Numri 17 -
Tetor 2015
Revistë Kulturore - Edukative e Përmuajshme
Haxhi:
UDHËTIM ME SHPIRTIN
SPROVAT E KOHËS SONË DHE ILAÇI I TYRE
PËRTEJ
PROVOKIMIT SHËNDETI JUAJ NËN
PËRKËDHELINË E NATYRËS
Përmbajtja 4
Editiorial
nga J. Topulli
8
Madhështi
nga A. Musallari
22
Thesare të udhëzimit
Të buzëqeshësh shpesh,
është të fitosh respektin e inteligjentëve dhe dashurinë e fëmijëve, të fitosh vlerësimin e kritikëve të ndershëm dhe të kapërdish tradhëtinë e miqve.
bukurinë
Të vlerësosh , është të shikosh gjërat më të mira tek të tjerët.
24
27 30
Të kontribuosh në botë
një vend më të mirë
, që ta bësh qoftë kjo me një fëmijë të shëndetshëm, një kopsht apo dhe një gjendje shoqërore më të mirë, është të dish se ia ke lehtësuar jetën dikujt tjetër me mundin tënd… 02
kjo do të thotë t'ia kesh arritur
32
37
Sprovat e kohës sonë dhe ilaçi i tyre
Haxhi dhe rregullat e tij
Sheh dr. Salih ibn Feuzan
DRITare
Përtej provokimi, një ristrukturim apo dinamizim vlerash
Esencë
nga A. Kocani
nga Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë
Të ushqehemi hallall
Këndvështrim
nga B. M. Hoxha
Muslimanët në Tajlandë Sfida e një pakice
DREJTORE EKZEKUTIVE: SHPRESA BASHA email: shpresabasha@yahoo.com
Kryeredaktore: ALBANA MUJA (CIKU)
Mozaik
email: anabla2004@yahoo.fr
Kushtet që e bëjnë obligim kryerjen e haxhit
Redaktore gjuhësore: HIBA AGOLLI
Imazh
Vaji i Kokosit, Pёrkёdhelia e Natyrёs pёr Nёnёn & Bebin
Recensues fetar: AHMED KALAJA
40
…Për Zemrat
A Studio 7 Production
43
Unë pyes
nga I. S.
03
Boton:
Gjykimi islam për artet marciale
qëllimit. KËSHILLI I REDAKSISË: H. Agolli, redaktore, Ermira Muca, Mimoza Cota, Edlira Dyrmishaj
Teuta Zeka, Klotilda Ndreu, Aurela Basha, Elfa Kodra, Miranda Qoshja
BASHKËPUNËTORË: Dr. Anjeza Dishnica, Dr. Suela Bala, Orieta Heta, Iris Maçi,
Marsela Tarelli, Entela Hidri, Arta Kastrati.
Pikpamjet e paraqitura në revistë nuk shprehin domosdoshmërisht pikpamjet e revistës.
MEWADDAH WE RRAHMAH, TIRANE, ALBANIA, RRUGA H. HIDRI
Mirëpresim sugjerimet tuaja, idetë e opinionet pranë adresës sonë:
© Të gjitha materialet e botuara në revistë janë të rezervuara për Nuk lejohet përdorimi, riprodhimi apo publikimi i tyre pa lejen e botuesit.
04
E DITIORIAL
Këpucët…
Rëndësia e ëndrrave, netëve kur
nuk di të flesh, të shtyn drejt refleksioneve që ose përfiton prej tyre ose humbet në to. Në fakt, kur mbyll sytë, e rëndësishme është të flesh, por nuk pata atë qëllim. Doja të ëndërroja mbi çdo gjë që doja të kisha. Dita, sikur t`i jepte dhe t`i merrte dhuratat, ndërsa nata, mendova se do të
4
dija si t'ia mbërtheja forcërisht disa prej të cilave i doja me zemër. Ravijëzova çdo gjë poshtë qepallave të mia, aq sa bebet e syrit po qanin. Çdo gjë doja ta kisha, madje çuditur me veten, mendja më ngeli tek një palë këpucë që kishin zbukuruar vitrinën e një rruge që unë e rrah çdo ditë kur kaloj në trotuar. Por, duke mërmëritur pa zë e duke qarë pa
05
lot, u ngrita herët në mëngjes e kur me zor kujtoja ëndrrën, dialogova me veten dhe me mungesën e këpucëve. Atë obsesion e varrosa para këmbëve të mia, kur pashë në rrugë një njeri që nuk kishte as këpucë, as këmbë. Jo larg në kohë, urreva veten që qaja për këpucë, kur mendova se pa këmbë çfarë do të bëja vallë? E urreva sërish e më shumë veten, kur mora vesh se njëri pa këmbë e duar falej ulur deri natën vonë e nuk ëndërronte
sikurse si i papasur e i paveshur, por i veshur si princ i bardhë që të tjerëve madje, u fliste për mirësitë e Zotit. “Për çfarë mirësish fliste ai, kur ai nuk kishte as këmbë, as duar?” - më thoshte mendimi im mëkatar?! Fliste për mirësinë e asaj ngjyre të bardhë që të merr zemra kur je besimtar, kur ëndërron vetëm mirësi xhenetesh e jo pasqyrim vitrinash mashtruese.
Muslimani duhet të dijë
(material ciklik, vazhdon edhe në 2 numrat pasrendës)
VETËM PËR
ZEMRAT
F
alenderimi është për Allahun, Zotin e botërave, paqja dhe shpëtimi për të dërguarin tonë, Muhamedin, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), familjen dhe të gjithë shokët e tij. Mësimet e këtij cikli përmbajnë disa gjëra, të cilat duhet t’i dijë muslimani, duke përfshirë çështjet më të rëndësishme të besimit, adhurimit dhe etikës. Lusim Allahun Fisnik të bëjë dobi për të gjithë lexuesit.
Mësimi i parë: Kur’ani fisnik
06
Kur’ani është fjala e Allahut të Lartësuar, e mbinatyrshme, i zbritur Muhamedit, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), i shkruar në mus’hafe (koleksione), i transmetuar tek ne me numër të madh (transmetuesish) në çdo kohë, me leximin e të cilit bëhet adhurim. Ai është libri më madhështor në përgjithësi. Në të ka lajme për ata që kaluan dhe ata që do të vijnë, në të ka baza të fesë, dispozita, ligje, rrëfime dhe predikime. I dërguari, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), thotë: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur’anin dhe ua mëson të tjerëve”. Prandaj muslimani duhet ta mësojë, lexojë, memorizojë dhe të punojë me të.
Surja Fatiha
“Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Falenderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botërave! Bamirësit të përgjithshëm, Mëshirëbërësit! Sunduesit në Ditën e Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)! Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti
kërkojmë ndihmë! Na udhëzo (na përforco) për në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër vetes tërhoqën hidhërimin e as në të atyre që e humbën veten”! ’ “Me emrin e Allahut” - Fillojmë me emrin e Allahut duke kërkuar ndihmën e Tij. “Mëshiruesit” - Emër prej emrave të Allahut të Lartësuar që do të thotë se Ai me mëshirën e Tij, përfshin çdo gjë. “Mëshirëbërësit” – Emër, prej emrave të Allahut që do të thotë: i Mëshirueshëm, i Mëshirshëm me besimtarët. “Falenderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botërave” - Falenderim me të cilin Allahu e falënderoi veten e Tij, kurse përbrenda është urdhri për robërit e Tij që ta falenderojnë Atë, sepse Ai është Krijuesi i krijesave, i plotëson nevojat e tyre, Ai e meriton falenderimin. “Sunduesi në Ditën e Gjykimit” - Ai është i vetmi Sundues i Ditës së Gjykimit dhe Ai e zotëron atë plotësisht. “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti kërkojmë ndihmë” - Ne të veçojmë vetëm Ty me adhurim e nënshtrim, vetëm tek Ti kërkojmë ndihmë për të gjitha punët tona. E gjithë çështja (puna) është në dorën Tënde. Ky ajet është argument që robit nuk i lejohet të dedikojë asgjë nga llojet e adhurimit për dikë tjetër përveç Allahut. “Na udhëzo për në rrugën e drejtë” – Na trego, na drejto, na dhuro mbarësi në rrugë të drejtë e ai është Islami dhe na përforco në të, derisa të të takojmë. “Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira” - Në rrugën e atyre që i shpërbleve, nga të dërguarit, besnikët e
07
dalluar, dëshmorët dhe më të mirët, ngase ata janë të udhëzuar dhe të drejtuar. “Jo në të atyre që kundër vetes tërhoqën hidhërimin e as në të atyre që e humbën veten” - Mos na bëj nga ata që pasuan rrugën e atyre që kundër vetes tërhoqën hidhërimin, të cilët e kuptuan të vërtetën, por nuk punuan sipas saj. Ata janë jehudët dhe ata që u ngjajnë atyre. Mos na bëj as nga ata që pasuan rrugën e të humburve, Ata janë që adhuruan Allahun padije e pa udhëzim, kështu që devijuan rrugën. Ata janë të krishterët dhe ata që u ngjajnë atyre.
Surja Ihlas
08
“Thuaj: Ai, Allahu është Një. Allahu është Strehuesi. Ai as nuk ka lindur kënd, as nuk është i lindur dhe askush nuk është i barabartë me Atë”. “Thuaj” - Urdhër nga Allahu për të dërguarin, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), që të thotë: “Ai, Allahu është Një” - I veçuar me adhurim, prandaj nuk adhurohet vetëm se Ai. “Allahu është Strehuesi” - I vetmi që synohet në plotësimin e nevojave dhe dëshirave. “Ai as nuk ka lindur kënd, as nuk është i lindur” - Ai nuk ka as fëmijë, as prind e as bashkëshorte, sepse Ai është i Përsosur dhe i Pavarur. “Dhe askush nuk është i barabartë me Atë” - Askush nuk është i barabartë, i ngjashëm e as i njëjtë me Atë, as në emrat, as në cilësitë e as në veprat e Tij, qoftë i Lartësuar dhe i Pastër nga çdo e metë Ai.
Surja Felek
“Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, prej dëmit të çdo krijese që Ai krijoi dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht, dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyje, dhe prej dëmit të smirëkeqit, kur sipas smirës vepron”.
“Thuaj” - Urdhër nga Allahu për të dërguarin, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), që të thotë: “I mbështetem Zotit të agimit” - Kërkoj mbështetje, mbrojtje dhe strehim tek Zoti i agimit. “Prej dëmit të çdo krijese që Ai krijoi” Prej dëmit dhe të keqes së të gjitha krijesave. “Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht” - Prej dëmit të natës së errët kur të ngrysë e të hyjë dhe çfarë ka në të prej dëmeve dhe të këqijave. “Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyje” - Prej dëmit të magjistarëve dhe magjistareve, të cilët fryejnë në ato nyje që lidhin me qëllim të magjisë. “Edhe prej dëmit të smirëkeqit, kur sipas smirës vepron” - Prej dëmit të smirëkeqit, urrejtësit të njerëzve që për shkak të begative që u ka dhuruar Allahu atyre, dëshiron zhdukjen e tyre nga ata kur sipas smirës vepron.
Surja Nas
“Thuaj: Mbështetem (mbrohem) tek Zoti i njerëzve! Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari i njerëzve, prej të keqes së cytësit që fshihet, i cili bën cytje në zemrat e njerëzve, qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit”. “Thuaj” - Urdhër nga Allahu për të dërguarin, ( paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), që të thotë: “Mbështetem (mbrohem) tek Zoti i njerëzve!” - Kërkoj mbështetje, mbrojtje dhe strehim tek Zoti i njerëzve. “Sundimtari i njerëzve” - I Cili vepron me pushtet të plotë në të gjitha çështjet e tyre dhe është i Pavarur prej tyre. “I adhuruari i njerëzve” - Ai të Cilin e adhurojnë njerëzit dhe nuk ka të adhuruar me të drejtë përpos Tij. “Prej të keqes së cytësit që fshihet” - Prej të keqes së djallit, i cili cyt me rastin e pakujdesisë, kurse me rastin e përmendjes së Allahut shmanget dhe fshihet. “I cili bën cytje në zemrat e njerëzve” Përhap të këqija dhe dyshime në zemrat e njerëzve. “Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit” - Prej djajve xhinë apo djajve njerëz.
Ajeti-Kursij
“Allahu është Një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është Mbikqyrës i Përhershëm dhe i Përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumi. Gjithçka ka në qiej dhe në Tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveç me lejen e Tij. Ai di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen. Nga ajo që Ai di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar. Kursija e Tij përfshin qiejt dhe Tokën. Ai nuk e ka të rëndë të kujdeset (të ruajë) ata. Ai është më i Larti, më i Madhi”. “Allahu është Një, nuk ka zot tjetër përveç Atij” - Allahu është Ai që meriton adhurim dhe askush tjetër përveç Tij. “I Përjetshëm” - Allahu është Ai që ka të gjitha kuptimet e jetës së plotë (absolute) ashtu siç i ka hije madhërisë së Tij dhe Ai nuk vdes. “Mbikqyrës” - Ai është që mbikqyr çdo gjë. “Atë nuk e kap as kotje as gjumë”. “Gjithçka ka në qiej dhe në Tokë është vetëm e Tij” - Çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë është pronë e Tij. “Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveç me lejen e Tij” - Askush nuk ka guxim e trimëri të ndërmjetësojë tek Ai, përveç me lejen e Tij. “E di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen” - Dituria e Tij përfshin çdo gjë prej gjërave të ardhme dhe ato që kaluan. “Nga ajo që Ai di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar” - Asnjë prej krijesave të Tij nuk mund të dijë prej diturisë së Tij, vetëm aq sa Ai i ka mësuar dhe u ka treguar. “Kursija e Tij përfshin qiejt dhe Tokën” Abdullah Ibën Abas, (Allahu qoftë i kënaqur me të), ka thënë: Kursija është vendi i dy këmbëve të Zotit të Lartësuar. Kjo kursij përfshin qiejt dhe Tokën, kurse formën e saj nuk e di askush përveç Allahut të Lartësuar. “Ai nuk e ka të rëndë të kujdeset (të ruajë) ata” – Të kujdeset ndaj qiejve dhe Tokës, Ai nuk e ka të rëndë. “Ai është më i Larti” - Më i Larti në qenien, cilësitë dhe të gjitha krijesat e Tij. “Më i Madhi” - I cili ka të gjitha cilësitë e madhështisë dhe krenarisë. Ky ajet është ajeti më madhështor në Kur’an. Shkroi: Kastriot Bardhi
09
AFËR DHE LARG
K
Ringjallja në Kur’an
ur ne flasim për Ringjalljen, na vjen ndër mend fjala “jeta pas vdekjes”. Ndonëse filozofët e konsiderojnë shpirtin të pavdekshëm, tradita e feve, e përmban atë në të gjitha librat e zbritur që trupi dhe shpirti do të ringjallen nga Allahu. Ringjallja është një prej kushteve të besimit Islam, një besim i frymëzuar nga bindja fetare. Në Kur’anin e shenjtë thuhet : “Shiko pra, gjurmët e mëshirës së Allahut se si e ngjall Tokën pas vdekjes së saj e s’ka dyshim se Ai është që do t’i ngjallë të vdekurit, sepse Ai për çdo gjë është i Fuqishëm” (30/50). Vetëm besimtarët janë ata që qëndrojnë të palëkundur në besimin e Ringjalljes. Ndoshta, pyetja që u vjen menjëherë në mendje disave, është se a mund ta vërtetojnë besimtarët besimin në Ringjallje? Nëse po, ku bazohen ata më konkretisht? Qysh nga koha kur këto pyetje dhe përgjigje rreth saj janë bërë shumë të 10
rëndësishme për besimtarin, ato kanë ndikuar në jetën e tyre dhe duket e përshtatshme që të kontrollojnë çështjen e Ringjalljes në detaje ashtu siç është përmendur në Kur’an. Muslimanët janë të kënaqur që besojnë në të (Ringjallje), sepse pas vdekjes së natyrshme ata do të lindin përsëri, sepse çdo gjë që ka shpirt do ta shijojë vdekjen. Në Kur’an ka disa ajete mbi këtë: “Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen…” (21/35); “Secili njeri do ta shijojë vdekjen e pastaj do të ktheheni tek Ne.” (29/57). Mbi pashmangshmërinë e vdekjes na tregojnë edhe disa ajete të tjera: “Kudo që të jeni, vdekja do t’ju kapë edhe në qofshi në pallate të fortifikuara…” (4/78) “Përse pra, kur arrin shpirti në fyt dhe ju në atë moment shikoni (se ç’po ju ndodh). E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk e shihni. Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra), nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë).” (56/83-87) “Jo
dhe jo! Por kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit), thuhet (nga familja e të afërmit): Kush do ta shërojë? Dhe ai bindet se ai po ndahet. E kur t’i puqet kofsha për kofshe (t’i vështirësohet gjendja), atë ditë vetëm tek Zoti yt shkohet” (75/26-30) Por, Kur’ani vazhdon edhe më tej duke i nxitur (shtyrë) besimtarët e duke u vërtetuar se nuk ka dyshim se ata nuk i shpëtojnë vdekjes, por vdekja nuk është fundi i çdo qenie që ka shpirt. Ajo gjithashtu ka si qëllim që të tregojë edhe për një jetë tjetër. Ky argument gjendet në Kur’anin e shenjtë: “Dhe thanë: Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë e jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër përveç kohës. Ata për këtë, nuk dinë asgjë, ata vetëm fantazojnë. E kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata nuk kanë fakt tjetër, veçse të thonë: Nëse jeni të saktë, na i sillni të gjallë prindërit tanë. Thuaj: Allahu juve ju jep jetën dhe ju bën të vdisni (e jo koha), pastaj, do t’ju tubojë në Ditën e Gjykimit, për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk dinë (për fuqinë e Zotit). ” (45/24-26). Është e qartë se në ajetet e përmendura më sipër tregohet për Ringjalljen pas vdekjes dhe kjo Ringjallje e gjithë njerëzimit do të bëhet në Ditën e Gjykimit, ditë ku të gjithë pa përjashtim
do të gjykohen nga Allahu e do të marrin shpërblimin apo dënimin që u takon. Le të tregojmë disa argumente për ata që kundërshtojnë e nuk pranojnë Ringjalljen Në vëzhgimet e hershme, të besuarit në Ringjallje ishte një prej parimeve të besimit, e kjo ishte, të besuarit në të padukshmen siç ka urdhëruar e na ka treguar Allahu, Krijuesi i qiejve dhe i Tokës. Me sa duket, ne nuk mundemi të përmirësojmë në aspektin fetar atë që është në harmoni me këtë rregull. Besimi ynë, motivet e tij i gjen në Kur’an: “Ky është Libri që nuk ka dyshim në të (sepse është prej Allahut), është udhëzues për ata që janë të devotshëm, të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zekat, sadaka).” (2/2-3). Përkundrazi, disa njerëz e kanë të vështirë të besojnë në Ringjallje, por ata pohojnë që nuk janë në gjendje që të jenë absolutisht të sigurtë për çfarëdo qoftë, përveç asaj që ata shohin apo prekin. Prandaj, ata e kanë të vështirë që të besojnë se Allahu mund t’i sjellë përsëri në jetë, pasi të kenë vdekur. Ata e konsiderojnë Rilindjen, thjesht të pamundur se si njeriu pasi është bërë pluhur, të bëhet përsëri me eshtra. Është shumë e vështirë për ta që të besojnë se paraardhësit e tyre të një kohe shumë të largët, do të ringjallen. Por, përmbledhjen
11
12
mbi këto argumenteve e gjejmë në Kur’an: “Dhe ishin ata që thonin: A pasi të vdesim, të bëhemi dhe eshtra të kalbur, me të vërtetë do të ringjallemi? Edhe prindërit tanë të hershëm? Thuaj: Edhe të parët, edhe të fundit! Keni për t’u tubuar (grumbulluar) në një ditë të caktuar.” (56/47-50). Por, cilat janë argumentet për këtë çështje? Argumentet e kërkuara, janë të shpallura me një gjuhë të qartë, në mënyrë të rregullt dhe logjike. Kur’ani ofron 6 prova, katër prej tyre kanë lidhje me krijimin dhe dy të tjerat me paraqitjen praktike të Ringjalljes… Argumenti i parë kur’anor është mbi krijimin e majave te gishtërinjve që në të vërtetë Allahu jo vetëm që e krijoi njeriun, por bëri që gishtërinjtë të dallojnë nga njëri–tjetri. Nëse Allahu, Krijuesi sipas këtyre argumenteve i bën këto që thamë më sipër, atëherë përse ju duket e vështirë njerëzve që Ai do t’i ringjallë përsëri nga pluhuri duke i bërë eshtra. Kur’ani tregon: “A mendon njeriu se nuk do t’i mbledhim eshtrat e tij? Po, do t’ia mbledhim (grumbullojmë), duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij.” ( 75/3-4). Kjo ide, mbi gjurmët e veçanta të secilit gisht, është ndeshur që në vitin 1880, fenomen që i atribuohet iniciativës angleze. Kur’ani në lidhje me këtë tregon se ky fenomen njihet që prej 1400 vjetësh e janë më pas shkencëtarët që e kanë konfirmuar këtë gjë, pasi i kanë gjetur këto të dhëna në Kur’an. Argumenti i dytë kur’anor është mbi faktet e krijimit të njeriut dhe se Ai që e ka krijuar është Zoti, duke e krijuar atë nga uji e më pas ka krijuar burra e gra, të ndryshëm nga njëri–tjetri si nga ana fizike, trupore, psikologjike, emocionale. Pavarësisht nga ndryshimet që kanë, jeta e secilit nuk është e plotë pa tjetrin. Këtë e tregon më konkretisht Kur’ani i shenjtë :
“A mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa asnjë përgjegjësi). A nuk ka qenë ai një pikë uji që derdhet dhe pastaj u bë gjak i trashë e Ai e krijoi dhe e përsosi? Dhe prej tij, Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën. A nuk është Ai (Zot) i Fuqishëm që i ngjall të vdekurit” (75/36-40). Argumenti i tretë kur’anor është rreth krijimit të krijesave të tjera dhe ekzistenca e tyre tregon domosdoshmërinë e ekzistencës së njeriut. Këtu i referohemi krijimit të qiejve pa shtylla apo kollona që e mbajnë atë lart. Kur’ani argumenton se Ai që krijoi qiejt në mënyrë të tillë, e ka mjaft të lehtë të ringjallë të vdekurit.
Thuhet: “A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë. Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë.” (79/27-28)Hidhet fjalë (aludohet) mbi vendosjen perfekte të trupave qiellorë. Na kërkohet që ne të vëzhgojmë dhe studiojmë me vëmendje këto krijime. Sado afër t`i shikojmë, ne do të konstatojmë se nuk ka të meta tek këto trupa qiellorë të mrekullueshëm. Kur’ani thotë: “Ai është që krijoi shtatë qiej shtresë pas shtrese. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, prandaj, drejto shikimin, a sheh ndonjë çarje?” (67/3)
Argumenti kur’anor tregon se këto krijime të bëra nga Zoti, janë perfekte, unike dhe duhet vetëm të kuptojmë se ky është një tjetër argument ku tregohet fuqia e Allahut për të sjellë të vdekurin në jetë përsëri. Argumenti i katërt kur’anor është mbi Ringjalljen apo Ripërtëritjen dhe është pikërisht qëllimi këtu mbi ndikimin e shiut në ripërtëritjen e rigjallërimin e tokës jopjellore. Në të vërtetë dhe padyshim është e qartë në mendjet tona, se Ai që ka bërë të mundur thatësirën e tokës, ka bërë edhe vdekjen e njeriut: zhduk, shkatërron jetët, bukurinë dhe frytet (produktet). Allahu argumenton me anë të Kur’anit se është Ai, i Cili është i aftë të rigjallërojë tokën pas vdekjes së saj, Ai gjithashtu është i aftë të ringjallë të vdekurit. Në Kur’an thuhet : “Shiko pra, gjurmët e mëshirës së Allahut se si e ngjall tokën pas vdekjes së saj e s’ka dyshim se është Ai që do t’i ngjallë të vdekurit, sepse Ai për çdo gjë është i Plotfuqishëm.” (30/50) Po në Kur’an gjendet një tjetër ajet ku flitet mbi Rigjallërimin: “Nga argumentet e Tij është edhe Toka që ti e sheh atë të thatë (shkretëtirë) e kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e shtohet. E s’ka dyshim se Ai që e ngjalli atë, do t’i ngjallë të vdekurit, sepse Ai ka mundësi për çdo gjë. (41/39). Argumenti i pestë kur’anor vërteton se shumë argumente mbi Ringjalljen janë argumente të mundshme, të cilat janë si vijojnë: Njerëzit kanë parë shkatërrimin e një populli apo popujve të tërë, por jo të kulturës e të civilizimit të tyre. Ata habiten se si Allahu arrin ta bëjë tokën që të ringjallet. Njeriu me vështirësi mund të besojë, por në fund do të arrijë të mendojë se është bërë me qëllim që të vdesë e para se ai të mund të imagjinojë se çfarë ka ndodhur, ai ka harxhuar një shekull.
13
Një ngjarje mjaft domethënëse e gjejmë në Kur’anin e shenjtë: “Apo me shembullin e atij që kaloi pranë një fshati që ishte rrënuar në kulmet e tij e ai tha: Si e ngjall Allahu këtë pas shkatërrimit të tij? E Allahu e bëri të vdekur atë (pyetësin - Uzejrin) njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: Sa qëndrove i vdekur? Ai tha: Një ditë ose një pjesë të ditës. Ai (Allahu) i tha: jo, por ke ndenjur (i vdekur) 100 vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tënde si nuk është prishur dhe shikoje edhe gomarin tënd (si i janë shkatërruar eshtrat). E për të bërë ty argument për njerëzit (bëmë këtë sprovë). Shiko se si i lidhim përsëri eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur i`u bë e qartë atij, ai tha: U binda se me të vërtetë Allahu ka mundësi për çdo gjë.” (2/259). 14
15
Nga sa permëndëm më lart është një fakt i vërtetë se çelësat e jetës dhe të vdekjes janë në duart e Zotit. Në të vërtetë ai është i interesuar që të tërheqë vëmendjen mbi kuriozitetin e njeriut për të drejtuar e udhëzuar brezat që akoma nuk kanë lindur mbi çështjen që ka të bëjë me Ringjalljen. E ky fakt nuk mund të injorohet. Argumenti i gjashtë e ka zanafillën tek pyetja që i bën profeti Ibrahim (paqja qoftë mbi të) Allahut të Lartësuar. Ai donte të sigurohej se si Allahu i ngjall të vdekurit. Edhe pse ai kishte një besim të plotë në fuqinë e Tij, ai dëshironte, me lejen e Zotit, një fakt praktik (një të vërtetë
faktike) se si Allahu i sjell të vdekurit në jetë e kjo të përforconte besimin e tij në Ringjallje. Allahu thotë: “Përkujto kur Ibrahimi tha: Zoti im, më mundëso të shoh se si (Ti) i ngjall të vdekurit? Ai (Zoti) i tha: A nuk beson? Ai (Ibrahimi) i tha: Po, por desha që zemra ime të qetësohet. Ai (Zoti) tha: Merri katër shpendë pranë vetes (therri e copëtoi), pastaj në çdo kodër vendos nga një pjesë të tyre e më pas thirri ato. Do të të vijnë ty shpejt dhe dije se Allahu është i Gjithfuqishmi, i Urti.” (2/160). Në të vërtetë Ringjallja i ka themelet e saj në Kur’an. Kur’ani e ka provuar dhe nuk ka dyshim në të, pavarësisht se trupat kthehen në
16
17
pluhur, qeniet njerëzore do të ringjallen. A munden ata që nuk besojnë në Ringjallje të gjejnë shfajësime për këto prova të pakontestueshme? Ata nuk munden, por lidhu me Kur’anin që të sfidosh ata që nuk besojnë duke deklaruar: “Paraqit provën tënde nëse je i sinqertë (idrejtë)…”
“Thuaju: Sillni argumentin tuaj (për atë që thoni) po qe se jeni të drejtë!” (2/111). Ringjallja është besim, i cili qëndron mbi dyshimin, prandaj le të përgatitemi që ushqimi i mirë që marrim me vete të jetë udhëzim në rrugën e drejtë, devotshmëri dhe nder. Përktheu: Adnan Pallqa
Tradita dhe realitetet bashkëkohore ORA E ZG JIM IT
Kur
18
shfleton dhe lexon mbi etimiologjinë e fjalës “taditë”, përkufizimi kryesor i saj është: besimet, legjendat, zakonet, doket, informacione që kanë kaluar nga brezi në brez, sidomos nga gojëdhënat dhe praktikat. Popujt janë ajo bashkësia e madhe njerëzore, bashkësi, e cila as nuk mblidhet e as zbritet asnjë mbledhor dhe kjo pasi nuk është vetëm një bashkësi numerike, të cilën e studion vetëm në matematikë. Janë të tërë që i vlejnë membranës, e cila i mbështjell, frymës që i lë mbi tokë, prej së cilës dhe dolën, prej së cilës u krijua boshti i gjenezës njerëzore. Janë të tillë popuj dalë nga tradita, vlera e të cilave nuk përmban numër, nuk përkthehet në përllogaritje, por është e tillë që në fund të fundit nuk e ndan dot me të tjerët, pasi secili prej popujve ka prej vlerave te veta. Ndaj, edhe pa folur shumë nga ajo çfarë në përgjthësi dimë, por edhe parë më tej për të qenë shkëncërisht e linguistikisht korrektë, të flasësh mbi traditën, do të thotë të ligjërojmë shumë prej gjërave që i përligji koha e tranzicioneve sociale, e stanjacioneve politike dhe e inflacioneve shpirtërore. Për të mos harruar këto në vorbullën e të lartpërmendurave, rendja pas qytetërimeve të tjera, të atyre vendeve që kërkon t`u ngjash, tek të cilat kërkon të aderohesh, por që paradoksalisht, as aty nuk aderon dot pa pasaportën që të dhuron një traditë e pasur, të cilën e quan shumëkush regres. Në të vërterë ky regres përbën të shkuarën tonë, e cila përveçse nuk është regres, përbën edhe trampolinën nga ku mund të hidhesh bindshëm në një të ardhme të ndritur e me vlera. Në këtë drejtim, ajo traditë, prej së cilës
vijmë e rrjedhim, përfshin besimet, mënyrat se si i janë qasur të parët tanë e shumë më shumë se sa të parët, vetes, natyrës dhe Zotit me gjithë çfarë u udhëzuan me aq dije sa patën. I tillë përkufizim të çon ndër mend se tradita, ajo, “e jona”, e shkuara, sikur na thotë se nuk ka një të ardhme të sigurtë, pa një traditë të dobishme e vlerore. Janë legjendat, zakonet, doket. Po të kthejmë kokën në retrospektivë, ajo që na ka rritur e na bën më të mëdhenj sot, është ajo e shkuara jonë plot rrëfenja, dashuri, siguri e vlerë që dikur përmes gojëdhënave të nënave të urta e zemërbardha, u bënë shtylla të forta, mbi të cilat ngrihet një personalitet e karakter njerëzor. Ata janë si fjalët e para, sikurse hapat e parë… Sado shpejt të rendim sot e sado lart të fluturojmë, a thua e përjetojmë gëzimin dhe magjinë e hapave të parë, e fjalëve të para. Për të mos ecur më tej se pranë kujt i hedh këto fjalë e pranë cilës i hedh ato hapa, para cilëve sy dhe para cilave duar ti mbështillesh i sigurtë. Edhe këta duar e sy përbëjnë një të shkuar krahasuar me minutat që flasim. Edhe kjo e shkuar përbën traditën tënde, timen dhe të çdo elektroni të kësaj shoqërie që kërkon të ndjehet më i lirë dhe i realizuar larg asaj që shkoi. Në këtë vazhdë, kësaj rruge i kanë rënë shumë prej popujve, por ndalesa e tyre ka qenë e frikshme. Shoqëria sot, ku teknologjia thuhet se po eklipson gjithçka, ku sjell pranë nesh çdo gjë të largët e dikur të paarrirë, të pamundur e të përhumbur në paramendimet e imagjinatat tona, luan pa dyshim rolin e saj, por nuk sjell dot para syve tanë vlerën e atyre çfarë kemi
pas krahëve, vlerëndalluar e asajqartë tradite na shoqërisë shqiptare ngaqërinia ndërperëndimore popuj, ndër që fiseështë e ndër soje eveçon një bote shumë njerëzish. më ”e lexuar” se sa kjo e jona. Çdo Por, përse nuk e sjell meentë gjithësigurie marshin shoqëri bazohet në dot koefi të madhështor që ka marrë teknologjia në ecjes së saj drejt përsosjes, kur ka shekullin XXI? Tradita, është që nukqëe rininë-gjenerator të një të ajo ardhmje zbulojnë dhe arritjet shkencore, premton zgjidh sfida. Dhe,assi eato tillë,më gjenialet, pasi ajo është në ashtin njerëzor, do shtet tjetër mundohet t`i edukojë është në eshpirtin qëpër nuktraditën, resht kurrë së ndjenjën dashurisë përmes transmetuari atë çfarë në fakt nuk mbahet shumëproceseve të tjera jo vetëm në brendaevetes, por dhe që është fushën arsimimit librit. destinuar Ndërkohët’iu që transmetohet brezave. në shoqërinë shqiptare, aspekti i ringjalljes Duketëqenë që teknologjia dhe tek rinjtëkazus i njëi tillë ndjenje krenarie mbi arritjet nuk sjellin dot, është aq tëe traditën e tëeshkuarës sonë, ështëpopër vërtetë që as nuk e shuajnë. E kjo, për ardhur keq, përjashtuar olimpiadat të e vërtetën e madhe që ekzison mbi të, pasi rralla sportive, ndeshjet e futbollit që ajo gjendet aty eminutar strukur e në zbehen pas njëthellë entuziazmi të bagazhin konjitiv të çdokujt që tjera si këto. Shoqëria shqiptareka kamundur tradita të hershme, përthithëpor e që të në gëzojë gjë ka të të qendërçdo të tyre dobishme nga tradita e tij familjare, gjallërinë që i jep jetë të tashmes. Ka vlera fisnore e tij e më tej nga fort tradita prej urtie të dikur tilla që i ngjajnë mirëe popullit të qytetërimit tij në përgjithësi. vlerës dhe që të bën besimi në Fillesat janë atodispozitat magjiket dhe gjeneza, është Zot dhe mbarë urdhëresat ideali që i paramendimeve tona. që do ta jetike vijnë si rrjedhojë e saj.AsNdjenja e mendonim sikur çdo gjë para nesh e pas respektit, e turpit, e pastërtisë së shpirtit, nesh të ishte e tillë, por ja që ajo ekziston jo vetëm e shtëpive përdhese, do të thotë dhe kur njihesh me të. Mëson se ajo ka shumë. Respekti, fjala e mirë, besanadhe brumosur dhe na ka bërë më solidë amaneti, e drejta dhe detyra, asete që nae stoikë, sepse është tillëtëvetë. Lexon edhe kujtojnë një gjë qëe do duhet ta duam një përkufizim tjetër të fjalës “traditë”: një shumë jetën tonë në Islam, me një traditë mënyrë vendosur kohë, një trashëgim të vlerë eqë nuk kanë transmetuar asgjë të iligë, të por menduarit dhe i të vepruarit, të dobishme në ndihmë të një të model i vazhdueshëm qenit humanë e besimtarë. i besimit apo praktikave kulturore,MUJA një metodë e SHKROI: ALBANA zakonshme, por karakteristike dhe mënyrore. Kur ndalon tek ky përkufizim, ndesh magjishëm “një mënyrë e vendosur mirë në kohë e të menduarit dhe besuarit”. Ky model i vazhdueshëm i besimit apo praktikave kulturore na bën që nuk na dallon vetëm e “kuqja dhe e zeza”, as vetëm besa dhe urtia e bjeshkëve edhe pse “të namuna”, por kultura në besim, kultura e Kulturës. Ajo është e jona, e përbrendësuar në mënyrën më të
çuditshme, e ngulitur në muret më solide të ndërgjegjes sonë, e instaluar në instalacionet më reale të arkitekturës moderne të vetëm atij truri që gjeneron ide e kulturë, por që ia njeh këto traditës, asaj çfarë ka trashëguar. Shpeshherë ndodh që kur ke realizuar shumëçka dhe ndjehesh akoma i “pakurorëzuar“, kthehesh pas, për të parë se mbetet akoma. Ajo që mbetet nuk është më para teje, por qëndron diku pas, ndoshta shumë më pas aq sa shpesh nëpërkëmbet nga brezat e rinj. Përpjekjet për t’i mbajtur gjallë dy kohërat, dy epokat, atë që lëmë pas, që na ka rritur dhe ajo që jeton me ne, janë të shumta. Shumë kërkues, antrolopologë në studime sociologjike popujsh të ndryshëm, shprehen se pluhuri i harresës së traditës apo edhe spekticizmi për t’iu rikthyer asaj, ka bërë që shumë popuj të humbasin busullën e tyre për rimëkëmbjen e qytetërimeve. Kjo është fjalë “e madhe”, sa reale, por edhe tronditëse. Në këtë sens, kthimi tek ajo, thuajse është emergjencë dhe nuk do të përbënte aspak regres, por përkundrazi përbën atë kthimin në origjinë, mbi të cilën ne jemi ngritur dhe jemi këto që jemi sot. Origjina mbart hartën e përceptimeve tona mbi botën që shtrihet para nesh. Që në origjinë, mund ta kemi përceptuar hapin e sotëm e madje jemi habitur se si e ka paraparë ajo një gjë të tillë. Por, rritemi duke na shtyrë e nxitur në avancë origjina jonë, pikënisja jonë, ky destinacion, të cilin duhet ta mbajmë mend mirë e për më tepër duhet t’i rikthehemi edhe pse si jo shumë pasagjerë të epokës sonë. E gjithë mrekullia e asaj çfarë gjen kur kthehesh në një stacion të tillë, është mirësi që vjen prej Zotit. Është Ai që ka dashur të na përgëzojë që në gjenezë me një origjinë të tillë, me një traditë që do të ndjekë e do të na përforcojë ecjen tonë. Është rrugica prej dheu, janë gurët e parë që kemi
19
shkelur të cilët na drejtojnë të sigurtë autostradave pa fund të ngritura para nesh. Shumë prej shoqërive të sotme në rrokullisjen e shekujve të lirive politike, atyre universale, kërkojnë me doemos për të qënë pararojë e asaj çfarë do të ndodhë, e asaj që do të lindë, por rilindjen e diçkaje që mund të jetë shuar ndër ta, nuk e kanë paramenduar asnjëherë. Ajo që i`u është shuar në fakt është tradita, është historia e tyre, është vlera e asaj që i ka rritur, është mundi i dikujt që kërkon një shpërblim në mos me asgjë tjetër, me një duartroktitje më shumë, kur vlerësohet për atë çfarë është. Kështu, dhënia pas arritjeve të astit, por qoftë edhe pas viteve përpjekje, i gjen të rinjtë e shoqërive të sotme neglizhentë dhe mosbesues në traditën e lashtë, në fushën ku kanë luajtur e janë rrëzuar, por që kanë ditur të ngrihen. Parë në
20
këndvështrimin sociologjik të trendeve mbi zhvillimin e shoqërive kapitaliste me tendencë shumë të lartë materializmi dhe konsuerizmi, sot, shoqëritë vuajnë nga mënyra se si e vlerësojnë traditën dhe vendin që i japin asaj. Kjo, shpeshherë të çon drejt mendimit se të tilla shoqëri vuajnë nga komplekse inferioritetesh të paana, komplekse të formimit jo vetëm psikomotor, por edhe qytetar, gjë që përbën frikë dhe mosbesim ndaj vazhdimësisë së një rruge të nisur si pa krye. Përthithja e vlerave të qytetërimeve të tjera, ka bërë që më së shumti këto dekadave të fundit, të kihet një prirje drejt traditave që kanë popujt, tek të cilët adhurojmë. E vërteta është se edhe ata popuj përtej qytetërimit që gëzojnë, fshihet krenare tradita e tyre, e shkuara edhe pse pa shumë shkëlqime ndoshta, por jo në errnajë. Kjo gjë lë për të dëshiruar, kryesisht tek të rinjtë e
21
DRITARE
22
Arsimimi i femrës, element themelor në barazinë gjinore A
rsimimi njihet në mbarë botën si një tregues i rëndësishëm i zhvillimit kulturor, social dhe ekonomik, gjë e cila çon në përmirësimin e nivelit të jetesës. Pavarësisht nga ideologjia e modeleve të zhvillimit, arsimimi gjithmonë është vlerësuar si prioritar që meriton vëmendje dhe investim të vazhdueshëm. Por, para se të flasim mbi arsimimin e femrës do të doja të ndalem së pari në barazinë gjinore, e cila obligon arsimimin. Çfarë kuptojmë ne me të? Barazia gjinore është një parim, sipas së
cilit të gjitha qeniet njerëzore, pa dallim seksi, race, bindje fetare, niveli social–kulturor apo statusi politik, duhet të kenë të drejta ligjore të barabarta. Kjo shprehet lehtë nëpërmjet legjislacionit. Barazia gjinore i referohet trajtimit të njëjtë apo uniformitetit në sasinë, vlerën dhe intesitetin e masave të marra dhe të zbatuara për burrat dhe gratë. Në kontekstin e të drejtave ndërkombëtare ky koncept, pra “barazia gjinore”, është sanksionuar si në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut të vitit 1948, ashtu
23
24
edhe në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Eleminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Grave të vitit 1979 e ku më pas qeveritë e botës riafirmuan angazhimin e tyre në vitin 1995 në Deklaratën e Platformës së Pekinit për Veprim mbi “të drejtat e barabarta dhe dinjitetin e lindur njerëzor të të gjithë grave e burrave”. Në kohët e sotme, njerëzit mendojnë se gratë u bënë të lira dhe fituan të drejtat e tyre vetëm në Perëndim dhe se çlirimi i grave si lëvizje shoqërore filloi në shekullin XX. Por, në të vërtetë, fillesat e lëvizjes për çlirimin e gruas nuk kanë filluar në këtë periudhë dhe nuk është bërë nga një grup apo nuk është fituar nëpërmjet disa deklaratave apo konventave. Të drejtat dhe liria e saj u shpallën nga Zoti, nëpërmjet të dërguarit të Tij, Muhamedit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), që në shekullin e shtatë. Duke qenë se Islami sugjeron barazinë e të drejtave, përgjegjësive dhe detyrave të të dy gjinive si dhe bazohet në simpati, tolerancë dhe respekt për njëri–tjetrin, në të njëjtën kohë ai solli me vete një emancipim të paparë për gruan, e cila ishte aq shumë e persekutuar në kohërat pagane e kjo për të ruajtur balancën e shoqërisë. Këtë mjaft mirë e shohim në Kur’anin e shenjtë ku thuhet: "Besimtarët dhe besimtaret, janë mbrojtës për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë të keqen, falin namazin dhe japin zekatin, i binden Zotit dhe të dërguarit të Tij. Këta do t’i mëshirojë Allahu. Me të vërtetë Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” (Teube, 9:71). Këtë lloj barazie, feja islame e tregoi edhe në aspektin e arsimimit dhe edukimit të femrës. Si edukimi ashtu edhe arsimimi janë baza, themeli dhe jeta e Islamit. Ato janë shtyllat themelore të kulturës dhe civilizimit islam dhe në të njëjtën kohë, janë edhe baza e zhvillimit dhe rrënjë e çdo qytetërimi si dhe mjet përparimi për individë dhe popuj. Islami, është e para fe dhe i pari sistem në botë ku të parën gjë që obligoi ishte TË LEXUARIT, TË MËSUARIT, duke bërë kështu që kërkimi i diturisë t’i paraprijë kultivimit të besimit. “ Lexo, me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë)). (El’Alek, 5) Kjo thirrje, i drejtohet fillimisht profetit Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) e pastaj nëpërmjet tij, tërë gjinisë njerëzore, femër apo mashkull qoftë. E është po vetë profeti Muhamed, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) që thotë: "Kërkimi i diturisë është detyrë për çdo musliman burrë dhe grua."
Apo: “Kërkoni diturinë nga djepi deri në varr…” Nuk ka ndryshim në mes mashkullit dhe femrës kur ka të bëjë me kërkimin e dijes. Në të vërtetë, ajo është obligim i të dyve që të kërkojnë diturinë, e cila është e nevojshme për të njohur si obligimet islame ashtu edhe ato sociale, shkencore etj. Islami nuk i vë pengesa gruas në rrugën e saj të kërkimit të diturisë. Por, përkundrazi e inkurajon atë që të studiojë në të gjitha shkencat, në mënyrë që ajo të bëhet profesoreshë, mjeke, mësuese, arkitekte, historiane etj... Ne kemi mjaft shembuj të grave muslimane, sahabijet, apo e thënë ndryshe, bashkëkohëset e profetit Muhamed, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), të cilat jo vetëm që ishin gra të virtytshme dhe të nderuara, por sukseset dhe influencat e tyre gjenden gati në çdo sferë të asaj periudhe. Këto gra të ndershme gjendeshin në arenën politike, në fushën e edukimit, në kopshtet e jurispundencës islame, në interpretimin e sheriatit, në tregti dhe biznes, në mjekësi, në letërsi etj. Esma bint Jezid bin Seken, ishte eksperte në oratori ose ligjërim, Esma bint Uneis, ishte e famshme për interpretimin e saj të ëndrrave. Disa të tjera ishin të dalluara për aftësitë e tyre në mjekësi dhe kirurgji. Mjaft e njohur është edhe Tenda e Rufejda Eslamijes që u kthye në një sallë kirurgjie me të gjitha instrumentet e nevojshme, e cila ishte e lokalizuar afër xhamisë së profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), në Medine. Por edhe artet nuk u nënvlerësuan aspak. Disa nga poetet më të dalluara ishin: Sefija, Atika bint Zaid, Hind bint Athathah, Umm Eiman etj… Gjithashtu shembull mjaft të mirë kemi edhe nënën e besimtarëve Aishen, (Zoti qoftë i kënaqur me të), e cila ishte njëra prej mësueseve më të mëdha. Në këtë mësimdhënie përfshiheshin sahabët dhe pasardhësit e tyre. Ajo i jepte këshilla njerëzve në të gjitha sferat e jetës. Mundësitë e saj intelektuale janë të njohuara në historinë islame. Njohja e saj përfshinte jo vetëm anën e hadithit, tefsirit, Kur’anit, por ajo kishte njohuri edhe nga ana e gjuhësisë, letërsisë, mjekësisë, historisë etj… Edhe gjatë shekujve, pas profetit Muhamed, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), gratë në shoqëritë islame gëzonin një pozitë shoqërore shumë më të lartë se gratë në vendet kristiane. Ana King, një muslimane e konvertuar në Islam, shpjegon emancipimin e grave me ardhjen e Islamit duke thënë në mes të tjerave : “...Islami e inkurajoi gruan të studiojë dhe të marrë dituri duke thyer kështu një nga ndalesat që kishin vënë fetë e tjera, të cilat i ndalonin gratë të merrnin dituri fetare apo qoftë edhe t'i preknin tekstet fetare. Islami i dha fund praktikës kur gruaja martohej pa pëlqimin e saj.
25
Ndaj, askush nuk duhet të jetë më kokëfortë të refuzojë faktet dhe provat se Islami me të vërtetë ishte çliruesi i parë i gruas.” E ndërsa sot, gjithmonë e më tepër po shihet se jo vetëm arsimimi i burrave, por edhe ai i grave është shumë i rëndësishëm, që një vend të përparojë e të arrijë një qëndrueshmëri ekonomike dhe në të njëjtën kohë rrit potencialet e tyre për të kontribuar në aspekte sociale, ekonomike, politike. Gjithashtu nëpërmjet arsimimit mund të minimizohen pabarazitë midis burrave dhe grave si dhe midis grupeve të tjera sociale. Raporti i Bankës Botërore i vitit 1996 mbi ecurinë e zbatimit të politikave të përkatësisë gjinore, tregon se që nga viti 1985, ka një rritje të numrit të grave që përfitojnë nga fondet e programeve të arsimit duke reflektuar kështu filozofinë e
26
Bankës Botërore: arsimi i grave çon në rritjen e zhvillimit ekonomik. Kjo, për arsye se arsimimi i tyre është më i rëndësishëm nëse marrim në konsideratë rolin e tyre riprodhues. Arsimimi shikohet si një faktor kryesor në emancipimin dhe vetëvlerësimin e grave në shoqëri dhe është i nevojshëm të shihet si një nga shtyllat mbajtëse të pozitës së gruas. Niveli arsimor i grave dhe vajzave është një nga treguesit më të mirë të suksesit të individit si pjesëtar i shoqërisë. Periudha e tranzicionit në vendin tonë ka ndikuar negativisht në integrimin e femrës. Në Shqipëri niveli arsimor i tyre mbetet më i ulët se në vendet e tjera të Europës. Kjo për arsye të shfaqjes së fenomenit të braktisjes së shkollës ku faktori kryesor për vajzat në braktisjen e shkollës, mbetet mentaliteti familjar që ndikon 9 herë më shumë se sa tek djemtë. Ndërsa kur marrin arsimin e lartë, edhe pse numri i të diplomuarve është më i lartë për vajzat sesa për djemtë, në postet drejtuese të universiteteve janë më të dukshëm djemtë dhe burrat. Në arsimin e lartë, gratë zënë rreth 40 % të personelit mësimdhënës, por vetëm 9 % e tyre
mbajnë titullin “profesore” në krahasim me 91 % të burrave. Disa faktorë ndikojnë, ndër të cilët mund të përmenden përgjegjësitë në familje dhe ndarja gjinore e punës, gjë që on në pamundësinë për t’u kualifikuar më tutje, vetëvlerësimi i ulët, mentaliteti. Pjesëmarrja e grave sot në shoqëri është e domosdoshme. Kërkimi i dijes është nga detyrat e Islamit, ndaj gruaja duhet të shkollohet për të pasur mundësinë të kuptojë fenë dhe të kontribojë në përhapjen e saj në mënyrë sa më dinjitoze. Profeti Muhamed, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: “Nëna është shkollë”, pra ajo është mësuesi më i shkëlqyer për fëmijën e saj. Që gruaja të mund t’i japë fëmijës një arsim të shkëlqyer, është kusht arsimimi i saj, njohja dhe përgatitja praktiko– mësimore. Në këtë drejtim, femra muslimane, përveç dijeve islame, duhet padiskutim t’i kushtojë vëmendje librave shkencorë e letrarë, gazetave të përditshme, të informacioneve të reja etj. Ajo gjithashtu është e detyruar të ketë një bagazh të pasur me njohuri bashkëkohore si: sociologji, ekonomi, shëndetësi, letërsi, histori, etj. Edhe hadithi i lartpërmendur: “Kërko dituri nga lindja deri në varr”, na tregon qartë se fëmijët duhen edukuar dhe mësuar ende sa janë të vegjël dhe kjo është e rëndësishme për nënën që të jetë në atë pozitë për t’i siguruar fëmijës së saj kujdes dhe edukim të mjaftueshëm. A nuk thotë Allahu në Kur’an: “A mund të jenë vallë të barabartë ata që nuk dinë me ata që dinë?” (Zumer/39:9) Por, ka edhe nga ata muslimanë që janë të mendimit se femra nuk duhet e nuk është e nevojshme të arsimohet. Kjo natyrisht çoi deri atje saqë shumë
perëndimorë mendojnë se Islamit i nevojitet reformimi, gjë që është larg të vërtetës e larg qëndrimit islam. Siç e përmendëm edhe më sipër, Islami është i vetmi Ligj Hyjnor, i cili në mënyrë specifike e ka definuar të drejtën e femrës dhe arsimimi i saj është themeli i thirrjes islame. Muslimanët, të cilët janë të mendimit se femra nuk duhet të shkollohet, devijojnë nga rruga e drejtë kur'anore e profetike duke i dhënë përparësi fanatizmit dhe traditës së rrethit apo vendit ku ato janë, e për këtë ata duhet që të zgjohen dhe duhet të lejojnë gratë, vajzat dhe motrat e tyre që të përparojnë dhe të japin kontributin e tyre në zhvillimin e shoqërisë. A nuk kemi thënien profetike: “Kush rrit, edukon dhe arsimon dy vajza deri ne moshën e pjekurisë, në botën e përtejme qëndron pranë meje sa largësia e dy gishtave.” Në shoqërinë islame nuk ekziston asnjë pengesë që gruaja të studiojë e më pas të ushtrojë profesione si meshkujt, me kusht që ai profesion të mos jetë në kundërshtim me natyrën e saj delikate. Femrat janë të nevojshme në të gjitha sferat e dijes, por si munden ato të marrin këto njohuri dhe të luajnë rolin e tyre nëse nuk u lejohet të kërkojnë dituri? Islami proklamon mësim të ndarë, por si t’i plotësojmë këto nevoja, nëse nuk kemi njerëz të kualifikuar, të cilët do të merrnin përsipër rolin e mësimdhënëseve? A nuk themi që është më e mira që femrat të këshillohen apo vizitohen e kontrollohen tek mjeket femra? Atëherë, ku do t’i gjejmë këto, nëse nuk do t’i lejojmë vajzat apo motrat tona që të studiojnë?! Përktheu: Iris Maçi
27
STOLITË E DY N JASË
S
28
BOTA JONË
ME FËMIJËT
Personaliteti që na shoqëron gjatë gjithë rrugëtimit tonë .
pecialistët janë të mendimit se personaliteti i fëmijëve formohet në moshën 2-4 vjeç dhe më pas zhvillohet deri në moshën 6 vjeç. Fëmijët janë pasqyra e familjes, me të cilën jetojnë. Ata pasqyrojnë gjithçka shohin. Nëse një fëmijë i porsalindur përballet me grindje, diskutime e çrregullime deri në moshën katër vjeç, kjo ndikon shumë negativisht në jetën e tij më pas. Prandaj, ne duhet të sillemi në mënyrë të përshtatshme me idealet e thurrura për personalitetin e fëmijës sonë. Ne duhet të lexojmë libra pranë tij, në mënyrë që t’i zhvillojmë aftësinë e të lexuarit kur të rritet. Gjatë edukimit të një fëmije duhet të kemi parasysh këto fjalë: mos i llastoni, mos i turpëroni, mos i mërzisni! Të jemi të vendosur plot shpresë dhe këmbëngulës. Nëse do të arrinim t’i praktikonim këto këshilla, atëherë do të komunikonim më mirë me fëmijët tanë. Sigurisht, nuk duhet të harrojmë adoleshencën, periudhën më kritike dhe më me shumë probleme. Gjithçka fillon me shikimin e fëmijëve tanë si individë të rritur tashmë. Asnjëherë nëna nuk duhet të nxjerrë tek fëmija zemërimin që ka me bashkëshortin apo vjehrrën. Në të njëjtën kohë, edhe burri nuk duhet të nxjerrë nervat dhe stresin e punës tek fëmijët. Sa më shumë që t’i kritikojmë dhe ofendojmë fëmijët, aq më shumë do të largohen prej nesh. Ata nuk erdhën me dëshirën e tyre në këtë botë. Ne deshëm të kënaqnim dëshirën tonë për t’u bërë prindër. Ne duhet t’i shohim ata si një amanet, dhuratë që na është dhënë nga Zoti. Për fëmijët që sapo janë ngritur në këmbë, formimi i personalitetit të tyre është shumë i rëndësishëm. Formimi i personalitetit është krijimi i disa vlerave,
qëndrimeve dhe besimeve, me të cilat eriu reagon ndaj situatave dhe njerëzve. Gjashtë vitet e para të jetës janë shumë të rëndësishme dhe vendimtare në formimin e personalitetit, pasi këto janë pikërisht gurët e themelit, mbi të cilat do ngrihen më pas “muret”.
Ja disa nga gjërat që duhen mbajtur parasysh për fëmijët e moshës 18-36 muajsh : • Detyra e parë është zgjedhja midis besimit apo mosbesimit. Pasi të ketë zgjidhur këtë çështje besimi tek të tjerët dhe mjedisi rrethues në 18 muajt e parë të jetës, fëmija duhet të përballet me një detyrë të dytë, e cila lidhet me besimin tek aftësitë personale. • Detyra e dytë është zgjedhja midis autonomisë, dyshimit dhe turpit. Mendoni pak për aftësitë që një fëmijë ka fituar deri në moshën 18 muajsh: ka arritur të shkëputet nga gjiri, të hajë vetëm duke përdorur lugën dhe pirunin, është ngritur
në këmbë, ka filluar të thotë fjalët e para, etj. Pra, ai tashmë ka arritur një farë pavarësie nga nëna. Ndërkohë gjatë moshës 18-36 muajsh, fëmija do të mësojë të jetë i pavarur dhe më autonom në aktivitetin dhe të menduarin personal ose do të mësojë të ketë dyshime mbi aftësitë e tij dhe t’i vijë turp nga vetja. Ndryshe nga më parë ku figura kryesore ishte nëna, në këtë periudhë fëmija ka dy figura kryesore: nënën dhe babanë. Tashmë fëmija ka arritur atë zhvillim muskular që e lejon atë të provojë njëkohësisht dy modalitete shoqërore: përmbajtjen dhe spontanitetin (ta lërë të ecë). Këto modalitete herë interpretohen si qetësi dhe mençuri, herë shikohen si neglizhim dhe tendencë për shkatërrim. Prandaj edhe prindërit gjatë edukimit dhe rritjes së fëmijës në këtë moshë duhet të theksojnë fort dhe ta sigurojnë fëmijën se pavarësisht nga dëshira e tij për t’u rebeluar, për të qenë i lirë dhe i pavarur, ai vazhdon të jetë fëmija i tyre. Pra, prindërit duhet ta inkurajojnë, ashtu sikurse bëjnë kur fëmija duhet të ngrihet në këmbë
(fizikisht), duhet ta mbështesin që të mos ketë turp apo dyshim tek aftësitë e veta për t’ia dalë mbanë. Turpi shpesh ngatërrohet me ndjenjën e fajit, por nuk është kështu. Turpi është një gjendje gjysmë e ndërgjegjshme ku fëmija e kupton se është i ekspozuar ndaj të tjerëve, por nga ana tjetër nuk është gati të jetë kaq i dukshëm. Dyshimi është vëllai i turpit. Ky stad ka shumë rëndësi pasi përcakton raportet e dashurisë dhe urrejtjes, të shpirtit të bashkëpunimit dhe tendencës për të dominuar, lirshmërisë për të shprehur vetveten dhe shtypjes së vetes. Fëmija në këtë moshë thotë: “Unë jam ai ç’ka unë mund të bëj me aftësitë e mia”. Në qoftë se fëmija frenohet në aftësitë e tij, ai do të provojë ndjenjën e turpit dhe të dyshimit për aftësitë e tij. Rreth 16-18 muajsh, fëmija flet me “JO”. Ai shijon kundërshtimin, ndonëse nuk e kupton mirëfilli çfarë do të thotë “JO-ja” e tij, por ai kupton nervozizmin apo habinë e prindërve kur ai thotë “Jo”. Të mos respektosh “JO-në” e fëmijës, do të thotë të mos respektosh nevojat e tij, sepse është nevojë e tij të mësojë të kundërshtojë dhe të pranohet pa u penalizuar. Por nga ana tjetër, duhet të ketë një ekulilibër, pasi fëmijët e rritur me liri pa kufi, bëhen të rritur tekanjoz, impulsiv dhe jo realist. Nëse të rriturit nuk e lënë fëmijën të lirë dhe i vendosin shumë kufij, JO! dhe MOS!, ai do të bëhet një i rritur i turpshëm, inferior dhe shumë perfeksionist. Nëse te fëmija ushtrohet presion ose dhunë për mësimin e tualetit, ai do të bëhet një i rritur me vetëvlerësim të ulët dhe të lëkundur. Prindërit duhet të krijojnë mjedisin e përshtatshëm për fëmijën që të eksperimentojë dhe njohë sa më shumë nga mjedisi dhe vetja. Ja disa këshilla të
29
30
thjeshta për të ndihmuar fëmijën tuaj të arrijë konfidencialitetin tek vetja dhe një nivel të kënaqshëm autonomie: Njihni më shumë çfarë është i aftë të bëjë një fëmijë i kësaj moshe. Interesohuni pranë librarive, bibliotekave ose specialistëve që kujdesen për fëmijën tuaj dhe mësoni sa shumë gjëra dinë fëmijët tuaj. Gradualisht ata shkathtësohen: ecin, ushqehen, pastrohen, vishen vetë dhe flasin. Të gjitha këto janë shprehitë më të nevojshme që do të na shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Me kalimin e viteve ata vetëm përmirësohen ose kthehen në sjellje automatike. Duke respektuar dëshirën e fëmijës për të mësuar gjëra të reja, fëmijët pyesin shumë. Ndihmojini ata të gjejnë përgjigjet. Ju jeni aty, pikërisht sepse keni më shumë përvojë jetësore apo njohuri të caktuara profesionale, ndaj ndajini ato me fëmijën tuaj. Ndihmojeni fëmijën tuaj të arrijë atë që do: të hapë një kavanoz, të ngjisë shkallët për në tarracë, të shtrojë tavolinën, të kujdeset për vëllanë ose motrën më të vogël, të presë figura me gërshërë apo të ndezë zjarrin në oxhak duke e lënë të lirë të provojë veten në situata të reja. Fëmija do të flasë me njerëz të rinj, do të luajë me fëmijët e tjerë në park, do të zhytet në legenin me ujë, do të trembë dikë duke ulëritur papritur te veshi etj. Kini parasysh se fëmija do të mësojë diçka nga të gjitha këto eksperienca, ndaj përpiquni të menaxhoni frikërat apo dyshimet tuaja për mirëqenien e tij duke mos bërë për të gjëra që ai mund dhe di t’i bëjë vetë. Vjen një moshë (12-14 muajsh) dhe fëmija mund të hajë vetë, pavarësisht se mund të bëhet pis, lëreni të ushqehet vetë. Vishini rroba jo të shtrenjta. Fëmijët shkathtësohen dhe mund të veshin
vetë një bluzë ose një fustan. Merrni pak nga koha juaj e tualetit dhe ndihmoni fëmijën vetëm të lidhë lidhëset e atleteve apo të mbërthejë kopsat e mbrapme të fustanit. Mendoni se kështu e ndihmoni vërtet fëmijën tuaj, ju s’do mund të jeni çdo çast me të duke qenë gjithnjë prezent në jetën dhe ditën e fëmijës, për t’i dhënë udhëzimet dhe mbështetjen e nevojshme. Mos u largoni nga qarkullimi. Mos i lini fëmijët të lirë pa kufij. Fëmija ka nevojë të dijë se cilat janë sjelljet e lejueshme dhe cilat jo, cilat janë sjellje shpërblyese dhe cilat janë sjellje që ndëshkohen. Fëmija ka nevojë për ndihmën dhe inkurajimin tuaj për të çuar deri në fund një proces të caktuar. Shpeshherë ju duhet të thoni fjalën e parë të vjershës që fëmija të fillojë të recitojë. Ju duhet ta ndihmoni të hapë një kanaçe dhe ta lini pastaj ta derdhë vetë lëngun nga kanaçja në gotë. Blini lodra jo të kushtueshme, të përbëra nga shumë pjesë, funksionale nga të cilat fëmija juaj vërtet mund të mësojë diçka Krijoni kushtet për aktivitete të reja, eksploruese dhe krijuese për fëmijët tuaj. Kini parasysh se ata janë pasuria më e çmuar e kësaj bote, amanet në duart tuaja. Ma.Edlira Dyrmishaj
31
Hixhamja - Cupping therapy
MJEKËSI
32
Hixhamja bën pjesë në fushën e mjekësisë alternative, mjekim me metodën profetike-shkencore që në anglisht quhet “cupping therapy”. Ajo është heqja e gjakut të mpiksur në pika specifike të trupit, i cili mund të sjellë shumë sëmundje në trup deri tek tumoret. Ndryshe nga degët e tjera të mjekësisë alternative, hixhamja veçohet, sepse siguria e saj bazohet në origjinën e saj praktike hyjnore nga profeti Muhamed, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), i cili ishte i udhëzuar nga Allahu i Madhërueshëm ta rekomandonte për njerëzit. Kjo metodë është shumë e sigurtë dhe e suksesshme në kurimin e shumë sëmundjeve njerëzore. Mjekësia profetike edhe pse është zbritur bashkë me mrekullitë e tjera nga krijuesi i njerëzimit mijëra vjet më parë, është e pashoqe në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, por kjo metodë nuk është studiuar më parë nga shkencat mjekësore moderne. Praktika e hixhames ka qenë pjesë e kulturës së Lindjes së Mesme për mijëra vjet dhe daton që në kohën e Hipokratit, ndërsa në perëndim starton si metodë me ardhjen e kulturës së egjiptianëve të lashtë kur ata sollën në Europë librat shkencorë mjekësorë të zhvillimit të tyre, si Ebers Papirus, të shkruara afërsisht rreth vitit 1550 p.e.s. Vetëm dy tre dekada më parë, sidomos pas viteve 90, shkenca e mjekësisë po merret seriozisht me këtë metodë dhe është provuar në aspekte biokimike, fizike e fiziologjike për efektin madhështor kurues të mjekësisë profetike, e cila nuk duhet dyshuar asnjëherë ashtu sikurse nuk
dyshohet në Atë që ka krijuar njerëzit si dhe fuqinë kuruese të hixhames për ta. Ç’është hixhamja? Hixhamja është mjet shërimi më i miri i rekomanduar dhe i përdorur nga profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ku dhe thotë: “Sa i mirë është shërimi me hixhame.” Hixhamja derivon nga fjala arabe “haxhm” që do të thotë “të thithësh”. Hixhamja është procesi i vënies së disa kupave në pjesë të caktuara të trupit, duke i hequr ajrin nga brenda kupave për të krijuar një vakum. Shpjegimi shkencor i hixhames Cupping therapy ose hixhame është përdorur edhe në kuptimin për të hapur meridianët e trupit. Ç’janë meridianët? Meridianët janë kanale në trupin tonë nëpër të cilat energjia kalon në trupin tonë tek çdo pjeë e trupit gjer tek organet dhe indet më të thella të tij. Kemi pesë meridiane në shpinë, të cilat kur janë të hapura lejojnë të penetrojë dhe të udhëtojë energjia në të gjithë gjatësinë e trupit. Ështe zbuluar që hixhamja apo cupping, është metoda e vetme më e mira për hapjen e këtyre meridianeve të bllokuara. Gjithashtu është vërtetuar plotësisht që hixhamja depërton deri në thellësinë 10 cm të trupit nga vendi i hixhames, duke shkaktuar kështu pastrimin e trupit nga toksinat e ndryshme, duke aktivizuar gjendrat limfatike përgjegjëse për imunitetin, duke pastruar kolonin e bllokuar që aktivizon dhe pastron venat. Hixhamja pastron njolla të ndryshme në lëkurë dhe mjekon venat varikoze pa tromboza. Cupping apo hixhamja është
Përmblodhi: Redaksia
PROFETIKE
33
34
35
metoda masazhuese më e mira deri më tani për indet e thella. Metodat e aplikimit me kupa plastike është më modernia dhe kupat janë të shumëllojshme, por edhe praktike në përdorim. Vendet ku aplikohet hixhamja
36
1. Tek e buta e kokës (të cilën e kanë fëmijët të butë kur janë të vegjël). 2. Maja e kokës, aty ku bashkohet kocka e parme me kockën e mbrapme të kokës. 3. Në dy anët e qafës. 4. Ndërmjet shpatullave. 5. Në kurrizin e këmbëve. 6. Në mes të pjesës së pasme të kokës. (Nuk ka hadith të veçantë për këtë vend) 7. Në fundin e kokës, aty ku ndodhet një kockë pak e dalë. (Nuk ka hadith të veçantë për këtë vend). Ibn Kajim në librin “Zad El Mead” ka thënë: “Kanë rënë në kontradiktë mjekët për hixhamen në këtë vend. Disa e kanë pëlqyer, ndërsa disa të tjerë e kanë refuzuar atë dhe thanë se hadithi që tregohet për të nuk është i saktë.” Gjithashtu hixhamja e dobëson fundin e trurit kur kryhet (në këtë vend) jo në raste të domosdoshme si rasti i ndezjes së gjakut. Kur kryhet në raste të domosdoshme, ajo është e dobishme). *Shënim: Këto vende janë si për burrat ashtu edhe për gratë. Disa thënie profetike për vlerën e hixhames 1. Nga Enes (Zoti qoftë i kënaqur me të) transmetohet se profeti, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: "Kush dëshiron të bëjë hixham,e le të kërkojë ditën e 17-të, ose e 19-të ose e 21-të. Të mos e lejë njeriu t'i ndizet gjaku, se po u ndez e vret njeriun". Ndezja e gjakut mund të jetë në disa raste si për shembull rasti i tensionit të lartë.
(Transmeton Ibn Maxheh dhe e saktëson Albani nr. 2808.) 2. Transmetohet nga Xhabiri (Zoti qoftë i kënaqur me të) se profeti, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: "Hixhamja është shërim". (Transmetim i saktë). 3. Ka thënë profeti, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): "Hixhamja me barkun bosh është më e mirë. Ajo forcon mendjen dhe shton kujtesën". (Transmeton ibn Maxheh, hadithin e saktëson Albani nr. 2810.) Ndalesat e hixhames Nuk ka asnjë ndalesë për përdorimin e hixhames, sepse profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka treguar se ajo është shërim. Për këtë arsye ajo mund të kryhet për të gjitha moshat edhe për gratë shtatëzëna ose ato që u japin gji fëmijëve ose grave me menstruacione ose lehone, ose ato që nuk kanë menstruacione e lehoni. 1. Nuk ka hadithe të sakta që tregojnë për kupat e thata (pa prerje). Profeti, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka treguar se shërimi është tek prerja e hixhames. 2. Nuk ka argumente të sakta që tregojnë se marrëdhëniet seksuale pas hixhames janë të dëmshme. 3. Nuk ka argumente që vërtetojnë se pirja e qumështit ose nënprodukteve të tij janë të dëmshme pas hixhames. 4. Nuk është e saktë se hixhamja në kohën e shtatëzanisë është e dëmshme. 5. Nuk është e saktë se dalja e gjakut të menstruacioneve dhe lehonisë mjaftojnë për gruan dhe nuk ka nevojë për
hixhame. 6. Të gjitha vendet që treguam për hixhamen mund të kryhen tek pacienti njëherësh në të njëjtën ditë. 7. Mund të kryhet hixhamja në vende të tjera veç këtyre që u treguan në bazë të nevojës.
Mjekimi me hixhame Hedhja e kupave (hixhamja) nënkupton nxerrjen e gjakut të keq, i cili gjendet nën lëkurën e trupit të njeriut. Ky proces është një trajtim mjekësor. Është treguar prej Ibn Abasit (Zoti qoftë i kënaqur me të) se i dërguari i Allahut, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Shërimi është në tri gjëra: lëshimi i gjakut përmes prerjes së lëkurës pas hedhjes së kupave (hixhamja), të ushqyerit me mjalt dhe djegia e lëkurës për shërim (kauterizimi me zjarr), por djegien e lëkurës (kauterizimin) ia ndaloj umetit tim”. (Transmeton Buhariu). Terapia e kupave apo nxjerrja e gjakut (hixhamja) është praktikë e miratuar nga i dërguari i Allahut, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), i cili edhe i paguante të tjerët për këtë masë terapeutike. Nxjerrja e gjakut të keq bëhet për shërimin e kokëdhembjes. Disa dijetarë pajtohen se kur njeriu bën vendosjen e kupave kur janë duke agjëruar, e prish agjërimin edhe ai, në të cilin është bëhet hixhamja, po ashtu e prish agjërimin edhe ai, i cili merret me këtë process (ai që i`u bën hixhame të tjerëve). Kërkimet moderne kanë arritur kulmin në rezultatin se hedhja e kupave është njëra nga metodat më efektive dhe më e sigurtë terapeutike. Kjo është provuar me efektshmëri tek shumë të sëmurë. Veç kësaj, ajo paraqet një mënyrë natyrale të trajtimit që ndryshon prej trajtimit
mjekësor duke përdorur barna të ndryshme që ndoshta edhe çojnë edhe më në keqësimin e sëmundjes apo dhimbjes. I dërguari i Allahut, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Është i bekuar ai rob, i cili lëshon gjak me anë të prerjes së lëkurës. Kjo pastron gjakun, qetëson pezmatimet e brendshme dhe forcon të parit.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). Shkencëtarët kanë zbuluar se heqja e gjakut (flebotomia apo ventuza) mund të shërojë disa sëmundje të zemrës, probleme me gjak dhe disa lloje të mëlçisë. Për më tepër, në rast të rritjes së papritur të shtypjes së gjakut, e cila mund të jetë e përcjellur me shenja apo kushte gjysmë kome, hixhamja është ajo, e cila duhet. Disa raste të sëmundjeve të mëlçisë, siç është dëmtimi i mëlçisë, e cila nuk i përgjigjet medikamenteve apo ilaçeve, mund të shërohet me hixhame. Disa sëmundje të gjakut siç është rritja e sasisë së hemoglobinës mund të kërkojë trajtim nga heqja e gjakut (hixhamja), në mënyrë që të ndalojë ndonjë efekt anësor. Është e rëndësishme të përmendet se numri i qelizave të kuqe rritet tek ata, të cilët jetojnë në hapësira malore ku atje gjenden sasi më e vogël e oksigjenit. Kjo ndoshta edhe për shkak të temperaturës së lartë, në të cilën gjendrat e djersës fillojnë aksionin dhe kjo shpie deri tek rritja e numrit të qelizave të kuqe. Nuk ka mrekulli si ajo e pejgamberit, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), i cili thotë: “Sa i mirë është shërimi me hixhame.” Ajo i shëron të gjitha sëmundjet, sepse profeti, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) e ka treguar këtë dhe ka thënë se ajo është shërim siç e treguam më sipër. Ajo mund të kryhet për burrat, gratë dhe fëmijët. Cupping ose hixhamja vepron duke shkaktuar reduktimin e dhimbjes që ndjejmë në trupin tonë. Në mjekësinë alternative dhimbjet shkakto-
37
hen nga dëmtimi i rrjetave të meridianëve të cilët tejçojnë brenda trupit tonë energjinë jetësore, prandaj dëmtimi i këtyre kanaleve (meridianëve sjell dhimbje). Kjo vjen kryesisht me fillimin e stresit në trup, çrregullimet e balancave hormonale dhe të lëngjeve, bllokimin e qarkullimit të gjakut në pika të ndryshme dhe temperaturë në muskuj e në artikulacione. Kur një kupë thithëse e hixhames vendoset në një zonë problematike, ajo thith dhe krijon një ngrohtësi qarkulluese të gjakut në vend dhe përreth vendit si dhe në thellësi të tij. Shumë shpejt do të ndjeni që dhimbja është pakësuar në masë. Sipas mjekësisë alternative kur një organ është i sëmurë vuajnë dhe shumë organe të tjera, pra nëse dikush vuan nga veshkat dhe është në moshë mesatare, ai person do të thinjet më shpejt, do të rrudhet shumë dhe do t`i thahet lëkura. Perdorimi i hixhames apo cupping therapy ka shumë përfitime dhe mund të aplikohet në shumë trajtime.
Hixhamja është nga metodat më të mira të përdorshme dhe mbrojtëse për shëndetin e familjeve tona, prandaj le të bëhet metoda e jetës sonë për një shëndet cilësor dhe le të ringjallim edhe njëherë këtë sunet të profetit. (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), i cili ka thënë: “Kushdo që ringjall një sunet nga suneti im dhe njerëzit e praktikojnë atë, ai/ajo do të ketë të njëjtin shpërblim të atyre që e praktikojnë atë, pa i pakësuar atyre asgjë nga shpërblimet.” (Suneni Ibn Maxheh, 209) Përgatiti: A. Plumbi
Disa raste ku mund të përdoret me sukses Sëmundjet që mund të lehtësohen nga hixhamja janë: aplikimi i hixhames: 1. Dhimbja e kokës
•
Dhimbjet e kokës
•
Dhimbjet e shpinës
përgjithësi 3. Artritet
•
Dhimbjet e kyçeve muskujve• Infertiliteti
4. Kapsllëku dhe barkëqitjet
•
Çrregullime ndryshme
•
Sëmundjet reumatike
•
Hipertensioni arterial
•
Infeksionet e gjirit
•
Djersitjet natën
•
Ftohjet e sinuseve
•
Mungesa e nuhatjes
•
Temperaturat e larta
•
Kapsllku, diarreja dhe barkqitja
•
Dhimbjet e gjoksit
•
Astma bronkiale
•
Sëmundjet e gjakut
2. Dhimbjet e shpinës dhe shtyllës kurrizore në
5. Dobësimi nga arsye të ndryshme
38
6. Shiatiku 7. Probleme të lëkurës 8. Shtrëngime periodike të barkut 9. Mbipesha 10. Depresioni dhe migrena 11. Steriliteti tek femrat dhe meshkujt 12. Urinimi natën tek fëmijët etj.
seksuale
dhe të
39
T HESARE
Fjalë të mençura
1) Ibn Mesudi thotë: “Nëse jeton deri në mbrëmje, atëherë mos e prit mëngjesin dhe nëse jeton deri në mëngjes, atëherë mos e prit mbrëmjen. Merr nga shëndeti yt për sëmundjen tënde dhe nga jeta jote për vdekjen tënde.” 2) Umer Ibn Abdul Aziz e kishte zakon t’i mblidhte fukahatë çdo natë dhe ata do të kujtonin vdekjen, ditën e gjykimit dhe botën tjetër, pastaj ata do të fillonin të lotonin (të qanin). 3) Hasan El Basri (Zoti qoftë i kënaqur me të) thotë: “Mos u ul me njerëzit e bidatit, mos debato me ta dhe as mos i dëgjo ata.” 40
4) Ibn Mesudi (Zoti qoftë i kënaqur me të) ka thënë: Në të vërtetë, ai i cili jep vendime (gjykime) për gjithçka, një vendim duhet kërkuar për të, pasi ai është padyshim i metë (i çmendur). 5) Sufjan Etheuri thotë: Asnjë hadith i të dërguarit të Allahut nuk më ka ardhur, vetëm se kam vepruar sipas tij, qoftë kjo dhe një herë të vetme.
6) Ebu Musab tregon: Imam Malik nuk do të tregonte ndonjë hadith kur ishte në gjendje papastërtie (pa abdes), nga respekti i madh që tregonte, që kishte për (dijen) e hadithet. 7) Ishim me Malik Ibn Enes kur një burrë erdhi duke thënë: “O Ebu Abdullah, unë kam udhëtuar një distancë të gjatë 6 muaj udhëtim. Njerëzit e vendit tim më dërguan që të të pyes rreth një çështje.” Dhe ai i tha: -“Vazhdo pyet!” Ky person e pyeti për diçka, dhe ai i’u përgjigj se nuk e dinte. Ky person mendoi se ka ardhur tek dikush që di çdo gjë, dhe i tha: -“Çfarë t’i them njerëzve të vendit tim kur të kthehem tek ata?” Ai i tha:- “Thuaju atyre se Malik Ibn Enes nuk e dinte.” 8) Abdullah ibn Mesud (Zoti qoftë i kënaqur me të), thotë: “Pa dyshim unë e konsideroj si rezultat i gjynaheve të kryera humbjen (harresën) e dijes nga ai njeri që e ka pasur atë.”
9) Kais Ibn Harith tregon se Selman el Farisi (Zoti qoftë i kënaqur me të), ka thënë: “Se të vdes e të ngjallem, pastaj të vdes e të ringjallem sërish, e pastaj të vdes e të ringjallem sërish, është më e dashur për mua sesa të shoh auretin e ndonjë muslimani dhe ai të shohë auretin tim.”
13) Asim Ibn el Ahual ka thënë: “Kështu ishte rasti i Ibn Sirin: e folura e tij në përgjithësi ishte e mbushur me “Subhan-Allahi ue bi-Hamdihi, Subhan-Allahil-‘Adhim.”
11) Dolëm me Sufjan Etheurin në ditën e bajramit, dhe ai na tha: “Në të vërtetë, puna e parë, me të cilën do të nisim këtë ditë, është të ulim shikimet tona.”
15) Amr ibn Thabit tregon se kur Ali Ibn Hysein vdiq, ata e lanë atë dhe vunë re një shenjë të zezë në kurrizin e tij, dhe dikush nga ata tha. “Ç’është kjo?” Ata i’u përgjigjën: “Ai merrte nje thes me miell në kurrizin e tij gjatë natës dhe e shpërndante atë tek të varfërit dhe nevojtarët e Medines.”
14) Ibn Mubarek tregon: “Ibrahim ibn Ed’hem ishte një njeri 10) Fudeil Ibn Ijad, ka thënë: me fshehtësi (sekrete) dhe unë “Janë dy gjëra, të cilat e ashpërsojnë, asnjëherë nuk e pashë duke bërë ngurtësojnë zemrën: e folura e tepërt dhikër publikisht, dhe as duke bërë dhe e ngrëna e tepërt.” bamirësi publikisht.”
12) Hasan Ibn Ebi Sinan doli në ditën e bajramit dhe kur u kthye, gruaja e tij i tha: “Sa gra të bukura ke parë sot?” Ai u përgjigj, vetëm pasi ajo insistoi në këtë pyetje, duke i thënë: “Mjerë për ty! Që prej çastit kur u largova dhe deri sa u ktheva në shtëpi tek ty, nuk kam parë asgjë përveçse në dy gishtat e mëdhenj të dorës sime.”
Marrë nga “Fatwa on line”, rubrika “Fjalë të Mençura” Përktheu dhe përgatiti: G.GJ
41
NJË BOTË PA…
N
42
djek hapat e mi çapitës, por nuk e di se cili është destinacioni i tyre. Pas kalimit të minutave fluturake, kuptoj destinacionin e panjohur deri më parë. Ku po më çonin hapat e mi kësaj here? Në destinacionin e dëshpërimit, frikës, ankthit, meditimit, qetësimit apo çfarë? Është bregu i detit, një vend ideal për të shpalosur konfuzionin e mendimeve kryeneçe dhe herë-herë inoçente në këtë botë. Hedh shikimin majtas. Gjerësia e detit duket sikur nuk ka fund dhe më bën të ndihem kaq e vogël si krijesë. Hedh shikimin përpara. Bregu i detit vijëzohet shumë bukur me ndonjë kthesë gjatësore atje tej në largësi. Hedh shikimin djathtas. Një peisazh pranveror plot vitalitet më mbush me drithërima kënaqësie dhe relaksi. Sa bukur! Shumë bukur! Një kryevepër e përkryer. Krijuesi i gjithçkaje që po shoh, është Zoti im i Madhëruar. Ah, sa e çliruar ndjehem tani nga ajo brengosje që më kishte kapluar pak më parë! Natyra është vërtet strehë e çlodhjes dhe e qetësisë. Tashmë ajo qe strukja ime pas një dite me rrebesh dëshpërimi. Habitem kur mendoj se sa i dobët është njeriu. Pak para sekondash isha një njeri tjetër, ndryshe… Ishte një fjalë jo e thënë mirë, jo e diktuar me rregull, një akuzë e pabazë që rëndoi shumë mbi shpatullat e mia. Ishte një shigjetim i rrufeshëm që shenjestroi zemrën time. Ishte një emocion i ngarkuar pa dashur, por me sens. Ishte një trumbetim për të më thënë që ka edhe kështu. E, pas gjithë kësaj, isha një gotë e tejmbushur që kishte filluar derdhjen e saj. Po, po, ishin lotët që derdheshin rrëke. Ishin ato lotë plot mëshirë që më shoqëruan, më shkarkuan disi nga ajo ngarkesë e pakuptimtë.
Në fakt, njeriu pret nga dikush diçka të mirë e nga dikush tjetër diçka jo të mirë. Nëse ndodh e kundërta, ndodh ajo që më ndodhi mua. E kjo rëndon, vërtet rëndon. Ishte lëndimi i zemrës sime, arsyeja plot UN, hapat e mi stoik që më bënë të largohesha nga ai vend për t`u rehatuar diku tjetër, aty, tek bregu i detit. Ishte panorama e natyrës e mrekullueshme, perfekte, e krijuar nga Zoti im, meditimi për të cilën më bëri të largohem nga ai ankth xhelat. Ajo bëri zemrën time të qetësohej dhe arsyen time të reflektojë. Bëri të mendoj se ka shumë gjëra të tjera më të rëndësishme për t`u preokupuar. Ishte Islami im që më bëri të kapërcej me hapa galopante atë pengesë pa interes. Sa mirë ndihem tani! Por, çfarë do të kisha bërë pa Islamin tim? Të falenderoj o Zot që më ke dhuruar diçka shumë të vyer që nuk do të kisha mundur ta blija edhe sikur të isha njeriu më i pasur në botë. Një dhuratë me vlerë,
shumë me vlerë, për atë që kupton se ç`është vlera. Është pikërisht ndriçimi i rrugës së drejtë, njohja e Krijuesit tim dhe të gjithçkaje, por edhe njohja e përsosmërisë së Zotit. Vërtet dija e këtyre të fundit të bën të ndihësh se je i lirë, i pavarur, krenar, por jo i pagabueshëm. Por, këtë dhuratë nuk e ka kushdo.
Gabohem të mëndoj se gabimet nuk ndreqen apo të mendoj se nga gabimet ndreqesh. Perfeksion në karakterin e njeriut nuk ka, por të mendosh që të arrish afër perfektes, përse të mos mundohesh? Në fund të fundit, njeriu është gabimtar, unë jam gabimtare… Shkroi: Hiba Agolli (Gjyzeli)
43
Mundeson: