1 minute read
10.4.LOGJISTIKA
from Raporti Vjetor 2021
by AIDSSH
Përkthyer në shifra, Regjistri i Parashikimeve i Autoritetit për vitin 2021 ka qenë në një total prej 12 895 883 lekësh, nga të cilat janë realizuar procedura që përmbajne shifrën 9 153 421 lekë, ose 84%.
10.4. LOGJISTIKA
Advertisement
Është siguruar mirëfunksionimi i sistemeve dhe infrastrukturës elektroniko-mekanike, hidraulike, ndërtimore të godinës, brenda dhe jashtë saj, si dhe i pajisjeve të tjera që janë në përdorim, në përputhje me parametrat e duhur.
Gjatë periudhës së raportimit, është mundësuar mirëfunksionimi i punës në Autoritet, duke garantuar gatishmërinë e sistemit elektrik, hidraulik dhe elektro-mekanik në ambientin e punës.
Janë marrë masat përkatëse mbi ecurinë e punimeve në godinën e re, si dhe për zgjidhjen në kohë të problemeve të shfaqura, në bashkëpunim edhe me kompaninë që kreu rikonstrukionin e objektit.
Në tetor kanë përfunduar punimet e rikonstruksionit të godinës së re dhe janë kryer procedurat e marrjes në dorëzim të punimeve të kryera.
Tranferimi u krye gjate 10-ditëshit të fundit të muajit nëntor 2021. Janë kryer procedurat për sigurim të objektit dhe pajisjeve (godina e re), si dhe është kontraktuar me kompanitë e sigurimit, me qëllim mbrojtjen e investimit nga dëmtimet.
Sistemet elektrike, hidraulike dhe elektromekanike janë në gjendje pune. Janë ruajtjur dhe mirëmbajtur aktivet në pronësi të Autoritetit.
Është siguruar mbarëvajtja e eventeve të organizuara nga Autoriteti, ku përfshihet suporti teknik, transporti i materialeve, menaxhimi i hapësirave dhe burimeve njerëzore për kryerjen e tyre.