Raporti Vjetor 2021

Page 132

Përkthyer në shifra, Regjistri i Parashikimeve i Autoritetit për vitin 2021 ka qenë në një total prej 12 895 883 lekësh, nga të cilat janë realizuar procedura që përmbajne shifrën 9 153 421 lekë, ose 84%.

Janë kryer procedurat për sigurim të objektit dhe pajisjeve (godina e re), si dhe është kontraktuar me kompanitë e sigurimit, me qëllim mbrojtjen e investimit nga dëmtimet.

10.4. LOGJISTIKA

Sistemet elektrike, hidraulike dhe elektromekanike janë në gjendje pune. Janë ruajtjur dhe mirëmbajtur aktivet në pronësi të Autoritetit.

Është siguruar mirëfunksionimi i sistemeve dhe infrastrukturës elektroniko-mekanike, hidraulike, ndërtimore të godinës, brenda dhe jashtë saj, si dhe i pajisjeve të tjera që janë në përdorim, në përputhje me parametrat e duhur.

Është siguruar mbarëvajtja e eventeve të organizuara nga Autoriteti, ku përfshihet suporti teknik, transporti i materialeve, menaxhimi i hapësirave dhe burimeve njerëzore për kryerjen e tyre.

Gjatë periudhës së raportimit, është mundësuar mirëfunksionimi i punës në Autoritet, duke garantuar gatishmërinë e sistemit elektrik, hidraulik dhe elektro-mekanik në ambientin e punës. Janë marrë masat përkatëse mbi ecurinë e punimeve në godinën e re, si dhe për zgjidhjen në kohë të problemeve të shfaqura, në bashkëpunim edhe me kompaninë që kreu rikonstrukionin e objektit. Në tetor kanë përfunduar punimet e rikonstruksionit të godinës së re dhe janë kryer procedurat e marrjes në dorëzim të punimeve të kryera. Tranferimi u krye gjate 10-ditëshit të fundit të muajit nëntor 2021.

132

RAPORTI VJETOR 2021


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.