Përtej Fjalës
Revistë Social-Edukative
Mujore nr. 36
Qershor 2017
R amazani shpresë për ndryshim
31
dua të perzgjedhura gjatë Ramazanit Arsyeja e gëzimit ditën e Bajramit
PËRTEJ FJALËS NR 35
PËRMBAJTJA 04
RAMAZANI SHPRESË PËR NDRYSHIM
06
31 DUA TE PERZGJEDHURA GJATE RAMAZANIT
10
ARSYEJA E GËZIMIT DITËN E BAJRAMIT
12
DOMETHËNIA E ZEKATIT
14
MESAZHE NGA AJETI “NXITONI DREJT FALJES SË GJYNAHEVE NGA ZOTI JUAJ..”
18
BASHKË ME PROFETIN (A.S) NË RAMAZAN
22 23
PYETJE
DHJETË GËNJESHTRAT E MËDHA TË MARKETINGUT NË SHUMË NIVELE (MLM)
32
DËNIMI NGA ANA E PROFETËVE I PADREJTËSIVE NË SHOQËRITË QË FTONIN NË BESIM
35
E DOJA DËSHPËRIMISHT...
36
PËRGJATË VITEVE KAM…
37 38
RAMAZAN, TI KALENDAR...
DHJETË KËSHILLA PËR STUDENTËT PARA PROVIMEVE
STAFI Kryeredaktore Albana Muja ( CIKU) anabla2004@yahoo.fr
Redaktore letrare A. Muja
Këshilli i redaksisë Shpresa Basha - drejtore e FEMRA INVESIM I FAMILJES M. Cota Albana Baholli T. Xeka Aurela Basha K. Ndreu Elfa Kodra Sh. Koçi Miranda Qoshja
Art Grafika Ervin Laci
ORGAN I QENDRES SOCIALE-KULTURORE “FEMRA INVESTIM I FAMILJES” 2008- 2017
Ramazani shpresë për ndryshim Njeriu në natyrshmërinë e tij është i prirur që të jetë, të duket dhe të shfaqet, por gjithmonë e ka munduar fakti se si! Në shumë raste, njeriu duke mos ditur si ta vendosë në jetë këtë aftësi, epoka moderne e ka shndërruar atë në produkt. Energjinë e jetës së tij ai e përjeton si një investim, me të cilin duhet të arrijë fitimin maksimal, duke u shkëputur nga vetvetja, nga miqtë dhe nga natyra e tij. Për të, pra në shumë raste, jeta nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse të lëvizë, asnjë parim veçse të shkëmbejë dhe asnjë kënaqësi veçse të konsumojë.Në këtë realitet, jo rrallë herë, na shqetëson më shumë fakti si vishemi dhe jo si ndihemi, shqetësohemi më shumë si na shikojnë të tjerët dhe jo si ne e shikojmë veten, lind nevoja gjithmonë e më shumë që të kthehemi tek vetja.
Një shpresë e re për ndryshim Ramazani është një mundësi unike për njeriun që t’i japë argument dhe shpresë vetes së tij që ai mundet. Ai është një shpresë e re për atë që u përhumb në rutinën e përditshmërisë dhe harroi Zotin e tij.Është një shpresë e re për atë që u përhumb në tejngopjen fizike dhe harroi shpirtin e tij.Është një shpresë e re për atë që u përhumb në egon e tij dhe harroi marrëdhëniet me njerëzit si vetja.Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të) thotë: “Agjërimi është mbrojtje nga zjarri i Xhehenemit. Secili që agjëron, le të mos sillet keq kur agjëron, e nëse dikush sillet keq ndaj tij,atëherë ky le ta mos ofendojë e as le ta mos fyejë, por le të thotë: ‘Unë jam agjërueshëm.’ Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu se era e miskut”. (Hadith i saktë, e transmeton Nesaiu).Ky muaj është shpresë për ndryshim, pasi të jep mundësinë të reflektosh me qenien më të afërt dhe njëkohësisht më të panjohur për ty, me veten tënde.Në këtë muaj jemi larg ushqimit që na ka tejngopur trupin, larg egos që na ka pushtuar mendjen. E neve tani, si mëshirë hyjnore, po na vjen një mundësi që të ndihemi vetvetja më shumë se asnjëherë tjetër. Shpesh e kërkojmë ndryshimin tek detajet, por ai është
4
Përtej Fjalës
“Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetet e tyre.” [Err-Rra’d: 11] Nga këtu fillon ndryshimi i vërtetë
tek thelbi. E kërkojmë tek degët, por ai është tek rrënjët. E kërkojmë tek trupi, por ai është tek shpirti. E kërkojmë tek të tjerët, por ai është tek ne.Agjërimi nuk është thjesht një adhurim apo kohë gjatë së cilës shmangim kënaqësitë njerëzore, por një rast për të ndryshuar dhe për të përjetuar rritjen shpirtërore. Ramazani është koha e përkujtimit të Zotit dhe angazhimit drejt vlerave të larta dhe fisnike që Ai ia shpalli njerëzimit. Prandaj, asgjë nuk e jep ndjesinë e përmbushjes shpirtërore më shumë sesa gjendja e devotshmërisë.
“O besimtarë!Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të bëheni të devotshëm”. [El-Bekare: 183] Nëse objektivi hyjnor i agjërimit është arritja e devotshmërisë, atëherë lind pyetja se çfarë është devotshmëria? Dijetari i madh Ibn Tejmije e përkufizon devotshmërinë si: “Aftësia e çdo individi për të gjetur forcën që pas çdo gabimi të kthehet tek Zoti Mëshirëplotë.” Pikërisht këtu është burimi i shpresës, i vullnetit, i energjisë dhe i dëshirës, momenti kur e kupton se ndryshimi nuk vjen nga mosbërja e gabimeve, por nga mundësia për t’u përmirësuar gjithmonë. Këtu e kupton se dështim nuk do të thotë të
biesh, por të qëndrosh aty ku ke rënë. Se dështim nuk do të thotë të gabosh, por të mos gjesh forcën për të kërkuar falje. Cili më mirë se agjërimi, ky edukues hyjnor na mëson se si të ringrihemi plot shpresë dhe dëshirë për të rifilluar edhe një herë. Na jep shpresë për të hapur portat e shpirtit që të lejojmë dritën hyjnore t’i japë atij shpirti frymëmarrje, për të çliruar veten nga egoja dhe për të gjetur forcën që të falim e të kërkojmë falje. Jeta e njeriut është rruga për tek Zoti. Një rrugë me fillim të ditur e me fund të panjohur, ku ekziston gjithmonë mundësia për të devijuar. Çdo rrugëtim ka nevojë për furnizim, e furnizimi i këtij rrugëtimi quhet “devotshmëri”.Zoti më së miri e ka vlerësuar këtë përpjekje për ndryshim, sa edhe shpërblimin e saj e solli në formën më të bukur. “Çdo punë që bën njeriu e bën për veten e tij, përveç agjërimit. Atë e bën për Mua dhe vetë Unë do t’ia shpërblej” (Hadith kudsij).
Punoi: Vladimir Kera
Përtej Fjalës
5
31 dua
të përzgjedhura gjatë
Ramazanit 6
Përtej Fjalës
Enesi (r.a) transmeton, se profeti (a.s) ka thënë: “Duaja (lutja) është esenca e adhurimit”. (Tirmidhiu). Profeti a.s. ka thënë: “Nuk refuzohen duatë e tre personave: agjëruesit kur çel agjërimin, sundimtarit të drejtë, dhe të shtypurit, Allahu i bekoftë ata. (Ebu Hurejra tek Tirmidhi) Nuk ka njeri që të bëjë një dua` dhe Allahu të mos i përgjigjet atij, apo të largojë prej tij një sasi të barabartë të keqeje, me kusht që ai të mos lutet për diçka të ndaluar, apo për prishjen e lidhjeve familjare (Xhabiri e transmeton këtë, ashtu siç e ka thënë Profeti a.s: Tirmidhi). Për shumë myslimanë me origjinë jo arave, duatë janë perceptuar shpesh si fjalë të mira në arabisht, që i shqiptojnë imamët pas namazeve. Ata zakonisht i mbështeten thjesht duke përsëritur “Amin” pas kujtdo tjetër, pa kuptuar se çfarë po i kërkojnë Allahut. Myslimanë të tjerë jo arab folës mundohen të mësojnë përmendësh disa prej duave kryesore në arabisht dhe kështu mund të kuptojnë se çfarë thonë. Por një gjë, që harrohet shpesh rreth duasë, është lidhja e drejtpërdrejtë me Allahun. Allahu i ka
krijuar dhe i njeh gjithë gjuhët, qoftë ky dialekt specifik i një fshati apo i të folurës urbane amerikane. Allahu po ashtu e di se ç`fshihet në labirintet më të thevlla të zemrës. Ndjenjat e dhimbjes, mërisë, ankthit, dashurisë, urrejtjes, hidhërimit, mallit etj., që ne i fshehim prej kujtdo tjetër, duke përfshirë këtu edhe pjesëtarët e afërm të familjes apo shokët. Kësisoj pse të mos çliroheni. Përse mos ta lësh Allahun të jetë “terapisti” juaj. Bëjeni sexhaden tuaj të faljes, “shtratin” juaj, ndërsa i lutesh apo i kërkon Atij, i Cili është në kontroll, i Cili di më mirë se ç`dini ju vetë për gjithçka doni në këto dhjetë ditë, si dhe veçanërisht nvetëve në vijim të Ramazanit. Disa dua janë qartësisht pjesë e Sunetit, të cilat mund t`i përdorni apo t`i shqiptoni gjatë Natës së Kadrit. Për shembull në një hadith transmetohet prej Aishes (r.a), se e ka pyetur profetin (a.s): “O i Dërguar i Allahut, nëse e di se kur është nata e Kadrit, çfarë duhet të them? Ai ka thënë: “Thuaj: O Allah, Ti je simbol i faljes dhe Ti e do faljen, prandaj më fal mua” [Ahmed, Ibn Maxheh, Tirmidhi] Sidoqoftë, duaja nuk mund të bëhet në mënyrë të shpërqendruar, pasi Profeti (a.s) ka thënë në një hadith të transmetuar nga Ebu Hurejra: “Bëj dua dhe ji i sigurt, se do të plotësohet dhe dije se Allahu nuk i përgjigjet duasë, që bëhet nga një zemër e pakujdesshme, e cila nuk është e përqendruar. (Tirmidhi)
Përtej Fjalës
7
Këtu gjenden disa shembuj të duave të përshtatshme personale, të cilat mund t’i thoni në këto ditë të mbetura të Ramzanit, Inshalla (me dëshirën e Zotit): 1. O Allah, të lutëm më fal mua për gjithë të këqijat, që kam bërë dhe vazhdoj të bëj. Ti je kaq i mëshirshëm dhe i butë. Të lutem më fal mua dhe më ndihmo mua, të qëndroj larg prej gjithë asaj që është e gabuar. Është kaq e vështirë për mua dhe unë jam kaq i dobët, por Ti je më i Fuqishëm. Të lutem më rrit mua me sinqeritet. 2. O Allah, të lutem Ty, të lutem udhëzoi prindërit e mi dhe motrën time kah Teje. Mos i lër të vdesin pa e kuptuar, se kush është Zoti i tyre. Mundësoju atyre, të shikojnë të vërtetën dhe ndihmoji ata, që t`i rezistojnë presionit të shokëve, të cilët përpiqen t`i largojnë prej Teje. 3. O Allah, bekoji njerëzit e mirë me mirësitë e Tua, zemrat e të cilëve shtrihen deri tek fqinjët e krishterë në Pakistan dhe fqinjët mysliman në Amerikë. 4. O Allah, të lutem udhëzoji fqinjët e mi, zonjën dhe zotin …, për tek Ty. Ata janë kaq modestë e njerëz të mirë dhe janë kaq të mirë me ne. Ata asnjëherë nuk e kanë kundërshtuar Besimin tonë dhe Ti i ke parë se sa të hapur kanë qenë ata me ne. Të lutem udhëzoji ata në rrugën e drejtë. 5. O Allah, bëje çdo aspekt të vetëm të jetës sime për Ty dhe në shërbim të fesë Tënde. Të lutem largoji gjithë qëllimet mashtruese që unë kam. 6. O Allah, ruaje njerëzimin prej të qenit armik i vetes së vet. Mbroji krijesat e Tua nga shtypja. Shpëtoi njerëzit e Irakut, Afganistanit, Kashmirit, Palestinës dhe Çeçenisë prej shtypjeve të brendshme dhe të jashtme dhe jepu atyre të drejtën. Na mbro ne të gjithëve nga dhuna, frika dhe rreziku,
8
Përtej Fjalës
Ti je Mbrojtësi jonë. 7. Ja Allah, më mundëso mua të të dua, ashtu siç Ti e meriton të duhesh, më mundëso të frikësohem nga Ty, ashtu siç Ti e meriton të të frikësohem dhe më mundëso t’i shërbej krijesave të Tua të kësaj bote për hirin Tënd. 8. O Allah, më shto dijen, por mundëso që kjo dije të jetë me sinqeritet, jo për kërkimin e famës dhe lavdisë, pozitës apo pasurisë materiale. Mundësoje që kjo dije të shërbejë në rrugën Tënde, në atë mënyrë që Ti e pranon dhe mundëso prej saj, që njerëzimi të ketë dobi. 9. O Allah, udhëzoi fëmijët e mi dhe gjithë fëmijët. Ata janë të rrethuar nga kaq shumë joshje dhe harame (gjëra të ndaluara). Mbroji ata prej gjithë ndikimeve të këqija, që i rrethojnë. Jepu atyre shokë, të cilët do të forcojnë besimin e tyre dhe ndihmoji ata, që të qëndrojnë në Rrugën e drejtë. 10. O Allah, më udhëzo mua, që të kërkoj dituri nga Ty dhe bekoje këtë besim (fe) nga ata që janë të sinqertë, të cilët zotërojnë dijen e saktë islame, të cilët janë të mesëm dhe të butë, të cilët nuk janë të ashpër apo të paduruar me mua dhe të cilët e kuptojë nga ku po vij unë, gjendjen time si mysliman në këtë vend, duke jetuar në këtë botë sot. 11. O Allah, Të lutem më ndihmo mua, që të qëndroj larg haramit në arritjen e të mirave të kësaj bote. 12. O Allah, mos më largo asnjëherë prej Teje, nuk ka rëndësi se sa të shumta janë sprovat dhe vështirësitë që Ti më sprovon. Bëji vështirësitë të shërbejnë për të më bërë mysliman më të fortë dhe më të sinqertë ndaj Teje. 13. O Allah, bekoji dijetarët dhe prijësit tanë, të cilët janë duke u orvatur të ngrenë Islamin në këtë botë në rrugën e balancuar të Profetit Tënd të dashur. 14. O Allah, bekoji gjithë ata, që më kanë mësuar mua rreth Teje dhe Islamit, që nga … në shkollën islame, e cila më mësoi mua rëndësinë e të qenit i duruar me fëmijët e vegjël, deri tek dijetari …, i cili pavarësisht ashpërsisë së tij, më mësoi mua rëndësinë e të folurit vetëm të vërtetën, nuk ka rëndësi, nëse shumë të tjerë nuk e pëlqejnë atë. 15. O Allah, më jep mua aftësinë për të falur të gjithë ata, që më kanë lënduar në këtë botë dhe në besim, veçanërisht vëllain tim…, i cila ka
injoruar çdo përpjekje time që kam bërë, për tu pajtuar me të. Të lutem O Allah, bashkoji zemrat tona. 16. O Allah, të lutem më nxirr nga ky borxh i tmerrshëm, që është barrë për mua. Të lutem më jep mua mjete, që janë Hallall (të lejuara në islam) të shpëtoj prej kësaj sa më shpejt që të jetë e mundur, kështu që unë mund të dal para Teje në ditën e Gjykimit pa asnjë borxh. 17. O Allah, hap një rrugë për djalin tim, që të martohet sa më shpejt të jetë e mundur. Mundësoji atij të martohet me një grua, e cila të jetë e sinqertë dhe e devotshme ndaj Teje dhe e cila përshtatet me të. 18. O Allah, hapi një rrugë për vajzën time, që të martohet sa më shpejt të jetë mundur. Mundësoji asaj një burrë, që është i sinqertë dhe i devotshëm ndaj Teje dhe që i përshtatet asaj. 19. O Allah, të lutem siguroji shokut tim … dhe gruas së tij… fëmijë të shëndetshëm. Ata i duan kaq shumë fëmijët dhe ata inshallah do të jenë prindër myslimanë të shkëlqyer. Të lutem siguroju atyre fëmijë, që kur të rriten, të jenë burim mëshire për ata. 20. O Allah, ndihmoji jetimët dhe të varfrit kudo që ata janë, por veçanërisht ata në Afganistan. Më jep mua mjetet dhe aftësinë për të bërë çfarëdo për ata. 21. O Allah, udhëzoi dhe mbroji adoleshentët tanë, të cilët kanë nevojë për ndihmën dhe udhëzimin Tënd nga çdo joshje e prostitucionit, drogës, alkoolit dhe gjithë harameve të tjera të shoqërisë sonë. 22. O Allah, pastroje zemrën time nga sëmundja e arrogancës dhe krenarisë dhe më lër mua të vdes si mysliman i sinqertë, i thjeshtë. 23. O Allah, anë e mbanë botës po vuajnë shumë vëllezër dhe motra për hirin Tënd, përmes torturave, dhunës, burgut, etj, të lutem fali mëkatet e tyre dhe siguroju atyre parajsën. 24. O Allah, unë kam qenë kaq i paduruar dhe i inatosur me sjelljen time, të lutem më jep durim dhe më ndihmo të kontrolloj inatin tim për hirin Tënd. 25. O Allah, Hap një rrugë për mua, në mënyrë që ta bëj Haxhin sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kështu të përmbush obligimin tim tek Ty dhe të fitoj kënaqësinë Tënde dhe xhenetin Tënd.
26. O Allah, jepi motrës time…durim nga kanceri që ajo ka. Ajo ka shumë dhimbje si pasojë e mjekimeve të ndryshme. Të lutem mundësoji asaj durim dhe bëje sëmundjen e saj, të jetë mënyrë për faljen e mëkateve të saj. 27. O Allah, bekoji vëllezërit e mi, të cilët janë të gjindshëm gjithmonë në xhamitë tona për të riparuar, për të pastruar apo për mbajtur të pastër vendin, që çdokush tjetër e ka bërë rrëmujë. 28. O Allah, largoje perden në sytë e atyre, që kanë qenë të mashtruar duke e parë Islamin si diçka të keqe, për shkak të paditurisë dhe stereotipave mediatikë. 29. O Allah, afroji gjithë njerëzit pranë Teje dhe pranë njëri-tjetrit. Të lutem mos na bëj ne myslimanëve sprovë për ata, me keq prezantimin tonë të Islamit si pasojë e sjelljes sonë të keqe. 30. O Allah, më ndihmo të heq dorë prej zakoneve të këqija, nga ngrënia dhe të folurit e tepërt. 31. O Allah, të lutem më ndihmo të heq dorë prej pirjes së duhanit këtë vit. Është kaq e vështirë t’i japësh fund duhanit pas kaq shumë vitesh, por vetëm Ti mund të ma lehtësosh. Këto dua janë shkruar vetëm si një udhëzues. Asnjë emër nuk është i vërtetë. Ju lutemi përshtatini, modifikojini dhe shkruani duatë tuaja. Çështja qëndron në lidhjen e drejtpërdrejtë me Zotin, në stilin tonë, në gjuhën tonë. Ndërsa flasim me Atë, me ballin në tokën e Tij në sexhde, do të mund të arrijmë një pikë, ku fjalët dhe mendjet tona do të japin rrugë zemrës, e cila do të ndihmojë për të folur me Zotin tonë. Sexhdeja është pozicioni më i mirë, ku robi flet me Zotin e tij. Mos mendo se Allahu nuk e di, çfarë të nevojitet. Po, Ai e di. Por Ai gjithashtu pëlqen ta dëgjojë prej teje. Merreni në konsideratë këtë hadith: Ebu Hurejra transmeton, se Profeti (a.s) ka thënë: “Allahu është i mërzitur me ata, që nuk i luten apo nuk i kërkojnë Atij asgjë”. (Tirmidhi)
Burimi: Ardhmeriaonline
Përtej Fjalës
9
Arsyeja e gëzimit ditën e
Bajramit 10
Përtej Fjalës
Dita e Bajramit është një moment gëzimi për të gjithë besimtarët. Ajo ndjek kryerjen e ritualeve të rëndësishme që janë prej shtyllave të fesë, si agjërimi dhe haxhi. Shpresa e pranimit të këtyre përpjekjeve prej Zotit dhe vetëdija e shpirtit të pastruar prej adhurimeve sjellin gëzim dhe hare në zemër. Ky lloj gëzimi mund të zvetënohet nëse besimtarët e kthejnë ditën e bajramit në një ditë festimi, të mbushur me gosti dhe aktivitete festive të ngjashme me një festë çfarëdo. Festimet e pashoqëruara me vetëdijen e arsyes për t’u gëzuar në Bajram i shndërrojnë ato në veprimtari të zbrazura nga fryma e vërtetë e Bajramit, e cila qëndon në përkujtimin e Zotit dhe mirësive me të cilat ai ka veçuar posaçërisht besimtarët. Allahu u ka dhënë besimtarëve në Kuran arsyen më të mirë për t’u gëzuar. Ajo buron nga vetëdija për mirësitë dhe bamirësinë e Zotit ndaj besimtarëve: “Thuaj: Me bujarinë e Allahut dhe bamirësinë e Tij, me këtë le të gëzohen! Kjo është më e mirë se sa gjërat që ata (mohuesit) grumbullojnë” (Junus 10, 58). Tabariu, Kurtubiju dhe Sujuti janë të mendimit që bujaria në këtë ajet nënkupton Islamin, ndërsa bamirësia nënkupton Kuranin, me anë të të cilit Allahu ju mësoi besimtarëve fenë. Islami dhe Kurani janë më të vlefshme se pasuritë dhe thesaret e kësaj bote, si dhe arsyet e vërteta për t’u gëzuar. Arsyeja e gëzimit në ditët e Fitër dhe Kurban Bajramit është e pjesë e arsyes së gëzimit për Islamin dhe Kuranin. Fryma që duhet të shoqërojë këto ditë është ajo e përkujtimit të Allahut dhe gëzimit të të qenurit i përzgjedhur me udhëzim prej Tij. Allahu u kërkon besimtarëve që në ditën e Bajramit në përfundim të muajit të Ramazanit ta madhërojnë dhe të shfaqin mirënjohje për Të: “… që të madhëroni Allahun sepse Ai ju udhëzoi, në mënyrë që të bëheni falenderues” (El-Bekarah 2, 185). “Ibën Abbasi ka thënë: “Muslimanëve ju takon që kur të shohin hënën e muajit Sheval të madhërojnë Allahun (me tekbir-e duke thënë Allahu Ekber) derisa të mbarojnë namazin e
bajramit.” Madhërimi me përmendje i Allahut i dedikohet udhëzimit me të cilin Ai i nderoi besimtarët, udhëzim që e refuzuan popujt e mëparshëm të cilëve u ishte bërë gjithashtu detyrim agjërimi. Allahu falenderohet këtë ditë për mirësinë e udhëzimit dhe lehtësimin e gjërave, të cilat po të donte do t’i kishte vështirësuar” (EtTabari). Edhe ditët e bajramit që pasojnë përfundimin e riteve të haxhit duhet t’i mbizotërojë përmendja e shumtë e Allahut: “Pasi t’i keni kryer ritet tuaja, përmendeni Allahun ashtu siç i përmendnin baballarët tuaj, ose me përmendje më të zjarrtë” (El-Bekarah 2, 200). Në komentimin e ajetit 203 të sures Bekare “Përmendeni Allahun në ditë të caktuara”, Tabariu thotë se këto janë ditët e teshrik-ut që vijnë pas ditës së bajramit. Ai përmend disa hadithe të Profetit me këtë rast, të cilat përshkruajnë atmosferën që duhet të sundojë tek ato: “Ditët e teshrik-ut janë ditë ushqimi dhe përmendjeje”, “Mos i agjëroni këto ditë, sepse ato janë ditë ushqimi, pirjeje dhe përmendjeje të Allahut të Lartësuar.” Ajeti 185 i sures Bekare fillon me frazën “Muaji i Ramazanit është ai në të cilin ka zbritur Kurani si udhëzim për njerëzit, me shenja të qarta që udhëzojnë dhe bëjnë dallimin midis të drejtës dhe së gabuarës” dhe mbyllet me frazën “… që të madhëroni Allahun sepse Ai ju udhëzoi, në mënyrë që të bëheni falenderues”. Qëllimi i Ramazanit është afrimi me Kuranin, nëpërmjet rritjes së kuptimit dhe dijes rreth tij. Besimtari që ia ka arritur këtij qëllimi në Ramazan ka arsyen më të vlefshme për t’u gëzuar ditën e Bajramit.
Pergatitur nga: Gerdi Demneri
Përtej Fjalës
11
Domethënia e Zekatit Zekati përbën shtyllën e tretë të Islamit, pas shehadetit dhe namazit, dhe roli i tij qëndror në fé dëshmohet nga urdhërimi për të krahas namazit në dhjetëra ajete kuranore. Përgjithësisht, fjala zekat përkthehet si lëmosha e detyrueshme për të varfërit. Në varësi të llojit të pasurisë dhe mënyrës së përftimit të saj, norma e zekatit varion nga 2.5% në 20%. Rrënja e fjalës “zekat” nënkupton dëlirësimin dhe rritjen. Qëllimi i zekatit është që njerëzit të pastrojnë pasurinë e tyre duke dhënë një pjesë të saj për hir të Zotit. Ashtu sikurse abdesi pastron trupin dhe namazi pastron shpirtin, zekati pastron pasurinë dhe e rrit atë. Kuptimi gjuhësor i zekatit është “rritja që ndodh prej begatimit të Allahut të Lartësuar. Thuhet që një bimë është zekat-uar kur ajo rritet dhe begatohet” (Raghib el-Isfahani). Në terminologjinë islame, “zekati është e drejta e Allahut të Lartësuar në pasurinë e individit, e cila nxirret dhe u shpërndahet nevojtarëve. Është emërtuar kështu për shkak të shpresimit të begatimit të pasurisë, ose kultivimit të vetes më dëlirësim (tezkijet ennefs), dmth. rritjes së saj me mirësi dhe begatim,
12
Përtej Fjalës
ose të dyjave bashkë, sepse të dy këto aspekte gjenden te zekati” (Raghib el-Isfahani). “Me termin zekat emërtohet shpirti i pastruar prej cilësive të qortueshme. Metaforikisht, kështu është quajtur edhe pasuria që jepet për hir të Allahut, sepse synimi nga ky veprim është pastrimi i shpirtit. Në këtë mënyrë, mjeti për arritjen e synimit është emërtuar me emrin e objektivit të synuar” (Tahir ibën ‘Ashur). “Shpirti i paguesit të zekatit përmirësohet dhe pasuria e tij pastrohet” – thotë Ibën Tejmije, ndërsa Imam Neveviu shkruan se zekati e shton pasurinë prej së cilës është nxjerrë dhe e mbron atë nga humbja apo shkatërrimi. “Duke qenë se zekati përmbledh si pastrimin e shpirtit edhe të pasurisë, ashtu edhe rritjen dhe begatimin e pasurisë, të dyja keto kuptime janë përmendur në ajetin 103 të sures Teubeh: “Merr prej pasurive të tyre lëmoshë (sadakah), që t’i pastrosh (tutah-hiru hum) dhe t’i rritësh (tuzek-ki him) nëpërmjet saj”” (Hamid ed-Din Ferahi). “Lëmoshë – “sadakah” quhet ajo pjesë e pasurisë që njeriu nxjerr për t’u afruar me Zotin. Sipas
kuptimit parësor, “sadakah” emërtohet lëmosha që nxirret në mënyrë vullnetare, kurse zekat ajo që është e detyrueshme. Ndodh që edhe lëmosha e detyrueshme të quhet sadakah, nëse vepruesi i saj synon me dhënien e saj sidk-un: të qenurit i vërtetë” (Raghib el-Isfahani). Sheukani e përshkruan lidhjen mes sadaka-së dhe sidk-ut duke thënë: “fjala sadakah rrjedh nga sidk, sepse sadakaja është argument i vërtetësisë së imanit të atij që e jep”. Ndërsa Bejdauiju thotë se nxjerrja e zekatit, e përmendur në ajetin 103 të sures Teubeh, i pastron besimtarët prej mëkateve, ose prej dashurisë së pasurisë. Ajo u rrit atyre shpërblimet dhe i lartëson në gradat e të vërtetëve. Zekati ka një rëndësi shoqërore të dukshme. Ai varet nga ndërveprimi njerëzor, ku pastrimi i pasurisë së dikujt bëhet nëpërmjet dhënies së një pjese të saj atyre që kanë nevojë. Ai që e ka detyrim zekatin duhet të plotësojë gjithashtu disa kushte, siç është teprimi i pasurisë pas përmbushjes së nevojave jetike për një vit hënor. “I parë nga ky këndvështrim, zekati ofron një shembull të përparësive në Islam. Disa veprime janë absolutisht të detyrueshme, si shehadeti dhe namazi. Disa të tjera, si zekati, varen nga rrethanat. Ajo që është thellësisht thelbësore i përket individit, sepse do të ketë përherë një individ që qëndron përpara Zotit. Ajo që është dytësore i përket shoqërisë, sepse dikush mund të mos jetë domosdoshmërisht pjesë e një mjedisi shoqëror. Prandaj, detyra kryesore është vendosja e një marrëdhënieje të drejtë me Zotin, dhe kjo fillon me individin. Një shoqëri e shëndetshme mund të ekzistojë vetëm kur anëtarët e saj janë të shëndetshëm, e për këtë arsye përqëndrimi kryesor i vëmendjes është për individët që përbëjnë shoqërinë. Nga ana tjetër, mirëqenia e tyre fetare u kërkon që të pranojnë në një farë mase mbajtjen e përgjegjësisë shoqërore. Duke patur individë të shëndetshëm shpirtërisht, edhe shoqëria ruhet e shëndetshme” (William Chittick). Në materialin bashkëngjitur ofrohet një hyrje në llogaritjen e zekatit. Aty trajtohet llogaritja e zekatit si për llojet e pasurive të trajtuara në fikhun tradicional, ashtu dhe për lloje të tjera të pasurish dhe të ardhurash që kanë lindur nga konteksti i
veprimtarive ekonomike bashkëkohore. Mes të tjerash, disa nga pyetjet që shtrohen dhe marrin përgjigje në material janë: • A paguhet zekat për shumat që u janë dhënë borxh të tjerëve? • A zbriten borxhet e marra nga të tjerët prej shumës mbi të cilën nxirret zekati? • A zbriten faturat e pashlyera, këstet e ardhshme të automjetit me leasing, apo tarifat e papaguara vjetore të shkollës së fëmijës? • A ka zekat mbi shumën e kursyer për të blerë shtëpi? • A ka zekat mbi vlerën e shtëpisë për pushime apo të automjetit të dytë? • Sa është pragu ku fillon zekati për paratë në formë kartëmonedhe? • A ka zekat për bizhuteritë e femrave dhe gurët e çmuar? • Cilët janë llojet e artikujve të inventarit ku zbatohet zekati? • Si e paguan zekatin për investimin ai që është aksioner në një biznes? Gjithashtu, është treguar kujdes në përdorimin e terminologjisë përkatëse të kontabilitetit, në mënyrë që konceptet e përftuara të jenë të qëndrueshme, dhe që të lehtësohet llogaritja e zekatit për sipërmarrësit e anagazhuar në aktivitete tregtare, përpunuese dhe prodhuese.
Përgatiti: Gerdi Demneri
Përtej Fjalës
13
: i t e j a a ë g s n s e e j l h z a f a ” . s . t j e j e a M r u j d ti ni
o o t Z i x a g N n “ e v e h a n y j g Ramazani është muaji që përcjell mesazhe shumë domethënese tek të gjithë njerëzit. Ai është muaji i garimit në vepra të mira, muaji i faljes dhe amnistisë hyjnore, muaji ku hapen dyert e Xhenetit muaji i devotshmërisë dhe i shumë e shumë të mirave dhe begative hyjnore. Duke parë këto mirësi të këtij muaji të begatë ndërmend më vjen ajeti kuranor: “اهضرع ةنج و مكبر نم ةرفغم ىلإ اوعراس و “”نيقتملل تدعأ ضرألا و تاومسلا Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është e përgatitur për të devotshmit.”[1]Shprehja kuranore “Nxitoni” nënkupton se njeriu është “kohë” e koha kalon. Nëse njeriu do të ishte i përjetshëm, atëherë fjala “Nxitoni” nuk do të kishte vlerë. Njeriu në këtë botë do të jetojë vetëm disa vite për ta braktisur njëherë e mirë atë. Çdo sekondë dhe minutë që kalon ai i afrohet fundit të tij. Gjëja më e shtrenjtë që njeriu posedon në këtë botë është koha. Me mbarimin e kohës përfundojnë të gjitha projektet dhe ambiciet e tij.Kjo kohë e vënë në dispozicion është konsum ose investim. Të konsumosh kohën do të thotë të bësh atë gjë që të gjithë njerëzit bëjnë ku dita nuk i ngjan ditës. Kurse të investosh në kohë
14
Përtej Fjalës
do të thotë që të bësh vepra të mira të cilat do të të vlejnë e do të bëjnë dobi pasi kjo kohë të mbarojë. Besimi tek Allahu i Madhëruar dhe kryerja e veprave të mira që njeriut i vlejnë në botën tjetër është investimi dhe kapitali më i mirë për të. Nëse njeriu do ta kuptonte rrezikun e kalimit të kohës pa bërë një gjë të dobishme, nuk do të flinte as gjumë. Profeti (a.s) thotë: “Nëse do të dini atë që unë di, do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë.”[2]Njerëzit sot konkurojnë dhe garojnë kush e kush të ketë më shumë pasuri, të ketë më tepër pozitë në mesin e njerëzve, të jetë më i suksesshëm e dikush tjetër për të përfituar sa më shumë nga të mirat e kësaj bote. Garojnë e garojnë pambarimisht a thua sikur do të jetojnë përgjithmonë në këtë botë të shkurtër. Njeriu i cili e kupton qëllimin e ardhjes së tij në këtë botë, njeriu i cili e kupton se kjo botë është kalimtare, njeriu i cili e kupton se kjo botë është një parcelë ku ai duhet të mbjellë drithëra, perime dhe fruta për t’i korrur ato në botën tjetër, rend me të katra dhe nxiton drejt faljes hyjnore dhe Xhenetit hapësira e të cilit është sa e qiejve dhe Tokës që Allahu i Madhëruar e ka përgatitur për robërit e tij të devotshëm. “Falja hyjnore” është shërim dhe pastrim. Falja
shëron të gjitha plagët e nefsit të njeriut që kanë vendosur një perde midis njeriut dhe Krijuesit. Allahu i Madhëruar thotë:َنيِذَّلا َيِداَبِع اَي ْ لُق ِهَّللا ِةَمْحَّر نِم اوُطَنْقَت اَل ْمِهِسُفنَأ ىَلَع اوُفَ ْرسَأ ُروُفَغْلا َوُه ُهَّنِإ ًاعيِمَج َبوُنُّذلا ُرِفْغَي َهَّللا َّنِإ “ُميِحَّرلاThuaj o robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbisni shpresën dhe mëshirën nga mëshira e Allahut. Allahu me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirploti.”[3]Çdo bir i Ademit është gabimtar. Të gjithë ne kemi shumë nevojë që të na falen gjynahet të cilat i kryejmë ditën dhe natën. Të ngresh duart lart në qiell dhe t’i lutesh Allahut për të të falë mëkatet është pjesë e faljes hyjnore, të pendohesh për mëkatin që ke bërë është pjesë e faljes hyjnore, të thuash me gojë dhe me zemër “estagrirul-
lah” është pjesë e faljes hyjnore. Të bësh vepra të mira është pjesë e faljes hyjnore. E njeriu ka nevojë për këtë falje në çdo kohë dhe në çdo vend, veçanërisht në këto ditë të këtij muaji të begatë. Muaji i begatë i Ramazanit është muaji i amnistisë hyjnore. Profeti (a.s) ka thënë:“Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar tek shpërblimi i Zotit, Allahu ia fal atij të gjitha gjynahet e mëparshme.”[4] Ai njeri i cili në këtë muaj të begatë nuk kthehet tek Krijuesi, ai njeri, për të cilin dyert e Xhenetit janë hapur dhe ato të Xhehenemit janë mbyllur, nëse nuk i falen gjynahet dhe mëkatet në këtë muaj, atëherë kur do t’i falen ato?! Moto e çdo besimtari në këtë muaj të begatë duhet të jetë:”و انعمس اولاق و “”ريصملا كيلإ و انبر كنارفغ انعطأNe dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o
Përtej Fjalës
15
Zoti ynë dhe te Ti do të kthehemi.”[5]Çdo njeri do ta shijojë vdekjen dhe të gjithë njerëzit do të dalin përpara Allahut të Madhëruar për të dhënë llogari për atë që kanë vepruar në këtë botë. Në botën tjetër ka dy rrugë: një rrugë për në Xhehenem dhe një tjetër për në Xhenet. Synimi kryesor i çdo besimtari është të shpëtojë nga Zjarri i Xhehenemit dhe të hyjë në Xhenet, Allahu i Madhëruar thotë:”لخدأ و رانلا نع حزحز نم و “”زاف دقف ةنجلاKush shpëton nga zjarri dhe hyn në Xhenet, me të vërtetë ai ka shpëtuar.”[6]Të nderuar vëllezër dhe motra! Xheneti është vendstrehimi i profetëve, njerëzve të sinqertë, i dëshmorëve dhe i njerëzve të mirë. Në Xhenet, besimtari do të shijojë frytet e punës së tij në këtë botë, do të shijojë mirësitë dhe begatitë e Allahut. Në Xhenet ka gjëra që njeriu nuk i parë, dëgjuar e as që i ka imagjinuar. “Në Xhenet burojnë dhe rrjedhin lumenj, kështjellat e tij janë të ndërtuara me tulla, njëra prej floriri dhe tjetra prej argjendi, ndërsa llaçi është i përbërë nga misku aromatik. Guralecët e tij janë perla dhe margaritarë, toka është shafran dhe në të ka perla në formën e çadrave të mëdha. Xheneti është dritë që vezullon, aromë që përhapet kudo, lum i rrjedhshëm, frut i pjekur, pemë të mrekullueshme pa gjemba dhe me hije të gjera, banane të mbushura me fruta pranë
16
Përtej Fjalës
ujit rrjedhës. Banorët e Xhenetit ushqehen me to dhe gjithçka tjetër të dëshirojnë duke ndjerë gjithmonë kënaqësi. Ata nuk kanë jashtëqitje dhe as sekrecione hundësh, por trupat e tyre çlirohen me anë të djersës së lehtë me aromë të mirë, misku. Ata do të jetojnë në të përgjithmonë dhe kurrë nuk do të vdesin, do të jenë të rinj përgjithmonë dhe kurrë nuk do të plaken. Fytyrat e tyre shumë të bukura shndrisin nga gëzimi dhe lumturia. E tërë begatia e Xhenetit është e përhershme. Perdja do të ngrihet dhe banorët e Xhenetit do të shohin Fytyrën e të Plotfuqishmit, Dhuruesit të madh.”[7]Allahu i Madhëruar thotë:”و اميعن تيأر مث تيأر اذإ و “”اريبك اكلمNgado që të hedhësh sytë, do të shohësh begati dhe mbretëri të shumta”[8]Të nderuar vëllezër dhe motra ky është Xheneti që Allahu i Madhëruar i ka hapur dyert e tij për secilin prej nesh në këtë muaj të begatë. Prandaj, le të nxitojmë të gjithë së bashku për hyrë në Xhenetin, hapësira e të cili është sa e qiejve dhe Tokës që është përgatitur për të devotshmit, për ata që duan të përfitojnë sa më shumë nga mirësitë e këtij muaji.Për nga natyra njeriu është
lakmitar dhe ambicioz. Nëse do të kishte dy lugina me flori do të kërkonte një të tretë. Nëse do të posedonte gjysmën e botës do të kërkonte gjysmën tjetër. I tillë është njeriu. Ndoshta nga lakmia dhe ambicia që ka, njeriut mund t’i duket Xheneti shumë i vogël, prandaj që kjo lakmi të arrijë kulmin, Allahu i Madhëruar na tregon se hapësira e tij është sa hapësira e qiejve dhe e tokës. Profeti Muhamed (a.s) na tregon se qielli i parë në krahasim me të dytin është një unazë e hedhur në shkretëtirë, i dyti me të tretin një unazë e hedhur në shkretëtirë, i treti me të katërtin një unazë e hedhur në shkretëtirë, i katërti me të pestin një unazë në shkretëtirë, i pesti me të gjashtin një unazë e hedhur në shkretëtirë, dhe i gjashti me të shtatin një unazë e hedhur në shkretëtirë. Kështu pra, Xheneti është një vend me një hapësirë shumë të paimagjinueshme që mjafton dhe tepron për të gjithë ata të cilët do të hyjnë në të për të shuar të gjithë atë dëshirë të zjarrtë të çdonjërit prej nesh për të pasur sa më shumë. Xheneti është përgatitur për të devotshmit. A nuk është edhe ky qëllimi i agjërimit?! Devotshmëri do të thotë që njeriu të mos i përgjigjet vesveseve të shejtanit, devotshmëri do të thotë që njeriu të largohet nga gjynahet, devotshmëri do të thotë që njeriu ta shtypë egon dhe nefsin e tij që gjithmonë e shtyn të bëjë gabime, devotshmëri do të thotë që njeriu të largohet nga veset e këqija, devotshmëri do të thotë që njeriu të kryejë detyrimet dhe obligimet që njeriu ka karshi Krijuesit të tij, devotshmëri do të thotë që njeriu të afrohet tek Allahu i Madhëruar me nafile dhe vepra të mira e nëse ai afrohet tek Allahu i Madhëruar me detyrimet dhe nafilet, atëherë Allahu i Madhëruar është syri me të cilin ai shikon, veshi me të cilin ai dëgjon, dora me të cilin ai lëviz. Ky është mesazhi i vërtetë i agjërimit, ky është mesazhi i ajetiti kuranor:”و تاومسلا اهضرع ةنج و مكبر نم ةرفغم ىلإ اوعراس “”نيقتملل تدعأ ضرألا وNxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është e përgatitur për të devotshmit.”[9]
Përtej Fjalës
17
Bashkë me Profetin (a.s)
në Ramazan
Allahu i Madhëruar ka dërguar Profetin Muhamed(a.s) si dëshmitar, përgëzues, qortues, thirrës në rrugën e Allahut dhe pishtar ndriçues për mbarë njerëzimin. Duke hedhur një vështrim një jetën e Profetit Muhamed (a.s) do ta gjejmë tek ai shembullin dhe modelin më të mirë. Nëse njerëzit mundohen të imitojnë njerëz të shquar, atëherë përse ne mos të krenohemi me personalitetin më të mirë që ka pasë historia e njerëzimit?! Profeti Muhamed (a.s) është shembull dhe model i mirë në të gjithë aspektet dhe fushat e jetës, është shembull dhe model i mirë në fjalët dhe veprat e tij, është shembull dhe model i mirë në raportet me Krijuesin dhe me njerëzit, është shembull dhe model i mirë në adhurimin ndaj Allahut të Madhëruar. Nga udhëzimi i tij profetik le të shkëputim disa momente se si ai (a.s) e ka pasë përjetuar muajin e bekuar të Ramazanit. I Dërguari i Allahut (a.s) gëzohej shumë kur muaji i Ramazanit afrohej. Këtë gëzim ai e shfaqte në mesin e shokëve të tij duke u thënë: “Kur t’ju vijë muaji i Ramazanit, shejtanët prangosen, dyert e zjarrit mbyllen dhe dyert e Xhenetit hapen. Dikush do të thërrasë: O ti që kërkon të mirën, shfrytëzoje (Ramazanin) duke bërë punë të mira dhe ti që kërkon të kryesh të këqija, mos i kryej ato! Për Allahun, për çdo natë (të Ramazanit) ka njerëz të cilët shpëtojnë nga Zjarri.”[1] Me këto fjalë, ai (a.s) u jepte shpresë shokëve të tij se portat e mëshirës së Allahut të Madhëruar janë ende të hapura. U tregonte shokëve të tij se Ramazani është muaji ku besimtari duhet të krijojë raporte të drejta me Krijuesin duke u afruar tek Ai me sa më shumë punë të mira dhe duke u shmangur nga punët e
18
Përtej Fjalës
liga. Ardhja e Ramazanit është një rast i volitshëm për çdokënd prej besimtarëve që të shpëtojë nga Zjarri dhe të hyjë në Xhenet. Ashtu sikurse thotë Allahu i Madhëruar: “Kush ka shpëtuar nga Zjarri dhe hyn në Xhenet, me të vërtetë ai ka fituar.”[2] I Dërguari i Allahut (a.s) e pranonte dëshminë e atij njeriu që dëshmonte se e kishte parë hënën e re. Ai (a.s) e pranoi dëshminë e Ibn Omerit, ashtu sikurse njëherë tjetër pranoi dëshminë e një bedeuini. Nëse ndodhte që dikush nuk e kishte parë hënën e re, apo të dëshmonte, atëherë ai (a.s) i plotësonte 30 – të ditë nga muaji Shaban. Ai (a.s) i porosiste shokët e tij duke ju thënë: “Mos agjëroni derisa ta shikoni atë (hënën e re) dhe po ashtu mos e ndërpritni agjërimin derisa ta shikoni atë (hënën e muajit pas Ramazanit). E nëse ndodh që juve ju zihet shikimi i saj (hënës), atëherë llogariteni muajin të plotë.”[3] Sa fjalë të thjeshta dhe të qarta?! Me këto fjalë I Dërguari i Allahut (a.s) kërkon që t’ia lehtësojë dhe jo t’ua vështirësojë ymetit të tij punën e agjërimit. Përse sa herë që vjen Ramazani, njerëzit kompleksohen dhe ia vështirësojnë vetes, kur udhëzimi profetik është lehtësimi dhe jo vështirësimi?! Nëse muslimani i fal pesë namazet rregullisht, po ashtu edhe Xhumanë dhe agjëron për çdo vit Ramazanin, atij i falen të gjitha gjynahet e mëkatet e vogla. Ky është mesazhi të cilin Profeti Muhamed (a.s) e përcjell tek agjëruesit. Njeriu në këtë botë është i destinuar që të gabojë e të mëkatojë, por gabimtari më i mirë është ai i cili kthehet tek Allahu duke
u penduar dhe duke bërë vepra të mira. E ku ka miskut.”[4] Me këto fjalë, Profeti Muhamed (a.s) vepër më të mirë se agjërimi i muajit të Ramazanit?! na tregon qartë se kjo erë e prodhuar për shkak të agjërimit ka shumë vlerë të madhe tek Allahu Njeriu është një qënie që i kushton shumë rëndësi i Madhëruar. Me këto fjalë, Profeti Muhamed higjenës dhe pastërtisë trupore. Ai çdo ditë (a.s) dëshiron të na tregojë se më e rëndësishme kujdeset për të larë dhëmbët. Edhe nëse nuk lahet për agjëruesin është adhurimi dhe bindja ndaj çdo ditë, ai të paktën parfumoset dhe lyhet me Krijuesit e se njeriu nuk duhet t’i kushtojë shumë erë të mirë me qëllim që njerëzit të mos largohen rëndësi asaj gjëje që në pamje të parë duket e keqe, prej tij. Mirëpo ai i cili agjëron gjatë gjithë ditës sepse realisht ajo në Ditën e Kijametit ka një erë duke mos ngrënë dhe mos pirë, veçanërisht gjatë më të mirë se era e miskut. stinës së verës, nga goja i del një e r ë e keqe, prej të cilës njerëzit edhe mund Lutja është një ndër armët më të forta që njeriu të largohen. Ndoshta kjo erë e k e q e posedon. Ajo është një prej adhurimeve më e cila prodhohet gjatë agjërimit mund madhështore, sepse tregon thjeshtësinë, të jetë një shtysë që njeriu t a modestinë dhe përulësinë e njeriut ndërpresë agjërimin. Në lidhje me k ë t ë përpara Krijuesit. Allahu i Madhëruar erë të keqe, Profeti Muhamed (a.s) thotë: thotë: “Luteni Zotin tuaj të përulur e në “Për Atë, në Duart e të Cilit është heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë. shpirti im, era e agjëruesit është më e mirë Mos bëni çrregullime në tokë, pasi është dhe më e dashur tek Allahu sesa era e vënë rregulli, ndërsa Atij lutjuni me frikë
Përtej Fjalës
19
dhe shpresë. Vërtet, mëshira e Allahut është afër punëmirëve.”[5] Nuk ka dyshim se lutja pranohet tek Allahu i Madhëruar në çdo kohë dhe në çdo vend, por në disa kohë apo vende të veçanta, ajo është më e pranuar. I Dërguari i Allahut, Muhamedi (a.s) na tregon dhe thotë se: “Tre lutje nuk kthehen mbrapsht: Lutja e agjëruesit derisa ta çelë, lutja e atij që i është bërë padrejtësi dhe lutja e udhëtarit.” [6] Më mirë se kushdo tjetër rëndësinë e kësaj lutje e di vetë Profeti (a.s) i cili në ditën e 17të të Ramazanit, në betejën e Bedrit do t’i ngrinte duart lart dhe do t’i lutej Allahut të Madhëruar me përgjërim: “O Zoti im, plotësoje premtimin Tënd që ma ke dhënë. Të lutem, o Zoti im, na ndihmo, ne fuqimisht besojmë në fjalën Tënde.
ndodhej.
O Zoti im, nëse ky grup njerëzish (besimtarësh) e pëson sot, atëherë të tjerët nuk do të besojnë. O Zoti im, nëse Ti do, mund të bësh që prej sot kurrë më askush mos të të besojë.”[7] E Allahu i Madhëruar e mbajti premtimin e iu përgjigj lutjes së të Dërguarit të Tij duke bërë që muslimanët të triumfonin në këtë betejë vendimtare. Gjatë çlirimit të Mekës që ka ndodhur në vitin 8 të hixhretit në muajin e begatë të Ramazanit, Profeti (a.s) do të lutej: “O Zoti im, mos lejo që kurejshët të dëgjojnë dhe të shohin gjë, gjersa t’i befasojmë në vendin e tyre.”[8] Distanca midis Medinës dhe Mekës është shumë e madhe dhe të imagjinosh se lëvizja e Profetit (a.s) ka qenë e drejtpërdrejtë dhe me një ushtri prej dhjetë mijë vetësh, është e pamundur që ajo mos të merret vesh, por Profeti (a.s) e di mjaft mirë rëndësinë e muajit në të cilin
Duke lexuar me vëmendje jetën e Profetit (a.s) do të gjejmë se të gjitha llojet e adhurimit që ai i ka pasë kryer i ka pasë kryer vetëm për hatër të Zotit duke kërkuar shpërblimin vetëm prej tij. Prandaj në fund të ditës së agjërimit ai (a.s) thoshte: “Vetëm për Ty o Zot kam agjëruar..” duke treguar qartë se agjërimi i asaj dite ka qenë vetëm për Allahun e Madhëruar dhe askënd tjetër.
20
Përtej Fjalës
Muslimani, në këtë botë, përpiqet që me fjalët dhe veprat e tij të fitojë kënaqësinë e Allahut të Madhëruar. Ai çdo adhurim e kryen vetëm për hatër të Zotit sepse e di shumë mirë që shpërblim e merr vetëm tek Ai dhe askush tjetër. Ndonjëherë mund të ndodhë që muslimani ta përziejë nijetin gjatë një adhurimi qoftë ky adhurim edhe agjërimi i muajit të Ramazanit. Mirëpo Profeti (a.s) na rifreskon memorien duke thënë në hadithin kudsij: “Të gjitha punët e mira të birit të Ademit shumëfishohen nga 10 deri në 700 fish. Allahu thotë: Përveç agjërimit. Ai është për Mua dhe vetëm Unë e jap shpërblimin për të.”[9]
Ashtu sikurse lutja, adhurimi, dhe bamirësia e Profetit (a.s) është shembulli më i mirë për çdo besimtar që e beson Allahun, Ditën e Fundit dhe e kujton shumë Allahun me dhikër, po ashtu edhe ngrënia e syfyrit dhe çelja e iftarit nga ana e tij është shembull për të gjithë ne. Profeti (a.s) ka thënë: “Ngrënia e syfyrit është bereqet, prandaj mos e lini edhe sikur të pini një gllënjkë ujë, sepse
Allahu i bekon ata që hanë syfur kurse ëngjëjt luten për ta.”[10] Koha e syfyrit është koha më me bereqet sepse është koha ku Allahu i Madhëruar zbret në qiellin e dynjasë dhe i përgjigjet lutjes të atij që i lutet, e pranon pendesën e atij që pendohet, e fal atë që i kërkon falje dhe e ndihmon atë që i kërkon ndihmë. Ngrënia e syfyrit është e bereqetshme sepse ai i cilia ha syfyr e ka më të lehtë për ta përballuar urinë dhe etjen si dhe ka më energji për të kryer adhurimet e ndryshme gjatë ditës. Në kohën e iftarit, Profeti (a.s) na udhëzon që të ngrejmë duart në qiell sepse duaja e agjëruesit në këtë kohë është e pranuar. Profeti (a.s) na tregon se në kohën e iftarit agjëruesi ka dy gëzime; një gëzim që e çel iftarin, dhe gëzimi tjetër kur të
takohet me Allahun e Madhëruar në Ditën e Kijametit. Çelja e iftarit me hurma apo ujë është pjesë e udhëzimit profetik që na orienton drejt ngrënies së një iftari sa më të lehtë; sa më të lehtë për stomakun dhe sa më të lehtë për të falur namazin e teravive. Kur hynte muaji i begatë i Ramazanit, I Dërguari i Allahut (a.s)i shtonte më shumë punët dhe veprat e mira. Këtë muaj, - ndryshe nga muajt e tjerë - ai (a.s) e specifikonte vetëm për adhurim, saqë kishte raste që ai e adhuronte Allahun e Madhëruar ditën dhe natën pandërprerë. Leximi i Kuranit me Xhibrilin gjatë këtij muaji, bujaria e tij e madhe, adhurimi i pandërprerë, falja e namazit të teravive dhe natës, përjetimi i dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit me adhurim, itikafi i tij gjatë këtë dhjetëditëshi sinjalizojnë për shpirtin e garës
dhe konkurencës midis muslimanëve për të kryer sa më shumë vepra të mira dhe për ta shfrytëzuar të mirën e këtij muaji deri në maksimum. Allahu i Madhëruar thotë: “Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit, të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqënie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit. Për ata, që kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal
gjynahet përveç Allahut?! Dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë, pra për këta do të ketë si shpërblim falje madhështore (të gjynaheve) nga ana e Zotit të tyre dhe kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojnë përherë. Sa shpërblim i bukur është ky për ata që punojnë vepra të bukura.”[11] Këto ishin disa copëza të shkëputura nga udhëzimi profetik në lidhje me agjërimin e muajit të Ramazanit. Le t’i përjetojmë këto ditë të këtij muaji, ashtu sikurse i ka përjetuar vetë i Dërguari i Allahut (a.s) për të përfituar sa më shumë nga mirësitë dhe begatitë që ky muaj sjell.
Elton Harxhi
Përtej Fjalës
21
Pyetje: A lejohet dhe a vlen agjërimi për atë që agjëron dhe nuk fal namaz? Përgjigje: Me emrin e Allahut. Salevatet qofshin për Profetin tonë. Si namazi ashtu dhe agjërimi janë prej shtyllave të Islamit, siç përmendet në hadithin e Ibn Umerit, ku Profeti (alejhissalatu uesselam) thotë: “Islami është ndërtuar mbi pesë: Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e haxhit.” Transmetuan Buhariu & Muslimi. Dijetarët kanë rënë dakord që lënësi i namazit duke e mohuar atë si detyrim bën kufr dhe del nga Islami dhe për rrjedhojë nuk i pranohet atij asnjë vepër. Kjo vlen edhe kur mohon njërën nga shtyllat dhe obligimet e tjera islame. Ndërsa kur njeriu e lë namazin me përtaci duke e besuar dhe pohuar se ai është detyrim, atëherë shumica e dijetarëve islam nëpër shekuj mendojnë se ky njeri është gjynahqar, që ka bërë kufër të vogël, por nuk del nga Islami, përderisa pohon dhe beson në Allah, në Ditën e Gjykimit dhe në obligimet dhe parimet islame, mirëpo nga përtacia i neglizhon disa prej tyre. Si namazi ashtu dhe agjërimi janë degë të besimit dhe secili është detyrë më vete dhe nuk kushtëzohen nga tjetri në vlefshmërinë e tij. Pra neglizhenca për të falur namazin nga përtacia, por edhe nga padija, siç ndodh te
22
Përtej Fjalës
shumë njerëz në vendin tonë, nuk do të thotë që agjërimi i tyre është i pavlefshëm. Ka shumë njerëz që kanë dëshirë të madhe të agjërojnë dhe shprehin besim te Zoti dhe interes për fenë në Ramazan. Nuk ka kuptim që këtyre njerëzve t’u mbyllet dera duke u thënë që nuk ju pranohet agjërimi, sepse ju nuk falni namazin. Ndërkohë vetë Profeti (alejhissalatu uesselam) ka bërë lëshime për namazin për njerëz fillestar, derisa atyre tu rrënjoset besimi në zemrën e tyre. Këtu mund të përmendim hadithin ku përmendet se Profeti (alejhissalatu uesselam) një ditë i erdhi një burrë, i cili e pranoi Islamin me kushtin që të falte vetëm dy namaze dhe Profeti e pranoi këtë. Transmeton Imam Ahmedi. Agjëruesve të cilët nuk falin namazin duhet t’u flitet me butësi dhe urtësi dhe të këshillohen vazhdimisht që krahas agjërimit të falin edhe namazin dhe t’u bëhet e qartë rëndësia dhe pozita e namazit në Islam, por kurrsesi të mos përjashtohen njerëzit nga dera e mëshirës dhe besimit. Duhet kemi shumë kujdes e të mos futemi në kompetenca dhe gjykime që nuk na përkasin ne si krijesa. Vetëm Allahu është Ai që pranon ose jo adhurimet e njerëzve.
LHSH
Dhjetë gënjeshtrat e mëdha të
Marketingut në
shumë nivele
(MLM)
Nga Robert Fitzpatrick Fusha e marketingut të kompanive që operojnë me sistemin MultiLevel, po shtohet vazhdimisht dhe numri i bashkëpunëtorëve të tyre po rritet. Kërkesat për t’iu bashkuar kësaj lëvizjeje, duket sikur gjenden ngado. Nga ana tjetër, përshtypja rreth këtij trendi, që duket sikur vërtet përbën “valën e së ardhmes”, po rritet me vrull, në pranim dhe legjitimitet, dhe ashtu siç promotorët e saj shprehen, ajo do të zëvendësojë me sukses shumicën e formave të tjera të marketingut dhe shitjeve! Duket sikur suksesi mund të gjendet tek çdonjëri që beson në këtë sistem dhe i përshtatet metodave të tij, dhe se me kalimin e kohës, të gjithë ne do të bëhemi distributorë të tij!
Përtej Fjalës
23
Analizat e mia rreth biznesit të MLM-ve (marketingu në shumë-nivele) bazohet në një eksperiencë 14 vjeçare në konsultimin e korporatave, veçanërisht në fushën e shpërndarjeve dhe me më shumë se dhjetë vjet hulumtime dhe shkrime, rreth modelit të MLM-ve. Këtu përfshihet edhe shërbimi si ekspert dëshmitar në çështje të gjykatave federale dhe shtetërore, korrespondenca me më shumë se 1500 bashkëpunëtor të MLM-ve, autorësia e një libri, të qenit i intervistuar nga radio lokale dhe kombëtare, gazeta, revista dhe studimi i një numri të pafund planesh marketingu dhe pagesash të MLM-ve. Ky hulumtim tregon se modeli i biznesit MLM, ashtu siç praktikohet nga shumica e kompanive, është një treg mashtrues shitjesh. Në këto raste, biznesi së pari është një skemë që synon të përfshijë sa më shumë shpërndarës, ndërkohë që shumë pak produkte iu jepen konsumatorëve, të cilët nuk janë të përfshirë si shpërndarës. Në përgjithësi, industria MLM-ve ngre pretendime mbi potencialin që mbart çdo shpërndarës dhe e shpjegon modelin e biznesit të saj si një rrjet, duke profetizuar madje, për fatin e suksesshëm mbretërues të saj në të ardhmen, në shpërndarjen e produkteve. Megjithatë, këto pretendime të fundit kanë po aq vërtetësi, sa ç’ka fenomeni i UFO-ve në territorin e shkencës. Financiarisht, në këto rrethana, probabiliteti që një individ i MLM-së të ketë sukses financiar, konkurron me probabilitetin e të fituarit në një tavolinë loje në Las Vegas. Vetë ligjshmëria e sistemit të MLM-së mbështetet në një vendim të dobët e të vetëm të 1979-s, për një kompani. Rregullat e legjitimitetit injorohen në mënyrë të vazhdueshme nga kjo industri. Mungesa e legjislacionit ose e mbikëqyrjes nga autoritetet e caktuara, i mundëson kësaj industrie vazhdimësinë, pavarësisht ndjekjeve penale që bëhen nga Prokurori i Përgjithshëm ose FTC (Këshilli Federal i Tregtisë). MLM-ja nuk është e përcaktuar dhe e rregulluar me ligj, siç janë p.sh. ekskluzivitetet tregtare. MLMtë mund të krijohen me ose pa miratimin e shtetit. Nuk ka ligj federal specifik kundër këtyre
24
Përtej Fjalës
skemave piramidale. Shumë shtete kanë ligje anti-piramidale të vakëta dhe të dobëta. Ligjet federale ose ligjet e shteteve të veçanta (në SHBA) kërkojnë fillimisht prova se kompania është një skemë piramidale. Ky proces mund të zgjasë për vite të tëra, dhe gjatë kësaj periudhe dëmi i tyre tashmë është bërë. Në të vërtetë, edhe kur skemat piramidale mbyllen, shpesh promotorët e tyre menjëherë krijojnë kompani të reja, nën emra të tjerë, dhe rifillojnë të mashtrojnë publikun. Një tipar ekonomik i MLM-së është padyshim, shkalla masive e dështimit dhe humbjet financiare për miliona konsumatorë. Struktura e MLM-së, në të cilën ekzistojnë një numër i pafund shitjesh zinxhir, është matematikisht e paqëndrueshme dhe vetë sistemi i saj, me një numër të palimituar shpërndarësish, e bën tregun të paqëndrueshëm. Vetë themeli i MLM-së, shitja me pakicë, shkon në kundërshti me trendet e teknologjisë së komunikimit, me shpërndarjen me kosto efektive dhe preferencat e blerjes së
konsumatorëve. Shitja me pakicë është në të vërtetë, thjesht një pretekst për qëllimin e vërtetë të këtij lloj marketingu, i cili është tërheqja e sa më shumë investitorëve në këto organizata piramidale, të cilat premtojnë rritje gjithnjë e më të mëdha e të shpejta të ardhurash. Si në të gjitha skemat piramidale, të ardhurat e këtyre shpërndarësve dhe përfitimet e sponsorëve, vijnë nga investitorët (blerësit), të cilët ndodhen në fund të skemës piramidale. E parë në mënyrë sipërfaqësore, fitimet e kompanive dhe të ardhurat e atyre që janë në majën e industrisë MLM, mund të duken një model i shëndetshëm për të painformuarit, ashtu siç duken në fakt të gjitha firmat piramidale, para se të rrëzohen apo demaskohen nga autoritetet. Rritja e MLM-ve vjen më së shumti nga marketingu mashtrues, i cili shfrytëzon më shumë besimet kulturore, sociale dhe nevojat personale, sesa aftësinë e tyre për të përmbushur nevojat e konsumatorit. Ky marketing karakterizohet për mungesën e vlerësimeve profesionale dhe investigimeve të
duhura. Rrjedhimisht, lindin iluzione prej të cilave MLM-të duken si një investim i mirë biznesi, ose si një mundësi karriere për të gjithë, ku mundësitë e suksesit në këtë fushë duken shumë më të mira sesa profesionet dhe mundësitë e tjera të biznesit. Qëndrueshmëria e vërtetë e MLM-ve nuk vjen prej konsumit publik, por prej investitorëve (blerësve) të mundshëm. Tregu për këta investitorë rritet në mënyrë të dukshme në periudha tranzicioni ekonomik, nga globalizimi dhe nga qarkullimi i të punësuarve. Premtimet, për një përmirësim të shpejtë dhe të lehtë të gjendjes financiare dhe lidhja e ngushtë e mirëqenies ekonomike me të qenit përfundimisht i lumtur, luajnë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Rrjedha e marketingut të MLM-së është e drejtuar kah shpërndarësit e ardhshëm, në vend të promovimit të produktit tek blerësit. Produktet e vërteta të MLM-së nuk janë shërbimet e largëta telefonike, vitaminat, barnat shëndetësore ose kremrat e trupit, por investimet proporcionale të shpërndarjes, të cilat në dukje portretizojnë imazhin e të ardhurave të larta, kundrejt një kohe minimale trajnimi, investimi kapitali të vogël dhe suksesi të menjëhershëm. Fjala “gënjeshtër” është provokuese dhe përdoret në këtë material, po për këtë arsye. Në një mënyrë ose në një tjetër, gjithkush që merr pjesë në shpërndarjen me pakicë të MLM-së, gënjen veten e tij në mënyrë të pavetëdijshme. Shumë nga ata që janë në krye të këtyre organizatave
Përtej Fjalës
25
janë të vetëdijshëm që po i gënjejnë të tjerët. Mashtrimi është një tipar i qenësishëm në këto skema (piramidale) të MLM-së dhe në marketingun e saj. Më poshtë, do t’iu njohim me 10 gënjeshtrat e mëdha që kam hasur në çdo MLM. Gënjeshtra 1: MLM-ja është një biznes që ofron mundësi të mira për të bërë shuma të mëdha parash, në krahasim me format e tjera të bizneseve tradicionale dhe modeleve profesionale të tyre. E vërteta: Pothuajse për të gjithë, investimi në MLM kthehet në një humbje proporcionale financiare. Ky nuk është thjesht një opinion, por më së shumti një fakt historik. Le të shqyrtojmë disa shembuj të MLM-ve më të mëdha. Tek MLM-ja më e madhe, “Amway”, vetëm 0.5% e të gjithë shpërndarësve arrijnë nivelin e shpërndarësve të drejtpërdrejtë, dhe e ardhura mesatare e të gjithë shpërndarësve është 40 dollarë në muaj. Kjo është e ardhura totale, pa llogaritur taksat dhe shpenzimet. Por, kur llogariten kostot, është evidente se gati të gjithë vuajnë nga humbjet. E thënë më thjesht, ky biznes nuk është një biletë drejt fitimit, por një rrugë drejt humbjeve më të mëdha. Kur Prokurori i Përgjithshëm i Wisconsit ngriti akuza kundër “Amway”, deklaratat tatimore nga
26
Përtej Fjalës
të gjithë shpërndarësit në këtë shtet, zbuluan një humbje mesatare neto prej 918 dollarë për çdo shpërndarës “të drejtpërdrejtë” të atij shteti. Pengesat e jashtëzakonshme që hasen gjatë shitjeve dhe marketingut, përbëjnë pjesën më të madhe të këtij dështimi, por edhe nëse vetë ky biznes është më i suksesshëm, një matematikë e thjeshtë e kufizon shumë mundësinë e fitimit. Struktura e MLM-së është e tillë që mund të mbështesë vetëm suksesin financiar të një numri të vogël njerëzish. Nëse 1 në 1000 persona, ia del me sukses të arrijë të ardhura të qëndrueshme, atëherë për këta 1000 veta, do të duhen 1 milion (1000 x 1000) persona të tjerë për të përsëritur suksesin. Sa është numri i njerëzve që mund të përfshihen realisht këtu?! Shumica e asaj që duket si sukses, është në fakt thjesht një rritje e numrit të shpërndarësve. Paratë për fituesit e pakët, vijnë nga rritja konstante e ushtrisë së humbësve. Shumica e humbësve të MLM-së e braktisin atë, brenda vitit të parë. Në 1999 në një çështje ligjore kundër “Melaleuca”, një prej MLM-ve më të mëdha në vend, kjo kompani pretendoi se kishte normën më të madhe të “ruajtjes” së shpërndarësve në të gjithë industrinë e MLM-ve. Përqindja e lënies së punës nga ana e shpërndarësve të saj ishte 5.5% në muaj dhe kjo është e barabartë me 60% në vit, nëse të gjitha largimet zëvendësohen brenda muajit. Në raportet e saj vjetore për SEC (Securities and Exchange Commission), “Pre-Paid Legal”, një tjetër
MLM e madhe, zbuloi se më shumë se gjysma e klientëve dhe shpërndarësve të saj heqin dorë çdo vit dhe zëvendësohen nga një grup i ri investitorësh që shpresojnë. Ky model prej 50-70% e të gjithë shpërndarësve, të cilët heqin dorë çdo vit, është i vërtetë edhe për “NuSkin”, kompania e dytë më e madhe MLM në vend. NuSkin gjithashtu ilustron faktin se vetëm një përqindje shumë e vogël e shpërndarësve në kompaninë e saj, arrijnë të marrin shumicën e të gjitha zbritjeve tregtare (rebate) të kompanisë. Në 1998 NuSkin pagoi 2/3 e të gjitha zbritjeve tregtare për vetëm 200 persona të niveleve të larta, nga 63.000 shpërndarës “aktivë” që ajo kishte. Paratë e marra vinin direkt nga investimet pa fitim të 99.7% të shpërndarësve të tjerë. Në 1995, “Exel Communications”, një tjetër kompani MLM me “rritje të shpejtë”, raportoi një normë prej 86% të qarkullimit të shpërndarësve dhe një normë prej 48% të heqjes dorë nga ana e të gjithë konsumatorëve. Për të fshehur shifrat e tyre të zymta, disa MLM i klasifikojnë shpërndarësit e tyre si “aktivë” dhe “joaktivë”. Grupi aktiv përfshin vetëm pjesëmarrësit e rinj dhe ata që vazhdojnë të blejnë produkte dhe të përfitojnë nga zbritjet tregtare (rebate). Shpërblimet dhe statistikat e tjera u bëhen të ditura vetëm grupit “aktiv”. Nëse përfshihen të gjithë shpërndarësit që marrin pjesë, atëherë norma e humbjeve dhe të
ardhurave të ekspozuara do të ishin shumë më të këqija. Dhe nëse do të përfshiheshin të gjithë shpërndarësit e regjistruar ndër vite, të cilët kanë hequr dorë më pas, atëherë shanset e suksesit për shpërndarësit/investitorë do të ishin absolutisht të ulëta. Megjithatë, këto kompani vazhdojnë akoma të reklamojnë biznesin e tyre si “shansin e jetës” me “mundësi të panumërta potenciale”. Gënjeshtra 2: Marketingu në rrjet është mënyra më popullore dhe efektive e re për të sjellë produkte në treg. Konsumatorët pëlqejnë të blejnë produkte në këtë mënyrë prej rrjeteve MLM. E vërteta: Nëse do t’a zhveshim MLM-në nga i gjithë aktiviteti i saj i vazhdueshëm i shpërndarjes dhe do të shqyrtojmë bazën e saj, shitjet e drejtpërdrejta te konsumatorët, atëherë do të vërejmë një sistem shitjesh tërësisht jo praktik dhe jo produktiv, mbi të cilin supozohet të mbështetet struktura. Shitjet e tilla me pakicë janë një gjë e së shkuarës dhe jo më një valë e së ardhmes. Shitja me pakice te të afërmit ose shokët, i bën njerëzit të ndryshojnë në mënyrë drastike metodën e tyre të të bërit pazar. Ata duhet të kufizojnë zgjedhjet e tyre, shpesh të paguajnë më shumë seç duhet për mallra, të blejnë në mënyrë të papërshtatshme, dhe të përfshihen në transaksione biznesi të sikletshme me miqtë dhe afërmit. Shitja e bezdisshme me pakice e MLM-ve është në të vërtetë një biznes që vazhdon të shesë mundësinë
Përtej Fjalës
27
e përfshirjes të sa më shumë shpërndarësve. 1% dhe shumica e këtyre shitjeve vinte nga blerjet e shpërndarësve të rinj, të cilët janë të gatshëm të Gënjeshtra 3: Me kalimin e kohës të gjitha paguajnë çmimin e përfshirjes në një biznes prej produktet do të shiten nga MLM, një formë të cilit më vonë do të duan të dalin. Jo vetëm që e re marketingu. Dyqanet me pakicë, qendrat shitjet e MLM-së janë të parëndësishme në treg, tregtare dhe shumica e formave të tjera të por dështimet e saj si një model shitjesh ndikojnë reklamimit së shpejti do të zbehen nga MLM-ja. edhe tek ruajtja e klientelës. Shumica e klientëve të MLM-së jo vetëm që heqin dorë prej blerjes E vërteta: MLM nuk është diçka e re. Ajo ka së mallrave, por ata gjithashtu heqin dorë edhe ekzistuar përreth nesh që në fundin e viteve ’60. nga “shansi për biznes”. Rrjedhimisht nuk ruhet Megjithatë, sot ajo prezanton më pak se një për besnikëri ndaj markës. qind të të gjithë shitjeve me pakicë në SHBA. Këto fakte të thjeshta tregojnë se si modeli i Në vitin 2000, numri total i shitjeve me pakicë marketingut MLM nuk po zëvendëson format në SHBA ishte 3.232 trilion dollarë dhe sipas e tjera ekzistuese të marketingut. Mbi të gjitha, departamentit të tregtisë, shitjet totale të MLM-së MLM nuk po konkurron në mënyrë legale ishin 10 miliard dollarë. Kjo përbën një të tretën e me format e tjera të marketingut. Për më tepër,
28
Përtej Fjalës
MLM-ja paraqet një skeme të re investimi që përdor gjuhën e skemave të marketingut dhe të shitjes së produkteve. Produkti i saj të vërtetë janë shpërndarësit, të cilët blihen nga keqkuptimi i tyre dhe premtimet e fryra për fitime. Njerëzit po blejnë produkte në mënyrë që të sigurojnë vendin e tyre në këtë skeme piramidale shitjesh. Mundësia për të fituar nuk varet më nga aftësitë e tua, por nga persona të tjerë të panjohur, të cilët mund të të bashkohen ty në këtë skemë (piramidale fitimi), ose siç quhen ndryshe “peshqit e mëdhenj”. Rritja e MLM-së nuk është një manifestim i vlerës së saj ekonomike, i konsumatorëve apo i shpërndarësve, por shfaqje e frikës ekonomike në nivele të larta, e pasigurisë dhe rritja e pritshmërisë për një arritje të shpejtë dhe të lehtë të mirëqenies. MLM po
rritet në të njëjtën mënyrë si tregu i aksioneve (letrave me vlerë), kumari i legalizuar dhe lotaritë. Gënjeshtra 4: MLM-ja është një mënyrë e re jete që të ofron lumturi dhe vetëplotësim. Ajo është një ndër mënyrat e të arriturit të të gjitha gjërave të mira në jetë. E vërteta: Ajo çka e bën më tërheqëse industrinë e MLM-ve në literaturën e industrive, por edhe në prezantimet që i bëhen asaj në takimet rekrutuese, është forma e saj e pastër materialiste. Njëqind kompani të lojërave të fatit do të qeshnin me shumicën e premtimeve për luks dhe pasuri që thuhen nga agjentët e MLM-ve. Këto premtime duken si bileta drejt përmbushjes personale. E gjithë kjo tërheqje e MLM-ve drejt luksit dhe pasurisë bie ndesh me dëshirat e vërteta të shumë njerëzve, të cilët kërkojnë një punë që i përmbush dhe është kuptimplotë në përputhje me vlerat e tyre personale, dëshirat dhe talentet e tyre të veçanta. Gënjeshtra #5: MLM-ja është një lëvizje shpirtërore E vërteta: Përdorimi i koncepteve shpirtërore, si vetëdija e prosperitetit dhe imagjinata kreative, për të përshkruar përfshirjen në MLM, përdorimi i fjalëve “bashkësi” për të përshkruar organizatën e shitjeve dhe pretendimet se MLM-ja është përmbushja e principeve të krishtera dhe profecive të shkrimeve të shenjta, janë thjesht shtrembërime të mëdha të praktikave shpirtërore. Ata që përqendrojnë shpresat dhe ëndrrat e tyre për pasuri si përgjigje për lutjet e tyre, humbin thelbin e përshpirtjes së vërtetë, ashtu siç na kanë mësuar të gjitha fetë dhe besimet e njerëzimit. Keqpërdorimi i këtyre principeve shpirtërore duhet të jetë një sinjal se investimet në këtë industri janë mashtruese. Kur një produkt ambalazhohet me një simbol ose me një fe, klientë kini kujdes! “Komuniteti” dhe “mbështetja” e ofruar prej organizatave MLM kundrejt rekruteve të rinj bazohet drejtpërsëdrejti në blerjet e tyre. Nëse blerjet dhe pjesëmarrjet pësojnë rënie, e njëjta gjë ndodh dhe me “bashkësinë”. Gënjeshtra #6: Suksesi në MLM është i garantuar. Miqtë dhe të afërmit janë perspektiva natyrale. Ata që të duan dhe të mbështesin do të
Përtej Fjalës
29
behën patjetër konsumatorët e tu të përjetshëm. E vërteta: Komercializimi i lidhjeve familjare dhe shoqërore ose përdorimi i “udhëheqjeve të ngrohta”, të përdorura nga programi i marketingut të MLMsë është një element shkatërrues, i cili prish lidhjet e shëndetshme familjare. Ai krijon stres aty ku dikur ka ekzistuar dashuria, besnikëria dhe mbështetja. Përtej elementit të saj shkatërrues në shoqëri, eksperienca ka treguar se gjithmonë e më pak njerëz pëlqejnë të blejnë produkte prej të afërmve të tyre. Gënjeshtra #7: Ju mund të merreni me MLMnë në kohën tuaj të lirë. Si mënyrë e të bërit biznes, MLM, ofron një fleksibilitet të madh dhe liri personale të kohës. Pak orë pune në javë mund të të sjellin të ardhura suplementare të konsiderueshme dhe mund të të rrisin mirëqenien, të cilën me një punë tjetër nuk do të mund ta arrinit. E vërteta: Dekada vite eksperiencë, ku janë përfshirë me miliona njerëz, kanë provuar se të bërit para me MLM-të kërkon një kohë dhe një përkushtim goxha të madh, ashtu siç kërkon dhe një vullnet të jashtëzakonshëm personal, këmbëngulje dhe dinakëri. Përtej punës së tmerrshme, ky model biznesi të konsumon një pjesë të madhe të kohës, duke e bërë kohën goxha të fragmentuar. Në MLM kushdo është një perspektivë. Çdo çast zgjimi është një mundësi potenciale për marketing. Nuk ekzistojnë limite kohore, të vendit apo të njerëzve. Rrjedhimisht, çdokush që përfshihet në industrinë e MLM-ve nuk ka më kohë të lirë. Poshtë petkut, të një mënyre që të krijon para në kohën e lirë dhe në mënyrë të pavarur, fshihet një sistem që fiton kontroll dhe dominancë mbi kohën e lirë të njerëzve dhe kërkon rigorozitet në programin e saj. Kjo është parë në shumë njerëz, të cilët janë përfshirë aq shumë në program saqë kanë krijuar një lloj varësie totale ndaj MLMsë. Rrjedhimisht ata kane braktisur çdo lloj marrëdhënie tjetër jetëdhënëse përveç kësaj industrie. Gënjeshtra 8: MLM-ja është një mënyrë e re, pozitive dhe mbështetëse e të bërit biznes, që afirmon shpirtin njerëzor dhe lirinë personale E vërteta: Materialet e marketingut të MLM-së
30
Përtej Fjalës
zbulojnë se shumica e mesazhit tejçohet nëpërmjet frikës dhe bazohet në mashtrimin për sa i përket të ardhurave. Joshjet përgjithësisht përfshijnë parashikime rreth falimentimit të formave të tjera të shpërndarjes, dezintegrimin ose tkurrjen e korporatave në Amerikë, si dhe mungesën e mundësive në profesionet dhe shërbimet e tjera. Profesionet tradicionale, tregtia dhe bizneset e tjera trajtohen si forma qesharake, të cilat nuk janë të afta të sjellin të ardhura të palimituara. Punësimi i hedh të “humburit” në skllavërinë e pagës! Ndërkohë MLM reklamohet si shpresa e më e mirë e fundit për njerëzit. Kjo qasje, përveç se është mashtruese, ka dhe një efekt dekurajues mbi njerëzit, të cilët duan të ndjekin vizionet e tyre drejt suksesit dhe lumturisë. Për më tepër, një formë e sigurt biznesi nuk ka pse të promovojë vlerat e saj duke bërë parashikime negative për format e tjera të biznesit. Gënjeshtra 9: MLM-ja është mundësia më e mirë për të qenë vetë zot i punës tende dhe për të arritur pavarësinë reale ekonomike. E vërteta: MLM-ja nuk është një formë e pastër e vetëpunësimit. Të qenit “pronar” i një pike shpërndarje MLM është thjesht një iluzion. Disa kompani MLM i ndalojnë shpërndarësit e tyre të mbajnë linja shtesë. Shumica e kontratave të
MLM-ve me shpërndarësit e tyre janë ndërtuar në mënyrë të atillë që e bëjnë shumë të thjeshtë e të menjëhershme mbarimin e kontratës për kompaninë. Në rast mbarimi të kontratës, personat të cilët ke futur në skemën piramidale pas teje mund të të hiqen lehtësisht prej të ardhurave. Pjesëmarrja kërkon një aderim strikt ndaj modelit të “dublikimit” dhe jo pavarësi e individualitet. Shpërndarësit e MLM-ve nuk janë sipërmarrës, por thjesht pjesëmarrës në një sistem hierarkik kompleks ndaj të cilit ata kanë shumë pak kontroll. Gënjeshtra 10: MLM-ja nuk është një skemë piramidale, sepse produktet e saj shiten. E vërteta: Shitja e produkteve nuk përbën në asnjë rast një mënyrë mbrojtje kundrejt ligjeve antipiramidale ose ndaj praktikave tregtare të padrejta, të dënuara nga ligji federal dhe ai shtetëror. Edhe MLM-të të cilat shesin produkte cilësore dhe të dobishme janë ndjekur penalisht me sukses nga ligjet federale për skemat piramidale. MLM-ja është një formë ligjore e të bërit biznes vetëm nën kushte të rrepta sigurie, të vendosura nga “Federal Trade Commission” dhe Prokurori i Përgjithshëm i shtetit. Shumë MLM janë momentalisht në shkelje të hapur ndaj këtyre ligjeve të vendosura dhe e vetmja arsye pse ato vazhdojnë akoma të operojnë në treg është sepse ato nuk janë ndjekur akoma penalisht nga shteti. Së fundmi ka dalë një ligj i ri i cili përdor një kriter prej 70% për të përcaktuar ligjshmërinë e MLM-ve. Pra, më së paku 70% e të gjitha produkteve që ofron çdo MLM duhet të shiten tek palët e treta, duke përjashtuar kështu shpërndarësit. Ky standard vendos shumë prej MLM-ve në një pozicion tepër të vështire, duke i bërë ato të paligjshme. MLM-ja më e madhe në botë pranon se vetëm 18% e shitjeve të saj kryhen me palët e treta, pra me jo-shpërndarësit.
Burimi: https://www.falseprofits.com/ MLM%20Lies.html *Robert Fitzpatrick është president i Pyramid Scheme Alert (Mbrojtja nga Skemat Piramidale) dhe bashkautor i librit: False Profits: Seeking Financial and Spiritual Deliverance in Multilevel Marketing and Pyramid Schemes (Fitimi i rremë: Duke Kërkuar Shpërblimin Financiar dhe Shpirtëror në Marketingun me Shumë Nivele dhe Skemat Piramidale). Ai është botuesi i THE EAGLE, një revistë tremujore mbi çështjet e lidhura me shpërndarjen në industrinë e shtypit dhe imazhit digjital, botuar që nga viti 1981. Ai është autor i artikujve dhe monografive të shumta në fushën e marketingut të shpërndarjes në industritë e maturuara si dhe ka ofruar shërbime konsultore të drejtpërdrejta për prodhues dhe shpërndarës të mëdhenj, duke përfshirë Du Pont, Fuji Film USA, Polaroid dhe shumë të tjerë. Ai është një ligjërues par ekselencë në konferencat e korporatave dhe organizatave tregtare në SHBA dhe jashtë saj. Ai ka shërbyer herë pas here si dëshmitar ekspert në rastet e sjella nga Prokurorët e Përgjithshëm të Shtetit ose nga shpërndarësit, kundër kompanive të marketingut në shumë nivele, të akuzuara se veprojnë si skema piramidale. Robert Fitzpatrick mund të kontaktohet në: 1522 LilacRd., Charlotte, NC 28209, Tel: (704) 334-2047, email: RFitzPatrick@ pyramidschemealert.org, faqet e internetit: http://www.pyramidschemealert.org dhe http:// www.falseprofits.com
Përtej Fjalës
31
“Nuk ka dyshim që parimi i urdhërimit tek e mira dhe ndalimit të së keqes është shtylla më e madhe e fesë dhe misioni për të cilin janë dërguar Profetët. Sikur dija rreth këtij parimi dhe veprimi sipas tij të lihen pas dore, profecia do të shembet, feja do të zhduket, vakësia do të mbizotërojë, devijimi do të përhapet, injoranca do të bëhet e kudogjendur, korruptimi do të shtohet, dhunimi i të drejtave do të shtrihet, vendet do të rrënohen, njerëzit do të shkatërrohen, por nuk kanë për ta ndjerë shkatërrimin vetëm se në Ditën e Gjykimit.”
Dënimi nga ana e Profetëve i padrejtësive në shoqëritë që ftonin në besim
32
Përtej Fjalës
Shpallja hyjnore bashkëvepron pashmangshmërisht me realitetin e shoqërive që ftohen në besim nga Profetët dhe ndjekësit e tyre në brezat e mëvonshëm. Përveç trajtimit të besimeve të gabuara dhe mënyrës së nënshtrimit ndaj Zotit, ftesat e Profetëve nuk kanë lënë pa prekur edhe padrejtësitë ekonomike dhe shoqërore të këtyre shoqërive. Është një deformim i madh kuptimor fetar të besohet se dëshmimi i të vërtetës mund të reduktohet te ftesa për besimin në Zot dhe urdhërimin tek e mira, duke mos përfshirë në të dënimin në emër të Zotit të padrejtësive ekonomike dhe sociale të shoqërisë që ftohet për në besim. Urdhërimi për tek e mira shoqërohet pandashmërisht me frenimin e së keqes. Kryerja e së parës nuk është e mjaftueshme në vetvete për të kompensuar dhe justifikuar mungesën e së dytës. Bashkësia muslimane e meriton epërsinë mbi bashkësitë e tjera, të cilën Zoti ia ka atribuuar në Kuran, vetëm kur besimit tek Ai i bashkëngjiten si urdhërimi për tek e mira, ashtu dhe ndalimi i së keqes: “Jeni bashkësia më e mirë e shfaqur për njerëzit, urdhëroni tek e mira, ndaloni të keqen dhe besoni tek Allahu” (Al ‘Imran 3, 110). Ideja e të mjaftuarit me veprat e mira dhe të mos ndërhyrit te veprat e këqija të të tjerëve, veçanërisht ato të kryera prej shtresave sunduese të shoqërisë, nuk gjen vend në tekstin kuranor dhe në traditën e Profetëve. Shpresa se e keqja do të largohet vetiu, apo kur keqbërësit të bëhen besimtarë, e prandaj nuk përbën domosdoshmëri frenimi i saj nga ana e muslimanëve, është e pabazuar në tekstet dhe frymën e shpalljeve hyjnore. Vetë shembujt e Profetëve të
ndryshëm në Kuran e përgënjeshtrojnë një kuptim të tillë për fenë. Thirrjes së tyre për robërim ndaj Zotit i është bashkëngjitur në mënyrë sistematike identifikimi i padrejtësive sunduese në shoqëri dhe dënimi i tyre. Kështu, Profetin Muhamed e gjejmë tek denoncon shtypjen që i bëhej shtresave në nevojë në Mekë, jetimëve dhe të varfërve: “Mos iu afroni pasurisë së jetimit vetëm se në mënyrën më të mirë, derisa të arrijë moshën e maturisë” (El-En’am 6, 152). “E ke parë atë që përgënjeshtron shpagimin? Është ai që përzë jetimin dhe nuk nxit për të ushqyer të varfërin” (El-Ma’un 107, 1-3). “Ju nuk e nderoni jetimin dhe nuk nxitni për të ushqyer të varfërin” (El-Fexhr 89, 17-18). Atë e shohim gjithashtu të dënojë diskriminimin e femrës, i cili shfaqej nëpërmjet varrosjes për së gjalli të vajzave të sapolindura: “Kur foshnja vajzë të pyetet: cili ishte faji për të cilin u vra?!” (Et-Tekuir 81, 8-9). Në gjuhën e Profetit Muhamed, Kurani i zbritur në periudhën mekase dënon edhe padrejtësitë ekonomike në shoqëri: “Ai e ngriti qiellin dhe vuri drejtpeshimin, që ju të mos bëni padrejtësi në peshim. Mbajeni peshoren me përpikmëri dhe mos e lini të mangët peshën” (Er-Rahman 55, 7-9). Sistemi mediatik dhe propagandistik i kohës, i mishëruar nga poetët mohues të besimit, vihet po ashtu në shënjestër të ajeteve mekase: “Sa i takon poetëve, ata ndiqen prej njerëzve të devijuar. A nuk e di se si poetët enden nëpër lugina, duke thënë atë që nuk e bëjnë?!” (Esh-Shu’ara 26, 224-226). Ndërsa kundërshtarëve më të spikatur të thirrjes së Profetit Muhamed u janë nxjerrë në pah të metat e karakterit dhe veset e tyre morale:
Përtej Fjalës
33
“Mos iu nënshtro asnjë të neveritshmi që përbetohet me shumicë, që përgojon me shpifje poshtë e përpjetë, që pengon të mirën, është i padrejtë dhe mëkatar, që është i vrazhdë dhe veç kësaj i ulët” (El-Kalem 68, 10-13). Shembulli i thirrjes së Profetit Muhamed është i njëjtë me atë të Profetëve të mëparshëm. Kështu Profeti Shu’aib i drejtohet me këto fjalë popullit të tij: “O populli im, robërojuni Allahut, nuk keni Hyjni tjetër përveç Tij. Mos e pakësoni masën dhe peshën. Unë shoh që jeni në gjendje të mirë dhe trembem mos ju zë dënimi i një dite pa rrugëdalje. Populli im, plotësojeni masën dhe peshën me drejtësi, mos ja pakësoni njerëzve atë që u takon dhe mos shkaktoni korruptim në tokë” (Hud 11, 84-85). Aq të qarta ishin dy përbërësit e ftesës së Profetit
34
Përtej Fjalës
Shu’aib, sa mohuesit nga populli i tij i kthejnë një përgjigje ironike duke përmendur refuzimin e të dyja thirrjeve: “O Shu’aib, a mos namazi yt po të urdhëron që të braktisim atë që adhurojnë baballarët tanë, apo të bëjmë çfarë të duam me pasurinë tonë?! Ti na qenke i matur dhe i udhëzuar!” (Hud 11, 87). Në të njëjtën mënyrë, Profeti Lut e fton popullin e tij për në besim dhe e qorton në të njëjtën kohë për vesin e homoseksualizmit: “Populli i Lutit i përgënjeshtroi të Dërguarit, teksa vëllai i tyre Luti u tha: A nuk po kini frikë?! Unë jam për ju një i Dërguar besnik, frikësojuni Allahut dhe bindmuni! Mes gjithë njerëzve, ju shkoni me meshkujt dhe lini gratë që Zoti juaj krijoi për ju?! Vërtet ju jeni një popull që i ka tejkaluar kufijtë” (Esh-Shu’ara 26, 160-163; 165-166).
Për sa i përket Profetit Salih, ftesa e tij për në besim u shoqërua me kërkesën e mosndjekjes së atyre që shkaktonin korruptimin e rendit të Zotit në tokë: “Populli i Themudit i përgënjeshtroi të Dërguarit, teksa vëllai i tyre Salihu u tha: A nuk po kini frikë?! Unë jam për ju një i Dërguar besnik, frikësojuni Allahut dhe bindmuni! Mos ju bindi shpërdoruesve, të cilët shkaktojnë korruptim në tokë dhe nuk përmirësojnë” (Esh-Shu’ara 26, 141143; 150-152). Ndërsa shembulli i Profetit Musa është simbol i misionit të çlirimit prej robërimit ndaj njerëzve me të cilin ka ardhur çdo Profet: “Musai tha: O faraon, s’ka dyshim unë jam i Dërguar prej Zotit të botërave. Nuk më ka hije të them për Allahun vetëm se të vërtetën. Unë ju kam ardhur me argument të qartë prej Zotit tuaj,
prandaj lëri të vijnë me mua bijtë e Israilit” (ElA’raf 7, 103-105). Mungesa e frenimit të së keqes sipas shembullit të Profetëve nga ana e muslimanëve pasohet me rrjedhojat që ka përshkruar Imam Ebu Hamid elGhazali në kryeveprën e tij “Ringjallja e Dijeve të Fesë”: “Nuk ka dyshim që parimi i urdhërimit tek e mira dhe ndalimit të së keqes është shtylla më e madhe e fesë dhe misioni për të cilin janë dërguar Profetët. Sikur dija rreth këtij parimi dhe veprimi sipas tij të lihen pas dore, profecia do të shembet, feja do të zhduket, vakësia do të mbizotërojë, devijimi do të përhapet, injoranca do të bëhet e kudogjendur, korruptimi do të shtohet, dhunimi i të drejtave do të shtrihet, vendet do të rrënohen, njerëzit do të shkatërrohen, por nuk kanë për ta ndjerë shkatërrimin vetëm se në Ditën e Gjykimit.”
Përtej Fjalës
35
Lutja E
doja dëshpërimisht diçka. Lutesha në mënyrë të vazhdueshme dhe me zemër i qahesha Zotit të ma jepte. Por sa herë që e bëja këtë, thoja me vete: “Ndoshta Zoti dëshiron të më sprovojë. Ai e di se sa shumë e dua këtë gjë, kështu që ka gjasa që të më japë krejt të kundërtën e saj.” Teksa lutesha vazhdimisht me po të njëjtat mendime në kokë, një ditë më erdhën ndërmend fjalët e Zotit: “Unë jam ashtu siç më mendon robi Im”. Thashë më vete: “E pse duhet të ma japë Zoti atë që po i kërkoj me aq ngulm, kur mendoj gjithmonë se Ai s’do ta bëjë këtë? Nëse nuk mendoj se Ai do të ma japë, nëse teksa lutem për atë gjë, jam duke menduar se s’do të ma plotësojë, atëherë pse duhet të bekohem me një dhuratë të tillë?” Profeti Muhamed (a.s) na ka mësuar se duhet të lutemi për diçka duke qenë të sigurtë se Zoti do të na përgjigjet. Përgjigjja e Tij ndoshta edhe mund të mos na vijë në formën që duam. Ndoshta do të na vijë në një formë edhe më të mirë; ndoshta do të na vijë në Botën e Përtejme, e ndoshta
36
Përtej Fjalës
nëpërmjet lutjes sonë, një e keqe e madhe do të largohet prej nesh. Të gjitha këto skenare i lidh një faktor i përbashkët: Zoti do të të japë një përgjigje! Dhe pa dyshim, përgjigjja e Tij do të jetë përherë për të mirën tënde. Iu ktheva sërish lutjeve për gjënë që doja, por kësaj radhe isha absolutisht e bindur se Zoti do të ma jepte. Kaluan muaj, madje edhe një vit, e sa herë që ndonjë dyshim më cëmbonte në zemër, e hidhja tutje. Më mbusheshin sytë me lot e në atë gjendje thoja me vete: “Zoti do të më përgjigjet! Ai i përgjigjet lutësit. Ai është Bujari, i Dashuri!” Dhe e dini çfarë? Ai e bëri vërtet. M’u përgjigj vërtet! Madje m’u përgjigj në një mënyrë të atillë e në një kohë aq të shkurtër, saqë kaloi përtej çdo pritshmërie, shprese a ëndrre që kisha... Dhe kurrë... kurrë s’më hiqen nga mendja fjalët që më janë ngulitur fort e që ia kujtoj vetes sa herë që i ngrej duart drejt qiellit: “Kur Zoti ta frymëzon gjuhën për t’i kërkuar diçka, dije se Ai dëshiron të ta japë atë gjë.” (Ibn Ata’Ilah)
KLODIANA SMAJLAJ
37
Përtej Fjalës
P
ërgjatë viteve kam vënë re një dukuri tejet të dëmshme tek ne. Kjo dukuri karakterizohet nga një mendim që e kam dëgjuar shumë shpesh të artikulohet. Më thonë: “Mendoj se Zoti po më dënon për shkak të mëkateve që kam bërë”. Kur e dëgjoj këtë, i pyes: “A je penduar për ato mëkate?” “Po.” – është përgjigjja që më jepet thuajse gjithmonë.
se KUSH është Zoti në të vërtetë. Një ndër emrat e Tij është El-Afu’u (Falësi). Ky është edhe emri që Profeti a.s na ka porositur që ta përmendim sa më shumë gjatë 10 netëve të fundit të Ramazanit. Shumë prej nesh e thonë vazhdimisht lutjen (du’anë): “O Allah, ti je Falës, e do faljen, prandaj falna!”, por pak e dinë kuptimin e vërtetë të saj. Ky emër, ky atribut i Zotit, nuk do të thotë se Zoti nuk i vë re mëkatet. Ky emër do të thotë se Ai i FSHIN ato! I fshin sikur të mos kenë ekzistuar kurrë më parë.
Mendoj se ka diçka që nuk shkon në gjithë këtë. Prandaj, kur ne pendohemi sinqerisht, kur i Sinqerisht, ne nuk kemi arritur të kuptojmë akoma drejtohemi Falësit, mëkati ynë fshihet. Fshihet si të
mos kishte qenë asnjëherë. E si mund të themi pra, se Zoti po na dënoka për një mëkat tashmë të fshirë?! Të besosh se je duke u dënuar për një mëkat për të cilin je penduar me sinqeritet, do të thotë ta mohosh domethënien e atributit “El-Afuu” (Falës) të Zotit.”
- Y. Mogahed
38
Përtej Fjalës
R
amazan, ti kalendar i qëllimeve të mira, ti shpengim i atij që do të ndryshojë, ti fillim i ri për atë që dëshiron të harrojë … Ti je rizgjim i forcës së fshehur. I asaj force që njeriu e ka brenda, por që për ta zbuluar, i duhet ta vërë veten në provë... Ti më ke bërë të kuptoj se jam si bambuja, përkulem, por nuk shkërmoqem. E kam stërvitur urinë dhe etjen në secilën prej stinëve, që prej të ftohtit therës të dimrit e deri tek i nxehti djegës i verës. Ti je ftesë për t’u shkëputur prej të kotës e për ta gjetur prapë thelbin... Je rrugëtim i brendshëm që nxjerr në pah nevojat e mia të vërteta, sepse kur dielli ulet e kur qielli bëhet i errët, e vetmja gjë që dëshiroj është
ndjen njeriu kur është i uritur. Kur dëgjoj dikë që thotë “Kam mall”, unë s’mund t’i mbaj më lotët sepse tani e di se çfarë ndjen njeriu kur ka mall për dikë, që ka frikë se s’do të ketë mundësi ta shohë më. Sepse kështu është, ti dalëngadalë po largohesh e unë s’e di nëse do ta shijoj më takimin me ty... *** E di pra se je këmbëkëputur... A nuk shoh unë? A s’jam çdo çast me ty? E di mirë edhe se të është mpakur zemra e se trupi s’të
vetëm një gotë me ujë për trupin e një lutje për shpirtin... Miku im, ti më ke mësuar se gjërat që janë me të vërtetë të rëndësishme nuk kanë për të ndryshuar asnjëherë. Këtë ti ma kujton kur jam bashkë me familjen time e kur shoh nënën që ua shërben më parë ushqimin të tjerëve e pastaj vetes, edhe pse as vetë nuk ka ngrënë e as ka pirë për orë të tëra... Ti më ke bërë të kuptoj se unë s’varem prej asgjëje, se s’ka kafe e as tundim tjetër që mund ta zëvendësojë forcën time të vullnetit. Kur dëgjoj dikë në rrugë që thotë fjalët “Kam uri”, unë s’mundem më t’ia heq vështrimin, e as t’ia shpërfill fjalët e të vazhdoj të eci, sepse tani e di se çfarë
përgjigjet më… Por thuamë, a do të dorëzohemi? A do ta vrasim shpresën? Ti e di… as këtu në mes të rrugës nuk mund t’rrimë … Po u ndalëm, do të vdesim… Jo zemrën e trupin, por as shpirtin s’do ta kemi më… Jo, jo, të lutem hajde të ecim… Dikur, diku, Zoti do të na e çojë patjetër një shenjë…Ki besim!
KLODIANA SMAJLAJ
Përtej Fjalës
39
Dhjetë këshilla për stu Meqë provimet janë në prag dhe të gjithë studentët janë të proekuptuar për këtë fazë, në rreshtat në vazhdim do të mundohemi tu ofrojmë disa këshilla.Para dhe gjatë sezonit të provimeve, studentët janë goxha të ngarkuar emocionalisht dhe në stres dhe ankth të madh. Urojmë që këshillat më poshtë, tu vlejnë sado pak.
1
. Rishikoni qëllimin tuaj me profilin e studimeve që keni zgjedhur. Nuk ka përse qëllimi juaj me këto studime të jetë thjesht diploma dhe marrja e një note kaluese. Le të jetë qëllimi yt diçka shumë herë më e madhe, studio me qëllimin që të ofrosh zhvillim dhe kontribut në atë fushë, që vendi dhe populli yt të përparojë. Qëllimet dhe synimet madhore, janë një katalizator energjish, ato bëjnë të shpërthejë vullneti dhe të ndizet dëshira. Prandaj, cakto një qëllim madhor për studimet e tua, kij një ëndërr për të ardhmen në atë fushë, imagjinoje veten ku do të jesh pas 20 viteve. Sigurisht, qëllimi madhor do të ta lehtësojë shumë çështjen e studimit para dhe gjatë sezonit të provimeve.
2
. Vullnet i çeliktë për të mos e ndarë librin nga jeta jote, për ta parë atë si formë kënaqësie dhe jo si formë stresi dhe mërzie. Vullneti i fortë është një vendim që marrim në trurin tonë, i cili forcohet në mënyrë të përshkallëzuar me kalimin e kohës. Do të habitesh edhe vetë me aftësinë tënde për të lexuar dhe përthithur mësimet dhe kjo falë vullnetit të çeliktë, të cilit i parapriu një qëllim madhor.
3
. Studio në një ambient të qetë, larg çdo gjëje që të tërheq vëmendjen. Dakordohu me familjarët apo me kolegët që ta ndihmoni njëri-tjetrin për një ambient dhe atmosferë sa më të qetë në këtë sezon.
4
. Organizoje kohën tënde. Vendos një kalendar studimi të ndarë në ditë dhe orë, duke përcaktuar edhe synimet e tua, deri ku do të arrish. Le të jetë ky një kalendar aktual dhe i ekuilibruar, në të cilin përfshihen edhe kohët e çlodhjes dhe pse jo edhe të dëfrimit. Mandej, këtë kalendar vendose në dhomën tënde dhe respektoje çdo ditë. Nuk prish punë që të ndryshosh dhe korrigjosh ndonjë gjë tek kalendari, por pa u demoralizuar nëse ke dështuar në zbatimin me përpikëri e njërës nga pikat.
5
. Cakto një kohë për tu çlodhur dhe dëfryer. Po, organizmi edhe në kohë provimesh ka nevojë për relaks. Bëje këtë në mënyrë të organizuar dhe disiplinuar, pasi të ndihmon të mos humbasësh përqendrimin, por jo ta kalosh gjithë ditën duke u dëfryer. Në këtë rast, çlodhja duhet të shihet si pjesë e programit të studimit.
40
Përtej Fjalës
udentët para provimeve 6
. Lexo diçka shpirtërore çdo ditë, lexo ndonjë pjesë sado të vogël nga Kurani, pasi të mbush me energji shpirtërore dhe hyjnore e cila të përmirëson humorin dhe të ndihmon të jesh i përqendruar.
7
. Çfarëdo të ndodhë, mundohu ta ruash qetësinë dhe të mos tensionohesh, pasi tensionimi nuk të ndihmon në asgjë. Ai ta humbet aftësinë për tu përqendruar dhe studiuar.
8
. Mundohu të ecësh qoftë dhe gjysmë ore në ditë. Të ecurit e aktiviziton organizmin dhe çlodh trurin. Ai nuk hyn tek sportet e rënda, të cilat të raskapisin fizikisht. Veç aspektit fizik, të ecurit të ndihmon të ruash peshën, pasi disa studentë gjatë sezonit e shtojnë dozën e të ngrënit.
10
9
. Mbylle celularin gjatë studimit.
.Cakto një kohë të caktuar për tu lutur që Zoti të të japë sukses dhe të të mbështesë për rezultate sa më të mira. Bëje këtë i sigurt se Zoti do ta pranojë lutjen tënde. Veç kësaj, mos harro se lutjet të mbushin me shpresë dhe optimizëm, ato janë një katalizator energjish. Lutjet verbale janë një formë e mirë edhe për shkarkimin e tensionit dhe emocioneve negative. Kërkoju dhe prindërve që të luten për ty, pasi lutjet e tyre janë të pranuara.
Përtej Fjalës
41