GAZETA ZYRTARE E DOKUFESTIT VITI XIV, E HËNË #2, 10 GUSHT 2015
OFFICIAL DOKUFEST NEWSPAPER YEAR XIV, MONDAY #2, 10 AUGUST 2015
ENGLISH SECTION -> PAGE 12 www.dokufest.com
Foto: Majlinda Hoxha
00
12
KINO KLUBI
SHTËPIA E KULTURËS
DOKUKINO
INTERNATIONAL DOX - SHORT A LONG WAY FROM HOME / 3’ TERRITORY / 17’
SHOULD I STAY OR SHOULD I GO: FILMS ON MIGRATION THE SHELTER / 101’
INTERNATIONAL DOX - SHORT THINGS / 21’ SCRAPBOOK / 18’
INTERNATIONAL DOX - FEATURE THE ROYAL ROAD / 65’ 00
14
SOUND OF MY SOUL B-MOVIE: LUST & SOUND IN WEST BERLIN / 94’
INTERNATIONAL DOX - FEATURE MACHINE GUN OR TYPEWRITER / 71’ INTERNATIONAL DOX - SHORT CLAUDE LANZMANN: SPECTRES OF THE SHOAH* / 40’ FILMS ON FILM NIGHT WILL FALL / 75’
SHORT MATTERS! 2015 SHIPWRECK / 15’ STILL GOT LIVES / 23’ SUMMER 2014 / 12’ TAPROBANA / 24’
00
VIEW FROM THE WORLD CENSORED VOICES / 87’
HUMAN RIGHTS DOX (T)ERROR / 83’
UNCHARTED STATES OF AMERICA MELROSE / 5’ IN LIGHT, IN! / 12’ WHO KILLED COCK ROBIN? / 73’
00
VIEW FROM THE WORLD THE OTHER SIDE / 92’
AMDOCS AT DOKUFEST OUT OF LOVE / 70’
INTERNATIONAL DOX - SHORT A LONG WAY FROM HOME / 3’
16 18
00
20
00
22
KINO LUMBARDHI
KINO NË LUM
DOKUKINO PLLATO
KINO KALAJA
DREAM CINEMA
HUMAN RIGHTS DOX THE LOOK OF SILENCE / 98’
BALKAN DOX LISTEN / 92’
SHOULD I STAY OR SHOULD I GO: FILMS ON MIGRATION NOTE ON MULTITUDE / 8’ STOP OVER / 100’
SHOULD I STAY OR SHOULD I GO: FILMS ON MIGRATION OTHER THAN OUR SEA / 10’
SOUND OF MY SOUL DON’T THINK I’VE FORGOTTEN / 107’
INTERNATIONAL SHORTS LISTEN 13’ KRONIKË E NJË BURRI QË ËSHTË GATI TË VRASË / 20’ DISSONANCE / 17’ SUPPORTING FILM / 12’ CHEERS / 28’
FLASHES NUSJA JONË / 3’ RABBITLAND / 7’ XENOS / 12’ REAL MAN’S FILM / 12’ INCIDENT BY A BANK / 12’ 20.000 PHANTOMS / 10’ CITY OF CRANES / 14’
VIEW FROM THE WORLD SPARTANS / 80’
BALKAN DOX ONCE UPON A TIME / 82’
SOUND OF MY SOUL WHITE OUT, BLACK IN / 93’ FILMS ON FILM DIRECTED BY JOHN FORD / 99’
1
CyanMagentaYellowBlack
INTERNATIONAL DOX - FEATURE COUNTING / 111’
MIRËSEVINI Mirë se vini në edicionin e katërmbëdhjetë të DokuFest-it! Erdhi përsëri kjo periudhë e vitit që të ju dëshirojmë mirëseardhje në qytetin tonë të dashur dhe në edicionin e katërmbëdhjetë të festivalit. Edhe njëherë ngjarje të paprecedentë shënuan këtë vit me sulme terroriste që u bënë ngjarje ditore rreth e rrotull botës dhe me konfliktet e armatosura që u bënë kërcënim i gjerë. Mungesa e sigurisë në njërën anë dhe varfëria e pasiguria ekonomike në anën tjetër ka shtyrë miliona njerëz që të lënë shtëpitë dhe t’ia mësyjnë atij shtegu të rrezikshëm të migrimit duke shkaktuar një nga valët më të mëdha të migrimit të njerëzve në historinë e vonë. Prandaj tema qendrore e festivalit në këtë vit është Migrimi dhe do të shënohet me një numër ngjarjesh, duke përfshirë një program filmi të kuruar në mënyrë të veçantë, diskutime në panel dhe punëtori tashmë tradicionale. Fituesi i qmimit BAFTA dhe bashkëpuntori i ngushtë i DokuFest-it Daniel Mulloy e konceptoi dhe krijoi edhe një kampanjë të jashtëzakonshme vizuele si dhe një film të shkurtë në temën e migrimit për këtë edicion të festivalit.
CyanMagentaYellowBlack
Nuk është për tu habitur që filmbërësit, posaçërisht filmbërësit e dokumentarëve, e shfrytëzuan këtë mundësi për të krijuar filma që do të mbahen në mend dhe që do të kumbojnë përtej vitit 2015. Laura Poitras na solli CITIZENFOUR, Joshua Oppenheimer solli The Look of Silence dhe Patricio Guzman solli The Pearl Button, që janë vetëm disa nga filmat e shquar e të mrekullueshëm të këtij viti. Jemi shumë të lumtur që mund të paraqesim këta dhe shumë filma të tjerë në edicionin e këtij viti, siç jemi po ashtu të lumtur të paraqesim disa prurje dhe bashkëpunime që e bëjnë DokuFestin e këtij viti më të mirin sipas mendimit tonë modest. Në të gjashtë garat e festivalit, do të gjeni disa emra të njohur, filmbërës të shquar dhe filmbërës që rikthehen, por gjithashtu edhe një numër të mirë të filmbërësve të rinj, ambicioz dhe super të talentuar dhe mezi presim ti ndajmë me ju historitë e tyre. Ne po ashtu mezi presim që ti ndajmë me ju një numër filmash të prodhuar brenda programeve trajnuese të DokuFestit nën flamujt Stories We Tell dhe Future Is Here që ngadalë po e vënë Prizrenin në hartën e qyteteve, ku filmat jo vetëm që shfaqen por edhe krijohen. Ne do të nderojmë njërin prej mjeshtërve më të mëdhenj të trajtës së dokumentarit Albert Maysles me një program dedikues dhe po ashtu do të shikojmë larg dhe thellë në peizazhin e gjerë amerikan me një përzgjedhje nga kritiku i filmit Neil Young të titulluar në mënyrën e duhur Shtetet e Paeksploruara të Amerikës. Në programin Sound Of My Soul të kuruar nga e jona Pamela Cohn do të gjeni disa nga filmat më të pazakontë të vitit, disa që lëvizin për bukuri në mes të faktit dhe fiksonit, disa në mes të zërit dhe heshtjes dhe shumica ofrojnë përvojë të mrekullueshme filmike. Ne ju ftojmë që të përjetoni këto dhe dhuratat tjera të programit të këtij viti dhe shpresojmë se duke bërë kështu ju do të shpërbleheni po aq sa jemi shpërblyer ne duke e përgatitur atë. Mirënjohja jonë e përzemërt shkon te të gjithë njerëzit e jashtëzakonshëm që e kanë bërë të mundur këtë udhëtim të bukur dhe këtë ëndërr tonën; partnerët tanë, sponsorët zemërgjerë, vullnetarët tanë të mrekullueshëm, filmbërësit të cilët ndanë filmat e tyre me ne dhe sigurisht ju, audienca jonë e besueshme. Mirësevini në DokuFest! Veton Nurkollari Drejtor Artistik
2
Foto: Majlinda Hoxha
Migrimi në Prizren për të shikuar filma Shumë njerëz kanë migruar në Prizren gjatë fundjavës për të qenë pjesë e fillimit të edicionit të XIV të DokuFest. Sipas organizatorëve migrimi është tema e këtij viti, me qëllim që të bashkëndjehet me ëndërrat dhe vuajtjet e të prekurve nga ky fenomen. Prandaj dhe për hapje është përzgjedhur një film që pasqyron këtë temë në mënyrë të trishtë. “Those Who Feel the Fire Burning” nga Morgan Knibbe është filmi që zyrtarisht ka hapur Festivalin në kinemanë e hapur të Lumbardhit, të shtunën, më 8 gusht, duke pasqyruar luftën e njerëzve në kërkim të një jete më të mirë diku tjetër. Diku pa kujtime. Diku pa zakone. Por, ende me shpresën se gjithçka do të jetë mirë. Drejtori artistik i DokuFest, Veton Nurkollari ka thënë se kanë përzgjedhur migrimin si temë, ngaqë sipas tij, tani është njëra ndër çështjet më kontroverse dhe urgjente të botës moderne. “Për shumë nga ne, migrimi është bërë diçka për t’u përçmuar dhe emigrantët njerëz prej të cilëve frikësohemi. Luftërat, uria, varfëria, korrupsioni dhe mungesa e lëvizjes së lirë janë disa nga arsyet që i shtyjnë individët dhe familjet të marrin rrugën e migrimit, shpesh edhe duke rrezikuar jetët e tyre. Ne jemi dëshmitarë të një lëvizje të paparë të njerëzve, vetëm e vetëm për tu përballur me një ardhmëri të pasigurt”, tha ai.
Ndërkaq audienca është mishëruar me migrimin në saje të pamjeve të filmit. Në të njëjtën kohë, në natën hapëse edhe në pesë kinema të tjera janë shfaqur filma, në orën 20:00 e edhe në orën 22:00. Rrugicat në qendrën e Prizrenit janë mbushur me mysafirë vendorë e të huaj. Ndërkaq mesnata e së shtunës ka startuar serinë e ndejave të DokuNights me tingujt e mrekullueshëm të elektronikës së dy Dj-ve të njohur në vendet e rajonit, Tijana T nga Beogradi dhe Alien No.155 nga Tirana. E përpara tyre ka ekzekutuar Ah! Kosmos me tingujt e ritmet e thella, derisa e nata e së dielën i ka takuar gjithashtu vajzave “elektrike”. Të dielën, filmat kanë filluar që të projektohen që nga mesdita, në tetë vende të ndryshme dhe në kategori të ndryshme, derisa është mbajtur edhe paneli mbi migrimin si fenomen global dhe ai mbi rolin e medias në luftimin e korrupsionit. Fotografi Enri Canaj ka mbajtur një masterklasë, derisa DokuTech ka vijuar diskutimet dhe punëtorinë mbi teknologjinë dhe inovacionin. Programi tepër i pasur pret audiencën e DokuFestit edhe të hënën, ku filma të kategorive të ndryshme projektohen në tetë pika të ndryshme, duke filluar nga ora 12:00 për të vazhduar pas çdo dy orësh deri në terminin e fundit të orës 22:00.
Lojë shpërblyese Fujifilm gjatë ditëve të DokuFestit dhuron nga një aparat për pjesëmarrësit e lojës shpërblyese. Pjesëmarrja në lojën shpërblyese bëhet duke i plotësuar të dhënat e duhura në pjesën e prapme të biletës. Njoftimi për fituesit shpallet në DokuDaily.
Foto: Tughan Anit
Jamie Donoghue trajton krimet e luftës në Kosovë
Tri histori e kanë detyruar regjisorin anglez Jamie Donoghue që të xhirojë filmin e tij “Shok” në Kosovë. Filmi sjellë Petritin dhe Okin, dy shokë të ngushtë të cilët gjenden në situata të vështira në kohën e luftës së Kosovës. Trauma, drama, saga para së cilës ndodhen, është e vështirë për një diapazon si ai i tyre. Donoghue, në këtë rrëfim për DokuDaily tregon më shumë për filmin i cili jepet për herë të dytë, pas Aspen, në DokuFest. Filmi në 21 minuta tenton të sjellë luftën në një film që vetë regjisori thotë se nuk është film për luftën, por më shumë një film që largon ndasitë dhe tregon se jetët e njerëzve janë të barasvlershme dhe se jemi më të ngjashëm sesa mendojmë. DD: Na trego pak më shumë për filmin “Shok”… Donoghue: Filmi sjellë tri histori të vërteta, të cilat janë përjetime personale të një brendësie njerëzore të paparashikueshme. E pashë se këto histori duhet treguar, dhe më së miri do të vinin nga narrativi i fëmijëve. Dy shokë të ngushtë të fëmijërisë në luftë, me detajizime nga këto ndikime. Nuk është film për luftën, por më shumë për miqësinë dhe idenë se sa të njëjtë jemi e mendojmë se ndryshojmë.
Kam ardhur në Kosovë dhe kam hasur në profesionalizëm të madh të aktorëve. Kur dëgjon për krimet e shkatërrimet që kanë ndodhur në Kosovë është krejt ndryshe nga ndjenja kur dikush ti tregon ato, ti beson ato. Nuk kam besuar se këto mizori kanë ndodhur në Evropë, jo shumë kohë më parë. Pak njerëz e kanë ditur tregimin e vërtetë derisa kanë nisur të bëhen krijime kinematografike të cilat largohen nga gjeneralisimi por futen në mendjet dhe shpirtrat e njerëzve, në vuajtjet e tyre më të thella. DD: Dhe ndërkohë ti zgjodhe fëmijët për ta transmetuar luftën e fundit në Kosovë… Donoghue: Po, sepse është mënyra më sublime dhe e vërtetë e tregimit. Tek fëmijët mund të mbështetet gjithsecili. Duhet njohur e kaluara në mënyrë që të ecet drejt së ardhmes. Secili e gjen veten më dhembshurisht në një tregim kur ka fëmijë. Unë i morra dy aktorët dhe e pashë se me ta mund të punoja më lehtë. Ata kishin zë, kishin nevojë për një zë dhe unë ia dhashë atyre një mundësi për të dalë në pah. Andi dhe Lumi janë dy djem të rinj të cilët më kanë ndihmuar shumë gjatë filmit, plus anglishtja e tyre është shumë më e mirë sesa shqipja ime. Ka qenë një kohë shumë kualitative dhe shumë profesionale të punoja me një ekip të tillë. DD: Ti vjen nga Anglia. Çka dinin njerëzit asokohe dhe çka dinë edhe sot mbi konfliktin dhe krimet që ndodhën në Kosovë?
Donoghue: Pak a shumë aq sa kam ditur edhe unë. E kemi ditur që diçka këtu po ndodhë, por jo në detaje. Nuk kemi dëgjuar shumë tregime personale të cilat janë dëshmia e vetme, e përjetshme e gjithçkaje. E dimë që ka pasur viktima dhe jemi ndikuar edhe prej propagandës mediatike. Megjithatë, emocioni më i fortë është kur je afër njerëzve që kanë kaluar nëpër terror. Këto tri tregimet e shokut janë të tilla, artistike por në mënyrë njerëzore shumë emocionale. Dy djemtë janë të paraqitur para kufijve të ndryshëm, stuhive që i sjellë lufta dhe përpjekjeve për të mos i thyer nervat e tyre pranë një situate të padurueshme. Pos historisë së Eshrefit, aktorit që është pjesë e filmit, janë edhe dy histori të tjera të bazuara në ngjarje të vërtetë. DD: Filmi shfaqet në DokuFest pas një paraqitjeje të suksesshme…. Donoghue: Po, filmi do të shfaqet për herë të dytë këtu, pas Aspen Film Festival ku morëm tri çmime. Suksesi më i madh i filmit është se ka pasur njerëz që kanë ardhur e më kanë treguar se kanë interesim për Kosovën, duan të dinë më shumë, pra filmi u ka dhënë shkëndija për më shumë informacion. Nëse diçka e tillë ndodh me filmin “Shok” atëherë unë ndihem mirë dhe filmi ka pasur suksesin dhe ndikimin e tij. DokuFest është festival ku ky film ia vlen të shfaqet dhe nuk pendohem për këtë gjë.
3
CyanMagentaYellowBlack
Janë tri histori të vërteta, rrëqethëse dhe që vijnë nga krimet serbe që ndodhën në Kosovë në vitet 1998 1999. Madje, njëra i përket njërit prej aktorëve në film, i cili çuditshëm vjen si agresori i vetë historisë që atij i ka ndodhur vite më parë. Gjegjësisht, ai vihet kinematografisht kundër vetë përjetimit të tij.
FILMAT E REKOMANDUAR THE SHELTER
12:00 SHTËPIA E KULTURËS Fernand Melgar Zvicër - 2014 Një strehimore emergjente për të pastrehët në Lozanë ku çdo natë zhvillohet rituali i njëjtë i pranimit. SHIPWRECK
Foto: Majlinda Hoxha
Doku:Tech grumbullon shkencëtarët e fushës së teknologjisë Diskutimet për të ardhmen janë gjithmonë intriguese. Por nuk ka asgjë më intriguese sesa kur e ardhmja diskutohet në një vend historik, sepse aty vërehet futuristika e imagjinatës. Edicioni i II-të i Doku:Tech ka zhvilluar punimet në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, ku është përmendur zëvendësimi i punës së njerëzve nga robotët.
14:00 DOKUKINO Morgan Knibbe Holandë/Netherlands - 2014 Një varkë që barte 500 refugjatë nga Eritrea u fundos në bregun e ishullit italian Lampedusa dhe Abraham ishte njëri nga të mbijetuarit THE OTHER SIDE
Konferenca dedikuar teknologjisë që mbahet në kudër të DokuFest që sivjet i dedikohet Migrimit, është mbajtur gjatë së shtunës dhe të dielës duke e shndërruar Lidhjen e Prizrenit në një çerdhe të shkencëtarëve në fushën e teknologjisë. Me një formacion të jashtëzakonshëm të folësve që po lënë shenjë në fushën e teknologjisë duke e përcaktuar të ardhmen, Doku:Tech sivjet është fokusuar në temën “E ardhmja është më afër” dhe në të njëjtën kohë duke i qëndruar afër edhe temës së festivalit mbi migrimin. Dhe ajo çfarë imagjinohet për të ardhmen sipas shkencëtarëve, është zëvendësimi i njerëzve nga robotët. Njeriu që planifikon ndërtimin e anijes kozmike, Yanki Margali parashikon se në të ardhmen askush nuk do të ketë një punë, sepse të gjithë do të jenë të angazhuar duke bërë gjëra më të rëndësishme dhe të gjitha punët do të bëhen nga robotët.
CyanMagentaYellowBlack
Ta thuash këtë gjë në një vend sikur Kosova, ku papunësia është shumë e madhe, është gjithashtu diçka futuristike.
16:00 KINO KLUBI Roberto Minervini Francë, Itali/France, Italy - 2015 Në një territor të padukshëm në margjinat e shoqërisë, jeton një komunitet i brishtë i cili po përpiqet t’i përgjigjet një kërcënimi.
4
Ai është partner investues në “Innodo Ventures” dhe aksionar në disa kompani teknologjike, pjesë e të cilave është edhe SpaceIL. SpaceIL është një organizatë, që merret me teknologjinë hapësinore dhe që planifikon të dërgoj një anije kozmike pa pilot në Hënë deri në fund të vitit 2015. Folës të tjerë po kaq të rëndësishëm në Doku:Tech, kanë parashikuar të ardhmen si një kohë në të cilën njerëzit do të hanë ushqim të printuar 3D, do të shërohen nga barnat digjitale, paraja do të humbet vlerën dhe çdo banori të tokës do t’i duhet të bashkëpunoj me një makineri. Por gjithashtu ky
banor do të përballet me rrezikun e mungesës së sigurisë së identitetit dhe në përgjithësi të jetës. Elizabeth Stark, një sipërmarrëse dhe lidere intelektuale e teknologjisë moderne, themeluese e StartBitcoin.org që përfaqësohet nga një grup i sipërmarrësve që po ndërtojnë të ardhmen e valutave dixhitale dhe teknologjive të decentralizuara dhe bashkëpunëtore tek Coin Center, tha se për të ardhmen duhet të që së pari të flasim për të kaluarën. “Secila fazë e zhvillimit të teknologjisë ka prekur çështjet sikurse privatësia, identiteti, kontrolli dhe (de)centralizimi”, ka thënë Stark. Por përderisa folësit kanë shpërfaqur idetë e tyre mbi të ardhmen që sipas tyre është një hapësirë boshe në të cilën mund të krijosh gjithçka, audienca është interesuar për printimin e ushqimit, çështjet filozofike të makinave autonome, si do të jetë e ardhmja pa shoferë, çka do të bëjmë kur një aeroplan auto-pilot përplaset dhe njerëzit vdesin. Kanë shkuar edhe më larg duke vënë në pikëpyetje dhe ekzistencën e emocioneve dhe dashurisë në të ardhmen. Shkencëtari i kompjuteristikës dhe studiuesi i zhvillimit ndërkombëtar, Kentaro Toyama i cili punon në marrëdhëniet e teknologjisë dhe zhvillimit global ka vënë në pyetje mënyrën sesi njerëzimi do t’i realizojë premtimet e teknologjisë. “Ne duhet të përdorim teknologjinë e duhur për të realizuar të ardhmen e Star Trek”, tha ai. Ndërsa Peter Sunde artist dhe aktivist puna e të cilit është bërë e njohur nëpërmjet të qenit bashkë-themelues dhe zëdhënës i “The Pirate Bay”, platformë shkëmbimi të fajllave, BitTorrent, ka vënë në pyetje nëse e ardhmja e kushtëzuar nga teknologjia mund që të manipulohet nga politika. Historikisht po edhe tash, politika, është një nga faktorët kryesor të migrimit global. Dhe nëse ky ndikim i politikës do të vazhdoj edhe në të ardhmen me robotë, një pyetje futuristike lind vetvetiu: A do të migrojnë edhe robotët?
FILMAT E REKOMANDUAR OUT OF LOVE
18:00 SHTËPIA E KULTURËS
Foto: Majlinda Hoxha
Të gjithë jemi emigrantë Secili mysafir i sivjetmë në DokuFest e gjen vetën në temën e këtij edicioni: migrimin.
shkruan se jam spanjoll. Por sot trendët e migrimit kanë ndryshuar”, ka thënë ai.
Kjo na afron që të ndjejmë sesi është të jesh emigrant. Të ndihesh i huaj dhe i përbuzur veç pse nuk i takon një shteti, në mënyrë administrative.
Sipas Bauluz, edhe mediet e kanë një rol të rëndësishëm në çështjen e migrimit, por sipas tij, shumica e tyre, sidomos ato tradicionalet nuk e tregojnë të vërtetën për emigrantët.
Për këtë arsye, sipas fotografit spanjoll Javier Bauluz, fitues i çmimit “Pulitzer” në vitin 1995 për fotografitë e bëra për refugjatët afrikan në Spanjë, migrimi nuk duhet të shihet si problem por si një çështje me të cilën ne të gjithë duhet të kujdesemi që ta trajtojmë sa më mirë. “Por kjo nuk ndodhë. Shumica e emigrantëve jo veç në Spanjë, por në të gjitha vendet e botës, trajtohen duke u shkelur të gjitha rregullat themelore të të drejtave ndërkombëtare të njeriut”, ka thënë Bauluz, në panelin e organizuar në kudër të DokuFest. “Migrimi si fenomen global” ka bërë bashkë në një panel përpos Bauluz, edhe fotografen spanjolle Patricia Simon dhe regjisorin suedez David Aronowitsch i cili ka realizuar dokumentarin “I’m Dublin” që portretizon udhëtimin ilegal të Ahmed Abdullahi, nga Afrika në Suedi. Përpos Ahmed që vet ka qenë emigrant, edhe fotografi spanjoll ka treguar sesi në vitin 1978 për disa muaj ka jetuar si emigrant nga në Londër dhe Paris. “Një ditë policia londineze më ndali në rrugë dhe më tha se nuk më lejohet të shëtis sepse në letër më
E kolegia e tij, Simon, ka diskutuar mbi shfrytëzimin e emigrantëve nga ana e qeverive të ndryshme për të bërë biznes dhe para me emigrantët. “Për shembull në Spanjë, qeveria shpenzon 2 milionë euro në 2-3 muaj për të paguar kthimin e emigrantëve. Ato para i jepen kompanive ajrore që janë të lidhura ngushtë me qeverinë. Kjo ndodhë në gjithë Evropën dhe në botë”, ka thënë Simon. E sipas regjisorit David Aronowitsch, dokumentari i të cilit është shfaqur të dielën në DokuFest, ka thënë se emigrantët janë të painformuar për rregullat dhe ligjet në vendet ku migrojnë.
Para se të martohet, Esthera niset për një udhëtim që të provojë të kuptojë pse babai i saj u martua dhe u shkurorëzua 5 herë. LISTEN
22:00 DOKUKINO PLLATO Hamy Ramezan, Rungano Nyoni Danimarkë, Finlandë - 2014 Një e re e mbuluar në burka e sjell djalin e saj në një stacion policie në Kopenhagë për të regjistruar një ankesë kundër burrit të saj abuziv. SPARTANS
“Pra emigrantët privohen nga e drejta për të ditur ligjet dhe rregullat të cilat ia përcaktojnë jetën në vendet ku migrojnë”, ka thënë Aronowitsch. Pikërisht për këtë çështje flet edhe dokumentari i tij, me personazhin Ahmet Abdullahi, të cilit i janë dashur 6 vite për të fituar lejen e qëndrimi në Suedi. “Vendet që izolojnë të tjerët, janë në të njëjtën kohë ato vende, banorët e të cilëve mund të udhëtojnë kudo që duan. Është e padrejtë dhe për këtë arsye jam bërë pjesë e dokumentarit. Sepse të gjithë jemi emigrantë”, ka thënë Abdullahi.
CyanMagentaYellowBlack
Afërsisht 1 në 7 njerëz sot është emigrant: 232 milion njerëz janë emigrantë ndërkombëtar, apo 3.2% e popullatës botërore, ndërsa 740 milion janë emigrantë të brendshëm.
Esther Julie-Anne SHBA, Francë - 2013
22:00 KINO LUMBARDHI Nicolas Wadimoff Zvicër, Francë/Switzerland, France - 2014 Yvan Sorel udhëheq një klub të Arteve të Përziera Marciale, pjesë e qytetit kjo e njohur për trafikimin e drogës dhe konflikteve në mes të gangsterëve.
5
RECENSIONE Human Rights Dox
THE LOOK OF SILENCE Regjisori: Joshua Oppenheimer Danimarkë, Indonezi, Norvegji, Finlandë, BM 2014
E hënë 20:00 Kino Lumbardhi 98’ Filmi The Look of Silence i Joshua Oppenheimer është vazhdimësia marramendëse e dokumentarit të tij të 2012-ës The Act of Killing, që vë në skenë eksperimentin hetimor në atë që quhet situatë filmike. Ai ka të bëjë me vrasjet masive e një milion komunistëve të supozuar në Indonezi, pas grusht shtetit Suharto më 1965: në filmin TAoK, regjisori gjurmoi kriminelët e plakur e të pa-penduar dhe i bindi ata t’i rivënë në skenë krimet e tyre në stilet e filmave të tyre të preferuar. Çka ka bërë Oppenherimer është të heq dorë nga e drejta e posaçme e të bërit pyetje familjeve të viktimave – ose më mirë, një përfaqësuesi simbolik. Shumicën e kohës,
fokusi akoma mbetet te keqbërësit, por mënyra se si sfidohen ka një dimension të ri të mrekullueshëm. Filmi i parë ishte një provokim i shkëlqyer politik. Ky filmi i dytë tërheq elementin e ironisë, dhe hyn në fushën e tragjedisë. Në qendër të tij është Adi, një oftalmolog i qetë, dyzet e ca vjeçar, vëllai i të cilit, Ramli, ishte prerë brutalisht në këtë periudhë të tmerrshme. Në mënyrë të mrekullueshme, Adi interviston vetë vrasësit, një ose dy përgjegjës të drejtpërdrejt për torturimin dhe vdekjen e Ramlit, dhe bile jep një test syri – shëmbëlltyra e verbërisë së paracaktuar është e pashmangshme. Ata janë pjesë e gjerontokracisë së tiranisë: ata, shokët dhe pasard-
hësit e tyre janë ende në pushtet, dhe e bënë të qartë se një masakër e tillë mund të përsëritet lehtësisht. Dinjiteti dhe qetësia e Adit është e mrekullueshme, dhe nuk mendoj se kam parë një dokumentar të kohëve të fundit aq të bukur vizualisht – dhe vështirë se gjendet një me histori aq të prekshme: prindërit e Adit shfaqen në kamerë, të dy më se 100 vjeçar, babai i tij i verbër (përsëri ajo pamje) dhe nëna e mjerë dhe e kërrusur e Adit e përkushtuar për tu kujdesur ndaj figurës së tij të vogël. Është sikur të jenë mallkuar të jetojnë përgjithmonë me dhimbjen e tyre. Këta dy filma, The Act of Killing dhe The Look of Silence, janë vërtetë një çift filmash që nuk duhen humbur. (The Guardian)
VIEW FROM THE WORLD
CENSORED VOICES Regjisori: Mor Loushy Izrael, Gjermani- 2015
E hënë 16:00 Kino Klubi 87’
CyanMagentaYellowBlack
Fitorja e paprecendtë e Izraelit ndaj fqinjëve arab në Luftën gjashtëditëshe ka ndryshuar pamjen në Lindjen e Mesme. Pas luftës së vitit 1967, turmat çifute vallëzuan në mënyrë euforike në Jerusalem. Sidoqoftë, ushtarët në vijë të parë të frontit kanë pasur ndjenja shumë të ndryshme. Për herë të parë, intervistat me disa ushtarë izraelit, të cilën kanë luftuar në vitin 1967 janë të pa cenzuruara dhe në dispozicion. Këto incizime janë bërë brenda javëve të luftimeve, duke siguruar se mendimet e ushtarëve janë ende të freskëta.
6
Dokumentari nga regjisori Mor Loushy trajton reagimin e tyre ndaj dhunës, paqes dhe zhvendosjen nga vendi të popullatës arabe. Censored Voices duhet detyrimisht të shikohet nga ata që janë të interesuar për të kuptuar konfliktin shpërthyes të Lindjes së Mesme. Ne jo vetëm që i dëgjojmë këto klipe ekskluzive. Loushy risjellë ushtarët e moshuar që i kanë bërë këto komente dhe ne mund të shohim se si reagojnë ndaj këtyre incizmeve të paredaktuara. Shpesh, burrat tundin kokën në njohje të asaj që kanë thënë, duke sugjeruar se këto kujtime të errëta nuk kanë larguar edhe pas më shumë se 45 vjetësh.
Meqë dialogu vjen nga audio klipet e vjetra, Loushy shoqëron këto dëshmi zemërthyese me klipe të pashqitura nga betejat. Pamjet shqetësuese plotësojnë rrëfimin e traumatizuar të ushtarit. Regjisori po ashtu ballafaqon shikimet e dhimbshme të të rinjve që shërbejnë në ushtri me muzikë gazmore mbi figurat e turmave të kënaqura që festojnë fitoren. Censored Voices është një shikim befasues e depërtues në atë se si lufta ndikon te të rinjtë, bashkë me brengat e tyre dhe pyetjet parashikuese për fatin e Izraelit. (Jordan Adler, Toronto Film Scene)
RECENSIONE International Shorts
KRONIKA E NJË BURRI QË ËSHTË GATI TË VRASË Regjisori: Neritan Zinxhiria Itali, Shqipëri 2015
E hënë 22:00 Dokukino Pllato 20’ Ku është vrasësi i babait tim? Filmi e trajton vendosmërinë e një personazhi të papjekur për hakmarrje. Babai i tij është vrarë ndërsa vrasësi është arratisur. Por reagimi i djalit është fatal dhe i vendosur. Ai e rrëmben djalin e vrasësit të babait të tij dhe ka për qëllim ta fsheh në shtëpi derisa t`i mbush gjashtëmbëdhjetë vjeç, që sipas kanunit atëherë bëhet burrë dhe mund të vri tet. Këtu shfaqet teknika McGuffin. Gjendja kur gjithçka në film sillet rreth një gjëje por ajo në fakt nuk ka rëndë-
si për karakterin. Me qëllim desha ta fus këtu teknikën McGuffin, sepse logjika prapa saj është se djali që pritet të bëhet burrë në të gjashtëmbëdhjetat trajtohet vetëm si një objekt. Pra, ai është vetëm një karrem për peshkun. Regjisori dhe skenaristi i filmit, Neritan Zinxhiria ka treguar përpikëri në fotografinë e filmit; sy të mavijosur të karakterit (lodhje), fokusi i kujdesshëm në pikat e vrojtimit, ngjyra të përshtatshme (pozitive, të lëvizshme) në kuadër, kontrast ndaj një stili statik (kamerë e palëvizshme) të gjuhës.
Ka përdorur një gramatikë ku provohet kufiri i rrëfimit duke u treguar minimalist. Filmi ka një karakter që quhet “ artistik”, e që e ka zanafillën nga vitet e pesëdhjeta, por që ky nuk e përjashton tërësisht faktorin e përvetësimit.Filmi mbi të gjithat është i guximshëm, sepse ka një fund inovativ. (Nga Roland Spahiu)
Sound of my Soul
WHITE OUT, BLACK IN Regjisori: Adirley Queirós Brazil - 2014
White Out, Black In komenton racën dhe marrëdhëniet klasore në një mënyrë që vetëm regjisori Adirely Quierós di ta bëjë. Ai ndjek historinë e dy burrave, Marquim dhe Sartana, të cilën janë të lidhur për karroce e proteze, respektivisht për shkak të dhunës së mbështetur nga shteti. Siç i referohet titulli policia kërkon mbajtjen e të zinjve brenda një klubi vallëzimi gjatë një bastisje për drogë. Bastisja kthehet në të shtëna, duke lënë personazhet tonë kryesore në gjendje të paralizuar, duke u munguar aftësia e vallëzimit e luajtjes së futbollit që janë të lakmuara në Brazil. Vendndodhja e kësaj dokudrame është Ceilandia e zymtë e e pistë, qytet tampon i kryeqytetit të madh të Brazilit i cili gjithashtu po përballet me ankthin racor e shoqëror. Konspekti i profilit të ulët dhe të pavlerë nis kumbimin
për një fillimin e një lëvizjeje për mbledhjen e historive të Marquim dhe Sartana teksa rrëmbejnë rima, këngë me tema gomarësh dhe përmbledhje të dhunës nga banorët e qytetit. Gjithë këto incizime janë shkarkuar në “Big Boom-in” e dyshes. Gypi i metalit i ngarkuar me muzikë dhe energji nukleare është ajo që udhëtuesi në kohë Dimas po përpiqet të nxjerr nga binarët. Një pretendues i zhurmshëm si Xhejms Bondii dërguar nga një version i zi futuristik i pjesëve mbledh rrëfimin e përvojës së dhunshme të Marquimit dhe Sartanas bashkë me muret e veturës së tij. Dimasi ofron shkarkim komik në luftën e imagjinuar me armët laserike të animuara dhe vetë-psikanalizat teksa vrapon rreth Ceilandias.
Quierós tha se ëndrra e tij është të “eksplodojë Brazilin”, por me që nuk mundet, ai vendosi se mund ta bëjë përmes filmit. Me personazhe të cilëve u ka ardhur në majë të hundës nga shikimi i njerëzve me sytë e qenushit, mënyra më e mirë për t’i mbuluar përvojat e tyre të jetës së vërtetë është ashtu si donë ata. Emocioni tyre i gjallë në kuptimin e plotë të fjalës, përçohet përmes bombave klishe dhe aksionit të filmave me shitjen më të madhe. Për një histori që mund të kishte qenë aq tragjike, filmi e bënë kontrovers, edhe nëse ai bashkëbisedim është paksa i ngadoshëm. White Ot, Black In është humanizëm i gjallë dhe aq hutues sa dinamika racore që e shkakton atë. (Veronica Destefano, Vox Magazine)
7
CyanMagentaYellowBlack
E hënë 20:00 Kino Kalaja 93’
CyanMagentaYellowBlack
8
DOKUNIGHTS MESSER CHUPS Kult grupi Messer Chups vijnë ta dërgojnë Prizrenin në një udhëtim plot me surf, tinguj të pa disiplinuar, pjesë nga filmat dhe inqizime historike. Dhe nëse kjo ju duket mirë, prisni deri sa të shihni basisten Svetlana Zombirella teksa mikson jashtë propocionit muzikën e saj 60s soul dhe garage. Cult band Messer Chups come to take Prizren on a ride full of surf, unruly beats, film samples and scratchy historical recordings. And if that sounds cool, wait till you see bass player Svetlana Zombirella spin her early 60s soul and garage out of proportion.
TRASHMANGO, YGRETMEN & KARAMUCHO Trio i Prizrenit do të vazhdojë udhëtimin me post – punk, garage punk, rockabilly, dhe psychobilly punk blues. Our very own Prizren trio will continue the ride with post – punk, garage punk, rockabilly, and psychobilly punk blues. E Hënë 00:00 @Andrra Marash / Monday 00:00 @Andrra Marash
DOKU CITY 2015
Prishtinë
Gjakovë
13 4
Tirana
7
S
6
14
11
Shkup
M
1
10
8
camp
3
2 12 9
CyanMagentaYellowBlack
5
S M
9
CyanMagentaYellowBlack
10
Foto: Tughan Anit
Solidarizimi me historitë njerëzore “Është kënaqësi për neve që sivjet sjellim edhe më shumë prezencë në edicionin e dytë të DokuTech. Sivjet folësit tanë janë nga më të rëndësishmit, dhe flasin për teknologjinë si tërësi, për pjesët negative dhe pozitive të saj, për teknologjinë gjithmonë përzier me aspektet sociale njerëzore. Bes Bujupi, Peter Sunde, Yanki Margalit, Laurent Haug dhe Elizabeth Stark janë vetëm disa prej folësve në këtë edicion” ka treguar Xhakli. Një histori kosovare në Dokufest vjen e përzier me një perspektivë londineze mbi të. Me syrin e tretë, Jamie Donoghue tregon për filmin “Shok”, një histori e dy të rinjve dhe raportit të tyre me luftën si gjendje aktuale mentale e fizike. “Kur kam ardhur për herë të parë në Kosovë, pata problem me fluturim. Megjithatë, sapo erdha këtu hasa në profesionalizëm aktoresk. Filmi “Shok”
sjellë historinë e dy të rinjve dhe është film universal, për secilën luftë dhe ndjenjë afeksioni. Mendoj se Kosova ka tregime të patreguara dhe ka qenë detyrë imja që të transmetoj një të tillë” pohon regjisori Donoghue, regjisor i filmit “Shok” në të cilën luajnë Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi. Dje në DokuFest është prezantuar edhe filmi i regjisores polake Agnieszka Zwiefka. “The Queen of Silence” tregon për një përjashtim të dyfishtë të një vajze të re rome, e cila pos që kundërshtohet nga shoqëria për shkak të nacionalitetit të saj, është edhe e shurdhër. “Për mua shfaqja e filmit në DokuFest ka rëndësi të madhe sepse është takimi i dytë me publikun. Historia është e dhimbshme dhe tregon se shoqëria ka nevojë për ndryshime rrënjësore, për ta kontrolluar më shumë trajtimin që i bën grupeve të ndryshme” tregon Zwiefka. Sipas protagonistja e filmit ka gjetur mënyrën se si të ik nga realiteti që e rrethon.
“Di të them se personazhi im largohet nga të gjithë, dhe me imagjinatën e vetë fluturon më tutje mendimeve të saj. Kampi ku ajo jetonte nuk është më, prandaj edhe fati i saj është fat i humbur” tregon regjisorja. Këta janë vetëm disa prej filmave që u shfaqën gjatë ditës së djeshme në DokuFest. Histori të tjera rrëqethëse e dokumentarë pikantë kanë ardhur para publikut i cili ka nisur të vërshojë Prizrenin, në edicionin e 14-të të Dokufestit. Në anën tjetër, drejtori artistik i festivalit Dokufest, Veton Nurkollari ka treguar pak për fillimin e festivalit dhe mysafirët që sivjet vijnë në numër të begatshëm. 350 është bilanci i mysafirëve që në një formë apo tjetrën i japin ndriçimin e duhur DokuFestit. “Siç e keni vërejtur, jemi larguar nga festa dhe nga buja e madhe, sepse askujt nuk i bën nder një gjë e tillë kur flitet për migrimin. Kemi vendosur që këtë edicion të solidarizohemi me ata që nuk mund të lëvizin, me ata që kanë humbur jetën e tyre shkaku i politikave burokratike kudo nëpër botë” shton Nurkollari, duke iu referuar migrimit si pikës kryesore të këtij edicioni.
DokuFest falënderon Teatrin Profesionist të Prizrenit për mbështetjen e ofruar në këtë edicion. 11
CyanMagentaYellowBlack
Tri personazhe me tri tregime të ndryshme, secili me një përzgjedhje vizuele dhe teknologjike krejt laramane nga njëri tjetri. Me këto personazhe ka nisur konferenca e parë për media e festivalit të filmit dokumentar DokuFest në Prizren. Kushtrim Xhakli nga DokuTech ka treguar pak për edicionin e dytë të kësaj konference që sjellë në Prizren emrat kryesorë të teknologjisë botërore.
WELCOME
ENGLISH SECTION
Welcome to the 14th edition of DokuFest! The time of the year has come again to bid you welcome to our lovely city and to the fourteenth edition of the festival. Unprecedented happenings once again marked this year with terrorist attacks becoming daily occurrence around the world and armed conflicts threat for many. Lack of safety on one side and poverty and economic uncertainty on the other has driven millions from their homes and into that dangerous and perilous path of migration causing one of the greatest waves of human migration in recent history. Therefore central theme of the festival this year is Migration and will be marked with number of events, including specially curated film program, panel discussions and custom made workshops. Longtime collaborator and BAFTA winning filmmaker Daniel Mulloy created yet another powerful visual campaign and a short lyrical film to publicize this year’s festival. It is not surprising that filmmakers, especially documentary filmmakers, took this opportunity and created some memorable films that will resonate way beyond 2015. Laura Poitras brought us CITIZENFOUR, Joshua Oppenheimer The Look of Silence and Patricio Guzman The Pearl Button, to name only few great films of the year. We are very happy to be able to present these and many other films in this year’s edition, as we are also happy to present several additions and collaborations making this year’s DokuFest best in our humble opinion. Across six competitions you’ll find some familiar names, renowned filmmakers and returning ones but also a good number of young, aspiring and super talented ones and we are eager to share their stories with you. We are also eager to share with you a number of films produced within DokuFest training programs under Stories We tell and Future Is Here banners slowly putting Prizren on a map of cities where not only films are being screened but also made. We will be honoring one of the greatest masters of documentary form Albert Maysles with a tribute program and will also look far and deep into vast American landscape with a selection by film critic Neil Young appropriately titled Uncharted States of America. In Sound Of My Soul program curated by our own Pamela Cohn you’ll find some of the strangest films of the year, some beautifully shifting between fact and fiction, some between sound and silence and most offering great cinematic experience.
CyanMagentaYellowBlack
We invite you to experience these and other offerings of this year’s programme and hope that while doing so you’ll be rewarded as much as we were while preparing it. Our heartfelt gratitude goes to all the extraordinary people that have made this beautiful journey and this dream of ours possible; our partners, generous sponsors, our wonderful volunteers, filmmakers who shared their films with us and of course, you, our trusted audience. Welcome to DokuFest Veton Nurkollari Artistic Director
12
Foto: Majlinda Hoxha
Festivalgoers “Migrate” to Prizren Prizren saw visitors “migrate” to the city for the weekend to witness the opening of the 14th edition of Dokufest. According to the organizers, the reason for choosing migration as this year’s theme is to empathize with the suffering and difficulties experienced by those who suffer from this phenomenon. This was also the topic of the film the festival opened with, “Those Who Feel the Fire Burning” by Morgan Knibbe. Dokufest’s artistic director, Veton Nurkollari, said that migration proved to be an ideal theme for the festival, since it is one of the year’s most controversial and pressing issues. “For most of us, migration is something to be looked down on and immigrants people who we are afraid of. Wars, hunger, poverty, corruption and limited freedom of movement are just some of the reasons that force migrants and their families to leave their countries, often risking their lives. We are witnesses to an unseen movement of people, only to escape an uncertain future,” he said. During the opening, five other cinemas were screening films. The roads in the center of Priz-
ren were filled with regional and international visitors. Saturday also saw the first concert in the series that will organized as a part of DokuNights, with the techno beats reverberating throughout the green fields of Marash. DJs Tijana T from Belgrade and Alien No.155 from Tirana performed for the upbeat DokuFest crowds. Ah! Kosmos “migrated” to Prizren to please crowds with her electronic beats. On Sunday, films began projecting around midday, in eight different locations. DokuFest’s first panel was held, discussing the migration phenomenon from a global perspective and the role of media in combating corruption. Photographer Enri Canaj – whose exhibition is currently on display along the Lumbardh river in central Prizren - held a Master Class, and DokuTech saw its star-studded group of speakers – including Esther Dyson “the Most Influential Woman in all the computer world” or Peter Sunde of PirateBay - discuss the future of technology and technological innovation.
Foto: Tughan Anit
Jamie Donoghue Tackles War Crimes in Kosovo
DokuDaily sat down with Donoghue, offering insight into the filming and inspiration for our readers. DD: Tell us a little bit about your film. Donoghue: The film shows us three true stories, which depict the personal experiences of an unpredictable human experience. I saw that these stories needed to be told, and that that would be best done through a child’s narrative. Two good childhood friends in the midst of a war, with details about these influences. It is not a film about the war, but more about friendship and about the idea that we are much more similar than we think we are, and the idea that people have that they are different. I came to Kosovo and came across the high professionalism of the actors. When you hear about the crimes and the destruction that took place in Koso-
vo, it’s a completely different feeling from when someone tells you about it. I didn’t believe this was happening in Europe, and not so long ago. Few people knew the true story. DD: And you chose children to depict the last war in Kosovo... Donoghue: Yes, because it is the most subliminal and truthful approach to the story. It can definitely be shown through children. You need to know the future in order to walk towards the future. Each one of us is touched more deeply when the story involves children. I met the two actors and realized that I could work with them more easily. They had a voice, they needed a voice, and I gave them the opportunity to express themselves. Andi and Lumi are two young boys who helped me very much during the filming, plus their English was much better than my Albanian. The time spent with them was very qualitative and professional. DD: You come from England. What did people know then and what do they know now about the conflict in Kosovo? Donoghue: More or less what I knew. We knew something was going on, but not in detail. We didn’t hear many personal stories, which are the only lasting testimony of anything.
We knew there were victims and we were influenced by the media propaganda. However, the strongest emotion comes from being close to people that went through this terror. The three stories of the friends are like that, artistic but in a way very emotional. Two boys are confronted with various barriers, the storms that war brings with it and their attempts to not break down when confronted with imbearable situations. Except for the story involving Eshref, an actor who is part of the film, there are two other stories based on true stories. DD: The film is being screened at DokuFest after a successful first screening... Donoghue: Yes, the film will be shown twice here, after we recieved three awards at the Aspen Film Festival. The biggest success was when people came up to me and told me they are interested in Kosovo, want to know more, so the film ignited that desire for more information in them. If this is happening due to “Shok” then I will feel good and will know that the film had the intended success and its effect. DokuFest is a festival where it’s worth showing the film.
13
CyanMagentaYellowBlack
Three goosebump-inducing stories involving crimes perpetrated against civilians in Kosovo in 1998 and 1999 are depicted in Jamie Donoghue’s “Shok” (which means “friend” in English). The film depicts two friends, Petrit and Oki, two close friends who are confronted by a difficult situation during the escalating tensions in Kosovo. Trauma, drama and fear are interlaced in this 21-minute documentary. This is only the second screening of the film, it having premiered at the Aspen Film Festival.
REVIEWS Sound of my Soul
THE TIME OF A YOUNG MAN ABOUT TO KILL Director: Neritan Zinxhiria Italy Albania 2015
Monday 22:00 Dokukino Pllato 20’ Where is my father’s killer? The film discusses a boy’s “immature” devotion for revenge. His father was killed, whereas the killer has escaped. The boy, however, is set in exacting his revenge. He kidnaps the son of the killer and intends to hide him in his home until he turns sixteen – because according to the Kanun, a set of ancient tribal laws that dominate in traditional Albanian society, the boy only truly becomes a man at age sixteen.
The film is a prime example of the McGuffin technique, where the plot is propelled by a certain person, object or obsession without making the reasons for it clear. Here, it manifests itself in the main character’s obsession with his captors age, or him turning sixteen. The director and screenwriter, Neritan Zinxhiria, has shown precision in the films visual depiction – with darkened eyes depicting fatigue, a careful focus on the angles and survey points, well-chosen colors in the frames (pos-
itive, vibrant ones), contrast with a static style (stationary camera). The director also chose a style of dialogue which tests the border of storytelling by using minimal narration. The film has a certain “artistic” quality, which has its roots in the ‘50s, but which doesn’t exclude the factor of acquisition. The film is above all brave, because it culminates with an innovative ending. (Review by Roland Spahiu)
Sound of my Soul
WHITE OUT, BLACK IN Director: Adirley Queirós Brazil/Brazil - 2014
CyanMagentaYellowBlack
Sunday 20:00 Kino Kalaja / 93’ White Out, Black In comments on race and class relations in a way that director Adirely Quierós only knows how to do. It follows the story of two men, Marquim and Sartana, who are wheelchair and prosthetic-bound, respectively due to state-backed violence. The title references the police demands of keeping the blacks in a dance club during a drug raid. Raid turns to shooting, leaving our main characters in their paralyzed state, lacking the dancing and soccer playing ability that is coveted in Brazil. The setting of this docudrama is the grimy and shady Ceilandia, the buffer city to the affluent capital of Brazil which is also facing racial and social unrest.
14
This epitome of low-fi and seediness sets the tone for the grassroots movement of story gathering by Marquim and Sartana as they grab raps, donkey-themed songs and recaps of violence from the townspeople. These recordings are all downloaded into the duo’s “Big Boom.” The music and nuclear energy-laden metal tube is what time traveler Dimas is trying to derail. A grungy James Bond wannabe sent by a futuristic black version of M pieces together the narrative of Marquim and Sartana’s violent experience along the walls of his cargo car. Dimas provides comic relief with his animated, imagined laser gun fights and self-psychoanalysis as he runs around Ceilandia.
Quierós said that his dream is to “explode Brazil,” but since he can’t he decided that he could do it through film. With characters who are sick of people giving them puppy dog eyes, the best way to cover their real-life experiences is how they want it. Their raw emotion is literally carried out through the cliche bombs and action of top-selling movies. For a story that could be so tragic, this film makes it conversational, even if that conversation is a little all over the place. White Out, Black In is raw humanity and as perplexing has the racial dynamics that cause it. (Veronica Destefano, Vox Magazine)
RECOMENDED FILMS OUT OF LOVE
18:00 SHTËPIA E KULTURËS Esther Julie-Anne USA, France - 2013 Foto: Majlinda Hoxha
DokuTech Gathers Top Tech Innovators
The theme of this year’s DokuTech was “The Future is Closer” – bringing together a wide array of impressive speakers who are leaving their mark on the field of technology by defining the future. The man planning the construction of first unmanned spaceship, Yanki Margali, foresees that the in the future “nobody will have a job” – because people will be doing more important things and all jobs will be done by robots. He is an investing partner in “Innodo Ventures” and a shareholder in a couple of technological companies, of whcih SpaceIL is also a part of. SpaceIL is an organization that deals with space technology and intends to send the first unmanned spaceship on the moon by the end of 2015. The other speakers at DokuTech also spoke about a wide array of technological innovation – such as the creation of 3D printed food, people being healed with digital medicine, the changing value of money, and so forth.
LISTEN
Elizabeth Stark, an entrepreneur and a leading technological innovator, was at DokuTech to talk about StartBitcoin.org – where you can find out more about how to start mining for bitcoins and how bitcoins can be used by businesses as a legitimate form of currency. While the speakers have talked about their visions of the future and the fact that it encompasses a wide open space that is open to many posssibilities – the audience was also interested in the concrete aspects of technological innovation, like what would happen if unmanned or autonomous vehicles crashed with each other. They even questioned whether emotions and love would exist in the future. The computer scientist and international development researcher, Kentaro Toyama, who works on the relationship between technology and global development, spoke about how technology will be able to fulfill the “promises of technology” in the future. “We need to use the right technology to realize the future [depicted in] Stark Trek,” he said.
22:00 DOKUKINO PLLATO Hamy Ramezan, Rungano Nyoni Denmark, Finland - 2014 A foreign woman in a burqa brings her young son to a Copenhagen police station to file a complaint against her abusive husband. SPARTANS
Whereas Peter Sunde, of Pirate Bay and BitTorrent fame, has asked whether a future where technology plays such a large role could me manipulated by politics. He faced the wrath of politics when large Hollywood production companies pushed the Swedish government into starting a trial against PirateBay – which led to him spending 6 months in jail.
22:00 KINO LUMBARDHI Nicolas Wadimoff Switzerland, France - 2014 Yvan Sorel runs a Mixed Martial Arts club, a district of the city mainly known for its drug trafficking and gang shootings.
15
CyanMagentaYellowBlack
Discusssions about the future are always intriguing. But there’s nothing more intriguing than when the future is discussed in a historical place – because that is where you notice the futurism of imagination. The second edition of DokuTech took place in the building of the Prizren League, which is where many political events throughout the 19th and 20th century considered to be central to Albanian history in the region happened.
Before she gets married, Esther goes on a journey to try and understand why her father got married and divorced 5 times.
GENERAL SPONSOR
OFFICIAL HOST
Media Sponsor
IT Partner
REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT
REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME
REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E INTEGRIMIT EUROPIAN
Culture for All - Phase III An EU project managed by the European Union Office in Kosovo
Implemented by
REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E DIASPORËS
Embassy of the Kingdom of the Netherlands Kosovo
KOMUNA PRIZREN
AUSTRIAN EMBASSY
CyanMagentaYellowBlack
KOSOVO
EMBASSY OF FINLAND PRISTINA - KOSOVO
gjirafa.com
16