Kulturë
Javore KOHA
Zgjedhjet e (para)kohshme lokale në Ulqin
ISSN 1800-5969
Podgoricë e enjte, 23 janar 2014 Viti XIII / Numër 600 Çmimi 0,50
www.kohajavore.co.me
Roma dhe perandorët ilirë
Shfaqje e mërzitshme e cirkut politik
2
e enjte, 23 janar 2014
Javore KOHA
Javore KOHA
Javore KOHA
Përmbajtja
Punëtorët e Kripores “Bajo Sekuliq” filluan grevën
Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen
e enjte, 23 janar 2014
3 Javore KOHA
Bisedë me këngëtarin Dritan Maraj fq 4
fq 18
Legalizim i krimit dhe i politikës gjenocidale
Një tjetër shqiptare pozon nudo për “Playboy” fq 5
fq 20
F. Shkreli:
Kasem Hoxha
Krim kundër njerëzimit
Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi
Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG „Pobjeda” Drejtor ekzekutiv: Lav Lajoviq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 078/110-578 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.co.me
Përmbajtja
fq 6
fq 21
Statusi i KU të Tuzit ende çështje e pazgjidhur
A. Cenaj:
Tymnaja e madhe fq 10
fq 26
Mbi librin “Pasi ngritet perdja” të autorit Halil Haxhosaj
Barcelona kërkon Januzajn fq 14
fq 24
Ne hap me Kohen
4 Javore KOHA
Ngjarje javore
e enjte, 23 janar 2014
Ngjarje javore
e enjte, 23 janar 2014
5 Javore KOHA
Punëtorët e Kripores “Bajo Sekuliq” filluan grevën
Kërkojnë pagesën e pagave dhe kontributeve
Vendimi i Gjykatës së Lartë në Bjello Pole për lirimin e të dyshuarve për krime lufte ndaj refugjatëve nga Kosova shkakton reagime
Ulqin – 47 punëtorët e Kripores “Bajo Sekuliq” në Ulqin kanë filluar të martën grevën për shkak të mospagesës së pagave që ndërmarrja u ka borxh dhe kontributeve për sigurimin social. Nga Këshilli i grevës kanë deklaruar se punëtorët e kanë kryer grumbullimin e kripës vitin e kaluar dhe kanë punuar në mënyrë të rregullt detyrat e përditshme, përkundër faktit se mbi 12 muaj atyre nuk u janë paguar pagat, edhe ashtu shumë të ulëta. “Po ashtu, kontributet e obligueshme për sigurimin shëndetësor dhe pensional nuk janë paguar që prej vitit 2009”, thuhet në deklaratën për shtyp. Sipas Këshillit të grevës, Kriporja funksionon në këtë mënyrë që nga privatizimi i saj në vitin 2005, ndërsa numri minimal i të punësuarve të tanishëm përpiqet të pengojë mbylljen e kësaj fabrike e cila ekziston që nga viti 1934. “Dyshojmë që, me rastin e privatizimit të Kripores, qëllimi strategjik i pronarit të ri nuk ka qenë investimi në ruajtjen dhe modernizimin e saj, por shitja e 15 milionë katrorëve të tokës atraktive, e
cila do t’i mundësonte pronarit përfitim të shpejtë, ashtu që nga 800 mijë eurot e investuara do të fitonte 200 milionë euro”, kanë thënë nga Këshilli i grevës. Punëtorët kanë thënë se përmes grevës do të përpiqen të apelojnë te personat dhe institucionet përgjegjëse që të fillojnë t’i zgjidhin problemet e grumbulluara në Kripore, në mënyrë që ta shtyjnë pronarin të heqë dorë nga ideja e shitjes së pronës dhe përfitimit ekstra, dhe t’i kthehet investimit në veprimtarinë bazë dhe modernizimin e fabrikës. “Duke marrë parasysh që ky është ndoshta shansi i fundit që kompetentët të marrin përgjegjësinë për shpëtimin e Kripores, do të vazhdojmë grevën deri në plotësimin e kërkesave të arsyeshme, të cilat kanë të bëjnë me krijimin e parakushteve themelore për funksionimin normal të fabrikës dhe punësimin e fuqisë punëtore që mungon, si dhe pagesën e pagave të prapambetura dhe kontributeve të papaguara për sigurimin e obligueshëm social”, përfundon deklarata për shtyp.
Në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar, njëzet punëtorë të Kripores, 19 prej të cilëve shqiptarë, u pushuan nga puna nga administrata e falimentimit në këtë ndërmarrje. Kriporja “Bajo Sekuliq” administrohet nga “Eurofond”-i, i cili i ka blerë aksionet e kësaj fabrike në vitin 2005 për rreth 800 mijë euro. Që nga viti 2011, Kriporja ndodhet në procesin e falimentimit për shkak të borxhit. Përpjekjet për shitjen e saj nëpërmjet tenderit kanë dështuar disa herë. Përpos prodhimit të kripës, Kriporja e Ulqinit ka vlera të mëdha ornitologjike për shkak të miliona shpezëve që e vizitojnë këtë vend gjatë vitit. Kriporja është habitati më i rëndësishëm natyror në bregun lindor të Adriatikut. Nga rreth 500 lloje të shpezëve që janë regjistruar në Evropë, në Kriporen e Ulqinit ekzistojnë 252 lloje. Për këtë arsye, Kuvendi i Malit të Zi e ka shpallur Kriporen lokalitet me rëndësi duke e shtyrë ndërrimin e destinacionit të saj në vend për ndërtimin e kompleksit turistik deri në vitin 2020. (Kohapress)
Legalizim i krimit dhe i politikës gjenocidale Lirimi nga akuzat i tetë anëtarëve të ish Ushtrisë Jugosllave për vrasjen e 15 refugjatëve nga Kosova në fshatin Husaj pranë Rozhajës ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion. Verdikti i sjellur nga Gjykata e Lartë e Bjello Poles, u cilësua si legalizim i krimit dhe i politikës gjenocidale, por edhe si një krim kundër njerëzimit ku akterët kryesorë mbeten të pandëshkuar dhe në liri. Avokati i viktimave, Velija Muriq, në një deklaratë dhënë ”Zërit të Amerikës”, lirimin e të akuzuarve e cilësoi si shqetësues dhe fajësoi gjyqësorin për politizim të skajshëm. “Ky fakt sinjalizon që Mali i Zi nuk është i gatshëm dhe nuk dëshiron që të ballafaqohet me të kaluarën. Dështimet ligjore dhe pasiviteti i prokurorisë dhe
i gjykatave vendore kanë bërë që në Mal të Zi të mos ketë asnjë dënim për krime lufte”, tha ai. Velija Muriq, i cili njëherit është edhe kryetar i Odës së Avoketëve të Malit të Zi, paralajmëroi se për qëndrimin e gjyqësorit në rastin e vrasjes së refugjatëve kosovarë do t’i njoftojë të gjitha institucionet ndërkombëtare, duke apeluar tek ata që të ndikojnë që krimet e luftës në Mal të Zi të trajtohen në mënyrë të drejtë. Ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Bjello Poles reagoi Bashkësia Demokratike Boshnjake, e cila në një letër të hapur kritikoi gjyqësorin në vend, i cili sipas tyre, “po legalizon krimin dhe po mbështetë politikën gjenocidale”. Ndërkaq, partitë politike shqiptare si dhe Këshilli Nacional i Shqiptarëve në
Mal të Zi nuk reaguan ndaj këtij rasti edhe pse shoqatat e shoqërisë civile disa herë kanë protestuar ndaj zvarritjes së procesit gjyqësor dhe ndaj pavarësisë së gjyqësorit. Komandanti Predrag Strugar dhe shtatë oficerë të tjerë të ish Ushtrisë Jugosllave janë paditur për vrasjen e 15 civilëve shqiptarë nga Kosova dhe për plagosjen e pesë të tjerëve në prill dhe maj të vitit 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s në zonën e Husajt, afër kufirit të Malit të Zi me Kosovën. Gjyqi për rastin e refugjatëve kosovarë ka filluar në vitin 2009 dhe është gjyqi i vetëm për krime lufte në Mal të Zi ku vendimi për lirimin e të akuzuarve u dha këto ditë. (VOA)
6
e enjte, 23 janar 2014
e ç a ku t R e a r k Masa
Javore KOHA
Vështrime & Opinione
Vështrime & Opinione
e enjte, 23 janar 2014
7 Javore KOHA
Krim kundër njerëzimit Ambasadori Uoker ka thënë se ato që ai ka parë me sytë e tij në Reçak, janë ato që ai i konsideron si prova dërmuese të së vërtetës që ai i deklaroi botës në atë kohë
Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork
Masakër dhe krim kundër njerëzimi, kështu e ka cilësuar ish-Ambasadori amerikan Uilliam Uoker ngjarjen tragjike të 15 Janarit, 1999 në Reçak të komunës së Shtimës në Kosovë, ku 15 vjetë më parë forcat serbe të kasapit të Ballkanit, Millosheviq masakruan në mënyrën më brutale 45 shqiptarë të pafajshëm të këtij fshati, përfshirë edhe 8 pjesëtarë të UÇK-ës. Të mërkurën, Kosova shënoi 15-vjetorin e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila konsiderohet si pikëkëthesa kryesore e ngjarjeve të më mëvonshme në Kosovë, përfshirë edhe sulmet ushtarake të NATO-s kundër objektivave ushtarake dhe industriale serbe, përfshirë edhe kryeqytetin e Beogradit -- ndërhyrhje kjo që më në fund detyroi largimin e forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova, duke i dhënë fund luftës në Kosovë. Ishte ambasadori amerikan Uilliam Uoker, në atë kohë Shef i Misjonit Verifikues i Organizatës për Bashkpunim dhe Siguri në Europë, ai i cili zgjoi nga gjumi letargjik ndërgjegjen e botës mbi barbarizmat që makineria ushtarako-policore dhe paramilitare e Serbisë po bënte në Kosovë, ashtu si të donte dhe kur të donte. Ambasadori Uoker ka thënë se ato që ai ka parë me sytë e tij në Reçak, janë ato që ai i konsideron si prova dërmuese të së vërtetës që ai i deklaroi botës në atë kohë, e që është se forcat ushtarake, policore dhe paramilitare të Serbisë
kanë kryer masakra dhe krime të rënda kundër njerëzimit, ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës. Pasi kishte parë kufomat e shqiptarëve të vrarë në Reçak, ai e dënoi masakrën si një “barbarizëm të pabesueshëm’’ dhe i quajti vrasjet në fshatin Reçak si, “një krim kundër njerëzimit’’, duke i thënë në atë kohë gazetës amerikane Nju Jork Tajms, se ‘’nuk dëshironte të hesitonte asnjë minutë që të akuzonte, drejtë për drejtë, forcat qeveritare serbe si përgjegjëse të kësaj masakre.” Deklarata e Ambasadorit Uolker bëri jehonë anë e mbanë botës, por shkaktoi reagime të ashpëra sidomos në Shtetet e Bashkuara
dhe në Europë. Ish-presidenti amerikan Bill Klinton reagoi atëherë ndaj deklaratës së ambasdorit Uolker duke thënë se masakra e Reçakut, “Ishte një akt vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim, që synonte të frikësonte popullin e Kosovës.” Ndërsa Ministri i jashtëm i Gjermanisë gjatë krizës në Kosovë, Joschka Fischer duke folur në emër të Bashkimit Europian tha pas zbulimit të masakrës në Reçak se, “Ata që janë përgjegjës për këtë akt, duhet ta dinë se komuniteti ndërkombëtar nuk do të pranojë kurrë masakrimin brutal dhe vrasjen e popullësisë civile.” Masakra e shqiptarëve civilë nga forcat
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
serbe në Reçak ishte vetëm një nga sulmet e forcave serbe kundër popullësisë shqiptare të Kosovës gjatë atyre viteve, për të cilat bota nuk ishte informuar. Por qe deklarata e Ambasadorit Uilliam Uoker, si dëshmitar i masakrës në Reçak, ajo që më në fund bëri jehonë në median botërore dhe si rrjedhim shkaktoi një ndryshim të dukshëm të politikës së vendeve përendimore karshi gjëndjes në Kosovë dhe njëkohësisht shërbeu si një katalist për ndërhyrjen eventuale të NATO-s në për të dëbuar forcat serbe nga Kosovë. Gazeta e kryeqytetit amerikan, Uashington Post, sugjeronte në prill të
vitit 1999 se pas një shqyrtimi të vendimmarrjeve në Shtëpinë e Bardhë dhe në kryeqendrën e NATO-s në Bruksel, masakra e Reçakut transformoi politikën e Perëndimit ndaj Ballkanit si asnjë ngjarje tjetër më parë. Masakra e Reçakut, sipas gazetës Uashington Post, bindi qeverinë amerikane dhe aleatët e saj në NATO se politika e tyre e ndjekur deri atëherë duhej të ndryshohej krejtësisht. Politika amerikane ndaj Kosovës deri atëherë bazohej në atë që njihet si “Paralajmërimi i Krishtlindjeve’’ e që administrata e Presidentit Bush të parë i kishte dërguar Millosheviqit më 24 Dhjetor, 1992 -- vija e kuqe -- e që ishte një telegram shumë i shkurtë dhe pa stërhollime, por tekstualisht përmbajtja e saj citohet nga Uashington Post të ketë qenë një fjali: “Në rast të një konflikti në Kosovë e që shkaktohet nga ndërhyrja e Serbisë, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatëshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe brenda Serbisë.” Ky kërcënim u përsërit disa herë edhe nga ish-Sekretari i Deaprtmentit të Shtetit Uorren Kristofer, në mandatin e parë të Presidentit Klinton, por deri në masakrën e Reçakut mbeti vetëm një kërcnim në letër. Por qe masakra e Reçakut dhe dëshmia e një ambasadori amerikan mbi këtë tragjedi, mbi ato që kishte pa në atë fshat, që zgjoi ndërgjegjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në NATO, por edhe të botës mbarë e cila bëri që paralajmërimi kërcnues i administratës së Xhorxh Bushit të parë me rastin e Krishtlindjeve të vitit 1992, më fund të zbatohej. Si përfundim, më 13 tetor, 1999, për herë të parë në historinë e saj, orgnnizata e Atlantikut Verior,NATO autorizon komisionin ushtarak të saj që të fillonte planifikimimin për ndërhyrje ushtarake në Kosovë. Shpesh mendoj me vete, po të kishte
qenë në atë kohë Kosovë ndonjë përfaqsues tjerët nga ndonjë vend europian e jo Uilliam Uoker, si Shef i Misjonit Verifikues i Organizatës për Bashkpunim dhe Siguri në Europë? A do kishte pasur jë përfaqsues tjetër, fuqinë dhe ndërgjegjen morale që të shkonte e të vërtetonte vet se çka kishte ndodhur në Reçak. Ose çfarë do të kishte ndodhur nëqoftse Ambasadori Uoker, mos të kishte shkuar për të parë vetë me sytë e tij tragjedinë në Reçak. Unë besosj se do të kishte pasur masakra sit ë Reçakut anë e mbanë Kosovës dhe askush nuk do të dinte për to. Ambasadori Uoker kollaj mund të kishte shkruar raportin nga një zyrë e ngrohtë në Prishtinë e ta dërgonte në Vjenë, duke informuar se sipas raporteve thuhet se ka ndodhur një tragjedi në Reçak, por rrethanat dhe hollësitë nuk dihen. Dhe me aq ai e kishte kryer detyrën e vet. Por jo! Ai si diplomat i regjur e me pëvojë e ka ditur se një raport i tillë nuk do të kishte pasur kurrë efektin që do të kishte dëshmia e tij e gjallë, duke vajtur vet në vendin e ngjarjes tragjike në Reçak, për ta bërë më të besueshme deklaratën mbi masakrën që kishte parë. Andaj në këtë 15-vjetor të këtij krimi të shëmtuar nga forcat kriminele serbe, të kujtojmë me respekt dëshmorët dhe martirët e rënë të Reçakut dhe familjet e tyre, por njëkohsisht të mos harrojmë as diplomatin amerikan, ambasadorin Uilliam Uoker, i cili me guximin dhe kurajon e tij zgjoi ndërgjegjen morale të botës, e cila falë dëshmisë së tij, u njoh për së afërmi me mizoritë që po bënte Serbia në Kosovë kundër shqiptarëve dhe më në fund NATO vendosi që të bënte diçka për t’i ndaluar ato duke ndërmarrë një sulm ajror kundër Serbisë dhe forcave të saja në Kosovë. Të rënve Zoti u faltë paqën dhe mikut tonë, ambasadorit Uilliam Uoker Zoti i faltë jetë dhe shëndet!
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
8 Javore KOHA
e enjte, 23 janar 2014
Opinione & Vështrime
Opinione & Vështrime
e enjte, 23 janar 2014
9 Javore KOHA
Vështrim mbi zgjedhjet e (para)kohshme lokale në Ulqin
Shfaqje e mërzitshme e cirkut politik Nuk ke se si të mos mllefosesh ndaj gjithë kësaj katrahure rreth teje, ndaj demagogëve që fyejnë inteligjencën tënde dhe që përpiqen të të instrumentalizojnë për qëllime dhe përfitime vetjake, që shpërdorojnë qoftë dhe një pëllëmbë të këtij qyteti, që është po aq sa i tyri, edhe i yti, edhe i imi. Dhe ndjen keqardhje, ke 9 lista përpara vetes dhe njëherit kaq pak mundësi zgjedhjeje, sepse thellë brenda vetes je i vetëdijshëm se mbetemi në pozicionin vendnumëro. Dr. Sabina Osmanoviq
Sikur nuk mjafton të luajnë vetëm me kartën e nacionalizmit, shumë aktuale së fundmi është edhe karta e lokalizmit. Të ndarë në dy fronte, duke zhvilluar “luftë” brenda llojit të vet, pikërisht ata që predikojnë bashkim kombëtar nuk arrijnë dot në të vërtetë të “përziejnë” (se fjala bashkim do të ishte e tëpërt) së bashku as fshatin me qytetin, me rreth 25 mijë banorë. Nisi edhe një vit i ri për ulqinakët, i cili mbart me vete peshën e problemeve të të mëparshmit; me greva në ndërmarrjet dhe institucionet publike, me një ekzekutiv lokal inekzistent dhe me një zero të madhe në llogarinë e buxhetit të komunës. E përtej halleve të përditshmërisë, krizës ekonomike etj., ti si qytetar je i konfrontuar edhe me një dilemë të madhe me 9 lista zgjedhore. Ec e thoni pastaj se nuk kemi mundësi zgjedhjeje! Nëse ju hedhim një sy këtyre listave të
shumëpërfolura, kuptojmë se e vetmja gjë që ka ndryshuar në shumicën e rasteve është renditja e kameleonëve politikë të dekadave të fundit, por ka edhe ca “new entry” sa për të prishur monotoninë. Sa i përket përfaqësimit të gjinisë femërore, ai më tepër shërben si element zbukurimi (meqë edhe 30 përqindshi është kusht i BE-së). Madje ka raste ku numri i kandidateve femra rritet dukshëm nga pjesa e fundit të listës. Të mos flasim pastaj për “trurin” e partisë, për ata që fshihen në
prapaskenë e që kujdesen për lëvizjet strategjike dhe mbarëvajtjen e programit. Me këtë “tru strateg”, këto parti nuk kanë se si të mos çajnë përpara! Ndërkaq, debatet televizive të bartësve të listave janë shumë më argëtuese sesa programet humoristike. Edhe pse çatia e komunës sa nuk bie në tokë nga borxhet e grumbulluara ndër vite, këta “krerë në përpjekje” qëndrojnë stoikë duke shënjestruar drejt e në karrige, ndërsa për planin konkret se si do të dalin nga ky qorrsokak,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
është herët të flitet, kismet. Në këto debate, ku të gjithë shiten për atdhetarë të flakët, nuk arrijnë dot të formulojnë qoftë dhe një fjali të përbërë, të saktë nga ana sintaksore. E këta, pra, duan ose më mirë hamendësojnë të dinë të udhëheqin. Sikur nuk mjafton të luajnë vetëm me kartën e nacionalizmit, shumë aktuale së fundmi është edhe karta e lokalizmit. Të ndarë në dy fronte, duke zhvilluar “luftë” brenda llojit të vet, pikërisht ata që predikojnë bashkim kombëtar në të vërtetë
nuk arrijnë dot të “përziejnë” (se fjala bashkim do të ishte e tëpërt) së bashku as fshatin me qytetin, me rreth 25 mijë banorë. Dhe nisi një vit i ri për ulqinakët e mi, një vit i cili ka gjasa të jetë më i zymtë se ai që shkoi; nisi një vit plot premtime (dhe si çdo gjë që fillon me premtime nuk ka se si të përfundojë mirë). Janë këto premtime siç ndodh rëndom në fushata parazgjedhore, për vende të reja pune, infrastrukturë më të mirë, investitorë të huaj që do të bëjnë mrekullinë, zhvillim të turizmit
(do të rikthehen turistët gjermanë) dhe s’e di se përse, ajo mendja jote djallëzore i përkthen ndryshe: “më voto mua se kam për të zhvatur edhe ca miliona nga tenderat, ca prona akoma për t’i legalizuar, ca miq e kushërinj jokompetentë për të punësuar etj., etj”. Në prapaskenë tashmë kanë filluar “pazarllëqet kush me kënd”, sepse ne nuk është se shquhemi për tregtarë të mirë, por më tepër shquhemi për “burrëri”! Ndërsa ty si qytetar të ka ardhur në majë të hundës tërë kjo shfaqje e mërzitshme e këtij cirku politik. Nuk ke se si të mos mllefosesh ndaj gjithë kësaj katrahure rreth teje, ndaj demagogëve që fyejnë inteligjencën tënde dhe që përpiqen të të instrumentalizojnë për qëllime dhe përfitime vetjake, që shpërdorojnë qoftë dhe një pëllëmbë të këtij qyteti, që është po aq sa i tyri, edhe i yti, edhe i imi. Dhe ndjen keqardhje, ke 9 lista përpara vetes dhe njëherit kaq pak mundësi zgjedhjeje, sepse thellë brenda vetes je i vetëdijshëm se mbetemi në pozicionin vendnumëro. E nëse nuk shërbejnë për asgjë tjetër këto zgjedhje të (para)kohshme, (përveç se dalin në shesh të palarat e atyre që deri dje hanin nga e njëjta pjatë), uroj që këto zgjedhje të këtij janari të butë, të kthehen në filtër të ashpër për trungun plangprishës politik. Ndërsa “aktorët” tejet ambiciozë të skenës politike, uroj t’i përcjellë bekimi irlandez: “Paç kujtesë të mirë për të mos harruar se nga ke ardhur, largpamësi të duhur për të parë se ku po shkon, dhe vetëdije për të dalluar se kur e ke kaluar kufirin”.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
10 Javore KOHA
e enjte, 23 janar 2014
Foku s
Vështrime & Opinione
Vështrime & Opinione
e enjte, 23 janar 2014
11 Javore KOHA
Tymnaja e madhe Si në do kohë të moçme kur të përmendësh vetëm një fjalë sadopak përçarëse, ishte gati blasfemi sepse bashkëjetesa ishte diçka e mirëqenë dhe e nënkuptueshme në mjediset e përziera fetarisht, Dervinasit vetëm bënë atë që është më e natyrshmja, pasi aty, siç shprehen, nuk ka ekzistuar asnjëherë dallimi fetar mes myslimanëve dhe katolikëve.
Ali Cenaj
Diçka që, jo shumë moti, as që do të vërehej, tani u bë lajm. Madje “Top lajm”. Diçka që për shqiptarët e njohur me tolerancën fetare, që atë e kanë dhe e mbajnë si vlerë kulmore të kombit “me tri fe por me një atdhe”, tash bëhet ngjarje, që zgjon opinionin. Ngjarje që vjen si një shkëndijë drite në tymnajën e madhe të krijuar si tinëzisht nga do biçim polemikash të përhapura kryesisht në rrjetet sociale, jo aq për fenë sa për ekstremizmat fetarë, për “mjekroshët”, që ligjin e drejtësinë nuk po mjaftohen ta zbatojnë mbi ne, por kanë arritur deri në Siri, por edhe gjoja ekstremizmin katolik, ka ardhur lajmi për ndërtimin e një kishe në Derven të rrethit të Krujës. Jo pse kisha të tilla të vogla nuk ndërtohen edhe tjetërkund, por ajo që lajmin e bëri lajm, është fakti se ndërtimi i kishës është bërë edhe me kontributin e familjeve myslimane të këtij fshati dhe të pesë fshatrave tjera, kryesisht të besimit mysliman. Të gjithë së bashku, katolikë e myslimanë kanë ndihmuar financiarisht apo me punë vullnetare për ndërtimin e kishës
së Shënkollit. Kishës që, siç u tha, po ringrihet për herë të tretë, pasi dy herë më parë ishte rrafshuar gjatë luftërave dhe të tretën, në periudhën e komunizmit, me atë vendimin për rrënimin e objekteve fetare. Si në do kohë të moçme kur të përmendësh vetëm një fjalë sadopak përçarëse, ishte gati blasfemi sepse bashkëjetesa ishte diçka e mirëqenë dhe e nënkuptueshme në mjediset e përziera fetarisht, Dervinasit vetëm bënë atë që është më e natyrshmja, pasi aty, siç shprehen, nuk ka ekzistuar asnjëherë dallimi fetar mes myslimanëve dhe katolikëve. Pa dallim feje, vullnetarisht kanë ndërtuar Kishën duke dëshmuar solidaritetin vëllazëror, human e fetar, tipar i veçantë për shqiptarët. Drvinasit, si shumica e shqiptarëve, sidomos në mjediset me diversitet fetar, gjithmonë kanë qenë të pandarë, në festa e hidhërime, myslimanë e katolikë deri sa tash së voni, çuditërisht, mbinë do farë predikuesish të fesë “origjinale” dhe duke u kthyer edhe me veshje e
dukje shekuj më parë, në kohën e lindjes së fesë, manifestojnë intolerancë deri në urrejtje ndaj atyre që nuk u binden, që nuk pranojnë të bëhen beduinët e Ballkanit. Dervinasit vetëm vërtetuan traditën shkodrane në raste të tilla. Para gati një shekulli e gjysmë Katedralja e Shkodrës edhe Xhamia e Madhe u ndërtuan me kontributin e myslimanëve dhe katolikëve shkodranë. Ata dje vetëm përkujtuan traditën që shkon përtej tolerancës deri te rrënjët e përbashkëta. Një shembull i mirë, kuptohet, për ata që nuk vuajnë nga amnezia, që nuk i ka lëshuar kujtesa për atë se kush ishin dhe kush janë. Ata që nuk janë shkëputur nga rrënjët. Ata që nuk pranojnë të bëhen trup pa rrënjë dhe pa formë në këto hapësira ballkanike. Trup të cilin kushdo që kalon këndej pari mund ta rrokullisë kah të dojë. Lajmi për kishën e ndërtuar bashkërisht, megjithatë, nuk është edhe aq lajm i mirë. Sepse për të qenë lajm i mirë, do të kishte kaluar heshtas. Pa u vërejtur. Si diçka normale. E nënkuptueshme. (Zëri)
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
12 Javore KOHA
Kulturë
e enjte, 23 janar 2014
Roma dhe perandorët ilirë
Kulturë
Ilirët, 300 vjet në krye të një perandorie Për rreth 3 shekuj (251 – 565), Roma u mbizotërua nga perandorë ilirë; ishte pikërisht kjo periudhë kur fiset vandale e sllave u mbajten larg kufijve të rajonit, i cili më pas do të quhej Ballkan.
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi/Uashington
Kjo ndodhi me 20 janar te vitit 250 – Perandori Trajan Decius fillon një fushatë për të ndjekur të krishterët nga Roma. Gjatë përndjekjes, Papa Fabian bie martir dhe shumë të krishterë u dëbuan nga qyteti. Decius (Gaius Messius Quintus Decius Augustus) ishte Perandor nga 249 – 251. Në vitin e fundit të mbretërimit, ai bashkëqeverisi me djalin e tij, Herenius Etruskus; të dy u vranë në betejën e Abritus (sot Razgrad, Bullgari) kundër gotëve. Decius, lindi në vitin 201 në Budalia (Mitrovicë, Kosovë). Ai është i pari në listen e gjatë të Perandorëve romakë që do të dilnin nga Iliria. Këta quhen zakonisht perandorë ilirë sepse të gjithë kishin lindur në Iliri dhe u ngjitën në shkallën më të lartë të pushtetit, duke e filluar karrierën si ushtarë në legjionet romake të stacionuar në vendlindjen e tyre. Para se të bëhej perandor, Decius kishte qenë senator, para kësaj, prefekt i qytetit të Romës, dhe radhazi guvernator në Mezi, Gjermanikë, Spanjë. Gjatë
mbretërimit të tij, Decius ndërmorri disa projekte ndërtimi, si për shembull: banjat termale në Aventine (Itali), të cilat mbetën funksionale deri në shekullin XVI: historikisht, Decius njihet për kujdesin ndaj Koloseut të Romës; gjatë periudhës së tij si perandor, Koloseu, i dëmtuar rëndë nga goditjet e rrufeve, u restaurua plotësisht. Për rreth 3 shekuj (251 – 565), Roma u mbizotërua nga perandorë ilirë; ishte pikërisht kjo periudhë kur fiset vandale e sllave u mbajten larg kufijve të rajonit, i cili më pas do të quhej Ballkan. Pas shekullit VI, në listën e perandorëve romake rrallë gjendet ndonjë ilir; me sa duket ilirët, nuk ishin më të favorizuarit e Romës ose e humbën fuqinë a ndikimin e tyre; kjo gjendje e krijuar përkon me vërshimin e sllavëve në trojet ilire. A ishte ky mënjanim i ilirëve nga pushteti rastësi a konspiracion, këtë vetëm studimet mund ta tregojnë. Më poshtë; Listë e përzgjedhur me em-
rat e Perandorëve romakë me prejardhje nga Iliria. Decius – 249-251 Hostilianus – ?251 Claudius II “Gothicus” 268-270 Quintillus – 270 Aurelian – 270-275 Probus – 276-282 Diokleciani – 284-305 Maximianus “Herculius” – 286-305 Galeriusi – 305-311 Konstandini I – 306-337 Maximinus Daia – 308-313 Jovian – 363-364 Valentinianus I – 364-375 Valens – 364-378 Gratian – \ 375-383 Valentinianus II – 375-392 Marcianus – 450-457 Anastasius I – 491-518 Justin I – 518-527 Justinian I – 527-565
e enjte, 23 janar 2014
13 Javore KOHA
14 Javore KOHA
Kulturë
e enjte, 23 janar 2014
Kulturë
e enjte, 23 janar 2014
15 Javore KOHA
Mbi librin “Pasi ngritet perdja” të autorit Halil Haxhosaj
Vështrim kritik mbi punën e Teatrit Kombëtar të Gjakovës Libri është përmbledhje e artikujve që janë kryesisht kritika të shkruara dhe të botuara për premierat e shfaqura në Teatrin e Gjakovës në vitet e para pas përfundimit të luftës. Po ashtu në libër janë përfshirë edhe disa shkrime të tjera për teatrin e që nuk janë shfaqje të këtij teatri. Disa nga këto artikuj janë botuar në shtypin e kohës dhe kanë zgjuar interesim te shikuesit dhe lexuesit në përgjithësi. Për Koha Javore: Shaban Hasangjekaj
Poeti, shkrimtari, kritiku letrar dhe publicisti Halil Haxhosaj nga fshati Prekollukë (Preklukaj) të Vokshit, Komuna e Deçanit, Republika e Kosovës, në librin e vet më të ri me titull “Pasi ngritet perdja” ka përfshirë artikujt mbi teatrin. Këto shkrime janë kryesisht kritika që janë shkruar dhe botuar për premierat e shfaqura në Teatrin e Gjakovës në vitet e para pas përfundimit të luftës. Po ashtu janë përfshirë edhe disa shkrime të tjera për teatrin e që nuk janë shfaqje të këtij teatri. Disa nga këto artikuj janë botuar në shtypin e kohës dhe kanë zgjuar interesim te shikuesit dhe lexuesit në përgjithësi. “Në vepër nuk janë përfshirë të gjitha premierat e Teatrit të Gjakovës ngase për disa prej tyre nuk kam shkruar për arsye të ndryshme. Por, mbase kjo hapësirë kohore nëpër të cilën ka kaluar dramaturgjia dhe sidomos teatri ynë në përgjithësi, dhe Teatri Kombëtar i Gjakovës në veçanti, është dëshmia më reale se nëpër çfarë peripecish dhe leqesh ka ecur teatri ynë. Shpesh nëpër skenat e tij kanë defiluar tekste, regjisorë e sidomos aktorë që nuk i kanë plotësuar elementet e domosdoshme. Po ashtu në dërrasat e teatrove tona kanë defiluar aktorë, të cilët nuk i kanë plotësuar as kriteret amatoreske, e lëre më shkollore e profesionale”, shprehet autori në fillimin e parathënies së këtij libri. Libri “Pasi ngritet perdja” i autorit Halil Haxhosaj, redaktor i të cilit është Ali D.
Jasiqi, kurse recensent Nimon Muçaj, është botuar në vitin 2013 në ndërmarrjen shërbyese “Jeta e Re” në Prishtinë dhe përbëhet prej 160 faqesh. Autori Halil Haxhosaj në vazhdimin e parathënies së librit të vet thekson: “Mu për këto që u thanë më sipër dhe për shumë e shumë gjëra të tjera, shumica nga shfaqjet e teatrove tona në përgjithësi, edhe ato të Teatrit të Gjakovës në veçanti, jetonin vetëm në natën e premierës dhe nuk shfaqeshin asnjëherë më. Kur caktohej dita e mbajtjes së reprizës (madje edhe të reprizës së parë), ndodhte shumë shpesh që ajo mos të shfaqej për shkak se nuk shiteshin më shumë se pesë deri në dhjetë bileta. Çka është më keq, Teatri Kombëtar i Gjakovës, përjetoi, mbase edhe po përjeton, krizë të madhe. Prej pas luftës, ky teatër dita-ditës ka ardhur duke u shuar. Madje, aktorët e tij kanë mbetur shpesh pa të ardhura. Disa edhe janë larguar nga puna. E për përtrirje me kuadro të reja as që flitet”. Në librin “Pasi ngritet perdja”, të gjitha shkrimet janë të renditura sipas kohës kur janë shfaqur premierat në Teatrin Kombëtar të Gjakovës. Shkrimet janë shkruar kryesisht pas luftës, por, në fillim, nuk janë përfshirë 2-3 sosh që janë të ditëve, muajve dhe vitit të parë pas çlirimit. Autori këtë e ka bërë për arsye thjeshtë personale. Mirëpo, ai e ka parë të arsyeshme që t’i përfshijë edhe shkrimet për premierën e dramës “Onufri i Noekastrës”, që nuk është shfaqje
e Teatrit Kombëtar të Gjakovës. Pastaj shkrimin për shfaqjen “Metafora” që është shfaqur në qytetin Romanshorn të Zvicrës, duke qenë i pranishëm dhe i ftuar. Pastaj dramën “Art” të grupit të aktorëve të rinj, të cilët kanë diplomuar në akademitë e Prishtinës dhe Tiranës. Shkrimi për monodramën e Haqif Mulliqit “Marrëzia apo Komedia njerëzore”, ku rolin e interpretoi aktori bard dhe doajen i Teatrit Kombëtar të Gjakovës, Hadi Shehu, i cili pas më se gjashtë vjetësh sërish u ngjit në skenë. Dhe në fund, janë edhe shkrimet për premierën e dramës “Varri i qyqes” të Azem Shkrelit, në regji të Drita Begollit, dhe të dramës “Pushkatimi” të Ekrem Kryeziut edhe si regjisor, interpretuar nga trupa e Teatrit profesionist “Istref Begolli” të Pejës. Autori Halil Haxhosaj, i cili tani jeton, krijon dhe punon në Gjakovë, me shkrime letrare ka filluar të merret që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Shkruan poezi për të rritur dhe për fëmijë, prozë, kritikë letrare, shkrime për teatër, romane, drama, skenarë për film e televizion dhe shkrime publicistike. Për shkrimet e tij është fitues i disa shpërblimeve letrare. Poezia e tij është e përkthyer në disa gjuhë të huaja: në gjuhën rumune, gjermane, frënge, italiane, polake, angleze, serbe, turke etj. Deri më tani ka botuar këto vepra letrare: “Damarë të ringjallur”, poezi, 1992, “Në kafaz me pantera”, poezi, 1993, “Këngë të ngrira”, poezi, 1996, “Zëra të
grisur”, poezi, 1998, “Hija e orëligës”, poezi, 2000, “Pastaj bëhu relikt”, “Rozafa”, 2003, “Umbra viselor” – Hija e ëndrrave, shqip-rumanisht, 2004, “Pakohësi”, tregime, 2005, “Përimtime letrare”, shkrime letrare, 2006, “Fjalë e plagë”, poezi, 2007, “Histori në natën e vranët”, roman, 2008, “Puhizë zemre”, shqip-anglisht, “Egnatia”, 2009, “Përkushtime”, poezi kushtuar
Din Mehmetit, 2009, “Puhizë shpirti”, 2010, “Vështrime për prozën romanore të Petrit Palushit”, kritika, “Ombra GVG”, 2011, “Kur u mësova me dritën”, poezi, 2011, “Shi pa vranësira”, tregime, 2011, “Pavdekësia e poetit”, poezi e shkrime
për Din Mehmetin, 2011, Monografia “Klubi letrar Gjon Nikollë Kazazi”, 2012, “Lot e lakmi”, dramë, 2012, “Lexime të poezisë”, kritika letrare, 2013. Libri “Pasi ngritet perdja”, është libri i 22-të i autorit Halil Haxhosaj.
16 Javore KOHA
Politikë
Politikë
e enjte, 23 janar 2014
e enjte, 23 janar 2014
17 Javore KOHA
Të dielën në Ulqin do të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale
Të gjithë shpresojnë
Në garë janë nëntë lista zgjedhore, prej të cilave tetë parti dhe një koalicion. Përfaqësuesit e listave garuese janë shprehur optimistë për suksesin e subjekteve të tyre në zgjedhjet lokale. Të gjithë shpresojnë se do të arrijnë rezultate të mira. Por që tani është e qartë se asnjëri prej subjekteve nuk do të arrijë të fitojë shumicën për të qeverisur vetë, por do të jenë të nevojshme koalicionet paszgjedhore
Qytetarët e Ulqinit do të dalin të dielën në zgjedhjet e parakohshme lokale për të përcaktuar se kush do t’i përfaqësojë në përbërjen e re të Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe kush do ta drejtojë Komunën e Ulqinit në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Në garë për 33 vende në Kuvendin e Komunës së Ulqinit janë nëntë lista zgjedhore, prej të cilave tetë parti dhe një koalicion. Në bazë të shortit, Komisioni zgjedhor komunal ka përcaktuar renditjen e listave në fletëvotim. Në vendin e parë është Mali i Zi Pozitiv, në vendin e dytë Fronti Demokratik, në vendin e tretë Partia Boshnjake, në vendin e katërt Partia Socialiste Popullore, në vendin e pestë Forca e Re Demokratike, në vendin e gjashtë Unioni Demokratik i Shqiptarëve, në vendin e shtatë Partia Demokratike e Socialistëve, në vendin e tetë Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, i përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Qytetare “Perspektiva” dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi, dhe në vendin e nëntë Partia Socialdemokrate. Sipas Komisionit zgjedhor të Komunës së Ulqinit, të drejtë vote në këto zgjed-
hje kanë 19 181 qytetarë. Nga ky komision kanë bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Zgjedhjet në komunën e Ulqinit mbahen në një periudhë të madhe krize jo vetëm politike, por edhe ekonomike, kur punëtorët në disa ndërmarrje në këtë komunë kanë filluar grevën për shkak të vonesës së pagesës së pagave dhe kontributeve sociale. Fushata parazgjedhore në përgjithësi është zhvilluar e qetë. Të gjitha subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhje kanë prezantuar kandidatët për këshilltarë dhe kanë shpalosur programet e tyre, për të cilët kanë thënë se janë më të mirët dhe se ofrojnë zhvillim dhe daljen e Ulqinit nga kriza. Përfaqësuesit e listave garuese në deklaratat e tyre janë shprehur optimistë për suksesin e subjekteve të tyre në këto zgjedhje lokale. Të gjithë shpresojnë se do të arrijnë rezultate të mira. Derisa disa prej tyre thonë se do të jenë listë fituese, të tjerët e konsiderojnë sukses hyrjen në Kuvend. Por që tani është e qartë se asnjë prej subjekteve që garon në zgjedhje nuk do të arrijë të fitojë shumicën
për të qeverisur vetë, por do të jenë të nevojshme koalicionet paszgjedhore. Përfaqësuesit e subjekteve politike që pretendojnë pushtetin nuk janë shprehur se më kënd do të formojnë koalicion paszgjedhor. Prandaj rezultatet e arritura në zgjedhje do të jenë përcaktuese për koalicionet paszgjedhore. Edhe dy ditë kanë mbetur tashmë nga përfundimi i fushatës parazgjedhore. Disa parti i kanë zhvilluar promovimet e tyre, përfshirë edhe ato qendrore, ku kanë marrë pjesë krerët e tyre më të lartë, kurse subjektet nacionale shqiptare promovimet e tyre qendrore do t’i mbajnë sot dhe nesër, kur mbyllet fushata dhe fillon heshtja parazgjedhore. Me afrimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve është ashpërsuar edhe lufta politike për çdo votë, me qëllim për t’i bindur zgjedhësit. Përfaqësuesit e disa subjekteve i kanë akuzuar subjektet tjera për blerjen e votës dhe keqpërdorimin e ndërmarrjeve komunale për interesat partiake. Zgjedhjet e parakohshme lokale në komunën e Ulqinit u shkaktuan për shkak të krizës në funksionimin e shumicës së përbërë nga Forca e Re Demokratike,
29. Radmila Bandoviq 30. Zoran Gjurashkoviq ………………………………. 3. Partia Boshnjake
Partia Demokratike, Partia Socialdemokrate dhe Lëvizja Qytetare “Perspektiva”. Pas krizës disamujore të koalicionit qeverisës, këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit votuan për shkurtimin e mandatit të tyre dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale. i.k.
27. Angja Perçobiq 28. Marina Dediq 29. Bukurie Kollari 30. Samir Vukoviq 31. Hristina Spasiq - Dragoviq 32. Enis Bushatliq 33. Mirash Gjelosheviq …………………………..
Listat e kandidatëve për këshilltarë
2. Fronti Demokratik 1. Prim. dr. Milan Rolloviq 2. Milosh Androviq 3. Marjan Bevenja 4. Angjela Gjurashkoviq 5. Millosh Kopitoviq 6. Dr. Nevenka Aleksiq 7. Nebojsha Çapunoviq 8. Gjuro Gjakonoviq 9. Ivana Ziramov 10. Marko Gjurishiq 11. Mladen Lazoviq 12. Vjera Aleksiq 13. Miodrag Kuzman 14. Zhelko Rolloviq 15. Ranko Brajoviq 16. Svetlana Kopitoviq 17. Sanela Beserminji 18. Vukmir Bandoviq 19. Milinko Steljiq 20. Irena Giljen 21. Branislav Ziramov 22. Çedomirka Kovaçeviq 23. Milorad Bato Stojanoviq 24. Tatjana Çapunoviq 25. Aleksandar Brajoviq 26. Rajka Magdeliniq 27. Snezhana Gjukiq 28. Ivana Rolloviq
1. 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11. 12. 13. 14. 15. 16. 17. 18. 19. 20. 21. 22. 23. 24. 25. 26.
Mali i Zi Pozitiv Mr. Dritan Abazoviq Safet Beci Omer Bajraktari Zdenko Zhivkoviq Arijana Kurmemoviq Ilir Harasani Xhenan Mavriq Simo Dediq Afrim Gjoni Aleksandar Latkoviq Amela Kurmemoviq Allmir Kollari Fuad Lamezheviq Taulant Kraja Aleksandar Perçobiq Arijeta Barloviq Nikolla Batriqeviq Gjergj Margjonoviq Merita Kahari Arben Dervishaga Dilaver Kuqeviq Marija Deliq Nemanja Dragoviq Shpend Gorana Angjela Poçek Dimtrije Knezheviq
1. Muamer Rashçiq 2. Omer Skrobanoviq 3. Jupo Rastoder 4. Edis Sijariq 5. Mesud Çuturiq 6. Nermina Hasanbegoviq 7. Shemso Daciq 8. Hadro Kalaç 9. Medo Shoshkiq 10. Mensur Murtoviq 11. Zumreta Muratoviq 12. Enes Xhafiq 13. Bajram Rexhepagiq 14. Ertan Omeroviq 15. Esma Vukosllavçeviq 16. Kimeta Kapiçiq 17. Lejla Kapiçiq 18. Nusret Aliçkoviq …………………….. 4. Partia Socialiste Popullore 1. Andrija Qetkoviq 2. Srgjan Stojanoviq 3. Biljana Kovaçeviq 4. Boro Knezheviq 5. Milo Kekiq 6. Zora Çapunoviq 7. Vido Gjakonoviq 8. Stjepan Kallugjeroviq 9. Dragana Miroviq 10. Radisllav Qetkoviq 11. Irfan Mehmedoviq 12. Vera Margjonoviq 13. Ivo Bevenja 14. Zefa Nikiq 15. Brana Abramoviq 16. Milovan Vujosheviq 17. Aleksandar Far 18. Vojislav Bubanja 19. Mijodrag Nikotiq 20. Ljiljana Jashoviq 21. Bojan Llazareviq 22. Danilo Periq 23. Branka Rudoviq 24. Jozo Niloviq 25. Nikolla Popoviq 26. Petar Bozhoviq 27. Cvijeta Zhuriq 28. Dragan Çoguriq 29. Gjuro Bevenja
Vazhdimi në fq. 28.
>>>
18 Javore KOHA
Bisedë
e enjte, 23 janar 2014
Bisedë
e enjte, 23 janar 2014
19 Javore KOHA
Bisedë me këngëtarin Dritan Maraj, konkurrent në spektaklin televiziv “The Voice of Albania”
E kam merituar të kualifikohem në finale
Këngëtari i talentuar nga Ulqini, Dritan Maraj, arriti deri në gjysmëfinale të spektaklit televiziv “The Voice of Albania”, duke hyrë në mesin e 12 këngëtarëve më të mirë, por nuk arriti të kualifikohej në natën finale. Në këtë bisedë, ai rrëfen për përvojën e tij disamujore të pjesëmarrjes në këtë konkurs, të cilën e vlerëson si të bukur, por edhe stresuese dhe shumë sakrifikuese. Koha javore: Dritan, si e vlerëson pjesëmarrjen tënde në “The Voice of Albania”? D. Maraj: Ishte një eksperiencë shumë e bukur, e vyeshme, por edhe shumë e lodhshme dhe sakrifikuese. Pesë muajt e kaluar ishin të ngarkuar me angazhime të përjavshme në Tiranë, por nga ana tjetër edhe joshëse sepse kontakton me pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare, njeh edhe shumë njerëz të ri, fiton eksperienca të reja, si dhe shumë stresuese sepse gjithmonë je në garë duke pasur rrezikun e eliminimit mbi kokë. Koha javore: Ke mbërritur deri në gjysmëfinale, në mesin e 12 këngëtarëve më të mirë. A mendon se e ke merituar të kualifikohesh në natën finale? D. Maraj: Konkurrenca ishte shumë e madhe, me përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare, këngëtarë profesionistë dhe me eksperiencë, profesorë të
diplomuar në akademi muzikore dhe për kanto. Por me punën time të palodhur dhe të mentorëve të mi ia dola të kualifikohem në gjysmëfinale. Deri atëherë, sipas mendimeve të të gjithë mentorëve, jam vlerësuar si zëri më unik dhë më i veçantë në “The Voice of Albania” dhe them që e kam merituar kualifikimin në finale. Koha javore: Trajnerja e skuadrës tënde, këngëtarja Alma Bektashi të ka cilësuar ndër të tjera si këngëtar inteligjent. Si duhet kuptuar kjo? D. Maraj: T’ju them të drejtën, as unë nuk e kuptova domethënien, por sigurisht që ishte në funksion të “diçkaje” sepse vlerësimet e mëparshme ishin: “a ka përmbi perfekt” ose “m’i mbyll sytë e me ju lëshu ndjenjave të të dëgjuarit”. Vlerësime të ngjashme kishte edhe nga mentorët e tjerë. Prandaj, siç thashë në fillim, as unë nuk e kuptova këtë kthesë të vlerësimit nga perfeksioni në inteligjent.
Nga “The Voice of Albania” do të mbajë mend shoqërinë, rastin që të performosh para një auditori të gjerë shqipfolës, rast shumë i mirë që të provosh vetveten kundrejt një konkurrence shumë të madhe, mikpritjen e mirë, stafin përcjellës të shkëlqyer, por edhe disa prapaskena që s’dua t’i përmend.
Koha javore: Për çfarë do ta mbani mend spektaklin “The Voice of Alba-
nia”? D. Maraj: Nga “The Voice of Albania” do
të mbajë mend shoqërinë, rastin që të performosh para një auditori të gjerë shqipfolës, rast shumë i mirë që të provosh vetveten kundrejt një konkurrence shumë të madhe, mikpritjen e mirë, stafin përcjellës të shkëlqyer, por edhe disa prapaskena që s’dua t’i përmend. Mësimi kryesor është që suksesi don shumë punë e sakrificë, por është një ndër mënyrat për promovimin dhe afirmimin e talentëve të rinj. Për këtë arsye i këshilloi ata të rinj, të cilët kanë talent dhe vullnet në këtë lëmi, që ta provojnë veten. Koha javore: Nesër mbrëma do të mbahet nata finale e edicionit të sivjetshëm të “The Voice of Albania”. Kush mendon se e meriton fitoren? D. Maraj: Të gjithë konkurrentëve ju dëshiroj suksese sepse që të katërt janë gati kokë më kokë, ndërsa uroj të fitojë më i miri.
Koha javore: Ti tashmë ke marrë pjesë në “The Voice of Albania” dhe “X Factor”, dy formatet më të mëdha dhe më të famshëm televizivë për talentët e këngës në hapësirën shqiptare. Cili është dallimi ndërmjet tyre? D. Maraj: Secili format i përmendur televiziv ka të njëjtin qëllim, por metodologjinë e përzgjedhjes dhe kohëzgjatjen e ndryshme, kështu që kjo varet nga preferencat individuale. Koha javore: Pas pjesëmarrjes në “The Voice of Albania”, cilat janë planet Tuaja në fushën e muzikës në të ardhmen? D. Maraj: Dëshirat janë të mëdha, por në realitetin aktual është art që kushton shumë. Por megjithatë, unë do të provoj të krijoj diçka autoriale, ndoshta në perspektivë edhe të marr pjesë në ndonjë nga festivalet mbarëkombëtare. Bisedoi: I. Kallaba
Dëshirat janë të mëdha, por në realitetin aktual (muzika) është art që kushton shumë. Por megjithatë, unë do të provoj të krijoj diçka autoriale, ndoshta në perspektivë edhe të marr pjesë në ndonjë nga festivalet mbarëkombëtare.
20 e enjte, 23 janar 2014
Javore KOHA
Panoramë
Panoramë
Aktori Kasem Hoxha me një sfidë të re në kinematë gjermane
Një tjetër shqiptare pozon nudo për “Playboy” 19-vjeçarja Delfina Aziri për herë të parë ka pozuar nudo në një pishinë në Greqi. Fotografitë janë bërë për numrin e fundit të revistës “Playboy”. Delfina duket pothuajse lakuriq në një pishinë për të realizuar fotografitë për edicionin e muajit shkurt të revistës për meshkuj “Playboy”. 19-vjeçarja nga Mönchengladbachu thotë se për herë të parë ka bërë fotografi erotike para kamerave. “Unë kurrë nuk kam bërë një gjë të tillë”, thotë ajo në një intervistë me revistën për meshkuj. Mërzia dhe dembelizmi janë fjalë të huaja për vajzën nga Gjermania. Ajo e do muzikën rock dhe filmat aksion. Delfina ka folur edhe për ëndrrën e saj. “Një herë me një veturë ‘kabrio’ rrugëve të Hollywood-it”. Për të punuar si një modele është ëndrra e saj. Nëse kjo nuk funksionon, Delfina e imagjinon veten duke punuar si një ndërmjetëse e pasurive të patundshme, duke bërë udhëtime nëpër botë.
Lori Hoxha fiton në “Dancing with the Stars Albania”
Spektakli “Dancing with the Stars”, i cili mblodhi VIP-at e ekranit në një konkurs kërcimi, shpalli dhe fituesin e edicionit të tij të katërt. Lori Hoxha triumfoi duke marë çmimin ndërmjet pesë finalistëve, Arjon Muçës, Flaka Krelanit, Aulona Mustës dhe Aurela Hoxhës. Lufta më e zjarrtë u zhvillua mes Lori Hoxhës dhe Flaka Krelanit. Ato performuan në tri disiplina të vështira dhe juria vlerësoi me nga 10 pikë secili Flakën dhe me një pikë më pak, Lorin, ku diferencën ashtu siç u shpreh dhe vetë e bëri, anëtarja e jurisë Ema Andrea. Megjithatë vota e publikut zgjodhi Lorin fituese të këtij edicioni të katërt të Dancing with the Stars.
e enjte, 23 janar 2014
21 Javore KOHA
Këto ditë nëpër kinematë brenda dhe jashtë Gjermanisë po shfaqet filmi “Nicht Mein Tag” (Kjo nuk është dita ime), me regji të Peter Thorwarth. Në mesin e aktorëve të njohur gjermanë, luajnë edhe artistët shqiptarë, Kasem Hoxha dhe Bekim Guri. Artisti tashmë i njohur shqiptar Kasem Hoxha, i cili jeton prej më shumë se dy dekadash në Gjermani, luan rolin e Sokolit në këtë film dhe është në fokus të një grupi djemsh shqiptarë “të mirë“, të cilët mundohen të mbijetojnë në Holandë. Gjatë xhirimeve të këtij filmi, aktori shqiptar që jeton prej 24 vitesh në Gjermani, ka qenë i angazhuar edhe në një film tjetër televiziv që pritet të dalë në kanalin televiziv, ARD, në mars të këtij viti, filmi Tatort “Nick 2” me regji të Christina Alvart. Po ashtu këtë vit pritet të xhirohet edhe filmi shqiptar, “Golden” me regjisorin shqiptar Bujar Alimani, ku aktori Kasem Hoxha do të ketë rolin kryesor.
Shpat Kasapi tani edhe model Këngëtari nga Maqedonia, Shpat Kasapi, i ka hyrë edhe punës së modelimit, falë pamjes dhe fizikut të mirë që ka. Në fotot e fundit që këngëtari ka postuar në rrjetet sociale, është shfaqur me veshje të firmës LTB. Edhe pse ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë këngë të re, Shpati nuk ka ndenjur duarkryq. Ai ka vendosur që të shfrytëzojë pamjen dhe popullaritetin e tij për të reklamuar veshjet e brendit të njohur LTB. Këtë e kanë praktikuar edhe kolegët e tij, si Alban Skenderaj së bashku me Miriam Canin, të cilët kanë reklamuar po ashtu veshjet e kësaj firme.
22 e enjte, 23 janar 2014
Te k n o l o g j i
Fotografia e javës
Javore KOHA
Për një kohë të gjatë tashmë është folur për modelin e ri të tabletit të Samsung, përkatësisht Samsung Galaxy Tab 3 Lite, ndërsa tani kompania jugokoreane e ka zyrtarizuar këtë model të ri të tabletit në Android, për të cilin i ka dhënë të gjitha detajet dhe karakteristikat. Samsung Galaxy Tab 3 Lite posedon ekranin me diagonalen prej 7 inç me rezolucion prej 1024x600 pikselëve, ndërsa i njëjti është i pajisur me procesorin dual core 1.2GB dhe 1GB RAM. Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy Tab 3 Lite përfshijnë edhe 8GB memorie, portin për microSD, me të cilën memoria e tabletit mund të rritet edhe për 32GB tjera shtesë. Samsung Galaxy Tab 3 Lite do të vijë me Android 4.2 Jelly Bean, baterinë me 3,600 mAh, lidhjet për WiFi, Bluetooth dhe kamerën me 2 mega-piksel. Samsung ende nuk e ka bërë të ditur çmimin për Samsung Galaxy Tab 3 Lite, ndërsa tableti do të vijë në ngjyrën e bardhë dhe të zezë.
Samsung prezanton tabletin e ri, Galaxy Tab 3 Lite
Tabletin MediaPad 7 Youth2 Me lansimin e modelit të ri të tabletit, Huawei MediaPad 7 Youth2, prodhuesi kinez Huawei ka shtuar edhe një model tjetër tabletit në linjën e saj të pajisjeve elektronike, e cila gjithashtu mundëson realizimin e thirrjeve telefonike. Huawei MediaPad 7 Youth2 vjen me diagonalen e ekranit prej 7 inç dhe rezolucionin prej 1024 x 600 pikselëve, ndërsa pajisja vjen me procesorin quad core 1.2GHz MSM8X12 dhe 1GB RAM. Karakteristikat tjera të Huawei MediaPad 7 Youth2 përfshijnë edhe 4GB memorie të brendshme, portin për microSD, e cila mund ta rris kapacitetin e memories edhe për 32GB. Për më shumë, tableti mundëson edhe realizimin e thirrjeve edhe në brezin 2G dhe 3G, lidhjen HSPA+, dy kamera për foto, video dhe komunikim, si dhe Android 4.3 Jelly Bean.
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„. Valon kovaçi: dritare
e enjte, 23 janar 2014
23 Javore KOHA
„Qesh pak, shiko këtu”
24 e enjte, 23 janar 2014
Mozaik
Mozaik
e enjte, 23 janar 2014
Javore KOHA
25 Javore KOHA
Në numrin më të ri të revistës “Quest”
Botohet përzgjedhja e poezisë shqipe Poezitë i ka përzgjedhur Bashkim Kuçuku, ndërsa i ka përkthyer Qazim Muja. Përzgjedhja është bërë nga antologjia e poezisë shqipe me titull “Ukradeni plamen”, e cila është botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Artit Dukla në vitin 2009.
Reshjet e shiut shkaktuan vëshirësi në qarkullimin rrugor
Lumi Urrela vazhdon të sjell probleme Në revistën ndërkombëtare për letërsi, art dhe kulturë “Quest”, e cila del në Podgoricë, është botuar një panoramë e poezisë shqipe. Në të janë prezantuar poetët nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia: Fatos Arapi, Primo Shllaku, Bardhyl Londo, Visar Zhiti, Basri Çapriqi, Arjan Leka, Salajdin Salihu, Lindita Ahmeti dhe Ervin Hatibi. Poezitë i ka përzgjedhur Bashkim Kuçuku, ndërsa i ka përkthyer Qazim Muja, përkthyesi ynë më i mirë nga gjuha shqipe në gjuhën malazeze. Kjo përzgjedhje është bërë nga antologjia e poezisë
shqipe me titull “Ukradeni plamen”, e cila është botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Artit Dukla në vitin 2009. Në kohën e fundit, ekziston një bashkëpunim aktiv ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë. Botuesi i njohur nga Tirana “Onufri” ka botuar “Antologjinë e poezisë malazeze”, me përzgjedhje dhe përkthim të Dimitrov Popoviqit, pastaj në revistën e Shoqatës së Përkthyesve të Malit të Zi “Nasi susreti”, revistën “Ars” dhe tani në “Quest”. Shpresojmë që ky të jetë fillimi dhe se duhet të vazhdohet edhe më tepër.
Ajo çfarë është më e rëndësishme, është se ekziston mirëkuptimi dhe vullneti nga të dyja palët. Pas çdo takimi të krijuesve të këtyre vendeve mike, janë shfaqur tekste dhe libra të përkthyer. Dhe librat janë ura më e mirë. Duhet të theksohet edhe roli i rëndësishëm i përkthyesve të vlefshëm dhe të shkëlqyer, si Qazim Muja nga gjuha shqipe në atë malazeze, dhe Dimitrov Popoviq nga gjuha malazeze në gjuhën shqipe. Këtë vit presim përkthime të tjera dhe, le të shpresojmë edhe libra. Ilir Dukagjin
Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë përfshirë vendin mbrëmjen e së dilës dhe paraditën e së hënës e që ende po vazhdojnë kanë shkaktuar një kaos të vërtet në qarkullimin rrugor të automjeteve në qytezën e Tuzit dhe më gjërë. Pothuajse në të gjitha rrugët është kaluar me vështirësi nga automjetet pasi niveli i ujit ka qenë disa centimetër i lartë dhe ka qëndruar përgjatë gjithë ditës nëpër shumë rrugë si në ato kryesore ashtu edhe në ato dytësore si pasoj e mungesës së kanalizimeve. Përveçëse në qytezën e Tuzit gjendje e njëjtë ka mbizotëruar edhe në shumë fshatra të Malësisë sidomos të Malësisë jugore. Situatë më e rënduar nga vërshimet është shfaqur në fshatrat Kodër Budan dhe Nënhelm ku automjetet e vogla me vështirësi kanë mundur të qarkullojnë. Në këto fshatra situatën e ka rënduar më shumë dalja nga shtrati i lumit Urrela i cili vite me radhë ka
qënë faktori kryesorë i përmbytjeve të tokave pjellore në zonën e Malësisë jugore e që fatkeqsisht ende mbetet problem i pazgjidhur. Urrela përsëri gjatë këtyre reshjeve në një pjesë të mirë të shtrirjes së tij ka dalur nga shtrati duke lënë sipërfaqe të konsideruar të tokave pjellore nën ujë dhe duke dëmtuar edhe kulturat bujqësore dhe ushqimin për kafshët. Për këtë problem kemi kontaktur kryetarin e BL të Sukruqit Zef Dedvukaj i cili në lidhje me daljen nga shtrati i urrelës tha se ditën e hënë ka qenë i parashikuar aksioni i ndërhyrjes në lumit urrela në ato pika ku janë më kritike mirëpo sipas tij kushtet atmosferike nuk e kanë lejuar ndërhyrjen në këtë Lum dhe ai vazhon akoma të përmbysë dhe të lërë nën ujë shumë sipërfaqe tokësore. Dedvukaj theksoi që sapo situata të stabilizohet nga reshjet, BL e Sukruqit do të fillojë aksionet ndërhyrëse me makineritë
përkatëse në mënyrë që të evitohen problemet që shkakton ky lum prej vitesh në zonën jugore të Malësisë. Ky lum ka bllokuar tërësisht edhe rrugën e vetme e cila lidh fshatrat fushorë të Malësisë me zonën rurale të Hotit, konkretisht vendin e quajtur tek Rrënxa e Qafës dhe ka depërtuar edhe nëpër disa amvisëri duke shkaktuar edhe dëme. Lumi urrela prej vitesh ka qenë shkaktar i shumë dëmeve si në tokat bujqësore ashtu edhe në shumë shtëpi të banorëve të fshatrave jugorë të Malësisë. Për këtë problem vite me radhë ka patur premtime nga Komuna Urbane e Tuzit se do ta zgjedh këtë problem mirëpo deri më tani prëmtimet mbeten të paraealizuara. Reshjet intensive të shiut po vazhdojnë ende ndërsa urojmë që problemi me shtratin e urrelës të zgjidhet njëherë e mirë për të mirë të të gjithë banorëve të cilët vuajnë pasojat nga e daljes së tij nga shtrati. Toni Ujkaj
26 e enjte, 23 janar 2014
Mozaik
Mozaik
e enjte, 23 janar 2014
Javore KOHA
27 Javore KOHA
Statusi i KU të Tuzit ende çështje e pazgjidhur
Shqiptarët unanim në kërkesat dhe qëndrimet e tyre Ndryshimi i statusit të Komunës Urbane të Tuzit ka qenë prej shumë vitesh në qendër të diskutimeve dhe debateve të shumta nga përfaqësues të partive politike të cilët edhe sot për këtë çështje vazhdojnë të flasin dhe ende mbetet e pazgjidhur Vite me radhë ka patur premtime nga pushteti që Malësisë-Tuzit t’i jepet statusi i plotë ku banorët e kësaj treve do të gëzonin një vetëqeverisje lokale të plotë, një komunë me kopetenca të plota, e barabartë me të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi. Debatet për zgjidhjen e kësaj çështjeje për fat të keq po vazhdojnë ende dhe fenomeni i ndyshimit të statusit të Komunës së Tuzit mbetet aktual. Versioni i fundit për ndryshimin e statusit të komunës në fjalë përkatësisht hartimi i ndyshimit të ligjit mbi kryeqytetin është prezantuar në dhjetor të 2013tës nga kryebashkiaku i Podgoricës Miomir Mugosha në një konferencë për media. Ky version i cili është përfolur shumë nga mediat e shkruara dhe audiovizive parashikon që KU e Tuzit do ta fitojë statusin e komunës në kuadër të Podgoricës, një komunë me të drejtë që në mënyrë të pavarur ta përcaktoj buxhetin dhe të mbledh taksat në territorin e vet, një komunë siç ka thënë kryebashki-
aku me kapacitet të plotë, me shkallë më të lartë autonomie por që të ketë lidhje me kryeqytetin. Në lidhje me këtë çështje aktuale në Malësi, për gazetën tonë u prenoncuan përfaqësues të partive politike shqiptare që veprojnë në këtë treve si dhe kryetari i KU të Tuzit Fran Lulgjuraj nga rradhët e PDS-së. Ky i fundit i pyetur se si e shikon këtë version dhe a është ky versioni i duhur për banorët e Malësisë u përgjigj ” Unë lidhur me statusin e ri të Komunës për të cilin flitet në opinion nuk jam i njoftuar veçse përmes mediave dhe në këtë rast nuk mund ta përcaktoj qëndrimin tim për arsye se mua askush nuk më ka ftuar për negociata, megjithatë për mua është i pranueshëm çdo opsion i cili kënaq interesat e qytetarëve ose të shumicës së banorëve të komunës së tanishme” u shpreh Lulgjuraj. Kryetari i kësaj komune theksoi se nuk disponon me asnjë dokument të shkruar nga cilido qoftë organ për propozimin e opsionit të statusit të ri të KU
të Tuzit. Ndërkohë kryetari i kuvendit të KU të Tuzit Fadil Kajoshaj e vlerësoi versionin në fjalë si shumë më të mirë krahasur me versionet që u janë ofruar më parë duke e quajtur atë si shumë të avancuar nga statusi aktual i komunës. “Nuk është një komunë e plotë 100 përqind siç janë komunat tjera por nësë e analizojmë mirë do shohim se kjo komunë do t’i kishte të gjitha kopetencat që ka një komunë e plotë duke filluar nga territori, ingerencat, administratorët, sekretariatet përkatëse, etj, por sërish mbetet një lidhshmëri me kryeqytetin në aspekin politik, por ky version me disa ndyshime është i pranueshëm për mua” u shpreh Kajoshaj. Ai tha se lidhur me këtë çështje kanë biseduar me përfaqësus të partive politike shqiptare dhe janë dakorduar që të gjithë së bashku të veprojnë dhe të jenë unanim në këtë drejtim. Ai theksoi se do të hartojnë disa kërkesa, vërejtje dhe sygjerime me të cilat do të paraqiten karshi Partisë Demokratike
të Socialistëve në takimin që sipas tij do të zhvillohet në fund të këtij muaji mes funksionarit të lartë të PDS-së Svetozar Maroviq dhe përfaqësuesve të partive politike shqiptare. “Ky version ka më tepër të bëjë me interesat e Podgoricës se sa me interesat tona sepse shkohen nga ajo që edhe komuna e ardhshme e Tuzit të jetë aq e lidhur sa përmes Podgorica ta ruaj pushtetin aktual” përfundoi Kajoshaj. Ndërkaq Nikë Gjeloshaj nga Alternativa Shqiptare versionin e fundit e qujati një hap më afër realizimit të kërëkesave të tyre. “Nuk na kënaq plotësisht, por është avancim i statusit tonë të vetqeverisjes lokale në krahasim me statusin e komunës së sotme. Ky version i përmban gati të gjitha ingerencat e komunës së plotë, por jo plotësisht – ndonëse mbetemi ende “të lidhur” me Kryeqytetin”, tha Gjeloshaj. Ai theksoi se negociatat me pushtetin malazez vazhdojnë ende. “Qëllimi ynë momental është të përfitojmë sa më shumë nga situata, që shkon mjaft në favorin tonë. Presioni i Evropës për legjislaturë (lidhur me kapitujt 23 dhe 24) duhet të shfrytëzohet sa më shumë. Lidhur me këtë po negociojmë me pushtetin malazias. Ne nuk do ta quajmë askurrë të përfunduar çështjen e statusit tonë – çdo përafrim asimptotik është vetëm edhe një sukses në vazhdën e
përgjegjësisë politike të partive nacionale –shqiptare ” u shpreh Gjeloshaj për gazetën tonë. Kryetari i LDnëMZ dega e Malësisë Nikollë Camaj duke iu përgjigjur pyetjes për statusin e ri të Komunës u shpreh skeptik për këtë ofertë nga ana e pushtetit malazez duke e quajtur këtë një eksperiment dhe një mashtrim të radhës që po i bëhet Malësisë nga ana e PDS-së. “Ky version nuk paraqet një komunë të cilën ne vite me radhe e kërkojmë pra as përafërsisht asaj që ne dëshirojmë dhe i që i takon Malësisë për faktin se nëse një Petnicë dhe Guci mund ta kenë komunën e plotë, për çfarë Tuzi duhet të jetë peng dhe të mbetet territor “kurban” i Podgoricës për hirë të nevojave politike të saj”, tha Camaj. Ai theksoi se për partinë e tij ky version është apsulutisht i papranueshëm. “Ajo që mund të ishte e pranueshme për ne ështe nësë zotërinjët që e propozojnë këtë plan kanë ndonjë mundësi ligjore që ta ruajnë votën e përbashkët edhe për kryeqytetin por që Tuzi t’i ketë kopetencat si çdo komunë tjetër pa asnjë kushtëzim, një komunë me ingirenca të plota që vet të vëndos për planifikime, urbanizim, zhvillimin dhe për shpënzimin e mjeteve”, theksoi Camaj. Ndërkohë Vasel Sinishtaj nga IQ-ja tha se se nuk ka draft apo verzion ligji të cilin e ka përpiluar kryebashkiaku i Podgoricës.
“Ka draft ligji të cilin po tenton ta hartoj qeveria në bashkëpunim me subjektet nacionale shqiptare. Ne skemi nevojë ta refuzojmë por as të vrapojmë për ta aprovuar nga vet fakti se është ardhur koha dhe janë pjekur kushtet që Malësisë t’i njihet e drejta në vetëqeverisje lokale”, tha Sinishtaj. Sipas tij kësaj here janë të gjithë përfaqësuesit e partive shqiptare unanim në kërkesa të tyre.” Deri më tani jemi njëzëri në kerkesatë tona në tri elemente: territori apo kufijtë administrativ të Malësisë, kopetencat dhe buxheti i saj si për të gjitha komunat tjera pa ndikim politik dhe juridik të Podgoricës në statusin tonë e me burim shtes në të ardhurat tona nga buxheti i kryeqytetit, ç’gjë nuk e kanë komunat e tjera”, theksoi Sinishtaj. Ai u shpreh se kësaj radhe shqiptarët duhet t’i karakterizoj uniteti për të arritur qëllimin dhe më të mirën e duhur. “Kemi hartuar kërkesat politike dhe juridike dhe për të evituar mundësinë e bisedave eventuale partiake, njëri nga ne do t’i prezantoj ato e në palën tjetër mbetet t’i pranoj ose jo dhe të siguroj pastaj në kuvendin shtetërorë “kalimin” e ligjeve që duhet ndryshuar. Nëse kjo ndodh, për mua do të ishte sukses sepse për herë të parë kemi unitetin e faktorit shqiptar për një çështje vitale për Malësinë”, përfundoi Sinishtaj. Toni Ujkaj
28 e enjte, 23 janar 2014
>>>
Politikë
Javore KOHA
5. Forca e Re Demokratike 1. Nazif Cungu 2. Ardijan Mavriq 3. Sabri Salaj 4. Mustafa Gorana 5. Xhaudet Cakuli 6. Genci Nimanbegu 7. Gani Demiri 8. Fuad Haxhibeti 9. Gjoka Gjonoviq 10. Arian Murati 11. Xhevdet Seferi 12. Bekim Çobi 13. Asllan Llunji 14. Vjollca Lika Çobaj 15. Kujtim Nimanbegu 16. Iliriana Resulbegu 17. Senad Kollari 18. Valdet Axhemi 19. Afërdita Pelingu 20. Sabri Koleni 21. Sait Katana 22. Astrit Lajka 23. Arta Hoxha 24. Stane Lukiq 25. Hadile Resulbegu 26. Barbana Draga 27. Samir Peroviq 28. Fuad Lamoja 29. Ridvana Suliq 30. Fatbardhe Pulti 31. Mehmed Milla 32. Avdulla Dervishi 33. Vildana Llazorja 6. Unioni Demokratik i Shqiptarëve 1. Mehmed Zenka 2. Hadixha Gjoni 3. Dritan Alaj 4. Jasmina Hasa 5. Gazmond Kaleziq 6. Samir Tafili 7. Ardian Zati 8. Lulijeta Sefa 9. Selim Karamanaga 10. Skender Kaleziqi 11. Avdyl Alibegu 12. Liridon Sefa 13. Halil Truma 14. Lavdim Çaushi 15. Premtim Nimani 16. Valon Dasharami 17. Gëzim Mavriq 18. Selim Tula 19. Senad Duraku 20. Nuro Shata
e enjte, 23 janar 2014
FH “Malësia“ ndihmoi edhe këtë vit 43 studentë malësorë
Vazhdimi nga fq. 17.
30. Boban Triviq 31. Boshko Raduloviq 32. Lidija Matunoviq 33. Olga Miliqeviq
Mozaik
21. Florinda Karamanaga 22. Xheneta Vuçiq 23. Gjulija Hasanagiq 24. Arben Abazoviq 25. Haxhija Kraja 26. Arijeta Zatoviq 27. Xhabir Gjençiq 28. Valbone Malokraja 29. Nermin Guçi 30. Besarta Sadriu 31. Liridon Aliq 32. Arber Zyberi 33. Edona Bakaloviq 7. Partia Demokratike Socialiste 1. Loro Nrekiq 2. Deniza Hoxhiq 3. Rexhep Taganoviq 4. Borisllav Bashoviq 5. Luigj Shkrela 6. Arjan Lamoviq 7. Alim Jahaj 8. Anton Kastrati 9. Sulejman Tivari 10. Bojan Gjakonoviq 11. Pranvera Suliq 12. Artan Osmanoviq 13. Nexhad Kollari 14. Rajko Hajdukoviq 15. Majlinda Duraku 16. Xhivat Zuberoviq 17. Vaso Radoviq 18. Majlinda Kurt 19. Dr. Pavle Marnikoviq 20. Muharrem Beqoviq 21. Enisa Martinoviq 22. Gjuro Daboviq 23. Ruly Filipoviq 24. Gani Rexha 25. Liljana Çoviq 26. Samanta Gjekaj 27. Tomo Nikpreleviq 28. Aleksandra Çagjenoviq 29. Minire Karastanoviq 30. Vjeko Rudoviq 31. Sadik Çotaj 32. Zoran Vuçetiq 33. Mirsad Llesheviq 8. Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” (Partia Demokratike – Lëvizja Qytetare “Perspektiva” – Lidhja Demokratike në Mal të Zi) 1. Fatmir Gjeka 2. Zana Sarvan 3. Hajredin Kovaçi 4. Haxhi Sulejmani 5. Rifat Gjinoviq 6. Kadri Sinani 7. Ilir Peri
8. Beqir Selloviq 9. Valentina Kurti 10. Ahmet Aloshi 11. Florim Pali 12. Ardita Rama 13. Blerta Ramoviq 14. Maliq Sinani 15. Ajet Zaga 16. Astrit Salaj 17. Liza Elezoviq 18. Samir Kurtoviq 19. Noki Popoviq 20. Emira Teliq 21. Jozo Xhikoviq 22. Arjeta Kurti 23. Safet Lukoviq 24. Fadil Kovaçi 25. Mustaf Bardhi 26. Arbinita Kasnecoviq 27. Naim Hoxha 28. Ilirjana Ujkashi 29. Omer Shaba 30. Fatime Lleshi 31. Jonuz Veliq 32. Xhavid Cucoviq 33. Senada Çapriq 9. Partia Socialdemokrate 1. Selim Resulbegoviq 2. Skender Elezagiq 3. Ardian Kasneci 4. Naser Resulbegoviq 5. Vuksan Vuksanoviq 6. Qazim Hoxhiq 7. Arsim Cucoviq 8. Elvir Nikoçeviq 9. Merita Subashiq - Shabanoviq 10. Shefika Beqiragiq 11. Flamur Taipi 12. Almir Kollari 13. Sllagjana Knezheviq 14. Nagja Gjakonoviq 15. Halil Teliq 16. Izet Kasnecoviq 17. Muxheima Bambur 18. Arbër Haxhibrahimi 19. Minir Karamanaga 20. Muhamed Nikeziq 21. Nedim Hoxhiq 22. Dragan Briskoviq 23. Adilla Kurtoviq 24. Elvedin Zaganjor 25. Qemal Alosheviq 26. Indira Axhemoviq - Durumbashiq 27. Dijana Çaushiq 28. Adem Hidriq 29. Azra Mujiq 30. Haris Hasanagiq 31. Indira Ibriq 32. Fejzi Hoxha 33. Sabri – Abo Zejnelaga
Fondi Humanitar “Malësia” me seli në Nju Jork edhe këtë vit ka ndihmuar me shuma në të holla 43 studentë malësorë të cilët studiojnë nëpër Universitete të ndyshme brenda vendit dhe në rajon
Ceremonia e shpërnarjes së bursave është organizuar të premtën në Tuz ku në emër të FH “Malësia” ka qenë i deleguar nga Nju Jorku z. Leonard Berishaj anëtarë i kryesisë së fondit i cili ka bërë shpërndarjen e të hollave. Berishaj gjatë fjalës përshëndetëse shprehu kënaqësi dhe nder që i takoi studetët malësorë dhe ju dha mundësia që të njihet me ta personalisht. “Unë sot nuk do të flas për historikun e FHM por dua të theksoj se qëllimi i fondit ka qenë dhe mbetet përkrahja dhe avancimi i studentëve malësorë. Veprimtari e fondit përveç fushës së arsimit përfshin edhe fushën humane, kulturore e demokratike”, u shpreh Berishaj. Ndërkohë disa ndër studentët përfitues të të hollave u shprehën për gazetën tonë se kjo ndihmë ndikon pozitivisht tek ata dhe përveçëse i mbështet materialisht ata njehen edhe moralisht të përkrahur pasi siç thanë u jep inspirim për vazhdim me sukses të studimeve. “Kjo është një burse që ndikon më shumë në aspektin moral pasi tani ndjejmë obligim moral ndaj FHM-së që të vazhdojmë me suksese të njëjta dhe të arsyetojmë këtë bursë shumë të mirëseardhur për ne në këtë kohë kritike”, u shpreh Anton Gjokaj student. Studentja Aurora Berisha falenderoi FHM duke e quajtur këtë ndihmë si shumë të madhe dhe të mirëpritur. “Shpreh mirënjohjen time dhe falenderoj tejmase FHM-në për këtë ndihmë kaq të madhe që u jep studentëve dhe unë e fitova këtë burse dhe kjo ndihmë është një mbështetje sa financiare aq edhe morale që ne të vazhdojmë arsimin tonë dhe të bëjmë më të mirën për ta”,
29 Javore KOHA
Studentët: Bursa mbështetje financiare dhe morale
theksoi Aurora Berisha. Ndërkaq Agim Lucgjonaj një tjetër përfitues i kësaj burse tha se është një privilegj kur dikush mëndon dhe e shpërblen mundin e tyre. “Shuma që FHM-ja ka ndarë për ne është një shumë mjaft korrekte e cila na ndimon shumë, na jep vullnet dhe na inspiron për të treguar suksese në studime edhe në vijim”, tha Lucgjonaj. Në fund të shpërndarjes së bursave anëtari i kryesisë së FHM-së Leonard Berishaj u shpreh se dhe në të ardhmën kjo organizatë do të ndihmojë ata që kanë nevojë, skamnorët dhe studentët malësorë. “Na gëzon
fakti se një numër i konsideruar i të rinjëve tonë vazhdon studimet me sukses dhe të gjithë studentëve përfitues të bursës për këtë vit akademik ju uroj nga zemra shëndet dhe suksese të mëtejshme në vazhdim të studimeve. Ky është viti i 19-të me radhë që FHM ndihmon studentët malësor gjatë periudhës së studimeve. Fondi Humanitar “Malësia” është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse, e udhehequr nga parimet humane, arsimore, kulturore dhe demokratike. Toni Ujkaj
30 e enjte, 23 janar 2014
Marketing
Sport
e enjte, 23 janar 2014
Javore KOHA
U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
GUARD
(MULTIPLE POSITIONS) BASIC FUNCTION OF THE POSITION Performs guard service to safeguard American Embassy property and personnel. Recognizes emergencies, unusual incidents, and developing problems. Checks ID cards, screens visitors and vehicles, and controls parking around Embassy building. Maintains log books and security equipment at various posts. May be required to work at other locations. QUALIFICATIONS REQUIRED
NOTE: All applicants must address each selection criterion detailed below with specific and comprehensive information supporting each item.
Sipas raportimeve të mediave
Barcelona kërkon Januzajn
POTENTIAL CANDIDATES ARE INVITED TO SUBMIT APPLICATION:
Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via fax: +385-1-661-2371; Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Guard) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia
More information on this Vacancy Announcement can be found on the following web site http://podgorica.usembassy.gov An Equal Opportunity Employer The US Mission in Montenegro provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation.
Ëndrra e tij është që të bëhet një lojtar profesionist në NBA ose Evropë. Edoni shpreson që një ditë të përfaqësojë Shqipërinë dhe Kosovën në ekipin kombëtar.
e “djajve të kuq” nuk siguron vendin e katërt, që e dërgon ekipin në Ligën e Kampioneve të edicionit të ardhshëm, largimi i djaloshit është i mundshëm. Burime nga klubi i Mançesterit tregojnë se djaloshi nga Kosova ka klauzolën në kontratë që, nëse Junajtid nuk kualifikohet në Champions League, ai mund të largohet. Januzaj ka kontratë me skuadrën angleze deri në verë të vitit 2018.
1. Completion of High School required. 2. One year of experience in a security related field is required. 3. English language ability - Level II (limited knowledge) required. Fluency Level IV in Montenegrin language is required. 4. Possession of a valid driver’s license (category B) required. 5. Must be able to work 12-hour day or night shifts, weekends and holidays. Must pass security background check.
CLOSING DATE FOR THIS POSITION: January 31, 2014.
31 Javore KOHA
Valmir Berisha ende pezull
Talenti shqiptar që po shkëlqen te Mançester Junajtid, Adnan Januzaj, ka zgjuar interesimin e skuadrës së njohur të Barcelonës. Sipas raportimeve të disa medieve, kampioni i Spanjës, Barcelona, është e
interesuar që në radhët e veta të sjellë yllin e ri të “djajve të kuq”, shqiptarin Adnan Januzaj. Ai është ndër lojtarët e paktë të Junajtid që meriton notën kalimtare në këtë sezon. Besohet se, nëse skuadra
Edhe Murinjo i thur elozhe Januzajt Trajneri i Çelsit, Zhoze Murinjo, e ka pranuar se Adnan Januzaj, talenti i Mançester Junajtid, ishte një nga problemet që duhej të zgjidhte për sfidën e ndaj Mançesterit. “Special One”, siç e quajnë ndryshe Murinjon, nuk është i njohur për të vlerësuar lojtarët kundërshtarë, por këtë e bëri me Januzajn. “Ai është lojtar fantastik. Ai nuk është 18-vjeçar, ai është 25-vjeçar.
Januzaj është shumë i mençur dhe komfort në lojën e tij. Një lojtar shumë i mirë dhe shumë i rëndësishëm. Mendoj se ai është lojtar shumë i mirë dhe ka për të pasur një karrierë të madhe dhe të gjatë. Nuk e njoh djalin individualisht, por ai duket se ka shumë nga vetvetja”, deklaroi Murinjo. Januzaj u aktivizua për 90 minuta në ndeshjen kundër Çelsit, pavarësisht se ekipi i tij u mund.
Valmir Berisha është ndër lojtarët më të kërkuar në këtë afat kalimtar të futbollistëve në Evropë. Sulmuesi 17-vjeçar i Halmstad u afirmua në Botërorin U-17, kur fitoi “Këpucën e artë” me 6 gola. Roma është përfolur se është afër angazhimit të tij, por menaxheri i lojtarit, Anders Karlson, ka lënë çdo mundësi të hapur në një bisedë për mediet italiane. “Për momentin nuk ka lajme; futbollisti, nëse do të largohet në janar nga Halmstadi, do të ikë konform me ligjet e FIFA-s. Berisha mund të shkojë në Itali ose në Angli, këtë mund ta them, por pa dhënë emra të ekipeve”, ka thënë Karlson. Drejt cilit kampionat është Berisha më afër? “Dallimi është 50 për qind në dy anët. Në Serinë A, interesohet më shumë se një skuadër, por nuk i komentoj. Në Premier League? Janë disa, skuadra të mëdha dhe të mesme”, përfundoi menaxheri Karlson.
Konkurs
Konkuroni per fotografinĂŤ e javĂŤs