40
Prof. asoc. dr. Enriketa Pandelejmoni Prof. asoc. dr. Enriketa Pandelejmoni (Papa) është pedagoge e historisë në Departamentin e Historisë, Universiteti i Tiranës. Ajo ka doktoruar në Universitetin e Gracit, në Austri për Historinë Bashkëkohore të Evropës dhe Evropës Juglindore. Fokusi i saj kryesor në kërkimet shkencore dhe mësimore, përfshin historinë bashkëkohore, komunizmin dhe kujtesën, me interes mbi Shqipërinë. Ajo është autore e monografisë, “Shkodra. Family and Urban Life 1918-1939 (Lit Verlag 2019), dhe bashkëautore e vëllimit me dokumenta arkivore “Aspekte të historisë së komunizmit në Shqipëri përmes materialeve arkivore dhe burimet sekondare” (Tiranë 2020), si dhe bashkëautore e disa vëllimeve me studime, si “Myths and Mythical Spaces. Conditions and Challenges for History Textbooks in Albania and South-Eastern Europe (Göttingen 2018); “Thirrja për Liri. Studime mbi totalitarizmin dhe tranzicionin në Shqipëri” (Tiranë 2016); “Albania. Family, Society and Culture in the 20th Century” (Münster 2012). Prof. Asoc. Dr. Pandelejmoni është autore e një sërë artikujsh shkencorë me tematika nga historia bashkëkohore e Shqipërisë, të botuar në revista akademike brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ndër artikujt e fundit të saj është edhe “Italian fascist modernisation and colonial landscape in Albania 1925-1943, Perspectivas Vol. 25 (2021), Special Issue: Environmental histories of Mediterranean Fascism, pp. 43-56.”. Aktualisht ajo po punon për çështje të marrëdhënieve shqiptaro-italiane pas Luftës së Dytë Botërore.