Rajoni
Javore KOHA
Intervistë me këngëtaren Shkëndije Mujaj
ISSN 1800-5969
Podgoricë e enjte, 16 janar 2014 Viti XIII / Numër 599 Çmimi 0,50
www.kohajavore.co.me
Rrugëtim i përbashkët
Unë jam hit vetë
2
e enjte, 16 janar 2014
Javore KOHA
Javore KOHA
Javore KOHA
Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi
Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG „Pobjeda” Drejtor ekzekutiv: Lav Lajoviq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 078/110-578 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.co.me Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen
Përmbajtja
Përmbajtja
e enjte, 16 janar 2014
3 Javore KOHA
F. Shkreli:
Presidenca “spartane”
A. Lulushi:
Gjuha e fotografisë fq 6
In Memoriam: Enver Mollabeqiri - Eno
fq 16
Vildane Zeneli, përvëluese në fotot e reja fq 8
fq 20
A. Bardhi:
Dokumentacioni nxjerr në dritë të vërtetën historike
Morena, tani edhe këngëtare fq 10
fq 20
A. Sukaliq:
Çka do të sjellë iPhone 6?
Ndihmë shumë e madhe në mësimdhënie fq 12
fq 22
Revistë unike për shqiptarët në Mal të Zi
Afirmim i punës për shkollimin e të verbërve fq 14
fq 25
Ne hap me Kohen
4 Javore KOHA
Ngjarje javore
e enjte, 16 janar 2014
Ngjarje javore
e enjte, 16 janar 2014
5 Javore KOHA
Funksionari i PDS-së, Nikollë Gegaj, mbi statusin e Komunës Urbane të Tuzit
Tuzi të jetë komunë e qëndrueshme ekonomikisht
Kompania “Enikom” nga Ulqini filloi importimin e plehut artificial nga Fabrika Hemo Agrokos nga Vushtrria
Jetësim i bashkëpunimit të biznesit Kompanitë nga Ulqini dhe Kosova kanë filluar jetësimin e bashkëpunimit për konsumimin e produkteve të tyre në tregun e Malit të Zi dhe Kosovës. Kompania “Enikom” nga Ulqini ka filluar importimin e plehut artificial nga Fabrika Hemo Agrokos nga Vushtrria. Kontigjenti i parë prej 100 tonësh i plehrave artificialë të Fabrikës Hemo Agrokos është nisur për eksport në tregun e Malit të Zi. Në ceremoninë solemne të organizuar me këtë rast kanë marrë pjesë zyrtarë nga Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë së Kosovës, Ministria e Zhvillimit
Ekonomik, Agjencioni për Promovimin e Investimeve, Aleanca Kosovare e Bizneseve, komunat e Vushtrrisë dhe Mitrovicës etj. Drejtori i Fabrikës Agrokos, Visar Shahini, ka thënë se kanë gjetur kompaninë strategjike për furnizim në Mal të Zi dhe se ekskluzivitetin e produkteve të saj për këtë treg do ta ketë kompania “Enikom”. Pronari i kompanisë “Enikom”, Skender Kaleziqi, ka thënë se ky është importi i parë që po bëhet ndërmjet kompanisë Enikom dhe fabrikës së plehrave Hemo Agrokos nga Kosova. “Sigurisht që për Malin e Zi, ky është
import, por për mua jo, sepse ne i kemi shumë borxh Kosovës. Ne nuk i dimë vetëm mysafirët nga Kosova, por edhe prodhimet e saj”, ka theksuar ai. Kaleziqi ka kërkuar që bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve të forcohet edhe në fusha tjera dhe të rritet ekonomia e Kosovës. Bashkëpunimi ndërmjet biznesit të Kosovës dhe atij shqiptar në Mal të Zi është paralajmëruar në Javët e Biznesit Kosovar, ku pjesëmarrësit kanë kërkuar që konsumimi i prodhimeve vendëse të jetë më i madh nga qytetarët shqiptarë në të gjitha viset. (Kohapress)
Podgoricë – Funksionari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Nikollë Gegaj, ka thënë se kjo parti do t’i mbajë premtimet e dhëna lidhur me statusin e Komunës Urbane të Tuzit. “PDS ofron gjithmonë zgjidhje të qëndrueshme dhe më të mira për të gjithë qytetarët e Malit të Zi. Kështu është edhe rasti me qytetarët e Malësisë dhe kërkimin e përgjigjes për statusin e ardhshëm të Komunës Urbane të Tuzit. Ju qëndrojmë premtimeve të dhëna dhe pikërisht nëpërmjet bisedimeve me partitë politike nga Malësia, jam i bindur se do të arrijmë të gjejmë zgjidhjen që është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve të Malësisë dhe e cila do të ketë përkrahjen e tyre absolute, pa marrë parasysh dallimet politike apo ndonjë dallim tjetër”, ka thënë Gegaj, duke u përgjigjur në pyetjen mbi të ardhmen e Komunës Urbane të Tuzit.
Sipas tij, PDS deri tani atë çfarë ka premtuar, edhe e ka plotësuar.
“Kështu ka qenë edhe në rastin e kthimit të statustit të komunës Petnjicës, ndërsa në procedurë është që edhe qytetarët e Gucisë të fitojnë komunën. Jam i bindur fuqimisht se kështu do të jetë edhe rreth kthimit të statusit të komunës Tuzit. Malësisë nuk ia ka marrë askush të drejtën e komunës, por pushteti i përgjegjshëm ka menduar se për të mbërritur te komuna duhet të plotësohen kushtet e parashikuara, në mënyrë që ajo të jetë komunë ekonomikisht e qëndrueshme, e jo vetëm komunë në letër”, ka thënë Gegaj. Funksionari i PDS-së ka theksuar se komuna e re duhet të jetë servis i vërtetë në shërbim të qytetarëve. Gegaj ka thënë se duhet të hyjmë me kujdes dhe në mënyrë të përgjegjshme në ato projekte të cilat kanë ndikim të përhershëm në jetën e qytetarëve të KU të Tuzit. (Kohapress)
Pas Qendrës Kulturore, edhe punëtorët e Radio Televizionit Ulqini në grevë
Paralajmërojnë grevë të përgjithshme më 21 janar Ulqin – Punëtorët e Radio Televizionit “Ulqini” kanë filluar dje grevë paralajmëruese, ndërsa kanë thënë se më 21 janar do të fillojnë grevën e përgjithshme në rast të mosplotësimit të kërkesave të tyre nga Komuna e Ulqinit. Në takimin e djeshëm të Organizatës Sindikale të RTUL-it, të gjithë punonjësit kanë qenë njëzëri për fillimin e grevës. Kryetari i Organizatës Sindikale të kësaj ndërmarrjeje, Ilir Kurti, ka thënë se deri tani nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje-
je në shkresën e tyre dërguar kryetarit të Komunës së Ulqinit. Ai ka sqaruar se ata kanë kërkuar që deri dje t’u paguhen dy paga të prapambetura, kurse deri më 26 janar, kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale në Ulqin, edhe dy paga të tjera. Sipas Kurtit, punonjësit e RTUL-it kanë dhjetë paga të papaguara. Ai ka treguar se sot do t’i dërgojnë shkresa kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Organizatës Sindikale të Ulqinit, drejtorit dhe Këshillit Dre-
jtues të RTUL-it, të cilët do t’i njoftojnë me vendimin për fillimin e grevës së përgjithshme më 21 janar. Nëse punëtorët e RTUL-it fillojnë grevën e përgjithshme, kjo do të jetë greva e dytë në institucionet komunale të Ulqinit gjatë kohës së fushatës parazgjedhore, pas grevës së punonjësve të Qendrës Kulturore në Ulqin, e cila përfundoi me plotësimin e kërkesave të tyre dhe pagesën e gjashtë pagave. Në RTUL janë të punësuar 11 vetë. (Kohapress)
6 Javore KOHA
Vështrime & Opinione
e enjte, 16 janar 2014
Vështrime & Opinione
e enjte, 16 janar 2014
7 Javore KOHA
Greqia në Bashkimin Europian
Presidenca “spartane” Prioritetet e presidencës greke për BE-ën, gjatë gjashtë muajve të ardhëshëm, do të jenë rritja ekonomike dhe krijimi i punëve të reja, zbatimi i marrëveshjes historike bankare që është arritur fundin e vitit të kaluar nga ministrat e financave të vendeve europiane, si dhe politika e imigracionit dhe e çështjeve detare. Për Koha Javore
Frank Shkreli / Nju Jork Me 1 Janar, Greqia mori presidencën e radhës të Bashkimit Europian (BE) dhe sot më 15 janar, Kryeminsitri i Greqisë, Antonis Samaras do t’i paraqesë sesjonit plenar të BE-ës në Strasburg prioritetet e presidencës greke. Sipas burimeve të cituara nga media, prioritetet e presidencës greke për BE-ën, gjatë gjashtë muajve të ardhëshëm, do të jenë rritja ekonomike dhe krijimi i punëve të reja, zbatimi i marrëveshjes historike bankare që është arritur fundin e vitit të kaluar nga ministrat e financave të vendeve europiane, si dhe politika e imigracionit dhe e çështjeve detare. Disa analistë po e krahasojnë presidencën greke e radhës të BE-ës si një tragjikomedi greke, duke marrë parasyshë se gjatë tre viteve të kaluara ishte Bashkimi Europian ai që i dha Greqisë një hua prej më shumë se 320-miliardë dollarësh në përpjekje për të shpëtuar ekonominë greke nga një falimentim i përgjithshëm. Kjo, përball edhe një papunësie prej 30për qind dhe të një papunësie prej 58 për qind në radhët e rinisë në Greqi dhe përball zemërimeve dhe pakënaqësive në rritje që, sipas ekspertëve mund të çojnë në trazira anë e mbanë vendit. Por megjithë këto probleme, Kryeministri grek, Antonis Samaras duke u shprehur më optimist, ka thënë se masat shtërnguese që ka ndërmarrë vendi i tij, të imponuara nga BE, kanë shënuar rezultate dhe se viti i ri do të sjellë, “mundësinë e këthimit të normalitetit”. Edhe zyrtarët europianë, përfshirë edhe Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Bar-
roso, duke pretenduar se Greqia është në rrugën e ringjalljes ekonomike, ka thënë se megjithë problemet e mëdha që ekzitojnë gjithnjë, “Greqia e ka kaluar periudhën më të vështirë të krizës.....dhe se është shënuar një përparim i dukshëm.” Por vërejtës të tjerë e shikojnë ndryshe krizën ekonomike dhe gjëndjen eksplosive shoqërore që ka pllakosur Greqinë me
vite tani, dhe kanë mendime të kundërta mbi presidencën e radhës të Greqisë duke thënë se Athina do të përballet me sfida të mëdha gjatë gjashtë muajve të presidencës së radhës të Bashkimit Europian. Ata thonë se masat shtërnguese ekonomike dhe financiare kanë detyruar pushimin nga puna të më shumë se çerekut të forcës puntore, duke hedhur qindra
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
mijëra familje nga niveli i jetesës së klasës së mesme në një nivel varfërie -- duke krijuar kështu, sipas tyre, një gjëndje që nuk mund të tolerohet më. Ata theksojnë gjithashtu se nuk në radhët e qytetarëve grekë, ekziston besimi që udhëheqja e Greqisë është e aftë të heq vendin nga situata e rëndë në të cilën e ka zhytur veten, dhe aq më pak të jetë e aftë të kryesojë
BE-ën. Aris Chatzistefanou, një gazetar grek i cili ka punuar për BBC-në britanike dhe për disa media greke tha në lidhje me aftësitë e vendit të tij për të udhëhequr BE-ën se, “të thuash se një shtet si Greqia mund të udhëheqë Bashkimin Europian, është njësoj si të thuash se një republikë bananesh në Amerikën Latine të viteve 1970, mund të kishte ndryshuar politikën
e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, dhe shtoi se “Greqia nuk mund të bëjë asgjë dhe se këta janë vetëm një cirk njerzish që pretendojnë të udhëheqin BE-në. Gazetari tjetër grek Mathaios Tsimitakis, në një koment i krahasoi problemet përball të cilave gjëndet vendi i tij, me një tragjedi të Greqisë së vjetër, plot e përplot tragjike, sipas tij, të “shkaktuar nga vendime të gabuara, nga dështimi i moralit dhe nga mungesa e karakterit”, dhe shtoi se edhe analiza që qeveria greke u ka bërë shkaqeve dhe e pasojave të krizës, është gjithashtu tragjike. Përveç problemeve politike dhe ekonomike të mbrendshme, presidenca greke e radhës në krye të Bashkimit Europian, përballet edhe me faktorë të jashtëm, që do të pengojnë arritjen e ndonjë suksesi. Janë zgjedhjet për parlamentin europian që do të mbahen në Maj si dhe përçarjet serioze në radhët të BE-ës në lidhje me përpjekjet tepër delikate për të krijuar një sistem të përbashkët bankar. Në lidhje me këtë Zsolt Darvas, një ekonomist pranë Institutit Bruegle në Bruksel i tha agjencisë franceze të lajmeve se, ai “nuk pret që presidenca greke të jetë aq e suksesshme në krahasim me presidencat e mëparshme”, dhe theksoi se, “do të jetë shumë e vështirë për Greqinë të realizojë agjendën e saj, kryesisht për arsye të problemeve të saja të mbrendshme, por edhe për arsye të mos efikasitetit të administratës publike të Athinës, si edhe për shkak të presioneve të kohës që imponojnë zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian”, që do mbahen në Maj. Megjithëse Athina zyrtare ka premtuar një presidencë “spartane” të radhës në BE, dhe ndërkohë që kryeministri grek Samaras e ka cilësuar presidencën gjashtmujore greke, si një “presidencë e shpresës për një Europë më të madhe dhe më të mirë”, analistët janë të mendimit se kur të merren parasyshë problemet e mëdha politike, financiare dhe ekonomike të lartë përmendura, me të cilat përballet sot Greqia --mundësitë për realizimin e pritjeve dhe të shpresave për një presidencë të suksesshme greke duken tepër të vogëla, për të mos thënë të paqëndrueshme. Por për fatin e mirë, presidenca e radhës e BE-së është shumë më pak e rëndësishme se ç’ishte më përpara, ç’prej zgjedhjes së një presidenti të Këshillit të Europës më 2009 në bazë të traktatit të Lisbonës – post ky që sot mbahet nga belgu, Herman Van Rompuy.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
8 Javore KOHA
e enjte, 16 janar 2014
si mb ole Lig ji dhe
t ko m b ë t a
In Memoriam
re
In Memoriam
Flamuri nuk ka çmim Në flamur janë të vulosura të gjitha përpjekjet, mundimet, tentimet dhe jo rrallë edhe luftërat të cilat i kanë bërë të gjithë popujt, pa përjashtim. Andaj, si i tillë, ai është shprehje e lirisë, vullnetit të lirë, mburrjes dhe qenies kombëtare. Flamuri duhet të valojë i lirë kur të ketë dëshirë, pasi ai është i tillë. Është e tillë historia e çdo flamuri. Ai është emër dhe mbiemër i çdokujt dhe i çdo kombi. Ai është simbol i shpirtit dhe i dinjitetit të çdo kombi. Enver Mollabeqiri - Eno
A është flamuri vetëm një copë pëlhurë? Një copë pëlhurë që ka një çmim në treg. E ka, e ka një çmim dhe blihet kundrejt një çmimi të caktuar. Por, a blihet vetëm për t’u mbajtur diku fshehur në ndonjë komodinë apo për të valuar si shprehje dhe dëshmi e lirisë, dinjitetit, përkatësisë dhe mburrjes kombëtare. Tash, çmimi i flamurit është rritur. Kushton plot 1000 euro ose bile edhe më shumë, kushton burgim. Në shekullin e 21-të, kur aq tentohet, flitet dhe bëhen përpjekje për hapje, për dinjitet të çdokujt si njeri dhe i të gjithë kombeve dhe shoqërive, kur shkohet drejt një integrimi gjithëpërfshirës të të gjitha kombeve në bashkësinë e madhe të kombeve evropiane, ndodh edhe kjo. Shtrohet pyetja: a ka çmim flamuri apo a është ai vetëm një copë pëlhurë? Përgjigjen do ta marrim tek të gjithë, tek secili njeri, tek secili komb dhe popull dhe medoemos përgjigjja do të jetë e prerë dhe e qartë: Flamuri nuk ka çmim. Pasi që ai është shumë i lartë dhe i paimagjinueshëm për të gjithë. Në flamur janë të vulosura të gjitha përpjekjet, mundimet, tentimet dhe jo rrallë edhe luftërat të cilat i kanë bërë të gjithë popujt, pa përjashtim. Andaj, si i tillë, ai është shprehje e lirisë, vullnetit të lirë, mburrjes dhe qenies kombëtare. Flamuri duhet të valojë i lirë kur të ketë dëshirë, pasi ai është i tillë. Është e tillë historia e çdo flamuri. Ai është emër dhe mbiemër i çdokujt dhe i çdo kombi. Ai është simbol i shpirtit dhe i din-
jitetit të çdo kombi dhe si i tillë është i përcaktuar të jetë i lirë, pa kufizime dhe të valojë lirshëm, pa pengesa. Kuptohet, që në këto hapësira ballkanike është thellë e ngulitur ideja e internacionalizmit. Por vallë, a nuk është e njëjtë me të edhe ideja e europianizmit? Ide ku të gjithë popujt duhet të jenë të barabartë, të lirë dhe të kenë lirinë e
shprehjes së vullnetit pa kufizime, kudo dhe gjithëherë? Ajo është ide udhërrëfyese e Europës së bashkuar dhe e integrimeve, ku tentojmë të arrijmë. Andaj, nëse popujt janë dhe medoemos duhet të jenë të lirë, atëherë është më se e qartë dhe nënkuptohet që edhe simbolet e tyre duhet të jenë të lira dhe të mos ketë pengesa në ngritjen dhe valimin e
tyre. Ashtu është në vendet serioze evropiane, të cilët përbëjnë gurthemelin e Europës së bashkuar. Sidomos është kështu kur kemi të bëjmë me simbolet dhe të drejtat e pakicave kombëtare autoktone dhe specifike, si pjesë të një kombi të caktuar. Është e gjithëkuptueshme se ka mungesë të europianizmit, kur kufizohet e
e enjte, 16 janar 2014
9 Javore KOHA
In memoriam: Enver Mollabeqiri – Eno (1961-2014)
Ikja e njeriut me shpirt të madh Në ditët e para të këtij viti u nda nga jeta krijuesi dhe intelektuali i njohur nga Ulqini, Enver Mollabeqiri – Eno. Ai u lind në Ulqin, më 27 shkurt 1961, në një familje me tradita atdhetare, e njohur ndër të tjera edhe për strehimin e Ymer Prizrenit, njërit ndër udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pas shtypjes së saj dhe vendosjes së tij në Ulqin. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Ulqin, kurse Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Origjina familjare dhe shkollimi kanë ndikuar në brumosjen e tij me ndjenjën e patriotizmit dhe dashurisë së madhe ndaj qytetit dhe vendit të tij, që e karakterizonin. Qysh në fëmijëri u dallua për shkrimin e poezive dhe punimeve letrare. Ka botuar një sërë poezish në gazetën e gjimnazit të Ulqinit “Fillimet”, si dhe në gazetat “Pionieri”, “Bat argëtues” etj. Dashuria e hershme ndaj letërsisë ishte përcaktuese në jetën e tij. Krahas profesionit të ekonomistit, të cilin e ushtroi për shumë vjet në Ndërmarrjen Komunale të Ulqinit, ai ka dhënë një kontribut të madh në fushën e letërsisë shqipe në Mal të Zi, si një
drejta e përdorimit të flamurit të cilitdo komb. Ajo është e drejtë universale, njerëzore, parimore dhe ligjore, e përkufizuar me aktet më të larta shtetërore të të gjitha vendeve në rruzullin tokësor. E sa i takon flamurit kombëtar shqiptar, duhet vetëm të theksohet që është ndër flamujt më të vjetër të Europës, flamur me të cilin Gjergj Kastrioti Skënderbeu triumfoi në beteja dhe luftra të shumta në mbrojtje të kombit të vet dhe të mbarë Europës. Flamur me të cilin shqiptarët kanë luftuar dhe kanë festuar. Ai është flamur i
nga penat e saj më të njohura. Në këtë kuadër, Enver Mollabeqiri ka botuar librat “Fluturimi i shqiponjës”, “Perëndimi i diellit”, “Kënga e valëve”, “Një ditë pranvere” etj. Ai ishte përkthyes zyrtar nga gjuha shqipe në gjuhën malazeze dhe anasjelltas, si dhe publicist. Ka qenë bashkëpunëtor i gazetës “Koha javore”. Në opinionet dhe analizat e tij ka trajtuar tema nga fusha e politikës, ekonomisë, turizmit, kulturës, të drejtave të shqiptarëve. Enoja është shembull i intelektualit të angazhuar, i cili falë guximit të tij kujdeset për fatin e qytetit, vendit dhe kombit të vet. Enver Mollabeqiri – Eno do të kujtohet nga shokët, miqtë dhe dashamirët e tij për shumë gjëra. Ai ishte një njeri i thjeshtë, që e jetoi me nder këtë jetë. Një njeri me trup të i vogël, por me shpirt të madh. Edhe në momentet e fundit të jetës, ai nuk e humbi vullnetin për jetën. Vdekja e tij është një humbje e madhe në radhë të parë për familjen e tij, e cila humbi njeriun e dashur dhe të përkushtuar, por edhe për të gjithë Ulqinin, letërsinë dhe kulturën shqiptare në Mal të Zi. i. k.
shprehjes së qenies, dinjitetit dhe përkatësisë së shqiptarëve dhe si i tillë ai është për ta gjithçka. Andaj, ai duhet të valojë edhe më tej i lirë dhe pa pengesa, pasi që është e ndaluar që flamurit t’i vendosen prangat. Kjo pikësëpari, për shkak të dëshirës, vullnetit, veprimit dhe europianizmit të dëshmuar të shqiptarëve. Për shkak të rrugëtimit të përbashkët të shqiptarëve të rajonit së bashku me Malin e Zi drejt integrimeve në Bashkimin Europian. (Artikuli u botua në nr. 501 të gazetës Koha Javore)
10 Javore KOHA
Kulturë
e enjte, 16 janar 2014
Kulturë
e enjte, 16 janar 2014
11 Javore KOHA
Xhamia e Mahallës së Ranës në dokumentat osmanisht të arkivit të Bashkësisë Islame Ulqin (Xhamia e Ibrahim Pashë Shkodrës Bushatlliu) (2)
Dokumentacioni nxjerr në dritë të vërtetën historike Mr. Ali Bardhi
Nga ky dokument vërtetohet se xhamia në mahallën e Ranës është quajtur “Xhamia e Ranës” dhe në pronësi (vakëf ) të saj ka pasur dyqanin dhe magazinën në Ulqin me të ardhura prej 45,00 florinta, shtëpinë (hane) e dhënë me qera në shumën 30,00 florinta, si edhe qeratë e marra nga magazinat në Shkodër me vlerë prej 527,60 florinta apo 56 napolona. Nga kjo rezulton se të hyrat e përgjithshme arrijnë 602,60 florinta. Kurse sa i përket shpenzimeve për këtë vit, në total ato kanë qënë 425,00 florinta, nga ku për restaurimin e dyqanit janë shpenzuar 65,00 florinta; imami ka marrë 200,00 florinta për faljen e pesë kohëve të namazit të ditës, faljen e xhumasë dhe bajrameve, si edhe ligjëratën-hitabetin dhe leximin e tri hatmeve; muezini ka marrë 100,00 florinta për detyrën e muezinit gjatë pesë kohëve të namazeve të ditës dhe të xhumasë; ndërsa mësuesimuallimi ka marrë 45,00 florinta për mësimdhënie dhe leximin e një hatmeje si edhe të interesuarit e tij për mbledhjen e qerasë së dyqanit dhe magazinave të vakëfit të xhamisë; kurse myteveliu ka marrë 15,00 florinta për mbikëqyrjen e vakëfit. Po në të njëjtin dokument theksohet se imami i xhamisë e ka pasur për detyrë që për çdo vit në muajin Rexhep, Shaban dhe Ramazan, të këndojë nga një hatme për shpirtin e Ibrahim Pashës dhe vëllait të tij Mahmud Pashë Bushatlliut. Edhe muezini i xhamisë e ka pasur për detyrë që të bëjë lutje për shpirtin e Ibrahim Pashë Shkodrës. Po ashtu edhe muallimi-mesuesi i shkollës-mektebit të kësaj xhamie e ka pasur për detyrë që pa pagesë të lexojë një hatme për shpirtin e ndërtuesit të këtij hajrati, Ibrahim Pashës
dhe vëllait të tij Mahmut Pashë Shkodrës gjatë muajit të Ramazanit dhe ta përmbyllë atë në Natën e Kadrit. Dhe në fund të faqes së këtij dokumenti theksohet se ai është përpiluar në shtëpinë e Myftisë, më 29 maj, 1330 rumi / 1914. Edhe në një faqe të një regjistri (defteri) mbi të hyrat dhe shpenzimet e vakëfeve të xhamive të Ulqinit, që ruhet në Arkivin e Bashkësisë Islame Ulqin, të datës 1 teşrin-i evvel, 1300 (Rumi) / 13 tetor 1884, jepen të ardhurat e xhamisë së Ranës nga ku tregohet ekzistenca e katër magazinave në çarshinë e Shkodrës, të lëna vakëf prej Ibrahim Pashës. Duke qenë se dokumentat në fjalë për ndërtimin e xhamisë së Ibrahim Pashë Shkodrës nxjerrin në pah se kësaj xhamie i janë lënë vakëf katër magazinat në Shkodër, mund të pohohet se pikërisht kjo xhami e ndërtuar nga Ibrahim Pasha bën fjalë për xhaminë e Ranës, pasi sipas dokumentave xhamia e Ranës ka pasur vakëf katër magazinat në Shkodër. Në këtë mënyrë vërtetohet se xhamia e Ranës është ndërtuar nga Ibrahim Pasha, nga i cili e ka marrë edhe emrin, si dhe për të kujtuar këtë kontribut dhe hajratin e tij, imami, muezini e muallimi për nder të figurës së tij i lexonin hatme dhe lutje. Nga ky dhe shumë dokumenta të tjerë, të gjetur në Arkivin e Bashkësisë Islame të Ulqinit, mund të vërtetohet dhe të konstatohet se xhamia në mahallën e Ranës është quajtur “Xhamia e Ranës - Kumluk Camii” dhe se u ndërtua nga Ibrahim Pashë Shkodra, pasi në dokumentin e cekur më sipër në lidhje me buxhetin e kësaj xhamie për vitin 1914 tregohet se janë lexuar hatme nga Kur’ani dhe janë bërë lutje për ndërtuesin e hajratit të xhamisë, Ibrahim Pashën dhe Mahmud
Pashë Shkodrën. Për këtë arsye, deri tani mund të argumentohet dhe saktësohet pa ndonjë vështirësi vetëm hipoteza e tretë, e cekur në artikullin e mëparshëm.
(Deri tani nga tri hipotezat e cekura në artikullin e mëparshëm kemi arritur që të vërtetojmë vetëm të tretën, për të cilën tashmë lirisht mund të pohohet
Xhamia në mahallën e Ranës është ndërtuar nga Ibrahim Pashë Shkodra, nga i cili e mori edhe emrin duke u quajtur në fillim “Xhamia e Ibrahim Pashë Shkodrës - Iskodralı Ibrahim Pasha Camii”, por më pas ka shumë gjasa që ky emër të mos jetë përmendur më, pasi në të gjithë dokumentacionin e shfletuar në Arkivin e Bashkësisë Islame të Ulqinit ndeshet vetëm emri “Xhamia e Ranës”. se xhamia në Ranë është ajo e Ibrahim Pashë Shkodrës. Por duhen bërë hulumtime të mëtejshme për dy hipotezat e para, qoftë edhe nëpërmjet rigërmimeve arkeologjike, pasi kemi thënë se kjo xhami mund të jetë ndërtuar mbi themelet e një xhamie të mëparshme, qoftë edhe pa minaret, siç edhe flitet, dhe se në atë kohë nuk janë bërë gërmime më të thella për të parë me saktësi nëse ekzistojnë themelet e vjetra, por janë mjaftuar vetëm me gjetjen e themeleve të xhamisë. Por deri më tani, në bazë të dokumentave kemi vërtetuar se kjo xhami është ndërtuar nga Ibrahim Pasha, dhe se në dokumentin e Arkivit të Kryeministrisë në Stamboll tekstualisht thuhet: “Işkodralı merhȗm Ibrahim Paşȃ hayatta iken Űlgűn`de kendi hesabına inşȃ ve…” që d.m.th. “I mëshiruari Ibrahim Pashë Shkodra, sa ishte gjallë me shpenzimet e veta ndërtoi në Ulqin xhaminë…” Shih. BOA (Arkivi Osman i Kryeministrisë), HR.TO. 49/5. Nga kjo na rezulton se nuk kemi të bëjmë me ndërtim rishtazi të xhamisë nga ana e tij, pasi në këso rastesh do të duhej të përdoreshin fjalët “tamir” apo “műceddiden inşa”, që d.m.th. restaurim apo rindërtim, çka tregon se ndërtuesi i parë i saj të ketë qenë vetëm Ibrahim Pashë ShkodraBushatlliu. Por pavarësisht kësaj, mbetet për t’u dokumentuar dhe vërtetuar nëse ndërtimi i kësaj xhamie është bërë mbi themelet e mëparshme.) Si përfundim, mund të pohohet se xhamia në mahallën e Ranës është ndërtuar nga Ibrahim Pashë Shkodra, nga i cili e mori edhe emrin duke u quajtur në fillim “Xhamia e Ibrahim Pashë Shkodrës
- İşkodralı Ibrahim Paşa Camii”, por më pas ka shumë gjasa që ky emër të mos jetë përmendur më, pasi në të gjithë dokumentacionin e shfletuar në Arkivin e Bashkësisë Islame të Ulqinit ndeshet vetëm emri “Xhamia e Ranës”. Siç shihet, është e njëjta situatë sikurse argumentohet nga shumë dokumenta të Arkivit Osman të Kryeministrisë në Stamboll se xhamia në Kalanë e Ulqinit në fillim u quajt Xhamia e Sulltan Selimit dhe më pas u transformua në emrin e ri, Xhamia e Kalasë. E njëjta gjë mund të pohohet se ka ndodhur edhe me emrin e xhamisë së Ibrahim Pashë Shkodrës, i cili u transformua në Xhamia e Ranës. Me shumë siguri mund të pohohet se emri i ndërtuesit të kësaj xhamie të jetë ditur edhe nga vendasit deri në momentin e prishjes së saj, ashtu siç njihen edhe ndërtuesit e xhamive aktuale, por që më pas, me prishjen e saj dhe të tri xhamive të tjera të qytetit të Ulqinit, janë lënë në harresë edhe ndërtuesit e tyre. Po ashtu mund të thuhet se emrat e xhamive të Ulqinit kanë pësuar ndryshime si pasojë e gjendjes së krijuar pas Kongresit të Berlinit. Ato janë transformuar në emrin e mahallës apo vendit në të cilin ndodhen, pasi kjo gjë vërehet si nga emrat e xhamive aktuale, ashtu edhe nga dokumentacioni i Arkivit të Bashkësisë Islame Ulqin. Dokumentacioni i hulumtuar nxjerr në dritë të vërtetën historike mbi emrin dhe ndërtuesin e vërtetë të xhamisë që njihet sot si Xhamia e Detarëve. Nga kjo arrijmë të kuptojmë që emërtimi i objekteve historike është me rëndësi të bazohet në dëshmi historike, duke ju referuar dokumentacionit të arkivave.
12 Javore KOHA
Arsim
e enjte, 16 janar 2014
Arsim
e enjte, 16 janar 2014
13 Javore KOHA
Metodat e mësimdhënies dhe rëndësia e tyre në të nxënë
Ndihmë shumë e madhe në mësimdhënie Duke i përdorur këto metoda, nxënësit do t’i ndërtojnë vetë njohuritë duke u përpjekur që ato të shprehin kuptimin e botës së tyre. Detyra jonë si mësimdhënës është t’i pajisim ata me një gamë të gjerë mundësish për t’i përdorur ato në mënyrë të tillë që të jenë të sukseshme në detyrat e ardhshme, sado të vështira e të ndërlikuara të jenë.
Arlinda Sukaliqi
Metodat e mësimdhënies dhe të nxënit janë tashmë të pranishme në klasa, në mjedise profesionale arsimore. Pikërisht janë këto metoda të reja që kanë dhënë një ndihmë shumë të madhe në mësimdhënie, të cilat na bëjnë të ndjehemi më të përtërirë në profesion dhe të zhvillojmë më me kënaqësi mësimin. Metodat që do të përmenden më poshtë mund t’u shërbejnë të gjitha kategorive të nxënësëve, si për nga zhvillimi moshor ashtu edhe ai intelektual. Këto metoda mbështeten në kultivimin e shprehive të të menduarit të nxënësve. Duke i përdorur këto metoda, besojmë se nxënësit do t’i ndërtojnë vetë njohuritë duke u përpjekur që ato të shprehin kuptimin e botës së tyre. Detyra jonë si mësimdhënës është t’i pajisim ata me një gamë të gjerë mundësish për t’i përdorur ato në mënyrë të tilla që të jenë të sukseshme në detyrat e ardhshme, sado të vështira e të ndërlikuara të jenë. Do t’i përmendim disa nga metodat në mësimdhënie që do t’u shërbejnë si model për një mësimdhënie produktive. Diagrami piramidal: është një metodë që i orienton nxënësit në përzgjedhjen e informacionit të përshtatshem nga një pjesë leximi për t’u analizuar dhe për të marrë parasysh ndikime të shumta të mundshme të tij më pas. Përparësitë e kësaj metode janë: nxënësit ndërtojnë një paraqitje pamore për mënyren si përdoren detaje të rëndësishme në nxjerrjen e përfundimeve, nxënësit praktikohen në të shkruarit e përmbledhjeve të tekstit të organizuar mirë. Kjo metodë mund të përdoret në të gjitha nivelet e shkollës dhe është e përshtatshme për të gjitha lëndët. Di - Dua të di – Mësova: Kjo metodë i ndi-
hmon mësuesit të kuptojë njohuritë e mëparshme të nxënësve rreth një teme. Nxënësit zhvillojnë shprehitë për t’i bërë pyetje vetes dhe të mësojnë të lexojnë në mënyrë aktive për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre rreth një teme. Nxënësit kanë po ashtu një strukturë për të bërë parashikime rreth asaj që do të lexojnë. Rendit – grupo – emërto: Nxënësit përgatiten për studimin e materialit të ri.
Ata janë të motivuar për të lexuar materialin i cili është i lidhur me diçka që ata e dinë, me njohuritë e mëparshme. Keqkuptimet apo njohuritë e papërshtatshme të nxënësve korrigjohen gjatë mësimdhënies. Ditaret e të nxënit: Te kjo metodë, nxënësit japin mendime dhe mbajnë qëndrime vlerësuese ndaj tyre. Formulimi i pyetjeve u lehtëson nxënësve që ta
mendojnë tekstin si një të tërë. Leximi nuk është pasiv. Bëhet lidhja e të lexuarit me të shkruarin. Imagjinata e drejtuar: Është një metodë që zë vend kryesor në imagjinatën aktive të nxënësve. Veprimtaritë si loja në role dhe stimulimi janë elemente natyrore të lojës së fëmijëve. Përparësi e kësaj metode është sepse nxënësit nxiten të japin idetë e tyre gjatë lex-
imit. Nxënësit mësojnë me ndihmën e imagjinatës, përfshihen në mënyrë më aktive në procesin e të lexuarit. Marrëdhëniet pyetje-përgjigje: Të kuptosh si funksionon marrëdhënia pyetje përgjigje përbën një tregues kryesor të të nxënit. Marrëdhëniet pyetje përgjegje i ndihmojnë nxënësit të njohin atë lloj të menduarit i cili u shërben që të përfshihen kur iu përgjigjen pyetjeve. Te kjo
metodë nxënësit fillojnë të kuptojnë që nevojitet një shumëllojshmëri metodash për t’u përgjigjur pyetjeve. Nxënësit nxiten në mënyrë të vazhdueshme për ata që nuk kanë përgjigje të sakta. Parashikime me terma paraprake: Përdoret për të nxitur kureshtjen për të lexuarit aktiv, për të zhvilluar imagjinatën etj. Termat e dhëna zakonisht janë katër deri në gjashtë, por kjo varet edhe nga mosha, por edhe nga njohuritë dhe shkalla e krijimtarisë së nxënësit. Kjo metodë është një teknikë që i nxitë nxënësit të japin mendime origjinale dhe të zhvillojnë imagjinatën. Pyetja sjell pyetjen: Kjo është një metodë rezultative për të ndihmuar përvetësimin nga ana e nxënësve. Është pikërisht kjo metodë që i angazhon nxënësit të përdorin njohuritë fillestare rreth një teme. Nxënësit përfshihen në një formë më aktive të të pyeturit, e cila shkon përtej pyetjeve që synojnë një nivel të mirëfilltë të të kuptuarit. Nxënësit mbajnë mend më mirë informacionin faktik, detajet, kur janë të aftë të dallojnë lidhje të kuptueshme. Mendo - Puno në çift - Shkëmbe mendime: Kjo metodë është e përshtatshme për nxënësit sepse nga kjo metodë mësojnë rëndësinë e reflektimit dhe të personalizimit të të nxënit të tyre. Nxënësit duhet të shprehin me gojë atë që kanë mësuar si për të tjerët ashtu edhe për vete. Ruaje fjalën e fundit për mua: Është metodë që i nxitë nxënësit të përfshihen në mënyrë aktive me tekstin dhe siguron një nga format e grupit bashkëpunues për diskutim që vazhdon më pas në klasë.
14 Javore KOHA
Kulturë
e enjte, 16 janar 2014
Kulturë
e enjte, 16 janar 2014
15 Javore KOHA
Mbi monografinë “Çerek shekulli dritë”
Afirmim i punës për shkollimin e të verbërve Kjo monografi e hartuar nga autorët, mësimdhënës të vyeshëm, të cilët iu qasen realizimit të një projekti me vlerë jashtëzakonisht të madhe për arsimin në Kosovë, synon të tregojë një pjesë të rrugës, në të cilën është kaluar për ta bërë shkollën kështu siç është dhe synon të jetë një mirënjohje për të gjithë ata mësimdhënës që kontribuan në shkollimin e të verbërve në Kosovë dhe në zhvillimin e shkollës. Shaban Hasangjekaj
Kosova nuk ka traditë të gjatë të arsimimit në gjuhën shqipe, edhe pse dëshira e këtij populli për të parë dritën e diturisë, gjithmonë ka qenë e madhe. Shekulli i kaluar me të gjithë shtrirjen e tij kohore, vetëm në pjesën e tij të dytë i ka hapur mundësitë për arsimimin në gjuhën e tyre edhe të popujve të vegjël dhe të robëruar, siç ishte populli shqiptar – pjesa e cila kishte mbetur e gujuar në kreaturat jugosllave, eksperimentet e të cilave u ricikluan disa herë gjatë shekullit. Në rrethanat kur vetëm para pak më shumë se 50 vjetësh, e gjithë Kosova përballej me analfabetizëm, për arsimimin e njerëzve me përvoja të veçanta, posaçërisht e atyre të verbër, as që bëhej fjalë. Megjithatë, me shumë përpjekje të disa gjeneratave të mësimdhënësve dhe aktivistëve që merreshin me problemet e të verbërve, por edhe të njerëzve vullnet mirë në pushtetet e të gjithë kohëve të kaluara, edhe arsimimi i të verbërve në Kosovë ka shënuar hapat e tij. Shkolla speciale për të verbër dhe të parë të dobësuar në Pejë, sot është bartëse e këtij procesi. Ajo është shkolla e vetme e këtij lloji në Kosovë dhe mbledh nxënësit nga e gjithë Kosova dhe komunat shqiptare në Maqedoni, Serbi e Mal të Zi, si dhe nga Shqipëria e Veriut, ku ata ndjekin shkollimin fillor e të mesëm, me planprograme të njëjta me të gjitha shkollat tjera në Kosovë, por me përdorim të mjeteve alternative të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Këto janë fjalët me të cilat fillon hyrja e monografisë për shkollën speciale për të verbër dhe të parë të dobësuar në Pejë, me titull “Çerek shekulli dritë”, të hartuar nga grupi i autorëve mësimdhënës të kësaj shkolle: Ahmet Mahmutaj, Daut Tishuku, Zojë Nikçi, Pashk Vuksani, Enver
Ulaj dhe Emine Prekaj. Monografia ka 96 faqe. Ajo është botuar në vitin 2007, është shtypur në shtypshkronjën “Litografia” në Gjakovë, ndërsa është financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës. Monografia është shkruar në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të shkollës. Shkolla speciale për të verbër dhe të parë të dobësuar në Pejë është hapur në muajin prill të vitit 1982. Në prillin e këtij viti ajo shënon përvjetorin e 32-të të punës, përvjetor ky që për shumëkënd mund të mos jetë ndonjë traditë e madhe, por për kolektivin punonjës të kësaj vatre speciale arsimore, megjithatë është një përvjetor i rëndësishëm i një pune të gjatë dhe me përkushtim nga mësimdhënës, punëtorë dhe bashkëpunëtorë profesionalë të vyer që me pasion, përkushtim dhe durim kanë edukuar dhe arsimuar afro 30 gjenerata nxënësish të verbër dhe të parë të dobësuar. Më se tri dekada pune, Shkolla speciale për të verbër dhe të parë të dobësuar, ka arritur të jetë sot një institucion modern, që është bartëse e reformave dhe projekteve të rëndësishme në Kosovë, në bashkëpunim dhe binjakëzim me institucionet e ngjashme në disa shtete evropiane, duke zbatuar projekte të cilat do të përfshijnë të gjithë arsimin kosovar. Mësimdhënësit përpos që janë të kualifikuar, kanë ndjekur edhe trajnime të shumta nga ekspertë vendorë dhe të huaj, kanë vizituar institucionet e ngjashme evropiane, kanë parë punën e
kolegëve të tyre në këto vende që kanë tradita shekullore dhe kanë marrë aftësime në këto institucione, me qëllim që të jenë sa më shumë në përputhje me nevojat që ka arsimi sot në Kosovë
në përgjithësi dhe arsimi i të verbërve në veçanti. Në parathënien e bashkautorëve të monografisë, ndër të tjera thuhet se “para 25 vjetësh dhe deri vetëm pak vjet
më parë kur shkollës për të verbër në Pejë një pjesë e qytetarëve vazhdimisht i thonin ‘spital’, askush nuk mund të kishte menduar shkollë në këtë stad zhvillimi si është tani. Sot, brenda një klase mësojnë dhe konkurrojnë nxënës të verbër me bashkëmoshatarët e tyre nga shkollat tjera, shkolla merr pjesë dhe konkurron një për një me të gjitha shkollat e komunës dhe rajonit, ndërsa kuadri ndërrohet nga një shkollë në tjetrën. Përveç mësimit në shkollë, zhvillohen aktivitete kulturore dhe sportive, në të cilat nxënësit e kësaj shkolle shprehin botën dhe aftësitë e tyre, duke marrë pjesë në gara edhe nivele evropiane”. Nga aspekti zhvillimor “shkolla ka hyrë në një fazë në të cilën janë jetësuar disa projekte shumë të rëndësishme për nxënësit e saj. Ajo është shndërruar në Qendër Burimore që do të ofrojë ndihmë për nxënësit me probleme në të parë dhe mësimdhënësit e të gjitha shkollave të rajonit fillimisht, e pastaj edhe në gjithë Kosovën dhe më gjerë. Për nevojat e veta dhe për ish nxënësit e vet, që kanë ndjekur dhe që tani ndjekin studimet në universitete, shkolla ka krijuar një studio të inçizimit të librave, një studio të shtypjes për nevojat e veta të
librave në alfabetin Braj me të cilin shkruajnë dhe lexojnë të verbërit, ndërsa me angazhimin e Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe me ndihmën e donatorëve, nën përkujdesjen e mësimdhënësve, janë kompletuar kabinetet për punë. Bashkë me kushtet e volitshme të banimit, strehimit dhe të ushqyerit, shkolla ofron kushte të plota për shkollimin e të verbërve dhe nxënësve me të parë të dobësuar”, thuhet në vazhdim të parathënies së autorëve të monografisë. Kjo monografi e hartuar nga autorët, mësimdhënës të vyeshëm, të cilët iu qasen realizimit të një projekti me vlerë jashtëzakonisht të madhe për arsimin në Kosovë, synon të tregojë një pjesë të rrugës, në të cilën është kaluar për ta bërë shkollën kështu siç është dhe synon të jetë një mirënjohje për të gjithë ata mësimdhënës që kontribuan në shkollimin e të verbërve në Kosovë dhe në zhvillimin e shkollës. Autorët e monografisë kanë synuar të krijojnë një tekst në të cilin do të afirmohej puna e përbashkët. Ata me shifra dhe fjalë, në mënyrë kronologjike kanë prezantuar punën 25-vjeçare të shkollës. Në mënyrë decide kanë prezantuar lisat e mësimdhënësve, punëtorëve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë të shkollës, si dhe listën e nxënësve që ndër vite i kanë ndjekur mësimet në këtë shkollë. Monografia po ashtu është e ilustruar me një vistër fotografish nga fotoalbumi i shkollës. Sidoqoftë, bashkautorët e monografisë për Shkollën speciale për të verbër dhe të parë të dobësuar në Pejë, me titull “Çerek shekulli dritë” në mënyrë dinjitoze, me argumente, fakte dhe të dhëna të tjera të bollshme, e kanë finalizuar aktivitetin 25-vjeçar – çerek shekulli, të punës së kësaj vatre speciale arsimore.
16 Javore KOHA
Kulturë
e enjte, 16 janar 2014
Kulturë
e enjte, 16 janar 2014
17 Javore KOHA
Gjuha e fotografisë
“Fjalor Fotografik” i Vrionit - Fjalor Drite Për Koha Javore:
Astrit Lulushi/Uashington
Jo më shumë se dy dekada e gjysmë më parë, nje aparat fotografik ishte send tepër i rrallë, krahas njeriut të lirë apo pas automobilit privat i cili nuk ekzistonte. Sot, është e tepërt të thuhet se fotografia konvencionale dhe ajo dixhitale, kanë hyrë kudo. Dhe një fjalor teknik për të shpjeguar sa më shumë fjalë të terminologjisë së fotografise, shqipes i duhej. Ky Fjalor i lypur vjen nga Qerim Vrioni, studiues dhe gjurmues, mbledhës i fotografise shqiptare, nxjerrës në dritë i figurave të saj me librat e tij si “Fotografia një grusht Diell” apo “150 vjet fotografi shqiptare”. Synimi e fjalorit, i çdo fjalori, është sa maksimalist dhe minimalist; “Fjalori..” i Vrionit është edhe përparësor (mbi të dyja), sepse; kalon nëpër udhë të pashkelur; mbulon rreth 600 fjalë (jo pak për një fjalor zhargon) të fenomenit të artit fotografik; dhe nëse lexohet faqe-pas-faqe njeriu mëson mbi procesin e prodhimit të një objekti nëpërmjet veprimit të dritës, rrezatimit apo ndjeshmërisë së saj, ku drita lë gjurmë, gdhend; “foto-grafi” “gjurmë-drite”, ky është kuptimi i fotografisë në shqip. “Fjalor i fotografisë” dixhitale dhe konvencionale i Qerim Vrioni është udhëzues i rëndësishëm për studentë e profesionistë njësoj, sepse në këto kohëra zhvillimesh të vrullshme teknologjike, dhe vende pa kufij të mbyllur, fotografi sado me përvojë në profesionin , bëhet brenda natës i ri a student. Fjalori (176 fq) është referencë e shkëlqyer, plot përkufizime të termave
Fjalori i Vrionit është i llojit bifokal, sheh larg dhe afër, maksimalist dhe minimalist, ndërsa përpiqet të mbulojë një pjesë të terminologjisë përkatëse. Fjalori i Vrionit është here-herë një gjuhësh, dy gjuhësh, sqarues, analizues, i plotë, biografik, ku përdoruesit mund të kuptojnë tekstet teknike në shqip a të përkthyera dhe të prodhojë tekste të reja. Bibliografia e pasur, tregon se autori ka kryer kërkime disa vjeçare, siç e thotë edhe vetë, në biblioteka të shumta si në Amerikë edhe në Evropë e Shqipëri.
dhe njohuri në zgjidhjen e problemeve gjatë përdorimit të një aparati ose kamera dixhitale për të fotografuar dhe retushuar në mënyrë dixhitale. Fjalori i Vrionit është i llojit bifokal, sheh larg dhe afër, maksimalist dhe minimalist, ndërsa përpiqet të mbu-
lojë një pjesë të terminologjisë përkatëse. Fjalori i Vrionit është here-herë një gjuhësh, dy gjuhësh, sqarues, analizues, i plotë, biografik, ku përdoruesit mund të kuptojnë tekstet teknike në shqip a të përkthyera dhe të prodhojë tekste të reja. Bibliografia e pasur,
tregon se autori ka kryer kërkime disa vjeçare, siç e thotë edhe vetë, në biblioteka të shumta si në Amerikë edhe në Evropë e Shqipëri.
Gjuha shqipe është e re në të shkruar; alfabeti i saj i njësuar u miratua rreth 105 vjet me pare nga Kongresi i Manastirit (1909); historia e fjalorëve të saj
është thuajse njësoj në moshë; ndërsa ajo e fjalorëve teknikë është e re. Qerim Vrioni me Fjalorin e tij të Fotografisë të kujton amerikanin Noa Webster. Në vitin 1806, Noa botoi një Fjalor të përmbledhur te gjuhës angleze me jo më shumë se 20 mijë fjalë; sot Fjalori i tij ka mbi 150-mijë fjalë e shprehje, dhe vazhdon të botohet me të njëjtin emër, Webster’s Dictionary. Me kalimin e viteve, për hir të shqipes, të njëjtin fat pasurimi urojmë të ketë edhe Fjalori i Vrionit.
18 Javore KOHA
Bisedë
e enjte, 16 janar 2014
Bisedë
e enjte, 16 janar 2014
19 Javore KOHA
Intervistë me këngëtaren Shkëndije Mujaj
Unë jam hit vetë Muzikës shqiptare i mungon profesionalizmi në shumë aspekte, si dhe krijimtaria e vërtetë që buron nga vetë artistët. Secili kopjon diçka sa më shpejt për të qenë në skenë. Por, kjo është gabim sepse s’ka vlerë artistike. Koha javore: Përshëndetje Shkëndije. Ju falënderoj që ndatë një pjesë të kohës suaj për këtë intervistë? Sh. Mujaj: Së pari, faleminderit Juve për këtë intervistë. Për mua është kënaqësi që po jap një intervistë për shqiptarët në Mal të Zi dhe me shumë kënaqësi do t’ju përgjigjem pyetjeve sepse kam një simpati të veçantë për shqiptarët që jetojnë në ato troje.
vetë artistët. Secili kopjon diçka sa më shpejt për të qenë në skenë. Por, kjo është gabim sepse s’ka vlerë artistike.
Koha javore: Për çfarë do ta mbani mend vitin që lamë pas? Sh. Mujaj: Për thashethemet, përgojimet, shpifjet lidhur me histori nga më të ndryshmet që janë bërë rreth meje nga disa media, si dhe për keqpërdorime të papara me foto, profile dhe manipulime etj.
Koha javore: “Jeta është shumë e shkurtër për me thanë jo”. Mendimi juaj? Sh. Mujaj: Jeta është shumë e shkurtër për të thënë Jo dhe shumë e gjatë për të thënë Po, diçka të gabuar...
Koha javore: Videoklipi i inçizuar në Dubai është kulmi i karrierës suaj të deritashme? Sh. Mujaj: Po, mund të themi ashtu! Gjithashtu më duhet t’ju falënderoj që e paskeni shikuar dhe vlerësuar sepse nga disa media jam përmendur thjesht si një vajzë që vetëm pozon dhe asgjë tjetër. Ajo që dua të them është se i gjithë ky rast ka një histori private, rreth së cilës nuk dua të flas. Koha javore: Çfarë i mungon muzikës
Koha javore: Sa jeni e afërt me fansat e shumtë që keni nëpër rrjetet e ndryshme sociale? Sh. Mujaj: Jam e afërt duke ruajtur raportin tim privat, për të mos pasur keqkuptime.
shqiptare? Sh. Mujaj: Muzikës shqiptare i mungon profesionalizmi në shumë aspekte, si dhe krijimtaria e vërtetë që buron nga
Tek vetja kisha pasur dëshirë të zbus pak kryet, sepse jam shumë kokëforte, por nuk po mundem dot. E cilësoj pak si mangësi te karakteri im, sepse nuk ka lidhje a prish punë apo jo!
Koha javore: Na e përshkruani një ditë të Shkëndijes? Sh. Mujaj: Dita ime fillon me një falënderim ndaj Zotit dhe për një ditë më tepër. Si zakonisht, pij kafen e mëngjesit, pastaj i ndihmoj pak vetes të dukem edhe më e bukur me një grim të lehtë ditor. Gjithashtu, kam kontakte të pandërprera me prindërit dhe motrën, me fansat, me shoqet, por gjithashtu edhe me sportin që nuk e lë asnjëherë anash. Dimrit zakonisht ushtroj në mbrëmje, ndërsa verës në mëngjes. Plane nuk bëj kurrë. Dal spontanisht si çdo femër, ku edhe unë jam një nga femrat që së paku një herë në javë kuptoj rreth modës se çka po zihet dhe prapë vishem si dua ose çka më pëlqen. Nuk jam shumë e fiksuar të kem diçka trendy me rëndësi, por thjesht të ndjehem komod. Veshja ime ditore është shumë e thjeshtë dhe për fat të keq nuk mund të dal nga ngjyra e zezë, e cila është edhe ngjyra
ime e preferuar. Kurrë nuk veshi taka në fundjavë ose në ndonjë takim biznesi me rëndësi. Çdo ditë meditoj. Sa i përket kuzhinës, nuk jam e fortë hiç. S’ma don dhe menjëherë më bëhet bajat të gatuaj, por nëse hyj në kuzhinë, atëherë e mbaroj me shumë shije. Ama, në disa sende jam e fortë, hehehe… Burri im ka të drejtë të marrë edhe një grua për kuzhinë. Hehehe pak shaka, por në çdo shaka gjysma është e vërtetë. Koha javore: Çfarë do të ndryshonit
tek vetja? Sh. Mujaj: Tek vetja kisha pasur dëshirë të zbus pak kryet, sepse jam shumë kokëforte, por nuk po mundem dot. E cilësoj pak si mangësi te karakteri im, sepse nuk ka lidhje a prish punë apo jo! Diçka që në mendje më thotë Jo mbetet Jo. Mendoj se do të ishte mirë me qenë pak më tolerante dhe nuk kthehet dot mbrapa. Koha javore: Kur mund të presim një hit të ri nga Ju?
Sh. Mujaj: Hit jam unë vetë. Hehehe... Koha javore: A mund të shpresojmë për një koncert tuajin në Mal të Zi? Sh. Mujaj: Po, natyrisht do të ishte një kënaqësi. Unë atje deri para katër vjetësh kam lëvizur verës së paku nga 10 ditë dhe e dua shumë atë vend. Kam shumë kujtime të bukura fëmijërore. Mikpritja po ashtu është shumë e mirë. Gjithashtu, shfrytëzoj rastin t’u përshëndes Ju dhe ata që do ta lexojnë këtë intervistë. Bisedoi: Kristjan Gj. Dukaj
20 e enjte, 16 janar 2014
Panoramë
Panoramë
e enjte, 16 janar 2014
Javore KOHA
21 Javore KOHA
Vildane Zeneli, përvëluese në fotot e reja Modelja shqiptare, Vildane Zeneli, vazhdon të sjellë foto përvëluese dhe provokuese në rrjetin social twitter, derisa po shijon dallgët e detit. Ndërsa temperaturat janë të ulëta dhe po mbretëron një ftohtë i madh, modelja shqiptare nuk është duke e ndier pasi ajo ka qëndruar për disa ditë në bregdet, ku edhe ka sjellë disa fotografi ku reklamon veshje plazhi. Si gjithmonë, ajo edhe njëherë vë në pah hiret dhe format e mrekullueshme trupore.
Fisnikët me këngë të re
Morena, tani edhe këngëtare Është paralajmëruar tash e disa kohë se bukuroshja Morena Taraku do të vijë me këngën e parë, duke u bërë kështu pjesë e skenës muzikore. Lajmin e ka konfirmuar edhe kantautori Blero, duke thënë se së shpejti do të vijë me një bashkëpunim me bukuroshen Morena Taraku. Ndërsa ka bërë me dije se Morena tash e tutje do të jetë nën menaxhimin e Produksionit “BleroEntertaimant”. Vitin që lamë pas, Blero ka realizuar shumë hite, të cilat janë pëlqyer jashtëzakonisht shumë, ndërsa ka rrëfyer se është duke punuar intensivisht në projekte të reja të cilat do të lansohen gjatë këtij viti.
Grupi i njohur i muzikës argëtuese, “Fisnikët”, si duket do të kthehen pas një kohe me një projekt të ri. Agim Gërguri, solisti i grupit dhe krijuesi i hiteve si “Ujku Plak”, “Maliqe” e të tjera, ka konfirmuar se është në përgatitje të këngës së re. “Ne njihemi si grup që bën këngë parodi.
“6 ditë pa Ermalin”, emisioni i ri i Ermal Mamaqit Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi, së shpejti do të fillojë me transmetimin e emisionit të tij më të ri të titulluar, “6 ditë pa Ermalin”. Titulli i emisioni është vendosur pikërisht nga fansat, pasi aktori përmes rrjetit social facebook kërkoi ndihmën e tyre dhe pas një jë votimi online “6 ditë pa Ermalin” është zgjedhur titulli më i përshtatshëm. Fansat janë shprehur se e presin me padurim transmetimin e këtij emisioni.
Edhe kësaj radhe do të dalim me një këngë të tillë”, ka konfirmuar solisti Gërguri në emisionin “Oxygen” në KTV. Ai ka thënë gjithashtu se kësaj kënge do t’ia punojë edhe videoklipin. Ndërkaq, ai ka kritikuar këngëtarët e rinj, e sidomos ata të gjinisë femërore, të cilat, sipas tij, “më shumë këqyren se që dëgjohen”.
22 e enjte, 16 janar 2014
Te k n o l o g j i
Fotografia e javës
Javore KOHA
Çka do të sjellë iPhone 6?
Edhe pse iPhone 5S ende nuk ka arritur të depërtojë tek shumica e përdoruesve të telefonit të Apple, tashmë ka filluar të flitet për gjeneratën e re të telefonit të mençur të kompanisë amerikane, përkatësisht modelin iPhone 6, dhe specifikat e mundshme që kjo pajisje do t’i ofrojë për adhuruesit e saj. Në shumë raportime për iPhone 6 thuhet se versioni i ri i telefonit të Apple do të sjellë ndryshime të dukshme në dizajn dhe madhësi të ekranit. Dhe nëse Apple e vazhdon traditën e lansimit të modelit të saj të ri të telefonit gjatë një viti kalendarik, atëherë i bie që iPhone 6 do të paraqitet në treg në shtator të këtij viti. Duke i parë modelet e ndryshme të telefonave që bazohen në Android, përdoruesit e Apple shpresojnë se iPhone 6 do të vijë me një madhësi të re të ekranit, e cila do t’i afrohet diagonales prej 5 inç, dhe me këtë të fillojë luftën e vërtetë me rivalët e saj kryesorë, prodhuesit e njohur si Samsung dhe HTC, apo LG. Një tjetër ndryshim i madh i cili pritet të vijë bashkë me iPhone 6 ka të bëjë me trashësinë e telefonit, pasi që modeli aktual është 7,6 milimetra.
Samsung prezanton Ultra HD TV me 105” Në dhjetor të vitit të kaluar, Samsung njoftoi se do ta lansojë modelin e ri të televizorit me ekran të lakuar Ultra HD TV me 105 inç, dhe tani këtë model të avancuar të televizorit kompania koreane e ka bërë zyrtare në panairin e CES, bashkë me disa modele tjera të televizorëve në formatin Ultra HD. Samsung Ultra HD TV me 105 inç sjell rezolucionin masiv me 4K, “aspect-ratio” me 21:09, si dhe 11 milionë piksel.
Samsung gjithashtu prezantoi serinë e re të televizorëve U9000 me ekran të lakuar, dhe këto modele mund të jenë pak më të volitshme sesa versioni me diagonalen prej 105 inç. Seria e televizorëve Samsung U9000 me ekrane të lakuara do të jetë në dispozicion në tri madhësi të ndryshme të ekranit: njëri model do të jetë me 55 inç, tjetri me 65 dhe modeli tjetër me ekran më të madh prej 78 inç.
Samsung paralajmëroi edhe serinë e re të televizorëve Ultra HD, modelet e reja - Samsung S9 dhe ata Samsung U8550, të cilët do të jenë në dispozicion në një varg të madhësive të ekranit duke filluar prej 50, 55, 60, 65 dhe 75 inç. Samsung ende nuk ka dhënë asnjë detaj për çmimet e serisë së re të televizorëve Ultra HD e as për modelet e serisë me ekran të lakuar, por një gjë e tillë pritet të dihet së shpejti.
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„. Zaim Halili: Rrezet/Hija
e enjte, 16 janar 2014
23 Javore KOHA
„Qesh pak, shiko këtu”
24 e enjte, 16 janar 2014
Mozaik
Mozaik
e enjte, 16 janar 2014
Javore KOHA
Jubileu i revistës ”Buzuku”
U përurua numri 40 i revistës “Buzuku-b”
Një arkiv kulturorë në miniaturë
Në gamën e revistave dhe periodikut në shqip në Mal të Zi, në periudhën e pluralizmit vend të rëndësishëm zënë edhe revista BUZUKU, ku ditë më parë doli në qarkullim numri jubilar i 40-ti më radhë i saj. Numri i parë revsitës BUZUKU është botuar me 27.6.2001, ndërsa i 40-ti me 16.12.2013. Fillimisht revista botohej si organ i Shoqatës Dom Gjon Buzuku, ndërsa nga numri 37 është revistë e pavarur, ku nga numri i parë e deri më tash kryeredaktor është dr.Simë Dobreci. Eshtë përshtypje e p[rgjithshme se materialet e botuara në ketë revistë, dëshmojnë qartë se misioni i saj ishte sensibilizimi i popullsisë shqiptare nga Kraja, përkatësisht zona e Shestanit, për të ruajtur dhe ngritur vetëdijen kombëtare shqiptare. Nëse shfletohen numrat e botuar deri më tash, del qartë se është prezantuar një material shumëplanesh si nga gjuhësia, folklori, historia, gjeografia, etnologjia, arkivistika etj, duke dëshmuar pasurinë e këtij mjedisi dhe popullsisë përkatëse. Në rethana të ndryshme shoqërore si më parë por edhe tash, popullsia shqiptare e këtij mjedisi ka emigruar, duke u vendosur kryesisht në rrethinë të Tivarit, Ulqinit e po ashtu edhe në Shkodër, Amerikë, Australi etj. Por, varësisht prej vendit ku janë vendosur, ata janë tjetërsuar, duke shkuar drejt asimilimit, ku një dukuri e tillë është e pranishme edhe në ditët tona. Rast tipik është qyteti i Tivarit por edhe rrethina e tij, ku janë duke humbur gjuhën dhe traditën kulturore shqiptare. Fillimisht, kjo revistë ndonëse është informative, kulturore dhe shoqërore, ka pasur karakter lokal, por me kalimin e kohës, është bërë pothuaj revistë mbarëkombëtare. Në sajë të materialeve të botuara deri më tash, më të drejt mund ta quajmë se është bërë një
lloj arkivi në miniaturë. Madje nuk e teprojmë nëse themi se është botuar çdo gjë që ka të bëjë me Shestanin dhe popullsinë e saj, duke ofruar një lëndë më interes edhe për studiuesit e profileve të ndryshme shkencore. Jemi të bindur se në të ardhmen studiues të ndryshëm, kur të shfletojnë revistën BUZUKU, do të gjejnë inspirim për hulumtime të metutjeshme shkencore. Nëse në të ardhmën do të analizohet kontributi i disa personaliteteve nga Ulqini e rrethina në profilet e tyre profesionale, nuk ka dilemë se vend nderi zenë edhe dr.Simë Dobreci. Por ndonse ai njihet si specialist nga fusha e mjekësisë, në të ardhmën do të njihet edhe si kryeredaktor i revistës BUZUKU. Sepse është merita e tij ekskluzive në mbledhjen, sistematizimin dhe redaktimin e materialeve që janë botuar në këto 40 numra të revistës. Nuk ka dilemë se në ketë aspekt ndihmesë kanë dhënë edhe bashkëpunëtorët si dhe stafi i redaksisë, por puna më e madhe ka rënë mbi dr.Simë Dobrecin, i cili ka arritur me sfiduar edhe rrethanat e pavolitshme shoqërore të kohës. Ne ketë jubile të revistës ai sot duhet
25 Javore KOHA
Revistë unike për shqiptarët në Mal të Zi
të jetë krenar për punën e realizuar, por edhe ne mburremi, sepse nuk është e lehtë të botohën 40 numra të revistës, pa mbeshtetje financiare, por e ka realizuar me sukses këtë mision falë donatoreve të ndryshëm, si pak kush në mjedisin tonë. Andaj, me rastin e këtij numri jubilar, urojmë që dr.Simë Dobreci të na dhurojë edhe numra të tjerë të revistës, duke vazhduar misionin për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi dhe më gjerë. N. Draga
Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi dhe redaksia e revistës “Buzukub” organizuan në Galerinë e Arteve të Qendrës Kulturore në Ulqin përurimin e numrit 40 të kësaj reviste të pavarur informative, kulturore e shoqërore. Të gjithë folësit kanë vlerësuar lart rolin e revistës “Buzuku” në ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi, sidomos banorëve të Shestanit, si dhe punën e kryeredaktorit të saj, Prof. Dr. Simë Dobreci. Akademiku Emil Lafe nga Tirana ka thënë se profesor Simë Dobreci bashkë me kolegët e tij i ka vënë një mision dhe rol revistës. “Ky është roli i ndriçimit të identitetit kombëtar, roli i nxjerrjes në pah të atyre pasurive të mëdha të folklorit, të kulturës popullore, të mitologjisë dhe të gjitha pasurive të tjera të botës shpirtërore shqiptare”, ka theksuar Lafe. Sipas tij, revista “Buzuku-b” i drejtohet jo vetëm së shkuarës, por edhe së tashmes dhe së ardhmes. “E tashmja janë hallet dhe problemet tona të përditshme. Këtu janë më të mëdha, më të shumëfishta, që duhet të përballohen për të mbrojtur dinjitetin kombëtar, gjuhën, letërsinë, për të ecur bashkë me pjesën tjetër të popullit shqiptar kudo që është”, ka thënë studiuesi Emil Lafe. Për dr. Nail Dragën, drejtor i Qendrës Kul-
turore në Ulqin, nëse bëhet një analizë e periodikut shqip në Mal të Zi, përveç gazetës “Koha javore” e cila del një herë në javë, deri më tash vetëm revista “Buzuku” i ka sfiduar rrethanat e kohës në aspektin e botimit të rregullt. Ai ka thënë se kjo revistë për nga koncepti, përmbajtja, analiza dhe trajtimi i çështjeve është unike për shqiptarët në Mal të Zi dhe se për këtë, “merita kryesore i takon dr. Simë Dobrecit, i cili nuk ka kursyer kohë, mund, por edhe energji për të sjellë materiale interesante”. Draga ka theksuar se tashmë e kemi një arkiv prej 40 numrash, i cili do të shërbejë për të tashmen dhe të ardhmen, por “sikur të mos ishte ‘Buzuku’, shumëçka do ta kishim të humbur”. Kryetari i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi, prim. Dr. Gani Karamanaga, ka thënë se gjatë tërë këtyre viteve të botimit të saj revista “Buzuku” trajton tematika shumë të vlefshme dhe afirmative për popullin shqiptar. “Më e rëndësishme është që ka lujtuar rolin e padiskutueshëm që shumë prej neve të kthehemi nga vetvetja, të mësojmë çka është gjuha shqipe, çka janë simbolet e shqiptarisë”, ka thënë ai. Karamanaga është shprehur se revista “Buzuku” ka merita të mëdha për edukimin e një pjese të shqiptarëve në vend dhe diasporë, të cilët për shkak të arsimimit të gjuhën joamtare, nuk kanë
Akademiku Emil Lafe nga Tirana ka thënë se profesor Simë Dobreci bashkë me kolegët e tij i ka vënë një mision dhe rol revistës. Ky është roli i ndriçimit të identitetit kombëtar, roli i nxjerrjes në pah të atyre pasurive të mëdha të folklorit, të kulturës popullore, të mitologjisë dhe të gjitha pasurive të tjera të botës shpirtërore shqiptare.
ditur asgjë për historinë, kulturën, artin, shkencën dhe letërsinë shqiptare. Duke folur për qëllimin e botimit dhe konceptin e revistës “Buzuku”, kryeredaktori i saj, prof. Dr. Simë Dobreci, ka thënë se në këtë revistë janë munduar të paraqesin “kulturën tonë, adetet e traditën, rrënjën tonë”. “Grumbulluam fakte bindëse që na shestanasit jena shqiptarë, njësoj si kranjanët, anamalasit ose malësorët. Mirëpo, si ulemi ose ngulemi në Tivar ose Podgoricë, shumë shpejt po e humbim gjuhën shqipe të nënave tona, gjuhën e të parëve tonë. Në këtë gjuhë, gjatë shekujve u krijuan këngë të mrekullueshme, shprehje dhe fjalë të urta, të cilat të partë tonë, shqiptarët në Mal të Zi, i ruajtën deri sot”, ka thënë ai. Vlerësime pozitive për punën e deritashme të revistës “Buzuku” kanë dhënë në fjalët e tyre edhe studiuesi Gjokë Dabaj, kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu, shkrimtari dhe mësimdhënësi Ali Gjeçbritaj, profesori Osman Kraja, mjekja Zylfije Duraku dhe Gjergj Perkolaj. Numri i parë i revistës informative, kulturore e shoqërore “Buzuku” ka dalë më 28 qershor 2001. Deri në numrin 38 është botuar si organ i Shoqatës “Don Gjon Buzuku”, ndërsa nga numri 39 “Buzuku-b” botohet si revistë e pavarur. i.k.
26 e enjte, 16 janar 2014
Mozaik
Mozaik
e enjte, 16 janar 2014
Javore KOHA
27 Javore KOHA
Përfundoi gjysëmvjetori i parë në shkollat fillore dhe të mesme
Nxënësit po shijojnë pushimet dimërore Foshnjorja në Tuz në shërbim të socializimin të fëmijëve
Edukimi dhe kujdesi ndaj fëmijës Festat e fundvitit shënuan fundin e vitit kalendarik 2013-të dhe fundin e gjysëmvjetorit të parë për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi. Nxënësit pas një periudhe katërmujore filluan t’i shijojnë pushimet dimërore. Në këtë kuadër ne vizituam dy shkollat në Tuz atë fillore qendrore dhe shkollën e mesme për t’u njohur me suksesin, punën dhe rezultatet e arritura gjatë këtij gjysëmvjetori të parë. Nga biseda që zhvilluam me drejtorin e shkollës fillore “Mahmut Lekiq” Nikollë Dukaj mësuam se nxënësit e shkollës qe ai drejton gjatë periudhës që lamë pas i ka karakterizuar një sukses mjaft i larmishëm.“Suksesi gjatë gjysëmvjetorit të parë është shumë pozitiv çfarë ne si shkollë dhe stafin pedagogjik na gëzon ky fakt tej mase. Unë si drejtor jam shumë i gëzuar kur suksesi dallohet qartë në sy të nxënësve sepse edhe ata janë të lumtur me suksesin e arritur në këtë gjysëmvjetor”, theksoi Dukaj. Drejtori i shkollës tha se rezultatet e nxënësve përveçëse në lëndët
e obiguara, ka qenë i dukshëm edhe në disa aktivitete të tjera që shkolla në fjalë ka organizuar brënda kësaj periudhe kohore. “Ne si shkollë kemi organizuar aktivitete sportive, ekskursione në zona të ndyshme të Malësisë dhe në kryeqytet jemi njohur me vende të ndyshme të Malësisë dhe të kryeqytetit ku nxënësit kanë treguar nivel të lartë të sjelljes dhe emancipimit”, tha Dukaj. Drejtori Nikollë Dukaj u rekomandoi të gjithë nxënësve që pushimet dimërore t’i shfytëzojnë sa më tepër duke lexuar libra dhe vetëm libra dhe t’i shmangen sa më shumë teknologjisë së evoluar , rrjeteve sociale që në këtë kohë e kanë zavëndësuar në një pjesë të mirë librin. Shkolla fillore me rastin e përfundimit të gjysëmvjetorit të parë ka organizuar një program të pasur kulturo-argëtues ku kanë marr pjesë numër i madh i prindërve. Ndërkaq, edhe për gjimnazin “25 Maji” në Tuz ky vit ka shënuar një progres pak më pozitiv për nxënësit e kësaj shkolle, siç pohoi edhe drejtori Semir Laleviq. “Gjatë këtij gjysëmvjetori
përveçëse kemi punuar në edukimin e nxënësve, jemi angazhuar në vëndosjen e kamerave të sigurisë nëpër klasë dhe kemi bërë rindërtimin e nxemjes qëndrore, dhe për këtë arsye edhe sa i takon aspektit edukativ edhe atij të ndërtimit unë e vleresoj se ka qëne vit i sukseshëm për shkollën tone, viti që lam pas”, u shpreh Laleviq. Ai potencoi edhe disa aktivitete që shkolla që ai drejton ka organizuar gjatë gjysëmvjetorit të parë siç janë ato të seminareve të ndyshme për lëndë të ndryshme dhe gara të shumta ku nxënësit me njohuritë e tyre janë prezantuar dhe janë treguar të zotët në shumë lëndë si nga fushat ekzakte ashtu edhe nga të tjerat ku disa nga ata edhe janë shpërblyer me vende apo me mirënjohje të ndyshme. Laleviq ju uroi nxënësve të tij pushime të mbara duke apeluar tek ata qe të fillojnë të përgatiten sidomos për fundin e vitit shkollor e në veçanti maturantëve të cilët janë të parët që boshatisin bankat shkollore. Toni Ujkaj
Foshnjorja islame në Tuz është institucion edukativo moral dhe arsimor që punon dhe vepron në kuadër të Bashkësisë islame të Tuzit. Ky institucion edukativo-arsimor parashkollor ka filluar punë në Mars të vitit 2010-të dhe misioni i saj kryesor është socializimi i fëmijëve me njëri-tjetrin, kujdesi ndaj fëmijëvë si nga aspekti edukativ ashtu edhe nga pikëpamja fetaro-morale. Sipas kryeedukatorës së këtij institucioni Sahiba Goga Daciq me të cilën zhvilluam bisedë, numri i fëmijëve që ndjekin mësimin në këtë qendër është afro 40-të. “E gjithë puna jonë është e drejtuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj. Qëllimi jonë është që fëmija të mësohet në higjienë në aktivitete mësimore dhe në formimin e normave moralo-fetare”, u shpreh Daciq. Në këtë institucion edukativoarsimor punojnë dy edukatore dhe një guzhinjere e cila përkujdeset për ushqimin e vogëlushëve gjatë qëndrimit në kopsht. Mësimi në këtë foshnjore zhvillohet në dy gjuhë, në gjuhën shqipe dhe në atë boshnjake. Përveç planit mësimor të parashikuar me
rregullore të kopshtit, kjo qëndër zhvillon edhe programe të ndyshme dhe aktivitete për zhvillimin e aftësisë së fëmijëve në shumë fusha siç janë: Njohuritë e mjedisit, zhvillimi i të folurit, njohurit fillestare matematikore, edukata vizatimore, edukata muzikore, si dhe mësim–besimi ku fëmijët fitojnë njohuritë elementare për fenë islame. Ndërkaq sa u takon programeve ky kopsht mirëpret me organizime të veta të larmishme edhe festat siç është ajo e ramazanit, bajramit, rasti i shpërndarjes së diplomave në mbarim te vitit, etj. Në këtë qëndër mësimore mësimi ndiqet në dy grupe grupin e parë e përbëjnë fëmijët nga mosha 3 deri në 4 e gjysëm të cilët kanë mundësi të argëtohën dhe të lozin si dhe ju sigurohet implementimi i qartë dhe pa brenga. “ Grupin e dytë e ndjekin fëmijët prej moshës 4 e gjysëm deri në moshën 6 vjeçare të cilëve u mundësohet të fitojnë njohurit bazë të leximit fillestarë në mënyrë që të përgatiten për në klasën e parë, si dhe njohuritë fillestare nga gjuha turke dhe angleze sipas aftësisë së
fëmijës”, theksoi kryeedukatorja Daçiq. Kryeedukatorja për gazetën tonë u shpreh e kënaqur që kanë arritur ta realizojnë idenë mbi themelimin e kësaj qëndre, ide kjo e mënduar dhe e thënë para disa vitesh. “Nevojat e kësaj foshënjoreje janë edhe më të mëdha se sa 40 vogëlushë të cilët momentalisht mund t’i pranojmë, por jemi të kënaqur që kemi arritur me sukses ta realizojmë iden tonë e cila është e vjetër më tepër se 10 vite. Në këtë rast në planet tona të ardhshme dhe më të rëndësishme kisha cekur, zhvillim të shpejtë, në kuptimin që të shtohet numri i fëmijëve në këtë foshënjore, si dhe furnizimin material për elementet primare që i nevojitën kësaj foshnjoreje për të vazhuar me sukses punën e mëtejshme”, përfundoi Daçiq. Pagesa mujore për të gjithë ata që ndjekin mësimin në këtë institucoin dhe për ata që dëshirojnë të regjistrohen, është 40 euro brënda të cilit përfshihen dy racione ushqimi pasi fëmijët këtu qëndrojnë plotë 7 orë në ditë gjatë pesë ditëve të punës. Toni Ujkaj
28 e enjte, 16 janar 2014
Rajoni
Rajoni
e enjte, 16 janar 2014
Javore KOHA
29 Javore KOHA
Në Prizren u mbajt mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës
Rrugëtim i përbashkët drejt Evropës së bashkuar Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Prizren është vlerësuar si mbledhje që ka vënë gurin themeltar për hapjen e një rruge të re për zhvillimin e gjithanshëm ekonomik, social dhe kulturor në këto dy shtete.
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, duhet parë si një mundësi dhe hapësirë më e gjerë e problemeve të të dy vendeve, por edhe si një nismë që ka të bëjë me integrimin shqiptar dhe rajonal në Evropën e bashkuar. Ky është përfundimi, i cili ka dalë nga mbledhja e përbashkët e këtyre dy qeverive, e cila është mbajtur të shtunën, më 11 janar, në Prizren. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se takimi i dy qeverive nga Prishtina e Tirana, në qytetin e Prizrenit, është shprehje e respektit për përpjekjet dhe sakrificat e paraardhësve gjatë historisë për të siguruar lirinë në këto hapësira. “Kjo mbledhje e dy qeverive tona, në këtë vend të shenjtë të zanafillës së Rilindjes Kombëtare shqiptare, është një dëshmi dhe respekt ndaj heronjve tanë të periudhave të ndryshme se mundi, djersa, gjaku i dëshmorëve po respektohet. Falë veprës së tyre, brezat e sotshëm dhe të ardhshëm mund të gëzojnë më shumë paqe, liri e zhvillim dhe qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë mund të jetojnë afër njëri-tjetrit, pa barriera dhe me dinjitet në trojet e veta”, ka thënë Thaçi. Megjithatë, kryeministri Thaçi ka shtuar se qeveritë e të dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, nuk janë takuar për të evokuar të kaluarën, por për të punuar për të ardhmen. Në të njëjtën frymë ka qenë edhe fjalimi i mbajtur nga kryeministri i Republikës
së Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka thënë se mbledhja e së shtunës e dy qeverive, është shprehje e vendosmërisë së dy vendeve për ta jetësuar, siç ka thënë ai, integrimin shqiptar dhe rajonal në Evropën e bashkuar. “Parafytyrimi i kahershëm i pararendësve tanë, e pastaj edhe jetësimi prej nesh i kësaj hapësire, me kthjelltësinë e me vendosmërinë e përbashkuar, ndaj edhe të forcuar, për përkatësinë tonë jo vetëm ndaj një kombi, por njëkohësisht ndaj projektit madhështor të Evropës së bashkuar, e kthen së dyti këtë nismë në pikënisjen e një rrugëtimi të përbashkët, institucional, drejt zhvillimit të vendeve tona, forcimit të ekonomive tona, modernizimit të shteteve tona, transformimit të arsimit shqipfolës, pasurimit të jetës sonë kulturore, ripërtëritjes së vazhdueshme të shoqërive tona, shtimit dhe fuqizimit të ndërlidhjeve mes tyre”, është shprehur Rama. Kryeministri i Shqipërisë gjithashtu ka theksuar se mbledhja e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të shërbejë si shkas për shqetësimin e kujtdo qoftë. “Por, nëse mbledhja e përbashkët e dy qeverive të një kombi të shtrirë në dy shtete, bëhet arsye trembjeje apo nga ana tjetër, inkurajimi për këdo që ka shqetësime në lidhje me vijat kufitare, dua ta them kryekreje, kthjelltë dhe fort se kufiri në mes Shqipërisë dhe Kosovës është për ne shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm. Si një vijë që na kujton
qoftë pamundësinë e historisë, nga njëra anë, apo përpjekjen heroike që solli krijimin e shtetit të dytë shqiptar, nga ana tjetër, dhe qoftë edhe detyrimin tonë për t’i qëndruar besës së dhënë atyre - pa të cilët Kosova e lirë dhe e pavarur do të kishte mbetur një ëndërr e përgjakur - Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian”, ka theksuar Rama. Temat që janë trajtuar në këtë takim, siç është thënë, janë të rëndësishme për të dyja vendet. Dokumenti për partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë është nënshkruar nga të dy kryeministrat, Thaçi dhe Rama. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë dhe marrëveshjes për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës, janë nënshkruar nga drejtuesit e dikastereve përkatëse të të dyja vendeve. Në mbledhjen e përbashkët është arritur pajtimi edhe për bashkëfinancim të pajisjeve mjekësore për maternitetin në Preshevë, si dhe për një fond humanitar zhvillimor për përmirësimin e kushteve sociale të banorëve shqiptarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Pas mbledhjes së përbashkët, takimi i dy qeverive është përmbyllur në mënyrë simbolike para objektit, i cili në historinë e shqiptarëve njihet si Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit. Kryeministri i Kosovës, Thaçi ka nënvi-
zuar disa nga bazat kryesore, mbi të cilat do të ndërtohet strategjia e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. “Në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, të dy qeveritë do të angazhohen në fuqizimin e bashkëpunimit dhe intensifikimit të dialogut ndërqeveritar, për të gjitha çështjet me interes të ndërsjellë. Këto çështje përfshijnë: bashkërendimin në angazhimin e Kosovës në proceset dhe iniciativat rajonale, koordinimin dhe mbështetjen për proceset integruese evropiane dhe euroatlantike, thellimin e bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme, mbështetje për avancimin e dialogut ndërmjet shtetit të
Kosovës dhe Serbisë”, ka pohuar Thaçi. Ndryshe, në mbledhjen e parë të përbashkët të dy qeverive, është vendosur që takimi i ardhshëm të mbahet në Vlorë, gjatë muajit maj ose qershor. Në interesimin gazetarëve nëse në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë, kryeministri i Shqipërisë, Rama është përgjigjur: “Ne do të bëjmë mbledhje të përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Nuk e kuptoj se çfarë hyn kryeministri i Maqedonisë në një mbledhje të përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës. ndërkohë që, siç e thashë edhe unë edhe kryeministri
Thaçi, ne duam dhe do të bëjmë mbledhje të kësaj natyre edhe me qeveritë tjera, por, është e kotë që ta fshehim se kjo është një formë e njohur dhe e replikueshme. Kurse, në thelb, mbledhja e përbashkët ndërmjet qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës është unikale dhe e pareplikueshme”. Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Prizren është vlerësuar si mbledhje që ka vënë gurin themeltar për hapjen e një rruge të re për zhvillimin e gjithanshëm ekonomik, social dhe kulturor në këto dy shtete. (Europa e Lirë)
30 e enjte, 16 janar 2014
Horoskopi & Fjalëkryqi
Javore KOHA
Sport
e enjte, 16 janar 2014
FIFA lejon Kosovën që të luajë ndeshje miqësore, por pa simbole shtetërore
31 Javore KOHA
Kosova e gatshme për ndeshjen e parë
Mundohuni ta ndryshoni sa me shpejt rutinen e jetes ne cift. Nese mendoni gjate gjithe kohes se partneri ju do dhe s’mund te beje asgje pa ju, rrezikoni te perballeni Dashi me nje surprize te pakendeshme. Beqaret do kene shume fat per nje takim te vecante kesaj rradhe. Nese krijoni nje lidhje me te, do jeni te lumtur per nje kohe te gjate. Me financat do tregoheni shume impulsive. Kujdes!
Ne cift nuk do i duroni me detyrimet dhe kerkesat e shumta te partnerit. Gjithsesi kujdes! Nese largoheni shume nga ai do e keni te veshtire t’i rregulloni gjerat. Beqaret Luani nuk do humbin fare kohe. Do pranoni propozimet qe do iu behen pa hezituar fare. Me e rendesishme per ju eshte te perjetoni kenaqesi. Me shpenzimet duhet te beni kujdes. Situata financiare do jete e paqendrueshme.
Atmosfera per ciftet do jete konfliktuale. Ka shume mundesi qe ju te debatoni me partnerin per gjera te parendesishme. Kujdes, Shigjetari mos i tejkaloni limitet! Beqaret do te ndihmohen shume nga Urani, i cili mund te sjelle edhe nje dashuri shume te bukur. Mos e lini kete mundesi t’iu ike nga duart. Ne planin financiar do keni shume probleme dhe te gjitha keto fale pakujdesise suaj. Merrni masa!
Sot do kerkoni te dominoni mbi te dashurin e zemres duke i imponuar menyren tuaj te te vepruarit. Kujdes! Me kete sjellje jo vetem qe mund te lindin Demi konflikte por rrezikoni edhe ta lendoni partnerin. Beqaret do ndihmohen shume nga Dielli, i cili do iu premtoje nje dite shume te mire per dashurine. Ne planin financiar duhet te beni kujdes nga Neptuni.
Edhe pse do jeni paksa te shqetesuar per dicka ne lidhjen tuaj, gjerat do shkojne mire. Mund te filloni edhe projekte per te ardhmen. Per beqaret, Virgjeresha atmosfera do jete e mbushur me pasion. Per disa mund te kete edhe nje dashuri me shikim te pare. Duhet te jeni te vemendshem ne cdo moment. Me financat do tregoheni te kujdesshem. E dini mire gjendjen tuaj dhe do iu vini fre edhe shpenzimeve.
Kohet e fundit gjerat nuk kane shkuar mire me partnerin. Keni qene te stresuar dhe keni pasur veshtiresi ne komunikim. Kjo dite do jete paksa me e qete dhe do Bricjapi filloni te vendosni dialog. Hena do ndikoje pozitivisht per beqaret. Ajo mund te sjelle edhe nje takim shume te kendshem. Ekuilibri financiar do te prishet nga Plutoni. Beni kujdes nese nuk doni te ngeleni me xhepat bosh.
Do jeni shume sentimentaliste sot. Nga ane tjeter xhelozia do jete me e theksuar se me pare, cka mund te shkaktoje edhe probleme. Beqaret do jene mjaft sharmante dhe do terheqin Binjaket vemendjen e te gjitheve. Perfitoni nga kjo dite per te bere per vete ate qe doni! Dielli dhe Merkuri do e permiresojne mjaft buxhetin tuaj. Cdo gje do jete ne ekuiliber dhe ju do jeni te qete.
Marredhenia me partnerin do jete shume e mire. Te dy se bashku do “luftoni” me disa probleme dhe kjo do iu afroje me teper me njeri tjetrin. Peshorja Deshirat romaneske te beqareve do fillojne te konkretizohen. Do iu jepen mundesi per njohje te reja. Perfitoni sa me shume!
Venusi do kujdeset sot per jeten sentimentale te te gjitheve. Marredhenia e cifteve do jete e ngrohte, sensuale dhe do mbizoteroje bashkepunimi. Beqaret Ujori edhe pse do hasin disa pengesa do i shprehin ato qe ndjejne. Pritet nje dite me shume fat per ju. Do mundoheni te ruani nje ekuiliber financiar dhe te kontrolloni deshirat per te shpenzuar pa kufij.
Dita duket shume premtuese per ata qe jane ne cift. Venusi do iu beje t’i shijoni gjithe kenaqesite qe iu jep te qenit ne nje lidhje. Dashuria per beqaret do shkoje mire dhe ju do Gaforrja kaloni momente te mrekullueshme. Dilni, pranoni ftesa dhe argetohuni sa me shume te mundni. Ne planin financiar do e keni te veshtire ta permiresoni situaten pas problemeve qe keni patur. Beni durim!
Jeta ne cift do te influencohet mjaft nga Jupiteri. Cdo problem apo tabu do te zgjidhet. Perfitoni nga kjo situate pa pasur frike dhe pa hezitim. Beqaret kesaj here do Akrepi terhiqen nga persona shume me te rinj ne moshe. Nga njera ane eshte me mire keshtu sesa te lidheni me dike me te madh. Me financat do iu mbeshtese Plutoni. Gjithsesi kjo nuk do te thote qe ju nuk duhet te tregoheni te matur.
Ata qe jane ne cift do mundohen te verifikojne aftesine e tyre per te joshur, por kjo do i coje ne fillimin e nje aventure te re. Mos kujtoni se kjo dashuricke nuk do kete pasoja Peshqit tek ekuilibri i lidhjes suaj. Beqaret nuk duhet te presin mrekulli kete here. Vetem disa prej jush, te ndikuar nga Plutoni do kene njohje te reja. Financat nuk do jene te keqija, por nuk eshte momenti per shpenzime te medha.
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) i ka lejuar Kosovës që të luajë ndeshje miqësore, por pa simbole shtetërore, me fusnotë dhe me kushtin tjetër që të mos luajnë me përfaqësueset e ishJugosllavisë. Pas këtij vendimi të FIFA-s, përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës thonë se ndeshja e parë mund të zhvillohet me pesë mars të këtij viti. Nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se është e rëndësishme që Kosova do të luajë ndeshje miqësore dhe se, sipas tij, kjo mundësi nga FIFA do të shfrytëzohet maksimalisht dhe marrëveshja do të realizohet ashtu siç është arritur. “Me potencialin e futbollistëve jemi të gatshëm dhe ju e dini që kemi talent. Të gjitha mediat dhe ekspertët e futbollit, duke pasur parasysh potencialin e kosovarëve që janë nëpër ekipet dhe kombëtaret e ndryshme të tjera, si p.sh Zvicra, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Shqipëria e të tjera, na kanë vlerësuar dhe na kanë cilësuar që jemi diku kombëtarja e 10 më e mira në botë”, thotë Ademi. Sipas tij, çështja e fusnotës nuk do të paraqesë asnjë problem, pasi që shumë nga ndeshjet e futbollit, do të luhen në Prishtinë dhe tifozët nuk mund t’i ndalojë askush që të mbajnë flamuj në stadiume apo edhe të këndojnë këngë-himne. “Nuk besoj që (fusnota) do të paraqesë problem për vetë faktin që luhet në Prishtinë dhe çdo herë, askush nuk mund t’ia ndalojë publikut që ta mbushë me flamuj dhe ta këndojë himnin live, ashtu siç e kemi traditë dhe zakon ne. Ato do të ndodhin. Çështja zyrtare do të jetë me fusnotë. Unë shpresoj se fusnota është e tejkaluar edhe në politikë, e lëre më në sport”, thekson Ademi. Sportistët kosovarë e kanë mirëpritur lejimin e FFK-së nga FIFA për ndeshje
miqësore. Afrim Tovërlani, trajner i Klubit të Futbollit Prishtina, i cili vitin e kaluar është shpallur nga FFK-ja si trajneri më i mirë, thotë se kjo është një arritje e madhe për Kosovën, edhe pse me disa pengesa të vogla. “Është shumë e rëndësishme, sepse tash edhe ne, si Kosovë, kemi të drejtë t’i zhvillojmë ndeshjet miqësore dhe me klube, edhe pse me klube kemi zhvilluar ndeshje, ka qenë më herët e lejuar. Mirëpo, kjo është një e arritur e madhe. Megjithatë, nuk është aq e arritur derisa nuk pranohemi me të drejta të barabarta. Kuptohet që është jashtëzakonisht mirë që do të luajmë ndeshje miqësore pa marrë parasysh fusnotave”, shprehet Tovërlani. Sipas trajnerit Tovërlani, Kosova është e gatshme për të bërë ndeshje miqësore me cilindo klub të shteteve të ndryshme, por problemi kryesor tash për tash, është infrastruktura e dobët e stadiumeve që nuk i plotësojnë kërkesat e nevojshme. “Infrastruktura jonë për momentin është e dobët. Do të thotë tash duhet në mënyrë të përshpejtuar edhe FFKja, edhe Qeveria, edhe Ministria e Sportit dhe komunat, si në Prishtinë, si në Mitrovicë, që janë dy stadiume që i plotësojnë kushtet, të intervenojnë dhe sa më shpejt t’iu japin ‘infuzion’ rreth përmirësimit të stadiumeve”, shton Tovërlani. Selektori i Kombëtares së Kosovës në
futboll, Albert Bunjaku, ka përshëndetur vendimin e FIFA-s për miqësoret. Ai ka thënë se do të nisë menjëherë punën për të mbledhur futbollistë kosovarë, kryesisht nga Evropa. Bunjaku tha se do të kërkojë inkuadrimin edhe të lojtarëve të Superligës. Sipas tij, është ende shumë herë të kërkohet inkuadrimi i yjeve si Januzaj, Shaqiri e Behrami. “Mendoj se duhet të jemi më të kujdesshëm se është fjala për lojë miqësore dhe interesi i lojtarëve gjithmonë është që të kenë sa më shumë lojë për kualifikime evropiane e botërore. Përderisa nuk jemi të pranuar me kushte të plota të UEFAs e FIFA-s, mendoj se zhvillimi shumë më i madh për ta është ku janë, sesa t’i bashkohen Kosovës në këtë moment. Duhet ta dimë se me pranimin e plotë të Kosovës, gjithë këta lojtarë do të kenë mundësi ta zgjedhin Kosovën, prandaj nuk kemi nevojë të ngutemi në këtë fazë”, ka thënë Bunjaku. Në maj të vitit të kaluar, FIFA është pajtuar në parim për të lejuar Kosovën që të luajë ndeshje miqësore, por për shkak të kundërshtimit të fuqishëm nga Serbia dhe presidentit të Federatës Evropiane të Futbollit, Mishel Platini, ka zvarritur marrjen e vendimit përfundimtar. Kosova e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por nuk është akoma anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që është parakusht për t’u bërë anëtare e FIFA-s.
Konkurs
Konkuroni per fotografinĂŤ e javĂŤs