Fjala-vol. III

Page 1

F JAL A R E V I S T A S T U D E N T O R E

VËLLIMI

03

Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës NËNTOR 2019 - JANAR 2020

ISSN: 2706-8609


F JALA R E V I S T A S T U D E N T O R E Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës

KRYEREDAKTORE Msc. Theano Kostoli (Ass. Lektore, Kolegji Universitar Logos)

Departament Our department provides an Orthodox Christian way of life enriching the mental, moral and spiritual life of the students, who will be the new generation of leaders of the Church of Albania. The students do not learn about Orthodox theology only in the classroom, but the program of the Depart-

REDAKTORË Jorgo Belul Teofil Grozdanovski Klajdi Dervishi

ment also includes the liturgical life, participation in the services of matins, vespers, evening, the weekly spiritual discussions and the periodic seminars. The students also take part in wider Christian education programs at least once a week. These include catechesis in the surrounding areas and visits to various institutions in the cities of Durres, Kavaja and Tirana.

FOTOGRAFITË Atë Stefan & Alexandria Ritsi Jorgo Belul, Dajana Ustia Kontakt

Website: https://theolkulogosalb.wordpress.com/ Facebook: Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos Instagram: @theolorthalbkulogos LinkedIn: Department of Theology & Culture, College University Logos Youtube: Department of Theology & Culture Soundcloud: Department of Theology & Culture Issuu: Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos


Vëllimi I I I , 2020

PËRM BA J TJA

FAQE

FAQE

FAQE

04

05

06

Editorial (Jorgo Belul)

Ndërto karrierën tënde (Dr. Georgios Gaitanos)

09

10

90 - vjetori i Trajnimi i përdoruesve Kryepiskopit Anastas të bibliotekës (Artjola Prifti) (Dr. Georgios Gaitanos)

05

12

14

16

17

Kreshma e Krishtlindjes Larg nga Maja (Kristijan Mishevski) (Llazarion Teneqexhiu)

10

Mesazhi i E Kremtja e Hyrjes së Hyjlindëses në Tempull Krishtlindjes 2019 Kryepiskopi Anastas (Eleni Gaqollari)

20

21

Një shpirt pa lutje, Simpozium “Besimet i destinuar të vdesë fetare dhe vëllazëria (Përkth: Marsela Papa) njerëzore” (Xhulia Papa)

18

23 E Kremtja e Theofanisë (Jorgo Belul)

3

24

Poezi &Thënie të Etërve të Shenjtë (Kristi Baka)

Shoqëria në tranzicion (Teofil Grozdanovski & Briken Gjika)

12 Kori i shkollës (Atë Spiro Kostoli)

15

Programi i studimit biblik (Klajdi Dervishi)

18 Botimet e reja të Departamentit tonë

22 Prerja e kekut të Shën Vasilit (Eleni Gaqollari)

27

Mistagogjia e Shën Maksim Pohuesit (Xh.Papa & J.Belul)


Fjala

D

E ditorial

epartamenti i Theologjisë dhe Kulturës vazhdon përpjekjen e tij për të botuar Revistën Studentore edhe në fillimin e vitit 2020. Ky vëllim përfshin tematika, të cilat i referohen kryesisht periudhës së Krishtlindjes dhe Theofanisë, dy të kremte të rëndësishme gjatë vitit liturgjikal. Puna për botimin e këtij vëllimi ishte në përfundim gjatë muajit dhjetor, mirëpo për shkak të fatkeqësisë që goditi vendin tonë në 26 nëntor dhe pasojave që ajo la, na detyroi të shtynim datën e botimit Me bekimin e Kryepiskopit Anastas, në ambientet e Departamentit tonë u akomoduan një numër i konsiderueshëm banorësh dhe familjarësh. Ndaj fokusi i studentëve në këto ditë të vështira, ishte ndihma e menjëhershme si në transportimin e ndihmave, në shtrimin e vakteve të ngrënies, por edhe në punë të tjera. Ndaj me këtë rast dua të shpreh falënderime dhe urime për studentët e Departamentit dhe për një pjesë të stafit, të cilët përtej përvojës së keqe që përjetuan natën e tërmetit, treguan gatishmëri për të dhënë ndihmën e tyre, e cila vazhdon edhe në ditët e sotme. Kjo ngjarje na dha edhe një mësim të madh, na tregoi si duhet të jetojmë me njëri tjetrin, jo vetëm në ditë të vështira, por edhe në përditshmëri; dhe që kjo mënyrë e të jetuarit të bëhet jo vetëm me të njohurit tanë, por edhe me të panjohurit. Gjithsesi, duke pasur shpresë dhe besim te Perëndia, lutemi që kjo vështirësi të përfundojë sa më shpejt dhe çdo gjë t’i kthehet normalitetit. Urojmë që ky vit i ri të jetë sa më i begatë dhe i suksesshëm, duke pasur në qendër të jetës sonë ikonën e Krishtit të mishëruar te çdo i afërmi ynë dhe studimet tona akademike të arrijnë nivele akoma dhe më të larta. Shpresojmë që kjo punë e prezantuar në bashkëpunim të mbetet një thesar i veçantë në përpjekjen tonë për të mësuar më shumë rreth theologjisë dhe besimit orthodhoks. Duke falënderuar pedagogët dhe studentët që kontribuojnë në këtë vëllim, urojmë një vazhdueshmëri të suksesshme në botimin e vëllimeve të tjera të revistës sonë studentore “Fjala”. Krishti mes nesh Gëzuar Vitin e Ri 2020! Përgatiti: Jorgo Belul Student i vitit II

4


Vëllimi I I I , 2020

K

N D ËR T O K A R R I E R ËN T ËN D E

ëtë vit akademik, programi i mentorimit “Ndërto karrierën tënde” i Departamentit tonë ka filluar zyrtarisht të ketë si qëllim të ndihmojë studentët të realizojnë mundësitë e tyre akademike dhe profesionale gjatë studimeve por edhe pas diplomimit të tyre. Për këtë program akademik është vendosur si qëllim krijimi i një lidhjeje dhe komunikimi të vazhdueshëm me studentët, në mënyrë që t’i përgatisë ata dhe t’i ndihmojë të realizojnë talentet dhe tendencat e tyre, në mënyrë që të kuptojnë se cilat janë zgjedhjet e duhura për të ardhmen e tyre akademike apo profesionale. Në fillim të këtij viti akademik kemi mbledhur të gjitha të dhënat për studentët tanë në lidhje me arritjet e tyre dhe progresin arsimor. Këto të dhëna janë arkivuar në një bazë të dhënash, e cila do të na ndihmojë të monitorojmë përparimin e studentëve tanë dhe natyrisht të jenë një udhëzim për studentët tanë të zbulojnë aftësitë e tyre të forta dhe të hartojnë planet e tyre të ardhshme. Hapi tjetër i këtij programi mentorimi është të vendosim studentët tanë në pozicion që të vlerësojnë veten e tyre dhe të zbulojnë cilat janë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Për këtë arsye, ata do të marrin pjesë në një ushtrim të vetëdijes (18-20.11.2019), ku do t’i përgjigjen disa pyetjeve themelore, duke u përpjekur të kuptojnë vlerat e tyre profesionale, aftësitë e tyre, kushtet e mjedis-

it të punës së tyre të ardhshme dhe karakteristikat e personalitetit të tyre. Të gjitha këto të dhëna dhe rezultate mbahen në një bazë të dhënash konfidenciale të sigurtë dhe nuk ndahen me askënd. Hapi i tretë i këtij procesi janë intervistat personale me studentët (2-13.12.2019) që do të kenë mundësinë të diskutojnë rezultatet e atyre ushtrimeve dhe t’i kombinojnë ato me preferencat e tyre në nivelin akademik dhe profesional. Studentët do të fillojnë të bëjnë një plan për hapat e tyre të ardhshme dhe të zbulojnë pikat ku duhet të përqendrohen në personalitetin e tyre, por edhe në rrugën e tyre akademike. Ky është një proces që do të përsëritet çdo vit për të kontrolluar përparimin e secilit student dhe për të rivlerësuar planin e tyre strategjik Tre hapat që sapo kemi paraqitur do të forcohen nga seminare specifike që do të japin udhëzime të përgjithshme për studentët në lidhje me disa tema që janë të lidhura ngushtë me rrugën e tyre të ardhshme pas diplomimit. Studentët do të marrin pjesë në katër seminare rreth shkrimit të CV-së (14-15.11.2019), Deklaratës Personale (25.1.2020), Kërkimit të punës (mars 2020), Përgatitjes së intervistës dhe markës personale (prill 2020). Këto tema janë shumë të rëndësishme në vendin modern të tregut të punës dhe ne do të përpiqemi të sigurojmë që studentët tanë të jenë të përgatitur të ndërmarrin hapat e duhur në çdo rrugë që do të zgjedhin për jetën e tyre. Përgjegjës i Departamentit Dr. Georgios Gaitanos

5


Fjala

SHOQËRIA NË TRANZICION STUDIMI INTERDISIPLINAR I FESË

S

tudimi mbi religjionin ka qenë gjithmonë një sfidë për studiuesit e fesë. Problematika kryesore që është hasur ka të bëjë me përcaktimin se cila metodologji duhet të përdoret. Në këtë temë do të trajtojmë se cila është metoda e duhur, duke paraqitur evoluimin dhe qasjen e metodologjive të ndryshme. Shumë e rëndësishme për t’u theksuar është edhe çështja që lidhet me vendimin e Këshilit Evropian mbi mënyrën se si duhet trajtuar programi fetar në sistemin arsimor. Shoqëria dhe kultura janë në ndryshim të vazhdueshëm. Këto ndryshime që ndodhin në rrafshin historik janë të influencuara më së shumti nga progresi human, por edhe nga shkaqe të jashtme të pakontrollueshme nga njeriu, si fatkeqësitë natyrore. Pra, edhe pse njerëzimi mund të parashikojë rrugën e tij drejt zhvillimit, mund të dalin situata të papritura që mund t’i presin hovin e progresit, gjë që tregon se parashikimet e shoqërisë nuk janë gjithmonë të vlefshme. Ndryshimet shoqërore janë të ndryshme për çdo shoqëri. Ndryshim shoqëror do të thotë diferencim në konceptimet dhe praktikat e strukturës (institucioneve). Një ndër këto institucione është edhe institucioni i fesë (religjionit). Krahas ecurisë së zhvillimit të shoqërisë, feja përshtatet me ndryshimet që ndodhin në një hapësirë kohore. Ka dhe shumë raste, në të cilat ndryshimi radikal i fesë solli ndryshime të mëdha në strukturën shoqërore të një populli. Si shembull relevant mund të përmendim imponimin e fesë islamike tek populli iranian, i cili i përkiste fesë zoroastrianiste. Ky imponim bëri që struktura e mëparshme shoqërore të zhbëhej dhe të formohej një strukturë e re, e cila bazohej mbi konceptin e Muhamedit. Forcat e jashtme (Institucioni i shtetit) e shikonin fenë si kërcënim të pushtetit të tyre politik, kështu që ato krijuan sisteme të reja në mënyrë që të kenë superioritet mbi çdo institucion tjetër përfshirë edhe fenë.

Fetë janë të detyruara të përshtaten me ndryshimet bashkëkohore.Kjo përfshin rishikimin dhe përshtatjen e traditës së tyre siç e parashtron edhe “sinkretizmi modern” (jo ai i Plutarkut). Autoriteti i fesë e mbështet argumentin e tij që të mos ndikohet nga ndryshimet e jashtme me pretendimin se ruan “traditën”. Këtë gjë, në të vërtetë, e bënte që të ruante autoritetin e saj me të njëjtin intensitet të mëparshëm. Me kalimin e kohës feja adaptoi një lloj përshtatjeje selektive ndaj situatës aktuale dhe me gjërat që përzgjodhi kërkon të inkuadrohet dhe të ketë një pozitë të favorshme brenda shoqërisë. Ndërkohë që përdor metodat moderne, institucioni i fesë refuzon t’i zhbëjë strukturat e tij të mëparshme si patriarkatin, androkraci dhe teokracinë. Kjo gjë sjell kundërshti të madhe në popull, sepse nënkupton regres dhe jo zhvillim në shoqëri. Shoqëria dhe feja nuk ecin përpara duke ndjekur linja të njëjta, pasi ajo që për fenë konsiderohet tradicionale, për shoqërinë konsiderohet si kthim mbrapa. Pra, kjo do të thotë se feja duhet të përshtatet me situatën bashkëkohore dhe jo e anasjellta. Do të ishte problem për shoqërinë bashkëkohore të globalizuar nëse fetë do të binin dakord me njëra-tjetrën në një ide të njëjtë, sepse ato përpiqen të imponojnë në shoqëri koncepte dhe struktura jodemokratike. Pra, radikali -zmi i feve shihet si diçka pozitive. Në një formë a në një tjetër fetë zhvillojnë një lloj fondamentalizmi dhe secila prej tyre synon të shfaqë superioritetin, saktësinë e saj mbi fetë e tjera. Pasi konsensusi që përmendëm më sipër nuk mund të realizohet. Si rrugëzgjidhje ideale shihet vetëm bashkëjetesa paqësore e feve. Në studimin e feve nuk mund të krijohet një teori e përgjithshme, sepse kufizon studimin e hollësishëm të tyre. Por studimi mund të zhvill-ohet duke përdorur një metodë studimi për raste të ndryshme. Edhe pse mund të përdorim metodologji të njëjtë në studimin e feve, ia vlen për faktin se objekti i studimit tonë është i ndryshueshëm. Rrjedhimisht, secila fe ndryshon nga tjetra, përfshirë këtu dhe raportin e saj me sho

6


Vëllimi I I I , 2020 -qërinë përkatëse. Roli dhe vlera e fesë ndryshon nga njëri vend në tjetrin nga këto komponentë: a. Niveli i arsimimit të shoqërisë, b. Impakti i fesë në jetën e përditshme, c. Marrëdhënia e fesë me shtetin. Që një studim të jetë produktiv, duhet që ai të kufizohet në një vend, popull dhe periudhë kohore të caktuar. Për të kuptuar pozicionin bashkëkohor të fesë nevojitet përshkrimi i gjendjes shoqërore moderne, si dhe ecuria e tyre historike. Sfondi historik është padiskutim i domosdoshëm. Feja ka qenë gjithmonë antimoderniste. Kjo për arsyen se me progresin e gjithë institucioneve sociale, ajo rrezikon superioritetin e saj. Një shembull konkret është ai i kontributit të protestantizmit në modernizimin e shoqërisë. Kjo frymë protestante edhe pse kontribuoi në zhvillimin social, u tejkalua nga institucionet e reja sociale që ishin ngritur. Për shkak se mendimi i njeriut u zhvillua më shumë në periudhën e modernizmit, roli i fesë si rregullatore e shoqërisë mbeti në hije, pasi mendimi mbizotërues për fenë ishte se ajo vepronte kundër vullnetit të lirë njerëzor (me detyrim). Dhe për pasojë njerëzit filluan të kërkojnë mënyra jofetare për të organizuar jetën në shoqëri. Gjatë studimeve që kryejmë mbi religjionin, hasim mjaft dilema që kanë të bëjnë me metodën që kemi zgjedhur për studimin tonë. A duhet ta kryejmë studimin tonë që nga fillesat e religjionit apo duhet të fokusohemi tek ndryshimet që ka pësuar religjioni në ecurinë kohore? Nëse duam të përcaktojmë shkaqet e fillesës së religjionit, cila do të ishte metoda ideale? Si metoda më ideale shihet ajo historike, duke parë sfondin historik dhe të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur në të gjithë shtrirjen kohore. Por kjo nuk do të thotë që ne duhet të përjashtojmë plotësisht metodat e tjera si pikëpamjen sociologjike dhe atë të shpjegimit natyror të njerëzve. Edhe duke ndërthurur të gjitha metodat e sipërpërmendura me në krye metodën historike, studimi ynë ka për të rezultuar sa më produktiv duke i dhënë përgjigje çdo lloj pyetjeje që lind natyrshëm. A duhet të japim një përkufizim të përgjithshëm mbi fenë? Pranimi i këtij përkufizimi do të thotë se nuk ka dallime midis feve dhe do të kundërshtonte të drejtën e njerëzve për të pasur një pozicion në lidhje me fenë që nuk është përcaktuar nga nevojat natyrore.

Feja nuk mund të studiohet si një organizëm biologjik, sepse kjo mënyrë kërkon një shpjegim përgjithësues, duke i përjashtuar të gjitha diferencat midis feve. Gjithashtu, ky përkufizim do të mohonte lirinë themelore të njeriut. Duke vërejtur të gjitha studimet e universiteteve më të mëdha në botë, zbulojmë që kemi një tendencë të futjes së metodologjisë shkencore në fushën e studimit të religjionit. Por, kjo nuk do të thotë se kjo qasje shkencore është plotësisht e saktë, pasi, siç e kemi përmendur edhe më parë studimi ideal i religjionit shikohet nga shumë këndvështrime. Njohim që si metodë kryesore e mëparshme ishte ajo konfesionale, ndërsa futja e metodës shkencore nga jashtë si diçka jo e natyrshme për këtë traditë, solli huazimin e kësaj të fundit nga tradita e mëparshme. Metoda shkencore në dobi të metodës konfesionale u pa si diçka “simbolike” dhe jo parësore duke mos marrë për bazë qëndrimin kritik dhe racional të saj. Si rezultat kultivimi i shkencës pa logjikën dhe konsideratën kritike nuk mund të ekzistojë. Kjo do të thotë se në rastin e qasjes konfesionale të fesë përdorimi i shkencës është “simbolik” dhe jo realist. Një rast konkret mund të përmendim atë të Greqisë, i cili na tregon për lirinë akademike që vjen si produkt i shoqërisë “sekulare” (mardhënia midis shtetit dhe fesë) që është rritur deri në atë nivel sa të zhvillohet në mënyrë të lirshme mendimi kritik në fushën e fesë. Tanimë, metoda shkencore është bërë pjesë e pandarë e studimit të religjionit. Por me çfarë kriteresh duhet që kjo metodologji të përshtatet në favor të njerëzimit? Si kritere kryesore mund të përmendim qasjen e saj kritike dhe demistifikuese që me pak fjalë nënkupton marrjen në konsideratë vetëm të anës objektive në studim, pa përfshirë përjetimet empirike. Kjo gjë shihet me shumë skepticizëm nga studiuesit tradicionalë të fesë, sepse nënkupton mosmarrjen në konsideratë të elementit transhendent të religjionit përkatës. Përjetimi empirik nuk u jep plotësisht përgjigje kërkesave shkencore, por, tregon që institucionet fetare kërkonin të ushtronin pushtet mbi masat e popullsisë, duke vënë në qendër të vëmendjes përdorimin e konceptit të religjionit “natyror”. Kjo gjë solli si rrjedhojë rritjen e interesit të popullsisë për një liri të plotë kundër këtij imponimi fetar. Konfirmimi i mendimit të profesorit Joanis S. :

7


Fjala Petru na çon në përfundime që metoda më relevante e studimit të religjionit është ajo shkencore, po kjo s’do të thotë që studimi duhet të kufizohet vetëm mbi këtë metodë. Ai duhet të bazohet në një kombinim të shumë komponentëve si - Theologjia, - Punët specifike mbi traditën e religjionit, - Krahasimi midis religjioneve të ndryshme, - Studim kritik i religjionit. Pra, si përfundim e gjithë puna kërkimore duhet të shihet me objektivitet, duke studiuar anën shkencore dhe ndërfutur elementë të zhvillimit social në rrafshin historik me çdo ndryshim konkret. Gjatë një mbledhjeje të Këshillit Evropian në kontekstin e marrëdhënies së Evropës me studimin e saj të fesë, në vitin 2005 u trajtua edhe çështja e edukimit fetar nëpër shkollat publike. Një ndër vendimet kryesore që u morën ishte ai që të gjitha këto programe fetare nëpër shkolla duhet të jenë sa më të thjeshtëzuara dhe jo propaganduese. Detyrimisht kjo është në disfavor të zhvillimit të religjionit në një popullsi ku diskreditohen praktikat dhe idetë fetare. Një anë pozitive e këtij vendimi është moskrijimi i kushteve optimale për zhvillimin e tendencave fanatike dhe fondamentaliste, duke promovuar mirëkuptimin dhe bashkëjetesën fetare. Me pak fjalë, kjo parashtron vetëm dy rrugë zgjedhjeje: në besimin në çdo religjion ose të mos paturit të një religjioni. Nga këndvështrimi fetar kjo qasje e re në Evropë shihet si venitje fetare dhe si rrjedhojë e impaktit të globalizmit. Në marrëdhënien shtet-fe qytetar, për të mbrojtur lirinë fetare të njeriut, shteti duhet të funksionojë si rregullator midis institucionit fetar dhe individit. Në rast se shihet një tendencë imponuese ose dhunë mbi lirinë, shteti ka për detyrë të vendosë ekuilibrat. Gjatë studimit të kësaj pune kërkimore u konkludua që studimi ideal i religjionit duhet të jetë ndërdisiplinor dhe historia duhet të shihet si metodë e domosdoshme në çdo pikëpamje, por theksimi i neutralizmit gjatë studimit është i domosdoshëm, sepse mënyra objektive sjell produktivitet dhe heq çdo lloj paragjykimi.

Bibliografi J.S.Petrou, “Social change and religion”, Society in transition: the interdisciplinary study of religion, Thessaloniki, fq.1-2. B. Lincoln, “Theses on method(4.)”, Method & Theory in the Study of Religion, Berlin, Walter de Gruyter, 1996, fq. 225-227

Përgatitën: Briken Gjika & Teofil Grozdanovski Studentë të vitit II

8


Vëllimi I I I , 2020

90 - VJETORI I KRYEPISKOPIT ANASTAS

Më 4 nëntor ne studentët e Departamentit të Theologjsë dhe Kulturës, patëm bekimin të shkonim dhe të uronim nga afër Kryepeshkopin Anastas në 90-vjetorin e tij të lindjes. Të gjithë fare mirë i dimë veprat që ka bërë ai për të ringritur Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nga gërmadhat e komunizmit. Si fillim, kjo ditë nisi me Liturgjinë Hyjnore, që u kryesua nga Kryepeshkopi i Tiranës, Du- rrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi. Të gjithë anëtarët e Sinodit të She -njtë, klerikë, gra e fëmijë kishin ardhur nga enori të ndryshme të Shqipërisë për të uruar dhe falënderuar përzemërsisht Kryepeshkopin për punën e tij të palodhur, të bërë ndër vite. Pas Liturgjisë të gjithë u ftuam të shkonim tek Qendra Kulturore e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, ku pamë një dokumentar ku tregohej vepra e Kryepeshkopit para ardhjes së tij në Shqipëri. Dokumentari pasqyronte në mënyrë të përmbledhur veprën e Kryepeshkopit për të përhapur Orthodhoksinë në disa zona të Afrikës Lindore, ku popullsia ishte në kushte të mjerueshme. Kryepeshkopi hodhi hapat për forcimin e besimit, ndërtoi kisha dhe pagëzoi shumë njerëz, hirotonisi klerikë dhe kreu shumë e shumë vepra të tjera bamirësie si ngritja e shkollave, qendrave shëndetësore etj. Në vitin 1991, Kryepeshkopi Anastas erdhi në Shqipëri për të ringrit vendin nga gërmadhat dhe shkatërrimi i komunizmit. Numri i priftërinjëve në atë kohë ishte i

kufizuar. “Vizitova qytetet kryesore dhe një numër të madh fshatrash, ku tradicionalisht jetonin komunitetet orthodhokse” - citon Kryepeshkopi në gazetën “Albanian Daily News”. Si fillim Kryepeshkopit iu desh të gjente vende të krishtera, pasi numri i kishave të mbijetuara ishte i pakët. Ai ndërtoi dhe restauroi shumë kisha, hapi shkolla, kopshte, fondacione bamirësie etj. Vendi kishte nevojë për klerikë. Ai hapi Akademinë Teologjike në Shën Vlash, Durrës, pjesë e Kolegjit Universitar “Logos” në ditët e sotme. Nga aty kanë dalë episkopë dhe një numër shumë i madh priftërinjsh. Pas dokumentarit, që mund të themi që treguan shumë pak nga veprat e shumta të Kryepeshkopit, programi vazhdoji me takimin nga afër me Kryepeshkopin për t’i ofruar urimet, duke dhuruar lule, buzëqeshje dhe më kryesorja mirënjohje. Pas qerasjes të gjithë shkuan të drekonin së bashku. Le të krijojmë një panoramë të veprimtarisë së Kryepeshkopit në Shqipëri. Nga viti 1992 janë dorëzuar 160 priftërinj të rinj, janë ndërtuar nga themelet 74 kisha, u rehabilituan 5 manastire dhe 65 kisha - monumente, ndërsa u meremetuan mbi 130 të tjera. U themelua Akademia Teologjike në Shën Vlash të Durrësit dhe Shkolla e Mesme Kishtare në Gjirokastër, stacioni radiofonik “Ngjallja” në Tiranë, si edhe kompleksi i punishteve “Nazaret” me shtypshkronjë, ikonografi dhe prodhim qirinjsh. Gjithashtu, Qendra Diagnostike “Ungjillëzimi”, ndoshta më e mira në vend, ku kanë akses të gjithë kundrejt një pagese simbolike. Kopshte dhe qendra rinore në gjithë vendin, programe për zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë, për ndërtime rrugësh, si edhe një vepër filantropike e gjerë janë ato që karakterizojnë veprimtarinë e Kishës Ortho -dhokse Autoqefale të Shqipërisë. Dhe për gjitha këto Kryepeshkopi na tregon se e gjeti forcën vetëm te Perëndia i Dashurisë, që nuk ka për të na braktisur.

Punoi: Artjola Prifti Studente e vitit II

9


Fjala

Trajn i m i i pë rdor ue sve t ë B i b liot e kë s Më 13 dhjetor, studentët e Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës vizituan bibliotekën qendrore të Kolegjit Universitar Logos në Tiranë, ku u pritën nga përgjegjësja e bibliotekës MSc Violeta Plepi, e cila prezantoi para tyre bibliotekën, historinë dhe potencialet e saj. Gjithashtu, znjsh. Plepi u tregoi studentëve tanë programin “Questia”, i cili mund t’u sigurojë studentëve informacion kritik në lidhje me kërkimet e tyre për një punim, një tezë ose një projekt. Kjo vizitë ishte, gjithashtu, përfundimi i seminarit të trajnimit të detyrueshëm për përdoruesit e bibliotekës, që u krijua këtë vit akademik. Në fund, studentët tanë morën certifikatat e tyre për përfundimin e seminarit dhe tashmë janë të përgatitur për kërkimin e tyre shkencor për çdo fushë të studimeve të tyre në Theologji. Do të donim të rikujtonim disa pika themelore, qëllime dhe aktivitete të këtij seminari, që u vlerësua pozitivisht nga pjesëmarrësit dhe u dha atyre njohuri themelore se si të hulumtojnë në bibliotekë dhe në bazat e të dhënave digjitale, por edhe si të përgatisin një punim në temë specifike. A. Përshkrimi Të gjithë studentët tanë do të trajnohen që nga fillimi i çdo viti akademik, duke marrë pjesë në një seminar të detyrueshëm, për përdorimin e bibliotekës dhe burimeve digjitale, Ja

10

për shkrimin akademik, nga personeli i specializuar i departamentit tonë. Ky seminar do të përmbajë edhe trajnime për shërbimin e ri arsimor që do t’i ndihmojë studentët të marrin pjesë në procesin e të nxënit në mënyrë interaktive. Që nga ky vit, do të nisë fillimisht versioni “demo” i platformës së të nxënit elektronik (NEO LMS), me të cilën studentët mund të marrin materiale arsimore digjitale nga profesorët e tyre, të përgatisin detyrat dhe temat online, të postojnë pyetjet e tyre dhe të marrin përgjigje në kohë reale. Pas përfundimit të këtij seminari 30-orësh, studentët do të marrin një certifikatë. Çdo student i departamentit duhet të marrë pjesë në këtë seminar dhe ta përfundojë atë në mënyrë që të diplomohet. B. Qëllimet Pas përfundimit të këtij seminari, studentët do të jenë në gjendje të: • kërkojnë dhe hartojnë bibliografinë, • menaxhojnë dhe përdorin burimet (digjitale dhe të printuara) për studime theologjike, • njohin stadet dhe organizimin e kërkimit shkencor, • punojnë në mënyrë metodike për të përgatitur temën shkencore, • përdorin platformën e të nxënit elektronik.


Vëllimi I I I , 2020 C. Metodat dhe materialet e mësimdhënies Temat e këtij seminari do të prezantohen me mjete audiovizuale dhe projektimin e kurseve digjitale nëpërmjet projektorit të klasave tona ose bibliotekës. Mësimet digjitale do të prezantohen jo vetëm në “PowerPoint”, por, veçanërisht, edhe në “Adobe Captivate”, gjë e cila ofron mundësinë për të krijuar një kornizë mësimore interaktive që mund të ngarkohet në internet dhe të përdoret në çdo kohë nga studenti. Sigurisht, ne do të përdorim platformën e të nxënit elektronik të departamentit, e cila do të përdoret edhe si një magazinë për materialet e këtij seminari, në mënyrë që studentët të kenë mundësi të lehtë përdorimi të tyre. Gjithashtu, gjatë trajnimit, studentëve do t’u prezantohet mënyra si ta kërkojnë bibliografinë dhe të përdorin bibliotekat digjitale nëpërmjet përdorimit të Internetit. Për më tepër, do të përdoren programe të ndryshme digjitale për kërkimin e bibliografisë dhe termave theologjike, të cilat janë të specializuara për sektorë të veçantë. D. Temat e përgjithshme Temat e përgjithshme të këtij seminari janë këto: • Kërkimi i bibliografisë, • Përpilimi i bibliografisë-Metodat e re -ferencës, • Përdorimi i burimeve të bibliotekës & rregullat e bibliotekës, • Përdorimi dhe shfrytëzimi i burimeve theologjike, • Përdorimi i burimeve digjitale, • Organizimi i kërkimit studimor, • Prezantimi i një studimi, • Përdorimi i platformës së të nxënit elektronik. E. Përmbajtja e kursit • Prezantimi i bibliotekës së departamentit, • Përdorimi i sistemit OPAG, • Kërkimi i bibliografisë, • Dijet informacionale nga teknologjitë e reja dhe komunikimi, • Prezantimi specifik i burimeve theologjike, • Bibliotekat e KU “Logos”, • Sistemet e citimit, • Indeksimi - arkivimi ,

• Rregullat themelorë të shkrimit akademik, • Përdorimi i platformës së të nxënit elektronik. F. Procesi i monitorimit dhe vlerësimit Vlerësimi i studentëve do të përfshijë tri ushtrime gjatë seminarit. Filozofia e përgjithshme e seminarit ka të bëjë me praktikën e studentëve në kërkimin e bibliografisë, mena -xhimin e burimeve dhe përgatitjen e studimeve shkencore në mënyrën e duhur, në mënyrë që të shmanget rreziku i plagjiaturës. Për këtë arsye, si mjet për të ekzaminuar përparimin dhe të kuptuarit e lëndëve të seminarit, ne do të prezantojmë ushtrime gjatë kurseve në periudha të rregullta, në mënyrë që studentët të mund të kuptojnë më mirë detyrat dhe problemet që hasin shpesh si kërkues akademikë. Ushtrimi i parë do të ketë të bëjë me mënyrën e përpilimit të bibliografisë, pasi studentët do të ftohen të kërkojnë nëpërmjet sistemit OPAC të KU “Logos” dhe të prezantojnë një bibliografi me një sistem specifik citimi. Në ushtrimin e dytë, atyre do t’u kërkohet të gjejnë materiale nga burime specifike nga historia kishtare, tërit dhe shenjtorët e Kishës, arkeologjia kishtare, ta fotokopjojnë dhe prezantojnë atë. Si vazhdim, ushtrimi i tretë do të përfshijë praktikimin e studentëve në parimet themelore të arkivimit e kategorizimit të burimeve dhe shfrytëzimin e kësaj përpjekjeje nëpërmjet krijimit të bazave të të dhënave. Përgjegjësi i Departamentit Dr. Georgios Gaitanos

11


Fjala

E

Kori i s h k o l l ë s s o në

dhe për këtë vit akademik, në Departamentin e Theologjisë dhe Kulturës filloi kursi i trajnimit të Muzikës Kishtare Bizantine. Ky kurs ka si qëllim parësor, thellimin e njohurive, që studentët i kanë marrë gjatë vitit të parë në lëndën “Hyrje në Muzikën Bizantine”. Pasi janë njohur me tingujt e muzikës bizantine dhe me teorinë e tyre; pasi kanë punuar edhe me tekstet muzikore të Ngjallësores dhe të teksteve të tjera të muzikës kishtare, tani studentët janë gati të thellojnë njohuritë e tyre si në aspektin teorik të zhvillimit të kësaj muzike, ashtu edhe në aspektin praktik të ekzekutimit të partiturave muzikore kishtare. Një qëllim tjetër i këtij kursi është formimi i korit të departamentit për të plotësuar nevojat kishtare në kryerjen e shërbesave të shenjta dhe të aktiviteteve të ndryshme që zhvillohen gjatë vitit. Për këtë vit akademik është menduar që të kryhen disa aktivitete shpirtërore dhe socio-kulturore për Krishtlindje, për të kremten e tre Hierarkëve, për fillimin e Kreshmëve të Mëdha dhe pas Pashkës së Madhe për të kremtuar Ngjalljen e Zotit Krisht. Në këto aktivitete do të jetë pjesëmarrës edhe kori me studentët e tij, që do të psalin himne të ndryshme kishtare në lidhje me të kremtet përkatëse. Suksese të gjithëve! Përgatiti: Msc. Atë Spiro Kostoli

Larg nga Maja Atë natë ndodhi diçka e çuditshme, diçka e frikshme, diçka e pamundur. Në kohën kur gjithçka është në gjumë, kur i gjithë krijimi pushon dhe vetëm yjet dridhen qetësisht pa lëvizje dhe hëna shkëlqen me qetësi mbi ujërat, ndodhi një katastrofë e madhe. Zemra e tokës u zgjua, filloi të zhurmojë dhe tronditet përreth nesh. Ra një tërmet i tmerrshëm. Edhe pse jam njëzet vjeç, për herë të parë e ndjeva këtë. U hodha nga shtrati dhe u shtriva përdhe. Në fillim qesha dhe më pas fillova të mendoj logjikisht. Çfarë po ndodhte? Pse nëna është e zemëruar me fëmijët e saj? Kur pushuan lëkundjet dhe lëvizjet, menjëherë shkova në kishën e shkollës. Doja të kontrolloja se çfarë kishte ndodhur aty, por dhe doja t’i lutesha Krijuesit. M’u kujtuan veprat e Tij, se si Ai qetësoi detin dhe erërat me vetëm një fjalë. E dija që Ai mund të na ndihmonte dhe të zbuste zemrën e zemëruar të Në-

12

nës Tokë. Kur u futa brenda pashë një pamje të tmerrshme. Shtyllat kishin pësuar plas, muret ishin krisur, altari i liviur dhe ikona e Tij (e Krishtit) në ikonostas ishte e spërkatur me vaj nga kandili. Vaji ishte përgjatë mesit të ikonës, si ndërtesat që ishin ndarë në gjysmë. Me një mik tjetër që isha aty psalëm troparin për tërmetin.I thashë vetes: - “Çfarë ndodhi? Është natë, nuk mund të riparojmë asgjë që është prishur. Duhet të kthehemi në shtrat dhe nesër kur të ngrihemi, do të shohim se si do vazhdojmë me ditën.” U mundova, mendova, por rashë në gjumë. Vetëm dy minuta para se të binte alarmi, ndjeva përsëri të njëjtin gjëmim. Të dashur, ishte një klithje e trishtuar. Nuk ishte hakmarrje, por thirrje për ndihmë. Një tërmet tjetër i fortë goditi në orën shtatë. Kur dola jashtë, pashë ndërtesën fqinje pothuajse të ndarë. Ishte plasaritur dhe pati një dëm të madh.


Vëllimi I I I , 2020 Me çdo minutë që kalonte, mendimet es: “Ja, sa është e ardhmja jonë, cilat janë e natës vazhdonin të më ktheheshin. Pse është planet dhe mundësitë tona për përparim!” Nëna Tokë e zemëruar me ne? A është zemëruar Deri tani kam dëgjuar se sa të veçantë jemi, me ne apo vajton dhe qan për ndihmë? Por, ku njëri duke qenë i ndryshëm nga tjetri, por këtë është Krijuesi? Ç’mendon Ai për atë që ndodhi? A natë thjesht dëgjoja vetëm: “A jeni mirë? Le të e bëri Ai këtë për të na thirrur në pendim? Unë po shohim se si janë të tjerët. Le të shohim se çfarë shëtisja rreth manastirit duke u përgjigjur këtyre mund të bëjmë për të ndihmuar. “Tragjedia është pyetjeve, por nuk mund ta formuloja përgjigjen e e ma- dhe, por zemra ime është plot, sepse shoh plotë. Ndalova para pemëve të bekuara, para ull- njerëz të bashkuar në përpjekje për të ndihmuar injve dhe pashë që ata nuk kishin ndier asgjë. Nuk tjetrin. Ne po synonim majën, po kërkonim më të ishin dëmtuar. Për ta gjithçka ishte njësoj si një lartën, por tani jemi ulur në tokë dhe nuk dimë ditë më parë. Edhe mandarinat gjithashtu ishin të se nga t`ia fillojmë të ngjitemi. Kuptuam se ishim qeta. Vetëm njerëzit ishin në ankth, siç ishin dhe shumë larg nga maja, sepse qëllimi ynë ishte i ndërtesat që ata i kishin ndërtuar. Por, kur i pashë, gabuar dhe maja jonë ishte kthyer poshtë. filloi të formohej imazhi në kokën time. Fillova të “O Zot, që je Mbreti i qiellit dhe tokës, që na kuptoj kush dhe cili ishte problemi. Toka nuk vaj- krijove nga pluhuri dhe kur dëshiron Ti mund tonte për shumë pemë, nuk i dhimbset as shumim- na rikthesh në pluhur, por tani kur po shikon ii i jetës shtazore, por për armiqësinë dhe ligësinë se pluhuri mblidhet rreth pluhurit, a do të na e njerëzve. Krijuesi nuk e dërgoi këtë shenjë për mëshirosh? Mbret i mëshirshëm, ne të njot`i thirrur pemët në ndryshim, por ne, njerëzit. him për dashurinë tënde të bollshme dhe të luM’u kujtuan fjalët e mbretit David: “Ditët temi mos na lër në mjerim, por siç e mëshirove e njeriut janë si bari, ai lulëzon si lulja e fushës; një herë Izraelin, ki mëshirë edhe për ne.” Fryn era dhe e shuan, nuk dihet as ku ka qenë.”- Me këtë lutje të shkurtër do ta përfundoj këtë Psal. 103, 15-16. Ja, ne mundohemi, punojmë, tekst plot emocione, frikë dhe çështje të jetës. krijojmë pasuri, ndërtojmë pallate, shtëpi, kisha Do të qëndroj në pritje për shpëtimin nga Zoti, dhe për më pak se një minutë gjithçka kthehet duke jetuar me shpresë se ky dëm që kemi pësunë rërë, shkretëtirë, siç ishte më parë, përpara se ar tani, do të na mësojë të bëhemi njerëz më të të bashkohej me elementet të tjera. Ne njerëzit, mirë. Do të na mësojë të themi sinqerisht “të pra, nxitohemi gjatë gjithë jetës sonë, mbledhim dua” dhe “më fal”. Do të përpiqem të jem i pari para, harxhojmë energji, madje edhe grindemi që do ta bëj këtë. Ju dua të gjithëve, më falni! me të afërmit tanë, vetëm për të fituar më shumë para dhe për të ndërtuar më shumë prona. Por (Kujtim nga ngjarja e rënies së tërmetit, në atë mikrosekondë, e gjithë pasuria njerëzore 26 nëntor 2019) dhe puna u shndërruan në shkretim. I bëmë thirrje Perëndisë me një zemër të pikëlluar. Por, nuk Përgatiti: Kristijan Mishevski i bëmë pyetje vetes se cili ishte roli ynë në këtë Student i vitit I vepër të Ekonomisë së Perëndisë. Bibla thotë qartë se Zoti e ndëshkonte Izraelin, por kur pendohej, Ai e shpërblente. A e gjejmë në zemrën tonë pendimin për mëkatet tona, t’i kërkojmë Atij të na falë dhe të na mëshirojë? Bimët nuk mbledhin pasuri, ato japin shumë fruta, ne i marrim ato, dhe ato vazhdojnë të jetojnë në paqe. Tani, kur erdhi momenti i keq, ato vazhduan të ekzistojnë dhe ne kemi frikë dhe prisnim për më të keqen. Kur mbaroi gjithçka, dëshiroja t’u thoja të gjithëve “Ju dua”, sepse nuk e dija nëse do të kisha një mundësi tjetër për ta bërë këtë. Doja të qaja para të gjithëve, t’u thoja që t’i luteshin Zotit që të mos kishte fatkeqësi tjetër, sepse është shumë e frikshme dhe e dhimbshme të shohësh jett e shkatërruara, veprat jetësore të shkatërruara dhe duart e dëshpëruara të punëtorëve. Është shumë e keqe të shikosh ndërtesat që kanë dëme kaq të mëdha, saqë mund të mendoni se po flasin me ju. I thashë ve-

13


Fjala

K re s hm a e K r i s h t l i nd j e s “Mjet d h e jo qël l i m ” Jeta kishtare është e përbërë nga disa periudha të mëdha përgatitore, përpara festave të mëdha të kalendarit të krishterë. Një periudhë e tillë është edhe periudha e kreshmës së Krishtlindjeve, që fillon në datën 15 nëntor dhe përfundon në datën. 24 dhjetor dhe që synon të përgatitë besimtarin për të pritur Lindjen trupore të Shpëtimtarit tonë, Jisu Krisht. Gjatë kësaj periudhe, nuk konsumohen produktet e mishit dhe bulmetit. Pikërisht, kreshma e Krishtlindjes na përgatit si të presim ardhjen e Zotit tonë, Jisu Krisht. Na bën të mendojmë thellë se çfarë do të thotë të zbresë për ne Zoti i qiellit dhe i dheut, Perëndia i gjithëfuqishëm, një ngjarje kaq e madhe për njerëzimin. Dhe sigurisht, këtu lind pyetja: Si do ta presim Zotin? Është një udhëtim tepër i rëndësishëm shpirtëror. Është një ushtrim për pastrimin shpirtëror të besimtarit dhe ka si qëllim vendosjen e një disipline në jetën e tij. Pra, gjithsecili duhet të dijë dhe të mësojë të kontrollojë veten e tij nga pasionet, tundimet dhe mendimet e liga. Në këtë periudhë, zemrën, shpirtin dhe trupin tonë duhet ta pushtojë Krishti. Por çfarë do të thotë ta pushtojë Krishti? Do të thotë, të mbizotërojë dashuria. Të mposhtim veten tonë me sakrificë dhe mundim, të hedhim tutje çdo ligësi dhe vepër të ndyrë që vjen prej të ligut. Sepse, pikërisht, dashuria është dhe mesazhi i madh i të kremtes që presim. A ka dashuri më të madhe sesa fakti që Perëndia erdhi mes nesh dhe u bë njeri?! Perëndia shfaqet në zemrat e njerëzve të butë, të dashur dhe të përulur. Nuk kërkon egoizëm, krenari dhe as vetëpëlqim. Kërkon të ecim sipas porosive të Tij. Pikërisht, kreshma është një mjet për të na kujtuar këtë. Na zgjon nga kthetrat e mëkatit dhe na rikthen në rrugën e drejtë të Perëndisë, ku ka vetëm gëzim dhe lumturi. Mitropoliti i Beratit, Imzot Ignati thekson shpesh: “Ato virtyte që ngremë në themelin e kreshmës, janë të patundura dhe të palëkundura, sikur të jenë ndërtuar në shkëmb.” Kreshma e Krishtlindjes, ndër të tjera, na kujton se po vjen Ai që do të mposhtë vdekjen, që do të hapë portën e qiellit për njeriun. Po vjen si foshnjë, Ai që mban gjithësinë. I përulur në një shpellë, do të lindë Dielli i drejtësisë. Dhe si mund të presë njeriu në zemrën e tij një ngjarje kaq të madhe nëse brenda tij ka bërë fole mëkati dhe ligësia?! Shën Simeon Teologu i ri thekson: “Kreshma hollon shtresën e mëkatit”. Por, njohja e vetvetes dhe rregullimi i defekteve nuk janë procese të lehta. Kërkohet besim i patundur dhe vullnet i fortë. Duhet të krijojmë një marrëdhënie personale me Zotin dhe për këtë na shërben lutja. Periudha e kreshmës duhet të jetë e karakterizuar nga lutja. Duke u lutur, ne krijojmë një formë jetese me bazë Krishtin. Kështu, do të bëhemi të njëtrajtshëm me të, dhe duke pasur dashurinë te Krishti, do të reflektojmë mirësi dhe dashuri. Shën Joan Gojarti, na thotë me guximin e tij të njohur: “Kjo është gjëja më e madhe nga të gjitha, ta kesh Krishtin edhe personin që ti e dashuron, edhe atë që të do ty”. Prandaj, le të hapim zemrën tonë me qëllim që të na denjësojë Perëndia, të arrijmë të shohim dritën e Bethlehemit. Le të thërresim edhe ne me zë të madh fjalët e psalmistit, duke ndarë gëzimin me Davidin: “I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit!” Të mbizotërojë dashuria dhe përulësia dhe kështu, le t’ia dorëzojmë shpirtin tonë Perëndisë që erdhi për shpëtimin tonë, që të shohim dritën e paperënduar, teksa lindet në shpellë. Le ta presim siç i ka hije dhe ashtu siç i pëlqen Perëndisë. Krishtlindje të bekuar! Përgatiti: Llazarion Teneqexhiu Student i vitit I

14


Vëllimi I I I , 2020

Pro gram i i St udimit Bib lik Me bekimin e Fortlumturisë së tij, Imzot Anastasit ne studentët e Departamentit të Theolo -gjisë dhe Kulturës marrim pjesë te takimi, i cili kryhet nga Dr. Georgios Keselopoulos çdo të martë në manastirin e Shën Vlashit. Studimi Biblik siç quhet dhe takimi që organizohet, është një kërkesë e Kryepiskopit Anastas, i cili zhvillohet në dobi të studentëve. Biseda, që pedagogu i departamentit tonë kryen me studentët, ka të bëjë me pasazhet e Ungjillit që lexohen ditën e dielë të fillimit të javës që pason. Ai, duke u bazuar tek Etërit e Kishës, ndan me ne mendimet e tyre përsa i përket pasazhit përkatës. Për studentët ky takim ka shumë anë pozitive, pasi na zhvillon dhe na nxit që të bëjmë vepra dhe punë të mira në dobi të vetes sonë dhe të personave të tjerë që na rrethojnë. Së pari, neve na jepet një informacion, i cili është i dobishëm për ta praktikuar në veten tonë dhe së dyti, që gjatë fundjavave, kur bëjmë katekizëm të kemi një ide ose një parapërgatitje se çfarë do t’u mësojmë fëmijëve të katekizmit. Deri tani janë zhvilluar katër takime ku janë trajtuar këto pasazhe biblike: 1)Bija e Jairit dhe gruaja me hemorragji, 2)Samaritani i mirë, 3)I pasuri pa mend dhe 4)Njeriu i pasur. Për secilin pasazh është dhënë një mesazh shumë i vlefshëm, i cili na ndihmon në jetën tonë të përditshme dhe jo vetëm, por dhe në udhëtimin tonë shpirtëror që kemi nisur. E rëndësishme të përmendet është së në këtë takim bëhet dialog, ku na jepet dhe neve mundësia për të dhënë mendimet tona rreth temës që është në diskutim. Kjo është një anë pozitive, pasi na lë të shprehim hapur ato çfarë ne mendojnë dhe çfarë kemi marrë si informacion me anë të dëgjimit ose dhe leximit. Gjithashtu, një tjetër gjë e rëndësishme është prania e lutjes në hapje të takimit dhe në mbyllje të tij. Në fakt, gjithë aktiviteti ynë është një lutje, pasi aty studiojmë Shkrimin e Shenjtë dhe Traditën e Shenjtë të Etërve tanë. Lutja është padyshim e pandashme, sepse me anë të saj studentët frymëzohen dhe qëndrojnë në frymën e besimit. Përfitimi shpirtëror, që ne si studentë marrin nga ky takim, do të na ndihmojë që të bëhemi bij të dritës së pakrijuar dhe të denjë që të marrim pjesë në Mbretërinë Qiellore, e cila fillon që këtu në tokë. Përgatiti: Klajdi Dervishi Student i vitit II

15


Fjala

E Kremtja e Hyrjes së Hyjlindëses në Tempull

Data 21 nëntor na kujton të gjithëve se është një festë e madhe për Kishën tonë, pasi këtë ditë kremtohet Hyrja në Tempull e Kryezonjës Mari. Kjo është festa e dytë e madhe Hyjlindësore.Për këtë të kremte nuk ka referenca biblike, por është një festë e mbushur plot me kuptim shpirtëror. E Tërëshenjta Mari u lind nga dy prindër të devotshëm judenj, të cilët u bekuan me një fëmijë kur ishin të mëdhenj në moshë. Ana, nëna e Marisë ishte shterpë dhe kjo gjë shihej nga judenjtë si një dënim nga Perëndia. Ana dhe Joakimi nuk i ndaluan lutjet e tyre dhe pas shumë lutjesh drejtuar Perëndisë u bekuan me foshnjën Mari. Për këtë dhuratë vendosën që vajzën e tyre t’ia përkushtonin Perëndisë. Në moshë shumë të vogël, prindërit vendosën që ta përmbushnin premtimin e dhënë Perëndisë, dhe kështu u përgatit dita, në të cilën Maria do të hynte në Tempullin e Perëndisë për t’u bërë vetë Tempulli, në të cilën do të lindte Krishti, ashtu siç pasqyrohet në përlëshoren: “Sot është paranisja e mirëpëlqimit të Perëndisë dhe parëlëçitja e shpëtimit të njerëzve, në Tempullin e Perëndisë shfaqet Virgjëresha edhe Krishtin u paralajmëron të gjithëve. Prandaj me gëzim le t’i këndojmë asaj, Gëzohu o Për -mbushja Hyjnore e planit të Krijuesit.” Rruga drejtuar Tempullit ishte e mbushur me vajza virgjëresha, të cilat kishin lambadhe në duart e tyre. Maria ecte në mesin e tyre drejt Tempullit, në të cilin e priste kryeprifti Zaharia

16

Zakaria, i ati i shën Joan Pagëzorit. Maria hyri në vendin e shenjtë, madje në Shenjtëroren e Shenjtëroreve, aty ku Kryeprifti hynte vetëm një herë në vit, ku do të ushqehej nga engjëjt dhe për t’u bërë vetë ajo Tempulli i Shpëtimtarit, Arka e Besëlidhjes. Në departamentin tonë, festimet filluan që në mbrëmjen e datës 20, ku në Skitin e Grave Miroprurëse u zhvillua Agripnia, e udhëhequr nga atë Anastasi dhe të Emanueli. Ajo filloi me shërbesën e Pasdarkës, vazhdoi me Mbrëmësoren, Mëngjesoren dhe u kurorëzua me Liturgjinë Hyjnore, që e pasoi lutjen e pa -ndërprerë me marrjen e Kungatës Hyjnore me Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Ashtu si në këtë ditë kremtojmë hyrjen në Tempull të Kryezonjës, e cila i dha fund Tempullit fizik në Jeruzalem, duke u bërë vete Tempull i Perëndisë, po kështu edhe gjithsecili prej nesh thirret të jetë Tempull i Perëndisë së gjallë, sikurse edhe Perëndia tha: “Unë do të banoj në mes të tyre dhe do të ec ndër ta, do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im” (2 Kor.6: 16). Bibliografia Hopko Th, Besimi Orthodhoks - Adhurimi, KO -ASH, Tiranë 1997. Hierom. Makarios i Simono – Petrës, Sinaksari Jeta e Shenjtorëve të Kishës Orthodhokse Vëllimi II Nëntor – Dhjetor, KOASH, Tiranë 2015. Përgatiti: Eleni Gaqollari Studente e vitit II


Vëllimi I I I , 2020

Mesazhi i Krishtlindjes 2019

† Anastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

PAJTIMI

Në një kohë kur ndasitë, tensionet dhe konfliktet po torturojnë botën, do ta kremtojmë Krishtlindjen në mënyrë më esenciale, vetëm nëse marrim pjesë, sipas mundësive tona, në përpjekjet për pajtim në ambientin tonë të ngushtë, në jetën profesionale, shoqërore, kishtare e politike. Pajtimi kërcënohet vazhdimisht nga egocentrizmi me shfaqjet e tij të ndryshme, si inati, zemërimi, dëshira për hakmarrje. Mënyra me të cilën Biri dhe Fjala e Perëndisë, i buti dhe i përuluri, vjen në historinë njerëzore, përcakton edhe mënyrën se si do të fitojmë mbi egocentrizmin. Parakusht kryesor për pajtimin mbetet falja, shprehja më e fortë e fuqisë së dashurisë. Fjala e Mishëruar, Krishti, këmbënguli që ne të themi vazhdimisht: “dhe falna fajet tona, sikundër edhe ne ua falim fajtorëve tanë...”. Ndjesa mbështet dhe gjallëron solidaritetin, bashkëjetesën paqësore të çdo grupimi shoqëror.

Në Krishtlindje, në të kremten e madhe të ardhjes së Birit dhe Fjalës së Perëndisë brenda njerëzimit, kremtojmë nismën mahnitëse të Perëndisë Atë për t’u pajtuar me gjininë njerëzore. Ati, i shtyrë nga dashuria e Tij e pafund, “dërgoi në botë Birin e tij të vetëmlindur, që të rrojmë me anë të tij” (1Jn. 4:9), për ta bashkuar njerëzimin me veten e Tij, duke u bërë anëtar i tij si Perëndinjeri. Realiteti i ri që u krijua me ardhjen e Krishtit, është një entitet i ri kolektiv, “Kisha”. Ne të krishterët nuk e shprehim fetarinë tonë si individë të izoluar. Bëjmë pjesë në një komunitet të bekuar, jemi qeliza të gjalla të një trupi shpirtëror, të Kishës, që ka Krye Krishtin. Pra, në kundërvëniet, në debatet dhe polarizimet, që janë të natyrshme në një organizëm të gjallë, “vetëshërimi” që është dhuratë Perëndie, fuqia e natyrshme e shërimit të çdo trupi është pajtimi. Ky është trajtimi terapeutik në periudha krizash, armiqësish dhe ndas-ish, një element i domosdoshëm për kohezionin social dhe bashkekzistencën paqësore të njerëzve, të komuniteteve dhe të popujve.

**** Për të kontribuuar në këtë pajtim, është e nevojshme të jemi pajtuar me veten tonë me ndërgjegjen tonë, me mundësitë dhe me li -mitet tona, me qëllimin e jetës sonë. Duhet të përpiqemi vazhdimisht që, me Hirin hyjnor, të paqësohemi “me veten tonë” (1 Thes. 5:13). Para se gjithash, nevojitet pajtimi ynë me Perëndinë, me vullnetin dhe porositë e Tij, siç përcaktohen në Shkrimin e Shenjtë. Atëherë, me anë të ndriçimit të Shpirtit të Shenjtë, do të zbulojmë se: “të pamundurat për njerëzit, janë të mundura për Perëndinë” (Llk.18:27). Apostull Pavli, i nisur nga përvoja e tij, deklaronte: “Të gjitha mund t’i bëj me anë të Krishtit që më jep fuqi” (Fil. 4:13). Dhe diku tjetër: “Edhe të gjitha janë prej Perëndisë, që na pajtoi me veten e tij me anë të Jisu Krishtit dhe na dha shërbesën e pajtimit” (2 Kor. 5:18). ****

17


Fjala Biri dhe Fjala e Perëndisë që erdhi në botë, veçanërisht gjatë kësaj periudhe festive, na kërkon që të marrim pjesë në veprën e Tij, e cila nisi nga grazhdi dhe përfundoi në Kryq. Që të ecim përpara drejt një pajtimi të vërtetë me Atë, me veten tonë dhe me njerëzit tanë të afërm, që të kemi mundësi të bashkëpunojmë për pajtimin e përgjithshëm, i cili ka si qëllim, nga ana eskatologjike, “t’i përmbledhë të gjitha në Krishtin”(Efes.1:10). Duke kujtuar me mirënjohje mirëdashjen e Perëndisë që kremtojmë në Krishtlindje dhe, duke marrë pjesë në “shërbesën e pajtimit”, që nisi me Lindjen e Tij në botën tonë, do të bëhemi të denjë të psalim së bashku në mënyrë të ndërgjegjshme “Lavdi Perëndisë në më të lartat dhe mbi dhenë paqe, dhe në njerëzit mirëdashje”. Krishtlindje të bekuara! Viti i Ri le të na sjellë paqe me shpresë gjallëruese, si dhe solidaritet të pandërprerë në sprovat e papritura të jetës. Me dashuri të tërëshpirtshme më Krishtin, i Cili “ na dha shërbesën e pajtimit”.

Botime të reja në Departamentin tonë Me filimin e vitit të ri akademik 20192020, një vëmendje e veçantë i kushtohe përgatitjes dhe botimit të literaturës theologjike në shqip, me anë të së cilës mundësohet studimi sistematik dhe shkencor i studentëve përgjatë tri viteve të studimit. Libri i parë, i cili tani është në formën e ebook-ut, titullohet “Hyrje në studimet religjioze” dhe është punë e lektorit të Fetarologjisë, Dr. Georgios Gaitanos, i cili është dhe Përgjegjësi i Departamentit. Ky libër përmbledh disa tema, të cilat zhvillohen në semestrin e parë të vitit të parë. Ky studim synon të “hetojë” teoritë e zhvilluara në fushën akademike mbi studimin shkencor të fesë, si dhe të zbulojë mënyra dhe metoda të reja studimi dhe analize të fenomeneve fetare. Çështjet e lidhura me këtë studim kanë të bëjnë me studimin shkencor të fesë dhe ruajtjen e interesit në kursin akademik të studimit të fesë, duke ofruar shtysën e nevojshme për të zhvilluar ide të reja. Kryesisht, janë theksuar qëndrimet dhe

18


Vëllimi I I I , 2020 Libri i tij është ndihmesë për çdo katekist apo zyrë dhe propozimet e teoricienëve modernë në fushën e Historisë Fetare, të cilët formuan kornizën dhe hapësirën për zhvillimin e ideve dhe propozimeve inovative mbi temën e “fesë”. Në përgjithësi, theksi vihet në shqyrtimin e metodologjisë dhe teorisë së zhvilluar nga e kaluara e deri më sot mbi temën e studimit të fesë, ndërsa arrihet në përfundimin se zgjidhja e preferuar për historianin e fesë është krahasimi proporcional dhe qasja, duke ofruar, në këtë mënyrë, kategori të reja studimi dhe klasifikimi mbi temën e “fesë”. Po ashtu, një pjesë e rëndësishme e librit i kushtohet mënyrës së paraqitjes së fesë nën zhvillimin e temave dhe kategorive specifike, siç janë vendi, rituali, miti, identiteti, trupi etj. Në përgjithësi, kërkohet vlerësimi kritik i teorive mbi studimin e fesë dhe zhvillimi i aftësive kritike në të kuptuarit e fenomenit fetar nga shoqëritë njerëzore. Në vazhdimësi të muajve, u përgatit edhe libri “Fetë e botës” nga Dr.Georgios Gaitanos, lëndë e cila do të zhvillohet në vitin e dytë. Ky punim prezanton “fetë e botës”, përkatësisht fenë Kineze, Hinduizmin, Judaizmin, Budizmin, fenë Japoneze, Krishterimin dhe Islamin, ndërsa kapituj të veçantë i kushtohen të ashtuquajturave “fe të reja”, “fe të popujve tradicionalë” dhe “fe të antikitetit”. Çdo fe paraqitet në përputhje me parimet e Historisë së Feve dhe njëkohësisht synohet analizimi i termave, mësimeve dhe koncepteve qendrore përmes prezantimit të tabelave kronologjike, me qëllim informimin sa më të mirë të lexuesit. Ky studim paraqet strukturat fetare më karakteristike dhe më të rëndësishme të njerëzimit të secilës periudhë gjeografike; nga Paleoliti deri në ditët e sotme. Objektivi kryesor është largimi i vëmendjes së lexuesit ndaj modeleve të përgjithshme të të ashtu- katekizmi, duke përfshirë brenda teori dhe quajturave “fe botërore”, dhe shqyrtimi i disa praktikë. rasteve të tjera të fenomeneve fetare, të cilat Në Edukimin e Krishterë përfshihet katekiznuk njihen gjerësisht, qoftë nga traditat e më mi kishtar, si dhe mënyrat e transmetimit dhe -dha fetare apo nga traditat më pak të njohura. të mësimdhënies së mesazhit të Ungjillit ndaj **** katikumenëve dhe të krishterëve të pagëzuar. Gjithashtu, këtë muaj, u përfundua dhe u nxor Nxënësit e tyre bashkëkohorë, që merren me përsëri në formën e-book, edhe një tjetër botim, i edukimin e krishterë të kandidatëve për të cili ka si autor Dr. Nikolaos Tsirevelos. Z.Nikolaos krishterë dhe të atyre të pagëzuar, duhet të kulpunon aktualisht si mësues i Edukimit Religjioz tivojnë dhuntinë personale të mësimdhënies në Liceun e Parë “Venetokleio” të Rodosit dhe dhe të ndjekin gjurmët e tyre. Por, njëkohëështë pedagog vizitor në departamentit tonë. sisht, duhet të formohen në shkencën e theolo

19


Fjala -gjisë dhe të pedagogjisë, në mënyrë që ofrimi mbart dhe përvojën shumëvjeçare të autorit në i tyre didaktik të jetë plotësisht i efektshëm. shërbimin katekizues kishtar, mësimdhënien Me bazë kontekstin e mësipërm, u shkrua ky nëpër shkolla, kualifikimin e theologëve të rrimanual që do të mbështetë traditat teorike dhe tur mësues dhe pedagogë në bashkëpunim me takimet bashkëpunuese të lëndës së Edukimit Departamentin Pedagogjik të Arsimit Fillor të të Krishterë. Ky libër përbën fryt të studimit Universitetit të Egjeut, por edhe në përgatitjen shkencor dhe të angazhimit me edukimin fetar shkencore të kandidatëve për klerikë, si dhe të e me komunikimin hierapostolik. Për më tepër, klerikë të rinj në Shkolla Hieratike të Greqisë.

Simpozium “Besimet fetare dhe vëllazëria njerëzore” Në vazhdën e një tradite disavjeçare, në datën 19 dhjetor 2019, u zhvillua në qytetin e Shkodrës, në ambientet e Seminarit Ndërdioqezian “Nëna e Këshillit të Mirë”, simpoziumi ndërfetar me temë “Besimet fetare dhe vëllazëria njerëzore”, në të cilin morën pjesë përfaqësues, pedagogë dhe studentë nga tri shkollat theologjike, përkatësisht nga Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës në Kolegjin Universitar “Logos”, nga Departamenti i Shkencave Islame në Universitetin “Bedër” dhe nga Seminari Ndërdioqezian “Nëna e Këshillit të Mirë”. Departamenti ynë u përfaqësua në referim nga Ass. Lektor Msc. Thoma Çomëni me temën “Vëllazëria në traditën theologjike orthodhokse”, ku shtjellohej koncepti i vëllazërisë në një dimension ekumenik, si një lëvizje për komunikim dhe për të luftuar egoizmin, një vëllazëri me model Perëndinë dhe mardhënien dashurore brenda Trinisë si dhe theksoi rikonfigurimin që Jisu Krishti i bëri kufijve të vëllazërisë, duke kapërcyer elementët e gjakut, kombit dhe fesë, duke u bazuar në Shkrimin e Shenjtë dhe më konkretisht në parabolën e “Samaritanit të Mirë”, si dhe në shkrimet e etërve. Pedagogu përfaqësues i Universitetit “Bedër” z. Aorel Senja referoi mbi konceptin e vëllazërisë në Islam, duke bërë një kategorizim të mëny-

rave të interpretimit të vëllazërisë, duke përfshirë këtu lidhjet farefisnore, përkatësinë ndaj të njëjtit komb dhe përkatësinë ndaj të njëjtit besim dhe qëllim, si dhe solli disa shembuj të marrë nga Kur’ani mbi vëllazërinë. Don Lorenzo Rosseti, si përfaqësues i Seminarit paraqiti një pikëpamje katolike të vëllazërisë, duke referuar pasazhe biblike mbi mënyrën e krijimit të njeriut sipas ikonës së Perëndisë duke theksuar kështu barazinë, si dhe paraqiti disa pasazhe të shkëputura nga “Dokumenti mbi vëllazërinë njerëzore për paqen botërore dhe jetën e përbashkët” i firmosur në 4 shkurt 2019 nga Papa Françesku dhe Imami i Al-Azhar Ahmad Al-Tayyeb. Pas prezantimit të ligjëratave, studentët patën mundësi të shtronin pyetje dhe të diskutonin rreth temës me pedagogët, si dhe të komentonin më tej në grupe më të vogla dhe më pas t’i bashkoheshin një dreke të ofruar nga Seminari. Ky simpozium shërben si një mundësi diskutimi dhe shkëmbimi mendimesh mes tri shkollave theologjike, duke vënë theksin tek ato çka na bashkojnë për të dhënë pikërisht një shembull vëllazërie, si vetë Zoti na mëson.

20

Përgatiti: Xhulja Papa Studente e vitit II


Vëllimi I I I , 2020

Një shpirt pa lutje është i destinuar të vdesë Një shpirt pa lutje është i destinuar të vdesë nga asfiksia shpirtërore, ashtu si trupi kur i privohet oksigeni. Kemi dy lloje lutjesh: të përbashkëtën, të dukshmen dhe individualen, të fshehtën. Lutja e përbashkët duhet të bëhet gjithmonë në përputhje me rendin dhe tipikonë që përcakton Kisha jonë. Në lutjen e përbashkët ne nuk kemi të drejtë të improvizojmë, siç bëjnë heretikët. Ajo ka një kohë të caktuar dhe një përmbajtje të përcaktuar nga Kisha: Mesnata, Mëngjesorja, Orët, Liturgjia, Mbrëmësorja, Pasdarka. Vetë Shpirti i Tërëshenjtë, që përfshin të gjithë Kishën, përcakton këto lutje, që të adhurohet dhe lavdërohet pandërprerë Zoti i vërtetë në tokë nga njerëzit, ashtu si lavdërohet në qiell nga engjëjt. Lutja individuale nuk është e parapërcaktuar. Është bashkëbisedim dhe komunikim i njeriut me Atin e tij qiellor, i krijesës me krijuesin e saj. Kjo lutje, mëson shën Joani i Shkallës, për sa i përket cilësisë së saj është mardhënie dhe bashkim i njeriut dhe Perëndisë. Përsa i përket energjisë së saj, ka fuqi të tillë sa mirëmban dhe ruan botën, pajton me Perëndinë, fshin një mori mëkatesh, shpëton nga tundimet, mposht mashtrimet e demonëve, lind të gjitha virtytet, mundëson dhuratat e Shpirtit të Shenjtë, ushqen shpirtin, ndriçon mendjen, shpërbën trishtimin dhe psherëtimën, fshin inatin, kultivon shpresën, pasqyron përparimin shpirtëror, zbulon të ardhmen.” Po ti, kur të lutesh, hyr në dhomën tënde, edhe mbyll derën tënde, e lutju Atit tënd që është në të fshehtë’’(Mat.6.6) “Dhomë” shpirtërore është zemra që bashkohet me mendjen dhe lind atë që shën Theofilakti quan intelekt mistik. Aty brenda kryhet lutja e brendshme. Nuk nevojitet të lëvizin buzët, të përdoren libra, t’u besosh syve, zërit dhe kordave muzikore, por nevojitet të lartësohet mendja drejt Perëndisë dhe të zhytet brenda Tij. Dhoma shpirtërore e zemrës tënde nxë dhe mbyll brenda saj Zotin e tërë dhe mbretërinë e qiejve, ashtu siç ai vetë siguroi: “Mbretëria e Perëndisë tek është në mes jush”(Luk.17. 21).Zemra, shpjegon shën Makari i Egjiptit, është organ i vogël, por brenda saj i nxë të gjitha: aty Perëndia, aty engjëjt, aty jeta e përjetshme dhe mbretëria, aty

21

thesari i hirit. Në këtë dhomë të brendshme të zemrës të tërhiqesh shpesh, të përqendrosh të gjithë mendjen tënde, të jesh i pranishëm mendërisht përpara Perëndisë dhe të komunikosh me Të fshehtësisht, me besim shpirtëror të gjallë, të nxehtë, të ushtruar në vigjilencë, që të zhvillohet në “njeri perfekt”. Mëso mënyrën e përkryer të lutjes. Së pari, t’i drejtosh Perëndisë falënderim të thellë dhe të sinqertë “për hir të gjithçkaje”. Në vend të dytë, vendos rrëfimin e mëkateve të tua, me pendim, me ndjeshmëri dhe dërrmim të shpirtit. Së fundmi, të përcjellësh kërkesat e tua tek Ati yt qiellor. Nëse lutesh për shumë kohë dhe Perëndia nuk i dëgjon kërkesat e tua, patjetër kjo ndodh për tre shkaqe, ose kërkon diçka para se të vijë ora e përshtatshme, ose kërkon padenjësisht dhe me krenari, ose Zoti i gjithëditur di se nëse plotëson dëshirën tënde do të biesh menjëherë në krenari ose në pakujdesi. Ekziston lutje e pëlqyeshme për Perëndinë dhe sjell fryte. Ekziston lutje e neveritshme për Perëndinë dhe e pafrytshme. Nëse do që Zoti të pranojë lutjen tënde, afroju Atij me shumë përulësi dhe pendim, me mendime të pastra, me besim të thellë në paranjohjen e tij, me zemër të pastër nga zemërimi dhe mëria, me frymë mësimi dhe bindjeje në dëshirën e Perëndisë. Këto janë predispozitat bazë të lutjes frytdhënëse. “Edhe kur të luteni, mos thoni fjalë të tepërta, si kombet; sepse pandehin se me fjalët e shumta të tyre do të dëgjohen” (Mat.6.7), thotë Zoti.


Fjala Na mëson përsëri shën Joan i Shkallës: “Mos kërko të thuash shumë në lutjen tënde, që të mos shpërqendrohet mendja duke kërkuar fjalë. Një fjalë e doganierit e kënaqi Perëndinë, dhe një fjalë besimi e shpëtoi kusarin. Fjalët e shumta në lutje shumë herë krijojnë në mendje fantazi dhe paqartësi, por në të kundërt fjalët e pakta e përqendrojnë mendjen. Prandaj ushtrohu në lutjen e pandërprerë të zemrës, në lutjen mendore, “O Zot Jisu Krisht mëshiromë”, duke iu bindur fjalëve të apostullit: “Po në kishë dua më mirë të flas pesë fjalë të kuptueshme, që të mësoj edhe të tjerë, se dhjetë mijë fjalë në gjuhë të panjohur” (Kor.14:19). Nëse kjo lutje bëhet frymëmarrja e shpirtit tënd, do të drejtojë drejtpërdrejt në bashkimin mistik me Zotin. Lutjen e vërtetë dhe të pastër nuk mund të ta mësoj tjetër, përveç Zotit. Lutja nuk ka mësues tjetër përveç vetë Perëndisë, (Ps. 93. 10 – 1 Mbr). Për këtë imito atë nxënësin që me thjeshtësi luste Krishtin: “Zot, mësona të lutemi” (Luk.11.1) . Shën Dhimitri i Rostovit

Përktheu: Marsela Papa Studente e vitit II

Prerja e kekut të shën Vasilit Historia

HistoriaekekuttëshënVasilitështëelidhurmenjëngjarje, e cila ka ndodhur përafërsisht 1500 vjet më parë në qytetin e Kapadokisë, ku prift ishte shën Vasili i Madh. Në këtë periu- dhë perandori i Bizantit ishte Julian Apostati. Perandori ishte në një ekspeditë ushtarake kundër persëve dhe kaloi nga Kesaria dhe u kërkoi banorëve t’i jepnin gjithçka që ata kishin. Ata i ofruan vetëm tri bukë elbi. Nga ky gjest, Juliani mbeti i ofenduar, pasi ai ishte mbret dhe nuk meritonte që populli t’i ofronte vetëm bukë dhe u betua se kur të kthehej nga ekspedita ushtarake do ta shkatërronte Kesarinë. Shën Vasili kur e mori vesh këtë gjë që do të bënte Perandori u përpoq që të shpëtonte grigjën e tij, duke i urdhëruar të gjithë besimtarët të ofronin gjithçka që kishin dhe populli veproi ashtu siç u tha kryeprifti. Shenjtori veproi në këtë mënyrë pasi e dinte që Juliani ishte argjendashës dhe po të shihte floririn do të zbutej. Shën Vasili i tha popullit të lutet duke kreshmuar, që Perëndia t’i shpëtojë nga ligësia e perandorit. Nga lutja e Shën Vasilit, Julian Apostati u vra në betejë nga shën Mërkuri dhe, në mënyrë të mrekullueshme ushtria e perandorit Julian u shkatërrua nga një ushtri engjëllore, e cila ishte dërguar nga e Tërëshenjta. Rreziku u zhduk, por sendet e çmuara duhet të ktheh-

22


Vëllimi I I I , 2020 -eshin te banorët. Atëherë shën Vasili i Madh, për të mos lejuar që besimtarët të binin në ngasje, ur -dhëroi që të përgatiteshin disa kuleçë, dhe brenda tyre do të vendoseshin sendet e çmuara. Kështu kuleçët u shpërndanë te besimtarët dhe mrekullisht çdo besimtar gjeti te kulaçi i tij sendin që ai vetë kishte ofruar. Që nga kjo kohë, në traditën orthodhokse bëhet keku i shën Vasilit dhe në të vendosim brenda një monedhë. Ne sot e kryejmë këtë shërbesë, në të cilën kujtojmë dashurinë dhe mirësinë që ka ky shenjtor për njeriun. Kekun e quajmë vasilopita dhe siç ishte bërë traditë që në Akademinë Theologjike “Ngjallja e Krishtit” edhe tani në Departamentin e Theologjisë dhe Kulturës ajo ruhet duke prerë kekun e shën Vasilit. Edhe këtë vit me bekimin e Hirësi Nikollës, ditën e enjte, më datë 9 janar, u bë ndarja e kekut të shën Vasilit, në të cilën morën pjesë Mitropoliti i Apo -llonisë dhe Fierit, Hirësia e tij Nikolla, pedagogët e departamentit dhe studentët e seminarit orthodhoks. Personit që i bie leku shikohet si me fat; domethënë Bibliografi i bekuar nga shenjtori për atë vit, por kjo gjë nuk duhet Prifti S, “Historia e kekut të shën Vasilit”, Fjala, XII të kthehet në supersticion, sepse nuk ka fat apo kis(2011) Nr:4/12 met, por bekim që vjen nga besimi me vepra, sepse: Përgatiti: Eleni Gaqollari “besimi pa vepra eshte i vdekur” (Jak. 2:26). Këtë vit Studente e vitit II monedha i ra studentes së vitit të parë, Maria Dedja.

E Kremtja eTheofanisë

Kremtimet e krishtera që festojmë këto ditë janë ngjarje që i kapërcejnë funksionet e ngushta kohore dhe synojnë ta integrojnë njeriun në misterin e shpëtimit. Një ndër këto është e kremtja e ndritshme e Theofanisë, e cila është shfaqja e plotë e Perëndisë Triadik në botë. Kjo shfaqje ndodhi në momentin kur Jisu Krishti u pagëzua në lumin Jordan nga Joan Pagëzori. “Edhe menjëherë, duke dalë nga uji, pa qiejt duke u hapur dhe Shpirtin e Shenjtë si pëllumb duke zbritur mbi të. Edhe erdhi një zë nga qiejt: Ti je Biri im i dashur që e kam pëlqyer” (Mk.1:10-11). Pamundësia e njeriut dhe dashuria hyjnore e Perëndisë bën që Biri i tij i Vetëmlindur të mishërohet, të futet brenda botës dhe kohës, t’i zbulohet plotësisht njeriut për t’i treguar se Ai është Perëndia dhe Krijuesi i botës, dhënësi i jetës dhe shpëtimtari. Tashmë, njeriut i jepet mundësia që ta njohë Atë plotësisht dhe të nisë një jetë të re me të, duke e jetuar atë me anë të Mistereve në Kishë. Për më tepër, pagëzimi i Krishtit dhe Theofania shpalosin manifestimin e Krishtit në botë si Mesia dhe Shpëtimtari. Zëri i Atit që dëgjohet në pagëzi-

23


Fjala min e Krishtit tregon fronëzimin e Tij si Mbreti dhe Zoti i vetëm dhe i vërtetë i njerëzimit. Jisu Krishti u pagëzua në lumin Jordan jo se kishte nevojë, pasi ai është i pamëkatshëm, por që të jepte shembullin vetë i pari dhe që të shpallej prej Atit, Bir i tij i dashur. Shën Joan Damaskini na thotë se: “Krishti u pagëzua që të bëhet për ne shembull dhe vulë për pagëzim”. Kjo Theofani, e cila është pjesë e Ekonomisë Hyjnore, e fut njeriun brenda Trinisë së She -njtë, që të marrë pjesë në Hirin dhe dhuratat që burojnë prej tij në mënyrë të pashtershme. Ashtu si personat e Trinisë së Shenjtë janë të lidhur me njëri-tjetrin në mardhënie dashurie, kështu edhe njeriu duhet të jetë me Perëndinë. Nëpërmjet Birit të mishëruar ne hyjmë në një mardhënie me Atin, ndërkohë që nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë ne i lutemi Atit ose flasim me të si bijtë e tij. Prezenca jonë brenda Trinisë së Shenjtë na bën që të shpëtohemi dhe të hyjnizohemi përjetësisht. Misteri më i madh për të gjithë ne është Shfaqja e Perëndisë për të na mundësuar ne shenjtërimin dhe të bërit tonë të ngjashëm me Perëndinë, gjë e cila nis që në këtë jetë. Me pagëzimin e tij, Jisui shenjtëron ujërat e të gjithë botës, në mënyrë që ato të bëhen dhuratë shenjtërimi, dhe si të tilla të rrjedhin duke mos u prishur. Kjo mrekulli, e cila vazhdon të kryhet dhe sot në Kishë, me anë të Bekimit të Ujit, tregon se fuqia shenjtëruese e Perëndisë e transformon ujin, pra lëndën dhe e bën atë të mos prishet. Ndaj dhe orthodhoksët e ruajnë gjatë gjithë vitit me shpresëtari, duke konsumuar çdo ditë nga ajo. Kjo e vërtetë na sjell ndërmend pozicionimin e hershëm të gjërave në Parajsën ku jetonte Adami dhe Eva, ku asgjë nuk prishej dhe njeriu jetonte përjetësisht. Edhe pas rënies, njeriu e ka përsëri mundësinë që me dëshirën e mirë të rikthehet në gjendjen e mëparshme me anë të hirit të Jisu Krishtit. Bibliografi The Experience of God, Orthodox Dogmatic Theology, Kallistos Ware, Holy Cross Orthodox Press, Massachusetts: 1998. Përgatiti: Jorgo Belul Student i vitit II

24

Poezi Krishti qan... nga ikona !

“Krishti qan” Ah...foshnjë e ëmbël! Hyjlindësja e mban. Ah... nënë e dashur! “Krishti qan” Por... Bota qesh!!! Ah... Çfarë paradoksi! Krishti foshnjë, loton... Dhe Nëna me dorë e ledhaton... Fëmijë i dashur përse qan? Bota nuk më njeh! As më do, as më kërkon. Edhe Nëna i përgjigjet: Është njerí o bir, veçse njerí...Baltë, i lirē dhe pa djeni! Fali o Bir, ki mëshirë...lutet Nëna zemërmirë. Vazhdon Krishti, vazhdon dhe qan... Qan dhe Nëna, qan dhe s’ndal! Qan për ne o njeri, edhe lutet në Perëndi! Por njeriu kokë s’çan, vazhdon qesh edhe nuk qan ! Qaj për veten o njeri! Qaj se vdekja pranë të rri. Lutu fort edhe pendohu, se dhe Krishti kot s’u çua, që nga varri i lavdëruar. Jetën për ty e dha në kryq! Gozhdë pranoi edhe gjakun e Tij dhuroi! Por njeriu përsëri, gur nga zemra, gur po rri! Dhe në shpirt është robëruar, është i fortë, por ka harruar! Ka harruar Dashurinë, nuk kujtohet për Perën -dinë! Edhe më nuk po mendon, se Ungjillin nuk lexon. Është shitur për së liri, pak para dhe pak pushtet, tashmë mendon se jeton si mbret! Ah ky njeriu, se ç’jeton dhe çfarë e pret. Mendon se ka fituar, botë e qejfe ka dëshiruar. Por Jeta nuk është kjo o njeri... Jeta është Krishti Perëndi! Ky njeriu, sa çudi! Kafshë në shtëpi, kafshë në shoqëri... Ja pra, pse Krishti qan, qan dhe Nëna për ne qan. Por njeriu nuk kupton, çdo dëshirë plotëson. Nuk kënaqet as me pak, do të lartën, por s’e kap. Ç’të them më o njeri? Lexo, kupto edhe pendohu.


Vëllimi I I I , 2020 Qaj dhe ti, qaj tani... Qaj se koha kaloi! “Qan Krijuesi, qan, se fëmijë krijoi”!

Shpellën zgjodhi, të ultën, të lirën, të harruarën. I çuditshëm? Po dhe Jo! E ndërsa ne, gjithmonë të lartën, të shtrenjtën, të kërkuarën. Të çuditshëm? Me siguri Po. Por ja, përsëri, Zoti dënjon! Vjen dhe banon...

***

Unë apo Ti ? Unë edhe Ti. Kur qendrat e botës janë katedrale për njeriun e sotëm... I shërbejmë materialit, dëshirojmë të dukemi dhe e shesim veten... Morali na duket diçka e vjetëruar, tashmë moda është “liria personale”. Po ndryshojmë kaq shumë, sa nuk po kuptojmë dot as prindërit tanë.. Ashtu me virtytet e tyre, na duken sikur nuk i përgjigjen kohës.. Por... na rritën me shumë vështirësi, dhe me heroizëm! Harrojmë... Në botë ekzistoj vetëm UNË ! UNË jam qendra e botës !!! Unë..Unë..Unë.

Kungata e shenjtë Ëmbëlsi... Zemra rreh me një ritëm të çuditshëm! Mendime pozitive... Sy pozitiv... Këndvështrim i butë. Lëvizje të mirëmenduara! Fjalëpak. Zemra vazhdon dhe rreh. I njëjti ritëm, e njëjta melodi zemre! Çdo gjë e bukur. Kështu shikon...çdo gjë të bukur! Bleta atje shkon, tek lulet! Ambient lutjeje, dashuri për çdo gjë që ekziston. Paqe e cila nuk shpjegohet. Ndërkohë shijon... Atmosferë Ngjalljeje! Harmoni! Qëndron dhe lutesh... Flet dhe lutesh... Lutja buron! I mjerë, por ja... Zoti banon..dënjon!

25


Fjala Por bosh, bosh dhe plot me UNË! Qeshim gjithë ditën, qeshim dhe qajmë. Luajmë e kërcejmë, por tjetrin nuk e ndiejmë! A thua jam vetëm UNË?! Lakmi, krenari, edhe Unë ! Por vetëm interesi po vihet ne punë. Jemi të gjithë fëmijë të një Ati, këtë duhet të kuptojmë në mënyrë që të jetojmë. Po zgjedhim të keqen dhe "tokën" s'po e punojmë ! Por... llogari do të na kërkohet, se vërtet po harrojmë. Në botë ka të sëmurë, të varfër si UNË! Po ka dhe të tjerë, nuk jam vetëm Unë. Fëmijët po rriten, dhe nuk e dimë se Si!! Se për ta s'kujdesemi as në shkollë as në shtëpi. Një brez po ikën dhe shembuj na lë. Por ne çdo ofrojmë se po jetojmë pa fre. Po shtypim të dobtin, të thjeshtin dhe trimin.. Po hamë njëri-tjetrin dhe jo ushqimin. Harrojmë vdekjen, që pranë na rri. Harrojmë pendimin dhe vlerën e tij. Pendohu tani, Unë edhe Ti ! Së bashku tani! Të mirën, të vërtetën dhe Tjetrin të zgjedhim. Të thjeshtën, të pastrën dhe pendimin të kemi. Të duam, të shërbejmë me gëzim dhe sakrifikim. Tjetrin të fitojmë, Unë edhe Ti. Probleme, mërzitje dhe shumë krenari, Unë vetëm nuk mundem, por duhesh dhe Ti! Kur Unë edhe Ti së bashku tani, me përpjekje dhe punë, të vrapojmë të lirë, të duam më shumë Ti edhe Unë. Kur Ti të jesh Unë dhe Unë të jem Ti, bota do të marrë shembull se Unë dhe Ti, së bashku dhuruam Dashuri!

Thënie të Etërve

Njeriu ka fuqi të tillë që ai mund të transmetojë të mirën ose të keqen në mjedisin e tij. Ne duhet të shohim gjithçka në një kuadër pozitiv të mendjes. Ne nuk duhet të mendojmë ndonjë gjë të keqe për të tjerët. Edhe më e keqja më e vogël apo indinjata, dëmtojnë. Duhet të kemi mirësi e dashuri në shpirtin tonë dhe t`i transmetojmë këto gjëra. Shën Porfiri Fytyra e njeriut të turpshëm imiton përulësinë e Krishtit. Asgjë tjetër nuk na ndan nga dituria hyjnore, veçse të zgërdhihesh, të qeshësh, të tallesh dhe të bësh shaka. Le të shenjtërojmë me lutje dhe vepra të mira trupin tonë, që të vijë të banojë në të Krishti, me Kungatën e Shenjtë. Shën Isaak Siriani “Druajuni Perëndisë dhe hiqni dorë nga e keqja”. Vendosni këtë si qëllim të përgatitjes suaj për Kungimin e Shenjtë. Mos e kufizoni veten në një rutinë të jashtme të përgatitjes, por përqendrohuni në veçanti tek vetja, hyni brenda vetes dhe shqyrtoni pikëpamjet tuaja, nëse ato janë në pajtim në të gjitha gjërat me fjalën e vërtetë të Perëndisë. Shqyrtoni gjithë jetën tuaj, nëse janë ato që Zoti ju kërkon juve në Ungjijtë. Të pikëlloheni dhe të urreni çdo gjë që është fyese ndaj Perëndisë. Shën Theofani i Veçuar Shkrimet e Shenjta janë të mjaftueshme për të na mësuar. Të këshillojmë njëri–tjetrin për të përparuar në besim dhe t`i japim guxim të tjerëve me anën e fjalëve. Le të mendojmë se kjo mbrëmje është e fundit për ne. Koha e jetës sonë është diçka e panjohur dhe çdo ditë vihet në lëvizje prej Përkujdesjes Hyjnore. Duke jetuar me pritjen e vdekjes, do të falim gjithë njerëzit. Shën Andoni i Madh Përgatiti: Kristi Baka Student i vitit II

26


Vëllimi I I I , 2020

Mistagogjia e shën Maksim Pohuesit

Jeta e shenjtit Shën Maksim Pohuesi lindi në vitin 580 ps.K në Konstandinopojë nga një familje aristokrate dhe mori një formim të mirë theologjik dhe filozofik. Rreth vitit 610 ps.K, perandori Herakli e ftoi në oborrin e tij dhe i besoi vendin e këshilltarit. Kjo ngjarje i dha mundësinë atij që të krijonte lidhje shoqërore me personalitete të rëndësishme të perandorisë; disa prej tyre më vonë i kërkonin edhe këshilla, kur jetoi si murg larg oborrit perandorak. Tre-katër vite më vonë braktisi vendin e tij në oborrin perandorak për t’u bërë murg në një manastir në Krisoupoli (Skoutari), në anën tjetër të Bosforit, përballë Konstandinopojës. Gjatë kësaj kohe, ai ishte i lidhur shpirtërisht me Patriarkun e mëvonshëm të Jerusalemit, Sofronin dhe dishepullin e tij, Anastasin, i cili ishte një shoqërues dhe mbështetës i vazhdueshëm i betejave për Orthodhoksinë. Ai u zhvendos në manastirin e Kizikës (624-626), dhe më vonë u transferua në Afrikën e Veriut, pasi kaloi Kretën dhe ndoshta Qipron. Gjatë periudhës kur qëndronte në Manastirin e Kizikës, para se të fillonte luftën për besimin, shën Maksimi arriti të thellonte doktri-

27

nën e hyjnizimit, duke ekspozuar themelet filozofike dhe theologjike të jetës shpirtërore. Në ligjërata të thella e të ndërlikuara për pasazhet e vështira të Shkrimit të Shenjtë, për problematikat e ngritura nga shën Dionis Areopagjiti dhe shën Grigor Theologu dhe për Liturgjinë, ai hartoi një sintezë madhështore theologjike. Pas përparimit të arabëve, ai iku në Itali në 645 ps.K. Në vitin 649 ps.K, Maksimi dhe papë Martini I mbajtën një sinod në Romë ku dënuan “Typos”-in e perandorit, “Ekthesis”-in e Heraklit , dhe doktrinat për një veprimtari të vetme dhe një vullnet të vetëm te Krishti. Ata pranuan që te Krishti ekzistojnë dy vullnete dhe dy energji. Theologjia e Maksimit u pranua nga Sinodi VI Ekumenik (681) dhe u shpall dogmë e Kishës, e cila deklaronte se Krishti kishte dy vullnete: hyjnor dhe njerëzor. Sinodi e shpalli të pafajshëm Maksimin dhe dënoi herezinë e monotelitizmit. Pasi e mallkuan dhe e ofenduan, gjykata kishtare e dorëzoi atë dhe shokët e tij te prefekti i qytetit, i cili i dënoi me kamxhikime dhe ua preu organet që rrëfenin besën: gjuhën dhe dorën. Pasi i shëtitën nëpër qytet të gjakosur, i burgosën në kështjella të veçuara në Kaukazin e largët, në Lazik. Atje, në moshën 82-vjeçare, më 13 gusht 662, Shën Maksimi u bashkua përfundimisht me Fjalën e Perëndisë, të cilën e deshi kaq shumë dhe kishte imituar pësimin jetëbërës me rrëfimin e besimit dhe martirizimit. Tregohet se çdo natë tri llamba, simbol i Shën Trinisë, ndizeshin vetë mbi varrin e tij. Dora e djathtë e shën Maksimit nderohet në manastirin e “Shën Pavlit” në Malin e Shenjtë. VEPRA “MISTAGOGJIA” Kjo vepër, përsa i përket strukturës së saj, nis me një parathënie, të ndjekur nga 24 kapituj, të cilat ndahen në dy pjesë: pjesa që studion simbolikën e ndërtesës së Kishës, ku përfshihen kapitujt 1-7; dhe pjesa që analizon simbolikën e Liturgjisë Hyjnore, në kapitujt 8-24; dhe në fund një përmledhje të të gjithave sa janë përmendur në vepër. “Mistagogjia” e shën Maksimit mund të konsiderohet si një mësimdhënie sistematike mbi misticizmin, brenda së cilës, Kisha dhe Liturgjia zënë një vend shumë të rëndësishëm.


Fjala Është një mësimdhënie, ku është vendosur e risë së njeriut sepse njeriu është sipas ikogjithë teoria e shën Maksimit si një teori e për- nës dhe ngjashmërisë së Perëndisë. Në këtë parimit shpirtëror të besimtarëve më Krishtin formë, Kisha është si një njeri dhe njeriu është brenda kuadrit të destinacionit të përgjithshëm një Kishë. Ajo si një ikonë e njeriut përmban të botës. Kështu, duke përsëritur krahasimin Perëndinë dhe anasjelltas. Kështu, njeriu si ikondërmjet Perëndisë, që i ndërlidh të gjitha në e Perëndisë është ekzistencë e pakufizuar brenda tij si krijues dhe ndërmjet tyre dhe që mendon dhe funksionon dhe, për shkak të ndërmjet Kishës që realizon të njëjtën vepër ngjashmërisë së tij me Perëndisë, merr pjesë për anëtarët e saj, shën Maksimi përcakton se gjithmonë e më shumë me virtytet në shenbrenda anëtarëve të Kishës ekzistojnë 3 nivele: jtërinë e Perëndisë. Kisha edhe ajo si një ekzistbesimtarët, praktikantët dhe teoricienët. Në encë e pakufizuar, njeh, vepron dhe merr pjesë Hyrjen e veprës, autori bën fjalë për urtësinë gjithnjë e më shumë në shenjtërinë e Perëndisë, dhe njohjen që mund të marrë dikush, përsa duke ndihmuar anëtarët e saj në këtë orientim. kohë që udhëhiqet nga fryma e pastër. Vendi i shenjtë (hierorja) është ikona e shpirtit, sepse brenda shpirtit lëvizin mendimet e njeI. Simbolika e Kishës Shën Maksimi duke përdorur alegorinë e pa- riut që ftohen ta ngjitin atë drejt Perëndisë dhe shenjtërimit. Blata është ikona e mendjes, raqet Kishën: sepse ajo është vendi ku shfaqet Perëndia i paa. si tip dhe ikonë të Perëndisë Në kapitullin e parë, shën Maksimi e paraqet kuptueshëm dhe ku bëhet e prekshme prezenca Kishën si një shoqëri brenda Krishtit, si një iko- e Tij. Kurse tempulli është ikonë e trupit që ftonë e bashkimit të Perëndisë me të gjithë botën. het të shenjtërohet me energjinë priftërore të Kisha në një simbolizim të parë shpirtëror duket shpirtit që lavdëron Perëndinë e pafund, të cilit si tip dhe ikonë e Perëndisë me imitimin e en- i afrohet me mendje të ngritur tek e pafundmja, ergjisë së tij. Ajo paraqet energjinë e Perëndisë, që ngrihet mbi mendimin. si ikonë e shpirtit përderisa Ai i krijoi të gjitha, i mban, i lidh me d. Shën Maksimi sheh brenda Kishës ikonën njëra-tjetrën dhe me veten e tij, edhe pse janë të e vetë shpirtit. Në realitet shpirti nuk mund të ndryshme në natyrë. Kjo lidhje e vazhdueshme përmban dhe mbulon të gjitha lidhjet e tjera, ekzistojë pa trupin dhe vetëm me anë të logjiktë cilat mbahen së bashku sipas një prirjeje të ës mund ta ndajmë atë nga trupi. Për të, brenda veçantë që karakterizon natyrën e tyre. Kisha i shpirtit ekzistojnë dy fuqi: fuqia shpirtërore që lidh besimtarët me Hirin e Perëndisë, i bashkon zhvendoset nga vullneti i lirë dhe ajo jetësore praktikantët me virtytet brenda vullnetit të tyre që përmban liri dhe mbetet gjithmonë e njëjta të lirë, si dhe teoricienët dhe gnostikët në unite- në vetvete, dmth zhvendoset me një mënyrë vendimtare pa zgjedhur qëllimet e saj. Në futin e një njohjeje të pandashme. qitë, brenda shpirtit ekzistojnë dy fuqi: fuqia b. si tip dhe ikonë të botës Në kapitullin e dytë, paraqitet ndërtesa e shpirtërore që zhvendoset nga vullneti i lirë dhe Kishës me besimtarët të mbledhur në të, si një ajo jetësore që përmban liri dhe mbetet gjithikonë e të gjithë krijimit, si një ikonë e bashkim- monë e njëjta në vetvete, domethënë zhvendoit dhe veçimit brenda rendit të qenieve trupore set me një mënyrë vendimtare pa zgjerdhur (të dukshme) dhe jotrupore (të padukshme). qëllimet e saj. Në fuqinë shpirtërore, pjesa teBrendësia e Kishës ka një vend të caktuar për orike konsiderohet mendja (nous), kurse pjesa klerikët (hierore) dhe për laikët (tempulli). Por praktike sipas Etërve të tjerë, është fjala. Fjatë dyja këto pjesë me gjithë çka përmbajnë, la e ndriçuar nga perceptimi orienton fuqinë janë të lidhura ndërmjet tyre dhe plotësohen, jetësore dhe me të gjithë trupin. Kështu, fjala lidh mendjen me fuqinë duke përbërë unitet dhe duke marrë një emër të vetëm me referimin e tyre në të njëjtin dhe të jetësore dhe realizohet bashkimi i fuqive të vetmin qëllim dhe me faktin se çdo vend është shpirtit me të trupit. Një njeri që nuk ka renë të njëjtin moment, në mënyrë reciproke alizuar këtë bashkim, nuk është në gjendjen e duhur të njeriut të vërtetë. Gjithashtu, ai liston çfarë është dhe tjetri. 5 çifte të niveleve të shpirtit: mendja (nous) dhe c. si ikonë e njeriut fjala; urtësia dhe mençuria; teoria dhe vepra; Kisha është tip sipas ikonës dhe ngjashmë-

28


Vëllimi I I I , 2020 dija dhe virtyti, njohja e paharrueshme dhe be- eve 91, 92, 94 është e paqendrueshme. E para, sim i pakundërshtueshëm. sepse si dogmatolog ai nuk mund ta shohë Liturgjinë pa prezencën e Andifoneve dhe, e dyta, sepse II. Simbolika e Liturgjisë Hyjnore Shën Maksimi e paraqet Kishën jo si një në Liturgjinë stacionale të kohës së shën Maksimit realitet ose si një ndërtesë statike, por si një nuk kishte Andifonë. Këndimet (pjesa asmatike) lëvizje ose ngjitje drejt Perëndisë. Kjo lëvizje pa- c. Mund të themi se këto këndime, që psaleshin raqitet edhe në shpjegimin e Liturgjisë Hyjnore. Autori na thotë se pas prezantimit të shkurtër ndërmjet pasazheve të Shkrimit të Shenjtë, janë të simbolikave të Kishës, do të japë një prezan- Aliluiarët ose Përlëshoret, të cilat shfaqin ëmbëlsitim akoma më të përmbledhur të Liturgjisë në e të mirave hyjnore. Ato, gjithashtu, na sjellin ndërmend dëshirën e shpirtit për të kultivuar virHyjnore. Ai e ndan Liturgjinë në 12 pjesë: a. Hyrja e Episkopit dhe popullit bren- tytet dhe për të përjetuar kënaqësinë që ato sjellin, da në Kishë për celebrimin panigjirik të duke pasur si qëllim një marrëdhënie të gjallë me Perëndinë. Liturgjisë Hyjnore. Thirrjet për paqen Shën Maksimi meqenëse jetoi në shek.VI- d. Thirrjet për paqen që jepen nga brendësia e VII dhe në atë kohë kryhej akoma Liturgjia stavendit të shenjtë (hierorja), mund të jenë falëncionale, e nis përshkrimin e Liturgjisë pikërisht me Hyrjen e Vogël, pra hyrjen që bën episko- derimet hyjnore, të cilat thuheshin pas psaljes së pi dhe populli pas tij brenda në kishë. Ky mo- Aliluiarit dhe që nënkuptojnë shpërblimin e paqes ment shënon edhe nisjen e Liturgjisë Hyjnore. që dërgohet nga Perëndia me engjëjt mbi ata, të Shën Maksimi na thotë se Hyrja e episkopit në cilët e kanë himnuar dhe kanë bërë përpjekje që të kishë simbolizon ardhjen e Krishtit në botë për pastrohen nga mëkatet dhe të përfitojnë virtytet. Leximi i Ungjillit shpëtimin e natyrës njerëzore me Pësimet e tij e. Pas thirrjeve të paqes, bëhet leximi i Ungjiltë Shenjta dhe Ngjitjen e tij në qiell, të cilat simlit, ku na shfaqen të gjithë anët e besimit, virtytit bolizohen nga hyrja e episkopit në Hierore dhe dhe njohjes. Ai përmban të gjitha elementët për ngjitja e tij në fronin dhespotik. Gjithashtu, hyrja e popullit me episkopin në të cilët ka nevojë njeriu, në mënyrë që të braktisë kishë simbolizon kalimin nga jeta mëkatare në mendimet tokësore dhe të shohë drejt qiellit. Unpërpjekjen për pastrim, që është niveli i parë i gjilli lexohet nga episkopi në amvon dhe, ndryshe jetës shpirtërore, ku besimtari dëbon pabesinë, nga leximet e tjera, populli qëndron në këmbë rrit besimin, zvogëlon të keqen, përparon në dhe dëgjon me kujdes fjalët e Personit hyjnor të virtyt dhe zhduk padijen me shtimin e njohjes. mishëruar. Këto lexime na zbulojnë mënyrën Kjo ndodh, sepse gjatë Hyrjes së Vogël shfaqet sesi Perëndia do që ne të përparojmë në jetë sipas mes nesh në mënyrë simbolike vetë Krishti, që urdhërimeve të tij. f. Mbyllja e Dyerve është burimi i virtytit dhe besimit. Rëndësia mbarëbotërore dhe eskatologjike e b. Leximet nga Shkrimi i Shenjtë mbylljes së dyerve që pason leximin e Ungjillit Me termin liturgjik, “Leximet” nënkuptojmë leximin e Shkrimit të Shenjtë, domethënë pasazhe dhe daljen e katikumenëve nga kisha shfaq funnga Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re. Meqenëse din e gjërave materiale, zhdukjen dhe bindjen shën Maksimi na referon disa kapituj më vonë e të padenjëve në gjykimin e fundit, tërheqjen për leximin e pasazhit të Ungjillit, emërtimi në e të drejtëve brenda nusërores dhe braktisjen shumës që përdor për këto lexime në këtë kapit- e plotë të ndjenjave që çojnë në mëkat. Pra ull na tregon qartë se në Liturgjinë e asaj kohe në kjo mbyllje tregon zhvendosjen e dëshiruar të këtë çast bëhej leximi i disa pasazhave të tjera të shpirtit nga kjo botë që prishet drejt asaj jolënShkrimit të Shenjtë dhe të Apostullit. Leximi i kë- dore dhe të përjetshme. Hyrja e mistereve të shenjta tyre pasazhave bën që të njihet dëshira e Perëndisë g. Brenda shpjegimit të përgjithshëm eskadhe përpjekjet e njeriut për përfitimin e virtyteve. Nga ana tjetër, ato shfaqin butësinë e të mirave tologjik, hyrja e mistereve të shenjta simbolihyjnore me rezultat urrejtjen ndaj së keqes dhe zon preludin e mësimdhënies së re të Ekonovendosjen e shpirtit tonë në Perëndinë. Ideja që z. misë së Perëndisë për ne. Kjo mësimdhënie nuk Staniloae përcjell në komentin e tij referuar psalm- do të bëhet më me fjalë, si në këtë rast, por do

29


Fjala të jetë mësimdhënie me pamje, zbulim të plotë. Do të jetë zbulimi i kuptimit të qartë të misterit të shpëtimit tonë, që gjendet në brendësi të Perëndisë, i fshehur dhe i paafrueshëm. Ky shpëtim u realizua me sakrificën në Kryq të Krishtit, të simbolizuar në Hyrjen e mistereve. h. Puthja e paqes Puthja e paqes shpreh shfaqjen dhe pohimin e harmonisë dhe dashurisë midis klerit të krishterë dhe njerëzve. Pa këto virtyte është e pamundur që besimtari të marrë pjesë në pjesën tjetër të Liturgjisë Hyjnore. Pra, kështu ikonizohet marrëveshja dhe uniteti mes besimtarëve. i. Simboli i Besimit Pas puthjes së paqes, besimtarët janë gati të pohojnë besimin e tyre, duke thënë të gjithë bashkë Simbolin e Besimit, i cili i kujton besimtarët për të gjitha dhuratat e Zotit ndaj njeriut: krijimi, shpëtimi nga Krishti, ardhja e Shpirtit të Shenjtë dhe shenjtërimin tonë brenda në Kishë. j. Himni Trishenjtor “Shenjt, shenjt....” Ky himn shpreh të vërtetën e madhe se shpirti njerëzor është i barabartë me engjëjt në çështjen e lavdërimit ndaj Zotit. Kjo është e rëndësishme, sepse në këtë mënyrë realizohet bashkimi i botës materiale (njerëzve) me botën shpirtërore (engjëjt) gjatë Liturgjisë Hyjnore. Ndaj Liturgjia e Kishës është vazhdim i liturgjisë qiellore, që engjëjt kryejnë pa ndalim. k. Lutja “Ati ynë”. Lutja Zotërore është lutja që vetë Zoti ynë, Jisu Krisht u dha nxënësve si një mënyrë për t’u lutur. Kjo lutje tregon birësimin e njeriut nga Zoti, ku theksohet se me anë të hirit të Frymës së Shenjtë besimtarët janë thirrur të thërrasin Zotin Atë dhe të ndiejnë afërsinë e bashkimit të tyre me Perëndinë. l. Himni “Një është shenjt...” Bashkimi mistik me Perëndinë bëhet me fundin e këtij himni. Mbledhja dhe uniteti i ardhshëm brenda thellësisë së fshehur të thjeshtësisë hyjnore, përtej arsyes dhe mendjes, shfaqet nga ky himn që psalet nga i gjithë populli. Sepse besimtarët, duke parë drejt së ardhmes bashkë me fuqitë qiellore, Dritën dhe lavdinë e padukshme dhe të pashprehur do të pasqyrojnë dhe ata pastërtinë e kësaj drite që rrezaton te të gjithë, ashtu si vetë shenjtëria. Ky himn pasohet nga Kungimi i besimta-

30

rëve me Trupin dhe Gjakun e Krishtit; moment ky që shënon kulmin e unitetit të besimtarëve me Perëndinë. Siç thekson shën Maksimi: “me Kungimin Hyjnor njeriu denjësohet të bëhet Perëndi sipas hirit”. Kjo do të thotë që Liturgjia Hyjnore e drejton njeriun në rrugën e hyjnizimit, domethënë lartësimin e tij drejt bashkimit përfundimtar me Perëndinë dhe të bërit e tij hyjnor. Liturgjia Hyjnore (sot) Liturgjia Hyjnore që zhvillohet sot ka disa ndryshime dhe është më e zgjeruar se Liturgjia e kohës së shën Maksimit, e cila u quajt Liturgjia stacionale. Si fillim, përpara nisjes së Liturgjisë, kryhet shërbesa e marrjes së kohës (kairos) dhe Proskomidhia e Shenjtë, të cilat në kohën e shën Maksimit nuk na referohen. Liturgjia nis me “E bekuar është mbretëria e Atit... ” dhe më pas thuhen Paqësoret, Andifonët duke pasur ndërmjet tyre litani. Më pas bëhet Hyrja e Vogël me Ungjill, duke kënduar Përlëshoren e më pas Shkurtoren. Meqenëse Liturgjia në kohën e shën Maksimit fillonte me hyrjen e episkopit dhe popullit në kishë, imitim i së cilës është sot Hyrja e Vogël; Andifonët dhe Paqësoret thuheshin gjatë litanisë që bëhej rrugëve të qytetit nga klerikët dhe populli për të shkuar në kishën katedrale, ku do të celebrohej Liturgjia nën ndrejtimin e episkopit. Pas Hyrjes psalet himni “Shenjt Perëndi...”, gjë që shën Maksimi në veprën e tij nuk e përmend, nga ku tregon se atëherë nuk psalej ky himn. Më pas këndohet Apostulli me Aliluiarin e tij, këndimi i Ungjillit prej priftit/dhjakut, por që merr bekim tek episkopi. Predikimi pason këndimin e Ungjillit, por në disa enori bëhet përpara Kungimit. Më pas vazhdohet me Lutjen e Gjerë, Uratat për Katikumenët dhe besimtarët, dhe psalet Himni Kerubik. Pas përfundimit të tij, bëhet Hyrja e Madhe (me Dhuratat e Shenjta) dhe vendosja e tyre mbi Altar. Vazhdohet me Plotësoret dhe arrijmë te Puthja e paqes, e cila bëhej edhe në kohën e shën Maksimit. Klerikët dhe besimtarët, pasi kanë përqafuar njëri-tjetrin, tani pohojnë besimin e tyre, duke thënë Simbolin e Besimit, siç na referon edhe shën Maksimi. Me lutjen “Le të qëndrojmë mirë...” nis Urata e Anaforës. Pas prologut të Anaforës, psalet Himni Trishenjtor “Shenjt, shenjt, shenjt, Zoti Sabaoth...”, siç bëhej dhe në Liturgjinë e shën Maksimit. Pjesë e Anaforës


Vëllimi I I I , 2020 është Përkujtimi dhe Fjalët institucionale të Zo- 5. Λόγος ασκητικός, PG 90, 912-957. tit tonë në Darkën Mistike; thirrje e Shpirtit të 6. Κεφάλαια περί αγάπης, PG 90, 960-1073. 7. Κεφάλαια περί Θεολογίας και της Ενσάρκου Shenjtë dhe Diptikët. Më pas thuhet lutja zotërore “Ati ynë...”, Οικονομίας του Υιού του Θεού (γνωστικά), PG njësoj si në liturgjinë e asaj kohe dhe pason 90, 1084-1176. Lartësimi i Dhuratave të Shenjta. Psaltët psalin 8. Κεφάλαια διάφορα Θεολογικά τε και “Një është shenjt...” dhe më pas Kungatoren, Οικονομικά και περί Αρετής και Κακίας, PG 90, siç na e përshkruan edhe Maksimi në veprën e 1177-1392. tij. Gjatë Kungatores përgatitet Kungata dhe fil- 9. Πρός Θεόπεμπτον σχολαςτικόν, PG 90, 1393limisht kungohen klerikët dhe më pas populli. 1400. Liturgjia e sotme vazhdon me psaljen e “Goja 10. ¨Ετερα κεφάλαια, PG 90, 1401-1461. jonë u mbushtë...”, Uratën e Falënderimit, 11. Εκ των 63 απόρων πρός τόν θειότατον Uratën pasamvonike, “Emri i Zotit..” dhe Për- βασιλέα τόν Αχρίδης, PG 90, 1461. 12. Προς τον οσιώτατον πρεσβύτερον, PG 91, lëshimi. Nga mënyra sesi shën Maksimi paraqet dhe 9-285. përshkruan Liturgjinë Hyjnore, na tregohet se 13. Συζήτησις μετά του Πύρρου, PG 91, 288-353. ai ishte laik dhe besimtar i thjeshtë, prandaj 14. Πέρι ψυχής, PG 91, 353-361. e bazon përshkrimin për Liturgjinë vetëm në 15. Επιστολαί, PG 91, 364-649. pjesët që psalen nga psaltët, në uratat me zë të 16. Περί Αγιάς Τριάδος, PG 91, 652-657. lartë të priftit dhe në veprimet e tij të dukshme 17. Μυσταγωγία, PG 91, 657-717. 18. Κεφάλαια θεολογικά, PG 91, 721-1017. nga populli. 19. Περί διαφόρων αποριών των Αγίων Διονυσίου Metoda intepretuese e autorit Si përfundim, mund të themi se shën Mak- και Γρηγορίου, PG 91, 1032-1417. simi në këtë vepër ka përdorur metodologjinë 20. Ύμνοι, PG 91, 1417-1424. alegorike të Shkollës Aleksandriane. Kjo vihet Bibliografia re që në pjesën e parë të librit, ku ai bën disa ikonizime për Kishën dhe më pas në simbolikat Στανιλοάε Δ. (Πρώτοπρεσβύτερος), Μυσταγωγία e përdorura për Liturgjinë Hyjnore. Shën Mak- του Αγίου Μαξίμου Ομολογήτου, Σακάλης Ι. simi, duke u bazuar në tre autorët e mëdhenj (Μετάφραση), Εκδόσεις Αποστολικής Διακονίας Dionis Areopagjiti, Evagri i Pontit dhe Origjeni της Εκκλησίας της Ελλάδος, f.13. i Aleksandrisë, të cilët ishin përdorues të me- Sinaksari-Jeta e Shenjtorëve të Kishës Orthodtodës alegorike, që Shkolla e Aleksandrisë më- hokse, Vëllim III (Janar-Shkurt), Botim i sonte, ndoqi të njëjtën rrugë intepretimi. Për të, KOASh-it, Tiranë 2016. rëndësia e madhe e intepretimit të theologjisë Χηαγορατζου K., Μάξιμος Ομολογήτης και lidhet me marrëdhënien e njeriut me Perëndi- Νικόλαος Καβάσιλας - Δύο Μυσταγωγοί της në, dhe jo vetëm thjesht në shpjegimin literal të Ερμηνείας της Θείας Λειτουργίας Μεταπτυχιακή ngjarjeve brenda Liturgjisë Hyjnore. Lidhja, që Εργασία-Υποβλήθεισα Στο Τμήμα Ποιμαντικής ai i bën Liturgjisë Hyjnore që Kisha kryen me Και Κοινωνικής Θεολογίας, ΑΠΘ. Θεσσαλονική atë engjëllore, është imitim i të njëjtës punë që 2017. (Βιβλιάριο).. Ebook, 2020. Dionisi shkroi në veprën e tij “Hierarkitë qiel- “Θρησκευτικά (Α ΕΠΑ.Λ.): Ηλεκτρονικό lore”. Βιβλίο”. Ebooks.Edu.Gr, 2020. Link: http://ebVeprat e shën Maksimit ooks.edu.gr/modules/ebook/show.php/DSPAL1. Προς Θαλάσσιον τον οσιώτατον πρεσβύτερον A108/188/1329,4662/. και ηγούμενον Περί Διαφόρων απόρων της θείας Γραφής, PG 90, 244-785. 2. Πεύσεις ερωτήσεις και αποκρίσεις, PG 90, 785Punuan: 856. Xhulia Papa & Jorgo Belul 3. Ερμηνεία εις τον Ψαλμόν 59, PG 90, 856-872. Studentë të vitit II 4. Εις την προσευχήν του Πάτερ Ημών, προς ένα φιλόχριστον - Ερμηνεία σύντομος, PG 90, 872909.

31


Department of Theology & Cul ture The Department of Theology & Culture belongs to the Faculty of Human Sciences of College University Logos. Our Department provides a three-year undergraduate program in Theology, recognized by the Albanian state and operating according to the Bologna system. The off icial start of the courses under the new circumstances was on 15thOctober 2018. The department is housed in a modern building complex around the Holy Monastery of Shen Vlash, in the homonymous village, 5 minutes outside the city of DurrĂŤs.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.