Revista Përtej Fjalës Nr. 31

Page 1

Përtej Fjalës

Revistë Social-Edukative Numri 31

Shkurt 2017

SA PËRPIQEMI ME VETEN

NE DHE PRINDËRIT

MENAXHIMI I XHELOZISË MES FEMIJËVE

GJYKIMI FETAR NË LIDHJE ME PARASHIKIMIN E MOTIT


PËRTEJ FJALËS NR 31

PËRMBAJTJA 04 Editorial BIBLIOTEKA IME DJE DHE SOT

08 Dritare SA PËRPIQEMI ME VETEN ?

09 Realitete DISA JANË FAKTORËT QË KANË KONTRIBUAR NË NGRITJEN E “SHTETIT ISLAM“

14 Madheshti ISLAMI MBI DASHURINË DHE RESPEKTIN NDAJ PRINDËRVE

20 Kendveshtrim RRUGËTIM NË FORMËSIMIN E IDENTITETIT...

26 Bota me femije

5 HAPA PËR MENAXHIMIN E XHELOZISË MES FËMIJËVE

28 Argument DASHURIA, NË KËNDVËSHTRIMIN E ISLAMIT

34 Njerez dhe realitete NË EVROPË ME NJË BREZ “TË ÇALË”

38 Kendveshtrim GJYKIMI FETAR NË LIDHJE ME PARASHIKIMIN E MOTIT

40 Skalete TË DREJTAT E NJERIUT DHE DHUNA NDËRKOMBËTARE

42 PYETJE 50 Te lire NDOSHTA...


STAFI Kryeredaktore Albana Muja ( CIKU) anabla2004@yahoo.fr

Redaktore letrare A. Muja

Këshilli i redaksisë M. Cota A. Baholli K. Ndreu A. Basha Sh. Koçi E. Kodra T. Xeka M. Qoshja

Art Grafika Ervin Laci

ORGAN I QENDRES SOCIALE-KULTURORE “FEMRA INVESTIM I FAMILJES” 2008- 2017


EDITORIAL

Prindërit ne fakultet dhe fëmijë në shkollë - kur takohemi “ për kafe?”

S

hndërrimet e sistemve dhe ndryshimet e mënyrave të jetesës ndihmuar nga zhvillimi i teknologjisë na kanë mësuar të ndryshojmë edhe mënyrat e të menduarit dhe të konceptuarit të jetës sonë në familje, punë e shoqëri. Prej kohësh në fakt është vënë re kthimi i shumë personave adultë, mundësisht të martuar dhe fëmijë të interesohen të bëhen pjesë e auditoreve në fakultete të ndryshme duke u gjendur kështu studentë së bashku edhe me fëmijet e tyre edhe pse nëse fëmijët mund të jenë në një nivel tjetër studimi apo arsimimi. Gjithsesi ju është dashur të përgatiten vetë dhe të përgatisin fëmijët në shkollë. Ky peng i çdokujt që për shumë arsye ndoshta nuk iu realizua në të rininë e tij, vjen edhe bëhet sfidë e madhe për prindërit që përtej anagazhimeve dhe impenjimeve të shumta të prindërimit, edukimit dhe furnzimit të familjareve me të gjitha kushtet e nevojshme jetike - etike, i duhet të kapë kohën e humbur për t’ia ndalë mbanë edhe ai në një nga degët që mund të përfitojë ai një profesion edhe pse në një ‘moshë të shkuar “ tashmë.

4

Përtej Fjalës

Ideja parësore që të vjen kur mendon dhe shikon këto sipermarrje është ajo e përballjes me sfida të ndryshme të qytetarit të botës sot dhe deri këtu nuk ka asgjë për të bërë cinikun apo kritikun tekanjoz. Madje përkundrazi, një shoqëri e tillë e orientuar gabimisht tek të paturit me patjetër një fakultet i ka bërë të gjithë tashmë të zgjedhin një degë, të paguaajnë ca shuma të “ mëdha “ në realitet e më pas të ulen në auditore me thuajse, shokët e fëmijëve të tyre për të qënë edhe ai në këtë mënyrë posedues i një diplome, i denjë për tu pranuar diku në punë, shoqëri apo kompani të caktuar. Sfidë, lodhje e deri në stërmundim, për secilin prind që përveç detyrave të fëmijëve i duhet të përpilojë me sukses çdo detyrë kursi, seminar apo kologium dhe madje i duhet të japë kurdo shembullin e mirë se i gjithë ai auditor mund të ketë pak baballarë apo “ nëna” - që i dallon thujase si të vetmit që mbajtën shënime ose dëgjojnë me kërshëri atë çfarë thuhet nga pedagogët e rinj të audotoreve të sotme. Nga njëra anë je gati për ti përgëzuar për nismën, guximin dhe më pas çfarëdo qoftë rrezultati i studimeve të tyre, mjafton ideja dhe


qëllimi i tyre për të mësuar dhe për të çarë në tregun e punës i cili kërkon sot edhe për një shitës ambulator një diplomë me vete. Mirëpo nga ana tjetër kjo sfidë e tij ngelet të jetë edhe sfidë për fëmijët e tij/ saj edhe për familjarët e tjerë. Sot dhe gjithmonë studimet kanë patur kostot e tyre, jo vetëm materiale, psikologjike e sociale, por kur ata realizohen në një stad jete kur i takon të luash shumë role në jetë ...... Lodhjet e mundimet që do duhej të ishin bërë kohë më parë, sot mund të agravojnë çdo gjë, si kohën me fëmijët, bashkëshorten/tin apo edhe me të gjithë familjarët e tjerë, pasi jo çdo gjë kapet dhe përvetësohet si dikur, apo jepet aq “lirshëm dhe dijshëm” nga ana e pedagogëve sot. Mes dëshirës që fëmijët të kenë një baba apo nënë me “shkollë” dhe dëshirës për t’iu gjendur atyre pranë me detyrat e tyre dhe cdo gjë tjetër , ka një stërmundim dhe angazhim tërësor ditor, sa nuk mbeten veçse ca minuta për t’i kaluar me fëmijët ndryshe.

Kryeredaktorja

Përtej Fjalës

5


DRITARE

Sa përpiqemi me veten ?

Domethënia e “xhihad”-it

N

ocioni i xhihadit është ndoshta më i keqkuptuari prej nocioneve fetare islame nga audiencat moderne, veçanërisht nga intelektualë, prijës të opinionit dhe publiku perëndimor. Keqkuptimi i këtij nocioni edhe në ligjërimin bashkëkohor mes shqiptarëve duket se ka dy burime kryesore: (1) përkthimi i gabuar i termit si ‘holy war’ në gjuhën angleze, e për pasojë edhe në shumicën e gjuhëve europiane përfshirë gjuhën shqipe; dhe (2) zhvendosja e gabuar e termit “xhihad” në gjurmët e termit ‘luftë e shenjtë’ i përdorur për të shenjuar luftën me bazë fetare në Europë gjatë mesjetës dhe periudhës së reformacionit.

duke e theksuar më tej atë interpretim të gabuar të termit dhe implikimeve kuptimore e shoqërore të tij.

Termi “xhihad” është një nocion kuranor, zbatimi i të cilit ka një shtrirje historike shumë më të hershme sesa lejimi në Medine i kundërvënies së armatosur kurejshëve që kishin dëbuar komunitetin e besimtarëve muslimanë nga Meka. Gjatë periudhës mekase, kundërpërgjigja me armë ndaj represionit të idhujtarëve kurejshë ka qenë e ndaluar me dëshmi të ajeteve kuranore. Muslimanët ishin të detyruar që fyerjet me fjalë dhe lëndimet në trup t’i përballonin vetëm me durim dhe Në Shqipëri, ky keqkuptim është i ngarkuar vetëpërmbajtje: “Mbajini duart larg armëve, edhe me planin konkret të pranimit së fundmi kryeni namazin dhe jipni zekatin” (En-Nisa në Shqipëri të një grupi luftëtarësh iranianë, të 4, 77). Imam Tabariu transmeton nga Ibën njohur botërisht si ‘muxhahidinët iranianë’,

6

Përtej Fjalës


‘Abbasi se ky ajet ka zbritur për ‘Abdurrahman bin ‘Aufin dhe disa shokë të tij, të cilët kur ishin në Mekë shkuan te Profeti dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut, kur ishim idhujtarë kishim pozitë në shoqëri, ndërsa pasi besuam u poshtëruam.” Profeti iu përgjigj: “Është e sigurtë se unë jam urdhëruar që t’i fal njerëzit, prandaj mos luftoni me armë.”

çështje të caktuar” (William Edward Lane).

Në dritën e përkufizimeve të mësipërme, ajeti 52 i sures Furkan “Bëj “xhihad” ndaj tyre me ndihmën e tij, një “xhihad” të madh” i përmendur më herët nënkupton “të debatuarit me mohuesit nëpërmjet argumenteve të Kuranit me një zell që nuk vaket” (ElKurtubi). Kurtubiju gjithashtu e hedh poshtë Ndërkohë, po në periudhën mekase Profeti opinionin që xhihadi i përmendur në këtë ajet është urdhëruar për “xhihad”: “Bëj “xhihad” t’i referohet përdorimit të armëve, pasi sure ndaj tyre me ndihmën e tij, një “xhihad” të Furkan ka zbritur në Mekë, ku përdorimi i madh” (El-Furkan 25, 52). Gjithashtu Zoti tyre ishte i ndaluar. lavdëron në Kuranin e zbritur në Mekë Këndvështrimi i gjerë i “xhihad”-it i përftuar besimtarët që bëjnë “xhihad” në rrugën e tij: nga kuptimet gjuhësore të rrënjës së tij “Ata që bënë “xhihad” për Ne, me siguri do fjalëformuese përforcohet edhe nga hadithet t’i udhëzojmë në rrugët Tona” (El-‘Ankebut profetike ku është përmendur kjo fjalë dhe 29, 69). është përcaktuar fushë-zbatimi i saj. Detyrimisht, xhihadi ka tjetër kuptim nga ‘luftimi me armë’. Fjala “xhihad” në arabisht rrjedh nga folja trigërmëshe xha-ha-da, e cila ka kuptimin e “të përpjekurit, të munduarit, të lodhurit; të ushtruarit e vetes, fuqive dhe zotësive të saj në mënyrë energjike dhe me zell. Kështu, fraza “xhahada nefsahu” ka kuptimin e njeriut që i ngarkon vetes një detyrë të rëndë dhe të lodhshme, ndërsa fraza “xhahada dabbatehu” ka kuptimin e kafshës që ngarkohet dhe lodhet deri në pikën e fundit. Kuptimi i duhur i fjalës “xhihad” është: përdorimi ose ushtrimi në nivelin më të lartë i fuqisë, përpjekjeve, orvajtjeve dhe zotësive në të ndeshurit me një organizëm të papajtueshëm” (William Edward Lane).

Imam Ahmedi transmeton se në haxhin e lamtumirës Profeti ka thënë: “A t’ju tregoj cili është besimtari (el-muˋmin)? Ai, të cilit njerëzit i besojnë pasuritë dhe jetët e tyre, kurse muslimani (el-muslim) është ai, prej gjuhës dhe dorës së të cilit njerëzit janë të sigurt. Njeriu i përpjekur (el-muxhahid, ai që bën xhihad) është ai që përleshet me veten e tij për ta mbajtur të bindur ndaj Allahut, ndërsa emigruesi (el-muhaxhir) është ai që braktis gjynahet dhe mëkatet.”

Xhihadi mund të marrë formën e shërbimit dhe kujdesit ndaj prindërve. Buhariu transmeton nga ‘Abdullah bin ‘Amr se një burrë erdhi te Profeti dhe i kërkoi të merrte pjesë në betejë. Profeti e pyeti: “A i ke gjallë prindërit?” Ai u përgjigj: “Po.” Profeti i tha: “Atëherë Sipas Raghib el-Isfahani-it, ”xhihad”-i është “xhihad”-in bëje tek ata.” Ibën Haxhar eltri llojesh: ndaj vetes, ndaj shejtanit dhe ndaj ‘Askalani e ka komentuar hadithin duke armikut të dukshëm. Të treja këto përfshihen thënë se Profeti ka nënkuptuar: “Nëse i ke në ajetin: “Bëni “xhihad” për Allahun me prindërit gjallë, atëherë derdhe mundin tënd një “xhihad” të vërtetë. (El-Haxh, 22, 78)”. (xhuhdake) në përkushtim dhe dashamirësi Të njëjtën rrënjë me xhihadin ka edhe fjala ndaj tyre.” Ky kuptim del i qartë nga varianti “ixhtihad”, e cila nënkupton “ushtrimin e i hadithit të transmetuar nga Muslimi, ku aftësive racionale nga ana e juristit me qëllim Profeti i drejtohet pyetësit me fjalët: “Kthehu formimin e një opinioni juridik mbi një dhe përsose shoqërimin me ta.”

Përtej Fjalës

7


Xhihad konsiderohet edhe folja hapur kundër padrejtësive të pushtetarëve. Tirmidhiu transmeton nga Ebu Sa’id el-Khudrij se Profeti ka thënë: “Nuk ka dyshim se një nga format më madhështore të “xhihad”-it është thënia e fjalës së drejtë në prezencë të një sunduesi tiran.” El-Mubarakfuri shkruan në shpjegimin e këtij hadithi se kjo mënyrë e të thënit të së vërtetës është forma më e lartë e “xhihad”-it, sepse frenimi i pushtetarit të padrejtë nga politikat e tij i sjell dobi gjithë njerëzve që qeverisen prej tij. Në një variant tjetër të hadithit të transmetuar nga Bejhakiu, kur është pyetur se cili lloj “xhihad”-i është më i dashuri tek Allahu, Profeti është përgjigjur: “Fjala e vërtetë që i thuhet udhëheqësit despot.”

Në komentimin e hadithit, Ibën Haxhar el-‘Askalani thotë se Profeti “e konsideroi haxhin si “xhihad” për shkak të përpjekjes me vetveten gjatë kryerjes së tij.”

Profeti gjithashtu i është referuar edhe kryerjes së haxhit nga ana e grave si “xhihad”. Në një hadith të transmetuar nga Buhariu, Profeti i është drejtuar ‘Aishës: “Për ju gratë “xhihad”-i më i mirë është haxhi i pranuar.”

Përgatiti:

8

Përtej Fjalës

Në përfundim, xhihadi në Islam nuk ka kuptimin e ‘luftës së shenjtë’, sepse lufta nuk është asnjëherë e shenjtë. Ajo mund të jetë vetëm e drejtë ose e padrejtë. Xhihadi në Islam i referohet përpjekjes me veten në rrugën e saj të bindjes ndaj Zotit. Si i tillë ai është i zbatueshëm në çdo fushë të veprimtarisë njerëzore, qoftë në përkushtimin ndaj prindërve dhe thënien e së vërtetës pushtetarëve të padrejtë, qoftë në ritualet që kërkojnë përpjekje të madhe shpirtërore dhe trupore.

Gerdi Demneri


MADHËSHTI

ISLAMI mbi dashurinë dhe respektin ndaj prindërve 1- TË FLASIM PËR RESPEKTIN Respekti është një rrugë me vajtje dhe ardhje, pra për ta fituar respektin duhet që ta tregojmë atë. Respekti duhet treguar në çdo moment të jetës tonë, a nuk treguan respekt për Ademin a.s melaiket duke iu përulur me urdhër të Krijuesit ?...pra që në fillim të jetës së njeriut respekti ka qenë i

pari virtyt. A nuk ishte respekt ndaj fjalës së Zotit ajo që bënë melaiket? Historitë që përkojnë me respektin janë të shumta dhe kanë treguar në çdo kohë se janë me plot kuptim për çdo njeri me mendje të shëndoshë, madje janë shembuj për t’u marrë në konsideratë. Por, të permendim respektin që gëzoi në popull Profeti yne i dashur s.a.s pasi atij i erdhi shpallja si profet, ... mendoni sikur

Përtej Fjalës

9


10

Përtej Fjalës


mos të egzistonte respekti në njerëz, islami nuk do shikonte as dritën e diellit, nuk do arrinte deri te ne. Sepse kudo kanë shkuar mbartësit e mesazhit islam kanë përcjellë te njerëzit veçse Respekt. Ka thënë Umeri r.a: Bëni daua edhe pa folur, po si në cfarë mënyre?- Me sjelljet tuaja. Allahu ka ngritur në piedistal, në krye të gjithë njerëzve që kërkohet respekti ndaj

tyre, janë Prindërit por pa harruar dhe prindin e dyte, tek i cili këta prindër kanë dorëzuar amanetet e tyre,- fëmijet e tyre, prandaj dhe në islam dijetarët, mësuesit janë cilësuar si trashgimtarë të Profetëve...por sigurisht që të ruhet respekti dhe balancat mes mësuesit dhe nxënësit duhet të dimë disa rregulla bazë lidhur me mesuesit dhe sjelljes me ta, që të fitojmë respekt dhe mirënjohje prej tij.

Përtej Fjalës

11


Obligimet e nxënësit ndaj mësuesit: – Nxënësi nuk ecë para mësuesit, – Nuk ulet në vendin e tij, – Nuk fillon të flasë ose ligjërojë pa lejen e tij, – Nuk flet shumë në prezencën e tij, përveçse me leje, – Nuk e pyet kur është i lodhur, – Vlerëson kohën e tij dhe, – Nuk troket në derë (shumë) por prêt me durim derisa të dalë mësuesi -Nuk shikon orën kur ai shpjegon apo të shfaqë pakënaqësi gjatë orës së mësimit. Mësuesi është i vetëdijshëm se ai po edukon dhe përgatit njeriun apo gjeneratën e së ardhmes duke mos harruar se guri në themelin e fortifikatës së të ardhmes vendohet pikërisht në të tashmen. Mos të harrojmë edhe këtë të vërtetë se një nxënës, një person që dëshiron të mësojë nga ndonjë mësuses, mundë të përfitojë nga ai aq sa do ta respektojë mësuesin e tij. Prandaj ne shprehim një respekt, dashuri, sjellje të bukur ndaj atyre që na mësojnë, këshillojnë dhe edukojnë. E përfundojmë këtë hutbe me lutjen kuranore: “O Zoti im, shtoma dijeninë” (Kur’an 20/114). Obligimet e Mësuesit ndaj nxënësit: – Respekti ndaj personalitetit të tij të natyrshëm, – Pa dallueshmëria në dhënien e diturisë, – Mëshira dhe butësi ndaj vartësve, – Falja dhe motivimi për lëshimet,

12

Përtej Fjalës

– Dhënia e shprehisë së punës jo shprehisë mekanike, – Durimi në të edukuar dhe mësuar , – Shembull praktik i asaj që ua mëson, – Mos ndëshkim dhe qortimi në prezencë të tjerëve.

“Kujto kur Lukmani i thotë birit të tij duke e këshilluar: • O biri im, mos i bej shok Allahut, me të vërtetë që shirku është një padrejtesi e madhe. • Dhe e porositëm njeriun, ia lamë amanet prindërit e tij...” • Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin Famëlartë: “Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti....”

Këto ajete kuranore nuk kanë nevojë më për shpjegim, mjafton që Zoti i Plotfuqishëm e ka renditur respektin ndaj prindërve si detyrë menjëherë pas adhurimit të Tij, duke lënë kështu pas shumë prej veprave të tjera madhore të Islamit. • Kenaqesia e prinderve • Transmeton Ebu Darda r.a. se e ka degjuar Pejgamberin alejhi selam duke thene: “Prinderit jane dera e mesme e Xhennetit, pra nese deshiron humbe ate dere ose fitoje


ate.” Tirmidhiu, • Kushejri ka thene: “’..dera e mesme e Xhennetit,’ ka per qellim, deren me te mire te Xhennetit.” • Madje në një hadith profetik tregohet se një njeri shkoi te Profeti (alejhis-salatu ues-selam) dhe i mori leje të shkonte në luftë për hir të Allahut, ndërsa Profeti (alejhissalatu ues-selam) pasi mori vesh që ai i kishte të dy prindërit që i kishte gjallë i tha: “Shko bëje xhihadin tek ata të dy.” (Buhariu dhe Muslimi.) D.m.th shko dhe përpiqu të fitosh kënaqësinë e të dy prindërve të tu duke ju shërbyer atyre në mënyrën më të mirë. Në një version tjetër tregohet, se kur Profeti (alejhis-salatu ues-selam) mësoi se ai kish lënë të dy prindërit e tij duke qarë i tha: “Kthehu dhe bëji ata të qeshin ashtu sikurse i ke bërë të qajnë.” • sigurisht që në familjen islame ka përparësi për nga ana e përkujdesjes dhe respektit ndaj prinderve, sikurse në çdo shoqëri tjetër, • Thotë Allahu në vazhdim të ajeteve në suren Lukman: “ nëna e tij e mbarti atë lodhje pas lodhjeje deri pas dy vjeteve gjidhënie...” pra nënën e ka permendur Allahu këtu si përparësi duke treguar lodhjet e saj të njëpasnjëshme. Cili është munduar çdo herë dhe në çdo moment të mbrojë, të gëzojë, rehatojë dhe të lumturojë fëmijët e saj. Sa herë ka ndjenjur pa gjumë në mënyrë që t’i fleje qetë dhe rehat? Sa herë është merakosur dhe sikletosur prej teje dhe ajo të ka qetësuar? Sa herë e ke shqetësuar dhe ajo të ka mëshiruar?

Një nënë përkushtohet aq shumë për fëmijët e saj, sa është në gjendje të mbajë bashkë duke u dhënë rehati dhe dashuri 5 fëmijëve njëherësh, ndoshta dhe më shumë, ndërkohë dhjetë fëmijë të saj ndoshta nuk munden ta bëjnë dot të lumtur një nënë. Prindi nuk meriton të respektohet e të kujtohesh për të një herë në vit, ose një herë në muaj apo një herë në javë, por çdo ditë. Madje disa prej dijetarëve të hershëm islamë, në komentin e ajetit të lartpërmendur shpjegojnë se hakun prindërve mund t’ia japësh veç atëherë kur kujtohesh për ta dhe i falënderon pesë herë në ditë, ashtu sikurse e adhuron Allahun e Madhëruar pesë herë në ditë. Pastaj ajetet vazhdojne “Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu!”

Përtej Fjalës

13


Në një hadith profetik tregohet se dikush pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Cili njeri meriton më shumë shoqërinë dhe kujdesin tim? Profeti (alejhis-salatu ues-selam) tha: “Nëna jote.” Pasi e përsëriti këtë tri herë tha: “Pastaj babai yt, pastaj ata që janë më të afërm.” Buhariu dhe Muslimi. Në një hadith tjetër që e transmeton Muslimi, Profeti (alejhis-salatu uesselam thotë: “Është i poshtëruar, është i poshtëruar, është i poshtëruar, ai i cili arrin moshën madhore e të dy prindërve të tij, ose të njërit prej tyre dyve dhe nuk futet në

14

Përtej Fjalës

Xhenet!” 3- Feja islame na ka mësuar se prindi është shumë i shtrenjtë për ne, dhe se kur fitojmë kënaqësinë e tyre kemi fituar kënaqësinë e Krijuesit tonë, Allahut të Lartësuar. Nga ana tjetër feja na mëson se prindi duhet të gëzojë respektin maksimal dhe të bëjmë kujdes e mos t’ua thyejmë atyre zemrën e as t’i ofendojmë qoftë dhe me mënyra të tërthorta. Në një hadith profetik Pejgamberi (alejshis-salatu ues-selam) thotë: “Nga gjynahet më të mëdha është atëherë kur njeriu arrin të mallkojë dy prindërit e tij.” E


pyetën: O i Dërguari i Allahut! E si mund t’i mallkojë njeriu dy prindërit e tij?- Profeti (alejhis-salatu ues-selam) iu përgjigj: “Njeriu e shan babain e një tjetri dhe ai ia kthen në të njëjtën mënyrë. Po ashtu ia shan edhe nënën, dhe ai ia kthen në të njëjtën mënyrë.” (Buhariu dhe Muslimi.) 4- Respektimi i prindërve është shkak për faljen e mëkateve. Transmeton Ibn Omeri r.a. se një njeri ka ardhur tek Pejgamberi alejhi selam dhe i tha: “O i dërguar i Allahut, unë kam bërë një mëkat të madh, a ka pendim për mua?” Pejgamberi alejhi selam i tha: “A ke nënë?” Ai i tha: “Jo,” Pejgamberi alejhi selam i tha: “A ke teze?” Iu pergjigj: “Po,” Pejgamberi alejhi selam i tha: “Pra respektoje (dëgjoje) atë.” Tirmidhiu, - hadithi është i saktë Pra kjo tregon se respektimi i prindërve është shkaktar për shlyerjen e mëkateve, pasiqë Pejgamberi alejhi selam iu pergjigj duke e pyetur se a ka nënë që ta respektojë dhe dëgjojë atë, kështu që ti shlyhen mekatet me respektimin e saj. Gjithashtu, transmeton Malik ibn Amri se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Ai i cili e liron nje rob musliman, do të jetë shkaktar për shpëtimin e tij nga zjarri, kurse ai i cili e ka njerin prej prindërve të gjallë dhe ata nuk ia falin atij (nuk ia bëjnë hallall), Allahu do ta largojë atë shumë larg.” Ahmedi – hadithi është - i mirë -hasen • Respektimi i prindërve është edhe shkak për largimin e ndonjë fatkeqësie argument për këtë është ngjarja e tre

personave që kishin hyrë në shpellë dhe një gur i madh kishte rënë dhe ua kishte mbyllur daljen. Në këtë gjendje, secili prej tyre e ka lutur Allahun me ndonjë punë që kish bërë dikur për hir të Tij dhe njëri prej tyre e luti Allahun me respektimin e prindërve, duke thënë: “O Allah nëse këtë vepër e kam bërë për hir Tëndin largona neve këtë shkëmb që të mund të dalim“. Dhe Allahu ua largoi shkëmbin dhe dolën prej shpelle. Tr.Buhariu dhe Muslimi. 5- Edhe sikur prindërit të jenë gabimtarë në aspekte të ndryshme, ata duhen duruar dhe respektuar. Madje edhe sikur të urdhërojnë për diçka që Allahu e urren, ai- i biri per shembull nuk i bindet atyre, mirëpo këtë ia tregon me butësi dhe tolerancë dhe të mundohet shumë të mos ua thyejë atyre zemrën. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Nëse ata orvaten, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka, për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por sillu mirë me ata në këtë jetë dhe ndiq rrugën e atij që drejtohet tek Unë me devotshmëri!” Sure Lukman 14. 6- “Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: ‘Zoti im! Mëshiroji ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogel’.”Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” Sure El-Isra. Shkroi : Klotilda Ndreu

Përtej Fjalës

15


NE ...DRITE

RRUGËTIM NË FORMËSIMIN E IDENTITETIT.. Të jetosh identitetin tënd është sikundër frymëmarrja. Ne nuk kemi pse të pyesim vetveten çdo mëngjes se kush jemi Thjesht, ne jemi. . . Identiteti nuk është kurrë i palëvizshëm; ai vazhdimisht zhvillohet. Por diçka brenda tij mbetet e pandryshueshme; Madje edhe kur ne ndryshojmë, përsëri jemi ne që kemi qenë gjithmonë. Ai lidh të shkuarën, të tashmen dhe botën shoqërore në një mënyrë kaq narrative dhe kuptimplotë. Ai mishëron ndryshimin dhe vazhdimësinë. (Josselson, 1996, p. 29) Studenti në përgjithësi dhe ai rishtari në veçanti, gjenden përballë dilemave, pyetjeve dhe vështirësive të panumërta. Largimi nga familja, vendi, shoqëria dhe kultura në të cilën rritesh dhe formësohesh deri në fazën e adoleshencës. Studentit i duhet “të braktisë” gjithçka për të studiuar në një qytet apo shtet tjetër. Të pakristalizuar ende në identitetin individual i duhet të përballen me të gjitha dilemat dhe përgjegjësitë. Çfarë i ofron arsimi i lartë studentëve? A është ai, vendi i konceptuar vetëm për të marrë dije dhe këtu fillon dhe mbaron çështja? Në një kohë që trendet e shoqërisë kanë ndryshuar a mund të konsiderohet sot arsimi i lartë si një rit kalimi? Kushdo që punon në një sektor i cili ka lidhje

16

Përtej Fjalës

të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë me studentët duhet të ketë parasysh të gjithë komponentët e rëndësishëm të sipërpërmendur të zhvillimit nga adoleshenca në moshën e rritur të herëshme. Çështjet e studentëve janë ndër më thelbësoret dhe ndër realitetet më të vështira me të cilat ata vetë duhet të përballen sot në edukimin e lartë. Administratorët dhe të gjithë punonjësit përkatës, përtej ndarjeve duhet të bashkëpunojnë që të rrisin eksperiencën jetësore të studentëve ende të padiplomuar dhe atyre të diplomuar. Dr. Carol Cartëright, ish presidente e universitetit Kent në Amerikë mbron tezën se, që studentët të bëhen të suksesshëm, (1998), është e domosdoshme në ditët e sotme që institucionet e tyre duhet të kenë një optikë të gjerë për kampuset universitare, konviktet, pra vetë studenti të jetë në fokus të gjithçkaje. Profesionistët e çështjeve të studentëve familjarizohen me zhvillimin psikologjik dhe bëhen më kompetentë në punë me studentët për të kuptuar dispozicionin dhe formimin e tyre dhe kështu mund të veprojnë me ta duke hartuar përvoja të reja, duke promovuar rritjen në zona të caktuara. Për shembull, një nga detyrat e zhvillimit është krijimi/ kristalizimi i identitetit dhe mbase kjo është një nga sferat më të vështira për moshën e studentëve. Si studentë universiteti, ata përcaktojnë se “kush janë” dhe “çfarë duan të bëhen kur të rriten”. Për ta arritur këtë, shpesh iu duhet të “luftojnë”


me bashkëmoshatarë të tmerrshëm dhe me ndikime të mjedisit të cilat i diktojnë rezultate të caktuara. Gjatë jetës studentore ata mësojnë aftësi dhe dije dhe mund të luftojnë për të “zhvilluar aftësi”. Ndërsa studentë te tjerë të cilët gjithmonë këshillohen me prindërit përpara se të marrin një vendim “lëvizim përmes autonomisë dhe fitimit të pavarësisë”. Këto janë çështjet Vetëaktualizimi – të arrish përmbushjen dhe nëpërmjet të cilave Chieckering u përpoq të realizmin e potencialeve të vetes ndihmonte studentët të zgjidhnin në moshën e Transhendenca – T’i ndihmosh të tjerët të arrijnë tyre tradicionale (18-22 vjeç). vetëpërmbushjen dhe realizimin e potencialit të tyre. Kampuset universitare qëllimisht ende Kurba e dyfishtë (W– curve) praktikojnë modelin (Hierarkia e nevojave të Masloë 1954) duke adresuar nevojat e studentëve të tyre (nevojat bazë të tilla si strehimi, rezidencat, konviktet, ushqimi dhe menutë e ndryshme, parkimi, transporti, (rehatitë trupore). Të gjitha këto nevoja vijnë si pasojë e krijimit të ndjenjës së sigurisë faktor i cili duhet të ketë ekzistuar që më parë në jetën e personit, para se të fillojë procesin e edukimit. Nivelet fiziologjike – uria, etja, rehatitë trupore etj Të qënit të sigurt/sigurimi- të jesh jashtë rrezikut Përkatësia dhe dashuria – afilacioni me të tjerët, të ndjerit i pranuar nga të tjerët Vlerësimi – të dish, të kuptosh dhe të eksplorosh Konjicioni – të dish, të kuptosh, të eksplorosh Estetika – simetria, rregulli dhe bukuria

Zeller dhe Moiser (1993) pohojnë se shumica e studentëve rishtarë përjetojnë modelin e pesë fazave pasi akomodohen në kampus. Kjo kurbë e dyfishtë përfshin: Periudhën fillestare të ngazëllimit të të sapoardhurit - muaji i mjaltit Periudha e mosrehatisë në ambientin e ri, shpesh

Përtej Fjalës

17


e pasuar nga kriza – periudha e shokut kulturor Periudha e përshatjes dhe rregullimit - rregullimi fillestar Periudha e vetmisë, shpesh e shoqëruar me sfida akademike dhe me mungesën e mjedisit të shtëpisë/familjes – izolimi mendor Rregullim më i qëndrueshëm dhe rehatia në ambientin e kampusit në përgjithësi Zhvillimi konjitiv dhe mosha madhore në zhvillim Të menduarit e moshës madhore në zhvillim, ndjenjat dhe të vepruarit nxjerrin në pah zhvillimin psikologjik dhe unik të kësaj periudhe moshore. Qendra trunore e arsyetimit dhe e problem-zgjidhjes zhvillohet plotësisht gjatë moshës madhore në zhvillim. Ajo realizohet nga një krasitje e materies gri dhe e ndjek adoleshencën deri tek të 20-tat; më pas rritet materiali i bardhë deri tek mesi i të 30-tave (Giedd et al. 1999). Plasticiteti i trurit të moshës madhore në zhvillim tregon se maturia mbetet e ndjeshme ndaj eksperiencave dhe kushteve të mjedisit përgjatë këtyre viteve. Mundësia për të rritur kapacitetin përshtatës dhe për të reduktuar rriskun e traumave dhe stresit është një kuptim i spikatur i rolit që ka mosha madhore në zhvillim gjatë jetës së qënieve njerëzore. E parë në këtë këndvështrim ritet krijohen dhe modifikohen nga mendjet e njerëzve (në perspektivë psikologjike-nga konjicioni i tyre) dhe bëhen të përbashkëta vetëm nëse psikologjikisht ato janë kuptimplota për njerëzit e tjerë. E gjithë eksperienca nëpër të cilën kalon studenti qoftë ajo kulturore, shoqërore, gjuhësore, intelektuale kanë një lidhje të patjetërsueshme të studentit me vetveten (metamorfoza e tij që e mundëson të zhbëjë adoleshentin dhe të bëhet një i rritur i përgjegjshëm) me mejdisin dhe me shoqërinë. Duke kaluar nëpër të gjitha këto instanca ky rrugëtim nuk mund të mos konsiderohet një rit kalimi i pranuar kulturalisht, psikologjikisht dhe shoqërisht. Problematika e kohës sonë është se trashëgimnia e tillë (nga brezat) është zbehur dhe po humbet.

18

Përtej Fjalës

Zhvillimi i të rinjve është një rrugëtim i gjatë i cili duhet të kurorëzohet nga rite pozitive kalimi që hartohen dhe drejtohen nga të rritur me sjellje prosociale . Për shumë grupe dhe shoqëri, ritet e kalimit janë forma beninje të ndarjes, pregatitjes, të kalimit dhe të pranimit. Ato bazohen në afirmimin jetësor për nevoja, pranim, ceremoni dhe miratim, vlerësim, identifikim dhe njohje (po aty). Në disa kultura ritet e kalimit mund të mos kenë qasje pozitive tek të rinjtë, ato mund të përmbajnë nxitje për të shkatuar plagë, mutilim gjenital (, ndarje të dhëmbëve, praktika këto të cilat kryhen ende në disa kultura primitive). Analoge me këto, janë format moderne të modifikimit të trupit, tatuazhet, piercing ekstreme në trup dhe fytyrë.


e para (menarkenë) ajo quhet e rritur dhe mban përgjegjësi para Zotit e pastaj para njerëzve për veprimet që kryen. E njëjta gjë vlen dhe për meshkujt të cilët përjetojnë ejakulimin e parë. Në jurisprudencën islame ata konsiderohen si përgjegjës për veprimet që kryejnë. Në këtë sistem, individët ndihmohen nga një ushqim i fuqishëm vlerash dhe mbështetjeje shpirtërore. Fakti i të qënit pjesë e një komuniteti fetar, ndërton tek individi (në këtë rast tek studenti) një sistem vlerash të bazuar në besimin tek Zoti, në ndihmën komunitare, vlerat, empatinë, predispozicionin e mirë ndaj familjes të afërmve dhe shoqërisë si dhe një ndjenjë të lartë përgjegjshmërie në çdo pozicion qoftë individi (si student, si punonjës, si vullnetar, si pjesëtar Nëse i referohemi sistemeve të besimit, grupi në detyra, ese apo projekte etj). (islamit) një vajzë e cila sapo ka përjetuar menset Ritet e kalimit dhe mentorët në epokën globale Në të kaluarën stërgjyshërit e gjyshërit e familjes ishin ata që tejçonin historinë, kulturën e traditat e vendit tek të rinjtë. Ishin ata të cilët iu mësonin të rinjve përvojën e tyre dhe bashkë me përvojën tejçonin lidhjen e fortë që ekziston me pemën e familjes, gjakun, tokën, gjuhën, veshjet, zakonet dhe traditat e veçanta. Po aq domethënese kanë qenë dhe ritet e kalimit për të rinjtë të cilët në përputhje me kontekstin kulturor duhet të mernin pjesë në një ceremoni me pjesmarrës nga komuniteti, duhet të kalonin disa prova e më pas ata pranoheshin gjerësisht si të rritur.

Përtej Fjalës

19


Në një mënyrë ato veprime apo rregulla që një individ kryen janë obligime fetare (ose rite fetare) por që nën optikën qoftë të besimit qoftë edhe të disiplinave antropologjike, psikologjisë etj, janë rite pozitive, ura kalimi, janë njohëse dhe ndihmëse për të rinjtë të cilët të njihen brenda një konuniteti si të rritur. Sigurisht që në nvelin e përgjegjshmërisë dhe pjekurisë në marrëdhënie, në rradhë të parë ndikojnë modelet familjare (aspekti holistik). Çdo element tjetër që i shtohet kësaj të fundit e përmirëson individin. Ashtu edhe studentët në gjithë këtë bum zhvillimi dhe përballjesh, në përfundim të studimeve hedhin kapelet në një ceremoni madhështore me elementë simbolikë të cilët tregojnë për përfundimin e një faze dhe futjen në një tjetër.

organizata jofitimprurëse në përputhje me nevojat dhe kontekstin social-kulturor kanë zhvilluar programe të ndryshme bazuar në nevojat, sfidat, shëndetin, mos-konsumin e drogërave, trajnimin e lidershipit, zhvillimin ekonomik, edukimin dhe parandalim krimi . Programet e riteve të kalimit i mëshojnë faktit të të bërit një i rritur i përgjegjëshëm për shoqërinë.

Aktivitetet e riteve të kalimit përfshijnë: mentorim nga një i rritur i komunitetit; hartimin e një i plani për jetën (studenti shkruan dhe harton ndërsa mentori asiston në zhvillimin dhe implementimin e strategjive për të arritur objektivat); mësimin i riteve specifike të shoqërisë në të cilën bën pjesë si dhe forcimi i vlerave, i zhvillimit dhe vetërespektit; marrjen Në të vërtetë ritet e kalimit janë dhe duhet pjesë në shërbimet komunitare; ndërtimin e të jenë pjesë shoqëruese e njeriut sepse në çdo pemës së familjes; si dhe përjetimin nga studenti periudhë të jetës, ai është në kalim dhe ndryshim të eksperiencave që kanë të bëjnë me traditën të vazhdueshëm të vetes, marrëdhënieve, dhe veçoritë e kulturës në të cilën bën pjesë. produktivitetit, aftësive, identitetit apo personalitetit etj. Të gjitha këto pika i forcojnë ndjenjën e përkatësisë, vetëvlerësimit. Pas një programi Në përgjithësi, në disa kultura, kalimi nga disa-mujor plot aktivitete, studentit i duhet të fëmijëria në adoleshencë dhe nga adoleshenca në organziojë në mënyrë krijuese një ceremoni e cila moshën e rritur të herëshme është parë si periudha bashkon traditën e vendit (ceremonia duhet të jetë e trazirave, frustrimit dhe ndryshimeve. Disa praktike, pra diçka që shihet preket dhe ka dobi

20

Përtej Fjalës


në të). Ritet e kalimit në institucionin e edukimit kanë patur dhe kanë si qëllim që të nxisin ndryshimet në mendime, qëndrim dhe sjellje tek studentët. Në këtë çështje kam bindjen se të gjithë ne si aktorë të shoqërisë dëshirojmë që shkolla, familja, drejtuesit, të gjithë të jenë të përfshirë dhe të punojnë për pritshmëritë që dëshirojmë .

Mprehja e qëllimit, zhvillimi i integritetit, menaxhimi i emocioneve, pranueshmëria dhe lidhshmëria me një shoqëri me një komunitet e konteskst kulturor, i ndërgjegjëson këto studente në rrugën e formësimit dhe qëndrueshmërisë së identitetit.

Në këtë kuadër, institucioni i edukimit Një studente rezidente, kur vjen të studiojë dhe derivatet e tij (kampueset, konviktet etj) në Tiranë merr përsipër përgjegjësitë e saj, mbeten në mënyrë të pakontestueshme rite punon dhe studion, diplomohet dhe kërkon të kalimi deri diku të mbështetura në programe rrisë potencialin e saj profesional dhe kërkon të dhe mentorimi. Këtu kulmon autonomia e afirmohet si femër e arsimuar, e përgjegjëshme; studentes, femrës së arsimuar dhe gruas së ajo dëshiron të jetë një grua e kompletuar si në ardhshme në karrierë, e cila tenton të shtrijë karrierë ashtu dhe në aspektin emotiv. Sigurisht zhvillimin e saj në të gjitha sferat e saj identitare që formësimi dhe përgjegjshëmria vjen etapë pas e t’i shohë ato të impelmentuara në terren. etape dhe vektor pas vektori duke u përpjekur maksimalisht në një kontekst kulturor dhe Shkroi: Elfa Kodra ekonomik aspak të favorshëm.

Përtej Fjalës

21


BOTA ME FËMIJË

5 hapa për menaxhimin e xhelozisë mes fëmijëve

Ç

do prind me më shumë se një fëmijë e di që një lloj xhelozie mes tyre është e pashmangshme. Në disa raste fëmija i madh bën çdo lloj sjellje për të shqetësuar të voglin. Në të tilla raste duhet të kuptoni se sjelljet e fëmijës suaj janë si pasojë e pamundësisë për të shprehur emocionet e tij. Nëse ju reagoni me agresivitet apo me dënime, sjelljet e tij do të jenë akoma më shqetësuese dhe agresive.

. Ndaj është e nevojshme që prindi të rikrijojë marrëdhënjen me përqafime, përkëdhelje dhe shaka disa herë gjatë ditës. 2. Mundohuni ta kuptoni

Kur ju jeni duke ndërruar pelenat e të voglit dhe fëmija tjetër është duke bërtitur e duke u shpërthyer në të qara që nuk po shkoni ta ndihmoni për diçka, impulsi i parë është që së paku t’i jepni një të bërtitur, por duhet të ushtroheni që ta kuptoni fëmijën dhe t’i Xhelozia e fëmijës së madh shfaqet në forma tregoni se do ta ndihmoni sapo të mbaroni të tilla, jo vetëm kur vjen një fëmijë tjetër punë. në familje, por edhe kur ai është më i rritur 3. Lejojeni të ndjehet e vogël sepse fëmijët tuaj konkurojnë për vëmendjen tuaj të plotë, që ndonjëherë është shumë e Sigurisht që ajo mundet të vishet vetë dhe ju kufizuar. Ndaj, shumë studime kanë treguar i kini duart gjithmonë të zëna me të voglin, se kur prindërit arrijnë të krijojnë një lidhje por pikërisht kjo është arsyeja pse ajo kërkon të fortë me secilin prej fëmijëve, xhelozia që ta vishni ju. Plotësojini dëshira të tilla një mes tyre është me e pakët. Pra në vend që herë në një kohë për t’i treguar fëmijës suaj se ta dënoni atë që tregon shenja të xhelozisë, jeni aty sa herë që ajo të ketë nevojë. ushqejani zemrën e tij të uritur. Si? 4. Mbani marrëdhënje pozitive të balancuar 1. Rikrijoni marrëdhënje Studimet tregojnë se marrëdhënjet e Kur fëmijët përjetojnë ndjenja të forta shëndetshme kanë nevojë për pesë ndërveprime negative, ata tentojnë të largohen nga të tjerët pozitive pas çdo ndërveprimi negativ.

22

Përtej Fjalës


5. Jepni kohën speciale

Kërkesa për falje qetëson ndërgjegjien e fëmijës dhe shumica e fëmijëve janë konfuzë Koha speciale është thelbësore. Secili nga apo të turpshëm kur kanë bërë diçka të fëmijët ka nevojë për të paktën 20 minuta padëshirueshme ndaj një shtysë nga prindi vetëm për vetëm me prindin për të marrë nxit guximin për të kërkuar falje. Të thuash “ 100% vëmendjen e tij. Në këtë mënyrë ju iu më fal” vendos kufijtë në një marrëdhënje dhe tregoni se i doni të dy shumë dhe rrjedhimisht kur fëmijët dëgjojnë prindërit që përdorin xhelozia mes tyre largohet. këtë fjalë, mësojnë dhe ata vetë si të ruajnë masën në një marrëdhënje. Në fund të fundit zgjidhja është gjithmonë Gjithësesi, kur t’i kërkoni fëmijës të thotë dashuria. Dashuria nuk të lë kurrë të dështosh. “ më fal”, mos ia kërkoni para një grupi njerëzish , sidomos kur fëmija nuk është A duhen detyruar fëmijët të thonë “më shumë i qartë se çfarë ka bërë gabim. Qëllimi juaj nuk duhet të jetë ta vini fëmijën në faj, fal”? por ta bëni të kuptojë se ku po e shqetëson Kur fëmija bën një gabim kundrejt dikujt ne tjetrin dhe për këtë duhet ta tërhiqni mënjanë shpesh I themi “ thuaj më fal”. Ndodh që fëmija dhe t’i jepni shpjegimin e duhur. Mësojini e thotë ose jo, por a ia di plotësisht kuptimin fëmijës suaj të kuptojë si ndjehet tjetri. nuk mund të jemi të sigurt. “Ndonjëherë fëmijët e thonë sa për të kaluar radhën” thotë Jamie Perillo, psikologe fëmijësh. “ Por duke Përgatiti: Elona Çeço u kërkuar fëmijëve të thonë “më fal” ata mësojnë ç’është falja.”

Përtej Fjalës

23


ARGUMENT

Dashuria, ne kendveshtrimin e islamit. Fenomeni i dashurisë është parë dhe dëgjuar shpesh tek njerëzit. Njerëzit thonë: jam i dashuruar, kam rënë në dashuri, jam martuar me dashuri etj. Kemi parë dhe

24

Përtej Fjalës

dëgjuar në lëvdimin e saj citate filozofësh, vargje poetësh, këngë të kënduara dhe ilustrime e piktura siç kemi parë edhe dëgjuar për njerëz të zhgënjyer prej saj, njerëz që u ka shkaktuar vuajtje, dhimbje, probleme, përçarje, zënka, shkatërrime familjesh dhe madje raste që kanë shkuar deri në vdekje për shkak të saj.

Ky fenomen duke qenë se ka përhapje të gjerë dhe me ndikim të qartë në jetën e njerëzve është e nevojshme të njihemi me këndvështrim e Islamit ndaj tij sepse çdo kujt që beson në Allahun dhe ditën e gjykimit i interesojnë kufijtë e zotit të tij Allahut të madhëruar. A lejohet të dashurosh? Allahu i madhëruar është krijuesi ynë dhe askush më mirë se ai nuk e njeh natyrën njerëzore dhe pikat e dob ët a


të saj dhe askush veç tij nuk mund të japë një gjykim më të drejtë sepse ai ka dy cilësi të larta siç thuhet në kuran: “Ai (Allahu) është sunduesi që qëndron mbi robtë e tij dhe ai është i urti dhe dijshmi” suratu ElEnam: 18. Këto dy cilësi janë [I urti] dhe [I dijshmi] që do të thotë: i urtë në gjykimet e tij dhe i dijshëm në lidhje me krijesat e tij. Prandaj le ta nxjerrim këtë gjykim prej fjalëve të tij. Ajeti i parë. Allahu i madhëruar thotë: “Dhe prej mrekullive të tij është se ka krijuar prej jush gra (bashkëshorte) që të preheni te to dhe bëri mes jush dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka mrekulli për atë që mendon” suratu Er-Rum: 21. Ky ajet na tregon për mrekullinë e ndarjes së njerëzve në meshkuj dhe në femra dhe në detajet e tij përmban dy gjëra mjaft të rëndësishme që kanë lidhje me çështjen tonë: E para: Tregon se gratë janë prehje për burrat prandaj dhe ata nuk gjejnë qetësi derisa ta arrijnë atë. Kjo sepse Allahu i madhëruar e krijoi njeriun që ta popullojë këtë tokë dhe kjo nuk arrihet nëse ai nuk do të shtohej, prandaj dhe ai i ndau ata si të gjithë gjallesat e tjera në tokë në meshkuj dhe femra mirëpo edhe kjo nuk do të mjaftonte nëse ata nuk do të çiftëzoheshin realisht dhe kështu i bëri ata tia ndjejnë nevojën njëritjetrit. Ja ç’tregon Imam Taberiu për babanë e njerëzimit Ademin -alejhi selam-! Ai thotë: Është përcjellë prej disa sahabeve si Ibn Abasi, Ibn Mesudi etj -radiallahu anhum- të cilët njoftojnë se: “Iblisi doli nga xheneti kur u mallkua dhe në të (në xhenet) banoi Ademi. Ai (Ademi) ecte nëpër të (xhenet) i vetmuar pa bashkëshorte që të prehej te ajo dhe njëherë ai fjeti pastaj kur u zgjua gjeti pranë tij një grua të ulur të cilën e krijoi Allahu

nga një brinjë e tij. Ai e pyeti atë: kush je? Ajo i tha: jam një grua. Përse je krijuar? Ajo i tha: për tu prehur tek unë. Melaiket për të parë se deri ku kishte mbërritur dija e tij i thanë: Si quhet, o Adem? Ai tha: Hava! Ata i thanë: pse është quajtur kështu? Ai u tha: sepse është krijuar nga diçka e gjallë. Pastaj Allahu i tha: O Adem, bano ti dhe gruaja jote në xhenet dhe hani prej tij të lumtur kudo që të doni!” e transmeton imam Taberiu. Pra, Ademi -alejhi selam- nuk gjeti prehje edhe pse ishte në xhenet derisa Allahu i krijoi atij bashkëshorten dhe kështu janë të gjithë pasardhësit e tij sepse Allahu i madhëruar kishte vendosur që kjo krijesë të qëndronte në tokë deri në një kohë të caktuar (deri ditën e kiametit). E dyta: Tregon se ata pasi bëjnë lidhje në çift, Allahu hedh në zemrat e tyre dashuri dhe mëshirë sepse pa këto të dyja nuk mundet që ata të vazhdojnë së bashku për një kohë të gjatë edhe pse ia kanë nevojën njëri-tjetrit siç thamë më lart, sepse ata shumë shpejt bien në kundërshtime për shkak të ndryshimit të natyrave të tyre apo dhe problemet dhe sfidat të jetës. Ky ajet duke qenë se bën fjalë për bashkëshortët atëherë mund të themi se dashuria mes tyre është një dashuri që Allahu i madhëruar e do atë madje ai është shkaku që ua ka hedhur atë në zemrat e tyre. Dhe tani nuk na mbetet tjetër veçse të shohim se çgjykim ka dashuria e lindur mes mashkullit dhe femrës jashtë rrethit të martesës? Dhe për të gjetur këtë gjykim duhet të ndalemi te një ajet tjetër. Ajeti i dytë. Allahu i madhëruar thotë: “O Muhamed! Thuaju besimtarëve që të ulin prej shikimeve të tyre dhe të ruajnë

Përtej Fjalës

25


nderin e tyre. Kjo gjë është më e pastër për ta dhe Allahu e di mirë se çfarë punojnë * Dhe thuaju besimtareve që të ulin prej shikimeve të tyre, të ruajnë nderin e tyre dhe të mos i shfaqin bukuritë e tyre veç asaj të dukshmes dhe të lëshojnë shamitë e tyre mbi xhepat e kraharorit! Të mos ia tregojnë bukuritë e tyre veçse burrave të tyre, apo baballarëve të tyre, apo baballarëve të burrave të tyre, apo fëmijëve të tyre, apo fëmijëve të burrave të tyre (me gratë tjera), apo vëllezërve të tyre, apo bijve të vëllezërve të tyre, apo grave të tyre (myslimanëve), apo atyre që i kanë nën pronësi (skllevërve), apo atyre ndjekësve që nuk anojnë nga gratë (janë me të meta dhe nuk ndjejnë epsh ndaj tyre), apo fëmijëve të cilët i kuptojnë auretet e grave dhe as të mos përplasin këmbët (për tokë) që të dihet se çfarë fshehin prej zbukurimeve dhe që të gjithë pendohuni tek Allahu, o besimtarë në mënyrë që të shpëtoni” suretu En-Nur 30-31. Këto ajete përmendin disa norma apo rregulla në lidhje me marrëdhëniet mes meshkujve dhe femrave si dy gjini të të njëjtit lloj që bashkëjetojnë në këtë tokë dhe ja detajet e saj! 1- Ulja e shikimeve të meshkujve ndaj femrave dhe të femrave ndaj meshkujve, urdhër ky i cili me padyshim është për ata meshkuj dhe femra që janë të huaj për njëri-tjetrin që do të thotë se nuk kanë mes tyre as lidhje martesore dhe as lidhje gjaku. Është e qartë se Allahu i madhëruar me këtë kufizim të shikimit do që të vejë nën kontroll anën instiktive të animit të tyre ndaj njëri-tjetrit në mënyrë që kjo anë të mos kapërcejë

26

Përtej Fjalës

kufijtë e saj për tu bërë pastaj problem shoqëror sepse ana e instinktit është bërë për ti shërbyer një qëllimi tjetër (çiftëzimit në martesë) dhe jo lidhjeve jashtëmartesore. 2- Porosia në ajet është për besimtarët edhe sepse vënia nën kontroll e instinktit kërkon një forcë më të madhe se forca e tij dhe ajo është forca e besimit. Kjo nuk do të thotë që rregulli është vetëm për besimtarët, përkundrazi është për të gjithë, por prej besimtarëve pritet zbatimi i saj sepse kanë besimin, kurse prej jobesimtarëve nuk pritet një gjë e tillë. 3- Allahu i madhëruar me këtë urdhër do ti ruaj ata nga zinaja sepse menjëherë pas urdhrit për uljen e shikimit vjen urdhri për ruajtjen e nderit madje kjo i shkon shumë përshtat një ajeti tjetër në kuran ku thotë: “Mos ju afroni zinasë se ajo është ndyrësi dhe rrugë e keqe” suretul-Isra: 32. 4- Ulja e shikimit është më e pastër për zemrat çka do të thotë se lëshimi i syve mund të prishë zemrat e tyre dhe ti ndyjë ato me ndjenjat e epshit të cilin në një ajet tjetër e ka cilësuar si sëmundje. Allahu i


madhëruar kur i këshillon gratë e profetit të tij dhe çdo besimtare pas tyre thotë: “O gratë e profetit, ju nuk jeni si të gjitha gratë e tjera (në grada dhe mirësi) nëse doni të jeni të devotshme. Atëherë mos zbusni fjalët që të lakmojë ai i cili ka në zemër sëmundje por thoni fjalë të pranueshme (dmth: biseda të nevojshme dhe serioze)” suretu El Ahzab: 32. Pra, Allahu ndalon që femra të flasë me një mashkull me fjalë të buta e të ëmbla siç mund ti flasë burrit të saj që mos lakmojnë ata që kanë në zemra sëmundjen e epshit. Ky ajet edhe pse nga ana e jashtme duket sikur bën fjalë për një lloj të veçantë burrash (të sëmurët pas femrave) mirëpo ndalimi i përdorimit të bisedave ledhatuese është i përgjithshëm për të gjithë burrat e huaj dhe dijetarët janë dakord për këtë gjë. 5- Nga ky ajet janë përjashtuar shikimi i befasishëm dhe shikimi për ata që duan të martohen siç shpjegon profeti -alejhi selam- në fjalët e tij. Shikimi i befasishëm është përmendur në hadithin e Aliut ku profeti -alejhi selam- e këshillon: “O Ali, mos e paso shikimin me shikim sepse e para është e jotja dhe e dyta është kundër teje” e transmeton Ebu Daudi dhe të tjerë dhe saktëson sheikh Albani. Kjo do të thotë se nëse dikush sheh befasisht një femër dhe e ul shikimin ndaj saj nuk konsiderohet kjo gjë si thyerje e urdhrit të Allahut por nëse e pason atë me shikim tjetër atëherë kjo konsiderohet thyerje

e urdhrit të Allahut. Ndërsa shikimi i atyre që duan të martohen është përmendur në disa hadithe prej tyre hadithi i El-Mugira bin Shube -radiallahu anhui cili tregon: “Kërkova një grua për martesë dhe profeti -alejhi selam- më tha: a e pe atë? Unë i thashë: jo. Ai më tha: Shihe se kështu është më mirë për tu puqur me njëri-tjetrin” e transmeton Ahmedi, Tirmidhiu Nesai etj dhe e saktëson sheikh Albani. 6- Allahu i madhëruar kur e urren diçka nuk mjaftohet vetëm me ndalimin e saj por ndalon edhe nga rrugët që çojnë tek ajo që urren si masë ruajtëse dhe parandaluese. Në këtë ajet përveç urdhrit për uljen e shikimit i cili i shërben këtij rregulli kemi edhe ndalimin nga ekspozimi i bukurive femërore ndaj njerëzve të huaj sepse ajo më shumë se çdo gjë tjetër ngacmon instinktin dhe pastaj lind ajo e keqja që nuk e do Allahu. Ja çthotë Ibn Abasi -radiallahu anhu- kur ka lexuar ajetin ku Allahu i madhëruar i ndalon gratë të dalin jashtë të zbukuruara: “...dhe mos u zbukuroni si në kohën e injorancës” suretu El-Ahzab: 33 ka thënë: “Kjo ka ngjarë në kohën mes Nuhut dhe Idrisit e cila ka qenë një mijë vjet. Dy barqe nga bijtë e Ademit njëri prej tyre banonte në fushë dhe tjetri në mal ku ata të malit kishin burrat e bukur ndërsa gratë jo shumë të bukura kurse gratë e fushës ishin të bukura por burrat jo shumë të bukur. Iblisi shkon te një burrë prej burrave të fushës në pamjen e një djali dhe hyn tek ai qiraxhi. Ai i shërbente atij dhe një ditë merr një vegël muzikore si fyelli i bariut dhe nxori një zë të

Përtej Fjalës

27


Duke parë në dobitë e nxjerra nga ajetet kuranore dhe fjalët profetike mund të themi se lidhja me femrat në islam është ndërtuar mbi bazën: pëlqe, martohu pastaj duaj ose dashuro nëse mund të shprehemi me gjuhën e njerëzve! Që do të thotë: zgjidhe atë që të pëlqen, pastaj lidhu me të në martesë pastaj duaje atë. padëgjuar ndonjëherë më përpara dhe kur e morën vesh njerëzit erdhën për ta dëgjuar dhe caktuan një festë për tu bashkuar pranë tij një herë në vit ku gratë zbukuroheshin për burrat. Një burrë nga mali vjen tek ata dhe sheh gratë dhe bukurinë e tyre pastaj shkon dhe njofton shokët e tij dhe zbresin tek ato dhe mes tyre u shfaq zinaja. Kjo është fjala e Allahut [...dhe mos u zbukuroni si në kohën e injorancës] ” e transmeton Taberiu. Kjo ngjarje tregon gjithashtu se këtë pikë të dobët të njeriut e shfrytëzon mjaft mirë Shejtani i cili si armik i përbetuar i njeriut mundohet ti çojë në humbje nëpërmjet saj. Nga këto dobi të marra nga ajetet mund të nxjerrim se nëse Allahu ka ndaluar për uljen e shikimit të femrave dhe meshkujve ndaj njëritjetrit, bisedat ledhatuese me to dhe ekspozimin e bukurive femërore atëherë në mënyrë indirekte ai ka ndaluar nga dashuria jashtë rrethit martesor sepse ajo nuk mund të shfaqet nëse ata nuk e lëshojnë shikimin ndaj njëri tjetrit, nuk bisedojnë me njëri tjetrin biseda ledhatuese dhe femrat nuk ekspozojnë bukuritë e tyre. Dallimi mes normave isalme dhe joislame mbi dashurinë dhe lidhjet mes meshkujve dhe femrave.

28

Përtej Fjalës

Kurse lidhjet me femrat në një shoqëri joislame janë të ndërtuara mbi bazën pëlqe, dashuro pastaj martohu! Që do të thotë: zgjidh atë që të pëlqen, pastaj dashuroje dhe së fundi martohu me të! Në shoqëritë islame dashuria lind pas lidhjes së martesës duke mbuluar kështu edhe instinktin edhe qëllimin e jetës. Ajo ndërtohet mbi baza të shëndosha dhe të qëndrueshme dhe ruan të drejtat e palëve. Ndërsa në shoqëritë joislame dashuria lind para martese madje ata nuk quajnë dashuri veçse dashurinë paramartesore, asaj i thurin lavde dhe asaj i këndojnë, kurse dashurinë bashkëshortore e konsiderojnë dashuri të llojit tjetër. Dashuria paramartesore më shumë i shërben anës së epshit dhe fryrjes së tij sesa martesës dhe qëllimit të jetës sepse në emër të saj është përhapur shthurja dhe marrëdhëniet e jashtëligjshme. Ajo duke i shërbyer epshit ka baza të brishta dhe shpesh herë prishet pa shkuar në martesë dhe kur prishet shkelen të drejtat e palëve sepse nuk ka një akt ligjor që ti mbrojë përveçse në


rastin më të mirë të ndonjë përgjegjësie morale e shumë e shumë dëme të tjera i vijnë shoqërisë prej saj që lus Allahun ti ruaj myslimanët dhe familjet e tyre nga kjo sëmundje shoqërore e kohës sonë!

Shkroi: Dr. Abdullah Nabolli

Përtej Fjalës

29


NJEREZ DHE REALITETE

Në Evropë me një V

itet e tranzicionit e kanë transformuar s h o q ë r i n ë shqiptare në një tjetër shtet evropian që po njihet egërsisht nga të njëjtat probleme sociale që “perëndimizimi” dhe globalizmi po i sjell botës. Ky vrull i pashmangshëm drejt sigurimit të të mirave materiale dhe mardhënieve të hapura me shtete të huaja, ka importuar në vend bashkë me mirësitë si rritja e mirqënies sociale dhe rritja ekonomike edhe disa dukuri negative që prekin brezat e rinj duke metamorfizuar personalitetet e brishta të së ardhmes. Disa nga këto fenomene që prekin jetën familjare duke edukuar në vatrën e saj breza të papërgjegjshëm me antivlera të tilla si korrupsioni e zhveshja nga etikat morale, rrit në gjirin e shoqërisë një gjeneratë “të çalë” e të pashëndetshme për të sjell progres. Themelet e familjes po tronditen me statistika të frikshme nga dukuri të tilla si :  divorcet,  braktisja e prindërve e dërgimi I tyre në azilin e të moshuarve,  bashkjetesa si formë zëvendësuese e martesës,  analfabetizmi dhe braktisja e librave,  paradoksi I ndarjes klasore; shumë të pasur vs shumë të varfër Të gjitha këto dukuri të mara së bashku apo në

30

Përtej Fjalës

veçanti kanë një impakt të fuqishëm në shkaterrimin e bërthamës së shoqerisë që është familja. Divorcet dhimbshëm denojnë lumturinë dhe mirërritjen psikosociale të fëmijëve. Në përgjithësi fëmijët që rriten

n g a prindër të divorcuar e kanë humbur besimin në ekzistencën e një martesë t ë

shëndoshë për vetet e tyre duke krijuar kështu një brez që n u k merr përgjegjësi për të krijuar një familje në të ardhmen. Problemet që ndodhin në shkollë me fëmijët pas divorcit janë seroize, pasi ata e humbasin përqëndrimin dhe


brez “të çalë” interesin për kualifikim në mësime. Për ta bota është kthyer përmbys jeta nuk ka më kuptimin e mëparshëm dhe ankthi, frika dhe pasiguria janë cilësi që i shoqërojnë këta fëmijë gjatë rritjes. Në të shumtën e rasteve preferojnë të vet-izolohen dhe mbyllen në vetvete e shpesh kalojnë faza depresioni. Sigurisht që as për prindërit e divorcuar nuk është e lehtë vazhdimësia pas divorcit, pasi boshllëku finaciar që lë divorci kushtet e veshtira për të gjetur punë në vend e bëjnë situatën tepër të vështirë. Nuk duhet nënvlersuar as gjëndja emocionale që secili prej ish-bashkëshortëve përjeton pas divorcit, ku simptoma

depresive dhe pesimiste mund të ndihen nga secili prej tyre. Tashmë e dimë se ç’dhunë psikologjikë shkakton ndarja e prindërve tek fëmijët apo adoleshentët, të cilëve nuk ü mjafton periudha e vështirë në të cilën po jetojnë por I shtohet një barrë e dëmshme për shëndetin e tyre mendor dhe fizik që ja ngarkojnë pikërisht kujdestarët e tyre. Braktisja e prindërve dhe dërgimi i tyre në azilin e të moshuarve është plaga më e dhimbshme që shoqëria shqiptare po përjeton sot. E kanë rritur femijën “një copë të vogël mishi”, ku nuk mund të ushqehej, të pastrohej, e të mbrohej vet. Kanë sakrifikuar e kanë hequr nga goja ushqim për tia dhënë fëmijëve. I kanë braktisur ëndrrat e tyre për të plotësuar ato të fëmijëve. Ku përfundoi mirnjohja që fëmija duhet të ketë ndaj prindërve? Të moshuarit në azile jetojnë në kushte për të ardhur keq, e jo vet kaq por shumë prej tyre keqtrajtohen fizikisht e psikologjikisht që ti përshpejtohet vdekja (Shekulli, 2013). “Pas shumë denoncimesh, Çaushaj tregon se si janë vjedhur e keqtrajtuar të moshuarit e vetmuar, një pjesë e të cilëve janë jo vetëm të paaftë fizikisht, por dhe të paaftë mendërisht” (Shekulli, 2013). I bëj thirrje disa prindërve të mos i ushqejnë fëmijët e tyre me ambicje të shfrenuar për pasuri dhe karrier duke anashkaluar dhënien e dashurisë dhe ushqyerjen me ndjenja dhemshurie. Ashtu siç i bëj thirrje fëmijëve të mos i braktisin prindërit e tyre sido qofshin ata. Martesa si institucioni që kurorëzon familjen po degradon pamoralshëm dhe po zëvendësohet

Përtej Fjalës

31


me një formë të re papërgjegjshmërie që quhet bashkëjetesë. Martesa që në kohët e hershme kur ü përkufizua dhe ü mbrojt nga kushtetuta për shkak të rolit eksluziv që luan në mbështetjen dhe zhvillimin e shoqërisë, si një ndërtesë e shenjtë,e mbrojtur kurdoherë nga feja që në vatrën e saj rrit të ardhmen duhet medoemos të ruhet dhe të ketë përkujdesjen e të gjthë faktorëve shtetëror apo social për të qënë e shëndetëshme. Në ditët e sotme ku media e politizuar reklamon në mungesë të etikës profesionale vetëm lajme të kobshme dhune

32

Përtej Fjalës

dhe dështimesh në jetën bashkëshortore e familjare, patjetër që në psikën e të rinjve ka krijuar frikë ndaj hedhjes së këtij hapi në jetë duke kërkuar një mënyrë të re me më pak përgjegjësi siç është bashkëjetesa. Sipas disa survejimeve, nga Banka Botrore: 57 përqind e 15 vjeçarëve në Shqipëri pa aftësi bazike për të lexuar dhe kuptuar atë çka lexojnë janë analfabet funksional (Tema,


prill, 2013). Niveli arsimor dhe niveli i kërkesës i gjimnazeve dhe disa universiteteve në vend ka rënë dukshëm.Pasoja e këtij keq-edukimi po implementohet në brezin e së ardhmes duke na rezultuar në analfabetizëm me përqindje të lartë. Ky fakt ndikon gjithashtu në tregun e punës, pasi kjo përqindje analfabetësh ka gjasa skualifikimi në rang të madh në intervistat e punës. “Sipas Komisionit Nacional të Ekselencës në Edukim, 13 përqind eAmerikanëve mbi moshën 17 vjeçare janë analfabet funksional” (Enkarta, Enciklopedi). Me të vërtet që ky është një problem që përfshin shumë shtete e kontinente të tjera, por të paktën ata e luftojnë fenomenin dhe përpiqen ta reduktojnë në vlera minimale. Teknologjia dhe marrja e informacioneve nga interneti, ka sjellë tek brezat e rinj humbje interesi ndaj leximit të librave. Edhe pse shumë libra mund t’i lexosh në kompjuter falë internetit, mardhënia që krijon lexuesi me një libër të prekshëm është më e ngrohtë dhe mbresëlënëse. Në ditët moderne ku kapitali material është gjigant për disa për të tjerë është mbijetesa sfida e tyre e përditshme, e jo më shkollimi dhe mirëedukimi i fëmijëve që nuk ka si të ndodh kur mungon buka në sofra dhe varfëria ka cekur tavanin. Nesë disa familje jetojnë në luks të shfrenuar me vila tre katëshe e me jahte milonerësh disa familjeve të tjera po I pikon çatia dhe në dimër i ftohti ndihet me fort brenda në shtepi se jasht saj. Paradoksi i ndarjes klasore midis shumë të pasurve dhe shumë të varfërve po përballet me një hendek aq të thellë sa që shpresohet mos ti rikthehemi përsëritjes së

ngjarjeve historike dhe luftrave midis klasave që bota ka vuajtur, mbi kurriz të popullit. Sipas një projekti të INSTAT, Bankës Botërore dhe UNDP në vitin 2008, rreth 12.4 përqind e popullsisë jetonte në varfëri absolute. Sipas një përllogaritje të shqyrtuar nga “World Ultra Welath Report”, 55 individ në Shqipëri zotërojnë një pasuri prej 7 miliard dollarë dhe një rritje fitimi me përqindje të lart çka të habit në këto ditë krize. Një shprehi popullore thotë se leku shkon te leku, por se do të ishte më mirë që të shtoheshin edhe filantropët shqiptar.

Shkroi: Desa Agalliu

Përtej Fjalës

33


KENDVESHTRIM

G

J

K Y

IM

F I

A T E

Ë N R

Çfarë gjykimi ka parashikimi i motit? Sepse, disa thonë që parashikimi i motit është i ndaluar ngaqë pretendon gajbin (dijen e fshehtë). Përgjigje: Parashikimi i motit nuk lidhet me botën metafizike dhe nuk pretendon të shpjegojë ose zbulojë gajbin, dijen e fshehtë për të cilën Allahu thotë në Kuran: “Allahu nuk do t’ua zbulojë të fshehtën (që vetëm Ai e di), por Allahu zgjedh kë të dojë nga të dërguarit e Tij.” Surja Ali Imran 179. E në një ajet tjetër thotë: “Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell apo në Tokë, nuk i di të fshehtat dhe as nuk do ta dijë se kur do të ringjallet.” Surja en-Neml 67. Parashikimi i motit lidhet me shkencën ndërdisiplinore të meteorologjisë, e cila studion dukuritë atmosferike, siç janë lëvizjet e reve dhe erërave, trysnin e ajrit dhe lagështinë e tij, temperaturën etj. Kjo dije mbështetet në matje shkencore dhe në përvojën që njerëzit kanë krijuar në njohjen dhe kuptimin e fenomeneve të mësipërme, pra e gjitha kjo bazohet në shkencë dhe eksperiencë, ndaj dhe parashikimet për motin mund të jenë të sakta, të përafërta, por edhe të gabuara, për shkak të faktorëve klimaterik të paparashikuar, prandaj

34

Përtej Fjalës

E J H LID


ME PARA

SH

IK

IM

IN

E

M O

TI

T dhe meteorologët nuk bëjnë parashikime në distanca të largëta kohore, sepse kjo është e pamundur. Si e tillë meteorologjia nuk ka ngjashmëri me pretendimet e sharlatanëve që pretendojnë me padije se dinë të fshehtën. Dihet që çdo gjë është krijuar nga Allahu, Ai është i Pari dhe Fundit, dhe se pa caktimin dhe vullnetin e Tij asgjë nuk ndodh në botë, mes tyre edhe ndryshimi i motit. Por, ndërkohë shkenca e meteorologjisë nuk bën gjë tjetër vetëm se studion veprën e Zotit dhe bazohet në përvojën e krijuar në këtë fushë, ndaj dhe parashikimet duke u bazuar te kjo dije nuk janë të ndaluara, përderisa mbështeten në përvojën, fakte dhe matje konkrete.

Ajo që është e ndaluar është parashikimi i gjërave dhe të ardhmes kur kjo mbështetet te astrologjia dhe falli, që nuk janë aspak dije, por sharlatanizëm, ku pretendohet të parashikohen ngjarjet ose fatet e njerëzve në të ardhmen, duke u bazuar në vendosjen e yjeve dhe trupave qiellorë. Për këtë mënyrë kemi ndalesë të drejtpërdrejtë nga Profeti (alejhis salatu uesselam). Një herë në një mëngjes në një ditë kur kishte rënë shi, pas faljes së namazit të sabahut Profeti u kthye nga njerëzit dhe tha: “A e dini se çfarë tha Zoti juaj? – “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” – U përgjigjën ata. Profeti (alejhis salatu uesselam) shtoi: “Allahu ka thënë: Këtë sabah disa nga robërit e mi janë gdhirë besimtarë te Unë dhe disa të tjerë jobesimtarë. Kushdo që tha se shiu ishte prej mirësisë dhe mëshirës së Allahut ai është besimtar dhe përgënjeshtrues i yjeve, ndërsa ai që tha se shiu ra prej këtij apo atij ylli ai është mohuesi i Im dhe besimtar në yje.” (Transmetuan Buhariu & Muslimi).

Përtej Fjalës

35


SKALETE

TË DREJTAT E NJERIUT

DHE Rezoluta 128 (2/14)

pasurisë dhe vendit islam nuk është terrorizëm, por konsiderohet si mbrojtje e të drejtave Akademia Ndërkombëtare e Fikhut Islam, themelore. Për këtë arsye, pjesë e OKI në sesionin e saj të katërmbëdhjetë popujt që vuajnë në Doha (Katar), 8-13 nëntor 1423, që padrejtësinë korrespondon me 11 në 16 janar (janar 2003), pas shfletimit të studimeve të paraqitura në kompleks rreth temës së të drejtave të njeriut dhe dhunës ndërkombëtare dhe pas dëgjimit të diskutimeve që u mbajtën rreth tij, vendosi si vijon: Islami e nderon njeriun si një qenie njerëzore dhe i ka kushtuar një rëndësi të vaçantë përcaktimit, përmbushjes dhe ruajtjes së të drejtave të tij. Jurisprudenca islame është jurisprudenca e parë në botë që ka ofruar një legjislacion kombëtar dhe ndërkombëtar për marrëdhëniet ndërnjerëzore në kohë paqe dhe lufte.

dhe pushtimin kanë të drejtë për të kërkuar të drejtat dhe lirinë e tyre me Terrorizmi është agresion, frikësim apo të gjitha mjetet në kërcënimi i fesë, jetës, nderit, mendjes ose dispozicion të tyre. pasurisë së njeriut në mënyrë të paligjshme, që mund të kryhet nga shtetet, grupet apo Përdorimi i koncepteve tërësisht të ndryshme individët. nga njëra tjetra si xhihad, Akademia konfirmon se xhihadi dhe terrorizëm dhe dhunë me martirizimi për të përhapur dhe mbrojtur një kuptim e përdorim të njëjtë, besimin islam dhe në mbrojtje të jetës, nderit, ashtu siç është bërë zakon të përdoret në

36

Përtej Fjalës


DHUNA NDËRKOMBËTARE media të ndryshme, nuk duhet të përdoren në të ardhmen si terma të njëjtë. Secili nga këta terma duhet përdorur sipas kuptimit të tij të vërtetë dhe real. Vendimin në lidhje me sulmin kundër armikut – operacionet martire – Këshilli e pa të arsyeshme ta shtyjë për një seancë të më vonsh me , për të

përgatitur hulumtime të pavarura në këtë temë.

Rekomandime: Akademia rekomanduar që kodi islam i së drejtës humanitare ndërkombëtare të formulohet në formën e kodeve ligjore të zakonshme dhe pastaj ky material të përkthehet në gjuhë të ndryshme të botës dhe të vendoset në bibliotekat e universiteteve dhe institucioneve të shteteve. Kjo është shumë më e dobishme se të vazhdojmë të themi se Islami nuk e pranon terrorizmin dhe do të mundësonte jomyslimanëve të njohin qëndrimin e Islamit në të tilla çështje qartësisht dhe në mënyrë të shtjelluar.

Akademia rekomandon formimin e një komiteti dijetarësh të njohur, për të hartuar një rregullore islame që shpjegon qartë ligjin islam në lidhje me marrëdhëniet me jomuslimanët. Kjo kartë duhet përkthyer në gjuhët e botës dhe të publikohet gjërësisht. Kjo është një mënyrë për të hedhur poshtë shumë nga dizinformimet dhe shpifjet në lidhje më këtë temë dhe për të sqaruar të vërtetat e ligjeve islame në lidhje me jomuslimanët.

Burimi: http://www.iifaaifi.org/2116.html

Përtej Fjalës

37


PYETJE Çfarë duhet të bëjë femra muslimane në xhami kur i lëviz apo i qan fëmija në kohën e xhumasë? Kur një femër është me fëmijë të vogël dhe do të falë namazin e xhumasë,mirëpo fëmija fillon të qajë dhe e pengon. A mund të mos e falë për momentin namazin?

Përgjigje: Së pari duhet të dimë se femra nuk e ka detyrë namazin e xhumasë. Në hadithin e Tarik ibn Shihabit të Suneni i Ebu Davudit (1067) Profeti (alejhissalatu uesselam) përjashton nga detyrimi i namazit të xhumasë femrën, skllavin, fëmijën dhe të sëmurin. Andaj dhe dijetarët islamë kanë rënë në ixhma (unanimitet të plotë) se femra nuk e ka detyrë

38

Përtej Fjalës


(vaxhib) namazin e xhumasë, por ka detyrë të falë namazin e drekës si çdo ditë. Gjithashtu dijetarët kanë rënë në ixhma se nëse femra prezenton në xhami dhe fal namazin e xhumasë lirohet nga detyrimi i faljes së drekës. Kështu që në rastin kur pengohet nga diçka dhe nuk e fal dot xhumanë edhe pse ndodhet në xhami ajo mund të falë lirisht namazin e drekës në xhami ose në shtëpi vetë.

Mirëpo në të njëjtën kohë këshillojmë që fëmijët e vegjël të cilët lëvizin, bëjnë zhurmë ose qajnë të mos merren në xhami për namazin e xhumasë që të mos bëhen pengesë për dëgjimin e hytbes dhe faljen e namazit. Ose të edukohen mirë që të kuptojnë shenjtërinë e xhamisë dhe të falen dhe ata si të rriturit duke treguar respekt dhe përkushtim për xhaminë, hytben dhe namazin njëkohësisht.

Përtej Fjalës

39


PYETJE Falja e dy rekatëve të xhamisë në musala ose në salla të hapura Jetojmë Suedi, dhe kemi marrë nje sallë me qera enkas për namazin e teravive dhe aty nuk falen namazet farze ditore por e kemi marrë përkohësisht vetëm për namazin e teravive, a mund të falen aty dy rekatet e xhamisë? Përgjigje: Çdo sallë ose vend i hapur që është marrë përkohësisht vetëm për namazin e teravive quhet thjesht musal-la dhe jo xhami, sepse xhamia e rregullt është ajo ku falen pesë namazet me ezan dhe imam të rregullt. Për këtë arsye nuk është sunet që të falen dy rekatet e xhamisë në vende të tilla (musal-la). Përveç kësaj mësojmë se Profeti (alejhissalatu uesselam) në musal-lanë e Bajramit ka falur vetëm dy rekate të

40

Përtej Fjalës


Bajramit dhe nuk ka falur para dhe pas namazit të Bajramit asnjë namaz tjetër. Transmetoi Ebu Davudi nr 1161 nga Ibn Abbasi. Kjo tregon se Profeti (alejhissalatu uesselam) i ka bërë dallim xhamisë ku falte dy rekate të xhamisë, apo sunete të tjera dhe musal-lasë ku falte vetëm namazin e Bajramit dhe asgjë tjetër para dhe pas saj. Po ashtu imam Maliku transmeton në Muvattan e tij nr 435 se Abdullah ibn Umeri në namazin e Fitër Bajramit nuk falte asnjë namaz

tjetër para ose pas tij. Kjo do thotë se të gjitha vendet apo sallat që merren për të falur namazin e Bajramit, ose namazin e shiut, ose namazin eklipsit të Diellit ose Hënës, ose namazin e teravive etj, nuk kanë të njëjtin gjykim me xhamitë e rregullta, për të cilat kanë ardhur në hadithe të shumta ndalesa ose urdhëresa të ndryshme.

Përtej Fjalës

41


PYETJE “Gjykimi rreth ndërprerjes së mjekimit për të sëmurin për të cilin nuk ka shpresë shërimi” si p.sh. një i sëmurë me kancer të avancuar dhe të përhapur ose në atë gjendje për të cilin mjekët gjykojnë se nuk ka asnjë shpresë për shërim.

Pasi anëtarët e akademisë d ë g j u a n studimet e paraqitura për çështjen në fjalë dhe pasi morën në shqyrtim atë me detaje atë së pari vunë në dukje këto pika:

42

Përtej Fjalës


1. Ruajtja e jetës njerëzore është obligim i detyruar dhe një nga parimet dhe synimet më madhore të ligjit islam.

dëmton, atëherë atij i duhet vazhduar mjekimi, edhe pse ndikimi i mjekimit është i përkohshëm. Kjo sepse Allahu i Lartësuar mund të bëj që mjekimi të ketë efekt të përhershëm, ndryshe 2. Përdorimi i barnave dhe mjeteve të tjera nga çmendojnë mjekët. të lejuar për mjekim është legjitim në fenë islame, për të ka argumente të mjaftueshme nga burimet islame. Së treti, nuk lejohet ndërprerja e mjekimit nga 3. Shumë prej sëmundjeve që dikur i sëmuri vetëm në rastet kur këtë e vendosin konsideroheshin ose mendoheshin si të tre mjekë specialist, se mjekimi i bën vetëm pashërueshme, sot në sytë e mjekëve janë bërë të dëm të sëmurit dhe nuk ka asnjë efekt në mundura për tu mjekuar dhe disa prej tyre për përmirësimin e gjendjes së tij. Por padyshim shkak të avancimit të mjekësisë konsiderohen përkujdesja ndaj tij dhe lehtësimi i dhimbjeve, gati absolutisht të shërueshme, ndaj dhe për aq sa është e mundur, duhet të vazhdojë. familjarëve të të sëmurit dhe mjekët duhet ta Së katërti, përshpejtimi i vdekjes së të sëmurit, inkurajojnë atë dhe të mos e pezmatojnë. i quajtur ndryshe edhe eutanazi (vrasje e mëshirshme) është e ndaluar fetarisht, në çfarëdo forme apo mënyre që ajo kryhet, edhe Së pari, këshilli rikonfirmoi vendimin e nëse kërkohet nga vetë i sëmuri apo të afërmit Akademisë dhënë në sesionin e saj të dhjetë e tij. të mbledhur me temë lejimin e heqjes që aparaturave jetëmbajtëse, nëse provohet katërçipërisht vdekja cerebrale e personit. Paqja dhe bekimi qofshin për Profetin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij. Së dyti, nëse mjeku specialist është i mendimit se mjekimi i bën dobi të sëmurit dhe nuk e dëmton atë, apo i bën më shumë dobi sesa e

Burimi: http://www.themwl. org/Bodies/Meetings/default. aspx?d=1&mid=36&ds=4&l=AR

Përtej Fjalës

43


PYETJE Transplantimi i organeve të trupit Padyshim që transplantimi i organeve është një nga sukseset e rëndësishme të mjekësisë bashkëkohore si dhe të avancimit të mjeteve të përdorura. Akademia e Fikhut Islam në këtë rast i përgjigjet pyetjes që i është drejtuar asaj nga zyra e Ligës së Botës Islame në SHBA. Akademia mori në shqyrtim studimin e paraqitur nga Prof. Shejh Abdullah ibn Abdurrhman Al-Basam rreth kësaj teme, në të cilin ai sqaronte mospajtimin që ekziston në mes dijetarëve të sotëm për këtë çështje, nëse lejohet transplantimi apo jo, si dhe argumentet fetare të secilit grup. Pas një diskutimi të gjerë ndërmjet anëtarëve të Asamblesë së Akademisë, Asambleja është e mendimit se argumentet e atyre që lejojnë transplantimin janë më të pranueshme, kështu që ajo vendosi si më poshtë: Së pari: Marrja e një organi nga një njeri i gjallë dhe vendosja në trupin e një njeriu tjetër, i cili gjendet në një situatë domosdoshmërie dhe i shpëton atij jetën apo i kthen atij një nga funksionet bazë të saj, është një vepër e lejuar dhe nuk bie ndesh me fisnikërinë e njeriut që i është marrë kjo

44

Përtej Fjalës


pjesë. Kjo vepër gjithashtu ka një dobi të madhe dhe një përfitim të pallogaritshëm për njeriun që përfiton nga ky transplantim dhe si e tillë ajo është një vepër e lejuar dhe e lavdëruar nëse përmbushen kushtet e mëposhtme:

1. Duhet që organi që merret nga dhuruesi të mos i shkaktojë atij dëm të atillë që i prish normalitetin e jetës, sepse një nga rregullat e Sheriatit thotë “Nuk lejohet që dëmi të largohet me një dëm të ngjashëm apo më të madh se ai”. Në këtë rast një dhurim i tillë do të ishte një vetëvrasje, gjë që nuk lejohet nga feja.

1. Lejohet marrja e një organi nga një njeri i vdekur për të shpëtuar një njeri tjetër i cili ka nevojë të domosdoshme për të, me kusht që njeriu nga i cili merret ky organ të jetë i përgjegjshëm dhe ta ketë lejuar këtë gjë gjatë kohës që ai ishte akoma gjallë.

2. Lejohet marrja e organit nga çdo kafshë që theret dhe lejohet ngrënia e saj, ose edhe të tjera në raste domosdoshmërie, për tu transplantuar te njeriu që ndodhet në gjendje domosdoshmërie.

3. Lejohet marrja e një pjesë nga trupi i vetë 2. Duhet që dhurimi të jetë i lirë nga njeriu personit për të riparuar një pjesë tjetër të tij, si që e dhuron dhe jo i imponuar. p.sh. marrja e një pjese të lëkurës apo kockës së tij, nëse diçka e tillë është e nevojshme. 3. Duhet në këtë rast që transplantimi i këtij organi të jetë i vetmi mjet mjekësor i mundshëm, që kuron të sëmurin në gjendjen e 4. Lejohet të vendosen në trupin e njeriut jashtëzakonshme ku ai ndodhet. pjesë të prodhuara artificialisht qofshin këto metale apo diçka tjetër, për ta kuruar atë nga sëmundja apo defektet, si p.sh. në nyjat e 4. Duhet që operacioni i marrjes dhe i kockave, valvulin e zëmrës etj. transplantimit të ketë garanci të plotë apo të madhe se është i suksesshëm. Së dyti: Rastet e mëposhtme janë të lejuara nga ana fetare:

Komisioni i Pyetjeve & Përgjigjeve pranë LHSh

Përtej Fjalës

45


TE LIRE

Ndoshta...në sytë e Zotit, pasiguritë tona nuk janë të shëmtuara siç na duken neve... Ndoshta në sytë e Tij, lotët tanë nuk janë të panevojshëm... Ndoshta në sytë e Tij kanë vlerë të madhe ato çaste, kur çdo copëz e shuar brenda nesh, i bashkohet zërit të pafrymë që pëshpërit: “Zoti im, kam nevojë për Ty, edhe pse jam në këtë gjendje, i dobët e përplot gabime... Ndihmomë! Udhëzomë sërish drejt Teje!” Ndoshta... pikërisht kjo lutje e përulur, në këtë gjendje stërmundimi e humbjeje, është lutja që Zoti do... Ndoshta kjo lutje është ajo që na shëron e që na kthen sërish drejt Zotit tonë... ...Shtyje shpirtin tënd të shkojë drejt Zotit, derisa të vijë momenti kur vetë shpirti të të shtyjë ty... ...Tërhiqi zvarrë këmbët e tua drejt copës së faljes, derisa të vijë momenti kur vetë zemra të të tërheqë ty... ...Detyroje veten të bëjë lutje, derisa të vijë momenti kur vetë lotët të të detyrojnë të lutesh... Ne jemi produkt i zakoneve tona. Nëse ndryshojmë zakonet, do të nisim edhe ndryshimin e vetes...

46

Përtej Fjalës


E ushqyer që në nisje të besimit me një mentalitet, sipas të cilit gruaja ka një vend të përcaktuar qartë brenda xhamisë, - mundësisht të rrethuar mirë, nga ku s’ duket të jetë pjesë e së tërës, - s’ ka se si të mos më bëjë përshtypje e të mos dua ta promovoj eksperiencën e mëposhtme, që për mua personalisht është një vlerë e shtuar e një thirrësi në fe. Kjo eksperiencë më bën të shpresoj se edhe këtu tek ne do të marrin fund NJË DITË tabutë e ngritura për bashkëveprimin ndërgjinor, e se gratë do të kenë hapësirën e duhur për të qenë pjesë aktive dhe zë kritik për çështjet që e prekin komunitetin. Nouman Ali Khan, thirrës i njohur në fe nga Shtetet e Bashkuara, ka nisur të organizojë takime të hapura me gratë pas faljes së të Premtes. Në një status të tij në Facebook, ai thotë: Gjatë vitit të fundit kam bërë lajmërime pas çdo hutbeje të së Premtes duke thënë: “Motrat, nënat dhe bijat tona nuk kanë mundësi t’u bëjnë pyetje imamëve dhe hatibëve, apo t’u parashtrojnë problematikat e tyre. Për këtë arsye, kam vendosur t’u kushtoj atyre kohë dhe vëmendje. Kështu, unë do të dal te hyrja e grave, ku ato do të kenë mundësi të më adresojnë pyetjet që dëshirojnë. Me vëllezërit, nëse duan, do të flas më vonë”. Kjo përvojë ka qenë e jashtëzakonshme për mua. Përgjatë saj kam përjetuar momente të pashlyeshme. Një grua e moshuar më tha se në 40 vitet e saj si muslimane, kjo ishte hera e parë që po ndihej vërtet e respektuar dhe e vlerësuar në xhami. Gra të tjera dëshmuan shehadetin. Kam parë lot mirënjohjeje të derdhur nga sy nënash, bijash, apo grash të divorcuara, të cilat ndanin me mua dhimbjen, hutinë, ankesat dhe lutjet e tyre. Kam mësuar dhe vazhdoj të mësoj ditë pas dite nga një eksperiencë e tillë, dhe më vjen mirë që edhe disa imamë të tjerë kanë nisur ta praktikojnë këtë. Nuk e kam vënë si standart për të tjerët, por më duhet ta pranoj se trishtohem pa masë kur nënat, bijat dhe motrat e mia derdhin lot mirënjohjeje prej këtij veprimi. S’po bëj asgjë të veçantë. Kjo është më e pakta që mund t’u ofroj atyre. Mjerisht, ato janë privuar për një kohë aq të gjatë në shtëpinë e Zotit, - shtëpi e cila presupozohet të jetë një vend këshillimi dhe qetësimi, - saqë edhe një gjë kaq e vogël që unë po bëj, atyre u duket një progres i madh. Unë dua që vajzat e mia të rriten në një komunitet, ku të kenë mundësi të marrin dije njëlloj si djemtë. Në këtë mënyrë, ato do të mësojnë të bashkëveprojnë me respekt, të përfshihen, të pyesin e madje edhe të bëjnë kritikat e tyre mbi çështje të caktuara, ashtu siç i takon të bëjë çdo anëtari të përgjegjshëm të kësaj bashkësie. Nuk pres asgjë më pak se kaq! Nga K. Smajlaj

Përtej Fjalës

47


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.