Fetë e botës
Georgios Gaitanos
Fetë e botës e-book
Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos 2020
Fetë e botës
Përkthim & redaktim gjuhësor: MSc. Aida Zoto CIP Katalogimi në botim BK Tiranë Gaitanos, Georgios Fetë e botës : e-book / Georgios Gaitanos ; përkth. e red. Aida Zoto. - Tiranë : Kolegji Universitar “Logos”, 2020 ... f. ; ... cm. Tit. origj. : Lecture of religious studies. – Bibliogr. ISBN 978-9928-4594-2-8 1.Teologjia
2.Feja
3.Historia
2-9 Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos Shën Vlash, 2020 e-mail: teolorthalb@yahoo.com Kjo vepër është objekt i të drejtave të autorit dhe mbrohet nga dispozitat e legjislacionit shqiptar dhe konventat ndërkombëtare të të drejtave të autorit. Ndalohet rreptësisht dhe pa lejen me shkrim të botuesit, çfarëdo mënyre ose forme (elektronike, mekanike ose tjetër) e kopjimit, shumëfishimit, dhe në përgjithësi, e riprodhimit, lëshimit ose huazimit, përkthimit, përshtatjes, ritransmetimit në publik ose çdo forme tjetër e qarkullimit, shfrytëzimit të pjesshëm ose total të kësaj vepre. Botimi i Parë, 2020 © Georgios Gaitanos & Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos ISBN: 978-9928-4594-2-8
Tabela e përmbajtjes Parathënie 9 Hyrje 11 Ι Feja Kineze 1. Adhurimi i stërgjyshor 13 2. Hyjnitë 14 3. Fantazmat 14 4. Ritualet e adhurimit 15 5. Fetë e organizuara 17 5.1. Konfucianizmi 17 5.2. Taoizmi 21 5.3. Budizmi 24 5.4. Pakicat fetare 25 6. Perspektiva e përgjithshme 25
IΙ Hinduizmi
1. Hinduizmi dhe Orientalizmi 31 2. “Feja Vedike” 33 3. Periudhat historike 34 4. Ritualet e adhurimit 35 5. Perspektiva e re 36 6. Sikhizmi 37 6.1. Periudha e hershme 37
6.2. Mbretëritë e sikhëve në shek. XVIII dhe XIX
38
6.3. Lëvizjet moderne 38 6.4. Mësimet dhe praktikat fetare 39 6.5. Sikhizmi në Perëndim 40
IIΙ Judaizmi
1. Periudhat 44 1.1. Periudha e diversitetit 44 1.2. Periudha e formimit 45 1.3. Periudha klasike 46 1.4. Periudha moderne 47 1.4.1. Judaizmi i Reformuar 48 1.4.2. Judaizmi konservator 49 5
1.4.3. Judaizmi i rindërtuar 50 1.4.4. Judaizmi Orthodoks 51 2. Mendimi theologjik dhe etika 51 3. Periudha e adhurimit 52 4. Identiteti hebre 52
IV Budizmi
1. Historia e Budës 55 2. Mësimet 56 3. Degët 57 3.1. Theravada 57 3.2. Mahajana 58 3.3. Vajrayana 59 3.4. Xhainizmi 60 4. Burime 61 5. Adhurimi 61 6. Probleme në përkufizimin e Budizmit
62
V Feja Japoneze
1. Rëndësia e mjedisit natyror 67 2. Sfera hyjnore dhe njerëzore 67 3. Rëndësia e kolektivitetit 68 4. Konteksti historik 68 4.1. Japonia parahistorike 68 4.2. Epoka e hershme historike 69 4.3. Budizmi Japonez 70 4.4. Epoka e Tokugawa 70
4.5. Epoka Meiji dhe Japonia moderne
71
5. Situata moderne 71 6. Periudha e adhurimit 72
VI Krishterimi
1. Historia 75 1.1. Kisha Orthodokse 86 1.2. Kisha RomanoKatolike 87 1.3. Protestantizmi 89 2. Spiritualiteti 91 3. Soteriologjia 91 6
4. Adhurimi 92 5. Monakizmi 94 6. Problematicizma 95
VII Islami
1. Themelimi 100 2. Burime 102 3. Grupet fetare 102 3.1. Sunitët 103 3.2. Shiitët 103 3.3. Sufizmi 103 3.3.1. Bektashizmi 104 3.4. Babizmi / Bahaizmi 107 4. Cikli i adhurimit 108 5. Problematicizma 109
VIII Fetë e reja
1. Përkufizim 115 2. Kuadri teorik 115 3. Karakteristikat 116 4. Prezantimi gjeografik 118 4.1. Afrikë 118 4.2. Amerikë dhe Karaibe 118 4.3. Azi 120 4.4. Evropë 122 4.5. Oqeani 122
ΙX Fetë e popujve tradicionalë
1. Veprimi 128 2. Koha dhe vendi 129 3. Praktikat Rituale (Kalimet) 132
Aneks 137
7
K
Parathënie
y studim prezanton dhe paraqet “fetë e botës”, përkatësisht fenë Kineze, Hinduizmin, Judaizmin, Budizmin, fenë Japoneze, Krishterimin dhe Islamin, ndërsa sektorë të veçantë u dedikohen të ashtuquajturave “fe të reja” dhe “fe të popujve tradicionalë”. Çdo fe paraqitet në përputhje me parimet e Historisë së Feve ndërsa në të njëjtën kohë, përmes prezantimit të tabelave kronologjike, kërkohet analizimi i termave, mësimeve dhe koncepteve qendrore për të informuar sa më plotësisht lexuesin. Ky studim paraqet strukturat fetare më karakteristike dhe më të rëndësishme të njerëzimit të shtrira në çdo epokë gjeografike. Sigurisht, gama që duhet të mbulojmë është aq e madhe sa në disa raste duhet të jemi selektivë. Rastet e shqyrtuara dhe të studiuara u zgjodhën bazuar në përfaqësimin e një tradite të rëndësishme fetare, integrimin e shumë dukurive fetare në një grup, si dhe tematikave që lidhen me interesin e publikut të gjerë mbi temën e “fesë” ose mbi një traditë të veçantë fetare. Qëllimi themelor është tërheqja e vëmendjes së lexuesit ndaj motiveve të përgjithshme të të ashtuquajturave “fe botërore” dhe përqendrimi i vëmendjes edhe ndaj rasteve të tjera të fenomeneve fetare; fenomene të cilat nuk dihen gjerësisht, qoftë nga traditat e mëdha fetare, qoftë nga ato më të panjohurat. Për këtë arsye, u formuan të dy kategori shtesë për të mbuluar një shtrirje sa më të madhe të fenomenit fetar në të gjithë botën. Gjithashtu, një sfidë e veçantë ishte përdorimi i terminologjisë së pandryshuar - e cila rrjedh nga traditat e ndryshme fetare - dhe përkthimi i saj në terma të kuptueshëm të mendimin perëndimor dhe në terma përshkrues të domethënies së tyre ekzakte; kjo në një mjedis të ndryshëm fetar nga i yni. Sigurisht, kjo përpjekje është një sfidë e veçantë për çdo hulumtues dhe studiues fetar, pasi nuk kufizohet vetëm në transmetimin dhe rrëfimin e një tradite fetare, por edhe në zhvillimin e kategorive brenda saj, në mënyrë që të paraqitet evolucioni dhe diferencimi i koncepteve dhe perceptimeve, historikisht dhe gjeografikisht. Georgios Gaitanos Shkurt 2020
9
K
Hyrje
y studimi synon të paraqesë fetë e botës në përputhje me parimet e shkencës së Historisë së Feve. Në mënyrë specifike, u ndoq një qasje e përgjithshme për klasifikimin e feve, e cila do të paraqitet më poshtë; përkatësisht klasifikimi bazuar në popullsinë dhe vlerën gjeo-politike të secilës fe. Kështu, u dalluan “fetë e botës” ose “fetë e mëdha moderne”, që janë feja Kineze, Hinduizmi, Judaizmi, Budizmi, Krishterimi, feja Japoneze dhe Islami1. Gjithashtu, termi “fe ekumenike” (i cili ekzistonte më parë), nuk është përdorur dhe as dallimi midis feve etike, natyrore apo edhe fetare të Ligjit. Në thelb, secila fe është studiuar përmes evolucionit të saj në histori dhe janë theksuar ndryshimet, tendencat separatiste (nëse ka pasur) dhe grupet e reja fetare. Gjithashtu, u formuan edhe dy kategori të tjera, “fetë e reja” dhe “fetë e popujve tradicionalë”. “Fe të reja” konsiderohen ato fe të cilat janë formuar brenda kufijve të traditave ekzistuese fetare dhe origjina e tyre gjurmohet pas periudhës së vonë koloniale. Nga ana tjetër, “fetë e popujve tradicionalë” janë një kategori që formësohet më së shumti bazuar në kritere gjeografike sesa historike apo fetare. Bëhet fjalë për tradita fetare të cilat kanë mbetur të paprekura nga traditat perëndimore apo lindore të feve botërore dhe pjesa më e madhe e tyre nuk kanë sistem shkrimi. Së fundi, për një paraqitje më të saktë të fenomenit fetar ekziston dhe kategoria e “feve të antikitetit”2, e cila i referohet të gjitha feve që u zhvilluan në antikitetin klasik dhe vlerësohen si bartës të civilizimit të mëvonshëm perëndimor. Sidoqoftë, në këtë botim përzgjodhëm të paraqisnim traditat fetare “të gjalla”, ndërsa të ashtuquajturat “fe të antikitetit” do të konsiderohen në një botim tjetër në të ardhmen. Të gjitha sistemet fetare që përmendëm paraqiten secila në një kapitull të veçantë, për të theksuar ndryshimet në gjuhë, në institucione dhe kulturë, por edhe për të analizuar në detaje termat, konceptet dhe mësimet brenda kontekstit të tyre historik. Sigurisht, çështja e secilës fe trajtohet ndryshe nga veprat dhe librat e tjerë përkatës. Qëllimi ynë kryesor është një vlerësim kritik i mënyrës se si studiuesit dhe komuniteti akademik kanë prezantuar dhe përshkruar secilën fe në 1 Fetë shfaqen në këtë rend sepse u preferua të paraqiten në mënyrë kronologjike, duke filluar nga tradita më e vjetër fetare dhe kulturore e deri më e fundit, sipas të dhënave arkeologjike dhe sekretariale të disponueshme nga ne. Në çdo rast, rendi i paraqitjes nuk është një tregues i përparësisë ose rëndësisë së një feje mbi tjetrën. 2 Koncepti i antikitetit në këtë kategori ka të bëjë ose me fetë që i paraprinë Krishterimit në zonat ku ai njohu shtrirjen më të madhe të tij ose me fetë që u zëvendësuan nga ai. Antikiteti nuk lidhet drejtpërdrejt me Epokën paleolitike, pasi lidhet kryesisht me fetë që ishin bartës të civilizimit të mëvonshëm perëndimor ose të paktën, siç duket, shumë prej këtyre feve zotërojnë traditën perëndimore. Është e qartë se në epokën tonë një sovranitet i antikitetit nuk ka asnjë kuptim dhe nuk mund të provohet, pasi kufijtë në antikitet janë të papërcaktueshëm, dhe praktikisht asnjë traditë fetare nuk mund të konsiderohet mbizotëruese e një tërësie vlerash fetare, estetike dhe etike. Kjo kategori përfshin fetë e antikitetit, tashmë të vdekura, të cilat nuk mund të klasifikohen në ndonjë kategori konkrete. Kështu, mund të përfshijmë kulturën greko-romake, popujt e Lindjes së Afërt, finlandezët dhe skandinavët e lashtë, por edhe rajonet e Lindjes së Largët. Sidoqoftë, duhet të ritheksojmë se antikiteti nuk është diçka që i përket dikujt specifik dhe një mendim i tillë duhet të refuzohet. Ajo që duhet të na interesojë është arsyeja pse ia vlen të studiohen fetë dhe kulturat e antikitetit. Është e qartë! Përgjigja është e njëjtë me përgjigjen e pyetjes pse ia vlen të studiohen të gjitha fetë. Studimi i feve ndihmon në zgjidhjen e “konfliktit” midis të panjohurës dhe të njohurës. Feja jonë duket gjithmonë e njohur, ndërsa tiparet e saj të çuditshme shpesh fshihen në nënvetëdije. Kështu që kur studiuesit perëndimorë të së kaluarës u shprehën se antikiteti u përket atyre, ata e konsideruan epokën “klasike” në një farë mënyre të njohur, të kuptueshme dhe të denjë për t’u identifikuar me të. Nëse do të duhej të vlerësonin tipare që nuk mund t’i nënshtroheshin vlerave evropiane të shek. XIX, atëherë pretendonin se këto tipare ishin të importuara dhe nuk ishin të kulturuara. Madje, shpesh herë, këto tipare prezantoheshin si pagane, por jo në kuptimin e dhënë nga autorët klasikë, por në kuptimin e autoktonëve. Nga ana tjetër, ekziston një tendencë në hulumtime ku fetë e antikitetit prezantohen me një qasje krejtësisht të ndryshme, d.m.th., si fe krejtësisht të ndryshme dhe të çuditshme nga ato moderne. Por në këtë pikë ka paqartësi dhe nevojë për vlerësim të asaj çka konsiderohet e çuditshme dhe çka konsiderohet e njohur. Sigurisht, nëse do të hartonim dy lista të atyre çka konsiderojmë të çuditshme ose jo për fetë e antikitetit, atëherë do të kishim humbur gjatë procesit, sepse siç kemi thënë, një kërkim i tillë nuk ka më kuptim, pasi nuk ka nevojë të lidhet antikiteti me një traditë të veçantë fetare.
11
Fetë e botës
të kaluarën, paralelisht me nënvizimin e këndvështrimit me të cilin duhet të qaset secila fe. Pra, në këtë këndvështrim, paraqiten dhe analizohen pikat kryesore të evolucionit historik të çdo tradite fetare. Është si të përpiqesh të tregosh fillimin e evolucionit të secilit sistem fetar përmes një shqyrtimi kritik të metodologjisë së studiuesve të fesë. Kështu, ofrohet mundësia për të vendosur parimet e duhura metodologjike për studimin e secilës traditë fetare dhe për të ndërtuar kategori të reja të analizave. Së fundmi, në Shtojcë renditen tabela kronologjike të detajuara, për secilën traditë fetare, në mënyrë që të kuptohet sa më qartë rrjedha dhe evolucioni historik i tyre. Çdo tabelë paraqet ngjarjet më të rëndësishme historike ose të vendit të origjinës së secilës fe ose të vendeve në të cilat është shtrirë ajo, kohën e krijimit të grupeve ose tendencave fetare, si dhe kohën e përafërt të shkrimit të teksteve dhe vëllimeve zyrtare të secilës traditë fetare.
12
Aneks Kinë- Feja Kineze (Tabelë përmbledhëse kronologjike)
137
Fetë e botës
138
Aneks
139
Fetë e botës
140
Aneks
141
Fetë e botës
142
Aneks
143
Fetë e botës
144
Aneks
145
Fetë e botës
146
Aneks
147
Fetë e botës
148
Aneks
149
Fetë e botës
150
Aneks
151
Fetë e botës
- Traktati i Oslos: Qeveria izraelite fillon bisedimet me PLO (1993) - Jordan dhe Izraeli nënshkruajnë traktatin e paqes (1994) - Kryeministri izraelit Jitzhak Rabin vritet nga Jigal Amir (1995) - Intifada e Dytë
shek. XXI mb.K.
- Lufta e 34 ditëve. Izraeli pushton Libanin me qëllim shfarosjen e Hezbollahut (2006) - OKB përmirëso palestinez në një shtet (2012)
223
152
Aneks
153
Fetë e botës
154
Aneks
155
Fetë e botës
156
Aneks
157
Fetë e botës
158
Aneks
159
Fetë e botës
160
Aneks
161
Fetë e botës
162
Aneks
163
Fetë e botës
164
Aneks
165
Fetë e botës
166
Aneks
167
Fetë e botës
168
Aneks
169
Fetë e botës
170
Aneks
171
Fetë e botës
172
Aneks
173
Georgios Gaitanos
Religions of the World e-book
Departament of Theology and Culture, University College Logos 2020