Revista Përtej Fjalës Nr. 21

Page 1

Pertej fjales Revista Social - Kulturore `Përtej Fjalës`

Dimri në Islam Facebook-u bën një pyetje... Mungesa e komunitarizmit

Nr.21

Shkurt 2016


Kryredaktore : Albana Muja ( Ciku) Redaktore gjuhësore : Hiba Agolli ( Gjyzeli) Redaktor fetar: A. Kalaja Këshilli i redaksisë: M.Cota, T. Xeka, K. Ndreu, Sh.Koçi, A.Baholli, E. Muça, A. Basha , E.Kodra, M. Qoshja

Art Grafika: Eralda Mazreku Mishova E&R Art Design Studio


Përmbajtja 3 5 7 11 13 16 17 19 21 24 26 28 31 33 35 39 41

Editorial- Dimri në Islam Për Zemrat - Facebook ben nje pyetje... -Drite Berisha Këndvështrim - Kriminelët e familjeve të veta -Redi Shehu Madhështi-Toka si krijesë madhështore e Krijuesit Në praktikë-Ilustrie praktike mbi Isalmin-Mimoza Çota Urtësi -I shtiruri Orator Përtej Fjalës -Mungesa e Komunitarizmit -J. Topulli Dritare -Etika Islame dhe marrëdhëniet ndermjet muslimanëve- A.Basha Afër dhe Larg -Ushqimet e përmendura ne Kur`an - E.Muça Thesare të Udhëzimit-Imam Malik Ibn Enes Ora e Zgjimit -Dikur -Hiba Agolli Gjyzeli Me veten -Veçoritë e personalitetit të muslimanit -Klotilda Ndreu Aktivitete & Risi Përtej -Në bisedë pa stola me një pseudoartiste- Albana Muja Me Studentët - Si ta përballojmë stresin e provimeve ? Editorial (Anglisht) Editorial (Arabisht) Qendra Social- Kulturore "Femra Investim i Familjes" Drejtore ekzekutive Shpresa Basha Mob: 0672572305 / 06824 17 430 Email: fif.culturalcenter@gmail.com Email:revistapertejfjales@gmail.com Web: www.pertejfjales.com/fcb pertejfjales Adresa: Rr. Hajdar Hidi, 20/1 Tiranë- Shqipëri


Editorial

3


Dimri në Islam Edhe pse e gjithë bota njeh tashmë vitin me katër stinët e tij, realisht duhet thënë se popuj të tërë e ndajnë kohën përgjatë një viti të plotë kalendarik, në dimër dhe verë.Po kështu edhe popujt arabë e kanë ditur dhe ndarë po kështu vitin kalendarik. Kështu Zoti i Lartësuar në një nga suret e Kur`anit, pikërisht në suren El-Kurejsh, i përmend të dy stinët, dimrindheverën."Për hir të garantimit që gëzojnë kurejshitët, garantimin e udhëtimit të tyre të lirë gjatë dimrit dhe verës." Nga kjo kuptohet se pranvera dhe vera për ta shënon një periudhë dhe vjeshta dhe dimri respektivisht përkojnë me një periudhë.Kështu që edhe rreshjet si shiu, bora e breshëri, përmenden në tekstet e Kur`anit, por edhe në hadithet e profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe kanë të bëjnë me stinën e dimrit. Përveç kësaj, Allahu ka përmendur në suren Er-Rad (mumurima, bubullima), ku thuhet se ajo e madhëron Zotin e vet, Krijuesin e vet Fuqiplotë. Është përmendur edhe rrufeja dhe vetëtima:"Ndërkaq, mumurima e falenderon Zotin me një falenderim që i përket vetëm Atij, e falenderojnë edhe engjëjt, nga frika ndaj Tij. Dhe Ai dërgon rrufetë dhe me atë dënon kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth Allahut, ndërsa Ai është Ndëshkues i rreptë."Në fakt zbritja e këtij ajeti transmetohet se erdhi,kur një nga paria e mushrikëve ka polemizuar dhe i ka thënë profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), se Zoti për tek i Cili i thonin apo e ftonin, mos ishte prej hekuri apo prej bakri, prej ari apo prej argjendi dhe Allahu i dërgoi rrufetë që i morën atij kokën. Tregohet po ashtu edhe nga një shok i profetit(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), Ibën Abasi, se një ditë erdhën pranë profetit(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), disa hebrenj dhe e pyeten: -”O Ebu Kasim a na tregon për mumurimën, çfarë është ajo?” Ai (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), u përgjigj: -"Ajo është engjëll që është angazhuar me retë. Me vete ka zjarr dhe i çon retë nga të dojë." -Çfarë është ky zë që ne dëgjojmë?- e pyetën hebrenjtë. -“Qortimi i resë derisaarrin atje ku e kanë urdhëruar”, - u përgjigj profeti(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). -Ata thanë:-“Të vërtetën the." (Transmetim i saktë) Po ashtu Zoti i gjithësisë ka përmendur shiun dhe breshërin në suren e Kur`anit, Nur:43:"A nuk e ke parë sesi Allahu i drejton retë e pastaj i bashkon ato, i bën grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun sesi rrjedh prej tyre.Ai lëshon për së largu nga retë e mëdha si kodra, breshër dhe me to godet këdo e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së resë gati sa nuk të merr shikimin." Në fakt ka edhe shumë tekste të tjera ku është përmendur dimri. Transmetohet nga Ebu Hurejra në librin e Buhariut dhe Muslimit se profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Zjarri iu ankua Allahut duke i thënë:- “O Zot jam duke u ngrënë me veten, atëherë Allahu urdhëroi që ta lirojë veten dy herë në vit, në verë dhe në dimer. Nxehtësinë e madhe qëe ndjeni në verë, është fryrje (frymënxjerrje e zjarrit te Xhehenemit), kurse të ftohtin e madh që e ndjeni në dimër është shfryrje (frymënxjerrje)e të ftohtit të Xhehenemit." Ajo çfarë duhet thënë ështëse edhe me ndryshimin e klimës, njerëzit duhet të ndryshojnë në të mire,përsa i përket lidhjes së tyre me Zotin, lidhjes me mirësitë që Zoti sjell ndër njerëz si shpërblim, por edhe të frikësohen prej dënimit të tyre që vjen si rezultat i gabimeve të shtuara të njerëzve.

4


PĂŤr Zemrat

5


Facebooku e ben nje pyetje.. What is in your mind Drite? Une me veten time them: Ne mendjen time eshte familja ime dhe se pari nena ime qe e lash me lot... Ne mendjen time jane motrat e mija te zemres ato qe pa ndaluar therrasin ne fene e Allahut..ato qe e percollen amanetin tim deri ketu me besnikeri... Ne mendjen time jane motrat e mija te vjetra te cilat gjeten kohen per te me respektuar e per te kaluar me to momente e caste qe nuk harrohen... Ne mendjen time jane te gjitha motrat qe me begatoi Allahu me njohjen e tyre dhe sot sa her qe jua kujtoj emrin buzeqesh me veten.. Ne mendjen time jane ato motra qe erdhen prej larg per kenaqesin e Allahut... Ne mendjen time jane ato motra qe disa per here te pare i pash dhe qe ende i kam fyturat e tyre ne mendje... Jan lotet e tyre te fshehur nenqepalle qe sdonin te binin para meje... Jane ato qe me mua kaluan nete duke me ngritur per namazin dhe ligjeraten e nates... Jane ata qe erdhen e me percollen deri ne momentin e fundit te takimit... Ne mendjen time eshte vellai im i cili beri udhetim te gjate qe ti jepte doren motres... Jeni ju te gjithe qe ma kthyet kohen pas... Jeni ju te gjithe qe me rikujtuat dhe me bete te ndihem njeriu me i privilegjuar ne bote... Allahu ju shperblefte e ju nderofte te gjitheve pa kufij, e qofte vendtakimi yne i fundit Xhenneti! Me dashuri dhe mall motra dhe bija juaj! SHKROI: DRITE BERISHA

6


Këndvështrim

Kriminelët e familjeve të veta

Vatra familjare, nga streha më e sigurtë dhe më e paqtë, nga vendi i edukimit dhe prehjes individuale, papritmas mund të kthehet në një konak horrori me gra e vajza, fëmijë e pleq, të shtrirë në pellgje gjaku pasi një anëtar i familjes paskësh konstatuar se kësaj radhe e “vërteta” nuk qëndroka nga ana e tij, dhe pastaj i penduar shpejt plotëson foton thriller të familjes duke ia shkrepur edhe vetes. Krimi brenda familjes po i kalon fatkeqësisht caqet e rastësive dhe po kthehet në një traditë, në një “rrugëzgjidhje” zakonore. Ky fenomen është sa i dhimbshëm, po aq edhe i trishtë, sepse kjo e keqe po kthehet në rutinë. Nuk ka më raporte tëhuajsimi mes rrugës dhe gjirit të familjes, veçanërisht kur bëhet fjalë për krimin. Bile shpesh makabriteti i krimit në familje është tipikisht më i shëmtuar se krimi i rrugës, çka do të thotë se intensiteti dhe “pasioni” kriminal që zë vend në raste të tilla i bashkangjitet aktit kriminal ordiner, duke prodhuar kështu tragjedi në zinxhir. Kur një shoqëri e ka indeksin e krimit brenda familjes në parametra të lartë, atëherë mund të shqetësohemi vërtet, sepse bërthama sociale, që është familja, ka pësuar një rënie të lirë drejt shpërbërjes, dhe në të njëjtën kohë emeton një model të shëmtuar “zgjidhjesh”, që transmetohet nga përcjellësit socialë gati-gati në mënyrë instiktive. Trajtimi i familjes në një formë të çuditshme, ku, për sa u përket detyrimeve familjare, ka abstenime, ndërsa, për sa u përket të drejtave, ekskluziviteti shpesh qëndron vetëm si atribut i burrave patriarkë, të cilët “gjënë e gjallë” brenda familjes e konsiderojnë si pronë private, me të drejta ekskluzive kurbanbërjeje. Këtu, në këto raste, ligji nuk funksionon, instikti mbiinstitucional rrafshon realitetin, dhe uni procedon me plotësimin e urisë së vet të shëmtuar. Ironia është se duke parë vrasësit apo vrasëset e familjarëve të vet, një kriminel ordiner rruge duket më i “moralshëm”. Përdhunime, linçime, varje, copëtime, groposje; të gjitha format më perverse të krimit duken se janë ekspozuar në një show progresiv në historitë e familjeve shqiptare, duke e pasuruar repertorin kriminologjik. Në këndvështrimin normal të një njeriu normal rezulton i pakuptimtë ushtrimi i akteve të tilla në mes njerëzve të cilët kanë ndarë një votër, që ndajnë ndjenjat me njëri-tjetrin. Transformimi në një armik patologjik i qenieve që kanë qenë pjesë e jotja, dhe për të cilat njeriu bën sakrificat më të mëdha, përbën një proces shumë kompleks psikologjik dhe ndjesor. Në trajtimet e shpeshta mediatike fenomeni është trajtuar thatë, pa analizë, dhe ka patur qëndrim me shprehjen standarde, “për motive të dobëta”, apo “për motive ekonomike”. Por shpeshtësia e ngjarjeve të tilla duhet të ndezë sinjalin e alarmit për administratorët e pushtetit, si dhe për shoqërinë tonë. Kur fenomene të tilla ndodhin në mënyrë progresive dhe shthurin konstruktin tonë të dobët social, atëherë kthehet në primare nxjerrja e shkaqeve dhe, më pas, rindërtimi apo restaurimi i konceptit të familjes si garanci për stabilitet shoqëror. Ndër shkaqet kryesore të cilat udhëheqin drejt krimit në përgjithësi, dhe, specifikisht, atij të familjes në veçanti, është alkooli. Konsumi i tij deri në formën e një detyrimi zakonor pa masë, në çdo vend dhe për çdo rast, e transformon anëtarin e familjes në një përbindësh të armatosur tashmë me dyshime apo brejtje që ndërgjegjja ia kish furnizuar përditë, i paaftë të japë një gjykim të saktë dhe të mund të frenojë ndjenjat dhe emocionet, duke u kthyer në një makineri krimi jashtë kontrolli. Shkak tjetër është koncepti i gabuar mbi familjen dhe marrëdhëniet bashkëshortore: trajtimi i bashkëshortësisë si marrëdhënie pronësie dhe mbiinstitucionale, jashtë kohezionit social. Ky trajtim i “plaçkës” shtëpiake, e gatshme për “përpunim” familjar kur të jetë nevoja, ka krijuar një mentalitet të ç’balancuar mbi detyrimet dhe përgjegjësitë bashkëshortore. Boshllëku besimor, karakteristik për një pjesë të mirë të popullsisë tonë, si produkt postkomunist e postatesit, është një shkak tjetër thelbësor që i paraprin këtij fenomeni. Duke mos u mbrujtur me idealin religjioz, i cili ka karakteristikë të vetën frenimin nga e keqja dhe investimin për nga e mira, që buron në moralin e religjioneve nën postulatin frikë-bindje ndaj Zotit, manifestuar në ndërgjegjet e tyre përmes prak-

7


8


9


-tikave, anëtarët e kësaj familjeje, në shterrim të këtij ideali, e kanë tepër të lehtë të prishin thurjen familjare dhe të avancojnë deri në eleminimin pjesor, por edhe tërësor, të saj. Efekt tjetër negativ i cili e nxit këtë fenomen është edhe shtrirja e madhe e emigracionit në familjet shqiptare, sidomos në ato familje të ndara ku një prej bashkëshortëve ndodhet në emigracion. Kohëzgjatja e madhe e mungesës në bashkëshortësi krijon premisa për çarje të familjes dhe u jep rrugë të pafre jo vetëm thashethemeve, por vërtet edhe tradhtive familjare. Krimet e shpeshta në familje që kanë tronditur shoqërinë shqiptare duhen marrë në konsideratë si shenja serioze të degradimit social e moral të shoqërisë tonë. Duhet që të dilet jashtë skemave të thata, dhe kjo çështje të mos lihet tashmë vetëm në dorë të OJQ-ve apo të disa publiciteteve mediatike, por duhet futur si program qeveritar, i cili të zbërthehet e detajohet me një rend shumëdimensional. Të përcaktohen masa dhe afate konkrete për të promovuar vlerat në shoqërinë tonë, dhe këto të jenë konsensuale për sa u përket planeve qeverisëse të forcave politike, duke garantuar që shtrirja kohore e tyre të çojë në ndoshta zgjidhjen jo tërësore të problemit, por të paktën në reduktimin e tij deri në raste të shkëputura sociale.

Shkroi: Redi Shehu

10


Madhështi

Toka si krijesë madhështore e Krijuesit

Mëshiruesi dhe Mëshirëbërësi ka krijuar çdo gjë.Ai ka ofruar çdo gjë në të mirë të njerëzimit dhe nuk i shmang të këqijat vetëm se Ai. Nuk i përgjigjet lutjes, nuk i shmang të këqijat dhe nuk i fal gjynahet vetëm se Ai.Ai i ka shkruar veprat e krijesave, ka shkruar jetët e tyre.Zemrat atij i drejtohen, sekretet për Të janë të shfaqura, e fshehta për të është e hapur, çdo njeri për tek Ai ec.Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë.

Toka

Kjo pjesë madhështore që mbi sipërfaqen e saj mban shumë krijesa. Tokën e ka përmendur Allahu në librin e Tij, në vende të ndryshme, për të na kujtuar madhështinë e krijimit të saj dhe mrekullitë e saj. Allahu i Madhëruar thotë: "Është Ai që e ka shtrirë tokën, duke krijuar në të male dhe lumenj." “Dhe tokën e kemi shtrirë e nëpër të kemi shpërndarë male të patundura.” “Ne kemi bërë që në tokë të rritet çdo gjë në përpjesëtim." Toka është me forma dhe ngjyra të ndryshme, male dhe lugina, ujëvara dhe liqene, shkretëtira dhe kopshte.Mendo në llojet e baltave dhe ndryshimin e tokës nga një vend në tjetrin. Kjo është e rrafshët, e bukur, ndërsa ai është mal i thyer.Kjo është tokë e shkrifët, ndërsa kjo nuk vlen për ta mbjellë.Këtu mbillen lloje të ndryshme të frutave, këtu nuk bëjnë këto të mbjella.Këtu ka ujëra, ndërsa këtu ka thatësirë.Këtu ka gjelbërim, ndërsa këtu ka thatësirë.Këtu ka klimë shumë të ftohtë, ndërsa këtu ka nxehtësi të papërballueshme.Megjithatë, toka nuk ka vlerë as sa një grimcë përpara gjithësisë.Ajo mban njeriun, kafshën, bimët, të cilat jetojnë mbi sipërfaqen e saj.Në tokë ka forcë graviteti të ekuilibruar, e cila nuk shtohet dhe nuk pakësohet, sepse Allahu i Madhëruar e ka bërë në një masë të caktuar, me qëllim që të mos prishet sistemi i universit. Tokën e rrethon mbështjellëse ajri e sistemuar. Ajo mban lloje të ndryshme gazrash, ecila ruan vazhdimësinë e jetës në të.Toka ka vrima që depërton në to ajri.Nëse zbret shiu në tokë, ajri që ndodhet atydel jashtë dhe zëvendesohet me ujë. Kur mbushen këto hapësira në tokë me ujë, lëvizin grimcat e dheut nga forca e shtytjes së ujit në vrima.Toka kur i zbret uji, lëviz dhe fryhet, trazohet.Për këtë Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe ti e sheh tokën të tharë, por, kur Ne lëshojmë ujë mbi të, ajo trazohet dhe gufon.Prej saj mbijnë shumë lloje bimësh të mrekullueshme në çift." Allahu i ka urdhëruar robërit e Tij që të ecin në tokë, të shëtisin në të, të hanë nga të mirat e saj.Del njeriu për të kërkuar furnizimin e tij në tokë.Del kafsha për të jetuar, fluturon shpendi duke kërkuar jetë.Allahu i Lartësuar thotë: "Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër vendet e saj dhe ushqehuni me atë që ju ka dhënë Ai. Kur të ringjalleni, do të ktheheni tek Ai." Pastaj shiko malet mbi këtë tokë, të cilat shërbejnë si përforcuese për tokën,i përngjajnë rolit të kunjave, të cilat ngulen për të mbajtur tendën.Këto male kanë rrënjë, të cilat arrijnë në sipërfaqen e tokës.Malet kanë rolin e lidhjes mes kontinenteve. Prej shkëmbinjve të lëngshëm, të cilët ndodhen nën shtresën e fortë të tokës dhe me këtë qëndresë, mund të ndodhë tërmet në tokë.Si rezultat i lëvizjes së pllakave tektonike të tokës, për shkak të temperaturës që nuk përmbahet brendatokës, pastaj ndodh tërmeti, shndërrohet toka e qetë në një frikësuese të trishtueshme. Kështu janë edhe vullkanet.Ato janë hapësira nën shtresën e tokës, dalin prej saj gazra dhe erëra, shkëmbinj, tym dhe elemente të nxehta, të cilat i shndërrojnë shkëmbinjtë nëtë zjarrtë. Zjarr që ecën si ujë, në një pamje të trishtueshme.Larg nga të metat është Allahu, i cili e urdhëron tokën dhe ajo i nxjerr rëndesat, thesaret e saj. Në tokë ndodh thatësira.Ikën gjelbërimi dhe e përfshin vdekja dhe shkatërrimi.Larg nga të metat eshtë Allahu i Madhëruar, i Cili e ka krijuar tokën me të gjitha gjërat që gjenden në të.Toka është si shtrat. Kush e bëri atë si shtrat? Toka është e përdorshme,kush e bëri atë të tillë?Larg nga të metat është Krijuesi, Bujari, i Cili e ka përsosur krijimin, e ka shpikur krijimin e Tij, Sunduesi i qiejve dhe tokës dhe sunduesi i Fronit Madhështor.

11


Pjesë e marrë nga libri i autorit S. Al Suejjdij

12


Në praktikë

13


ILUSTRIME PRAKTIKE MBI ISLAMIN Falenderimet i takojnë vetëm Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dërguarin e tij Muhamedin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), mbi të gjithë ata që e ndjekin dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Besimtari dhe besimtarja ka mësuar që adhurimet të kenë një kohë të kufizuar, përshembull: namazi falet pesë herë në ditë dhe këto kohë janë të përcaktuara, agjërimi i Ramazanit kryhet në një kohë të caktuar, zekati jepet në një kohë të caktuar, haxhi kryhet në një kohë të caktuar.Një nga punët e Islamit, e cila nuk e njeh konceptin e kohës,quhet ndryshe, detyra e gjithë jetës. Allahu i Lartësuar, kur e krijoi Ademin (paqja qoftë mbi të), djalli i sillej rrotull dhe i drejtohet Zotit duke i thënë: “Pasha Madhërinë Tënde, unë do ta humb këtë njeri, derisa të ketë në trupin e tij jetë,derisa të ketë në trupin e tij shpirt.” Zoti i Lartësuaru betua duke thënë: “Betohem në Madhështinë, Madhërinë Time se unë do ta fal robin Tim, derisa të më kërkojë falje.” Kjo është detyra e jetës, që njeriu të pendohet. Pendohu dhe kthehu te Zoti yt! Çfarë të pengon t`i kërkosh falje Zotit tënd?Zoti të ka premtuar që do të të falë,Zoti të ka premtuar se do të të mëshirojë, kur ti troket në derën e Tij. Kthehu te Zoti,kjo është detyrë që duhet ta bëjnë të gjithë njerëzit pa përjashtim.Profeti Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), thotë:”Të gjithë bijtë e Ademit janë fajtorë (gabimtarë) dhe më i miri i fajtorëve është ai që pendohet”. Allahu i Lartmadhëruar u drejtohet idhujtarëve, politeistëve duke thënë:”Nëse ata pendohen(pavarsisht se janë idhujtarë), falin namazin, japin zekatin, konsiderojini vëllezërit tuaj në fe.”Bëhen muslimanë, kur pendohen te Zoti i Lartësuar. Madje, Zoti i Madhëruar, u drejtohet edhe ithtarëve të librave qiellorë duke u thënë:”Pse nuk pendohen tek Allahu,pse nuk i kërkojnë falje Allahut,a nuk e dinë ata se Allahu i fal të gjithë mëkatet?” Allahu u thotë mëkatarëve:”O robërit e Mi që i keni humbur shpresat nga falja e Zotit, mos i humbni shpresat se Allahu i fal të gjithë mëkatet. Allahu është shumë i Mëshirshëm,Allahu është Falës.” Zoti i Madhëruar, u drejtohet edhe njerëzve të devotshëm dhe besimtarëve, duke thënë:”Pendohuni tek Allahu sinqerisht, o besimtarë, se nëse ju do të pendoheni sinqerisht tek Allahu, Ai do t`ju falë.”dhe ”O ju që keni besuar pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë,e nëse ju do të pendoheni tek Allahu me një pendim të çiltër dhe të sinqertë, Allahu do t`ju falë gjynahet. Allahu do t`ju bëjë prej banorëve dhe trashëgimtarëve të Xhenetit.” Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të),i porosiste shokët:”Pendohuni tek Allahu sinqerisht,kërkojini falje Zotit për mëkatet tuaja në radhë të parë.Unë si profet i kërkoj falje Allahut 100 herë.” Një shok pa profetin që vazhdimisht e bënte këtë gjë dhe e pyeti:- “O i dërguar i Allahut, pse kaq shumë pendohesh? Ai (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të),tha: “Njeriu hutohet dhe për efektet e hutimit unë i kërkoj falje Zotit.” Tëpendohesh, nuk do të thotë që gjithmonë njeriu të jetë mëkatar. Pendimi duhet të jetë edukatë ndërmjet robit dhe Zotit të tij. Pendimi tregon vlerën që ka tek Zoti i tij, sepse natyra e besimtarit është që ta akuzojë vazhdimisht veten e tij dhe ta sheh atëtë mangët gjithmonë. Një ditë profeti(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të),duke ndenjur me shokët e tij, panë një grua që gjeti fëmijën e saj në mes të të vdekurve, por fëmija ishte gjallë. Ajo nënë e mori fëmijën, e mbështolli në gjoksin e saj dhe filloi të derdhte lot gëzimi dhe hidhërimi.Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të),u prek nga kjo gjë bashkë me shokët e tij. Ai (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), tha:”A mendoni se kjo nënë, në këtë gjendje, e hedh fëmijën në zjarr? Shokët thanë: -“Kurrë.” Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të),tha: “Allahu është më i Mëshirshëm me robërit e Tij, sesa kjo nënë në këto momente me fëmijën e saj.” Gjithashtu, profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të),thotë: “Kur robi i Tij pendohet, Allahu gëzohetdhe qesh më shumë, sesa mund të gëzohet njeriu në shkretëtirë, të cilit i ka humbur kafsha ushqimi, çdo gjë. Shtrihet në hijen e një peme për të pritur vdekjen dhe kur zgjohet, e gjen kafshën e tij mbi kokën e tij, jargët e së cilës derdhen mbi të.Ai çohet nga gëzimi dhe kur sheh se kafsha, ushqimi është me

14


të, thotë:“O Zot, unë jam Zoti yt e ti je robi im.” Ai duhej të thoshte:“O Zot, ti je Zoti im e unë jam robi yt”,m gëzimi i madh e bëri atë që të thotë këtë gabim kaq të rëndë. E Zoti nuk e konsideron si mëkat atë fjalë, sepse e di g jen e njeriut.” Allahu gëzohet më shumë me pendimin e robit, sesa ky njeri në këto momente. Atëherë çfarë pret që nuk pendo Pse nuk kthehesh tek Zoti? Pse nuk thua me veten tënde ndërmjet teje dhe Zotit “O Zot më fal, o Zot më mëshiro Profeti(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të),thotë:”Allahu e shtrin dorën e Tij natën, që të pendohet ai mëkatuar ditën,Allahu e shtrin dorën e Tij ditën, që të kthehet te Zoti i Tij, ai që ka mëkatuar natën”. Ky është Zoti, me të Cilin ti ke të bësh.Zot që pranon pendimin.Zot që e do robin e Tij që vazhdimisht pendohet. ( ..... material ciklik... e gjeni në numrat pararendës ) PËRGATITI: MIMOZA ÇOTA

15


mirëpo gjend-

Urtësi

ohesh? o? që ka

.

I shtiruri orator

Imam Ahmedi në Musnedin e tij përcjell nga Umer Ibn Hatabi se ai e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), të thotë: “Ata, nga të cilët frikësohem më shumë për umetin tim, janë të gjithë të shtirurit oratorë.” Ndërsa në një transmetim tjetër Imam Ahmedi shton edhe këtë fjali “flet me urtësi dhe vepron me padrejtësi”. El-Munaui, në Fejd el-Kadir, duke komentuar këtë hadith thotë: “Gjuhë-ditur, do të thotë se në gjuhën e tij ka shumë dije, por i paditur në zemër dhe në vepra.Dijen e ka si profesion, me të cilin ushqehet, mbahet me madhështi dhe krenohet me këtë dije, i fton njerëzit tek Zoti, por vetë i largohet Atij. I konsideron të shëmtuara mangësitë e të tjerëve, por vetë bën atë që është më e shëmtuara. Njerëzve u shfaqet si adhurues dhe fetar, por fshehtas, ndaj Zotit të tij, bën gjynahe, kur vetmohet, është ujk me rroba.Ky është ai, për të cilin ka paralajmëruar profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), që të ruhesh prej tij, për të të mos rrëmbyer me ëmbëlsinë e gjuhës së tij, e të të mos djegë me zjarrin e paudhësisë së tij, e as të mos vrasë me të keqen e shpirtit dhe zemrës së tij.”

16


Përtej Fjalës

17


Mungesa e komunitarizmit

Të mbytur shpesh nga pesimizmi, veshët na dëgjojnë jo rrallë atë maksimën e kobshme se ne shqiptarët nuk bëhemi. Por, nga vjen mungesa e dëshirës për t’iu bindur ligjit dhe normave sociale, për të mos paguar detyrimet shtetërore dhe komunitare, për të përfituar vetëm për vete, për të korruptuar të tjerët ose joshur nga ryshfeti, për të shkatërruar pronën kolektive në interes të ngushtë personal, për të fituar një post që nuk e meritojmë, për ta parë shtetin vetëm si hambar për t`u zhvatur dhe jo për t`u mbushur? Nga vjen mungesa e besimit tek të tjerët, smira, dashakeqësia për tjetrin, keqkuptimi, paragjykimi dhe mungesa e ndërgjegjes shoqërore?Nga vijnë të gjithë këta elementë negativë që krahas të tjerave ndikojnë vendosmërisht në mosmbarëvajtjen e punëve në vendin tonë? Natyrisht që çdokush ka përgjigjen e tij për këto pyetje, dhe në opinionin tim është mungesa e kohezionit social, mungesa e komunitarizmit, kultura e ulët qytetare dhe komunitare, është klanizmi dhe sektarizmi fisnor, krahinor, politik, ideologjik, material e shpirtëror. Njerëzit nuk kanë besim te shteti dhe komuniteti, sepse nuk kanë besim te njeri-tjetri, nuk i përgjigjen detyrimeve komunitare me dëshirë, sepse e ndjejnë veten shumë pak ose aspak pjesë e tij, sepse ndjejnë se nuk përfitojnë asgjë, sepse ndjejnë se me kontributin e tyre abuzohet dhe ndjenjat e tyre janë të drejta, sepse nuk kanë shpesh të njëjtën kauzë, besim, vizion dhe ideologji që t’i bashkojë, sepse individualizmi ka marrë formën më të shëmtuar të egoizmit dhe mungesës së ambicies kolektive. Një rreth vicioz pra, ku mosbesimi, paragjykimi, abuzimi, shfrytëzimi dhe ku mungesa e komunitarizmit dhe vizionit të përbashkët, riciklojnë vetveten duke prodhuar vetëm kriza dhe pesimizëm.

Shkroi: J. Topulli

18


Dritare

Etika islame dhe marrëdhëniet ndërmjet muslimanëve

Islami ka nxitur në etikë të mirë, ka ftuar në karakter të lavdëruar dhe për këtë ka përcaktuar shpërblim të madh. I dërguari, (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), thotë: “Nuk ka asgjë më të rëndë në peshore se etika e mirë.” Po ashtu thotë: “Më i miri prej jush është ai që ka moralin më të mirë.” “Më besimploti nga besimtarët është ai që ka karakter më të mirë.” “Vërtet besimtari me etikë të mirë, arrin shkallën e agjëruesit, falësit.” Islami është fe e etikës së mirë dhe nga muslimanët nuk pranon të pajisen me etikë jo të mirë. Karakteristika të saj janë: Sinqeriteti.

Turpi.

Mëshira ndaj njerëzve.

Mendimi i mirë.

Bujaria.

Durimi.

Besnikëria.

Modestia.

Këmbëngulja.

Trimëria.

Asketizmi.

Urdhërimi në punë të mira dhe ndalimi nga të këqijat.

Butësia.

Drejtësia.

Ulja e shikimit nga gjërat e ndaluara.

Falja (e gabimeve të njerëzve).

Përmbushja e premtimit.

Bamirësia ndaj njerëzve.

Islami ka sistemuar marrëdhënien e muslimanit me të tjerët, madje edhe me jomuslimanin dhe ka vendosur kritere, të cilat e udhëheqin atë. Prej këtyre marrëdhënieve : 1. Marrëdhënia e muslimanit me prindërit e tij. Allahu i Lartësuar, muslimanin e ka obliguar t`i respektojë prindërit e tij, t`u bëjë mirë atyre dhe të largohet nga ajo që i zemëron ata. Allahu i Lartësuar thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër përveç Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre “of – oh”, as mos u bëj i vrazhdë ndaj tyre, por atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Në shenjë mëshire, shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroji ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. Allahu i Lartësuar duke treguar për muslimanin, të cilin prindërit e tij e nxisin në mosbesim, thotë: “E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për cilën ti nuk ke asnjë fakt, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre”. I Dërguari,(paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), është pyetur: Cila punë është më e dashur tek Allahu i Lartësuar?“Namazi në kohën e tij” - u përgjigj. Po pastaj? “Respektimi i prindërve” - u përgjigj.

19


2. Marrëdhënia e muslimanit me fëmijët e tij. Allahu e ka obliguar muslimanin të kujdeset për fëmijët e tij, t`i edukojë ata me edukatë të mirë islame, t`i ledhatojë ata, të durojë dëmtimet e tyre derisa të rriten dhe të mundohet të bëjë çdo gjë që është në interesin e tyre. 3. Marrëdhënia e muslimanit me bashkëshorten e tij. Allahu i ka obliguar të dy bashkëshortët të miqësohen me njëri-tjtrin me mirësi, shoqërim të mirë, respektim, dashuri, simpati dhe pengim të dëmtimit. 4. Marrëdhënia e muslimanit me të afërmit e tij. Islami ka nxitur në mbajtje të lidhjeve familjare, bamirësi ndaj të afërmve, vizitën e tyre dhe këtë e ka bërë prej shkaqeve të shtimit të pasurisë dhe lumturisë në jetë. 5. Marrëdhënia e muslimanit me fqinjtë e tij. Islami ka nxitur në bamirësi ndaj fqinjëve, nderimin e tyre, përhapjen e shpirtit të dashurisë ndërmjet fqinjëve, shmangien nga çdo gjë që shkakton ndërmjet fqinjëvedhegjithë këtë e ka bërë pjesë të besimit. Islami ka sistemuar marrëdhënien e muslimanit edhe me kafshët, duke u sjellë mirë me ato, duke i ushqyer ato dhe duke mos i dëmtuar dhe torturuar ato, sikurse e ka sistemuar marrëdhënien e muslimanit me mjedisin ku jeton, duke u kujdesur për të, duke e zbukuruar dhe duke mos e dëmtuar atë.

SHKROI:A. Basha

20


Afër dhe Larg

Ushqimet e përmendura në Kur`an dhe në thëniet profetike Në Kur`anin Fisnik, disa lloje ushqimesh dhe pijesh janë përmendur për të treguar mirësitë e Allahut që ia ka dhënë njeriut. Të gjitha llojet e ushqimeve që përmenden në Kur`an apo edhe pijet, sot, shkenca e mjekësisëka filluar t`i studiojë dhe t`i përdorë në shërbim tësaj, sepse Zoti i Lartësuar atë që ka përmendur ka qenë për të mirën e njeriut.Thotë Allahu në Kur`an:

“E në tokë, copa sipërfaqesh, të ngjitura njëra me tjetrën, kopshte të hardhisë, të mbjella (të shumëllojshme) dhe hurma (bimë këto) që janë të degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara (nga një filiz) e të gjitha ujiten nga një ujë dhe në shijen e ngrënies së frutave të tyre e kemi dalluar njërën prej tjetrës. Edhe kjo dëshmon me argumente për njerëzit e mençur.” Cilat janë ushqimet që përmenden në Kur`an? Ushqimet e përmendura në Kur`an dhe në thëniet profetike:

Shumica e komentuesve të Kur`anit thonë që ajeti që përmendëm më lart, ka pasur për qëllim mirësinë e shijeve, ngjyrave dhe shumëllojshmërinë që mund të ketë një frut. Një dijetar thotë: “Ka disa fruta që mbajnëtënjëjtin emër, por njëri prej tyre është i ëmbël, tjetri iathët, njëri ka ngjyrë të verdhë, tjetri të kuqe, njëri është me kokrra shumë, tjetri me pak. Allahu e ka lënë të lirë njeriun të zgjedhë dhe të preferojë frutin me të njëjtin emër, por të ndryshëm nga shija dhe ngjyra. Ne suren Muhamed, përmenden katër lloje lëngjesh:

21


“Shembulli i Xhenetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshmit), në të cilin ka lumenj me ujë të mirë për pije, lumenj nga qumështi, me shije të paprishur,lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar. Ata kanë aty edhe çdo lloj peme,kanë edhe falje nga Zoti i tyre, (a është i njëjtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe atyre u shuhet etja me ujë të valuar që ua copëton zorrët e tyre?”

Por ka dhe lëngje të tjera që përmenden në Kur`an,si:

22


Uji përmendet në Kur`anin e Shenjtë më shumë se 50 herë dhe dijetarët e sotëm janë marrë shumë me çështjen e ujit dhe tëmirat e tij për shëndetin e njeriut. Prej shekujsh është vërtetuar që nuk ka jetë pa ujë dhe për këtë Allahu thotë në Kur`an: “Allahu lëshoi prej qiellit ujë (shi) dhe me të ngjalli tokën pas vdekjes së saj.Në këtë është një argument i fortë për ata që me vëmendje dëgjojnë (kuptojnë).”

“A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi, a nuk besojnë?” Dhe uji është jeta e çdo gjallese dhe kafshët janë krijuar prej saj. All-llahu krijoi secilën gjallesë prej uji e prej tyre ka që ecin duke u zvarritur me barkun e vet, ka që ecin me dy këmbë e edhe prej atyre që ecin me katër këmbë. All-llahu krijon çfarëtë dojë, sepse vërtet All-llahu ka mundësi për çdo gjë.

Dobitë e ujit në trupin e njeriut Uji është një nga gjërat më të rëndësishme për trupin e njeriut.Njeriu nuk mund të jetojë pa ujë vetëm se me ditë të caktuara.Po të shikojmë përbërjen e trupit të njeriut, 90% e tij është ujë ose lëngje, ndaj ai ka nevojë për 2-3 litra ujë ose përbërës të ujit që duhet të konsumojë çdo ditë.Uji është i rëndësishëm për pastërtinë e trupit, e përdorim gjatë marrjes së abdesit apo të gusulit, pra larjes së trupit.Thotë Allahu në Kur`an: “Iu lëshoi shi nga qielli për t'u pastruar me të.” “Ai lëshoi nga lart shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim, dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj.E nga hurmat, nga sythat e tyre,kalaveshë të afërt (për t'i vjelë).Edhe kopshti me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të shumëllojshme (në shije).Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu).Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.” “Në fakt, edhe tek bagëtitë ju keni shenja për të mësuar prej tyre. Ne ju japim atë që kanë në barkun e tyre prej ushqimit të përpunuar dhe gjakut: qumësht të pastër dhe të shijshëm.” Ka thënë profeti Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Në natën e Israsë më sollën të pi dy gota, në njërën kishte qumësht dhe në tjetrën kishte verë. Mora dhe piva gotën që kishte qumësht dhe më thanë:“More natyrshmërinë, se po të merrje gotën me verë, do ta fundosje popullin tënd.” Nga Ibën Abasi trasmetohet se profeti Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), pasi piu qumësht tha: “Kur të hani ushqim, thoni: “O Zot begatoje këtë ushqim dhe na mundëso për më të mirë, ndërsa kur të pini qumësht, thoni:“O Zot na begato me këtë dhe na e shto, sepse nuk ka mirësi më të madhe nga çdo ushqim dhe pije, përveç se qumështit.”

23

Përgatiti: E. Muca


Imam Malik Ibn Enes

Thesare të udhëzimit

Ebu Abdullah Malik Ibn Enes Ibn Malik Ibn Ebi Amër është lindur në Medinë në vitin 93 hixhr. Ai vjen nga një familje e respektuar.Të parët e tij kanë qenë nga Jemeni, por gjyshi i tij Amër, u vendos në Medinë, pasi pranoi Islamin. Gjyshi i tij, Malik, ka qenë një tabi`in i njohur dhe një transmetues i njohur hadithesh. Imam Malikun e tërhoqi shumë studimi i legjislacionit Islam dhe ia kushtoi gjithë interesin e tij kësaj, pasi përvetësoi edukimin parësor fetar. Medina ishte qendra më e rëndësishme e mësimeve islame, pasi pasardhësit e sahabëve ishin banorët e qytetit. Përgjatë rrugëtimit të tij të dijes, ai takoi mbi 300 tabi`in dhe mori nga ata dijen e Hadithit dhe Traditës Profetike. Ai e kaloi jetën e tij në Medinë ku studioi shkencën e Fikhut nga 95 dijetarë.Janë këta dijetarë, nga të cilët ai mësoi dhe memorizoi hadithet e përmbledhura në librin e tij “Kitabul Muatta”. Ky libër përmban 1725 hadithe të profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Ai studio Kirat dhe Hadith nga Nafi, i cili ka qenë rob i Abdullah Ibn Umer. Nafi i shërbeu Abdullahit për rreth 30 vjet.Ai u dërgua për një kohë në Egjipt nga Umer Ibn Abdul Aziz për të transmetuar dijen atje. Pavarësisht se Imam Maliku është autor i shumë librave, puna e tij më e rëndësishme është libri “Kitabul Muatta”, i cili është i fokusuar në çështje të Legjislacionit Islam, bazuar në Hadithet dhe Traditën Profetike.Ky është libri më i hershëm i llojit të tij dhe përdoret si tekst në pothuasje të gjithë institucionet arsimore islame.

24


Imam Maliku, i kushtonte respekt të madh profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe Hadithit.Ai nuk e toleronte mungesën e disiplinës, kur flitej për hadithet e të dërguarit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Një herë ai e qortoi Mensurin (drejtues i shtetit) për të folurën me zë të lartë, ndërkohë që hadithet e profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) po përmendeshin. Imami gjithmonë merrte abdes, vishte rroba të pastra dhe hidhte parfum, kur jepte mësimet e Hadithit. Ai dha mësime mbi Legjislacionin Islam dhe fetua (gjykime) për rreth 62 vjet.Përafërsisht 1300 persona kanë transmetuar hadithe nga ai. Ai ka pasur nderin të jepte mësimet e tij nga i njëjti vend ku profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) kalonte kohën e itikafit, në xhaminë e të dërguarit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Imam Maliku dallohej për devotshmërinë e tij dhe kishte kurajon t`u qëndronte bindjeve të tij edhe nëse do të vuante për shkak të atyre bindjeve. Në vitin 135 hixhr, kur guvernatori i Medinës i kërkoi banorëve duke i trysnuar ata, për t`i dhënë besën khalifit Mensur. Imami dha nje fetua, duke vlerësuar se kjo besë nuk është e vlefshme, pasi është marrë nën trysni dhe presion.Përderisa kjo fetua nuk ishte në interes të udhëheqësit të shtetit, guvernatori i Medinës e arrestoi Imamin.Kur kryetari i shtetit (Mensuri) mori vesh për këtë gjë, i kërkoi ndjesë Imamit dhe e shkarkoi guvernatorin e qytetit për këtë veprim të tij. Imam Malikut iu ofrua një shumë e konsiderueshme nga Mensuri, shpenzimet e udhëtmit për në Bagdad (kryeqyteti i asaj kohe) dhe një banesë në të, por ai me mirësjellje e refuzoi këtë ofertë, duke thënë se pëlqente të jetonte në Medinë, pranë profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Imam Maliku nuk kishte për qëllim ngritjen e një shkolle mendimi, e cila do të mbante emrin e tij, por ishin nxënësit dhe ndjekësit e tij, të cilët e ngritën një shkencë të Fikhut, bazuar në mendimet dhe fetuatë e Imam Malikut. Ndjekësit e medhhebit Maliki, gjenden më së shumti në Afrikën Veriore dhe Perëndimore, Tunizi, Marok, Algjeri dhe Egjipt. Imam Maliku vdiq në Medinë në vitin 179 hixhr, në moshën 86 vjeçare. Ai u varros në varrezat Xhennetul-Beki të Medinës.

25

Përktheu: G.GJ


Ora

Ora e Zgjimit e Zgjimit

Dikur

Tablo kujtimesh vërtiten të memorizuara, pa dashur të ndalojnë diku. Mbase një klikim i dyfishtë në kujtesë, mund të bëjë ndalesën e duhur në stacionin e ngjarjeve të vargëzuara në harkun e kohës. Më shfaqen sekuenca imazhesh dhe ngjarjesh të thurrura si të ishte rrjeta e merimangës arkitekte. Ja një ndër ditët e bukura me gjyshen time pranë, teksa më ka afruar në prehrin e saj duke më përkëdhelur dhe duke më treguar përrallën e saj të rradhës: Na ishte një herë një mbret që kërkoi t`i çonin zogun më të bukur të vendit. Një njeri i çoi zogun më të bukur, por në fakt ai ishte dhe aq. Mbreti u nevrikos nga kjo gjë dhe urdhëroi të dënohej ai njeri, i cili tha: -“Përse kërkon të më dënosh o mbret? Vërtet për mua ai zog është më i bukuri i vendit, sepse është i imi…” Gjyshja shpeshherë ma tregonte këtë përrallë.Nuk e kuptoja që me zogun më të bukur, personifikohesha unë.Vërtet unë isha më e bukura, më e mira nga të gjithë për gjyshen time.Sa qejf! Gjyshe e ëmbla gjyshe! Analogjia më ngacmon të krahasoj gjyshen time me këto të sotshmet. A janë njësoj të ndjeshme ndaj debulesës së nipërve dhe mbesave? Mendoj që jo. Televizori, pse jo edhe kompjuteri, janë tashmë një debulesë për to e jo më të ashtuquajturit “mjalti i mjaltit”. Në fakt, më mirë të ikin disa minuta nga fëmijëria e nipërve dhe e mbesave sesa të ikin disa minuta nga telenovelat!Ah, dikur gjyshja ime…! Po më kujtohet edhe jeta ime shkollore.Sa shumë i doja librat, dijen! Lexoja shumë. Pa pritur, në rrugë kalon para meje nxitimthi një djalosh tek të dhjetat. Me kuriozitet ndjek veprimet e

26


tij.Çanta e tij tepër e madhe, kishte mbuluar pothuajse gjithë shpinën.I kërrusur, mbante sytë të ulur poshtë.Në fakt, gjithë rrugës po shikonte në I-padin e tij.Makinat ishin rreshtuar pas tij dhe prisnin që ai të hapte rrugën.I hutuar tek I-padi i tij, djali kishte bllokuar rrugën duke ecur në mes të saj dhe madje nuk dëgjonte as boritë acaruese, nga përqëndrimi në I-pad.Një qenie njerëzore e mrekullueshme, ishte kthyer tashmë në një robot teknologjie. Marrëdhëniet njerëzore dita-ditës po ftohen, po zvetënohen, po largohen si dy pole të kundërta. Është pikërisht avancimi i teknologjisë që i ka bërë njerëzit jo vetëm të mbyllen në një hapësirë të caktuar, por edhe të mbyllen në vetvete. A është kjo sjellje njerëzore e duhur? Aspak, do të thoja.Një njeri dallohet nga kategoritë apo grupet e tjera të krijesave, pikërisht nga sjellja e tij, qëndrimi dhe intelekti i tij. Por, të gjitha këto nuk mund të vihen në pah, nëse njeriu qëndron jashtë dhe larg rrethit shoqëror. Ah`…! M`u kujtua edhe kukulla ime.Sa të bukur e kam pasur! Sa shumë kam luajtur me të! Sa shumë rroba i kam qepur! Sa shumë skena teatrale kam bërë me të! Kujtime mahnitëse të fëmijërisë time! Edhe ninullat që i kam kënduar kukullës sime më vërdallosen në kujtesë, ama sytë mezi i mbyllte, kur mundohesha ta vija në gjumë … Eh! Trokas, trokas në derën e të kaluarës. Më hapet ngadalë ajo derë dhe mes pluhurosjes aty-këtu të kujtesës, arrij të dalloj gjurmët e mbetura ende të qarta të emocioneve të asaj kohe të dikurshme, të asaj pjese të jetës sime që nuk mund të kthehet më. Unë jetoj të tashmen.Edhe kjo është një pjesë e jetës sime. Sigurisht ka ndryshime mes të tashmes dhe të shkuarës. Unë ec në rrugën e së tashmes duke kthyer kokën pas tek e dikurshmja ime… Shkroi: Hiba Agolli (Gjyzeli)

27

Përktheu: G.GJ


me VETEN

Veçoritë e personalitetit të muslimanit ...dhe kthehemi pas në kohë, në krijimin e njeriut të parë, Ademi (paqja qoftë mbi të), i krijuar nga dheu dhe i nderuar nga krijesat më sublime pranë Krijuesit. ”O ju njerëz! Ne ju krijuam nga një mashkull dhe një femër dhe ju bëmë popuj e fise që të njiheni. Më i nderuar nga ju tek Allahu, është më i devotshmi.” (Huxhurat,13) Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), në çlirimin e Mekes ka thënë: “O Kurejsh! Allahu ua hoqi ju krenarinë (me gjurmë) nga injoranca dhe të krenuarit me baballarët tuaj. Njerëzit janë nga Ademi dhe Ademi është nga dheu.” Bashkë me ne, Allahu i Lartësuar krijoi dhe çiltërsinë, një ndjenjë e pastër që fare mirë e shikojmë aq të qartë tek fëmijët tanë. Nuk e dinë ata që zjarri djeg, që gjembi shpon. Për ta çdo gjë është e bukur, e paqtë. Jemi dëshmitarë të asaj se si rriten fëmijët tanë, shohim se si kanë fituar disa zakone nga ne dhe nuk ka dyshim për këtë. Allahu i Lartësuar i drejtohet njeriut, duke kërkuar nga ai që t’i kthehet ndjenjës së pastër, me të cilën është krijuar: “Drejtoje fytyrën tënde nga feja e drejtë, pa i bërë shok Allahut, kjo është çiltërsia, me të cilën Allahu krijoi njerëzit. Nuk mund ta ndryshosh krijimin e Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumë prej njerëzve nuk e dinë. Kthehuni të penduar tek Ai dhe jini të devotshëm. Faleni namazin dhe mos u bëni prej idhujtarëve.” (Rum, 30-31)

28


Këtë kërkon Allahu nga njeriu, por orvatjet e tij në këtë jetë, e bëjnë të shkojë sa majtas, djathtas. Pasionet e tij e drejtojnë në punë të papëlqyera nga mendjet e shëndosha. Për këtë arsye, Allahu, njeriun e krijoi me arsye dhe shpirt dhe i bëri të jenë në harmoni. Nëse këto mundin njëra- tjetrën, atëherë mund të çojnë edhe në devijim. Ndaj, muslimani duhet të ketë disa tipare të personalitetit, që të jetë në harmoni me veten e tij, me njerëzit që e rrethojnë dhe me të gjithë shoqërinë. 1Muslimani është njeri i besimit. Ai beson në Allahun si Zot, në Islamin si fe dhe në Muhamedin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), si profet. Beson në Allah, në engjëj, në libra, në profetë, në ditën e fundit dhe në përcaktimin e të mirës dhe të keqes. Duke u bazuar në këto shtylla dhe parime, Islami i ka dhënë të drejtë njeriut, të ecë sipas tyre në çdo aspekt të jetës dhe në çdo hap që ai hedh. Duhet të dijë se “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, atëherë kërko falje për gabimin tënd...” (Muhamed,19) “Ne dërguam tek çdo popull nga një profet, duke i ftuar që të adhurojnë Allahun dhe t’i largohen mosbesimit dhe idhujtarisë. Nga ata kishte që i udhëzoi Allahu dhe kishte edhe nga ata që e merituan humbjen nga e vërteta.” (Nahl,36) 2Muslimani është njeri i devotshmërisë dhe adhurimit. Jeta e tij është adhurim. “Nuk i kam krijuar xhindët dhe njerëzit, veçse të më adhurojnë.” (Dharijat, 56) Muslimani i përmbahet këtij adhurimi madhështor, i cili përfshin të gjitha drejtimet në jetë. “Thuaj, me të vërtetë namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime (janë) për Allahun, Sunduesin e botëve, të pashok, për këtë jam urdhëruar ...” Ky adhurim bazohet në sinqeritet, “ ... dhe nuk janë urdhëruar për tjetër, veçse të adhurojnë Allahun me sinqeritet, ashtu siç i takon...” dhe duke ndjekur traditën e Profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), kushte këto për pranimin e punëve. 3Muslimani është njeri me moral të lartë. Cilësi e personalitetit të muslimanit është morali i tij fisnik, sjellja e tij e mirë dhe korrektësia në marrëdhënie me të tjerët. Ai ndjek në të gjithë këtë, shembullin e Muhamedit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), të cilin Allahu e ka lavdëruar për moralin e tij të vyer. “Me të vërtetë, ti ke një moral të lartë!” (Kalem,4) Kur është pyetur Aishja (Zoti qoftë i kënaqur me të), për moralin e tij (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “ Morali i tij ishte Kur’ani.” Tradita, jeta dhe fjalët e tij bënë që të nxisnin popullin e tij, që t’i përmbahet moralit të lartë dhe edukimit me edukatën islame. Ka thënë profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Besimtari që ka besimin më të plotë, është ai që ka moralin më të mirë.” Islami e ka lidhur fort adhurimin me moralin. Njeriu, i cili i përkushtohet Allahut, përfiton nga adhurimi i tij duke forcuar dhe përmirësuar moralin dhe sjelljen e tij. Thotë Allahu i Lartësuar për namazin: “Me të vërtetë, namazi të pengon nga shthurja dhe veprat e shëmtuara.” (Ankebut, 45) Për agjërimin profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), thotë: “ Nëse dikush nga ju agjëron, atëherë të mos bëjë keq dhe as të ngrejë zërin e në qoftë se atë e shan apo e ofendon dikush, le të thotë: “Unë jam agjërueshëm.”, “ Allahu nuk ka nevojë për etjen dhe urinë e ndonjërit prej jush, nëse ai nuk lë gënjeshtrën.” 4Muslimani është njeri i dijes dhe i thirrjes në Islam. Muslimani në jetën e tij ec i bazuar në dije dhe maturi. Ai sillet me të tjerët ashtu siç do të

29


donte të silleshin të tjerët me të, sepse ai i do ata, u do të mirën atyre, lutet për ta, i thërret ata në atë që do t’i lumturojë ata në këtë botë dhe në botën tjetër. Muslimani nuk është egoist e të dojë të mirën vetëm për vete, nuk është i ashpër e diktator, që të mos i dojë popullit të tij suksesin dhe mbarësinë, nuk është ziliqar që t’ia dojë të keqen atij që ka një mirësi dhe nuk është inatçi që t`u dojë të tjerëve veç të keqen. Muslimani nuk i ka këto. Musliman i vërtetë është ai. i cili i posedon të gjitha këto tipare, është ai. i cili u përçon njerëzve mirësinë më të madhe, udhëzimin e tyre, drejtimin e tyre. Mirësia e këtij umeti është e ngritur mbi këtë princip madhështor. Thotë Allahu i Lartësuar: “Ju jeni populli më i mirë, i dalë për njerëzimin, (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira e i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun.” (Ali Imran,110) Nëse ai ec mes njerëzve, ata do të shohin Islamin e gjallë duke lëvizur në idetë e tij, në mendimet e tij, në moralin e tij, në gjykimet e tij, në sjelljen e tij.

Përgatiti: Klotilda Ndreu

30


Risi & Aktivitete

Qendra Social- Kulturore “Femra, Investim i Familjes”, nën mbështetjen e projektit të madh “MEWADDAH WE RRAHMAH”, ka pritur ditët e fundjanarit 2016, delegacionit e motrave nga Kuvajti. Ajo që vlen për t`u theksuar është se ky delegacion ka vizituar edhe herë të tjera dhe ka qenë pjesë e ndihmës dhe përkrahjes së vazhdueshme të projekteve të shumta që kanë marrë jetë pranë qendrës sonë. Duke qenë se ato kanë një eksperiencë të shkëlqyer në fushën e thirrjes islame dhe më gjerë, kanë ditur të përcjellin tek ne, mirësinë, dashurinë dhe shërbimet që një popull i vogël, siç është ai i Kuvajtit, të ndihmojë dhe të jetë pranë vendit tonë në momente të vështira dhe të lumtura po ashtu. Këta dy popuj kanë gjetur rrugën e përbashkët për të qenë në ndihmë të shumë prej kategorive të njerëzve në nevojë. Përveç takimit që kydelegacion pati me studentet pranë qendrës sonë, si edhe takimit shumë mbresëlënës me haxhilerët 2015, në ambientet e “Tirana International Hotel”, ai pati nderin të takohej me ambasadorin e ri të shtetit të Kuvajtit, në Shqipëri. I sapoakredituar, ambasadori është shprehur se do të jetë krahu i djathtë i kategorive njerëzore që duan zhvillim, progres e prosperitet dhe përveç këtij takimi, delegacioni ishte pranë, në zonat e përmbytura të Shqipërisë me ndihmat dhe kontributin në një kohë vështirësie,jo vetëm për ato zona, por për të gjithë shqiptarët. Ata ishin prezentë dhe të ftuar nderi në aktivitetin që organizoi “Shoqata Kuvajtiane” për jetimët pranë ambienteve të “Muzeut Kombëtar”.Një aktivitet, i konceptuar për të qenë mikpritës dhe nderues për ata donatorë që mirësitë, me të cilat i ka dalluar Zoti, dinë t`i japin aty ku është edhe këshilla e profetit, ndaj rehabilitimit dhe ushqyerjes së jetimëve nëpër botë.

31


Çdo gjë e përgatitur me kujdes, ku protagonistë ishin vetë jetimët pranë shoqatës, aktiviteti umbyll me sukses dhe me mijëra mbresa nga donatorët. Koordinatorët e aktiviteteve pranë “Shoqatës Kuvajtiane”, menaxhuan çdo detaj që aktivitete të tilla të mos harrohen në kujtesën e jetimëve, por edhe të donatorëve të nderuar nga shteti i Kuvajtit. Miqtë nuk harrohen, por ata kujtohen dita-ditës me lutjet tona kundrejt tyre që ata të jenë mirë dhe të gatshëm për të bashkëpunuar në aktivitete e projekte të frytshme, në të mirë të shoqërive ku bëjmë pjesë. Sipas një studimi të ri, moti i ftohtë mund të rrisë rrezikun e sulmit në tru deri në 30 për qind. Rënia e befasishme e temperaturave, shkakton rritje të madhe të rrezikut për sulm në tru.Shkencëtarët kanë gjetur se për çdo rënie të temperaturave për 2.9 gradë celcius, në një periudhë prej 24-orësh, numri i sulmeve rritet për 11 për qind. Te personat që kanë rrezik më të madh për sulm, për shkak të presionit të lartë të gjakut, pirjes së duhanit ose mbipeshës, rreziku rritet 30 për qind. Studimi i fundit i bërë në “Jena University Hospital”, në Gjermani, ka gjetur se ndryshimi i shpejtë i motit në të ftohtë rrit gjasat për sulme në zemër dhe në tru. Hulumtuesit kanë studiuar 1700 pacientë që kishin sulme në mes të viteve 2003 deri 2013.Ata analizuan motin në tri ditët, gjatë të cilave pacienti përjetoi sulmin. Nga kjo ata kanë gjetur se çdo rënie e temperaturave prej 2.9 gradë ka rritur rrezikun për 11 për qind në dy ditët e ardhshme.

32


Përtej

Në Bisedë pa stola me një pseudoartiste. Si flet pena apo penelata e tyre banalitet, padije dhe vulgarizëm

Ndër vite, madje ka shumë e shumë kohë që kur isha fare e vogël dëgjoja që mes shakash jo krejtësisht të pa/vërteta thuhej se artistët kanë një dërrasë mangët. Që kur isha e vogël kam tentuar ta zbus dhe zbus këtë shprehje që nuk më ka pëlqyer të si e tillë, por e kam ditur thellë me ndërgjegje se ata janë ndryshe, konceptojnë ndryshe, ku koncepti ka kuptim dhe vlerë, dritë dhe domethënie. Por me kalimin e kohës, tani kur jemi rritur e shikon vertet se vrazdësia e shprehjes mbi personalitetin artistik të një artisti mer kuptim kur ai përmes artitt të tij flet po aq vrazhdë. Mbaj mend se që nga vitet 2000 e më pas artistë të penës e të penelatave shkrinë dhe përshtjelluan idenë, dëshirën, koncpetin, mllefin dhe paditurinë e tyre me figura që i përkisnin kryesisht fesë e thelbësiht islamit.

33


Për të mos patur tërheqje nga thelbi ju kujtoj se çfarë thanë dhe shkruajtën shkrimtarë e studiues si Selman Rushdie, kompani apo shoqëri si e panjohura gazeta Daneze dhe si e panjohura Charlie Hebdo . Liria e tyre deri në çoroditje dhe arti i tyre deri në neveri na bën të mendojmë se autorë e piktorë të hershëm me famë botërore i rriti fama e tyre se ditën me se të merreshin, ndërkohë që artistë e "botës sodit" nuk dinë se ç'bëjnë.Skulptorët i sheh si nallbanë e piktorët si bojaxhinj të lirë. Kanë fiksuar vetëm dicka, që për të qenë më të shtitur a më të lexuar, për të bërë ca para se duhet mbaruar shkolla, nëpërkëmbin vlera, figura, simbole që e gjithë bota i di si të shenjta dhe këta si me një dërrasë plus ndryshe nga profesorët e tyre botërore mendojnë se lakuriqësia dhe turpi do i bëjë bestseller. Kur shikojmë se punët e tyre pa punë i përkrah dhe përqafon ndonjë televizor apo media mediokër, mendojmë dhe kemi të drejtë të mendojmë kështu se mediatikisht jemi sëmurë, politikisht po se po dhe kulturalisht jemi në grahmat e fundit, madje nuk është çudi që facebook të kërkojë tani e tutje vetëm dislike për shërimin tonë se nuk ka diagnostifikim tjetër më adekuat. Pse të jetë kështu? Çfarë pësuan shqiptaret nga shumica e tyre muslimane, përvecse u përcuan vlera.Si merren simbole fetare përbri ideve histerike piktoresh duke ditur se edhe pikturat lakuriqe me me famë ishin ata të hershmet që përditësuan mënyrat e jetesës së asaj kohe ku jetoi autori, një mënyrë jetesë, të menduari etj, ndërkohë që pikura e kohëve të fundit i bie të jetë totalsiht kundër sensit artistik sepse nuk tregon as mënyrën e as stil jetese, as ndrydhje e as katarsis. Nëse kemi vetëm pak pare mend katarsis është ai pastrimi shpirtëror i përbrendshëm që do ta donte çdokush që të jetë më i mirë me veten e të tjerët, ndërkohë që dhuna verbale qe e ndjek atë vizuale nga goja pseudoartistesh se kjo tregoka katarsis duhet korigjuar, pasi me autoportretin e zonjes piktore nuk kuptohet katarsisi sepse nuk eshte punuar me botën e brendshme të njeriut, por krejtësisht me atë të jashtmen . E shikoni sa siperfaqësore është vetë autoria dhe punimi i saj? Boshi kuptimor dhe boshi ideor i këtij katarsi nuk flet gjë tjetër veçse çoroditjes totale që kanë autorë të ndryshëm në gjuhësi, në letërsi, në pikturë e thuajse kudo dhe mbetemi me shpresë tw ndryshojë ky realitet duke ndryshuar sado pak vetë....................... Shkroi: Albana Muja

34


Me studentët

SI TA PËRBALLOJMË STRESIN E PROVIMEVE

Duhet të dimë që suksesi në provim, dhënia e përgjigjeve të sakta ndaj pyetjeve dhe arritja e suksesit të dëshiruar, në rradhë të parë, mundësohet me përvetësimin e mësimeve dhe materialit mësimor. Pa këtë, paramendimi se mund të korrim sukses është joreal.Por ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në suksesin e nxënësit/ studentit,sikurse ekzistojnë pengesa e faktorë negativë, që vështirësojnë arritjen e rezultatit të duhur. Ajo që do të përmendim këtu janë disa pika kryesore që zbatimi i tyre do të na ndihmojë për arritjen e suksesit në provime. Në lidhje me këto pika duhet të kemi parasysh: a) Ndonëse këto pika duken shumë të thjeshta, zbatimi i tyre në tërësi do të na sigurojë një sukses të mirë. b) Sa më shumë pika zbatohen, aq më shumë ndikim pozitiv do të kenë , në mënyrë që suksesi të jetë më i madh. c) Nëse në provimin e parë nuk arritët t'i zbatoni të gjitha pikat, mos e humbni shpresën. Sa më tepër të stërviteni, aq më tepër do t'ju përmirësohet rezultati. d) Nëse nuk i zbatoni dot pikat në tërësi, mësojini ato në mënyrë graduale. e) Do të keni sukses të plotë kur t'i zbatoni me qetësi dhe prehje shpirtërore të gjitha pikat. f) Nëse i zbatuat të tërë pikat nga fillimi , por nuk arritët sukses, mos u brengosni. Ky mossukses është për shkak të brengës dhe ankthit që burojnë nga fakti që nuk keni vepruar në bazë të shprehive paraprake që kishit dhe për shkak se i keni mënjanuar. Jini të sigurtë se me

35


kalimin e kohës do të arrini sukses duke u mbështetur tek ndihma e Zotit. g) Nëse vëreni që nuk i zbatoni dot disa prej pikave, përpiquni të evidentoni shkaqet për këtë dhe analizojini. Largojini gradualisht faktorët që ju pengojnë. 40 pika rreth provimit Përpiloni një hartë konceptesh dhe një strukturë tematike Sektorizoni kapitujt bazuar në ditët që keni në dispozicion për përgatitje. 1. Hiqni dorë prej ngrënies gjysëm ore para fillimit të provimit. 2. Përpiquni që, disa orë para provimit të konsumoni ushqim shumëkalorik, por me sasi të vogël. 3. Mos konsumoni ushqim të rëndë një ditë ose një natë para provimit. 4. Kryeni çdo nevojë angazhim tuajin personal para se të fillojë provimi. 5. Përpiquni të mos planifikoni punë të rëndësishme pas provimit. 6. Përgatisni dhe merrni me vete paisjet e duhura që do t'ju nevojiten gjatë provimit ( stilolaps, fletë të pastër, gomë etj.) 7. Paraqituni në klasë së paku 10 minuta para fillimit të provimit. 8. Në provim duhet të uleni në një vënd që ka mjaft dritë. ( Nëqoftëse nuk jua përcaktojnë vëndin paraprakisht). 9. Zgjidhni vënd të përshtatshëm nga pikëpamja e temperaturës. 10. Vendi ku do të uleni gjatë provimit duhet të jetë i qetë, jo i zhurmshëm. 11. Kushtojini vëmendje mbikëqyrësve në provim. 12. Mësohuni me lëvizjet e mbikëqyrësve që kjo çështje të mos shkaktojë shpërqëndrimin tuaj. 13. Filloni provimin ( merrni pyetësorin) duke përmendur emrin e Zotit. (Mbështetuni tek Zoti dhe shpresën e keni tek Ai dhe jo vetëm në faktin që keni mësuar dhe memorizuar materialin). 14. Para se të filloni me përgjigjet thoni : Kërkoj strehim te Zoti nga shejtani i mallkuar. 15. Lexojini pyetjet së paku tre herë me vëmendje ( kuptimi i pyetjes është gjysma e përgjigjes). 16. Nëse përgjiggjja e disa prej pyetjeve ju duket shumë e lehtë kushtojini vëmendje të kuptuarit të pyetjes dhe përkimit të përgjigjes me pyetjen. 17.Nëse në fillim nuk ia dini përgjigjen disa prej pyetjeve, mos u brengosni sepse shumë prej çështjeve do t'ju sqarohen gjatë provimit dhe fokusimit të plotë ndaj testit. 18. Pasi të keni lexuar pyetjen dhe të keni formuar përgjgijen tuaj, pa nxitim dhe duke pasur parasysh hapësirën që keni në pyetësor, plotësojeni atë. 19. Para se të kaloni në pyetjen vijuese lexoni me vëmendje, së paku dy herë , pyetjen dhe përgjigjen paraprake derisa të bindeni që e keni plotësuar në mënyrë të plotë. 20. Në shënimin e pyetjeve largoni nxitimin dhe stresin , sepse kjo gjendje ju bën që ta harroni materialin e mësuar.

36


21. Mos nxitoni në të shkruarit dhe në dorëzimin e testit. 22. Mos u shqetësoni për mungesën ose për kufizimin e kohës; sepse koha e provimit natyrisht është në përputhje me pyetjet e parashtruara. 23. Gjatë provimit mos mendoni për ngjarjet negative që kanë ndodhur me profesorin, shokët, klasën etj. 24. Kur i plotësoni përgjgiet , merrni frymë thellë. 25. Shmangini shikimet përreth dhe vëmëndjen ndaj lëvizjeve ( vajtje-ardhjet)brenda sallës në të cilën po jepni provimin. 26. Nëse nuk ju kujtohet ndonjë përgjgije , mos u shqetësoni! Imagjinoni se profesori kërkon që t'ju sqarojë çështjen në të cilën keni ngelur në klasë, si do ta shpjegonte atë? 27. Evokoni levizjet ose mimikat e profesorit që zakonisht e shoqërojnë atë gjatë shpjegimit të asaj çështje. 28. Përfytyroni gjatë shpjegimit të asaj çështje në klasë, çfarë pyetjesh zakonisht parashtronjë studentët ? Kjo gjë do t 'ju ndihmojë për ta kujtuar përgjigjen e harruar të pyetjes. 29. Në vënd që tu kushtoni vëmendje fjalëve dhe frazave përpiquni të fokusoheni mbi domethënien dhe të kuptuarit e pyetjes dhe përgjigjes ( anën konceptuale). 30.Sillni në kujtesë çështjet dhe ligjet që kanë të bëjnë me pyetjen. 31.Nëse nuk ju kujtohet përgjigjja e pyetjes logjikoni edhe më pas kërkoni ndihmë prej Zotit . 32. Kur i plotësoni pyetjet duke u kushtuar shumë vëmëndje , kini parasysh se plotësimi i saktë i pyetjeve është falë mirësisë së Zotit. 33. Pasi të keni plotësuar testin krejtësisht, lexojini së paku dhe një herë pyetjet dhe përgjigjet tuaja. 34. Duhet të dini se 30% e studentëve nuk e marrin numrin e duhur të pikëve vetëm për këtë shkak, se nuk i rishikojnë përgjigjet e dhëna. 35. Në fund të provimit nuk duhet të ndaleni shumë mbi pyetjet e përgjigjet. Kjo punë shkakton lodhje dhe ju pengon nga vazhdimi i dhënies provimit. 36. Është e natyrshme që të ndjeni më shumë lodhje me kalimin e kohës, por kini kujdes që niveli i kujdesit tuaj të mos bjerë. 37. Trysnia e provimit është gjë e natyrshme dhe duhet përballuar dhe jo t'i dorëzohemi duke u larguar shpejt nga provimi. 38. Duhet të keni parasysh se rëndësi nuk ka largimi i shpejtë prej provimit , por largimi me krenari. 39. Nëse koha e provimit ka përfunduar dhe keni dyshim për saktësinë e disa prej përgjigjeve, mos i korrigjoni ato, sepse për shkak të stresit në fund të kohës nuk mund të vendosni në mënyrë të drejtë. 40. Në fund të provimit dorëzojeni testin duke u mbështetur te Zoti. Bëni pak pushim dhe rifilloni studimin për lëndën tjetër. Mos harroni asnjëherë; mësoni me programacion dhe strukturë bazuar në një skemë të mirëkoceptuar lidhur me ditët që keni në dispozicion dhe librin, faqet apo kapitujt që do të studioni. Suksese në çdo provim !

37

NGA REDAKSIA


38


Editorial

39


Winter in Islam This year has been cold, there were floods, frosts and snow. There was fear and anxiety in all Albanians. Many years have passed before we have seen such a cold winter. Usually people are understanding with the cold, saying that the winter has its on time and we should expect everything coming in its way, but why they were so scared? Is there anything else behind this fear? How is winter understood in Islam and all that the seasons bring with them? Eventhough all the world knows the four seasons, actually we must say that there are people who devide the time through a whole calendaric year in winter and summer. In this way, the calendaric year has been known and devided even among Arabs. The Almighty God in one of the chapters of Koran, in soorah Kurajsh mentions the two seasons, winter and summer. 2. (And with all those Allah's Grace and Protections for their taming, We cause) the (Quraish) caravans to set forth safe in winter (to the south), and in summer (to the north without any fear) From this it is understood that spring and summer mark for them a period, while autumn and winter another period. So, the rainfalls like rain and snow which are mentioned in Koranic texts and ahadiths have to do with the season of winter. Apart from that, Allah has said in Soorah Er-rad (thunder) where it is said that even that glorifies its God, the Almighty Creator. In this soorah it is mentioned the lightning and the thunder: “ And Ar-Ra'd (thunder) glorifies and praises Him, and so do the angels because of His Awe, He sends the thunderbolts, and therewith He strikes whom He wills, yet they (disbelievers) dispute about Allah. And He is Mighty in strength and Severe in punishment.” It is transmitted that in fact the revelation of this verse came about when one of one of the disbelievers disputed with the Prophet (p.b.u h.) and asked him: “The god which you are inviting me is it made of iron, copper, gold or silver?” Exactly in that moment Allah sent a lighning which took him his head. It is told that a companion of the Prohet (p.b.u.h.) Ibn Abas, has transmitted that one day some Hebrews came near Prophet and asked him: “Hay you AbulKasim, tell us about the thunder. What is that? The Propfet of Allah said: “It is an angel who is busy with the clouds. He has a fire with him and turns them wherever he wants.” They asked: “What is this voice that we hear” “It is the rebuke of the cloud when it reaches the destined place.” They said: “You are telling the truth.” (accurate transmission) Also, God has mentioned the rain and the hail in Soorah Noor 43: “See you not that Allah drives the clouds gently, then joins them together, then makes them into a heap of layers, and you see the rain comes forth from between them. And He sends down from the sky hail (like) mountains, (or there are in the heaven mountains of hail from where He sends down hail), and strike therewith whom He will, and averts it from whom He wills. The vivid flash of its (clouds) lightning nearly blinds the sight. There many other texts where winter is mentioned. Abu Hurayra (in Buhari and Muslim) has transmitted that the Prophet has said: “The fire complained to Allah that: O God I am eating myself. Then Allah ordered that it relieves itself twice a year, once in summer and once in winter. That is why the highest temperatures that we feel in summer comes from the breath of Hell, the exhalation of Hell, while the lowest temperatures that we feel in winter come from, the inhalation of Hell.” What must be said is that with the climacteric changes, the people must change for the best, as far as the connection between them and their God is concerned. The bounties Allah brings among people as a reward, even to fear His punishment, which comes as a result of their own mistakes.

40


Editorial

41


42


43


44


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.