Koha 597

Page 1

Ngjarjet javore

Javore KOHA

ISSN 1800-5969

Podgoricë e enjte, 26 dhjetor 2013 Viti X / Numër 597 Çmimi 0,50

Speciale

Shqiptarët në Mal të Zi në vitin 2013

www.kohajavore.co.me

Mali i Zi dhe Kosova, kontroll i përbashkët i kufirit


2

e enjte, 26 dhjetor 2013

Javore KOHA

Javore KOHA

Javore KOHA

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG „Pobjeda” Drejtor ekzekutiv: Lav Lajoviq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 078/110-578 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.co.me

Përmbajtja

Përmbajtja

Pritet vetëm miratimi nga Kuvendi i Malit të Zi

e enjte, 26 dhjetor 2013

3 Javore KOHA

Pavle Goranoviq në gjuhën shqipe fq

5

fq 16

F. Shkreli:

Shqiptarët meritojnë anëtarësimin në BE

Fakte refleksive mbi historiografinë kombëtare fq 6

fq 20

Bleona apo Jennifer Lopez?

Gj. Gjonlekaj:

Adem Demaçi është Mandela i Kosovës

fq 8

fq 20

Rita Ora imazh i ‘DKNY’

A. Gojçaj:

Me zë t’ vuthjanit fq 10

fq 21

Prezantohen veshjet dhe artizanatetet me motive kombëtare

A. Ferlushkaj:

“Britma e një gruaje„ në skenë

Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

fq 12

fq 24

Ne hap me Kohen


4 Javore KOHA

Ngjarje javore

e enjte, 26 dhjetor 2013

Ngjarje javore

e enjte, 26 dhjetor 2013

5 Javore KOHA

Sipas zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi

Mali i Zi dhe Kosova, kontroll i përbashkët i kufirit Podgoricë - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka vlerësuar se Kosova dhe Mali i Zi duhet së bashku ta kontrollojnë kufirin ndërmjet tyre, në mënyrë që të luftohet kontrabanda. “Kemi kontroll të mirë të kufirit me Malin e Zi”, ka thënë Kuçi në intervistën për televizionin “Atlas” të Podgoricës, dhe ka shtuar se në anën e Kosovës është policia, ngandonjëherë aty janë edhe KFORi e EULEX-i. Më tutje, Hajredin Kuçi, që është edhe ministër i Drejtësisë në Kosovë, ka theksuar se “më së miri do të ishte, sikur me Malin e Zi të kishin një kontroll, siç është rasti i Malit të Zi me Shqipërinë”. Kuçi ka thënë se pret që Kosova dhe Mali i Zi, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, t’i këmbejnë ambasadorët. Ai është shprehur po ashtu se pret që

Të dielën në Ulqin

U themelua Forumi Rinor Demokrat Podgorica dhe Prishtina ta nënshkruajnë marrëveshjen për ekstradim, për

luftë më efikase kundër krimit. (Kohapress)

Ambasadori i Malit të Zi në Tiranë, Ferhat Dinosha, u prit nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Të intensifikohen shkëmbimet parlamentare Tiranë - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur të premten Ambasadorin e Malit të Zi në Shqipëri, Ferhat Dinosha, me të cilin ka biseduar rreth marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve fqinje, procesit të integrimit evropian për vendet e rajonit dhe mbi bashkëpunimin ndërparlamentar. Në njoftimin për media të zyrës për

marrëdhënie me publikun të Kuvendit të Shqipërisë thuhet se Meta dhe Dinosha ndanë bindjen se bashkëpunimi i ngushtë dhe i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Malit të Zi do të vijojë duke u forcuar, dhe se në këtë drejtim, fokus i veçantë duhet vënë mbi intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare në të gjitha nivelet. Duke biseduar mbi procesin e integ-

rimit evropian, Meta vlerësoi angazhimin serioz të Malit të Zi dhe shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të vazhduar me agjendën e reformave të nisura, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e perspektivës së qartë evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në funksion të mbarëvajtjes së paqes dhe stabilitetit rajonal. (Kohapress)

Ulqin - Në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit të dielën është mbajtur Kuvendi Themelues i Forumit Rinor Demokrat (të Partisë Demokratike), në të cilin morën pjesë 110 delegatë. Në deklaratën për shtyp të këtij Forumi thuhet se Kuvendi miratoi Programin dhe Statutin e FRD-së.

Delegatët zgjodhën kryetar të Forumit Rinor Demokrat, Ajet Zagën dhe Këshillin Qendror të cilin e përbëjnë kryetari dhe 20 anëtarë: Allmedina Gjoni, Arben Xhurreta, Arbënita Kasneci, Arian Nika, Besart Avdiu, Edmond Demiri, Emina Halili, Flutur Mustafa, Gazmire Gjeka, Genc Draga, Ilir Gjoni, Ilir Peri, Kreshnik

Mustafa, Liridona Kurti, Medin Bisha, Nermin Vukoviq, Noki Popoviq, Shkelzen Sulejmani, Shyhrete Jahja dhe Sulejman Salaj. Në fillim të Kuvendit, delegatët i ka përshëndetur kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, ndërsa të pranishëm në kuvend ishin edhe anëtarët tjerë të kryesisë dhe Këshillit Qendror të PD-së. “Forumi Rinor Demokrat mbështet fort vlerat dhe frymën evropiane të realizimit të kërkesave si dhe prioritetet e rinisë shqiptare në trevat shqiptare në Mal të Zi. FRD merr përsipër që nëpërmjet organizimit të të rinjve të çojë përpara çështjen e rinisë shqiptare në Malin e Zi”, thekson deklarata për shtyp. (Kohapress)

Komisioni qeveritar vlerësoi pozitivisht studimin e arsyeshmërisë së themelimit të komunës së Gucisë

Pritet vetëm miratimi nga Kuvendi i Malit të Zi

Guci – Komisioni prej dhjetë anëtarësh i Qeverisë së Malit të Zi ka miratuar elaboratin “Gucia, komunë e pavarur”, kanë njoftuar nga Këshilli organizues për kthimin e statusit të komunës së Gucisë. Nga Këshilli kanë theksuar që gucia-

nët kanë jetuar për këtë ditë dhe më në fund ka arritur mendimi pozitiv i Komisionit të Qeverisë, ashtu që veprimi i radhës është deklarimi i deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi. Në të vërtetë, kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, elaboratin “Gucia,

komunë e pavarur”, në afat të shkurtër do t’ia dorëzojë Kuvendit për miratim. “Tani janë tejkaluar të gjitha pengesat dhe Gucia në vitin 2014 do të fitojë komunën para zgjedhjeve lokale. Në këtë mënyrë do të krijohen kushtet që edhe në Guci të votohet për këshilltarë”, kanë deklaruar nga Këshilli organizativ dhe është theksuar që në tubimin e mbajtur më 14 dhjetor të këtij viti në Guci është porositur që Qeveria duhet që gjatë disa ditëve të ardhshme të marrë vendim dhe t’ia përcjellë atë Parlamentit për miratim. Qytetarët e të tri qendrave vendore - Plavë, Guci dhe Murinë me rrethinë, të Komunës së Plavës, më 8 janar të këtij viti kanë mbajtur referendumin konsultativ me të cilin kanë kërkuar që Gucia të bëhet komunë e pavarur, respektivisht t’i kthehet statusi i komunës të cilin e kishte deri në vitin 1954. Në referendum kanë votuar 98 për qind e qytetarëve dhe të gjithë i kanë thënë “Po” komunës së Gucisë. Sh. Hasangjekaj


6 Javore KOHA

e enjte, 26 dhjetor 2013

Vështrime & Opinione

7

Vështrime & Opinione

Javore KOHA

Qasje

Shqiptarët meritojnë anëtarësimin në BE

Ja më në fund edhe një zhgënjim tjetër! Europa i thotë jo edhe njëherë dhe me plotë gojë dhënjës së statusit kandidat Shqipërisë. E shtynë vlerësimin edhe për gjashtë muaj të tjerë

Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

Ishte ky një vendim, jo i pa pritur i vendeve më të rëndësishme të Europës, si Gjermania, Franca, Anglia dhe më pak të rëndësishme si Hollanda e Danimarka. Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian (BE) qe shumë i qartë për vendimin që mori. Është e qartë se Europa, megjithë fjalorin diplomatik që përdorin, ky vendim nga Brukseli tregon se ajo nuk është e bindur se Shqipëria është serioze në luftën e saj kundër korrupcionit, ndaj krimit të organizuar dhe reformave në drejtësi, si dhe ndaj çështjes së pronësisë dhe reformave në administratën publike, për të merituar statusin e vendit kandidat. Gjithashtu një ndër thirrjet e perëndimorëve ndaj klasës politike shqiptare ka vazhduar të jetë nevoja për krijimin e një atmosfere të re politike bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës, si një shënjë dhe doemosdoshmëri për një qeverisje të mirëfilltë demokratike. Në raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë thuhet se, “Dialogu konstruktiv dhe i vazhdueshëm politik mbetet shumë i rëndësishëm për realizimin e suksesshëm të reformave.” Me fjalë të tjera, mungesa e një dialogu të vërtetë

politik, sidomos midis dy palëve kryesore politike, mbetet diçka për tu dëshiruar dhe si e tillë një pengesë në rrugën e integrimit. Ndonëse pak më heret Komisioneri i BEsë për Zgjërimin, Stefan Fyle, kishte rekomanduar dhënjen e statusit kandidat Shqipërisë, ai ja ‘’hodhi topin’’ qeverisë shqiptare duke thënë se dhënja e statusit të vendit kandidat, Tiranës, ‘’Tani është në dorë të qeverisë shqiptare”, nëse është serioze për ti plotësuar kushtet e BE-së, të cilat janë të njëjta për të gjithë. Megjithëse besohej se gjatë vitit të kaluar ishte përmirësuar disi klima e qendrimit të Europës ndaj Shqipërisë dhe zbatimit të kushteve, vendimi i BE-së të martën erdhi si një pasqyrim i një doze të madhe të realitetit të gjëndjes, jo si një “tush i ftohët’’, por si një goditje e rëndë ndaj aspiratave të Shqipërisë dhe shqiptarëve, si njëri ndër kombet më të vjetëra të kontinentit për të zënë vendin e vet aty ku i takon, në bashkësi me kombet e tjera të Europës. Si është e mundur që Shqiptarët të cilët janë kombi që favorizon me përqindje dërmuese antarësimin në Bashkimin Europian, është më larg këtij qëllimi se pothuaj çdo komb tjetër, 20-e sa vjetë pas rënjës së komunizmit. Pse këjo vonesë dhe pse kaqë gjatë?! Kujtë i intereson mos integrimi i Shqiptarëve? Statusi i kandidatit është vetëm fillimi. Dhe dhënja e statusit, si të thuash, do të dukej vetëm si shënjë e vullnetit të mirë europian ndaj Shqipërisë -- gjë që nuk ndodhi --në rrugën e saj të gjatë drejtë integrimit dhe asgjë tjetër. Sepse raporti i Komisionit Europian e bën të qartë se problemet vërtetë të mëdha për negociata me Shqipërinë mbeten për periudhën kur të bisedohet për vet

pranimin e antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, që siç tha pardje për Deutsche Welle, Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan, mund të marrë 8-10 vjetë. Tani lind pyetja se sa serioze është Europa për antarësimin e Shqipërisë. A nuk meritonte Shqipëria një konsideratë sa Rumania dhe Bullgaria, apo nga keq llogaria e parakohshme ndaj meritave të antarësimit të këtyre dy vendeve dhe ndofta ndonjë tjetëri, tani e paguan Shqipëria. Pyetja tjetër më me rëndësi është se sa serioze dhe sa e sinqertë është në të vërtetë klasa politike shqiptare, që Shqipëria realisht të hyjë në rrugën drejtë integrimit europian. Kërkesa e Europës duhet të jetë angazhimi njëherë e mirë i pozitës dhe opozitës shqiptare për të ndërmarrë reformat e nevojshme dhe për të adaptuar standardet politike dhe ekonomike që u janë kërkuar të gjithëve për anëtarsim. Këto standarde dhe këto kritere për antarësim në klubin që quhet Bashkimi Europian, nuk janë as të reja, as nuk kanë ndryshuar ç’prej miratimit të tyre 20-vjetë më parë në Kopenhagë. Pra, janë gjithnjë aktuale, megjithëse kryeministri i tanishëm shqiptar, Edi Rama deklaroi muajin e kaluar duke hedhur dyshim mbi angazhimin e tij, në një takim të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër, se “Bashkimi Europian nuk është më ajo që kemi ëndërruar në fillim, kur nisëm përpjekjet për t’u bërë pjesë e saj.” Zoti Rama foli me atë rast për “një situatë paradoksale pasi e gjithë kjo’’, sipas tij ‘’, po ndodhë në një moment kur Bashkimi Europian nuk është tamam çfarë kishim në mendje kur filluam të luftojmë për të. Dhe sa më shumë i afrohemi, aq më shumë duhet

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të trajtojmë me diçka ndryshe nga çfarë kishim ëndërruar”, theksoi Kryeministri shqiptar. A donte të hidhte dyshime kryeministri shqiptar me këtë deklaratë se Shqipëria kishte humbur interesimin për antarësimin e saj në BE dhe se ishte më e interesuar tani për aleanca rajonale, pasi ato nuk kanë kushte as detyrime? As klima e politikës së polarizuar në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit nuk ka ndihmuar në rrugën e integrimit të vendit. Në të vërtetë, polarizimi politik, mund të jetë një ndër arsyet kryesore të hesitimeve europiane për t’i hapur Shqipërisë dritën jeshile. Nuk më kujtohet emëri i një zyrtari europian disa vite më parë, por më kujtohet deklarata e tij në lidhje me diskursin e ashpër politik në Tiranë, sidomos të debateve në parlament, i cili pat thënë se, “nëqoftse këta (politikanët shqiptarë) nuk merren vesh me njëri tjetërin, si mund të presim që ata të merren vesh me ne.” E vërtetë ose jo, varet nga pikëpamja e secilit prej nesh, por fatkeqsisht kjo është përshtypja që perëndimorët kanë për klasën politike shqiptare. Debati politik në Shqipëri duket sikurë nuk le hapësirë për kompromis. Shumicat qeverisëse, gjatë viteve, përfshirë edhe shumicën e tanishme qeveritare, kanë deklaruar me mburrje se duke pasur shumicën në parlament, mund të bëjnë çfarë të duan, pa marrë parasyshë qëndrimet e opozitës ose të shoqërisë civile. Kjo nuk është demokraci e vërtetë, pasi demokracia e vërtetë, përveç shumicës në parlament, është gjithashtu dhe ndoshta më me rëndësi, një proces i vazhdueshëm e gjithëpërfshirës, ku duhet të dëgjohen të gjitha palët dhe të merren në konsideratë të gjithë zërat kundërshtarë, në

një frymë tolerance dhe kompromisi për mendimet dhe qendrimet e të tjerëve. Është i doemosdoshëm bashkpunimi dhe konsensusi politik mbi çështje madhore të kombit, siç është antarësimi në BE dhe integrimi njëherë e mirë i shqiptarëve, përfshirë edhe Kosovën, në organizmat euro-atlantike. Ky ishte edhe mesazhi i Sekretares së Shtetit Hillari Klinton para parlamentit shqiptar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë vitin që kaloi. Duke folur për veten e saj, ajo vuri në dukje se megjithëse kishte bërë një fushatë të ashpër kundër dhe kishte qenë kundërshtare politike e Presidentit Obama, ajo punoi për ‘të si Sekretare e Shtetit. Pyetjes se si është e mundur që si kundërshtare e tillë politike t’i shërbente administratës së Obamës, Hillari Klinton u përgjigj para parlamentarëve shqiptarë duke deklaruar se, “Është krejt e thjeshtë. Ne të dy e duam atdheun tonë”, u shpreh Hillari Klinton para ligjvenësve shqiptarë. Hillary Klinton, duke folur si mike e kombit shqiptar në Kuvendin e Shqipërisë, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, u bëri sfidë përfaqësuesve shqiptarë që të gjejnë rrugën e sinqertë të bashkpunimit, “sepse më në fund”, tha ajo, “udhëheqsit në një demokraci të vërtetë, vendosin interesat e kombit mbi interesat personale dhe partiake.” Zonja Klinton me të drejtë tha me atë rast se ndonëse Shqiptarët kanë një histori mijëra vjeçare, është ekzaktërisht këjo periudhë në të cilën jetojmë, e cila mund të ketë pasojat më të mëdha që ka përballur ndonjëherë kombi shqiptar për konsolidimin përgjithmonë të demokracisë për brezat e ardhëshëm. Në fjalimin e saj, Hillari Klin-

ton, i drejtoi parlamentit shqiptar disa pyetje të mprehta që janë edhe sot aktuale, sidomos përballë shtyrjes së dhënjës së statusit të vendit kandidat Shqipërisë. Ndër të tjera, ajo pyeti: “A do vazhdojë Shqipëria të ndërtojë një qeverisje të mirë? A do të vazhdojnë udhëheqsit e saj të sigurojnë besimin e popullit se puna e qeverisë do të japë rezultate të mira? A do të lini më një anë interesat personale dhe partiake, për të mirë të vendit tuaj? A do të ndërmirrni bërjen e reformave që mbështesin rritjen ekonomike duke krijuar mundësi për të gjithë shqiptarët? A do të luftoni korrupcionin që favorizon disa në kurriz të shumëve? A do të vazhdoni të bëni punën e rëndë që nevojitet për t’u antarësuar në Bashkimin Europian, duke qenë të vetdijshëm se është rruga që ofron paqën dhe progresin për të gjithë qytetarët tuaj?” Ishin këto pyetje që vetë Zonja Klinton tha se vetëm udhëheqsit shqiptarë mund tu përgjigjen, por janë pyetje që kërkojnë përgjigje dhe marrje masash vendimtare nëqoftse, siç tha ajo një vit më parë në Parlamentin shqiptar, “dëshironi të bëni përparim drejtë antarësimit të Shqipërisë në Be-në”, aty ku e kini vendin”, tha ajo. Këtë detyrë, përfundoi Zonja Klinton ua kini borxh ‘’fëmijve dhe brezave të ardhëshëm... në një botë mundësishë, tolerance dhe gjithëpërfshirse.” Shqiptarët meritojnë antarësimin në një Europë të bashkuar e cila i respekton ata si të barabartë me të gjitha kombet e tjera dhe njëkohësisht, Shqiptarët meritojnë një qeveri, një opozitë dhe një klasë politike, që do të bëjnë ç‘mosin për të bërë të mundur realizimin e kësaj ëndërre shekullore të të gjithë Shqiptarëve kudo.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


8 Javore KOHA

e enjte, 26 dhjetor 2013

Opinione & Vështrime

Opinione & Vështrime

e enjte, 26 dhjetor 2013

9 Javore KOHA

The New York Times

Adem Demaçi është Mandela i Kosovës

Për Koha Javore Gjekë Gjonlekaj / New York

Javën e kaluar bota i dha lamtumirën e fundit Nelson Mandelës. Ato ditë, tërë kohën kisha ndër mend Mandelën tone, Adem Demaçin, i cili kishte qendruar në burgjet komuniste jugosllave 29 vjet, 2 vjet më shumë se Nelson Mandela. Bile, m’u kujtua shkrimi i gazetës “The New York Times”, botuar në vitin 1999, ku gazetari amerikan që shkroi për Adem Demaçin kishte qenë në Kosovë gjatë demonstratave të vitit 1981. Steven Erlanger në atë kohë ishte korrespondent i gazetës “Boston Globe”. Pas ngjarjeve të Kosovës, në vitin 1981 zoti Erlanger shkroi gjërësisht për shtypjen dhe mjerimin e shqiptarëve, bile diskriminimet atje i krahasonte me ato të zezakëve në Selma të Alabamës. Fundjavën e kaluar gjeta në arkivin e gazetës “The New York Times” shkrimin e Steven Erlanger për Adem Demaçin. Ky gazetar i njohur amerikan ishte në Prishtinë dhe me 8 gusht 1999 botoi në gazetën “The New York Times” artikullin me titull: “Kampioni i Kosovës së Lirë, tani bën thirrje për maturi”. Adem Demaçi, i cili shpesh herë quhet Nelson Mandela i Kosovës, tregon të njëjtën pjekuri e maturi duke u bërë thirrje shqiptarëve, që dhuratën e tyre të papritur të lirisë ta përdorin në ndërtimin e një shoqërie të qytetëruar. Zoti Demaçi ka kaluar më shumë se 29 vjet në burgjet jugosllave për bindjen e tij të fuqishme, Kosovën e Pavarur. Ai ishte përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe, deri më 3 mars, ishte edhe zëdhënës në detyrë, kur u largua i zemëruar, kundër dhe dëshirës së tij, nën trysninë e madhe të Washingtonit, për të pranuar në Konferencën e Rambujesë diçka më pak se pavarësinë e Kosovës, Pyetjes nëse priste që një ditë në jetën e tij do ta shihte Kosovën e pavarur, ky burrë jo i gjatë në trup dhe elegant, me gjyslykë të trashë, i dha një përgjigje që diplomatët amerikanë nuk dëshiro-

Fundjavën e kaluar gjeta në arkivin e gazetës “The New York Times” shkrimin e Steven Erlanger për Adem Demaçin. Ky gazetar i njohur amerikan ishte në Prishtinë dhe me 8 gusht 1999 botoi në gazetën “The New York Times” artikullin me titull: “Kampioni i Kosovës së Lirë, tani bën thirrje për maturi”.

nin ta dëgjonin kurrë prej tij. Adem Demaçi, që dukej pak i humbur, tha se asnjë vend në botë nuk është krejtësisht i pavarur, bile as Shtetet e Bashkuara nuk janë plotësisht të pavarur. Ai tha se gjithëmonë është optimist për pajtim midis serbëve dhe shqiptarëve. Pajtimi është i mundshëm dhe i domosdoshëm që do të na çonte drejtë Evropës moderne dhe sovranitetit reciprok. Shqiptarët e Kosovës po punojnë në përmirësimin e jetës së tyre të varfër dhe me ndihmën ndërkombëtare po bëjnë shumë për të themeluar institucionet e tyre të verteta. Serbët gjenden tani në një rrëmujë të madhe. Një ditë do të çliro-

hen nga mitet dhe iluzionet e tyre se gjoja ekzistenca e tyre pa Kosovën është e pamundshme. Demaçi tha se një ditë shqiptarët e serbët do të pajtohen dhe do të fitojnë të drejtën e hyrjes në Evropë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe moralisht, varësisht nga sjelljet tona. Adem Demaçi tha se lufta e bombardimeve të NATO-s, e cila i detyroi serbët të largohen nga Kosova, e lanë vendin tonë nën sovranitetin jugosllav dhe kjo nuk ishte fitore e plotë. Ai tha se në Kosovë u krijuan mundësi të jashtzakonshme nën mbrojtjen e forcave të NATO-s dhe administrimin e Kombeve të Bashkuara. Kjo është një mundësi

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

e veçantë në historinë e këtij vendi, sepse tani me ndihmën e miqve tanë evropianë mund të ndërtojmë shtetin tonë. Shqiptarët, pas 2000 vjetësh robërie nga romakët, turqit dhe serbet, tani po marrin frymë lirisht dhe janë në gjendje të vendosin për fatin e tyre. Me ndihmën e Kombeve të Bashkuara tash mund të ndërtojnë institucionet e verteta të një shoqërie civile, sipas standardeve botërore, sistemin e shkollave jo idelogjike, mediat jo idelogjike dhe sistemin shendetësor e financiar jo idelogjik, jo sipas standardeve ballkanike ose komuniste. Këto ndryshime mund të zgjasin 10 vjet, tha zoti Demaçi. Ai tha se Kombet

e Bashkuara duhet të mos dështojnë para detyrimeve në angazhimin e tyre për shoqërinë dhe politikën shqiptare dhe duhet ta kuptojnë historinë tonë se paku ç’prej vitit 1945 e deri tash. Administrata e Kombeve te Bashkuara dhe ushtarët e NATO-s duhet të bëjnë çmos që të mos bëhen sundues të ri kolonialistë dhe të mos lejojnë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të bëhet kundërshtare e tyre. Shqiptarët nuk duhet ta humbasin këtë mundësi të jashtzakonshme për të cilën kanë derdhur aq shumë gjak. Kur e pyeta zotin Demaçi nëse ishte me të vertetë e domosdoshme një tragjedi e madhe si kjo, ai buzëqeshi duke shikuar perëndimin e diellit të skuqur pas atyre pemëve të larta. Ishte i pamundur ndryshimi i kësaj gjendjeje pa një tragjedi, duke bërë të qartë emrin shqiptar Kosovë e jo Kosovo. ”Unë gjithëmonë kam dasht me vdekur për Kosovën, bile mendoj se ky ishte rasti i fundit”. Adem Demaçi shkrimtar u bë politikan radikal që urrehej nga serbët për angazhimet e tij të pakomprometueshme për lirinë e Kosovës. Krejt kohën e luftës e kaloi në Prishtinë duke ecur nëpër rrugë deri në treg. Gruaja e tij ishte larguar nga Kosova në fund të marsit, disa ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, kur u gjetën të vdekur avokati i të drejtave të njeriut Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij pasi ishin arrestuar nga policia. Për zotin Demaçi ato ditë kujdesej motra e tij 70-vjeçare. Ato ditë kishte pasë disa përplasje me policinë dhe gjatë kësaj kohe ata e kishin arrestuar dy herë. Në një moment gjatë arrestimit një ushtar serb e akuzoi se ishte përfaqësues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila, sipas ushtarit serb, ia kishte rjepur për së gjalli vëllaun e tij serb. ”A ke revole?

e kishte pyetur polici zotin Demaçi. Jo nuk kam, ishte përgjegjur, duke u treguar shumë i qetë. ”Qëllo, mos më kurse” i kishte thënë Demaçi, i cili tregonte se disa ushtarë dhe policë u treguan të sjellshëm ndaj tij. “Unë nuk isha aspak i lumtur kur i pash serbët e zakonshëm që po largoheshin nga Kosova, tha zoti Demaçi. Ne kurrë nuk kemi qenë në rrezik nga serbët si serbë. Por të gjitha regjimet serbe, qysh në vitin 1878 e deri tani, kanë manipuluar me popullin këtu dhe çdo shtet kishte mekanizma të ndryshme dhe se ata e detyronin popullin të bëjë vepra të hatashme. Ato regjime të mbrapsha kishin shumë intrumente. Unë jam shumë i dëshpëruar që ata po largohen, pavarësisht se e kam të qartë se, një numër i madh i tyre ishin pjesëmarrës në krime të ndryshme dhe në plaçkitjen e këtij vendi”. Adem Demaçi është mbrojtes i vendosur i Kosovës demokratike dhe shumë etnike, pavarësisht problemeve të tanishme dhe frikës. “Unë nuk e pranoj lirinë vetëm për shqiptarët, tha ai”. “Ne nuk jemi engjëj, por duhet të gjejmë një rrugë tjetër, jo hakmarrje dhe duhet ta dijmë që këto vuajtje dhe tragjedi janë shkaktuar nga regjimet serbe dhe jo nga të gjithë serbët”. A është e mundur tani një politikë e moderuar shqiptare? Nuk kemi rrugë tjetër tha Demaçi. “Shqiptarët tani e dijnë se, politikat e moderuara që garantojnë lirinë për serbët dhe të tjerët, janë të pranueshme. Përndryshe, as shqiptarët vetë nuk do të jenë të lirë”. Zoti Demaçi si gjithëmonë misterioz për moshën e tij tha se është “39 dhe mbahet”. I shtyrë për të thënë diçka më shumë, ai tha se ditëlindja e tij ishte 26 korriku 1935, por dokumentet e tij tregojnë se ai kishte lindur më 26 shkurt të vitit 1936. “Unë kam qenë fëmij i dobët për nga shëndeti dhe për këtë arsye babai im nuk më regjistronte. Gjashtë muaj më vonë, nëna ime i tha babait: Më mirë regjistroje. “Ademi nuk do të vdesë”

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


10 Javore KOHA

Kulturë

Kulturë

e enjte, 26 dhjetor 2013

e enjte, 26 dhjetor 2013

Vështrim për një libër me vjersha për fëmijë

Me zë t’ vuthjanit (Idriz Ulaj, Zilet e stinëve, poezi për fëmijë, botoi: URA, Prishtinë 2007)

Anton Gojçaj

Idriz (Xhemë) Ulaj ka lindur në Vuthaj (në vitin 1942), ku ka kaluar fëmijërinë dhe kryer shkollën fillore. Dëshira për të vazhduar mësimet e çoi në Kosovë, ku pas përfundimit të studimeve mbeti për të jetuar dhe punuar. Gjysmë shekulli jetë larg vendlindjes nuk ia zbehu emocionin për vendlindjen, prandaj në vjershat e librit “Zilet e stinëve” lexuesi nuk e ka vështirë të kuptojë se thellë në shpirt, poeti kurrë s’e ka braktisur atë. Ngjashëm me thënien se ngado që të bredhë njeriu, ëndrrat e tij gjithmonë i sheh në vendlindje, edhe në rastin e poetit Ulaj, ngado që e çuan rrugët e jetës, qoftë edhe në Stokholm, ambienti i vjershave të tij mbetet fshati Vuthaj dhe natyra magjepsëse e Malësisë së Bjeshkëve të Namuna. Lexuesi i parafytyruar i shumicës së vjershave të tij është malësori i vogël i Vuthajve. Spektri tematik dominohet nga tema e vendlindjes (fshatit Vuthaj dhe Malësisë) që përshkohet nga të pëshkrime idilike të fshatit ku jeta pulson në një mijë mënyra:

“ Kur njomet fusha me bar, fërfëllon kali jelëbardhë, kalaveshët varen në degë, ngjyrëkuqja hyn në shegë. Qengjat lozin hopa-hopa, blegëron delja, pëllet lopa, rritet gjiri, currilin sisa, nis shtrunga, mrizi nën lisa. (KALAVESHËT VAREN NË DEGË)

Një emocion të veçantë, të dhimbshëm, përçon vjersha “I LODHUR ME SHIUN”. Ajo rri në opozicion me përshkrimet idilike të vendlindjes - që përbëjnë shumicën e vjershave të librit, sepse në të poeti përshkruan jetën e vështirë dhe me shumë vetëmohime të bariut, me

Ky libër ngërthen të bukurën me të dobishmen, të shprehurit bukur me porosinë e shëndoshë edukative, një kombinim i vështirë, por këtu i realizuar mirë. Vjershat për fëmijë të Idriz Ulajt janë diku ndërmjet poezisë tradicionale dhe asaj moderne. Mbizotëron ambenti idilik rural, me fare pak motive urbane. të cilin poeti nashkëndien dhe sikur tërthorazi dëshiron t’i mirëkuptojë arsyet e të shkuarit të bashkëvendasve në mërgim në migrim :

“Këndon Lushi n’ rrugë të Bruklinit, sikur t’ ishte në kala të Ulqinit. Tring e tring, o vendlindje, diku larg atje në Lindje! Atje ku mendja më shkon, atje ku gjyshja m’ ëndërron, atje ku në shqip këndojnë,

“ Është lodhur bariu, me shirat në vjeshtë, me shkop në dorë, e dele në bjeshkë.

(...)

(...) Jam lodhur me dhen, nëpër shi e dëborë, pa grua, pa fëmijë, me gunë e shkop n’ dorë.” Tema e mërgimit në këto vjersha është komplekse në radhë të parë për perspektivat e folësit lirik, i cili kur përshkruan nostalgjinë e fëmijëve të mërgimtarëve në fakt përcjell emocionin e vetmisë së pleqve (gjyshërve) dhe zjarrin që i djeg ata përbrenda për t’i pasur më afër nipat e mbesat e veta. Bëhet fjalë për një vetë-transferim të folësit (gjyshit) në psikologjinë e mërgimtarit të vogël dhe jo për një përshkrim objektiv të gjendjes reale psiko-emocionale të fëmijëve të mërgimtarëve, të cilët, siç dihet, në moshë të vogël adaptohen më kollaj në mjedise të reja sesa të rriturit dhe nuk është se i kaplon, në përmasa dramatike, nostalgjia për vendlindjen e të parëve. Folësi lirik (ose poeti) edhe kur përpiqet të flasë e të ndiejë si fëmijë nuk arrin ta fshehë krejtësisht moshën e të rriturit:

Këndon Lushi buzë malit, Lart e lart me zë t’ Vuthjanit, Për vendlindjen në Malësi, Tring e tring plot mërzi.” (KËNGA E LUSHIT)

Në rrafshin edukativ ky qëndrim i poetit ka vlera pozitive sepse afirmon dashurinë për vendlindjen, çka shprehet në mënyrë të theksuar në vjershën “Ç’ deshi, ç’ lypi një Vuthjan?”, ku rrëfehet për një vuthjan që pasi shetiti të katër anët e botës erdhi në përfundimin se buka më e ëmbël është ajo e arave të Malësisë, në gjirin e familjes dhe të farefisit. Tema e shkollës dhe mësimeve, ndërkaq, transmeton porosi edukative në funksion të theksimit të rëndësisë së arsimimit. Vjersha artistikisht të realizuara mirë, të gërshetuara edhe me porosi vlerash pedagogjike, janë ato të ciklit të shenjave të pikësimit dhe mjeteve mësimore, (vjershat: Çanta e pikëlluar, Pika dëshirore, Vizorja në foltore, Fletorja e molisur, Presja, Libri i sëmurë, Pikëpyetja, Hidhërimi i notave, Lapsat kryeneçë, Tri pika,

Kllapat, Drejtshkrimi, Goma në pension, Pika), në të cilat mbizotëron figura e personifikimit.

kthjellët, si për shembull te “DIELLI A KA SHTËPI?”, ku djali katërvjeçar bën shumë pyetje, secila më e papritur se shoqja:

Unë n’ fjali jam vetëm presje, si në rrugë ndonjë ngecje; Për t’ ju ndalë kur nxitoni, Për t’ pushuar ju kur lexoni. (...) Kur nuk ndaleni në stopin tim, s’më nderoni as në drejtshkrim; do t’i përzieni qengjat me peshq, Në shkrim-lexim, o zot, sa keq! (PRESJA)

“ Babi, Dielli pse skuqet, kur me detin puqet?

Këto vjersha gërthejnë të bukurën me të dobishmen, të shprehurit bukur me porosinë e shëndoshë edukative, një kombinim i vështirë, por këtu i realizuar mirë. Mjaft të këndshme janë vjershat me tematikë nga bota e kafshëve, në të cilat ka zhdërvjelltësi kreative të gjerbur me kolorit humoristik dhe që po ashtu karakterizohen nga figura e personifikimit. Shikuar në përgjithësi, vjershat për fëmijë të Idriz Ulajt janë diku ndërmjet poezisë tradicionale dhe asaj moderne. Mbizotëron ambienti idilik rural, me fare pak motive urbane. Prandaj, mbetet pikëpyetje në çfarë shkalle do të komunikojë me lexuesit e sotëm, sidomos në mjediset urbane, ku fëmijët tani rriten në një botë të kompjuterizuar dhe, ndoshta, edhe me interesime të një natyre tjetër. Ulaj arrin të krijojë edhe situata simpatike, me shtresa të holla humori të

Dielli a ha përshesh, A ka këpucë me lesh? Babi, Dielli kur vrapon, A rrëzohet, a ngatërron? (...) Babi, Dielli a ka biçikletë, A lodhet rrugës përpjetë? Dhe për hunde më kapi: - Hej, a më dëgjon, ti babi?” Tema e dashurisë nuk është ndër më kryesoret, por është gjithnjë e më e shpeshtë edhe në poezinë shqipe për fëmijë, kurse në këtë libër, megjithëse në mënyrë të tërthortë, në ëndrrën e Lushit për të kurorëzuar/martuar Lulen me Dushin, haset te vjersha “ËNDRRAT E LUSHIT”, ku lexuesve të moshës së re u tërhiqet vërejtja se dashuria nuk është lojë dhe se duhet të merret me shumë përgjegjësi. “ - Puna ime është vetëm kaq. Ti, Lule, vetë, në daç, nëse fort je e dashuruar, mundesh sot për t’u martuar. E ti, Dush, tash më dëgjo,

11 Javore KOHA

- -

Lulen me zemër a e do? E dua, o, shumë e dua, Lulen e dua për grua!

-

Rregullat tash i dini mirë, Afrohuni e puthuni më lirë. Mos gaboni të mashtroheni, se nga dega mund të rrëzoheni.”

Numri më i madh i këtye vjershave bartin mesazhe optimiste, afirmojnë natyrën dhe jetën, mësojnë për të dashur vendlindjen dhe shkollën, por ka edhe një numër vjershash me intonacion paksa elegjiak, të përmallshëm, siç janë ato që ngacmojnë motive mërgimtarësh, apo edhe më saktë pasojën që shkakton mërgimi në vendlindje, e që është boshatisja e vendlindjes dhe lënia në vetmi e pleqve, të cilët jetojnë duke pritur vizitat e më të dashurve të vet që jetojnë larg prej tyre. Ky është libri i parë me vjersha për fëmijë, i Idriz Xh. Ulajt, megjithëse vjersha të veçanta për fëmijë ka filluar të botojë në periodikun e kohës në Kosovë, që nga viti 1962 e deri në ditët e sotme. Me të ai pasuron sidomos poezinë për fëmijë në gjuhën shqipe të autorëve nga Mali i Zi, duke iu bashkuar Nol Berishës, Hajro Ulqinakut, Ibrahim Berjashit, Ali M. Ahmetit e ndonjë tjetri. Idriz Ulaj deri tash ka botuar këta libra: Këngë popullore nga Gucia (1978), Prizma (poezi për të rriturit, Prishtinë 1980, Edhe një orë dritë (poezi për të rriturit, Podgoricë 1980), Zilet e stinëve (poezi për fëmijë, Prishtinë 2007), Këngë dhe vajtime nga Krahina e Plavës dhe e Gucisë (Prishtinë 2009), Prozë popullore nga Krahina e Plavës dhe e Gucisë (Prishtinë 2011), Vite me dy stinë (poezi për të rriturit, Prishtinë 2012). Ka botuar edhe një libër jo nga fusha e letërsisë: Mjekësi popullore botërore (Prishtinë 1994). Disa poezi të tij janë përkthyer në kroatisht, turqisht, sllovenisht, serbisht, rumanisht, suedisht etj. Është i përfshirë në disa antologji, monografi dhe leksikone brenda dhe jashtë territoreve shqiptare. Merret edhe me përkthime letrare dhe studime etnografike. Në vitin 1983 hartoi, si bashkautor, librin e leximit “Zilet e gëzimit - për klasën e dytë të shkollës fillore, botuar nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore në Podgoricë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik në Prishtinë. Jeton në Prishtinë.


12 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 26 dhjetor 2013

Kulturë

e enjte, 26 dhjetor 2013

13 Javore KOHA

Romani i autorit shkodran Fadil Kraja, premierë teatrale në Tuz

“Britma e një gruaje„ në skenë Në Q.K.I “Malësia” në Tuz, me ftesë nga O.J.F. “Teatri shqip”, u shfaq premiera e dramës “Britma e një gruaje” nën regjinë e Idriz Gjokaj, në bashkëpunim me Gjergj Gjonaj. Shfaqja u ndjek me një interes të madh, qoftë nga autoritetet e larta vendore e jo vetëm, qoftë nga publiku i gjerë dhe u shoqërua me duartrokitje të shpeshta. Mund të thuhet se misioni i trupës së angazhuar, u krye me sukses pasi i gjithë spektatori u përfshi emocionalisht në përjetimin e ngjarjes që u dhuroi skena. Një dëshmi që e “vulos“ suksesin e madh të kësaj drame është kërkesa insistuese për ta risjellë në skenë atë. Arjeta Ferlushkaj

Shfaqja

Për këtë shfaqje kanë punuar një numër i konsiderueshëm njerëzish, profesionistë dhe dashamirës të artit: kostumografia është punuar nga Mirsada Gjokaj, skenografia nga Beqo Nanaj, përzgjedhja e muzikës nga Luigj Dedvukaj dhe realizimi teknik nga Gjon Junçaj. Ndërsa, aktorët e kësaj drame, një trupë amatore që duhet përgëzuar, janë: Marash Junçaj, Ali Beqiraj, Suzana Ujkaj, Viktor Dreshaj, Beqir Gjokaj, Lucë Junçaj, Marash Dedvukaj, Rasim Beqaj, Pashko Gjokaj, Gjeto Vulaj, Musa Gjokaj, Fran Dedvukaj, Tonin Junçaj, Besnik Gjonaj, Leon Junçaj, Marash Dukaj, Romeo Dreshaj, Gjeto Ulaj, Leon Camaj, Suzana Gjonaj, Valentina Vulaj, Merita Dedivanaj Lucaj, Flora Beqaj dhe Merita Gjokaj. Duhet përmendur se trupa amatore nuk është hera e parë që ka vënë në skenë vepra të Fadil Krajës, përmedim dramën “Tronditje“, më të cilën kanë fituar mjaft çmime.

Drama

“Britma e një gruaje” vjen si një premierë teatrale si rezultat i punës së bërë me tekstin e romanit me të njëjtin titull të autorit shkodran Fadil Kraja dhe poezisë me titull “Kupe Dania” të shkrimtarit Arshi Pipa, pjesë e vëllimit të tij “Libri i burgut”. Dramatizimi i tekstit është punuar nga Milto Kutali, profesor në Universitetin e Arteve, Tiranë. “Bismilah“ – është fjala e parë e shqiptuar që hap siparin e kësaj drame, errësohet skena dhe spektatori ftohet të kthehet shumë vite mbrapa në kohë: në shekullin e XIX-të, në kohën kur Shqipëria ishte nën sundimin osman. (Por në asnjë skenë nuk

ka referenca kohore të pohuara pasi mesazhi është i qartë: këtu brenda ndodhet edhe aktualiteti dhe koha e tashme). Pas fjalës së parë, shohim një vajzë 16-vjeçare (Zoga), e cila bën kryq. Në fakt, duke u nisur që nga titulli dhe pastaj skena e parë, publiku i vëmendshëm mund të krijojë imazhin e asaj që do të shohë në vazhdim: një femër që zgjon një komb me thirrjen e saj për bashkim. Nxitja është sporadike: përmes konfliktit fetar (“Ndryshe kem‘ Bajram e Pashkë / Besë e nder i kemi bashkë“), filtrohet nga skena në skenë, motivi kryesor i dramës: bashkimi kombëtar. Këtu vihet theksi dhe rreth këtij motivi sillet e gjithë vëmendja, qoftë nga zgjedhjet regjisoriale, qoftë nga publiku, pavarësisht se si ky i fundit mund ta kuptojë atë gjatë artikulimit të idesë së përgjithshme të premierës. Katër janë vendet e veprimit ku zhvillohen ngjarjet dhe shpalosen karakteret: tek burimi, në kafenenë e Kupe Danes, në bedenat e kalasë, në shtëpinë e Preçit, babait të Zogës. Fati i Kupe Danes, bëhet çelësi zbërthyes i tipareve karakteristike qytetare e malësore shqiptare: besa, bujaria, nderi dhe sakrifica, tipare të mbartura nga personazhe si Kupe Dane, Gjyl Begu, Ali Thaçi nga Kosova, Dede Gjo Luli me shokë, Abdyl Harapi etj. Këtë tablo e plotësojnë thashethemet mbi ngjarjen, nxitjet keqdashëse për përçarje mes shqiptarëve (përfaqësuar nga personazhi i Karemanit) etj. Dhënia e informacionit tek publiku, komunikimi i situatës tek ai nuk vjen ngutshëm por zbulohet gjithçka dalë ngadalë. Perspektiva që i jepet aktorit për zbërthimin e karakterit të tij mund të themi se është e kuruar mirë por

artikulimi mund të ishte edhe më mirë. Megjithatë, veprimi fizik ekzekutohet me kujdes sepse, më shumë se karakteri, duhet theksuar situata. Mund të themi se për këtë premierë është punuar me parimin që shfaqja t’i shkojë sa më afër spektatorit të vet dhe të mos mbetet një dramë e destinuar për një publik specifik. E themi këtë nisur nga fakti se, në dramë, janë shtuar personazhe (rasti i Çun Mulës) apo janë ndryshuar paksa skenat e veprimit, që romani nuk i ka . Zgjedhja është e drejtë, sepse jo domosdoshmërisht i duhet qëndruar besnik një teksti. Kjo ndodh sepse regjisori kërkon të luajnë me vëmendjen

e spektatorit dhe të kënaqë pritshmëritë e tij. Në disa raste kjo sjell cënimin e kritereve estetike të artit, por mund të themi se në rastin konkret, drama i shpëtoi këtij rreziku përmes gjetjeve të detajeve regjisoriale. Një rrugë e mirë që u zgjodh ishte seleksionimi. Dramaturgu dhe regjisori kanë ditur të bëjnë zgjedhjet e duhura duke i shmangur spektatorit konfuzionin dhe duke i përqëndruar ata tek planet më të rëndësishme. Kështu ata kanë siguruar edhe një unitet e koherencë të mirë mes pjesëve, në funksion të së tërës – shfaqjes në plotësinë e saj. Sa i përket stilit të shfaqjes, mund të thuhet se nuk ishte një regjisurë me

shprehje ekzibicioniste të tepruara, përveç disa skenave pak të bujshme (vrasjet), të cilat përligjen nga vetë konflikti tematik që shoqëron ngjarjet. Tema të tilla janë zgjedhje për publikun vendas, por duket se motivet patriotike (jo në nivele patetizmi) janë edhe parapëlqime regjisoriale. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se në teatër, njerëzit janë më shumë të prirur të prekën nga ajo që shohin se nga ajo që dëgjojnë ndaj dhe shfaqja duhet pasuruar me detaje nga i gjithë ansambli krijues. Për këtë kanë luajtur rol mjaft të mirë, duke nisur që nga kurimi i imazhit të aktorëve me aksesorët e duhur, prania e disa personazheve njëkohësisht në skenë që krijon efekt vizual të fortë (në veçanti prania e figurave historike si Dedë Gjo Luli e Çun Mula), ndërhyrjet e tallallit që nga “zona“ e spektatorit, inserti i fragmenteve si këngë më vete (rasti i këngës “Hajredin Pasha“) apo momentet e këndimit nga 3-4 vargje prej aktorëve etj., duke eliminuar përsëritjen apo monotoninë. Edhe seleksionimi i karaktereve është i kuruar, sepse janë zgjedhur mosha, vese, zakone, raca, besime, morale etj. të ndryshme që krijojnë mundësi për larmi dhe rrjedhimisht efekte të veçanta tek publiku. Tani spektatori mund të priste gjithçka nga kudo. Kjo strategji autoriale e bëri publikun të zhytet brenda veprimit dhe t’i lejojë vetes të ndikohet emocionalisht skenë mbas skene. Kur një premierë e arrin këtë, ka arritur suksesin dhe ka dhuruar spektaklin dramatik.

Sfidat dhe mirënjohja!

Mbasi që marrim dhe pastaj përcjel-

lim emocionin e fituar nga realizimi i shfaqjeve të tilla, pak kush kujtohet se në çfarë kushtesh i bie që të punojë një trupë teatrore, bashkë me njerëz të tjerë, komponentë të rëndësishëm për të çuar në skenë një premierë, kur nuk mbështetet institucionalisht. Çdo projekt, që gëzon mbështetjen financiare dhe infrastrukturore, të ndihmon të ecësh më mirë, më lehtë e sidomos më suksesshëm. Çfarë mund të themi në rastet kur të gjitha këto mungojnë? Dhe çfarë mund të themi për mungesën thelbësore: atë të teatrit? Prandaj dhe më e pakta që mund të bëjmë, është të shprehim mirënjohjen e thellë për këto artdashës, të cilët vetëm me pasionin e tyre për skenën, mposhtën pengesat e shumta, që e shoqërojnë realizimin fillim e mbarim të një premiere të tillë. Pastaj, më vonë, shpresojmë se mund të bëhet diçka më shumë nga autoritetet përkatëse e përgjegjëse.

Profil

Idriz Gjokaj është regjisori i parë profesionist që jeton e punon në Tuz, në Mal të Zi. Në vitin 2011, ai ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Artit Skenik pranë Akademisë së Arteve në Tiranë (sot Universiteti i Arteve), dega Regji Teatri. Në po këtë degë, regjisori i ri ka mbrojtur edhe titullin Master. Gjatë studimeve, Idriz Gjokaj ka përcjellur si regjisor disa pjesë teatrale, në bashkëpunim me regjisorin dhe aktorin Andi Begolli, përmendim: dramatizimin e novelës së Koliqit me titull “Gjaku”; “Ajaksi” i Sofokliut (fragment); “Rikardi III” i Shakespeare-t (fragment); “Ariu” i Anton Chekhov-it etj. Në disa prej tyre, Gjokaj ka debutuar edhe si aktor. Përmendim gjithashtu shfaqjen e komedisë dramatike të Václav Havel me titull “Audienca”, e punuar bashkë me Andi Begollin, e cila u shfaq në Teatrin e Metropolit në Tiranë, në Teatrin e Kukullave si dhe në Teatrin Profesionist të Gjakovës në vitin 2012. Me komedinë “Duke pritur të hënën”, e dramaturgut argjentinas Carlos Maria Alsina, Gjokaj diplomohet si regjisor (cikli tre vjeçar Bachelor), ndërsa me premierën “Halit Gashi” (Tuz, 2012), këngë epike legjendare shqiptare, e dramatizuar nga Milto Kutali, mbron titullin Master. Kohët e fundit, Idriz Gjokaj ka bashkëpunuar si asistent me regjisorin Boris Lijesevic në pjesën teatrale “Baballarët kanë ndërtuar” (2013). Pas premierës “Britma e një gruaje’, regjisori Gjokaj po punon për një projekt në Teatrin Kombëtar në Podgoricë, mbi një pjesë të dramaturgut Stefan Çapaliku.


14 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 26 dhjetor 2013

Kulturë

e enjte, 26 dhjetor 2013

15 Javore KOHA

In Memoriam:Papa Gjon Pali II (1920-2005)

Njeriu i mbarë njerëzimit (Engjëll KOLIQI, Miku i madh i shqiptarëve, Rugova Art – DRITA, Prishtinë, 2013)

Ky studim dhe botim i mirëfillët ndriçon jetën dhe veprën e madhe të të Lumit Papës Gjon Pali II në dimensione familjare, thirrjes dhe shërbimit të tij meshtarak, ipeshkvit ndihmës në Krakovë, pjesëmarrësit në Koncilin e Dytë të Vatikanit, emërimit kardinal, zgjidhjes së tij të papritshme në Selinë e Shën Pjetrit. Sidomos theksohet dhe paraqitet me porosi dhe fotografi dërgimi i tij apostolik gjatë pontifikatit vërtet unik në historinë e Kishës katolike, mirëkuptimi dhe përkrahja e gjithanshme ndaj popullit shqiptar, si dhe ndaj shumë popujve të ndrydhur dhe të shtypur. Don Lush Gjergji

Jeta dhe vepra e tij është aq e madhe dhe domethënëse, sa që vështirë mund të gjejmë ndonjë emërtim të thjeshtë dhe të përbashkët për ta vlerësuar dhe cilësuar atë. Pendat më të ngritura, regjisorët dhe kamermanët e afirmuar dhe të spikatur, gazetarët, publicistët, krijuesitë e profileve të ndryshëm në Papën Gjon Pali II kanë pasur një Protagonist të shkëlqyeshëm për frymëzim, një figurë të madhe për zbërthim, një shembull të prekshëm për modelimin e njeriut dhe njerëzimit të ri. Edhe Engjëll Koliqi i bashkangjitet kësaj “aradhe”, dhe disi dëshiron ta lajë borxhin e madh të Shqiptarëve, siç e quan ai ndaj “Miku i madh i Shqiptarëve”, për kujdesin e tij atëror, guximin e tij të profetik dhe biblik për ta luftuar komunizmin dhe ateizmin, për afërsinë dhe ngrohtësinë e tij gjatë Kalvarit tonë në Shqipëri dhe në Kosovë, për shpresëdhënie ndaj së ardhmes më të mirë për ne dhe për mbarë njerëzimin. Të gjitha këto verpimtari të llojllojshme kanë një emërtim të përbashkët, një vlerësim të përputhur, një shqyrtim të gërshetuar dhe të njësuar: Papa Gjon Pali II vërtet ishte Njeriu i Zotit, i Kishës Katolike dhe i mbarë njerëzimit, Njeri i risive dhe rekordeve në Kishë dhe në botë. Afro 27 vitet e shërbimit të tij në Selinë Apostolike të Shën Pjetrit zbuluan mendjen e tij të mprehtë, vizionare dhe profetike, zemrën e tij të madhe, të ngrohtë dhe kozmike, vullnetin e tij të fortë dhe të pathyeshëm për dashuri, shërbim, flijim dhe përqafim të tërë njerëzimin, verpimtarinë e tij të palodhshme për paqe, drejtësi dhe pajtim

mes njerëzve, popujve, feve, shteteve, për njeri dhe njerëzim të afruar, të bashkuar dhe të vëllazëruar, për bijësi me Zotin dhe vëllazëri me të afërmin. Jeta dhe veprimtaria e tij ishte shumë e gjithanshme dhe krijuese: poet, dramaturg, filozof, teolog. Opusi i tij është tejet i madh dhe shumë i begatshëm, me plotë shqyrtime dhe studime të gjithanshme. Për ne Shqiptarët Gjon Pali II ishte dhe do të mbesë mik, dashamir, përkrahës mbrojtës dhe prijës i pathyeshëm para qarqeve botërore. T’ i përkujtojmë vetëm di sa lidhje të ngushta të tija me ne: “Unë pas popullit tim polak më së tepërmi e dua popullin shqiptar, sepse, së pari keni vuajtur tepër gjatë e tepër shumë dhe padrejtësisht, dhe së dyti, sepse na keni dhuruar Nënën Tereze” (2 shkurt 1981). Në shumë fjalime, udhëtime, meshë gati gjithmonë e pati në gojë dhe në zemër popollin shqiptar, Shqipërinë dhe Kosovën, duke theksuar fenë, shpresën dhe dashurinë, historinë, traditën, kulturën, lashtësinë tonë, qendresën shumshekullore dhe martirizimin me theksime mjaft të qëlluar dhe shumë pozitive. “S’ mund të mbytet njeriu që e ka fenë e gjallë… Nëse në jetën e njeriut mbytet Zoti, mbytet edhe njeriu… Përjetoj përzemërsisht dhe vëllazërisht këto vuajtje të mëdha me vëllazërit dhe motrat shqiuptare” (27 prill 1986). Apo: “E njoh historinë tuaj, shpeshherë të shkruar me gjak. E di se me arsye mbaheni krenarë për ligjet dhe traditat tuaja bu-

jare…” (6 maj 1988). Një kapitull shumë i veçantë për Papën Gjon Pali II ishte Kosova jonë, sfidat, rreziqet, dhuna që pësuam. Si babë dhe bari i mirë pothuaj në çdo qast dhe rast foli, shkrojti, protestoi, apeloi, lutej për mbrojtjen e popullit të pambrojtur dhe të pafajshëm, për lirinë dhe dinjitetin tonë njerëzor dhe kombëtar duke i cilësuar ngjarjet tona kështu: “Krishti është përbuzur dhe refuzuar në ata të share dhe të vrarë në luftën e Kosovës…” (29 mars 1999); “Unë mendoj për ata që janë të vrarë, për ata që janë të pastrehë, për ata që janë të ndarë nga familjet e tyre, për ata që janë detyruar të largohen…” (4 prill 1999). Me një fjalë pa të Lumen Nënën tonë Tereze (1910-1997) dhe Papën Gjon Pali II s’ mund të kuptohet dhe të shpjegohe gjendja e Kosovës, ndërhyrja e NATO-s, internacionalizimi i çështjes sonë si sfidë dhe si sprovë e ndërgjegjes njerëzore. Papa Gjon Pali II e cilësoi Nënën Terze si përfaqësuesen më të mirë të popullit shq-

iptar dhe të Kishës Katolike në dimensione botërore. “Ju falënderoj, të dashur shqiptarë, për këtë bijë të tokës suaj, të popullit tuaj… Grua sa të vogël me shtat, aq të madhe me vepra…që sjell dhe ruan brenda vetes hirin e bujarisë së papërmbajtur të zemrës shqiptare…(25 prill 1993). Në lumturimin e saj ndër të tjera tha: “Jam personalisht i falënderueshëm ndaj kësaj Gruaje të guximshme të cilën gjithmonë e kam pasur afër vetes…” (19 tetor 2003). Këtë miqësi, dashuri dhe përkrahje ndaj popullit shqiptar Gjon Pali II e ka shprehur në çdo vend dhe kend të botës, sidomos gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 25 prill 1993, në emërimin e kardinal Mikel Koliqit (26 nëntor 1994), gjatë trazirave në Shqipëri (1997), gjatë Kalvarit të gjatë të Kosovës (1981-1999), në përshpejtimin e procesit të lumturimit të Nënës Tereze. Në këto lidhje të ngushta, të përzemërta dhe miqësore mes Papës Gjon Pali II dhe popullit shqiptar, rol të rëndësishëm paten edhe dy prelatët e lartë tonë, Imzot Nikë

PRELA (1918-1996) dhe Imzot Mark SOPI (1938-2006), që fatbardhësisht vazhdon edhe me pasardhësin e tij, Papën Benediktin XVI, tani me Papën Françeskun. Papa Gjon Pali II dhe Imzot Nikë Prela paten takime të shpeshta dhe të përzemërta, bisedime të frytshme për Kosovën dhe për Kishën tonë. Imzot Nikë Prela vazhdimisht e ka informuar Papën gojarisht dhe me shkrim mbi gjendjen tonë, si dhe të gjitha institucionet tjera kishtare dhe shetetërore të Evropës dhe të botës. Po e përkujtoj vetëm takimin e tyre të fundit më 17 tetor 1995, kur Papa dukshëm i emocionuar para Ipeshjvit në karrocë, para të gjithëve me ofshamë goje dhe zemre klithi: “Kosova plaga dhe shpresa jonë!”. Gjon Pali II fill pas luftës në Kosovë (1999), e falënderoi personalisht Imzot Mark Sopin, Kishën dhe klerin katolik për guximin, dëshminë dhe shërbimin ndaj popullit të rrezikuar pa dalime gjatë Luftës 19981999. Imzot Mark Sopi kështu e vlerësoi Gjon Palin e II: “Për popullin Shqiptar Papa ishte mik i madh dhe tregoi dashuri të madhe për të. Ai këtë e dëshmoi me vepra duke treguar angazhimin e palodhshëm në gjetjen e zgjidhjeve paqësore për Kosovën tonë të dashur”. Kjo simpati dhe dashuri ndaj popullit shqiptar në përgjithësi, ndaj Kosovës në veçanti, është dëshmuar dhe përforcuar edhe me takimet e Gjon Palit II dhe Presidentit të Kosvës dr. Ibrahim RUGOVA )1944-2006). Papa çmonte shumë Njeriun e urtë dhe veprimtarin e guximshëm, krijuesin dhe frymëzuesin e strategjisë paqësore jodhunore në Kosovë, në Ballkan dhe në Evropë,

dr. Ibrahim Rugovën. Ja vetëm disa hollësi: Pas takimit të dr. Ibrahim Rugovës me Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit ai ndër të tjera tha: “Pasi Zoti, Papa, Vatikani është me ne, atëherë jam i bindur se e dhe bota do të jetë me ne, në anën tonë…”(27 qershor 1991). Gjatë bombardimeve të NATO-s Papa Gjon Pali II e pranoi në audiencë private dr. Ibrahim Rugovën dhe familjen e tij. Po ashtu edhe në takimet tjera, veçmas atë të fundit në vitin 2003, qe vlerësuar nga qarqet e Vatikanit dhe të botës si përforcim miqësie dhe bashkëpunimi mes Selisë Shenjte dhe Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova në një takim me Imzot Nikë Prelën ndër të tjera tha: “Në mua kanë ndikuar pozitivisht dy personalitete botërore, Papa Gjon Pali II dhe Nëna Tereze. Papa Gjon Pali II angazhohet gjithnjë për paqe në mbarë botën dhe është vendosmërisht kundër dhunës dhe luftës kudo. Nëna Tereze me dashuri e përfitoi mbarë njerëzimin…” (gusht 1993). Pjesëmarrja e delegacionit të lartë të Vatikanit në varrimin e dr. Ibrahim Rugovës, si dhe cilësimi i tij si “Gandi dhe vizionari paqësor i politikës”, edhe një herë dëshmuan dhe vërtetuan marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e frytshëm mes Papës Gjon Pali II dhe dr. Ibrahim Rugovës, Kosovës dhe Vatikanit. Në historiografinë e afërt të popullit shqiptar Papa Gjon Pali II ka një vend kulmor dhe meritor për zhvillimin dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës, si dhe më gjerë, të popullit tonë. Provani a Zotit në kohën e duhur i gjeti njerëzit e zgjedhur dhe së bashku me ta e shkrojti një faqe të ndritshme të historisë sonë. Njerëzit e mirë dhe të mëdhenj, si ishin papa Gjon Pali II, Nëna Tereze, Imzot Nikë Prela, Imzot Mark Sopi, dr. Ibrahim Rugova, lindin rallë dhe nuk vdesin kurrë. Kjo është histori, fatbardhësi dhe lumturi për ne, ngushëllim dhe siguri se Zoti mendon dhe vepron ndër ne, për ne dhe me ne. Falënderoj përzemërsisht Engjëll Koliqin për punë dhe studim në këtë monografi, që është edhe si “meze” për shpalljen Shenjt të të Lumit Papës Gjon Palit II së bashku me të Lumin Papën Gjoni 23, vitin e ardhshëm, më 27 prill 2014. Ky botim është shkruar me shumë përkushtim, flijim, frymëzim, falënderim dhe dashuri. Shpresoj dhe uroj që të pranohet dhe lexohet me të njëjtat ndjenja.


16 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 26 dhjetor 2013

Kulturë

e enjte, 26 dhjetor 2013

17 Javore KOHA

Vështrim

Pavle Goranoviq në gjuhën shqipe (Përmbledhja me poezi “Stinët e humbura” në përkthimin e Dimitrov Popoviqit, “Onufri”, Tiranë, 2013) Prof.dr. Tefë Topalli

“Hënë e verdhë rrezeartë me magji derdhet prore poshtë kupës plot me yje natës s’qetë pranverore, rigon rreze të magjishme, disa ndjenja t’fshehta zgjon dhe kufomën shikim-etur n’epsh të ëmbël fantazon..” Është kjo strofë gjashtëmbëdhjetëshe, që na kujton vargjet e pavdekshme të Naimit tonë të madh te poema “Bagëti e Bujqësia”, që nis një nga poezitë më të madhërishme lirike të poetit më të madh malazias, P.P. Njegosh, të cilën e gjejmë në “Antologjinë e poezisë malazeze” të sapopublikuar nga Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë, me shqipërim të Dimitrov Popoviqit. Poeti, gazetari, studiuesi, eseisti dhe kritiku Dimitrov Popoviq, që ka bërë emër tashmë me shkrime dhe libra të botuar në prozë e poezi, sidomos me përmbledhjen poetike “Përtej shpresës” (Podgoricë, 2008) dhe librin “Një shtrëngim dore” – studime dhe ese, Podgoricë, 2008), kohët e fundit po njihet edhe si përkthyes në shqip i mjaft autorëve malazias, nga Peter Petroviq-Njegoshi, deri tek më të rinjtë, midis të cilëve, Pavle Goranoviqi zë një vend nderi në antologjinë e shkrimtarëve bashkëkohorë të Malit të Zi. Në këta njëzet vjet pothuaj, të krijimtarisë së tij, ky poet është sot i njohur jo vetëm brenda vendit, por edhe më gjerë në shtetet e ishJugosllavisë e në Europë, ku është për-

faqësuar me pjesë të veprave ti tij, në botime të përzgjedhura ballkanike dhe kontinentale. Kanë shkruar për poetin e ri malazias dhe artin e tij në këtë libër, Gojçaj dhe Llompar, kanë pohuar vlera të artit letrar të Goranoviqit, të cilat e kanë shtyrë përkthyesin Popoviq ta zgjedhë atë për t’ua dhënë lexuesve në gjuhën tonë. Po sa dhe si vjen poezia e shkrimtarit të ri në shqip, a ka mundur përkthyesi ynë të thotë pothuaj të njëjtën gjë, siç shprehej Umberto Eko? Kolegu dhe miku im Popoviq, lauruar për filologji shqipe, mësues dhe specialist gjuhe në tekstet pedagogjikemësimore të arsimit parauniversitar të Republikës së Malit të Zi, në poezinë e Goranoviqit, nuk ka gjetur magjinë e rimës poetike të Njegoshit, por ia del të sjellë në shqip vargun e lirë të poezisë moderne të përmbledhjes “Stinët e humbura”, figuracionin implicit, ritmin e thyer, elipsën domethënëse, fjalën e zgjedhur, përsëritjen e simetrinë segmentore, harmoninë e tingëllimin, ekonominë e gjuhës; ai ia ka mbërritur të zbërthejë hermetizmin e një krijuesi që i drejtohej vetes: “O, fjalët e mia,/ që vetëm nganjëherë ju nxjerr në dritë/ dhe dhimbjen e të cilave e njoh vetëm unë,/ a do të më vijë keq pse nuk ju bëra pjesë të harrimit, /nga që plotësisht e zhvesha botën time.” (f. 19). Prandaj, përgjigja e pyetjes më sipër, do të ishte: jo vetëm që përkthyesi ia ka arritur asaj që duhet, por të njëjtën gjë e ka bërë shqip, me një shqipe të

bukur dhe poetike, duke zgjedhur e përzgjedhur nektarin e gjuhës sonë, në atë thesar të paçmuar që e kemi vetëm ne si popull, që na e kanë ruajtur brezat e shkuar, duke na lënë detyrën e madhe ta pasurojmë e ta shtojmë më tepër e ditë për ditë, proces ku bën pjesë edhe ndërkëmbimi mes kulturave, në rastin tonë përkthimet e shumta të letërsive, sepse arti, në fund të fundit, nuk është pronë vetëm e një areali ku është prodhuar, por e mbarë njerëzimit. Është e rëndësishme të thuhet se përkthyesi Popoviq ka mundur të ngjitet në stadin e leksikut poetik të origjinalit të autorit, ka përcjellë nga një gjuhë në tjetrën ngjyresen stilemore të fjalëve dhe sintagmave, të ruajë a “të mbrojë” rendin e natyrshëm të përbërësve të frazës dhe ka bërë kujdes që mbarë sintaksa e vargut (një gramatikë e veçantë nga ajo e prozës), të jetë vetëm shqip, sa më pranë folësit të lindur të kësaj gjuhe dhe të realizojë receptimin e ndjeshëm të lexuesit. Kjo nuk rrjedh nga ajo që poetika e Goranoviqit është e çliruar nga “skllavëria” e rimave, por vëmendja e përkthyesit ka qenë e ngritur përherë gjatë punës së tij, pasi gjuha dhënëse dhe ajo marrëse (malazishtja dhe shqipja), nuk janë të një grupi gjuhësor midis gjuhëve të Europës, por, në anën tjetër, janë gjuhë të dy popujve fqinj, të cilët, përmes bashkëjetesës shekullore, kanë marrë e dhënë tregues të mënyrës së jetesës, mënyra së foluri, shprehi gjuhësore.

Njëkohësisht, popujt tanë kanë pasur jo rrallë fate të njëjta historike, gjë që, në planin metagjuhësor, shënon afri në konstitucionin shpirtëror, etik dhe moral të banorëve si këta tanët, këndej e matanë kufijve shtetërorë. Çdo lexues i vëmendshëm mund të hetojë se tematika e poezisë së Goranoviqit është mjaft afër asaj të poetëve tanë bashkëkohës të versës së tij: shqetësimet dhe problemet midis tyre nuk janë të largëta, si: vlera dhe jeta e librit, vlera e poezisë për njeriun, bota e brendshme psikike me mendimet, dëshirat, ndjenjat, shqetësimet, dhe marrëdhëniet njerëzore; e shkuara e shoqërisë, e tashmja dhe e ardhmja, kujtimet, gjurmët dhe mbresat që lë njeriu në brezin e tij e sa i takon ai vetes dhe të tjerëve gjatë udhës së jetës. Shumë si këto tematika na kujtojnë leitmotivet e poetit tonë të shquar, Bardhyl Londo, shpërndarë në vëllime të ndryshme poetike, deri tek më i fundit “Shën Shiu”. Përmbledhja e Goranoviqit, e shqipëruar me kompetencë gjuhësore dhe letrare-artistike nga studiuesi e poeti D. Popoviq, jo në pak segmente e vjersha të tëra, na vjen si krijim i mirëfilltë artistik, si vargjet me sintaksë kaq të natyrshme për shqipen: Ruhen fjalët/ ngadalë/si shishet e verës së mirë në bodrum.(f.19)/Hedh poshtë fjalët që dikush,/kush e di se kur dhe me ç’arsye i trilloi./(f.20) Qyteti është mbuluar me një shtresë të çuditshme vjeshte,/

kjo është mirë që të mbulohen turpet e ndryshme.(f.25) Tek sa flasim për poezinë, më duket se,/disi edhe ne ndryshohemi,/përshtasim bisedën me melodinë e ndonjë kënge borizanësh. (42) Njeriu, kjo përbërje fatkeqe, kjo fjalë e fortë,/ dita e tij për të cilën mendon se nuk ka fund. (f.48).Lexoj poetët që shkatërruan jetët e veta/dhe kanë shkruar për jetët që i kanë bërë poetë. ( f. 55)Unë nëpër Mesdhe kam filluar të mbaj fotografinë tënde,/tamam nëpër vendet që Perëndia u dhuroi pamjen më të bukur. (f.67)Shumë shkronja m’i harxhuan ëndrrat;/ ndoshta me çdo ëndërr vdesim nga pak.(f.91) A kam kujt t’ia fal të gjithë librat e mi,/nga të cilët pothuaj gjithnjë së paku nga një e marr në udhëtime? Etj. (f. 115) Libri i Goranoviqit mbyllet me “Epitafet e papërfunduara të poetëve të Nikshiqit”, janë 5 gjithsejt, si përjetime

vlere dhe nderimi për ata që i shkruan poezi jetës malazeze, popullit të tyre, që në njëfarë mënyre, shkatërruan jetët e veta, dhe për të cilët poeti i sotëm mirënjohës, s’arrin t’ua thurë epitafet, s’mund të gjejë fjalë lavdërimi, sepse shumica e tyre kanë mbetur kujtime në kohëra; por përherë miq, jo vetëm për poetin e sotëm, por për mbarë lexuesit e gjithëkohshëm. Janë të gjitha këto motive përjetimi të poetit malazias, që ngjajnë si dy pika uji me motivet e Dritëroit tonë tek më i fundmi vëllim i tij me titull “I përndjekuri i dashurisë”, atë dashuri që japin tërë poetët dhe shkrimtarët, të cilën përkthimi i Dimitrov Popoviqit na e ka dhënë me ngrohtësinë që të mban njeri, me gjithë ndjesitë humane, që të përshëndetë, së paku, një moment e të dëgjojë sivëllain e vet. Sepse poetët lënë një poezi të madhe, dhe zemrën në mes të saj.


18 Javore KOHA

Mozaik

e enjte, 26 dhjetor 2013

Mozaik

e enjte, 26 dhjetor 2013

19 Javore KOHA

Mbi librin “Te Molla e Kuqe (1878-2012)” të autorit Kurtesh Devaja

Fakte refleksive mbi historiografinë kombëtare Libri “Te Molla e Kuqe” mbetet një dëshmi e fortë e një treve etnike shqiptare të lënë me dhunë nga muhaxhirët shqiptarë, që aq shumë e deshën, e në të njëjtën kohë, aq pak e shijuan dhe për ta mbeti vetëm kujtimi nga atdheu i dikurshëm i shprehur dhe i dokumentuar në mënyrën më të mirë të mundshme në këtë libër nga autori Kurtesh Devaja. Shaban Hasangjekaj

“Problemet historike në jetën tonë kombëtare dhe shtetërore, janë prezente në vazhdimësi. Këto probleme datojnë qysh heret, dhe ato kanë ndikuar në të gjitha proceset e zhvillimit të përgjithshëm shoqëror e kombëtar. Brezat e lindur dhe të rritur në vitet që po jetojmë, të ndarë politikisht me kufinj shtetesh, të vendosur nëpër tokat shqiptare me vendimet e Traktatit të Shën Stefanit, Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Londrës, e quajnë të pakuptimtë mosangazhimin e duhur të politikës mbarëkombëtare për t’i korrigjuar padrejtësitë dhe gabimet historike që shqiptarëve iu imponuan gjatë shekujve. Nuk mund të them se është faji i brezave të mëvonshëm, pse nuk e kemi ditur këtë, por do të mbetemi fajtorë, nëse nuk e mësojmë sot drejt këtë padrejtësi që iu bë shqiptarëve gjatë shekujve të fundit, sepse deri tash, këto padrejtësi, në librat e historisë e të gjeografisë, i mësuam mbrapsht, ashtu siç na servuan dhe na mësuan të tjerët”, janë këto fjalët me të cilat e fillon parathënien e librit të vet me titull “Te Molla e Kuqe (1878-2012)” publicisti dhe studiuesi mr. sc. Kurtesh Devaja. Libri “Te Molla e Kuqe (1878-2012)” i autorit Kurtesh Devaja, redaktor i të cilit është Nazmi Rrahmani, kurse recensentë prof. dr. Muhamed Mala, prof. dr. Jahja Drançolli dhe Reshat Avdiu, është botuar në vitin 2012 nga Shtëpia Botuese “Faik Konica” në Prishtinë dhe i shtypur në shtypshkronjën “PROGRAF”, përbëhet prej 324 faqesh. Libri

është i ndarë në tetë kapituj të cilët trajtojnë tema të ndryshme mjaft interesante dhe me vlerë të historisë tonë kombëtare e të cilëve u paraprijnë temat me tituj: Kapitulli i parë “Nga erdhën serbët-sllavët?”, kapitulli i dytë “Molla e kuqe”, kapitulli i tretë “Golgota shqiptare”, kapitulli i katërt “Ngjarjet tronditëse në Masuricë”, kapitulli i pestë “Çfarë u ndodhi muhaxhirëve të Sanxhakut të Nishit”, kapitulli i gjashtë “Bujanoci dhe rrethina, trevë autoktone shqiptare”, kapitulli i shtatë “Shoqatat e muhaxhirëve dhe roli i tyre” dhe kapitulli i tetë “Lugina e Preshevës në vorbullin e së kaluarës e të ardhmes”. Autori Devaja, në vazhdim të parathënies së librit shton: “Sa më shumë që tash mësojmë, më shumë e kuptojmë se në ato libra nuk është shkruar drejt e si duhet e vërteta historike për shumëçka nga e kaluara jonë. Kjo u bë nga ata që e shkruan historinë me diktate politike e ideologjike. Por, njëkohësisht, fajtorë edhe më të mëdhenj janë ata që e falsifikuan historinë tonë kombëtare. Brezi ynë i sotëm do ta mbajë fajin nëse brezave që vijnë nuk ua shpjegojmë drejt historinë tonë. Pra, do të mbetemi fajtorë nëse për brezat që vijnë nuk i shkruajmë drejt librat e historisë e të gjeografisë sonë kombëtare. Duhet të dihet qartë e mirë se shteti shqiptar në vitin 1912 u shpall në kufinjtë edhe ashtu të

tkurrur politikisht që përfshinte 4 vilajetet shqiptare, në një sipërfaqe prej mbi 90 mijë kilometrash katrorë. Mirëpo, pavarësisht kësaj nuk pushoi zaptimi dhe grabitja e tokave shqiptare nga fqinjët, e që është më keq çështja shqiptare dhe këto padrejtësi ndaj kombit tonë vazhduan që nga Paqja e Budapestit, më 1877, Traktati i Shën Stefanit, deri në

Kongresin e Berlinit (1878). Vendimet që u morën në Kongresin e Berlinit, të cilat ishin shumë të padrejta e shtuan zemërimin e shqiptarëve kundër Fuqive të Mëdha. Ky zemërim u ndie dhe u theksua veçanërisht në viset ku ndodhi humbja e territoreve.” Autori Devaja, në veçanti potencon plagët e rënda të pashëruara që vazhdimisht dhëmbin dhe ngacmojnë edhe sot trungun kombëtar, e që quhen Molla e Kuqe. Toplica e Sanxhaku i Nishit ishin dhe mbeten preokupim i shumë gjeneratave, pasi zaptimi i asaj pjese të territorit shqiptar nga serbët, sot e kësaj dite mbeten të paqartësuara dhe të pandriçuara sa e si duhet. Sepse kjo pjesë e historisë së dhimshme për shqiptarët, me gjithë përpjekjet, asnjëherë nuk u ndriçua drejt, qartë e mirë. Kjo çështje në vazhdimësi vetëm shkarazi përmendet nëpër disa dokumente historike, apo të autorëve të paktë shqiptarë, por edhe të atyre të huaj. Për më tepër, detyrën që duhej ta kryente historia, i mbeti traditës gojore e cila aq sa pati mundësi e kurajë e kultivoi ne kujtesën e vet popullore. Autori Kurtesh Devaja, që nga koha kur ishte nxënës i shkollës së mesme, por edhe gjatë studimeve, e në veçanti gjatë bisedave të zakonshme, si në tubimet familjare, por edhe në ato më të gjera shoqërore, ishte kureshtar të dinte për historinë e Mollës së Kuqe, që brez pas brezi përcillen nga të moçmit, duke e cilësuar si kufinj ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nga koha e sundimit të Perandorisë Osmane. Por, asnjëherë nuk e kishte mësuar me saktësi të vërtetën se ku ndodhej kufiri që quhej Mol-

la e Kuqe. Nën trysninë e kësaj kureshtjeje dhe i interesuar për të vërtetën, vendosi t’i qaset me një cikël dokumentari televiziv, që në verën e vitit 2011 u transmetua në 9 episode në Radio Televizionin e Kosovës, e që u realizua në bashkëpunim me Radio Televizionin e Preshevës. Ne këtë cikël të dokumentarit, Devaja u përpoq ta shtjellojë sado pak historinë e Mollës së Kuqe, por t’i prekë edhe ngjarjet tjera që e kishin sajuar atë periudhë të dhimbshme për kombin tonë. Autori Kurtesh Devaja vendosi që në librin të cilin edhe e titulloi “Molla e Kuqe” të përfshijë pjesët më të rëndësishme nga dokumentari i vet “Lugina e Preshevës dikur dhe sot”, i transmetuar në vitin 2011 në RTK. Libri shpalos historinë e shpërnguljeve, gjenocidit, vrasjeve dhe përndjekjeve serbe ndaj shqiptarëve në atë pjesë, që filluan në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Autori i librit ka thënë se qëllimi i botimit të tij ishte të ndriçohej historiografia e Sanxhakut të Nishit që lidhet me shqiptarët. “Qëllimi i publikimit të këtij libri është hulumtimi i ngjarjeve më lemeritëse dhe më dramatike që ka përjetuar pjesa e kombit shqiptar e Sanxhakut të Nishit dhe Toplicës e deri në kufirin natyror shqiptaro-serb që populli ynë, që nga fundshekulli i XIX e këndej e quan kufiri te Molla e kuqe. Për golgotën shqiptare, të vitit 1878-1879, dhe gjenocidin e tmerrshëm që pësoi popullata shqiptare nga ushtria dhe xhandarmëria serbe, historiografia jonë, nuk i ka bërë përpjekjet e duhura për ta ndriçuar të plotë këtë tragjedi dhe për ta hequr më në

fund tabunë e kësaj teme të dhimbshme”, ka thënë ai. Redaktori i librit “Te Molla e Kuqe (18782012)”, Nazmi Rrahmani, këtë libër e cilësoi si mjaft të rëndësishëm, me mundësi për referim në raste të hulumtimeve të tjera që lidhen me këtë histori. “Vetë titulli na kthen në një periudhë para 125 vjetëve të historisë sonë kombëtare dhe të ngjarjeve tragjike që ndodhën në atë kohë për popullin tonë. Këtë kthim, Kutesh Devaja e bën përmes fakteve dhe të dhënave historike, por edhe përmes kujtimeve dhe rrëfimeve të atyre që e kanë përjetuar dhe i kanë lënë trashëgim brez pas brezi nipërve e stërnipërve të tyre, po edhe të atyre që kujtimet dhe dashurinë e mallin për ato vise i kanë ruajtur dhe i ruajnë ende”, ka theksuar Rrahmani. Recensenti i librit “Te Molla e Kuqe” prof. dr. Mumamed Mala në recensionin e vet shprehet: “Kritika historiografike, mbështetja dokumentare, publicistika shkencore, intervista dhe së fundi edhe vetë ngjyra letrare, janë format e shprehjes, përmes të cilave autori Devaja e shpalos historinë e shpernguljeve, gjenocidit, vrasjes dhe përndjekjeve të serbëve ndaj shqiptarëve, që filluan në gjymën e dytë të shekullit XIX.” Libri “Te Molla e Kuqe” i autorit Kurtesh Devaja, është një kombinim shumë i suksesshëm i disa zhanreve publicistike që bashkërisht japin një tablo të një historie shumë të përfolur, por, në të njëjtën kohë shumë pak të njohur të “Mollës së Kuqe”. Libri gjithashtu ka karakter informimi, afirmimi dokumentar që i dedikohet një rrethi të gjerë lexuesish që dëshirojnë të mësojnë më tepër për një periudhë të rëndësishme të historisë shqiptare. Ky libër mund të shërbejë si pikënisje për studime të tjera të thella dhe të detajuara shkencore, për të gjithë ata që do të hulumtojnë dhe shkruajnë për historinë e shpërnguljeve të dhunshme tek shqiptarët. Ky libër ka një simbolikë të veçantë, sepse botohet në vitin e përvjetorit të 100-të të pavarësisë së Shqipërisë, duke na kujtuar edhe një herë kompleksitetin e ngjarjeve nëpër të cilat kaloi historia jonë e re. Sido që të jetë, libri “Te Molla e Kuqe” mbetet një dëshmi e fortë e një treve etnike shqiptare të lënë me dhunë nga muhaxhirët shqiptarë, që aq shumë e deshën, e në të njëjtën kohë, aq pak e shijuan dhe për ta mbeti vetëm kujtimi nga atdheu i dikurshëm i shprehur dhe i dokumentuar në mënyrën më të mirë të mundshme në këtë libër nga autori Kurtesh Devaja.


20 e enjte, 26 dhjetor 2013

Panoramë

Panoramë

e enjte, 26 dhjetor 2013

Javore KOHA

Bleona apo Jennifer Lopez? Është vërtetuar tani se ylli shqiptar, Bleona Qereti, ndjek hap pas hapi seks bombën latine Jennifer Lopez. Kjo vërtetohet më së miri me faktin se Bleona e ka treguar hapur se e kopjon J. Lo-në në veshje. Bleona ka veshur po të njëjtat fustane që J. Lo i ka veshur më herët në disa evenimente. Nuk e dimë pse Bleona e bën këtë, për të tërhequr vëmendjen e medieve amerikane, apo i pëlqen të ndjekë hapat e J. Lo-së. Në një postim në rrjetin social, Bleona thotë për Jennifer Lopez se është një superstar dhe shprehet se e do atë.

Rita Ora imazh i ‘DKNY’ Këngëtarja kosovare, Rita Ora, edhe zyrtarisht është përzgjedhur si imazh i kompanisë ‘DKNY’ për të reklamuar parfumin e tyre më të ri. Krijuesja e hitit “Hot Right Now” i është rikthyer bashkëpunimit me ‘DKNY’, pasi ajo muaj më parë kishte realizuar një fushatë të tyre duke pozuar me koleksionin më të ri të veshjeve. Dhe derisa Aramid dhe disenjatorët e shishes së parfumit EsteeLauder Cos janë përgjegjës për këtë projekt, ata kanë refuzuar të komentojnë mbi këtë bashkëpunim. Por burime të afërta me këngëtaren Ora, kanë bërë të ditur se ajo është parë duke xhiruar reklamën e re të parfumit që pritet të dalë në treg në vjeshtë të vitit të ardhshëm.

Dritan Maraj në fazën finale të “The Voice of Albania”

21 Javore KOHA

Këngëtari i ri nga Ulqini, Dritan Maraj, është kualifikuar në fazën finale të konkursit “The Voice of Albania”, që organizohet nga Televizioni “Top Channel”. Ai tashmë bën pjesë në pesëshen e këngëtarëve të skuadrës së Alma Bektashit. Në një intervistë, ai ka treguar për emocionet e sfidës me mikun e tij, Edmondin, ambicien për fitore dhe vlerësimin për mbështetësit e tij. Sipas tij, të jesh pjesë e netëve live, është si një betejë e vërtetë emocionesh pozitive, ashtu edhe nxitje për një sfidë të re. Pas performancës së tij të fundit, ai është shprehur se “ishte sfidë e vështirë”. Ai ka sqaruar se kjo kishte të bënte qoftë me këngën super të vështirë, por edhe për shkak se e mbërthyen emocionet. “S’kisha fuqi ta gëzoja tamam momentin sepse kisha si sfidantin tim një mik. Një pjesë imja po përjetonte humbjen”, ka thënë talenti nga Ulqini. Ndërsa në pyetjen se nëse e aspiron fitoren në “The Voice of Albania”, Dritani është përgjigjur se “çdokush që hyn në një garë, hyn për të fituar. Ata që thonë se e rëndësishme është të marrësh pjesë, besoj s’janë të sinqertë. Besoj në vete, por thjesht, le të fitojë më i miri!”

Filmi “Ballkoni” i regjisores Lendita

Zeqiraj do t’i hyjë garës serioze të një festivali të kategorisë A, që do të mbahet në Sidney të Australisë, në mes datave 10 deri 19 janar. “Flickerfest”, është edicioni i 23-të që ka përzgjedhur filmin kosovar “Ballkoni”, nga 2200 konkurrues, prej të cilëve janë përzgjedhur vetëm 32 filma. Lendita Zeqiraj, regjisorja e këtij filmi që tashmë ka shënuar suksese në festivale

të mëdha botërore, duke përfshirë edhe atë në “AFI Film Festival”, ka bërë të ditur se pjesëmarrja në këtë festival ka edhe specifikën tjetër, pasi që do të prezantohet si premierë australiane më 16 janar. Në filmin “Ballkoni” luan një ekip prej më shumë se 20 aktorësh, afër 60 për qind e të cilëve aktorë joprofesionistë, të cilët në 20 minuta krijojnë situata dinamike.

Teknika që është punuar filmi konsiderohet si një ndër teknikat më të vështira të filmit, me plan të pandërprerë, si një ndër elementët që është vlerësuar nga kritikët e filmit dhe publiku. Roli kryesor në filmin “Ballkoni” është luajtur nga aktori me famë botërore, Arben Bajraktari, i cili ka luajtur edhe në filmin “Taken”.


22 e enjte, 26 dhjetor 2013

Te k n o l o g j i

Fotografia e javës

Javore KOHA

iPhone 6 me ekran 5” vjen në maj 2014?

Sado e pabesueshme mund të tingëllojë, ka zëra që thonë se Apple do ta lëshojë versionin e ri të iPhone shumë më herët sesa është pritur. Burime të DigiTimes kanë thënë se Apple është duke e planifikuar një model të ri të iPhone me ekran më të madh, të cilin do ta prezantojë në tregun global gjatë muajit maj 2014, dhe se në këtë model, Apple do ta përdorë procesorin 20nm të prodhuesit tajvanez, SemiconductorManufacturing Company. Edhe pse DigiTimes nuk ka dhënë shumë detaje për specifikat e mundshme të iPhone 6, thuhet se versioni i ri i telefonit të Apple do të sjellë ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5 inç, i cili gjithsesi se është më i madh se ai i iPhone 5S, por më i vogël se ai i fabletit të Samsung, Note 3. Lansimi i iPhone me një ekran të madh është një lëvizje interesante për Apple, sepse kjo do të jetë një shembull i rrallë ku kompania do ta përcjellë rivalin e saj kryesor, kompaninë Samsung, e cila ishte e para që e morri një hap të tillë me fabletin e saj të vitit 2012, përkatësisht versionin e parë të Galaxy Note.

Fabletët do të shiten më shumë se tabletët në 2014 Sipas firmës së hulumtimeve, TECH Analysis Research thuhet se hibridët e telefonave të mençur dhe tabletëve, pajisjet e njohura si fablet do t’i tejkalojnë shitjet e tabletëve të vegjël në nivel global, gjatë vitit të ardhshëm. Bazuar në këtë raport thuhet se fabletët do të arrijnë në shitjen e 175 milionë njësive për dallim nga tabletët e vegjël, të cilët do të arrijnë të shiten në 165 milionë njësi.

Raporti thotë se fablet llogaritet çdo pajijse me diagonale të ekranit më të madhe se 5 inç, dhe në këtë mes hyjnë edhe modelet e famshme të pajisjeve të famshme si Samsung Galaxy S4 (5”) dhe LG G2 (5.2”), ndërsa në këtë kat-

egori janë edhe Samsung Galaxy Note 3 (5.7”), Nokia Lumia 1520 (6”) dhe HTC One Max (5.9”). ndërsa tablet të vegjël llogariten të gjitha pajisjet tablet që kanë diagonale të ekranit 8 inç ose më të vogël.

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„. Nusret Gjokaj: Syri

e enjte, 26 dhjetor 2013

23 Javore KOHA

„Qesh pak, shiko këtu”


24 e enjte, 26 dhjetor 2013

Kulturë

Kulturë

e enjte, 26 dhjetor 2013

Javore KOHA

25 Javore KOHA

Panairi dyditorë i punimeve artizanale në Tuz

Prezantohen veshjet dhe artizanatetet me motive kombëtare Shoqata e artizanëve “Globus Art” nga Ulqini ka çelur në Tuz gjatë fundjavës panairin e punimeve artizanale nën organizimin e artizanit Ramiz Hajdari. Këtë panair e ka hapur Vasel Sinishtaj i cili gjatë fjalës së hapjes solemne e vlerësoi shumë një panair të tillë duke thënë se këto ekspozita përmbajnë edhe figurat kombëtare me të cilat mburremi të gjithë. Ai tha se në vendit tonë kanë munguar panaire të tilla. Me krijimtari të tyre janë prezantuar skulptori me famë botërore nga Kelmendi Pjetër Vukaj me ekspozitën bioart metaforizëm, Bronilda Ndoci nga Shkodra njëra ndër artizanët më të njohura të punimeve nga argjenti, artizanja Andrijana Handra nga Shkodra e cila ka prezantuar veshjet kombëtare të të gjitha trevave shqiptare, Ramiz Hajdari ekspozitë të punimeve me motive kombëtare dhe nga Malësia ka marr pjesë pronari i muzeut të parë dhe të vetëm etnografik në Malësi z. Shtjefën Ivazaj me ekspozitën e koleksionit të filumenisë. Interesim për ta vizituar këtë panair kanë shfaqur një numër i vogël i artëdashësve të Malësisë pavarësisht se kjo ka qenë ekspozita e parë e këtij lloji në Tuz. Një fakt të tillë e dëshmoi edhe organizatori kryesor i panairit z. Ramiz Hajdari. “ Vetëm një orë pas hapjes solemne po ashtu edhe gjatë ditës së dytë interesimi ka qenë shumë i vogël e ka patur shumë pak vizitorë. Kjo

ekspozitë kaq e madhe e një mjeshtri i cili është i vetmi në globin tokë-

sor Pjetër Vukaj ishte dashur të ketë shumë më tepër vizitor e po ashtu

edhe për koleksionistin e ekspozitës së Filumenisë nga z. Shtjefën Ivezaj me të cilin duhet të mburremi të gjithë shqiptarët sepse është një artist-etnograf i madh . Asnjë artist shqiptar dhe më gjërë nuk ka bërë aq sakrifica sa ai, kështu që mbetëm pak i habitur nga mosinteresimi për një panair të tillë”, u shpreh Hajdari. Në punimet e z. Hajdari në rreth 90 përqind të punës së tij dominojnë motivet kombëtare heronjët tonë kombëtar, kultet fetare, por edhe shumë sende të ndyshme. “Unë e kam bërë një bazorelief të grupit ” Elita 5 “ është një art modern të cilin e kam bërë në pesë gishtat e dorës i cili për momentin ka qenë bazoreliefi më i sukseshëm në mbarë trojet shqiptare të cilin për herë të parë e kam prezantuar në ekspozitë në Tetovë. Këto janë punime që shqiptarët duhet ti shohin, të interesohen për to, është dashur të vinë edhe nxënësit e shkollave në mënyrë të organizuar që mos të humbin vlerat popullore, sepse shqiptarët janë ndër tre popujt më të njohur të globit sa u takon punimeve artizanale”, theksoi Hajdari. Skulptori i njohur nga Shqipëria në këtë ekspozitë ka prezantuar 78 punime, 60 gdhëndje në lëkurë dhe 18 gdhëndje në dru. Motivet që skulptori sjell në krijimtarinë e tij, në masë të madhe janë ato me motive kombëtare si për të madhin Skendërbeun, Prëk Calin, Dedë Gjon Lulin, Nënën Terezë, etj, kurse të tjerat janë motive si: kompozime surealiste, ekspresionizëm por kryesisht dominojnë portretet e femrave. “Dua të falenderoj z. Ramiz Hajdarin-Shoqatën Globus Art të koordinuar në bashkëpunim me Komunat që na mundësoi në Ulqin, Tetovë dhe këtu në Tuz të ekspozojmë punimet tona”, tha Vukaj. Ai u shpreh se paniret e tilla vizitohen vetëm nga artëdashësit ashtu sikurse ndodhi në Tuz me një numër të vogël që e duan këtë lloj arti. “Arti është për artëdashës dhe jo për popullin tjetër. Në çdo vend ndodh e njëjta gjë, ai që është artëdashës afrohet. Unë nuk jam i interesuar se sa vizitorë vinë në panair por sa janë artëdashës ata që vinë. Gjatë ekspozitave që kemi bërë më parë në Tiranë, Ulqin dhe Tetovë ka patur interesim të madh mirëpo këtu më

pak” u shpreh Vukaj. Ekspozitat që ai i cilësoi si më të veçanta është ajo në Muzeun Historik Kombëtar në vitin 2010-të ku u prezantua me 100 punime gdhëndje në dru dhe lëkurë, në vitin 2011-të ekspozita kolektive ndërkombëtare në Teheran me 22 punime, 11 në dru dhe 11 në Lëkurë të cilat ishin pëlqyer shumë nga autoritetet më të larta shtetërore. “Unë kam një nxitje të veçantë atë të shfrytëzimit të natyralës dhe pëlqehem në punimet e mia pasi unë natyrën e shfytëzoj edhe në dru edhe në lëkurë dhe në ekspozita sjelli edhe dru natyral. Në punime abastrakte jam shumë i vaçant pasi nuk i ngjaj askujt dhe nuk më ngjan askush. Punimet e mia i pëqejnë kryesisht të huajt dhe vendet e zhvilluara përëndimore. Atje jam emër i lakuar i galerive të tyre pasi qe jam edhe anëtar i afro 1500 grupeve artistike dhe rreth 4mijë galerive”, theksoi Vukaj. I pyetur për planet e tija në vazhdim skulptori i mirënjohur Pjetër Vukaj u shpreh, “Planet e mia më të afërta janë të marr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit modern në Shangait në emër të artistëve të Firencës. Kam edhe disa ftesa nga galeri, nga Babilonia e Romës, nga Global Art dhe disa të tjera në Japoni, Shba, Brazil por varet sa do të mund t’i realizoi ato”, përfundoi Vukaj gjatë prenoncimit për gazetën tonë. Artistët në fjalë u shprehen se për krijimtarinë e tyre artistike nuk gjejnë mbështetje të duhur institucionale. “Ne shqiptarët për panaire të ndyshme artistike gjejmë shumë pak mbështetje institucionale. Kësaj radhe gjetëm mbështetje nga Vasel Sinishtaj nga IQ, Kryetari i KU të Tuzit Fran Lulgjuraj, Gjergj Camaj nga ASH, nga firma “Gradnja Komerc” Pavle Pepgjonoviq, arkeologu Zef Berishaj dhe nga z. Shtjefën Ivezaj”, përfundoi Ramiz Hajdari organizator i panairit. Në këtë panair kanë qenë të ekspozuara veshjet dhe artizanatet e ndryshme të të gjitha trevave ku jetojnë shqiptarët. Kjo është ekspozita e parë në Tuz e organizuar nga shoqata Globus Art të cilën e organizoi në Malësi të shtunën dhe të dielën pas një seri ekspozitash nëpër trevat shqiptare. Toni Ujkaj


26 e enjte, 26 dhjetor 2013

Mozaik

Javore KOHA

Speciale

e enjte, 26 dhjetor 2013

27 Javore KOHA

Biblioteka në Tuz

Dhjetë vite pa libra në gjuhën shqipe

Biblioteka publike me seli në Tuz e cila është nëndegë e bibliotekës “Radosav Lumoviq” e themeluar qe në vitit 1984, funksionon me një arkiv të vjetër të librave në gjuhën shqipe. Kjo bibliotekë e cila në një mas shumë të vogël frekuentohet nga lexuesit, ka 10 vite që nuk është furnizuar me libra në gjuhën shqipe, fakt këtë që e pohoi edhe bibliotekistja gjatë bisedës që zhvilluam me të. “ Ka 10 vite që biblioteka jonë nuk është furnizuar me libra shqip me përjashtim të librave shkollor për shkollën fillore dhe të mesme por edhe këta të fundit vetëm me nganjë ekzemplarë” u shpreh bibliotekistja Lulë Nikprelaj. Edhe pse në këtë bibliotekë prej shumë vitesh kanë zënë vend numër i koniderueshëm i librave afërsisht 7 mijë ekzemplarë shumica në gjuhën shqipe, ata nuk i kënaqin nevojat e lexuesve pasi janë libra të vjetër dhe mungojnë tituj të rinj.

Biblioteka në fjalë e cila funksionon me libra të vjetër të disa gjinive letrare si: romane, poezi, beletristikë, tregime, etj por jo edhe me libra shkencorë, nuk frekuentohet në masë të madhe, pasi në ulje të interesimit të dukshëm për librin siç tha znj. Nikprelaj, ka ndikuar massmedia, konkretisht interneti. “Interesimi për të lexuar libra ka rënë shumë sidomos viteve të fundit dhe ky fenomen ka ardhur si pasoj e internetit i cili po e zavëndëson librin gradualisht”, theksoi Nikprelaj. Ajo sqaroi se shkak për mosfurnizimin me libra të rinj është mungesa e fondeve. Nikprelaj tha se nga arkiva e librave që disponon kjo bibliotekë interesim për ti lexuar ata, më së tepërmi shfaqin nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme në Tuz por edhe ata në numër të vogël pasi bibliotekat e shkollave ku njekin mësimim, janë shumë më të pasura me literatura të ndyshme.

Biblioteka publike në Tuz sipas Lulë Nikprelajt furnizohet vetëm nga biblioteka “Radosav Lumoviq” me përjashtim të disa veprave me poezi, romane, tregime, etj të cilat i botojnë shkrimtarët e Malësisë e të cilët i dhurojnë kësaj biblioteka nga një kopje të veprës. Bibliotekistja Nikprelaj u shpreh optimiste se pas kaq shumë vitesh mosfurnizim me tituj të ri shqip, brenda dy tre javësh pret se do të kenë më në fund furnizime të titujve të rinj në gjuhën shqipe qe do i sjell biblioteka e kryqytetit nga panairet e ndyshme të librave që janë organizuar nëpër viset shqiptare. Urojmë që në një të ardhme të afërt edhe ne sikurse të gjitha vendet e qytetëruara ta kemi një bibliotekë të mirëfillët ku do të mund ta kalonim në pjesë të kohës duke shfletuar libra të ndyshëm të krijuesve të shumtë. Toni Ujkaj

Shqiptarët në Mal të Zi në vitin 2013


28 e enjte, 26 dhjetor 2013

Speciale

Speciale

e enjte, 26 dhjetor 2013

Javore KOHA

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian Igor Llukshiq qëndroi në vizitë dyditore në Shqipëri

Qytetarët e Komunës së Plavës votuan në referendumin konsultativ për formimin e Komunës së Gucisë

Qytetarët mbështetën rikthimin e Komunës

Iniciativën që Gucia të fitojë sërish statusin e komunës e kanë mbështetur shumica e qytetarëve të Komunës së Plavës në referendumin konsultativ. Sipas të dhënave të Këshillit Koordinues, në Guci kanë votuar 2 669 qytetarë, prej të cilëve vetëm tre kanë votuar kundër, kurse në tërë territorin e komunës së Plavës kanë votuar 4 813 qytetarë të Komunës së Plavës,

prej të cilëve 98 kanë votuar kundër formimit të Komunës. Në rezultatin pozitiv të referendumit ka ndikuar edhe pjesëmarrja e konsiderueshme në votim e qytetarëve të Komunës së Plavës, sidomos e atyre nga Gucia, të cilët jetojnë jashtë vendit. Partitë politike shqiptare që veprojnë në Komunën e Plavës nëpërmjet një deklarate për

Nënshkruhen dy marrëveshje të reja shtyp, pas takimit të mbajtur më 4 janar, iu kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të bojkotojnë referendumin, duke theksuar se “për këtë ekzistojnë shumë arsye”. Por përkundër thirrjes së tyre, sipas mediave malazeze, në referendum kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve shqiptarë. Komuna e Gucisë i është bashkangjitur Komunës së Plavës në vitin 1954.

Partitë politike shqiptare në Plavë organizuan tubim protestues kundër rezultateve të referendumit konsultativ për themelimin e komunës së Gucisë

Plava dhe Gucia s’kanë qenë kurrë të ndara Svetozar Maroviq bisedoi me Nazif Cungun dhe Fatmir Gjekën, lidhur me mbajtjen e referendumit mbi statusin e Komunës së Tuzit Podgoricë – Referendumi për komunën e plotë të Tuzit do të mund të mbahej në të njëjtën kohë me zgjedhjet presidenciale apo në muajin maj. Në takimin e nënkryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve, Svetozar Maroviq, me kryetarët e Forcës së Re Demokratike dhe Partisë Demokratike, Nazif Cungu dhe Fatmir Gjeka, është rënë parimisht dakort që referendumi të mbahet para majit. Vendimi përfundimtar, megjithatë, do të varet nga Këshilli Komunal në Podgoricë, i cili duhet të harmonizojë dinamikën e shpalljes së referendumit. Maroviq ka theksuar se PDS është e gatshme të organizojë referendumin dhe nuk ka nevojë që për këtë çështje të krijohen tensione në koalicionin qeverisës. Në tubimin promovues të Koalicionit “Mali i Zi Evropian” në Tuz gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e fundit parlamentare, kryetari i PDS-së, aktualisht kryeministër i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka premtuar se referendumi konsultativ mbi statusin e komunës së Tuzit do të mbahet gjatë këtij mandati dhe se pushteti do të respektojë vendimin e qytetarëve të Malësisë për këtë çështje.

29 Javore KOHA

Referendumi para majit?!

Qeveria e Republikës së Shqipërisë miratoi hapjen e tri pikave të përbashkëta ndërkufitare me fqinjët

Dy vendkalime të reja kufitare me Malin e Zi

Tiranë - Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka miratuar vendimin për hapjen e tri pikave të përbashkëta të kalimit ndërkufitar. Ai ka miratuar vendimin për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit ndërkufitar në Trebisht të rrethit të Bulqizës, në kufirin tokësor me Republikën e Maqedonisë, pastaj për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar në Grabon, të rrethit të Malësisë së Madhe, si dhe të pikës së kalimit ndërkufitar në Çerem, të rrethit të Tropojës, në kufirin shtetëror tokësor me Republikën e Malit të Zi. Në deklaratën për shtyp të Qeverisë së Shqipërisë theksohet se hapja e këtyre pikave të përbashkëta të kalimit ndërkufitar lehtëson lëvizjen e lirë të shtetasve në të dyja anët e kufirit dhe forcon kontrollin ndaj shtetasve dhe mjeteve që kalojnë kufirin.

Tiranë – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Malit të Zi, Igor Llukshiq, ka qëndruar në vizitë në Shqipëri me ftesë të homologut të tij Edmond Panariti. Gjatë bisedimeve, të dy ministrat shqyrtuan dhe evidentuan përparimin e bërë në fusha të ndryshme të bashkëpunimit, dhe u përqëndruan në projekte të përbashkëta të infrastrukturës, energjisë, turizmit, mjedisit dhe projektet ndërkufitare. Dy ministrat ranë dakord që Mali i Zi, Shqipëria dhe Kroacia të punojnë së bashku për të mbështetur projektin TAP, me synim për shtrirjen e tij në rajon. Pas takimit, ministrat Llukshiq dhe Panariti nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit në fushën e Arsimit dhe Marrëveshjen për Shkëmbimin dhe Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar. Llukshiq ka zhvilluar po ashtu takime me zyrtarët më të lartë shtetërorë të Shqipërisë, Presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Kuvendi i Podgoricës miratoi Informatën mbi Iniciativën për shpalljen e referendumit konsultativ mbi ndryshimin territorial për Komunën Urbane të Tuzit Plavë – Kuvendi i Komunës së Plavës ka miratuar raportin e Komisionit për realizimin e referendumit konsultativ mbi themelimin e komunës së Gucisë dhe rezultatet e referendumit. Një orë pas fillimit të seancës së Kuvendit të Komunës së Plavës, që është mbajtur në sallën e Qendrës për Kulturë në Plavë, në organizim të subjekteve politike shqiptare, LD në MZ, UDSH dhe FORCA, dhe OJQ-së “Alpet Shqiptare”, në platonë para objektit në fjalë është organizuar tubim protestues. Disa dhjetëra protestues shqiptarë që kanë marrë pjesë në këtë tubim, të cilët kanë mbajtur transparente e pankarta dhe ca flamuj kombëtarë shqiptarë, kanë porositur se nuk do ta mbështesin e as përkrahin ndarjen e Plavës dhe Gucisë. Në tubim kanë folur përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare në Plavë, të cilët kanë deklaruar se nuk do ta pranojnë referendumin e këtillë dhe se do të luftojnë me të gjitha mjetet e mundshme demokratike kundër shkeljes së të drejtave të tyre.

Referendumi për komunën e Tuzit më se largëti në shtator Podgoricë – Referendumi konsultativ për ndryshimin territorial për Komunën Urbane të Tuzit do të mbahet më së largëti deri në fund të shtatorit, nëse do të miratohet studimi mbi arsyeshmërinë e formimit të komunës së veçantë, ka vendosur Kuvendi i Kryeqytetit. Kuvendi ka miratuar Informatën mbi Iniciativën për shpalljen e referendumit konsultativ mbi ndryshimin territorial të Komunës Urbane të Tuzit me votat e këshilltarëve të PDS-së, Partisë Liberale, Partisë Boshnjake dhe këshilltarit të pavarur Boban Vujaçiq. Këshilltarët e Partisë Popullore Socialiste, Lëvizjes për Ndryshime, Demokracisë së Re Serbe, Partisë Serbe Demokratike kanë qenë të përmbajtur, kurse ata të PSD-së nuk kanë votuar. Informata parashikon që Studimin mbi arsyeshmërinë e formimit të Komunës së Tuzit, pa të cilin nuk mund të organizohet referendumi, ta përgatisë ofertuesi më i volitshëm i cili do të zgjidhet në tender.


30 e enjte, 26 dhjetor 2013

Speciale

Speciale

e enjte, 26 dhjetor 2013

Javore KOHA

SHAI “Art Club” organizoi manifestimin “Ditët e filmit dokumentar dhe të shkurtër shqiptar”

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi organizoi Konferencën shkencore “Masakra e Tivarit 1945”

Ulqini, qendër e filmit shqiptar

Një hap për ndriçimin e tragjedisë

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi organizoi në hotelin “Mediteran” në Ulqin konferencën shkencore me temë “Masakra e Tivarit 1945”. Rreth 30 studiues shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, por edhe pjesëmarrës dhe dëshmitarë të saj, në kumtesat, kujtimet dhe dëshmitë e tyre, kanë hedhur dritë mbi këtë ngjarje të errët të Luftës së Dytë Botërore dhe një ndër krimet më të mëdha të kryera ndaj shqiptarëve me ç’rast u vranë disa mijëra shqiptarë nga Kosova. Pas punimeve, studiuesit dhe pjesëmarrësit e tjerë të Konferencës kanë vizituar ish godinën e Monopolit të Duhanit në Tivar, ku sipas dëshmive janë vrarë pjesa më e madhe e shqiptarëve. Para kësaj godine, është mbajtur një minutë heshtje dhe është vendosur një kurorë me lule në shenjë kujtimi për viktimat e kësaj tragjedie.

Në protestën e qetë të banorëve të fshatit Martinaj kundër ripërtrirjes së kishës ortodokse serbe në fshatin e tyre

Policia arrestoi 23 qytetarë të këtij vendbanimi Në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet presidenciale

Komisioni Zgjedhor shpall fitues Filip Vujanoviqin

Podgoricë – Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve, Filip Vujanoviq, ka fituar 51.21 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale, kurse kundërkandidati i tij i pavarur të cilin e ka mbështetur opozita, Miodrag Lekiq 48.79 për qind të votave, kanë treguar rezultatet paraprake të Komisionit Zgjedhor Shtetëror. Sipas kryetarit të këtij komisioni, Ivan Kaleziq, Filip Vujanoviq ka fituar 161 940 vota, kurse Miodrag Lekiq 154 290 vota. Në zgjedhjet presidenciale, të drejtë vote kanë pasur 511 405 qytetarë, të regjistruar në Regjistrin e votuesve të Malit të Zi. Kaleziq ka bërë të ditur se në bazë të materialit të fituar nga komisionet zgjedhore komunale kanë votuar gjithsej 326 793 votues, prej të cilëve 315 113 në vendvotime, 11 683 nëpërmjet zarfit, kurse 10 563 fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.

Plavë - Në fshatin Martinaj të Komunës së Plavës, të banuar pothuajse tërësisht me popullatë shqiptare, në asistencë të forcave policore malazeze kishin ardhur disa dhjetëra pjesëtarë të konfesionit ortodoks serb me mjetet mekanizuese, një kamion dhe një eskavator, për t’i kryer punët përgatitore për ripërtrirjen e kishës ortodokse serbe. Kisha ishte ndërtuar para 80 vjetësh në tokën e uzurpuar me dhunë nga një pronar i këtij fshati, por tetë vjet më vonë ishte rrëzuar nga banorët vendas. Në atë kohë, kisha ka qenë qendra e represaljeve dhe gjenocidit ndaj popullatës së pafajshme dhe të pambrojtur të këtij fshati nga pushtetarët serbo-malazezë. Në momentin kur ata kundërshtonin në mënyrë të qetë pjesëtarët e kishës ortodokse serbe në krye me klerikun-parohin, Zhelan Saviq, për të hyrë në lokalitetin dhe për të zhvilluar punimet, rreth 40 pjesëtarë të forcave policore malazeze, përfshirë edhe forcat speciale të seksioneve të Plavës dhe Beranit, arrestuan 23 banorë të këtij fshati të moshës 16-80 vjeç. Të arrestuarit i futën në dy automjete speciale “marica” dhe i çuan në stacionin e policisë në Plavë dhe pastaj i dërguan në Gjykatën për Kundërvajtje në Plavë. Gjyqtari i kësaj gjykate, aty për aty ua shqiptoi dënimin në të holla secilit me nga 240 euro dhe pastaj u shpallën të lirë.

31 Javore KOHA

Hapet edhe një pikë e re e kalimit kufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë

Plava lidhet me Bajram Currin

Plavë – Mali i Zi dhe Shqipëria kanë edhe një pikë tjetër të kalimit kufitar, duke lehtësuar në këtë mënyrë qarkullimin e qytetarëve ndërmjet dy vendeve. Pika e kalimit kufitar “Vranicë – Çerem”, që lidh Plavën dhe Gucinë me Bajram Currin, do të funksionojë si pikë kalim kufitar lokal për qarkullim ndërkombëtar të banorëve të zonës, me orar të reduktuar. Duke marrë shkas nga eksperienca e mirë e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Sukubinë – Muriqan si dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet tyre, më parë është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për hapjen e pikës së kalimit të kufirit në Vranicë (Plavë) dhe Çerem (Tropojë) dhe pikës së përbashkët të kalimit kufitar “Cemi i Triepshit - Grabon”. Por përkundër hapjes së vendkalimit kufitar Vranicë - Çerem, pengesë përbën mungesa e aksit rrugor Bajram Curri - Çerem, rreth 45 kilometra i gjatë, gjë që do të lehtësonte dhe do të rriste qarkullimin nëpërmjet kësaj pike.

Për tri ditë me radhë Ulqini ishte qendër e filmit shqiptar. Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi nga data 5 deri 7 korrik në Molin e Madh në Ranë të Ulqinit manifestimin “Ditët e filmit dokumentar dhe të shkurtër shqiptar”. Kjo veprimtari e cila kishte për qëllim prezantimin dhe afirmimin e produksioneve të fundit në këto zhanre të kinematografisë shqiptare, u zhvillua për të parën herë në Ulqin duke ngjallur interesimin e publikut vendas dhe të turistëve. Gjatë tre netëve u shfaqen tetë filma, pjesëmarrës në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, shumica e të cilëve fitues të çmimeve të ndryshme. Regjisorë, aktorë, producentë dhe kritikë filmi nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, pjesëmarrës në “Ditët e filmit dokumentar dhe të shkurtër shqiptar” e vlerësuan këtë veprimtari si një ngjarje të veçantë kulturore, për të cilën Ulqini ka nevojë.

Në Plavë u mbajt Sesioni shkencor dyditor mbi Masakrën e Previsë

Sesion me vlerë të lartë për çështjen kombëtare

Në organizimin e Shoqatës joqeveritare “Alpet Shqiptare”, në sallën e Qendrës për Kulturë në Plavë është mbajtur sesioni shkencor në temën “Masakra e Previsë”. Në sesion kanë marrë pjesë shumë studiues të lëmive të ndryshme, e në veçanti nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi (Komuna e Plavës), Serbia (Novi Pazari) dhe Republika e Bosnjes dhe Hercegovinës (Sarajeva dhe Srebrenica). Organizimi i këtij sesioni me vlerë dhe rëndësi të madhe shkencore për çështjen kombëtare, u mbajt në kuadër të 100-vjetorit të masakrave dhe gjenocidit që ka ushtruar ushtria malazeze, duke nisur nga Plava e Gucia deri në Gjakovë. Kumtesat e mbajtura në këtë sesion do të botohen në një përmbledhje të posaçme, ndërkohë që është paralajmëruar se vitin e ardhshëm do të mbahet sesion tjetër shkencor, titulli i të cilit do të përcaktohet më vonë.


32 e enjte, 26 dhjetor 2013

Speciale

Speciale

e enjte, 26 dhjetor 2013

Javore KOHA

Sipas raportit të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave

Për shkak të paralajmërimeve se referendumi për statusin e komunës së Tuzit nuk do të mbahet në shtator

Vetëm 5 216 shqiptarë kanë letërnjoftime në gjuhën shqipe

Forca dhe Iniciativa Qytetare kërkojnë ridefinimin e marrëdhënieve me PDS-në

Partnerët e koalicionit “Forca për Bashkim”, Forca e Re Demokratike dhe Iniciativa Qytetare, të cilët janë pjesë e koalicionit qeverisës në nivel të Malit të Zi, kanë kërkuar që të ridefinohen marrëdhëniet me Partinë Demokratike të Socialistëve për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes lidhur me referendumin për statusin e komunës së Tuzit. Përfaqësuesi i Iniciativës Qytetare, Vasel Sinishtaj, vlerëson se ky subjekt ka kohë që nuk është pjesë e koalicionit qeverisës, në të cilin, siç ka thënë, “nuk respektohet vota e tyre”. “Nuk kemi dashur të prishim koalicionin me Forcën, përkundër faktit se ata i pranojnë lehtësisht premtimet e shtetit i cili nuk respekton Kushtetutën”, ka thënë ai. Deputeti i Forcës për Bashkim, Genci Nimanbegu, ka thënë se pas shtyrjes së sërishme të referendumit për formimin e komunës së plotë të Tuzit, partitë shqiptare duhet t’i ridefinojnë marrëdhëniet me PDS-në.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu, qëndroi në vizitë të shkurtër në Ulqin

Premton vizitë në të ardhmen Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe të Kosovës, Hashim Thaçi

Marrëdhëniet e mira politike, bazë për bashkëpunim ekonomik Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, është takuar me homologët e tij nga Shqipëria dhe Kosova, Edi Rama dhe Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork ku mori pjesë në sesionin e 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, është vlerësuar se marrëdhëniet e dy vendeve janë tejet të mira dhe se përfaqësojnë një bazë stabile për forcimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët. Në takimin ndërmjet kryeministrit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, është theksuar rëndësia e bashkëpunimit më intensiv të vendeve të rajonit në planin e zhvillimit të mëtejshëm ekonomik dhe realizimit të aspiratave evropiane dhe evro-atlantike. Një grup i shqiptarëve që jetojnë në SHBA ka protestuar para selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, për shkak të politikës së tij ndaj shqiptarëve në Mal të Zi dhe shkeljes së të drejtave të tyre.

33 Javore KOHA

Në mbledhjen konstitutive të përbërjes së re të Këshillit Nacional të Shqiptarëve

Genci Nimanbegu u zgjodh kryetar Ulqin – Nënkryetari i Forcës së Re Demokratike dhe deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, u zgjodh kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, në mbledhjen konstitutive të përbërjes së dytë të këtij institucioni. Nga 26 anëtarët pjesëmarrës, për Nimanbegun votuan 20, ndërsa për kundërkandidatin e tij Tahir Gjonbalaj 6 anëtarë të KNSH-së. Genci Nimanbegu zëvendësoi në postin e kryetarit të KNSH-së kreun e tij të deritashëm, Tahir Tahiri. KNSH përbëhet nga 32 anëtarë, 16 prej të cilëve janë anëtarë në bazë të funksionit, kurse 16 të tjerë janë zgjedhur në Kuvendin elektoral të KNSH-së.

Podgoricë – Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave ka bërë të ditur se që nga fillimi i zbatimit të Ligjit mbi letërnjoftimin, më 5 maj 2008, deri në fund të vitit të kaluar, në gjuhën shqipe janë lëshuar 5 216 letërnjofime. Ndërkaq, që nga fillimi i zbatimit të Ligjit mbi dokumentet e udhëtimit, po më 5 maj 2008, deri në fund të vitit 2012, me kërkesën e parashtruesve të dhënat mbi emrin dhe mbiemrin në gjuhën shqipe janë shënuar në 6 218 pasaporta. Të dhënat janë publikuar në raportin e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave mbi zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive të tjera të pakicave nacionale në vitin e kaluar, i cili është përgatitur për Kuvendin e Malit të Zi. Nëse kemi parasysh faktin se sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, në Mal të Zi jetojnë 30 439 shqiptarë, i bjen që vetëm 17 për qind e tyre kanë letërnjoftim në gjuhën shqipe dhe pak më shumë se 20 për qind pasaporta me të dhëna në gjuhën shqipe.

Mbi Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale Ulqin - Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Turqisë në Mal të Zi, Mehmet Nijazi Tanilir, ka qëndruar në një vizitë të shkurtër në Ulqin. Ai është pritur nga kryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, dhe kryeimami i këtij qyteti, Ali Bardhi, të cilët e kanë njoftuar me historinë e këtij qyteti të lashtë. Ministri i Jashtëm turk ka vizituar Xhaminë e Detarëve, e cila është rikonstruktuar me ndihmën e donatorëve nga Turqia, ku është njohur me historikun e kësaj xhamie. Davutoglu ka bërë një shëtitje në Ranë të Ulqinit, nga ku ka pasur mundësi që të shohë Kalanë dhe pjesë të tjera karakteristike të Ulqinit. Duke u shprehur i mahnitur me bukuritë e këtij qyteti, ai ka thënë se do ta vizitojë sërish atë në të ardhmen. Ministri Davutoglu ka qëndruar në Ulqin gjatë kthimit të tij nga Dubrovniku ku ka marrë pjesë në punimet e Forumit të Kroacisë, me titull “Siguria e Energjisë Evropiane”.

Shqiptarët të bashkuar rreth simboleve nacionale Ulqin – Shqiptarët dhe subjektet e tyre politike kanë qëndrim të unifikuar lidhur me zgjedhjen dhe të drejtën e përdorimit të simboleve të tyre nacionale në Mal të Zi. Këtë e ka dëshmuar diskutimi publik mbi Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale, i cili është mbajtur në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe deputeti i koalicionit “Forca për Bashkim”, Genci Nimanbegu, ka thënë se fryma e projektligjit është pozitive në raport me

gjendjen e mëparshme, por jo mjaftueshëm pozitiv në raport me atë çfarë kërkojnë shqiptarët. Kryetari i UDSH-së, Mehmet Zenka, ka thënë se ekziston mospërputhshmëri ndërmjet Projektligjit për simbolet nacionale dhe Ligjit për rendin dhe qetësinë publike, i cili e dënon përdorimin e simboleve nacionale të shteteve të tjera në mjedise publike. Prandaj, ai ka kërkuar që të harmonizohen këto ligje. Diskutimi publik u organizua nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit.


34 e enjte, 26 dhjetor 2013

Speciale

Mozaik

e enjte, 26 dhjetor 2013

Javore KOHA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi Malin e Zi

Udhë projekteve të përbashkëta rajonale

35 Javore KOHA

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku është pritur nga kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Krahas bisedimeve për perspektivën e përbashkët evropiane dhe euro-atlantike të dy vendeve, dy kryeministrat janë fokusuar në marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, në bashkëpunimin ekonomik dhe atë rajonal, në funksion të zhvillimit. Temë e rëndësishme e diskutimeve ndërmjet dy kryeministrave ishte edhe pozita e pakicave kombëtare, për të cilën kryeministri Gjukanoviq dhe Rama shprehën angazhimin dhe vendosmërinë për të çuar më tutje çdo proces që përmirëson standardet e jetës dhe të bashkëjetesës së tyre. Gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u takua edhe me Presidentin e Mali të Zi, Filip Vujanoviq, kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, dhe me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Mal të Zi.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, në intervistën për Radio Kosova

Malësisë i duhet komuna

Qendra “Santae Crucis“ shfaqi program kulturo-edukativ për festa të fundvitit

Shpërblehen vogëlushët me dhurata

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, shpalli datën e Podgoricë – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë se Malësisë i duhet komuna dhe zgjedhjeve të parakohshme lokale në Ulqin

Zgjedhjet më 26 janar Ulqin – Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme lokale në komunën e Ulqinit të mbahen më 26 janar. Në bazë të vendimit mbi shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, afati për dorëzimin e listave zgjedhore për këshilltarë në Komisionin Zgjedhor komunal fillon më 11 dhjetor dhe përfundon më 31 dhjetor. Pas krizës disamujore të koalicionit qeverisës, këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit kanë votuar për shkurtimin e mandatit të tyre në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të martën e kaluar.

se këtë do ta potencojë gjatë komunikimit me qeverinë malazeze. Në intervistën e tij dhënë Radio Kosovës, ministri Bushati ka thënë se qeveria në Tiranë mbështet kërkesat e qytetarëve të Malësisë për fitimin e komunës së plotë. Ai ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë duhet të jenë model i bashkëpunimit të shteteve në rajon. “Kjo nuk do të thotë se nuk ka çështje për t’u zgjidhur në bisedimet shqiptaro-malazeze. Përmendët rastin e Tuzit. Ne i kemi mbështetur qëndrimet që Tuzit duhet t’i njihet statusi i komunës dhe besojmë që shqiptarët në Mal të Zi do të jenë edhe më tej faktor i stabilitetit ashtu siç kanë qenë faktor vendimtar për pavarësinë e Malit të Zi”, ka thënë Bushati. Ministri i jashtëm i Shqipërisë ka theksuar se qeveria e tij është në kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e shqiptarëve në Mal të Zi.

Qendra shpirtërore “Santae Crucis“ në Sukruq organizoi me rastin e festave të fundvitit program të pasur kulturo-edukativ të cilin e kanë shfaqur fëmijët e kopshit ku kanë dominuar këngët fetare, recitimet e ndyshme, drama, aktrimi,vallëzimi dhe interpretimi. Këtij programi i kanë prezantuar prindërit e fëmijëve të cilët të emocionuar dhe të gëzuar për arritjet e fëmijëve të tyre përcollën me duartrokitje axhendën programore të shfaqur enkas për festat e fundvitit. Një meritë të madhe në edukimin dhe progresin e arritur të fëmijëve në fusha të ndyshme, sipas drejtorit të qendrës p. Fran Dushaj, kanë padyshim edukatoret e kopshtit të cilat japin të gjithë vullnetin e tyre për të edukuar sa më mirë më të vegjëlit e shoqërisë tonë. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse drejtuar prindërve të fëmijëve, drejtuesi i qendrës “Santae Crucis” p. Fran Dushaj u shpreh se është kënaqësi e madhe për të qe në nga fillimi i punës dhjetëvjeçare

të kopshtit e deri më sot kanë arritur t’i edukojnë shumë gjenerata të vogëlushëve pëkatësisht mbi 800 qe kanë përfunuduar parashkollorën në këtë qendër. “Kjo qendër është një akademi e fëmijëve, e quaj kështu duke e shikuar nivelin e lartë të arritjes së tyre. Dua ta felenderoj zotin për këto dhjetë vite pune, 10 vite që na e besuat edukimin e fëmijëve tuaj. Dua të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët dhe bashkepunëtoret për realizimin e gjithë kësaj pune 10 vjeçare. Falenderoj zotin për këtë sukses të madh që arritëm gjatë këtyre viteve të misionit tonë”, u shpreh p. Fran Dushaj. Ai gjatë fjalës së tij ka falenderuar të gjithë prindërit dhe bashkëpunëtorët të cilët janë angazhuar vazhidmisht pa hezitime në edukimin dhe arsimimin e brezit të të ardhmes. “Gjatë këtyre viteve pune fëmija qe kemi edukuar kanë arritur nivel të cilin do ta kishin lakmi edhe shtetet më të zhvilluara. Nuk dua të lavdërohem por këtë e dësh-

mon puna, progresi i fëmijëve, ecuria dhe edukimi i tyre në këtë kopsht. Fëmija këtu kanë arritur nivel të lartë sepse punojmë me përkushtimin, seriozitetin dhe intensifikimin më të madh”, pëfundoi Dushaj. Programi ka zgjatur plotë një orë kurse pas përfundimit kanë pasuar dhuratat për fëmijë të cilat këtë vit janë përgatitur dhe financuar nga Ministria për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave në Mal të Zi. I pranishëm gjatë shpërndarjes së dhuratave të fëmijëve ka qenë edhe ministri për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave z. Suad Numanoviq i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit në sallë duke ju uruar të gjithëve gëzuar festat e fundvitit. Ndërkaq vogëlushët i ka gëzuar duke dërguar dhuratat për fëmijë edhe Ambasadori i Italisë në Mal të Zi Vinçenco Del Monako. Program dhe shpërndarje të dhuratave për fëmijë me rastin e festave të fundvitit ka organizuar edhe famullia e kishës së “Shën Ndout” në Tuz. Toni Ujkaj


36 e enjte, 26 dhjetor 2013

Marketing

Markting

Javore KOHA

e enjte, 26 dhjetor 2013

37 Javore KOHA

Komuna Urbane e Tuzit

Urime GĂŤzuar Krishtlindjen

&

me fat Viti i Ri

Festat e fundvitit


38 e enjte, 26 dhjetor 2013

Marketing

Marketing

Javore KOHA

e enjte, 26 dhjetor 2013

39 Javore KOHA

Gëzuar Festat e fundvitit Mali i Zi

Qeveria e Mali të Zi Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave

Iniciativa Qytetare

Urim për Krishtlindje Me rastin e festës më të madhe kristiane, Krishtlindjes, në emër të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe në emrin tim personal ju dërgoj urimet e sinqerta, Arqipeshkvit të Tivarit, Imzot Zef Gashit, Ipeshkvit të Kotorrit Imzot Ilija Janjiq, të gjithë klerit, famullitarëve, besimtarëve katolikë, si dhe kishave dhe bashkësive protestante të cilët e festojnë këtë festë sipas kalendarit gregorian. Porosia universale e Krishtlindjes është në themelet e Europës bashkëkohore, ku vlerat e të drejtave të njeriut dhe dinjiteti janë të mira të përgjithshme të komuniteteve të popujve dhe shteteve. Festa e Krishtlindjes na jep mundësi të kujtojmë rolin e rëndësishëm të kishës, veçanërisht në fushën e punës humanitare dhe ruajtes së vlerave kulturore, të cilat janë në shërbim të njeriut dhe shoqërisë që i përkasim. Simbolika e Krishtlindjes na obligon që të ndërtojmë ndjenjën e bashkëjetesës, harmonisë dhe mirëkuptimit në mes bashkësive të ndryshme fetare, duke dhënë në këtë mënyrë kontribut të çmuar zhvillimit të atdheut tonë, Malit të Zi. Njëkohësisht, shfrytëzoj rastin që t’i dërgoj urim të veçantë Arqipeshkvisë së Tivarit me rastin e kremtimit të një jubileu historik – 925-vjetorit të formimit të institucionit më të vjetër shpirtëror në territorin e Malit të Zi. MINISTRI Dr Suad Numanoviq

Gëzuar Vitin Ri

Alternativa Shqiptare

të gjithë qytetarëve në vendlindje dhe në diasporë

2014



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.