saj, ndërsa për “anëtarët e bandës së organizuar terroriste”, siç i quante ata qeveria shqiptare, t’i dorëzoheshin drejtësisë shqiptare në përputhje me normat e njohura të së drejtës ndërkombëtare.2 Në notë këto persona akuzoheshin për një sërë akuzash si kontrabandistë, probleme me drejtësinë shqiptare, persona në ndjekje nga organet e policisë shqiptare etj., gjë që nuk shkonte me regjimin e brendshëm në Shqipëri. Një person me problem me drejtësinë nuk mund të ishte kapiten i një anijeje në një regjim të tillë politik, si ai komunist në Shqipëri. Pala shqiptare e konsideroi përdorimin e anijes “Dukati” jashtë territorit shqiptar si rrëmbim i pronës shtetërore nga banda terroriste, ndërkohë që anija ishte vetëm mjeti për t’i dërguar ata në Itali, pasi anija iu dorëzua menjëherë organeve shtetërore italiane, të cilat do ta kthenin atë në Shqipëri. Ndërkohë këto akuza tingëllonin të rënda për palën italiane. Zëvendësministri i Jashtëm Sokrat Plaka i kërkoi ambasadorit italian që në kuadër të marrëdhënieve të mira midis dy vendeve, të ktheheshin në atdhe të gjithë të arratisurit e cilësuar “terroristë”. Në fakt, ambasadori bëri të qartë faktin se nëse personat e akuzuar kishin shkelur në tokë italiane ata duhej të ekstradoheshin sipas normave juridike ndërkombëtare. Për ambasadorin e rëndësishme ishte që në këtë ngjarje nuk kishte pasur viktima, që për palën shqiptare dukej një fakt i parëndësishëm dhe nuk përmendet asnjëherë gjatë trajtimit të ngjarjes. Për zyrtarin e lartë shqiptar “ky moment ishte një rast i mirë për të treguar luftën tonë të vendosur të përbashkët kundër terrorizmit”.3 2 2 AMEPJ, Fondi i MPJ, V.1989, D.494, fl.4-5, Notë e MPJ për ambasadën italiane në Tiranë, 7.1.1989. 3 3 AMEPJ, Fondi i MPJ, V.1989, D.494, fl.9-10, Informacion i takimit të S. Plakës me ambasadorin italian, 7 janar 1989.
87