The Narrative Architecture of Collective Memory - PORTFOLIO_Design Studio 2b_2022

Page 13

Mnemonika Kujtesa njerëzore është e brishtë dhe e kufizuar. Ne i ruajmë mendërisht përvojat tona si kujtime. Megjithatë, kujtimet harrohen lehtësisht, dhe rikthimi i kujtimeve, nëpërmjet aktit të kujtimit, është i pasaktë dhe i gabuar. Për shkak të aftësisë sonë të kufizuar për të ruajtur mendërisht kujtimet tona, shoqëritë njerëzore kanë prodhuar një sërë pajisjesh për ruajtjen e kujtesës në formë ekstratrupore / ekstramendore. Këto kanë përfshirë mjete kockash me dhëmbëza, pllaka balte dhe guri, stela të gdhendura dhe, në një fazë të mëvonshme të historisë, harta, vizatime, fotografi, gramafonë dhe teknologji të tjera regjistrimi, dhe, së fundi, kompjuterin dhe, natyrisht, vetë ndërtesat. Muzetë dhe Memorialet në këtë vijueshmëri historike veprojnë si ruajtës dhe rikthyes te kujtesës, si objekte dhe subjekte.#

Termi mnemonik rrjedh nga Greqishtja mnēmōn ("i kujtesshëm") – një mjet apo mostër e elementeve apo ideve e asocimeve që ndihmojnë në të përkujtuarit e diçkaje. E dizajnuar për të ndihmuar apo risjellë kujtesën. 2


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.