Ngjarjet javore
Javore KOHA
ISSN 1800-5969
Podgoricë e enjte, 14 nëntor 2013 Viti X / Numër 587 Çmimi 0,50
www.kohajavore.co.me
Zgjedhjet e parakohshme në janar apo shkurt
U mbajt diskutimi publik mbi Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale
Shqiptarët të bashkuar rreth simboleve nacionale
2
e enjte, 14 nëntor 2013
Javore KOHA
Javore KOHA
Javore KOHA
Përmbajtja F. Shkreli:
Kur nuk parandalohen tragjeditë fq 6
A. Palokaj:
Zgjedhjet që dëshmuan ndryshime Takim me Pietron në Milano
Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi
Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG „Pobjeda” Drejtor ekzekutiv: Lav Lajoviq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 078/110-578 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.co.me
fq 8
fq 12
Një investim domethënës fq 16
Betejave në “Voice of Albania 2013”
Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen
fq 18
Përmbajtja
e enjte, 14 nëntor 2013
3 Javore KOHA
Eliza Dushku ndër 10 femrat me këmbët më seksi fq 20
Mirjeta Shala lidh kontratë me Donald Trump fq 20
Adelina: Kënga ushqen shpirtin fq 21
Dakordim mbi formimin e një komisioni fq 26
Promovim i vlerave artizanale fq 28
Ne hap me Kohen
4 Javore KOHA
Ngjarje javore
e enjte, 14 nëntor 2013
U mbajt diskutimi publik mbi Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale
Shqiptarët të bashkuar rreth simboleve nacionale Ulqin – Shqiptarët dhe subjektet e tyre politike kanë qëndrim të unifikuar lidhur me zgjedhjen dhe të drejtën e përdorimit të simboleve të tyre nacionale në Mal të Zi. Këtë e ka dëshmuar diskutimi publik mbi Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale, i cili është mbajtur të premten në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe deputeti i koalicionit “Forca për Bashkim”, Genci Nimanbegu, ka thënë se fryma e projektligjit është pozitive në raport me gjendjen e mëparshme, por jo mjaftueshëm pozitiv në raport me atë çfarë kërkojnë shqiptarët. Ai ka thënë se neni që përcakton që një pakicë nacionale ka të drejtë të përdorë simbolet nacionale nëse përbën 15 për qind të popullatës në një komunë të caktuar përbën një prag të lartë dhe rrezik shumë të madh sepse kufizon përdorimin e simboleve kombëtare në disa treva ku jetojnë shqiptarët. “Unë e kam analizuar strukturën nacionale në Mal të Zi dhe sipas përqindjes së përcaktuar në ligj, simbolet nacionale shqiptare do të mund të përdoreshin në Ulqin dhe në Plavë. Nuk do të mund të përdoreshin në Podgoricë, Rozhajë dhe Tivar”, ka thënë ai. Kryetari i UDSH-së, Mehmet Zenka, ka thënë se ekziston mospërputhshmëri ndërmjet Projektligjit për simbolet nacionale dhe Ligjit për rendin dhe qetësinë publike, i cili e dënon përdorimin e simboleve nacionale të shteteve të tjera në mjedise publike. Prandaj, ai ka kërkuar që të harmonizohen këto ligje. Ai ka propozuar po ashtu që me rastin e festave shtetërore edhe në institucionet shtetërore të vendosen simbolet nacionale të pakicave në vendet ku jetojnë pakicat, gjë që nuk është parashikuar me Projektligj. “Propozoj që me rastin e festave shtetërore, edhe në shkolla, gjykata etj., në çdo institucion shtetëror duhet
të vendosen simbolet nacionale nëse shteti na përjeton si popuj të këtij shteti”, ka thënë ai. Për kryetarin e LD në MZ, Mehmet Bardhi, çështja e simboleve nacionale është në radhë të parë çështje politike, pastaj normative-juridike. Sipas tij, në Mal të Zi nuk ekzistojnë kushtet dhe predispozitat juridike që sigurojnë mundësinë e përdorimit të lirë të simboleve nacionale sepse Kushtetuta e Malit të Zi është diskriminuese. Ai ka thënë se sot çdo gjë në Mal të Zi ka epitetin “malazez”. “Simboli është malazez. Nuk është ai që paraqet situatën aktuale të Malit të Zi shumëpartiak”, ka thënë Bardhi. Dr. Nail Draga ka thënë se Projektligji për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale është më i mirë sesa ligji në fuqi sepse e avancon çështjen e të drejtës së përdorimit të simboleve nacionale. Megjithatë sipas tij, demokracia nuk shprehet me numra, rrjedhimisht as me përqindjen e pjesëmarrjes së popullsisë në një mjedis. “Demokracia është standarde për të
gjithë popujt kudo që janë dhe me këtë ligj kufizohen të drejtat e një popullate nëse nuk është në përqindje të caktuar”, ka thënë ai. Ndihmësministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe koordinatori i Grupit të Punës për hartimin e Projektligjit, Sabahudin Deliq, ka thënë se Projektligji faktikisht verifikon gjendjen ekzistuese. Duke u përgjigjur rreth pragut prej 15 për qind të përcaktuar në Projektligj në komunat ku pakica nuk përbën shumicë, Deliq ka thënë se nuk mund të thotë nëse kjo përqindje është e lartë apo e ulët, por përcaktimi i grupit të punës ka qenë që “në qoftë se Kuvendi nëpërmjet Ligjit zgjedhor ka përcaktuar një kufi prej 15 për qind, atëherë edhe ne ta marrim këtë kufi në këtë ligj”. Në debatin publik kanë marrë pjesë edhe diskutues të tjerë. Të gjithë diskutuesit janë ankuar për shumën e lartë të gjobave të parashikuara me Projektligj në rast të shkeljes së ligjit. Diskutimi publik u organizua nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në bashkëpunim me Komunën e i.k. Ulqinit.
Ngjarje javore
e enjte, 14 nëntor 2013
5 Javore KOHA
Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit vendosen njëzëri për shkurtimin e mandatit të tyre
Zgjedhjet e parakohshme në janar apo shkurt Shkurtimi i mandatit të këshilltarëve para përfundimit të mandatit të tyre katërvjeçar ndodh për herë të parë në historikun e pluralizmit politik në komunën e Ulqinit Ulqin – Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit kanë votuar për shkurtimin e mandatit të tyre në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të martën, duke i dhënë fund krizës së qeverisjes në këtë komunë. Pas diskutimit të gjatë, të karakterizuar në momente edhe nga debatet e ashpra, të gjithë këshilltarët e pozitës dhe opozitës kanë votuar njëzëri për shkurtimin e mandatit. Inciativa për shkurtimin e mandatit
të Kuvendit është ndërmarrë nga Klubi i Këshilltarëve të PDS-së dhe është mbështetur nga 21 këshilltarë të pozitës dhe opozitës. Në këtë mënyrë ata i kanë hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme lokale, që pritet të mbahen në fund të muajit janar apo fillim të shkurtit. Shkurtimi i mandatit të këshilltarëve para përfundimit të mandatit të tyre katërvjeçar ndodh për herë të parë
në historikun e pluralizmit politik në komunën e Ulqinit. Në të njëjtën seancë, këshilltarët kanë vendosur që edhe përbërja e ardhshme e Kuvendit të Komunës së Ulqinit të ketë 33 këshilltarë, aq sa ka pasur përbërja aktuale. Po të martën, para mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, Kuvendi i Komunës së Ulqinit ka zhvilluar një seancë të rregullt, në të cilën nuk kanë marrë pjesë këshilltarët e Forcës së Re Demokratike. Seanca është ndërprerë për shkak se këshilltarët e PDS-së e kanë braktisur mbledhjen duke bërë që Kuvendi të mbetet pa kuorum. (Kohapress)
6 Javore KOHA
e enjte, 14 nëntor 2013
Vështrime & Opinione
A ka vlerë jeta e njeriut në Shqipëri?
Kur nuk paranda
Siguria e jetës së qytetarëve pa dallim -- qoftë nga rreziqet e mbrendshme o numër një e çdo qeverie dhe këjo duhet të realizohet në bazë të disa parim
Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork
Mediat shqiptare njoftuan për një tragjedi në Pogradec ku 5 të rinjë humbën jetën të asfiksuar në një minierë të asaj zone dhe më vonë u njoftua edhe për një tjetër aksident tragjik ku dy punëtorë humbën gjithashtu jetën në një minierë të Librazhdit, pasi u mbuluan nga dheu mbrenda minierës. Fatkeqsia e Pogradecit bëhet edhe më tragjike, pasi njoftohet se 5 të rinjtë që humbën jetën atje ishin nga mosha 23 deri 28 vjeçare dhe të gjithë kushërinjë të afërm të një trungu familjar. Të rinjët ishin duke mbledhur skrap në një përpjekje sado të vogël dhe të vështirë për të siguruar kafshatën e bukës madje edhe duke rrezikuar jetën duke u futur nën tokë për të mbijetuar në një gjëndje jashtzakonisht të vështirë ekonomike. Këjo, natyrisht, është një tragjedi e madhe për familjet e këtyre të rinjve dhe thellësisht tronditëse për çdo shqiptar kudo, ama reagimet e para të politikës shqiptare në lidhje me këtë humbje, janë një tragjedi tjetër për shoqërinë shqiptare. Reagimet ishin të shpejta, por siç e kanë bërë traditë, shumica qeveritare dhe pakica në opozitë, në vend që së bashku të punojnë për të parandaluar tragjedi
të tilla në të ardhmen, drejtuan menjëherë gishtin akuzues ndaj njëra tjetrës. Kryeministri i ri Z. Edi Rama deklaroi në parlamentin shqiptar se, “5 të rinjtë humbën jetën në tentativë për të shpëtuar nga varfëria, të cilën nuk e solli kjo mazhorancë, por qeveria e mëparshme”. Ndërkohë që akuzoi qeverinë e ish-Kryeministrit Berisha se, “Paratë e bukës së gojës i keni harxhuar të tëra ju, duke i bërë rrush e kumbulla për fushatën e 23 qershorit. Duhet të ulni kokën” shtoi ai, “sepse i keni bërë
grosh dhe pilaf ushqimet që i duhen njerëzve në rast fatkeqësie,” u shpreh Kryeministri shqiptar duke reaguar në lidhje me humbjen e jetës së 5 të rinjve në një minjerë afër Pogradecit. Ndërsa opozita demokrate në reagimin e parë për shtyp, nepërmjet zëdhënses së saj Laura Vorpsi u shpreh se, “Partia Demokrate akuzon qeverinë si përgjegjëse direkte për këtë humbje të rëndë të jetës së këtyre të rinjve.” Zëdhënsja e demokratëve shtoi në deklaratën e saj për shtypin se, “Të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrime & Opinione
e enjte, 14 nëntor 2013
7 Javore KOHA
alohen tragjeditë
ose të jashtëme -- është përgjegjësia meve bazë të pranuara nga të gjithë
gjithë e mbajnë mend, se Edi Rama hidhte valle sa herë që ndodhte ndonjë incident në minierat tona, dhe të gjithë e kujtojmë se Edi Rama ka premtuar siguri në miniera”, u shpreh ajo. Megjithëse tragjedi të tilla si këjo në Pogradec duhej të preknin thellë politikën dhe shoqërinë shqiptare, shihet se, ashtu si edhe në të kaluarën, as kësaj radhe nuk ka as vullnet dhe asnjë përpjekje të përbashkët nga politika shqiptare për të mbrojtur jetën e qytetarëve nga tragjedi të tilla, megjithëse këjo
është detyra numër një e çdo pushteti qeveritar dhe shtetëror. Të gjithë e kufizojnë angazhimin e tyre, vetëm duke akuzuar njëri tjetrin për përgjegjësi dhe njëkohësisht duke bërë thirrje që “përgjegjësit’’, cilëtdo qofshin ata, të shkojnë para gjyqit. Për të evituar tragjedi si këjo në Pogradec, çdo qeveri e ka për detyrë të bëjë ç’mos që të krijojë dhe të zhvillojë një rend ekonomik i cili plotëson nevojat bazë të mbijetesës së qytetarve të saj, pasi ekonomia afekton drejtë për së drejti jetesën
dhe mënyrat për sigurimin e bukës, madje duke rrezikuar edhe jetën për sigurimin e kafshatës së gojës. Siguria e jetës së qytetarëve pa dallim -- qoftë nga rreziqet e mbrendshme ose të jashtëme -- është përgjegjësia numër një e çdo qeverie dhe këjo duhet të realizohet në bazë të disa parimeve bazë të pranuara nga të gjithë. Shkrimtari i njohur romak Publius Sirius ka thënë se, “vlera e diçkaje është ajo që je i gatëshëm të paguash për të.” Atëherë, si matet vlera e jetës së një njeriu në Shqipëri? A vendos qeveria, shteti apo shoqëria se cila është vlera e jetës së këtyre pesë të rinjve që humbën jetën nën tokë në Pogradec dhe dy të tjerëve në Librazhd? Apo e atyre që humbën jetën në Gërdec, dhe shumë e shumë raste të tjera, përfshirë përgjakjen e rrugëve nga aksidentet automobilistike, anë e mbanë vendit. Kur shteti, përgjegjësia e të cilit është mbrojtja e jetës së çdo personi, nuk merr masat e nevojshme për sigurinë e jetës së çdo individi duke parandaluar tragjedi si këjo në Pogradec, atëherë arrihet në përfundimin se qeveria dhe shteti nuk mendojnë se jeta e këtyre të rinjve mund kishte ndonjë vlerë që meritonte ndërhyrjen e shtetit për tu mbrojtur. Fatkeqsisht, mos respektimi ndaj vlerës së jetës së njeriut është një trashëgimi e sistemit komunist, kur jeta e personit nuk vlente pesë pare. Ndërkohë që shoqëria dhe qeveritë e këtyre 20-viteve të fundit, me mos angazhimin e tyre serioz në mbrojtje të jetës së individit nga katastrofat dhe tragjeditë e ndryshme -- kanë bërë të qartë se vlera e jetës së shqiptarit, në mbështetje të së cilës ato kanë qenë gati të bëjnë diçka --historikisht ka qenë, asgjë. Njëra prej të vërtetave të ekzistencës tonë në këtë botë është se njeriu dhe qeveritë kanë detyrime morale ndaj njëri tjetrit. Një prej këtyre detyrimeve morale themelore të qeverisë është siguria e jetës së qytetarëve, mbi të cilët ajo ushtron pushtetin e saj.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
8 Javore KOHA
e enjte, 14 nëntor 2013
Opinione & Vështrime
Kosovë
Zgjedhjet që dëshmu
Këto zgjedhje e bënë të qartë se veriu i Kosovës tashmë ësh qasje. Dëshmuan se qytetarët nuk duan të jenë besnikë të v më të madhe demokratike dhe kulturë më të zhvilluar të d javësh mund të na tregojnë edhe se si do të formohet shum
Augustin Palokaj
Me përjashtim të dhunës dhe të kaosit në veri të Kosovës, mund të thuhet se zgjedhjet lokale në Kosovë të dielën e 3 nëntorit kanë kaluar testin e zgjedhjeve normale. Ndonëse me shumë mangësi, por në shumicën e rasteve të paqëllimshme, zgjedhjet kësaj radhe, sipas raportimeve të para, nuk u manipuluan. Natyrisht duhet pritur balotazhin për kryetarë komunash në disa komuna dhe konfirmimin e rezultateve për anëtarë të asambleve komunale. Duke pasur krejt këtë parasysh mund të thuhet se edhe bashkësia ndërkombëtare kësaj radhe nuk do të ketë arsye ta qortojë Kosovën dhe të kuptojë se vërejtjet e saj në prag të zgjedhjeve, se nuk do të tolerohen manipulimet, kanë dhënë po ashtu rezultat. Krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare, kur bashkësia ndërkombëtare, për hir të dialogut me Beogradin, nuk deshi të jetë e qartë në kritikat për manipulime, kësaj radhe ishte ndryshe dhe foli me gjuhën të cilën kosovarët e kuptuan. Në përgjithësi këto zgjedhje dëshmuan se megjithatë Kosova po ndryshon. Këto zgjedhje bënë të qartë se veriu i Kosovës tashmë është pjesë me status special, ku Prishtina nuk ka shumë qasje. Edhe mediat e Kosovës, me disa përjashtime, për zhvillimet në veri kryesisht raportonin duke u bazuar në mediat e Serbisë. Atje KQZ-ja bazohej në punën dhe informacionet e OSBEsë, ndërsa fushata ishte sikur në Serbi. Gjatë ditës së votimeve Serbia madje tentoi të shfrytëzonte rastin që edhe
zyrtarisht të angazhonte në veri të Kosovës, qoftë edhe vetëm përkohësisht, MUP-in e Serbisë, formacion i cili duket se asnjëherë as që ishte larguar nga kjo pjesë e Kosovës. Edhe problemet që dolën me zgjedhjet në veri të Kosovës dëshmuan se marrëveshjet në Bruksel, ndonëse e kanë ndryshuar në një masë situatën në terren, nuk i kanë zgjidhur të gjitha problemet. Në anën tjetër, në pjesën e Kosovës ku autoritetin e ushtron Qeveria e vendit, zgjedhjet dëshmuan se qytetarët nuk duan të jenë besnikë të verbër ndaj ndonjë partie. Asnjë parti më nuk mund t’i merrte si të garantuara votat në ndonjë pjesë të Kosovës sikur që ishte deri më tash. Dëshmuan edhe një pjekuri më të madhe demokra-
tike dhe kulturë më të zhvilluar të debatit në fushatë. Por dëshmuan ende disa mangësi. Nuk është problem aq shumë pse në lista ka edhe njerëz të vdekur, por problem ka qenë kur edhe të vdekurit kanë votuar. Këto zgjedhje brenda pak ditësh apo dy javësh mund të na tregojnë edhe se si do të formohet shumica e ardhshme qeverisëse. E angazhimet e liderëve të partive kryesore gjatë fushatës, me përjashtim të Isa Mustafës, i cili edhe vetë ishte kandidat për kryetar komune, qartë ishin të orientuara nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Këto zgjedhje i kanë parë si test të popullaritetit të tyre në nivel të Kosovës dhe tash do ta kenë më të qartë se ku qëndrojnë. Këto rezultate, nëse mbesin siç janë edhe në raundin e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Opinione & Vështrime
uan ndryshime
htë pjesë me status special, ku Prishtina nuk ka shumë verbër ndaj ndonjë partie. Dëshmuan edhe një pjekuri debatit në fushatë. Këto zgjedhje brenda pak ditësh apo dy mica e ardhshme qeverisëse
dytë, humbëse të madhe do ta nxjerrin Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e cila në vend të rritjes së madhe për të cilën pretendonte ka shënuar zbritje duke rrezikuar të humbasë madje edhe bastionet si Peja e Gjakova, ndërkohë që në zonat jashtë Dukagjinit mbetet parti e vogël për nga përkrahja. Duket se AAK-së i ka ndodhur diçka e papritur e ajo është dënimi nga elektorati për afrim me PDK-në, edhe pse ka pritur që në zgjedhjet lokale afrimi i tyre me partinë e Hashim Thaçit nuk do të ketë ndikim, por do të ketë vetëm në zgjedhjet parlamentare. PDK-ja ka amortizuar, siç duket, efektin pozitiv që ka mundur ta kishte për popullaritetin e AAK-së lirimi dhe kthimi nga Haga i liderit të tyre Ramush Haradinaj. Por mbështetja që i ka
dhënë PDK-së në disa çështje kryesore ka bërë që AAK-ja të pësojë. PDK-ja do të duhej të reflektonte mirë për rezultatet e këtyre votave. Sipas raporteve të para, ajo duket të ketë humbur disa vota krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe madje edhe për shkak të arrogancës me të cilën i ishte qasur fushatës dhe për shkak të ndasive që kanë kapluar këtë parti me rebelimin e dy anëtarëve me ndikim të madh, siç janë Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi. Thaçit mund t’i ketë bërë dëm edhe investimi i tepruar që ka bërë për të mbajtur Prizrenin, duke mbështetur kandidatin e atjeshëm me të gjitha mjetet, dhe kjo mund t’i ketë irrituar votuesit në pjesë të tjera të Kosovës. LDK-ja duket të ketë pasur rritje në
e enjte, 14 nëntor 2013
9 Javore KOHA
nivel të vendit, por edhe këto rezultate duhet të kuptohen si një sinjal për Isa Mustafën se nëse vërtet dëshiron ta marrë qeverinë vitin që vjen pas zgjedhjeve parlamentare, nuk do të duhej të fokusohej aq shumë në Prishtinë, ku po ashtu pushteti i tij në nivel komunal nuk është i sigurt. Lëvizja “Vetëvendosje” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Prishtinë, por mbetet të shihet rezultati i saj në nivel të shtetit. Sidoqoftë, tashmë është dëshmuar si një subjekt politik i cili nuk mund të anashkalohet gjatë dhe se edhe partitë e tjera duhet të reflektojnë dhe të mos jenë të prera në qëndrimet se në asnjë rrethanë nuk do të hynin në koalicion me “Vetëvendosjen”. Me përjashtim të Gjakovës dhe të Mitrovicës, rënie të dukshme ka AKR-ja e Behxhet Pacollit, dhe aty ku kandidatët e tyre korrën sukses kjo nuk ndodhi për shkak të popullaritetit të AKR-së, por për shkak të vetë kandidatëve. AKR-ja nuk ka arritur të etablohet si një parti liberale në koalicion me islamikët dhe me Socialdemokratët e që është në koalicion me PDK-në në pushtet. Fokusi tash duhet të jetë që i tërë procesi të përmbyllet me balotazhin dhe me formimin e asambleve komunale. Duhet pritur edhe epilogu i zgjedhjeve në veri të Kosovës, sepse nga kjo do të determinohet edhe zbatimi i pjesëve të marrëveshjes në Bruksel për krijimin e komunave të reja me shumicë serbe dhe asociacionit të këtyre komunave. Kjo mund të ketë efekt edhe në rrugën drejt integrimeve evropiane të Kosovës. Tash do të bëhen shumë analiza matematikore se kush çka mund të bëjë me kë në nivel shteti. Që në orët e para pas zgjedhjeve dëgjuam edhe Isa Mustafën, edhe Hashim Thaçin të na thonë se partia e tyre “është e para në nivel vendi“. Por këta matematika mund të dëshmohen si më pak të këndshme për së paku njërin prej tyre. Kur do të bëjnë analiza se kush do të mund të formojë qeverinë e me kë në të ardhmen, kësaj radhe nuk duhet shumë të llogarisin se qeverinë do t’ua bëjnë “ndërkombëtarët“. Prandaj tash pas këtyre zgjedhjeve na presin procese interesante politike në vend, reforma zgjedhore, ndoshta edhe formime të koalicioneve të reja në nivel lokal në disa komuna e së shpejti edhe zgjedhje të reja parla(Kohanet) mentare.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
10 Javore KOHA
e enjte, 14 nëntor 2013
Opinione & Vështrime
Qasje
Vlerat joretor
Po qe se përkrahësit e vlerave tradicionale evro atëherë retorika e paqartë do të vazhdojë që të lë BE-së, derisa politikat e gabuara do të
Leszek Balcerowicz
Debati rreth së ardhmes së Evropës është i stërngarkuar me retorikë të gabuar dhe emocionale, me fjalë të paqarta për “më shumë Evropë”, gjë që është duke penguar diskutimet frytdhënëse për problemet e njëmendta të shteteve evropiane. Në të vërtetë, përtej gjuhës së stërngarkuar mund të shohim problemet themelore, të cilave ende nuk u kemi dhënë përgjigje në mënyrë bindëse. Çfarë do të përmbante saktësisht “një Evropë federale”? A është “solidariteti evropian” një eufemizëm për unionin e transferimeve, të cilin Gjermania e kundërshton, apo për pakot masive të shpëtimit nga Banka Qendrore Evropiane? Retorika e tillë zakonisht shfaq një njëanshmëri në mbështetje të pushtetit qendror, derisa shprehja “më shumë Evropë” cilësohet si mënyra e vetme në të cilën Evropa Qendrore mund të konkurrojë në aspektin ekonomik me shtetet politikisht të centralizuara, si SHBA-ja dhe Kina. Por, një gjë e tillë paraqet ngatërrim të konkurrencës ekonomike me fuqinë ushtarake. Në mënyrë që të nxjerrim frytet e integrimit evropian, ai duhet të arrihet përmes ndërveprimeve individuale, ekonomike dhe tjera, të lehtësuara nga largimi i barrierave rregullative.
Qasja centraliste shpërfill diskrepancat e mëdha në performancën ekonomike midis shteteve të BE-së – duke shpërfillur edhe faktin se suksesin ekonomik mund ta gjesh më shumë tek shtetet e vogla të Evropës, sesa ato të mëdhatë. Përbrenda eurozonës, rritja kumulative e GDP-së që nga viti 2008 ka qenë prej 23.6 për qind në Greqi deri më 5.2 për qind në Sllovaki; jashtë eurozonës shkonte prej 4.1 për qind në Britaninë e Madhe deri më 12.5 për qind në Poloni. Ekonomitë e Polonisë, Sllovakisë, shteteve të Baltikut, Bullgarisë, Suedisë dhe Gjermanisë kanë pasur rritje më të shpejtë sesa rritja në SHBA, derisa Hungaria, Danimarka dhe shumica e shteteve të eurozonës kanë regjistruar rritje negative. Këto variacione janë të rrënjosura në dallimet midis politikave nacionale, gjë që vë në theks mangësinë në idenë se zgjidhjet për problemet e shteteve evropiane qëndrojnë kryesisht në nivel të BE-së. Në SHBA, qeveria federale nuk merr përgjegjësi për zgjidhjen e problemeve individuale të shteteve të caktuara. Në të vërtetë, shtetet që janë goditur më së rëndi nga kriza, kanë ndërmarrë vetë reforma. Ngjashëm, nuk ka zgjidhje “evropiane” për, të themi, problemet e Italisë. Italia ka nevojë për zgjidhje italiane, ashtu si edhe Greqia që ka nevojë për zgjidhjet greke, Portugalia për zgjidhjet portugeze dhe kështu më radhë. Organizimi në nivel Evrope nuk duhet të dobësojë gatishmërinë e shteteve për t’u përballur me sfidat me të cilat përballen dhe kjo nënkupton vëmendje të plotë kur është në pyetje nxjerrja nga kriza e ekonomive të eurozonës.
Diskutimet aktuale po ashtu kanë tendenca për të shpërfillur – e madje edhe shtrembëruar – vlerat që pritet t’i mbrojnë rregullimet institucionale evropiane. “Më shumë Evropë” nuk paraqet qëllim në vete. Për secilin njeri që beson në vlerat tradicionale evropiane, liritë individuale – përfshirë lirinë ekonomike – dhe përgjegjësitë e lidhura me të përbëjnë kriterin kryesor për zhvillimin dhe vlerësimin e institucioneve, prej nivelit lokal, e deri
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Opinione & Vështrime
e enjte, 14 nëntor 2013
11 Javore KOHA
rike të Evropës
opiane nuk sigurohen se zëri i tyre do të dëgjohet, ërë në hije debatin destruktiv rreth problemeve të ë vazhdojnë që të bllokojnë perspektivën e Evropës
tek ai evropian. Në zemër të projektit evropian qëndron përkushtimi për tregun e përbashkët, parimi i solidaritetit dhe “katër liritë”, ashtu si edhe liritë tjera tradicionale, si liria e shprehjes dhe feja. Këto vlera janë universale; nuk ka asnjë “anglosaksone” apo “gjermane” në lidhje me to. Për më tepër, gërshetimi i këtyre vlerave në rregullimin institucional evropian nuk lyp sakrifica në aspe-
ktin e rritjes afatgjatë të GDP-së apo punësimit. Përkundrazi, përvoja ka dëshmuar se liberalizimi ekonomik dhe depolitizimi është jetik për rimëkëmbjen e qëndrueshme. Por, nuk ka asnjë mënyrë përmes të cilës mund të parashikohet nëse liderët e Evropës do ta miratojnë një strategji të tillë. Mbi të gjitha, e ardhmja e BE-së varet nga politikat e shteteve anëtare të saj, të cilat, në anën tjetër, ndodhen në gjendje të ndry-
shme politike. E sigurt është se zvarritja e reformave të domosdoshme do të ishte më se e rrezikshme; një gjë e tillë do të nxiste katastrofë për eurozonën. Në të vërtetë, duke e pasur parasysh borxhin e akumuluar publik të Evropës dhe popullsinë që po rritet me ritëm të shpejtë, mbajtja e status quosë vetëm sa do e rëndonte krizën ekonomike, duke e kërcënuar ekzistencën e euros. Madje edhe nëse institucionet evropiane, si ECB-ja, vazhdojnë me operacionet e shpëtimit, ato nuk do të mund ta kompensonin mungesën e reformave. Përkundrazi, trazirat sociale dhe politike në eurozonë do të rëndoheshin, derisa evropianët do të sfidonin legjitimitetin e operacioneve të tilla. Pikërisht në këtë sfond, rreziqet që ngërthejnë llojet e ndryshme të reformave duhet që të merren parasysh. Me gjithë zërat e shumtë që dënojnë masat e kursimit, fleksibilitetin në tregun e punës dhe kështu me radhë, ka mundësi të mëdha që këto reforma të vihen në vend. Shtetet problematike në BE kanë lëvizur në këtë drejtim dhe suksesi i reformave të tyre është kryesisht në proporcion me shpejtësinë në të cilën janë ndërmarrë ato. Shembujt e Polonisë, Estonisë, Suedisë dhe Gjermanisë, midis tjerash, demonstrojnë se reformat e hershme mund të nxjerrin përfitime të mëdha sociale. E ardhmja e Evropës do të vendoset nga balanca e presioneve konkurruese politike, posaçërisht në nivel shteti. Siç qëndrojnë gjërat tani, nuk ka mungesë rezistence ndaj reformave të orientuara kah liria. Po qe se përkrahësit e vlerave tradicionale evropiane nuk sigurohen se zëri i tyre do të dëgjohet, atëherë retorika e paqartë do të vazhdojë që të lërë në hije debatin destruktiv rreth problemeve të BE-së, derisa politikat e gabuara do të vazhdojnë që të bllokojnë perspektivën e Evropës.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
12 Javore KOHA
Kulturë
e enjte, 14 nëntor 2013
“Pietro Marubi”, një italian në Shkodër
Takim me Pietr Kur Pietro Marubi mbërriti në Shkodër ishte vetëm 22 vjeç. Qyteti me rrugicat e ngushta dhe dritaret që shihnin përtej rrugëve, do të bëhej shumë shpejt i dashur për djaloshin që vishej me shije. Kur ishte ende një adoleshent, në vendin e tij të lindjes Piaçenca, atij i pëlqente të bëhej artist. Fotot që shihte në muret e lokaleve, apo në librat që i binin në dorë, kishin ngjallur tek ai dëshirën për të parë përtej tyre. Nacionalizmi italian dhe lëvizjet garibaldine do ta bënin djaloshin të përfshihej papritur në vrasjen e kontit të Piaçencës. Në këto rrethana politike ai u detyrua të largohej duke marrë udhën drejt Ballkanit, dhe nga Korfuzi, Vlora, mbërriti në Shkodër. Ishte viti 1856, dhe në çantën e tij të udhëtimit kishte ruajtur me kujdes një aparat të vjetër fotografik që e kishte blerë në Piaçenca. Në një dhomë 35 m², ai nisi të hidhte hapin e parë drejt ëndrrës që e kishte mbartur me vete nga Italia. Kjo studio e cila do të ndryshonte nga viti në vit, do të shënjonte dhe rrugëtimin historik të fotografisë shqiptare. “Qyteti kishte mirëpritur krahëhapur një magjistar, që ndizte flakë ca pluhura e lëngje e më pas të jepte në orë një copë letër të trashë ku ishe pikërisht ti”, shkruanin kronikat e kohës. Gra, fëmijë, burrat e qytetit visheshin me rrobat e zgjedhura dhe shkonin drejt studios së artistit, për të pasur veten në një copë letër të bardhë. Janë të pafundme imazhet që Pietro Marubi na sjell nga Shkodra e viteve që jetoi. Mes morisë së fotove është dhe ajo e kaçakut të njohur të krahinës Hamza Kazazi (1858), i cili ka pozuar i veshur me një kostum feste me fustanellë dhe një shpatë të gjatë dhe dy pistoleta varur në ije. Sipas dëshmive të trashëgimtarëve Marubi, fotoja e parë daton që më 1856, sipas dokumenteve të tyre. Por imazhi u fshi gjatë punës të fotografit, nuk ekziston sepse në atë periudhë metodat impononin përdorimin e një xhami për shumë negativë. Zyr-
Ardian Paci dhe Edi Muka sjellin në Padiglione d’Arte Contemporan në Milano një histori të mjeshtrit të fotografisë shqiptare
tarisht data e fillimit të artit të fotografisë shqiptare është viti 1858, me foton e Hamaz Kazazit. Tre vite më pas (1861), realizoi peizazhin e parë fotografik që paraqet Shkodrën dalëngadalë, Pietro Marubi nisi të përthithte mendësinë e shqiptarëve. Duke qenë edhe piktor e skulptor, ai kryen pikturat murale të Kishës Ortodokse të qytetit e po ashtu shpesh i merrej mendimi nga qytetarë të ndryshëm për aftësitë e fëmijëve të tyre në
artet pamore. Një nga këta ishte dhe marangozi çam Arsen Idromeno që me këshillën e mjeshtrit Marubi e dërgoi djalin e tij Kolë të studionte pikturë në Venecia. Ndoshta artisti i njohur Kolë Idromeno është një krijesë artistike e lindur nga ideja e Pietro Marubit… Historia e këtij djaloshi italian që erdhi në një qytet të Shqipërisë dhe ngriti historinë e fotografisë shqiptare, është një histori e cila të grish teksa e lexon. Dy artistët Ardian Paci dhe Edi
Kulturë
e enjte, 14 nëntor 2013
13 Javore KOHA
ron në Milano
Muka janë frymëzuar nga jeta dhe punët e tij, për ta sjellë të konceptuar në një formë të gjetur artistike në Padiglione d’Arte Contemporan në Milano, në kuadër të ekspozitës së artistit Paci, “Vite në tranzicion”. Ekspozita do të hapet sot dhe mban titullin “Marubi, një italian në Shkodër”, ku do të vlerësohet si një histori interesante e integrimit dhe migrimit dhe punën që lindi në një prej arkivave më të rëndësishëm të fotografisë në Ballkan: Fototeka
“Marubi”. Krijuar nga një italian, studioja që dokumenton historinë e Shqipërisë dhe jetën e popullit prej vitit 1856: sot është regjistruar në një arkiv unik në Europë, e njohur nga UNESCO, si trashëgimi ndërkombëtare, me më shumë se 180 mijë fotografi. Historia e të riut italian, që do të kthehej në një nga protagonistët më të rëndësishëm të zhvillimit të historisë së fotografisë shqiptare do të vijë përmes fotove të zgjedhura të tij. Mbi jetën dhe rëndësi-
në e koleksionit të Marubit, do të flasë dhe drejtori i Fototekës Kombëtare Marubi, Luçian Bedeni, si dhe albanologia Lucia Nadin. Aktiviteti, përveçse hapjes së një debati filozofik e sociologjik në vendin fqinj, Itali, pritet të paraqesë rastin unik të fotografisë. Një material për “Marubët” lidhet me raportin e krijuar me vendin e origjinës; udhëtime, transferime, zhvendosje. Shikohet ky si një “dokument” për të imagjinuar mënyra të jetesës, forma të reja të marrëdhënies me kontekstin, por edhe me gjuhë të reja artistike. Një bashkëngjitje ky përshkrim i punëve të Pacit, i konsideruar plot me çështje të rëndësishme. Koncepti drejtohet për nga kuptimet e reja të lëvizshmërisë dhe ekonomisë, si dhe të punës artistike në këtë kontekst. Ashpërsia dhe qartësia, teoria dhe praktika, njohuria dhe dijet janë të kombinuara duke çuar në një veprimtari produktive e bazuar tek komuniteti, terma që jo gjithmonë lidhen me emancipimin, ku mungesat kushtëzojnë dhe kërcënojnë jetën sociale. Kjo është pjesë e historisë së Pietro Marubit, arkitekt, piktor dhe skulptor italian, i cili në vitin 1856 u largua nga Italia për të lëvizur drejt Shkodrës, ku themeloi të parën studio fotografike në Shqipëri. Fototeka “Marubi” shpejt u bë një nga studiot më të rëndësishme të fotografisë në Ballkan, dhe dokumentoi historinë e Shqipërisë dhe jetën e popullit. Studio mbeti aktive deri në vitin 1970, duke u bërë pronë e shtetit. Kjo e Pietro Marubit është një nga historitë e shumta të migrimit, integrimit e punës midis Italisë dhe Shqipërisë, duke u bërë një shembull unik në Europë: Trashëgimia ndërkombëtare e mbrojtur nga UNESCO. Për jetën e Pietros, më shumë se ato çfarë na thonë fjalitë e mbetura në shtypin e kohës, flasin fotot e tij, vështrimet e personazheve që ai fotografoi, të cilët vazhdojnë të ruajnë qartësinë, edhe pse ka kaluar një shekull nga koha kur ai i fokusoi në letër.
14 Javore KOHA
Kulturë
e enjte, 14 nëntor 2013
Historia e emigrimit të shqiptarëve (3)
„Magjia“ e quajtu
Më 1900 nuk kishte më shumë se 42 shqiptar në Massachussetts, kryesisht n 200 shqiptar nga rrethi i Korçës u vendosen në Jamestown, Boston, New Yor Për Koha Javore: Hajrudin S. Muja / Nju jork
Emigranti i radhës që arrijti më 1884 ose më 1886, e që vuri nismën e kësaj historie, ishte Kolë (Nikolas) Kristofori (18601940) nga fshati Katund i Korçës. Nuk punoj shumë në Amerikë dhe u kthye në Shqipëri i veshur “alla-franga” me xhepat plot para. Fshatarëve të Katundit u fliste për ‘magjinë’ e quajtur Amerikë, atje ku një punëtorë mund të merrte 10 dollarë në ditë (?!), duke shitur lule në rrugë, një pagë që punëtori në Shqipëri, mezi mund ta merrte për një vit. Fjalët e Kolës ndikuan tek ata, aq sa kur u kthye Kola në Boston më 1892, me të erdhën disa bashkëfshatarë të tij. Këtë punë ai e bëri disa herë, kështu në vitin 1895, në Amerikë jetonin 17 shqiptar nga fshati i tij Katund [Demo:1960]. Por duket se “magjia” amerikane që kishte predikuar në fshatin e lindjes, nuk qe realitet për vetë Kolin, i cili nuk arrijti të pasurohet. Punoj në një fabrikë, por pastaj u bë një avanturier, i cili e la “vendin e ëndrrave” dhe u vendos në token e zjarrtë të Kilit, e prej andej në Argjentinë, ku siç duket edhe vdiq [BalkanWeb 13.5.2008]. Më 1900 nuk kishte më shumë se 42 shqiptar në Massachussetts [Silajxhiq:1999], kryesisht nga Jugu i Shqipërisë, kurse një vit më vonë 200 shqiptar nga rrethi i Korçës u vendosen në Jamestown, Boston, New York, Bufalo e Philadelphia. Një grup tjetër arritën nga Katundi i Korçës më 1903, në mesin e të cilëve ishte Constantine A. Demo, për të cilin Peter Prifti shkruante se ju deshën 57 ditë (17 vetëm prej Napolit), për të arrijtë në kontinetin e ri. Në vitin pasues mbërrini Petro Nini Luarasi, mësues në Katund, pishtar i zjarrtë i arsimit e i shkollimit shqiptar dhe pak më vonë “djaloshi i Athinës” Sotir Peci, i cili shënoj fillimin e veprimtarisë së organizuar, i pasuar prej Faik Konicës, Kristo
Dakos, Fan Nolit, etj., dhe i cili filloj botimin e gazetës së parë në gjuhen shqipe “Kombi” (1906-1909). Më 1907 mbërrijti një anije me 500 a 600 shqiptar në bord. Në fundin e këtij viti, sipas gazetës “Kombi”, nga 11.000 banorët e Southbridge-it, kishte 400 shqiptarë, ndërkohë që ata po jetonin edhe në 11 qytete të tjera të Amerikës. Më 6 janar të këtij viti, me iniciativen e Fan Nolit, në Boston u themelua shoqëria “Besa Besë”, e cila me 15 shkurt 1909 nisi botimin e gazetës “Dielli” [Silajxhiq:1999] organ i saj zyrtar, i shoqërisë së mëvonshëme “Vatra” (1912) dhe i nacionalizmit shqiptar. Për vitin pauses (1908), në një kuptim më të përgjithshëm “Kombi” numronte “më shumë se 5000 syresh...” [Clyer:2009], por vetëm 20 prej tyre dinin të lexonin [Adriatic Review, korrik 1919]. Në fillimin e po këtij viti, “Kombi” kishte shënuar lindjen e fëmiut të parë me prindër shqiptarë në familjen e Kristo Koçit i ardhur nga Korça. Deri në vitin 1910, në Amerikë thuhet se jetonin 625 shqiptar, ndërkohë që në vitet 1911-1914 ishin shtuar edhe 69 të tjerë. Por këtu ishte edhe vala e madhe e emigrimeve shqiptare, që tashmë nuk ishin të shumtët nga Jugu i Shqipërsië por edhe nga veriu (muslimanë e katolikë), prej atyre që kishin përjetuar tmerret e Luftrave Ballkanike [Studies in Nationalism, #31:2004]. Tirana Observer” ka botuar një listë me 4.105 emra shqiptarësh të cilët emigruan në SHBA gjatë viteve 1900-1932. Deri në vitin 1920, 6.000 njerëz kishin raportuar se shqipja ishte gjuha e tyre – gjuha që kishin folur ndër shtëpitë e tyre derisa u rritën [Harvard Encyclopedia:1980], dhe vetëm 7.4% prej tyre ishin të natyralizuar. Farmer shkruante se “shqiptarët nuk janë një popull fisnor... ata lidhin shpejt miqësi me nacionalitete të tjera, bëjnë biznes me ta,
marrin pjesë në festa, pra marrin pjesë në mënyrë tipike në jetën e qytetit” [Chicago Sunday Tribune, 28.7.1935]. Deri në mbarimin e Luftës së Parë Botrore (1914–1918), sipas një të dhëne, në Amerikë tashmë jetonin 30 mijë shqip-
Kulturë
e enjte, 14 nëntor 2013
ur Amerikë
nga Jugu i Shqipërisë, kurse një vit më vonë rk, Bufalo e Philadelphia
tarë, kryesisht burra (vetëm 1000 gra) që i kishin lënë familjet e tyre në Atdhe. Ata kishin ardhur në botën e largët, por një pjesë të tyre e kishin lënë atje, prandaj, për nevojat dhe shpenzimet e delegacionit të Konferencës së Paqes në Paris
(1919), ata kishin mbledhur rreth 250 mijë dollarë. Më shumë se 20 mijë prej tyre, gjatë viteve 1919-1925 u kthyen mbrapa në Shqipëri, por shumë nga këta u rikthyen në Amerikë për t’u vendosur përgjithmonë: “Më 1925 shumica e shq-
15 Javore KOHA
iptarëve të Greater Boston deklaruan që zotëronin më shumë se 300 dyqane ushqimore dhe fruta-perimesh”, shkruante Dennis Lazar. Një valë tjetër emigrantësh është ajo e vitit 1944 pas vendosjes së komunizmit, dhe sërish pas rënies së komunizmit (1990-1991), por nuk ka një numër të saktë për to. Regjistrimi i vitit 1990 zbuloj se numri më i madh i shqiptarëve jetonin në New York, Los Angeles, Denver, Boston, Detroit, New Orleans, Miami, Pittsburgh dhe Washington D.C. Fillimisht shqiptarët erdhën në Amerikë kryesisht beqarë, ose edhe të martuar, që kërkonin të fitonin diçka për të mbajtur familjet e tyre që kishin lënë në vendlindje. Sipas kujtimeve të Grigor Golanit, strehimi fillestar i emigrantëve shqiptar bëhej nëpër bodrume të lagështa e të ftofta. Me kelimin e kohës, deri në fund të Luftës së Parë Botrore, ata jetonin nga 10-15 veta në një banesë së e quajshin “konak”, që njëkohësisht ishte shtëpi, spital edhe shkollë. Meqenëse nuk kishin gra, punët e shtëpisë i kryenin të gjithë së bashku. Banorët e vjetër të konakut, kishin autoritetin e plotë dhe shërbenin edhe si arkatarë, të cilët ruanin paratë e kursyera. Kështu konaku ishte jo vetëm një vend për të fjetur, por një pjesë e Atdheut apo vatër familjare ku të gjithë flisnin shqip. Kafeneja e tipit ballkanik, siç ishte “Kafe Vatra” ishte vendi ku takoheshin e shuanin monotoninë [Silajxhiq:1999]. Por para se të arrinin në “botën e re”, ata përballeshin me çmim shumë të lartë të udhëtimit, sepse bileta e anijes që nisej nga porti grek ose Italian, kushtonte rreth 50 dollarë, që një punëtori në Shqipëri i duheshin disa vjetë pune. Më vonë ky emigracion mori përpjestime edhe me te mëdha, agjencitë detare filluan të interesoheshin edhe nga emigrantët, patën fitime të mëdha duke punuar me ndërmjetësit në Shqipëri. Kështu, ata që vendosnin të emigronin, merrnin para hua nga këto ndërmjetës dhe kthimin e borxhit e garantonin me pasuritë e tyre të patundshme. Për këtë arsye, bileta kushtonte më shtrenjtë se në të vërtetë, dhe kthimi i borxhit ishte përkujdesja e parë e emigrantit shqiptarë me të mbërrirë në Amerikë [Silajxhiq:1999]. Pas ligjit amerikan të Emigracionit (1907) që ndalonte ardhjen e emigranteve ne ShBA me para të marra borxh, shqiptaret deklaronin para doganës Amerikane, se paratë e udhetimit i kishin siguruar prej prindërve ose të afërmve të tyre, që ndodheshin në SHBA.
16 Javore KOHA
Kulturë
e enjte, 14 nëntor 2013
U përuruan mjediset e rikonstruktuara të Qendrës Ditore për Fëmijë dhe të Rinj me Nevoja të Posaçme “Sirena” në Ulqin
Një investim domethënës
Ulqin – Me rastin e përfundimit të punimeve të rikonstruktimit të mjediseve të Qendrës Ditore për Fëmijë dhe të Rinj me Nevoja të Poasaçme “Sirena” në Ulqin, të hënën është organizuar një ceremoni solemne. Rikonstruktimi, rregullimi dhe pajisja e ambienteve të Qendrës Ditore “Sirena” është bërë falë donacionit të Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA), e cila e ka mbështetur realizimin e këtij projekti me mbi 34 mijë euro, por edhe donatorëve të tjerë nga vendi dhe diaspora. Ministri i Punës dhe Përkujdesjes Sociale, Predrag Boshkoviq, ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar që kjo qendër të vihet në jetë. Ai ka përkujtuar se në muajin janar të këtij viti, kur e ka vizituar këtë qendër, kanë ekzistuar vetëm mjediset të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet. “Sot me krenari të plotë mund të them që edhe në Ulqin ia kemi dalë mbanë. Sistemi i qendrave ditore po shtrihet
dhe shpresoj që në një periudhë jo të largët nuk do të ketë komunë në Mal të Zi e cila nuk do të ketë një institucion të tillë human, të domosdoshëm për çdo qytet në Mal të Zi”, ka thënë ai. Koordinatori i Agjencisë TIKA për Malin e Zi, Mustafa Yazici, ka thënë se beson që këto qendra ditore për fëmijë dhe të rinj të cilat iu shërbejnë personave me nevoja të posaçme do të arrijnë një shkallë më të lartë. “Ndihma jonë do të vazhdojë në këtë aspekt në mënyrë që këta fëmijë të mund në njëfarë mënyre të arrijnë një pozicion të rëndësishëm në shoqëri”, ka thënë ai. Yazici ka premtuar se Agjencia TIKA do të mbështesë edhe në të ardhmen projekte të tilla që janë në shërbim të njerëzve, zhvillimit të shëndetësisë dhe edukimit. Në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka theksuar kontributin e komunës së Ulqinit për realizimin e këtij projekti, dhe ka falënderuar
Rikonstruktimi, rregullimi dhe pajisja e ambienteve të Qendrës Ditore “Sirena” është bërë falë donacionit të Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA), e cila e ka mbështetur realizimin e këtij projekti me mbi 34 mijë euro, por edhe donatorëve të tjerë nga vendi dhe diaspora. të gjithë donatorët e tjerë që në forma të ndryshme kanë ndihmuar realizimin e këtij projekti. “Nuk do të them se është një investim i madh, por është investim domethënës. Kjo është edhe një pasuri për ne të gjithë sepse duhet të kujdesemi për secilin prej fëmijëve tanë”, ka thënë ai. Sipas kryetarit Cungu, Qendra Ditore “Sirena” është përfshirë në mesin e institucioneve zyrtare, prandaj financimi i saj nuk do të jetë më problem. Drejtori i Qendrës Ditore për Fëmijë dhe të Rinj me Nevoja të Posaçme “Sirena”, Bilal Alaj, ka falënderuar po ashtu Agjencinë TIKA, pronarët e restoranteve, prokurorinë pranë Gjyqit Themelor në Ulqin, Institucionin Publik “Të Mirat Detare”, firmat publike dhe private në Ulqin dhe jashtë Ulqinit, diasporën, individët që kanë kontribuar në përmirësimin e kushteve në këtë qendër. Ai ka thënë se me krijimin e kabineteve dhe pajisjen e tyre me mjete pune bashkëkohore janë krijuar kushtet për punë sipas standardeve bashkëkohore. “Kam dëshirë, ëndërr që Qendra Ditore në Ulqin të kompletohet me mjetin më bashkëkohor, dhomën sensorike”, ka thënë Alaj. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe zëvendës ambasadori i Turqisë në Mal të Zi, Hakan Ozedemir, përfaqësues të pushtetit lokal dhe institucioneve publike, partive politike, biznesit dhe të gjithë ata që në mënyra të ndryshme kanë ndihmuar rikonstruktimin dhe i.k. punën e Qendrës.
Kulturë
e enjte, 14 nëntor 2013
17 Javore KOHA
U mbajt Festivali XXIII Shqiptar në Nju Jork
Ura që lidhë vendlindjen me diasporën
Këngëtarë, muzikantë dhe valltarë “pikturuan” ngjyrat e kulturës së tyre para syve të mërgimtarëve shqiptarë në Amerikë, në Festivalin XXIII Shqiptar, që u zhvillua të dielën në mbrëmje në Bronks, Nju Jork, i cili u ndoq nga më shumë se 3000 vetë.
Bronks/Nju Jork - Shqipëria, Kosova, shqiptarët nga Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Çamëria, arbëreshët dhe diaspora – këto ishin ngjyrat e pikturës folklorike, që u pa në Festivalin XXIII artistik të këngës e valles shqiptare në Amerikë. Kështu në kulmin e aktiviteteve që po zhvillohen në kuadrin e kremtimeve për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Nju Jork për tre orë u zhvillua festivali që u bë vendtakimi i kulturave të të gjitha trevave shqiptare brenda dhe jashtë trojeve etnike. Këngëtarë, muzikantë dhe valltarë “pikturuan” ngjyrat e kulturës së tyre para syve të mërgimtarëve shqiptarë në Amerikë, në Festivalin XXIII Shqiptar, që u zhvillua të dielën në mbrëmje
asambleisti shqiptar i Nju Jorkut, Mark Gjonaj, kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj dhe famullitari Dom Fran Kola, konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, ambasadori Bekim Sejdiu, presidenti i KKSHA-së, Martin Shkreli etj. Duke folur për qëllimin e Festivalit shqiptar në Amerikë, famullitari dom Pjetër Popaj, theksoi se qëllimi i festivalit nuk është vetëm argëtimi, por edhe bashkimi me njëri-tjetrin. “Ne gjithmonë theksojmë gjërat që na bashkojnë e jo gjërat që na ndajnë. Pra, të bashkuar ruajmë gjuhën, kulturën, traditat e lashta e mbi të gjitha ruajmë veten tone”, tha Popaj. Festivali XXIII Shqiptar u zhvillua nën kujdesin e Qendrës Kulturore “Nëna Tereze” të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Bronks.
në ”Lehman Center for the Performing Arts” në Bedford Park Boulevrad, Bronks, Nju Jork, i cili u ndoq nga më shumë se 3000 vetë nga zona e “Tre shtetshit”. Përveç këngëve dhe valleve, kostumeve plot ngjyra, programi i festivalit përfshinte dhe shkollën e këngëve dhe valleve shqiptare nga Bostoni, Detroiti, Nju Jorku, Nju Xhersi etj. Me valle dhe veshje popullore u prezantuan traditat dhe anët folklorike nga të gjitha trevat prej Grupit “Rozafati”, Kisha Katolike Zoja e Shkodrës, Grupi “Gjergj Kastrioti”, Rochester Hills, Michigan, Grupi “Bashkimi” Boston, Massachusetts, Shoqëria Kulturore “Mërgimi” nga Patersoni i Nju Xhersit. Ndër pjesëmarrësit ishin edhe kongresisti demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel,
18 Javore KOHA
Mozaik
e enjte, 14 nëntor 2013
Dritan Maraj
Betejave në “Voice of Albania 2013” Dritan Maraj është i vetmi konkurrent që përfaqëson shqiptarët në Mal të Zi në këtë spektakël në mesin e 48 konkurrenteve të përzgjedhur
Pas kalimit me sukses të fazës së parë të audicioneve të fshehura në konkursin “Voice of Albania 2013” në televizionin “Top Channel”, këngëtari i ri nga Ulqini, Dritan Maraj, 17 vjeç, ka kaluar me sukses edhe fazën e parë të përballjeve direkte. Trajnerja Alma Bektashi ka përzgjedhur Dritanin për të vazhduar më tej garën dhe për ta pasur në skuadrën e saj, në përballjen me konkurrentin tjetër, Besmirin, 26-vjeçarin nga Shkodra. Ata kënduan në duet këngën “Love me Again”.
Trajnerja Alma Bektashi vlerësoi shumë performancën e të dyve. “Është një këngë të cilën unë me vetëdije të plotë e kam dhënë dhe kam dashur të di se deri ku mund të shkojnë këta, qoftë te situra poshtë, qoftë te situra lart. Prandaj jam shumë e lumtur që më keni bërë krenare që e keni realizuar këtë këngë. Unë jam shumë, shumë e lumtur. Imagjinoni që keni këngëtarë që kanë frikë të vijnë deri te kjo skenë, përderisa këta e realizojnë këtë gjë dhe unë i respektoj për këtë gjë që
kanë bërë”, tha ajo. Për Almën paraqitjen më të mirë e kishte Dritani, gjykim i cili erdhi si rezultat jo vetëm i performancës së tij të premten mbrëma, por që mbartte në vete edhe gjykimin që ajo kishte për Dritanin edhe gjatë provave. Dritan Maraj është i vetmi konkurrent që përfaqëson shqiptarët në Mal të Zi në këtë spektakël në mesin e 48 konkurrenteve të përzgjedhur gjatë audicioneve të fshehura, nga të cilët 24 janë nga Shqipëria, 17 nga Kosova dhe 6 nga Maqedonia.
Mozaik
e enjte, 14 nëntor 2013
19 Javore KOHA
Katër shqiptarë në garë për ta përfaqësuar Zvicrën në “Eurosong” Shqipton Rexha, Ilir Selimi, Edona Gjinaj e Vanesa Krasniqi janë katër shqiptarët që i kanë vënë vetes synimin që të përfaqësojnë Zvicrën në Eurovizionin e vitit 2014. Një synim mjaft ambicioz ky, por jo dhe i paarritshëm pasi që të gjithë janë të njohur në muzikë. Shqiptoni ka 32 vjet dhe është mjaft i njohur në regjionin e Zvicrës lindore. Për talentin e tij vite më parë pati fituar edhe çmimin promovues të Kantonit St. Gallen. Si pjesë e ambicies së tij në këtë drejtim është edhe projekti që bashkë me kompozitorin nga St. Galleni, Dave Fryman, të përfaqësojë Zvicrën në “Eurosong”.
Edona Gjinaj, 19 vjeçe, jeton në Zvicër, por me prejardhje është nga Gjakova, është një tjetër konkurrente. Ajo sapo ka lansuar këngën e re në gjuhën angleze me videoklip “Over the limit” dhe menjëherë ka marrë kritikat më të mira nga mediat dhe producentët e huaj. Me këtë këngë Edona është duke garuar për të qenë pjesë e festivalit zviceran. Një tjetër këngëtare e njohur në diasporë për shqiptarët është Vanesa Krasniqi, konkurrente në “Deutschland Sucht den Superstar”. Pas këtij spektakli të njohur gjerman, Vanesa e ka shtrirë angazhimin artistik në
Gjermani. Jo shumë kohë më parë ajo ka nxjerrë edhe një videokëngë në gjuhën gjermane. Edhe Ilir Selimi figuron si kandidat shqiptar në faqen e transmetuesit publik zviceran (SRF), i cili është në kërkim të përfaqësuesit të Zvicrës në Eurosong 2014. Pas fazës së votimit në internet dhe përzgjedhjes së një numri të caktuar nga një juri profesionale, ata që mbeten do t’i nënshtrohen votimit nga publiku televiziv dhe nga juria më 1 shkurt 2014 në Kreuzlingen, kur do të zgjidhet këngëtari ose grupi që do të përfaqësojë Zvicrën në Eurosong që do të mbahet në Danimarkë.
20 e enjte, 14 nëntor 2013
Panoramë
Javore KOHA
Eliza Dushku ndër 10 femrat me këmbët më seksi Përzgjedhje dhe klasifikime të ndryshme bëhen duke u bazuar tek tiparet e personazheve të njohur në botë. Kemi parë klasifikime si për buzët më të mira, sytë, gjoksin, por kësaj radhë do të ndalemi tek këmbët më seksi. Është një përzgjedhje në të cilën renditen 10 femrat me këmbët më të bukura. Forma dhe gjatësia perfekte, lëkura e lëmuar janë vetëm disa nga atributet që bëjnë dallimin e këmbëve. Por këto 10 femra kanë diçka më shumë se sa kaq pasi janë cilësuar si femrat me këmbët më seksi. Lista e femrave kryesohet nga Jessica Alba, e ndjekur në vetëm një pozicion më poshtë nga Kate Beckinsale. Ndërsa e treta në listë është Eva Longoria. Në vendin e katërt është pozicionuar Sarah Michelle Gellar, kurse e pesta në këtë listë është aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku. Pas saj renditen Kristen Bell, Jennifer Love Hewitt, Charlize Theron, Jennifer Aniston, për t’u përmbyllur me të dhjetën Hayden Panettiere.
Mirjeta Shala lidh kontratë me Donald Trump U godit me mospjesëmarrjen e saj në “Miss Universe” për shkak se Rusia nuk e njeh Kosovën. Por “Miss Universe Kosova” tashmë ka fituar një çmim mjaft të rëndësishëm për karrierën që ka nisur. Mirjeta Shala ka nënshkruar kontratë me njeriun më të madh në botën e modelimit, biznesmenin amerikan Donald Trump. Vargut të vajzave që Trump ka në shtëpinë e tij të modelimit i është shtuar edhe vajza nga Kosova, e cila tashmë mund të thuhet se ka prekur ëndrrën e saj. Për nënshkrimin e kontratës ka treguar fotografi i mirënjohur Fadil Berisha, ndërsa përmes rrjetit social ‘Facebook’ e ka uruar “Miss Kosovën”. “Congrats to miss kosovo signing with trump models”, kishte shkruar fotografi përbri disa fotografive që i ka bërë pak kohë më parë bukuroshes Shala.
Panoramë
e enjte, 14 nëntor 2013
21 Javore KOHA
Adelina: Kënga ushqen shpirtin Adelina Emini cilësohet si njëra nga këngëtaret e përkushtuara në profesion. Mirëpo jo gjithmonë këngën ajo e quan profesion, sepse sapo ka nisur doktoratën në fushën e ekonomisë në të cilën drejtim edhe punon për disa vjet me radhë. “Kënga është qetësim i shpirtit tim dhe pa këngë nuk mund të jetoj. U bënë disa vjet që jam me këngën dhe e konsideroj si pasionin tim më të çmuar i cili ushqen shpirtin tim. Ndërkaq jashtë këngës tani e disa vjet unë merrem edhe me punën e menaxhimit në RTK. Kam përfunduar masterin dhe tani kam nisur doktoratën në fushën e ekonomisë. Unë kam investuar bukur shumë në profesionin e ekonomistes dhe primare për mua është puna që bëjë në këtë fushë. et ajo. Në ndarjen e çmimeve “MTV EMA”, përsëri kemi mundur të shohim një zgjedhje të veçantë të modës interesante nga bukuroshet e famshme dhe në mesin e tyre më së shumti u dallua reperja seksi nga Australia, Iggy Azalea. Ajo në fakt, kishte të veshur një fustan me prerje të thella sa që ajo nuk mundi në çdo kohë të mbaj nën kontroll fustanin dhe dukej sikur nën të nuk kishte veshur asgjë edhe pse në një foto është zbuluar se kishte veshur të brendshme, por pikërisht në atë veshje, muzikantja kishte treguar tepër shumë.
Izzy Azalea me veshje të çmendur
22 e enjte, 14 nëntor 2013
Te k n o l o g j i
Javore KOHA
Për vitin 2014 Samsung ka plane edhe më të mëdha, pasi që tani lideri botëror i telefonave mobilë po synon që të bëhet lider botëror edhe në segmentin e tabletëve. Për vitin e ardhshëm kompania ka paralajmëruar se do të prezantojë edhe shumë modele të reja të tabletëve. Megjithatë, kjo gjë nuk është e lehtë për t’u arritur, pasi që Apple ende mban 29.6 për qind të tregut të tabletëve, dhe iPad është tableti më i famshëm në botë për momentin. Por, Samsung është menjëherë pas Apple me 20.4 për qind, sa ka shënuar në tremujorin e tretë të vitit. Samsung vazhdimisht ka qenë duke e zënë hapin me Apple sa i përket shitjes së tabletëve, ndërsa ata janë në kërkim për të rritur këtë pjesëmarrje në treg edhe më tej vitin e ardhshëm, me një gamë të gjerë të tabletëve të ri, nga modelet e nivelit bazë e deri tek tabletët e avancuar me ekran me diagonale që arrijnë deri në 12 inç. Samsung beson se modelet e avancuara të tabletëve, me ekran më të madh se 10 inç do të bëhen më të famshëm gjatë viteve të ardhshme, dhe përfundimisht do të zëvendësojnë netbook-ët.
Samsung synon të bëhet lider edhe për tablet
Apple me dy modele të iPhone Apple është duke zhvilluar modelet e reja të iPhone me ekran të lakuar dhe sensorë të avancuar të cilët detektojnë nivele të ndryshme të presionit, thuhet sipas një raporti të fundit të publikuar online. Sipas pohimeve të këtij raporti thuhet se Apple tashmë ka dy modele në përgatitje – njërin me ekranin e
ndjeshëm me diagonale prej 4.7 inç, dhe tjetrin me diagonalen e ekranit në 5.5 inç. Më tej thuhet se të dy modelet përdorin materialin e ekranit i cili lakohet teposhtë. Madhësitë e ekranit të modeleve të reja të iPhone janë të ngjashme me ato të modeleve rivale, si Samsung Galaxy Note 3, i cili ka ekranin me
5.7-inç. Burimet thonë se dy modelet e reja të telefonave të Apple do të mund të lëshohen në treg në tremujorin e tretë të vitit të ardhshëm, ndërsa Apple është duke e testuar teknologjinë e “ndjeshme ndaj presionit” e cila nuk do të jetë e gatshme për modelin e ri të iPhone.
Fotografia e javës „Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„. Zaim halili: ujvara
e enjte, 14 nëntor 2013
23 Javore KOHA
„Qesh pak, shiko këtu”
24 e enjte, 14 nëntor 2013
Mozaik
Javore KOHA
Debati mbi projektin e planit hapësinor
Kundërshtohet nga qytetarët e Malësisë Plani i hartuar nga ekspertët e fushave përkatëse është kundërshtuar nga shumica e qytetarëve protagonistë në auditor si dhe nga të gjithë përfaqësuesit e partive politike për arsye se siç u shprehën ata nuk është në favor të qytetarëve të Malësisë Në debatin e organizuar me 31 tetor, përveç një numri të vogël të qytetarëve, kanë marr pjesë edhe përfaqësues të konzorciumit qe janë përgjegjës për hartimin e planit urbanistik të kryeqytetit. Hapësira qe është lëndë e planit hapsinorë urbanistik, përfshin të gjithë territorin e kryeqytetit Podgorica. Koha për të cilën sillet ky plan sipas KU të Tuzit është periudha deri në vitin 2025-të. Prezantimi i planit hapsinorë urbanistik nga ana e përfaqësuesve të institucioneve kopetente nuk është pëlqyer nga qytetarët dhe përfaqësuesit e subjekteve politike të pranishëm në auditorin e QIK “Malësia”. Më së shumti debat dhe kundërshti ka ngjallur prezantimi i pikës që kishte të bënte me ndërtimin e rrugës tranzitore në qytezën e Tuzit e cila sipas hartuesve do të kalonte parallel me hekurudhën plan të cilin e kundërshtuan të gjithë banorët e Malësisë prezent në audiencë , si dhe nga të gjithë përfaqësuesit partive politike duke thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte varianti përëndimor i rrugës tranzitore përreth Tuzit. Këshilltari i PDS-së Halil Dukoviq tha se varianti qe shkon nëpërmjet pronës shtetërore do të ishte versioni më i lirë dhe më i përshtatshëm. Nikollë Camaj përfaqësues i LDnë Mz tha se janë bërë gabime në përcaktimin e kufijve qe sipas tij, plani e përcakton qe Rakiqi ndodhet në Dinoshë dhe kjo sipas Camajt nuk flet për gabim por siç tha për një direktiv të cilën hartuesit e kanë marrur nga persona qe japin urdhra. Ky planifikim i Rakiqit dhe Dinoshës siç tha Camaj është një politikë e papranueshme. Ai tha se edhe një pjesë e Liqenit të
Shkodrës dhe i tërë liqeni i Rikavecit sipas kadastrit është i Malësisë dhe nuk mund të lihet jashtë kumunës urbane. Ai theksoi se ky plan jo vetëm qe nuk prëmton zhvillim por ai bëhet pëngesë për zhvillimin e mëtejshëm dhe i shërbën strukturës së ndërrimit demografik të këtij vendi. Ai propozoi qe ky plan të tërhiqet mrapsht dhe të bëhet rifillimi i një plani tjetër. Ndërkaq Vasel Sinishtaj këshilltar në Kuvendin e Komunës Urbane të Tuzit tha se ky plan i prezantuar për Malësinë është plan i porositur nga kryebashkiaku Mugosha dhe përfshinë edhe territorin e Komunës Urbane. “Kerkesa e iniciativës qytetare është që të shikohen kufijt në mes të kryeqytetit dhe KU dhe t’ia lëm kohës dhe politikës të merren me ndërrimin territorial”, u shpreh Sinishtaj. Në të njëjtën kohë Smajl Çunmulaj këshilltar në KU të Tuzit gjatë debatit tha se kemi të bëjmë me dokumentin jetik të zhvillimit të një treve sepse për këtë dokument “kemi më nevoj se të gjitha komunat tjera në Mal të Zi” për faktin se gjëndja hapsinore sipas tij është katastrofale. Publiku i pranishëm në debat shpre-
hu pakënaqësi dhe kërkoi nga prezantuesit e planit të rishikohet dhe të rindërtohet projekt-plani hapsinorë. Ata apeluan qe të bëhet definimi dhe zgjidhja optimale për lokacionin “Varrezat qëndrore në Tuz”, përcaktimi i saktë i kufijve të Komunës Urbane të Tuzit në bazë të kadastrit, përcaktimi i qartë dhe i detajuar i lokacioneve në të cilat do të zhvillohet komuna, përcaktimi i zonave për banim dhe ato për biznes, dhe shtyrja e kufirit jugorë të planit deri tek kufiri shtetërorë me Republikën e Shqipërisë. Qëllimi kryesor i përpunimit të këtij dokumenti sipas organeve kopetente përkatëse, është harmonizimi i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të përcaktuara në planin hapsinorë të Malit të Zi në mënyrë që të sigurojë zhvillim harmonik dhe të elimonojë konfliktet e mundshme të zhvillimit, ndarjen e tokës së ndërtimit, bujqësisë dhe pyjeve dhe përcaktimin e kushteve për zhvillimin dhe përdorimin e tyre, përcaktimin e zonave të mbrojtura natyrore, zonave me qëllim të veçantë (koridorët infrastrukturore, mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore, etj. Toni Ujkaj
Mozaik
e enjte, 14 nëntor 2013
25 Javore KOHA
Me rastin e Ditës nacionale të kontrollit të produkteve të duhanit
Ekspozitë vetëdijësimi për dëmin nga duhani
Ulqin – Shoqata Malazeze për Luftë Kundër Kancerit në bashkëpunim
me Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin dhe Qendrën Kulturore të Ulqinit or-
ganizuan me rastin e Ditës nacionale të kontrollit të produkteve të duhanit ekspozitën me temë “Kënaqu me vizatimet pa tym duhani”. Ekspozita ka për qëllim vetëdijësimin e të gjithë njerëzve në Ulqin dhe në Mal të Zi, para së gjithash të rinjve, duhanpirësve dhe joduhanpirësve pa përjashtim, për dëmin që shkakton duhani dhe problemet që ai bart me vete. Ekspozitën në Galerinë e Arteve të Qendrës Kulturore në Ulqin në mënyrë simbolike e ka hapur në orën 5 minuta në 12.00 drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Ulqin, dr. Pavle Marnikoviq. Duhani paraqet një rrezik dhe kërcënim serioz për shëndetin e njeriut. Nga pasojat e duhanpirjes si njërës prej sëmundjeve më të rënda të varësisë, vetëm vitin e kaluar, në bazë të të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në botë kanë vdekur mbi 6 milionë vetë, ndërsa në Mal të Zi mbi 1500 vetë. Ky numër pritet të rritet deri në vitin 2030. Sipas organizatorëve, ekspozita duhet të shërbejë si një formë e parandalimit në Mal të Zi, në mënyrë që qytetarët në një mënyrë tjetër t’i shohin të gjitha efektet negative të duhanit për (Kohapress) shëndetin.
NP QENDRA KULTURORE ULQIN (Festivali i këngës për fëmijë-Ulqini 2014) shpall KONKURS për zgjedhjen e këngëve të Festivalit të IX për fëmijë-Ulqini 2014 Te interesuarit duhet të përmbushin këto kushte: 1.Këngët që konkurojnë duhet të jenë të publikuara për herë të parë në festival, 2.Kompozimet duhet të kenë partiturat me vijen melodike të shënuara me simbole harmonike dhe me tekstin, mundësisht edhe orkestrimin me emrin e autorit, 3.Në Festival marrin pjesë fëmijet nga mosha 6-14 vjeç. Përzgjedhja e këngëve do të bëhet nga juria e festivalit. Konkursi do të qendrojë i hapur deri me datën 15.12.2013. Masterizimi dhe inçizimet e korit realizohen brenda afatit 15-25.12.2013! Kërkesën me dokumentacion të plotë dhe me inçizimin e këngës, të interesuarit mund ta dorëzojnë në adresen:NP Qendra Kulturore- Ulqin,“Festivali i këngës për fëmijë-Ulqini 2014”. Informatat në tel:069-524-244. Drejtoria e Festivalit
26 e enjte, 14 nëntor 2013
Mozaik
Javore KOHA
Seanca e 22-të e KKU të Tuzit
Dakordim mbi formimin e një komisioni
Parlamenti lokal i Tuzit ka mbajtur të hënën seancën e 22-të me radhë ku pikë e parë e rëndit të ditës ka qenë informata mbi draftin e planit hapsinorë urabistik të kryeqytetit Podgorica
Në fillim të kësaj seance këshilltari i IQ-së Vasel Sinishtaj propozoi qe si pikës shtesë e rëndit të ditës të futet edhe çështja e dorëheqjes së Kryetarit të Komunës Urbane Fran Lulgjurajt dhe sqarimi i vijueshmërisë proceduriale të hartimit të elaboratit, pikë këto që u pranuan dhe për të cilat u diskutua. Sinishtaj tha se dorëheqja e Lulgjururajt sipas aspektit juridik nuk ka qenë dorëheqje duke e quajtur këtë të fundit si një lojë pasi sipas tij Lulgjuraj nuk dha dorëheqje në bazë të procedurave ligjore por dha dorëheqje tek partia e tij e cila e riktheu përsëri në këtë post. Smajl Çumulaj këshilltra i IQ-së theksoi rëndësinë e dokumentit të planit hapsinor si jetik për Malësinë duke bërë thirrje qe KKU të ofroj të dhëna për rrjedhat qe po projektohen për Malësinë në këtë plan Urbanistik. Nga ana tjetër Kryetari i Komunës Fran Lulgjuraj tha se me hartimin e kësaj informate mbi draftin e planit hapësinorë urbanistik ka patur si qëllim të përfshijë pikat më dominante qe kanë qenë pakënaqësitë e qytetarëve qe kanë shprehur gjatë debatit publik të 31 tetorit. Lulgjuraj tha se komuna nuk
do të aprovojë asgjë që nuk shkon në favor të qytetarëve. Gjatë seancës në lidhje me planin urbanistik hapsinor kishte debate të vazhdueshme. Këshilltari i LDnëMZ Nikollë Camaj sikurse edhe në debatin e 31 tetorit bëri thirrje qe ky plan të refuzohet dhe të bëhet rihartimi i tij në mënyrë profesionale. Në debat të pranishëm ishin edhe përfaqësues të hartuesve të planit urbanistik hapsinor ku në këtë kuadër këshilltari i pavarur Muhamed Gjokaj tha se një plan i tillë nuk mund të pranohet pasi sipas tij plani nuk është hartuar në mënyrë profesionale. Ai shprehu keqardhje që hartuesit nuk kanë ardhur me një plan të mirëfillët hapsinorë. Këshilltari i PDS-së Halil Dukoviq tha se qytetarët e kësaj treve janë të interesuar për të ardhmën e tyre, të zhvillimit ekonomik të tyre dhe në përgjithësi për avancimin e mjedisit ku jetojnë gjë që sipas tij plani nuk është i pranushëm dhe në plan duhet të definohet çështjet në atë mënyrë që të kënaqën të gjitha interesat e çdo qytetari dhe të definohen pikat e qarta për zhvillim të mëtejshëm sidomos infrastruktura rrugore. Këshilltari i ASH-së Gjergj Camaj tha se
koha ka qenë qe të hartohet një plan urbanistik por ai tha një plan qe do të kënaqte interesat e qytetarëve të Malësisë. Camaj u shpreh se në hartimin e planit për territorin e Malësisë ishte dashur qe të ketë ekspertë të fushave përkatëse dhe propozoi që kufijt të definohet drejt dhe mos të bëhet lëvizje apo ndryshim kufijsh. Ndërkaq këshilltari i IQ-së Smail Çunmulaj theksoi se hartuesit e planit urbanistik hapsinor janë bazuar në përshkrime të periudhave të kaluara. Ai ju beri thirrje përfaqësuesve të hartuesve të planit qe të bazohet në hartën jugore të Malësisë qe të njihet me kufijt e vërtetë. Ndërkaq kreu i komunës urbane Fran Lulgjuraj vlerësoi rëndësinë e këtij dokumenti për Malësinë por tha se ky dokument nuk është letër e shenjt dhe se akoma mbetet e hapur për publikun për vërejte dhe sygjerime të tyre sepse nuk është dokument final. Nga ana tjetër Smail Çunmulaj iu drejtua kreut të komunës urbane duke theksur mospraninë e Lulgjurajt në debatin e 31 tetorit pasi sipas Çunmulajt kreut të Komunës sikur nikoqir i takonte të ishte prezent në atë debat.cKëshilltari i IQ-së Vasel Sinishtaj
Mozaik
shprehu pakënaqësi dhe mungesë të madhe qe sipas tij në adminsitratën lokale nuk ka asnjë jurist të diplomuar dhe me përvojë qe sipas tij kjo mungesë ka sjellur në gjendjen akuale. Sinishtaj tha se duhet të ketë juristë të cilët do të merreshin me ligje përkatëse dhe bëri thirrje për formimin e një komisioni të cilin do ta përbënin të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike e të cilit do të jepnin të gjithë opinionet e tyre në lidhje me planin urbanistik. Këshilltari i PDSsë Naser Krkanoviq tha se të gjitha pakënaqësitë dhe vërejtjet nga ana e qytetarëve do të duheheshin tu merrnin parasysh nga pala e hartuesve. Ai tha se duhet shtuar kufijt e Parkut Nacional në mënyrë qe pronarët e tokave të mund të shfytëzojnë pronat e tyre. Ai u bëri thirrje hartuesve të planit qe ti marrin si të mirëqena vërejtjen dhe sygjerimet e banorëve
e enjte, 14 nëntor 2013
të Malësisë pasi ato definojnë të ardhmën dhe zhvillimin shumëdimensional të kësaj treve. Ndërkohë Enis Gjokaj këshilltar i UDSH-së u shpreh se vërejtjet dhe sygjerimet e shfaqura gjatë debatit publik janë të pranueshme për UDSH-në. Ai tha se sa u takon kufijve administrativ ato duhet të bëhen mbi baza kadastrale. Kurse sa i takon ndërtimit të varrezave sipas Gjokajt do të duhej të gjetur një lokacion i përshatshëm për të gjithë në mënyrë qe varrezat qendrore mos të bëhen mollë sherri mes banorëve. Por dhe sa i takon infrastruktuës Gjokaj tha se versioni përëndimor do të ishte më optimali. Këshilltari i PDS-së Halil Dukoviq tha se përkrah idenë qe e kishte dhënë këshilltari Vasel Sinishtaj qe të formohet një grup punues ku të gjithë përfaqësuesit e partive politike do të jepnin mendimin, pakënaqësitë dhe rekomandimet e tyre
27 Javore KOHA
në lidhje me planin hapsinor. Ai bëri thirrje qe një trup i tillë sa më parë të formohet dhe të fillohet me punë. Në fund të debatit këshillëtarët janë dakorduar me idenë e këshillëtarit Vasel Sinishtaj qe sa më shpejt të formohet një komision të cilin do ta përbënin të gjithë përfaqësuesit e partive polike të cilët së bashku do të jepnin mendimet, vërejtjet dhe rekomandimet e tyre në lidhje me planin urabanistik i cili më pas do t’i dërgohej sekretarijatit për planifikim. Parlamenti i Tuzit ka aprovuar edhe ndryshimin e vendimit për kompensime të këshilltarëve, po ashtu janë miratuar edhe pikat mbi emërimin e jurisë për ndarje të shpërblimeve të KU të Tuzit për vitin 2013-të si dhe emërimi i komisionit për shpërndarje të stipendive për studentët dhe gjimnazistët për zonën e Tuzit për vitin shkollor 2013/2014-të. Toni Ujkaj
28 e enjte, 14 nëntor 2013
Mozaik
Javore KOHA
Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” nga Ulqini organizoi Panairin e pun
Promovim i vle dhe trashëg
Në Panairin e parë ndërkombëtar të këtij lloji që mbahet në Tetovë, punimet e tyre i pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare. Ky ishte panairi i parë që “Globus Art” org panaireve të mbajtura në këtë qytet.
Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” nga Ulqini, me mbështetjen e Komunës së Tetovës, ka organizuar nga data 26-29 tetor në mjediset e Qendrës Kulturore të këtij qyteti Panairin e punimeve artizanale. Në Panairin e parë ndërkombëtar të këtij lloji që mbahet në Tetovë, punimet e tyre i kanë ekspozuar rreth 30 pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare. Ky ishte panairi i parë që “Globus Art” organizon jashtë Ulqinit pas pesë pa-
naireve të mbajtura në këtë qytet. Kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art”, Ramiz Hajdari, thotë se ka pasur oferta për organizimin e panaireve në qytete të tjera, por ideja për ta mbajtur në Tetovë ka lindur për shkak se populli tetovar është mikpritës dhe për artistët kjo është shumë e rëndësishme. Ai është i kënaqur me organizimin dhe pritjen që iu është bërë pjesëmarrësve të Panairit në Tetovë. “Ndër 70 panairet ku kam marrë pjesë
deri tani, mikpritja në Tetovë ka qenë më e mira”, shprehet ai. Në fjalën e saj gjatë hapjes së Panairit, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka thënë se komuna e Tetovës e konsideron artin dhe kulturën pjesë të pandashme të zhvillimit të qytetit. Sipas saj, ky panair rrit vlerën dhe peshën e çdo qyteti. “Aktivitetet e këtij panairi janë shumë të rëndësishme në rritjen e shumëllojshmërisë së ngjarjeve kulturore për qytetarët e Tetovës. Artizanët, përveç
Mozaik
e enjte, 14 nëntor 2013
29 Javore KOHA
nimeve artizanale në Tetovë
erave artizanale gimisë kulturore Porti i Trieshtës
kanë ekspozuar rreth 30 ganizon jashtë Ulqinit pas pesë
demonstrimit të punimeve të tyre, në të njëjtën kohë promovojnë edhe vlerat e trashëgimisë së pasur kulturore. Promovimi i artit, kulturës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore është një nga prioritetet e komunës sonë prandaj ne këto evenimente do t’i mbështesim në vazhdimësi. Arti dhe kultura nuk njohin kufij dhe ne gjithmonë do të jemi në shërbim të stimulimit, motivimit
dhe rritjes së potencialit krijues, si dhe ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona kulturore dhe historike”, ka theksuar kryetarja Teuta Arifi. Sipas organizatorit, Panairi është vizituar çdo ditë nga 700-800 vizitorë. Kryetari i Shoqatës “Globus Art” falënderon për mbështetjen në organizimin e këtij panairi edhe Besim Ibrahimin, menaxher dhe baterist i grupit “Elita 5”,
Lume Hysenin, këshilltare e kryetares së Komunës së Tetovës dhe Haki Fazliun, drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Tetovë. Ndërkohë ai paralajmëron mbajtjen e një panairi tjetër ndërkombëtar në Tetovë, nga data 22-29 nëntor, në kuadër të manifestimeve për nder të Pavarësisë së Shqipërisë, që i organii.k. zon çdo vit Komuna e Tetovës.
30 e enjte, 14 nëntor 2013
Marketing
Javore KOHA
Juria për ndarjen e çmimit të Komunës urbane të Tuzit për vitin 2013,
Publikon NJOFTIM MBI TË DREJTËN E PROPOZIMIT TË KANDIDATËVE PËR NDARJEN E „ÇMIMIT TË KOMUNËS URBANE TË TUZIT“ PËR VITIN 2013 Përmbajtja e këtij njoftimi ka të bëjë me ndarjen e „Çmimit të Komunës urbane të Tuzit“ për vitin 2013, e cila ndahet për meritat më të larta dhe rezultatet e arritura në punën praktike dhe teorike si dhe veprimtarinë në të gjitha fushat e krijimtarisë njerëzore. Çmimi ndahet individëve dhe personave juridik nga treva e Komunës urbane të Tuzit, por mund tu ndahet edhe individëve të cilët nuk jetojnë në trevën e Komunës urbane, nëse arritjet e tyre kanë një rëndësi të veçantë për Komunën urbane.
Çmimi ndahet nëse plotësohen kushtet e mëposhtme: - që vepra të përfaqësojnë arritje të rëndësishme në një fushë të veçantë dhe zbatimi i saj paraqet kontribut në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, gjegjësisht nëse rezultatet e realizuara të punës kanë vlerë të jashtëzakonshme; - që vepra, gjegjësisht rezultatet e punës, në bazë të publikimit apo në mënyrë tjetër i kanë qenë të njohura opinionit deri më 01. Nëntor të vitit në të cilin Çmimi ndahet; - që vepra të jetë tematikisht e lidhur me trevën e Komunës urbane, gjegjësisht të ketë një rëndësi të vëçantë për Komunën urbane të Tuzit ose nëse rezultatet e punës janë realizuar në trevën e Komunës urbane.
Të drejtën e propozimit të kandidatit për Çmimin e kanë shoqëritë ekonomike, shërbimet publike, partitë politike, organizatat joqeveritare, shoqatat sportive, shoqatat tjera, grupe qytetarësh dhe individët. Propozimet dorëzohen në formë të shkruar, ku duhet shënuar se për cilën vepër dhe rezultate të arritura kandidati propozohet për ndarjen e „Çmimit të Komunës urbane të Tuzit“, së bashku me arsyetimin dhe dokumentacionin në bazë të cilit do të çmohet vlera e rezultateve të arritura. Propozimet dorëzohen drejtpërsëdrejti (ose përmes postës) në arkivin e Komunës urbane të Tuzit, Tuzi p.n., me mbishkrimin: për Jurinë për ndarjen e çmimit të Komunës urbane të Tuzit, më së largti deri më 25.11.2013. Kontakt telefon: 020/875-167.
Sport
e enjte, 14 nëntor 2013
Pas paraqitjeve të shkëlqyera në Kampionatin Botëror U-17
31 Javore KOHA
Tottenhami dhe Liverpooli, me oferta për Berishën Valmir Berisha është pjesë e skuadrës suedeze Halmstad, ndërsa botërorin e të rinjve e mbylli si golashënuesi më i mirë me shtatë gola të realizuara. Ai në ndeshjen për vendin e tretë kundër Argjentinës shënoi “hat-trick” dhe po shihet si Zllatan Ibrahimoviq i ri. Skuadra e Tottenhamit po shpreson t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit kosovar Valmir Berisha, i cili shkëlqeu në Kampionatin Botëror U-17 që përfundoi fundjavën e shkuar në Abu Dhabi. Gazeta britanike “Daily Mirror” ka bërë të ditur se Tottenhami është i gatshëm të paguajë një dëmshpërblim prej 600 mijë eurosh për transferimin e Berishës 17-vjeçar. Për Berishën është i interesuar edhe
Liverpooli. Gjigandi anglez është duke u munduar të bindë talentin kosovar që të kalojë te ky klub që në muajin janar. Sipas mediave angleze, menaxherët e Liverpoolit e kanë shikuar në secilën ndeshje të Kampionatit Botëror për U17 Valmir Berishën, duke mbetur të mahnitur me aftësitë e tij. 500 mijë euro është e gatshme të ofrojë skuadra angleze.
Sipas medias
Elita e futbollit italian lakmon Shaqirin Ka kohë që klubet e mëdha italiane janë duke e vëzhguar yllin shqiptar të Bajernit të Munihut, Xherdan Shaqirin. “Gerüchteticker.com” shkruan se pas Juventusit dhe Romës, është Napoli një tjetër klub i madh italian, që ka shprehur interesim për reprezentuesin shqiptar të Zvicrës. 22-vjeçari në sezonin e kaluar me “Bavarezët” fitoi gjithë trofetë e mundshëm, Ligën e Kampionëve, Bundes-
ligën dhe Kupën e Gjermanisë. Raportohet se krerët e Napolit do të provojnë që të transferojnë mesfushorin shqiptar dhe në rast së Shaqiri do të kalojë tek napolitanët, atëherë ai do të bashkohej me Valon Behramin dhe Blerim Xhemailin, dyshe kjo që militon në skuadrën e Rafael Benitezit. Shaqiri aktualisht është larg fushës së blertë për shkak të lëndimit që ka pësuar në ndeshjen Shqipëri-Zvicër.
Krahas Tottenhamit dhe Liverpoolit, mësohet se edhe shumë skuadra të tjera të mëdha nga Evropa kanë shprehur interesim për shërbimet e Berishës. Berisha është pjesë e skuadrës suedeze Halmstad, ndërsa botërorin e të rinjve e mbylli si golashënuesi më i mirë me shtatë gola të realizuara. Ai në ndeshjen për vendin e tretë kundër Argjentinës shënoi “hat-trick” dhe po shihet si Zlatan Ibrahimoviq i ri.