Numri 13 Revistë Kulturore Qershor 2015
Pertej fjales Ramazani i suksesshëm Një muaj si ky
1
2 2
Përmbajtja 4
Editorial nga A. Muja
6
Si të agjeroj nga Redaksia
Kriza intelektuale ndaj të menduarit Një muaj si ky
10
Muaji Ramazan dhe fëmijët
18
Këndvështrim nga shejh El-Feuzan
nga Redaksia
Ramazani i suksesshëm
20
Si arrihet dashuria ndaj Allahut
nga Redaksia
22
Njollë
nga Redaksia
26
Mësime të rëndësishme mbi Ramazanin
32
Këshilla e dijetarit nga Redaksia
36
Thesar
Kryeredaktore: Albana Muja (Ciku)
Meteor
Redaktore gjuhësore: HIBA AGOLLI
39
Realitete mbi gënjeshtrën
Jeta e Hatixhes, gruaja e profetit, nga Redaksia tregtare e ndershme prej shumë shekujsh A mundem të zgjedh
40
nga A. Muja
Për zemrat nga Redaksia Mëshirë për të gjithë njerëzimin
Pertej fjales DREJTORE EKZEKUTIVE: SHPRESA BASHA email: shpresabasha@yahoo.com
email: anabla2004@yahoo.fr
Recensues fetar: Ahmed Kalaja art grafika: ornela Bita Boton:
KËSHILLI I REDAKSISË: Mimoza Çota Edlira Durmishaj Elfa Kodra Ermira Muça Miranda Qoshja
Teuta Zeka Klotilda Ndreu Shpresa Koçi Aurela Basha Albana Baholli
BASHKËPUNËTORË: Dr. Anjeza Dishnica, Dr. Suela Bala, Orieta Heta, Iris Maçi, Marsela Tarelli, Entela Hidri, Arta Kastrati. Pikpamjet e paraqitura në revistë nuk shprehin domosdoshmërisht pikpamjet e revistës.
MEWADDAH WE RRAHMAH, TIRANE, ALBANIA, RRUGA H. HIDRI
Mirëpresim sugjerimet tuaja, idetë e opinionet pranë adresës sonë: e-mail: përtejfjalës@gmail.com www.pertejfjales.com © Të gjitha materialet e botuara në revistë janë të rezervuara për botuesin e "Përtej fjalës". Nuk lejohet përdorimi, riprodhimi apo publikimi i tyre pa lejen e botuesit.
3
Editorial
Shpesh, kur flitet për sfidat, me të cilat përballet bota sot, gjithnjë paramendohet njeriu bashkëkohor. Përballja me gjërat "bashkëkohore", të tilla siç dolën si nga dheu e "njerëzit u zunë në pritë", duket qartë se nuk janë trajtesa, të cilat i dallon mendimi intelektual e ai kritik. Kjo, sepse sfidat nuk janë të tanishme. Ato kanë bazë të gjerë thellë në histori. Ato kanë lindur me kohën, me vetë njeriun dhe nuk i duhet lënë të tashmes kryeneçe faktin e burimit të këtyre plagëve të shoqërisë. Përparimi në kohë, por edhe retrospektiva na tregojnë se kudo ku ka pasur neglizhencë, humbje të interesit për të njohur veten, ka pasur humbje të intelektit, mugëtirave dhe errnajave. Kjo, pasi kush nuk njeh vetveten, nuk ka njohur as Krijuesin e tij e kush nuk e ka njohur Krijuesin e tij, ka humbur shumë prej oportuniteteve për të qenë "njeri". Në këtë drejtim, të qenit grua është dhuratë, është mirësi, është krijesa më e bukur krijuar me plot dije, mirësi. Me caktimin e Zotit, ajo është nëna e krijesave që rriten me të, është vazhdimësia e jetës, është 4 4
fryma që rrit, është mëshira që ledhaton. Duke qenë e tillë, ajo më së shumti do të duhej të dallohej nga të pasurit e dijes, të qenit aktive në kërkim të përsosjes, të qenit një grua që e karakterizon arsyeja, ideja, dëshira e dashuria për intelekt, dije e progres. Misioni i saj i kërkon këto asete si lojtarët "mbrojtës" të figurës së saj për të qenë një lojtare e sukseshsme në atë që në fakt nuk përbën "lojë" siç shumëkush e quan, por për të qenë bashkëudhëtare e denjë në jetën e dhuruar vetëm për të.
shikohet dhe rruga e saj thuajse bllokohet. Sot ajo nuk pengohet nga të tjerët, por nga qëllimi "dysheme" i saj, kërkimi i paktë i saj, episodizmi i saj në çdo rol. Për rrjedhojë e shikojmë figurën e saj më shumë kafeneve ku përligjet pozita e saj, më shumë mes tendencave ku ngatërrohet e burrërohet temperamenti i saj, më shumë ambienteve që nuk e ngrejnë figurën e saj, por përkundrazi e bëjnë atë të mos ndihet mirë as me veten. Kjo e bën edhe shoqërinë të çalë, të paaftë për të vazhduar Ulja shpesh nepër tryeza bisedimi, tavolina rrugëtimin ku njëra anë e anijes siç është të rrumbullakta ku hidhen ide e përpilohen gruaja gati po përmbytet. Por në këtë projekte, ka bërë që të vihet re një fashitje rast nuk majfton ngritja e spirancës për e guximit të gruas, fashitje e qëllimeve të ndihmën e shpejtë. Alarmi duhet të jetë larta duke i bërë ato të rendin pas "kësaj dhënë me kohë! Dhe ndihma e shpejtë nuk bote", të zhgënjyera ndoshta me veten, pritet të vijë e importuar si çdo gjë që jemi duke i bërë ata pjesë të kësaj shoqërie të mësuar ta presim nga larg. Ajo ndihmë vagët, pa shumë qëllime e ide, ndërkohë kërkon lejekalimin nga harresa e mosdija që është krijuar me plot vlera. Po përse për tek bota e dijes, përpjekjes, zhvillimit e prosperitetit. E gjithë kjo mungesë erdhi kjo? Kjo, nga neglizhenca, nga mosdija, e për nga mangësitë në të menduar. Shpeshherë më tepër, mosguximi. Shpesh, kemi parë që e jo pa qëllim Zoti i Lartë thotë në Kur´an: nuk lexohet shumë, nuk referohet në diçka "dhe nuk e shpallëm këtë Kur´an perveçse që ke punuar gjatë mbi të e do ta ndash me të meditoni në të." një auditor më të gjerë sesa familjarët e tu. "Ky Kur´an është që ju të reflektoni. Shpesh, vërehet se nuk lexohet asnjë faqe Kjo është thirrja për në durim, namaz e libri, asnjë link në internet, asnjë ajet në reflektim." Janë të shumta thirrjet e Zotit Kur´an, e kjo është fatale për të gjithë ne. për tek bota e durimit, dijes, mendimit. Po Por, rasti që kam marrë në këtë temë, më të mendojmë, do të njohim, e po të njohim do të ecim, e po të ecim, do të përparojmë. bën të them se është më fatali për gruan. Kjo thirrje për më tej, për më shumë, Nëse do përparonim, do të shpëtonim. buron nga pasqyra që është servirur për A nuk është ky qëllimi i të gjithëve ne, ne deri tani. Është për të ardhur keq, nga shpëtimi në këtë botë e në tjetrën? Për fakti që shikojmë tek lëngojnë shumë më tepër, përpara një muaji të begatë, siç plagë të shoqërisë e nuk arrihet asgjë. është muaji i Ramazanit, të gjithë lutemi të Ndoshta edhe pse bëhen përpjekje, femra përmirësohemi e të kapërcejmë krizat, me intelektuale nuk ndihet. Përpjekja e saj nuk të cilat përballemi. 5
Ramazan 2015 Q
endra Kulturore Meuddah ue Rrahmah, ashtu siç e thotë edhe emri i saj, dashuri dhe mëshirë, përveç dashurisë, mëshirës do të ketë aktivitete, punë, angazhime pa fund në mënyrë që ky muaj të jetë një udhëtim i këndshëm mëshire për të gjithë. Në këtë muaj agjërojmë. Por, çfarë kuptojmë me këtë? 6 6
Si Obligimi fetar Agjërimi është një nga pesë shtyllat e islamit. Është një akt që tregon bindje dhe devotshmëri ndaj urdhërave të Allahut, që kryhet me një shkallë të madhe përkushtimi, sinqeriteti dhe plotbesimi duke kërkuar mëshirën e Allahut e kështu t›i falen gabimet, gjynahet dhe të ruhet nga dënimi i Zotit. Agjërimi është shprehje e dashurisë së thellë për Zotin, e bërë me devotshmëri të pastër, përkushtim të sinqertë për të qenë sa më afër Allahut, sepse agjërimi është vetëm për Allahun, për asnjë tjetër veç Tij. Agjërimi i muajit të Ramazanit është obligim për çdo musliman të rritur që është i aftë dhe pa të meta mendore.
të agjëroj
Kur të agjëroj? Agjërimi në islam nënkupton shmangien nga tre nevoja fizike bazë të njeriut: nga ngrënia, pirja dhe nga marrëdhëniet intime bashkëshortore nga agimi (përafërsisht një orë e gjysmë para se të lindë dielli) deri në perëndim të diellit përgjatë gjithë muajit të Ramazanit.
Kush përjashtohet nga agjërimi? Fëmijët
nën moshën e pubertietit dhe që ende nuk janë në gjendje për të marrë vendime. Ata që kanë probleme mendore (që nuk janë përgjegjës për veprimet e tyre), (njeriu që bën pjesë në një nga dy kategoritë e sipërpërmendura, përjashtohet nga detyrimi i të agjëruarit dhe nuk ka nevojë për asnjë kompensim apo zëvendësim). Ai/ajo që është shumë i moshuar dhe i dobët për të përballuar agjërimin. Por këta duhet t›i ofrojnë ushqimin ditor të paktën një muslimani nevojtar (të varfër) ose t›i japë vlerën e ushqimit në dorë. Njeriu i sëmurë, shëndeti, i të cilit do të ndikohet rëndë nga agjërimi. Të tillët mund ta shtyjnë agjërimin, gjatë kohës që vazhdojnë të jenë në atë gjendje dhe i plotësojnë pastaj ditët që nuk kanë agjëruar: një ditë për një ditë. Udhëtari, i cili mund të ndeshet me shumë vështirësira të rënda gjatë rrugës, mund ta ndërpresë përkohësisht agjërimin dhe t’i plotësojë ditët më vonë: një ditë për një ditë. Gratë shtatzane dhe ato që janë duke ushqyer fëmijën me gji mund të mos agjërojnë nëse agjërimi ka të ngjarë të rrezikojë shëndetin e tyre apo të fëmijës. Edhe ato duhet t’i plotësojnë ditët e humbura: një ditë për një ditë. Gruaja me menstruacione (të përmuajshmet) t›i plotësojë ditët e humbura me vonë: një ditë për një ditë.
7
Syfyri
Nijeti ose qëllimi i agjërimit Nijeti në mbajtjen e agjërimit është shumë themelor, detyrim (uaxhib). Nijeti du het bërë përditë. E preferua r është të bëhet pa ra kohës së agimit çdo ditë agjë rimi në Ramazan. N ëse dikush harron ta shprehë nijetin para agimit, lejohet ta bëjë atë (ta shpreh ë nijetin) para mes ditës, që agjërimi t’i quhet i vlefshëm. Fjalët, me të cilat mund të shprehet nijeti janë: «Unë kam bërë ni jet të mbaj agjërim in për sot».
Çfarë e prish agjërimin?
Syfyri eshte një vakt ushqimi i lehtë para agimit. Rekomandohet të kryhet, se ka begati e bekime prej Allahut, por nuk është themelor për agjërimin. Ngrënia dhe pirja duhet të ndërpriten të paktën 5 ose 10 minuta para agimit.
Iftari
Iftari, fjalë e gjuhës arabe që nënkupton hapjen/ndërprerjen e agjërimit menjëherë pas perëndimit të diellit. Zakonisht muslimanët e bëjnë iftarin me hurma arabe ose mbëlsira të tjera të shoqëruara me ujë, lëng frutash ose qumësht. Para se të hamë iftarin thuhet kjo dua/ lutje: «O Allah! Agjërova sot vetëm për Ty dhe po e hap agjërimin me ushqimin që më ke bekuar Ti. Pranoje agjërimin tim.»
Të kryesh me qëllim ngrënien, pirjen, marrjen e ilaçeve ose pirjen e duhanit gjatë agjërimit. • Të marrësh injeksione me vlera ushqyese. • Fillimi i ciklit menstrual tek gratë (sikur edhe ne momentin e fundit para perëndimit të diellit). •
Nëse ndodh ndonjë nga veprimet e mësipërme, agjërimi prishet dhe personi duhet t›i plotësojë ditët. Por në qoftë se personi e prish agjërimin ngaqë kryen marrëdhënie intime bashkëshortore gjatë kohës që duhet të agjërojë, ai/ajo jo vetëm që duhet të plotësojë ditën, por ka edhe penallti për këtë veprim.
8 8
Çfarë nuk e prish agjërimin?
Ngrënia apo pirja pa dashje (gabimisht), duke harruar se po agjëron. Të vjellurit pa qëllim. Gëlltitja e gjërave që nuk mund t’i mënjanosh si pështyma, tymi i rrugës, etj. Larja e dhëmbëve. Larja e trupit: nëse uji gëlltitet pa dashje, agjërimi nuk prishet, gargarja gjatë agjërimit duhet të mënjanohet. Injeksionet që janë vetëm të karakterit medicinal e jo ushqimor. Në raste të veçanta, kur do ta provosh ushqimin (psh. gruaja duke gatuar) e fut pak ushqim në gojë sa për ta provuar shijen ose për kripë p.sh, por pa e lëneë ushqimin të depërtojë në fyt.
Penalltia për prishjen me dije të agjërimit Nëse dikush e prish me qëllim agjërimin, gjatë kohës që duhet të agjërojë, dënimi është që ose te lirojë një skllav, ose të agjërojë 60 ditë rresht, ose të shpenzoje për bamirësi aq sa do të duhej për të ushqyer 60 persona. Nëse ai që ka vendosur të agjërojë 60 ditët e ndërpret agjërimin për çfarëdo arsye (përveç menstruacioneve tek gratë), duhet të fillojë ciklin e 60 ditëve të agjërimit nga fillimi.
Nata e Kadrit Një nga netët më të veçanta gjatë muajit të Ramazanit është nata e Kadrit, të cilës i kushtohet surja 97 në Kur›an. Për nga vlera dhe rëndësia ajo është më e mirë se 1000 muaj (Kur›an, 97:3). Në këtë natë filloi shpallja e Kuranit për njerëzimin. I dërguari i Allahut, Muhamedi (alejhi selam), na ka këshilluar të kërkojmë këtë natë nga netët gjatë 10 netëve të fundit të Ramazanit. Kjo natë kalohet me ibadet/adhurim, kërkim falje dhe duke lexuar Kur›an nga shumë muslimanë.
Namazi i Tarauisë
Ky është namaz i veçantë, sunet që kryhet gjatë muajit të Ramazanit, pas namazit të jacisë. Mund të zgjasë nga 8 deri ne 20 rekate.
9
“Fëmijët dhe edukimi i tyre me agjërimin apo gjatë agjërimit” në momentin e parë dhe në fillim të jep një përshtypje që s´ke për të gjetur shumë argumente apo referenca fetare, mirëpo me pak meditim gjen të kundërtën në referencat e dizpozitave islame.
“Allahu ju urdhëron që amanetet t´ua ktheni atyre që u përkasin.” (En-Nisa ajeti 58). 10 10
“Fëmijët dhe edukimi i tyre me agjërimin apo gjatë agjërimit” në momentin e parë dhe në fillim të jep një përshtypje që s´ke për të gjetur shumë argumente apo referenca fetare, mirëpo me pak meditim gjen të kundërtën në referencat e dizpozitave islame. Islami i ka dhënë shumë rëndësi fëmijëve dhe fëmijërisë. Gjithashtu, kujdesin ndaj tyre e ka bërë nga punët më të rëndësishme, obligimet me themelore. Edukimi i tyre me një edukatë islame është amanet i Allahut mbi shpatullat e baballarëve dhe nënave. Ata duhet ta kryejnë sa më me rigorozitet. Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Allahu ju urdhëron që amanetet t´ua ktheni atyre që u përkasin.” (En-Nisa ajeti 58). Allahu i Lartmadheruar thotë : “O ju që keni besuar, ruajeni veten dhe familjet tuaj nga zjarri, ferri ...” (Tahrim ajeti 6). Urdhër për kujdestarët, për ata që i kanë nën kujdestari. Halifi i drejtë, Aliu (Zoti qoftë i kënaqur me të) e komentontonte ajetin e lartpërmendur duke thënë : ”I mësoni dhe i edukoni”. Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahu qofshin mbi të) ka nxitur duke thënë: ”Me të vërtetë secili prej jush është përgjegjes dhe do të pyetet për atë që është lënë nën përgjegjësinë e tij …” Gjithashtu ka thënë: “Nuk ka njeri, të cilit Zoti i ka lënë në kujdestari diçka dhe ai e humbet, nuk i kushton rëndësi asaj, vdes ditën që vdes, vetëm se Allahu ia ka bërë të ndaluar Xhenetin.” Nga gjërat më të rëndësishme që duhet t´i kushtojmë rëndësi është që t´i mësojmë obligimet, farzet e fesë. Mësimi dhe ngulitja e tyre tek fëmijët duhet filluar qysh në moshë të vogël që të mos u duket e rëndë kur të rriten. Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahu qofshin mbi të) orienton të edukohen fëmijët qysh në moshë të vogël duke thënë: ”Urdhërojini fëmijët që të falin namazin 7 vjeç, e kështu pra derisa të arrijnë moshën dhjetë vjeçare e kur të arrijnë dhjetë vjeç e s´pranojnë, i rrihni për të dhe ndajini në shtrat (të mos kenë një
mbulesë të përbashkët, por pas kësaj moshe, secili të veçantë).” Hadithi normalisht është më i gjerë. Ai përfshin këtu edhe edukimin, stërvitjen e tyre me agjërim. Nuk ka dyshim se muaji i Ramazanit është një rast i volitshëm dhe i vetmi ku u mësohet fëmijëve të agjërojnë në veçanti dhe t´u mësohen çështjet e tjera të islamit në përgjithësi si: leximi i Kur´anit, mësimi përmendësh i tij, sjellja me moral të mirë me krijesat, respektimi i kohës, ngrënia me orar e të tjera rregulla që ndoshta nuk ka kohë më të volitshme për t´i fiksuar si rrallë herë, sepse këtu kemi të bëjmë me një sjellje mbarë familjare kolektive. Padyshim se prindërit luajnë nje rol të veçantë e të pamohueshëm në edukimin e fëmijëve, sidomos në ngulitjen në mendje të agjërimit. Për shumë arsye ndikimi në Ramazan është më i efektshëm dhe se aty mund të edukojmë nëpërmjet disa mënyrave si: E para: edukimi nëpërmjet shembullit të mirë dhe pikërisht ky është dhe lloji më i lartë i edukimit. Edukimi nëpërmjet shembullit që aq shumë u mungon fëmijëve në përgjithësi gjatë edukimit dhe brezave gjatë formimit. Kështu, duke qenë ata shembulli i mirë për fëmijët e tyre, duke qenë se ata e duan agjërimin dhe e agjërojnë atë me bindje, besim duke shpresuar shpërblimin e Allahut dhe jo për zakon, atëherë fëmijët bëjnë si prindërit e tyre duke i imituar në këtë vepër të mirë. E dyta: Inkurajimi dhe falenderimi i fëmijës para shokëve dhe të afërmve. Në Algjeri, bëjnë një festë të madhe kur fëmijët agjërojnë për herë të parë. E treta: Edukimi shpirtëror që të dinë “vogëlushët” rëndësinë e agjërimit që ta ndjejnë se janë kështu më pranë Zotit të tyre. Prindërit ju tregojnë për mirësitë e agjërimit dhe se ai është shkak për hyrjen në Xhenet. I tregon për mirësitë e Xhenetit. Nëse fëmija gjatë ditës shfaq shenja që nuk do ta vazhdojë agjërimin atëherë nëna e angazhon të luajë me lojrat e saj të preferuara derisa të vijë koha e iftarit ashtu si vepronin sahabët me fëmijët e tyre. 11 11
me përgjegjësinë e rritjes së fëmijëve t´i frikësohen Zotit, t´i urdhërojnë me çfarë janë urdhëruar, t´i urdhërojnë me çeshtjet e fesë.” Imam Abdulaziz Bin Baz (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: ‘‘Djemtë dhe vajzat kur arrijnë moshën 7 vjeç e më tej, urdhërohen me agjërim që të mësohen si urdhërohen me namaz dhe kur arrijnë moshën e pjekurisë, obligohen me të. Mos harro se fëmijët arrijnë moshën e pjekurisë në një nga këto 3 shenja: mbushja 15 vjeç, dalja e qimeve të ashpra afër vendeve të turpshme, ejakulimi për herë të parë në gjumë ose zgjuar. Për vajzat është edhe një pikë e katërt: ardhja e ciklit menstrual. Nëse shfaqen një nga këto shenja tek fëmijët, atëherë ata obligohen me agjërim, namaz etj, prej shtyllave dhe rregullave të fesë.” Disa prej mendimeve të dijetarëve të mëdhenj bashkëkohorë për agjërimin e fëmijëve: Dijetari i famshëm Muhamed Bin Uthejmin Allahu e mëshiroftë është pyetur se cili është gjykimi i agjërimit të fëmijëve? Është përgjigjur: ”Agjërimi për fëmijët nuk është i detyruar, por duhet që ata që i kanë nën pergjegjësi e kujdestari t´i urdhërojnë të agjërojnë që të mësohen. Agjërimi për fëmijët është sunet, ka shpërblim nëse agjëron dhe nëse e lë nuk ka dënim.” Gjithashtu, është pyetur se a urdhërohen të agjërojnë fëmijët që nuk kanë mbushur moshën 15 vjeç. Ka thënë: ”Po, nëse munden të agjërojnë, ashtu siç vepronin sahabët me fëmijët e tyre. Dijetarët kanë cekur se duhet që prindërit t´i urdhërojnë fëmijët e vegjël të agjërojnë, në mënyrë që t´u nguliten bazat e islamit në zemrat e tyre. Por, nëse agjërimi i dëmton, nuk e bëjnë një gjë të tillë. Një gjë që duhet të tërheq vërejtjen këtu është se disa nëna dhe baballarë përgjegjës, i ndalojnë, i pengojnë fëmijët e tyre të agjërojnë. Pretendojnë se e bëjnë nga mëshira dhe dhimshuria për fëmijët e tyre. Mëshira e vërtetë për fëmijët është urdhërimi i tyre në zbatimin e urdhërave të fesë. Duhet për ata që Zoti i ka ngarkuar 12 12
Mirëangazhimi i ditës së agjërimit Përmendëm më lart se prindërit u mësojnë fëmijëve në ditët e Ramazanit leximin e Kura´nit, mësimin e tij përmendësh çdo ditë nga pak, si dhe leximin e ndonjë libri që u përshtatet moshës së tyre. Musliman i mirë është ai që energjitë e fëmijës së tij nuk i shkojnë kot siç bëjnë disa prindër që nuk u thonë fëmijëve të tyre as të falen e as të agjërojnë. U mësojnë vetëm përtacinë, rehatinë e si pasojë rriten duke qenë zemrat e tyre larg adhurimit. Më vonë, është e vështirë për prindin t´i këshillojë ata, t´i drejtojë, t´u nxisë në zemër dashurinë për adhurimin. Nëse do t´u kishte kushtuar rëndësi që në fillim, nuk do të ishin penduar në fund. Allahun e Lartmadhëruar e lus të na ndihmojë në edukimin e fëmijëve si dhe në bërjen sa më të dashur të adhurimeve tek ata. Lusim Allahun të na japë sukses në përmbushjen e asaj që na ka obliguar ndaj tyre. Ai e dëgjon lutjen tonë dhe e di dobësinë tonë. Atij i mbështetemi, Ai është Ndihmësi i vërtetë si në këtë botë dhe në tjetrën! Në muajin Ramazan është zbritur Kur’ani. Pra, i takon të ketë një pozitë disi më të veçantë te Zoti se muajt e tjerë.
Kështu që ai mund të quhet me të vërtetë muaji i Kur’anit. Por, në të gjithë muajt është zbritur dhe lexohet Kur’an. Çfarë e bëri Ramazanin të jetë ndryshe prej tyre? Jakubi (paqja qoftë mbi të), kishte dymbëdhjetë djem ashtu si dymbëdhjetë muajt e vitit. Pavarësisht se të gjithë djemtë ishin të Jakubit, asnjëri s´ishte në pozitën e Jusufit. Analogjia është e njëjtë dhe me muajin Ramazan. Jo vetëm Kur’ani, por dhe libra të tjerë qiellorë kanë zbritur në Ramazan. Madje, për këtë ka një thënie autentike të Muhamedit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ku përcakton shprehimisht: ’’Natën e parë i zbritën Fletushkat (suhuf) Ibrahimit, natën e gjashtë zbriti Teurati Musait, natën e trembëdhjetë i zbriti Inxhili Isait, natën e tetëmbëdhjetë zbriti Zeburi mbi Daudin dhe në të njëzet e katërtën zbriti Kur’ani.’’ (Sahih el xhami’ nr 1509) Atëherë Ramazani koha më e volitshme për të dërguar shpalljet hyjnore? Ç’të jetë urtësia e kësaj? Me sa duket, duhet të kthehemi diku më tutje më herët, tek krijimi i njeriut, te kjo mrekulli e pashembullt e Zotit . Ekulibrimi dhe balancimi janë bazat e krijesës së përkryer të Zotit. Në momentin që ky balanc prishet, njeriu kalon në krijesën më të shëmtuar me të gjitha domethëniet që mund të paramendohen rreth këtij togfjalëshi. Ekulibrimi në të gjitha domethëniet që përmban kjo fjalë, në lidhje me raportin Krjues-krijesë, në lidhje me raportin materie-shpirt, në lidhje me raportin individual dhe atë shoqëror. Pikërisht në raportin shpirt-materie janë ndërlidhur dhe kordinuar të tjerat. Për këtë arsye, ky libër mbi të gjitha, i drejtohet shpirtrave, zemrave, sepse vetëm atëherë dhe vetëm atëherë do të kemi atë njeriun, për të cilin është thënë në Kur’an: „ ...i Cili e krijoi njeriun dhe e ekulibroi.( ״Sure 82-7) Për të cilin është thënë: ״E krijuam njeriun në formën më të bukur. ( ״Sure 95-4)
Në hadithin e profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): ״Jepi gjithsecilit atë që meriton.( ״thënie profetike e saktë) Njeriu nuk u krijua për të jetuar në tokë vetëm për një kohë të shkurtër. U krijua për të qenë në të udhëheqës e prijës deri sa mbi të të ketë jetë. Rrjedhimisht, edhe orientimi duhet të ishte i përhershëm. Për këtë arsye, nuk rendën të dërguarit së dërguari derisa u vulosën me të fundit, Muhamedin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Për këtë arsye, nuk rendën shpalljet derisa u mbyllën me Kur´anin. Mirëpo, duke qenë se feja e Zotit është një, pavarësisht se misionarët janë ndryshuar kohë pas kohe e si pasojë dhe qëllimi është një, e si pasojë dhe trajtimi i “atij” që i është dedikuar ka qenë i njëjtë te të gjithë profetët. Kjo është urtësia e përzgjedhjes së Ramazanit, koha më e përshtatshme për të qenë moment për t´iu drejtuar shpirtave, sepse rregullimi fillon me majën, nga anët tona thonë: “Peshku qelbet nga koka.” Me rregullimin e shpirtit, kemi rregulluar dhe kokën e orientimit të njeriut normalisht studiuesi i fesë e kupton këtë gjë shumë shpejt. “Muaji Ramazanit, në të cilin është zbritur Kur’ani.’’ Sure 2-185 Ngaqë dallimi mes të udhëzuarit dhe jo të udhëzuarit është si shembulli i të gjallit me të vdekurin. Erdhi libri i orientimit të shpirtit për t´i dhënë jetë pikërisht njeriut të pajetë: “A nuk e ke parë ti o Muhamed shembullin e atij që ishte i vdekur dhe Ne i dhamë atij jetë dhe dritë që të ecë në mes të njerëzve.” Sure 6-122 Në mënyrë që shpirti ta pranojë në muajin kur shpirti është më i predispozuar për të pranur ushqimin e shpirtit, sepse mungon ajo që mund ta hutojë barku dhe angazhimi me mbushjen e tij më shumë se me çdo gjë tjetër, sepse janë moment kur njeriu reflekton dhe kupton se mund të jetohet duke ngrënë qoftë edhe një herë në ditë apo dy herë në ditë, por diçka tjetër më e rëndësishme që duhet të ushqehet 13 13
ai, është shpirti, i cili nuk mund të ushqehet vetëm se me fjalën e Allahut. Për këtë arsye menjëherë pas asaj që Zoti tha më lart, shton duke thënë: “Kur’ani është udhëzim për njerëzimin shumë i qartë dhe sqarues i orientimeve hyjnore’’, për të rregulluar jetën e kësaj bote dhe botës tjetër. Sure 2-185. “Në këtë libër s´kemi lënë gjë që i nevojitet njeriut për t´u lumturuar në dy jetët vetëm se kemi dhënë orientimin e duhur’’, -thotë diku tjetër Zoti i Madhëruar. (Sure 18-54). I madhi Zot tregon çudi në Kur’an kur jobesimtarët nuk rendin së kërkuari profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) mrekulli dhe Zoti i´u përgjigj atyre duke i´u thënë: ״A nuk i´u mjafton atyre se Ne (Zoti flet për veten e TIJ në shumës duke madhëruar veten e Tij) i´u zbritëm Librin që i´u lexohet vazhdimisht?” Sure 29-51. Për këtë arsye dhe njeriu është shumë më i predispozuar për ta lexuar dhe për t´u prekur prej tij pikërisht në Ramazan. Me të drejtë është transmetuar se: ”Në çdo vit vinte kryeëngjëlli Xhibril te i dashuri Zotit dhe i dërguari i Tij për të përsëritur Kur’anin 14 14
në Ramazan e në Ramazanin, në të cilin ai ndërroi jetë, e përsëritën së bashku dy herë.’’ (Thënie profetike e saktë). Sahabët dhe të parët tanë në Ramazan e bënin leximin e gjithë Kur´anit, nga një deri në dhjetë herë, për të mos përmendur raste disi të habitshme dhe të çuditshme për njerëzit e kohës së sotme si Ebu Hanife apo Shafiu (Allahu i mëshiroftë). Në Ramazan shtohet një lloj namazi që s´është si namazet e tjera gjatë gjithë vitit. Ai quhet elkijam ose etterauih. Gjëja më specifike e këtij namazi është pikërisht leximi i Kur’anit. Burrat e moçëm të këtij umeti, në Ramazan shkëputnin mësimet e tyre dhe udhëzonin edhe nxënësit e tyre për t´u marrë me Kur’anin, si: imam Maliku (Allahu e mëshiroftë) Katade çdo javë bënte leximin e gjithë Kur´anit, ndërsa në Ramazan, në çdo tre ditë. Zuhriu thoshte se ky muaj ishte ushqim për të varfrit dhe lexim Kur’ani. Ai është mirësia më e madhe e Zotit, me të cilën gëzohet besimtari: “Thuaj me mirësitë e Allahut dhe me mëshirën e Tij, me to le të gëzohen besimtarët. Padyshim se kjo është më mirë se ç´mbledhin mohuesit prej thjesht mirësive të kësaj bote.” Sure Junus-58. Ai është pasuria më e mirë se konvertohet në dritë dhe besim, kapital i pa konvertueshëm e si pasojë do të ndodhë Ditën e Gjykimit ndërmejtësimi i Kur’anit dhe agjërimit, prandaj është thënë në thënien profetike: “Kur’ani dhe agjërimi do të ndërmjetësojnë te Allahu në Ditën e Gjykimit. Kur’ani do të thotë: “O Zoti im nuk e lashë që të flejë i qetë, kështu që me lejo të jem ndërmejtesusesi i tij sot?”. Zoti e lejon. Agjërimi do të thotë : “Zoti im e ndalova nga ushqimi dhe tekat e tij, kështu që më lejo te jem ndërmejtësuesi i tij sot?” Zoti e lejon.” (Sahihul Xhami’3882). Shpirti është më i pastruar gjatë Ramazanit dhe më mirë, sepse është për një kohë të gjatë në adhurim dhe kjo ndodh për ditë me radhë,
kështu që ky shpirt meriton gjënë më të mirë që është vetë fjala e Allahut: “Allahu ka zbritur fjalën më të bukur dhe më të mirë, Libër i ngjashëm në detajet e tij. Prej tij morën lëkurën e çdokujt që i frikësohet Zotit e më pas zemrat e tyre qetësohen te përmendja e Allahut. Udhëzim prej Allahut, me të cilin udhëzon kë të dojë prej robërve të Tij.” Sure Zumer 23. E si pasojë jeta dhe të jetuarit nën hijet e Kur´anit ka një kuptim tjetër që s´e di vetëm se ai që e ka shijuar, ndërsa ai që ka shijuar s´gjen gjë që mund ta zëvendësojë apo që mund ta konkurojë. Mirësi dhe begati që njerëzit sado që do të dëshironin ta falenderonin Zotin, nuk do të mund ta falenderonin për këtë arsye. Ai vetë lavdëron veten e Tij kur thotë: “Falenderimet i takojnë Allahut, i Cili i zbriti robit të Tij Librin dhe në të nuk bëri kundërshtime.” (Sure Kehf, 1). Mirësia që të bën jetën ta shijosh ndryshe, jo më kot është quajtur dhe shpallja që i është dhuruar Muhamedit, “shpirti”që do të thotë se është si shpirti për jetën dhe se shpirti nuk mund të orientohet vetëm se nëpërmjet tij: “Ne kështu të shpallem ty o Muhamed shpirtin nga ana Jonë. Ti nuk e dije se çfarë është Libri, as besimi. Por Ne e bëmë dritë, me të cilën udhëzojmë kë të dëshirojmë prej robërve Tanë. Padyshim që ti (o Muhamed) udhëzon njerëzit për në rrugë të drejtë.” (Sure Shura, 52 ). Mjafton që Zoti i Madhërishëm e cilëson duke thënë: “Juve ju erdhi prej Zotit dritë dhe një Libër i qartë, sqarues. Allahu nëpërmjet këtij Libri udhëzon çdokënd që dëshiron të ndjekë kënaqësinë e Tij, rrugët e paqes. Zoti nëpërmjet tij nxjerr nga errësira në dritë.” (Sure el Maideh 15-16). Dritë. E kujt nuk i jep Zoti dritë, do të jetë përgjithmonë në terr. Mos të harrojmë se këtë Libër me madhështinë e tij dhe hijen e tij, forcën që ka, nuk mund ta bëjë vetëm se një zemër e mbushur me besim,
iman se ky Libër është aq i fuqishëm dhe madhështor që s´e mbartin vetëm se zemra të tilla, sepse ky Kur’an është ai: “Sikur me këtë Kur’an të lëviznin malet apo të çahej toka, nuk do t´iu flitej të vdekurve, do të ishte i denjë. Allahut i takon gjithçka.” Ishte pikërisht ky Libër me këto atribute e këtë fuqi që bëri mrekullinë në historinë njerëzore duke qenë zhvillimi dhe teknologjia borxh i kësaj shpallje hyjnore. “Sikur ta kishim zbritur këtë Kur’an mbi një mal, do ta shihje të strukur e të çare prej frikës ndaj Zotit. Ky është një shembull që Ne ia japim njerëzimit, në mënyrë që ata të logjikojnë.” (Sure el Hashr -21). Sepse: “Ky Kur’an udhëzon dhe orienton për atë që është më e mira, më e përkryera.” (Sure el Isra 9). Ramazani padyshim është koha më e efekshtshme. Në një nga hadithet e bukura të profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) citohet: “Lexoje Kur’anin, se ai është shpirti yt në qiell e përmendja jote në tokë.” (Thënie profetike e saktë, 2543). Sepse ai është shërimi dhe kurimi i çdo sëmundje me apo të pa shpresë për shkencën dhe teknologjinë bashkëkohore: “Ne zbritëm prej Kur’anit shërim dhe mëshirë për besimtarët.” (Sure Isra-82). A e ke pyetur veten pse kaq i rëndësishëm në përgjithësi e në Ramazan në veçanti ky Libër dhe leximi i tij do të ishte më mirë të thonim meditimi rreth tij, sepse gjithmonë ky është për qëllim në tërsi kur në tekste thuhet “leximi i Kur’anit”. “Libri i Allahut është litari i Zotit në tokë deri në qiell.” (Thënie profetike e saktë, 4473). Leximi i Kur’anit të jep rastin të shoqërohesh me engjëjt: “Ai që e lexon Kur’anin me mirë rrjedhshëm sipas rregullave, do të jetë me melaiket e nderuar, ndërsa ai që e lexon me vështirësi, ka shpërblim të dyfishte.” (Transmeton Buhariu).
15 15
I rëndësishëm, sepse nëpërmejet tij, ti komunikon më drejtpërdrejt me Zotin tënd. I rëndësishëm, sepse është fjala e Zotit tënd për ty. I rëndësishm, sepse ai është udhëzimi yt. I rëndësishëm, sepse ai është matësi i besimit tënd. I rëndësishëm, sepse ai të forcon besimin dhe e rrit, e zhvillon atë. I rëndësishëm, sepse ai është garancia jote në këtë botë. I rëndësisishëm, sepse ai është garancia jote në varr . I rëndësishëm, sepse ai do të jetë argument për ty ose kundër teje. I rëndësishëm, sepse ai do të jetë dëshmi për ty ose kundër teje. I rëndësishëm, sepse ai bashkë me agjërimin ndërhyjnë te Zoti për të të ndërmjetësuar. I rëndësishëm që të shpëtosh nga tmerret e ditës së Gjykimit. I rëndësishëm, sepse do të shpëtojë kur të kalosh mbi siratin, urrën e vendosur mbi Xhehenem.
16 16
I rëndësishëm, sepse do të fitosh me të Xhenetin. I rëndësishëm, se me të jeta në këtë botë merr një kuptim. I rëndësishëm, sepse është forma më e mirë e përmendjes dhe përkujtimit të Zotit e si pasojë të qetësimit të zemrave dhe shpirtrave. I rëndësishëm, sepse ai është ilaç për çdo sëmundje. I rëndësishëm për të fituar qëndrueshmëri dhe pathyeshmëri sa të jesh gjallë. I rëndësishëm që të dalim nga situata që ka pllakosur umetin dhe të kthehemi në udhëheqës të botës siç ishim. I rëndësishëm, sepse ti je i rëndësishëm e nuk të rregullon vetëm se diçka që është më e rëndësishme sesa ti që je i rëndësishëm. Ajo që është më rëndësishme të kujtosh thënien e Mustafasë (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): ’’Vlerësimi i fjalës së Allahut në krahasim me fjalët e njerëzve është si vetë krahasimi i Vetë Allahut me njerëzit.’’ Pra sado që ti të mundohesh të madhërosh, lavdërosh, dlirësosh Allahun me fjalët e tua apo duke kopjuar fjalë njerëzish të tjerë, nuk mund të krahasohen me madhërimin e lavdërimin e
dlirësimin e Tij duke lexuar fjalën e Tij. Ata që këtë punë e kanë kthyer në jetë, janë “familja” e Allahut në tokë, prandaj është thënë në thënien profetike: ’’Allahu në tokë ka të afërmit, “familje” ata që angazhohen me Kur’anin. Ata janë të afërmit dhe familja e Allahut në tokë.’’ (Thënie profetike e saktë, 2165). A nuk do të jesh prej tyre. Atëherë çfarë pret, pastrohu, merr abdes e hape këtë Libër që është fjala e Zotit tënd. Lexo, lexo, lexo dhe vetëm lexo se gjëja e parë në të, ka zbritur : ”Lexo!” Në thënie profetike: “Do t´i thuhet lexuesit të Kur’anit, lexo dhe ngrihu se vendi yt në Xhenet do të jetë në gradën e ajetit të fundit që do të lexosh.” (Thënie profetike e saktë, 8122). Apo: “Kur’ani do t´i thotë Zotit: O Zot zbukuroje! Allahu do t´i vendosë kurorën e nderit. Pastaj Kurani do të thotë: O Zot ji i kënaqur prej Tij! Allahu do të kënaqet prej tij.” (Thënie profetike e saktë, 8030). Sepse sa më pranë tij, sa më pranë folësit të Tij në këtë botë dhe tjetrën. Ja dhe një lutje profetike që ka të bëjë me Kur’anin dhe një shtesë të vogël në kuptimin e saj, besoj se thënia e saj në muajin e Ramazanit, muajin e Kur’anit është më se me vend. Duaja në thënien profetike: “O Allah jemi robërit e Tu, bijt e robërveve të Tu, bijtë e robëreshave të Tua. Çdo gjë që ka të bëjë me ne është në dorën tënde. Me drejtësi mbi ne zbatohet gjykimi Yt. Ty dhe vetem Ty të lutemi me çdo emër që Ti e ke zbritur në Librin Tënd. Me çdo emër që i´a ke inspiruar ndonjërit prej krijesave të Tua, me çdo emër që e ke Ti në dijen Tënde, të gajbit dhe që nuk e di askush përveç Teje. Të lutemi duke thënë: O Allah, bëje Kur’anin famëlartë pranverë, qetësi, lumturi të zemrave dhe shpirtrave tonë! O Allah, bëje Kur’anin famëlartë dritë të zemrave dhe gjokseve tona!
O Allah, bëje Kur’anin famëlartë largim të çdo shqetësimi e brenge në këtë botë! O Allah, bëje Kur’anin famëlartë argument për ne dhe jo argument kundër nesh, dëshmi për ne dhe jo dëshmi kundër nesh! O Allah, bëje Kur’anin famëlartë ndërmejtësuesin tonë tek Ti, ditën e Gjykimit, atë ditë ku nuk bën dobi as pasuria, as pasardhësit, vetëm se zemra e pastër dhe e shëndoshë! O Allah na bëj në familjen Tënde në tokë që të jemi me Ty, pranë teje në xhenetet më të larta, ato të Firdeusit!” Në mbyllje do të përmend një ajet nga Kurani dhe një thënie profetike. Ajeti në suren Fatir-29: “Padyshim, ata që e lexojnë Librin e Allahut, falin namazin rregullisht dhe japin prej asaj që Ne i´u kemi dhënë fshehurazi dhe hapur, të këtillët shpresojnë tregti të pashtershme. Allahu do t´i shpërblejë për atë që kanë bërë dhe do t´i shtojë mirësitë e Tij ndaj tyre. Allahu është shumë Falës i Madh dhe shumë i Mëshirshëm.’’ Thënia profetike transmetohet nga dy sahabët, Ebu Hurejra dhe Ebu Seid (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre) se kanë thënë: “Profeti mbajti një ligjëratë një ditë, në të cilën tha: “Betohem në Atë, në dorën, e të Cilit ndodhet shpirti im. Betohem në Atë në dorën, e të Cilit ndodhet shpirti im. Betohem në Atë në dorën, e të Cilit ndodhet shpirti im!” Pastaj qau me dënesë dhe njerëzit pa përjashtim. Asnjëri prej nesh nuk e dinte shkakun se për çfarë u betua. Më pas ngriti kokën dhe pamë në fytyrën e tij shenjë përgëzimi që na gëzoi më shumë se çdo gjë tjetër, madje edhe më shumë se “devetë e kuqërremta”. Në atë moment deklaroi: “Nuk ka njeri që i fal pesë namazet dhe agjëron Ramazanin jep Zekatin, ruhet prej shtatë mëkateve të mëdha, vetëm se do t´i hapen dyert e Xhenetit e do t´i thuhet: “Hyr në Xhenet me paqe!” (Nesaiu 2438).
17 17
Këndvështrim
Nga shejh, el-Alame Salih el-Feuzan
Devotshmëria dhe përulja tek selefët Kur afrohej Ramazani, të parët tanë të mirë kërkonin falje vazhdimisht, pendoheshin tek Allahu i Lartësuar dhe frikësoheshin se mos veprat e tyre nuk do të pranoheshin. Ata përpiqeshin (me adhurim) brenda Ramazanit dhe jashtë tij, dhe pastaj frikësoheshin se mos nuk do t’u pranohej asgjë nga kjo.
18 18
Si silleshin selefët, kur vinte Ramazani dhe kur largohej ai Ata i kërkonin të falur Allahut dhe pendoheshin aq shumë saqë është transmetuar se ata i luteshin Allahut për gjashtë muaj që Ai t’i lejonte që ta kapnin Ramazanin tjetër. Nëse Ai do t’i lejonte që ta kapnin Ramazanin tjetër, ata do të agjëronin, do të faleshin gjatë natës dhe do të luteshin për gjashtë muajt e tjerë që Ai t’ua pranonte muajin e Ramazanit. Shenjat e pranimit të Ramazanit Pasimi i veprave të mira me mirësi është një shenjë që tregon se (kjo vepër) është pranuar, qoftë ajo për sa i përket Ramazanit apo tjetër veç tij. Nëse muslimani është në gjendje të mirë pas Ramazanit, kryen vepra dhe punë të mira, atëherë kjo dëshmon se ai është pranuar.
Shenjat e mospranimit të Ramazanit Nëse e kundërta është e vërtetë dhe ai e pason të mirën me të keqe dhe menjëherë pasi mbaron Ramazani, ia nis me gjynahe, me shkujdesje dhe me largim nga bindja ndaj Allahut, atëherë kjo dëshmon për mospranimin e tij. Çdo njeri e di gjendjen e tij të vërtetë pas Ramazanit. Kështu që le të shohin nëse ata janë në një gjendje të mirë, atëherë le ta falënderojnë Allahun, pasi kjo tregon se ai është pranuar, nëse gjendja e tyre është akoma më e keqe, atëherë le të pendohen tek Allahu dhe të kërkojnë faljen e Allahut, pasi kjo dëshmon se ai nuk është pranuar dhe dëshmon për neglizhencën dhe për shkujdesjen e tyre. Mos i humb shpresat nga mëshira e Allahut Por robi nuk duhet ta humbasë shpresën nga mëshira e Allahut. Ai s’duhet ta mbyllë derën që është mes tij dhe Allahut dhe të dëshpërohet për mëshirën e Tij. “Thuaj: O robërit e Mi që e keni tejkaluar kundër vetvetes (duke kryer punë të këqija dhe gjynahe)! Mos i humbni shpresat nga mëshira e Allahut. Vërtet, Allahu i fal të gjitha gjynahet. Ai është Falësi i Madh, Mëshirëploti.” (Zumer, 53). Është detyrë për atë që pendohet t’i kërkojë falje Allahut dhe t’i kthehet Atij, të Plotfuqishmit, Madhështorit. Allahu i Lartësuar e pranon pendimin nga ata që pendohen. “Dhe Ai është i Cili, e pranon pendimin nga robërit e Tij dhe i fal gjynahet, dhe Ai e di çfarë punoni.” (Shura, 25). Salati dhe selami qofshin mbi profetin tonë Muhamed.
19 19
Ibnul Kajjim (v. 751H), (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Njerëzit kanë diskutuar për dashurinë ndaj Allahut, shkaqet e saj dhe si shkatërrohet ajo, shenjat e saj, frytet e saj, rregullat e kësaj dashurie. Thënia më e qartë për këtë temë është ajo e Ebu Beker el Kattanit (Allahu e mëshiroftë), i cili tregon për El Xhunajd. Ebu Beker el Kattani thotë:
“Një diskutim mbi dashurinë ndaj Allahut që u zhvillua në Mekë gjatë muajit të pelegrinazhit. Shujuhët, të cilët ishin prezent, dhanë mendimet e tyre mbi këtë çështje. El Xhunajdi ishte më i riu prej tyre. Ata i thanë atij: “Çfarë ke për të thënë?” Kështu, ai uli kokën dhe filluan t’i rridhnin lotët, pastaj tha: “Robi duhet ta mposhtë egon e tij
Dhe të përkujtojë vazhdimisht Zotin e tij Të rrënjosë të drejtat e Zotit të tij Të përqendrohet tek Ai me zemër
Frika e humbur ndez flakë në zemrën e tij
Ndërsa po ushqehet nga ena e dashurisë së vërtetë Dhe realitete të caktuara i bëhen të qarta atij
20 20
Kështu që kur bisedon, e bën në sajë të (dashurisë ndaj) Allahut Kur ai flet, flet nga Allahu
Kur ai lëviz, lëviz nga urdhri i Allahut
Dhe kur është i qetë ai është i tillë nga Allahu
Ai i përket Allahut, është për Allahun dhe është me Allahun.”
Pastaj shujuhët u prekën dhe thanë: “Allahu ta shpërbleftë me të mira o kurorë e njerëzve të ditur! Si mund të arrihet ajo?” Imam ibnul Kajjim Allahu e mëshiroftë vazhdon më tej dhe thotë: “Dhjetë janë rrugët për të arritur dashurinë ndaj Allahut:
Së pari: Të këndosh Kur’an, të mendosh për të, dhe të kuptosh domethëniet e tij.
Së dyti: T’i afrohesh më tepër Allahut me anë të kryerjes së punëve të lavdërueshme pasi të kesh kryer obligimet.
Së treti: Të përkujtosh vazhdimisht Allahun, në çdo situatë, me gjuhë, zemër dhe me gjymtyrë. Sa më e shpeshtë të jetë përmendja aq më tepër zhvillohet dhe rritet dashuria.
Së katërti: T’i japësh përparësi asaj që kënaq Allahun, kur të mbizotërojnë dëshirat, mbi atë që ti personalisht do dhe dëshiron. Së pesti: Të detyrosh zemrën që të meditojë për emrat dhe cilësitë e Allahut, të kuptosh çfarë i nevojitet këtyre emrave dhe cilësive dhe pastaj të detyrosh zemrën që të jetojë në kopshtin e këtij botëkuptimi. Së gjashti: Të dëshmosh mirësitë dhe dhuratat e Allahut, të dukshme dhe të fshehta. Së shtati: Nënshtrimi i zemrës dhe përulja e saj para Allahut, kështu krijohet një frikërespekt ndaj Tij.
Së teti: Të veçosh me adhurim dhe lutje atë kohë, në të cilën Allahu zbret në qiellin e dynjasë duke lexuar Kur’an dhe duke e mbyllur këtë lexim me dua dhe teube të sinqertë. Së nënti: Të ulesh dhe të qëndrosh me të dashurit e sinqertë dhe të vertetë të Allahut. Të kërkosh dhe përfitosh nga mësimet e tyre. Të mos flasësh asnjëhere vetëm se kur ka dobi. Të flasësh dhe kur kjo rrit mirësinë tënde dhe të tjerët përfitojnë nga fjalët e tua. Së dhjeti: Të distancohesh nga të gjithë ato çështje, të cilat e largojnë zemrën nga Allahu i Madhëruar.” Këto janë 10 rrugët për të arritur dashurinë e vërtetë ndaj Allahut. 21 21
Njollë
REALITETE MBI GENJESHTRËN
Transmeton Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) se e ka dëgjuar profetin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) duke thënë:
״Kush nuk e lë gënjeshtrën dhe të vepruarit me të, Allahu nuk ka nevojë nga ai person ta lë ushqimin dhe pijen e tij (në Ramazan).״ Hadithi transmetohet nga Ebu Hurejre, ndërsa e shënon në librin e tij imam Buhariu nr.1903, 6057, Ebu Davudi, nr. 2362, Tirmidhiu, nr. Nesaiu, nr. 3232, ibën Maxhe, etj. Pra, është hadith i saktë, në të cilin mjafton të përmendet si shënues i tij imam Buhariu libër, për të cilin janë të pajtimit të gjithë dijetarët se është libri më i saktë pas Librit të Allahut, Kur´anit fisnik. Në disa transmetime, hadithit i shtohet edhe fjala ״injorancë״, i cili sipas këtij transmetimi do të ishte: ״Kush nuk e lë gënjeshtrën dhe të vepruarit me të
si dhe injorancën, Allahu nuk ka nevojë nga ai person që ta lë ushqimin dhe pijen e tij (në Ramazan).״ 22 22
Komenti i hadithit: Pasi që agjërim do të thotë: ndalim nga ngrënia dhe pirja si dhe nga marrёdhëniet intime që nga lindja e agimit e deri në perëndim të diellit duke ia bashkuar kësaj edhe qëllimin e agjërimit, atëherë ky agjërim nga gjërat e lejuara nuk do të ishte i vlefshëm nëse nuk ia bashkëngjitim edhe largimin nga gjërat e ndaluara. Profeti, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), në hadithin e lartpërmendur, tregon rrezikun e gënjeshtrës dhe të punuarit me të, rrezik, i cili shtohet në muajin e shenjtё të Ramazanit. Për këtë shkak, dijetarët ua tërheqin vërejtjen besimtarëve që të kenë kujdes së pari nga ndalesat e pastaj nga ngrënia dhe pirja. Muhamedi, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) na tregon për rrezikun e gënjeshtrës në Ramazan, por kjo nuk do të thotë se kjo vepër para apo pas Ramazanit është e lejuar. që paraqitja jo origjinale konsiderohet pjesë Fjala e Profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut e gënjeshtrës. Profeti (paqja dhe shpëtimi i qofshin mbi të) ״Kush nuk e lë gënjeshtrën...״: Allahut qofshin mbi të) në një hadith të saktë Lënia e gënjeshtrës nënkupton të mos e flasësh thotë: ״Personi, i cili paraqitet (shfaqet atë, të mos e përkrahësh, të mos ua mësosh të në publik) jo në formën e tij origjinale, tjerëve dhe jo vetëm kaq, por edhe ta luftosh, është i njëjtë sikurse të veshë rrobat e pra të largohesh nga të gjitha format e saj gënjeshtrës.״ direkte apo indirekte. Këtu është me rëndësi të përmendet edhe kuptimi i fjalës gënjeshtër, të cilën dijetarët gjatë komentimeve të tyre Fjala: ״Dhe të vepruarit me të...״ për këtë fjalë thonë se gënjeshtër do tё thotё: Gënjeshtrën mund ta ndajmё në disa grupe: animi prej të vërtetës, qoftë ky anim në fjalë, gënjeshtër me gojë, gënjeshtër me vepër dhe duke mos e thënë të vërtetën, apo në vepra, gënjeshtër e përbërë prej dy komponentëve duke e vepruar atë që në fakt nuk është realiteti së bashku. Kështu, në këtë pjesë të fjalisë dhe origjinaliteti i personit, i cili e vepron. futen të gjitha llojet e gënjeshtrës me Për ta sqaruar: ajo është paraqitja e formës së të gjitha format dhe mënyrat e saj duke jashtme të njeriut qё në fakt nuk është forma mos lënë vend për manipulime të askujt e tij origjinale dhe nuk i takon atij, siç është: apo keqkuptime. Këtu nuk dua të lë pa veshja e rrobave të shtrenjta që të tjerët të përmendur se gënjeshtra është e ndaluar në mendojnë se është i pasur, të veshë rroba të përgjithësi si me këtë hadith, ashtu edhe me posaçme të dijetarëve apo hoxhallarëve që të argumente tё tjera fetare, përveç rasteve, të tjerët ta respektojnë si të tillë, të paraqitet në cilat i lejoi i dërguari (paqja dhe shpëtimi ecje apo të folur si njeri i devotshëm, kurse i Allahut qofshin mbi të). Ato janё tre: a) në fakt zemra e tij është zemër djalli. Kështu kundër armikut, b) bashkëshortët mes tyre 23 23
për të shtuar dashurinë bashkëshortore, c) personi i tretë, i cili mundohet që t’i pajtojë dy myslimanё të hidhëruar mes tyre. Tre rastet e lartpërmendura edhe pse futen në radhën e gënjeshtrës, në fakt ato nuk kanë për qëllim gënjeshtrën, por përmirësimin e gjendjes. Prandaj, nga ky aspekt nuk do t’i quanim gënjeshtra.
dhe lodhjes. Thënë ndryshe, Ramazani është një kurs edukativ, përmes të cilit Allahu duke ua ndaluar gjërat e lejuara, i edukon robërit e Tij që të largohen nga veprat e ndaluara. Nëse njeriu kur është duke agjëruar nuk e lë anash gënjeshtrën dhe të punuarit me të, atëherë çfarë do të veprojë ai kur nuk është duke agjëruar?
Lind pyetja: agjërimi i personit, i cili nuk Kjo e fundit, mund të jep shenjë se ka raste largohet nga gënjeshtra dhe nga të punuarit më kur tjetërkush mund të gënjejë dhe personi të gjatë këtij muaji të shenjtё, a i pranohet ky i dytë të përfitojë nga gënjeshtra e të parit, agjërim apo jo? duke e shfrytëzuar atë gënjeshtër për përfitime Rreth çështjes në fjalë pati disa kundёrshtime personale. Kjo, gjithashtu është e ndaluar. mes dijetarëve. Ata dhanë mendime të Këtu nuk është me rëndësi që mes personit të ndryshme. Secili duke u bazuar në faktet e tij. parë dhe atij të dytit, ka pasur marrëveshje apo Por duke mos pasur mundësi t’i përmendim të jo. gjitha mendimet së bashku me argumentet e
Fjala: ״Allahu nuk ka nevojë nga ai person tyre, do të mjaftohemi vetëm me përmendjen e ta lë ushqimin dhe pijen e tij (në Ramazan). ״atij, të cilin e shohim se është më i arsyeshëm. Ashtu si dhe është përmendur në hadith, Gënjeshtra në Ramazan dhe jashtë tij është Allahu nuk ka nevojë për privimin e njeriut prej mëkateve të mëdha, nga i cili duhet nga buka dhe uji derisa ai nuk e privon veten larguar. Agjërimit, nëse i bashkëngjitet e tij nga ndalesat e ndryshme. Në hadith gënjeshtra pa qëllim mendojmë se personi i përmendet se Allahu nuk ka nevojë për tillë e humb shpërblimin e agjërimit, por nuk agjërimin e gënjeshtarit, gjë, e cila nuk duhet i prishet agjërimi. Shpresojmë në kryerjen e të keqkuptohet se Zoti ka nevojë për agjërimin obligimit, por prej tij nuk pritet shpërblim. e jogënjeshtarit. Kjo për arsye se Zoti nuk ka Pra, gënjeshtra ndikon negativisht në agjërim, nevojë për askënd dhe për punën e askujt, ndodh ta pakësojë shpërblimin, ta humb të ngase ai nuk varet nga punët e askujt. Përfitim gjithin, por ndodh edhe ta prish agjërimin nga punët e mira kanë vetëm vepruesit e tyre tërësisht. e jo Zoti. Kuptimi i: ״Allahu nuk ka nevojë״, është për qëllim se personi i tillë nuk përfiton nga ai agjërim. Gjithashtu, Zoti nuk ka pёr qёllim që robin e tij ta sheh të ndalohet nga buka dhe uji (dhe të ngjashme me to), të cilёt për njëmbëdhjetë muaj janë tё lejuar e të mos largohet nga një prej ndalesave më të mëdha, e ndaluar si në Ramazan ashtu edhe jashtë tij. Pra, Ramazani është një ushtrim si trupor, ashtu edhe shpirtëror, përmes të cilit besimtarët edukohen për t´u larguar nga çdo vepër e keqe. Nëse ky synim brenda Ramazanit nuk arrihet, por vazhdon të kundërshtohet me gënjeshtra, atëherë qëllimi i Ramazanit nuk është arritur. Kështu, agjëruesi nuk përfiton nga ai agjërim asgjë tjetër përveç urisë, etjes 24 24
Vërejtje: Jam menduar një kohë të caktuar pse profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), bëri këtë lidhje mes gënjeshtrës dhe agjërimit. Cili ishte shkaku për tërheqje të vërejtjes në mënyrë të veçantë nga ky mëkat duke ditur mjaft qartë se mëkatet e mëdha janë të shumta dhe ato po ashtu si gënjeshtra mund të ndikojnë mjaft keq në zvogëlimin e shpërblimit apo edhe në prishjen e këtij adhurimi. Duke qenë sa më transparent nuk mund ta mohoj faktin se edhe pas leximit të komenteve të dijetarëve ndaj këtij hadithi, pothuaj tek asnjëri nuk munda të ndesh një përgjigje konkrete për lidhshmërinë e këtyre dy punëve.
Duke u bazuar në përgjithësi në atë që dijetarët 2- Të dyja kanë lidhje të madhe me epshin e Islamit e kanë përmendur në fjalët e tyre rreth dhe është mjaft vështirë largimi si prej kësaj pike, do të vija nё përfundimin se profeti njërës ashtu edhe prej tjetrës. Njërën e (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), kërkon trupi, pra ujin ose bukën ndërsa ua tërhoqi vërejtjen agjëruesve nga gënjeshtra, tjetrën e kërkon shpirti. në mënyrë të veçantë për disa shkaqe: Veprimi i të dyjave ka interes trupor-psikik. 1- Të dyja kanë të bëjnë me gojën, Ushqimi e ngop barkun dhe e qetëson mendjen, si ngrënia dhe pirja, ashtu edhe gjithashtu njeriu gënjen për të përfituar për gënjeshtra, e cila del nga goja, duke vete, edhe pse ky përfitim është i shkurtër dhe mos harruar se bazë e të gjithave është i kësaj bote, të cilin e pason dënimi në botën zemra. Këtë e mbështes në faktin se tjetër. Nuk ka njeri në botë të gënjejë kundër profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut vetes së tij dhe për përfitime të të tjerëve. qofshin mbi të) bashkë me ushqimin nuk i përmendi marrëdhëniet intime edhe pse largimi nga to është kusht i agjërimit.
25 25
Mësime të rëndësishme mbi Ramazanin Allahu i Madhëruar thotë: “Muaji i Ramazanit, në të cilin u zbrit Kur’ani, udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriter (dallues, i qartë për të drejtën dhe të gabuarën).” (El Bekare, 185) I dërguari i Allahut thotë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: dëshmia se nuk meriton kush të adhurohet përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, shkuarja në haxh dhe agjërimi i Ramazanit.” (Transmeton imam Buhariu (1/48) dhe imam Muslimi (nr. 16), nga Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të). Ai (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ju erdhi Ramazani, një muaj i bekuar, në të cilin Allahu e bëri obligim agjërimin. Gjatë këtij muaji hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e zjarrit dhe djajtë lidhen me zinxhirë. Në të ndodhet një natë (Nata e Kadrit), e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai, i cili privohet nga të mirat e këtij muaji është në të vërtetë i mohuar.” (Transmeton En Nesaiu (nr.1992), nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të). Është saktësuar nga shejh Albani në Tekhrixhul Mishkat, nr. 1962).
26 26
Nga gjërat që duhet të mësojmë prej agjërimit janë: 1. Arritja e Devotshmërisë Agjërimi u ligjërua në mënyrë që të mund të arrijmë devotshmërinë siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: “O ju që keni besuar! Ju është urdhëruar juve edhe agjërimi siç u qe urdhëruar edhe atyre përpara jush me qëllim që të mund të bëheni të përkushtuar”. (El Bekare ,183). Talk ibn Habib (v. 100h) (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Kur fitneja (sprova dhe fatkeqësia) shfaqen, atëherë shuaji me devotshmëri. Pastaj ai u pyet se çfarë është devotshmëria dhe ai u përgjigj: Devotshmëri do të thotë të veprosh me bindje ndaj Allahut, në dritën (e besimit) tek Allahu, të shpresosh tek mëshira e Allahut. Devotshmëri do të thotë të braktisësh veprat që kundërshtojnë Allahun, në dritën e Allahut, duke iu frikësuar Allahut.” (Transmeton Ibn Mubarak në Kitabuz Zuhd (f.473) dhe Ibn Ebi Shejbe në Kitabul Iman nr. 99) “Ky është përkufizimi më i saktë i devotshmërisë. Çdo vepër duhet t’i ketë të dyja, një pikë fillimi dhe synimin. Dhe një vepër nuk quhet si një akt bindje ose afrimi tek Allahu vetëm nëse nuk fillon nga pastërtia e imanit (besimit tek Allahu). Kështu, është pastërtia e besimit dhe jo veset, kërkimi i famës apo kënaqësia që duhet të ekzistojnë kur fillohet një vepër. Synimi i veprës duhet të jetë fitimi i shpërblimit të Allahut dhe të kërkosh të arrish kënaqësinë e Tij.” (Risaletut Tabukijeh (f. 26) nga imam Ibnul Kajjim) Pra, agjërimi është një mënyrë për të arritur devotshmërinë përderisa e ndalon një person nga shumë mëkate, për të cilat ai është i prirur. Në lidhje me këtë profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Agjërimi është një mburojë, me të cilën robi mbron veten e tij nga zjarri i Xhehenemit.” (Thënie profetike e saktë, transmeton imam Ahmedi (3/24), nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur
me të). Është saktësuar nga shejh Albani në Sahihut Tergib nr. 970) Kështu, ne duhet të pyesim vetet tona mbas çdo dite agjërim: A më bëri ky agjërim më të frikësuar dhe të bindur ndaj Allahut? A më ndihmoi që të ndalem nga mëkatet dhe mosbindja? 2. Kërkimi i Afrimit Tek Allahu Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Allahu thotë: “Ai, i cili tregon armiqësi ndaj mikut Tim, Unë jam në luftë me të. Robi Im nuk afrohet tek Unë me asgjë më të dashur për Mua sesa veprat e obliguara, të cilat ia kam caktuar atij. Robi Im vazhdon të më afrohet me veprat vullnetare, kështu që Unë do ta dua atë.” (Transmeton imam Bukhariu (11/481), nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të). Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: “Ai, i cili e arrin muajin e Ramazanit dhe nuk i falen mëkatet, ai hyn në zjarr. Allahu e largoftë atë.” (Thënie profetike e saktë. Transmeton Imam Ahmedi (2/246) dhe el Bejhekiu (4/204), nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të). Është saktësuar nga shejh Ali Hasen el Halebi në Sifatus Saumin Nebij f. 24) Kështu afrimi tek Allahu, i Përsosuri, në këtë muaj të bekuar mund të arrihet duke përmbushur obligimet që Ai ka caktuar, duke lexuar Kur’anin dhe duke menduar mbi kuptimet e tij, të rrisësh mirësinë dhe të japësh sadaka, t’i bësh dua Allahut, të falësh namazet e terauive, të kërkosh natën e Kadrit, natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj, të jesh prezent në tubimet për kërkimin e dijes, të përpiqesh në ato vepra, të cilat mund të afrojnë zemrën tek Allahu si dhe të fitojmë faljen e Tij. Niveli ynë i përpjekjes në këtë muaj të bekuar duhet të jetë më i lartë se përpjekja e muajve të tjerë, për arsye të përfitimeve dhe shpërblimeve që Allahu i Lartësuar ka vendosur në këtë muaj. Gjithashtu, një nga mënyrat më të mira për t’iu afruar Allahut në 27 27
këtë muaj është i’tikafi (qëndrimi në xhami në mënyrë që të adhurosh Allahun), për atë që ka mundësi. Imam Ibnul Kajjim (v. 751 h) thotë: Allahu e ka caktuar i’tikafin që zemra e robit të kthehet plotësisht tek Allahu i Lartësuar, të përqëndrohet vetëm tek Ai dhe të ndahet nga shqetësimi për krijesat. Për më tepër, zemra kur përqëndrohet vetëm tek Allahu ndodh që dashuria për Të, mendimi për Të dhe kthimi tek Ai, t’i zënë vendin problemeve dhe shqetësimeve të zemrës, të cilat robi është në gjendje t’i mbajë. Kështu që të gjitha këto shqetësime janë vetëm për Allahun, mendimet janë drejtuar përkujtimit të Tij, duke menduar se si të arrijë kënaqësinë e Tij dhe se si të arrihet afrimi tek Ai. Kjo bën që robi të ndjehet i kënaqur me Allahun, në vend që të jetë i kënaqur me njerëzit. Kjo pastaj e përgatit robin që të jetë në paqe me Allahun në ditën e vetmisë në varr kur nuk do të jetë askush për t’i siguruar rehati apo për ta ngushëlluar. Ky është qëllimi kryesor i i’tikafit. 3. Durimi Imam Ahmedi (v. 241 h) (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Allahu e ka përmendur durimin në më shumë se 90 vende në Librin e Tij.” (Transmeton Ibnul Kajjim në Madarijus Salikijn (2/152). Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Muaji i durimit dhe 3 ditë të çdo muaji janë ditët për t’u agjëruar.” (Transmeton imam Ahmedi (2/263) dhe Nesaiu (1/327), nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të). Është saktësuar nga shejh Albani në Iruaul Galijl (4/99) Ibn Abdul Berr (v. 464 h) (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Ajo që nënkuptohet me muaj të durimit është muaji i Ramazanit... Kështu që agjërimi quhet durim, sepse përmban trupin nga ngrënia, pija, marrëdhëniet bashkëshortore dhe dëshirat seksuale.” (Et Temheed (19/61) El Hafidh ibn Abdul Berr). 28 28
Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “O ju të rinj! Ai, i cili ka mundësi të martohet, le veprojë kështu, sepse ruan syrin dhe mbron pjesët e turpshme. Por, ai, i cili nuk ka mundësi, atëherë le të agjërojë, sepse (agjerimi) do të jetë një mburojë për të.” (Transmeton imam Buhariu (123) dhe imam Muslimi (nr. 123), nga Ibn Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur me të) Kështu, agjërimi është një mjet për të mësuar vetëpërmbajtjen dhe durimin. Nëpërmjet durimit jemi në gjendje që të forcojmë vendimin për të adhuruar vetëm Allahun me sinqeritet dhe gjithashtu t’i bëjme ballë uljeve dhe ngritjeve të jetës. Me durim ne jemi në gjendje që të kryejmë namazet tona qetësisht dhe saktësisht pa u nxituar dhe jo thjesht duke u ulur e u ngritur nga toka! Me durim jemi në gjendje që të përmbajmë vetet tona nga zilia dhe kështu të japim pasurinë shtesë si zekat. Me durim jemi në gjendje të nënshtrojmë temperamentin e sëmurë të shpirtit dhe kështu të përmbushim detyrën e haxhit pa humbur temperamentin dhe pa u sjellur në mënyrë jo të përshtashme. Me durim jemi në gjendje të qëndrojmë të vendosur dhe të bëjmë xhihad kundër jobesimtarëve, hipokritëve dhe heretikëve duke i bërë ballë sulmeve të tyre pa u lëkundur apo pa u përkulur; pa u treguar i nxituar dhe i padurueshëm, pa u dëshpëruar që me sprovën e parë. Allahu i Lartësuar thotë: “O pejgamber! Nxiti besimtarët të luftojnë. Në qoftë se ka njëzet të vendosur nga mesi i juaj, ata do të mundin dyqind dhe nëse ka njëqind të vendosur, ata do të mposhtin njëmijë nga jobesimtarët, sepse këta (jobesimtarët) janë popull që nuk merr vesh. Tashmë Allahu e ka lehtësuar detyrën tuaj, pasi Ai e di se ka dobësi në mesin tuaj. Kështu, nëse nga mesi juaj janë njëqind të palëkundur, ata do të thyenin dyqind dhe po të kishte prej jush një mijë, ata do të sfidonin dy mijë me lejen dhe vullnetin e Allahut. Dhe Allahu është me të duruarit.” (El Enfal 65-66).
ai, nga gjuha dhe dora, e të cilit janë të qetë besimtarët.” (Transmeton Buhariu (4/00), nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të). Kështu pra, është detyrë e jona që të ekzaminojmë gabimet në karakterin tonë dhe pastaj të mundohemi që t’i përmirësojmë ato duke modeluar karakterin tonë sipas atij të profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) duke pasur parasysh thënien e tij: “Jam garantuesi i një shtëpie në rrëzë të Xhenetit për atë që i mënjanohet konfliktit (debatit) edhe kur ka të drejtë; i një shtëpie në mes të Xhenetit për atë që braktis gënjeshtrën qoftë edhe si shaka; i një shtëpie në pjesën më të lartë të Xhenetit për atë që forcon karakterin e tij.” (Thënie profetike e saktë, transmeton Ebu Daudi (nr 4800) dhe Bejhekiu (10/249), nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me 4. Kultivimi i Sjelljes Së Mirë të). Është saktësuar nga shejh Albani në Es Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin Sahiha (nr. 273). mbi të) ka thënë: Duke mënjanuar shtypjet, paturpësitë, urrejtjet “Ai i cili nuk e braktis fjalën dhe veprën ndaj muslimanëve, thashethemet, ofendimet, e keqe, atëherë Allahu nuk ka nevojë që fjalët e kota dhe format e tjera të gënjeshtrës ai të braktisë ushqimin dhe pijen e tij.” mund të shpëtojmë nga asgjësimi i shpërblimit (Transmeton imam Bukhariu (4/99), nga Ebu të agjërimit tonë. Ka thënë profeti (paqja dhe Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të). shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Mundet që Gjithashtu, thotë profeti (paqja dhe shpëtimi një person të mos përfitojë asgjë nga agjërimi i Allahut qofshin mbi të): “Agjërim nuk do i tij përveç urisë dhe etjes.” (Thënie profetike të thotë thjesht të heqësh dorë nga ngrënia e saktë, transmeton Ahmedi (2/441) dhe Ibn dhe pirja, por gjithashtu edhe nga fjalët e Maxhe (1/539), nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë kota dhe të pahijshme. Në qoftë se ndonjëri i kënaqur me të. Është saktësuar në Sahihut abuzon apo sillet keq me ty, ti thuaji: Unë Tergib (nr. 1076). jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm”. (Thënie profetike e saktë, transmeton Ibn Khuzejme (nr. 1996) dhe el Hakim (1/430), 5. Bashkimi i Muslimanëve i cili e saktëson atë. Shih Sahihul Targib (nr. Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Agjëroni kur të agjërojnë të (1075). Këto që treguam të shpien drejt rëndësisë së të tjerët, ndërprisni agjërimin kur ta ndërpresin vërtetës dhe sjelljes së mirë. Ky muaj pra, nuk të tjerët dhe sakrifikoni kur të sakrifikojnë të na mëson vetëm të heqim dorë nga pija dhe tjerët.” (Transmeton Tirmidhiu (nr. 693), nga ngrënia, por edhe nga fjalë dhe vepra, të cilat Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të). mund të dëmtojnë njerëzit dhe të dhunojnë të Është saktësuar nga shejh Albani në Es Sahiha drejtat e tyre përderisa i dërguari (paqja dhe (nr. 224). shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë kur Imam Tirmidhiu (v. 275 h) (Allahu e po përshkruante besimtarin: “Besimtar është mëshiroftë) ka thënë: Kështu, pa dije dhe durim asgjë nuk ngel përveç zilisë, emocioneve të pakontrolluara, fjalëve bosh dhe diskutimeve, të cilat nuk të përforcojnë, por të dobësojnë, vepra, të cilat nuk ndërtojnë gjë, por përkundrazi shkatërrojnë besimin. Kështu, në këtë muaj duhet të luftojmë që të kemi një vendim të qëndrueshëm në aktet e bindjes dhe të stolisim vetet tona me durim duke pasur siguri në fjalën e profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Dhe dijeni se fitorja vjen me durim, rehatia me fatkeqësi dhe qetësia me vuajtje.” (Thënie profetike e saktë, transmeton imam Ahmedi (1/203) dhe Taberaniu në el Kebir (11/100), nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të). Është saktësuar nga Shejh Selim el Hilali në Es Sabrul Xhemil (f. 43).
29 29
“Disa nga dijetarët e komentojnë këtë thënie profetike me fjalët: Kuptimi i tij është që të agjërohet dhe të ndërpritet agjërimi bashkë me xhematin dhe shumicën e njerëzve.” (Xhamiut Tirmidhi (3/312). Në këtë muaj rrisim ndjenjën e bashkimit dhe të qënit një umet i vetëm duke agjëruar dhe e ndërprerë agjërimin kolektivisht. Ndjejmë edhe gjendjen e muslimanëve, vuajtjet dhe durimet e tyre, sepse: “Gjatë agjërimit, një musliman ndjen dhe provon atë që ndjejnë vëllezërit dhe motrat e tij të uritur dhe të etur, të cilët janë të detyruar që të qëndrojnë pa ushqim e pije për disa ditë me rradhë, siç u ndodh sot shumë muslimanëve në Afrikë.” (Nga fjalët e shejh Abdulaziz bin Baz siç shihet edhe në Mexhmu’ul Fetaua ue Makalat Muteneuijeh). Në të vërtetë, bashkimi i muslimanëve, pjesëmarrja dhe ndihma reciproke është një nga bazat më të mëdha, mbi të cilat është ndërtuar feja islame. Thotë Allahu i Madhëruar: “Dhe mbahuni fort, të gjithë ju
30 30
së bashku pas Litarit të Allahut (Kur’anit) dhe mos u përçani.” (Ali Imran 103). Allahu i Lartësuar gjithashtu thotë: “Ata (burra e gra, shokë dhe ndihmëtarë të njëri-tjetrit) që besojnë në Allahun dhe në ditën e Fundit.” (Et Teubeh 44). Shejhul islam Ibn Tejmije (v. 728 h) Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Mirëqenia e njerëzve nuk do të jetë kurrë e plotë në këtë botë e as në tjetrën, vetëm se me ixhtima’ (kolektivitet), ta’aun (bashkëpunim reciprok) dhe tanasur (ndihma ndaj njëritjetrin); bashkëpunimi reciprok, në mënyrë që të sigurohet dobia dhe ndihma ndaj njëritjetrit, në mënyrë që të mënjanohet dëmi. Kjo është arsyeja që njeriu duhet të jetë social dhe njerëzor për nga natyra e tij”. El Hisba fil Islam (f. 9) të shejkhul Islam Ibn Tejmije. Këtu shohim që islami i jep rëndësi të madhe bashkimit të zemrave dhe në nxitjen e ixhtimasë. Kjo nuk reflektohet vetëm në muajin e Ramazanit, por gjithashtu edhe në aktet e tjera të adhurimit. Kështu, për
shembull, jemi urdhëruar nga profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) që të falim pesë namazet e ditës me xhemat dhe kjo është 27 herë më e vlefshme se falja individuale. (Transmeton imam Bukhariu (2/109) dhe imam Muslimi (nr. 650) nga Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të). Gjithashtu, një shpirt i tillë kolektiviteti shihet edhe në aktin e haxhit. Madje edhe në mësimin dhe studimin e dijes në kolektivitet është vendosur mirësi. Thotë i dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Nuk ka njerëz që të jenë mbledhur në një shtëpi nga shtëpitë e Allahut, duke kënduar Librin e Allahut dhe duke ua mësuar atë njeri-tjetrit e të mos zbresë qetësia mbi ta, mëshira t’i mbulojë, engjëjt t’i rrethojnë dhe Allahu t’ua përmendë ata atyre që rrinë me Të.” (Transmeton imam Muslimi (nr. 339) nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të). Gjithashtu edhe në veprat tona të përditshme, si ngrënia, islami na mëson kolektivitetin. Sahabët e kanë pyetur profetin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): O i dërguari i Allahut, ne ushqehemi, por nuk jemi të kënaqur. Ai u përgjigj: “Ndoshta ju hani individualisht?” Ata u përgjigjen: Po! Kështu që ai tha: “Hani bashkarisht dhe përmendni emrin e Allahut. Atëherë do të keni bereqet në të.” (thënie profetike e mirë. Transmeton Ebu Daudi (nr. 3764) nga Uahshi ibn Harb (Allahu qoftë i kënaqur me të). Është saktësuar nga Hafidh el Iraki në Tekhrixhul Ihja (2/4). Në të vërtetë rregullat e kolektivitetit janë të qarta. Një herë profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) shkoi mes shokëve, të cilët ishin të ulur në rradhë të ndarë dhe u tha atyre: “Pse ju shoh të ulur të veçuar!” (Transmeton imam Muslimi (nr. 331) nga
Xhabir ibn Samurah (Allahu qoftë i kënaqur me të). Po ashtu ka thënë edhe Ebu The’lebeh el Khusheni (Allahu qoftë i kënaqur me të): Kur njerëzit ngrinin kampet ndaheshin me rrugë malesh dhe luginash. Kështu që i dërguari i Allahut tha: “Në të vërtetë ndarja juaj në rrugët e maleve dhe luginave është prej shejtanit.” Pas kësaj, çdo herë kur ngrinin kampet, rrinin shumë afër njëri-tjetrit, aq afër sa që thuhej se në qoftë se një cohë hidhej sipër tyre do t’i mbulonte ata të gjithë. (Thënie profetike e saktë, transmeton Ebu Daudi (1/409) dhe Ibn Hibani (nr. 1664. shejh Albani e ka saktësuar në Tekhrixhul Mishket (nr. 3914). Kështu pra, Ramazani është një kohë që duhet shfrytëzuar për të rritur ndjenjën e bashkimit, vëllazërimit dhe angazhimit tonë ndaj Allahut dhe fesë së Tij. Nuk ka dyshim që për këtë ndjenjë bashkimi duhet që “të gjithë të punojmë së bashku siç na kërkon islami, si vëllezër të sinqertë dhe jo si hizbijë (grupacione të ndara) apo si sektet, në mënyrë që të kuptojmë se çfarë është në dobi të shoqërisë së muslimanëve dhe ta vendosim atë gjë, të cilën çdo mysliman e dëshiron. Kështu që sheriati zbatohet në tokën e tij.” (Su’elu ue Xhauebu Haula Fikhil Uaki’ (f. 24) të shejh Nasrudin Albanit). Duhet të shikojmë vetet tona gjatë muajit të Ramazanit dhe të pyesim: Cili është roli im? Secili prej nesh e ka një rol në ndihmën e këtij umeti të begatë që të arrijë nderin e tij dhe t’i rikthejmë umetit fuqinë, kolektivitetin, dhe fitoren, e cila i është premtuar? Duhet të reflektojmë mbi karakterin dhe veprat tona dhe të pyesim: A po japin rezultat në procesin e vëllazërimit dhe bashkimit apo janë duke e dëmtuar dhe penguar atë?
31 31
KESHILLA E DIJETARIT SHEJHU I NDERUAR MUHAMED IBN SALIH EL-UTHEJMIN
M
e të vërtetë falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë, prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga të këqijat tona dhe të këqijat e veprave tona. Kë e udhëzon Allahu nuk ka kush e humb dhe kë e devijon nga rruga e Tij nuk ka kush ta udhëzojë tjetër përveç Tij. Me të vërtetë është Allahu Ai, i Cili dërgoi të dërguarin e Tij, Muhamedin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) me udhëzimin dhe fenë e vërtetë, i cili e përçoi këtë mesazh, përmbushi detyrën e tij, bëri xhihad në mënyrën e duhur dhe nuk ndërroi jetë vetëm pasi e la këtë umet në rrugën e drejtë nata, e së cilës është e njëjtë me ditën e saj. Nuk ka devijuar kush nga kjo rrugë vetëm se ka shkatërruar veten e tij. Paqja, mëshira dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij, Muhamedin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Gjykimit. Jam i lumtur që më është dhënë mundësia t’ju them disa fjalë. Shpresoj që Allahu t’i begatojë (këto fjalë) dhe gjithashtu të begatojë vëllezërit tanë nga Anglia, të cilët kanë marrë këtë udhëtim, në mënyrë që të dëgjojnë këto fjalë, gjë, për të cilën ata do të marrin me ndihmën e Allahut, premtimin e përmendur nga profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), i cili ka thënë: “Kush ndërmerr një rrugë për të kërkuar dije, Allahu ia lehtëson atij rrugën për në Xhenet.” Kështu që i kërkoj vëllezërve të mi që t’i pranojnë këto këshilla, të cilat shpresoj se do të jenë të dobishme për ta.
32 32
KËSHILLA E PARË Ju këshilloj që të tregoni devotshmëri ndaj Allahut të Madhërishëm, në jetën tuaj private dhe publike. Devotshmëri do të thotë të qëndrosh i vendosur në bindjen ndaj Allahut, duke ndjekur urdhrat e Tij, duke u larguar nga ajo që Ai ka ndaluar, duke filluar me faljen e namazit në kohën e tij dhe po ashtu faljen e tij me xhemat, për atë që e ka obligim. Bashkë me pesë namazet e ditës është e këshillueshme të falen edhe sunetet e ditës, të cilat janë: dy rekate para sabahut (fexhr), katër para drekës (dhuhr) dhe dy pas saj, dy pas akshamit dhe dy pas jacie. Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Nuk ka musliman, i cili fal 12 rekate në ditë përveç farzeve dhe Allahu të mos ndërtojë për të një shtëpi në Xhenet.” Gjithashtu është bërë obligim edhe dhënia e zekatit (lëmoshës së detyruar) nevojtarëve.
Allahu thotë në Kur’an: “Merr prej pasurisë së tyre lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat).” (Et Teube 103). Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i ka thënë Muadh ibn Xhebelit kur e dërgoi atë në Jemen: “Dhe informoji se Allahu i ka obliguar ata me dhënien e zekatit, të merret nga të pasurit dhe t’u jepet të varfërve.” Duhet të agjërohet edhe muaji i Ramazanit, sepse Allahu e ka bërë obligim për këtë umet. Pastaj është edhe pelegrinazhi i haxhit për atë që ka mundësi ta kryejë. Këto janë shtyllat e islamit pas të parës, e cila është dëshmia e shehadetit: të dëshmosh se nuk meriton kush të adhurohet perveç Allahut dhe se Muhamedi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) është i dërguari i Tij.
KËSHILLA E DYTË I këshilloj vëllezërit e mi që të unifikojnë rradhët e tyre dhe të jenë si një trup i vetëm që kërkon të përforcojë fenë e Allahut, siç ka thënë Allahu i Madhëruar: “Ai ju përcaktoi juve për fe atë që ia kishte përcaktuar Nuhut, atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të.” (Esh Shura 13). Në këtë mënyrë bëhet e qartë se neve na kërkohet ajo që i´u kërkua profetëve të mëparshëm: që të përforcojmë fenë tonë dhe të mos bëjmë përçarje në të. Kështu, Zoti i Lartëmadhëruar na ka urdhëruar që të jemi të vendosur në fenë tonë dhe të mos bëjmë ndarje në të. O vëllezërit e mi! Bashkoni
rradhët tuaja dhe mos bëni grindje përderisa Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: “Dhe mos u përçani mes jush e të dobësoheni, e ta humbni fuqinë. Bëni durim se Allahu është me durimtarët.” (El Enfal 46). Mos etiketoni njëri-tjetrin si të devijuar apo si mëkatar. Në qoftë se sheh ndonjë të metë tek vëllai yt, atëherë shko dhe diskuto vetëm me të për këtë problem derisa të bini dakord dhe kështu mbani të bashkuar umetin. Askush nga ju nuk duhet të përgojojë vëllanë e vet, sepse kjo shkakton armiqësi dhe urrejtje. Po ashtu asnjëri nga ju nuk duhet që të shpallë vëllanë e tij musliman si jobesimtar, bidatçi apo mëkatar, sepse kjo nuk është në natyrën e muslimanit.
33 33
KËSHILLA E TRETË Gjithashtu ju këshilloj o vëllezër që të ndërmerrni ato vepra dhe punë, të cilat janë burim dashurie dhe afrimiteti midis jush. Shumë vetë nuk e kuptojnë si duhet fenë islame. Në të vërtetë shumë njerëz mendojnë që islami përfshin disa tipare jo të mira edhe pse islami realisht i kundërshton ata, sepse shumë muslimanë portretizojnë një imazh të gabuar të islamit. Islami është një fe e të vërtetës, të drejtës dhe paqes. Është një fe, e cila thërret në pajtimin e njerëzve. Është një fe, e cila lufton çdo vepër dhe tipar të shëmtuar si: genjeshtrën, mashtrimin, shtypjen e të tjerëve. Allahu i Lartësuar thotë: “All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve dhe ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon, në mënyrë që të merrni mësim. Meqë keni
premtuar, zbatojeni premtimin e dhënë ndaj All-llahut e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se Allahun e bëtë garant tuajin. Vërtet, All-llahu e di se çfarë punoni.” (En Nahl 90-91). O vëllezër, da’ua (thirrja në islam) duhet bërë me veprat tuaja ashtu siç bëhet me anë të fjalimeve. Da’ua me anë të veprave është më rezultative se sa da’ua vetëm me fjalë. Për këtë arsye, po e ritheksoj se ata, të cilët e praktikojnë islamin në mënyrën e gabuar, do të krijojnë një kuptim jo të drejtë të tij në pikëpamjet e njerëzve. Allahu i Lartësuar thotë për ata, të cilët ftojnë në rrugën e drejtë por nuk e praktikojnë vetë atë: „O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!“ (Es Saff 2-3).
KËSHILLA E KATËRT Ju këshilloj që të keni kujdes kalimin e kohës dhe që të merreni me punë të dobishme. Duhet ta dini se koha është më e vlefshme se shëndeti, siç ka thënë Allahu i Lartësuar: „Aq sa, kur t’i vijë vdekja ndonjërit prej tyre (jobesimtarëve) thotë: “Zoti im! Më kthe prapë që të mund të bëj mirësi në çfarë kam mbetur mbrapa!” Jo, kurrsesi! (Kjo) është veç një fjalë që ai e flet, ndërsa pas është berzakhu (perde, pengesë, ndarëse) deri ditën kur do të sillen përsëri në jetë.” (El Mu’minun 99-100). Koha është e tillë që kur largohet nuk kthehet më, kurse shëndeti kur largohet mund të kthehet prapë dhe të jesh përsëri i shëndoshë. Kjo është arsyeja pse ju këshillova që të keni kujdes kohën dhe të merreni me gjëra
34 34
të dobishme. Largohuni nga thashethemet, sepse profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) thotë në një transmetim të saktë: “Me të vërtetë Allahu urren përhapjen e thashethemeve, pyetjet e shumta, dhe shpërdorimin e shëndetit të mirë.” Fatkeqësisht shumë të rinj pasi janë kthyer në rrugën e drejtë dhe kanë unifikuar zemrat dhe fjalët e tyre, janë ndarë dhe përçarë në shumë grupe. Kjo është falë pëshpëritjeve të shejtanit tek ata, të cilat rrjedhimisht të çojnë në shpërbërjen e unitetit të fjalës. Për këtë arsye, ju këshilloj që të shfrytëzoni kohën për çështje të dobishme dhe të largoheni nga thashethemet. Në të vërtetë koha është si shpata, po s›e godite ti do të të godasë ajo ty!
KËSHILLA E PESTË T’i lutesh Allahut me butësi, vetëpërmbajtje dhe për punë të mira e jo me vrazhdësi apo me qëllimin të shkaktosh përçarje. Kjo për arsye se Allahu, i Përsosuri thotë: “Ftoji në udhën e Zotit tënd me urtësi, me thirrje të ndershme dhe të bukur dhe bisedo me ta në mënyrën më të mirë!” (En Nahl 125). “Dhe nga mëshira e Allahut (ti Muhamed) u solle butë me ta. Po të ishe i rreptë e me zemër të ashpër, ata do të kishin hequr dorë prej teje, kështu që mos i vë re (gabimet e
tyre), kërko falje për ta (nga Allahu) dhe këshillohu me ta në të gjitha çështjet.” (Ali Imran 159). Është obligim për besimtarin që të ndjekë profetin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) si dhe të jetë përulës dhe i vetëpërmbajtur në lutje. Transmetohet se profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Me të vërtetë Allahu është i Butë dhe e do butësinë dhe jep me butësi atë që nuk e jep me vrazhdësi.”
KËSHILLA E FUNDIT Përpiquni shumë në kërkimin e dijes, sepse kjo është arsyeja përse ju keni lënë qytetet tuaja, shtëpitë tuaja, familjet dhe miqtë tuaj. Është obligim për ju të gjithë që të luftoni në kërkimin e dijes dhe të studioni thellësisht, jo thjesht për të marrë provimin, por për të marrë
dijen. Pra përpiquni sa më tepër në kërkimin e dijes. Së fundi, i kërkoj Allahut që të na bëjë prej atyre që e shfrytëzojnë kohën në mënyrë të dobishme dhe sipas asaj që Allahu i Madhëruar na bëri përgjegjës.
35 35
Jeta e Hatixhes,
gruaja e profetit, tregtarja e ndershme përtej shumë shekujsh
Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) lindi në Mekë në vitin 556. Ajo rrjedh nga një familje fisnike. Nënën e saj e quanin Fatime bint Zejd dhe babain Hauejlid bin Asad. Ai ishte një prijës shumë i përmendur në fisin e kurejshve dhe një tregtar shumë i suksesshëm gjithashtu. Burri i Hatixhes (para të dërguarit tonë Muhamed) kishte vdekur duke i lënë asaj një pasuri shumë të madhe. Mprehtësia dhe aftësitë tregtare të saj bënë që biznesi i saj të ishte ndër më të sukseshmit ndër kurejshët. Muhamedi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) në atë kohë respektohej nga të gjithë, madje nga besueshmëria e tij e famshme ai mori nofkën el-emijn që e ka kuptimin i besueshëm. Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur me të) duke dëgjuar për ndershmërinë dhe sjelljet parimore të profetit Muhammed i ofroi atij punë që të drejtonte karvanet tregtare dhe i besoi atij pasurinë e saj. Shërbetori i saj i hershëm dhe shumë i besueshëm Maisarah u zgjodh për ta shoqëruar dhe për t’i shërbyer. Gjatë udhëtimit Maisarah u habit nga skenat e mrekullueshme që i zunë sytë. Forca e karakterit, besnikëria ndaj parimeve, qëndrimi miqësor dhe aftësitë tregtare të profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i lanë përshtypje të jashtëzakonshme. Kur u kthye, ai i tregoi Hatixhes çdo gjë që kishte ndodhur. Asaj i bënë shumë përshtypje ato që dëgjoi dhe mori vendimin se Muhamedi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) do të ishte bashkëshorti më i mirë për të, edhe pse fisnikët më të shquar të kurejshve e kishin kërkuar dorën e saj. Muhamedi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe Hatixhja u martuan.
36 36
Atëherë profeti ynë ishte 25 vjeç dhe Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur me të) ishte 40 vjeçe. Martesa qe shumë e begatë dhe ata patën gjashtë fëmijë, dy djem: Kasimin, prej të cilit profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) njihej dhe me emrin Ebul-Kasim dhe Abdullahun që njihej dhe si Tahir (i pastër) apo Tajjib (i mirë). Të dy vdiqën në fëmijëri. Më pas pasuan katër vajzat: Zejneb, Rukija, Umu Kulthumi dhe Fatimja. Të katër vajzat u rritën besimtare të devotshme në islam. Të gjitha emigruan në Medine me profetin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Tri vajzat e para vdiqën, ndërkohë që profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ishte ende gjallë, ndërsa vajza e tij e dashur Fatimja vdiq vetëm gjashtë muaj pasi ai ndërroi jetë. Ata ishin fëmijë të zgjuar e të mrekullueshëm dhe shtëpinë e karakterizonte një atmosferë e lumtur dhe e paqme. Kur Xhibrili (paqja qoftë mbi të) i´u shfaq për herë të parë profetit Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ashtu i frikësuar shkoi tek Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur me të) dhe i rrëfeu asaj atë çfarë i kishte ndodhur. Ajo duke dëgjuar me vëmëndje dhe kujdes fjalët e tij i´u drejtua me këto fjalë: ”Mos u shqetëso, sepse pasha Atë që ka në dorë shpirtin e Hatixhes shpresoj që ti të jesh i dërguari i këtij kombi. Allahu nuk do të të turpërojë. Ti mban lidhjet farefisnore, ndihmon të varfërit dhe të ngratët, i pret mirë musafirët dhe i ndihmon fatkeqët. ”Këto fjalë të ëmbla dhe inkurajuese ishin prej Hatixhes, nëpërmjet të cilave profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) fitoi forcë, besim dhe qetësi shpirtërore. Pasi profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) u qetësua pak, ajo shkoi bashkë me të që të bisedonin me kushëririn e saj Uaraka bin Neufel, pasi ai ishte një njeri i ditur, i cili kishte studiuar me vëmëndje librat e shenjtë. Ai ishte në dijeni të ardhjes së një të dërguari të fundit që ishte parathënë nga profeti Musa (paqja qoftë mbi të) dhe Isa
(paqja qoftë mbi të). Pas dëgjimit të asaj që i kishte ndodhur Thesar profetit Muhammed, Uaraka i tha profetit se ai ishte i dërguari i fundit dhe shprehu dëshirën për të jetuar në kohën kur do të dëbohej nga njerëzit e tij. Pa kaluar shumë kohë profeti Muhammed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) u urdhërua nga Allahu i Lartësuar që t’i ftonte njerëzit që të adhuronin vetëm Allahun. Dhe ishte Haixhja e para, e cila nuk hezitoi të shprehte haptazi atë që ajo e kish mbajtur të fshehur për pak kohë: ”Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se profeti Muhamed është i dërguari i Allahut.” A nuk është nder i madh për gratë që i pari person që përqafoi islamin ishte një grua? Në vitet e vështira që pasuan, gjatë të cilave prijësit e kurejshve bënë gjithçka që kishin në dorë për të dëbuar profetin Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe për ta ndaluar të përhapte mesazhin e tij, Hatixhja qe burim i përhershëm i ndihmës, përkrahjes dhe qetësimit për të dërguarin Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Hatixhja ishte një grua dhe nënë ideale. Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) jetoi me të në shtëpinë, e cila u bë qendra e islamit dhe që frekuentohej shpesh nga sahabë, gra dhe burra. Hatixhja vdiq në moshën 65-vjeçare duke lënë pas plot 25 vjet përkushtimi ndaj Muhamedit dhe islamit. Kur Muhamedi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) e pa në çastet e vdekjes, e ngushëlloi duke i thënë se kështu kishte vendosur Allahu për të dhe se ajo, për të cilën frikësohej ishte diçka shumë më e mirë. Në ato çaste ajo ngriti sytë dhe vështroi burrin e saj të dashur, e më pas shpirti i saj u shkëput nga trupi tokësor. Varri u përgatit në vendin e quajtur Huxhun, afër Mekës. Muhamedi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) zbriti vetë për të parë nëse çdo gjë ishe ashtu 37 37
siç duhej dhe me duart e tij zbriti lehtë e butë trupin e saj. Kështu u largua nga kjo botë nëna e të gjithë besimtarëve, që sakrifikoi çdo gjë për islamin. Dashuria dhe mëshira kishin lëshuar rrënjë të thella mes tyre aq sa edhe vdekja nuk mundi t´i shuante. Profeti Muahmed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) nuk rreshti kurrë së dashuri Hatixhen edhe pse u martua me disa gra të tjera dhe i deshi te gjitha. Një herë profeti Muhamed i tha Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të) këto fjalë: ”Ajo besoi tek unë kur askush tjetër nuk besoi, ajo pranoi islamin kur njerëzit e tjerë më refuzuan dhe më ndihmoi e më ngushëlloi kur askush nuk qe aty për të më ndihmuar.” Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) gjithashtu tregon se sa herë që profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) do të fliste për të, do të gjente shprehjet më të larta, do të vinte në pah cilësitë më të mira dhe do të lutej e do të kërkonte falje për të. Të devotshmit do të priten ashtu siç e ka përmendur Allahu në suren Fexhr në Kur´anin fisnik: “O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu tek Zoti yt i vetkënaqur dhe i kënaqur (me Të)! Hyr në turmën e robërve të Mi dhe hyr në Xhenetin Tim!” (89:2730). Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur me të) ishte nëna e Fatimes (Allahu qoftë i kënaqur me të), gruas më të dalluar në parajsë, gjyshja e nipërve të dashur të profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut
38 38
qofshin mbi të), Hasanit dhe Husejnit (Zoti qoftë i kënaqur me ta), që janë më të dalluarit nga të rinjtë e parajsës. Abdullah ibn Abasi tregon se një ditë profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) hoqi katër viza në tokë dhe i pyeti shokët e tij se çfarë nënkuptonin ato viza. Ata me respekt të madh i´u përgjigjën se ai e dinte më mirë. Më pas ai u tregoi se katër vizat paraqisnin gratë më të larta e të nderuara të universit: Hatixhe bint Hauajlidin, Fatime bint Muhamedin, Merjem bint Imranin, nëna e profetit Isa (paqja qoftë mbi të), Asije bint Mazahimin (gruaja e faraonit) (Zoti qoftë i kënaqur me të gjitha). Gjithashtu ka thënë: ”Më e mira e grave të kohës së saj ishte Merjemja, vajza e Imranit, dhe gruaja më e mirë e kohës së saj ishte Hatixhja vajza e Huuejlidit.” Fisnikëria e karakterit të Hatixhes dhe morali i saj i lartë e kënaqën aq shumë Zotin e botrave sa dërgoi engjëllin e Tij, Xhibrilin (paqja qoftë mbi të), për ta përshëndetur. Këtë profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ia tregoi Ebu Hurejres dhe përmendet në sahihun e Buhariut. Kur Hatixhja qe ende gjallë, erdhi Xhibrili (paqja qoftë mbi të) tek i dërguari Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe i tha: ”O i dërguari i Allahut, Hatixhja është duke ardhur me një enë me ushqim për ty. Kur të vijë tek ti jepi selam nga Zoti i saj dhe nga unë dhe përgëzoje me një shtëpi prej margaritarësh në Xhenet, në të cilën nuk ka zhurmë”. Ky ishte një përgëzim që në dynja.
A mundem të zgjedh?
Meteor
nga ALBANA MUJA
Kur vetes i bëj pyetje, duket se as asaj nuk i besoj e as nuk ia njoh vetitë e saj. Këtë shpesh psikologët nuk ngurojnë ta quajnë "mungesë vetëvlerësimi, shenjë inferioriteti, por mendoj se jo shpeshherë kanë të drejtë. A mundem unë të zgjedh? Kjo pyetje thëmbon kur bëhet fjalë për zgjedhje të tilla që do më udhëheqin drejt asaj, për të cilën jam krijuar e jo drejt asaj që do të donin shumë situata të caktuara të më gatuanin për të qenë ajo "çdokushi", por vetëm vetvetja-jo. Kështu kësaj pyetjeje, i kodoj përgjigjen nga realiteti i fesë së pastër qiellore, islamit. Në traditën e qartë dhe legjislacionin islam, mundësia për të zgjedhur i është lënë në dorë njeriut. Zoti nuk obligon përtej mundësive dhe zgjedhjen ia la birit të Ademit në dorë, pa e privuar atë, pa e ngushtësuar atë ashtu siç ka edhe shumë të tjerë që e mohojnë këtë realitet. Ndaj nisur nga kjo, unë jam ajo krijesa e vogël e Zotit të Madh, që vetë Ai, lart qiejve e ka begatuar me zgjedhjen. Jemi ne që me mëshirën e Zotit mundemi të zgjedhim, na e mundeson ai dallimin mes errësirës, muzgut, dhe dritës së qartë. Shpeshherë themi se qartësitë e dukshme nuk kanë nevojë për shumë zgjedhje dilematike. Por jo, puna e një të mallkuari të vazhdueshëm në dëmin tonë është që të merret me atë që ka nisur rrugën drejt zgjedhjes së dobishme, drejt islamit.
Unë zgjedh, dhe kur zgjedh islamin si udhën time, jam po aq e aftë të zgjedh çdo mirësi tjetër, ta përvetësoj për veten e t'ia dedikoj vetëm Zotit arritjen. Kështu unë zgjedh mënyra jetese, mënyra mendimi dhe konceptimi, zgjedh miket dhe miqtë e mi, zgjedh rrugën që të çon me shpejt e më qetë në shtëpinë time, në mirësinë e Zotit. Por si arrihet kjo? Përse jam kaq e qetë dhe e sigurt me veten? Mos është vetëkënaqësi? Duhet ndaluar pak. Më duhet të jem e sigurt kur them se kjo është krenaria e islamit. Duhet ecur duke iu lutur Zotit tënd të të mëshirojë në çdo zgjedhje, se vetë forca e zgjedhjes është tek mbështetja tek Ai.
39 39
Për
zemrat
Mëshirë për të gjithë njerëzimin...
P
aqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e fundit, Muhamedin, njeriun e së vërtetës, misionarin më të madh, mbi shpinën e tokës, më i dashuri tek Allahu , mbartësi i dritës që ndriçoi botën. Ai me gjithë qenien e tij vërtetoi ‘’lebejke ALLAH lebejk ‘’të përgjigjem ty o Allah ...Njeriu i triumfit të së drejtës dhe të mirës ndaj së keqes. Profet për të gjithë njerëzimin me mesazhe hynore. Një jetë për Allahun nga një rob i përkryer, një profet si ‘’hëna në errësirë’’.
Ja Muhamed a.s!!! Unë ndez zemrën me ty, e drita e paqes tënde ndriçon dhe drithëron zemrën time, unë të përkujtoj e ti vjen me hap, rrugën e së vërtetës për të më kujtuar se kjo botë shpejt do të na lërë, se këto lotë do të thahen, se pas vështirësisë vjen lehtësimi, se durimi është sukses... Ti s.a.s, vjen m’i thua në heshtje fuqishëm, thjesht tek kujtoj emrin tënd o i Dërguar!
Ti je shembulli më i lartë...Dhe në mungesën tënde pyes a do të marrin fund këto lotë? A do të kuptoj që jeta është e tillë, është siç Sensibilizohesh me mua ...Unë qaj..! E di që paralajmërove ti? A do ta kuptoj që botës dhe ti ke qarë për mua, pa më njohur ti ke nuk i rëndon as loti as shpirti im? Kush e ndjerë mall. ka dashurinë më të madhe në tokë t’i japë O i Dërguari i mëshirës, unë të kujtoj e ti përgjigje e kësisoj të gjejë ekuilibrat e vetes vjen tek unë sapo të përmend, me shembuj e në boshtin e ekzistencës? Mendoj nëna... Jo ngushëllim, me përkujtime e inspirime, me besoj se nuk mundet... Ajo do deri në caqet mesazhe për çdo gjendje, më përcjell paqe. e caktuara, deri kur dheu e mbulon e atëherë Kujtoj lotët e tua të derdhura për umetin tënd braktisemi sikur të mos ishim në dimensione dhe kjo më shtyn të harroj lotët e mi... Ato lotë të ndryshme. që qajnë për mua...Se nuk u pamë, por lotët Pyes sërish, a ka përgjigje? Jam një shpirt na lidhin me shikimin, na bashkojnë. Ndjejmë që përpëlitem e lahem në lotët e mi... Kjo dashuri nga njerëz që na rrethojnë, që na duan, botë s’më dëgjon e nuk më sheh që unë jam jetojnë diku por diku larg zemrës që qëndron ketu e zhveshur në shpirt dhe përpëlitem si në dhimbjen e saj. Jetojnë aty për të qenë ku një gjethe në majën më të lartë të pemës në të munden dhe s’munden të jenë aty ku më fundin e vjeshtes... Era e parë që do të fryjë duhen... do ta marrë shpirtin tim, atëherë lamtumirë të verbër që kurrë s’më patë e s’më dëgjuat... 40 40
Dhe udhëtoj... o shpirt sa dhimbje e frikë, errësirë... Sa pritje e rëndë pa fund, deri në tronditje...Takoj në këtë udhëtim shpirtra njerëzish më të verbër se kurrë. Pse keshtu? Ne këtë ditë nuk mundem të bëj asgjë. Ky është labirinti i dy jetëve që paralajmërove o profeti ynë, i dashuri i Atij që dua. E lënduar kuptoj se dhe unë qenkam njësoj, vazhdoj kështu ta përshkruaj rrjedhën e jetës deri në cakun e pafundësisë, aty ku ekzistenca ime për tjetrin ka arritur fundin. Unë britmazi pyes, a ia vlen? I Lartmadhërishmi të lejon ty o profet dëshirën ta sakrifikosh për në shpëtim të shpirtit te vëllait që kurrë s’e njohe që të pasoi, të besoi dhe emrin tënd nderoi. Kush tjetër e bën këtë si i vetmi i denjë i humanizmit? U prezantove me amanetet e realizuara në hutben e fundit. Në përlotjet e asaj dite, shpëtimin e Zotit ofrove, dhe namazin porosi të gjatë e diktove. Simbolizon dritën për të gjithë njerëzimin në thirrjen e adhurimit për të vetmin Zot. Nderove besimtarët duke i barazuar me veten kur the: ״Kush fyen një musliman më ka fyer mua.״ Mesazhet një nga një i përmbushe në hutben e lamtumirës, mes lotësh njerëzit dëshmuan se ti ja resulallah, e përcolle mesazhin, e çove në vend amanetin, e këshillove umetin dhe luftove në rrugë të fesë. Zemra jote e madhe kërkoi të mbushej duke dashur një e nga një të gjithë ata që dëshmonin per misionin tënd të kryer. Atë ditë të nderoi Zoti me ajetin ״Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju fe, islamin fe. ״madhështore... Të detyrohemi shumë ja resulallah për shpëtimin në rrugën e dritës, të detyrohemi për lotët e mallit, për pasuesit e tu që nuk të panë. Zoti i gjithësisë të mundësoi thesaret e perjetësisë, por ti zgjodhe Allahun, Atë që nderoi emrin tënd, zgjodhe mallin per TË. Në vite kaloi, shkoi, u tret e afroi ״kalimi״... Në natën para vdekjes me mall
njerëzit i ftove duke lënë amanetet e bekimet: ״O ju njerëz vendtakimi me ju është tek burimi Keuther״. I dashuri i ALLAHUT bekoi deri në fund me dua: ״O njerëz çoni selam umetit tim që besuan deri në ditën e Gjykimit të ndjekin rrugën time.״ Kush më shumë se ti u kujdes për ne? E nise me të dashurin tënd Allahun, mëshira dhe dashuria, e të cilit ka përfshirë çdo cep te universit... Përfundimi i jetës tënde ishte dëshmi e gjallë e lidhjes dhe dashurisë për Krijuesin e gjithësisë, sepse ndër zgjedhjet që Ai të ofroi, ti vendose të jesh në një vend të lartë pranë Allahut Bujar. E si të mos i marr të gjitha përgjigjet e mia kur fjalët e fundit ishin këto? Kur ti zgjodhe ALLAHUN fuqishëm në të gjitha gjendjet. Deri në shpirtin e ngushtuar na tregove se çdo gjendje ka një zgjidhje dhe çdo zgjedhje ka vetëm një alternativë... Unë natyrshëm pyes, kush tjetër do të bënte kaq për ne? Të jemi mirënjohës , ti je krenaria , shembulli më i lartë, i dashuri i të Dashurit tonë, nderove qenien tonë... Ja resulallah... o profeti ynë na prit, na prit të gjithëve, se duam të jemi krah teje atë ditë kur të dalim para ALLAHUT. O vula e profetësisë, o krenaria e njerëzimit, ti vazhdon merr shpirt për këdo që të përkujton, paqen ia kthen, e atë ditë bashkë me të ndërmjetëson... sa fjalë e kufizuar do të quhej horizonti i lirë për shpirtin tënd... Nuk mund të përgjigjej figurë tjetër veçse ti, i përzgjedhuri i Allahut si dashuria e pastër në këtë tokë për të gjitha krijesat. Si shpirt, që gjaku i sosur i valon dhe qëndron deri kur Allahu të t’i hapë portat e Xhenetit dhe umeti yt të të pasojë... Qëndro lart o shpirt i mirë, o emër i dashur, o perlë e mirësisë, o simbol i mëshirës... o bartës i dashurisë, o Muhamedi i ALLAHUT të Lartësuar plot dritë dhe mëshirë.
Punoi: Marsela Murra 41 41
42