Revista Pertej Fjales Nr.4

Page 1



&

EDITORIAL

Kryeredaktorja

SHQIPTARËT

FESTAT

Ne, shqiptarët, jemi dalluar që në kohëra të lashta e në vazhdim. Historia na ka ravijëzuar cilësi të veçanta e të çuditshme të këtij populli ballkanas. Të trashëguara shekuj pas shekujsh vijnë sot para nesh vlera e cilësi për t’u admiruar, mirëpo tek ky varg i gjatë vlerash e sistemesh jete, përballemi me veten tonë, me atë origjinalen, e cila shpesh kapet në befasi apo ndihet ngushtë, sidomos kur bëhet fjalë për kremtime festash. Si çdo popull që ka festat e veta, edhe ne shqiptarët kremtojmë festa. Por, si për çudi, ky vend i veçantë në mozaikun e gurëve ballkanas, kremton festa thuaj po aq sa ditët e një viti. Përtej FJALËS

Të ngrohtë, të zjarrtë, impulsivë, krenarë e madje dhe pak fodull, deri në maksimum, shqiptarët janë të lidhur ngushtë me festat apo thënë ndryshe në gjuhën e kapitalizmit,

të punës apo dhe të tregut, kundrejt pushimeve. Viti mbaron me dhjetorin, por në fakt fillon me Janarin, kështu që në fillim të këtij viti përballemi me festat, siç quhen tashmë festat e fundvitit. Fillojmë me Kurban Bajramin, më pas është festa Kombëtare e Flamurit, ecim ditë më tej dhe të krishterët festojnë festat e tyre, për të ardhur në fund të muajit dhjetor, i cili quhet tashmë edhe ai muaji i lodhur, i plakur e i rraskapitur; kjo pasi pushuam ne, por ditët e tij u lodhën me problemet e 3


vështirësitë tona pa fund e me jetët një ditë e ngarkaur ku i takon të tona ndër dhëmbë. ngarkohet shtëpia, mendimet tona Festojmë festa kombëtare, festa se çdo përgatisim, për stomakun, ngjarjesh të rëndësishme, ndodhi e madje për vetë shpirtin; ndërsa historike që kanë lënë shenjë e që xhepi i kryefamiljarit zbrazet tregjeve që formojnë steriotipe e mite me të cilat pamëshirshëm dallohemi nga të tjerët. Festojmë tërbohen me çmime që fluturojnë përvjetore e përurime të ndryshme. hapësirave të përçudnimit dhe Funksionimi dhe organizimi i marrëzisë së jetës materialiste. jetëve tona është ndërtuar edhe Na pëlqen të festojmë, por në pushimet e fundjavës, e që do festat tek ne kushtojnë shtrenjtë, të thotë sikur mbushemi me ajër kushtojnë dhe kushtojnë, e jo tjetër pas shumë lodhjesh, me pak vetëm kaq. ditë pushimi. Janë ato për të cilat pas pak Por, vallë a janë vërtet festat minutash argëtimi të bën të pushimi dhe argëtimi ynë? Këto mendosh sa mizorisht ndërtohet festa për të cilat flasim shumë jeta kapitalsite ku ndahen si në e mezi priten në të vërtetë çfarë të bardhë e të zinj, pasanikët e të janë? varfërit. Konceptuar në mënyrë jo të Çdo festë, por sidomos ato të mençur, dita e festës vjen tek ne si fundvitit karakterizohen nga gjeli i detit, nga tavolina e tejmbushur e rrjedhimisht nga stomaku i tejngopur. Harxhohen pa fund të ardhura për fruta, perime, lloje të ndryshme mishërash e ëmbëlsirash, koktejle e shumë e shumë asortimente të tjera, e gjitha kjo për të festuar në këtë fundvit e për t’ju lutur Zotit për një vit më të mirë, më të mbarë, më me shumë mirësi, begati e para. Po po, para, kështu dëgjon të thuhet në shumicën e rasteve kur njerëzit urojnë njëri-tjetrin. Dhe kjo pa harruar se ishin vetë ata që punuan gjithë vitin, dhe punuan vetëm për një ditë, ditë feste. 4

Nr 4 / Nëntor 2009


Ndaj edhe në këtë pasazh, doja të shtroja pyetjen: - Vallë përse kaq shumë shpenzime? Jemi po ata të njëjtët, që para pak ditësh, usheqeheshim mirë e thjeshtë, lehtë e pa ngarkuar tejmase tryezën. A është e shumëhershme kjo prirje e njerëzve në ditë festimesh?

por në listën e ushqimeve të tua, kujto edhe ushqimet që mund t’i mungonin fqinjit tënd apo të sëmurëve, të vobekëve, nevojtarëve apo të moshuarve. Profeti i fundit, Muhamedi, (paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të), e ka shprehur qartë në një nga thëniet e tij, realitetin e festave kur thotë: Çdo popull ka festat e tij e festat në islam janë 2: Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami.”

EDITORIAL

Festat sipas një mendimtari të shquar, duhet të jenë ato ditë, që shënojnë data të veçanta, kur më së shumti të takon të përjetosh më shumë nga ajo çfarë ata evokojnë, por jo, të dëfrehesh jonjerëzisht me Pra, janë festat të cilat vijnë pas to. apo kurorëzojnë dy momente tejet Evokimi të bën mirë për kujtesën, të veçanta, madhështore. I gjithë për gjenerimin e ideve, opinioneve muaji i Ramazanit parakalon e mendimeve të reja për atë çfarë në 30 ditë dhe pas tij festojmë Fitër Bajramin. Dhe, më pas, vjen ka ikur dhe çfarë ata shënojnë. E kjo na mungon të gjithëve ne. Bajrami i dytë, i cili kurorëzon po një adhurim solemn e të Njerëzit janë të dhënë pas madhërishëm, është përfundimi i gëzimit, harresë, këngës apo haxhit, i këtij udhëtimi shpresash thënë shkoqur, pushimeve. Por, e shpërblimesh. le të jetë çdo pushim për ta një Janë dy shtylla prej shtyllave të rilindje shpirti dhe ndjenje, e jo një rënkim më shumë që do i Islamit, shtylla që vërtet kërkojnë bashkangjitet vitit që vjen, me më pas një ringjallje, rilindje një mbingopje materiale e ku nuk trupore-shpirtërore që kërkon ka ngelur aspak vend për botën e paksa pushim dhe atmosferë shpirtit e të arsyes. Ky është thelbi festive. Kjo fjalë e tij, plot urtësi, është që jep kultura islame për festat: një rigjallërim shpirti e ndjenje, xhevahir i artë për çdo besimtar një meditim, një kohë pak më dhe besimtare. Ai i ka përgëzuar njerëzit besimtarë duke ju thënë se shumë për të reflektuar. E arsyeja patjeter që duhet të të ju keni festat tuaja: jeni popull që çojë tek ata që po jetojnë me ty, por do festoni. nuk festojnë si ti, nuk munden, nuk kanë dhe nuk…. Ka plot gjëra që i pengojnë të tjerët të harxhojnë si ti, ndaj edhe ti… tejngopjen tënde, mos e justifiko se ndodh një herë në vit, Përtej FJALËS

Janë festa që për nga ngjarja apo ndodhitë që mbërthejnë janë unike e të papërsëritshshme nga domethënia e tyre sa hyjnore aq edhe njerëzore.

5


Editorial nga Albana Muja

Përtej fjalës nga Armida Plumbi

3 Shqiptarët dhe festat 7

Përmbajtja

E drejta për të besuar, e drejta për të festuar

12

Festojmë së bashku

16

Domethënia e festave në islam

21

Përtej një fjale të mirë

23

Fëmijët dhe haxhi

27

Rruga drejt përmirësimit

30

Para festave

32

Haxhi, më shumë se kryerja e një obligimi

35

Pak fjalë

38

Si e kanë përjetuar Haxhin njerëz publikë...

Thesar

39

Çfarë është uji Zemzem

nga Sadat Mahmudaj

41

Kur thua lamtumirë

nga A. Kalaja

43

Rregullat e kurbanit

Pikëvështrim nga Desa Agalliu

Esencë nga Anisa Proda

Përtej... nga Roland Zili

Ftesë nga Adelina Kasemi

Trokas nga Enkeleda Matraku

Para festave nga A. Muja

Përreth një boshti nga Klotilda Ndreu Nëpak

fjalë

nga Ahmed Kalaja

Imazh nga A. M.

Kryeredaktore: ALBANA MUJA Redaktore gjuhësore: Prof.dr. Mimoza Gjokutaj Recensues fetar: AHMED KALAJA KËSHILLI I REDAKSISË: A. KASEMI; A. MUJA; A. PRODA; A. BASHA; E. DURMISHI; M. COTA; SH. BASHA. BASHKËPUNËTORË: ELSA XHAI- gazetare - Kryetare e Shoq. “Gruaja në media” SHEGA MURATI - Kryetare e Shoq. “Zëri i fëmijëve na thërret” JULIANA AJDINI, Prof. Fakulteti Shkencave Sociale. A. KALAJA - teolog, G. LECINI - gazetar Art grafika dhe faqosja: Ornela Bita Shtypi: MirgeerAlb e-mail: përtej_fjalës@gmail.com Organ i Shoqatës Kulturore: FEMRA INVESTIM I FAMILJES TIRANË-ALBANIA

Ky numër u botua në bashkëpunim me shoqatën “VAKËFI ISLAMIK”


E DREJTA

PËRTEJ FJALËS

PËR TË FESTUAR

dhe PËR TË BESUAR Nga: Armida Plumbi

Fakulteti i Drejtësisë

L

iria është fjala më e dashur për njeriun, dhe historikisht, njeriu ka bërë sakrifica të mëdha dhe ka paguar çmim të lartë për të. Të gjitha fetë, religjionet, doktrinat e ndryshme, kartat e miratuara nga institucione ndërkombëtare e rajonale, e kanë nënvizuar çështjen e lirisë së njeriut dhe të drejtave të tij.

Ç’është e drejta për të jetuar qenie natyrore. Kjo e drejtë është e dhe për të besuar E drejta për të jetuar është e drejta e parë themelore e njeriut, gëzimi i së cilës, përbën kusht edhe për gëzimin e të gjithë të drejtave të tjera. Ajo klasifikohet në grupin e atyre të drejtave të patjetërsueshme që lidhen ngushtë me njeriun si Përtej FJALËS

sanksionuar në Kushtetutën tonë, në krye të katalogut të të drejtave të njeriut dhe duhet thënë se këtë të drejtë nuk na e ka dhuruar as ligjvënësi dhe as qeveria. Por, ajo bën pjesë tek ato të drejta natyrore me të cilat ne lindim dhe që na i ka dhuruar Zoti i Madhërishëm. Në

7


Por, çfarë është në vetvete festa, asnjë rast nuk ka ligj në botë që mund të festuarit? Çfarë do të thotë të të na privojë nga këto të drejta. E drejta për të jetuar është e festosh? shprehur qartë në nenin 21 të Kushtetutës ku thuhet se: “Jeta e personit mbrohet me ligj”. Kjo do të thotë se është pikërisht shteti ai që duhet të marrë masa për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, si dhe t’i krijojë atyre mundësinë e ushtrimit të lirë të të gjithë të drejtave të garantuara nga Kushtetuta dhe nga konventa të ratifikuara nga shteti shqiptar, të cilat flasin për të drejtat e njeriut.

Festat, përbëjnë mjetin kryesor të krijimit të vlerave sociale dhe kulturore për një shoqëri. Festat në vetvete ngërthejnë çaste dhe momente hareje, gëzimi, lumturie, kënaqësie dhe afrimi mes njerëzve e kështu me radhë.

Nga ana tjetër një nga të drejtat që i garantohet çdo shtetasi shqiptar është dhe e drejta për të besuar apo e thënë ndryshe liria e ndërgjegjes dhe e fesë. Këtë e ndeshim në nenin 24 të Kushtetutës sonë si dhe në përmbajtjen e neneve 18 të Deklaratës universale dhe në nenin 9 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

fetar dhe në fakt janë simbole të një thesari plot me margaritarë nga i cili dalin gjërat më të bukura prej njëra -tjetrës.

Ndër misionet kryesore të festave janë edhe perceptimi i tyre si mundësi që njeriu të kuptojë identitetin që ka, si dhe kthimin në vetvete d.m.th. në Ne jetojmë në një shtet të kulturën dhe civilizimin që i përket. ashtëquajtuar laik, pa fe zyrtare, Prandaj, feja islame në këtë por në të bashkëjetojnë qytetarë drejtim përkrah manifestimet dhe të besimeve të ndryshme, të cilët festat të cilat ngjallin kureshtjen mes i dallon harmonia ndërfetare. Në njerëzve, për vepra bamirësie ndaj Shqipëri jetojnë edhe minoriteti grek të varfërve, lypësve dhe farefisit në si dhe komuniteti rom. Të gjithë këto përgjithësi. komunitete gëzojnë të drejtat e tyre Në konceptin psiko-social festat të pamohueshme, siç janë të drejtat në islam duhen parë si një pasuri natyrore, si dhe ato të sanksionuara e pashtershme për vetëdijen dhe nga Kushtetuta. E drejta e parë identitetin e ithtarëve të islamit. themelore e tyre është e drejta për të Këto festa mbjellin dhe përçojnë jetuar, të cilën nuk mund t’ia mohojë ndjenjën e anëtarësimit në shoqëri, askush. Në vazhdën e të drejtave ngrenë moralin dhe vullnetin për është edhe e drejta për të festuar të qenë pjesëtarë të islamit, bëjnë festat e tyre. përforcimin e ndjenjës së identitetit

Kur jemi te festat e Bajramit duhet të përmendim faktin se me të vërtetë njerëzit kanë festa dhe manifestime të ndryshme, por ajo që është me rëndësi në këto festa, është përjetimi i përbashkët i mbarë Së pari, kjo do të thotë se kushdo myslimanëve të botës. Duke e ditur është i lirë të zgjedhë lirisht fenë; që janë të kombeve, popujve e racave Së dyti, kushdo është i lirë që ta të ndryshme, atë ditë ata ndjejnë emocione dhe përjetime të njëjta. ushtrojë lirinë e kultit.

8

Nr 4 / Nëntor 2009


Çështja e festave islame në Shqipëri Ne jetojmë në një shoqëri ku shumica e popullsisë është myslimane. Nga ana tjetër shteti shqiptar është një shtet laik, i cili karakterizohet nga neutraliteti në raport me komunitetet fetare. Shtetasve të një shteti laik u është garantuar me Kushtetutë liria e besimit dhe e shfaqjes së bindjeve individualisht apo kolektivisht, në publik apo në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave apo kryerjes së riteve.

lidhet me qëndresën mëse 500 vjeçare të osmanëve në Shqipëri. Po ta marrim në terminologjinë fetare, në gjuhën arabe Bajrami jepet me fjalën “Aid” që do të thotë rikthim, pra një festë e cila rikthehet çdo vit.

PËRTEJ FJALËS

Myslimanët shqiptarë kanë agjëruar dhe i kanë festuar dy Bajramet shekuj me rradhë, madje edhe në kohën e diktaturës ku feja ishte e ndaluar. I kanë gjetur mundësitë madje edhe ashtu fshehtas për të festuar, duke përgatitur edhe ëmbëlsira siç janë bakllavaja apo Në mënyrë direkte me lirinë e kadaifi, që për shumë myslimanë besimit nënkuptohet edhe e drejta shqiptarë janë kthyer në një traditë për të festuar festat fetare nga çdo të përvitshme. besimtar. Duke qenë se një besimtar Pas viteve ‘90, në Shqipëri me është i lirë t’i shfaqë bindjet e tij fetare ardhjen e demokracisë dhe me lirinë edhe nëpërmjet praktikave fetare, e të besuarit, myslimanët filluan të duhet të theksojmë se edhe falja e shfaqin lirshëm besimin e tyre dhe të dy Bajrameve bën pjesë pikërisht tek festojnë haptazi festat fetare, siç janë këto praktika. dy Bajramet, duke i faluar namazet e Dy festat kryesore për çdo tyre në qendër të metropolit shqiptar mysliman janë festa e Fitër Bajramit pa pasur frikë dhe duke shpresuar dhe festa e Kurban Bajramit, apo e në ndërtimin e Xhamisë së madhe thënë ndryshe, Bajrami i madh dhe aq shumë të kërkuar nga besimtarët Bajrami i vogël. myslimanë. Këto dy festa nuk janë festa të Por, nuk duhet harruar edhe festa arabëve siç mund t’i identifikojë javore e myslimanëve, falja e ditës së ndokush, por janë festa të atyre që xhuma (e së premtes), ku besimtarët kanë zgjedhur si besimin të tyrin fenë mblidhen në xhami të ndryshme të islame, pavarsisht nga kombësia apo qytetit. Ditën e xhuma kurorëzohet nacionaliteti. dhe festohet përulësia ndaj Zotit Në shtetin tonë besimtarë të duke e kryer namazin së bashku, besimeve të ndryshme e kanë të dhe kjo është arsye tejet me rëndësi garantuar festimin e festave fetare që kjo ditë për ne të jetë festë javore. madje këto ditë janë caktuar si festa zyrtare dhe janë ditë pushimi.

Filozofia e festave islame

E para gjë që të bën përshtypje tek dy festat islame është emri. Nesaiju dhe Ibn Hibbani transme“Bajram”. Është një emër turk, gjë që tojnë prej Enesit, i cili thotë: Përtej FJALËS

9


PËRTEJ FJALËS ”Kur u shpërngul Muhamedi [Paqja e Zotit qoftë mbi të] prej Mekës në Medinë, banorët e Medinës kishin dy festat e tyre ku argëtoheshin dhe dëfreheshin. Muhamedi [Paqja e Zotit qoftë mbi të] u tha: “Zoti këto dy festa, jua ka zëvendësuar me dy më të mira: Bajramin e Ramazanit dhe të kurbanit”. Transmetohet nga Pejgamberi s.a.v.s. se ka thënë: “Me të vërtetë dita e xhuma është ditë feste, dhe ditën e festës mos e bëni ditë agjërimi përveç nëse ia bashkangjit një ditë para ose pas.”

Bajramet janë ditë gëzimi të përbashkëta të myslimanëve, e të vegjëlve dhe e të mëdhenjve, e të sëmurëve dhe e të shëndoshëve, e të varfërve dhe e të pasurve, ku të gjithë janë të kënaqur për hir të Krijuesit të tyre. Festat janë pikëtakime të përvitshme ku njerëzit takohen me veten, me të kaluarën, me traditën. Datat e tyre janë fikse, përsëriten çdo vit, njerëzit kryejnë të njëjtat veprime. Veshin rroba të reja, shtrojnë dreka të llojllojshme me gatimet më të mira dhe përshëndesin me po të njëjtat përshëndetje standarte. Shumë festojnë, por shumë pak arrijnë ta kuptojnë thelbin e këtyre festave dhe qëllimin se pse festojnë.

Urtësia e festave islame qëndron në atë se ato nuk përbëjnë thjesht një përkujtim të një date të caktuar, por janë festimi dhe kremtimi pas një Myslimani që feston këto festa pune dhe kontributi të dhënë nga duhet të kuptojë arsyen se pse po vetë myslimanët. Fitër Bajrami është dita ku feston. Duhet ta kuptojë se qëllimi i myslimanët festojnë pasi kanë Bajramit të madh nuk është gëzimi agjëruar një muaj, kanë falur teravitë se po mbaron muaji i Ramazanit dhe namaze nate si dhe kanë dhe mund të hajë e të pijë, sepse bërë të tjera ibadete. Festojnë pasi një mysliman i vërtetë mërzitet kur kanë arritur rezultate dhe suksese Ramazani mbaron pasi për të do përgjatë një muaji dhe kanë luftuar ishte më mirë të ishte Ramazan gjatë gjithë vitit. mbi epshet e tyre dhe egoizmin. Kurban Bajrami është dita ku myslimanët pas një adhurimi të kryer siç është haxhi, therin kurbane dhe solidarizohen me të varfërit duke i ndihmuar ata. Në këtë ditë myslimanët festojnë edhe duke vizituar të afërmit dhe miqtë, gjë që çon në forcimin e lidhjeve farefisnore. Kjo ndodh sidomos në një kohë kur bota vuan nga egoizimi, shpërbërja e familjes dhe shkëputja e lidhjeve farefisnore.

10

Kurban Bajrami nuk është dita kur njerëzit gëzohen se mbaroi haxhi. Në të dyja këto ditë të shënuara Zoti ka premtuar falje gjynahesh, pranim të duarve dhe mëshirë. Prandaj një mysliman me logjikë e kupton se ai feston në këto ditë të shënuara me shpresën se i janë falur gjynahet, i janë pranuar adhurimet dhe ka fituar mëshirën e Zotit të Madh. Nr 4 / Nëntor 2009


Në atmosfera që shpesh apo AJO rrallë krijohen tek ne, tek shqipatrët zakonisht, jo për të bërë dallimet edhe këtu mes burrit dhe gruas, por duhet pranuar që edhe në festa, gruaja shqiptare është ajo që i bie të festojë më pak se të tjerët.

GRUAJA SHQIPTARE PËRMES FESTAVE! jo ndoshta është një perceptim i shumë pak njerëzve, pasi shumë prej grave edhe pse iu takon që në ditë festash e kremtimesh të merren me gastronominë e asaj dite, sërish gjejnë fjalë për të thënë se edhe ajo punë që bëjnë mes zjarrit dhe tymit, erërave dhe shijeve gjejnë gëzimin e tyre, ata po përgatisin një tavolinë gëzimi dhe hareje. Por, sot mënyrat dhe standardet e jetesës, tregojnë se festat nuk kremtohen vetëm në shtëpi apo në gjirin familjar si tradicionalisht, por dhe në bare dhe restorante nga më luksozët, aty ku mund të gjenden larg çdo mërzie e rutine që mund t’i kujtojë shtëpia e gjithë ditëve të tjera të vitit, aty ku çdo gjë e kanë gati dhe ku shërbehet pa shumë lodhje e mund. Ky fakt është vetëm një ngjyrim i një ditëfeste, ngjyrimet e tjera janë nga më të çuditshmet, festimet në ajër të pastër e deri tek ato nën qiell të hapur. Festime të tilla që, për nga koha ku jemi dhe ku jetojmë të bëjnë të trishtohesh, kur akoma ka njerëz dhe jo pak, që nuk kanë me se të blenë bukën e gojës, apo fëmijë që nuk njohin mirë edhe çokollatën. Përtej FJALËS

Në kontekste të tilla, të kujtohet epoka migjeniane, aq sa mund të mendohet se këtu ka vend për zmadhime, hamendësime dhe fryrje situatash, siç edhe ndodh mediatikisht, por është e vërtetë. Kudo pranohet, madje është vlerësuar dhe përmendur me të madhe shumëllojshmëria që krijon bota njerëzore dhe jo vetëm në shoqërinë tonë. Kur bëhet fjalë për diversitet mendimesh, mënyrash të të arsyetuarit, mënyrës së të festuarit etj., të gëzon fakti se ky diversitet na i bën jetët më të bukura, por diversitet ekstrem, siç na shfaqet panorama jonë me një shoqëri që lëngon, është dhimbje e shekullit të ri. Kështu, ndryshe nga çdo pjesëtar tjetër i familjes, është AJO, nëna, apo gruaja që kujtohet se mos dikush jashtë portës së saj po troket, patjetër i mungon diçka dhe që kjo me zemërgjerësi nëne di t’ia japë. Ajo del me duart akoma me brumë, me përparësen që në këto ditë festash e bën më “grua” dhe thërret për tek tavolina e saj. Ajo ka se çfarë ofron, është brumosur e tillë, ka lindur me aq instikte sa e bëjnë atë aq të dashur, aq të ëmbël sa mund të bëhet ajo “nëna e madhe” e shumë e shumë fëmijëve që do të jenë gjithjë të vegjël para saj.

11


PIKËVËSHTRIM

FESTOJMË SË BASHKU! Nga: Desa Agalliu

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

12

Nr 4 / Nëntor 2009


F

estat të shoqëruara ose jo nga festivalet në një shoqëri sekulare, përkufizohen si celebrime popullore, të cilat përfshijnë programe të planifikuara suksesshëm duke u shoqëruar nga një respekt sublim dhe gëzim i hareshëm, të stabilizuara nga tradita vendore ose të sponsorizuara nga shoqata kulturore apo organizata.

Ndryshimi midis këtyre festave sekulare dhe festave religjoze qëndron në faktin se epiqendër nuk është rëndësia e shenjtërisë së ditëve festive dhe ritualeve fetare, por në nderimin publik të personave historibërës, për të memorizuar ngjarjet e paharrueshme kulturore ose historike. Megjithatë, në disa pjesë të botës, veçanërisht në Amerikën Latine dhe Evropën Jugore, festivale tradiconale sekulariste ndiqen nga rituale të ndryshme besimesh fetare sipas të cilave çdokush vepron në bazë të zakoneve religjoze të besimit që ka përqafuar. Lexues i dashur, a do të festosh ndonjë gëzim sonte? A e di ti si thonë të huajt për festat në Shqipëri? Nga intervista, shkrime dhe komente të dokumentuara, Shqipëria konsiderohet si “Vendi i Festave”. Si mendon a është ky titull i merituar? Në fakt shqipëtarët janë njerëzit më tolerantë dhe më të mirëkuptueshmit në lidhje me bashkëjetesën fetare dhe respektimin e festave të çdo religjoni. Pothuajse një herë në muaj i sheh vatrat e ngrohta familjare tek përgatiten për ndonjë festë fetare apo kombëtare. Fëmijë, të rritur, pleq e farefis mblidhen së bashku dhe urojnë njëri-tjetrin për begati e shëndet duke shkëmbyer dhurata të mrekullueshme. Zemra mbushet plot lumturi tek sheh femijë të veshur me rroba të reja për Bajram, apo kur sheh të tjerë me vezë të kuqe në duar për Pashkë. Kur vështron adoleshentët që krenohen si trima me shqiponjat dykokëshe në kraharor për Përtej FJALËS

ditën e Pavarsisë, një buzëqeshje spontane të del nga shpirti. Një nga festat më të parapëlqyera të Shqipëtarëve është Kurban Bajrami ose Bajrami i vogël. Me siguri që të gjithë e dinë simbolikën e sakrificës së kurbanit në këto ditë. Megjithatë unë dëshiroj të shpreh rëndësinë e mesazhit të jashtëzakonshëm që përcjell ky gëzim. Zoti i ka sprovuar njerëzit në të gjitha kohërat dhe gjithnjë ata do të sprovohen. Vetëm kështu mund të dallohet floriri nga metalet e tjera me vlera më të vogla dhe vetem besimi dhe puna i dallon njerezit nga njëri-tjetri. Zoti e sprovoi të dërguarin e tij, Ibrahimin me një nga sprovat më të dhimbshme që zemra e njeriut mund të durojë. Zoti e urdhëroi profetin Ibrahim të sakrifikojë djalin e tij të shtrenjtë, dritën e syve të tij, gëzimin e diteve të tij, për Të. Ibrahimi dhe djali i tij Ismaili u sprovuan me këtë sprovë dhe me mëshirën e pafund të Zotit dolën ngadhënjyes. Urdhëri tmerresisht i vështirë u zbatua, dhe shperblimi do të jetë për ta po aq i madh. Zoti pasi pa në zemrën e Ibrahimit vendosmërinë dhe pa veprën e kryer, e zëvendësoi Ismailin me një kurban tjetër që ishte një dele dhe kështu kjo traditë vazhon deri në ditët e sotme. Mesazhi i këtij rituali është shumë i rëndësishëm. Njeriu sa të jetojë do të sprovohet dhe sprovat që do të përjetojë do të jenë nga më të lehtat tek më të vështirat. Gjithçka vetëm për të lartësuar besimin në zemrat e çdokujt tek Krijuesi i gjithësisë dhe për t’u lidhur me të me një fije të përjetshme.

13


jetët tona shumë shpesh ndodh që të kemi, dhe për shumë pak kohë të humbasim çfarë kemi, të humbasim madje shumë, gjithçka ç’kishim. Vallë për çfarë mund të bëhet fjalë? ETË PARALELE Dua të dal tek ai shteg i yni, tek ajo rrugë ku dalim dhe ngelemi të vetëm. Dua të flas për ato humbje të tilla që na nga: Enkeleda Rroshi Fakulteti i Shkencave Sociale bëjnë të “bëjmë një jetë paralele me shumë të tjerë apo paralele me ëndrrat dhe dëshirat tona që mund të kishim” sikur ata t’i kishim gjallë. Janë prindërit tanë që na mungojnë, - jemi ne jetimët e kohës së sotme, meteorë që ndizen e fiken. Jemi ne që jetojmë me fuqinë që na jep jeta, me dorën që na jep durimi, me mëshirën që na jep Mëshiruesi. Kemi humbur shumë. Por, nuk jemi humbës. Kemi humbur dashuritë tona, fanarët tanë ndriçues, prindërit tanë, e si për ironi të fatit jetik vazhdojmë të jemi ato “fëmijë” që jemi ndryshe, sepse jetojmë në një insitucion ndryshe, jo në shtëpinë tonë, as në atë të gjyshërve apo të të afërmëve tanë. Jetojmë diku ku ndajmë netët dhe ditët, gëzimet dhe hidhërimet me fëmijë të moshës sonë, pa të afërm të gjakut që na bën njerëzorë. Por, nuk jemi vetëm. Kemi njerëz që vërtet e kanë “punë të tyre” qëndrimin me ne, që e kanë kthyer në profesionin e tyre më të bukurin në botë. Një profesion që i bën ata jo punonjës të thjeshtë të një institucioni publik, por i bën sërish prindër, sërish gjyshër, i bën “akoma më njerëzorë”- janë kujdestarët tanë. Me gjithë vështirësinë që gjejnë tek kërkojnë të na kuptojnë se çfarë duam, ata i gjen afër nesh, të dashur e të përkushtuar, ndaj është kjo që na mban mendjen në kokë, për të mos lajthitur nga mungesa e madhe që kemi. Në jetë paralele ne ecim përkrah fëmijëve të tjerë. Nuk janë më vitet e dikurshme. Sot është më mirë. Jemi njësoj si ata, ndjekim shkollën me ta, ulemi në një bankë, vetëm se kur na troket një mall që del nga shpirti për të parë nënat tona, atëherë ndjehemi keq. Ndaj ju duhet ta dini! Me gjithë mirësitë që gëzojmë në këto kohë, jetojmë sërish paralel me ju; tek porta e shkollës që hapet pas ziles, ti mund të presësh prindin tënd që të përqafon me mall e të pyet se ç’notë more me ngazëllimin prindëror se po rrit një fëmijë të ditur, kurse mua, jo, nuk kam se ç’pres tek dera. Ajo derë tek hapet e mbyllet shpesh e kam në kraharorin tim, aty e ndjej një përqafim nëne të ngrohtë, të ngrohtë dhe pajtohem me Fatin tim.

J

14

Nr 4 / Nëntor 2009


Allahu im

Allahu im, Vështrimi po më dobësohet Dhe askush përveç teje nuk e di sekretin e Syve të mi, Patate të mbjella në një parcelë bosh Sa herë sytë s’i kam tek Ti, Allahu im, gjendja ime është pa penë, Buzët e mia pa bojë, Fjalët e mia pa letër Sa herë i kurdis vetes Xhehenemin. Flakës që më shkrin në këtë botë, Mëshirës që më ngjall në këtë zgjim Të natës Me dy rrëke të papërballueshme, Në errësirë të shkëlqyer, në festë triumfesh, Përballë veshjes sy bojqelli a qiellvarur, Zot i Amshueshëm, Vdes me shpresën të jem falur. Besnik Manushi

Përtej FJALËS

15


Festa është pjesë e jetës, ashtu si dhe dhimbja është pjesë e saj. Festë dhe gëzim është ajo që të largon stresin dhe hallet, qoftë edhe për pak kohë. Njeriu gëzon kur ka gjetur zgjidhje për një problem që e ka shqetësuar, kur është mbaruar lëngata e një të dashuri, gëzon kur sheh fëmijën e tij udhëzuar në rrugë të drejtë, gëzon kur sheh familjen e tij të bashkuar. Çdo ditë e jona do të jetë festë, nëse do ta mbushim me punë e vepra të mira. A nuk është e vërtetë se pjesa më e madhe e njerëzve në festat e tyre nuk shohin përtej “pragut të shtëpisë”, edhe pse shumë afër tij dikush tjetër nuk mundet të festojë? A nuk është e vërtetë se gjatë festave në përgjithësi bëhet shumë zhurmë, bëhet shumë rrëmujë, ndodhin dhe viktima... sepse është festë?!

Domethënia e Festave në ISLAM Përshtati Anisa Proda Foto: O. Bita

16


Ndërsa festat tona nuk mund të jenë kaq “egoiste”, sepse ne para se të nxitojmë të festojmë për vete nxitojmë të japim sadakanë e fitrit, ndjejmë dhe friksohemi se mos vallë agjerimi ynë nuk është pranuar. Kurbanin tonë e ndajmë në tre pjesë sepse ndryshe ai nuk quhet kurban, sepse engjëjt e Zotit nuk e bekojnë atë shtëpi që hanë e pinë, e fqinji i tyre fle me barkun bosh, sepse profeti ynë na udhëzon që të paktën sot të varfërit të mos kenë nevojë të shtrijnë dorën. Festat tona nuk janë të pakontrolluara. Ato nisin me urime dhe mbarojnë me urime. Nisin me “mend në kokë” dhe mbarojnë me “mend në kokë”. Nisin vëllazërore dhe mbarojnë më vëllazërore... sepse edhe në festë ne njohim një Zot që na mëson, se cila është më e mira. Këto ditë janë ditë gëzimi dhe jo ditë hidhërimi, janë ditë urimesh dhe jo ditë heshtjeje, janë ditë vizitash dhe jo vetëmbylljeje, janë ditët e fëmijëve tanë që duhet ta kuptojnë se është festë, e prindërve tanë që duhet ta përjetojnë këtë festë, e rrobave më të bukura që jo vetëm na e zbukurojnë trupin, por na pasqyrojnë shpirtin, e fjalëve, më të mira që ngrohin zemrat e përcjellin urtësi, e argëtimeve më të kontrolluara ku pasionet nuk arrijnë të na e bllokojnë trurin përveç se na e ndihmojnë të vlerësojë një kënaqësi të mundësuar nga Zoti. Kjo është tradita e profetit tonë që i mësoi shokët e tij të gëzojnë e të këndojnë, të argëtojnë e të urojnë, për të treguar se feja është e gjitha festë e gëzim. Përtej FJALËS

Në natyrën e njeriut ekziston gadishmëria dhe dëshira për të gëzuar ESENCË dhe festuar. Kjo dëshirë manifestohet në forma dhe mënyra të ndryshme. Sipas logjikës së shëndoshë, më së miri është që njeriu të festojë me arsye dhe do të ishte e padiskutueshme nëse arsyeja do të ishte ndonjë sukses i arritur në jetë. Islami jo rastësisht ka përkufizuar që dy festat e Bajrameve (të vetmet festa gjatë gjithë vitit) të vijnë pas dy kohësh të vlefshme që shquhen për aktivitetet shtesë: Fitër Bajrami vjen pas muajit të Ramazanit, ndërsa Kurban Bajrami vjen pas dhjetë ditëve të vlefshme të muajit hënor Dhul-hixhes. Kjo renditje dëshmon se myslimani duhet të festojë vetëm atëherë, kur kryen me sukses ndonjë ibadet (adhurim) të rëndësisë së veçantë. Është e drejtë të festohet pas një muaji të kaluar me agjërim dhe me vepra të tjera vullnetare, por duhet vërejtur se madhështinë e Islamit e dëshmon edhe fakti se edhe festat në Islam duhen bërë në atmosferë aktiviteti, adhurimi, bamirësie dhe solidariteti. Mund të themi se edhe gjatë festës së Bajramit duhet të mbretërojë kjo atmosferë serioziteti, por e përshkuar me një ndjenjë gëzimi, e cila gjithsesi duhet të shprehet dhe të manifestohet në mënyra të përkufizuara fetarisht, si p.sh.: vizitat e ndërsjella dhe ushqimet e pijet që tregojnë përfundimin e kohës së agjërimit. Madje ka 17


ESENCË

hapësirë edhe për dëfrim duke luajtur, kënduar e të ngjashme. Një gjë e tillë duhet të bëhet edhe pas kryerjes së ritualit të haxhit. Kur i Dërguari i Zotit emigroi në Medinë, ai vërejti se vendasit festonin dy festa gjatë vitit dhe, sipas asaj që transmeton Enesi, u tha: “Ju kishit dy ditë (të ndryshme) në të cilat luanit dhe dëfreheshit, e Zoti ua zëvendësoi ato me dy ditë (festa) më të mira: Festa e Fitrit dhe Festa e Kurbanit.” Festa e Bajramit është prej simboleve të Islamit, madje prej më të mëdhave me të cilat manifestohet Islami. Është festë për atë që ka shpirtin e pastër dhe qëllimin e dlirë për Zotin e jo vetëm për atë që vishet dhe stoliset me stolitë e kësaj bote. Shpirti, zemra dhe veprat e myslimanit duhen stolisur me besim, devotshmëri dhe sjellje islame. Fatkeqësisht, prej formave të devijimit të disa myslimanë është edhe angazhimi i tyre për disa festa që gjithsesi janë fetare, por jo islame (Viti i Ri, Krishtlindjet, etj.), por e harrojnë Bajramin, domethënien dhe mesazhin që duhet të kuptohet prej tij. Festimi i Bajramit dhe mënyra e këtij festimi janë dëshmi se sa autoritet ka feja e Zotit në zemrën e myslimanit. Ajo është tregues shumë i saktë për nivelin e devotshmërisë. “Kjo është kështu ngase kush i madhëron simbolet e Zotit, atëherë këtë e bën nga devotshmëria e zemrës.” [Haxh, 32]

18

Ana tjetër e festimit, ajo formalja, padyshim vërehet te rregullat e Bajramit, si: thënia me zë të lartë: «Zoti është më i madhi», dhënia e sadakasë (pjesë simbolike të hollash) si shprehje e solidaritetit të detyrueshëm, larja, parfumosja dhe veshja e rrobave më të bukura, ngrënia e disa hurmave para se të shkohet për të falur Fitër Bajramin, shkuarja në faljen kolektive të namazit të Bajramit, urimet dhe lutjet e ndërsjella për pranimin e veprave të mira dhe të tjera rregulla të shumta. Nuk duhet harruar se Zoti është Zoti i Ramazanit dhe i të gjithë muajve, Ai duhet të adhurohet gjithnjë. Festa e Bajramit le të na shërbejë për të gjetur forca të reja për të vazhduar rrugën e adhurimit. A ekziston mrekullia në festat e myslimanëve që i ka përligjur Zoti për ne? A mund të gjejmë argumente të reja për vërtetësinë e këtij profeti, paqja e Zotit qoftë mbi të? Kur vështrojmë popujt e tjerë jomyslimanë dhe meditojmë mbi festat e tyre, do të vërejmë se festa tek ata është e lidhur me lindjen e këtij udhëheqësi shpirtëror, me fitoren e ndonjë prijësi ndaj armiqve të tij, me arritjen e të mirave materiale ose të sukseseve ushtarake apo politike, respektivisht festa është e lidhur me ngjarje njerëzore. Disa popuj festat e tyre i lidhin me vdekjen e prijësit, disa të tjerë me martesën e atij prijësi, ndërsa të tjerë i lidhin me disa fenomene kozmike të frikshme si eklipsi apo me gjëra të tjera që besojnë se ka Nr 4 / Nëntor 2009


Zot të diellit, vetëtimës, yjeve... Por, bindje të tilla Islami i lufton. Ndërsa në epokën bashkëkohore janë shfaqur një sërë festash, prej të cilave «festa e nënës « (8 Marsi), ku caktojnë vetëm një ditë në vit për nënat, ndërsa Islami i kushton një kujdes të veçantë asaj gjatë tërë kohës pa u mjaftuar me një ditë. Në këtë kontekst, mjafton të lexojmë fjalën e Zotit të Lartësuar: «Mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” (Isra, 23-24) Ekzistojnë festa me rastin e pavarësisë, me ndonjë fitoreje të caktuar apo festa me rastin e Ditës së Revolucionit dhe lloje festash të tjera bashkëkohore. Kurse tani të meditojmë mbi festën e Fitër dhe Kurban Bajramit. Cila është arsyeja e këtyre dy festave?! Është për t’u habitur fakti se kam hulumtuar datën e lindjes së Profetit, lavdërimi dhe paqja e Zotit qofshin mbi të, që pa dyshim konsiderohet një ditë e begatshme, mirëpo nuk kam vërejtur që i Dërguari u ka kërkuar shokëve të tij ta kremtonin atë! Kam hulumtuar ditën e fitores së Profetit në betejën e Bedrit, betejë vendimtare që ishte fillimi i krijimit të shtetit islam, kurse Profeti nuk i urdhëroi shokët e tij që ta marrin atë ditë për festë! Janë raste dhe momente të shumta të rëndësishme në të cilat ka kaluar i Dërguari i Zotit, prej më të rëndësishmeve është hixhreti (emigrimi prej Mekës në Medinë), Përtej FJALËS

një ditë e rëndësishme dhe fillimi i kalendarit hixhri, mirëpo Profeti nuk e mori atë për festë. Gjithashtu, edhe çlirimi i Mekës konsiderohet një datë shumë e rëndësishme, ajo fitore e qartë ku Zoti i ndihmoi besimtarët dhe i mposhti jobesimtarët, një ditë e madhe dhe e rëndësishme, mirëpo as këtë datë nuk e morën për festë. I Lartësuar qoftë Zoti! Atëherë cila është arsyeja e festave në Islam? Te myslimanët festa vjen pas një adhurimi madhështor ndaj Zotit të Lartësuar, por si? Shtyllat e Islamit janë pesë. Besimtari në çdo moment dëshmon për njësinë e Zotit, shtylla e parë. Çdo ditë kryen pesë herë faljen e namazit, shtylla e dytë. E jep zekatin dhe sadakanë në çdo moment brenda vitit, shtylla e tretë. Janë edhe dy shtylla të rëndësishme, të cilat besimtari i kryen një herë në vit. Shtylla e katërt është agjërimi, të cilin na e ka obliguar Zoti një herë në çdo vit. Meqenëse ky është një adhurim madhështor për të cilin Zoti shpërblen pa kufi, «përveç agjërimit, ai është i Imi dhe Unë për të shpërblej”, e Zoti këtë adhurim po e përfundon me ditë feste. Përse? Në mënyrë që besimtari të gëzohet me ushqimin e tij, të gëzohet me faljen e mëkateve të tij nga Zoti, të gëzohet me mëshirën e Zotit pas një muaji të plotë me agjërim, falje, nënshtrim etj.Le të shikojmë këtë lidhshmëri, festa nuk është e lidhur me asnjë ngjarje njerëzore, por me adhurimin ndaj Zotit të Lartësuar dhe jo me çfarëdo lloj 19


ESENCË

20

adhurimi, por me një adhurim të veçantë dhe më të dashur tek Zoti i Madhërishëm. Shtylla e pestë nga shtyllat e Islamit, Haxhi, i cili konsiderohet adhurim i rëndësishëm dhe është i detyrueshëm për atë që ka mundësi së paku një herë në jetë. I Dërguari i Zotit, thotë: “Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër veç xhenetit”. Është një adhurim i sinqertë për hir të Zotit. Për shkak të rëndësisë së këtij adhurimi, Zoti i Lartësuar e ka bërë festën e Kurban Bajramit me përfundimin e këtij adhurimi. Madje, kjo festë nuk shoqërohet me mosbindje ndaj Zotit, përkundrazi me bindje ndaj Tij, e kjo pa dyshim është një gjë e mrekullueshme. Bajrami është rast për mëshirë, dhembshuri, ruajtje të lidhjeve farefisnore, nxitjen e gëzimit te fëmijët, te të varfërit, te të ngratët... Bajrami nuk mund të kalojë si të ishte rutinë, pasi ka njerëz në nevojë, të varfër të cilët duhet t’i kujtosh, t’u japësh nga ajo që të ka dhënë Ai, përndryshe adhurimi yt është i mangët! Gjithashtu është edhe namaz i veçantë që falet vetëm në dy bajrame, namazi i bajramit. Sikur Zoti dëshiron që me namaz të të kujtojë përulësinë në çdo moment, edhe në çastet e gëzimit dhe bajrameve! Këtu patjetër duhet të ndalemi, një ndalesë reflektimi. Qenia njerëzore u ka përligjur njerëzve festat dhe të gjitha ato janë të lidhura me ngjarjet njerëzore, me lojëra dhe lukse, mirëpo kur vërejmë festat e myslimanëve, ato janë të lidhura me adhurim

ndaj Zotit dhe nënshtrim ndaj Tij. Çfarë tregon kjo? Pa dyshim kjo argumenton se burimi i këtyre festave është burimi hyjnor. Me fjalë të tjera, argumenton se Islami është fe e shpallur nga Zoti i Lartësuar. Pyetja ime është: A është kjo mrekulli apo jo? A ekziston ndonjë njeri në faqe të dheut (përveç të Dërguarve) që i ka ligjësuar popullit të vet ndonjë festë, e cila vjen pas një adhurimi madhështor ndaj Zotit? A është e mundur për të Dërguarin Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të), po të mos ishte i dërguar nga Zoti, t’i ligjësonte popullit të tij këtë festë? Përse nuk i bëri i Dërguari i Zotit fitoret e tij festa? Përse nuk bëri festë me rastin e martesës së tij? Me rastin e çlirimit të Mekës? Madje ngjarja më e rëndësishme në jetën e tij është dërgimi i tij si Profet, kur i erdhi shpallja. Edhe këtë datë nuk e bëri festë. Përse? Për faktin se ai dëshiron të na mësojë se festa është për të gjithë myslimanët e nuk është që të dallojë një njeri të vetëm, edhe nëse kemi të bëjmë me krijesën më të mirë. Nëse meditojmë pak lidhur me këtë festë do të vërejmë një argument të qartë për vërtetësinë e Profetit, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe se ai asgjë nuk ka sjell nga vetja e tij, por ai është siç e ka përshkruar Zoti i tij me fjalë të mrekullueshme: “Ai nuk flet sipas dëshirës së vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.” (Nexhm, 2-3) Falënderimi i takon Zotit për dhuntinë e Islamit. Gëzuar Bajramin të gjithëve! Nr 4 / Nëntor 2009


PËRTEJ

NJË

FJALE TË MIRË

Th

ënia e një fjale të mirë, për shumëkënd duket një nga gjërat më të thjeshta, por në fakt ajo përbën në vetvete një shprehje të thellë që lidhet drejtpërsëdrejti me shpirtin. Fjala që artikulohet nga gjuha, nuk është thjesht një bashkim tingujsh, por një shprehje shumë më e thellë e asaj që ekziston brenda njeriut. Kjo lidhje, kjo thellësi komplekse që mbart në vetvete fjalën dhe kuptimin e saj, është gjithashtu një kumt, që për myslimanët ka një vlerë të veçantë. Me qëllimin e mirë e të pastër për ta artikuluar fjalën vetëm për hir të Zotit, bashkimi i shkronjave dhe kumti i tyre fitojnë dimensione të reja. Thënia e një fjale të mirë po bëhet gjithmonë e më e vështirë në shekullin që jetojmë. Jeta bëhet gjithmonë e më e shpejtë. Shoqëria e konsumit ushtron presion nga të gjitha anët. Duhet të përshtatesh. Duhet të luftosh. Duhet të mbijetosh. Efektet jetësore, gjithnjë e më tepër të krijuara e të ofruara gjysmë të gatshme, kanë ndërhyrë tashmë në hojet e pastra e të mrekullueshme të qënies si shpirt. Fjala ndihet e penguar të dalë ashtu si duhet. Fjala e mirë ndien akoma më shumë vështirësi. Në metropolet e trupëzuara të formave të huazuara, ajo ndihet keq. Vargonjtë e dyshimit rëndojnë në çdo anë dhe fjala e mirë hesht. Le ta thjeshtojmë pak: Nga: ROLAND ZILI

Foto: Ornela Bita Përtej FJALËS

21


PËRTEJ

NJË

FJALE TË MIRË

Myslimanët asnjëherë nuk kanë qenë njerëz që i janë shmangur shoqërisë, në kuptimin e jetesës së përbashkët. Ata e bazojnë jetën e tyre në Kur’an dhe në thëniet profetike. Fjala e

mirë për ta është pjesë e jetesës së tyre, është urdhër që duhet zbatuar, është proces që nuk shteret qoftë dhe përmes mekanizmave të jashtëzakonshëm të namazit (dhënia e selamit – paqes). Ky mysliman, pra, ky qytetar i ndjeshëm i shoqërisë, në të cilën është caktuar të bëjë pjesë, si fjalëkalim perfekt të kuptimit me pjesën tjetër të shoqërisë ka pikërisht fjalën e mirë. Në librin e shenjtë dhe në transmetimet e shumta, kthimi i së keqes me të mirë është një ndër shembujt më mbreslënës të përballjes me realitetet e vështira jo vetëm shqiptare. Vetë fjala e mirë, sado e thjeshtë qoftë ajo, me këto kushte, është mesazhmbartësja, më e drejtë e paqes dhe harmonisë që myslimani mbart në qënien e tij në Islam. Kështu, në familje, në rrugë, shkollë, e kudo qoftë qytetari mysliman, fjalën e mirë e ka dhe duhet ta ketë pasaportën e tij «diplomatike», si vizë hyrëse në labirinthet gjithnjë e më të koklavitura që ofron një shoqëri-ekstra shqiptare – e kësaj dekade. Duke iu rikthyer jothjeshtëzimit, FJALA E MIRË NUK ËSHTË EDHE AQ E LEHTË TË THUHET. Qoftë edhe për faktin se ajo nuk përbën thjesht një artikulim gërmash, fjala e mirë në kuptimin e saj, është një peshë që nuk duhet lënë të bjerë ashtu siç thuhet.. në ballafaqim me jetën e përditshme, ku smira dhe lakmia janë rritur në kulm, ku varfëria i ka shtyrë njerëzit jobesimtarë - të hidhen drejt zgjidhjeve

22

joreale e mëkatare për jetën e tyre, kur familja pëson dramën e mosbesimit dhe ftohtësisë, kur jeta po bëhet gjithjë e më globale në individualizimin e saj dyshues, fjala e mirë shpesh shihet me mosbesim. “…se mos e thotë sa për të larë gojën…kushedi se ç’interesa ka…!» Arsyetime të tilla nuk duhen parë si kavie gjuhësore dhe të botëkuptimit, thjesht dhe vetëm për të analizuar epërsinë e atij që thotë fjalën e mirë. Tashmë ka ardhur koha që edhe buzëqeshja – shprehja më e thjeshtë e fjalës së mirë - të shoqërohet me veprën e mirë. Kjo, pra vepra, është ajo që duhet të jetë përtej fjalës së mirë. Shoqëria sot kërkon më shumë prova, evidenca, rezultate, aq më tepër nga myslimanët. Vepra e tyre e mirë, përtej fjalës së mirë shumëfishohet në përmasat e saj dhe propaganda e asaj që veprohet është gjithnjë e më e prekshme se sa ajo që lihet në ajër. Të thuash fjalën dhe të bësh veprën përbën një dualizëm perfekt, por edhe të vështirë. Teksa shkruaj këto rradhë, shembuj të shumtë më vijnë ndërmend për të faktuar pikërisht këtë realitet, por ata gjithsesi janë të parëndësishëm. Secili prej nesh është pjesë e segmentit mes kllapave, FJALË E MIRË - vepër e mirë. Duke qënë të tillë, nuk ka nevojë për komente të gjata. Kështu në haxh, në këtë pelegrinazh të jashtëzakonshëm të urdhëruar nga Zoti i madhëruar, mund të gjendet fjala e mirë dhe vepra e mirë. Aty barazia jo vetëm mes njerëzve para Zotit të botëve, por edhe mes konceptesh që i shërbejnë islamit, positive, pra, mund të shihen si motive të fuqishme për veprimin njerëzor. Nr 4 / Nëntor 2009


Sa më tepër kalon koha, aq më tepër përparon e përsoset teknologjia dhe mjetet e komunikimit, udhëtimit etj. E kjo mirësi prej Zotit lehtëson udhëtimin për në Shtëpinë e Zotit të Madhëruar përmes lloj-lloj mjetesh në një kohë shumë të shkurtër.

T e Ë h IJ d M FË I H X HA

Përtej FJALËS

FTESË

Nga: Adelina KASEMI

23


Ndërkohë që njerëzit i ëndërrojnë pushimet me një udhëtim turistik nëpër vendet dhe plazhet e bukura të botës, myslimanët ëndërrojnë diçka shumë fisnike, ëndërrojnë të jenë mysafirët e Zotit, të kryejnë ritualin prej të cilit shpresojnë të kthehen pa mëkate, si fëmija që sapo e ka lindur nëna. I përgjigjen thirrjes së Zotit të Madhëruar duke thënë: “Iu përgjigja thirrjes Tënde O Allah! Iu përgjigja thirrjes Tënde e Ti nuk ke shok në sundimin Tënd! Gjithë lavdërimi dhe mirësia janë të Tuat dhe Sovraniteti të takon vetëm Ty. Ti nuk ke shok në sundimin Tënd”. Këtë dëshirë dhe ëndërr sigurisht që e kanë dhe fëmijët myslimanë, dhe lehtësitë e udhëtimit ia bëjnë të mundur prindërve marrjen e tyre në ritualin e haxhit. Kjo i bën ato të ndiejnë kënaqësinë e të qenit i privilegjuar ndër njerëzit, të shkelin në tokën që ka shkelur i Dërguari i Zotit, Muhamedi (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të), Ibrahimi, Ismaili dhe të gjithë të Dërguarit e Zotit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ta), e ndoshta ta vendosin këmbën e tyre të vogël aty ku e ka vendosur ndonjë prej të Dërguarve të Zotit. Të hyjnë në Kabe në një nga dyert në të cilat ka hyrë një Profet, e ta ulin kokën në sexhde aty ku e ka ulur ndonjë prej të Dërguarëve të Zotit, të vrapojë mes Safas dhe Meruas ashtu siç bëri Haxherja duke kërkuar ujë për foshnjën e saj, të qëndrojë në Arafat e të shkojë kudo ku ka shkuar i Dërguari i Zotit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të). Haxhi nuk është i detyrueshëm për këtë grup, ai është i vlefshëm nëse e kryejnë,

24

por kjo nuk do të thotë se shlyen haxhin e urdhëruar në Islam. Kjo aprovohet në thënien e të Dërguarit të Zotit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të): “Është ngritur lapsi për tri kategori njerëzish: Për atë që është në gjumë derisa të zgjohet, për fëmijën derisa të rritet e të hyjë në moshën e pjekurisë dhe për atë person që në një periudhë është i sëmurë psiqikisht derisa t’i rikthehet vetëdija.” Gjithashtu i Dërguari i Zotit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) ka thënë: “Çdo fëmijë që kryen haxhin, duhet ta kryejë atë përsëri kur të arrijë moshën madhore…”. Marrja e fëmijëve me vete gjatë kryerjes së haxhit ka ndodhur që në kohën e të Dërguarit të Zotit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të). Saib ibën Jezidi ka treguar: “Babai im dhe unë e kryem haxhin bashkë me të Dërguarin e Zotit, i cili po kryente Haxhin e tij të Lamtumirës, kur unë isha vetëm shtatë vjeç”. Gjithashtu, transmetohet nga Ibën Abasi se gjatë kryerjes së haxhit një grua mori me vete një djalë dhe e pyeti të Dërguarin e Zotit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të): “A do të shpërblehet ky djalë për kryerjen e haxhit?” I Dërguari i Zotit iu përgjigj: “Po, edhe ti do të shpërblehesh”. Xhabiri tregon: “Ne e kryem haxhin së bashku me të Dërguarin dhe me ne ishin dhe një numër grash dhe fëmijësh. Ne e thonim fjalën e falenderimit në emër të fëmijëve dhe bënim gjuajtjen me guralecë në vend të tyre”. Nëse një fëmijë është i aftë, ai mund ta veshë vetë ihramin dhe të kryejë ritet e haxhit, në të kundërt kujdestari i tij i kryen ritualet në vend të tij.

Nr 4 / Nëntor 2009


JETËT TONA

Festat mund të mos jenë vetëm motiv për të gëzuar, përkundrazi do të vlenin më shumë si motiv për të kujtuar. Ky është përcaktimi e njëkohësisht filozofia më e logjikshme e festës dalë nga një fëmijë që detyrohet ta marrë jetën në krahë i vetëm. Në pozicionin e gazetares gjithmonë kam besuar se botimi i një interviste të drejtpërdrejtë pa e riformatuar atë, mbart shumfish vërtetësi dhe sjell një realitet më të prekshëm. Përtej prirjes së përgjithshme për të dëfryer, për t’u veshur bukur, për të shtruar dreka a darka pompoze, për të organizuar ceremoni solemne, doja të kuptoja ç’është një ditë feste në përmasat e asaj që nuk e shohim dot me sy të lirë. Të shikosh përtej asaj që shikojnë sytë, të mendosh tej asaj ku ndalet mendja, nganjëherë është puna më e vështirë, e herë të tjera na shpaloset si fotografi e kudondodhur. A festojnë të gjithë në festa? Ku fillon e mbaron hendeku midis dëshirës për të festuar dhe mundësisë për ta realizuar? Cili është roli i shoqërisë si një trup i madh, homogjen për ta shpërndarë festimin si një rrymë gjithpërfshirëse? Nga: Anisa Proda Përtej FJALËS

25


JETËT TONA

26

Lisa K, një vajzë 17 vjeçe që jeton në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, rrëfehet jo duke dashur të gjejë auditor për shqetësimet e saj, por për të na sjellë në vëmendje një tjetër faqe të kohës që në rastin më të mirë nuk e njohim e në rastin më të keq e shpërfillim.

Cili është misioni i një dite feste për ty? - Festat kanë lindur nga njerëzit dhe supozohet t’i ndihmojnë ata në shumë drejtime. Të thyejnë rutinën, të harrojnë streset, të kremtojnë ngjarje, por mbi të gjitha të kujtojnë e të vlerësojnë faktin që gëzojnë mirësi e jetojnë kohë të tilla të mundshme për të festuar. Nëse do të mendonin për një çast sa shumë njerëz ka në botë që nuk mund të festojnë për shkak se janë sëmurë, janë vetëm, larg njerëzve të dashur, apo në varfëri të tillë që nuk plotësojnë dot nevojat minimale të jetesës, jam e sigurt që do të silleshin ndryshe. Pakkush i vlerëson në kohë pasuritë e lumturitë që ka, duke kërkuar për më shumë çka nuk e le të shijojë begatitë e së tashmes.

mësohem të festoj më pak! Këtë gjë, të cilën tashmë e di mirë.

Ti je mësuar t’i kalosh festat në një grup të madh shoqëror, ku të gjithë fëmijët janë të barabartë për nga rrethanat personale e vemendja që u kushtohet: A ka diçka që të bën të festosh ndryshe? -Ka shumë gjëra që më bëjnë të festoj ndryshe. Fakti që në një ditë feste nuk jam në qendër të vëmendjes si fëmija i përkëdhelur i familjes, nuk më zgjojnë në mëngjes puthjet e dashura të prindërve dhe as gjej pranë shtratit dhurata surprizë që duan të më befasojnë. Fakti që jam si të gjithë, pjesë e të gjithëve, që dëshirat e mia prej fëmije për asnjë ditë nuk janë urdhër për të rriturit, që unë nuk mund të guxoj të flutoroj përveç se në krahët e ëndrrave. Të gjitha këto më stërvisin ndoshta edhe jashtë vullnetit tim të

Pse të kënaqin veçanërisht kartolinat e dhuratat nga të panjohur ? -Sepse ky dhurim është një veprim i pastër dashurie njerëzore ku tjetri nuk ka qëllim të identifikohet në televizor, të falenderohet, të shpallet bamirës, por thjesht jep nga vetja pa pritur të marrë. Sa kujtoheni ju nga shoqëria? -Fatkeqësisht shumë më pak nga sa shoqëria ka mundësi të bëjë të kujtojë. Njerëzit kanë shumë kohë që e shpenzojnë pa e ndjerë, kanë shumë para që i përdorin pa dobi, kanë shumë shanse që i lënë t’u ikin sepse janë të ngopur. Jeta jonë do të ishte më e mirë nëse do të na jepnin vetëm një pjesë të vogël të kësaj teprie.

Ç’do të thotë të dish të festosh më pak? -Të dish të festosh më pak do të thotë të falenderosh Zotin se jeton, se ke shëndet, se je i mundshëm fizikisht t’i bësh vetë shërbimet ndaj vetes, se je i kthjellët për të kuptuar që edhe këto janë gjëra të rëndësishme që duhen çmuar shumë dhe jo kushdo i ka. Unë jam mësuar të kënaqem kur në pjatën time shtohet një ushqim më shumë apo më i shijshëm, kur na dërgohen kartolina apo dhurata nga të panjohur që mendojnë për ne, kur kujdestaret tona na trajtojnë me pak më shumë dashuri.

Nr 4 / Nëntor 2009


TROKAS

R R U GA D R E J T P ËRMI R ËSIM IT Jeta e kësaj bote në një moment a një tjetër e bën mendjen e çdo individi që të pyesë: Përse ekzistoj? ose Kush është qëllimi i krijimit tim? ZOTI Fuqiplotë kur i krijoi të gjitha krijesat e Tij, i dha gjithsecilit qëllimin dhe funksionin e saj dhe një ndër to është edhe krijimi i njeriut. Duke medituar në mrekullinë e krijimit të trupit tonë do të shohim ndërlikueshmëri në strukturat e sistemeve përbërëse të tij. Nëse do t’i pyesnim mjekët se përse funksionon dhe shërben krijimi i shqisave, i gjymtyrëve apo organeve vitale ose qeliza që përbejnë trupin tonë; A kanë këto qëllimin e tyre? Nga: Enkeleda Matraku Përgjigjja do të ishte: - Po. E nëse do të kërkonim të dinim se si ato funksionojnë, si janë të ndërtuara etj., njeriut i janë dashur vite kërkimi dhe studimi. Përtej FJALËS

27


TROKAS

N

ëse i pyet mjekët a ka ndonjë lidhje në mes qëllimit të krijimit të një pjese të trupit të njeriut dhe qënies së tij në përgjithësi?Përsëri përgjigjja do të ishte: - Po. Derisa çdo pjesë e trupit është krijuar për një qëllim dhe se çdo pjesë e trupit është në funksion të njeriut, a i keni bërë ndonjëherë vetes pyetjen se përse jam krijuar?- Kur ti nuk e di qëllimin e krijimit tënd, je i pakujdesshëm ndaj gjithë njerëzve dhe krijesave të tjera dhe do të jetosh një jetë të zymtë, të plogësht, pa pasion, një jetë të shkëputur nga qëllimi i vërtetë i trupit dhe i shpirtit tënd. Ti bëhesh i padallueshëm nga kafshët që të rrethojnë, sepse nevoja për ngënie, pije dhe riprodhim bëhet qëllimi i vetëm i jetës. Nëse kënaqësitë materiale janë qëllimi kryesor, jeta e njerëzve bëhet edhe më e degraduar se e kafshëve, duke vazhduar kështu në këtë gjendje do t’i shohësh njerëzit duke e keqpërdorur intelegjencën e tyre të dhuruar nga Dhuruesi i Madh.

Njeriu vjen në këtë botë me një grup intelegjencash, si intelegjena e të folurit, logjike, hapësinore, shqisore, trupore, krijuese, vetjake, shoqërore, shpirtërore, gjë që presin të zhvillohen me një mënyrë jetese sa më efektive dhe dobiprurëse për vetë individin dhe për të gjithë botën që e rrethon këtë individ. Gjithashtu kur njeriu vjen në këtë botë mbart me vete një lloj personaliteti të tij, kualitetin si krijesë e veçantë, dhe e pavarur. Veçantia e krijimit të tij shkon deri atje saqë secili prej nesh ka shenjë të veçantë të gishtit. Të gjithë këto veçanti të njeriut tregojnë fare qartë se ai është i lirë që të zgjedhë një mënyrë jetese sa më të mirë dhe më të dobishme. Qoftë kjo zgjedhje për harmoninë e tij individuale dhe për harmoninë me botën ku e rrethon. Lind pyetja; Po kë sistem jetese të zgjedh që të më tregojë qëllimin e krijimit tim dhe të më përshtatet mua si krijesë?

Për t’i dhënë një përgjigje le të Në pjesën e fundit të shekullit XX, shohim epokën e re të modernizmit ka qenë ndërgjegjësimi i shkencëtarëve dhe sa e përmirëson gjendjen tonë si në zbulimin se truri njerëzor përmban njerëz. më shumë se një nivel intelegjence, Globalizimi i kohës moderne i pra ka një shumësi intelegjencash. shekullit XXI, po ecën me hov të madh Këtë fakt shkencor e gjejmë në drejt të mirave materiale pa e ditur se Kur’an të shkruar para XIV shekujsh ku të çon e gjithë kjo. Ky hov drejt ku Zoti thotë; “O Adem! - tha Ai- materjes e harroi jo pa qëllim shpirtin, tregoju ti emrat e tyre” Dhe, kur ua dhe arsyeja është shumë e qartë: Ata tregoi emrat, Zoti tha; “A nuk ju kam duke e përjashtuar totalisht fenë thënë se vetëm Unë i di fshehtësitë nga shoqëria, donin që të mohonin e qiejve e të Tokës dhe vetëm Unë e ekzistencën e Zotit. Pra, ata duan di atë që punoni haptazi dhe atë që e të bëhen “zotër” të kësaj bote. Kjo shkëputje është vetëm për të gjetur fshihni.” [El-Bekare. 33] lumturinë e njeriut, por e panë që kjo

28

Nr 4 / Nëntor 2009


përpjekje vetëm se e shtoi më shumë dozën e ankthit, stresit dhe errësira iu shtua akoma më shumë. Por, kjo mënyrë jetese sipas shkencëtarëve të tyre e bën që vetë njeriu ta shkatarrojë dhe ta dëmtojë natyrën, gjë të cilën po vazhdon ta bëjë përditë. Njeriu me këtë lloj jetese nuk bën gjë përpos që e nxin dhe e rrezikon ardhmërinë e vet. Madje fare mirë e ka kuptuar një nga shokët e Pofetit, Ebu Dher El Gifari kur ka thënë: “Lindni për të jetuar, ëndërroni për të shkatërruar, nxitoni pas të kaluarës dhe harroni të përhershmen.” Po t’i referohemi fesë Islame dhe të shohim se çfarë mesazhi bart kjo fe, do të shohim se mesazhi i tij është për çdo qenie njerëzore. E vërteta e tij e thellë, thjeshtësia e dukshme dhe rëndësia që ka për çdo moshë, e bën atë një mënyrë jetese unike për mbarë njerëzimin. Ligjet e tij janë të thjeshta dhe të kuptueshme për arsyen dhe logjikën e shëndoshë. Islami e zgjon te njeriu aftësinë e të menduarit dhe e shtyn atë që ta përdorë intelektin. Ai kërkon prej njeriut që gjërat t’i shohë nën dritën e realitetit. Një tipar unik i Islamit është se ai nuk e ndan jetën në pjesë të qarta të materies e të shpirtit. Ai nuk e përkrah mohimin e jetës, por mbushjen dhe realizimin e saj. Madje i ka treguar njeriut edhe se ku do të shkojë, jeta pas vdekjes. Asnjë fe tjetër nuk i përfshin këto ligje kaq të detajuara. “Zoti ynë! Na jep në këtë botë të mirën dhe në botën tjetër të mirën dhe na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit.” (Kur’ani, 2:201). Ai i garanton të drejtat elementare të individit dhe nuk lejon që dikush t’i prekë e t’i nëpërkëmbë ato. Mesazhi i Islamit është për mbarë racën njerëzore. Islami i adresohet ndërgjegjes njerëzore dhe i flak tej të gjitha pengesat e rreme të racës, statusit Përtej FJALËS

dhe pasurisë. Islami është një ideologji që i plotëson kërkesat si të stabilitetit ashtu edhe të ndryshimit. Gjithashtu, feja Islame i ka treguar njeriut se kush është qëllimi dhe rregulluesi i shpirtit dhe i trupit të tij dhe ky qëllim është: Adhurimi i Zotit me sinqeritet dhe pa i shoqëruar Atij shok në adhurim, gjë që i përmirëson gjendjet tona shpirtërore dhe materiale. Për këtë qëllim madhështor që Zoti ia dha si përgjegjësi njeriut duke iu përshtatur natyrshmërisë dhe mundësisë së tij (njeriut), ceket se Zoti ka thënë; “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër, pos që të më adhurojnë.” [Edh-Dharijat. 56] Derisa njeriu e njeh Krijuesin i ngrihet vlera e tij ndaj vetevetes dhe e largon nga vetja e tij për ta quajtur veten kafshë që flet, duke mos i përngjarë atyre. Sepse, e sakrifikon kafshatën, shtëpinë dhe shtratin e vet të ngrohtë për qëllime më të larta, të cilat e privojnë nga shumë gjëra: e flijon këtë për drejtësinë, të vërtetën, të mirën e përgjithshme dhe lirinë e tij. Por, shpresoj se çdo kush prej nesh do të përpiqet që të eci në mënyrën më të mirë mbi këtë rrugë, për ta lënë qënien e tij në harmoni të plotë me veten dhe me atë që e rrethon. Përmirësimi jonë si krijesa të Zotit të arrijë deri aty, që ne të bëhemi krijesa më e rëndësishme për veten, për Zotin tonë. Kështu, rruga e ngazëllimit nëpër festa e gëzime të ndryshme, le të na çojë drejt rrugës së përmnirësimit tonë, tek meditimi ynë për diçka më të lartë, të jemi prej atyre që kemi lënë pas vepra të mira, që do të kujtohen gjithmonë me nostalgji dhe me kujtime të bukura për ata që do duhet të vazhdojnë këtë rrugë pas nesh…

29


PARA ... FESTAVE

Kur flasim në këtë numër për festat, i bie të flasim që nga festat islame, meqë edhe këtë vit ato paraprijnë festat si ato të nëntorit apo të fundvitit.

Janë shumë, shumë festa, por duke i përkujtuar vetvetes se të le të lutemi që dhe gëzimet që na gjithë ata që ndodhen përreth tij, sjellin ato të jenë po aq të shumta. janë vëllezërit dhe ndihmësit e tij. Ky njeri i shlyen gabimet që Kështu duke filluar me: mund të ketë bërë për një vit, me 1- Bajrami, në dimensionin bamirësinë që mund të bëjë për një fetar do të thotë: falenderim ndaj ditë. Zotit për plotësimin e adhurimit. Kurse për të varfërin do të thotë (siç është në këtë rast përfundimi i largim i brengave. Ai ngrihet në haxhit-pelegrinazhit). horizontin ku ka projektuar ëndrrat 2- Bajram, në dimensionin e tij, harron lodhjet dhe vështirësitë humanitar do të thotë: Dita kur që i ka përjetuar gjatë gjithë vitit. takohet forca e të pasurit me Gëzimi i Bajramit i shlyen gjurmët dobësinë e të varfërit në dashuri, e mllefit dhe neveritjes nga vetvetja, mëshirë dhe drejtësi nga shpallja e dështon dëshpërimi në momentin qiellit, titull i së cilës është zekati, kur fiton shpresa. bamirësia dhe lehtësimi. 3- Bajrami në kuptimin Bajrami tek i pasuri ndikon psikologjik do të thotë: - Kufiri që të harrojë varësinë e tij nga midis përkufizimeve, të cilave u pasuria. Ai zbret nga pozita e tij dhe tregohet modest para njerëzve 30

Nr 4 / Nëntor 2009


është nënshtruar shpirti, u janë argument të qartë e real, se dorëzuar gjymtyrët. mund të kemi të bëjmë me festa 4- Bajrami në dimensioin kohor reale e domethënëse. Mbaron një do të thotë: - Një copë kohë e veçuar cikël vjetor, fillon një tjetër, një për të harruar brengat dhe mërzitë, rrotacion i vazhdueshëm, që na për të larguar përgjegjësitë dhe kujton e rikujton monotoninë që detyrat, për të pushuar përpjekjet na mbërthen çdo ditë dhe për më tepër shpresa e vakët se iku ky vit i e jetës. keq dhe do vijë një më i mirë është 5 - Bajrami në dimensionin hamendësim i dobët - sepse kjo shoqëror do të thotë: dihet nga Krijueis i çdo gjëje, çdo - dita kur gëzohen fëmijët duke orë rrotullohet ndryshe, çdo ditë, çdo muaj e më pas çdo vit. luajtur dhe argëtuar; Ajo çfarë duhet shtuar tek festat - dita kur gëzohen të varfërit; e fudvitit është varja e shpresave - dita kur farefisi takohet në se festimi i asaj nate apo dite, një bamirësi; ndezje apo fikje qiriu, një festim - dita kur myslimanët bashkohen pompoz, apo diçka tjetër, nuk e bën vitin që vjen me shumë të “mirë”. në falje dhe vizita reciproke;

PARA... FESTAVE

Së dyti, janë festa që vijnë me - dita kur miqtë i ripërtërinjnë harxhime të mëdha, me abuzime urat e dashurisë dhe afërsisë; - dita kur shpirti fisnik harron tregtarësh në çdo lloj ushqimi, me gabimet e të tjerëve ndaj tij, abuzime kryefamiljarësh që duan bashkohet pas ndarjes, pastrohet të hanë çdo gjë po atë natë, duke pas papastërtisë, dhe e përshëndet krijuar kështu një natë mondane për të paktët shqiptarë dhe një pas hidhërimit; tjetër krejt e zezë posi nata pa asnjë E tërë kjo do të thotë ripërtëritje fishekzjarr, -jeta e atyre që s’patën e lidhjeve shoqërore në formën më gjatë gjithë vitit, e që s’kanë as të fuqishme dhe më të mirë, në ditën e fundit të tij. dashuri, besnikëi dhe vëllazërim. Dallohen fëmijët e pasur tek harxhojnë para të shumta Më pas për shqiptarët, cikli fishekzjarresh që kthehen në rrezik kohor ndalon dhe në datat 28-29 për to, ndërkohë që prindrit e tyre, do ishte më mirë të dhuronin po nëntor si festa Kombëtare. aq para, por edhe më pak fqinjëve Kjo festë festohet në Shqipëri, që s’kanë asgjë në tryezë. por dallohen menjëherë ata të Kjo do të ishte atmosfera ku shumtët dhe të paktët. Të moshuarit përbëjnë shumicën, ndërsa të tjerët, gëzojnë të gjithë. jo dhe aq. E thënë më shkurt, i bie të jetë një ditë pushimi në pushimet tona.

***

Askujt n3uk do i pëlqente që Për të kaluar më tej tek festat mes ngazëllimit dhe harresë me e fundvitit; fakti që i feston e familjen e tij, të dëgjonte rënkimet gjitha bota, asnjëherë nuk përbën e fqinjit apo psherëtimat e tij. Përtej FJALËS

31


PËRRETH

NJË BOSHTI

HAXHI

Më shumë se kryerja e një obligimi…! Nga: Klotilda Ndreu

Zoti ynë i Madhëruar thotë në Kur’anin famëlartë: “Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëzit është ajo që u ngrit në Mekë, e dobishme dhe udhërrëfyese për mbarë njerëzimin. Aty ka shenja të qarta: Vendi i Ibrahimit dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. Për hir të Zotit, vizita e shtëpisë (Kabës) është detyrim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo. E kush nuk e beson (këtë, që është obligim) Zoti nuk ka nevojë (për adhurimin që bëjnë) njerëzit (dhe xhindët)”. (Ali Imran, 96-97) Zoti i lartësuar zgjodhi pikërisht Mekën, për të vetmen arsye që nga ky vend i begatë të burojë drita e besimit në një Zot, për mbarë njerëzimin. Dhe kjo në nderim të Ibrahimit dhe djalit të tij Ismalit dhe nipit të tyre Muhamedit, paqja e Zotit qoftë mbi të, i cili ishte dhe do të mbetet udhëzim dhe mëshirë për mbarë njerëzimin. “…dhe Ne, nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed) veçse si përkujtim, mëshirë për gjithë botërat.

32

Nr 4 / Nëntor 2009


Me këto fjalë ju drejtua Zoti Muhamedit, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe me të vërtetë Fjala e Tij u përmbush, Islami është mëshirë për ne të gjithë. Feja jonë është e lehtë, është e bukur, në të gjen ekuilibrin e vet gjithçka, qoftë ajo shpirtërore apo dhe materiale. Zoti i lartësuar bëri që me mëshirën dhe dhuntinë e Tij, ne të pranojmë fenë e pastër të Ibrahimit, të përcjellur në mënyrë aq të detajuar nga Profeti i fundit. Ne jemi myslimanë!.. dhe me këto fjalë e kuptojmë që i jemi nënshtruar Zotit, i jemi bindur Atij me një forcë të madhe besimi dhe shprese, duke deklaruar që: “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Zotit dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij”. Dhe për t’iu përgjigjur thirrjes së Tij kur thotë drejtuar Ibrahimit: “Dhe shpallua njerëzimit Haxhin (vizitën e Shtëpisë së Shenjtë)”. Ata do të vijnë tek ti në këmbë dhe hipur në çdo lloj deveje (apo mjet tjetër udhëtimi), do të vijnë rrugëve të larta nga çdo cep i thellë e i largët i maleve (për të plotësuar Haxhin)”. Dhe me të vërtetë brez pas brezi, shekull pas shekulli, vit pas viti dhe në çdo kohë të Haxhit, shikon tek fryhen “damarët”në çdo cep të tokës dhe drejtohen drejt “zemrës” për t’u furnizuar me “oksigjen”, sikurse gjaku që i drejtohet zemrës, traditë e përhershme deri në Ditën e Fundit. Haxhi (udhëtimi për në Shtëpinë e Zotit, Ka’ben, në Mekë), i cili nuk është thjesht një obligim por një eksperiencë e mahnitshme për këdo që e ka shijuar atë, për këdo që ka ditur t’i shfrytëzojë minutat dhe sekondat e qëndresës së tij në vendin më të bekuar, në tokën ku kanë shkelur profetët dhe në vendin, i cili u bë burim i Islamit për mbarë botën. Përkufizimi i Haxhit: Haxh do të thotë synimi i Mekës, me qëllim kryerjen e tavafit (rrotullimin rreth Ka’bes), ecjen ndërmjet Safas dhe Merues, qëndrimin në Arafat dhe Përtej FJALËS

përmbushjen e të gjitha detyrimeve të Haxhit, për t’iu përgjigjur Zotit dhe duke patur për qëllim kënaqësinë e Tij. Haxhi u ligjërua në vitin e gjashtë pas Hixhretit të Profetit, paqja e Zotit qoftë mbi të, (shpërngulja nga Meka në Medinë), sepse atëherë u shpall ajeti Kur’anor në lidhje me këtë: “Plotësojeni Haxhin dhe Umren për hir të Zotit!”(El-Bekare,196). Kur flitet për Haxhin duhet të kemi parasysh edhe Umren, e cila ka të njëjtin përkufizim me Haxhin por me ndryshim në disa detaje të veçanta. Umra është vizita e Ka’bes në çdo muaj të vitit. Sikurse Haxhi, i cili kryhet në një muaj të caktuar dhe në ditë të caktuara të kalendarit hënor, në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhe, një ditë pas qëndrimit në Arafat, i cili përbën dhe shtyllën e vetë Haxhit, nga fjala e të Dërguarit të Zotit, paqja e Zotit qoftë mbi të: “Haxhi është Arafat (pra, qëndrimi në Arafat)”. Gjithashtu, nëse Umra bëhet në muajin e bekuar të Ramazanit është njësoj sikur të bësh Haxhin me Profetin, paqja e Zotit qoftë mbi të. Mbi vlerën e Haxhit: Haxhi është një prej veprave më të mira për çdo mysliman. Ebu Hurejre transmeton se Profeti, paqja e Zotit qoftë mbi të, u pyet njëherë: - Cila është vepra më e vlefshme? Ai u përgjigj: “Të besosh Zotin dhe të dërguarin e Tij”. Burri e pyeti përsëri: -Po pastaj? – Profeti, paqja e Zotit qoftë mbi të, u përgjigj: “Të luftosh për hir të Zotit”. Pastaj u pyet përsëri: -Po pas kësaj, cila është gjëja më e mirë? - Ai u përgjigj: “Haxhi Mebrur (një Haxh i përkryer pa mëkate, i begatë dhe i pranuar nga Zoti)”. Gjithashtu nga Ebu Hurejre transmetohet se ka thënë: “Haxhi është përpjekje në rrugë të Zotit), për të moshuarit, të dobëtit dhe gratë”. Pra, Haxhi ka një vlerë dhe shpërblim të madh tek Krijuesi

33


PËRRETH

NJË BOSHTI ynë. Të imagjinosh…, largohesh nga familja, nga gjithçka që do më shumë në këtë botë, merr rrugën pa ditur se çfarë peripecish mund të kalohen, largohesh nga shtëpia jote, duke braktisur rehatinë dhe dëshirat e tua, për çfarë?! Vetëm që të arrish kënaqësinë e Krijuesit tënd,vetëm se të ngjitësh disa shkallë më shumë në piedestalin e besimit dhe bindjes tënde ndaj Zotit! Shkon atje, në një vend dhe në një botë që kurrë më parë nuk e kishe parë, çuditesh…! Të gjithë veshur me të bardha, çuditesh! Edhe ata që deri dje kishin veshur rrobat dhe kostumet më luksoze, sot janë të gjithë njësoj, në një drejtim, me një qëllim dhe të gjithë i dëgjon tek përsërisin me zë të lartë të njëjtat fjalë: “O Zot! Unë nxitoj për tek Ti, nuk ke shok në sundimin Tënd. Unë nxitoj për tek Ti. Gjithë lavdërimi dhe mirësia janë të tuat dhe Sovraniteti të takon vetëm Ty!) Dhe shpirti yt fluturon…ai ikën larg në mendime dhe kujton se edhe i Dërguari i Zotit kështu ka bërë, kur ka veshur Ihramin, që nuk është gjë tjetër veçse një veshje e thjeshtë, e paqepur, dhe e përbërë nga dy pjesë. Të mendosh veten se po ndodh Tubimi, dhe të gjithë njerëzit janë drejtuar rrugës për të dalë para Zotit të tyre, dhe në ato momente harron gjithçka… E ndjen veten të përfshirë nga kjo trysni e madhe njerëzish, të cilët të duken të gjithë njësoj, edhe më i pasuri atje është i varfër dhe më i varfri atje është i pasur, askush nuk është mbi tjetrin, veç atij që i ka shtuar adhurimet, që ka gdhirë i lodhur nga falja gjatë e natës, shpirti i tij i qeshur nga qetësia që ka ndjerë atje. Sepse je mysafir në Shtëpinë e Shenjtë të Zotit, dhe ajo që të serviret është pikërisht kjo, ndjenja e qetësisë shpirtërore, çiltërsinë në besimin tënd, barazinë ndërmjet atyre që ke përqark, ndjenjën e vëllazërisë që shprehin fytyrat e çdokujt që ti shikon, unitetin mes besimtarëve, të cilin e ndjen më shumë se kurrë.

34

Dhe nuk mbaron me kaq, mysafirit të Tij, Zoti i ka premtuar faljen e mëkateve të mëparshme, dhe se shpërblimi për Haxhin e pranuar s’është gjë tjetër veçse Xheneti. Ebu Hurejre transmeton se Profeti, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ai që kryen Haxhin për kënaqësinë e Zotit dhe i shmanget të gjitha fjalëve të kota dhe mëkateve, do të kthehet pas Haxhit i çliruar nga të gjitha mëkatet ashtu siç ka qenë në ditën që e ka lindur nëna (pa gjynahe)”, “Dhe mysafirët e Zotit janë tre: ai që kryen Haxhin, ai që kryen Umren dhe ai që lufton për hir të Zotit”, “Të gjitha mëkatet e kryera në periudhën midis një Umreje dhe një tjetre shlyhen dhe fshihen, dhe shpërblimi për Haxhin Mebrur është Xheneti”, “Kjo Shtëpi e Zotit është shtylla e Islamit, kështu që kushdo që drejtohet drejt saj me synimin e kryerjes së Haxhit ose Umres është nën sigurinë e Zotit. Nëse ai vdes (gjatë udhëtimit apo gjatë kryerjes së Haxhit) do të ketë si shpërblim Xhenetin dhe nëse kthehet shëndoshë në shtëpinë e tij, do të ketë shpërblim dhe fitim”. Nuk ka fitim më të madh për njeriun të jetë i sigurtë për shpërblimin që Krijuesi i tij ka përgatitur për të! Nuk ka gëzim më të madh sesa të ndjehesh i pushtuar nga mëshira e Zotit! Dhe mendoj se nuk ka privilegj më të madh se të jesh prej mysafirëve të Zotit, dhe se i gjithë “shërbimi” i Tij të është drejtuar pikërisht, vetëm se ty! Dhe tek bëhesh gati për t’u kthyer edhe një herë në botën tënde reale, zemra jote duket sikur rreh aq fort, sa që duket sikur do të shkulet prej teje një pjesë prej saj për t’u bashkuar përgjithmonë me “zemrën e tokës”, për të pasur me vete gjithmonë kujtimin dhe dëshirën e zjarrtë për t’u kthyer edhe një herë tjetër atje ku çdo fjalë, çdo mendim dhe çdo veprim merr jetë dhe kurrë nuk harrohen… Nr 4 / Nëntor 2009


PAK FJALË ... Në Mirësitë e haxhit janë theksuar në Kur’an në ajetin: “Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëzit është ajo në Mekë; e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin.” (3-96) HAXHI është njëra nga pesë shtyllat e Islamit dhe një nga aktet më domethënëse të adhurimit në jetën e myslimanëve, si individë dhe si popull. Ajeti Kur’anor dallon: “Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë këmbësorë dhe kalorës me deve të rraskapitura prej rrugëve të largëta. (22:27). Haxhi i barazon të gjithë njerëzit, cilido qoftë statusi i tyre. Të gjithë veshin të njëjtën rrobë të thjeshtë dhe recitojnë: “Të përgjigjem o Allah, të përgjigjem”. RËNDËSIA E HAXHIT Adhurimi i Zotit manifestohet në të gjitha aspektet dhe ritualet e haxhit. Ai manifestohet në aktin e kryerjes sw ritualeve të caktuara duke qenë i nënshtruar. Adhurimi mëshiron thelbin e vëretë të krijimit, siç tregohet në ajetin ku thuhet: “Unë i krijova njerëzit dhe xhinët që të më adhurojnë” Udhëtarët pasi të kryejnë haxhin, kthehen në shtëpi të pastruar, mëkatet e tyre u janë falur, lutjet e tyre janë pranuar dhe portat e parajsës janë të hapura për ta. Ashtu siç ka thënë profti i fundit: “Kush e kyen haxhin pa bërë mëkate në të, kthehet prej tij, i pastruar si atë ditë kur e ka lindur nëna.” Përtej FJALËS

Nga: A.Kalaja

DITA E ARAFATIT Qëndrimi në Arafat është një nga shtyllat më të mëdha të Haxhit, të deklaruara nga profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të): “Haxhi është Arafati” Në atë ditë u plotësua feja me zbritjen e ajetit: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.” (5;3) Kjo ditë është dita e faljes së mëkateve, e çlirimit nga xhehenemi dhe krenari për ata që qëndrojnë aty. Për ata besimtarë që nuk po kryejnë haxhin është mirë agjërimi i asaj dite, por jo për haxhinjtë. DOBIA E HAXHIT Nuk është e mundur të numërosh dobitë fetare dhe shoqërore të haxhit. Udhëtari mund të dëshmojë dobitë dhe me të vërtetë shpërblimet e Zotit janë të mëdha. Haxhi përfshin bindjen ndaj urdhërave të Zotit, faljen e mëkateve, rritjen e veprave të mira dhe përkujtimin e profetëve dhe kohërave të mira që kanë kaluar. DETYRA E HAXHINJVE Përkushtimi në përmbushjen e riteve fetare, siç është falja në kohë e namazeve, shmangia e gjithë veprimtarive të ndaluara nga Zoti, siç janë fjalët e këqija, dashaligësitë dhe grindjet. Të shmangë dëmtimin e myslimanëve dhe të të tjerëve me fjalë ose vepra si edhe të përdorë para të mirë, të ligjshme dhe të ndershme në kryerjen e haxhit, pasi Zoti është i mirë dhe pranon veçse gjërat e mira.

35


THEMELE

Meka në 1372 H.

Kur dhe si u ndërtua

Q

abja zë një vend të rëndësishëm në fenë islame dhe konsiderohet si një ndër simbolet kryesore të saj. Kjo ndodh për shumë arsye. Faki që thuhet se “me të vërtetë shtëpia e parë e (cakuar për adhurim dhe lutje) për njerëzit është ajo në MEKË”. Kjo tregon se ekzistenca e këtij tempulli, ku adhurimi kryhet vetëm për Zotin, ka qenë i pranishëm qysh para krijimit të njerëzimit, me qëllim që fajtorët të kërkonin në të, faljen e gabimeve nga Zoti i tyre, siç shikohet edhe nga historiku i ndërtimit të saj. Personi i cili vjen menjëherë në mendje sapo të përmendësh haxhin është IBRAHIMI. KJO JO PA QËLLIM. PASI AI E RINDËRTOI ATË NË THEMELET e saj ekzisuese bashkë me Ismailin, ishte i pari që i ftoi njerëzit të kryenin adhurimin e haxhit, i urdhëruar për këtë gjë nga Zoti i madhëruar: “Dhe thirri njerëzit për haxh...” (22:27) Përse Ibrahimi? Ibrahimi njihet si babai i profetëve, ngaqë shumë profetë ndër ta: Jakubi, Jusufi, Daudi, Sulejmani, Musai, Isai dhe Muhamedi (paqja qoftë mbi të gjithë ata), rrodhën nga Is’haku dhe Ismaili. Pra, nga dy djemtë e Ibrahimit. Me njohjen dhe respektin që myslimanët i bëjnë shtëpisë së shenjtë, ata njëkohësisht nxjerrin në pah edhe lidhjen e ngushtë që ekziston mes fesë së praktikuar nga Ibrahimi dhe profetëve të tjerë, e fenë islame. Kjo gjë që tregon se Islami nuk është fe e re, e cila u shpall në shekullin e gjashtë në gadishullin

36

Përktheu G. Leçini

arabik. Islami është vazhdimësi e fesë së mëparshme, i cili është revelata e fundit për mbarë njerëzimin. Feja islame e ligjëroi pelegrinazhin, rrotullimin rreth Kabës (tauafin) dhe drejtimin në falje vetëm drejt saj, e cila është njëkohësisht simbol i monoteizmit. Përveç këtyre arsyeve, Shtëpia e lashtë ka një pozitë të veçantë në zemrën e çdokujt. Zoti na tregon se Kaben e ka bërë magjepëse, vend sigurie dhe qetësie. Historiku i ndërtimit të Kabes na njeh me ndëtimin e parë të saj nga melaiket (ëngjejt), më pas nga profeti i parë Adami, më tej nga djemtë etj. Ndësa ndërtimi për të cilin do flasim më poshtë është ai i katërti nga Ibrahimi, paqja e Zotit qoftë mbi të. Në tregimin e gjatë për historikun e ujit të Zemzenit, tregohen vizitat që profeti Ibrahim i bënte Ismailit. Në një nga vizitat, Ibrahimi i tha të birit: O Ismail, Zoti më ka dhënë një urdhër. Ismaili i tha: - Bëj çfarë të ka urdhëruar Zoti yt. Ibrahimi e pyeti: - A do më ndihmosh? Po - i tha Ismaili, - unë do të ndihmoj. Ibrahimi tha: Zoti më ka urdhëruar të ndërtoj një shtëpi këtu, duke bërë me shenjë drejt një kodrine më të lartë se sa vendi përreth saj.” Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) shton: “Pastaj ata i ngritën themelet e shtëpisë së shenjtë (Kabes). Ismili i sillte gurët, ndërsa Ibrahimi po i ndërtonte. Kur muret u ngritën lart, Ismaili solli një gur dhe ia dha Ibrahimit dhe të dy vazhdonin të thonin: O Zoti ynë Nr 4 / Nëntor 2009


pranoje këtë prej nesh, vërtet Ti je Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri.( 2;127) Guri i madh, të cilin ia afroi Ismaili, është guri ku edhe sot e kësaj dite duken gjurmët e Ibrahimit, gur të cilin Umeri e la ta vendoste më lart se nga ku ishte, pasi pengonte njerëzit në tauaf, në atë vend ku gjendet edhe sot. Ky gur, guri i zi, tregon pikënisjen e fillimit të rrotullimit rreth Kabes. Thuhet se ai ka qenë më i bardhë se qumështi, por për shkak të mëkateve të njerëzve është nxirë. Këtë gur të ardhur nga parajsa ia solli Ibrahimit engjëlli Xhibrail kur e përfudoi ndërtimin e Kabes. Në kohën e profetit Muhamed, paqja e zotit qoftë mbi të, kur ai ishte 35 vjeç, kurejshët vendosën ta ndërtonin kaben, pasi ngjante si një grumbull gurësh në një truall paksa të ngritur. Ajo nuk kishte çati dhe njerëzit kishin vjedhur shumëçka prej saj. Pesë vjet para pejgamberisë së profetit Muhamed, Kabja përmbytet nga shpërthimi i pendës Arem. Kështu kurejshët vendosin ta rregullojnë atë me çdo pasuri të tyre, prej hallallit (të lejuarës që kishin) duke ruajtur themelet dhe vendin e saj të mëparshëm. Pasi e ndërtuan duke kontribuar të gjithë fiset, erdhi koha e vënies së gurit të zi, në një lartësi të duhur, ku sipas traditës së asaj kohe të gjithë fiset e kishin si privilegj se kush prej tyre kishte fatin ta vinte atë gur. Mes përpjekjesh ata vendosën që i pari që do hynte në ambientet e Haremit të Kabes do kishte të drejtë të vinte gurin. Ndodhi që i pari në dyert e Haremit erdhi Muhamedi, të cilin filluan ta thërrisnin:-erdhi el Emini, el Emini (i besueshmi) – emër i dytë me të cilin e thërrisnin. Ndaj dhe aktualisht Kabja mbetet në përmasat që u ndërtua nga kurejshët pesë vite para profecisë. Kabja mbulohet me një pëlhurë e cila ndërrohet çdo vit në periudhën e haxhit si edhe lyhet me erë të mirë. Ambienti i xhamisë është zgjeruar vazhdimsiht në varësi të shtimit të nevojave të besimtarëve.

Përtej FJALËS

Pelegrinët në Mekë - 1937 / 1358 H

Sot xhamia e Shenjtë është kjo: • Sipërfaqja ndërtimore: 202 000 m2; • Siperfaja e oborreve: 61 000 m2; • Sipërfaqja e përgjithshme: 40 000 m2; • Numri i besimtarëve që mund të falen njëherësh: 695 000; • Numri i minareve: 9; • Lartësia e minareve: 89 m; • Numri i shkallëve të zakonshme: 11; • Numri i shkallëve lëvizëse: 5; • Sistemi i ajrimit i kondicionuar, me kapacitet 40 000 ton.

Plani i ardhshëm për Mekën

pisë së shenjtë: Karakteristikat e Shtë • Vendi më i shenjtë; imit për të gjithë • KIBLA- pika e drejt myslimanët; ka vlerën e 100.000 • Falja e namazit në të e tjera. namazeve në xhamitë

37


IMAZH

SI E KANË PËRJETUAR NJERËZ

HAXHIN

PUBLIKË, PERSONALITETE

LARTA TË VENDIT TONË

K

a shumë njerëz publikë, me kontribut të madh në shoqëri, që në itineraret, në turnetë e tyre, lidhur me punët që mbulojnë, kanë pasur ndër to dhe një udhëtim të gjatë, më të veçantë. Në çdo udhëtim iu është dashur të përgjigjen rreth diçkaje që ju kërkohej nga drejtorët, eprorët e tyre, ju është dashur të mbushin oraret, të shkrujanë proçesverbale, mbajnë shënime, konferenca dhe fjalime. Në haxh, këta të njohur, që fjala ju ka peshë, kanë parë me sytë e tyre mrekullinë që zë vend pikërisht aty, tek ai vend, ku kohë më parë ndoshta e kishin paragjykuar. Ata kanë shkelur aty, në qytetin e Mekës e të Medinës. Në qytetin e dritave, aty ku duket sikur nuk perëndon kurrë dielli.

njerëz të shkencës, kulturës e artit, të gjithë i pyet mbi udhëtimin e tyre në Mekë, dhe përgjigjen me fjalë që nuk i zë ky format i vogël. Është e çuditshme! Botëkuptimi i tyre, prej njerëzish të dalë dhe të shëtitur, të bënte të mendoje sikur ata do zhbirojnë ato këndet e vogla të pakënaqësive njerëzore tek i gjen apo nuhat në një vend lindor, por nuk është ashtu. Atje bota po lindte - shprehen dy politikanë që i njohim fare mirë. Ndoshta në mikrofonë televizoonesh publike a private nuk shprehen lirshëm, por e vërteta është se ai udhëtim i ka mahnitur.

Gazetarë dhe sociologë, që me kohë kanë mësuar mbi dogma të rënda të jetës në vendet e lindjes iu Gazetarë, politikanë, ekonomistë, është dashur ndoshta me dashje a me

38

Nr 4 / Nëntor 2009


pahir ta pranojnë:-atje jeta rrjedh mëse të ndryshme njerëzish - sociologët, i normale,e qetë dhe shumë e begatë, dëgjon tek shprehen se botëkuptimi ndryshe nga ç’e kishin menduar. atje kishte brumë njerëzor, ishte real, Janë mjekë dhe studiues - i gjen kishte pozitë të lartë shpirti dhe ecja profesorët më me zë, tek flasin me aq me këmbë në tokë, e kundërta që ka nostalgji për ato ditë që kanë kaluar kapluar vendin tonë sot - fluturimi pa atje, për zbulimet e tyre të reja përse radarë, ku materia loz mashtrueshëm jo në një botë me vlera lashtësie; me jetët tona. është një vend i largët, por me shumë ngjarje dhe situta që dallojnë nga tonat; kur tek ne bota të merr frymën dhe realiteti vret, atje sikur gjen tjetër jetë, - shprehet një profesor pranë Fakultetit të Shkencave. Ata që janë mësuar të udhëtojnë në shumë shtete - gazetarët, ata që janë mësuar të studiojnë e të merren me probleme apo realitete të ndryshme kategorish

THESAR

Kjo është panorama që vjen si një imazh i përjetuar nga njerëz që zakonsiht dinë të vlerësojnë, dinë t’i japin vlerën e duhur diçkaje që vërtet mbart jetë dhe vlera. Ky është imazhi që sjellin ata mbi udhëtimin e tyre në haxh. Ata sigurisht kanë parë shumë e më shumë gjëra se sa shprehen këtu në kaq pak rrjeshta.

Çfarë është Uji Zemzem

P

usi i Zemzemit ka një histori të veçantë, e cila i mahnit kureshtarët dhe ua shton bindjen tek Zoti atyre që kanë sadopak besim. Se si buroi ky ujë në një tokë të tillë, nëpër të cilën duhej të ecje ditë e netë të gjata për të parë shenja jete, në një shkretëtirë të pafundme, e në një vend të shenjtë, na e tregon profei, paqja qoftë mbi të. Iu plotësua lutja profetit Ibrahim, i cili e solli gruan e tij së bashku me djalin Ismail, ndërkohë që ajo vazhdonte t’i jepte atij qumësht nga gjoksi i saj, afër Kabes, nën një pemë m’u në vendin e pusit të Zemzemit, në vendin më të ngritur në xhami. Në atë kohë nuk banonte askush në Mekë e nuk kishte as ujë. Ibrahimi i la nënë e bir vetëm në atë luginë, ndërkohë bashkëshortja e tij Përtej FJALËS

39


e ndoqi pas duke i thënë: “Ku po shkon duke na lënë në këtë luginë ku nuk ka njeri me të cilin mund të rrimë dhe pa pasur asnjë gjë tjetër me vete. Më pas e pyeti Ibrahimin: “A të ka urdhëruar Zoti për këtë? - ai i tha: - Po. Atëherë, - tha gruaja e tij: - Zoti nuk do të na braktisë ne.” Kur Ibrahimi eci në një copë rrugë ku nuk dukej më familja e tij, ai ngriti duart lart dhe tha: “O Zoti ynë, kam vendosur disa nga pasardhësit e mi të banojnë në luginë të shkretë pranë shtëpisë tënde të shenjtë, me qëllim që ata të plotësojnë faljen e detyruar. Mbushi pra zemrat e disa njerëzve me dashuri ndaj tyre dhe furnizoji me fruta që të të falenderojnë.” Pasi mbaruan atë ushqim, të dy, nënë e bir i mori etja, ajo filloi të shikonte Ismailin tek përpëlitej në agoni, e la atë pasi nuk duronte dot duke e parë ashtu dhe pa se mali Es saf, ishte mali më i lartë i afërt që ishte në atë vend. Filloi duke ecur e vrapuar nga ky mal deri sa zbriti në luginën tjetër të malit Meruah. Nuk arriti të shikonte askënd që t’i ndihmonte. E përsëriti këtë vrapim mes Safas dhe Meruas shtatë herë. Në këtë kohë ajo dëgjoi një zë dhe i thirri: - O kushdo që të jesh. Ti më bëre që unë të dëgjoj zërin tënd. A ke ndonjë gjë për të më ndihmuar?- Dhe kur ç’të shohë?- ajo pa një ëngjëll në vendin e Zemzemit duke gërmuar dheun derisa doli uji. Ndërsa uji po rridhte, nëna e Ismailit filloi të marrë ujë prej

tij në një çantë të saj. Profeti i dashur tha:”: Zoti e dashtë nënën e Ismailit. Po ta kishte lënë ujin e Zemzemit të rrjedhë pa e penguar, pra që të mos merrte direkt me çantën e saj, ai do të kishte qënë ujë i rrjedhshëm mbi tokë. Më pas ëngjëlli i tha:- Mos ki frikë se do të braktisesh, pasi kjo është Shtëpia e Zotit, e cila do të ndërtohet nga ky djalë dhe babai i tij dhe Zoti kurrë nuk i braktis njerëzit e Tij.” Profeti, paqja qoftë mbi të ka thënë: Uji i Zemzemit, me lejen e Zotit, është përmbushës i atij qëllimi për të cilin pihet.” TË VEÇANTAT E UJIT ZEMZEM Uji i Zemzemit dallon nga ujërat e tjerë për nga sasia e kripërave të kalciumit dhe të magnezit. Këto kripëra janë pak më të shumta këtu, se sa në ujërat e tjera. Ndoshta kjo është arsyeja që ky ujë i freskon haxhijtë e lodhur. Por, një e mirë tjetër e ujit është se ai përmban fluoride, të cilat kanë veprim të frytshëm mikrobvrasës. Shija e ujit të Zemzemit ka qënë dhe është gjithmonë universale; ai asnjëherë nuk është trajtuar kimikisht dhe asnjëherë nuk është klorinuar, siç ndodh me ujërat e qyteteve. Zakonisht në shumicën e puseve ka rritje biologjike dhe bimësi (alga), gjë që bën ujin të papëlqyeshëm në shije dhe në erë. Por, me pusin e Zemzemit nuk ndodh kështu.

Udhëtim në shkretëtirë

40

Udhëtim në shkretëtirë Si dikur në histori Ato e bënë këtë histori E ne e sodisim me qetësi

Nga Ademi te Ibrahimi Me Mojsiun tek Isai U vulos profecia Që u zgjodhën nga njerëzia

Aty ku bota lindi Dhe u krijua nga i Madhëruari… Nuk i la në harresë, por u dërgoi profetë

U vulos me Muhamedin Vëllain e fundit të profetëve Me një mesazh ftuan këtë popull Adhuroni Zotin, Një të vetëm. J. Bakiu


Kur thua Lamtumirë Nga: Sedat Mahmudaj

Çfarë ishte Hytbja (ligjërata) e lamtumirës? Ligjërata e Lamtumirës përmblidhte fjalët e arta që profeti Muhamed po ua shpallte njerëzimit në prag të mbylljes së shpalljes hyjnore, pikërisht në këto ditë të shenjta, në këtë muaj të shenjtë. Qindra e mijëra besimtare e besimtarë kishin ardhur për të kaluar çastet më të bukura ndoshta në jetën e tyre duke iu përgjigjur plot devocion thirrjes hyjnore për të përmbushur këtë detyrim fetar siç ishte HAXHI - shtylla e pestë e islamit. Tashmë profeti i kishte mësuar se si të faleshin, si të agjëronin, si të ndanin zekatin e pasurisë së tyre dhe ja erdhi momenti, t’jua mësonte nga afër ritualet fisnike të haxhit për të mos rënë viktimë e traditave idhujtare që mekasit kishin trashëguar nga të parët e tyre politeistë, të cilët e konsideronin haxhin si një sërë ritesh që kryheshin zhveshur dhe duke fishkëllyer. Ndërkohë, që në këtë moment myslimanet kishin ardhur të takoheshin me prijësin e tyre të drejtë, pikërisht në këtë kuvend lamtumire dhe përshëndetjeje. Të mbledhur në kodrën e Arafatit të gjithë heshtën për të dëgjuar fjalët më të bukura, më të mira. Çdo gjë heshti..., heshti bota, heshti guri, pema dhe çdo gjë përreth për të dëgjuar ëmbëlsinë e fjalëve të tij të fundit, pasi qëndruan së bashku me të përgjatë gjashtëdhjetë e tre viteve jetë... Ku kishte gjë me të qartë se sa domethënia e këtyre fjalëve prekëse prej të cilave rrodhën lotë dhe vajtuan zemra...? Së pari, ai shpalosi të drejtat e pamohueshme të njerëzve, dhe ndërkohë edhe të myslimanëve. Kështu, ai e bëri të shenjtë, gjakun, nderin, pasurinë dhe ndaloi hakmarrjet dhe gjakderdhjet për motive të dobëta. Ndoshta kjo këshillë do të na vlente shumë edhe ne Shqiptarëve, pasi ende sot ndeshemi me konflikte gjaku apo të hakmarrjes, duke na rikthyer në kohën e injorancës shekullore.

Përtej FJALËS


Së dyti, nënvizohet dhe theksohet çështja e kamatës, dukuri që vazhdon ende të shkatërrojë familje dhe shoqëri. Ajo do të thotë ta mbingarkosh borxhliun apo huamarrësin me detyrime të tjera përveç asaj që ka për të shlyer, duke e nxitur atë të ndërmarrë veprime të ulëta në natyrën e njeriut si grabitja, vjedhja apo edhe vetvrasja, akte me të cilat ky popull po përballet çdo ditë e më tepër. Së treti, profeti vuri theksin në respektimin e të drejtave të grave, sjelljes dhe raporteve apo marrëdhënieve me to, sipas normave dhe rregullave të drejta që vendosi islami, duke çrrënjosur kështu ato tradita që kishte sjellë me vete fara e politeizmit si padrejtësia, nëpërkëmbja dhe dhunimi i të drejtave të tyre deri tek ajo elementarja, e dreja për të jetuar. Nga ana tjetër, ky mesazh lë të kuptojë se të drejtat e femrës në islam janë të njëjta dhe të barabarta në çdo epokë dhe vend dhe askush nuk ka të drejtë t’i shkelë apo t’i cënojë ato, duke konsideruar plaçkë tregu apo burim fitimi, siç ndodhi me një pjesë të bijave shqiptare. Pas kësaj profeti përcjell një mesazh tjetër edhe më të rëndësishëm, përmbajtja e të cilit ka të bëjë me devotshmërinë e kapjes pas dy burimeve të sigurta islame, të cilat janë garanci e përhershme për këdo që kërkon udhëzim, stabilitet dhe mirëqënie. Përmbajtja e kësaj ligjërate mbyllet me shpalosjen dhe hedhjen poshtë të çdo epërsie që arabi mund të tregojë ndaj jo arabit, apo i bardhi përballë një të ziu. Në islam të gjithë gëzojnë të drejta të barabarta pa dallim gjuhe, kombi apo race, ndërkohë që më i nderuari tek Zoti është më i devotshmi dhe më i përkushtuari ndaj rrugës së Tij. Me kuptimin e këtyre udhëzimeve dhe porosive, profeti e ndjen veten se kish përcjellë tek njerëzit amanetin e Zotit, duke përmbushur detyrimin e shpalljes hyjnore. Pikërisht në këto momente, kur feja u plotësua, për herë të fundit Xhebraili zbret me citatin e fundit Kur’anor për t’i treguar të gjithë njerëzimit se: “...sot, në këtë ditë, Unë përsosa fenë tuaj për ju, plotësova mirësinë Time ndaj jush dhe zgjodha për ju islamin si fe....” (5:3)




Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.