1 minute read
DHE IMPAKTI I TYRE
from Raporti Vjetor 2021
by AIDSSH
NDRYSHIMET NË KUADRIN LIGJOR QË RREGULLON VEPRIMTARINË 09 E AUTORITETIT DHE IMPAKTI I TYRE
Me gjithë vështirësitë dhe sfidat e hasura gjatë viteve 2017- 2021, Autoriteti ka kryer me sukses dhe brenda afateve të kërkuara nga institucionet, procedurat për vlerësim të cilësive etike morale dhe profesionale të kandidatëve për t´u zgjedhur në organet e reja të vetingut dhe atyre për t’u zgjedhur në KLP, KLGJ, KED, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, anëtarë të Gjykatës së Lartë, SPAK, BKH, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe institucionet e tjera, falë kjo dhe shtesave dhe ndryshimeve që i’u bënë ligjit tonë organik 45/2015, i ndryshuar.
Advertisement
Së fundmi, në pikën 3 të nenit 22/1 “Bashkëpunimi për dentifikimin dhe rikuperimin e trupave të të zhdukurve dhe të të ekzekutuarve, si dhe masat për ruajtjen e vendvarrimeve” të ligjit 45/2015, datë 30.4.2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar, legjislatori ka parashikuar se: “Autoritetet përgjegjëse dhe mënyra e mbrojtjes dhe ruajtjes së vebndvarrimeve të identifikuara ose të dyshuara përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”. Në këtë kontekst referuar implementimit të dispozitës së sipërcituar, problematikës së krijuar në vijimësi të këtij procesi, sa delikat, aq dhe human, është parësor miratimi i këtij akti nga Këshilli i Ministrave, në të cilin duhet të pasqyrohen qartë detyrat e çdo institucioni që përfshihet në këtë proces. Autoriteti do të japë kontributin e vet në përgatitjen e një draft/akti, kryesisht në përcaktimin e detyrave të veta në këtë proces, por dhe më gjerë, në kuadër të bashkëpunimit me institucionet e tjera shtetërore qendore dhe vendore.