![](https://assets.isu.pub/document-structure/200515121652-fa7f205617fe38ddffec93635a57699c/v1/f687d362686ed28aeb1483abb2c48a15.jpg?width=720&quality=85%2C50)
6 minute read
Cilën metodë duhet të përdorim në katekizëm? (Dajana Ustia
që nuk do të ketë kurrë mbarim, ku të gjithë janë fëmijët e Perëndisë, nusja e Birit të Tij.
Kjo temë spirituale është marrë nga uebsajt i KOASh-it, link: https://orthodoxalbania. org/2020/2012/11/01/familja/.
Advertisement
Gjithashtu dhe ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj, që, edhe nëse disa nuk i binden fjalës, të fitohen pa fjalë, nga sjellja e grave të tyre, kur të shohin sjelljen tuaj të dlirë dhe me frikë. Stolia juaj të mos jetë e jashtme: gërshetimi i flokëve, stolisja me ar ose veshja me rroba të bukura, por njeriu i fshehur i zemrës, me pastërtinë që nuk prishet të një shpirti të butë dhe të qetë, që ka vlerë të madhe përpara Perëndisë. Sepse kështu stoliseshin dikur gratë e shenjta që shpresonin në Perëndinë, duke iu nënshtruar burrave të tyre, ashtu si Sara, që i bindej Abrahamit duke e quajtur zot; bija të saj ju jeni, në qoftë se bëni mirë dhe nuk trembeni nga ndonjë frikë (1 Pjetri. 3:1-6).
Fjala
Kështu, në “kishën e vogël” të familjes, me çdo anëtar që jeton sipas vullnetit të Perëndisë, Mbretëria e Perëndisë është tashmë e pranishme dhe aktive, duke pritur të përmbushet përsosmërisht në Mbretërinë e qiellit
Cilën metodë duhet të përdorim në katekizëm?
1. Hyrje
Duke qenë se që në fëmijërinë e hershme individi ka aftësi të shkëlqyera në përvetësimin e informacioneve dhe njohurive që i jepen, është thelbësor përdorimi i mënyrave efikase të mësimdhënies. Kur themi mënyra efikase, sigurisht që nënkuptojmë përdorimin e metodave që lehtësojnë mësimnxënien dhe, njëkohësisht, rrisin interesin e tyre në përvetësimin e sa më shumë njohurive të reja (Çelmeta & Mato, 2017). Katekizmi është, gjithashtu, një mësimdhënie, e cila lidhet ngusht me besimin. Që të arrijmë të përcjellim në mënyrën e duhur mësimin çfarë llojë metode duhet të përdorim?
Fjala metodë vjen nga greqishtja, “methodhos” që do të thotë procedurë ose mënyrë për të arritur te qëllimi i caktuar. Nëse do të përpiqeshim të përkufizonim termin metodë mësimdhënieje, do të na duhej të thonim se ajo nuk është thjesht një mënyrë, përmes së cilës bëhet përvetësimi i diturive, shprehive apo shkathtësive, por, njëkohësisht, është edhe mjet apo formë e veprimit në punën edukativo-mësimore. Për ofrimin e mësimdhënies ekzistojnë disa mënyra, por dy janë parë si më kryesore në taktikën e punës në kuadrin kohor. E para është e ashtuquajtura mënyra tradicionale e mësimdhënies dhe e dyta është mënyra bashkëkohore e mësimdhënies. Kjo temë ka si qëllim të zbulojë metodën më produktive dhe të japë shpjegime mbi to.
Mësuesit kanë të drejtë të zgjedhin vetë metodën me të cilën ata do të zhvillojnë punën e tyre, por për të bërë një zgjedhje të mirë, është thelbësore njohja e avantazheve dhe disavantazheve që secila prej tyre mund të ofrojë. Për të arritur në një përfundim, së pari, ne duhet t’i studiojmë ato, duke nxjerrë në pah pikat e përbashkëta dhe të veçanta të secilës prej metodave të lartpërmendura.
2. Metoda tradicionale e mësimdhënies
Metoda tradicionale është pikërisht metoda në të cilën mësuesi i drejton fëmijët drejt një mësimdhënieje, ku memorizimi dhe recitimi luajnë rolin kryesor. Zhvillimi i mendimit kritik, vendimarrjes dhe aftësimit për zgjidhjen e problemeve nuk janë aspak të nxitura, pasi të gjitha këto janë procese që ofrohen në mënyrë të gatshme nga mësuesi. Klasa, mësimi dhe loja janë shumë të strukturuara dhe vërehet një mungesë e theksuar fleksibiliteti. Rutina është elementi që karakterizon këtë metodë, pasi fëmijët e kalojnë shumicën e kohës duke mësuar shkronja, numra, ngjyra dhe bëjnë detyra të shumta me shkrim.
Qëllimi kryesor i kësaj metode mësimdhënieje është përgatitja e fëmijëve në mënyrë akademike, duke nxitur të mësuarin te fëmijët në moshë shumë të hershme. Çdo gjë funksionon në sajë të rregu-llave të paracaktuara, gjë kjo e cila sjell vështirësi në krijimin e marrëdhënieve afektive mësues-nxënës.
Mësimi është me në qendër mësuesin, roli i të cilit është kontrollues dhe autoritar. Ai përdor
leksione, të strukturuara dhe të drejtuara prej tij. Mjedisi është i kontrolluar prej mësuesit, i cili shpjegon koncepte dhe nocione për të gjithë klasën, duke mos u marrë individualisht me secilin prej tyre. Kalohet shumë kohë duke moralizuar rregullat, sjelljet e papërshtatshme dhe shpesh këto arrijnë në krijimin e një klime jo dashamirëse dhe asociale. Kjo mënyrë mësimdhënieje fokusohet kryesisht në input dhe në lëndë akademike. Është e ngurtë në strukturë dhe njëkohësisht e centralizuar. Kjo e kufizon kohën e nevojshme që i duhet një fëmije të arrijë njohjen konkrete. Si rezultat i ushtrimit të autoritetit nga ana e të rriturit, fëmija është i detyruar të mësojë duke mos u marrë për bazë interesi i fëmijës, por dëshira e mësuesit. Edhe pse kujdeset për memorizimin dhe riprodhimin e saktë të dijes, kjo metodë ngelet e fokusuar në përmbushjen e metodave skolastike (Montessori, 2015; Çelmeta & Mato, 2017).
Roli i nxënësit është të jetë kryesisht dëgjues dhe mbi të gjitha të jetë i vëmendshëm në atë që dëgjon, sepse i duhet që të riprodhojë dhe të bindet. Nxënësi është pak i motivuar për të nxitur krijimtarinë e tij dhe nuk arrin të shpalosë intelektualitetin dhe botën e tij (Montessori, 2015; Çelmeta & Mato, 2017). që ngrenë edhe ata vetë, ekziston më shumë se një përgjigje e drejtë dhe ky është orientimi që mësuesi i jep fëmijës duke e nxitur kërkimin e tij deri në të fituarit e kompetencave (Kamani &Mato, 1997; Montessori, 2015).
Gjatë këtij procesi fëmija zhvillohet paralelisht në disa drejtime si: social, emocional, njohës, motorik, estetik etj. Atij i jepen mundësi të shumta për të bashkëpunuar, ndihmuar dhe negociuar me të tjerët. Fëmijët zhvillojnë të kuptuarit e koncepteve rreth vetes, të tjerëve, botës që i rrethon dhe Perëndisë nëpërmjet vëzhgimit dhe ndërveprimit real me ta. Në këtë metodë, veprimtarive artistike u jepet mjaft rëndësi. Kështu fëmija mund të ketë mundësi të pafundme shprehjeje, jo vetëm me anë të vizatimeve të thjeshta e prerjeve fikse, por edhe me materiale të ndryshme. Kureshtja natyrale e fëmijëve, interesi dhe dëshirat e tyre janë dhe motivimi më i mirë. Fëmija pranohet si i barabartë në ndarjen e ideve, pasurimin dhe zhvillimin e tyre (Kamani &Mato, 1997; Montessori, 2015). Një shembull interesant i zbatimit të kësaj metode është qasja e Reggio Emilias, e cila është mjaft inovative dhe frymëzuese për edukimin e hershëm të fëmijërisë, sepse e vlerëson fëmijën si të fortë, të aftë dhe elastik, të pasur me çudi dhe njohuri. Do fëmijët, sjell kuriozitet dhe potencial të thellë, të cilat shtyjnë interesin e tyre për të kuptuar botën dhe vendin e tyre në të (Arseven, 2014).
Vëllimi IV, 2020
4. Konkluzione
Në këtë punim pamë analitikisht si metodën tradicionale, ashtu edhe atë bashkëkohore dhe analizuam në mënyrë të detajuar karakteristikat, duke theksuar pikat e forta të secilës prej tyre. Në të dyja rastet fëmijët arrijnë të përvetësojnë njohuri, por mënyrat me të cilat
3. Metoda bashkëkohore e mësimdhënies
Ndryshe nga metodologjia tradicionale, metodologjia bashkëkohore na sjell në qendër fëmijën. Roli i mësuesit ndryshon nga ai i nxënësit dhe si qëllim kryesor ka lehtësimin e të nxënit. Komunikimi me fëmijën shihet si primar dhe të gjitha përvojat synojnë plotësimin e nevojave, duke nxitur të mësuarin sipas zhvillimit individual të tij. Të konsideruarit e fëmijës si individ unik ndikon në zhvillimin e ndjenjave pozitive për të mësuarin. Mësuesi krijon një mjedis të përshtatshëm dhe nxitës për fëmijën, por pa ndikuar në zgjedhjen e aktivitetit që do të kryhet. Në përgjigjet që fëmijët i japin pyetjeve të mësuesit apo pyetjeve
![](https://assets.isu.pub/document-structure/200515121652-fa7f205617fe38ddffec93635a57699c/v1/e74b87f1c9a07bad10cc71e24099379e.jpg?width=720&quality=85%2C50)
![](https://assets.isu.pub/document-structure/200515121652-fa7f205617fe38ddffec93635a57699c/v1/bb601d65d60f9881183116041b3eb92a.jpg?width=720&quality=85%2C50)