Edukimi fetar, Dëshmia e Krishterë

Page 1


Nikolaos G. Tsirevelos

Edukimi fetar, Dëshmia e Krishterë dhe Teknologjia e Komunikimit dhe Informacionit e-book

Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kojegji Universitar Logos 2021


Edukimi fetar, Dëshmia e Krishterë dhe Teknologjia e Komunikimit dhe Informacionit Përktheu: Msc. Blerta (Marina) Baba Redaktoi: MSc. Rozeta Baba

Tsirevelos, Nikolaos G. Edukimi fetar, dëshmia e krishterë dhe teknologjia e komunikimit dhe informacionit / Nikolaos G. Tsirevelos ; përkth. Blerta Baba ; red. Rozeta Baba. - Tiranë : Kolegji Universitar “Logos”, 2021 ... f. ; ... cm. Përkthyesja në libër: Marina Baba 1.Feja 2.Edukimi fetar 3.Teknologjia e informacionit 4.Përdorimi

5.Tekste për shkollat e larta

2 -75 :004 (075.8)

Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos Shën Vlash, 2021 e-mail: teolorthalb@yahoo.com Kjo vepër është objekt i të drejtave të autorit dhe mbrohet nga dispozitat e legjislacionit shqiptar dhe konventat ndërkombëtare të të drejtave të autorit. Ndalohet rreptësisht dhe pa lejen me shkrim të botuesit, çfarëdo mënyre ose forme (elektronike, mekanike ose tjetër) e kopjimit, shumëfishimit, dhe në përgjithësi, e riprodhimit, lëshimit ose huazimit, përkthimit, përshtatjes, ritransmetimit në publik ose çdo forme tjetër e qarkullimit, shfrytëzimit të pjesshëm ose total të kësaj vepre. Fotoja u mor më 04.07.2020 nga https://www.biblica.com/wp-content/uploads/ header_listen_online.jpg Botimi i Parë, 2021 © Nikolaos Tsirevelos & Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos ISBN: 978-9928-4594-7-3


Tabela e përmbajtjes Parathënie 13 Hyrje 15 FEJA DHE KOMUNIKIMI

KAPITULLI I PARË

1.1 Fetë dhe rrjetet e informacionit 1.2 Feja dhe faktorët e komunikimit 1.3 Tipografia dhe transmetimi i mesazhit fetar 1.4 Rrjetet e transmetimit të informacionit dhe kontrolli fetar

KAPITULLI I DYTË

FETË DHE INTERNETI

2.1 Religjioziteti digjital 2.2 Religjioziteti virtual 2.3 Lëvizjet e reja fetare në internet

21 21 22 22 23

25 25 29 32

KAPITULLI I TRETË TRANSMETIMI I MESAZHIT TË UNGJILLIT NË INTERNET

37 3.1 Zhvillimi i predikimit 37 3.2 Tabloja homiletike e shekullit të 20-të në Ballkan 38 3.3 Kisha Orthodhokse në botën digjitale 39 3.4 Transmetimi multimodal dhe multimedial i mesazhit të Ungjillit 40

KAPITULLI I KATËRT TEKNOLOGJIA DHE ARSIMI

4.1 Shoqëria e Informacionit dhe Edukimi i Krishterë 4.2 Telearsimi (e-learning) 4.3 Arsimi sinkron (synchronous) dhe asinkron (asynchronous) 4.4 Komunitetet e të mësuarit dhe klasat virtuale (virtual classrooms)

KAPITULLI I PESTË MJEDISE DIGJITALE DHE ARSIMI

5.1 Mjediset digjitale 5.2 Mjediset digjitale dhe arsimi 5.3 Mjediset digjitale dhe teoritë e të mësuarit

45 45 45 46 48

53 53 54 56

KAPITULLI I GJASHTË MJEDISET DIGJITALE DHE PËRDORIMI I TYRE NË EDUKIMIN E KRISHTERË 59 6.1 Përdorimi i TIK-ut në Edukimin e Krishterë 6.2 Platformat e edukimit sinkron dhe asinkron në distancë 6.3 Interaktiviteti në Edukimin e Krishterë nëpërmjet telekonferencave 6.4 Aplikacioni Padlet 6.5 Dokumente në Google 6.6 Mjedise të ndryshme digjitale dhe lojëra interaktive 6.7 Programet e përpunimit të fotove 6.8 Mjediset digjitale të krijimit të filmave 11

59 59 61 66 66 71 76 77


6.9 Faqe interneti me Joomla 6.10 Mjedisi i programimit Scratch

KAPITULLI I SHTATË MUZE VIRTUALË DHE VIZITA VIRTUALE NË KISHA TË SHENJTA

7.1 Muze virtualë 7.2 Vizita virtuale në Kisha të shenjta

KAPITULLI I TETË BLOGËT DHE EDUKIMI I KRISHTERË

8.1 Blogët (Blogs) 8.2 Blogët (Blogs) si mjet arsimor 8.3 Edukimi i Krishterë dhe Blogët (Blogs) 8.4 Përdorimi didaktik i blogëve në Edukimin e Krishterë

79 80

83 83 85

89 89 90 91 92

PËRFUNDIME - SUGJERIME 95 SHTOJCA 99 BIBLIOGRAFIA 103

12


P

Parathënie

andemia e Covid-19 çoi në mbylljen e shkollave dhe të institucioneve universitare. Në të njëjtën kohë shfaqi nevojën për organizimin e arsimit në distancë në të gjitha lëndët. Përdorimi i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK) kontribuon në ruajtjen e kontaktit të nxënësve me mësimet, por edhe në zbulimin e njohurive të reja. Këto pozicione vlejnë në çdo rast për Edukimin e Krishterë. Çështja është që Kisha Orthodhokse ta vazhdojë veprën e saj të katekizmit me përdorimin e TIK-ut. Kështu, katikumenët e të gjitha moshave mund të mësojnë në mënyrë të lehtë, të zgjuar dhe krijuese në lidhje me mësimdhënien e Kishës së Krishterë. Sigurisht, TIK-u ofron një dinamikë të re në përhapjen e mesazhit të Ungjillit në botë. Në thelb, bëhet fjalë për transmetimin e fjalëve të “jetës së përjetshme” (Jn.) të Perëndisë me anë të rrjeteve moderne, aplikacioneve digjitale dhe mjeteve “të zgjuara”. Studentët e Fakulteteve Theologjike do duhet të aftësohen në këto mjete të reja, në mënyrë që, në ndërthurje me njohuritë e tyre shkencore theologjike, të mund të punojnë si shërbyes të Fjalës së Perëndisë dhe si mësues të besimit në rrethin shoqëror. Në këtë kontekst, u shkrua ky punim, i cili është fryt i studimit shkencor dhe i angazhimit empirik me edukimin fetar, komunikimin misionar dhe me TIK-un. Ky libër nuk kërkon t’i dobësojë marrëdhëniet midis Edukimit të Krishterë dhe Dëshmisë me TIK-un. Për më tepër, përbën një prezantim hyrës të mjeteve kryesore që mund të përdoren në katekizëm dhe dëshminë misionare kishtare me ndihmën e teknologjive të reja. Uroj që ky libër të përbëjë një udhëzues thelbësor për shërbimin katekizues dhe ndihmesë për studentët e Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës të Universitetit “Logos”. Nga ky pozicion dua të shpreh respektin dhe mirënjohjen time më të thellë për Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin e Shqipërisë, z. Anastas, për besimin e tij ndaj meje, si edhe për ato që mësoj nga vepra e tij e pasur teologjike, shkencore dhe kishtare. Falënderime të përzemërta i takojnë Përgjegjësit të Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës të Universitetit “Logos”, Dr. Georgios Gaitanos, për bashkëpunimin e frytshëm akademik dhe shkencor. Gjithashtu, falënderime analoge i takojnë Blerta (Marina) Babës, për përpjekjen e saj në përkthimin e këtij libri dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë leksioneve në Universitet, si edhe Rozeta Babës për redaktimin e përkthimit. Së fundmi, falënderoj bashkëshorten time Marianna dhe bijtë tanë Georgios dhe Konstandinos për durimin e tyre gjatë shkrimit të tekstit. 6 korrik 2020 Dita e Shën Astit, Episkop i Durrësit Ν.Τ.

13



D

Hyrje

ëshmia e Kishës së Krishterë është e gërshetuar me edukimin - katekizmin, por edhe me mësimdhënien, nëpërmjet predikimit, të të pagëzuarve dhe të anëtarëve të saj kandidatë për t’u pagëzuar. Ungjilli u përhap me të gjitha mjetet e përshtatshme në çdo epokë. Kështu që predikimi gojor i Apostujve dhe i nxënësve të tyre ishte forma e parë e mësimit. Ky mësim u regjistrua në dorëshkrime, me kopjimin e të cilave u shkrua mësimdhënia, por u përhap edhe në vende të reja. Lulëzim të veçantë iu dha kopjimit dhe transmetimit të mesazhit të krishterë me shtypshkronjën dhe zhvillimin e saj të mëtejshëm. Përparimi i shkencave dhe zhvillimi i shpejtë i teknologjisë, pas Luftës së Dytë Botërore, sollën ndryshime të jashtëzakonshme në komunikimin e njerëzve. Shekulli i 20-të ndërthur mënyrën gojore me mjetet e tjera të komunikimit (Notas, 2009:117). Në veçanti, përdorimi i gjerë i internetit, pas vitit 2000 (pas Krishtit), dhe zhvillimi i aplikacioneve digjitale solli një zhvillim të madh në komunikimin e njerëzve dhe në mënyrën e jetesës. Le të mos harrojmë se njeriu është qenie komunikuese. Me fjalë të tjera, vazhdimisht komunikon, transmeton dhe merr informacion dhe, për këtë arsye, është në një ndërveprim të vazhdueshëm. Sipas L. Wittgestein, rituali bazohet në formën bazë të komunikimit. “Gjestet që hasim në ato rituale, u mësuan nga ata që i kryenin në jetën e gjuhën e tyre të përditshme” (1990:58). Për analogji, komunikimi ka një dimension të shenjtë dhe në këtë mënyrë përbën një ritual (Notas, 2009:190). Teknologjitë e komunikimit dhe informacionit (TIK) u përdorën nga religjionet për të transmetuar mesazhin e tyre (Karamouzis 2007:160). Ky konstatim i referohet kryesisht lëvizjeve të reja fetare dhe jo aq shumë religjioneve antike dhe tradicionale (Hinduizmi, Judaizmi, Budizmi, Krishterimi, Islami), të cilat, me një vonesë relative, zbuluan praninë e tyre në hapësirën kibernetike. Madje, disa besimtarë të feve të ndryshme (dhe orthodhoksë midis tyre) e konsideruan teknologjinë e re si demoniake dhe të rrezikshme për njeriun. Përballë këtyre kundërshtimeve, mendoj se fjalët e Vasilit të Madh e qartësojnë tërë problematikën dhe krijojnë linjën për të kuptuar botën nëpërmjet fuqisë së trurit të njeriut: “Shumë fshehu [nënkuptohet Perëndia] ujë, ajër, zjarr dhe çdo gjë që prodhohet prej tyre. Të gjitha ato që do të zbulojë njeriu, do t’i referohen Krijuesit. Prandaj nuk na i zbuloi Perëndia, në mënyrë që, me anë të ushtrimit dhe të hulumtimit, të stërvitë mendjen tonë. Kështu, me anë të kërkimit të shkaqeve të para, të zbulojmë me logjikën, domethënë të arrijmë në ato që pasojnë” (Vasili i Madh, PG29, 33B). Kështu që njeriu, duke stërvitur mendjen e tij, ftohet të kuptojë krijimin e universit, por edhe të promovojë botën. Në këtë proces, shkenca, teknologjia dhe hulumtimi, që përfshihen në dinamikën njerëzore me të cilën është bërë njeriu nga Perëndia, përbëjnë bazat që njeriu të zbulojë sekretet e krijimit të botës nga Perëndia. Prandaj, çështja është që besimtarët dhe, veçanërisht, të krishterët të kuptojnë se këto pajisje të teknologjive të reja përbëjnë mjete që e bëjnë jetën tonë më të lehtë dhe jo idhuj që udhëzojnë në bërjen idhull të vetes sonë. Dhe ky orientim ka një vlerë të thellë theologjike. Le të mos harrojmë se Zoti e pajisi njeriun me logjikë dhe liri, që të zhvillojë shkencat dhe të promovojë teknologjinë. Si rrjedhim, shkenca dhe teknologjia janë dhuratë nga Perëndia. Pyetja që tani shtrohet, është nëse arsimi fetar por dhe dëshmia e krishterë mund t’i përdorin këto mjete. Përgjigjja për këtë pyetje është pozitive në varësi të kushteve. 15


Edukimi fetar, Dëshmia e Krishterë dhe Teknologjia e Komunikimit dhe Informacionit

Kishat e krishtera orthodhokse lokale në tërësinë e tyre - me pak përjashtime - mbajtën një qëndrim të rezervuar ndaj teknologjive të reja dhe internetit, ndërsa në vitet e fundit është më e theksuar prania e faqeve Orthodhokse në internet te hapësira kibernetike. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se materiali që postohet nga çdo faqe e famullisë, është gjithmonë i faktuar. As nuk favorizon ndërveprimin me përdoruesit. Megjithatë, TIK-u ofrohet për transmetimin e mesazhit të Ungjillit në kontekstin e Edukimit të Krishterë, por edhe të predikimit më të gjerë. Qëllimi kryesor i kësaj pune është të prezantojë dhe të zhvillojë mënyra transferimi të jetës në Krishtin me përdorimin e TIK-ut. Objektivat e veçantë janë që të tregojnë marrëdhënien e fesë me informacionin, të paraqesin aplikime digjitale që lehtësojnë edukimin e nxënësve në kuadër të katekizmit dhe të nxjerrin në pah mënyrat bashkëkohore me të cilat predikimi, që fillon nga amvona, të arrijë në çdo shtëpi nëpërmjet pajisjeve të sotme “të zgjuara” lëvizëse. Trajtimi i gjithë çështjes teorike shoqërohet nga shembuj prej fushës arsimore dhe jetës së Kishës. Në këtë mënyrë, teoria lidhet me praktikën. Objektiva të veçantë të këtij libri janë njohja me terma bashkëkohorë , siç janë “mjetet e informacionit”, “teknologjitë e reja”, “Religjioni digjital”, “mjediset digjitale” dhe kuptimi më i thellë i qëllimeve dhe i mundësive të pranisë fetare në internet. Në vazhdim, jepen parimet dhe funksionet, si edhe veçoritë e përdorimit të TIK-ut në arsim, gjithashtu edhe avantazhet dhe disavantazhet e arsimit në distancë. Pason trajtimi dhe planifikimi i aktiviteteve dhe i skenarëve, bazuar në mjedise digjitale në kuadër të Edukimit të Krishterë dhe dëshmisë së Kishës. Ky model bazohet në përdorimin pedagogjik të teknikave bashkëkohore të mësimdhënies me mbështetjen e TIK-ut. Kështu, tregohen mënyrat interaktive të njohjes dhe të mësimit më të thellë të besimit nga marrës të ndryshëm (të krishterë të pagëzuar, katikumenë) me anë të internetit. Metodologjia gërsheton zhvillimin historiko-filologjik të temës me formën themelore të komunikimit. Për sa i përket skemës njerëzore të komunikimit (Koukoura, 2006:12), ajo përshtatet me nevojat e studimit përkatës dhe zhvillohet te faktorët që vijojnë: te transmetuesi (mësuesit, katekistët), mesazhi (pozicionet themelore theologjike), tema (kuptimi kryesor), përcjellësi (interneti, aplikacionet digjitale dhe mjedisi digjital, kompjuteri dhe pajisjet e lëvizshme), kodi (gjuha, imazhet, videot, animationi, tekstet multimodale) dhe marrësit (nxënësit orthodhoksë, të krishterët e rritur të pagëzuar ose katikumenë. Bazuar në këtë skemë dhe faktorët e mësipërm, prezantohen mënyrat moderne të edukimit dhe të përhapjes së Ungjillit me TIK. Për të arritur qëllimet tona, punimin e ndamë në pjesë. Në kapitullin e parë analizohet shkurtimisht marrëdhënia e fesë me komunikimin dhe organizimin e rrjeteve të informacionit. Në kapitullin e dytë bëhet fjalë për praninë e fesë në internet, religjionin digjital me “online religjion” dhe me “religion online”, si edhe për praninë e lëvizjeve të reja fetare në hapësirën kibernetike. Në kapitullin e tretë trajtohet domosdoshmëria e dëshmisë së krishterë orthodhokse në botë nëpërmjet internetit dhe dinamikës që ofrojnë mjediset digjitale në transmetimin interaktiv të çdo mesazhi. Në veçanti, është përfshirë një prezantim i shkurtër i zhvillimit të predikimit dhe hulumtohet prania e Kishave Orthodhokse në botën digjitale. Theksi jepet në mënyrat e kalimit në një predikim multimodal dhe multimedia. Në kapitullin e katërt përshkruhet marrëdhënia e arsimit - dhe veçanërisht e Edukimit të Krishterë - me TIK-un. Temat që zhvillohen i referohen mësimit elektronik (e-learning), edukimit sinkron dhe asinkron, si edhe komuniteteve mësimore dhe klasave virtuale (vitual classrooms). Në kapitullin e pestë paraqiten mjedise të ndryshme digjitale, mënyrat e përdorimit të tyre në arsim në lidhje me teori të ndryshme të të mësuarit. Në kapitullin e gjashtë shqyrtohet, me shembuj të ndryshëm, përdorimi i aplikacioneve digjitale në Edukimin e Krishterë. Konkretisht, përmenden disa programe kompjuterike, të cilat shoqëro16


Hyrje

hen me aplikime që janë zbatuar në praktikën mësimore. Në kapitullin e shtatë paraqiten mundësitë që ofron TIK-u për krijimin e muzeve virtualë dhe vizitën virtuale të nxënësve në kisha të shenjta. Në kapitullin e tetë (i fundit) trajtohet rëndësia e përdorimit të blogëve (blogs) në arsim, si edhe në jetën dhe dëshminë e Kishës Orthodhokse në botë. Në vijim, janë Përfundimet dhe Sugjerimet për shërbimin e larmishëm të Fjalës së Perëndisë në botën reale dhe digjitale, Shtojca me dy skenarë mësimdhënieje dhe Bibliografia. Kështu, paraqiten shkurtimisht dhe në mënyrë të pasur karakteristikat themelore të përdorimit të TIK-ut në Edukimin e Krishterë dhe në dëshminë kishtare. Në të njëjtën kohë, përfshihen propozime të shumëllojshme arsimore, idetë e të cilave nxënësit mund t’i përdorin drejtpërdrejt në veprën e tyre katekizuese për lavdinë e Perëndisë Triadik.

17


KAPITULLI I DYTË FETË DHE INTERNETI

A

2.1 Religjioziteti digjital

jo që karakterizon postmodernitetin, është formimi i shoqërive pluraliste. Në këtë fenomen kontribuoi emigracioni, çështja e refugjatëve, zhvillimi teknologjik, përparimi shkencor madje dhe kushtet që krijoi globalizimi ekonomik etj. Një nga rezultatet e këtij fenomeni është prania dhe bashkëjetesa e traditave të ndryshme fetare në një vend. Ligjësimi i diversitetit fetar u lidh me shprehjen e lirë të adhurimit dhe të besimit fetar. Madje, besimi fetar mori më shumë karakterin e një çështjeje private, në të kundërt me karakterin publik që mbante në të kaluarën. Për më tepër, futja në një fe e shoqërive perëndimore përbën më shumë një zgjedhje personale sesa një sugjerim ose kërkesë sociale, siç ndodhte në të kaluarën (Karamouzis, 2011:28). Në këtë fakt luan rol të rëndësishëm mbizotërimi i ideve të Iluminizmit dhe mbizotërimi gradual i shekullarizimit. Me termin shekullarizim nënkuptohet shndërrimi i një shoqërie bazuar në vlerat, zakonet, traditat fetare në shoqëri jofetare. Kjo do të thotë që tradita e shenjtë bëhet një nga institucionet e shoqërisë4, me vepër specifike, e cila nuk përmendet më në mbarë shoqërinë (Gioultsis, 1996:49). Por po aq e rëndësishme në këtë çështje është roli i internetit në 15-20 vitet e fundit. Sot interneti i ofron mundësi secilit që të kërkojë, por edhe të promovojë drejtpërdrejt idetë e tij dhe pa kufizime të veçanta. Rrjedhimisht, nëpërmjet një faqeje në internet ose medias sociale transmetohen vazhdimisht idetë dhe informacionet. Përdorimi i teknologjive të reja nga hierarkitë fetare, si edhe nga komunitetet e adhurimit kontribuoi në promovimin e barabartë të traditave fetare në hapësirën kibernetike. Në të njëjtën kohë, ky pluralizëm fetar në internet ka relativizuar botëkuptime fetare dhe veçanërisht fuqinë dhe autoritetin që ruajtën “monopolet” fetare në një vend në të kaluarën. Për më tepër, dikush, shumë lehtë, mund të prezantojë dhe të “reklamojë” perceptimet personale fetare ose ato të një grupi. Kjo “bashkëjetesë” në internet funksionoi në konkurrencë me fetë. Fetë, duke shfaqur mesazhin e tyre në hapësirën kibernetike, u përpoqën të zbulonin veçantinë e së “vërtetës” që shpallnin dhe patjetër të reklamonin “produktet” e tyre fetare, domethënë besimin, mësimdhënien, adhurimin etj. Pra, për këtë duhej që produkti fetar të bëhet tërheqës sipas standardeve të një tregu global, i cili karakterizohet nga anonimiteti dhe heterogjeniteti. Pra, cilat janë kriteret që produkti fetar të bëhet më tërheqës për nevojat e klientelës së zgjeruar digjitale? Për këtë çështje, dikush mund të mbështesë mendimin se grupet fetare tradicionale kanë mundësisht një avantazh krahasues në plotësimin e nevojave të jetës së njerëzve të shteteve industriale të avancuara. Ky avantazh u referohet çështjeve, si: martesës, familjes, arsimimit të fëmijëve, sjelljes sociale. Kështu pra, komunitetet fetare tradicionale po përpiqen të ripërcaktojnë këto çështje, duke i përshtatur me nevojat e një shoqërie të re digjitale. Sidoqoftë, prania e rrëfimeve 4 Forma shekullarizimi përbëjnë, për shembull, hierarkitë fetare, me role dhe karaktere administrative dhe ekonomike. Kështu, feja përvetëson organizimin administrativ me transaksione financiare, punonjës, shërbim hierarkik dhe racionalizimin e angazhimeve shpirtërore. Për shembull, në Evropën Perëndimore, e cila u kultivua shpirtërisht nga Krishterimi, tashmë kishat e ndryshme të krishtera konsiderohen si një institucion, d.m.th., një pjesë e shoqërisë.

25


Edukimi fetar, Dëshmia e Krishterë dhe Teknologjia e Komunikimit dhe Informacionit

fetare tradicionale në hapësirën kibernetike, madje edhe për çështje që mund të jenë me interes për shoqërinë bashkëkohore, nuk e bën në vetvete të aftë krijimin e një produkti konkurrues fetar. Kështu pra, kërkohet së pari formimi një sistemi të racionalizuar dhe të organizuar burokratikisht, i cili do të udhëzojë në kritere fetare shtesë të efikasitetit. Kritere të tilla mund të ketë vetëm e njëjta organizatë teknologjike e hapësirës kibernetike (Karamouzis, 2009:130-131). Një kërkim i thjeshtë në internet, në çfarëdolloj pajisjeje kërkimi, zbulon menjëherë shumëllojshmërinë e faqeve tërheqëse fetare, të cilat janë shumë të lehta për t’u përdorur. Në këtë mënyrë, përdoruesit mund të gjejnë lehtësisht informacione fetare, por edhe potencialisht të “joshen” nga shërbimet që paraqet secila faqe në internet. Në këtë mënyrë “konfirmohet” superioriteti i traditës përkatëse. Shembulli i mëposhtëm është tregues i asaj që kemi përshkruar. Ne shtypëm në pajisjen kërkimore “Google” fjalët “Church”, na dha rreth 1,710,000,000 rezultate. Rastësisht zgjodhëm të vizitojmë faqen e internetit/webside-in me titull: “Trinity Church Wall street”. An Episcopal parish” në adresën: https://www.trinitywallstreet.org/. Faqja përkatëse i përket një prej shumë Kishave Episkopale të Protestantizmit. Kërkimi në faqe tregon mënyrën bashkëkohore të organizimit dhe të fuksionimit të feve në mjedisin multikulturor të Amerikës. Përveç predikimeve, mësimeve theologjike dhe aktiviteteve të shumëllojshme famullitare, shkaktojnë interes këto që vijojnë: dizajni tërheqës dhe modern i faqes në internet, “reklama” e aktiviteteve për të gjitha moshat dhe ftesa për pjesëmarrjen e pranuesit anonim, bashkëpunimet me organizatat humanitare dhe referenca për nevojat e pakicave (veçanërisht emigrantët dhe refugjatët) dhe të diversitetit (p.sh. ekzistojnë referime kundër racizmit ndaj zezakëve dhe ftesa për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore për të drejtat e të gjithë diversitetit), material i pasur audio-vizual, referenca kalendarike, referenca për ngjarje adhuruese dhe takime, aplikime që udhëzojnë në kishë dhe në jetën e famullisë duke krijuar ndjesinë e një vizite të vërtetë në atë vend.

Figura 2 - Faqja kryesore e Trinity Church

26


Fetë dhe interneti

Po aq të rëndësishme, pra, janë nxitjet e vazhdueshme për komunikim, komente dhe bashkëveprim, si edhe ftesa të heterodoksëve dhe heterofetarëve që të mos hezitojnë të kontaktojnë me përgjegjësit dhe të pyesin lirshëm për çfarëdolloj gjëje që dëshirojnë. Tek ato që përmendëm, bën pjesë dhe krijimi nga vetë komuniteti fetar i faqeve të internetit që ofrojnë informacione për teknologjitë e reja, lidhjet me komunitetet e tjera që kanë të njëjtën dogmë, përgjigjet e përqendruara në pyetje të ndryshme, hapësira e veçantë për famulltarët “mbarëbotërorë”, edukimi i krishterë, prania intensive në media të ndryshme sociale (https://www.facebook.com/TrinityWallSt), si edhe nxitjet për përhapjen e mesazhit të krishterë, siç interpretohet nga komuniteti fetar përkatës, me qëllim që të rritet pjesëmarrja në kishën digjitale, si edhe në kishën reale. Bazuar në shembullin e mësipërm, kuptojmë se krijimi i faqeve në internet, mënyra e organizimit dhe e funksionimit të tyre, menaxhimi i informacionit fetar, strategjitë e promovimit, propozimet për ndërveprim dhe ritransmetimi i roleve fetare përbëjnë disa parametra në promovimin e produktit fetar. Një organizim dhe menaxhim i tillë nuk është në asnjë mënyrë i rastësishëm. Ka si parakusht arritjen e qëllimit, përcaktimin e nevojave të grupit, studimin e karakteristikave dhe të kërkimeve të pranuesve të mundshëm, hartimin e produktit fetar, mundësitë e komunikimit dhe të ndërveprimit të shumëfishtë etj. Në të gjitha të mësipërmet, është e nevojshme të shtohet “butoni i dhurimit” (donate button), d.m.th. një aplikacion, ku pranuesi mundet që, direkt nga shtëpia e tij, të procedojë për të dhuruar një shumë për komunitetin specifik kishtar. Për këtë arsye, faqja përkatëse e kësaj kishe, ashtu si edhe të tjera të ngjashme, kanë adoptuar metodat e marketingut ose, ndryshe, kanë krijuar një marketing fetar.

Figura 3 - Trinity Church në mediat sociale

Në këtë mënyrë, feja shndërrohet në një rrjet shërbimesh sociale dhe ekonomike, të cilat ofrohen nëpërmjet internetit. Këto karakteristika gjenden në të gjitha fetë. Një shembull ilustrues është një faqe islamike në internet e “Islamonline” (https://islamonline.net/) e cila, përveç mësimdhënies islame, zakoneve myslimane, ndërveprimin dhe praninë në mediat sociale, promovon transaksione financiare, tregtare dhe bankare që u drejtohen biznesmenëve myslimanë (https:// 27


Edukimi fetar, Dëshmia e Krishterë dhe Teknologjia e Komunikimit dhe Informacionit

islamonline.net/sitedirectory/Anglish). Në botën e krishterë, Kisha Katolike e përdori herët dinamikën e internetit. Faqja zyrtare e internetit gjendet në adresën: http://www.vatican.va/content/vatican/en.html (në gjuhën angleze). Faqja e internetit përmban informacione të ndryshme rreth theologjisë dhe veprës së Kishës. Në kontekstin e ndërveprimit, u jep mundësinë të interesuarve t’i dërgojnë pyetje me email Papës dhe të marrin përgjigje. Në vendet orthodhokse, Patriarkanat dhe Kishat Autoqefale, Dioqezat dhe famullitë lokale mbajnë, në një masë të madhe, faqet e internetit. Në veçanti, faqja zyrtare e Patriarkanës Ekumenike gjendet në adresën: https://ec-patr.org/ (u mor më 04.07.2020 dhe, siç shënohet, faqja në internet është në zhvillim e sipër). Përdoruesit kanë mundësinë të informohen për Patriarkun Ekumenik, historinë e Patriarkanës, krahinat vendore të Fronit Ekumenik dhe për veprën e tyre shërbyese, për theologjinë e Kishës Orthodhokse, për çështje të ndryshme mjedisore, si edhe mund të shkojnë në faqet zyrtare të internetit të Patriarkanave dhe të Kishave të tjera. Gjithashtu, është e nevojshme të jepet theksimi më i madh në transmetimin e mesazhit të Ungjillit dhe të bëhen më tërheqëse faqet në internet. Për sa i përket faqes zyrtare të Kishës Autoqefale të Shqipërisë (https://orthodoxalbania. org/2020/), duhet të theksohet se ajo azhurnohet vazhdimisht. Pas azhurnimit të saj të fundit, ajo është bërë më tërheqëse dhe e lehtë për t’u përdorur, me një material të pasur audio-vizual, tekste theologjike, informacione të ndryshme rreth Kishës vendore dhe, padyshim, sugjerime për ndërveprim. Në anët pozitive të faqes në internet, bën pjesë mundësia për të lexuar tekste në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe greqisht, ndërsa materiali i saj është në dispozicion në mediat sociale.

Figura 4- Faqja zyrtare në internet e Kishës Autoqefale të Shqipërisë

Në lidhje me komunitetet Orthodhokse në Greqi (p.sh. faqet zyrtare të Mitropolive ose famullive të Kishës së Greqisë) nuk janë vënë re në nivel kaq të madh faqe të përdorshme funksionimi në internet, ndërsa në një kërkim dhe hulumtim parësor që bëmë, vërtetuam se mungojnë referencat financiare. Faqet në internet të komuniteteve kishtare orthodhokse janë më të orientuara drejt informacionit, katekizmit dhe më pak drejt bashkëveprimit ose krijimit të komuniteteve digjitale. Duke iu rikthyer temës sonë, ka rëndësi të veçantë që “interneti është një mjedis miqësor për fetë, pikërisht sepse mund të lidhë ritualin fetar me paraqitjen virtuale [...] hapësira kibernetike 28


Fetë dhe interneti

përbën një fushë të përshtatshme, që personat të arrijnë sukses në paraqitjen fetare, duke e përshkruar atë në kontekstin e një fjalimi të simbolizuar dhe të përpunuar digjital” (Karamouzis, 2009:132). Kështu i jepet imazhi i pranisë së vazhdueshme çdo pranuesi fetar ose jofetar. Me pak fjalë, fetë, duke përdorur potencialin e teknologjive të reja, kërkojnë të ripërcaktojnë rolin e tyre në botën digjitale dhe të ruajnë ose të zgjerojnë mbizotërimin e tyre. Në këtë kontekst, Christoper Helland vazhdon në një dallim, me vend, midis “online regilion” dhe “religion online”. E para nënkupton transmetimin e informacionit të thjeshtë fetar, ndërsa e dyta (“religion online”) i referohet bashkëveprimit midis transmetuesit dhe marrësit. Kështu, religjionet, për më tepër, krijojnë faqe interneti për paraqitjen digjitale të veprës fetare (Hellad, 2005), duke siguruar madje mundësinë e ndërveprimit të fortë, jo vetëm me transmetuesin, por edhe midis marrësve.

2.2 Religjioziteti virtual

Në kohët bashkëkohore, fetë ripërcaktojnë rolet e tyre dhe përpiqen të krijojnë lehtësisht dhe në mënyrë interaktive produkte fetare për internetin. Qëllimi kryesor është që këto produkte t’u drejtohen pranuesve të shumtë anonimë dhe të ndryshëm. Për më tepër ekzistojnë individë që mund të karakterizohen si “shfletues” digjitalë globalë dhe kanë një identitet specifik digjital. Kështu që ata mund të karakterizohen si qytetarë digjitalë. Me këtë term nënkuptohet kushdo që përdor kompjuterë elektronikë ose pajisje të lëvizshme (tablet, smartphone, laptop) si dhe aplikacione bashkëkohore digjitale për t’u informuar, për t’u kënaqur, për të komunikuar, për t’u argëtuar, për të bashkëvepruar me organizata publike dhe private (p.sh. komunikimi, pagesa e faturës, blerja e artikujve). Shfletimi i faqeve specifike të internetit formon identitetin e tij digjital, ndërsa sjellja e tij me korrektësi dhe përgjegjësi ndaj përdorimit të teknologjisë e bën atë një qytetar digjital. Kështu, këta individë shfletojnë në internet dhe kërkojnë në pluralizmin e faqeve të internetit për elementet fetare që i ngjasojnë kërkimeve të tij personale. Në thelb, ata formojnë një “fe të padukshme”, e cila nuk e konsideron gjithmonë të domosdoshme pjesëmarrjen në një komunitet konkret fetar dhe ofron shumë zgjedhje të lira për njeriun (Karamouzis, 2009:134). Në këtë mënyrë, krijimi i religjiozitetit virtual përbën tashmë një realitet. Feja, nëpërmjet faqeve funksionale dhe të përdorimit të lehtë të internetit (madje edhe për fëmijë), ofron mundësi të shumëfishta, siç p.sh. një lutje të digjitalizuar ose një lutje që, në mënyrë interaktive, do ta shkruajnë marrësit, një ritual të lashtë ose një fe të re që do t’u përgjigjet kërkesave të marrësve. Përveç kësaj, mediat sociale e kanë mundësinë të nxjerrin në pah perceptimet personale fetare të grupeve ose të individëve të veçantë. Të mos harrojmë se çdo grup fetar e koncepton traditën e tij fetare në kontekstet gjeografike, historike dhe kulturore ku është përfshirë. Kështu, grupet fetare perceptojnë të njëjtat mësimdhënie përmes prizmit të një kulture të veçantë fetare që përjetojnë vetë ata. Për më tepër pra, kjo përmbajtje fetare që dikur i përkiste një vendi, tani mund të shpërndahet në mbarë botën dhe mund të marrë dimensione universale.

29


Edukimi fetar, Dëshmia e Krishterë dhe Teknologjia e Komunikimit dhe Informacionit

Figura 5 - EcuneT

Në këtë kontekst, janë krijuar rrjete digjitale që kërkojnë të sjellin në kontakte “shpirtërore” besimtarët e një ose më shumë Kishave të Krishtera-Pohimeve. Një rrjet i tillë është “ECUNET. Connecting people of Faith”5. Kështu pra, jepet mundësia e krijimit të grupeve mbi një temë nga besimtarët e të njëjtit Pohim ose të Pohimeve të ndryshme dhe shkëmbimi i pikëpamjeve përkatëse. Gjithashtu, rrjeti “beliefnet”6 është një vend me një larmi të madhe informacionesh fetare. Ai ka një hapësirë të veçantë për lutjet, thekson rëndësinë e meditimit dhe paraqet një larmi temash shpirtërore që lidhen me kërkimin e së Shenjtës, adhurimin, moralin, shëndetin psikosomatik, dashurinë, rritjen e fëmijëve, kontributin shoqëror, punën etj. Favorizon ndërveprimin, ku përdoruesit mund të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje. Qëllimi i këtij rrjeti është - sipas atyre që mbështet - që përdoruesit të udhëhiqen nëpërmjet këtij materiali multimodal drejt një jete më të mirë.

Figura 6 - Beliefnet 5 6

U mor më 02.07.2020 nga http://www.ecunet.org/ U mor më 02.07.2020 nga https://www.beliefnet.com/

30


Fetë dhe interneti

Përveç kësaj, në kohën bashkëkohore, jepet mundësia e zhvillimit të një religjioni të personalizuar nëpërmjet teknologjive të reja. Ndoshta shembulli më tipik është ekzistenca e faqeve të internetit, të cilat japin udhëzime për krijimin e fesë personale, si dhe të mënyrës së postimit në rrjetin mbarëbotëror. Mjafon të shkruajë dikush në një mjet kërkimi “How to create your own religion in ten easy steps” dhe shkon në një faqe specifike në internet, ku merr informacionet përkatëse (https://apath.org/creating-religion/).

Figura 7- Faqja kryesore “How to create your own religion in easy steps”

Një fe tjetër korresponduese në internet është “Kisha Misionare e Kopimistëve” (https://kopimistsamfundet.se/english/). Doktrina e kësaj “kishe” virtuale është se çdo lloj arkivi elektronik dhe informacionet kërkohet të kopjohen dhe të qarkullojnë lirshëm. Parlamenti suedez e ka njohur zyrtarisht këtë kishë si fe (https://www.bbc.com/news/technology-16424659). Por, nga ky lloj i “feve” virtuale, ekziston njëra që është me të vërtetë “e gjithëfuqishme, siç shpallet në “Simbolin e Besimit” të pasuesve të saj. Më konkretisht, përveç që është e gjithëfuqishme, është dhe e kudondodhur, u përgjigjet të gjitha kërkesave të lutjes, menaxhon një sasi të madhe informacionesh dhe madje ofron informacione për çdo temë (p.sh. tema për shëndetin, ndihmën, ngushëllimin, ndërtimet etj.), ka memorie të pafund dhe përfshin 9.5 miliardë faqe interneti. Në thelb, është “e pavdekshme”, sepse algoritmet e saj shpërndahen nëpër shumë serverë. Kjo fe virtuale nuk është asgjë tjetër përveç Google ose, më saktë, “The Reformed Church of Google” (https://churchofgoogle.org/). Të gjitha të mësipërmet përbëjnë koncepte të reja rreth fesë. Këto koncepte formojnë forma alternative të shprehjes fetare, që bazohen në përdorimin e teknologjive të reja dhe dallohen nga angazhimet tradicionale fetare. Kështu “ato nxjerrin në pah dobinë funksionale të fesë, jo në bazë të nevojave paramoderne, por të nevojave të një shoqërie pasmoderne, e cila riformon kuptimisht si përmbajtjen e fesë ashtu edhe vetë religjiozitetin, duke pasur si kriter përfitimet praktike në kolektivat elektronike të zgjeruara pavarësisht nëse ato karakterizohen si më shumë ose më pak fetare” (Karamouzis, 2018:55-56). Më në fund, element kryesor i këtij religjioziteti virtual është bashkëveprimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve në rrjetet sociale. 31


Edukimi fetar, Dëshmia e Krishterë dhe Teknologjia e Komunikimit dhe Informacionit

Figura 8 - Faqja e saj kryesore “The Reformed Church of Google”

2.3 Lëvizjet e reja fetare në internet

Promovimi i produktit fetar, bashkëveprimi dhe përpjekja për të synuar një grup specifik të madh apo të vogël pranuesish nëpërmjet internetit janë karakteristika të një shoqërie pluraliste. Këto kushte sollën fetë tradicionale në një nivel konkurrence në hapësirën kibernetike. E gjithë çështja ka të bëjë me krijimin dhe kontrollin e komuniteteve fetare digjitale universale. Prandaj shumë faqe fetare në internet funksionojnë si mjete të propagandës fetare dhe të prozelitizmit, siç ekzistonte “telereligjioziteti” në SHBA (Demertzis, 2002:147). Kjo prirje e re e fuqizimit të feve konfirmohet më tepër me edukimin elektronik fetar në shtëpi. Ky lloj arsimi ekzistonte më përpara dhe u përforcua me pandeminë e Covid-19. Por, nga çfarë përbëhet edukimi fetar në shtëpi? Në thelb, bëhet fjalë për programe kompjuterike ose aplikacione që “përfshijnë” atë që kërkohet të ketë një shkollë katekizmi. Kjo prirje është vërejtur nga borgjezët protestantë në SHBA, të cilët përpiqen që, nëpërmjet arsimit elektronik, të zëvendësojnë praninë e shkollës publike në çështje fetare - dhe jo vetëm në këto - (p.sh. në lëndën e biologjisë, ku nuk pranojnë teorinë e evolucionit). Në thelb, ata janë kundër qëndrimit të përhershëm të imigrantëve dhe të të ndryshmëve (fetarë, etnikë, socialë), luftojnë bashkëjetesën multifetare dhe përpiqen të rivendosin zgjedhjet fetare njëdimensionale. Kështu, ata kërkojnë të nxjerrin në pah epërsinë e kësaj tradite të veçantë fetare (p.sh. të një Pohimi Protestant, siç është ajo e Mormonëve) dhe në këtë mënyrë të përfitojnë pushtet më të madh, jo vetëm në një vend, por në më shumë, në mbarë planetin. Nëse në Mesjetë, sipas shembujve që përmendëm, ky imponim fetar ishte specifik, tani në hapësirën e lirë të internetit u drejtohet njerëzve në çdo skaj të tokës. Kjo konkurrencë është intensifikuar me shfaqjen e “lëvizjeve të reja fetare” që janë shfaqur në kontekstin e pluralizmit fetar në dekadat e fundit. Përballë këtij multidimensionaliteti dhe taktikave në shkallë të gjera të pozicioneve personale fetare ose të lëvizjeve të reja, fetë e mëdha që ndërveprojnë, promovojnë si faktor kryesor të legjitimitetit rrëfimet tradicionale dhe parimet e tyre fetare. Në këtë mënyrë konkurrojnë këto lëvizje. “Lëvizjet e reja fetare” që shfaqen në internet, shprehin elemente themelore të formimit fetar (adhurim, theologji, moral, jetë sociale, shfaqje kulturore), ndërsa përfshijnë dallime individuale nga versioni mbizotërues fetar për të shprehur veçantitë shoqërore, racore, kulturore ose kombëtare të anëtarëve të komunitetit (Karamouzis, 2009:135). Këto lëvizje të reja fetare zakonisht i referohen heterogjenëve, siç janë të zinjtë e Amer32


Fetë dhe interneti

ikës, por edhe minoritetet, siç janë emigrantët dhe refugjatët. Për shembull, ekziston “Kisha e Zezakëve” (http://www.blackandchristian.com/blackchurch/), ku mësimi i krishterë është i orientuar drejt diferencimit racor.

Figura 9 - Faqja e saj kryesore “Kisha e Zezakëve”

Përveç konkurrencës fetare që u zhvillua, shumë komunitete të feve tradicionale promovojnë pranimin e të ndryshmëve dhe nxisin mbështetjen e grupeve të pakicave dhe të heterogjenëve. Në këtë mënyrë, ato nxjerrin në pah karakterin e tyre human dhe njëkohësisht tërheqin besimtarë nga këto grupe. Në fakt, me praninë e tyre në hapësirën kibernetike, ato transmetojnë, me prova, pranimin theologjik të të ndryshmit, organizojnë aktivitete për mbështetjen e pakicave / heterogjenëve dhe përpiqen të sensibilizojnë pranues të tjerë, fetarë ose jo. Sigurisht, ekzistojnë dhe faqe korresponduese në internet që i konsiderojnë grupet e pakicave dhe heterogjenët si të rrezikshëm për një vend ose për një shtet.

Figura 10 - Foto nga seksioni tematik i faqes në internet KBK në lidhje me emigrantët

33


Edukimi fetar, Dëshmia e Krishterë dhe Teknologjia e Komunikimit dhe Informacionit

Si parantezë, përmendim që edhe shumë Kisha të Krishtera kujdesen për mbrojtjen e këtyre grupeve nëpërmjet internetit, por edhe në praktikë. Një organizatë ndërkombëtare që kujdeset në mënyrë të veçantë për mbrojtjen e heterogjenëve/minoriteteve, është Këshilli Botëror i Kishave “KBK” [WCC]. KBK-ja ndodhet në Gjenevë dhe ka si qëllim që t’i sjellë Kishat e Krishtera në dialog theologjik dhe bashkëpunim shoqëror (https://www.oikoumene.org/en/what-we-do/migration-and-social-justice). Çështjet e emigrantëve dhe të refugjatëve promovohen nga “Komisioni i Kishave për Emigrantët në Evropë” (https://ccme.eu/). Faqja e saj në internet është e lehtë për t’u përdorur dhe ofron informacione të ndryshme rreth emigrantëve. Sigurisht, lëvizjet e reja fetare, që të dallohen nga fetë tradicionale, kaluan në shumë inovacione. Tregues për këtë është shembulli i lëvizjeve fetare që ndërthurën sekte theologjike me elemente shkencore, siç ndodh me “Kishën e Shkencologjisë (Scientology)”. Ky komunitet fetar filloi si një lëvizje me teknikat e psikoterapisë, ka një prani të fortë në internet dhe përdor aplikacionet më bashkëkohore në internet për të promovuar produktet e tij fetare, por nuk i ndalon anëtarët e tij që t’u përkasin feve të tjera në të njëjtën kohë (https: //www.siturologji.gr /). Veprimtari të ngjashme në internet ka feja “Bahai”. Përbëhet nga 5 milionë besimtarë në mbarë botën. Perceptimet e saj fetare përmbajnë elemente nga mësimdhënia e Judaizmit, Krishterimit, Islamit, Hinduizmit, Budizmit, Cainizmit, Zoroastrianizmit dhe të traditave të tjera, të cilat janë të ndërthurura me pikëpamje animiste, por edhe me perceptime asnjanëse fetare. Kjo fe promovon barazinë midis grave dhe burrave, fundin e konflikteve etnike, racore, politike, drejtësinë dhe barazinë ekonomike për të gjithë, mbrojtjen e mjedisit, paqen dhe bashkëjetesën mbarëbotërore (https://ccme.eu/). Kjo fe diferencohet nga Fetë e Mëdha dhe njëkohësisht përpiqet të tërheqë besimtarët nga e gjithë bota me anë të veprës të saj në internet. Gjithashtu, në lëvizjet e reja fetare, është intensive përhapja e përvojave shpirtërore, shkencave okulte, praktikave shëruese, ritualeve mistike dhe traditave të brendshme. Në thelb, bëhet fjalë për lëvizje që përcjellin në mënyrë bashkëkohore perceptimet e lashta. Një lëvizje e tillë ashtë ajo e “Theosofias” [Urtësi e Perëndisë] (http://www.theosophicalsocience.gr/) në të cilën vihet theksi te njohuritë e brendshme. Korresponduese e saj është lëvizja e “Aetherius Society” (https://www. aetherius.org/), një organizatë shpirtërore që kërkon të ndihmojë njerëzimin me anë të praktikës shpirtërore. Kjo organizatë pranon ekzistencën e qenieve më të larta nga planetët e tjerë, të cilët vizitojnë periodikisht tokën për të ndihmuar njerëzit. Në këto qenie bën pjesë Krishna, Buda, Jisui nga Nazareti, Lao Tse dhe të tjerë. Gjithashtu, në internet ekzistojnë lëvizje më të vogla fetare me tema, si përvoja metafizike, vampirizmi, ritualet magjike etj. (Kornarakis, 2019:64).

Figura 11 - Foto nga faqja kryesore e fesë “Bahai”

34


Fetë dhe interneti

Të gjitha lëvizjet e mësipërme kanë këto elemente të përbashkëta: a) i referohen individualizmit fetar, b) theksojnë përvojën personale dhe jo dogmën e përbashkët, c) nxjerrin në pah njohuritë intuitive, d) promovojnë krahasimin dhe bashkëjetesën e elementeve kundërshtare dhe e) sigurojnë mundësinë e zgjedhjes, në të njëjtën kohë, të traditave të shumta fetare (Dawson, 1998). Shumëllojshmëria e këtyre lëvizjeve ka çuar në krijimin e “grupeve” në internet që hulumtojnë dhe menaxhojnë informacionet përkatëse. Disa nga këto grupe i përkasin feve tradicionale, të cilat përpiqen t’i përballojnë në mënyra të ndryshme këto lëvizje. Kështu u krijuan grupet e mëposhtme në internet: a) “Grupe të ndërgjegjësimit të adhuruesve”, të cilët paraqesin rreziqet e këtyre lëvizjeve, b) “Grupet e përballimit të adhuruesve”7, të cilat promovojnë besime të gabuara (në to marrin pjesë kryesisht theologë), c) “Grupe me orientim kërkimin shkencor”, që kërkojnë të kuptojnë praninë e këtyre lëvizjeve, d) “Grupet e të drejtave të njeriut”, që synojnë mbrojtjen e të drejtave, pavarësisht se cilës traditë fetare i përket secili. e) “Grupet e mbrojtjes së adhuruesve”, të cilët pretendojnë se “lëvizjet e reja fetare” janë diskredituar dhe po përpiqen të rivendosin prestigjin e tyre [Karamouzis, 2009:142-144]. Pra, çështja që rezulton, është: Cili është qëndrimi i Kishës Orthodhokse përballë mundësive dhe sfidave të epokës digjitale dhe teknologjisë bashkëkohore? A mundet predikimi i Ungjillit të përçohet përmes transmetuesve bashkëkohorë? Dhe nëse po, në cilat kushte? Me çfarë mënyrash do ta përçojë Kisha Orthodhokse, me paqe dhe pa rivalitete e konkurrime, mesazhin se “i fundit anulohet” dhe do të tërheqë njerëz nga mbarë bota që të njohin Zotin e Vërtetë? Padyshim, të gjitha këto pyetje lidhen me predikimin e Ungjillit dhe me mënyrat e transmetimit të tij në një botë digjitale. Por, për të kuptuar përdorimin e TIK-ut nga Kisha Orthodhokse, është e nevojshme të përmendim disa elemente themelore për predikimin gjatë shekujve.

7 Në dy kategoritë e para bën pjesë GOKD (Grupi Orthodhoks i Kërkimeve Dogmatike). Ky grup paraqet rreziqet dhe, përmes argumenteve theologjike Orthodhokse, ballafaqohet me keqkuptimet e lëvizjeve të tilla fetare. Faqja e internetit e këtij grupi është e disponueshme në https://www.oodegr.com/.

35


KAPITULLI I SHTATË MUZE VIRTUALË DHE VIZITA VIRTUALE NË KISHA TË SHENJTA

N

7.1 Muze virtualë

ë përgjithësi, si muze karakterizohet zakonisht një “institucion i përhershëm, fitimprurës që i shërben shoqërisë dhe zhvillimit të saj dhe që, zakonisht, është i hapur për publikun; atje bëhet studimi, promovimi dhe ekspozita” (Debelts, 1995:22). Kështu pra, qëllimi i muzeut është të ruajë dhe të transmetojë njohuri historike dhe të regjistrojë zhvillimin dhe format e ndryshme të së kaluarës. Në këtë mënyrë ofrohet mundësia e njohjes dhe e komunikimit me një ose me më shumë kultura më të vjetra. Për sa i përket çështjes në Ballkan, por edhe në vende të tjera, ekzistojnë të ashtuquajturit “Muzetë e Krishterë”, por dhe “Muzetë Bizantinë”. Të parët përfshijnë ekspozita dhe koleksione nga historia e Kishës së Krishterë dhe zhvillimin e saj në kultura të ndryshme. Një muze i tillë është “Vatikani” ose “Mitropolia e Shenjtë e Selanikut”. Në kategorinë e dytë përfshihen ata muze që mbartin koleksione objektesh dhe vepra arti të Mesjetës nga zonat e Perandorisë Romake Lindore. Objektet dhe monumentet kishtare - veprat e artit mbizotërojnë gjithmonë midis ekspozitave. Një muze i tillë është “Muzeu i Artit Mesjetar i Korçës” dhe “Muzeu Bizantin i Athinës”. Kuptohet që nuk është e lehtë të vizitojë dikush shumë muze të rëndësishëm. Sidoqoftë, nxënësit e kanë tashmë mundësinë t’i vizitojnë këta muze përmes faqeve të tyre të internetit. Në fakt, mjaft institucione kanë publikuar shumë muze virtualë. Por, çfarë janë muzetë virtualë? Muzeu virtual është një aplikacion multimedial që synon të transferojë përvojën e vizitës së një muzeu në ekranin e kompjuterit të “vizitoreve/vizitorëve” (Kalawsky, 1993). Kjo bëhet e arritshme nëpërmjet një turneu virtual në hapësirën reale të muzeut dhe të koleksioneve të tij, të prezantimit multimedial të ekspozitave të tij dhe të një turneu të vetëdrejtuar, i cili, shumë herë, mund të jetë interaktiv. Kështu pra, nëpërmjet këtyre turneve virtualë, nxënësit nga e gjithë bota kanë mundësinë të njohin objektet e muzeut me anë të kompjuterit, duke përdorur avantazhet e vizitës në distancë. Më konkretisht, problemet e vendit dhe të kohës tejkalohen, “vizitorët” njohin dhe studiojnë për një kohë të gjatë dhe në mënyrë të hollësishme (Stuart & Thomas, 1991:20). Madje, prania e një udhëzuesi turne nuk është e nevojshme, ndërsa përfitimet financiare janë të mëdha. Për më tepër, prezantimi multimedial i ekspozitave me video, imazhe me qartësim të lartë, tekste informuese, tregime, animation, legjenda dhe traditat favorizojnë eksplorimin më të thellë të një kulture ose të një teme, si edhe edukimin rezultativ të nxënësve. Konkretisht, përmenden muzetë e mëposhtëm virtualë:

Muzeu i Artit Mesjetar i Korҫës: https://m.facebook.com/MuzeuiArtitMesjetar/?_rdr Kryepiskopata e Shenjtë e Athinës: http://www.iaathdigitalmuseum.gr/ Muzeu Bizantin i Athinës: https://www.ebyzantinemuseum.gr/ 83


Edukimi fetar, Dëshmia e Krishterë dhe Teknologjia e Komunikimit dhe Informacionit

Muzeu i Vatikanit: http://m.museivaticani.va/content/museivaticani-mobile/en/collezioni/musei.html

Figura 48 - Muzeu Bizantin dhe i Krishterë Virtual i Athinës

Sigurisht, muzetë virtualë në asnjë mënyrë nuk përcjellin gjallërinë dhe paraqitjen e një vizite të zakonshme në një muze. Në të njëjtën kohë, mungon çdo mundësi zgjidhjeje, ndoshta dhe e paqartësive dhe humbet aventura e aventurës së drejtpërdrejtë arsimore në hapësirën muzeore. Megjithatë, interesant është krijimi i muzeve virtualë nga nxënësit. “Përdorimi i muzeut virtual në arsim mund të formojë ambientin e duhur dhe të ofrojë kushtet e nevojshme për të pasuruar “Lëndën fetare” (Albanaki, 2017). Kështu, nxënësit mund të krijojnë muze virtualë, në të cilët do të paraqesin kulturën e zonës së tyre, objektet kishtare, si edhe zakonet e traditat që ndërthuren me traditën vendase dhe adhurimin e krishterë. Një mjedis digjital i lehtë për t’u përdorur për krijimin e muzeve dhe ekspozitave të tilla është https://www.artsteps.com/. Të interesuarit mund të regjistrohen për të hyrë në ekspozita të tjera. Ata gjithashtu mund të “shkarkojnë” (download) aplikacionin falas në pajisjen e tyre lëvizëse / celular dhe të krijojnë hapësirën e tyre të muzeut ose të ekspozitës. Për shembull, disa muze virtualë mund të kishin këto tema: “Objektet kishtare të vendit tim”, “Zhvillimi i ikonografisë në vendin tim”.

Figura 49 - Faqja e regjistrimit në artsteps

84


Muze virtualë dhe vizita virtuale në Kisha të shenjta

7.2 Vizita virtuale në Kisha të shenjta

Jeta fetare ka zhvilluar dhe frymëzuar artin përgjatë gjithë historisë. Në çdo kulturë, shfaqjet e para fetare shoqërohen me vepra arti. Simbolet fetare, ceremonitë e adhurimit, traditat dhe rrëfimet hieratike, si edhe historitë e shenjta ndikuan në të gjitha format e artit dhe promovuan kulturën. Inspirimi fetar është i dukshëm në letërsi, muzikë, pikturë, skulpturë, vepra artizanale të vogla. Kështu, feja “ndikoi në një mënyrë unike imagjinatën artistike dhe krijimtarinë njerëzore” (Giannoulatos, 2005:43). Vendet e shenjta të feve janë zakonisht vendet ku njeriu mund të hulumtojë këtë shprehje artistike dhe të zbulojë besimin, adhurimin, kodet morale dhe mënyrën e jetesës që mëson çdo fe. Veçanërisht, Kishat Orthodhokse janë zbukuruar me pamje të ndryshme artistike, simbolike, theologjike e fetare (mozaikë, ikona, mobilie të gdhendura në dru, pëlhura, stoli priftërore, objekte të shenjta). Në këtë mënyrë, ruhen perceptimet e komuniteteve kishtare dhe pasqyrohen pritshmëritë ose kërkesat për vazhdimin e traditës fetare në kërkesat dhe nevojat e së tashmes. Shkolla bashkëkohore e katekizmit duhet t’i motivojë nxënësit të zbulojnë artin dhe monumentet e adhurimit të komuniteteve të ndryshme kishtare, duke pasur si qëllim shkrim-leximin e tyre theologjik dhe artistik. Kjo mundësi ofrohet me anë të vizitës së nxënësve në kisha të ndryshme. Por udhëtimi në monumente të ndryshme të krishtera nuk është gjithmonë rast i lehtë. Sigurisht, kërkimi për monumente dhe vende të shenjta vazhdohet në klasë dhe me përdorimin e TIK-ut. Më konkretisht, një hulumtim i tillë mund të kryhet në mënyra të ndryshme dhe, veçanërisht, me mjete digjitale, softuer dhe teknika që kultivojnë shkrim-leximin digjital. Le të mos harrojmë se teknologjia është një mjet kryesor në jetën e përditshme, veçanërisht për fëmijët. Kështu pra, roli i mësuesit është që t’i drejtojë fëmijët të zhvillojnë dhe të kuptojnë rëndësinë e teknologjisë si një mjet arsimor (Mitropoulou, 2014:22). Në këtë kontekst, nxënësve u jepet mundësia të ndërtojnë njohurinë (Kalantzis & Cope, 2013) nëpërmjet të të mësuarit bashkëpunues (Matsagouras, 2007) dhe të tregojnë krijimtarinë e tyre në mjedise digjitale ose jo, siç është përmendur në seksionet e tjera. Sidoqoftë, turnetë virtualë ofrojnë mundësinë që nxënësit të “udhëtojnë” mendërisht dhe virtualisht në vendet e shenjta të krishtera të Konstandinopojës, Jerusalemit, të Malit të Shenjtë (Athos), të Romës. Në linket e mëposhtme ofrohet mundësia e turneve virtualë. Shën Sofia në Konstandinopojë: https://www.360tr.com/34_istanbul/ayasofya/english/#

Figura 50 - Shën Sofia në Konstandinopojë

85


Edukimi fetar, Dëshmia e Krishterë dhe Teknologjia e Komunikimit dhe Informacionit

Katedralja e Shenjtë e Ngjalljes Tiranë: https://www.tripadvisor.com.gr/Attraction_Review-g294446-d318531-Reviews-Orthodox_Autocephalous_Church_of_Albania-Tirana_Tirana_County.html

Figura 51 - Katedralja e Shenjtë e Ngjalljes në Tiranë (nga Trip Advisor)

Manastiret e Malit të Shenjtë (Athos): https://mountathos360.com/

Figura 52 - Manastiri i Shenjtë i Kutlumusiut në Malin e Shenjtë- Turne virtual

Siç u përmend dhe në muze, interes të veçantë ka krijimi dhe prezantimi i një kishe virtuale nga nxënësit. Në këtë mënyrë, mësuesi do të vlerësojë nëse i kanë kuptuar pjesët kryesore dhe objektet e Kishës. Pra, në të njëjtën kohë, diçka e tillë funksionon edhe në mënyrë misionare. Kështu jepet dëshmia e pranisë dhe e artit Orthodhoks në mbarë botën, ndërsa informacionet që shoqërojnë objektet, ndihmojnë marrësin të njohë pasurinë theologjike dhe artistike të Kishës Orthodhokse. Një projekt i tillë mund të realizohet me aplikacionin https://www.artsteps.com/. Një aktivitet konkret është krijimi i një ekspozite virtuale me mozaikë, mobilie, libra ose objekte të tjera që kanë si temë “hardhinë”. Si parantezë, përmendim se “hardhia” jepet si shembull nga Jisu Krishti për të përmendur lidhjen e Tij përgjatë shekujve me nxënësit dhe nxënëset e Tij (Jn. 15:1) dhe zgjerohet në misterin e Eukaristisë Hyjnore. Kështu që nxënësit, individualisht ose në 86


Muze virtualë dhe vizita virtuale në Kisha të shenjta

grup, eksplorojnë kishën, gjejnë “hardhinë” dhe, me ndihmën e teksteve ose nëpërmjet diskutimit, përpiqen të kuptojnë domethënien e simbolikës. Pastaj ata paraqesin ekspozitën e tyre duke theksuar domethënien eukaristike të “hardhisë”. Në lidhje me të gjitha të mësipërmet, në kontekstin e Edukimit të Krishterë, nxënësit mund të paraqesin digjitalisht punën e famullisë ose të Mitropolisë vendase, ose, madje, edhe të një Patriarkane ose të një Kishe Autoqefale. Gjithashtu, mund të vijnë në kontakt me priftërinjtë dhe anëtarët e tjerë të komunitetit të kishës dhe të komunikojnë me ta. Për të pasur një mësim më efektiv, është mirë që nxënësit të marrin intervista. Pyetjet mund t’i referohen historisë së çdo komuniteti. Sugjerohet që intervistat të jenë të strukturuara dhe formulimi i pyetjeve të jetë i organizuar nga klasa (Cohen & Manion, 1994:376). Përpunimi i mëtejshëm i këtij materiali do të çojë në mësim dhe reflektim efektiv. Kështu pra, nevojitet regjistrimi i intervistave dhe paraqitja në komunitetin e shkollës me anë të powerpoint-it ose disa postimeve në faqen e internetit / blogun e shkollës, ose një film. Në këtë mënyrë, e gjithë shkolla është e përfshirë në njohjen me të ndryshmen, ndërsa nxënësit nuk i marrin në mënyrë pasive njohuritë, por i zbulojnë ato dhe përpiqen të gjejnë pikat që i interesojnë. Më në fund, të gjitha këto veprime mund të kombinohen me teknika moderne që çojnë në të mësuarit aktiv dhe eksplorues.

87


BIBLIOGRAFIA

Αγία Γραφή, (2003). Αθήνα: Βιβλική Εταιρεία Ελλάδας.

Αγγέλαινα, Σ. & Τζιμογιάννης, Α. (2010). ‘Δημιουργία και μελέτη μιας μαθητικής Κοινότητας Διερεύνησης μέσω ενός ιστολογίου’. Πρακτικά Εργασιών 7ου Πανελλήνιου Συνεδρίου με Διεθνή Συμμετοχή «Οι ΤΠΕ στην Εκπαίδευση», τ ΙΙ, σ. 337-344. Αναστασιάδης, Π. (2020). Η Αξιοποίηση των ΤΠΕ στο Σύγχρονο Σχολείο με έμφαση στη Συνεργασία, τη Δημιουργικότητα και την Κριτική Σκέψη. Κρήτη: Εργαστήριο Διά Βίου και Εξ Αποστάσεως Εκπαίδευσης (Ε.ΔΙ.Β.Ε.Α) Αλμπανάκη, Ξ. (2017). Η θρησκεία στο μουσείο: Μία μετανεωτερική προσέγγιση ανάπτυξης μαθησιακής εμπειρίας με παιδαγωγική αξιοποίηση εικονικών μουσείων. Μητροπούλου, Β. (επιμ.). Ζητήματα Διδακτικής των Θρησκευτικών, Τομ. 1 – Πρακτικά του Πανελληνίου Συνεδρίου Θεολόγων. Θεσσαλονίκη: ΑΠΘ. Βασιλείου, Μ., Εις την Εξαήμερον, PG29. Barlett-Bragg, A. (2003). ‘Blogging to Learn. The Knowledge Tree 4 e-journal’. U mor më 03.06.2020 nga https://www.csus.edu/indiv/s/stonerm/Blogging_to_Learn.pdf Blood, Rebecca (2000). “Weblogs: a history and perspective”. U mor më 03.07.2020 nga http:// www.rebeccablood.net/essays/weblog_history.html Cohen, L. & Manion, L. (1994). Μεθοδολογία Εκπαιδευτικής Έρευνας. Μτφρ. Μητροπούλου, Χρ. & Φιλοπούλου, Μ., Αθήνα: Μεταίχμιο. Cheong P., Halavais A., & Kwon K. (2008) The Chronicles of Me: Understanding Blogging as a Religious Practice, Journal of Media and Religion, 7:3, 107-131 Γαϊτάνος, Γ. (2016). Επιστημονική μελέτη των Θρησκειών. Θεωρητική προσέγγιση και σύγχρονες τάσεις, Θεσσαλονίκη: Μπαρμπουνάκης. Γιαννουλάτος, Α. [Αρχιεπίσκοπος Αλβανίας] (2004). Ίχνη από την αναζήτηση του Υπερβατικού. Συλλογή θρησκειολογικών μελετημάτων, Αθήνα: Ακρίτας. Γιούλτσης, Β. (1996): Κοινωνιολογία της θρησκείας. Θεσσαλονίκη: Π. Πουρναράς. Dawson, L. (1998) “Anntimodernism, modernism and postmodernism: struggling with the cultural significance of new religions movements”, Sociology of Religion, vol. 59. Debelts, J. (1995). Literarisch-artistische Abhandlung in allgemein verständlicher Form über Frauen und die Aufklärung des Museums. In: Standbein Spielbein. Museumspädagogik aktuell. Heft 43. Dickson, D. (1985). Εναλλακτική Τεχνολογία και η πολιτική της Τεχνολογικής αλλαγής, (Αθήνα). Duffy, Peter and Bruns, Axel (2006) “The Use of Blogs, Wikis and RSS in Education: A Conversation of Possibilities”. In Proceedings Online Learning and Teaching Conference 2006, pages pp. 31-38, Brisban u mor më 03.07.2020 https://eprints.qut.edu.au/5398/1/5398.pdf Δεμερτζής, Ν. (2002) Πολιτική και Επικοινωνία: Όψεις εκκοσμίκευσης της Ορθοδοξίας, στο: 103


Edukimi fetar, Dëshmia e Krishterë dhe Teknologjia e Komunikimit dhe Informacionit

Θ. Λίποβατς, Ν. Δεμερτζής, Β. Γεωργιάδου: Θρησκείες και Πολιτική στη Νεωτερικότητα Αθήνα, Κριτική, σ. 142-180. Hellade, C. (2005). Online religion as lived religion. Methodological issues in the study of Religious Participation on the internet. Online Heidelberg Journal of Religions on the internet. V. 1.1. E disponueshme në https://archiv.ub.uni-heidelberg.de/volltextserver/5823/ qasja e fundit më 26.06.2020 Heathcote, D. (2004), Drama as a Learning Medium. Heinemann Portsmouth, NH. Καραβιδόπουλος, Ι. (1991). Εισαγωγή στην Καινή Διαθήκη. Θεσσαλονίκη: Π. Πουρναράς. Kalantzis, M., & Cope, Β. (2013), Νέα Μάθηση. Βασικές αρχές για της επιστήμη της εκπαίδευσης, μτφρ. Χ. Γιώργος, Αθήνα: Κριτική. Καλλαρά Α. (2014) Ανάδειξη χαρακτηριστικών του βιώσιμου σχολείου με την αξιοποίηση ιστολογίου. Θεσσαλονίκη: Αριστοτέλειο Πανεπιστήμιο Θεσσαλονίκης (ΑΠΘ). Σχολή Παιδαγωγική. Τμήμα Παιδαγωγικό Δημοτικής Εκπαίδευσης. Καραμούζης Π. (2006) ‘Θρησκευτική αγωγή και νέες τεχνολογίες στην πρωτοβάθμια εκπαίδευση. Μια απόπειρα προσέγγισης της θρησκευτικής ετερότητας στην κοινωνία της πληροφορίας’. Πρακτικά 3ου Πανελλήνιου Συνεδρίου της ΕΕΕΠ-ΔΤΠΕ, με θέμα: Εκπαίδευση και Νέες Τεχνολογίες, Αθήνα, σσ. 291-303. Καραμούζης, Π. (2007), Πολιτισμός και Διαθρησκειακή Αγωγή, Αθήνα: Ελληνικά Γράμματα. Καραμούζης, Π. (2009) Η ψηφιακή παρουσία των θρησκευτικών προϊόντων στην κοινωνία της πληροφορίας. Ηλεκτρονικές αποτυπώσεις ή επιβλαβείς επιβιώσεις του ανορθολογισμού; Στο Σοφός, Α. (Επιμ.) Παιδαγωγικές Διαστάσεις των Νέων Μέσων, Αθήνα: Γρηγόρης, σσ. 126-155. Καραμούζης, Π. & Αθανασιάδης, Ηλ. (2011). Θρησκεία, εκπαίδευση, μετανεωτερικότητα. Η θρησκευτική αγωγή στο σύγχρονο σχολείο, Αθήνα: Κριτική. Καραμούζης, Π. (2015). Η Κοινωνιολογία της Θρησκείας μεταξύ Εκπαίδευσης και Κοινωνίας. Αθήνα: Ελληνικά Ακαδημαϊκά Ηλεκτρονικά Συγγράμματα και Βοηθήματα. Καραμούζης, Π. (2018). ‘Τα νέα μέσα κοινωνικής δικτύωσης και οι μετασχηματισμοί της θρησκευτικής ταυτότητα’. Σύναξη, τ. 47, σ. 46-58. Καραμούζης, Π. & Φωκίδης, Εμ. & Τσιρέβελος, Ν. (2019). ‘Η αναγκαιότητα της Θρησκευτικής Εκπαίδευσης, τα Προγράμματα Σπουδών και οι Διδάσκοντες. Μια πανελλήνια έρευνα’, ΕλΘΕ/ GjRE, τμ. 1, τεύχ. 2. U mor më 30.08.2019 nga http://www.gjre.gr/images/documents/2019i/karamouzisetal_1030457-30420195.pdf Καραμούζης, Π. (2018). Τα νέα μέσα κοινωνικής δικτύωσης και οι μετασχηματισμοί της θρησκευτικής ταυτότητα. Σύναξη, τ. 47, σ. 46-58. Καραμούζης, Π. & Τσιρέβελος, Ν. (2020). Εκπαίδευση και κατάρτιση εκπαιδευτικών στη θρησκευτική εκπαίδευση. Το παρόν και το μέλλον για το όραμα του Νέου Σχολείου. στο Σοφός, Λ., Δάρρα, Μ., Τσιμπιδάκη, Α., Κλαδάκη, Μ., Κώστας,Α. (επιμ.), Παιδαγωγικά Τμήματα και το μέλλον τους. Εκπαίδευση εκπαιδευτικών: Προκλήσεις και προοπτικές σε έναν κόσμο που αλλάζει, Αθήνα: Γρηγόρη. Kalawsky, R. (1993). The Science Of Virtual Reality And Virtual Environments: A Technical Scien104


Bibliografia

tific and Engineering Reference On Virtual Environments. Hardcover Κόκκινος, Γ. (2003) Επιστήμη, Ιδεολογία, Ταυτότητα. Το μάθημα της Ιστορίας στον αστερισμό της υπερεθνικότητας και της παγκοσμιοποίησης. Αθήνα, Μεταίχμιο. Κόμης Β. (2004). Εισαγωγή στις εκπαιδευτικές εφαρμογές των Τεχνολογιών Πληροφορίας και Επικοινωνιών. Αθήνα: Εκδόσεις Νέων Τεχνολογιών. Κορναράκης, Κ. (2019) Ήμουν, απλώς, άνθρωπος. Σύναξη, τ. 47, σ. 62-74. Κουκουνάρας-Λιάγκης, Μ. (2012). Οι θρησκείες στο σχολείο. Μια μετανεωτερική προσέγγιση της Θρησκευτικής Εκπαίδευσης με τις τεχνικές από το Θέατρο στην εκπαίδευση, στο Γκόβας, Ν. Κατσαρίδου, Μ., Μαυρέας, Δ. (επιμ.), Θέατρο & Εκπαίδευση. Δεσμοί αλληλεγγύης, Αθήνα: Πανελλήνιο Δίκτυο για το Θέατρο στην Εκπαίδευση, σ. 232-239. Κουκουνάρας-Λιάγκης, Μ. (2017), ‘Η Θρησκευτική Εκπαίδευση στην Ελλάδα αλλάζει: η παιδαγωγική και διδακτική καινοτομία των νέων ΠΣ’. Στο Μητροπούλου, Βασ. (επιμ.), Διδακτικές προσεγγίσεις στο μάθημα των Θρησκευτικών», 1ο Πανελλήνιο Συνέδριο Θεολόγων (Θεσσαλονίκη). U mor më 30.08.2019 nga http://ejournals.lib.auth.gr/religionteaching/issue/view/911 Κουκουνάρας-Λιάγκης, Μ. (2018), ‘Η έρευνα-δράση ως προσωπική ανάγκη του εκπαιδευτικού. Αναστοχασμός και συνεργασία, με σκοπό τον μετασχηματισμό’. Στο Κατσαρού, Ελ. & Τσάφος, Β. (επιμ.). Ορίζοντας την έρευνα-δράση στην Ελλάδα στην προοπτική διαμόρφωσης μιας επαγγελματικής κοινότητας εκπαιδευτικών ερευνητών, Πρακτικά 1ου Πανελλήνιου Συμποσίου, σ. 101-120. Κουκουνάρας-Λιάγκης, Μ. (2019), Τι θρησκευτικά χρειάζεται η εκπαίδευση σήμερα; Μια πολυδιάστατη έρευνα σε ελληνικό περιβάλλον, Αθήνα: Gutenberg. Κούκουρα, Δ. (2006), Μεθοδολογική προσέγγιση Ομιλητικών κειμένων (Λόγοι Επισκόπων), Θεσσαλονίκη: Π. Πουρναρά. Κούκουρα, Δ. (2006β), Η ρητορική και η εκκλησιαστική ρητορική. Διαχρονική μελέτη, Θεσσαλονίκη: Π. Πουρναρά. Κούκουρα, Δ. (2006γ), Εκκλησία και Γλώσσα - Επικοινωνιακή προσέγγιση, Θεσσαλονίκη: Π. Πουρναράς. Κούκουρα, Δ. (2009), Σπουδή στη χριστιανική ομιλία Α΄. Το λογοτεχνικό περιβάλλονκαι η γένεσή της, Θεσσαλονίκη: Π. Πουρναρά. Κούκουρα Δ. (2009β), Το μήνυμα του Ευαγγελίου - Μετάδοση και πρόσληψη, Θεσσαλονίκη: Π. Πουρναράς. Κούκουρα, Δ. (2012) «Επανευαγγελισμός στις «Χριστιανικές» κοινωνίες. Μια Ορθόδοξη προσέγγιση», Σύνθεσις, Ηλεκτρονικό περιοδικό του Τμήματος Θεολογίας ΑΠΘ, Vol. 3, No 1, u mor më 30/06/2020 nga https://ejournals.lib.auth.gr/synthesis/article/view/4302/4380 Κούκουρα Δ. (2014), Η χριστιανική ομιλία, Θεσσαλονίκη: Μπαρμπουνάκη. Κουτσογιάννης, Δ. (2008). Διδακτική αξιοποίηση των λεξικών και σωμάτων κειμέ- νων: θεωρητικό πλαίσιο. Θεσσαλονίκη: Κέντρο Ελληνικής Γλώσσας. http://www.greeklanguage.gr/greekLang/ modern_greek/education/cbt/utilization/theory.html 105


Edukimi fetar, Dëshmia e Krishterë dhe Teknologjia e Komunikimit dhe Informacionit

Λιντζέρης, Π. (2010). Θεωρία της Μετασχηματίζουσας Μάθησης : Δυνατότητα για μια κριτική και χειραφετική στροφή στην πρακτική της Εκπαιδευσης Ενηλίκων. Στο Δ. Βεργίδης, Α. Κόκκος (Επιμ.), Εκπαίδευση Ενηλίκων : διεθνείς προσεγγίσεις και ελληνικές διαδρομές, (σσ. 94 – 123). Αθήνα : Μεταίχμιο. Λιοναράκης Α., (2013). Κοινωνία των πολιτών και άτυπη μάθηση: δύο διαμορφωτές του πολιτικού γίγνεσθαι και του εκπαιδευτικού συστήματος. Στο Α. Κοντάκος και Φ. Καλαβάσης (Επιμ.) Θέματα Εκπαιδευτικού Σχεδιασμού – Κοινωνικά Δίκτυα και Σχολική Μονάδα: Γέφυρες και νοήματα (σελ. 163 – 175). Τμήμα Επιστημών της Προσχολικής Αγωγής και του Εκπαιδευτικού Σχεδιασμού, Πανεπιστήμιο Αιγαίου, Ρόδος: Εκδόσεις Διάδραση Ματσαγγούρας, Ηλ. (2002). Θεωρία της διδασκαλίας. Η προσωπική θεωρία ως πλαίσιο στοχαστοκριτικής ανάλυσης, Αθήνα: Gutenberg. Ματσαγγούρας Η. (2007). Θεωρία και Πράξη της Διδασκαλίας. Στρατηγικές Διδασκαλίας. Η Κριτική Σκέψη στη Διδακτική Πράξη, Αθήνα: Gutenberg. Μητροπούλου, Β. (2007). Νέες τεχνολογίες και θρησκευτική αγωγή, Θεσσαλονίκη: Βάνιας. Μητροπούλου, Β. (2014). Εκπαιδευτικές τεχνολογίες στο σύγχρονο σχολείο, Θεσσαλονίκη: Ostracon Publishing. Μητροπούλου, Β. (2015), Οι τεχνολογίες της πληροφορίας και των επικοινωνιών στη διδακτική του μαθήματος των Θρησκευτικών, Θεσσαλονίκη: OstraconPublishing. Νόττα, B (2009), Από τον Βωμό και τον Άμβωνα στην Οθόνη. Η περίoδος της προφορικότητας και οι επικοινωνητές της, Αθήνα: Ι. Σιδέρης. O’Donnell, Marcus, (2006). “Blogging as pedagogic practice: artefact and ecology”, Asia Pacific Media Educator, 17, 5-19. U mor më 03/07/2020 nga http://ro.uow.edu.au/apme/vol1/iss17/3 Page, Ruth (2012). Stories and Social Media. London / New York: Routledge. Page, Ruth & Bronwen, Thomas (eds.) (2011). New Narratives: Stories and Storytelling in the Digital Age. Nebraska: University of Nebraska Press. Page, Ruth (ed.) (2010). New Perspectives on Narrative and Multimodality. London / New York: Routledge Raiser, K. (1995). Το μέλλον του Οικουμενισμού. Θεσσαλονίκη: Παρατηρητής. Ράπτης Α. & Ράπτη, Α. (2004), Μάθηση και διδασκαλία στην Εποχή της Πληροφορίας. Τόμος Α & Β΄. Αθήνα: αυτοέκδοση Said, E. (1979). Orientalism. New York: Vintage Books. Stuart R. & Thomas, J.C (1991). The implications of Education in Cyberspace, Multimedia Review, pp. 17-27. Σοφός, Α. (2014). Παιδαγωγική αξιοποίηση κινηματογραφικής ταινίας και βίντεο στην εκπαιδευτική διαδικασία. Αθήνα: ΙΩΝ. Τσίλης, Ν. (2013). Θρησκεία και διαδίκτυο, e disponueshme tek https://www.academia.edu/30180 447/%CE%98%CE%A1%CE%97%CE%A3%CE%9A%CE%95%CE%99%CE%91_%CE%9A%CE %91%CE%99_%CE%94%CE%99%CE%91%CE%94%CE%99%CE%9A%CE%A4%CE%A5%CE 106


Bibliografia

%9F_RELIGION_AND_INTERNET_ Τσιρέβελος, Ν. (2014), Τα ιεραποστολικά περιοδικά και η αποτύπωση της Ορθόδοξης μαρτυρίας κατά τη μεταπολεμική περίοδο. Επικοινωνιακή προσέγγιση, Θεσσαλονίκη: Θεολογική Σχολή ΑΠΘ. Τσιρέβελος, Ν. (2015), Θεολογική θεμελίωση της Ορθόδοξης μαρτυρίας. Σπουδή στο έργο του Αρχιεπισκόπου Αλβανίας Αναστασίου. Θεσσαλονίκη: Ostracon Publishing. Τσιρέβελος, Ν. (2017). ‘Θεολογικά Εκπαιδευτικά Ιστολόγια’, U mor më 10.09.2019 nga https:// ntsireve.blogspot.com/2017/08/blog-post_31.html#more Τσιρέβελος, Ν. (2017). ‘Ο διαθρησκειακός διάλογος της ζωής μέσα από το παράδειγμα της Μεσαιωνικής Πόλης της Ρόδου. Θεολογική θεμελίωση και διδασκαλία με τη χρήση ιστολογίου’. Στο Μητροπούλου, Βασ. (επιμ.), Διδακτικές προσεγγίσεις στο μάθημα των Θρησκευτικών», 1ο Πανελλήνιο Συνέδριο Θεολόγων (Θεσσαλονίκη). U mor më 30.08.2019 nga http://plab.theo.auth. gr/images/synedria/1o_Panell_syn_theol_praktika.pdf Τσιρέβελος, Ν. (2018α). ‘Διαχριστιανικές πολιτιστικές συνθέσεις σε μνημεία της Ρόδου’, Καλλιεργώντας δεξιότητες του 21ου αι. μέσα από τα Προγράμματα Σχολικών Δραστηριοτήτων, επιμ. Ευ. Μουλά - Ιω. Παπαδομαρκάκης, Ρόδος, σ. 104-114. Τσιρέβελος, Ν. (2018β) «Διαθρησκειακοί ιστορικοί περίπατοι στη Μεσαιωνική Πόλη της Ρόδου με τη χρήση κινητών συσκευών», Πρακτικά του 4ου Διεθνούς Συνεδρίου για την Προώθηση της Εκπαιδευτικής Καινοτομίας που διοργάνωσε ο ΕΕΠΕΚ στις 12-14.10.2018 στη Λάρισα, τ. Α΄. U mor më 30.06.2020 nga https://docs.google.com/document/d/1xSrdh1b-3yGkdwheTDFe_0mw3scUbQcVjbNb53S3Eh8/edit Τσιρέβελος, Ν. (2018γ), «Το μήνυμα των Χριστουγέννων στα σύγχρονα Ομιλιάρια», Δωδεκάνησος – Επίσημον Δελτίον των εν Δωδεκανήσω επαρχιών του Οικουμενικού Θρόνου, Περ. Α΄, έτ. Ι΄, τεύχ. Κ΄ (Ιούλ.-Δεκ. 2019), σ. 275-498. Tsirevelos, N. (2020). Formimi dhe Edukimi i Krishterë nga teoria në praktikë. Përkth. e red. R. Baba & M. Baba, Durrës: Dep. i Theologjisë dhe Kulturës. Vygotsky, L.S. (1962). Thought and Language. Κέιμπριτζ, MA: MIT Press. Wittgenstein L. (1990), Γλώσσα-Μαγεία-Τελετουργία, μτφρ. Κ. Κωβαίος, Αθήνα: Καρδαμίτσα. Χοντολίδου, Ε. (1999), Γλωσσικός Υπολογιστής 1999, 1: 115-117). Φουντούλης Ι. (2002), Ομιλητική, Θεσσαλονίκη. Γιαννουλάτος, Α. [Αρχιεπίσκοπος Αλβανίας] (2017). Εγρήγορση. Χρέος των Ορθοδόξων. Αθήνα: Εν πλώ.

107



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.