Revista Pertej Fjales Nr.14

Page 1

RevistĂŤ Kulturore Korrik 2015

Numri 14

Pertej fjales POST RAMAZAN


Fjalët “sekrete” që Profeti i kishte thënë Aliut

Përcillet nga Ebu Tufejl, Amir ibn Uathile i cili ka thënë: Ndodhesha tek Ali ibn Ebi Talib kur erdhi një njeri dhe i tha: - Çfarë të ka treguar ty në fshehtësi Profeti (alejhi salatu ue selam)? - Aliu u zemërua dhe i tha: "Profeti (alejhi salatu ue selam) nuk më ka treguar ndonjë gjë që i fshihte njerëzve, veçse ai më ka thënë katër fjalë." - Dhe pyetësi i tha: Cilat janë ato o Prijësi i besimtarëve? - Dhe ai iu përgjigj: Më ka thënë: "Allahu e ka mallkuar atë që mallkon prindin e tij. Allahu e ka mallkuar atë që ther kurban për dikë tjetër veç Allahut. Allahu e ka mallkuar atë që strehon një kriminel. Allahu e ka mallkuar atë që ndryshon kufijtë e tokës." (Muslimi nr. 1978) 2


Përmbajtja 4

Editorial nga A. Muja

6

Ora e zgjimit nga E. Rama

8

Thesare të udhëzimit Biografi Dijetarësh nga G. Gjyzeli

10

Madhështi nga Prof Sehed Al Senejdi

Muslimanët dhe puna Të metat e nefsit

Gjallesat

13

Dhjetë mësimet të cilat na i ka mësuar Ibn el-Mubarek

15

Mëmësia

17

Dritare

19

Këndvështrim nga A. Muja Përmas kozmosit dhe shpirtit

22

nga H. Agolli

Unë jam nënë

Dilema dhe zgjedhja e profesionit

nga Sh. Krasniqi

Stolitë e dynjasë

nga H. Agolli

26

Nëna ime

nga S. Bajrami

27

Post Ramazan nga Redaksia

39

Në kuzhinë

Jeta e Havasë

nga E. Salko, Dh. Dine

Pertej fjales DREJTORE EKZEKUTIVE: SHPRESA BASHA email: shpresabasha@yahoo.com

Kryeredaktore: Albana Muja (Ciku) email: anabla2004@yahoo.fr

Redaktore gjuhësore: HIBA AGOLLI Recensues fetar: Ahmed Kalaja art grafika: ornela Bita Boton:

KËSHILLI I REDAKSISË: Mimoza Çota Edlira Durmishaj Elfa Kodra Ermira Muça Miranda Qoshja

MEWADDAH WE RRAHMAH, TIRANE, ALBANIA, RRUGA H. HIDRI

Teuta Zeka Klotilda Ndreu Shpresa Koçi Aurela Basha Albana Baholli

BASHKËPUNËTORË: Dr. Anjeza Dishnica, Dr. Suela Bala, Orieta Heta, Iris Maçi, Marsela Tarelli, Entela Hidri, Arta Kastrati. Pikpamjet e paraqitura në revistë nuk shprehin domosdoshmërisht pikpamjet e revistës.

Mirëpresim sugjerimet tuaja, idetë e opinionet pranë adresës sonë: e-mail: përtejfjalës@gmail.com www.pertejfjales.com © Të gjitha materialet e botuara në revistë janë të rezervuara për botuesin e "Përtej fjalës". Nuk lejohet përdorimi, riprodhimi apo publikimi i tyre pa lejen e botuesit.

3


N

Editorial

ë këndvështrime të ndryshme, çështje, faktorë, esenca të ndryshme, sigurisht vijnë përmes ndryshimeve fine, ose diferencave të shqueshme mes njera–tjetrës, sepse kështu është krijuar gjithësia, me plot ndryshueshmërinë e gjërave nga njëratjetra. Mirëpo, po të ulemi dhe të reflektojmë mbi këndvështrimin e punës në çdo religjion, aspekt, këndvështrim filozofik, social, kulturor, e gjejmë pikëpamjen ndaj punës thuajse kudo me plot vlerë dhe madje me urdhëresë që të jetë ajo lajtmotiv për njerëzit për të vazhduar jo vetëm së jetuari, por edhe së gëzuari shumë prej mirësive që vijnë prej saj. Puna, filozofikisht vjen si akt apo veprim, i cili ngrihet mbi forcën, dëshirën, vullnetin, kënaqësinë, përfitimin që duhet të posedojë kryrësi i saj, cilësi këto që duhet t´i meritojë edhe puna që kryhet. Parë në format përkufizimi, ky realitet çdo njërin prej nesh e detyron ta mendojë dhe rimendojë sërish për nga vetë rëndësia dhe domethënia e plotë që ka ky akt, pas të cilit në fakt duhet të lidhemi fort, në mënyrë që të jemi të denjë për të jetuar e gëzuar dhe jo vetëm për të vazhduar të jetojmë. Me punën është karakterizuar çdo qenie e gjallë. Që në krijimin tonë dhe atë gjithëgjallesor, shikojmë që secila prej gjallesave është krijuar me një mision dhe ky mision nuk kryhet përveçse përmes punës, përpjekjes, vullnetit, kërkimit e dëshirës. Që në kohëra të hershme të qytetërimeve të ndryshme njerëzore kemi parë se vetë krijimi sikur ka ardhur i bashkangjitur me urdhërin për punë, veprim, lëvizje, angazhim, për të qenë kërkues të rizkut, ushqyerjes, e jo vetëm e kësaj, përpjekjes, e jo vetëm e kësaj, kërkimit, dhe jo vetëm e këtij, por e shumë dimensioneve të tjera që na hap “të qenit tonë”, i zënë me punë. Në Kur´anin famëlartë, fjala “punë” është përsëritur në më shumë se 500 herë, ashtu sikurse edhe në thënie profetike. Të punuarit është përgëzuar gjithnjë me fjalët më të mira, me nxitjet, me urdhëresat, këshillimet më të ëmbla, për të qenë kështu puna, gjëja, me të cilën duhet të karakterizohemi, me të cilën duhet të gëzohemi e të kthejmë atë në një aset që na lidh me natyrën tonë. Në islam njihen termat: punë të vlefshme dhe punë të hajrit që do të thotë se janë ato punë që e kënaqin njeriun, por edhe Krijuesin e gjithësisë.

MUSLIMANËT

&

PUNA

4


Shumëllojshmëria e punëve të vlefshme

P

unët e vlefshme janë të shumta. Janë të gjitha ato punë që i ka urdhëruar Allahu i Lartësuar në formë obligative dhe të pëlqyeshme, nga adhurimet dhe sjelljet. Nëse muslimani i kryen ato në respektim të bindjes së Allahut, duke i´u nënshtruar ligjit të Tij dhe duke synuar me to Fytyrën e Allahut. Ky musliman është nga vepruesit e punëve të vlefshme. Në krye të këtyre punëve të vlefshme janë adhurimet dhe në krye të adhurimeve janë ato që kanë ardhur në hadithin e Xhibrilit: namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi. Këto punë janë shtylla të islamit dhe hadithi i përmend me qëllim që të kuptojmë mirë, se këto punë nuk bën kurrsesi të neglizhohen, nënvleftësohen apo t’u kushtohet pak rëndësi. Ne e njohim mjaft mirë urdhëresën për vepra që janë në të mirën tonë dhe në të mirën e lidhjes sonë me Krijuesin. Vepra të tilla si dëshmia se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, namazi, agjërimi, zekati, haxhi, janë punë prej punëve të mira. Në hadithe të profetit kemi dëgjuar që ai me plot mirësinë e tij të ketë thënë se puna më e mirë është ajo që edhe pse e pakët, është e vazhdueshme. Ashtu sikurse pesë shtyllat e islamit që janë punë prej punëve të vazhdueshme, edhe profeti i nderuar udhëron për vazhdimësi në punë të hajrit, edhe pse ndoshta me pakicë. Sot, në ditët që jetojmë, çështje që lidhen me punën janë të mëdha dhe janë kthyer në sfida të papërballueshme për shoqëritë e industrializuara. Papunësia prej dekadash njihet si një nga problemet akute që edhe pse përmes zhvillimesh të mëdha inxhinierike, teknike, teknologjike, sërish oferta për punë është e pakët, ndërkohë që nevoja është e madhe. Çështje të tipit menaxherial dhe të tjera të kësaj fushe kanë bërë që përqindja e papunësisë të rritet si përqindjet e infeksioneve shkatërruese për rininë sotme e më gjerë. Bota e teknologjisë krenohet me hapat galopante që shënohen dita-ditës, por në realitet teknologjia ka shtuar gamën e objekteve, fushave ku klikohet më shpejt e më mirë, por nuk ka mundësuar hapjen e vendeve te punës. Kështu krahu i punës lëngon në çdo aspekt, si i pamundshëm për të çarë në një epokë ku përballja me varfërinë dhe skamjen është gati-gati migjeniane. “Puna ka lindur me njerëzimin”, - thonë të moshuar, sot të mençur. Ka lindur e është ngjizur bashkë me të, që kur Zoti i Lartëmadhëruar na ka mundësuar të gjitha shqisat, gjymtyrët për të qenë të aftë për të

punuar, ndaj edhe ata që janë sprovuar me këto shqisa e gjymtyrë janë të justifikuar për çdo gjë dhe detaj edhe tek Zoti i tyre, edhe tek njerëzit që i rrethojnë. Ndaj edhe në këtë aspekt, puna ka vlerë dhe është vlerë në vetvete, është mundësia jonë për të qenë në kontakte, për të krijuar miqësi, dialogje, komunikim, njerëzi, partneritet zhvillim e prosperitet. Prej kohësh kam dëgjuar që në islam, e rëndësishme është të punojë bashkëshorti ose mashkulli i një shtëpie, ndërsa per gratë dhe vajzat, kjo, nuk është detyrë. Me të drejtë, do të mendonin, ashtu siç edhe e dimë se çdo gjë e ardhur me islamin është veçse e drejta dhe e vërteta, atëherë do të thonim se përse kjo. Kjo, pasi siç u tha më sipër, gjinia tjetër nuk është e detyruar, por përtej këtij epiteti, nëse gruas dhe vajzës do t´i jepej mundësia e mirë dhe brenda kushteve të duhura, të punojë dhe t´i vijë në ndihmë familjes së saj, babait, nënës, vëllait apo bashkëshortit, patjetër që vendi i saj në punë do të përbënte një përpjekje të saj drejt një pune të hajrit e me vlera, përveç sociale, ekonomike edhe humane e hyjnore. Pra, sado që të mundohemi t´i mveshim islamit atë të shkuarën e largët, idetë prapanike lidhur me çdo çështje, por edhe me punën konkretisht, sërish të zotët e mendjes e kuptojnë fare mirë se ndalesat janë në atë që i bëhet shok Allahut në adhurim, ndërsa në aspekte të tjera ka kudo një mundësi të mirё. Kontrolli i qëllimit të saj se përse po e bën atë vepër, të vë para një dere, e cila të fton tek e lejuara dhe e duhura. Në islam bashkëshortët janë shtyllat e një familje të shëndoshë dhe si të tillë janë të dy përgjegjës për gjetjen e punëve të hajrit dhe sjelljen në shtëpi të benefiteve që vijnë nga krahët e tyre. Marrëdhëniet që secili prej nesh krijon në punë janë të tilla që na bëjnë njerëzor me kolegët, shokët, miqtë, na njohin me hierarkinë e të punuarit, e të konceptuarit të punës. Një punë e mirë na rrit profesionalisht, personalisht dhe familjarisht duke na kthyer në misionarë të zhvillimit. Frytet e saj jepen dita ditës, por më së shumti, fryt i saj janë eksperiencat e shumta që shenjon herë pas here, benefitet e panumërta intelektuale dhe ato materiale etj. NJË mbarëvajtje e tillë, një jetë e ndërtuar më së miri me një strukturë dhe skelet të qëndrueshëm ku bazë është puna e mirë, vepra e mirë. Përpjekja dhe kërkimi i dijes, i punës, nuk është gjë tjetër, veçse një kërkim i dobishëm që e duan njerëzit, e do edhe vetë Zoti i Lartësuar. KRYEREDAKTORJA

5


TË METAT E

NEFSIT Ky material është shkëputur nga mësimi “Fillimi i shërimit”, i mbajtur nga hoxha i nderuar Enis Rama dhe përmban përvoja, në të cilat kanë hasur dijetarët gjatë hulumtimit të të metave të nefsit (vetvetes) sonë.

1. Gjeta në veten time, në unin tim, dashuri shumë të madhe për të pushuar dhe urrejtje ndaj punëve të mundimshme qoftë, edhe nëse ato janë për hir të Allahut dhe me to mund të fitohet shpërblim i madh. 2. Gjeta në veten time mjeshtri të rrallë për arsyetime të kota lidhur me atë se përse nuk e bëj këtë apo atë punë. 3. Gjeta kureshtje të tepërt dhe interesim për gjëra, të cilat nuk më përkasin apo nuk janë përgjegjësi e imja. 4. Me pëlqen humbja e kohës dhe të qeshurit e tepërt duke i zgjatur (tubimet) e kota dhe të padobishme. 5. Konstatova në veten time se kam shumë dëshirë të më shërbejnë të tjerët, kurse unë urrej t‘u shërbej të tjerëve. 6. Kënaqem kur të afërmit dhe shoqëria më lavdërojnë, ndërsa nuk ndjehem mirë aspak kur dikush më kritikon apo më qorton. 7. Kam vënë re se një fjalë e vogël ka mundësi ta shpërthejë hidhërimin tim dhe insistimin e vazhdueshëm për t‘u hakmarrë ndaj kujtdo, qoftë ndaj atij, i cili më ka rënduar me ndonjë fjalë apo vepër, vetëm e vetëm për t‘u hakmarrë për nefsin tim (veten time). 8. Nefsit (Vetes) time aspak nuk i pëlqen fjala “nuk e di” dhe sidomos para atyre që më konsiderojnë të ditur. Mundohem të jem i atillë para tyre, në mënyrë që ky mendim i mbjellë tek të tjerët të mos ndërrojë për mua. 9. Gjatë polemikave me dikë mundohem që me çdo kusht të dal ngadhnjimtar dhe ndjej gëzim të madh, kur kjo ndodh, ndërsa hidhërohem, kur pala tjetër ka të drejtë. 10. Me cilindo person, me të cilin kam pasur ndonjë mosmarrëveshje, ngatërresë apo ndonjë problem gëzohem që i ndodh ndonjë gjё e keqe, qoftë edhe devijim nga rruga e Allahut. 11. Kam vënë re se kur gaboj, mundohem të arsyetoj veten time duke thënë se ky gabim është normal, ndërsa kur dikujt tjetër i ndodh e njëjta gjë, atëherë as minimumin e arsyeve, të cilat i kam përdorur për veten time, nuk i arsyetoj me to të tjerët. 12. Kam dëshirë që kur jam në ndonjë tubim të dëgjohet zëri im dhe të respektohet mendimi im pavarësisht se a kam të drejtë apo jo. Kam vënë re po ashtu se më pëlqen që në këto tubime të flas për të arritjet dhe aftësitë e mia. 13. Kam vënë re se për shumë të mira, të cilat m´i ka mundësuar Allahu t´i bëj, kam dëshirë të falënderohem unë për to dhe këto arritje të adresohen në emrin tim. 6


14. Nëse ndodh të jem shkaktar për t´i bërë mirë ndokujt dhe ai person pastaj nuk sillet mirë me mua, apo më ofendon në ndonjë mënyrë, apo nuk më kryen ndonjë punë, atëherë insistoj t‘ia përmend atë të mirë vazhdimisht, Ora e zgjimit edhe nëse këtë punë do ta kisha bërë për hir të Allahut dhe nuk ka rëndësi nёse do të ishte personi tjetër mirënjohës apo jo. 15. Kam dëshirë që kur jam në ndonjë vend-tubim, të gabojë dikush dhe pastaj unë ta përmirësoj atë duke treguar që edhe unë di për këtë çështje, për të cilën po flitet. 16. Kam gjetur në veten time se kam shumë frikë nga varfëria dhe jeta e vështirë. Vetja ime vazhdimisht frikësohet nga lemosha në rrugë të Allahut duke thënë ngadalë: - “Sepse këto gjëra (çfarëdo qoftë ajo lëmoshë) që dëshiron të shpërndash, të duhen ty dhe familjes tënde.” 17. Më pëlqen bartja e fjalëve dhe të besuarit e lajmeve pa i verifikuar ato. 18. Kam gjetur në veten time dhënie pas epsheve dhe komoditeteve edhe pse ato mund të jenë në llogari të kryerjes së obligimeve. 19. Gjeta në veten time ngutje e nxitim për marrje të vendimeve pa gjykuar dhe pa i analizuar pasojat. 20. Brengosje për gjëra të kota e edhe më keq se kaq, shumica e tyre të jenë brenga të kësaj bote. 21. Gjeta në veten time mospërmbajtje të vetes ndaj mllefit. 22. Gjeta se vetja ime nuk e çmon asnjë begati që ka, por gjithmonë shikon në begatitë e të tjerëve, apo në ato begati, të cilat nuk i ka. 23. Gjeta se nuk e falenderoj si duhet Allahun për begatitë, të cilat m‘i ka dhuruar. 24. Gjeta se nëse më ndodh diçka e pakëndshme, apo të cilën unë nuk e pëlqej atëherë hidhërohem në caktimin e Allahut dhe më udhëheq një bindje e brendshme, e cila më thotë: - “në qoftë se kjo punë do të ndodhte ndryshe, do të ishte më mirë”. 25. Për çdo mospajtim me njerëzit apo ndonjë akuzë, e cila më vjen prej tyre, unë vazhdimisht mundohem ta arsyetoj veten time se “të tjerët më urrejnë vetëm pse unë jam musliman” duke mos qenë aspak kritik ndaj vetes se mos ndoshta sjellja ime, ndonjë qëndrim i imi apo fjalë e imja janë shkaktarët kryesorë për prishjen e raporteve me të tjerët. 26. Dëgjoj ligjerata dhe marr pjesë nëpër tubime të ndryshme. Të gjitha këto dobi, të cilat i dëgjoj, i kaloj me dy fjalë : “do ta bëj” dhe “do t’ia filloj”. 27. Kam pasur një të kaluar të suksesshme dhe kam qenë i respektuar. Dëshiroj që edhe në islam të jem i privilegjuar, përndryshe nëse sjellja e muslimanëve nuk është e tillë me mua, nuk e konsideroj si sjellje aspak korrekte ndaj meje. 28. Tani, pasi jam udhëzuar, i shikoj njerëzit me urrejtje dhe përbuzje dhe nuk i shikoj me shikim të mëshirës dhe dëshirës së flaktë që Allahu t‘i udhëzojë edhe ata në rrugë të drejtë dhe në vend që t‘i urrej veprat, të cilat i bëjnë njerëzit, i urrej njerëzit. Allahu na mundësoftë të shërohemi prej të metave të nefsit, të vetvetes sonë! Thotë Zoti i Lartmadhëruar: “Llogariteni veten, para se të llogariteni, ngase kështu është më lehtë për llogarinë tuaj.” “Ata që luftojnë (përpiqen) për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona.” Përshtati dhe përmblodhi: Enis Rama

7


Thesare

udhëzimit

Biografi dijetarësh Shejh ibn Uthejmin Ebu Abdullah Muhamed ibn Salih ibn Muhamed ibn Uthejmin et-Temimi enNexhi u lind në qytetin e Uneizeh, në rajonin Kasim, më datë 27, në muajin Ramazan 1347 hixhër / 1926, në një familje të mirënjohur me tradita fetare. Ai e mori formimin e tij në lëmin e diturisë fetare nga shumë dijetarë të njohur si: shejh Abdur-Rahman es-Sadi, shejh Muhamed Amin ashShankiti dhe shejh Abdul-Aziz ibn Baz. Kur ai filloi mësimdhënien, një numër i madh studentësh nga brenda dhe jashtë Arabisë Saudite përfituan nga ai. Ai kishte stilin e tij të veçantë të interpretimit dhe shpjegimit të çështjeve fetare. Ai ishte pjesë e atyre dijetarëve, të cilët i shërbyen fesë islame pa ndonjë lloj paragjykimi fetar dhe duke e mbajtur veten larg ndjekjes të verbër në çështjet e fesë. Ai dallohej për përpjekjen e madhe të tij në çështjet fetare dhe në

8

nxjerrjen e përfundimeve nga analogjia. Përpjekje, të cilat vërtetonin kuptimin e gjerë që ai kishte në çështjet e fesë dhe vërtetonin gjithashtu përdorimin korrekt të parimeve të fesë nga ana e tij. Në dhënien e verdikteve fetare, ashtu sikurse dhe shejh ibn Baz, gjykimet e tij bazoheshin në fakte dhe dëshmi nga Kur´ani dhe suneti. Janë rreth 50 përmbledhje të punuara nga ai. Ai ka dhënë mësim lëndën “Bazat e Fesë”, në Fakultetin e Sheriatit, të Universitetit të Shkencave Islame, Imam Muhamed ibn Saud. Gjithashtu ai ishte një anëtar i Këshillit të Dijetarëve të mbretërisë së Arabisë Saudite, dhe imam e ligjërues i xhamisë së madhe në qytetin e Uneizeh. Dijetari i njohur, ibn Uthejmin, u largua nga kjo jetë, të mërkurën më 15 Sheual, 1421 ixhër / 10 janar 2001. Ai ishte në moshën 74 vjeçare. Allahu (subhane ue te’ala) e mëshiroftë! Amin!


Pjesëza nga jeta e shejhut 1. Pa lakmi për këtë botë Njëherë dijetari i njohur po qëndronte në xhami me disa nga studentët e tij, të cilët po i drejtonin pyetje dhe ishin përfshirë në diskutime rreth disa çështjeve të fesë. Në atë kohë, u afrua një makinë e shtrenjtë luksoze, dhe shoferi, pasi doli nga ajo ia dha çelësat shejhut, duke i thënë: - “ Kjo makinë është dhuratë per ty”. Dijetari i nderuar refuzoi, por shoferi insistoi, derisa shejhu i mori çelёsat . Më tej shoferi u largua me një makinë tjetër. Shejhu atëherë vazhdoi me nxënësit e tij, ndërsa rrokulliste në duar çelësat dhe përgjatë kësaj kohe nuk e hidhte shikimin tek ajo makinë. Papritmas një djalosh i ri i afrohet shejhut duke i thënë: - “ O shejh, këtë mbrëmje unë martohem, kështu shpresoj që të jesh i pranishëm!” Shejhu e justifikoi dhe e shfajësoi veten duke i thënë se ai ishte ndërkohë i zënë me preokupime dhe çështje të tjera në atë mbrëmje. Por ky djalosh insistoi që shejhu të ishte i pranishëm, kështu që shejhu me mirësjellje i shpjegoi se preokupimet dhe planifikimet e mëparshme nuk ia lejonin një gjë të tillë, dhe i tha atij djaloshi: - “Merri çelësat e kësaj makine! Ajo është një dhuratë për ty.” Djaloshi i mori çelësat dhe u largua, ndërsa shejhu u kthye tek nxënësit e tij dhe vazhdoi me diskutime, sikur nuk kishte ndodhur asgjë. 2. Pyesni, por mos përmendni emra Ai nuk pranonte që të përmendej para tij ndokush me fjalë të pahijshme dhe refuzonte t´i përgjigjej pyetjeve, në të cilat u përmendnin në mënyrë të pahijshme emra dijetarësh, apo thirrësish. Ai e shfaqte këtë qëndrim të tij ndaj pyetësit, duke i thënë: - “A nuk ju kam thënë që të pyesni pa përmendur emra njerëzish ? Unë për këtë arsye nuk do t´i përgjigjem pyetjes tënde.” 3. Shejhu nuk i pëlqente qetësuesit (ilaçet qetësuese) Shejhut nuk i pëlqente qetësuesit (ilaçet), ashtu si tregon dhe një nga doktorët që merrej me mjekimin e tij: - “Ato i shkaktonin gjumë dhe e pengonin nga mësimdhënia dhe nga qëndrimi në namaz nate.”

Përshtati nga anglishtja: G.Gjyzeli

9


Madhështi

Gjallesat Sistemi në krijim

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, Ai nuk ka shok në sundim. -Çdo gjë që është në qiej dhe në tokë, është dëshmi për njësinë e rregullsisë, e ligjësisë dhe njësinë e veprimit. o Ai ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet. o Ka përcaktuar masën dhe formën e krijimit. o Ka përcaktuar funksionin dhe punën. o Ka përcaktuar kohën dhe vendin. o Ka përcaktuar jetesën në harmoni me gjallesat e tjera të krijimit të Tij të madh. Falenderimet i takojnë Allahut, falenderime të shumta. Paqja dhe bekimet qofshin për të dërguarin më fisnik, të dërguarin tonë Muhamedin dhe mbi të gjithë shokët e tij. Në këtë univers të përsosur,vazhdimësia e jetës i përmbahet rregullave të përcaktuara. Ky rregull dhe kjo përsosmëri, është argument se ajo është ndërtuar nga

10


dora e të Adhuruarit, të Gjithëdijshmit, Madhështorit, të Urtit. Krijoi, përsosi dhe ndërtoi me sistem dhe rregullsi këto krijesa. E përsosi caktimin dhe udhëzimin e këtij universi. Dhe për krijesat, të cilat i bëri argument të qartë për ekzistencën e Tij, që është larg nga të metat. Logjika e njeriut i kupton lehtë këto argumente. Univers i përsosur dhe sistem i pa shembullt që nuk ndryshon. Allahu i Lartësuar ka thënë: ‘’Ne do t’u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvetet e tyre, derisa t’u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kur´ani) është e vërteta. Vallë, a nuk të mjafton ty që, Zoti yt është Dëshmues i çdo gjëje?!” Thotë një shkencëtar perëndimor: “Ajo që të bën kureshtar është fakti që është gjithësia në këtë formë, në kulmin e përsosmërisë.” Nëse do të ishte sipërfaqja e tokës më e trashë sesa është, qoftë dhe disa hapa nuk do të kishte gjallesa, për shkak të prishjes së raportit të oksigjenit dhe karbonit. Dhe sikur ajri të ishte më lart se ç’është, disa yje që digjen në këtë moment që janë me miliona në hapësirat e jashtme, do t´i godisnin të gjitha pjesët e tokës.

Medito në këtë univers Njeriu, i krijuar me përpikmëri dhe përsosmëri, nuk ngjan me njeriun. Gjallesa të ndryshme që jetojnë me një sistem të mrekullueshëm. Ka kafshë që ushqehen me kafshë që të jetojnë, ndërsa po kjo kafshë ushqen të tjerat që të jetojnë. Shikoni detin! Kush ështe ai që e bëri në këtë formë dhe këto të veçantat e tij kush i ka pësosur ?! Allahu i lartësuar ka thënë në ajete madhështore: “Me të vërtetë, Allahu është Ai që farën dhe bërthamën e bën të mugullojë. Ai e nxjerr të gjallën prej të vdekurës dhe të vdekurën prej të gjallës. Ky është Allahu. Atëherë, përse i largoheni Atij?” “Ai bën të fekset drita e agimit. Ai e ka bërë natën për pushim, ndërsa Diellin dhe Hënën për të njëhsuar kohën. Kjo është urdhëresa e Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Gjithëdijshmit.” A pranohet logjikisht që pas gjithë kësaj përsosmërie dhe rregullsie, gjërat të jenë rastësisht?! Shkencëtarët perëndimorë habiten përpara kësaj përsosmërie për të dëshmuar se ky univers ka një Krijues që vepron me të në mënyrën më perfekte. Ndërsa qiej të ndriçuar, tokë me skaje të shumta dhe dete me dallgë, a nuk tregojnë të gjitha këto për të Gjithëdijshmin, të Urtin? Thuaji foshnjes që jeton pa kujdesjen e askujt, kush është ai që kujdeset për ty?! Nëse shikon gjarprin që lëshon helmin e tij, pyete kush është ai që t’i ka krijuar këto helme?! Pyete, si jeton ky gjarpër ndërsa ky helm ka mbushur gojën e tij?! Pyete barkun e bletëve si janë të mbushura me mjalt dhe thuaji mjaltit, kush të ka ëmbëlsuar?! Nëse shikon diçka të gjallë që del nga një gjë e vdekur thuaj: kush të dha jetë?! Thuaji ajrit që e prekin duart dhe nuk e shikojnë sytë, kush të bëri të fshehur?! Nëse shikon hënën që përhap dritën e saj, pyete kush të bëri të ecësh?! Nëse shikon palmat me hurma, thuaji: kush është ai që i ka bërë të piqen?! Nëse shikon zjarrin që ndizet fort thuaji: kush të bëri të ndizesh?! Nëse i shikon malet që prekin retë, thuaju: kush ju bëri të larta? Nëse shikon një gur që shpërthen uji në të, pyete: kush bëri që uji të shpërthejë nga ti? Nëse shikon lumin që ecën me ujë, pyete: kush të bëri që të ecësh me ujë të kulluar? Nëse shikon detin me ujë të kripur që është i mbushur, pyete: kush të ka mbushur? Falenderimet i takojnë Allahut Bujar për qenien e Tij, falenderime që nuk i përkasin dikujt tjetër përveç Tij. O Allah na bëj ne prej besimtarëve, na fal ne të gjithëve! Falenderimet i takojnë vetëm Allahut.

11


SHPENDËT Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut që krijoi krijesat dhe është Sunduesi i tyre. Shfaqi dëshmitë për ata që shikojnë. Qartësoi argumentet për ata që mendojnë dhe ndërpreu arsyetimet e kryeneçëve. Me të vërtetë, Zoti im, është në rrugë të drejtë. Paqja dhe begatitë janë për profetin më të nderuar, profetin tonë, Muhamedin dhe mbi familjen dhe shokët e tij. Zogjtë. I ka krijuar Allahu si argument prej argumenteve të Tij. I ka cilësuar Allahu i Lartësuar në librin e Tij duke thënë: ‘’ A nuk i shohin shpendët mbi kokat e tyre, se si i hapin dhe i mbledhin krahët? Askush nuk i mban ata, përveç të Gjithëmëshirshmit. Ai, me të vërtetë, sheh çdo gjë.” Zogjtë janë prej krijesave më të bukura dhe me zërin më të bukur të bëjnë të mahnitesh më tepër se çdo gjë tjetër. Ata janë në çdo vend të tokës. Në vendet e largëta të Antarktidës, në majat e maleve të larta, në dete, në pyje të errëta, në shkretëtirat e zhveshura, në qytetet e mbipopulluara. Shkencëtarët kanë numëruar llojet e shpendëve dhe ato janë më teper se 6 mijë lloje. Allahu i ka dhënë shpendit peshë të vogël që ta ndihmojë për të fluturuar dhe qese ajri në të gjitha vendet e trupit, që lehtësojnë peshën e freskojnë muskujt e tyre në të nxehtë që janë sforcuar nga fluturimi. Kockat e tyre janë të lehta, për shkak se janë bosh në brendësi. I ka bërë pendët e tyre të lehta që të fluturojnë lehtësisht. I ka dalluar me shumë veçori që i nevojiten për të fluturuar. Shpendi ka shikim të fuqishëm. Ai e shikon gjahun e tij një kilometër larg, ndërsa syri tek shpendi është më i madh sesa truri i tij. Ai e shikon vezën poshtë pemëve dhe poshtë gjetheve dhe shkon drejt tyre. Disa prej tyre e shikojnë edhe peshkun në det dhe sulen drej tij. Shpendi ka shpejtësi që është më tepër se 130 kilometra në orë. Disa prej tyre fluturojnë 6000 kilometra pa ndaluar. Fluturon 86 orë pa ndaluar që quhet shtegëtimi i shpendëve. Si të veprojmë me këto argumente?! Emigrojnë miliona shpendë prej veriut të tokës në jugun e saj. Ky emigrim është i mirëorganizuar, zogjtë nuk

12

humbin në të. Fluturojnë drejt vend-grumbullimit, pastaj kthehen tek vendi që lëshojnë vezët e tyre. Patjetër që në kokën e tyre ka matës dhe orientues. Ai shtegton në një kohë të caktuar, në një vend të caktuar. Për t’u çuditur është se ato mbushen me dhjam para se të shtegtojnë dhe dyfishohet pesha e tyre. Kush është ai që i udhëzon këto shpendë?! Kush është Ai që i drejton në rrugën e tyre?! “A nuk shohin ata, se si shpendët fluturojnë pa mundim në hapësirat qiellore? Ato i mban vetëm Allahu. Kjo, në të vërtetë, është shenjë për popullin që beson.” Edhe pse pas një rrugëtimi të largët, temperaturave të ndryshme dhe përpjekjesh të mëdha, ata nuk djersiten. Në trupin e tyre ka një aparat freskues ideal, i cili nxjerr ajrin nëpër rrugë nga mushkëritë, në të gjitha anët e trupit. Është diçka që ta merr mendjen. Aparati i frymëmarrjes është i përhapur në të gjithë trupin e shpendit. Ajri që ai thith depërton në të gjithë muskujt e tij për ta freskuar atë. Larg nga të metat është Krijuesi i Madh. Shikoji shpendët! Ata ndryshojnë në përmasat e tyre. Janë të shumëllojshëm në ngjyrat e tyre që tërheqin shikimin dhe të kënaqin. Kush është ai që ua dha formën atyre?! Kush është Ai që ua dha atyre këtë bukuri?! Me të vërtetë Ai është Krijuesi Bujar që është i Dlirë nga të metat. Tek shpendët ka mënyra të shumta për t’u maskuar. Disa shpendë ndryshojnë ngjyrat e tyre në disa kohë të caktuara. Bien pendët e tyre dhe zëvendësohen sipas ambjentit, motit dhe nevojës. Shpendi arrin ta kuptojë rrezikun përpara se t´i afrohet dhe e mëson përpara se një gjah ta sulmojë. Dhe në mënyrë perfekte strehohet dhe tërheq armikun, ndryshon rrugë dhe nuk e tregon folenë. I Dlirë nga të metat është Allahu. Kush e mësoi shpendin në ajër të shkëputet dhe të gjuajë një peshk në ujë?! Ky lloj shpendi ka disa veçori në pendët e tij dhe në trupin e tij. Nuk depërton uji në të, nuk e rëndon atë me lagështi me qëllim që t’i kthehet fluturimit sërish. Ndërsa masat e shpendëve dhe format e tyre janë të ndryshme, sipas llojit të tyre. Disa prej tyre janë të mëdha në përmasa. Disa prej tyre kanë të gjatë qafën dhe këmbët dhe disa prej tyre janë shumë të vegjël. O Allah, na jep besimin dhe sigurinë tek Ti!

Përgatiti: Prof Sehed Al Senejdi


Dhjetë mësimet, të cilat na i ka mësuar Ibn el-Mubarek

Abdullah ibn el-Mubarek ka qenë një dijetar i njohur për një numër të shumtë të virtyteve. Në të vërtetë, shokët e tij kishin për t´u ulur dhe kishin për t´i numëruar të gjitha gjërat e mira që ishin pjesë e karakterit dhe personalitetit të tij. EdhDhehebiu tregoi se ata thanë: “Le të ulemi dhe le t´i bisedojmë veçoritë e Ibn el-Mubarek.” Kështu që, ata përfunduan duke cekur: diturinë, fik’hun, letërsinë, gramatikën, linguistikën, asketizmin, oratorinë, poezinë, të falurit natën, adhurimin, haxhin, xhihadin, trimërinë, instinktin, fuqinë, të folurit pak në atë që nuk i hyn në punë atij, çiltërsia dhe nuk është grindur me shokët e tij. Duke lexuar për jetën e tij, mund ta shohësh saktësisht këtë dhe nuk mund të ndalesh përveçse të përfitosh prej mësimeve të shkurta, por me peshë prej asaj se si ka jetuar ky njeri.

1- Pa marrë parasysh se sa i keq që mendon 2- Ti duhet të shoqërohesh me njerëz të se je, ti çdoherë ke mundësi të përmirësohesh ndershëm Në Tartib al-Madarik (1/159), el-Kadi Ijad e ka cekur se Ibn el-Mubarek është pyetur se në çfarë gjendje ka filluar të studiojë. Ai u përgjigj: “Unë isha një i ri, i cili pinte verë dhe e donte muzikën dhe të kënduarit, duke marrë pjesë në këto akte të ndyra. Kështu që, i mblodha disa shokë në njërin prej kopshteve të mia ku aty kishte mollë të ëmbla dhe kemi ngrënë e kemi pirë derisa e kemi humbur vetëdijen nga pija. Në fundin e natës, u zgjova dhe e rroka (një mjet muzikor) me tela dhe fillova të këndoj: “A nuk është koha që të kesh mëshirë për mua. Dhe ne rebelohemi kundër atyre që na kritikojnë?” Unë nuk mund t´i shqiptoja fjalët ashtu siç kisha për qëllim. Kur u përpoqa përsëri, mjeti muzikor filloi të më flasë sikur të ishte një person, duke e thënë ajetin: “A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut? (el-Hadid, 16).

Në Sifat es-Sefuah (2/323), Ibn el-Xheuzije e ka cekur se: Shtëpia e Ibn el-Mubarek në Meru ishte e gjerë. Numëronte 50m2. Nuk ka pasur ndonjë person që ka qenë i njohur për dituri, adhurim, burrëri, apo status të lartë në Meru përveçse në këtë shtëpi.”

Kështu që, unë thashë: “Po, o Zot!” Dhe e theva instrumentin, e derdha verën, dhe pendimi me të gjitha realitetet e tij erdhi me bekimin e Allahut. Unë u ktheva drejt diturisë dhe ibadetit.”

Në Sifat es-Sefuah (2/327), ibn el-Xheuzije e ka cekur se ibn el-Mubarek kishte për të shpenzuar 100 000 dirhem në vit për të varfërit.”

3 – Ti duhet të jesh mysafir-ndihmues Në Sifat es-Sefuah (2/324) është treguar se kur i biri i en-Nader bin Muhamedit u martua, ai e thirri ibn el-Mubarek dhe kur ai arriti, ibn el-Mubarek u ngrit në këmbë për t´iu shërbyer mysafirëve. En-Nader nuk e lejoi atë dhe i bëri be se do të kërkonte nga ai që të largohej, derisa ai përfundimisht u ul.” 4- Ti duhet t´i japësh para të varfërve

13


5 – Ti çdoherë duhet t’ia kthesh gjërat e huazuara pronarit të tyre Në Sifat es-Sefuah (2/329), el-Hasan bin Arafah ka thënë se Abdullah bin el-Mubarek i kishte treguar atij: “E kisha huazuar një laps prej dikujt në Sham dhe kisha për qëllim që t’ia kthej pronarit të tij. Kur arrita në Maru (në Turkmenistan), e pashë se ende e kisha atë me vete. Unë e kalova gjithë rrugën dhe u ktheva në Sham për t’ia kthyer lapsin pronarit të tij.” 6- Ti duhet të jesh guximtar, dhe t´i fshehësh veprat e tua të mira Në Sifat es-Sefuah’ (2/329), Abdah bin Sulejmani ka thënë: “Ne ishim në një ekspeditë në tokën e romakëve me Abdullah bin elMubarek. Ne u ndeshëm me armikun, dhe kur dy ushtritë u konfrontuan, një njeri doli prej radhëve të tyre duke kërkuar dyluftim. Njëri prej burrave tanë i doli atij dhe bëri dyluftim me të për një orë, duke e plagosur atë dhe duke e mbytur. Doli një tjetër, dhe e mbyti atë. Ai bëri thirrje për një dyluftim tjetër, dhe një burrë tjetër i doli (përballë). Ata bënë dyluftim për një orë dhe ai e plagosi dhe e mbyti atë gjithashtu. Njerëzit u mblodhën rreth tij, edhe unë isha me ta. E pashë se po e mbulonte fytyrën e tij me shallin e tij. E kapa skajin e shallit dhe e tërhoqa ku e zbulova se ishte Abdullah bin el-Mubarek. (Në versionin e raportuar prej edh-Dhehebiut, ai e bëri atë që të përbetohet se nuk do ta zbulonte identitetin e tij deri në ditën e vdekjes së tij.) 7- Ti duhet të kesh zemër të butë Në Sifat es-Sefuah (2/329), el-Kasim bin Muhamed ka thënë: “Ne ishim në udhëtim me Abdullah bin el-Mubarek, dhe çdoherë e pyesja veten: çfarë të veçante ka ky njeri që është aq i famshëm? Nëse ai falet edhe ne e bëjmë atë. Nëse ai agjëron, po ashtu edhe ne e bëjmë atë. Nëse ai lufton edhe ne e bëjmë atë. Nëse ai bën haxh, edhe ne e bëjmë atë.” “Një natë, e kaluam natën në një shtëpi duke 14

udhëtuar rrugës për në Sham. U fik llamba dhe njëri prej nesh u ngrit. Pra, e mori llambën jashtë për ta ndezur. Qëndroi jashtë për një moment. Kur u kthye brenda me llambë, ia lëshova një shikim të shpejtë fytyrës të ibn elMubarek. Pashë se mjekra e tij ishte lagur prej lotëve. I thashë vetes: Kjo frikë ndaj Allahut është që e ka bërë këtë njeri më të mirë se ne. Kur llamba qe fikur dhe ne ishim në errësirë, ai e kujtoi Ditën e Ringjalljes.” 8– Ti duhet të jesh bujar ndaj shokëve të tu. Në Sifat es-Sefuah (2/329), Ismail bin Ajash ka thënë: “Nuk e di ndonjë veçori të mirë vetëm se Allahu e ka vendosur tek Abdullah bin el-Mubarek. Shokët e mi më treguan se ishin duke udhëtuar me të prej Egjiptit deri në Mekë dhe ai i´u shërbente atyre me habis (ëmbëlsirë e gatuar), ndёrsa ai po agjëronte gjatë gjithë rrugës.” 9 – Ti nuk duhet t´i dorëzohesh pëshpëritjeve të shejtanit Në Tertib el-Mederik (1/159), është treguar se Ibn el-Mubarek merrte abdes dhe shejtani erdhi tek ai dhe i tha: “Ti nuk e preke këtë pjesë të trupit.” Ibn el-Mubarek tha: ”Po e bëra.” Shejtani tha: “Jo, nuk e ke bërë.” Kështu që, ibn el-Mubarek tha: “Ti je që po e bën pohimin, kështu që ti duhet të sjellësh argumente për ta vërtetuar pohimin.” 10 – Ti duhet të lutesh sinqerisht që njerëzit ta pranojnë islamin Në Tertib el-Mederik (1/162), është treguar se el-Hasan bin Isa bin Sirxhis e shoqëronte ibn el-Mubarek dhe ai ishte i krishterë. Ibn elMubarek pyeti se kush ishte ai, dhe i treguan se ai ishte i krishterë. Kështu, ibn el-Mubarek tha: “O Allah, dhuroja atij islamin!” Pra, Allahu i´u përgjigj lutjes së tij dhe el-Hasani u bë një musliman i shkëlqyer. Ai udhëtoi që të kërkonte dituri dhe u bë njëri prej dijetarëve të botës. Përmblodhi: Redaksia


Mëmësia

T

ё flasёsh pёr mёmёsinё duhet tё kesh parasysh njё profesion, njё dёshirё, njё ёndёrr, njё dhunti, njё sakrificё, njё durim, njё sprovё, njё lumturi... Pra, pёr tё gjetur ekuivalencën e fjalёs mёmёsi, nuk mjafton vetёm njё fjalё. Femra qё nё moshё fare tё vogёl, qё kur fillon tё kuptojё se çfarё ёshtё loja, apo qё kur fillon tё imitojё, apo tё shprehё njё dёshirё, pikёsynimi ёshtё, mёmёsia. Instikti i saj zgjedh tё bёhet ‫״‬mami‫ ״‬kur tё rritet, tё kujdeset pёr kukullat se ajo ёshtё ‫״‬mami‫״‬, tё mbajё nё krahё kukullёn, ta pёrkёdhelё, t´i kёndojё ninullё qё tё flejё se ajo ёshtё njё ‫״‬mami‫״‬. Çuditёrisht, profesioni i mёmёsisё ka zgjedhur femrёn qё nё vogёli pёr t`u realizuar dhe nuk e ka zgjedhur atё femra pёr ta realizuar. Megjithatё, edhe pse ajo e ka praktikuar mёmёsinё prej kohёsh, nё momentin e parё kur ka beben e saj reale nё krahё, ajo frikёsohet, stresohet, ka nevojё pёr këshilla, për ndihmё.

Kёshtu, do tё ishin mjaft efikase disa kёshilla pёr nёnat e reja kundrejt fёmijёs sё saj tё porsalindur: • Sё pari, nёna duhet tё kuptojё qё me ardhjen e fёmijёs nё jetё, ritmi i gjёrave ndryshon krejtёsisht. • Fёmija duhet tё jetё nё qendёr tё vёmendjes me shёndetin e saj, me akomodimin e saj, me higjenёn e saj, etj. • Sapo lind fёmija, me atё tё qarёn karakteristike, nёna duhet ta mbajё pranё vetes duke e ushqyer me gji. • Bebja predispozohet tё preket nga sёmundja e verdhёzёs qё e kalon çdo fёmijё dhe zgjat 3-21 ditё. Kjo sёmundje largohet me kalimin e ditёve pa pёrdorur ndonjё mjekim specifik pёrveçse, duke pёrdorur ushqyerjen shpesh me gji.

15


• Duhet tё vёzhgohet pesha e fёmijёs, e cila nё tre ditёt e para pas lindjes bie 150-300 gram, por mё pas pesha duhet tё rritet, pёrndryshe duhet konsulta me mjekun për tё parё se çfarё nuk shkon nё shёndetin e fёmijёs. • Kёrthiza e bebes ёshtё vend ku mund të merren infeksione, ndaj duhet pastruar çdo ditё me kujdes, me alkol etilik dhe t´i vihet pёrsipёr njё fasho e vogёl e pastёr. Rёnia e kёrthizës bёhet 5-10 ditё pas lindjes, por përsёri edhe pas kёsaj periudhe, duhet tё vazhdohet pastrimi i vendit tё kёrthizёs, derisa tё mbyllet mirё lёkura e gjakosur pak, nga heqja e fashos. • Higjena trupore dhe e ambientit pёrreth ndikon pozitivisht nё mirёrritjen e fёmijёs. • Dritarja e dhomёs ku qёndron fёmija, duhet tё hapet sa gjerёsia e gishtit, me qёllim ajrosjen e dhomёs. • Ushqyerja me gji shpesh edhe pse nё sasi tё vogla, hidraton lёkurёn e bebes dhe forcon trupin e saj pёr shkak tё vitaminave tё shumta qё pёrmban ky qumёsht. • Veshjet e fёmijёs duhet tё jenё prej pambuku, tё paktёn veshjet drejtperdrejt me trupin, pasi pambuku ёshtё pёrbёrёs higjenik dhe komod nё veshje. • Kontrolli i temperaturёs herё pas here. Nuk duhet tё kalojё temperatura 37 gradё e gjysmё. Nё ditёt e para tё jetёs sё fёmijёs, temperatura ka prirje tё ulet deri nё 36 gradё, por pastaj prirja kalon nё rritje tё temperaturёs. • Larja e fёmijёs çdo ditё me ujё tё ngrohtё, tё paktёn muajin e parё i bёn shumё mirё, pasi e zhdёrvjellёson, e qetёson, por dhe i forcon lёkurёn. Larja është mirё tё shoqёrohet vazhdimisht me pёrkёdheljet dhe tё folurit e nёnёs. • Vёnia nё gjumё me orar ditёn dhe natёn, i jep fëmijës qetёsi dhe rritje tё shёndetshme. • Qarja e fёmijёs ёshtё diçka domethёnёse, qё diçka nuk shkon tek ajo. Nёpёrmjet saj fëmija komunikon, shpreh mёrzinё, dёshirёn, pakёnaqёsinё, nevojёn pёr dikça. Detyrё e nёnёs ёshtё qё tё dallojё se çfarё do tё thotё fёmija me tё qarёn e saj. Do tё ushqehet, do tё argёtohet, do tё lahet, do qё t´i qёndrosh pranё etj. Por, dihet qё menjёherё pas marrjes nga e ёma, fёmija qetёsohet, pasi njeh aromёn e saj qetёsuese. Çfarё mrekullie! Kёshillat e cituara mё sipёr janё disa prej shumё tё tjerave. Vёrtet ёshtё lodhje, sfilitje, ngarkesё, emocion, durim pёr njё nёnё, por nga ana tjetёr ka statusin unik, mёmёsinё. Nga ana tjetёr, nёna duhet ta shohё fёmijёn si dhuratё tё çmuar nga Zoti dhe tё pёrpiqet ta ruajё, mos e humb e ta shijojё atё sa mundet.

16

Nga: Hiba Agolli (Gjyzeli)


Dritare

“Të nderuar nxënës dhe studentë, bëni ç´të jëtë e mundur që të regjistroheni në fakultet dhe shkolla përkatëse dhe në përputhshmëri me prirjet dhe aftësitë tuaja!”

Gjatë këtyre ditëve shohim shumë nxënës dhe studentë që kanë trokitur për herë të parë në dyert e shkollave dhe fakulteteve për t`u regjistruar në to, për ta zgjedhur shkollën apo fakultetin, i cili i´u pëlqen, apo në të cilin kanë prirje. Pra, thënë ndryshe, për t`u përcaktuar se në cilin drejtim duan të orientohen e që më vonë edhe të specializohen. Kjo fillimisht është krejt në rregull dhe për këtë kujdes falenderohen të gjithë ata studentë, gjegjësisht nxënës së bashku me ata që kontribuojnë në këtë drejtim. Por ajo çka desha të prek me këta pak rreshta në këtë rast, janë dy gjëra: zbulimi i aftësive, gjegjësisht prirjes që e ka nxënësi apo studenti dhe: mundësitë e ndjekjes apo regjistrimit në atë shkollë, gjegjësisht fakultet, në të cilin i përshtatet aftësive dhe prirjes së nxënësit apo studentit që e ka. Ndërsa po mendoja për pikën e parë, m`u kujtua një hadith i profetit (a.s), i cili ka të bëjë drejtpërsëdrejti me të ku thotë: “Secilit prej jush i është lehtësuar ajo për çka është krijuar për të.” Kjo do të thotë se secili nga ne është krijuar për diçka, por duhet të përpiqemi të gjejmë atë që është krijuar për ne e që ajo në këtë rast quhet, prirje. Pra, Allahu i Madhëruar secilit nga ne i ka dhënë aftësi për diçka dhe nuk i ka dhënë për diçka tjetër, p.sh: dikush ka prirje për oratori, tjetri për matematikë, tjetri për letërsi, tjetri për biznes, tjetri për mjekësi, tjetri për politikë etj. Mirëpo, të gjithë këto, nëse u ndërrohet profesioni, dështojnë, ngase nuk kanë prirje.Thënë ndryshe, nuk e gjejnë veten.

17


Për këtë arsye populli këtë çështje e thotë ndryshe: “E dhëna e Zotit”, e që në realitet është ajo prirje, për të cilën i ka krijuar Allahu njerëzit. Mirëpo, mbetet tepër me rëndësi zbulimi i asaj prirje, gjegjësisht aftësive të individit. Ky është një problem psikologjik, me të cilin merren shumë psikologë anembanë botës, në veçanti me nxënësit e shkollave fillore për t`i zbuluar aftësitë e secilit nxënës, pastaj për t`i orientuar në shkollat përkatëse. Këtë çështje shtetet e zhvilluara e praktikojnë shumë, ndaj edhe ecin para, sepse secili e gjen veten në vendin e duhur. Qartazi mund të konstatojmë se një nga shkaqet e zhvillimit dhe përparimit të shteteve të tyre është kjo çështje. Ndërsa në vendin tonë si dhe në shumë vende të tjera të varfra nuk shtjellohet ky problem psikologjik, nuk punohet sa duhet që të zbulohen aftësitë dhe prirjet e nxënësve gjatë periudhës së shkollës fillore. Nganjëherë plaket i shkreti njeri dhe nuk mund ta gjejë veten askund, ngase nuk ka mundur t`i zbulojë prirjet e tij, në mungesë të ndihmësve, apo për ndonjë arsye tjetër dhe, gjithashtu, në

18

mungesë të ndjekjes së shkollimit profesional që i përputhet me prirjet e tij. Mirëpo dëshira për shkollim dhe nevoja për të fituar aftësi profesionale e shtyn nxënësin t`i trokasë dyert e disa shkollave apo fakulteteve me radhë derisa t`i jepet mundësia të pranohet, edhe pse pa dëshirën e tij, apo me papërputhshmërinë dhe përshtatshmërinë me aftësitë dhe prirjet e tij. Një gjë e tillë shkakton dështim në shkollim, joprofesionalizëm dhe më pas mosndikim të mjaftueshëm në ndërtimin e vendit. Për këtë arsye gjejmë jo pak studentë, të cilët fillojnë studimet e i ndërpresin, ngase nuk kanë mundur ta gjejnë veten sepse, siç cek hadithi, “nuk janë krijuar për to”, ose edhe më e keqja, ata, disi me vështirësi, i përfundojnë ato studime, mirëpo dalin shumë të dobët, të pasuksesshëm e të dështuar dhe më pas, në vend që ta çojnë shtetin dhe shoqërinë para, ata veçse e kthejnë pas, e më pas. Vijmë te fjala e urtë e popullit “mjeku i keq ta prish shëndetin dhe mjeshtri i keq ta prish shtëpinë.” Prof.dr Shefqet Krasniqi


Këndvështrim

Përmes kozmosit dhe shpirtit

K

ur duam të flasim rreth atij kozmosi që na mbështjell, na ruan, na përkëdhel, na ndriçon e herë-herë na dëbon tutje si për të na thënë “kujdes me pamendësitë tuaja”, stepemi e themi: “mos vallë na mungon shpirti”? Kështu, në vazhdën e pyetjeve kryesisht ekzistenciale që ngre uni ynë kryeneç, por edhe në ravijëzimin vleror që përmban arsyeja përballë zemrës dhe mendimi në qasje të një reflektimi dinjitoz mbi atë çfarë na është dhuruar ne, na duhet te jemi në përjetim të gjithçkaje që i vlen arsyes dhe intelektit tonë. Ndaj, dhe në vazhdën e mirësive që Zoti i Lartë ka dalluar krijesat njerëzore nga mbarë krijesat e tjera, është mendja dhe arsyeja, janë mirësitë e tjera fizike e ato metafizike, janë ato trupore e shpirtërore. Ato janë të jashtme dhe i gjejmë në kohë e hapësirë. Ashtu sikurse në hapësirë, grimcat e padukshme të jetës që thithim përmes ajrit edhe në kohë, Krijuesi i Botërave na përgëzoi me përjetime kohërash të begata. A nuk është i begatë realiteti që Ai për ditë të caktuar, zgjodhi për ne, të veçantën ditë, ditën e premte, për kohë të caktuar, kohën para agimit ku më së shumti pranohet lutja dhe për javë të caktuar, zgjodhi javët e përkujtimit, e për muaj, zgjodhi muajin e rigjallërimit, Muajin Ramazan. Kështu si për t´u ndalur tek ky stacion mujor, do të kisha dëshirë të hedh si në penelata ndjesitë që çdo besimtar vë si në një listë „things to do“, parapërgatitje para këtij muaji të begatë. Ky Muaj është miku apo mysafiri

që na viziton një herë në vit, por qëndrimi i tij nuk është i beftë e as i papritur. Është stacioni ku merr fymë kozmosi ynë e merr jetë edhe shpirti ynë. Ai vjen tek ne përmallshëm dhe ulet në sofrat tona të mendimit, të përpjekjes e më pas ulet edhe mes nesh në sofrën e festimit, atë të hapjes së iftarit, hapjes së gëzimit për të gjithë agjëruesit. Çdo festë e përkujtim në islam vjen me mirësitë e veta, zgjat aq sa Zoti ka caktuar dhe na lë sërish të përmallur për të, me kthimin e saj se kur do të na vizitojë sërish. Ndërsa për muajin Ramazan është krejt ndryshe. Është një festë që zgjat e zgjat plot 30 ditë muaji. Mban mbërthyer pas shpresës, mëshirës e shpërblimit të gjithë ata që janë përpjekur që ky muaj të jetë për ta, muaj pastrimi shpirtëror e udhëtimi nëpër xhenetet e mirësive të kësaj bote, për t´u përgatitur për një botë më të mirë. Ndaj edhe ditët fillojnë njëra pas tjetrës duke shpalosur mirësitë e këtij muaji. Kur flasim për mirësitë, realisht mendja na shkon edhe tek vështirësitë, më të cilat përballen besimtarët gjatë këtij muaji. Është verë dhe është Ramazan.Vallë a është një muaj, gjatë së cilit ne do parakalojmë bindshëm të përulur ndaj dispozitës kryesore, me të cilën ai vjen? E kjo dispozitë është agjërimi. Përtej mirësive shëndetësore e shoqërore që përmban në vetvete Muaji i Ramazanit, muaji i agjërimit, ky muaj është dallues i së qartës dhe i të paqartës, është dallim mes atyre që i vunë qëllim vetes, virtytin dhe përsosjen e vlerave të tilla si: durimi në skamje, falenderimi 19


në vështirësi e lutja e vazhdueshme për tek ndihma, fitorja e së drejtës përballë së kotës. Kjo është motoja dhe lajtmotivi i këtij muaji që në fakt do të duhej të ishte dhe promotor për secilin prej muajve të tjerë. Është një muaj në 11 të tjerë, është vera përmes stuhish e përpjekjesh për të “qenë”, për të mbijetuar me dije, krenari e besim, përmes valësh që janë ndezur fort, valë mosbesimi e humbje fatale të etikës njerëzore e shpirtit human. Kjo është arena e muslimanëve në përballje me vetet e tyre e me të tjerët. Ky është muaji i vlerave dhe i sakrificës. Ndaj edhe për këtë, shumëkush që në kohën e profetit mezi e priste që 6 muaj përpara ardhjen e tij dhe 6 muaj të tjera pas e përcillnin me mall e ngashërim zemre duke u lutur që Zoti ynë, pranuesi i lutjeve tona t´ua ketë pranuar këtë udhëtim njëmujor. Ditë pas dite rritemi, vlerë pas vlere brumosemi me etikë e moral islam, javë pas jave piqemi, e muaj pas muaji orientohemi. Vit pas viti plakemi, por asnjëherë nuk mërzitemi me këto cikle jete. Sërish do të kthehemi tek fillesa jonë e sërish do të kthehemi pranë Zotit tonë, i cili na udhëzoi në rrugën e drejtë e na shpërbleu me mirësi, na dha durim e shpresë se vërtet një ditë më e mirë do vijë ku edhe kozmosi kaq madhështor, por edhe shpirti kaq grimcë okulte, të jenë “në një”. Dy gjëra kaq të mëdha, kozmos e shpirt. Janë dy kahet që na brendësojnë në ndërgjegjen tonë ndjesinë e të qenit të “vegjël”, por sërish kjo nuk përbën problem. Mjafton për ne të ishim ata kërkuesit e denjë të asaj çfarë i bashkon këto dy botë në një, për t´u ndjerë mirë kudo në çdo kohë e vend. Ne vazhdimisht e kërkojmë lumturinë. Se çfarë kënaqësie ne kërkojmë, është zgjedhja jonë. Ne

20

kërkojmë çfarë mendojmë se na sjell lumturi. Por në të vërtetë, qoftë edhe adhuruesit e jetës së kësaj bote, humbin në gjëra, të cilat janë të parëndësishme, qoftë edhe prej standardeve të tyre. Dilema e tyre gjithashtu është e njëjtë: shumica e jobesimtarëve e kalojnë jetën e tyre duke bërë atë që ata vetë realisht nuk e vlerësojnë. Është keqardhje, natyrisht, se qëllimet e tyre janë të pavlefshme dhe ata, të cilët s’e njohin Zotin e tyre, nuk e njohin as veten. Zoti thotë: “Veprat e atyre, që nuk besojnë Zotin e tyre, i shëmbëllejnë hirit, të cilin e shpërndan era në një ditë të stuhishme. Ata nuk do të kenë asnjë dobi nga veprat që kanë punuar. Kjo është humbja e madhe.” (Ibrahim, 18). Por, sa e papajtueshme dhe qesharake është për besimtarët të humbin psherëtimën e qëllimit të tyre, për atë që e di sa i Madhërishëm është Zoti, i cili shikon në të, sa shumë shpërblen dhe sa rëndë dënon. Ende besimtarët harrojnë, madje edhe më të mirët prej tyre, se besimi nuk është i pandryshueshëm. Besimi rritet dhe zvogëlohet, madje edhe zhduket krejtësisht. Kjo ndodh për arsye se shumica e njerëzve prej nesh, qofshin besimtarë apo jo, janë të humbur duke kërkuar kënaqësinë e trupit, lumturinë nga llogaria e kësaj bote. Ne jemi të mashtruar kur mendojmë se përmbushja e dëshirave tona do të na bëjë të lumtur. Armiqtë tanë binjakë: shejtani dhe dëshirat tona të shfrenuara, me ligësitë, e të cilave habitet nganjëherë edhe vetë shejtani, të dyja punojnë vazhdimisht që ta dobësojnë besimin tonë. Zoti i Madhërishëm thotë: “Ai (djalli) u premton atyre dhe i josh me shpresa, por ato që premton djalli, janë vetëm mashtrime.” (En-Nisa, 120).


Ende kushtet njerëzore janë dëshmi, nëse shikohet me syrin e të menduarit dhe fakteve, me të cilat ndodh shpesh që shumë prej njerëzve, qofshin edhe besimtarë, i gjen të përhumbur e të pashpresë. Arsyeja është se ata nuk e imagjinojnë se lumturia që e kërkojnë ditë e natë nuk është lumturia fizike e tyre, por e shpirtit të tyre. Zoti thotë: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kjametit, do ta ringjallim të verbër.” (Taha, 124).

Agjërimi i muajit të Ramazanit është udhëzim i Zotit për ne. Në të vërtetë, është një dhuratë e veçantë hyjnore për ne, dhurata e lumturisë së vërtetë. Ai i dobëson dëshirat tona fizike, kështu që ne mund të fokusohemi në atë se çfarë i bën zemrat tona të lumtura. Është një praktikë e krijuar nga Zoti, i përsosur në mençuri dhe dije, me qëllim qё të na ndihmojë për ta arritur atë që vërtet na bën të lumtur.

Zoti, më Madhështori dhe më i Dituri, përgjigjet duke i mësuar Ademit emrat e të gjitha gjërave dhe duke u treguar engjëjve se dija dhe arsyeja e Ademit dhe e pasardhësve të tij ka si shpjegim vendosjen e tij në tokë. Tregimet kuranore të krijimit përfundojnë me moral: “Ne u thamë: “Zbrisni të gjithë prej Xhenetit! Kur t’ju vijë udhërrëfimi Ynë, ata që do t’i përmbahen atij, nuk do të kenë frikë dhe nuk do të dëshpërohen.” (Bekare, 38)

Tij.

E ne ende s’jemi të gatshëm dhe jemi jofalenderues! Allahu thotë: “... e nga robërit Por, këtu qëndron dallimi midis muslimanëve e Mi, pak janë mirënjohës.” (Sebe, 13). që i nënshtrohen Allahut dhe atyre që nuk e Nisur dhe nga ky ajet, ky argument i Zotit, bëjnë këtë. Ne e pranojmë dobësinë tonë dhe themi se kozmosi ynë e shpirti brenda tij e lusim Allahun për ndihmë. Allahu na dhëntë duhet të mbushet plot dashuri e frikërespekt dije, besim dhe mirësi! Edhe engjëjt u habitën për Krijuesin e botën përreth nesh, për me rastin e krijimit tonë, siç thotë Allahu: “Kur shoqërinë, fqinjësinë e gjithçkaje që na bën Zoti yt u tha engjëjve:“Unë do të krijoj një më humanë dhe duhet t‘i ngrejmë lavdet e mëkëmbës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) duhura, në mënyrë që të jemi përtëritësit e në tokë”, ata thanë: “A do të vësh atje dikë fjalës së „mirë“ që ndiqet nga vepra e „mirë“, që do të bëjë çrregullime e do të derdhë për të qenë kështu arkitekt të mendimeve të gjak në të, ndërkohë që Ne të madhërojmë, arta njerëzore, arkitekt të mendimit kritik mbi të lavdërojmë dhe të lartësojmë ashtu si të veten e ndërtues të falenderimit të pafund për takon Ty?!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e Dhuruesin e Madh që ka ditur të na begatojë dini.” (Bekare, 30). herë pas here, kohë pas kohe, me mirësitë e Rrjedhimisht, ne, i takon të udhëtojmë stacioneve të çuditshme që jeta sjell jo papritmas. Por, papritmas na duket se gjendemi diku humbur pa busull. E, kozmosi i stërmadh sikur na kujton gjithnjë se jemi të vegjël. Por jo ! Ai na sjell ndërmend shpeshherë edhe shpirtin, frymën tonë që rreket brenda nesh, me të cilën ndjejmë, falenderojmë e jetojmë, deri sa ajo të ndalet diku për të rinisur vrapimin e saj për tek strehimi që Zoti ka caktuar enkas Zoti na ka dërguar këtë udhëzim dhe Ai u për ne. premton pasuesve të besimit: Ju s’duhet të keni frikë e as ndonjë pikëllim. Shkroi: Albana Muja

21


Stolitë e Dynjasë Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave, Krijuesit të gjithësisë, Furnizuesit dhe Mëshiruesit, Ai që krijoi burrin dhe gruan që të gjejnë qetësi tek njëri-tjetri. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të dërguarin e Tij Muhamedin (a.s), familjen e tij, shokët e tij dhe pasuesit e tij deri në ditën e gjykimit. Një nga rrugët më të efektshme që të rrisin besimin në zemër, është të nxjerrësh në dritë jetën e disa besimtareve të para në historinë e njerëzimit. Më poshtë po flasim në mënyrë të përmbledhur për jetën e gruas së parë të njerëzimit, Havasë, bashkëshortes së Ademit (a.s) dhe Merjemes së devotshme, nënës së Isait (a.s).

Jeta e Havasë

Allahu i Lartmadhëruar urdhëroi Ademin (a.s) të jetonte në xhenet së bashku me gruan e tij, Havanë dhe aty të shijonin begatitë e shumta të xhenetit, përveç një peme.

22

Havaja është nëna e gjithë njerëzimit. U quajt Hava, sepse u krijua nga diçka e gjallë, nga Ademi (a.s). Allahu (xh. sh) në Kura‘nin famëlartë thotë:“O ju njerëz, kini frikë Zotin tuaj, që ju krijoi prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre të dyve u shtuan shumë burra dhe gra dhe kini frikë Allahun, që në emrin e Tij përbetoheni!“ (En-Nisa 1). Ademi (a.s) u krijua nga dheu i tokës, ndërsa Havaja u krijua nga brinja e tij. Secili u krijua nga elementi, me të cilin do të merrej gjatë jetës. Kështu që, Ademi (a.s) do të merrej me tokën, punimin e saj etj, ndërsa Havaja do të merrej me edukimin e fëmijëve. Profeti (a.s ) thotë:”U këshilloj të silleni mirë me gratë, pasi gruaja është krijuar nga brinja dhe pjesa më e shtrembër e brinjës është fundi i saj. Nëse do të përpiqesh ta drejtosh,

do ta thyesh e nëse do ta lësh ashtu si është, do të mbetet e shtrembër. Prandaj silluni mirë me gratë!” Hadithi nuk na tregon se gruaja është e shtrembër në natyrë, por u tregon burrave se si duhet të sillen me gratë e tyre dhe se brinja është një simbol që përfaqëson detyrat e burrit ndaj gruas si dhe varësinë e gruas ndaj burrit për kujdes dhe mbrojtje. Allahu i Lartmadhëruar urdhëroi Ademin (a.s) të jetonte në xhenet së bashku me gruan e tij, Havanë dhe aty të shijonin begatitë e shumta të xhenetit, përveç një peme. Pra, ishte në dëshirën e Allahut (xh.sh) që të ishin të limituar si në aftësi ashtu dhe në zgjedhje. Kjo shpjegohet kështu në Kuranin famëlartë: “E Ne i thamë: O Adem, banoni ti dhe bashkëshortja jote në xhenet dhe hani lirshëm nga frutat e tij çfarë të doni, por mos


i’u afroni asaj peme e të bëheni zullumqarë!” (el-Bekare 35). Por, shejtani i mallkuar, i cili ka për qëllim mashtrimin e atyre që besojnë, bëri punën e vet duke i´u përmbajtur asaj që i kishte kërkuar Allahut në momentin e mallkimit. “Dhe do t´i gjesh shumicën e tyre mosmirënjohës.” (el-Araf 17). Për mashtrimin e Ademit dhe Havasë, ai ndërmori disa hapa. Hapi i parë ishte emërtimi i pemës me emrin, pema e përjetësisë. “Zoti juaj nuk j´ua ndaloi ju të dyve atë pemë, vetëm që të mos bëheni melekë ose mos të bëheni prej të përjetshmëve.” (elAraf 20). “O Adem a të të tregoj mbi pemën e përjetësisë dhe pushtetit të përjetshëm?” (Taha 120). Hapi i dytë që ndërmori ishte, betimi i rremë në Zot. Duke qenë zemrat e tyre të pastra, me të dëgjuar betimin në Zot, i besuan fjalëve të tij. “E me mashtrim i rrëshqiti drejt gjynahut.” (elBekare 36). Allahu (xh.sh) u drejtoi atyre të dyve këtë pyetje retorike: “A nuk jua ndalova ju të dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju se shejtani është armik i hapur për ju?” (el-Araf 22). Në suren el-Araf, shpjegohet qartë se të dy ishin përgjegjës për atë që ndodhi dhe se të dy u mashtruan nga shejtani i mallkuar, të dy kërkuan falje nga Allahu e Ai i fali. “Ata thanë:O Zot ne i bëmë padrejtësi vetes tonë dhe nëse nuk na fal do të jemi prej të humburve.” (el-Araf 23). Allahu xh.sh me mëshirën e Tij të pafundme e pranoi pendimin e tyre dhe i zbriti në tokë. Aty i urdhëroi ta popullonin tokën me pasardhës. Nga çdo shtatzani u lindnin dy binjakë. Të dy së bashku jetuan një jetë të begatë dhe shejtani nuk arriti kurrë më, që t´i mashtronte.

Pas vdekjes së Ademit (a.s), Havaja u mërzit dhe u pikëllua aq shumë saqë qau për një vit derisa vdiq edhe ajo. Kjo dashuri dhe respekt që kishin mes njëri-tjetrit është vërtetim i thënies së Havasë, Ademit (a.s) : “Jam krijuar për të gjetur prehje tek unë.”

“Zoti juaj nuk j´ua ndaloi ju të dyve atë pemë, vetëm që të mos bëheni melekë ose mos të bëheni prej të përjetshmëve.” Jeta e Merjemes, nënës së Isait (el-Araf 20). (Jezusit a.s). Në Kur’anin fisnik përmendet një sure e plotë me emrin e një familjeje, që quhet Ali-Imran. Kjo familje ishte një familje profetësh dhe njerëzish të mirë e të njohur për besim e devotshmëri në mesin e popullit izraelit. Imrani dhe gruaja e tij nuk kishin fëmijë, ngase gruaja e Imranit nuk mund të lindte “O Adem a më fëmijë, për shkak të moshës së të të tregoj thyer që kishte. Kjo grua fisnike nuk mbi pemën e u dëshpërua asnjëherë, por i lutej Zotit përjetësisë dhe përherë që t´i dhuronte asaj një djalë, pushtetit të që t´i shërbente tempullit të shenjtë në përjetshëm?” Palestinë. Dhe në të vërtetë Allahu (xh. (Taha 120). sh) i´u përgjigj lutjes së saj dhe të burrit të saj. E gjithë kjo përmendet kështu në Kur´anin famëlartë: “(Përkujto) Kur gruaja e Imranit pati thënë: Zoti im, unë këtë që kam në bark vendosa t´ia kushtoj çështjes tënde, prandaj pranoje këtë prej meje. Vërtet, Ti je Ai që dëgjon dhe di.” (Ali Imran 35). Dita e lindjes po afronte dhe Allahu xh.sh me urtësinë e Tij, në vend të djalit, i dhuroi një vajzë. Ashtu e mërzitur dhe me zemër të thyer gruaja e Imranit tha: “Zoti im unë e linda femër. Allahu e di më mirë atë që lindi. E mashkulli nuk është si femra. Dhe unë e quajta atë Merjem. Atë dhe pasardhësit e saj po t´i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar.” (Ali Imran, 36).

23


“O Merjem, me të vërtetë që Allahu të zgjodhi ty, të pastroi e të lartësoi mbi gratë e botës.” (Ali-Imran, 42).

24

Pra ,vajza e lindur u quajt Merjem. Nëna i vdiq disa muaj pas lindjes së saj. Duke përmbushur premtimin e bërë nga nëna e Merjemes, ajo jetoi në tempullin e shenjtë ku adhuronte Zotin me përkushtim dhe devotshmëri. Dhe ishte pikërisht ky vend i shenjtë ku engjëjt i flisnin Merjemes duke i thënë: “O Merjem, me të vërtetë që Allahu të zgjodhi ty, të pastroi e të lartësoi mbi gratë e botës.” (Ali-Imran, 42). Zoti e nderoi Merjemen mbi gratë e botës për dy cilësitë e saj, e para: adhurimi dhe përkushtimi; ndërsa e dyta, nderi dhe morali i lartë. Ai që e mori në përkujdesje Merjemen pas vdekjes së nënës së saj ishte Zekerija, i cili ishte profet si dhe burri i tezes së saj. Gjatë qëndrimit në tempullin e shenjtë, Merjemes i zbritnin ushqime e begati të shumta, derisa edhe Zekerija u habiste nga kjo dhe i´u drejtua me këto fjalë: “O Merjem, nga të vjen ky ushqim? Ajo i thoshte: Ai është nga Allahu. Zoti e furnizon atë që do, pa masë.” (Ali Imran, 37). Një ditë, ndërkohë që ajo po adhuronte Allahun (xh.sh) në tempullin e shenjtë, engjëlli Xhibril (a.s) i´u paraqit asaj në formën e një burri. Ajo u frikësua shumë dhe u dridh, por ai e njoftoi se ishte i dërguar nga Allahu (xh.sh) për ta përgëzuar atë me lindjen e një fëmije (djali). E çuditur tha: “Si do të kem unë një djalë, kur mua nuk më është afruar njeri, dhe as nuk kam qenë e pamoralshme?” (Merjem, 20). Atëherë, Merjemi ndjeu fëmijën të lëvizë në barkun e saj, dhe ndërkohë e pikëlluar thoshte: “Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj dhe të isha harruar!” (Merjem, 23). Ajo vendosi që të largohej jashtë qytetit, sepse e dinte që njerëzit e saj do ta akuzonin

për fëmijën e lindur, kur ajo ende nuk ishte martuar. Në prag të lindjes, Merjemi u ul pranë një trungu të një palme të thatë, i cili u bë një burim uji i freskët duke i lëshuar Merjemes hurma të freskëta, sapo ta prekte. Pas lindjes ajo u urdhërua nga Zoti që mos i fliste njeriut. Kështu që, vendosi të kthehej në shtëpinë e saj bashkë me foshnjen e lindur duke zbatuar urdhërin e Zotit që mos t´i fliste askujt. Kur arriti tek të afërmit e saj, e pyetën se cili ishte ai fëmijë që e mbante në krahë. Ajo drejtoi gishtin drejt tij, që ta pyesnin atë e t’u përgjigjej për çdo gjë. Ata e konsideruan këtë gjë si tallje e çmenduri dhe filluan ta qortonin atë. Mirëpo, mrekullia e Allahut u shfaq në komunikimin e Isait foshnje. Ai filloi të fliste duke shfajësuar nënën e tij nga akuzat e shumta që i kishin thënë. Ky komunikim ishte i mjaftueshëm për t´u treguar njerëzve të vërtetën rreth lindjes së tij ku Ai që bëri të flasë një foshnjë, ka fuqi që ta krijojë atë në barkun e nënës së tij pa qënë ajo e martuar. Merjemi jetoi me të birin derisa ai u rrit dhe filloi t´i thërrasë njerëzit në besimin dhe adhurimin e Një Zoti të Vetëm. Ajo femër fisnike u bë shembull nga Allahu (xh.sh) për të gjithë ata që besuan, në suren (Et-Tehrijm 11-12): “E atyre që besuan, All-llahu u solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: “Zoti im, më bëj një vend pranë mëshirës tënde në Xhenet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor! Edhe Merjemen të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij, dhe ishte e devotshme.”


J

etojmë në shekullin e XXI, në një shoqëri globale, të supozuar demokratike. Jemi pjesë e një bote që ka arritur kulmin e zhvillimit. Ecim me kohën dhe sekondat bëjnë diferencën. Çdo lajm i ri na merr në rrjedhën e vet, edhe nëse është i parëndësishëm për ne. Shumica e njerëzve ndjehen krenarë që janë pjesë e kësaj epoke, copëza mozaikësh të shkëputur nga errësira. Ndjehen të lumtur që përbëjnë ekzistencën e këtij segmenti fatlum të historisë botërore. Jemi të barabartë ose të paktën kështu prezantohemi. Kemi arritur ekstazën e lirisë së plotë, asaj të munguar. Jetojmë me një rregull absurd aq edhe qesharak:

të shijojmë jetën. Megjithatë për të arritur Zëri im në majë, kemi humbur shumë nga vetja jonë. Dolëm jashtë kornizave, pësuam një metamorfozë të heshtur, që pak nga pak mori çdo cilësi që na identifikonte si njerëzorë. Qënia jonë, tani nuk është gjë tjetër, veçse një tablo antitezash. Predikojmë për nderin, por shoqëritë tona jetojnë me imoralitetin. Flasim për tolerancë, ndërkohë që dhuna është afirmuar në përsonalitetin tonë global. Flasim për paqe diku dhe po përsëri ne nxisim luftë diku tjetër. Thërrasim e shpallemi si të pavarur, ndërsa mijëra jehona të thirrjeve tona humbasin, burgosen, pa arritur askund. Mbi të gjitha, zemrat tona kanë vdekur. Humbëm respektin për njëri-tjetrin, por që së pari humbëm respektin ndaj vetes. Shitëm dinjitetin për t´u ndjerë më mirë me jetën e re që na priste. Mbyllëm sytë para padrejtësive

e u bashkangjitëm me turmën e të verbërve të kohës. E vramë ndërgjegjen duke strehuar në të pafajësinë tonë të rreme. I vumë fajin pasqyrës, edhe pse e vërteta shkruhej në fytyrat tona. Dhuruam gjithçka kishim, për t´u ndjerë më të lirë. Sot vështrojmë kupën e kaltër qiellore, por ndjehemi të burgosur. I´u dorëzuam dëshirës para detyrës. I mbyllëm dyert e faljes në zemrat tona. Logjika, mendimi, mirësia i´u bashkangjitën historisë së të parëve.

Ne jemi monstrat e vërteta, prej të cilave frikësoheshim dikur. Robër të një diktature moderne, e burgosjes së lirisë për të gjetur paqen... pa e ditur se paqen mund ta gjejmë kudo rreth nesh, edhe në gjethet që bien e përplasen në tokë, edhe në natën e errët, në akrepat e pasmesnatës, pa qenë, e gjejmë aty ku e humbëm... te virtytet tona, te besimi, tek pasuria e shpirtit. Nuk mund të lejojmë të transformohemi në statuja te arta të mosbindjes, në karrikatura të një qenieje të njollosur nga padituria për të kuptuar të vërtetën. Nuk mund ta shohim botën me sy mbyllur e të ecim me hapa të sigurt në rrugën e gabuar. Nuk mund të humbim..., të lejojmë që virtytet e larta që na takojnë, të bëhen legjenda që serviren nëpër libra vizatimorë...

25


Nëna ime

Nuk e mbaj mend herën e parë, kur stolisa emrin tënd në buzët e mia, por i kujtoj shumë mirë thirrjet e pafundme e të sigurta, kur endesha në shtëpi për të të kërkuar ty. Shqetësimet e mia ia besova zemrës tënde, me bindjen se po nga aty do të buronte këshilla jote, zgjidhja e brengave fëminore, që unë thurja. As hapat e parë nuk i mbaj mend, por di që gjithmonë kam vrapuar për të marrë një përqafim nga ti. Të thirra, kur në gjunjët e mi vizatoheshin gërvishtje nga loja dhe jam mbështetur në kraharorin tënd, kur ndjeja dhimbje. E kam dalluar shqetësimin në sytë e tu kur netëve të rrëmbeja gjumin dhe gëzimin tënd, kur të dhuroja lule. Kujtoj ditën e parë të shkollës, emocionin që shoqëronte çdo lëvizje tënden për të bërë gati gjithçka. Arrija të vidhja një buzëqeshje nga ti, sa herë të tregoja me një frymë notën e provimit. Krenaria jote, kur vëreje se sa isha rritur më bënte të ndihesha e madhe dhe e pavarur .Tani jam rritur edhe pse për ty do të mbetem gjithnjë ajo vogëlushja e mamit. Do të të shtërngoj dorën si dikur kur sigurinë e gjeja tek ti, kur nuk kisha hedhur hapat e parë. Këshillat do të vij t´i këkoj tek ti, do të të pyes, siç të pyesja për qiellin dhe lulet. Do të mbështetem gjithmonë tek ti për të dëgjuar melodinë e zemrës tënde, do ta gjej qetësinë që gjeja mes të qarash, kur lotët shkruanin rreshta mbi faqet e tua nga frika se mos më ndodhte gjë... Më kujtohet kur t´i prekja këmbët pafund, duke menduar se poshtë tyre do të gjeja Xhenetin. Tani e di se Xhenetin që ndodhet poshtë këmbëve të tua do ta arrij vetëm me respektin ndaj teje. Nëna ime, je gjithmonë në lutjet e mia, në sexhden time. Shqetësimet që të kam shkaktuar të vijëzuara në fytyrën tënde, vuajtjet që shpirti yt mban, mërzitjen që ka përlotur sytë e tu, do ta lus të Mëshirshmin të bëhen Xheneti yt. Shkroi: Selma Bajrami

26


POST RAMAZAN

Si bëhet shlyerja e agjërimit për ata që e kanë të pamundur të agjërojnë? Pyetje: Një person që është musliman, dëshiron qё të agjërojë, por për shkak se është i sëmurë dhe merr ilaçe, mendon të japë kompensim, pra të ushqejë të varfërit. Si e jep këtë kompensim, në lek apo ushqim? Sa dhe kur e jep (për çdo ditë, në fillim, apo në fund të muajit të Ramazanit)? Përgjigje: Kompensimi për shlyerjen e agjërimit, jepet në ushqim nga ata muslimanë që kanë sëmundje kronike ose janë të thyer në moshë dhe nuk munden të agjërojnë. Nga sahabi i nderuar Enes ibn Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), përcillet se kur ai shkoi në moshë të thyer dhe e kishte të pamundur të agjëronte, grumbulloi tridhjetë të varfër në një ditë dhe u shtroi ushqim për të ngrënë. Këtë kompensim, njeriu i interesuar mund ta japë vetë ose mund të ngarkojë dikë tjetër për ta bërë këtë gjë për të. Kompensimin mund ta japë për çdo ditë të Ramazanit, ose në fund të Ramazanit. Ai jepet në dy mënyra: a) nga një vakt ushqim për aq ditë sa nuk ka agjëruar. b) ushqim të pagatuar (të paktën gjysmë sa’, e barabartë kjo me masën e dy grushteve, prej artikujve ushqimor si: oriz, fasule, etj, ose një grusht miell). Kompensimi i agjërimit në pamundësi mund të jepet edhe në vlerë monetare, por me kusht që kjo vleftë të shkojë për ushqim. Kostoja e këtij ushqimi ndryshon në varësi të mundësisë ekonomike dhe ushqimit që konsumon vetë personi që duhet të japë kompensimin e agjërimit. Sipas një përllogaritje të përafërt në lekë, në kohën që jetojmë, kjo shumë për ushqim të gatuar për Shqipërinë mund të shkojë të paktën 250300 lekë të reja, e mjaftueshme kjo për ushqimin e një vakti të thjeshtë ngrënieje për një njeri. Kjo më pas shumëzohet për aq ditë, për sa do të bëhet kompensimi. Nëse kjo shumë jepet për blerjen e një ushqimi të pagatuar do të ishte më mirë, sepse sasia është më e madhe dhe në këtë rast është më me interes për njerëzit nevojtarë. Allahu e di më së miri! (Komisioni i Pyetje-Përgjigjeve, pranë LHSH).

27


“Kush e përcjell muajin e Ramazanit...” Një thënie e profetit të fundit (paqja e mëshira e Zotit qofshin mbi të), në lidhje me përcjelljen e muajit të Ramazanit: “Kush e pasoi agjërimin e Ramazanit me 6 ditë agjërim të muajit sheual (muaji që pason Ramazanin në kalendarin hënor), është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin.”

28


Vlera e 10 ditëshit të Dhulhixhes Transmetohet nga Abdullah Ibën Abas (Allahu qoftë i kënaqur me të) se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk ka ditë, në të cilat punët e mira të jenë më të dashura tek Allahu sesa kryerja e tyre në këto dhjetë ditë. Thanë: “Edhe më të dashura se xhihadi (nëse bëhet në kohë tjetër?” Tha: “Më të dashura edhe se xhihadi (në kohë tjetër), vetëm nëse dikush del në xhihad me veten dhe pasurinë e tij e nuk kthehet me asnjërën prej tyre (nga xhihadi).” (Transmeton Buhariu) Gjithashtu, transmetohet nga Abdullah Ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të): “Isha prezent tek i dërguari kur u përmendën veprat, ai tha: “Nuk ka asnjë ditë ku veprat janë më me vlerë se këto ditë.” Thanë: “O i dërguar i Allahut, as edhe xhihadi në rrugën e Allahut (nëse bëhet në kohë tjetër)?” Ai tha: “As xhihadi në rrugën e Allahut, përveç nëse del njeriu me veten dhe pasurinë e tij, pastaj vdes në këto ditë.” (Transmeton Ahmedi dhe shejh Albani, e cilëson senedin e tij si hasen). Këto dy hadithe dhe hadithet e tjera aludojnë se çdo vepër e mire, e cila ndodh në dhjetëditëshin e parë të dhulhixhes, është më e dashur tek

Allahu se nëse e njëjta vepër ndodh në ndonjë ditë tjetër. Nëse kjo është më e dashur tek Allahu, atëherë nënkuptohet se ajo është më me vlerë tek Ai. Pra, nga hadithi nënkuptuam se ai njeri që bën vepra të mira gjatë këtyre ditëve është më i vlefshëm se muxhahidi që lufton në rrugën e Allahut dhe kthehet me pasurinë e tij pa vdekur dhe se veprat në dhjetëditëshin e parë të dhulhixhes shumëfishohen, nuk ka rëndësi se çfarë vepre është ajo. Veprat që preferohen të bëhen gjatë këtyre ditëve Nëse e kuptove, vëlla i dashur, vlerën e këtyre ditëve nga ditët e tjera se është begati e Allahut ndaj robërve të Tij, shans i madh që duhet të shfrytëzohet. Nëse ke kuptuar këtë, atëherë është më se e nevojshme të përqëndrohesh dhe të japësh mundin në adhurime në këto ditë, të shumosh format dhe llojet e ibadeteve. Kështu ka qenë gjendja e selefëve në këtë kohë. Ebu Uthman Nehdi thotë: “Selefët i madhëronin tri dhjetëditëshe (gjatë vitit): dhjetëditëshin e fundit të ramazanit, dhjetëditëshin e parë të dhulhixhes dhe dhjetëditëshin e parë të muharremit.” Nga veprat, të cilat preferohen të bëhen këto ditë janë:

29


1. Kryerja e haxhit dhe e umres Këto dy vepra janë ato më me vlerë që mund t`i kryejë besimtari në këtë dhjetëditësh. Atij që Allahu ia mundëson haxhin apo kryerjen e umres ashtu si duhet, shpërblimi i tij është Xheneti. I dërguari thotë: “Umreja deri në umren tjetër është falje e mëkateve që bëhen ndërmjet tyre, kurse haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër, vetëm se Xhenetin.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). Haxhi i pranuar është ai haxh që është në përputhje me udhëzimin e të dërguarit. Nuk përzihet me mëkate, syefaqësi, fjalë të ndyra dhe sharje. Ështe haxh, në të cilën ka shpërblime dhe vepra të mira.

mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit të ardhshëm.” (Transmeton, Muslimi). Prandaj, është sunet për muslimanin të agjërojë ditën e nëntë të dhulhixhes, pasiqë profeti nxit në këtë.

3. Namazi Namazi është një nga veprat më të mëdha dhe më me vlerë, prandaj kërkohet nga muslimani të përkujdeset për kohët e tyre dhe ta falë atë me xhemat. Gjithashtu, preferohet që ai të kryejë faljen e namazeve vullnetare (nafile) këto ditë, për shkak se kjo është një nga ibadetet më të lavdëruara tek Allahu i Lartësuar. Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tregon se Allahu thotë: “Robi im vazhdon të më afrohet me 2. Agjërimi vepra vullnetare derisa ta dua atë.” Agjërimi bën pjesë në grupin e veprave (Transmeton, Buhariu). të mira dhe konsiderohet si një nga më të vlefshmet, ashtu siç sqarohet kjo në 4. Tekbiri, tahmidi, tehlili dhe dhikri hadithin kudsij, ku i dërguari i Allahut Transmetohet nga Umeri (Allahu qoftë (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin i kënaqur me të) se profeti ka thënë: mbi të) tregon se Allahu i Lartësuar “Nuk ka ndonjë ditë më të madhe thotë: “Çdo vepër e birit të Ademit tek Allahu dhe që vepra të jetë më e është për veten e tij, përveç agjërimit. dashur tek Ai, sesa nëse kryhet (vepra) Ai është për Mua dhe Unë e shpërblej gjatë këtyre dhjetë ditëve, prandaj për të.” (Transmeton Buhariu dhe shpeshtoni gjatë këtyre ditëve tehlilin, Muslimi). tekbirin dhe tahmidin.” (Transmeton, I Dërguari i Allahut e ka veçuar me disa Ahmedi). hadithe agjërimin e ditës së Arafatit Tekbir është thënia “Allahu ekber”, nga ditët e tjera të këtij dhjetëditëshi, tahmid është thënia “Elhamdulilah”, për të treguar vlerën e kësaj dite. tehlil është thënia “La ilahe ila Allah”, “Për agjërimin e ditës së Arafatit kurse dhikër do të thotë përkujtimi i kam shpresë se Allahu do të më falë Allahut në përgjithësi. 30


Imam Buhariu thotë se Ibën Umeri dhe Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me ta) gjatë këtyre dhjetë ditëve dilnin në treg duke i thënë tekbiret dhe njerëzit thonin tekbiret pasi i dëgjonin ata të dy. Gjithashtu, ka thënë se Umeri kur i bënte tekbiret në vendin e tij në Mina, ata që ishin në xhami e dëgjonin atë dhe edhe ata bënin tekbir, pastaj i bënin tekbiret edhe ata që ishin në treg. Ibën Umeri gjatë këtyre ditëve i bënte tekbiret pas namazeve, në shtrat, në vendqëndrimin e tij, kur ecte rrugës dhe gjatë gjithë kohës. Është e preferuar që besimtari ta ngrejë zërin me tekbire gjatë këtyre ditëve, por duhet të ketë kujdes nga tekbiri në grup (së bashku), pasiqë kjo vepër nuk është përcjellur nga i dërguari dhe nga askush prej selefëve, prandaj sunet është që secili në vete të bëjë tekbirin.

Pasha çiftin dhe pasha tekun! Pasha natën që shkon! Vërtet që në to (këto betime) ka dëshmi të mjaftueshme për njerëzit me mend.” (El-Fexhr 1-5). Allahu i Madhëruar, këto i ka quajtur ditë të caktuara dhe ka thënë : “… dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falenderimi)...” (El-Haxhxh, 28). Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), ka dëshmuar për to se janë ditët më të mira të kësaj bote. Xhabir (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë : “Ka thënë pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Ditët më të mira të kësaj bote janë këto dhjetë ditë.” (Sahih ElXhami’ 1133).

6. Nxitja për punë të mira në këto dhjetë ditë 5. Dhënia e sadakasë Ka thënë pejgamberi (paqja dhe Allahu i Madhëruar është betuar në mëshira e Allahut qofshin mbi të): këto dhjetë ditë dhe ka thënë: “Nuk ka ndonjë ditë që puna të jetë më “Pasha agimin! Pasha dhjetë netët! e mirë sesa këto dhjetë ditë.” (Sahih

31


Ibn Hiban, 3448). Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka urdhëruar që t’i shtojmë fjalët (Subhanallah – Elhamdulilah – La ilahe ila Allah – Allahu Ekber). Ka thënë pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Nuk ka ndonjë ditë më të vlefshme tek Allahu dhe më të dashur tek Ai sesa puna në këto dhjetë ditë, kështu që shtoni në to fjalët (Subhanallah - Elhamdulilah La ilahe ila Allah - Allahu Ekber).” (Imam Ahmedi 2/75 dhe e ka saktësuar Shuajb Arnauti). Në këto dhjetë ditë është dita e Arafatit dhe dihet se çfarë dobish ka në këtë ditë. Është ditë, të cilën Allahu e ka ngritur dhe mjaftohemi me fjalën e pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Haxhi është qëndrimi në Arafat.” (Sahih sunen EtTirmidhi, 889). Gjithashtu, agjërimi i kësaj dite (për atë që nuk është në haxh), i fal gjynahet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm. Trasmetohet nga Ebi Katade (Allahu qoftë i kënaqur me të) se një burrë tha: “O i dërguari i Allahut, çfarë thua për agjërimin e ditës së Arafatit? Tha : “E konsideroj se Allahu t’i fal gjynahet e vitit të shkuar dhe atij të ardhshëm.” (Sahih Muslim, 1162). Gjatë këtyre ditëve, shumëfishohen punët e mira. Kanë thënë disa nga të parët tanë të mirë se nuk ka ndonjë ditë më të dashur që ta adhurosh Allahun, sesa dhjetë ditët e dhulhixhes. Çdo ditë agjërimi prej tyre është njësoj me 32

një vit agjërim dhe çdo namaz nate në to është njësoj me namazin e natës së kadrit. Ka thënë Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) : “Nuk ka ndonjë ditë më të mirë tek Allahu dhe që puna të jetë më e dashur tek Ai sesa në këto dhjetë ditë, kështu që shtojini në këto ditë fjalët (La ilahe ila Allah – Allahu Ekber) dhe përmendeni Allahun sa më shumë, sepse me të vërtetë këto janë ditë të përmendjes së Allahut dhe agjërimi i një dite prej tyre është i barabartë me një vit agjërim dhe puna në to shumëfishohet deri në 700 (shtatëqind) herë. Ka thënë Enesi (Zoti qoftë i kënaqur me të): “Thuhej për këto dhjetë ditë, një ditë është e barabartë me njëmijë ditë, ndërsa dita e Arafatit është e barabartë me dhjetë mijë ditë (në vlerë dhe mirësi). Ka thënë imam El-Euzai (Zoti e mëshiroftë): “Jam njoftuar se puna në këto dhjetë ditë është sikurse vlera e luftës në rrugë të Allahut, agjërohet dita e tyre dhe ruhet nata e tyre, përveç ndonjë personi që bie shehid (dëshmor).” Gjithashtu ka thënë Hasan El-Basri (Zoti e mëshiroftë): “Një ditë agjërimi në këto dhjetë ditë është e barabartë me dy muaj (agjërim).” Dita e nëntë: Se në të është haxhi. Dita e dhjetë: Se në të është dita e Nahrit (kur therren kurbanët), e cila është dita më e mirë në këtë botë. Ka thënë pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Dita më e mirë në këtë botë është dita e Nahrit (kur therren kurbanët) dhe pastaj dita e Karrit (dita që është pas ditës së Nahrit).” Është quajtur kështu, sepse njerëzit qëndrojnë në Mina. (Ebu Daudi, 1765 dhe e ka saktësuar Shejh Albani tek Sahih El-Xhami 1064).


Vlera e punës së mirë në dhjetë ditët e dhulhixhes Ki mendjen vëlla për Allah, sepse ky është shansi më i madh në jetën tënde. Kjo është një faqe e re me Allahun..., këto janë ditët më të mira... Imagjinoje se këto dhjetë ditë janë më të mira sesa dhjetë ditët e fundit të Ramazanit! Ka thënë pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Nuk ka ndonjë ditë që puna e mirë është me e dashur tek Allahu sesa këto ditë, (dhjetë ditët e para të dhulhixhes). Thanë (sahabët): “O i dërguari i Allahut, as xhihadi (lufta) në rrugë të Allahut?” Tha: “As lufta në rrugë të Allahut, përveç një personi, i cili shkon në luftë me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre.” (Buhariu, 926).

Shiko se si sahabët u çuditën dhe thanë: “As xhihadi?”, sepse xhihadi është maja më e lartë e fesë islame. Shiko se si këto dhjetë ditë kanë arritur majën më të lartë! Një dobi tjetër e këtyre dhjetë ditëve Ka thënë Allahu i Madhëruar: “Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë netë duke i shtuar edhe dhjetë të tjera dhe ai e plotësoi kohën e përcaktuar nga Zoti i tij prej dyzet netësh.” (El-A’raf, 142). Kanë thënë disa prej shpjeguesve të Kur’anit se këto dhjetë ditë janë dhjetë ditët e dhulhixhes. Allahu ia dhuroi mirësitë e Tij Musait (alejhi selam), kur i´u shfaq atij dhe ia

33


mundësoi të dëgjojë fjalët e Tij pas tridhjetë netësh duke i plotësuar këto me dhjetë ditët e dhulhixhes. Ashtu sikurse ka ardhur në një trasmetim, të cilin e trasmeton Ebu Zubejr nga Xhabir (Zoti qoftë i kënaqur me të) se ka thënë (në shpjegimin e fjalës së Allahut) për “duke i shtuar edhe dhjetë të tjera”, janë dhjetë ditët e dhulhixhes. Gjithashtu trasmetohet nga Muxhahidi se ka thënë: “Nuk ka ndonjë vepër në ditët e vitit më të mirë sesa në dhjetë ditët e dhulhixhes dhe ato janë ato dhjetë ditë, të cilat Allahu i ka plotësuar Musait (paqja qoftë mbi të).” Allahu i Madhëruar e ka nderuar Muhamedin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe umetin e tij duke i bërë atyre tridhjetë netë në

34

çdo vit dhe ato janë netët e Ramazanit dhe i ka plotësuar mirësinë e atyre me dhjetë ditët e dhulhixhes dhe kjo është mirësia e plotë për atë që dëshiron mirësinë e pafund. Ka thënë Ibn Rexhebi (Zoti e mëshiroftë): Allahu i Madhëruar ka hedhur në shpirtrat e besimtarëve dëshirë për të shikuar shtëpinë e Tij të shenjtë (Qaben), mirëpo kjo nuk i mundësohet kujtdo për çdo vit, atëherë e obligoi haxhin për atë që ka mundësi vetëm një herë në jetë dhe e bëri sezonin e këtyre dhjetë ditëve të përbashkët mes atyre që shkojnë në haxh dhe atyre që nuk shkojnë. Kështu, ai që nuk ka mundësi të shkojë në haxh, ka mundësi që në këto dhjetë ditë të veprojë punë të mira që janë më të mira sesa xhihadi dhe xhihadi është më i mirë sesa haxhi.


Ky është sezoni më i mirë për të ringjallur besimin në zemër... Këto dhjetë ditët të para të dhulhixhes janë ditë, në të cilat është betuar Allahu në to dhe betimin e ka filluar me agimin (e mëngjesit) ku ka thënë: “Pasha agimin! Pasha dhjetë netët!” (El-Fexhr 1-2). Që këto ditë të jenë një agim i ri në jetën tënde, të cilat lindin në anët e zemrës tënde për të lajmëruar fillimin e rrugës drejt Allahut. Kontrollo në brendësi të shpirtit tënd për mangësitë, që t’i plotësosh ato, ashtu sikurse Allahu e plotësoi fenë në këto ditë ku ka thënë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” (El-Maide, 3). Gjithashtu ka thënë Ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë): “Farzi që kryhet në këto dhjetë ditë është më i mirë sesa farzi që kryhet në dhjetë ditë të tjera.”

Programi me agjërimin

Ka thënë pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush agjëron një ditë në rrugë të Allahut (vullnetarisht), Allahu ia largon fytyrën e tij shtatëdhjetë vjet nga zjarri i Xhehenemit.” (Buhariu, 2685). “Kush vdes dhe është agjërueshëm, ka hyrë në Xhenet.” (Sahih, musned imam Ahmed, 5/391). “Tre personave nuk i kthehet mbrapsht duaja e prej tyre ai që është agjërueshëm, derisa të hapë (agjërimin).” (Sahih, musned imam Ahmed, 2/304). “Agjëro, sepse me të vërtetë nuk ka të ngjashëm me agjërimin.” (Sahih, musned imam Ahmed, 5/249). “Allahu dhe engjëjt dërgojnë salavate mbi ata, të cilët hanë syfyr.” (Sahih, musned imam Ahmed, 3/12). “Çdo punë e birit të Ademit i shumëfishohet një e mirë me dhjetë të mira e deri në shtatëqind. Ka thënë Allahu i Madhëruar: “Përveç agjërimit, sepse ai është për Mua dhe Unë e shpërblej atë. E lënë epshin dhe ushqimin e tij për shkakun Tim. Për agjëruesin ka dy gëzime: një kur e hap agjërimin dhe tjetra kur takon Zotin e tij. Era e gojës së tij është më e mirë tek Allahu sesa era e miskut.” (Buhariu 1805).

Ka qenë nga suneti i pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) që i agjëronte nëntë ditët e para të dhulhixhes. Trasmetohet nga Hunejd Ibn Halid dhe ky nga gruaja e tij dhe kjo nga disa gra të pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) se kanë thënë : “Ishte pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) që agjëronte nëntë ditët e dhulhixhes, ditën e Ashuras, tre ditët nga çdo muaji dhe çdo të hënë dhe të enjte të fillimit të muajit. (Sahih, sunen Këto ishin frytet e agjërimit vullnetar dhe me mirësinë e këtyre dhjetë Ebu Daud, 2437). ditëve të rikthen ty kujtimet e muajit Ka thënë imam Neueuiu (Zoti e Ramazan dhe gjallërimin e tij. mëshiroftë) për agjërimin e këtyre dhjetë ditëve që është shumë e pëlqyeshme.

35


Programi i haxhit dhe umres Kurse dy milion lekë dhe fito dy milion të mira... Jo vetëm kaq por edhe më shumë... Duke qëndruar në xhami pas namazit të sabahut e deri sa të lind dielli dhe pastaj të falësh dy rekate. Ka thënë pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush e fal namazin e sabahut me xhemat, pastaj ulet dhe e përmend Allahun derisa të lind dielli dhe pastaj i fal dy rekate, e ka shpërblimin sikur të bëjë haxh dhe umre të plotë, të plotë, të plotë.” (Sahih, sunen Et-Tirmidhij, 586). Dhe gjatë kësaj kohe mund të bësh: • • • • • • •

36

Lexim Kur’ani Lutjet e mëngjesit Të ripërtërish pendimin Duaja në fshehtësi Të falësh ata, të cilët të kanë bërë padrejtësi T´i kërkosh falje Allahut Adhurime të tjera


Përmendja e Allahut pas çdo namazi: Trasmetohet nga Ebu Hurejre se ka thënë: “Erdhën të varfërit tek i dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe thanë: Na e kaluan të pasurit me pasurinë e tyre duke u ngritur në shkallë të larta dhe janë në mirësi të përhershme (për shkak të shpenzimit të pasurisë në rrugë të Allahut), falen sikurse falemi ne, agjërojnë sikurse agjërojmë ne dhe kanë pasuri, me të cilën shkojnë në haxh dhe në umre, luftojnë në rrugë të Allahut dhe japin sadaka. Tha (pejgamberi paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “A t’ju them diçka që nëse e bëni do t’i arrini ata që ju kanë kaluar dhe nuk jua kalon ju asnjëri pas jush dhe do të jeni më të mirët mes jush, përveç atyre që veprojnë si ju? Thoni subhanallah 33 herë, elhamdulilah 33 herë, Allahu Ekber 33 herë pas çdo namazi.” (Buhariu, 807). Falja e namazit të jacisë dhe të sabahut me xhemat: Trasmetohet nga Ukbe Ibn Abdul Gafir se ka thënë: “Namazi i jacisë me xhemat është sikurse kryerja e haxhit, ndërsa namazi i sabahut me xhemat është sikurse kryerja e umres.” Falja e namazit të sabahut me xhemat, përmendja e Allahut derisa të lind dielli dhe falja e dy rekateve: Ka thënë pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush e fal namazin e sabahut me xhemat pastaj ulet dhe e përmend Allahun derisa të lind dielli, pasaj i fal dy rekate, e ka shpërblimin sikur të bëjë haxh dhe umre të plotë, të plotë, të plotë.” (Sahih, sunen Et-Tirmidhij, 586). Marrja pjesë në namazin me xhemat dhe në namazin vullnetar: Ka thënë pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush shkon për të falur namazin farz me xhemat, është sikurse ka bërë haxhin dhe kush shkon për të falur namaz vullnetar me xhemat, është sikurse ka bërë umre nafile (që nuk e ka të detyrueshme).” ( Hasen, sahih el-xhami’, 6556). Falja e namazit në xhaminë Kuba’: Ka thënë pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush pastrohet në shtëpinë e tij, pastaj vjen dhe falet në xhaminë Kuba’, është i barabartë me një umre.” ( Sahih, musned imam Ahmed, 3/487). Marrja pjesë në dy festat, Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin: Ka thënë Ibn Rexheb (Zoti e mëshiroftë): “Muhnif Ibn Selim thotë: “Shkuarja për në xhami ditën e Fitër Bajramit është e barabartë me një umre, ndërsa në ditën e Kurban Bajramit është e barabartë me haxhin.”

37


Programi i namazit të natës Ka thënë pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush fal namaz nate duke lexuar dhjetë ajete, nuk shkruhet nga të shkujdesurit, kush fal namaz nate duke lexuar njëqind ajete, shkruhet nga të devotshmit dhe kush fal namaz nate duke lexuar një mijë ajete, shkruhet nga mukantirinët.” (Sahih, sunen Ebi Davud,1398). Programi është që të çohesh dhe të falësh namaz nate duke lexuar nga një mijë ajete që të kesh çdo natë shpërblime të reja në Xhenet, mirëpo nëse nuk ke mundësi dhe lexon nga njëqind ajete atëherë shkruhesh nga të devotshmit. Ka thënë Hasan el-Basri (Zoti e mëshiroftë): “Asnjëherë nuk e lë ndonjëri namazin e natës vetëm për shkak të ndonjë mëkati që e ka kryer. Kërkojini vetvetet tuaja çdo natë afër perëndimit dhe pendohuni tek Zoti juaj, që të falni namaz nate.” Frytet e namazit të natës:

thënë për namazin e natës: “Është adet (zakon) i njerëzve të mirë përpara jush, është afrimitet tek Allahu, të ndalon nga e keqja, të shlyen mëkatet dhe largon sëmundjen nga trupi.” (Sahih, sunen Et-Tirmidhij, 3549). Vetëm tek ky hadith ka pesë dobi të namazit të natës kështu që shfrytëzoji ato. 4) Allahu i Madhëruar e ka fshehur shpërblimin e atyre që falin namaz nate, për shkak të madhështisë që ka dhe ka thënë: “Askush nuk e di se çfarë është ruajtur për ta nga kënaqësitë e syrit si shpërblim për çfarë ata që punuan.” (Es-Sexhdeh, 17). 5) Falja e namazit të natës dhe qëndrimi në këmbë në të në këtë botë, shkurtojnë qëndrimin në ditën e kijametit. Programi i lidhjeve farefisnore Ka thënë i dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “O njerëz, përhapeni selamin, ushqeni të varfërit, i mbani lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit janë në gjumë, që të hyni në Xhenet me paqe.”

1) Ai që fal namaz nate do të ketë në Xhenet dhoma, të cilat nga ana e jashtme e tyre shihet çfarë ka brenda tyre dhe nga ana e brendshme e tyre shihet çfarë ka jashtë tyre. Gjithashtu ka thënë (paqja dhe mëshira e 2) Ai, i cili fal namaz nate është nga Allahut qofshin mbi të): “Lidhja farefisata tre persona, me të cilët Allahu qesh nore varet në Arsh dhe thotë: “Kush dhe nëse Allahu qesh me robin e Tij, i mban lidh­jet me mua, Allahu do t’i mbajë me të, ndërsa kush i ndër­pret atëherë nuk e merr në llogari atë. lidhjet me mua, Allahu do t’i ndërpresë 3) Gjithashtu pejgamberi (paqja dhe lidhjet me të.” (Muslim, 2555). mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka Përmblodhi: Shpresa Koçi 38


Pjata e parë

Në Kuzhinë

Supë “krem me limon dhe pulë” (4 persona) Përbërësit: gjoks pule - 300g miell - 4 lugë gjelle vezë - 1 e verdhë veze gjalp - 40g vaj - 40ml tabletë pule - 1 kub Lëkura e një limoni e grirë në rende Gjysmë limoni lëng dhe majdanoz. Përgatitja Në fillim bëjmë skuqjen e filetos së pulës, në një tigan. Në një tenxhere e hedhim vajin dhe gjalpin dhe skuqim miellin rreth 3 minuta dhe më pas shtojmë lëkurën e limonit. Duhet patur parasysh se lëkura e limonit duhet grirë pa pjesën e tulit të bardhë, sepse i jep supës shije të hidhur. Pastaj shtojmë buljonin e pulës dhe përgatisim beshamelin deri sa të bëhet një masë homogjene dhe kremoze. Pasi të marrë valë beshameli, shtojmë edhe gjoksin e pulës, të cilin e kemi prerë në kubikë të vegjël. Në fund, shtojmë të verdhën e vezës dhe lëngun e limonit. Servirim supën në pjatë dhe sipër shtojmë majdanoz të grirë hollë dhe piper.

Pjata e dytë

Supë “krem me karrota” Përbërësit: karrota - 400 g qepë - 80 g miell - 4 lugë gjelle vezë - 1 kokërr pana kuzhine -100ml tabletë pule kripë piper

(4 persona)

Përgatitja Në një tenxhere hedhim qepën e grirë imët dhe karrotat e prera në formë kubike, dhe buljonin e pulës. Pasi këto të kenë zier, i kalojmë në mikser derisa të bëhet pure, pra një masë kremoze. Purenë e karrotave që përgatitëm, e hedhim sërish në tenxheren me buljon pule dhe e lëmë derisa të marrë valë. Ndërkohë në një tas sferik rrahim vezën dhe panën bashkë me miellin dhe ia hedhim puresë që po zien. Shtojmë dhe tabletën e pulës për t´i dhënë supës shije. Shtojmë kripën dhe piperin. Supa është gati për t´u servirur dhe i vëmë në mes të pjatës një gjethe të vogël majdanozi.

39


Ëmbëlsirë Pasta milfei Përbërësit: krem pastiçerie petë sfoljat sheqer pluhur qumësht sheqer miell niseshte vanilje vezë -

1 pako (500gr), 100g 1litër, 6 lugë, 2 lugë, 1 lugë, 1bustinë 3 kokrra

Përgatitja Në një tavë drejtkëndore shtrojmë petën sfoljat dhe e ndajmë në 16 katrorë të barabartë. Secilin katror të petës e shpojmë me pirun në të gjithë sipërfaqen, në mënyrë që gjatë pjekjes, peta të piqet njëlloj pa u fryrë shumë vetëm në njërën anë. Tavën me petën sfoljat e fusim në furrë të nxehur më parë dhe e lëmë të piqet derisa të marrë ngjyrë të artë. Ndërkohë në një tas sferik rrahim vezët, sheqerin, miellin dhe e përziejmë masën. Këtë masë që keni në tas e hedhim pak e nga pak tek qumështi i nxehtë dhe e përziejmë derisa të bëhet një masë kremoze dhe e lëmë në zjarr, derisa të valojë. Kremi i pastiçerisë është gati dhe e lëmë të ftohet. Ndërkohë marrim katrorin e petës sfoljat të pjekur dhe i hapim me thikë në mes horizontalisht dhe e mbushim me kremin e pastiçerisë. Pra në mes të petës së hapur vendosim kremin e pastiçerisë. Sipër çdo pete të mbushur hedhim sheqer pluhur. Pasta milfei është gati për t´u servirur.

40


Përkujdesje

o Qumështi është një mënyrë e vjetër për të pastruar divanet prej lëkure. Mjafton të keni lagur një copë pambuku me qumësht dhe në çdo pjesë të divanit keni hequr njollat dhe pluhurin e grumbulluar. o Një metodë për të hequr njollat e kafesë nga rrobat është që të fërkoni një kub akulli mbi njollë për disa sekonda dhe pastaj vazhdoni larjen e zakonshme. o Nëse keni rroba me ngjyrë me njollë kafeje, shkrini në ujë vetëm të verdhën e vezës dhe e aplikoni mbi njollë dhe e fërkoni për pak sekonda. Lëreni kështu të veprojë për disa minuta dhe lani vendin ku keni njollën me ujë të bollshëm dhe më pas lani rrobat si zakonisht. o Nëse rrobat janë ngjyrosur me njëra-tjetrën gjatë larjes në lavatriçe, rilajini ato me qumësht. o Njolla e ndryshkut hiqet duke e fshirë me një copë pambuku të lyer në vaj të djegur. o Për të zbardhur enët e aluminit që janë nxirë, zieni në to disa lëkurë molle.

Përgatiti: Esanida Salko & Dhurata Dine 41


42


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.