Në R amazan
me jetimet,
me të varfërit, fqinjët e të moshuarit
Epoka
e predikuesve
Motivi
i një dite
PËRTEJ FJALËS NR 35
PËRMBAJTJA 04 Editorial NE PRITJE TE MUAJIT RAMAZAN
06 Me jetimet tane NË RAMAZAN ME JETIMET, ME TË VARFËRIT, FQINJËT E TË MOSHUARIT
09 Embelsia e besimit ERDHI RAMAZANI, KY MUAJ PËR NE
12 Sebashku ÇASTE OPTIMIZMI
30 Bota me femije
ÇFARË I SHKAKTOJNË FËMIJËS PRINDËRIT TEJ MASE KONTROLLUES?
34 Me veten VETËVLERSIMI
36 Me studentet FJALË ZEMRE…
13 Madheshti VËSHTRIM RRETH KALENDARIT ISLAM
38
SHKRETËTIRË MENDIMESH, SHKRETËTIRË NDJENJASH
22 Thesare perkujtimi
40
PIKËZA LOTI
24
42
FLLAD NË RAMAZAN
MOTIV I NJË DITE
VEPËR E LEHTË QË HAP DYERT E XHENETIT
26 Ne kerkim te dijes EPOKA E PREDIKUESVE
STAFI Kryeredaktore Albana Muja ( CIKU) anabla2004@yahoo.fr
Redaktore letrare A. Muja
Këshilli i redaksisë Shpresa Basha - drejtore e FEMRA INVESIM I FAMILJES M. Cota Albana Baholli T. Xeka Aurela Basha K. Ndreu Elfa Kodra Sh. Koçi Miranda Qoshja
Art Grafika Ervin Laci
ORGAN I QENDRES SOCIALE-KULTURORE “FEMRA INVESTIM I FAMILJES” 2008- 2017
EDITORIAL
NE PRITJE TE MUAJIT RAMAZAN
4
Përtej Fjalës
Thuhet si çdo vit, si çdo Ramazan, por Zoti i lartë e ka bërë çdo vit, çdo muaj, çdo javë e ditë orë e sekondë ndryshe nga pararendëset e saj në mënyrë që njerëzimit mos t’i shtohet monotonia, përveçse prej vetvetes, çasteve e momenteve të zbrazëta që vetë njeriu nuk dëshiron t’i mbushë me vlerë, jetë e gjallëri. Ramazani vjen përmes shumë rrugëtimesh dhe na gjen pikërisht në gjendjen tonë, e cila flet qartë se ka nevojë për falje, mëshirë e shpëtim.Pas lënies pas dore të veteve dhe të dashurve tanë, familjarëve, të afërmve dhe miqve tanë, ky muaj na çon drejt derës së vëllait që kishim kohë pa trokitur, drejt familjarëve të tjerë që thuajse ia kishim harruar portën, tek komshiu që as s’e kishim përshëndetur, tek i sëmuri që e kish vizituar veçse mjeku, tek çdokushi I yni që kish reshtur së jetuari për ne dhe për monotoninë tonë harrestare. Ky muaj na jep forcë e pushtet, për të ecur më para, na çliron pengimin te dera, na udhëzon nga errësira e shpërndarjet e jetëve tona drejt dritave të fanarëve që Ramazani sjell në çdo vatër, në çdo xhami, rrugë e sokak duke na bërë të kujtojmë kohët e hershme, ku gjeneratat para nesh ishin më afer të përshpirtmes,së drejtës e urdhëresës së Zotit jo vetëm në Ramazan, por edhe gjatë muajve të tjerë.
Mirëpo sfidat e kohëve moderne janë të tilla që jo çdo ditë mund të jemi mirë me veten, me Zotin, me të tjerët, as çdo javë e çdo muaj, por është mëshira e Zotit që kohë pas kohe sjell përkujtues të tillë si ramazani për të patur mundësinë e afrimit tek shpëtimi, hareja mes njerëzish, tek falja dhe përfitimi i mirësive nga Zoti, Dhuruesi më i Mirë. Jo si çdo vit, kështu do të fillonim të flisnim në prag të këtij ramazani për idetë tona për ta mbushur çdo ditë të këtij muaji me vepra të mira, urtësi , dlirësinë e një agjërimi të pranaur. Nga vitet që ikën kemi kujtime të bollshme, por ato veniten sepse Zoti e ka bërë që çdo kohë të vijë enkas per secilin prej nesh me plot begatitë e Tij. Fëmijë, të rritur, të rinj e të moshuar përmes mundimesh me shëndetin, me jetët e tyre, lodhjesh e sfilitjesh, do ta gjejnë forcën e dëshirën përkushtimin dhe vendosmërinë për të udhëtuar përgjatë një muaji në të gjitha viset e bukura që ofron kjo paketë udhëtimi udhëtarësh të denjë.
Kryeredaktorja
Përtej Fjalës
5
Me jetimët tanë
Ramazan me jetimin Si çdo adhurim tjetër ndaj Zotit që ka skaletën e rregullave, detyrave dhe të drejtave shpërblimeve dhe mirësive pafund edhe ramazani është muaji ku prej rregullave kryesorë me të cilët duhet të mësohemi është të jemi më bujarë, të urtë, e të dhimbshur me çdokënd. Kur është kjo këshillë me çdokënd prej nesh dhe prej të dashurve tanë, si do të ishte çështja për të dashurit e profetit ajehi selam kur ai na ka urdhëruar që të jemi të kujdeshëm ndaj tyre- ndaj jetimit. Ka thënë Zoti në Kuran përmes shumë ajetesh, ka thënë profeti i dashur përmes shumë thëniesh se jetimi është amaneti i tij ndër ne, është këshilla për të qenë në kujdestarë të mirë me ta, prindër në vend të prindërve të tij, vëllezër në vend të vëllezërve të tij, motra në vend të motrës së tij e mësues në vënd të çdo mësuesi tjetër që e dëbon, e lë mënjanë dhe nuk i jep mundin e të drejtën në fakt që këkokn jetimi. Feja islame na ka mësuar që të jemi të dobishëm me të gjithë të tjerët që na rrethojnë. Jetimi në këtë këshillë është ndër të parët, ku vetëm përkëdhelja e kokës së tij do të ishte sadaka, për të mos 6
Përtej Fjalës
folur më tej për mirësitë e tjera kur kujdesemi ta mësojmë, e këshillojmë për mirë, për falje për kërkim të dijes, për lidhjen e tij me nënën dhe lidhjen e tij të fortë me Zotin. Mësuesit mësojnë me qëllime, ashtu sikurse nëna mëson me dashuri, motra me butësi vëllai me mbështtje, por profeti ynë i dashur na ka mësuar me plot urtësi dhe Zoti na ka veshur me mjaft begati. Ka patur kohë që gjatë ramazanit, gjatë ditëve të bukura të tij të hapim iftar dhe të bashkohemi në syfyr me të gjithë kategoritë e tjera, por me jetimët-jo. Kjo më ka lënduar pa masë, - e tillë ishte dita apo koha që na rrëmben hutia e të bërit e gjërave pa mirëmenduar, por ajo që më ka ngelur në mëdnje është se si çdokush tjetër, por edhe më shumë ndoshta jetimi prêt të ftohet, t’i hapet një derë, t’i zgjatet një dorë për të qënë edhe ai i ftuari i iftareve që shtrohen për hir të Zotit. Do të dëshiroja shumë një sofër që me ul së bashku me jetimet tanë, me nënat e tyre dhe do të doja t’i shoh në sy e tua lexoj gëzimin e tyre tek ndjehen gjithnjë mes nesh dhe jo vetëm ditëve të rralla kur ata dhe ne kemi kohë për ta.
Ramazani dhe të afërmit Në çdo moment mund të gjejmë hapësira kohe që na lidhin me të tjerët edhe pse sfidat bashkëkohore të jetës janë të tilla që veçse largojnë … Kështu ramazani do të doja të ishte muaji që na shtyn tek të afërmit tanë, t’i ftojmë dhe të na ftojnë, t’u flasim dhe t’i dëgjojmë, e të mos jetë vetëm sëmundja e tyre, dasmat apo hidhërimet që na lidhin me ta. Ne
si besimtarë e dimë mirë hadithin ku profeti i Zotit thotë: “Kush dëshrion që t’i shtohet rrisku, furnizimi dhe vetë jeta e tij le t’i mbajë lidhjet farefisnore.” Kështu ky muaj duhet të na shërbejë t’i forcojmë lidhjet me ta , të afrohemi, tu flasim për mirësitë e krijimit dhe dhurimit nga Zoti të shumë prej mirësive që Ai sjell në kohë të tilla siç është edhe ky muaj agjërimi.
Ramazani dhe fqinjët tanë Viteve të fundit ishte trendy i iftareve të mëdha, i atyre iftareve që shtrohen “larg” dhe “shumë”. Ndërkohë që besimtarët e dinë se mirësia e agjërimit nuk është të ushqyerit e pamasë edhe pse ditët me agjërim kërkojnë mund e sacrifice. Besimtarët e dinë se tek Zoti ngrihet qëllimi e as të udhqyerit e as salltanetet që na ofrojnë me të largëtit e na harrojnë më ata të “afërmit”. Të kesh një fqinj agjërues, do të thotë shumë. Të jesh ti një fqinj agjërues për një tjetër fqinj që nuk agjëron – edhe kjo është shumë. Ne kemi mundësinë t’i ftojmë ata në lehtësim edhe pse ditët e nxehta flasin për vështirësi, t’i ftojmë në qetësi edhe pse ditët që po vijnë ftojnë në avari, mund të kenë frikë se ndoshta nuk ia dalin, t’i ftojmë në shpërblim edhe ndoshta ata e kërkojnë
mirësinë shpejt, por i këshillojmë me kujdes e me durim qoftë edhe tek mirësia që vetë ata kanë tek ky fqinj i butë që po ju flet. Për fqinjët, profeti ynë i dashur na ka urdhëruar aq shumë shpreheshin sahabët e nderuar, shokët e tij të nderuar saqë menduam se mos do të na e linte fqinjin prej trashëgimtarëve tanë me të drejtat dhe detyrat e tij. Atij i mbrohet gjaku, nderi e pasuria, të tre këto mirësi që i ruhen edhe vëllait në fe, vëllait dhe motrave prej gjaku. E kjo do të thotë se islami është i paqtë, i butë dhe i urtë dhe larg prej errësirave që i mveshin plot të tjerë nëpër botë, rezultat i padijes së tyre dhe sprovës që i ka rënë një bote, që nuk urdhëron për të mirë dhe që nuk ndalon nga e keqja.
Përtej Fjalës
7
Ramazan me të moshuarit tanë Mosha e tretë sot vuan vitet e saj të harresës , të lënies mënjanë, të neglizhencës. Mirësia e besimtarit është se ai nuk është neglizhent sidomos në këtë muaj, ndaj edhe shpresa për çdo kategori e shtresë njerëzore është tek muslimanet e denjë, tek besimtarët e paqtë tek agjëreusit e durueshëm, të cilët do të gjejnë kohë e mund të hapin iftar me të moshuarit, me të harruarit e kohëve të sotme, të lënduarit, të braktisurit. Kudo u ndodhen , në këtë muaj ata janë me ne , në duatë tona afër kohës së akshamit, janë me ne
kur hapin iftar edhe pse mosha e tyer mund të mos e ketë obligim agjërimin. Kjo kategori duhet të të shtyjë më shumë drejt ndihmës sepse është mosha që të kujton se edhe ti , unë – tjetri-, jemi drejt asaj moshe dhe se nuk dihet se cila vetmi do të vrasë më shumë: e tyre apo edhe e jona- Zoti na ruajtë nga harresa e të tjerëve ndaj nesh dhe nga e jona ndaj të tjerëve. Ata na kujtojnë prindërit tanë, na kujtojnë mirësitë që Zoti iu ka dhënë me jetëgjatësinë e tyre dhe se tek i shikojmë të agjerojnë, lutemi që Zoti t’i falë ata së bashku me ne.
Ramazan me të varfërit, të vobektit U bënë vite agjërim. Sivjet rrrumbullakosen plot 18 vite që agjëroj, por sot më kalojnë para syve si në një ekran të madh ngjyrat e gëzimit në sytë e agjëruesve, kur hapin iftar se bashku. Kur falin namazin e më pas e pasojnë atë me teravitë e pasdarkës. Ne e ndjejmë këtë gëzim. Po ju?- patjetër që popo ata atje?- patjetër që po- Po , ata më larg- larg nesh a kanë të drejtë dhe ata të gëzojnë me ne? Ata pak më larg janë të varfërit, por ramazani duhet të na i sjellë ata më afër, më afër, më afër në një sofër me ne agjëruesit. Nëse agjërimi nuk na e zbut zemrën deri tek ky stad , atëherë duhet të shikojmë se çfarë nuk shkoi gjatë rrugëtimit tonë. Iftaret e kohëve të fundit kanë treguar se përtej qëllimeve që shtruesi i ifatreve i ka patur të qarta për veten, kanë treguar se ishin më afër shtresave të larta të shoqërisë se sa atyre të varfra. Megjithatë ka patur mundësi pafund për çdo shtresë që te paktën gjatë këtij muaji të mos ketë uri, skamje buke, por ka paur perkrahje, ushqim e veshmbathje. Çdo besimtar është kujdesur me atë çfarë ka patur mundësi që ky muaj të jetë i bollshëm për të gjithë. Të varfërit janë kategoria që duhet të na tërheqë më së shumti në këtë muaj agjërimi, sepse ne ne
8
Përtej Fjalës
fakt të varfër jemi të gjithë pa miresitë e Zotti, të varfërit kujtohen përmes agjërimi tonë, kur ndjejmë uri dhe etje. Pikërisht këta duhet të jenë me ne në sofrat e mirësisë. Sepse ku do të ishte mirësia e një agjëruesi, i cili gjithë ditën me agjërimin e tij kujton të varfërit dhe më pas, në iftar mblidhet me më të pasurit. Zoti na bëftë më të mirë më të gjithë ata që na rrethojnë.
Shkroi: Albana Muja
Embelsia e besimit
Erdhi Ramazani, k y mua j për ne
I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i përgëzonte shokët e tij duke thënë: “Ju erdhi Ramazani, një muaj i bereqetshëm. Allahu i Madhërishëm ua ka bërë obligim agjërimin e tij. Në të hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe prangosen shejtanët kryeneçë. Në të është një natë me e mirë se njëmijë muaj; kush privohet prej saj, privohet nga çdo e mirë.” (Sahih Sunen En-Nesaij, 1992) Imam ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë!) shk-
ruan: “Si të mos i gëzohet besimtari hapjes së dyerve të Xhenetit?! Si të mos i gëzohet mëkatari mbylljes së dyerve të Zjarrit?! Si të mos i gëzohet i mençuri kohës gjatë së cilës prangosen shejtanët?! Cila është ajo kohë që i ngjason kësaj kohe (të Ramazanit)?!” (Letaif El-Me’arif, 279)
Përtej Fjalës
9
Agjërimi i Ramazanit është shkak për faljen e gjynaheve. Nga Ebu Hurejrah (radijAllahu anhu) përcillet se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma, Ramazani deri në Ramazan, fshijnë gjynahet që bëhen mes tyre, për sa kohë që robi është larguar nga gjynahet e mëdha.” Po ashtu ka thënë Profeti (salAllahu alejhi ue selem): “Sprovimin e burrit në familjen e tij, pasurinë e tij, veten e tij, fëmijët e tij dhe në fqinjin e tij, të gjitha këto i shlyen agjërimi, namazi, urdhërimi për
10
Përtej Fjalës
të mira dhe ndalimi nga e keqja” (Bukhari 1895 dhe Muslimi 144). Njeriu patjetër do të lërë mangët në hakun e këtyre gjërave të lartpërmendura, apo do të gabojë në diçka prej tyre: në gruan, pasurinë, veten, fëmijët apo fqinjët e tij. Dhe këto gjynahe që ai bën kundrejt tyre, i fshin agjërimi, namazi, porosia për vepra të mira dhe ndalimi nga të këqiat.
Agjërimi, adhurim që është kërkuar edhe prej popujve të tjerë. Njësimi i Allahut është e përbashkëta e profetëve siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: “Nuk kemi dërguar ndonjë Profet para teje veçse i kemi shpallur se: ‘Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Meje, pra më adhuroni!’” Dhe ata përveç njësimit kanë pasur edhe të përbashkëta të tjera në disa punë si: namazi dhe agjërimi. Agjërimi është përmendur në këtë ajet kurse namazi është përmendur në historinë e Musës alejhi selam, kur i Allahu i thotë atij: “Unë të kam zgjedhur ty prandaj dëgjo me vëmendje se çdo të shpallet. Unë jam Allahu që nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Meje, prandaj kryeje namazin për përkujtimin Tim” Suretu Taha: 13-14. Mirëpo këto të përbashkëta që kanë lidhje me punët, edhe mund të ndryshojnë në mënyrën, kohën, numrin dhe në lehtësinë apo vështirësinë e kryerjes. Prandaj dhe Profeti alejhi selam thotë: “Profetët janë vëllezër nga babai. Feja e tyre është një dhe nënat janë të ndryshme”. Fjala e tij ‘nënat janë të ndryshme’ do të thotë: rregullat e adhurimit – jo të besimit – mund të ndryshojnë siç u tha më lart në mënyrë, kohë, numër, vështirësi etj. dhe pikërisht këtë gjë ka dashur të sqarojë Allahu në Kuran kur ka thënë: “Secilit prej tyre (profetëve) i kemi bërë ligje dhe rregulla (të veçanta)”. Ngjasimi në agjërim është – siç thonë shumë komentues të Kuranit – agjërimi i tre ditëve në çdo muaj, i cili ka qenë detyrë që nga Ademi e deri te Profeti ynë, gjë e cila u anulua me vonë kur u bë detyrë agjërimi i Ramazanit, por që vazhdon të jetë e pëlqyeshme dhe jo detyrë. Është thënë gjithashtu se ngjasimi në agjërim është në vetë Ramazanin. Es-Sudij (një prej
komentuesve të Kuranit) thotë: “Ju vështirësua të krishterëve agjërimi i Ramazanit sepse binte edhe në dimër edhe në verë, dhe kur ndodhi kjo gjë ranë dakord ta fiksojnë agjërimin e tyre në stinën mes dimrit dhe verës dhe vendosën të shtojnë edhe njëzet ditë si shlyerje për ndryshimin” diçka të përafërt me këtë që u tha,- është treguar edhe nga Sha’biu. Ndërsa prej ndryshimeve në agjërim është syfyri, siç thotë Profeti alejhi selam: “Ndryshimi mes agjërimit tonë dhe agjërimit të ehli kitabit është syfyri”. Pra agjërimi i tyre ishte pa syfyr, nga iftari në iftar, gjë e cila ka qenë edhe tek ne në fillim të Islamit, por që u anulua dhe u bë nga agimi në perëndim ose nga syfyri në iftar. Thotë Profeti alejhi selam: “Feja do vazhdojë të jetë e dukshme (pjesë e jetës së njerëzve) derisa njerëzit e shpejtojnë iftarin (ta çelin menjëherë pas perëndimit) sepse çifutët dhe të krishterët e vonojnë”.
Përtej Fjalës
11
SEBASHKU
Çaste optimizmi Çaste optimizmi dhe lumturie janë ato kur përfundojmë lutjet tona të përditshme, ato kur lusim Zotin me përgjërim për të na dhënë sukses në jetën tonë, për të na ndriçuar udhën dhe për të na udhëzuar dhe drejtuar. Çaste optimizmi dhe rehatie na pushtojnë kur dalim nga shtëpia çdo mëngjes, pasi të jemi përshëndetur me familjarët, të cilët përshëndetjet “Mirëardhsh” e shoqërojnë me lutje e bekime. Çaste optimizmi dhe sigurie, janë ato kur në rrugë na del para një person i cili kërkon ndihmë dhe ne ia ofrojmë pa u kursyer, e ai, lutet për ne dhe na bekon. Çaste optimizmi na pushtojnë kur shohim në vajzë të vogël e cila rrëzohet, por që i vëllai i saj paksa më i madh, rend dhe e ngre sërish në këmbë, i fshin lotin, e puth në faqe dhe i fal një përqafim të ngrohtë dhe plot dhembshuri.
Çaste optimizmi të cilat na mbushin plot shpresë, janë kur vizatojmë buzëqeshje të pafajshme në buzët tona, përballë personave që takojmë. E bashkë me ne, buzëqesh e gjithë bota përreth, duke deklaruar mirësinë, butësinë, dashamirësinë dhe dëlirësinë e zemrave. Çaste optimizmi, janë ato kur vizitojmë familjarët dhe të afërmit, të cilët luten për lumturinë dhe shëndetin tonë. Kjo na bën të ndihemi më të lumtur, më të fortë dhe më të shëndetshëm. Çaste optimizmi, janë që na falin siguri, paqe dhe qetësi shpirtërore, sepse sapo kemi bërë diçka të mirë e cila e kënaq Zotin, e Ai, na e shpërblen me begati dhe mirësi të pafund. Faleminderit o Zot! Çaste optimizmi janë ato që shoqërojnë një buzëqeshje të dëlirë, të dhuruar nga zemra dhe vetë shpirti.
Redaksia
12
Përtej Fjalës
MADHESHTI
VËSHTRIM RRETH KALENDARIT ISLAM Përtej Fjalës
13
Nga Dr. Abdullah Nabolli
Koha është krijim i ZOTIT Dita e xhuma, festa e javës. Dita më e mirë e javës është dita e xhuma. Thotë profeti alejhi selam: “Dita më e mirë që ka lindur në të dielli është dita e xhuma: në të është krijuar Ademi, në të është futur në xhenet, në të ka dal prej tij dhe nuk ka për tu bërë kiameti veçse ditën e xhuma”. E transmeton Muslimi. Dita e xhuma është gjithashtu edhe festë siç ka ardhur në shumë hadithe: Thotë profeti alejhi selam: “Kjo ditë (e xhuma) është festë që e ka bërë Allahu për myslimanët. Kush vjen për në xhuma le të lahet, nëse ka parfum le të hedhë prej tij dhe le të përdorë misvakun”. E transmeton Ibn Maxhe dhe e saktëson shejh Albani. Transmetohet nga Ibn Abasi, Ebu Hurejra dhe Ibn Omeri se janë bashkuar në kohën e profetit alejhi selam dy festa dhe profeti alejhi selam ka thënë: “Janë bashkuar sot dy festa: festa e sotshme dhe xhumaja. Ne do ta falim xhumanë dhe kush do ta falë atë le të falet dhe kush nuk do, le të largohet”. E transmeton Ebu Daudi dhe
14
Përtej Fjalës
( pjesa e dytë )
Ibn Maxhe dhe e saktëson shejh Albani. Transmetohet se një çifut i ka thënë Umer bin El-Hattab: “O prijësi i besimtarëve, një ajet në librin tuaj dhe qe e lexoni sikur të na kishte zbritur ne çifutëve, do ta kishim marrë atë ditë festë. Umri i thotë: cili ajet? Ai i thotë: Sot e përsosa për ju fenë tuaj dhe e plotësova mbi ju mirësinë time dhe zgjodha islamin fe per ju. Umri i thotë: E di ditën dhe vendin ku i ka zbritur profetit alejhi selam. I ka zbritur në Arafat dhe ka qenë ditë e xhuma (dhe që të dyja janë për ne festa)”. E transmeton Buhariu përveç pjesës në kllapa e cila është te Taberani. Për këtë ditë na kanë zili edhe ymetet e tjera para nesh siç thotë profeti alejhi selam: “Ata nuk na kanë zili për ndonjë gjë më shumë sesa për xhumanë në të cilën Allahu na udhëzoi ndërsa ata e humbën, për kiblen për të cilën na udhëzoi Allahu ndërsa ata e humbën dhe për fjalën Amin pas imamit”. E transmeton Imam Ahmedi. Në ditën e xhuma është edhe një orë ku Allahu i
përgjigjet duasë dhe është ora e fundit e ditës pas namazit të ikindisë siç thotë profeti alejhi selam: “Dita e xhuma është dymbëdhjetë orë. Prej tyre është një orë që kushdo që i lutet Allahut për diçka, ia jep atë. Kërkojeni atë në orën e fundit pas ikindisë” E Transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson Sheikh Albani. Ditë të tjera me vlerë Ndër ditët e javës ka edhe dy ditë të tjera që janë me vlerë: dita e hënë dhe dita e enjte se në to shfaqen punët e njerëzve para Allahut dhe profeti alejhi selam u kushtonte rëndësi të veçantë këtyre dy ditëve duke i agjëruar. Thotë profeti alejhi selam: “Punët shfaqen ditën e hënë dhe të enjte dhe unë dua që kur të shfaqet puna ime të jem me agjërim”. E transmeton Termidhiu dhe e saktëson Sheikh Albani. Ditën e hënë dhe të enjte hapen edhe dyert e xhenetit siç thotë profeti alejhi selam: “Hapen dyert e xhenetit ditën e hënë dhe të enjte dhe i falen gjynahet çdo robi mysliman që nuk i bën gjë shok Allahut me përjashtim të një njeriu që i mban mëri vëllait të tij dhe u thuhet: Vonojeni (faljen e gjynaheve për) këta të dy derisa të ndreqen me njëri tjetrin”. E transmeton Muslimi. Gjithashtu kohë e bereqetshme mendohet të jetë
edhe pjesa mes namazit të drekës dhe ikindisë në ditën e mërkurë sipas një hadithi të transmetuar nga Xhabir bin Abdilah ku thotë: “Ka bërë dua profeti alejhi selam në këtë xhami, xhaminë El-Fet’h (një prej shtatë xhamive që ishin në kohën e profetit alejhi selam në Medine) ditën e hënë, ditën e martë dhe ditën e mërkurë dhe i është përgjigjur Allahu atij mes dy namazeve ditën e mërkurë. Thotë Xhabiri: sa herë që më ndodhte diçka e rëndësishme e rezervoja për atë kohë dhe i jam lutur Allahut mes namazeve ditën e mërkurë në të njëjtën orë dhe më është përgjigjur.” E transmeton Imam Ahmedi dhe e saktëson sheikh Albani. (Duhet të dihet se ka edhe dijetarë të tjerë që nuk e saktësojnë këtë hadith prandaj dhe thuhet pak më lart mendohet të jetë kohë e bereqetshme.) Ditë të ndaluara për agjërim. Ndalohet veçimi i ditës së xhuma për agjërim siç transmetohet nga Ebu Hurejra se profeti alejhi selam ka thënë: “Të mos agjërojë njeri ditën xhuma veçse nëse agjëron një ditë para saj ose një ditë pas saj”. E transmeton Buhariu dhe Muslimi. Shkaku i ndalimit të agjërimit në këtë ditë është se dita xhuma është festë siç transmetohet nga Kajs bin Seken se disa shokë të Abdullah bin Mesudit kalojnë nga Ebu Dher El-Gifari një ditë xhumaje
Përtej Fjalës
15
dhe ishin me agjërim. Ai u thotë: Ju betohem në Allahun që ta çelni se kjo është ditë feste. Gjithashtu ditë e ndaluar për agjërim mendohet të jetë edhe dita e shtunë siç transmetohet nga EsSama bint Busr se profeti alejhi selam ka thënë: “Mos e agjëroni ditën e shtune veçse kur është detyrë”. E transmeton Ebu Daudi dhe Termidhiu dhe e saktëson sheikh Albani. Thashë mendohet të jetë ditë e ndaluar për agjërim se disa dijetarë e kundërshtojnë këtë mendim duke e konsideruar si gjykim të anulluar në islam siç thotë transmetuesi i tij Ebu Daudi. 3- Muajt. Pas grupimit të ditëve në javë, Allahu i grupoi në një grupim tjetër, i grupoi ato në muaj ku çdo muaj është i barabartë me 29 ose 30 ditë dhe si shenjë për këtë bëri hënën e cila në ciklin e saj mbushje-zbrazje do 29 ose 30 ditë. Thotë Allahu i madhëruar: “Është ai i cili e bëri diellin ndriçim dhe hë-
16
Përtej Fjalës
nën dritë dhe i përcaktoi asaj (hënës) rrathët që të dini numrin e viteve dhe llogaritjen e tyre.” (Suratu Junus: 5) “Të pyesin ty për hënat e reja, thuaju se ato janë përcaktuese të kohës për njerëzit dhe haxhin.” Suratu El-Bakara: 189 Thotë profeti alejhi selam në një hadith të transmetuar nga ibn Umri: “Ne jemi ymet analfabet nuk lexojmë dhe as llogarisim. Muaji është: kështu, kështu dhe kështu” duke bërë me gishta një herë 29 dhe një herë 30. E transmeton Buhariu. Në çdo muaj ka tre ditë që janë ditët e netëve të bardha: dita e trembëdhjetë, dita e katërmbëdhjetë dhe dita e pesëmbëdhjetë. Janë quajtur të bardha sepse pasojnë netët ku hëna e tyre është e plotë dhe e bardhë. Profeti alejhi selam ka njoftuar se agjërimi i këtyre tre ditëve është i barabartë me agjërimin e vitit. Thotë profeti alejhi selam: “Agjërimi i tre ditëve
në muaj është i barabartë me agjërimin e gjithë kohës. Ato janë ditët e netëve të bardha: mëngjesi i ditës së trembëdhjetë, katërmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë.” E transmeton Nesai dhe e saktëson sheikh Albani. Thotë Ebu Hurejra: “Më ka porositur i dashuri im (profeti alejhi selam) për tre gjëra të cilat nuk do ti lë derisa të vdes: agjërimin e tre ditëve në çdo muaj, dy rekatet e duhasë dhe të fal vitrin para se të fle.” E transmeton Buhariu dhe Muslimi. Gjithashtu gjatë muajit ka edhe tre ditë që janë caktuar për hixhame që janë: dita e shtatëmbëdhjetë, e nëntëmbëdhjetë dhe njëzet e një siç transmetohet nga Enes radiallahu anhu: “Profeti alejhi selam bënte hixhame në dy damarët e qafës (që vijnë në dy anët e shtyllës kurrizore) dhe mes shpatullave në ditën e shtatëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë dhe njëzet e një”. E transmeton Termidhiu dhe e saktëson sheikh Albani. 4- Vitet. Pas grupimit të ditëve në javë dhe në muaj Allahu i madhëruar i grupoi muajt në vite ku çdo vit është i barabartë me 12 muaj (cikle hënore mbushje-zbrazje). Thotë Allahu i madhëruar: “Numri i muajve te Allahu është 12 muaj, në librin e Allahut, atë ditë që ka krijuar qiellin dhe tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë. Kjo është feja e drejtë pra mos i bëni në to zullum vetës tuaj.” (Surat Et-Teube: 36). Muajt hënorë janë: Muharrem, Safar,
Rabi-ul-Euuel, Rabi-ul-Akhir, Xhumade El-Ula, Xhumade el-Ukhra, Rexhep, Shaban, Ramazan, Sheval, Dhul-Kade, Dhul-Hixhxhe. Katër prej tyre janë të shenjtë: Tre njëri pas tjetrit Dhul-Kade, Dhul-Hixhe, dhe Muharrem dhe një është tek; ai është Rexhepi. Thotë profeti alejhi selam: “Viti është 12 muaj, katër janë të shenjtë: tre njëri pas tjetrit Dhul-Kade, Dhul-Hixhe, Muharrem dhe Rexhepi i Mudarit (sipas llogaritjes së fisit të Mudarit) i cili është mes Xhumades dhe Shabanit.” Mutefekun Alejhi. Në këto muaj siç u përmend më lart Allahu thotë që të mos i bëjmë zullum veteve tona. Në këto muaj të shenjtë është e ndaluar lufta. Allahu thotë: “Të pyesin ty për muajin e shenjtë dhe luftën në të. Thuaju: lufta në të është gjynah i madh…” Suratul- Bakara: 217. “O ju që keni besuar mos e prishni shenjtërinë e shenjave të Allahut dhe as të muajit të shenjtë” Suratul-Maide: 2 Nuk ka kundërshtim mes dijetarëve se deri në çlirimin e Mekës ky ligj ka qenë në fuqi por pas çlirimit të Mekës a vazhdon të jetë në fuqi? Këtu dijetarët kanë rënë në kundërshtim dhe shkak për këtë është se çlirimi i Mekës u bë në ramazan dhe pas çlirimit të Mekës kur mushrikët filluan ti mbledhin forcat e tyre, profeti alejhi selam niset në fillim të muajit tjetër i cili është Shevali për ti luftuar dhe fiton kundra tyre në Hunejn. Mushrikët pas kësaj disfate mblidhen në El-Taif dhe profeti alejhi selam përsëri shkon atje dhe i rrethon për 40 ditë çka do të thotë se ka hyrë muaji i shenjtë Dhul-Kade duke qenë në këtë rrethim dhe për këtë shkak është thënë se ky ligj është shfuqizuar. Shumë dijetarë të tjerë janë të mendimit që ky ligj nuk është shfuqizuar por vazhdon të mbetet sepse i ndaluar është vetëm fillimi i luftës në këtë muaj ndërsa nëse e fillon luftën jashtë muajve të shenjtë dhe ajo zgjatet derisa të hyjë muaji i shenjtë atëherë kjo gjë është e lejuar dhe kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur me profetin alejhi selam, e filloi luftën në Sheval i cili nuk është muaj i shenjtë dhe më pas ajo u zgjat derisa përfshiu edhe një pjesë të muajit të shenjtë të Dhul-Kade. Në muajt e shenjtë shumëfishohen sevapet e punëve të mira po ashtu edhe gjynahet e punëve të këqija.
Përtej Fjalës
17
Thotë ibn Abasi: Gjynahu në këta muaj është më i madh po ashtu edhe sevapi i punëve të mira është më i madh. Thotë Katade: Padrejtësia në muajt e shenjtë është më me shumë gjynahe sesa në muajt e tjerë. Arabët para islamit duke qenë se kishin gjëra të mbetura nga feja e pastër e Ibrahimit alejhi selam i madhëronin muajt e shenjtë për të cilët folëm pak më lart dhe nuk luftonin dhe as vrisnin mirëpo nga konfliktet e brendshme që kishin mes tyre nuk duronin dot pa luftë e sidomos në tre muajt që ishin rresht Dhul-Kade, Dhul-Hixhe dhe Muharrem. Për këtë arsye disa e vononin Muharremin duke e zëvendësuar atë me Saferin muajin tjetër pasues e disa të tjerë vononin muaj të tjerë që ti lejonin vetes së tyre luftën prandaj dhe Allahu i kritikon ata duke e quajtur këtë punë të tyre shtesë mbi mohimin, shirkun dhe idhujtarinë që gjendeshin. Thotë Allahu në Kuran: “Vonimi (i muajit të shenjtë) është shtesë në mohim.” (Suratu Et-Teube: 27). Pra është punë e keqe mbi punën e keqe të mohimit. Ky vonim i muajve apo ndryshim bëri që të prishej llogaritja e kohës nga ajo që kishte krijuar Allahu në ditën e krijimit të saj mirëpo Allahu i madhëruar në haxhin e lamtumirës e rrotullon kohën që të jetë e njëjtë me krijimin e parë dhe thotë profeti alejhi selam: “Sot është rrotulluar koha dhe është bërë si në ditën e krijimit të qiellit dhe të tokës” Mutefekun alejhi. Pra, që nga haxhi i lamtumirës çdo muaj është në kohen e vet siç i ka krijuar Allahu. Prej mirësisë së Allahut mbi këtë ymet është që kalendari ynë është i lidhur me hënën dhe hëna si
18
Përtej Fjalës
gjë e dukshme është shumë e lehtë ta përcaktosh kohën dhe ditët nëpërmjet saj. Sikur të ishte me diellin do të ishte një vështirësi shumë e madhe sepse dielli nuk ndahet në rrathë si hëna por mban të njëjtë formë çka do të thotë se nëse nuk regjistrohet çdo ditë në vete do të humbësh rrjedhën e ditëve dhe prishet kalendari. Unë nuk kam aspak dyshim se kalendari diellor ka në të gabime në lidhje me ditët dhe muajt dhe sikur të kishim mundësi ta krahasonim këtë që është sot me atë që ka qenë para shekujve të mëparshëm do të gjesh ndryshime. Prej punëve të mira që mund kryhen në këta muaj të shenjtë është agjërimi dhe sidomos në muajin Muharrem dhe po ashtu agjërimi është përmendur edhe për muajin Rexhep. Transmetohet nga Ebu Hurejra se profeti alejhi selam ka thënë: “Agjërim është më i miri pas Ramazanit është muaji i Allahut Muharremi” E transmeton Muslimi. Transmetohet nga Ibn Abasi se profeti alejhi selam agjëronte në Rexhep derisa thonim se ai nuk e çelte (agjerimin) dhe e çelte derisa thonim se nuk agjëronte. E transmeton Muslimi. Një tjetër adhurim që kryhet në këta muaj të shenjtë është edhe një kurban në muajin e Rexhepit. Transmetohet nga Mikhnef bin Suleim se ka thënë: Kur ishim duke qëndruar në Arafat me profetin alejhi selam, ai tha: “O ju njerëz! Për çdo familje në çdo vit duhet një Ud’hije (kurbani i Bajramit) dhe një Atira (kurbani i Rexhepit)” E transmeton Ebu Daudi, Termidhiu, Ibn Maxhe, Nesai dhe e saktëson sheikh Albani. Këtë hadith disa dijetarë -mes tyre Ebu Daudi- e kanë konsideruar të shfuqizuar se në një hadith
tjetër të transmetuar nga Ebu Hurejra thuhet se profeti alejhi selam ka thënë: “Nuk ka as Fer’ë (i vogli i parë që lind një kafshë të cilin e bënin kurban kohën paraislame. Thuhet që e bënin për bereqet por edhe thuhet që e bënin për idhujt) dhe as Atira (kurbani i Rexhepit).” Mutefekun alejhi. Disa dijetarë të tjerë mes tyre dhe imam Shafiu e kanë gjykuar si të pëlqyeshme kurbanin e Rexhepit se profeti alejhi selam në hadithin e mësipërm nuk ka dashur të tregojë se nuk ka fare kurban në Rexhep por ka dashur të tregojë se nuk është më detyrë kurbani i Rexhepit pasi që islami solli kurbanin e Bajramit. Muaj të tjerë të begatë. Muaj me vlerë të veçantë është edhe muaji i Shabanit se në atë muaj ngrihen punët për te Allahu dhe profeti alejhi selam agjëronte shumë në këtë muaj. Transmetohet Usame bin Zeid se e ka pyetur profetin alejhi selam: O i dërguari i Allahut nuk të kam parë të agjërosh në ndonjë muaj prej muajve më shumë sesa në Shaban? Ai tha: “Ai është një muaj që njerëzit shkujdesen ndaj tij është mes Rexhepit dhe Ramazanit. Ai është muaji kur ngrihen punë për te zoti i botëve.” E transmeton Imam Ahmedi dhe Nesai dhe e saktëson sheikh Albani. Ndër muajt më me vlerë gjatë vitit përveç atyre që përmendëm është edhe muaji i Ramazanit. Vlera e këtij muaji vjen për shkak se në të ka zbritur Kurani. Thotë Allahu në Kuran: “Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin ka zbritur Kurani udhëzim për njerëzit, qartësues i udhës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga e kota). Ai që prezanton në këtë muaj, të agjërojë” Suretu El-Bakara: 185. Zbritja e Kuranit e përmendur në këtë ajet është për qëllim zbritja nga LeuhilMahfudh për në qiellin e dynjasë dhe kjo ka ndodhur në natën e Kadrit e cila është prej netëve të Ramazanit siç thotë ibn Abasi radiallahu anhu: “Është zbritur Kurani natën e Kadrit nga qielli më i lartë në qiellin e dynjasë njëherazi pastaj është ndarë sipas viteve (d.m.th.: është ndarë zbritja e tij mbi profetin alejhi selam).” E transmeton Hakimi dhe e saktëson Imam Dhehe-
biu. Zbritja e Kuranit si udhërrëfyes për mbarë njerëzimin është mirësia më e madhe që u ka bërë Allahu njerëzimit prandaj dhe u ka kërkuar agjërimin e ditëve të Ramazanit si falënderim për këtë mirësi ndërsa netët e tij ia ka kushtuar Kuranit duke e lexuar atë nëpër taravi. Festat në Islam E përmendëm më lart se xhumaja është festa e javës por në Islam ka edhe festa vjetore që janë: Festa e Fitrit (Çeljes) ose e Bajramit të madh e cila është dita e parë e muajit Sheval menjëherë pas mbarimit të muajit të Ramazanit , festa e Kurbanit ose festa e Bajrami të vogël e cila është dita e dhjetë e muajit Dhul-Hixhe dhe e pasojnë atë edhe tre ditë të tjera që quhen ditët e Teshrikut. Festë është edhe dita Arafatit (dita e nëntë e muajit Dhul-hixhe) pra, një ditë para bajramit të vogël edhe pse mënyra e festimit ndryshon nga dy festat e tjera. Transmetohet nga Aishja radiallahu anha se Ebu Bekri shkoi tek ajo në ditën e çeljes ose ditën e kurbanit. Aty ishin profeti alejhi selam dhe dy vajza të vogla që këndonin me dajre siç kishin kënduar ensarët në luftën e Buathit dhe Ebu Bekri u tha: Fyelli i shejtanit në shtëpinë e të dërguarit të Allahut? Profeti alejhi selam i tha: “Lëri ato o Ebu Bekr, se çdo ymet ka një festë dhe kjo ditë është festa jonë.” E transmeton Buhariu dhe Imam Ahmedi Transmetohet nga Enes bin Malik se kur mbërriti profeti alejhi selam në Medine, ata kishin dy ditë ku zbaviteshin dhe dëfreheshin në to, profeti alejhi selam pyet? “Çfarë janë këto dy ditë?” Ata i thonë: dëfreheshim në to në xhahilije (në kohën para islamit). Ai u thotë: “Allahu ua ka ndërruar ato me dy më të mira: Dita e çeljes dhe dita e kurbanit.” E transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson shejh Albani. Transmetohet nga Ukbe bin Amir se profeti alejhi selam ka thënë: “Dita e Arafatit, dita e kurbanit dhe tre ditët e teshrikut (janë quajtur kështu se në kohet e hershme në këto ditë thanin në diell mishin e kurbanit) janë festat tona, ne pasuesit e islamit.” E transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson
Përtej Fjalës
19
shejh Albani. Thamë se festimi i ditës së Arafatit ndryshon nga dy festat e tjera dhe kjo sepse profeti alejhi selam ka nxitur çdo njeri prej ymetit të tij që është jashtë haxhit të agjërojë atë ditë.
20
Përtej Fjalës
Thotë profeti alejhi selam: “Agjërimi i ditës së Arafatit, shpresoj te Allahu të fshijë gjynahet e vitit të kaluar dhe vitit që vjen pas.” E transmeton Muslimi. Ndërsa ai që është brenda haxhit (duke kryer ritet e haxhit) feston duke qëndruar në Arafat dhe duke iu lutur Allahut për falje sepse kjo është ditë ku Allahu fal shumë njerëz. Thotë profeti alejhi selam: “Nuk ka ndonjë ditë ku Allahu liron më shumë njerëz nga zjarri i xhehenemit sesa dita e Arafatit. Ai afrohet nga ata dhe krenohet para melaikeve duke thënë: Çfarë duan këta (njerëz)?!”. E transmeton Muslimi. Ditë të tjera me vlerë të veçantë. Përveç ditëve të festave ka edhe ditë të tjera me vlerë te Allahu. Këto janë: dita e Ashures, gjashtë ditë nga muaji i Shevalit dhe dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhes që i paraprijnë festës së bajramit. Vlera e ditës së Ashures ka ardhur për shkak se Allahu në të ka shpëtuar Musain alejhi selam nga Faraoni i Egjiptit siç thotë Ibn Abasi radiallahu anhu: “Kur mbërriti profeti alejhi selam në Medine i gjeti çifutët duke agjëruar ditën e Ashures dhe profeti alejhi selam u thotë: Ç’është kjo ditë? Ata i thanë: Kjo është ditë e madhe. Allahu e ka shpëtuar në këtë ditë Musain alejhi selam bashkë me popullin e tij. Musai e ka agjëruar këtë ditë si falënderim për Allahun prandaj dhe ne e agjërojmë atë. Profeti alejhi selam u thotë: Ne e meritojmë më shumë sesa ju ndjekjen e Musait. E agjëroi profeti alejhi selam atë ditë dhe i urdhëroi myslimanët ta agjërojnë atë. ” E Transmeton Buhariu dhe Muslimi. Thotë profeti alejhi selam: “Agjërimi i ditës së Ashurës, shpresoj te Allahu të fshijë gjynahet e vitit të kaluar.” E transmeton Muslimi. Kurse vlera e gjashtë ditëve nga muaji Sheval vjen për shkak të Ramazanit se Shevali është muaji që e pason atë dhe agjërimi i gjashtë ditëve nga ky muaj pas plotësimit të Ramazanit është i barabartë me agjërimin e vitit . Transmetohet nga Ebu Ejub El-Ensari se profeti alejhi selam ka thënë: “Kush agjëron Rama-
zanin dhe e pason atë me gjashtë ditë nga Shevali është si agjërimi i vitit.” E transmeton Muslimi. Ndërsa për vlerën e dhjetë ditëve të para të para të Dhul-Hixhe thotë profeti alejhi selam: “Nuk ka ditë më me vlerë te Allahu dhe as punët e mira të jenë më të dashura te Allahu se sa në këto dhjetë ditë”. I thonë: as xhihadi në rrugën e Allahut? Ai u thotë: “As xhihadi në rrugën e Allahut përveç dikujt që del së bashku me pasurinë e tij dhe nuk kthehem më.” E transmeton Buhariu. Ditë të ndaluara për agjërim gjatë vitit. Gjatë vitit është i ndaluar agjërimi i ditës së çeljes që është bajrami i madh dhe ditës së kurban bajramit që është bajrami i vogël siç thotë Ebu Hurejra se profeti alejhi selam ka ndaluar agjërimin e dy ditëve: ditës së kurbanit dhe ditës së çeljes. E transmeton Muslimi. Gjithashtu të ndaluara për agjërim janë edhe tre ditët pasuese të ditës së kurbanit dhe nuk përjashtohen nga ky gjykim veçse ata që janë më haxh dhe nuk kanë mundësi të therin kurban. Thotë Nubeishe El-Hudheli se profeti alejhi selam ka thënë: “Ditët e teshrikut (ditët e tharjes së mishit të kurbaneve dhe që janë tre ditët pasuese të ditës së kurbanit) janë ditë ngrënie dhe pirje” e transmeton Muslimi. Thotë Ibn Omeri rdiallahu anhu: Nuk është lejuar të agjërojë ditët e teshrikut veçse ai që nuk ka kurban (prej haxhilerëve). E transmeton Buhariu. Netët e begata të vitit. Gjatë vitit ka edhe netë me vlerë të veçantë: nata e mesme e muajit Shaban dhe nata e Kadrit. Në natën e mesme të Shabanit Allahu falë gjynahet e njerëzve që nuk bëjnë shirk dhe nuk i mbajnë mëri njeri-tjetrit siç transmetohet nga Muadh bin Xhebel, Ebu Thalebe El-Khushenij, Abdullah bin Amr, Ebu Musa El-Esharij dhe Ebu Hurejra se profeti alejhi selam ka thënë: “Allahu i madhëruar u shfaqet krijesave të tij natën e gjysmës së muajit Shaban dhe i falë ata përveç mushrikut dhe atij që i mban mëri tjetrit.” E saktëson Sheikh Albani. Kurse nata e kadrit vlera e saj vjen nga katër gjëra: 1- Zbritja e Kuranit siç thotë Allahu i madhëruar: “Ne e kemi zbritur atë (Kuranin) natën e
Kadrit” Suretu El-Kadr: 1. 2- Punët e mira në këtë natë shumëfishohen sa e bëjnë atë më të mirë se një mijë muaj siç thotë Allahu në Kuran: “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.” Suretu El-Kadr: 3. 3- Zbresin Melaiket dhe Xhibrili me caktimeve të vitit siç thotë Allahu në Kuran: “Në të zbresin melaiket dhe shpirti (Xhibrili) me caktimin e çdo gjëje.” Suretu El-Kadr: 4. 4- Kush e kalon atë natë me namaz i falen të gjitha gjynahet e kaluara siç thotë profeti alejhi selam: “Kush e kalon në namaz natën e Kadrit duke besuar në shpërblimin e Allahut dhe duke e llogaritur atë, i falen gjynahet e kaluara.” E transmeton Buhariu dhe Muslimi. Fillimi i kalendarit islamik. Shënon imam Ibn Kethir në librin e tij “El-Bidaje ue En-Nihaje”: Vjen një burrë te Omeri radiallahu anhu dhe i paraqet një letër ku ishte regjistruar një borxh si dëshmi kundrejt një burri tjetër dhe në të shkruhej se data e shlyerjes së tij është muaji Shaban. E pyet Omeri radiallahu anhu: Cili Shaban, Shabani i këtij viti apo Shabani i vitit kaluar, apo Shabani ardhshëm? Atëherë Omeri radiallahu anhu mbledh sahabët për tu konsultuar me ta rreth vënies së një kalendari për regjistrimin e borxheve dhe u dhanë disa mendime prej tyre: Dikush tha: të përdoret kalendari persian, dikush tha: të përdoret kalendari romak të cilët i referoheshin në llogaritjen e viteve Aleksandrit të Maqedonisë por Omeri radiallahu anhu nuk e pëlqeu këtë gjë. Dikush tha: ti referohemi në llogaritje lindjes së profetit alejhi selam, dikush tha: dërgimit të tij si profet, dikush tha: hixhretit (emigrimit të profetit alejhi selam në Medine) dhe dikush tha: vdekjes së profetit alejhi selam. Omerit radiallahu anhu i pëlqeu ti referoheshin hixhretit se me të u nda e vërteta nga e kota dhe ranë dakord me këtë mendim të gjithë sahabet. Pastaj caktojnë Muharremin si muajin e parë të vitit sepse është muaji kur kthehen haxhilerët nga haxhi dhe është muaj i shenjt. Kjo është një përmbledhje e shkurtër e kalendarit islamik ku tregohen: ndarjet e tij, veçoritë e tij dhe zanafilla e tij.
Përtej Fjalës
21
Thesare përkujtimi
E kush është ai që kurrë nuk ka gabuar? Nëse Zoti nuk dëshiron të ti pranojë lutjet, nuk do të ta kishte frymëzuar dëshirën për t’iu lutur.. Ai nuk na varfëron, veçse për të na pasuruar, nuk na vdes veçse për të na ngjallur.. Vadite zemrën tënde të djegur dhe të përvëluar nga qëndrimi larg Zotit dhe nga gjynahet! Zemra jote është besimtare dhe thirrja e natyrshme e fton çdo ditë ti kthehet Zotit dhe Krijuesit të saj, ti kthehet normalitetit, pjekurisë dhe maturisë. Thotë Ibnul Kajjim: “Zemra përjeton ndonjëherë gjendje lëmshi, të cilin nuk e zgjidh veçse afrimi me Zotin. Ajo përjeton vetmi, të cilën nuk e largon veçse intimiteti me Zotin. Ajo përjeton dëshpërim, të cilin nuk e heq veçse kënaqësia që të fal njohja më e thellë e Zotit dhe ndjesia se Ai kujdeset për ty në çdo çast. Zemra përjeton stres, të cilin nuk e qetëson veçse grupimi me besimtarë për hatër të Zotit dhe respekti i koordinatave hyjnore. Zemra përjeton djegie dhe dhimbje, të cilat nuk i shuan veçse pranimi dhe respektimi u urdhrave dhe ndalesave të Zotit, pranimi i caktimit dhe përqafimi i durimit deri Ditën e takimit të Tij. Zemra pushtohet edhe nga lakmi e shfrenuar, të cilën nuk e frenon veçse nëse i kërkuari është Zoti dhe kënaqësia e Tij. Zemra pushtohet nga varfëria, të cilën e mbush vetëm dashuria për Zotin, përmendja e Tij sa më e shpeshtë dhe sinqeriteti. Nëse njeriut i jepet e gjithë bota, nuk ia mbush varfërinë e zemrës.” E di që je ndjerë i dëshpëruar edhe pa shkak, ke përjetuar dhimbje pa shkak, je ndjerë i huaj në mes të familjes, je ndjerë i vetmuar në mesin e miqve, i pashpresë në mesin e të mirave… Sa të nevojshme e kemi të jemi pranë Teje o Zot! Kjo botë është shumë e shkurtër, ditët ndjekin
22
Përtej Fjalës
njëra-tjetrën si akrepi i orës sekondat, minutat dhe orët. Asnjë kënaqësi e kësaj bote nuk është perfekt, madje, do të thosha që të gjitha pasohen nga lodhje dhe këputje. Nuk është turp që njeriu të gabojë dhe të bëjë gjynahe, por turp është të insistojë në gjynahe, tu hapë derën dhe të mos pendohet tek Zoti. Thotë profeti Muhamed a.s:”Të gjithë bijtë e Ademit janë gabimtarë dhe gabimtarët më të mirë janë ata që pendohen.” Unë e di, që sa herë që orvatesh të pendohesh dhe të përmirësohesh, të vjen shejtani dhe të thotë:”Ti je
I NJË DITE hipokrit/e. Një ditë zhytesh në gjynahe, ligësi dhe pisllëk, e ditën tjetër dashke të pendohesh, të përmirësohesh dhe të pastrohesh.” Kjo është diçka që u ndodh shumë njerëzve. Po cila është zgjidhja atëherë? Si ta përballoj këtë ndjesi, e cila më kujton të ligën, sa herë dua të hedh hapin drejt të mirës? Zgjidhja e she jt a nit është e tillë, që të thotë më mirë vazhdo m e gjynahe, se kështu, të paktën, nuk
bëhesh njeri me dy fytyra. Po, kështu e di vetë dhe e dinë të tjerët se je njeri i keq.
Thuaji: Faleminderit për këtë këshillë o i mallkuar! Por, përse nuk më këshillon ndryshe? Përse nuk më thua që largohem një herë e mirë nga gjynahet? Përse nuk më thua ti bashkëngjitëm një herë e mirë njerëzve të ndershëm dhe besimtarë? Me të drejtë, mund të pyesësh: Po si të imunizohem ndaj gjynaheve, nën hijen e këtyre faktorëve joshës dhe tundues? Përgjigja: Kemi dy kampe, atë të besimit, dashurisë dhe drojës nga Zoti, si dhe atë të shejtanit, epshit dhe pasionit të shfrenuar. Nëse duam që njëri prej tyre të triumfojmë, e forcojmë dhe e motivojmë maksimalisht.
ardhmeriaonline. com
Përtej Fjalës
23
Vepër e lehtë
që hap
dyert e Xhenetit
24
Përtej Fjalës
“Kushdo që Allahut ia kërkon Xhenetin…” Kjo mund të thuhet me këto fjalë: “O Allah, të kërkoj Xhenetin” ose “O Allah, më fut në Xhenet” tre herë… Kjo do të thotë se lutësi e përsëritë kërkesën “ Çdo njëri prej jush që merr abdes mirë, apo në apo lutjen e tij brenda një kohe. Të thënët e lutjes tre herë është kërkesë e ndershme. mënyrë të plotë dhe më pas thotë:
Ka thënë Profeti alejhi selam:
‘ Esh-hedu en la ilahe il-lallah ue esh-hedu ene Muhameden abduhu ue resuluhu (dëshmoj se nuk ka të adhuruar me meritë përveç Allahut dhe Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij), do t’i hapen të tetë dyert e Xhenetit që të hyjë nga secila derë të dëshirojë”
Mënyra më e thjeshtë për të qëndruar larg Xhehenemit
Ky rregull i lutjes është transmetuar në mënyrë autentike në Sunet. “Xheneti thotë: “Kjo është një lutje ose me gjuhën e tij. Allahu është në gjendje që ti bëjë edhe gjerat të cilat nuk flasin apo të pashpirt të flasin. “O Allah, fute në Xhenet…” Bëje të mundur që ai të hyjë në Xhenet në fillim ose me ata që hyjnë më vonë. “Kushdo që kërkon Allahut ta mbrojë….” Kjo i referohet personit i cili kërkon mbrojtje nga zjarri.
Enes ibn Maliku ( Allahu qoftë i kënaqur me të) “nga zjarri…” Kjo mund të thuhet me këto fjalë: “ transmeton se i dërguari i Allahut salallahu alejhi O Allah, më ruaj nga zjarri i Xhehenemit.” ëe selem ka thënë: “Xhehenemi thotë…” Kjo do të thotë se Xhehenemi “Kushdo që Allahut ia kërkon Xhenetin tri thotë: “Ruaje dhe shpëtoje atë” herë, Xheneti thotë:” O Allah fute në Xhenet. Kushdo që i kërkon Allahut ta mbroj nga zjarri “nga zjarri…” Këto fjalë i referohen Xhehenemit i Xhehenemit tri herë, Xhehenemi thotë: O Allah i cili lut Allahun që ta shpëtojë nga Zjarri i ruaje nga zjarri i Xhehenemit” xhehenemit apo nga banimi i përhershëm në të. Dobitë e kësaj çështjeje: Shejh el Hafidh el Mubarkfuri ( 1353 H) Allahu e mëshiroftë) përmendi disa informacione të çmuara rreth këtij hadithi. Ai shkroi:
Marrë nga: Tuhfatul Ahëathi bi Sharhii Xhemi et-Trimidhi”
Përtej Fjalës
25
NË KËRKIM TË DIJES
p r e di
Epoka e Çdo bashkësi fetare ka lulëzuar në sajë të kultivimit të besimtarëve prej Profetëve të dërguar tek ata. Instrumenti kryesor që kanë përdorur Profetët për të përmbushur kultivimin ka qenë dija hyjnore, me të cilën i kishte pajisur Zoti. Ky proces përmblidhet në ajetin e dytë të sures Xhumu’ah, ku Zoti i përshkruan funksionet profetike të Profetit Muhammed ﷺme fjalët: “Ai është, Ai i Cili dërgoi tek analfabetët një të dërguar prej tyre, i cili (1) u lexon shenjat e Tij, (2) i kultivon nëpërmjet dëlirësimit, (3) u mëson Librin dhe (4) Urtësinë, ndonëse më parë ishin vërtet në një devijim të qartë”.
ku
Me kalimin e brezave, bashkësitë fetare largohen gjithnjë e më shumë nga dija dhe prijësit e tyre shndërrohen nga dijetarë, në predikues të zbrazët dhe moralizues Ky tëhuajësim ndodh nga humbja e dijes rreth domethënieve të vërteta të shpalljes dhe nga mungesa e kuptimit të duhur rreth zbatimit të përmbajtjes së shpalljes. Këtë dukuri, të ilustruar me shembullin e bashkësisë së hebrejve pas vdekjes së Musait, Zoti i Lartësuar e përmend në vazhdim të sures Xhumu’ah, në ajetin e pestë:
26
Përtej Fjalës
esve
“Shembulli i atyre që u ngarkuan të mbajnë përgjegjësinë e të vepruarit sipas Teuratit, e pastaj nuk e mbajtën atë, i ngjan shembullit të gomarit që mban libra!”
Në komentimin e këtij ajeti, “Katadeh ka thënë se ajeti simbolizon ata që nuk dinë çfarë detyrimesh u ngarkon Libri i Shpalljes dhe as nuk
dinë çfarë përmban ai. Ndërsa Ibën ‘Abbasi është shprehur se Allahu e ka shëmbëllyer atë që lexon Librin dhe nuk ndjek udhëzimet e tij me gomarin që mbart librin me peshë të Allahut dhe nuk e di çfarë ka në të” (Ibën Xherir et-Tabari). Fakhr ed-Din er-Razi ka evidentuar edhe arsyen përse Zoti e ka krahasuar kategorinë e besimtarëve të përshkruar në ajet me gomarin. Sipas tij, “ky shëmbëllim është bërë për të nxjerrë në pah injorancën dhe trashësinë e tyre, sepse këto karakteristika janë më të dukshme te gomari se sa te kafshët e tjera. Gjithashtu, gomari ka një përulësi dhe mungesë rëndësie si asnjë kafshë tjetër. Peshat i ngarkohen mbi kurriz në mënyrën më të lehtë dhe më të plotë për shkak se gomari është i bindur dhe i kollajshëm për t’u drejtuar, sa edhe një fëmijë apo i metë e
nënshtron atë pa mundim dhe vështirësi”.
atyre që kanë qenë përpara jush, në mënyrë të padiskutueshme, pëllëmbë pas pëllëmbe, hap pas hapi, aq sa edhe sikur të hyjnë në strofullën Nga dukuria e përmendur më sipër nuk ka e ariut do t’u shkoni nga pas”. Ne e pyetëm: shpëtuar pa u prekur as bashkësia e muslimanëve. “O i Dërguari i Allahut, të hebrejve dhe të të Profeti ﷺka parathënë në hadithin e transmetuar krishterëve?!” Profeti ﷺu përgjigj: “E të kujt prej Ebu Sa’id el-Khudrij nga Buhariu dhe tjetër?!” Muslimi: “Nuk ka dyshim se do të pasoni traditat e Në komentimin e këtij hadithi, Imam Neveviju
Përtej Fjalës
27
ka thënë: “Synimi i simbolikës së pëllembës, hapit dhe strofullës së ariut është portretizimi i përputhshmërisë së theksuar me bashkësitë e mëparshme fetare, përputhshmëri në mëkate dhe kundërshtime të urdhëresave të Zotit. Ky parashikim është nje mrekulli e qartë e Profetit , sepse ndodhi pikërisht ajo që kishte lajmëruar”. Gjithashtu, Ibën Mes’udi e ka parashikuar metamorfozën që do të pësojnë muslimanët në fjalët e tij drejtuar një bashkëkohësi, të cilat i transmeton Imam Maliku si vijon: “Ti jeton në një epokë ku ka shumë “fukaha” (njerëz me kuptim të thellë për fenë) dhe pak lexues Kurani, ku ruhen kufijtë e Kuranit dhe humbasin gërmat e tij, ku ka pak nga ata që kërkojnë lëmoshë dhe shumë nga ata që japin, ku zgjatet namazi dhe shkurtohet predikimi (hytbja), ku njerëzit i japin përparësi veprave të mira ndaj pasioneve të vetes. Por, njerëz ve do t’u v i j ë
28
Përtej Fjalës
një kohë kur do të ketë pak juristë të fesë dhe shumë lexues të Kuranit, do të ruhen gërmat e Kuranit dhe do të humbasin kufijtë e tij, do të ketë shumë nga ata që kërkojnë lëmoshë dhe pak nga ata që japin, do të zgjatet predikimi dhe do të shkurtohet namazi, e njerëzit do t’i japin përparësi pasioneve të vetes ndaj veprave të mira”.
Në komentimin e librit të Imam Malikut, Muhammed ez-Zerkani shpjegon termat e përdorur nga Ibën Mas’udi duke thënë:
“‘Fukaha”, (shumësi i “fakih”) janë ata që nxjerrin dispozita prej Kuranit. Termi ‘lexues Kurani’ nënkupton ata që e lexojnë Kuranin duke qenë të boshatisur nga njohja e domethënieve të tij dhe kuptimi i tij. Kjo nuk do të thotë se në kohën e Ibën Mes’udit kishte pak lexues. Ajo shquhej se kishte shumë njerëz që e lexonin Kuranin, por kishte pak nga ata që e lexonin dhe nuk e kuptonin atë. ‘Ruajtja e kufijve të Kuranit’ nënkupton zbatimin e urdhëresave të tij, njohjen e tyre dhe shpalosjen e të vërtetës. ‘Humbja e gërmave të Kuranit’ nënkupton që në kohën e Ibën Mes’udit besimtarët i jepnin përparësi ruajtjes së kufijve të Kuranit ndaj zgjerimit në njohjen e llojeve të ndryshme të leximit të tij. ‘Zgjatja e namazit dhe shkurtimi i predikimit’ ka qenë praktikë e Profetit ﷺ, të cilën ai ka urdhëruar të ndiqet. Profeti ﷺpredikonte me pak fjalë, sepse ai që
këshillohet përkujtohet vetëm nga fjalët që mban ndër mend, e prandaj ato duhet të jenë të pakta. Gjithashtu, predikimi është këshillë (vaz, “ua’adh”), kurse namazi është vepër. Veprat e besimtarëve të asaj kohe ishin të shumta, ndërsa këshillat e tyre të pakta“. Parashikimi i detajuar i Ibën Mes’udit është i frymëzuar nga kuptueshmëria e tij për mësimet e Profetit ﷺ. Imam Ahmedi transmeton nga Ebu Dherri një hadith që përmend kohën që i referohet Ibën Mes’udi, në të cilin Profeti ﷺka thënë:
“Ju jetoni në një kohë që ka shumë dijetarë dhe pak predikues (“khutaba”, shumësi i “khatib”), ku ai që lë (pa zbatuar) një të dhjetën e asaj që di, humbet. Do t’u vijë njerëzve një kohë në të cilën do të pakësohen dijetarët dhe do të shtohen predikuesit. Cilido kapet në atë kohë pas një të dhjetës të asaj që di, ka për të shpëtuar”. Një prej urtësive më të mëdha në këto transmetime qëndron në evidentimin e mashtrimit të muslimanëve të kohës që përmend hadithi me aparencat. Duke qenë se ato i referohen kohëve afër fundit të botës, njerëzit gjithnjë e më shumë do të gënjehen me dukjen. Kështu, një predikues do t’u duket si dijetar, ndërsa një tjetër që citon dhe lexon Kuranin do t’u duket sikur njeh kuptimet e Kuranit dhe dispozitat e tij. Muslimanët e kësaj kohe do të besojnë se duke folur dhe predikuar shumë njerëzit do të binden, ndërkohë që Ibn Mes’udi parashikon se predikimet e gjata që karakterizojnë kohën tonë dhe namazet ku lexohet pak Kuran, janë shenjë e prishjes së kohës dhe devijimit n g a
tradita profetike.
Nëse hadithi i Profetit ﷺqorton predikuesit që kanë humbur trashëgiminë e dijetarëve dhe predikojnë pa dije, ai lavdëron dhe i jep shpresë besimtarëve që kapen qoftë edhe pas një të dhjetës të asaj që dinë. Një version tjetër i këtij hadithi është transmetuar prej Tirmidhiut nga Ebu Hurejra, në të cilin Profeti ﷺka thënë:
“Ju jetoni në një kohë ku ai që lë një të dhjetën e asaj me të cilën është urdhëruar, është i rrënuar. Më pas do të vijë një kohë ku ai që do të veprojë një të dhjetën e asaj me të cilën është urdhëruar, është i shpëtuar”.
Në komentimin e hadithit të lartpërmendur, Ali el-Qari shpjegon se veprat, të cilave u referohet hadithi, janë të sferës së veprimeve të pëlqyeshme (sunet-it) dhe atyre që synojnë përmirësimin e shoqërisë, sepse muslimani nuk ka justifikim për neglizhimin e detyrimeve personale ndaj vetes së tij. Ai vazhdon më tej duke thënë se “në kohën e Profetit ﷺfeja mbizotëronte, e vërteta ishte e dukshme dhe ata që ndihmonin ishin të shumtë. Kështu, lënia pa kryer e diçkaje ishte pasojë e neglizhencës, e prandaj e pajustifikueshme. Pastaj, do të vijë koha kur islami do të dobësohet, njerëzit e padrejtë dhe të paskrupullt do të shtohen, ndërsa ata që ndihmojnë do të pakësohen. Prandaj muslimanët e asaj kohe do të justifikohen, sepse moskryerja nuk do të jetë nga neglizhenca, por pasojë e pafuqisë”.
Përgatiti: G. Demneri.
Përtej Fjalës
29
BOTA ME FËMIJË
Çfarë i shkaktojnë fëmijës prindërit tej mase kontrollues? Prindërit tej mase kontrollues imponojnë dëshirat e tyre në mënyrë të papërshtatshme tek fëmija, gjë e cila, nëse bëhet e shpeshtë, pengon fëmijën të zhvillojë sensin e vet të identitetit si dhe privon atë të sillet në mënyrë autentike. Kjo bën që fëmija të ndjehet i nervozuar, i ofenduar dhe konfuz. Në disa raste ekstreme, prindi e sheh egon e fëmijës si diçka që duhet të thyehet dhe për ta arritur atë, ai përdor kërcënime për të imponuar vullnetin dhe dëshirat e tij dhe i trajton dëshirat e fëmijës me tallje dhe mosrespektim.
30
Përtej Fjalës
Një prindërim i tillë shkakton: 1. Ndjenja faji dhe vetëbesim të ulët
-E ka të vështirë të japë mendimin e tij për tema të caktuara
- Ndjehet vazhdimisht i gjykuar nga të tjerët Për shkak se individualiteti dhe dëshirat e tij të brendshme po mohohen dhe po tallen nga prindi, fëmija ndjehet në faj dhe i pasigurt për - Është shumë i ndjeshëm ndaj opinionit të të aftësinë e vendimmarrjes. tjerëve 2. Individualitet të remë
- Shpesh e ka më të thjeshtë të gënjejë për informacione rreth vetes sesa të thotë të vërtetën
Nëse fëmija vendos se nuk ka zgjidhje tjetër, por të përputhet me dëshirat e prindit për të kontrolluar qëndrimet, sjelljet dhe ndonjëherë mendimet e fëmijës , ai zhvillon personalitet fallco.
- Ka gjëra të fshehura brenda vetes që nuk i ka shprehur asnjëherë pasi është ndjerë i trysnuar
Efektet e këtij lloj prindërimi, pasi fëmija arrin moshë të rritur duken në tiparet që vijojnë:
Nëse ju përmbushni disa nga karakteristikat e mësipërme, do të thotë që jeni ende nën efektin tej kontrollues të prindërve. Megjithatë, vetëdijësimi është hapi i parë drejt ndryshimit.
– Has vështirësi në marrjen e vendimeve personale
Përgatiti: Elona Çeço
–E ka të vështirë të mendojë në mënyrë kritike ose jashtë kornizave
Përtej Fjalës
31
Shqetësimi i tepërt
pengon shijimin
e prindërimit! Nëse shqetësoheni shumë për fëmijët tuaj do të thotë që dhe ju jeni si gjithë prindërit e tjerë, por duke bërtitur “Kujdes!” nuk është se i keni ndihmuar ata. Në fakt ju thjesht keni shprehur ankthin dhe shqetësimin tuaj. Për tu ardhur në ndihmë konkrete vetes dhe fëmijës suaj ndiqni hapat e mëposhtëm për menaxhimin e ankthit tuaj: 1. Filloni të evidentoni momentet kur mendja juaj fillon të shqetësohet Kur e vini re se po filloni të shqetësoheni për diçka, ndaloni, merrni frymë thellë dhe lerini ato frikëra të ikin duke i dërguar kështu mendjes mesazhin se nuk ka ndonjë urgjencë. 2. Kini parasysh se nuk duhet të besoni çdo gjë që ju thotë mendja Shumica e mendimeve nuk janë të vërteta sepse ato vijnë nga frikërat apo historitë e vjetra. Nëse mendimet tuaja lidhen me të ardhmen, ju nuk mund të flisni me siguri për to, po ashtu nëse janë për të shkuarën, mbase nuk janë të gjitha të vërteta.
32
Përtej Fjalës
3. Risiguroni veten
me qetësi jetën dhe prindërimin:
Ndjeni zemrën tuaj për të qënë në kontakt me mençurinë e brendshme dhe zgjidhni atë mendim që ju jep më shumë shpresë dhe optimizëm.
1. Ndaloni para se të ndërmerrni veprime.
4. Reprogramoni subkoshiencën Ndërsa krijoni objektivat tuaja, jepini 2. Gjeni pikën më të thellë të qetësisë dhe të subkoshiencës suaj një pamje të rezultatit të rehatisë brenda vetes suaj dëshiruar. Mos u shqetësoni se si do ta arrini objektivin, fokusohuni tek ndjenjat e mira gjatë rrugës së arritjes së objektivit dhe subkoshienca 3. Vini re ndjesitë e trupit tuaj juaj do ju ndihmojë ta arrini atë. 5. Veproni 4. Zgjatni nga pak çdo përqafim Pyeteni veten se çfarë hapi duhet të ndërmerrni sot për të arritur objektivin e madh dhe bëjeni atë hap. Duhet të ndjehemi mirë kur ndërmarrim veprim, në mënyrë që të veprojmë nga vetja jonë 5. Admironi shkëlqimin e flokëve të fëmijës suaj e lartësuar dhe jo nga ajo “e vogla”, por nëse nën rrezet e dritës duam të ecim para, duhet të ndërmarrim hapa veprimi. Sa herë që e kapni veten të shqetësuar, përsërisni 6. Shikojeni fëmijën në sy kur ju flet këto hapa. Shkencëtarët kanë zbuluar se mendja tenton të lëshojë mendime në të njëjtat rrugë, ndaj nëse ju ndërprisni një mendim që ju krijon 7. Merrni frymë ankth dhe shqetësim, ju formoni një rrugë të re për mendime më të gëzuara dhe shumë shpejt do të gjendeni në një mënyrë më të qetë jetese. 8. Vini re se një zë i mërzitur është një thirrje Ulni ritmin që të kushtoni vëmendje! për tu dëgjuar Kur prindërit pyesin “si kalove në shkollë?”, përgjigjia është thjesht“mirë”. Ndërkohë, nga ana tjetër të dhënat tregojnë se fëmijët do të 9. Kërkoni kuptimin e fjalëve që dëgjoni dëshironin që prindërit tu kushtonin më shumë vëmendje për t’i dëgjuar ata. 10. Vini re se çdo gjë që thotë fëmija juaj është Prindërit janë shumë të zënë me punë dhe janë një kod për të thënë “ të lutem më duaj” duke lëvizur shumë shpejt, por ulja e ritmit për të dëgjuar me vëmendje fëmijën është një Përgatiti: Elona aftësi që mund të zhvillohet. Në fakt, rigjetja e Çeço pikës së qetësisë brenda nesh është thelbësore në prezantimin tonë si prindër të qetë. Më poshtë renditen 10 pika që do ju ndihmojnë të merrni
Përtej Fjalës
33
ME VETEN
Të gjithë kemi dëgjuar të flitet për vetëvlerësimin, madje në bisedat e përditshme përdoret shpeshherë fjala vetëvlersim. A jemi të vetëdishëm ne se çfarë do të thotë vetëvlersim?! Vetja është pikë përqëndrimi e rëndësishme për të organizuar mendimet dhe për të drejtuar sjelljen shoqërore. Vlerësimi që kemi për veten është akoma më i rëndësishëm për të realizuar objektivat dhe qëllimet tona. Arritjet tona personale dhe profesionale shtyjnë përpara konceptin tonë mbi veten, sidomos kur ne shohim atë të pasqyruar në vlerësimet e të tjerëve. Kur të tjerët mendojnë mirë për ne, na ndihmon që të mendojmë mirë për veten. Të ndjerit mirë me veten na jep një ndjenjë kontrolli mbi jetën, të ndihmon të ndihesh i kënaqur në marrëdhënie me të tjerët, të lejon të caktosh pritshmëri realiste ndaj vetes. Pra, vetëvlerësimi apo vlerësimi i vetes do të thotë se si ne i referohemi vetes, se si mendojmë dhe ndihemi me veten. Vetëvlerësimi ndahet në tre grupe: Vetëvlerësimi pozitiv, pra individi ka një vlerësim të lartë të vetes ose mund ta vlersojë drejt atë , vetëvlerësimi i ulët, kur individi nuk ka besim në aftësitë e tij dhe i zhvleftëson totalisht ato ,vetëvlerësim konfuz, kur kemi luhatje të vazhdueshme të vlerësimit, kjo në varësi të situatave në të cilat ndodhemi. Të ndjerit mirë me veten është e rëndësishme, pasi të jep një ndjenjë kontrolli mbi jetën, të ndihmon të ndihesh i vetëkënaqur në marrëdhënie me të tjerët, të jep siguri dhe forcë mbi veprimet dhe sjelljet e kryera. Të marrësh iniciativa, të
34
Përtej Fjalës
çfarë mendojnë ata se janë. Kjo është afërsisht e njëjta gjë sikur gjithësecili të zhvillonte një teori të tijën rreth asaj se çfarë ndjen ai se është. Kësaj përshtypje personale i referohen si koncept Të mbash qëndrim pozitiv ndaj vetes , të vlerësosh për veten. Një koncept i lidhur me të është edhe veten maksimalisht, të jesh i ndërgjegjshëm për vetëvlerësimi. Vetëvlersimi i referohet gjykimit të aftësitë e tua, të shohësh veten si kompetent dhe vetë personit për vlerat etij. Megjithëse koncepti të jesh i aftë të bësh çfarë dëshiron. për vete mund të përfshijë më shumë aspekte për veten sesa vetem vlerat, shpesh të dy këto Në anën tjetër qëndron të ndjerit keq me tema përdoren për të zëvendësuar njëri-tjetrin. veten, ç’ka do të thotë mungesë e theksuar e Koncepti për veten që secili prej nesh ndërton vetëvlerësimit ndaj, performancë e ulët, mungesë për vetëveten, është i rëndësishem gjatë gjithë lumturie,mungesë dëshire, mungesë komunikimi jetës. Për të vazhduar punën, jetën, përpjekjet e besimi .Një pikë e rëndësishme për të pasur dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin, është vetëvlerësim të lartë është edhe imazhi që e rëndësishme që gjithësecili nga ne të ketë një kemi për veten. Imazhi për veten ka të bëjë me koncept pozitiv për veten. mënyrën se si e shohim veten në lidhje me të tjerët ku përfshihen: Si e shohim veten fizikisht Me fjalë të tjera, që njeriu të jetoj jetën dhe të jetë , çfarë njeriu mendon se je?.Çfarë mendon se të produktiv, në radhë të parë ai duhet të ndihet tjerët mendojnë për ty?Sa e pëlqen veten apo sa mirë me veten. Ky fakt është i rëndësishëm si për mendon se të tjerët të pëlqejnë ty? Një imazh femijët, ashtu edhe për të moshuarit. Koncepti negativ për veten çon në një vetëvlerësim të ulët, për veten është një ide abstrakte. Është e vështirë ku fokusohet në atë sesi ndihesh ndërkohë që ka të shpjegosh se çfarë përfshin ky koncept. të bëjë me atë sesi e sheh veten. Megjithatë, ai mbetet një faktor i rëndësishem në aftësinë e personit për të funksionuar normalisht. Gjatë periudhës së adoleshencës koncepti për Njerëzit e çdo moshe kanë nevojë të ndihen mirë veten formohet nga reagimet përgjigjet që ata me vetveten dhe ta gëzojnë jetën e tyre. marrin nga prindërit e tyre, të cilët i ndihmojnë ata të rrisin vetëvlerësimin kur ofrojnë kujdes të pakushtëzuar dhe i shërbejnë pavarësisht nga sjellja që ata shfaqin. Tek adoleshentët, vlerësimi MSc.Mimoza Prengzaj ndaj vetes rritet kur ata kanë dashurinë, mbështetjen dhe aprovimin e prindërve të tyre. Kur pjesëtarët e familjes janë kërkues, ndërveprues, bashkëpunues me ta stimulojnë vetëvlerësimin e tyre etj. Të gjithë individët formojnë përshtypjet e tyre rreth asaj se kush dhe komunikosh lirshëm, të zgjidhësh probleme, pra e shprehur në një formë më konçize të kesh vetëvlerësim të lartë do të thotë:
Përtej Fjalës
35
ME STUDENTET
Fjalë Gjurmë. Gjurmë mbi tokën e lagësht, mbi barin e njomë, mbi rërën e nxehtë të shkretëtirës dhe mbi kristalet e akullta të borës. Gjurmët e tjera mbi ujërat e qeta dhe mbi dallgët e trazuara të oqeaneve, mbi copëza shkëmbinjsh dhe në hapësirat e pafund. Gjurmë që ndjekin njëra – tjetrën me hapat e zhurmshëm dhe të heshtur, me hapat ë ngadaltë dhe më të shpejtë, secili duke nxituar për të qenë në harmoni me kohën. Miliona fytyra, miliona buzëqeshjet të çiltra e të tjerat therëse, miliona sy që depërtojnë në thellësitë e horizontit dhe sa e sa të tjerë të verbër. Miliona rrahje zemre ngazëllyese e sa të tjera të ngulfatura dhe në agoni. Sa bashkëudhëtarë të rrugës time e sa të tjerë në kah të kundërt me të.
qetë, ku ka gëzim dhe mërzi, ku ka frikë dhe shpresë…Është ajo që Ai na e la amanet sëbashku me vetet tona, është argument i qartë për ata që mendojnë, është arsye madhore për të besuar pa dyshuar në ekzistencën e Madhështisë së Tij, për të qenë falenderues, krenarë dhe të përulur.
Prandaj, o ti krijesë e Zotit, qenia më e logjikshme dhe e lartësuar e rruzullit, o ti bashkëudhëtar i rrugës time, o ti që përpiqesh të më shmangësh nga kjo rrugë dhe ti që bashkë me mua përpiqesh që ti largojmë këto pengesa nga rruga jonë, zbritja sikur vetëm për një moment, nëstacionin e meditimit do të të vlente shumë! A nuk po sheh përreth teje malet e lartë dhe fushat e blerta, kaltërsitë e deteve dhe hapësirën e pafund Kjo është jeta, është prova jonë. Ajo që Fuqia të horizontit? As miliona sy që shohin me dritën Madhështore e qiejve dhe e tokës e krijoi për ty, e falur prej Tij, as miliardat e frymëmarrjeve që për mua, për të gjithë ne. Është krijimi perfekt bashkë me ty mbajnë gjallë zemrën me ajrin e Tij, ku jeta gëlon me gjallëri dhe larmishmëri me nuk mundesh ti shohësh? Atëhere ktheji sytë tek ajrin e falur prej Tij, ku ka errësirë dhe dritë, vetja jote: a mos vallë ti vetë zgjodhe që të jesh stuhi dhe diell, valë të tërbuara dhe ujëra të këtu ku je? Mos vallë ia ke llogaritur vetes tënde
36
Përtej Fjalës
zemre... çdo detaj të pamjes dhe çdo funksion të qelizave të tua? Apo mos ndoshta e di momentin se kur do të pushojnë rrahjet e zemrës tënde? Ja pra, nuk mundesh që ti dish. Nuk mundesh assesi sepse dija e pakufijshme i përket vetëm Krijuesit tënd. Atij që të krijoi ty në formën më të mirë dhe të fali sa e sa mirësi të pallogaritshme. I përket Atij që jep dhe merr jetë, Atij që ka dijeni edhe për miliardat e gjetheve që bien prej peme. Prandaj përule zemrën tënde me mirënjohje, frikëdherespekt para Madhështisë së Tij dhe ji falenderues duke përmbushur obligimet që të janë caktuar.
Po sikur të buzëqeshim për t’i fshehur dhimbjet bashkë me atë që vuan, apo zemra jonë të rrahë për të jetuar bashkë me atë që sapo e ka njohur jetën, që zëri jonë të bëhet një me atë që mes zhurmës mbytëse bërtet për drejtësi…Po nëse krahu jonë bëhet mbështetje për atë që ëndrrën e tij e ka shpëtuar nga një realitet vrasës, dora jonë të zgjatet e të shpresojmë bashkë me atë që mes shigjetash fshikulluese e ka ruajtur të paprekur shpresën…? Nëse do ta bëjmë këtë duke qenë kokulur, mirënjohës dhe plot shpresë në mëshirën e Zotit të Botëve, atëhere padyshim motra ime, padyshim që do ta gjejmë sërisht njëra – tjetrën, do ta gjejmë në destinacion, do Po ne mikja ime, motra ime, ku jemi ne? ta gjejmë duke pritur të përulura përpara dyerve A kemi humbur në gumëzhimën e turmës mes të PËRJETËSISË. Të asaj përjetësie që na e ka shikimeve të përçmimit dhe indiferencës? A po premtuar i Urti, i Gjithëmëshirshmi. përpiqemi që të shtrëngojmë fort duart e njëratjetrës? Të provojmë që sot të ecim me hapat Punoi : Greta Riska e atij që është i vonuar, që përpiqet ta arrijë trenin në minutat e fundit, të flasim me zërin e Fituese e çmimit të parë : Konkursi i esesë heshtjes së atij që ndihet i vetëm dhe i përçmuar, “Vetja dhe simotrat e saj” të shohim me sytë e atij që nuk po mundet të gjejë drejtimin për të arritur në destinacion… Maj 2017
Përtej Fjalës
37
Shkret ët irë mendimesh, Të fillosh një udhëtim është e vështirë. E kam fjalën për udhëtimin gjatë kësaj jete, udhëtimin në këtë dynja ku hapat që do lëmë pas do të jenë pro apo kundër nesh në botën tjetër, në atë të përhershmen. Bukuria tërheq shikimet, ndërsa morali lartëson zemrat. Prandaj Zoti e përshkroi Profetin a.s tha: “ Vërtet,(ti o Muhamed) je në një shkallë të lartë morali!”. Çdo gjë në këtë botë do të të braktisë ose ti do ta braktisësh, përveç All-llahut. Nëse i kthen shpinën, të thërret e nëse rend drejt tij, të mjafton.
Ne mund të ndodhemi larg asaj që duam dhe kur na mundësohet të jemi pranë saj, atëherë largohemi sepse natyra jonë është e prirur nga e kundërta, e kështu jo përnjëherësh gjatë udhëtimit edhe më vetëdije i shmangemi ‘mirësive të fshehta’ që ndodhen tek ne. Gjendemi “çuditërisht” larg nga mirësitë e vetes sonë dhe larg mirësive përkundrejt të tjerëve. Toleranca dhe harmonia me njëri tjetrin është shembull dhe shembullin më të bukur na e japin këshillat që Profeti Muhamed a.s i la njerëzimit në hutben e lamtumirës. Ta mbështesim njëri-tjetrin sikurse tullat dhe ashtu ta mbajmë të fortë ndërtesën e bashkësisë sonë.
ushqimi dhe trupi e më tepër sesa veshja.
Mjafton që ti shohim korbat që as nuk mbjellin, as nuk korrin, nuk kanë qilar apo hambar, por Zoti prapë i ushqen. Mos ne vlejmë më tepër sesa zogjtë? A mundet ndonjëri nga ne të zgjasë sadopak jetën e tij? Nëse nuk kemi pushtet mbi kaq pak gjë, pse duhet ta vrasim mendjen për pjesën tjetër? Sa e vështirë është të qëndrojmë në një vend, të jemi të vendosur që do rrimë aty dhe nuk do zgjedhim diçka tjetër...deri diku është përhumbje dhe trishtim që të fut në mendime dhe shpesh të çon drejt pendimit, duke menduar që nuk ke bërë zgjedhjen e duhur në kohën kur e pate mundësinë.
T’ju shpreh diçka sinqerisht? Shkretëtira e vërtetë ndodhet përreth nesh, kur ne e kemi humbur atë që quhet fe’ dhe besim. E si të mos e dua Zotin që krijoi fenë e cila të shpërblen qoftë edhe me një buzëqeshje? Ku jam unë? Çfarë po bëj lidhur me kohën në të cilën All-llahu po më jep mundësinë që ende të marr frymë? A ka diçka që ma qetëson shpirtin tim kur gjendem në brengosje e pikëllim?! Elhamdulilah është namazi, lidhja që Zoti na ofroi për komunikimin me të. Krijuesi i gjithësisë i hap dyert për të na Jo gjithmonë mund të jetë faji ynë, ngase është dëgjuar dhe sa mëkatarë jemi kur i zhvlerësojmë e shkruar gjithçka që do të ndodhë. Zoti ua këto dhurata që Zoti na i dha. Na zgjodhi ne që ngushton këtë dynja besimtarëve dhe sa më ti përulemi Atij... e ku ka më bukur se kaq?! Zoti i lartë besimi aq më të rënda dhe sprovat. Le është Ai që meriton të adhurohet, që na krijoi ne të kujtojmë shembullin e Profetit Muhamed, dhe ata që ishin para nesh, që e bëri tokën vend salallahu alejhi ue selem. Jetojmë në gjirin e pushimi dhe qiellin me kupë si mbulesë, duke një kulture që e parapëlqen famën, pasurinë dërguar që andej ujë për të prodhuar fruta si dhe pushtetin, pjesës më të madhe të njerëzve u furnizim për ne. kanë mbushur mendjen se aty qëndrojnë vlerat e vërteta me të cilat duhet përshtatur. Mos të shqetësohemi për jetët tona, se çfarë hamë, çfarë Islami në këtë botë ka ekuilibrin mes jetës dhe pimë, me çfarë e veshim trupin tonë, sepse jeta fesë, sepse kujdeset për shpirtin dhe trupin. Një dhe koha e shpenzuar në të është më tepër sesa shembull për këtë mund të japim për njerëzit
38
Përtej Fjalës
shkret ët irë ndjenjash të cilët përdorin lëndët narkotike dhe pijet alkoolike që shkaktojnë dehjen, vrasjet, grindjet dhe aksidentet rrugore. A nuk i pason kjo ata në një shkretëtirë mendimesh? Në një humbje të thellë ndjenjash njerëzore? Ja pse islami i quan të ndaluara. Sa e vështirë është që njeriu ta mposhtë nefsin e tij dhe të bëjë zgjedhjen korrekte, duke mos e shpërdoruar kohën që Zoti i ofroi. I shmangemi lehtësisht pyetjeve, duke u përgjigjur me ‘nuk e di’ apo ‘nuk e dija’. Kërkojmë të jemi të njohur për krijesat dhe sa humburazi e harrojmë që dedikimi primar duhet të jetë ndaj Krijuesit. Pse shkretëtirë? Sepse shkretëtira e vërtetë ndodhet brenda nesh, në sipërfaqe apo në thellësinë e shpirtit, në të dukshmen që e shfaqim para të tjerëve apo në të padukshmen që përpiqemi ta bluajmë brenda vetes sonë.
e asaj që kemi nevojë ta shprehim! Nëse jemi të sinqertë, All-llahu i hap dyert edhe nëse rrethanat janë të vështira. Njerëzit e sprovuar janë njerëzit me zemër më të fortë!
Askush nuk e kupton zemrën tonë më mirë se Ai që e krijoi! Pendimi është pranverë e mirësjelljes. Imam Shafiu (All-llahu e mëshiroftë) thotë: “Nuk vijnë dhuntitë e All-llahut vetëm se pas sprovave. Duro gjatë sprovave, përgëzohesh me dhunti”.
Ne duhet të kemi kujdes nga paaftësia dhe nga jo ta burgosim veten nga frika e dështimit. Nuk duhet ta mposhtim askënd për ta lumturuar veten, s’duhet t’i bëjmë padrejtësi askujt për të shfajësuar gabimet tona, por të mundohemi A ja vlen te përhumbemi? A ja vlen që të që lumturinë tonë, gjithmonë ta ndërtojmë fshihemi? Ndjesitë pozitive na e shuajnë të keqen larg lëndimit të njerëzve! Dy gjëra nuk duhet brenda nesh duke na thënë se cila është gjëja e t’i largojmë nga vetja asnjëherë, buzëqeshjen duhur dhe cila nuk është...dalëngadalë na shtyjnë përballë të tjerëve dhe mendimin e mirë për ta. larg errësirës duke na nxjerrë në dritë ,por jo për shumë kohë sepse ajo që është akumuluar Në fund të gjithë e kuptojmë se sa shumë gjëra brenda nesh, prej shumë kohësh është e vështirë të panevojshme kemi lakmuar në jetën tonë. të shuhet nga diçka momentale. Sipas Nizar Qabanit, sëmundja më e rrezikshme e zemrës është memoria e fortë. Nganjëherë për t’i bërë gjërat më mirë, duhet të përpiqemi që Ne jemi qënie që ndjenjat të cilat na kaplojnë të harrojmë! Pjekuri nuk është kur ne fillojmë mund të na rrëzojnë ose të na forcojnë dhe ne të flasim gjëra të mëdha, por kur fillojmë të biem pre’ e tyre pa e ditur se ç’mund të na presë në kuptojmë gjëra të vogla dhe kur të mësohemi fund të fundit. Zemra nuk është e lehtë të thyhet ti pranojmë gjërat në vend që të presim, atëherë nga jashtë. Njerëzit të bindin dhe e thyejnë atë do kemi më pak zhgënjime. Le të kemi sy që e nga brenda. Kur njerezit hyjnë në jetën tonë, do shohin të mirën dhe zemër që e fal të keqen dhe të thotë se Zoti i ka dërguar për një arsye: ose të mbi të gjitha një shpirt që nuk e humb kurrë mësojmë prej tyre, ose të jemi me ta deri në fund besimin. të jetës...! Zemra e një besimtari duhet të ketë një relatë të fortë me namazin. Imam Ahmed elMakdisi ka thënë: “Kur ti e sheh se zemra jote nuk është e pranishme gjatë namazit,atëherë duhet ta dish se kjo është për shkak të besimit Punoi: Desara Tollia tënd të dobët. Përpiqu për ta forcuar atë!” Ajo , çmimi i dytë në konkursin e esesë që më së tepërmi e lodh shpirtin është fshehja
Përtej Fjalës
39
PIKEZA LOTI
40
Përtej Fjalës
Dua të dëgjoj… Dua të dëgjoj tingujt e largët të historive pa mbarim. Të më kalojnë para syve jetë njerëzish… Ta ndaloj për një çast kohën e t’u dhuroj një shikim të sinqertë dhe fjalët e një zemre që noton në dashuri. A mundet vallë qenia ime ta bëjë këtë? Apo mos ndoshta imagjinata më ka marrë aq thellë në gjirin e saj e s’më lë të largohem. Etja për ndryshim sa vjen e shtohet. Vërtitem mes mijëra copëza jetësh, një copëz nga jeta e nënës, një tjetër nga jeta e babait, një copëz nga jeta e një qenieje që vetëm një fraksion nga koha e kësaj bote kam patur mundësinë ta takoj. Oh janë kaq shumë…Po ç’rëndësi kanë numrat po nuk qenë të mbushur me emocione? Sa njerëz kemi bërë të ndihen mirë? Sa herë kemi ndjerë dhimbjen e një shikimi të plagosur? Ndoshta këto lloj numrash kanë nevojë të inkrementohen. Kanë shumë nevojë të rriten e të na kthejnë humanitetin dhe dhembshurinë e munguar. Çdo ditë më zënë sytë zemra të ngrira, shikime të ngrysura, shpirtra të ngecur brenda trupave të robotizuar nga ambicja për para dhe pushtet. Ç’keqardhje që gjëra të tilla dytësore janë kamufluar e kthyer në qëllime jete! Rrahjet e mendimeve po më shtohen teksa shkruaj. Përpiqem të qartësoj gjykimin, e të dalloj fundin. Vallë për çfarë frymojmë? Që të mirëmbajmë një organizëm që gjithsesi do të shkojë drejt fundit? Apo që të ushqejmë nga burimet e mirësisë, atë pjesë tonën që është e pafundme. Po po, pikërisht e pafundme. Nuk po ju them të mos mirëmbani pjesën tuaj fizike. Padyshim që jo. Por po tentoj të fus në mendjen tënde kujdesin për atë pjesë që është më e rëndësishme se gjërat e prekshme. Mos ndoshta u futa shumë thellë? Them se jo. Pyete veten: A nuk kam nevojë ta pastroj këtë shpirt nga mendjemadhësia, smira, xhelozia e urrejtja? A nuk kam nevojë të kem një zemër të madhe, e cila di të falë e të jetë e dhembshur me njerëzit? Sa dëshirë kam të të dëgjoj tek përgjigjesh. Por ti gjithsesi jepi kënaqësinë t’i përgjigjesh vetes. Hapi dyert e lumturisë që vetë i ke mbyllur. Tashmë ka ardhur koha, mos e lër mundësinë të të ikë! Vrapo tek të afërmit dhe shprehu dashurinë, lëre gjuhën të flasë me fjalët e zemrës. Lëri sytë të mbushen me lotë për copëzat e jetës që na kanë ikur pa jetuar. Po, është e vështirë, është shumë e vështirë të kthehesh në origjinë në këtë ambient ku origjina është fashitur
e mjegulluar nga mendja njerëzore. Por ti prapë mos u dorëzo. Jepi zemër vetes, ti mundesh, ne të gjithë mundemi. E dini pse? Sepse kemi ndihmën e Dikujt që ka në dorë ekzistencën dhe mosekzistencën. Është e vërtet që bota nuk rrotullohet rreth teje apo rreth meje. Po ç’na duhet rrotullimi i botës kur na është kushtuar vëmendja e Krijuesit të botës? A e kuptojmë vallë sa të privilegjuar jemi? Ah, sikur ta kuptonim… e të jetonim duke e pasur në mendje këtë kuptim. Po kthehem disa hapa pas në jetë, nuk mundem? Po, po, unë mundem. Eh, edhe ti njësoj si unë mundesh. Mundemi sepse Krijuesi ynë na ka lënë hapur derën e pendimit. Na ka lënë një urë për të ndryshuar të shkuarën dhe për ta kthyer zhgënjimin dhe dhimbjen e saj në pastrim të zemrës dhe ne kënaqësi të shpirtit. Ah ç’dashuri e pafundme… Tani po vrapoj, të duket se po bëj shaka? Oh jo, nuk po bëj aspak shaka. Shpirti po më përmallohet për shikimin e një Fytyre të ndritur. Kam kaq shumë nevojë për Të, e kam kaq shumë besim në Të. Tani as po kthehem pas, e as po vrapoj, po qëndroj këtu tek jam. Ta lë kohën të rrjedhë qetëqetë në shtrarin e saj. Do të hedh hapa të vegjël me besimin që tek Zoti im janë të mëdhenj. Unë besoj, e besimi është elementi, “kimia” e të cilit, kur bashkohet me lutjet, më mundëson komunikim të drejtpërdrejtë me Zotin tim. ..Dua të të them edhe diçka.. Kur të më shohësh kalimthi në rrugë, s’ka rëndësi ç’pamje kam e kush jam, por më lejo të të them të më shikosh me sytë e shpirtit, më gjyko me dhembshurinë e zemrës, e nëse në cepat e syve më dallon lotë, zgjate dorën e m’i fshij. Më jep zemër që të eci e të arrij tek qëllimi im, edhe unë do të të ndihmoj të arrish qëllimin tënd. Kam nevojë për ty e ke nevojë për mua. Të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin. Le t’i matim gjërat me të vërtetën! Do të të lutesha që të më shkruaje sikundër unë të dhashë mundësinë të lexosh e të njohësh një pjesë timen; mos ma hiq këtë mundësi… Pres me padurim letrën tënde, e kujtimet të më njomen nga pikëza loti të lëshuara nga përmallimi i shpirtit.
Shkroi: Aurora Murrja
Përtej Fjalës
41
Fllad në Ramazan
42
Përtej Fjalës
Ky është muaj i bekuar … Gjatë ditëve të plota drejt qiellit ngrihen kaq duar Lutemi për falje dhe për mëshirë Luten që të kenë një jetë më të mirë Ti, o muaj që mbush shpirtin me hare Gëzon dhe ejtimin më të vujatur përmbi dhe Bashkon familjet nën një cati Bashkon dhe të ligjtë për paqe, ti Të uriturit i jep ushqim Të pastrehit i jep strehim Luftrat mes shtetesh i ndalon Dëshirën për paqe më shumë e shton Zoti prej teje na sjell mirësi Je derë e bekuar me shumë begati Je shpresë mëshire për gabimtarin Je shpresë haku për të vrarin Ndaj ju o njerëz filloni përkujtoni Mos harroni Zotin ta falenderoni.
Shkroi: Kristofor Meshini
Përtej Fjalës
43