Revista Pertej Fjales Nr.3

Page 1



EDITORIAL

B

ota ku jemi na thërret! Sikur nuk jemi më ata të vegjëlit e shumtë në atë madhështinë e globit. Ajo na fton jo të rritemi e të zëmë hapësirën e oqeaneve,

por të mos jemi më shpirtvegjël, mjeranë, të paditur rreth asaj

se çfarë ndodh në të. Bota është e madhe, por nuk do ishte më e madhe, se vetë bota e

dijes, që mund të kishim secili prej nesh brenda intelektit tonë, i cili do të punonte pareshtur në eksplorimin e dijeve dhe risive teknologjike që po lindin dita-ditës. Nëse dikur këto risi teknologjike përbënin lajm, ku mësonim se në ç’vend u shpikën, sot ato kanë zënë vend në shtëpitë, madje në vendet më të këndshme tonat. I kemi të gjitha këtu. Fakti që janë dhe i zbuluan të tjerët, nuk duhet të na lërë pasivë, pasi dhe vetë leximi e dija mbi to apo përdorimi i tyre kërkon dituri, kërkon që ti të eksplorosh pas atij shpikësit të madh, t’i gjesh mrekullinë edhe maus-it të vogël, që me një klik të shfaq para teje hapësira pafund, aty ku mund të lundrosh duke mos të të mjaftuar koha në dije dhe shkenca nga më të ndryshmet. Nëse dikur duhej të ecje shumë për të kryer diçka apo prisje më gjatë për të dërguar një telegram, apo të gërmoje nëpër biblioteka të gjeje “vetëm diçka”, sot dita për ty lind ndryshe. Mjafton të “dish” të zgjohesh. Ta nisësh ditën me informacionet më të duhura se çfarë ndodhi në atë mëngjes që sapo dhe ti u zgjove, apo shumë punë që duhej t’i mbaroje pas orarit zyrtar, i zgjidh fare mirë “online”. Kjo është mirësia që po zbukuron botën, mirësi të cilën nuk e jep askush përveç Atij që “jep shumë”, Krijuesit të Gjithësë, Ai është më i Dituri për çdo gjë.

Përtej FJALËS R evi st ë

e përmuajshme

3


Përmbajtja Pasqyrë nga Albana Muja

9

Përtej fjalës nga J. Topulli

Ajo nga dr. Adem Harxhi

Jetë paralele nga J. Topulli

Ftesë për dijen nga Adelina Kasemi

Përreth një boshti nga Miranda Qoshja

Pikëvështrim nga Gentian Jaupi Në

Jetët tona

nga A. Proda

Trokas nga Erjona Margjeka

Imazh nga A. Muja

Themele nga Paul Lunde

Thesar nga Paul Lunde

5 Analfabetizmi dhe braktisja e

shkollës në vendin tonë

Kush mund të bëhet mbartës i dijes

13

Gratë moderne “Viktima” të premtimeve feministe

18

Identiteti i myslimanëve dhe arsimimi i tyre

24

Aishja, transmetuesja më e madhe e haditheve

26

Jo vetëm sfidë

28

Bota në vështrimin tim

30

... dhe për sa kohë

32

Jeta një diell që perëndon

33

Intervistë me Monda Maksutaj

35

Dijetarët islamë

37

Shkenca në Andaluzi

Kryeredaktore: ALBANA MUJA Redaktore gjuhësore: Prof.dr. Mimoza Gjokutaj Recensues fetar: AHMED KALAJA KËSHILLI I REDAKSISË: A. KASEMI; A. MUJA; A. PRODA; A. BASHA; E. DURMISHI; M. COTA; SH. BASHA. BASHKËPUNËTORË: ELSA XHAI- gazetare - Kryetare e “Gruaja në media” SHEGA MURATI - kryetare e shoq. “Zëri i fëmijëve na thërret” JULIANA AJDINI, Prof. Fakulteti Shkencave Sociale. A. KALAJA - teolog, G. LECINI - gazetar art grafika dhe faqosja: Ornela Bita e-mail: përtej_fjalës@gmail.com Organ i Shoqatës Kulturore: FEMRA INVESTIM I FAMILJES TIRANË-ALBANIA

QENDRA KULTURORE

Femra

INVESTIM I FAMILJES


PASQYRË



dhe braktisja e shkollës në vendin tonë nga: Albana Muja

Sot dalin para nesh probleme të cilat jemi mësuar ti quajmë “akute”. Probleme këto më shqetësueset, vrastaret, ato për të cilat “duhet të vëmë kujën” për të kuptuar se ç’po ndodh vallë me planetin njerëzor e për më tepër në shekullin XXI. Pa i përmendur ato, ju mund ta kuptoni fare mirë që janë pasoja që po i vuajmë të gjithë. Por, ajo që del si plagë, apo ngjarje që nuk bëhet më e ditur nga togat e zeza, as nga organet gjyqësore, ajo që na ofrohet si numër gllabërues nga Ministria e Arsimit apo shoqata në mbrotje të fëmijëve; është një plagë që “vret butësisht”- padijaanalfabetizmi. Kjo fjalë tingëllon “e vjetër dhe e vrarë”, aq sa mendon se si ka mundësi që është ngritur sërish pas “vrasjes”së

Përtej FJALËS R evi st ë

e përmuajshme

saj shumë dekada më parë, me marshin intelektual, që u mundua t’i mësonte çdo moshe rregjimi që lamë pas. Është e çuditshme që në këto vite, aty ku po lulëzon teknologjia dhe fjalët e fundit të saj, sikur janë bërë pararojë ndaj çdo mangësie të mendjes dhe aftësive njerëzore. Kjo tashmë është “e vëretë”! Nëse në regjimin e lënë pas, mënyra se si u urdhëruam të mësonim dhe të ishim të parët, i ndihmoi prindërit tanë të gjenin nga ku të mundnin mundësitë për të na dërguar në bankat e shkollës, se i tillë ishte urdhëri, i pakthyeshëm. Por, sot panorama shfaqet ndryshe. Ndryshimet, rrotacionet, krijojnë ato hendekët e tyre dhe çdo ndryshim

Rreth njëmijë fëmijë në kryeqytet, të moshës nga 10-18 vjeç nuk dinë as të shkruajnë e as të lexojnë. Kjo sepse ose e kanë braktisur shkollën shumë shpejt, ose ka kohë që e kanë lënë atë dhe i kanë harruar edhe ato pak gjëra që kanë mësuar. Kjo është në fakt e vetmja e dhënë për fenomenin e braktisjes së shkollës, e llogaritur një vit më parë. Ndërsa në të gjithë vendin mendohet se janë tetëmijë fëmijë, ose 4% e totalit të nxënësve, të cilët për arsye të ndryshme e kanë braktisur shkollën.

5


PASQYRË

Shkaqet e braktisjes së shkollës janë të ndryshme për nivele të ndryshme të arsimit. Në arsimin parashkollor braktisja lidhet me mbylljen e institucioneve publike. Përsa i përket arsimit të detyrueshëm, zvogëlimi i numrit të të regjistruarve ka ardhur kryesisht prej dy faktorëve: Shumë prej nxënësve që braktisin shkollën, e bëjnë këtë për arsye ekonomike, ndërsa pothuajse një e pesta e tyre e braktisin shkollën për shkak të nivelit të cilësisë së ulët të arsimimit.

6

mbart me vete probleme që duan shumë inteligjencë dhe mund për t’i zgjidhur. Ndaj, dhe Shqipëria me pësimin e ndryshimit nga një stacion në tjetrin e duke qenë diametralisht të ndryshëm në strategji, i bie të ngelet në llucën e padijes dhe madje në shifra gati alarmante. Pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve banojnë në periferi. “Një pjesë e mirë e nxënësve figurojnë të regjistruar në regjistrat e klasave të ndryshme, por nuk janë paraqitur asnjëherë në

shkollë. Të kontaktoje me prindërit e tyre ishte e vështirë, pasi një pjesë e tyre nuk figuronin të regjistruar as pranë gjendjeve civile. Atëherë drejtoria arsimore u ka kërkuar ndihmë mësuesve që punojnë pranë shkollave të periferisë që të shkojnë shtëpi më shtëpi për të kontaktuar me ta. Vetëm në kryeqytet, kryesisht në periferi, bëhen rreth njëmijë fëmijë që janë pothuajse analfabetë”, - është shprehur Teuta Shemca, specialiste pranë Zyrës së Trajnimit në Drejtorinë Arsimore.

Braktisja e shkollës, jo vetëm në zonat rurale

analfabetizmi në shqipëri vazhdon të jetë një shqetësim “më shumë” për shoqërinë

“Dukuria e braktisjes së shkollës, vihet re kryesisht në zonat rurale. Ajo ndodh si pasojë e problemeve social-ekonomike të zonës dhe familjeve, emigrimit, por ka edhe raste si martesa, vdekshmëria, arsye shëndetësore, etj.”, theksojnë specialistët e Ministrisë së Arsimit. Qytetet me braktisjen më të lartë janë Kukësi me 5.9 % (772 nxënës); Mallakastër me 5.4 % (340 nxënës), Peqin me 5.7 % (367 nxënës), Dibra me 4.9 %, etj. Në vitin 1989 zgjatja mesatare e shkollimit ishte 11.6 vite, por deri në vitin 2000 ra në 8.5 vite, që do të thotë një humbje mesatarisht tre vjet shkollim në një dekadë! Niveli i regjistrimit në shkollë ka rënë edhe për arsimin parashkollor dhe atë të mesëm. Shifrat konstatojnë ulje të ndjeshme, përkatësisht 37 % dhe 36 % (në krahasim me vitin 1990). Zonat peri-urbane kanë një ndjekje të shkollës nën mesataren, pranohet se mundësia dhe cilësia e shkollimit janë problematike në to.

analfabetizmi në shqipëri theskohet se përbën problem për shoqërinë pasi shoqëria duhet të jetë e kujdeshme. në prehrin e saj po rriten të pashkolluar që mund të jenë një ditë kontigjent parazit i saj ose më keq, kontigjent njerëzish prej të cilëve duhet pasur frikë, duke u kthyer jo vetëm në të padobishëm, por të rrezikshëm, si përdorues droge, grabitës, vrasës etj. Fenomeni, i cili në periudhën e regjimit komunist shënoi një rënie të ndjeshme, u ringjall sërisht në fillim të viteve ‘90, duke u bërë mjaft problematik, - shprehet Altin Hazizaj, drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijve. Shifrat e analfabetizmit variojnë nga 2 % e popullsisë, deri në 10 %, sipas shifrave të pavarura. “Po t’i referohemi statistikave janë të paktën mbi 5.000 fëmijë në vit që braktisin shkollën”, - thotë ai dhe Nr 3 / Tetor 2009


shton se në rang të popullsisë niveli i analfabetizmit është rritur ndjeshëm. Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, thotë se nuk duhet të ngatërrohet analfabetizmi me braktisjen e shkollave. “Ka një mjegullnajë me shifrat që japin shoqata të ndryshme për të

shkaqet Sipas zëvendësministrit të arsimit, një nga shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje është: 1- “Shkaku kryesor është niveli i ulët ekonomik që ka kultivuar përqindjen më të madhe të nxënësve jashtë shërbimit arsimor për momentin. “Shkaku ekonomik i lidhur ngushtë me shkaqet sociale, me shkaqe subjektive, si dhe me cilësinë e shërbimit arsimor, që natyrisht përbëjnë një shkak tjetër.” Duke theksuar se shkaqet ekonomike janë ato parësore, na mbetet të urojmë që ky vit të jetë më i mbarë për të shumtët ata që nuk kanë gjendjen e duhur ekonomike për të shkolluar fëmijët e tyre. Themi këtë vit pasi sapo është korrur rezultati i zgjedhjeve dhe i bashkëpunimit të palëve politike që e thanë njëzëri se motoja që do të udhëheqë këtë mandat është tashmë “tolerancë zero ndaj varfërisë”. 2 - “Një shkak tjetër sigurisht është përjashtimi social. Ne kemi sot grupe të tëra të popullsisë rome egjiptiane, por dhe të popullsisë vendase të cilat për vite të tëra nuk janë shkolluar, sepse janë shpërngulur vazhdimisht dhe nuk kanë arritur të integrohen.

Përtej FJALËS R evi st ë

e përmuajshme

njëjtin fenomen” - thotë ai dhe shton: - “analfabetizmi është një fenomen i cili ndjek përgjithësisht shoqëritë në tranzicion. Shifra, që ne si Ministri i kemi bërë zyrtare është 1,19 %, që do të thotë 4,900 nxënës që janë jashtë sistemit”. 3)- Ndërgjegjësimi i prindërve (sidomos i prindërve me probleme të theksuara ekonomike - dhe arsimore). Shpeshherë janë ata që nuk zgjojnë tek fëmijët ndjenjën e arsimimit, por e shikojnë punësimin e shpejtë të tyre kudo, madje edhe në të “zezë’ si rrugë më të mirë për ta. Përveç këtyre, sigurisht që ka edhe shkaqe të tjera, por i gjithë ky realitet na thotë se po përjetojmë gjendje kaosi intelektual. Shqipërisë i takon të vuajë, përveç ikjes së “kokave” jashtë kufinjve edhe analfabetizmin në kohët moderne dhe në kohën e mundësive të mëdha. Një rezultat i tillë vjen nga formimi i shtresave të çuditshme sociale; në të varfër shumë dhe “të pasur po shumë”. Një shtresëzim i tillë të bën të mendosh se nuk ka shtresë të tretë, e cila të jetë ajo e mesmja, ku mes shumë përpjekjesh, gjen mundësinë të jesh shtresa, e cila përqafon arsimimin si elementi bazë i kulturës së një kombi. Ndërsa shtesa e pasur, sigurisht, e gjen këtë hapësirë brenda dhe jashtë vendit për t’i arsimuar më së miri fëmijët e tyre duke krijuar kështu një shtresë borgjezësh të rinj që na kujtojnë romanet e magjishme shekspiriane për nga mundësia e pasanikëve dhe “ëndrra e fikur” e të varfërve.

Ajo çfarë të cilën nuk do të na e falnin kurrë fëmijët tanë sot, është fakti se përveç gjendjes ekonomike, të mos jenë prindërit ata që nuk mbjellin tek pasardhësit e tyre ndjenjën e arsimit e të kulturës, dijes e progresit. Ajo çfarë duhet të theksojmë është fakti se duhet bërë prindi “mësuesi i parë” që më pas mësuesi t’i bëhet fëmijëve tanë” prindi i dytë”.

“Shqipëria duhet të marrë masa për të rritur cilësinë e arsimit, sepse ende ka prindër që nuk besojnë që arsimimi i fëmijës është mundësia më e mirë për të shpëtuar nga varfëria.”

7


Masat që duhen marrë. a ka rrugëzgjidhje? Mendohet se shifrat e analfabetizmit në Shqipëri do vijnë duke u reduktuar, por shqetësimi mbetet. “Ne e dimë që brenda një viti në Shqipëri janë 40-50 mijë fëmijë që nisin shkollën për herë të pare. Kjo do të thotë që Ministria e Arsimit dhe institucionet e saj nëpër rrethe kanë për detyrë bashkë me mësuesit dhe drejtoritë arsimore të kujdesen që gjithë këta fëmijë të përfshihen në shkollë”, - thotë zoti Azizaj. Ai thotë se ka një projekt në zbatim me 75 milionë dollarë bashkëfinancim nga Banka Botërore, Banka për Zhvillim dhe Ndërtim dhe Banka e Këshillit të Evropës, si dhe 30 milion dollarë nga qeveria shqiptare, për të ofruar “një arsimim për të gjithë dhe një arsimim cilësor”. Ai thotë se ministria ka dhe një studim të vetin, i cili lidh mundësinë e tërheqjes në shkolla të atyre shtresave që janë jashtë sistemit. “Ekziston një lloj projekti, i cili ka 4-5 vite që funksionon dhe që quhet ‘Shansi i dytë’,” - thotë ai. -”Ky është një projekt që u jep një mundësi të dytë fëmijëve, kryesisht të komuniteteve rome, për t’i ofruar një shërbim jashtë orareve mësimore dhe natyrisht kjo ka patur përshtypjet e veta positive. Por, ajo tek e cila duhet të shpresojmë të gjithë është fakti se nuk nevojiten më projkte të shanseve të dyta, por projekte parësore të cilat pa asnjë dallim racoro-kulturor i ofrojnë fëmijëve dhe rinisë sonë mundësi reale ashtu sikurse bashkëmoshatarët e tyre kudo në botë. Për realizimin e synimeve të projekteve të mësipërme, ata që i ndryshojnë ato duhet të informojnë për rregullat e tyre dhe të japin llogari. Programe të reja duhet të hapen jo vetëm nga shteti, por edhe nga organizata të tjera që punojnë në dobi të dijes.

8

Nr 3 / Tetor 2009


PËRTEJ FJALËS

KUSH MUND TË BËHET MBARTËS I DIJES nga: J. Topulli

Dija, për të cilën Zoti dhe i Dërguari i Tij, na flasin shpesh, është ajo dije, për të cilën njeriu ka nevojë më tepër, dije që të mëson se nga ke ardhur, pse jeton dhe ku do të shkosh, dije që i jep kuptim jetës së njeriut, dije që rregullon marrëdhëniet në mes Zotit dhe krijesës e ndërmjet krijesës dhe krijesave. Dija e epërme, për të cilën ka nevojë çdo njeri, e që në gjuhën fetare quhet fardul-ajn (obligim individual), status që asnjë dije tjetër nuk e ka. E cila dije mund të jetë kjo veç dijes së fesë?! Mbivlerësimin kjo dije e merr edhe për një shkak tjetër, për shkak të burimit të saj. Nëse dijet e tjera, burimin e tyre kryesisht e kanë te përpjekja njerëzore, pra, te qenia e mangët dhe e gabueshme “njeri”, dija fetare, burimin e saj e ka tek e Vërteta Hyjnore, e ka nga Vetë i Larti, i Përsosuri dhe i Gjithëdituri, Zoti i Botërave. Dhe lartësia e kësaj dijeje ndaj të tjerave, dallon si distanca në mes këtyre dy burimeve. Po kush mund ta marrë dhe përvetësojë këtë dije, dhe si? Në rreshtat në vazhdim do mundohemi t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje, si dhe disa prej problemeve më thelbësore që kërkon mbartja e kësaj dijeje.

Mbartja e dijes mbështet mbi dy shtylla kryesore: E para, dhe më rëndësishmja, është kuptimi dhe perceptimi i njohurive; E dyta, është memorizmi, mësimi përmendësh apo të mbajturit mend i teksteve që mbartin dijen. Fikhu - “të kuptuarit” Të kuptuarit, për të cilin po flasim, përfshin në vetvete dy gjëra: perceptimin sipërfaqësor të përmbajtjes së fjalëve, si dhe perceptimin e thelbit, domethënies së asaj, që ka dashur të thotë dhe të përçojë autori i fjalëve. E para, në gjuhën arabe quhet fehm ndërsa e dyta fikh. Si fehmi edhe fikhu janë tepër të rëndësishëm

Përtej FJALËS R evi st ë

e përmuajshme

në marrjen e dijes, madje ato lehtësojnë edhe procesin e dytë të saj, memorizimin. Fehmi është niveli minimal i të kuptuarit të gjërave, të cilin duhet ta posedojë çdo nxënës që kërkon të mësojë diçka. Përgjithësisht, njerëzit me nivel mesatar zgjuarsie, e posedojnë një aftësi të tillë. Ndërsa fikhu, është diçka më e lartë e më e vështirë, dhe jo të gjithë njerëzit e posedojnë një aftësi të tillë, madje kjo aftësi, dallon nga një njeri te tjetri. Që të quhesh një njeri i ditur dhe dijetar, duhet doemos, të zotërosh në shkallë të lartë, këtë aftësi. Po çfarë është fikhu? Er-ragib El-isfahani thotë: “Fikhu është arritja te dija e padukshme, me anë të dijes së

9


PËRTEJ FJALËS dukshme, ndaj ajo është më e veçantë sesa thjeshtë dija.” Po ashtu, thuhet se fikhu është: “Të qëlluarit apo të qëndruarit te kuptimi i padukshëm, me të cilin lidhet gjykimi. Fikhu është dije e nxjerrë me anë të të menduarit dhe përpjekjes, dhe që ka nevojë për diskutim dhe meditim.” Nga këtu, kuptojmë pse dija që ka të bëjë me ligjet e Zotit për njerëzit, Sheriati, quhet fikh. Pra, fikhu është veprim energjik, është përpjekje njerëzore për të rrokur me forcën e mendjes, kuptimin e fesë, kuptimin e shpalljes hyjnore. Fikhu nuk është pritje, nuk është veprim pasiv, ku kuptimet dhe domethëniet e gjërave vijnë nga dikush tjetër, ndaj dhe për këtë arsye, një njeri nuk mund të quhet fakih apo dijetar, pse ai thjesht mëson dijen që e kanë nxjerrë të tjerët para tij, përderisa ai vetë të kalojë nëpër atë shteg nga i cili kanë kaluar dijetarët. Prej këtu, dalim në një përfundim mjaft të rëndësishëm, se dija, më së shumti arrihet nëpërmjet aktivizimit dhe përpjekjes individuale të nxënësit për të kuptuar, sesa përpjekjes së mësuesit për të shpjeguar. Do ta mbyllnim këtë pikë duke cituar dy hadithe, të cilat evidentojnë këtë fikh në radhën e sahabëve. Të parin na e përcjell Abdullah ibn Abasi, i cili në atë kohë ishte akoma fëmijë. Ai thotë: “Një herë Profeti (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) shkoi për të kryer nevojat personale dhe unë solla për të një enë me ujë për abdes. Ai pyeti: kush e ka sjellë këtë? Dhe atij i thanë se kush e kish vënë. Atëherë ai tha: O Zot bëje atë ta kuptojë fenë.” Hadithin e dytë e përcjell Ubej ibn Kabi i cili thotë: “I Dërguari i Zotit më tha: O Ebu Mundhir! A e di se cili ajet, nga ato që ti di, është më i madhi në librin e Zotit? Dhe unë i thashë: Zoti dhe i Dërguari i Tij e dinë. Dhe ai përsëri më tha: O Ebu Mundhir! A e di se cili ajet, nga ato që ti di, është më i madhi, në librin e Zotit? Dhe unë i thashë: Zoti është një, s’ka Zot tjetër përveç tij. Ai më ra në gjoks dhe më tha: Le të bëhet për ty, e thjeshtë dija, o Ebu Mundhir!”

10

Memorizimi (hifdh) Thamë se dija mbartet edhe nëpërmjet memorizmit. Nëse të kuptuarit e dijes është një veprim logjik, memorizimi i saj, është një veprim kryesisht mekanik. Ndonëse kjo gjë për nga rëndësia vjen e dyta, ajo nuk mund të ndahet nga e para. Asnjë njeri nuk mund të quhet i ditur, nëse ai nuk ruan në kujesën e tij, tekstet e dijes, në rastin tonë, ai i cili nuk memorizon ajetet e Kur’anit, hadithet e Profetit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) si dhe rregulla e tekste të tjera plotësuese. Memorizimi bën që dija të ruhet, siç edhe ndihmon në kuptimin e saj. E para, sepse njohuritë e një njeriu të dijshëm, rezervohen në mendjen e tij dhe jo nëpër rreshtat e librave. Nëse dikujt i duhet të pohojë diçka, të cilën ai duhet ta argumentojë, atij patjetër i duhet të citojë tekstet përkatëse, ajetet apo hadithet. Dhe së dyti, dija, ashtu siç ruhet në mendjen e njeriut, ashtu dhe kultivohet, po aty. Mendja është ajo tokë e begatë, ku fara e dijes mbin dhe rritet. Lidhja, krahasimi dhe zbërthimi i dijes, ndodh pikërisht në atë vend, ku ndodh edhe procesi i logjikimit dhe i të kuptuarit. E për këtë arsye, kafshët apo kompjuteri nuk mund të jenë dijetarë, sepse atyre u mungon aftësia e të menduarit. Edhe pse njëri prej tyre, mund të konsiderohet si një magazinë e madhe e dijes, ai nuk mbetet gjë tjetër, veçse një libër i stërmadh, i indeksuar mirë dhe njëkohësisht, i thjeshtë për t’u lexuar, por që në fund të fundit, ka nevojë për një qenie inteligjente, që të bëhet i dobishëm. Të mbajturit mend përmendësh, në dallim me ç’mendojnë shumica e njerëzve sot, është forma kryesore, me të cilën është mbartur dija për shekuj me radhë, nga njëri brez në tjetrin. Kjo është edhe forma kryesore se si është ruajtur Ku’rani dhe Hadithi. Për këtë arsye dhe Zoti e lehtësoi mësimin e Ku’ranit përmendësh. Ai thotë: “Vërtet, Ne e kemi bërë Kur’anin të lehtë për t’u kuptuar dhe kujtuar...” Nr 3 / Tetor 2009


Dhe në një hadith kudsij, Ai thotë: “...dhe të kam zbritur ty, një Libër që nuk e shpëlan uji. E këndon atë në gjumë dhe kur je zgjuar.” Pra, nuk e fshin uji bojën e tij, sepse ai mësohet përmendësh dhe kështu, e ke gjithmonë me vete, në çdo lloj situate, qoftë në gjumë apo kur je zgjuar. Për këtë arsye, bashkëkohësit e profetit, krahas kuptimit të dijes, i jepnin shumë rëndësi, mësimit përmendësh dhe më pak shkrimit. Nëse të dyja këto shtylla, mbi të cilat qëndron dija, do t’i shikonim në realitetin e sotëm, do të thoshim se ato kanë pësuar një defiçit të jashtëzakonshëm. Për shumë njerëz, dija merret thjesht me lexim dhe për të tjerë me lexim dhe mësim përmendësh. Të dyja këto gjëra, falë zhdukjes së analfabetizmit dhe shpërndarjes së gjithanshme të librave, tashmë i janë mundësuar shumëkujt. Për këtë arsye dhe është bërë e vështirë të dallosh një dijetar të vërtetë nga një jo i tillë. Mesa duket, jetojmë në kohën kur njerëzit kërkojnë të bëhen prijës dhe të kenë sa më shumë ithtarë dhe ndjekës, kohë të cilën Muadh ibn Xhebeli e përshkruante, si koha kur Kur’ani do të shpaloset për t’u lexuar nga gruaja, fëmija dhe burri. Apo koha, që Abdullah ibn Mes’udi e cilësonte, si koha kur do të shtohen hatibët (ligjëruesit), do të pakësohen dijetarët, të kuptuarit nuk do t’i kushtohet më fesë dhe kur me punët e Botës tjetër do të kërkohet kënaqësia e kësaj bote. Sigurisht, të kuptuarit e fesë rezulton edhe

Përtej FJALËS R evi st ë

e përmuajshme

më defiçitarja në këtë kohë, gjëja për të cilën kemi edhe më shumë nevojë. dija është dhunti dhe përkushtim Me fjalët e mësipërme, nuk dua të them, se botimi i librave të shumtë dhe leximi i tyre apo edhe mësimi përmendësh, nga shumë njerëz, është diçka negative. Por, negativja qëndron tek perceptimi i shumë prej njerëzve, kur modelojnë në mendjen e tyre, se cili quhet një njeri i ditur apo dhe sa e lehtë është sot, për t’u bërë i tillë! Dija është dhunti, sepse ajo është një dhuratë e Zotit që nuk i jepet çdo kujt që e dëshiron apo që mund të përpiqet për ta marrë atë. Dija është urtësi dhe Zoti nuk ia jep atë çdokujt “Ai ia jep urtësinë (të kuptuarit e Kur’anit) kujt të dojë. Cilitdo që i është dhënë urtësia, vërtet që i është dhënë një mirësi e madhe. Por, këtë nuk e kupton tjetër kush, përveç njerëzve të mençur.” I dërguari i Zotit në një hadith thotë: “Njerëzit janë si mineralet, më të mirët e tyre në xhahilijet (në injorancë, jashtë Islamit) janë edhe më të mirët në Islam, nëse feja për ta, bëhet e kuptueshme.” Ky hadith, na tregon se një njeri i mençur dhe inteligjent, që vlerësohet për intelektin, dijen, prejardhjen e tij fisnike apo fisnikërinë e fituar, do ta ruajë këtë status edhe në Islam, kur ai të njohë dhe kuptojë ashtu siç duhet, këtë fe. Islami nuk ia humb vlerat këtyre njerëzve, përkundrazi, ai i ngre ata më lart se të tjerët, edhe nëse kanë pak kohë në fe, por sigurisht, me kushtin e

11


PËRTEJ FJALËS domosdoshëm, të cilin e përmendëm më lart. Kujtoni Umer ibn Hatabin dhe Ebu Xhehlin! A nuk i lutej Profeti (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) Zotit, që ta forconte Islamin, me njërin prej këtyre dy njerëzve?! E cila mund të ishte arsyeja më madhore për këtë gjë, veçse inteligjenca, mençuria dhe autoriteti i tyre në këtë drejtim?! Umeri u bë mysliman rreth gjashtë vjet pas shpalljes, por ai do të ishte njeriu i dytë i asaj kohe, pas Ebu Bekrit, në gjithë historinë islame. Njeriu të cilin me të drejtë, Majkëll Hart do ta vendoste në librin e tij, në radhën e njëqind personaliteteve më me ndikim në historinë botërore. Nevojën për të tillë njerëz Islami asnjëherë nuk e konsideron si të tepërt, përkundrazi ne kemi nevojë sot më shumë për të tillë njerëz sesa për dhjetëra dhe qindra të diplomuar në fe, që zotërojnë një nivel mesatar inteligjence apo edhe nën mesataren. Por, dija veç kësaj, është edhe përkushtim. Dija nuk merret me rehati, për të duhen orë të gjata pune dhe studimi, net pa gjumë dhe vite të tëra lodhje dhe përpjekje. Dhe njerëz që sfiliten pas dijes dhe të bëjnë të tilla sakrifica janë gjithmonë të pakët, në çdo kohë. Shumica e dijetarëve në tërë historinë e njerëzimit, janë konsideruar si të tillë, vetëm pasi qenë plakur dhe kryet e tyre qenë mbuluar nga thinjat! “Dija fitohet me të mësuar dhe maturia me vetëpërmbajtje” thotë i Dërguari i Zotit, çka do të thotë, se dija merret me durim të madh dhe në luftë me vetveten. dija është devotshmëri dhe sinqeritet Dhe së fundi, por jo për nga rëndësia, dija e fesë ruhet dhe kultivohet më së shumti nga njerëzit e devotshëm, nga ata, të cilët e kërkojnë dijen për të fituar kënaqësinë e Zotit dhe shpërblimin në botën tjetër, nga ata të cilët punojnë dhe veprojnë me atë çka dinë vetë në radhë të parë, pastaj ua mësojnë atë edhe të tjerëve. Zoti i Lartësuar thotë: “Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Zotit i frikësohen vetëm

12

dijetarët”. Një njeri i ditur, që shumë pak i frikësohet Zotit, begatinë e dijes e ka të pakët. Ajo nuk mund të ngjitet në qiell nga një pellg i ndyrë dhe pastaj të zbresë mbi njerëzit si një shi i pastër. Ajo do të ngelet aty, në tokë, vetëm për ata që do t’i afrohen asaj. Kjo është edhe arsyeja, pse emrat e shumë dijetarëve dhe dija e tyre, rrojnë edhe sot e kësaj dite, ndërsa e shumë të tjerëve, jo. Kur imam Malikun e pyetën se përse po e shkruante librin e tij të hadithit, kur si ai libër kishte edhe shumë të tjerë, ai u përgjigj: “Ajo që bëhet për hir të Zotit, mbetet.” Dhe vërtetë, shumë libra të ngjashëm me të u harruan, por libri i tij mbeti! Devotshmëria ndihmon në nxënien e dijes, dhe Zoti për këtë thotë: “...prandaj ruajuni Zotit! Zoti ju mëson ju; Zoti është i Dijshëm për çdo gjë.” Të parët tanë të mirë thoshin: Atij që vepron me dijen që ka, Zoti i mëson atë që nuk e di. Ndërsa, imam Shafiu në disa vargje të tij për këtë gjë, do të shprehej: Ju ankova Uekiut për memorien e dobët. Dhe më tha: Largohu nga mëkatet, Sepse dija është dritë, Dhe drita e Zotit nuk i jepet mëkatarit! Ndryshe nga dijet e tjera, dija fetare kërkon sinqeritet, sepse kështu fitohet begatia e botës tjetër. Profeti i Zotit, thotë: “Ai që mëson një dije, me të cilën kërkohet kënaqësia e Zotit, dhe e mëson vetëm për të fituar me të, ndonjë dobi të përkohshme të kësaj bote, ai nuk do ta ndjej erën e Xhenetit, Ditën e Kiametit.” Kështu pra, duke ardhur në fund të këtij ligjërimi do të citoj një hadith të Profetit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të), që njerëzit karshi kësaj dije i ndan në tre kategori, duke i krahasuar ata me tokën pjellore, atë argjilore dhe me atë të shterpët. Ai thotë: “Shembulli i dijes dhe udhëzimit, me të cilin Zoti më ka dërguar, i shëmbëllen shiut të shumtë që bie mbi tokë. Një pjesë e saj ishte pjellore, që e pranoi ujin, dhe me të mbinë kullota dhe bari i shumtë. Një Nr 3 / Tetor 2009


pjesë e saj, ishte argjilore, që e ruan ujin, me të cilin Zoti bëri të përfitojnë njerëzit, të pinë prej tij, të vadisin dhe të mbjellin. Ndërsa, një pjesë tjetër ishte e shterpët, as nuk e mban ujin dhe as nuk mbin në të bar. Ky është shembulli i atij që i është bërë e kuptueshme feja e Zotit dhe i bëri dobi ajo me të cilën më dërgoi Zoti, mësoi vetë dhe u mësoi edhe të tjerëve, si dhe i atij që

nuk e ngriti kokën me të, dhe ai që nuk e pranoi udhëzimin e Zotit, me të cilin u dërgova.” Të nderuar besimtarë “Atij që Zoti ia do të mirën, ia mëson fenë.” O Zot na mëso atë që nuk dimë, na bëj dobi me atë që dimë dhe na shto diturinë!

AJO

Gratë moderne “viktima” të premtimeve feministe nga: dr. Adem Harxhi

L

ëvizja feministe, revolucioni seksual dhe lëvizja për emancipimin e plotë të gruas në kohën e monizmit bënë shumë premtime për gratë. Këto premtime tingëlluan aq bukur, sa që shumë gra braktisën burrat, fëmijët, flakën gjithë nocionin e martesës e familjes në kërkim të “vetes” dhe të karrierës. Qëllimi ishte i qartë: dëshironin të rrisnin cilësinë dhe të përmirësonin standardet e jetës së tyre. Shumë dekada më pas, gratë kuptuan se feminizmi dhe lëvizja për çlirimin e tyre bënë premtime që nuk mund të plotësoheshin. Ja pse sot shumë gra moderne dëshpërohen kur kuptojnë se kanë humbur feminitetin dhe forcën për marrëdhënie çiftore. Bette Davis në librin e saj “All About Eve” midis të tjerash shkruan: “Karriera më e mirë për një femër është të jetë grua. Nuk ka asgjë më të bukur se të kujdesesh për darkën dhe të vërvitesh në shtratin ku pret ai. Pa këtë ti nuk je grua. Ti je një zyrë provinciale plot dosje me kapsa; por kurrësesi ti nuk je një grua.” Të jesh grua është më shumë se të jesh thjesht femër. Dashuria dhe jo karriera, ka qenë dhe është shqetësimi i grave, një biznes më shumë për gratë se burrat. Ka shumë arsye që një burrë ta dojë një grua, por më kryesorja sipas specialisteve, është “marrëdhënia në çift”. Edhe gratë nëse duan të jenë të lumtura e të kënaqura, duhet të ndihen plotësisht si gjysma e një çifti. Kjo është pasojë e të ashtuquajturit “Faktori i Arkës së Noah” sipas të cilit që kur jemi të vegjël e perceptojmë botën të mbushur plot çifte dhe jemi nën influencën e nënës e të babait si një njësi e pandarë.

Përtej FJALËS R evi st ë

e përmuajshme

13


Grave u pëlqen ndjenja e sigurisë që u jep marrëdhënia çiftore, u pëlqen të ndjejnë se janë të lakmuara prej burrave. Ato ndjejnë se janë të vlefshme vetëm kur një mashkull tërhiqet seksualisht prej tyre. Shumica e grave, kur bëjnë dashuri ndjejnë se janë më të bukura, më të lakmueshme etj. Por sot, nuk janë pak edhe gratë që dëshirojnë të bëhen Amazona, që përpiqen të largohen nga natyra e tyre e butë, nga personaliteti i tyre si Nëna, si Madona dhe si Kurtizane. Barazia gjinore është vetëm një premtim feminist që kurrë dhe askund nuk u plotësua. Një premtim me pasoja shkatërruese, në radhë të parë për vetë gratë. Premtimet feministe edhe pse zbukurohen me terma tërheqëse psikologjike, zhgënjyen ndërgjegjen e shumë grave. Është kjo arsyeja që sot shumë autore, gra të shquara, i quajnë këto premtime “gënjeshtrat e mëdha të çlirimit”. Le të rreshtojmë disa nga këto gënjeshtra.

1- “Gratë kanë gjithçka që u duhet”

irësuar marrëdhëniet gruaja energji vetes për të përm ën ndikimin e kësaj gënjeshtre, burrin dhe për të etë, në familje, për të mbështetur vërt të rë bur një me shet nde re”, tëta “luf sot e kanë mirërritur fëmijët e saj. Shumë gra artë paq e dhe r atitu përg pa e ë por në fakt ajo ësht utin që duhet të japin në , kërkon të nënvleftësuar kontrib për këtë duel. Kur nuk arrin ta fitojë pikëpamjes feministe e nga forcimin e familjes. Sipas yshm ndr të të, për tjera të e dard stan e saj në vendosen ja që përdor energjitë dhe intelektin grua që ës koh i t duk pro ë ësht a ato të burrave. Amazon neglizhon sukseset në mirë kur mbështetje të familjes dhe hen ndje nuk tyre prej më shu por, n, nuk është jeto karrierë, nuk është gruaja moderne. Ajo e, ëror fem tyre e cën esen bur hum ë farë mase as kuptojnë se kan as e mençur, as e zhvilluar dhe në një forcën për marrëdhënie çiftore. ja prej elastike. in të Arthur Schopenhauer thotë se grua Ka qenë një kohë kur gratë ndjehesh ri. bur nga r avu pav e jetë të uar natyre është krij gratë e presidentëve, të në pozitën lumtura sepse ishin Ai shkruan: “Një grua edhe kur vendoset sepse ishin nënat e përpiqet deputetëve, të doktorëve; të do ë, plot së isë arës pav të e rshm Ato ishin jo të naty encëtarëve dhe artistëve të mëdhenj. shk it, fund të fund Në lli. hku mas menjëherë t’i ngjitet një n burrat dhe fëmijët të andohet nga të lumtura që ndihmua kom dhe t tohe drej të s vete ë lejoj t’i do duan të jenë ajo përparojnë. Sot është ndryshe. Gratë dh ndo kjo uer nha ope Sch s Sipa një mashkull.” e, shkencëtare, artiste, r në fuqi) vetë presidente, deputet sepse “ajo ka nevojë për një lord (superio lind pyetja: Po fëmijët ë e re, do gjykatëse etj. Natyrshëm ësht Kur ). dije në r erio (sup r shtë mje edukojë? dhe një kush do t’i lindë, do t’i rrisë dhe do t’i t’i do r, hua mos e ë ësht kur ur; dash mund të të zgjedhë një të Feminizmi mëson se gruaja jo vetëm duhet të isht duhet një prift.” detyrim që të bëjë atë që bëjnë burrat, por ë grat ë bind t’i oq përp u te inis fem rat nuk Lëvizja atë që bëjnë burrat. Në kushtet kur bur bëjë h rgjis ene hme ters pash të rva reze besojnë se ato kanë (ata nuk bëjnë fëmijë), kjo i kanë këto bëjnë atë që bëjnë gratë nuk ato etë vërt të Në ike. psiq dhe fizike kërkojnë feministët, rgji, e ashtuquajtur “barazi” që ene ë kan rat bur e edh si u asht të, rezerva. Gra ë për detyra superhumane, ë kufizime është vetëm mbingarkes por jo pakufi. Ato si qenie tokësore, kan ato jo efektive. one de që i mbingarkon dhe i bën Sim vetë e Edh . jike olog psik ziofi ura të gjithë të njoh Edhe kur grave u duket se kanë fituar e “Th e hur ënjo mir e te inis fem është dashur Beauvoir, autorja botën, ose një pjesë në të, çmimi që u çka. second sex”, nuk pretendon të ketë gjith ë shumë i lartë. Ato për të të paguajnë për këtë ka qen saj e ë rgjit ene n enzo shp që grua Një e tyre femëror. shumë pak kanë humbur shpirtin arritur një karrierë brilante, i ka lënë

N

14

Nr 3 / Tetor 2009


orin, ato janë qenie speciale” 2- “Gratë kanë potenciale që nuk i përd AJO mbeten akoma potenciale të u ë, grat ë bëjn që gjë çdo në se jo do të thotë or . Por, jeta vërteton se askush nuk i përd pashfrytëzuara e që duhet t’i përdorin dhe in inkt inst ë vetëm pak burra dhe gra kan të gjitha potencialet që ka. Madje, ar gënjeshtrën se janë të potencialeve të tyre. Gratë që kanë besu motivacionin që të përdorin një pjesë ht ky është një nga një lloj “madhështie”. Psikologjikis hen hto pus dhe n vete në ësoj vler mbi “speciale”, eptimin e personalitetit të tyre. inflacion i vetes, një çrregullim në perc e energjish fizike derne” harxhojnë sasi të jashtëzakonshm Të gënjyera prej feminizmit gratë “mo dhe lumturia pakënaqura nga rritja e tyre profesionale të janë ëri përs dhe ës pun e n botë në dhe psiqike

K

në jetë. a e burrave janë se shumica e grave ashtu si dhe shumic shtë thje i i fakt nga vjen kjo erë, njëh Nga mbë në gratë e sotme mesatare, janë vetëm dhë e edh ra, bur më shu si tu Ash ëm. njerëz të zakonsh nga burrat për t’u bërë e, ku ato kanë më pak probabilitete ingranazhin e madh të forcës punëtor presidente të kompanive. 3- “të shmangim mëmësinë”

G

ratë “moderne” mendojnë sikur nuk do të moshohen kurrë. Ato e kan ë shtyrë pa kufi martesën dhe lindjen e fëmijve me qëllim që të zhvillojnë gjoja ind ividualitetin e tyre dhe të konsolidojnë qëllim et e tyre për karrierë. Kjo sjellje e gra ve është një refuzim i mëmësisë nga vetë gra të. Ta pranosh jetën në këtë më nyr ë do të thotë të mos kuptosh fare realitetin e sist emit tënd riprodhues dhe kufizim et që ai ka në kohë. Fëmijët që lindin nga gra të “pl akura” kanë shumë probleme si për nënën ashtu edhe për fëmijën. duhet kuptua r mirë se ato ovare të shkreta krij uesi nuk ua ka dhënë përgjithmonë. ja pse sot, shumë gra mbi tridhjetepesë vje çe janë shpesh në panik dhe të dëshpëruara për koh ën që u vrapoi. edhe në Bibël shk ruhet: ka “një” kohë për “gjithçka”. 4-”Barazia gjinore”

K

jo gënjeshtër e propaganduar gjerësisht nga revolucioni seksual, midis të tjerash, sugjeron se burrat dhe gratë e gëzojnë seksin në të njëjtën mënyrë, gjë që s’është aspak e vërtetë sepse: a-Shumica e grave kanë nevojë për dashurinë dhe prej saj (jo gjithmonë) shkojnë tek seksi. Ato nuk e ndajnë dot seksin nga dashuria. Po burrat? Ata kërkojnë marrëdhënie seksuale dhe prej saj (jo gjithmonë) shkojnë tek dashuria. Ata e ndajnë lehtë marrëdhënien seksuale nga dashuria. Për burrat e para dhe e dyta janë dy gjëra të ndara. b-Seksi rastësor i bën shumë gra të ndjehen të dëshpëruara, të pakënaqura dhe të penduara. Kjo gjë nuk ndodh me burrat. Ata janë më të prirë për seksin rastësor. Duket qartë se teza feministe e barazisë gjinore, nuk është e saktë. Ajo përul në radhë të parë integritetin femëror. Ajo është kundër vetë grave. Edhe pas përparimeve të mëdha në fushën e kontracepsionit, në këto pesëdhjetë vitet e fundit shumë gjëra në fushën e marrëdhënieve çiftore as kanë ndryshuar as nuk do të ndryshojnë kurrë. Ne nuk mund të ndryshojmë natyrën e jetës.

Përtej FJALËS R evi st ë

e përmuajshme

15


Krijimi është ashtu siç ka qenë që nga fillimi i jetës në tokë: “nëntë minuta kënaqësi për burrin dhe nëntë muaj shqetësime për gruan”. Në çdo akt të interkursës seksuale, gruaja ndeshet me potencialin e një jete të re. Ja pse akti seksual është me rëndësi të veçantë për një grua. Është realitet i pamohueshëm që gruaja dhe vetëm ajo, mbart brenda vetes aparatin fizik dhe psiqik për riprodhimin e jetës. Ja pse Frojdi kish të drejtë kur deklaronte: “Biologjia është destiny (e shkuar, e vulosur).” Erik Erikson e çon më përpara idenë e Frojdit. Ai shpjegon: “… observimet klinike tregojnë se, një “hapësirë e brendshme” qëndron në qendër të dëshpërimit, po ashtu edhe në qendër të kënaqësisë potenciale të grave. Ky boshllëk i bën gratë të ndjehen të mallkuara. Ta lësh siç është atë boshllëk, do të thotë ta lësh të zbrazur, të rrjedhë jashtë gjaku i trupit, ngrohtësia e zemrës, lëngu i jetës. A nuk do të thotë kjo se “anatomia është destiny?” pyet Erikson dhe përgjigjet- “ Po , ajo është destiny. Dhe anatomia nuk përcakton vetëm funksionin fiziologjik me kufizimet e tij, por në një kuptim më të gjerë konfiguron dhe vetë personalitetin. Mënyrat si sillet dhe është e përkushtuar femra, reflektojnë ndërtimin themelor të trupit të saj.” Shumë psikoanalistë gjatë procesit të mjekimit të pacienteve femra kanë arritur në përfundimin se sjellja femërore është pasojë e konceptit të “enës bosh”. Sipas këtij koncepti, gratë janë të zëna në një “grackë” biologjike që i ka bërë ato të programohen psikologjikisht në vartësi të strukturës së tyre fizike. Helene Deutsch në librin e saj “Psychology of Women” shkruan: “...anatomia e organeve të seksit nuk lë asnjë dyshim për funksionin e tyre. Organi mashkullor është bërë për penetrim aktiv, femërori për pritje pasive…. Zgjimi i organeve femërore për të funksionuar seksualisht në mënyrë të plotë është tërësisht i varur nga aktiviteti i burrit. Kjo mungesë e aktivitetit vaginal spontan përbën bazën fiziologjike të pasivitetit femëror.” Pas këtyre pak fakteve që rreshtuam a nuk tingëllon absurde ideja e “Barazisë gjinore”? Ndikimi negativ i kësaj gënjeshtre feministe, të cilën sot e ndjejmë të gjithë është rritja e numrit të grave që përfshihen në marrëdhënie seksuale rastësore, tipike për jetën seksuale të burrave.

5- “Femërore do të thotë dobësi” ësia, ëmbëlsia, etit. Sjelljet tradicionale femërore si but jo gënjeshtër mohon forcën e feminit e. Nazet dhe a çiftore, sot shihen si tërësisht qesharak mir të ënie rëdh mar për ja prir dhe mirësia rrugë agresivitetit për shumë gra, janë zhdukur për t’i lënë harlisjet vajzërore që janë shumë natyrale të tyre mashkullor. apeluese. e janë jashtëzakonisht të fuqishme dhe ëror fem ta” “bu e ljet Sjel . yshe ndr t krej E vërteta është dhe receptivitetin e një o sjellje rrisin shumë vulnerabilitetin Ato janë hipnotizuese për burrat. Kët ëzojnë burrat për r dhe të lakmuar. Këto ndjenja i frym irua dësh të më shu atë ë bëjn e dhe gruaje sillen ndryshe nga ojtjes. Burrat pëlqejnë gra që janë dhe nivele të larta të devotshmërisë dhe mbr ata dhe jo gra që janë e sillen si burra. tyre mund të jenë ë moderne në kërkim të të drejtave të Aftësitë mashkullore që kanë fituar grat burrin dhe për hme (jo konforte) dhe destruktive si për tats ërsh pap të janë ato por , treg në efektive gruan në marrëdhëniet personale. dhe i shkëlqyer don të shihet si një atribut i admirueshëm Dobësia është parë gjithmonë dhe vazh shkruan Shekspiri frikshme të moçme. Kujtoni atë që e allat përr në ë grat oni ytyr Përf . femëror gjeneratash, llastimet, thy name is woman). Gjenerata pas “Dobësi, ky emër është femër” (Frailty, në jetë, në filma e rit në situata të vështira që i kemi parë bur pas tjet ngji d, ven pa e d ven me t lotë rë, qoftë dhe rrezikuara. Ja, kjo është një grua pa bur të ie spec janë ë grat se uar mës ë kan në libra na ajo me karrierën më të suksesshme.

K

16

Nr 3 / Tetor 2009


6- “Që të jesh e lakmuar nga burrat,

F

duhet të jesh e suksesshme?”

eminizmi gënjen gratë kur u thotë se ato janë më tërheqëse për burrat kur rrisin shkallën e sukseseve të tyre në karrierë; se janë sukseset pro fesionale dhe rritja e forcës së tyre që do t’i bëjë ato më të lakmuara prej burrave. Kjo tezë nuk është e vërtetë. Burrat natyrisht admiroj në dhe respektojnë gratë e suksesshme ashtu siç admirojnë dhe respektojnë edhe burrat e suksesshëm , por në marrëdhëniet mashkull-femër të natyrës personale vep rojnë të tjera nevoja dhe instikte. Në dashuri një grua është e pëlqyer dhe e adhuruar jo për suksese t në karrierën e saj, por për atributet unik ale femërore që ka. Në këto atribute bëjnë pjesë vlerat e dashurisë, të marrëdhënieve, të inspirim it, të spiritualitetit e shumë të tjera. Statistikat, kudo në botë , tregojnë se sa më të lartë ta ketë shk ollim in dhe karrierën një grua, aq më pak ajo do të hyjë në mar rëdhënie intime me burrat, aq më pak shanse do të ketë për t’u martuar, aq më pak burra (prej të cilëv e asaj i duhet të zgjedhë) do të vërtiten rreth saj. E thënë thjeshtë: Edukimi formal për një grua është një aset në tregun valutor, por në punët e zemrës ai është një borxh që do t’i duhet ta shlyejë. Sa më karr ierë të suksesshme të ketë një grua, aq më pak “joshëse” është ajo për burrat dhe kjo i dëshpëron shu më gratë e suksesshme. Ndodh krejt ndr yshe me burrat, më të suksesshmit prej tyre, janë edhe më “jos hës” për gratë. Burrat duan gra që janë dhe sillen ndryshe nga ata e jo gra që janë e sillen si burra. Burrat para se ta bëjnë një grua partnere n e tyre seksuale kërkojnë që ajo të ketë shumë cilësi, ndërsa gratë kërkojnë vëmendjen e burrit. Ato e duan këtë vëmendje sepse kjo i bën të besojnë tek pamja e tyre e mirë. Marrëdhënia seksuale duhet të jetë e tillë , që të ruajë shëndetin mendor dhe fizik. Largimi nga këto marrëdhënie, me qëllim që t’i kushtohesh karrierës, nuk është një vendim i men çur. 7-”Androgynya” eminizmi propagandon konceptin mitologjik të androgynysë. Sipas mitologjisë, në fillim, qeniet njerëzore ishin androgynous (pa seks, hermafroditë), pra të gjitha njësoj, krijesa të unifikuara. Si të tilla ato fituan fuqi dhe ishin gati të dilnin mbi zotat. Që t’u pakësonte fuqinë, Zoti, i ndau njerëzit në dy gjysma: mashkull dhe femër. Të ndarë më dysh, ata ndjehen si qenie jo komplete. Nostalgjia dhe uria, për tërësinë e tyre të humbur, i shtyn që vazhdimisht të jenë në kërkim të gjysmës tjetër, duke shpresuar se në momentin e bashkimit seksual, ata do të riprovojnë ekstazën dhe kënaqësinë që e humbën kur humbën tërësinë. Sipas legjendës, dëshira jonë seksuale është pasojë e ndjenjës së incompletes (së paplotës) që na shtyn drejt së tërës. Pikëpamja feministe se burrat dhe gratë janë njësoj, është huazuar nga androgynya mitologjike, gjë e cila nuk është e vërtetë. Burrat dhe gratë janë të ndryshëm jo vetëm biologjikisht, anatomikisht dhe fiziologjikisht. Ata ndryshojnë njeri prej tjetrit edhe psikologjikisht. Është provuar në mënyrë të padiskutueshme se gratë janë më intuitive, më të ndryshueshme, më të ndërlikuara dhe më misterioze. Ato, në mënyrë të pakrahasuar, janë më të interesuara për dashurinë dhe marrëdhëniet çiftore. Të sugjerosh, ashtu siç bëjnë feministët, se të gjitha këto epërsi janë tërësisht kulturore, është absurde. Në librin e saj të mrekullueshëm “ In a Different Voice”, psikologia klinike e Universitetit të Harvardit Carol Gilligan, tregon për konkluzionet e shumë studimeve lidhur me sjelljet në lojërat e djemve dhe vajzave të reja. Studimet tregojnë qartë se në lojërat e tyre ndryshe sillen djemtë dhe ndryshe sillen vajzat. Djemtë e rinj lozin me rregulla rigoroze, ose bien dakord me parime. Respektimi dhe përqafimi i këtyre rregullave dhe parimeve prej tyre është me shumë rëndësi. Thyerja e këtyre rregullave konsiderohet gabim i madh dhe dënohet. Vajzat kanë pak rregulla. Edhe kur i vendosin ato rrallë lozin sipas tyre. Ato janë më të prira për ndjenjat. Kjo do të thotë se vajzat dëshirojnë të bëjnë gjithkënd të ndjehet mirë dhe i lumtur. Parimet dhe rregullat me të cilat rrojnë vajzat e reja janë rregulla të marrëdhënieve, rregulla që kanë të bëjnë me mënyrën se si njerëzit duhet të sillen me njëri-tjetrin. E thënë thjesht: Vajzat dhe gratë e rritura, kujdesen më shumë për dashurinë, se sa kujdesen për ligjin. Kjo është esenca e të qënurit grua.

F

17


Identiteti i myslimanĂŤve dhe arsimimi i tyre nga: J. T. 18

Nr 3 / Tetor 2009


JETË

PARALELE

J

etojmë në një epokë ku çështja e ruajtjes së identitetit etnik, kulturor dhe fetar për mjaft popuj është vënë në pikëpyetje. Epoka e sotme e globalizmit kulturor, më shumë se kushdo, i ka vënë para saj shumë nga këto komunitete. Në njërën anë globalizmi kulturor na paraqitet si një hapësirë ku individët dhe komunitetet e ndryshme do të japin dhe do të marrin nga njëri-tjetri, dhe kështu do të ndihmojnë në krijimin e një fryme mirëkuptimi dhe paqeje në botë, ku kulturat respektojnë kulturat e ndryshme nga to, dhe ku gjithsecili dëshiron të ruajë identitetin e tij. Por, të gjithë së bashku, sado të ndryshëm që të jenë, falë këtij globalizmi do të mund të krijojmë një botë me një kulturë heterogjene, apo ndryshe një botë të vetme multikulturore. Kjo anë e globalizmit, ku njerëzit shkëmbejnë me njeri-tjetrin më së shumti vlerat pozitive të tyre, ndoshta është ana më e bukur, por edhe më larg realitetit të tij. Në anën tjetër, globalizmi kulturor na tregon se, ai ka krijuar premisat që një kulturë “superiore” dhunshëm t’i imponohet një tjetre. Për këtë ai është parë nga mbështetësit e tij, por edhe të tjerë, si një arenë e re marketingu, ku gjithsecili do të mundohet të shesë sa më shumë dhe më lirë mallin e tij. Një hapësirë konkurimi, ku më i pasuri, më i forti dhe më ambiciozi do të jetë ai, që do të korrë më së shumti sukses.

Përtej FJALËS R evi st ë

e përmuajshme

Të gjithë ato komunitete, që e ndjejnë realisht veten më të dobët, në këtë betejë të shkëmbimit të vlerave të identitetit, janë ata që më së shumti e ngrenë zërin dhe bëjnë përpjekjet maksimale për t’i mbijetuar këtij multikulturalizmi, që tenton përbindshëm të kthehet në unikulturalizëm. Në këtë konkurencë të pabarabartë, ato që përcaktojnë më së shumti jetëgjatësinë dhe përhapjen e një kulture, nuk janë vetë vlerat, por mundësitë materiale, logjistike dhe përpjekjet e potencialeve intelektuale. Për të kuptuar realitetin e sotëm të identitetit shqiptar, do të mjaftonte së paku, leximi i historisë së arsimit gati njëshekullor, ku u formua dhe gatua ky identitet. Është arsimi ai që në të shumtën e rasteve, me të mirat dhe të këqijat e tij, ka ndikuar drejtpërdrejtë jo vetëm në zëvendësimin e elitave intelektuale, por edhe në transformimin e identitetit të një populli, si ky i yni. Për shembull, aktivistët e idesë kombëtare shqiptare u duhej të konkuronin edhe me fakte të tilla ku “në fundin e shek. XIX në Shqipëri kishte më shumë se 1000 shkolla greke”, e përveç tyre kishte “edhe mbi 300 shkolla serbe, bullgare e vllahe, pa përmendur shkollat në gjuhën italiane, të cilat ishin nën administrimin e Austro-Hungarisë e të Italisë”, apo edhe ato osmane që ishin shkolla shtetërore publike.

19


Shumë prej nesh e dinë, se çfarë roli kanë luajtur shkolla të tilla, të veçanta greke si për shembull “Zosimea”, nga e cila dolën disa prej ideologëve dhe etërit e kombit shqiptar. Madje edhe Mësonjëtorja e parë shqipe e Korçës (1887), më simbolikja, ishte një shkollë private dhe erdhi si rezultat i refuzimit të kërkesës që Thimi Marko, në emër të shqiptarëve më 1886, i bëri Mitropolisë së Korçës, për të futur mësimin shqip në shkollat greke. Për të mos u zgjatur në vitet më pas, deri në kohën e rënies së komunizmit, ku arsimi ka qenë arma më e fortë për zhbërjen e identitetit fetar të këtij populli, dhe në veçanti ndaj myslimanëve. Sot realiteti i arsimit shqiptar, publik dhe jopublik, gëlon nga gara për riformatimin e identitetit shqiptar. Gjithsecili vepron konform axhendës dhe përparësive të tij. Në këtë drejtim myslimanët shqiptarë janë më të vonuarit dhe për rrjedhojë edhe më të dëmtuarit. Ndërsa sot konfesionet e tjera, të gjitha së bashku, në Shqipëri kanë

20

mbi njëqind shkolla, të të gjitha niveleve, ku pjesa më e madhe nuk janë të karakterit teologjik, myslimanët shqiptarë nuk kanë as një të dhjetën e tyre. Ato shkolla që kanë, janë të gjitha medrese të karakterit teologjik. Nëse konfesionet e tjera do ta kishin parë më të udhës që mesazhin e tyre fetar ta përçonin nëpërmjet shkollave publike, më mirë sesa nëpërmjet arsimit jopublik, (kur dihet që numrin më të madh të nxënësve e ka ai publik), atëherë nuk kishin pse të bënin kaq shumë shpenzime dhe të hapnin kaq shumë shkolla. Praktika historike dhe e sotme globale ka treguar se, politikat e arsimit të veçantë, që ndiqen nga komunitetet e rrezikuara identitare, janë ndoshta përgjigjja më e mirë dhe më efikase, për ruajtjen dhe trashëgiminë e identitetit të këtyre komuniteteve, qofshin këto kulturore, etnike apo fetare. Natyrisht, është mëse e drejtë që një mysliman ta gjejë zgjidhjen e problemeve dhe të shoqërisë tek feja e tij. Myslimanët shpesh ndajnë mendime dhe praktika të ndryshme karshi asaj sesi ata duhet të përballen me realitetin ku jetojnë: A duhet që ata të bëhen pjesë e pandarë integrale e këtij realiteti, për t’u bërë kështu përçues të drejtpërdrejtë të mesazhit islam, apo duhet të ndjekin një politikë izolimi komunitar, për të ruajtur identitetin e tyre fetar? Kësaj dileme, nuk është as fetarisht e thjesht t’i jepet përgjigje. Në njërën anë do të ndeshim argumente fetare që e nxisin myslimanin dhe e urdhërojnë atë për të qenë pjesë aktive në shoqëri dhe në përmirësimin e saj, si për shembull ajeti i Kur’anit ku thuhet: “Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun.” (3:110). Apo hadithi: “Besimtari, i cili shoqërohet Nr 3 / Tetor 2009


me njerëzit dhe duron shqetësimet që vijnë prej tyre, ka shpërblim më të madh sesa besimtari që nuk shoqërohet me njerëzit dhe nuk duron shqetësimet që vijnë prej tyre.” Në anën tjetër do të ndeshim edhe argumente të tjera si ajetet e mëposhtme ku vihet theksi tek ruajtja e identitetit personal dhe atij familjar: “O besimtarë! Ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse jeni në rrugë të drejtë. Tek Allahu do të ktheheni të gjithë e do t’ju lajmërojë për atë që keni punuar.” (5:105) “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (66:6) Apo thënie profetike, ku i jepet përparësi shmangies së sprovave kundrejt durimit të tyre, si për shembull: “I lumtur është ai që u largohet sprovave, i lumtur është ai që u largohet sprovave, i lumtur është ai që u largohet sprovave, si dhe ai që sprovohet dhe duron trishtimin e sprovave.” Është e natyrshme që në rast se nuk kuptohet konteksti i kohës dhe i vendit ku duhet të aktivizohen këto tekste, është e pamundur të kuptojmë siç duhet fleksibilitetin e kësaj feje. Përgjithësisht, njerëzit e ditur të kësaj feje gjithmonë kanë ndjekur rrugën e mesme të pajtimit mes këtyre dispozitave fetare, pa lënë jashtë praktikës së myslimanit asnjërën prej tyre. Jeta dhe veprimtaria e Profetit të Zotit dhe e miqve të tij janë shembulli më i mirë i këtij fleksibiliteti të Islamit. Në metodologjinë islame të përcaktimit të dispozitave tranzitore apo të qëndrueshme, merren për bazë dy periudhat e ndryshme të veprimtarisë profetike të të Dërguarit të Allahut, ajo e Mekës dhe e Medinës. Në periudhën e Mekës, ndonëse mbi myslimanët ushtrohej një terror fizik dhe propagandistik i ashpër,

Përtej FJALËS R evi st ë

e përmuajshme

i cili synonte izolimin dhe zhdukjen e tyre, ata i kundërviheshin këtij izolimi, jo vetëm me edukimin e veçuar të pjesëtarëve të komunitetit të sapolindur, por edhe me tentativa të njëpasnjëshme për ta bërë sa më publike fenë e tyre. Kjo për shembull duke u falur publikisht në zemrën fetare, politike dhe sociale të qytetit, që ishte Qabeja, apo edhe duke tërhequr drejt tyre pikërisht elementë të cilët kishin një autoritet publik në atë vend, siç qe Umeri, islami i të cilit do të shënonte një hap të madh pikërisht në thyerjen e këtij izolimi, që paria e Mekës ushtronte ndaj komunitetit të vogël të myslimanëve. Madje Profeti mundohej të tërhiqte edhe simpatinë e ithtarëve të Librit, ndonëse shumë të pakët në Mekë apo edhe në krahinën e Hixhazit, në atë kohë. Në kushtet e represionit, dallimet identitare apo kulturore në mes muslimanëve dhe idhujtarëve mekas ishin të pakta në numër, por tepër thelbësore në përmbajtje dhe pikërisht për shkak të këtyre dallimeve zhvillohej e gjithë beteja propagandistike mes tyre. Është e natyrshme që në Mekë një politikë izolacioniste do të thoshte zhdukje graduale për komunitetin e sapolindur islam, ndaj për asnjë moment nuk do të shohim që Profeti do të kufizonte predikimin e tij vetëm në radhën e besimtarëve apo t’i urdhëronte ata të izoloheshin nga pjesa tjetër e shoqërisë. Beteja e monoteizmit me idhujtarinë duhej zhvilluar e hapur brenda shtëpisë së kësaj të fundit. Më pas vjen periudha e dytë, ajo në Medine. Muslimanët këtu tashmë shndërrohen në një komunitet shumë herë më të madh dhe bëhen dominuesit absolut të qytet-shtetit të sapolindur. Këtu ata vendosin ligjet dhe dispozitat e tyre dhe formonin institucionet e tyre tërësisht të reja, në frymë dhe përmbajtje. Në Medinë fillon pikërisht të shtohen dhe qartësohen edhe më shumë dallimet identitare në

JETË

PARALELE

21


mes myslimanëve dhe të tjerëve. Në këtë periudhë pikërisht, urdhërohen edhe dispozita të tilla që kërkojnë një distancim të plotë në mes myslimanëve dhe idhujtarëve. Tashmë, edukimi dhe thirrja islame nuk ishte më një përgjegjësi individuale, por merrte karakter shtetëror institucional. Kontaktet në mes dy botëve, tashmë kishin marrë formë tjetër. Ky dallim në dispozita, sipas IbnTejmijes, ka ardhur si rezultat i ndryshimit nga pozita e dobësisë ku gjendeshin myslimanët në fillim dhe feja e tyre, në pozitën e forcës dhe konsolidimit të institucioneve shtetërore dhe rolit ekspansionist që kishte marrë tashmë Islami. Mirëpo Ibn Tejmije gjithashtu sqaron se, këtu kemi të bëjmë me një abrogim dispozitash për shkak të situatave të favorshme që u krijuan, ndërsa në situata të tilla të ngjashme me Mekën, myslimanët nuk janë të urdhëruar të krijojnë distancime publike me pjesën tjetër të njerëzve për çështje të padukshme. Po sipas tij, mund të jetë e pëlqyeshme apo edhe e detyrueshme për muslimanët, që për interesa fetare, propagandistike etj., të mos izolohen karshi kësaj shoqërie. Nëse këtë kuptim kaq të hollë të fesë, do ta zbatonim në një situatë të tillë si e jona, cili do të ishte pozicioni ynë? Përngjasimet e përcipta me këtë apo atë situatë japin edhe përgjigje të nxituara, si teorike ashtu

22

edhe praktike. Mjafton një shqyrtim më i vëmendshëm i situatës dhe do të shohim se përgjigja nuk është aq e thjeshtë. Myslimanët sot në trojet shqiptare, në përgjithësi, janë të lirë të ushtrojnë fenë e tyre në mënyrë publike, dhe të kenë institucionet e tyre. Mirëpo në të njëjtën kohë hasin “herë de fakto e herë de jure”, pengesa në ushtrimin e disa prej dispozitave dhe simboleve të fesë së tyre. Ndonëse zotërojnë institucione sociale, arsimore dhe përfaqësuese, ata përsëri përballë shtetit laik janë në pozita shumë më të dobëta sesa komunitetet e tjera. Nëse do të ecim me logjikën e këtij realitet që konstatojmë, do të shohim se ne sot nuk i përkasim as periudhës së Mekës dhe as së Medinës. Përzgjedhja nga dispozitat e njërës dhe tjetrës, është çelësi, është e mesmja e artë dhe praktikisht më e vështira. Ky çelës, ka nevojë për një përpunim të gjatë sa akademik ashtu edhe praktik, dhe është në përgjegjësinë e teologëve islam, në radhë të parë, t’i japin formë dhëmbëve të tij. E parë nën këtë perceptim, si dhe për arsyet që përmendëm më sipër, ngritja e institucioneve arsimore të veçanta, nga myslimanët, që nuk janë medrese, por që i edukojnë fëmijët e tyre, dhe më gjerë, me frymën dhe etikën islame si dhe me kulturën laike të këtij vendi, është zgjidhja

Nr 3 / Tetor 2009


më e favorshme që të imponojnë kushtet. Modele të tilla shkollash, nëse kanë një strategji të qartë dhe menaxhohen mirë, nuk prodhojnë izolime që shpien drejt margjinalizmit, por përkundrazi rrisin një komunitet të shëndetshëm që do të jetë model, pse jo edhe elitar, për shoqërinë ku jetojmë. Modele individuale, shembullore, të fëmijëve myslimanë, nuk mund të kenë suksesin e shkollave të arrira, që me seriozitetin e tyre do të tërheqin edhe fëmijë të tjerë nga shoqëria. Në realitetin që jetojmë është më se e natyrshme që shumica t’i imponohet pakicës, ashtu siç ka ndodhur edhe me shumë fëmijë myslimanësh në fakt, tek shkollohen në shkolla të tjera. Një jetë komunitare, ku elementët nuk rrezikohen të asimilohen në vorbullën e shumicës, është edhe më e dobishme për shoqërinë. Një shkollë e arrirë komunitare për myslimanët do t’i ngjante një peme me rrënjë të thella dhe trung të fortë e të përbashkët, nga degët e së cilës frytet për mbarë shoqërinë do të ishin më të sigurta dhe të vazhdueshme sesa disa lule të vetmuara që do të duhet të mbijetojnë mes barishteve të shumta. Këtu ia vlen të theksojmë se, një individ i rritur i brumosur dhe i formuar mysliman, është më pak i ekspozuar ndaj rrezikut të zhbërjes së identitetit sesa një fëmijë, i cili është në formim e sipër dhe akoma nuk ka formuar identitetin dhe personalitetin e tij. Përkujdesja ndaj formimit të tij në çdo rast është më parësore sesa ekspozimi i tij ndaj rrezikut, qoftë kjo edhe me qëllimin e thirrjes islame. Praktika shqiptare e shtrirjes së thirrjes islame në arsimin publik, ka rezultuar pozitive, por më së shumti në atë të lartë dhe shumë më pak në atë të mesëm apo të ulët, ku personaliteti i brezit të ri akoma nuk ka marrë formë.

Përtej FJALËS R evi st ë

e përmuajshme

Çështja e edukimit gjithmonë ka qenë një problem madhor, nëse ai duhet të jetë vetëm familjar apo edhe shoqëror? Por, nuk besoj se ka njeri kundra, që asnjëri as tjetri nuk mund të anashkalohen në këtë proces. Besimi nuk mund të edukohet vetëm në gjirin e familjes, aq më tepër sot, kur familja ka humbur shumë nga forca e saj edukuese, duke i kaluar kjo shoqërisë, e cila nga ana e saj, me mjetet e sotme, i ka shtrirë krahët e ndikimit përtej mureve të shtëpisë. Një pjesë e mirë e besimtarëve myslimanë, për të mos thënë shumica dërrmuese, e ndjejnë dhe e provojnë realisht pamundësinë e edukimit të fëmijëve të tyre, jo vetëm me etikën islame, por edhe me çfarë kërkon besimi ndaj Allahut. Kjo për arsyet nga më të shumtat, qofshin këto kulturore, intelektuale, sociale, apo edhe për mangësi në dijet fetare. Interesimi i madh i tyre për shkolla të tilla, është dëshmi e pakundërshtueshme e pamundësive që ata përjetojnë. Ndihma më e mirë që duhet t’i jepet, pikërisht këtij komuniteti, që realisht sheh me frikë të ardhmen e identitetit të pasardhësve të tij, është hapja e institucioneve arsimore, të atilla që u ruan atyre identitetin islam dhe njëkohësisht i arsimon me të njëjtin formim laik si bashkëkombësit e tjerë të tyre. Ndaj nisma të tilla jo vetëm që duhen përgëzuar dhe përkrahur, por duhen nxitur për t’u zgjeruar, si dhe t’u ofrohen të gjitha konsulencat e dobishme në drejtim të një arsimimi sa më cilësor dhe të suksesshëm. Sidoqoftë, hapja e një shkolle me karakter komunitar, nuk do të thotë aspak se ajo do të bëhet hapi i vetëm i arsimit të fëmijëve të myslimanëve, ajo është një alternativë që duhet të ekzistojë, përderisa një pjesë e mirë e bashkësisë e kërkon atë.

JETË

PARALELE

23


Aishja,

FTESË PËR DIJEN

transmetuesja me e madhe e haditheve

“Gruaja më e ditur e kohës së profetit “ Vajza e Ebu Bekrit

nga: Adelina Kasemi

A

ishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) lindi në Mekë 8 vjet para emigrimit në një familje besimtarësh. Babai i saj ishte besniku, shoku i ngushtë i të Dërguarit të Allahut (paqa dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), Ebu Bekri. Nëna e saj ishte Umu Ruman me prejardhje nga një prej familjeve më fisnike të Kurejshëve. Emigroi në Medinë me vëllain e saj Abdullahin, pasi babai i saj kishte emigruar më parë duke shoqëruar të Dërguarin e Allahut (paqa dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). Në Medine, ajo u martua me të Dërguarin e Allahut (paqa dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). Kjo martesë u prit mirë nga familja e saj, myslimanët dhe jomuslimanët. Një prej urtësive të kësaj martese ishte mosha e saj e re. Ajo kaloi shumë kohë nga jeta e saj pranë të Dërguarit të Allahut (paqa dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe për këtë arsye u bë më e ditura në lidhje me praktikat e tij. Dija e saj ishte aq e gjerë saqë shokët e të Dërguarit të Allahut (paqa dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e pyesnin atë për këshilla dhe mendime.

24

Nr 3 / Tetor 2009


Jeta me të Dërguarin e Allahut (paqa dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe dija e pastër të cilën mori prej tij i dha asaj një pozitë të lartë mes dijetarëve të mëdhenj myslimanë. Prej saj janë transmetuar më shumë se 2200 hadithe. Disa dijetarë myslimanë thonë se një e katërta e dispozitave islame është transmetuar nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj). Ajo e mësoi Kur’anin ndërkohë që ishte me të Dërguarin e Allahut (paqa dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), gjithashtu ka njohur mirë të lejuarën dhe të ndaluarën. Njohuritë e saj nuk ishin vetëm rreth islamit, por më të gjera. Poezinë gjeneologjinë (origjinën e familjes) dhe historinë e arabëve e ka mësuar nga babai i saj Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), i cili ishte nga njerëzit më të ditur të vendit përpara se të pranonte Islamin. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) ka njohur mirë edhe mjekësinë. Me delegacionet që vinin tek i Dërguari i Allahut (paqa dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) kishte edhe mjekë, dhe Aishja i dëgjonte ata me vëmendje dhe mësonte prej tyre. Gjithashtu mjekësinë e ka mësuar edhe nga vetë i Dërguari i Allahut (paqa dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), i cili i mësonte, u jepte receta dhe këshilla njerëzve për shëndet të mirë. Pra, ajo ishte një personalitet i arsimuar dhe me njohuri të gjera. Arsimimi i saj ka qene i hershëm dhe konstant. Krahas obligimeve elementare të gruas ajo gjente kohën për t`ia kushtuar dijes, studimit në fusha të ndryshme të jetës. Kontributi i saj për hadithin dhe shkencën e hadithit ishte i pazëvëndësueshëm. Ajo transmeton një numër të madh hadithesh nga jeta e Dërguarit të Allahut (paqa dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ku trajtohen shumë çështje si: jeta intime, marrëdhëniet me familjen, me shoqërinë, etj. Ebu Musa ka thënë: “Asnjëherë, ne, shokët e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të) kur diskutonim për një hadith të caktuar, e kur pyesnim për të Aishen, e gjenim diturinë e saj të saktë për atë hadith.” Ajo jetoi pas të Dërguarit të Allahut (paqa dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) 48 vjet dhe me të gjithë forcën e saj punoi për përhapjen e dritës së Islamit.

Përtej FJALËS R evi st ë

e përmuajshme

25


PËRRETH

NJË BOSHTI

Jo vetëm SFIDË nga: Miranda Qoshja

U

lur në tavolinën time të punës, rrotulloj ngadalë globin e botës. Sigurisht që e shquaj nga larg vendin tim, Shqipërinë të strukur atje në një cep të Ballkanit të vjetër. Kam lexuar ndër vite historinë e gjatë të vendit tim, të mbushur me ngjarje vendimtare, po edhe aq fatale. Sa fatale?! Rrotacioni i historisë më ndal diku në një kohë jo shumë të largët, në një kohë të errët dhe të frikshme ku propagandohej se nuk kishte Zot, sa fjalë e ulët! Vendi im ishte futur në një makth të vërtetë, u izolua për 50 vjet rresht nga bota e jashtme. Ekonomia ishte e rrënuar ku njerëzit qëndronin në radhë të gjata për të blerë gjërat më elementare të jetesës. Ndjenjat e njerëzve për një jetë më të mirë veniteshin, bashkë me to u

26

harrua edhe ndjenja e besimit dhe ata pak njerëz e përmendnin Zotin vetëm në errësirën e natës nga frika e një përfundimi të hidhur. Kaluan vite me radhë në vuajtje dhe lodhje pa mbarim dhe disa rreze shprese filluan ta ledhatonin vendin tim. Historia mori një rrjedhë krejt ndryshe, u ngrit në këmbë një sistem demokratik, ku liria ishte motoja e tij. Më në fund njeriu ishte i lirë. Sa na kish munguar kjo fjalë! Ishim të lirë të jetonim, të emigronim, të punonim dhe të besonim pa pasur frikë askënd. Kemi 19 vite që jemi shkëputur nga ai sistem i egër totalitar dhe kemi përjetuar ndryshime drastike në të gjitha aspektet e jetës sociale, Nr 3 / Tetor 2009


kulturore, ekonomike dhe ekzekutive. Por, njerëzit harruan shumë shpejt sa kishin vuajtur dhe sa të gatshëm ishin për ta jetuar këtë liri, që krejt papritur iu servir me tepri. Shumë prej tyre e keqinterpretuan atë dhe e përkthyen në gjuhët e gjithsecilit, duke iu përshtatur unit të tyre. Strukturat bazë të shoqërisë sonë bashkëkohore imituan në mënyrë të verbër botën perëndimore dhe tani shoqëria jonë është e kërcënuar nga brenda dhe jashtë. Familja shqiptare është institucioni fillestar i kombit tonë, i ruajtur me shekuj nga tradita dhe vlera njerëzore. Sot po e shohim atë shumë të ndjeshme, po pëson një sulm të fuqishëm nga vrasjet brenda saj. Me ngjarje tragjike familjare përballemi gati përditë dhe na lënë të ngrirë përballë televizorit. Në të vërtetë shoqëria jonë po kalon furtuna të forta. Sa mbaron një stuhi fillon një tjetër, niveli i lartë i kriminalitetit të shqetëson pa masë kur ecën nëpër rrugët e qytetit dhe nuk je e sigurt nga plumbat e kriminelëve, të cilët lulëzojnë me veprimtari të tjera të paligjshme duke i dhënë një zhvillim marramendës prostitucionit dhe shpërndarjes së drogës. Plagë të pashërueshme po kalon vendi im, ku rinia shqiptare po plaket nëpër kafene dhe lokale nate, ku shoqërinë më të mirë e gjejnë tek pluhuri i bardhë i vdekjes. Gjëja e fundit që ata marrin në dorë është libri dhe shumë pak prej tyre e kërkojnë diturinë, dhe rezultatet dalin shpejt, një shoqëri e pakonsoliduar, një shoqëri në injorancë që i gjen ata protagonistët kryesor të kronikave të zeza. Jetojmë në një moment krize globale, por kriza

Përtej FJALËS R evi st ë

e përmuajshme

jonë ka kohë që është ulur këmbëkryq tek ne, ajo është korrupsioni që na shoqëron çdo moment të jetës sonë. Përveç taksave që paguajmë duhet të mbushim xhepat e doktorëve edhe në momentet e gëzimit të lindjes së një fëmije. Populli ynë po kalon probleme të mëdha pronësie dhe juridike të cilat na çojnë nëpër dyer dikasteresh, ku gjithmonë i gjejmë të mbyllura me burokracitë e tyre dhe njerëzit janë të rraskapitur me vite sa ndonjëri prej tyre kryen vetëvrasje ngaqë çdo gjë i ngushtohet para syve të tij dhe nuk gjen zgjidhje as në llogarinë e tij bankare. Të gjitha simptomat të bëjnë të mendosh se kriza është shumë më e thellë, shoqëria jonë po humbet pak nga pak dhe dëmet që i vijnë njëra pas tjetrës janë si shuplaka për të. Pse?! Njerëzit që janë shmangur prej fjalës së Zotit dhe dramat e njëpasnjëshme do t’i ndjekin gjatë jetës së tyre. Nëse ata do të praktikojnë rrugën e udhëzuar prej Zotit në besimin islam do t’u vijë bekimi hyjnor dhe mirëqenia, harmonia dhe mirësitë e panumërta të Zotit të Gjithësisë. Rruga që të shpie në suksesin final është dhënë në terma të qarta. Feja Islame është baza morale mbi të cilën mund të zhvillohet një shoqëri e shëndetshme njerëzore, ku të praktikohet nënshtrimi dhe bindja ndaj Ligjit të Zotit. Zoti ka vënë rregulla të sjelljes, që duke i zbatuar ato realizon qëllimin për të cilin është krijuar. Parimet e drejta islame duhet të udhëheqin shoqërinë tonë shqiptare në çdo aspekt shpirtëror dhe material, individual dhe kolektiv, edukativ dhe kulturor, që të jetojmë një jetë të bukur e të qetë në këtë botë dhe të fitojmë kënaqësinë e Zotit në botën tjetër.

27


PIKËVËSHTRIM

Bota në vështrimin tim nga: Gentian Jaupi

T

ë mbrojmë botën? Po nga kush? Nga çfarë? Nga...ne? Apo nga hijet tona dashakeqe e misterioze, të cilat kuvendojnë e bashkëveprojnë për të lënduar botën dhe qeniet që kryejnë aktivitetin e tyre jetësor në këtë sferë, që sa vjen e zhytet në terrin që vetë krijuam e që vështirë të dalim prej kësaj zymtësie. Janë të shumtë fenomenet që po çojnë në degradim, në “metamorfozën” e planetit dhe njerëzimit. Kjo “metamorfozë” fillimet e saj i ka pikërisht tek njeriu, te ndikimi dhe absurdi i tij. Ky absurd ka lindur në prezantimin e njeriut me botën. Meqë absurdi luftohet me revolta, këto revolta çojnë në prishjen e ekuilibrave. Për hir të së vërtetës, jemi bërë për mëshirë, duhet ta pranojmë. E nëse mëshirën nuk ia kërkojmë Mëshirëplotit, Zotit, atëherë për ne do të vijë fundi i pashmangshëm. Por, cilat janë nuancat më të theksuara që po vënë në lëvizje rotacionin e ndërtimit të fillimit të fundit të botës dhe njerëzisë? Luftërat, sëmundjet ngjitëse, që na janë ngjitur prapa qysh nga shfaqja e njeriut në tokë e deri në kohët tona, sa vijnë e ashpërsohen. Injoranca, besoj, është faktori kryesor i luftërave. Injoranca, (e kam fjalën këtu për pavetëdijen), lakmia, arroganca e çdo djallëzi tjetër vjen për shkak të saj. Ndonëse në të shkuarën gjaku mbushte tokën më shumë sesa metalet e mineraleve të çmuara, në ditët tona fjalë si: gjak, vrasje, luftë, s’duhej të ekzistonin, madje, po të ishte e mundur, të fshiheshin nga fjalorët e të gjitha gjuhëve ndërkombëtare. Shembulli më i freskët: Lufta në Palestinë! Shkatërrim, fatkeqësi, zymtësi, krisma...ku ka më keq! E gjithë kjo për faj të mekanizmave të pakuptueshme, shpesh absurde, të politikës dhe ekonomisë. Mjerimi i ka mbytur familjet që vuajnë mbi shpinë gëzhojat e pushtetarëve të paskrupullt që nuk njohin limite për të realizuar qëllimet e tyre në kurriz të të thjeshtëve e të të mjerëve. A do të mjaftonte vallë një Nënë Terezë që të thante tërë lotët e derdhur dhe t’u ngrohte zemrat fëmijëve të vrarë shpirtërisht e materialisht nga humbja e prindërve? Pa dyshim që jo. Botës së sotme i duhen mbi 100 Nënë Tereza për të mbushur boshllëkun e krijuar në trurin e tyre. Po kundër kujt luftojnë vallë? Me çfarë çmimi? Ç’fitojnë? -Kemi rënë poshtë përballë tiranisë së të mirave materiale, ndërkohë që arsyeja e vërtetë për të jetuar është fitimi moral për të përballuar të përjetshmen. Të gjithëve na lidh diçka. Ndoshta jo fisi, jo gjaku, por interesat me kryeinteresin e përbashkët parësor: bashkëjetesën. Ndërsa interesa dytësore janë: harmonia, paqja, mirëkuptimi. Në fund të fundit duhet të jemi edhe diplomatë, përderisa kemi gjuhën, dhuntinë më të mrekullueshme e më të admirueshme që Zoti na dhuroi duke na bërë të ndihemi të privilegjuar karshi qenieve të tjera të gjalla. Konfliktet raciale janë konfliktet më të nxehta që bëhen pengesë për paqe e harmoni mes njerëzve. Këto konflikte fshehin në vetvete një mister pa hyrje e pa dalje, një labirint që mund të degjenerojë në një konflikt madhor midis të bardhëve dhe njerëzve me ngjyrë. Ky konflikt ndoshta është më

28

Nr 3 / Tetor 2009


i pranueshëm se lufta e Palestinës, sepse të bësh dallime raciale, do të thotë t’i trajtosh njerëzit në mënyrë të diferencuar për shkak të pigmentit të lëkurës. Kjo do të çonte në “vetëshkatërrim” dhe në shkatërrimin e botës. Dikur në Amerikë të drejtat e individit konsideroheshin parësore, por njerëzit me ngjyrë nuk kishin as të drejtën për të hipur në urban për shkak të përbuzjes e përçmimit nga ana e të bardhëve. Por sot, ëndrra e Luter King-ut është realitet. Ai ëndërronte që një ditë të vendosej shenja e barazisë mes njerëzve të bardhë e atyre me ngjyrë. Kjo ëndërr jo vetëm u realizua, por i kaloi parashikimet në vendin e njëmijë mundësive, ose siç e quajnë “the land of opportunities”. Sot, njeriu më i fuqishëm në botë është kenian, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo tregon se, pas çdo të keqeje, vjen një e mirë, çdo e zezë ka një sfond të bardhë. Konfliktet fetare kanë qenë gjithashtu përherë të pranishme, mes dy feve më të përhapura në botë, asaj islame dhe asaj të krishtere. Në librin e shenjtë islam, në Kur’an, flitet për tolerancën fetare, dhe që çdonjëri është i lirë të përqafojë fenë që dëshiron dhe e ndjen të nevojshme. Nëse çdo njeri do t’i përkiste fesë Islame, do të kishim një botë më të mirë, me vlera e ideale. Nuk po tregoj njëanësi fetare, jam thjesht realist, sepse të jesh mysliman do të thotë të besosh dhe të duash të mirën, të drejtën, të mbrosh vlerat dhe moralin. Është ky mekanizëm që na mungon, na torturon, nuk ngacmon aspak vlerat tona, e na bën të veprojmë në mënyrë instiktive. Ndotja e mjedisit është një tjetër predhë që po qëllohet kundrejt kësaj bote, që synon të shkojë drejt zhdukjes. Smogu është mbytës. Shtetet më të mëdha e me teknologji më të zhvilluar po përpiqen të gjejnë një zgjidhje, por pa sukses. Prerja e pyjeve është gjithashtu mjaft shqetësuese. I vetmi burim frymëmarrjeje do të ishte gjelbërimi, të cilin po e shkatërrojmë, duke treguar sa të papërgjegjshëm e të pavetëdijshëm që jemi. Ne po lëndojmë natyrën, duke i zhveshur petkun e gjelbër, në vend që të mbjellim bimë, pemë, lule, të rigjenerojmë jetën. Dembelizmi na ka përfshirë të gjithëve. Lodhemi po të ecim me dy këmbë e përdorim makinat, motorët që nxjerrin tymra helmues, toksike, për njeriun dhe tokën. Por, kjo ka edhe një anë tjetër negative, duke mos ecur në këmbë, shkurtojmë vitalitetin dhe shndërrohemi në qenie të brishta, të thyeshme. Duke pasur parasysh gjithçka që thashë më sipër, luftërat, konfliktet raciale e fetare, ndotjen e mjedisit, do të arrinim në përfundimin se jemi të pafuqishëm për të mbrojtur botën. Do të vijë një ditë që ajo s’do të jetë më, e bashkë me të do të avullojmë dhe ne, por, Zoti edhe pse e ka paracaktuar çdo gjë që ka të bëjë me qenien tonë, në thelb, na ka dhënë një fuqi të paparë, fuqi me anë të së cilës ne duhet të luftojmë e të këmbëngulim në jetëgjatësinë e botës dhe të njeriut. Ndoshta na ka dhënë pak nga fuqia e tij hyjnore që me ndihmën e tij të arrijmë gjëra të mëdha. Për t’i parë rezultatet e këtyre gjërave të mëdha, duhet të kërkojmë thellë në vetvete, pa pushim, pa u lodhur, me dëshirë e vullnet, e të shpresojmë që përpjekjet tona të realizohen. Dora e Krijuesit do të na ndihmojë, sepse ne jemi njerëzit e Tij, dhe bota është shtëpia jonë. Por, kjo shtëpi ka nevojë për rikonstruksion e përkujdes, nëse nuk duam që çatia e saj të shembet e të gjithë pjesëtarët e saj të mbeten brenda!

Përtej FJALËS R evi st ë

e përmuajshme

29


JETËT TONA

...dhe për sa kohë?! nga: A. Proda

Kur fjalët burojnë nga zemra, është më e vështirë të kundërshtohen. Çdo gjë e re është njëkohësisht e vjetër, sepse ka diku një vend ku ekziston tashmë, ashtu si dukuritë e errëta të shoqërisë sonë të cilat rrallëherë jane unike pasi gjithmonë do të gjendet dikush që i ka provuar më parë. Nuk dua ta përdor rrëfimin tim si shkarkesë emocionale të një njeriu që jeta e ka përballur me shumë sprova, por dua ta sjell përpara lexuesit bindjen se ju do të gjeni diçka sado të vogël që vlen të mos harrohet nëse duam të mos vazhdojë të na kërcënojë më nesër. Jam një grua rome, nënë e një djali shtatëvjeçar. Jetoj në një nga skajet e varfëra të periferisë së Tiranës. Çdo ditë detyrohem ta rrah me pëllëmbë qytetin tonë të zhurmshëm duke u përpjekur të mbledh kanaçe pijesh për të siguruar sadopak të ardhura.

30

Nr 3 / Tetor 2009


Në një kuptim, unë jam qyteti që s’fle pavarësisht se ditnetët e mia të zgjuara janë të mbushura me ëndrra. Janë ëndrra sociale që më vijnë te sytë si grimca pluhuri. Janë thirrje e lutje për administratën shtetërore që hesht përpara kërkesave normale të qytetarëve. Janë ëndrra sociale që festojnë përvjetore në data të sakta, me ceremoni zyrtare hipokrite. Djali im do të kishte përfunduar tashmë klasën e parë të arsimit fillor nëse nuk do të ishte rom, i varfër, e mbi të gjitha shqiptar. Kategoritë sociale brenda të cilave ne lindim përcaktojnë dashur pa dashur rrjedhën e jetës sonë. Një vit i shkuar larg shkollës përkundër vullnetit dhe dëshirës së një fëmije, i cili si të gjithë bashkëmoshatarët e tij ka pritur të ulet në bankë për të gjetur thesaret e dijes. Prej rracës dhe nivelit jetik, ai nuk mundi të gëzojë në kohë atë të drejtë themelore të shumëpërfolur, të garantuar gjoja me kushtetutë. Na refuzojnë për t’u justifikuar më pas se gjoja ne nuk jemi për shkollë, se librat e fletoret do ti përdornim veç për të mbështjellë farat e lulediellit që shesim. Sigurisht, nuk është ky motivi formal, por gjithsesi e gjitha mbetet një paradoks i hidhur. U enda ndër dyer shkollash, e percjellë duarbosh, si nga dyer lypjeje. As shkresat e pafundme që duheshin paraqitur, as klasat e tejmbushura me nxënës, as të qënit banor i një lagjeje tjetër s’do të mjaftonin për të na zmbrapsur të gjithë si të mos kishim aspak të drejtë. Si të mund t’ia shpjegoja unë një fëmije të vogël se përse ai nuk mund të hynte në atë sistem të mbyllur me lloze të rëndë? Si të mund t’ia shpjegoja që korrupsioni rrinte këmbëkryq në këtë qerthull, ne jo prej nderit më shumë se prej pamundësisë nuk mund të ishim pjesë e tij? Unë nuk kisha ç’farë t’u jepja zyrtarëve të administratës e drejtuesve të shkollës që të më zgjidhnin nevojën, përveçse mund të prisja fundin e darkave të tyre pompoze për të mbledhur kanaçet e pijeve që t’i shndërroja në pije të reja për ta. U endëm e u endëm gjatë me dokumente të zhgarravitura prej burokratëve që vinin erë. Ne ndjenim erën e një shteti të dobët që s’arrin t’i kryejë funksionet e veta e ata ndjenin erën e romëve që natyrshëm meritojnë të përjashtohen nga shoqëria! Sot, djali im detyrohet të bëjë të njëjtën punë si unë, derisa të mund të paguajë shtetin që është katandisur të mbahet me rryshfete e djersë minorenësh. Uroj të mos e lakmojë shumë përparësen e këpucët e shtrenjta, krahasuar me sprovën për t’i përballuar vështirësitë me dinjitet sado që ato të zgjasin. Uroj që ai të mund të shkojë në shkollë për të treguar se dështimet janë në pika të kohës e nuk zgjasin përjetë. Askush nuk mund të harrojë se ne jemi pjesë e fytyrës se kësaj shoqërie e zbehtësia jonë pasqyrohet gjithashtu, por veç se si njollë e civilizimit tuaj që pretendon se po përparon.

Përtej FJALËS R evi st ë

e përmuajshme

31


TROKAS

Jeta, një diell që perëndon…

Erdhëm nga: Erjona Margjeka në jetë si engjëj të pafajshëm, të brishtë, e asnjëri prej nesh nuk e dinte se do bëhej pjesë e një bote ku e tërë jeta është një luftë për mbijetesë. Thjesht, për herë të parë pamë rreze dielli, të cilat na mbështollën me ngrohtësinë e tyre. Dëgjuam ca zëra, ndjemë ca duar që na rrethuan për herë të parë me dashuri. Mësuam të flisnim, të ecnim, të mësonim, të donim. Ishim fëmijë dhe jeta ishte e panjohur për ne. Pa kuptuar u bëmë adoleshentë, për të cilët, jeta u kthye në një lojë të rrezikshme, në një udhëkryq ku vetëm një shofer i “rrahur» mirë nga jeta mund të zgjidhte rrugën e duhur. Tashmë u njohëm me sfida, dilema, për të cilat ne ishim thjesht një lodër. Mendonim se dinim gjithçka derisa dëgjuam shprehjen “sa të rrosh do të mësosh”. Vazhdonim të kuptonim më mirë, e menduam kuptimin e kësaj fjalie, por ky mendim u kthye kundër nesh. Kuptuam se të dëgjuarit ishte në favorin tonë, po aq sa dija, por në të njëjtën kohë mësuam se shkolla ishte vërtet një letër në favorin tonë, dhe të kishe letrat e duhura ishte thjesht një ndihmë e vogël, por që të dish të luash, kjo po që është e rëndësishme. Në fillim kjo shprehje ish e pakuptimtë, por më pas e kuptuam se kjo luftë e jona ishte luftë jo me armë, por me vetveten, me padrejtësitë tona e të të tjerëve, me vuajtjet, me peripecitë. Kuptuam se kjo ishte sfida më e madhe, prandaj duhet të luftonim me gjithë forcat tona duke iu shmangur rrezikut, edhe pse tashmë jemi pjesë e tij. Pak nga pak, duhej të rriteshim. Vazhduam të mendonim për të ardhmen, por u dekurajuam kur mësuam se kjo ishte thjesht fillimi i lultës e papritmas dëshira për të prekur lumturinë sikur shuhej. Na duhej të mësonim, madje shumë mirë që të dinim se ç’do të ndodhte me ne dhe rreth nesh. U ndiem të zhgënjyer nga vetja, nga njerëzit, nga shoqëria dhe nga ëndrrat, të cilat na mbanin gjallë. Megjithatë, zemra rrihte sikur donte të jetonte për të shijuar bukuritë e vërteta të jetës. Ndërkohë, me sytë tanë dukej sikur çdo gjë do shuhej, duhej të mësoheshim me melankolinë që nganjëherë të huton e të largon larg së keqes, por kjo na mësoi se kështu ishte jeta. Mbijetesa është dëshmia më e pastër e gjithë kësaj lufte. Diçka do mbetet gjithmonë mister, sado të duash ta zbulosh “kuptimi i jetës“, sytë mbyllen dhe i vetmi vizion që na mbetet është bukuria e perëndimit të diellit, e sidomos tek lutesh për veten të kesh një përëndim, të bukur si vetë jeta jonë. 32

Nr 3 / Tetor 2009


IMAZH nga: A. Muja

Ky numër sjell sërish para lexuesit realitetin dhe tendencën e një dore gruaje. Imazhi që na vjen shpejt ndër mend është ai imazh femëror që di t’i falë shoqërisë prirje nga arsenali i prurjeve që mbart ajo. Kështu, Monda Maksutaj, ish studente pranë Akademisë së Arteve Figurative rrëfen me ne dëshirat e dikurshme dhe prirjen e saj drejt pikturës, dëshirë e cila primon çdo ëndërr dhe dëshirë tjetër të sajën. Me profil “Pikturë grafikë”, Monda mbaroi Fakultetin me rezultate të shkëlqyera. Tema e diplomës “Kalendar fotografik” bëri që ajo të merrte vlerësimin maksimal nga pedagogët e saj, vlerësim i cili gjen tashmë shprehje në çdo pikturë dhe afirmim të saj në botën e madhe të pikturës. Pavarsisht se me një eksperiencë jo të madhe, përveç atyre ekspozitave në shkollë, ato semestrale, shprehet se shkolla është ajo që i dha prirjes së saj një shtysë të fortë, për të mësuar teknika dhe instruksione të tjera që do ta çonin fuqinë e penelatës së saj më tej.. Ky profil që tashmë mbulon, pikturë-grafikë, me specialitet dizanj, tregon për prirjen e saj që në shkollën e mesme, madje që në fillesat e saj, prirje që u ushqye me dëshirën, me këmbënguljen, me durimin dhe shpresën e saj që të ecte në rrugën e bukur, por të vështirë të artit, në kohët e sotme. Tek piktura dhe tek fotografia kam gjetur vend, - shprehet ajo. Për të parë kristalizimin e ideve, dhe risive që mund të sjellë një materializim i një opsioni që ti e sendërton më pas. Mjetet shprehëse janë të shumta sot për të qenë artist. Ajo rrëfen gjithashtu edhe mbresa të vaçanta lidhur me realitetin e marrëdhënieve profesor - studente në fakultetin e saj, ku profesorët kanë

Përtej FJALËS R evi st ë

e përmuajshme

33


ditur më së miri të vlerësojnë gjithnjë talentin e saj pa paragjykuar në atë çfarë tashmë ajo shfaqte si tendencë në orientimin shpirtëror-fetar. Lidhur me degën e saj, ajo e thotë me plot siguri që përbën degën për të cilën nuk pendohet kurrë, as përse investoi në të, dhe se nuk do e ndërronte me asnjë degë. Piktura ka përparuar, ajo shikohet, vlerësohet, dhe blihet. Njerëzit janë edukuar me njohjen e së bukurës pavarsisht se jeta dhe tregu brenda saj janë të ashpër dhe se e bukura ka kudo një kosto “të shtrenjtë”. Ashtu sikurse çdo ish studente tjetër, edhe Monda mban mbi supe një “thuajse peng” të sajin, mosdaljen akoma në një aktivitet privat, por shprehet çiltërsitht se do të dijë t’ia dalë edhe në këtë anë, pasi të ketë investuar edhe tek dy fëmijët e saj, duke u shprehur se ata janë parësorët dhe që e frymëzojnë në punën që bën. Si artiste besimtare ajo njeh fare mirë, pozitën e punës dhe familjes, ndaj e gjen të interesuar në çdo moment për to dhe pranë koloriteve të shumta që di t’i fali jetës së saj dhe të të tjerëve, duke shitur aty ku ka mundësi vlerë dhe “bukuri” nga puna e saj.

34

Nr 3 / Tetor 2009


Ne, si pjesë e bashkësisë islame, duhet të jemi krenarë; për të vërtetën e madhe, islamin, dhuratë me të cilën na mëshiroi, Mëshiruesi, dhe krenarë për prejardhjen THEMELE tonë të ndritur. Hidhni vështrimin në historinë e largët dhe të afërt, dhe do të shikoni se e gjithë bota e dijes së sotme, e mrekullive teknologjike e ka gjenezën e pakundërshtueshme nga arritjet e dijetarëve islamë. Që nga mjekësia, matematika, astronomia, sociologjia, ekonomika, e politika, disiplina këto që vunë bazat e tyre shekuj e shekuj më parë.

DIJETARËT ISLAMË Në universitetet e njohura arabe të Kordovës, Seviles, dhe Toledos vinin studentë nga vende të ndryshme të Evropës. Në Toledo, ishte biblioteka më e madhe në Evropë, ndërsa në vitin 1130 është themeluar instituti i përkthimeve. Nën protektoratin e kryepeshkopit Rejmond është nisur me përkthime prej gjuhës arabe në atë latine. Këto punime kanë vazhduar në shekujt XII-XIV. Në këto qendra të diturisë janë shkolluar dijetarë të mëdhenj të asaj kohe: gerbert de aurillac, Papa silvestar ll, adelard von Bath, Leonard de Pisa (rifilluesi i matematikës në okcident), alberti i Madh, roger Bacon, Michael scot, danile Morlej, alphonse X, toma akvinski, herman gjermani, duns scot, Wilhelm de Ocam dhe arnold Villeneuve. Vetë Gerhard Kremonski ka përkthyer 71 vepra prej gjuhës arabe në atë latine. Në këtë mënyrë evropianët kanë përjetuar rilindjen, e cila ka patur ndikim me shekuj mbi ta. Mjeksia arabe ka pasur një rëndësi të madhe në perëndim. Në disa universitete evropiane, veprat arabe janë shfrytëzuar si bazë e mësimit në mjeksi deri në shek. XVIII. Ndërsa deri në shek-Xl mjeksia perëndimore

Përtej FJALËS R evi st ë

e përmuajshme

nuk ka ekzistuar fare. Mbasi është fituar njohuria mbi arritjet në fushën e mjeksisë nga spanja islamike, u vendosën në universitete evropiane, dhe vetë ajo si shkencë është etabluar në perëndim. Shkenctarët e parë dhe profesorët e universiteteve të porsaformuara ishin në të vërtetë nxënësit e atëhershëm të shkencëtarëve arabë. Për të lehtësuar studimet në mjeksi, mbreti francez Henri III, ka themeluar në kolegjin Royal të Parisit institutin për mësimin e gjuhës arabe. Salerno, si qendra e diturisë medicinale në Itali ishte e organizuar kryesisht sipas shkollave arabe. rhazesi (ar raziu) Ishte njëri prej teoricienëve më të mëdhenj të mjeksisë. Ka shkruar mbi 220 punime shkencore, prej të cilave disa ishin enciklopedi të vërteta. Veprat e tij janë përkthyer në gjuhën latine dhe janë studjuar deri në shek. XVII. Ai ka shkruar përherë të parë mbi ”fruthin dhe ulcerën e lëkurës”. Historiani i medicinës May Neuburgeri thotë: “Ky punim çdokund quhet si punimi më gjenial në fushën e mjeksisë”. Raziu ishte themeluesi i hemoterapisë. Karl Sudhofi e vërteton që ar-Raziu është një ndër më të mëdhenjtë në Botë (në fushën e mjeksisë).

35


ibn sina (lat.avicena) Ibn Sina ishte mjeku më i shquar në mesjetë, THEMELE të cilin e quanin “i pari i mjekeve”. Ai ishte gjeniu me një dituri të jashtëzakonshme enciklopedike. Vepra e tij kryesore ishte “Al Kanuni” (lat.Canon Medicinae) i cili është studiuar në Evropë në periudhën 600 vjeçare. Duke e falenderuar atë sot, kemi përshkrimin e saktë të irisit, lëkurës së syrit, mekanizmit të përshtatjes të syve, si dhe të pozitës së muskujve në mbrendinë e syrit. Ai ishte aktiv edhe në gjeologji. Për shkak të përshkrimit të Maleve, Garrison e quan atë: “Baba i gjeologjisë”. ebu kasimi (lat.abulcasis) Nga Ez Zahra afër Kordovës vinte kirurgu më i madh arab, vepra e të cilit ka ndikuar në themelimin e kësaj shkence në Evropë. Pa dyshim se mjekët arabë ishin më të fuqishëm se sa kolegët e tyre Evropianë. Ebu Kasimi ishte kirurgu i pare, i cili ka përshkruar ndaljen e arteries dhe i cili ka vendosur mënyrën “catgut shav”. Mjekët e syve kanë kontribuar shumë në fushën e oftalmologjisë. Në veprën e tij të njohur “optika”, vepër e cila ishte pikënisje e studimeve të Rogger Baconit dhe Kepplerit, Ibn el Haithami detajisht e përshkruan syrin dhe mënyrën e formimit të figurave në tru, të cilat lindin me të parin. Një prej arritjeve më të mira të medicinës arabe ishte edhe organizimi i psikiatrisë. Historiani Neuburger shkruan:

36

Duhet posaçërisht të përmendet se të sëmurët psiqik në vendet Islame mjekoheshin me vëmendje të madhe, ndërsa në Evropë të sëmurit psiqik trajtoheshin sikurse kriminelët. Psikiatria e parë ështe themeluar në vitin 765 në Bagdad, që do të thotë,700 vite më herët se sa institucioni i parë në Evropë, i cili u hap në vitin 1410 në Valencë (Spanjë). Myslimanët ishin të parët në Matematikë. Sipas Carra de Vaux, zero ishte e njohur tek arabët më së paku 250 vite para Evropianëve. Matematicienti më i njohur arab ishte Muhammed el Kavarizmi. Ai ka patur ndikim të madh mbi shkenctarët Evropianë. Kur janë përkthyer veprat e tij mbi matematikën dhe algjebrën (prej fjalës arabe al-gjebr), në gjuhën latine, ata kanë pasur ndikim të madh jo vetëm në këto shkenca, por ishin edhe si bazë për arritjet e pakufishme në astronomi. Fizikanti gjenial Al Biruni ka vërtetuar peshën specifike të elementëve. Gjilpërën në kompas e kanë zbuluar shkenctarët myslimanë, ndërsa përdorimin e saj praktik e kanë përsosur detarët myslimanë, të cilët ia kanë prezantuar Evropianëve. Astronomët myslimanë po ashtu kanë bërë shumë hapa të rëndësishme në këtë fushë. Do të përmendim fjalët e Nallinit, i cili flet mbi Al Battaniun. Al Battaniu ka zbuluar me saktësi të pabesueshme “pjerrësinë ekliptike”, “gjatësinë e vitit tropik”, “gjatësinë e stinëve të vitit”, “rrotullimin e diellit”, hënës dhe planeteve. Ai ka deklasuar mësimet e Ptolomeut mbi pozitën e diellit dhe ka zbuluar periudhën kohore dhe eklipsin e diellit. Autori: Ali Zeki, nga libri: “Islami dhe Perëndimitakimi i dy botërave”, botuesi: Muhammed Assad dhe Hans Zbinden, Shtepia botuese, Walter 1960

Nr 3 / Tetor 2009


THESAR

shkenca në andaluzi (Spanja e sotme)

nga: Paul Lunde

K

ultura islame ishte një kulturë librash tepër e lartë. Në shekullin IX, biblioteka e manastirit të Shen Gallit ishte më e madhja në Evropë. Kjo bibliotekë përmbante 36 volume. Në të njëjtën kohë, biblioteka e Kordoves kishte 500,000 libra. Duhej diçka më tepër se sa thjesht letra për të krijuar një kulturë intelektuale dhe shkencore si ajo e Spanjës Islamike. Islami, me tolerancën e tij dhe inkurajimin e mësimeve fetare, krijoi mjedisin e nevojshem për shkëmbimin e ideve. Është llogaritur që në kohët tona gjenden 250,000 dorëshkrime arabe në bibliotekat Perëndimore dhe Lindore, duke përfshirë këtu edhe koleksionet private. Bibliotekat ekzistonin edhe ne shekullin X dhe përmbanin pothuajse 500,000 libra. Miliona libra janë zhdukur, duke zhdukur kështu edhe arritjet e shumë dijetarëve dhe shkencëtareve të mëdhenj, librat e të cilëve në qoftë se do të kishin mbijetuar, mund të kishin ndryshuar rrjedhën e historisë. Edhe sot e kësaj dite, vetëm një pjesë e vogël e teksteve shkencore arabe janë studiuar, dhe do të duhen vite për të krijuar nje ide më të saktë rreth kontributit që i kanë dhënë historisë së ideve, shkencëtarët myslimanë. Përtej FJALËS R evi st ë

e përmuajshme

37


Oborri i Kordovës, ashtu si ai i Bagdatit, ishte i hapur për myslimanët, çifutët dhe kristianët në të njëjtën kohë. Një peshkop i dalluar u ankua se kristianët e rinj po jepeshin shumë më tepër pas studimit të gjuhës arabe se sa asaj latine. Kjo tregon që gjuha arabe, në një kohë fare të shkurtër, ishte bërë gjuha internacionale e shkencës, ashtu siç është anglishtja në ditët tona.

Kjo gjithashtu stimuloi edhe fenomene të tilla si: gjëmimet dhe rrufetë dhe ishte pa dyshim një sukses i vertetë. Më vonë Abasi iu kthye problemeve matematikore të përfshira në rregullsinë e faqeve të shumta të disa kristaleve dhe zhvilloi një formulë për prodhimin e kristaleve artificiale. Duhet të përmendet që një dituri e arritjeve të njerëzve si Abasi ka arritur deri në ditët tona krejt rastësisht.

Kultura Islamike në Spanjë filloi të lulëzonte seriozisht gjatë mbretërisë së Abd el-Rahmanit II të Kordovës. Në një shoqëri oborritare shijet e udhëheqësit ndiqeshin edhe nga shoqëria, dhe Abd el-Rahmani ishte i pasionuar si në shkencat sekulare ashtu edhe në ato fetare dhe ishte i vendosur t’i tregonte botës që oborri i tij nuk kishte ndryshim me atë të oborrit të kalifit në Bagdad. Si rezultat shumë dijetarë, filozofë, historianë, muzikantë emigruan në Andaluzi dhe vendosën bazat e traditës intelektuale dhe sistemin e edukimit, të cilat e bënë Spanjën me të vërtetë një vend të shquar për 400 vjetët e ardhshëm. Rezultat tjetër ishte që një infrastrukturë e bibliotekave, si shtetërore, ashtu edhe private, e xhamive, spitaleve, dhe qendrave kërkimore u rrit me shpejtësi dhe dijetarë të famshëm në Lindje duke dëgjuar për këto mirësi u grumbulluan në Perendim.

Dihet që vetëm një pjesë shumë e vogël e teksteve shkencore arabe janë studiuar dhe do të duhet të kalojnë vite që të formohet një ide më e saktë e kontributit që shkencëtarët myslimanë i kanë dhënë historisë së ideve.

Një nga dijetarët më të hershëm ishte Abaz ibn Firnas, i cili vdiq nq vitin 888 e.r. dhe nëqoftëse do të kishte jetuar në Firence do të kishte qenë “Njeriu i Rilindjes”. Ai erdhi në Kordovë të mësonte muzikë (atëherë një degë e teorisë matematikore), por duke mos qenë një njeri që e kufizonte veten duke studiuar vetëm një fushë studimesh, ai u interesua edhe në mekanizmat e fluturimit. Ai ndërtoi një palë krahë prej pendësh të vendosura në një kornizë prej druri dhe u përpoq të fluturonte, duke parashikuar Leonardo Da Vinçin që prej 600 vjetësh. Fatmirësisht Abasi mbijetoi, dhe i ç’kurajuar iu kthye ndërtimit të një planetariumi në të cilin planetët lëviznin.

Interesi për matematikën, astronominë, dhe mjekësinë ishin gjithmonë të gjalla, për vetë faktin se këto shkenca ishin të përdorshme.

38

Një nga fushat e kultivuara më me zell në Spanjë ishte ajo e shkencave natyrore. Megjithëse dijetarët e Andaluzisë nuk dhanë ndonjë ndihmesë aq thelbësore sa kolegët e tyre në Lindje, ajo që ata bënë pati më tepër efekt në zhvillimin e mëvonshëm të shkencës dhe teknologjisë sepse ishte nëpërmjet Spanjës dhe dijetarëve të Andaluzisë që këto ide arritën në Perëndim. Asnjë shkollë përkthyesish e krahasuar me Shtëpinë e Diturisë të el-Mamun nuk ekzistonte në Spanjë, dhe dijetarët andaluziane duket se nuk kanë qenë të interesuar në shkencat natyrore derisa përkthimet e Shtëpisë së Diturisë u ranë në dorë.

Prezantimi i ideve të reja Aristoteliane, edhe pse të maskuara prej arabëve ngritën një farë dyshimi në Perëndimin konservativ, dhe ishte vetëm disa kohë më parë që opinioni publik do të pranonte që logjika Aristoteliane nuk ishte në konflikt me Shpalljen. Një pjesë e dyshimit me të cilin shiheshin disa prej ideve që rridhnin prej dijetarëve të oborrit ishte si pasojë e një dallimi të pamjaftueshëm midis shkencave dhe pseudo-shkencave. Ky ishte një dallim, të Nr 3 / Tetor 2009


cilin myslimanët e bënë shumë më herët se sa dijetarët perëndimorë, të cilët, edhe gjatë periudhës së Rilindjes, kishin prirje për të ngatërruar astronominë me astrologjinë, kiminë me alkiminë. Ibn Hazm, një dijetar andaluzian i shekullit XI ishte shumë i përfolur në këtë pikë. Njerëzit që mbronin efikasitetin e talismanëve, magjisë, alkimisë, dhe astrologjisë, ai i quante gënjeshtarë të paturpshëm. Ky afrim i arsyeshëm ndihmoi shumë në bërjen e Islamit të shquar në shkencat natyrore. Studimi i matematikës dhe astronomisë kaloi dorë pas dore. Libri i famshëm i El-Huarizmit i titulluar “Llogaritja e Integrimit dhe Ekuacionit” arriti në Andaluzi shumë herët, dhe u be themeluesi i nje spekullimi te mevonshem. Ne kete liber, El-Huarizmi trajtoi ekuacionet algjebrike, shumezimin dhe pjestimin, matjen e sipërfaqeve, dhe pyetje të tjera. El-Huarizmi ishte i pari që prezantoi përdorimin e asaj që ai e quajti “Indiane”, por që ne sot e quajmë sistemi numerik “Arab”. Metoda e saktë e transmetimit të këtij sistemi numerik nuk njihet, por simbolet e përdorura për të përfaqësuar numrat kanë vetëm një ndryshim të vogël në Islamin Lindor dhe Perëndimor, dhe format e numrave tanë e kanë prejardhjen prej atyre që janë përdorur në Andaluzi. Vepra e El-Huarizmit, e cila tani ekziston vetëm në një përkthim latinisht të shekullit XII, së bashku me një përkthim të Elementeve të Euklidit, u bënë dy themelet e zhvillimeve të mëvonshme matematikore në Andaluzi. Matematicieni dhe astronomi i parë i Andaluzisë ishte Maslama el-Maxhriti, shek. X. Ai ishte pasardhës i shkencetarëve të mëdhenj si Ibn Ebi`Ubeida i Valencias, i cili në shekullin IX ishte i pari në astronomi - dhe emigranti nga Bagdati, Ibn Teimija, i cili ishte një fizikant dhe astronom i njohur. Ai shkroi një sërë veprash rreth matematikës

Përtej FJALËS R evi st ë

e përmuajshme

dhe astronomisë, studioi dhe përpunoi me kujdes përkthimin në arabisht të Almagestit të Ptolemit. Ai gjithashtu zmadhoi dhe korrigjoi tabelat astronomike të vetë el-Huarizmit. Përpiloi tabelat e shndërrimit, në të cilat datat e kalendarit persian ishin të lidhura me atë të hixhras. Kështu, për herë të parë ngjarjet e së kaluarës së Persisë mund të përcaktoheshin me saktësi. El-Zarkali, i njohur në Perëndim me emrin Arzakel, ishte një tjetër matematicien dhe astronom, i cili lindi në Kordovë në shekullin XI. Ai kombinoi njohuritë teorike me aftësitë teknike, dhe shkëlqeu në ndërtimin e instrumentave precize të cilat përdoreshin në astronomi. Ai ndërtoi një orë uji, e cila ishte e aftë të përcaktonte orët e ditës dhe natës duke treguar ditët e muajit hënor. Ndihmoi në përpilimin e të famshmit “Tabelat Tolediane” një përpilim shumë i saktë i datave astronomike. Libri i tij “Libri i Tabelave” i shkruar në formën e një almanaku, i cili përmban tabela që mundësojnë përcaktimin e fillimit të muajve koptikë, romakë, hënorë dhe persianë; disa tabela të tjera japin pozitën e disa planeteve të ndryshme; dhe disa të tjera mundësojnë përcaktimin e eklipseve të hënës dhe diellit. Ai gjithashtu përpiloi tabela të lartësisë dhe gjatësisë. Shumë prej veprave të tij u përkthyen si në spanjisht ashtu edhe në latinisht. Një tjetër dijetar i atyre kohërave ishte el-Bitruxhi (dijetarët latinë të asaj kohe e thërrisnin Alpetragius), i cili zhvilloi një teori të lëvizjes së yjeve dhe shkruajti librin “Libri i Formave” në të cilin kjo teori shpjegohet më në detaje. Influenca e këtyre veprave astronomike ishte e pamasë. Sot, për shembull, emërtimet e sistemeve të yjeve mbajnë emrat e dhënë prej astronomëve myslimanë – Akrab (nga ‘Akrab’ “akrep”); Altair (nga el-ta’ir, “pilot”); Deneb (nga dhanb, “bisht”); Ferkard (nga farkad, “vic”); dhe fjalë si zenit, nadir

39


dhe azimuth, të gjitha në përdorim edhe sot e kësaj dite, dëshmojnë për veprat e dijetarëve të Andaluzisë. Por, shkenca myslimane më e shkëlqyer ishte studimi i mjekësisë. Interesimi rreth kësaj shkence mund të gjendet që në kohët më të hershme. Profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) ka thënë që çdo sëmundje e ka një kurë, dhe ishte i vetëdijshëm që disa sëmundje ishin ngjitëse. Kontributi i madh i arabëve ishte në vendosjen e studimit të mjekësisë si një shkencë bazë, dhe eliminimin e supersticioneve dhe praktikave popullore të dëmshme. Mjeksia konsiderohej si një thirrje e teknologjisë, dhe një shkencë që kërkonte shumë studim dhe praktikë. Kode të përpunuara me kujdes u formuluan për të rregulluar sjelljen profesionale të doktorëve. Ibn Hazm ka thënë që një doktor duhet të jetë i sjellshëm, i kuptueshëm, miqësor, i mirë, i aftë të durojë ofendime dhe kritika; ai duhet t’i mbajë flokët e tij shkurt, kjo vlen edhe për thonjtë: duhet të veshë rroba të pastra, rroba të bardha, dhe të sillet me dinjitet. Fizikantët myslimanë i dhanë një ndihmesë të madhe njohurisë së mjeksisë, të cilën ata e trashëguan nga grekët. Ibn el-Nafis, zbuloi qarkullimin e vogël të gjakut shumë kohë përpara se sa ta zbulonte Harvei. Një tjetër shembull ishte Ibn Xhulxhul i cili lindi në Kordova në vitin 943, dhe u bë një fizikant i famshëm që në moshën 24 vjeçare (ai filloi studimet e tij kur ishte akoma 14 vjeç) dhe përpiloi një komentim “Lënda Mjekësore” të Dioskorodit. Në librin e tij me titull “Kategoritë e Fizikantëve, ai prezanton një histori të profesionit të mjeksisë që nga kohët e Aeskulapiusit deri në kohët e veta. Gjatë shekullit X Andaluzia prodhoi një numër të madh fizikantësh. Disa prej tyre shkuan në Bagdat, ku studiuan vepra të mjeksisë greke të përkthyera nga dijetarë të mëdhenj

40

si Thabit ibn Kurra dhe Thabit ibn Sinan. Një prej këtyre, Ahmed ibn Haran, u ngarkua me detyrën e farmacistit dhe shpërndante ilaçe dhe ushqim për pacientët e varfër. Ibn Shuheid, i njohur edhe si mjek popullor, shkruajti një vepër shumë të rëndësishme rreth përdorimit të ilaçeve. Ai, si shumë bashkëkohës të tij, rekomandonte ilaçet vetem kur pacienti nuk i përgjigjej dietës, dhe thoshte që në qoftë se ato duhet të përdoren, ilaçe të thjeshta duhet të përdoren në të gjitha rastet përveç atyre më serioze. El-Zahravi, i njohur në Përëndim me emrin Albukasis, i cili vdiq në vitin 1013, ishte një kirurg i famshëm i mesjetës. Ai ishte fizikant i oborrit të El-Hakamit të IItë dhe vepra e tij e famshme “Tasrif” u përkthye në Latinisht prej Gerardit të Kremonës dhe u bë një tekst mjeksie i rëndësishëm në universitetet e Evropës gjatë mesjetës. Pjesa rreth kirurgjisë përmban një sërë ilustrimesh rreth instrumenteve kirurgjikale. Gjithashtu kjo pjesë përshkruan operacione dentare, kurimin e plagëve dhe frakturave. Ibn Zuhr, i njohur me emrin Avenzoar (vdiq në vitin 1162), fitoi një reputacion të madh nëpër të gjithë Afrikën e Veriut dhe Spanjë. Një nga veprat e tij u përkthye në latinisht në vitin 1280. Një shtim i interesit në mjekësi ishte studimi i botanikës. Botanisti më i famshëm i Andaluzisë ishte Ibn Beitar, i cili shkruajti një libër të famshëm me titullin “Përmbledhje e Ushqimeve dhe Ilaçeve të Thjeshta”. Është një përmbledhje e rregulluar në mënyrë alfabetikore e bimeve mjekësore të të gjitha llojeve. Në çdo artikull, ai jep informacion rreth përdorimit të ilaçeve, qëllimit dhe dozës së këshilluar. Fizikanti i fundit i Andaluzisë ishte Ibn el-Hatib, i cili ishte një historian i madh, poet dhe qeveritar. Midis veprave të tjera ai shkruajti një vepër të famshme rreth teorisë së sëmundjeve ngjitëse: “Fakti i infeksionit Nr 3 / Tetor 2009


bëhet i qartë për vrojtuesin, i cili vë re se si ai që kontakton me të infektuarin merr sëmundjen, kurse ai që nuk është në kontakt shpëton, dhe se si infektimi transmetohet nëpërmjet rrobave, vathëve, dhe enëve. Ibn el-Hatib ishte perfaqesuesi i fundit i traditës mjekësore në Andaluzi. Pak kohë pas vdekjes së tij, energjitë e myslimanëve të Andaluzisë u përpinë në përpjekjet e gjata kundër rimarrjes kristiane. Një fushë tjetër me interes për dijetaret e Andaluzisë ishte studimi i gjeografisë dhe shumë prej veprave më të mira myslimane u prodhuan në këtë fushë. Hapi i parë u ndërmor në lindje, kur “Librat e Rrugëve”’ siç i quajtën ata, u përpiluan për përdorim nga mjeshtrat e mëvonshëm të kalifatit Abasit. Shumë shpejt, raporte rreth tokave të largëta, prodhimeve të tyre dhe karakteristikat fizike të njerëzve që jetonin aty, u përpiluan për informacion të kalifit dhe ministrave të tij. Përparimet në astronomi dhe matematikë e bënë më të lehtë hedhjen e këtyre informacioneve nëpër harta, në formë diagramesh, dhe shumë shpejt kartografia u bë një shkencë më vete. El-Huarizmi, i cili bëri kaq shumë për përparimin e shkencave matematikore, ishte një nga gjeografët shkencëtarë më të hershëm. Duke e bazuar veprën e tij në informacionin e marrë nga përkthimi në arabisht i Ptolemit, el-Huarizmi shkruajti një libër me titullin “Forma e Tokës”, i cili përfshinte harta të qiellit dhe të tokës. Në Andaluzi, kjo vepër u vazhdua nga ibn Muhamed el-Razi, i cili vdiq ne vitin 963, dhe shkruajti një gjeografi bazë të Andaluzisë për qëllime administrimi. Muhamed ibn Jusuf el-Uarrak, një bashkëkohës i el-Razit, shkruajti një vepër të ngjashme, në të cilën përshkruante topografinë e Afrikës së Veriut.

Përtej FJALËS R evi st ë

e përmuajshme

El-Bekri ishte një ministër i rëndësishëm në oborrin e Seviljes, dhe ndërmori një sërë misionesh diplomatike. Ai shkruajti vepra rreth historisë, botanikës, dhe gjeografisë; poezi dhe ese letrare. Një prej veprave të tij gjeografike më të rëndësishme i është kushtuar gadishullit të Arabisë me një interesim të veçantë në sqarimin e emrave të vendeve. Kjo vepër është rregulluar në renditje alfabetike, dhe përmban emrat e fshatrave, qyteteve, dhe monumenteve, të cilat ai i merrte nga hadithet dhe historitë e ndryshme. Vepra tjetër e tij nuk mund të mbijetonte e plotë, por dihet që ka qenë një trajtim i enciklopedisë së gjithë botës. Ndoshta gjeografi me i famshem i të gjitha kohërave ka qenë el-Idrizi. I lindur në vitin 1100 dhe i edukuar në Kordovë, el-Idrizi udhëtoi shumë duke vizituar Spanjën, Afrikën e Veriut, dhe Anatolian. Përfundimisht ai u vendos në Siçili ku edhe u punësua prej Mbretit Norman, Roxheri II, që të shkruante një gjeografi sistematike të botës, e cila ekziston edhe sot e kësaj dite, dhe zakonisht njihet me titullin “Libri i Roxherit”. Në këtë libër el-Idrizi përkshruan botën në mënyrë sistematike duke ndjekur ndarjen e saj në shtatë “klima” sipas grekëve dhe çdonjëra prej tyre e ndarë në 10 pjesë. Çdonjëra prej klimave është e hartuar - dhe hartat janë shumë të përpikta për kohën në të cilën ato janë përpiluar. Ai jep largësitë midis qyteteve të mëdha, përshkruan zakonet, njerëzit, prodhimet dhe klimat e gjithë botës së njohur. Ai gjithashtu regjistron udhëtimin e një detari marokien, i cili kishte dalë jashtë kursit në Atlantik, kishte lundruar për 30 ditë, dhe ishte kthyer për të treguar për një tokë pjellore e banuar prej njerezve të egër. Amerika? Informacioni që ndodhet në “Libri i Roxherit” u gdhend në një planisferë prej argjendi, e cila ishte edhe një nga mrekullitë e asaj kohe.

41


Andaluzia gjithashtu prodhoi autorët e dy librave të udhëtimit më me interes që janë shkruar ndonjëherë. Të dy këta libra ekzistojnë të përkthyer në një anglishte shumë të mirë. Libri i parë është shkruar nga Ibn Xhubair, sekretar i Governatorit të Granadës, i cili vdiq në vitin 1183, pasi kreu haxhin, Ai shkruajti një libër rreth udhëtimit të tij të quajtur “Udhëtimet.” Libri është në formën e një ditari dhe jep një përshkrim të hollësishëm të botës mesdhetare lindore gjatë kohës së kryqëzatave. Është shkruajtur në një stil elegant, dhe është i mbushur me komentet e një njeriu tolerant dhe disa herë tekanjoz. Udhëtari më i famshëm në të gjithë Andaluzine ishte Ibn Batuta - turisti më i madh i kohës së tij - dhe ndoshta i çdo kohe tjetër. Ai udhëtoi në Afrikën e Veriut, Siri, Mekë, Medinë, Irak, e Jemen. Lundroi përgjatë Nilit, në Detin e Kuq, në Azinë e Vogël dhe Detin e Zi. Ai shkoi në Krimea dhe Kostandinopojë, në Afganistan, Indi dhe Kinë. Vdiq në Granada në moshën 73 vjeçare. Është e pamundur të vesh drejtësi mbi të gjithë dijetarët e Andaluzisë të cilët ia kushtuan veten studimit të shkencave historike dhe gjuhësore. Të dyja ishin shkencat shoqërore primare të kultivuara nga arabët dhe të dyja këto shkenca u ngritën në një nivel më të lartë të artit në Andaluzi. Për shembull, Ibn al-Hatibi, teoria e të cilit rreth sëmundjeve ngjitëse u diskutua më sipër, ishte autori i historisë më të përpiktë të Granadës, që ka mbijetuar në ditët tona. Ibn el-Hatib lindi në vitin 1313, afër Granadës, dhe vazhdoi mënyrën e edukimit tradicional të kohës së tij. Ai studioi gramatikë, poezi, shkenca natyrore, dhe ligjin Islamik, si dhe Kur’anin. Babai, një zyrtar i rëndësishëm, u vra prej kristianëve në vitin 1340. Udhëheqësi i Granadës e ftoi djalin e tij të zinte postin e sekretarit në Departamentin e Korrespondencës. Shpejt ai u bë njeriu më i besueshëm i udhëheqësit të Granadës dhe

42

fitoi një pozitë me fuqi të madhe. Pa marrë parasysh karrierën e tij të zënë politike, Ibn el-Hatib gjeti kohën për të shkruar më tepër se 50 libra rreth udhëtimeve, mjekësisë, poezisë, historisë, politikës dhe teologjisë. Arritjet e tij u rivalizuan vetëm prej atyre që ishin bashkëkohës të Ibn Haldunit, historiani i parë që kërkoi të zhvillonte dhe shpjegonte ligjet e përgjithshme, të cilat kanë të bëjnë me ngritjen dhe rënien e civilizimeve. Historia e tij prej shtatë volumesh me titullin “Libri i Shembujve dhe Përmbledhjeve nga Informacioni i Hershëm dhe ai i Mevonshëm përsa i përket ditëve të Arabëve, jo-Arabëve dhe Berberëve”. Volumi i parë, i titulluar “Hyrje,” jep një analizë të thellë dhe të detajuar të shoqërisë islamike dhe në fakt, të shoqërisë njerëzore në përgjithësi, sepse ai gjithmonë i referohet kulturave të tjera për qëllime krahasimi. Ai jep një analizë të sofistikuar se si shoqëria njerëzore është zhvilluar nga nomadët deri tek qendrat e civilizuara dhe se si këto qendra u shkatërruan dhe iu dorëzuan pushtuesve më pak të zhvilluar. Shumë prej pyetjeve shqetësuese të ngritura nga Ibn Halduni akoma nuk e kanë marrë kujdesin e duhur. Sigurisht, kushdo i interesuar rreth problemeve të ngritjes dhe rënies së civilizimeve, shkatërrimit të qyteteve, lidhjes midis shoqërive të përparuara teknologjikisht dhe atyre tradicionale, duhet të lexojë librin e Ibn Haldunit “Hyrje në Histori”. Një tjetër fushë e aktivitetit intelektual andaluzian ishte filozofia, por është e pamundur të bësh më tepër se sa të hedhësh vetëm një vështrim mbi këtë studim të vështirë dhe të specializuar. Që nga shekulli IX dijetarët e Andaluzisë si ata të Bagdatit, duhej të merreshin me probleme teologjike që lindnin nga hyrja e filozofisë greke në kontekstin e Islamit. Si mund të pajtohej arsyeja me Shpalljen? Kjo ishte pyetja kryesore. Ibn Hazm ishte një nga të Nr 3 / Tetor 2009




Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.