2 minute read
Mjafton vetëm një pikë loti dashurie... (Msc. Theano Kostoli
Por edhe kjo vepër njerëzve nuk u mjaftoi, mosbesimin kishin rrëmbyer, thua kaq shumë ishte ngurtësuar zemra e tyre! Besnikët trupin e tij morën, u kujdesën. e mbështollën me pëlhura dhe me vaj erëmirë e lyen. Por të dielën në mëngjes, ndërsa ishte errësirë, miroprurëset dhe apostujt shkuan te varri për të parë mësuesin e tyre të mirë! Ç’të shikonin... varri ishte boshatisur!!! Lajmëronin plot habi; është ngritur, është ngjallur Zoti ynë prej varrit! Të gjithë e panë, madje dhe e prekën dhe me ardhjen e Ngushëllimtarit, të gjithë nxënësit morën stafetën. Duhet të shkonin nëpër botë, të lajmëronin dhe të predikonin Fjalën që u trupëzua, që u shfaq dhe që u kryqëzua! Por thelbi ishte ky, për t’i thënë çdo njeriu: “Gëzohu se Krishti erdhi për ty!”
Perëndia i mirë na dha kohë të njohim veten, që kohët e fundit ishim tepër të shpërqendruar dhe të zënë për ta bërë. Koha që i kushtuam vetes ishte si një pikë modeste shiu, që takonte sipërfaqen e çrregullt të oqeanit të rutinës sonë të përditshme. Ditë pas dite të shpërqendruar që nga zgjimi deri në kohën që me sytë mbyllur pushonim, kishim humbur drejtimin që Perëndia dëshiron për ne, ishim rrëmbyer pas gjërave të fundme tokësore dhe me pavetëdije çdo ditë vendosnim nga një tullë në muret e një fortese me materiale tokësore dhe mendonim se siguria dhe lumturia ndodheshin brenda saj.
Advertisement
Me po të njëjtën pakujdesi edhe në lutjet, me anë të të cilave madhështojmë veprën e Zotit të tërëfuqishëm dhe lutemi që me dashurinë e Tij të na ndihmojë në rrugën e gjatë të jetës, kërkesat tona ishin gjithnjë e më shumë materiale, duke harruar qëllimin dhe arsyen për të cilën Trinia e Shenjtë na ka bekuar, duke na dhuruar Parajsën. Parajsa është krijim i Perëndisë për gëzimin dhe lumturinë e shpirtit. Ne duke u kujdesur padrejtësisht vetëm për mirëqenien e trupit, shpirtin e kishim mbuluar me pluhura si një fotografi me domethënie të rëndësishme që për një periudhë të gjatë për shkak të fuqisë së madhe të rutinës së jetës kemi vite pa e lëvizur nga kutia e vogël e kujtimeve.
Mjafton vetëm një pikë loti dashurie... Përgatiti: Kristi Baka Student i vitit I
Vëllimi IV, 2020
të ndodhë situata e jashtëzakonshme e krijuar nga Covid-19, që në këtë mënyrë vëmendja jonë të mund të kthehej te gjërat që kanë vërtet rëndësi: te Perëndia, te shpirti dhe te mendja e kthjellët. Zoti na mëson të mos kemi frikë, sepse asgjë nuk ndodh pa dijeninë dhe lejen e Tij. Asgjë e keqe nuk vjen te ne, nëse pas saj nuk fshihet e mira jonë absolute. Nëse zemra dhe dashuria jonë janë plotësisht me Perëndinë, atëherë asnjë forcë e botës nuk do të mund të prekë asnjë qelizë apo molekulë tonën dhe t’i dëmtojë ato. Ne kemi antivirusin dhe ilaçin më të përkryer e mrekullibërës me vete.
Përpjekja më e madhe, që Ndërsa Perëndia, qëllimi i të Cilit është të na ndihmojë me bekimet e Tij të fitojmë Parajsën dhe pse nuk iu lutëm të na shpëtojë shpirtin, sepse e harruam që e kemi, lejoi