PËRMBAJTJA Editorial-Panairi i ushqimeve................................... 4 Mungesa e theksuar e botimeve për fëmijë............. 6 (Albana Muja) Edukimi i fëmijëve në Islam..................................... 8 (A. Kalaja) Çfarë të bëjmë me ndenjat e fëmijës?.................... 12 (Marsela Tarelli) Këndvështrim- Çfarë i rregullon sjelljet e njeriut dhe e orienton atë drejt objektivave të mirëpërcaktuara?............................. 16 (Dr. M. Abdullah Dirazi) Madhështi-Shumë gjëra që nuk dimë për HËNËN..................................................................... 18 Argument-Kur ndalesat behen lejesa dhe kalohen kufinjtë................................................ 20 (Shpresa Koci) Përtej-Edukata me vajzat afër mbulesës së tyre........................................................................ 22 (A. Muja) Për zemrat...-Dobitë që përfitohen prej salavateve që i dërgohen Profetit Muhamed......... 26 Thesare të udhëzimit-Të parët tanë të mirë dhe Koha................................................................... 28 Pa Skaletë-Humbja e turpit - Sprovë e madhe e kohërave të vogla...................................................... 30 Pse vajzat e duan më shumë babin?....................... 32 (Sirina Muço) Me studentët-A është dega ime zgjedhje?.............. 34 (Feride Kulli) Dritare-Rene Decart dhe Emanuel Kant për Zotin................................................................... 36 (Desa Agalliu) Me.... laps (Marjeta Çurumi).................................... 39
Në në këto situata kur tmerri dhe e keqja na rrethon kudo, ku degradimi moral dhe korrupsioni na përmbyten dhe shpresa për përmirësim duket larg, gjëja më e frutshme që duhet bërë është të mos përhumbemi pas të keqes, por të përqëndrohemi tek ëndrrat.
Nga R. Shehu
Editorial
INSTITUTI I GJUHËS DHE SHKENCAVE ISLAME
PANAIR I USHQIMEVE BASHKON SHUME SHIJE NË SHUMË POPUJ Gjatë muajit Mars 2016 Instituti i Gjuhës Arabe dhe shkencave islame me mësueset : K. Ndreu. T. Xeka, Sh. Koçi , A. Baholli, A. Basha në bashkëpunim me studentët e Institutit ideuan dhe realizuan shumë këndshëm një aktivitet interesant lidhur me Gastronominë në përgjithësi dhe atë shqiptare e arabe në veçanti. Mësueset dhe studentët e tyre përgatitën çdo gjë bazuar në shijet më të mira dhe në vetitë ushqyese që secila prej gatimeve të vinte tek të pranishmit me historikun e saj, vlerat ushqyese dhe pa haruar edhe prejardhjen e saj. Ideja e këtij panairi ishte që me paraqitjen e gatimeve të ndyshme tradicionale nga dora e vetë mësueseve dhe studenteve, të ekspozoheshin gjithashtu dhe punime të ndryshme dore apo vizatime nga vetë ato, duke ndërthurur bukur shijen e hollë të gruas shqiptare.
4
Duke qenë se ishte një paraqitje tradicionale shqiptare ku çdo nxenëse/studente do të prezantonte gatimin tradicional të vendlindjes së saj, mësueset menduan që të sjellin diçka ndryshe, gatime nga vendet ku ato kanë studiuar. Ishte një eksperiencë e bukur dhe që u prit shumë mirë nga të gjitha të pranishmet. Ushqimet e shumëllojshme, paraqitja etike, shumë e realizuar dhe trajtesa teorike që u mbajt nga Ms. Teuta Xeka lidhur me ushqimet shqiptare por edhe ato të lindjes në përgjithësi dhe referenca mjeksore nga mjekja Alketa Kastrati i dha aktivitetit nota përfitimi sa i përket fushës së kulinarisë në vendet islame, të cilat kanë gjithnjë çfarë t’i ofrojnë qytetërimeve të tjera. Nga ana tjetër pjesëmarrëset u këshilluan nga mjekja që të tregohet kujdes ndaj të ushqyerit proteinik dhe atij me karbohidrate. Ndryshe nga programi i herëpashershëm me lëndë të ndryshme fetare- kulturore, Institutti i gjuhës arabe solli pranë nesh një bashkëpunim të frytshëm mes mësuesve dhe studenteve si për të dhënë një panoramë të këndshme mësimdhënies së gjuhës arabe dhe shkencave islame nën dritën e bashkëpunimt dhe lehtësimit të këtij rrugëtimi të vështirë për secilen studente ku përmes impenjimeve të shumta familjare e personale zgjedh të ndjekë Institutin e gjuhës më të mirë në Botë, gjuhës së Kuranit dhe shkencave të islamit - fesë për të cilën ndjehemi krenarë të gjithë.
5
Shenja në rrugë
MUNGESA E THEKSUAR
Është për tu theksuar një prej çështjeve shumë të rëndësishme dhe të koklavitura sa i përket mirërritjes së fëmijëve në shoqëritë bashkëkohore. Është folur mjaft për sfida prindërimi, për sfida të pakapërcyeshme sa i përket lënies pas dore të librit dhe rendjes me vrap të fëmijëve pas celularit apo laptopit, lojërave në internet dhe rrjete sociale. Është folur deri në mbipërsëritje e madje deri në bezdisje. Sërish e çdo ditë e më shumë po rritemi me fëmijët tanë, me problematikat tona dhe problematikat e tyre. Po rritemi së bashku përmes rrebeshesh, shirash e fortunash me të cilat vjen përparimi teknologjik. Kështu ndër shumë çështje me rëndësi që duhej të ishin në pararojë për t’i zgjidhur apo për t’i lehtësuar sa i përket botës së fëmijëve është edhe çështja e mungesës së librave e revistave për ta.
E BOTIMEVE PËR
FËMIJË
Edhe pse viteve të fundit botimet e shumta librore kanë njohur një boom të paparë, sërish ka qënë vetëm periudha e panairit kombëtar që i kanë vënë thujase pak fare në dukje disa tituj terheqës e më pas, pas atyre 3-4 ditëve panairi, shikojmë se ka mungesë në librari, në biblioteka, në shitës ambulatorë e rrjedhimisht ka mungesë në bibliotekat e shtëpive tona. Përtej fjalëve të urta e të mira për librin si shok i mirë apo libri ndryshon botët, ne çështjen e botimit të librave për fëmijë duhet ta kemi prej projekteve tona për në listën “big things to do” dhe jo vetëm një dëshirë për t’u realizuar për fëmijën tim dhe e shumta për fëmijen e atij tjetrit, ndërkohë që kjo mungesë dhe ky realitet është global dhe shqetësues. Fëmijën e rrisin lodrat, atë e rrisin edhe librat. Por libra për ta nuk është se ka. Tregu ofron akoma përrallat e Borëbardhës dhe të Hirushes : i gjen kudo, por nuk gjejmë larmishmëri titujsh, botime serioze, përkthime po ashtu serioze. Ka shumë raste kur edhe arrijmë të gjejmë një libër të mirë nga titulli apo fabula që mbart, por befasohemi nga një përkthim i mangët dhe madje herë-herë problematik e çorientues për vetë procesin e të kuptuarit të tekstit e të mesazhit tek fëmijët që është shumë delikat.
6
Ngrihen emisione, organizohen debate, por janë të pakta ato ndërmarrje të medias që të vijnë me zgjidhje, por përqëndrohen kryesisht tek konstatimet, tek realiteti bruto, tek ajo çfarë shikojmë dhe jo tek ajo që ndjejmë dhe na dhëmb, na vret që sot, për të mos u ngritur më ose na rrëzon për tu ngritur më vonë të çalë në shumë aspekte te të nxënit dhe të të zhvilluarit intelektual të fëmijëve. Është detyrë por duhet të jetë edhe angazhim qytetar i mësuesve, i shkollave institucioneve që përmes kërkesash të vazhdueshme të bashkëpunojnë me Ministrinë e Arsimit- drejtoritë arsimore dhe shtëpitë botuese për të rritur vëmendjen ndaj këtij fenomeni.
Fëmijët besimtarë muslimanë dhe librat e tyre Fëmijët besimtarë brenda kësaj shoqërie ku jetojmë përveç mungesës së librave socialë në përgjithësi, vuajnë edhe mungesën e librave për fëmijë- me trajtesa mbi moralin, sjelljen dhe kulturën islame. Ka fare pak për të mos thënë aspak, përkthime apo botime në këtë fushë. Ka patur sipërmarrje personale të studiuesve të fesë moralit, kulturës dhe etikës islame që kanë sjellë përmes studimesh dhe përkthimesh sete të bukura librash për fëmijë besimtarë muslimanë, por sërish kërkesa për këto botime sa vjen e rritet së bashku me rritjen biologjike dhe i ntelektuale në fakt të tyre. Prindërit, janë ata që duhet të bëjnë kujdes që përmes sakrificash apo përpjekjesh të vazhdueshme, të pasurojnë bibliotekat me libra të tillë, të shkarkojnë apo përkthejnë, të zvogëlojnë pranë fëmijëve hendekun që ato ndjejnë mes tyre dhe librit kulturoro-fetar. Vlen për tu theksuar se gjen prindër që investojnë në kurse të ndryhsme për fëmijët e tyre dhe kjo sërish është kërkesë e shoqërive që po rriten shpejt e shpejt, por nga ana tjetër kërkohet edhe investimi i tyre në mësimin me librin dhe vetmimin me të.
Shkroi: Albana Muja
7
Ora e zgjimit
EDUKIMI I FËMIJËVE NË
ISLAM
Falënderimet më të sinqerta janë për Zotin e Madhëruar, paqja dhe përshëndetjet tona për profetin Muhamed a.s, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij. Padyshim që edukimi i fëmijëve, sidomos në kohët ku jetojmë, është një nga sfidat më të mëdha të prindërve. Në çdo rast që ulesh me një baba apo nënë, është e vështirë të shpëtosh pa dëgjuar prej tyre hallet dhe problemet që kanë me edukimin e fëmijëve. Kur fëmijët janë të vegjël, në vitet e para të jetës, kanë hallet dhe vështirësitë e tyre. Me të filluar shkollën, vështirësitë ndryshojnë dhe marrin formë tjetër, por nuk pakësohen. Kur fëmijët fillojnë të rriten dhe të hyjnë në moshën e adoleshencës, vuajtjet dhe vështirësitë, që hasin prindërit, shtohen. E njëjta gjë ndodh edhe pasi fëmijët të kenë mbushur të njëzetat. Një nënë, më shkruante në e-mail dhe kërkonte mendimin tim, se si ta bindë djalin e saj njëzet e tre vjeçar të falë namazin. Shqetësimet dhe preokupimet e prindërve mbi mënyrën më efikase të edukimit dhe korrigjimit të sjelljeve të fëmijëve të tyre, janë të shumta. Duke qenë se edukimi i fëmijëve është diçka e vështirë dhe komplekse, ne i ofrojmë lexuesve tanë këtë lëndë, me
të cilën urojmë t`i vijmë në ndihmë të gjithë prindërve, që ndajnë këtë shqetësim. Vetëm duke përvetësuar aftësitë edukative, ne mund të nxjerrim breza të ndershëm dhe të suksesshëm, si në aspektin shoqëror ashtu dhe në atë shpirtëror. Edukimi i fëmijës në Islam, nuk është përgjegjësi vetëm e nënës. Madje, tek muslimanët e parë ishte traditë, që fëmijët i dorëzoheshin një dijetari, i cili i mësonte dhe i edukonte njëkohësisht. Vetë Halifeja musliman, Harun Reshidi i dërgoi fëmijët e tij të edukohen tek një i ditur dhe edukator. Të merreshe me edukimin e fëmijëve asokohe, do të thotë të ishe një ndër njerëzit me të ditur dhe me ndikim. Sulltan Muhamed Fatihu, i cili çliroi dhe Kostandinopojën, ishte edukuar nga tre dijetarë të mëdhenj. Një prej tyre i mësonte mënyrën e sjelljes, i dyti i mësonte dijet fetare dhe gjuhët e huaja – Sulltan Muhamed Fatihu fliste shtatë gjuhë – dhe i treti merrej me edukimin fizik, artet e luftës dhe kalorësinë. Edhe pse tradicionalisht janë prindërit ata, që duhet të kujdesen për edukimin e fëmijëve të tyre, në Islam njihet dhe forma tjetër, ku fëmijët i dorëzohen një të dituri dhe edukatori.
8
9
Objektivi i edukimit
Koncepti i edukimit
Përse duhet ta edukoj fëmijën tim? Cili është objektivi, që duhet të synoj me edukimin e fëmijës? Për çfarë duhet ta përgatis atë? Me edukimin e fëmijëve, ne synojmë përgatitjen e tyre për të qenë mëkëmbës në tokë dhe njëkohësisht të adhurojnë Zotin që i krijoi. Ne duhet ti edukojmë fëmijët tanë me frymën e besimit në Zot dhe me pasionin për ta adhuruar Atë siç duhet. Ashtu siç fëmijët kanë detyrime ndaj prindërve të tyre, ashtu dhe prindërit kanë detyrime ndaj fëmijëve. Babai duhet të shpenzojë kohë dhe energji, me qëllim që fëmijën ta formojë, që t`i përshtatet misionit të njeriut mbi tokë, mision që konsiston në adhurimin e Zotit të Madhëruar dhe mbarëvajtjen e jetës në tokë. Zoti thotë në Kuranin famëlartë: ”I kam krijuar Xhindet dhe njerëzit, vetëm që të më adhurojnë.” (Dharijat 56)
Doktori Abdurrahman El-Bani, një ekspert shumë i njohur në fushën e edukimit, e ka përmbledhur konceptin e edukimit të fëmijëve në katër pika dhe këtë e ka bërë vetëm pas shumë studimeve dhe hulumtimeve. Këto katër pika janë: 1. Kujdesi për mbrojtjen e natyrës së pastër të brezit të ri. 2. Zhvillimi i talenteve dhe prirjeve të fëmijës. 3. Orientimi i natyrës së pastër të fëmijës, drejt virtytit dhe moralit. 4. Shkallëzimi në zbatimin e këtij proçesi. Procesi i edukimit, nuk është proces aq i lehtë sa ç’mund ta imagjinojnë shumë njerëz. Ne mund ta krahasojmë atë me mjeshtërinë, që kërkon gdhendja e një guri. Një gurskalitës, sa herë që gdhend në gurin e synuar, e kthen nga të katër anët, e vështron me vëmendje, përsëri i kthehet punës, duke punuar me imtësi dhe kujdes të madh. Me këtë punë, ai përpiqet t`i japë një formë të caktuar gurit që ka përballë. Ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe i përpiktë gjatë skalitjes. Po kaq i kujdesshëm dhe i përpiktë duhet të jetë dhe edukuesi i fëmijës. Prindi ose edukatori, duhet të jetë gjithmonë i vëmendshëm me fëmijën, ai duhet t`i kontrollojë sjelljet dhe çdo sjellje të pahijshme, duhet ta gdhendë me urtësi, derisa ta eliminojë. Të gjithë këto e bëjnë edukimin e fëmijës të vështirë. Zoti e ka krijuar njeriun nga balta dhe veçoria e baltës është, se ajo ndikohet nga faktorët e jashtëm. Kështu, në një ambient të nxehtë ajo bymehet, ndërkohë që në ambient të ftohtë tkurret. Po kështu edhe njeriu ndikohet nga faktorët e jashtëm. Sëmundjet, uria, etja, udhëtimet etj... ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e njeriut. Prandaj, personi që merret direkt me edukimin e këtij njeriu, duhet t`i ketë parasysh këto luhatje.
Ndodh shpesh herë, që fëmija ta refuzojë një sjellje apo vlerë, e cila është në interesin dhe dobinë e tij. Ne duhet të përpiqemi me të gjithë format, derisa fëmija ta përftojë dhe thithë këtë sjellje dhe vlerë. Padyshim, që diçka e tillë është art dhe këtë art më së miri e gjejmë të mishëruar në jetëshkrimin dhe traditën e profetit Muhamed a.s. Për të treguar rëndësinë e edukimit në mënyrë graduale dhe të shkallëzuar, do të tregojmë një histori të ndodhur në Argjentinë. Personazhi kryesor i historisë është një musliman me emrin Muhamed, i cili jeton në Argjentinë që prej tridhjetë e pesë vitesh. Ai është nga personat e parë, që hodhën gurët e themelit të veprimtarive islame në Argjentinë. Vetë ai tregon: ”Shumica e muslimanëve që kanë emigruar në Argjentinë, patën harruar gjithçka që kishte të bëjë me fenë. Atyre nuk u kujtohej asgjë nga feja, përveç emrave të tyre.
Në xhaminë që kemi ngritur, numri i personave që vijnë të falen është shumë i ulët. Një ditë, në xhami hynë katër vajza të veshura me rroba shumë të shkurtra. Kur i pa me këtë veshje, imami i xhamisë u kërkoi të dalin jashtë. Unë ndërhyra dhe pasi e korrigjova sjelljen e imamit, i pyeta vajzat se përse kishin ardhur. Ato më thanë: ”Kemi ardhur të falemi”! Unë u thashë: ”Atëherë urdhëroni, faluni”! Imami ndërhyri përsëri dhe u tha: ”E çfarë namazi do të falni ju me këtë veshje?! Namazi juaj nuk ka asnjë vlerë”. Unë iu drejtova imamit dhe i thashë: ”Të lutem më lër mua të merrem vesh me to”! Pas pak, i thirra këto katër vajza adoleshente dhe u thashë: ”A dëshironi që para se të faleni të vishni diçka më të gjatë”?! Ato më thanë: ”Jo, ne duam të falemi kështu siç jemi”! I pyeta: ”Mirë, por mos është hera e parë që faleni”?!
10
Ato u përgjigjën: ”Po, është hera e parë që duam të falemi”. Unë u thashë: ”Atëherë nuk prish punë, faluni si të doni”! Ndërkohë që ato faleshin, imami ziente përbrenda. Unë i kërkova të tregohej më i duruar. Pasi vajzat përfunduan, unë u fola pak rreth fesë dhe ato u larguan. Kjo i bëri, që të vijnë dhe të nesërmen për t’u falur. Të nesërmen përsëri u falen po me ato rroba të shkurtra dhe refuzuan të veshin diçka tjetër më të gjatë. Unë fillova ti forcoj lidhjet me këto vajza dhe për një muaj rresht, ato filluan të falen dhe i dëgjonin bisedat e mia me interes. Këto katër vajza, janë përgjegjëset e veprimtarive dhe aktiviteteve me gratë në Argjentinë”. Ne duhet të ndërgjegjësohemi, që procesi edukativ ndryshon nga një vend në tjetrin. Ai që edukon dhe edukohet në vendet arabe, ndryshon nga një që edukohet në perëndim dhe këta të dy ndryshojnë nga dikush, që edukohet në Azinë e largët. Prandaj në procesin edukativ ne duhet të kemi parasysh shkallëzimin, kohën, vendin dhe personin. Është e gabuar, që për një sjellje të gjykojmë njëlloj, duke e shpërfillur kohën, vendin dhe individin. Përgatiti A. Kalaja
11
Praktika islame
ÇFARE TË BËJMË ME NDJENJAT E FËMIJËS?
Zemra e fëmijës është foleja e ndjenjave të tij. Si prindër detyra jonë është t’i mbajmë këto zemra të buta. Në një hadith Profeti ynë i ndritur (s.a.v.s.) thotë: “Allahu e ka ndarë mëshirën e Tij në 100 pjesë. Nga këto 99 i ka mbajtur për vete dhe një pjesë e ka shpërndarë në Tokë. Me këtë pjesë mëshirohen krijesat me njëra – tjetrën aq sa edhe kali e ngre potkoin për të mos e vrarë të voglin e tij.” Nga hadithi kuptohet qartë se mëshira duhet të qëndrojë në themel të edukimit të fëmijëve. Si mund të rrisim fëmijë me zemra të mëshirshme dhe të buta? A duhet të zhdukim emocionet negative dhe duhet të nxitim vetëm ato pozitive? Udha që hap përpara kjo temë është shumë e gjërë dhe e mahnitshme. Është arti i të qënit nënë. Vetëm një qenie si nëna është pajisur me ndjenja delikate që të mund të ushqejë me dashuri të mjaftueshme një qenie tjetër së cilës ajo po i vjen në ndihmë. Po si po i vjen në ndihmë? Mos vallë duke e ushqyer me gjirin e saj? Shumë më tepër se kaq. Ajo gjatë këtij procesi realizon sinkronizimin e zemrave të dy qenieve po ashtu edhe sistemet e tyre nervore. Allahu i Madhëruar e ka thënë në Kur’an se gjidhënia për fëmijën duhet të zgjatë 2 vjet. (Sure Bekare) Brenda kësaj periudhe përfundon së formuari në trurin e fëmijës organi i alarmit – amigdala e cila formohet kur fëmija është vetëm një vit e gjysëm. Është pikërisht ndjenja e sigurisë guri i themelit për të patur në të ardhmen fëmijë me zemra të buta. Si krijohet ndjenja e sigurisë? E thënë shumë shkurt përgjigjja në kohën e duhur të nevojave të tij shpirtërore. Duhet të vëzhgojmë pak më në brendësi. Për shembull, çfarë ndodh me fëmijën tim kur unë jam larg tij me orë të tëra?
12
Ne këtyre pyetjeve i largohemi sa më shumë të jetë e mundur sepse kemi një familje që nuk na mbështet, dhe një shoqëri që na nënvlerëson, atje ku numërohen vetëm tringëllimat e metalta të lekut i cili qëndron si barierë mes nesh dhe fëmijëve tanë. Një shoqëri që nuk investon për rrënjët kërkon të hajë frutat. E çuditshme pastaj kur merremi me sjelljet problematike?! Imam Gazaliu ka thënë: “Allahu i Madhëruar e ka bërë shpirtin e fëmijës si një diamant të paprerë. Përgjegjësia e prindërve është ta presin këtë diamant në një formë që e kënaq Allahun.” E si mund të pritet ndryshe diamanti vetëm se delikatesë dhe butësi? Që të shpjegojmë se si mund të arrijmë deri tek zemrat e buta duhen shumë fjalë të cilat do të përpiqem t’i përmbledh shkurt nëpërmjet një procesi që ka 5 shkallë sipas Prof. Dr. Gordon Neufeld, një nga liderët e psikologjisë së zhvillimit: Ato janë: 1. Shprehja 2. Emërtimi 3. Përjetimi 4. Përzjerja 5. Reflektimi. Të gjitha këto shkallë duhet të përshkohen nga fijet e padukshme të atashimit me fëmijën. 1.Shprehja e emocioneve. Rryma e re që po përhapet sot në psikologjinë e zhvillimit, nisur me Prof. Dr. Allan Schore, që njihet si Ajnshtajni
13
i neuroshkencës, për të vazhduar me Prof. Dr. Gordon Neufeld me postulatin e tij: “Emocionet janë motorri i maturimit,” është një udhë e gjatë e studimit të trurit i cili nuk i ka çuar ata veçse tek burimi – zemra. Shkencëtarët tashmë e kanë vërtetuar atë që ka thënë Allahu në Kur’an në shumë e shumë vargje. Zemra është vendi ku krijohen emocionet. (Mendjes i duhet 5-10 sekonda për të kuptuar atë që ndjen zemra.) Çfarë duhet të bëjmë ne si prindër që kemi një fëmijë që i shpreh të gjitha emocionet që ndjen? Allahu i Lartë me urtësinë e Tij i ka bërë fëmijët sprovë për ne. Në vitet e para të jetës së tyre ata shprehen me anë të sjelljes e cila është kanal komunikimi. Mirëpo kjo sjellje për ne është e papr a nu e s h m e si rezultat ... edhe ndjenjat e fëmijës. Të gjithë e dimë parimin e tenxheres me presion. Sa më lehtë të dalë avulli më mirë. Për t’u shprehur të gjithë kemi nevojë për një ambient që na pranon, ku ne ndihemi të sigurt larg paragjykimeve dhe ftohtësisë. Në një ambient të ngrohtë ku ne e ndjejmë se na duan dhe ndihemi të vlerësuar ne shprehemi lirshëm, pa pengesa. Si duhet të veprojmë me fëmijët në mënyrë që ata t’i shprehin të gjitha emocionet që i ka krijuar Allahu i Madhëruar? Hapi i parë drejt kësaj është pranimi i emocioneve, qoftë pozitive, apo negative. Ato janë pjesë e mrekullisë së
Allahut dhe arti ynë si prindër. Ne duhet t’i ftojmë fëmijët t’i shprehin ato dhe jo t’i ndalojmë. Hapi i tretë nënkupton ndihmën që duhet t’i japim ne fëmijëve kur përjetojnë emocione negative në përballjen me to. Në periudhën kur fëmijës i mungojnë fjalët por shprehet vetëm me komunikimin joverbal, që mund të jetë nga 0- 2 vjeç mesatarisht sinjalet joverbalë që 7 lloje (kontakti me sy, shprehja e fytyrës, toni i zërit, qëndrimi, gjestet, përsëritja në kohë dhe intensiteti i përgjigjes sipas Prof. Dr. Daniel Siegel “Janë ushqimi më i mirë për fëmijën.” Ai thotë: “Nëse e gjithë bota do të dinte të komunikonte në mënyrë joverbale, do të kishim një botë më të mirë.” Të qenit të sinkronizuar me fëmijën i jep mbështetje kur përjeton inat, mërzi, trishtim, etj. Thënë ndryshe një gjuhë zemrash. 2. Hapi i dytë drejt pjekurisë emocionale është emërtimi. Ato që ndjen fëmija ne t’i përkthejmë me gjuhën e fjalëve në mënyrë që të krijohet një përputhje midis asaj që ndjen fëmija dhe fjalëve që kemi ne për emocionet. Për shembull kur e shohim të shqetësuar t’ia mësojmë fjalën shqetësim. Kjo kërkon sërish sinkronizim, depërtim në thellësi të shpirtit të tij apo të saj, lexim në brendësi. 3. Përjetimi i ndjenjave. A është mirë që fëmijës t’ia mohojmë përjetimin e ndjenjës së inatit, mërzizë, kundërshtimit, frikës, etj? Për të gjitha këto ndjenja edhe të tjera nevojitet një mburojë. Mburoja është atashimi me nënën, babain dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Ajo është liria për t’i përjetuar ato por, duke qënë i kuptuar deri në deje nga një krijesë tjetër. E kush mund të ishte më mirë se sa nëna? Dhe e vërteta tjetër është se të gjitha këto duhet të përjetohen nga fëmija por sekreti është se në 7 vitet e para fëmijët janë shumë të ndjeshëm dhe përjetimi i ndjenjave negative vazhdimisht le pasoja të cilat ndikojnë sistemin e brishtë në të gjitha drejtimet sipas studimeve. 4. Përzierja. Tasi i përzierjes së emocioneve është korja paraballore e trurit. Që të përzihen emocionet ato së pari duhet të ndihen, të përjetohen dhe të njihen lehtë. (për këtë nevojiten 3 hapat që sapo përshkruam) Periudha kur fëmijët përjetojnë dy apo më shumë emocione në të njëjtën kohë është periudha 5 – 7 vjeç sipas psikologjisë së zhvillimit. “Korja paraballore lidh gjithçka me gjithçka tjetër (dmth të gjitha pjesët e trurit me njëra – tjetrën).” – thotë Prof. Dr. Daniel Siegel. Po ashtu Profesori i nderuar në një ligjëratë dhe në librat e tij shprehet se korja paraballore tek fëmijët formohet në sajë të marrdhënieve me prindërit. Arti i prindërimit qëndron në përzierjen e emocioneve tek fëmija, ashtu si piktori që përzien ngjyrat me delikatesë, nuancat më të holla di t’i dallojë dhe t’i formojë, pikërisht prej të kundërtave. Po ashtu, prindërit, nga hidhërimi
14
që ndjen fëmija për lodrën e rrëmbyer nga i vëllai dhe dashurinë që ka për të, të formojnë ndjenjën e vetkontrollit por kjo në situatë të qetë, në kontekstin e atashimit, kur marrëdhëniet janë të mira, fëmija është më i qetë dhe larg “incidentit”. Në kohë stresi qendra e arsyetimit pushtohet nga hormonet, memorja afatshkurtër stopohet dhe fëmija nuk mendon dot qartë. 5. Hapi i pestë që krijon pjekurinë emocionale është reflektimi. Kjo do të thotë ta veçosh fëmijën nga ndjesitë e tij, ai është ai që është, por ka momente që ndihet kështu. Gjithashtu duhet të mbështesim të qënit me dy ndjenja në të njëjtën kohë, ashtu siç ndihemi edhe ne herë pas here. Duhet të diferencojmë ndjenjat nga vlerat, (çfarë është e mirë dhe e keqe) apo besimet, (çfarë është e vërtetë ose jo) dhe t’i krijojmë mundësi fëmijës t’i përjetojë njëkohësisht të kundërtat në mënyrë që të krijohet pjekuria emocionale. Kështu ai do të meditojë mbi mënyrën se si ndihet, peshorja do të vendoset në mendjen e tij. Që t’i realizojmë të gjitha këto ne duhet kemi parasysh marrëdhënien tonë me ndjenjat e fëmijës e cila çon në marrëdhënie të fëmijës me ndjenjat e tij e më pas në sjelljen e tij me njerëzit. Gjuha e ndjenjave nënkupton shprehjen, të kuptuarit, emërtimin, normalizimin, vëzhgimin, mbrojtjen, leximin e saktë, mbështetjen, dhe më pas përzierjen dhe reflektimin. Të gjitha këto me durim e mëshirë. Lidhja e ngushtë me fëmijën Profeti Muhammed (s.a.v.s) ka thënë: “Të gjithë ju jeni përgjegjës.....gruaja është përgjegjëse për shtëpinë dhe fëmijët.” Investimi në krijimin e një lidhje të fortë me fëmijën vjen vetëm duke kaluar kohë me të në moshën kur ai është më i ndjeshëm, kur ka më tepër nevojë dhe kjo nevojë ia kalon edhe asaj për ushqim. Është ushqimi shpirtëror ai që qëndron në themel të edukimit të tij. Ndarja e kësaj përgjegjësie me njerëz të tjerë, gjatë periudhës 0-7 vjeç, siç pohojnë psikologët, qëndron në rrënjë të problemeve të shumta të përhapura tek fëmijët sot. Studimet janë aq të shumta sa nuk numërohen. Vetëm se ka një problem: ne duhet të ndërgjegjësohemi për një fakt të cilin sot bota po ia kupton vlerat. Ne vlerat i kemi nga Kur’ani dhe Sunneti por po i hedhim ato si një pallto e vjetër. Bota po zjen si një kazan i madh nga studimet, duhet vetëm t’i kërkojmë ato. Bota po e kërkon gruan dhe nënën që të shërohet nga plagët e shumta që po e mundojnë. Omeri r.a. tha para 1400 e ca vjetësh: “7 vitet e para luaj...”. Loja nënkupton mëshirë dhe sinkronizim të plotë me nevojat e zemrës. E si mund të mësohet gjuha e zemrës veçse nga një tjetër zemër? Si përmbyllje të kësaj teme po citoj sërish një shprehje të Prof. Dr. Gordon Neufeld thënë shumë bukur: “Ne nuk mund të jemi prindër dhe as mësues të një fëmije zemrën e të cilit nuk e kemi në dorë.” Shkroi: Marsela Tarelli
15
Këndvështrim
A MOS VALLË
ÇFARË I RREGULLON SJELLJET E NJERIUT DHE E ORIENTON ATË DREJT OBJEKTIVAVE TË MIRËPËRCAKTUARA?
ËSHTË LIGJI? “Jeta në shoqëri nuk mund të funksionojë pa ndihmën dhe marrëdhëniet e ndërsjella të pjesëtarëve të saj, të cilat rregullohen mbi bazën e një ligji, i cili nga ana e tij nuk mund të jetë i pavarur nga pushteti i ndëshkimit dhe sanksionit, që e bën atë të zbatueshëm dhe efektiv. Duhet ta theksojmë se nuk ka fuqi në tokë që mund të barazohet me fuqinë e besimit, apo të krahasohet me të në respektimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve shoqërore, qëndrueshmërinë e shoqërisë dhe sigurimin e premisave të qetësisë dhe prehjes. E fshehta e gjithë kësaj qëndron në faktin se njeriu dallon nga gjallesat e tjera, nga fakti se sjelljet dhe veprimet e tij, komandohen nga diçka që nuk mund të perceptohet as nga syri e as nga veshi, që nuk mund të zotërohet dhe që nuk lëviz nëpër deje. Është një kuptim i thellë shpirtëror, që ndryshe quhet mendim dhe besim. Një pjesë e njerëzve, (e ka fjalën për marksistët), gabojnë rëndë kur mendojnë se mendimi dhe besimi nuk ndikojnë në jetën materiale, bile sipas tyre është kjo e fundit që ndikon tek to.
16
Sigurisht, njeriu komandohet nga brendia e tij dhe jo nga ana e jashtme. Ligjet dhe rregullat e shoqërisë nuk janë të mjaftueshme për të ngritur një qytet me vlera, që respekton të drejtat dhe zbaton detyrat në mënyrën më të mirë. Këtë gjë e bën vetëm frika nga ndëshkimi fizik, moral apo material, që e bëjnë njeriun të mos ndjejë kurrë qetësinë e dëshiruar. Është krejt e gabuar të mendojmë se zhvillimi dhe përparimi i shkencave dhe teknologjisë, është i mjaftueshëm për të arritur paqen dhe zhvillimin e dëshiruar, pa pasur nevojë për edukimin moral dhe fetar të njeriut. Kjo, ngaqë shkenca është thikë me dy tehe, nga njëra anë prish dhe dërrmon dhe nga ana tjetër ndreq dhe riparon, ndaj është e domosdoshme të përdoret mirë dhe të drejtohet në dobi të njerëzimit, e jo për qëllime të mbrapshta. Dhe këtë orientim ajo e gjen vetëm te bindja dhe besimi.”
Dr. M. Abdullah Dirazi
17
Shumë gjëra që nuk dimë për
HËNËN
Madhështi
Falenderimi i takon Allahut, Mëshiruesit Mëshirëbërësit. Madhështorit,të Urtit Sa madhështore është pozita Jote !? Sa e shumtë është bamirësia Jote !? Sa e madhe është falja Jote !? Sa i qartë është argumenti Yt !? I Dlirë nga mangësitë është Allahu, sa numri i krijesave që ka krijuar në qiell. I Dlirë nga të metat është Allahu, sa numri i krijesave në tokë. Larg nga të metat është Allahu, sa numri i atyre që ndodhen mes tyre. Larg nga të metat është Allahu , sa numri i gjërave që Ai krijon. Atij i përket Madhështia dhe Lartësia. Ai është i Gjithëfuqishmi ,i Urti Paqja, lavdërimet janë për të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.
Hëna
Përshkrimi i saj është i bukur, emri saj është i mirë, me të përshkruhet bukuria, kur përshkruan diçka të bukur thua : si hëna. Kush është hëna? Kush e ka formuar? Kush ja dha këtë bukuri?- Hëna është një yll i vogël në përmasa , krahas të tjerëve, ajo pason tokën. Ajo është larg nesh 240 mijë milje. Allahu e ka përshkruar se ajo është dritë. Ajo është dritë që reflekton nga dielli. Ndryshimi mes saj dhe diellit është , se dielli ka dritë në vetvete, që buron nga një trup që shkëlqen për shkak të temperaturës, ndërsa drita e hënës reflekton prej diellit.Për këtë ka thënë Allahu i Lartësuar: “Ai e ka bërë Diellin burim drite, kurse Hënën e ka bërë të shkëlqejë, duke i caktuar asaj fazat, që ju të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës.” Ka thënë Allahu për mirësinë e tij që ka vendosur hënën dhe diellin në Qiell, thotë: “dhe në të e ka bërë Hënën dritë, kurse Diellin e ka bërë fener”
Larg nga të metat është Allahu i Cili i dha hënës dritë. Dhe diellin e ka bërë fener. Për ndryshimin e dritës së çdo njërit prej tyre, Allahu kësaj hëne i ka caktuar pozicione. Ajo ecën në pozicionet e saj me përpikmëri të habitshme, për të përllogaritur kohën, për përcaktimin e ditëve muajve dhe viteve. “ Që ju të dini numrin e viteve dhe njëhsimin e kohës.” Allahu na ka zbuluar se si i ka dhënë hënës pozicione të përcaktuara, në kohë, në vend dhe formë, ajo nuk e tejkalon atë asnjëherë. Allahu i Lartësuar Ka thënë : “ Hënës i kemi caktuar faza; ajo përditë hahet e bëhet si rremi i përkulur i hurmës.” Ai e ka përcaktuar udhëtimin e saj në faza që shfaqet çdo natë ; ajo nuk i tejkalon ato. Allahu i ka caktuar këto faza, ku netët e para duket e vogël gati nuk shikohet, pastaj ajo rritet. Atëhere ajo bëhet gjysëm hënë e më pas e plotë.
18
Pastaj kthehet dhe zvogëlohet nga pak,derisa të bëhet si rremi i përkulur i hurmës në vogëlsi dhe përkulje dhe në vogëlsi. Larg nga të metat është Allahu,Madhështori. Për rëndësinë e hënës ka zbritur Allahu i Lartësuar një sure me emrin” Surja e Hënës”. Poetët kanë recituar poezi për bukurinë dhe pamjen e saj. Kjo hënë rrotullohet në një rreth të bardhë rreth tokës, në 29-të ditë dhe gjysëm dite përafërsisht. Ajo është kalendari i muajit hënor ecën me një shpejtësi që llogaritet të jetë 2270 milje në orë. Shikoje hënën në këtë hapësirë të madhe, përpikmëri dhe sistem, krijim madhështor i pa shembullt. Në këtë univers të gjerë notojnë yjet dhe galaktikat, prej tyre është dielli dhe hëna. Ato notojnë një sistem të përkryer, ato nuk përplasen, ato nuk ja kalojnë njëra-tjetrës. Kur vjen pushteti i njërës largohet pushteti tjetrës. Ka thënë Allahu për këtë mrekulli të pa shembullt në gjithësi: “ Dielli sillet në drejtimin e vet të caktuar. Kështu e ka paracaktuar i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi. Hënës i kemi caktuar faza, ajo çdo ditë hahet e bëhet si rremi i përkulur i hurmës. As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën e as nata nuk mund t’ia kalojë ditës; të gjitha lundrojnë në orbitat e veta.” Ato lundrojnë me preçizitet dhe sistem, ato i ka krijuar i Gjithëdijshmi, Krijuesi. I lavdëruar është Allahu Madhështori. “I Cili e ka stolisur qiellin me yjësi dhe ka vënë në të një Kandil të ndritshëm dhe një Hënë që ndriçon.”
19
Marrë nga libri : S. Al Beddeuij
Kur NDALESAT bëhen lejesa dhe kalohen
Argument
KUFINJTË
ËNJESHTRA është prej mëkateve të mëdha. Si mund të ndjhet dikush
që parapërgatit shumë ditë para që me datë 1 Prill të thurë një rreng qoftë edhe për familajrët, miqtë e shokët. përse kjo?- Shumëkush thotë për lojë dhe argëtim, por ka ndodhur që janë frikësuar njerëz, deprimuar madje dhe vdekur nga një gënjeshtër e tillë ose nga një iks lajmëtar i keq. Allahu i Madhëruar ka thënë: “ S’ka dyshim se Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me të këqija dhe është gënjeshtar.” (Gafir; 28) Gënjeshtra është një ves i urryer, një cilësi e keqe, një vepër e ulët, por fatkeqësisht edhe dukuri e përhapur pothuajse në të gjitha mjediset shoqërore si: në biseda, takime, punë, marrëdhënie të ndryshme ndërnjerëzore, tek mediat elektronike e të shkruara, tek artistët dhe humoristët etj. Është bërë e pamundur që asaj t`i shpëtojnë i vogël a i madh, mashkull a femër, dhe të gjithë njerëzit në përgjithësi, përveç atyre që i begatoi Allahu me mirësinë e Tij. Gënjeshtër llogaritet çdo fjalë që nuk është e vërtetë, qoftë duke e thënë për shaka ose seriozisht, kur je i nevrikosur, apo për t’i bërë të tjerët që të qeshin. Gënjeshtra bën pjesë në mëkatet e rënda dhe të mëdha, mëkate të cilat mund të shkaktojnë pasoja të paparashikueshme negative. Kjo është një prej veseve negative të gjuhës. Se sa ë shtë e dëmshme gënjeshtra, më së miri na vërtetojnë ajetet kuranore dhe hadithet e Pejgamberit a.s., në të cilat gjykohet ashpër ky mëkat i madh. Kështu, Allahu u Lartmadhëruar, në një ajet në librin i Tij, thotë se nuk do ta udhëzojë në rrugë të drejtë atë që gënjen: “...S’ka dyshim se Allahu nuk udhëzon në rrugë atë që e tejkalon dhe është genjeshtar”. Gafir, 28. Nga cilësitë e besimtarëve të vërtetë dhe të sinqertë, Allahu xh.sh. numëron edhe largimin nga gënjeshtra dhe dëshmia e rrejshme. Ai thotë: “(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet”. (El Furkan, 72) Mjafton të shikojmë ajetin, në të cilin Allahu i Mëshirshëm, në një shkallë vendos idhujtarinë dhe të folurit e rrejshëm, me qëllim që ta kuptojmë se sa mëkate të mëdha janë gënjeshtrat, premtimi i rrejshëm dhe dëshmia e rrejshme: “...pra largohuni nga ndytësitë e idhujve dhe largohuni prej fjalëve të rrejshme”. (El Haxhxh, 30)
20
I dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë gënjeshtra te çon në punë të këqija,e punët e këqija të çojnë në zjarr. Njeriu vazhdon të gënjeje derisa te regjistrohet tek Allahu si gënjeshtar” (Buhariu dhe Muslimi). Gjithashtu i dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Shenjat e munafikut janë tre: Kur flet gënjen; kur premton e thyen premtimin; kur i besohet një amanet nuk e mban”. (Buhariu dhe Muslimi) Gënjeshtra është prej sëmundjeve më të rënda që mund të përfshijnë një shoqëri, është vesi me pasoja negative më të mëdha, sepse nuk mund të imagjinohet një shoqëri e mirëfilltë dhe e bazuar në marrëdhënie të shëndosha ndërnjerëzore - me gënjeshtra. Sa urrejtje dhe armiqësi në mes njerëzve kanë shkaktuar gënjeshtrat?! Sa e sa njerëz kanë humbur besueshmërinë e tyre tek njerëzit e tjerë vetëm për shkak të gënjeshtrave që bëjnë?! Islami e ndalon gënjeshtrën, këtë sëmundje të keqe, veti të shëmtuar dhe të urryer nga çdo njeri me mendje dhe arsye të shëndoshë. Ajo ka pasoja të këqija. Shpeshherë edhe fatale. Allahu në Kuran thotë: “Mallkuar qofshin gënjeshtarët!” (Edh- dharijat, 10) Gënjeshtari është njeri i padëshiruar nga të gjithë dhe, në të njëjtën kohë, edhe njeri i pabesueshëm. Pejgamberi a.s. ka mohuar kategorikisht se besimtari mund të jetë genjeshtar! Një ditë, tek po qëndronte me shokë, Muhamedi a.s. u pyet prej njërit prej të pranishmëve: “A mund të jetë besimtari frikacak?” Ai u përgjigj: “Po”. Ai pastaj u pyet: “A mund të jetë besimtari koprrac?” “Po”, - u përgjigj ai. Pastaj u pyet: “A mund të jetë besimtari gënjeshtar?” “Jo”, - u përgjigj ai. Se sa janë të urryer gënjeshtarët tek Allahu nesër në Ditën e Gjykimit na tregon Ebu Hurejre r.a., i cili e kishte dëgjuar Pejgamberin a.s. duke thënë: “Allahu në Ditën e Gjykimit nuk do të shikojë tre persona, as që do të flasë me ta, nuk do t’i pastrojë nga mëkatet, ata do të marrin dënimin e ashpër:” Plaku zinaqar, udhëheqësi që gënjen, dhe i varfëri mendjemadh”. (Muslimi) Edhe Pejgamberi a.s. e urrente këtë ves, për kete na tregon më së miri Aisheja r.a. që thotë: “I Dërguari i Allahut asnjë ves nuk e ka urryer më shumë sesa gënjeshtrën. Kur dikush gënjente në prezencën e tij, Pejgamberi a.s. ndaj atij personi ndiente një lloj pakënaqësie, derisa nuk e kuptonte se ai njeri, për shkak të asaj gënjeshtre, të ishte penduar”. E lusim Zotin e Madhëruar të na bëjë prej të sinqertëve në mënyre që të fitojmë kënaqësinë e Tij.
21
Përgatiti: Shpresa Koci
EDUKATA ME VAJZAT AFËR
MBULESËS SË TYRE
Përtej
Çdo prind por kryesisht ai musliman dhe besimtar në Zotin dhe rregullat e tij së bashku me gëzimin për rritjen e fëmijëve duhet të përgatisë veten dhe fëmijët edhe për impenjime më serioze kryesisht për vajzat kur mosha e tyre vjen aq sa të jenë gati për mbulesë. Fëmijët sot ecin e rriten shpejt së bashku me hapat që hedh shoqeria dhe teknologjia. Ato njihen me dëshirat, ëndrrrat e tyre, me shijet e preferencat që në vegjëli dhe më pas tek rriten, ata duhet të mësojnë se përveç të drejtave, dëshirave e shijeve, duhet të ketë edhe detyra që duhen kryer mirë dhe të përmbushen ashtu siç duhet. Në këtë aspekt çdo njeri sikur stepet dhe i duhet të mendojë më gjatë se sa për një të drejtë që ia njeh vetes apo moshës. Në fakt duke njohur kohën dhe veten , shoqërinë, prindërit, por edhe vetë Zotin me mirësitë që njerëzit gëzojnë nga cilësitë e Tij si Krijues , ne duhet të përgatitemi që të bisedojmë dhe këshillojmë vajzat si për fillimin e namazit të rregullt, por edhe për mbulesën e rregullt islame. Po ashtu edhe djemtë e kësaj moshe kanë këshillimin për faljen, agjërimin dhe urdhëresat e tjera të Zotit sipas rasteve përkatëse. Afrimi tek fëmijët me këshilla prindrore nuk është se ka efektet e tij të çuditshme se sa qëndrimi i shumtë me ta, shoqërimi, atashimi, dëgjimi i fjalës së tyre, i ndjenjave dhe dëshirave. Sot sfida më ë madhe e prindërimti është se ka fëmijë që gëzon shëndet të plotë dhe të gjitha mirësitë e tjera, por nuk bindet - bindja është një proces pjekurimi që tregon shumë për personalitetin e një njeriu që e shoqëron gjatë gjithë jetës, por tregon shumë e më shumë edhe për fëmijët besimtare të prindërve besimtarë. Kjo pasi shumë shpejt mund të bëhet lidhja logjike se nëse kemi fëmijë që nuk na binden ne prindërve- atëherë rrjedhimisht do të kemi fëmijë që nuk do t’i binden as Zotit të tyre në urdhëresat dhe rregullat e besimit. Ndaj edhe në këtë temë do të trajtojmë një aspekt - atë të bindjes së fëmijëve për të përqafuar një ndryshim të tyre fiziologjik, psikologjik, social etj, që shoqërohet me shtimin e disa urdhërsave siç është mbulesa. Mbulesa dhe çdo urdhër tjerër vjen pas një rregulli të caktuar apo pas disa pikave referuese ku të mësojmë se si kryhet një vepër në mënyrë që ajo të pranohet tek Pranuesi i veprave të mira.
22
Për fëmijët që kanë nënat e tyre me mbulesë, ky proces duhet të vijë natyrshëm, por jo gjithnjë ndodh të jetë i lehtë atashimi nënë-bijë në këtë aspekt, ashtu siç edhe nuk është e thënë se në familje kur fëmija rritet nga një nënë pa mbulesë, dëshira e saj për mbulesë të jetë më larg. Në të dy anët ka gjëndje evazive, por lusim Zotin të rrisim vajza që dinë dhe dëshirojnë të vishen ashtu siç janë urdhëruar dhe lusim të ketë nëna që dinë t’ia zbukurojnë pranimin e kësaj urdhërese vajzave të tyre. Ndaj edhe mbulesa islame për vajzat dhe gratë ndërtohet mbi disa rregulla: 1. Mbulesa e femrës duhet ta përfshijë tërë trupin, bazuar në ajetin Kur’anor: “le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre...”. (el-Ahzab, 59). 2. Mbulesa të mos jetë e tejdukshme, sepse nuk mund të mbulohesh me një mbulesë që është e tejdukshme, e nëse vepron kështu, atëherë ajo mbulesë në realitet ajo është zbulesënë fakt ndihesh e zbuluar. Muhammedi (s.a.v.s.) ka thënë: “Në fundin e ummetit tim do te ketë gra të mbuluara, por të zbuluara. Kokat e tyre do t’i kenë sikur gungat e deveve. Mallkoni ato, sepse ato do të jenë të mallkuara. Ato nuk do të hyjnë në Xhennet, e as qe do ta ndiejnë erën e tij, ndërkohë që era e tij ndihet aq larg” (Koment nga Ibn Kethir ). Pra, ky është argumenti se veshja e një rrobe të tejdukshme konsiderohet si mëkat i madh. 3. Mbulesa duhet të jetë e gjerë, sepse qëllimi i saj është pengimi i fitnes (ose nxitjes së epsheve ndër meshkuj) si dhe fshehja e formës së trupit. Usame ibn Zejdi r.a. thotë: “Muhammedi alejhi selam më dhuroi një veshje të trashë egjiptiane, të cilën ia kishte dhuruar Dihjetul-Kelbiu, e unë ia dhashë gruas sime që ta veshë. Një ditë Muhammedi më tha: “Përse nuk po të shoh duke e veshur atë veshje egjiptiane”? - I thashë: “Ia dhashë atë gruas sime”. Ai tha: “Urdhëroje që të veshë diçka nën të, se kam frikë mos po ia përshkruan formën e eshtrave të saj”.
23
4. Mbulesa të mos jetë e parfumosur: Zejneb el-Thakafijjeh transmeton se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka thënë: “Nëse ndonjëra prej jush (grave) shkon në xhami, mos të hedhë ndonjë parfum”. 5. Mbulesa të mos i përngjajë veshjes së burrave: Ebu Hurejra r.a. ka thënë: “I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) mallkoi mashkullin i cili vesh rrobat e femrës dhe femrën që vesh rrobat e mashkullit”. Abdullah ibn Amr ka thënë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s.a.v.s.) duke thënë: “Ata nuk janë nga ne, gratë që imitojnë burrat dhe burrat që imitojnë gratë”(3). Nga kjo që u theksua më lartë, qartë kuptojmë se mbulimi i femrës duhet t’i përfshijë këto që vijon: - të jetë i mbuluar tërë trupi, përveç pjesëve që janë të dukshme, e ato janë fytyra dhe duart, - rrobat duhet të jenë të gjëra dhe të mos puqen për pjesët e trupit, - rrobat duhet të jenë të dendura dhe të mos jenë të tejdukshme, - veshja nuk bën të jetë për ekspozim dhe mburrje, - rrobat të mos jenë të parfumosura, - rrobat të mos u ngjasojnë atyre të meshkujve dhe të pabesimtarëve. Intelektuali dhe mendimtari islam prof. dr. Bekir Topaloglu në lidhje me mbulesën e femrës në librin e tij “Gruaja në Islam” thotë: “Thënë shkurt, gruaja muslimane është e obliguar t’i mbulojë të gjitha pjesët e trupit, përveç fytyrës dhe duarve deri në kyç të dorës. Kjo s’është e thënë të bëhet me çarçaf. Përkundrazi, kjo duhet të jetë si shembull për gratë tjera - pastër e thjeshtë dhe bukur e mirë. Një grua e këtillë përhap respekt e jo epsh ndjellës. Këtë grua e lartëson Is¬la¬mi, e për të shpalli se Xhenneti është nën këmbët e saj. Aishja rrëfen për besimtarët e kohës së saj, se si i kanë respektuar urdhrat e Allahut, duke i braktisur shprehitë e vjetra dhe modën: “Për Zotin, unë nuk kam parë gra më të virtytshme se gratë ensare, në pikëpamje të besimit në librin e Zotit dhe bindjes se Ai e ka zbritur Kur’anin. Kur
24
zbriti ajeti për mbulim, erdhën burrat e tyre tek ato dhe filluan të lexojnë ajetet që i zbriti Allahu. Të gjithë i lexuan këto urdhra për gratë, vajzat, motrat dhe personat tjerë. Të gjitha, pa përjashtim, u mbuluan me mbulesat e veta të leshta ose nga pambuku, duke i respektuar urdhrat e Allahut - dhe për namazin e mëngjesit të mbuluara qëndruan prapa të Dërguarit Allahut dhe dukeshin sikur në kokat e tyre të qëndronin laraska”. Megjithëse islami ua lejon femrave mbajtjen e gjërave që janë të ndaluara për meshkujt, meqë ato i takojnë vetëm natyrës femërore, ajo nuk i lë gratë të bëhen të lira e të enden vërdallë. Islami lejon femrës t’i mbajë ato sende që i takojnë natyrës së saj, por në të njëjtën kohë ia tërheq vërejtjen që të mos bëjë asgjë që mund ta shkatërrojë atë natyrë. Mënyra në të cilën gruaja duhet të vishet, të zbukurohet, të ecë, madje edhe të shkojë, është një çështje shumë delikate, ndërsa feja islame i kushton rëndësi të veçantë këtij problemi. Qëndrimi i islamit lidhur me këtë përqendrohet në mirëqenien e përgjithshme të të gjitha femrave. Islami i këshillon (dhe i urdhëron) që veçanërisht t’iu ndihmojë gratë ta mbajnë e ta zhvillojnë dinjitetin dhe nderin e tyre; të jenë larg fjalëve të kota apo pëshpëritjeve e fjalëve qëllimkëqija dhe larg mendimeve të dyshimta. Përgatiti: A. Muja
25
Dobitë që përfitohen prej salavateve që i dërgohen Profetit Muhamed
Për zemrat...
Hytbeja e xhumasë përgjithësisht duhet të fokusohet tek këshillat prekëse dhe zbutëse të zemrave! Imam el Karafij ka thënë: Duke qenë se zemrat e njerëzve “ndryshken” nga shkujdesja dhe gabimet e bëra, ashtu siç ndryshket hekuri, atëherë urtësia hyjnore ka caktuar një pastrim periodik (javor) të atij “ndryshku” nëpërmjet këshillave të hytbeve të xhumasë. 1- Bindje ndaj urdhërit të Allahut të Lartësuar. 2- Bashkimi i salavatit të tij me nderimin që i bën Allahu i Lartësuar atij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-, megjithëse ndryshojnë nga njëra - tjera; sepse salavati jonë ndaj tij, është lutje dhe kërkim, kurse salavati që i dërgon Allahu i Lartësuar atij është nderim dhe lavdërim. 3- Bashkimi me salavatet që i dërgojnë melaiket atij. 4- Përfitimi i dhjetë salavateve nga Allahu ndaj atij i cili i dërgon atij një salavat. 5- Allahu e ngre besimtarin në dhjetë grada. 6- I shkruan atij dhjetë të mira. 7- I fshihen atij dhjetë të këqija. 8- Shpresohet që atij t’i përgjigjet lutja kur e shoqëron me salavate para se të lutet, salavati e ngre lutjen tek Zoti i botrave të Lartësuar, (pasi ishte pezull mes qiellit dhe tokës para se të përmende salavatet). 9- Është shkak për ndërmjetësimin e tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- nëse i bashkëngjit me kërkimin e vendit të lartë për të, apo e përmend veçmas siç e përmendet në hadithin e Ruvejfi[1]. 10- Është shkak që të falen gjynahet.
26
11- Është shkak që Allahu t’ia largojë robit preokupimin e tij. 12- Është shkak që robi të jetë pranë tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të - ditën e gjykimit. E për ketë kemi përmendur më parë hadithin e Ibn Mesudit –Allahu qoftë i kënaqur prej tij-[2]. 13- Salavati zë vendin e sadakasë tek ai i cili nuk ka mundësi të japë sadaka. 14- Është shkak që robit t’i plotesohen nevojat. 15- Është shkak që Allahu dhe melaiket e Tij të dërgojnë salavate atij që dërgon salavate[3]. 16- Është pastrim për atë që e dërgon salavatin. 17- Është shkak që robi të përgëzohet me xhenet para vdekjes së tij, ka përmendur Hafidh Ebu Musa në librin e tij e në të ka përmendur një hadith. 18- Është shkak që të shpëtojë robi nga sprovat e ditës së gjykimit, e ka përmendur Ebu Musa dhe ka përmendur për të një hadith[4]. 19- Është shkak që Pejgamberi –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- t’i kthejë atij që i dërgon atij salavat. 20- Është shkak që personi të kujtojë atë që ka harruar[5]. 21- Është shkak që të parfumohen mexhliset, e mos të jetë dëshpërim për ta ditën e gjykimit. 22- Është shkak që të largojë varfërinë.[6]. 23- Largon prej robit emërtimin si koprrac nëse ai dërgon salavate kur dëgjon emrin e tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-. 24-Shpëton nga duaja që i bëhet kundra tij pa dëshirën e tij nëse ai nuk dërgon salavate kur përmendet emri i tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi te-. 25- Ajo e çon personin që dërgon salivate në rrugën e xhenetit, si dhe ia devijon rrugën atij që e lën atë. 26- Ajo të shpëton nga papastërtia e mexhlisit që nuk përmendet në të Allahu i Lartësuar dhe i dërguari i Tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-, e që nuk falenderohet në të Ai e as nuk dërgohen salavate ndaj të dërguarit të Tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të. 27- Është shkak në plotësimin e fjalës që ka filluar me falënderimin ndaj Allahut të Lartësuar dhe salavate mbi të dërguarin e Tij –paqja dhe nderimi i Alahut qoftë mbi të. 28- Është shkak që robi të ketë dritë në kalimin e urës mbi xhehenem, për këtë ka përmendur një hadith Ebu Musa dhe të tjerë. 29- Ajo e nxjerr robin nga ftohja. 30- Është shkak që Allahu i Lartësuar ta mbajë përmendjen e mirë ndaj robit që dërgon salavate tek banorët e qiellit dhe të tokës; sepse ai i cili dërgon salavate kërkon prej Allahut që ta nderojë dhe ta lavdërojë të dërguarin e Tij, kështu që edhe shpërblimi është nga e njëjta punë, patjetër që edhe atij t’i arrijë diçka e tillë që kërkon.
27
Përktheu : Abdurrahman Rama
Të parët tanë të mirë dhe Koha Prej mirësive të selefëve është dhe rëndësia që ata i kanë dhënë kohës duke e shfrytëzuar atë dhe urrejtja që kishin ta kalonin kohën në diçka që nuk është e dobishme në këtë dynja apo edhe në ahiret. Abdullah ibn Mesudi –Allahu qoftë i kënaqur prej tij- ka thënë: “Nuk mërzitem për diçka ashtu siç mërzitem për ditën që perëndon dielli, pakësohet jeta ime e unë mos të kem shtuar në të punët e mia”. Ebu Bekër ibn Ajash shprehej: “Nëse ndonjëri prej jush do t’i humbiste një dërhem do të rrinte duke thënë: Të Allahut jemi me iku një dërhem, por atij i ka ikur dita e tij dhe nuk thotë: Më iku dita ime, e çka punova unë në të?!”. Hamad ibn Seleme ka thënë: “Nuk kemi shkuar ndonjëherë tek Sulejman et-Tejmi në kohë adhurimi ndaj Allahut të lartësuar vetëm se e gjenim atë në adhurim, nëse ishte kohë namazi e gjenim atë në namaz, e nëse nuk ishte kohë namazi e gjenim atë duke marrë abdest, ose duke vizituar ndonjë të sëmurë, apo duke përcjellur ndonjë xhenaze, ose duke qëndruar në xhami. E shikonim atë që nuk kishte mundësi që të bënte gjynah ndaj Allahut të Lartësuar”. Ebu Derda –Allahu qoftë i kënaqur prej tij- ka thënë: “Ibn Adem! Ti nuk je gjë tjetër vetëm se disa ditë, e çdo ditë që kalon ikën një pjesë e jotja. Biri i Ademit ti prej ditës që ke lindur nuk bën gjë tjetër vetëm se shkatërron ditët e tua”.
Thesare të udhëzimit Transmetohet nga el Munkedir ibn Muhamed nga babai i tij se ka thënë: “Temim ed Darij –Allahu qoftë i kënaqur prej tij- flejti një natë pa falur namaz nate në të, dhe u fal një vit rresht pa flejtur natën si dënim për atë çka veproj”. Jahja ibn Muadh ka thënë: “Nata është e gjatë prandaj mos e shkurto atë me gjumin tënd, kurse dita është e pastër prandaj mos e bëj pis atë me gjynahet e tua”. Disa prej të parëve tanë kanë thënë: “Si të gëzohesh me dynjanë ku dita e saj shkatërron muajin e saj, e muaji shkatërron vitin, e viti shkatërron jetën. Si të të gëzoj ai i cili jeta e dërgon drejt vdekjes”. Hasen el Basri shprehej: “Ka takuar disa njerëz që ishin koprracë për kohën e tyre më shumë se sa për pasurinë e tyre”. Bekër el Muzenij ka thënë: “Nuk kalon ndonjë ditë që Allahu e nxjerr për banorët e dynjasë atë ditë vetëm se thotë (dita): Biri i Ademit! Më shfrytëzo mua, se ndoshta nuk do të kesh ditë tjetër pos ditës sime. Dhe nuk ka natë vetëm se thotë: Biri i Ademit! Më shfrytëzo mua, se ndoshta nuk do të kesh natë tjetër pos natës sime ”. Rebij ibn Sulejman ka thënë: “Imam Shafiu e kishe ndarë natën në tre pjesë: pjesën e parë shkruante, pjesën e dytë u falte, kurse pjesën e tretë flinte”.
28
Një person i drejtohet Amër ibn AbduKajsit dhe i thotë: “Qëndro të të them diçka. Ai i tha: Ndaloje diellin”. Hasen el Basri ka thënë: “Birit të Ademit ditën e gjykimit i shfaqen atij orët e jetës së tij, e në çdo kohë që nuk ka vepruar diçka të mirë shpirti i tij rënkon”. Abdullah ibn Mesudi –Allahu qoftë i kënaqur prej tij- ka thënë: “Unë e urrej personin që ta shikoj të lirë, as në punë të dynjasë e as në punë të ahiretit”. Ibrahim ibn Shejbani ka thënë: “Ai i cili i ruan vetës së tij kohën dukë mos e shpërdoruar atë në gjëra që nuk e kënaq Allahun, Allahu ia ruan atij fenë dhe dynjanë”. Transmetohet nga Malik ibn Dinar se ka thënë: “Me të vërtetë dita dhe nata janë dy magazine, prandaj shiko se çfarë vendosni në to”. Gjithashtu ka thënë: “Puno natën atë për çka është krijuar, dhe puno ditën atë për çka është krijuar”. “Biri i Ademit! Me të vërtetë je mes dy gjërave që të lejnë! Nata të kalon tek dita, e dita të kalon tek nata deri sa të dërgojnë ty në botën tjetër. Më thuaj cili është më në rrezik se ty o biri i Ademit?!”
29
Përktheu: Ylli Rama
Pa Skaletë
HUMBJA E TURPIT SPROVE E MADHE E KOHERAVE TE VOGLA
Të premten e shkuar, përgjatë netëve të organizuara nga “La Republica” në Bologna, duke bashkëbiseduar me Stefano Bartezzaghi-n, m’u desh të ndalesha te koncepti i namit. Dikur nami ishte ose i mirë ose i keq dhe kur dikush rrezikonte t’i dilte nami i keq (ngaqë falimentonte, apo ngaqë e mbanin për brinar), puna shkonte deri te vetëvrasja ose te krimet për motive nderi. Natyrisht, të gjithë e dëshironin namin e mirë. Por ka kohë që koncepti i namit ia ka lënë vendin atij të famës. Sot ka rëndësi të jesh “i njohur” nga të tjerët, por jo në kuptimin e njohjes si nderim apo si vlerësim, por në kuptimin më banal, siç është rasti kur dikush
Nga Umberto ECO r (dhe Sot, mania për t’u duku ohur dëshira për t’u bërë i nj çmimin me çdo çmim, edhe me ka e asaj që dikur quhej dam a e e turpit) vjen nga humbj rpin ndjenjës së turpit apo tu vlerë e hamë me bukë pasiqë është mbizotëruese në shoqëri e të dukurit, qoftë edhe m koston e turpërimit?
kalon në rrugë dhe të tjerët thonë “shihni pak, po kalon ai!”. Vlerë mbizotëruese është bërë të dukurit dhe mënyra më e sigurt është dalja në televizor. Dhe nuk është nevoja të jesh Rita Levi Montalcini ose Mario Monti, mjafton të pranosh se bashkëshorti ta ka dredhur, te ndonjë nga ato emisionet ku të bëjnë që lotët të të rrjedhin rrëke. Nuk është puna se njerëzit s’e duan namin e mirë, por ai i shkretë nuk arrihet dot lehtë: të duhet të bësh ndonjë akt heroik, të fitosh në mos çmimin ‘Nobel’, të paktën çmimin ‘Strega’, të kalosh një jetë të tërë duke mjekuar lebrozët dhe këto nuk janë gjëra që arrihen fët e fët.
30
Është më kollaj të bëhesh interesant kur je i çekuilibruar, nëse shkon në shtrat për para me një njeri të famshëm, ose kur të akuzojnë për korrupsion. Nuk po bëj shaka, mjafton të shohësh pamjen krenare të zyrtarit hajdut apo të mashtruesit të vockël kur shfaqen në ekranet e lajmeve, qoftë edhe ditën e arrestimit: i akuzuari zbardh dhëmbët ngaqë ca ditë burg në këmbim të famës është ku e ku më mirë se parashkrimi i dënimit. Pastaj s’mbahet mend prej sa vjetësh nuk dëgjojmë më që dikujt t’i jetë nxirosur jeta sepse i kanë hedhur hekurat. Shkurt, parimi është ky: “Kur del Madonna pse të mos dal dhe unë?”. Punë e madhe se ti nuk je virgjëreshë. Për këto po flisnim të premten, 15 qershorin e shkuar, kur pikërisht të nesërmen doli te
31
“Republica” një shkrim i gjatë i Roberto Esposito-s (“Turpi i humbur”), ku bënte refleksione edhe për librat e Gabriella Turnaturi-t (“Turpi. Metamorfoza e një emocioni”, botues Feltrinelli) dhe të Marco Belpoliti-t (“Pa turp”, botues Guanda). Me një fjalë, tema e humbjes së ndjenjës së turpit është e pranishme në përsiatje të ndryshme mbi zakonet bashkëkohore. Sot, mania për t’u dukur (dhe dëshira për t’u bërë i njohur me çdo çmim, edhe me çmimin e asaj që dikur quhej damka e turpit) vjen nga humbja e ndjenjës së turpit apo turpin e hamë me bukë pasiqë vlerë mbizotëruese në shoqëri është të dukurit, qoftë edhe me koston e turpërimit? Anoj nga teza e dytë. Rënia në sy, të qenit objekt diskutimi është
një vlerë aq mbizotëruese sa njerëzit janë gati të heqin dorë nga ajo që dikur e quanim cipë (ose ndjenja e xhelozisë për privatësinë e vet). Esposito vërente se edhe të folurit me zë të lartë në celular, në një mjedis publik, duke i bërë të njohura për gjindjen problemet e tua vetjake, ato që dikur pëshpëriteshin në vesh, është shenjë e mungesës së turpit. Nuk është fjala për rastin kur robi s’e çan kokën se të tjerët po e dëgjojnë (në këtë rast kemi të bëjmë me një të paedukuar), është fjala për ata që, me papërgjegjshmëri, dëshirojnë që t’i dëgjojnë të tjerët, anipse çështjet e tyre vetjake s’kanë kurrfarë rëndësie. Lexova se një lëvizje fetare, s’më kujtohet emri i saj, dëshiron të rikthejë rrëfimin hapur publikut. I kanë rënë pikës, se ç’lezet ka që turpet e tua t’i marrë vesh vetëm prifti?
ME STUDENTET
PSE VAJZAT DUAN MË SHUMË BABIN?
Dhe ule mbi ta krahun e nënshtrimit, të mirësisë e të përuljes me mëshirë dhe thuani: “Zoti im! Dhuro mbi ta Përkujtimin Tënd siç më rritën mua, kur unë isha i mitur.” Isra Shumë rastësisht sot, i shtrenjti im po më jepet mundësia të flas vetëm për ty! Shumë rastësisht sot do shpjegoj një temë që kurrë nuk e kam kuptuar nga veprat e mia por vetëm nga rrahjet e brendshme kam kuptuar që ti je ndryshe! Shumë rastësisht sot po më jepet mundësia të shkruaj rreth marrëdhënies mes vajzave dhe baballarëve të tyre edhe pse unë kurrë dhe asnjëherë nuk do reshtja së foluri apo shkruajtur për ty. E vërteta është se unë kurrë nuk mund të të ngre ty në piedestalin që ti meriton, unë nuk jam aq e zonja që të thur fjalë për të përqafuar imazhin tënd aq sa dua dhe kurrësesi s’mund të shpreh kuptimin e një teme që vetëm ndjesia e çdokujt prej motrave apo gocave kanë për baballarët e tyre, por çdokush ka imazhin dhe hijen e shtrenjtë baba. Në zemrën dhe sytë e tyre dikush, e ka të munguar e dikush të paplotësuar, dikush të zhgënjyer por asnjëherë të thyer edhe pse ndonjëherë shpesh dëgjojmë apo krijojmë imazhe nga situatat apo shpjegime të historive të çdokujt të jetuar ndryshe nga të tjerat, kjo eshte nje ceshtje subjektive. Sot ti je imazhi dhe shembulli me I mire timi, sot do doja qe fshehurazi te degjoje fjalet e mia per ty sepse sot une me shume se kurre tjeter ndjej nevojen e atyre keshillave , te bertiturave apo te qarat qe ti me ke shkaktuar . Po po , dua ti perjetoj dhe njëherë sepse sot kuptoj se ti i shtrenjti im kurrë dhe asnjerë s’ke për të më zhgënjyer dhe sot mburrem të them se dikur jam quajtur “çuni yt “ sepse sot ndjej nevojën e moslargesës nga prehja tënde dhe që asnjëherë nukdo të arrij të kem edhe
32
njëherë, atë kohë kur fytyra tënde ishte imazhi me i dashur në shtëpi dhe asnjëherë nuk e kuptoja deri në këtë moment. Natyrshmëria që na ka falur, Krijuesi jonë është që ne të mësohemi me ndjesinë e mashkullit dhe shtyllës time, që ka betonuar tek unë çdo cilësi, çdo tipar, çdo karakteristikë dhe sot ti me njeh mua më mirë se unë veten time. Sot unë e di që s’kam nevojë të flas kur kam diçka që më mungon edhe pse larg sepse keshtu Allahu më ka sprovuar, ti më tregon se zëri im është më i dashur për ty se çdo zë tjetër, se mimika ime të tregon gjendjen time pa folur dhe se ngrohtësia tënde më mungon edhe atëherë kur të kam shumë pranë. S’di ndonëherë dua që kur shikoj që ti lufton dhe asnjëherë nuk lodhesh me mua dua që ta çjerr zemrën dhe kokfortësinë time dhe ta kthej mbrapa me urtësinë tënde duke e shfrtezuar ate me buzëqeshjen tënde atë për të cilën të ngjaj shumë. Sa shumë do doja që çdo lëndim apo mërzitje që të kam shkaktuar t’i merja mes zhurmave apo mes luftës që ti bën për mua, t’i mar pa ndjerë ti gjë dhe t’i përjetoj unë që ti i shtenjti im mos kesh asgjë që të bën të mendohesh por të ndihesh krenar, ashtu siç gjithmonë më thua edhe atëherë kur dhe unë vetë e kuptoj që diku kam gabuar . Unë të kam premtuar se edhe pse unë jam vajza jote dhe Allahu do me bëjë caktim të jetoj më dikënd tjetër , unë do jem me ty gjithmonë sepse unë jam dhe do jem gjithmone vajza jote ja pse dhe Krijuesi jonë ditën e gjykimit do të na thërrasë në emrin e kujdestarit tonë. Ti je kujdestari im , shembulli im më I mirë dhe imazhi më i dashur që gjithmonë do të mi vjedhësh lotët edhe ateherë kur dua të të tregoj se jam e fortë dhe se ti mos kesh merak sepse mbi shpatulla mbaj edukatën dhe moralin e asaj çfare ti ke punuar dhe ndonëse gabimet mund të jenë të miat , unë kurrë dhe asnjëherë s’kam lejuar dhe s’do lejoj që dikush të më flasë apo përkujtojë ty edhe pse shumë herë në vetvete pa ta shprehur ty ndjej se ndonjëherë dynjaja më rremben, por ti je prehja më e mirë e shpirtit që më rikthen përsëri dhe ndaj sot, dua të të them:ç Faleminderit, Allahu të shpërbleftë për çdo përkujdesje, çdo gurë ke vendosur për të më bërë mua një karakter që edhe pse ndonjëherë mund ta kenë goditur por asnjëherë ta thyejnë sepse ti dhe mami jeni gjithmonë aty për të më mbajtur të drejtë dhe për të më treguar që nuk jam vetëm në dynja. “E pyetën të Dërguarin sal-Allahu alejhi ue sel-lem: -Cila vepër është më e dashur për Allahun? Tha:-Namazi në kohën e tij. I thanë:-Pastaj cila? Tha: Pastaj bamirësia ndaj prindërve…” E s’do mundja dot kurrsesi ta shpjegoja raportin me gocave dhe baballarve ,vetëm se të shprehja, raportin tim me të shtrenjtin tim, kujdestarin më të denjë për mua, atë për të cilin çdo motër dhe vajzë e ka imazhin më të dashur të figurës mashkullore. Sot fola për veten dhe për ty babi, por e di që kam prekur shpirtin dhe kam vjedhur lotin e çdo vajze. Xheneti Firdeus na bashkoftë atje, ku lus Allahun që ty e çdo babai tu vendosi ngjitur si dy gishtat tregues me Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem… Shkroi: Sirina Muço
33
ME STUDENTET
A është dega ime ZGJEDHJE?
Njeriu vjen në këtë jetë si një qenie e pafajshme dhe e pastër nga çdo mëkat. Një krijesë e vogël përballë një bote të madhe, e cila do t’i ofrojë shumë në jetë. Nga ato ç’ka i ofrohen njeriu duhet të zgjedhë. Po ç’zgjedhje bën ai? Të duhurën? Atë që do? Po zgjedh diçka tjetër që nuk i pelqen duke ia lënë fatit në dorë të tjerat? C’zgjedhje të bësh? Ç’zgjedhje të bësh në situata të caktuara? Ç’zgjedhje të bësh në ato momente kur të duhet të vendosësh për diçka e cila do të jetë zgjedhja që do të ndjekë gjatë gjithë jetës? Po sa liri ke të zjedhësh? Sa e mbështesin zgjedhjen tënde? Përtej pritshmërive të tua, sa është pritshmëria e atyre që të rrethojnë, që do të mbeshtesin zgjedhjen tënde dhe do të kontribuojnë për të realizuar atë? Janë kaq shumë gjëra… Por vjen një moment kur ti duhet ta besh një zgjedhje duke i marrë parasysh të gjitha ato gjëra. Një ndër shumë zgjedhjet e rëndësishme që njeriu merr në jetë është dhe zgjedhja e shkollës që do të ndjekë për t’u profilizuar në një drejtim të caktuar. Për të marrë një profesion, që do t’a ushtrojë gjatë gjithë jetës,do t’u shërbejë të tjerëve me atë çka zotëron prej tij. Dega ime… A është dega ime zgjedhje? Kjo është pyetja. U vendosa dhe unë përballë kësaj zgjidhjeje. Eshte momenti kur me mendjen tënde imagjinon e projekton të ardhmen. E mendoja veten diku tjetër, jo aty ku jam sot. Por zgjedhja ime e parë nuk kishte aprovimin e plotë të familjes, të cilët kishin pritshmëri të tjera, ishin shumë të bindura se nuk ishte për mua “ajo shkollë..”. Dega në të cilën vazhdoj të studioj është zgjedhje e imja, por jo e preferuara. Eshtë degë që e dua dhe në një pjesë të mirë të saj gjej veten. Eshtë e vështirë, por deri tani ia kam dalë me sukses paçka problematikave dhe vështirësive që ekzistojnë në fakultete.
34
Nuk pendohem që nuk vazhdova shkollën që doja dhe vazhdova një shkollë tjetër sepse ndjehem mirë dhe aty ku jam. Shpesh e mendoj që ky ka qenë fati im, të cilin nuk e ndryshoj dot. E çdo gjë që vjen me pas, vjen natyrshëm. Ky fakt më plotëson. Në jetë njeriu duhet të bëjë shumë zgjedhje edhe në qoftë se ai nuk zgjedh atë që do duhet të mësojë të dojë atë që zgjedh. Sepse jo gjithmonë njeriu ka luksin të bëjë atë që mendon apo atë që do!!! Shkroi: Feride Kulli
35
Rene Decart dhe Emanuel Kant për Zotin
Dritare
Kontributet e mirënjohura në fushën e filozofisë nga Rene Decart dhe Emanuel Kant, kanë luajtur një rol të rëndësishëm për shkencën inovative të psikologjisë. Këto figura eminente u përpoqën të gjenin të vërtetat johipotetike mbi ekzistencën duke themeluar pikëpamjet e tyre filozofike mbi teori të supozuara. Kërkimet e tyre për të kuptuar atributet njerëzore i drejtuan ata në qëmtimin e të vërtetave në labirinthin gjigant të gjenialitetit. Po hedh dritë mbi çështjet që kanë shtjelluar më shumë këta dy filozofë. Pyetje si : “A ekzistoj unë?”; “A janë sencacionet dhe perceptimet të besueshme ?”; “Cilat janë principet primare që qeverisin botën ?”. Të gjitha këto pyetje elaborohen dhe marrin përgjigje nga teori të mirëthemeluara nga Rene Decart dhe Emanuel Kant. Ky artikull ka si synim të paraqesë një nga teoritë më kontroverse dhe jetëgjata që e ka zanafillën menjëherë me etimologjinë e bashkësisë njerëzore. Debati i paevitueshëm që në gjenëzë, i diskutuar nga pothuajse çdo filozof është kocepti mbi ekzistencën e një Krijuesi. Ky thelb i qënies së një Krijuesi vazhdon të egzaltojë emocion edhe në ditët e sotme duke e ndarë botën në dy kampe. Kampi i parë është kampi i atyre njerëzve që besojnë në ekzistencën e një Krijuesi të Gjithpushtetshëm dhe në anën tjetër është kampi i atyre që e mohojnë ekzistencën e Zotit. Ndërtesat teorike që janë ngritur nga Dekarti dhe Kanti për të provuar të qënurit e një Zoti janë individualisht unike duke i sigururar lexuesit mundësinë për ta bindur nga vërtetësia dhe vlefshmëria e secilës teori me vetë mënyrën e saj të reflektimit. “Kanti argumenton se Hapësira dhe Koha janë konstruksione të mendjes sonë” (Kant, 1781). Ai beson në një realitet fizik që është i pavarur nga idetë dhe ndjesitë tona. Sipas Kantit ekzistenca e tij varet nga diçka e përhershme që nuk gjendet tek ai, rrjedhimisht në diçka jashtë tij por që lidhet në mënyrë direkte me të. Si rezultat realiteti i jashtëm në mënyrë të paevitueshme është i lidhur më ekzistencën e brendeshme të qënies njerëzore, duke perceptuar kështu objektet jashtë nesh si e percepton njeriu vetveten. Si përfundim Kanti argumenton se për të ekzistuar Hapsira dhe Koha duhet gjithashtu të ekzistojë një Zot. Arritjet shkencore të shekullit shtatëmbëdhjetë ishin të limituara duke i dhënë teorisë së Kantit një sukses të madh fal mentalitetit të kohës. Për këtë kjo teori vazhdon të studiohet edhe në ditët e sotme
36
duke u mbështetur nga njerëz që e pranojnë vërtetësinë dhe vlefshmërinë e saj. Megjithatë nuk duhet mohuar ekzistenca e kritikave të numërta që teoria dhe metodologjia e Kantit ka marrë. Dekarti:“Shkencëtari dhe matematicieni francez i shekullit të shtatëmbëdhjet ishte gjithashtu një nga mendimtarët më të mëdhenj në filozofinë perendimore”(Encarta Encyclopedia). Dekarti në anën tjetër është skeptik rreth ekzistencës së realitetit fizik dhe dyshon mbi besueshmërin e ndjesive të tij duke mohuar perceptimet pamore dhe dëgjimore duke besuar kështu në një dualitet të realitetit fizik dhe mendor (Decart, 1596). Ky koncept quhet dualizëm kartezian. Dekarti mediton mbi faktin se ai e ndien se ekziston fal ndijimeve pamore dhe dëgjimore që i falte trupi. Dekarti e bën Zotin një “non -real” duke e fajsuar Krijuesin rreth ideve joreale që krijohen në mendjet e njerëzve mbi realitetin subjektiv që ekziston vetëm në mendjet e tyre dhe që është rjedhojë e ideve që Zoti ka vendosur në kokat e tyre. Më pas Dekarti e kupton gabimin e tij dhe infiltron nocionin e “gjenialitetit djallëzor”, mbi të cilin bie përgjegjësia e pasigurisë së ndjesive dhe perceptimeve tona duke u vetmashtruar. Nëse ai do të supozonte se trupi i tij nuk ishte dhe as bota në të cilën jetonte nuk ishte e vërtet, kjo ishte e pamundur pasi perceptimet dhe organizimi i tij dëshmonin për të kundërtën, që ai ishte dhe kësisoj ekzistonte. Po të reflektojmë mbi aspektin kundërshtar të këtij ndijimi, Dekarti theksonte se nëse ai do të ndalonte së menduari edhe pse çdo gjë që unë kam imagjinuar është e vërtet, pra nëse do të ndalja mendimin nuk do të kisha arsye të besoja se unë ekzistoj duke deduktuar se unë si substancë e gjallë mendoj prandaj jam. ‘Fakti që unë kam dyshime mbi ekzistencën time dhe të botës ku jetoj më mundëson të kuptoj se nuk jam i përsosur’-(Encarta Encyclopedia). Duke menduar mbi mangësitë e qënies së tij dhe dyshimet dhe pyetjet që nuk mund ti jepte përgjigje, Dekarti nisi të perceptonte ekzistencen e një Qënie të Përsosur që dinte t’i përgjigjej të gjitha skepticizmave. Dekarti në përfundim vërteton ekzistencën e Zotit duke bërë një induksion të tre argumenteve. Ai ka një ide mbi një Qënie Supreme të Përsosur që perfshin çdo përsosmëri, si konsekuencë ekzistenca është perfeksion dhe për këtë Zoti ekziston. Siç mund të vërejë gjithkush, çështja bazike për të cilën të gjitha qëniet njerëzore janë të shqetësuara është origjina e tyre e ekzistencës. Teoritë e sipërpërmendura të formuluara nga Kanti dhe Dekarti, edhe pse burojnë nga dy këndvështrime të ndryshme, arrijnë në të njëjtën finale vitale, e cila është vërtetësia e padiskutueshme e ekzistencës së Zotit. Opinioni im kritik mbi argumentet filozofike që i përkasin qënësisë së një Krijuesi të Plotfuqishëm e të Gjithëditur më lëjon mua të besoj në vërtetësinë e analogjisë së Kantit dhe induksionit të Dekartit. Ekzistenca objektive e pavarur nga bota e jashtme, e cila është perfeksionuar nga sisteme hierarkike të padukshme që vetëm sot nëpërmjet laboratoreve tepër të sofistikuara kanë ardhur në dritë si të vërteta mahnitëse që nuk mund të jenë thjesht rastësi, por domozdoshmërisht janë përsosur nga Qënia Supreme. Përgatiti: Desa Agalliu
37
38
Motra ime! Po,ti motër banon në zemrën time aty ku nuk të arrin dot syefaqësia aty ku fjalët nuk shkruhen nga dukjet dhe ndjenjat nuk cënohen nga zilia. Ti motër,je brenda zemrës sime kujtim i ngjyrosur me mall je lutja në ditët e vështira dhe shpresa për të të pasur pranë. A ka dashuri më të madhe se ajo që nga shpirti buron ajo që zemrën e ruan nga dhimbja dhe plagët e jetës shëron? Pranverat e mia Kur bardhshëm mbushet rruga Me lule t’kumbullës që lëshojnë sythat e njoma M’lind nji fllad i përzieshëm N’shpirtin tim I përzieshëm si stinët që shtyjnë njëra-tjetrën me përtesë A thua se nga një gjumë i vonë janë zgjuar. I Përzieshëm si gjumi i mëngjesit pas ëndrrave t’natës së një dashurie t’pajetuar. I përzieshëm si lotët e nënës sime që vajton vëllanë tim çdo pranverë… …Dhe çdo pranverë unë zbardhem nga malli për fytyrën e tij t’hijeshuar nga sythat që u mbyllën në stinën e lulëzuar.
39
Shkroi: Marjeta Çurumi
Me.... laps
Editorial in english
LANGUAGE AND SCIENCE ISLAMIC INSTITUTE FOOD FAIR
THE TASTE COMBINES AND CONNECTS DIFFERENT PEOPLE During March 2016 the teachers of Language and Science islamic Institute K. Ndreu. T. Xeka, Sh. Koรงi , A. baholli, A. Basha , in collaboration with students of the Institute firstly created and realized a very interesting and entertaining activity related to the gastronomy in general and in particular to the Arabian and Albanian gastronomy. The teachers and their students prepared everything based on the best tastes and nutritional properties of each of the products come to the audience with its history, nutritional value and without forgotten also its origin. The idea of this fair food was the presentation of the style of traditional cooking make by own hand of teachers and students, and also displaying various handmade or drawings of themselves, combining exquisite the beautiful taste of Albanian woman.
40
It was a traditional presentation where every student will present the traditional cooking of her home and traditions, the teachers thought to bring something from different dishes or products from countries where they have studied. It was a very nice experience and that was very well received by all. The diverses foods, the ethical presentation, and theoretical treatises very accomplished held by Ms. Xeka associated with the medical references from Alketa Kastrati, a muslim doctor and also student of the Institute, gave grades profit to the activity in terms of the culinary field in Islamic countries, which have more and more to offer whatever to the other civilizations. The Language and Science Islamic Institute brought to us a fruitful collaboration between teachers and students and hep us on how to give an overview of the pleasant teaching Arabic language and Islamic Sciences in the light of cooperation and easing the difficult approach for each student that, through the many family and personal commitments, they choose to follow the studies in arabic in Albania, the best language in the world, the language of the Quran and Islamic Sciences - our religion of which we are all proud.
41
ﺑﺴﻢ ﷲ اﻟﺮﺣﻤﻦ اﻟﺮﺣﯿﻢ اﻟﻤﺮﻛﺰ "ﻣﻮدة ورﺣﻤﺔ"
Editorial in arabic
ﻣﻌﮭﺪ اﻟﻠﻐﺔ اﻟﻌﺮﺑﯿﺔ واﻟﻌﻠﻮم اﻹﺳﻼﻣﯿﺔ ﻣﻌﺮض اﻟﻄﮭﻲ ﯾﺠﻤﻊ ﺑﯿﻦ أذواق اﻷﻣﻢ ﻣﻦ ﺧﻼل أﻧﺸﻄﺔ ﺷﮭﺮ ﻣﺎرس 2016ﻓﻲ ﻣﺮﻛﺰﻧﺎ "ﻣﻮدة ورﺣﻤﺔ" ،أﻗﺎم ﻣﻌﮭﺪ اﻟﻠﻐﺔ اﻟﻌﺮﺑﯿﺔ واﻟﻌﻠﻮم اﻹﺳﻼﻣﯿﺔ ﻣﻌﺮض اﻟﻄﮭﻲ ﺑﺎﻟﺘﻌﺎون ﻣﻊ ﻣﺪرﺳﺎت اﻟﻤﻌﮭﺪ :ﻛﻠﻮﺗﯿﻠﺪا ﻧﺪراؤ ،ﺗﺆوﺗﺎ ﺗﺰﯾﻜﺎ، ﺷﺒﯿﺴﺎ ﻛﻮﺗﺸﻲ ،أﻟﺒﺎﻧﺎ ﺑﺎھﻮﻟﻲ ،أورﯾﻼ ﺑﺎﺷﺎ ،وطﺎﻟﺒﺎﺗﮫ .ﻣﻦ ﺧﻼل ھﺬا اﻟﺘﻌﺎون ﺗﻢ ﺗﻨﻔﯿﺬ ھﺬا اﻟﻤﻌﺮض ﺑﻄﺮﯾﻘﺔ ﺗﺮﻓﯿﮭﯿﺔ وﻣﻤﺘﻌﺔ ﻣﻘﺘﺮﻧﺎ ﻓﻦ اﻟﻄﺒﺦ ﻋﺎﻣﺔ واﻟﻤﻄﺒﺦ اﻷﻟﺒﺎﻧﻲ واﻟﻌﺮﺑﻲ ﺧﺎﺻﺔ. ﺗﻢ ﺗﺤﻀﯿﺮ أوﺻﺎف اﻟﻄﺒﺦ ﻣﻦ ﻗﺒﻞ اﻟﻤﺪرﺳﺎت وطﺎﻟﺒﺎﺗﮭﻦ ﻣﺴﺘﻌﯿﻨﺎ ﺑﺎﻷذواق اﻟﺮﻓﯿﻌﺔ وﻓﻮاﺋﺪ اﻟﺘﻐﺬﯾﺔ ﺣﺘﻰ ﺗﺄﺗﻲ ﻛﻠﮭﺎ ﺑﺘﺎرﯾﺨﮭﺎ وﻓﻮاﺋﺪھﺎ ودون أن ﺗﻨﺴﻰ أﺻﻠﮭﺎ .ﺗﻀﻤﻨﺖ ھﺬه اﻟﻔﻜﺮة ﻋﺮض أﻋﻤﺎل ﯾﺪوﯾﺔ ورﺳﻮﻣﺎت ﻣﺨﺘﻠﻔﺔ ﻣﻦ ﻗﺒﻞ اﻟﻄﺎﻟﺒﺎت واﻟﻤﺪرﺳﺎت وﻛﻞ ذﻟﻚ ﻣﻘﺘﺮﻧﺎ ﺑﺎﻟﺬوق اﻟﺮﻓﯿﻊ ﻟﻠﻤﺮأة اﻷﻟﺒﺎﻧﯿﺔ. ﻋﻠﻰ أﻧﮫ ﻛﻞ طﺎﻟﺒﺔ ﺗﻌﺮض ﻓﯿﮫ طﺒﺨﮭﺎ اﻟﻌﺮﻓﻲ أﺻﻠﮫ ﻣﻦ ﻣﺪﯾﻨﺔ وﻻدﺗﮭﺎ ،اﻟﻤﺪرﺳﺎت ﻓﻜﺮن ﺑﺄن ﺗﺄﺗﯿﻦ ﺷﯿﺌﺎ ﻣﺨﺘﻠﻔﺎ ﺑﺈﺣﻀﺎر أﻛﻼت أﺻﻠﮭﺎ ﻣﻦ اﻟﺒﻼد اﻟﺘﻲ درﺳﻦ ﻓﯿﮭﺎ ،ھﺬه ﺗﺠﺮﺑﺔ ﻛﺎﻧﺖ ﻣﻤﺘﻌﺔ وذات ﻗﺒﻮل ﺣﺴﻦ ﻣﻦ ﻛﻞ اﻟﺤﺎﺿﺮات. ﺗﻨﻮع اﻷطﻌﻤﺔ وﻋﺮﺿﮭﺎ اﻟﻤﻨﺠﺰ ﺑﺈﺗﻘﺎن واﻷطﺮوﺣﺔ اﻟﻨﻈﺮﯾﺔ اﻟﻤﺮطﺒﺔ ﺑﺎﻷﻏﺬﯾﺔ اﻷﻟﺒﺎﻧﯿﺔ واﻷﻏﺬﯾﺔ اﻟﺸﺮﻗﯿﺔ ﻋﺎﻣﺔ ﻣﺤﻀﺮة ﻣﻦ أ .ﺗﺆﺗﺎ ﺗﺰﯾﻜﺎ ،واﻟﻤﺤﺎﺿﺮة اﻟﻄﺒﯿﺔ ﻣﻦ ﻗﺒﻞ اﻟﻄﺒﯿﺒﺔ أ.أﻟﻜﯿﺘﺎ ﻛﺎﺳﺘﺮاﺗﻲ)طﺎﻟﺒﺔ اﻟﻤﻌﮭﺪ( ﺣﻮل أھﻤﯿﺔ اﻟﺘﻐﺬﯾﺔ ﺟﻌﻞ اﻟﻨﺸﺎط أﻛﺜﺮ اﺳﺘﻔﺎدة ﻓﻲ ﻣﺠﺎل اﻟﻄﮭﻲ ﻣﻦ اﻟﺒﻼد اﻹﺳﻼﻣﯿﺔ اﻟﺘﻲ ﻋﻨﺪھﺎ ﻣﺎ ﺗﻘﺪم ﻓﻲ ھﺬا اﻟﻔﻦ .اﻟﺤﺎﺿﺮات أﺧﺬن ﻧﺼﺎﺋﺢ ﻣﮭﻤﺔ ﻣﻦ ﻗﺒﻞ اﻟﻄﺒﯿﺒﺔ ﻓﯿﻤﺎ ﯾﺘﻌﻠﻖ ﺑﺎﻟﺘﻐﺬﯾﺔ اﻟﺼﺤﯿﺔ واﻟﺘﺤﺬﯾﺮ ﻣﻦ اﻟﺪھﻮن واﻟﻜﺮﺑﻮھﯿﺪرات. ﺧﻼﻓﺎ ﻣﻦ اﻟﺒﺮاﻣﺞ اﻟﺪﯾﻨﯿﺔ اﻟﺜﻘﺎﻓﯿﺔ ،ﺟﻠﺐ ﻣﻌﮭﺪ اﻟﻠﻐﺔ اﻟﻌﺮﺑﯿﺔ واﻟﻌﻠﻮم اﻹﺳﻼﻣﯿﺔ ﺗﻌﺎوﻧﺎ ﻣﺜﻤﺮا ﺑﯿﻦ اﻟﻤﺘﻌﻠﻤﯿﻦ واﻟﻄﻼب وإﻋﻄﺎء ﻟﻄﯿﻔﺔ ﻓﻲ ﺗﺪرﯾﺲ اﻟﻠﻐﺔ اﻟﻌﺮﺑﯿﺔ واﻟﻌﻠﻮم اﻹﺳﻼﻣﯿﺔ ﻓﻲ ﺿﻮء اﻟﺘﻌﺎون واﻟﺘﺨﻔﯿﻒ ﻟﮭﺬه اﻟﺮﺣﻠﺔ اﻟﺼﻌﺒﺔ ﻟﻜﻞ طﺎﻟﺒﺔ ﺣﯿﺚ ﻣﻊ اﻻﻟﺘﺰاﻣﺎت اﻟﻌﺪﯾﺪة اﻟﻌﺎﺋﻠﯿﺔ واﻟﺸﺨﺼﯿﺔ ﺗﺨﺘﺎر اﺗﺒﺎع ﻣﻌﮭﺪ أﻓﻀﻞ اﻟﻠﻐﺔ ﻓﻲ اﻟﻌﺎﻟﻢ ﻟﻐﺔ اﻟﻘﺮآن واﻟﻌﻠﻮم اﻹﺳﻼﻣﯿﺔ – اﻟﺪﯾﻦ اﻟﺬي ﻧﻔﺘﺨﺮ ﺑﮫ.
42
ﺗﺄﺗﯿﻦ ﺷﯿﺌﺎ ﻣﺨﺘﻠﻔﺎ ﺑﺈﺣﻀﺎر أﻛﻼت أﺻﻠﮭﺎ ﻣﻦ اﻟﺒﻼد اﻟﺘﻲ درﺳﻦ ﻓﯿﮭﺎ ،ھﺬه ﺗﺠﺮﺑﺔ ﻛﺎﻧﺖ ﻣﻤﺘﻌﺔ وذات ﻗﺒﻮل ﺣﺴﻦ ﻣﻦ ﻛﻞ اﻟﺤﺎﺿﺮات. ﺗﻨﻮع اﻷطﻌﻤﺔ وﻋﺮﺿﮭﺎ اﻟﻤﻨﺠﺰ ﺑﺈﺗﻘﺎن واﻷطﺮوﺣﺔ اﻟﻨﻈﺮﯾﺔ اﻟﻤﺮطﺒﺔ ﺑﺎﻷﻏﺬﯾﺔ اﻷﻟﺒﺎﻧﯿﺔ واﻷﻏﺬﯾﺔ اﻟﺸﺮﻗﯿﺔ ﻋﺎﻣﺔ ﻣﺤﻀﺮة ﻣﻦ أ .ﺗﺆﺗﺎ ﺗﺰﯾﻜﺎ ،واﻟﻤﺤﺎﺿﺮة اﻟﻄﺒﯿﺔ ﻣﻦ ﻗﺒﻞ اﻟﻄﺒﯿﺒﺔ أ.أﻟﻜﯿﺘﺎ ﻛﺎﺳﺘﺮاﺗﻲ)طﺎﻟﺒﺔ اﻟﻤﻌﮭﺪ( ﺣﻮل أھﻤﯿﺔ اﻟﺘﻐﺬﯾﺔ ﺟﻌﻞ اﻟﻨﺸﺎط أﻛﺜﺮ اﺳﺘﻔﺎدة ﻓﻲ ﻣﺠﺎل اﻟﻄﮭﻲ ﻣﻦ اﻟﺒﻼد اﻹﺳﻼﻣﯿﺔ اﻟﺘﻲ ﻋﻨﺪھﺎ ﻣﺎ ﺗﻘﺪم ﻓﻲ ھﺬا اﻟﻔﻦ .اﻟﺤﺎﺿﺮات أﺧﺬن ﻧﺼﺎﺋﺢ ﻣﮭﻤﺔ ﻣﻦ ﻗﺒﻞ اﻟﻄﺒﯿﺒﺔ ﻓﯿﻤﺎ ﯾﺘﻌﻠﻖ ﺑﺎﻟﺘﻐﺬﯾﺔ اﻟﺼﺤﯿﺔ واﻟﺘﺤﺬﯾﺮ ﻣﻦ اﻟﺪھﻮن واﻟﻜﺮﺑﻮھﯿﺪرات. ﺧﻼﻓﺎ ﻣﻦ اﻟﺒﺮاﻣﺞ اﻟﺪﯾﻨﯿﺔ اﻟﺜﻘﺎﻓﯿﺔ ،ﺟﻠﺐ ﻣﻌﮭﺪ اﻟﻠﻐﺔ اﻟﻌﺮﺑﯿﺔ واﻟﻌﻠﻮم اﻹﺳﻼﻣﯿﺔ ﺗﻌﺎوﻧﺎ ﻣﺜﻤﺮا ﺑﯿﻦ اﻟﻤﺘﻌﻠﻤﯿﻦ واﻟﻄﻼب وإﻋﻄﺎء ﻟﻄﯿﻔﺔ ﻓﻲ ﺗﺪرﯾﺲ اﻟﻠﻐﺔ اﻟﻌﺮﺑﯿﺔ واﻟﻌﻠﻮم اﻹﺳﻼﻣﯿﺔ ﻓﻲ ﺿﻮء اﻟﺘﻌﺎون واﻟﺘﺨﻔﯿﻒ ﻟﮭﺬه اﻟﺮﺣﻠﺔ اﻟﺼﻌﺒﺔ ﻟﻜﻞ طﺎﻟﺒﺔ ﺣﯿﺚ ﻣﻊ اﻻﻟﺘﺰاﻣﺎت اﻟﻌﺪﯾﺪة اﻟﻌﺎﺋﻠﯿﺔ واﻟﺸﺨﺼﯿﺔ ﺗﺨﺘﺎر اﺗﺒﺎع ﻣﻌﮭﺪ أﻓﻀﻞ اﻟﻠﻐﺔ ﻓﻲ اﻟﻌﺎﻟﻢ ﻟﻐﺔ اﻟﻘﺮآن واﻟﻌﻠﻮم اﻹﺳﻼﻣﯿﺔ – اﻟﺪﯾﻦ اﻟﺬي ﻧﻔﺘﺨﺮ ﺑﮫ.
43
MundĂŤson: