Revista Përtej Fjalës Nr. 25

Page 1

Pertej fjales Revista Social - Edukative `Përtej Fjalës`

Nr.25

Leksione dhembshurie Xhemati si traditë e vyer profetike Gjërat që nuk dimë për diellin

Qershor 2016



PËRMBAJTJA Editorial- Skena të së përditshmes..............................................................................................4 Ora e zgjimit- I dashur Ramazan!...............................................................................................6 Shenja në rrugë- Si vërtetohet hyrja dhe dalja e Ramazanit? .................................................8 Madhështi- Si ta presim Ramazanin.........................................................................................18 (Ferit Piku) Vetëm për zemrat-Sa e vlerësojmë namazit e natës..................................................................22 (Mimoza Çota) Argument-Mbi lëvizjen qe s’meriton t’i vihet titull..................................................................24 (Redi Shehu) Bisedë me Profetin -12 prova për profecinë e Muhamedit (AS) ............................................26 (Shejh Abdurrahman) Në Dritë-Etika e të mësuarit përmes ngjarjes së Musait (AS) dhe Hidrit .............................30 (Majlinda Qoshja) Përtej Fjalës-Islami dhe kriza e modernizmit...........................................................................32 (Dr.Parvez Mansur) Së bashku -Xhemati, si traditë e vyer profetike.........................................................................38 Vetëm për zemrat- Leksione dhembshurie nga Profeti Muhamed (AS)..............................40 Këndvështrim-Çfarë mund të mësojë Donald Trump dhe mbështetësit e tij nga prijësit muslimanë................................................................................................................42 (Craig Considine) Thesare-Gjerat që nuk i dimë për diellin ..................................................................................44 (S. Al Ubejdijj) Editorial Anglisht.......................................................................................................................46 Editorial Arabisht.........................................................................................................................48


Editorial

Skena të së përditshmes Në çdo ditë, kur ecim dhe punojmë, e më së shumti, kur ulemi dhe dëgjojmë lajme, shikojmë dhe klikojmë në internet, thyhemi dhe verbohemi me dhimbjen që bota e islamit ndjen dhe përjeton dita-ditës. Pjesa tjetër e botës harron dhe fle mbi gërmadhat që bien e zënë poshtë fëmijë e të moshuar, gra dhe vajza, djem e baballarë. Kjo situatë vjen e përsëritet, lodhet e përgjaket, vjen dhe na thyen çdo ditë ëndrrat se hegjemonia perëndimore në këto ditë do të shfaqë fuqinë e saj nxitur edhe nga deklarata me shumë të drejta që shumë kohë më parë ka përpiluar e me të cilën krenohet. Një deklaratë që nuk e zbatoi kurrë perëndimi, sidomos me vendet e lindjes, një deklaratë e mjerë të drejtash, të cilat mbrohen vetëm në njerën anë të globit dhe faqja tjetër e globit flet për faqen e nxirë të një perëndimi që vetëm perëndon e nuk lind kurrë. Edhe grumbuj dhurata po të ishin, do të mërziteshin sytë, do të treteshin të qeshurat e shakatë dhe jo grumbuj shtëpish, lagjesh, popujsh ku zihen dhe jetë që duan të jetojnë. Kjo, nga sulme shtazarake popujsh, në vuajtje shpirtërore prej supremacie të sëmurë. Patologji hegjemoniale që nuk po shqiten, edhe pse qartazi anamneza e tyre flet se vetëm anestezia e ditës së fundit do t’i kthjellojë të kuptojnë se çfarë punuan me popujt e besimit dhe të së vërtetës. Siria po digjet. Ai vend i begatë dhe i butë po tmerret. Ato nëna dhe baballarë me prehrin bosh ju kërkojnë ju dhe ne të gjithëve bashkë: ku i kemi fëmijët, shtëpinë e oborrin tonë, shkollat dhe spitalet??? Pyetja e një vajze të vogël tek pyet babain e saj: “Baba, përse po na luftojnë?”, u bë pyetja globale me përgjigje mijëra milionëshe. Vallë a ka njeri përveç kësaj krijese sinqeriteti, të mos e dijë se pse po luftohet Siria? Pse po luftohet Palestina? Përse një shtet, të cilit po t`i mbledhësh me lupë banorët e tij të shpërndarë, a bëhen së bashku një grusht milionësh, bëhet i tillë uzurpator sa të komandojë botën?

4


Përmbysja e rregullit të xhunglës ku i madhi e “gllabëron” të voglin, vetëm tek ky rast dhe tek kjo gjendje globale gjen shprehje pa shumë matematikë. Përse vallë? Përmbysje të tilla ngjajnë të jenë të qëllimshme edhe me popullin që dënon me predha jetë të pafajshme, pa pasur as më të voglin argument kundër tyre, përvçse bashkëpunime e traktateve prej djalli mes liderëve faraonik. Edhe sa kohë duhet, edhe sa predha, edhe sa tinëzira do të thuren nga popuj që i ka rrëzuar Allahu, të ngrihen e të kërkojnë, të jenë të lavdërueshëm ndër popuj e kjo duke shkretuar popuj që vetëm me besimin e tyre i kallin datën kufarëve (jobesimtarëve). Edhe pak troket Ramazan 2016. Pjesa dërrmuese e globit thërret për t’iu bindur fjalës së Zotit me agjërim, i cili mbyllet me festë. Po vallë si do t`i gjejë ky muaj popujt nën zgjedhën moderne të popujve të vjetërur që qytetërimin dhe hegjemoninë e tyre, e ngrenë mbi sulme ajrore dhe mekanizma atomike? Mund të kenë dëgjuar shumë për bëmat e tyre, mund të kenë lobuar që sulmet e tyre të ngrihen si të ishin “projekte komunitare”, por fjalën e Zotit se “sado që të mundohen jobesimtarët, nuk e shuajnë fjalën e Zotit”, këtë nuk e kanë dëgjuar kurrë. Ndaj, reprezaljet e kohërave të errëta vazhdojnë dhe ne lutemi që edhe pse na duket se po soset durimi dhe dhimbja po na tret, ditët tona të diellta do t`i kenë zili çdo herë ata që mbollën veç errësirë.

5


Ora e zgjimit

I dashur Ramazan! Kam një letër për ty. E di që ti nuk më dëgjon, sepse ti je një muaj si gjithë të tjerët, por thjesht dua të bashkëbisedoj me ty, se e di që biseda ime dëgjohet nga Krijuesi im dhe i yti. Së pari, dua të të them që jam shumë e kënaqur që ti po vjen sërish pranë meje. Zemra më ngulçon me hare të përkundur me mall, sa herë mendoj për ty. Jam shumë e lumtur që Zoti ynë të zgjodhi ty për të na kujtuar ne, që jeta ka një afat, që ditët janë garë, për të cilat duhet të përpiqemi sa më shumë për t’i mbushur me gjurmë dhe vepra që do na shërbejnë në të dy udhëtimet tona. Jam shumë e kënaqur që Krijuesi ynë i Gjithëmëshirshëm, nëpërmjet teje, na la një derë për t’u penduar, një strehë ku të gjejmë prehje, një dashuri ku të rindërtojmë veten. Jam shumë e kënaqur gjithashtu që ti nuk m’i kujton me përçmim rrëzimet e mia, por më jep një dorë për t’u ngritur më e fuqishme përballë vrapit të çmendur të botës që s’dihet ku e ka kokën. Së dyti, o muaji im i zemrës, shoku im i shpresës! Dua të të kërkoj falje, një falje të madhe që hapa një hendek të madh ndërmjet meje dhe vetes, kur ti ike. Harrova shumë shpejt këshillat e tua, ëmbëlsinë tënde, netët e mbushura me përkushtim, shpirtin e mbushur me falje, sytë e rrokullyer në lotë të pastër. Nuk e di se si mundi zemra ime të flinte në një jastëk guri, kur ti shtegtove me hënën gjatë vitit që shkoi…! Së treti, o i shtrenjti xhevahir i jetës sime në tokë! Dua të them Faleminderit! Faleminderit Bujarit, Zotit tonë, të Mirit që të solli sërish në kthinat e shpirtit tim, në lumenjtë e pendesave të mia, në ravijëzimet e ëndrrave të mia që kanë vetëm një emër: Pendim. Pendim për gjithçka më rrëshqiti nga prehri i zemrës, në humnerat e mëkatit, pendim për gjithçka që s’dita ta vlerësoj aq sa duhet, pendim për dashurinë që s’dita ta mbush me dashuri dhe për jetën që po më ikën çdo ditë e më shpejt, pa më lënë kohë të marr frymë në ajrin e Mëshirës së pakufishme ku ti na thërret… Ti je një muaj si të gjithë muajt, por me të tjera dyer, me të tjera prezenca, me të tjera thirrje që i bën shpirtit tim.

6


Dhe vjen Ramazani Dhe vjen ai, si nuk vjen asnjë tjetër me mëshirë, falje dhe përkushtim Harrohen dhimbjet në shpirt të shkruara dhe zemra gjen të sajin qetësim Dhe vjen ai me hapin e lehtë, puhizë në shpirtin që i lodhur rrëzohet Në prehrin e bardhë të ëndrrës së vrarë nga të gjithë muajt, ndryshe jetohet. Dhe vjen ai, po vjen nga Zoti dhuruar mëshirë, dhuruar shpëtim. Lum kush e priti, lum kush e gjeti se më të madh, nuk ka gëzim. Shkroi: Marjeta Çurumi

7


Shenja në rrugë

SI VËRTETOHET HYRJA Ç`MUND TË BËJMË KUR NUK ZBATOJMË

Padyshim, kjo çështje nuk ka kaluar pa u trajtuar nga ana e Sheriatit. Ajo, si çdo çështje tjetër, ka zënë një vend të rëndësishëm në diskutimet e dijetarëve. Gjithmonë para tyre janë shtruar dy alternativa: A duhet që çdo vend ta fillojë dhe ta mbyllë agjërimin e Ramazanit me shikimin e Hënës më vete, pa u varur nga vendet e tjera, apo duhet që, nëse shikohet nga një vend çfarëdo, detyrohen që të gjitha vendet e tjera ta fillojnë dhe ta mbyllin agjërimin me atë që e shikon i pari? Bazë për këto dy mendime është të kuptuarit e ndryshëm të hadithit profetik, ku i Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), thotë: “Mos agjëroni, derisa të shikoni Hënën e Re dhe as mos e ndërprisni (agjërimin), derisa ta shikoni atë…” Grupi më i madh i dijetarëve janë të mendimit se shikimi i Hënës nga një vend musliman çfarëdo, e detyron këtë vend si dhe të tjerët që të agjërojnë me këtë shikim. Ndërsa, pjesa tjetër e dijetarëve janë të mendimit që çdo vend ka agjërimin e tij, kurdo që ata ta shohin Hënën e Re, janë të detyruar të agjërojnë apo ta ndërpresin agjërimin, pa u varur nga të tjerët. Natyrisht, që këtu nuk bëhet fjalë për çdo njeri si individ, por çdo vend si bashkësi. Siç shihet, është e pamundur që nga hadithi drejtpërdrejt të kuptohet se kujt i drejtohet ky urdhër, gjithë vendeve muslimane në përgjithësi, apo çdo vendi në veçanti. Nga një shqyrtim i hollësishëm i kësaj çështjeje, del në pah se mendimi i dytë është më i pranueshëm për këto arsye: 1-I këtij mendimi është Ibn Abasi, siç do ta tregojmë edhe më poshtë, po ashtu Ikrime, Is’haku, El-Kasim dhe Selim që u përkasin brezave të pare si dhe një pjesë e dijetarëve të medhhebit Hanefi, Hanbeli, si dhe medhhebit Shafi`i. Gjithashtu, mund të përmendim Imam Buhariun, Imam Neueuiun, Ibn Abdul-Berrin, Shejhul Islam Ibn Tejmijen, si dhe mjaft dijetarë të sotshëm, siç është p.sh: Këshilli i Përhershëm i Fetuasë në Arabinë Saudite etj. Imam Muslimi në Sahihun e tij, transmeton nga Kurejbi, i cili thotë: “Shkova në Sham dhe ndërkohë që ndodhesha atje, më zuri Hëna e re e Ramazanit. Ishte nata e së premtes, kur pashë Hënën e Re të Ramazanit. Në fund të muajit u ktheva në Medine. Ibn Abasi ndër të tjera më

8


DHE DALJA E RAMAZANIT? DOT SUNETIN PËR SHKAK TË RRETHANAVE?

pyeti edhe për Hënën e Re, duke më thënë: -Kur e patë Hënën e Re (të Ramazanit)? -I thashë: E pamë natën e së premtes. -E ai ma ktheu: Po ti a e pe? -I thashë: Po. E panë edhe njerëzit e tjerë gjithashtu dhe agjëruan. Agjëroi me ta edhe Muauija. -E ai më tha: Ndërsa ne, e pamë atë natën e së shtunës dhe nuk do ta ndërpresim agjërimin, derisa të plotësojmë tridhjetëditëshin ose të shohim Hënën e Re. -I thashë: A nuk të mjafton shikimi i Muauijes dhe agjërimi tij? -Ai m’u përgjigj: Jo, kështu na ka urdhëruar i Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)”. Ajo që mund të vihet re nga kjo ngjarje, është fakti se sahabi i nderuar Abdullah Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të), e konsideroi urdhërin e Profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) për shikimin e Hënës, si një detyrim të veçantë për çdo vend ku ata do të duhet ta shohin vetë dhe nuk duhet të majftohen me shikimin e Hënës nga një vend tjetër. Pra, çdo vend agjëron në mënyrë të pavarur nga të tjerët. 2-Një arsye tjetër, e cila na bën të ndjekim këtë mendim, është edhe realiteti, në të cilin jetojmë. Dijetarët e hershëm kanë folur për pozicione të ndryshme të lindjes së Hënës, përsa i përket vendeve të ndryshme. Kjo do të thotë se nëse Hëna e Re mund të shihet në disa vende të tokës në një kohë të caktuar, është e pamundur që ajo të shihet në të gjithë rruzullin tokësor, në po të njëjtën kohë dhe ditë. Diferenca më ekstreme e shikimit të Hënës së Re për dy vende të ndryshme arrin deri në dy ditë. Kështu, p.sh. mund të qëllojë që Hëna e Re në vendet muslimane aziatike si Pakistani e Afganistani, të shihet natën e së hënës, ndërsa në vendet muslimane të Afrikës Perëndimore, si Maroku apo Tunizia, Hëna e re të shihet natën e së mërkurës. Diçka të tillë e vërteton edhe realiteti dhe praktika shumëvjeçare. Çështja është pak a shumë e ngjashme me kohët e namazit ku çdo vend është i detyruar të llogarisë pesë kohët e faljes, sipas lëvizjes së diellit në horizont për atë vend dhe nuk varet aspak nga ndonjë vend tjetër, pasi dielli nuk lind dhe perëndon në të gjitha vendet njëlloj. Prandaj nuk mund të gjesh gjatë gjithë historisë islame, qoftë edhe një musliman të vetëm që të thotë se p.sh. sabahun duhet ta falim në kohë të akshamit apo të jacisë, sepse në këtë kohë ai korrespondon me sabahun në Mekë a në Medine! Nëse për këtë çështje nuk ka asnjë kundërshtim, por për të janë dakord të gjithë muslimanët, atëherë edhe për çështjen e Hënës së Re të Ramazanit duhet të bien dakord, pasi ndodh pak a shumë po e njëjta gjë. Madje, Ibn Haxher El-Askelani në komentin e tij të Sahih Buharit (Fet’hul Bari), thotë se të mendimit të parë janë malikijtë. Mirëpo, Ibn Abdul-Berri tregon se është rënë dakord me unanimitet diçka që bie në kundërshtim me këtë, duke thënë: “Të gjithë

9


Shenja në rrugë kanë rënë dakord me unanimitet (ixhma) se dy vende të largëta siç janë Andalusia (Spanja) dhe Horasani (në Iran), nuk duhet të respektojnë shikimin e Hënës së Re të njëri-tjetrit.” Ajo çka duam të shtojmë para se ta mbyllim këtë pikë, është fakti se as edhe një herë në historinë islame, nuk ka ndodhur që muslimanët e gjithë botës ta fillojnë dhe mbarojnë agjërimin në një ditë të vetme. Këtë gjë e përmend edhe Këshilli i Përhershëm i Fetuasë në Arabinë Saudite. A nuk do të ishte më mirë që gjërat të lihen ashtu siç janë? A mos vallë argumenti që japin disa se sot ekziston mundësia e informimit në çast, gjë që dje nuk ishte e mundur, duhet të na imponojë praktikimin e kësaj gjëje? Në fakt një argument i tillë është i dobët, sepse del sikur Allahu i paska lënë muslimanët për shekuj me rradhë të paaftë të zbatojnë një nga normat e fesë së tyre, vetëm si shkak i mungesës së teknologjisë! U dashka të vijë teknologjia e sotme e telekomunikacionit që ne pas qindra vjetësh të praktikojmë atë që s’e praktikuan kurrë të parët tanë! Megjithatë, duhet theksuar se kjo lloj mosmarrëveshje e dijetarëve, nuk ka ndonjë problem, pasi kjo zgjidhet nga i pari i muslimanëve të çdo vendi, i cili vendos se me cilin prej këtyre dy mendimeve do të veprojë. Kështu që, banorët e një vendi që janë nën varësinë e një prijësie

fetare, do të ndjekin këtë pari në përcaktimin e hyrjes së Ramazanit apo daljen e tij dhe nuk u takon aspak atyre që të veprojnë sipas mendimeve personale. Dijetarët nuk kanë rënë dakord për atë njeri që e sheh Hënën, të cilit edhe nuk i pranohet dëshmia, se a duhet të agjërojë ai vetë, apo të shkojë me njerëzit e tjerë, ndërkohë që njerëzit e tjerë varen nga vendimi i prijësit të tyre, pasi ata nuk kanë kompetencat për përcaktimin e hyrjes dhe daljes së Ramazanit. Edhe ata, të cilët janë të mendimit se ky njeri duhet të agjërojë, janë shprehur se ai duhet ta bëjë këtë fshehtas dhe pa i treguar askujt, për të mos krijuar konfuzion tek njerëzit, të cilët janë të detyruar të ndjekin të parin e tyre në këtë çështje. Nëse kjo çështje u bë e qartë, atëherë arrijmë në konkluzionin se nuk jemi të detyruar të ndjekim një vend të caktuar, siç është Arabia Saudite, për të filluar agjërimin apo për ta mbyllur atë. Është normale që edhe ne ta shohim Hënën dhe të mos varemi për fillimin dhe mbarimin e Ramazanit nga vendet e tjera. Mirëpo, problemi për ne është edhe më i komplikuar, për arsye se askush nuk përpiqet për ta parë Hënën, por ndjek një vend tjetër, apo shkon pas kalendarit zyrtar të Bashkësisë Islame. Më problem është fakti se edhe nëse shikohet Hëna e

10


Re, kjo nuk merret parasysh nga organi kompetent që përcakton hyrjen dhe daljen e Ramazanit. Atëherë, cila është zgjidhja? Është më se e qartë që zgjidhja më e mirë nuk mund të jetë veçse ndjekja e Sunetit të Profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), të shikohet Hëna e Re, qoftë për fillimin e Ramazanit, qoftë për mbarimin e tij, apo të plotësohet tridhjetëditëshi. Islami është një fe e thjeshtë dhe e qartë për të gjithë njerëzit, çfarëdo qofshin ata, prandaj edhe shumë norma të tij janë kaq të thjeshta, saqë çdokush është në gjendje t’i njohë dhe t’i zbatojë. Për këtë, nuk është e nevojshme që të lihet suneti i Profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe të ndiqet rruga e përllogaritjeve astronomike.Thuhet në hadithin e Abdullah Ibn Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të) që e transmeton Buhariu në Sahihun e tij (Nr.1913) se i Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), tha: “Ne jemi një popull i pashkolluar që nuk dimë të shkruajmë e as të përllogarisim muajin që mund të jetë kaq dhe aq, pra, një herë njëzet e nëntë dhe një herë tridhjetë.’’ Ibn Haxher thotë: “Kjo tregon se agjërimi është i lidhur me shikimin e Hënës, duke shmangur kështu vështirësitë që krijon përllogaritja ciklike. Një vendim i tillë është i pandryshueshëm, megjithëse mund të ketë njerëz që do ta njohin këtë shkencë. Konteksi të lë të kuptosh se mohohet varësia e agjërimit nga përllogaritjet. Këtë e qartëson edhe më tepër hadithi:“Nëse moti bëhet pengesë, atëherë plotësoni tridhjetëditëshin!” Nuk tha që pyesni ata që merren me matematikë, duke liruar kështu nga përgjegjësia njerëzit dhe duke shmangur mosmarrëveshjet e ndryshme që mund të lindin në një mot të keq, ku Hëna është e pamundur të shihet. Ndërsa, rafidhat (shijat) janë të mendimit se në këtë rast duhet t’i kthehemi matematikanëve. El-Baxhij, duke iu kundërvënë atyre thotë: “Ixhmai (njëzëshmëria) i selefëve është argument kundër tyre.” (Fet’hul Bari v.4 fq.159). Po ashtu, dijetari i mirënjohur hanefij, Ibn Abidin në librin e tij “Hashijetu Ibni Abidin”, në nëntitullin:“Mosmarrja në konsideratë e fjalës së përllogaritësve” thotë: “Imam El-Halauani thotë: “Kusht për fillimin e agjërimit dhe iftarit është shikimi (i Hënës) dhe nuk merren në konsideratë fjalët e tyre.” Po ashtu, Et-Turxhumani thotë se ndjekësit e Ebu Hanifes kanë rënë dakord me ndonjë përjashtim të rrallë, po ashtu edhe shafiijtë thonë se fjala e tyre nuk merret parasysh.” Ky dijetar hanefij, në një tjetër libër të tij që flet për Ramazanin, në temën me titull: “Vendim rreth fjalës së dijetarëve të yjeve”, thotë: “Dijetarët tanë (hanefij) po ashtu edhe të tjerë, kanë bërë të qartë se Hëna e Re duhet të pritet natën e tridhjetë të muajit Shaban. Në rast se ata e shikojnë atë, atëherë duhet të agjërojnë, në të kundërt do të plotësojnë numrin, duke marrë kështu në konsideratë shikimin ose plotësimin e ditëve, sipas haditheve që kanë ardhur për këtë, duke mos përdorur përllogaritjen apo astronominë. Dijetarët hanefij janë shprehur të gjithë dakord nëpër librat e tyre duke thënë: “Ramazani vërtetohet me shikimin e Hënës së Re ose me plotësimin e tridhjetë ditëve të

11


Shenja në rrugë Shabanit.” Siç mund të kuptohet nga kjo, nuk pranohet mënyrë tjetër.” Po kështu, Këshilli i Përhershëm i Fetuasë në Arabinë Saudite, në përgjigje të kësaj çështje thotë: “Lejohet përdorimi i mjeteve observuese për të parë Hënën e Re, por nuk lejohet që t’i mbështetemi shkencave astronomike për të vërtetuar hyrjen e Ramazanit apo mbarimin e tij. Allahu nuk na e ka ligjëruar një gjë të tillë as në librin e Tij e as në Sunetin e të Dërguarit të Tij. Ajo që Ai na ka ligjëruar është vërtetimi i hyrjes së Ramazanit dhe dalja e tij, nëpërmjet shikimit të Hënës së Re të Ramazanit për fillimin e agjërimit dhe shikimin e Hënës së Re të Sheualit, për ndërprerjen e agjërimit dhe grumbullimin për faljen e namazit të Bajramit. Ai i bëri fazat e Hënës për përcaktimin e kohës edhe për Haxhin. Kështu që nuk i lejohet muslimanit që kohën e adhurimeve, si agjërimin e Ramazanit, festat e Bajramit, Haxhin… etj, t’i llogarisë me diçka tjetër, përveç kësaj.” Përgjigjen për këtë pyetje do ta gjejmë përsëri tek Sheriati, Ligji i Allahut, i cili nuk ka lënë çështje, me të cilat ndeshen muslimanët në jetë, pa iu dhënë zgjidhjen përkatëse. Ashtu siç edhe dihet, Islami i urdhëron muslimanët për bashkim dhe mospërçarje dhe në disa raste që e shikon të nevojshme, lejon ndjekjen e shumicës së muslimanëve, qofshin edhe gabim, nëse e kundërta krijon fitne dhe përçarje mes muslimanëve. Kuptohet që feja jo gjithmonë na lejon të tolerojmë, sidomos për çështje themelore të besimit, për të

cilat nuk ka kompromis. Por, përsa i përket këtij rasti, për të cilin po bëjmë fjalë, Sheriati i obligon muslimanët që të ndjekin të parin e tyre, duke shmangur kështu përplasjet e padëshirueshme. Për këtë, argument është hadithi i mëposhtëm: “Agjërimi është në ditën që agjëroni, Bajrami në ditën që bëni Bajram dhe Kurbani në ditën që bëni Kurban.” Transmeton Tirmidhiu, Bejhekiu, Darekutni dhe Ebu Daudi. Ky hadith transmetohet edhe nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të), të cilin e tregon Bejhekiu me rrugë transmetimi nga Ebu Hanifja, i cili tha: “Më ka treguar mua Alij Ibn El-Ekmer nga Mesruku që tha: “Shkova tek Aishja, ditën e Arafatit e ajo tha: “Jepini Mesrukut të pijë seuik dhe shtojani atij ëmbëlsinë!” -I thashë: “Mua s’më pengonte asgjë që sot të agjëroja, veçse pata frikë se mos ishte dita e Kurbanit. -E Aishja më tha: “Kurbani është në ditën që bëjnë Kurban njerëzit dhe Bajrami (i Ramazanit) është në ditën që bëjnë Bajram njerëzit.” Shejh Albani thotë se zinxhiri i transmetimit të kësaj ngjarjeje, është i mirë. Ai më poshtë thotë: “Fikhu i këtij hadithi.” Tirmidhiu në fund të këtij hadithi thotë: “Disa prej dijetarëve e kanë komentuar këtë hadith duke thënë: “Kuptimi i këtij hadithi do të na tregojë se agjërimi dhe Bajrami ecën me xhematin dhe pjesën më të madhe të njerëzve.” Ndërsa, San’ani në librin e tij “Subulus Selam” (2/72), thotë: “Në këtë hadith ka argument që për përcaktimin e festës, duhet të merret në

12


konsideratë përputhshmëria me njerëzit. Po kështu, nëse një person i vetëm e merr vesh ditën e festës duke parë Hënën e Re, është i detyruar që të shkojë pas të tjerëve, ashtu siç duhet të bëjë po të njëjtën gjë, përsa i përket namazit të Bajramit dhe Kurbanit.” Po këtë kuptim e përmend edhe Ibn Kajimi në “Tehdhibu Sunen” (3/214), ku thotë: “Po ashtu thuhet: “Ky hadith u kundërpërgjigjet atyre që thonë se kush arrin të njohë lindjen e Hënës me përllogaritje matematike, lejohet për të që të agjërojë dhe të bëjë Bajram, ndryshe nga të tjerët.” Gjithashtu thuhet: “Nëse për Hënën e Re dëshmon një njeri i vetëm dhe gjykatësi nuk e merr parasysh dëshminë e tij, atëherë edhe për të, kjo ditë nuk është ditë agjërimi, ashtu siç nuk është edhe për njerëzit e tjerë.” Ebul Hasan Es-sindij, në shënimet që ka bërë tek Ibn Maxhe, pasi përmend këtë hadith të Ebu Hurejres që gjendet tek Tirmidhiu, thotë: “Me sa duket kuptimi i këtij hadithi tregon se këto çështje nuk i përkasin individit dhe as që u takon atyre që të veçohen nga të tjerët për këto gjëra, por i takon imamit dhe xhematit e çdo individi i bie si detyrë që të ndjekë imamin dhe xhematin. Nga kjo mund të themi se nëse ndonjëri e shikon Hënën e Re dhe imami nuk ia pranon dëshminë, atëherë edhe atij i bëhet detyrim që të pasojë xhematin në këtë çështje.” Shejh Albani më poshtë vazhdon e thotë: “Nga ky hadith, vetëm kjo gjë mund të kuptohet dhe kjo mbështetet edhe nga argumentimi që i bëri Aishja Mesrukut, kur ai e kishte frenuar veten nga agjërimi i ditës së Arafatit, nga frika se mos ajo ditë ishte dita e Kurban Bajramit. Ajo ia bëri të qartë atij se mendimi i tij nuk duhej marrë në konsideratë dhe se atij i dilte si detyrë të ndiqte xhematin duke i

13

thënë: “Kurbani është në ditën që bëjnë Kurban njerëzit dhe Bajrami në ditën që bëjnë Bajram njerëzit.” Në fakt, Sheriatit i takon të jetë i tillë, kur dihet që një prej qëllimeve të tij është edhe bashkimi i njerëzve, uniteti i rradhëve të tyre dhe largimi nga çdo opinion individual, i cili çon në përçarjen e rradhëve. Sheriati nuk e merr në konsideratë një mendim personal edhe nëse i duket si i drejtë atij që e shpreh atë në çështje të tilla që janë adhurime kolektive si: agjërimi, Bajrami e namazi me xhemat. A nuk e shikon se si sahabët (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre) faleshin pas njëri-tjetrit, megjithëse mes tyre kishte të atillë që të prekurit e gruas, të prekurit e organit (gjenital) dhe daljen e gjakut i konsideronin si prishës të abdesit e ndërsa sahabët e tjerë nuk ishin të këtij mendimi. Prej tyre kishte që e shkurtonin namazin në udhëtim, ndërsa disa të tjerë nuk e bënin një gjë të tillë. Megjithatë, kjo mospërputhje mendimesh që ata kishin, nuk i pengonte aspak që të bashkoheshin që të gjithë në një namaz, pas një imami të vetëm dhe ta konsideronin si të vlefshëm atë namaz. E gjithë kjo, sepse ata e dinin se përçarja në fe, është shumë më e keqe sesa mospërputhja në disa mendime. Gjërat patën arritur deri në atë pikë me ndonjërin prej tyre, sa të mos e merrte në konsideratë mendimin që kishte, vetëm e vetëm se ky mendim binte në kundërshtim me atë të Halifit në një grumbullim të madh njerëzish, siç është rasti në Mina, duke lënë kështu të vepruarit sipas mendimit të tij në atë bashkësi njerëzish, për t’iu shmangur çdo të keqeje që mund të lindte si pasojë e të vepruarit me kokën e tij. Ebu Daudi (1/307) transmeton se Uthmani


Shenja në rrugë

Po ç’duhet të bëjmë nëse ky Sunet nuk arrihet?

(Allahu qoftë i kënaqur me të), falte në Mina katër rekate. Abdullah Ibn Mes’udi, duke e kundërshtuar atë thotë: “Kam falur me profetin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dy rekate, me Ebu Bekrin dy rekate, me Umerin dy rekate e po kështu edhe me Uthmanin në fillim të udhëheqjes së tij, e më pas ai filloi ta plotësonte namazin (d.m.th. katër rekate). E ju pas kësaj u hapërdatë. Unë do të kisha dëshiruar që nga katër rekate, dy rekate të më ishin pranuar.” Ibn Mes’udi më pas do të falte katër rekate. Atij do t’i thuhej: “Ti kritikove Uthmanin, e më pas vetë fale katër rekate?!” Ai do të përgjigjej: “Mosmarrëveshja është sherr.” Le t’i kushtojnë vëmendje hadithit që përmendëm më sipër dhe atij të Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të). Ata, të cilët vazhdojnë të jenë të përçarë në namazet e tyre, duke mos pranuar të falen pas disa imamëve xhamish dhe në veçanti në namazin e vitrit në Ramazan, me arsyen e vetme se ai nuk falet sipas medhhebit të tyre. Po ashtu, edhe ata njerëz, të cilët pretendojnë se njohin astronominë dhe agjërojnë apo bëjnë Bajram të vetmuar, para apo pas xhematit të muslimanëve, duke mos e prishur terezinë se

kështu ata kanë dalë nga xhemati. Le t’i kushtojnë rëndësi këtyre fjalëve dhe kësaj dijeje që përmendëm, me shpresë se do të gjejnë në to ilaç për padijen dhe vetëkënaqësinë që u ka pushtuar shpirtërat. Le të bëhen pra, një rradhë me vëllezërit e tyre muslimanë, sepse dora e Allahut është mbi xhematin. Po ashtu, Ibn Kajimi në “Zadul Mead”, ka përmendur një transmetim të Imam Ahmedit nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili e përforcon këtë mendim. Transmeton Jahja Ibn Ebi Is’hak, i cili tha: “E pashë Hënën e Re (të Sheualit) gjatë drekës ose afër saj, kështu që e ndërprenë agjërimin një pjesë e njerëzve. Shkuam tek Enes Ibn Malik dhe e lajmëruam për Hënën që kishim parë dhe për ata, të cilët e kishin ndërprerë agjërimin e ai tha: “Kjo ditë për mua mbush tridhjetë e një ditë, sepse El Hakem Ibn Ejubi më çoi fjalë, para se njerëzit të fillonin agjërimin, duke më thënë: “Unë do të agjëroj nesër.” Kështu që nuk më pëlqeu të bija në kundërshtim me të dhe agjërova. Tani do ta plotësoj këtë ditë deri në darkë.” Ibn Kajimi, më pas duke justifikuar këtë veprim të Enesit thotë: “Enesi e tha hapur se ai agjëroi vetëm e vetëm se nuk i pëlqente të vepronte ndryshe nga emiri (prijësi) i vendit dhe për

14


këtë arsye, Imam Ahmedi në një nga transmetimet e tij thotë: “Njerëzit janë ndjekës të prijësit në agjërimin dhe iftarin e tyre.” Të këtij mendimi janë edhe Muhamed Ibn Sirini dhe Hasan El-Basriu prej tabiinëve. Po kështu, Shejhul Islam, Ibn Tejmije, kur flet për këtë problem, shprehet kështu: “Në rast se thuhet se imami (prijësi), të cilit i është ngarkuar verifikimi i Hënës së Re, tregon mangësi në punën e tij, duke mos e pranuar dëshminë e njerëzve të drejtë, apo duke pranuar çdo dëshmi, pa i kushtuar rëndësi besueshmërisë së saj, apo nuk e pranon dëshminë, për shkak të ndonjë armiqësie ndërmjet tij dhe dëshmuesve, apo çfarëdolloj tjetër arsyeje të pajustifikueshme nga Sheriati, siç mund të jetë edhe të mbështeturit në fjalët e astrologut, i cili pretendon se Hëna e Re nuk ka për t’u parë, atëherë përgjigja për këtë do të ishte: Nuk ka dallim në vendimin e marrë ndërmjet atij që në verifikimin e Hënës së Re ka vepruar drejt, duke u përpjekur për të parë Hënën dhe është i saktë, dhe atij që ka gabuar, apo është treguar neglizhent... Është vërtetuar në një hadith se Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë për prijësit: “Do t’ju prijnë ata juve në namaz dhe nëse e bëjnë në rregull, shpërblimi do të jetë edhe për ju edhe për ata, por në rast se gabojnë, ju do të keni shpërblimin tuaj, ndërsa ata gjynahun e tyre.” Prandaj, gabimet e prijësit të muslimanëve apo neglizhenca e tij, janë gjynahe për të dhe jo për muslimanët, të cilët nuk janë treguar neglizhentë, megjithëse s’ka

15

dyshim se siç tregohet edhe në hadithet e vërteta dhe unanimitetin e sahabëve, nuk lejohet të mbështetesh në përllogaritjet yjore. Shihet mjaft qartë se Ibn Tejmije, megjithë mosaprovimin që ka ndaj përllogaritjeve astronomike, nuk e pranon faktin se kjo gjë duhet të shërbejë si arsye për të mos ndjekur prijësin e muslimanëve në çështje të tilla, siç është hyrja dhe dalja e Ramazanit. Po kështu, këtu po japim edhe fetuatë e disa dijetarëve të sotshëm për këtë problem, të cilët e mbështesin mendimin që dhamë. Këshillit të Përhershëm të Fetuasë në Arabinë Saudite, iu drejtua kjo pyetje: “Në vendin tonë ka disa vëllezër të kapur pas fesë, të cilët mbajnë edhe mjekra, por ata veprojnë ndryshe nga ne në disa çështje, siç është për shembull agjërimi i Ramazanit. Ata nuk agjërojnë derisa ta shohin Hënën e Re me sy të lirë. Kështu që ndonjëherë ne agjërojmë një ditë ose dy ditë para tyre dhe po kështu, ata e mbyllin Ramazanin një ose dy ditë pas nesh. Sa herë që ne i pyesim ata kur agjërojnë ditën e Bajramit, na thonë se ne nuk agjërojmë e as nuk bëjmë Bajram, derisa ta shohim Hënën e Re me sy të lirë, sipas fjalës së profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Agjëroni kur ta shikoni atë (Hënën) dhe ndërpriteni kur ta shikoni atë (Hënën)!” Ata nuk e marrin në konsideratë shikimin e Hënës me anë të aparateve, kështu që kuptohet se ata nuk pajtohen me ne edhe në namazin e Bajramit, të cilin e falin në bazë të shikimit të tyre dhe po kështu, edhe në Bajramin e Kurbanit, në ditën e Arafatit, etj.”


Shenja në rrugë Ndërkohë, ky Këshill iu përgjigjet duke thënë: “Është e detyrueshme për ta që të agjërojnë me njerëzit, të mbyllin Ramazanin po me ta, e të falin Bajramet me muslimanët e vendeve të tyre, në bazë të hadithit: “Agjëroni kur ta shikoni atë (Hënën) dhe ndërpriteni kur ta shikoni atë (Hënën)!”, qëllimi i të cilit është se agjërimi dhe ndërprerja e tij bëhet në bazë të shikimit me sy të lirë ose me mjete, të cilat ndihmojnë syrin në shikimin e saj, po ashtu edhe në bazë të fjalës tjetër të profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) që thotë: “Agjërimi është në ditën që agjëroni, Bajrami në ditën që bëni Bajram dhe Kurbani në ditën që bëni Kurban.” Kryetar: Abdulaziz Ibn Baz, zëvendëskryetar: Abdurrezak Afifi Anëtar: Abdullah Gudejan Shejh Abdulaziz Ibn Bazit, ish-Kryemyfti i Arabisë Saudite, iu drejtua kjo pyetje: “Në rast se vërtetohet hyrja e muajit të Ramazanit në ndonjë nga shtetet islame, siç është Mbretëria e Arabisë Saudite, e cila e shpall këtë zyrtarisht, porse në shtetin në të cilin unë ndodhem, nuk është shpallur hyrja e muajit Ramazan, si duhet të veprojmë? A të agjërojmë me Arabinë Saudite, apo të agjërojmë dhe të bëjmë Bajram me vendin ku ndodhemi, kurdo që ata ta shpallin hyrjen e muajit Ramazan? Po kështu, edhe përsa i përket ditës së parë të Sheualit, pra, ditës së Bajramit, në rast se nuk përputhen ditët, si duhet të veprojmë? Ai iu përgjigj: “Muslimani e ka për detyrë që të agjërojë me atë shtet, në të cilin ai ndodhet dhe po ashtu të bëjë Bajram me të, në bazë të thënies së profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Agjërimi është në ditën që agjëroni, Bajrami në ditën që bëni Bajram dhe Kurbani në ditën që bëni Kurban.” Abdulaziz Ibn Baz.

16


17


Madhështi

SI TA PRESIM

Para se të agjërojë muajin e Ramazanit, muslimani duhet ta përgatisë veten se çfarë do të bëjë në këtë muaj. Pra bëhet një parapërgatitje për të hyrë në këtë muaj. Është për t`u habitur fakti se shumicës së njerëzve u shkon mendja tek agjërimi, vetëm kur nuk kanë mbetur më shumë se tre ditë apo një javë nga ardhja e muajit të Ramazanit. Habiten dhe pyesin veten e tyre se si erdhi kaq shpejt ky muaj. Iu duket sikur vetëm para disa ditësh kanë folur për tema të tilla. Ndoshta ne e harrojmë Ramazanin, por ai nuk na harron neve. Edhe pse ne nuk përgatitemi siç duhet për të, ai vjen me urdhër të Allahut të Lartësuar, me gjithë të mirat dhe begatitë e tij. Mesazhi i parë që jep ky muaj është të shikojmë tek njerëzit që falen bashkë me ne. Shumë prej tyre e patën mirësinë ta agjërojnë Ramazanin vitin e kaluar, por nuk janë mes nesh këtë Ramazan. Po kështu ka ndodhur edhe me shumë nga njerëzit tanë të afërt. E nëse tani mundohemi t`i numërojmë ata njerëz, ta dini mirë se ka për të ardhur një Ramazan, kur të tjerët do të na numërojnë ne tek të vdekurit. Koha ikën e nuk kthehet më. Nëse Zoti na e jep mundësinë ta fillojmë agjërimin e këtij muaji, ndoshta nuk do të mundemi t`i shkojmë deri në fund Ramazanit. Prandaj, ta shfrytëzojmë këtë muaj, ndoshta si të vetmen mundësi në jetë, sepse vetëm Zoti i gjithësisë e di se çfarë ka mbetur në fletët dhe në ditët tona. Vëllezër! Kujt prej nesh i ka shkuar mendja dhe ka filluar të përgatitet për ta pritur këtë muaj? Të gjithë ne e dimë se ai person që ka një dasmë në shtëpinë e tij, të paktën dy-tre javë përpara fillon të bëhet gati, sepse nuk mund t`i presë miqtë e tij pa u përgatitur. Ky është ligj në jetë, kurse Ramazani nuk është një ditë, por është një muaj. Nuk ta sjell ndonjë person, por vjen direkt nga Allahu i Lartësuar, Zoti i botërave. Kush është ai që di ta presë siç duhet këtë mik? Ramazani është sezon tregtie. Nuk është tregti për të fituar para, por është tregti me Allahun e Madhëruar, nga e cila mund të fitojmë Xhenetin. E çfarë mund të kërkosh më shumë se kaq? Por, si do të fillohet ky muaj? A jemi bërë gati që të hyjmë në këtë muaj? Është e vërtetë që ka shumë besimtarë, të cilët qajnë kur mbaron muaji i Ramazanit, sepse nuk i dhanë hakun atij. Shumë prej nesh ia kuptojnë vlerën muajit të Ramazanit vetëm kur mbaron, por pak ia dinë vlerën atij që në fillim. Po përmend disa pika, me qëllim që të përgatitemi sa më mirë për ardhjen e këtij miku të rrallë dhe të bëhemi prej atyre që nuk pikëllohen për ikjen e Ramazanit.

18


RAMAZANIN 1- Pendimi tek Allahu i Lartësuar.

Kur afron ky muaj, njeriu pyet veten e tij: “Vallë a e meritoj të jem agjërues i këtij muaji? A mund të dal përpara këtij muaji kështu siç jam, i mbushur me gjynahe? Njeriu gjithmonë bën gjynahe. A mund ta pres këtë mik me kokën lart, apo do ta pres kokulur? Si ka qenë lidhja ime me Allahun e Lartësuar deri tani?” Prandaj, ftoj veten time dhe ju që të pendohemi tek Zoti i gjithësisë, para se të vijë muaji i Ramazanit, sepse Allahu i Madhërishëm thotë në Kur`anin Famëlartë: “Pendohuni të gjithë pa përjashtim tek Zoti i gjithësisë o besimtarë, me qëllim që të shpëtoni”. Profeti Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), thotë: “Zoti e shtrin dorën e Tij natën, që të pendohet gabimtari i ditës

3- Ramazani pritet me zemra të bashkuara, me duar të shtrënguara, me njerëz që e duan njëri-tjetrin për hir të Allahut të Madhëruar. Lus Zotin e gjithësisë t`i bashkojë zemrat e muslimanëve në këtë muaj, t`i bëjë muslimanët si një trup i vetëm. Do të agjërojmë në të njëjtat ditë, do të hamë iftar në të njëjtën kohë, do të falim të njëjtat namaze.

19

2- Ju ftoj të gjithëve që të llogarisim vetet tona.

Ne jemi mësuar të bëjmë llogaritë e të tjerëve, por nuk dimë, apo nuk duam t`i bëjmë llogaritë e vetes sonë. T`i pyesim një herë zemrat tona, përse nuk i frikësohen Zotit të gjithësisë. T`i pyesim sytë tanë, përse nuk lotojnë për Allahun e Lartësuar. T`i pyesim duart tona, pse u shtrënguan kur u thirrën për të dhënë sadaka. T`i pyesim këmbët tona, përse u treguan dembele dhe nuk i vizituan xhamitë e Allahut? Në qoftë se i llogarisim vetet tona, atëherë do ta ndjejmë esencën dhe atmosferën e këtij muaji.


Madhështi

5- Ramazani pritet duke menduar për familjet tona, për bashkëshortet, për djemtë, për vajzat, për të gjithë të afërmit tanë. T`i vemë detyrë vetes që të jemi ndryshe në Ramazan. Le të shikojë fëmija një baba tjetër, një baba që është i lidhur me Allahun e Plotfuqishëm. Të ndihet atmosfera e Ramazanit në shtëpitë tona. Lus Allahun e Lartësuar që të na bëjë prindër të mirë në Ramazan dhe jashtë tij. T`i tregojmë të gjithë njerëzve, se ç`është një besimtar në muajin e Ramazanit.

4- Ramazani pritet duke menduar se sa herë do ta lexojmë Kur`anin këtë muaj. Pritet duke menduar se ku do t`i falim namazet ditore dhe ku do ta falim namazin e teravive. Nëse i planifikojmë që tani, do ta kemi shumë më të lehtë kur të vijë muaji i Ramazanit.

6- Ramazani pritet duke i lajmëruar dhe duke i uruar njerëzit dhe të afërmit tanë para se të vijë muaji i Ramazanit. Ta bëjmë këtë gjë, sepse nëpër gazeta apo televizione nuk thuhet asnjë fjalë, asnjë njoftim që lajmëron ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit. Madje mos u çudisni kur të dëgjoni që mjaft njerëz habiten kur iu thua se ka disa ditë që ka filluar muaji i Ramazanit dhe ata akoma nuk dinë asgjë për të. Le t`i urojmë njerëzit me një mesazh në telefon, me një fjalë, me një selam. Të përgatitemi të gjithë për agjërimin e këtij muaji.

20


Vëllezër! Ju kujtoj hadithin e Profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), i cili tha tre herë: “I pafat, i pafat, i pafat është ai njeri që e zë Ramazani dhe nuk i falen gjynahet.” I lutem Zotit të gjithësisë të mos na bëjë neve nga të pafatët, por të na japë mundësinë të agjërojmë e të bëjmë punë të mira në këtë muaj e ta pranojë prej nesh çdo punë të mirë që bëjmë në Ramazan. Sado të themi që ky muaj nuk është muaji, në të cilin njerëzit duhet të preokupohen me gatimin e ushqimit, të gjithë e dimë se kjo do të ndodhë. Ndoshta kjo është pjesë e besimit, pasi njerëzit duan ta respektojnë këtë muaj edhe në këtë pikëpamje, por dua t`ju kujtoj se ajo që vlerësohet më shumë në muajin e Ramazanit, është përpjekja për të fituar ahiretin, pra kënaqësinë e Zotit dhe Xhenetin e Tij. Kush prej nesh ka dëshirë të blejë shpërblimin e Allahut të Lartësuar në këtë muaj? Të mos e bëjmë Ramazanin, një muaj kur thahet goja dhe stomaku dhe zemrat nuk lidhen me Allahun Fuqiplotë. Ju lutem gjithashtu që të mendoni për ata muslimanë që i njohim dhe për ata që nuk i njohim në të katër anët e botës, për ata të cilët ndoshta nuk kanë çfarë të hanë në iftar, të cilët ndoshta presin iftarin, por në vend të tij iu vjen një predhë dhe i merr ata nga kjo botë, të cilët e hanë iftarin, por që nuk e kapin syfyrin, apo hanë syfyr dhe s`mund ta kapin iftarin.

I lutem Allahut të Lartësuar ta bëjë Ramazanin muaj shpëtimi, muaj falje, muaj fitorje, muaj të largimit të të gjitha padrejtësive nga besimtarët muslimanë, madje nga të gjithë njerëzit kudo që janë. I lutem Allahut të Lartësuar që të na mundësojë agjërimin e këtij muaji. E lus Zotin ta pranojë prej nesh adhurimin tonë, agjërimin tonë, namazin tonë, sadakanë tonë e çdo punë të mirë që do të bëjmë. I lutem Allahut të Lartësuar t`i pastrojë zemrat tona nga hipokrizia, gjuhët tona nga gënjeshtra dhe sytë tanë nga mashtrimi. I lutem Allahut të Lartësuar të na ruajë nga një pasuri që nuk ka begati, të na ruajë nga një dituri që nuk ka dobi, nga një zemër që nuk e ka frikë Zotin e gjithësisë, nga një sy që nuk loton për Zotin. I lutem Zotit të na falë sa jemi gjallë, të na mëshirojë, kur të vdesim e kur të dalim para Madhështisë së Tij. Allahu na e mundësoftë ta jetojmë jetën si muslimanë, të na e marrë shpirtin si besimtarë e të na ringjallë bashkë me profetin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Shkroi: Ferit Piku

21


SA E VLERËSOJMË

NAMAZIN E NATËS

Vetëm për zemrat

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: “Sa herë që Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ngrihej për të falur namazin e natës, thoshte: “Allahumme Ente Kajjimu es-semauati ue el-erdi ue men fihinne, ue leke el-hamd. Ente Nuru es- semauat ue el-erdi ue men fihinne, ue leke el-hamd. Ente Meliku es-semauati ue el-erdi ue men fihinne, ue leke el-hamd. Entel-Hakku ue ua’duke elHakk, ue likaauke hakkun, ue kauluke hakkun, ue el-xhennetu hakkun, ue en-naru hakkun, ue en-nebijjune hakkun, ue Muhammedun -sal- la Allahu alejhi ue sel-lem- hakkun, ue essa’tu hakkun! Allahumme leke eslemtu, ue bike amentu, ue alejke teuekkeltu, ue ilejke enebtu, ue bike hasemtu, ue ilejke hakemtu. Fag-fii’ lii ma kaddemtu ue ma akhartu, ue ma esrertu, ue ma aTentu. Ente el-Mukaddimu ue Ente el-Muakhiru, laa ilahe il-la Ente, ose, la ilahe gajruk.” O Allah! Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë vetëm për Ty! Ti je mbajtësi i qiejve dhe i tokës dhe i gjithë ç’gjendet në to. Gjithë lavdërimet dhe falenderimet janë vetëm për Ty! Ti je Drita e qiejve dhe e tokës dhe i gjithë ç’gjendet në to. Gjithë lavdërimet dhe falenderimet janë vetëm për Ty! Ti je Sunduesi i qiejve dhe i tokës dhe i gjithë ç’gjendet në to. Të gjitha lavderimet dhe falenderimet janë vetëm për Ty! Ti je i Vërteti, edhe Premtimi Yt është i vërtetë, edhe Takimi me Ty është i vërtetë, edhe Fjala Jote është e vërtetë, edhe Xheneti është i vërtetë, edhe Zjarri është i vërtetë, edhe Pejgamberët (paqja qoftë mbi ta) janë të vërtetë, edhe Muhamedi është i vërtetë, edhe Ora (Dita e Kiametit) është e vërtetë. O Allah! Vetëm Ty të jam nënshtruar, dhe vetëm Ty të kam besuar, vetëm tek Ti jam mbështetur, vetëm tek Ti të pendohem, vetëm me Ndihmën Tënde unë sjell prova (ndaj kundërshtarëve, mohuesve), vetëm Ty unë të zgjedh Gjykues (mes nesh). Të lutem Ty pra, m`i fal mua gjynahet e shkuara dhe të ardhme, çfarë kam fshehur dhe çfarë kam shfaqur! Ti je Ai, i Cili i bën (disa njerëz) të përparuar dhe (disa njerëz) të prapambetur. Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Teje (ose nuk ka zot tjetër përveç Teje).

22


Sufjani thotë se Ebu Kerim shtoi edhe “ue la haule ue la ku-uete il-la bil-lah (Nuk ka forcë e fuqi veçse vetëm me Allahun).” Ebu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), tregon: “E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj): “Si ka qenë namazi i të Dërguarit të Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) gjatë Ramazanit?” Ajo tha: “I Dërguari i Allahut asnjëherë nuk i kaloi njëmbëdhjetë rekatet në Ramazan ose në kohë tjetër, ai falte katër rekate duke mos pyetur për bukurinë e tyre dhe sa të gjatë ishin, pastaj edhe katër rekate duke mos pyetur për bukurinë e tyre dhe sa të gjatë ishin, pastaj edhe tre rekate të tjera.” Vazhdon Aishja duke pyetur: “O i Dërguari i Allahut! A do të flesh para se të falësh vitrin?” Ai më tha: “O Aishe! Sytë e mi flenë, por zemra ime nuk fle!”

23

SHKROI: MIMOZA ÇOTA


Argument

MBI LËVIZJEN QË S’MERITON T’I VIHET TITULL

E gjithë sfida e tyre është të shesin natyrshmëri në një territor publik, në të cilin natyrshmëria është një definicion i konsoliduar mirë tashmë, mbi bazën e të cilit ndërtohen ngrehinat e jetës sociale të shoqërive. Nëse e kemi vënë re me kujdes, çështja bazë mbi të cilën ngrihet ekzistenca publike e tyre, është përfitimi i të drejtave sociale si çdo kategori e njerëzve në këtë rruzull. Për këtë, aktivizohet një aksion i madh mediatiko-politik, i cili si destinacion përfundimtar ka nënshkrimin e një diagnoze shëndetshmërie të veprimit dhe ndërveprimit homoseksual, me qëllimin e vetëm të përfitimit të të drejtës publike. Duke bërë edhe pak opozitë me qasjen pozitiviste që ekziston sot në botë në lidhje me natyrën e ligjit, nëse ai përbën dhe përmban kontekst moral, mund të themi se vetë ligji, si rregullator i shoqërive, bazohet në dy premisa të rëndësishme, në atë të dimensionit moral të tij dhe të efektit përplotësues që ai ka mbi normalitetin publik të individit. Dimensioni moral i ligjit, edhe pse nuk është i definuar qartazi në funksionet e tij, është dimension, i cili buron që në premisë të ligjit.

Pra, që të kesh të drejta ligjore në hapësirën publike, duhet të jesh normal dhe brenda caqeve të natyrshmërisë. Është pikërisht kjo që po bëjnë anëtarët e LGBT-së: konvertimin e një simptome anormale në normalitet publik dhe, për rrjedhojë, sigurimin e mbrojtjes ligjore dhe të domeinit në hapësirën publike. Në dy qasjet mjekësore që ekzistojnë sot në botë mbi natyrshmërinë e lindur ose jo të homoseksualëve, thelbi qëndron tek qasja fizike, biologjike që ata i bëjnë njeriut. Institucionet që e kundërshtojnë homoseksualizmin si fenomen të lindur, argumentojnë se homoseksualiteti nuk është çështje genesh, por është çështje e lidhur sidomos me kombinacionet e faktorëve shoqërorë, psikologjikë dhe të ambientit, sepse struktura genetike e njeriut është e mbyllur dhe e përcaktuar me gjini të ndara që në lindje. Në debatet e shumta, të aktivizuara me rastin e afishimit publik të një grushti njerëzish që as vetë nuk e dinë se pse kanë vendosur të qëndrojnë kokëposhtë në raport me shoqërinë, janë cekur tematika të ndryshme në lidhje me këtë fenomen.

Është e vërtetë se sa më shumë që fenomeni të jetë afër absurdit, aq më shumë shtohet gama e argumenteve që provojnë absurditetin e tij, prandaj shumë gjëra janë thënë rreth LGBT-ve. Mirëpo njeriu, përveçse është qenie fizike, pikësëpari është qenie metafizike. Është pikërisht ky dimension që anashkalohet në analizat, qasjet apo edhe debatet e ndryshme lidhur me fenomenin, sepse mendoj se është pikërisht këtu që deformimi fillon të marrë udhë. Brenda dimensionit metafizik merr jetë edhe luhatja e orientimit seksual. Ashtu siç kemi njerëz të lindur normalë që janë orientuar më pas drejt homoseksualitetit, ashtu kemi shumë raste ish-homoseksualësh, të cilët janë rikthyer në heteroseksualë, duke përfshirë edhe mjekë të njohur, të bërë aktivistë të flaktë kundër homoseksualizmit. Kjo vërteton se fenomeni nuk është i lindur, sepse ndryshe nuk do të ishte i modifikueshëm. Vetë modifikimi i tipit hyr-dil nga kjo botë tregon se më shumë se sa biologjike, qasja jonë analizuese duhet të jetë metafizike.

24


Pra, deformimi ndodh në metafizikën, në psikën e njeriut, i ndikuar nga rrethanat, ambienti e shoqëria. Them deformim, sepse për sa kohë struktura e lindur genetike është e mbyllur dhe e paracaktuar, orientimi deformues është ekstrabiologjik, është metafizik. Nëse ndodhemi në këtë situatë, atëhere deformimi metafizik mund të restaurohet me metoda dhe metodologji kurative të së njëjtës natyrë që u përket specialistëve të fushës ta interpretojnë më mirë. Por, ajo që dua të them është se trajtimi i fenomenit si deformim, e nxjerr homoseksualin dhe bashkësinë e tij nga e drejta e normalitetit dhe natyrshmërisë.

Ashtu siç nuk mund t’u ofrohet justifikim ligjor nekrofilëve, pedofilëve, atyre që bëjnë marrëdhënie me kafshët. Pretendimet e tyre nuk ndryshojnë në thelb me homoseksualët: jemi të lindur, thonë ata. Fakt është se ata nuk gëzojnë mbrojtje ligjore, përkundrazi, margjinalizohen dhe dënohen nga ligji. Këtu mendoj se një debat i madh duhet të marrë udhë, i cili të shoqërohet me përkujdesje ndaj asaj që mund të quhet, “t’i shkelësh homoseksualisht të drejtën tjetrit”, apo edhe, “homoseksualisht ta modelosh tjetrin”. Unë nuk e shikoj problemin më të madh tek devianca që e karakterizon një grup të papërfillshëm të shoqërisë tonë, i cili hesapet më së shumti

i ka me veten, por problemi më i madh qëndron me manipulimin me lirinë dhe të drejtën si koncepte bazë të shoqërisë. Trajtimi i minorancave duke u veshur atribute maxhoritare përmes mekanizmave të dhunës së ligjit, përpiqet në rastin konkret t’i japë një status të shëndetshëm social një çmendurie seksuale, falë hipokrizisë, të shprehur me keqardhje mediatike. Homoseksualët dhe grupi përfaqësues i prirjeve të deformuara seksuale përbëjnë sot, edhe pse në minorancë absolute me shoqëritë ku jetojnë, grupin më të mbrojtur e më të fortifikuar ligjërisht, saqë edhe hebrenjtë do t’ua kishin zili.

Nga Redi SHEHU

25


Bisedë me Profetin

12 prova për profecinë e

1. I Dërguar i pashkolluar. Profeti Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ishte që nuk lexonte apo shkruante dhe mbeti i tillë deri në ditën kur ndërroi jetë. Tek njerëzit e vet njihej si i besueshëm dhe besnik. Përpara se t’i vinte “Zbulesa Hyjnore”, ai nuk kishte njohuri mbi fenë, apo të ndonjë mesazhi tjetër hyjnor. Ai mbeti në këtë gjendje për 40 vjet me radhë. Më pas i erdhi Zbulesa nëpërmjet Kur`anit të Shenjtë, të cilin e mbajmë sot të gjithë ndër duar. Ky Kur`an përmend pjesën më të madhe të të dhënave, të cilat gjenden në Shkrimet e mëparshme, duke na treguar rreth këtyre ngjarjeve me aq hollësi, saqë të le përshtypjen se ai ka qenë i pranishëm në ato ngjarje. Këto të dhëna vijnë aq të sakta, pikërisht ashtu si gjenden në Torahun, që iu zbrit Moisiut (Musait) dhe në Ungjillin që iu zbrit Jezuit (Isait). As hebrenjtë, as të krishterët, nuk ishin në gjendje ta kundërshtonin atë për ato që thoshte. 2. Parashikoi të ardhmen nëpërmjet frymëzimit hyjnor. Profeti Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) paralajmëroi gjithashtu për gjithçka që do t’i ndodhte atij dhe bashkësisë së tij, pasi të largohej, lidhur me fitoret, rënien e mbretërive tiranike të Persisë dhe Bizantit, si dhe ngritjen e Islamit nëpër botë. Këto ngjarje ndodhën saktësisht siç u paralajmëruan, sikur ai të kishte lexuar të ardhmen në një libër të hapur përpara tij. 3. U pajis me një libër hyjnor. Profeti Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), solli gjithashtu Kur`anin e Shenjtë në arabisht, i cili është kulmi i elokuencës e i qartësisë dhe iu zbulua nga vetë Allahu i Gjithëfuqishëm. Me Kur`anin e Shenjtë i sfidoi të gjithë oratorët arabë të kohës së vet, të cilët fillimisht e kundërshtuan atë, por ai i sfidoi që të sillnin qoftë edhe një pjesë të vetme si të Kur`anit. Kështu që të gjithë oratorët arabë të kohës së tij nuk qenë të aftë ta kundërshtonin në këtë sfidë Kur`anin. Në të vërtetë, edhe në ditët tona, askush nuk e ka pretenduar se e ka bërë një gjë të tillë që të barazohet apo t’i afrohet rregullit, bukurisë, shkëlqimit ose hijeshisë së Kur`anit të Lavdishëm.

26


Muhamedit

(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) Shejh Abdurrahman

4. Virtyte dhe veti të larta. Historia e jetës së këtij Profeti Fisnik është një shembull i përkryer i të qenit i drejtë, i mëshirshëm, i butë, besnik, trim, zemërmadh, larg nga të qenit i keq dhe asket për sa i përket gjërave të kësaj bote, kur ai përpiqej për të arritur shpërblimin e botës së përtejme. Për më tepër, në të gjitha veprimet dhe marrëveshjet e tij, ai i frikësohej Allahut. 5. Dashuria dhe gatishmëria e ndjekësve të tij. Allahu i Gjithëfuqishëm vendosi dashuri të madhe për profetin Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) në zemrat e atyre që e besonin ose e takonin atë. Kjo dashuri arrinte në një gradë aq të lartë, saqë secili nga shokët e vet me vullnetin e tij të lirë do të sakrifikonte veten dhe prindërit e tij. Edhe sot e kësaj dite të gjithë ata që e besojnë dhe e duan atë, do të sakrifikonin veten, familjet dhe pasuritë e tyre, që ta shihnin atë qoftë edhe një herë të vetme. 6. Biografi e ruajtur besnikërisht. Në të gjithë historinë njerëzore, nuk është ruajtur biografia e dikujt më mirë se jeta e profetit Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) që është njeriu, i cili ka ndikuar më shumë në historinë e njerëzimit. Deri tani nuk ka parë njeri kjo botë, të cilin shumë herë në ditë të përmendet dhe të shkojnë mendimet e atyre që besojnë tek ai. Duke e përmendur atë, besimtarët e lusin Allahun ta bekojë atë. Ata e bëjnë këtë veprim me zemër të pastër dhe me shumë dashuri për të.

27


7. Imitim besnik nga ndjekësit e vet. Nuk ka parë ndonjë njeri bota që të ndiqet në të gjitha veprimet e tij nga ata që i besojnë atij. Ata që besojnë tek profeti Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), flenë në mënyrën sesi ai flinte, pastrohen (marrin abdes dhe lahen në dush) sipas mënyrës sesi ai pastrohej dhe hanë e pinë e vishen sipas mënyrës që ai praktikonte. Me të vërtetë, në të gjitha aspektet e jetës së tyre, ndjekësit e tij i zbatojnë me rigorozitet mësimet që ai i përhapi në mesin e tyre dhe ndjekin shtegun e tij. Për çdo brez që nga kohët e tij e deri më sot, besimtarët e këtij Profeti Fisnik i kanë zbatuar plotësisht mësimet e tij. Të gjithë ata që i kanë besuar atij, i kryejnë plotësisht deri edhe në imtësitë më të vogla aktet e tij të adhurimit si: falja, agjërimi, bamirësia dhe pelegrinazhi, ashtu si ky i Dërguar Fisnik i ka mësuar dhe i ka vepruar ato. 8. I nderuar dhe i respektuar. Nuk ka pasur ndonjë njeri dhe as që do të ketë ndokund në sipërfaqen e kësaj toke që të ketë marrë aq shumë dashuri, respekt, nderim dhe bindje në të gjitha çështjet, të mëdha apo të vogla qofshin, sesa ia ka arritur ky i Dërguar Fisnik. 9. I besuar nga njerëz të popujve dhe të racave të ndryshme. Qysh nga ditët e tij, në çdo vend të tokës dhe në çdo kohë, ky i Dërguar Fisnik është ndjekur nga njerëz të çdolloj race, ngjyre dhe populli. Shumë nga ata që e ndoqën atë më parë kishin qenë hebrenj, të krishterë, paganë, idhujtarë apo të pafé. Nga ata që zgjodhën ta ndjekin atë, ishin njerëz të mirënjohur për gjykim të kthjellët, urtësi, refleksion e largpamësi. Ata zgjodhën të ndiqnin këtë të Dërguar Fisnik, pasi i kishin parë me sytë e tyre shenjat e besnikërisë dhe të mrekullive të tij. Në të vërtetë, shumë nga ndjekësit e këtij Profeti, e zgjodhën ta ndjekin atë, në një kohë kur Islami ishte i dobët akoma, kur akoma kishte pak muslimanë dhe këta ndjekës përndiqeshin rreptësisht nga idhujtarët. Shumë nga ndjekësit e parë të tij, nuk ishin të pasur. Megjithëse ata u përndoqën rreptësisht dhe vuajtën prej torturave të tmerrshme, si pasojë që e ndoqën atë, ata nuk u tërhoqën nga kjo fe. E gjithë kjo tregon se këta njerëz e besonin si Profet me të vërtetë dhe realisht si të Dërguar të Allahut dhe jo si një njeri, i cili e pretendonte profecinë, ose që fliste për Allahun pa pasur dijeni.

28


10. Dallon mbi gjithë të tjerët me dijen për Allahun dhe ligjin e Tij. Mbi të gjitha, profeti Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) erdhi me një fe të madhe, me besimet dhe anën ligjore të saj. Ai e përshkroi Allahun me të gjitha cilësitë e Tij krejtësisht të përkryera dhe në të njëjtën kohë, në atë mënyrë që Atij nuk mund t’i përshkruhet asnjë mangësi. As filozofët, as të mençurit, nuk kanë mundur ta përshkruajnë Allahun, në atë mënyrë që e bëri Ai. Me të vërtetë që është e pamundur që një mendje njerëzore mundet të përfytyrojë Zotin e Madhëruar që zotëron cilësi aq të përkryera, dije dhe madhështi, Atë, të cilin e ka nënshtruar të gjithë krijimin; Atë, që e ka përfshirë të gjithë universin në çdo gjë, e vogël apo e madhe qoftë dhe që zotëron një mëshirë aq të përkryer. Nuk mund të jetë aftësia e ndonjë qenieje njerëzore që të vendosë një ligj të përkryer i bazuar mbi drejtësinë, barazinë, mëshirën dhe objektivitetin në të gjitha veprimtaritë njerëzore në tokë, ashtu siç solli ligji i Muhamedit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) në të gjitha sferat, si në shit-blerje, martesë dhe shkurorëzim, qera, dëshmi etj. 11. I frymëzuar me Shpallje Hyjnore. Është e pamundur për një njeri që të përfytyrojë urtësinë, moralin, sjelljet e mira dhe fisnikërinë e karakterit, ashtu siç i solli Profeti i Nderuar. E gjitha kjo në mënyrë të pagabueshme tregon se ky i Dërguar nuk solli ndonjë gjë në këtë fe nga mendja e tij, por ai u bë mësues dhe frymëzues i gjinisë njerëzore nga shpallja e Atij që krijoi tokën dhe qiejt. Krijoi të gjithë universin me arkitekturën e tij të përkryer dhe të mrekullueshme. 12. Unikal në fenë dhe ligjin që solli. Formimi ligjor dhe besimor i fesë që solli i Dërguari (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), i përngjan ndërtimit të qiejve dhe të tokës. Kjo tregon se Ai që krijoi qiejt dhe tokën është i Vetmi që dërgoi këtë ligj të madh dhe fe të drejtë. Shkalla e paimitueshmërisë të Ligjit Hyjnor që iu dërgua profetit Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), është e së njëjtës shkallë paimitueshmërie të Krijimit Hyjnor të qiejve dhe tokës. Ashtu si njerëzimi nuk mund ta ketë krijuar këtë Gjithësi, po ashtu gjinia njerëzore nuk mund të sjellë një të tillë si Ligji i Allahut, të cilin Ai ia zbriti të Dërguarit të Tij, Muhamedit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), profeti i fundit për të gjithë racën njerëzore. Përktheu dhe përmblodhi: Roald A. Hysa

29


ETIKA E TË MËSUARIT PËRMES NGJARJES SË MUSAIT (paqja qoftë mbi të) DHE HIDRIT (njeriut të mirë e të ditur)

Në Dritë

Shkroi: Majlinda Qoshja Ndërsa edukimi është i detyrueshëm për të gjithë dhe nga të gjithë, dukemi sikur kemi ngecur dhe bëjmë kompromis me etikën e të mësuarit.Të mësuarit tashmë është kthyer thjesht në një nxënie të përmbajtjes së lëndës pa asnjë ndikim në personalitet. Surja EL Kef përmban katër tregime ku secili tregim mbart një mësim për ne. Ngjarja e profetit Musa (paqja qoftë mbi të) dhe e Hidrit na mëson etikën e të mësuarit. Kur Musai (paqja qoftë mbi të) u pyet se kush ishte njeriu më i ditur midis tyre, ai u përgjigj se ishte vetë ai. Por profeti Musa (paqja qoftë mbi të) gaboi kur e përshkroi veten si më të diturin. Vërtet, vetëm Allahu është më i DITURI dhe më i GJITHËDITURI. Si pjesë e trajnimit të tij, Musait iu kërkua që të nisej në një udhëtim dhe të takonte një njeri që ishte më i ditur se ai.

Gjithë mirësia vjen nga ALLAHU

Allahu e prezantoi atë njeri si dikush që i kishte mësuar njohuritë rreth gjithçkaje. Në këtë tregim Zoti na mëson se çdo mirësi apo cilësi që ne posedojmë nuk është asgjë tjetër vetëm se dhuratë nga Zoti ynë Mëshirues dhe Mëshirëbërës. Ai nuk e do vetëpëlqimin dhe vetëlavdërimin. Ai nuk thotë se ky njeri është inteligjent, por thekson se njohuria e atij njeriu ishte një dhuratë e veçantë nga i Plotëfuqishmi.

Vlerësoni kohën e të tjerëve

Ne mësojmë aftësi për të takuar një mësues dhe për të prezantuar veten. Kur Musai (paqja qoftë mbi të) u takua me Hidrin ai nuk i tregoi për vështirësitë e udhëtimit. Ai e njihte vlerën e kohës. Pra me pak fjalë, ai ia tregoi pse u takuan dhe i kërkon atij nëse ai mund ta shoqëronte njeriun e ditur.

Përcakto fuqinë

Si përgjigje, Hidri tha: “Vërtet që ti nuk do të kesh durim me mua.” (El-Kef:67). Që në fillim ai e kuptoi. Një mësues duhet që të ketë aftësitë e duhura për të vlerësuar potencialin e studentit dhe aftësitë e tij. Ai duhet të kuptojë më së miri pritshmëritë më të ulëta të aftësisve të nxënësit dhe ta kursejë atë nga zhgënjimet. Kjo gjë gjithashtu ndihmon për planififikimin e orës mësimore me aktivitete dhe veprimtari në lidhje me aftësitë e nxënësve për të nxënë, stilin e tyre të të nxënit, duke i përshkruar të njëjtin rol personit të duhur.

Bindja dhe vendosmëria

Musa (paqja qoftë mbi të) nuk u ofendua nga mendimi që Hidri kishte për të. Ai me shumë respekt iu përgjigj, “Në dashtë Allahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty asgjë!” (El-Kef:69). Nganjëherë nxënësit ndërpresin studimet për shkak të vlerësimit zhgënjyes që marrin nga mësuesit e tyre. Tek Musai (paqja qoftë mbi të) ne shohim qartë një bindshmëri dhe qëndrueshmëri. Edhe pas dekujarimit të mësuesit të tij, ai me vendosmëri vazhdoi përpara. Ai e kuptoi se do të përballej me sfida dhe vështirësi që duhej t`i bënte ballë. Ai nuk mund të vazhdonte përpara, nëse ai nuk ishte i vendosur dhe dorëzohej.

Ji i respektueshëm

Një nga parimet e jetës me qëllim që ne të na respektojnë, është që ne së pari duhet të respektojmë të tjerët. Kur Hidri e qortoi Musain se do ti mungonte durimi, gjithsesi, Musai e respektoi mendimin e Hidrit për të.Të shkosh mirë me të tjerët, të ndihmon që të ndërtosh marrëdhënie të mira dhe të jesh në gjendje të mësosh nga personi tjetër.

Vendos rregulla për të mësuar

Duke parë përkushtimin e nxënësit të tij, Hidri vendosi disa rregulla. Ai tha: “Atëherë nëse do të më ndjekësh mua, mos më pyet për asgjë derisa unë vetë të të tregoj.” (El-Kef:70) Këtu kemi edhe një mësim tjetër. Në qoftëse nuk vendosim rregulla që në fillim do të harxhojmë gjysmën e kohës duke vendosur qetësinë dhe organizimin e punës. Japim dy situata. Në një orë mësimore që sapo ka filluar mësuesja në vend që të shpjegojë temën e re, pyet se a ka pyetje dhe vërtet pyetjet vërshojnë njëra pas tjetrës, madje pyetet disa herë e njëjta pyetje dhe disa herë mësuesja jep përgjigje që këtyre pyetjeve mund t`i përgjigjet herës tjetër. Me fjalë të tjera, mësuesja humbet shumë kohë dhe nuk ka shumë kohë për të shpjeguar materialin e ri. Shumë nga nxënësit mbetën të pakënaqur dhe mësimi mbeti i pashpjeguar. Në një klasë tjetër që në fillim mësuesja vendos rregulla në lidhje me pyetjet që do të pyesin nxënësit dhe lë rubrikën pyetje – përgjigje për në fund të orës mësimore. Ajo menjëherë filloi prezantimin e orës mësimore dhe normal që siguroi një mësimdhënie të sukseshme brenda rregullave të qarta. Pra situata e dytë ishte një situatë më e disiplinuar dhe e sukseshme.

30


NRYSHO vendodhje për të mësuar

Përveç kësaj, ne kemi dëgjuar se profeti Musa (paqja qoftë mbi të) dhe Hidri nuk u ulën në një mjedis formal apo në klasë. Ata hipën në një anije dhe nisën studimin e tyre në një udhëtim.Të mësuarit nuk duhet të mbetet brenda kornizës së një klase. Gjithkush mund të mësojë në çdo situatë, në çdo mjedis dhe në çdo moment. Në Kur’an, Allahu na udhëzon ne që të vëzhgojmë përreth nesh e të meditojmë rreth Shenjave të tij dhe të reflektojmë. Ne mund të vëzhgojmë dhe të mësojmë nga natyra.Teksa lexojmë një libër, shohim një video apo ndjekim një leksion, ne jemi duke mësuar gjëra të reja. Pra, duhet të jemi vrojtues të mirë, vigjilentë dhe dëgjues shumë të mirë.

Bëni komente dhe vlerësoni në kohë

Gjatë udhëtimit, Hidri bëri disa veprime, që e hutuan dhe e çuditën shumë Musain (paqja qoftë mbi të). I ngazëllyer dhe shumë i çuditur nga ç`po ndodhte, Musai (paqja qoftë mbi të) e theu betimin dhe premtimin për të mos pyetur dhe përkundrazi foli. Në vend që ta qortonte Musain (paqja qoftë mbi të), Hidri i tha: “A nuk të thashë ty, që të mos më pyesësh e që të kesh durim me mua?” (El-Kef:72) Vini re se sa i prerë, i qartë dhe konciz është vlerësimi dhe komenti i tij. Me pak fjalë, ai tregon qartasi se Musai (paqja qoftë mbi të) po thyen premtimet e tij. Musai (paqja qoftë mbi të) menjëherë e kupton gabimin e tij dhe e di se çfarë pritej që ai të bënte. Fidbeku të ndihmon që të bindesh se çfarë ka ndodhur me mësimet tuaja. Një mësuese duhet që fokusohet duke ia rritur ndjenjën e vetëvlerësimit të nxënësve. Por, që fidbeku të jetë efektiv, ai duhet të jetë transparent,veprues, në kohë dhe i drejtëpërdrejtë. Shikoni se si vepron Hidri, se si ai e korrigjon Musain (paqja qoftë mbi të). Jo në fund të udhëtimit, por fidbeku i tij është në kohë, transparent. Ai qartësisht e sqaron dhe e informon në kohë se ku po gabon Musai (paqja qoftë mbi të).

Pranoni gabimet

Ne shohim efektivitetin e këtij fidbeku, kur Musai (paqja qoftë mbi të) menjëherë e kupton gabimin e tij dhe vetë e pranon se ai e kishte harruar gabimin që kishte bërë duke thyer premtimin. Kjo tregon qartë ndershmërinë e studentit. Ai nuk e qorton mësuesin e tij se ka bërë ndonjë gabim, po e pranon gabimin e tij. Kur Musai (paqja qoftë mbi të) e përsërit gabimin e tij, ai i propozon Hidrit që t`i japë fund udhëtimit së bashku, në rast se ai e thyen premtimin përsëri. Musai (paqja qoftë mbi të) mori parasysh rolin dhe kohën e vlefshme të Hidrit dhe nuk nguli këmbë që të qëndrojë dhe kur gabimi përsëritet për herë të tretë, Hidri lajmëron nisjen e tyre dhe përmbush një pjesë të premtimit të tij. Ishte koha e zbulimit të zgjuarsisë pas veprimeve që ai ndërmori. Pasi përfundoi së shpjeguari arsyet, Hidri sqaroi se ai nuk kishte vepruar kështu sipas mendjes së tij. Hidri thotë: “Dhe unë nuk i bëra ato me kokën time.” (El-Kef:82) Ai ia atribuon të gjitha njohuritë vetëm Allahut. Ky ishte mësimi që profeti Musa (paqja qoftë mbi të) u dërgua që të mësonte dhe që e mësoi. Dija ka një status të veçantë në Islam. Ndër shumë gjëra që Allahu ka krijuar për njerëzinë profeti Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) nuk i kërkoi asgjë tjetër vetëm se dijen. Fjala e parë që u shpall ishte “Lexo” (El-’Alak:1). Gjëja e parë që u krijua ishte lapsi dhe ka një sure me të njëjtën emër. Ai që ka krijuar lapsin e letrën nguliti në zemrat tona dashurinë dhe mirësinë e të mësuarit!

31


Islami dhe kriza e modernizmit Dr.Parvez Mansur

Sot modernizmi po përballet me një krizë. Kjo nuk është një krizë pushteti, por kuptimi, jo i efikasitetit të instrumenteve moderne, por e legjitimitetit të synimeve moderne, jo e aftësisë së kampionëve të modernizmit për të çuar projektet përpara, por e bamirësisë dhe parimeve morale të vetë projektit. Nuk është se shoqëritë moderne janë të paafta të përballojnë sfidat e brendshme të qeverisjes dhe ekonomisë që janë përcaktuesit kryesorë të gjendjes njerëzore sipas skemës moderniste të gjërave, madje as organizatat politike moderne nuk janë të cënueshme ndaj kërcënimeve nga armiqtë e jashtëm. Jo, brenda mureve të Romës nuk ka skllevër, tek portat e saj nuk ka turma barbarësh. Por, përsëri banorët e qytetit modern nuk po festojnë. Ata nuk janë të ngazëllyer, por ndihen në mëdyshje dhe të kritikuar. Ata ndihen të çorientuar, sepse qyteti i tyre global nuk është një qytet humanizmi dhe ndihen të kritikuar për shkak të përceptimit se asnjë qytet në histori nuk mund të mishërojë ndonjëherë harmoninë, drejtësinë dhe të vërtetën e përsosur. Prandaj, ata kanë zbuluar se premtimi i modernizmit për të krijuar utopinë e tij, qytetin kozmopolit të njerëzimit, do të mbetet gjithmonë i papërmbushur dhe se të gjithë burrat dhe kuajt e modernizmit nuk do të jenë të aftë ta bashkojnë përsëri Rramaducin (figurë përrallash) e humanizmit tonë. Vetëm në këtë kuptim, pra, paaftësia e arsyes moderne për të përmbushur premtimin e saj të shpërndarjes së rendit të përsosur historik, ka legjitimitet shprehja “kriza e modernizmit” dhe kësaj rruge pa krye intelektuale i kushtohet reflektimi aktual. Atëherë kriza del në dritë me anë të urtësisë së filozofisë bashkëkohore se modernizmi nuk mund të funksionojë më si doktrinë dhe se ai nuk mund të pretendojë se posedon pikëpamje koherente apo kozmologji kuptimplote. Thënë ndryshe, të gjitha pohimet normative të modernizmit,

Përtej

porositë e tij të shumta për utopitë e shoqërisë dhe projektet e zhvillimit, nuk janë asgjë më shumë se paragjykime kulturore dhe historike të qytetërimit në krye. Këto janë argumentet e pushtetit nga pushteti, për pushtetin. Diskursi i arsyes ka një ndërtim historik po aq sa zbulimi dhe është po aq autoritar dhe hegjemon.

Historia supreme mbi teorinë

Në mënyrë paradoksale arsyeja moderne (e Iluminizmit) që krenohej për zbulimin e saj të historisë dhe bëri pohimin e madh metafizik për ekzistencën historike dhe jo për një lloj përjetësie përtej kësaj bote si shtëpinë e vërtetë të njeriut, tani është hedhur poshtë nga përfundimi më shkatërrimtar i të vërtetës së saj. Për arsye se logjika e quis custodiet isos custodies (Kush i ruan rojet njëri pas tjetrit?) e detyron atë të pranojë se vetë arsyeja është produkt i historisë dhe jo një kriter tejhistorik i të drejtës dhe të gabuarës! Ose, se atje ekziston jo vetëm një Arsye universale por një sërë arsyesh lokale, historike dhe të paparashikuara. Pyetja e përhershme e filozofisë për natyrën e regjimit më të mirë dhe dyshimi i pashmangshëm i çdo shpirti njerëzor për synimin dhe qëllimin e ekzistencës njerëzore, si rrjedhim mund të vendosen brenda gjykimit të arsyes. Megjithatë kjo përulje e arsyes para misterit të ekzistencës njerëzore nuk është shkak turpërimi për neo-ortodoksinë e relativizmit. Nga ana tjetër, dështimi i arsyes së Iluminizmit për të mposhtur kundërshtimin e historisë kundër teorisë, merret si provë e natyrës arbitrare dhe të vështirë të pohimeve të së vërtetës. E vërteta sipas parimeve të nihilizmit nuk është maska e arsyes që e vesh pushteti. Ajo është një lojë verbale, një strategji pa lidhje, për të ruajtur hegjemoninë e pushteteve që ekzistojnë.

32


Të gjitha skemat universale, të gjitha teoritë e mëdha, të gjitha meta-narrativat, fetë si dhe ideologjitë, doktrinat politike dhe metodologjitë e inxhinierisë sociale, si rrjedhim nuk kanë asnjë legjitimitet për ekzistencën e gjerë post-metafizike. Më herët, në çastin e përcaktuar të modernizmit, nuk kishte habi për misterin e ekzistencën njerëzore, nuk kishte përulje para kokëfortësisë së gjendjes njerëzore dhe nuk kishte frikë të përzier me nderim për fshehtësinë (gajbin) e Qenies që frymëzon sot të gjitha diskurset moderniste dhe postmoderniste. Nga ana tjetër, pohohet se që kur demaskimi i filozofisë së “dinakërisë së arsyes” zbuloi një identitet të racionales dhe reales, një harmoni të normativës dhe empirikes, historia kishte përfunduar dhe utopia e përjetshme e njerëzimit ishte gati. Gjithçka që duhej të bënte shoqëria ishte të rivalizonte shembullin e dhënë nga shpirti europian. Duhej të ndiqte kurbën e progresit dhe zhvillimit të saj në “historinë universal” dhe shpërblimet e një rendi të përsosur social do të ishin të sajat. Zbulimi i historisë si sistem, si një normë e deshifrueshme e arsyes dhe një synim i parashikueshëm i zhvillimit, si pasojë, e shndërroi historinë në sociologji dhe hapi rrugën për teknologjitë utopike të inxhinierisë sociale. Të gjitha vuajtjet dhe mjerimet që pasuan menjëherë pas këtyre eksperimenteve, legjitimimi i politikave të genocidit dhe spastrimi etnik që janë gjithashtu një dhuratë e modernizmit utopik, mund t’u atribuohen direkt pohimeve se arsyeja njerëzore, në shpalosjen e Geist-it europian dhe në marshimin e kombeve dhe shteteve në histori, kishte zbuluar qëllimin e vërtetë të njeriut! Ne e dimë sot se gjendja pa rrugëdalje morale dhe intelektuale që krijon çdo filozofi “universale” e historisë, nuk mund të kapërcehet duke mbetur besnik i pohimeve fillestare të modernizmit, duke pohuar aftësinë e arsyes, për të përshkruar një normë të përsosur për ekzistencën historike. Në të vërtetë, nga pikëpamja morale, antinomi i normës dhe historisë që është i pashmangshëm brenda paradigmës

33

së Iluminizmit, mund të shfuqizohet vetëm nëse i themi lamtumirë arsyes universale ose parimeve morale universale. Arsyeja që cakton rrjedhën e historisë së botës, është një arsye supreme mbi vullnetin moral. Po ashtu si historia që ndjek diktatet e vullnetit moral e bën medoemos të tepërt çdo regjim me arsyetim universal ose sovran. Nëse parimet morale janë ushtrimi i vullnetit të lirë, ato nuk mund të funksionojnë brenda kufizimeve të çdo lloji, duke përfshirë dhe ato të arsyes. Në mënyrë të ngjashme, nëse arsyeja është thelbi i njeriut, ajo nuk mund të mos përshkruajë normat që janë të vërteta në “të gjitha kohërat dhe vendet”. Kjo rrugë pa krye, mund të zgjidhet me anë të njërës prej strategjive: ose njeriu pranon sovranitetin e ekzistencës (historisë) mbi normën (teorinë) dhe heq parimet morale nga diskursi i arsyes, ose njeriu mbështet parësinë e normës, por atëherë dëbon historinë nga ky vizion teorik, ose një vërtetësi historike pa norma, ose një normativë historike, ose një skemë e arsyes (tej-historike), ose një parregullsi e historisë para-racionale. Cilado të jetë zgjedhja, parimet morale përfshihen nga racionalizmi teorik ose konsumohen nga pasiguria politike. Në mënyrë paradoksale, trashëgimia e Iluminizmit që i shkakton shpirtit modern Angst-in më të madh, vjen nga urtësia se gjendja njerëzore, kur i hiqen ankorimet e saj transcendentale, shfaqet “përtej së mirës dhe të keqes”. Synimi i njerëzimit që e bën vuajtjen e saj të durueshme dhe kuptimplote, gjendet jashtë horizontit të historisë, ose njeriu është thjesht një “kafshë që ka kuptim”, i cili është burim i parimeve morale të tij. Megjithatë në praktikën ekzistuese, kjo krizë vetëm ka hapur rrugën për sundimin e nihilizmit bashkëkohor. Ndërsa bota moderne mendon se është shumë e vështirë të perceptosh një dallim mes së mirës dhe së keqes së ngulitur tek vullneti dhe qëllimi njerëzor dhe përsëri zbulon se gjykimet normative nuk mund të mbështeten nga pohimet empirike, ka filluar të shqetësohet për mundësinë e ruajtjes së dallimit mes të mirës dhe të keqes. Duke hequr dorë nga mundësia e përsosmërisë


dhe duke përuruar sovranitetin e historisë mbi teorinë, njeriu modern ka zgjedhur të jetojë në një botë pa norma. Universit të tij njohës, i mungon mundësia e gjykimit moral.

Nga doktrina tek anti-doktrina

Sot modernizmi po e ndryshon veten e tij nga një doktrinë në një anti-doktrinë. Në vend që të kërkojë ndonjë “të vërtetë” për modelin e saj të botës së jashtme dhe të brendshme, ai po kërkon të hiqet nocioni i vetë “të vërtetës”, të paktën në fushën e filozofisë dhe shkencës. Filozofia moderniste ka qenë dhe është krenare për aftësinë e saj për të caktuar një vijë të qartë ndarjeje mes arsyes dhe jo arsyes. Ajo parashtron një identitet të arsyes dhe dijes; ajo që gjendet mes kufijve të arsyes, është e njohur ose e njohshme dhe ajo që gjendet jashtë fushës së saj, është e paqartë dhe si rrjedhim hipotetike. (Në të vërtetë, tani arsyeja është reduktuar tek përvoja, tek perceptimi i qartë i kuptimit!) Pra, dilema para njeriut modern, është se ajo ose mund të mbetet brenda kufijve të arsyes dhe të mësojë të bashkekzistojë me pasigurinë e gjithë të vërtetës dhe njëanshmërinë e gjithë dijes, ose ajo mund të dalë jashtë kufijve të arsyes dhe mund të krijojë një sens kuptimi duke perceptuar dhe imagjinuar tërësinë, por ajo mund të veprojë kështu vetëm duke qenë e sigurt se kjo “tërësi” do të jetë gjithmonë arbitrare dhe e paverifikueshme. Si rrjedhim, njeriu përballet me mospërputhjen zhgënjyese të dijes dhe kuptimit, me konfliktin mes metodës dhe racionalizmit të shkencës që nga natyra e tij empirike është detyrimisht reduksionist. Gjithashtu, ai përballet dhe me kërkimin e njeriut për të gjetur kuptimin që nuk është i aftë të shmangë pyetjet “joshkencore” të tërësisë dhe fundit. Në mënyrë kuptimplote, arsyeja kërkon shpëtim nga modernizmi antidoktrinar i karakterit modern dhe e percepton detyrën e saj si atë të “dekonstruksionit” të çështjes moderniste, zbulimit të bazës themelore metafizike të diskurseve të saj dhe dehyjnizimin e gjithë gjuhës dhe fjalës. Në

të vërtetë, sipas Riçard Rotit, përfaqësuesi më i njohur i kësaj filozofie, “e vërteta është thjesht pronë e gjuhës, kur nuk ka fjali, nuk ka të vërtetë dhe nocioni se bota e vendos se cilat përshkrime janë të vërteta, nuk ka më kuptim”. Kjo pasohet nga: “përderisa vetëm përshkrimet e botës mund të jenë të vërteta ose false, vetëm fjalitë mund të jenë të vërteta, e vërteta varet nga aftësia e qenieve njerëzore për të krijuar gjuhë ku krijohen grupe fjalish…” Duke paraqitur një identitet të së vërtetës dhe gjuhës, skepticizmi i modernizmit dhe metafizikës së tij, arrin në një pikë ku ne njerëzit “nuk adhurojmë më asgjë, ku ne nuk trajtojmë asgjë si pothuajse hyjnore, ku trajtojmë gjithçka,- gjuhën tonë, vetëdijen tonë, komunitetin tonë- si një produkt të kohës dhe mundësisë/rastit”. Si pasojë, utopia antimoderniste mund të shpjegohet si “kultura e liberalizmit” që do të ishte krejtësisht laike dhe e kuptueshme. Në të nuk do të kishte më gjurmë hyjnizimi, as në formën e botës së hyjnizuar, apo të një uni të hyjnizuar. Një kulturë e tillë nuk do të kishte vend për nocionin se ka forca jo njerëzore, për të cilat qeniet njerëzore duhet të jenë përgjegjës. Ajo do të refuzonte, ose do të shpjegonte sërish në mënyrë drastike, jo vetëm nocionin e shenjtërisë, por dhe të “përkushtimit ndaj të vërtetës” dhe “përmbushjes së nevojave më të thella të shpirtit”. Procesi i de-hyjnizimit… në mënyrë ideale do të arrinte kulmin, nga paaftësia jonë për të gjetur një përdorim të nocionit se qeniet njerëzore të vdekshme dhe që kanë fund, mund ta gjejnë kuptimin e jetëve të tyre tek qeniet e tjera njerëzore të vdekshme dhe që kanë fund. Arritja kryesore e modernizmit, nëse ndjek këtë logjikë, është parashtrimi i disa deklarimeve për arsyen, njeriun dhe historinë, i cili me pjekjen e imazhit të tij, ishte i aftë t’i hidhte poshtë si false! Dhe ishte ky zbulim që aksiomat dhe të dhënat e modernizmit kanë qenë të gabuara, që tani përshëndetet si kontributi më i madh i arsyes për kuptimin e gjendjes njerëzore. Ky dështim akoma nuk e errëson

34


dritën moderniste ose nuk hedh hije mbi projektin modernist. Nuk është vetëm modernizmi i paaftë për të vërtetuar veten me anë të kritereve të tij të racionalizmit, por të gjitha filozofitë e tërësisë, të gjitha historitë universale, të gjitha doktrinat e shpëtimit, të gjithë vizionet e një Fundi janë të paverifikueshme, të falsifikueshme dhe si pasojë janë joshkencore dhe joracionale. Mund të themi se modernizmi është një çartaqejfas: nëse rregullat nuk vendosen ashtu si ai do, ai nuk lejon asnjë tjetër të luajë!

Arsyeja kërkon një tekst bazë

Kriza e modernizmit haset plotësisht në lëvizjen dekonstruktive që e rrëzon arsyen nga froni i saj transcendent dhe i pakundërshtueshëm empirikisht dhe e dorëzon atë tek një regjim brenda historisë. Edhe pse nuk është i ndryshëm nga strategjia që racionalistët modernë kanë përdorur më parë kundër mbrojtësve të shpalljes, zbatimi i metodës moderniste drejt të vërtetës moderniste ka shkaktuar shumë panik në vetë radhët e tyre. Të tmerruar dhe të turbulluar nga shkatërrimi i trashëgimisë së tyre krenare që ky sulm ka shkaktuar, përkrahësit e arsyes moderne kanë arritur të kuptojnë se arsyeja pa një tekst themelor do të mbetet gjithmonë e cënueshme nga vështrimi nihilist i vizionit me karakter historik se tretësi gërryes i epistemologjive relativizuese do ta paraqesë të vërtetën moderniste si një prej shumëllojshmërisë së të vërtetave të datuara dhe të mundshme. Nuk është habi që në përpjekjen e pakufishme për të mbrojtur nderin e tij, njëri prej përkrahësve më të njohur të modernizmit, ka ofruar një apologji në emër të tij që nuk është asgjë më shumë se një kërkesë e pushtuar nga paniku për miratimin e një vije dogmatike dhe fundamentaliste mbrojtjeje! Arsyeja duhet të mbrojë veten e saj jo në bazë në logjikës dhe argumentit, por në bazë të epërsisë aksiomatike dhe të pakundërshtueshme të tekstit të saj bazë! Duke pasur parasysh perceptimin se debatet intelektuale të ditës sonë kanë tre dhe jo

35

dy bashkëbisedues të zakonshëm, Ernest Gellner i klasifikoi këto orientime kryesore epistemologjike si: 1) Fondamentalizmi fetar, 2) Relativizmi, 3) Racionalizmi i Iluminizmit ose fondamentalizmi racional. (Postmodernizmi, Arsyeja dhe feja. Londër, 1992, faqe 2). Ajo që është e shquar për këtë apologji, është se për të luftuar fantazmën e ”fondamentalizmit fetar”, racionalizmi i Gellnerit mund ta mbrojë veten vetëm si një dogmë. Ajo mund të ndeshet me sfidën e kundërshtarit të tij të hamendësuar duke krijuar një confessio të vërtetë! Ndërsa Gellneri është i prerë se nuk ka dhe nuk mund të ketë Shpallje, ai deklaron, pa ndonjë modesti apo ironi, se “epistemologjia e Iluminizmit”, ashtu si është ruajtur në tekstin e Kantit, është absolute. Është transcendente, duke qenë përtej dhe jashtë një kulture ose çdo kulture dhe duke qenë përtej dhe jashtë kësaj bote! Është e panevojshme të themi se ky pohim i pakundërshtueshëm dhe i pafalsifikueshëm për autoritetin a priori të një “teksti”, është pikërisht ajo që racionalizmi e hedh poshtë si dogmatike dhe arbitrare. Ajo përbën argumentet e saj parësore kundër deklarimit të përsosmërisë në emër të Shpalljes! Si rrjedhim kur Gellneri ankohet se “nocioni i Shpalljes që favorizon dhe përkrah burimin e saj” ligjërohet nga një “argument i tërthortë në mënyrë të dukshme”, ai mund të akuzohet me të drejtë për inkoherencë logjike të pafalshme dhe hipokrizi të qartë morale, sepse deklarata e tij për autoritetin njohës të tekstit të Kantit është po aq arbitrare dhe në mënyrë të dukshme e tërthortë si çdo gjë tjetër. Duke qenë shumë larg nga vërtetimi i epërsisë njohëse të tekstit të tij, Gellneri thjesht i jep mbështetje pretendimit postmodernist së arsyeja e Iluminizmit është vetëm një nga tekstet e mundshme të historisë që në emër të universalitetit dhe shkencës, kërkon të shpallë regjimin e diskursit të vet hegjemon! Për gjithë përhapjen e “etikës njohëse” të Kantit, përpjekja e pashpresë e Gellnerit për t’i akorduar arsyes së Iluminizmit një


tekst bazë, thjesht na alarmon për natyrën rrëfyese të modernizmit! Si rrjedhim autoriteti i arsyes nuk vjen nga një metodë universale por nga një tekst transcendent, sepse vetë metoda pranon nënshtrimin e saj ndaj tekstit dhe e merr legjitimitetin e saj nga ai! Pra, më shumë se çdo gjë tjetër variacioni “fundamentalist” i racionalizmit është tregues i seriozitetit të krizës që prek modernizmin sot dhe që e bën diskursin e vet dogmatik, por gjithashtu edhe përkeqësues. Kjo meriton vëmendjen tone, sepse tipizon përpjekjen ekstremiste për të ruajtur autoritetin e modernizmit si një doktrinë. Megjithatë, duke përjashtuar mundësinë e shpalljes, ajo shfaq të vërtetën e një universi të mbyllur dhe determinist dhe si i tillë, e tregon veten si një antitezë të besimit fetar. Është e panevojshme të themi se forma fundamentaliste dhe doktrinare e modernizmit nuk mund të pajtohet me diktatet e besimit dhe ndërgjegjes islame dhe si rrjedhim duhet të pranohet si falsitet që mohon dhe shtrembëron të vërtetën transcendente të ekzistencës, kozmosit dhe njeriut. Dialogu i Islamit me modernizmin e kritikuar Fatmirësisht pushteti intelektual dhe moral i imperializmit modernist ka përfunduar. Modernizmi është kritikuar. Është detyruar të bëhet më modest në deklarimet e tij për të vërtetën. Sot edhe apologët më të njohur të modernizmit pranojnë se – pohimet e të vërtetës së arsyes së Iluminizmit bazohen në logjikën e tërthortë – nocioni i një çështjeje sovrane, historike dhe transcendente, arsyeja e së cilës është kriteri i gjithë dijes, është shumë “problematik” – doktrina e progresit është “paradoksale” – kulti i lirisë që i bën të gjitha “tabutë” të paligjshme dhe të panevojshme, është armiqësor me ruajtjen e çdo lloj morali, edhe nga zgjerimi i rendit politik dhe social – privilegji i komunitetit politik modern është i kufizuar dhe i veçantë – universaliteti i drejtësisë dhe i të drejtave

36


është një deklarim metafizik që nuk mund të shlyhet brenda kontekstit socio-politik – në të vërtetë, pushteti i dijes dhe kuptimit shkojnë përtej kozmopolitit të modernizmit Cilatdo qofshin premtimet ose shqetësimet e tjera, delegjitimimi i modernizmit në nivelin e doktrinës ka krijuar pa dyshim një hapësirë të re intelektuale dhe një agjendë të ndryshme për një dialog mes modernistëve dhe të tjerëve, brenda qytetërimit të Islamit si dhe mes Islamit dhe perëndimit. Edhe pse deri tani potenciali i vërtetë i kësaj hapjeje intelektuale nuk është kuptuar nga mendimtarët e shquar të secilës palë, nuk mund të përjashtohet mundësia e një pajtimi ose ujdie mes modernizmit dhe besimit fetar. Nuk është e vështirë t’i gjejmë arsyet e një supozimi të tillë: debati mes dy doktrinave ku secila premton shpëtimin e plotë nuk është dialog; nuk është një bisedë që është e hapur ndaj mundësisë së përshtatjes reciproke. Vrulli i përplasjes së modernizmit me Islamin mund të shpjegohet nga fakti se lloji i modernizmit që u prezantua me forcë dhe u përhap në botën muslimane, dukej se ishte më shumë se një apologji për sundimin kolonial; ai u prezantua si një doktrinë universale çlirimi. Ai pretendonte se po paraqiste një pikëpamje dhe kozmologji të re shkencore dhe si rrjedhim po nxirrte jashtë përdorimit të gjitha fetë dhe pikëpamjet “tradicionale” që përfshinte Islami, në bazë njohëse.

37

erasmus.com


Së bashku

XHEMATI

si traditë e vyer profetike Çdo ditë shkencëtarët perëndimorë shpalosin njohuritë bashkëkohore, por ata nuk konsiderohen të reja për fenë tonë të pastër. Hulumtimet bashkëkohore vërtetojnë se jeta shoqërore pozitive për njeriun është shumë më e dobishme për shëndetin e tij sesa vrulli, entuziazmi dhe ushtrimet sportive. Ajo i ul rreziqet e goditjes nga sëmundjet si: infarkti miokardiak, çmenduria, madje edhe të ftohurit e rëndomtë. Një hulumtim i ri vjen nga universiteti australian Exeter. Shkencëtarët kanë konstatuar se qëndrimi brenda një shoqërie, të punuarit në kuadër të saj, qoftë ajo në punë ose në shtëpi, ka ndikim jashtëzakonisht të madh shërues të sëmundjeve. Pas një mbikëqyrjeje të gjatë, profesor Alex Haslam nga Universiteti Exeter thotë: “Njeriu është adaptuar ndaj jetës shoqërore dhe të jetojë në grupe që nga fillimi i krijimit të tij. Këto grupe janë pjesë e pandashme e personalitetit të tij, madje ato caktojnë fatin e tij shëndetësor dhe intelektual”. Në një studim tjetër që është bërë në vitin 2008 në revistën “Neuropsychological Rehabilitation”, shkencëtarët kanë vërejtur se jeta shoqërore e mbushur me bashkëveprim, dashuri dhe vëllazëri ka mundësi ta mbrojë njeriun nga sulmi i zemrës, vdekja e papritur dhe të parandalojë nga çmenduria dhe problemet e memories. Ndërsa në një studim të vitit 2009 të publikuar në “Ageing and Society” është konstatuar se sa më e madhe të jetë lidhja e njeriut me shoqërinë dhe ambientin në të cilin jeton, sa më i madh të jetë bashkëpunimi mes tyre, ka ndikim të madh në parandalimin nga sëmundja Alzheimer (AD). Lexues të nderuar, pasi vumë re se ç’thonë shkencëtarët perëndimorë, të shohim se ç’thotë feja jonë e pastër. Prandaj, vëlla i nderuar besimtar! Kur kujdesesh për namazin me xhemat, ti fiton

38


shpërblim shumë të madh dhe njëkohësisht shëron veten nga shumë sëmundje. Gjithashtu, ne e dimë hadithin e shkëlqyer të Profetit, (paqja e Zotit qoftë mbi të), që thotë: “Një popull që mblidhet në një shtëpi prej shtëpive të Allahut, e përmendin Atë, ata i mbulojnë engjëjt, i kaplon mëshira, u zbret një kënaqësi, i kaplon mëshira dhe i përmend Allahu tek ata që janë tek Ai.” (Muslimi) Meditoni mbi fjalën “popull”, në mënyrë që të kuptojmë vlerën e xhematit e mos të jemi të vetmuar në përmendjen e Allahut gjatë adhurimit. Gjithashtu i Dërguari i Allahut, kësaj çështjeje i ka kushtuar rëndësi të madhe, saqë ka kërkuar prej besimtarëve që të jenë si një trup i vetëm. Ai ka thënë: “Vërtet, besimtari për besimtarin është sikurse një fortifikatë, e cila forcohet përmes pjesëve të saj.” (Buhariu dhe Muslimi) Gjithashtu ai thotë: “Shembulli i besimtarëve në dashurinë ndërmjet tyre, mëshirën dhe butësinë, është si shembulli i një trupi të vetëm. Nëse ankohet një prej gjymtyrëve të tij, atëherë e pason atë i gjithë trupi me dhimbje e vuajtje.” (Buhariu dhe Muslimi). Kjo na jep të kuptojmë se i Dërguari i Allahut, dëshiron për ne mirësinë dhe dobinë. Ai na ka paralajmëruar dhe na ka tërhequr vërejtjen nga ndarja, përçarja dhe izolimi. Ai thotë: “Bashkohuni me xhematin dhe kini kujdes ndarjen, sepse shejtani është me atë që është vetëm, e kur janë dy veta ai është më larg.” (Hadith sahih, shënon Ibn Maxhe, 2363) Sa i përket fjalëve të Allahut të Lartësuar, asnjëherë nuk gjejmë në Kur`an “O ti besimtar”, por gjithnjë, “O besimtarë” (Bekare, 104). Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër” (Maide, 2). Parashtrohet pyetja lexues të nderuar: Çfarë nënkupton fakti që gjendet kjo përputhshmëri ndërmjet mësimeve të Islamit dhe mësimeve që porosisin shkencëtarët perëndimorë sot, pas provave të gjata? Ateistët, kur u larguan nga feja, vendosën mësime të veçanta për ta, të quajtura “liri personale”. Sot po fillojnë të kthehen drejt atyre mësimeve dhe të nxjerrin dobi që përputhen me mësimet e fesë sonë të pastër. Kjo na vërteton se mësimet, me të cilat ka ardhur Islami, janë të vërteta dhe se Islami është feja që duhet ndjekur. Redaksia

39


VETËM PËR ZEMRAT

Leksione dhembshurie (paqja dhe shpëtimi

Dr.Adam Habib Politikanët islamofobë, aktivistët dhe media, shpesh e vizatojnë Kur’anin dhe Profetin Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) si të dhunshëm, mizor dhe të pamëshirshëm. Ata, shpesh i referohen barbarive të kryera nga muslimanët si provë për këtë. Sidoqoftë, ata që kanë studiuar mësimet e Profetit, kuptojnë shumë lehtë që muslimanët shpesh janë përfaqësues të padenjë të besimit që pretendojnë se pasojnë. Kur’ani i referohet Profetit Muhamed si “mëshirë për të gjitha krijesat”. Dhembshuria dhe mëshira përmenden mijëra herë në Kur’an dhe Sunet – thëniet dhe praktika jetësore e Profetit – prandaj është e qartë se ato janë koncepte qëndrore në filozofinë islame. Më poshtë po rendisim vetëm katër nga shumë shembuj të tillë. 1. Dhembshuria ndaj kafshëve “Një e mirë që kryhet ndaj kafshëve është njësoj si e mira që bëhet ndaj njerëzve, ndërsa një mizori ndaj kafshëve është po aq e keqe sa mizoritë ndaj njerëzve.” (Mishkat al-Masabih) Fatkeqësisht, në shumë pjesë të vendeve islame, garat e përleshjes mes qenve, gjelave dhe shfrytëzimi i arinjve, janë sjellje të zakonshme. Atdheu im i dashur që e deklaron veten me krenari si vend islam, është vatër e keqtrajtimit të kafshëve. Gjatë kohës së Profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), për komunitetin e tij, gjuetia e kafshëve ishte një nga format kryesore të argëtimit, një praktikë që ai e dënoi vazhdimisht. Muslimanëve nuk u lejohet të gjuajnë për sport. Ata mund të gjuajnë vetëm për t’u ushqyer, madje edhe në këtë rast, vetëm aq sa u nevojitet për të mbijetuar, duke mos e tepruar. Mizoria ndaj kafshëve, konsiderohet një akt po aq mëkatar sa mizoria ndaj njerëzve. “Një herë, një grup sahabësh ishin duke udhëtuar me Profetin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Ai u largua për pak kohë. Gjatë mungesës së tij, ata panë një zog me dy të vegjlit e tij dhe i morën të vegjlit nga çerdhja. Nëna e tyre po fluturonte lart në qiell, duke rrahur krahët me ankth, ndërsa Profeti u kthye. Ai tha: “Kush e ka lënduar këtë zog duke i marrë të vegjlit? Kthejani menjëherë!” (Muslimi). 2. Dhembshuria ndaj fëmijëve “Nuk kam parë njeri më të dhembshur ndaj fëmijëve sesa i Dërguari i Allahut.” (Muslimi) Profeti Muhamed, e vendoste mirëqenien e fëmijëve mbi ritualet fetare.

40


nga Profeti Muhamed Allahut qofshin mbi të) “Më ndodh që e nis faljen e përbashkët me dëshirën për ta zgjatur, por sapo dëgjoj të qarat e ndonjë fëmije, e shkurtoj faljen, sepse e di që të qarat e fëmijës do të shqetësojnë nënën.” (Buhariu) 3. Dhembshuria ndaj të varfërve “Çdo musliman duhet të japë lëmoshë.” (Buhariu) Dhurimi dhe bamirësia në dobi të të varfërve ka një rëndësi aq të madhe në Islam, sa konsiderohet një nga shtyllat kryesore të besimit të muslimanëve. Një herë në vit, çdo musliman i vetëmjaftueshëm ekonomikisht, duhet të japë për bamirësi 2.5% të pasurisë së tij – një pagesë kjo e njohur si Zekat. “Një burrë që jep për bamirësi një derhem gjatë jetës së tij, është më i mirë se ai që jep 100 derhem në çastin e vdekjes.” (Ebu Daudi) 4. Dhembshuria për armiqtë “O njerëz, dëgjoni 10 rregullat që duhet t’ju udhëheqin gjatë betejës. Mos tradhtoni dhe mos devijoni nga rruga e drejtë. Nuk duhet të gjymtoni kufomat. Mos vrisni në asnjë rrethanë fëmijët, gratë dhe pleqtë. Mos i dëmtoni pemët dhe mos i digjni me zjarr, veçanërisht ato që prodhojnë fruta. Mos i therni bagëtitë e armiqve dhe tregohuni të kursyer në ushqimin që konsumoni. Do të kaloni pranë njerëzve që ia kanë kushtuar jetën shërbimit në manastire, prandaj mos i shqetësoni.” Përpara 14 shekujsh, Profeti Muhamed imponoi një kod sjelljeje që urdhëron respekt ndaj civilëve dhe jo-luftëtarëve, ndaj mjedisit, kafshëve dhe robërve të luftës, ndërsa përdorimi i zjarrit si mjet lufte ishte rreptësisht i ndaluar. Ai dënoi edhe pasuesit e tij që keqtrajtuan ose vranë armiqtë që kërkuan të dorëzoheshin, edhe pse kishin dyshime të arsyeshme se ata po mashtronin. Opinioni mbizotërues mes muslimanëve është se vrasja e ushtarëve të zënë rob është rreptësisht e ndaluar. Muslimanët janë urdhëruar t’i trajtojnë me dinjitet robërit e luftës, të mos i lëndojnë dhe t’u ofrojnë ushqim të mjaftueshëm dhe veshje. Kur’ani i urdhëron muslimanët të tregohen të butë me robërit e luftës dhe këshillon për lirimin e tyre pasi armiqësitë janë shuar. “Dhe ushqeni nevojtarët, jetimët dhe robërit e luftës, në emër të dashurisë ndaj Zotit. Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut. Nuk kërkojmë shpërblim dhe as presim falenderime prej jush.” (Kur’ani 76: 8-9)

41


KËNDVËSHTRIM

Ç’MUND TË MËSOJË DONALD TRUMP DHE MBËSHTETËSIT E TIJ NGA PRIJËSIT MUSLIMANË

-Craig Considine Mbështetja për Donald Trumpin është duke u shtuar në SHBA. Kjo është shqetësuese, sepse gjatë javëve të fundit, ai ka bërë thirrje për të ndaluar emigracionin e muslimanëve, për mbylljen e xhamive, për spiunimin e muslimanëve, imponimin për të mbajtur fasha identifikuese, si dhe një sërë masash të tjera haptazi islamofobe. Njësoj si Hitleri, vetëm se sipas stilit amerikan. Është më se e qartë se Trump-i dhe mbështetësit e tij (ndoshta jo të gjithë, por një pjesë e mirë) i konsiderojnë muslimanët si një “kancer”, ndaj të cilit duhet kundërvepruar me çdo mjet të mundshëm. E vërteta është se muslimanët kanë shumëçka për t’i ofruar Amerikës. Civilizimi islam, ka histori të pasur drejtësie, dhembshurie dhe humanizmi. Ky nuk është një argument qesharak dhe i stisur, por një fakt historik. Trump-i dhe mbështetësit e tij mund të mësojnë shumë, nëse i referohen historisë islame dhe shembujve të prijësve muslimanë. Të fillojmë me Profetin Muhamed, një nga njerëzit më madhështorë që ka ecur mbi faqen e tokës. Kushtetuta e Medinës, që u hartua 1000 vjet para kushtetutës së SHBAve, është një nga dokumentet e para ligjore në histori që mbron

të drejtat dhe liritë njerëzore të besimit dhe të ndërgjegjes. E quajtur edhe Karta e Medinës, ky dokument u garantonte të drejta të barabarta të gjithë qytetarëve të shtetit islam. “Të huajt”, në veçanti, duhet të trajtoheshin me kujdes të veçantë, njësoj si të ishin muslimanë. Kjo ngjan shumë larg me thirrjet e Trumpit dhe mbështetësve të tij, shumë nga të cilët duan të ndalojnë hyrjen e muslimanëve në SHBA. Karta e Medinës nuk është dokumenti i vetëm i kësaj natyre. Profeti Muhamed u dërgoi letra paqeje dhe mirëkuptimi shumë komuniteteve të krishtera gjatë jetës së tij. Në një letër drejtuar murgjërve të krishterë në manastirin e Shën Katerinës, në Egjipit, Profeti u thoshte të krishterëve se do t’i mbronte, pasi të krishterët ishin qytetarët e tij. Letra përmban gjithashtu udhëzime sesi gjykatësit e krishterë duhet të respektoheshin dhe se asnjë kishë nuk duhej të dëmtohej apo shkatërrohej. Sërish, kjo duket shumë e largët me idenë e Trump-it për të mbyllur të gjitha xhamitë. Profeti Muhamed ofroi një tjetër shembull të respektimit të të drejtave njerëzore në Malin e Arafatit në vitin 632. Në predikimin e tij të lamtumirës, ai deklaroi se “arabi nuk ka epërsi

mbi joarabin, dhe as joarabi mbi arabin…i bardhi nuk ka epërsi ndaj të ziut dhe as i ziu ndaj të bardhit, përveçse në devotshmëri dhe vepra të mira.” Predikimi i lamtumirës tregon humanizmin dhe përkujdesjen e Profetit për të gjithë njerëzit, pavarësisht prejardhjes etnike. Diversiteti në shoqëritë muslimane duhet të respektohet, bazuar në kërkesat e Profetit. Është vërtet ironike që Profeti Muhamed respektonte diversitetin, ndërsa Trump-i dhe mbështetësit e tij e përçmojnë atë. Shkurtimisht mund të themi se Profeti Muhamed është anti-Trump. Profeti Muhamed është figura kundër racizmit e që promovoi barazinë. Pa më të voglin dyshim, ai përparoi demokracinë në një pjesë të botës që kishte përvojë të paktë me këtë sistem politik. Mbështetësit e Trump-it që nënvleftësojnë Muhamedin nuk i kanë shqyrtuar shembujt e ofruar më lart. Prijësit muslimanë, si Kalifi Umer, reflektuan ndaj njerëzimit, të njëjtën dashuri si Profeti. Umeri i urdhëroi pasuesit e tij t’i trajtonin mirë hebrenjtë dhe të krishterët, t’i mbronin ndaj armiqve dhe të mos i ngarkonin më shumë nga ç’mund të përballonin. Ai gjithashtu urdhëroi: “Trajtojini

42


të gjithë njerëzit si të barabartë… Ju këshilloj të mos i lejoni vetes dhe të tjerëve t’u bëjnë keq hebrenjve dhe të krishterëve.” Umeri thjesht po ndiqte Profetin e tij sa i përket trajtimit të jomuslimanëve me respekt dhe barazi. Profeti Muhamed dhe Kalifi Umer janë muslimanë arabë, por arabët nuk ishin të vetmit muslimanë që u shtrinë dorën grupimeve të tjera fetare. Akbari i Madh, perandori mughal i Azisë së Jugut, shfaqte respekt të madh ndaj krishterimit. Respekti i tij ndaj të krishterëve është i dukshëm në Buland Daruaze, një portë e madhe në qytetin e Fatehpur Sikrit, në të cilën ai ka gdhendur fjalët:” Jezusi, i biri i Mermjes tha: Kjo

43

botë është një urë. Kaloni mbi të, por mos ndërtoni shtëpi. Ai që shpreson për një orë, shpresoftë për përjetësinë. Kjo botë nuk zgjat më shumë se një orë. Shpenzojeni atë me lutje, pasi ajo që ju pret është e padukshme.” Akbari i Madh nuk do t’i kishte gdhendur këto fjalë, nëse nuk do të ndjente se krishterimi duhej të respektohej. Trashëgimia e Akbarit, e ngritur mbi tolerancën, mund të vështrohet edhe në Ibadat Khana, “shtëpia e adhurimit”, e ndërtuar në qytetin e Fatehpurit. Kjo ndërtesë shërbente si forum për dialogun ndërfetar mes njerëzve të besimeve të ndryshme. Historiani Muhamed Abdul Baki sqaron se qëllimi i Akbarit ishte të bashkonte

njerëzit e besimeve të ndryshme rreth parimit të paqes. Paqja, një fjalë e dashur që duket se mungon në mesazhet elektorale të Trump-it. Trump-i dhe mbështetësit e tij duhet t’u referohen këtyre prijësve muslimanë për t’u udhëzuar mbi mënyrën si duhet të trajtojnë njerëzit në komunitetet e tyre. Amerikanët mund të ndriçohen nga vizioni dhe parimet e tyre. Ndërsa Trump-i dhe mbështetësit e tij parapëlqejnë të përçajnë dhe të sundojnë. Muslimanët si Profeti Muhamed, kuptuan se toleranca dhe pluralizmi i forcojnë komunitetet. Është koha që Trump-i të marrë mësime humanizmi. Burimi: huffingtonpost.com


THESARE Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Falenderimet i takojnë Allahut, Madhështorit. Atij i bën sexhde errësira e natës dhe drita e ditës, uji që rrotullohet, deti që është i dashur, hëna që ndriçon dhe çdo gjë që ai ka përcaktuar. Ai është shpresa për çdo të mirë. Tek Ai varen shpresat në çdo fatkeqësi. I Adhuruari ynë, dhurata më e mirë në zemrat tona është shpresa tek Ti. Fjala më e mirë në gojën tonë është lavdërimi Yt. Kush të frikësohet Ty, i shumon përkujtimet në vetmi. Kush të njeh Ty, pranon se është i dobët në çdo kohë. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje. Paqja, falenderimet janë për të dërguarin tonë Muhamedin, për familjen dhe të gjithë shokët e tij. Dielli Ndriçimi i tij i mrekullueshëm, forma e tij magjepsëse, rrezet e tij vijnë nga largësia dhe ngrohtësia e tij shpërndan buzëqeshje. Ai është pishtar i ndezur. Ai është përmendur në Kur`an 33 herë. Në çdo mëngjes na vjen ndriçimi i tij dhe lind gjallëria. Prej tij njeriu merr ndriçimin dhe nxehtësinë dhe çdonjëra prej tyre është e domosdoshme për të vazhduar jeta në tokë. Dielli është një yll në formën e një topi të ndezur. Madhësia e tij në sistemin diellor nuk është gjë përpara disa yjeve të tjerë. Ato ia kalojnë në madhësi dhe në nxehtësi, megjithatë temperatura e nxehtësisë së diellit është përafërsisht 6000 gradë, ndërsa në brendësinë e diellit ngrihet temperatura deri në 20 milion gradë. Prej diellit shpërthejnë llavat e nxehta me një formë të çuditshme. Në distanca shumë të largëta, arrijnë deri në

miliona kilometra dhe nuk vjen në tokë prek kësaj nxehtësie vetëm se një pjesë prej 2 milion pjesëve. Megjithatë, nxehtësia e diellit është burimi për çdo lëvizje dhe gjallërim. Shtresat e ozonit dhe ato janë ndarëset e zonave me temperaturat e ndryshme në tokë. Me anë të diellit njeriu mat kohën. Për këtë, adhurimi, veçanarisht namazi, është i lidhur me fazat e diellit. Të shkojmë tani në diell! Ai ka 7 zona. Në zemrën e diellit ndodhet procesi bërthamor i tmerrshëm. Temperatura në të arrin deri në 15 milion gradë ose më shumë. Pjesa e rrezatimit, ajo është që mban trupat dhe nxehtësinë. Hapësirat e anëve të tij janë më shumë se 8200000km. Tek hapësira e ngjyrave diellore, trashësia është 10000 kilometra dhe temperatura e tij është më tepër se 10000 gradë. Hapësirat që shpërthejnë prej tij janë llavat e nxehta. Pjesa e hapësirës që rrethon diellin, largësia e tij nga toka është e përcaktuar. Sikur të afrohet pak nga toka, do të digjej çdo gjë e gjallë. Sikur të largohej pak, do të ngrinte toka. Allahu u ka bërë mirësi robërve të tij me diellin. Allahu i Lartësuar thotë: “I lartësuar qoftë Ai që i ka zbritur Dalluesin që të jetë paralajmërues për botët”, ‘’Ai e ka bërë Diellin burim drite, kurse Hënën e ka bërë të shkëlqejë” Drejtimi i diellit ndryshon në sipërfaqen e tokës në një zonë në tjetrën. E shikojmë që në stinën e vjeshtës, dielli është i drejtuar në zonat e ekuatorit, ndërsa në stinën e verës, dielli është i drejtuar në tropikun e gaforres dhe në stinën e dimrit ai është drejtuar nga polet.

Sikur të ishte rrotullimi i tokës vertikal, në disa zona dielli do të ishte i varur në gjithë vitin dhe do të barazohej nata me ditën në të gjitha zonat e tokës, si rrjedhojë do të dobësohej energjia e tokës për një vit dhe kjo nuk përshtatet me kushtet e jetës së njeriut dhe kafshës. Allahu i Lartësuar na tregon mirësinë e kësaj begatie duke thënë: “Dielli sillet në drejtimin e vet të caktuar. Kështu e ka paracaktuar i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi. Hënës i kemi caktuar faza; ajo përditë hahet e bëhet si rremi i përkulur i hurmës. As dielli nuk mund ta arrijë hënën e as nata nuk mund t`ia kalojë ditës; të gjitha lundrojnë në orbitat e veta.” Prej lëvizjeve që bën dielli, bëhet hija, me të cilën njerëzit strehohen dhe rehatohen kafshët prej nxehtësisë së diellit. Allahu i Lartësuar thotë: “A nuk e ke parë ti se si Zoti yt e ka zgjatur hijen?! Sikur të kishte dashur, do ta bënte të pandryshueshme? Pastaj Ne e kemi bërë diellin udhëzues të saj, pastaj e tërheqim atë (hijen), dalëngadalë pranë Vetes.” Kur të vendosë Allahu që ky sistem i përsosur të ndryshojë në dynja, ndodh eklipsi i diellit dhe hëna ndodhet ndërmjet diellit dhe tokës dhe zgjatet hija pa rreze të diellit. Ndërsa ndryshimi i madh do të jetë në ahiret dhe ai është që ka ardhur në thënien e Allahut të Lartësuar: “Kur dielli të mblidhet e të humbë shkëlqimin”. Falenderimi i takon Allahut për mirësitë e Tij të mëdha. Ai është i Lartësuar, e lus Atë të na ruajë nga çdo e keqe. Falenderimi i takon Allahut, Sunduesit të gjithë botëve.

44


MREKULLITË NË KRIJIMIN E GJALLESAVE DETARE Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Falenderimet i takojnë Allahut, të Cilit i drejtohemi në vështirësi. Ai, i Cili të shoqëron kur ndodhesh i vetmuar. Tek Ai drejtohet i sëmuri që nuk gjen zgjidhje për sëmundjen tij, mjekët luten duke pasur shpresë për shërim. Atij i lutet i brengosuri. Shpreson tek Ai i privuari. I lutet Atij ai që i është bërë padrejtësi. I Dlirë nga të metat është Ai. Paqja dhe lavdërimet janë për Muhamedin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), profetin besnik, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.

PESHQIT Krijesa të çuditshme. Ka prej tyre që janë të mëdhenj, por ka prej tyre që janë të vegjël dhe nuk mund të shihen vetëm se me përqëndrim. Balenat, të cilat lëvizin nëpër oqeane, disa prej tyre peshojnë mbi 100 ton. Gjatësia e tyre arrin 35 metra. Kjo balenë lind dhe kur është në barkun e nënës, gjatësia e saj është 1 centimetër. Kur lind, arrin deri në 7 metra dhe peshon 2 ton. Ajo thith oksigjenin dhe e rezervon atë në trupin e saj për një periudhë kohe të gjatë. Ajo lëviz në të gjitha anët e globit nga Jugu në Veri. Shkon tek dy polet dhe kthehet në ekuator, edhe pse temperaturat janë të ndryshme. Shtresat e dhjamit sipër trupit të saj e mbrojnë nga të ftohtit. Peshqit e vegjël. Sipas disa statistikave, bota harxhon 100 milion ton peshk deti, pa u pakësuar. Njeriu merr prej detit mijëra peshq dhe ata nuk pakësohen. Larg nga të metat është Allahu! Mendoni në krijimin e këtyre peshqve: “Ezeanif ” konsiderohet si mjet për t`u mbrojtur, për t’u orientuar, për ekuilibrin. Tek peshqit ka një aparat që mat trysninë e ujit dhe ata e dinë se sa thellë janë. Peshku arrin ta shndërrojë ushqimin në ajër, ngrihet dhe del. Kur nxjerr ajrin e tepërt kthehet dhe zhytet në thellësira. Ajri që ndodhet në brendësinë e tij, ai e prodhon prej ushqimit. Disa peshq i vendosin vezët apo të veg-

45

jlit e tyre në krye të lumenjve në Amerikë dhe emigrojnë prej këtyre burimeve në vendet që derdhen dhe prej vendeve që derdhen, në oqeane. Pasi mbaron emigrimi, kthehen në vendet e tyre, në vendlindje. Ka edhe një lloj peshku që quhet “Salmon”. Ai bën një udhëtim të çuditëshëm, të cilin e ka vrojtuar njeriu. Ai e vendos vezën e tij, pastaj emigron dhe kthehet në vendin që vendosi vezën. Kalon një rrugëtim të vështirë, por nuk mund të humbë nga ajo, sepse ai kthehet në të kundërtën e rrymës së ujit me një vështirësi dhe rrezik për të humbur. Allahu, i Cili e krijoi atë, ia mësoi rrugën që të kthehet. Mendo jetën e delfinit. Ai posedon një ndjeshmëri të madhe. I ndjen gjërat dhe sillet me logjikë. Disa peshq janë në formën e gjarprit, ndërsa të tjerët i ngjajnë kafshës. Disa prej tyre hanë njëri-tjetrin. Disa janë me ngjyra tërheqëse. Disa prej tyre shfaqin drita, ose lëshojnë erë, ose gjemba. Disa prej tyre janë shumë të vegjël, porse ata ecin në grumbuj të shumtë duke mbrojtur njëri-tjetrin. Disa prej tyre janë të mëdhenj. Allahu u dha atyre jetë. Me të vërtetë, Ai është Madhështori, i Urti, i Gjithëdituri, larg nga të metat është Ai! Këto krijesa e dëlirësojnë Allahun dhe e madhërojnë Atë. Falenderimi i takon Allahut, Sunduesit të të gjithë botëve. Shkroi: S. Al Ubejdijj


Editorial

Scenes of everyday Every day, when we walk and work, and most of all, when we sit and listen to the news, look and click on the internet, we fall down and became blind, we feel pain that the world of Islam. The rest of the world forgets and sleeps on the ruins falling down children and elderly people, women and girls, boys and fathers. This situation is the repeated, tired and bloody, comes and broke us every day and any dreams. We don’t hope anymore that the Western hegemony these days will show its power promoted the statements by the human right declaration, because they are proud of this. What is happening?- A statement that the West or occidental word did not implement never, especially with the countries of the Middle Est, a miserable rights statement, which are protected only on one side of the globe and the next page of the globe speaks of a blackened face of the West that goes down and do not ever born. Scenes of everydays - even if they were piles of gifts, will upset your eyes, it dissolved in laughter and jokes, but over there are clusters of houses, neighborhoods, nations where caught and want to live life. These brutal attacks by nations, suffering from their ill supremacy. A Hegemonial pathology that don’t go way, although their histories indicates clearly that only the anesthesia of the last day will crystallize and make them understand what they evil worked with the people of faith and truth. Syria is burning. It was a prosperous country and gentle but now the people there are terrified. These mothers and fathers with empty lap ask you and all of us together, where are our children, our home our court, schools and hospitals ??? The question of a little girl that ask her father: “Dad, why they are fighting us?” Was

46


the question of the thousand million and a global response. Did you know ...there are anyone on the world except this creature of sincerity, that does not know why they fought Syria? Why they fight in Palestine? Why a state, a nation with a little people that if we try to get it together a handful million, becomes as a poor soldier that command the world? How long we should wait , even how many bombs and weapons coming from the nation and people who rejected Allah, we must stand up and ask, because they are reached to be creditable among the peoples and on the oather hand they are devastating people who only trust . But where is their problem that the trust of muslims make them terrified. In a few moments, Ramadan 2016 knocks on our hearts. The majority of the globe call to obey God’s word with fasting, which ends with the celebration. But even on this month they make something horror for people of trust. May thew have not heard about their exploits, may have lobbied their attacks to rise as being “community of projects”,but they never heard the word that “no matter how trying the unbelievers, they can’t extinguish the word of God,” this is .... they never heard.

47


‫‪Editorial‬‬

‫إن ﻛل ﯾوم إذ ﻧﻣﺷﻲ وﻧﻌﻣل وﻧﺳﻣﻊ اﻷﺧﺑﺎر ﻧرى وﻧﺗﺎﺑﻊ ﻋﺑر اﻹﻧﺗرﻧﯾت ﺣﯾث أﻧﻧﺎ ﻧﺗﻌﻣﻲ ﺑﺄﻻم اﻟﻌﺎﻟم اﻹﺳﻼﻣﻲ ﯾوم ﺑﻌد ﯾوم‪ .‬إن أن اﻟﺟزء اﻷﺧر‬ ‫ﻣن اﻟﻌﺎﻟم ﯾﻧﺳﻰ وﯾﻧﺎم ﺗﺣت أﻧﻘﺎذ ﺿﺣﺎﯾﺎ اﻷطﻔﺎل واﻷﺑرﯾﺎء اﻟذﯾن ﯾﻘﺗﻠون ظﻠﻣﺎ‪ .‬إن ھذا اﻟواﻗﻊ ﯾﺗﻛرر وﯾﺗﻌب وﯾدﻣﻰ وﯾﻛﺳر أﺣﻼم أﯾﺎﻣﻧﺎ وھﻲ‬ ‫اﻷﺻوﻟﯾﺔ اﻷورﺑﯾﺔ اﻟﻣﺗطرﻓﺔ إذ أﻧﮭﺎ ﺗظﮭر ﻗوﺗﮭﺎ وھﯾﻣﻧﺗﮭﺎ ﺣﯾث اﻧﮭﺎ ﺗﺣﻣل ﺑﻌض ﺗﺻرﯾﺣﺎت ﻓﯾﮭﺎ ﻧﺳﺑﺔ ﻣن اﻟﺣﻘﺎﺋﻖ‪ ,‬وإن ذﻟك اﻟﺗﺻرﯾف ﻟم ﯾﻧﻔذ أﺑدا‬ ‫ﻓﻲ اﻟﺷرق اﻷوﺳط واﻟﺗﻲ ﺗﺣﻣﻰ ﻣن ﺟزء أﺧر ﻣن اﻟﻛرة اﻷرﺿﯾﺔ واﻟﺗﻲ ﺗﻐﯾب وﻻ ﺗﺷرق أﺑدا‪.‬‬ ‫ﻣﺳﻠﺳﻼت ﯾوﻣﯾﺔ أو دراﻣﺎت ﯾوﻣﯾﺔ ‪ --‬ﺣﯾث أﻧﮭﺎ إذا ﻛﺎﻧت أﻛوام ﻣن اﻟﮭداﯾﺎ ﺳﺗﺣزن ﻋﻠﯾﮭﺎ اﻟﻧﺎس وﺗزول اﻟﺿﺣك واﻟﻣزح‪ ,‬ﻓﻣﺎ ﺑﺎﻟﻛم ﺑﺎﻟﻣﺟﺎﻣﻊ‬ ‫اﻟﺳﻛﻧﯾﺔ وأﻛوام ﻗﺗﻠﻰ ﺑﺷرﯾﺔ ﺗدﻓن أﺣﯾﺎء‪ ,‬أﻧﺎس ﯾرﯾدون اﻟﺣﯾﺎة‪ ....‬إﻧﮭﺎ ھﺟﻣﺎت إﻧﺳﺎﻧﯾﺔ ﻓﻘدوا اﻟروﺣﺎﻧﯾﺔ ﻏﻠﺑﺗﮭم اﻟﻛﺑرﯾﺎء واﻟﻌزة ﺑﺎﻟﻧﻔس‪ .‬ﺳورﯾﺎ‬ ‫ﺗﺣرق‪ :‬إﻧﮭﺎ اﻷرض اﻟﻣﺑﺎرﻛﺔ ﺗرھب وﺗﺑﺎد‪ ,‬إن ھؤﻻء اﻷﺑﺎء واﻷﻣﮭﺎت ﺑﺄﺣﺿﺎﻧﮭم اﻟﻔﺎرﻏﺔ ﯾطﻠﺑون ﻣﻧﮭﺎ وﻣﻧﻛم ‪ ....‬أﯾن أوﻻدﻧﺎ وﻣﻧﺎزﻟﻧﺎ وأراﺿﯾﻧﺎ‬ ‫وﻣدارﺳﻧﺎ وﻣﺳﺗﺷﻔﯾﺎﺗﻧﺎ ﺣﺗﻰ اﻟطﻔﻠﺔ اﻟﺻﻐﯾرة ﺗﺳﺄل أﺑﺎھﺎ‪ :‬ﯾﺎ أﺑﺗﻲ ﻟم ﯾﺣﺎرﺑوﻧﻧﺎ؟ إﻧﮫ ﺳؤال ﻋﺎﻟﻣﻲ ﯾﺣﺗﺎج ﺟواﺑﺎ ﻣن ﻋﺷرات اﻟﻣﻼﺋﯾن‪ .....‬ھل ھﻧﺎك‬ ‫أﺣد ﻏﯾر ھذه اﻟطﻔﻠﺔ ﻻ ﺗﻌرف ﻟﻣﺎذا ﺗﺣﺎرب ﺳورﯾﺎ وﻓﻠﺳطﯾن‪ ,‬ﻟﻣﺎذا ھذه اﻟدوﻟﺔ إذا ﺟﻣﻌﻧﺎ ﻣواطﻧﯾﮭﺎ ﻻ ﯾﺗﺟﺎوزون اﻟﻣﻼﺋﯾن اﻟﻣﻌدودة؟ إن إﻧﻘﻼب ﻧظﺎم‬ ‫اﻟﻐﺎﺑﺔ ‪,‬إذ اﻟﻘوي ﯾﻐﻠب ﻋﻠﻰ اﻟﺿﻌﯾف إﻻ ﻓﻲ ھذه اﻟﺣﺎﻟﺔ ﺗﺟد اﻹﺟﺎﺑﺔ ﺑﻼ ﺗﻌب ﻓﻲ اﻟرﯾﺎﺿﯾﺎت‪ .‬ﻟﻣﺎذا ؟؟؟؟؟؟ ﺗﻐﻠﯾب ﺗﻠك اﻷﻧظﻣﺔ ﺑﻼ ﺷك أﻧﮭﺎ‬ ‫ﻣﻘﺻودة ﺣﺗﻰ ﻣﻊ اﻟﻣواطن اﻟﺑري ﺗﺻب ﻋﻠﯾﮫ ﻗﻧﺎﺑل وﺗﺣﺻد أرواح اﻷﺑرﯾﺎء ﺑﻼ أدﻧﻰ ﺑرھﺎن ﺑذﻧﺑﮭم إﻧﮭﺎ ﺗواطء وإﺗﻔﺎﻗﯾﺎت وﺗﻌﺎون ﺷﯾطﺎﻧﻲ ﻓرﻋوﻧﻲ‬ ‫ﺑﯾن اﻟﻘوى اﻟﻌظﻣﺎء‪ ...‬إﻟﻰ ﻣﺗﻰ ﯾﺳﺗﻣر ھذا اﻟوﺿﻊ ؟ و ﻛم ﻣن اﻟﺧﻔﺎﯾﺎ واﻟﻣﻛﺎﺋد ﺗدﺑرﻣن أﻗوام أوﺿﻌﮭم ﻣن اﻟﺳﻔﻠﺔ ھم ﯾﻌﻠﻧون ﻋﻠﻰ ﻣن ﯾؤﻣﻧون ﺑﺎ�‬ ‫وﯾرھﺑون ﻋدوھم وﻋدو ﷲ؟ أﯾﺎم ﻗﻠﯾﻠﺔ وﯾﺣل ﻋﻠﯾﻧﺎ ﺿﯾف ﻣﺑﺎرك وھو ﺷﮭر رﻣﺿﺎن اﻟﻣﺑﺎرك‪ ,‬ﻏﺎﻟﺑﯾﺔ اﻟﻌﺎﻟم اﻹﺳﻼﻣﻲ ﯾدﻋو ﻟﻌﺑﺎدة ﷲ ﺑﺎﻟﺻوم ‪,‬‬ ‫وھذا اﻟﺻﯾﺎم ﯾﺧﺗم ﺑﻌﯾد اﻟﻔطر‪.‬‬ ‫ﻛﯾف ﯾﺣل ھذا اﻟﺷﮭر ﻟدى أﻗوام ﺗﺣت اﻹﺣﺗﻼل اﻷﺻوﻟﯾﺔ اﻟﻣﺗطرﻓﺔ إذ ﯾظﮭرون ﺟﺑروﺗﮭم ﺑﺎﻟﺻوارﯾﺦ اﻟﻘﻧﺎﺑل واﻟطﺎﺋرات اﻟﺣرﺑﯾﺔ ‪ .‬ﻗد ﻧﺳﻣﻊ ﻛﺛﯾرا‬ ‫ﻋن ﻗواھم وﺗﻘدﻣﮭم اﻟﺗﻛﻧوﻟوﺟﻲ وﺗﺻرﯾﺣﺎﺗﮭم ﺣﯾث أﻧﮭﺎ ﻣﺷﺎرﯾﻊ إﻧﻘﺎذﯾﮫ‪ ,‬ﻟﻛﻧﮭﺎ ﺗﮭﺗدم ﻣﻊ ﻗول ﷲ ﺗﻌﺎﻟﻰ‪ ":‬ﯾرﯾدون أن ﯾطﻔؤوا ﻧور ﷲ ﺑﺄﻓواھﮭم وﷲ‬ ‫ﻣﺗم ﻧوره وﻟو ﻛره اﻟﻛﺎﻓرون" ﻣﮭﻣﺎ ﺗﻛﺎﻟب أﻣﺔ اﻟﻛﻔر ﻋﻠﻰ اﻹﺳﻼم واﻟﻣﺳﻠﻣﯾن ﻻ ﯾطﻔؤون ﻧور ﷲ‪ ...‬إن اﻟظﻠم ﻗد طﻐﻰ وﻣﮭﯾﻣن ﻋﻠﯾﮭﺎ ﻟﻛﻧﻧﺎ ﻧدﻋو‬ ‫وﻧﺻﺑر ﺑﺄﻻم ﻣﺗﺗﺎﻟﯾﺔ وإﻧﮭﺎ أھﻠﻛﺗﻧﺎ وأﻛﻠت أﺟﺳﺎدﻧﺎ ﻟﻛﻧﻧﺎ ﻋﻠﻰ ﯾﻘﯾن أن اﻟﺷﻣس ﺳﺗﺷرق وإﻧﻧﺎ ﺳﻧﻧﺗﺻر وﺳﯾﺣﺳدوﻧﻧﺎ اﻟذﯾن ﻣﺎ زرﻋو ﻓﯾﻧﺎ إﻻ اﻟظﻠم‬ ‫واﻟطﻐﯾﺎن‪.‬‬

‫‪48‬‬


‫إن ﻛل ﯾوم إذ ﻧﻣﺷﻲ وﻧﻌﻣل وﻧﺳﻣﻊ اﻷﺧﺑﺎر ﻧرى وﻧﺗﺎﺑﻊ ﻋﺑر اﻹﻧﺗرﻧﯾت ﺣﯾث أﻧﻧﺎ ﻧﺗﻌﻣﻲ ﺑﺄﻻم اﻟﻌﺎﻟم اﻹﺳﻼﻣﻲ ﯾوم ﺑﻌد ﯾوم‪ .‬إن أن اﻟﺟزء اﻷﺧر‬ ‫ﻣن اﻟﻌﺎﻟم ﯾﻧﺳﻰ وﯾﻧﺎم ﺗﺣت أﻧﻘﺎذ ﺿﺣﺎﯾﺎ اﻷطﻔﺎل واﻷﺑرﯾﺎء اﻟذﯾن ﯾﻘﺗﻠون ظﻠﻣﺎ‪ .‬إن ھذا اﻟواﻗﻊ ﯾﺗﻛرر وﯾﺗﻌب وﯾدﻣﻰ وﯾﻛﺳر أﺣﻼم أﯾﺎﻣﻧﺎ وھﻲ‬ ‫اﻷﺻوﻟﯾﺔ اﻷورﺑﯾﺔ اﻟﻣﺗطرﻓﺔ إذ أﻧﮭﺎ ﺗظﮭر ﻗوﺗﮭﺎ وھﯾﻣﻧﺗﮭﺎ ﺣﯾث اﻧﮭﺎ ﺗﺣﻣل ﺑﻌض ﺗﺻرﯾﺣﺎت ﻓﯾﮭﺎ ﻧﺳﺑﺔ ﻣن اﻟﺣﻘﺎﺋﻖ‪ ,‬وإن ذﻟك اﻟﺗﺻرﯾف ﻟم ﯾﻧﻔذ أﺑدا‬ ‫ﻓﻲ اﻟﺷرق اﻷوﺳط واﻟﺗﻲ ﺗﺣﻣﻰ ﻣن ﺟزء أﺧر ﻣن اﻟﻛرة اﻷرﺿﯾﺔ واﻟﺗﻲ ﺗﻐﯾب وﻻ ﺗﺷرق أﺑدا‪.‬‬ ‫ﻣﺳﻠﺳﻼت ﯾوﻣﯾﺔ أو دراﻣﺎت ﯾوﻣﯾﺔ ‪ --‬ﺣﯾث أﻧﮭﺎ إذا ﻛﺎﻧت أﻛوام ﻣن اﻟﮭداﯾﺎ ﺳﺗﺣزن ﻋﻠﯾﮭﺎ اﻟﻧﺎس وﺗزول اﻟﺿﺣك واﻟﻣزح‪ ,‬ﻓﻣﺎ ﺑﺎﻟﻛم ﺑﺎﻟﻣﺟﺎﻣﻊ‬ ‫اﻟﺳﻛﻧﯾﺔ وأﻛوام ﻗﺗﻠﻰ ﺑﺷرﯾﺔ ﺗدﻓن أﺣﯾﺎء‪ ,‬أﻧﺎس ﯾرﯾدون اﻟﺣﯾﺎة‪ ....‬إﻧﮭﺎ ھﺟﻣﺎت إﻧﺳﺎﻧﯾﺔ ﻓﻘدوا اﻟروﺣﺎﻧﯾﺔ ﻏﻠﺑﺗﮭم اﻟﻛﺑرﯾﺎء واﻟﻌزة ﺑﺎﻟﻧﻔس‪ .‬ﺳورﯾﺎ‬ ‫ﺗﺣرق‪ :‬إﻧﮭﺎ اﻷرض اﻟﻣﺑﺎرﻛﺔ ﺗرھب وﺗﺑﺎد‪ ,‬إن ھؤﻻء اﻷﺑﺎء واﻷﻣﮭﺎت ﺑﺄﺣﺿﺎﻧﮭم اﻟﻔﺎرﻏﺔ ﯾطﻠﺑون ﻣﻧﮭﺎ وﻣﻧﻛم ‪ ....‬أﯾن أوﻻدﻧﺎ وﻣﻧﺎزﻟﻧﺎ وأراﺿﯾﻧﺎ‬ ‫وﻣدارﺳﻧﺎ وﻣﺳﺗﺷﻔﯾﺎﺗﻧﺎ ﺣﺗﻰ اﻟطﻔﻠﺔ اﻟﺻﻐﯾرة ﺗﺳﺄل أﺑﺎھﺎ‪ :‬ﯾﺎ أﺑﺗﻲ ﻟم ﯾﺣﺎرﺑوﻧﻧﺎ؟ إﻧﮫ ﺳؤال ﻋﺎﻟﻣﻲ ﯾﺣﺗﺎج ﺟواﺑﺎ ﻣن ﻋﺷرات اﻟﻣﻼﺋﯾن‪ .....‬ھل ھﻧﺎك‬ ‫أﺣد ﻏﯾر ھذه اﻟطﻔﻠﺔ ﻻ ﺗﻌرف ﻟﻣﺎذا ﺗﺣﺎرب ﺳورﯾﺎ وﻓﻠﺳطﯾن‪ ,‬ﻟﻣﺎذا ھذه اﻟدوﻟﺔ إذا ﺟﻣﻌﻧﺎ ﻣواطﻧﯾﮭﺎ ﻻ ﯾﺗﺟﺎوزون اﻟﻣﻼﺋﯾن اﻟﻣﻌدودة؟ إن إﻧﻘﻼب ﻧظﺎم‬ ‫اﻟﻐﺎﺑﺔ ‪,‬إذ اﻟﻘوي ﯾﻐﻠب ﻋﻠﻰ اﻟﺿﻌﯾف إﻻ ﻓﻲ ھذه اﻟﺣﺎﻟﺔ ﺗﺟد اﻹﺟﺎﺑﺔ ﺑﻼ ﺗﻌب ﻓﻲ اﻟرﯾﺎﺿﯾﺎت‪ .‬ﻟﻣﺎذا ؟؟؟؟؟؟ ﺗﻐﻠﯾب ﺗﻠك اﻷﻧظﻣﺔ ﺑﻼ ﺷك أﻧﮭﺎ‬ ‫ﻣﻘﺻودة ﺣﺗﻰ ﻣﻊ اﻟﻣواطن اﻟﺑري ﺗﺻب ﻋﻠﯾﮫ ﻗﻧﺎﺑل وﺗﺣﺻد أرواح اﻷﺑرﯾﺎء ﺑﻼ أدﻧﻰ ﺑرھﺎن ﺑذﻧﺑﮭم إﻧﮭﺎ ﺗواطء وإﺗﻔﺎﻗﯾﺎت وﺗﻌﺎون ﺷﯾطﺎﻧﻲ ﻓرﻋوﻧﻲ‬ ‫ﺑﯾن اﻟﻘوى اﻟﻌظﻣﺎء‪ ...‬إﻟﻰ ﻣﺗﻰ ﯾﺳﺗﻣر ھذا اﻟوﺿﻊ ؟ و ﻛم ﻣن اﻟﺧﻔﺎﯾﺎ واﻟﻣﻛﺎﺋد ﺗدﺑرﻣن أﻗوام أوﺿﻌﮭم ﻣن اﻟﺳﻔﻠﺔ ھم ﯾﻌﻠﻧون ﻋﻠﻰ ﻣن ﯾؤﻣﻧون ﺑﺎ�‬ ‫وﯾرھﺑون ﻋدوھم وﻋدو ﷲ؟ أﯾﺎم ﻗﻠﯾﻠﺔ وﯾﺣل ﻋﻠﯾﻧﺎ ﺿﯾف ﻣﺑﺎرك وھو ﺷﮭر رﻣﺿﺎن اﻟﻣﺑﺎرك‪ ,‬ﻏﺎﻟﺑﯾﺔ اﻟﻌﺎﻟم اﻹﺳﻼﻣﻲ ﯾدﻋو ﻟﻌﺑﺎدة ﷲ ﺑﺎﻟﺻوم ‪,‬‬ ‫وھذا اﻟﺻﯾﺎم ﯾﺧﺗم ﺑﻌﯾد اﻟﻔطر‪.‬‬ ‫ﻛﯾف ﯾﺣل ھذا اﻟﺷﮭر ﻟدى أﻗوام ﺗﺣت اﻹﺣﺗﻼل اﻷﺻوﻟﯾﺔ اﻟﻣﺗطرﻓﺔ إذ ﯾظﮭرون ﺟﺑروﺗﮭم ﺑﺎﻟﺻوارﯾﺦ اﻟﻘﻧﺎﺑل واﻟطﺎﺋرات اﻟﺣرﺑﯾﺔ ‪ .‬ﻗد ﻧﺳﻣﻊ ﻛﺛﯾرا‬ ‫ﻋن ﻗواھم وﺗﻘدﻣﮭم اﻟﺗﻛﻧوﻟوﺟﻲ وﺗﺻرﯾﺣﺎﺗﮭم ﺣﯾث أﻧﮭﺎ ﻣﺷﺎرﯾﻊ إﻧﻘﺎذﯾﮫ‪ ,‬ﻟﻛﻧﮭﺎ ﺗﮭﺗدم ﻣﻊ ﻗول ﷲ ﺗﻌﺎﻟﻰ‪ ":‬ﯾرﯾدون أن ﯾطﻔؤوا ﻧور ﷲ ﺑﺄﻓواھﮭم وﷲ‬ ‫ﻣﺗم ﻧوره وﻟو ﻛره اﻟﻛﺎﻓرون" ﻣﮭﻣﺎ ﺗﻛﺎﻟب أﻣﺔ اﻟﻛﻔر ﻋﻠﻰ اﻹﺳﻼم واﻟﻣﺳﻠﻣﯾن ﻻ ﯾطﻔؤون ﻧور ﷲ‪ ...‬إن اﻟظﻠم ﻗد طﻐﻰ وﻣﮭﯾﻣن ﻋﻠﯾﮭﺎ ﻟﻛﻧﻧﺎ ﻧدﻋو‬ ‫وﻧﺻﺑر ﺑﺄﻻم ﻣﺗﺗﺎﻟﯾﺔ وإﻧﮭﺎ أھﻠﻛﺗﻧﺎ وأﻛﻠت أﺟﺳﺎدﻧﺎ ﻟﻛﻧﻧﺎ ﻋﻠﻰ ﯾﻘﯾن أن اﻟﺷﻣس ﺳﺗﺷرق وإﻧﻧﺎ ﺳﻧﻧﺗﺻر وﺳﯾﺣﺳدوﻧﻧﺎ اﻟذﯾن ﻣﺎ زرﻋو ﻓﯾﻧﺎ إﻻ اﻟظﻠم‬ ‫واﻟطﻐﯾﺎن‪.‬‬

‫‪49‬‬


Të gjithë materialet janë të rezervuara për botuesin e Përtej Fjalës . Nuk lejohet përdorimi, prodhimi apo publikimi i tyre pa lejen e botuesit. Dërgoni sugjerimet tuaja pranë adresës sonë: përtejfjalës@yahoo.com Pikëpamjet e paraqitura në revistë nuk shprehin domosdosshmërisht pikëpamjet e revistës. Organ i Qendrës Social- Kulturore :” Femra Investim i Familjes “- RRUGA H.HIDI 20/1 TIRANE-ALBANIA

50


MundĂŤson:


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.