![](https://assets.isu.pub/document-structure/220505103932-69e19bdbca8ef764c2035eb00cc1ca19/v1/caef5492281f32d00ffeaa9ab9cdbdeb.jpeg?width=720&quality=85%2C50)
2 minute read
SHKELUR APO NUK ËSHTË KONSIDERUAR
from Raporti Vjetor 2021
by AIDSSH
DETYRIMET LIGJORE NGA 06 AUTORITETI DHE PËRGJEGJËSITË NË RASTET KUR LIGJI ËSHTË SHKELUR APO NUK ËSHTË KONSIDERUAR
6.1. Në komunikim aktiv me publikun dhe të interesuarit për realizimin e detyrave funksionale, Autoriteti është udhëhequr nga parimi i ligjshmërisë, mbrojtjes së të dhënave personale, dhënies së informacionit publikut, institucioneve dhe medias në kohë dhe me cilësi.
Advertisement
Në përmbushje të detyrimeve ligjore, nuk ka pasur raste të tejkalimit apo keqpërdorimit të kompetencave në ushtrimin e funksioneve për të cilat ligji nr. 45/2015, i ndryshuar dhe Rregullorja e Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit e ngarkojnë.
6.2.Niveli i zbatimit të Kodit të Sjelljes së Mirë Administrative dhe Kodit të Etikës nga Sekretariati Teknik dhe dhe anëtarët e emëruar nga Kuvendi.
Ky kod është krijuar për të promovuar si brenda ashtu dhe jashtë institucionit një kulturë administrative, të harmonizuar dhe të fokusuar te qytetarët si dhe ofron udhëzime në lidhje me hapat praktikë që duhen ndjekur për të siguruar më shumë efektshmëri, transparencë dhe përgjegjësi. Kodi i sjelljes së mirë administrative ka për qëllim të përcaktojë rregullat e sjelljes dhe etikës, profesionale, si dhe të garantojë respektimin e tyre edhe nga punonjësit e Autoritetit. Konkretisht, Sekretariati Teknik ka zbatuar me përpikëri Kodin e Etikës dhe të sjelljes së mirë administrative duke kuptuar rolin dhe përgjegjësitë, si në lidhje me vetveten, kolegët, partnerët, punonjësit e institucioneve të tjera të administratës publike/ personave të tretë të lidhur me ta, apo me institucionin ku punojnë.
6.3 Veprimtaria në kuadër të ndjekjes dhe zbatimit të ligjit për kontrollin e interesit, pjesë e Autoritetit Përgjegjës të këtij Autoriteti.
• Hartimi i raportit vjetor 2020 dhe dërgimi brenda afateve ligjore të raportit në ILD-
KPKI.
• Njoftimi dhe ndjekja e afateve ligjore për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratave të interesave private periodike vjetore, para fillimit në detyrë dhe pas largimit nga funksioni të subjekteve deklaruese të institucionit.
• Rakordimi i listës së subjekteve midis institucionit të Autoritetit dhe ILDKPKI- së.
• Përgatitja dhe administrimi i gjithë dokumentacionit të nevojshëm në zbatim të udhëzimit për autoritetet përgjegjëse, me qëllim vënien në dispozicion institucionit kontrollues dhe monitorues të ILDKPKI.
• Përditësuar baza ligjore me Udhëzimin e ri nr. 927, datë 1.11.2021 të Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKPKI “Për mënyrën dhe procedurën e plotësimit të deklaratave të pasurisë dhe interesave privatë në formë elektronike në sistemin elektronik për deklarimin e pasurive dhe konfliktit të interesit (EACIDS)”. Gjithashtu Autoriteti Përgjegjës për
Parandalimin e Konfliktit të Interesave është përgjgigjur në mënyrë korrekte për plotësimin e kërkesës së ILDKPI me nr. prot. 2147/144, datë 17.03.2021, me lëndë “Kërkesë për Plotësim të dhënash të Autoritetit Përgjegjës”, si dhe çdo kërkesë tjetër të mundshme.
• Dorëzimi brenda afateve ligjore të deklaratave të interesave private periodike vjetore, të të gjitha subjekteve deklaruese të
AIDSSH.
• Autoriteti përgjegjës për parandalimin e Konfliktit të Interesave ka marrë pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në bashkëpunim me Projektin “Instrumenti Horizontal për
Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, zbatuar nga Këshilli i Evropës, si dhe me Projektin e USAID-it “Transparenca në sistemin shëndetësor”, për procesin e vënies në punë të sistemit të ri elektronik për Deklarimin e Interesave Private.