday of Pr

Every Muslim rejoice on the birth of the Prophet Muhammad (peace and blessings be upon him), but actually the month Rabiul Awwal don’t reminds us just at the birth, but the life prophetic eventful stories that make us learning and taking example from the life of our prophet. Many people think that this is the month of celebration of the birthday of the Prophet , believing that they expressed in this way the love for the Prophet. However, Islamic history shows us that just this month is among the busiest months in the life of Muhammad (peace and blessings be upon him). It is on this month gave birth Prophet Muhammad,on this month it was accomplished the hixhre, on this month took place 13 wars and military expeditions and on the same month he died. So when we study carefully the prophetic story, this month makes us more aware and we become aware more about the responsibilities that belong to us and challenges of the time. This is the month that reminds us that Prophet Muhammad (peace and blessings be upon him) was born to accomplish a holy mission and the main part of this mission was developed precisely in this month. Rabiul Awwal month teaches us that Prophet Muhammad (peace and blessings be upon him) arrived in Madinah where he immediately began establishing the first Islamic state. Hixhre was the most influential in life of the migrants, who emigrated from Mecca to Medina, whether al-Ansar (local residents of Medina), who waited. First, left their homes, lands, jobs, businesses, their assets for the sake of Allah, while the latter took over their shelter in Medina and assistance to them. Also brotherhood among the companions and the formation of an Islamic state that began in the same month with the completion of hixhre indicate the most important events for fundamental reforms aimed and came to realize later the our Prophet (peace and blessings be upon him). Just as it is not seemly that the date of death of the Prophet to turn on a day of oil, where the peole mourn with shouts and screams, so it is not seemly that the same date to turn in celebrations and festivities in praise of poetry, when we know well that our ancestors three centuries fortunate, companions of prophet, and tabitabiinÍt Tabi’in, including the Imams well known as the Islamic legal schools, have made no one nor the other.

38


rophet Muhammad They did not celebrate in these forms, because they understood well the wisdom of God the Omniscient, who through these dates tells us that as the Prophet Muhammad (peace and blessings be upon him) was born, he lived and died to fulfill a divine mission, and Muslims after his have to follow the same route and method. We see this clearly in the first three generations of Islam, the fortunate centuries, who lived and died for the same mission. This message clearly makes us understand why the later generations of Islam are very different from the first three generations in their lifes and in the practice and implementation of prophetic life with precision and at the same time understand that this was the secret of their success. In another point of view we see that Allah Almighty has commanded us to love more our prophet, but the love is not shown by celebrating his birthday and knitted for the verses and psalms, but by applying strictly his life. The love of the Prophet Muhammad (peace and blessings be upon him), is manifested in two aspects: Pursuing and reviving of the prophetic tradition. Also, the Prophet (peace and blessings be upon him) has warned the current state of the Ummah and at the same time in the traditions has shown to us the way out of this situation and rescue the innovations of many, It will be achieved by implementing his Sunnah identifying and away from innovations (the multiple innovations). Abudullah Ibn Umar said: “Every innovation is loss (around deviation) even if it seems good to the people. If we really want to get out of these difficulties where Islamic Ummah has fallen today, the Muslims have to return to the authority and the prestige, that they once enjoyed, not turning thes noble religion in celebration of celebrations where we spent time unnecessarily and inappropriately, but all us should rejoice the following of the path of our forefathers and in pursuit of this pure tradition left us by outstanding scholars and ulema of this ummah.

39

By: Mustafa TĂŤrniqi


‫‪The birthday of Pr‬‬

‫‪Editorial‬‬

‫الشعار‪ :‬التطبيق اإلسالمي‬ ‫حول مولد الرسول صلى هللا عليه وسلم‬ ‫كل مسلم يفرح بوالدة النبي محمد صلى هللا عليه وسلم‪ ،‬ولكن في الواقع شهر ربيع األول‬ ‫ال يذكرنا فقط بوالدته‪ ،‬ولكن أيضا بالحياة النبوية المليئة بقصص وأحداث التي تجعلنا نتعلم‬ ‫ونقتدي بحياة نبينا صلى هللا عليه وسلم ‪.‬‬ ‫كثير من الناس يعتقد أن هذا هو شهر االحتفال بمولد النبي وشهر الثناء عليه معتقدين‬ ‫ومعبرين بذلك حبهم تجاهه صلى هللا عليه وسلم‪ .‬ولكن التاريخ اإلسالمي يخبرنا بأن هذا‬ ‫الشهر خاصة من بين األشهر‪ ،‬مليئ بأحداث مهمة من حياة محمد صلى هللا عليه وسلم ‪:‬‬ ‫في هذا الشهر ولد النبي محمد‪ ،‬في هذا الشهرهاجر إلى المدينة‪ ،‬في هذا الشهر حدث ثالثة‬ ‫عشر حروب وحمالت عسكرية وكذلك وفاة الرسول صلى هللا عليه وسلم كان في نفس‬ ‫الشهر‪ .‬لذلك إذا درسنا بدقة السيرة النبوية هذا الشهر يجعلنا أكثر وعيا‪ ،‬وأن نحس نستشعر‬ ‫أكثر بمسؤولياتنا وتحديات العصر‪.‬‬ ‫وهذا هو الشهر الذي يذكرنا بأن النبي محمد صلى هللا عليه وسلم ولد إلنجاز مهمة مقدسة‬ ‫في هذا الشهر‪.‬‬ ‫والجزء الرئيسي من هذه المهمة حدث بالضبط‬ ‫الشهر ربيع األول يعلمنا أن النبي محمد صلى هللا عليه وسلم وصل إلى المدينة المنورة‬ ‫حيث بدأ مباشرة بإقامة الدولة اإلسالمية األولى‪ .‬هجرة الرسول صلى هللا عليه وسلم هو‬ ‫أبرز حدث وأكثر تأثيرا في الحياة الصحابة سواء للمهاجرين‪ ،‬الذين هاجروا من مكة‬ ‫المكرمة إلى المدينة المنورة‪ ،‬كذلك لألنصار الذين استقبلوهم‪ .‬األولون تركوا منازلهم‬ ‫وأراضيهم‪ ،‬وعملهم‪ ،‬واألعمال التجارية وأموالهم هلل عز وجل‪ ،‬بينما اآلخرون أخذوا‬ ‫بعاتقهم إسكانهم في بيوتهم في المدينة المنورة والمساعدة لهم‪ .‬كذلك األخوة بين الصحابة‬ ‫وإنشاء الدولة اإلسالمية التي بدأت في هذا الشهر مع انتهاء الهجرة تدل على أهم األحداث‬ ‫لإلصالح الجذري الذي كان يهدف النبي صلى هللا عليه وسلم واستطاع أن يحققه فيما بعد‪.‬‬

‫‪40‬‬

‫يعلمنا التاريخ أن نبي اإلسالم صلى هللا عليه وسلم ولد في التاريخ ‪ 12‬من ربيع األول‪،‬‬ ‫وفي نفس اليوم وصل الى المدينة المنورة وكذلك مات في نفس التاريخ‪ .‬هل كان هذا من‬ ‫قبيل الصدفة يا ترى؟ وهل من قبيل الصدفة أيضا أن إلى جانب الحال أنه في نفس التاريخ‬ ‫الذي ولد وتوفي هذان الحدثان أن يحدثا يوم االثنين‪ .‬هذه رسالة واضحة أنه في الشهر‬ ‫واليوم والتاريخ الذي ولد النبي صلى هللا عليه وسلم كما نفرح بوالدته يجب أن نحزن على‬ ‫وفاته كما حزن الصحابة وشعروا باألسى عندما علموا بوفاة حبيبهم صلى هللا عليه وسلم‪.‬‬


‫الشهر‪ .‬لذلك إذا درسنا بدقة السيرة النبوية هذا الشهر يجعلنا أكثر وعيا‪ ،‬وأن نحس نستشعر‬ ‫أكثر بمسؤولياتنا وتحديات العصر‪.‬‬ ‫وهذا هو الشهر الذي يذكرنا بأن النبي محمد صلى هللا عليه وسلم ولد إلنجاز مهمة مقدسة‬ ‫في هذا الشهر‪.‬‬ ‫والجزء الرئيسي من هذه المهمة حدث بالضبط‬ ‫الشهر ربيع األول يعلمنا أن النبي محمد صلى هللا عليه وسلم وصل إلى المدينة المنورة‬ ‫حيث بدأ مباشرة بإقامة الدولة اإلسالمية األولى‪ .‬هجرة الرسول صلى هللا عليه وسلم هو‬ ‫أبرز حدث وأكثر تأثيرا في الحياة الصحابة سواء للمهاجرين‪ ،‬الذين هاجروا من مكة‬ ‫المكرمة إلى المدينة المنورة‪ ،‬كذلك لألنصار الذين استقبلوهم‪ .‬األولون تركوا منازلهم‬ ‫وأراضيهم‪ ،‬وعملهم‪ ،‬واألعمال التجارية وأموالهم هلل عز وجل‪ ،‬بينما اآلخرون أخذوا‬ ‫بعاتقهم إسكانهم في بيوتهم في المدينة المنورة والمساعدة لهم‪ .‬كذلك األخوة بين الصحابة‬ ‫وإنشاء الدولة اإلسالمية التي بدأت في هذا الشهر مع انتهاء الهجرة تدل على أهم األحداث‬ ‫لإلصالح الجذري الذي كان يهدف النبي صلى هللا عليه وسلم واستطاع أن يحققه فيما بعد‪.‬‬

‫‪rophet Muhammad‬‬

‫يعلمنا التاريخ أن نبي اإلسالم صلى هللا عليه وسلم ولد في التاريخ ‪ 12‬من ربيع األول‪،‬‬ ‫وفي نفس اليوم وصل الى المدينة المنورة وكذلك مات في نفس التاريخ‪ .‬هل كان هذا من‬ ‫قبيل الصدفة يا ترى؟ وهل من قبيل الصدفة أيضا أن إلى جانب الحال أنه في نفس التاريخ‬ ‫الذي ولد وتوفي هذان الحدثان أن يحدثا يوم االثنين‪ .‬هذه رسالة واضحة أنه في الشهر‬ ‫واليوم والتاريخ الذي ولد النبي صلى هللا عليه وسلم كما نفرح بوالدته يجب أن نحزن على‬ ‫وفاته كما حزن الصحابة وشعروا باألسى عندما علموا بوفاة حبيبهم صلى هللا عليه وسلم‪.‬‬ ‫كما أنه ال يليق بنا بأن تاريخ وفاة النبي أن نحوله إلى يوم تعزية أن نصيح ونصرح‪ ،‬كما ال‬ ‫يليق بنا أن نفس التاريخ نحوله إلى يوم االحتفاالت والمهرجانات ونأخذ في المدح و الشعر‬

‫‪41‬‬


Të gjithë materialet janë të rezervuara për botuesin e Përtej Fjalës . Nuk lejohet përdorimi, prodhimi apo publikimi i tyre pa lejen e botuesit. Dërgoni sugjerimet tuaja pranë adresës sonë: përtejfjalës@yahoo.com Pikëpamjet e paraqitura në revistë nuk shprehin domosdosshmërisht pikëpamjet e revistës. Organ i Qendrës Social- Kulturore :” Femra Investim i Familjes “- RRUGA H.HIDI 20/1 TIRANE-ALBANIA


MundĂŤson:


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.