Formimi dhe Edukimi i Krishterë

Page 1




Formimi dhe Edukimi i KrishterĂŤ



Nikolaos G. Tsirevelos

Formimi dhe Edukimi i Krishterë: Nga teoria në praktikë e-book

Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kojegji Universitar Logos 2020


Formimi dhe Edukimi i Krishterë: Nga teoria në praktikë Përkthyese dhe Redaktore letrare: MSc. Rozeta Baba Redaktore shkencore: Msc. Blerta (Marina) Baba CIP Katalogimi në botim BK Tiranë Tsirevelos, Nikolaos G. Formimi dhe edukimi i krishterë : nga teoria në praktikë / Nikolaos G. Tsirevelos ; përkth. e red. Rozeta Baba. Tiranë : Kolegji Universitar “Logos”, 2020 112f. ; 21X29 cm. Tit. origj.: Christian education and training : from theory to practice. – Bibliogr. ISBN 978-9928-4594-0-4 1.Edukimi kristian 2.Katekizma 27 -47

Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos Shën Vlash, 2020 e-mail: teolorthalb@yahoo.com Kjo vepër është objekt i të drejtave të autorit dhe mbrohet nga dispozitat e legjislacionit shqiptar dhe konventat ndërkombëtare të të drejtave të autorit. Ndalohet rreptësisht dhe pa lejen me shkrim të botuesit, çfarëdo mënyre ose forme (elektronike, mekanike ose tjetër) e kopjimit, shumëfishimit, dhe në përgjithësi, e riprodhimit, lëshimit ose huazimit, përkthimit, përshtatjes, ritransmetimit në publik ose çdo forme tjetër e qarkullimit, shfrytëzimit të pjesshëm ose total të kësaj vepre. Botimi i Parë, 2020 © Nikolaos Tsirevelos & Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos ISBN: 978-9928-4594-0-4


Me mirĂŤnjohje pĂŤr pedagogen time Dhimitra Koukoura



Tabela e përmbajtjes Parathënie 11 Hyrje 13

PJESA E PARË Kapitulli i parë

Një histori e shkurtër e katekizmit dhe e edukimit të krishterë 17 1. Jisu Krishti si Mësues 17 2. Katekizmi gjatë shekujve të hershëm të krishterë 17 3. Parimet pedagogjike në veprën e Tre Hierarkëve 19 4. Katekizmi nga shekulli V-XV në Evropën Lindore dhe Perëndimore 20 5. Katekizmi nga shekulli XV-XIX në vendet evropiane 22

Kapitulli i dytë

Edukimi i krishterë në Kishat Orthodhokse lokale dhe arsimi fetar në Evropë 24 1. Vepra katekizuese në Greqi 24 2. Vepra katekizuese në Rusi 25 3. Vepra katekizuese në Bullgari 25 4. Vepra katekizuese në Serbi 26 5. Vepra katekizuese në Rumani 26 6. Vepra Katekizuese e Kishës së Shqipërisë 26 7. Edukimi fetar në Evropë 29

Kapitulli i tretë

Konteksti pedagogjik i Edukimit të Krishterë 35 1. Parimet pedagogjike dhe orientimet 35 2. Adoleshenca dhe edukimi i krishterë - Marrëdhënia e njohurisë fetare me zhvillimin e adoleshencës 37

Kapitulli i katërt

Përmbajtja e Edukimit të Krishterë 40 1. Përmbajtja e Edukimit të krishterë 40 2. Shkrimi i Shenjtë 41 3. Adhurimi dhe “liturgjia pas Liturgjisë” 42 4. Morali i krishterë 44 5. Jetët e Shenjtorëve, Tekstet Patristike, Historia dhe Literatura Kishtare 45 6. Edukimi i Krishterë dhe Multikulturalizmi - Dialogu Ekumenik 45 7. Edukimi i krishterë dhe parimet demokratike 47 8. Edukimi i krishterë dhe mjedisi 48

Kapitulli i pestë

Roli edukativ i katekistit 50 1. Personaliteti i katekistit/katekistes 50 2. Katekisti/Katekistja dhe mësimdhënia e Edukimit të Krishterë 52

PJESA E DYTË Kapitulli i parë

Metodologjia në Mësimdhënien e Edukimit të Krishterë 57 1. Metodologjia e Edukimit të Krishterë 57 2. Metoda eksperimentale 57 3. Metoda eksploruese 58

Kapitulli i dytë

Format dhe strategjitë e mësimdhënies 60 9


1. Nga metodat te strategjitë e mësimdhënies 60 2. Format pjesëmarrëse të mësimdhënies 61 3. Eksplorimet 61 4. Bashkëpunimi në grup 61 5. Metoda Project 62 6. Forma të përziera të mësimdhënies (dialogjike) 62 7. Monologu didaktik 63

Kapitulli i tretë

Edukimi i Krishterë dhe teknikat e mësimdhënies 64 1. Stuhi Idesh – Brainstorming 64 2. Mendo, diskutoje, ndaje -Think, Pair, Share (TPS) 64 3. Pesë W dhe një H (5W1H) 66 4. Studimi i rastit 68 5. Harta e konceptit (Harta konceptuale) - Mind map 68 6. Pista e të mësuarit 69 7. Duke bërë teologji me fëmijët 71 8. Ditar reflektimi - Reflective Journal 72 9. Aktivitetet e shprehjes krijuese 73

Kapitulli i katërt

Modelet e arsyetimit artistik (Artful Thinking) 77 1. Modelet e arsyetimit artistik (Artful thinking) 77 2. Modeli “Shikoj-mendoj-Pyes veten” (I see, I think, I wonder) 77 3. Modeli “Mendohem-Dyshoj-(problematizohem) – Eksploroj” (Think, puzzle, explore) 78 4. Modeli “Fillimi - Mesi - Fundi” (Beginning, middle, end) 79 5. Modelet “Duke parë dhjetë herë dy” “Looking: Ten times two) dhe “Duke dëgjuar dhjetë herë dy” (Listening: Ten times two) 80

Kapitulli i pestë

Drama edukative 82 1. Drama edukative 82 2. Karrigia hetimore/ karrigia e nxehtë (Questioning in Role/ Hot Seating) 82 3. Imazhi i ngrirë (Tableau vivant/ Still Image) 83 4. Skulptura në grup 83 5. Korridori i ndërgjegjes 84 6. Roli në mur ose Karakteri në mur (Role on the Wall) 84 7. Pozitiv - negativ 85 8. Ditari / Letra personale 85

Kapitulli i gjashtë

Edukimi i Krishterë dhe teknologjitë e informacionit dhe komunikimit 87 1. Edukimi i Krishterë dhe Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) 87 2. Harta konceptuale 87 3. Prezantimi Prezi 88 4. Google maps 88 5. Krijimi i komikëve digjitalë 89 6. Krijimi i një posteri digjital 89 7. Krijimi i një filmi të shkurtër (video) 90 8. Përdorimi i një blogu 91 Pasthënie 93 Shtojcë 95 Shkurtime 104 Bibliografi 105 10


N

Parathënie

ë edukimin e krishterë përfshihet katekizmi kishtar si edhe mënyrat e transmetimit dhe të mësimdhënies së mesazhit të Ungjillit ndaj katikumenëve dhe të krishterëve të pagëzuar. Qysh prej viteve të para të përhapjes së Krishterimit, Apostujt pasuan shembullin e mësimdhënies së Zotit dhe, me mënyrë të veçantë komunikimi, përhapën Ungjillin në mbarë botën. Për rrjedhojë, midis edukimit të krishterë, predikimit (komunikimit) dhe hierapostolisë ekziston një lidhje e ngushtë. Nxënësit e tyre bashkëkohorë, që merren me edukimin e kandidatëve për të krishterë dhe të të krishterëve të pagëzuar, duhet të kultivojnë dhuntinë personale të mësimdhënies dhe të ndjekin gjurmët e tyre. Por, njëkohësisht, ata duhet të formohen në shkencën e teologjisë dhe të pedagogjisë, me qëllim që ofrimi i tyre didaktik të jetë plotësisht rezultativ. Në bazë të kontekstit të mësipërm, u shkruan shënimet që keni në duar, të cilat do të mbështetin traditat teorike dhe praktikat e mësimit të Edukimi i Krishterë në semestrin e tretë. Këto shënime përbëjnë fryt të studimit shkencor dhe të angazhimit me edukimin fetar, si dhe me komunikimin hierapostolik. Për më tepër, transmetojnë dhe përvojën shumëvjeçare të autorit në shërbimin katekizues kishtar, në mësimdhënien në shkolla të mesme, në formimin e teologëve të rritur profesorë dhe mësues në bashkëpunim me Departamentin Pedagogjik të Arsimit Fillor të Universitetit të Egjeut dhe në formimin shkencor të kandidatëve për klerikë dhe të klerikëve të rinj në Shkollat Hieratike të Greqisë. Uroj që këto shënime të përbëjnë një ndihmë thelbësore në shërbimin katekizues dhe në ofrimin e studentëve të Departamentit të Teologjisë Sociale dhe të Shkencave Religjioze të Universitetit “Logos”. Nga ky pozicion, do të doja të shprehja respektin dhe mirënjohjen time tepër të thellë për Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin e Shqipërisë, Imzot Anastasin, për besimin ndaj meje si dhe për studimin në teologji dhe në veprën e Kishës nëpërmjet studimit të veprës së pasur shkencore dhe të shërbimit të tij të rëndësishëm kishtar. Falënderoj nga thellësia e zemrës Përgjegjësin e Departamentit të Teologjisë Sociale dhe të Shkencave Religjioze të Universitetit “Logos”, Dr. Georgio Gaitanos, për ftesën fisnike, si dhe lektorin e të njëjtit departament, Dr. Georgio Keselopoulos, për bashkëpunimin. Falënderime përkatëse i takojnë bashkëshortes sime Marianna dhe djalit tonë Georgio për durimin e tyre gjatë shkrimit të shënimeve. Si përfundim, ky punim i dedikohet pedagoges Dhimitra Koukoura, si një shpërblim i vogël për dashurinë që më frymëzoi për studimet teologjike. Ν.Τ. Lindja e Hyjlindëses

11



J

Hyrje

isu Krishti, pak para ngjitjes së Tij, iu dha nxënësve të Tij një porosi të qartë: “Shkoni pra e mësoni gjithë kombet, edhe i pagëzoni në emrin e Atit e të Birit dhe të Frymës së Shenjtë. Edhe i mësoni ata të ruajnë gjithë sa ju kam porositur juve. Edhe ja, unë jam bashkë me ju gjithë ditët deri në mbarim të jetës” (Matth. 29:19-20). Nxënësit e Tij dhe, nëpërmjet tyre, nxënësit dhe nxënëset e Tij ndër shekuj iu bindën porosisë së Zotit të Ngjallur dhe udhëtuan në mbarë botën e njohur të atëhershme. Me predikimin e tyre, transmetuan të rejat e gëzueshme të Ungjillit dhe, me jetën e tyre, dëshmuan se, nëpërmjet Jisu Krishtit, “armiku i fundit që do të asgjësohet është vdekja” (I Kor. 15:26). Si rezultat, u themeluan kisha të reja në të gjithë botën. Themelimi i kishave të reja u arrit me anë të predikimit dhe të katekizmit. Me termin “predikim” nënkuptohet transmetimi gojor i mësimdhënies së Kishës për besimin (mësimdhënie dogmatike) dhe për mënyrën e jetesës së të krishterëve (këshilla morale)1. “Apostujt, dëshmitarë okularë të mësimdhënies së Jisuit, ia japin përparësinë dëshmisë gojore dhe theksojnë marrjen e mesazhit të shpëtimit me anë të rrugës akustike”2. Në vazhdim nxënësit, me anë të predikimit, analizojnë Lindjen, Jetën, Pësimin, Ngjalljen dhe Ngjitjen e Zotit, duke pasur si qëllim pagëzimin e dëgjuesve prozelitë dhe rritjen në besim të të krishterëve tashmë të pagëzuar. Me termin “katekizëm” nënkuptohet “mësimdhënia e drejtpërdrejtë që bazohej në dëgjimin, informacionin, dëshminë, fjalën e gjallë”3. Ky term korrespondon në Dhiatën e Re, p.sh. Lluk. 1:4, Vep. 18:25, Gal. 6:6, dhe përdoret bashkë me foljet e tjera që tregojnë transmetimin e mesazhit të Ungjillit, si “ungjillëzo”, “dëshmo”, “prediko”. Katekizmi përbënte në thelb parapërgatitjen e veçantë që ndiqte Kisha e hershme për gjithë të rriturit që dëshironin të bëheshin anëtarë të saj dhe të renditeshin në Trupin e Krishtit. Si rrjedhojë, katekizmi ishte mësimdhënia para pagëzimit dhe i referohej kryesisht “mësimdhënies elementare me fjalën e gjallë që u ofrohej kandidatëve të rinj për anëtarë të Kishës, si parapërgatitje për pagëzim”4. Kështu, mësuesit e Kishës, që ishin zgjedhur me kujdes si katekistë, klerikë dhe laikë5, shpjegonin në mënyrë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë përmbajtjen e predikimit. Mësimdhënia e tyre ishte kristocentrike (me qendër Krishtin) dhe përmbante ngjarjet kryesore të jetës së Zotit, ndërsa gradualisht zgjerohej në mësimdhënien tjetër dogmatike të Kishës, p.sh. për dogmën e Trinisë së Shenjtë. Për më tepër, katekizmi, si edukim, promovonte dhe moralin e krishterë, që ishte i domosdoshëm ta dinte katikumeni dhe ta përjetonte, me qëllim që të mund të pagëzohej. Sigurisht, me termin “katekizëm” nënkuptohet dhe mësimdhënia ndaj anëtarëve të pagëzuar të Kishës. Kjo mësimdhënie u referohet fëmijëve, adoleshentëve, të rinjve si edhe të rriturve, të cilët dëshirojnë të njohin në thellësi besimin e krishterë. Në këtë kontekst, katekizmi “ka të bëjë me informacionin, ungjillëzimin e një morali të vërtetë orthodhoks, të një mënyre jetese dhe të një burimi shprehjeje, duke promovuar veprën shpëtimtare, të paprishshme dhe të qartë të Perëndinjeriut dhe të Kishës së Tij, për të ndihmuar njeriun në ripërtëritjen ontologjike dhe në lartësimin e tij në një pjesëmarrje ekzistenciale misteriale me Perëndinë”6. 1 Περσελή, Κατήχηση, fq. 16. 2 Κούκουρα, Η χριστιανική, fq. 85. 3 Κογκούλη, Κατηχητική, fq. 67. 4 Βασιλόπουλου, Οι κατηχήσεις, fq. 25. 5 Ωριγένους, Κατά Κέλσου, ΒΕΠΕΣ 9, fq. 181, 4-8. Βασιλόπουλου, Οι κατηχήσεις, si më lart, fq. 39. 6 Κογκούλη, Κατηχητική, fq. 68.

13


Formimi dhe Edukimi i Krishterë

Vepra katekizuese është nën përgjegjësinë e çdo kishe lokale dhe katekistët mund të jenë klerikë, laikë, murgj, burra ose gra. Parakusht i domosdoshëm është formimi teologjik dhe zelli hierapostolik i mësueve të besimit, që të ofrojnë mësimdhënien e krishterë ndaj të krishterëve dhe ndaj katikumenëve të të gjitha moshave. Me kalimin e shekujve, katekizmi dhe mësimdhënia e jetës në Krishtin u sistemuan, ndërsa në vazhdim, dhe sidomos me zhvillimin e shkencës pedagogjike, Kisha ndoqi mënyrat bashkëkohore të mësimdhënies, duke i pasuruar me teknikat bashkëkohore. Kështu u zhvillua shkenca e “Pedagogjisë së krishterë” ose e “Edukimit dhe e Arsimit të Krishterë” dhe, më gjerë, e “Edukimit të Krishterë”, domethënë e edukimit që lidhet me besimin, mësimdhënien, adhurimin, moralin dhe jetën e krishterë. Me termin “Pedagogji dhe Katekizëm i Krishterë” nënkuptohet dega e shkencës që studion praktikën, teorinë dhe çështjet që lidhen me procesin dhe edukimin pedagogjik, me bazë mësimdhënien e krishterë dhe, në veçanti, besimin dhe jetën orthodhokse. Studiues të tjerë sugjerojnë termin “Edukim dhe Arsim i Krishterë”, ndërsa në kohët më të hershme janë përdorur dhe terma të tjerë, si arsim i krishterë, formim, kultivim, edukatë morale7. Lidhur me zgjedhjen e këtij termi, Profesori Emmanuil Perselis thekson si vijon: “Edukimi dhe arsimi i krishterë shpreh më shumë nevojën që të futim si fëmijën ashtu edhe të rriturin - në mënyrë sistematike, të vazhdueshme dhe pa imponim - në përvojën e pasur dhe në jetën e traditës së krishterë Orthodhokse. Kjo traditë nuk përfshin vetëm dogma dhe porosi morale, por në të renditen përvoja dhe dimensione të tjera, si misteriale-mistagogjike, simbolike, estetike, shoqërore, përjetuese (p.sh. murgjëria) etj.”8. Sigurisht që arsimi i krishterë ndryshon nga arsimi dhe edukimi fetar. Me termin “edukim i krishterë” nënkuptohet më shumë edukimi që bazohet në theologjinë e krishterë dogmatike dhe sistematike dhe kërkon t’i njohë nxënësit me Shkrimin e Shenjtë, himnologjinë, si dhe me pika thelbësore të historisë dhe të traditës kishtare. Qëllimi kryesor ishte përçimi i vlerave të krishtera te nxënësit. Nga ana tjetër, edukimi fetar ka si synim njohjen me fenomenin fetar dhe pozicionet themelore të feve të mëdha e të gjalla sigurisht dhe me traditën apo traditat fetare mbizotëruese lokale. Në kuadër të mësimeve tona, ne zgjodhëm termin e përgjithshëm “Edukim i Krishterë”, sepse i referohet inincimit në besimin në Krishtin (formim i krishterë) dhe njëkohësisht përfshin metodologjinë dhe teknikat bashkëkohore të mësimdhënies. Edukimi i krishterë u referohet katikumenëve dhe të krishterëve tashmë të pagëzuar të të gjitha moshave, por dhe njerëzve që dëshirojnë të mësojnë dhe të informohen për besimin e krishterë në kuadër të shkollës publike. Sipas mënyrës përkatëse, kushtet pedagogjike, të cilat varen nga mosha e marrësve, do duhen të merren parasysh në planifikimin e mësimdhënies. Për sa i përket përmbajtjes, ajo duhet të bazohet në mësimdhënien e Kishës dhe të interpretojë zhvillimet bashkëkohore sociale dhe kulturore nën dritën e Ungjillit. Një edukim i tillë mund të zhvillohet në kuadër të shkollave të organizuara të katekizmit të Kishës Orthodhokse apo edhe të arsimit fetar publik që mund të ofrojë shteti, siç është shkolla publike ose private, laike ose fetare9. Qëllim i edukimit të krishterë apo i formimit të krishterë, si edhe i katekizmit është arsimi në Krishtin dhe përfshirja e nxënësve10 brenda jetës kishtare. Ky qëllim bazë shërbehet nga qëllimet e veçanta pasuese. Në veçanti, katekizmi, si dhe formimi e edukimi i krishterë synon që nxënësit/ nxënëset: 7 Për më shumë shih Κογκούλη, Κατηχητική, fq. 70-74. 8 Περσελή, Κατήχηση, fq. 20. 9 Në lidhje me shkollat publike dhe private, mondane apo fetare, shih Καραμούζης, Η κοινωνιολογία, fq. 35. 10 Zgjedhim të përdorim termin “nxënës/nxënëse” në vend të kryefjalës të mësuarit ose “i arsimuar/e arsimuar”, si koncept i përgjigjshëm, i cili lidhet dhe me arsimin në shkollë.

14


Hyrje

Α) të zhvillohen psikosomatika (trupërisht dhe shpirtërisht) si persona të lirë brenda komunitetit kishtar, duke u bazuar në teoritë bashkëkohore pedagogjike. Β) të njohin në thellësi dhe në mënyrë sistematike, përmes formave hulumtuese dhe përjetuese të mësimdhënies, mësimdhënien e krishterë Orthodhokse, besimin, adhurimin, moralin dhe jetën, dhe t’i zbatojnë këto mësime në jetën e tyre, C) të kuptojnë, me përjetim, mënyrën kryqësore të jetës sipas shembullit të Jisu Krishtit, ku njeriu kryqëzon egocentrizmin e vet dhe komunikon me Perëndinë, veten e tij, të afërmin, ambientin natyror me anë të jetës misteriale të Kishës. D) të marrin mundësi konkrete, “në mënyrë që ata, brenda jetës misteriale dhe adhuruese të komunitetit kishtar, të komunikojnë me kryen e saj, Krishtin, dhe me hirin e Shpirtit të Shenjtë të jenë në procesin e përsosjes në “Bëhuni të shenjtë, se unë jam i shenjtë”, duke zbuluar kështu ikonën e hyjnisë brenda tyre”11. Ε) të familjarizohen në thellësi me virtytet e krishtera të pendimit, faljes, lutjes, solidaritetit, paqes dhe pajtimit, si dhe të përpiqen për përsosjen dhe shenjtërimin e tyre personal brenda Kishës. Në këtë kuadër, dhe katekistët/katekistet, që janë në thelb arsimtarë, nevojitet të synojnë gjithmonë komunikimin me Perëndinë Triadik nëpërmjet jetës misteriale të Kishës, të kualifikohen vazhdimisht në objektet e njohura të teologjisë dhe të pedagogjisë dhe të kultivojnë pa pushim dashurinë e tyre për të afërmin. Qëllimi i këtyre shënimeve nuk është të shfaqin temën e Edukimit të Krishterë, por t’u prezantojnë nxënësve/nxënëseve çështje kryesore. Kështu, këto shënime përbëjnë një udhëtim të shkurtër në botën e teorisë dhe të praktikës së Edukimit të Krishterë. Kjo është arsyeja se përse kjo punë zhvillon sfondin teorik në ndërthurje me zbatimet praktike në mësimdhënie, të cilat do të përbëjnë bazën e mësimeve praktike. Këto shënime ndahen në dy pjesë kryesore. E para përmban teorinë e Formimit dhe të Edukimit të Krishterë, ndërsa e dyta metodologjinë dhe teknikat e zgjedhura të mësimdhënies. Në veçanti, në kapitullin e parë bëhet një retrospektivë e shkurtër historike në historinë e katekizmit kishtar që nga koha e Krishtit deri në fillim të shekullit XX12. Në kapitullin e dytë paraqiten karakteristikat kryesore të shërbimit katekizues dhe të edukimit të krishterë në vende të ndryshme, ku feja mbizotëruese është Kisha Orthodhokse me një theks të veçantë në veprën katekizuese të Kishës në Shqipëri. Pasojnë elementet për edukimin fetar dhe modelet e tij në Evropë, si dhe argumentet për domosdoshmërinë e ekzistencës së një lënde fetare në shkollën publike. Në kapitullin e tretë jepet konteksti pedagogjik i veprës katekizuese në kombinim me teori të larmishme të të mësuarit. Theks i veçantë i vihet stadeve të zhvillimit njohës dhe emocional të fëmijëve dhe, në veçanti, të adoleshentëve. Kapitulli i katërt u referohet burimeve dhe temave të arsimit të krishterë, ndërsa në të mëpasshmin jepen karakteristikat themelore të personalitetit dhe të përgatitjes shkencore të katekistëve/ katekisteve, si mësues. Theksi i vihet rolit që duhet të ketë katekisti/katekistja gjatë ecurisë së mësimit sipas teorive bashkëkohore pedagogjike. Në kapitullin e parë të Pjesës së Dytë jepet metodologjia e dyfishtë themelore që duhet të ndjekin mësuesit gjatë hartimit të mësimit katekizues. Në kapitullin e mëpasshëm paraqiten forma 11 Κογκούλη, Κατηχητική, fq. 376. 12 Historia e katekizmit deri në shek. IV jepet shkurt, sepse informacionet historike ndodhen në librin e profesorit Χρήστου Βασιλόπουλου, Οι κατηχήσεις του Κυρίλλου Ιεροσολύμων. Ψυχοπαιδαγωγική θεώρηση, εκδ. Αφοί Κυριακίδη, Θεσσαλονίκη 1998, fq. 25-97.

15


Formimi dhe Edukimi i Krishterë

dhe strategji të ndryshme të mësimdhënies dhe më pas teknika moderne të mësimdhënies që favorizojnë analizën e teksteve dhe zhvillojnë krijimtarinë e nxënësve/nxënëseve. Në kapitullin e tretë paraqiten mjetet (teknikat) e mësimdhënies që analizojnë artet vizuale dhe mbizotëroi të quhen motive të arsyetimit artistik. Pasojnë teknikat që lidhen me dramën edukative në Edukimin e Krishterë. Kapitulli i fundit i referohet përdorimit të Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit (TIK) në ambientin e mësimdhënies në Krishtin. Në kapitujt e fundit, temat plotësohen me shumë shembuj nga monumentet e traditës teologjike orthodhokse, me tema nga jeta kishtare dhe sociale, si dhe me ide për mënyrën se si mund të përdoren në mësim. Në fund pason Shtojca me dy skenarë mësimdhënieje në lidhje me Edukimin e Krishterë dhe referenca në materialin produktiv të nxënësve/nxënësve që doli me anë të këtyre skenarëve. Kështu, paraqiten shkurt, por në mënyrë të plotë, karakteristikat kryesore të Edukimit të Krishterë. Njëkohësisht, u jepen ide studentëve/studenteve që t’i përdorin drejtpërdrejt në shërbimin e tyre katekizues për lavdinë e Perëndisë Triadik!

16


Burimet

Bibliografi

Αγία Γραφή, εκδ. Ελληνικής Βιβλικής Εταιρείας, Αθήνα 2000. Μ. Βασιλείου, Προς τους νέους, όπως αν εξ΄ ελληνικών ωφελοίντο λόγων, PG 31. Γρηγορίου Θεολόγου, Λόγος Β΄ Aπολογητικός, PG 35. Γρηγορίου, Θεολόγου, Λόγος ΛΒ΄, PG 36. Γρηγορίου Σιναΐτου, Βραχέων ασκητικών συγγραμμάτων, PG 150. Ζυγαβινού, Ερμηνεία Συμβόλου Πίστεως, PG 131. Ιουστίνου, Απολογία Α΄, PG 6. Ιωάννη Δαμασκηνού, Έκδοσις, P.G. 94. Ιωάννου Χρυσοστόμου, Ομιλία ΝΘ΄ εις Ματθαίον, PG 58. Ιωάννη Χρυσοστόμου, Εις την επιστολήν προς Τιμόθεον, ομιλία Στ΄, PG 62. Μαξίμου Ομολογητή, Ερμηνείες εις την προσευχήν του Πάτερ ημών προς φιλόχριστον τινά, PG 90. Μαξίμου, Μυσταγωγία, PG 91. Νικολάου Καβάσιλα, Περί της εν Χριστώ ζωής, PG 150. Νικολάου, Ερμηνεία: Νικολάου Καβάσιλα, Ερμηνεία εις την Θείαν Λειτουργίαν, PG 150. Συμεών Θεσσαλονίκης, Προς τους ευσεβείς Κρήτες, PG 155. Τατιανός, Προς Έλληνας, ΒΕΠΕΣ 4. Ωριγένους, Κατά Κέλσου, ΒΕΠΕΣ 9.

Literatura ndihmëse

Αναστασίου, Κύριλλος: Αρχιμ. Αναστασίου Γιαννουλάτου (νυν Αρχιεπισκόπου Τιράνων), «Κύριλλος και Μεθόδιος», Εκκλησία, τεύχ. 16-17 (1966), σελ. 461-468. Αναστασίου, Αφετηριακαί σκέψεις: Αρχιμ. Αναστασίου Γιαννουλάτου (νυν Αρχιεπισκόπου Τιράνων), «Αφετηριακαί σκέψεις δια την Εξωτερικήν Ιεραποστολήν», τεύχ. 38-39 (1968), σελ. 1923 και τεύχ. 40 (1968), σελ. 50-52. Αναστασίου, Αδιαφορία: Αρχιμ. Αναστασίου Γιαννουλάτου (νυν Αρχιεπισκόπου Τιράνων), Αδιαφορία για την Ιεραποστολή σημαίνει άρνησι της Ορθοδοξίας, Αθήναι 1971. Αναστασίου, Παγκοσμιότητα: Αναστασίου Γιαννουλάτου Αρχιεπισκόπου Τιράνων, Παγκοσμιότητα και Ορθοδοξία, εκδ. Ακρίτας, Αθήνα 2000. Αναστασίου, Ιεραποστολή: Αναστασίου Γιαννουλάτου Αρχιεπισκόπου Τιράνων, Ιεραποστολή στα ίχνη του Χριστού, εκδ. Αποστολικής Διακονίας, Αθήνα 2007. Αναστασίου, Έως Εσχάτου: Αναστασίου Γιαννουλάτου Αρχιεπισκόπου Τιράνων, Εως εσχάτου της γης. Ιστορικά ιεραποστολικά μελετήματα, εκδ. Αποστολικής Διακονίας, Αθήνα 2009. Αναστάσιος Αρχιεπίσκοπος Τιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας, Συνύπαρξη: Ειρήνη, φύση, φτώχεια, τρομοκρατία, αξίες. Θρησκειολογική θεώρηση, εκδ. Αρμός, Αθήνα 2015. Barth, Art. Hauskatechese, LTHK V, Freiburg 1960, pg 30. Βασιλόπουλου, Σχολική: Βασιλόπουλου Χρήστου, Σχολική θρησκευτική αγωγή, εκδ. Βάνιας, Θεσσαλονίκη 1990. 105


Βασιλόπουλου, Οι κατηχήσεις: Βασιλόπουλου Χρήστου, Οι κατηχήσεις του Κυρίλλου Ιεροσολύμων. Ψυχοπαιδαγωγική προσέγγιση, εκδ. Αδελφών Κυριακίδη, Θεσσαλονίκη 1998. Βασιλόπουλου, Διδακτική: Βασιλόπουλου Χρήστου, Διδακτική του μαθήματος των Θρησκευτικών, εκδ. Αφοί Κυριακίδη, Θεσσαλονίκη 2003. Βουλγαράκη, Ιεραποστολή: Βουλγαράκη Ηλία, Ιεραποστολή. Δρόμοι και δομές, εκδ. Αρμός, Αθήνα 1989. Brunner, Ο πολιτισμός: Brunner Jerome, Ο πολιτισμός της εκπαίδευσης, μτφρ. Χ. Βουγιούκα, εκδ. Ελληνικά Γράμματα, Αθήνα 2007. Γιούλτση: Κοινωνιολογία: Γιούλτση Βασιλείου, Κοινωνιολογία της θρησκείας, εκδ. Π. Πουρναρά, Θεσσαλονίκη 1996. Γρηγοριάδη, Σχεδίασμα: Γρηγοριάδη Κωνσταντίνου, Σχεδίασμα Ορθοδόξου Κατηχήσεως (Υπαρξιακή προσέγγιση στην εν Χριστώ μόρφωση), Αθήνα 2002. Δεληκωνσταντή, Το κοινωνικό: Δεληκωνσταντή Κωνσταντίνου, Το κοινωνικό περιεχόμενο των δικαιωμάτων του ανθρώπου, Αθήνα 2013. Dewey, Εμπειρία: Dewey J., Εμπειρία και εκπαίδευση, μτφρ. Λ. Πολενάκης, Γλάρος, Αθήνα 1980. Erricker, Religious: Erricker, C, Religious Education. A Conceptual and Interdisciplinary Approach for Secondary Level, ed. Routledge, London 2010. Gearon, European: Gearon, L. (2012). European Religious Education And European Civil Religion. British Journal of Educational Studies, v. 60. Φίλια, Το βάπτισμα: Φίλια Γιώργου, Το βάπτισμα κατά τις λειτουργικές πηγές της Αντιοχειανής Εκκλησίας, Αθήνα 1996. Fleming, Starting: Fleming, M., Starting Drama Teaching. London: David Fulton Publishers Ltd 2003. Φουντούλη, Ομιλητική, Θεσσαλονίκη 1998, σελ. 27. Κ. Φράγκου, «Κατηχητικά Σχολεία», Μεγ. Εγκ/δεια, τμ. Γ΄, σελ. 375. Geertz , Η ερμηνεία: Geertz C., Η ερμηνεία των πολιτισμών, μτφρ. Θ. Παραδέλλης,εκδ. Αλεξάνδρεια, Αθήνα 2003. Haynes, Τα παιδιά: Haynes Joanna, Τα παιδιά ως φιλόσοφοι, μτφρ. Γ. Τζαβάρας εκδ. Μεταίχμιο, Αθήνα 2009. Heathcote, Drama: Heathcote, D., Drama as a Learning Medium. Heinemann Portsmouth, NH 2004. Ιγνατίου, Ο Γέροντας: Ιγνατίου (Τριάντη) Μητροπολίτου Βερατίου, Αυλώνος και Κανίνης, Ο Γέροντας της Πάτμου Αμφιλόχιος Μακρής (1889-1970. Βίος – Υποθήκαι - Μαρτυρίαι, Εκδ. Ι. Μ. «Ευαγγελισμός» Μ.Η., Πάτμος 1997. Kalantzis & Cope, Νέα μάθηση: Kalantzis, M., και B. Cope, Νέα Μάθηση. Βασικές αρχές για της επιστήμη της εκπαίδευσης, μτφρ. Χ. Γιώργος, εκδ. Κριτική, Αθήνα 2013. Καπετανάκη, Θρησκειακή: Καπετανάκη Γιώργου, Θρησκειακή Αγωγή στο Ελληνικό Λύκειο, εκδ. Manifesto, Αθήνα 2014. Καραβιδόπουλου, Εισαγωγή: Καραβιδόπουλου Ιωάννη, Εισαγωγή στην Καινή Διαθήκη, Πουρναράς 1993. Καραμούζης, Π. (2004). Κράτος, Εκκλησία και Εθνική Ιδεολογία στη Νεώτερη Ελλάδα. Κλήρος, θεολόγοι και θρησκευτικές οργανώσεις στο Μεσοπόλεμο. Διδακτορική διατριβή. Αθήνα: Πάντειο Πανεπιστήμιο Κοινωνικών και Πολιτικών Επιστημών. 106


Καραμούζη, Πολιτισμός: Καραμούζη Πολύκαρπου, Πολιτισμός και Διαθρησκειακή Αγωγή, εκδ. Ελληνικά Γράμματα, Αθήνα 2007. Καραμούζης, Π. (2015). Η Κοινωνιολογία της Θρησκείας μεταξύ Εκπαίδευσης και Κοινωνίας. Αθήνα: Ελληνικά Ακαδημαϊκή Ηλεκτρονικά Συγγράμματα και Βοηθήματα. Καραμούζης & Τσιρέβελος, Εκπαίδευση: Καραμούζης, Π. & Τσιρέβελος, Ν. (2018). Εκπαίδευση και κατάρτιση εκπαιδευτικών στη θρησκευτική εκπαίδευση: Το παρόν και το μέλλον για το όραμα του Νέου Σχολείου. Πρακτικά Συνεδρίου «Εκπαίδευση εκπαιδευτικών: Προκλήσεις και προοπτικές σε έναν κόσμο που αλλάζει», ΠΤΔΕ Ρόδος. Καριώτογλου, Βασικά θέματα: Καριώτογλου Αλεξάνδρου, «Βασικά θέματα της κατήχησης. Η λατρεία της Εκκλησίας», Εφημέριος. Έτ. 68, τεύχ. 4, Ιούλ.-Αύγ. 2019, σελ. 14-15. Καψάλη & Παπασταμάτη, Εκπαίδευση: Καψάλη Α. & Παπασταμάτη Α. , Εκπαίδευση ενηλίκων, τεύχ. Β,΄Διδακτική ενηλίκων, εκδ. Πανεπιστημίου Μακεδονίας, Θεσσαλονίκη 2006. Κογκούλη, Κατηχητική και Χριστιανική Παιδαγωγική, έκδ. Δ΄, εκδ. Κυριακίδη, Θεσσαλονίκη, 2016. Κουκουνάρας-Λιάγκης, Μ. (2013). Η θρησκευτική εκπαίδευση στο Λύκειο στην τομή της νεωτερικής και μετανεωτερικής σκέψης. Η λύση είναι η κονστρουβιστική προσέγγιση; Επιστήμες της αγωγής, 3, σσ. 62-82. Κουκουνάρας-Λιάγκης, Μ. (2013). Το Μάθημα των Θρησκευτικών σήμερα και αύριο. Μία άποψη με κριτήριο την παιδαγωγική και διδακτική του μαθήματος. Νέα Παιδεία, 146, σσ. 123-135. Κουκουνάρα Λιάγκη, Επιστήμες: Κουκουνάρα Λιάγκη Μάριου, Επιστήμες της Παιδαγωγικής και πρώτη εφηβεία. Συμβολή στη διδακτική μεθοδολογία της Θρησκευτικής Εκπαίδευσης, εκδ. Gutenberg, Αθήνα 2015. Κουκουνάρας Λιάγκης, Μ. (2015). Φιλοσοφία του Αναλυτικού Προγράμματος Σπουδών: Συμβολή στον σχεδιασμό της θρησκευτικής Εκπαίδευσης στο Λύκειο, Εκπαιδευτικός Κύκλος, 3 (1). σσς. 139-153. Κουκουνάρα Λιάγκη, Τι θρησκευτικά: Κουκουνάρα-Λιάγκη Μάριου, Τι θρησκευτικά χρειάζεται η εκπαίδευση σήμερα; Μια πολυδιάστατη έρευνα σε ελληνικό περιβάλλον, εκδ. Gutenberg 2019. Κούκουρα, Μεθοδολογική: Κούκουρα Δήμητρα, Μεθοδολογική προσέγγιση Ομιλητικών κειμένων (Λόγοι Επισκόπων), εκδ. Π. Πουρναρά, Θεσσαλονίκη 2006. Κούκουρα, Λόγοι: Κούκουρα Δήμητρα, Λόγοι Επισκόπων-Περιγραφική προσέγγιση, εκδ. Τέρτιος, 1997. Κούκουρα, Η ρητορική: Κούκουρα Δήμητρα, Η ρητορική και η εκκλησιαστική ρητορική. Διαχρονική μελέτη, εκδ. Π. Πουρναρά, Θεσσαλονίκη 2006. Κούκουρα, Το μήνυμα: Κούκουρα Δήμητρα, Το μήνυμα του Ευαγγελίου - Μετάδοση και πρόσληψη, εκδ. Πουρναρά, Θεσσαλονίκη 2009. Κούκουρα, Μεταδίδοντας: Κούκουρα Δήμητρα, «Μεταδίδοντας το Μήνυμα», Θεολογία, τομ. 82, τευχ. 2 (Απρ.-Ιουν. 2011), σελ. 203-219. Κούκουρα, Η χριστιανική: Κούκουρα Δήμητρα, Η χριστιανική ομιλία, εκδ. Μπαρμπουνάκη, Θεσσαλονίκη 2014. Λάππα, Ο διάλογος: Λάππα Δημητρίου, Ο διάλογος και το Μάθημα των Θρησκευτικών στη Δευτεροβάθμια Εκπαίδευση, εκδ. Π. Πουρναρά, Θεσσαλονίκη 2000. Μαντζαρίδη, Χριστιανική: Μαντζαρίδη Γεώργιου, Χριστιανική Ηθική, εκδ. Π. Πουρναράς, Θεσσαλονίκη 1995. 107


Ματσαγγούρα, Θεωρία της διδασκαλίας: Ματσαγγούρα Ηλία, Θεωρία της διδασκαλίας. Η προσωπική θεωρία ως πλαίσιο στοχαστο-κριτικής ανάλυσης, εκδ. Gutenberg, Αθήνα 2002. Ματσαγγούρα, Ομαδοσυνεργατική: Ματσαγγούρας Ηλίας, Ομαδοσυνεργατική διδασκαλία και μάθηση, εκδ. Γρηγόρη, Αθήνα 2008. Ματσούκα, Ιστορία: Ματσούκα Νίκου, Ιστορία της φιλοσοφίας, εκδ. Π. Πουρναρά, Θεσσαλονίκη 2002. Ματσούκα, Παλαιάς: Ματσούκα Νίκου, Παλαιάς και Καινής Διαθήκης. Σημεία νοήματα αποτυπώματα, εκδ. Π. Πουρναρά, Θεσσαλονίκη 2002. Ματσούκας Ν. (2005), Οικουμενική Θεολογία, Θεσσαλονίκη: Εκδόσεις Π. Πουρναράς, σσ. 329337, 344-345 και 355-358 Μητροπούλου, Β. (2007). Νέες τεχνολογίες και θρησκευτική αγωγή, Θεσσαλονίκη: Βάνιας. Μητροπούλου, Το εκπαιδευτικό: Μητροπούλου Βασιλική, Το εκπαιδευτικό λογισμικό στη διδασκαλία του μαθήματος των Θρησκευτικών, εκδ. Βάνιας, Θεσσαλονίκη 2008. Μητροπούλου, Β. (2015). Οι τεχνολογίες της πληροφορίας και των επικοινωνιών στη διδακτική του μαθήματος των Θρησκευτικών. Θεσσαλονίκη: OstraconPublishing. Pepin, Teaching: Pepin, L.. Teaching about Religions in European School Systems. Policy issues and trends, Network of European Foundations 2009. Περσελή, Χριστιανική: Περσελή Εμμανουήλ, Χριστιανική Αγωγή και Σύγχρονος κόσμος. Θέματα θεωρίας και πράξης της χριστιανικής αγωγής, εκδ. Αρμός, Αθήνα 1994, σελ. 104 Περσελή, Θεωρίες: Περσελή Εμμανουήλ, Θεωρίες Θρησκευτικής ανάπτυξης και αγωγής, εκδ. Γρηγόρη, Αθήνα 2000. Περσελή, Κατήχηση και Παιδεία. Μελετήματα Χριστιανικής Θρησκευτικής Αγωγής, εκδ. Γρηγόρη, Αθήνα 2003, σελ. 16. Ράντζου, Η ενοριακή: Η Ενοριακή Κατήχηση στην Ιερά Μητρόπολη Θεσσαλονίκης κατά την περίοδο της Κατοχής, εκδ. Δέσποινα Κυριακίδη, Θεσσαλονίκη 2014. Rogers, Freedom: Rogers C, Freedom to Learn, Charles Merril Co., Colombus Ohio 1969. S. Runciman, Byzantine civilization, Edward Arnold Ltd, London 1933. Runciman, The Great Church in Captivity. A study of the Patriarchate of Constantinople from the eve of the Turkish conquest to the Greek War of Independence, Cambridge 1968, Cambridge University Press, pg. 387 Sakaranaho, Religious: Sakaranaho, T., Religious Education in Finland. Temenos 2013. Shor, Απελευθερωτική: Shor Ira, Aπελευθερωτική παιδαγωγική: Διάλογοι για τη μετασχηματιστική εκπαίδευση, μτφρ. Γ. Κουλαουζίδης, Μεταίχμιο, Αθήνα 2011 Τρεμπέλα, Κατηχητική ή Ιστορία και Θεωρία της Κατηχήσεως, εκδ. Η Ζωή, Αθήναι 1931, σελ. 5354. Τσιρέβελου, Τα ιεραποστολικά, Τσιρέβελου Νικολάου, Τα ιεραποστολικά περιοδικά και η αποτύπωση της Ορθόδοξης μαρτυρίας κατά τη μεταπολεμική περίοδο. Επικοινωνιακή προσέγγιση, διδακτορική διατριβή, Τμήμα Θεολογίας της Θεολογικής Σχολής του ΑΠΘ, Θεσσαλονίκη 2014. Τσιρέβελου, Θεολογική: Τσιρέβελου Νικολάου, Θεολογική θεμελίωση της Ορθόδοξης μαρτυρίας. Σπουδή στο έργο του Αρχιεπισκόπου Αλβανίας Αναστασίου, εκδ. Ostracon Publishing, Θεσσαλονίκη 2015. Τσιρέβελου, «Η μεταμόρφωση του ανθρώπου και της κοινωνίας στο έργο και τον λόγο των Τριών Ιεραρχών», Η Οδός, Φύλλο 41, Ιαν-Απρ. 2018, εκδ. Ι.Μ. Ρόδου, σελ. 16-19 108


Τσιρέβελου, Ο άγιος Γέροντας: Τσιρέβελου Νικολάου, «Ο άγιος Γέροντας Αμφιλόχιος Μακρής. Πρόδρομος της Ορθόδοξης ιεραποστολικής αφύπνισης»», Α΄ και Β΄ Μέρος, Πάντα τα Έθνη, τεύχ. 147, Ιούλ.-Σεπ. 2018, σελ. 16-21 και τεύχ. 148, Οκτ.-Δεκ. 2018, σελ. 16-20 Vygotsky, L.S. (1962). Thought and Language. Κέιμπριτζ, MA: MIT Press. Vygotsky, Νους στην κοινωνία: Vygotsky, L. S., Νους στην κοινωνία. Η ανάπτυξη των ανώτερων ψυχολογικών διαδικασιών, μτφρ. Α. Μπίμπου, εκδ. Gutenberg, Αθήνα 1998. Χατζηδήμου & Αναγνωστοπούλου, Οι ομάδες: Χατζηδήμου Δ. & Αναγνωστοπούλου Μ., Οι ομάδες εργασίας των μαθητών στην εκπαίδευση, Κυριακίδη, Θεσσαλονίκη 2011. Ζηζιούλα, Ορθοδοξία: Ορθοδοξία και σύγχρονος κόσμος, εκδ. Κέντρο Μελετών Ιεράς Μονής Κύκκου, Λευκωσία 2006. Willaime & Mathieu, Des maitres: Williame J-P & Mathieu, S, Des maîtres et des dieux. Ecoles et religions en Europe, Paris, Berlin 2005.

Burimet elektronike

Follow your tree. Διαθέσιμο στο https://www.followyourtree.gr/content/72/ekpaideytiko-drama Γριζοπούλου, Μερικές διευκρινήσεις: Γριζοπούλου Όλγα, Μερικές διευκρινίσεις για τα ομολογιακά Μαθήματα των Θρησκευτικών στις χώρες της Ευρωπαϊκής Ένωσης. Παιδαγωγικό Ινστιτούτο 2008. Διαθέσιμο στο http://www.pi-schools.gr/content/index.php?lesson_id=2&ep=38 Marrë më 20/06/2019. Καραμηνά, Ο αναστοχασμός: Καραμήνα Ιγνατίου, Ο αναστοχασµός ως µεταγνωστική διαδικασία κατά την πρακτική άσκηση των εκπαιδευτικών µε µικροδιδασκαλία: Η περίπτωση των σπουδαστών του ΕΠΠΑΙΚ στην ΑΣΠΑΙΤΕ, Marrë më 20/08/2019 από http://www.elliepek.gr/documents/5o_ synedrio_eisigiseis/Karamhnas.pdf Κουκουνάρας-Λιάγκης, Μ. (2018β). Ομολογιακή και μη ομολογιακή Θρησκευτική Εκπαίδευση. Ποια σημασία μπορεί να έχουν οι όροι σήμερα;. ΕλΘΕ/GjRE, 1(1). Διαθέσιμο στο http://www.gjre. gr/images/documents/2018i/gjre2018i031020181.pdf Κουκουρα, Επανευαγγελισμός: Κούκουρα Δήμητρα, «Επανευαγγελισμός στις «Χριστιανικές» κοινωνίες. Μια Ορθόδοξη προσέγγιση», Σύνθεσις, Ηλεκτρονικό περιοδικό του Τμήματος Θεολογίας ΑΠΘ, Vol. 3, No 1, Marrë më 19/08/2019 από https://ejournals.lib.auth.gr/synthesis/ article/view/4302/4380 . S. Randjel, Τα αναλυτικά προγράμματα και τα βιβλία του Μαθήματος των Θρησκευτικών στην Πρωτοβάθμια και Δευτεροβάθμια Εκπαίδευση στη Σερβία (2001-2008), μεταπτυχιακή διπλωματική εργασία, Θεολογική Σχολή ΑΠΘ. Διαθέσιμο στο http://ikee.lib.auth.gr/record/113812/files/Stosic%20Randjel.pdf (Marrë më 23/08/2019). Religious education, 2010: Religious education in English schools: Nonstatutory guidance (2010). Department for Children, Schools, Families. Διαθέσιμο στο https://assets.publishing.service.gov. uk/government/uploads/system/uploads/attachment_data/file/190260/DCSF-00114-2010.pdf Marrë më 20/06/2019. Τσιρέβελου, Ο διαθρησκειακός: Τσιρέβελου Νίκου, «Ο διαθρησκειακός διάλογος της ζωής μέσα από το παράδειγμα της Μεσαιωνικής Πόλης της Ρόδου. Θεολογική θεμελίωση και διδασκαλία με τη χρήση ιστολογίου», στο Μητροπούλου, Βασ. (επιμ.), Διδακτικές προσεγγίσεις στο μάθημα των Θρησκευτικών», 1ο Πανελλήνιο Συνέδριο Θεολόγων (Θεσσαλονίκη). Marrë më 30/08/2019 από 109


http://plab.theo.auth.gr/images/synedria/1o_Panell_syn_theol_praktika.pdf Τσιρέβελου, Δικαιοσύνη: Τσιρέβελος Ν. (2017β), «Δικαιοσύνη – Γ΄ Λυκείου», Marrë më 25/08/2019 από http://ntsireve.blogspot.gr/2017/03/32_23.html

110


Nikolaos G. Tsirevelos

Christian Education and Training: From Theory to Practice e-book

Departament of Theology and Culture, University CollegeLogos 2020




Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.