3 minute read

I MINISTRAVE

MBI PROBLEMATIKAT E NDESHURA NË VEPRIMTARINË E AUTORITETIT 08 ME QËLLIM GJETJEN E RRUGËVE MË EFIKASE PËR ZGJIDHJEN E TYRE NGA KUVENDI DHE KËSHILLI I MINISTRAVE

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, - në kuadër të takimit që Kryetarja e Kuvendit, zonja Lindita Nikolla, ka pasur me titullarët e organeve kolegjiale në varësi të Kuvendit të Shqipërisë, takim në të cilin ka marrë pjesë dhe Kryetarja e Autoritetit, - ka paraqitur disa problematika që i ka hasur në punën e tij 5-vjeçare, të cilat përkthehen në propozime të mundshme për të bërë disa ndryshime apo shtesa në ligjin nr. 8480, datë 27/05/1999, “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale”, (në vijim O.K.), apo të ndonjë ligji tjetër, të cilat do të ndikonin në cilësinë e punës të organeve kolegjiale në Republikën e Shqipërisë dhe të Autoritetit në veçanti.

Advertisement

Problematikat që kanë dalë gjatë veprimtarisë funksionale të Autoritetit janë sa më poshtë:

1- Në momentin e periudhës tranzitore të mbarimit të mandateve të anëtarëve të organit kolegjial deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj, u krijua një ngërç institucional, i cili vazhdon ende. Nëse do të ishte e përcaktuar në ligjin për funksionimin e O.K., në mënyrë të përgjithshme, çështja e vazhdimësisë së mandateve deri në zgjedhjet e reja, do të garantohej vazhdimësia e punës nëpër institucione, si dhe besueshmëria e vendimeve.

2- Për një periudhë 4-vjeçare, Autoriteti ka funksionuar pa njërin prej anëtarëve të organit kolegjial, pasi njëri nga 5 anëtarët e tij ka dhënë dorëheqjen, duke prerë mandatin në mes, që prej fillimit të periudhës mandatore. Kjo ka sjellë vështirësi në punën në Autoritet, pasi zëvëndësimi i anëtarit të

Autoritetit, i dorëhequr, nuk u realizua deri në fund të mandatit 5-vjeçar të anëtarëve të Autoritetit. Rregullimi me ligj i kësaj problematike, zëvëndësimi i anëtarëve për çdo arsye qoftë, brenda afateve, duhet të zgjidhet në mënyrë taksative (të vendosen afate prekluzive). 3- Problematikë më vete është edhe bojkotimi në ushtrimin e detyrave funksionale nga anëtarë të mandatuar, i shprehur në mbledhje apo mosvotim (e lidhur me kuorumin e thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjeve të organeve kolegjiale, dhe që bien në kundërshti me ligjin për zhvillimin e mbledhjeve, duke prekur eficiencën e institucionit, si dhe punën zinxhir të institucioneve të tjera). Për këtë arsye, duhet të ketë penalitete, pse jo dhe ndërmarrje të procedurave për shkarkimin nga detyra të anëtarit të mandatuar, për moskryerje të funksionit.

4- Problem për Autoritetin ka qenë edhe moszbatimi i rregullave të etikës nga anëtarët e organit kolegjial, si dhe përfaqësimi individual që anëtarët e O.K. mund të kenë pasur në publik, në media, në rrjetet sociale, etj., megjithë rregullat e vendosura në rregulloren e brendshme të institucionit. Përsa i përket etikës së sjelljes në mbledhjet e O.K., si dhe përfaqësimit individual në publik, të parashikohet me

ligj marrja e masave për konsultimin, në fillim me organin kolegjial, dhe të merret miratimi i këtij të fundit për shfaqjen e mendimit përkatës në publik, përsa kohë që rregullorja nuk ka mjaftuar. 5- Zbardhja e vendimmarrjes në mbledhjet e O.K. ka qenë problem për punën në Autoritet, pasi në disa raste, firmosja e vendimeve apo arsyetimi i votës kundër nuk bëhet në kohë. Zbardhja e vendimeve në kohë reale rrit cilësinë e punës në drejtim të mbylljes së kërkesave në afate kohore të përshtatshme për të gjithë dhe për këtë duhet të përcaktohen afate ligjore taksative.

6- Në rastin e projekteve ndërkombëtare, të dakordësuara nga Qeveria Shqiptare (MEPJ,

MFE, etj.), konform ligjit dhe rezolutave të

Kuvendit, të cilat kanë qenë kyç në punën e

Autoritetit dhe ndihmesë për institucionin, si nga ana infrastrukturore, ashtu dhe për realizimin e objektivave dhe misionit të tij, ka pasur kundërshti dhe votë kundër, prandaj propozohet që në këto raste, të jetë prevaluese vota dhe miratimi i titullarit të institucionit.

This article is from: