Revista Pertej Fjales Nr.11

Page 1

RevistĂŤ Kulturore Prill 2015

Numri 11


Përmbajtja 4

Sa guraba jemi në shqipëri?

nga Kryeredaktorja

5

Pasqyrë

nga A. Muja

8

Fakt

nga Prof. Dr A. Kocani

10

Thesare

nga J. Topulli

Ndikimi i mediave në pjesëmarrjen politike

nga R. Shehu

23

Sfidat e shkollimit të të rinjve sot

nga E. Hidri

26

Esencë

Sa e duam suksesin?! Kohë fizike apo kohë sociale? Etika në Islam

16

30

Nata dhe dita janë shenja të Madhështisë së Allahut xh.sh.

Mes nesh

Të drejtat e bashkëshortësisë

35 38

Madhështi

Madhështia e krijimit tek YJET

nga Redaksia

email: shpresabasha@yahoo.com

nga A. Kalaja

nga Prof S. Al Senejdi

Realitet

Islami është pjesë e pandashme e Europës nga E. Koçi

41

Përreth nje boshti

nga LHSH

42

AFËR dhe LARG

nga E. Dyrmishaj

Feja me më shumë ndjekës në botë

Të vështrosh yjet

DREJTORE EKZEKUTIVE: SHPRESA BASHA

KËSHILLI I REDAKSISË: H. Agolli, redaktore, Ermira Muca, Teuta Zeka, Klotilda Ndreu, Mimoza Cota, Aurela Basha, Elfa Kodra, Edlira Dyrmishaj, Miranda Qoshja BASHKËPUNËTORË: Dr. Anjeza Dishnica, Dr. Suela Bala, Orieta Heta, Iris Maçi, Marsela Tarelli, Entela Hidri, Arta Kastrati. Pikpamjet e paraqitura në revistë nuk shprehin domosdoshmërisht pikpamjet e revistës.

Kryeredaktore: ALBANA MUJA (CIKU) email: anabla2004@yahoo.fr

Redaktore gjuhësore: HIBA AGOLLI Recensues fetar: AHMED KALAJA A Studio 7 Production Boton:

MEWADDAH WE RRAHMAH, TIRANE, ALBANIA, RRUGA H. HIDRI

Mirëpresim sugjerimet tuaja, idetë e opinionet pranë adresës sonë:

© Të gjitha materialet e botuara në revistë janë të rezervuara për Nuk lejohet përdorimi, riprodhimi apo publikimi i tyre pa lejen e botuesit.

3


Nga KRYEREDAKTORJA

SA GURABA JEMI NË SHQIPËRI? ... dikur, dëgjonim shumë prej ilahive që sot i kujtojmë me mall. Ishin këngët e para të islamit tonë, të rrugëtimit tonë nisur krejt rastësisht në mendjet tona, por të mirëpërcaktuara me dijen e vetë Zotit. Ndjehemi bosh. Nuk e kemi forcën e fuqinë e fillimit tonë, dëshirën e vrullin për të dalë në rrugë, në shkollë, në pazar, në park edhe pse shumëkush nuk të do, për të folur edhe pse shumëkush as nuk të dëgjon, për të medituar e soditur rrugëve, hapësirave që thuhet se janë tonat, por vetëm meditim nuk ofrojnë. Kjo, pasi ato janë po ato, por ne kemi ndryshuar, kemi vënë vite më shumë, e të tjerët mes nesh po ashtu. Edhe pse me ndryshime e shtime në peshë, në rrudha, në brenga e ankesa, nuk jemi të mirëseardhurit e një jete që na duhet ta ndajmë me shumëkënd. Jemi dhe ndjehemi guraba (të huaj), apo vetëm jemi të tillë? Të ndjerit, nuk e shkëpusim dot nga lëkura jonë. Ndjesitë janë po nën lëkurë, edhe pse qeshim më shumë se sa qajmë, brengosemi, sërish duam dhe urrejmë po aq shumë. Në këto ecejake fati jetik, “gurabatë” ecin, por jo sikurse të huajt që vijnë e ikin kryesisht në vendin tonë dhe marrin atë pak të mirë që kemi. Ne qëndrojmë sërish, i ikim shpesh realitetit dhe i kthehemi jo në përqafim, por në shtrëngim të atillë aq sa s'kemi realitet tjetër. Në këtë sens, koha nuk flet. Të gjitha mirësitë e botës janë me ty. Vetëm “lloji yt” nuk është kurrë i kënqur që për të përbën pengesë dhe amulli aq sa me ty duket i paplotësuar, ndaj edhe në këtë situatë shpesh ngrejmë e pyesim se përse. Ndjehemi të huaj... Është fjalë profetike që besimtarët do të “jenë” të tillë. Pra jemi, por nuk duhet të “ndjehemi”, por gjithnjë le t´i themi njëri-tjetrit: “Ti mundesh të jesh turisti më i çuditshëm, i huaji më “strange” i kohëve moderne ...

4

Sa e duam

PASQYRE

Flasim për suksesin, patjetër që po.

Është folur gjatë gjithë kohës për suksese, mbarëvajtje, arritje, deri sa u bë i mërzitshëm edhe togfjalëshi "histori suksesi" me një përdorim humbamendës, por shumica e njerëzve e kanë kuptuar se ky sukses kaq shumë i dëshiruar, është aneksuar vetëm për të paktët. Gjithnjë në mendjet tona ngrihen stereotipe të tilla që sukseset e mëdha i mbërthejnë veçse pak prej nesh. Por, ju siguroj për ketë. Unë së bashku me ju mund ta kemi gabim këtë koncept. Suksesi na është akorduar të gjithëve. Të gjithë dimë ta dëshirojmë, por jo vetëm kaq, dimë ta kërkojmë, ta ndjekim e ta shijojmë deri në fund si fitimtarë pas një beteje të gjatë për të, në fakt. Kryesisht është sfida e një shoqërie bashkëkohore jo vetëm për një shoqëri si e jona, por për mbarë shoqërinë, të pasurit e një suksesi, të qënit i suksesshmëm, mania për të përmbushur me çdo kusht çdo akt përpjekjeje e mundimi. Çdo rresht i shtuar në një curriculum vitae përbën një akt “të shenjtë” në ndërtimin e një sinteze ku para së gjithash, përveç të tjerash të duhet të kesh sukses. Suksesi është ndjenjë që lind e bëhet lajtmotiv jo vetëm në shoqëritë e industrializuara, por në çdo shoqëri mbart një megasens. Çdo kohë dhe epokë ka njohur sukseset e veta të ardhura pas veprimesh të matura e të bashkërenduara që në lashtësi. Sot nën këmbët tona rrjedh koha duke ndjerë se sa rendim me vrap mbi të, apo sa çalojmë në marshet tona. Kështu duke qenë një ndjenjë e lindur me çdo ndjenjë tjetër njerëzore si dashuria, frika, respekti, mirënjohja e një varg i gjerë

SUKSESIN?!

vlerash njerëzore, suksesi i kohëve moderne është bërë qëllimi, arsyeja, motivi, ideja, lajtmotivi, motoja, logoja e çdokujt në çdo ndërmarrje njerëzore. Është ndjenja e triumfit, e arritjes, e mposhtjes së të pamundurës, e largimit të paaftësisë, e mangësisë për të bërë diçka. Është performacë, arritje, fitore, guxim, është dashuri, ndjenjë, çfarë mund të jetë tjetër? Po të vazhdonim sërish me një renditje sinonimike do shkonim larg, ndërkohë që më lart tek vargu i sinonimeve nuk përmenda “është veprim” duke qenë se gjendet madje shumë afër me të në titull. Dhe kjo për një argument të qartë, njohur lingustikisht këto fjalë përbëjnë kryesisht ndjenja afektive, që burojnë prej shpirti, e prej një personaliteti brendësuar në të. Janë statike, qëndrojnë okulte fizikisht edhe pse nuk duken fizikisht, kanë një peshë prej guri. Pra, nuk bëjnë thellësisht veprim, akt apo aksion konkret e fizik. Ky argument më bën të shkoj më tutje kur themi se suksesi i një veprimi do të na e ndërtonte të ardhmen. Sot bota ecën me shumë fjalë, ndjenja, dëshira, preferenca, por ka pak vepra, ka pak akte dhe vepra. Bota e fjalëve është e pa matur, e pa skaj. Të pasurit e ndjenjave, e fjalëve, është pasuri e të qenit tonë të gjallë, padiskutim, por nëse kjo nuk do pasohej me vepra, nuk do të ndërtonim as edhe “një fjali” e aq më larg do të ishte ndërtimi i një të ardhme. Çdo fjalë e bukur kërkon një kurorëzim aktiv që ta pasojë në mënyrë që të kihet një relacion i natyralizuar me secilin prej nesh. Një komunikim gjithnjë e më interaktiv me njerëzit dhe me botën që na rrethon.

5


Shkroi: Albana MUJA

Bota plot fjalë e pa veprime do ngjante e vetmuar, e veçuar dhe e vetë-lënë mënjanë, së cilës do i mungonte interaktiviteti, risia, lobimi aktiv e të tjera si këto. Ndaj edhe profeti ynë i dashur, Muhamedi (paqja dhë mëshira e Zoti qofshin mbi të dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij), në shumë prej haditheve të tij ka thënë se dija e dobishme është e tillë dhe bëhet argument për ty ditën e gjykimit nëse ajo është pasuar nga vepra, pra veprimi. Po ashtu që në pika kryesore e kyçe të jurispundencës islame sqarohet se islami ka ardhur si shpallje e tillë e veçantë dhe përmbyllëse e çdo shpalljeje tjetër me dy komponentët kryesorë të shpalljes, të cilët janë: shpallja, me fjalë-shkronja dhe urdhërimi për t`i pasuar këto fjalë me vepra. Argument i qartë janë shtyllat e islamit të tilla si dëshmia që përbën fjalë, shtylla e dytë është namazi që vetëm pak po të ishim të vëmendshëm do të gjenim lehtësisht kuptimin këtij titulli eseje, pra namazi më së shumti prej urdhërave përbën bindje fizike prej veprimi. Po ashtu agjërimi, dhënia e zekatit përbëjnë një veprim madje me një demostrim tej e të dukshëm duke u pasuar nga shtylla tjetër, kryerja e haxhit, aty ku gjen fort mirë shprehje edhe linja logjike e kësaj trajtese. Haxhi vjen si ai udhëtim shpirtëror, një vepër e lartë dhe një veprim, i cili sipas fjalës së Allahut, më pas fjalës së profetit dhe rënies dakord të të gjithë dijetarëve, është vepër apo veprim, pranimi i së cilës është

6

suksesi, i cili të ka shpëtuar. Një sukses, për të cilin ëndërrojnë e lotojnë aq shumë sy që të ishin pjesë e atij karvani udhëtaresh që duan të kthehen me një veprim të pranuar tek Zoti për të qenë të falur e për t`u ndjerë të rilindur sërish pa asnjë mëkat, duke ndërtuar kështu një të ardhme me perspektivë. Ky është veprim i madh, shpërblim, të cilit nuk është veçse ndërtimi i së ardhmes, por vetë përgëzimi paraprak i kësaj të ardhme si shpëtim dhe nisje e bukur për të mbërritur tek Zoti, i pastër e me sukses të madh. Suksesi është dëshirë e të gjithëve, por të qenit në stadin e dëshirave është sikurse edhe një i varfër që ka dëshirë, por s’ka m u n d ë s i I ekonomike t’i vejë në realizim. Edhe çdokush tjetër veç të varfërve, i varfër do të ishte nëse dëshira do të ishte vetëm e tillë, e pa ndjekur nga një ide qendrore e solide. Kjo lidhje zinxhir na orienton drejt të qenit ideator abstrakt i një veprimi konkret, njeri me një zakon që ndërton një personalitet e një personalitet që ndërton e numëron më pas veçse arritje e performancës në çdo aspekt jetik me veten, me njerëzit dhe me Zotin e tij. Abdullah ibn Mesudi thotë: “Bëjeni zakon mirësinë, pasi mirësia është zakon dhe se personaliteti i individit nuk është gjë tjetër, veçse një grumbull zakonesh.” Njërëzit e sukseshëm posedojnë aftësi e kapacitete të fituara e të rrënjosura përmes ushtrimit të përditshëm dhe të vazhdueshëm. Është pikërisht një dossier i

rëndësihëm, i përbërë nga e pakta katër asete dhe potenciale që përbën energjinë gjigande brenda njerëzve të suksesshëm dhe është po kjo katërshe, ajo që i ka bërë disa individë të shquhen në mesin e familjes njerëzore. Njohuria, aftësia, dëshira, bindja alternuar me intelektin, këto do të ishin kalorësit e përbetuar të betejave të shumta që ka hasur kohë pas kohe gjinia njerëzore. Pikërisht këta kalorës duke qenë të bashkuar e më të përgatitur se kurrë, arrijnë të shkojnë drejt kalasë me emrin “sukses”. Suksesi është kalaja që ata duan të arrijnë, ta fitojnë, ta bëjnë të tyren e të ndjehen tiumfues me veten e me sfidat që sjell koha herë si mirëpritëse zemërgjerë e herë si borgjeze e mikluar, e cila di vetëm të përzërë e të refuzojë. Mirëpo ka ndodhur shpesh që pas këtyre perpjekjeve e pas brumosjes me këto aftësi, përpjekje, vullnet e shpirt të fortë kërkues, njerëzit në përgjithësi, por dhe besimtarët e Zotit në veçanti ta shohin, ta përfaqësojnë e realisht

ta ndajnë edhe me të tjerët suksesin e arritur. Një realitet kthimesh prapa në të vetmin rast që është i këshillueshëm, është pikërisht kur kthehemi pas e shikojmë jetët e profetëve tanë, të shokëve e bashkëkohësve të tij. Në çdo rast do të përbënte kthim në retrospektivë apo edhe si shumëkush e quan në regres, ndërkohë që për besimtarët është kthimi tek origjina, tek historitë e suksesit, aty ku janë ngulur mirë rrënjët e forta e tek i kujtojmë ata, numërojmë sukseset tona që nuk janë gjë tjetër veçse suksese profetësh e dijetarësh në miniaturë. Fjalës së profetit se kush bën një vepër të mirë të tipit: kush fal dy prej suneteve të sabahut, është si të ketë fituar gjithë dynjanë e çfarë ka në të. A nuk është kjo fitore dhe ndërtim i një të ardhme të sigurt, nëse edhe ne ashtu siç ua tha bashkëkohësve të tyre, po në këtë këndvështrim edhe ne pas 1400 viteve mes rrugëtimesh të shumta kërkojmë të gjejmë rrugëtimin e duhur përkrah të suksesshmes, me të cilët ndërtojmë një të ardhme.

7


F AKT

K

y artikull vjen në vazhden e disa të tillëve, që synon të analizojë absurdin e mekanizmave sociale që përdoren te ne për të vlerësuar punën pedagogjike-kërkimore. Detyra ime si studjues është që të shkruaj artikuj të tille dhe jo të tipit propogandistik, sepse analizat profesionale ndihmojne të hidhet dritë mbi mekanizmat shoqerore që sabotojnë zhvillimin e vendit tonë. Nese ne si shoqëri nuk do te "farketojme" mekanizma sociale qe vlerësojnë realisht punën në çdo fushe (këtu hyn edhe puna mësimore-shkencore), atëherë nuk do të kemi edhe motivim apo nxitje për rritjen sasiore dhe cilësore të saj. Kjo punë krahas kohës së nevojshme për realizimin e saj dhe pasjes se investimeve të konsiderueshme, përbëjnë disa nga kushtet kryesore të zhvillimit të një vendi. Kohë fizike apo kohë sociale? Ka disa muaj që në qarqet akademike por edhe më tej, ka lindur një shqetësim mbi vërshimin e kërkesave për titujt “Profesor” dhe “Profesor i Associuar”. Shqetësimi do të ishte i justifikuar në se do të kishim bindjen se pjesa dërmuese e tyre është e palegjitimuar nga pikëpamja e kontributeve pedagogjike dhe shkencore të aplikantëve për këto tituj shkencorë. Mirëpo edhe në se për rastet e veçanta do të krijonim këtë bindje që kërkesa nuk justifikohet me veprimtarinë kërkimore-pedagogjike, prapë se prapë nuk do të kishim se çfarë të bënim, sepse parametrat e vlerësimit zyrtar hetojnë vetëm një numur të caktuar referimesh shkencore në konferenca ndërkombëtare (dhe këtu “loja me kungulleshkat” bëhet sa të tilla dhe ku!) dhe botimesh në revista shkencore ndërkombëtare (me të njëjtën “lojë kungulleshkash”!). Ato nuk përfshijnë zëra të tilla fundamentale si botim monografish dhe tekstesh mësimore, realizim studimesh me peshë etj., prandaj edhe zyrtarisht nuk mund t'i refuzosh këto kërkesa që plotësojnë vetëm

8

kushtet formale te referimeve dhe artikujve shkencore (kombëtarë dhe ndërkombëtarë). Në këto rrethana, në disa mjedise dhe institucione akademike të Universitetit të Tiranës, është gjetur si mjet “efikas” për frenimin disi të këtij vërshimi kërkesash për titujt shkencorë një mekanizëm që bazohet në konsiderimin e një kufiri kohor minimal prej 5 vitesh nga fitimi i gradës shkencore “Doktor” në atë të titullit “Profesor i Associuar” dhe po aq nga ky i fundit në titullin “Profesor”. Mirëpo edhe në këtë rast, siç thuhet, “nuk kapet demi për brirësh, por prej bishtit”! Partizanët e mekanizmit të intervalit ndarës 5 vjeçar midis gradave dhe titujve shkencorë nisen nga idea e përgjithshme se për të realizuar një veprimtari akademike që të justifikoj kërkimin e një titulli më të lartë lypset një kohë minimale fizike, të cilën ata e kanë vlerësuar në mënyrë arbitrare me 5 vjet! Koha është një ndër kushtet për të kryer veprimtari shkencore pedagogjike, por nuk është koha fizike ajo që e kryen këtë funksion “kuadër”! Në një shoqëri “farkëtohen” mekanizma të veçanta që organizojnë e koordinojnë “ritmin” e veprimtarive të ndryshme sciale. Pra, çdo shoqëri krijon “orët” (apo, “kohët”) e veta sociale që ecin me ritme të jo të njëta për grupimet e ndryshme shoqërore. Kështu që nuk kemi një kohë “absolute” fizike, por kohë të ndryshme relative sociale! Kushdo mund të kujtojë se sa të ulta janë ritmet e rrjedhjes kohore të veprimtarive në zona të vogla banimi (fshatra, qyteza etj.) dhe se si koha në to tradicionalisht është matur jo me sahatët që përdorim sot, por me njësi matëse të bazuara në veprimtaritë bujqësore sezonale etj. Kështu janë të njohura shprehjet vlerësuese për kohën sociale në fshat “Kur të jetë ngritur dielli dy hostenë”, apo për kohën që duhet për të përshkuar një distancë: “Një vrap pele”. Në antipod me të janë vlerësimet dhe

Mirëpo “ustallarët” që kanë hartuar kërkesat e nevojshme në vlerësimin e aplikimeve për tituj shkencorë, kanë përcaktuar si parësore pikërisht “kërkimin e gjurmëve” dhe jo “të ujkut”! Dhe kështu kemi rënë në një qorsokak institucional! Kërkojmë të vlerësojmë kandidatët për titujt shkencorë jo me veprimtarinë e tyre bazike, por ose me elemente anësore (artikuj, referime shkencore dhe kështu del “bishti më i rëndë se sa koka e sqeparit”!).Ose me vendosjen e barrierave të intervaleve standarte të kohës fizike (5 vite). Mirëpo studjuesit kanë në përgjithësi rritme të veprimtarisë së tyre akademike jo të njëjta, sepse kanë motivime, aftësi dhe rendiment të ndryshëm. Pra ata përdorin “kuadër kohor” shoqëror të ndryshëm! Atëherë përse do t'i vendosim në “shtratin e Prokrustit” të intervalit kohor standart fizik prej 5 vitesh??!! Me këtë nuk bëjmë gjë tjetër vecse frenojmë studjuesit që kanë mundësi dhe dëshirë për të punuar më shumë, për të dhënë më shumë studime dhe veprimtari pedagogjike më cilësore. Pra do të kemi si produkt një ngadalsim të veprimtarisë akademike për hirë të kriterit kohor fizik që duhet të respektojnë ata. Me një fjalë, shoqëria u dërgon këtë mesazh studjuesve që kërkojnë të avancojnë në kualifikimin e tyre shkencor: Nuk na intereson ajo që ju prodhoni si studjues dhe pedagog, por vetëm respektimi i kushteve formale! Prisni 5 vjet dhe bëni ca artikuj dhe referime shkencore dhe ne do t'ju akordojmë titullin shkencor që ju kërkoni! Kush e njeh sadopak historinë e shkencave e di që zbulimet më të mëdha janë bërë nga shkencëtarë kryesisht në moshën relativisht të re. Kurse ne duam që “t'i vjetërojmë”, “t'i staxhionojmë” aplikantët për titujt shkencorë. Në këtë mënyrë të shkurajojmë ata studjues që duan dhe i kanë aftësitë për të punuar me rritme të larta. Dhe tani le të prallisim sa të duam për rritje të cilësisë dhe kapërcimin e shpejtë të prapambetjes që kemi në veprimtarinë shkencore dhe në arsimin e lartë!

Nga Prof. Dr Aleksandër Kocani Korrik 2015

Kohë fizike apo kohë sociale?

“kronometrimi” i aktiviteteve të jetës së përditshme në qytete e, vecanërisht, në metropole. Në to individi ndjehet i frustruar nga presioni “marramendës” për t'iu përgjigjur një rritmi kohor tepër të përshpejtuar. Këtu kohët sociale “rrjedhin” relativisht shumë më shpejt se sa në qëndrat modeste urbane dhe rurale. Kështu që në shoqëri, po ashtu si në natyrë, nuk ka një kohë të vetme fizike absolute, uniforme që shërbën si kuadër për veprimtaritë e individëve, por ka kohë të ndryshmë që janë të lidhura me sisteme të ndryshme referimi (fizik, ose socialë). Prandaj edhe konsiderimi i intervalit kohor 5 vjeçar, si kuadër fizik rregullator frenues për “vërshimin” e kërkesave për tituj shkencor nuk ka bazë konceptuale filozofike. Domethënë, një konsiderim i tillë qëndron, si të thuash, “në hava”, sepse nuk ka një kuadër fizik kohor uniform për veprimtaritë shoqërore (ku hyn edhe veprimtaria kërkimore-pedagogjike). Për më tepër që është nonsens logjik që të kërkosh me përparësi kushtin kohor fizik (efemer) standart për një veprimtari akademike, në vend që të kërkosh produktin e kësaj veprimtarie! Nuk ke përse kërkon “gjurmët e ujkut kur ke ujkun!”.

9


Etika në Islam

T HESAR

Ç

dokush prej nesh, në brendësi të tij, gjen një frymëzim të natyrshëm që e bën atë të dallojë në mes një morali të mirë dhe atij të keq. Zoti i Madhëruar thotë: “Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur, duke ia bërë të njohur atij të keqen dhe të mirën!” Vetë natyra njerëzore konsiderohet deri diku standard vlerësues i sjelljes së kulturuar etike. Vetë ndërgjegja njerëzore, pavarësisht dallimeve mes njerëzve, mbart aftësinë për të vlerësuar disa sjellje morale si të mira dhe disa të tjera si të shëmtuara. P.sh, njerëzit gjithmonë i kanë vlerësuar cilësitë e tilla si: drejtësia, trimëria, guximi, sinqeriteti, mëshira, vërtetësia, fisnikëria...etj, ndërkohë që cilësi të tilla si: egoizmi, vrazhdësia, kopracia, fanatizmi dhe të qenit frikacak, asnjëherë nuk janë vlerësuar nga shoqëria njerëzore. Por, në epokën tonë, është e dukshme se shumë prej virtyteve morale neglizhohen nga shoqëria.Virtyte të tilla si p.sh: fisnikëria, vetëpërmbajta, mirësjellja dhe dhembshuria janë shumë më pak të pranishme sot sesa dikur. Ajo që vihet re në themel të rrënimit moral të shoqërive njerëzore sot, është mospajtimi në arsyen e ekzistencës njerëzore në këtë botë: cili është qëllimi themelor i krijimit të njeriut? Përgjigja ndaj kësaj pyetje është ajo që përcakton edhe mënyrën se si do të jetojë njeriu në këtë botë, si do të sillet dhe morali që ai do të ketë. Qëndrimi themelor i islamit karshi jetës njerëzore është se ajo duhet të jetohet në bindje të plotë ndaj Zotit, Krijuesit të qiejve dhe të tokës. Krijuesi ka dërguar profetë dhe lajmëtarë në mbarë njerëzimin për t’i shpënë ata në 10

rrugën e duhur dhe këtë e ka bërë duke u zbuluar atyre librat e Tij. Kështu që, mbi ne bie barra e përgjegjësisë për të furnizuar jetën tonë me normat që ofron ky burim hyjnor. Ne jemi përgjegjës para Zotit të Madhëruar për çdo gjë që bëjmë në këtë jetë. Në këtë jetë njeriu duhet t’i përqendrojë forcat për të fituar kënaqësinë e Zotit dhe bekimin e Tij. Zoti ka një evidencë të përpiktë jo vetëm për veprat tona, por edhe për ndjenjat, mendimet dhe qëllimet tona. Islami na ofron ne një komplet vlerash të qëndrueshme që nuk ndryshojnë në asnjë kohë. Kur një musliman vishet me këto vlera, atëherë ai i afron njerëzimit modelin më të lartë dhe të përkryer të njeriut. Islami ka vendosur kufij të detajuar për rolin e çdo individi në këtë jetë, për të garantuar qëndrueshmërinë e shoqërisë njerëzore, ndaj pikërisht për përmbushjen e këtij qëllimi islami ka ofruar një plan të ekuilibruar dhe koherent për sjelljen e njeriut në shoqëri. Rëndësia e familjes Lidhja familjare, si qëllim të saj ka synimin e ruajtjes së marrëdhënieve të mira të njeriut me të afërmit e tij duke u bërë mirë atyre sa të ketë mundësi. Islami i kushton rëndësi të veçantë ruajtjes së këtyre marrëdhënieve. Zoti thotë në Kur´an: “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim). Silluni mirë ndaj prindërve, të afërmve, jetimëve, të varfërve, fqinjëve të largët, atij që keni pranë, udhëtarit dhe atyre që janë robër nën pushtetin tuaj. Në të vërtetë, Allahu nuk i do njerëzit arrogantë e mburravecë.”

Po kështu Kur´ani fisnik e shpalos edhe në ajete të tjera rëndësinë e marrëdhënieve familjare. Zoti thotë në të: “Zoti yt ka urdhëruar që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë tek ti, mos u thuaj atyre as “uh”. Mos i kundërshto, por drejtoju me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” Njeriu mund t’i ruajë lidhjet familjare duke u bërë atyre vizita, duke i ftuar dhe nderur ata, duke u interesuar për gjendjen e tyre, duke u ofruar atyre dhurata, duke i ndihmuar ekonomikisht nëse janë nevojtarë, duke marrë pjesë në gëzimet dhe hidhërimet e tyre, duke i vizituar kur sëmuren, si dhe mjaft vepra të tjera, të cilat kanë si qëllim forcimin e dashurisë ndërmjet të afërmve. Në botëkuptimin islam njeriu e ka obligim të ruajë marrëdhënie të mira me nënën dhe babain e tij, me vëllezërit dhe motrat, me xhaxhallarët dhe hallat, me dajat edhe tezet dhe me të gjithë të afërmit e tjerë. Kjo është një nga veçoritë që e dallon islamin nga fetë e tjera, për vetë rëndësinë që ai i kushton ruajtjes së këtyre marrëdhënieve. Islami i inkurajon të gjitha llojet dhe format e bamirësisë, në mënyrë që muslimani ta shndërrojë jetën e tij në një bamirësi që buron natyrshëm. Islami e inkurajon muslimanin të martohet dhe të ketë pasardhës, e nxit të luajë dhe

argëtohet me familjarët e tij, t’i marrë ata me të mirë, t´u blejë dhurata, t’i puthë e përqafojë, të kujdeset për lumturinë e tyre. Islami e inkurajon muslimanin të punojë dhe fitojë të ardhura, me të cilat ai do mbajë familjen e tij, ashtu siç e inkurajon të kujdeset për veshjen e tij dhe estetikën personale. Në marrëdhëniet ndërgjinore, islami ndjek një rrugë të mesme: nuk i privon dhe as nuk i dënon ato plotësisht, por as edhe i toleron ato plotësisht. Islami e inkurajon me forcë martesën. Zoti i Madhëruar thotë në Kuran: “Dhe prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë.” Në islam nuk ka hapësirë për murgëri. Profeti i Zotit (paqja dhe bekimi qofshin mbi të), përcillet se ka thënë: “Nuk ka murgëri në islam.” Martesa është frymëmarrje për i n s t i n k t e t njerëzore. Ajo i kontrollon ato në mënyrë që njeriu të mos bëhet skllav i epsheve të tij. Martesa është profilaksi etike, ashtu siç njëkohësisht është edhe domosdoshmëri shoqërore. Nëpërmjet martesës ndërtohet familja që konsiderohet njësia themelore e shoqërisë njerëzore. Ndërsa marrëdhëniet seksuale që zhvillohen jashtë kurorës ose para martese ndikojnë në shkatërrimin e familjes. Në botën e sotme janë të shumta rastet kur një grua sjellë në jetë fëmijë nga më shumë se një burrë e ndonjëherë nuk është në gjendje të dijë saktësisht se kush është babai i fëmijës së saj. E njëjta gjë ndodh edhe me mjaft burra, të cilët kanë 11


Islami i ka vlerësuar njerëzit e dijes dhe i ka ngritur ata lart. Pikërisht për këtë profeti ka thënë: “Kushdo që merr një rrugë për të kërkuar në të dije, Allahu e shpie atë në një prej rrugëve të Xhenetit. Engjëjt ulin krahët e tyre si shenjë kënaqësie për kërkuesin e dijes e për dijetarin kërkojnë falje çfarë ka në qiej dhe në tokë, deri edhe peshku në thellësi të ujit. Dallimi mes dijetarit dhe adhuruesit është si dallimi në mes hënës, kur ajo është e plotë dhe çdo ylli tjetër në qiell. Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve, ata nuk kanë lënë trashëgimi as ar e as argjend, por kanë lënë dijen dhe ai që e merr atë i ka rënë një fat i madh.” Kështu që, nuk mund të mohohet rëndësia e arsimit, në veçanti në botën e kohës tonë, kohë në të cilën roli i arsimit ka marrë edhe më shumë peshë dhe gjallëri. Dija është themeli i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

Forca e bukurisë femërore

fëmijë me gra të ndryshme, por ndërkohë qëllon të mohojnë atësinë e tyre për ta. Martesa është e vetmja kornizë e pranuar në islam për shprehjen e marrëdhënieve të ngushta gjinore, siç është dashuria dhe marrëdhëniet seksuale, ndërmjet një mashkulli dhe një femre. Ndërkohë, devijimet seksuale çojnë në shkatërrimin e jetës familjare. Një nga synimet dhe motivet kryesore të martesës është edhe shtimi dhe vazhdimësia e racës njerëzore, e cila nuk mund të përfytyrohet të vijë vetëm se nga marrëdhënia ndërmjet një burri dhe një gruaje. Nisur pikërisht edhe nga ky fakt islami e ka ndaluar homoseksualizmin, të cilin e ka konsideruar një ves të ulët imoral që vjen si pasojë e mungesës së udhëzimit të duhur. Zoti thotë në Kuran: “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej tij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra.”

Një nga veçoritë e gruas në përgjithësi është edhe fakti se Zoti i ka dhuruar asaj në krijim një bukuri fizike më të madhe sesa ajo e burrit. Një grua e bukur e pajisur me vetëbesim e bën atë në vetvete një mbartëse të veçorive të shumta, por edhe rreziqeve gjithashtu. Animi instiktiv që ka mashkulli ndaj femrës është një fenomen gjithëpërfshirës, që nga fillimi i historisë njerëzore. Islami thekson se çdo gjë në këtë ekzistencë është krijuar me një synim fisnik. Pikërisht për këtë Kur´ani na tregon se gruaja është vendstrehimi që gjen burri për t´u qetësuar dhe rehatuar nga lodhja e punës dhe mundimi që ai heq jashtë shtëpisë. Nëpërmjet bukurisë dhe dashurisë së saj si dhe mëshirës dhe dashurisë së ndërsjellët mes burrit dhe gruas, rriten dhe zhvillohen rrënjët e marrëdhënieve të shëndetshme familjare e shoqërore. Bukuria femërore konsiderohet nga islami një thesar i shtrenjtë dhe për këtë gruaja është urdhëruar të mos i shfaq zbukurimet e saj vetëm se para bashkëshortit të saj ose para njerëzve të ngushtë të familjes. Nëse ajo e respekton këtë urdhër natyrisht që do të jetë e sigurt nga ngacmimet

Familja pra, është njësia bazë në ndërtimin e shoqërisë dhe vetëm nëpërmjet martesës, bashkëshortët mund të ruajnë virtytin e moralit në shoqëri. Rëndësia e dijes dhe e informacionit në shoqëri Nuk ka nevojë të argumentojmë këtu për rëndësinë e arsimit, sepse kjo është diçka e qartë, por mund të themi pa asnjë mëdyshje se njeriu nuk mund të përfitojë nga të gjitha potencialet e tij mendore nëse ai nuk arsimohet. Islami i kushton rëndësi të madhe nxënies dhe mësimdhënies. Fjala e parë që zbriti nga Kur´ani qe fjala “Lexo”. Kështu pra arsimi është pikënisja e çdo aktiviteti njerëzor. Në islam arsimi dhe nxënia e dijeve është obligim për çdo musliman dhe muslimane. Allahu i Madhëruar thotë në Kur´anin fisnik: “Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?! Vetëm njerëzit e mençur i pranojnë këshillat!” Profeti (paqja e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Ai njeri që ka një skllave, të cilën e edukon dhe e arsimon më së miri dhe më pas i jep lirinë dhe martohet me të, ai njeri ka dy shpërblime.” 12

13


dhe parmak që ndal rrëshqitjen e tij. E ndërsa bashkëshorti është përgjegjës për shpenzimet që gruaja ka nevojë dhe i siguron asaj mbrojtjen që i duhet.

Mirësia me fqinjin

Islami thekson se sjellja e keqe me fqinjin përbën një mëkat të madh. Përcillet se një njeri i´u drejtua profetit dhe i tha: “O i dërguari i Allahut! Thuhet për filan grua se falet shumë, agjëron dhe jep shumë lëmoshë, por ajo i rëndon fqinjët e saj me gjuhën e saj.” Ai i´u përgjigj: “Ajo meriton të jetë në zjarr.” I thanë: “O i Dërguari i Allahut! Por, për filan grua thuhet se ajo pak agjëron, falet pak dhe pak jep lëmoshë..., por ajo nuk i bezdis fqinjët e saj me fjalë.” Ai tha: “Ajo e meriton Xhenetin.”

14

ai ndalon edhe thjesht afrimin drejt akteve të tilla dhe çfarëdo vepre që të çon në imoralitet. Islami paralajmëron për pasojat e rrezikshme të këtyre veprave, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër, nëse njerëzit nuk pendohen dhe nuk largohen nga këto akte të shëmtuara. Pikërisht nisur nga ky qëndrim, islami e ka ashpërsuar ndalesën ndaj çdo gjëje që ngacmon epshin e burrave dhe i bën ata të dobët para gruas si masë mbrojtje kjo për vetë gruan dhe nderin e saj. Nisur nga kjo që u përmend do të shohim se profeti (paqja e Allahut qoftë mbi të) e ka urdhëruar burrin që nëse ai tërhiqet nga gra të huaja, të nxitojë drejt gruas së tij, për të përmbushur nevojën e tij me të. Ai ka thënë: “Nëse dikush prej jush joshet nga ndonjë grua dhe i bie në zemër, atëherë le t’i afrohet gruas së tij dhe të ketë kontakt me të, sepse kjo ia largon atë që ai ndjen përbrenda.” Gruaja, e parë në këtë këndvështrim, është mburojë për bashkëshortin e saj duke e ruajtur atë nga aktet e turpshme, siç është imoraliteti, ashtu siç bukuria dhe dashuria e saj është lumturi e madhe për të

Mbrojtja e ambientit dhe e jetës

Islami urdhëron që të mbrohen të gjitha qeniet e gjalla, qofshin këta njerëz, kafshë apo bimë. Ai na urdhëron gjithashtu ta ruajmë planetin tonë. Allahu i madhëruar e ka krijuar tokën si vend të qëndrueshëm për njerëzit, që ata të banojnë në të pa shqetësime dhe u ka nënshtruar atyre detet, lumenjtë, pyjet dhe malet, që ata të kënaqen me to dhe t’i shfrytëzojnë ato në dobi të tyre. Allahu i madhërishëm thotë: “Është Ai që e ka shtrirë tokën, duke krijuar në të male dhe lumenj. Dhe për çdo lloj fruti, Ai ka krijuar nga një çift. Ai ka bërë që nata ta mbulojë ditën. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.” “Është Ai që ju ka vënë në shërbim detin, që ju të hani prej tij mish të freskët dhe të nxirrni nga ai stolitë që mbani. Ti sheh se si anijet e çajnë atë, që ju të kërkoni mirësitë e Allahut dhe të jeni mirënjohës.”

Shkroi: Justinian TOPULLI

Islami e nxit gruan që ajo t’i shfaq zbukurimet dhe bukurinë e saj para bashkëshortit, që ai të kënaqet me të dhe ajo të kënaqet me të. Por, në të njëjtën kohë islami e ndalon atë që ajo të ekspozojë çfarëdo lloj bukurie përballë dikujt që nuk i takon ta shohë atë, qoftë kjo edhe në mënyrë kalimtare, sepse shikimi në bukuritë femërore do t’i shtyj shumë prej meshkujve ta kenë mendjen tek ajo dhe tek mënyra sesi të krijojnë marrëdhënie me të. Shumë prej grave sot, për fat të keq, e kalojnë një kohë të gjatë para pasqyrës duke u zbukuruar para se të shkojnë në punë, apo në gëzime dhe aktivitete të ndryshme, ndërkohë që harxhojnë shumë pak kohë për t´u zbukuruar për burrat e tyre! Dhe kjo është një nga shkaqet e rëndësishme që ndikon në përhapjen e ligësive, sprovave dhe telasheve në shoqëri, siç është imoraliteti, ngacmimi seksual deri edhe përdhunimet. Çka ia vlen të theksohet këtu është edhe fakti se burri nga natyra është i dobët përballë femrës dhe joshjes së saj. Por, islami ua ndalon burrave dhe grave rënien në imoralitet dhe vepra të shëmtuara. Madje

Ka mjaft thënie të profetit ku vlerësohet dhe nxitet mirësia, nderimi dhe bujaria ndaj fqinjit. Profeti i Zotit ka thënë: “Pasha Allahun, nuk beson! Pasha Allahun, nuk beson! Pasha Allahun, nuk beson!” E pyetën se kush ishte ai. Dhe ai tha: “Ai fqinj që nuk e ruan fqinjin e tij nga ligësia e tij.” Në një thënie tjetër të tij thuhet: “Engjëlli Xhibril vazhdimisht më këshillonte për fqinjin saqë mendova se fqinji do të kishte pjesë në trashëgimi.” Islami na këshillon të kemi marrëdhënie të veçanta shoqërore me fqinjët tanë gjë që e bën fqinjin t’i besojë fqinjit të tij jetën, nderin dhe pasurinë e tij. Një shoqëri ku fqinjët i ndan vetëm një mur mes tyre dhe ata përsëri nuk e njohin njeri-tjetrin edhe pas vitesh të tëra fqinjësi, është larg të qenit model i një shoqërie njerëzore. Nëse qëllon që ne të jetojmë mes fqinjëve, atëherë është e udhës për ne që t’i trajtojmë fqinjët tanë me vlerësimin më të madh dhe me nderim.

15


Ndikimi i mediave në pjesëmarrjen politike

Krahas faktorëve të cilët mund të

konsiderohen si përcaktues në pjesëmarrjen politike të popullsisë siç janë demografia dhe aspekti psikologjik, dhe mbi të gjitha interesi që zgjon politika si ekzekutuese e vullnetit popullor, një tjetër rol të rëndësishëm në nxitjen e veprimit politik të zgjedhësve, ka rritja befasuese e teknologjisë së komunikimit dhe informimit publik. Kontaktet që individi vendos me teknologjinë si pasojë e formatimit të mënyrës së jetesës në epokën e sotme, komunikimi politik detyrimisht do të përfshihej në këtë format. Si pasojë e kësaj, tashmë kontaktet midis audiencës dhe politikës janë më të shpeshta dhe informacioni që rrjedh prej tyre ka një përmasë shumë më të madhe e cila nga ana e vet e mbush audiencën me fakte dhe lajme të cilat domosdoshmërisht e nxisin pjesëmarrjen politike në një nivel më të lartë. Në këtë pikë të shqyrtimit tonë do t’i referehemi një studimi prestigjioz të realizuar nga “American Political Science Association” mbi efektet mediatike të pjesëmarrjes politike të prezantuar nga Limor Peer , Edward C. Malthouse , Bobby J. Calder . Në këtë studim, pas vite kërkimesh në fushën e komunikimit politik, debati është përqëndruar nëse efektet mediatike në pjesëmarrjen politike janë pozitive apo negative. Gjithashtu shihet se qasja e audiencës me mediat përsa i përket pjesëmarrjes politike është më e fortë me përmbajtjen e lajmit se sa me përmbajtjen e produktit zbavitës dhe se ekzistojnë efekte të ndryshme mediatike. Hartuesit e studimit vërejtën se interesi politik ishte i një roli

16

thelbësor. Zbulimet interesante të këtij studimi treguan se marrëdhëniet mes përdorimit të gazetës dhe votuesit ishin më të forta në mesin e atyre që ishin më pak të interesuar për politikën se sa ata të interesuarit. Sepse ata që kanë më pak interes politik, gjasat që atë të votonin, rriteshin nëse ata lexonin më shumë gazeta. Ndërkohë që ata të cilët kishin tashmë një interes të lartë për politikën, leximi ose jo i shtypit nuk do të përbënte efekt domethënës në proçesin e votimit. Ndryshe nga shtypi i shkruar interesi politik ose jo nuk ndikonte në votim kur bëhej fjalë për televizionin. Ndërsa përsa i përket përmbatjes së mediave, asaj çfarë ata ofrojnë për audiencën studimi vërteton se përmbajtja mediatike ndërvepron me interesat politike dhe se ky ndërveprim ka në më të shumtën e rasteve përmasa intuitive. Efekti i masmediave është më i madh në atë pjesë të elektoratit e cila është më pak e interesuar politikisht. Kurse përsa i përket përmbajtjes zbavitëse mediatike, efekti i saj në pjesëmarrjen politike rezulton të jetë shumë i vogël. Në kundërshtim me përceptimin e përgjithshëm që ekziston se më të prirurit për t’u përditësuar me të rejat janë ata më të interesuarit me politikën, ky studim tregon se e kundërta ndodh sepse në fakt media punon më së shumti për të aktivizuar ata që janë më pak aktivët politikisht ku pjesë e rëndësishme është edhe konkurenca në masë dhe qarkullim i këtyre mediave. Tjetër aspekt interesant i studimit është treguesi urban dhe rajonal në ndikimet media-pjesëmarrje politike. Cilësia e jetës së personit në rajone të caktuara me një shkallë urbanizimi të lartë ndikon në mënyrën e përceptimit të mesazhit mediatik për rrjedhojë në proçesin e votimit. Megjithatë mbetet e paqartë në studimi, se përse në rajonë me shkallë të njëjtë urbanizimi efektet mediatike në pjesëmarrjen politike

17


ndryshojnë nga njëra-tjetra. Studimi arriti në konkluzionin se lajmet televizive kishin një efekt më të madh pozitiv në pjesën Veri-Lindore të vendit SH.B.A -ve sidomos në zonat më të urbanizuara dhe se produkti zbavitës i gazetarisë kishte efekt më të fortë negativ në Jug dhe në tregjet urbane. Sidoqoftë ky studim tregoi se marrëdhëniet në mes përdorimit mediatik dhe pjesëmarrjes politike janë më komplekse se sa ishin konstatuar deri më tani. Presioni politik mbi median Së pari duhet të sqarojmë konceptin se, politika përmes institucioneve të saja që rrjedhin si pasojë e vullnetit të popullit në shoqëritë demokratike, ka rolin e pazëvendësueshmë të rregullimit të mjedisit mediatik në shoqëri përmes kuadrit ligjor i cili saktëson marrëdhëniet e medias me politikën. Ky kuadër ligjor i cili është i detyrueshëm të zbatohet nga të dyja palët përcakton principet dhe kufinjtë e veprimit dypalësh për të garantuar ushtrimin e lirë të informimit publik por edhe përgjigjen e kërkesës së audiencës për produkte mediatike. Kur ne flasim për presion politik ndaj mediave këtu bëjmë fjalë jo për një qasje ligjore, por për presion informal i cili realizohet nga aktorët politikë për të promovuar objektivat e veta. Presioni informal i cili në fakt është vështirë të formalizohet përmes provash apo aktesh të cilat do të përbënin thyerje të ligjit, fillon nga një sagë interesash , lidhjesh, lobimesh e cila është e lidhur pazgjidhshmërisht me pikën e dobët të cilat mediat kanë sot, që është, pronësia mbi mediat. William Melody e përshkruan tendencën e sipërmarrësve

18

privatë për të monopolizuar tregun e ideve në emër të përfitimit privat , si rrezikun më të madh të lirisë së shprehjes, dhe si pasojë e kësaj, mundësia për t’u bërë pjesë e tregut të ideve është e kufizuar dhe privilegj i një pakice. Në të njëjtën kohë përqëndrimi i pronësisë së industrisë së masmediave në të cilën përfshihen përmbajtja mediatike, krijimtaria dhe shpërndarja e mesazhit, ka sjellë transformimin tashmë të produkteve mediatike në standart, cilësi dhe sasi, me destinacion përfundimtar, përputhjen e tyre me interesat e pakicës që posedon masmeditat. Për rrjedhojë ajo çka audienca dëgjon dhe shikon, është e paketuar në mënyrë uniforme në të gjithë tregun botëror mediatik. Në të vërtetë media ka një lidhje të dyfishtë me proçeset demokratike. Nga njëra anë ndikon dhe është promotore e informacionit global për shoqëritë dhe në këtë këndvështrim mund të konsiderohet si forcë emancipuese e demokratizuese. Nga ana tjetër është po kjo media e cila përmes influencës së saj ndërhyn në hapësirën publike, në dialogun publik dhe përpiqet shpesh të shkatërrojë këtë hapësirë duke personalizuar çështjet politike. Përmes grupit të kufizuar të pronarëve të mediave, (të cilat pak ose aspak vijnë nga fusha e medias) dhe marrëveshjeve të tyre me politikën, industria mediatike po kthehet në një faktor legjitimues të pabarazisë shoqërore në shanset që ajo duhet të ketë karshi politikës, ekonomisë dhe fushave të tjera. Përmes kontrollit të fluksit informativ, dijes, imazherisë e cila është përqëndruar në duar të pak pronarëve mediatikë këta të fundit kthehen në pjesë të shtresës dominuese të shoqërisë, sepse në bashkëpunim me politikën nëpërmjet mekanizmit të medias ndërtojnë informacione, dije, ideologji apo edhe propagandë të besueshme e cila përkon kryekëput me synimin e tyre për mbajtjen e kontrollit social mbi shoqërinë. Pra, ka mospërputhje mes detyrës së medias për t’i shërbyer interesit publik dhe presionit ndaj saj për t’i shërbyer interesit politik. Por, kompanitë mediatike duket se në më të shumtën e rasteve kanë vendosur që t’i

shërbejnë interesit publik përmes interesit politik. Këtë sepse janë rrugë të panumërta që vetë sistemi, me të cilin demokracitë kanë vedosur të administrojnë jetën publike, ia imponon mediave që të hapë dyert për presionin politik ndaj saj: Media është kryesisht në varësi të institucioneve qeveritare të cilat mund t’i sigurojnë asaj burime lajmi nga më të ndryshmet dhe që mund t’i hapin dyert në mënyrë selektive për atë media e cila përkon me strategjine e politikës. Politika ka tagrin t’i sigurojë medias subvencione nga më të ndryshmet private apo edhe publike. Politikanët janë të prirur të joshin ata gazetarë me emër të cilët kanë influencë direkte në opinionin publik, përmes dhjetëra formash “bashkëpunimi” apo edhe biznesi. Politika është ajo që harton ligjet dhe këtu përfshihen edhe ligjet për mediat. Ajo mund të hartojë apo të mbajë një politikë diskriminuese ndaj një grupimi mediash opozitare dhe të inkurajojë dhe modelojë ligje në funksion të mediave që do ta mbështesin atë. Në raste emergjencash apo luftrash, qeveritë mund të selektojnë se cila media është më e përshtashme për publikimin e lajmeve, pamjeve apo edhe informacioneve, ekskluzivitetin e të cilave e ka vetëm klasa politike. Rrjedhjet e informacionit shpesh bëhen të studiuara nga qeveritarët dhe thirren ato media të cilat tashmë janë bindur presionit politik. Roli i mediave në ndërmjetësimin e agjendave politike Pjesë e presionit politik ndaj mediave është edhe përdorimi i mediave në funksion të agjendave politike. Për këtë një metodologji e sofistikuar politike merr udhë në raport me mediat dhe pronarët e tyre, në mënyrë që strategjia politike e një force të caktuar, kryesisht qeverisja, të mund të tërheqë vëmendjen e audiencës duke shkaktuar një efekt përceptues sa më pozitiv: Futja e gazetarëve të rinj në media me projektim nga politika Kontrolli dhe monitorimi i vazhdueshëm i institucioneve qeveritare ndaj medias Përdorjen e mediave tashmë të anuara qartazi politikisht për skandale mediatike, duke përdorur forma të sofistikuara. Bashkëpunimi politikanë-pronarë mediash dhe presioni tyre ndaj atyre gazetarëve që përpiqen të ruajnë profesionalizmin.

19


Politika shfrytëzon interesat afatgjata ekonomike të biznesit të pronarëve të mediave për të siguruar ndërmjetësim mediatik të projekteve të caktuara politike. Përdorim mediatik për të promovuar apo fshehur ngjarje politike që kanë të bëjnë si me institucionet por edhe me individët politikë. Projektimi i të ashtuquajturve opinionistë, kritikë të medias, përfaqësues të think tank-ut, të cilët projektojnë spektrin politik në emër të të qënurit të pavarur Të sipërpërmendurat janë disa nga metodat indirekte me të cilat politika bën presion mbi mediat për të ndërmjetësuar agjendën politike tek audienca në formatin e preferuar politik. Por në vende kryesisht ku niveli i demoracisë është më i ulët dhe kontrolli social nga institucionet është në nivele të ulëta, siç është edhe rasti i Shqipërisë, metodologjia e presionit të politikës ndaj medias është më e drejtpërdrejtë dhe më e egër: Blerje e mediave apo grupeve mediatike nga elita politike apo njerëz të besueshëm të tyre. Ushtrimi i kontrollit shtetëror apo institucional ndaj lajmeve apo burimeve të lajmeve të caktuara. Selektimi i reklamave qeveritare apo edhe të institucioneve të tjera publike për ato media të bindura dhe bashkëpunuese. Përdorimi i selektuar i sistemit të taksimit dhe kontrollit financiar nga ana e institucioneve qeverisëse ndaj mediave apo grupeve mediatike.

20

Metodologjia direkte e rryshfetit ne forma të pafundme Në raste alarmante për politikën përdorimi i çensurës direkte me anë të mjeteve kërcënuese. Përdorimi i sistemit gjyqësor, Gjykata, Prokurori si çekanë ndaj pronarëve të mediave por edhe ndaj gazetarëve. Në raste ekstreme dhunë direkte fizike, ndaj gazetarëve apo hartueseve të lajmit. Mediat, këmbët e zgjatura të gënjeshtrës politike “Shiko, nëse ju mendoni se ndonjë zyrtar amerikan po ju thotë të vërtetën, atëherë ju jeni budalla. E dëgjuat ç’ju thashë? – budalla.” Kjo thënie e Arthur Sylvester, Asistentit të Sekretarit të Mbrojtjes për Çështjet Publike të SH.B.A-ve në vitin 1965, tregon të paktën se që në atë kohë zyrtarisht gënjeshtra i ka pasur këmbët e gjata dhe e vërteta politike ka ngelur invalide. Në këtë botë kur tashmë gënjeshtra nuk i ka më këmbët e shkurtra dhe ku e vërteta invalide përballet me gënjeshtrën që del mediatikisht gjithmonë, përkudesja e posaçme e politikës që prodhimtaria e saj e madhe në fushën e mashtrimit politik është që të jetë fokusuar kryesisht tek kanali i komunikimi me audiencën. Është transformuar habitshëm proçesi i thjeshtë mediatik i komunkimit të fakteve në fabrikimin e fakteve për të influencuar opinionin publik dhe saktësisht duke penetruar në botën emocionale të audiencës sepse pikërisht aty fillon proçesi i manipulimit. Ndarja e manipulimit me

thjesht komunikimin normal me audencën qëndron pikërisht në mënyrat dhe metodologjinë që përdoret për t’i dhënë formë opinionit apo edhe sejlljes publike. Atributi i mediave, të cilat kanë pranuar të jenë këmbët e zgjatura të gënjeshtrës politike, është atributi i një arme të shkatërrimit në masë në raportet e shoqërisë me të vërtetën. Përmes ndërtimit të një psikoze të armikut që qëndron nga ana tjetër dhe ndarjes së të mirës dhe të keqes me kriter tashmë jo të drejtën dhe faktin, por urrejtjen ndaj armikut të supozuar, institucionalizohet proçesi i dehumanizimit të shtresave sociale në raport me njëra-tjetrën. Punën e restaurimit dhe meremetimit mediatik të tullumbaces politike e bëjne korporatat mediatike që, siç e theksuam më sipër, në sajë të interesave të pazgjidhshme me politikën, përmes teknikave, fjalëve e imazheve, faktologjisë historike afatshkurtër, shmangies së të tashmes dhe evokimit të së kaluarës dhe anasjelltas, modelojnë strukturën e të menduarit të audiencës duke duke i dhënë së vërtetës paqëndrueshmëri. Kështu në gjeopolitikë pushtime vendesh, bombardime, vrasje të civilëve të pafajshëm, shfrytëzim i burimeve natyrore, shkeljetë ligjeve në marrëdhëniet ndërkombëtare kur bëhet fjalë për sovranitetin e popujve, nën psikoanalizën e vazhdueshme mediatike

Ndërsa në politikat e brëndëshme, apologjia mediatike ndaj krahëve politikë është e shumfishtë dhe në shumë nivele. Make-up-i mediatik është jetik për mbijetesën politike dhe garantimin e domeinit publik të politikanëve në hapësirat publike. Në më të shumtën e rasteve, gjejmë aktorët e politikës të flasin për principe morale si bazament i punës së tyre të përditshme dhe si garant për zgjëdhësit e tyre, ndërsa kur gabimet e tyre zbulohen si pasojë e konfliktit të mediave me njëra-tjetërn për koceptin e gënjeshtrës, atëhere secila prej tyre aktivizon mekanizmit e vet të mbulimit mediatik për ta transfomuar vesin politik në virtyt. Këtë duke qeverisur inteliegjiencën publike përmes ngjarjesh apo opinionesh publike. Kështu, ngrihet një sistem i parapërcaktuar masash dhe mënyrash veprimi duke përfshirë në këtë sipërmarrje të gjithë zinxhirët socialë të cilët ndodhen nën kontrollin e kësaj kategorie njerëzish. Ajo fillon me sulmin ndaj burimeve nga ku shfaqet e vërteta në përceptimin e individëve, duke sajuar përmes mekanizmash mediatike shumë “të vërteta” relative të cilat konfuzojnë përceptimin e masës mbi kriterin e të vërtetës absolute. Pastaj sulmojnë burimin fillestar nga ku e vërteta shfaqet me anë të historive konfuze dhe fakteve të rreme. Pastaj proçedohet me kontrollin dhe futjen në

serviren si aksione për çlirimin nga shtypja, lirinë dhe përhapjen e demokracisë, shpëtimin nga terrori dhe terroristët, etj. Për këtë arsye audienca nën seancat e psikoanalizës mediatike, është e vetëdijshme se për të arritur qëllimet e sipërpërmendura vrasjet e civilëve, të afërmëve, shkatërrimi i shkollave dhe spitaleve, magazinave të ushqimit apo edhe infrastrukturave jetike të popullatës, janë kosto anësore të domosdoshme për ndërtimin e një rendi të ri shoqëror të sjellë nga “çliruesit”.

ullukun e tyre të lajmit apo lajmeve duke personalizuar përceptimin publik mbi sinkronin real dhe servirjen në formë “të zbërthyer” të tij shpesh e më shpesh derisa ngjarje apo lajme falso e të fabrikuara të bëhen të vërteta nga telashi i të qënurit të përsëritura pafundësisht. Për të humbur arsyetimin kritik të audiencës është e nevojshme që media të bëjë angazhimin e shtresave sociale të shoqërisë në sa më pak kohë për gjëra që pasurojnë ndjenjat duke i kthyer individët e shoqërisë

21


në makineri pune. Zgjatja e këmbëve të gënjeshtrës ka nevojë për investime të pamata në industrinë e qejfit dhe shkapërderdhjes, të dhunës dhe automatizimit të mendimit, jashtë parametrave normale njerëzore për të kotësuar idealin shoqëror. Kthimin e anëtarit të shoqërisë në një qënie që përthith dhe nuk reflekton që deformohet dhe nuk përmirëson. Kështu aftësia reaguese e masës shoqërore zbehet ndaj çdo deformimi apo edhe tiranie dhe pasiviteti social shoqëron përditshmërinë e secilit. Kjo do të thotë mbi të gjitha deformim i cilësisë së informimit i cili pa dyshim që do të pasqyrohet në një deformim të përceptimit të masave e cila nga ana e vet e përthyen në një vendimarrje të deformuar. Çështje në thelb pozitive mund t’i ofrohen shikuesve me konotacione negativiste dhe çështje alarmante negative mundet po ashtu në sajë të cilësisë manipuluese të serviren si pozitiviste, bashkëkohore dhe progresiste.

Vlerat dhe rreziqet e angazhimit politik të mediave në demokraci

Shkroi: Redi SHEHU

Sistemet demokratike ndodhen sot përballë një roli gjithnjë e më të madh të mediave karshi politikës. Fillimi i rënies së partive-media si dhe rritja e pavarësisë ekonomike të mediave po i kthen këto të fundit në qëndra pushteti të cilat funksionojnë mbi bazën e një sistemi autonom ekonomik. Këto zhvillime padyshim që kanë një rol të rëndësishëm në proçeset demokratike po edhe në proçeset politike në përgjithësi. Ajo që shpërfaqet interesante është se kjo influencë e mediave mbi këto institucione po përceptohet si proçes legjitim. Megjithatë ekzistojnë sot dy këndvështrime të ndryshme mbi vlerat e përdorimit politk të mediave apo thënë ndryshe medias poltike dhe politikës mediatike. I pari i cili thekson vlerat e angazhimit politik të mediave në shoqëritë demokratike përmes promovimit të transparencës, llogaridhënies dhe hulumtimit të figurave politike në qasjet e tyre me pushtetin. Ndërsa këndvështrimi i dytë në të cilët rreshtohen skeptikët e angazhimit politk të mediave, argumentojnë se mediat po transfomojnë politikën përmes një loje marketingu e publiciteti në një fole të interesave të aktorëve politikë. Në fakt mediat janë kthyer tashmë në mekanizmin standart të komukimit politik të figurave apo edhe institucioneve politike me zgjedhësit.

22

Sfidat e shkollimit të të rinjve sot Po afrohet afati i regjistrimit të nxënësve në shkollat tona dhe ata janë në dilemë si

dhe ku të regjistrohem? A duhet te marr një profil professional apo të përgjithshëm? Që të ketë sa më pak dilema nxënësi ynë duhet të informohet: • Çfarë ofron arsimim i mesëm ? • Cilat janë mundësitë e nxënësve për të zgjedhur profil arsimor që atyre u përgjigjet më shumë? • Si mund të ndihmohet nxënësi për të bërë një zgjedhje sa më të përshtatshme për të? Prindërit, mësuesit, këshilltarët dhe të afërmit janë përkrahës të rëndësishëm të nxënësve, kur ata duhet të zgjedhin shkollimin dhe profesionin. Por shumë me rëndësi është që vetë nxënësi të marri vetë përgjegjësitë e tij për këtë zgjedhje. Të zgjedhësh profesionin është një gjë e vështirë, sepse u ke marrë atyre mundësinë që në një të ardhme të mos kenë përgjegjësi për zgjedhjet e tyre. Shkollimi në gjimnaz apo në shkollë profesionale. Në sistemin tonë arsimor ka dy mundësi të vijimit të shkollimit të mesëm: • Gjimnazi i përgjithshëm ku nxënësi rrjedhimisht përgatitet për vazhdim të studimeve pas përfundimit të testit të maturës • Vijimi në shkollë të mesme profesionale ku nxënësi përgatitet për tregun e punës dhe merr mësime plotësuese për të vazhduar universitetin në atë degë që ai bëri studimin e mesem. Arsimi professional është një mundësi e mirë që zgjat 3-4 vjet dhe që çon drejt marrjes së një certificate profesionale , sepse arsimi professional ka dy forma studimi, e para ndiqet në klasë dhe është aspekti teorik dhe forma e dytë bëhet në kabinete ose puntori dhe është I llojit praktik, pra teorija ushtrohet në praktikë. Nga ana tjetër arsimi në gjimnaze të përgjithshme zgjat 3 vjet dhe i kushton rëndësi aspektit teorik dhe përgatitjes së nxënësve për të ecur më tej në universitete.

23


24

vazhdon mjekësinë. Këta të lartëpërmendurit e kanë një pjesë të profesionit të mbështetur dhe në përkrahje të prindërve të tyre. Cilat janë degët më në modë? Degët më të kërkuara nga të rin jtë sot janë: Juridiku, Ekonomiku, Farmacia, Arkitektura, Farmacia, Artet, Mjeksia etj. Maturantët kërkojnë degë që janë në modë sot pa i dhënë shumë rëndësi tendencave të tregut për fat të keq. Mbi 50 përqind e maturantëve dëgjojnë tërësisht prindërit e tyre dhe kjo vjen nga një sërë faktorësh: së pari ekonomikë, pra janë prindërit ata që paguajnë studimet e tyre. Ccfarë u këshillojmë maturantëve, që tani janë në momentet e zgjedhjes së tyre? Një mendim profesional dhe i duhuri është që çdo maturant duhet të zgjedhë degën e cila është e përshtatshme me aftësitë e tyre. Pra nëse një I ri nuk është I prirur për shkenca ekzakte nuk do i sugjeroja të ndiqte degë të tipit Mjekësi,Farmaci, Ekonomik etj. E njëjta gjë vlen edhe për maturantët të cilët nuk kanë prirje për lëndët shoqërore të mos zgjedhin Juridik, Gazetari etj. Maturantët duhet të konsultohen edhe me ekspertët e tregut të punës të cilët e dinë se cilat janë degët për të cilat tregu ka nevojë dhe t’ia përshtasin nevojat e tregut aftësive personale. Kuptoni aftësinë e lindur dhe shmangni influencën. Shoqërija jonë po shkon gjithnjë e më shumë drejt ballafaqimit të niveleve mendore e shkencore në çdo fushë. Udhëkryqi më i madh në jetën e njeriut është zgjedhja e një rruge në profesion dhe ndërtimi i institucionit të martesës. Të gjitha zgjedhjet e tjera janë të një rendësie dytësore. Që të kemi një shoqëri të shëndetëshme duhet të kujdesemi mirë për këto dy çaste të veçanta në jetë. Vetëm kështu mund të jetë një shoqëri gjithnjë e më shumë efikase në drejtimet e ndryshme të zhvillimeve profesionale, por edhe familjesh të konsoliduara duke patur parasysh drejtimin tonë islam.

Nga sa thamë më lartë kuptojmë se në përzgjedhjen e lëndës marin pjesë dy insitucione me rëndësi në shoqër: shkolla dhe familja. Shkolla duke vëzhguar me hollësi sjelljen e secilit nxënës u sugjeron atyre zgjedhjen e klasave të atilla, ku aftësitë e tyre të provohen dhe të tregojnë nivelin e cilësive më të spikatura. Në çështjen e përzgjedhjen e arsimit familja duhet të konsultohet ngushtë me shkollën mësuesit dhe psikologët e saj që të ketë orjentime më të drejta. Shpesh familja për t’i dhënë fëmijës profesione të drejta apo profesione që shoqërija i quan më frytdhënëse dhe që ata mendojmë se mund ta bëj fëmijën e tyre më “të pasur”, rezulton e gabuar. Shpesh këto dëshira nuk bazohen në atë që quhet prirja parësore e fëmijës së tyre, duke ulur kështu dëshirën pasionin dhe rendimentin në të ardhmen. Kombinimi i logjikshëm dhe efikas I faktorit shkollë familje, do të sjellë një lehtësim të dukshëm për nxënësit në proçesin e rëndësishëm të përzgjedhjes së së degës për studimet e larta. Një 18-vjeçar duhet të mendoj mirë për aftësitë e tijdhe pasionet e tij, për të nxjerr si përfundim se për çfarë do të studiojë, të largojë influencën shoqërore dhe dëshirat e pabaza të familjes, edukatë e cila merret që herët me dashurinë për dijen të cilën na e urdhëron feja jonë sipas Kuranit dhe traditës profetike. Të rinjtë duhet të zgjedhin një degë drejt të cilës shkojnë natyrshëm dhe të jetë e bërë mirë, sepse talentet e mëdha janë të dashur, por janë fruta të rrezikshme për njeriun, ato varen në degë të brishta që thyhen lehtë. Për të zgjedhur drjet profilin arsimor duhet t’i njohim profesionet. Flasim me prindërit dhe me ekspertë për aftësitë individuale të nxënësit. Bisedohet me mësuesit për prirjet dhe aftësitë. Heqim alternativat ku nuk ka prirje ose ka zbrazëti. Këtu fuqishëm na ndihmon lënda e bërë në shkollë të mesme, EDUKIMI PËR KARRIERËN. he me rëndësi mbetet studimi i tregut të punës. Por duhet patur parasysh edhe: • Të njohim veten. Të identifikojmë

anët tona të dobëta dhe anët e forta. Të njohim cilësitë përsonale, aftësitë, pasionet, njohuritë e gjuhëve të huaja dhe të kompjuterit. Pra thënë ndryshe i riu i bën një cv vetvetes. • Ndikimet e jashtëme. Profesioni i prindërve, prirjet që na shtynë të tjerët, profesione në modë, përkatësija e profesionit në bazë të gjinisë. • Faktorë kufizues. Ku ndodhet shkolla, gjendja ekonomike, kultura familjare, komuniteti. • Mundësitë e shkollimit. Dispozicioni, notat e testit të maturës, kohëzgjatja e shkolimit. • Përfitimet nga profesionet në të ardhmen. Ambjenti i punës, paga, mundësi në të ardhmen, tregu i punës. Një tjetër dilemë del për nxënësit që vazhdojnë studimet universitare. Arsim shtetëror apo privat. Të zgjidhësh këtë dilemë nuk është e lehtë. Të gjithë nxënësit që mbarojnë studimet e mesme plotësojnë formularë të cilët i bëjnë ata pjesmarrës në provimet sipas lëndëve ku ata do të konkurojnë në institucionet shtetërore, pra të gjithë aplikojnë në universitete publike. Përse e zgjedhim një universitet jopublik? Sepse nxënësit në bazë të provimit nuk i ka dalë dega që dëshiron në arsimin shtetëror. Sepse nuk janë kushtët cilësore në një X universitet publik ku nxënësi duhej të vazhdonte. Sepse nuk dua ti nënshtrohem përzgjedhjes me provim në arsim publik. Sepse në një X universitet privat ofrohen laburatore më cilësore dhe praktike me cilësore. Puna akademike e studentit ka më përkrahje. Sepse s’dua të paguaj për një provim siç ndodh rëndom në shtet. Por të gjitha këto ndodhin pasi çdo nxënës që mbaron të mesmen aplikon në universitete publike. Pra ju lutem të gjithë ne prindër, mësues dhe të afërm. Qoftë arsim shtetëror apo privat, qoftë shkollë profesionale apo e pergjithëshme, përkrahini nxënësit pa influencuar me forcë te ata. Ndihmoini të aftësohen në zgjedhjet e tyre në jetë.

Shkroi: Entela HIDRI

Të dy arsimet e mesme si gjimnazi edhe ai professional kanë anën positive por edhe rrezikun e tyre. Pasiqë kush mbaron shkollë profesionale ka mundësi të kryej shkollën e lartë vetëm për atë degë dhe nuk i kryen të gjitha lëndët në arsimin e mesëm, por nga ana tjetër edhe arsimi i mesëm i përgjithshëm nuk është se domosdoshmërisht të mundëson një të ardhme. Të shkollohesh është një sfidë në vazhdimësinë e çdo individi, sepse çdo individ mendon që mbi bazën e një shkollimi sot do të ndërtojë të ardhmen nesër. Zgjedhja e shkollimit. Mirë apo keq gjysma e jetës së njeriut kalon në vendin e punës. Kështu që rruga e lumturisë kalon edhe përmes zgjedhjes së profesionit të përshtatshëm. Janë një grup fëmijësh të cilët e kanë të qartë se çfarë do të bëhen që kur janë të vegjël. Të tjerë kalojnë një kohë të gjatë të hutuar se çfarë do të zgjedhim si profesion. Jo rrallë këta njerëz mbeten të pakënaqur për tërë jetën. Ëndrrat për zgjedhjen e profesionin nuk janë gjithçka. Zgjedhja e profesionit duhet të jetë në përputhje me veçoritë individuale. Shpeshherë në çastet e zgjedhjes së shkollimit ndërhyjnë prindërit, por jo gjithnjë këshillat e tyre janë profesionale dhe të duhurat. Ka prindër që me dëshirën e mirë për të zgjedhur diçka të mirë u imponojnë fëmijëve vullnetin e tyre, të prirura nga ambicje të parealizueshme. Një grup tjetër të rinjsh dhe të rejash janë të aftë të gërshetojnë te profesioni i tyre i ardhshëm krijimtarinë e tyre me pragmatizmin. Nga një vezhgim që kam bërë në këto vite experience si mësuese, kam arritur në përfundimin se të rinjtë sot janë gjakftohtë dhe përpara se ta shikojnë profesionin si një kënaqësi intelektuale e shikojnë atë si një burim të ardhurash dhe asgjë tjetër. Aspekti ekonomik është kthyer në një aspekt parësor, nga ana tjetër kemi edhe një ndjekje tradite familjare, që do të thotë ka prindërit mjekë dhe rrjedhimisht

25


Nata dhe dita janë shenja të

E SENCE

A

Madhështisë së Allahut xh.sh.

llahu xh.sh na ka dhënë mirësi të mëdha. Njeriu duhet të hedhë sytë përreth dhe të shohë mrekullitë e Zotit të vet. Gjatë jetës njeriu jeton jetën e tij pa kokëçarje dhe nuk ulet një herë të meditojë për mrekullitë që i ka krijuar Allahu xh.sh dhe të gjitha këto në shërbim të tij. Allahu ka krijuar universin në formën më perfekte, galaktikat, qiellin, yjet dhe çdo gjë që ndodhet në vendin e vet. Çdo gjë që na rrethon, ndodhet në një ekuilibër perfekt. Të gjitha këto mrekulli të Allahut i ndeshim në fjalën e Tij, Kur’anin Famëlartë. Sigurisht që nuk mund të pretendojmë që Kur´ani është një libër shkencor, pasi qëllimi i shpalljes së tij nuk është shtjellimi i fakteve shkencore apo shpjegimi i dukurive natyrore, por udhëzimi i njerëzve drejt së vërtetës. Megjithatë, në Kur´an gjejmë shumë fakte shkencore, të cilat janë zbuluar në mënyrë të plotë vetëm në sajë të fjalës së fundit të teknologjisë bashkëkohore. Këto fakte shkencore as që mund të perceptoheshin apo imagjinoheshin në kohën e shpalljes së tij, Kur´anit, gjë që vërteton akoma më tepër prejardhjen e tij hyjnore. Një nga mrekullitë e Kur´anit dhe nga shenjat e madhështisë së Allahut xh.sh janë

26

edhe krijimi i natës dhe i ditës. Allahu xh.sh thotë: “Ne e bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë) e shenjën e natës e shlyem (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme, që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që ta mësoni njehsimin e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo send në mënyrë të hollësishme.” (Isra,12). Allahu na kujton shenjat e mëdha që Ai ka krijuar, duke përfshirë ndërrimin e natës dhe të ditës, në mënyrë që njerëzit të pushojnë gjatë natës dhe gjatë ditës ata të dalin për të punuar, në mënyrë që të fitojnë jetesën për vete dhe për familjen. Nëpërmjet përcaktimit dhe ndarjes në natë dhe ditë, njerëzit mund të dinë numrin e ditëve, javëve, muajve dhe viteve, në mënyrë që të dinë oraret se kur do t’i bëjnë aktet e adhurimit, siç janë: falja e namazit në orarin e caktuar, agjërimi në muajin e ramazanit, dhënia e zekatit një herë në vit, nëse e ka arritur nisabin, bërja e haxhit në muajin dhulhixhe, etj. Të gjitha këto adhurime nuk do të mund të bëheshin në kohën e vet nëse Allahu nuk do të na kishte begatuar me krijimin e natës dhe të ditës, si dy fakte që dëshmojnë fuqinë e Tij. Në kohën e profetit a.s ishte praktikë e zakonshme që dielli të përdorej si matës kohe, kështu që nuk është çudi që Kur'ani na tregon se cikli i diellit është një shenjë e Allahut për të treguar kohën e ditës (dhe gjithashtu cikli i hënës është kalendari mujor). “Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. Ky (rregull) është caktim i të Plotfuqishmit, i të Gjithëdijshmit.” (En’am, 96).

Hëna (shenjë e natës) shfrytëzohet për numërimin e viteve, ndërsa dielli për të matur kohën. E vetmja lëvizje diellore që përdorin muslimanët për të ndjekur kohën, është cikli i përditshëm i diellit (nga lart në lindje dhe më pas poshtë në perëndim). Dhe kështu muslimanët përdorin kalendarin hënor dhe vaktet (kohore të caktuara) për namazet e tyre të përditshme që përcaktohen nga pozita e diellit gjatë ciklit të tij.

pushuar. Gjithashtu, njeriu duke ditur orën, ditën, muajin apo vitin, në të cilën gjendet ka mundësi të plotësojë nevojat e tij, të organizojë dhe të planifikojë aktivitetet e tij të përditshme, të dijë se kur do të paguajë qeranë e shtëpisë së tij apo borxhin që i ka ndokujt, e të tjera raste të tjera. “Ai i krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar. Ai ia mbështjell natën ditës dhe ditën ia mbështjell natës.” (Zumer 5).

Allahu xh.sh thotë: Thuaj: “Sikur Allahu ta bënte natën e përhershme (t´jua zgjaste) deri në ditën e kijametit, ç’mendoni, cili zot përveç Allahut do t’ju sillte juve dritë? A nuk merrni vesh?” Thuaj: “Më tregoni nëse Allahu ua bën ditën të vazhdueshme deri në ditën e kijametit, cili zot pos Allahut do t’ju sjellë natë që të pushoni në të? A nuk shihni (sa po gaboni)?” Po mëshira e Tij u bëri juve natën dhe ditën për të pushuar në të dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, prandaj jini mirënjohës!” (Kasas, 71-73). E imagjinoni si do të ishte jeta jonë nëse do të ekzistonte vetëm nata apo vetëm dita? Jo, nuk e imagjinoni dot. Allahu na ka mëshiruar dhe ka krijuar për ne natën dhe ditën ku secila ka funksionin e vet, dita për të punuar dhe nata për t’u qetësuar e për të

Fjalët e përdorura në Kur´an për të përshkruar universin janë mjaft të qarta. Fjala arabe, e cila është përkthyer “mbështjellë” në ajetin e mësipërm, është fjala “tek’uir”. Në fjalorët arabë, kjo fjalë përdoret për të përshkruar mbështjelljen e një gjëje rreth një gjëje tjetër, siç mbështillet çallma rreth kokës. Njoftimi i dhënë në këtë ajet për mbështjelljen e ditës dhe natës me njëra-tjetrën na ndihmon të njohim formën e tokës. Kjo mbështjellje mund të ndodhë vetëm nëse toka është e rrumbullakët. Kjo do të thotë se rrumbullakësia e tokës është thënë në mënyrë të tërthortë në Kur´an, që në shekullin VII. Nuk duhet të harrojmë se gjuha arabe është një gjuhë shumë e pasur dhe përdorimi i kësaj foljeje është i rrallë,

27


Këtu kemi të bëjmë me dy të vërteta. Nata është para ditës, si dhe dita nuk është para natës. Allahu këtë e la pa e kundërshtuar, sepse ishte një e vërtetë. Ai i´u tha atyre se thënia juaj është e vërtetë, por këtu shtoi edhe thënien: “edhe nata s’është para ditës”.

28

Pra, dita s’është para natës dhe as nata s’është para ditës. Kjo jep të kuptohet, se nata dhe dita ishin prezente në të njëjtën kohë, e kjo nuk mund të ndodhë nëse toka nuk është e rrumbullakët. Ky nuk është kuptimi i fundit i këtij ajeti. Allahu xh.sh. dëshiroi ta përmirësojë këtë realitet dhe e bëri të qartë se nata dhe dita ekzistojnë në të njëjtën kohë në rruzullin tokësor. Me këtë na sinjalizoi për realitetin e krijimit të tokës. Sikur Allahu ta krijonte tokën në formë të rrafshët në momentin kur ajo u krijua, dielli do të ishte prezent dhe atëherë do të thonim se dita është para natës, sepse nata erdhi më vonë. Por Allahu xh.sh. na thotë se as dita dhe as nata, nuk e parakuptojnë njëra- tjetrën, sepse janë të krijuara në një kohë. Ky është argument se toka është krijuar në formën e rrumbullakët. Forma e vetme është kjo, e cila e vërteton se nata dhe dita janë krijuar (u gjendën) në të njejtën kohë. Kjo e gjë u vërtetua atëherë kur mendja e njeriut u angazhua dhe filloi të hulumtojë thellë në kuptimet e ajeteve kur’anore. Kështu që, shohim se Allahu xh.sh. vetëm me pak fjalë na ka sinjalizuar me këtë shembull, që ne të kuptojmë se toka është në formë të rrumbullakët. Duke i´u referuar Kur’anit, Dielli dhe Hëna lëvizin në një orbitë të caktuar: “Zoti krijoi natën e ditën, Diellin e Hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.” (Enbija, 33). Në një ajet tjetër është përmendur se Dielli nuk është i palëvizshëm, por lëviz në një orbitë të caktuar: “Edhe Dielli lëviz drejt kufirit të tij përfundimtar. Ajo lëvizje është përcaktim i të Plotfuqishmit, të Diturit.” (Ja Sin, 38).

Këto argumente të komunikuara në Kur´an u zbuluan prej vëzhgimeve astronomike shumë shekuj më vonë. Sipas llogaritjeve të ekspertëve të astronomisë, Dielli udhëton me një shpejtësi marramendëse prej 720.000 km në orë në drejtim të yllit Vega në një orbitë të vetme të quajtur Maja Diellore. Në Kur’an është shpallur se i gjithë universi është i mbushur plot me rrugë e orbita si ajo e diellit: “Betohem në qiellin plot rrugë.” (Dharijat, 7). Sigurisht që në kohën e shpalljes së Kur´anit, njerëzimi nuk zotëronte teleskopë elektronikë apo teknologjinë e avancuar të vëzhgimit të trupave miliona kilometra në hapësirë, ashtu siç nuk dispononte njohuritë e sotme të fizikës apo astronomisë. Ndaj në atë kohë nuk ishte e mundur të zbulohej në mënyrë shkencore se hapësira është “plot me rrugë dhe orbita”, siç është shpallur në ajetin kur´anor: “As dielli nuk mund ta arrijë hënën e as nata paraditen, po secili noton në një galaktikë.” (Ja Sin, 40). Tregohet nga Ebu Dherri: "Unë hyra në xhami dhe i dërguari i Allahut ishte ulur aty. Kur dielli kishte perënduar, profeti a.s më tha: "O Ebu Dherr! A e di se ku shkon ky diell?" I thashë: "Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë." Ai a.s. tha: "Ai shkon dhe kërkon leje për sexhde, dhe kjo është e lejuar. Dhe (një ditë) atë, sikur është kërkuar të kthehet nga ai erdhi, atëherë ai do të rritet nga perëndimi." Atëherë, profeti lexoi:" Edhe dielli udhëton në kursin e tij të caktuar (për një afat të caktuar." (Sahihu i Buhariut 9:93:520). Shumë detaje në lidhje me lëvizjen e diellit

janë të përfshira në Kur'an. Sipas Kur'anit, kursi i supozuar i diellit është qartazi i dukshëm, është (pothuajse gjithmonë) i krahasuar me kursin e hënës. Përsëritet rregullisht, përdoret nga muslimanët si matës kohe, ka një destinacion, duke filluar në lindje ai shkon deri në një pikë të lartë, pastaj zbret poshtë në perëndim. Të gjitha këto fakte, të gjithë shkencëtarët muslimanë të dikurshëm dhe ato modernë pajtohen se Kur'ani është gjeocentrik dhe hadithet gjithashtu afirmojnë këtë kozmologji gjeocentrike (kështu që Muhamedi a.s ose së paku njerëzit rreth tij kanë rënë dakord me atë). Allahu e ka bërë natën një shenjë që ka veçori dalluese, me të cilën ajo është e njohur. Këto karakteristika përfshijnë errësirën dhe shfaqjen e hënës. Dita ka gjithashtu karakteristika dalluese, me të cilat është e njohur, dritë dhe paraqitje e diellit që ndriçon. Ai xh.sh ka bërë një dallim midis dritës së hënës dhe dritës së diellit, në mënyrë që ata të mund të dallohen nga njëra-tjetra: “Ai e bëri diellin shndritës e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk e krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton.” (Junus, 5). “Të pyesin ty për hënën e re (dhe fazat e saj), thuaj: “Ato janë përcaktime të kohës për njerëz dhe për haxh. Nuk është mirësi të hyni nga mbrapa në shtëpi, por është mirësi kush ruhet (nga të këqijat). Në shtëpi hyni nga dyert e tyre dhe kini frikë All-llahun, që të gjeni shpëtim.” (Bekare, 189). Në fund, duke shpresuar që çdo njeri të hulumtojë dhe të meditojë në mrekullitë e Allahut xh.sh dhe ta falenderojë Atë për mirësitë që na i ka dhuruar, po e mbyllim me këtë ajet: “I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell) e hënë që ndriçon. Ai është që bëri natën e ditën zëvendësuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.” (Furkan, 61-62).

Përmblodhi: Redaksia

gjë që tregon fare qartë se përdorimi i saj është bërë me qëllim. Sidoqoftë, ne duhet të sjellim ndërmend se njohuritë e astronomisë të asaj kohe e perceptonin botën krejt ndryshe. Atëherë mendohej se bota ishte një plan i sheshtë dhe të gjitha përllogaritjet dhe shpjegimet shkencore ishin të bazuara mbi këtë besim. Ajetet kur´anore përmbajnë informacione, të cilat ne kemi mundur t’i njohim vetëm disa shekuj më parë. Përderisa Kur´ani është fjala e Zotit, Ai ka përdorur fjalët më të sakta, kur flet për përshkrimin e universit. Por cila paraprin, nata apo dita? Allahu xh.sh. në suren Ja Sin thotë: “As dielli nuk duhet ta arrijë hënën, dhe as nata s’është para ditës …” (Ja Sin, 40). Fjala këtu është për rregullat e gjithësisë. Dielli nuk mund ta arrijë hënën, sepse siç është thënë nga shkencëtarët, ata lundrojnë nëpër orbita të veçanta. Kjo e vërtetë shkencore është zbuluar tani pak para disa vitesh, kurse Kur’ani e ka sinjalizuar që para 14 shekujsh. “…dhe as nata s’është para ditës…” Pra, dita s’është para natës dhe as nata s’është para ditës. Kjo jep të kuptohet, se nata dhe dita ishin prezente në të njëjtën kohë, e kjo nuk mund të ndodhë nëse toka nuk është e rrumbullakët. Këtu, Allahu për qëllim kishte të eliminonte një realitet të gabuar. Arabët thonin se nata është para ditës. Tek arabët dita fillonte pasi perëndonte dielli. Kështu që, muaji Ramazan vërtetohej se kishte hyrë pasi të perëndonte dielli në fund të muajit Shaban, Bajrami vërtetohej se kishte hyrë në perëndimin e ditës së fundit të muajit Ramazan. Nëse arabët thonin se nata është para ditës, kjo nënkuptonte se dita nuk është para natës.

29


MES NESH

Të drejtat e bashkëshortësisë

Të drejtat reciproke Të drejtat e gruas Të drejtat e bashkëshortit Të drejtat e kushtëzuara Këshilla për një familje të mbarë

Falenderojmë Allahun, Zotin, Krijuesin e Botërave, i Cili çdo gjë e ka krijuar çift. Paqja dhe mirësitë e Zotit qofshin mbi Muhamedin, njeriun më të mirë, më të dashurin, më të mëshirshmin për umetin e tij.

Arti i komunikimit mes njerëzve

Njeriu më i afërt dhe njeriu që ti duhet të jesh shembull i lartë i komunikimit, është pikërisht bashkëshorti ose bashkëshortja. Dhe nëse njeriu nuk e fillon me atë që ka më afër, më pranë që të jetë shëmbull i mirë i komunikimit, atëherë nuk mund të jetë shembull për të tjerët që janë më larg tij. Nëse njeriu nuk përmirësohet me familjen e tij, nuk mund të jetë i përmirësuar me shoqërinë që e rrethon. Shumë njerëz mendojne se kur bëhet fjalë për artin e komunikmit, mendojnë se po bëhet fjalë për diçka “jashtë” asaj reales, pra diçka jashtë tyre që duhet të ketë të bëjë me të tjerët. Por jo, nuk është e vërtetë. Ky art duhet të fillojë nga vetet tona. Jeta bashkëshortore në islam nuk është lojë. Nuk janë çaste që njeriu do të shfryjë epshet e tij. Jeta bashkëshortore është përgjegjësi, mbajtje amaneti, mbajtje përgjegjësie. Do të thotë ta marrësh jetën ndryshe siç mund ta kesh menduar nga ajo që e ke marrë jetën më përpara. Të jesh përgjegjës, të japësh llogari jo vetëm për veten tënde, por edhe për të tjerët. Jeta bashkëshortore në islam do të thotë ruajtje e dinjitetit, do të thotë ruajtje e racës njerëzore. Por, me cilat të drejta të fillojmë? Si proçedohet, me të drejtat e burrave apo të grave? Apo dikush thotë me ato të kushtëzuarat, porse me e drejta është që të niset me të drejtat reciproke, sepse këto zakonisht lihen pas dore, ose këto harrohen. Ka prej burrave që thonë: “Të drejtat e mia janë këto dhe këto”, dhe numërojnë pa mbarim. Po ashtu edhe gruaja bën të njëjtën gjë. Që të dy harrojnë se të drejtat janë të barabarta ndërmjet burrit dhe gruas, pra siç është urdhëruar burri për to, është urdhëruar edhe gruaja. Prandaj quhen të drejtat reciproke dhe kjo tregon për largpamësinë e kësaj feje dhe se si kjo fe ka marrë në vetvete zgjedhjen e çdo gjëje që i nevojitet njerëzve.

30

Të drejtat reciproke

Të drejtat reciproke ndërmjet dy bashëkshorteve: Është thënia e Allahut: “Gratë kanë të drejtat e njëjta si burrat, ndërsa meshkujt janë një gradë më lart me të drejta.” Pra na tregon Allahu se ka të drejta të barabarta, por përveç të drejtave të gjithësecilit prej tyre që janë bërë të qarta me argumente, me ajete e hadithe të tjera. E drejta e parë. • Thënia e Zotit: “Të jetuarit e një jete të mirë.” Dijetarët kanë thënë se të jetuarit e një jete të mirë do të thotë shoqërimi i mirë, sinqeriteti në dashuri, ndjesia e mbikqyrjes së Zotit të Madhëruar, mosngarkimi i tjetrit me atë që nuk ka mundësi ta bëjë. Të dijë gjithësecili prej bashkëshortëve të sillet me palën tjetër ashtu siç do të donte që pala tjetër të sillej me të. Ibn Abazi (Zoti qoftë i kënaqur me të), megjthëse ishte ne mes nxënësve të tij, kur po afrohej afër Mekës, shkoi pranë një pasqyre. U kreh dhe u rregullua, u lye me erë të mirë. Ishte prej dijetarëve të sahabëve dhe u habitën nxënësit e tij. E pyetën se pse bëri një gjë të tillë? Ai tha: “Pas pak çastesh do të shkoj tek gruaja e ime dhe unë dua të shkoj tek gruaja ime ashtu siç do të doja unë të rrinte gruaja ime para meje.”

Këtë gjë shumë prej vëllezërve e lënë pas dore. Jashtë shtëpie lyhen, parfumosen, veshin rroba të bukura e të pastra, ndërsa në shtëpinë e tyre nuk i kushtojnë rëndësi këtyre gjërave. • Ndihmesa e njëri-tjetrit. Kemi dëgjuar të thuhet se kjo është punë burri apo punë gruaje. Në fakt secili prej bashkëshortëve duhet të kontribuojë në përmbushjen e punëve të secilit. Kjo çon në gëzimin e zemrës së tjetrit. E dimë shumë mirë hadithin e profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Puna më e dashur tek Allahu është gëzimi që ti fut në zemrën e një muslimani.” Pra nëse ky musliman është bashkëshorti yt ose bashkëshortja jote, sigurisht që shpërblimi është më i madh. • Duaja dhe lutja e ndërsjelltë për njëri-tjetrin. Njihet hadithi i profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Kush lutet për vëllain e tij…” Por a mos është kjo vetëm për vëllanë jashtë shtëpie, apo është edhe për motrën muslimane që ti e ke tashmë bashkëshorte dhe është për vëllain që është tashmë dhe bashkëshorti yt. • Mundohu që pala tjetër të jetë e kënaqur. Çfarë do të bëje që të gëzoje një vëlla që e di se ai do të kënaqej? Po për bashkëshorten çfarë do të bëje, për atë grua që e di se me

31


se gëzohet ajo? Këto gjëra e kënaqin gruan muslimane. Edhe ti mendo o motër se çfarë e kënaq burrin tënd. Thotë profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Nuk ka ndonjë grua që vdes dhe burri i saj është i kënaqur me të, e mos të meritojë ajo prej Allahut, Xhenetin.” “Të jetosh me të mirë”, për të dyja palët, do të thotë të kesh parasysh disa rregulla si më poshtë: 1)-Vetëmjaftueshmëria është thesar që nuk mbaron kurrë. Shumë prej prej grave e mendojnë bashkëshortin shumë të përkryer. Burrë, i cili nuk ekziston në realitet. Duan që bashkëshorti të jetë i përsosur, ose të jetë e të jetë, të ketë e të ketë. Në fakt ke të bësh me një krijesë të mangët, se i persosur, i përkryer është vetëm Zoti. Ndaj mos kërko një bashkëshort jashtë normales. Gjithësecili të kënaqet me ato të mira që gjen tek pala tjetër. Prandaj dhe martesa në islam konsiderohet plotësim i dy palëve. Profeti kur flet për natyrën e femrës thotë: “Nuk kam parë më të mangëta në fe dhe logjikë sesa gratë!” “shembulli i gruas është si shembulli i brinjës” Kanë thënë dijetarët dhe shkenca ka zbuluar se zhvillimi dhe fizionomia e gruas është e dobët dhe se tek burrat fizionomia dhe logjika janë të forta. Femrat kanë ndjesinë më të fortë se sa burrat dhe kanë thënë dijetarët se kjo është plotësim për të dy palët. Po të ishin njësoj me ashpërsi burri dhe gruaja, do prishej jetesa, por këta plotësojnë njëri-tjetrin. Po të kishte burri butësi e jo siguri, mbrojtje, nuk do të gëzohej gruaja, sepse ajo kërkon mbrojtje e mbështetje tek ai. Nëse gjen virtyte tek gruaja jote apo tek burri yt, ruaji dhe mundohu që të shtohen, e nëse gjen vese, mundohu që këto vese t´i luftoni. Mos harro se kënaqësia e përsosur dhe gruaja shembull dhe burri shembull është vetëm në Xhenet, ndërsa në tokë të përkryer nuk i gjen, por mjaftohu me atë çfarë të ka dhënë Allahu. I dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ka shpëtuar ai njeri që ka këto tre gjëra:

32

Është i shëndoshë, e ka rizkun të lejuar dhe është mjaftuar me atë që ka, që ia ka dhënë Zoti i Lartësuar.” • Patjetër duhet ndihmë, falje e tolerim nga të dyja palët. Mundohu që të mos biesh shumë në kundërshtim me burrin tënd, apo me gruan tënde. Secili të zbresë e të tolerojë nga haku dhe e drejta e vet. Mos e ngarko tjetrin përtej mundësive të tij, mos harro se dhe në kohën e profetit ka ndodhur që bashkëshortët kanë pasur mosmarrëveshje, porse kanë ditur se si t´i zgjidhin se kanë pasur profetin në mesin e tyre. Trasmetohet se mes profetit dhe Aishes ka pasur një mosmarrëveshje dhe këta morën si gjykatës për çështjen Ebu Bekrin dhe sigurisht ai i tha profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Fol o i dërguari i Zotit!”. I thotë Aishja: “Fol o i dërguari i Zotit, por fol të drejtën!” (ndërkohë që ajo duhet ta dinte se profeti fliste veçse të drejtën). Ne e kemi dëgjuar atë historinë kur njëra nga gratë e profetit kishte gatuar diçka për profetin dhe e kishte Aishja realisht radhën që tia servirte ushqimin dhe e gjen Safijen që kishte sjellë ushqimin. Aishja e mori ushqimin dhe e theu enën dhe profeti i Zotit tha: “Nëna juaj u bë xheloze” dhe e urdhëroi Aishen të sjellë një enë si ajo. Më e veçanta ishte se kishte 5 apo 6 raste ku Aishja edhe me gratë e tjera kishte bërë po të njëjtën gjë dhe po çdo herë profeti i Zotit e kishte urdhëruar të sillte të njëjtën enë që kishte thyer. Nuk ishte rast i vetëm, por kishte ndodhur shumë raste, dhe profeti e toleroi, e fali, e mori në konsideratë xhelozinë e palës tjetër. • Si duhet të veprojmë nëse shohim diçka që nuk na pëlqen nga pala tjetër? Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: “Nuk ka pse të mërzitet një besimtar nga një besimtar nëse sheh diçka që nuk e pëlqen.” (pra nuk ka thënë pse ta rrahë e pse të sillet keq siç ndodh rëndom sot, por ka thënë nuk ka pse të mërzitet). Kjo, sepse do të shohë tek ai apo ajo, diçka tjetër që e pëlqen. Po kështu

edhe gruaja, nuk ka pse të mërzitet, nëse shikon diçka që nuk e pëlqen tek burri, sepse do shikoje tek ai diçka që do t´i pëlqejë. Allahu na tregon në Kur´an dhe thotë: “Nëse ju nuk pëlqeni diçka tek gratë tuaja, dhe nëse duroni, Allahu tek ajo që nuk e doni, vë hajer, mirësi të mëdha.” Thotë profeti i dashur (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Kërkoj prej teje të marrësh hakun e dy të dobtëve, jetimit dhe gruas.” Kjo, sepse shumë njerëz që e tejkalojnë, janë bërë ashtu siç ka folur profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) për gratë në kohën e tij e çfarë tha ai për ato gra në kohën e tij? Thotë profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të):”Është për t´u çuditur me ndonjërën prej jush që nëse bashkëshorti gjithë jetës ka bërë mirë dhe vetëm mirë, e nëse vetëm një here arrin e bën një të keqe, ajo thotë: “Bashkëshorti im asnjëherë nuk më ka bërë mirë.” Pra, ia fshin atij mirësitë e mëparshme. Ka prej burrave që nëse gruaja sillet mirë gjatë gjithë kohës dhe vetëm njëherë ka gabuar, ia harron të gjitha mirësitë asaj dhe nuk mban mend veçse atë të keqe. Kjo është fatkeqësi dhe jo pa qëllim profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) bëri një dua të tillë. Jo më kot profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) thotë sërish: “Më i miri prej jush, është më i miri me familjn e tij, me gruan e

tij dhe unë jam më i miri prej jush me familjen, me bashkëshorten time.” Transmetohet se Muaijes (prijës i besimatrëve) i kanë thënë: “Ti bën disa veprime që ua plotëson qejfin grave e ne të mbajmë për dijetar ose themi për ty se ti je më i mençuri, më i zgjuari. Ai tha: “Ua plotësojnë qejfin grave ata që janë të ndershëm e bujarë e ata që nuk ua plotësojnë grave qejfin, janë ata njerëzit e këqinj.” • Të tregohesh mesatar në xhelozi është prej jetesës në mirësi. Nuk ka lidhje me islamin të thuash se unë jam xheloz e ta teprosh, por edhe nuk është prej islamit që të mos kesh aspak xhelozi. Të jesh i përmbajtur e i mesëm në xhelozi. Thotë profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Ka prej xhelozisë që e do Allahu dhe ka prej xhelozisë që e urren Allahu.” Ajo xhelozi që vjen mbi fakte dhe dyshime, atë e do Allahu, por ajo që vjen pa argument, pa fakte, atë e urren Allahu. Pra nuk ka të drejtë askush që në emër të islamit të abuzojë në xhelozi. E drejta e dytë • E drejta e kënaqësisë ndjesore seksuale. Allahu thotë në Kur´an: “… dhe ata, të cilët i ruajnë organet e tyre intime nga marrëdhëniet e jashtëligjshme, me

33


Nga Ahmed KALAJA

përjashtim të marrdhënieve të ligjshme me gratë e tyre e robëreshat dhe kushdo që ndjek rrugë tjetër prej kësaj rruge, këta i kanë kaluar kufinjtë e Zotit.” Allahu përmend në Kur´an Lutin, lidhur me popullin e tij që bënin aktin e urryer, marrëdhëniet mes burrave duke thënë: “...dhe ju lini atë që Zoti ka krijuar për ju prej bashkëshorteve tuaja.” “Ky argument është i qartë për të drejtën që ka bashkëshorti tek bashkëshortja e tij”, shprehen dijetarët. Nuk lejohet për një grua, e cila e adhuron Allahun, të agjërojë nafile (jo të detyrueshme), veçse me lejen e burrit të vet.Gruaja ka të drejtën e vet të kënaqet me burrin e saj ashtu siç e ka të drejtën burri tek ajo. E drejta e tretë • Bashkëpunimi në të mirë Secili duhet të ndihmojë në vepra të mira dhe në adhurimin e Allahut dhe në devotshmëri. Të bashkëpunojë në çdo gjë që çon në devotshmëri. Pra “bashkëpunimi” është ndërmjet burrit dhe gruas. Thotë Allahu sërish: “Besimtari dhe besimtarja janë për njëri –tjetrit” Kur Allahu flet në Kur´an: “O ju që keni besuar, ruajini vetet tuaja!” dhe nuk është mjaftuar me këtë, por ka shtuar: “dhe familjen tuaj” dhe i pari që futet në familjen tënde a nuk është ajo, gruaja? Prandaj edhe i dërguari i Zotit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), kur flet për familjen e shëndoshë, e të lumtur, për atë familje që duhet ta kemi qëllim ta arrijmë thotë: “Allahu e mëshiroftë atë burrë që çohet natën dhe falet, e zgjon gruan e tij të falet e nëse ajo nuk zgjohet, ai e spërkat fytyrën e saj me ujë, që të zgjohet. Allahu e

34

mëshiroftë atë grua që çohet natën dhe falet, e thërret burrin e saj dhe e spërkat atë me ujë, që të çohet e të falet.” Thotë sërish profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Nëse çohet burri dhe gruaja natën dhe falin dy rekate së bashku, Allahu do t´i shkruajë ata si ata që e përmedin Allahun shumë.” • Ndihma e njëri-tjetrit, në dobi për çështjet e kësaj bote. E pyetën Aishen se si ka qenë profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) në shtëpi. Ajo tha: “Merrej me zanatin e gruas së tij, pra bënte punë shtëpie si: pastronte, qepte e arnonte shapkat e tij.” E ky kush ishte? Ishte i dërguari i Zotit në shtëpinë e tij. Transmetohet se Fatimes i bëheshin duart me kallo, ngaqë merrej me bluarjen e bërthamave të hurmave dhe thuhet në hadith: “Bija e profetit, Fatimja, e pastra, e bija e të pastrit, u ankua një ditë se bënte punë të madhe dhe lodhej. I tha profetit: “Kur të vijë ndonjë rob lufte, na e dërgo neve që të na ndihmojë në punët e shtëpisë.” Profeti i tha: “A t’ju tregoj ju diçka të mirë, më të mirë sesa sjellja e shërbetorit: Thoni para se të flini 33 herë subhanAllah, 33 herë elhamdualilah, 34 herë Allahu Ekber.” Prej të drejtave reciproke të secilës palë që lihet pas dore është: • Nderimi dhe respektimi i palës tjetër. Siç kërkon burri respektin e prindërve të tij nga gruaja dhe gruaja duhet të respektojë prindërit e burrit, edhe burri duhet të respektojë njerëzit e gruas së tij. T´i presë, t´i nderojë, t´i respektojë ata, siç bënte profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) që edhe pas vdekjes së Hatixhes, respektonte fisin dhe shoqërinë e saj.

Madhështia e krijimit tek YJET Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit Krijuesi i qiejve dhe i tokës. Ai që di të dukshmen dhe të fshehtën. Madhështia e Tij është në çdo çast dhe kohë. Fuqia e Tij është e dukshme tek të gjitha krijesat. I ka krijuar krijesat në një mënyrë të pashembullt. E ka krijuar njeriun dhe e ka përsosur atë. Madhështori, i Gjithëfuqishmi, Më i Madhi, Më i Larti. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i Vetëm është, e i pa shoq. Paqja dhe bekimet janë për të dërguarin tonë Muhamedin (alejhi selam), familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.

YJET

Në kulmin e habisë, çudisë dhe tërheqjes së vëmëndjes, një botë e çuditshme e habitshme. Yjet janë zbukurim.Yjet janë rojtarë. Yjet janë përsosmëri në krijim. Dijetarët e astronomisë përpara numëronin me qindra dhe me mijëra yje, ndërsa tani llogariten me miliarda. Shkencëtarët përllogarisin yjet e orbitës sonë mesatare dhe ajo është udha "tebana" rreth 1 triliard yje në një orbitë tjetër. Dijetarët numërojnë këto yje në një numër shumë të lartë, triliarda yje. Përllogaritjet e kohës kanë zbuluar triliarda orbita. Në çdo orbitë triliarda yje. I Dlirë nga të metat është Allahu, Madhështori, i Cili ka thënë në Kur´an: "Ne e kemi ndërtuar qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë."Ajo që është më e çuditshme është ajo që ka arritur shkenca e sotme për shpejtësinë e disa yjeve. Disa prej tyre nëpër orbita ecin me një shpejtësi të madhe, shpejtësi që arrin shpejtësinë e dritës. Çfarë është kjo gjithësi e gjerë, e hapur? Kanë arritur astronomët të studiojnë yjet dhe kanë mësuar se ndriçimet e një numri të madh prej tyre arrijnë largësitë e tyre 100 vjet larg dritës ose më larg. Disa yje ndriçojnë më shumë sesa drita e diellit 10,000 herë më shumë. Shikoni qiellin në përsosmërinë e tij dhe ju i shikoni yjet në të që e kanë zbukuruar, në një mënyrë të këndshme dhe të bukur. Me gjithë bukurinë ato janë rojtarë për qiellin për të

MADHESHTI

mos përthithur lajmet. Allahu i lartësuar ka thënë: “Ne e kemi stolisur qiellin e kësaj bote me shkëlqimin e yjeve, mbrojtje nga djajtë kryeneçë. (Kështu që) ata nuk e përgjojnë dot Grupin më të Lartë (engjëjt lart në qiej) dhe qëllohen (me meteorë) nga të gjitha anët.” Yjet në qiell janë udhëzim për rrugëtarët, me anë të yjeve njerëzit njohin drejtimet dhe njohin stinët. Të parët dhe ata që erdhën më pas kanë ditur të ecin me anë të yjeve. Allahu ju ka bërë mirësi njerëzve me anë të yjeve. "Është Ai që i ka krijuar yjet, për t’ju rrëfyer rrugën në errësirat e tokës dhe të detit. Ne ua kemi shpjeguar qartë shpalljet Tona njerëzve që dinë." Largësia e yjeve apo afërsia është një gjë e vështirë të kufizohet. Vazhdojnë shkencëtarët të studiojnë dhe Ylli më i afërt nga toka është 4 vite drite larg. Ai është ylli Sirius i jemenit siç e quajnë arabët. Lind mbas ghozit në nxehtësinë më të madhe. Ai është një yll 500 herë më i madh se dielli. Atë e adhuronte një fis arab që quhej "Huza-a". Allahu i´u tregoi se Ai është Krijuesi i këtij ylli. Ylli "Kanopus". Ai është 2500 herë më i fortë se dielli. Këto yje janë trupa të zjarrtë që ndriçojnë vetë dhe në veçanti i madhi i tyre. Shumë prej njerëzve i shikonin ditën, disa prej tyre deri kohët e fundit, dhe mësonin sipas tyre periudhën e mbjelljes dhe ndërrimit të stinëve. Këto yje janë prej krijesave të Allahut dhe prej madhështisë së krijimit të Tij. Ato e njohin 35


ZBRITJA E SHIUT

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Falenderimet i takojnë Allahut, Atij i përkasin cilësitë e plota. Ai është i Pastër nga çdo mangësi dhe paaftësi. Allahu është larg përngjasimeve dhe shembujve. Madhështori që i përket çdo madhështie. Mbikqyrësi i punëve të robërve të tij. I Gjithëdijshmi për fjalët dhe veprat e tyre. Ai, i Cili ka garantuar furnizimin e tyre dhe afatin e tyre. Ai krijoi brezat dhe i´u dha jetë. Ai i´u dha jetë popujve dhe i ka zhdukur ata. I ka mbushur zemrat me respektin ndaj Tij dhe shpirtrat me Madhështinë e Tij. E ka mbushur universin me urtësinë e Tij. I ka veshur krijesat me mirësinë e Tij. I Dlirë nga të metat është Ai që zgjodhi për Vete përjetësinë. Është larg ortakëve. Ka përsosur çdo gjë ashtu si ka dashur. I Dlirë nga të metat është Ai që bëri ujin të ecë, erën të lëvizë. Përhap dritën dhe sjell errësirën. Paqja dhe begatia është për më të mirin e pejgamberëve dhe zotëriun e miqve të Tij, Muhamedin (alejhi selam), familjen dhe shokët e tij.

36

Uji është një lëng që nuk ka shije dhe ngjyrë, por ai është jeta. Siç ka thënë Allahu i Lartësuar "Ne kemi bërë nga uji çdo gjë të gjallë." Uji vërshon dhe shfaqet jeta. Uji ndërpritet dhe ndërpritet jeta. Me ujin fillon jeta dhe shfaqet gjelbërimi. Me ujin lëvizin krahët, rëndojnë gjethet dhe ftohet era. Përhapet aroma. Me ujin gjelbërohen gjethet. Piqen frutat dhe ftohen veshkat dhe relaksohen trupat. I Dlirë nga të metat është ai që e ka vendosur jetën në ujë. Uji është një mirësi e madhe e Allahut, dhuratë prej Allahut. Prej nga erdhi uji? Allahu i madhëruar ka thënë: "Allahu është Ai që i dërgon erërat, të cilat lëvizin retë. Ne i drejtojmë ato në viset e vdekura e nëpërmjet tyre gjallërojmë tokën, pasi ka qenë e shkretë. Kështu do të jetë edhe ringjallja." Meditoni në thënien e Allahut "drejtojmë", në përpikmërinë e saj. Allahu është Ai, i Cili i drejton retë e mbushura me ujëra të shumta. E drejton me anë të erës në vendin që ka caktuar të zbresë shiu i saj. Shikoje këtë përsosmëri. Uji zbret me përcaktim. Sikur të zbriste më tepër se sa duhet, do të dëmtonte të mbjellat. Do të kalonte vërshimi i ujit mbi të njomën dhe të thatën. Në vend të gjallërimit, bëhet mjet prishjeje. Nuk ka mjaftuar vetëm me një përshkrim, por e ka përshkruar se ai është i lëngët, sepse kjo cilësi i jep vetinë e depërtimit në çdo gjë për jetën. Allahu i Lartësuar thotë: "Nga retë Ne ju lëshojmë ujëra të bollshëm për rritjen e drithërave, bimëve dhe të kopshteve të dendura." Për shkak se ai është i lëngshëm çdo gjallesë mund të pijë prej tij, dhe të shuajë etjen e tij. Allahu i Lartësuar ka thënë: "Zbresim nga qielli ujë, prej të cilit ju japim të pini e të cilin nuk mund ta depozitoni dot." Mendo pak në këtë re, miliona pika të vogla prej uji që i mban reja

dhe i trasporton era, derisa formohen retë që janë të mbushura me ujë dhe ecin derisa t´ju vijë urdhëri i Allahut. Qëndrojnë aty ku janë të urdhëruar, pastaj lëshojnë ujin, ndoshta zbret edhe breshër. Allahu thotë: "Se breshëri zbret nga malet". Shkenctarët mbetën të habitur, kur dëgjuan "male". Shkenca e sotme ka zbuluar se breshëri nuk është gjë tjetër vetem se pakicë e vogël prej maleve të akullta që lëvizin në ajër. Kush është ai që ia mësoi profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), pa shkrim e këndim, këtë sekret? Mendoni në urtësinë e zbritjes së shiut nga lart që të përgjithësojë me zbritjen e tij të gjithë pjesët e tokës, të ulëtat dhe të lartat. Sikur Zoti i Madhëruar ta lëshonte vetëm në një anë të vetme, nuk do të vinte uji në një anë të lartë, vetëm se nëse mblidhen ujërat me shumicë dhe në të do të ketë prishje. Urtësia e Tij bëri që t´i lëvizë nga lart. Kur e zbret ujin, e zbret të ndarë me pika. Çdo pikë me një përmasë të caktuar, me urtësinë e Allahut dhe me Mëshirën e Tij. Reja e lëshon ujin tokës me spërkatje dhe e dërgon atë me pika të ndara. Nuk e arrijnë njëra-tjetrën dhe nuk përzihen. Çdonjëra prej tyre është në rrugën e saj që nuk devijon, derisa të bjerë në tokë. Sikur krijesat të mblidheshin të gjitha që të krijonin qoftë dhe një pikë shiu, nuk do ta krijonin. Sikur të mblidhen të numërojnë numrin e pikave në një moment, nuk do të arrinin. I Dlirë nga të metat është Ai që e dlirësojnë madhështinë e Tij krijesat dhe ka dëshmuar për madhështinë e Tij çdo gjë që ekziston dhe i është nënshtruar pushtetit të Tij toka dhe qiejt. Bubullima e madhëron Atë me falënderim. Shiu dëshmon për madhështinë e Tij. Erërat ecin me urdhërin e Tij.

Nga Prof Sehed Al Senejdi

njësimin e Tij. Besojnë në fuqinë e Tij. Yjet bëjnë sexhde për Allahun, kur shumë prej njerëzve nuk i bien në sexhde, yjet janë të nënshtruar ndaj urdhrit të Allahut, kur shumë prej njerëzve nuk janë të nënshtruar ndaj urdhërave të tij. I Dlirë është Allahu, Madhështori. "A nuk e sheh ti se, në të vërtetë, Allahut i përulen në sexhde ata që gjenden në qiej dhe në tokë, edhe dielli, edhe hëna, edhe yjet, edhe malet, edhe drurët, edhe kafshët dhe shumë nga njerëzit (muslimanët)? Por, ka shumë njerëz (mohues) që meritojnë dënimin. E atë që e poshtëron Allahu, askush nuk mund ta bëjë të nderuar. Allahu, me të vërtetë, bën çfarë të dëshirojë." O Allah na bëj ne prej robërve të tu besimtarë! Na zbukuro ne me dituri! Na fal ne, prindërit tanë dhe të gjithë krijesat! Falenderimet i takojnë Allahut, Sunduesit të gjithësisë.

37


REALITET

Islami është pjesë e pandashme e Europës

Në këtë hulumtim sociologjik dhe demografik s’duhet të harrojmë se Europa

nuk njihet me islamin vetëm gjatë kohëve të fundit, por islami është pjesë e pandashme e Europës. Europa dhe islami kanë lidhje të ngushta shekullore me njëri-tjetrin. Së pari, shteti i Andaluzisë në gadishullin Iberik dhe më vonë kryqëzatat, por edhe përhapja e kalifatit osman, sollën marrëdhënie të ndërsjellta mes dy shoqërive. Shumë historianë dhe sociologë e shohin sot islamin si shkakun kryesor të daljes së Europës nga errësira e Mesjetës në shkëlqimin e zhvillimit modern. Në një kohë, kur Europa ishte e prapambetur në mjekësi, astronomi, matematikë e në fusha të tjera, muslimanët kishin një thesar të madh njohurish dhe mundësi të mëdha zhvillimi, njohuri, të cilave ajo i´u referua. Ashtu si në vende të tjera, islami është në rritje të shpejtë edhe në Europë. Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen më tepër në vitet e fundit, siç dëshmohet prej shumë temave, raporteve dhe artikujve “mbi vendin e islamit në Europë” dhe “mbi dialogun mes shoqërisë europiane dhe asaj islame”. Rrënjët e këtij interesimi gjenden në rritjen e vazhdueshme të popullatës muslimane jo vetëm për shkak të emigrimit. Përpos emigracionit që ka pasur një rol të rëndësishëm në shtimin e popullatës muslimane, shumë hulumtues kanë theksuar një arsye krejt tjetër: përqindjen e lartë të kthimit në muslimanë, sipas një raporti perëndimor të viteve të fundit. Ky raport deklaron se numri i atyre që po kthehen në islam në shtetet perëndimore është rritur edhe më tepër, veçanërisht pas sulmeve të 11 shtatorit. Për shembull, numri i të kthyerve në islam në disa shtete kryesore të Europës u rrit vitet e fundit nga 30.000 deri në 50.000. Disa lajme shumë të gëzueshme për një të ardhme tepër të pritur. Me mbledhjen e gjithë këtyre fakteve, arrijmë në përfundimin se islami po ngjall gjithmonë e më tepër interes në botë. Këto zhvillime lënë për të kuptuar se bota po shkon drejt një epoke të re ku dashtë Zoti, islami do të zërë vend të rëndësishëm dhe mësimet e etikës në Kur’an dhe në traditën profetike do të përhapen masivisht.

38

Eshtë me rëndësi të vihet në dukje se ky zhvillim shumë i rëndësishëm është përmendur në Kur’an para 14 shekujve ku Allahu i Lartësuar thotë: “Ata duan ta shuajnë Dritën e Allahut me gojët e tyre, por Allahu nuk do ta lejojë këtë, përkundrazi, Ai do ta përsosë Dritën e Tij, edhe pse këtë e urrejnë mohuesit (jobesimtarët). Eshtë Ai që e ka sjellë të Dërguarin e Tij me udhëzime dhe me fenë e vërtetë, për ta ngadhënjyer përmbi të gjitha fetë, edhe pse politeistët e urrejnë.” (Surja et-Teube, ajetet 32-33). Përhapja e moralit islam është një nga premtimet e Zotit ndaj besimtarëve. Veç këtyre ajeteve, ka shumë thënie të pejgamberit tonë (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) që pohojnë se mësimet e Kur’anit dhe të traditës profetike kanë për të triumfuar. Pejgamberi, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), thotë: “Në kohën e fundit, para mbarimit të kësaj bote, njerëzimi do të përjetojë një periudhë, në të cilën keqbërja, padrejtësia, mashtrimi, dredhia, grindja, konflikti dhe degjenerimi moral do të jenë shumë të përhapura. Pastaj do të vijë periudha e artë, në të cilën morali i mirë ka për të qenë i

pranishëm tek njerëzit në gjithë botën.” Disa nga këto thënie do t’i përmendim më poshtë së bashku me komentimin e tyre. “Gjatë kësaj periudhe umeti im do të bëjë jetë të rehatshme dhe pa brenga, të cilën nuk e ka përjetuar asnjëherë më parë. Toka do ta nxjerrë prodhimin e vet pa ndalur asgjë dhe pasuria do të ekzistojë me bollëk në atë kohë.” (Transmeton Ibn Maxhe në Sunenin e tij) “Banorët e qiejve dhe të tokës do të jenë të kënaqur. Toka do të nxjerrë gjithë atë që rritet në të, dhe qielli do të lëshojë shi me bollëk. Për shkak të këtyre të mirave të gjallët do të dëshirojnë që të vdekurit të kthehen në jetë përsëri.” (Muhtesar Tedhkire Kurtubi fq. 437). “Toka do të mbushet me barazi dhe drejtësi, siç qe mbushur më parë me shtypje dhe tirani.” (Transmeton Ebu Davudi). “Drejtësia do të mbizotërojë deri në atë masë saqë çdo pronë e marrë me dhunë do t’i kthehet pronarit të saj, për më tepër, sendi që është marrë nga dikush do të kthehet edhe nëse gjendet nën dhëmbët e marrësit. Bota do të jetë plot siguri saqë disa gra do të mund ta kryejnë haxhin pa shoqërimin e burrave.” (Ibn Haxher Hejthem, Al-Qaul Muhtasar, fq. 23). 39


Feja

PERRETH NJE BOSHTI

me më shumë ndjekës në botë

Përgatiti: Emërim Koçi

Duke u mbështetur në këto thënie, periudha e artë do të jetë një kohë, në të cilën mes njerëzimit ka për të ekzistuar drejtësia, bollëku, mirëqenia, siguria, paqja dhe vëllazërimi, një kohë ku njerëzit do të përjetojnë dashuri, vetësakrificë, tolerancë, kujdes, mëshirë dhe lumturi. Në fjalët e tij, pejgamberi ynë, Muhamedi, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), thotë se kjo kohë e bekuar ka për t’u përjetuar me ardhjen e Mehdiut, i cili do të vijë në kohën e fundit për ta shpëtuar

40

botën nga kaosi, padrejtësia dhe rënia e moralit. Ai do t’i shkatërrojë ideologjitë jofetare dhe do ta ndalojë padrejtësinë që mbizotëron. Për më tepër, ai do të bëjë që mësimet e Kur’anit dhe tradita profetike të përhapen midis njerëzimit e ka për të sjellë paqe dhe mirëqenie në botë. Ngritja dhe përhapja e islamit që po ndihet tani si dhe roli i muslimanëve në epokën e re, janë shenja se periudha e paralajmëruar në Kur’an dhe hadith është shumë pranë.

vërtetojnë se përhapja e Islamit në vitet e ardhshme do të ndodhë me një shpejtësi të madhe. Karakteristikë e kësaj shpejtësie është se ndodh në heshtje dhe qetësi. Kjo është e vërteta, në të cilën ndeshin më së shumti ata që merren me studimin e çështjeve islame në botë. Shifrat në vazhdim paraqesin një befasi për shumicën prej nesh. Studimet statistikore kanë qartësuar se numri i muslimanëve në botë është 2.038 miliard (dy miliard e tridhjetë e tetë milion), ndërsa përqindja më e madhe është në Azi me gjithsej 1.389.5 miliard (një miliard e treqind e tetëdhjetë e nëntë milion e pesëqind mijë), ndërsa në Afrikë ka 581.58 milionë muslimanë. Shumica e muslimanëve në botën mbarë, krenohen me përkatësinë islame që kanë dhe të paktë janë ata që shprehin mosbesimin e tyre ose largimin nga feja. Ky është një argument tjetër i fuqisë së mësimeve islame. Sipas një studimi të kryer në Britani, përqindja e atyre që kanë deklaruar përkatësinë e tyre fetare ka rënë 10% dhe kjo në një periudhë pesëvjeçare, megjithëse shumica e perëndimorëve deklarohen se janë fetarë, por këtë vetëm sa për konsideratë qytetare dhe se realiteti është krejtësisht ndryshe. CNN ka publikuar një statistikë, sipas së cilës 1/5 e amerikanëve thonë se nuk kanë fe. Kjo ndodh edhe në shumë vende europiane. Vendi më i madh musliman tani për tani është Indonezia me 218 milion muslimanë, pastaj vjen Pakistani me 183 milion muslimanë, Bangladeshi me 154 milion muslimanë, kurse vendi me numrin më të madh të muslimanëve në botë është India, e cila ka gjithsej 255 milionë

muslimanë. Kurse në Kinë ka 135 milion muslimanë. Le të shohim statistikat më të reja të muslimanëve në botë të ndarë sipas kontinenteve: muslimanë në Azi, janë 1.389.5 miliard. Numri i muslimanëve në Afrikë arrin në 581.58 milion. Në vendet europiane, numri i tyre arrin në 56.19 milion. Muslimanët në Shtetet Amerikane, janë 10.11 milion. Muslimanët në Australi, arrijnë në 0.67 milion, megjithëqë statistika të tjera flasin për numër më të madh. Shih: www.muslimpopulation.com. Sigurisht, pas prezantimit të këtyre shifrave, lind një pyetje: Si ka mundur pejgamberi Muhamed, alejhi selam, të parashikojë këtë rritje të numrit të muslimanëve para 1400 viteve po të mos ishte profet? A nuk ka thënë: “Kjo çështje (fe) do të mbërrijë atje ku ka mbërritur nata dhe dita dhe Allahu nuk ka për të lënë shtëpi fshati apo qyteti pa e futur këtë fe qoftë me nder tek të nderuarit apo me poshtërim tek të poshtëruarit: krenari, me të cilën Allahu e ngre me islamin dhe poshtërim, me të cilin Allahu e poshtëron mohimin.” (Transmeton Ibni Hibbani). Muhamedi, alejhi selam, e tha këtë fjalë kur muslimanët ende nuk kishin dalë jashtë gadishullit arab. Meditoni madhështinë dhe fuqinë ndikuese të fjalëve: “...me nder tek të nderuarit apo me poshtërim tek të poshtëruarit...”, pra, sado që të ketë pengesa dhe probleme, sado që të përpiqen ateistët ta luftojnë këtë fe, përfundimisht, ajo do të depërtojë në shtëpitë e tyre. Ky hadith është shpjegim i ajetit: “Ai është që e dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fe, e mjafton Allahu Dëshmitar.” (El-Fet’h, 28)

Nga LHSH

Statistikat

41


Të vështrosh yjet, kur netët janë

të kthjellëta, është si të vështrosh diku thellë në vetvete, ku ngjarjet zhvillohen ngadalë, ndërsa zhurmat e jetës së përditshme i ke flakur diku larg, shumë larg. Të bisedosh me heshtjen pa artikuluar asnjë fjalë, asnjë tingull dhe prapë se prapë të ndjesh se në gjoksin tënd ka ardhur të pushojë i gjithë njerëzimi e ndërkohë me secilin ke shkëmbyer të paktën një përshëndetje. Ajo që na miklon së brendshmi ndërsa yjet vezullojnë, është një përjetim i pangjashëm me ato përjetime që na treten pikërisht atëherë kur mendojmë se i kemi, që na braktisin në zonën e nxehtë, na rrëzojnë në hapin e fundit të ngjitjes, na zhgënjejnë në cakun e fundit të shqisave. Vështrimi i yjeve është si lundrimi me anijen e heshtjes së thellë përmes dallgëve në detin e fjalëve duke u ngritur përmbi gjithçka që mund ta quajmë bisedë, aty ku bujtin jehonat më të largëta dhe me to ngjizen fjalët më të pazëshme që shkojnë përtej të gjitha heshtjeve të zhurmshme, me të cilat kërkojmë të hetojmë vetveten. Diku, ndërmjet kthjellimit të kësaj heshtjeje dhe bisedës bashkë, kupton se je zbuluesi i një thesari vezullues, të cilin nuk mund të ta rrëmbejnë. Diçka nga e djeshmja jote e largët dhe e afërt, e ditur dhe e paditur njëkohësisht, erdhi butë dhe befasisht me ndriçimin e yjeve dhe...vjen gjithmone për herë të parë, aq sa për t´u dendësuar sot këtu. U nis të të presë diku në ardhmëri, për t´u takuar ajo me ty e ti 42

YJET

me të, në vendin e duhur, në çastin e duhur, vetëm me befasinë e rrethanave të rëndomta të kuptimit tonë. Drita e yjeve në qiell është e vërtete që nuk mjafton për të dalluar hijen tënde, ama ndriçon një mori kuptimesh të tjera që nuk janë të dallueshme as në ditën me diell e as përmes projektorëve më të fuqishëm. Vështroje qiellin vetëm me pak vëmendje dhe fjalët do të jenë të tepërta, ndërsa heshtja, ndoshta do të jetë më me vlerë sesa të gjithë parafrazimet periferike, ashtu si dhe drita me hije do të duket as më shumë e as më pak, por vetëm në muzg. Xixëllimi i yjeve nuk drejton vetëm marinarët në det, por më tepër se kaq, i mëson njeriut të radhisë dhe të thellohet për shumicën e pamundësive të veta, i tregon për hapin e vogël, mbi të cilin lëkundet para një udhëtimi të gjatë. I mëson njeriut edhe si të vështrojë thellë në vetvete për të qenë ose i mirëpritur në qelinë e vogël të kryeneçësisë së vet, ose ngushtësisht i kujdesur në kahjen dhe hapjen e madhe të lirisë që e fton për të qenë vetvetja. Vallë a mundemi të gjejmë pragun që duhet kapërcyer për të dalë në atë pikë ku drita për shqisat nuk e shenjon më pengesën si pengesë, apo edhe për të hyrë në thellësi të vetvetes ku ndriçimi nuk është më thjesht dhe vetëm dritë. Disa e shikojnë dritën me pasqyrën e përvojës dhe arsyetimit për të, ndërsa disa të tjerë e vërejnë përmes meditimit në lidhje me kumtin dhe prej këtij të fundit,

bredh dhe mbledh largësitë ndërmjet yjeve, njeriu natyrshëm shpejton, në marrëdhënien më të thjeshtë, por edhe më enigmatike… Kush jam unë në lidhje me universin?! Asgjë nuk zbulohet më shpejt në këtë botë të vjetër sesa fshehtësitë që njerëzit mundohen t’i ruajnë tepër. E njeriu nga frika e gabimeve të shkuara ngurron të ndalojë e me dritën e qiejve të ngjall zemrën e vdekur. E di, e djeshmja njëherë quhej “sot”, por nuk quhet më.Të nisemi tani përtej Shtatë Qiejve që na ndajnë nga e Vërteta, se vdekja do të vdesë, do mbetet veç Jeta.

Përmblodhi: Edlira Dyrmishaj

AFER DHE LARG

TË VËSHTROSH

përpiqen të paqëtojnë arsyen dhe dallimet që ofron ajo. Të gjithë ne, dashur pa dashur jemi gjithsesi peng të asaj drite që na rrethon së jashtmi. Por, fakt eshtë gjithashtu se drita që kupton arsyeja nuk është po ajo, me të cilën zgjohet kumti dhe përmes saj dritësohet bota e njeriut brenda vetes. Kjo dritësi është e vetmja, me të cilën bëhet dhe veçohet identiteti i gjithsecilit, gjë që edhe pse tejet e rëndësishme për këdo, shpeshherë e lëmë atë larg meditimit, diku në periferi të përparësive tona, apo edhe tërësish në harresë. Ndërsa thellimi drejtohet lart për në kupën e qiellit, teksa

43


42


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.