Revista Pertej Fjales Nr. 16

Page 1

Numri 16 - Shtator

2015

Revistë Kulturore - Edukative e Përmuajshme

Haxhi:

UDHËTIM ME SHPIRTIN

SPROVAT E KOHËS SONË DHE ILAÇI I TYRE

PËRTEJ

PROVOKIMIT SHËNDETI JUAJ NËN

PËRKËDHELINË E NATYRËS


Përmbajtja

Nëse..

Nëse ora s’ka më shumë minuta, mos u mërzit! As nëse minuti s'ka shumë sekonda, mos u dëshpëro! As se dita s'ka më shumë orë, veten mos e mundo, s'kemi kohë! Nëse java s’ka më shumë ditë, mos u lëndo! Dhe nëse muaji mbyllet shpejt ku tjetri troket, mos u pikëllo! Nëse dita ngeli vetëm pa ty Nëse java u rrëmbye me ty Dhe muaji s’i duroi dot lëngatat Ku viti ta zuri diellin, tjetri ta vijëzoi hijen

02

Malli të solli veç flladin Kur dielli harroi të lindë, hija vazhdon të errnajë, flladi fillon të dredhojë… DIELLI HARROI TË LINDË E KUR NUK LINDIM ...VDESIM...

Nga: ALBANA MUJA GUSHT 2015

4

Editiorial

nga J. Topulli

8

Madhështi

nga A. Musallari

22

Thesare të udhëzimit

24

27 30

32

37

Sprovat e kohës sonë dhe ilaçi i tyre

Haxhi dhe rregullat e tij

Sheh dr. Salih ibn Feuzan

DRITare

Përtej provokimi, një ristrukturim apo dinamizim vlerash

Esencë

nga A. Kocani

nga Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë

Të ushqehemi hallall

Këndvështrim

nga B. M. Hoxha

Muslimanët në Tajlandë Sfida e një pakice

DREJTORE EKZEKUTIVE: SHPRESA BASHA email: shpresabasha@yahoo.com

Kryeredaktore: ALBANA MUJA (CIKU)

Mozaik

email: anabla2004@yahoo.fr

Kushtet që e bëjnë obligim kryerjen e haxhit

Redaktore gjuhësore: HIBA AGOLLI

Imazh

Vaji i Kokosit, Pёrkёdhelia e Natyrёs pёr Nёnёn & Bebin

Recensues fetar: AHMED KALAJA

40

…Për Zemrat

A Studio 7 Production

43

Unë pyes

nga I. S.

03

Boton:

Gjykimi islam për artet marciale

KËSHILLI I REDAKSISË: H. Agolli, redaktore, Ermira Muca, Mimoza Cota, Edlira Dyrmishaj

Teuta Zeka, Klotilda Ndreu, Aurela Basha, Elfa Kodra, Miranda Qoshja

BASHKËPUNËTORË: Dr. Anjeza Dishnica, Dr. Suela Bala, Orieta Heta, Iris Maçi,

Marsela Tarelli, Entela Hidri, Arta Kastrati.

Pikpamjet e paraqitura në revistë nuk shprehin domosdoshmërisht pikpamjet e revistës.

MEWADDAH WE RRAHMAH, TIRANE, ALBANIA, RRUGA H. HIDRI

Mirëpresim sugjerimet tuaja, idetë e opinionet pranë adresës sonë:

© Të gjitha materialet e botuara në revistë janë të rezervuara për Nuk lejohet përdorimi, riprodhimi apo publikimi i tyre pa lejen e botuesit.


E DITIORIAL

N

04

Sprovat e kohes sone Ilaci i tyre

ga Abdullah ibn Amr ibn As përcillet se profeti ynë (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Të gjithë profetët që ishin para meje, e kishin si detyrë t’i tregonin njerëzve të tyre atë që dinin se ishte e mirë për ta, dhe t’i paralajmëronin ata, për atë që dinin se ishte e keqe për ta. Populli juaj shëndetin do ta ketë në fillimin e tij, ndërsa fundi i tij do të preket nga belara dhe gjëra, të cilat do t’i refuzoni. Do të vijnë sprova, të cilat do të zbusin njëra-tjetrën. Do t’i vijë sprova dhe besimtari do të thotë: “Kjo është shkatërruesja ime!” Më pas, ajo do të largohet. Do të vijë përsëri sprova e ai do të thotë: “Kjo është! Kjo është!” Ndaj, kush dëshiron t’i largohet zjarrit dhe të futet në Xhenet, le ta presë vdekjen duke besuar tek Allahu dhe Dita e Fundit, e le të sillet me njerëzit ashtu siç do të dëshironte që ata të silleshin me të…” (Muslimi nr. 1844)

Dy fjalë mbi hadithin: Profetët u kanë mësuar besimtarëve çdo të mirë që duhet të bënin dhe çdo të keqe, nga e cila duhet të ruheshin. Në kuadër të

&

kësaj vijimësie edhe profeti ynë ka ndjekur shembullin e tyre, detyrë kjo e të gjithë profetëve. Profeti ynë këtu thotë duke i`u drejtuar sahabëve të tij dhe nëpërmjet tyre umetit të tij se brezi i parë i këtij umeti apo fillimi i tij do të jetë i shëndetshëm në besim dhe nuk do te ketë telashe dhe fitne, ndërkohë ata që vijnë pas tyre, sidomos sa më shumë i afrohet fundit të botës, do të ndeshen me sprovat, gjëra të këqija. Fatkeqësitë dhe fitnet do të shtohen dhe zmadhohen aq sa ato që do të kalojnë besimtarët nga ato që i vijnë, do të duken më të lehta. Pra, sa më shumë kalon koha, fitnet dhe sprovat bëhen edhe më të vështira sesa ato që ishin para tyre, aq sa besimtari që ndeshet me to në çdo njërën prej tyre, do të mendojë se ajo është më e madhja. Ndërmjet këtyre fitneve do ketë qetësi, por ato nuk do të ndërpriten. Ato do të vijnë njëra pas tjetrës dhe në të gjitha, gjendja do të jetë e keqe saqë besimtari do frikësohet për besimin e tij. Ai që do të shpëtojë besimin dhe fenë e tij nga këto fitne, pra, të shpëtojë nga zjarri, pra, nga punët dhe shkaqet që të çojnë në të, do të hyjë në

Xhenet. Nga këto fitne mund të shpëtohet vetëm duke besuar forcërisht, duke qenë i devotshëm dhe duke bërë sa më shumë punë të mira. Kjo kuptohet edhe nga hadithe të tjera, si p.sh: “Nxitoni me punë të mira para se t’ju vijnë sprova (fitne) si errësira e natës ku dikush gdhin besimtar dhe ngryset mohues, ngryset besimtar dhe gdhin mohues, e shet fenë e tij për diçka të kësaj bote.”

Sfida e sotme sociale Një shoqëri që vuan nga kriza e identitetit, probleme sociale, kulturore dhe ekonomike si dhe nga një individualizëm dhe indiferencë komunitare në rritje, është më se normale që te besimi fetar të gjejë një strehë qetësie për shqetësimet e saj. Ndaj dhe një bashkësi fetare sa më shumë kuptim për jetën dhe identitet të qëndrueshëm t’u ofrojë njerëzve, sa më shumë përkrahje sociale, begenisje dhe përkujdesje për ta, sa më shumë përgjegjësi komunitare t’u japë ajo individëve aq edhe më i madh do të jetë numri i ithtarëve të kësaj bashkësie. Islami dhe muslimanët i kanë të gjitha mundësitë t’i ofrojnë këto gjëra për njerëzit. Duhet thjesht ndërgjegjësim real për këto sfida, sepse beteja e sotme me mosbesimin dhe të humburit e tij, është zhvendosur më së shumti nga nevojat ideologjike drejt atyre sociale. Ibn Kajimi thotë: “Çudi! Njeriu në shpirt ka mendjemadhësinë e djallit, smirën e Kabilit, arrogancën e Adit, tiraninë e Themudit, guximin e Nemrudit, kryelartësinë e Faraonit, padrejtësinë e Karunit, paturpësinë e Hamanit, pasionin e Balamit, hilet e njerëzve të së shtunës, rebelimin e Uelidit dhe injorancën e Ebu Xhehlit. Ai gjithashtu ka edhe disa sjellje të

4

kafshëve, si: pangopësinë e sorrës, grykësinë e qenit, mendjelehtësinë e palloit, ndyrësinë e brumbullit, mosmirënjohjen e zhapikut, inatin e devesë, kërcimin e leopardit, mësymjen e luanit, shthurjen e miut, pabesinë e gjarprit, shpengimin e majmunit, grumbullimin e milingonës, kurthin e dhelprës, marrëzinë e fluturës dhe gjumin e hienës.” Por, devotshmëria dhe përpjekja, i largojnë nga njeriu të gjitha këto. (El-Feuaid)

Udhëheqësi i fesë Imam Ebul Meali El-Xhuejni në librin e tij “Gijath el-Umem” thotë: “Cilësitë që duhet të plotësojë një myfti (ai që u jep gjykime fetare njerëzve) janë gjashtë: 1- Njëra prej tyre: të dijë gjuhën arabe, sepse feja e profetit Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), merret nga Kur’ani, suneti dhe gjurmët e sahabëve, ndodhitë dhe gjykimet e tyre. Të gjitha këto janë në gjuhën më të qartë dhe me shprehjet më fisnike. Është e domosdoshme që të dish mirë arabishten, sepse ajo është rruga për përceptimin e sheriatit. 2 - E dyta: të njohë dispozitat e sheriatit, duke njohur ajetet e Kur’anit, duke njohur se cilat janë të shfuqizuara dhe cilat shfuqizuese, të përgjithshme dhe të veçanta, komentin e kompleksitetit të tyre... (etj), sepse Kur’ani është boshti i referencës së sheriatit. 3- E treta: të njohë traditat profetike, sepse ato janë bazamenti i madh i fesë. Shumica e bazave themelore të përgjegjësive fetare janë marrë nga thëniet e profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), veprimet e tij dhe situatat që ai kaloi. Gjithashtu, shumica e ajeteve

05


"Ai njeri që njeh Librin e Allahut si tekst dhe si argumentim, e meriton të jetë prijës në fe."

Humanizmi pa fe të Kur’anit nuk veçohen pa pasur një shpjegim nga profeti. 4- E katërta: të njohë shkollat e dijetarëve të shkuar, të epokës së hershme. Arsyeja e këtij kriteri është fakti se nëse myftiu nuk njeh shkollat e hershme, ndodh që të mbajë qëndrime që bien ndesh me konsensusin e dijetarëve (ixhma) dhe del jashtë rënies dakord ose marrëveshjes së tyre, pasi ata të jenë të një mendje.

06

5- E pesta: njohja e metodave të analogjisë (kijas) dhe shkallëzimit të argumenteve, sepse tekstet (e trashëguara) e kanë një fund dhe janë të kufizuara, ndërsa rastet dhe ngjarjet që priten të vijnë (në të ardhmen), nuk kanë fund. 6- E gjashta: devotshmëria dhe frika ndaj Zotit, sepse njerëzve të prishur (fasik) nuk u besohet në fjalë dhe qëndrime. Të gjitha këto cilësi i ka përmbledhur imam Shafiu (Allahu qoftë i kënaqur me të) në një fjalë të shkurtër, duke thënë:

Mjaft njerëz, kudo në botë, thonë se ata bëjnë të mira dhe nuk është kusht që të besosh në Zot për të qenë një njeri human. Kjo është e vërtetë, por po aq e vërtetë është se humanizmi pa besim është një ideologji që pasi ka trashëguar bamirësinë nga doktrina fetare dhe praktika e saj, kërkon ta zëvendësojë atë duke e zhveshur nga përtejësia religjioze. Përderisa është kështu, nuk ka çfarë të kërkohet për ta në botën tjetër. Nga Aishja, bashkëshortja e profetit, dhe nëna e besimtarëve përcillet se e ka pyetur të dërguarin e Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): - O i dërguari i Allahut, ibn Xhedani në kohën e injorancës (para islamit) ka qenë njeri që sillej mirë me farefisin dhe ushqente nevojtarët. A do t’i bëjë dobi kjo gjë atij? - “Jo, nuk i bën dobi, sepse ai kurrë nuk tha: o Zot! M’i fal gabimet Ditën e Gjykimit.” (Transmeton Muslimi nr. 214) Përshtati: Justinian Topulli

07


MADHËSHTI

A

08

Haxhi & rregullat e tij

llahu thotë në Kur’an: “Haxhi është në muajt e caktuar e kush e bën (fillon ta zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet t`i afrohet gruas, nuk duhet të marrë nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet të shkaktojë grindje. Allahu di për atë që e punoni nga e mira. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria e ju të zotët e mendjes kini frikën Time. Nuk është mëkat për ju të kërkoni begati nga Zoti juaj (të bëni ndonjë tregti gjatë haxhit). E kur të derdheni (hiqeni) prej Arafatit, përmendeni Allahun në vendin e shenjtë (Muzdelife), përmendeni Atë ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të humbur. Pastaj largohuni andej nga largohen njerëzit, kërkoni falje Allahut, se Allahu fal e është Mëshirues. E kur t’i kryeni detyrat tuaja, përmendeni Allahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, madje përmendeni edhe më fort. Ka disa prej njerëzve që thonë: “Zoti ynë, na jep Ti neve në këtë botë!” Për të nuk ka asgjë në botën tjetër. E, ka prej tyre që thonë: “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!”. Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. Allahu është i shpejtë në llogari”. (Bekare 197-202)

KABJA E MADHËRISHME.

Kabja është vendi, që tërheq të gjitha zemrat e muslimanëve kudo që jetojnë… Fytyrat dhe zemrat e nënshtruara ndaj Allahut drejtohen drejt saj pesë herë në ditë dhe natë. Muslimanët vërshojnë për në Kabe duke ardhur nga vende të ndryshme, për të kryer cermonitë e haxhit, për të bërë tauaf rreth Kabes duke qenë zinxhir në këtë adhurim që ka filluar

që nga koha kur Ibrahimi e ndërtoi atë. Kështu, Kabja është shtëpia e parë e ndërtuar për adhurim mbi tokë, por për adhurimin e pastër dhe të sinqertë. Allahu thotë: “Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekë), e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerëzimin. Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. Vizita e shtëpisë (Kabes) për hir të Allahut është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo e kush nuk e beson (ai nuk e viziton). Allahu nuk ka nevojë për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit. (Ali Imran 96-97)

Allahut: “A në çdo vit është detyrë për t’u kryer haxhi? I dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), tha: “Haxhi është vetëm një herë në jetë. Kush kryen më shumë janë nafile për të”. Haxhi duhet të jetë patjetër vetëm për Allahun dhe të jetë sipas mënyrës së të dërguarit të Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Prandaj kush bën nijetin për haxh e ka të domosdoshme të dijë se si kryhet ai. I dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), thotë: “Mësojeni nga unë mënyrën se si kryhet haxhi”.

EDUKATA E UDHËTIMIT

1- Qëllimi duhet të jetë vetëm për hir të Allahut. Të kemi kujdes që të mos e bëjmë haxhin për t’u dukur, sepse kështu nuk vlen për asgjë.

2- Udhëtari që niset për në Mekë (me qëllim që të kryejë haxhin), duhet që të lajë borxhet dhe të shkruajë testamentin, pasi jeta është në Dorën e Allahut. 3- Pendimi nga mëkatet dhe vendosmëria për të mos u kthyer më në to. 4- Kërkimi i hallallëkut nga të gjithë. 5- Paraja që shpenzon për udhëtim të jetë e fituar me djersë dhe të mos jetë para e fituar në rrugë të ndaluara. 6- Të largohet nga të gjitha mëkatet, të mbajë gojën, të mos ngacmojë, të mos shtyjë kur kryen cermonitë e haxhit, të mos debatojë me të tjerët, të mos gënjejë dhe të mos thotë ndonjë fetua pa ditur gjë. 7- Para udhëtimit për haxh duhet që të lexohen udhëzimet që tregojnë se si kryhet umre dhe haxhi. 8- Udhëtari duhet t`i përmbushë detyrat

SHTYLLAT E ISLAMIT.

Musliman i nderuar! Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: 1- Dëshmia: Nuk ka zot përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguari i Tij. 2- Falja e namazit. 3- Dhënia e zekatit. 4- Agjërimi i Ramazanit. 5- Haxhi në Kabe. Nga kjo thënie e të dërguarit të Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), kuptohet qartë, se haxhi është një nga shtyllat e islamit. Nuk është musliman ai që ka mundësi të bëjë haxhin dhe nuk e bën atë… Por, nga mirësitë më të mëdha të Allahut është se haxhi është detyrë vetëm një herë në jetë. Dikush e pyeti të dërguarin e

09


fetare gjatë udhëtimit siç janë: falja e namazit, leximi i Kur’anit, lutja, ndihmesa ndaj nevojtarëve, këshillimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja. 9- Të zgjedhë shoqëri të fisme, ku bashkëudhëtarët të jenë të devotshëm. 10- Udhëtari duhet të jetë i pajisur me morale të larta dhe këto morale duhet ta shoqërojnë në çdo vend. 11- Të këshillojë familjarët para nisjes që t`i frikësohen Allahut. 12- Të thotë lutjet e udhëtimit, ashtu siç na ka mësuar i dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).

fillon dhe këndon “telbijen”.

VENDCAKTIMET.

I dërguari i Allahut ka përcaktur pesë vende para hyrjes në Mekë. Këto vende nuk duhen kaluar pa veshur ihramin. Këto vende janë: DHUL HULEJFE: Është vendi nga ku kalojnë banorët e Medinës dhe është gjithashtu vendi i atyre që vijnë nga ajo rrugë. Është në largësinë 450 km nga Meka. XHUHFE: Është vendi nga ku kalojnë udhëtarët që vijnë nga Siria, Egjipti,

IHRAMI.

10

Me fjalën “Ihram” kuptojmë: qëllimin që ka muslimani për të kryer ceremonitë e haxhit apo të umres. Pra, bërja e nijetit për të kryer haxhin në kohën e tij apo umren kur viziton Kaben. Ihram quhet edhe rroba e bardhë prej dy copash të bardha që vishet në vendet e caktuara. Nijeti për haxhin bëhet në muajt: SHEUAL, DHUL KADE DHE DHUL HIXHE. Cermonitë e haxhit dhe të umres fillojnë në momentin kur haxhiu mbërrin në vendcaktime. Pasi arrin aty, ai lahet dhe pastrohet, vesh dy copat e bardha, ndërsa gruaja qëndron me veshjen e zakonshme dhe bën nijetin. Nijeti për umre dhe haxh, bëhet në këtë mënyrë: Për umre: LEB’BEJKE UMRATEN. Për haxh (mutemetia): LEB’BEJKE UMRATEN MUTEMET’TIAN BIHA ILEL’HAXH’XHI. Për haxh (kiran): LEB’BEJKE UMRATEN UE HAXH’XHEN. Për haxh (ifrad): LEB’BEJKE HAXH’XHEN. Vendcaktimet nuk duhet të kalohen pa veshur ihramin (rrobën dy copëshe). Haxhiu mund ta veshë ihramin që në shtëpinë e tij. Kur afrohet në vendcaktime

Maroku dhe kush vjen nga rruga e tyre. Është në largësinë 183 km nga Meka. KARNUL MENAZIL: Është vendi ku kalojnë haxhinjtë e Nexhdit (krahinë në Arabinë Saudite) dhe kush vjen nga rruga e tyre. Është në largësinë 75 km nga Meka. JELEMLEM: Është vendi ku kalojnë haxhinjtë, që vijnë nga Jemeni dhe atyre që kalojnë aty. Është në largësinë 92 km nga Meka. DHATE IRK: Është vendi ku kalojnë haxhinjtë e Irakut dhe kush kalon nga ai vend. Është në largësinë 94 km nga Meka. Është detyrë që në këto vende të vishet

ihrami. Ai që nuk e vesh, kthehet në vendcaktimin nga ka ardhur dhe e vesh. Nëse nuk e bën atë, e vesh aty ku është dhe si shpagim ther një dele dhe ua shpërndan të varfërve të Mekës. I dërguari i Allahut thotë: “Vendcaktimet janë për banorët e atyre vendeve dhe për ata që kalojnë nga këto vend me qëllim kryerjen e haxhit dhe umres”.

VESHJA E IHRAMIT.

Para veshjes së tij: 1- Bëhet prerja e thonjve, shkurtimi i mustaqeve, pastrimi i qimeve të sqetullave dhe vendit të turpshëm. 2- Bëhet larja e të gjithë trupit është e pëlqyeshme, nëse nuk lahet nuk bën mëkat. 3- Burrat heqin të gjitha rrobat dhe veshin rrobat e haxhit (ihrami), ndërsa gratë qëndrojnë me rrobat e zakonshme që janë të përcaktuara nga ligji islam, mbulimi i të gjithë trupit përveç fytyrës dhe duarve. 4- Pëlqehet parfumosja e trupit dhe nuk bën të parfumoset ihrami. 5- Pasi kryhen të gjitha këto veprime dhe vesh ihramin, bëhet nijeti për llojin e haxhit.N ëse bëhet haxhi për dikë tjetër thuhet: LEB’BEJKE ALL’LLAHUM’ME AN… (përmend emrin e atij që e ka dërguar). 6- Falen dy rekate nafile duke kënduar pas Fatihasë suren Kafirun dhe Ihlas. 7- Nga ky moment fillohet duke thënë telbijen. Telbije është thënia e këtyre fjalëve: leb’bejke all’llahum’me leb’bejk,

leb’bejke la sherike leb’bejk, in’nel hamde uen’niamete leke uel’mulku, la sherike lek. 8- Kur bëhet umre, kjo thënie fillohet pas veshjes së ihramit dhe ndërpritet kur fillohet tauafi. Kur bëhet haxhi, telbija fillohet kur vesh ihramin dhe mbarohet kur gjuan gurët ditën e Kurban Bajramit. Pas veshjes së ihramit. Kujdes! Pas veshjes së ihramit nuk lejohet që: 1- Të priten thonjtë dhe të shkulen qimet. Nëse harron, nuk ka shpagim. 2- Nuk lejohet parfumosja e trupit dhe e rrobës pas veshjes së ihramit. 3- Nuk i lejohet gjuetia dhe as ndihma për gjuetarin duke i treguar gjahun. 4- Nuk i lejohet muslimanit në Mekë, qoftë haxhi apo vizitor, të presë apo të shkulë pemët dhe bimët që kanë dalë vetvetiu. 5- Nuk i lejohet haxhiut të bëjë fejesë apo martesë kur është duke kryer ritualet e haxhit. 6- Nuk lejohet që gruaja në haxh të përdorë dorashka apo të mbulojë fytyrën. 7- Nuk lejohet që haxhiu apo ai që kryen umren të mbulojë kokën me kapuç, copë, takije apo çallmë. Nëse harron, duhet të heqë rrobën menjëherë dhe nuk ka shpagim për të. 8- Nuk lejohet veshja e rrobave që mbulojnë një gjymtyrë të caktuar të trupit apo të gjithë trupin si pantollona, këmisha, kanatiere, të mbathura, çorape apo këpucë. 9- Gjatë kohës me ihram, si në umre apo në haxh, marrëdhëniet intime janë të ndaluara. Ato e bëjnë umren dhe haxhin të pavlefshëm. Gjatë kohës që haxhiu qëndron me ihram lejohet që: -Të mbajë orë -Të mbajë kufje -Të mbajë unazë -Të veshë shapka -Të mbajë syze

11


-Të mbajë rrip -Të përdorë çadër për hije -Të udhëtojë me mjete të mbuluara -Të mbajë gjërat e tij mbi kokë -Të lidhë plagën me fasho -Të lahet dhe të ndërrojë ihramin nëse bëhet pis.

LLOJET E HAXHIT

12

Haxhi kryhet në tre mënyra. Haxhiu duhet që të zgjedhë njërën nga këto mënyra. Ato janë: TEMETUA. Përfshin: umren, haxhin dhe kurbanin. Vesh ihramin në muajt e haxhit (sheual, dhul kade ose dhul hixhe) në vendcaktim dhe bën nijetin duke thënë: “LEB’BEJKE UMRATEN MUTEMET’TIAN BIHA ILEL’HAXH’XH”, kryen umren, heq ihramin dhe pret ditën e tetë (8të) të dhul hixhes. Në ditën e tetë (8të) vesh ihramin aty ku është, bën nijetin për haxh, plotëson haxhin dhe ka për detyrë të bëjë kurban. Nëse nuk bën kurban, detyrimisht agjëron tre ditë në haxh dhe shtatë ditë kur kthehet në vendin e tij. Quhet et’temet’tu, sepse pas kryerjes së umres nuk i nënshtrohet rregullave të ihramit. KIRAN: Është kryerja e haxhit dhe umres TEMETUA

KIRAN

me një ihram. Përfshin: umren, haxhin dhe therjen e kurbanit. Vesh ihramin në muajt e haxhit (sheual, dhul kade ose dhul hixhe) në vendcaktim duke thënë: “LEB’BEJKE UMRATEN UE HAXH’XHEN”. Kur hyn në Mekë, bën tauafin me shtatë xhiro rreth Kabes. Ecën shtatë herë mes Safas dhe Meruas. Kjo ecje i vlen edhe për haxhin. Ditën e tetë (8të) të dhul hixhes fillon ceremonia e haxhit dhe bën kurbanin ditën e Bajramit. Nëse nuk bën kurban, detyrimisht agjëron tre ditë në haxh dhe shtatë ditë kur kthehet në vendin e tij. Ai që zgjedh këtë lloj të haxhit, i nënshtrohet rregullave të ihramit deri ditën e Kurban Bajramit. IFRAD: Është kryerja vetëm e haxhit. Përfshin haxhin dhe nuk e ka detyrë kurbanin. Bën nijetin vetëm për haxh duke thënë: “LEB’BEJKE HAXH’XHEN”. Kur hyn në Mekë, bën tauafin me shtatë xhiro rreth Kabes. Ecën shtatë herë mes Safas dhe Meruas. Kjo është ecje e haxhit. Ditën e tetë (8të) të dhul hixhes fillon ceremonia e haxhit. Nuk bën kurban, pasi nuk ka bashkuar umren me haxhin. Ai që zgjedh këtë lloj të haxhit, i nënshtrohet rregullave të ihramit deri ditën e Kurban Bajramit. IFRAD

Bëhet nijeti dhe vishet ihrami në vendcaktime nga të gjithë. Kryen tauafin e umres.

Kryen tauafin e arritjes në Kryen tauafin. Kabe.

Kryen sajin vetëm për umre. Kryen sajin për haxh dhe Kryen sajin (ecjen) për haxh. umre. Qeth flokët.

I nënshtrohet rregullave të I nënshtrohet rregullave të

Heq rrobën e ihramit, dhe i ihramit deri ditën e Kurban ihramit deri ditën e Kurban lejohet

gjithçka

ndalohet

gjatë

çfarë veshjes

i Bajramit.

Bajramit.

ihramit. Ditën

e

tetë

(8të),

vesh

ihramin dhe fillon cermonitë e haxhit. Për fëmijën nijetin e bën përgjegjësi i tij, i vesh ihramin dhe i nënshtrohet rregullave të tij, ashtu siç i nënshtrohet edhe i rrituri.

Lloji më i lehtë është “temeua”. Ai në përgjithësi preferohet nga të gjithë dhe ne do të flasim më hollësisht për të. Në fillim kryhet umre dhe më pas haxhi.

KRYERJA E UMRES

I dërguari i Allahut thotë: “Umre deri në umre, shlyen mëkatet e bëra mes tyre. Haxhi i pranuar ka shpërblim Xhenetin”. Umre ka katër shtylla: 1- Veshja e ihramit në vendcaktim. 2- Kryerja e tauafit. 3- Kryerja e sajit (ecjes mes kodrës Safa dhe Merua). 4- Qethja e flokëve. Kur muslimani arrin në Mekë, preferohet të lahet dhe niset për në Kabe për të kryer ritualet e umres. Kur hyn në xhami thotë këtë lutje: Eudhu bil’lahil’adhim, ue uexh’hihil’kerim, ue sultanihil’kadim, minesh’shejtanirr’rraxhim, bismil’lah, uel’hamdulil’lah, ues’salatu ues’selamu ala rasulil’lah, All’llahum’me’ftah li ebuabe rahmetik. Kjo lutje thuhet kur hyn në çdo xhami.

TAUAFI

Drejtohet për në Kabe dhe aty ku është Guri i Zi fillon tauafi. Është e pëlqyeshme që të zbulohet kraharori në anën e djathtë dhe të nxitohet pak në ecje në tre xhirot e para. Kjo veprohet vetëm kur arrijmë për tauafin e parë kur mbërrijmë në Kabe. Në tauafet e tjera, as nuk zbulohet kraharori dhe as nuk nxitohet në ecje. Një xhiro quhet e plotë kur fillon tek Guri i Zi dhe kur mbaron po aty. Nëse mundet të puthet “Guri i Zi” le të bëhet, por nëse nuk mundet, mjaftohet vetëm duke bërë shenjë drejt tij me dorë dhe duke thënë: “ALL’LLAHU EKBER”. Është mirë që të preket “Këndi i Jemenit”, nëse nuk e bën vazhdon xhiron dhe nuk bën shenjë me dorë. Mes “Këndit të Jemenit” dhe “Gurit të Zi” thuhet: rab’bena atina fid’dunja haseneten, ue fil’ahirati haseneten ue kina adhaben’nar. Kështu vazhdon derisa të kryejë shtatë xhiro të plota. Çdo tauaf ka shtatë xhiro. Kujdes! Nuk kryhet xhiroja brenda “Murit të Ismailit”, pasi është pjesë e Kabes dhe

13


Kur të vijë dita e tetë (8të) e dhul hixhes, vesh ihramin aty ku është, bën nijetin për haxh dhe fillon cermonitë e haxhit.

KRYERJA E HAXHIT

tauafi brenda Kabes është i pavlefshëm! Nuk lejohet prekja e të gjitha qosheve të Kabes! Nuk lejohet fërkimi pas Kabes, fërkimi me copën që e mbulon, fërkimi me derën apo tek “Vendi i Ibrahimit”! Kur mbarohet tauafi, mbulohet kraharori, falen dy rekate pas vendit të Ibrahimit apo kudo në Kabe, lexohen në rekatin e parë pas Fatihasë surja Kafirun dhe në rekatin e dytë pas Fatihasë, surja Ihlas. 14

SAJI

Saj është ecja nga kodra Safa për në kodrën Merua dhe anasjelltas. Pas mbarimit të tauafit, niset për tek kodra Safa dhe kur arrin aty thuhet: “in’nes’safa uel’meruete min sha’airil’lah”. Qëndron mbi kodër duke falenderuar dhe madhëruar Allahun nga tre herë (el’hamdu lil’lah, all’llahu ekber), vazhdon me lutje duke thënë:“la ilahe il’lall’llah, uahdehu la sherikeh leh, lehul’mulku ue lehul’hamd, ue hue ala kul’li shejin kadir. La ilahe il’lall’llah uahdehu, enxheze uadeh, ue nasara abdeh, ue hezemel’ahzabe uahdeh”. Këtë lutje e bën nga tre herë. Zbret nga kodra dhe nisesh për tek kodra Merua. Mes Safas dhe Meruas është një

vend ku duhet të nxitohet në ecje. Vendi i fillimit dhe mbarimit të ecjes shpejt dallohet, pasi është shënuar me ngjyrë të gjelbër. Mes dy shiritave ecet shpejt. Kur kalon shiritin, ecën normalisht. Gjatë ecjes bën lutje për veten, familjarët dhe të gjithë muslimanët. Kur mbërrin në kodrën Merua, është kryer një xhiro e plotë. Aty në kodër, bëhen të njëjtat lutje që bëhen në Safa, por nuk lexon “IN’NES’SAFA UELMERUE TEMINSHA’AIR IL’LAH”. Largohesh nga Merua për në Safa. Mes shiritave të gjelbër ecën shpejt. Kur arrin në kodrën Safa ke plotësuar xhiron e dytë. Vajtja nga Safa për në Merua është një xhiro dhe kthimi nga Merua për në Safa është një xhiro tjetër. Kështu vazhdon deri sa plotëson shtatë xhiro. Lejohet që gratë me lehoni dhe zakone të kryejnë sajin, por nuk lejohet që ato të kryejnë tauafin.

QETHJA E FLOKËVE

Pas kryerjes së sajit është detyrë qethja e plotë e kokës ose shkurtimi i flokëve. Qethja e plotë është më e preferuar, ndërsa gratë shkurtojnë flokët, por shumë pak, sa maja e një gishti. Në këtë mënyrë kryhet umre. Pas qethjes, zhvesh ihramin dhe lejohen të gjitha gjërat që ndaloheshin gjatë ihramit.

- Kushtet për haxhin janë: islami, mendja (logjika), pjekuria dhe mundësia për vajtje-ardhje të sigurtë. - Haxhi është një nga pesë shtyllat e islamit dhe është detyrë vetëm një herë në jetë. - Umre ëshë sunet tepër i fortë dhe afër uaxhibit. - I dërguari i Allahut na ka nxitur që të kryejmë haxhin. - Lejohet të bësh haxhin dhe umren për të tjerët, me kusht që ta kemi kryer vetë një herë. - Gruaja duhet të udhëtojë me bashkëshortin ose me një person, me të cilin nuk i lejohet martesa, si: vjehrri, xhaxhai, vëllai, djali, daja e të ngjashëm me ta. - I dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), thotë: “Gruaja nuk duhet të veçohet me një të huaj pa praninë e të afërmit. Gruaja nuk duhet të udhëtojë pa një të afërm (që nuk i lejohet martesa me të)”. - I dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), thotë: “Nuk i lejohet gruas të udhëtojë mbi tre ditë pa një të afërm”. - Gruaja kryen të gjitha veprimet njësoj si burri, por nuk vesh ihram, nuk zbulon trupin, përveç fytyrës dhe duarve, nuk nxiton në tauaf dhe saj.

- Nëse rrugës i vijnë zakonet (menstruacionet) apo lindja, ajo kryen haxhin njësoj si të tjerët, por nuk kryen tauafin derisa të pastrohet. - Gruaja e thotë telbijen në vete pa e ngritur zërin. - Tauafi dhe saji për gruan është ecje normale dhe nuk ka në të nxitim.

SHTYLLAT E HAXHIT

-Nijeti. -Qëndrimi në Arafat. -Tauafi i Ifades. -Saji (ecja) mes Safas dhe Meruas. Nëse nuk kryhen shtyllat e Haxhit, ai është i pavlefshëm dhe obligohet që vitin tjetër të përsëritet haxhi. Veprime që janë detyrë në haxh: -Veshja e ihramit në vendcaktime. -Qëndrimi në Arafat deri pas perëndimit të diellit. -Qëndrimi (fjetja) në Muzdelife. -Qëndrimi (fjetja) në Mina ditët e Kurbanit. -Gjuajtja e guralecëve. -Qethja ose shkurtimi i flokëve. -Tauafi i Lamtumirës. Nëse detyrat e haxhit nuk kryhen, vepruesi është mëkatar dhe si dëmshpërblim duhet të bëjë kurban një dele. Ai ua shpërndan të varfërve dhe vetë nuk ha nga kurbani.

DITA E TETË(8TË) E DHUL’HIXH’XHES (JEUMUT’TERUIJE).

Kur të vijë dita e 8të e dhul hixhes, ai që është mutemet’tia vesh ihramin duke vepruar njësoj siç ka vepruar në vendpërgatitje. Pas faljes së mëngjesit dhe pas lindjes së diellit të gjithë haxhinjtë drejtohen për në Mina. Pëlqehet që në Mina të qëndrojë në vendin e quajtur “Hif”. Aty, fal namazin e drekës, ikindisë,

15


akshamit dhe jacisë. Namazet falen të shkurtuara dhe në kohën e tyre, pa i bashkuar. Natën e kalon në Mina dhe mëngjesin e fal aty. Qëndrimi në Mina është i pëlqyeshëm.

DITA E NËNTË (9TË). DITA E ARAFATIT.

16

I dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), thotë: “Haxhi është Arafat”. Qëndrimi në Arafat është shtyllë e haxhit. Nëse nuk qëndron në Arafat, haxhi nuk vlen. Pas lindjes së diellit, haxhinjtë drejtohen për në Arafat duke thënë telbijen, tekbirin dhe format e ndryshme të lutjes dhe dhikrit. Kur të shikohen gurët e malit të Arafatit, fillohet të shtohen ibadetet gojore dhe ibadetet e zemrës. Është detyrë që të qëndrohet në Arafat, qoftë edhe për disa çaste. Koha e fillimit është pas animit të diellit nga kupa e qiellit (koha e hyrjes së drekës) dhe deri në mëngjesin e ditës së dhjetë. Duhet që të qëndrohet në Arafat pas drekës e deri në aksham, kjo pasi qëndrimin e bën të dyfishtë, ditën dhe natën. Arafat është i gjithë vendqëndrimi përveç luginës Urne. Është shumë e pëlqyer që të lahet para qëndrimit në Arafat. Më pas niset për në xhaminë “Nemira” dhe dëgjon hutben që mban imami. Me imamin fal drekën dhe ikindinë të shkurtuar dhe të bashkuar. Nuk falen namazet nafile. Nëse nuk mundet që të falet në xhaminë “Nemira”, falet namazi i bashkuar vetëm ose me grupin që është për haxh. Pas kësaj, gjatë qëndrimit në Arafat, lutesh me gjithë zemër dhe mundohesh që të largohesh plotësisht nga kjo botë. Lotët të rrjedhin nga sytë duke qenë i përulur ndaj Allahut. Telbija të të shoqërojë në çdo rast! Duhet të qëndrosh brenda kufijve të Arafatit. Për këtë të ndihmojnë tabelat e mëdha që tregojnë me shigjetë fillimin

dhe mbarimin e Arafatit. Mos u largo nga Arafati pa perënduar dielli. Kur të lutesh, mos u kthe nga mali i Arafatit, por nga Kabja. Arafati është ditë me vlerë të madhe. I dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), thotë: “Allahu në ditën e Arafatit fal shumë robër nga zjarri. Allahu zbret ditën e Arafatit në Arafat, lavdërohet me robërit e Tij para engjëjve duke thënë: “Çfarë kërkojnë (që t`ua jap)?

LARGIMI NGA ARAFATI PËR NË MUZDELIFE.

Haxhiu qëndron në Arafat deri pas perëndimit të diellit. Kur prijësi i haxhit niset, të gjithë shkojnë pas tij me qetësi, pa u nxituar dhe pa rrëmujë. Akshami dhe jacia duhet të falen në Muzdelife, të shkurtuara dhe të bashkuara. Falja e akshamit dhe jacisë bëhet në kohën e jacisë. Qëndrimi (fjetja) në Muzdelife është detyrë, qoftë edhe fare pak. Koha e qëndrimit fillon kur mbërrin në Muzdelife dhe vazhdon deri para mëngjesit të ditës së dhjetë. Pëlqehet që të falet sabahu në fillimin e kohës dhe më pas të qëndrohet në “Meshari Haram” në kodrën Kaza (sot është një xhami aty), deri kur të skuqet horizonti nga lindja e diellit. Është e pëlqyeshme që në Muzdelife, natës t`i jepet jetë me adhurime të ndryshme. Në Muzdelife është e pëlqyeshme që të mblidhen guralecët. Të paktën shtatë guralecë të merren në Muzdelife, kurse të tjerat gjatë rrugës.

DITA E DHJETË (10TË). DITA E KURBAN BAJRAMIT DREJTIMI PËR NË MINA

Pas lindjes së diellit, haxhiu drejtohet për në Mina. Kur arrin në Mina, haxhiu kryen këto veprime: 1- Gjuajtjen e shtatë guralecëve tek Xhemratul Akabe. (Kur arrin në

17


Xhemratul Akabe, e ndërpret telbijen). Hedhja e gurëve bëhet një e nga një. Në çdo hedhje thuhet “Allahu Ekber”. Rrugës për tek Xhemratul Akabe thuhet: “ALL’LLAHU EKBER, ALL’LLAHU EKBER, ALL’LLAHU EKBER, LA ILAHE IL’LALL’LLAH, ALL’LLAHU EKBER, ALL’LLAHU EKBER UE LIL’LAHIL’HAMD”. 2- Therja e kurbanit për atë që e ka detyrë (Temet’tua dhe Kiran). 3- Qethja e plotë ose shkurtimi i flokëve. Gratë shkurtojnë nga flokët, vetëm sa një majë gishti. Është mirë që të respektohet radha, por nuk është mëkat edhe nëse nuk respektohet radha.

18

Kujdes! Gurët duhet të hidhen një nga një. Nëse i hedh përnjëherësh, vlerësohet sikur i ke hedhur njëherë. Nuk lejohet hedhja e gurëve të mëdhenj. Madhësia e guralecit duhet të jetë sa një farë kumbulle. Nuk lejohet hedhja e këpucëve, shapkave, shisheve etj. Pas qethjes lejohen të gjitha veprimet përveç marrëdhënieve seksuale. Ky quhet “lejimi i parë”, sepse haxhiut i lejohet çdo gjë përveç marrëdhënieve intime.

TAUAFI IFADE

Pas heqjes së flokëve drejtohet për në Mekë për të kryer “Tauafin Ifade” (apo vizitës). Ky tauaf është shtyllë e haxhit. Haxhi nuk vlen, nëse nuk kryejmë “Tauafin Ifade”. Është e pëlqyeshme të kryhet ditën e Kurbanit, por mund të kryhet edhe në ditët e tjera të Kurbanit. Tauafi bëhet njësoj si “Tauafi Kudum”. Pas tauafit, falim dy rekate.

SAJI (ECJA) MES SAFAS DHE MERUAS

Nëse haxhiu ka zgjedhur llojin “ifrad” apo “kiran”, nuk e kanë detyrë që ta bëjnë sajin pas “Tauafit Ifade”. Kurse ai që ka

gurët në të tre vendet e caktuara, njësoj sikur veprove dje. Nëse nxiton për t’u larguar nga Meka, mjaftohesh me kaq dhe para se të largohesh, kryen “Tauaful Ueda” (Tauafi i Lamtumirës). Kështu ke hedhur 49 guraleca gjithsej. Nëse qëndron edhe atë natë, ditën e 13të të dhul hixhes, bën të njëtin veprim që ke bërë një ditë më parë.

TAUAFUL UEDA

zgjedhur “temet’tua” e ka detyrë që pas “Tauafit Ifade” të bëjë sajin mes Safas dhe Meruas. Pas kësaj, haxhiut i lejohen të gjitha veprimet që i kanë qenë ndaluar në kohën kur ka qenë i veshur me ihram. Ky quhet “lejimi i fundit”. Po këtë ditë (ditën e Kurbanit), ai kthehet në Mina.

DITËT E KURBANIT (11TË, 12TË, 13TË DHUL HIXHE) DHE GJUAJTJA E GURALECËVE.

Pas “Tauafit Ifade” dhe sajit, kthehesh në Mina. Ai e kalon natën aty. Ditën e 11të të dhul hixhes paradite, niset për të gjuajtur guralecët. Me vete duhet të ketë njëzet e një guralecë. Fillon me “Xhemratus’sugra” që është afër xhamisë “Hif” dhe gjuan shtatë guralecët. Pas gjuajtjes kthehet nga kibla duke bërë lutje. Më pas shkon tek “Xhemratul usta”, edhe aty gjuan shtatë guralecë, edhe aty kthehesh nga kibla duke bërë lutje. Në fund shkon në “Xhemratul Akabe”, edhe aty gjuan shtatë guralecë, por aty nuk ndalon për të bërë lutje. Natën e kalon në Mina. Ditën e 12të të dhul hixhes, pas drekës shkon dhe hedh

Më pas haxhiu sipas MUNDËSISË së tij mund të qëndrojë në Mekë. Në këtë kohë mund të bëjë umre apo tauaf për vete, familjarët dhe për ata që ai ka për zemër. Kur të vendosë të udhëtojë duhet që të bëjë “tauafin e lamtumirës”. I dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Gjëja e fundit që bën (në Mekë) të jetë takimi (tauafi) me Kaben”.

VIZITA NË XHAMINË E MUHAMEDIT (paqja dhe shpëtimi i

Allahut qofshin mbi të). Medina është qyteti, ku i dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka emigruar dhe ka jetuar në të. Në Medinë është xhamia e të dërguarit të Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Ajo është nga xhamitë që meriton të përgatitesh për udhëtim. I dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i

Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Nuk e meriton përgatitjen për udhëtim përveç tre xhamive, Kabja, xhamia ime dhe xhamia Aksa”. Duhet që të dimë se vizita e xhamisë së profetit (a.s) nuk është pjesë e Haxhit, as nuk ka të bëjë fare me haxhin. Xhamia e profetit vizitohet (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), në çdo kohë të vitit. Por nëse e viziton para apo pas haxhit nuk ka problem. Namazi në xhaminë e profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka shpërblimin e një mijë namazeve, në Kabe ka shpërblimin e njëqind mijë namazeve, ndërsa në Kudsi Sherif (Aksa) ka shpërblimin e pesëqind namazeve. Kur arrin në xhami, futesh me këmbën e djathtë duke thënë: “eudhu bil’lahil’adhim, ue uexh’hihil’kerim, ue sultanihil’kadim, minesh’shejtanirr’rraxhim, bismil’lah, uel’hamdulil’lah, ues’salatu ues’selamu ala rasulil’lah, all’llahum’me ftah li ebuabe rahmetik”. Falen dy rekate si përshëndetje për xhaminë. Është mirë të falen në vendin e quajtur “Rauda”. I dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Mes varrit dhe mimberit tim është pjesë nga Xheneti”. Nëse nuk mundet të falesh aty, falu kudo. Më pas nisesh për tek varri i profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi

19


20

të). Kur mbërrin aty, kthehesh nga varri dhe me zë të ulët thuhet: es’selamu alejke ej’juhen’nebij’ju ue rahmetull’llahi ue berakatuh, all’llahum’me sal’li ala muham’medin ue ala ali muham’med, kema sal’lejte ala ibrahime ue ala ali ibrahime, in’neke hamidu mexhid. All’llahum’me barik ala muham’medin ue

ala ali muham’med, kema barakte ala ibrahime ue ala ali ibrahime, in’neke hamidu mexhid. All’llahum’me atihil’uesilete uel’fadileh, uebath’hu mekamen mahmudenil’ledhi uead’the, in’neke la tuhliful’miad. All’llahum’mexhzihu an um’metihi afdalul’xhezai.

Më pas bën një hap, përshëndet Ebu Bekrin me selam dhe lutesh për të. Më pas bën një hap tjetër, përshëndet Umerin me selam dhe lutesh për të. Kujdes! Nuk lejohet të fërkohesh tek muret e xhamisë apo tek dyert e saj. Ky veprim është në kundërshtim me traditën e të

dërguarit të Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Kur lutemi, nuk lejohet të kthehemi nga varri, por kthehemi nga kibla. Pëlqehet që të vizitohen varrezat e Bekies, në të cilat janë varrosur shumë nga shokët e profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Pëlqehet gjithashtu vizita e varrezave të Uhudit, aty ku është varri i Hamzait. Kur vizitojmë varrezat bëjmë këtë lutje: es’selamu alejkum ehlud’dijari minel’mu’minine uel’muslimin, ue in’na in sha’e all’llahu bikum lahikun,

nes’elull’llahe lena ue lekumul’afijeh. Pëlqehet gjithashtu vizita e xhamisë Kuba. I dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), thotë: “Kush pastrohet në shtëpinë e tij, me pas shkon në xhaminë Kuba dhe fal namazin, ka shpërblimin e një umre”. Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të), thotë: “I dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), vizitonte xhaminë e Kubasë. Herë vinte me kafshë dhe herë vinte në këmbë. Aty falte dy rekate”. Pergatiti: Abedin Musallari

21


THESARE TË

Sheh dr. Salih ibn Feuzan

UDHËZIMIT

Ky

22

është shehu i nderuar Salih ibën Feuzan ibn Abdullah, nga familja Feuzan, nga fisi Shemesijeh. Ai u lind në vitin 1354 H / 1933. Atij i vdiq babai kur ai ishte ende i vogël, kështu që ai u rrit nga familja e tij. Mësoi Kur’anin Fisnik, bazat e leximit dhe shkrimit me imamin e xhamisë së qytetit, i cili ishte një këndues i mire i Kur’anit. Ky ishte shehu i nderuar Hamud Ibn Sulejman Etelel, i cili më vonë u caktua si gjykatës në qytetin Derijeh në rajonin e Kasimit. Më vonë ai studio në shkollën shtetërore kur ajo u hap në Shemesije, në vitin 1948. Ai përfundoi studimet në shkollën “Fejsalije”, në Burejda, në vitin 1950 dhe më tej ai u emërua si mësues shkolle fëmijësh. Më tej, ai i’u bashkua institutit arsimor në Burejda kur ai u hap në vitin 1952 dhe e përfundoi atë në vitin 1956. Vazhdoi studimet në fakultetin e sheriatit në Riad (Univeriteti Imam Muhamed), dhe i përfundoi studimet në të, në vitin 1960. Pas kësaj, ai kreu studimet master në Fikh dhe pas kësaj mori dhe doktoraturën nga i njëjti fakultet gjithashtu duke u specializuar në fushën e shkencës të Fikhut. Pas përfundimit të fakultetit të sheriatit, ai u caktua në pozicionin e mësuesit në institutin arsimor të Riadit dhe pastaj u transferua si mësues në fakultetin e Sheriatit. Pas kësaj, ai transferohet për të dhënë mësim në “Departamentin për Studime të Larta” në fakultetin e “Bazave të Fesë”. Gjithashtu, më tej, ai transferohet

për të dhënë mësim në “Gjykatën e Lartë të Drejtësisë “ ku u caktua si kryetar i saj. Ai i rikthehet dhënies së mësimit në këtë institucion pas përfundimit të mandatit të kryetarit të këtij institucioni. Dijetari i nderuar është anëtar i “Këshilit të Dijetarëve”, dhe anëtar i “Komitetit për Çështje të Fikhut në Mekë”, anëtar i “Komitetit për Supervizionin e Thirrësve” (përgjatë kohës së haxhit). Gjithashtu, kryeson me rolin e tij kryesor të anëtarësisë në “Komitetin e Përhershëm Islam për Kërkime dhe Fetua”. Ai është gjithashtu imam, hatib dhe mësues në xhaminë “Princ Mutib Ibn Abdulaziz” në El Melzer. Ai merr pjesë në programin radiofonik “Nurun ala Darb” duke i’u përgjigjur pyetjeve të ndryshme. Ai kontribuon në një numër botimesh mbi kërkimet islame në “Këshillin (islam) për kërkime, studime, teza, dhe fetua”. Dijetari i nderuar merr pjesë gjithashtu në supervizimin e një numri tezash masteri dhe doktorature. Ai ka një numër studentësh (nxënës dije), të cilët i frekuentojnë rregullisht tubimet dhe mësimet e tij. Personalisht, ai ka studiuar tek një numër dijetarësh dhe juristësh të njohur ku më të njohurit janë: - Dijetari i nderuar Abdulaziz ibn Baz (Allahu e mëshiroftë), - Dijatari i madh Muhamed El Amin Eshankiti (Allahu e mëshiroftë), - Dijetari i nderuar Abdullah ibn Humejd

(Allahu e mëshiroftë), etj. Ai gjithashtu ka studiuar tek një numër dijetarësh nga universiteti “El Ez’her” (Egjipt), të specializuar në Hadith, Tefsir dhe Gjuhë Arabe. Ai ka luajtur një rol të madh në thirrjen tek Allahu, në mësimdhënie, dhënie fetuash, hutbe etj. Librat e tij janë të shumtë në numër dhe në vijim po përmendim disa prej tyre: - “Ushqimet dhe rregullat sa i takon prerjes (së bagëtisë) dhe gjuetisë”, i cili është pjesë e doktoraturës së tij. - “Etahkiket elmerdije, në trashëgimi” e cila është pjesë e masterit të tij. - “Rregulla sa i përket gruas (grave besimtare)” etj. Më poshtë po citojmë disa fetua të dhëna nga shehu i nderuar Ibn Feuzani: Pyetja 1: Një person thotë se ne duhet të themi (sadeka Allahul adhim) pas leximit të Kura’nit. Përgjigje: Nuk ka ndonjë argument në lidhje me këtë thënie, nuk ka ndonjë argument që të detyrosh një person që të thotë (sadeka Allahul adhim) pas leximit të Kura’nit. Për më tepër, ajo që është përmendur për t’u thënë kur fillojmë leximin e Kura’nit, është si thotë Allahu i Lartësuar: “Kur të lexosh Kur’anin, kërko mbrojtjen e Allahut prej shejtanit të mallkuar!”. (Sure Nahl, 98)

Kjo është ajo që është ligjëruar sa i përket Kur’anit, pra kur fillon leximin të kërkosh mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar. Sa i përket kur përfundon leximin, nuk është transmetuar asgjë autentike se duhet të thuhet (sadeka Allahul adhim). Pyetja 2: Kur një person vdes në një qytet të caktuar dhe ka kërkuar që pas vdekjes të varroset në një qytet tjetër, a është e detyrueshme të plotësohet kjo kërkesë? Përgjigje: Po, përderisa zbatimi i kësaj kërkese: • - Nuk shkakton vështirësi (për ata, të cilët kanë përgjegjësinë për varrimin e këtij personi) • - Nuk e vonon varrimin e këtij personi. • - Nuk dëmton as atë as familjen e tij kurrsesi. …pas kësaj atëherë nuk ka ndonjë problem në plotesimin e kësaj kërkese. Pyetja 3: A është e lejuar që dikush, i cili thotë se dëshiron të dhurojë një pjesë të trupit (veshkë, etj) dhe në këmbim të marrë një pagesë, a është e lejuar të kryhet kjo. Përgjigje: Është e lejuar të dhurosh një pjesë të trupit përderisa nuk ka dëmtim për dhuruesin me kryerjen e saj dhe përderisa ka ndonjë përfitim (shëndetësor) për marrësin e saj, nuk ka problem në të. Sa i përket marrjes të një shpërblimi finaciar, kjo nuk është e lejuar.

23


DRITARE

PËRTEJ PROVOKIMI,

NJË RISTRUKTURIM APO DINAMIZIM VLERASH

Tani

24

që ana emocionale e ndikimit që patën botimi i karikaturave të profetit Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe reagimet masive ndaj tyre në botën islame, sikur është reshtur disi. Ka ardhur koha e reflektimeve lidhur me ato që ndodhën. Midis analistëve, brenda dhe jashtë vendit, nuk janë të paktë ata që e konsiderojnë botimin e këtyre karikaturave si një provokim të llogaritur mirë nga e djathta europiane. Mundet që të jetë edhe ashtu, por është diçka e pakundërshtueshme që ky veprim përbën një provokim, një fyerje të ndjenjave fetare të besimtarëve muslimanë kudo në botë. Ky mesazh na vjen edhe nga protestat masive kundër këtij botimi. Nëse në një botë globale, ku ndërthurren e bashkëjetojnë individë dhe shoqëri të strukturuar sipas kulturave të ndryshme, ka vërtet dëshirë e vullnet për të bashkëjetuar në harmoni. Atëherë, është e domosdoshme që të pranohet respektimi i ndërsjelltë i vlerave bazë të secilës kulturë. Dhe, ndër këto vlera bazë përfshihen pa diskutim edhe simbolet e shenjta apo tabutë e këtyre kulturave. Të cënosh këto tabu, do të thotë të lëkundësh që nga themelet “ngrehinën” e besimit dhe bashkë me të edhe të kulturës përkatëse që bazohet mbi to. Çdo goditje e tyre do të përbënte kështu një veprim të papërgjegjshëm që minon “urat” e komunikimit tolerant ndërkulturor. Brenda “shtëpisë” së vet.Nëse zihemi brenda shtëpisë sonë, është e kotë që të shqetësohemi për mirëkuptimin me fqinjët. “Urat” e mirëkuptimit

ndërkulturor, zor se mund të ndërtohen pa ngritur paraprakisht “ura” të tilla brenda çdo kulture, midis subkulturave të saj. Kështu, brenda kulturës perëndimore që ka atë histori dhe atë zhvillim të njohur si rezultat edhe i procesit të shekullarizimit që po zhvillohet në shoqëritë e bazuara në të, vihen re disa prishje të ekuilibrave tradicionalë midis vlerave apo sistemeve të ndryshme vlerore. Vetë dinamizmi që karakterizon zhvillimin e një shoqërie (jo më kot atë e krahasojnë në mënyrë metaforike me një organizëm të gjallë), sjell në mënyrë të pashmangshme prishjen e ekuilibrave ekzistues në hierarkinë e vlerave dhe sistemeve të vlerave. Por, po aq e pritshme është që kjo shoqëri për të “mbijetuar”, “farkëton” mekanizma për të rivendosur apo rindërtuar ekuilibrat dinamikë të prishur. Sipas skemës poperiane “tentativë dhe gabim” (trial and error), në këtë proces dinamik, herë pas here disa vlera apo sisteme vlerash “ngjisin shkallët”, disa të tjera “zbresin” duke ia lënë vendin të parave. E, meqë vlerat shërbejnë si “reperë” shpirtëror që orientojnë besimet, ndjenjat dhe sjelljen e individëve dhe grupeve të tyre, kjo lëvizshmëri e “ulje - ngritjes”, pa dyshim që ka ndikim të fuqishëm në të gjithë aspektet e dinamikës sociale. Kështu, për shembull, “ulja” në hierarki e autoritetit (të shtetit, kishës, prindit, shkollës etj.) si vlerë parësore dhe “ngjitja” në vend të saj të vlerës së “negocimit” është përceptuar, në një farë mënyre etnocentrike, nga individë dhe grupe të caktuara të “korpusit” shekullor të kësaj shoqërie edhe si një farë shenje e legjitimimit të “zhvlerësimit” shoqëror të simboleve dhe tabuve të krishterimit në të tria degëzimet e mëdhaja të tij. Për rrjedhojë, në emër edhe të vlerës së lirisë së shprehjes (e cila duhet pranuar se është një vlerë shumë e rëndësishme në shoqëritë perëndimore), janë nxitur dhe praktikuar veprime e qëndrime që nga këndvështrimi vleror i

fesë së krishterë, përbëjnë përdhosje të simboleve të shenjta, të vlerave të tyre bazë. Kështu, për të mos vajtur larg, mund të pyetet se çfarë do të mund të fitonte në vlerë kultura perëndimore duke u tallur në mënyrë absurde (përdhosur) figura të tilla tepër të respektuara në mbarë botën si shenjtëria e tij, i ndjeri Papa Vojtila, për të mos folur për simbole akoma më të fuqishme? Të mos harrojmë se në të shkuarën e afërt, në emër të kinse luftës kundër idhujtarisë, diktaturat fashiste dhe komuniste kanë goditur simbolet e shenjta për të krijuar idhuj të rremë. Nëse ndiqet hierarkia ekzistuese e vlerave, do të ishte më e logjikshme që “korpuset” shekullore dhe fetare të shoqërive perëndimore të strukturonin marrëdhëniet midis tyre jo bazuar në lëndimin dhe prekjen e dinjitetit, por në negocimin e mbështetur në njohjen dhe respektimin reciprok të vlerave bazë të tyre. Përtej “shtëpisë” së vet. Jo më pak i rëndësishëm është përceptimi tolerant i “tjetrit” në aspektin e një kulture të ndryshme. Këtu, gjithnjë është i pranishëm rreziku universal i përceptimit etnocentrist të tij, me një fjalë, e zbatimit të këndvështrimit vleror të kulturës vetjake në tejçimin e mesazheve ndërkulturore dhe interpretimin e mesazheve të ardhura nga kulturat e tjera. Në rastin më të mirë, me këtë do të mund të shpjegoheshin përpjekjet e disa qarqeve në perëndim për të përligjur botimin e karikaturave në fjalë, në emër të lirisë së shprehjes. Për fat të mirë, ashtu siç edhe pritej, qarqet kryesore vendimarrëse në perëndim u treguan të përgjegjshme, duke e dënuar këtë provokim dhe duke kërkuar maturi e tolerancë nga të gjitha palët. Theksojmë se edhe pala e fyer nuk duhet ta tejkalojë të drejtën e vet duke kaluar nga demonstrimi paqësor i legjitimuar e i ligjshëm, në veprime të dhunshme, intolerante, sepse kjo bie ndesh edhe me vetë frymën e fesë islame. Nëse i kthehemi të shkuarës, në të

25


26

si larg ashtu edhe afër, mund të gjenden sa shembuj të mirë të tolerancës e mirëkuptimit ndërkulturor, aq edhe shembuj të këqinj. Kështu që shoqëritë e secilës kulturë kanë se çfarë të shohin e përsosin në vetvete, sidomos në drejtim të shmangies së intolerancës dhe fanatizmit që vë “gërmën para frymës”. Po t’i referohemi kulturës islame, kemi shembuj të shkëlqyer si ai i qytetërimit arab që përgatiti Rilindjen Europiane. Por, ka edhe shembuj të veprimit fanatik, si gjuajtja me top e statujave të budës (që deri atëherë nuk i kishte prekur askush) nga talebanët në Afganistan. E pra, në rastin konkret, fryma e fesë islame është që të mos zëvendësohet Zoti me zota apo “idhuj të rremë”, por jo që të shkatërrohen prodhimet e kulturave të tjera (pse nuk i shkatërruan arabët dhe turqit statujat greke dhe romake?). Dy fjalë për disa shenja të një farë islamofobie në Shqipëri. Nëse dikush ju vjen edhe ju propozon që të ndërmjetësoni në një zënkë apo konflikt, si person ndjeheni i vlerësuar dhe, e pakta, e falenderoni atë për konsideratën që shpreh ndaj jush. Nuk ndodhi kështu kur një përfaqësues i nderuar i një vendi mik (të cilit historikisht i kemi “hedhur shumë baltë”, por që ai e ka toleruar me fisnikëri), i cili për më tepër vinte në emër të një institucioni tepër prestigjioz (BE) ku kemi vite që trokasim

për të na pranuar, kërkoi në mënyrë të logjikshme që Shqipëria, si një vend me shumicë popullsie me origjinë besimi musliman, të jepte kontributin e vet modest në kapërcimin e situatës krizë që është krijuar pas publikimit të karikaturave në fjalë. Kjo kërkesë e natyrshme dhe e pëlqyeshme për interesat e Shqipërisë, i ka bërë disa analistë që të hidhen përpjetë sikur t’i kishte pickuar tarantula. Na ofendoi, na quajti “vend islamik” (sikur të thonin vend leproz!) etj, etj. Këta zotërinj, në rradhë të parë, t’i lexojnë me gjakftohtësi e me “syze paanësie” deklaratat e personalitetit europian. Askund aty, nuk flitet për Shqipërinë si vend islamik, sepse nuk është e nuk konsiderohet si i tillë nga institucionet prestigjioze perëndimore. Interpretimi arbitrar dhe aspak serioz që i bëjnë ata deklaratës së diplomatit të nderuar, flet për një perceptim të tipit etnocentrist, bazuar në një kompleks islamofobik. Në thelb, përsëritet gabimi i justifikuesve të publikimit të karikaturave në fjalë, në emër të lirisë së shprehjes. Nëse abuzohet me këtë liri duke ofenduar tashmë jo thjesht një person të respektuar, por përfaqësuesin e dërguar nga vendet e BE-së, këtu nuk kemi më liri, por veprim të papërgjegjshëm që cënon edhe vetë interesat e Shqipërisë. Prof.dr Aleksandër Kocani

Të ushqehemi hallall Allahu

i Lartësuar thotë në Kur’an:“O besimtarë! Hani nga ushqimet e lejuara që ju kemi dhënë.” (el-Bekare: 172) “Është e ndaluar për ju ngrënia e së ngordhurës, e gjakut, e mishit të derrit, e mishit të kafshës që është therur jo në emër të Allahut, e mishit të kafshës së mbytur lidhur në fyt, e mishit të kafshës që është rrahur dhe ka ngordhur, e mishit të kafshës që është vrarë nga rrëzimi apo nga brirët e kafshëve të tjera, e mishit të asaj që është kafshuar nga egërsirat, përveç atyre që i therni ju para se të ngordhin. Gjithashtu, është e ndaluar për ju edhe ngrënia e mishit të kafshëve që janë therur për nder të idhujve apo për të kërkuar fatin në fall. Të gjitha këto që u përmendën, janë gjynah.” (el-Maide:3) “O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyra nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni!” (el-Maide: 90) E ndërsa i dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ndaloi çdo egërsirë me dhëmbë copëtues dhe çdo shpend me kthetra. (Muslimi nr. 1934)

E SENCË

Këto ajete kur’anore dhe ky hadith profetik, janë disa nga argumentet bazë të normativës islame, mbi të cilat mbështetet parimi i ushqimit të lejuar ose ndryshe i quajtur, hallall. Nisur nga rëndësia fetare që ka të ushqyerit hallall, Zoti në shpalljen e Tij hyjnore, ku këtu përfshihen edhe fjalët e profetit, ka sqaruar se çfarë është ushqimi hallall (i lejuar) dhe ai haram (i ndaluar). Ushqimi hallall, pra i lejuar, përkufizohet në mënyrë të përgjithshme dhe i pakategorizuar. Ai është çdo gjë e mirë dhe e dobishme për njerëzit. Ushqimi haram, pra i ndaluar, përkufizohet nëpërmjet përjashtimit të kategorizuar dhe të specifikuar, si në ajetet dhe hadithin e mësipërm. Kjo, sepse ushqimet e ndaluara janë shumë pak në dallim me ato të lejuara, të cilat janë të panumërta. Për këtë arsye, ushqimet haram specifikohen me emra dhe kategori dhe çdo gjë tjetër më pas, konsiderohet si hallall. Natyrisht që në të drejtën islame, e për rrjedhojë në librat e dijetarëve muslimanë, ka sqarime të hollësishme rreth kësaj teme. Këtu ne paraqitëm vetëm disa prej argumenteve kryesore, sa për të treguar rëndësinë që islami i tregon këtij aspekti shumë të rëndësishëm të jetës njerëzore, madje të domosdoshëm, që është ushqimi. Ushqimet pra, në këndvështrimin islam nuk shihen vetëm nga aspekti i tyre shëndetësor, por edhe ai fetar, aspekt ky, i

27


Përse ushqimi hallall? Ngrënia e ushqimit të mirë e hallall ka ndikim të madh në pastërtinë e zemrës, në përgjigjen e lutjes dhe pranimin e adhurimit, ashtu siç edhe ngrënia e haramit bëhet pengesë për pranimin e tij. Allahu i Lartësuar thotë për njerëzit e devijuar: “Këta janë të asaj dore, të cilët Allahu nuk dëshiron t’ua pastrojë zemrat. Për ata, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër ka ndëshkim të rëndë. Ata janë dëgjues të gënjeshtrës dhe e hanë me kënaqësi të madhe atë që është e ndaluar.” (el-Maide: 41, 42) Ai që ushqehet me haram, Allahu nuk ka se si t’ia pastrojë zemrën dhe as nuk do t’i përgjigjet lutjes së tij! Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “O ju njerëz! Allahu është i Mirë dhe pranon vetëm të mirën. Allahu i ka urdhëruar besimtarët ashtu siç i ka urdhëruar profetët. Ai ka thënë: “O të dërguar! Hani nga të lejuarat dhe bëni vepra të mira!” (el-Muminun: 51) dhe ka thënë: “O besimtarë! Hani nga ushqimet e lejuara që ju kemi dhënë” (el-Bekare:172). Më pas ai (profeti) përmendi një njeri që udhëton gjatë, i pluhurosur dhe me flokë të shpupuritur, i cili ngre duart e tij lart, drejt qiellit dhe thotë: O Zot! O Zot! Dhe ndërkohë ushqimi i tij është haram, pija e tij është haram, veshja e tij është haram dhe është ushqyer me haram, e si atëherë do t’i përgjigjet atij për çka lutet?!” (Muslimi) Allahu i Madhëruar e di gjendjen e krijesave të Tij dhe se për çfarë ata kanë

nevojë dhe se çfarë u bën atyre dobi dhe dëm. Ai për këtë i ka shpallur robit dhe të dërguarit të Tij Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ligjin islam, që përmban të gjitha të mirat dhe parandalon të gjitha të këqijat. Allahu i ka ndaluar haramet për shkak të dëmit që ato u bëjnë njerëzve. Një prej këtyre harameve është edhe mishi i derrit dhe dhjami i tij, po ashtu mishi i kafshëve që haet siç janë: pulat, lopët, dhentë, nëse ato nuk theren sipas kërkesave që përmban ligji islam. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua, asgjë që e ndalon njeriu të hajë çfarë të dojë, përveç kafshëve të ngordhura, gjakut të derdhur, mishit të derrit (se këto janë të ndyra) dhe mishit që është therur në emër të tjetërkujt e jo në emër të Allahut.” (el-Enam: 145) Disa prej dijetarëve kanë pohuar se umeti islam është unanim për sa i përket ndalimit të derrit dhe të gjithë pjesëve të tij. Allahu i ka ndaluar gjërat e këqija për urtësi të mëdha, të cilat i di Ai edhe pse disa prej tyre mund të jenë të panjohura për njerëzit. Nëse njerëzve do t’u bëheshin të qarta disa të fshehta dhe urtësi pse Allahu i ka ndaluar disa gjëra, nuk kishin për të hezituar t’i përmbaheshin vetëm ushqimit hallall e ajo që nuk dinë njerëzit është më e madhe. P.sh, arsyeja pse Allahu e ka ndaluar derrin (e Zoti e di më së miri) është ndyrësia e tij, dëmi dhe sëmundjet fizike e shpirtërore që lë te njeriu. Kjo, sepse ushqimi i tij i preferuar janë ndyrësirat dhe papastërtitë. Ai është i dëmshëm dhe i ndaluar në çdo vend dhe në çdo kohë, pa dallim. Ngrënia e mishit të derrit shkakton marrjen e të vetmit krimb vrasës që është “trichinosis”. Po kështu dëme të ngjashme mund të përmenden edhe për konsumin e mishit të kafshëve të ngordhura, për pijet dehëse etj. Ajo që është e rëndësishme në këtë mes është se një musliman, për të merituar këtë emër që ka, duhet t’i përulet Zotit të tij dhe përulja përmbushet kur ai

respekton me të gjitha mundësitë njerëzore urdhëresat dhe ndalesat e islamit, mes tyre edhe ato që kanë të bëjnë me ushqimin. Nisur nga kjo rëndësi që paraqet ushqimi hallall dhe me dëshirën e mirë për ta vënë sa të jetë e mundur në shinat e duhura procesin e prodhimit dhe deklarimit të ushqimit hallall, e për të siguruar sa më shumë të jetë e mundur konsumatorin musliman për këtë shërbim, Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë (LHSH) duke u mbështetur në standardet ndërkombëtare të certifikimit hallall, ka përpunuar një standard të tillë për t’u zbatuar në Republikën e Shqipërisë. Për realizimin e këtij procesi në mënyrë sa më cilësore, LHSH ka lidhur bashkëpunim me Albinspekt, një trup kontrolli që ofron shërbime për Standardin Organik të Bashkimit Europian dhe e akredituar nga Drejtoria Gjermane e Akreditimit.

Përse certifikimi hallall?

Përfitimet e konsumatorëve: • Garanci • Siguri • Kontroll Përfitimet e Kompanive prodhuese dhe përpunuese: • Shtim i vlerës së produktit • Kënaqësia e klientit • Përmirësimi i imazhit • Diferencimi në treg • Mbrojtje nga abuzimet dhe falsifikimet • Besueshmëri Përgatiti: Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë

29

Përmblodhi: Redaksia

28

cili kërkon mbikqyrje të vazhdueshme që duhet të respektohet nga prodhuesit e tij. Dihet se muslimani në përgjithësi është i kujdesshëm që ushqimi i tij të jetë hallall, por ai që i hedh një vështrim tregut ushqimor në kohën e sotme dhe realitetit të konsumatorëve muslimanë, sheh se shpesh ata hezitojnë për çështjen e ushqimeve të eksportuara nga vendet joislame, e madje edhe nga disa prodhues muslimanë vendas. Kjo për shkak të larmisë së burimeve të ndryshme për lëndën e parë që përdoret për prodhimet ushqimore apo edhe për shkak të padijes dhe papërgjegjshmërisë në raste të tjera. Shumë prej muslimanëve dyshojnë rreth vërtetësisë së fjalëve “hallall” që shtypen dhe ngjiten në produktet e mishit apo vihen si etiketime nga aktivitete tregtare që ofrojnë këtë shërbim, por edhe në vërtetësinë e certifikatave të therjes sipas mënyrës islame që ndonjëherë jepen nga njerëz të panjohur dhe ndonjëherë edhe nga organizma joislame. Një problem tjetër gjithashtu janë edhe përbërësit e këtyre produkteve nëse kanë ato burime bimore apo shtazore të lejuara fetarisht. Muslimanit i kërkohet që të jetë i kujdesshëm me ushqimin e tij, në mënyrë që ai të mos vijë nga burime të ndalura. Përcillet nga njëri prej shokëve të profetit, se i dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Zjarri do të prekë më së pari atë pjesë trupi që është rritur nga harami.” (Tirmidhi)


KËNDVËSHTRIM

Muslimanët në Tajlandë

Edhe pse shumica e tajlandezëve

praktikojnë budizmin, feja jozyrtare e shtetit, ekzistojnë popullsi të vogla, por të spikatshme, krishtere, konfuciane, hinduiste, hebreje, sikhe dhe taoiste. Shumë vlerësojnë se deri në 10% e 64 milion banorëve të Tajlandës, janë muslimanë. Muslimanët përbëjnë grupin e dytë më të madh të pakicave në Tajlandë, pas popullsisë etnike kineze. Dhe ndërsa disa muslimanë tajlandezë janë etnikisht persianë, kamboxhianë, bengalezë, indianë, pakistanezë dhe kinezë, shumica janë malezë, një grup etnik përgjithësisht musliman që jeton në Gadishullin e Malajzisë dhe në një pjesë të Sumatrës, Borneos dhe Malajzisë.

Muslimanët dhe kulturat tajlandeze

30

Sido që muslimanët tajlandezë jetojnë në pjesë të ndryshme të vendit, muslimanët malezë jetojnë kryesisht në provincat jugore të Tajlandës, në Patani, Jala Narativat, Songhla dhe Satun, në kufi me Malajzinë. Muslimanëve jomalezë, që priren të jenë më të asimiluar, muıslimanët malezë e kanë parë të vështirë të bëhen pjesë e integruar e kulturës tajlandeze.

/Sfida e një pakice

Për rrjedhojë, ka patur një numër lëvizjesh separatiste. Marrja e masave nga qeveria tajlandeze për t’i shtypur këto lëvizje kanë çuar për dekada në konfikt të dhunshëm. Përplasjet e dhunshme krijuan një ngutshmëri të përtërirë për një zgjidhje alternative mbi konfiktin. Një qasje e tillë është rishikimi i politikave të integrimit dhe asimilimit që qeveria tajlandeze ka provuar t’i vejë në zbatim për dekada në jug. Muslimanët malezë jetuan në Tajlandë përpara se të formohej mbretëria tajlandeze dhe u përfshinë në mbretëri gjatë pjesës së fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë. Popullsia muslimane maleze e kundërshtoi këtë përfshirje, ngaqë kishin qenë duke jetuar nën një sulltanat të pavarur musliman dhe parapëlqenin të integroheshin në një shtet malez apo të qeverisnin vetë. Politikat e asimilimit masiv, të nisura në vitet 1940 nga partia nacionaliste, udhëhequr nga Pibul Songkhrami, krijuan zemërim të mëtejshëm mes muslimanëve malezë. Qeveria u përpoq ta detyrojë popullsinë maleze të fshinte identitetin e saj si malezë dhe muslimanë. Ata qenë ndaluar të vishnin sarongun tradicional malez, një lloj fundi dhe të

mbanin mbulesën e kokës apo kerudungun.Nuk ishin lejuar të flisnin malezisht, dhe qe pritur të adoptonin emra tajlandezë. Gjithashtu qenë ndaluar të praktikonin islamin, me argumentin se budizmi ishte feja mbizotëruese e Tajlandës. Qeveria i hoqi gjykatat islame të ngritura për të gjykuar e vendosur mbi çështjet familjare muslimane dhe studentët malezë qenë shtrënguar t’i respektonin imazhet e budës të vendosura në shkollat publike. Ata, të cilët nuk pranuan t’u përmbaheshin këtyre politikave u arrestuan e ca u torturuan madje. Kjo vijë politike pati një efekt rrënimtar në marrëdhënien midis qeverisë tajlandeze dhe popullit në jug. Ndonëse këto politika u pezulluan më vonë, një gjë që ngjan e pandryshuar për dhjetëra vite me radhë është “mungesa e gatishmërisë së qeverisë për ta njohur natyrën e konfiktit si të tillë që përfshin probleme sociale dhe kulturore të rrënjosura thellë”, citon Michael Vatikiotis-in, një studiues i çështjeve të Azisë Juglindore, i cili jeton aktualisht në Singapor. Teksa qeveria është rrekur të përfshihet në iniciativa konstruktive, pandjeshmëria kulturore e shumë politikave tregon këtë mungesë të vazhdueshme të të kuptuarit. Për shembull, ish-qeveria e kryeministrit Thaksin Sinavatra aplikoi bursa për studentët të ndarë nga lotaria, kjo e fundit e konsiderur si formë bixhozi e papranueshme për muslimanët malezë. Në vend të kësaj, Bangkoku ka prirje ta

shohë konfiktin ekzistues si një rezultat të aktiviteteve kriminale nga militantët fetarë në jug. Prandaj operacionet ushtarake janë gjithmonë boshti I politikave qeveritare. Dhe zyrtarët e shtetit nga rajoni musliman malez janë përsëri në shumicë dërmuese tajlandezë nga pikëpamja etnike dhe budistë nga pikëpamja fetare, duke sjellë një mungesë përfaqësimi në nivel kombëtar për popullsinë muslimane maleze në shumicë në rajon. Qeveria duhet t’i rishqyrtojë politikat e saj të integrimit. Një mënyrë, me të cilën mund të arrihet integrimi paqësor i muslimanëve malezë në Tajlandë, është që qeveria t’u japë muslimanëve malezë autonomi për të qeverisur vetë. Qeverisja autonome mund të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në aftësinë e muslimanëve malezë për t’i përmirësuar standardet e jetesës në bashkësitë ku jetojnë. Një perceptim më i madh i realiteteve kulturore dhe shoqërore mund të sjellë po ashtu politika që janë më pak të përqendruara në aksionin ushtarak e të çojnë në tërheqjen e përfshirjen e popullatave të jugut në forma të respektueshme kulturalisht. Politikat e integrimit dhe asimilimit janë në zemër të konfiktit në Tajlandën jugore. Konfiktinë këtë rajon do të vazhdojë nëse të përfshirët në mënyrë proaktive, nuk merren me problemin. Përzgjodhi dhe përktheu: Bujar M. Hoxha

31


MOZAIK

Kushtet që e bëjnë obligim kryerjen e haxhit

Kushti i parë: islami Personi, i cili do të kryejë haxhin duhet të jetë musliman, ngase jobesimtari nuk e ka detyrë haxhin para pranimit të islamit, por ai urdhërohet në fillim të pranojë islamin e pastaj ngarkohet me detyrat e tij. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar: “O ju që keni besuar! Vërtet që mushrikët (politeistët, paganët, mohuesit e njësimit së Allahut) janë nexhes (të ndyrë), prandaj pas këtij viti, mos i lejoni t’i afrohen xhamisë së shenjtë (Kabes në Mekë).” [Et Teube: 28]

32

Kushti i dytë: logjika Për të çmendurin nuk është detyrë kryerja e haxhit dhe nuk është i saktë haxhi i tij nëse ai e kryen, për arsye se për kryerjen e tij duhet nijeti, ndërsa tek i çmenduri nuk ekziston mundësia e të pasurit nijet. Argument për këtë është fjala e të dërguarit të Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Është ngritur lapsi për tre persona: për atë, të cilin është në gjumë derisa të zgjohet, për fëmijën derisa të arrijë moshën e pjekurisë dhe për të çmendurin derisa të kthjellohet (të vijë në vete).” (Sahih, Iruaul galil) Kushti i tretë: pjekuria Argument për këtë është fjala e të dërguarit të Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Është ngritur lapsi për tre persona:…për fëmijën derisa të arrijë moshën e pjekurisë” Kushti i katërt: liria (të jetë njeri i lire, jo rob) Argument për këtë është fjala e të

dërguarit të Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “… nëse robi e kryen haxhin pastaj i jepet liria, e ka detyrë edhe një herë haxhin.” Kushti i pestë: të ketë mundësi për kryerjen e haxhit. Argument për këtë është Fjala e Allahut të Madhëruar: “Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Kabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo.” [Ali Imran: 97]. Kushti i gjashtë (i veçantë për gruan): prezenca e shoqëruesit, mahremit (përgjegjësi për të, i cili mund të jetë burri, babai, gjyshi, vëllai apo fëmija i saj, të cilët kanë arritur moshën madhore). Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë i dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Nuk i lejohet një gruaje, e cila beson Allahun dhe Ditën e Fundit që të udhëtojë në distancën e një ditë-nate, veçse në shoqërinë e një të afërmi të saj (me burrin ose me dikë, me të cilin nuk i lejohet martesa).” Ndërsa në transmetimin e Buhariut thuhet: “Nuk i lejohet asaj të udhëtojë në distancën e një dite (rrugë), veçse e shoqëruar me një të afërm të saj.” Kush i plotëson këto kushte e ka detyrë që ta kryejë haxhin menjëherë dhe nuk i lejohet atij ta vonojë duke u bazuar në hadithin, të cilin e transmeton ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata!) se ka thënë i dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Nxitoni në kryerjen e haxhit, (pra haxhin

që e ka detyrë), sepse asnjëri prej jush nuk e di se çfarë mund t’i ndodhë atij” (E ka bërë hasen imam Albani në Iruaul galil 4/168)

Dy kushte PËR NJË HAXH TË PRANUAR:

Kushti i parë: Sinqeriteti me Allahun e Madhëruar. Pra, të kesh për qëllim me kryerjen e haxhit Fytyrën e Allahut të Madhëruar, (arritjen e kënaqësisë së Tij), shpërblimin e Tij dhe çfarë Ai të ka premtuar ty prej mirësive në Xhenetin e Tij. Kushti i dytë: Të jetë haxhi yt ashtu siç e ka kërkuar (ligjëruar) Allahu dhe në përputhje me sunetin e të dërguarit të Tij. Pra, të bësh haxh me dije dhe me të gjithë rregullat e përcaktuara për haxh.

(pasi i është bërë e qartë e vërteta), ai është jobesimtar dhe kërkohet prej tij të pendohet, e nëse nuk pendohet, vritet. Është detyrë për personin, i cili ka mundësi që të shpejtojë në kryerjen e haxhit, duke u bazuar te fjala e Allahut të Madhëruar: “dhe vizita (për haxh) e kësaj faltoreje është detyrë për këdo që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk beson, Allahu nuk ka nevojë për askënd.” (Lexhnetu ed daimeh vëll. 11) 3. A është i saktë haxhi nëse kryhet me pasuri haram? Nëse pasuria, me të cilën kryhet haxhi është haram, haxhi është i saktë, ndërsa

33

PYETJE… 1. Kur është bërë detyrë haxhi? Dijetarët kanë rënë në kundërshtim në lidhje me vitin, në të cilin është bërë detyrë haxhi. Thuhet është bërë në vitin e pestë, thuhet në vitin e gjashtë, thuhet në vitin e nëntë e po ashtu thuhet në vitin e dhjetë. Porse mendimet më të afërta dhe më të sakta janë dy të fundit, se haxhi është bërë detyrë në vitin e nëntë dhe të dhjetë. Allahu e di më së miri! (Lexhnetu ed daimeh vëll. 11) 2. Cili është gjykimi për haxhin? Haxhi është shtyllë prej shtyllave të islamit. Kush e mohon dhe e urren atë

për personin është detyrë të pendohet nga kjo gjë. (Lexhnetu ed daimeh vëll. 11) 4. A është i saktë haxhi i personit, nëse e kryen para martesës? Haxhi i djaloshit para se të martohet është i saktë dhe për këtë nuk ka kundërshtim ndërmjet dijetarëve me sa dimë. (Lexhnetu ed daimeh vëll. 11) 5.A është i saktë haxhi i personave që e kryejnë atë me pasurinë e dhënë nga udhëheqësi? Këtyre personave u lejohet kjo gjë, pra, kryerja e haxhit me pasuri të dhënë nga udhëheqësi, dhe haxhi i tyre është i saktë,


duke u bazuar në argumentet e përgjithshme. (Lexhnetu ed daimeh vëll. 11) 6. A i lejohet personit të kryejë umren në fillim para haxhit? Po, i lejohet personit të bëjë umren para kryerjes së haxhit, ngase profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe shokët e tij, kanë bërë umren para se të bënin haxhin. (Lexhnetu ed daimeh vëll. 11) 7. A lejohet kryerja e umres më shumë se një herë në të njëjtin vit? E sakta në lidhje me këtë është se lejohet kryerja e umres më shumë se një herë në të njëjtin vit, duke u bazuar në fjalën e profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Umre nga umre është fshirje gjynahesh për atë që është në mes tyre, ndërsa haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër vetëm se Xhenetin.” (Lexhnetu ed daimeh vëll. 11)

34

8. A lejohet të bëhet telbije bashkarisht pra, njëri e thotë para, ndërsa të tjerët e pasojnë? Një gjë e tillë nuk lejohet për shkak se nuk ka argument nga profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe as nga udhëheqësit e tij të drejtudhëzuar (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Një

veprim i tillë është bidat. daimeh vëll. 11)

(Lexhnetu ed

9. Cili është gjykimi për personin, i cili ka mundësi për kryerjen e haxhit, por e vonon atë duke mos pasur asnjë arsye? Kush ka mundësi ta kryejë haxhin, por nuk e kryen atë dhe e vonon pa pasur ndonjë arsye, ai vetëm se ka vepruar një të munker (vepër të urryer) të madhe si dhe shkelje, prandaj është detyrë që ai të pendohet tek Allahu për këtë vepër dhe të shpejtojë në kryerjen e haxhit. Kjo duke u bazuar në fjalën e Allahut të Lartmadhëruar: “Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Kabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo, e kush nuk e beson (dhe nuk e viziton), Allahu nuk ka nevojë për (adhurimet që bëjnë) njerëzit.” (Al Imran, 97) Si dhe në fjalën e profetit: “Feja islame është ndërtuar mbi pesë shtylla: dëshmia se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut e se Muhamedi është i dërguari

Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i muajit të Ramazanit si dhe kryerja e haxhit në Kabe.” (Mexhmu’u fetaua e shejh Ibn Bazit vëll.16) 10. Një person e bëri haxhin, e pas kryerjes së tij ai e la namazin. Pastaj ai u pendua nga ky veprim dhe e filloi përsëri namazin. A është detyrë për të që ta kryejë edhe njëherë haxhin? Haxhi i tij është i saktë dhe nuk e ka për detyrë të bëjë haxh tjetër, ngase veprat e mira fshihen nëse personi vdes në kufër. (Mexhmu’u fetaua e shejh Ibn Bazit vëll.16) 11.A është babai i burrit mahrem (kujdestar) për gruan e tij (djalit) për kryerjen e umres? Babai i burrit është mahrem për gruan e birit të tij si në haxh ashtu edhe në gjëra të tjera. (Mexhmu’u fetaua e shejh Ibn Bazit vëll.16) 12. A lejohet që unë të paguaj një person, i cili e ka kryer haxhin, ta kryejë haxhin për babain tim, ngase unë nuk e kam kryer atë (haxhin)? Dhe, a më lejohet mua që ta

kryej haxhin në të njëjtin vit kur personi do ta kryejë atë për babain tim? Nuk ka asgjë për ty që të paguash ndonjë person ta kryejë haxhin për babain tend, ndërsa ty nuk të takon që ta kryesh haxhin për babain tënd, ngase ti nuk e ke kryer haxhin për vete, vetëm nëse ti e kryen në fillim haxhin për vete. Nuk përbën asnjë lloj problemi që personi të kryejë haxhin për babain tend, nëse ai e ka kryer për vete po në të njëjtin vit kur do ta kryesh edhe ti. (Mexhmu’u fetaua e shejh Ibn Bazit vëll.16) 13. Kur e vesh haxhiu ihramin për kryerjen e haxhit, ditën e teruijes dhe nga cili vend? Haxhiu e vesh ihramin e tij ditën e teruijes, dhe ajo është dita e tetë e dhul hixhes, nga vendi ku ai është vendosur. Ai e vesh ihramin në kohën e duhasë (paradites) e më pas niset për në Mina dhe fal drekën dhe ikindinë, akshamin, jacinë si dhe sabahun. (Mexhmu’u Fetaua ue Rasail, Ibn Uthejmini vëll. 23) 14. A e ka për detyrë muhrimi që ditën e teruijes të bëjë tauaf rreth Kabes apo që ta veshë ihramin në Kabe? Nuk e ka për detyrë që të bëjë tauaf rreth Kabes as ta veshë ihramin, për shkak se sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta), të

35


cilët e kryen umren bashkë me profetin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), e veshën ihramin te vendi ku ishin dhe nuk i urdhëroi profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) që të shkonin në Kabe e ta vishnin ihramin atje apo që të bënin tauaf para se të vishnin ihramin. (Mexhmu’u Fetaua ue Rasail, Ibn Uthejmini vëll. 23)

36

15. Ditën e teruijes (dita e tetë e dhul hixhes) i fala farzet nga katër rekate dhe akshamin tre rekate. Njëri nga vëllezërit më bëri me dije se duhet patjetër që ta shkurtoj namazin. Cili është gjykimi në lidhje me këtë? Si dhe cili është gjykimi i qëndrimit në Mina natën e Arafatit? Namazi yt është i saktë, por suneti për udhëtarin është që ta shkurtojë namazin katër rekate në dy rekate. Edhe nëse ai e plotëson namazin e tij, namazi i tij nuk është i pasaktë, ndërsa qëndrimi në Mina natën e Arafatit është sunet dhe nuk është detyrë. (Mexhmu’u Fetaua ue Rasail, Ibn Uthejmini vëll. 23) 16. Cili është gjykimi në lidhje me qëndrimin e haxhiut në Nemira para se ai të hyjë në Arafat? Për sa i përket qëndrimit të haxhiut në Nemira, dijetarët janë në kundërshtim në lidhje me këtë. A është ky sunet apo është qëndrim për t’u çlodhur? Ky veprim është sunet, nëse të lehtësohet kjo gjë e nëse jo, nuk ka asnjë problem për haxhiun, nëse nuk vendoset në Nemira. (Mexhmu’u Fetaua ue Rasail, Ibn Uthejmini vëll. 23)

17. Nëse personi mbërrin në Mekë, ditën e Arafatit pas darke, a është më mirë për të që të shkojë në Kabe dhe të bëjë tauafin e mbërritjes, kudum, të kryejë sajin e haxhit (ecjen mes kodrës Safa dhe Merua në afërsi të Kabes), e më pas të dalë e të niset për në Arafat, apo është më mirë që ai të shkojë menjëherë për në Arafat? Më e mira është që ai të shkojë menjëherë në Arafat, sepse kjo ditë është dita e Arafatit dhe nuk është dita për kryerjen e tauafit. (Mexhmu’u Fetaua ue Rasail, Ibn Uthejmini vëll. 23) 18. Personi, i cili shkon në Arafat pas perëndimit të diellit, a llogaritet se e ka arritur haxhin? Po, derisa ai vjen para lindjes së agimit së ditës së festës. (Mexhmu’u Fetaua ue Rasail, ibën Uthejmini vëll. 23) 19. Cili është suneti sa i përket haxhiut në lidhje me namazin e drekës dhe të ikindisë ditën e Arafatit. Është sunet për haxhiun në ditën e Arafatit që namazin e drekës dhe të ikindisë ta shkurtojë dhe ta bashkojë, bashkim takdim (t’i falë në kohën e drekës). (Mexhmu’u Fetaua ue Rasail, ibën Uthejmini vëll. 23) 20. Dikush prej haxhinjve vdiq pas qëndrimit në Arafat. A duhet që për këtë person të plotësohet haxhi apo duhet që të kryhet haxhi për të dhe njëherë tjetër nga e para? Nuk duhet që të bëhet haxhi për të, sepse ky e ka bërë atë që kishte për detyrë. (Mexhmu’u Fetaua ue Rasail, Ibn Uthejmini vëll. 23)

Vaji i Kokosit, Pёrkёdhelia e Natyrёs pёr IMAZH Nёnёn & Bebin Shëndeti juaj nën përkëdhelinë e Ky frut magjik i mban larg kёta njerёz prej

natyrës. Kjo është motoja dhe logoja e një sipërmarrje te guximashme dhe dinjitoze nga Ph. Eriona Xhaferaj, e cila së bashku me ekipin e saj, me të cilin punon plot risi në profilin e “Health and Cosmetics”, surprizon jo vetëm klientët dhe të apasionuarit pas risive që sjell natyra përmes profesionalizmit të një fushe madhështore siç është ajo e përkujdesjes për shëndetin në një mënyrë si kurrë më parë, por do të surprizojë çdonjërin në një nga rrugët më të njohura të kryeqytetit, një rrugë e ndërkombëtarizuar në çdo detaj të sajin ashtu si dhe emërimi i saj tregon. Sjell botën e gjelbërt dhe madhështinë e natyrës më pranë … më pranë… Arra e Kokosit (Cocos Nucifera) çdo ditё e mё shumё po vlerësohet nga studimet shkencore për vetitё e saj tё shumta ushqyese dhe kuruese. Kjo na bёn tё kuptojmё se pёrse popujt e vendeve tropikale e quajnё “Pema e Jetё s”.

sёmundjeve tё ndryshme, sidomos ndaj sё mundjeve kronike qё kanё kompromentuar shёndetin në kohёt moderne. E kush mund ta imagjinonte qё teknologjia do ta sillte kokosin me tё gjitha vlerat e tij nё tryezёn e çdokujt, pavarёsisht pozitёs gjeografike? Sekretet e natyrёs sjellin ekskluzivisht firm ёn “Oneva”, lider nё cilёsinё e prodhimit, me certifikimin mё tё lartё ISO 22000. E sjell kёtё vaj 100% natyral dhe tё parafinuar nё saj tё teknologjisё me presim nё tё ftohtё (Cold Pressed). “Vaji i kokosit përmban sasi të larta të acidit laurik, një acid yndyror i ngopur, i cili ka veti të lartë anti-bakteriale duke forcuar sistemin imunitar të fetusit gjatë kohës që përdoret nga gratë shtatzëna dhe të bebit që e merr me gjidhënie ose duke e shtuar në formulën e qumështit. Gratë gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies duhet ta marrin me ushqim vajin e kokosit.” Dr. Claudia Pilloë, ModernMom.com

37


- Vaji i kokosit këshillohet të përdoret për të trajtuar majat e çara të gjijve.

38

Nuk ka dyshim se qumështi i gjirit të nënës është ushqimi më i mirë për foshnjet. Cilësitë dhe vlerat ushqyese të tij lidhen ngushtë me ushqyerjen e nënës. Është e rëndësishme që nëna të ushqehet shëndetshëm për t’i siguruar foshnjes elementet e nevojshme për mirërritje. Përfshirja e vajit të arrës së kokosit në dietën ushqimore të nënës është provuar se rezulton në pasurimin e qumështit të gjirit me nutrientë. Vaji i kokosit është i pasur me acide yndyrore, me zinxhirë të mesëm, të cilët rrisin absorbimin e elementeve ushqyes të pranishëm në dietën ushqimore të nënës dhe stimulojnë kalimin e tyre në qumësht. Këto acide yndyrore ndodhen natyrshëm në qumështin e gjirit, por sa më shumë të rritet përqëndrimi i tyre, aq më shumë stimulohet pasurimi i qumështit me nutrientë, si: minerale, vitamina, β-karotene. Përveç acideve yndyrore të lartpërmendura, vaji i arrës së kokosit i siguron qumështit të gjirit më shumë acid lauric, i njohur ky për vetitë antimikrobike. Së bashku me acidin kaprik e atë kaprilik, të gjendur në qumësht, acidi laurik ndihmon në forcimin e sistemit

imunitar të bebit. Vaji i kokosit funksionon si një bashkësi multivitaminash e mineralesh, që e pasuron ndjeshëm qumështin e gjirit dhe e bën atë të përshtatshëm për të trajtuar problemet që vijnë nga kequshqyerja dhe për të stimuluar rritjen në peshë të fëmijës. Nga të mirat e vajit të kokosit mund të filloni të përfitoni që gjatë shtatzanisë për ta mbartur në vazhdimësi si një “mik” shumë të mirë të marrëdhënies nënë-foshnje.

Vlerat e vajit tё kokosit pёr nёnёn: - Konsumimi i vajit të arrës së kokosit gjatë shtatzanisë ndikon në forcimin e sistemit imunitar të nënës e të fetusit, në saj të përmbajtjes së acidit laurik. - Aplikimi i vazhdueshëm i vajit të kokosit në lëkurë nëpërmjet masazhit ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e strijeve e irritimeve të lëkurës që lidhen me shtatzaninë. - Vaji i kokosit është një ushqyes e hidratues shumë i mirë për flokët e dëmtuar gjatë shtatzanisë.

dalin dhëmbët, sepse ai çliron dhimbjet në mënyrë natyrale.

- Marrja deri në tre lugë gjelle në ditë e vajit të kokosit ndikon në rritjen e prodhimit të qumshtit.

- Përdoreni vajin e kokosit vazhdimisht në lëkurën e bebit pas larjes dhe për të parandaluar e trajtuar skuqjet e irritimet, veçanërisht nga kontakti me pelenat.

- Shtimi i një luge gjelle vaj kokosi në ujin e vaskës dhe i disa pikave vaj esencial të levandos e bën banjon më hidratuese e relaksuese.

- Vaji i kokosit është i përshtatshëm gjithashtu për të zbutur e larguar koret ( leskrat/rrjebulla) që formohen në kokën e bebit.

- Konsumimi i vajit të kokosit qetëson urthin e stomakut, refluksin, si dhe trajton problemet e mostretjes dhe konstipacionit.

- Përdoreni vajin e kokosit për të trajtuar infeksionet mykotike të gojës tek bebi juaj, duke ia lyer gojën ose duke lyer majën e gjirit.

- Përzierja vajit të kokosit me 1 pikë vaj esencial të levandos këshillohet për qetësimin e hemorroideve që shkaktohen nga shtatzania.

- Aplikoni vaj kokosi në lëkurën e bebit në rast ekzeme apo problem tjetër të lëkurës.

- Vaji i kokosit i konsumuar rregullisht ndihmon në mbajtjen nën kontroll të diabetit, redukton përzierjet e të vjellat.

Vlerat e vajit tё kokosit pёr bebin: - Shtoni vaj kokosi te qumështi formulë që ushqeni foshnjen tuaj për t’ia rritur vlerat ushqyese. - Lyeni me vajin e kokosit zonën ku po i

- Përgatitja e mëposhtme do t’ju vijë në ndihmë kur fëmija juaj është i bllokuar nga rrugët e frymëmarrjes. ¼ filxhan (çaji) vaj kokosi i shkrirë 5 pika vaj i Pemës së Çajit (Tea Tree Oil) 10 pika vaj esencial i rozmarinës 10 pika vaj esencial i eukaliptit Me këtë përzierje fërkoni kraharorin e fëmijës. Efekt shumë i mirë dhe i sigurtë arrihet edhe kur me masën e përgatitur, fërkoni këmbët e fëmijës e pastaj i vishni çorapet.

39


...PËR ZEMRAT

…PËR ZEMRAT

Jetët

40

tona rrjedhin në të përditshmen me një rutinë që s’merr vesh se si ditët kalojnë, orët shkasin, minutat rrjedhin e kur kthen shikimin pas e i thua vetes vallë ç’bëra gjithë këto vite? Sinqerisht, do të shohësh që predominon ngjyra e së përditshmes e ajo që zemrën ta drithëron, syrin ta përlot, është ai moment që ty të ka lënë në zemër shijen e emocionit. Nisur nga kjo, doja pak të kaluarën ta shkund e mbase dikush që mediton, ndonjë lutje i buron, përcaktimet ndryshojnë... I tillë fati qe shkruar që babai im të ndërronte jetë kur unë isha 2 vjeç. U rrita me një dashuri të merakosur të nënës sime dhe gjithë rrethit familjar. E ndjeja që isha e privilegjuar, por kjo ndjenjë sa më mbushte në vetvete, më jepte një boshllëk të pashpjegueshëm që vetëm dikush i rritur si unë e kupton mirë. Isha fëmijë që nuk e jepja veten, por nga brenda sa herë shikoja skena baballarësh e fëmijësh, përjetoja ndjesinë sikur të më ishte bërë padrejtësia më e madhe. Problemi ishte që nuk dija kë të akuzoja. U rrita me këtë lloj dufi të fshehur dhe kështu më trokiti adoleshenca. Kësaj i’u shtuan edhe studimet në kolegjin turk. Shkurt, ndryshime mentalitetesh, ngarkesë studimi, emocioni i së resë… Por, ndjenja e boshllëkut qëndronte besnike, e fortifikuar mirë në zemrën time. Sikur donte të thoshte që çfarëdo që të bësh, kudo që të shkosh ti je bosh, bosh... Dija që duhet të jetoja qoftë edhe për inerci, edhe pse stacionin e fundit kisha tmerr ta mendoja.Vdekja, ky nocion më jepte makth të tmerrshëm, se më kishte rrëmbyer babanë... Ndonjëherë më dukej çmenduri të mësoje

aq shumë, të bëheshe dikush dhe në fund, ta mbyllje ashtu kot, duke mbaruar çdo gjë pa e besuar se kishte botë të përtejme. Kjo ishte jashtë kufijve të imagjinatës sime, ca nga padija, ca ngaqë më dukej si prapambetje ta mendoja... E keshtu, vazhdoja luftën time të monologjeve pa e ditur edhe vetë se ç’kërkoja... Kjo vorbull mendimesh më mbyste pa pushim, por si e re që isha, ëndërroja dhe më dukej sikur me këtë fuqi ëndërrimi, këta zëra cytës që më lodhnin përbrenda, do t’i sfidoja. Udhëtimi jetësor vazhdonte dhe këtë luftë të brendshme shpirtërore e prisnin sfida të reja. Rrugëtimi im më drejtonte drejt Stambollit me qëllim ndjekjen e studimeve universitare. Për mua, më tepër se kjo, më dukej sikur bukuritë mahnitëse të Stambollit do të më mbysnin çdo errësirë të shpirtit. Hapat e mi të parë në atë tokë të larmishme ishin mbresëlënëse. Më dukej sikur po skicoja një të ardhme të artë. Por, këto përjetime magjike, edhe pse të mbushura me emocione të papërshkrueshme, brenda një viti filluan të zbehen... Ëndrrën e madhe e kisha prekur, por fatkeqësisht ndjeja se sërish diç më mungonte... Për mua ky përjetim ishte bërë makth mashtrues. Në dukje gëzoja gjithë të mirat: moralin, sjelljen, pamjen, shkollimin, por boshllëku shpirtëror që përjetoja, edhe ai kishte mbetur jetim, pa emër. Veten time e shihja si jetime shumë të vetmuar dhe anën shpirtërore akoma edhe më të braktisur... Dhe s’mund të ndodhte ndryshe! Ajo ngarkesë

emocionale do të shkarkonte në një farë mënyre këtë ligj hyjnor. E kisha kuptuar prej kohësh që pas sëmundjes vinte shëndeti, pas mërzisë vinte gëzimi, pas lodhjes vinte prehja, por ajo që më kërshëronte në vetvete ishte një ndjenjë e re enigmatike. Ç’mund të vinte pas gjithë asaj errësire...? Përgjigja më e thjeshtë që edhe një fëmijë mund ta gjente lehtësisht, ishte se pas errësirës vjen drita, por se për ç’dritë bëhej fjalë? As vetë nuk e dija... Pas një meditimi 6 vjeçar ndodhi ajo që ishte shkruar të ndodhte... Tërmeti i fuqishëm i vitit 2000 më përpiu edhe mua, shqiptaren, larg familjes... Skena si nëpër filma. Ulërima të frikshme vajzash. Një pjesë që u hodhën nga dritaret. Një pjesë jo pak, por rreth 300 vajza, u bllokuan tek dera kryesore e konviktit. Një marrëzi pa fjalë që klithte për shpëtim... Por çuditërisht për mua, gjithë kjo panoramë kishte tjetër përjetim... Në këtë moment diçka përjetova në zemrën time, një ndjenjë aq e dlirë që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë. E përlotur nuk qaja nga frika. Lotët rridhnin sikur donin të shkarkonin gjithë atë makth që mbaja përbrenda... Fillova të shoh me syrin e së vërtetës, ndërkohë që të gjitha vraponin jashtë. Me muret që më lëviznin mbi kokë, e qetë, me një qetësi që kurrë nuk e kisha ndjerë kurrë më parë, me një siguri të papërshkrueshme, që për herë të parë në jetën time po bëja gjënë më të duhur, dola te një dritare dhe me shikimin e përlotur shikoja nga qielli dhe shtanga... Më dukej një qiell që kurrë nuk e kisha parë. Si nuk e kisha vënë re që ishte aq bukur i qëndisur nga yjet në një mënyrë aq të përsosur! Dhe mes lotësh e gjithë qënia ime pëshpëriste "O ZOT, unë besoj sonte në natën më të vështirë të jetës sime që Ti ekziston dhe nuk kam më kurrfarë dyshimi në të. Më jep jetë e urdhërat e Tua t’i zbatoj e në qoftë se sonte vdes, të penduar para Teje më prano!"

E ndërkohë që tërmeti, pa ekzagjerim mendoj se ka zgjatur rreth 45 sekonda, vazhdonte tronditjet e tij, unë vrapoja në katin e katërt ku gjendej një mesxhid. Ndërkohë, të gjitha më shikonin me habi ç’është kjo e çmendur që vrapon drejt vdekjes...! Arrita me një frymë në mesxhid. Pashë një motër turke që falte jacinë... Kur më pa mua, normal u habit e tha: “Çfarë do ti këtu?” E unë vazhdoja të qaja e i thashë: “Shpejt, shpejt më jep diçka të mbulohem e të filloj namazin! Nuk ka më kohë, nuk mund të shkoj tek Allahu pa e vënë kokën në sexhde!” Tani, pas kaq vitesh islam, e përlotur, e kuptoj se ç’ka përjetuar ajo motër me mua... Ai sinqeritet i fillimit ishte aq i pastër, qelibar, sa botën do të jepja ta jetoja sërish, por... Kybra vetëm kaq arriti të thoshte: “Allahu Ekber”, e më veshi me veshjen islame. E pranoj që gishtat i kisha me manikyr, abdes nuk kasha. Di që u lidha në namaz pas Kybras, me një pastërti zemre që nuk mendoj se e kam pasur në vitet që më ndoqën... Filluam të faleshim. Zemra më gufonte ndërkohë që dyshemeja vazhdonte të lëkundej nën këmbët tona, por çuditërisht nuk kisha frikë...! Ramë në sexhde. Kybra u ngrit sërish, ndërsa unë... normal që nuk dija asgjë nga rregullat e namazit... SubhanAllah! Betohem në Zot që fjalët e mia janë shumë të varfra para atij përjetimi... Qaja, qaja pa pushim. Falenderoja Allahun që më kishte dhuruar dritë në zemër pas gjithë asaj errësire. I’u luta Allahut me gjithë shpirt të më falte për gjithë dufin tim të fshehur, sepse Ai vërtet kishte qenë i Urtë me mua. Më kishte mbështjellë që në vogëli me një mëshirë të plotë e më kishte mundësuar t’i përjetoja ato ndjesi që unë, krijesa miniskulyle nga gjithë ky rruzull gjigand, me një shumëllojshmëri të panumërt krijimesh, të mund të shqiptoja fjalën më të rëndë në peshore e më të lartë të krijimit tonë: La ilahe il-Allah...

41


42

Dhe tërmeti mbaroi, elhamdulilah, pa viktima! E për mua, mëngjesi i ri trokiti me një identitet të ri. Tashmë unë isha muslimane dhe nuk më mungonte më babai i ëndërruar kaq kohë. Elhamdulilah, kisha nënën, vëllanë, miqësinë, por mbi të gjitha kisha Allahun, Zotin tim. Sunduesin e botërave... Ato ditë kanë qenë ditët më të bukura të jetës sime... Mësova namazin. Pas disa muajsh, përjetova ndër ramazanet më të bukura! Mësova t’i thërras motrat turke për ripërtëritje besimi e që ishin në mirësi të mëdhe që ishin rritur në islam. Unë flisja më një turqishte të pjesshme e ato qanin... “Po ju pse qani? - thoja unë, ju keni kaq vite që jeni në islam...?” “Ne qajmë se nuk qajmë dot si ty...” Asokohe nuk e kuptoja çfarë donin të thonin. Sot e kuptoj mjaft mirë. Atyre u ishte bërë feja, traditë dhe kishin një mani të bënin çdo gjë që bënin perëndimorët, kurse unë po lija pak nga pak shumë gjëra joislame për t’u afruar e denjë tek Allahu im. Edhe pse lashë shumë gjëra që ne shqiptarët i dimë mjaft mirë sa të civilizuar, në thonjëza, kemi jetuar, ajo që më mungonte ishte mbulesa... Mu desh afro një vit ta bind veten që është urdhër e jo diçka e bërë mirë, e po s’e bëre, nuk ka dënim. Por, të kthehesha në Shqipëri me një pamje komplet ndryshe, me veshje islame, për mua ishte si të bashkohej qielli e toka e unë të mbytesha, se vërtet prej brishtësisë time nuk mund ta përballoja dot... Por nga ana tjetër, kisha një zë të brendshëm që më thoshte: “Je duke e bërë për Allahun e po nuk e bëre e vdes, me çfarë fytyre do të justifikohesh tek Allahu, e kur nga errësira të nxori në dritë?” Pasha Allahun, mua më dukej sikur më ishte dhuruar një thesar e të isha

mosmirënjohëse ndaj Allahut? Nuk e di, po as vetë nuk e di si ta shpjegoj, por di që vetja më dukej e zhveshur, e mangët edhe pse rrija me bluzë e fund të gjatë. Nuk e zgjata më. Isha më e qetë të ndiqja zërin e zemrës sime. Kur kam dalë për herë të parë me mbulesë, më dukej sikur gjithë Turqia më shikonte mua. Sigurisht që ka pasur vështirësitë e veta ky ndryshim, por paqen që ndjen zemra kur zbaton urdhërat e Allahut, nuk e ndjen me asnjë lloj impenjimi tjetër. E mua, kjo më mjaftonte. E kjo ishte motoja e jetës sime. Tashmë unë kënaq Allahun e Ai m’i merr vetë përsipër preokupimet e mia të kësaj bote e të botës tjetër. Falenderimet i takojnë Allahut që vitet në vijim, edhe pse me sprova të shumta, më kanë kalitur në zemër një parim: jetoje këtë botë brenda kufijve të Allahut! Mos hyj shumë në të, se është mashtruese kjo dunja e të përpin, as mos rri shumë i izoluar se shejtani të fut në kthetrat e vetëkënaqësisë së devotshmërisë! Bëhu mesatar o besimtar! Të varfrin ndihmoje, jetimin gëzoje, miqësinë nderoje, prindin respektoje, fëmijën mëshiroje! Pak a shumë këtu përmblidhet suksesi, e mbi të gjitha njëri-tjetrin duhet ta kujtojmë me lutje se shejtani atë do, që të na përçajë. Unë mbetem vetëm një krijesë që pres mëshirë nga Zoti im dhe e lus Allahun të ma shkruajë vepër këtë përkujtim. Ju dua per hir të Allahut e zëri im mbetet i vogël. Falenderimi i takon Allahut që arrita të bëj pak zhurmë për Allah. Nga gjithë kjo mori ngjarjesh, unë mbetem një robëreshë që kam nevojë të më përkujtoni me lutje... Esselamu alejkum ue rahmetullah! Shkroi: I. S

Gjykimi islam për

artet marciale

Pyetje: A i lejohet muslimanit të

marrë pjesë në sportet që përmbajnë përleshje fizike ku lejohet mundja e kundërshtarit duke e goditur atë në kokë dhe në trup? Përgjigje: Lejohet që të mësohen sportet e ndryshme luftarake dhe të stërvitesh në to, por me kusht që të mos dëmtohet njeri. Fetarisht nuk lejohet që të zotërohen këto sporte, nëse kjo arrihet duke dëmtuar fizikisht lojtarin k u n d ë r s h t a r. Asambleja e Akademisë së Fikhut Islam me qendër në Mekë, në sesionin e saj të dhjetë në Sefer 1407/ Tetor 1987 të zhvilluar në Mekë, gjykoi se boksi është i ndaluar, duke u argumentuar me faktin se ky sport e lejon dëmtimin e lojtarit kundërshtar deri në dëmtime të rënda trupore, të cilat mund të shpien në verbim, thyerje, dëmtim në tru, apo edhe vdekje. Ndërkohë që fituesi nuk ka asnjë përgjegjësi! E gjitha kjo shoqërohet me ovacione triumfi nga tifozët që mbështesin fituesin dhe gëzohen për humbjen e kundërshtarit. Një vepër e tillë është tërësisht e ndaluar në këndvështrimin islam, sepse Allahu thotë: “dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim”

U NË PYES

(El-bekare:195), gjithashtu Ai thotë: “dhe mos e vrisni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju” (En-nisa: 29). Profeti i islamit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Nuk lejohet dëmi ndaj vetes dhe as ndaj të tjerëve.” Nisur nga këto argumente dijetarët e sheriatit kanë thënë se nëse dikush ia lejon dikujt tjetër t’ia marrë atij jetën, duke i thënë: “më vrit”, atij nuk i lejohet ta vrasë, dhe nëse ai e bën këtë gjë, atëherë ai është përgjegjës për këtë vepër dhe meriton të ndëshkohet. Nisur nga kjo Akademia e Fikhut Islam vendos se boksi nuk lejohet të quhet edukim sportiv fizik dhe as të ushtrohet si i tillë, sepse sporti është një aktivitet fizik që bazohet në ushtrimet trupore që nuk dëmton të tjerët ose veten.” Ky është vendimi i Akademisë së Fikhut Islam me qendër në Mekë. Ky vendim përfshin çdo sport luftarak, që zhvillohet me dorë ose me pjesë të tjera të trupit dhe që shkakton dëme, ose ushtrimi dhe perfeksionimi i tij bëhet shkak për dëmtime të trupit njerëzor. Allahut i takon dija absolute!

43


Mundeson:


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.