F JAL A R E V I S T A S T U D E N T O R E
VËLLIMI
02
Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës MAJ-TETOR 2019
ISSN: 2706-8609
Fjala
F JALA R E V I S T A S T U D E N T O R E Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës
KRYEREDAKTORE Msc. Theano Kostoli (Ass. Lektore, Kolegji Universitar Logos)
Departament Our department provides an Orthodox Christian way of life enriching the mental, moral and spiritual life of the students, who will be the new generation of leaders of the Church of Albania. The students do not learn about Orthodox theology only in the classroom, but the program of the Department also includes the liturgical life, participation in the services of matins, vespers, evening, the weekly spiritual discussions and the periodic semi-
REDAKTORË Jorgo Belul Teofil Grozdanovski Klajdi Dervishi
nars. The students also take part in wider Christian education programs at least once a week. These include catechesis in the surrounding areas and visits to various institutions in the cities of Durres, Kavaja and Tirana.
FOTOGRAFITË Atë Stefan & Alexandria Ritsi Kontakt
Website: https://theolkulogosalb.wordpress.com/ Facebook: Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos Instagram: @theolorthalbkulogos LinkedIn: Department of Theology & Culture, College University Logos Youtube: Department of Theology & Culture Soundcloud: Department of Theology & Culture Archive.org: Department of Social Theology & Science of Religion, College University Logos
Vëllimi I I , 2019
PËRM BA J T JA
12
FAQE
FAQE
FAQE
04
05
08
Editorial (Jorgo Belul)
Vit i Ri Akademik Sfida të Reja (Dr. Georgios Gaitanos)
FAQE
FAQE
10
12
Prezantimi i studentëve të vitit I (Kristi Baka) (Kristi Baka)
Konferenca III Ndërkombëtare & Konferenca III Studentore në Shkencat Humane, Sociale dhe në Shkencat e Aplikuara, KU Logos (Klajdi Dervishi)
FAQE
FAQE
FAQE
15
17
19
Shkolla Verore 2019 (Athanas Kotmilo)
Kampet verore të Kishës Orthodhokse (Paola Papa)
E Kremtja e Fjetjes së Hyjlindëses (Artjola Prifti)
FAQE
FAQE
FAQE
20
23
24
Konferencë “Instituti i Lirisë Fetare dhe Demokratike” (Teofil Grozdanovski)
Pse duhet të studioj theologji? (Markela Papa & Jorgo Belul)
Shën Dhimitri, jeta dhe kremtimi i tij ( Justina Gjoka)
26
28
30
20
29
Fillimi i vitit të ri akademik & Ajazma (Xhanluka Kojani)
Misteri i Priftërisë (Antonio Poshnjari)
3
Shkurtorja dhe Shtëpia, Thënie të Etërve të dy shtyllat e himnologjisë Kishës (Xhulja Papa) (Elson Ngjeliu, Kristi Baka)
Fjala
Editorial
M
e nisjen e vitit të ri akademik 2019-2020, në Departamentin e Theologjisë dhe Kulturës një rëndësi të veçantë zë angazhimi i studentëve në botimin e artikujve të ndryshëm. Kjo realizohet nëpërmjet revistës studentore “Fjala”, në të cilën studentët shkruajnë, shprehin mendime, përjetime dhe paraqesin studime të ndryshme lidhur, kryesisht, me fushën e studimit të tyre, theologjinë, por dhe me shkenca të tjera, me të cilat ajo bashkëvepron. Meqenëse, departamenti ynë sapo ka nisur një periudhë të re, përpjekjet tona për ta paraqitur revistën studentore kanë filluar të rriten gjithmonë e më shumë pas botimit të vëllimit I (Janar-Shkurt-Mars-Prill 2019). Botimet e kësaj reviste kategorizohen në dy grupe: lajme dhe theologji, të ndërthurura. Studentët janë gjithnjë të ftuar të paraqesin punimet e tyre me tematika të veçanta dhe mesazhe tepër të thella. Vlen të theksohet se puna për realizimin e një reviste nuk është e thjeshtë, sepse kërkon profesionalizëm, prandaj ndih-ma për realizimin e saj nuk vjen vetëm nga studentët, por edhe nga stafi akademik i departamentit. Me anë të kësaj reviste, ne studentët angazhohemi më tepër në kërkimin tonë rreth temave të ndryshme theologjike, problemeve sociale që shqetësojnë shoqërinë e sotme dhe madje rreth të jetuarit në mënyrë të krishterë në shoqërinë e sotme. I rëndësishëm është fakti se që nga ky vëllim, revista jonë studentore bëhet një botim zyrtar dhe merr një numër ISSN. Tashmë punimet tona mund të lexohen, mund të referohen dhe studiohen në mbarë botën akademike. Shpresojmë që kjo punë e prezantuar në bashkëpunim të mbetet një thesar i veçantë në përpjekjen tonë për të mësuar më shumë rreth theologjisë dhe besimit orthodhoks. Duke falenderuar pedagogët dhe studentët që kontribuojnë në këtë vëllim, urojmë një vazhdueshmëri të suksesshme në botimin e vëllimeve të tjera të revistës sonë studentore “Fjala”! Përgatiti: Jorgo Belul Student i vitit II
4
Vëllimi I I , 2019
V i t i R i Aka d em ik Sf i da të R eja
studentëve të vet një gamë të gjerë kursesh, me theks të veçantë në kërkimin studimor dhe studimin e theologjisë orthodhokse, religjionit e civilizimit modern. Ai, gjithashtu, u mundëson studentëve të kultivojnë degë praktike të Theologjisë, të tilla si Edukimi i Krishterë, Edukimi Religjioz, Puna Baritore dhe Sociologjia e Aplikuar e Religjionit dhe Krishterimit, për çështje që lidhen me shkencën e Pedagogjisë së Përgjithshme dhe shkencën e Mësimdhënies, por edhe të krijojnë komunikimin e nevojshëm mes Universitetit, Kishës dhe Shoqërisë. Për këtë arsye, ne themeluam Programin e Praktikës Mësimore/Trajnimit, i cili synon t’u sigurojë studentëve përvojë pune dhe t’i sjellë ata në kontakt me vendet e mundshme të punës në të ardhmen. Kohëzgjatja e trajnimit është tre muaj. Studentët mund të zgjedhin dy nga katër sektorët ku dëshirojnë të ushtrohen.
M
ë 10 tetor, pas shërbesës së Ajazmës, patëm kënaqësinë të mirëpresim studentët tanë të rinj dhe të vjetër për vitin e ri akademik dhe për sfidat e reja që janë përpara nesh. Vit i ri akademik dhe një emër krejt i ri për departamentin tonë: Departamenti i Theologjisë Sociale & Shkencës së Religjionit të Kolegjit Universitar “Logos” u riemërtua si Departamenti i Theologjisë & Kulturës. Ky ndryshim ndoshta nuk do të thotë asgjë për shumicën e njerëzve, por për stafin tonë akademik dhe studentët tanë, ai lidhet me qëllimin themelor të programit “Bachelor”, i cili është të ofrojë arsim të nivelit të lartë në fushën shkencore të Theologjisë, si dhe në studimin e religjionit dhe kulturës. Objektivi kryesor është të përgatisë profesorë të theologjisë, kler të trajnuar theologjikisht për t’i shërbyer Kishës, kuadro që mund të ofrojnë punë sociale dhe punë në organizata kulturore ose kishtare, shkencëtarë të aftë të studiojnë theologjinë e krishterë dhe, veçanërisht, atë orthodhokse dhe, më përgjithësisht, diversitetin e fenomenit religjioz. Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës u ofron
Sektorët janë katër: 1. Trajnim praktik në predikim, 2. Ushtrim praktik në punën baritore në enori dhe Mitropoli të Shenjta (mësimdhënie dhe katekizëm), 3. Ushtrim praktik në punë sociale në Kishë (institucione sociale të Kishës, OJQ-të, stacion radiofonik, shtëpi botuese, etj.); 4. Punë kërkimore për departamentin. Gjithsesi, studentët tanë fitojnë më shumë përvojë duke punuar për revistën studentore “Fjala” dhe për emisionin radiofonik studentor “Fjala Live” që transmetohet çdo të enjte në mbrëmje në stacionin radiofonik të Kishës “Ngjallja” (88.5 MHz). Gjithashtu, nëpërmjet unionit të tyre studentor, ata mund të organizojnë evente dhe aksione sociale që kanë rëndësi dhe i japin një ndikim pozitiv botës. Për më tepër, studentët tanë janë të gatshëm të dalin vullnetarë për evente specifike të departamentit tonë, të tilla si promovimi i departamentit në shkollat e mesme ose shërbimi në
Objektivi kryesor është të përgatisë profesorë të theologjisë, kler të trajnuar theologjikisht për t’i shërbyer Kishës, kuadro që mund të ofrojnë punë sociale dhe punë në organizata kulturore ose kishtare, shkencëtarë të aftë të studiojnë theologjinë e krishterë dhe, veçanërisht, atë orthodhokse dhe, më përgjithësisht, diversitetin e fenomenit religjioz.
5
Fjala
shkollën verore për studentët e shkollave të mesme. Para së gjithash, departamenti prezanton një seri seminaresh theologjike që kanë si synim t’u shpjegojnë studentëve lëndët moderne theologjike. Studentët do të kenë mundësinë të diskutojnë dhe të mendojnë në mënyrë kritike për disa çështje, për të cilat nuk kanë kohë të mendojnë gjatë orëve të mësimit. Këto seminare do të zhvillojnë bashkëpunimin me anëtarët akademikë të universiteteve të tjera në Shqipëri dhe jashtë vendit, duke u dhënë studentëve mundësinë e bashkëveprimit me kultura dhe mentalitete të ndryshme. Për më tepër, disa
“Ndërtoni Karrierën Tuaj”. Qëllimi i këtij programi është t’i drejtojë studentët në zgjedhjet e duhura për rrugën e tyre universitare dhe t’i përgatitë ata për një karrierë të suksesshme profesionale pas diplomimit. Programi mbledh të gjitha të dhënat e studentëve në një bazë të dhënash, i cili është një mjet i dobishëm për përgatitjen e cv/rezymeve të tyre dhe kërkimin e programit të duhur akademik bazuar në kualifikimet, interesat dhe aftësitë e tyre pas diplomimit, por, gjithashtu, kultivon aftësitë e kërkimit të punës.. Veç kësaj, nga viti i kaluar, departamenti ynë ka filluar një program tutorimi për gjuhët e huaja (anglisht dhe greqisht) dhe një për shkrimin akademik me theks në gjuhën shqipe. Gjithashtu, të gjithë studentët tanë do të trajnohen që nga fillimi i vitit akademik duke marrë pjesë në një seminar të detyrueshëm për përdorimin e bibliotekës dhe burimeve digjitale për shkrim akademik, nga personeli i specializuar i departamentit tonë. Studentët, pas përfundimit të këtij seminari 30-orësh, do të marrin një certifikatë. Çdo student i departamentit tonë duhet të marrë pjesë dhe të përfundojë këtë seminar në mënyrë që të diplomohet. Për më tepër, këtë vit akademik themeluam një shërbim të ri arsimor që do të ndihmojë stafin akademik që të organizojë kurset e tij në një mënyrë më të lehtë dhe që studentët të marrin pjesë në procesin e mësimit në një mënyrë interaktive. Çdo profesor dhe student po përdor platformën tonë të të nxënit elektronik (NEO LMS), në të cilën lektorët ngarkojnë (upload-ojnë) të gjithë materialin e tyre arsimor dhe kontrollojnë ecurinë e studentëve të tyre dhe, gjithashtu, studentët përgatitin detyrat e shtëpisë dhe temat e tyre “online”, postojnë pyetjet e tyre dhe marrin përgjigje në kohë reale. Në fund, duhet të përmendim që një pjesë e rëndësishme e ndërveprimit akademik të studentëve tanë është pjesëmarrja në konferenca të ndryshme. Studentët tanë patën rastin të marrin pjesë në 5 konferenca vitin e kaluar akademik dhe disa prej tyre prezantuan tema, të cilat do të botohen në regjistrin e aktiviteteve.
Ky vit i ri akademik shoqërohet me fillimin e disa programeve dhe shërbimeve të reja arsimore për studentët tanë
nga ato seminare do të iniciojnë mentalitetin e mësimit në distancë, pasi komunikimi digjital dhe teknologjia moderne kontribuojnë në atë qëllim. Seminaret theologjike për këtë vit akademik do të përmbajnë katër tema: a) Theologjia dhe kinemaja; b) A është theologjia shkencë?; c) Problemet theologjike moderne dhe shoqëria shqiptare; d) Rrethi i studimit të Biblës. Së dyti, këtë vit akademik, departamenti ynë themeloi një institucion të ri që është Mentori akademik. Ai do të ketë rolin e këshillimit, mentorimit dhe dhënies së udhëzimeve për studentët në lidhje me profilin dhe prejardhjen e tyre akademike, studimet e tyre gjatë programit bachelor dhe pas diplomimit të tyre, vendimin e tyre për tezën e tyre dhe, përgjithësisht, çfarëdo që ata duhet të bëjnë për përmirësimin e tyre gjatë secilit vit akademik. Së treti, një program i veçantë që filloi nga ky vit akademik është programi i mentorimit
6
Vëllimi I I , 2019
Departamenti ynë promovon kërkimin studimor dhe përpiqet të ndihmojë studentët e tij të shprehin dhe zhvillojnë mendimin e tyre kritik akademik dhe theologjik nëpërmjet eventeve që do të hapin horizontin e tyre. Veç kësaj, kur ka kohë, ne përpiqemi të organizojmë vizita arsimore që promovojnë dhe ndihmojnë në arritjen e qëllimeve tona arsimore. Sigurisht, në fund të pranverës departamenti ynë organizon për studentët e tij një ekskursion arsimor në mënyrë që ata ta kenë mundësinë për t’u çlodhur, pak para provimeve të tyre.
Një vit i ri akademik sapo ka filluar dhe anëtarët e stafit tonë akademik dhe studentët tanë janë të gatshëm që të kenë sukses në këtë sfidë të re. Ju uroj të gjithëve një vit të bekuar dhe të frytshëm akademik!
Dr. Georgios Gaitanos Përgjegjës i Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar “Logos”
7
Fjala
F illi m i i vi tit të r i a ka d emik 2 019- 2020
M
e Hirin e Perëndisë nisi viti i ri akademik në Departamentin e Theologjisë & Kulturës, në KU “Logos”. Departamenti këtë vit përbëhet nga dy vite dhe në të ndjekin studimet 22 studentë. Më 10 Tetor, u zhvillua Shërbesa e Ajazmës në Kishën e Ngjalljes së Krishtit nën drejtimin e klerikëve, atë Stefan Ritsit dhe Emanuel Lapanxës. Në të morën pjesë anëtarët e stafit pedagogjik dhe studentët e departamentit. Pas ngrënies së përbashkët të mëngjesit, u zhvillua një ceremoni pritjeje për studentët e kryesisht për ata të vitit të parë, ku stafi akademik pati mundësinë të diskutojë dhe të takohet me ta. Në dy ditët e para studentët ndoqën një program të veçantë, ku u informuan për strukturën, rregullat dhe programin vjetor të Departamentit. I rëndësishëm ishte, gjithashtu, trajnimi i tyre për frekuentimin e bibliotekës dhe shërbimeve të tjera arsimore. Urojmë që ky vit të jetë sa më i suksesshëm dhe i begatë!
Përgatiti: Xhanluka Kojani Student i vitit II
8
Vëllimi I I , 2019
9
Fjala
Pre zan t i mi i st ude nt ëve t ë v it it I t ë De p art am e nt it t ë T he olog jisë dh e Kult urë s
Kris ti Baka
Els o n (Anast as) Ngjeliu
At hanas Kot mil o
Quhem Kristi Baka, jam 24 vjeç dhe vij nga qyteti i Korçës. Kam përfunduar studimet në degën e Menaxhim Biznesit në qytetin e Korçës dhe më pas vazhdova studimet për Muzikën Bizantine në Tiranë. Aktualisht po kryej studimet në Kolegjin Universitar “Logos” me synimin dhe dëshirën për të shërbyer në Kishë. “Shpëtimi nuk vjen nga informacioni, por nga një pjesëmarrje e brendshme dhe transformimi.“
Më quajnë Anastas Ngjeliu. Vij nga qyteti i Fierit. Kam pasur një përvojë në fushën e studimeve disavjeçare jashtë Shqipërisë, në vende të ndryshme të Evropës dhe në Amerikën e Jugut. Tani kam zgjedhur Theologjinë si rrjedhojë e vokacionit shumëvjeçar për të përqafuar një jetë të përkushtuar ndaj Zotit.
Jam Athanas Kotmilo, 19 vjeç dhe vij nga qyteti i Korçës. Kam studiuar në kolegjin “Platon”, Korçë. Tani studioj në degën e Theologjisë në KU “Logos”. I uroj të gjithë studentëve të jetojnë dhe të mësojnë më shumë rreth besimit orthodhoks dhe theologjisë së tij.
10
Vëllimi I I , 2019
La je rs ( A n as tas ) Mo çi
Kr i st ijan Mishevski
Llaz arion Teneqex h i u
Jam Anastas Moçi, vij nga qyteti i Gramshit dhe jam 18 vjeç. Kam studiuar në gjimnazin “Shefqet Guzi”, Gramsh. Tani kam zgjedhur të studioj Theologji, sepse e shikoj si një mundësi të mirë për arsimimin tim.
Emri im është Kristijan Mishevski, jam 20 vjeç dhe vij nga Kumanova, Maqedonia e Veriut. Kam ndjekur studimet në Seminarin Theologjik, Shkup dhe tani vij në Shqipëri për të studiuar Theologji në Kolegjin Universitar “Logos”. Zgjodha këtë degë sepse dëshiroj të thelloj studimet e mia në shkencën e theologjisë së shpëtimit. Uroj që të gjithë studentët të kenë një vit të bekuar dhe plot suksese!
Quhem Llazarion Teneqexhiu dhe vij nga qyteti i Beratit. Kam studiuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë dhe, gjithashtu, në Shkollën e Muzikës Bizantine. Kam zgjedhur të studioj në Departamentin e Theologjisë, sepse ka qenë ëndrra ime prej kohësh dhe tani erdhi ora e Zotit.
11
Përgatiti: Kristi Baka Student i vitit I
Konferenca II I Ndërkombëtare në Shkencat Humane, Sociale dhe Shkencat e Aplikuara
M
ë 11 prill 2019, Kolegji Universitar “Logos “ organizoi Konferencën III Ndërkombëtare në Shkencat Humane, Sociale dhe Shkencat e Aplikuara, në bashkëpunim me Universitetin e Pireut-Greqi, Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Universitetin e Mjekësisë, Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe me Universitetin “Sancti Cyrilli”-Maltë, ku morën pjesë dhe studentët e Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës. Konferenca u zhvillua në Qendrën Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë, ku referuan personalitete nga institucionet përkatëse si: Prof. Dr. Nikoleta Mita-Rektore e Kolegjit Universitar “Logos”, Prof. Bruno Giardina-Rektor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. Assoc. Filotheos Ntailanis- Universiteti i Pireut, Greqi, Prof. Dr. Ferdinand Gjana- Rektor i Kolegjit Universitar “Bedër”. Konferenca u ndoq nga stafi akademik dhe studentët e Kolegjit Universitar “Logos” nga stafi akademik dhe studentë të universiteteve bashkëpunuese, nga personalitete e profesorë të nderuar që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite në KU “Logos” etj. Konferenca u zhvillua në tri sesione: Sesioni i Mjekësisë, Sesioni i Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Sesioni i Shkencave Humane, ku u prezantuan në total 51 punime shkencore. Qëllimi i kësaj konference ishte shkëmbimi i mendimeve, këndvështrimeve e ideve të reja kërkimore shkencore në fushën e mjekësisë, ekonomisë, teknologjisë së informacionit, theologjisë, edukimit e psikologjisë. Kjo konferencë shënon një ngjarje të veçantë si dhe të rëndësishme, pasi cilësohet si kontribut me vlerë në kuadrin e përmirësimit të procesit mësimor dhe të kërkimit shkencor, të cilat janë shumë të rëndësishme për shoqërinë dhe për vendin tonë në tërësi. Përgatiti: Klajdi Dervishi Student i vitit II Burimi: Gazeta “Ngjallja”, Muaji Prill 2019, fq.12
12
13
Kon fere n ca I I I S tu d e nt o re në S h ke nc a t e Ap lik u a r a , E ko n o mi d h e S h ke nc a t Hu ma n e. Te m a: “Stud en tët dhe S f idat e së A rdhmes”
M
ë 10 qershor në sallën e konferencave që ndodhet në godinën e KU “Logos”-it, u mbajt Konferenca III Studentore në Shkencat e Aplikuara, Ekonomi dhe Shkencat Humane, ku morën pjesë studentët e Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës, si dhe studentë nga të gjitha degët e fakulteteve të KU “Logos”-it. Konferenca u ndoq edhe nga stafi akademik. Ajo u zhvillua në tri sesione: Sesioni i Shkencave të Aplikuara, Sesioni i Ekonomisë dhe Sesioni i Shkencave Humane, ku studentët prezantuan temat e fushave përkatëse. Në Sesionin e Shkencave Humane, ku bën pjesë dhe departamenti ynë, referuan disa studentë me temat përkatëse si: • • • • •
Jorgo Belul dhe Marsela Papa - Ndikimi i theologjisë në shoqërinë bashkëkohore, Teofil Grozdanovski - Diferencat midis arsimit të mesëm dhe atij të lartë theologjik, Briken Gjika - Ndjekja e studimeve të larta në degën e Theologjisë, Xhulia Papa dhe Mateo Tauzi - Sintezë hipotezash rreth përkthimit të Dhiatës së Re nga Vangjel Meksi dhe Grigor Gjirokastriti, Nestila Lapanxa dhe Dajana Ustia - Arsimi parashkollor dhe sfidat e tij.
Qëllimi i kësaj konference ishte paraqitja dhe shkëmbimi i ideve të studentëve me njëri-tjetrin, praktikimi i prezantimit, të një teme, në një publik më të gjerë, aplikimi i metodave kërkimore shkencore etj. I rëndësishëm ishte dhe çasti i ndarjes së certifikatave për studentët që referuan. Cilësohet si konferencë e një rëndësie të veçantë, pasi studentët ishin ata që e bënë të realizueshme këtë mbledhje midis fakulteteve të tyre me referatet e tyre përkatëse. Përgatiti: Klajdi Dervishi Student i vitit II
14
S hko lla Ve rore ( 2019)
D
epartamenti i Theologjisë dhe Kulturës së Kolegjit Universitar “Logos” organizoi më datën 08-14 korrik 2019 Shkollën e Parë Verore në Shën Vlash, Durrës. Pjesëmarrësit ishin të shumtë, nga e gjithë Shqipëria. Në këtë shkollë verore, të pranishmit morën pjesë në aktivitete studentore, argëtuese dhe kulturore. Studentët u akomoduan në dy konvikte në manastirin e “Shën Vlashit”. Duke qenë se unë përfundova studimet në kolegjin “Platon”, pata mundësinë të merrja pjesë në shkollën e parë verore. Në çastin e parë që mbërrita në manastirin e “Shën Vlashit”, menjëherë më ra në sy gjelbërimi i mrekullueshëm, ambienti ishte çlodhës dhe shumë shpirtëror. Gjatë këtyre ditëve u zhvillua mësim në lëndë të ndryshme të Theologjisë si: Muzikë Bizantine, Theologji, Liturgjikë, Shkrim Akademik, Studim Biblik etj. Pedagogët ishin tepër të përgatitur dhe u treguan të gatshëm për të na ndihmuar me çdo pyetje që kishim. Pjesëmarrësit u njohën edhe me bibliotekën e pasur të shkollës. Përveç programit mësimor, ne ndoqëm edhe aktivitete të tjera argëtuese si: vizitë në qytetin e Durrësit dhe në qytetin e Tiranës; në aktivitete sportive si: ping pong, volejboll, futboll, basketboll etj. Edhe pse ishte një eksperiencë e re për mua, arrita të miqësohesha me shokë të rinj. Të gjithë mbetëm të kënaqur dhe në fund u pajisëm me certifikata. Ky aktivitet ishte i pari i këtij lloji dhe rezultoi tepër produktiv, pasi arriti të më bindte plotësisht se Theologjia është dega që parapëlqej të studioj.
Përgatiti: Athanas Kotmilo Student i vitit I
15
Fjala
16
Vëllimi I I , 2019
M
K a m p e t verore t ë K i s hë s O rt h odh ok se
bushemi gjithmonë me ndjenja falënderimi, mirënjohjeje dhe gëzimi, kur mendojmë që Kisha jonë me kujdesin e veçantë të Kryepiskopit Anastas, që në hapat e parë të ringritjes kishte ndër përparësitë kryesore edukimin e brezit të ri. Pjesë e këtij kujdesi atëror ishte edhe organizimi i kampeve verore për fëmijët dhe të rinjtë. Periudha e verës, pas mbarimit të mësimeve, për fëmijët dhe të rinjtë orthodhoksë është çdo vit e mbushur me veprimtari të shumta shpirtërore e zbavitëse, ku kampet zënë vendin kryesor. Çdo vit kanë një temë të ndryshme shpirtërore, mbi bazën e së cilës zhvillohet gjithë veprimtaria. Programi i kampit është i mbushur me aktivitete të ndryshme ku përfshihen: referate nga persona të ndryshëm, studim biblik, lojëra, këngë etj.Në kamp marrin pjesë fëmijë nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe jo vetëm. Programi i kampit është shumë argëtues. Fillon me lutjen e mëngjesit dhe vijon me punën e dorës, mësimin e këngëve të krishtera, drekën, studimin biblik, lojërat, darkën dhe në fund të ditës bëhet lutja e mbrëmjes. Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është të ndihmojnë adoleshentët të afrohen sa më shumë me Krishtin dhe Kishën e Tij dhe t’i japin Atij vendin kryesor dhe udhëheqës në jetët e tyre. Shumë i rëndësishëm është fakti se në këto aktivitete, fëmijët mund të gjejnë një ambient të ngrohtë, të dashur dhe të sigurtë në shoqërinë e mësuesve dhe bashkëmoshatarëve të tyre. “Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket” (Fjalët e Urta 22:6). Përgatiti: Paola Papa Studente e vitit II
17
Fjala
18
Vëllimi I I , 2019
Kremtimi i Fjetjes së Hyjlindëses n ë m anastirin e Shën Vlashit
E
kremtja e madhe e Fjetjes së Hyjlindëses festohet më 15 gusht e paraprirë nga dy javë kreshmë. Për mbarë botën orthodhokse, figura e së Tërëshenjtës Mari lidhet me shpëtimin e njerëzimit. Me një dashuri të pafundme dhe të pastër Hyjlindësja mbron dhe përkrah çdo vepër njerëzore. Që nga çasti i Fjetjes, ajo qëndron në të djathtë të birit të saj, Jisu Krishtit, dhe me ndërmjetimet e saj prej nëne mbron tërë botën e krishterë. Dita e Fjetjes së saj konsiderohet si një nga të kremtet më të mëdha e më të ndritshme të krishtera. Por si u festua kjo ditë e shenjtë në manastirin e Shën Vlashit? Besimtarë të shumtë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u mblodhën në manastirin e Shën Vlashit, në Durrës për të kremtuar Fjetjen e Hyjlinëses. Siç është bërë tashmë traditë prej vitesh festimi filloi që në datën 14 gusht me Agripni ku në manastir u mblodhën qindra besimtarë për ta kaluar natën me lutje. Në datën 15 gusht, Liturgjia Hyjnore u krye nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, + Anastasi me ndihmën e Episkop Astit, dhe të shumë priftërinjve të tjerë. Lutemi që e Tërëshenjta Mari të ndërmjetojë tek Zoti ynë Jisu Krisht për shpëtimin e shpirtrave tanë. Përgatiti: Artjola Prifti Studente e vitit II
19
Fjala
Konfe re nc ë “I n s ti t u t i i Li ri s ë Fe t are dhe De m okr ac isë” Në periudhën 22-25 maj 2019 të vitit akademik 2018-2019, ishte një nder dhe kënaqësi e madhe pjesëmarrja aktive e pesë studentëve nga Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës të Kolegjit Universitar “Logos”, në një konferencë 3 ditore të emërtuar “Instituti i Lirisë Fetare dhe Demokracisë”, organizuar nga Kolegji Universitar “Bedër” dhe Fondacioni “Hafiz Ali Korça” dhe, njëkohësisht, e mbështetur prej Zyrës së Çështjeve Publike së Ambasadës Amerikane në Tiranë. Studentët Briken Gjika, Teofil Grozdanovski, Xhulia Papa, Elena Gaqollari dhe Marsela Papa, në rolin e dëgjuesve ndoqën seancën me tri pjesë së bashku me studentë të 8 universitete të tjera të Shqipërisë. Në ditën e saj të tretë, pjesa e parë e programit u zhvillua në formën e një paneli diskutimi, ku të ftuar ishin Prof. Dr. Gjergji Sinani nga Universiteti i Tiranës, i cili foli për temën “Liria, të drejtat e njeriut dhe demokracia”, Dr. Enri Hide nga Universiteti Evropian i Tiranës me temën e diskutimit “Liria e fesë dhe radikalizimi fetar” dhe Dr. Genti Kruja nga Kolegji Universitar “Bedër”, i cili foli për historinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri. Paneli i dytë i diskutimit u përqendrua në çështjet ligjore mbi lirinë fetare dhe demokracinë. Të ftuar ishin Renata Tokrri nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit, e cila foli mbi temën “Përqasja dualiste ndaj lirisë së fesë në shoqëritë demokratike” dhe Msc. Bledar Uku nga Kolegji Universitar “Bedër” me temën “Të drejtat dhe mbrojtja e tyre në shoqërinë demokratike”. Programi vazhdoi me punimet nëpër grupe dhe prezantimin e projekteve nga studentët pjesëmarrës mbi marrëdhëniet fetaro-shtetërore në vende si SHBA, Francë dhe Austri, por edhe mbi dialogun ndërfetar në Shqipëri dhe lirinë e besimit dhe të shprehjes. Tridhjetë studentët pjesëmarrës, përveçse përfituan eksperienca të ndryshme mbi lirinë e fesë dhe shprehjen e saj, morën dhe certifikata si pjesëmarrës në Institutin e Lirisë Fetare dhe Demokracisë. Përgatiti: Teofil Grozdanovski Student i vitit II
20
Vëllimi I I , 2019
21
Vëllimi I I , 2019
Pse d uhet të studioj theologji?
S
tudimi i theologjisë orthodhokse ka pasur gjithnjë një ndikim në jetën shoqërore të individit dhe si synim transformimin e tij. Ndaj ky transformim, që mbështetet në një marrëdhënie të njeriut me Perëndinë, bie ndesh me disa parime që shoqëria i ka konsideruar si të mira dhe frytdhënëse. Gjithsesi, theologjia ka dhënë rezultat në përballjen dhe zgjidhjen e këtyre sfidave, që pengojnë njeriun të bëhet pjesë e urës që lidh hyjnoren me njerëzoren. Në të vërtetë, me anë të studimit të theologjisë pohojmë se kjo shkencë i përfshin të gjitha fushat e jetës dhe shkon përkrah tyre, por probleme si globalizmi, kriza ekonomike etj. e kanë minimizuar rëndësinë e studimit të saj në pikëpamjet e të rinjve. Këta të fundit priren gjithnjë drejt parimeve që inkuadron shoqëria e sotme, e cila e kufizon ndikimin e theologjisë vetëm në karakterin etik përmes moralit që ajo përcjell. Objektivat si dhënia e “dijes universale”, që parandalon partikularizmin, edukimi jofetar apo krijimi i hierarkisë mes shkencave nga ana e universiteteve kanë ndikuar në zhvillimin e këtij fenomeni. Përjetimi i një sistemi të egër totalitar ateist, që kultivoi tek individët ide të koncentruara në parime antihumane, bëri që populli të ngrihej dhe të kërkonte demokraci, liri, por në të vërtetë një liri pa Perëndi. Kjo plagë tashmë ka nisur të shërohet, mirëpo shenjat janë ende të dukshme edhe sot. Paragjykimi shoqëror se është humbje kohe ndjekja e një shkolle theologjike, ndërkohë që shoqëria sot aspiron drejt një profesioni dhe pune të mirëpaguar, githashtu, ka dhënë kontributin e tij për këtë stereotip. Ky paragjykim shuhet tek individët, nëse ata do ta kuptojnë vërtet rëndësinë e theologjisë, e cila nuk synon thjesht një jetë për të bërë karrierë, por një jetë që i shërben jetëve të tjerëve. Si përfundim, shprehim qartë se theologjia dhe studimi i saj përbën një shkencë, e cila u jep zgjidhje këtyre sfidave shoqërore, madje dhe shumë polemikave të tjera, duke ndryshuar mënyrën e jetesës së njerëzve, jo thjesht në kuadrin social e ekonomik, por edhe në atë shpirtëror. Theologjia luan rol kyç në zhvillimin e duhur të disiplinave që lidhen me njeriun, pra me shkencat humane. Prandaj pa frikë mund ta quajmë atë si “mbretëresha e shkencave”, kjo për faktin se përveçse ndihmon te të gjitha, i përmban edhe të gjitha. Ajo harmonizon çdo proces jetësor dhe i krijon mundësinë njeriut që të transformohet. Përgatitën: Marsela Papa & Jorgo Belul Studentë të vitit II
23
S h ë n Dhi mi t ër M irovli ti
S
hën Dhimitri jetoi në Selanik nën sundimin e Galer Maksimianit (rreth 306). Rridhte nga një ndër familjet më aristokrate të provincës së Maqedonisë dhe të gjithë e çmonin, jo vetëm për origjinën e tij fisnike dhe paraqitjen e hirshme, por edhe për virtytin, mençurinë dhe mirësinë. Edhe pse i ri, e zotëronte mirë artin ushtarak, ishte graduar nga Galeri, që atëherë ishte cezar i perandorisë së Lindjes, gjeneral i ushtrive të Thesalisë dhe kryekonsull i Greqisë. Por këto pozita nuk e bënë që të humbiste kuptimin e gjërave më thelbësore. Zemra e tij ishte prekur nga besimi në Krishtin dhe e shpërfilli lavdinë e botës. Pjesën më të madhe të kohës e kalonte duke mësuar dhe interpretuar publikisht Fjalën e Perëndisë. Fjala e tij ishte bindëse dhe vetë jeta e tij ishte një zbatim praktik i drejtësisë, paqes, dashurisë për vëllezërit, madje një numër i madh paganësh u bënë të krishterë, me gjithë persekutimet e ashpra që kishte nisur perandori kundër të krishterëve. Shën Dhimitrin e akuzuan jo vetëm që nuk respektonte idhujt, por edhe që nxiste haptazi
24
përbuzjen ndaj tyre dhe lëçiste kudo disa prej paganëve në besën e re të Krishtit. E akuzuan se ishte shumë aktiv dhe i rrezikshëm për fenë pagane. Diokliciani u vrenjt, u zemërua kundër Dhimitrit, por njëkohësisht u foli dhe atyre që kujtonin se ai i krishterë i flaktë do të guxonte të mos përfillte dhe urdhërin e vullnetin të atij vetë. Prandaj dërgoi menjëherë dhe e thiri në pallat. Perandori, pas pyetjeve të para të zakonshme dhe pas pohimit të Dhimitrit se ishte i krishterë, i tha atij se dëshira perandorake ishte që ai të kthehej përsëri në fenë pagane, sepse vetëm perënditë pagane qenë për shekuj me radhë mbrojtës të shtetit romak dhe se vetëm ata mund të ruanin edhe në të ardhmen forcën dhe lavdinë e tij. Dhimitri, si bëri përkulje plot nder e respekt para Dioklicianit, i deklaroi se nuk do të gjente në tërë perandorinë e tij një shtetas aq besnik sa ai. Prandaj shtoi se e ndjente për detyrë t’i rrëfente me sinqeritetin më të madh tërë të vërtetën. Paganizmi ose idhujtaria me doktri-
nën e saj të gënjeshtërt e supersticioze dhe me moralin e saj të shthurur, është ajo që prish familjen, shoqërinë, shtetin dhe po e çon dita ditës në dekadencë. “Prandaj, o mbret”, - theksoi së fundi Dhimitri, - “nuk mund të tradhtoj besimin e krishterë, i cili jo vetëm që i siguron shoqërisë shëndoshjen morale, por i hap botës rrugë të reja përparimi, lavdie dhe fuqie, sepse është e vetmja forcë morale rilindëse që pastron shpirtrat nxit drejtësinë e vetmohimin dhe formon qytetarë dhe drejtues të ndershëm e punëtorë.” Atëherë Shën Dhimitrin e burgosën dhe një natë, pikërisht pas martirizimit të Nestorit, hapat e rëndë të ushtarëve dëgjoheshin edhe në oborrin e burgut ku mbahej Dhimitri. Rojtari hapi derën dhe ushtarët hynë për të zbatuar urdhërin që u ishte dhënë. Dhimitri ishte informuar për shkakun e dënimit të tij. Ai dënohej jo vetëm pse ngulte këmbë në pohimin e tij që ishte i krishterë, por edhe sepse ishtë mësues i Nestorit të ri dhe udhëheqës i gjithë rinisë së krishterë të Kishës së Selanikut. Atëherë kuptoi dhe arsyen pse Nestori kishte dalë fitues. Falënderoi Perëndinë nga zemra dhe krejt i qetë e pa frikë u paraqit para trupës ushtarake të ekzekutimit, duke thënë: “Bëni, pra, o xhelatë, detyrën tuaj. Të krishterët do të fitojnë, viktimat do t’i mposhtin vrasësit e tyre”. Plot shpata shpuan tej e tej gjoksin dhe brinjët e tij. Dhe kështu u vra dëshmori i madh shën Mitri, i cili shkëlqeu me madhështi ndërmjet mësuesve më të flaktë dhe atletëve më të shkëlqyer të Besimit të Shenjtë të Krishtit. Lupi, shërbëtori i shën Dhimitrit, që ishte i pranishëm para se ta varrosnin, mori tunikën e martirit larë me gjakun e tij dhe vuri në gisht unazën mbretërore që mbante. Me anën e këtyre të dyjave, Lupi kreu shumë mrekulli dhe shërime. Kur Maksimiani e mori vesh këtë gjë, dërgoi ushtarët t’ia prisnin kokën edhe shërbëtorit besnik të shenjtit. Perëndia bëri që të buronte miro shëruese nga trupi i shenjtit. Që 1600 vjet më parë, shumë herë shën Dhimitri ka shfaqur dashamirësinë për qytetin e Selanikut dhe banorët e tij. I ka mbrojtur nga mësymja e barbarëve, i ka shpëtuar nga epidemitë dhe zitë e bukës, ka shëruar të sëmurë dhe ka ngushëlluar të pikëlluar. Çu-
25
ditë e tij janë aq shumë, saqë ai që do të guxonte t’i numëronte do t’i ngjante të pamendit që donte të numëronte kokrrat e rërës. Për miron e shën Dhimitrit, burimet e pasura na referojnë këto: miroja është simbol i gjakut që derdhi shenjti, duke imituar martirizimin e Krishtit. Efstath Selanikasi thotë se trupi i martirit gjendet në varr por nga ai buron gjak dhe miro. Ky gjak është simbol i jetës. Gjithashtu, Efstathi rrjedhjen e miros ia dedikon jetës së pastër të Shën Dhimitrit. Për shumë shenjtorë miroja konsiderohet si simbol i shenjtërisë. Për shën Dhimitrin ajo ka lidhje dhe me burimin e gjakut. Shën Nikolla Kavasila kombinon miron dhe gjakun e Dhimitrit me pastërtinë. Në mënyre analoge me këtë të fundit, e interpretojnë miron edhe Grigor Pallamai, e Filotheos Koqinos, Patriark i Konstandinopojës. Miroja e shën Dhimitrit është rezultat i virgjërisë dhe i martirizimit për Krishtin. Edhe shën Simeoni i Selanikut, duke iu referuar burimit të miros tek shën Dhimitri, thotë se ndërsa u hoqi kryq njollave dhe shijoi drurin e jetës na jep tregues të pavdekësisë, miron e tij. Pra, martirizimi i tij ishte si konkluzion i tërë jetës së tij që ja kishte dedikuar Krishtit dhe mori shpërblim shenjtërimin. Dhe mund ta quajmë me plot gojë si Apostull Pavli i dytë, Apostull i kombeve dhe si shenjtor që veproi në tërë Ballkanin. “Le të jetë shën Dhimtri në lutjet tona, të na sjellë shëndet dhe fuqi dhe t’i mbrojë të gjithë njerëzit në Ballkan!”
Përgatiti: Justina Gjoka Studente e vitit II
Burimet: Xhuba K,& Tushi V, (Përkthyesit), Nga thesari i Shenjtorëve, Tiranë: KOASH, 2004
M i s t e r i i P riftëris ë – H i ro t o n ia ( D orëzimi) Misteri i Priftërisë është një nga shtatë misteret e Kishës Orthodhokse dhe preardhja e termit vjen nga greqishtja “heirotonia” (χειροτονία), që do të thotë “vendosja e duarve.” Priftëria është misteri në të cilin, nëpërmjet vënies së duarve të Episkopit dhe nëpërmjet uratave, ndodh zbritja e Hirit të Shpirtit të Shenjtë mbi kandidatin, duke e shenjtëruar atë dhe duke e dorëzuar në një nga tre Gradat e Hierarkisë Kishtare që janë: dhjakoni, prift dhe episkopi, duke ndarë me ta fuqinë që t’u mësojnë njerëzve fjalën e Perëndisë, për t’i shenjtëruar nëpërmjet mistereve të shenjta dhe shërbesave dhe t’i drejtojnë drejt rrugës së shpëtimit. Detyra e këtij qëllimi të lartë të Priftërisë është e një rëndësie të madhe, sepse, ai sipas fjalës së Shpëtimtarit, është “drita e botës” dhe “kripa e tokës”, dhe për këtë jeta e tij personale duhet të jetë me një moralitet ekzemplar, duke u bërë shembull i besimtarëve të tij. Sjellja e tij duhet të jetë e tillë që njerëzit, duke parë punët e tij, të lavdërojnë Perëndinë, kështu që ai mund t’u thotë besimtarëve të tij, ashtu si Apostull Pavli: “Bëhuni ndjekës të mi, ashtu sikundër edhe unë ndjek Krishtin”
26
(1Kor.11:1). Priftëria është një punë themelore në Kishë, sepse nëpërmjet saj zgjatet deri në fundin e shekujve Priftëria e Shpëtimtarit. Pa Priftëri nuk ekzistojnë mistere dhe pa këto të fundit nuk mund të jepet Hiri i Perëndishëm, dhe madje pa Hir nuk mund të merret Shpëtimi. Priftërinjtë, të ndërgjegjshëm për misionin e veçantë që kanë, duhet të punojnë kohë pa kohë për t’u kujdesur për delet e gjalla të Krishtit. Apostull Pavli, në përballjen që pati me presbiterët e Kishës në Milet dhe Efes, u tërheq vëmendjen mbi përgjegjësitë e mëdha përballë Krishtit, duke u thënë: “Bëni kujdes për veten tuaj si, dhe për të gjithë turmën mbi të cilën Shpirti i Shenjtë ju ka vënë episkopë, që të udhëhiqni Kishën e Perëndisë, të cilën e ka fituar me gjakun e Tij” (Vep. 20:28). Kurse besimtarët janë të detyruar të sillen me një respekt të veçantë ndaj priftërinjve dhe t’i dëgjojnë ata, sepse Shpëtimtari ka thënë: “Ai që do t’ju dëgjojë juve, më ka dëgjuar Mua dhe ai që do largohet prej jush, është larguar prej Meje dhe nga Ai që më ka dërguar Mua” (Llk.10:16). Priftërinjtë marrin hirin dhe fuqinë priftërore nga Krishti. Hiri i dhënë nëpërmjet hirotonisë lidh përgjithmonë atë që dorëzohet në priftëri, kështu që ky mister jo vetëm që nuk përsëritet, por ai nuk humbet asnjëherë. Prandaj ai që ka qenë hirotonisur njëherë, nuk mund të bëhet më laik, por mund të ndalohet nga Episkopi, në rast të ndonjë mëkati të rëndë, nëpërmjet uljes në gradë apo heqjes së të drejtës për të shërbyer. E vetmja gjë që nuk mund t’i merret atij është hiri i priftërisë. Si rrjedhojë Priftëria është një mister i shenjtë, themeluar prej vetë Shpëtimtarit Jisu Krisht, përpara Ngjitjes së Tij në qiell, për të vazhduar veprën e shpëtimit. Nëpërmjet përgatitjes moralo-intelektuale të veçantë, por në veçanti nëpërmjet hirit të padukshëm të Perëndisë, të transmetuar nëpërmjet këtij misteri, personit i kërkohet të mësojë, të shenjtërojë dhe të udhëheqë besimtarët. Pra, shërbesa priftërore nuk
është vepër e njerëzve dhe nuk bazohet në fuqinë e tyre, por vepër e Perëndisë, ndaj dhe asnjë nuk mund t’a marrë këtë shërbesë me vetëdashjen e tij në qoftë se nuk është thirrje nga lart; “Askush nuk e merr vetë këtë nder, por e merr kur thirret nga Perëndia, ashtu sikurse Aaroni” (Heb.5:4); ashtu sikundër që “askush nuk mund tu mësojë të tjerëve fjalën e Perëndisë në qoftë se nuk është i dërguar” (Rom.10:15) … “Disa Ai i bëri apostuj, disa i bëri profetë, disa i bëri ungjilltarë, disa i bëri barinj e mësues, që të përgatisë besimtarët e krishterë, për të kryer veprën e shërbimit ndaj të tjerëve, për rritjen në besim të trupit të Krishtit” (Efes.4:11-12). Për këtë, laikët duhet të nderojnë hierarhinë kishtare, kurse dhjakonët, priftërinjtë dhe episkopët duhet të jenë gjithmonë të ndërgjegjshëm për misionin hyjnoro-njerëzor, si dhe përgjegjësinë për besimtarët që i udhëheqin, sepse ata janë, ashtu siç thotë Apostull Pavli: “shërbëtorët e Krishtit dhe ikonomët e Mistereve të Perëndisë” (1Kor.4:1). Ky mister i shenjtë kryhet në Kishë në një shërbesë të veçantë që në thelbin e saj është një “shërbesë hiri” që denjëson kandidatin që dorëzohet në tre gradat e priftërisë. Prifti në këtë detyrë është një “bari” i mirë që kujdeset dhe lutet duke ndërmjetuar për të udhëhequr popullin e Perëndisë drejt rrugës së Shpëtimi. “Unë jam bariu i mirë. Bariu i mirë jep jetën e Tij për delet ... Unë jam bariu i mirë. Unë i njoh delet e Mia dhe ato më njohin Mua” (Jn.10:11-14). Ne si pjesë e Departament të Theologjisë dhe Kulturës, kemi pasur shpesh bekimin t’i ndjekim nga afër këto momente emocionuese të dorëzimit (hirotonisë) në misterin e Priftërisë. Gjatë vitit 2019 në Mitropolinë e Tiranës u kryen tre dorëzime në gradën priftërore. Më datën 9 qeshor në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas hirotonisi në gradën e Priftërisë, dhjakonin Stefan Ritsi nga SHBA. Atë Stefani ka ardhur në Kishën Orthodhokse të Shqipërisë për të shërbyer si misionar bashkë me familjen tij. Ai, gjithashtu, është edhe pedagog në
27
Kolegjin Universitar “Logos” në Departamentin e Theologjisë. Përsëri ne patëm bekimin të ndiqnim nga afër dorëzimin në Prift të dhjakonit Emanuel Lapanxa nga Kryepiskopi Anastas, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” Tiranë më 30 qeshor. Atë Emanueli tashmë është prifti që shërben në Manastirin e “Shën Vlashit” në Durrës, por njëkohësisht ka edhe përgjegjësi për konviktin e djemve. Gjithashtu më 20 tetor ishim në Tiranë për dorëzimin në gradën e Priftërisë të hierodhjakonit Anastas Mamaj. Gjatë hirotonisë, Kryepiskopi Anastas theksoi rëndësinë e madhe që duhet të kuptojnë të rinjtë e shoqërisë së sotme për t’ia përkushtuar jetën Kishës, duke u bërë ambasadorë të Mbretërisë së Perëndisë këtu në tokë. Për mua është një nder i veçantë dhe respekt i madh ndaj një personi që bëhet meshëtar dhe ndërmjetues i besimtarëve të Perëndia Triadik, që është Perëndia i paqes dhe i shpresës, por mbi të gjitha i dashurisë së pakufishme dhe të pakushtëzuar. Le ta falenderojmë Perëndinë që i denjësoi këta klerikë që të shërbejnë në Kishën Orthodhokse të Shqipërisë. Ne, studentët dhe stafi pedaogjik i departamentit u urojmë të tre të hirotonisurve, priftëri të nekuar dhe me përpjekje të shumta. Përgatiti: Antonio Poshnjari Student i vitit II Burimet: Amfillohi, Episkop Danieli Mitropolit. S`ka më të bukur fe, se ajo e Krishterë. Dhimitër Beduli. Translated by Nikolla Sudari. Tiranë: Kisha Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, 1996. Besimi Orthodhoks. Selanik : “Kosherja Orthodhokse”. Fundulis, Joanis. Liturgjia 1, Hyrje në adhurimin hyjnor. Translated by Hierodhjakon Asti Bakallbashi. Durrës, Shën Vlash: Akademia “Ngjallja e Krishtit”, 2005. Hopko, Protopresviteri Thomas. Besimi Orthodhoks Adhurimi. Translated by Arkiminadrit Joan Pelushi. Vol. II. Tiranë: Kisha Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, 1997. Terova, Atë Mihal, ed. Katekizmi i Krishterë Orthodhok. Tiranë: KOASH “Ngjallja”, 2006.
Sh ku r t or j a d h e S h t ëp i a , dy s h t y llat e h i m n o l o gji së S
i një mënyrë për të lavdëruar Perëndinë, për të nderuar shenjtorët e Tij dhe shpesh herë për t’iu përgjigjur herezive të ndryshme, Kisha Orthodhokse ka përdorur himnet. Dy sistemet bazë të himnologjisë janë Shkurtorja dhe Kanoni. Shkurtorja është një lloj poeme që u zhvillua gjatë shek.VI-VII ps.K, por që emrin e mori përfundimisht të tillë rreth shek.IX ps.K. Ka mundësi që u emërtua kështu nga membrana me të cilën mbështillej himni (είληταριον); dhe sipas një kërkimi tjetër mori këtë emër nga prologu, i cili si i shkurtër që ishte përfshinte temën e shkurtores. Kanoni është një tjetër lloj poeme, kompozimi i të cilit i shënon fillesat e tij në shek.IX dhe erdhi si një zëvendësim i shkurtores. Kanoni si term vjen nga gjuha greke κανόνας dhe ka kuptimin e diçkaje të drejtë, kallam, vizore. (E ndeshim dhe në gjuhën hebraike me të njëjtin kuptim – Kanneh). Për sa i përket strukturës dhe përmbajtjes, sistemi i Shkurtores është i ndërtuar në formën e atillë ku në krye qëndron një tropar i quajtur Kukulio/Prolog, dhe pas tij vijojnë disa tropare të tjera (20-30) të quajtura Shtëpi. Karakteristikë e kukulios është se në mënyrë të shkurtër jep gjithë përmbajtjen e sistemit dhe, më pas, kjo përmbajtje zgjerohet te shtëpitë që pasojnë. Shkurtorja ka si përmbajtje informacione rreth një shenjtori apo një ngjarjeje të caktuar, gjuhë me stil të thjeshtë dhe të lirë. Nga ana tjetër, kanoni në përbërjen e tij ka 9 oda, të cilat bazohen në 9 odat biblike. Çdo odë
28
përbëhet nga irmosi dhe zakonisht 2-5 tropare të tjera. Irmosi përbën prototipin e tropareve të tjera pasuese, pasi ato psalen në të njëjtin ritëm dhe në të njëjtën vijë melodike me të. Për këtë arsye merr dhe këtë emërtim (nga folja εΐρω = lidh). Kjo mënyrë e shkrimit të kanoneve me bazë irmoset është më e zakonshmja. Në raste të tjera kanonet janë shkruar edhe nga poetë jo muzikantë (himnografë të thjeshtë), të cilët kompozuan tropare me bazë irmose ekzistuese. Një shembull i tillë është kanoni i Himnit Akathist, i shkruar nga Josif Himnografi, me bazë irmoset e murgut Joan Damaskini nga kanoni i festës së Fjetjes së Hyjlindëses. Pra vetëm troparet e Himnit Akathist i përkasin Josif Himnografit. Tema së cilës i referohet kanoni, lidhet zakonisht me odën respektive biblike e ndërthurur kjo me festën e ditës ose ndonjëherë me jetën e shenjtorit që i dedikohet. Tropareve të para të çdo ode u paraprin një frazë muzikore si p.sh. “E Përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona”, “Mëshiromë o Zot mëshiromë” etj. Dy tropareve të fundit u paraprijnë frazat “Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë” dhe “Tani e përherë e në jetë të jetëve, Amin”, ku ky i fundit i dedikohet Hyjlindëses, prandaj dhe quhet Hyjlindësore. Pavarësisht përbërjes nga disa pjesë, kanoni konsiderohet si një vepër e vetme. Karakteristikat e Shkurtores dhe Kanonit janë: akrostika dhe refreni. Akrostika është një fjalë ose frazë që skicohet nga gërma e parë e çdo shtëpie. Zakonisht në akrostikë jepet emri i poetit. Në herë të tjera përmban rendin alfabe-
Vëllimi I I , 2019
tik, siç është në Himnin Akathist. Por në ndryshim nga akrostika e thjeshtë dhe informuese e shkurtores, akrostika e kanonit është shumëformëshe. Atë e formojnë shkronjat e para të tropareve, por në raste të rralla dhe shkronjat e para të irmoseve dhe tropareve të të gjithë kanonit ndodh zakonisht në kanonin jambik. Akrostika shpreh një varg lutjeje ose emrin e autorit që ka shkruar kanonin. Por jo gjithmonë arrihet të zbulohet emri i vërtetë i autorit, pasi kompozues të ndryshëm fshehin emrin e tyre duke përdorur epitete të ndryshme. Shkurtorja psalej prej klerikëve dhe refreni përsëritej prej psaltëve, si bëhet sot me shkurtoren që bëjmë në Mëngjesore. Kishte një rol kryesor në shërbesën e Mëngjesit dhe zinte një pjesë të madhe të saj, por më pas me krijimin e Kanonit, filloi shkurtimi i saj. Deri më sot mbetën vetëm kukulio, që u emërtua Shkurtore dhe shtëpia e parë që u quajt Shtëpi. Refreni është vargu i fundit i prologut që përsëritet në të gjitha shtëpitë, përveç te dy të fundit që thuhet “Lavdi-Tani”. Në bazë të përmbajtjes së tyre kanonet ndahen në lloje të ndryshme. Kemi kanone që i referohen Ngjalljes (ngjallësorë), Pësimeve dhe Kryqëzimit të Krishtit, Fjetjes (vdekjes), kanone lutës drejtuar Perëndisë ose Hyjlindëses, drejtuar Trinisë së Shenjtë (triadikë), dogmave të ndryshme (dogmatikë), si dhe kanone shenjtorësh. Disa nga kanonet më të njohura janë: Kanoni i Pashkës, Paraklisi drejtuar së Tërëshenjtës Mari, Himni Akathist, Tetëtingullshi etj. Ndër shekuj shenjtorë të ndryshëm dhe jo vetëm kanë shkruar e kompozuar këto himne, të cilat Kisha i përdor deri sot në jetën adhuruese të saj. Përgatiti: Xhulia Papa Studente e vitit II Burimet:
Ιωάννου Χρ. Κωσταντινίδου, Υμνολογία, Αθήναι 1981.
29
Fjala
Th ën i e nga Et ër i t e S h en jt ë T
ë gëzoheni për çdo gjë! Të gëzoheni me ushqimin që hani, me shoqërinë, me detin, me notin, me perëndimin e diellit, me lulet, me njerëzit, me Perëndinë etj. Të jeni të gëzuar për çdo gjë! Çdo gjë është shtysë për të qenë i gëzuar ! Shën Porfiri
A T
mundet fryma e Krishtit të dëshirojë keq për ndonjë ? Të lutesh për njerëzit do të thotë të derdhësh gjak. Shën Siluan Athoniti
ë varfërit nuk janë spektakli i mjerimit njerëzor dhe vuajtës që shkakton mëshirë apo neveri, por ata janë ikona e Krishtit, prania e Krishtit në botën e thyer. Shën Joan Gojarti
K
ur ti qëndron në Kishë, ki kujdes që të mos shohësh me kureshtje se cili prej vëllezërve qëndron më këmbë ose po psal, por shiko vetëm te vetja e te mëkatet e tua, merru me psaljen tënde. Shën Simeon Thelogu i Ri
S
i të shkosh në Kishë? Ki kujdes biri im, kur ndodhesh në Kishë, mos fol dhe kur të psalësh mos u përpiq të bësh të bukur zërin tënd nga lavdidashja, për t’u pëlqyer njerëzve. Duhet të dish biri im, se përmbi njerëzve që ndodhen në Kishë engjëj të pafund psalin bashkë me ata, në mënyrë të padukshme. Por kur ndonjë nga besimtarët fillon të bëjë shaka, të bisedojë për gjërat e jetës ose të komentojë të tjerët, engjëjt që e shikojnë e lënë himnin dhe vajtojnë hidhur për rënien e tij duke thënë: “Oh në çfarë robërie të rëndë ra shpirti i këtij njeriu! Perëndia përkulet drejt tij për t’i mbushur veshin me lutje të përkushtuar dhe të përulur, kurse ai e mbush me fjalë dhe me gjykime.” Shën Nifoni
F
lisni mirë për ata që flasin keq për ju. Bëni mirë për të keqen. Lutuni për ata që ju bëjnë shkelje të ndryshme, gabime, tundime, përndjekje. Çfarëdo që të bëni, nuk do të dënoni askënd; as mos u përpiqni të gjykoni nëse një person është i mirë apo i keq, por mbani sytë në atë njeri të keq, për të cilin duhet të jepni një llogari përpara Perëndisë! Shën Ignat Brianchaninov Përgatitën: Elson Ngjeliu & Kristi Baka Studentë të vitit I
30
Department of Theology & Culture
The Department of Theology & Culture belongs to the Faculty of Human Sciences of College University Logos. Our Department provides a three-year undergraduate program in Theology, recognized by the Albanian state and operating according to the Bologna system.
The off icial start of the
courses under the new circumstances was on 15thOctober 2018. The department is housed in a modern building complex around the Holy Monastery of Shen Vlash, in the homonymous village, 5 minutes outside the city of Durrës.