Koha javore 621

Page 1

Opinione

Javore KOHA

Anisa Petrela, mbretëresha e bukurisë shqiptare

ISSN 1800-5969

Podgoricë e enjte, 3 korrik 2014 Viti XIII / Numër 621 Çmimi 0,50

www.kohajavore.co.me

Perëndimi i politikave të errëta


2

e enjte, 3 korrik 2014

Javore KOHA

Javore KOHA

Javore KOHA

Përmbajtje

Kryetar i ri u zgjodh dr. Abedin Axhoviq

Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

3 Javore KOHA

fq 20

“Rona Nishliu Award”, çmimi për Vokalin më të mirë Live

Gj. Gjonlekaj:

Lufta që i dha fund paqës

e enjte, 3 korrik 2014

Adelina Berisha fq 5

fq 8

fq 20

Forbes: Në 100 personalitete kryeson Beyonce

M. Lulgjuraj:

Lufta e madhe e treshjanëve

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG „Pobjeda” Drejtor ekzekutiv: Lav Lajoviq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 078/110-578 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.co.me

Përmbajtje

fq 10

fq 21

Koncert humanitar për fëmijët jetimë

M. Martinoviq:

Odiseja fq 14

fq 24

Intervistë me aktorin Julian Deda

Fitues në singël dhe dabël fq 18

fq 24

Ne hap me Kohen


4 Javore KOHA

Ngjarje javore

e enjte, 3 korrik 2014

Në Plavë u mbajt seanca konstituive e Kuvendit të Komunës

Ngjarje javore

e enjte, 3 korrik 2014

5 Javore KOHA

Seanca konstitutive e KKU të Tuzit

U zgjodhën kryetari dhe Kryetar i ri u zgjodh sekretari i Kuvendit dr. Abedin Axhoviq Plavë – Të martën e kaluar, në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë në Plavë është mbajtur seanca konstituive e përbërjes së re të Kuvendit të Komunës së Plavës. Seancën e ka hapur kryetari i Kuvendit në mandatin e kaluar, dr. Said Çekiq, i cili këshilltarëve të zgjedhur u ka dëshiruar sukses dhe mbarësi në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Pastaj sipas ligjit, seancën e Kuvendit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri e ka drejtuar këshilltari më i vjetër i përbërjes së re të parlamentit lokal, Medo Markishiq (PSD). Në bazë të rendit të ditës, kryetari i Komisionit zgjedhor komunal Ervin Kandiq ka raportuar mbi rezultatet e zgjedhjeve për këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Plavës, që janë mbajtur më 25 maj. Ai theksoi se në këto zgjedhje për 31 mandate, sa do të numërojë Kuvendi i ri i Plavës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, kanë garuar një koalicion dhe shtatë parti politike, të cilat në bazë të votës së qytetarëve kanë arritur këto rezultate: Fronti Demokratik – Miodrag Lekiq – dy këshilltarë, “Për Plavën Evropiane – Millo Gjukanoviq” – 11 këshilltarë, Partia Socialdemokrate “PSD Plavë – Zgjedhje e pastër” – shtatë këshilltarë, Iniciativa Qytetare e Plavës “Ibër Hoti” – një këshilltar, Partia Socialiste Popullore – PSP “Rini – mençuri – trimëri” – tre këshilltarë, Partia Bosh-

njake – shtatë këshilltarë, LD në MZ nuk e ka kaluar pragun zgjedhor dhe Koalicioni Forca – UDSH “Së bashku” po ashtu nuk e ka kaluar pragun zgjedhor, andaj nuk do të jenë pjesë e kuvendit të ri të Plavës. Në seancën konstituive të Kuvendit të Komunës, këshilltarët me vota të hapura zgjodhën kryetarin dhe sekretarin e ri të Kuvendit të Komunës. Me nga 17 vota “për” të koalicionit paszgjedhor PSD, PB dhe PSP, me dhjetë vota “kundër” të PDS-së dhe tri vota “të përmbajtura” të Frontit Demokratik dhe të Iniciativës

Qytetare “Ibër Hoti”, për kryetar të ri të Kuvendit të Komunës së Plavës u zgjodh elektroinxhinieri Izet Haxhimushoviq, kurse sekretar juristi Millomir Dashiq. Për ushtrues detyre të kryetarit të Komunës së Plavës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri u emërua kryeadministratori i komunës së Plavës në mandatin e kaluar, juristi Ervin Kandiq. Pushtetin lokal të Komunës së Plavës në mandatin e ri katërvjeçar do ta ushtrojnë Koalicioni i përbërë nga PSD, PB dhe PSP, të cilat përbëjnë shumicën prej 17 Sh. Hasangjekaj këshilltarësh.

Seanca konstitutive e kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit është mbajtur të premtën e kaluar duke patur në rend dite verifikimin e mandateve në përbërjen e re, zgjedhjen e kryetarit të kuvendit të KU të Tuzit dhe zgjedhjen e kryetarit të Komunës Urbane të Tuzit të cilët do të qeverisin në mandatin e ardhshëm. Nga 22 të pranishëm ishin 17-të këshilltarë. Në bazë të rregullores së kuvendit, seancën konstitutive e drejtoi këshilltari më i vjetër z. Smail Çunmulaj nga Koalicioni Shqiptar i cili bëri edhe verifikimin e mandateve në përbërjen e ardhshme katërvjeçare të parlamentit. Pas verifikimit të mandateve drejtuesi i seancës Smail Çunmulaj vijoi me pikën e dytë të rëndit të ditës atë të zgjedhjes së kryetarit të kuvendit të KU të Tuzit i cili u përzgjodh me votim të fshehtë. Kandidatin për zgjedhjen e kryetarit të ri të kuvendit e porpozoi z. Halil Dukoviq në emër të koalicionit “Për Tuzin Evropian“ i cili propozoi që kryetar i kuvendit në mandatin e ardhshëm të zgjedhet Fadil Kajoshaj nga UDSH-ja post të cilin e mbante edhe në mandatin e kaluar. Për të mbikqyrur këtë votim të fshehtë fillimisht u bë përzgjedhja e anëtarëve të komisionit i cili ishte i përbërë nga Nikollë Gegaj, Hidajet Kallaç dhe Gjergj Camaj. Këshilltarët e LDnëMZ e kanë braktisur sallën e kuvendit gjatë votimit duke thëne se materiali zgjedhor nuk ka qenë në përputhshmëri me statutin dhe rregullorën e këtij kuvendi duke shtuar se informacioni i dhënë është dashur të hartohet edhe në gjuhën amëtare. Ndërkohë pas përfundimit të votimit të fshehtë është shpallur edhe rezultati i cili me 13 vota pro dhe 4 kundër zgjodhi kandidatin e propozuar Fadil Kajoshaj i cili u rizgjodh në krye të parlamentit lokal. Kajoshaj pasi zyrtarisht mori detyrën për mandatin e ri falen-

deroi të gjithë që e votëbesuan duke thënë se ashtu sikurse në mandatin e kaluar edhe në këtë mandatë do të punoj në interes të të gjitha palëve pa dallime partiake. Ndërkaq me rizgjedhje të Kajoshajt në krye të kuvendit, ky i fundit drejtoi vijimin e seancën gjegjsisht pikën e tretë të rëndit të ditës atë të zgjedhjes së kryetari të ri të Komunës Urbane të Tuzit i cili po ashtu u propozua nga Halil Dukoviq nga koalicioni “Për Tuzin Evropian“, koalicion që fitoj shumicën apsolute në zgjedhjet lokale të 25 majit. Dukoviq në emër të koalicionit propozoi që kryetar i ri në mandatin katërvjeçarë të zgjedhet dr. Abedin Axhoviq zgjedhja e të cilit u bë po ashtu me votim të fshehtë dhe u aprovua me 13 vota pro dhe 4 kundër. Kryetari i sapozgjedhur i KU të Tuzit z. Abedin Axhoviq nga radhët e PDS-së falenderoi të gjithë ata të cilët e votuan dhe ia besuan këtë post në mandatin e ardhshëm duke thënë se këtë funksion do t’a ushtroj në përputhje me kushtetutën, ligjet, statutin e kryeqytetit dhe në bazë të vendimit statutar të KU të Tuzit. “Dëshiroj t’u falenderoj për besimin e treguar qe në periudhën e ardhshme të ushtroj

funksionin e kryetarit të Komunës. Këtë funksion e përjetoj si një nder të jashtëzakonshëm dhe përgjegjësi të madhe, funksion të cilin do t’a ushtroj në përputhje me kodet e nderit, respektit dhe dinjitetit e në interes të të gjithë qytetarëve të Malësisë pa marr parasysh përkatësitë konfesionale, nacionale dhe orientimin politik. Besimin qe ma keni dhënë prezanton një sfidë të madhe për mua. Unë do t’ju jap prioritet përmirësimit të jetës dhe shërbimit të banorëve të zonës së kësaj komune, në këtë aspekt shpreh gadishmërinë time për bashkëpunim të ardhshëm me të gjithë qytetarët. Në zgjedhjet lokale të 25 majit kanë garuar tre koalicione dhe dy parti ku shumicën apsolute në këtë komunë e fitoi koalicioni “Për Tuzin Evropian “(PDS,UDSH, PB dhe Lista për Tuzin) me 12 mandate, koalicioni shqiptar (Iniciativa qytetare dhe Alternativa Shqiptare) katër mandate, Lidhja Demokratike tre mandate, Koalicioni “Imazhi Evropian i Tuzit“(PSD dhe Mali i Zi Pozitiv) 2 mandate dhe Partia Socialiste Popullore një mandat të fituar në zgjedhjet e ripërsëritura me 8 qert.u shor në tre vendvotime.


6 Javore KOHA

e enjte, 3 korrik 2014

Vështrime & Opinione

Vështrime & Opinione

e enjte, 3 korrik 2014

Shqipëria dhe BE

7 Javore KOHA

Perëndimi i politikave të errëta

Ministrat e jashtëm të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian (BE) vendosën t’i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Ky është një vendim i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejtë antarësimit të plotë eventual të Shqipërisë në Bashkimin Europian

Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

Kjo, sigurisht, nuk do të jetë një rrugë e lehtë siç vihet në dukje edhe në njoftimin e BE-ës, pasi Shqipëria, sipas Këshillit të Bashkimit Europian gjithnjë ka nevojë për reforma në administratën qeveritare dhe në gjyqësorin, për luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit, dhe për marrjen e masave kundër trafikut të qenieve njerëzore. Dhe mbi të gjitha, theksohet si faktor i rëndësishëm, në mos jetësor, dialogu me opozitën dhe zhvillimi normal i diskursit politik midis palëve. Megjithëse Shqipëria mund të jetë ende larg nga antarësimi i plotë i saj në BE-ën, vendimi pasqyron në sytë e Europës, përparimin e bërë deri tani si dhe vullnetin e Shqipërisë për të bërë edhe më shumë progres në këtë drejtim dhe në fushën e reformave të nevojshme, të cilat kërkohen nga të gjitha vendet që aspirojnë antarësimin në BE. Megjithëkëtë, Shqipëria meriton urimet tona për këtë hap të rëndësishëm drejtë Europës – aty ky e ka vendin, rreth sofrës së përbashkët me kombet e tjera europiane. Urimet tona të gjithëve, qeverisë së tanishme dhe qeverisë së mëparshme, pasi progresi i bërë dhe i njohur nga BE-ja në dhënjen e statusitkandidat që u njoftua të martën, është një përfundim i një pune të gjatë dhe është meritë e të gjithëve, dhe jo vetëm e palëve politike, por e të gjithë shqiptarëve, përfshirë edhe shoqërinë civile dhe institucionet e tjera shtetërore dhe

jo qeveritare. Pasi jemi në atmosferën e botërorit, nuk vërejmë së në ndeshjet për çmimin e madh të botës në futboll të ketë vetëm një lojtar që të dalë fitues kundër një skuadre të tërë. Burri i mirë me shokë shumë, thotë një fjalë e vjetër. Prandaj, edhe arritjet e deritanishme të Shqipërisë drejtë BE-së janë merita dhe përfundim i kontributeve që kanë dhënë të gjithë gjatë viteve

në këtë drejtim e të cilat rezultuan, në njoftimin pozitiv të BE-së për dhënjen e statusit kandidat Shqipërisë. Është e natyrshme që njëra ose tjetra palë politike të përpiqet të marrë kredinë për këtë arritje. Por fakti është se ky vendim i Europës, as nuk ishte marrë dje dhe as nuk do të angazhohej Europa që të vazhdonte për të mbështetur Shqipërinë në përpjekjet

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

drejtë antarësimit të plotë të saj në BE, po të besonte se progresi i bërë deri tani të jetë vetëm meritë e njërës ose tjetrës palë. Në të vërtetë, Shqipëria nuk mund të shkojë drejtë e Europës e përçarë dhe as nuk do të pranohet si e tillë nga Europa. Edhe në njoftimin e djeshëm, BE-ja theksoi si gjithëherë më parë, dialogun politik midis palëve si një faktor i rëndësishëm, duke e ngri-

tur atë në të njëjtin nivel me luftën kundër korrupsionit dhe me reformat në administratën qeveritare dhe në gjyqësor – duke nënvijuar se dialogu i qëndrueshëm politik është jetësor për konsolidimin dhe vazhdimin e reformave. Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që klasa politike e Shqipërisë të jetë e bashkuar me mendime dhe në qëllimet e objek-

tivave të interesave kombëtare të shqiptarëve. Antarësimi i plotë dhe sa më i shpejtë i Shqipërisë në Bashimin Europian është në interesin e kombit shqiptar, drejtë të cilit duhet të punojnë të gjithë pa marrë parasyshë animet ose interesat politike. Besoj se asnjë shqiptar, kudo qofshim të përhapur nepër botë dhe në trojet e veta në Ballkan nuk mund të fshehi kënaqësinë dhe gëzimin për vendimin njëzëri të njoftuar dje nga Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, duke aprovuar raportin e Komisionit Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat. Është ky një hap i madh për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar dhe si i tillë edhe duhet të velërsohet. Është një vendim që vërteton parimet, qytetërimin dhe kulturën e kombit shqiptar si pjesë dhe në përputhje të plotë me vlerat europiane. Është ky një vendim gjithashtu i cili përputhet plotësisht me synimet dhe objektivat e Gjergj KastriotitSkënderbe dhe të Rilindasve të kombit, të cilët treguan rrugën që duhet të ndjekë kombi shqiptar për tu ulur në të njëjtën tavolinë me kombet europiane, me nder, me përgjegjësi dhe privilegje të barabarta me vendet më të përparuara të botës. Uroj që ky moment në historinë e kombit shqiptar të shënojë perëndimin e politikave të errëta dhe të fatkeqsive kombëtare të së kaluarës dhe njëkohsisht edhe të dëshmojë fillimin e një hovi të pranverave të reja për kombin shqiptar, si pjesë përbërse dhe e pandarë e një Europe në paqë, të lirë e demokratike, por pa u larguar dhe pa u xhveshur kurrë nga traditat dhe kultura e shëndosh stërgjyshore e shqiptarizmës. Drejtë Europës, me virtytet shqiptare.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


8 Javore KOHA

e enjte, 3 korrik 2014

Opinione & Vështrime

Opinione & Vështrime

e enjte, 3 korrik 2014

9 Javore KOHA

100-Vjetori i vrasjes së Franc Ferdinandit në Sarajevë (1)

Lufta që i dha fund paqës Për Koha Javore

Gjekë Gjonlekaj/New York

Profesori i historisë Masar Rizvanolli ishte i pergatitur por gjatë orës së ligjerimit nuk largohej në asnjë çast nga historia jugosllave.Profesor Rizvanolli fliste muaj të tërë për historinë e Luftës së Parë Botërore,për vrasjën e Gavrillo Principit në Sarajevë, me 28 qershor të vitit 1914, duke mos u larguar asnjë çast nga përmbajtja e teksteve të historisë jugosllave që ishin përpiluar në Beograd. Ai ishte shumë serioz dhe nuk bënte asnjë koment të vetëm per ndikimet e kësaj lufte në çështjet shqiptare. Historia jugosllave në gjuhën shqipe ishte lënda më e urryer në atë gjimnaz. Kështu kishte qënë edhe në shkollën time tetëvjeçare në Mal të Zi. Në shkollën e vëndlindjes sime kisha mësuar për organizatën serbe “Dora e Zezë” dhe për atentatin e Sarajevës që kishte shkaktuar Luftën e Parë Botërore. Pasi mbarova gjimnazin e Gjakovës shkova për studime universitare në Sarajevë. Në shtator të vitit 1967 u regjistrova në Fakultetin e Drejtësisë në këtë qytetet. Ky fakultet ishte pranë godinës prej ku Gavrillo Principi kishte vrarë Franc Ferdinandin dhe zonjën e tij Sofie. Në murin e asaj ndërtese ishte vendosur një pllakë e zezë prej metali dhe një mbishkrim i shkurter i atij atentati. Ne trotuarin e asaj rruge në çimento ishin vendosur gjurmët e Gavrillo Principit. Te huajt e vizitonin dhe bënin fotografi të ndryshme nga ai kend që solli luftën më të madhe në historine e njerëzimit,ngase Lufta e Dytë ishte pasojë e Luftës së Parë. Në fund të viteve 60’ në Sarajevë kishte shumë studentë nga trevat shqiptare në ish Jugosllavi. Atje ishim më të lirë për diskutime dhe studime seç kishim

Në fillim të viteve 60’fillova mësimet në gjimnazin e Gjakovës. Pothuajse të gjitha lëndet mësimore ishin në gjuhën shqipe. Profesorët dhe arsimtarët ishin të përgatitur. Deri në vitin 1966 pas largimit të Aleksander Rankoviqit nga detyra, letërsia shqipe dhe historia e popullit shqiptar ishin tepër të kontrolluara,sepse nuk përmendej asnjë datë historike e popullit shqiptar dhe asnjë personalitet i historisë sonë kombëtare.

qënë në Kosovë. Biblioteka e Sarajevës që ishte ndërtuar në kohën e Austrisë ishte e pasur. “Vijecnica” siç e quanin atë bibliotekë kishte libra të ndryshëm për gjuhën shqipe dhe për historinë e popullit shqiptar. Në Sarajevë dëgjonim transmetime në gjuhën shqipe nga vendet e ndryshme të botës. Këtu ishin gërshetuar për mrekulli Oksidenti dhe Orienti. Malet e larta për rreth Sarajevës dhe lumi Milacka

përmbi të cilin kalonin dhjetëra ura prej guri ishin një bukuri fantastike. Të gjitha këto ndërtime ishin bërë në kohën e Austro-Hugarise. Arkitektura dhe bukuritë natyrore të Sarajevës u pane në Lojrat Olimpike të vitit 1984. E quajne Sarajevë sepse është qyteti sarajeve, shqip i kullave. Per Gjakovën dhe për Sarajevën ruaj shumë kujtime të bukura nga koha e rinisë sime. Fatkeqësisht këto dy qytete pësuan

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

rëndë nga sulmet serbe ne fund te shekullit të kaluar. Tragjedine e tyre e perjetova rëndë. Orët e historise ku flitej për vrasjen e Franc Ferdinandit për mua ishin shqetësuese,sepse në vëndlindjen time flitej mirë për Austrinë dhe Viena konsiderohej si një qytet i shënjtë. Keto dite më shume se kurrë e kujtoj atë kend tragjike të historisë njerëzore. Ai “Vit i Mbrapsht” do të thoshte Ismail Kadare solli në skenën

ballkanike Gavrillo Principin,vrasësin e Princ Ferdinandit dhe Haxhi Qamilin vrasësin e Kolonel Thomsonit.Shtypi amerikan sidomos gazeta “Wall Street” po i kushton shumë hapësirë vrasjes së Franc Ferdinandit. Historianët dhe analistët thonë se ajo ishte dita më kobzezë e Evropës. Ata pohojnë se Evropa para Luftës së Parë ishte në kulmin e perparimit dhe të qytetërimit,duke e cilësuar si një periudhë të artë. Ata

thonë se kjo lufte i minoi themelet e lulëzimit evropian. Ekziton një bindje se atentatet nuk kanë dhënë rezultate në shoqerinë njerëzore,siç kishte ndodhur me Jul Qezarin, Abraham Lincolnin ose John F. Kennedyn e shumë e shumë personalitete tjera të botës. Asnjë fjalë e gjuhës shqipe nuk më ka shqetësuar më shumë se fjala “u vra” ose” e vranë” që fatkeqësisht disa herë e kisha dëgjuar në malësitë tona.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


10 Javore KOHA

Histori

e enjte, 3 korrik 2014

Beteja e Lemajës

Histori

e enjte, 3 korrik 2014

11 Javore KOHA

Lufta e madhe e treshjanëve Trieshianët fuqishëm e sulmuan ushtrinë turke dhe ata duke e parë se nuk kishin dalje u tërhiqen kanjonit lart gjersa dualen në buza të Cemit, në trodhin e Traboinit të Hotit. Lufta zgjati gjashtë ditë dhe netë derisa ushtria turke mori ikjen dhe u bashkuan me ushtrinë që gjendej në Traboin të moçëm. Kështu ajo pjesë e Trieshit që ishte nën sundimin Turk u çlirua Martin Lulgjuraj

Fillimi i çlirimit të trojeve shqiptare nga ushtria turke filloi në malin e Trieshit me luftën në Lemaj me 11.XI.1907, në kanjonin e Cemit. Në t’vërtetë ushtria turke sado u përpoq, kurrë nuk pati mundësi të vendoset në malin e Trieshit përveç anës jugore të kanjonit të lumit Cem (një nder kanjonet më te bukura të Europes).Ana veriore për skaj te lumit Cem ishte e banuar nga trieshjanët kurse në anen jugore ishte e stacionuar ushtria turke, gjë që e mbronte ushtrinë turke nga sulmet e mundshme të trieshianëve.Por ushtria turke ishte e stacionuar dhe në Kelmend si dhe në Traboin të Hotit. Ana jugore e Kanjonit të Cemit gjerë në buzën e rrafshinës së Traboinit ishte pronë e Trieshit dhe ishte e domosdoshme për kullosa të bagëtive e sidomos në mbarim të dimrit kur harxhohej tagjia, mbase klima

I përjetshëm qoftë kujtimi dhe nderimi ynë ndaj të gjithë luftëtarëve dhe deshmorëve të kombit shqiptar!

ne atë zonë është e butë dhe nuk rrinte bora gjatë stines se dimrit.Mirëpo edhe anën jugore të kanjonit e shfrytzonin trieshianët për kullosa si dhe për dru. Problemi lind kur Trieshjanët fillojnë të kalojnë lumin Cem të armatosur, dhe ata kishin caktuar skenarin e fillimit të sulmit dhe ishin përgatitur që të sulmonin ushtrinë turke, pikërisht në këtë ditë 11.XI.1907 filloi Lufta e Lemajes. Mali i Trieshit me katund të parë fillon me katundin e Nikmarashit, e këtu familje hije mirë (fatsjellëse) njihej familja e Maluk Vatës Gjurashaj, prandaj pushkën e parë kunder ushtrisë e filloi Maluk Vata e pastaj të gjithë luftëtarët tjerë. Trieshianët fuqishëm e sulmuan ushtrinë turke dhe ata duke e parë se nuk kishin dalje u tërhiqen kanjonit lart gjersa dualen në buza të Cemit, në trodhin e Traboinit të Hotit. Lufta zgjati gjashtë ditë dhe netë derisa ushtria turke mori ikjen dhe u bashkuan me ushtrinë që gjendej në Traboin të moçëm. Kështu ajo pjesë e Trieshit që ishte nën sundimin Turk u çlirua. Në këtë luftë moren pjesë i gjithë Trieshi, por ai që e udhëheqi ishte Malot Gjeka Arapaj të cilit per këtë merit iu ngrit një pllak përkujtimore në fshatin Nikmarash, e që simbolizon jo vetëm luftën e Lemajës dhe të Trieshit,

por edhe te të gjithë shqiptarëve. Për këtë ngjarje u shkrua një dramë nga Gjon Marku Margilaj dhe e luajten studentat e Trieshit në garat e dramës malazeze në vitin 1975 në Titograd (sot Podgoricë). Veprimtaria, përpjekjet dhe angazhimet e shumta të Malotë Gjekës Arapaj ishin të përqendruara në çlirimin e Trieshit dhe të Malësisë nga robëria qindravjeçare osman. Prandaj, duhet theksuar që Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha e dekoroi Malot Gjeken me urdhërin “Per veprimtari patriotike” te klasit II-të. (Tiranë më 3.06.1993 Dekret Nr. 547). Kjo luftë e madhe e trieshjaneve dhe e ushtareve osmanë me pasoja tragjike i parapriu Kryengritjes së Malësisë së Madhe te vitit 1911 dhe sherbeu si nxitje e kesaj lufte të fundit perpara fitimit te pavarsisë. Këtë e vërtetuan ngjarjet e mëvonshme, sidomos ato te viteve 1910-1912. Për Kryengritjen e Malësisë së Madhe shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare thotë se “ajo hynë ndër ato ngjarje, që kanë zëvendësuar në Shqipëri veprat monumentale, bibliotekat dhe akademitë “ dhe se “është lufta e fundit e shqiptarëve përpara fillimit te pavarësisë dhe akti i fundit i një dramë të përgjakshme, që vazhdonte qysh prej pesë shekujsh”.


12 Javore KOHA

Histori

e enjte, 3 korrik 2014

Histori

e enjte, 3 korrik 2014

13 Javore KOHA

103 vjet nga Kuvendi i Greçës (1)

Lufta heroike e malësorëve Kuvendi i Greçës i mbajtur më 23 qershor të vitit 1911 në Malësinë e Madhe shënon një stacion të rëndësishëm historik duke u identifikuar si guri i themelit në luftën dhe përpjekjet e paepura të popullit shqiptar për të qenë i lirë dhe i pavarur

Zef Ujkaj

Si pikënisje e këtij Kuvendi shërbeu Kryengritja e Malësisë së Madhe, e udhëhequr nga prijësi dhe ideologu Dedë Gjo Luli. Lufta heroike e malësorëve trima për mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe dinjitetit njerëzor, ku përkrah burrave u përfshinë dhe gratë, vërteton më së miri se vlera e lirisë është e paçmuar dhe se rrënjët e saj gjenden aty ku derdhet gjaku i të parëve. Në datën 24 mars të vitit 1911 shpërtheu Kryengritja e Malësisë duke marrë shkas nga zgjedha e egër dhe shtypja e vazhdueshme e autoriteteve të Perandorisë Osmane. Ajo filloi me sulmin ndaj fortifikatës kufitare të Rapshës. Pushtuesi u mundua të përçajë shqiptarët duke propaganduar karakterin fetar të lëvizjes si një lëvizje katolike e udhëhequr nga malazezët, e gjitha kjo për të penguar bashkimin e kombit shqiptar. Autoritetet Osmane në Shkodër bënë thirrje për luftë të shenjtë dhe për pasojë popullsia katolike e Shkodrës u alarmua dhe iu drejtua për ndihmë konsujve të Fuqive të Mëdha të akredituara në Shkodër. Në të vërtetë Kryerngritja nuk kishte aspak karakter fetar, ajo ishte e drejtuar kundër autoriteteve osmane me objektivin e vetëm çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha e huaj. Udhëheqësit e Kryengritjes kërkonin paprekshmërinë e tokave shqiptare, gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare të katër vilajeteve, punësimin e nëpunësve me kombësi shqiptare, shërbimin ushtarak si një detyrim të kryer brenda kufijve etj. Kërkesat e lartpërmendura dhe politika përçarëse e osmanëve

ndërgjegjësuan patriotët shqiptarë rreth qëndrimit që duhet të mbanin ndaj armikut shekullor, duke luftuar për idealin e lartë, pavarësinë e Shqipërisë. Pas luftimesh të shumta kundër osmanëve, Kryengritja e Malësisë u kurorëzua me ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar, në majën e Bratilës më 6 prill 1911. Por kjo nuk ndaloi osmanët në përpjekjet e tyre për të shuar zjarrin e Kryengritjes dhe për të nënshtruar fiset malësore të vendosura për të vazhduar luftën e tyre për autonominë e Shqipërisë. Osmanët shkatërruan shtëpi dhe kisha katolike shqiptare, duke i djegur dhe dhunuar, po ashtu çnderuan gra dhe mbytën fëmijë duke synuar shtypjen e Kryengritjes. Persekutimet nga ana e ushtrisë osmane, çarmatimi i malësorëve apo detyrimi i kryerjes së shërbimit ushtarak në radhët e ushtrisë turke detyruan malësorët të largoheshin në Mal të Zi dhe të strehoheshin si refugjatë në Podgoricë. Mali i Zi i ndihmoi malësorët me armë, municion dhe strehim duke e quajtur

këtë moment të volitshëm për të përfituar në të ardhmen zgjerim territorial në dëm të Shqipërisë së Veriut. Kryengritësit kërkuan përkrahjen ndërkombëtare me qëllim njohjen e Shqipërisë dhe të drejtave të saj, sikurse dhe gjetjen e ndihmave fizike dhe materiale në mënyrë që Kryengritja të përfundonte me sukses. Duke marrë shkas nga rezistenca antiosmane e Malësisë së Madhe patriotët shqiptarë nxitën vilajetet e tjera të formonin grupe të armatosura kundër armikut të përbashkët. Ndërkohë autoritetet osmane premtuan një amnisti të përgjithshme për malësorët e strehuar në Mal të Zi, mirëpo ata ishin tradhëtuar disa herë dhe preferuan më mirë të vdesin me armë në dorë, sesa t’u nënshtrohen osmanëve pa marrë një garanci për të ardhmen. Turgut Pasha territorin e braktisur nga malësorët synonte ta popullonte me popullsi myslimane nga Bosnja. Kryengritësit e panë të udhës t’i drejtohen Portës së Lartë për zgjidhjen

e çështjes shqiptare jo vetëm me anë të një kryengritjeje të armatosur, por edhe në rrugë diplomatike, me anë të një memorandumi paqësor. Ky memorandum drejtuar Portës së Lartë dhe Fuqive të Mëdha i hartuar nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi përmbante 12 kërkesa për njohjen e autonomisë territoriale dhe administrative të Shqipërisë. Krerët e fiseve kryengritëse malësore më 23 qershor të vitit 1911 me thirrjen e Komitetit të Podgoricës u mblodhën në një Kuvend të Përgjithshëm në Greçë të Bekajve të Trieshit, ku paraqitën një memorandum me kërkesat e tyre. Në përpilimin e kërkesave morën pjesë përpos Komitetit të Podgoricës edhe koloni shqiptare të mërgimit, për të pajisur luftën e armatosur me një program kombëtar politik të lëvizjes shqiptare, i cili u redaktua në shqip dhe frëngjisht. Pjesëmarrës të Kuvendit të Greçës ishin: Dedë Gjo Luli (Hot), Sokol Baci (Grudë), Dedë Nika (Grudë), Nikë Lekë Pepa (Selcë), Cal Dedi ( Selcë

), Lul Rapuka (Vukël ), Llesh Gjergj (Nikç), Dodë Prëçi (Kastrat), Gala Smajli (Triesh), Tomë Nika (Shkrel), Gjeto Marku (Hot), Mehmet Shpendi ( Shalë), Martin Prëka( Shkrel), Prël Marjani (Shalë), Avdi Kola( Gimaj), Nikë Mhilli (Shllak), Gjon Gjeka( Triesh), Tringa e Smajlit (Grudë), Bec Delia (Nikaj), Dash Bajraktari (Nikaj), Pup Çuni (Dukagjin), Binak Lulashi (Dukagjin), Prëkë Gjetja (Kelmend), Luigj Gurakuqi (Shkodër), Hilë Mosi (Shkodër), Risto Siliqi( Shkodër), Sali Hoxhë Hidri (Elbasan), Nuçi Pepo, Nikolla Lako (Korçë) etj. Kërkesat e këtij programi të parashtruara në plan kombëtar, për njohjen e shtetit autonom shqiptar përfshinin njohjen e kombit shqiptar sikurse nacionalitetet tjera brenda perandorisë, kryerjen e shërbimit ushtarak brenda krahinës, kthimin e armëve të konfiskuara, garancinë kundër trajtimeve jokushtetuese, emërimin e një guvernatori të përgjithshëm për vilajetet shqiptare, përdorimin e gjuhës shqipe, të drejtën e shkollës shqipe, caktimin e zyrtarëve të nacionalitetit shqiptar etj. Këto kërkesa, tregues të karakterit shqiptar të Kryengritjes dhe devotshmërisë patriotike të malësorëve shërbyen si fillesë për përgatitjen e terrenit për pavarësinë e mbarë tokave shqiptare në një të ardhme të afërt. Më 26 qershor nga patriotët shqiptarë Luigj Gurakuqi, Sokol Baci, Dedë Gjo Luli etj., Memorandumi iu paraqit me ndërmjetësimin e Cetinës dhe mbretit Nikolla, përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha dhe Ministrit turk në Mal të Zi Saddredin beut duke synuar realizimin e qëllimeve kombëtare. Kjo ndërhyrje i dha mbretit malazez avantazhin diplomatik të ndërmjetësit kryesor në zgjidhjen

e çështjes, midis Perandorisë osmane dhe kryengritësve. Ndërkohë kërkesat kryesore të kryengritësve si dhe shkaqet e saj iu dërguan edhe gazetave kryesore të Europës, kërkesa të cilat u botuan në gjuhën italiane, angleze, frënge, gjermane etj. Qeveria turke reagoi ndaj kërkesave në fjalë nëpërmjet ministrit të saj në Cetinë me kusht dorëzimin e armëve dhe ndalimin e kryengritjes. Sulltan Mehmet Reshati V gjatë vizitës së tij në Kosovë (Qershor 1911) iu premtoi shqiptarëve të veriut një amnisti të përgjithshme që të mos persekutoheshin apo ngacmoheshin, 10 mijë lira turke për ndreqjen e dëmeve të shkaktuara, premtimin për ndërtimin e rrugëve dhe hapjen e shkollave si dhe përfitimin e lëshimeve të tjera të konsideruara të ligjshme. Të gjitha këto do të siguronin për kryengritësit një të ardhme të qetë. Këto premtime të qeverisë turke kishin për qëllim çarmatimin e malësorëve dhe shuarjen e kryengritjes, por malësorët nuk besuan në realizimin e tyre pa marrjen e një garancie ndërkombëtare. Malësorët ngulën këmbë se asnjë premtim nuk do t’i ndalonte në plotësimin e kërkesave të memorandumit duke vazhduar përpjekjet e tyre deri në pikën e fundit të gjakut. Përkundrejt lëshimeve të mësipërme të bëra nga Sulltani, Porta e Lartë nuk pranoi bashkimin e 4 vilajeteve shqiptare që do çonte në autonomi politike dhe vetëmbrojtje nga agresioni i shteteve ballkanike. Shtypja e egër e kryengritjeve shqiptare nga osmanët do të shfuqizonte bazat e përpjekjeve të tyre për unifikim kombëtar dhe kulturor duke e lënë popullin të çarmatosur dhe të dobësuar ushtarakisht para shteteve ballkanike.


14 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 3 korrik 2014

Kulturë

e enjte, 3 korrik 2014

Tregim

Odiseja Mirash Martinoviq

E rinjoha vendin. Ai nuk harrohet. Peizazhin në të cilin jam lindur, e ka ndryshuar mungesa ime e gjatë. Ndoshta kam ndryshuar unë? Nuk mund ta konstatoj. Disa kufij, gjithsesi janë ndryshuar, në të dhe në mua. Kufij që nuk shihen, por ndjehen. T’i kthehem Itakës, ishte synimi i vetëm, ëndrra e vetme. Aq herë e zhdavaritur. Duhet të përballoja shumë kurthe, sfida që u shfaqën gjatë rrugës, pasi e dogjëm qytetin më të bukur në botë. Për atë punë edhe unë kontribova. Kali prej druri ishte shpikja ime, e cila të gjitha i zgjidhi. Qyteti është fshirë nga faqja e dheut. Sfidat me të cilat jam ballafaquar gjatë kthimit, i kanë kurdisur zotat. Ishin vepër e duarve të tyre. Ndëshkim për gjithë atë që kam bërë. Ndoshta ishte ndërgjegjja ime, fantazmat, të vdekurit që nuk më shqiten, fryte të saj janë. Ndërgjegjja është gjykatësi më i mirë. Ajo nuk di për mashtrime. Gjykon më së miri. E kam provuar këtë më së miri në rastin tim. Troja është zhdukur, tani gjithçka është e tepërt. Pendimet e vonshme, janë pendimet më të tmerrshme. E vërtetë, aq herë e dëshmuar, edhe në këtë rast u përsërit. Pas luftërave të përfunduara – hapen dilemat. A është dashtë? A kemi vepruar mirë? Ku kemi gabuar? Pse kemi luftuar nëse e kemi zhdukur cakun e fushatës? Në këtë rast Trojën. Pyetje që shtrohet gjithsesi. Vështirë është të jepet përgjigje pas luftës. Atë nuk mund ta japin njerëzit që kanë luftuar dhe kanë mbetur gjallë. Për të vdekurit është krejt njësoj. Për të mbijetuarit, jo. I ndjekin të vdekurit dhe ndërgjegjja e tyre. Duhet të zhvillohen beteja të reja. Me vetveten, në rrethanat e reja. Herët ose vonë, të gjitha kanë të njëjtin përfundim: të gjitha luftërat janë të kota. Nuk ka fitimtarë. Të gjithë janë humbës në fund. Po, megjithatë nuk mundemi pa to.

Urtaku i Efesit ka thënë: Lufta është babai i njerëzve. Pajtohem me të. Punë koti është të mendoja për atë që nuk ka si të ndreqet. E rëndësishme është se jam kthyer në Itakë. Më në fund jam në pallatin tim, i maskuar si lypës. Më ndihmoi Artemida. Kandidatët për martesë edhe më tutje bënin garë. Gostiteshin dhe silleshin si harbutë. Pihej dhe zdërhallej. Më përqeshnin. I vetmi që më njohu është Argo. Me nuhatjen që është e pagabueshme. Tani më i moshuar, ngordhi pasi më pa. Ah, ai qen besnik. Më plasi vaji dhe e mbulova fytyrën para Eumejit, ruajtësit të derrave, i cili nuk më njohu. Nuk doja që të m’i shihte lotët në fytyrë. Dëshiroja që lotët të mos jenë shenjë e rinjohjes. Asnjëherë nuk më pa se si po qaja. Shkova me fuqinë më të madhe, me vetëbesimin që askush nuk mund ta mohonte. Lotët në atë kohë? Kjo ishte e paimagjinueshme! Eumeu më shihte si lypës. Më rrëfeu se çka po ndodhte në pallat. Çfarë anarkie ka ndodhur. Itakës i kërcënohej shkatërrimi, nëse zotat nuk e kurdisin ndryshe. Gjithçka po shkonte rrugës së mbrapshtë – më tha i brengosur Eumei. Itaka ishte buzë greminës e rrënimit. Provë kjo, se çka mund të bëjnë njerëzit keqdashës, në këtë rast kandidatët për martesë. Pretendentët për fronin mbretëror. Penelopa kishte pretekst, por edhe mundësia e vetme që ta shtinin në dorë. Me Telemakun ishte punë e lehtë, sepse, pasi do ta rrëmbenin fronin aq të lakmuar e të ëndërruar, do ta likuidonin. Secili prej tyre e kishte taktikën e përgatitur dhe të pagabueshme. Nuk ka mundur ta paramendojë se unë isha ai Askushi i dëshiruar dhe që pritej. Pas pak erdhi Telemaku. Pasi kishte vizituar shumë qytete, duke më kërkuar dhe duke pyetur për mua. Ajo nuk po jepej. Shumë vite të gjata

kishin kaluar duke mbrojtur çkadoqoftë, e lëre më besnikërinë, të cilën e përdorte si mbulesë për mbrojtjen e fronit. Dhe të Itakës, të atdheut aq të dashur. Ishte kah fundi i qëndresës, e gatshme të lëshonte pe. Gjithçka ka një fund, edhe besnikëria. Secila pritje. Tepër e shkurtër është jeta e njeriut. A nuk na ka quajtur Zeusi zvarranikë tokësorë? Duke pasur ndërmend jetëshkurtësinë tonë. Kalipsa më premtoi pavdekësinë. Unë vetëm qesha kur ma dha atë premtim. I thashë, para se të largohesha prej ujëdhesës së saj, derisa më ndihmonte të mbaroja anijen, duke provuar të më bind të rrija, se nuk mundem. Vite të bukura ishin ato që i kalova me të. Thosha: më duhet të shkoj, Itaka më tërheq. Buzëqesha kur iu përgjigja: Vetëm vdekatarët mund të bëhen të pavdekshëm. Nuk i kuptoi fjalët e mia. Nuk e fshihte vuajtjen dhe pikëllimin. E përdorte një adut jo fort bindës. Pavdekësinë, në të cilën as vetë nuk besonte. Ndoshta është pjellë e imagjinatës sime, edhe ashtu të rezignuar dhe të pakontrollueshme, të papërmbajtur, Kalipsa dhe të gjitha ndodhitë gjatë rrugës, të cilat ndoshta i kam shpikur, vetëm për ta du-

ruar e përballuar atë kthim jo fort të lehtë. Ndonjëherë më dukej, nën Trojën ishte më lehtë. E dija se nga të gjitha anët më përgjonte e kërcënohej vdekja. Pavdekësia ishte i vetmi shpëtim, shtegdalje. Ngushëllim dhe shpresë. Nuk mund të kuptoj, dalloj se çka është reale e çka pjellë e imagjinatës sime. Me rëndësi është, se arrita në Itakë. Pastrojeni atë lypës, visheni me rroba të reja, i tha Euriklesë, duke e përgatitur për dasmë. Besova se më kishte njohur. Kisha frikë: do të më hetojnë shumë para kohe. U tërhoqa në gjysmerrësirë, duke fshehur shenjën, gjestin, përmes të cilit gjidhënësja ime do të mund të më njihte në mënyrë të pagabueshme. Nuk arrita, po m’i lante këmbët, e kur iu afrua gjurit, klithi, duke mos mundur ta frenonte klithjen. Vrraga që më kishte mbetur pas betejës me derrin e egër, kur si kours më bënin inicializimin. Kalimi nga djalëria në njeri të rritur ishte në po atë vend. Fshehtësinë së shpejti e mësoi edhe Telemaku. Ia kishim kumtuar edhe asaj. Më shikon me dyshime, thotë: është dhe nuk është. Provojnë ta bindin se jam. Ajo dyshon. Unë buzëqesh. Pret ndonjë shenjë më të

besueshme. Mendon se buzëqeshja është si era. Në këso situatash, secili gabim është i kobshëm. Njohja në këtë mënyrë, nuk është e sigurt. Ajo dhe unë kemi një shenjë tjetër të njohjes, më thotë. E cila nuk mund të falsifikohet. Do ta provojmë. Që të jemi të sigurt të dy. Shenjë, gjest që nuk mund të mashtrojë. Koha ka lënë gjurmë në fytyrat tona. Jo dashuria? – thotë Eurikleja. Ajo nuk e thotë asnjë fjalë. Secila fjalë peshohet, ka domethënie të veçantë. Frika nga komentimi i shqiptuar që nënkuptohet. Heshtje. Pritet diçka që askush nuk e di, as Eurikleja, e cila të gjitha i di. Prej perëndive asgjë nuk mund të fshihet. Ne e mbajtëm sekret atë shenjë, për çdo eventualitet. Jeta sjell befasi. Këtë e dëshmon edhe kjo e tanishmja. Secili e ka një shenjë sekrete, asnjëherë e zbuluar, të cilën e bart me vete në varr, mendon Eurikleja e urtë. Pret se çka do të ndodhë. Ndodhitë assesi të marrin fund. Fundja, jeta është ngjarje e madhe. Në këtë çast nuk mund të dish se çka sjell çasti pasues. Në Mbretëri gjithçka është bërë rrëmujë, madje edhe shenjat dalluese. Është bërë natë, ajo kërkoi prej shërbë-

15 Javore KOHA

toreve ta largojnë shtratin nga dhoma e fjetjes, gjë të cilën ai e kundërshtoi. Shtrati mos të zhvendoset – nuk e fshihte tërbimin. Jo! – tha vendosmërisht. Edhe ajo ishte e vendosur, pa ndonjë nuancë se mund të ndryshohet asgjë sa i përket atij urdhri të prerë. Në zërin e tij nuk hetohej asnjë e qarë, e cila do të paralajmëronte mundësinë e tërheqjes. Shtrati nuk bën të zhvendoset – tha ai. Pse? Pyeti ajo. Atë shtrat e kam mbaruar unë, e kur e kam ndrequr, nuk e kam vendosur në katër këmbë që hiqen. Njëra prej tyre është prej drurit të ullirit, rrënja e të cilit është thellë në tokën e Itakës. Prandaj, askush nuk mund ta zhvendosë. Pos meje, nëse unë vendosi ta bëj atë. Ti je Odiseja – klithi ajo e galduar. Shenja e cila i kishte bashkuar ata dy, u bë e qartë. Tani u rinjohën, ata, dhe dy kohët, midis të cilave ishte vendosur harresa. Koha ishte kthyer, e kishte gjetur nyjën e zhvendosur, ishte kthyer aty prej nga ishte shkulur. Përsëri ishin bashkuar e shkuara dhe e tanishmja. E qara e cila ishte shfaqur në mbretëri – tani ishte bashkuar. Mbretëria përsëri ishte fuqizuar. Mirë bëra që u ktheva dhe nuk iu besova fjalëve për pavdekësinë dhe fantazmave të cilat i kisha hasur gjatë rrugës – po i thoshte Odiseja Penelopës, në shtratin i cili përsëri i kishte bashkuar. Kjo natë bashkëshortore, i dukej atij dhe asaj, kishte zgjatur shumë. Dielli kishte dalë më vonë, ashtu që nata të ishte më e gjatë. Harresa ishte zhdukur në saje të ndjenjave reciproke – përsëri po rridhte koha e tyre. Ndjehej i ri, ajo po ashtu. Rinia e përbashkët – e rinoi Itakën. Lumturia shihej në fytyrën e saj, po qeshnin ullinjtë me bulëzimin e luleve të papritura. Po i përshëndesnin. Po ata ullinj të cilët i kishte mbëltuar, tani ishin bërë pemë të bukura, të cilat e zbukuronin truallin – e Itakës asnjëherë të harruar. Dihet se çka ka ndodhur me kërkuesit dhe si kanë përfunduar. Në Itakë përsëri kishte rregull dhe qetësi. I skuqur nga lumturia, pasi i përshëndeti dhe ngriti dolli me një kupë vere të tubuarit, ndër të cilët ishin edhe më të dashurit e tij, me ta edhe mbreti i mëparshëm, babai Leart, tha: Tani do të shkoj ta kërkoj poetin e t’i rrëfej gjithë atë që kam përjetuar, si një vdekatar... Nëse kjo më ndodhë, pas të gjitha pësimeve dhe vuajtjeve, do të jem vërtet njeri fatlum. Jo shumë pas kësaj, në Itakë erdhi Homeri. Ishte viti kur ullinjtë dy herë lulëzuan. (E shqipëroi: Zenun Rexhepi) (Nga libri “Heretikët e zgjuar”)


16 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 3 korrik 2014

Kulturë

e enjte, 3 korrik 2014

17 Javore KOHA

Në Ulqin u kurorëzua me sukses edicioni i 16-të i spektaklit “Miss Shqipëria 2014”

Anisa Petrela, mbretëresha e bukurisë shqiptare Pas rrugëtimit disajavor nëpër qytete dhe zona të ndryshme të Shqipërisë, edicioni i 16-të i spektaklit të bukurisë “Miss Shqipëria” 2014, i organizuar nga kompania “Deliart Association” me producent regjisorin Petri Bozo, është kurorëzuar me sukses me natën finale të mbajtur të shtunën mbrëma në Molin e Madh nën Kalanë e Ulqinit. Kjo është hera e parë që ky spektakël mbahet jashtë Shqipërisë dhe përkundër reagimeve të ndryshme politike dhe mediatike që ka shkaktuar mbajtja e tij në Ulqin, suksesi i tij iu ka mbyllur gojën të gjithë kundër-

shtarëve dhe skeptikëve. “Miss Shqipëria 2014” ishte një spektakël i arrirë në të gjitha aspektet, duke filluar nga regjia e Petri Bozos, skenografia, ndriçimi, koreografia e Olta Ahmetajt, fotografia e Franko Ferrarës nga Italia, prezantimi i dyshes Orinda Huta dhe Zenel Katana, transmetimi i drejtpërdrejtë i spektaklit në televizionin “Vizion Plus” dhe gjithë ekipi që kontribuoi në realizimin e tij. Përpos përzgjedhjes së vajzës më të bukur, “Miss Shqipëria” ka edhe një mision tjetër – promovimin e bukurive natyrore dhe trashëgimisë kulturore

të trevave të ndryshme shqiptare. Dhe duket se edhe në këtë aspekt, ky spektakël ia ka arritur qëllimit duke e promovuar më së miri Ulqinin në prag të sezonit të ri turistik.

Konkurrentet dhe çmimet

Në edicionin e sivjetshëm të konkursit të bukurisë “Miss Shqipëria” kanë marrë pjesë 31 vajza, dy prej të cilave, Vranina Mehmedi dhe Liridona Peroviq nga Ulqini. Juria e përbërë nga gazetari Virgjil Kule, balerini Kledi Kadiu, producentja Holta Dulaku, shkrimtari dhe skenar-

isti Ylljet Aliçkaj, moderatorja Amarda Toska, botuesja Arlinda Dudaj, “Miss Shqipëria 2013” Florenza Lekstakaj dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, kanë shpallur mbretëreshë të bukurisë shqiptare 19-vjeçaren nga Tirana, Anisa Petrela. Shoqëruesja e saj e parë është përzgjedhur Kristi Pejo, kurse shoqëruesja e dytë Sara Ymeri. Juria ka ndarë edhe disa çmime të tjera. Kështu Çmimi “Miss Inteligjenca” i ka takuar bukuroshes nga Ulqini, Vranina Mehmedi, e cila ka arritur të hyjë edhe në dhjetëshen e vajzave më të

“Miss Shqipëria 2014” ishte një spektakël i arrirë në të gjitha aspektet. Kjo është hera e parë që ky spektakël mbahet jashtë Shqipërisë dhe përkundër reagimeve të ndryshme politike dhe mediatike që ka shkaktuar mbajtja e tij në Ulqin, suksesi i tij iu ka mbyllur gojën të gjithë kundërshtarëve dhe skeptikëve

bukura. “Miss Buzëqeshja është zgjedhur Sara Shehu, “Miss Turizmi” – Enxhi Vogli, “Miss Fotozhenia” – Anxhela Papa, “Miss Kinemaja” – Armela Mitri, “Miss Eleganca” – Vilma Mjekra, “Miss Bikini” – Vanisa Isaku, “Miss Press” – Sonia Piperi, “Miss Miqësia” – Donatella Dauti, “Miss Cotonella” – Lindita Idrizi dhe “Miss Interneti” – Daniela Kasa. Në programin e spektaklit kanë marrë pjesë edhe grupi “Offchestra” dhe këngëtarët Irma Libohova, Elton Deda, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, Mihrije Braha dhe Renis Gjoka. i.k.

Miss-et ndër vite 1998 Aldona Elezi 2000 Elizabeta Gjonpali 2001 Denisa Çela 2002 Zajmina Vasjari 2003 Erjona Ibro 2004 Enkelejda Bargjo 2005 Edlira Mema 2006 Silvi Skënderaj 2007 Irsa Demneri 2008 Almeda Abazi 2009 Ertemiona Meidani 2010 Nevina Shtylla 2011 Kejdi Kashari 2012 Kleoniki Delijorgji 2013 Florenza Lekstakaj 2014 Anisa Petrela


18 Javore KOHA

Bisedë

e enjte, 3 korrik 2014

Bisedë

e enjte, 3 korrik 2014

19 Javore KOHA

Intervistë me aktorin Julian Deda

Nëse merreni me art, bëjeni seriozisht Julian Deda është një nga aktorët dhe komedianët më të famshëm në Shqipëri. Ai është djali i njërit prej humoristëve më të njohur shqiptarë, Zef Deda. Karrierën e filloi në spektaklin “Portokalli” në Top Channel. Tani atë mund ta shohim në komedinë “Apartamentin 2XL” në televizionin Vizion Plus, spektakël mjaft i dashur për publikun. Po ashtu Julian Deda ka marrë pjesë në shumë pjesë dramatike dhe filma artistikë Koha javore: Z. Deda, në fillim, mund të na i tregoni hapat Tuaj të parë në aktrim? J. Deda: Unë e kam filluar herët. Kontakti im i parë është në moshë të vogël, pasi babai im Zef Deda më merrte me vete duke më treguar skenën dhe natyrisht duke më bërë ndonjëherë pjesë e ndonjë shfaqjeje artistike. Pastaj dëshira e madhe erdhi në shkollën e mesme dhe pastaj me hyrjen në Akademinë e Arteve u përforcua. E kështu unë u bëra njësh me këtë punë, të cilën e kam shumë për zemër. Unë mendoj që është profesioni më i bukur në botë. Koha javore: Na flisni pak për karrierën Tuaj si aktor deri më tani, për rolet që keni realizuar? J. Deda: Unë deri tani kam luajtur shumë role. Në teatër, në film dhe sigurisht në televizion. Gjithmonë më kanë etiketuar si aktor komik, por mendoj se rolet dramatike janë dëshira ime. Më pëlqen thellësia e personazhit, jo aparenca. Pastaj role ka të llojeve të ndryshme dhe nuk mund t’i përmbledh në një intervistë. Koha javore: Babai juaj ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga humoristët më të njohur. Jeni frymëzuar nga ai dhe sa ka ndikuar në karrierën Tuaj? J. Deda: Pa diskutim që ai ka ndikuar në çdo hap që kam hedhur në këtë profesion. Është absolutisht spektatori më i mirë që kam. Pastaj përvoja e tij do të ishte një ndihmë për çdo aktor.

Deri tani kam luajtur shumë role. Në teatër, në film dhe sigurisht në televizion. Gjithmonë më kanë etiketuar si aktor komik, por mendoj se rolet dramatike janë dëshira ime. Më pëlqen thellësia e personazhit, jo aparenca Koha javore: Karrierën e filluat në spektaklin “ Portokalli”. Sa jeni i kënaqur me suksesin e arritur në këtë spektakël? J. Deda: Sigurisht që karriera nisi aty. Mund të them se ishte një fillim i mbarë. Por, jo më e mira. Koha javore: Tashmë në ekran ju shohim çdo javë tek “Apartamenti 2XL“ dhe jeni një nga aktorët më të dashur për audiencën. Çka Ju bën kaq të dashur për të gjithë? J. Deda: Ne fakt, është një pyetje që i duhet drejtuar publikut. Mendoj se më karakterizon energjia pozitive në të bërit e gjërave. Kjo është kryesorja, që punën ta bësh me dëshirë dhe pasion gjithmonë pozitivisht. Koha javore: Sa jeni i kënaqur me suksesin e arritur deri më tani? J. Deda: E mira nuk ka fund. Unë e quaj veten akoma në fillim sepse jam shumë i

ri në profesion. Ende ka pika të errëta që duhen zbuluar. E rëndësishme është që të punohet pa hile dhe mendoj se ashtu arrihet gjithçka. Koha javore: Çfarë do të doni të interpretoni që deri më tani nuk e keni bërë? J. Deda: Asnjëherë nuk i dihet fatit se ç’të sjellë. Nuk i dihet se çfarë roli mund të të vijë përballë. Por, dëshira ime është që të kem sa më shumë role dhe nuk kam menduar asnjëherë se cila do ishte preferenca ime. Megjithatë, një prift edhe mund ta dëshiroja.

Unë e quaj veten akoma në fillim sepse jam shumë i ri në profesion. Ende ka pika të errëta që duhen zbuluar. E rëndësishme është që të punohet pa hile dhe mendoj se ashtu arrihet gjithçka Koha javore: A mendoni se popullit tonë i mungon kinematografia nga artistët shqiptarë dhe pse? J. Deda: Dikur nuk i ka munguar, ndërsa sot po. Është mjaft e vështirë të bësh filma në një vend që nuk ka shumë të ardhura për këtë punë. Duhet shumë

investim. Koha javore: Kohë të lirë pa dyshim që nuk keni shumë. Por, si e shfrytëzoni atë kohë të lirë që keni? J. Deda: Kohën e lirë mundohem ta kaloj me familjen. Me ata çlodhem. Mendoj

se të gjithë duhet ta bëjnë, familja është e para. Koha javore: Synimi juaj në të ardhmen? J. Deda: Synimet e mia janë shumë, por nganjëherë nuk varet krejt nga unë realizimi i tyre. Megjithatë fatit nuk i dihet. Koha javore: Mesazhi për lexuesit dhe adhuruesit Tuaj? J. Deda: Mesazhi është i qartë. Duajeni familjen tuaj mbi të gjitha. Dhe nëse merreni me art, bëjeni seriozisht. FaleBisedoi: Dijana Gj. Dukaj minderit!


20 e enjte, 3 korrik 2014

Panoramë

Panoramë

e enjte, 3 korrik 2014

Javore KOHA

Adelina Berisha përfaqëson Belgjikën në Miss Bikini of the World

Filmi “Agnus Dei”, më i miri në festivalin italian

Një bukuroshe shqiptare nga Kosova do ta përfaqësojë Belgjikën në konkursin e bukurisë “Miss Bikini of the World”. Vajza nga Peja, e cila jeton në Belgjikë, Adelina Berisha, është e zgjedhura e cila do ta përfaqësojë Belgjikën në garën e cila do të mbahet në Kinë në muajin në gusht. Ajo është 19 vjeçare dhe synimi i saj është që të arrijë të fitojë kurorën e Miss Bikini of the World. Pas kësaj gare, ajo thotë se së pari do të përqendrohet plotësisht në programet e studimeve të saj, para se t’i përkushtohet karrierës si modele.

“Rona Nishliu Award”, çmimi për Vokalin më të mirë Live

Zëri i Rona Nishliut dhe paraqitja e saj në festivalin e madh evropian “Eurovision”, ka bërë që Wiwiblogs, një prej portaleve si pikë reference për festivalin e madh, të krijojë një çmim special që mban emrin “Rona Nishliu Award”. E ky çmim do të jepet për vokalin më të mirë të secilit edicion. Edhe pse çmimi është krijuar që dy vjet, këngëtarja nga Kosova, Rona Nishliu e ka kuptuar këtë së fundmi, lajm ky që e ka bërë të lumtur. Çmimin “Rona Nishliu Award” këtë vit e ka fituar Ruth Lorenzo, e cila ishte këngëtarja e vetme nga pesëshja e madhe që ka arritur të radhitet në Top 10-she në Kopenhagë. Çmimi Rona Nishliu nderon garuesen e Shqipërisë të vitit 2012, e cila përfundoi e pesta në Eurovision. Rona interpretoi “Suus”, siç shkruan Wiwi, me emocion të pakrahasueshëm dhe disi arriti që të qëndronte në një mendje derisa punonte në çdo mënyrë të regjistrit të saj zgjerues. Ky çmim është vetëm një nga dhjetëra çmimet që Wiwiblogs ka nisur si pjesë e 2014 Valentina Monetta Awards. Janë 12 kategori që kanë filluar, nga veshja më e mirë deri tek ajo më e keqja në ESC – identifikon garuesit të cilët lënë përshtypjen më të madhe për tifozët e Eurovisionit, pavarësisht nëse ata e fituan garën apo jo.

Forbes: Në 100 personalitete kryeson Beyonce

21 Javore KOHA

“Një film që i ka lënë mbresa jurisë, ‘Agnus Dei’ i Agim Sopit, përgëzohet për aftësinë që të shfaqë madhështinë tragjike prej secilit konflikt kolektiv, ashtu si edhe të luftërave etnike, torturave familjare, duke i përmbledhur në një skenar”. Me këtë vlerësim për filmin, agjencia italiane e lajmeve “Italia-24nerës.it” e ka publikuar lajmin që filmi i regjisorit nga Kosova është shpallur filmi më i mirë në festivalin “Salento International Film Festival”. Bashkëprodhimi i “AS Film Production” dhe i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka dalë fitues i çmimit kryesor të festivalit që mbahet në Lecce të Italisë. Ky çmim e ka çuar në pesëmbëdhjetë numrin e çmimeve që ka marrë “Agnus Dei”, që deri më tani është shfaqur në gjithsej 50 festivale. Festivali “Salento International Dilm Festival” ka përfunduar të shtunën mbrëma.

Beyonce mbetet personaliteti më i fuqishëm në botë. Ky kryesim është bërë nga “Forbes”, ku në listën me 100 personalitete nga jeta publike, e ka renditur në vendin e parë. Ajo ka lënë pas vetes burrin e saj, Jay Z, pastaj producentin Dr. Dre, prezantuesen Oprah Winfrey dhe shumë sportistë e aktorë të njohur. Më tej thuhet se brenda një viti, 32-vjeçarja ka mbajtur 95 koncerte, duke përfituar mesatarisht 2.4 milionë dollarë për një koncert. Kënga e saj “Drunk in Love” nga albumi “Visual” është shitur disa miliona herë përmes iTunes. Përfitimet e saj janë marramendëse, duke llogaritur edhe se çfarë ajo përfiton nga linjat, të cilat janë ekskluziviteti i saj. Revista “Forbes” nënvizon se këngëtarja përfiton miliona të tjerë, si pjesë e marrëveshjeve me kompanitë H&M dhe Pepsi. Po ashtu, ajo ka linjën e saj të parfumeve, të rrobave, këpucëve dhe stolive, të cilat i shet përmes kompanisë “House of Dereon”. Nga 1 qershori i vitit 2013 deri më 1 qershor 2014, llogaritet se Beyonce ka përfituar 115 milionë dollarë. Pas saj vjen basketbollisti Lebron James, kurse në vend të tretë është Dr. Dre. Oprah dhe Ellen DeGeneres mbyllin pesë vendet e para. Në vend të gjashtë është burri i Beyonces, Jay Z.


22 e enjte, 3 korrik 2014

Te k n o l o g j i

Fotografia e javës

Javore KOHA

Asus raportohet se është duke planifikuar të sjellë orën e mençur Android në shtator. Sipas TechCrunch kjo orë pritet të kushtojë mes 43 dhe 110 eurove. Nuk dihen shumë specifika të saj, por thuhet se do të ketë ekran AMOLED. Ky çmim pritet të bëjë Asusin konkurrent me LG-në dhe Samsungun që lansuan së fundmi orët. “G Watch” e LG-së doli në shitje të mërkurën e kaluar me çmim 200 euro, ndërsa “Gear Live” e Samsungut do të dalë në treg më 7 korrik me çmim 210 euro. Ndërkohë që LG dhe Samsung kryesojnë për momentin, Motorola, Asus dhe kompani të tjera mund të shpërblehen më vonë për pajisjet e tyre.

Edhe Asus me orë të mençur

Apple lanson modelin e ri të iPod-it Apple ka zgjeruar tregun në botën e muzikës pasi ka lansuar modelin e ri iPod Touch me kapacitet prej 16 gigabajtëve. Pajisja vjen me një kamerë 5-megapiksel iSight dhe ekranin Retina me 4-inç dhe

iPod-i i ri vjen me një çmim prej 159 funteve. Modeli i mëparshëm i iPod Touch 16 GB nuk ka përfshirë kamerën iSight edhe pse ka kushtuar më shumë sesa pasard-

hësi i tij. Duke iu bashkuar versioneve me 32 GB dhe 64 GB, pajisja është e fuqizuar me procesor A5 dhe punon me sistemin operativ iOS 7.

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„. besim hakramaj: hëna

e enjte, 3 korrik 2014

23 Javore KOHA

„Qesh pak, shiko këtu”


24 e enjte, 3 korrik 2014

Mozaik

Mozaik

e enjte, 3 korrik 2014

Javore KOHA

25 Javore KOHA

Në Bajzë-Malësi e Madhe

Koncert humanitar për fëmijët jetimë Koncerti humanitar në mbështetje të fëmijëve jetimë me moton “Ne jemi të vegjël por kemi dashuri të madhe“ si dhe “Të mbështesim fëmijët jetimë” është organizuar të dielën në Bajzë të Kastratit nën organizimin e famullisë së kishës së Shën Pjetrit dhe Shën Palit dhe nën patronatin e kryetarit të Komunës së Kastratit Viktor Popaj. Për t’a ndjekur këtë eveniment humanitar dhe për t’i mbështetur ata të cilët kanë më së tepërmi nevojë, nuk kanë munguar persona bamirës dhe sensibilizues të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në këtë drejtim. Në fillim të këtij manifestim i cili përkonte edhe me festat e Shën Palit dhe Shën Pjetrit është celebruar mesha shenjte nga p. Fran Dushaj në praninë e një numri të madh besimtarësh dhe mbështetësve të atyre të cilëve ju është dedikuar ky event. Të pranishmit në këtë organizim kanë patur rastin edhe të argëtohen nën tingujtë e muzikës të shumë këngëtarëve dhe humoristëve të ftuar si nga Tirana, Shkodra, Puka, Malësia e Madhe, dhe nga viset tjera të veriut të Shqipërisë si dhe nga Mali i Zi. Famullitari në Kishën e Bajzës fra. Sokol Pepushaj tha se një iniciativë e tillë është menduar prej shumë kohësh nga anëtarë të këshillit të kishës dhe nga bashkëvendas të vullnetit të mirë, duke thënë se nisma të tilla janë shumë të nevojshme në qytezën e Bajzës dhe në periferi pasi sipas tij numri i jetimëve për fat të keq është i madh nga faktorë të ndyshëm. “Famullia jonë nga takimet që kemi patur me të rinj na kanë sygjeruar qe të mendojme për fëmijët jetimë dhe unë si famullitar e pranova një ide të tillë dhe kërkova ndihmë nga besimtarët,kryepleqët, këshilli i Kishës dhe organet ven-

dore që të kem mbështetje e tyre dhe hasëm në mirëkuptim. Jam i vetëdishëm se kemi shumë për të bërë por ky koncert është një fillim i mirë që çdo qytetar të sensibilizohet dhe të ndihmojë të afërmit e tyre pra ata që kanë më së tepërmi nevojë”, tha famullitari i kësaj kishe Sokol Pepushaj. Ai artistët e pranishëm të cilët i janë përgjigjur ftesës së këtij koncerti e që kanë qenë të shumtë, i quajti si shpirt human dhe bamirës duke thënë se ashtu si kanë këngën e pastër ashtu duhet ta kenë edhe zemrën dhe shpirtin. “Jam tepër i gëzuar që kaq shumë këngëtarë i janë përgjigjur ftesës sonë, dhe i falenderoj nga zemra për mbështetjen dhe kontributin që kanë dhënë në mbështetje të fëmijëve jetimë dhe kënaqësi ime do ishte edhe më e madhe atëherë kur do të kishim një mbështetje edhe nga shteti sepse ne sensibilizojmë në këtë ditë të gjithë, si qytetarët e thjeshtë, si pushtetarët si krerët e partive politike pa dallime konfesionale pra ajo që më gëzon pamasë është fakti që të gjithë jemi bashkuar në shërbim të këtyre fëmi-

Famullia e kishës së Shën Pjetrit dhe Shën Palit në Bajzë kanë organizuar koncert humanitar në mbështetje të fëmijëve jetimë ku kanë marr pjesë Në shëtitoren në Ranë të Ulqinit u mbajt Panairi i Dytë shumë këngëtarë dhe Ndërkombëtar i artizanateve dhe punimeve të dorës humoristë nga Tirana, Shkodra, Puka dhe vise të tjera të veriut të Shqipërisë si dhe nga Mali i Zi-Tuzi jëve”, u shpreh Pepushaj. Ai tha se ky vend ballafaqohet me plagë nga më të ndryshmet kur janë në pyetje fëmijët jetimë pasi ata shoqërohën nga brenga dhe plagë të shumta. Dhe në këtë aspekt ai shprehu nevojën e madhe për t’i ardhur në ndihmë kësaj shoqërie sidomos për shkollimin e tyre që e kanë shumë të domosdoshëm. “Ne si famulli jemi orientuar kësaj radhë ne dy kahje, në njërën anë të ndihmojmë fëmijët jetimë dhe në anën tjetër të pajtojmë familjet që janë ende në gjak e në mosmarrëveshje të ndyshme dhe që akoma nuk janë të pajtuara. Uroj dhe shpresoj që këto nisma dhe sensibilizime të rritën sa më shumë në të ardhmën për që edhe këta jetimë një ditë të shohin dritën e lumturisë sit ë gjithë pjestarët tjerë të shoqërisë”, përfundoi Pepushaj. Ndërkaq të gjitha fondet e grumbulluara nga ky koncert do të shkojnë në për qëllime t.u bamirësie.

Marrin pjesë 85 ekspozues

Ulqin – Nga data 25-28 qershor në shëtitoren në Ranë në Ulqin u mbajt Panairi i Dytë Ndërkombëtar i artizanateve dhe punimeve të dorës. Rreth 85 artizanë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Bosnja dhe Herecegovina i kanë ekspozuar punimet e tyre në këtë panair. Në panair ishte parashikuar të marrin pjesë rreth 180 ekspozues, duke e bërë atë më të madhin të mbajtur ndonjëherë në Ulqin, por koha me shi ka ndikuar që një pjesë e tyre të anulojë pjesëmarrjen në momentin e fundit. “Moti me shi gjatë ditës së parë dhe të dytë ka bërë që panairi i cili

Në panair ishte parashikuar të marrin pjesë rreth 180 ekspozues, duke e bërë atë më të madhin e këtij lloji të mbajtur ndonjëherë në Ulqin, por koha me shi ka ndikuar që një pjesë e ekspozuesve të anulojë pjesëmarrjen në momentin e fundit është dashur të jetë më masivi i këtij lloji, të pengojë pjesëmarrjen e një numri të madh ekspozuesish”, thotë organizatori i këtij panari, artizani Ramiz Hajdari nga Shoqata “Globus Art”. Sipas tij, ditën e parë të Panairit në të kanë marrë pjesë rreth 70 ekspozues, kurse ditën e dytë dhe të tretë rreth 85.

Për shkak të kohës, në vend të tri ditëve sa ishte planifikuar, Panairi është shtyrë edhe një ditë. Mbajtjen e Panairit të Dytë Ndërkombëtar të artizanateve dhe punimeve të dorës e kanë mbështetur Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike Ulqin, Qendra e Kulturës Ulqin dhe Restoranti “Hollegro”. i.k.


26 e enjte, 3 korrik 2014

Mozaik

Mozaik

e enjte, 3 korrik 2014

Javore KOHA

Në Shkollën e Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” në Plavë u ndanë diplomat “Lluça (Pishtari)”

Mirënjohje prestigjoze për suksesin e lartë Katër nxënësit shqiptarë, laureatë të diplomës ”Lluça”, Drilon Rugova, Fiona Rugova, Valentina Rugova dhe Donat Dedushaj, deklaruan se do t’i vazhdojnë studimet në universitetet e Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, por ende përfundimisht nuk janë përcaktuar se çka do të studiojnë Plavë – Dita e hënë e javës së kaluar, në Shkollën e Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” të Plavës, ishte ditë më e veçantë se ditët e tjera të këtij viti shkollor. Këtë ditë në sallën e Qendrës mësimore të kësaj vatre arsimore, ishin tubuar maturantët me sukses të shkëlqyer, prindërit e tyre, mësimdhënësit, kryetari i Komunës së Plavës Orhan Shahmanoviq dhe personalitete të tjera të shquara, për të marrë pjesë në ndarjen e diplomës “Lluça (Pishtari)” për rezultatet e larta mësimore që ata kanë shënuar gjatë katër vjetëve në këtë shkollë. Në tetë paralelet mësimore të maturantëve, një prej të cilave me mësim në gjuhën shqipe, 27 sish gjatë shkollimit të mesëm katërvjeçar kanë treguar sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore, 11 prej të cilëve notat në të gjitha lëndët mësimore i kanë pasur të shkëlqyera gjatë gjithë shkollimit të tyre fillor dhe të mesëm, të cilëve u është ndarë diploma “Lluça 1”, kurse 16 të tjerëve, të cilët po ashtu kanë pasur sukses të shkëlqyeshëm, por jo në të gjitha lëndët, u janë ndarë diplomat “Lluça 2”. Për suksesin e arritur mësimor, me vendimin e kolektivit të mësimdhënësve të shkollës, nxënësit janë shpërblyer me nga një libër. Drejtori i shkollës, Ramo Kollashinac, në fjalën e rastit ka thënë se dita e dorëzimit të diplomave “Lluça” për nxënësit të cilët me suksesin dhe sjelljet e veta kanë merituar që të bartin epitetin e nxënësve më të mirë në një gjeneratë, për shkollën është solemniteti më i rëndësishëm gjatë vitit. “Ne si shkollë u jemi mjaft mirënjohës këtyre nxënësve që janë këtu, por edhe atyre që nuk janë, të cilët me punën,

entuziazmin, vullnetin dhe qëndrimin e tyre korrekt, këtë shkollë e kanë ngritur në nivel mjaft të rëndësishëm në kuptim të kualitetit dhe çdo vit ajo shënon rezultate të cilat janë për çdo respekt. Me këtë rast, në emër të kolektivit, i falënderoj për kontributin e dhënë në të gjitha aktivitetet e tyre gjatë katër viteve si nxënës të kësaj shkolle, duke u dëshiruar shëndet, dashuri dhe sukses në shkollimin e tyre universitar që i pret në të ardhmen”, është shprehur ai. Ndarja e diplomave “Lluça” u bë në mënyrë solemne. Në fytyrat e gjithë të pranishmëve vërehej gëzimi, mburrja dhe lumturia. Prindërit ishin krenarë kur përjetonin momentin e ndarjes së kësaj mirënjohjeje të lartë për suksesin e arritur në mësim. Ata përzemërsisht falënderuan kolektivin e mësimdhënësve për kontributin e dhënë në avancimin dhe ngritjen e tyre edukativo-arsimore në shkallë më të lartë. Laureatë të diplomës “Lluça 1” janë: Raza Kandiq, e cila njëherit është edhe nxënëse e gjeneratës në gjuhën malazeze, Samra Bajraktareviq, Amar Gjesheviq, Radmila Rajkoviq, Drilon Rugova,

Danijela Radenoviq, Semra Bajramlliq, Dijana Radulloviq, Mevluda Leshnjanin, Adis Musiq dhe Dejan Ljutiq, kurse laureatë të diplomës “Lluça 2” janë: Fiona Rugova, e cila njëherit është edhe nxënëse e gjeneratës në gjuhën shqipe, Azemina Shahmanoviq, Aleksandra Laban, Melliha Purishiq, Stefan Paunoviq, Ajlla Beqkanoviq, Maid Nikoçeviq, Dijana Radivojeviq, Ajlla Radonçiq, Mirko Turkoviq, Valentina Rugova, Donat Dedushaj, Natasha Knezheviq, Zineta Mulkoviq, Kemal Gaçeviq dhe Bahta Jasaviq. Të gjithë nxënësit laureatë të diplomës “Lluça” të kësaj shkolle u deklaruan se do t’i vazhdojnë studimet në fakultetet e ndryshme në universitetet e Malit të Zi, por edhe në ato të shteteve në rajon dhe më gjerë. Katër nxënësit shqiptarë, laureatë të diplomës ”Lluça”, Drilon Rugova, Fiona Rugova, Valentina Rugova dhe Donat Dedushaj, deklaruan se do t’i vazhdojnë studimet në universitetet e Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, por ende përfundimisht nuk janë përcaktuar se çka do të studiojnë. Sh. Hasangjekaj

27 Javore KOHA

Qendra funerale në Vuksanlekaj- Malësi

I Shpëton shëmbjes së paralajmëruar

Punimet e filluara prej tre muajsh në objektin e qendrës funerale të Malësisë në fshatin Vuksanlekaj, u ndërpren qe javën e kaluar për shkak të urdhërit për shëmbje të këtij objekti nga ana e Drejtorisë së Inspekoriatit për Ndërtim, të cilët siç kanë deklaruar, po ndërtohet pa leje të ndërtimit dhe në pronë të huaj. Nga ana tjetër në ditën e ardhjes së zyrtarëve nga Drejtoria e Inspektoratit dhe nga Drejtoria e Policisë të cilët vizituan vendin e ndodhjes së objektit, qindra banorë të vëllazërisë Vuksanlekaj dhe jo vetëm, u tubuan për të komunikuar me zyrtarët e dërguar dhe për t’a penguar shëmbjen eventuale të objektit. Pas negociatave të zhvilluara ndërmjet përfaqësuesve të vëllazërisë Vuksanlekaj dhe zyrtarëve të Inspektoriatit për Ndërtim janë dakorduar qe ky objekt mos të shëmbet por në vijim të shikohen mundësitë e grumbullimit të dokumentacionit gjegjës që ndërtimi i objektit në fjalë eventualisht të legalizohet. Njëri ndër anëtarët e këshillit punues në këtë qendër Zef Dedvukaj për gazetën Koha Javore u shpreh se fal komunikimit të qetë dhe korrekt midis palës ligjore dhe banorëve të tubuar, është arritur që objekti t’i mbijetojë shëmbjes por të ndalen punimet për një kohë të pacaktuar derisa të përgatitet dokumentacioni i kërkuar nga organet kopetente dhe derisa këta të fundit t’i marrin në shqyrtim. Dedvukaj pohoi se toka është pronësi e Vuksanlekajve që nga koha e baballarëve dhe këtë e kanë dëshmuar edhe vet pronarët e tokës. “Në mënyrë që mos të vijë deri tek shëmbja e objektit disa ditë para urdhrit të zyrtarëve për shëmbje, ne si këshillë kemi reaguar në Drejtorinë e Inspektoriatit për Ndërtim dhe në qeveri, qe t’i njoftojmë me situatën aktuale, por duket që vendimi për t’a shëmbur ka qenë marr më parë, mirë-

po fal mirëkuptimit që hasëm me zyrtarët, arritëm t’a shpëtojmë nga shëmbja për ta futur në proces legalizimi duke ditur se kjo tokë i takon vetëm vëllazërisë Vuksanlekaj qe prej shekujsh, dhe në bazë të komunikimit që kemi patur me zyrtarë të Malit të Zi, kjo çështje do të rregullohet, do të legalizohet si objekt dhe toka do t’i kthehet vëllazërisë në pronën e të cilës ndodhet”, tha Dedvukaj. Ai sqaroi se janë në përgatitje e sipër të domumentacionit të domosdoshëm për legalizimin e pronës dhe objektit që do t’ju mundësonte të vijojnë punimet e mëtejshme. Arsyet që çuan në urdhrin për shëmbje sipas tij janë ato se prona është evidentuar si pronë e sipërmarrësit Çedomir Popoviq dhe fakti që vendi i ndërtimit të qëndrës funerale nuk është planifikuar në planin urbanistik të kësaj zone. Dedvukaj më tej sqaroi se është koha që Malësia t’a posedojë një qendër funerale si të gjithë popujt e qytetëruar duke thënë se kjo do të jetë e para e këtij lloji e cila siç tha do te jenë në shërbim të të gjithë atyre që do të kenë nevoja për shërbime të tilla pa marr parasysh përkatësitë konfesionale dhe nacionale. “Unë mendoj që kjo qendër e filluar do të vazhdoj ndërtimet pasuese pasi edhe premtimet i kemi edhe pse jemi detyruar të ndërpresim punimet me urdhër të inspektorit Bozhidar Vuksanoviq i cili tha që mos të vijojmë punët derisa kjo çështje

të hyjë në proces legalizimi dhe presim që në punimet e mëtejshme të kemi mbështetje nga administrata lokale, komuna e kryeqytetit dhe nga qeveria në mënyrë që për një vit e gjysëm të jetë funksionale për nevoja funerale”, theksoi Dedvukaj. Punimet sipas Dedvukajt po ecën me ritme mjaft të shpejta dhe qytetarët kanë qenë të vullnetit që të kontribuojnë me mjete financiare në bazë të kapacitetit të tyre ekonomik. Duke sqaruar domosdoshmërinë e ndërtimit të kësaj qendre ai shpreson që lista e kontribuesve për ndërtim do të zgjërohet edhe më shumë në interes të të gjithë banorëve të Malësisë. Në vijim sipas anëtarit të këshillit punues planifikohet zgjedhja e këshillit të ri i cili do të përbëhet nga grupe të caktuara të cilat do të kërkojë në çdo zone urbane dhe rurale donacione për vijim dhe përfundimin me sukses të qëndrës në fjalë. Kjo qendër ka një sipërfaqe prej 875 metra katror dhe është e ndarë në shumë salla, anekse dhe objekte të planifikuara për shërbime funerale. Kujtojmë se para dy javësh në një prenoncim për gazetën tonë njëri ndër iniciatorët e projektit dhe bashkëponarë i tokës, Keqo Camaj theksoi se vëllazëria Vuksanlekaj nuk do t’i ndalojë punimet por do t’a mbrojë këtë pronë me çdo kusht madje siç kishte thënë, edhe me jetë në rast se t.u do të lind nevoja.


28 e enjte, 3 korrik 2014

Felton

Felton

e enjte, 3 korrik 2014

Javore KOHA

29 Javore KOHA

Lidhja e Prizrenit (2)

Privilegjet e Mirditës Traktati i paqes, i imponuar nga Perandoria Ruse, e cila doli fituese në luftë me Perandorinë Osmane, bëri që trojet shqiptare të Gadishullit Ballkanik që ishin nën sovranitetin territorial të Perandorisë të bëhen pjesë e pazareve diplomatike të Rusisë dhe fuqive të mëdha Sabri Salaj

Diplomacia ruse kërkonte që tokat shqiptare t’i ndante ndërmjet Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi, ku pastaj nëpërmjet tyre ta vendoste ndikimin e saj në Ballkan, kurse nga ana tjetër disa nga Fuqitë e Mëdha kishin synim influencimin politik, ekonomik, kulturor në këto zona të Ballkanit. Kështu, Ballkani, gjegjësisht Shqipëria, ishte dhe vazhdoi të mbesë një arenë në të cilën përplaseshin politikat ndërkombëtare. Përpara se të mblidhej kongresi iluministi Pashko Vasa në aktivitetin gjithëkombëtar që kishte nisur në mars 1878, duke iu referuar në emër të kombit, vinte në dukje se po lindte një çështje e re, çështja shqiptare, duke bërë të ditur se shqiptarët kërkojnë me të drejtë futjen e tyre në gjirin e familjeve të mëdha evropiane, pjesë e së cilës janë. Intelektualët e mendimit politik shqiptar nëpërmjet krijimtarisë kishin si synim që çështja shqiptare, e cila lindi nga Traktati i Shën Stefanit për zgjidhjen e problemeve në Ballkan, të ndërkombëtarizohet, ku nëpërmjet pasqyrimit të identitetit, historisë, kulturës të bëhet një paraqitje e plotë

e kauzës shqiptare përpara fuqive të mëdha. Kongresi i Berlinit, i cili u mblodh për t’i zgjidhur problemet që dilnin nga kriza lindore, me vendimet që mori dhe situatën që pasoi, krijoi një situatë shumë të komplikuar në të gjithë Evropën. Në realitet, si Traktati i Shën Stefanit, që i jepte fund luftës sipas interesave të politikës së Rusisë cariste, ashtu edhe Kongresi i Berlinit, i cili pretendonte të rishikonte të parin në favor të “ekuilibrit” të fuqive të mëdha ishin, në fakt, që të dy vepër e së njëjtës politikë. E vetmja çështje që u përmend në Kongres në lidhje me Shqipërinë ishte ajo e privilegjeve të Mirditës. Kjo ishte një kërkesë e Austrisë e cila, duke pasur mbështetjen e Francës, kërkonte që Mirdita t’i gëzonte privilegjet të cilat do t’i përdorte si një bazë ndërhyrjesh të mëvonshme për llogaritë e saj. Në fillim Porta nuk ra dakord, por me një ndërhyrje diplomatike të Anglisë dhe Francës, Porta ra dakord që Mirdita t’i gëzojë po ato privilegje që i kishte, me çka u plotësua ai që në parakushte u quajt koncesion evropian ndaj Rusisë

dhe sllavëve të jugut se në kongres nuk do të bisedohet për kurrfarë autonomie tjetër, pos asaj të Bullgarisë, me arsyetimin se çfarëdo kërkese e ngjashme që do të paraqitej duhet të bartet në kuadër të zotërimeve të Perandorisë Osmane për reformat e brendshme, që ajo mori në Kongres. Vendimet e Kongresit për Ballkanin, gjegjësisht Shqipërinë dhe copëtimin e trojeve të tyre në dëm të shteteve fqinje bëri që intelektualët shqiptarë, të cilët shumë shpejt e kuptuan se çdo qëndresë efektive ndaj shkëputjes së trojeve kërkonte një organizim në shkallë kombëtare, për t’i bashkuar shqiptarët, në mbrojtje të njësive territoriale të Shqipërisë. Kështu që, si rezultat i kësaj vetëdije mbarëkombëtare bëri që më 10 qershor 1878 të themelohet në Prizren, ajo që në histori njihet si Lidhja Shqiptare. Lidhja e Prizrenit, duke qenë një vazhdimësi e Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, veproi si përfaqësuese e gjithë kombit shqiptar. Hartimi i platformës kombëtare, me një program të qartë politik, me një organizim shtetëror

në shkallë kombëtare, me ushtri dhe me një diplomaci shumëdimensionale, tërhoqi vëmendjen e diplomacive më të fuqishme të kohës. Lidhja Shqiptare krijoi një epokë në vete në planin e kulturës kombëtare e të mendimit politik shqiptar. Perandoria Osmane në fillim e përkrahu idenë e Lidhjes Shqiptare sepse nëpërmjet saj diplomacia osmane kërkonte t’i realizonte interesat e saj, ku nëpërmjet rezistencës së shqiptarëve kërkonte që Kongresi i Berlinit t’i kufizonte sa më shumë kërkesat e Rusisë dhe shteteve fqinje. Por, kjo përkrahje nuk do të thotë se Perandoria Osmane ishte ajo e cila e krijoi një lëvizje të tillë, sepse në momentin kur Lidhja u kthye kundër Stambollit për ta kërkuar autonominë, Perandoria përdori forcën dhe e shpërndau. Kërkesat shqiptare për autonominë kishin si argumentim nenin 23 të Traktatit të Berlinit, i cili e detyronte Perandorinë Osmane ta zbatonte për Kretën rregulloren e autonomisë të parashikuar më 1868 dhe të formonte komisione të veçanta, me pjesëmarrjen e vendësve për t’iu siguruar krahinave të tjera në Evropë, sipas nevojave të secilës, nga një rregullore te përshtatshme administrative. Rilindësit e mendimit politik shqiptar nuk e konceptonin autonominë e Shqipërisë si një zgjidhje përfundimtare të çështjes kombëtare, por si një hallkë

transitore drejt pavarësisë. Duke e njohur përvojën e lëvizjeve kombëtar në Ballkan, duke marrë si shembull vendet e Ballkanit, Serbinë, Greqinë, Bullgarinë që kaluan drejt pavarësisë nëpërmjet një organizimi autonom shtetëror. Edhe pse udhëheqësit e Lidhjes nuk e shtruan haptazi kërkesën e pavarësisë, duke u kufizuar në autonomi, ata vijuan ta konsideronin atë si pjesë të pandarë të mendimit politik shqiptar. Këto synime të pashpallura zyrtarisht të Lidhjes për pavarësinë e Shqipërisë dhe për shkëputjen e saj nga Perandoria Osmane nuk ishin të panjohura edhe për administratën osmane dhe Portën e Lartë. Duke njohur aspiratat e kombit shqiptar, diplomacia osmane nuk lejonte bashkimin e vilajeteve shqiptare dhe të drejtën e një autonomie, por kërkonte që trojet shqiptare t’i përdorte në pazaret diplomatike me Fuqitë e Mëdha për zgjidhjen e problemeve që kishin dalë nga vendimet e Kongresit të Berlinit. Kjo dëshmohet më 6 qershor të vitit 1880, ku vendimi për formimin e vilajetit të bashkuar të Rumelisë (faktikisht të Shqipërisë), në të cilin përfshiheshin vilajetet shqiptare të Kosovës, të Manastirit, të Shkodrës e të Janinës, u anulua nga Porta e Lartë sepse ishin të bindur se Lidhja kishte qëllim të fundit “ta vinte Shqipërinë nën një administrim të pavarur”. Diplomacia osmane çështjen shqiptare e trajtonte si një çështjes të poli-

tikës së brendshme osmane, kështu që duke qenë pjesëmarrëse në Kongres ajo kishte tagrin që të flasë në emër të shqiptarëve. Delegacioni i Portës në të gjitha diskutimet që flitej për Shqipërinë dhe territoret shqiptare ishte në mbrojtje të tyre duke argumentuar arsyet pse kufijtë e Shqipërisë nuk duhen ndryshuar, por i gjithë ky diskutim vinte në rolin e humbësit sepse lufta ishte fituar nga një tjetër superfuqi, Rusia, e çdo gjë dirigjohej nga diplomacia e saj. Ambasadori rus në Londër, Grof Petar Shuvallovi, me urdhër të qeverisë së tij kërkoi prej Kongresit që Malit të Zi t’i jepet rajoni i kërkuar deri në Bunë dhe Shkodër. Të gjitha kërkesat e drejtuara nga diplomacia ruse për zgjerim të territoreve të shteteve sllave, ku nëpërmjet tyre si synim kishte krijimin e një pozite strategjike në Ballkan, në thelb përbënte politikën ekspansioniste të saj në Ballkan dhe Mesdhe. Kjo politikë e Rusisë ishte në kundërshtim me fuqitë e tjera. Anglia si fuqi e madhe detare nuk mund të lejonte kurrsesi që Ballkani të binte nën sundimin apo kontrollin rus dhe Rusia të dilte në Mesdhe. AustroHungaria ishte përfshirë në lojën diplomatike me Rusinë për ndarjen e zonave më me influencë në Ballkan, por kur doli në skenë ideja për krijimin e një shteti të madh sllav në zemër të Ballkanit, atëherë pozita e saj strategjike kërcënohej, kështu që vazhdonte të ishte në mbrojtje të Perandorisë Osmane.


30 e enjte, 3 korrik 2014

Horoskopi & Fjalëkryqi

Sport

e enjte, 3 korrik 2014

Javore KOHA

31 Javore KOHA

Sukses i dyfishtë i tenistit të ri Rrezart Cungu në turneun Pont des Générations në Avignon të Francës

Fitues në singël dhe dabël

Jeta juaj ne çift do ece ne rrugën e duhur gjate kësaj dite. Do kuptoheni për mrekulli me atë qe keni ne krah dhe nuk do ju ngelet me asnjë çështje pa sqaruar. Dashi Beqaret do jene mjaft tërheqës dhe shume persona do kërkojnë t’i bëjnë për vete. Ne planin financiar ka rrezik qe Saturni te sjelle goxha vështirësi dhe probleme. Bëjini sytë katër dhe kujdes me shpenzimet.

Jeta juaj ne çift do kaloje një faze delikate gjate kësaj dite. Nuk do bini dakord për shume gjera me atë qe keni ne krah dhe ne disa momente situata mund t’iu dale Luani jashtë kontrollit. Beqaret nuk do mund te krijojnë dot një lidhje serioze edhe pse shume persona do iu vijnë rrotull. Ne planin financiar duhet t’i bëni mire llogarite ne mënyrë qe te mos keni probleme.

Mirëqenia dhe harmonia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do kaloni çaste te mrekullueshme Shigjetari te cilat nuk keni për t’i harruar aq lehte. Beqaret do ndihen gati për te filluar një lidhje me te parin qe do ju dale para. Gjendja e financave do mbetet e mire ehe pse mund te kryeni ndonjë shpenzim me tepër sesa zakonisht.

Do keni nevoje për me shume ngrohtësi dhe emocione sot ne jetën tuaj ne çift dhe partneri do jete i gatshëm t’ua plotësojë sa me shpejt dëshirat. Beqaret Demi nuk do jene ende gati te fillojnë një histori dashuria kështu qe serish do mbeten vetëm. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur qe te mundeni nëse nuk doni te keni vështirësi dhe probleme.

Jeta juaj ne çift nuk do jete aq e bukur sa ju e kishit ëndërruar megjithatë vështirësi apo probleme te mëdha nuk do ketë. Me mire Virgjeresha merrini gjerat me pozitivizëm. Beqaret ka shume mundësi te fillojnë një lidhje te sinqerte dhe afatgjate. Ne planin financiar do ju dalin goxha vështirësi. Qëndroni me këmbë ne toke dhe mundohuni t’i zgjidhni gjerat një e nga një.

Dite shume normale dhe here pas here rutine kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk do ece si ju e kishit menduar. Beqaret do kërkojnë gjithë ditën shpirtin Bricjapi e tyre binjak, por nuk do mundin dot te fillojnë menjëherë një lidhje. Merrni kohen e duhur për ta njohur atë. Ne planin financiar do jeni me te organizuar se kurrë me pare dhe gjendja nuk do ketë probleme.

Do diskutoni gjere e gjate me partnerin tuaj sot lidhur me disa çështje te rëndësishme dhe me ne fund do ju gjeni nga një zgjidhje. Periudha e stresuar do Binjaket marre fund. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak e presin. Ne planin financiar do keni shume fat. Gjendja do ketë edhe me shume përmirësime nga sa ju e keni pritur.

Pas një periudhe jo shume te favorshme për jetën tuaj sentimentale, sot gjerat do fillojnë te marrin një tjetër drejtim. Do kaloni çaste fantastike dhe do ndiheni Peshorja me te lumtur se kurrë me pare. Beqaret do realizojnë disa takime vendimtare te cilat do ua ndryshojnë gjithë rrjedhën e jetës. Problemet financiare nuk do kenë te mbaruar dhe kjo nga keqmenaxhimi i te ardhurave.

Dite shume e tensionuar dhe e mbushur me debate te forta kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here mezi do prisni te mbaroje dita. Beqareve Ujori do ju ndryshoje tërësisht rrjedha e jetës. Ne momentin qe me pak e presin do realizojnë edhe takimet me te bukura. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur nëse nuk doni te mbeteni pa para me pas.

Venusi do ndikoje pozitivisht gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe partneri do jeni me humor te mire dhe do argëtoheni pa fund me Gaforrja njeri-tjetrin. Beqaret jo vetëm qe do realizojnë takime, por mund te fillojnë shpejt e shpejt një histori dashurie afatgjate. Financat do jene ne gjendje te qëndrueshme. Do i vini fre vetes kur te shpenzoni.

Nuk do merreni vesh si duhet sot me atë qe keni ne krah dhe here pas here mund te lindin debate goxha te forta. Mos u bëni kokëfortë, por mundohuni Akrepi qe here pas here te hapni rruge. Beqaret me mire ta lënë veten te lire dhe t’i marrin gjerat ashtu si t’iu vijnë. Financat do jene te stabilizuara, megjithatë kjo nuk do te thotë qe ju te kryeni shpenzime marramendëse.

Do jeni sharmante gjate kësaj dite dhe gjithçka do shkoje për mrekulli sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do keni një komunikim te fortese partnerin. Beqaret Peshqit nuk do ndihen ende gati për te filluar një histori dashurie edhe pse mundësitë nuk do mungojnë asnjë moment. Ne planin financiar do mundoheni te zgjidhni problemet qe ju kishin dale kohet e fundit.

Tenisti i ri nga Ulqini, Rrezart Cungu, ka shënuar edhe një sukses në arenën ndërkombëtare. Ai është shpallur fitues i dyfishtë, në singël dhe dabël, i turneut të kategorisë së parë Pont des Générations në Avignon të Francës për grupmoshën deri 16 vjeç, i cili është mbajtur më 21-27 qershor. Në finalen në singël, Cungu ka fituar ndaj tenistit spanjoll, Ignasi De Rueda De Genover, me rezultatin 1-6, 6-3, 6-3. Në çerekfinale ai ka triumfuar ndaj tenistit vendas Antoine Damiens (FRA) me rezultatin 6-7(2), 6-3, 6-2, kurse në

gjysmëfinale ka qenë më i mirë se tenisti tjetër francez Jules Gadoin. Përpos në singël, Cungu bashkë me partnerin e tij Patrick Zahraj nga Gjermania, ka fituar vendin e parë edhe në dabël. Rruga e tyre deri në finale nuk ka qenë aspak e lehtë pasi që ata është dashur të fitojnë tre çifte të vështira. Ata kanë qenë më të mirë se çifti Valentin Vacherot - Antoine Vincent, të cilin e kanë fituar me rezultatin 6-3, 6-2, çifti Martin Blondeau - Antoine Damiens 2-6, 6-2, 11-9 dhe çifti Hugo Cazaban - Olivier Plat 3-6, 7-6(4), 10-2.

Në finalen në singël, Cungu ka fituar ndaj tenistit spanjoll, Ignasi De Rueda De Genover, me rezultatin 1-6, 6-3, 6-3. Ndërkaq në dabël, Cungu bashkë me partnerin e tij Patrick Zahraj nga Gjermania kanë fituar çiftin francez Dan Added - Maxence Beoville me rezultatin 6-3, 6-3

Në finale, Cungu dhe Zahraj kanë fituar çiftin francez Dan Added - Maxence Beoville me rezultatin 6-3, 6-3. Suksesi i tenistit nga Ulqini është pasqyruar edhe në mediat e ndryshme franceze, të cilat e kanë vlerësuar lojën e tij të mirë. Para këtij turneu, Rrezart Cungu ndodhej në vendin e 23-të në ranglistën ndërkombëtare të tenistëve deri në 16 vjeç. Por suksesi i arritur në turneun në Francë do të përmirësojë ndjeshëm vendin e tij në këtë renditje. (Kohapress)


vallëzoni

me ritmin e verës

8

PAKETA HOLIDAY ME PARAPAGESË + SAMSUNG E1200R Të gjitha këto për

12.99 €

Me paketën Holiday të jeni pa merak në kontakt me njerëzit tuaj te afërt, të cilët i keni lënë në shtëpi. Sikur ata të jenë pranë Jush!

0 € SMS drejt vendit tuaj Zgjidhni deri në 5 numra nga cilido rrjet në Serbi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Rusi, Shqipëri, Kosovë, Ukrainë, Azerbaxhan, Gjermani, Poloni ose Çeki – dhe i aktivizoni!


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.