PWRTEJ FJALES TETOR 2016
EDITORIAL Përse? Në lëvrimin e sotëm të shkencës nuk ekziston pyetja “përse” ose më saktë është eklipsuar nga pyetja “si”. Sipas filozofisë së sotme të shkencës pyetja “si” përcakton drejtimin e shkencës dhe zhvillimin e saj, sepse ajo si qëllim të saj ka kuptimin e botës dhe duke qenë se bota - sipas këtij këndvështrimi- është vetëm materiale, për ta kuptuar atë duhet ta njohim, dhe për ta njohur duhet të dimë sesi ajo funksionon. Fizika, kimia, biologjia dhe të tjera disiplina të shkencave natyrore, në këndvështrimin modern, synojnë të zbulojnë dhe përshkruajnë mënyrën sesi funksionon bota, dhe më pas gjetjen e mundësisë për të ndërhyrë në të e për ta përdorur në favor të fuqisë, pushtetit, pasurisë, shëndetit, jetës, mirëqenies dhe kënaqësisë së njeriut. Edhe pse pyetja “përse” është ajo që fillimisht ka nxitur dhe nxit në nënvetëdije zhvillimin e shkencës, ajo, sipas këndvështrimit materialist mbi botën, nuk na ndihmon të kuptojmë sesi ajo funksionon, sepse është një pyetje që të çon drejt përgjigjeve metafizike dhe për rrjedhojë ndal zhvillimin e shkencës dhe të kuptuarit gjithmonë e më të thellë të botës, qoftë në nivel makro qoftë mikro. Ndërkohë, pyetja “përse” është ndoshta pyetja më natyrshme që bëjnë njerëzit në jetën e tyre të përditshme, ajo nuk bëhet rëndomtë vetëm në gjykata dhe hetime, për të kuptuar qëllimin e një akti që pritet të gjykohet, por në çdo aktivitet të jetës sonë njerëzore ne duam të dimë përse njerëzit bëjnë atë që bëjnë. Duke qenë kaq e natyrshme dhe e përhapur kjo pyetje shpesh është edhe “tabu”, në rastet kur merret e mirëqenë se përgjigja për të dihet, në dallim me shkencën kur ajo nuk bëhet fare për arsyen që thamë më sipër. Përse ka diçka dhe jo asgjë? Përse ekziston bota? Përse ekziston materia? Përse ekziston jeta? Shkenca e sotme laike përgjigjet se të gjitha këto janë produkt i një zinxhiri ngjarjesh dhe efektesh, forcash dhe ndërveprimesh tepër të ndërthurura dhe të komplikuara dhe të panumërta, fundin e të cilave akoma nuk e kemi mësuar dhe ndoshta kurrë nuk do ta mësojmë! Në biologji shpesh na bie rasti që ngjarje dhe fenomene të shumta të shpjegohen me një fjali në dukje të thjeshtë “instinkti i mbijetesës”. Me këtë përgjigje të shkurtër dhe “përfundimtare” përballesh sa herë që futesh në studimin e kësaj disipline! Por përse përfundimtare, ndërkohë që shkencat fizike nuk kanë një cak të tillë?! A nuk duket
vallë kjo përgjigje si një përgjigje metafizike?! Pse është e tillë ndaj dhe biologjia ndalet këtu. Ndalet për të mos vazhduar më tej, sepse përgjigje materiale për të nuk ka. Instinkti i mbijetesës nuk është gjë tjetër vetëm se një nocion me të cilin tregohet se qeniet e gjalla biologjike kanë vetëdije, qoftë kjo e shfaqur edhe në formën e nënvetëdijes. Nëse shkenca pohon se qeniet e gjalla janë të përbëra nga materia fizike dhe se materia fizike vepron nën ndikimin e forcave të ndryshme, të cilat në vetvete janë të verbra, dhe nuk mund të përshkruhen si të vetëdijshme, atëherë pyetja e natyrshme që lind është nga i erdhi vetëdija qenieve të gjalla? Pse ato kanë vetëdije dhe nuk janë si materia e pajetë dhe e pavetëdije nga e cila ato përbëhen?! Sipas biologjisë njësia themelore e jetës është qeliza dhe qeliza ka vetëdijen e mbijetesës, ajo ushqehet dhe mbrohet, për të vazhduar ekzistencën e saj si njësi biologjike e përbërë nga materia e pavetëdijshme. Edhe pse sipas shkencës shpërbërja apo vdekja e qelizës nuk e zhduk atë nga ekzistenca fizike e saj, sepse mbetet tërësisht materiali i saj që e përbën, përsëri ajo ka një vetëdije që kërkon të mbijetojë me këtë identitet që krijon përbërja e saj dhe kurrsesi nuk pranon vetvetiu ta humbasë atë. Vetëdija e jetës shfaqet tepër interesante nëpërmjet instinktit të ushqimit dhe mbrojtjes, por edhe nëpërmjet riprodhimit. Edhe pse riprodhimi sjell në jetë një individ të ri, dhe një identitet të ri e të pavarur vetëdije, përsëri kjo konsiderohet formë mbijetese, vetëm për faktin se ky individ është i vetëdijshëm se nëpërmjet këtij akti ai riprodhon vetveten në njëfarë mënyre dhe vetëdijen e tij për vazhdimësinë e jetës së tij, duke lënë trashëgimi një pjesë të materies së tij dhe mbi të gjitha vetëdijen për jetën dhe strukturën e tij të ndërtimit, çka garanton vazhdimësinë e llojit dhe të jetës. E gjitha kjo është një mrekulli, sepse asnjë shpjegim shkencor bindës nuk mund ta shteroj përse ndodh. Ndaj dhe shkenca e sotme laike dhe shkencëtarët e tillë kanë hequr dorë nga “përse-ja”, sepse kjo pyetje të shpie pashmangshëm drejt pranimit të faktit se jeta është një mrekulli dhe jo një rastësi. Ne jetojmë çdo ditë me mrekullinë e papërsëritshme të jetës dhe mes saj, dhe sa shpesh e harrojmë Atë që e krijoi këtë mrekulli! SHKROI : JUSTINIAN TOPULLI
LOGO SFIDAT 3D
Drejtësia e prindit me fëmijët e tij. Numani thotë se babai i tij e kishte dërguar atë tek i Dërguari i Allahut (alejhi selam) dhe i kishte thënë: “ O Dërguari i Allahut, kërkoj prej teje që të dëshmosh se Numanit ia kam dhënë këtë e këtë (dhuratë).” Ai e pyeti: “A ua ke dhënë të njëjtën (dhuratë) të gjithë fëmijëve të tu?” Ai u përgjigj: “Jo” Ai alejhi selam i tha: “Atëherë kërko dikë tjetër që ta dëshmojë këtë.” Më pas, Profeti alejhi selam i tha: “A nuk dëshiron që të gjithë ata të të respektojnë në mënyrë të barabartë?” Ai i tha: “Sigurisht që po.” Profeti alejhi selam ia ktheu: “Atëherë mos e bëj atë.” (mos e veço me ndonjë dhuratë me shumë se fëmijët e tjerë) Buhariu në “ El edebu el mufrad” dhe e saktësoi Albani
Prindërit jobesimtarë
…Besimtari kur dëgjon prindërit, qofshin këta edhe qafirë, merr shpërblim tek Allahu i lartësuar. Fakti që prindërit nuk janë muslimanë nuk përbën pengesë për mosmarrjen e shpërblimit të mirëbërjes ndaj prindit. Ndoshta mund të mendojë njeriu se po i bindemi qafirit, po respektoj një qafir, e si mund të shpërblehem unë kur respektoj këtë qafir? Islami na këshillon që t’i respektojmë prindërit qofshin edhe qafirë, t’u bëjmë mirë prindërve qofshin këta edhe qafira dhe muslimani e arrin shpërblimin e mirëbërjes ndaj prindërit edhe në rastin kur prindrit janë qafirë. Allahu i lartësuar në dy ajete në Kuran na këshillon që të respektojmë prindërit dhe po në këto dy ajete na ndalon që t’u bindemi prindërve në gjynah, veçse thekson faktin që ne duhet t’u bëjmë shoqëri të mirë, t’u bëjmë mirë, t’u shërbejmë atyre në dynja, në punët e ligjshme, në gjërat e lejueshme, edhe pse ata janë qafirë. Allahu i lartësuar në suren Lukman thotë: “Ne e porositëm njeriun që të sillet mirë me prindërit, sepse nëna e ka bartur dobësi pas dobësie (dobësia e shtatzënisë, lodhjet e shtatzënisë, pastaj dhimbjet, lodhja dhe mundimi i lindjes, pastaj periudha e gjidhënies, shumë e mundimshme për nënën, e kështu me radhë)…” Allahu i lartësuar i përmend vuajtjet, vështirësitë dhe mundimet që heq nëna, për të prekur, për të ngacmuar ndjenjat e fëmijës që të tregojë respekt për të, të tregoj dhembshuri, t’i shërbej asaj, ta dojë atë, t’i gjendet pranë, sepse nëna ka hequr shumë për fëmijën. Dhe periudha e gjidhënies ka zgjatur dy vite. Allahu i lartësuar na urdhëron që të jemi mirënjohës ndaj Zotit dhe të jemi mirënjohës edhe ndaj prindërve tanë. “…Kthimi juaj do të jetë tek Allahu”. Dhe pastaj Allahu i lartësuar do t’i gjykojë njerëzit për punët e tyre. Por, në qoftë se prindërit kërkojnë prej teje që të bësh shok diçka për të cilën ti nuk ke dituri, diçka për të cilën nuk ka argument, aty mos i dëgjo, por bëju shoqëri të mirë prindërve në këtë
dynja. Respektoji prindërit në punët dhe në gjërat e lejueshme. “Dhe ndiq rrugën e atyre të cilët kthehen tek Unë me teube, që më nënshtrohen Mua me ibadete.” Kështu këshillon Allahu i lartësuar, këshillon robërit e Tij që të ndjekin rrugën e njerëzve të mirë, që bëjnë teube, që kthehen me nënshtrim tek Allahu i lartësuar. “Pastaj ju do të ktheheni tek Une” Pas vdekjes njerëzit do të paraqiten tek Allahu dhe Allahu i lartësuar do t’i njoftojë për punët që kanë bërë. Gjithashtu, Allahu i lartësuar në suren El Ankebut, thotë: “Ne e porositëm njeriun që të sillet mirë me prindërit, që t’u bëjë mirë prindërve.” … SHKROI : Ismail Bardhoshi (shkëputje nga ligj. “Të drejtat në Islam”)
PROPOZIME DHE IDE RRETH “NDERIMIT TË PRINDËRVE” Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Gjithmëshirshmit Të nderuar vëllezër “Nderimi i prindërve”, është një temë shumë herë e shtjelluar, është dëgjuar shumë dhe është lexuar shumë rreth saj … Jam menduar me kujdes … dhe pashë një çrregullim të dukshëm e të qartë , se si disa prej nesh dëgjojnë për “nderimin e prindërve”, por ai nuk di se si t’i nderon! Kështu që mu dha një ide për të shtjelluar këtë temë në një mënyrë tjetër , mendoj se kjo do na shpien në realizimin e qëllimit, që u vëndua lart, e që është dëgjuar dhe lexuar. Unë po e shtjelloj në formën e ideve dhe propozimeve që fusin gëzim tek prindërit, i rehatojnë, i bëjnë të hareshëm, e ata të dy do të jenë të kënaqur me ty, me lejen e Allahut. Mund që disa prej këtyre ideve të mos jenë të përshtatshme për ty, e disa po, merr çafrë të përshtatet e lëri ato që ti do. Këto ide janë rezultat i meditimit, kisha për qëllim të mos cek diç që zakonisht përmenden në ligjëratat, hytbet, e të tjera, gjëra të cilat ju i keni dëgjuar edhe më herët, andaj të mos më fajësojnë vëllezërit e mi. Qëllimi është që prindërit tanë të jenë të kënaqur me ne, e me këtë të fitojmë edhe kënaqësinë e Allahut. Nuk e di, as nuk e kupton e nuk do ta kupton vlerën e prindërve pos atij që i kanë vdekur prindërit e tij, atëherë ai do të thotë: “Mjer për mua!! Por nuk i bën dobi. Si ka mundësi të shpëton ndokush që sillet keq me prindërit, i hidhëron ata? Allahu na ruajt. E lusim Allahun t’i mëshiron të vdekurit tanë e të gjallëve t’u jep jetë të gjatë e vepra të mira, të na udhëzon të jemi të edukuar ndaj tyre, të kryejmë detyrat dhe obligimet që kemi ndaj tyre, të na bashkon të gjithëve së bashku me pasardhësit tanë me të dërguarin tonë Muhamedin, sal-Allahua lejhi ve selem, në xhenetin e lartë. NJË: Lutja. Prej gjërave më obligative, më të rëndësishme, më primare ndaj prindërve është lutja për ta. Bëje përmendjen e tyre dhe lutjen për ta të vazhdueshme, të mos hiqet nga mendja jote. Kujtoi ata në sexhde, në namazin e vitrit, në lutjet e përgjithshme, në haxh, në umre, në tavaf, kur imami të hy në xhami për hytbën e xhumasë, në orët e fundit të ditës së xhuma, mes ezanit dhe ikametit, e kohëra të tjera në të cilat pranohet lutja. Lutu për ta që:
-Allahu t’i mëshiron. -Allahu -T’u jep shëndet.
t’i
fal.
-Përfundim të mirë. -T’u jep jetë të gjatë përplot vepra të mira. -T’i udhëzon e t’i përmirëson. -T’u ndihmon. -T’i fut në xhenet, e ti mbron nga zjarri i xhehenemit. -T’i shëron nga sëmundjet që mund t’i kenë. -T’u ndihmon në edukimin e vëllezërve e motrave tua. -T’u jep risk hallall. -T’i shpërblen ata me atë që është më e mirë, për mundin që kanë dhënë. Prej gjesteve më të bukura, që fusin gëzim tek ata, që ti nuk e paramendon është t’i informosh për vlerën e tyre tek ti, dhe se ti lutesh për ta, në çdo kohë e në çdo vend. Mund të habitesh, pasi t’ua thuash këtë, mund që njëri prej tyre të qaj, posaqërisht nëse ndokush prej nesh më herët nuk ka pasë raporte të mira me prindërit. Allahu e përmirësoftë gjendjen tonë. DY: Të japësh lëmoshë për ta. Është një prej veprave më madhështore, të lësh vakëf për ta, apo t’i bësh pjesmarrës në vperat bamirëse, por mund edhe të bësh ndonjë vepër të veçantë për ta. Le të marrin pjesë në ndërtimin e xhamisë, hapjen e bunareve, botimin e mus’hafeve, e të tjera. Një prej bamirësve thotë: kam investuar në një projekt të madh bamirës, që përfshin një xhami të madhe, një shkollë për mësimin e Kuranit, etj, e këtu e kam futur në hise edhe prindin tim së bashku me mua, e isha shumë i gëzuar, kur faleja në atë xhami, apo kaloja pranë saj, ngase më kujtohej se unë dhe prindi im kemi investuar në ndërtimin e tyre. Bëri ata pjesmarrës në sadaka qoftë edhe me pak, e mos thuaj se atë që e jap nuk kthehet, atë që e dhuroj si sadaka nuk ka ndikim, sepse ti je në tregti me Allahun, më Bujarin, i Lartësuar dhe Madhëruar është Ai, si dhe peshoret e ditës së ahiretit nuk krahasohen me peshoret e dynjasë. TRE: T’i marrësh me vete në ndonjë udhëtim. Mund të jetë e përshtatshme që të kërkosh prej prindërve që të vijnë me ty në ndonjë udhëtim, në ndonjë vend të bukur, në ndonjë kopsht prej kopshteve të ndryshme. Merr me vete të gjitha nevojat e udhëtimit, merr ushqimet që ata i preferojnë, qoftë edhe pije. Nëse të kërkojnë që me ju të vijë edhe një prej vëllezërve tu, thuaju atyre: Po, dëgjoj dhee respektoj! Dhe realizo dëshirën e tyre.
Të bësh që të ndihen të rehatshëm në udhëtim, t’i shërbesh ata, t’ua përgatisësh çajin, ushqimin, e të ndezësh zjarrin, të vendosish një pengesë që të mos i godet era e fortë. Ec me ta së bashku, e bisedo me ta për ato tema që ata kanë dëshirë të bisedojnë, si kanë kaluar në të kaluarën? Si janë martuar? Si ka qenë fëmijëri jote dhe e vëllezërve? Raste të vështirësisë, raste të gëzimin e rastë të pikëllimit. Shënoe këtë udhëtim në regjistrin tënd, le të jetë ky udhëtim një prej ditëve më të bukura që ke kaluar me prindërit tu. KATËR: Ftoi ata në shtëpinë tënde. Kjo ide ka një ndikim të hatashëm, sa mund që të habitesh. Kjo ide është që ti t’i gostisësh prindërit e tu, qoftë në shtëpi, qoftë në një prej restoraneve. Porosit për ta ushqimet që ata i pëlqejnë, do të ndjesh një jetë të re, një lumturi që buron nga zemra jote, duke i gëzuar ata dy. Padyshim që, t’i ftosh në shtëpinë tënde është më mirë. Do të përmend një tregim të çuditshëm, që tregon për ndikimin e gostisjes së prindërve. Thotë personi i cili ka përjetuar tregimin: Pas 21 vitesh martesë, gjeta shkëlqim të ri të një dashurie. Para një kohe fillova të dal me nënën time, ishte ide e gruas sime, e cila fillimisht më porositi duke thënë: “Unë e di mirë se sa shumë ti e do.” Nëna ime ishte e vejë që 19 vite. Por, preokupimet, puna, jeta ime e përditshme, me tre fëmijë, përgjegjësitë e ndryshme, më bënë që të mos e vizitoj vetëm se ndonjëherë! Një ditë i telefonova, dhe e ftova në darkë, më pyeti: “A je mirë?!”, sepse nuk ishte adaptuar në telefonatat e vonshme, e brengosej për këtë, e i thash asaj: “Po! Jam shumë mirë, por dua të të vizitoj për një kohë.” Tha: “Vetëm ne?” u mendua një moment, e tha: “Dua edhe unë.” E ditën e enjte, pasi përfundova orarin e punës, kalova kah ajo dhe e mora me vete, kur arrita, ajo më priste tek dera, e mbuluar me mantil të bukur, më dukej se ishte sendi i fundit që ia kishte blerë prindi im para se të vdiste. Ajo më buzëqeshi, e më tha: “Ju tregova të gjithve se do dal sot me djalin tim, e të gjithë u gëzuan, presin t’u tregoj se si kam kaluar.” Shkuam në një restoran, të bukur e të qetë, më kapi për krahun tim e hyrëm brenda, pasi që u ulëm , fillova të lexoj menynë e ushqimeve, sepse ajo nuk mund të lexon shkronjat e vogla. Në atëkohë sa unë lexoja, ajo më shiqonte me një buzëqeshje të madhe, e më tha: “Isha unë ajo që të lexoja kur ti ishe i vogël.” Iu përgjigja: “Tash erdh koha të kthej një pjesë të vogël të borxhit tim, je rehat.” Biseduam një kohë të gjatë, nuk ishte diç jo normale, por biseda rreth ngjarjeve të vjetra e të reja, saqë kishim haruar se koha kishte kaluar mesnatën! Kur u kthyem, arritëm tek dera e shtëpisë së saj, e tha: “Dua që herën tjetër të dalim së bashku, por në llogari timen.” E putha dorën e saj, dhe e përshëndeta. Pas disa dtësh, nëna ime vdiq, nga një sulm në zemër, ndodhi shumë shpejt, e pas disa ditësh më arriti një letër nga restoranti ku ne kishim drakosur, aty kishte shkruar: “Kam paguar më herët faturën, e dija se mund të mos jem unë aty, me rëndësi është që unë pagova darkën për dy
persona, për ty dhe gruan tënde, sepse nuk mund ta paramendosh sa vlerë kishte ajo natë për mua. Të dua djali im.” Në këtë momënet e kuptova se çfarë do të thotë “dashuri” apo fjala “të dua”.
LOGO Thesaret e udhëzimit Vëllezërit e Jusufit dhe numri i yjeve Kohët e fundit është përhapur një mrekulli e pretenduar rreth numrit të yjeve në sistemin diellor dhe se Kurani ka sinjalizuar për këtë në gjuhën e të Dërguarit Jusuf, paqja e Zotit qoftë mbi të: “Kur Jusufi i tha babait të vet: “O babai im! Unë pashë në ëndërr njëmbëdhjetë yje, Diellin dhe Hënën! I pashë të më përuleshin në sexhde.” (Jusuf, 4) Cila është e vërteta e kësaj çështjeje? Vëllezër të nderuar! Disa njerëz nxitojnë në përmendjen e fjalës “mrekulli” për çdo dukuri që shohin apo mendojnë. Besimtari është mendjemprehtë e mendjehollë. Ai duhet të konfirmojë vërtetësinë e lajmit para se ta përhapë apo ta besojë atë. Në ajet nuk është e domosdoshme që të sinjalizohet për numrin e yjeve në sistemin diellor. Jusufi, paqja e Zotit qoftë mbi të, i ka parë njëmbëdhjetë yje, kurse Allahu i Lartësuar nuk na ka lajmëruar se në sistemin diellor ekzistojnë vetëm njëmbëdhjetë yje, por këto yje janë aludim për vëllezërit e tij. Një prej shkencëtarëve perëndimorë që është thelluar në studimin e kozmosit dhe galaktikës, pasi ka bërë një studim statistikor për numrin e galaktikave dhe yjeve në kozmos si dhe mundësinë e ekzistimit të yjeve tjera jashtë sistemit diellor thotë: “Numri i yjeve në kozmos që i ngjajnë Tokës është më i madh sesa numri i yjeve në galaktikën tonë, madje ato janë mijëra miliona e ndoshta më tepër! Kësisoj, nuk është e mundur ta përkufizojmë numrin e yjeve në vetëm njëmbëdhjetë. Numri i yjeve që sillen rreth Diellit janë dhjetë përfshirë edhe Tokën. Nëse e përjashtojmë Tokën ato mbeten nëntë e ndoshta shkencëtarët mund të zbulojnë edhe yje të tjera në sistemin tonë diellor ngase deri më tani nuk kemi mundur të dalim jashtë kufijve të sistemit diellor. Kështu që informatat tona janë të pakta, madje edhe nëse shkencëtarët zbulojnë se numri i yjeve në sistemin diellor është njëmbëdhjetë, kjo nuk na thërret të themi se Kurani ka caktuar këtë numër qysh para katërmbëdhjetë shekujsh, e ndoshta shkencëtarët mund të zbulojnë edhe yje të tjera. Në këtë kontekst mund të japim këto porosi: 1- Ajeti kuranor “Unë pashë në ëndërr njëmbëdhjetë yje ” nuk flet rreth numrit të yjeve në sistemin diellor por flet rreth numrit të vëllezërve të Jusufit. 2- Numri i yjeve që sillen rreth Diellit është i panjohur. Deri më tani i kemi njohur dhjetë kurse shkencëtarët akoma vazhdojnë t’i zbulojnë ato. Ekzistojnë miliona yje që përhapen në tërë kozmosin dhe ato nuk kufizohen në njëmbëdhjetë. 3- Patjetër duhet të vërtetojmë çdo informatë para se ta përhapim përmes internetit, duke iu përgjigjur fjalës së Allahut të Lartësuar “e nëse nuk e dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm”.(Enbija, 7). Pë këtë arsye nuk duam që mrekullia shkencore të shndërrohet në një derë hyrëse për dyshuesit dhe mohuesit për të kritikuar këtë fe të pastër. Përgatiti: Almedin Ejupi
LOGO AJO Gruaja, fjalët e së cilës i dëgjoi Allahu i Lartësuar Ajo shkoi tek i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, duke nxituar, kurse shenjat e frikës dhe të shqetësimit i vëreheshin në fytyrë. Si të mos jetë kështu kur familja e saj ishte kërcënuar me shkatërrim dhe ndarje, shtëpia e saj ishte rrezikuar me shembje dhe e gjithë kjo pas një fjale në gjendje hidhërimi që i kishte thënë bashkëshorti i saj, i cili ishte gati ta shkatërronte një familje të tërë dhe t’i jepte fund jetës bashkëshortore. Ajo shkoi tek i Dërguari i Allahut me shpresë që të gjente zgjidhje për problemin e saj, ndërsa derën e tij e gjeti të hapur dhe asnjëherë ndërmjet tij dhe njerëzve nuk ekzistonte perde dhe pengesë. Ajo ishte Haule bint Tha’lebe, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, për të cilën Aishja ka thënë: “Lavdërimi i takon Allahut, dëgjimi i të Cilit i përfshin të gjitha zërat! Ajo grua erdhi tek i Dërguari i Allahut duke iu ankuar për burrin e saj, unë isha në këndin e shtëpisë, e Allahu zbriti në Kuran një sure të tërë për çështjen e saj, të cilën e emërtoi me sure el Muxhadile, e cila fillon me fjalët: “Allahu i ka dëgjuar fjalët e asaj, që diskutoi me ty për burrin e vet dhe iu ankua Atij. Allahu e dëgjoi bisedën tuaj, sepse Ai dëgjon dhe sheh gjithçka.” (Muxhadile, 1) Librat e komentimit të Kuranit theksojnë shkakun e zbritjes së këtij ajeti fisnik se Haule bint Tha’lebe, gruaja e Evs b. Samit, Allahu qoftë i kënaqur me të dy. Mes tyre kishte një mosmarrëveshje, si mes burrit e gruas. Burri i saj ishte njeri që hidhërohej shumë shpejt. Kur ndodhi mospajtimi midis tyre, ai u betua se nuk do t’i afrohej asaj dhe i tha: “Më je bërë si shpina e nënës sime”, një formulë që pranohej si deklaratë ndarjeje ndër arabët paganë e që e ndaloi Islami. Evsi pas një kohe deshi t’i afrohej gruas së tij, por ajo e ndaloi dhe refuzoi t’i përgjigjej derisa të shkonte tek i Dërguari i Allahut dhe ta lajmëronte se çka kishte ndodhur. Mirëpo Evsit i erdhi keq dhe i vinte turp që t’i tregonte të Dërguarit për ngjarjen. I Dërguari i tha asaj: “Ti je e ndaluar për të.” Ajo i tha të Dërguarit se burri i saj me ato fjalë nuk kishte për qëllim divorcin e as ndarjen, kurse i Dërguari sërish i tha: “Ti je e ndaluar për të.” Kur dëgjoi fjalët e Profetit iu drejtua Allahut duke thënë: “O Zoti im, Ty të ankohem për gjendjen dhe dobësinë time.” Më pas filloi të diskutonte me të Dërguarin për ta bindur atë se ajo e donte burrin e saj dhe nuk dëshironte ndarjen prej tij, gjithashtu edhe ai ndien të njëjtën gjë. Mirëpo i Dërguari iu përgjigj edhe herën e tretë: “Ti je e ndaluar për të”. Megjithëkëtë ajo nuk i humbi shpresat nga mëshira e Allahut dhe sërish filloi të diskutonte me të Dërguarin me metodën duke u përqendruar në aspektin emocional dhe njerëzor me shpresë se do ta bindte atë për gjetjen e rrugëdaljes nga kjo gjendje e vështirë në të cilën gjendet duke i thënë se unë jam e vetme, nuk kam familje, kam vajzë të vogël, nëse ia lë atij do të dëmtohet, ndërsa nëse e marr unë, do të vdesë urie. Kurse i Dërguari nuk kishte përgjigje tjetër vetëm se duke i thënë: “Ti je e ndaluar për të”. Ajo iu drejtua Allahut të Madhërishëm me fjalët: “O Zoti im, zbrit në gjuhën e të Dërguarit Tënd atë që do ta zgjidhte çështjen time”. Allahu menjëherë zbriti fjalën e Tij: “Allahu i ka dëgjuar fjalët e asaj, që diskutoi me ty për burrin e vet dhe iu ankua Atij. Allahu e dëgjoi bisedën tuaj, sepse Ai dëgjon dhe sheh gjithçka” (Muxhadile, 1). I Dërguari i Allahut pas zbritjes së ajeteve për këtë çështje, sqaroi dispozitën për këtë problematikë. E thirri Evsin dhe i kërkoi atij ta lirojë një rob si shpagim për aktin e tij. Evsi
e lajmëroi të Dërguarin se nuk kishte mundësi ta bënte këtë. Atëherë Profeti i kërkoi të agjëronte dy muaj pandërprerë, ai iu përgjigj se nuk kishte mundësi ngase ishte burrë i shtyrë në moshë, kurse agjërimi po e dobësonte. Atëherë Profeti i kërkoi të jepte sadaka (lëmoshë) për gjashtëdhjetë të varfër, por Evsi e lajmëroi të Dërguarin se nuk posedonte pasuri që t’i ushqente të varfrit. Kur e pa gjendjen e tij, i Dërguari dha sadaka për të dhe i tha që të kthehet te gruaja e tij. Mbi dritën e shkakut të zbritjes së këtij ajeti dhe ajeteve pasuese mund të ndalemi në disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me familjen dhe shoqërinë: Çështja e parë: Pozita e femrës në Islam dhe se ajo ka të drejta dhe obligime ashtu siç i ka edhe burri përveç atyre që i ka veçuar Allahu i Lartësuar: “Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë, ndonëse burrat kanë një shkallë (më shumë përgjegjësie) mbi ato” (Bekare, 228). E nuk qëndron fakti siç thonë disa se Islami i ka bërë padrejtësi femrës dhe e ka privuar nga shumë të drejta. Ja, gruaja i ankohet duke iu drejtuar të Dërguarit të Allahut për një çështje familjare, kurse Allahu dëgjon ankesën e saj prej mbi shtatë qiej dhe ka zbritur Kuran për të duke sqaruar rrugëdaljen për çështjen e saj, gjë që vërteton dhënien e së drejtës së plotë të saj në kërkimin e drejtësisë për problematikën e saj, të familjes dhe fëmijëve të saj. Çështja e dytë: Në këtë tregim ka një mësim praktik për gratë dhe burrat e umetit islam, mësim i cili shpjegon obligimin e femrës në mbrojtjen e interesave të saj dhe interesave të familjes së saj dhe se kjo konsiderohet një e drejtë ligjore e saj që assesi nuk duhet të anashkalohet. Çështja e tretë: Njohja e asaj që quhet në legjislacionin islam me termin “Edh dhihar”, që nënkupton që burri ta ndalojë veten nga kontakti seksual me gruan e tij duke e ngjasuar atë me nënën ose motrën duke i thënë asaj p.sh “Më je bërë si shpina e nënës sime”, ose “Më je bërë si shpina e motrës sime”. Me këtë rast gruaja i ndalohet burrit të saj dhe nuk trajtohen si bashkëshortë derisa burri të shpaguajë për betimin e tij ashtu siç mësuam nga ky tregim. Allahu di më së miri! REDAKSIA
LOGO NE DRITARE Çfarë u nevojitet prindërve pas vdekjes? Allahu i lartësuar nuk na ka urdhëruar thjesht që t’i respektojmë prindërit në të gjallë të tyre, por edhe pas vdekjes. Edhe pas vdekjes të kujtojmë të mirat e tyre, të vlerësojmë kontributin e madh të tyre, angazhimin e jashtëzakonshëm të prindërve për ne, duke bërë lutje për ta, duke kërkuar mëshirë për ta, duke kërkuar falje për ta. Kur vdes njeriu i ndërpriten punët, përveç punëve të fëmijës së mirë për prindërit e tyre. Punët e fëmijës së mirë i arrijnë prindit. Njeriu pas vdekjes ka nevojë të madhe, sepse njehu është në udhëtim. Është në udhëtimin e jetës pas vdekjes. Në këtë udhëtim njeriu ka nevojë për punë të mira. Në këtë udhëtim njeriu ka nevojë për pajisje që ta ketë të lehtë udhëtimin. Por dihet që njeriu vdes dhe pas vdekjes në përgjithësi njerëzit kanë pak punë të mira. Pas vdekjes njerëzit udhëtimin e kanë të vështirë, në përgjithësi. Kështu që prindi ka nevojë për lehtësi të udhëtimit, ka nevojë për pajisje që të vazhdojë udhëtimin dhe lutja që bën fëmija për të, mëshira që kërkon fëmija për të i mbërrin prindit. Shkroi: Ismail Bardhoshi
Logo Mes Nesh Ngushëllimi “Vdiq nëna e gruas sime dhe kjo ishte një goditje e madhe për të gjithë ne, por në veçanti për gruan time, e cila u trishtua jashtë mase. Ju lutem na këshilloni! Shejkh Mesh’hur Hasen: Të këshilloj me fjalën e Profetit – sal lall llahu alejhi ue sel lem….. (dhe e shtyn përmendjen e hadithit për të bërë një hyrje të shkurtër) Kush është më i dashur për gruan tënde? Nuk dua të të pyes ty cili është njeriu më i dashur për ty, sepse besoj që përgjigja jote është e qartë, përderisa je i kujdesshëm dhe po pyet. Por kërkoj të pyesësh gruan tënde. Kush është më i dashur për gruan tënde, mamaja e saj apo Profeti i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem? Kush është më i dashur për ne? Baballarët tanë, nënat tona, të shtrenjtët tanë; apo i Dërguari i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem? Profeti – sal lall llahu alejhi ue sel lem – thotë: “Kush dëshiron të ngushëllohet le të ngushëllohet me mua (me vdekjen time, me humbjen time)” O ti që të ka rënë një fatkeqësi! Që të ka vdekur një i shtrenjtë! Nëse dëshiron të ngushëllosh veten tënde kujto të Dërguarin e Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem. Profeti – sal lall llahu alejhi ue sel lem – na mëson ne duke na thënë: “Kush dëshiron të ngushëllohet le të ngushëllohet me mua.” Dhe dije se Allahu na jep ne të gjithëve lajmin e vdekjes sonë dhe thotë: “S’ka dyshim (o Muhammed) se ti je i vdekur dhe ata janë të vdekur.” Të gjithë do të vdesim! Dhe durimi duhet të jetë në çastin e parë. Dhe këshilla ime është që të bësh durim dhe të thuash: “Ne jemi të Allahut dhe ne tek Ai do të kthehemi” dhe “E Allahut ishte ajo që morri dhe e Atij ishte ajo që dha” Kur i themi dikujt që i ka vdekur një i shtrenjtë: “E Allahut ishte ajo që morri dhe e Atij ishte ajo që dha”, çfarë kuptimi ka kjo? Sikur unë të të jap diçka në ruajtje: një xhaketë, një libër, pastaj ta kërkoj të ma kthesh përsëri. A është e qortuar kërkesa ime? Jo, sepse ajo është e imja. Kur ti e ngushëllon dikë çfarë i thua: “E Allahut ishte ajo që morri” të dha diçka dhe e morri përsëri. Prandaj kur dëshiron të ngushëllosh veten tënde, thuaj: “Ne… jemi të Allahut… dhe ne… tek Ai do të kthehemi” Siç thotë Allahu në Kuran: “Pastaj u kthyen tek Allahu, Mbrojtësi, Miku, i Dashuri i tyre i vërtetë” Kur i hipën makinës tënde dhe nisesh për udhëtim, çfarë thua? Kur bën duanë e udhëtimit, çfarë thua? “I Patëmeta është Ai që na e nënshtroi neve këtë dhe ne nuk do të ishim të aftë ta bënim këtë (pa ndihmën Tënde o Zot) dhe ne tek Zoti ynë do të kthehemi” Kur është në udhëtim për diku njeriu, dikur do të kthehet. Në mënyrë që t’ia kujtosh vetes se ti në këtë dynja je udhëtar dhe do të kthehesh tek Allahu. Prandaj thotë: “I Patëmeta është Ai që na e nënshtroi neve këtë dhe ne nuk do të ishim të aftë ta bënim këtë” dhe ky udhëtim të kujton ty udhëtimin që je duke bërë (çdo ditë) je duke shkuar drejt Botës Tjetër, prandaj tha pas kësaj në suren Zukhruf: “dhe ne tek Zoti ynë do të kthehemi”. Prandaj kur njeriut i vdes një njëri i shtrenjtë, e kujton veten: “Ne jemi të Allahut”. Unë jam i Allahut! Dhe jam një plaçkë e Tij e lënë në këtë dynja.
Mirë vëllezërit e mi! Ç’është vdekja? Vëllezërit e mi, vdekja nuk është zhdukje! Shpirti yt është i burgosur në një burg! Ky burg është trupi yt! Vdekja do të thotë: çlirimi i shpirtit prej trupit! Dhe pastaj jeton një jetë tjetër! Shiko drejtësinë e Zoti tonë: Kur ti lind, del nga barku i nënës tënde dhe ti qan ndërsa ata që janë rreth teje qeshin. Besimtari kur ndahet nga kjo jetë qesh, ndërsa ata që janë përreth tij qajnë. Në mënyrë që të realizohet drejtësia. (Në fillim ju qeshët dhe unë qava, ndërsa tani ju po qani dhe unë po qesh! Dhe kështu bëhemi të barabartë.) Që të realizohet drejtësia! Kur ti ja kujton vetes se besimtari kur vdes, ajo që gjen tek Allahu është më e mirë dhe e përhershme, fatkeqësia e tij lehtësohet. Kur ti lutesh për të vdekurin në namazin e xhenazes, çfarë thua? Thua: “Dhe zëvendësoja me një shtëpi më të mirë se shtëpia që kishte, dhe familjarë më të mirë se ata që kishte, dhe bashkëshort më të mirë se ai që kishte.” Ai që vdes ka shtëpi, familje dhe bashkëshort dhe ata janë më të mirë se këta që kishte këtu. Sepse janë si ai, besimtarë si ai. Ndërsa në këtë dynja besimtari mund të sprovohet me grua (burrë) jo të mirë, apo familjarë të këqij që nuk është i kënaqur prej tyre. Prandaj ai që i kupton këto realitete atëherë vdekja bëhet më e lehtë për të, fatkeqësia e saj zbutet. Dhe Allahu i Lartësuar e di më mirë! Përktheu: Emin Bilali
LOGO UDHA E PROFETEVE Historia e Salihut (alejhi selam) Populli Themud – i emërtuar ndryshe si Adi i mbramë – jetonte në Hixhër[1] dhe në zonat përreth. Ata zotëronin bagëti të shumta dhe njiheshin për bujqësi. Mirësitë e Zotit u vinin pandërprerë, derisa luginat i përdorinin për të ndërtuar kështjella të zbukuruara, ndërsa malet i gdhendnin me preçizitet dhe i kthenin në shtëpi banimi. Të gjitha këto mirësi ata i refuzuan dhe i mohuan (të jenë nga Allahu), adhuruan të tjerë në vend të Tij. Për këtë arsye Allahu dërgoi vëllaun e tyre Salihun, i cili rridhte prej atij fisi dhe e njihnin shumë mirë prejardhjen dhe trungun e tij familjar. I dinin vlerat e tij, përsosmërinë e moralit, sinqeritetin dhe mbajtjen e amanetin . Salihu (alejhi selam) i ftoi për tek Allahu, i ftoi që fenë t’ia kushtonin vetëm Atij dhe të braktisnin ata idhuj që i adhuronin në vend të Allahut. Ai u kujtoi mirësitë e vazhdueshme dhe breznitë e popujve që kishin jetuar aty pranë, por shumë pak e ndoqën. Në momentin kur i këshilloi, u dha fakte dhe prova që pohojnë obligueshmërinë e njësimit të Allahut (në adhurim), kjo i bëri të ndiheshin keq, madje u larguan dhe treguan mendjemadhësi duke thënë: “O Salih! Ti ke qenë i nderuar mes nesh dhe shpresa jonë para kësaj (fjale). [Hud 62]. D.m.th, ne prisnim se do të ishe më i miri në mesin tonë, për shkak se tek ti buronin moralet e plota dhe sjelljet më të mira.[2] Ata i pohuan cilësitë e Salihut para se ai të ftonte në atë që do ftonte, dhe nuk patën ndonjë arsye tjetër ta shihin me syrin e përçmimit veç faktit se ai i ftoi të adhuronin Krijuesin në vend që të adhuronin krijesat dhe të gëzonin lumturinë e amshueshme. “Faji” i tij ishte se kundërshtoi baballarët e tyre humbur ndërkohë që pasardhësit ishin edhe më të humbur se ata! Më pas ai u solli një provë madhështore, një argument mahnitës dhe një mirësi e cila do të vlente për të gjithë fisin Themud. Ai u tha: “Kjo është deveja e Allahut.” E cila nuk ngjan me asnjë deve tjetër në qënien, vlerën dhe dobitë e saj. “Shenjë e qartë për ju.” Që pohon siqeritetin tim dhe mëshirën e gjerë të Zotit tuaj! “Prandaj lëreni të kullosë në tokën e Allahut.” [Hud 64]. Allahut i përket furnizimi i kësaj deveje, ndërsa ju, përfitimi nga dobitë e saj. Ajo pinte ujë në njërën ditë, ndërsa i gjithë fisi shkonte dhe përfitonte nga qumështi i saj, gjithsecili i mbushte enët me qumështin e saj. Ditën tjetër keni radhën ju të pini nga burimi dhe kështu ecën gjërat derisa deshi Zoti i Lartësuar. Në qytetin e tyre ishin nëntë vetë prej shejtanëve njerëz që refuzonin në mënyrë të prerë atë që solli Salihu dhe me këtë i pengonin njerëzit nga rruga e Allahut “Në qytet kishin qenë nëntë vetë që bënin ngatërresa e nuk vinin rregull.” [Neml 48]. Kohë më parë Salihu (alejhi selam) ua kishte tërhequr vërejtjen nga therja e devesë, sidomos kur kishte parë mendjemadhësinë dhe refuzimin e të vërtetës nga ana e tyre. E megjithatë të parën
gjë që tubuan këta dashakeqë ishte organizimi i një tubimi mga ku do të binin dakort për therjen e devesë dhe kështu ndodhi! Therjen e devesë e morën përsipër njerëzit më të këqinj. Për këtë, Allahu i Lartësuar thotë: “Kur u ngrit më i keqi i tij (për të therur devenë).” [Shems 12]., D.m.th pasi ranë dakort dhe caktimit të detyrës e dërguan me këtë mision. Ai u ngirt me të shpejtë, u përgatit mirë dhe mori përsipër therjen e saj, ndërsa ata të gjithë ishin të kënaqur madje e urdhëruan këtë veprim. Po, ai e theri devenë por ky do të ishte alarmi që tashmë lejonte shkatërimin e plotë të këtij populli. Salihu (alejhi selam) kur e ndjeu (se dënimi po afrohej) dhe pa se diçka e tmerrshme do të ndodhte dhe se dënimi ishte i pashmangshëm, sepse krimi (që kishin bërë) kishte kaluar çdo kufi dhe nuk kishte mbetur asnjë mënyrë që të përmirësonte gjendjen e tyre, pas gjithë kësaj Salihu u tha: “Jetoni në shtëpitë tuaja edhe tri ditë! Ky është premtimi i vërtetë”. [Hud 65]. Me këto fjalë ai u solli ndërmend dënimin si atyre që jetonin aty afër por dhe atyre që jetonin më larg. Gjatë këtij afati tre ditor, ata nëntë persona u mblodhën dhe ranë dakort për të kryer një vepër më të llahtarshme dhe më të frikshme se therja e devesë! Ata vendosën të vrisnin Profetin e tyre Salihun! Ata u zotuan, dhanë besën dhe u betuan me betimet më të forta dhe e mbajtën të fshehur qëllimin e tyre nga frika se do ti pengonte fisi i Salihut, sepse ai i përkiste një familje dinjitoze, krenare dhe të ndershme. Ata thanë: “Betohuni në Allahun se natën do ta vrasim atë me gjithë familjen e tij.” [Neml 49]. Pastaj, nëse ata mendojnë se ne e kemi vrarë, u betohemi përpara të afërmve të tij “Ne nuk kemi qenë të pranishëm në zhdukjen e familjes së tij dhe se po themi të vërtetën.” [Neml 49]. Realisht, ata e organizuan këtë kurth të madh, por nga njëra anë ata bënin kurthe, ndërsa Allahu bënte kurthe në favor të Salihut (alejhi selam). Kur u fshehën në rrëzë të malit duke pritur rastin e volitshmë për të vrarë Salihun, Allahu e filloi dënimin e tyre. Për të qenë ata të parët që do u prijnë popullit të tyre në zjarrin e xhehenemit. Allahu çoi një shkëmb nga maja e malit dhe i zuri poshtë dhe u vranë në mënyrën më të keqe. Kur u plotësuan ditët, atyre u erdhi një britmë e madhe nga lart dhe një tronditje e fortë nga poshtë dhe kështu u gdhinë si të ngujuar. Allahu e shpëtoi Salihun (alejhi selam) dhe ata që besuan bashkë me të. “Ai u largua prej tyre dhe tha: “O populli im, unë ju solla shpalljet e Zotit tim e ju këshillova, prandaj pse të hidhërohem për popullin e pafe?!” [Arafë 93.][3]
Dobi dhë mësime të përfituara nga historia e Salihut (alejhi selam) 1- Të gjithë Pejgamberët kanë ftuar në një thirrje! Ai që përgënjeshtron njërin prej tyre në fakt i ka përgënjeshtruar të gjithë, sepse përgënjeshtron të vërtetën që solli gjithsecili prej tyre. Për këtë
arsye Allahu i Lartësuar në çdo ndodhi ku flet për Pejgamberët thotë: “Populli i Nuhut, i quante gënjeshtarë të dërguarit.” “Fisi Ad i quante gënjeshtarë të dërguarit.” “Edhe fisi Themud i quante gënjeshtarë të dërguarit.” [Shuara 105, 123, 141]. 2- Ndëshkimet e Zotit ndaj popujve kryeneç kanë ndodhur atëherë kur ata kishin arritur kulmin e tiranisë dhe kufirin maksimal të krimit. Mohimi dhe përgënjeshtrimi i tyre solli shkatërrimin, por ky dënima u bë i patjetrësueshëm atëherë kur e keqja kishte arritur kulmin. Për këtë arsye moment më shpresdhënës që tregon bindshëm afrimin e ndëshkimit të zullumqarëve dhe kriminelëve, është atëherë kur e keqja e tyre arrin kulmet, sepse Allahu u qëndron në pritë, u jep afat dhe përsëri u jep afat, por kur i merr me ndëshkim, i merr siç i ka hije Krenarit dhe të Plotfuqishmit. 3- Besimet e kota që janë ngulitur tek njerëzit e që janë trashëguar nga njerëz që mendimi për ta përgjithësisht është i mirë si psh baballarët etj, këto konsiderohen prej pengesave më të mëdha në pranimin e të vërtetës. Gjendja është e tillë se ata nuk janë as me realitetin dhe as me faktet dhe nuk zënë asnjë vend në argumentimet e sakta që pohojnë të vërtetën. Për këtë arsye pengesa më e madhe që e bëri popullin e Salihut të kundërshtonte thirrjen e tij ishte: “A mos vallë po na ndalon ta adhurojmë ato që i kanë adhuruar prindërit tanë?” [Hud 62]. Majde të gjithë popujt përgënjeshtrues që e refuzuan të vërtetën dhe thirrjen e Profetëve shpreheshin me këto fjalë: “Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe po ndjekim gjurmët e tyre”. [Zuhruf 23]. Kjo rrugë akoma vazhdon të ndiqet nga ndjekësit e të kotës, rrugë të cilën e kanë skicuar shejtanët për ti larguar njerëzit nga rruga e Allahut. Por është fakt se rruga e Profetëve është rruga e udhëzimit dhe e të vërtetës, e çfarë ka pas së vërtetës, përveç humbjes? “Historitë e Profetëve” Shejh Abdurrahman es Seadi Përktheu: Fatjon Isufi.
LOGO ARGUMENT Përshkrimi i Xhenetit dhe llojet e kënaqësive që ndodhen në të Dije se krahas atij vendbanim, me hallet e të cilit u njohe përpara (e ka fjalën për Xhehnemin, sepse kjo është pjesë e shkëputur nga libri në fjalë-shp), gjendet një vendbanim tjetër. Medito në kënaqësitë dhe gëzimet që gjenden në të. Nuk ka dyshim se pas njëfarë kohe do jetosh në njërin nga ata dy. Atëherë, kapu fort pas devotshmërisë për të poseduar atë pasuri të madhe dhe për të shpëtuar nga dënimi i dhimbëshëm. Mendo për banorët e Xhenetit dhe shkëlqimin e kënaqësisë së fytyrave të tyre. Mendo për pijen e pastër e të kulluar që i jepet për të pirë. Do jenë të ulur në kolltuqë prej diamantesh; të mbështetur në shtretër që ndodhen mbi fundin e disa lumenjve prej vere (vera e botës tjetër nuk është si vera e kësaj bote, nuk të deh-shp) dhe mjalti dhe rreth tyre (shtretërve) ndodhen djelmosha të rinj; shtrëtër të zbukuruar me hyri bukuroshe, të ndershme e të mira, të cilat janë si xhevahiri e diamantet, të cilat as njeri dhe as xhind nuk i ka prekur para bashkëshortëve të tyre në Xhenet. Ata do shikojnë aty (në Xhenet) Fytyrën e Mbretit Bujar (Allahut të Madhëruar), e në atë moment fytyrat e tyre do ndriçojnë nga shkëlqimi i kënaqësisë. Ata do të kenë aty çdo gjë që dëshirojnë deri në përjetësi; as nuk frikësohen e as nuk mërziten, e janë të ruajtur nga fatkeqësitë. Sa e habitshme është puna e atyre të cilët e besojnë këtë vendbanim përshkrimit i të cilit është si u përmend më lart, dhe e di se banorët e tij nuk vdesin, dhe se nuk frikësohen ata që hynë në të, si lidhen me këtë botë dhe i gëzohen asaj? Pasha Allahun, sikur të mos kishte (Xheneti) gjë tjetër përveç ruajtjes së trupave nga vdekja, uria, etja etj do e meritonte kjo botë që të bojkotohej dhe të mos ndikonte urrejtja për hir të saj. E si është puna ndërkohë që banorët e Xhenetit janë mbretër, të sigurtë, kanë shumëllojshmëri kënaqësish, kanë çdo gjë që dëshirojnë, shikojnë te Fytyra e Allahut Bujar, dhe si rezultat i shikimit të Allahut tek ata arrijnë kënaqësi që nuk i kanë arritur përpara nga e tjera të Xhenetit. Nëse do mundohesh ta përshkruash Xhenetin, atëherë lexo Kur'anin, sepse me të vërtetë që nuk ka shpjegim më të qartë sesa shpjegimi i Allahut të Madhëruar. Lexo fjalën e Tij: " Dhe për atë i cili i frikësohet daljes para Zotit të tij, për të do të jenë dy Kopshte të Begatë (Xhennete)." {Rrahman;46}, deri në fund të sures Rrahman. Lexo suren Vakia, suren Insan dhe të tjera, sepse me të vërtetë do gjesh se në të (Xhenet) ka gjëra që nuk i ka parë syri, nuk ka dëgjuar veshi dhe nuk i ka shkuar mendja ndonjë njeriu, ashtu siç ka ardhur në transmetim. Mjafton ajo që sqaruam në përgjithësi. Kurse përsa i përket detajimit të cilësive të tij, janë transmetuar detaje të disa cilësive të tij në transmetime. Gjithashtu, dije se gradët e botës tjetër janë të ndryshme. Padyshim se bota tjetër do të jetë akoma më e madhe në shkallëzim sesa kjo botë, ashtu siç ndryshojnë njerëzit në kryerjen e veprave të mira të qarta dhe moraleve të fshehta të lavdëruara me një ndryshim të qartë, ashtu ndryshojnë edhe në shpërblimin që i jipet.
Nëse kërkon gradat më të larta, atëherë mundohu që të mos të ta kalojë askush në bindjen ndaj Allahut të Madhëruar. Më të vërtetë që Allahu i Madhëruar të ka urdhëruar të garosh në veprat e mira ashtu siç ka thënë: " Dhe nxitoni në rrugën e faljes nga Zoti juaj dhe drejt Xhennetit të gjërë sa hapësira e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për Muttekunët (të përkushtuarit në Besimin e Pastër Islam)." {Ali Imran;133}. Dhe ka thënë gjithashtu: " Vërtet që El-Ebrar (besimtarët e vërtetë, të drejtë e të përkushtuar në Besimin e Pastër Islam) do të jenë në Lumturi (në Xhennet).Mbi frone të lartë duke vështruar (gjithçka).Në fytyrat e tyre do të dallosh shkëlqimin e kënaqësisë.Atyre do t’u jepet për të pirë pije e pastër e kulluar e ruajtur mirë.Fundi i së cilës do të vijë erë Misku dhe për këtë le të përpiqen të gjithë ata që duan të jenë përpjekës (të nxitojnë me padurim në bindje dhe përkushtim ndaj Allahut).Ajo (pije) do të jetë e përzier me Tesnim,burim nga i cili pijnë ata më të afërtit tek Allahu." {Mutaf-fifun;22-28}. {Marrë nga Meu'idhatul-Muëminin 484-486, Xheme'lud-din El-Kasimij. Daveti islam}
Dritë në Universin tim
Nata ……. Në të lindën dhe u përgjumën kohëra e epoka të shumta që s’u zgjuan më kurrë nga errësira. Agimi shtegtoi për diku larg dhe nuk u zbardh asnjëherë mëngjezi I atyre kohërave. Kaluan dhe u renditën si në varg vitet e lodhura të mesjetës, faqet e nxira të historisë . Nata ra….. dhe tek njerëzit perpëliteshin në humnerat e zjarrta, në dënimet e premtuara……. Agimi deshi të lindte…. Me nje yll. Sot agoi ....tha njerëzia… u habitën gjithë krijesat, madje edhe gurët e rrugës , drutë e pyjeve e gjethe pemësh .Agoi një ditë plot nur që shëmbi gradacelat e kufrit, sarajet e mëkatit , haremet e zjarrit. Kjo dritë ndricoi anë e kënd Medinës …kryeqytetin e Drites. Njerëzit akoma s’qenë zgjuar …por ne cdo prag shtëpie, ne cdo copëz dritareje në cdo rrugicë të këtij qyteti trokiti I ngrohtë agimi. Sa kohë u bënë që errësira kish perpirë, gllabëruar, vdekur humbur ngrirë Njerëz mëkatarë e Adhurim të pështirë Nën kandilin flakëndridhur iku nata Nën kufrin e paparë nën humbjen pasosur Iku e kota zvarrë-zvarrë U vu vula e përsosur
Tani askush nuk mallkohet As vici as pema s’adhurohet Askush nuk gënjen , a spërflet
As s’zihet as vret Flet vec fjala e tij e urtë Vec profeti Muhamed.
Agoi dita e epokës së re , agoi profeti u ndricua medina ku u hapën portat , dyert e dritaret, u ndricuan mëndjet , e u ngjallën zemrat…qielli ...anët…gjithësia . Me të erdhi jeta udhezimi …Kurani…. Vërtetësia Universi u shkund, planetet po ashtu; toka qielli thirrën me të vërtetë: Mirë se erdhe Muhamed! Ndaj dhe vitet rrodhën ………. ikën mijëvjecarët… akoma ky emër thërret, akoma gojet brohorasin …fjala jote…..urtësia Akoma zemrat bucasin O Profeti Muhamed. U rreshtuan ...vrapuan... ikën 1400 mijevjecarë …. U mbushën sytë me lot, lindën zemrat ndaj një drite të paparë Ikën koherat sa mijevjecare e verteta me profetin s’u harrua Plasën sytë duke qarë kur ai iku vërtet Na la Kuranin, e urtësinë Iku per tek Zoti vet
FJALË a… URTËSI
Të dish të flasësh.. Po kjo ka rëndësi por gjithnjë duke e parë në dy drjtimet kryesore : sasi dhe cilësi. Është enevojshme që të udhëheqë njeriu fjalën dhe jo fjala njeriun… *
*
*
Në disa rrethana është aftësi e madhe të dish të heshtëshetë dish madje …të harrosh atë q ëke dëgjuar… Fjala ësht ënjë armë dhe si të gjitha armët kërkon shumë kujdes në përdorim…
*
*
Shkojini pas atij që di Zgjojeni atë që nuk e di se di Mësojeni atë që e di se nuk di Largojuni nga ai që mëndon se di.
Thenie te zgjedhura
*
Nuk është turp të mos dish, por të mos pyetësh. Pergatitja më e mirë për nesër, është të bësh mirë punën e sotme. Të tjerët fali kurse veten kurrë. Nuk ka pasion që nxjerr në pah sinqeritetin e gjykimit, më shumë se sa zemërimi. Fundi I madh I jetës, nuk janë njohuritë, por veprat. Askush nuk është nderuar ndonjherë , për atë që ka marrë . Nderimi ka qenë shperblimi për atë q ëai ai ka dhëën.-Kelvin Kulixh Është më mirë ti meritoni nderet , dhe të mois I gëzoni ato, se sa ti gëzoni dhe të mos I meritonimark Tuein. Megjithëse bota ësht ëplot vuajtje , ajo është gjithashtu plot me shembuj për kapërcimin e tyre.
Shkroi : A. Muja
LOGO: MADHESHTI
Madhështi e thënë pa fjalë
Dy mijë vjet po.... dy mijë vjet u rropatnë duke mbajtur në ditët e tyre a shekujt marrëzitë që njerëzit vazhdojnë t'i mbajnë mbi supe. Kaluan shekuj që nga dita kur lindi plot mrekulli...aty në një vënd ku lindin të thjeshtët e të urtët, të butët dhe të lirët. Po ti në fakt që në atë kohë ...shumë i ri u lidhe për ta, në mendjet e tyre madje u gozhdove këmbë e duar, madje të rrodhi gjak dhiumbje e lotë e shumë nëna të nderuara të përkedhelnin këmbët përgjakur se s'të arrinin dot nga kryqi ku qe gozhduar. Dëshira për të të pasur afër u shuajt... shumë në atë kohë qanë për ikjen tënde, por më pas qeshën se menduan se:" ti vdiqe për ta"- për të larë mëkatet e njërëzve- që doje shumë. Sa shumë u justifikuan me gjaun tënd e bënë mëkate, u justoifikuan me ikjen tënd e dhe u gabuan , shpresuan në mëshirën tënd e dhe s'u mëshiruan, besuan në shpëtimin tënd dhe u mallkuan... Mijëvjeçarët iëkn duke mbajtur mbu kurriz sa festa e përvjetore, sa ditëlindje e ringjallje. Janë bërë dy mijë vjet ..... po 2000 mëkate ndaj teje që të quajtën të vdekur e të ringjallur e më pas..... dhe e vërteta si hije i djek kudo nga pas për tu thënë: se ai nuk vdiq, por është në një shoqëri të lartë. Ai është tek Zoti i tij e ditën e ringjalljes do të vijë tek ju dhe tek ne ; krenar e besimtar , i kenaqur me Zotine tij e musliman i hidheruar me ju, mërzitur me mëkatet tuaja që thatë se - i lau ai. Por ata nuk i lan askush veç Zotit, nëse tek Ai pendoheni. Keni humbur aq kohë duke u përgjunjur statujave e duak iu pergjeruar allcinjve , duke ferkuar gurë e shkembij skalitur ne to fytyra njerëzih e fytyrën tuaj nuk e fërkuat për të hequr që andje tisin e syve mbyllur, kafazin e zemrës ndryshkur. Keni harruar të grini duart lart e t'i kërkoni Zotit të shtatë qiejve , Atij që solli në jetë atë
juve dhe neve ...keni fshehur po aq shumë gjëra në sënduqet e vjetra të mëkatitt e tmerrit, keni dashur të fshihni atë që tek Zoti është e shfaqur hapur dhe po pret Ditën e Pyetjes , t'ju vijë e t'ju pyesë e t'ju kaplojë më pas pikëllimi. Eshtë kohë e fundit e nuk dihet në mjafton aq kohë për aq mëkate ndaj hapni sënduqet dymijëvjeçarë e lërini të ikë mëkati e të vijë pendimi se në ditën e fundit ai nuk vlen siç s'vlejti dashuria juaj ndaj tij. Jezu Krisht! Ke dy mijë vjet që endesh ndër qafa njerëzish i zhveshur, i plaguar e rrallëkush u kujtu me t'afru përtej lakuriqësisë së gjokseve në një ballinë muri ti je kryqëzu në kryq lisi punuar në allçi Gjithçka e pavërtetë para dy mijë vjetësh ti vdiqe ngaqë dashuroje njerëzit! ti ike se deshi Zoti yt e akoma sot...kush s'të ka heqë prej kryqit me t'mbajtë diku... pranë zemrës aty ku mbahet dashuria.
Shpresë e verbuar ( 2)
Si kalorëse e ngritur nga varri me trokun e vecantë të të vdekurve Nëpër endërra te 'vrara pashë se kisha shpëtuar prapa kraheve si ndonje gëzof hedhur kisha hedhur gabimet e mia e qartazi a symbylltazi ec ne boten blu e të largët "Shpresë e verbuar" - pashë të shkruhej ndër këmbet e mia në ecje a në përhumbje. Mëngjezi pas një nate gjumi të zgjon me vesën e lagësht....dita të furnizon nga aty ku s'e pret; horizonti të përshendet nga larg e ty të mbushet mendja ta takosh. Muzgu vjen ngadalë sikur do të thojë : ndizni dritat se nata do vijë!
E Perëndimi i kuqërremtë don të tregojë diçka, ngre dorën e të përshendet e ti prapë të mbushet mendja ta takosh...ti ecën me shume vrap..nëpër këto rrugë jete a vdekje a ikjeje po nata të zuri në rrugë e ti ku do shkosh?- kujt do t'i zësh pritën? -Mos mendo se hajduteve-se ata janë moderuar sot..,por zëri pritën gabimit, fjalës që del pa dashje e pa dije prej 32 ushtarëve jovigjilente ;ajo është aq mëkatare dhe e pabindur sa ... e kujt do t'ia zësh pritën sot?- shpresës së madhe ndoshta që të vjen nga të katër anët, e ti si mikpritës i mirë prishe zakonin! Thuaj Ndal! Bëje zemrën tënde ku të hyjnë e të hanë të devotshmit e shpresa e madhe s'është për ata. Ajo vjen verbuar duke larguar preokupimin tënd të hajrit e ti në këtë çast thuaji: ti je qënder e ndritur e univesit të mëkatit tim ndaj më ler të prehem në lotin tim të dritherohem në frikën time e pastaj të të them se: pengesa në rrugën time je ti provimi im i pa marrë je ti shoqëria ime e humbur ti je ti vjen e ikën
më flet, më harron patjetër ti ikën ti patjetër shkon që kur me ty s'flas asgjë s'më pengon ti vjen më pëshpërit ti vjen e më largon mbrëmjeve kur lutem ... netëve kur ëndërroj ty patjetër të kujtoj e gjithnjë - them- nuk të haroj.
Lypsari ( 3)
Diku në një nga qoshet e një qyteti, në lokalet e llumit të sotëm, bëhej dasëm. Njerëzia si mizat me kokë ne qyp, në kohe skamjeje mezi pritën të mbushnni atë hapësirë mbytëse të një bote të ngushtë .Gostia thanë se i kish kushtuar shumë të zotit, por ai as s'e kish ndjerë.Paratë kushedi ku të fituara ikën nëpër pjatancat e stërmedha e bërxollat e pjekura mirë, pastaj humbën në barqet e pangopura e në sytë e babëzitur të njerëzve të së sotmes. Ishte dasëm ! Në atë pistë të vogël lokali barqet e tejngopura kercenin si për të tretur teprimin e tyre, cifi i ngazëllyer nga urimet fallse u harruan pas turbullirës gëzimit që zgjat veç një ditë... Pas xhamave të ujësuar të lokalit një fëmijë fytyrë e rroba rreckosur fshiu xhamin e mundohet të shikojë se ç'hata po ngjet brënda. Sytë e tij të uritur u fiksuan tek pjatat e dasmorëve plot tek paratë që hidheshin përtokë . Dhe nuk mjafton me kaq! Vetmë ky lokjal gëzon, pjesa tjetër e qutetit fsheh në errnajën e vet edhe të tjerë si ky lypsar e hallin kush nuk jua di! Dhe nuk mjafton këtu! Padroni i këtij lokali niset drejt portes pas së cilës fshihet nje dorë e shtrirë.... ai e largon tutje... nderkohë që dorë ë tij kekron pak nga ai bollëk që sheh aty.Por nuk
eshtë e thënë: edhe kur ka bollëk, njerëzia sot nuk e ndjen , babëzia ka brejtur gjer në kockë dhe bën të duket vetëm pak...pak...
Lypsari me dorën e shtrirë e sytë që s'i shqiten lokalit zë vënd afër lulishtes aty pranë . Dhe me kaq e patë që nuk mjaftoi?! As një kothere bukë, as një qindarkë ne dorëne permalluar për to...asnjë... por as edhe një minutë gëzimi...jo. të paktën të shijonte nga ai gëzim aty!-por dorë e shtrirë u përzu. Aty barqet kërcenin..dhe ne barin e lagesht të lulishtes skermiteshin zorrët e një lypsari, barku bosh i tij. tek dëgjoheshin gëzimi e këngët e shthurura në dasëm diku fare pranë vetëm... pak bukë donte a perkëdheljen e dikujt ndoshta do shkonte i qetë në botën tjetër. U gëzuan shumë dasmorë si tani ...sikurse më parë jo i vrarë, por i uritur vdiq atje ... një lypsar lypsar.
Shkroi: Albana Muja
LOGO GRIMCA DITESH
10)-Këshilla 1)- Përpiquni që dëshirat tuaja kalimtare ti drejtoni në kahun pozitiv. 2)- Të jeni zemërgjerë dhe të matur jo vetëm me të maturit. 3)- Largoni nga vetvetja smirën, mundohuni që në çdo gjë të shikoni të vërtetën. 4)- Silluni njëlloj me të gjithë njerëzit: të mirët dhe të këqijnte mos i vlerësoni me të njëjtën monedhë. 5)- Bëhuni shëmbulli I mirë për të tjerët. 6)- Tregoni në vëndind he në ëmnyrëne eduhur tolerancën dashurinë dhe dashurinë. 7)tregohuni shembullor në zbatimin e porosive dhe regulave tëcaktuara 8)- Mbajeni fjalëne e që e keni dhënë. 9)- Të vërtetat, sido që të jenë mos nguroni t’ia thoni tjetrit në sy. 10)- Tregohuni të durueshëm, të vendosur, tërheqës dhe të hapur. *** Kush tjetër veç islamit i këshilloi këto & kush tjetër veç muslimanit i mësoi ato??
Për mua , ju dhe …të tjerët.
Mos u tregoni tepër zemërbutë ndaj vetes suaj. Sa më shumë që ta gjykoni atë, aq më shumë do të dalin në pah ato elementë negativë të personalitetit tuaj që ju pengojnë të realizoni përsmirësimin tuaj , për të cilën çdo qënie njerëzore ka të drejtë të pretendojë. Perdorni të njëtat mënyra që zbaton edhe kopshtari në kultivimin e perimeve…ai jo vetëm shkul barërat e pavlefshme, por mbi të gjitha punon për ti forcuar per ti bërë më të shëndetshme filizat e mbjellë dhe kështu ata do të japin rendimnetin maksimal.
Nëse ne do të fuqizojmë vyrtytet , do të jemi të lumtur, por nëse do të lëmë që të zotërojnë veset, atëherë nuk do të mundemi kurrë të gëzojmë atë lumturi. Dëgjojme njerëz që ankohen per lumturinë që kanë humbur … këtyre ju duhet thenë : ju keni një mijë e nje arsye per te shprehur me të gjitha mënyrat trishtimin dhe keqardhjen tuaj. Por, nuk është më pak e vërtetë, se përgjegjësit e drejpërdrejtë apo anësorë të kësaj gjendjeje jemi ne vetë dhe asnjë tjetër. Mos e lini veten të çoroditeni nga çastet e përkohëshme të lumturisë që do të përjetoni vetëm për pak… Ekzistojnë persona mbi të cilët një lumturi e tillë vepron ashtu si edhe droga: në krahë të saj bëhen mendjelehtë, të luhatur, megalomanë, egoistë të këqinj. Njerëzve të tillë iu përshtatet në mënyrë të shkëlqyer thënia e Frevillit :” Asgjë s’të prish sa lumturia E TEPRUAR , e shkolla më e mirë është ajo e vuajtjes.”
Le të qeshim… për pak…..kohë
Që të bini nga pesha duhet të hani pak dhe shpesh, por të hash pak dhe shpesh nuk do thotë të shkosh tek frigoriferi çdo gjysëm ore. *
*
*
Fillova një dietë “ duke u larguar kështu nga ushqimi “ dhe në 14 ditë humba kështu vetëm dy javë. *
*
*
Pjesa më e vështirë gjatë mbajtjes së një diete, nuk është kur shikon se me se ushqehesh ti, por ku shikon se çfarë hanë të tjerët. *
*
*
Nuk mund të bini nga pesha vetëm duke folur reth kësaj. Për të rënë nga pesha duhet të mbani pak gojën mbyllur.
FUND TETORI 2016