![](https://assets.isu.pub/document-structure/200515121652-fa7f205617fe38ddffec93635a57699c/v1/d36cf645f7f7465534be2137e3b67b3b.jpg?width=720&quality=85%2C50)
1 minute read
Ngjallja, eksod i jetës së pavdekshme” (Jorgo Belul
kjo gjë arrihet nuk është e njëjtë. Mund të themi se ka një shumëllojshmëri metodash, por e rëndësishme është gjetja e asaj ideales dhe vënia e saj në praktikë, me përfundim arritjen e qëllimit. Pra, formimin e secilit individ, duke marrë parasysh unikalitetin që ata zotërojnë. Pavarësisht nga kërkimet e shumta që janë bërë ndër vite, përzgjedhja e metodës më të suksesshme mbetet një nga detyrat më të vështira të edukimit.
Gjithsecili prej nesh zotëron një mendim kritik e për pasojë është i aftë të gjykojë se cila metodë është më produktive. Duhet të jemi gjatë gjithë jetës kërkues dhe eksperimentues që qëllimi ynë të realizohet me sukses. Mësuesia nuk duhet të konsderohet si një profesion, por si një mision që zhvillohet me bazë dashurinë dhe për më tepër kur bëhet fjalë për transmetimin e Fjalës së Perëndisë. Fëmijët mbartin në veten e tyre një botë të mahnitshme. Misioni ynë do të kthehet në një eksperiencë të paharrueshme, e rëndësishme është të gjejmë çelësin që do të na mundësojë hyrjen në botën e tyre.
Advertisement
Ka një shumëllojshmëri aktivitetesh që mund të zhvillojmë në orën tonë të katekizmit. Pasi të kemi shpjeguar mësimin, është e rëndësishme t’i angazhojmë fëmijët. Ata mund të bëjnë dramatizime të ndryshme, mund t’u mësojmë këngë të ndryshme, t’u japim mundësi të shpalosin botën e tyre me anë të pikturave, apo mendimeve rrufe dhe plotësimit të pemëve të mendimit etj. Ka kaq shumë mundësi dhe opsione, mjafton të jemi kreativ dhe të dashur me fëmijët dhe ata do të përfshihen tërësisht në orën e katekizmit. Metoda bashkëkohore është ideale, pasi e kthen orën e mësimit në një orë të këndshme loje dhe ajo ç’ka është më e rëndësishmja, ata do të mund të mësojnë ato që ne përpiqemi t’u shpjegojmë.
Bibliografia
• Arseven, A. (2014). “The Reggio Emilia approach and curriculum development process”, International Journal of Academic Research, 6.1, f. 166-171. • Çelmeta, E. & Mato, J. (2017). Projekti mësimor në arsimin parashkollor, Tiranë: Kumi. • Kamani, P.& Mato, E. (1997). Përvoja Edukative e Rexho Emilias (Në ndihmë të mësueseve të kopshteve), Tiranë. • Montessori, M. (1914). Dr. Montessori’s own handbook, New York: Frederick A. Stokes. • Montessori, M. (2015). “The Education of the Individual”,The NAMTA Journal,Vol.40.2, f. 15- 28.