3 minute read

Fjala Katekitike e Atit tonë ndër shenjtorët, Joan Gojartit

****

Jisui tha: Unë jam ngjallja dhe jeta. Ai që më beson mua, edhe në vdektë, do të rrojë. Edhe kushdo që rron e më beson, nuk do të vdesë për gjithë jetën. (Jn. 11:25-26).

Advertisement

Kisha Orthodhokse tashmë na ka futur në periudhën e shenjtë të Pashkës, në të kremten e të kremteve, gjatë së cilës kremtojmë Ngjalljen e Birit të Perëndisë, Jisu Krishtit. Me anë të Ngjalljes, u mposht vdekja, armiku i fundit i njeriut dhe u ridha përsëri jeta; një jetë e re në frymë. Ky është besimi i të krishterëve, “Besojmë sepse Krishti u ngjall” - thotë Shën Agustini.

Ngjallja prej së vdekurësh është një kalim, eksod nga jeta e rënë dhe e vdekshme në atë të pavdekshme. Patjetër, që këtë kalim nuk do mund ta realizonte dot askush, përveç Perëndisë; por nga ana tjetër Jisu Krishti na e thotë shumë qartë, që nëse duam të shpëtohemi, le të ndjekim të njëjtën rrugë që ndoqi edhe Ai, një rrugë Kryq-Ngjallje, sepse Ai është edhe Rruga, edhe Kryqi, edhe Ngjallja.

Po ky Kryq është edhe kryqëzimi i sëmundjes dhe vdekjes, i dy pasojave të rënies së njeriut. Pra le të kryqëzohemi me të, sepse nëse kryqëzohemi me të, jemi kryqëzuar tashmë me mëkatin, me pasionet dhe egoizmin tonë. Sepse ajo që presim është që të mos shkojmë nga Kryqi në Ngjallje, por që Ngjallja të burojë nga Kryqi, aty ky gozhdohet sëmundja dhe vdekja bashkë.

Dhënësi i jetës nuk nguron të na e rijapë jetën, siç e bëri kur na krijoi, por përtej kësaj na ofron një jetë në përjetësi, një jetë që të jetojmë me të, sepse kjo jetë i referohet vetëm të jetuarit në Perëndinë, ndërsa jeta pa të është një jetë në mosekzistencë. Tashmë fryn në hundët tona, duke na dhënë frymën e përjetësisë dhe të shenjtërisë, na rigjallëron dhe na mbush me dhurata hyjnore.

Ngjallja e Krishtit na siguron se krijimi i tij nuk do të shkatërrohet edhe nëse është prishur apo deformuar, por do të restaurohet dhe rikthehet në gjendjen fillestare. Ngjallja është ajo që do të sjellë mosprishjen e trupave dhe pavdekshmërinë e shpirtrave, është rruga për në mbretërinë qiellore, në një jetë pa mbarim me Zotin. Ajo që na pret në jetën e përjetshme, është diçka e pashpjegueshme, pasi ne, krijesa të Krijuesit mundësohemi që të marrim pjesë në gëzimin dhe dashurinë hyjnore të Perëndisë Triadik, në soditjen dhe drejtësinë hyjnore të tij.

Krishti u Ngjall! Përgatiti: Jorgo Belul Student i vitit II

Cilido shpresëtar dhe hyjdashës le të gëzojë këtë panair të mirë e të shkëlqyer. Cilido shërbëtor mirënjohës le të hyjë te gëzimi i të Zotit. Ai që u mundua duke kreshmuar, le të gëzojë tani dinarin. Ai që punoi që prej orës së parë, le të presë tani shpagimin e drejtë. Ai që erdhi pas së tretës, le të kremtojë me gjithë zemër. Ai që mbërriti pas së gjashtës, le të mos dyshojë aspak, se nuk pëson asnjë dëm. Ai që u vonua deri në të nëntën, le të afrohet pa hezituar fare. Dhe ai që mbërriti vetëm në të njëmbëdhjetën, le të mos trembet nga vonesa. Se Zoti, duke qenë zemërdhembshur, pret të fundit nët i pret dhe mendimin e pëlqen; dhe veprën e pëlqen dhe qëllimin e lavdëron. Hyni, pra të gjithë te gëzimi i Zotit tonë, dhe të parë dhe tē dytë, gëzoni rrogën. Të pasur e të varfër, vallëzoni me njëri-tjetrin; të përkorshëm dhe të ngathët, nderoni ditën; sa kreshmuat dhe nuk kreshmuat, dëfreni sot. Tryeza është plot, hani që të gjithë. Viçi është i shumtë, asnjë le të mos dalë i uritur. Të gjithë gëzojeni darkën e besës; të gjithë gëzojeni pasurinë e mirësisë.

Fjala Katekitike

Shën Joan Gojarti, Kryepiskop i Kostandinopojës

sikurse dhe tē parin, çlodh atë të njëmbëdhjetës, si atë që punoi që prej së parës. Dhe të fundin e përdëllen dhe të parin e shëron; dhe atij i jep dhe këtij i fal; dhe pu

This article is from: