Revista Pertej Fjales Nr.5

Page 1



Editorial nga Albana Muja

Përtej fjalës nga J. Bakiu

Themele nga F. Gurra

Përreth një boshti nga Juliana Ajdini

Esencë nga Enkeleda Rroshi

Ajo nga J. Ajdini

Thesar nga Ahmed Kalaja

Trokas nga Mimoza Cota

Jetë paralele nga Armida Plumbi

Imazh nga A. M.

Për mua... nga A. M.

Dilemë nga Oriola Heta

Jam i vogël nga Anisa Proda

Meteor

Përmbajtja

4

Në prehërin tënd

6

... Kur mbyllet një derë në xhenet!

7

Bashkëpunimi me fëmijët, art me bazë

11

Kohë speciale me fëmijën tuaj

14

Çdo të thotë: Të jetosh me fëmijën...

19

Depresioni pas lindjes

22

Fëmija, dhuratë apo sprovë

25

Perlat që kërkojnë përkujdesje

28

Realiteti i fëmijëve të ngujuar

32

Një jetë mes fëmijëve

35

Namazi im i parë

36

Të ndëshkosh apo të mos ndëshkosh

38

Detyrë apo përkushtim?!!

40

Televizori dhe fëmijët

nga E. Reçi

Kryeredaktore: ALBANA MUJA Redaktore gjuhësore: Prof.dr. Mimoza Gjokutaj Recensues fetar: AHMED KALAJA KËSHILLI I REDAKSISË: A. KASEMI; A. MUJA; A. PRODA; A. BASHA; E. DURMISHI; M. COTA; SH. BASHA. BASHKËPUNËTORË: ELSA XHAI- gazetare - Kryetare e Shoq. “Gruaja në media” SHEGA MURATI - Kryetare e Shoq. “Zëri i fëmijëve na thërret” JULIANA AJDINI, Prof. Fakulteti Shkencave Sociale. A. KALAJA - teolog, G. LECINI - gazetar Art grafika dhe faqosja: Ornela Bita Shtypi: MirgeerAlb © Të gjitha materialet e botuara në revistë janë të rezervuara për botuesin e "Përtej fjalës". Nuk lejohet përdorimi, riprodhimi apo publikimi i tyre pa lejen e botuesit. Dërgoni sugjerimet tuaja, idetë e opinionet pranë adresës sonë: pertejfjales@yahoo.com Pikpamiet e paraqitura në revistë nuk shprehin domosdoshmërisht pikëpamjet e revistës. Organ i Shoqatës Kulturore: FEMRA INVESTIM I FAMILJES TIRANË-ALBANIA

3


EDITORIAL

Ku veten m r me endojm a jetoj ë m ë në një madhe botë të apo ne shpejt j e m i të na vjen ndër m mëdhenj, thënie : "Bota e na duk nd një sepse et e m përbëh a e t n shumë ga shu dhe të veg më e jël".

BOTA E FËMIJËVE E BËN MBARË BOTËN NJERËZORE MË TË MADHE, SEPSE ATO KANË SE ME ÇFARË T’A MBUSHIN HAPËSIRËN BOSHE QË SHPESH HERË E LË MENDJA NJERËZORE E TË RRITURVE NË ECEJAKET E SAJ, PËR TË NDËRTUAR DIÇKA TË MIRË E PËR TË SHKATËRRUAR SHUMË TË MIRA QË EGOJA E TYRE ME MË SHUMË DJALLËZI I FTON DREJT SË KEQES.

E KUNDËRTA NDODH ME FËMIJËT. BOTA E TYRE E PAQTË TË ÇON LARG E MË LARG. Ndaj dhe në këtë kontekst fëmijët do thoja: A nuk janë t na e ata të shumtët, të cilë adhe, jetën bëjnë botën më të m shtyjnë që të më të larmishme, na ë e ti themi reflektojmë më shum vetes:

4

Foto: O. Bita

Mos i shim m mirë kur is ë sa at him a?!!


F

Po ta shohim që në gjenezë të krijimit të njerëzimit, “Fëmija lind me natyrshmëri të pastër, e ndërsa tek rritet e rritet, janë prindërit ata që e ndryshojnë kursin e tij, e më pas e shikon tek merr tatëpjetat e fatit të tij jetik për të cilin duhet të qajë e të rënkojë gjithë jetën ose të ecë drejt në rrugën e mirësive e progresit, falë kjo, atyre prindërve që e ushqyen natyrshmërinë me ndjenja njerëzore të buta, të paqta, të ëmbla, si vetë bota e tyre fëminore. Menjëherë pas Adamit dhe Evës, a nuk janë fëmijët, pasardhësit e tyre që e mbuluan botën me mirësi. Ishin vetëm dy, por ja ku gjendemi sot. Fëmijë, për të cilët duket sikur bota rrjedh më paqësisht. Janë qëllimi i çdo prindi, dëshira e çdokujt për të pasur në kopshtin e tij drita prej dritave të kësaj bote që ndriçojnë pa fund errësirën e të qënit bosh, vetëm, e pa to… Ju jeni qëllimi i jetës, i vazhdimësisë së përgjalljes ndër shekuj e shekuj. Janë fëmijët ata që lindin duke qarë, kur të tjerët qeshin, e në fakt, kjo është vetë e veçanta e kësaj bote, kur qan e qesh- vetëm atëherë e kupton ëmbëlsinë e së qeshurës, siç shijon

Ë

J T MI Ë

A i keni parë ata kur thyejnë një lodër apo e shkatërrojnë atë? -Qajnë se ju vjen keq më shumë për të, se sa për veten e tyre, sepse do mbeten pa luajtur, e tek të mëdhenjtë kjo nuk ndodh për shumë e shumë arsye.

ëmbëlsinë e shërimit pas sëmundjes. Më pas, ti je ai fëmija që rritesh me lodhje e me mundim, mes veshtirësive të shumta. Hap pas hapi, ti je ndjerë sa herë mirë, sepse kishe me vete dy shtyllat ku u mbështete fort, e ata ishin prindërit e tu. Tek rriteshe e ecje, rrëzoheshe e ngriheshe, përsëri, ishin ata pranë teje tek të kapnin për dore, të shtrëngonin në gji, tek të ushqenin me plot dashuri me të cilën ti duhet të edukohesh, e t’i duash dhe ti ata siç të deshën kur qe i vogël. Vit pas viti ti rritesh, merr jetë nga jeta jote e gëzim nga gëzimi i tyre, derisa nuk të quajnë më fëmijë, por pjesë prej shpirtit të tyre. Mirëpo, ata që nuk patën fëmijë, nuk është se nuk patën qëllime e gëzime në jetë. Zoti i Madhërishëm jua plotësoi atyre prindërve dëshirën dhe ndjenjën e prindit me gjëra të tjera përveç fëmijëve. Është caktim prej caktimeve të Tij, i cili duhet kuptuar drejt dhe në mënyrë të paqtë, duke menduar veçse mirë për Të. Ai ka ruajtur shumë mirësi për të gjithë ne.

5


PËRTEJ FJALËS

...kur mbyllet një derë në xhenet! nga:

I

J. Bakiu

menduar e i përlotur qëndronte sepse i kishte ndodhur një humbje e madhe. Kështu e konsideronte ai. Nuk ishin pasuria e as fëmija, as pozita e as karriera, por vdekja e nënës. Ajo i kishte kaluar të njëqindat. Një miku i vet duke e parë në këtë gjendje, iu dhims dhe deshi ta ngushëllonte. I afrohet me kujdes, e prek tek shpatullat e i thotë: - O vëllai im, mos u mërzit, kjo botë kështu është, të Zotit jemi dhe tek ai do të kthehemi. Po sa vjeç ishte nëna jote? Ai iu përgjigj i qetë, por në fytyrë iu duk një farë rebelimi duke i thënë: - Nënë. - Më fal, - i tha shoku i vet, - të pyeta për moshën e nënës! - Allahu të faltë, - i tha përsëri e rebelimi i qe theksuar në fytyrë. - Nënë të thashë, nëna mbetet nënë dhe mosha e saj mbetet përsëri “NËNË” – e pati plot të drejtë kur theksoi fjalën “nënë”. Është e drejta e saj hyjnore, është e drejta e saj njerëzore, është e drejtë e saj në çdo ligj e zakon e në çdo ëndërr që lind e që perëndon. Nëna, bota ime e parë e egzistencës, bota e mistershme ku ti më linde. Unë fëmija yt kam qenë në këtë botë si mbret. Çdo gjë ishte për mua, ti ma dhurove në këtë botë, ti më dhurove gjakun tënd. Më dhurove kujdesin e papërshkrueshëm për nëntë muaj

6

e deri në momentet që dola në një botë tjetër me realitete të tjera. Në një botë tjetër që do të më mashtrojë për të qenë mosmirënjohës ndaj teje, por nuk më lenë momentet e para të kësaj bote kur ti më ushqeje me gjirin tënd e unë i lumtur mbretëroja në prehrin tënd. Unë gjithnjë fëmijë përpara teje, ti gjithnjë nënë për mua, më mëson të kuptoj këtë botë me intriga, mashtrime e hipokrizi. Je ti ajo e gatshmja, edhe kësaj rradhe, të falje jetën tënde nëse do të ishte e nevojshme, për lumturinë time, suksesin e kënaqësinë time. Ti, burimi i pastërtisë, natyrshmërisë. Që nga këtu buron për ty urtësia hyjnore, burim i kuptimit të mëshirës e domethënies së saj që thyen çdo mal e çdo kufi njerëzor. Burim sacrifice që zbut çdo frikë e vështirësi, burim i dashurisë që fëmija gjunjëzohet para vlerësimit dhe mirënjohjes së kësaj dashurie. Këto virtyte e cilësi janë xhevahirë të panumërt për pozitën e nënës (së fëmijëve). Këtë mirësi ta dhuroi krijuesi i mashkullit dhe i femrës, i qiejve dhe i tokës. Ti e meriton këtë pozitë të lartë sepse ta dha vetë Zoti, e ku unë, fëmija juaj, mund të gjej parajsën në këmbët e tua, ku bindja dhe respekti ndaj teje është adhurim i krijuesit tonë. Kulmi i mirësisë prej Zotit mbi ty moj nënë arriti edhe atëherë kur ti tregoheshe mosmirënjohëse ndaj Krijuesit apo mohuese ndaj Tij, Ai na urdhëron në suren Llukman, ajeti 14,15: “Ne e kemi urdhëruar njeriun për sjellje të mira ndaj prindit, sepse nëna e vet e mbarti me mund pas mundi… e porositën (njeriun) të jetë mirënjohës ndaj Zotit dhe ndaj dy prindërve të tij, sepse vetëm te Zoti është kthimi juaj. E nësa ata, prindërit tentojnë që ti të më përshkruash mua shok, atëherë mos i respekto ata, por në çështjet e jetës së kësaj bote, të kesh mirëkuptim ndaj tyre. Ti ndiqe rrugën e atij që është kthyer nga Unë, pastaj kthimi juaj është te Zoti, e Unë do ju njoftoj për atë që keni punuar”. O nënë, më fal që nuk të vlerësoj ashtu siç e meriton. Ne, fëmijët e tu duhet të zgjohemi e të përkujtojmë se humbja e nënës është mbyllja e një dere në xhenet! O Zot, mëshiroje nënën time!


Art

THEMELE

Bashkëpunimi me fëmijët

me bazë

Përktheu:

Flutura Gurra

B

ashkëpunimi me fëmijët është art i cili shumë prej nënave dhe baballarëve u duket i vështirë e shumë prej tyre pyesin për mënyra serioze dhe të dobishme për të bashkëpunuar me fëmijët e tyre. Fëmija e ndjen veten e tij sipas informacioneve që merr nga ty. Nëse ti e bën që të ndjehet se ai është “fëmijë i mirë” e ndjen dashurinë tënde edhe ai do të mendojë për veten e tij se është njeri i mirë e i nderuar dhe se ai ka rëndësi të madhe në këtë botë. Ndërsa, nëse nuk ke durim në bashkëpunimin me të, e bën të ndjehet se ai është “fëmijë jo i mirë”, gjithmonë duke e akuzuar e duke e kritikuar do të rritet në një ambient të tillë, do të ketë mendim negativ për vetveten. Përfundon çështja ose në humbje dhe nivel të ulët, ose në shthurje e mosbindje. Mësoja ku është problemi? ëse shikon prej fëmijës tënd të bëjë ndonjë gjë, e cila nuk të pëlqen apo ndonjë punë jo të mirë, sqaroja se problemi nuk është në të si person, por në veprimin e kryer. Thuaji: “Veprimi i kryer ishte jo i mirë” në vend që t’i thuash: “Ti je fëmijë jo i mirë”. Thuaji: “U solle me vëllanë apo motrën shumë ashpër” në vend që t’i thuash: “Je fëmijë shumë i vrazhdë”.

N

Shmangi përpjekjet e nxehta shtë me rëndësi ta dinë prindërit se si të përgjigjen me mençuri dhe zgjuarsi në një anë me ndjenjat e fëmijës. Prandaj, asnjëherë përpjekje të nxehta, qoftë me fjalë apo me rrahje, as ndarje ndërmjet nënës dhe fëmijës së saj, por gjithmonë me mençuri duke ia bërë të ditur se ajo çka tha është fjalë e keqe, e papranueshme dhe se as t’i nuk do ta dëshiroje një fjalë të tillë për veten.

Ë

E kjo nuk do të thotë që prindërit ta lënë fëmijën të bëjë ç’të dojë, përkundrazi, patjetër duhet të ketë rregulla të caktuara ku të sqarohet rruga e saktë. P.sh.: Fëmija ka të drejtë ta shfaqë zemërimin e tij me të qarë apo me fjalë, ama të thyejë e të përplasë mjetet e shtëpisë apo të rrahë vëllezërit apo motrat e tij, e refuzojmë në mënyrë të prerë. Respektoje bashkëshortin tënd a nevojë babai në mënyrë që të formojë shoqëri me fëmijët e tij, për ngrohtësi dhe respekt nga bashkëshortja e tij. Bashkëshorte e mirë është ajo e cila në çdo moment e ngre para syve të fëmijëve pamjen e babait të tyre, i drejton ata nga respektimi dhe dashuria ndaj tij. Gjithashtu, u flet atyre për cilësitë e mira që ai ka. I thotë fëmijës se kjo cilësi është e mirë, e kënaq Allahun dhe babanë tënd, ose largohu nga ky ves se e mërzit Allahun dhe gjithashtu babanë.

K

7


Duaje fëmijën tënd, por me mençuri uk ka mundësi që fëmija të edukohet pa dashuri. Fëmija, i cili gjen tek edukuesi i tij ngrohtësi, dashuri e kujdesie, bëhet shumë i lidhur me të dhe e dëgjon atë me mendje e me zemër. Prandaj, duhet që prindërit të kujdesen në dashurinë ndaj fëmijëve, mos të bëjnë ato punë të cilat me kryerjen e saj fëmija do ta urrente prindin, si: përbuzja, dënimi, rrahja e herë pas hershme, mosinteresimi, presioni, apo mos kryerja e kërkesave të tyre normale. Nëse nëna është e detyrueshme ndonjëherë ta rrahë fëmijën, të ketë shumë kujdes në rrahje, mos ta teprojë në mënyrë që të mos dalë nga zemra e fëmijës dashuria ndaj saj, pa të cilin është e pamundur edukimi i tij. E kjo nuk do të thotë se dashuria ndaj fëmijës e lejon atë të veprojë jashtë rregullave në shtëpi apo në shkollë, të veprojë ç’të dojë pa farë rregullash, kësaj nuk i thonë dashuri, por kjo është dobësim dhe prishje. P.sh.: dashuria e Pejgamberit (paqja e Zotit qoftë mbi të) ndaj shokëve të tij nuk e pengoi atë që t’i urdhëronte ata në kryerjen e detyrave, apo udhëheqjen e tyre në fushat e betejave. E as në zbatimin e dënimit të atij që kishte dalë nga rregullat e sheriatit edhe sikur të ishte personi më i dashur tek Ai (paqja e Zotit qoftë mbi të). Në të njëjtën kohë, kjo mënyrë nuk i bëri shokët e pejgamberit (paqja e Zotit qoftë mbi të) që ta urrenin atë, por përkundrazi dashuria ndaj tij dita-ditës shtohej edhe më shumë.

N

Dëgjoje fëmijën tënd

N

ëse ndonjë ditë vjen fëmija e fillon të tregon për diçka që ka ndodhur në shkollë, mos e rrih për ndonjë gabim që mund të ketë bërë në këtë tregim. Tregimi i asaj çka ndodhi në shkollë në këto momente është më i rëndësishëm për të, se çdo gjë tjetër që të shkon mendja ty. Ai do me të shfaqur ty gëzimin në rastin e dorëzimit të “fletëlavdërimit”

8

apo diçka tjetër të gëzueshme për të. Ji shumë e vëmendshme në momentin kur ai të tregon për rezultatin e mirë që arriti në një provim, jepi kurajë që të arrijë edhe më shumë se kaq, e në asnjë mënyrë mos e bëj të ndjehet se ti nuk po e dëgjon, apo je e zënë me punë. Nëse fëmija vjen ndonjë ditë nga shkolla e të ankohet duke të thënë se: “Filan nxënës më rrahu në shkollë” ti i përgjigjesh me thënien: “A je i sigurt se nuk fillove ti i pari?” Dije se me të vërtetë e mbylle derën e bisedës me fëmijën tënd. E ti në këtë rast në sytë e fëmijës tënd shndërrohesh nga një shok i ngushtë në hetues apo gjykatës, i cili posedon shpërblimin e dënimin. Mundet që të mendojë gjithashtu se ti je hetues zullumqar, i cili kërkon të akuzuarin dhe kërkon patjetër të zbulojë viktimën. Prandaj, nëse vjen fëmija e të ankohet për diçka fillimisht dëgjoje me vëmendje, duke e vazhduar bisedën, pa dalë nga biseda për shkak të hetimit të diçkaje që mund të ketë në ngjarje. Dhurata sado pak qoftë

N

ëse do që të zësh shoqëri me fëmijën tënd, duhet që patjetër ta dish se goja e tij rri më shumë zgjuar sesa mendja dhe se kutia me gjëra të ëmbla është më e dashur për të se një libër i ri. Rrobat e rrudhosura janë më të dashura për të sesa fjalët pa punë. Pra, baba i zgjuar është ai i cili futet në shtëpi me duar plot, sado pak qoftë; p.sh.: një karamele, një dhuratë të vogël, një lodër të bukur etj. Ta kini parasysh gjithmonë se në këtë botë ka disa gjëra të cilat në sytë tanë janë ëndrra, ndërsa tek fëmijët realitet. Nuk do ta shijojmë shoqërimin me ta vetëm atëherë kur ta shikojmë dynjanë me sytë e tyre. Përkëdheli fëmijët

P

ejgamberi (paqja e Zotit qoftë mbi të) i përkëdhelte dhe lozte me fëmijët. Për këtë kemi shembuj të ndryshëm me nipërit e tij dhe me fëmijët e sahabeve.


Është transmetuar nga Ebu Hurejra se Pejgamberi (paqja e Zotit qoftë mbi të) e puthi Hasanin të birin e Aliut në prezencë të Akra’ bin Habis et-Temimi (sahabij), i cili i tha: “Unë kam 10 fëmijë, nuk kam puth asnjë prej tyre”. E shikoi i Dërguari i Zotit (paqja e Zotit qoftë mbi të) e i tha: “Ai i cili nuk mëshiron nuk mëshirohet”. (Mutefekun alejhi) Gjithashtu, i Dërguari i Zotit (paqja e Zotit qoftë mbi të) i përkëdhelte fëmijët duke u fërkuar kokën. Fëmija në fërkimin e kokës ndjen ngrohtësi dhe dashuri. Nga Abdullah bin Xha’fer ka thënë se më fërkoi kokën time i Dërguari i Zotit (paqja e Zotit qoftë mbi të) dhe tha: “O Zot, zëvendësoje Xhaferin me djalin e tij.” Gjithashtu, Pejgamberi (paqja e Zotit qoftë mbi të) i përkëdhelte fëmijët duke u ledhatuar faqet. Siç është transmetuar në librin e saktë të Muslimit nga Xhabir bin Semreh i cili ka thënë: “U fala me të Dërguarin e Zotit (paqja e Zotit qoftë mbi të), pastaj doli tek familja e tij, ku dola edhe unë me të, takoi dy djem, të cilët i përkëdheli duke u ledhatuar faqet të dyve”. Ka transmetuar Nesai se Pejgamberi (paqja e Zotit qoftë mbi të) kur shkonte për vizitë tek ensarët i përshëndeste fëmijët e tyre dhe u fërkonte kokat. Urdhra të prera... por me mençuri uhet që t’i jepen fëmijës urdhra të prera, por në të njëjtën kohë kërkohet prej prindërve që dialekti i këtyre urdhrave të prera të jetë në mënyrë ndihmues. P.sh:. nëse fëmija e ka shtruar dyshemenë e dhomës së tij me lodra, mundet që nëna ti thotë: “Hajdeni t’i mbledhim lodrat bashkë”, e cila fillon e para në mbledhjen e lodrave, ku patjetër edhe fëmija do të fillojë të mbledhë me të. Në shumë raste e shikojmë fëmijën të jetë i padëgjueshëm, ndoshta edhe qan e çirret kur nëna e tij kërkon në mënyrë të prerë e kërcënuese që të shkojë të lajë duart apo të shkojë në banjë. E kundërta ndodh nëse fëmija i dëgjon urdhrat me

D

THEMELE dialekt të butë, çohet i zbaton ato shpejt e në qetësi. Sa më shumë që të shtohet kërkimi i diçkaje nga fëmija aq më shumë edhe atij i shtohet dëshira për moskryerje të këtij urdhri. Disa baballarë krenohen me fëmijët e tyre të cilët i zbatojnë urdhrat e tyre vazhdimisht, e nuk bëjnë asgjë për të cilën nuk janë urdhëruar ta bëjnë. E disa të tjerë bashkëpunojnë me fëmijët e tyre sikur të ishte pronë private e tyre e jo se edhe ata janë krijesë. Ndërsa disa të tretë i ngarkojnë fëmijët jashtë mundësive të tyre, u dorëzojnë përgjegjësi, të cilën ata nuk mund ta kryejnë. Të tria këto raste janë gabim dhe dalje jashtë rregullit të këtij shembulli: “Më e mira çështje është mesatarja”. Lëri fëmijës pak liri

G

jëja më e keqe që përdorim ne edukuesit dhe mësuesit - siç ka thënë një edukues - është kontrolli i pandarë, i cili e mërzit fëmijën dhe e mbingarkon atë. Prandaj, lëri fëmijës një sipërfaqe të lirë ku mund të sillet si të dojë, gjithashtu bëja të ditur se kjo sipërfaqe lirie nuk do të funksionojë nëse nuk e shfrytëzon sikur duhet. Mos i bëj kontroll e as mos i qëndro mbi kokë... vetëm nëse thyen rregullat e sistemit, në këtë moment bëja të ditur se je nën kontroll. Fëmija ndjehet shumë i fortë e është i gatshëm të luftojë për hir të lirisë së tij. Pra, ai lufton me qëllim që ta lërë babai ta përdorë zemrën ashtu sikur ai do... lufton për hir të mosdorëzimit në veshjen e çorapeve në mënyrë të saktë... E vërteta është se fëmija nuk ka nevojë për të gjitha këto, nëse ngrohtësia dhe dashuria ia kanë mbushur jetën, në vend të kontrollit të pandarë të mbillet në të besimi. Ka nevojë që të mësojë çdo të re pa ia bërë të urryer atë... Me një fjalë: “Mos i bëj shpatullat e fëmijës tënd fushë sporti, topi i të cilit është meraku i tepërt”.

9


THEMELE Pakësoni kritikat ushtojini vëmendje, o ju nëna dhe ju baballarë, pakësimit të kritikave automatike e jo të domosdoshme, gjithashtu edhe pakësimin e kontrollit të tepërt mbi fëmijët. Fëmija nuk është mjet, të cilin mund ta drejtosh si të duash. Ka edhe ai mendimet e veta në drejtimin e çështjeve të tij personale. E pse ta pengojmë që të shijojë edhe ai shijen e të menduarit? Në shumë raste shumë pyetje e shumë urdhra i drejtohen fëmijës: “Pse qesh kështu? Pse ecën kështu? Nxirri fjalët me shqiptim të rregullt... mos loz me flokët... shko e laj dhëmbët”. Të gjitha këto mund të kenë veprim të kundërt tek fëmija, mund t’i sjellin atij gjendje shqetësimi, ose humbjen e mbështetjes në vetvete. Në më të shumtën e rasteve kjo gjendje u ndodh fëmijëve të parë, nga kujdesi i tepërt i prindërve e nga kontrolli i ngarkuar. Pastaj me ardhjen e fëmijës së dytë e kuptojnë prindërit se kanë mësuar diçka nga fëmija e parë dhe se duhet t’i japin më shumë liri fëmijës së dytë. Kështu që fillojnë e sillen me fëmijën e dytë ndryshe nga i pari. Kërkohet prej nënës që të mbjellë tek fëmija zakonin e të diskutuarit. T’i bëjë disa pyetje e ta shikojë se si do të përgjigjet, gjithashtu t’i mësojë fëmijës mosngritjen e zërit gjatë bisedës, mos shkëputjen e fjalëve të të tjerëve në mes të diskutimit etj. Ta pyesë p.sh.: “Çfarë do të bëje nëse do të shikoje vëllanë tënd të grindej me shokun e tij? Çfarë do të bëje nëse do të shikojë në rrugë fëmijë të plagosur?” Fëmijët, të cilët nuk u flasin vazhdimisht

K

10

prindërit e tyre, rriten me personalitet të dobët nga ata të cilët prindërit e tyre i mësojnë se si të diskutojë dialog të qetë. Veprimet e fëmijës nga veprimet e tua

N

ëse babai bërtet e thotë se lodhet shumë, e nuk gjen asgjë përbri kësaj lodhje, dhe se atij i është bërë padrejtësi në këtë botë, e gjithë kjo futet në mendje të djalit se burri është viktimë e gruas dhe se është më mirë të mos martohet fare. Gjithashtu, nëse nëna bërtet e thotë se burri është krijesa e vetme, e cila kënaqet në këtë botë dhe se ai e shfrytëzon femrën nga çdo drejtim, mbas kësaj vajza e saj e vogël fillon e i urren burrat dhe nuk i respekton ata, prandaj e gjen atë t’i shmanget martesës në moshën madhore. Ai djalë, i cili e shikon babanë e tij të sillet me nënën me rreptësi, mendon se kjo është mënyra e cila duhet të sillet burri me gruan. Gjithashtu, edhe vajza nëse e shikon nënën e cila e ngre zërin kur flet me bashkëshortin e saj dhe sillet keq me të, skalitet në tru të saj se kjo është mënyra e saktë me të cilën duhet të sillemi me burrat. Me një fjalë, duhet që të jetë sjellja e prindërve me fëmijët e tyre e bazuar mbi baza të palëvizshme. Dhe në fund, mos e kritiko fëmijën për ndonjë gjë sot, kur ti ishe ai, i cili ia mësove dje.


PËRRETH

Kohë speciale me fëmijën tuaj

NJË BOSHTI

Nga:

Juliana Ajdini

ped. Fakulteti i Shkencave Sociale

N

ë ritmin frentetik të së përditshmes, koha është ajo që juve si prindër ju nevojitet më shumë, në radhë të parë për të qenë të qetë, në praninë e fëmijës tuaj dhe sigurisht, për t’i ofruar atij vëmendjen e plotë, për të cilën ka nevojë në mënyrë konstante. Ndonëse kjo nuk është vazhdimisht e lehtë, me pak mirëorganizim të kohës tuaj, koha e lirë për fëmijën bëhet e mjaftueshme. Madje edhe prindërit tejet të zënë, mund të gjejnë mënyra për ta bërë këtë. Mos harroni, kohë së bashku me fëmijën, nuk do të thotë që ju si prindër vetëm të uleni dhe të luani me lodra me të, por shpesh herë vetëm prania juaj është mëse e mjaftueshme për fëmijën. 11


Çfarë mund të bëni? •

Kur ju mbërrini në shtëpi nga puna, bëjeni zakon që ta merrni fëmijën në krahë dhe të lëvizni me të në nëpër shtëpi duke bërë kështu gjërat tuaja të nevojshme. • Shpreh entuziazëm dhe kënaqësi kur shikoni fëmijën, flisni me të gjatë gjithë kohës, mbani kontaktin me sy, qeshni shumë, luani dhe kënaquni me njëri - tjetrin. • Përpiquni të kaloni 10 ose 15 minuta të pandërprera duke luajtur me fëmijën tuaj çdo mbrëmje. • Vonë në mbrëmje, lexoni librin e tij/saj së bashku duke u relaksuar. Ndërsa lexoni, tregojini fëmijës figurat që edhe ai të ndjehet i përfshirë. • Një orë çdo ditë Një orë e shpenzuar duke luajtur me fëmijën çdo ditë bëhet shpërblyese dhe e kënaqshme për të ju si prindër dhe për vetë fëmijën. Për më shumë, fëmija, i cili merr një vëmendje të vazhdueshme nga prindërit e tij për një orë në ditë siguron vetëvlerësim dhe vetëbesim duke u bërë më fisnik, më i dashur dhe një fëmijë më i mbarë. Kjo nuk duhet të jetë domosdoshmërish një orë fikse, në fakt, vetë fëmija juaj e ka tepër të vështirë të përqëndrohet për kaq shumë kohë; ajo që rekomandohet nga psikologët janë dy periudha gjysëm orëshe ose periudha katër çerek orëshe ku e gjithë vëmendja juaj duhet të jetë e përqendruar tek fëmija. Nëse ju jeni prindër që punoni, koha e shpenzuar në shtëpi si familjarë nuk është thjesht e rëndësishme, por e çmuar – dhe kjo vlen si për nënën ashtu edhe për babain. Loja është e rëndësishme për zhvillimin mendor dhe fizik të fëmijës, dhe mos harroni, se asgjë tjetër nuk e bën atë më të lumtur sesa loja dhe pasja e vëmendjes së prindërve të tij në të njëjtën kohë. 12

Investimi i kohës Lojërat formale nuk janë të nevojshme, por njëfarë planifikimi duhet në mënyrë që fëmija juaj të marrë orën e tij të lojës çdo ditë nga ju. Një fëmijë ka një vëmendje të shkurtër prandaj mos prisni që ai të ulet i lumtur për të luajtur ndërsa ju gatuani drekën. Rekomandohet që përpara se të filloni lojën/ushtrimin me të, t’i jepni fëmijës një 15 minutësh kohë për t’u përgatitur se kjo është një kohë e vlefshme për të; nëse ju i jepni atij vetëm 5 minuta të kohës tuaj ai do e ketë shumë të vështirë të përqëndrohet në atë që ju do i thoni apo do të ndani me të. Stimulimi i zhvillimit Fëmijët fillojnë të mësojnë shprehitë në çdo moment të jetës së tyre. Këto momente fizike dhe mendore shfaqen në faza të veçanta të zhvillimit të trurit dhe trupit të fëmijës. Për këtë arsye ju ju duhet ta shpjegoni lojën në mënyrë që të inkurajoni lulëzimin e këtyre shprehive duke u siguruar që aktivitetet të jenë të shumta: për shembull, lojërat fizike inkurajojnë zhvillimin e lëvizjeve; të kënduarit ndihmon në zhvillimin e të folurit; të luajturit me lodra, si me blloqe ndërtuese, ndihmon që fëmija të bëhet më e shkathët. Maksimizimi i kohës tuaj Nëse ju punoni shumë, përpiquni të shfrytëzoni çdo moment të lirë të mundshëm për ta kaluar me fëmijën tuaj. Gjithsecili prej jush duhet dhe mund ta gjeje këtë kohë. Fundjavat Nëse ju jeni në punë përgjatë gjithë javës, fundjava juaj është shumë e çmuar. Prandaj, për ta shfrytëzuar sa më mirë rekomandohet që të mos merrni punë me


vete në shtëpi; nëse ajo që keni për të bërë nuk është aty, ju nuk mund ta bëni, çfarë do të thotë se mund të shpenzoni kohë me fëmijën tuaj pa u ndjerë në faj. Përpiquni të dilni jashtë shtëpisë të paktën një ditë të fundjavës, nëse ju jeni në shtëpi, ka shumë mundësi që ju të tërhiqeni nga shumë punë të tjera që duhet të bëni. Ruani rutinën e fëmijës tuaj sa më shumë që të mundeni, - vetëm rreth muajit të nëntë fëmijët fillojnë të kuptojnë se disa gjëra ndodhin në një kohë të caktuar.

PËRRETH

NJË BOSHTI

ndërsa e vishni atë. Përpiquni që të uleni dhe të hani mëngjes së bashku me të – ai e pëlqen të qenit i shoqëruar. Mbrëmjet

Mëngjeset Është shumë e lodhshme dhe e mundimshme që të përgatitësh veten dhe fëmijën në mëngjes. Shumë fëmijë zgjohen herët vetëm e vetëm për të kaluar sa më shumë kohë me ju. Nëse ju nuk keni kohë për një lojë të vërtetë, këndoni dhe flisni me fëmijën

Të punuarit gjatë gjithë ditës mund t’ju lodhë në mbrëmje. Megjithatë, përpiquni që gjatë ditës të rezervoni pak nga energjia juaj, që në mbrëmje të kaloni pak kohë jo vetëm me fëmijën tuaj, por edhe për veten dhe bashkëshortin. Lë punën në orar

Përpiquni ta bëni zakon lënien në kohë të punës. Është e padrejtë për bashkëshortin dhe fëmijën që njëri prej jush të vijë gjithmonë vonë në shtëpi, duke lënë kështu vetëm njërin nga prindërit për të bërë gjithçka dhe ju vetë të mos kaloni kohë të mjaftueshme me fëmijën tuaj. Ndani detyrat P.sh.: njëri nga ju mund të gatuajë dhe tjetri të lajë, në këtë mënyrë të dy do të keni kohë për të qëndruar me fëmijën tuaj. Zgjidhni aktivitete qetësuese Është e vështirë ta vini fëmijën në shtrat për të fjetur nëse ai është i shqetësuar. Lexojini ose këndojini diçka për ta qetësuar. Mos harroni, edhe fëmija juaj ka pasur një ditë të ngarkuar dhe ndoshta edhe ai vetë është i lodhur.

13


Çdo të dhotë:

Të jetosh me fëmijën...

ESENCË

Nga:

Enkeleda Rroshi Punonjëse sociale

Ç

do veprim, çdo sjellje, çdo fjalë, çdo buzëqeshje e përkëdhelje, çdo gjë që ju do të bëni, përcillet tek fëmija juaj që në ditët, muajt dhe vitet e para të jetës së tyre dhe kanë një rol e ndikim të pa krahasueshëm në brumëzimin dhe formimin e trurit të fëmijës tuaj, në karakterin që ata do të formojnë në të ardhmen sikurse në zhvillimin dhe zgjerimin e aftësive prej të rrituri. O prindër, o gjyshër, o ju që kujdeseni për mirërritjen e fëmijëve, edukatorë apo kushdo qofshit ju, dijeni që jeni përgjegjës për të ardhmen e fëmijës që po rritni.

14

Foto: O. Bita


Një vend të pa diskutueshëm e të pa zëvendësueshëm për një rritje sa më të plotë e të shëndetshme të fëmijës e zë loja. Të luajturit është universal. Kjo do të thotë që nëpërmjet lojës ne i krijojmë mundësi fëmijës që të mësojë dhe të zhvillohet sipas mënyrës së tij. Kjo gjë bën që fëmija të jetë i përqëndruar tek procesi e jo në rezultatin përfundimtar, arsye kjo që bën të kuptojmë se përse fëmijëve u pëlqen që të luajnë në mënyrë aktive. Po kështu nëpërmjet lojës ata argëtohen duke mësuar gjëra të rëndësishme për jetën, ajo është një mundësi për të zbuluar botën, mjedisin që e rrethon ku dhe vetë ata jetojnë. Gjithashtu është e rëndësishme që të kuptoni që nëpërmjet lojës, fëmijës i krijohet mundësia për të ndërtuar dhe zhvilluar njohuritë e tyre pasi informacioni që ata marrin nëpërmjet lojës nuk është në formën e detyrimit nga prindërit, gjë e cila është e papëlqyeshme për ta. Ne si të rritur duhet të dimë se si t’u japim atyre mundësinë për t’i zgjeruar ata vetë njohuritë e tyre, duke i lejuar ata që të eksplorojnë, të ndërveprojnë me sendet dhe të imitojnë shembujt, t’i lëmë që të veprojnë, që të përfshihen në zgjidhjen e problemeve, gjë e cila na çon dhe në zhvillimin e aftësive komunikuese e gjuhësore. Kur ne luajmë së bashku me fëmijët, duhet të dimë dhe të kuptojmë që fëmija është ai i cili do të bëjë zgjedhjen se çfarë dhe si do të luajmë. Detyra jonë është që ta ndjekim dhe t’ia lehtësojmë lojën pa e imponuar dhe njëkohësisht ta shfrytëzojmë

lojën në funksion të të nxënit prej saj. Çdo veprimtari që ne do zhvillojmë me fëmijën duhet që ta bëjmë sa më tërheqëse, të gëzueshme e motivuese për fëmijën sepse ata mësojnë më mirë, më shpejt dhe e mbajnë mend pa e harruar atëherë kur nevojat e tyre fizike (gjymtyrët) vihen në lëvizje, kur ndihen psikologjikisht të qetë e të sigurtë, kur edhe emocionohen veprojnë. Ata mësojnë kur bashkëveprojnë me të rriturit dhe fëmijët e tjerë. Të gjihta këto njohuri që fëmija i mëson dhe i fiton dita-ditës përbëjnë një proçes dinamik, fizik e social. Ajo çka ne duhet që të bëjmë për të qenë të dobishëm për fëmijët tanë kur luajmë së bashku si dhe për t’u ardhur në ndihmë atyre e në të njëjtën kohë edhe vetes sonë është të njohurit e botës së fëmijës, gjë e cila arrihet duke bashkëpunuar e bashkëvepruar së bashku. Kështu kjo do të jetë edhe një mënyrë shumë e mirë për t’i përfshirë ata në veprimtari të përbashkëta për moshën që kanë, për mundësitë e aftësitë e tyre individuale. Por, ndodh që të kemi fëmijë të tërhequr, të ndrojtur ose të turpshëm. Si duhet të veprojmë? Është mjaft e rëndësishme që një fëmijë me të tilla karakteristika si fillim duhet që ta çlirojmë nga ky emocion i tepruar dhe më pas ta nxisim që të zhvillojë idetë e tij. Një mënyrë për ta arritur këtë qëllim është duke i drejtuar fëmijës pyetje të hapura, për t’i dhënë mundësinë atij që të shprehë sa më shumë ide.

Kur ne luajmë së bashku me fëmijët, duhet të dimë dhe të kuptojmë që fëmija është ai i cili do të bëjë zgjedhjen se çfarë dhe si do të luajmë.

Ka rëndësi që çdo punim i fëmijës të vlerësoet si i mirë e të mos demoralizohet fëmija duke i thënë se punimi i tij është i keq pasi nuk ka punime të këqia, por mënyra të ndryshme të të shprehurit të gjërave.

15


ESENCË

Gjithashtu është mjaft e rëndësishme dhe e nevojshme që fëmija të ketë lirinë e duhur dhe të mjaftueshme. E kam fjalën këtu që fëmija mos të mbahet i veçuar nga moshatarët e tij apo larg tyre për arsye të ndryshme, por të bashkohet me to, të shkojë në ato ambjente ku ka fëmijë qoftë kjo edhe çerdhe, kopësht apo mjedise të tjera argëtuese për fëmijë. Kjo gjë është mjaft e domosdoshme për fëmijën pasi bashkëveprimi me fëmijët e tjetë të së njëjtës moshë i mundëson atij që të shkëmbejnë informacion dhe përvojë me të tjerët, e stimulon dhe e motivon gjatë ecurisë së punës në një veprimtari. Ja se çfarë duhet të arrijmë kur luajmë në kushtet e shtëpisë. Pa dyshim që fëmijët luajnë kudo e në çdo kohë ashtu si dhe në shtëpi. Ajo çka neve na obligohet që të bëjmë është krijimi i një ambjenti sa më të përshtatshëm e funksional për ta. Po kështu ka një rëndësi të veçantë që fëmijën ta mësojmë me rregulla dhe t’i japim udhëzime të qarta e me një gjuhë të thjeshtë e të përshtatshme në raport me moshën e tij që para se të nisë të luajë. Po kështu nëse e shohim të nevojshme mund ta modelojmë ne të parët sepse kështu e ndihmojmë atë të mësojë më shumë. Sigurisht që gjatë lojës

është shumë e rëndësishme që të ruhet qetësia, të ndjekim interesin e fëmijës, mos t’ia imponojmë diçka, por ta ndihmojmë që ta kuptojë atë, t’i japim lodrat e duhura, mos ta mbingarkojmë me informacion sepse kjo gjë e çorienton dhe e shpërqëndron fëmijën. Gjithashtu, ka rëndësi që çdo punim i fëmijës të vlerësoet si i mirë e të mos demoralizohet fëmija duke i thënë se punimi i tij është i keq pasi nuk ka punime të këqia, por mënyra të ndryshme të të shprehurit të gjërave. Në fund, pasi të kemi luajtur duhet që t’i kërkojmë fëmijës të rregullojmë së bashku vendin, të vendosim çdo gjë në vendin e caktuar. Po kështu, ju nuk duhet të harroni apo ta nënvlerësoni rëndësinë e veçantë që ka ruajtja e çdo punimi të fëmijës, dokumentimi i tij na lejon neve për të ndjekur përparimin e fëmijës në kohë dhe që njëkohësisht rrit vetëvlerësimin dhe vetëbesimin tek fëmija. Për ta specifikuar dhe për të bërë një klasifikim më të saktë të rëndësisë dhe efektit që loja ka në fëmijërinë e hershme (1-3 vjeç), do tju tregoj mbi zhvillimin, ndryshimin, rritjen dhe formësimin e aftësive intelektuale, aftësive sociale, aftësive fizike, aftësive gjuhësore dhe aftësive emocionale shkurtimisht.

Aftësitë intelektuale Aftësitë intelektuale të fëmijës zhvillohen nëpërmjet lojës. Fëmija e tij fiton eksperienca që janë shumë të rënddësishme për zhvillimin lojës intelektual, mendor, social, gjuhësor dhe emocional. Nëpërmjet etj. fortë ai mëson nocionet i madh- i vogël, i gjatë-i shkurtër, i butë- i t, Në lojë ai mëson shkakun dhe pasojën, nocionet hapsinore, ngjyra . arrin të diferencojë, të klasifikojë, të grupojë mjetet, objektet apo lodrat të rojë, eksplo të Ai është në gjendje të shikojë, të dëgjojë, të mësojë, krijojë, të përqëndrohet etj. 16


Aftësitë sociale

Aftësitë fizike

Fëmija është qënie sociale dhe si i tillë ai duhet që të krijojë lidhje dhe marrëdhënie me të tjerët, në veçanti me prindërit dhe me të afërmit në mjedisin ku jeton, prania e të cilëve i jep fëmijës një lloj sigurie, pra ata ndjehen të sigurtë e të mbrojtur. Ata në lojë zhvillojë individualitetin, personalitetin, ndjenjën e pavarësisë, vetëveprimin e bashkëveprimin. Mungesa e pavarësisë e çon fëmijën në varësi e çila është një lidhje e dëmshme prind-fëmijë ndaj të kujdesurit për fëmijën pa e penguar në zhvillimin e tij për pavarësi është art.

Aftësitë gjuhësore dhe gjuha Këtu përfshihet gjuha e gjesteve të shikuarit, të e folur. Lëvizjet e trupit, mimika, tet shprehese qarit dhe djersitja hyjnë në mje me e mësimit të fëmijës. Një formë e rëndësish Fëmijët kanë të gjuhës mbështetet tek imitimi. unikuar nga nevojë që të nxiten për të kom kohësisht të njerëzit e afërt e të dashur dhe një të folurit ata kenë kontakte me ta. Nëpërmjet r. pasqyrojnë zhvillimin e tyre mendo t’i japim Nxitja më e mirë që ne mund rrëdhënieve fëmijës është ndërtimi i mirë i ma të mësojnë me ta. Kështu ata janë të gatshëm unikojnë me të flasin me fjalë të reja, të kom ndjenjat etj.

Fëmijët lëvizin në m ënyra të ndryshme. Zhvillimi m otorik i tyre (mbajtja e kokës, qëndrimi ulur, zvarritja, ngritja në këmbë, ecja e lirë, kërcimi,vra pimi etj ), i japim mundësi fëmijë s që të eksplorojë mjedisin që e rrethon. Nëpërmjët zhvillimit të aftësive fizike, fëmija ndihmoh et që të fitojë aftësi të rëndësish me në zhvillimin motor, krijon lidhje dhe marrëdhënie me të tjerët, pra fëmija zhvillohet në tërësi. Psh.: kapja e sendev e apo e lodrave është sh umë e rëndësishme në zh villimine motorrikës fine e cila e zhvillon më tej shkrimin, vizatim in si dhe disa nga aftësitë dhe talentet e tij si pikturë, rënie e veglave muzikore etj.

Aftësitë emocionale

Kjo aftësi zhvillohet tek fëmija si rezultat i ndjenjës së të qënurit i mbrojtur. Si foshnjat ashtu edhe fëmijët kanë nevojë për afërsi trupore, përkëdhelje, t’u flitet me zë të ëmbël e melodioz, me mimikë shprehëse etj. Kur një fëmijë mer përkujdes pozitive, ai merr mesazhe se bota është e pranueshme dhe i përgjigjet ndjenjave, dëshirave dhe nevojave të tij, që ai të bëjë diçka, të krijojë, të jetë i interesuar, të jetë aktiv i dashur e tolerant me të tjerët. Një kujdes i tillë është baza e të paturit një fëmijë të komunikueshëm, tolerant e të paisur me emocione positive për veten dhe botën që e rrethon, të cilat fëmija i merr në marrëdhënien me prindërit e të afërmit. Duke qënë i mbrojtur e i sigurtë, ai do të provojë ndjenjën e kënaqësisë, gëzimit, do të kapërcejë ndjenjën e frikës, dështimit, trishtimit apo do të zhvillojë ato të habisë, durimit, arritjen e pushtetit etj.

17


Depresioni pas lindjes D

epresioni pas lindjes përfshin gjendjen e dëshpërimit ose brengosjes së nënës, pas lindjes së foshnjës. Arsyet mund të jenë edhe të dukshme, por shpesh nuk ka të tilla. Mund të ketë qenë me të vërtetë i dhimbshëm mundimi për ta mbajtur gjallë këtë fëmijë, përgjatë gjithë muajve të shtatzënisë. Tani që fëmija ka lindur, nëna mund të ndihet shumë e mërzitur, e pashpresë dhe e depresuar. Ajo mund të ndihet fajtore se pse po përjeton një situatë të tillë, ose mund të ndihet se nuk mund ta përballojë rolin e të qenit një nënë e mirë. Kjo mund të zgjasë për javë të tëra ose disa muaj. DPL i lehtë mund të ndihmohet duke shtuar mbështetjen nga familja ose miqtë, ndërsa DPL i rëndë kanë nevojë për ndihmë profesionale (profesionistë të shëndetit mendor, psikoterapistë, punonjës socialë, psikologë). 18


Sa i zakonshëm është DPL-ja? Sot në botë mendohet se 1 në çdo 10 gra vuan nga DPL. Nëse nuk trajtohet, ai mund të zgjasë për muaj, ose vite. Cilat janë ndjesitë e DPL-së? ► Shqetësim Nëna ndjehet e vogël, e palumtur dhe e përçmuar gjatë pjesës më të madhe të ditës, ose gjatë gjithë kohës. Ajo mund të ndjehet e keqe në pjesë të caktuara të ditës, si në mëngjes ose në mbrëmje. Ditë të rastësishme, të mira, mund t’i japin shpresë, por ato ndiqen nga ditë të këqija, të cilat e bëjnë të ndjehet më e dëshpëruar se më parë. ► Nervozizëm Nëna mund të nevrikoset me fëmijët e tjerë, ndoshta edhe me foshnjën, por shumë më shpesh me partnerin. Ai mund të mos kuptojë mirë se çfarë po ndodh dhe cilat janë përjetimet e saj. ► Lodhje Të gjithë nënat e reja ndjehen të lodhura, por depresioni mund ta bëjë nënën të ndjehet fizikisht e sëmurë. ► Pagjumësi Megjithëse nëna është shumë e lodhur, nuk mund të flejë. Ajo mund të vijë vërdallë nëpër shtëpi, duke dëshiruar të flejë. Edhe në rastet kur bashkëshorti e ushqen fëmijën gjatë natës, ajo përsëri nuk mund të flerë. ► Mungesë oreksi Nëna humbet oreksin dhe harron të hajë, gjë e cila mund ta bëjë nervoze dhe të rënë moralisht. Disa nëna të reja mund të ndjehen mirë kur hanë, por shpejt fillojnë të ndjehen keq, sepse po shtojnë në peshë. ► E paaftë për të gëzuar Ajo kupton se nuk mund të jetë e gëzuar dhe ka humbur interesin për gjithçka që e rrethon. Nëna percepton se janë të tjerët ata që gëzojnë më shumë për ardhjen në jetë të fëmijës së saj, ndërsa ndien se nuk mund ta gëzojë këtë çast dhe shumë të tjera. ► Marrëdhënia intime Bashkëshorti mund të dëshirojë përsëri rehatinë dhe intimitetin e seksit – por nëna akoma nuk shfaq interes. Pa dyshim, që ka dhe arsye të tjera që çojnë në humbjen e

interesit për seksin pas lindjes së fëmijës - mund të jetë i dhimbshëm, nëna mund AJO të jetë shumë e lodhur, ose thjesht po përpiqet të përshtatet me situatën e re, por DPL-ja largon çdo dëshirë ose entuziazëm. Nëse partneri nuk e kupton këtë, ai mund të ndihet i refuzuar. ► E paaftë për t’u përballur DPL-ja i krijon nënës ndjesinë se nuk ka kohë, nuk mund të bëjë një gjë të mirë dhe se nuk ka shpresë për të ndryshuar. Për të është shumë e vështirë të organizojë ditën me fëmijën e saj. ► Faj Depresioni ndryshon mënyrën e të menduarit dhe bën që nëna t’i shikojë gjërat shumë negativisht. Ajo mund të ndjehet fajtore, e padobishme ose përgjegjëse, vetëm e vetëm se ndihet kështu. ► Ankth Ajo mund të shqetësohet shumë sepse fëmija ulërin, grindet ose është vrarë në një mënyrë të caktuar dhe ka frikë të jetë përsëri vetëm për vetëm me të. Edhe pse e do shumë fëmijën, ajo është ankthioze. Shumë nëna të reja shqetësohen për shëndetin e fëmijës së tyre, por DPL-ja e ekzagjeron këtë shqetësim. Ajo vazhdon të ketë një frikë të jashtëzakonshme për të qëndruar vetëm me fëmijën, pasi e konsideron veten si të paaftë për t’u kujdesur për të. Pyetje të zakonshme ► A e kalojnë të gjitha nënat periudhën e depresionit pas lindjes? Jo. Rreth gjysma e nënave të reja ndjehen të pasigurta për t’u kujdesur për bebin e tyre, gjatë pjesës më të madhe të ditës. Kjo njihet si ‘depresioni i bebit’, dhe kalon pas disa ditësh. ► Kur ndodh DPL-ja? Në pjesën më të madhe të rasteve DPL fillon në muajin e parë të lindjes, por mund të fillojë edhe gjashtë muaj më vonë. ► Çfarë e shkakton DPL-në? Ne nuk e dimë me saktësi se çfarë e shkakton DPL-në. Por, padyshim që nuk ka një arsye të

19


vetme për të, por stresorë të ndryshëm mund ta shkaktojnë DPL. Nëna është më e rrezikuar për të pasur DPL, nëse: • Ka pasur edhe më parë shqetësime nga depresioni • Nuk ka një bashkëshort mbështetës • Ka një lindje të parakohshme ose fëmijë të sëmurë • Ka humbur nënën e saj kur ka qenë fëmijë • Ka kaluar shumë shqetësime së fundmi – vdekje, papunësi, probleme me strehimin ose paratë. Megjithatë, DPL mund të fillojë pa asnjë shkak të dukshëm, ndoshta edhe pa pasur ndonjë shqetësim. Dhe anasjelltas, përballja me shqetësime të tilla nuk do të thotë se nëna do të kalojë domosdoshmërisht një DPL. ► A i dëmtojnë gratë me DPL fëmijët e tyre? Nënat e depresuara janë shumë shpesh të shqetësuara se mos e bëjnë një gjë të tillë, por kjo ndodh shumë rrallë. Nën mërzitje dhe lodhje, nëna mund ta gjejë veten duke urryer, apo duke shkundur bebin. Shumë nëna dhe baballarë ndjehen kështu, dhe jo vetëm ata me DPL. Megjithatë, nëse nëna ndien se mund ta lëndojë fëmijën, është mirë ta ndajë këtë shqetësim me dikë. Mjeku apo psikologu do ta ndihmojë për ta kaluar një situatë të tillë. Gra me nevoja të veçanta Nënat që kanë probleme me shëndetin e tyre mendor ose fizik, ose paaftësi në të mësuar, përballen me vështirësi akoma dhe më të mëdha. Profesionistët duhet të sigurohen që këto nëna do të marrin ndihmën e nevojshme dhe se do të jenë në gjendje të kujdesen për fëmijën e tyre. Çfarë mund të bëhet në raste të DPL-së? Gjëja e parë është njohja e depresionit (çfarë ai është) – dhe të mos fshihemi pas ‘depresionit të bebit’. Nëna nuk mund ta dijë se çfarë po shkon keq dhe të ndjehet e turpëruar të pranojë se nuk mund të jetë një nënë e mirë. Vetëndihma Ne me të vërtetë nuk dimë shumë mbi DPLnë për ta parandaluar atë, por disa këshilla për nënat janë më se të nevojshme:

20

Gjatë shtatzënisë: • Mos u përpiq të jesh një “super - grua”. Përpiqu të bësh pak gjëra dhe të sigurohesh që të mos mbilodhesh. Nëse je në punë, sigurohu të ushqehesh rregullisht dhe të ngresh lart këmbët gjatë orës së drekës. • Mos ndërro shtëpi gjatë kohës që jeni shtatzënë, ose deri sa bebi të jetë 6 muajsh. • Bëj miqësi të reja me gra ose çifte që po presin ose kanë një fëmijë; mes të tjerash, kjo do t’ju ndihmojë të rregulloni/ blini gjërat e nevojshme për fëmijën. • Gjej dikë me të cilin mund të flasësh. Nëse nuk ke një shok/shoqe të ngushtë, zgjidh një nga miqtë që ke afër. • Shko në klasat e përgatitjes për lindje – dhe merr me vete dhe bashkëshortin. • Qëndro në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tënd dhe njoftoje, nëse ke vuajtur më përpara nga DPL-ja. Çdo sinjal i DPLsë mund të njihet që herët. Pas ardhjes në jetë të fëmijës: • Fol me dikë mbi ndjenjat e tua. Shumë gra të tjera kanë kaluar eksperienca të tilla. Nëse mendon se nuk mund të flasësh me dikë të familjes tuaj ose me një mik, fol me punonjësin social/ psikologun/psikoterapistin ose mjekun tënd. Ata e dinë se këto ndjenja janë të zakonshme dhe do të jenë të aftë të të ndihmojnë. • Shfrytëzo çdo mundësi për të pushuar dhe për të fjetur. bashkëshorti mund të kujdeset për ushqimin e bebit gjatë natës. Nëse dëshiron, mund të përdorësh qumështin tënd dhe t’ia lësh gati partnerit, për të ushqyer fëmijën gjatë natës. • Ushqehu mirë. Ushqime të shëndetshme, si sallatat, perimet e freskëta, frutat, lëngjet natyrale të frutave, qumështi dhe drithërat janë të gjitha të mira, të pajisura me vitamina dhe jo të vështira për t’u gatuar. • Gjej kohë për argëtim me bashkëshortin tënd. Përpiqu të gjesh një kujdestare dhe dilni së bashku për një vakt, shfaqje ose të vizitoni miqtë tuaj.


• Lejoji vetes dhe bashkëshortit intimitetin e nevojshëm, së paku puthjet dhe ledhatimet. Kjo do t’ju bëjë të ndjeheni më mirë të dyve dhe do të lehtësojë rikthimin në marrëdhëniet normale intime. Mos u ndiej fajtore nëse ke nevojë për më shumë kohë, që gjërat t’i rikthehen normalitetit. • Mos fajëso veten apo bashkëshortin: për momentin, jeta është e vështirë, dhe nervozizmi mund të dëmtojë marrëdhënien tuaj, në kohën që ju duhet të jeni pranë njëri-tjetrit më shumë se kurrë. • Mos u frikëso nga diagnoza. Ti tashmë e di se çfarë ke, shumë gra të tjera e kanë kaluar këtë eksperiencë dhe janë bërë më mirë me kalimin e kohës. Bashkëshorti, miqtë ose familja do të jenë më kuptues dhe ndihmues, nëse e dinë se cili është problemi. Mënyra se si të tjerët mund të ndihmojnë një grua me DPL • Mos u shoko ose shqetëso, nëse gruaja apo motra të tregon se ndjehet jashtëzakonisht keq që nga lindja e bebit. Dëgjoje me vëmendje dhe sigurohu që ajo të marrë ndihmën dhe mbështetjen e duhur. • Bëj çfarë të mundesh për ta ndihmuar bashkëshorten tënde, që të mos ndjejë se është vetëm në pazar, ushqyerje, në pastrimin e bebit, apo në punët e shtëpisë. • Sigurohu se je i qartë mbi atë se çfarë po ndodh. Merr këshilla se si mund të ndihmosh. Sigurohu që të mbështetësh edhe veten. Nëse ky është fëmija i parë, ti ndjehesh nën trysninë e nevojave të bashkëshortes dhe të bebit, njëkohësisht. • Përpiqu të mos nxehesh dhe të humbasësh durimin. Bashkëshortja ka nevojë për mbështetje dhe inkurajim. Ndihma praktike me bebin, dëgjimi i vëmendshëm, durimi, afeksioni dhe të qenit pozitiv do të të ndihmojë ty dhe bashkëshorten, që ta kaloni me sa më pak dhimbje këtë situatë.

AJO Kërkimi i ndihmës Nëse nëna nuk merr trajtimin e duhur, DPL-ja mund të zgjasë shumë në kohë. Ajo duhet të ketë parasysh se DPL-ja lodh atë dhe njerëzit me të cilët bashkëvepron. DPL-ja keqëson marrëdhëniet mes nënës, fëmijës dhe babait. Mjekimi me barna është një formë tjetër e trajtimit të DPL. Kjo rekomandohet sidomos nëse nëna ka pasur episode depresioni edhe më parë. Mjekimet e rekomanduara janë antidepresantët, të cilët merren rregullisht, duke filluar nga dy javë e deri në 6 muaj, derisa nëna të ndjehet më mirë. Antidepresantët ndikojnë në dy përbërje kimike në tru, serotonina (e njohur edhe si 5HT) dhe noradrenalina. A kanë efekte anësore antidepresantët? Disa prej tyre fillimisht shkaktojnë të përziera ose rrisin ankthin, por zakonisht qetësojnë dhimbjen. Të tjerë shkaktojnë gjumë ose tharje goje. Mjeku duhet të jetë në dijeni nëse nëna e ushqyen bebin me qumësht gjiri, ose jo. Për shumë antidepresantë të tjerë, nuk ka të dhëna mbi efektet anësore të tyre. Hormonet janë një tjetër sugjerim për trajtimin e DPL. Megjithatë, ka shumë pak të dhëna mbi mënyrën sesi veprojnë dhe marrja e tyre konsiderohet e rrezikshme, sidomos për ata që kanë kaluar tromboza të çfarëdo lloji. A ka alternativa të tjera? Ka të dhëna se aktivitetet sportive, sidomos disa ushtrime, ndikojnë në përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe largojnë ndjenjën e të qenit vetëm. Megjithatë, rekomandohet që këto ushtrime të realizohen në grup. Pra, cili është trajtimi më i mirë? Nuk ka një përgjigje të vetme dhe të saktë. Mjeku vlerëson gjendjen dhe jep rekomandimet e duhura. Megjithatë, edhe nëna ka qenë e dëshpëruar për pak kohë, mbështetja, këshillimi dhe mjekimi mund ta ndihmojë të bëhet më mirë. Asnjëherë nuk është vonë.

21


THESAR

nga:

Ahmed Kalaja, teolog

M

e emrin e Dhuruesit, Krijuesit, Furnizuesit, të Plotëfuqishmit, Absolutit, të pa shembullt. të vetmit pa shok, të Parit pa fillim, të Fundit pa mbarim, që as ka lindur Ai vetë dhe as lindur a paralindur prej Tij askush, i cili është pa të ngjashëm apo kopje ose shembull. Krijoi njeriun në formën më të bukur nga balta, jo majmuni (qe i pafajshëm, e bënë dhe atin tonë të parë) e më pas i fryu shpirtin dhe urdhëroi engjëjt t’i binin në sexhde (ballë në tokë). Të gjithë iu përkulën përveç djallit, i cili u përjashtua nga grumbulli i engjujve. Më pas, krijoi prej tij bashkëshorten e më pas vazhdoi zhvillimi njerëzor si pasojë e të cilit jemi sot, vetëm Ty të falenderoj pra o Zoti im! 22

Fëmija, Dhuratë Sprovë ?


apo ?!

Dhuratë apo Sprovë! Të kesh fëmijë ështe “sprovë”?!! Sa pyetje të vijnë ndërmend! Kush do e rrisë?! Kush do të kujdeset? ! Ku do t’i sigurojmë të ardhurat për ti ofruar një jetë sa më komode?! Arsimimi, shkollimi, kujdesi shëndetësor?! Më shkurt, më qartë, furnizimin për të?! Eh është kollaj t’i sjellesh në jetë, po më pas si do të veje halli?! Po?! Kush?! Ku?! Si?! Sa e sa pyetje që lindin sa që ai “njeriu i ri”, “intelektual” apo “qytetar” e shikon krijesën e brishtë e të pafajshme dhe aq ëngjëllore si mallkim. Në momentet e para të lajmit për shtatëzani, sa stres dhe depresion, sidomos kur bëhet fjalë në “rininë” e hershme aty te të 27 -28at , apo kur bëhet fjalë për të tretin apo të katërtin apo të pestin. Për këtë arsye drejtohet dora mëkatare duke ia prërë jetën, duke ia prerë dorën, kokën këmbën, barkun, fytin, faqet, barkun, trurin, duke ia shqyer brishtësinë, pafajsinë njësoj si në kohën para islamike ku njerëzit i groposnin fëmijët të gjallë. Ndërkohë që ai mundohej të lozte, të ledhatonte, të godiste me këmbë e duar barkun nga brenda që “ej o ma, o ba jam këtu hë hë hë …”. Po ja, dikush ia preu dorën, ai mendoi se i sollën lodrat “Sa shpejt më ndjenë dhe ja po më plotësojnë dëshirat!’’. Jo! Jo, s’është ashtu! Ia prenë! Oh Zot!!! Ai më në fund dorëzohet me besimin se “… jam i sigurt që se kam prej mamit, as prej babit sepse ata kurrë nuk ma duan të keqen…’’ Sa nevojë kanë njerëzit për orientim hyjnor që të mos ndërhyjnë apo protestojnë ndaj dëshirës dhe vullnetit hyjnor të krijimit dhe etapave të zhvillimit të krijesës më të bukur dhe madhështore, më të vlerësuar, më të respektuar e të nderuar, NJERIUT, të cilin Zoti e përmendi si provë të madhështisë dhe përsosmërisë së Tij në këtë jetë të përkohshme. “Zahratul hajti dunnja” jo pa qëllim e shkruajta arabaisht “Lulet e kësaj bote” i quan Zoti në Kur’an fëmijët, madje Zoti nuk nguron t’i ktheje përgjigjen pyetjeve të lartpërmendura duke thënë “Ne ju furnizojmë ju edhe ata ‘’ diku tjeter ‘’ Ne I furnizojme ata dhe ju “.

23


THESAR Nuk jam kundër planifikimit rregullues familjar, po kundër katërcipërish ndaj atij kufizues apo ndaj atij që vret jetë të pafajshme.

“Kur vdes biri i Ademit, veprat e njeriut ndërpriten, përvetse lëmoshës rrjedhëse, dijes prej së cilës përfitohet ose fëmija i mirë kur lutet për prindërit e tij”.

24

Profeti i fundit “Mëshira e dërguar për mbarë botrat ” thoshte për Hasanin dhe Husejnin “Ata të dy janë dy trëndafilat e mi në jetën e kësaj bote” Një ditë, ndërsa po puthte me mall dy “bijtë” e tij, e sheh një beduin dhe i thotë me krenari: - Kam dhjetë dhe asnjërin se kam puthur. Profeti i mëshirës i thotë: “Nëse Zoti ta ka fshirë mëshirën nga zemra ky s’është faji im!”. Po kryhej falja dhe prijës ishte Profeti alejhi selam. Transmetuesi i ngjarjes thotë: -Mendova se profeti kishte ndërruar jetë gjatë faljes sespe në momentin që po faleshim u vonua aq shumë, dhe siç isha në sexhde (me ballë në tokë) e ngrita kokën kur pashë se Hasani kishte hipur mbi qafen e bekuar dhe lozte (kali-kali ) dhe Profeti s’po lëvizte që të mos e shqetësonte . Falej dhe në krahë mbante Umaman, mbesën e tij dhe e linte vetëm kur binte në sexhde. Si mund të jetë fëmija vetëm se dhuratë, mirësi, begati! Ju që Zoti ju ka dhuruar fëmijë, a keni qëndruar me njerëz që s’kanë fëmijë, ç’thonë dhe si ndihen! Ndërsa ty Zoti ta ka dhënë pa shpenzuar asgjë . Por, përgjegjësi normalisht që ka përgjegjësi, detyrime normalisht, të drejta, normalisht që nuk është se janë të pa arritshme . Nuk jam kundër planifikimit rregullues familjar, po kundër katërcipërish ndaj atij kufizues apo ndaj atij që vret jetë të pafajshme. Sot, njerëzit në këtë botë kaq të lodhur nga zhvillimet njerëzore, me kahje negative në të gjitha aspektet, si në fushën e shkencës apo dhe drejtimet e tjera, duke bërë maksimumin e përfitimit, pa ju interesuar jeta e të tjerëve apo

e drejta e tyre për një jetë normale sipas formës dhe mënyrës që ata dëshirojnë nuk ka përfunduar me kaq. Duke mos vuajtur thjesht nga strategjitë e plakura për zgjidhjen e problemeve globale po dhe nga mosha e plakur . Në të gjitha mund të ketë vend diskutimi, po që të futej ky rigres edhe në familje apo në pakësimin e numrit të popullsisë në tokë sepse rezervat natyrore nuk janë të mjaftueshme, e të shpiken llojlloj sëmundjesh nëpër laboratorët e laicimizmit, e më pas shpikja e vaksinave më të rrezikshme sesa vetë sëmundjet, siç ndodh në kohët e sotme moderne. Cili është pozicioni i besimtarit “Shtohuni dhe bëni sa më shumë fëmijë sepse unë do të krenohem me ju Ditën e Ringjalljes’’? “Kur vdes biri i Ademit, veprat e njeriut ndërpriten, përvetse lëmoshës rrjedhëse, dijes prej së cilës përfitohet ose fëmija i mirë kur lutet për prindërit e tij”. Profeti lutet për Enes bin Malik: “O Allah, shtoji pasurinë, fëmijët , ymrin (jetën) dhe bëje prej banorëve të Xhenetit!” Enesi thotë, pasi i kishe kaluar të qintat, dhe pasuritë nuk dinte se ku i kishte, numri i trungut kishte kapur 90 apo 100, dhe as ai vetë më s’ju dinte emrat. Për këtë arsye, besimtari lutet për vëllain e tij besimtar në momentin që ka marrë vesh se është bëre me fëmijë: “Burike fil meuhubi leke we shekertel Wahibe we ruzikte birrehu we belega eshudehu”, që do të thotë: “Bekoftë Allahu dhuratën, qofsh falenderues i Dhuruesit, fitofsh respektin e fëmijës e paste ymër (jete)!" Amin!


Perlat që

TROKAS

kërkojnë përkujdesje

Fëmijët janë një amanet i madh dhe i rëndë mbi supet tona, një margaritar në të cilin mund të brumosim çtë duam, perlë që mund të gërvishet dhe i humbet vlerat. Fëmija, natyrshëm ndikohet nga ajo gjë që nga: Mimoza Cota shikon dhe dëgjon apo mënyra se si rritet dhe edukohet. Nëse shikon të mirën, ndikohet nga e mira dhe e kundërta, nëse shikon të keqen, mësohet me të keqen. Allahu i Lartmadhëruar thotë në suren Tahrim, ajeti 6 “O ju që keni besuar, ruajeni veten dhe familjen nga zjarri i xhehenemit”. Pejgamberi (paqja e Zotit qoftë mbi të) i ka ngarkuar përgjegjesinë e plotë prindërve për edukimin e fëmijëve, ku thotë: “Secili prej jush është përgjegjës dhe do pyetet për atë që i është lënë në përgjegjësi…, burri është përgjegjës për familjen e tij dhe do të pyetet për të, gruaja është përgjegjëse për shtëpinë e burrit të saj dhe do të pyetet për të…” Sikur të meditonim mirë në këtë hadith, zemra do të lëvizte vendit. Pejgamberi (paqja e Zotit qoftë mbi të) ka thënë: “Çdo rob që Zoti i ka lënë një amanet që ta ruajë dhe ai vdes ditën që vdes dhe ai nuk e ka ruajtur siç duhet amanetin vetëm se Allahu ia ka bërë haram xhenetin”.

25


TROKAS Përgjegjësia e fëmijës është një amanet i madh që secili prind do të pyetet përpara Allahut. A ka menduar ndonjë prind, i cili i server fëmijës së tij të gjitha llojet e ushqimit dhe të gjitha llojet e frutave, të ulet me fëmijën dhe t’i thotë: -Biri im, i shikon të gjitha këto fruta të ndryshme në shije, në ngjyrë! Që të gjitha dalin nga e njëjta tokë, kush është vallë ai që i ka krijuar ato? Ai është Allahu i Lartmadhëruar. Ti lidhe zemrën e fëmijës me Krijuesin e tij, që të rritet me besim të pastër. Janë disa momente edukimi që shumë nga ne nuk i kushtojnë rëndësi, që nuk kanë nevojë për harxhim kohe. Edukimi i fëmijës është përgjegjësi e babait dhe e nënës. E shikon fëmijën 2 vjeçar tek imiton babain në namaz apo vajzën të verë shaminë, duke imituar kështu nënën e saj. Fëmija është i zgjuar, ka një zemër të pastër, të kulluar, të çiltër, të brishtë, pranon çdo gjë që të shkruhet në të, qoftë për mirë apo për keq. Edukimi i fëmijës fillon qysh kur është i vogël dhe kjo nuk është gjë e shpikur, por traditë e Pejgamberit (paqja e Zotit qoftë mbi të). Transmetohet në një hadith nga ibn Abasi, i cili thotë: “Isha një ditë pas Pejgamberit (paqja e Zotit qoftë mbi të) në një kafshë dhe më tha: -“O djalosh, do të mësoj disa fjalë: Ruaje Allahun të të ruajë Allahu ty, ruaje Allahun do ta gjesh Allahun para teje, nëse do të lutesh lut Allahun, nëse do të kërkosh ndihmë kërkoji Allahut. Dije se nëse mblidhet i gjithë populli të të bëjë dobi ty në një gjë nuk do të bëjë dobi vetëm aq sa ka shkruar Allahu, dije se nëse populli mblidhet të të dëmtojë ty në një gjë, nuk të dëmton ty vetëm aq sa ka shkruar Allahu. Janë ngritur lapsat, është tharë boja”. Shikoni çfarë këshille përmban besimi i pastër që në moshë të vogël. Fëmija i edukuar me besim të pastër e njeh ëmbëlsinë e besimit në Zot, e shijon ëmbëlsinë e sigurisë

26

në të, e si rrjedhim është i bindur në Allahun, është krenar në vetveten e tij për këtë. E gëzon veten e tij dhe bashkësinë ku jeton. Kjo, duhet të jetë gjëja e parë që t’u mësohet fëmijëve kur fillojnë të flasin fjalën La-ilahe il-la llah, të duan Allahun, Pejgamberin (paqja e Zotit qoftë mbi të), fenë, besimin, të mësojnë mbikqyrjen e Allahut haptazi dhe fshehurazi, me fjalë të lehta e të kuptueshme për ta. Disa mendojne se kjo gjë ka nevojë për ligjërata e mësime të veçanta, por jo,vetëm pak fjalë, ashtu siç i kanë mësuar të parët tanë të mirë fëmijët e tyre. Një ditë kalon Umer bin Hatab afër një grupi fëmijësh, të cilët po luanin në një prej rrugëve të Medinës. Umeri ka pasur shumë autoritet, e si të mos kishte kur shejtani ndërronte rrugë kur shihte atë! (siç ka lajmëruar Pejgamberi (paqja e Zotit qoftë mbi të) në hadith). Kur e panë fëmijët ikën me vrap përveç njërit, Abdullah bin Zubejri. Umeri i tha: -Pse nuk ike me vrap si fëmijët e tjerë? Tha:-Unë nuk isha fajtor që të ikja prej teje, o prijes i besimtarëve dhe nuk ishte rruga e ngushtë që të të hapja rrugën”. Shikoni sa i vogël dhe çfarë përgjigjeje. Abdullah bin Umer një ditë kaloi afër një bariu të vogël dhe deshi ta provokonte atë, e i tha: -O djalosh, më shit mua njërën nga këto dele! Tha: -Ato nuk janë të miat, unë jam vetëm bari! I tha: -Thuaji pronarit të deleve që një dele e mori ujku, ai nuk të shikon ty! Tha: -Nëse pronari nuk më shikon, po Allahu ku është? Përmes mirësive të shumta që ka të edukuarit e fëmijës me moralin e hijshëm islam është edhe fakti i të mësuarit mbi emrin e tij, se ç'do të thotë ai, çfrarë kuptimi ka në islam. Kanë thenë dijetarët se emri tregon për njeriun, ai madje është argument


TROKAS për vetë njeriun. Emri i njeriut është shenjë se si të sillesh e të njohësh kë ke përpara. Prej emrit njihet personaliteti i njeriut dhe prej emrit njihet feja e tij. Me këtë emër njeriu thirret në këtë botë dhe me këtë emër do të thirret dhe në botën tjetër. Kanë thënë dijetarët e islamit se prej gjërave më të veçanta që kemi prek është se ka një lidhje të çuditshme ndërmjet emrave dhe njerëzve që quhen me këto emra. Për shembull, nëse një djalë mban emrin Emin, prindërit i shpjegojnë atij se ai do të thotë i drejtë, i moralshëm. Ibrahim - i shpjegojmë se Ibrahimi ishte njëri nga profetët e Zotit, i cili erdhi me udhëzim e mirësi për njerëzit, ishte vepërdrejtë, besonte Allahun, i donte besimtarët etj. Edhe për vajzat do ishte e njëjta gjë. Nëse ndonjëra do mbante emrin Kenzah, do i shpjegonim se ajo do të thotë Thesar, nëse kishte emrin Hatixhe, do ia mësonim se Hatixhe ishte emri i gruas së profetit, e cila u përgëzua me xhenet, ajo që e ndihmoi aq shumë profetin në fenë e Allahut, ajo që ishte aq bamirëse e që jepte shumë nga pasuria e saj për hir të Dhuruesit të madh. Pas shpjegimit të emrit që mbart secili nga fëmijët, është e udhës që t'i mësojmë të ecin në rrugën e drejtë, në atë që ka urdhëruar Krijuesi për gjithë njerëzit. Po veç kësaj? Zakonsiht, këto që do themi iu bie më për shtat nënave t'jua mësojnë fëmijëve, pasi ato janë në të shumtën e kohës pranë fëmijëve. A nuk është pastërtia, ajo për të cilën duhet të mësojmë që të vegjël. Pastertia, më ka thënë mami është prej besimit, ajo është kusht për pranimin e naamzit - shprehet Esma. Sigurisht, që tek pastërtia futen larja sa më e shpeshte e trupit, prerja e thonjve, pastrimi i i vesheve, mbajtja

e rrobave gjithnjë pastër për të qenë shembullor kudo që të jemi. Më pas vjen eduakta e të ngrënit. Edhe ushqimi është mirësi prej mirësive të shumta të Zotit, ndaj edhe qe në fillim të tij, duhet të fillojmë me: Bismilah, falenderojmë Allahun për atë çfarë na ka mundësuar të shijojmë, e më pas, në mbarim, është edhe një falenderim tjetër për Zotin, gjë që të afron më afër Furnizuesit, e të bën falenderues në çdo gjë. Mësimi i Kur’anit është çelësi i suksesit të fëmijës në çdo pikpamje. Nëse fëmijëve nuk u lidhen zemrat e tyre me xhaminë, atëherë ku do edukohen? Para televizorit?! Fëmija nëse shikon se prindi e do xhaminë, e do dhe ai, nëse shikon nënën që e do mbulesën, e do dhe ajo mbulesën (nëse është vajzë). Është përgjegjësi, e cila fillon në shtëpi, shkollë, xhami, në bashkësinë që na rrethon. Të gjithë duhet të japin mundin e tyre në edukimin e fëmijëve dhe jo vetem të fëmijëve të tyre, por të të gjithë myslimanëve që takojnë, siç ka vepruar Pejgamberi (paqja e Zotit qoftë mbi të). Ne të bëjmë sa të mundemi, të gjitha shkaqet për të edukuar fëmijën dhe t’i lutemi Allahut se në dorën e Tij është udhëzimi. Ndodh që fëmija edhe të mos udhëzohet, po të paktën ti të jesh i arsyetuar para Allahut, e ke bërë të mundurën. Në shtëpinë e profetit del fëmija mohues i fesë, siç ndodhi me profetin Nuh. Po ndodh që në shtëpinë e njeriut më mizor, Faraonit, të rritet Musai. Ne, të bëjmë “shkaqet”, se përfundimi i çështjeve i takon Allahut, se çdo gjë është e përcaktuar. Po vallë, prindërit myslimanë a po i bëjnë shkaqet për edukimin sa më të mirë të brezit?! Le ti përgjigjet çdo prind në vetveten e tij kësaj pyetje.

27


Foto: Marianne Graf

Realiteti i femijeve

te ngujuar Nga: Armida

Plumbi, Fakulteti Juridik

Gjakmarrja, një plagë e hidhur Gjakmarrja, një vrasje për hakmarrje e sanksionuar në praktikat mesjetare dhe e ringjallur në Shqipërinë veriore që prej rënies së regjimit komunist në vitin 1991. Gjakmarrja është një praktikë anakronike e kodifikuar në Kanun, një kod ligjesh, i cili lindi në mesjetë për të rregulluar jetën në veriun e izoluar të Shqipërisë. Ai thotë se një veprim i gabuar si vrasja mund të shpaguhet duke vrarë një anëtar mashkull të familjes që ka kryer krimin. Kjo pastaj çon në një cikël vrasjesh flakë për flakë, të cilat rrezikojnë të gjithë anëtarët meshkuj të familjes së zgjeruar. Gjakmarrja mund të zgjasë për vite ose për gjenerata të tëra. Kjo dukuri shoqërore theksohet ndër popujt e mesdheut e sidomos tek banorët e territoreve shqiptare, Italisë jugore, Korsikës si dhe pjesës evropiane të Turqisë së sotme. 28


Gjakmarrja është një plagë e hidhur e së kaluarës së shqiptarëve. Është mbajtur nën fre me dhunë nga diktatura komuniste (1946-1990), por ka shpërthyer pa rregulla pas hyrjes së demokracisë në vitet ’90. Rikthimi i gjakmarrjes u shoqërua me një praktikë që mohon rregullat themelore të saj, të kodifikuara në kanunin shqiptar. I vetmi rregull që respektohet është marrja e gjakut, ndërsa rregulla të tjera, si: mosvrasja e fëmijëve meshkuj deri në moshë madhore (15 vjeç sipas kanunit), apo e femrave etj. janë lënë pas dore. E vërteta optimiste është se populli shqiptar nuk e pranon gjakmarrjen si tipar të identitetit të vet dhe e ka zëvendësuar termin që shpreh këtë fenomen gjakatar me fjalën «vëllavrasje». Por, sikur kjo nuk mjafton… Një rol të padiskutueshëm luan feja, apo e thënë ndryshe edukimi fetar. Gjakmarrja nuk është një fenomen që ndodh vetëm në zonat katolike, por ndodh edhe në zona të besimit islam. Vetë Islami e ndalon vetgjyqësinë duke ia lënë gjykimin në dorë të gjyqtarit (kadiut). Ajo çka mund të bëjmë është që njerëzit të njohin islamin, fëmijët të edukohen me frymë fetare dhe ta kuptojnë që vetëgjyqësia (gjakmarrja) nuk është zgjidhja. Nga ana tjetër organet shtetërore nuk duhet të rrinë duarkryq në lidhje me këtë dukuri dhe të justifikohen me faktin se ky është një zakon apo traditë, por duhet të marrin masa. Në momentin që mund të ndodhi një vrasje, organet kompetente duhet të marrin masa të menjëhershme për të vënë para drejtësisë vrasësin dhe për të mos i lënë shteg gjakmarrjes. Detyrë e tyre është mbrojtja e të afërmve të vrasësit, të cilët janë të pafajshëm. Por, si mund të arrihet kjo kur vazhdon deri sot e kësaj dite një fenomen kaq i rëndë që i ngujon njerëzit dhe nuk i lënë të jetojnë jetët e tyre për shkak të gabimeve të të tjerëve. Nuk është e vështirë të kuptohet se askush nuk ka mundësi, as

të drejtë t’i kontrollojë sjelljet e vëllait apo ato të kushëririt. Por, realiteti tregon që ato paguajnë për gabimet e të tjerëve. Ky realitet është akoma edhe më i rëndë për një krijesë aq të brishtë e të njomë siç është fëmija. Realiteti i fëmijëve të ngujuar Shqipëria vuan nga një sërë plagësh sociale si pasojë e një tranzicioni të stërzgjatur dhe të gjitha përveç dhimbjes, krijojnë shtresa në nevojë, të cilat shpesh mbishtresojnë njëratjetrën, siç është rasti i fëmijëve të ngujuar nga frika e gjakmarrjes, fenomenit më të keqpërfolur shqiptar nga mediat ndërkombëtare që e gjejnë këtë fenomen thjesht në funksion të lajmit për publikun e tyre joshqiptar. Por, sa fëmijë të ngujuar ka realisht në Shqipëri? Ministria e Arsimit dhe ajo e Brendshme, posedojnë të dhënën e 76 fëmijëve të ngujuar (grupmosha 6-14 vjeç) me një gjeografi që shtrihet në rrethet e Tropojës, Malësisë së Madhe e Kuçovë. Këtu nuk llogaritet shifra e dy vatrave të reja që janë krijuar në Lezhë dhe studimi i të cilave është ende në proces. Ministria e Punëve dhe Çështjeve Sociale, referuar shoqatave që veprojnë në këtë fushë, disponon shifrën e 611 fëmijëve të ngujuar (grupmosha 6-18 vjeç). Shoqata të tjera që veprojnë në këtë fushë kanë shifra ende më kontradiktore…

JETË

PARALELE

Vetë Islami e ndalon vetgjyqësinë duke ia lënë gjykimin në dorë të gjyqtarit (kadiut). Ajo çka mund të bëjmë është që njerëzit të njohin islamin, fëmijët të edukohen me frymë fetare dhe ta kuptojnë që vetëgjyqësia (gjakmarrja) nuk është zgjidhja.

Gjakmarrja, siç qe dikur nuk ekziston më. Tani vriten njerëz për vijën e ujit, për gardhin dhe janë fëmijët që i vuajnë këto pasoja. Të ngujuar, pa i parë drita e diellit dhe pa ndjerë ajrin e pastër, të privuar nga e drejta për të qenë të lirë, për të lozur si bashkëmoshatarët e tjerë, për t’u arsimuar, për të marrë shërbimin mjekësor. Megjithatë i takon një meritë e madhe disa mësuesve

29


Foto: Marianne Graf

“O Ju njerëz, gjaku e pasuritë tuaja janë të shenjta si shenjtëria e kësaj dite, në këtë muaj të shenjtë, në këtë vend të shenjtë. A ju kam kumtuar?! O Zot, dëshmo! Çdo mysliman e ka të ndaluar që t’i marrë myslimanit tjetër gjakun, pasurinë dhe nderin e tij.” 30

dhe mjekëve që kanë bërë një punë për t’u quajtur heroike duke shkuar nëpër shtëpitë e këtyre fëmijëve, duke i dhënë mësim e këndim dhe duke i bërë vizita shëndetësore. Po kjo nuk duhet të ngelet me kaq. Nuk duhet të mjaftohemi me vullnetarizmin dhe me protagonizmin qytetar, por duhet të merren masa serioze nga shteti shqiptar. Ka një ligj ekzistues për këtë çështje, me nr. 9389, i datës 4 maj 2005, me titullin “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes”, i cili drejtohet nga Presidenti i Republikës dhe ka në trupën e tij një listë ministrash që nisin me zëvendëskryeministrin dhe ka si detyrë nr. 1, krijimin e një strategjie kombëtare kundër gjakmarrjes. Strategji, për të cilën askush nuk ka dëgjuar të flitet… edhe pse po mbushen afro 5 vjet. Në fakt, për ne shqiptarët, në reagimet ndërkombëtare po dëgjojmë të thuhet se Shqipëria ka ligje të mira,

por fatkeqësisht nuk zbatohen. Kështu ka ndodhur edhe me këtë ligj siç duket… Një strategji për të luftuar këtë fenomen ose parandaluar atë është emergjente që të përcaktojë objektivat, masat ndërhyrëse dhe planin e veprimit ndaj këtij fenomeni që të nisim përpjekjet tona si shoqëri, për të shpëtuar të ardhmen e këtyre fëmijëve që duhet të nxirren jashtë riciklimit të gjakmarrjes. Si? Në rradhë të parë një proces ndërdisiplinor, duke i arsimuar, duke vendosur ligjin dhe rendin, edukatën fetare dhe duke sqaruar median që të mos gjejë tek këto fëmijë fatkeqë skupin e rradhës duke bërë publike filmime të marra në qendra ku vendosën këta fëmijë për t’i shpëtuar vdekjes së pamerituar... Fëmijët e ngujuar tregojnë gjendjen mesjetare ku jeton shoqëria jonë. E


keqja është se shteti nuk ka fuqi ose bën sikur s’ka përpara këtij fenomeni dhe dita ditës dëgjojmë raste të fëmijëve të ngujuar që në moshën 2 vjeç, që nuk e dinë se çfarë është bota. Fëmijë që nuk kanë vajtur në klasë të parë, nuk kanë qarë ndonjëherë sepse kanë marrë një notë të keqe dhe nuk kanë shkuar ndonjëherë në shtëpi me gjunjët e vrara se kanë luajtur futboll me shokët. Në një situatë të tillë kemi të bëjmë me mohim të të drejtave të fëmijëve dhe në këtë rast mirë që nuk ndërhyn shteti, por nuk po ndërhyjnë as dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat pretendojnë e thonë me të madhe se merren me të drejtat e fëmijëve. Gjakmarrja është një nga dukuritë që, prej kohësh ka sjellë drama në shoqërinë tonë, jetë të humbura, fëmijë të privuar nga kënaqësitë e moshës, eliminim të familjeve, por edhe rrënimin e ekonomive të tyre. Zonat më të prekura nga ky fenomen janë ato në veri të vendit, ku dhjetëra familje janë të ngujuara për shkak të frikës nga hasmëritë. Shkodra është një nga qytetet që ka numrin më të madh të gjakmarrjes. Qindra familje jetojnë me frikën e gjakësit. Fenomeni është i përhapur edhe në Jug të vendit. Nuk janë pak familjet që i “fshihen” gjakmarrjes në vendin tonë. Nëse më parë ky fenomen ka qenë më shumë i përhapur në veri të vendit, prej shumë kohësh është ulur këmbëkryq edhe në jug. Mes të drejtës kanunore dhe mërisë së fiseve, ndodhen fëmijët. Ata, jo vetëm që e vuajnë më shumë këtë fenomen, pasi nuk janë më të lirë si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre, por u ndërpritet edhe e drejta për arsimim. Si arsimohen fëmijët e ngujuar? Në Shqipëri mendohet se gjenden të ngujuar nga frika e gjakmarrjes 850-900 fëmijë, kryesisht banorë të rretheve veriore të vendit. Disa prej tyre trajtohen në një qendër rezidenciale të përkujdesjes për fëmijët e ngujuar, ngritur vitet e fundit nga qeveria

shqiptare. Numri më i madh i fëmijëve të ngujuar gjenden në zonat e thella malore të Shkodrës dhe në qytet, ku prej disa vitesh Ministria e Arsimit po zbaton një program të veçantë shkollimi të quajtur “Shansi i dytë”, në të cilin janë përfshirë 52 fëmijë të ngujuar. Ndërkohë, edhe Misioni Mbarëkombëtar i Pajtimit ka të dhëna për fëmijë të ngujuar dhe ka bërë thirrje për zbatimin e ligjit. Çfarë thotë Islami? Allahu i Lartësuar e ka nderuar njeriun mbi çdo krijesë tjetër, duke nënshtruar gjithçka ka në qiej e në tokë, e duke e bërë zëvëndës të Tijin në tokë. I dha njeriut të drejta të plota në krye të të cilave qëndron e drejta e jetës, e drejta e zotërimit, e drejta e mbrojtjes së nderit, e drejat e lirisë dhe e të mësuarit. I dërguari i Allahut tha në haxhin e Lamtumirës: “O Ju njerëz, gjaku e pasuritë tuaja janë të shenjta si shenjtëria e kësaj dite, në këtë muaj të shenjtë, në këtë vend të shenjtë...A ju kam kumtuar. O Zot, dëshmo! Çdo mysliman e ka të ndaluar që t’i marrë myslimanit tjetër gjakun, pasurinë dhe nderin e tij.” E drejta e jetës është një e drejtë e shenjtë, që nuk lejohet të preket dhe as t’i afrohesh kufijve të saj. Allahu thotë në Kur’an: “Mos ia merrni jetën njeriut, gjë që Allahu jua ka ndaluar ta bëni, përveçse kur e kërkon e drejta.” (ElIsra, 33) Edhe Islami pranon që njeriu të përgjigjet vetëm për veprimet e tij dhe jo për veprimet e të tjerëve, si në rastin e gjakmarrjes ku pasojat e krimit të një tjetri i vuajnë edhe fëmijë të pafajshëm. Allahu ka thënë në Kur’an: “Dhe asnjë mëkatar nuk do të mbartë mëkatin e tjetrit” (Fatir,15) Omer bin Hatabi thotë: “Që kur i keni robëruar njerëzit, kur nënat e tyre i kanë lindur të lirë?!.”

JETË

PARALELE

“Mos ia merrni jetën njeriut, gjë që Allahu jua ka ndaluar ta bëni, përveçse kur e kërkon e drejta.”

Allahu i dha njeriut të drejta të plota në krye të të cilave qëndron e drejta e jetës, e drejta e zotërimit, e drejta e mbrojtjes së nderit, e drejat e lirisë dhe e të mësuarit. 31


NJË

JETË MES FËMIJËVE

Foto: O. Bita

REDAKSIA

Kopshti më parë dhe…tani Çdo brez ka ardhur ndryshe, varur kjo edhe nga kushtet socialpolitike të vendit, kushtet sociale të prinderve të tyre, të ambienteve ku u lindën. 32

T

ë mësuarit e fëmijës me një ambient tjetër ndryshe nga ai i familjes apo shtëpisë ku u lind nuk është aspak i lehtë. Kërkohen përpjekje e etapa të shumta durimi për të arrirë në një situatë të lirshme ku fëmija ambientohet dhe orientohet mirë me shtëpi të tjera veç asaj të parës. Kështu kopshti, është shtëpia e tretë e tij, pasi e pararendon atë çerdhja. Kopshti, kohë më parë na vjen si panoramë e shkurtër nga rrëfimi i mësuese Haxhere Jaho, një mësuese me 40 vite eksperiencë, 20 vite

eksperiencë në sistemin parashkollor dhe atë fillor e tetëvjeçar. Duke pasur parasysh rëndësinë e kopshtit, e kësaj foleje që mbledh bashkë thuajse fëmijët e një grupmoshe, ajo shprehet se më parë kopshti ka pasur sistem operimi ndryshe nga ai i sotmi, por flet me plot nostalgji edhe për atë kohe ku me më pak mundësi eksplorimi në mjete të teknologjisë së sotme, mësueset e asaj kohe, gjenin avantazhet e sistemit të hershëm tek disa profile, të cilat ne sot na mungojnë. Përveç të tjerash, ajo shton se mënyra


se si njiheshim me fëmijët, pasi një mësues që të ketë sukses në mbarëvajtjen e mësimdhënies në kopësht duhet paraprakisht ti njohë fëmijët, botën e tyre, psikologjinë, ndenjën e dëshirat, por edhe jetën e tyre brenda gjirit familjar, pikërisht kjo e fundit, si proces në mirënjohjen e tyre nga ana e punonjësit social, ose mësuesit nuk realizohet sot,- shton mësuese Haxhere Jaho. Dikur njiheshim pranë ambienteve të kopshtit me fëmijët e me prindërit e tyre, por edhe kryenim vizita në shtëpitë e tyre, për ti parë e njohur ato më nga afër. Ndër të tjera ajo tregon se eksperienca e saj e gjatë e ka mësuar dhe njohur me shumë e shumë sfida përsa i përket mirënjohjes së botës fëminore. Çdo vit, çdo dekadë ka sjellë me vete ndryshime, të reja dhe na ka vënë përballë mundësish dhe zgjedhjesh, para përballjesh të çuditshme dhe sfidash që duheshin kapërcyer. Puna me fëmijë, gjithnjë është menduar dhe realisht është plot jetë e gjallëri, por edhe me mundime e lodhje. Nëse në një shkollë a fakultet do duhej të jepej mësimi për të gjithë në të njëjtin vend apo mënyrë, një mësim në kopsht duhet trajtuar i tillë dhe të serviret i tillë, sa secili prej fëmijeve me botën e tyre sa të njëjtë, por edhe të ndryshme ta marrë mesazhin që jep mësuesja që kanë përpara. Gjetja e kësaj mënyre dhënieje, sjelljeje, përkushtimi, vëmëndje ndaj çdo detaji në mësimdhënie është lodhje e mundim, por kur më pas shikon se ke realizuar çdo gjë mirë, ndjehesh vetvetiu e vlerësuar dhe e arrirë. Sot, mësuese pranë kopshtit në rrugën e Kavajës, ajo flet për realitetin e kopshteve sot. Sa vite kanë kaluar dhe sa gjëra kanë ndryshuar!

Ndryshimi i kohëve i zhvillon dhe përmirëson dita- ditës fëmijët dhe botën e tyre të kërkesave ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Fuqia e lodrave sot nuk është si ajo e dikurshmja. Sot kompjuteri, lojërat virtuale, filmat vizatimorë dhe kartonat, kanë ndryshuar tashmë personazhet. Këto ndryshime përqafohen shpejt dhe janë frytëdhënëse, shprehet znj Haxhere, por sërish kjo lojë nuk e zëvëndëson lojën që mund të realizonte në grup, në një kënd lojërash, që sot s’para shkojmë shpesh, apo një shëtitje në natyrë, diku ku lançohet puna krijuese për fëmijët, reflektimi mbi natyrën, objektet etj. Kur për një moment heq vëmendjen nga mësuesja dhe hedh shikimin e shpejtë tek fëmijët, menjëherë kupton sa botë të madhe kanë, mbushur me plot ëmbëlsi të “vogla”. Secili kërkon të dijë se përse jemi sot këtu, vallë përse na ç’orientuan këta orën tonë të mësimit?! Mësuesja thotë se janë fëmijë ë ndryshëm sa i përket tipit, temperamentit, formimit, prejardhjes sociale etj., si në çdo kopësht tjetër, por e përbashkëta e këtyre fëmijëve këtu është se ata vijnë nga prindër dhe familjarë besimtarë. Dhe kjo përbën ndryshim. Por, edhe familjet besimtare, përveç vëmendjes që kanë në lidhje me mirërritjen e fëmijëve të tyre sipas urtësisë islame, kanë edhe ata problemet e tyre social- ekonomike, edukativo-kulturore, formuese dhe integruese. Eksperienca na ka njohur me tre kategori, lloje fëmijësh: - Fëmijë të ndrojtur; - Fëmijë të zhdërvjellët; - Fëmijë mesatarë.

IMAZH

Gjetja e kësaj mënyre dhënieje, sjelljeje, përkushtimi, vëmëndje ndaj çdo detaji në mësimdhënie është lodhje e mundim, por kur më pas shikon se ke realizuar çdo gjë mirë, ndjehesh vetvetiu e vlerësuar dhe e arrirë.

33


IMAZH Ajo flet dhe për procesin e mësimdhënies, mënyra se si e marrin ato informacionin, sa janë të gatshëm ta prodhojnë atë sipas fjalëve të tyre. Metoda që përdornin ishte “Stacioni i PARË” (Matematikë dhe Gjuhë), metodë me të cilën janë njohur mirë dhe kanë treguar rezultat.

34

Por, për secilin sjellje e veçantë, e butë, e ngrohtë shprehet plot urtësi mësuese Haxherja. Ajo flet dhe për procesin e mësimdhënies, mënyra se si e marrin ato informacionin, sa janë të gatshëm ta prodhojnë atë sipas fjalëve të tyre. Ajo shprehet se kanë mësuar shkronjat dhe numrat, veprimet e thjeshta të mbledhje –zbritjes, ditët e javës, muajt e vitit, stinët, dhe kur i dëgjon ata secili prej tyre kërkon të prezantohet me atë çfarë di, është kënaqësia më e madhe. I pyet ata çiltersisht siç e kërkon vetë mosha e tyre, e ata me pafajsinë e moshës, me shpirtin e dlirë shprehen: Për gjënë që i identifikon ,e para gjë nga të tjerët, emrin e tyre, e ata shprehen plot krenari se dikush e ka kujtim nga i ati, dikush nga gjyshi, halla apo daja. Sara reciton shumë bukur, ndërsa Esma e Unejsa me pak drojë na thonë dy gjëegjëza. Abdulsamedi na rrëfen një përrallë, ndërsa Esma Balla prezantohet me përrallën e “Gjelit” Hyrjeta na thotë shumë bukur stinët e vitit, kurse Ilmi shprehet se shkon më mirë me vëllain dhe se loz shumë me të.

Orhani dhe Miruani i shikon tek lozin me top. Orhanit i pëlqen futbolli, Miruani thotë: -Unë jam Miruan prezantuesi…. Dhe më pëlqen kompjuteri, makinat, … të gjitha … Mersini thotë se kur të rritet i pëlqen të bëhet futbollist, ndërsa Elsamedi basketbollist dhe kjo sikur i shkont për shtat tipit të tij të hedhur dhe gjatësisë së tij. Kurse një djalë që struket në fund të tavolinës, Abdulhakimi shprehet qartë se dëshiron të bëhet inxhinier , ndërsa Esma afrohet sërish dhe na thotë: -Edhe unë do të bëhem edhe hafize (mësim përmendësh i Kur’anit) edhe doktoreshë! Ëndrrat e dëshirat e tyre vazhdojnë ….. ne ikim nga ajo klasë të mbushur me energjinë që transmeton bota e tyre. Ju i shikoni ëndrrat e tyre, sa të shumta, sa të ndryshme, të larmishme, e të çuditshme. E tillë rrjedh jeta e tyre në këto vite fëmijërie, me plot mirësi, dukje u rritur bashkë me moshën e tyre ndaj dhe fjala e mësuese Haxheres, jeta në komunitetin e tyre i zhvillon ato si nga ana shkencore ashtu edhe ajo sociale.


PËR

MUA...

N

am azi

im

i pa

Kur flasim për fëmijët, për botën e tyre të lojërave, gëzimet, lodrat e dhuratat, na vjen ndër mend fëmijëria jonë. Edhe ne ishim sikurse ata, por koha duhet të ecë për të na sjellë në një stad tjetër, jo vetëm mes dëshirash e lodrash, por mes urdhëresash që na ushqejnë e na bëjnë më të pjekur. Kështu bota e fëmijëve vjen po aq bukur, edhe pse me vitalitetin e moshës së tyre vjen një urdhëresë nga Krijuesi i tyre, e kjo urdheresë është namazi. A e keni menduar këtë urdhëresë, se përse ajo është që do kërkohet e para ditën e gjykimit, e nëse kjo urdhëresë është kryer mirë, atëhere çdo çështje jona do të jetë e pranuar tek Zoti ynë? Ndaj dhe kur kemi mbushur 10 vjeç jemi ne, ata fëmijët që do falim namazin për herë të parë. Mirëpo edhe para kësaj moshe, nënat e dashura, si dhe baballarët, na kanë mësuar mbi namazin, na kanë mësuar “el Fatiha”-në (kapitullin kryesor të Kur’anit për namaz) rregullat e pastrimit etj. Ne, kemi parë prindërit tanë tek falen, në shtëpi apo në xhami. Kemi parë shumë e më shumë në sheshe gjatë festave të Bajramit, ndaj dhe e mendojmë se si vjen namazi tek ne? Sado e sido që të kemi parë, mësuar e dëgjuar mbi mrekullinë e namazit, qetësinë e shpirtit që fiton kur falesh, e sidomos kur falesh për herë të parë me dashuri për Zotin tënd, ajo mbetet gjithnjë “hera e parë” e paharrueshme. Shpesh herë, ngatërronim vargjet e Kur’anit dhe lëvizjet e namazit, por kësaj here kemi mësuar çdo gjë mirë. Ndaj dhe shënohet tek Zoti ynë rruga jonë drejt Tij, drejt mirësisë e së vërtetës. Gjithësecili nga ne e kujton namazin e parë, ndjesinë e parë, drithërimat e para të ngashërimit, lotin që rrjedh faqeve e zë vend në sexhde, aty ku ndërthuren duat tona, frikë- respekti e dashuria për Krijuesin tonë. Ky është namazi që na bën më të përulur, pasi shpesh herë ne ishim ata që s’bindeshim para prindërve apo para të mëdhenjve, por kur flitet për namaz, përulemi sepse ajo është fjala e më të Madhit, të Cilit çdo krijesë i nënshtrohet. Ndaj edhe ka peshë tjetër në zemra nështrimi ndaj Zotit. Kështu, namazi i parë është pikërisht ai, ajo ndjenjë e paqtë që na fton më pas, ditë pas dite, orë pas ore, e na thërret për falje e shpëtim. Çdo kush mund të kujtojë namazin e tij, lutjet, madje edhe vetë namazin, se ç’kohë ishte, ç’kishte veshur. Por, edhe nëse harrojmë diçka nga ato çfarë thamë, ajo që nuk duhet të harrojmë është se namazi i parë të vesh me rrobën e devotshmërisë, e cila duhet pastruar e mbajtur gjallë deri sa të kemi frymë.

35


DILEMË

TË NDËSHKOSH APO TË MOS NDËSHKOSH! -Por nuk do ta lë me kaq pas asaj që bëri. Për një muaj nuk do ta lë të dalë nga shtëpia. -Kështu, thashë me vete -“Boll u tregova kaq i mirë me të! Ky djalë mendon se ma hedh gjithnjë. Po kësaj here do ta ndëshkoj!’’

Flet sociologia: Oriola HETA Të gjithëve ju ka ndodhur të mendoni ose të veproni një në mënyrë të tillë, të ndëshkoni fëmijët tuaj për një arsye apo për një tjetër. Disa fëmijë shkurajohen nga ndëshkimi, humbasin besimin ne vetvete, ndihen të pafuqishëm, por ka edhe nga ata që mendojnë se janë “vërtet të këqinj’’ dhe e kanë të nevojshme të ndëshkohen, me qëllim që të bëhen më të mirë. Por, ka edhe nga ata që preken e zemërohen, dhe ndërkaq vazhdojnë të sillen njësoj. Ndëshkimi pranohet si metoda më e parapëlqyer disiplinuese. Në fakt, shumica e pridërve nuk shikojnë ndonjë ndryshim midis disiplinimit dhe ndëshkimit. Personalisht, jam e bindur se po të ndërtohen mardhënie të drejta nuk ka vend për ndëshkim. Secili e ka në dorë vetë për të vendosur. Por, a egzistojnë forma të tjera, ndryshe nga ndëshkimi, për t’i motivuar adoleshentët tanë të sillen në mënyrë më të përgjegjshme? Ja cilat janë ato: (Alternativa ndëshkimi) 1. Tregoji se cfarë ndien. (- Për shkak të sjelljes tënde, ndjehem shumë e lënduar dhe e mërzitur!). 2. Tregoji se cfarë pret prej tij/saj. (- Shpresoj të tregosh kur shkon diku dhe sa do të vonohesh atje!). 3. Tregoji si ta ndreqë gabimin (- Shkruaj një letër, kërkoji falje dhe shpjegoi cfarë ndodhi). 4. Ofroji një zgjidhje. 5. Të veprojë (sigurohu që do të bëjë ato që i the). Alterativa ndëshkimi e ke do të më blije biçikletën, por nuk Adoleshenti: - Më dhe fjalën se e mban fjalën. bërë akoma, ti je gënjështar! Nuk dor nuk do të dalësh nga shtëpia për Prindi: Ashtu! Me këtë fjalor që ti

për një javë.

36

Në vend të tyre: 1-Tregoji se çfarë ndien: s.” “Kjo mënyrë të foluri më nevriko 2-Tregoi ç’pret prej tij/saj: hmosh, jo të hem pres që ti të më kuptosh, ndi Ndërsa punoj gjithë ditën dhe lod më sulmosh. 3-Ofro një zgjidhje: she mendimin epitete. Do të bëje mirë të më tho “Askush nuk duron dot kur i vënë letër. tënd,ose ta shkruaje atë në një in: bim 4-Tregoji si ta zgjidhë ga mirë të kërkosh falje. “Kur e kupton që ke fyer dikë, bën flasë pa respekt? Po nëse adoleshenti vazhdon të P.sh.: Largohu nga dhoma dua të kalojmë në fyerje. Kjo bisedë mbyllet me kaq. Nuk


Flet Ilir Çumani, kreu i Insitutit të Jetimëve të Shqipërisë:

Mos bëni mëkat me fëmijët!

“Trafik me birësimet e jetimëve”

GJURMË

“Ja si funksiononte mekanizmi që nga koha e Enverit ”

B

irësimet e jetimëve nga të huajt kanë nisur pas vitit 1990. Me ta është bërë një masakër e vërtetë”. Kështu shprehet drejtori i Institutit të Integrimit të Jetimëve, Ilir Çumani, i cili nënvizon se shumë prej fëmijëve të birësuar jashtë shtetit tani rezultojnë të humbur. “Mos luani me jetën e bonjakëve, sepse asgjë nuk do të mund t’jua lajë mëkatin ndaj tyre”, thekson ai. Si realizohen birësimet në Shqipëri? Dikur në epokën e komunizmit ligji lejonte birësimet për shtetasit vendas, por i ndalonte për të huajt. Mbaj mend se në vitin 1982 një çift intelektualësh suedezë erdhën në Shqipëri dhe gjatë vizitës së tyre rastësisht shprehën dëshirën që të birësonin një fëmijë të befotrofit. Por, përgjigjja e zyrtarëve tanë ishte e ashpër. Mbaj mend se ish-byroisti, M. M u kish thënë: “Nuk mund të pranojmë, sepse nuk duam që fëmijët shqiptarë të vuajnë në botën kapitaliste”. Në atë kohë këtë gjë e tregonim si barcaletë, por, pas miratimit të këtij ligji, një ditë nga Anglia erdhi një lajm tronditës. Çishte ky lajm? Ishte viti 1991, kur një fëmijë shqiptar me mbiemrin “Struga”, i birësuar nga një çift londinezësh, nuk iu përgjigj më në telefon nënës së tij shqiptare në Tiranë. Atëherë nëna dërgoi njerëz në Londër, të cilët sollën lajmin e keq që ky fëmijë 10-vjeçar nuk jetonte më me këta prindër, por “ishte larguar”. Më saktë, e kishin zhdukur. Përveç kësaj, ndodhën disa skandale, ndërsa një prokuror i asaj kohe u dënua. Në atë kohë në shtypin shqiptar doli edhe një artikull i Anastas Kondos, që fliste për shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë dhe trafikun e organeve. Për këtë arsye ne, përfaqësuesit legjitimë të jetimëve, shkuam në zyrën e ish-presidentit Ramiz Alia dhe kërkuam bllokimin e këtij ligji. Si reagoi presidenti i asaj kohe? Në fillim nuk reagoi pozitivisht, por ne si shoqatë jetimësh i thamë se do të hynim në grevë urie. Pastaj i treguam faktet. Çfarë faktesh? I thamë se brenda një periudhe shumë të shkurtër vetëm në Amerikë kishte 5 raste birësimi, në Francë 7 raste, në Itali 15 raste, në Greqi më shumë se 20

raste, në Zvicër 2 raste. Shpesh herë këtu bëheshin ndërmjetës edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët merrnin përqindjet. Ndërsa shumë intelektualë vendas hynë në këtë valle për të fituar 30 mijë lekë të vjetra. Por, nuk e kuptonin se çfarë krimi dhe mëkati po bënin karshi jetimëve. Pas bisedës sonë brenda dy ditësh Ramizi nxori një dekret ku pezulloheshin birësimet. Ndërsa më vonë, në qeverinë e PD-së, u krijua një komitet i posaçëm në kryeministri vetëm për të specifikuar birësimet. Cilat janë pasojat që mund të lindin nga shkaku i ligjit të birësimeve? Pasojat janë në shumë raste tepër fatale për jetimët. Që nga shfrytëzimi i fëmijëve e deri te transplantimi i organeve. Mjafton të them se një fëmijë me mbiemrin “Tusha”, në Elbasan, është rrëmbyer dhe zhdukur nga trafikantë të rrezikshëm. Ndërkohë që në dhjetë raste që kam mundur t’i verifikoj, më rezultojnë se fëmijët e birësuar janë zhdukur. Ndërsa në tre raste më rezulton që të huajt kanë falsifikuar çertifikatat e tyre dhe kanë ardhur këtu me emra të rremë. Sepse emrat e tyre nuk gjenden në adresat që kanë lënë. Në këto adresa na kanë thënë se nuk kanë ekzistuar kurrë ata njerëz të cilët janë paraqitur këtu si bamirës. Unë kërkimet i kam bërë edhe gjatë vizitave të mia jashtë shtetit, por edhe nëpërmjet internetit. Ju jeni kundër birësimeve te të huajt? Unë jam për një proces të kontrolluar, ku të bëhen verifikime të rrepta dhe ku shteti të ketë mundësinë e kontakteve për të mos i lënë në rrugë të madhe jetimët. Ç’thotë neni 54 i Kushtetutës? “Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi shfrytëzimi dhe përdorimi për punë e veçanërisht nën moshën minimale për punën e fëmijëve, që mund t’ua dëmtojnë shëndetin, moralin ose t’ia rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal”. Kështu shkruhet në nenin 54 të Kushtetutës së Shqipërisë, ku gjithashtu theksohet se: “fëmijët e lindur jashtë martese kanë të drejta të barabarta me të lindurit nga martesa”. Në Kushtetutën e vendit në një pikë të veçantë të këtij neni thuhet: “Fëmijët kanë të drejtën e një mbrojtjeje të veçantë nga shteti.

37


JAM.... I VOGËL

D

p a ë r y Det

etyra e një prindi nuk është vetëm të rrisë fëmijën e tij, por të kontribuojë në stabilitetin e zhvillimit emocional, psikologjik dhe në përgjegjësitë sociale të këtij të fundit Prindërit tanë nuk na kuptojnë, ata janë demode, kohërat tashmë kanë ndryshuar dhe ne asnjëherë nuk mund t’u tregonim atyre për sjelljet dhe marrëdhëniet tona... Shpesh na ndodh që në shtëpi të sillemi siç “duan ata”, ndërsa jashtë saj sillemi ndryshe . Familja është bërthama e një shoqërie të fortë e të qëndrueshme. Gjithkush nga ne tenton të krijojë një strehë familjare me shtylla të forta besimi e rregulli ndërmjet pjesëtarëve, ku të mbizotërojë qetësia dhe ngrohtësia. Lidhja prind-adoleshent është një ndër lidhjet më komplekse dhe delikate në të njëjtën kohë. Gjithmonë gjatë kësaj periudhe ka konflikt të hapur ndërmjet palëve, që është më se i pranueshëm për këtë fazë të pubertetit. Në mungesë të këtyre konflikteve duhet të vihet në pikëpyetje edhe zhvillimi normal i fëmijës. Nga goja e prindërve tanë, shpesh dëgjon të thuhet: “Nuk e njohim më fëmijën tonë, nuk dimë si të sillemi me të, ai asnjëherë nuk vepron në këtë formë. Brenda në shtëpi përkundrazi, është tepër i qetë”.

38

m i t h s u k o për Përshtati: Anisa Proda

Prirjet që kanë prindërit për të mbrojtur fëmijët, për t’u ndenjur pranë gjithmonë, mund të dëmtojnë karakterin e tyre. Shpërthimet e vrullshme dhe impulsive të fëmijëve janë normale (në periudhën të cilën ata po jetojnë), prandaj prindit duhet të largohen nga kritikat dhe ndëshkimet e përsëritura, pasi në këtë formë do të shkëputin dhe marrëdhënien me fëmijët e tyre. Prindërit janë gjithmonë dhe do të mbeten personat që kanë peshën më të madhe në jetën e adoleshentit, qoftë kjo e shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë. Fëmijët kanë më shumë nevojë se kurrë për prezencën e tyre. Mënyra më e mirë për të pasur një marrëdhënie afektive midis palëve, është shpenzimi i kohës së bashku duke ndarë mendime dhe ndjenja. Sasia dhe cilësia e kohës që shpenzohet me këta adoleshentë është shumë e rëndësishme për ngritjen e një marrëdhënieje midis tyre. Lidhja prind-adoleshent-shoqëri, ka vlera esenciale, edukative, gjithmonë në qoftë se midis tyre ka marrëdhënie të hapura dhe të qëndrueshme. Është për t’u theksuar se adoleshentët gjatë kësaj periudhe shfaqin sjellje të paqëndrueshme në të gjitha ambientet. Mes prindërve dhe adoleshentëve ka mosmarrëveshje të llojeve të ndryshme, pasi gjithsecili prej tyre është unik në karakterin dhe personalitetin e tij; vetë mungesa e stabilitetit të procesit të të menduarit të tyre, i bën ata të veprojnë në mënyrë impulsive. Fëmijët kundërshtojnë shpesh si rezultat i padurimit, mungesës së


tolerancës, sedrës së tyre, fakt që tregon se midis tyre ka mendime dhe këndvështrime të ndryshme. Në përgjithësi, prindërit tentojnë në vazhdimësi të ushtrojnë presion mbi fëmijët e tyre, ose kërkojnë të induktojnë brenda qenies së këtyre të fundit një pjesë të identitetit të tyre, duke u ndjerë të realizuar apo e shprehur në një formë tjetër, kërkojnë që me anë të tyre të realizojnë gjithçka që ata nuk kanë mundur të realizojnë vetë. Kjo është e dukshme në bisedat me ta, ku janë vetë prindërit që shprehen: “Unë do doja që fëmija im të jetë ndër nxënësit më të mirë të klasës, ia kemi plotësuar të gjitha kushtet, nuk i mungon asgjë; ne nuk patëm mundësitë dhe nuk ia dolëm dot”. Prindi duhet ta trajtojë fëmijën e tij si të rritur, duhet të japë e të kërkojë mendime prej tij mbi problematika dhe çështje të ndryshme familjare, fakt që i bën ata të ndjehen të vlerësuar dhe të kenë më shumë besim tek prindërit. Bisedat me ta duhet të jenë të përditshme, për të grumbulluar informacion mbi marrëdhëniet që vetë ata kanë, pasi asnjëherë nuk mund të marrin prej tyre gjithçka që duan dhe për një periudhë kohe të shkurtër. Karakteristike për adoleshentët është ndjenja e pavarësisë që ata rrisin brenda vetes dhe nuk kanë nevojë për “mendimet e vjetra” të prindërve të tyre. Kjo është një periudhë që duhet trajtuar me maturi dhe durim nga vetë prindërit, që duhet të jenë shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen dhe shfrytëzimin e momenteve më bashkëpunuese me fëmijët e tyre, për t’u shpjeguar atyre përgjegjësitë që duhet të ndërmarrin për të fituar lirinë e kërkuar me çdo kusht. Në të kundërt, në qoftë se do të impononim rregullat nëpërmjet autoritetit, atëherë do të vilnim prej tyre vetëm irritim dhe fyerje. Nga shumë studiues mendohet se aq sa i vështirë është kalimi nga fëmijëria në adoleshencë, aq e vështirë është edhe rruga e mundimshme dhe e lodhshme e prindërimit për drejtimin e fëmijëve të tyre. Të drejtosh një fëmijë, t’i tregosh atij se cilat janë marrëdhëniet sociale më të besueshme, t’i induktosh vlerat e shoqërisë,

është një detyrë e rëndësishme në jetën e prindit. Tri janë fushat më të mëdha që ndikojnë në marrëdhënien prind- adoleshent: ndërveprimi, monitorimi dhe autonomia psikologjike. Ndërveprimi Kur ndërmjet prindit dhe adoleshentit ka një logjikë pozitive, kur fëmijët flasin lirshëm në ambientet familjare, ku ata jetojnë pa ndjenjën e frikës së autoritetit të prindërve, në përgjithësi këta fëmijë janë më të predispozuar për të ngritur marrëdhënie të shëndosha dhe empatike me kolegët e tyre në të ardhmen. Tek këta fëmijë, ndjenja e vetëbesimit dhe e vetëvlerësimit është shumë e dukshme. Marrëdhënie të tilla kanë çuar gjithmonë në një zhvillim të shëndoshë psikologjik dhe emocional. Monitorimi Në vazhdimësi të marrëdhënieve cilësore, prindërit e adoleshentëve, që e njohin rrethin shoqëror të fëmijëve të tyre, dhe deri në ç’mënyrë ata shpenzojnë kohën e lirë, janë më pak të ekspozuar ndaj telasheve sesa bashkëmoshatarët e tyre, që mund t’iu mungojë një përkujdesje dhe një monitorim i tillë. Ajo që vihet re ndjeshëm tek fëmijët që rriten nën tutelën e fortë të prindërve, nën rregullat e rrepta të ngritura nga familjarët, është se këta janë më të predispozuar për shfaqjen e simptomave depresive të vazhdueshme, ose për sjellje antisociale të shfaqura haptazi. Autonomia psikologjike Së fundmi, prindërit duhet të inkurajojnë zhvillimin e një autonomie psikologjike në jetën e fëmijëve të tyre, çka do të thotë se “prindërit duhet të dëgjojnë dhe të respektojnë idetë e mendimet e fëmijëve të tyre, dhe kur ato nuk janë në përputhje me ta. Nxitjet që kanë nga prindërit për mendime të pavarura, për ide dhe besime origjinale, janë tepër cilësore dhe të shëndetshme për zhvillimin e autonomisë psikologjike të fëmijës. Fëmijët, të cilët nuk inkurajohen nga prindërit dhe nuk kanë mbështetje, janë më të predispozuar për gjendje depresive të vazhdueshme. Kombinimi i këtyre faktorëve që në plan të parë duket tepër i thjeshtë për t’u aplikuar, ka një ndikim të ndjeshëm në zhvillimin e identitetit dhe personalitetit të individit.

39


TELEVIZORI & Shumë nga ne e konsiderojnë televizionin si zbutës të realitetit të ashpër jetësor, ndërsa të tjerë e shohin si kërcënim të fortë për njerëzimin dhe shkatërrues të kulturës e moralit. nga:

E. Reçi, Punonjëse sociale

Rritja e ndikimit të televizorit është ndoshta i vetmi zhvillim i rëndësishëm në media këtë shekull. Nëse do ta vazhdojmë këtë prirje për ta ndjekur televizorin, fëmija i lindur sot deri sa të bëhet 18-vjeç, do të harxhojë mesatarisht më shumë kohë duke parë TV se sa për çdo lloj veprimtarie tjetër me përjashtim të gjumit.

40

P

raktikisht çdo kryefamiljar ka një aparat televizori në shtëpi. Shqetësimi kryesor që ngrihet përsa i përket TV-së, është nëse ai i mëson fëmijët të bëhen agresivë dhe të dhunshëm apo jo. Shumë studime tregojnë se televizioni influencon dhe i bën fëmijët të sillen në mënyrë të dhunshme. Ai ndikon si në dhënien e modeleve që u mësojnë fëmijëve si të sillen në mënyrë agresive ashtu edhe në theksimin e vlerës së dhunës si një sjellje e përshtatshme. Fëmijët agresivë priren të shohin më shumë TV dhe të jenë më të informuar rreth asaj se çfarë ndodh në mënyrë tipike në jetën e përditshme. Studime të tjera provojnë dhunën që shikon fëmija në TV gjatë fëmijërisë së tij me agresivitetin e sjelljes së tij dhjetë vjet më pas. Fëmijët që shikojnë shumë skena dhune në TV priren të jenë më të dhunshëm në sjelljen e tyre kur rriten. Duke marrë në konsideratë se rreth 98% e filmave të animuar për fëmijë përmbajnë skena dhune, programet televizive për fëmijë transmetojnë 6 herë më shumë dhunë se sa programet për të rritur (Gerbner, 1972).


FËMIJËT Sipas Dr. Day, që për më shumë se një dekadë ka mbështetur eleminimin e televizionit gjatë viteve të para të fëmijës: “Tregohet që fëmijët shikojnë mesatarisht televizor 43 orë në javë, që është më shumë se orët e punës së një të rrituri në javë. Gjatë shikimit, ata shumë shpejt bëhen pothuajse të hipnotizuar. Është treguar shkencërisht që pas pak minutash para televizorit, truri ndryshon nga valë vigjilente të trurit (valët beta) në valë hipnotike (valët alfa), ku qendra e gjykimit të trurit anashkalohet. Kështu dhuna dhe dekadenca që sheh fëmija, anashkalon qendrën e gjykimit dhe ngulitet në trurin e fëmijës pa ndonjë aftësi nga ana e tij për të vendosur nëse ajo që sheh ai është e mirë apo e gabuar. Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nënshtruar ndonjë gjykimi moral. Atëhere ajo bëhet pjesë e subkoshiencës së përhershme të fëmijës”.

METEOR

Televizioni ndikon në humbjen e aftësisë së përqendrimit te fëmijët, ndikon në krijimin e pasivitetit të përgjithshëm, egoizmit, në shkëputjen nga realiteti e deri në lindjen e instinkteve kriminale. Unë mendoj se do ketë pasoja të pandreqshme, negative, për fëmijët në qoftë se as shkolla dhe as prindërit nuk kanë njohuri e aftësi të mjaftueshme për t’ua sqaruar fëmijëve atë çfarë ata shikojnë në TV , pasi kjo do të ishte e keqja më e vogël, në të kundërt do të ndesheshim me frikë, injorim, mërzitje dhe depresion tek fëmijët tanë. Gjithashtu nga shikimi i pa kontrolluar e pa kriter, fëmijët mund të reflektojnë një bindje të pashpresë e të mbrapshtë të botës dhe të shoqërisë ku ata jetojnë.

41


Dhuna e shprehur në televizion është mjaft e madhe. Kjo shkakton frikë, ndjenjën e pasigurisë për veten, se mos kjo e keqe mund të përsëritet edhe ndaj tyre, në këtë mënyrë ata e përjetojnë ardhmërinë si kërcënuese dhe problematike. Kjo dhunë televizive sjell pasoja të rënda psikosociale. Ja se çfarë paraqesin rezultatet e disa hulumtimeve mbi dhunën televizive dhe fëmijët: • Fëmijët nuk kanë mundësi të përballojnë kufirin mes fantazisë dhe realitetit; • Fëmijët (mes moshës 9 dhe 13 vjeç) në një shkallë të madhe mund të përballojnë dhunën e vërtetë nga ajo fiktive; • Fëmijët që kuptojnë se dhuna nuk është reale, ajo ka efekt të vogël, ndërsa te fëmijët e tjerë ajo është në perspektivë të gjatë; • Lajmet e mëdha me dhunë të vërtetë kanë efekt shumë të madh dhe janë të rrezikshme; TV ndikon mbi fëmijën në të gjitha drejtimet. Duke vlerësuar rolin e padiskutueshëm të TV mbi

42

fëmijët, studiuesit kanë kërkuar edhe vëmendjen e prindërve për ta përdorur këtë mjet në të mirë të fëmijëve. Disa studiues këshillojnë që prindërit të tregohen të kujdesshëm dhe të vëzhgojnë sjelljen e fëmijëve të tyre pasi të kenë ndjekur programe të caktuara televizive. Më pas ata duhet që të vendosin kufij për ato programe që janë të përshtatshme dhe duhet të shihen dhe të ndalojnë fëmijët të ndjekin programet e papërshtatshme për moshën dhe zhvillimin e tyre. Nëse fëmijët ndjekin skena dhune, prindërit duhet që të flasin me fëmijët rreth asaj dhe t’u shpjegojnë atyre arsyet e perdorimit të saj. Prindërit duhet t’u shpjegojnë fëmijëve se dhuna është një formë negative e reagimit për të zgjidhur problemet dhe se ka shumë rrugë të tjera më të mira dhe pa dhunë që mund të përdoren. Duke parë që shumë prindër nuk kujdesen për shprehinë e shikimit televiziv për fëmijët e tyre do t’i kujtoja ata se televizioni nuk është “Baby sitter” - përkujdesës për fëmijën, që konsumimi i programit televiziv duhet të bëhet në përputhshmëri me moshën e fëmijës, ku për

Foto: O. Bita




Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.