Emigracioni politik shqiptar në vitet 1944-1990

Page 218

218

MSc. Andrea Llukani MSc. Andrea Llukani ka lindur në Tiranë, më 18 dhjetor 1966. Studimet e larta i ka përfunduar në Universitetin Kombëtar “Kapodistria” të Athinës. Gjithashtu ka studiuar në Institutin “Gëte” dhe është specializuar në “Pravoslavna Akademia”, të Çekisë. Gjatë viteve 1998-2002, ka qenë pedagog në lëndën e Historisë së Krishtërimit, ndërsa më 2001-2002 ka qenë drejtor i radios “Ngjallja”. Prej vitit 2003 deri më 2013 ka qenë Përgjegjës i Personelit të Kompanisë “Global Petroleum Albania”. Aktualisht është Përgjegjës i Sektorit të Konservimit të Koleksioneve në “Muzeun Historik Kombëtar”. Prej vitit 2002 është anëtar në International Federation of Jurnalists dhe më 2006 anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Andrea Llukani ka botuar 50 libra, disa prej tyre i ka përmbledhur në 12 vepra. Gjithashtu ka shkruar artikuj në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit: “Global Challenge”, “Diskutime”, “Studime Muzeologjike”, “Dritëhije”, “Albanon”, “Emanthia” etj. Prej vitesh është kryeredaktor i gazetës dygjuhëshe shqip-italisht “Rrënjët”, “Le Radici”. Gjithashtu është anëtar i redaksisë së revistave shkencore “Studime Muzeologjike” dhe “Dritëhije”, si edhe koordinator i revistës letrare – kulturore “Pelegrin”. Andrea Llukani është kryeredaktor i gazetës dygjuhëshe shqip-italisht “Rrënjët”.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.