2 minute read

Poezi (Kristi Baka

Krishti u ngjall!

Realiteti? KRISHTI U NGJALL! U krijuam,...Mos e ka fajin Perëndia?! Gabuam, humbëm, por Shpresën Jo, ajo është! Realiteti? Mëshiro o Zot! Vrasje, tortura, përdhunime, sëmundje, shkatërrime . Ku është dashuria thua? Humbi? U mbyt nga xhelozia, krenaria, u venit... Iku Shpresa? “Këtu është... mes nesh”, - kështu tha apo jo? Pabesi? Probleme? Ngatërresë. Do të dorëzohemi? Kaq është? Nuk do të përpiqemi? Dëshpërim! Në mendje një lëmsh me ide: Pse? Si? Kur? Çfarë? Realitet i zymtë. Martesa si forcë e zakonit! Paaftësia për të rritur NJERËZ! Brez i mbrapshtë! Përgjegjësia ku mbetet? Mjaftohemi me MISHIN?! Për DASHURI as që mundohemi, se çfarë ofrojmë ...nuk na intereson! INDIFERENTIZËM total. Krizë! Mungesë vërtetësie. Të gjallë, por të vdekur të pa mbuluar!!! Të gjithë zgjedhin një pjesë, por jo pjesën më të vlefshme, më të çmuar! KAFSHË...kur na mohohet një copë mishi!!! Epsh, ngacmim, inat, zemërim, kënaqësi fraksioni...SKLLAVËRI! Turma që kalojnë jetën si derrat, të zhgrryer në gropën e epshit. Po kështu. Më pas vjen spektakli...! Thërrasim: PËRSE?!!!!! Përse kaq shumë tërmete?

Advertisement

Përse cuname? Përse përmbytje? Përse sëmundje? Përse zi buke dhe uji? Përse njerëz te egër? Përse zjarre, luftra, tortura, therrje dhe kafshëri me tmerre të papërshkruara? PËRSE- thërret njeriu, i ndodhur në një rrugë të panjohur! Edhe Hija është lodhur, është përkulur, është frikësuar! Por përsëri njeriu kokën lart, krenar, i verbuar, i shkatërruar... Prit pak, me kujdes. Ka Dritë. Ai erdhi dhe u shfaq ndër ne! Qetësohu! Fillo beso .

Mos u habit . Syno Paqen, Dashurinë, Jetën e vërtetë, PERËNDINË! Ne me të vërtetë gabuam, por Dashuria kurrsesi nuk harroi atë që krijoi! Erdhi! Kjo është vepra e Perëndisë, të besosh, të mos dyshosh. Ke uri apo etje? Eja...të fton të shkosh drejt tij, me dëshirë për të njohur të vërtetën që do të të bëjë të lirë! Beso! Me krahë të hapur të pret, sa është ditë, shko, vrapo! Ati i dhembshur po të pret. Ngrihu, merre shtrojën tënde dhe ec. Nevojitet pakëz dëshirë; Ai erdhi në botë, që kushdo që beson në Të, të mos mbetet në errësirë. Mos dëgjo gojët që veç flasin, dhe le të mos të tronditet zemra, fillo beso, lutu, dashuro. Nuk po them që nuk do të vuash, nuk do të qash a nuk do të vajtosh, por merr zemër, se në fund do të shpëtosh. Nga trishtim do të kthehet në gëzim, mos ki frikë, vazhdo ec, vazhdo kërko, shko drejt Tij, thirr Hosaná me besim. Ai erdhi vetëm për një arsye që të shpallë Ungjillin e Mbretërisë për popullin e tij të vyer. Atë bota nuk e njohu, e goditi, e pështyu, këtë vazhdon të bëjë edhe sot...duke vrarë, duke prerë, duke vjedhur e duke mashtruar. Por një gjë di të them atë që Pagëzori tha: “Pendohuni se Mbretëria e Zotit po vjen! “ Por ai përsëri ka dashuri për krijesën e tij të rënë, për këtë erdhi dhe u shfaq në botë, si një foshnjë nga Virgjëresha hirplotë. U rrit, punoi e mësoi dhe misionin e tij e plotësoi. U sakrifikua dhe të premten u kryqëzua! E mbërthyen në një kryq, uthull i dhanë të pinte, por Ai nuk u kthye, veçse thirri se U krye! Mori të gjitha mëkatet, i gozhdoi dhe të gjithë popullin e tij e çliroi!

Poezi Fjala

This article is from: