![](https://static.isu.pub/fe/default-story-images/news.jpg?width=720&quality=85%2C50)
1 minute read
5.6. SYNIMET PËR TË ARDHMEN
from Raporti Vjetor 2021
by AIDSSH
5.6. SYNIMET PËR TË ARDHMEN
Vizioni i Autoritetit është përshtatja me modelet e institucioneve homologe të vendeve ishkomuniste, si institucion kujtese, ku Autoriteti:
Advertisement
1. Është një platformë e besueshme, me një sistem të sigurt teknologjik të shërbimit të të dhënave, nga ku aksesohet trashëgimia dokumentare e ish-Sigurimit të Shtetit, nga brenda e jashtë vendit, në mundësinë për të kërkuar të dhëna, informacion dhe kontekst nga arkivat e Sigurimit mbi përvojën e shtypjes komuniste; 2. Rrit ndërgjegjësimin e publikut për regjimin komunist, duke dhënë informacion mbi veprimtarinë e Sigurimit dhe kontekstin përkatës, duke ndihmuar në parandalimin e intolerancës, ekstremizmit, lëvizjeve antidemokratike dhe përsëritjen e totalitarizmit; 3. Inkurajon programe edukuese, shkollore, akademike, në disa nivele, pranë dhe për
Autoritetin, dhe dokumentacionin e administruar në AIDSSH.
4. Mbështet dhe nxit angazhimin publik, duke mbështetur vlerat demokratike të drejtësisë, të vërtetës dhe pajtimit, duke krijuar mjedise të posaçme për leximin, studimin dhe ekspozimin e materialeve arkivore dhe studimeve për periudhën 1944-1991. 5. Ndërmerr hapa institucionalë për qartësimin e fatit të të zhdukurve në komunizëm, në komunikimin me familjet, grupet e interesit, pushtetin lokal, organizatat ndërkombëtare, me institucionet shqiptare të ngarkuara për këtë qëllim. 6. Mbështet trajtimin profesional të pasojave të traumës në viktimat e dhunës gjatë komunizmit, me programe të posaçme mbi trajtimin e viktimave, familjarëve, pasardhësve për gjurmët e së shkuarës në realitetin me të cilin përballen. 7. Mbështet diskutimet e hapura dhe dialogët lokalë për të kaluarën komuniste dhe pasojat e saj, bazuar në transparencë, integritet, bashkëpunim me individë dhe institucione qendrore e të pushtetit lokal. 8. Ndërton bashkëpunime ndërinstitucionale për vënien në vend të dinjitetit të viktimave, personave të thjeshtë apo personaliteteve të përndjekur në diktaturë, të cilët vijojnë të mbajnë stigmën e propagandës komuniste për shtrembërimin e profilit personal e shoqëror në letërsi, art, kinematografi, histori, etj. 9. Mbështet punën për dokumentimin e krimeve të komunizmit, përfshirë kontributin në bërjen e drejtësisë.