E ditorial
Të
gjithë ne ecëm pa u ndalur në muajt që ikën pa përfituar bindshëm mirësinë e kohës në ikje. Harruam se miku është i vetmi mik që vjen vetëm një herë në shtëpi dhe se kërkon respekt maksimal ndaj tij. Po ne jemi ata që vazhdojmë të ecim e sikur nuk duam të ndalemi në asnjë çast. Dhe sikur të mos duam ne, një muaj troket aq bindshëm e të ndal hapin e hutuar sikur do të thotë; “ndale hapin dhe shpejtoje pendimin tënd, shumoji punët e mira, pastroje mendjen e nefsin tënd. Vërtet ky muaj është për ne, por ti me duart lart nga qielli thuaj: “O Zot, ky muaj, ky agjërim është vetëm për Ty.” Ashtu siç tha Allahu i madhëruar: “Çdo punë apo vepër e mirë ka një apo shumë shpërblime, kurse agjërimi është për Mua dhe Unë di si ta shpërblej atë”, ne duhet ta dimë se çdo përpjekje ka shpërblimin e vet, por asnjëra si Ramazani.
Vërtet në këtë muaj ndale hapin monoton; ndalesa të bën të kujtosh e të reflektosh për shumë mirësi që kanë humbur në kujtesën tënde. Agjërimi të kujton urinë dhe etjen e atyre që s’kanë durimin e durimtarit që nuk e bën asgjë të mërzitet pasi i mbështetet plotësisht Zotit. Ndalesa në të lejuarat e muajve të tjerë është pastrim për zemrën dhe shpirtin tënd. Gjithnjë dedikimet dalin nga zemra, por dedikimi i këtij muaji për Ty o Zoti im, nuk është se Ti ke nevojë për urinë e etjen time, por unë kam aq shumë nevojë për faljen, mëshirën dhe shpëtimin Tënd. Këto janë xhevahirët e këtij muaji, ndaj nuk dua t’i humbas as fraksionet e sekondave larg mëshirës Tënde, ndaj më përfshi të jem e qetë, e lumtur të vazhdoj rrugën edhe në muajt që pasojnë, shpëtoi vitet e mia që një ditë të jem me të shpëtuarit e Tu, me ata që i begatove përjetësisht, që agjëruan sikurse ne sot, u falën, u pastruan e më pas pushojnë në xhenete të begata.
Përtej FJALËS R evi st ë
e përmuajshme
3
Nr.2
Shtator, 2009
Tiranë
ë
e rt
j Fjalës P
rtej F jalës l Përtej Fja
ës
Pasqyrë 5
5 Në pritje të Ramazanit
Përtej FJALËS P
Pasqyra e lëndës
R evi st ë
e p ë r m ua j s h m e
7 Jo vetëm kaq...
nga Albana Muja
Përtej fjalës 7
Të vrasësh frikën
9 Atmosferë në Tiranë
Ftesë për të besuar
nga Redaksia jonë
Jetë paralele 11
11Ata dikur dhe ne sot
AGJËROJMËË AGJËROJM
Ajo12 nga Ajni Sinani
12E vërteta në zemër
Trokas 19
19Përse agjërojmë
nga Aurela Basha
7
Pikëvështrim 22 nga Prof.dr Ruzhdie Qafmolla
Ftesë 26
nga Aurela Basha
21Ramazani i suksesshëm 22Të mirat mjekësore të
nga Mimoza Cota
ramazanit
Më duhet “Ta di” 26 nga Albana Muja
24Fiziologjia e trupit në
Kryeredaktore:
urinë progresive
Albana Muja
Redaktore gjuhësore:
Prof.dr. Mimoza Gjokutaj Recensues fetar:
Ahmed Kalaja
25Kolazh
9
26Fëmijët në ramazan
KËSHILLI I REDAKSISË
29Nata e Kadrit
Adelina Kasemi; Albana Muja Anisa Proda; Aurela Basha Eda Demiri; Mimoza Cota; Shpresa Basha
nga Gazmend Leçini
32Muaji i Kur’anit
BASHKËPUNËTORË:
nga Ahmen Kalaja
Elsa Xhai- gazetare; - Kryetare e “Gruaja në media” Shega Murati - kryetare e shoq. “Zëri i fëmijëve na thërret” Juliana Ajdini, Prof. Fakulteti Shkencave Sociale. Suela Balla- gazetare A. Kalaja - teolog G. Lecini - gazetar
37Mësime të rëndësishme mbi ramazanin
nga Ahmen Kalaja
42Intervista me: Aida Kurti - teologe Genta Dhima - dietologe-estetiste Ahmed Kalaja - teolog
Art grafika dhe faqosja: Ornela Bita e-mail: përtej_fjalës@gmail.com
Organ i shoqatës kulturore: FIF FEMRA INVESTIM I FAMILJES TIRANË-ALBANIA
29
P asqyrë
Vendi ynë i dalluar për bashkëjetesë të këndshme dhe tolerance fisnike fetare ngrihet mbi vlerat e arta që sjell besimi tek qytetarët e saj. Ndryshe nga vitet e mohimit totalitar ku përndiqeshin prirjet e ndjenjat fetare, por edhe ndonjë dritë apo qiri i ndezur fshehurazi në ndonjë vatër tek e cila ende lulëzonte besimi i sinqertë, familje të cilat agjëronin dhe besonin në mënyrën e tyre të lavdërueshme por memece ndaj çdo pyetjeje që i bëhej jo pa qëllim, sot besimtarët në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë deklarojnë bindshëm se ata janë besimtarë, dhe sot janë gdhirë agjërueshëm.”
Ky
vit vjen para të gjithëve me të rejat e tij pafund, me lëvizjet e mëdha politike, sociale dhe përparuese me konferenca të rrumbullakëta dhe me bisedime akademikësh e studiuesish që kanë ditur në mënyrën më të mirë t’i vënë në pah sistemin më të rregullt e të papërsëritur të jetës në tokë siç është sistemi i jetës në islam. Është njohur si muaji i armëpushimit të lufërave që nga ato shpirtërore, sociale, por edhe atyre fizike. U quajt muaji ambasador i paqes, lumturisë dhe pastrimit shpirtëror. E gjithë bota ka dëgjuar për madhështinë e këtij muaji, por po aq sa bota, duket numri i atyre që jo vetëm kanë dëgjuar, por ia njohin mirësitë këtij
Përtej FJALËS R evi st ë
e përmuajshme
muaji dhe ato janë besimtarët e kudondodhur, që agjërojnë dhe qëndrojnë solemn para mëshirës së këtij muaji me shpresën për të qenë të shpëtuar. Kudo dëgjohet të thuhet bota islame ka festë, por nuk kufizohet me kaq; festa sikur i përmbledh të gjithë me respektin që të imponon me drejtësi ky muaj i begatë. Respekt dhe mirënjohje për vlerat që përcjell kjo shtyllë e besimit islam! Në këtë muaj, islami sikur parakalon para çdo sistemi tjetër jete dhe duket qartë se ai është fituesi i parakalimeve, ai që bashkon njerëzit, që fton në mirësi, urtësi e drejtësi në këtë botë ku më së shumti mëkohet ndasia, jeta individuale
5
Muaji Ramazan përshëndet pamjet e horizonteve të ngrira, të horizonteve të përflakura, aty ku do falet akshami, ku hapet iftari. Ramazani përshëndet dritat që ndizen në syfyr … shënon duatë e bëra në heshtje… përshëndet agimin tek nxjerr kokën për të thënë: “Agjërim të lehtë për këtë ditë o robërit e Rrahmanit!
dhe rrënimi i vlerave të përbashkëta njerëzore.
shtrojet për iftar… Sa urime për pranimin e agjërimit të kësaj dite!
Në këtë botë të madhe shtrihet edhe vendi ynë, i njohur tashmë për nga përkatësia e një shumice në kulturën islame; Shqipëria, me karakteristika të përmendura edhe ndër shekuj për sa i përket vlerës së besimit, shprehjes së tij, bashkëjetesës me të tjerët, ndarjes së mirësive të përbashkëta dhe thirrjes për një shoqëri më të mirë.
Orët ndjekin linjën e tyre e pas gëzimit të agjëruesit sërish fjala e shehadetit buçet në çdo minare. Ajo thërret për përmbushjen me shpërblime të kësaj dite.
Ashtu sikurse çdo ditë, çdo muaj ka ardhur me risitë dhe arritjet e veta, tani është stacioni i muajit “Ramazan” e kush është më i mirëpritur sesa ky muaj për mbarë besimtarët??? Muaji i Ramazanit ka trokitur …ditët e tij vërshojnë me faljen e 10-ditëshit të parë, vërshojnë me mëshirën që prek çdo shpirt, vërshojnë e shpëtojnë sa shumë nga xhehenemi! Sa flakë e vullkane shuhen, sa dua , sa mëkate mëshirohen, sa gabime e faje falen! A e shikojmë vallë këtë panoramë jete? Jemi ne pjesë e saj, aktorë që duhet t’i dinë mirë rolet në këtë muaj. Është muaji i punës, i veprës, i duave, i pendimit. Oh, sa shumë e kemi pritur! Kjo panoramë jeton e zgjohet bashkë me ne. - Mbrëmja po afrohet e horizonti i përskuqur kujton se muezini thërret fjalën e shehadetit; është magjike thirrja e dikurshme e Bilalit, sipër në Qabe përsëritet hareshëm në çdo xhami tonën. Është thirrje e shumëfishtë: thirrje për falje, për namaz, por edhe për diçka tjetër në këtë muaj, për hapjen e iftarit, gëzimin e agjëruesit; aty ku duatë artikulohen bindshëm, ku shpresa qan zemrën … edhe gumëzhima e pjatave,
6
Dhe i shikon tek vërshojnë drejt xhamive të mëdhenj e të vegjël, të gjithë për tek më i Madhi që zgjodhi këtë muaj të begatë për umetin e profetit të Tij të dashur. Xhamitë janë po ato, po sa njërëz paska sot! Është Ramazan e shumë njerëz udhëzohen në këtë muaj, shumë i shpëtojnë zjarrit të ndezur fort. Është namazi i jacisë… heshtje për t’ia lënë vendin duave në sexhde, në përgjërim. Jepet fjala e paqtë -selamidhe besimtarët nuk i shikon më te porta e xhamisë …ata presin…janë terauitë… mëshira e këtij muaji, namaze që profeti i Zotit i fali gjatë këtij muaji…e të njëjtën gjë ndjek i bindur umeti i tij ndër kohëra. …është suneti i profetit të dashur ……rruga e tij e shtruar jo në kalldrëmë famëkeqe, por në perla që ndrisin hapat e çdo besimtari……. “….është Ramazan” …. ”jam agjërueshëm” …. Dëgjon këto fjalë… kudo...është muaji që zgjat e që ne s’duam të mbarojë …por dita e Bajramit krenare do të vijë…dhe vjen kjo festë që kurorëzon këtë muaj mëshire e që mbyllet për tek Allahu me namazin madhështor ndër sheshe…mëshirë që del përtej xhamive e kërkon të përhapet drejt lartësive.
A. MUJA Nr 2 / Shtator 2009
Përtej Fjalës
ç d o h e rë k e ti , je se n o d en se sa i k e q m a r k ë të p ë rm ir ë si m te k Z o ti sh sy ra a p ë rr rk u 1 . Pa m a h e sh , d u k e e k ëë si m i, su k se si , ç d o g jë . so ë ir rm ë p të Ramazan, p ë rm ir m u n d ë si ë të n j, sh a ë u it m il të C ë k të ë y t, n ë d o rë n e ir ë si m in të n d , m ë së sh u m ti n sh im e v e , i m u n d ë si v e q ë K ë rk o je p ë rm a ji i m ir ë si v e të m ë d h a , i n d ry ir ë n e së r. se p se ë sh të m u n g a n e p ë r të q e n ë m ë të m i je p e n ç d o k u jt
ë
jon Redaksia Përtej FJALËS R evi st ë
e përmuajshme
7
2. Ti duhet të shoqërohesh me njerëz të ndershëm. Këtë këshillë e lexon kudo, e kemi lexuar qëkur ishim fare të vegjël, por kjo duhet patur më shumë parasysh. Shoku yt je ti, dhe ti je “vetë ai”. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, një shok që beson dhe agjëron të kujton mirësitë që sjellin këta dy shtylla të besimit islam, ndërsa një shok, jo përkrahës e as praktikues i këtyre të dyjave, është e keqja më e madhe që po ec gjithnjë me ty.
të ecësh përtej fjalës dhe përveç dhimbjes që ndjen për ta, bëhu dhe ti i varfër vetëm një ditë, ec me ta dhe mundësoi dhe atyre të njohin çaste gëzimi e lumturie.
8. Ti duhet të jesh pajtues mes shokëve të tu. Shokët janë dhe një mundësi e jotja për të përmirësuar ata dhe veten, për të bërë thirrje të paqtë e për të udhëzuar shumëkënd me fjalën e pajtimit, e faljes dhe bashkimit. Të qenit bashkë, e forcon radhën e besimtarëve, i drejton safet i orienton zemrat duke prodhuar një shoqëri solide dhe sa nevojë kemi për të! Ky muaj ka plot mëshirë, shfrytëzoje se mos mëshira e tij prek zemrat e hidhëruara!
5. Ti çdoherë duhet të kesh parasyh sadakanë në muaj Ramazani. Sadakaja ka vlerën e pakundërshtueshme në çdo kohë dhe vend, por ky muaj le të dallohet, le të jetë promotor i këtij gjesti madhor në ndihmë të atij që ka nevojë. Kujto se kush ishte Ai që të dhuroi aq shumë dhe ji prej atyre që dinë të japin “më mirë se 9. Ti nuk duhet t’i dorëzohesh 3. Ti duhet të jesh mysafir sa ata që rënkojnë” ! pëshpëritjeve të Shejtanit. ndihmues. 6- Ti duhet të jesh ai lexuesi Kudo dhe në çdo moment të jetës Ti je i pari i shtëpisë, ndoshta guximtar, te ecësh me sy hapur në e mira dhe e keqja janë forcat në shtëpinë tënde dhe e di fare çdo skaj ku shkel e të jesh prej të shtytëse, asnjëherë nuk i bashkon mirë peshën e mysafirit në darkën mirëve në hapat që hedh. Agjërimi Allahu në një qenie, ndaj ji prej tënde, por ji dhe ti mysafir i është durim. Ji prej durimtarëve, tyre që e dallon me qartësinë e mirë, ndihmues, që fsheh shumë prej atyre që dinë të presin e pritja kristalit se e mira vjen me besimin prej gjërave që pritësit nuk patën e tyre nuk është e gjatë, Zoti është tënd dhe përshpëritjet e shejtanit, mundësinë t’i kishin më të realizuara. më Bujari. Ai të jep fuqi për të vijnë nga pakësimi i kësaj ndjenje Nxirr në pah, aq sa ke mundësi, të mposhtur çdo sfidë. Lexo librin tek ti dhe tek unë, tek secili nga mirat që pritësit të ofruan e fillimi që zbriti në këtë muaj, ndaj dhe ne; thuaji vetes: Unë jam krijesë dhe mbarimi i darkës suaj le të u quajt “Muaji i Kur’anit”. Ji e Zotit dhe Zoti im më mëshiroi jetë falenderim për Atë, në dorë të lexuesi guximtar në natën e errët mua dhe “ të mallkoi ty” (shejtanët) të cilit është furnizimi - mirësia që e ditën plot diell, të mos flenë sytë e kështu ruaje Agjërimin tënd të por të gëzojë zemra që i dëgjon mos e prishë askush. sapo darkuat. ato fjalë. 10. Ti duhet të lutesh sinqerisht që 4. Ti duhet t’i japësh përparësi të 7. Ti duhet të kesh zemër të butë. Zoti ta pranojë Agjërimin ty dhe varfërve. Zemra është motori pa të cilin na të tjerëve. Profeti Muhamed, paqja dhe shembet kraharori. Është mbreti Ti që ke kohë që jeton me besimin bekimet e Zotit qofshin mbi të, që komandon gjymtyrët tona, ndaj islam, që njeh Krijuesin tënd, je thotë: Çdo vepër në Ramazan dhe ajo duhet të jetë e “aftë për të ti ai që e do ketë rrugë më shumë shpërblehet shumëfish, ndryshe nga qenë e butë”. Zemra e butë është se çdo gjë tjetër, ndaj kërkoje ta çdo interval tjetër kohor, ndaj dhe ajo që e vlerëson agjërimin më ndjekë këtë rrugë secili nga miqtë e në këtë muaj, le të jetë agjërimi yt, shumë se çdo zemër e vrazhdë, të tu. E brenda kësaj rruge është dhe përkujtim i të varfërve, që ngrysen cilën nuk e zbut as mëshira e këtij agjërimi në këtë muaj. Ti pëshpërit të uritur e kur dita i lind, i përcjell muaji. lutjet e tua për veten dhe të tjerët me duar lart tek kërkojnë dhe ata Ji i butë e kërko që Dhuruesi “që të jetë ky agjërim i pranuar dhe tek Zoti yt. Kujtoi dhe qëndroju i madh të të japë “zemër prej ky muaji, ku më së shumti njerëzit të dalin nga errësira në dritë. afër me aq sa të kesh, kjo është zemrave të shpëtuara”! 8
Nr 2 / Shtator 2009
apo i vetëm , r a t m i it, çdo bes mazan a e s R r e ë p n e ritje ër më t iptar ar për p u z i n a an Shq g r m i o l i s e u dh ti M e me munite o k i r ça si dh ë u p i q M h S m e i l në e tij Se rejtorin d n i t r h a s t i e s alos me kry njëkohë an shp e m h i l d s n u i etar etit M isitë e nënkry omunit K ë të dhe r n i a s r ë p d t n i rë mu Arsim t të gje u k i ësisë, l b u ë bashk j para p o r f o Duk ilët që do u e qen ëve të c r a t shumta m d i s r ë zëd ejtpë t, be i t e t i hënë r n d u r m e o k si jtë i m . b ë u n e s s soj rregu limanë, d imtarëve përfaqë rejt llue fetar si i marr uesi, mus e me të, k ëdhëniev li e o kesaj man Ram munitet i radh a zani e si n ë asn n e pret jë vit tjetë r.
P
Përtej FJALËS R evi st ë
e përmuajshme
9
Nuk
do
mungojnë
aktivitete
promocionale siç është edhe risia e këtij
Ajo që do e dallojë këtë muaj është
viti, dërgimi i mesazheve të urimit me
hareja si në asnjë muaj tjetër, larmishmëria
rastin e muajit të Ramazanit dhe festës së
e punëve dhe veprave të njerëzve e
Bajramit, mundësuar kjo nga kompanitë
përgatitjeve dhe e risive siç është edhe
celulare në Shqipëri AMC & Vodafon
organizimi i aktiviteteve humanitare, siç
në të gjithë rrjetin e abonentëve. Si edhe
është organizimi i fushatës për dhurimin
ngritja e balonës aeronautike për të
e gjakut; edhe pse nuk ka lidhje të
krijuar kështu atmosferën festive në çdo
drejtpërdrejtë me Ramazanin, ky gjest
kënd të Tiranës.
është nga më humanët, nga gjestet që
Nuk duhet harruar se ashtu sikurse
reflektojnë solidaritet dhe më shumë se
është bërë tashmë tradicionale, është
muslimanët nuk e ka përkrahur askush
edhe shtrimi i iftareve, iftari ceremonial
një gjest të tillë.
nga KMSH si edhe iftare organizuar nga sektorë të tjerë si Drejtoria e thirrjes, ajo e Arsimit, sektori i rinisë dhe i gruas si dhe zhvillimi i iftareve për muftinitë. Do të ketë sërish një vend të
10
e solidaritetit.
Përgatitja për të përfituar sa më shumë prej ditëve të këtij muaji. Kështu edhe xhamitë e Tiranës me besimtarët e tyre do kenë mundësinë për të ofruar më të mirën e tyre.
veçantë, ashtu sikurse edhe vitet e tjera,
Duke qenë një muaj që më së shumti
asistenca humanitare, pikërisht pranë
sjell mëshirë, le t’i shohim muslimanët
Azilit të pleqve, Shtëpisë së fëmijës si
të mëshirshëm ndaj njëri-tjetrit, të
dhe burgjeve, pa harruar dhe shtresat në
bashkuar si kurrë më parë në qëllimin
nevojë. Ramazani mbjell tek besimtarët e
e vetëm e të lartë, nënshtrimi ndaj
sidomos tek krerët e KMSH-së ndjenjën
Krijuesit të Gjithçkaje.
Nr 2 / Shtator 2009
Jetë Paralele
* I Dërguari i Allahut është falur derisa i janë enjtur këmbët. E pyetën për këtë dhe ai tha: “A të mos jem rob falenderues?” * Uthmani e përfundonte Kuranin në një rekat. * Katadeja e përfundonte Kur’anin çdo javë, ndërsa në Ramazan e përfundonte çdo tri ditë, ndërsa në dhjetë netët e fundit e përfundonte Kur’anin çdo natë.
Disa shembuj të ndritshëm, të cilët na tregojnë për përpjekjet e selefëve në adhurimin e Allahut dhe në respektimin e Tij. Nëse i shikon, ndoshta do të shtohet ambicja jote për adhurimin e Allahut.
*Ebu Bekri ishte prej atyre që qanin shumë e në veçanti gjatë namazit dhe leximit të Kuranit.
* - Kishte prej sahabeve (bashkëkohës të profetit alejhi selem) qe i kërkonin mirësitë në këtë muaj si në asnjë muaj tjetër, faleshin shumë, por dhe “falnin”shumë, qetësonin zemrat e tyre dhe të të tjerëve. Ishin ata të parët lidhur me leximin e Kuranit, përfitimin prej tij në çdo shkronjë. Ishin të përpiktë ndaj namazeve vullnetare, e ndaj atyre të detyruara ishin të përbindurit më të saktë në to dhe më të bindshëm në shpërblimin e padiskutueshëm për to. Ishin ata që mbanin fort zemrat dhe gojët e tyre nga mëkatet qe do ta njollosnin këtë muaj.
Ata dikur dhe ne sot…
*Sufjani qante me lot gjaku prej frikërespktit ndaj këtij muaji.
*** Kishte plot gjëra në ato kohëra, sa ne sot, na duken çudi, por le të mos ngelemi të mahnitur vetëm pas dëgjimit të këtyre çudive, por të jemi ndjekës të tyre në të mirë të vetes sonë.
Përtej FJALËS R evi st ë
*Aliu qante në mihrabin e tij, gjersa i lagej mjekra nga lotët dhe thoshte: “Ti oj dynja mashtro dikë tjetër, sepse unë të kam shkurorëzuar tri herë.”
e përmuajshme
*Në fytyrën e Omerit gjendeshin dy vija të zeza nga të qarit e shumtë, si frikë-respekt mallëngjim ndja krijuesit të tij.
* Seid bin Musejjibi ishte i lidhur me xhaminë dhe për dyzet vite rresht atij asnjëherë nuk i ka humbur namazi me xhemat.
11
Ajo
Përktheu dhe përshtati: Ajni Sinani
E vërteta në zemër Hatixha Watson: Misionarja protestante pranon islamin! Profesoreshë, teologe, misionare, priftëreshë, predikuese fundamentaliste e krishterë, një kandidate jo bash ideale për të pranuar islamin.
12
- Para 6 vjetëve, pasi isha edukuar në kishën e krishterë (së pari si katoliko-romane e më pas si një e krishterë spirituale “e rilindur”), pasi kisha diplomuar si priftëreshë dhe pasi kisha mbaruar maturën dhe magjistraturë në teologji, pranova Islamin. Çfarë e shkaktoi këtë ndryshim radikal? Gjatë punimit të tezës së magjistraturës kam filluar të dyshoj në shkencat krishtere. Për 12 vjet me radhë, e kisha bërë shprehi ta lexoja një herë të gjithë Biblën për çdo vit. Këtë e bëja krahas mësimit tim për ide, ligjërime dhe studime. Ndërkohë që i kam shqyrtuar librat e shenjtë, kam vërejtur kontradikta të caktuara. P.sh. të krishterët mësojnë për mëkatin origjinal, Zanafilla 3, ndërkaq Ezekieli 18: 1-22 i kundërvihet kësaj. Nëse kjo doktrinë bazë (e mëkatit origjinal) nuk është e vërtetë, atëherë i tërë krishterimi shkatërron vetveten. Gjatë leximit i vëreja këto gjëra dhe atëherë ndërprisja leximin dhe mendoja për to, por për shkak të studimeve të mia kurrë nuk kam pasur kohë që t’i shqyrtoj më afër. Gjatë studimit tetëvjeçar e kemi lexuar Biblën, libër për libër, kapitull për kapitull, varg për varg. Por, kurrë nuk kemi bërë krahasime, prandaj kundërthëniet nuk janë përmendur. Në të vërtetë, ajo ishte hera e parë që kemi studiuar historinë e kishës përmes historisë së sotme e jo përmes Biblës. Nga ai moment, kam filluar të dyshoj në parimet krishtere që nuk kishin ekzistuar në kohën e Jezusit. Ato kishin filluar, më vonë, në vitin 325 me doktrinën e trinitetit. Fjala “trinitet”, që përmendet në krishtërizëm, nuk ekziston në asnjë Bibël në botë, qoftë kur bëhet fjalë për Biblën origjinale në gjuhën greke apo hebraike (pra në gjuhët në të cilat janë shkruar të gjitha Biblat). Doktrina e trinitetit në krishtërizëm është formuluar
Nr 2 / Shtator 2009
tërësisht vetëm pas Koncilit të 4-t, që ka ndikim edhe në krishtërizmin e sotëm. Mirëpo, meqenëse të krishterët atëherë nuk e kishin pranuar trinitetin, vetëm pas 68 vjetësh është futur në krishtërizëm, në këshillin e Nikesë. Që të mund të zhvillohej dhe të formulohej mësimi për inkarnimin, me të cilin Jezusi njëkohësisht mund të ishte edhe Zot edhe njeri, si dhe mësimi për paqësimin apo sakrifikimin e përsosur, është dashur të kalojnë më shumë se 100 vjet. Vazhdimisht kam ndier një dëshirë të zjarrtë në zemër dhe kam dëshiruar të di më shumë për Zotin Një. Një ditë kam shkuar tek profesori im dhe i kam thënë: Krishtërizmi nuk është vetëm ai që mësojmë ne. Ne i themi njerëzve se “përsëri do të lindim”, që do të thotë se njeriu pastrohet vetvetiu dhe i lutet Jezu Krishtit që ai të kthehet në zemrën e tij në mënyrë që t’i falen mëkatet dhe që prej tij të bëhet një njeri i ri. Ose se duhet të jesh “i mbushur me Shpirtin e Shenjtë” që përsëri të “rilindësh”. Kur të hyjë Shpirti i Shenjtë tek ti, ai dikushi fillon të flasë gjuhë të huaja (i kam përjetuar të dy rastet, edhe pse nuk janë të pranuar tek të gjithë të krishterët dhe bashkësitë si detyrime). Mes drejtimeve të ndryshme në krishtërizëm ka luftëra dhe dallime teologjike të shumta. Disa protestantë nuk i pranojnë katolikët si të krishterë sepse i luten Marisë, nënës së Isait a.s. dhe i adhurojnë shenjtorët. Baptistët nuk kanë kurrfarë lidhje me jobaptistët. Krahas kësaj, janë edhe metodistët, veslijanerët, presbiterianët dhe
Përtej FJALËS R evi st ë
e përmuajshme
me mijëra kisha të pavarura që nuk i përkasin asnjë shkolle. Të gjithë dallohen në shkencën dhe interpretimin e Biblës. Kam pasur ndjenjën, se atë që bënim ne ishte burim i të gjithave, se nuk kishte nevojë për bashkësi të tilla të ndryshme fetare. Duhej të ekzistonte një ndryshim evident shoqëror rreth nesh. Në vend të kësaj, shoqëria është dekadente dhe në një pozitë më të keqe se sa ishte para 50 vjetëve! Të ashtuquajturat vende të krishtere janë në mesin e vendeve me situatë më të keqe. Profesori im mbylli gojën dhe nuk mundi të më përgjigjej. Kam vazhduar më tutje dhe në vitin 1993 kam përfunduar studimet e magjistraturës në teologji. Një muaj më pas, kam vendosur të studioj gjuhën gjermane. Njëri nga kolegët e mi ka qenë doktor që kishte kaluar 6 vjet në Dubaj. Jemi shoqëruar dhe kam vërejtur se më pyeste pandërprerë për Dhiatën e Vjetër. Kurse unë, përkundrazi, e pyesja për kulturën në Lindjen e Mesme. Asnjëherë nuk isha e interesuar për fenë islame, edhe pse çështja kryesore e studimeve të mia ishte “veprimtaria misionare”. Kemi pasur ligjërata për islamin, budizmin, hinduizmin, animizmin dhe katolicizmin. Gjithashtu kemi studiuar edhe “kulte” të caktuara. Interesimi im ka qenë animizmi, një besim fisnor. Kur ishim së bashku, kam hetuar se ishte tjetër. Ka dashur vazhdimisht të falet, por në mënyrë krishtere. Kur ishim jashtë, lypësve iu jepte vazhdimisht para. Për këtë madje ka pasur një qese me para të imta në makinën e tij. Një ditë i thashë: sikur mos të të njihja, do të mendoja se je musliman. Pranoi se e kishte përqafuar islamin në Dubaj, por kurrë nuk i kishte folur familjes së tij
13
për këtë. Kur ishte kthyer në Filipine, ishte liruar nga feja dhe nuk falej më e as nuk e praktikonte fenë. Familja e tij përbëhej nga katolikë të devotshëm. Ai asnjëherë nuk ishte lidhur me kishën katolike, kurse më herët kishte qenë me kishën protestante. Në atë kohë kam njohur një filipinase, që ishte konvertuar në islam gjatë kohës që kishte punuar në Arabinë Saudite. Atëherë jetoja në Manilë. Edhe pse atje kishte muslimanë, në të vërtetë, nuk i kisha kërkuar ata. Ishte vërtet e çuditshme që në një periudhë të shkurtër kisha takuar dy muslimanë. E dija se Zoti po “ndërhynte” në jetën time përmes situatave plotësisht të thjeshta. Thosha me shaka: Në rregull o Zot, çfarë dëshiron të më thuash? E kam pyetur atë për Islamin dhe gjëja e parë për të cilën e kam pyetur ka qenë trajtimi i femrave. Është e njohur (sikurse mësojmë ne në Perëndim dhe dëgjojmë në media) se muslimanet janë qytetare të rendit të dytë dhe pa kurrfarë të drejtash. Ato duhet të mbulohen me hixhab, sepse burrat e tyre nuk dëshirojnë që t’i shohë dikush. Ato duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe krahas kësaj burri ka të drejtë që t’i godasë! Duke dëgjuar përgjigjen e saj mbeta e hutuar. Ajo tha se bashkëshortet dhe nënat në Islam respektohen shumë. Më ka sqaruar se gratë mbulohen, sepse ky është urdhër prej Zotit, në mënyrë që gratë të jenë të mbrojtura. Gjithashtu më ka sqaruar se keqpërdorimi nga ana e burrave nuk është pjesë e Islamit. Isha shumë e bindur se ajo që kisha mësuar ishte e drejtë dhe isha e gatshme të ndieja dhembshuri për ato gra të ngrata muslimane të shtypura. Kur e njoha të vërtetën dhe kur u ballafaqova me mashtrimin që na kishin mësuar, kam filluar që të bëj pyetje më tutje: Kush është Zoti? Kush është Muhammedi për muslimanët? Në atë kohë ligjëroja në kolegj, kështu që pyetjet e mia shkonin mjaft thellë. Ajo më pati thënë se nuk ishte muslimane e kahershme dhe se ajo nuk mund të më përgjigjej për të gjitha pyetjet, por se do të shkonte me mua në një qendër islame ku do të merrja përgjigjet. Kur kam dëgjuar këtë, e kam lutur Zotin (atëherë kam menduar për Jezusin) se nëse kjo
14
është prej shejtanit dhe djallit (këtë vërtet mendojnë të krishterët për Islamin), atëherë ma trego atë. Në fund nuk kam ndier kurrfarë ndikimi të diçkaje djallëzore, kështu që jam nisur me të (edhe pse me shumë kujdes). Kam qenë e befasuar se si janë sjellë ndaj meje. Kam studiuar teologjinë krishtere. E di se përdoren shumë strategji dhe metoda nëse dëshiron ta udhëzosh dikë që të pasojë fenë tënde. Ata nuk shfrytëzuan asnjërën prej tyre! Nuk kishte kurrfarë manipulimesh psikologjike dhe as ndikim të shkathët (të hollë), as shqetësim, as “do të vijmë në shtëpinë tënde dhe do të lexojmë Kur’an”, sikurse bëjnë të krishterët, as thirrje telefonike. Ishin korrektë, të sinqertë. Më kanë dhënë libra dhe më kanë thënë se mund të shkoja përsëri nëse kam pyetje dhe se do të më përgjigjeshin me dëshirë. Kam shkuar në shtëpi dhe i kam lexuar të gjitha librat që kisha marrë. Kam qenë e mahnitur dhe e befasuar. Kjo ishte hera e parë që kam lexuar një libër për Islamin që e kishin shkruar muslimanët. Të gjitha librat që kam lexuar gjatë studimeve prej tetë vjetësh ishin të shkruara nga ana e të krishterëve. Ato libra tregojnë se çfarë mendojnë ata për Islamin. Por ajo çfarë ata mendojnë se është islami dhe ajo çfarë është në realitet Islami, janë dy koncepte (nocione) të ndryshme. Të krishterët janë të sinqertë, por vërtet mendojnë gabimisht. Ditën tjetër përsëri kam shkuar atje dhe kam diskutuar për 3 orë. Kështu ka kaluar java. Gjatë fundit të asaj jave kisha lexuar 12 libra dhe kisha kaluar më shumë se 15 orë diskutim me ta. Kam studiuar 8 vjet teologjinë krishtere. Në fund të asaj jave mendja ime ka kuptuar se Islami është e vërteta. A e kisha pranuar atëherë Islamin? Jo, sepse edhe atëherë nuk kam qenë dyfytyrëshe. Islami akoma nuk ka qenë në zemrën time. Njëra prej pyetjeve të para që kam shtruar atë javë ka qenë: Kush është Allahu? Na kanë mësuar se Zoti i muslimanëve është Zot “pagan” (diçka si Zoti-Hindu, por emri i tij është Allah, dhe se atij i luten muslimanët). Kam qenë e befasuar kur kam kuptuar se Allahu është i Gjithëdijshmi, Zoti i Gjithëfuqishëm, se Ai është Krijuesi, Ngadhënjyesi (Mbajtësi) dhe Furnizuesi. Nr 2 / Shtator 2009
Kjo sigurisht nuk i përgjigjej studimeve të mia për “paganizmin” dhe kam kuptuar: Ai me siguri nuk është Zot pagan. Nuk ka rituale të fshehta as ndërmjetësues. Ai është i Vetmi Zot, pa partner. Kjo i kundërvihet trinitetit, ku Zoti është në tresh: Ati, Biri (Jezusi) dhe Shpirti i Shenjtë, që të tre të barasvlershëm dhe të amshueshëm.
gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde!”. Ky është i pari urdhërim.” (Marku: 12: 29-30). Të shohim me kujdes: Jezusi a.s ka thënë një Zot, e jo tre në një! Jezusi kurrë nuk ka pohuar se është bir i Zotit sikurse thanë njerëzit. Ai gjithnjë është paraqitur si bir njeriu.
Me kënaqësi do t’i pyesnim shokët e krishterë, ku ishte Jezusi, kur është dashur të vdesë në kryq dhe kur ka thënë: ‘’Eli, Eli, lama sabaktani?’’. Domethënë: ‘’Zoti im, Zoti im, përse më ke braktisur?’’ . (Mateu: 27/46). A i ka folur ai vetvetes: Jo, ai ishte Jezusi njerëzor (shkenca e inkarnacionit, ku Jezusi mund të jetë njëkohësisht edhe Zot edhe njeri).
Secili pejgamber ka ardhur me porosinë e njëjtë, por kanë ekzistuar dallime në kumtimin e atij mesazhi. Pejgamberia e Musait a.s. ka ndodhur gjatë persekutimit në Egjipt. Pejgamberia e Jezusit a.s. është dalluar me dëbimin e demonëve dhe kthimin e të vdekurve në jetë me ndihmën e Zotit. Ajo që e ka dalluar pejgamberinë e Muhammedit a.s. ka qenë shpallja e Kur’anit fisnik atij, të cilën nuk arrinte as ta lexonte as ta shkruante. Musai dhe Jezusi i ishin dërguar popujve të veçantë, hebrenjve. Në Bibël vazhdimisht përsëriten fjalët: “Dëgjo Izrael, dëgjo Izrael”, që janë thënë nga pejgamberët, gjithashtu edhe nga Jezusi. Kur’ani fisnik nuk i është dërguar një populli të caktuar, edhe pse pejgamberi Muhammed a.s. ishte arab dhe ka folur gjuhën arabe. Allahu, në Kur’anin fisnik, thotë (më shumë se 20 herë) se Islami i është dërguar mbarë njerëzimit!
Ata mund të thonë njeriu e ndien dhimbjen njerëzore. Por sikur të thuhet kjo, atëherë Jezusi nuk do të ishte sakrificë e përsosur (shkenca e faljes), sepse sipas mësimit të krishterë, të gjithë njerëzit janë të lindur me “mëkatin fillestar” d.m.th., me mëkatin që i përcjell njerëzit prej Adamit dhe Evës. Nëse ai do të lindte pa atë mëkat, atëherë do të ishte njeri i mangët dhe nuk do të ishte në gjendje që të kuptonte tundimin dhe dhimbjen. Pyetja e dytë që kam shtruar ka qenë: Kush është Muhammedi a.s. për muslimanët? Kam qenë e befasuar kur kam mësuar se muslimanët nuk i luten Muhamedit a.s., sikurse veprojnë të krishterët me Jezusin. Pejgamberi Muhammed a.s nuk është ndërmjetësues. Muslimanët i luten Allahut në fund të faljes (namazit) që ta bekojë Muhammedin a.s. dhe familjen e tij, ashtu sikurse e lusin Allahun që ta bekojë Ibrahimin dhe familjen e tij. Ai ka ardhur me porosinë e njëjtë me të cilën kishin ardhur edhe pejgamberët e tjerë, mes të cilëve edhe Jezusi. Ajo porosi është se duhet t’i bindemi vetëm Zotit Një dhe të Vërtetë, Allahut. Musa a.s. i ka thënë popullit të tij Izrael: “Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm. Ti do ta duash, pra, Zotin, Perëndinë tënde, me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde.” (Ligji i përtërirë: 6: 4-5). Jezusi a.s ka sjellë të njëjtën porosi: “Dhe Jezusi u përgjigj: ‘’Urdhërimi i parë i të gjithëve është: “Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot, dhe: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me
Përtej FJALËS R evi st ë
e përmuajshme
Pyetja e tretë që e kam shtruar ishte kjo: Si ishin fjalët e lutjes? Të gjithë, natyrisht kemi parë pamjen e muslimanëve kur luten në drejtim të Qabesë në Mekë. Kemi besuar se muslimanët mendojnë se ndërtesa e zezë prej kubi është Zoti i tyre, apo se mendojnë që Zoti gjendet në të. Në këtë shihet përsëri injorimi që bëjnë jomuslimanët, duke përfshirë edhe të krishterët, sidomos kur është fjala për Islamin. Për mua lutjet dhe adhurimi, edhe kur isha e krishterë, kishin domethënie të madhe, prandaj kam qenë shumë e interesuar ta dija mënyrën dhe fjalët e lutjes. Përgjigjet janë: Hapi i parë drejt lutjes është pastërtia e shpirtit dhe e trupit. Allahu, Krijuesi i njerëzve, është i Vetmi që ka të drejtë të na thotë si do të qëndrojmë para Tij gjatë lutjes. Më herët, si katolike, gjunjëzohesha që të lutesha dhe kryqëzohesha. Më vonë, kur isha protestante, i ngrinim duart tona, këndonim, duartrokisnim, bërtisnim, luanim dhe qanim. Në atë padije tonën mendonim se ajo ishte rruga e vërtetë drejt Zotit.
15
Ai (Zoti) na flet në Kur’anin fisnik për rrugën e vërtetë, në të cilën duhet të shtegtojmë drejt Tij:“O besimtarë! Kur doni ta falni namazin, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët, lani dhe këmbët deri në nyje ...” (El Maideh: 6). Duhet të lajmë fytyrën dhe duart deri pas bërrylave, të fshijmë kokën dhe të lajmë këmbët. Nëse e bëjmë këtë, atëherë na fshihen gjynahet e vogla që i kemi bërë me ato pjesë të trupit. Më pas marrim qëndrim në këmbë, fytyrën e kthejmë nga (fokusim i lutjes sonë) dhe i ngremë duart duke thënë: Allahu ekber (Allahu është më i Madhi). Pastaj lexojmë suren e parë të Kur’anit fisnik: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur! Kam qenë e habitur kur kam dëgjuar fjalët e lutjes (namazit) sa që kam bërtitur: Kjo lutje vërtet nuk përmban asgjë të ligë! Kjo është lutja me të cilën lavdërohet Zoti! Fjalët e lutjes kanë ardhur përmes udhëzimit nga Zoti, që i janë transmetuar Muhammedit a.s., përmes engjëllit Xhibril. Kjo është mënyra se si falen engjëjt në qiell para fronit të Allahut. Merreni me mend këtë! Muslimanët janë njerëzit e vetëm që falen sikurse engjëjt në qiell! Përveç kësaj, nëse edhe këtë nuk e përfillim, muslimanët janë të obligueshëm të falen në kohë të caktuara, që janë përcaktuar sipas pozitës së Diellit. Do të thotë, me rrotullimin e Tokës vetëm muslimanët falen në çdo moment para më të Madhit dhe të vetmit Zot, para Allahut. Pyetja e fundit që kisha i përkiste autenticitetit të Kur’anit. Bibla përbëhet prej 66 librave (sipas mësimit katolik madje prej më shumë se 66) dhe janë shkruar prej rreth 40 autorëve të ndryshëm. Disa libra janë shkruar prej autorëve të panjohur, ose nuk janë përmendur fare autorët, p.sh. “Libri i Rutës” në Dhiatën e Vjetër dhe “Letra drejtuar
16
Hebrenjve” në Dhiatën e Re. Edhe pse “Letra drejtuar Hebrenjve” i përshkruhet Palit, nënshkrimi i tij nuk shfaqet askund dhe përmes kësaj arrihet deri te ndryshimi i stilit të të shkruarit. Natyrisht, i krishteri mesatar nuk e di këtë dhe, pa i mbaruar studimet teologjike, kjo nuk mund të kuptohet vetëm përmes leximit të thjeshtë të Biblës. Në Bibël ekzistojnë gjithashtu dy gjuhë: gjuha hebraike (në Dhiatën e Vjetër) dhe gjuha greke (në Dhiatën e Re). Asnjëra prej këtyre gjuhëve nuk mund të krahasohet me ato që ne i njohim sot. Përveç kësaj, unë kurrë nuk kam dëgjuar se Jezusi ka folur greqisht! Në kuadër të kurseve të mia më është dashur t’i mësoj të dy gjuhët. Jam mrekulluar kur kam kuptuar se Kur’ani fisnik ka vetëm një autor, i cili është Zoti, Allahu. Çdo sure (kaptinë), përveç njërës fillon me fjalët: Në emër të Allahut, Bamirësit, Mëshiruesit. E jo sikurse Bibla, e cila në Dhiatën e Vjetër fillon me: Libri (prej)... kurse në Dhiatën e Re fillon me: Ungjilli sipas... Po përmend kalimthi, se sipas mësimeve biblike Mateu, Marku dhe Luka nuk ishin nxënës të Jezusit. Ata kanë qenë nxënës të Pjetrit dhe të Palit. Marku i ka përpiluar Ungjijtë më të vjetër në vitin 68 “pas Krishtit”. Shumë dijetarë pohojnë se Mateu ka kopjuar nga Marku, kurse Marku disa prej informacioneve të tij i ka marrë prej burimeve të tjera, që mbajnë emërtimin Q. Luka në të dy Ungjijtë dhe librat e tij përmend informacione të pabesueshme. Ungjilli i Gjonit është shkruar rreth 100 vjet pas Krishtit. Sikurse thashë, të gjitha këto janë fakte tek të cilat nuk arrihet lehtë, veçse nëse studiohet teologjia. Diçka tjetër që më ka tërhequr është fakti se Kur’ani ka mbetur i pandryshuar 1421 vjet (respektivisht 1430 vjet)! Këtë që e lexojmë sot është saktësisht ajo që i është shpallur Pejgamberit, Muhammedit a.s. Nëse e lexojmë përkthimin e Kur’anit, atëherë origjinali në gjuhën arabe gjendet përkrah tekstit të përthyer. Duhet të mendojmë se përkthimi s’është bartje (në çdo gjuhë ka dallime në stilin gramatikor dhe të strukturës, gjithashtu edhe në disa fjali që s’mund të përkthehen asnjëherë në mënyrë të përpiktë ...). Jo vetëm se lutjet në Islam thuhen në gjuhën origjinale, por Nr 2 / Shtator 2009
edhe muslimanët anembanë botës janë të lidhur me gjuhën e përbashkët. P.sh. muslimani kinez, që vjen në Amerikë dhe nuk flet anglishten, me muslimanin amerikan që nuk e flet kinezishten, mund të komunikoj nëse e shfrytëzojnë gjuhën arabe, gjuhën e Kur’anit. Edhe pse në po atë javë nuk e kam pranuar islamin, kam filluar të frekuentoj mësimet islame. Përsëri jam ulur aty dhe kam qenë e befasuar me atë që kam mësuar. Tërë ajo që kam mësuar gjatë studimeve të mia për Islamin, u hodh poshtë në këto kurse. Ne të krishterët nuk e kemi ditur se muslimanët besojnë se virgjëreshë Maria e ka lindur Jezusin. Ne as që e kemi menduar se ata madje besojnë në ekzistencën e Jezusit. Por, nëse muslimani nuk beson se Jezusin e ka lindur virgjëreshë Maria, ai nuk është musliman. Kam qenë e befasuar kur kam kuptuar se muslimanët besojnë se Jezusi është ngritur në qiell dhe se do të paraqitet përsëri. Në Kur’an një kaptinë (sure) e tërë është emëruar sipas Marisë (Merjemes), nënës së Jezusit. Mirëpo, muslimanët nuk i luten asaj, sikurse e bëjnë një gjë të tillë katolikët. Në Biblat katolike dhe evangjeliste ekziston vetëm një fragment i vogël që i dedikohet asaj (Marisë) ... Surja Merjem është kaptinë në Kur’an që ka marrë emrin prej asaj. Pas kurseve shkoja zakonisht në shtëpi, që të meditoja. Në atë rast mendoja për atë që kisha mësuar. Krishtërimi më kishte krijuar shumë pyetje, kurse Islami u përgjigjej atyre. Shkoja çdo ditë në kurs, çdo natë lexoja Biblën, dhe çdo natë lutesha: O Zot, më trego se Islami është e vërteta. Dhe atëherë me kalimin e kohës kam pushuar që të them Jezus, Shpirti i Shenjtë, apo o At. Thjesht thosha: O Zot, më trego të vërtetën! Kur i lutemi Zotit të Gjithëfuqishëm që të na tregojë të vërtetën, mos vallë Ai do të na mashtrojë? Nuk është e lehtë të ndërrosh fenë. Nuk kam dashur të humbas shpëtimin tim. Një natë, afërsisht dy muaj pas vizitës sime në qendrën islame, jam lutur në këtë mënyrë, si zakonisht dhe më pas kam shkuar për të fjetur. Para se të flija, mes gjumit dhe zhgjëndrrës kam ndier se diçka ka hyrë në zemrën time. Papritur kam qenë plotësisht e zgjuar, jam ulur në krevat dhe me zë kam thirrur: O Allah, besoj se vetëm Ti je Një dhe Zoti i vetëm! Ajo ishte
Përtej FJALËS R evi st ë
e përmuajshme
hera e parë që kisha thënë fjalën Allah, edhe pse e kisha dëgjuar se si e thoshin të tjerët, asnjëherë më herët, deri në atë moment, nuk e kisha përmendur atë. Pas asaj kam ndier qetësi dhe ajo, që nga ajo ditë, nuk më ka braktisur. Vendimi im nuk mbeti pa pasoja. Të krishterët, që ia dedikojnë dashurinë e tyre Jezusit dhe që i gjykojnë të tjerët se i përndjekin ata që pranojnë krishtërimin, pikërisht ishin vetë ata të parët që më përndoqën mua. Natyrisht, e para që kam humbur ka qenë puna ime. Nuk kam mundur të mbaj leksione në institutin e krishterë. I krishteri mund të jap mësim për islamin, por jo edhe muslimani për krishtërimin. Kur kam pranuar Islamin tashmë isha 7 vjet vejushë, që do të thotë se kam qenë përgjegjëse për vetveten, por edhe për tre fëmijët e mi prej dhjetë fëmijëve. Tjetra ishte ajo se familja e burrit tim hoqën dorë nga unë. Burri im ishte nga një familje e shquar. Gjyshi i tij është përmendur në librat historikë si hero, kurse i ati një kohë të gjatë ka qenë guvernator. Edhe pse që të tre ishin të vdekur, kam pasur marrëdhënie të mira me familjen e tij, madje edhe më të mira se me familjen time. Pasi jam bërë muslimane, më është thënë se nuk mund të jem më anëtare e familjes dhe se s’mund të marr pjesë në takimet familjare. Disa janë akoma aktivë në politikë dhe me siguri nuk është e parapëlqyer të kesh muslimanë si anëtarë të familjes. Me vite kam qenë e afërt me ta dhe kjo më ka lënduar mjaft. Kur më ka vdekur bashkëshorti, ata më ndihmuan t’i edukoj fëmijët, kurse tani ndryshuan kaq shumë. Kam qarë tri ditë, por vazhdimisht, kur kam kryer lutjen (namazin), kam qenë e bindur thellë se vendimi im ka qenë i drejtë. Burim për mospajtim të mëtejshëm kanë qenë fëmijët e mi. Të gjithë fëmijët, përveç djalit që ishte me mua, atëherë ishin në SHBA. Atë që kam mësuar në qendrën islame, ia kam shkruar në letra. Pasi që kam pranuar Islamin, vajza ime më e madhe (e cila rastësisht ka punuar në rendin e kishës që i përkisja unë) më ka shkruar në një letër: A e di që islami është religjion satanik? I kam dërguar disa letra dhe i kam shkruar: Mos tento të më transformosh! I kam shpjeguar se Allahu na ka ndaluar neve që t’i detyrojmë të tjerët që të
17
pranojnë Islamin dhe kam menduar se do t’i lexojë ato që të mund të kuptonte se në çfarë besoja unë. Kur prindërit kanë probleme me fëmijët, atëherë zakonisht takohen me farefisin e afërt (gjyshen, tezen, mbesën ...) gjë e cila mbase do të mund të ndikonte në situatën. Më vonë kam kuptuar se fëmijët e mi janë bashkuar ashtu për shkak timin! Nëna ishte problemi, kurse Islami i gjykuari! Si zakonisht në familjet e mëdha, fëmijët ndahen dhe “grupohen”. Tre më të moshuarit janë “shefat”, tre të mesmit janë “luftëtarët: kurse më të rinjtë nuk pyeten aspak. Kur diskutimi ishte në vlugun më të madh, më të moshuarit kanë qenë kundërshtarë të rrëmbyer, kurse të mesmit kanë thënë: Ajo është nëna jonë, dhe ai është vendim i saj. Ajo nuk na imponon asgjë neve. Dëshirojmë edhe më tutje të kemi marrëdhënie të afërta me të dhe dëshirojmë që ajo të ketë marrëdhënie të ngushta me nipat e saj. Kur jam kthyer në SHBA, më të moshuarit tentuan të grindeshin dhe sikur kishin bërë një mur që pengonte çfarëdo diskutimi, ndërsa, në anën tjetër, fëmijët e mesëm ishin shumë komunikues dhe plot pyetje. Bisedat tona ishin vërtet të rëndësishme dhe zhvilloheshin krejtësisht natyrshëm. Madje njëra prej vajzave më tha se si muslimane jam shumë më e përzemërt se sa që kisha qenë si e krishterë! Kur jam në SHBA vazhdimisht bart abajen dhe hixhabin. Në lidhje me këtë vajza më ka dhënë vërejten vijuese të papritur. Më ka thënë se kur më shikon një mashkull musliman mund të më njohë menjëherë. Isha kureshtare se si ajo kishte ardhur në një përfundim të tillë, sepse unë nuk i shikoj meshkujt muslimanë, kurse meshkujt muslimanë në SHBA nuk mund të njihen nga gardëroba (rrobat), shumica e tyre s’kanë madje as mjekër. E kam pyetur në bazë të çfarë gjëje mund ta thotë një gjë të tillë: Kur ata të shikojnë, ajo është ndryshe. Ata të shikojnë me respekt. Pas gjashtë vjetësh, përfundimisht, edhe më të moshuarit e kanë pranuar se jam muslimane dhe se me ndihmën e Zotit kurrë më nuk do t’i kthehem krishtërimit. Të tjerët thonë se Islami është vetëm ndryshim i mënyrës së jetës dhe se nuk është si krishtërimi në të cilin shkohet në kishë dhe kur dilet prej kishe, veprohet ashtu si dëshirohet. Me fjalë të tjera, kërkohet ndryshimi i mënyrës së
18
jetës. Djali që ka jetuar me mua kur e kam pranuar Islamin, nuk ka qenë aspak i interesuar për religjionin. Atëherë ishte 18-vjeçar dhe religjioni nuk ka qenë i përfaqësuar në stilin e tij jetësor. Një kohë, pasi humba punën e docentit, më kanë lutur në qendrën islame që të formoj një seksion për gra dhe ta udhëheq atë. Çdo javë kam sjellë libra në shtëpi dhe i kam vendosur me rregull në tavolinë. Ditën tjetër librat kanë qenë në të njëjtin vend. Kohë pas kohe i kam ndërruar. Kam shpresuar se atij do t’i interesojnë librat dhe se do t’i lexojë edhe do të fillojë të bëjë pyetje. Kjo nuk ndodhi. Shumë herë në vit i kam ftuar vëllezërit nga qendra islame që të bisedojnë me të. Gjithnjë ka qenë i sjellshëm, por asnjëherë i interesuar. Një ditë dikush bisedoi me të dhe në fytyrën e tij mund të diktohej fryma e bindjes. Më ka pyetur: Pse nuk ma ke treguar atë? Kam qenë e topitur dhe i kam përmendur se librat i kam lënë me shpresën se do t’i lexonte dhe se do të pyeste. Atëherë më ka kallëzuar se, pasi që unë dilja prej shtëpisë, i lexonte librat me shokët e tij dhe vazhdimisht i kthente në vendin e njëjtë. Kisha një orë që thërriste ezanin. Më ka thënë se vazhdimisht kur unë nuk kam qenë në shtëpi, ai e ka kurdisur atë orë. Ai tani quhet Omer. Ai ka braktisur stilin e tij jetësor e shokët e tij dhe tani punon në Arabinë Saudite. Ai bisedon me motrat e tij më të mëdha për Islamin dhe është më i suksesshëm se unë. Deri tani askush prej familjes nuk e ka pranuar Islamin, por ne akoma i ftojmë në Islam. InshaAllah, do të përjetoj që të shoh që të paktën dikush prej nipave të mi të bëhet musliman. Asnjëherë nuk jam penduar që jam bërë muslimane dhe e lus Allahun që të më japë besimin e sahabëve. “Thuaj: ‘Me të vërtet, Zoti im më ka udhëzuar në rrugë të drejtë, në fenë e vërtetë, fenë e pastër të Ibrahimit besimplotë, i cili nuk ka qenë adhurues i idhujve’. Thuaj: ‘Me të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij’.” (El En’am: 161-163). Nr 2 / Shtator 2009
T rokas
Përse agjërojmë? as një viti të mbushur me punë, lodhje, përgjegjësira, studime, orare, telefonata, rutinë profesionale, strese dhe mëngjese me zgjim herët, pas një viti gjithkush kërkon si minimum një muaj pushim, që të çlodhet dhe të marrë energji. Një muaj pushim pas një viti “vrapim”. Gjatë muajit të pushimeve, njeriu arrin vetëm të largohet nga puna dhe lodhjet e saj, por jo nga objektivat dhe qëllimet e punës. Prapë se prapë përkushtimi i natyrshëm mbetet tek ushqimi i përditshëm dhe komoditetet trupore. Por, fatmirësisht, ka edhe një tjetër muaj për t’u prehur. Përveç muajjit të pushimeve, një miliard njerëz në botë, për thuajse një muaj rresht, pushojnë së konsumuari ushqimet, pijet dhe kënaqësitë trupore, për disa orë në ditë, nga fillimi i agimit të diellit deri në perëndim të tij. Gjatë këtij muaji ata përpiqen të ndiejnë më shumë të vërtetën thelbësore të qenies njerëzore, faktin se janë krijesa të larta të cilat Zoti i ka krijuar jo thjesht për të ngrënë e për t’u shumuar. Gjatë këtij muaji, përmes agjërimit, largimit disa orësh nga kërkesat e trupit, njeriu zbulon spiritualitetin e vet, forcon solidaritetin
Përtej FJALËS R evi st ë
e përmuajshme
njerëzor me të varfërit dhe duke e kuptuar më mirë gjendjen e tyre, priret t’i ndihmojë si dhe gjithashtu kalit vullnetin e tij për të përballuar vështirësitë e të papriturat e jetës. Muhamedi, paqja e Zotit qoftë mbi të, thotë: “Me të vërtetë, Allahu i madhëruar është bujar ndaj dhe e do bujarinë. Ai është dorëdhënës dhe e do shpirtmadhësinë.” Agjërimi nuk është ndonjë akt i mundimshëm e provë, për këtë është fakti se prej shekujsh, pa ndërprerë, agjërojnë qindra njerëz të moshave të ndryshme, pleq e fëmijë dhe jo vetëm ata që sot njihen si muslimanë. Të gjitha besimet e drejta të mëparshme e kanë praktikuar agjërimin. Feja nuk e inkurajon agjërimin e të sëmurëve, të të miturve e tepër të moshuarve. Sigurisht se parakushti për të agjëruar është se njeriu të besojë se vetëm Zoti e meriton adhurimin e bindjen dhe se Muhamedi është i Dërguari i Zotit, i frymëzuar me shpallje nga i Plotfuqishmi për të na treguar çka na afron në rrugën e drejtë për në mirësinë e përhershme. Por gjithsesi, largimi i vullnetshëm nga kërkesat e trupit sa për të medituar mbi të vërtetat e qenies njerëzore, do të ishte një mesazh shumë i vlefshëm edhe për ata që nuk e dinë a besojnë vërtet.
19
Cili është qëllimi i agjërimit? Allahu i madhëruar në Kur’an na thotë: “O ju që keni besuar! Ju është urdhëruar agjërimi, siç u është urdhëruar edhe atyre që ishin para jush, me qëllim që të bëhemi të devotshëm.” Bekare 183 Me këtë ajet kur’anor Allahu e ka bërë detyrë agjërimin për besimtarët. Po ta
lexojmë me kujdes këtë ajet, do të shohim se qëllimi i bërjes detyrë i agjërimit është: “me qëllim që të bëheni të devotshëm.” Të bëheni të devotshëm, ky është qëllimi i agjërimit dhe i të gjitha adhurimeve të urdhëruara nga allahu i madhëruar. Për namazin Allahu na thotë: “Në të vërtetë namazi (falja e tij) parandalon nga El Fahsha (çdo vepër e papëlqyer, e ulët, e keqe) dhe nga El-Munker (veprat e shëmtuara dhe nga gjynahet).” Ankebutë 45 Me fjalë të tjera themi se qëllimi i namazit është adhurimi dhe lidhja me Zotin si dhe largimi nga çdo gjë që na e ka ndaluar Ai, pra devotshmëria. Allahu kur na flet për haxhin në suren Bekare 196-197, pasi tregon veprimet në haxh e mbyll këtë ajet me fjalët: “Dhe kijeni shumë frikë Allahun (jini të devotshëm) dhe dijeni se Ai është i ashpër në ndëshkim” Përgatiti: Aurela Basha
20
Nr 2 / Shtator 2009
Ramazani i Suksesshëm Devotshmëria dhe përulja tek Selefët Kur afrohej Ramazani, të Parët tanë të Mirë kërkonin falje vazhdimisht, pendoheshin tek Allahu dhe frikësoheshin se mos veprat e tyre nuk do të pranoheshin. Ata përpiqeshin me adhurim brenda Ramazanit dhe jashtë tij dhe pastaj frikësoheshin se mos nuk do t’u pranohej asgjë nga kjo. Si silleshin Selefët, kur mbërrinte Ramazani dhe kur largohej ai ? Ata i kërkonin të falur Allahut dhe pendoheshin aq shumë, saqë është transmetuar se ata i luteshin Allahut për gjashtë muaj që Ai t’i lejonte që ta kapnin Ramazanin tjetër. Nëse Ai do t’i lejonte që ta kapnin Ramazanin tjetër, ata do të agjëronin, do të faleshin gjatë natës dhe do të luteshin për gjashtë muajt e tjerë, që Ai t’ua pranonte muajin e Ramazanit. Shenjat e pranimit të Ramazanit Pasimi i veprave të mira me mirësi është një shenjë që tregon se (kjo vepër) është pranuar, qoftë ajo për sa i përket Ramazanit apo tjetër veç tij. Nëse Muslimani është në gjendje të mirë pas Ramazanit, kryen vepra dhe punë të mira, atëherë kjo dëshmon se ai është pranuar. Shenjat e mospranimit të Ramazanit Nëse e kundërta është e vërtetë dhe ai e pason të mirën me të keqe dhe menjëherë, pasi mbaron Ramazani, ia nis me gjynahe, me shkujdesje dhe me largim nga bindja ndaj Allahut, atëherë kjo dëshmon për mospranimin e tij. Çdo njeri e di gjendjen e tij të vërtetë pas Ramazanit. Kështu që le të shohin: nëse ata janë në një gjendje të mirë, atëherë le ta falënderojnë Allahun, pasi kjo tregon se ai është pranuar; nëse gjendja e tyre është akoma më e keqe, atëherë le të pendohen tek Allahu dhe të kërkojnë faljen e Allahut, pasi kjo dëshmon se ai nuk është pranuar dhe dëshmon për neglizhencën dhe për shkujdesjen e vet. Mos i humb shpresat nga Mëshira e Allahut ! Por robi nuk duhet ta humbasë shpresën nga Mëshira e Allahut. Ai s’duhet ta mbyllë derën që është mes tij dhe Allahut dhe të dëshpërohet për Mëshirën e Tij. “Thuaj: O robërit e Mi që e keni tejkaluar kundër vetvetes (duke kryer punë të këqija dhe gjynahe)! Mos i humbni shpresat nga Mëshira e Allahut. Vërtet, Allahu i fal të gjitha gjynahet. Ai është Falësi i Madh, Mëshirëploti.” [Zumer, 53]. Është detyrë për atë që pendohet t’i kërkojë falje Allahut dhe t’i kthehet Atij, të Plotfuqishmit, Madhështorit. Allahu e pranon pendimin nga ata që pendohen. “Dhe Ai është i Cili e pranon pendimin nga robërit e Tij dhe i fal gjynahet, dhe Ai e di çfarë punoni.” [Shura, 25].
Përtej FJALËS R evi st ë
e përmuajshme
21
Pikëvështrim
TË MIRAT MJEKËSORE Shkenca është në gjendje të evolucionit të vazhdueshëm dhe zbulimeve që ndjekin njëra–tjetrën. Studime të shumta që janë bërë kohët e fundit në lidhje me dobitë shëndetësore të agjërimit, e bëjnë atë dietën më magjike në botë - shprehet mbi Agjërimin Dietologu i parë shqiptar Qazim Bakalli si edhe shumë dietologë të tjerë.
Agjërimi islam që relativisht është më i gjatë se në fetë e tjera, është objekt diskutimesh dhe studimesh në mjaft konferenca botërore të mjekesisë së sotme. Sot, kur të gjitha shkencat kanë përparuar dukshëm, ndër to edhe mjeksia , vlera e agjërimit është edhe më e dukshme, e cila është konfirmuar më së miri edhe shkencërisht. Ky vlerësim gjen veten në hadithin e profeti të Allahut, alejhi selam ku thotë; “Agjëroni dhe do të jeni të shëndoshë!” Sot në vende të zhvilluara ekzistojnë institucione të specializuara që merren me studime të dobive të Ramazanit duke konkluduar se gjatë Ramazanit trupi pastrohet nga helmet që gjenden në të, pa prodhuar helme të reja. Kështu, mjeku i njohur Riedlin nga studimi i tij që i bëri njerëzve me agjërim, pohoi se agjërimi është “një operim pa bisturi.” Sa më shumë që përparon shkenca e mjekësisë aq më të habitshme janë të dhënat mbi vlerën dhe mirësitë e agjërimit.
Nga aspekti mjeksor
Nuk është çështje e panjohur se në Zvicër, Angli e Francë ekzistojnë klinika të specializuara ku shërbimi i të sëmurëve me sëmundje të ndryshme bëhet ekskluzivisht me trajtim të agjërimit. Në aspektin shëndetësor, agjërimi prezanton fuqinë e trupit kundër shumë sëmundjeve. Para rezultateve tashmë të njohura, aspak nuk na befason fakti se shumë mendje të mëdha, njëkohësisht kanë qenë edhe aderues të agjërimit. Këshgtu Winston Cercill në moshë të thellë shpeshherë praktikonte agjërimin 24-48 orësh duke dëshmuar se agjërimi është mënyra më e mirë për koncentrimin e plotë të mendimeve. ***Sipas të dhënave të mjekëve specialistë, agjërimi bën shërimin ose ndikon pozitivisht në përmirësimin e:
TË RAMAZANIT - Sëmundjeve të zemrës - Të veshkave - Mëlçisë - Përmirëson veprimin kardiovaskular - Përmirëson tensionin e gjakut -Normalizon aritminë dhe frymëmarrjen e parregullt - Forcon tomsën e zemrës - Ndikon pozitivisht tek ata që janë me diabet, me reumatizëm etj. Me agjërim mund të pengohet arteroskleroza, madje mund të përmirësohet edhe gjendja e të sëmurit. Dijetari i madh gjerman i mjeksisë Heinc Hillman në librin e tij: ”Mjeku shtëpiak për të shëndoshët dhe të sëmurët” thotë: Në kohët e sotme është harruar plotësisht metoda magjike që u ka ndihmuar shumë brezave më herët në ruajtjen e shëndetit. E ajo është metoda e agjërimit. Mjeksia bashkëkohore ka dëshmuar me studime të hollësishme se çdo lloj agjërimi shkakton kthesë konstante në organizëm. Agjërimi e rrit ndikimin bakterial të gjakut dhe në këtë mënyrë e rrit edhe aftësinë imunologjike të organizmit ndaj sëmundjeve infektive. Gjatë agjërimit, organizmit të njeriut i akordohen dukuri si më poshtë: - nuk ak ndryshime të dallueshme në hematologjinë rutinë ose elektrolitin e të sëmurit. - provat e funksionit të mëlçisë duke përfshirë SGOT SGPT si dhe prova
të tjera funksionale janë normale; - serumi, albuminat dhe proteinat në serum total janë normale. - niveli i gastrinës dhe i kolestitokenës së plazmës janë normale - përqindja metabolike bazë është normale - pesha trupore nuk ndikohet aspak, përkundrazi disa agjërues gjatë muajit të ramazanit shtojnë në peshë në sajë të ushqimit që marrin. - përqindjet e filtrimit glomerural janë normale edhe graviteti specifik i urinës ngelet konstant. - përqëndrimi i glukozës në gjak ruhet normalisht në 80% me prodhimin hepatik të glukozës duke barazuar përdorimin kryesisht me trurin që oksidon afërsisht 100 GMS glukozë për minutë në Co2 dhe H2O. Pas 12 orëve agjërimi niveli i glukozës në gjakun e kapilarëve arrin afërsisht me atë të gjakut në nerva. Gjatë orëve të para të agjërimit, glukogjeni i rritur dhe rezultatet e sekrecionit të isnulinës të ulur rezultojnë në stimulimin e glukogjenalinës hapatike dhe magazinimin gradual të depresionit dhe glikogjenit hepatik. Ndërsa niveli i glukozës bie, rritet përqindja e uljes së sekretimit të insulinës dhe glukogjeni rritet. - stomaku i agjëruesit është bosh dhe i kontraktuar. Sekrecioni biliar është i ulët dhe presioni në zorrën e trashë është respektivisht i vogël.
FIZIOLOGJIA E TRUPIT NË URINË PROGRESIVE Gjatë agjërimit, njeriu mund të jetojë në indet e vet trupit të tij për qëllime energjie. ZEMRA Zemra si organ qendror i sistemit të qarkullimit të gjakut ndjehet shumë në gjendje normale dhe madhësia e punës së saj nuk është gjithnjë konstante, por varet nga nevojat e organizmit. Mjeku i njohur Benedikt thotë se gjatë agjërimit zemra kursen 14000 rrahje. Për punën e saj zemra shfrytëzon sheqernat, albuminat dhe yndyrnat. Këto gjëra janë thënë para 14 shekujsh nga Muhamedi (paqja e zotit qoftë mbi të) kur thotë: “Mos i mbytni zemrat tuaja me ushqim dhe pije të tepërta ngase zemra vdes pikërisht sikurse bima kur ka shumë ujë në të”.
VESHKAT Bëjnë pastrimin e gjakut nga materiet e dëmshme që janë prodhime të zbërthimit të lëndëve ushqyese në organizëm. Me zvogëlimin e marrjes së ushqimit, zvogëlohet edhe puna e veshkave duke e lënë në qetësi për shërimin e saj. Edhe për shkencëtaret e kësaj fushe të mjeksisë do të ishte me vend fjala e profetit: “Për çdo gjë ka pastrim e pastrimi për trupin, është veshka”.
MËLÇIA Është organi më me rëndësi në trupin e njeriut saqë me të drejtë është quajtur “laborator i organizmit”. Quhet i tillë sepse ai bën dezintoksikimin e organizmit nga helmet. Prandaj, çdo agjërim është pushim dhe shërben për përtëritjen e mëlçisë. Dihet se me anë të urisë zvogëlohen shtresat e yndyrës që sjellin dëmtimin e zemrës, shfaqjen e arteriosklerozës dhe shpejtimin e plakjes. Kështu mund të përmendim të gjithë organet, funksionimin e tyre dhe si mbrohen ato gjatë agjërimit. Pra, kuptohet se agjërimi është një mjet për rikuperimin e organizmit në përgjithësi dhe organeve në veçanti. Janë burime të ndryshme informa-cionesh që kohët e fundit edhe janë kompjuterizuar të cilat tregojnë se gjatë agjërimit prej 14 orësh trupi i njeriut është në gjendje normale të qëndrueshme. Simpoziumet e revistat e ndryshme që kanë debatuar këtë dukuri e shpjegojnë një gjendje të tillë nga funksionimi i koordinuar i mekanizmave fiziologjike të proceseve të ndryshme biokimike që zhvillohen në organizëm. Le ta vëmë veten gjatë këtij muaji agjërimi përballë sprovës në çdo fushë të jetës duke shfaqur tipare të virtytit, duke ecur drejt përsosjes së moralit dhe krijuar harmoni në relacionet tona njerëzore si edhe me Krijuesin tonë. Le t’i lutemi zotit që të na pranojë agjërimin dhe të na bëjë ta përjetojmë Ramazanin edhe në shumë vite.
24
Prof. dr. Ruzhdie Qafmolla
Nr 2 / Shtator 2009
Katër anët e globit e ndiejnë praninë e musafirit që troket çdo vit; ai vjen për të vizituar ata që dinë si t’i presin vizitorët. Kudo, në çdo skaj të botës ka pritës të mirë, ka shumë prej tyre që mezi e presin. Ja se ç’thonë shumë prej agjëruesve në mbarë botën.
KOLAZH
Corine Cindrou - një studente fizioterapiste nga Franca. Jam 21 vjeçe dhe kam 4 vite që agjëroj. Është muaj i madhërishëm, dihen begatitë dhe mirësitë e tij, ndaj e pres me padurim. Rene Dupont - 34 vjeç nga Marseille e Francës: Vitin që shkoi agjërova unë së bashku me 3 shokët e mi. Jemi shokë në grupin e njohur të rygby-së. Ishte një agjërim i lehtë dhe shumë i mbarë. Ashila Peres - studente farmacie nga Spanja: Agjërimin e kam pritur me shumë gëzim çdo vit edhe pse nuk kam agjëruar gjithë muajin. Më pëlqen hareja që mbizotëron në këtë muaj dhe ndjehem e qetë kur agjëroj. Angjelica Xiroc - Argjentinë - Studente në ekipin e pilotazhit. U bënë shumë vite që kam dëgjuar për muajin e Ramazanit, por ka vetëm 3 vite që agjëroj. Ndjehem e qetë e lumtur se po bëj diçka që nuk e dua vetëm unë, por Krijuesi im. Koaco Parpless - Kore: Jam 28 vjeçe. Për ramazanin kam dëgjuar edhe kohë më parë. Dihet, është mrekullia e vitit. Kam agjëruar vetëm një herë dhe shpresoj të ndiej sërish prezencën e tij tek unë. Mishilou Vandes - Indonezi: Studente në degën e Stomatologjisë. Jam 24 vjeçe. Jam rritur në një familje të varfër, por që më ka mësuar për islamin. Agjëroj që në moshën 11 vjeçe. Richiera Romini - Itali - Jam studente, në vitin e fundit, 24 vjeçe. Ka dy vite që kam agjëruar. Një mike e imja nga Tunizia më mësoi rreth islamit. Ju përshëndes të gjithëve. Vanessa Cervosko - Rusi - Mësova mbi islamin kur isha studente. Arrita të agjëroj përgjatë 3 viteve të mia të studimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I kujtoj me mall ato ditë të bukura me besim. Revona Imishovka- Bullgari - Jam 27 vjeçe. Për Ramazanin dëgjova kur isha 22 vjeçe, vit kur kalova pushimet në Turqi. Mikeshat me të cilat u njoha më mësuan dhe arrita të agjëroj një herë muajin Ramazan. Mirvjena Qallaku- Maqedoni - Jam vetëm 19 vjeçe, por kam agjëruar që e vogël. Jam rritur me prindër katolikë, por në Ramazan u njoha dhe me besimin islam. Fjolla Fejza -Kosovë - Kam një familje të madhe prej 70 vetash, ku pjesa dërrmuese janë agjërues. Mezi presim të agjërojmë këtë vit më të lirë se kurrë.
Përtej FJALËS R evi st ë
e përmuajshme
25
Ftesë
FËMIJËT dhe edukimi i tyre gjatë agjërimit Falenderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi Pejgamberin e fundit, mbi familjen e tij, shokët
Fëmijët në Ramazan
e tij dhe çdokënd që rrugën e tyre përzgjodhi. Trajtimi i kësaj tematike në momentin e parë të jep përshtypjen se nuk ekzistojnë shumë argumente apo referenca fetare, mirëpo me pak meditim gjen të kundërtën në referncat e dizpozitave Islame. Islami i ka dhënë shumë rëndësi fëmijëve dhe fëmijërisë. Gjithashtu kujdesin ndaj tyre e ka bërë nga punët me të rëndësishme dhe obligimet më themelore. Edukimi i tyre me një edukatë Islame është amanet i Allahut mbi shpatullat
Përgatiti: Mimoza Cota
e baballarëve dhe nënave. Ata duhet ta kryejnë sa me më rigorozitet këtë amanet sepse Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Allahu ju urdhëron që amanetet tua ktheni atyre që u përkasin ...” [En-Nisa ajeti 58]. Allahu i Lartmadhëruar thotë: “O ju që keni besuar, ruajeni veten dhe familjet tuaj nga zjarri...” [Tahrim ajeti 6]. Urdhër për kujdestarët, ndaj atyre që i kanë nën kujdestari. Halifi i drejtë Aliu {radiallahu anhu} e komentontonte ajetin e lartpërmendur duke thënë: “I mësoni dhe i edukoni”. Pejgamberi {salallahu alejhi ue selem} ka nxitur duke
26
Nr 2 / Shtator 2009
thënë: “Me të vërtetë secili prej jush është
më i mirë për fëmijët e tyre, duhet ta duan
përgjegjës dhe do të pyetet për atë që është
agjërimin dhe të agjërojnë me bindje
lënë nën përgjegjësinë e tij…”.
e besim, duke shpresuar shpërblimin
Nga gjërat me të rëndësishme që
e Allahut dhe jo për zakon, atëherë
duhet ti kushtojmë rëndësi është që ti
fëmijët do bëjnë si prindërit e tyre duke
mësojmë obligimet e fesë. Mësimi dhe
i imituar në këtë vepër të mirë.
ngulitja e tyre tek fëmijët duhet filluar
2-Inkurajimi, dhënia kurajo dhe
që në moshë të vogël, që të mos u duket
falenderimi i fëmijës para shokëve dhe
e rëndë kur të rriten. Profeti {salallahu
të afërmëve. (Në Algjeri bëjnë një festë
ka thënë: “Urdhërojini
të madhe kur fëmijët agjërojnë për herë
alejhi ue selem}
fëmijët që të falin namazin kur të jenë 7 vjeç
të parë.)
dhe rrihini kur të jenë 10 vjeç...” . Hadithi
3-Edukimi shpirtëror që të dijnë
normalisht është më i gjerë, ai përfshin
“vogëlushët” rëndësinë e agjërimit që ta
edhe edukimin e stërvitjen e tyre me
ndjejnë se janë kështu më pranë Zotit të
agjërim. Nuk ka dyshim se muaji I
tyre. Prindërit ju tregojnë për mirësitë
Ramazanit është një rast i volitshëm dhe i
e agjërimit dhe se ai është shkak për
vetmi ku u mësohet fëmijëve të agjërojnë
futjen në xhenet, i tregojnë për mirësitë
në veçanti, dhe tu mësohen çështjet e
e xhenetit. Nëse fëmija gjatë ditës shfaq
tjera të Islamit në përgjithësi. Siç është
shenja që nuk do ta vazhdojë agjërimin,
leximi i Kuranit, mësimi përmendësh i
atëherë nënat i angazhojnë të luaj me
tij, sjellja me moral të mirë me krijesat,
lojrat e tij të preferuara derisa të vijë
respektimi i kohës, ngrënia me orar e të
koha e iftarit, ashtu siç vepronin sahabet
tjera rregulla që ndoshta nuk ka kohë
me fëmijët e tyre.
1
Dijetari
më të volitshme për ti fiksuar.
i
famshëm
Muhamed
luajnë
Bin Uthejmin {Allahu e mëshiroftë} është
një rol të veçantë e të pamohueshëm
pyetur se cili është gjykimi i agjërimit
në edukimin e fëmijëve, sidomos në
të fëmijëve. Ai ka thënë: “Agjërimi për
ngulitjen në mendje të agjërimit. Për
fëmijët nuk është i detyruar, por duhet që
shumë arsye ndikimi në Ramazan është
ata që i kanë nën përgjegjësi dhe kujdestari
më i efektshëm dhe mund të edukojmë
ti urdhërojnë të agjërojnë që të mësohen.
nëpërmejet disa mënyrave:
Agjërimi për fëmijët është sunet, ka
Padyshim
se
prindërit
1-Edukimi nëpërmejt shembullit të mirë dhe pikërisht ky është lloji më i lartë i edukimit. Edukimi nëpërmjet
shpërblim nëse agjëron dhe nëse e len nuk ka dënim”. Gjithashtu
është
pyetur
se
a
shembullit që aq shumë ju mungon
urdhërohen të agjërojnë fëmijët që nuk
fëmijëve.
kanë mbushur moshën 15 vjeç. Ai ka
Kështu pra duke qenë ata shembulli
thënë: “Po, nëse munden të agjërojnë, ashtu siç vepronin sahabët me fëmijët e tyre.”
Rrahja në islam është në kuptimin simbolik dhe edukativ. Ajo nuk synon dëmtimin fizik
Përtej FJALËS R evi st ë
e përmuajshme
27
Dijetarët kanë cekur se duhet që prindërit ti urdhërojnë fëmijët e vegjël të agjërojnë në mënyrë që tu nguliten bazat e Islamit në zemrat e tyre me kusht që agjërimi të mos i dëmtojë. Një gjë që duhet të tërheq vërejtjen këtu është se disa nëna dhe baballarë i ndalojnë fëmijët e tyre të agjërojnë, e kundërta që bënin sahabët me fëmijët e tyre. Pretendojnë se e bëjnë nga mëshira dhe dhimsuria për fëmijët e tyre. Mëshira e vërtetë është urdhërimi i tyre në zbatimin e urdhrave të fesë. Ata që Zoti i ka ngarkuar me përgjegjësinë e rritjes së fëmijëve, ti frikësohen Zotit dhe ti urdhërojnë fëmijët me çështjet e fesë. Imam Abdulaziz Bin Baz {Allahu e mëshiroftë} ka thënë: ‘‘Djemtë dhe vajzat kur
arrijnë moshën 7 vjeç e lart urdhërohen me agjërim që të mësohen, ashtu siç urdhërohen me namaz kur arrijnë moshën e pjekurisë. Mos harroni se fëmijët arrijnë moshën e pjekurisë me një nga këto tre shenja: 1-mbushja 15 vjeç, 2-dalja e qimeve të ashpra përreth organit seksual, 3-ojakulimi për herë të parë te djemtë (në gjumë ose zgjuar), kurse për vajzat është ardhja e ciklit menstrual. Nëse shfaqet një nga këto shenja tek fëmija atëherë ai ka arritur pjekurin,
Mirangazhimi i ditës së agjërimit Përmendëm më lart se prindërit u mësojnë fëmijëve ditën e Ramazanit, leximin
e
Kuranit,
mësimin
tij
përmendësh çdo ditë nga pak, si dhe leximin e ndonjë libri që u përshtatet moshës së tyre. Musliman i mirë është ai që energjitë e fëmijës së tij nuk i shkon kot, siç bëjnë disa prindër që nuk u thonë fëmijëve të tyre as të falen e as të agjërojnë, duke kultivuar tek ta përtacinë e si pasojë rriten duke qenë zemrat e tyre larg adhurimit, prandaj do jetë e vështirë për prindin më vonë ti këshillojë ata e tu fusë në zemër dashurinë për adhurimin. Nëse do tu kishin kushtuar rëndësi qysh në fillim, nuk do të ishin penduar në fund. Allahun e Lartmadhëruar e lus të na ndihmojë në edukimin e fëmijëve si dhe në bërjen sa më të dashur të adhurimeve për ta. Lusim Allahun të na japë sukses në përmbushjen e asaj që na ka obliguar ndaj tyre. Ai e dëgjon lutjen tonë dhe e di dobësinë tonë, Atij i mbështetemi, Ai është ndihmësi i vërtetë si në këtë botë dhe në tjetrën! Amin!
kështu që obligohet me agjërim, namaz, etj… prej shtyllave dhe rregullave të fesë”.
28
e
Nr 2 / Shtator 2009
Nata
e Kadrit Hyrje
Nata e Kadrit është një natë prej netëve të muajit të begatë Ramazan. Ajetet Kur’anore dhe fjalët e të Dërguarit Muhamed, alejhi selam (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të), që flasin për të, janë të shumta. Për rëndësinë dhe pozitën që kjo natë gëzon tek zemrat e njerëzve e tregon dhe fakti që pothuajse i madh e i vogël ditën që i paraprin natës së Kadrit e agjërojnë. Për hir të së vërtetës, theksojmë se, vetëm agjërimi i kësaj dite nuk e shlyen detyrimin që kemi për ta agjëruar gjithë muajin e Ramazanit. Nga agjërimi i kësaj dite nuk përjashtohen dhe shumë njerëz, që edhe pse nuk janë muslimanë, u bashkohen miliona agjëruesve muslimanë në mbarë botën. Mjafton si nderim për këtë natë dhe fakti se i Madhi Zot ia ka kushtuar një sure të plotë me këtë emër në Kur’an, që quhet Suretul Kadr.
Po pse quhet Nata e Kadrit? Ç’është Nata e Kadrit? Ç’vlera përmban dhe si mund të përfitojmë prej kësaj nate të madhe? Pikërisht për të informuar sadopak bashkëkombësit tanë po ju ofrojmë këtë material të shkurtër.
Përtej FJALËS R evi st ë
e përmuajshme
29
Pse quhet “Nata e Kadrit”? 1. Fjala “Kadr” ka disa kuptime, njëri prej të cilëve është nderim ose respektim, sepse ajo është natë e cila nderohet dhe ka një pozitë të veçantë tek Allahu për shkak të karakteristikave të saj. Po kështu dhe personi i cili qëndron zgjuar, duke iu lutur Zotit gjatë kësaj nate, pajiset me një nder të veçantë. 2. Kuptim tjetër i kësaj fjale është se Kadr do të thotë dhe shtrëngim, në kuptimin se dituria e saktë, kur është kjo natë, është e fshehur në dhjetë netët e fundit të Ramazanit siç do ta shohim më poshtë. El-Halil ibën Ahmed, një dijetar i njohur ka thënë: “Është quajtur Nata e Kadrit pasi bota shtrëngohet nga numri i madh i melaikeve që zbresin në këtë natë”. 3. Gjithashtu Kadr ka dhe kuptimin Kader (paracaktim), se në këtë natë paracaktohet se çfarë do të ndodhë për vitin e ardhshëm (siç do ta shohim më vonë). 4. Në një ajet Kur’anor Allahu e quan “Natë të Begatshme” për mirësitë e shumta që u jepen njerëzve. Këtu kemi përmbledhur vetëm disa prej kuptimeve që përmban ky emër, kuptime që në tërësi shprehin vlerat e saj.
Ç’është nata e Kadrit? Allahu i Madhëruar thotë në suren El Kadr: 1- Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. 2- E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit. 3- Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! 4- Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibraili) për secilën çështje. 5- Ajo është paqe deri në agim”. (El-Kadr: 1-5). Pra, sipas ajeteve të cituara Kur’anore, Nata e Kadrit është nata më e vlefshme dhe më e rëndësishme, sepse në të ndodhi zbritja e Kur’anit, drita nga Allahu për të zhdukur errësirën e mosbesimit dhe për të vendosur në vend dinjitetin njerëzor, që ishte nëpërkëmbur. Kur’ani i tregoi njeriut se cili ishte ai në të vërtetë, e largoi njeriun nga adhurimi dhe përgjërimi ndaj çdo gjëje, drejt adhurimit të Atij që e meriton këtë adhurim, ndaj Zotit Krijuesit të tij. Kur’ani i rivendosi dhe një herë lidhjet mes Krijuesit dhe
30
njerëzve, të cilët e kishin harruar Zotin e tyre. Kur’ani i tregoi njeriut se është i lirë dhe jo skllav i tekave të njerëzve me pushtet dhe se ai i lutet dhe i mbështetet vetëm Zotit. Njerëzit e festojnë ditën kur çlirohen nga ndonjë pushtues i jashtëm, por të mos harrojmë se Kur’ani e çliroi njeriun nga “pushtuesi” i brendshëm që është egoja e njeriut dhe prirja e tij për vepra të ndaluara dhe të shëmtuara. E pra, a nuk e meriton kjo ditë, dita e zbritjes së Kur’anit, që të jetë ditë feste për mbarë njerëzimin?! Allahu në këtë natë e zbriti Kur’anin Famëlartë nga LEUHI MAHFUDHI (pllaka e ruajtur mirë tek i Madhi Zot) për në BEJTUL IZEH, që është në qiellin e dunjasë. Kur’ani më pas iu zbrit Muhamedit, alejhi selam, për rreth njëzet e tre vite me radhë sipas nevojave njerëzore që dilnin. Për këtë shkak Nata e Kadrit paraqet ngjarjen më të rëndësishme dhe më madhështore në historinë e njerëzimit dhe si e tillë e ndryshoi rrjedhën e saj, sepse Shpallja e Kur’anit në këtë natë madhështore “lidhi” qiellin me tokën, njeriun me Krijuesin e vet dhe kështu hyri përsëri në histori, në të cilën ai nuk mbeti vetëm objekt pa përmbajtje dhe kuptim, përkundrazi i dha zgjidhje njerëzisë dhe u bë fjalë e gjallë dhe ligji i jetës, sipas të cilit zhvillohet jeta. Nata e Kadrit përveç rëndësisë së madhe si ngjarje historike, në të njëjtën kohë paraqet natën mjaft të dobishme për çdo kënd që dëshiron t’i kthehet Allahut dhe ta pastrojë shpirtin e tij. Kuptohet se vlera dhe dobia e kësaj nate është për atë që di ta shfrytëzojë. Kjo natë pra, është më e mirë se një mijë muaj, siç thotë Zoti në Kur’an. Në këtë thënie del në pah drejtësia e Zotit për t’u dhënë mundësira të barabarta njerëzve për ta adhuruar Krijuesin e tyre, sepse dihet që njerëzit në kohët e hershme kanë qenë më jetëgjatë. Në këtë natë zbresin melaiket, në qiellin e dunjasë, në tokë, rreth njerëzve dhe i përshëndesin më përshëndetjen Islame Selam Alejkum (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ju). Kjo natë përshkruhet si paqe, e sigurtë, e qetë sepse shejtani nuk mund të bëjë asnjë të keqe apo të shkaktojë ndonjë trazirë. Ç’ndodh në këtë natë: • Në këtë natë vendoset fati i të gjitha krijesave për vitin e ardhshëm. Nr 2 / Shtator 2009
• Në këtë natë shkruhet se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë. • Shkruhet se kush do të nderohet e kush do të mallkohet. • Shkruhet se kush do të paracaktohet për në Xhenet, e kush do të paracaktohet për në Xhehenem. • Shkruhet se ku do të paraqitet thatësia dhe uria. • Shkruhet se kush do ta kryejë haxhin atë vit e kush jo. • Në këtë natë përcaktohen rrisqet. • Përcaktohet se çfarë do të ndodhë deri në vitin tjetër. • Çështjet e atij viti dërgohen nga Leuhi Mahfudh për tek melaiket të cilët shënojnë urdhërat. • Shkruhet dhe çdo gjë tjetër të cilën e dëshiron Allahu të ndodhë atë vit.
Disa hadithe që flasin për vlerën e Natës së Kadrit: • Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush e kalon me namaz Natën e Kadrit me besim tek premtimi i Allahut dhe shpresë tek Ai, i falen mëkatet që ka bërë më parë.” E transmeton Buhariu • Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit të Ramazanit.” Buhariu. • Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në netët tek të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit.” Buhariu: 4/259. • Në librin me hadithe të Buhariut përmendet se Ubadeh ibën Samit ka thënë se i Dërguari, alejhi selam, doli të na tregonte se kur është Nata e Kadrit, e në atë moment dy prej muslimanëve po grindeshin. Ai tha: “Dola t’ju tregoj se kur është Nata e Kadrit, ndërsa filani me filanin grindeshin, prandaj ajo (dija se kur është fiks) u mor prej meje. Ndoshta kjo është më mirë për ju. Prandaj kërkojeni në të nëntin, të shtatin dhe të pestin (në netët me numër tek pra në 21, 23, 25, 27, 29 ramazan)” Buhariu; 1919 Ky hadith tregon se sa e keqe është grindja, si rezultat i së cilës, u fsheh dhe kjo mirësi e madhe. • Nata e Kadrit është më e mundshme të jetë në
Përtej FJALËS R evi st ë
e përmuajshme
shtatë ditët e fundit. Ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tregon se njëri prej shokëve të të Dërguarit, alejhi selam, ka parë Natën e Kadrit në ëndërr dhe se ajo ka qenë njëra prej shtatë netëve të fundit. I Dërguari i Allahut tha: “Si duket ëndrrat e tua janë në përputhje me faktin se është njëra prej shtatë netëve të fundit, ndaj kush dëshiron ta kërkojë, le ta kërkojë në shtatë netët e fundit.” Buhariu; 1911 dhe Muslimi; 1165. Allahu e ka fshehur këtë natë që robërit e tij ta kërkojnë e të përpiqen në adhurimin e tyre, ashtu siç ka fshehur edhe orën e xhumasë në të cilën pranohet duaja. Pra, thelbësore është që besimtari duhet të përpiqet të bëjë sa më shumë adhurim me këmbëngulje gjatë netëve të këtyre dhjetë ditëve. Muslimanët e parë ia dinin mirë vlerën kësaj nate ndaj dhe pyesnin të Dërguarin e Zotit Muhamedin, alejhi selam se si duhet ta kalonin këtë natë. Aishja, bashkëshortja e Muhamedit, alejhi selam, ka thënë: “O i Dërguar i Allahut, nëse e përjetoj Natën e Kadrit, çfarë duaje të them?- Ai tha: “Thuaj “Allahume ineke Afu-un Kerimun tuhibul afue fe afu an-ni (Zoti im! Ti je Falës, Bujar, e do faljen, ndaj më fal mua!” Tirmidhiu; 3515. Pra, kërkohet që këto dhjetë net të muajit Ramazan që kanë mbetur, t’i shfrytëzojmë me lutje, me kërkim faljeje për gjynahet tona, duke dhënë lëmoshë sa më shumë atyre pesonave që e meritojnë, duke lexuar Kur’an, duke falur namaz dhe çdo gjë tjetër të mirë. Nuk duhet që kjo natë të shfrytëzohet për të shkuar tek varrezat, apo për t’i dhënë lekë dikujt që të këndojë Kur’an për të vdekurit apo gjëra të ngjashme të cilat nuk kanë bazë në fenë tonë, por që janë pjellë e disa interesaxhinjve dritëshkurtër. Lusim Allahun e Madhëruar të na e pranojë agjërimin tonë gjatë ditëve dhe namazin tonë gjatë netëve të këtij muaji, të na ndihmojë ta përkujtojmë, ta falënderojmë dhe ta adhurojmë Atë ashtu siç duhet edhe në muajt e tjerë. Amin! Gazmend Leçini
31
32
A. Kalaja
Muaji i Kur’anit
I RËNDËSISHËM
Në
muajin Ramazan është zbritur Kur’ani. Pra i takon të ketë një pozitë disi më të veçantë te Zoti ky muaj se muajt e tjerë. Kështuqë, ai mund të quhet me të vërtetë muaji i Kur’anit po në të gjithë muajt është zbritur dhe lexohet Kur’ani çfarë e bëri Ramazanin të jetë ndryshe prej tyre? Jakupi alejhi selam kishte dymbëdhjetë djem ashtu si dymëbedhjetë muajt e vitit e pavarësisht se të gjithë bijtë ishin të Jakubit po ama asnjëri s’ishte në pozitën e Jusufit. Analogjia është e njëjtë dhe me muajin Ramazan në krahasim me muajt e tjerë besoj se do të më mbështesësh kur të mësosh një fakt të rëndësishëm në vijim. Jo vetëm Kur’ani po dhe libra të tjerë qiellorë kanë zbritur në Ramazan.Madje për këtë ka një thënie autentike të Muhamedit alejhi selam ku përcakton në të ku thuhet shprehimisht: “Natën e parë i zbritën Fletushkat (suhuf) Ibrahimit, natën e gjashtë zbriti Teura Musait, natën e trembëdhjetë i zbriti Inxhili Isait, natën e tetëmbëdhjetë zbriti Zeburi mbi Dautin dhe në të njëzet e katërtën zbriti Kur’ani” Sahih el xhami’ nr 1509. Atëherë është Ramazani koha më e volitshme për të nisur shpalljet hyjnore? Ç’të jetë urtësia e kësaj? Mesa duket, duhet të kthehemi diku më tutje më herët, te krijimi i njeriut, te kjo mrekulli e pashembullt e Zotit. Ekuilibrimi dhe balancimi janë bazat e krijesës së përkryer të Zotit . Në momentin që ky balanc prishet, njeriu kalon në krijesën më të shpifur, më të shëmtuar me te gjitha domethëniet që mund të paramendohen rreth këtij togfjalëshi. Nr 2 / Shtator 2009
Ekuilibrimi, në të gjitha domethëniet që përmban kjo fjalë, në lidhje me raportet Krjues e krijesë, në lidhje me raportet materie-shpirt, në lidhje me raportin individual dhe atë shoqëror. Pikërisht te ai i mesit, shpirt-materie janë ndërlidhur dhe koordinuar të tjerat. Për këtë arsye, ky libër mbi të gjitha i drejtohet shpirtërave e zemrave. Sepse vetëm atëherë do të kemi atë njeriun për të cilin është thënë në Kur’an “i Cili e krijoi njeriun dhe e ekuilibroi’’ Sure 82-7. Për të cilin është thënë “E krijuam njeriun në formën më të bukur” Sure 95-4. Si dhe në hadithin e Profetit salallahu alejhi ue selem “Jepi gjithsecilit atë që meriton”. Sahih. Njeriu nuk u krijua për të jetuar në Tokë vetëm për një kohë të shkurtër u krijua për të qenë në të udhëheqës e prijës deri sa mbi të të ketë jetë. Rrjedhimisht dhe orientimi duhet të ishte i përhershëm për këtë arsye s’rendën të dërguarit së dërguari derisa u vulosën me të fundit Muhamedin salallahu alejhi ue selem, për këtë arsye s’rendën shpalljet derisa u mbyllën me Kur’anin. Mirëpo duke qenë se feja e Zotit është një pavarësisht se misionaret jane ndryshuar kohe pas kohe e si pasoje dhe qellimi eshte nje prandaj dhe trajtimi i “atij”qe i eshte dedikuar ka qene i njejte te te gjithe Profetet. Kjo eshte urtesia e perzgjedhjes se Ramazanit si koha me e pershtatshme per t’iu drejtuar shpirterave sepse rregullimi fillon me majen, nga anet tona thonin: “Peshku qelbet nga koka”. Me rregullimin e shpirtit kemi rregulluar dhe koken e orientimit te njeriut, normalisht studiuesi i fese e kupton kete gje shume shpejt. “Muaji i Ramazanit ne te cilin eshte zbritur Kur’ani” Sure 2-185 . Ngaqe dallimi mes te udhezuarit dhe
Përtej FJALËS R evi st ë
e përmuajshme
te paudhezuarit eshte si shembulli i te gjallit me te vdekurin, erdhi libri i orientimit te shpirtit per t’i dhene jete pikerisht njeriut te pajete: “A nuk e ke pare ti o Muhamed shembullin e atij qe ishte i vdekur dhe ne i dhame atij jete dhe drite qe te ece ne mes te njerezve”. Sure 6-122. Ne menyre qe shpirti ta pranoj ne muajin kur shpirti eshte me i predispozuar per te pranur ushqimin e shpirtit sepse mungon ajo qe mund ta hutoje, barku dhe angazhimi me mbushjen e tij. me shume se me çdo gje tjeter, sepse jane momente kur njeriu reflekton dhe kupton se mund te jetohet duke ngrene qofte edhe njehere ne dite apo dy here ne dite, po diçka tjeter me i rendesishem qe duhet te ushqeje ai eshte shpirti, i cili nuk mund te ushqehet veçse me fjalen e Allahut. Per kete arsye, menjehere pas asaj qe Zoti tha me lart shton: “Kur’ani eshte udhezim per njerezimin shume i qarte dhe sqarues i orientimeve Hyjnore’’ per te rregulluar jeten e kesaj bote dhe botes tjeter. Sure 2-185. “Ne kete liber s’kemi lene gje qe i nevojitet njeriut per t’u lumturuar ne dy jetet vetem se kemi dhene orientimin e duhur” thote diku tjeter Zoti i madheruar. Sure 18-54. I madhi Zot tregon çudi ne Kur’an kur qafirat nuk rendin se kerkuari mrekulli Profetit alejhi selam e Zoti ju pergjgij atyre duke u thene: “A nuk ju mjafton atyre se Ne (Zoti flet per veten e Tij ne shumes duke madheruar veten e Tij) se ne ju zbritem Librin qe lexohet vazhdimisht” Sure 29-51. Per kete arsye dhe njeriu eshte shume me i predispozuar per ta lexuar dhe per t’u prekur prej tij pikerisht ne Ramazan. Me te drejte eshte transmetuar se: ”Ne çdo vit vinte Kryeengjelli Xhibril te i dashuri i Zotit dhe i derguari i tij per te perseritur Kur’anin ne Ramazan e
33
Muaji i Kur’anit
Burrat e
34
moçem te ketij ymeti ne Ramazan shkeputnin mesimet e tyre dhe udhezonin dhe nxenesit e tyre per t’u marre me Kur’anin si imam Maliku rahimehullah.
ne Ramazanin ne te cilin ai nderroi jete e perseriten se bashku dy here”. Sahih. Sahabet dhe te paret tane ne Ramazan e benin hatmen respektivisht leximin e tere Kuranit nga nje deri ne dhjete here per te mos pare pastaj dhe raste disi te habitshme dhe te çuditshme per njerezit e kohes se sotme si Ebu hanife apo Shafiu, Allahu i meshirofte. Ne Ramazan shtohet nje lloj namazi qe s’eshte si namazet e tjera te gjate gjithe vitit, ai quhet el Kijam ose et Terauih dhe gjeja me specifike e ketij namazi eshte pikerisht leximi i Kur’anit . Katade çdo jave bente hatmen ndersa ne Ramazan ne çdo tre dite. Zuhriu thoshte ky muaj eshte ushqim per te varfrit dhe lexim Kur’ani. Sepse eshte miresia me e madhe e Zotit me te cilin gezohet besimtari; “Thuaj me miresite e Allahut dhe me me meshiren e Tij me to le te gezohen besimtaret padyshim se kjo eshte me mire se ç’mbledhin mohuesit prej thjesht miresive te kesaj bote“ Sure Junus-58. Ai eshte pasuria me e mire se konvertohet ne drite dhe besim dhe kapital i pakonvertueshem e si pasoje do te ndodhe Diten e gjykimit ndermjetesimi i Kur’anit dhe agjerimit per kete arsye eshte shpallur ne thenien Profetike: “Kur’ani dhe agjerimi do te ndermjetesojne te Allahu ne Diten e Gjykimit. Kur’ani do te thote: “O Zoti im s’e lashe qe te fleje i qete keshtu qe me lejo te jem ndermejtesusesi i tij sot?”. Zoti e lejon. Agjerimi do te thote: “Zoti im e ndalova nga ushqimi dhe qejfet tekat e tij keshtu qe me lejo te jem ndermjetesuesi i tij sot?” Zoti e lejon Sahihul Xhami’3882. Shpirti eshte me i pastruar gjate Ramazanit dhe me i mire sepse eshte per nje kohe te gjate ne adhurim dhe kjo ndodh per dite me radhe keshtu qe ky shpirt meriton gjene me te mire qe eshte vete fjala e Allahut: “Allahu ka zbritur fjalen me te bukur dhe me te mire, Liber i ngjashem ne detajet e tij prej tij mrrolen lekuret e çdokujt qe i frikesohet Zotit e me pas zemrat e tyre qetesohen te permendja e Allahut. Udhezim prej Allahut me te cilin udhezon ke te doje prej roberve te Tij” Sure Zumer 23. E si pasoje jeta dhe te jetuarit nen hijet e Kuranit ka nje kuptim tjeter qe s’e di vetem se ai qe e ka shijuar. Ndersa ai qe ka shijuar nuk gjen gje qe mund ta zevendesoje apo qe mund ta konkuroje. Miresi dhe begati qe njerezit sado qe do te deshironin ta falenderonin Zotin nuk do te mund ta falenderonin, per kete arsye, Ai vete lavderon Veten e tij kur thote: Nr 2 / Shtator 2009
“Falenderimet i takojne Allahut i cili i zbriti robit te Librin dhe ne te s’beri kundershtime” Sure kehf 1 Miresia qe te ben jeten ta shijosh ndryshe jo me kot eshte quajtur dhe shpallja qe i eshte dhuruar Muhamedit “Shpirti”qe do te thote se eshte si shpirti per jeten dhe se shpirti s’mund te orientohet perveçse nepermjet tij: “Ne keshtu te shpallem ty o Muhamed shpirtin nga ana jone. Ti nuk e dije se ç’eshte Libri as besimi po ne e beme drite me te cilen udhezojme ke te deshirojme prej roberve tane. Padyshim qe ti (o Muhamed) udhezon njerezit per ne rruge te drejte” Sure Shura 52 . Mjafton qe Zoti i Madherishem e cileson duke thene: “Juve ju erdhi prej Zotit Drita dhe nje Liber i qarte sqarues. Allahu nepermjet ketij Libri udhezon çdokend qe deshiron te ndjeke kenaqesine e Tij, rruget e paqes. Zoti nepermjet tij nxjerr nga erresira ne drite” Sure el maideh 1516. Drite, drite e kujt s’i jep Zoti drite do te jete pergjithmone ne terr. “Sikur ta kishim zbritur kete Kur’an mbi nje mal do ta shihje te strukur e te çare prej frikes ndaj Zotit. ky eshte nje shembull qe Ne ia japim njerezimit ne menyre qe ata te llogjikojne”. Sure e l hashr -21. Sepse: “Ky Kur’an udhezon dhe orienton per ate qe eshte me e mira me perkryera” Sure el isra 9, e Ramazani padyshim eshte koha me e efektshme. Ne nje nga hadithet e bukura te Profetit (salallahu alejhi ueselem) citohet: “Lexoje Kur’anin se ai eshte shpirti yt ne qiell e permendja jote ne toke” Sahihul xhami 2543. Sepse ai eshte sherimi dhe kurimi i çdo semundjeje te pashprese per shkencen dhe teknologjine bashkekohore; “Ne zbritem prej Kur’anit sherim dhe meshire per besimtaret” Suretu Isra-82 A e ke pyetur veten pse eshte kaq i
Përtej FJALËS R evi st ë
e përmuajshme
rendesishem ne pergjithesi, e ne Ramazan ne veçanti, ky liber dhe leximi i tij, do te ishte me mire te thonim meditimi rreth tij, sepse gjithmone ky eshte per qellim ne teresi kur ne tekste thuhet “leximi i Kur’anit”. “Libri i Allahut eshte litari i Zotit ne toke deri ne qiell” Sahih el xhami’ 4473. Leximi i Kur’anit te jep rastin te shoqerohesh me Melaiket; “Ai qe e lexon Kur’anin me mire, rrjedhshem, sipas rregullave do te jete me Melaiket e nderuar ndersa ai qe e lexon me veshtiresi ka shperblim te dyfishte” Buhariu. I rendesishem sepse nepermejt tij ti komunikon me drejtperdrejt me Zotin tend. I rendesishem sepse eshte fjala e Zotit tend per ty. I rendesishem sepse ai eshte udhezimi yt. I rendesishem sepse ai eshte matesi i besimit tend. I rendesishem sepse ai te forcon besimin, e rrit dhe e zhvillon ate. I rendesishem sepse ai eshte garancia jote ne kete bote. I rendesisshem sepse ai eshte garancia jote ne varr. I rendesishem sepse ai do te jete argument per ty ose kunder teje. I rendesishem se ai do te jete deshmi per ty ose kundra teje. I rendesishem se ai bashke me agjerimin nderhyjne te Zoti per te te ndermjetesuar. I rendesishem qe te shpetosh nga tmerret e Dites se Gjykimit. I rendesishem sepse do te te shpetoje kur te kalosh mbi siratin urine vendosur mbi xhehenem. I rendesishem sepse do te fitosh me te xhenetin. I rendesishem se me te jeta ne kete bote merr nje kuptim. I rendesishem sepse eshte forma me e mire e permendjes dhe perkujtimit te Zotit e
35
Muaji i Kur’anit 36
si pasoje te qetesimit te zemrave dhe shpirterave. I rendesishem sespe ai eshte ilaç per çdo semundje. I rendesishem per te fituar qendrueshmeri dhe pathyeshmeri sa te jesh gjalle. I rendesishem qe te dalim nga situata qe ka pllakosur ymetin dhe te kthehemi ne udheheqes te botes siç ishim. I rendesishem sepse ti je i rendesishem e nuk te rregullon vetem se diçka qe eshte me e rendesishme sesa ti qe je i rendesishem. Ajo qe eshte me e rendesishme te kujtosh thenien e Mustafase salallahu alejhi ue selem: “Vleresimi i fjales se Allahut ne krahasim me fjalet e njerezve eshte si vete krahasimi i Vete Allahut me njerezit”. Pra, sado qe ti te mundohesh te lartesosh, lavderosh, deliresosh Allahun me fjalet e tua apo duke kopjuar fjale njerezish te tjere nuk mund te krahasohen me madherimin e lavderimin e deliresimn e Tij duke lexuar fjalen e Tij. Ata qe kete pune e kane kthyer ne jete jane “familja” e Allahut ne toke, per kete arsye eshte thene ne shprehjen Profetike: “Allahu ne toke ka te afermit “familje” ata qe angazhohen me Kur’anin, ata jane te afermit e familja e Allahut ne toke”. Sahih el xhami’ 2165 A nuk do te jesh prej tyre? atehere ç’pret? pra, pastrohu, merr abdes e hape kete liber qe eshte fjala e Zotit tend dhe lexo, lexo, lexo dhe vetem lexo se gjeja e pare qe ka zbritur ne te eshte: “Lexo!”. Ne hadith: “Do t’i thuhet lexuesit te Kur’anit lexo dhe ngrihu se vendi yt ne xhenet do te jete ne graden e ajetit te fundit qe do te lexosh” Sahihul xhami’ 8122. Ne hadithin tjeter; “Kur’ani do t’i thote Zotit: O Zot zbukuroje! Allahu do t’i vendose kuroren e nderit. Pastaj Kurani do te thote: O Zot ji i kenaqur prej Tij! Allahu do te kenaqet prej tij.” Sahihul xhami’ 8030. Sepse sa me prane tij, sa me prane folesit te Tij ne kete bote dhe tjetren. Ja dhe nje lutje profetike qe ka te beje me Kur’anin plus nje shtese te vogel ne kuptimin e saj besoj se thenia e saj ne Muajin e Ramazanit, Muajin e Kur’anit eshte mese me vend. Duaja ne hadith: “O Allah! jemi robte e Tu, bijte e robve
Nr 2 / Shtator 2009
te Tu, bijte e robeshave te Tua. çdo gje qe ka te beje me ne eshte ne doren tende, me drejtesi mbi ne zbatohet gjykimi yt, Ty dhe vetem ty te lutemi me çdo emer qe ti e ke zbritur ne librin Tend, me çdo emer qe ia ke inspiruar ndonjerit prej krijesave te Tua, me çdo emer qe e ke ti ne dijen Tende te Gajbit dhe qe s’e di askush perveç Teje, te lutemi duke thene: O Allah! beje Kur’anin famelarte pranvere qetesi lumturi te zemrave dhe shpirtrave tona! O Allah! beje Kur’anin famelarte drite te zemrave dhe gjokseve tona! O Allah! beje Kur’anin famelarte largim te çdo shqetesimi e brenge si ne kete bote!” O Allah! beje Kur’anin famelarte argument per ne dhe jo argument kundra nesh, deshmi per ne dhe jo deshmi kundra nesh! O Allah! beje Kur’anin famelarte ndermjetesuesin tone tek ti Diten e Gjykimit ate dite ku nuk ben dobi as pasuria as pasardhesit, veçse zemra e paster dhe e shendoshe! O Allah! na bej ne familjen Tende ne Toke qe te jemi me Ty prane teje ne xhenetet me te larta, ato te Firdeusit! Ne mbyllje do te permend nje ajet nga Kurani Ajeti ne suren Fatir-29 “ Padyshim ata qe e lexojne Librin e Allahut, falin namazin rregullisht dhe japin prej asaj qe ne ju kemi dhene fshehurazi dhe hapur: te ketillet shpresojne tregti te pashtershme. Allahu do t’i shperbleje per ate qe kane bere dhe do t’i shtoje miresite e Tij ndaj tyre. allahu eshte shume Fales i Madh dhe shume i Meshirshem”.
Përtej FJALËS R evi st ë
e përmuajshme
Mësime të rëndësishme mbi Ramazanin
A
llahu i Madhëruar thotë: “Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kur’ani: udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriter (dallues i qartë për të drejtën dhe të gabuarën)”. El Bekare 185. I dërguari i Allahut thotë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: dëshmia se nuk meriton kush të adhurohet përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij; falja e namazit; dhënia e zekatit; shkuarja në Haxh; dhe agjërimi i Ramazanit”. Transmeton imam Bukhariu (1/48) dhe imam Muslimi (nr. 16), nga Ibn Umeri radijallahu anhu. Ai, salallahu alejhi ue selem, ka thënë në një hadith tjetër: “Ju erdhi Ramazani, një muaj i bekuar, në të cilin Allahu e bëri obligim agjërimin. Gjatë këtij muaji hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e zjarrit dhe djajtë lidhen me zinxhirë. Në të, ndodhet një natë (Nata e Kadrit), e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai, i cili privohet nga të mirat e këtij muaji është në të vërtetë i mohuar”. Sahih. Transmeton En Nesaiu (nr.1992), nga Ebu Hurejra radijallahu anhu. Është saktësuar nga shejkh Albani në Tekhrixhul Mishkat (nr. 1962). Nga gjërat që duhet të mësojmë prej agjërimit janë: 1. Arritja e Devotshmërisë Agjërimi u ligjërua në mënyrë që të mund të arrijmë devotshmërinë siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: “O ju që keni besuar! Ju është urdhëruar juve edhe agjërimi siç u qe urdhëruar edhe atyre përpara jush me qëllim që të mund të bëheni të përkushtuar”. El Bekare 183.
37
Talk ibn Habib (v. 100h) Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Kur fitneja (sprova dhe fatkeqësia) shfaqen, atëherë shuaji me devotshmëri. Pastaj ai u pyet se çfarë është devotshmëria dhe ai u përgjigj: Devotshmëri do të thotë të veprosh me bindje ndaj Allahut, në dritën (e besimit) tek Allahu, të shpresosh tek mëshira e Allahut. Devotshmëri do të thotë të braktisësh veprat që kundërshtojnë Allahun, në dritën e Allahut, duke iu frikësuar Allahut”. Transmeton Ibn Mubarak në Kitabuz Zuhd (f.473) dhe Ibn Ebi Shejbe në Kitabul Iman (nr. 99). “Ky është përkufizimi më i saktë i devotshmërisë. Çdo vepër duhet t’i ketë të dyja; një pikë fillimi dhe synimin. Dhe një vepër nuk quhet si një akt bindjeje ose afrimi tek Allahu, vetëm nëse nuk fillon nga pastërtia e imanit (besimit tek Allahu). Kështu që është pastërtia e besimit - dhe jo veset, kërkimi i famës apo kënaqësia - që duhet të ekzistojnë kur fillohet një vepër. Synimi i veprës duhet të jetë fitimi i shpërblimit të Allahut dhe të kërkosh të arrish kënaqësinë e Tij”. Risaletut Tabukijeh (f. 26) nga imam Ibnul Kajjim. Pra, agjërimi është një mënyrë për të arritur devotshmërinë, përderisa e ndalon një person nga shumë mekate për të cilat ai është i prirur. Në lidhje me këtë, Profeti, salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Agjërimi është një mburojë me të cilën robi mbron veten e tij nga zjarri i Xhenemit”. Hasen. Transmeton imam Ahmedi (3/24), nga Xhabiri radijallahu anhu. Është saktësuar nga shejkh Albani në Sahihut Tergib (nr. 970). Kështu, ne duhet të pyesim veten tonë, mbas çdo dite agjërimi: A më bëri ky agjërim më të frikësuar dhe të bindur ndaj Allahut? A më ndihmoi që të ndahem nga mëkatet dhe mosbindja? 2. Kërkimi i Afrimit Tek Allahu Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Allahu thotë: “Ai i cili tregon armiqësi ndaj një miku Tim, Unë jam në luftë me të. Robi Im nuk afrohet tek Unë me asgjë më të dashur për Mua sesa veprat e obliguara të cilat ia kam caktuar atij. Robi Im vazhdon të më afrohet me veprat vullnetare kështu që Unë do ta dua
38
atë”. Transmeton imam Bukhariu (11/481), nga Ebu Hurejra radijallahu anhu. Profeti salallahu alejhi ue selem thotë: “Ai i cili e arrin muajin e Ramazanit dhe nuk i falen mekatet, ai hyn në zjarr. Allahu e largoftë atë”. Sahih. Transmeton Imam Ahmedi (2/246) dhe el Bejhekiu (4/204), nga Ebu Hurejra radijallahu anhu. Është saktësuar nga shejkh Ali Hasen el Halebi në Sifatus Saumin Nebij (f. 24). Kështu, afrimi tek Allahu, i Përsosuri, në këtë muaj të bekuar mund të arrihet duke përmbushur obligimet që Ai ka caktuar; duke lexuar Kur’anin dhe duke menduar mbi kuptimet e tij; të rritësh mirësinë dhe të japësh sadaka; t’i bësh dua Allahut; të falësh namazet e teravive; të kërkosh Natën e Kadrit, natë e cila është më e mirë se një mijë muaj; të jesh prezent në tubimet për kërkimin e dijes; të përpiqesh në ato vepra të cilat mund të afrojnë zemrën tek Allahu; si dhe të fitojmë faljen e Tij. Niveli ynë i përpjekjes në këtë muaj të bekuar duhet të jetë më i lartë se përpjekja e muajve të tjerë për arsye të përfitimeve dhe shpërblimeve që Allahu i Lartësuar ka vendosur në këtë muaj. Gjithashtu një nga mënyrat më të mira për t’iu afruar Allahut në këtë muaj është i’tikafi (qëndrimi në xhami në mënyrë që të adhurosh Allahun) për atë që ka mundësi. Imam Ibnuk Kajjim (v. 751 h) thotë: Allahu e ka caktuar i’tikafin për arsye që zemra e robit të kthehet plotësisht tek Allahu i Lartësuar, të përqëndrohet vetëm tek Ai dhe të ndahet nga shqetësimi për krijesat. Për më tepër, zemra kur përqëndrohet vetëm tek Allahu ndodh që dashuria për Të, mendimi për Të dhe kthimi tek Ai, t’i zënë vendin problemeve dhe shqetësimeve të zemrës, të cilat robi është në gjendje t’i kapërcejë. Kështu që, të gjitha këto shqetësime janë vetëm për Allahun, mendimet i janë drejtuar përkujtimit të Tij, duke menduar se si të arrijë kënaqësinë e Tij dhe se si të arrihet afrimi tek Ai. Kjo bën që robi të ndjehet i kënaqur me Allahun, në vend që të jetë i kënaqur me njerëzit. Kjo pastaj e përgatit robin që të jetë në paqe me Nr 2 / Shtator 2009
Allahun në ditën e vetmisë në varr, kur nuk do të jetë askush për t’i siguruar rehati apo për t’a ngushëlluar. Ky është qëllimi kryesor i i’tikafit. 3. Durimi Imam Ahmedi (v. 241 h) Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Allahu e ka përmendur durimin në më shumë se 90 vende në Librin e Tij”. Transmeton Ibnul Kajjim në Madarijus Salikijn (2/152). Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Muaji i durimit dhe 3 ditë të çdo muaji janë ditët për t’u agjëruar”. Transmeton imam Ahmedi (2/263) dhe Nesaiu (1/327), nga Ebu Hurejra radijallahu anhu. Është saktësuar nga shejkh Albani në Irwaul Galijl (4/99). Ibn Abdul Berr (v. 464 h) Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Ajo që nënkuptohet me muaj të Durimit është muaji i Ramazanit... Kështu që agjërimi quhet durim sepse përmban trupin nga ngrënia, pija, marrëdhëniet bashkëshortore dhe dëshirat seksuale”. Et Temheed (19/61) i El Hafidh ibn Abdul Berr. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “O ju të rinj! Ai i cili ka mundësi të martohet, le veprojë kështu; sepse ruan syrin dhe mbron pjesët e turpshme. Por ai i cili nuk ka mundësi, atëherë le të agjërojë sepse (agjerimi) do të jetë një mburojë për të”. Transmeton imam Bukhariu (123) dhe imam Muslimi (nr. 123), nga Ibn Mes’udi radijallahu anhu. Kështu, pra, agjërimi është një mjet për të mësuar vetëpërmbajtjen dhe durimin. Nëpërmjet durimit jemi në gjendje që të forcojmë vendimin për të adhuruar vetëm Allahun, me sinqeritet, dhe gjithashtu t’i bëjme ballë uljeve dhe ngritjeve të jetës. Kështu - për shembull - me durim ne jemi në gjendje që të kryejmë namazet tona qetësisht dhe saktësisht, pa u nxituar dhe jo thjesht duke u ulur e ngritur nga toka! Me durim jemi në gjendje që të përmbajmë veten tonë nga zilia dhe kështu të japim pasurinë shtesë si zekat. Me durim jemi në gjendje të nënshtrojmë temperamentin e sëmurë të shpirtit dhe
Përtej FJALËS R evi st ë
e përmuajshme
kështu të përmbushim detyrën e Haxhit pa humbur temperamentin dhe pa u sjellur në mënyrë jo të përshtashme. Me durim jemi në gjendje të qëndrojmë të vendosur dhe të bëjmë xhihad kundër jobesimtarëve, hipokritëve dhe heretikëve duke i bërë ballë sulmeve të tyre, pa u lëkundur apo u përkulur; pa u treguar i nxituar dhe i padurueshëm; dhe pa u dëshpëruar që me sprovën e parë. Allahu i Lartësuar thotë: “O Pejgamber! Nxiti besimtarët të luftojnë. Në qoftë se ka njëzet të vendosur nga mesi i juaj, ata do të mundin dyqind dhe nëse ka njëqind të vendosur, ata do të mposhtin një mijë nga mosbesimtarët, sepse këta (mosbesimtarët) janë popull që nuk merr vesh. Tash Allahu e ka lehtësuar detyrën tuaj, pasi Ai e di se ka dobësi në mesin tuaj. Kësisoj, nëse nga mesi juaj janë njëqind të palëkundur, ata do të thyenin dyqind dhe po të kishte prej jush një mijë, ata do të sfidonin dy mijë me Lejen dhe Vullnetin e Allahut. Dhe Allahu është me të duruarit”. El Enfal 65-66. Kështu, pa dije dhe durim asgjë nuk ngel përveç zilisë, emocioneve të pakontrolluara, fjalëve bosh dhe diskutimeve të cilat nuk të përforcojnë, por të dobësojnë; vepra të cilat nuk ndërtojnë gjë, por përkundrazi shkatërrojnë besimin. Kështu në këtë muaj duhet të luftojmë që të kemi një vendim të qëndrueshëm në aktet e bindjes dhe të stolisim veten tonë me durim - duke pasur siguri në fjalën e Profetit salallahu alejhi ue selem: “Dhe dijeni se fitorja vjen me durim, rehatia me fatkeqësi dhe qëtësia me vuajtje”. Sahih. Tr a n s m e t o n
39
imam Ahmedi (1/203) dhe Taberaniu në el Kebir (11/100), nga Ibn Abasi radijallahu anhu. Është saktësuar nga Shejkh Selim el Hilali në Es Sabrul Xhemil (f. 43). 4. Kultivimi i Sjelljes Së Mirë Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Ai i cili nuk e braktis fjalën dhe veprën e ligë atëherë Allahu nuk ka nevojë që ai të braktisë ushqimin dhe pijen e tij”. Transmeton imam Bukhariu (4/99), nga Ebu Hurejra radijallahu anhu. Gjithashtu, thotë Profeti salallahu alejhi ue selem në një hadith tjetër: “Agjërim nuk do të thotë thjesht të heqësh dorë nga ngrënia dhe pirja. Por, gjithashtu edhe nga fjalët e kota dhe të pahijshme. Në qoftë se ndonjëri abuzon apo sillet keq me ty, ti thuaj: Unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm”. Sahih. Transmeton Ibn Khuzejme (nr. 1996) dhe el Hakim (1/430) i cili e saktëson atë. Shih Sahihut Targib (nr. (1075). Këto që treguam të shpien drejt rëndësisë së të vërtetës dhe sjelljes së mirë. Ky muaj pra nuk na mëson vetëm të heqim dorë nga pija dhe ngrënia, por edhe nga fjalë dhe vepra të cilat mund të dëmtojnë njerëzit dhe të dhunojnë të drejtat e tyre përderisa i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë kur po përshkruante besimtarin: “Besimtar është ai, nga gjuha dhe dora e të cilit janë të qetë besimtarët”. Transmeton Bukhariu (4/00), nga Ebu Hurejra radijallahu anhu. Kështu, pra, është detyrë e jona që të ekzaminojmë gabimet në karakterin tonë dhe pastaj të mundohemi që t’i përmirësojmë ato - duke modeluar karakterin tonë sipas atij të Profetit salallahu alejhi ue selem - duke pasur parasysh thënien e tij: “Jam garantuesi i një shtëpie në rrëzë të Xhenetit për atë që i mënjanohet konfliktit (debatit) edhe kur ka të drejtë; i një shtëpie në mes të Xhenetit për atë që braktis gënjeshtrën qoftë edhe si shaka; i një shtëpi në pjesën më të lartë të Xhenetit për atë që forcon karakterin e tij”. Sahih. Transmeton Ebu Daudi (nr 4800) dhe Bejhekiu (10/249), nga Ebu Hurejra radijallahu anhu. Është saktësuar nga shejkh Albani në Es Sahiha (nr. 273).
40
Kështu që duke mënjanuar shtypjet, paturpësitë, urrejtjet ndaj muslimanëve, thashethemet, ofendimet, fjalët e kota dhe format e tjera të gënjeshtrës mund të shpëtojmë nga asgjësimi i shpërblimit të agjërimit tonë siç ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem: “Mundet që një person të mos përfitojë asgjë nga agjërimi i tij përveç urisë dhe etjes”. Sahih. Transmeton Ahmedi (2/441) dhe Ibn Maxhe (1/539), nga Ebu Hurejra radijallahu anhu. Është saktësuar në Sahihut Tergib (nr. 1076). 5. Bashkimi i Muslimanëve Profeti, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Agjëroni kur të agjërojnë të tjerët, ndërprisni agjërimin kur ta ndërpresin të tjerët dhe sakrifikoni kur të sakrifikojnë të tjerët”. Transmeton Tirmidhiu (nr. 693), nga Ebu Hurejra radijallahu anhu. Është saktësuar nga shejkh Albani në Es Sahiha (nr. 224). Imam Tirmidhiu (v. 275 h) Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Disa nga dijetarët e komentojnë këtë hadith me fjalët: Kuptimi i tij është që të agjërohet dhe të ndërpritet agjërimi bashkë me xhematin dhe shumicën e njerëzve”. Xhamiut Tirmidhi (3/312). Kështu që në këtë muaj rrisim ndjenjën e bashkimit dhe të qënit një Umet i vetëm, duke agjëruar dhe e ndërprerë agjërimin kolektivisht. Gjithashtu ndiejmë edhe gjendjen e muslimanëve, vuajtjet dhe durimet e tyre, sepse: “Gjatë agjërimit, një Musliman ndjen dhe provon atë që ndiejnë vëllezërit dhe motrat e tij të uritur dhe të etur, të cilët janë të detyruar që të qëndrojnë pa ushqim e pije për disa ditë me radhë - siç i ndodh sot shumë muslimanëve në Afrikë”. Nga fjalët e shejkh Abdulaziz bin Baz siç shihet edhe në Mexhmu’ul Fetaua ue Makalat Mutenewijeh. Në të vërtetë, bashkimi i muslimanëve asistimi dhe ndihma reciproke - është një nga bazat më të mëdha mbi të cilat është ndërtuar feja Islame, siç thotë Allahu i Madhëruar: “Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas Litarit të Allahut (Kur’anit) dhe mos u përçani”. Ali Nr 2 / Shtator 2009
Imran 103. Allahu i Lartësuar gjithashtu thotë: “Ata (burra e gra, shokë dhe ndihmëtarë të njëritjetrit) që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit”. Et Teubeh 44. Shejkhul Islam Ibn Tejmije (v. 728 h) Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Mirëqenia e njerëzve nuk do të jetë kurrë e plotë - as në këtë botë e as në tjetrën - vetëm se me ixhtima’ (kolektivitet), ta’aun (bashkëpunim reciprok) dhe tanasur (ndihma ndaj njëri-tjetrin); bashkëpunimi reciprok në mënyrë që të sigurohet dobia dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit në mënyrë që të mënjanohet dëmi. Kjo është arsyeja që njeriu duhet të jetë shoqëror dhe njerëzor për nga natyra e tij”. El Hisba fil Islam (f. 9) të shejkhul Islam Ibn Tejmije. Këtu shohim që Islami i jep rëndësi të madhe bashkimit të zemrave dhe në nxitjen e ixhtimasë. Kjo nuk reflektohet vetëm në muajin e Ramazanit, por gjithashtu edhe në aktet e tjera të adhurimit. Kështu, për shembull, jemi urdhëruar nga Profeti salallahu alejhi ue selem që të falim pesë namazet e ditës me xhemat dhe kjo është 27 herë më e vlefshme se falja individuale. Transmeton imam Bukhariu (2/109) dhe imam Muslimi (nr. 650) nga Ibn Umeri radijallahu anhu. Gjithashtu, një shpirt i tillë kolektiviteti shihet edhe në aktin e Haxhit. Madje edhe në mësimin dhe studimin e dijes, mirësi janë vendosur në kolektivitet, siç thotë i Dërguari i Allahut: “Nuk ka njerëz që të jenë mbledhur në një shtëpi nga shtëpitë e Allahut, duke kënduar Librin e Allahut dhe duke ua mësuar atë njeri-tjetrit e të mos zbresë qëtësia mbi ta, mëshira t’i mbulojë, engjëjt t’i rrethojnë dhe Allahu t’i përmendë ata, atyre që rrinë me Të”. Transmeton imam Muslimi (nr. 339) nga Ebu Hurejra radijallahu anhu. Gjithashtu edhe në veprat tona të përditshme - si ngrënia - Islami na mëson kolektivitetin. Sahabët e kanë pyetur Profetin salallahu alejhi ue selem: O i Dërguar i Allahut, ne ushqehemi, por nuk jemi të kënaqur. Ai u përgjigj: “Ndoshta ju hani individualisht?” Ata u përgjigjën: Po! Kështu që ai tha: “Hani bashkarisht dhe përmendni emrin e Allahut. Atëherë do të keni bereqet në të”. Hasen.
Përtej FJALËS R evi st ë
e përmuajshme
Transmeton Ebu Daudi (nr. 3764) nga Wahshi ibn Harb radijallahu anhu. Është saktësuar nga Hafidh el Iraki në Tekhrixhul Ihja (2/4). Në të vërtetë rregullat e kolektivitetit janë të qarta. Një herë Profeti salallahu alejhi ue selem shkoi mes shokëve të cilët ishin të ulur në rrathë të ndarë dhe i tha atyre: “Pse ju shoh të ulur veçmas!” Transmeton imam Muslimi (nr. 331) nga Xhabir ibn Samurah radijallahu anhu. Po ashtu ka thënë edhe Ebu The’lebeh el Khusheni radijallahu anhu: Kur njerëzit ngrinin kampet ndaheshin me rrugë malesh dhe luginash. Kështu që i Dërguari i Allahut tha: “Në të vërtetë, ndarja juaj në rrugët e maleve dhe luginave është prej shejtanit”. Pas kësaj, çdo herë kur ngrinin kampet, rrinin shumë afër njëri-tjetrit, aq afër sa që thuhej se në qoftë se një cohë hidhej sipër tyre do t’i mbulonte ata të gjithë. Sahih. Transmeton Ebu Daudi (1/409) dhe Ibn Hibani (nr. 1664. shejkh Albani e ka saktësuar në Tekhrixhul Mishket (nr. 3914). Kështu, pra, Ramazani është një kohë që duhet shfrytëzuar për të rritur ndjenjën e bashkimit, vëllazërimit dhe angazhimit tonë ndaj Allahut dhe fesë së Tij. Nuk ka dyshim që për këtë ndjenjë bashkimi duhet që “të gjithë të punojmë së bashku siç na kërkon Islami, si vëllezër të sinqertë - dhe jo si hizbijë (grupacione të ndara), apo si sektet - në mënyrë që të kuptojmë se çfarë është në dobi të Umetit Islam dhe që të vendosim shoqërinë Islame gjë të cilën çdo mysliman e dëshiron - kështu që Sheriati të zbatohet në tokën e Tij”. Su’elu ue Xhaëebu Haula Fikhil Uaki’ (f. 24) të shejkh Nasrudin Albanit. Kështu që duhet të shikojmë vetet tona gjatë muajit të Ramazanit dhe të pyesim: Cili është roli im dhe secili prej nesh e ka një rol - në ndihmimin e këtij Umeti të begatë që të arrijë nderin e tij dhe t’i rikthejmë Umetit fuqinë, kolektivitetin, dhe fitoren e cila i është premtuar? Gjithashtu duhet të reflektojmë mbi karakterin dhe veprat tona dhe të pyesim: A po japin rezultat në procesin e vëllazërimit dhe bashkimit, apo janë duke e dëmtuar dhe penguar atë? A. Kalaja
41
Më duhet “ta
Nga 1) - Aida Kurti teologe pranë medresesë M. Dashi
1)-A agjërojnë femrat njëlloj si burrat, nëse jo ku dallohet agjërimi midis tyre? Falenderojmë Allahun xh.sh, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi profetin Muhamedin a.s. Agjërimi i Ramazanit është prej veprave më të dobishme dhe është një nga shtyllat e Islamit. Të gjithë dijetarët islamë kanë rënë dakord se agjërimi është i detyrueshëm për çdo musliman (mashkull apo femër), të moshës madhore, i shëndoshë mendërisht dhe fizikisht dhe i cili nuk është udhëtar gjatë kohës së agjërimit. Nisur nga ky përkufizim mund të themi se të gjitha ajetet që flasin për obligim, mirësi dhe shpërblim janë ajete që u drejtohen edhe meshkujve edhe femrave. Si p.sh.: femrat marrin abdes dhe gusul sikurse edhe burrat, falen dhe agjërojnë sikurse edhe burrat, përveç disa veçorive të veçanta që karakterizojnë femrat gjatë ramazanit siç është cikli mujor i saj dhe lehonia, të cilat bëhen
42
di”
pengesë për agjërimin e saj në ato ditë të caktuara. Allahu i Lartmadhëruar thotë në suren (en-Nisa 124): “Kush bën një punë të mirë, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtare, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet padrejtësi.” Zoti e di më së miri! 2-Cili është vendimi i sheriatit për agjërimin e grave shtatzëna, atyre që ushqejnë fëmijën me gji, me ciklin mujor dhe lehonave? Gruaja shtatzënë ose ajo që ushqen fëmijën me gji, të cilat nuk munden të agjërojnë ose kanë frikë për fëmijët e tyre, u lejohet të mos agjërojnë dhe për çdo ditë të japin kundërvlerën e përcaktuar nga sheriati Islam (fidje) dhe nuk janë të obliguara t’i kompensojnë këto ditë të paagjëruara pas muajit të Ramazanit. Argument për këtë marrin analogjinë mbi të moshuarën apo të moshuarin që nuk kanë mundësi të agjërojnë (surja el-Bekare ajeti Nr 2 / Shtator 2009