1 minute read

5.5. OBJEKTIVAT E INSTITUCIONIT PËR VITIN 2022

5.5. OBJEKTIVAT E INSTITUCIONIT PËR VITIN 2022

Objektivat kryesorë të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2022: 1. Përmirësimi i infrastrukturës, përfundimi i të gjitha fazave të rikonstruksionit të godinës sipas projektit të hartuar nga Instituti i

Advertisement

Ndërtimit; 2. Rritja e kapaciteteve administrative, plotësimi i strukturë/organikës së Autoritetit; 3. Sistemimi i të gjithë dokumenteve të ish-

Sigurimit të Shtetit të mbledhura nga institucionet arkivore në vend, në arkivin e vetëm të Autoritetit; 4. Deklasifikimi në total të dosjeve, duke përjashtuar ato që cenojnë sigurinë kombëtare; 5. Fillimi i punës për krijimin e sistemit të arkivit digjital, për lehtësim të procesit të kërkimit dhe konsultimit me dokumentet arkivore; 6. Zhvillimi i procedurave për trajtimin dhe përmbylljen e rreth 1000 kërkesave në vit në total, nga të gjitha drejtoritë; 7. Shkurtimi i afateve kohore të shërbimit të dokumentacionit, në funksion të përgjigjes së kërkesave të paraqitura nga subjektet e interesuara; 8. Organizimi i veprimtarive hulumtuese dhe ndërvepruese, sipas planit të miratuar dhe kalendarit të kujtesës; 9. Realizimi i konferencave shkencore, dialogëve lokalë, ekspozitave dokumentare dhe të profileve njerëzore, brenda dhe jashtë vendit; 10. Zbatimi i strategjisë së komunikimit në vend dhe jashtë tij, me grupet e synuara, partnerët dhe homologët për zbardhjen e së shkuarës; 11. Finalizimi i suksesshëm i projekteve të nisura gjatë vitit 2021. 12. Bashkëpunimi me institucionet, organizatat kombëtare e ndërkombëtare dhe aktorë të tjerë në proceset e drejtësisë tranzicionale. 13. Trajtimi i çështjes së të zhdukurve në fushën e veprimit të institucionit, përmes akteve ligjore përkatëse; 14. Ridimensionimi i figurave dhe personaliteteve, bazuar në kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin me partnerë. 15. Publikimi dhe shpërndarja e vendimeve, buletinëve, studimeve dhe hulumtimeve shkencore.

16. Krijimi dhe pasurimi i platformave funksionale e ndërvepruese që qarkullojnë informacionin mbi veprimtaritë e AIDSSH, të përshtatura për të gjitha grupet e synuara, në shqip dhe anglisht.

This article is from: